SlideShare a Scribd company logo
Jonuz Kola - Gertion Çobo 
V I K T I M A T 
E MUNICIONEVE 
NË SHQIPËRI 
Vështrim i përgjithshëm i gjendjes dhe nevojave 
Jonuz Kola - Gertion Çobo Viktimat e municioneve në Shqipëri
Jonuz Kola - Gertion Çobo 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI 
Vështrim i përgjithshëm i gjendjes dhe nevojave
Jonuz Kola 
Gertion Çobo 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE 
NË SHQIPËRI 
Vështrim i përgjithshëm i gjendjes dhe nevojave 
Pikëpamjet dhe konkluzionet e paraqitura në këtë raport nuk përfaqësojnë 
mendimin e Qeverisë Austriake.
Jonuz Kola dhe Gertion Çobo (PHD Can) 
Viktimat e municioneve në Shqipëri 
Vështrim i përgjithshëm i gjendjes dhe nevojave 
Përpunuesit e të dhënave në data-baze: Maliq Imeraj, Riza Ademaj - ALB-AID 
Intervistuesit: Izet Ademaj, Shkelqim Muça, Neritan Muja - ALB-AID 
Asistentët lokalë që ndihmuan për identifi kimin e viktimave të municioneve dhe 
intervistimin e tyre në terren: Et-mond Hamiti -Durrës, Rexhep Koka -Dibër, 
Lindita Skura-Elbasan, Dorjan Joanidhi - Gjirokastër dhe Adelina Druga - Berat. 
DRSHSSH: Marjana Hamiti - Durrës, Shukri Shehu-Dibër, Dhimtër Mejdi- 
Gjirokastër, Lulieta Tavani- Berat, Brunilda Gulja-Elbasan. 
Redaktor letrar: Edval Zoto 
Përkthyes: Jonuz Kola 
Në ballinë: Pikturë nga Agnesa Dullaj 
Përpunimi grafi k: “m&b” 
Copyright © 2014: ALB-AID, Kukës 
Tel: (00355-2) 2424 006 
e-mail: albaid@alb- aid.org ; www.alb-aid.org 
Ky studim për vlerësimin e nevojave social-ekonomike dhe mjekësore të 
viktimave të municioneve në qarqet Berat, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Dibër 
dhe Elbasan është përgatitur nga shoqata ALB-AID në kuadrin e Programit 
të veprimit ndaj Minave, me mbështetjen e Ministrