SlideShare a Scribd company logo
1 of 28
Download to read offline
2 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
FALENDERIMET I TAKOJN VETEM ALLAHUT
Të gjitha falenderimet i takojn vetëm All-llahut, Atij i lutemi dhe tek AI kerkojmë ndihmë.
Lusim All-llahun që të na i fali mëkatet dhe tek AI kërkojmë strehim nga e keqa e veteve
tona dhe e keqa e veprave tona.
Atë që e përudh All-llahu në rrugë të drejtë, nuk ka kush e humb dhe atë që All-llahu e lë të
humbur nuk ka kush e udhëzon.
Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç All-llahut i cili është
Një i vetëm dhe pa shok dhe dëshmoj dhe deklaroj se Muhammedi sel All-llahu alejhi we
ehlihi we selam është rob dhe i Dërguar i Tij.
Dobia e të gjitha punëve është vetëm në dorë të All-llahut, e na udhezoft All-llahu me
Udhëzimin e Tij dhe e bëft këtë pune të dobishme për këtë botë dhe për botën tjetër si për
lexuesin ashtu dhe për shkruajtësin.
AMIN
Burimi i çdo të keqeje është devijimi nga e vërteta dhe rruga e saj e drejtë dhe burimi i çdo
të mire është ndjekja e së vertetës dhe aderenca në rrugën e drejtë. E vërteta është një stad
i fiksuar në të cilin All-llahu (subhanehu ue teala) ka Krijuar krijimin e Tij.
All-llahu është Perfekt dhe larg çdo mangësie, nuk egziston asgjë në gjithësi e të mos e ketë
Atë (subhanehu ue teala) si Krijues, Mbikqyrës, Furnizues e Rregullues.
Krijimi i qiejve dhe i tokës dëshmon për Fuqinë, Urtësinë dhe largësine e tejskajshme të
All-llahut nga çdo gabim apo mangësi.
AI është Shpikësi i qiejve dhe i tokës pa një model të mëparshem (El-Fatir) dhe Ai është
Ehad (i vetëm) pa shok dhe Ai është Samed (gjithçka i mbështetët Atij dhe i drejtohet Atij
për çdo nevoje dhe Ai nuk ka nevojë për asgjë e askënd!).
“Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota të tjerë pos All-llahut, ato të dyja do të
shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zoti i Arshit”.[1] [Enbija:
22]
Njeriu është krijese e All-llahut, e të mirat në jetën e tij janë në varesi të diturise së tij ndaj
së vërtetës dhe pasimit të saj. Nga ana tjetër të keqiat dhe korrupsioni i jetës se njeriut
varet nga injoranca e tij ndaj së vërtetës ose mosbindja ndaj se vërtetës dhe mospraktikimi
i saj.
Ai (subhanehu ue teala) është El-Hakk (i Vërteti) prej Tij derivon e verteta dhe komandat
dhe menaxhimet e Tij janë e vërteta.
______________________
[1] Arshi – Froni i All-llahut.
3 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
Shkaku i korrupsionit dhe dizintegritetit, lajthitjes (të keqiave, krimeve,) të njerëzimit
rrjedhin nga mosbesimi në All-llahun Krijuesin e qiejve dhe të tokës nga mosbesimi
(mohimi) i Urdhërave të Tij dhe nga mosbesimi në të vertetën dhe shkak për të gjitha të
mirat në këtë bot është besimi në All-llahun, në urdherat e Tij dhe ndjekja e se vërtetës
[Kur'ani dhe suneti].
All-llahu xhel-le xhelalu thotë në Furkan: “..kush i përmbahet Udhëzimit Tim Ai nuk ka
për të humbur (ne dynja) e as nuk ka për të dështuar (ne jetën tjetër). E kush ja
kthen shpinën Udhëzimit Tim do të ketë jetë të vështire dhe në ditën e kijametit do
ta ringjallim të verbër”. [Ta Ha: 123-124]
Askush nuk e ndjek udhëzimin e All-llahut përveç atyre që besojnë tek All-llahu, e
përkujtojnë atë, e ndjejnë prezencën e Tij, Atributet dhe Madheshtinë e Tij (subhanehu ue
teala).
Ata që harrojn ta përkujtojnë All-llahun janë të udhezuar keq.
Njeriu është i provuar në këtë botë me 2 gjëra:
E para; me përkujtimin e All-llahut dhe ndjekjen e udhëzimit të Tij.
E dyta; me harrimin e All-llahut dhe daljen nga rruga e Tij.
Kështu që njeriu është në një udhekryq në këtë botë. Në rrugë të besimit, ndjekjen e së
vërtetës, udhëzimit e lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër, e në rrugë të mosbesimit,
devijimit nga udhëzimi dhe mizërise (së qenies se tij) në këtë botë dhe në tjetrën. E kjo e
bazuar në ajetin e mësipërm.
Kështu që dija me fisnike me anë të së cilës njeriu mund të mësoj veten dhe të mësoj të
tjerët është dija mbi Besimin dhe kushtët e Tij. E masa me e mirë për ta mbrojtur veten
është dija mbi karakteristikat e mohimit - mosbesimit (Kufrit).
Një njeri që i ka në brëndësi të tij keto dy kushte Ai do e dijë rrugën për në lumturinë e tij
dhe do e ndjeki atë rrugë duke qenë person i lumtur në këtë botë e në botën tjetër dhe duke
u shmangur nga mizerja (e qënies se tij) në këtë botë dhe në botën tjetër.
All-llahu (subhanehu ue teala) është AI i cili na udhëzon në në të vërtetën e nëse në bëjmë
mirë kjo është vetëm prej All-llahut e nëse gabojmë kjo është prej veteve tona dhe shejtanit.
E lusim All-llahun të na i fali gjynahet dhe të na i fali lëshimet tona ose kur harrojmë.
BAZAT E BESIMIT (IMANIT)
All-llahu thotë në Kur'an: “I dërguari i besoi asaj që ju shpall prej Zotit të Tij, e ashtu
edhe besimtarët, Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të
dërguarve të Tij, në nuk bëjm dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij dhe thanë: “Ju
4 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
përgjigjem (thirrjes), dhe respektuam (urdhrin). Kërkojme faljen Tënde o Zoti yne!
Vetëm te Ti është ardhmëria jonë.” [Bekare: 285]
Ai (subhanehu ue teala) thotë: “O ju që besuat, besoini vazhdimisht All-llahut të
dërguarit të Tij, librit që gradualisht ja shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që e pat
zbritur më parë, Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të
dërguarve të Tij dhe botës tjetër, Ai ka humbur tepër larg.” [En Nisa: 136]
All-llahu gjithashtu thotë në suren [Bekare: 177]: “Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të
ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e Atij që i
beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve...”
Kur Xhibrili (alejhi selam) i erdhi profetit (salAllahu alejhi ue selem) në formën e njëriut
ndërkohë që ishte me sahabët e pyeti për Islamin, Imanin dhe Ihsanin dhe Resulullahu
(salAllahu alejhi ue selem) për Imanin ju përgjigj se është Besimi në All-llahun, Engjëjt e Tij,
Librat e Tij, Pejgamberët e Tij, ditën e gjykimit dhe Kadanë e Kaderin.[2]
Këto janë 6 shtyllat e imanit dhe me keto u derguan Librat dhe profetët. Nëse dikush nuk
beson plotësisht në të gjitha keto shtylla në menyren e legalizuar nga All-llahu (Kur'an dhe
Sunet), ose mohon cilëndo nga këto shtylla atëhere Ai përson behet Kafir (jobesimtar).
KUPTIMI I IMANIT [BESIMIT]
Kjo pjesë është shkëputur nga tefsiri i Ibn Kethirit në komentimin e ajetit 3 bekare
(el-ledhine ju`minune..) ju`minun-amenu-iman.
Ebu El-Ahwas ka thënë se `Abdullah ka thënë: "Iman është të besosh''. `Ali bin Ebi Talha
Ka raportuar se Abdullah Ibn `Abbas ka thënë: “të cilët besojnë” që kanë besim.
Gjithashtu, Ma`mar ka thënë se Az-Zuhri ka thënë, "Iman janë veprat'' në vazhdim, Ebu
Xha`fer Er-Razi tha se Er-Rabi` bin Enas ka thënë se: “Ata kanë besim”, do të thotë se
kanë frikë All-llahun”.
Ibn Xherir ka komentuar: "Këndvështrimi më i preferuar është Ai i të përshkruarit që
besojnë të fshehtën me zemër, vepra dhe gojë. Në këtë rast, frika e All-llahut është e
përfshirë në kuptimin e përgjithshëm të imanit i cili kerkon implementimin në vepra
dhe fjalë. ''
Kështu që Iman është të besuarit e All-llahut, Engjejve të Tij, Librave të Tij, Pejgamberëve të
Tij, Ditës së Gjykimit, kadase dhe kaderit duke e besuar me zemër, shprehur me gjuhë e
praktikuar me gjymtyrë.
Në bazë të ajetëve kur'anore Imani përfshin besimin, veprat dhe pohimin me gjuhë.
____________________
[2] Transmeton Muslimi prej Umer ibn hatabit e Buhariu prej Ebu Hurejres.
5 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
Pra është kusht që të mos ketë konflikt midis besimit të zemrës me pohimin e gjuhës dhe
aplikimin me gjymtyrë pasi në munges të njërës prej ketyre besimi është Fals dhe nuk vlen.
Ka shume hadithe që flasin për Imanin i cili ngrihet dhe ulet në baze të veprave[3], dhe kjo
edhe njëhere dëshmon atë që thamë më sipër.
Disa dijetarë e kanë shpjeguar Imanin edhe si frikë ndaj All-llahut dhe frika është zemra e
besimit dhe e diturisë, ashtu siç All-llahu thotë në Kur'an: “...Po All-llahut nga robërit e
Tij ja kanë frikën vetëm dijetarët...”. [Fatir: 28]
BESIMI NË ALL-LLAHUN (SUBHANEHU UE TEALA)
Besimi në All-llahun e Lavdëruar dhe të Madhëruar është bindja (e besimi) e patundshme
dhe e paluhatshme se All-llahu është Krijuesi, Mbizotëruesi, Zoti i gjithçkaje dhe se AI
(subhanehu ue teala) dhe vetëm AI meriton adhurim të pandashem dhe të dedikuar vetëm
Atij (adhurim i cili merr formën e namazit, zekatit, agjërimit, lutjeve, shpresës, dashurisë,
frikës, nënshtrimit, dorëzimit) që AI është i dalluar me atributet e perfeksionit dhe askush
nuk i përgjan Atij në asnjë prej Cilësive apo Emrave të Tij dhe se All-llahu është larg çdo
inperfeksioni dhe është Mbizotëruesi Absolut i gjithçkaje.
LLOJET E TEUHIDIT
Besimi në All-llahun përfshin teuhidin (njësimin e Tij) në 3 fusha:
1. Njësimin e Tij në Zotërim (Rububije)
2. Njësimi i All-llahut në adhurim (Uluhije)
3. Njësimi i Tij në Emrat dhe cilësitë (atributet) e Tij (Esma wes Sifat)
Janë 3 lloje teuhidi të cilët tregojn kuptimin e të besuarit në All-llahun të Parin pa fillim dhe
të Fundit pa mbarim.[4]
NJËSIMI NË ZOTERIM – TEUHIDI RUBUBIJE
Fjala Zot (Rabb) në vetvete relacionohet me Dominimin dhe Kontrollin[5]. Zotërimi i
All-llahut mbi krijimin e Tij do të thotë që vetëm AI është Krijuesi, Zotëruesi, Rregulluesi i
punëve të tyre, (krijimit).
____________________
[3] Murxhiat janë Ai grup i humbur që e mohojn këtë, duke thënë se Imani është i panvarur nga
veprat.
[4] Shih: “Sharh el Akide el Tahawijeh” f. 76, dhe “Teisir el Aziz el Hammed” f .17 si dhe “Er
Rawda en Nidijjeh” f. 9 bazuar në “Medarixh es Salikin”. Gjithsesi ka prej dijetarëve që kan thënë
se janë 2 lloje të teuhidit (shih “Sharh el Akide el Tahawijeh” f. 88 dhe “Fethu el Mexhid” f. 15.).
[5] Shih: “El Misbaah el Munir”
6 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
Që të atribuohet kriteri i Zotërimit (absolut) në mënyre të rregullt duhet që të jetë bindja
që jeta dhe vdekja janë të pashmangshme dhe janë vetëm në Dorën e Tij, All-llahu është
Krijuesi i përgjithshëm, që All-llahu ka fuqi mbi njeriun dhe mund ti dhurojë dhe mund ti
shtrëngojë, krijimi dhe Fuqia janë të Tij.
All-llahu (subhanehu ue teala) thotë në Kur'an: “...Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe
sundimi. I madheruar është All-llahu, Zoti i botëve” [Araf: 54]
Brenda këtij teuhidi gjendet dhe besimi se All-llahu Di dhe ka përcaktuar të ardhmen dhe
se asgjë nuk del jashtë Dijes së Tij.
Kjo është bindja që çdo gjë ndodh me Dijen, Vullnetin, dhe Fuqinë e All-llahut.[6]
Në fjalë të tjera ky teuhid do të thotë besim se All-llahu është Ndërmarrësi dhe Egzekutuesi
Absolut i veprave në univers ndërmjet krijimit, administrimit, organizimit, ndryshimeve,
shtimit, pakësimit, jetës, vdekjes, si dhe veprimeve të tjera e askush nuk është i asociuar me
All-llahun, e Atij i takon e tërë
Krenaria dhe vetëm i Tij është Pushteti.
Ekspresione shumë të qarta të teuhidit gjenden në çdo kaptinë të Kur'anit, është si një bazë
(themel) për çdo lloj tjetër të teuhidit, ku vetëm Krijuesi, Rregulluesi, Zotëruesi, Meriton
adhurim, nënshtrim, lutje, e Atij dhe vetëm Atij i takon lavdërimi, falenderimi, madhërimi,
përkujtimi, tek Ai duhen drejtuar të gjitha shpresat dhe frika.
Të gjitha aktet e adhurimit duhet të drejtohen vetëm tek Ai i cili ka Fuqi të Krijojë dhe të
Komandojë.
Nga ana tjetër, Krijuesi, Rregulluesi, Zotëruesi është i vetmi që i meriton atributet e
Madhështisë,
Bukurisë[7] dhe perfeksionit.
Eshtë e pamundur që keto karakteristika ti zotëroj dikush që nuk është i Gjith-dijshëm, i
Gjithfuqishëm, i Gjithdëgjueshëm, Shikuesi i gjithçkaje, Veprues i çdo gjëje që deshiron, i
Dijshëm dhe Perfekt në çdo Fjalë dhe Vepër të Tij.[8]
Kjo është pse në Kur'an e gjejmë të cekur teuhidin rububije (të zotërimit) në kontekstin e
falenderimit të All-llahut, adhurimit të Tij, nënshtrimit dhe dorëzimit ndaj Tij gjithashtu në
kontekstin e informimit të Cilësive (Atributeve) dhe Emrave të Tij (subhanehu ue teala).
___________________
[6] “Sharh el Akide Tahewijjeh” f. 76-77 dhe “Teisiir El Aziz El Hamed” f. 17-18
[7] Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:”Allahu është I Bukur dhe e do të bukurën, kurse
mendjemadhësia është mosmirënjohja ndaj Allahut dhe nënçmimi i njerëzve”. [Muslimi]
[8] “Fathu El Mexhiid” f. 13 si dhe “El Asilah wel Ajwibah” (pyetje dhe përgjigje) f. 29- 30.
7 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
Në kontekstin e falenderimit (Hamd-it) muslimanët recitojn çdo herë në namazet e tyre:
“Falenderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botrave”. [Fatiha: 1]
All-llahu (subhanehu ue teala) thotë: “Atëherë Falenderimi i qoft All-llahut, Zotit të
qiejve dhe Zotit të tokës, Zotit të botërave”. [El Xhathije: 36]
Ne kontekstin e dorëzimit dhe nënshtrimit tek All-llahu, Ai (subhanehu ue teala) thotë:
“Thuaj: Ska dyshim, udhëzimi i All-llahut është udhëzimi i vetëm, dhe në jemi
urdheruar t’i dorëzohemi Zotit të gjithësise .[alemin (engjejve, njerzve, xhineve, të
gjith krijimit)]”. [El En Amë: 71]
Ne kontekstin e drejtimit të qëllimit dhe vullnetit në menyrë të sinqertë kah All-llahu,
All-llahu xheleshanuhu thotë në Kur'an: ‘Thuaj: “Pa dyshim Namazi im, kurbani im, jeta
ime, vdekja ime janë vetëm për All-llahun Zotin e botëve.” [El En Amë: 162]
Ne kontekstin e të kërkuarit ndihmë vetëm nga All-llahu, Në Kur'an thuhet: “Thuaj: “A
përveç All-llahut, Krijues i qiejve dhe i tokës, që ushqen të tjerët ndersa Vet nuk
ushqehet, të pranoj Zot tjetër?” Thuaj: “Une jam i urdhëruar të jem i pari që bindem
dhe (urdhërohem) të mos bëhem kurrsesi nga idhujtarët”. [El En Amë: 14]
Ne kontekstin e thirrjes dhe lutjes All-llahu xheleshanuhu thotë: “Lutni Zotin tuaj të
përulur e në heshtje (duke e fshehur adhurimin), Ai nuk i do ata që e teprojnë.” [El
Arafë: 55]
Në kontekstin e adhurimit AI (subhanehu ue teala) thotë: “E ç'kam unë që të mos e
ardhuroj atë që më krijoi dhe te Ai kthehemi.” [Ja Sinë: 22]
“O ju njerëz, adhuroni Zotin tuaj i cili ju krijoi juve dhe ata që ishin para jush ashtu
që të jeni të devotshëm (të shpetuar). Ai, i Cili për ju e bëri tokën shtrat (vendbanim)
e qiellin kulm, e prej qiellit ju leshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si
ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai
shokë nuk ka).” [Bekare: 21 – 22]
Ne gjithashtu gjejmë në Furkan ajete në të cilat kombinohet teuhidi Rububije, me atë
Uluhije dhe me atë të Emrave dhe Cilësive të Tij.
Një ajet i tillë është edhe ajetul Kursij: “All-llahu është Një, nuk ka zot tjetër përveç Atij.
Ai është Mbikqyrës i Përhershëm i Përjetshëm. Atë nuk e kap as kotje as gjumë,
gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai,
pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai
Di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija – sundimi) përfshijnë
qiejt dhe tokën, kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i Larti, më i
Madhi”. [Bekare: 255]
Krijuesi i qiejve dhe i tokës është Një i vetëm larg çdo përngjasimi, është i Pari pa fillim dhe
i Fundit pa mbarim, Sunduesi, Mbikqyeresi, i Pastri, i Shenjti, Madhështori, Nënshtruesi,
Dëgjuesi, Fisniku, Gjithpërfshirësi, Jetëdhenësi, Jetëmarrësi, i Vetmi, i Dukshmi, i
8 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
Padukshmi, i Dhembshuri, Udhëzuesi, Drita, Atij i takojn Emrat me të bukur, nuk ka Zot
tjetër përveç Tij, Zot i arshit bujar më i Larti me i Madhi, Fisniku Krenar.
Thotë All-llahu në Kur'an: “Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimë se ç'pëshpërit Ai në
vetvete dhe në jemi më afër tij se sa damari i qafës së tij.” [Kaf: 16]
“A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh
hollesitë”. [El Mulk: 14]
Nuk ka absolutisht asnjë lloj dyshimi që Ai që krijoi njerëzimin është Ai i cili Mbikqyr mbi
njerëzit i Cili Di misteret e tyre më ekstreme dhe është i Mirëinformuar me gjithçka që ata
bëjn.
Përsa i përket atyre përsonave që e pranojn All-llahun si Krijuesin e përgjithshëm të qiejve
dhe të tokës por nuk e besojn atë si Zot të vetëm dhe i shoqërojn të tjerë në adhurim, apo
mohojn ose shtrembërojn Emrat dhe Cilësitë e Tij duke i mohuar apo duke i përngjasuar
ato me Cilësi të krijesave teuhidi për keta persona nuk ka asnjë lloj vlere pasi ky teuhid, ata
nuk i sjell nga pozita e Kufrit (mosbesimit, mohimit) në pozitën e Imanit (besimit, bindjes,
respektimit).
All-llahu (subhanehu ue teala) na thotë në Kur'an që ata (politeistët) pranuan që All-llahu
është Krijues i gjithësisë por përsëri ata mbetën politeistë (mushrik)[9]. E kjo për arsye se
ata refuzuan që ta marrin All-llahun si Zot të vetëm, dhe i shoqëronin të tjerë në adhurim
dhe ishin që mohonin disa prej Emrave dhe Cilësive të All-llahut, apo i përshkruanin
All-llahut Cilësi prej atyre të krijesave, e I Lartmadhëruar e i Lartësuar është AI dhe larg
është All-llahu nga ato që i përshkruajnë jobesimtarët.
All-llahu thotë në Kur'an për këtë rast: “Dhe shumica e tyre, nuk e beson ndryshe
All-llahun vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).” [Jusuf: 106]
Muxhahidi ka komentuar këtë varg duke thënë: “Besimi i tyre në All-llahun manifestohej
tek thënia e tyre që All-llahu është krijuesi i tyre, i furnizon dhe u merr jetën, por ky
besim ishtë i shoqëruar me politeizëm që i shtynte ti shoqëronin All-llahut të tjerë në
adhurim.” [10]
All-llahu (subhanehu ue teala) na tregon se ata besuan që AI është Krijuesi, Furnizuesi,
Zotëruesi: “E nese ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: “All-llahu!” E si pra
i kthejnë shpinën?” [Ez Zuhruf: 87]
“Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit
e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe e nxjerr të vdekurin nga i
gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thone: “All-llahu”. Thuaj: “A nuk i
frikësoheni?(dënimit)” [Junus: 31]
_________________
[9] Shih: “Sharh el Akide el Tahawijeh” f. 79, “Teithir el Itikad” f. 5, “Fethu el Mexhid” f. 17
[10] Shih “Tefsir et Taberi” volumi 16, f. 287.
9 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
Ajetet na tregojnë që kur pyeten kush krijoi qiellin e tokën ata përgjigjen All-llahu, por i
gjejmë që vazhdojn të adhurojnë të tjerë përveç Tij.[11]
Kështu që jo gjithkush që thotë se All-llahu është Zoti i gjithësisë është besimtar (Njësues)
sepse gabon në adhurim, (i shoqëron të tjerë) dhe gabon në Emrat dhe Cilësitë e All-llahut
(mohon prej Tyre, ose i cilëson me cilësi të krijesave).[12]
Shumica e njerëzve nuk mohojn Krijuesin apo Zotërimin e Tij mbi të gjithë krijimin por
shumica e mohimit të tyre vjen nga adhurimi i të tjerëve përveç All-llahut (subhanehu ue
teala).[13]
NJESIMI NË ADHURIM – TEUHIDI ULUHIJE
Njëherë, një mjek, po kalonte një rrugë afër një lumi dhe nga larg dëgjon dikë që po
kërkonte ndihmë, dhe nxiton për tek zëri dhe shikon një njeri që po mbytej, e nxjerr nga
lumi dhe i jep ndihmën e pare dhe ditën tjetër duke kaluar po në të njëjtën rrugë kesaj
rradhe sheh jo më një por dy njerëz që ishin duke u mbytur dhe thotë që kësaj here nuk
kam mundësi ti shpëtoj të dy, gjithsesi mendon se çfarë shkakton që keta njerëz të
perfundojn në lumë dhe shkon sipër rrugës e shikon një njeri me të meta mendore i cili i
kapte njerëzit dhe i hidhte në lumë. Menjëherë merren masat dhe zgjidhet problemi nga
rrënjët e tij.
Eshtë e njëjta gjë që ndodh sot, është e kotë që të merremi me probleme te cilat herë mbas
herë do të dalin pasi në luftojm problemin vet dhe jo atë që e ka shkaktuar atë problem dhe
burimi kryesor i të gjithë të këqijave është mosbesimi në All-llahun dhe bërja shok e diçkaje
tjetër në adhurim, pra shembulli ynë do të ishte si shembulli i Atij personi që përdit do të
kalonte afër lumit e përdit do të zhytej në të për të shpëtuar njerëzit, ndërkohë nëse
therrasim në teuhid, pikërisht në këtë teuhid atëherë do të merremi drejtpërsëdrejti me të
çmendurin (shirkun e kufrin) që i hedh njerëzit në lumë (në xhehenem).
Prandaj All-llahu (subhanehu ue teala) na rikujton në Kur’anin e Tij me shembullin e
profetëve të cilët të gjithë pa asnjë perjashtim thërritën në teuhid dhe Ai ishte misioni i
tyre.
“Ne dërguam në çdo popull të dërguar që tu thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun e
largohuni tagutëve (djajve) [adhurimit të tyre]!” [En Nahl: 36]
Ata (profetët) (alejhi selam) (paqa dhe Mëshira e All-llahut qoftë mbi ta) thërritën në
teuhid pasi e ditën që nëse njerëzit i përgjigjen thirrjes dhe bëhen njësues të All-llahut ata
automatikisht i largohen dhe veprave të shëmtuara.
____________________
[11] Ibn Kethir e ka përmendur këtë nen autoritëtin e Abdullah Ibn Abas, Muxhahid, A`ta, Ikrimeh,
Esh-Shabee, Katade, Ed-Dahhak, shih “Tefsir Ibn Kethir” vol. 2, f. 494.
[12] “Fethu el Mexhid” f. 17.
[13] “Ihija Ulum Ed-Din” vol. 1 f. 182 dhe “Sharh el Akide el Tahawijeh” f. 78.
10 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
Njësimi i All-llahut në adhurim.
Kjo do të thotë se besimtari mban bindjen e patundshme që All-llahu xheleshanuhu është
Zoti i Vërtet dhe nuk ka zot tjetër përveç Tij dhe Ai (besimtari) e drejton adhurimin e tij në
menyrë eskluzive vetëm për All-llahun pa i shoqëruar Atij asgjë në adhurim. All-llahu është
El Ma`lul[14] (Ai i Cili meriton të adhurohet).
Adhurim në arabisht (kuptimi gjuhesor) do të thotë bindje (degjueshmëri), nënshtrim,
dorëzim.[15]
Disa dijetarë e kanë përkufizuar si dashuri e plotë e shoqëruar me nënshtrim të plotë.
Adhurimi i All-llahut (subhanehu ue teala) nuk do të ishte korrekt vetëm se me keto dy
kushte:
1.Dashuri e Plotë (e kompletuar, komplete)
2.Nënshtrim i Plotë (i kompletuar, komplete)
Nëse mungon njëra nga keto dy kushte, adhurimi nuk është i plotë dhe nuk është korrekt.
All-llahu (subhanehu ue teala) duhet të jetë më i Dashur dhe më i Lartë (i Madheruar) se
çdo gjë tjetër ne zemrën e robit.[16]
Teuhidi Uluhije është i mbështetur në adhurimin e dedikuar eskluzivisht për All-llahun
kështu që asnjë aspekt i tij është i drejtuar tek të tjerë përveç All-llahut.
Një individ i cili beson All-llahun dhe adhuron vetëm All-llahun dhe askënd tjetër përveç
Tij, do, ka frikë, i bindet, respekton, lutet, pendohet, kërkon strehim, shpreson, dhe të gjitha
format e adhurimit i drejton ato në menyrë të sinqertë vetëm te All-llahu pa i shoqëruar
All-llahut të tjerë dhe duke i dedikuar keto adhurime vetëm dhe vetëm për All-llahun.
Ky lloj i teuhidit përfshin në vetvetë edhe teuhidin Rububije dhe Esma wes Sifat dhe e
kundërta nuk është e vertet. Kjo sepse teuhidi Rububije i robit nuk do të thotë edhe që
njeriu e adhuron All-llahun pa i bërë shok në adhurim. Dhe siç e përmendëm më sipër
shumica e njerzve pranojn Zotërimin e All-llahut porse kthejnë shpinën përsa i përket
adhurimit të Tij, (subhanehu ue teala).
Nga ana tjetër, Ai i cili pranon Njëshmërine e All-llahut si i Vetmi që meriton të adhurohet
dhe askush përveç Tij nuk meriton qoftë dhe një grimcë nga ky adhurim automatikisht
është e ditur që pohon në të njëjtën kohë që All-llahu është Zot i botërave, që të Tij janë
Emrat e Përsosur e të Tij janë Cilësitë e Përosura e të Pamangësishme.
____________________
[14] Është një formë e Faa'l me kuptimin Maful, si përshembull Kitab me kuptimin Maktub shih “El
Misbah el Munir”.
[15] Shih “Asaas el Beleghah”.
[16] “Sharh Kasidet Ibnu el Kajjim” vol. 2 f. 259, “El Ubudijjeh” (Ibn Tejemije) f. 9.
11 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
Adhurimi i sinqert duhet të dedikohet devotshmërisht vetëm tek Një Zot, e jo tek gjithkush
apo çdo gjë që ka në një farë mënyre mangësi[17]. Si mund të adhuroj robi atë që nuk ka
krijuar njerëzimin dhe as është Mbikqyres dhe Ruajtës i njerëzimit? Apo të adhurojë dikë
që në një mënyrë apo tjetër është i mangët? Për këtë arsye Dëshmia e Besimit “ESH
SH-HEDU ENNE LA-ILAHE IL ALL-LLAH WE ESH-HEDU ENNE MUHAMEDEN ABDUHU
WE RESULUHU” përfshin të gjitha format e tjera të teuhidit. Në shpjegim të kësaj, njësimi i
All-llahut në adhurim, përfshin automatikisht njësimin e All-llahut në Zotërimin e Krijimit
të Tij, si dhe në Emrat dhe Cilësitë e Tij.
Ky lloj teuhidi është caku i fillimit të dinit (dinit islam) dhe caku i fundit të tij.[18]
Më tej, i gjithë njerëzimi, xhindët njerëzit u krijuan pikërisht për praktikimin dhe zbatimin
e këtij teuhidi (të adhurimit [Uluhije]).
All-llahu thotë në Kur'an: “Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit përveç që të më
adhurojnë (të vetëm e pa shok)”. [Edh Dharijatë: 56]
Ibën Tejemije ka shkruajtur: “Ky teuhid (Uluhije) shënon kufirin (diferencën) midis
monoteistëve dhe politeistëve dhe dënimi në këtë botë dhe në botën tjetër është në
bazë të këtij teuhidi. Ata që nuk besojnë në të janë mushrik (idhujtare –
politeistë).”[19]
Për këtë qëllim, All-llahu dërgoi profetët dhe zbriti Librat e Tij, për të thërritur njerëzit që
ta adhuronin atë të Vetëm si Zotin e tyre pa i bërë shok në adhurim. Ky lloj i teuhidit është
esenca dhe themeli i secilit prej këtyre mesazheve. Ai Xheleshanuhu thotë: “Ne dërguam
në çdo popull të dërguar që tu thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun e largohuni
tagutëve (djajve) [adhurimit të tyre]!” Por, pati nga ata që All-llahu i udhëzoi dhe pati
nga ata që ishin të gjykuar me humbje pra udhetoni nëpër botë dhe shihni se si ishte
fundi i gënjeshtarëve”. [En Nahl: 36]
“Ne nuk dërguam ndonjë pejgamber përpara teje e të mos i kemi shpallur Atij se:
Nuk ka Zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!” [El Enbija: 25]
Kur’ani na thotë që profetët Nuh, Hud, Salih dhe Shuajb (alejhi selam) i thanë keto fjalë
popujve të tyre: “Adhuroni All-llahun, nuk ka Zot tjetër përveç Tij”. [Muminun: 23 |
Hud: 61 | El A`raf: 65]
Gjithashtu All-llahu na tregon në Kur'an se Ibrahimi i tha popullit të tij: “Unë kam kthyer
fytyren time Atij që krijoi qiejt e tokën, Hanifen (adhurimi i All-llahut i vetëm,
monoteizëm) larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!”
[El En Amë: 79]
____________________
[17] Shih: “Sharh el Akide el Tahawijeh” f. 79.
[18] Robi bëhet musliman vetëm mbasi ka pranuar dhe deklaruar shehadetin, e del prej tij kur
mohon, ose bën shirk të madh.
[19] “Risalat El-Hasana we Es-Sejjiah” nga Ibn Tejemije në koleksionin e letrave, f. 261.
12 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
Ky teuhid është esenca e fese islame, dhe dy dëshmitë e besimit janë shtylla e saj e parë.
[Shehadeti]
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Islami është themeluar në pesë (5) shtylla:
Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç All-llahut dhe se
Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i
ramazanit, dhe pelegrinazhi në kabe”.[20]
KUSHTET E TEUHIDIT ULUHIJE – KUSHET E NJËSIMIT NË ADHURIM
Njësimi i All-llahut në adhurim (teuhidi uluhije) na obligon në që ti drejtojm dhe ti
dedikojm vetëm Atij të gjitha format dhe llojet e adhurimit dhe të pastrojm zemrat tona nga
çdo lloj formë tjetër adhurimi. Kjo përfshin shumë obligime, e ndërmjet tyre kemi:
1. Kushti (Obligimi) i dedikimit të dashurisë në menyrë të sinqertë vetëm All-llahut
(subhanehu ue teala).
Kjo do të thotë që robi nuk duhet të marri asgjë (qoftë prej krijesave apo prej sendeve) si
object dashurie më shumë apo aq sa All-llahun e Madhërishëm. Pra dashuria e tij (robit)
duhet të jetë e dedikuar vetëm për All-llahun dhe askush – asgjë nuk duhet ta barazoje këtë
dashuri.
Në fakt, Ai i cili i bashkangjit kesaj dashurie të tjerë përveç All-llahut nuk mund të
përshkruhet ndryshe veçse si idhujtar (politeist).
All-llahu xhel-le Xhelalu thotë në Furkan: “E nga njerëzit ka asish që në vend të
All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madherojne) ata, sikur (që besimtarët e vertetë
e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e
fortë...” [Bekare: 165]
Për këtë ajet, në tefsirin e Ibn Kethirit gjejmë: Abdullah Ibn Mesu`d tha: “O i dërguari i
All-llahut, cili është mëkati më i madh?“ Ai (salAllahu alejhi ue selem) ju përgjigj: “Ti
bësh shok All-llahut duke e ditur që Ai të ka krijuar ty”.
Përse besimtarët e duan më shumë All-llahun, e kjo sepse e njohin Madhështinë e Tij, dhe
nuk vendosin asgjë para dashurisë për Të (subhanehu ue teala).
Për robin të dojë diçka apo dikë aq sa do All-llahun është shirk i madh (Shirk Ekber), gjynah
të cilin All-llahu mund ta fali vetëm mbas pendimit të plotë e të sinqert[21]. Nga natyra e tij
njeriu ka tendencë të dojë veten e tij, të afërmit, vendlindjen, palën (gruan), si dhe pasurinë.
Dashuria e sinqertë ndaj All-llahut nuk do të thotë mohim apo abrogim i këtyre dashurive
______________________
[20] Transmeton Buhariu dhe Muslimi shih “Zaad el-Muslim feema ittefeka alejhi El Bukhari we
Muslim” vol. 1 f. 139.
[21] “Sharh Kasidet Ibnu el Kajjim” vol. 2 f .268.
13 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
që përmendëm. Ajo që kërkohet nga robi është që dashuria për gjërat e përditshme të kësaj
bote të zër vend të dytë e sekondar dhe që dashuria për All-llahun të jetë më e madhe dhe
më e rëndësishme se gjithë të tjerat. Kjo gjendje e përgatit robin për sakrificen e asaj që do
dhe e çmon për hir të All-llahut kur të vij koha për të bërë zgjedhjen midis dy dashurive.
Zgjedhja (vendimi i marrë) tregon se cila dashuri është më e madhja dhe nëse del që ajo e
All-llahut është më e madhe atëhere robi është besimtar dhe njesues i All-llahut, e në të
kundërt Ai është idhujtar e ka rënë në shirk pasi i ka dhënë dikujt tjetër atë që i takon
vetëm Allahut. All-llahu për këtë çështje tërheq vërejtjen për dënim në Kur'an: “Thuaj (o i
dërguar): “ Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezerit tuaj, bashkëshortet tuaja,
farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështoje, vendbanimet
me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha keto) janë me të dashura për ju se All-llahu, se i
Dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëhere, pritni vendimin (për dënim),
All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”. [Teube: 24]
Imam Ahmedi ka treguar se Zuhrab Bin Ma`bad ka thënë se gjyshi i tij ka thënë: “ Ishim me
të Dërguarin e All-llahut ndërkohë që Ai (salAllahu alejhi ue selem) ishte duke mbajtur
dorën e Umer bin Hatab ndërkohë që Umri tha: “Pasha All-llahun, ti o i Dërguar i
All-llahut je më i dashur tek unë se çdo gjë tjetër përveç vetes time.” Resulullahu
(salAllahu alejhi ue selem) tha: “Askush prej jush nuk ka besuar deri sa unë të jem për
të më i dashur se çdo gjë tjetër, edhe se vetja e vetë”. Umeri tha: “Pasha All-llahun tani
je më i dashur te unë edhe se vetja ime” e Resullahu tha: “Tani po o Umër”.[22]
Imam Ahmedi dhe Ebu Davudi (ky është versioni i Ebu Davudit kanë shënuar se Ibn Umer
ka thënë: “Kam dëgjuar Resulullahun të thotë: “Kur të shkëmbeni me Ilijin (lloj kamate),
të ndiqni bishtin e lopes (simbolizon dynjanë), kur të kënaqeni me bujqësinë e te lini
xhihadin, All-llahu do të sjelli një denim mbi ju e nuk do ta heqi deri sa ju të ktheheni
në fenë tuaj”.
2. Kushti (obligimi) i dedikimit të lutjes, mbështetjes dhe shpresës vetëm All-llahut në
çështje që vetëm AI ka fuqi.
All-llahu i Lartmadhëruar thotë në Kur'an (përsa i përket lutjes): “Dhe mos lut tjetër kë
pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjell as dobi e as dëm, e nëse bën atëherë dije
se i ke bërë padrejtësi vetes”. [Junus: 106]
“Dhe kur të të pyesin robërit e mi për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi
më lutet.” [El Bekare: 186]
Nga Ebu ed-Derda (radiAllahu anhu) transmetohet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut
Sel All-llahu alejhi we selam duke thënë: “Nuk ka rob musliman, që e lut All-llahun për
vëllanë e tij jo të pranishëm, e që engjëlli mos ti thotë: “Edhe ty të qoftë po
ashtu.!”[23]
___________________
[22] Hadithi transmetohet gjithashtu nga Buhariu.
[23] Muslimi – Marrë nga Rijadus Salihin.
14 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
All-llahu thotë në Kur'an (përsa i përket mbështetjes [tewek-keltu ala-llahi]): “Thuaj:
“Neve nuk na godet asgjë tjetër përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është
ndihmëtari ynë”. Prandaj vetëm All-llahut le ti mbështeten besimtarët”. [Tewbe: 51]
“Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni nëse jeni besimtarë të sinqert”. [El Maide: 23]
“Ata të cilëve kur u thanë njerëzit: “Po tubohen njerëzit për shkak tuajin, kini frikë”,
e ajo ua forcoi edhe më shumë besimin dhe thanë: “Na mjafton All-llahu, eh sa Zot i
mirë është Ai” dhe u kthyen aleatët me mirësinë e All-llahut.Nuk i qëlloi (besimtarët)
kurrfarë e keqe dhe pasuan kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i mirë pa masë.”
[Ali-Imran: 173-174]
“Kush mbështetet tek All-llahu, pa dyshim Ai i mjafton Atij.” [Talak: 3]
“E kur të vendosësh, atëherë mbështetu tek All-llahu.” . [Ali-Imran: 159]
Transmetohet nga Ibën Abbasi (radiAllahu anhu) se ka thënë: “Hasbunall-llahu ve
ni’me-l-wekil” (Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri Mbrojtës). Këtë shprehje e ka
thënë Ibrahimi (alejhi selam) kur e kanë hedhur në zjarr. E ka thënë Muhammedi
(salAllahu alejhi ue selem) kur (armiqtë) thanë: “Vërtet njerëzit (armiqtë tuaj) kanë
tubuar grumbull të madh (ushtri) kundër jush, andaj frikësohuni. Përkundrazi, kjo
ua shtoi e ua forcoi besimin (besimtarëve) dhe thanë: “Hasbunall-llahu ve
ni’me-l-wekil”.((Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës ))”.
Transmetohet nga Umeri radi All-llahu anhu se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut Sel
All-lalhu alejhi we selam duke thënë: “Sikur ju të mbështeteshit në All-llahun me
mbështetje të njëmendtë (të plotë), do t'ju furnizonte siç i furnizon shpezët, gëdhijnë
të uritur ndërsa ngrysen të ngopur.”
All-llahu thotë në Kur'an përsa i përket shpresës: “Vetëm te Zoti ynë e mbajmë
shpresën”. [Kalem: 32]
“Ai te i cili kam shpresë se do të m’i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.” [Shuara:
82]
“O ju që keni besuar, mos u miqësoni me një popull që All-llahu ka shprehur
hidhërim kundër tij, popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu si
nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë botë, ose
në ringjallje (në botën tjetër).” [Mumtehineti: 13]
Transmetohet nga Enesi (radiAllahu anhu) se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e
All-llahut (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë: “All- llahu i Madhëruar thotë: “O biri i
Ademit, derisa të më thërrasësh dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të fal çka ke
vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri te vranësirat e qiellit dhe nëse
kërkon falje nga Unë, do të të fal ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkatet më
15 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më shoqëruar asgjë, do të
vijë me falje po aq të madhe” . [24]
3. Kushti (obligimi) i të pasurit frikë vetëm All-llahun.
Ai i cili beson se disa nga krijesat e All-llahut, mund ta dëmtojn atë me vullnetin e tyre dhe
me fuqinë e tyre [25], dhe si pasoje i frikësohet atyre i kanë bërë shok All-llahut në adhurim
dhe po bën shirk të madh.
All-llahu (subhanehu ue teala) thotë: “E All-llahu tha:”Mos adhuroni dy të adhuruar
sepse Ai (All-llahu) është vetëm një Zot, pra vetëm Mua të ma keni frikën” [En Nahl:
51]
All-llahu thotë në Kur'an: “E nëse All-lahu të provon ty me ndonjë të keqë, atë s'mund
ta largojë kush pos Tij, e nëse dëshiron të jape ndonjë të mirë, s'ka kush që mund ta
pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të, atë që do nga robërit e Tij. Ai falë dhe
mëshiron shumë.” [Junus: 107]
AI (subhanehu ue teala) thotë: “O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj! Me të vërtetë dridhja e
fundit (e Ditës së Kijametit) është ngjarje e madhe. Atë ditë kur shihni që secila
femër me fëmijë për gjiri do ta lë atë, dhe secila shtatzënë do ta hedhë frytin e vet
(dështojë) dhe do shohësh njerëz të dehur, e ata nuk janë të dehur, por dënimi i
All-llahut është i tmerrshëm.” [El Haxxh: 1-2]
AI Xhel-le Xhelalu thotë: “Përkujto kur Ibrahimi tha: Zoti im, bëje këtë qytet (Mekën)
të sigurt, dhe me mbro mua dhe bijtë e mij nga adhurimi i idhujve”. [Ibrahim: 35]
Thotë Ibën Tejemije: “E kush mund të ketë garanci kur dhe Ibrahimi bëri këtë dua?”
4. Kushti (obligimi) i të dedikuarit në menyrë të pastër e të plotë njesim vetëm All-llahut në
të gjitha format fizike të adhurimit.
Tek format fizike të adhurimit hyjnë: Deklarimi i shehadetit (pasi është vepër e gjuhes),
falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit, kurbani, haxhi (pelegrinazhi në
mekë), e gjithashtu tek format verbale (vepra të gjuhës) ku përmendëm shehadetin hyjn
edhe lutjet, kërkimi i ndihmës, kërkimi i faljes, të betuarit (duhet të bëhet vetëm në
All-llah), e të gjithë adhurimet e tjera nëse i behen dikujt tjetër përveç All-llahut, apo duke i
shoqëruar All-llahut diçka apo dike tjetër në adhurim Kjo është idhujtaria, e ata që i kryejn
keto janë idhujtarët (mushrik).
_____________________
[24] Tirmidhiu – Hadithi është hasen.
[25] Ketu duhet bere dallimi midis frikës në adhurim dhe frikës instiktive, e para duhet drejtuar
vetëm drejt All-llahut ne menyre të plotë, e tek robi egzsiton bindja se vetëm All-llahu mund ti
shkaktoj Atij dem, me Fuqine, Dijen dhe Vullnetin e Tij dhe se çdo qënie tjetër është thjesht efekt i
këtij shkaku. E përsa i përket frikës ndaj kafsheve të egra, armeve, keto janë frikëra instiktive të
cilat nuk mangesojn teuhidin mbasi janë të krijuara nga vet All-llahu.
16 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
All-llahu i Lartmadhëruar thotë në Kur'an: “Vërtet All-llahu nuk e fal mëkatin ti bëhet
Atij shok, e pos këtij, të tjerat i falë Atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok
All-lahut, Ai ka humbur dhe ka bërë një largim të madh (prej se vërtetës).” [En Nisa:
116]
All-llahu (subhanehu ue teala) Thotë: “Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime
janë vetëm për All-llahun, Zotin e botëve”. [En Amë: 162]
NJËSIMI I EMRAVE DHE CILESIVE – TEUHIDI ESMA WES SIFAT
Ky teuhid është bindja se All-llahu (subhanehu ue teala) është i karakterizuar me atributet
e perfeksionit dhe është Unik e pa shok në Cilësitë e Tij, e në Emrat e Tij, (subhanehu ue
teala), që është i ndarë nga i gjithë krijimi me keto cilësi dhe atribute dhe është larg çdo lloj
mangësie dhe inperfeksioni.
Ky njësim (teuhid) përfitohet duke dëshmuar të gjithë Emrat dhe Cilësitë (atributet) që
All-llahu ka thënë për Vetveten dhe ato që kanë konfirmuar profetët e Tij në Kur'an dhe në
Sunet pa alteruar kuptimin e tyre dhe duke ju përmbajtur kriterit: “Asnjë send (asgjë) nuk
është si Ai...(nuk i përngjan)”. [Esh Shura: 11]
AI (subhanehu ue teala) thotë: “Thuaj: “Thërrisni: Allah ose thërrisni Er-Rrahman, me
cilindo që ta thërrisni (prej këtyre dy emrave), emrat e Tij janë më të bukurit...”
[Isra’ë: 110]
“Ai është Allahu, nuk ka zot tjetër pos Tij. Atij i takojnë emrat më të bukur”. [Ta Ha: 8]
“Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formëdhënësi. Të Tij janë emrat më të bukur.”
[El Hashr: 24]
Në interpretimin e vargut “Asgjë nuk është si Ai” Imam Kurtubiu ka thënë: “Besohet në
këtë temë se All-llahu me Madhështinë e Tij, Madhërine e Tij, Bukurinë e Emrave dhe
Cilësive të Tij, nuk është si asgjë në krijimin e Tij dhe është larg çdo përngjasimi me
çdo gjë dhe asgjë nuk mund të përshkruhet me përngjasim me të xheleshanuhu. Në
aspektin e sheriatit (Legjislacionit Hyjnor Islam) na bie që të përdorim të njëjtat
terma në aparenc për të përshkruar krijimin dhe Krijuesin, porse në realitet Cilësitë
(atributet) e El Mukaddim (Nismëtari, Përparësidhënësi. Është Allahu Ai Që sjell çdo
send në vendin e vet të duhur.) (subhanehu ue teala), janë të pakrahasueshme me
ato të krijimit të Tij.”[26]
El Wasiti ka thënë: “Vetvetja e All-llahut nuk është si asnjë vetvete, as Emrat e Tij si
emrat e kujtdo tjetër, e as Cilësitë e Tij si cilësit e kujtdo, e as Veprimet e Tij si
veprimet e kujtdo tjetër, përveç se në kuptimin që përdoren të njejtat terma (fjalë)
____________________
[26] “Tefsiri el Kurtubi” vol. 16 f. 8 “Metbea` Daar el Kutub el Misrijje”.
17 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
për të përshkruar Atë dhe krijimin e Tij. I Përhershmi është larg të pasurit cilësitë e
asaj që është e krijuar, dhe e krijuara është e pamundur që të ketë cilëndo nga
Cilësitë e Tij të Përhershme. Ky është besimi i njerezve të së vërtetës, Ehlu sunneh
wel xhema`ah.”[27]
Një tjetër komponent i këtyre principeve është të vendosurit e bindjes dhe besimit tonë
përsa i përket Cilësive dhe Emrave të Tij larg çdo gjëje që është në kontradikt me atë që Ai
(subhanehu ue teala) e ka përshkruar Veten e Tij dhe Muhammedi (salAllahu alejhi ue
selem) e ka përshkruar.
Ky Njësim (i Emrave dhe Cilësive) do të thotë që muslimani nuk duhet të besoj që All-llahu
ka grua, fëmije, të barabartë, ndihmës, ndërmjetës (pa lejen e Tij), apo mbrojtës!
(subhanehu ue teala)!
Në shtesë të kesaj, muslimani duhet të ketë bindjen dhe besimin e tij të plotë se All-llahu
është larg çdo inperfeksioni si: gjumi, lodhja, vdekja, injoranca, padrejtësia (i padrejt),
harrues, e kështu me rradhe.
Të gjitha keto sqarojnë principin e parë i cili vjen me ajetin për të cilin folëm: “Asgjë nuk
është si Ai”.
Principi i dytë
Ky princip (parim) thotë që të vetmit Emra dhe Cilësi të All-llahut janë ato që janë
përmendur në Kur'an dhe në Sunet (Fjalën e All-llahut, dhe Sunetin e pejgamberit
(salAllahu alejhi ue selem)). Ato janë të komunikuara në mënyrë të drejtpërdrejt tek në dhe
nuk janë fryt i interpretimeve apo manipulimeve. “Ne e zbrtitëm (Kur'anin [fenë
islame]), dhe në e ruajm atë”.
Kështu që All-llahu duhet të Emërtohet dhe Cilësohet vetëm me Emrat dhe Cilësitë që AI
(subhanehu ue teala) e ka përshkruar veten dhe Resulullahu (salAllahu alejhi ue selem) e
ka përshkruar atë.
All-llahu është i Gjithëdijshëm mbi Veten e Tij, Emrat e Tij, dhe Atributet (Cilësitë) e Tij.
All-llahu thotë në Kur'an: “A dini ju me mirë apo Di All-llahu?” [Bekare: 140]
Meqënese Ai është i gjithëdijshëm për Veten e Vet, dhe profetët që u derguan ishin të
besuar dhe të vërtetë atëherë Emrat dhe Cilësitë e Tij duhet të derivojn vetëm nga Kur'ani
dhe Suneti.
Ahmed Ibn Hambel All-llahu e mëshiroftë ka thënë: “All-llahut duhet ti atribuohen
vetëm ato karakteristika që AI i ka atribuuar Vetvetes ose që janë përshkruar nga i
Dërguari i Tij sel All-llahu alejhi we selam, Emrat dhe Atributet nuk duhet të dalin
____________________
[27] “Tefsiri el Kurtubi” vol. 16 f. 9 “Metbea` Daar el Kutub el Misrijje”.
18 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
nga kufijtë e Ku'ranit dhe Sunetit”.[28]
Naim Ibnu Hamed, shejhu i Buhairut ka thënë: “Një njeri i cili e krahason All-llahun me
krijimin e Tij bëhet kafir (jobesimtar), dhe një person që mohon Cilësitë e All-llahut
që Ai i ka përshkruar Vetës ose që Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) i ka
përshkruar Atij bëhet jobesimtar (kafir), asnjë nga atributet e All-llahut përmban
ndonjë ngjashmëri me krijimin”.[29]
Nga sa u tha rrjedh rregulli që adhuruesi i All-llahut është i obliguar të besojë në Emrat dhe
Cilësitë e përmendura në Kur'an dhe Sunet. Besimtari duhet ti kuptojë ato duke marrë
kuptimin e tyre të pastër dhe të qartë që kanë si terma në gjuhën arabe pa kushte (pa
refuzuar disa e pranuar të tjera) alterime kuptimi, apo hamendjeje.
Principi i tretë
Ky princip, obligon robin që të besoj Emrat dhe Cilësitë e përmendura në Ku'ran dhe Sunet
pa investiguar mbrapa natyrës dhe menyrës së tyre. Meqënëse Emrat dhe Cilësitë varjojn
në bazë të Atij që ato karakterizojn, të gjejm menyrën se si ato manifestohen varet nga
njohja e Atij që i përmban ato karakteristika, dhe si AI vepron me ato karakteristika.
Meqënëse në nuk mund të hetojm mbi natyrën e All-llahut, thelbin e natyrës së Tij,
Menyrën se si Ai i zbaton Veprat e Tij kështu që nuk mund të pyesim se si manifestohen
Atributet dhe Cilësitë e Tij[30]. Për këtë arsye shumë dijetarë në radhet e selefëve kur janë
pyetur për mënyren se si All-llahu qëndron mbi arsh kanë thënë: “qëndrimi mbi Arsh
dihet, mënyra nuk dihet, besimi në të është obligim, pyetja për të është herezi”.[31]
Nëse dikush pyet, “Si zbret All-llahu në qiellin e tokës (pjesen me të ulet të qiejve)”
atëherë ne i përgjigjemi “Cila është Natyra e Tij?” nëse pyetësi thotë “Unë nuk e di
Natyrën e All-llahut” atëherë ne përgjigjemi “dhe ne nuk dimë mënyrën se si zbret!”.
Për të përcaktuar mënyrën e manifestimit të një Cilësie apo Atributi, në duhet të njohim
natyrën e Atij që i përket kjo Cilësi apo Atribut, e atributi është një aspekt i Atij që e
posedon që varet nga Ai (poseduesi).
Si mund të pretendosh që në të shpjegojmë menyrën se si All-llahu Sheh, Degjon, Di, Flet,
Zbret, Qëndron mbi Arsh, kur nuk e njohim Natyrën e Tij? Nëse ti dëshmon dhe pranon
realitetin absolut se All-llahu posedon të gjitha Cilësitë e Perfeksionit që është larg
përngjasimit me krijimin, larg çdo inperfeksioni atëhere duhet të dëshmosh dhe pranosh
për të që të Parit e Tij, të Dëgjuarit e Tij, të Folurit e Tij, janë të vertëta dhe që këto
karakterizohen nga Perfeksioni dhe pangjashmëria me asgjë tjetër e nuk janë si e folura, e
___________________
[28] “Er-Rraudah en Nidijeh” f. 22.
[29] Ibid dhe “Athaf el Kaianat” f. 6.
[30] “Menhexh we Dirasat liajaat al Esma we es Sifat” shejh Muhammed el Emin esh Shenkiti f.
25.
[31] “Er-Rraudah En-Nidijjeh” f .29.
19 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
dëgjuara, e ulura, e shikuara, e krijesave.[32]
Nga sa u tha me sipër, bëhet e qartë që ky teuhid (i Emrave dhe i cilësive) dëmtohet nga
disa element të ndryshëm që duhet të evitohen nga muslimanet.
Ato janë:
1. Krahasimi - (tashbeeh)
Të krahasosh Atributet e Krijuesit me atributet e krijesave, ashtu siç bënë (dhe bëjnë)
kristianët duke krahasuar All-llahun (subhanehu ue teala) me IsAin, të birin e Merjemes,
çifutët të cilët përngjasuan (krahasuan) Uzeirin me All-llahun, e politeistët (idhujtaret) që
krahasojn idhujt e tyre me All-llahun e LartMadhëruar. E në disa sekte të tjera krahasohet
Fytyra e All-llahut, me fytyren e njeriut, Dora e All-llahut me doren e njeriut e kështu me
rradhe.[33]
2. Distorsioni – (tahrief)
Distorsioni (lloj i ndryshimit) rrjedh nga falsitetet në interpretime, nga alterimet e kuptimit
apo ndryshimet e kuptimeve. Siç është alterimi i kuptimit të Emrave dhe Cilësive, duke i
shtuar apo hequr, ose duke ndryshuar konstruktin gramatikal si në rastin e ajetit Kur'anor:
“E All-llahu i Foli Musait me Fjalë (ne menyre të drejtpërdrejt)” ku fjala në arabisht tregon
se All-llahu i Foli MusAit dhe nuk do thotë që Musa i foli All-llahut, e ata që e thanë këtë dhe
alteruan kuptimin e fjalës synonin mohimin e Cilësisë së të Folurit tek All-llahu. Metoda më
e sigurt për tu adoptuar për këtë problem është ajo që adoptuan selefët.[34]
Ata konfirmuan atributet që All-llahu i kishte konfirmuar për Veten e Tij dhe që i dërguari
Sel All-llahu alejhi we ehlihi we selam kishte konfirmuar për të, pa bërë ndryshime në
kuptim (tahreef) dhe pa krahasuar keto Cilësi dhe Emra me krijimin apo emrat dhe cilësitë
e krijimit.
Ne pohojm Cilësitë dhe Emrat e përmendura në Ku'ran dhe Sunet si, Fytyra, Dy Duart,
Qëndrimi mbi Arsh, Zbritja në qiellin më të ulët, Zemërimin e Tij, Kënaqësine e Tij,
Xhelozinë e Tij, e kështu me rradhë.., pa i krahasuar këto atribute me ato të krijesave ose
krijimit, e nuk i interpretojm duke ndryshuar kuptimin e tyre qoft ky interpretim prej atyre
që të çojn në alterimin e kuptimit.[35]
Imam Shafiu ka thënë: “Unë besoj në All-llahun dhe në çfarë shpallja (Kur'ani dhe
suneti) tregojn për të, në mënyrën që AI ka nënkuptuar (kujdes, behet fjale për
kuptimin primar të çdo fjale dhe jo për nënkuptim në ndryshimin e kuptimit
primar), dhe unë besoj në të dërguarin e Tij sel All-llahu alejhi we selam dhe në ato
_____________________
[32] “Er-Rraudah En-Nidijjeh” f .34.
[33] “El-Asilah wel Axhwibah El-Usulij-jeh” Abdul Aziz el Muhammed es-Selman f. 35.
[34] Selefët – të paret e hershem [Sahabet, tabiinet, tabitabiinet, Dijetaret e hershëm të këtij Dini].
[35] “El-Fikh el-Akbar” f. 15.
20 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
që kanë të bëjnë me Resulullahun në formën që Ai nënkuptonte (çfarë ka pasur për
qëllim me ato që thoshtë)”.[36]
3. Mohimi – (te`tiil)
Ky është mohimi i Cilësive Hyjnore dhe mohimi i egzistencës së tyre tek All-llahu, si
përshembull mohimi i perfeksionit të All-llahut duke mohuar Emrat dhe Cilësitë e Tij, apo
mohimin e detyrimit
vetiak në drejtim të All-llahut duke lëne adhurimin e Tij, apo largimin e Tij nga krijimi siç
është rasti i atyre që mohojnë që All-llahu ka krijuar universin dhe thonë që është krijuar
vetvetiu.[37]
Mohimi i qoftë njërës prei Cilësive dhe Emrave të All-llahut është synim në mangësinë e
All-llahut, e i LartMadhëruar është Ai nga ajo. E vetë mrekullia e krijimit te qiejve dhe të
tokës, krijimit të njeriut, përshtatjes së tokës për banim dhe për gjallërim e kërkon një
Krijues Perfekt, pa ngjashmëri dhe Unik në Qenien e Tij dhe Cilesitë e Tij, e nëse All-llahu
Zot i qiejve dhe i tokës paska të meta atëherë që të krijonte gjithë këtë ka pasur nevojë për
të tjerë, e nëse ka pasur nevojë për të tjerë atëherë ka pasur zota të tjerë?
Subhanallah, sikur të kishte zota të tjerë përveç All-llahut ata do të ishin veçuar me krijimin
e tyre, ose do të sundonte kaosi, e në nuk po shohim as njërën e as tjetrën, e nuk po shohim
as diçka tjetër të ketë krijuar, dhe as të sundojë, e as te marri jetën e as të japi vdekjen, as të
nxjerri ditën nga nata e as natën nga dita, e askënd tjetër të zbresi shiun prej së larti përveç
All-llahut, ja pra që Përveç All-llahut nuk ka Zot tjetër, e ata që thërrasin në politeizëm
thërrasin tek zotat e tyre fallco që as kanë krijuar send, dhe as posedojnë gjë porse dhe vet
janë të krijuar dhe kanë nevojë për Krijuesin.
Ja, i gjithë sundimi dhe falenderimi i Takon Vetëm All-llahut Zotit të vetëm, Krijuesit të
qiejve dhe të tokës dhe gjithçka ka ndërmjet tyre.
4. Tekjif
Verifikimi, i mënyrës në të cilën atributet e All-llahut zbatohen e gjithashtu përcaktimi i
thelbit të tyre.
Metoda e besimit (dhe e marrjes) së Emrave dhe Cilësive të përmendura në Kur'an dhe në
Sunet, pa i krahasuar, alteruar (ndryshuar), mohuar, apo verifikuar mënyrën se si ato
Egzekutohen është metoda e shokëve (sahabeve) të Resulullahut (salAllahu alejhi ue
selem), të pasuesve të tyre (tabiinëve) dhe të pasuesve të pasuesve të tyre (tabitabiinëve).
_____________________
[36] “El-Asilah wel Axhwibah El-Usulij-jeh” f .50.
[37] “Er-Rraudah En-Nidijjeh” f. 25.
21 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
Përmbledhje e elementëve për tu evituar
Esh-Shaukani ka thënë: “Metoda e adoptuar nga sahabët, tabiinët, dhe tabitabiinët
është që të marrin provat e Atributeve të All-llahut në kuptimin e tyre të parë
(kuptimin parësor), pa ndonjë interpretim fallco, krahasim e as mohim. Sa here që
ata pyeteshin për Emrat dhe Cilësitë ata menjëhere do ja nisnin recitimit të faktëve
nga Kur'ani dhe Suneti duke evituar çdo referenc tjetër. Ata thanë: “All-llahu ka
thënë kështu, dhe kjo është e vetmja gjë me të cilën në preokupohemi. Ne nuk flasim
për çfarë nuk kemi dije, dhe as jemi të lejuar nga All-llahu që ta bejme një gjë të tillë.”
E nëse pyetësi do të tentonte të përfitonte më shumë prej tyre (nëse Ai do të pyste
për mënyrat e Atributeve) ata do ti hakërreheshin Atij dhe do ta kritikonin për
interesimin në atë që nuk i përket Atij (pyetësit). Ata (selefët) i ndaluan Atij
(pyetësit) të kërkonte atë çfarë nuk mund të përfitohej në menyre tjetër veçse duke
rënë në herezi e lajthitje e cila nuk ishte rruga e tyre të cilën e kishin mësuar prej
Profetit Sel All-llahu alejhi we selam.
Në atë kohë fisnike kishte konsensus përsa i përket Emrave dhe Cilësive të All-llahut
dhe rruga ishte një e vetme. Preokupimi i tyre (të parëve) i vetëm [primarja me të
cilen merreshin] ishtë çfarë i kishte urdhëruar All-llahu për të bëre, dhe obligimet që
u kishte përshkruar për ti përmbushur. Ku përfshihen:
Besimi në All-llahun, falja e namazeve, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit, haxhi,
udhëzimi i njërzve tek të gjitha llojet e të mirave dhe ndalimi i tyre nga çdo lloj e
keqeje, xhihadi, sadakaja, kërkimi i dijes, kërkimi i parajsës dhe shmangja nga zjarri
i xhehenemit, kënaqësia në të mira (hallalle) dhe ndalimi i të këqiave (harrameve),
të drejtonin ( ti sillnin në rrugë të drejtë) trasgresorët (ata që kalonin kufinjt) sa me
shumë të ishte e mundur. Ata kurrë nuk e preokupuan veten e tyre me ndonjë
çështje tjetër përveç atyre që All-llahu i kishtë Urdhëruar që ti praktikonin dhe ti
përmbushnin, e as e përzien adhurimin e tyre me bidatin (inovacionin në fe) për
kërkimin mbas Natyres se All-llahut. Në ato ditë, dini islam ishte i pastër (puro) dhe
larg çdo lajthitjeje.”[38]
LLOJET E ATRIBUTEVE
Atributet e përmendura në Kur'an dhe Sunet (lloji i vetëm) janë të dy katëgorive:
1. Atribute Individuale
Keto Atribute janë Karakteristika përbërëse në mënyrë të vazhdueshme të Qënies së
All-llahut.
_____________________
[38] “Et-Tuhaf fi Medh-hebi es Selef” f. 7 nga Esh-Sheukani.
22 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
Ato përfshijnë: Dijen e Tij, Jetën, Fuqinë, Dëgjimin, Shikimin, Fytyrën, Duart, të Folurit,
Krenarinë, Madhështinë, Mëshirën, Vetë Mjaftueshmërine dhe Urtësine e Tij.
2. Atribute që tregojn veprim
Keto janë Atributet e lidhura me Vullnetin dhe Fuqinë e All-llahut, si Qëndrimi mbi Arsh,
Zbritjen e Tij, Qeshjen, Kenaqësine, Dashurinë, Urrejtjen, Gëzimin, Inatin, etj.
Obligimi ynë përsa i përket të dy kategorive të Atributeve është të konfirmojm dhe pohojm
përkatësinë e tyre vetëm tek All-llahu i Lartmadheruar në kuptimin parësor dhe të vërtetë
që ato janë larg çdo përngjasimi, mohimi, falsiteti (që nuk janë të përmendura në Kur'an
dhe Sunet), apo tekj-jif. në duhet të risjellim atë që ka thënë imam Shafiu: “Unë besoj në
All-llahun dhe në ato që AI ka dashur që të dimë për të, dhe besoj në të dërguarin e
Tij Sel All-llahu alejhi salatu we ehli we selam dhe në çfarë Ai (Sel All-llahu alejhi
salatu we ehli we selam) ka thënë për të në mënyrën që e ka aprovuar”.
Emrat e All-llahut
Emrat e All-llahut janë Emrat me të Cilët Ai (subhanehu ue teala) ka Emertuar Veten e Tij
në Kur'an, dhe I dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) e ka Emertuar në Sunet.
Secili nga Emrat e Tij i ka si referenc një apo me shumë atribute të Tij. Çdo emër derivon
nga një folje e panvarur (foljet tregojn lëvzje ose veprim e në kete rast ky veprim mund të
kryhet vetëm nga All-llahu). Si rasti i Emrit I Gjithëdijshmi që derivon nga Dituria,
Mëshiruesi derivon nga Mëshira, por si në rastin e Emrit si në rastin e asaj prej nga derivon
ato janë të përvetshme dhe nuk kanë ngjashmëri me asgjë.
Emri i cili i përmbledh të gjithë Emrat e tjerë është All-llah, e disa dijetarë si Ibn Kajjim el
Xheuzije, Et Taberiu dhe SibawAih ishin të mendimit se All-llah derivon nga “El-Ilah” I
Adhuruari, apo Zoti, të tjerë ju përmbajtën mendimit që nuk derivon nga asnjë lloj fjale
tjetër.[39]
Emrat janë përshkruar si Shume të bukur (husna në arabisht), sepse ato përshkruajn
Qënien e Përsosur në Cilësi dhe Karaktëristia, larg çdo mangësie. Gjithashtu themi se për
çdo Emër që ka përshkruar për veten e Tij, duhen besuar dhe pasojat e Atij Emri, si
përshembull kur thuhet Mëshiruesi duhet të besohet dhe në Mëshirën e Tij si pasojë e këtij
Atributi. E njëjta gjë gjen aplikim dhe në Emrat e tjerë të përmendur në Kur'an dhe
Sunet.[40]
_________________
[39] “Fethu El-Mexhid” f. 11.
[40] “El Asilah wel Axhwibah El-Usulijjeh” f. 44.
23 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
Numri i Emrave të All-llahut
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejre se Profeti (salAllahu alejhi ue selem)
ka thënë: “All-llahu ka 99 Emra, 100 pa 1, kush i numuron ato do të hyj në Xhennet,
dhe All-llahu është Tek dhe e do tekun.”[41]
Ka një konsensus midis dijetarëve, që numri i Emravë të All-llahut nuk janë të kufizuar me
numrin e përmendur nga Profeti Sel All-llahu alejhi we ehli we selam në hadithin e njohur
(pasi egziston dhe tjetër si argument që ka më shumë se 99 Emra), i cili thjeshtë ka treguar
se Ai musliman që i mëson ato 99 Emra do të hyjë me siguri në xhenet, e nga ana tjetër nuk
mohon egzistencën e Emrave të tjerë.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) foli për hyrjen në parajsë, por pa thënë të gjithë Emrat e
All-llahut.[42]
Prova që i Lartmadhëruari ka Emra të tjerë të cilët nuk na i ka treguar është hadithi i
Profetit sel All-llahu alejhi we sealm: “Nëse muslimanin e kap ndonjë fatkeqsi duhet të
bëjë këtë lutje dhe lutja e tij do të pranohet: “O All-llah, une jam robi yt, i biri i robit
tënd, i biri i robit tënd. Ardhmëria ime është në Dorën tënde. Urdhri Yt mbi mua
Mbizotëron, dhe Vendimi Yt mbi mua është i drejtë.Unë të thërras me të gjithë Emrat
prej Emrave të Tu të Bukur me të Cilët e përshkrove veten tënde, ose i tregove në
Librat e Tu, ose ja mësove ndonjërës prej krijesave të Tua, ose që zgjodhe ti mbashë
Dijen e gajbit [43], ta bësh Kur'anin gëzimin e zemrës sime, dritën e kraharorit tim,
largim prej çdo të irrituare, të keqeje, shqëtësimi” All-llahu do ja largoj të irrituarat,
shqëtësimet, dhe do ja zëvendesoje me kenaqësi dhe lumturi. E sahabet thanë: “A
duhet ti mësojmë keto fjalë?” E Profeti Sel All-llahu alejhi we ehli we selam u përgjigj:
“Po, secilën që e dëgjoni duhet ta mësoni”.[44]
Të numërosh Emrat e All-llahut do të thotë ti mësosh ato, ti përmendësh në zemrën tënde,
ti kuptosh ato, të meditosh mirë mbi to, ti ruash, të veprosh e ta therrasësh All-llahun me
to. kështu që hadithi shpjegohet se kushdo që i ka sjellë ato Emra në memorje, ka menduar
mbi implikimet midis tyre, ka respektuar kuptimin e tyre, ka drejtuar vetveten në
përputhshmëri me to, Shenjtëruar Pronarin e Tyre pa dyshim do të shpërblehet me
madhështine e Parajses.[45]
_________________
[41] Transmetojn Buhariu, Muslimi, NesAiu, Ibn Maxhe. Shih Sahihul Buhari vol. 5 f. 372.
[42] “El Esma Wes-Sifat” f. 6 Buhariu, Sahihul Muslim Bishar an-Nawawi vol. 17 f .5.
[43] E fshehta, e padukshmja.
[44] Sahih nga burime të ndryshme, Ahmedi, ebu-Ja`la, El-Bezzar,
[45] “Al Esma Wes Sifat” f 6, “El Asilah wel axhwibah el Usulijjeh” f.45, etj.
24 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
Prova për teuhidin e Emrave dhe cilësive
Provat për këtë teuhid janë shumë të gjera dhe nuk është aspak vështirë të gjenden në
Kur'an dhe sunet, përkundrazi rralle gjenden sure dhe hadithe të cilat nuk përfshijnë
përmendjen e Emrave dhe Cilësive të All-llahut. Kur'ani i numuron ato, na përkujton me to
në aspektin e të gjith subjekteve të tij si teuhidi (Njësimi i All-llahut), adhurimi,
legjislacioni, hallalli, harrami, premtimi, paralajmerimi, tregimet dhe parabolat (lloj
krahasimesh). në këtë rast do të flasim për një sure e cila përfshin teuhidin e Emrave dhe
Cilësive të All-llahut, dhe një ajet i cili konsiderohet nga më madhështorit në Kur'an.
Surja për të cilën bëhet fjalë është surja El-Ihlas e Resulullahu ka thënë për të që është sa
1/3 e Kur'anit[46] e All-llahu thotë në Kur'an: “Thuaj: Ai All-llahu është Një. All-llahu
është Ai që çdo krijese i drejtohet për çdo nevojë. As ka lindur kë, e as nuk është i
lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”.
Kjo sure e përshkruan All-llahun me të gjitha perfeksionet dhe mohon çdo mangësi tek Ai
(subhanehu ue teala).
I Vetmi (Ehad) do të thotë që nuk ka të ngjashëm, AI (subhanehu ue teala) është Unik dhe
asgjë nuk gëzon karakteristikat e perfeksionit të cilat janë vetëm të All-llahut dhe të askujt
tjetër.
Es Samed - Strehimtari. Është Ai, tek mëshira e të Cilit gjen strehim besimtari i përulur
para Madhështisë së Tij. Është Ai për të Cilin ka nevojë çdo krijesë, kurse Ai nuk ka nevojë
për asnjë prej krijesave. Ai është Zotëria dhe Sunduesi i vetëm i Universit.
E në këtë rast, Ehad mohon çdo inperfeksion kurse Samed konfirmon atributet e
Perfeksionit dhe Madhështisë tek All-llahu.[47]
Kjo shpjegon se pse Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë se kjo sure është sa një e
treta e Kur'anit. Ajo përmbledh më së miri të gjith besimin Islam i cili afirmon atributet e
All-llahut me Perfeksion, dhe mohon çdo mangesi e në të njejtën kohë tregon se vetëm Ai
meriton të adhurohet dhe ti drejtohemi.
Në komentimin e tij për këtë sure Ibn Kajjim el-Xheuzijje ka thënë: “Surja El-Ihlas
përfshin teuhidin e dijes, besimit dhe gjithçka që duhet konfirmuar për All-llahun.”
Ehad (I Vetmi) tregon mohimin absolut të çdo lloj asocimi apo përngjasimi me diçka
tjetër. Es Samed tregon Vet Mjaftueshmërinë në një anë dhe në anën tjetër nevojën e
vazhdueshme të krijimit për Të. Vazhdohet me mohimin e çdo familjeje, fëmije duke
afirmuar edhe njëherë Vet Mjaftueshmërinë, dhe refuzon çdo lloj përngjasimi,
krahasimi me çfarë do lloj gjëje tjetër. Çdo gjë (egzistenca – krijimi) është e varur
_________________
[46] Buhariu prej “Ebi seid el khudra” (sahihul Buhari vol. 9 f .49 si dhe ”Zaad el mea`d” vol. 1 f.
82.
[47] “Fethu El Beerii” vol. 9 f. 50.
25 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
dhe relative përveç All-llahut që është absolut. Çdo gjë varet në menyrë konstantë
prej Atij i Cili është Unik në Qënien e Tij, në Emrat e Tij, në Cilësitë e Tij dhe në të
Drejtat e Tij”.[48]
Ajeti për të cilin donim të diskutonim është Ajetul - Kursij, i cilësuar nga Abdullah Ibn
Mesu`d (prej Profetit (salAllahu alejhi ue selem)) si vargu më madhështor i Kur'anit”
“All-llahu është Një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është Mbikqyrës i përhershëm i
përjetshëm. Atë nuk e kap as kotje as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është
vetëm e Tij. Kush mund të ndermjetësoje tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që
është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai Di, të tjerët dine vetëm aq sa Ai ka
dëshiruar, Kursija e Tij (dija – sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën, kujdesi i Tij ndaj
të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është me i Larti, me i Madhi”. [Bekare: 255]
Ne vazhdim komentimi i këtij ajeti do të shkëputet nga Tefsiri i Ibn Kethirit, Ibid dhe At
Tabariu.
Në këtë ajet gjenden 10 deklarata:
1. All-llahu është Një, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Atij.
Në këtë pjesë të parë vihet re qartë Njësimi i All-llahut në Adhurim dhe Zotërim dhe kjo
deklaratë është e ngjashme me Dëshminë e Besimit.
2. Ai është Mbikqyrës i përhershëm i përjetshëm.
Imam Ahmedi prej Esma` Bint Jezid thotë se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë për
dy ajetet ku përmenden emrat “El-Hajjul, El-Kajjum” (ajetul kursij dhe Ali Imran ajeti
2): “Ato përmbajn Emrat më Madhështor të All-llahut”.[49]
El Hajjul – Ky është Allahu, i Gjallë në Gjallërinë e Tij të Përhershme, pa fillim dhe të
përjetshme, pa mbarim.
El Kajjum – I përjetshëm, Të Cilit nuk i ka paraprirë mosegzistenca dhe është i Përjetshëm
e i Përhershëm në sundimin e Tij.
Ai i Cili kujdeset dhe mbron të gjith krijimin: AI i Cili kujdeset dhe mban të gjithë jetën e
krijimit, dhe menaxhon të gjitha çështjet e universit. Ai Mbikqyr gjithçka: E Furnizon atë, e
Ruan atë, Shikon mbi të, e menaxhon në mënyrën dhe për qëllimin që do.[50]
Dy Emrat El-Hajjul El Kajjum janë ndër Emrat më madhështorë të All-llahut, mbi ta janë
bazuar Emrat e tjerë, dhe rreth tyre vërtitet kuptimi i tyre. Jetëdhënësi kerkon Atributet e
_________________
[48] Shtuar nga Ai që e përgatiti.
[49] Ebu Davud, Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Tirmidhiu ka thënë për të që është Hasen – Sahih – Shih
Tefsir Ibn Kethir.
[50] “Tefsir et Taberi” vol. 5 f. 388, “Sharh el Akide at-Tahawije” f. 124, “El Esma wes Sifat” f.
48.
26 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
Perfeksionit dhe nuk mund të ketë mangësi në njërin prej atributeve pasi shënon mangësi
për të gjithë atributet e tjera. Kështu që All-llahu është i përshkruar vetëm nga perfeksioni
dhe vetëm Ai është që jep Jetë dhe Vdekje. Ai (subhanehu ue teala) është larg të pasurit
nevojë për dikënd apo diçka pasi gjithësia është nën Mëshirën e Tij.[51]
3. Atë nuk e kap as kotje as gjumë. Do të thotë që All-llahu është larg çdo të mete, qoftë
kjo lodhje, nevojë për pushim apo për diçka, është i Informuar dhe i Gjithdijshëm për
gjithçka dhe asgjë nuk i është e fshehur (sekrete). Me këtë deklaratë All-llahu thotë se Atë
nuk e kap kotja e as gjumi stad i cili është më i fuqishëm se i pari (kotja). Eshtë regjistruar
në Sahihet se Ebu Musa ka thënë: Resulullahu mbajti një fjalim që kishte të bënte me katër
gjëra: “All-llahu nuk flë gjumë e as i takon Madhërisë së Tij të flë gjumë. AI ul
peshoret dhe i ngre ato. Veprat e ditës paraqiten përpara Tij para veprave të natës
dhe veprat e natës paraqiten përpara Tij para veprave të ditës. Velloja e Tij është
Drit, ose Flak, e nëse e heq atë (vellon) Rrezet nga Fytyra e Tij do të digjnin çdo gjë
nga krijimi që takonte shikimi i Tij”.
4. Gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Tregon se çdo gjë është dhe i përket
vetëm All-llahut, është pjesë Mbretërisë së Tij, është nën Pushtetin dhe Autoritetin e Tij.
Kjo e ngjashme me ajetin Kuranor: “Nuk ka asgjë në qiej e në tokë, vetëm se vjen tek
All-llahu si rob.Ai me Diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë ata, dhe i ka numëruar e
evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktë. Dhe në ditën e kijametit secili do t'i
paraqitet Atij i vetmuar”. [Merjem: 93-95]
5. Thënia e All-llahut: “Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij” e bën të
qartë satusin e teuhidit Rububije, dhe Uluhije. Çdo njeri është rob i All-llahut. Njeriu nuk i
kalon kufinjt e Atij statusi kështu që nuk mund të interferoj me All-llahun pa lejen e Tij.
Akidja jone bën një dallim shumë të qartë midis Qënies Supreme dhe adhuruesve. Ata janë
larg ngjashmërive, qoftë edhe në një karaktëristik të vetme.[52]
6 dhe 7. All-llahu Thotë: “.. e Di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga
ajo që Ai Di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar..”
Kjo dëshmon edhe njëherë që Dija e Tij përfshin në mënyrë konstante të gjitha vendet dhe
çdo gjë. Ky ajet gjithashtu prek dobësinë e qënieve njerëzore dhe limitimet e njohurive të
tyre, njohuri të cilat nuk i kalojn limitet të cilat All-llahu i ka përcaktuar e kështu 7. “të
tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka deshiruar”.[53]
Dija për këtë e bën muslimanin të nënshtruar ndaj limiteve që ka përcaktuar All-llahu, të
shpejt për tju kthyer All-llahut me pendim dhe falenderime. E gjithashtu e bën ti shmanget
arrogancës dhe vetkënaqësisë.
_____________________
[51] “Sharh El Akide at-Tahawijje” f. 124-125.
[52] Ibid.
[53] “Tefsir et Taberi” vol. 5 f. 396, 397.
27 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
8. All-llahu i LartëMadhëruar thotë: “Kursija e Tij (dija – sundimi) përfshijnë qiejt dhe
tokën”. Waki` ka treguar në tefisrin e tij se Abdullah ibn Abas ka thënë se: “Kursija është
vendi ku vendos Këmbët All-llahu (subhanehu ue teala) dhe askudh nuk është i aftë
për të konsideroj Fronin (Arshin) e All-llahut”. Nga Ad-Dahhak transmetohet se
Adbullah ibn Abas ka thënë: “Nëse 7 qiejt dhe 7 tokat do të bashkoheshin perkrah
njëra-tjetrës, në krahasim me Kursin e All-llahut do të dukeshin si një unazë e
hedhur në shkretëtirë”.
9. “Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë..
Kjo do të thotë që kujdesi, mirëmbajtja, furnizimi i qiejve dhe i tokës nuk i shkakton lodhje,
pra kjo është çështje e lehtë për të.
Automatikisht AI që kujdeset për Qiejt dhe Tokën dhe nuk ka lodhje nga kjo sjell që AI
është i Gjithëdijshëm për ato, posedon Mbikqyrje Perfekte mbi to, dhe ajo që nuk i vjen
rëndë në menaxhimin e mirmbajtjen e qiejve, tokës dhe gjithçka ka ndërmjet tyre çon në
atë që çdo gjë qoftë krijesë apo çështje është e nënshtruar, e dobët dhe e parëndësishme
përballë Tij e Ai (subhanehu ue teala) bën çfarë Dëshiron, askush nuk i kërkon llogari për
ato që bën, e gjithçka është në varësi dhe në nënshtrim të Tij.
10. All-llahu i LartëMadheruar e mbyll këtë ajet me dy nga Emrat e Tij të Bukur; “Më i
Larti”, “Më i Madhi” që do të thotë se Ai (subhanehu ue teala) është i Lartësuar mbi
krijimin e Tij[54] Askush i cili tejkalon kufinjt e tenton të kapi Statusin e Tij, pos veçse
shtrëngohet në poshtërim dhe dënohet me dënim në botën tjetër. Më i Madhi do të thotë që
asgjë nuk i afrohet, largqoftë asaj që All-llahu të ketë të afërt e të përngjashëm me Të
(subhanehu ue teala), gjithçka është poshtë Tij e Vetëm Atij i takon Krenaria.[55]
Ka fakte për Madhështinë e këtij ajeti, dhe çdo musliman duhet ta mësojë atë përmendësh,
ta ketë në zemrën e tij dhe të punoj me kuptimet e tij. Transmetohet nga Ebu Hurejre se
Profeti sel All-llahu alejhi we ehli we selam njëherë i kishtë thënë: “Kur shkon në shtrat
(në darkë, në kohën e gjumit), duhet të recitosh Ajetin e Arshit (Fronit) nga fillimi
deri në fund, njëherë që e recitove do të vendoset mbi ty një Rojtar prej All-llahut i
cili do të ruaj ty gjatë gjithë natës e shejtani nuk do të ketë mundësi të të afrohet ty
deri në mëngjes”.[56]
Nga Ubejje ibnu Ka`b transmetohet se Profeti Sel All-llahu alejhi we ehli we selam ka thënë:
“Abdul Mundhir! A e di se cili nga ajetet e Kur'anit është më i madhi?” Ubejje u
përgjigj: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri”. Pastaj Profeti (salAllahu alejhi
ue selem) e pyeti përsëri: “O Abdul Mundhir! A e di se cili nga ajetet e Kur'anit është
më i madhi?” Ubejje u përgjigj: “All-llahu Laaa Ilahe Il-la Hu el Haujjul – Kajjum..”
__________________
[54] “Tefsir et Taberi” vol. 5 f 405.
[55] Ibid.
[56] “Sahihul Buhari” vol. 2 f. 424.
28 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije
Aty pastaj Profeti (salAllahu alejhi ue selem) më preku në gjoks dhe tha: “Lumturi në dijen
tënde, o Abdul Mundhir”.[57]
________________
[57] “Sahihul Muslim” vol. 6 f. 93.

More Related Content

What's hot

Introduction to Usul Fiqh :Basic ideas in Ar-Risalah
Introduction to Usul Fiqh :Basic ideas in Ar-RisalahIntroduction to Usul Fiqh :Basic ideas in Ar-Risalah
Introduction to Usul Fiqh :Basic ideas in Ar-RisalahNaimAlmashoori
 
Difference between quran and hadith
Difference between quran and hadithDifference between quran and hadith
Difference between quran and hadithlakshaysaini
 
Isha forest flower-apr 2014
Isha forest flower-apr 2014Isha forest flower-apr 2014
Isha forest flower-apr 2014Bhim Upadhyaya
 
Reimagining rehabilitation for juveniles committing serious offences
Reimagining rehabilitation for juveniles committing serious offencesReimagining rehabilitation for juveniles committing serious offences
Reimagining rehabilitation for juveniles committing serious offencesHAQ: Centre for Child Rights
 
Karma, gunas, rules and regs
Karma, gunas, rules and regsKarma, gunas, rules and regs
Karma, gunas, rules and regsAnna Syomkina
 
C9 - The Last Sermon of Prophet Muhammad PBUH
C9 - The Last Sermon of Prophet Muhammad PBUHC9 - The Last Sermon of Prophet Muhammad PBUH
C9 - The Last Sermon of Prophet Muhammad PBUHFatin Nazihah Aziz
 

What's hot (11)

Introduction to Usul Fiqh :Basic ideas in Ar-Risalah
Introduction to Usul Fiqh :Basic ideas in Ar-RisalahIntroduction to Usul Fiqh :Basic ideas in Ar-Risalah
Introduction to Usul Fiqh :Basic ideas in Ar-Risalah
 
Saints of sufism
Saints of sufismSaints of sufism
Saints of sufism
 
Feasibility of ijma
Feasibility of ijmaFeasibility of ijma
Feasibility of ijma
 
Difference between quran and hadith
Difference between quran and hadithDifference between quran and hadith
Difference between quran and hadith
 
Finding good muslim spouse
Finding good muslim spouseFinding good muslim spouse
Finding good muslim spouse
 
Isha forest flower-apr 2014
Isha forest flower-apr 2014Isha forest flower-apr 2014
Isha forest flower-apr 2014
 
Reimagining rehabilitation for juveniles committing serious offences
Reimagining rehabilitation for juveniles committing serious offencesReimagining rehabilitation for juveniles committing serious offences
Reimagining rehabilitation for juveniles committing serious offences
 
101 tregime
101 tregime101 tregime
101 tregime
 
Karma, gunas, rules and regs
Karma, gunas, rules and regsKarma, gunas, rules and regs
Karma, gunas, rules and regs
 
History of Hindu Heroism
History of Hindu HeroismHistory of Hindu Heroism
History of Hindu Heroism
 
C9 - The Last Sermon of Prophet Muhammad PBUH
C9 - The Last Sermon of Prophet Muhammad PBUHC9 - The Last Sermon of Prophet Muhammad PBUH
C9 - The Last Sermon of Prophet Muhammad PBUH
 

Similar to Bazat e imanit dhe llojet e teuhidit

Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëLexo dhe Mëso
 
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëRregullatIslame
 
Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit
Besimi i Ehli Sunetit dhe XhematitBesimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit
Besimi i Ehli Sunetit dhe XhematitLexo dhe Mëso
 
Sq Teuhidi
Sq TeuhidiSq Teuhidi
Sq TeuhidiFatos
 
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël iDr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël iLibra Islame
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditLexo dhe Mëso
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditRregullatIslame
 
Disa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetit
Disa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetitDisa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetit
Disa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetitE verteta vjen nga Zoti
 
Fetva rreth shtyllave të Islamit
Fetva rreth shtyllave të IslamitFetva rreth shtyllave të Islamit
Fetva rreth shtyllave të IslamitLexo dhe Mëso
 
Komenti i Librit te Teuhidit – Vellimi - 01
Komenti i Librit te Teuhidit – Vellimi - 01Komenti i Librit te Teuhidit – Vellimi - 01
Komenti i Librit te Teuhidit – Vellimi - 01Lexo dhe Mëso
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëLexo dhe Mëso
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëRregullatIslame
 
The 3 fundamentals
The 3 fundamentalsThe 3 fundamentals
The 3 fundamentalsMohammad Ali
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëLexo dhe Mëso
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëRregullatIslame
 
Sq Njohje e përgjithshme me Islamin
Sq Njohje e përgjithshme me IslaminSq Njohje e përgjithshme me Islamin
Sq Njohje e përgjithshme me IslaminFatos
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijLexo dhe Mëso
 
Amr halid bindja e thellë në allahun
Amr halid   bindja e thellë në allahunAmr halid   bindja e thellë në allahun
Amr halid bindja e thellë në allahunLibra Islame
 

Similar to Bazat e imanit dhe llojet e teuhidit (20)

Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
 
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
 
Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit
Besimi i Ehli Sunetit dhe XhematitBesimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit
Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit
 
Besimi i muslimanit
Besimi i muslimanitBesimi i muslimanit
Besimi i muslimanit
 
Besimi i muslimanit
Besimi i muslimanitBesimi i muslimanit
Besimi i muslimanit
 
Sq Teuhidi
Sq TeuhidiSq Teuhidi
Sq Teuhidi
 
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël iDr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
 
Disa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetit
Disa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetitDisa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetit
Disa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetit
 
Fetva rreth shtyllave të Islamit
Fetva rreth shtyllave të IslamitFetva rreth shtyllave të Islamit
Fetva rreth shtyllave të Islamit
 
Komenti i Librit te Teuhidit – Vellimi - 01
Komenti i Librit te Teuhidit – Vellimi - 01Komenti i Librit te Teuhidit – Vellimi - 01
Komenti i Librit te Teuhidit – Vellimi - 01
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
 
The 3 fundamentals
The 3 fundamentalsThe 3 fundamentals
The 3 fundamentals
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
 
Sq Njohje e përgjithshme me Islamin
Sq Njohje e përgjithshme me IslaminSq Njohje e përgjithshme me Islamin
Sq Njohje e përgjithshme me Islamin
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Amr halid bindja e thellë në allahun
Amr halid   bindja e thellë në allahunAmr halid   bindja e thellë në allahun
Amr halid bindja e thellë në allahun
 

More from E verteta vjen nga Zoti

More from E verteta vjen nga Zoti (20)

Kurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte ShqipKurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte Shqip
 
Rruga e Muslimanit
Rruga e MuslimanitRruga e Muslimanit
Rruga e Muslimanit
 
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
 
E verteta-e-qarte
E verteta-e-qarteE verteta-e-qarte
E verteta-e-qarte
 
Eutanazia
EutanaziaEutanazia
Eutanazia
 
Etika islame
Etika islameEtika islame
Etika islame
 
Etika islame 2
Etika islame 2Etika islame 2
Etika islame 2
 
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
 
Shabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessingsShabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessings
 
Muslim
MuslimMuslim
Muslim
 
Knowledge in islam
Knowledge in islamKnowledge in islam
Knowledge in islam
 
Kitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheismKitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheism
 
Fortress of the muslim
Fortress of the muslimFortress of the muslim
Fortress of the muslim
 
Sword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magiciansSword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magicians
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Emrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkujEmrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkuj
 
Emrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femraEmrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femra
 
Emrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahutEmrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahut
 
Emancipimi i pacip
Emancipimi i pacipEmancipimi i pacip
Emancipimi i pacip
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 

Bazat e imanit dhe llojet e teuhidit

  • 1.
  • 2. 2 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije FALENDERIMET I TAKOJN VETEM ALLAHUT Të gjitha falenderimet i takojn vetëm All-llahut, Atij i lutemi dhe tek AI kerkojmë ndihmë. Lusim All-llahun që të na i fali mëkatet dhe tek AI kërkojmë strehim nga e keqa e veteve tona dhe e keqa e veprave tona. Atë që e përudh All-llahu në rrugë të drejtë, nuk ka kush e humb dhe atë që All-llahu e lë të humbur nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç All-llahut i cili është Një i vetëm dhe pa shok dhe dëshmoj dhe deklaroj se Muhammedi sel All-llahu alejhi we ehlihi we selam është rob dhe i Dërguar i Tij. Dobia e të gjitha punëve është vetëm në dorë të All-llahut, e na udhezoft All-llahu me Udhëzimin e Tij dhe e bëft këtë pune të dobishme për këtë botë dhe për botën tjetër si për lexuesin ashtu dhe për shkruajtësin. AMIN Burimi i çdo të keqeje është devijimi nga e vërteta dhe rruga e saj e drejtë dhe burimi i çdo të mire është ndjekja e së vertetës dhe aderenca në rrugën e drejtë. E vërteta është një stad i fiksuar në të cilin All-llahu (subhanehu ue teala) ka Krijuar krijimin e Tij. All-llahu është Perfekt dhe larg çdo mangësie, nuk egziston asgjë në gjithësi e të mos e ketë Atë (subhanehu ue teala) si Krijues, Mbikqyrës, Furnizues e Rregullues. Krijimi i qiejve dhe i tokës dëshmon për Fuqinë, Urtësinë dhe largësine e tejskajshme të All-llahut nga çdo gabim apo mangësi. AI është Shpikësi i qiejve dhe i tokës pa një model të mëparshem (El-Fatir) dhe Ai është Ehad (i vetëm) pa shok dhe Ai është Samed (gjithçka i mbështetët Atij dhe i drejtohet Atij për çdo nevoje dhe Ai nuk ka nevojë për asgjë e askënd!). “Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota të tjerë pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zoti i Arshit”.[1] [Enbija: 22] Njeriu është krijese e All-llahut, e të mirat në jetën e tij janë në varesi të diturise së tij ndaj së vërtetës dhe pasimit të saj. Nga ana tjetër të keqiat dhe korrupsioni i jetës se njeriut varet nga injoranca e tij ndaj së vërtetës ose mosbindja ndaj se vërtetës dhe mospraktikimi i saj. Ai (subhanehu ue teala) është El-Hakk (i Vërteti) prej Tij derivon e verteta dhe komandat dhe menaxhimet e Tij janë e vërteta. ______________________ [1] Arshi – Froni i All-llahut.
  • 3. 3 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije Shkaku i korrupsionit dhe dizintegritetit, lajthitjes (të keqiave, krimeve,) të njerëzimit rrjedhin nga mosbesimi në All-llahun Krijuesin e qiejve dhe të tokës nga mosbesimi (mohimi) i Urdhërave të Tij dhe nga mosbesimi në të vertetën dhe shkak për të gjitha të mirat në këtë bot është besimi në All-llahun, në urdherat e Tij dhe ndjekja e se vërtetës [Kur'ani dhe suneti]. All-llahu xhel-le xhelalu thotë në Furkan: “..kush i përmbahet Udhëzimit Tim Ai nuk ka për të humbur (ne dynja) e as nuk ka për të dështuar (ne jetën tjetër). E kush ja kthen shpinën Udhëzimit Tim do të ketë jetë të vështire dhe në ditën e kijametit do ta ringjallim të verbër”. [Ta Ha: 123-124] Askush nuk e ndjek udhëzimin e All-llahut përveç atyre që besojnë tek All-llahu, e përkujtojnë atë, e ndjejnë prezencën e Tij, Atributet dhe Madheshtinë e Tij (subhanehu ue teala). Ata që harrojn ta përkujtojnë All-llahun janë të udhezuar keq. Njeriu është i provuar në këtë botë me 2 gjëra: E para; me përkujtimin e All-llahut dhe ndjekjen e udhëzimit të Tij. E dyta; me harrimin e All-llahut dhe daljen nga rruga e Tij. Kështu që njeriu është në një udhekryq në këtë botë. Në rrugë të besimit, ndjekjen e së vërtetës, udhëzimit e lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër, e në rrugë të mosbesimit, devijimit nga udhëzimi dhe mizërise (së qenies se tij) në këtë botë dhe në tjetrën. E kjo e bazuar në ajetin e mësipërm. Kështu që dija me fisnike me anë të së cilës njeriu mund të mësoj veten dhe të mësoj të tjerët është dija mbi Besimin dhe kushtët e Tij. E masa me e mirë për ta mbrojtur veten është dija mbi karakteristikat e mohimit - mosbesimit (Kufrit). Një njeri që i ka në brëndësi të tij keto dy kushte Ai do e dijë rrugën për në lumturinë e tij dhe do e ndjeki atë rrugë duke qenë person i lumtur në këtë botë e në botën tjetër dhe duke u shmangur nga mizerja (e qënies se tij) në këtë botë dhe në botën tjetër. All-llahu (subhanehu ue teala) është AI i cili na udhëzon në në të vërtetën e nëse në bëjmë mirë kjo është vetëm prej All-llahut e nëse gabojmë kjo është prej veteve tona dhe shejtanit. E lusim All-llahun të na i fali gjynahet dhe të na i fali lëshimet tona ose kur harrojmë. BAZAT E BESIMIT (IMANIT) All-llahu thotë në Kur'an: “I dërguari i besoi asaj që ju shpall prej Zotit të Tij, e ashtu edhe besimtarët, Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij, në nuk bëjm dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij dhe thanë: “Ju
  • 4. 4 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije përgjigjem (thirrjes), dhe respektuam (urdhrin). Kërkojme faljen Tënde o Zoti yne! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë.” [Bekare: 285] Ai (subhanehu ue teala) thotë: “O ju që besuat, besoini vazhdimisht All-llahut të dërguarit të Tij, librit që gradualisht ja shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë, Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dërguarve të Tij dhe botës tjetër, Ai ka humbur tepër larg.” [En Nisa: 136] All-llahu gjithashtu thotë në suren [Bekare: 177]: “Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e Atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve...” Kur Xhibrili (alejhi selam) i erdhi profetit (salAllahu alejhi ue selem) në formën e njëriut ndërkohë që ishte me sahabët e pyeti për Islamin, Imanin dhe Ihsanin dhe Resulullahu (salAllahu alejhi ue selem) për Imanin ju përgjigj se është Besimi në All-llahun, Engjëjt e Tij, Librat e Tij, Pejgamberët e Tij, ditën e gjykimit dhe Kadanë e Kaderin.[2] Këto janë 6 shtyllat e imanit dhe me keto u derguan Librat dhe profetët. Nëse dikush nuk beson plotësisht në të gjitha keto shtylla në menyren e legalizuar nga All-llahu (Kur'an dhe Sunet), ose mohon cilëndo nga këto shtylla atëhere Ai përson behet Kafir (jobesimtar). KUPTIMI I IMANIT [BESIMIT] Kjo pjesë është shkëputur nga tefsiri i Ibn Kethirit në komentimin e ajetit 3 bekare (el-ledhine ju`minune..) ju`minun-amenu-iman. Ebu El-Ahwas ka thënë se `Abdullah ka thënë: "Iman është të besosh''. `Ali bin Ebi Talha Ka raportuar se Abdullah Ibn `Abbas ka thënë: “të cilët besojnë” që kanë besim. Gjithashtu, Ma`mar ka thënë se Az-Zuhri ka thënë, "Iman janë veprat'' në vazhdim, Ebu Xha`fer Er-Razi tha se Er-Rabi` bin Enas ka thënë se: “Ata kanë besim”, do të thotë se kanë frikë All-llahun”. Ibn Xherir ka komentuar: "Këndvështrimi më i preferuar është Ai i të përshkruarit që besojnë të fshehtën me zemër, vepra dhe gojë. Në këtë rast, frika e All-llahut është e përfshirë në kuptimin e përgjithshëm të imanit i cili kerkon implementimin në vepra dhe fjalë. '' Kështu që Iman është të besuarit e All-llahut, Engjejve të Tij, Librave të Tij, Pejgamberëve të Tij, Ditës së Gjykimit, kadase dhe kaderit duke e besuar me zemër, shprehur me gjuhë e praktikuar me gjymtyrë. Në bazë të ajetëve kur'anore Imani përfshin besimin, veprat dhe pohimin me gjuhë. ____________________ [2] Transmeton Muslimi prej Umer ibn hatabit e Buhariu prej Ebu Hurejres.
  • 5. 5 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije Pra është kusht që të mos ketë konflikt midis besimit të zemrës me pohimin e gjuhës dhe aplikimin me gjymtyrë pasi në munges të njërës prej ketyre besimi është Fals dhe nuk vlen. Ka shume hadithe që flasin për Imanin i cili ngrihet dhe ulet në baze të veprave[3], dhe kjo edhe njëhere dëshmon atë që thamë më sipër. Disa dijetarë e kanë shpjeguar Imanin edhe si frikë ndaj All-llahut dhe frika është zemra e besimit dhe e diturisë, ashtu siç All-llahu thotë në Kur'an: “...Po All-llahut nga robërit e Tij ja kanë frikën vetëm dijetarët...”. [Fatir: 28] BESIMI NË ALL-LLAHUN (SUBHANEHU UE TEALA) Besimi në All-llahun e Lavdëruar dhe të Madhëruar është bindja (e besimi) e patundshme dhe e paluhatshme se All-llahu është Krijuesi, Mbizotëruesi, Zoti i gjithçkaje dhe se AI (subhanehu ue teala) dhe vetëm AI meriton adhurim të pandashem dhe të dedikuar vetëm Atij (adhurim i cili merr formën e namazit, zekatit, agjërimit, lutjeve, shpresës, dashurisë, frikës, nënshtrimit, dorëzimit) që AI është i dalluar me atributet e perfeksionit dhe askush nuk i përgjan Atij në asnjë prej Cilësive apo Emrave të Tij dhe se All-llahu është larg çdo inperfeksioni dhe është Mbizotëruesi Absolut i gjithçkaje. LLOJET E TEUHIDIT Besimi në All-llahun përfshin teuhidin (njësimin e Tij) në 3 fusha: 1. Njësimin e Tij në Zotërim (Rububije) 2. Njësimi i All-llahut në adhurim (Uluhije) 3. Njësimi i Tij në Emrat dhe cilësitë (atributet) e Tij (Esma wes Sifat) Janë 3 lloje teuhidi të cilët tregojn kuptimin e të besuarit në All-llahun të Parin pa fillim dhe të Fundit pa mbarim.[4] NJËSIMI NË ZOTERIM – TEUHIDI RUBUBIJE Fjala Zot (Rabb) në vetvete relacionohet me Dominimin dhe Kontrollin[5]. Zotërimi i All-llahut mbi krijimin e Tij do të thotë që vetëm AI është Krijuesi, Zotëruesi, Rregulluesi i punëve të tyre, (krijimit). ____________________ [3] Murxhiat janë Ai grup i humbur që e mohojn këtë, duke thënë se Imani është i panvarur nga veprat. [4] Shih: “Sharh el Akide el Tahawijeh” f. 76, dhe “Teisir el Aziz el Hammed” f .17 si dhe “Er Rawda en Nidijjeh” f. 9 bazuar në “Medarixh es Salikin”. Gjithsesi ka prej dijetarëve që kan thënë se janë 2 lloje të teuhidit (shih “Sharh el Akide el Tahawijeh” f. 88 dhe “Fethu el Mexhid” f. 15.). [5] Shih: “El Misbaah el Munir”
  • 6. 6 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije Që të atribuohet kriteri i Zotërimit (absolut) në mënyre të rregullt duhet që të jetë bindja që jeta dhe vdekja janë të pashmangshme dhe janë vetëm në Dorën e Tij, All-llahu është Krijuesi i përgjithshëm, që All-llahu ka fuqi mbi njeriun dhe mund ti dhurojë dhe mund ti shtrëngojë, krijimi dhe Fuqia janë të Tij. All-llahu (subhanehu ue teala) thotë në Kur'an: “...Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madheruar është All-llahu, Zoti i botëve” [Araf: 54] Brenda këtij teuhidi gjendet dhe besimi se All-llahu Di dhe ka përcaktuar të ardhmen dhe se asgjë nuk del jashtë Dijes së Tij. Kjo është bindja që çdo gjë ndodh me Dijen, Vullnetin, dhe Fuqinë e All-llahut.[6] Në fjalë të tjera ky teuhid do të thotë besim se All-llahu është Ndërmarrësi dhe Egzekutuesi Absolut i veprave në univers ndërmjet krijimit, administrimit, organizimit, ndryshimeve, shtimit, pakësimit, jetës, vdekjes, si dhe veprimeve të tjera e askush nuk është i asociuar me All-llahun, e Atij i takon e tërë Krenaria dhe vetëm i Tij është Pushteti. Ekspresione shumë të qarta të teuhidit gjenden në çdo kaptinë të Kur'anit, është si një bazë (themel) për çdo lloj tjetër të teuhidit, ku vetëm Krijuesi, Rregulluesi, Zotëruesi, Meriton adhurim, nënshtrim, lutje, e Atij dhe vetëm Atij i takon lavdërimi, falenderimi, madhërimi, përkujtimi, tek Ai duhen drejtuar të gjitha shpresat dhe frika. Të gjitha aktet e adhurimit duhet të drejtohen vetëm tek Ai i cili ka Fuqi të Krijojë dhe të Komandojë. Nga ana tjetër, Krijuesi, Rregulluesi, Zotëruesi është i vetmi që i meriton atributet e Madhështisë, Bukurisë[7] dhe perfeksionit. Eshtë e pamundur që keto karakteristika ti zotëroj dikush që nuk është i Gjith-dijshëm, i Gjithfuqishëm, i Gjithdëgjueshëm, Shikuesi i gjithçkaje, Veprues i çdo gjëje që deshiron, i Dijshëm dhe Perfekt në çdo Fjalë dhe Vepër të Tij.[8] Kjo është pse në Kur'an e gjejmë të cekur teuhidin rububije (të zotërimit) në kontekstin e falenderimit të All-llahut, adhurimit të Tij, nënshtrimit dhe dorëzimit ndaj Tij gjithashtu në kontekstin e informimit të Cilësive (Atributeve) dhe Emrave të Tij (subhanehu ue teala). ___________________ [6] “Sharh el Akide Tahewijjeh” f. 76-77 dhe “Teisiir El Aziz El Hamed” f. 17-18 [7] Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:”Allahu është I Bukur dhe e do të bukurën, kurse mendjemadhësia është mosmirënjohja ndaj Allahut dhe nënçmimi i njerëzve”. [Muslimi] [8] “Fathu El Mexhiid” f. 13 si dhe “El Asilah wel Ajwibah” (pyetje dhe përgjigje) f. 29- 30.
  • 7. 7 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije Në kontekstin e falenderimit (Hamd-it) muslimanët recitojn çdo herë në namazet e tyre: “Falenderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botrave”. [Fatiha: 1] All-llahu (subhanehu ue teala) thotë: “Atëherë Falenderimi i qoft All-llahut, Zotit të qiejve dhe Zotit të tokës, Zotit të botërave”. [El Xhathije: 36] Ne kontekstin e dorëzimit dhe nënshtrimit tek All-llahu, Ai (subhanehu ue teala) thotë: “Thuaj: Ska dyshim, udhëzimi i All-llahut është udhëzimi i vetëm, dhe në jemi urdheruar t’i dorëzohemi Zotit të gjithësise .[alemin (engjejve, njerzve, xhineve, të gjith krijimit)]”. [El En Amë: 71] Ne kontekstin e drejtimit të qëllimit dhe vullnetit në menyrë të sinqertë kah All-llahu, All-llahu xheleshanuhu thotë në Kur'an: ‘Thuaj: “Pa dyshim Namazi im, kurbani im, jeta ime, vdekja ime janë vetëm për All-llahun Zotin e botëve.” [El En Amë: 162] Ne kontekstin e të kërkuarit ndihmë vetëm nga All-llahu, Në Kur'an thuhet: “Thuaj: “A përveç All-llahut, Krijues i qiejve dhe i tokës, që ushqen të tjerët ndersa Vet nuk ushqehet, të pranoj Zot tjetër?” Thuaj: “Une jam i urdhëruar të jem i pari që bindem dhe (urdhërohem) të mos bëhem kurrsesi nga idhujtarët”. [El En Amë: 14] Ne kontekstin e thirrjes dhe lutjes All-llahu xheleshanuhu thotë: “Lutni Zotin tuaj të përulur e në heshtje (duke e fshehur adhurimin), Ai nuk i do ata që e teprojnë.” [El Arafë: 55] Në kontekstin e adhurimit AI (subhanehu ue teala) thotë: “E ç'kam unë që të mos e ardhuroj atë që më krijoi dhe te Ai kthehemi.” [Ja Sinë: 22] “O ju njerëz, adhuroni Zotin tuaj i cili ju krijoi juve dhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpetuar). Ai, i Cili për ju e bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju leshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai shokë nuk ka).” [Bekare: 21 – 22] Ne gjithashtu gjejmë në Furkan ajete në të cilat kombinohet teuhidi Rububije, me atë Uluhije dhe me atë të Emrave dhe Cilësive të Tij. Një ajet i tillë është edhe ajetul Kursij: “All-llahu është Një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është Mbikqyrës i Përhershëm i Përjetshëm. Atë nuk e kap as kotje as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai Di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija – sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën, kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i Larti, më i Madhi”. [Bekare: 255] Krijuesi i qiejve dhe i tokës është Një i vetëm larg çdo përngjasimi, është i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim, Sunduesi, Mbikqyeresi, i Pastri, i Shenjti, Madhështori, Nënshtruesi, Dëgjuesi, Fisniku, Gjithpërfshirësi, Jetëdhenësi, Jetëmarrësi, i Vetmi, i Dukshmi, i
  • 8. 8 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije Padukshmi, i Dhembshuri, Udhëzuesi, Drita, Atij i takojn Emrat me të bukur, nuk ka Zot tjetër përveç Tij, Zot i arshit bujar më i Larti me i Madhi, Fisniku Krenar. Thotë All-llahu në Kur'an: “Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimë se ç'pëshpërit Ai në vetvete dhe në jemi më afër tij se sa damari i qafës së tij.” [Kaf: 16] “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollesitë”. [El Mulk: 14] Nuk ka absolutisht asnjë lloj dyshimi që Ai që krijoi njerëzimin është Ai i cili Mbikqyr mbi njerëzit i Cili Di misteret e tyre më ekstreme dhe është i Mirëinformuar me gjithçka që ata bëjn. Përsa i përket atyre përsonave që e pranojn All-llahun si Krijuesin e përgjithshëm të qiejve dhe të tokës por nuk e besojn atë si Zot të vetëm dhe i shoqërojn të tjerë në adhurim, apo mohojn ose shtrembërojn Emrat dhe Cilësitë e Tij duke i mohuar apo duke i përngjasuar ato me Cilësi të krijesave teuhidi për keta persona nuk ka asnjë lloj vlere pasi ky teuhid, ata nuk i sjell nga pozita e Kufrit (mosbesimit, mohimit) në pozitën e Imanit (besimit, bindjes, respektimit). All-llahu (subhanehu ue teala) na thotë në Kur'an që ata (politeistët) pranuan që All-llahu është Krijues i gjithësisë por përsëri ata mbetën politeistë (mushrik)[9]. E kjo për arsye se ata refuzuan që ta marrin All-llahun si Zot të vetëm, dhe i shoqëronin të tjerë në adhurim dhe ishin që mohonin disa prej Emrave dhe Cilësive të All-llahut, apo i përshkruanin All-llahut Cilësi prej atyre të krijesave, e I Lartmadhëruar e i Lartësuar është AI dhe larg është All-llahu nga ato që i përshkruajnë jobesimtarët. All-llahu thotë në Kur'an për këtë rast: “Dhe shumica e tyre, nuk e beson ndryshe All-llahun vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).” [Jusuf: 106] Muxhahidi ka komentuar këtë varg duke thënë: “Besimi i tyre në All-llahun manifestohej tek thënia e tyre që All-llahu është krijuesi i tyre, i furnizon dhe u merr jetën, por ky besim ishtë i shoqëruar me politeizëm që i shtynte ti shoqëronin All-llahut të tjerë në adhurim.” [10] All-llahu (subhanehu ue teala) na tregon se ata besuan që AI është Krijuesi, Furnizuesi, Zotëruesi: “E nese ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: “All-llahu!” E si pra i kthejnë shpinën?” [Ez Zuhruf: 87] “Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thone: “All-llahu”. Thuaj: “A nuk i frikësoheni?(dënimit)” [Junus: 31] _________________ [9] Shih: “Sharh el Akide el Tahawijeh” f. 79, “Teithir el Itikad” f. 5, “Fethu el Mexhid” f. 17 [10] Shih “Tefsir et Taberi” volumi 16, f. 287.
  • 9. 9 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije Ajetet na tregojnë që kur pyeten kush krijoi qiellin e tokën ata përgjigjen All-llahu, por i gjejmë që vazhdojn të adhurojnë të tjerë përveç Tij.[11] Kështu që jo gjithkush që thotë se All-llahu është Zoti i gjithësisë është besimtar (Njësues) sepse gabon në adhurim, (i shoqëron të tjerë) dhe gabon në Emrat dhe Cilësitë e All-llahut (mohon prej Tyre, ose i cilëson me cilësi të krijesave).[12] Shumica e njerëzve nuk mohojn Krijuesin apo Zotërimin e Tij mbi të gjithë krijimin por shumica e mohimit të tyre vjen nga adhurimi i të tjerëve përveç All-llahut (subhanehu ue teala).[13] NJESIMI NË ADHURIM – TEUHIDI ULUHIJE Njëherë, një mjek, po kalonte një rrugë afër një lumi dhe nga larg dëgjon dikë që po kërkonte ndihmë, dhe nxiton për tek zëri dhe shikon një njeri që po mbytej, e nxjerr nga lumi dhe i jep ndihmën e pare dhe ditën tjetër duke kaluar po në të njëjtën rrugë kesaj rradhe sheh jo më një por dy njerëz që ishin duke u mbytur dhe thotë që kësaj here nuk kam mundësi ti shpëtoj të dy, gjithsesi mendon se çfarë shkakton që keta njerëz të perfundojn në lumë dhe shkon sipër rrugës e shikon një njeri me të meta mendore i cili i kapte njerëzit dhe i hidhte në lumë. Menjëherë merren masat dhe zgjidhet problemi nga rrënjët e tij. Eshtë e njëjta gjë që ndodh sot, është e kotë që të merremi me probleme te cilat herë mbas herë do të dalin pasi në luftojm problemin vet dhe jo atë që e ka shkaktuar atë problem dhe burimi kryesor i të gjithë të këqijave është mosbesimi në All-llahun dhe bërja shok e diçkaje tjetër në adhurim, pra shembulli ynë do të ishte si shembulli i Atij personi që përdit do të kalonte afër lumit e përdit do të zhytej në të për të shpëtuar njerëzit, ndërkohë nëse therrasim në teuhid, pikërisht në këtë teuhid atëherë do të merremi drejtpërsëdrejti me të çmendurin (shirkun e kufrin) që i hedh njerëzit në lumë (në xhehenem). Prandaj All-llahu (subhanehu ue teala) na rikujton në Kur’anin e Tij me shembullin e profetëve të cilët të gjithë pa asnjë perjashtim thërritën në teuhid dhe Ai ishte misioni i tyre. “Ne dërguam në çdo popull të dërguar që tu thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun e largohuni tagutëve (djajve) [adhurimit të tyre]!” [En Nahl: 36] Ata (profetët) (alejhi selam) (paqa dhe Mëshira e All-llahut qoftë mbi ta) thërritën në teuhid pasi e ditën që nëse njerëzit i përgjigjen thirrjes dhe bëhen njësues të All-llahut ata automatikisht i largohen dhe veprave të shëmtuara. ____________________ [11] Ibn Kethir e ka përmendur këtë nen autoritëtin e Abdullah Ibn Abas, Muxhahid, A`ta, Ikrimeh, Esh-Shabee, Katade, Ed-Dahhak, shih “Tefsir Ibn Kethir” vol. 2, f. 494. [12] “Fethu el Mexhid” f. 17. [13] “Ihija Ulum Ed-Din” vol. 1 f. 182 dhe “Sharh el Akide el Tahawijeh” f. 78.
  • 10. 10 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije Njësimi i All-llahut në adhurim. Kjo do të thotë se besimtari mban bindjen e patundshme që All-llahu xheleshanuhu është Zoti i Vërtet dhe nuk ka zot tjetër përveç Tij dhe Ai (besimtari) e drejton adhurimin e tij në menyrë eskluzive vetëm për All-llahun pa i shoqëruar Atij asgjë në adhurim. All-llahu është El Ma`lul[14] (Ai i Cili meriton të adhurohet). Adhurim në arabisht (kuptimi gjuhesor) do të thotë bindje (degjueshmëri), nënshtrim, dorëzim.[15] Disa dijetarë e kanë përkufizuar si dashuri e plotë e shoqëruar me nënshtrim të plotë. Adhurimi i All-llahut (subhanehu ue teala) nuk do të ishte korrekt vetëm se me keto dy kushte: 1.Dashuri e Plotë (e kompletuar, komplete) 2.Nënshtrim i Plotë (i kompletuar, komplete) Nëse mungon njëra nga keto dy kushte, adhurimi nuk është i plotë dhe nuk është korrekt. All-llahu (subhanehu ue teala) duhet të jetë më i Dashur dhe më i Lartë (i Madheruar) se çdo gjë tjetër ne zemrën e robit.[16] Teuhidi Uluhije është i mbështetur në adhurimin e dedikuar eskluzivisht për All-llahun kështu që asnjë aspekt i tij është i drejtuar tek të tjerë përveç All-llahut. Një individ i cili beson All-llahun dhe adhuron vetëm All-llahun dhe askënd tjetër përveç Tij, do, ka frikë, i bindet, respekton, lutet, pendohet, kërkon strehim, shpreson, dhe të gjitha format e adhurimit i drejton ato në menyrë të sinqertë vetëm te All-llahu pa i shoqëruar All-llahut të tjerë dhe duke i dedikuar keto adhurime vetëm dhe vetëm për All-llahun. Ky lloj i teuhidit përfshin në vetvetë edhe teuhidin Rububije dhe Esma wes Sifat dhe e kundërta nuk është e vertet. Kjo sepse teuhidi Rububije i robit nuk do të thotë edhe që njeriu e adhuron All-llahun pa i bërë shok në adhurim. Dhe siç e përmendëm më sipër shumica e njerzve pranojn Zotërimin e All-llahut porse kthejnë shpinën përsa i përket adhurimit të Tij, (subhanehu ue teala). Nga ana tjetër, Ai i cili pranon Njëshmërine e All-llahut si i Vetmi që meriton të adhurohet dhe askush përveç Tij nuk meriton qoftë dhe një grimcë nga ky adhurim automatikisht është e ditur që pohon në të njëjtën kohë që All-llahu është Zot i botërave, që të Tij janë Emrat e Përsosur e të Tij janë Cilësitë e Përosura e të Pamangësishme. ____________________ [14] Është një formë e Faa'l me kuptimin Maful, si përshembull Kitab me kuptimin Maktub shih “El Misbah el Munir”. [15] Shih “Asaas el Beleghah”. [16] “Sharh Kasidet Ibnu el Kajjim” vol. 2 f. 259, “El Ubudijjeh” (Ibn Tejemije) f. 9.
  • 11. 11 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije Adhurimi i sinqert duhet të dedikohet devotshmërisht vetëm tek Një Zot, e jo tek gjithkush apo çdo gjë që ka në një farë mënyre mangësi[17]. Si mund të adhuroj robi atë që nuk ka krijuar njerëzimin dhe as është Mbikqyres dhe Ruajtës i njerëzimit? Apo të adhurojë dikë që në një mënyrë apo tjetër është i mangët? Për këtë arsye Dëshmia e Besimit “ESH SH-HEDU ENNE LA-ILAHE IL ALL-LLAH WE ESH-HEDU ENNE MUHAMEDEN ABDUHU WE RESULUHU” përfshin të gjitha format e tjera të teuhidit. Në shpjegim të kësaj, njësimi i All-llahut në adhurim, përfshin automatikisht njësimin e All-llahut në Zotërimin e Krijimit të Tij, si dhe në Emrat dhe Cilësitë e Tij. Ky lloj teuhidi është caku i fillimit të dinit (dinit islam) dhe caku i fundit të tij.[18] Më tej, i gjithë njerëzimi, xhindët njerëzit u krijuan pikërisht për praktikimin dhe zbatimin e këtij teuhidi (të adhurimit [Uluhije]). All-llahu thotë në Kur'an: “Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit përveç që të më adhurojnë (të vetëm e pa shok)”. [Edh Dharijatë: 56] Ibën Tejemije ka shkruajtur: “Ky teuhid (Uluhije) shënon kufirin (diferencën) midis monoteistëve dhe politeistëve dhe dënimi në këtë botë dhe në botën tjetër është në bazë të këtij teuhidi. Ata që nuk besojnë në të janë mushrik (idhujtare – politeistë).”[19] Për këtë qëllim, All-llahu dërgoi profetët dhe zbriti Librat e Tij, për të thërritur njerëzit që ta adhuronin atë të Vetëm si Zotin e tyre pa i bërë shok në adhurim. Ky lloj i teuhidit është esenca dhe themeli i secilit prej këtyre mesazheve. Ai Xheleshanuhu thotë: “Ne dërguam në çdo popull të dërguar që tu thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun e largohuni tagutëve (djajve) [adhurimit të tyre]!” Por, pati nga ata që All-llahu i udhëzoi dhe pati nga ata që ishin të gjykuar me humbje pra udhetoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve”. [En Nahl: 36] “Ne nuk dërguam ndonjë pejgamber përpara teje e të mos i kemi shpallur Atij se: Nuk ka Zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!” [El Enbija: 25] Kur’ani na thotë që profetët Nuh, Hud, Salih dhe Shuajb (alejhi selam) i thanë keto fjalë popujve të tyre: “Adhuroni All-llahun, nuk ka Zot tjetër përveç Tij”. [Muminun: 23 | Hud: 61 | El A`raf: 65] Gjithashtu All-llahu na tregon në Kur'an se Ibrahimi i tha popullit të tij: “Unë kam kthyer fytyren time Atij që krijoi qiejt e tokën, Hanifen (adhurimi i All-llahut i vetëm, monoteizëm) larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!” [El En Amë: 79] ____________________ [17] Shih: “Sharh el Akide el Tahawijeh” f. 79. [18] Robi bëhet musliman vetëm mbasi ka pranuar dhe deklaruar shehadetin, e del prej tij kur mohon, ose bën shirk të madh. [19] “Risalat El-Hasana we Es-Sejjiah” nga Ibn Tejemije në koleksionin e letrave, f. 261.
  • 12. 12 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije Ky teuhid është esenca e fese islame, dhe dy dëshmitë e besimit janë shtylla e saj e parë. [Shehadeti] Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Islami është themeluar në pesë (5) shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç All-llahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit, dhe pelegrinazhi në kabe”.[20] KUSHTET E TEUHIDIT ULUHIJE – KUSHET E NJËSIMIT NË ADHURIM Njësimi i All-llahut në adhurim (teuhidi uluhije) na obligon në që ti drejtojm dhe ti dedikojm vetëm Atij të gjitha format dhe llojet e adhurimit dhe të pastrojm zemrat tona nga çdo lloj formë tjetër adhurimi. Kjo përfshin shumë obligime, e ndërmjet tyre kemi: 1. Kushti (Obligimi) i dedikimit të dashurisë në menyrë të sinqertë vetëm All-llahut (subhanehu ue teala). Kjo do të thotë që robi nuk duhet të marri asgjë (qoftë prej krijesave apo prej sendeve) si object dashurie më shumë apo aq sa All-llahun e Madhërishëm. Pra dashuria e tij (robit) duhet të jetë e dedikuar vetëm për All-llahun dhe askush – asgjë nuk duhet ta barazoje këtë dashuri. Në fakt, Ai i cili i bashkangjit kesaj dashurie të tjerë përveç All-llahut nuk mund të përshkruhet ndryshe veçse si idhujtar (politeist). All-llahu xhel-le Xhelalu thotë në Furkan: “E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madherojne) ata, sikur (që besimtarët e vertetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë...” [Bekare: 165] Për këtë ajet, në tefsirin e Ibn Kethirit gjejmë: Abdullah Ibn Mesu`d tha: “O i dërguari i All-llahut, cili është mëkati më i madh?“ Ai (salAllahu alejhi ue selem) ju përgjigj: “Ti bësh shok All-llahut duke e ditur që Ai të ka krijuar ty”. Përse besimtarët e duan më shumë All-llahun, e kjo sepse e njohin Madhështinë e Tij, dhe nuk vendosin asgjë para dashurisë për Të (subhanehu ue teala). Për robin të dojë diçka apo dikë aq sa do All-llahun është shirk i madh (Shirk Ekber), gjynah të cilin All-llahu mund ta fali vetëm mbas pendimit të plotë e të sinqert[21]. Nga natyra e tij njeriu ka tendencë të dojë veten e tij, të afërmit, vendlindjen, palën (gruan), si dhe pasurinë. Dashuria e sinqertë ndaj All-llahut nuk do të thotë mohim apo abrogim i këtyre dashurive ______________________ [20] Transmeton Buhariu dhe Muslimi shih “Zaad el-Muslim feema ittefeka alejhi El Bukhari we Muslim” vol. 1 f. 139. [21] “Sharh Kasidet Ibnu el Kajjim” vol. 2 f .268.
  • 13. 13 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije që përmendëm. Ajo që kërkohet nga robi është që dashuria për gjërat e përditshme të kësaj bote të zër vend të dytë e sekondar dhe që dashuria për All-llahun të jetë më e madhe dhe më e rëndësishme se gjithë të tjerat. Kjo gjendje e përgatit robin për sakrificen e asaj që do dhe e çmon për hir të All-llahut kur të vij koha për të bërë zgjedhjen midis dy dashurive. Zgjedhja (vendimi i marrë) tregon se cila dashuri është më e madhja dhe nëse del që ajo e All-llahut është më e madhe atëhere robi është besimtar dhe njesues i All-llahut, e në të kundërt Ai është idhujtar e ka rënë në shirk pasi i ka dhënë dikujt tjetër atë që i takon vetëm Allahut. All-llahu për këtë çështje tërheq vërejtjen për dënim në Kur'an: “Thuaj (o i dërguar): “ Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezerit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështoje, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha keto) janë me të dashura për ju se All-llahu, se i Dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëhere, pritni vendimin (për dënim), All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”. [Teube: 24] Imam Ahmedi ka treguar se Zuhrab Bin Ma`bad ka thënë se gjyshi i tij ka thënë: “ Ishim me të Dërguarin e All-llahut ndërkohë që Ai (salAllahu alejhi ue selem) ishte duke mbajtur dorën e Umer bin Hatab ndërkohë që Umri tha: “Pasha All-llahun, ti o i Dërguar i All-llahut je më i dashur tek unë se çdo gjë tjetër përveç vetes time.” Resulullahu (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Askush prej jush nuk ka besuar deri sa unë të jem për të më i dashur se çdo gjë tjetër, edhe se vetja e vetë”. Umeri tha: “Pasha All-llahun tani je më i dashur te unë edhe se vetja ime” e Resullahu tha: “Tani po o Umër”.[22] Imam Ahmedi dhe Ebu Davudi (ky është versioni i Ebu Davudit kanë shënuar se Ibn Umer ka thënë: “Kam dëgjuar Resulullahun të thotë: “Kur të shkëmbeni me Ilijin (lloj kamate), të ndiqni bishtin e lopes (simbolizon dynjanë), kur të kënaqeni me bujqësinë e te lini xhihadin, All-llahu do të sjelli një denim mbi ju e nuk do ta heqi deri sa ju të ktheheni në fenë tuaj”. 2. Kushti (obligimi) i dedikimit të lutjes, mbështetjes dhe shpresës vetëm All-llahut në çështje që vetëm AI ka fuqi. All-llahu i Lartmadhëruar thotë në Kur'an (përsa i përket lutjes): “Dhe mos lut tjetër kë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjell as dobi e as dëm, e nëse bën atëherë dije se i ke bërë padrejtësi vetes”. [Junus: 106] “Dhe kur të të pyesin robërit e mi për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet.” [El Bekare: 186] Nga Ebu ed-Derda (radiAllahu anhu) transmetohet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut Sel All-llahu alejhi we selam duke thënë: “Nuk ka rob musliman, që e lut All-llahun për vëllanë e tij jo të pranishëm, e që engjëlli mos ti thotë: “Edhe ty të qoftë po ashtu.!”[23] ___________________ [22] Hadithi transmetohet gjithashtu nga Buhariu. [23] Muslimi – Marrë nga Rijadus Salihin.
  • 14. 14 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije All-llahu thotë në Kur'an (përsa i përket mbështetjes [tewek-keltu ala-llahi]): “Thuaj: “Neve nuk na godet asgjë tjetër përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është ndihmëtari ynë”. Prandaj vetëm All-llahut le ti mbështeten besimtarët”. [Tewbe: 51] “Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni nëse jeni besimtarë të sinqert”. [El Maide: 23] “Ata të cilëve kur u thanë njerëzit: “Po tubohen njerëzit për shkak tuajin, kini frikë”, e ajo ua forcoi edhe më shumë besimin dhe thanë: “Na mjafton All-llahu, eh sa Zot i mirë është Ai” dhe u kthyen aleatët me mirësinë e All-llahut.Nuk i qëlloi (besimtarët) kurrfarë e keqe dhe pasuan kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i mirë pa masë.” [Ali-Imran: 173-174] “Kush mbështetet tek All-llahu, pa dyshim Ai i mjafton Atij.” [Talak: 3] “E kur të vendosësh, atëherë mbështetu tek All-llahu.” . [Ali-Imran: 159] Transmetohet nga Ibën Abbasi (radiAllahu anhu) se ka thënë: “Hasbunall-llahu ve ni’me-l-wekil” (Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri Mbrojtës). Këtë shprehje e ka thënë Ibrahimi (alejhi selam) kur e kanë hedhur në zjarr. E ka thënë Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) kur (armiqtë) thanë: “Vërtet njerëzit (armiqtë tuaj) kanë tubuar grumbull të madh (ushtri) kundër jush, andaj frikësohuni. Përkundrazi, kjo ua shtoi e ua forcoi besimin (besimtarëve) dhe thanë: “Hasbunall-llahu ve ni’me-l-wekil”.((Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës ))”. Transmetohet nga Umeri radi All-llahu anhu se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut Sel All-lalhu alejhi we selam duke thënë: “Sikur ju të mbështeteshit në All-llahun me mbështetje të njëmendtë (të plotë), do t'ju furnizonte siç i furnizon shpezët, gëdhijnë të uritur ndërsa ngrysen të ngopur.” All-llahu thotë në Kur'an përsa i përket shpresës: “Vetëm te Zoti ynë e mbajmë shpresën”. [Kalem: 32] “Ai te i cili kam shpresë se do të m’i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.” [Shuara: 82] “O ju që keni besuar, mos u miqësoni me një popull që All-llahu ka shprehur hidhërim kundër tij, popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu si nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë botë, ose në ringjallje (në botën tjetër).” [Mumtehineti: 13] Transmetohet nga Enesi (radiAllahu anhu) se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë: “All- llahu i Madhëruar thotë: “O biri i Ademit, derisa të më thërrasësh dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të fal çka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri te vranësirat e qiellit dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të të fal ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkatet më
  • 15. 15 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më shoqëruar asgjë, do të vijë me falje po aq të madhe” . [24] 3. Kushti (obligimi) i të pasurit frikë vetëm All-llahun. Ai i cili beson se disa nga krijesat e All-llahut, mund ta dëmtojn atë me vullnetin e tyre dhe me fuqinë e tyre [25], dhe si pasoje i frikësohet atyre i kanë bërë shok All-llahut në adhurim dhe po bën shirk të madh. All-llahu (subhanehu ue teala) thotë: “E All-llahu tha:”Mos adhuroni dy të adhuruar sepse Ai (All-llahu) është vetëm një Zot, pra vetëm Mua të ma keni frikën” [En Nahl: 51] All-llahu thotë në Kur'an: “E nëse All-lahu të provon ty me ndonjë të keqë, atë s'mund ta largojë kush pos Tij, e nëse dëshiron të jape ndonjë të mirë, s'ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të, atë që do nga robërit e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë.” [Junus: 107] AI (subhanehu ue teala) thotë: “O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj! Me të vërtetë dridhja e fundit (e Ditës së Kijametit) është ngjarje e madhe. Atë ditë kur shihni që secila femër me fëmijë për gjiri do ta lë atë, dhe secila shtatzënë do ta hedhë frytin e vet (dështojë) dhe do shohësh njerëz të dehur, e ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i tmerrshëm.” [El Haxxh: 1-2] AI Xhel-le Xhelalu thotë: “Përkujto kur Ibrahimi tha: Zoti im, bëje këtë qytet (Mekën) të sigurt, dhe me mbro mua dhe bijtë e mij nga adhurimi i idhujve”. [Ibrahim: 35] Thotë Ibën Tejemije: “E kush mund të ketë garanci kur dhe Ibrahimi bëri këtë dua?” 4. Kushti (obligimi) i të dedikuarit në menyrë të pastër e të plotë njesim vetëm All-llahut në të gjitha format fizike të adhurimit. Tek format fizike të adhurimit hyjnë: Deklarimi i shehadetit (pasi është vepër e gjuhes), falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit, kurbani, haxhi (pelegrinazhi në mekë), e gjithashtu tek format verbale (vepra të gjuhës) ku përmendëm shehadetin hyjn edhe lutjet, kërkimi i ndihmës, kërkimi i faljes, të betuarit (duhet të bëhet vetëm në All-llah), e të gjithë adhurimet e tjera nëse i behen dikujt tjetër përveç All-llahut, apo duke i shoqëruar All-llahut diçka apo dike tjetër në adhurim Kjo është idhujtaria, e ata që i kryejn keto janë idhujtarët (mushrik). _____________________ [24] Tirmidhiu – Hadithi është hasen. [25] Ketu duhet bere dallimi midis frikës në adhurim dhe frikës instiktive, e para duhet drejtuar vetëm drejt All-llahut ne menyre të plotë, e tek robi egzsiton bindja se vetëm All-llahu mund ti shkaktoj Atij dem, me Fuqine, Dijen dhe Vullnetin e Tij dhe se çdo qënie tjetër është thjesht efekt i këtij shkaku. E përsa i përket frikës ndaj kafsheve të egra, armeve, keto janë frikëra instiktive të cilat nuk mangesojn teuhidin mbasi janë të krijuara nga vet All-llahu.
  • 16. 16 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije All-llahu i Lartmadhëruar thotë në Kur'an: “Vërtet All-llahu nuk e fal mëkatin ti bëhet Atij shok, e pos këtij, të tjerat i falë Atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-lahut, Ai ka humbur dhe ka bërë një largim të madh (prej se vërtetës).” [En Nisa: 116] All-llahu (subhanehu ue teala) Thotë: “Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë vetëm për All-llahun, Zotin e botëve”. [En Amë: 162] NJËSIMI I EMRAVE DHE CILESIVE – TEUHIDI ESMA WES SIFAT Ky teuhid është bindja se All-llahu (subhanehu ue teala) është i karakterizuar me atributet e perfeksionit dhe është Unik e pa shok në Cilësitë e Tij, e në Emrat e Tij, (subhanehu ue teala), që është i ndarë nga i gjithë krijimi me keto cilësi dhe atribute dhe është larg çdo lloj mangësie dhe inperfeksioni. Ky njësim (teuhid) përfitohet duke dëshmuar të gjithë Emrat dhe Cilësitë (atributet) që All-llahu ka thënë për Vetveten dhe ato që kanë konfirmuar profetët e Tij në Kur'an dhe në Sunet pa alteruar kuptimin e tyre dhe duke ju përmbajtur kriterit: “Asnjë send (asgjë) nuk është si Ai...(nuk i përngjan)”. [Esh Shura: 11] AI (subhanehu ue teala) thotë: “Thuaj: “Thërrisni: Allah ose thërrisni Er-Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (prej këtyre dy emrave), emrat e Tij janë më të bukurit...” [Isra’ë: 110] “Ai është Allahu, nuk ka zot tjetër pos Tij. Atij i takojnë emrat më të bukur”. [Ta Ha: 8] “Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formëdhënësi. Të Tij janë emrat më të bukur.” [El Hashr: 24] Në interpretimin e vargut “Asgjë nuk është si Ai” Imam Kurtubiu ka thënë: “Besohet në këtë temë se All-llahu me Madhështinë e Tij, Madhërine e Tij, Bukurinë e Emrave dhe Cilësive të Tij, nuk është si asgjë në krijimin e Tij dhe është larg çdo përngjasimi me çdo gjë dhe asgjë nuk mund të përshkruhet me përngjasim me të xheleshanuhu. Në aspektin e sheriatit (Legjislacionit Hyjnor Islam) na bie që të përdorim të njëjtat terma në aparenc për të përshkruar krijimin dhe Krijuesin, porse në realitet Cilësitë (atributet) e El Mukaddim (Nismëtari, Përparësidhënësi. Është Allahu Ai Që sjell çdo send në vendin e vet të duhur.) (subhanehu ue teala), janë të pakrahasueshme me ato të krijimit të Tij.”[26] El Wasiti ka thënë: “Vetvetja e All-llahut nuk është si asnjë vetvete, as Emrat e Tij si emrat e kujtdo tjetër, e as Cilësitë e Tij si cilësit e kujtdo, e as Veprimet e Tij si veprimet e kujtdo tjetër, përveç se në kuptimin që përdoren të njejtat terma (fjalë) ____________________ [26] “Tefsiri el Kurtubi” vol. 16 f. 8 “Metbea` Daar el Kutub el Misrijje”.
  • 17. 17 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije për të përshkruar Atë dhe krijimin e Tij. I Përhershmi është larg të pasurit cilësitë e asaj që është e krijuar, dhe e krijuara është e pamundur që të ketë cilëndo nga Cilësitë e Tij të Përhershme. Ky është besimi i njerezve të së vërtetës, Ehlu sunneh wel xhema`ah.”[27] Një tjetër komponent i këtyre principeve është të vendosurit e bindjes dhe besimit tonë përsa i përket Cilësive dhe Emrave të Tij larg çdo gjëje që është në kontradikt me atë që Ai (subhanehu ue teala) e ka përshkruar Veten e Tij dhe Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) e ka përshkruar. Ky Njësim (i Emrave dhe Cilësive) do të thotë që muslimani nuk duhet të besoj që All-llahu ka grua, fëmije, të barabartë, ndihmës, ndërmjetës (pa lejen e Tij), apo mbrojtës! (subhanehu ue teala)! Në shtesë të kesaj, muslimani duhet të ketë bindjen dhe besimin e tij të plotë se All-llahu është larg çdo inperfeksioni si: gjumi, lodhja, vdekja, injoranca, padrejtësia (i padrejt), harrues, e kështu me rradhe. Të gjitha keto sqarojnë principin e parë i cili vjen me ajetin për të cilin folëm: “Asgjë nuk është si Ai”. Principi i dytë Ky princip (parim) thotë që të vetmit Emra dhe Cilësi të All-llahut janë ato që janë përmendur në Kur'an dhe në Sunet (Fjalën e All-llahut, dhe Sunetin e pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem)). Ato janë të komunikuara në mënyrë të drejtpërdrejt tek në dhe nuk janë fryt i interpretimeve apo manipulimeve. “Ne e zbrtitëm (Kur'anin [fenë islame]), dhe në e ruajm atë”. Kështu që All-llahu duhet të Emërtohet dhe Cilësohet vetëm me Emrat dhe Cilësitë që AI (subhanehu ue teala) e ka përshkruar veten dhe Resulullahu (salAllahu alejhi ue selem) e ka përshkruar atë. All-llahu është i Gjithëdijshëm mbi Veten e Tij, Emrat e Tij, dhe Atributet (Cilësitë) e Tij. All-llahu thotë në Kur'an: “A dini ju me mirë apo Di All-llahu?” [Bekare: 140] Meqënese Ai është i gjithëdijshëm për Veten e Vet, dhe profetët që u derguan ishin të besuar dhe të vërtetë atëherë Emrat dhe Cilësitë e Tij duhet të derivojn vetëm nga Kur'ani dhe Suneti. Ahmed Ibn Hambel All-llahu e mëshiroftë ka thënë: “All-llahut duhet ti atribuohen vetëm ato karakteristika që AI i ka atribuuar Vetvetes ose që janë përshkruar nga i Dërguari i Tij sel All-llahu alejhi we selam, Emrat dhe Atributet nuk duhet të dalin ____________________ [27] “Tefsiri el Kurtubi” vol. 16 f. 9 “Metbea` Daar el Kutub el Misrijje”.
  • 18. 18 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije nga kufijtë e Ku'ranit dhe Sunetit”.[28] Naim Ibnu Hamed, shejhu i Buhairut ka thënë: “Një njeri i cili e krahason All-llahun me krijimin e Tij bëhet kafir (jobesimtar), dhe një person që mohon Cilësitë e All-llahut që Ai i ka përshkruar Vetës ose që Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) i ka përshkruar Atij bëhet jobesimtar (kafir), asnjë nga atributet e All-llahut përmban ndonjë ngjashmëri me krijimin”.[29] Nga sa u tha rrjedh rregulli që adhuruesi i All-llahut është i obliguar të besojë në Emrat dhe Cilësitë e përmendura në Kur'an dhe Sunet. Besimtari duhet ti kuptojë ato duke marrë kuptimin e tyre të pastër dhe të qartë që kanë si terma në gjuhën arabe pa kushte (pa refuzuar disa e pranuar të tjera) alterime kuptimi, apo hamendjeje. Principi i tretë Ky princip, obligon robin që të besoj Emrat dhe Cilësitë e përmendura në Ku'ran dhe Sunet pa investiguar mbrapa natyrës dhe menyrës së tyre. Meqënëse Emrat dhe Cilësitë varjojn në bazë të Atij që ato karakterizojn, të gjejm menyrën se si ato manifestohen varet nga njohja e Atij që i përmban ato karakteristika, dhe si AI vepron me ato karakteristika. Meqënëse në nuk mund të hetojm mbi natyrën e All-llahut, thelbin e natyrës së Tij, Menyrën se si Ai i zbaton Veprat e Tij kështu që nuk mund të pyesim se si manifestohen Atributet dhe Cilësitë e Tij[30]. Për këtë arsye shumë dijetarë në radhet e selefëve kur janë pyetur për mënyren se si All-llahu qëndron mbi arsh kanë thënë: “qëndrimi mbi Arsh dihet, mënyra nuk dihet, besimi në të është obligim, pyetja për të është herezi”.[31] Nëse dikush pyet, “Si zbret All-llahu në qiellin e tokës (pjesen me të ulet të qiejve)” atëherë ne i përgjigjemi “Cila është Natyra e Tij?” nëse pyetësi thotë “Unë nuk e di Natyrën e All-llahut” atëherë ne përgjigjemi “dhe ne nuk dimë mënyrën se si zbret!”. Për të përcaktuar mënyrën e manifestimit të një Cilësie apo Atributi, në duhet të njohim natyrën e Atij që i përket kjo Cilësi apo Atribut, e atributi është një aspekt i Atij që e posedon që varet nga Ai (poseduesi). Si mund të pretendosh që në të shpjegojmë menyrën se si All-llahu Sheh, Degjon, Di, Flet, Zbret, Qëndron mbi Arsh, kur nuk e njohim Natyrën e Tij? Nëse ti dëshmon dhe pranon realitetin absolut se All-llahu posedon të gjitha Cilësitë e Perfeksionit që është larg përngjasimit me krijimin, larg çdo inperfeksioni atëhere duhet të dëshmosh dhe pranosh për të që të Parit e Tij, të Dëgjuarit e Tij, të Folurit e Tij, janë të vertëta dhe që këto karakterizohen nga Perfeksioni dhe pangjashmëria me asgjë tjetër e nuk janë si e folura, e ___________________ [28] “Er-Rraudah en Nidijeh” f. 22. [29] Ibid dhe “Athaf el Kaianat” f. 6. [30] “Menhexh we Dirasat liajaat al Esma we es Sifat” shejh Muhammed el Emin esh Shenkiti f. 25. [31] “Er-Rraudah En-Nidijjeh” f .29.
  • 19. 19 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije dëgjuara, e ulura, e shikuara, e krijesave.[32] Nga sa u tha me sipër, bëhet e qartë që ky teuhid (i Emrave dhe i cilësive) dëmtohet nga disa element të ndryshëm që duhet të evitohen nga muslimanet. Ato janë: 1. Krahasimi - (tashbeeh) Të krahasosh Atributet e Krijuesit me atributet e krijesave, ashtu siç bënë (dhe bëjnë) kristianët duke krahasuar All-llahun (subhanehu ue teala) me IsAin, të birin e Merjemes, çifutët të cilët përngjasuan (krahasuan) Uzeirin me All-llahun, e politeistët (idhujtaret) që krahasojn idhujt e tyre me All-llahun e LartMadhëruar. E në disa sekte të tjera krahasohet Fytyra e All-llahut, me fytyren e njeriut, Dora e All-llahut me doren e njeriut e kështu me rradhe.[33] 2. Distorsioni – (tahrief) Distorsioni (lloj i ndryshimit) rrjedh nga falsitetet në interpretime, nga alterimet e kuptimit apo ndryshimet e kuptimeve. Siç është alterimi i kuptimit të Emrave dhe Cilësive, duke i shtuar apo hequr, ose duke ndryshuar konstruktin gramatikal si në rastin e ajetit Kur'anor: “E All-llahu i Foli Musait me Fjalë (ne menyre të drejtpërdrejt)” ku fjala në arabisht tregon se All-llahu i Foli MusAit dhe nuk do thotë që Musa i foli All-llahut, e ata që e thanë këtë dhe alteruan kuptimin e fjalës synonin mohimin e Cilësisë së të Folurit tek All-llahu. Metoda më e sigurt për tu adoptuar për këtë problem është ajo që adoptuan selefët.[34] Ata konfirmuan atributet që All-llahu i kishte konfirmuar për Veten e Tij dhe që i dërguari Sel All-llahu alejhi we ehlihi we selam kishte konfirmuar për të, pa bërë ndryshime në kuptim (tahreef) dhe pa krahasuar keto Cilësi dhe Emra me krijimin apo emrat dhe cilësitë e krijimit. Ne pohojm Cilësitë dhe Emrat e përmendura në Ku'ran dhe Sunet si, Fytyra, Dy Duart, Qëndrimi mbi Arsh, Zbritja në qiellin më të ulët, Zemërimin e Tij, Kënaqësine e Tij, Xhelozinë e Tij, e kështu me rradhë.., pa i krahasuar këto atribute me ato të krijesave ose krijimit, e nuk i interpretojm duke ndryshuar kuptimin e tyre qoft ky interpretim prej atyre që të çojn në alterimin e kuptimit.[35] Imam Shafiu ka thënë: “Unë besoj në All-llahun dhe në çfarë shpallja (Kur'ani dhe suneti) tregojn për të, në mënyrën që AI ka nënkuptuar (kujdes, behet fjale për kuptimin primar të çdo fjale dhe jo për nënkuptim në ndryshimin e kuptimit primar), dhe unë besoj në të dërguarin e Tij sel All-llahu alejhi we selam dhe në ato _____________________ [32] “Er-Rraudah En-Nidijjeh” f .34. [33] “El-Asilah wel Axhwibah El-Usulij-jeh” Abdul Aziz el Muhammed es-Selman f. 35. [34] Selefët – të paret e hershem [Sahabet, tabiinet, tabitabiinet, Dijetaret e hershëm të këtij Dini]. [35] “El-Fikh el-Akbar” f. 15.
  • 20. 20 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije që kanë të bëjnë me Resulullahun në formën që Ai nënkuptonte (çfarë ka pasur për qëllim me ato që thoshtë)”.[36] 3. Mohimi – (te`tiil) Ky është mohimi i Cilësive Hyjnore dhe mohimi i egzistencës së tyre tek All-llahu, si përshembull mohimi i perfeksionit të All-llahut duke mohuar Emrat dhe Cilësitë e Tij, apo mohimin e detyrimit vetiak në drejtim të All-llahut duke lëne adhurimin e Tij, apo largimin e Tij nga krijimi siç është rasti i atyre që mohojnë që All-llahu ka krijuar universin dhe thonë që është krijuar vetvetiu.[37] Mohimi i qoftë njërës prei Cilësive dhe Emrave të All-llahut është synim në mangësinë e All-llahut, e i LartMadhëruar është Ai nga ajo. E vetë mrekullia e krijimit te qiejve dhe të tokës, krijimit të njeriut, përshtatjes së tokës për banim dhe për gjallërim e kërkon një Krijues Perfekt, pa ngjashmëri dhe Unik në Qenien e Tij dhe Cilesitë e Tij, e nëse All-llahu Zot i qiejve dhe i tokës paska të meta atëherë që të krijonte gjithë këtë ka pasur nevojë për të tjerë, e nëse ka pasur nevojë për të tjerë atëherë ka pasur zota të tjerë? Subhanallah, sikur të kishte zota të tjerë përveç All-llahut ata do të ishin veçuar me krijimin e tyre, ose do të sundonte kaosi, e në nuk po shohim as njërën e as tjetrën, e nuk po shohim as diçka tjetër të ketë krijuar, dhe as të sundojë, e as te marri jetën e as të japi vdekjen, as të nxjerri ditën nga nata e as natën nga dita, e askënd tjetër të zbresi shiun prej së larti përveç All-llahut, ja pra që Përveç All-llahut nuk ka Zot tjetër, e ata që thërrasin në politeizëm thërrasin tek zotat e tyre fallco që as kanë krijuar send, dhe as posedojnë gjë porse dhe vet janë të krijuar dhe kanë nevojë për Krijuesin. Ja, i gjithë sundimi dhe falenderimi i Takon Vetëm All-llahut Zotit të vetëm, Krijuesit të qiejve dhe të tokës dhe gjithçka ka ndërmjet tyre. 4. Tekjif Verifikimi, i mënyrës në të cilën atributet e All-llahut zbatohen e gjithashtu përcaktimi i thelbit të tyre. Metoda e besimit (dhe e marrjes) së Emrave dhe Cilësive të përmendura në Kur'an dhe në Sunet, pa i krahasuar, alteruar (ndryshuar), mohuar, apo verifikuar mënyrën se si ato Egzekutohen është metoda e shokëve (sahabeve) të Resulullahut (salAllahu alejhi ue selem), të pasuesve të tyre (tabiinëve) dhe të pasuesve të pasuesve të tyre (tabitabiinëve). _____________________ [36] “El-Asilah wel Axhwibah El-Usulij-jeh” f .50. [37] “Er-Rraudah En-Nidijjeh” f. 25.
  • 21. 21 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije Përmbledhje e elementëve për tu evituar Esh-Shaukani ka thënë: “Metoda e adoptuar nga sahabët, tabiinët, dhe tabitabiinët është që të marrin provat e Atributeve të All-llahut në kuptimin e tyre të parë (kuptimin parësor), pa ndonjë interpretim fallco, krahasim e as mohim. Sa here që ata pyeteshin për Emrat dhe Cilësitë ata menjëhere do ja nisnin recitimit të faktëve nga Kur'ani dhe Suneti duke evituar çdo referenc tjetër. Ata thanë: “All-llahu ka thënë kështu, dhe kjo është e vetmja gjë me të cilën në preokupohemi. Ne nuk flasim për çfarë nuk kemi dije, dhe as jemi të lejuar nga All-llahu që ta bejme një gjë të tillë.” E nëse pyetësi do të tentonte të përfitonte më shumë prej tyre (nëse Ai do të pyste për mënyrat e Atributeve) ata do ti hakërreheshin Atij dhe do ta kritikonin për interesimin në atë që nuk i përket Atij (pyetësit). Ata (selefët) i ndaluan Atij (pyetësit) të kërkonte atë çfarë nuk mund të përfitohej në menyre tjetër veçse duke rënë në herezi e lajthitje e cila nuk ishte rruga e tyre të cilën e kishin mësuar prej Profetit Sel All-llahu alejhi we selam. Në atë kohë fisnike kishte konsensus përsa i përket Emrave dhe Cilësive të All-llahut dhe rruga ishte një e vetme. Preokupimi i tyre (të parëve) i vetëm [primarja me të cilen merreshin] ishtë çfarë i kishte urdhëruar All-llahu për të bëre, dhe obligimet që u kishte përshkruar për ti përmbushur. Ku përfshihen: Besimi në All-llahun, falja e namazeve, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit, haxhi, udhëzimi i njërzve tek të gjitha llojet e të mirave dhe ndalimi i tyre nga çdo lloj e keqeje, xhihadi, sadakaja, kërkimi i dijes, kërkimi i parajsës dhe shmangja nga zjarri i xhehenemit, kënaqësia në të mira (hallalle) dhe ndalimi i të këqiave (harrameve), të drejtonin ( ti sillnin në rrugë të drejtë) trasgresorët (ata që kalonin kufinjt) sa me shumë të ishte e mundur. Ata kurrë nuk e preokupuan veten e tyre me ndonjë çështje tjetër përveç atyre që All-llahu i kishtë Urdhëruar që ti praktikonin dhe ti përmbushnin, e as e përzien adhurimin e tyre me bidatin (inovacionin në fe) për kërkimin mbas Natyres se All-llahut. Në ato ditë, dini islam ishte i pastër (puro) dhe larg çdo lajthitjeje.”[38] LLOJET E ATRIBUTEVE Atributet e përmendura në Kur'an dhe Sunet (lloji i vetëm) janë të dy katëgorive: 1. Atribute Individuale Keto Atribute janë Karakteristika përbërëse në mënyrë të vazhdueshme të Qënies së All-llahut. _____________________ [38] “Et-Tuhaf fi Medh-hebi es Selef” f. 7 nga Esh-Sheukani.
  • 22. 22 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije Ato përfshijnë: Dijen e Tij, Jetën, Fuqinë, Dëgjimin, Shikimin, Fytyrën, Duart, të Folurit, Krenarinë, Madhështinë, Mëshirën, Vetë Mjaftueshmërine dhe Urtësine e Tij. 2. Atribute që tregojn veprim Keto janë Atributet e lidhura me Vullnetin dhe Fuqinë e All-llahut, si Qëndrimi mbi Arsh, Zbritjen e Tij, Qeshjen, Kenaqësine, Dashurinë, Urrejtjen, Gëzimin, Inatin, etj. Obligimi ynë përsa i përket të dy kategorive të Atributeve është të konfirmojm dhe pohojm përkatësinë e tyre vetëm tek All-llahu i Lartmadheruar në kuptimin parësor dhe të vërtetë që ato janë larg çdo përngjasimi, mohimi, falsiteti (që nuk janë të përmendura në Kur'an dhe Sunet), apo tekj-jif. në duhet të risjellim atë që ka thënë imam Shafiu: “Unë besoj në All-llahun dhe në ato që AI ka dashur që të dimë për të, dhe besoj në të dërguarin e Tij Sel All-llahu alejhi salatu we ehli we selam dhe në çfarë Ai (Sel All-llahu alejhi salatu we ehli we selam) ka thënë për të në mënyrën që e ka aprovuar”. Emrat e All-llahut Emrat e All-llahut janë Emrat me të Cilët Ai (subhanehu ue teala) ka Emertuar Veten e Tij në Kur'an, dhe I dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) e ka Emertuar në Sunet. Secili nga Emrat e Tij i ka si referenc një apo me shumë atribute të Tij. Çdo emër derivon nga një folje e panvarur (foljet tregojn lëvzje ose veprim e në kete rast ky veprim mund të kryhet vetëm nga All-llahu). Si rasti i Emrit I Gjithëdijshmi që derivon nga Dituria, Mëshiruesi derivon nga Mëshira, por si në rastin e Emrit si në rastin e asaj prej nga derivon ato janë të përvetshme dhe nuk kanë ngjashmëri me asgjë. Emri i cili i përmbledh të gjithë Emrat e tjerë është All-llah, e disa dijetarë si Ibn Kajjim el Xheuzije, Et Taberiu dhe SibawAih ishin të mendimit se All-llah derivon nga “El-Ilah” I Adhuruari, apo Zoti, të tjerë ju përmbajtën mendimit që nuk derivon nga asnjë lloj fjale tjetër.[39] Emrat janë përshkruar si Shume të bukur (husna në arabisht), sepse ato përshkruajn Qënien e Përsosur në Cilësi dhe Karaktëristia, larg çdo mangësie. Gjithashtu themi se për çdo Emër që ka përshkruar për veten e Tij, duhen besuar dhe pasojat e Atij Emri, si përshembull kur thuhet Mëshiruesi duhet të besohet dhe në Mëshirën e Tij si pasojë e këtij Atributi. E njëjta gjë gjen aplikim dhe në Emrat e tjerë të përmendur në Kur'an dhe Sunet.[40] _________________ [39] “Fethu El-Mexhid” f. 11. [40] “El Asilah wel Axhwibah El-Usulijjeh” f. 44.
  • 23. 23 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije Numri i Emrave të All-llahut Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejre se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “All-llahu ka 99 Emra, 100 pa 1, kush i numuron ato do të hyj në Xhennet, dhe All-llahu është Tek dhe e do tekun.”[41] Ka një konsensus midis dijetarëve, që numri i Emravë të All-llahut nuk janë të kufizuar me numrin e përmendur nga Profeti Sel All-llahu alejhi we ehli we selam në hadithin e njohur (pasi egziston dhe tjetër si argument që ka më shumë se 99 Emra), i cili thjeshtë ka treguar se Ai musliman që i mëson ato 99 Emra do të hyjë me siguri në xhenet, e nga ana tjetër nuk mohon egzistencën e Emrave të tjerë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) foli për hyrjen në parajsë, por pa thënë të gjithë Emrat e All-llahut.[42] Prova që i Lartmadhëruari ka Emra të tjerë të cilët nuk na i ka treguar është hadithi i Profetit sel All-llahu alejhi we sealm: “Nëse muslimanin e kap ndonjë fatkeqsi duhet të bëjë këtë lutje dhe lutja e tij do të pranohet: “O All-llah, une jam robi yt, i biri i robit tënd, i biri i robit tënd. Ardhmëria ime është në Dorën tënde. Urdhri Yt mbi mua Mbizotëron, dhe Vendimi Yt mbi mua është i drejtë.Unë të thërras me të gjithë Emrat prej Emrave të Tu të Bukur me të Cilët e përshkrove veten tënde, ose i tregove në Librat e Tu, ose ja mësove ndonjërës prej krijesave të Tua, ose që zgjodhe ti mbashë Dijen e gajbit [43], ta bësh Kur'anin gëzimin e zemrës sime, dritën e kraharorit tim, largim prej çdo të irrituare, të keqeje, shqëtësimi” All-llahu do ja largoj të irrituarat, shqëtësimet, dhe do ja zëvendesoje me kenaqësi dhe lumturi. E sahabet thanë: “A duhet ti mësojmë keto fjalë?” E Profeti Sel All-llahu alejhi we ehli we selam u përgjigj: “Po, secilën që e dëgjoni duhet ta mësoni”.[44] Të numërosh Emrat e All-llahut do të thotë ti mësosh ato, ti përmendësh në zemrën tënde, ti kuptosh ato, të meditosh mirë mbi to, ti ruash, të veprosh e ta therrasësh All-llahun me to. kështu që hadithi shpjegohet se kushdo që i ka sjellë ato Emra në memorje, ka menduar mbi implikimet midis tyre, ka respektuar kuptimin e tyre, ka drejtuar vetveten në përputhshmëri me to, Shenjtëruar Pronarin e Tyre pa dyshim do të shpërblehet me madhështine e Parajses.[45] _________________ [41] Transmetojn Buhariu, Muslimi, NesAiu, Ibn Maxhe. Shih Sahihul Buhari vol. 5 f. 372. [42] “El Esma Wes-Sifat” f. 6 Buhariu, Sahihul Muslim Bishar an-Nawawi vol. 17 f .5. [43] E fshehta, e padukshmja. [44] Sahih nga burime të ndryshme, Ahmedi, ebu-Ja`la, El-Bezzar, [45] “Al Esma Wes Sifat” f 6, “El Asilah wel axhwibah el Usulijjeh” f.45, etj.
  • 24. 24 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije Prova për teuhidin e Emrave dhe cilësive Provat për këtë teuhid janë shumë të gjera dhe nuk është aspak vështirë të gjenden në Kur'an dhe sunet, përkundrazi rralle gjenden sure dhe hadithe të cilat nuk përfshijnë përmendjen e Emrave dhe Cilësive të All-llahut. Kur'ani i numuron ato, na përkujton me to në aspektin e të gjith subjekteve të tij si teuhidi (Njësimi i All-llahut), adhurimi, legjislacioni, hallalli, harrami, premtimi, paralajmerimi, tregimet dhe parabolat (lloj krahasimesh). në këtë rast do të flasim për një sure e cila përfshin teuhidin e Emrave dhe Cilësive të All-llahut, dhe një ajet i cili konsiderohet nga më madhështorit në Kur'an. Surja për të cilën bëhet fjalë është surja El-Ihlas e Resulullahu ka thënë për të që është sa 1/3 e Kur'anit[46] e All-llahu thotë në Kur'an: “Thuaj: Ai All-llahu është Një. All-llahu është Ai që çdo krijese i drejtohet për çdo nevojë. As ka lindur kë, e as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. Kjo sure e përshkruan All-llahun me të gjitha perfeksionet dhe mohon çdo mangësi tek Ai (subhanehu ue teala). I Vetmi (Ehad) do të thotë që nuk ka të ngjashëm, AI (subhanehu ue teala) është Unik dhe asgjë nuk gëzon karakteristikat e perfeksionit të cilat janë vetëm të All-llahut dhe të askujt tjetër. Es Samed - Strehimtari. Është Ai, tek mëshira e të Cilit gjen strehim besimtari i përulur para Madhështisë së Tij. Është Ai për të Cilin ka nevojë çdo krijesë, kurse Ai nuk ka nevojë për asnjë prej krijesave. Ai është Zotëria dhe Sunduesi i vetëm i Universit. E në këtë rast, Ehad mohon çdo inperfeksion kurse Samed konfirmon atributet e Perfeksionit dhe Madhështisë tek All-llahu.[47] Kjo shpjegon se pse Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë se kjo sure është sa një e treta e Kur'anit. Ajo përmbledh më së miri të gjith besimin Islam i cili afirmon atributet e All-llahut me Perfeksion, dhe mohon çdo mangesi e në të njejtën kohë tregon se vetëm Ai meriton të adhurohet dhe ti drejtohemi. Në komentimin e tij për këtë sure Ibn Kajjim el-Xheuzijje ka thënë: “Surja El-Ihlas përfshin teuhidin e dijes, besimit dhe gjithçka që duhet konfirmuar për All-llahun.” Ehad (I Vetmi) tregon mohimin absolut të çdo lloj asocimi apo përngjasimi me diçka tjetër. Es Samed tregon Vet Mjaftueshmërinë në një anë dhe në anën tjetër nevojën e vazhdueshme të krijimit për Të. Vazhdohet me mohimin e çdo familjeje, fëmije duke afirmuar edhe njëherë Vet Mjaftueshmërinë, dhe refuzon çdo lloj përngjasimi, krahasimi me çfarë do lloj gjëje tjetër. Çdo gjë (egzistenca – krijimi) është e varur _________________ [46] Buhariu prej “Ebi seid el khudra” (sahihul Buhari vol. 9 f .49 si dhe ”Zaad el mea`d” vol. 1 f. 82. [47] “Fethu El Beerii” vol. 9 f. 50.
  • 25. 25 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije dhe relative përveç All-llahut që është absolut. Çdo gjë varet në menyrë konstantë prej Atij i Cili është Unik në Qënien e Tij, në Emrat e Tij, në Cilësitë e Tij dhe në të Drejtat e Tij”.[48] Ajeti për të cilin donim të diskutonim është Ajetul - Kursij, i cilësuar nga Abdullah Ibn Mesu`d (prej Profetit (salAllahu alejhi ue selem)) si vargu më madhështor i Kur'anit” “All-llahu është Një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është Mbikqyrës i përhershëm i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotje as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndermjetësoje tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai Di, të tjerët dine vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija – sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën, kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është me i Larti, me i Madhi”. [Bekare: 255] Ne vazhdim komentimi i këtij ajeti do të shkëputet nga Tefsiri i Ibn Kethirit, Ibid dhe At Tabariu. Në këtë ajet gjenden 10 deklarata: 1. All-llahu është Një, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Atij. Në këtë pjesë të parë vihet re qartë Njësimi i All-llahut në Adhurim dhe Zotërim dhe kjo deklaratë është e ngjashme me Dëshminë e Besimit. 2. Ai është Mbikqyrës i përhershëm i përjetshëm. Imam Ahmedi prej Esma` Bint Jezid thotë se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë për dy ajetet ku përmenden emrat “El-Hajjul, El-Kajjum” (ajetul kursij dhe Ali Imran ajeti 2): “Ato përmbajn Emrat më Madhështor të All-llahut”.[49] El Hajjul – Ky është Allahu, i Gjallë në Gjallërinë e Tij të Përhershme, pa fillim dhe të përjetshme, pa mbarim. El Kajjum – I përjetshëm, Të Cilit nuk i ka paraprirë mosegzistenca dhe është i Përjetshëm e i Përhershëm në sundimin e Tij. Ai i Cili kujdeset dhe mbron të gjith krijimin: AI i Cili kujdeset dhe mban të gjithë jetën e krijimit, dhe menaxhon të gjitha çështjet e universit. Ai Mbikqyr gjithçka: E Furnizon atë, e Ruan atë, Shikon mbi të, e menaxhon në mënyrën dhe për qëllimin që do.[50] Dy Emrat El-Hajjul El Kajjum janë ndër Emrat më madhështorë të All-llahut, mbi ta janë bazuar Emrat e tjerë, dhe rreth tyre vërtitet kuptimi i tyre. Jetëdhënësi kerkon Atributet e _________________ [48] Shtuar nga Ai që e përgatiti. [49] Ebu Davud, Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Tirmidhiu ka thënë për të që është Hasen – Sahih – Shih Tefsir Ibn Kethir. [50] “Tefsir et Taberi” vol. 5 f. 388, “Sharh el Akide at-Tahawije” f. 124, “El Esma wes Sifat” f. 48.
  • 26. 26 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije Perfeksionit dhe nuk mund të ketë mangësi në njërin prej atributeve pasi shënon mangësi për të gjithë atributet e tjera. Kështu që All-llahu është i përshkruar vetëm nga perfeksioni dhe vetëm Ai është që jep Jetë dhe Vdekje. Ai (subhanehu ue teala) është larg të pasurit nevojë për dikënd apo diçka pasi gjithësia është nën Mëshirën e Tij.[51] 3. Atë nuk e kap as kotje as gjumë. Do të thotë që All-llahu është larg çdo të mete, qoftë kjo lodhje, nevojë për pushim apo për diçka, është i Informuar dhe i Gjithdijshëm për gjithçka dhe asgjë nuk i është e fshehur (sekrete). Me këtë deklaratë All-llahu thotë se Atë nuk e kap kotja e as gjumi stad i cili është më i fuqishëm se i pari (kotja). Eshtë regjistruar në Sahihet se Ebu Musa ka thënë: Resulullahu mbajti një fjalim që kishte të bënte me katër gjëra: “All-llahu nuk flë gjumë e as i takon Madhërisë së Tij të flë gjumë. AI ul peshoret dhe i ngre ato. Veprat e ditës paraqiten përpara Tij para veprave të natës dhe veprat e natës paraqiten përpara Tij para veprave të ditës. Velloja e Tij është Drit, ose Flak, e nëse e heq atë (vellon) Rrezet nga Fytyra e Tij do të digjnin çdo gjë nga krijimi që takonte shikimi i Tij”. 4. Gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Tregon se çdo gjë është dhe i përket vetëm All-llahut, është pjesë Mbretërisë së Tij, është nën Pushtetin dhe Autoritetin e Tij. Kjo e ngjashme me ajetin Kuranor: “Nuk ka asgjë në qiej e në tokë, vetëm se vjen tek All-llahu si rob.Ai me Diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë ata, dhe i ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktë. Dhe në ditën e kijametit secili do t'i paraqitet Atij i vetmuar”. [Merjem: 93-95] 5. Thënia e All-llahut: “Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij” e bën të qartë satusin e teuhidit Rububije, dhe Uluhije. Çdo njeri është rob i All-llahut. Njeriu nuk i kalon kufinjt e Atij statusi kështu që nuk mund të interferoj me All-llahun pa lejen e Tij. Akidja jone bën një dallim shumë të qartë midis Qënies Supreme dhe adhuruesve. Ata janë larg ngjashmërive, qoftë edhe në një karaktëristik të vetme.[52] 6 dhe 7. All-llahu Thotë: “.. e Di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai Di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar..” Kjo dëshmon edhe njëherë që Dija e Tij përfshin në mënyrë konstante të gjitha vendet dhe çdo gjë. Ky ajet gjithashtu prek dobësinë e qënieve njerëzore dhe limitimet e njohurive të tyre, njohuri të cilat nuk i kalojn limitet të cilat All-llahu i ka përcaktuar e kështu 7. “të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka deshiruar”.[53] Dija për këtë e bën muslimanin të nënshtruar ndaj limiteve që ka përcaktuar All-llahu, të shpejt për tju kthyer All-llahut me pendim dhe falenderime. E gjithashtu e bën ti shmanget arrogancës dhe vetkënaqësisë. _____________________ [51] “Sharh El Akide at-Tahawijje” f. 124-125. [52] Ibid. [53] “Tefsir et Taberi” vol. 5 f. 396, 397.
  • 27. 27 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije 8. All-llahu i LartëMadhëruar thotë: “Kursija e Tij (dija – sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën”. Waki` ka treguar në tefisrin e tij se Abdullah ibn Abas ka thënë se: “Kursija është vendi ku vendos Këmbët All-llahu (subhanehu ue teala) dhe askudh nuk është i aftë për të konsideroj Fronin (Arshin) e All-llahut”. Nga Ad-Dahhak transmetohet se Adbullah ibn Abas ka thënë: “Nëse 7 qiejt dhe 7 tokat do të bashkoheshin perkrah njëra-tjetrës, në krahasim me Kursin e All-llahut do të dukeshin si një unazë e hedhur në shkretëtirë”. 9. “Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë.. Kjo do të thotë që kujdesi, mirëmbajtja, furnizimi i qiejve dhe i tokës nuk i shkakton lodhje, pra kjo është çështje e lehtë për të. Automatikisht AI që kujdeset për Qiejt dhe Tokën dhe nuk ka lodhje nga kjo sjell që AI është i Gjithëdijshëm për ato, posedon Mbikqyrje Perfekte mbi to, dhe ajo që nuk i vjen rëndë në menaxhimin e mirmbajtjen e qiejve, tokës dhe gjithçka ka ndërmjet tyre çon në atë që çdo gjë qoftë krijesë apo çështje është e nënshtruar, e dobët dhe e parëndësishme përballë Tij e Ai (subhanehu ue teala) bën çfarë Dëshiron, askush nuk i kërkon llogari për ato që bën, e gjithçka është në varësi dhe në nënshtrim të Tij. 10. All-llahu i LartëMadheruar e mbyll këtë ajet me dy nga Emrat e Tij të Bukur; “Më i Larti”, “Më i Madhi” që do të thotë se Ai (subhanehu ue teala) është i Lartësuar mbi krijimin e Tij[54] Askush i cili tejkalon kufinjt e tenton të kapi Statusin e Tij, pos veçse shtrëngohet në poshtërim dhe dënohet me dënim në botën tjetër. Më i Madhi do të thotë që asgjë nuk i afrohet, largqoftë asaj që All-llahu të ketë të afërt e të përngjashëm me Të (subhanehu ue teala), gjithçka është poshtë Tij e Vetëm Atij i takon Krenaria.[55] Ka fakte për Madhështinë e këtij ajeti, dhe çdo musliman duhet ta mësojë atë përmendësh, ta ketë në zemrën e tij dhe të punoj me kuptimet e tij. Transmetohet nga Ebu Hurejre se Profeti sel All-llahu alejhi we ehli we selam njëherë i kishtë thënë: “Kur shkon në shtrat (në darkë, në kohën e gjumit), duhet të recitosh Ajetin e Arshit (Fronit) nga fillimi deri në fund, njëherë që e recitove do të vendoset mbi ty një Rojtar prej All-llahut i cili do të ruaj ty gjatë gjithë natës e shejtani nuk do të ketë mundësi të të afrohet ty deri në mëngjes”.[56] Nga Ubejje ibnu Ka`b transmetohet se Profeti Sel All-llahu alejhi we ehli we selam ka thënë: “Abdul Mundhir! A e di se cili nga ajetet e Kur'anit është më i madhi?” Ubejje u përgjigj: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri”. Pastaj Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e pyeti përsëri: “O Abdul Mundhir! A e di se cili nga ajetet e Kur'anit është më i madhi?” Ubejje u përgjigj: “All-llahu Laaa Ilahe Il-la Hu el Haujjul – Kajjum..” __________________ [54] “Tefsir et Taberi” vol. 5 f 405. [55] Ibid. [56] “Sahihul Buhari” vol. 2 f. 424.
  • 28. 28 | Bazat e Imanit dhe llojet e Teuhidit – Me shprehje të Shejhul Islam Ibën Tejmije Aty pastaj Profeti (salAllahu alejhi ue selem) më preku në gjoks dhe tha: “Lumturi në dijen tënde, o Abdul Mundhir”.[57] ________________ [57] “Sahihul Muslim” vol. 6 f. 93.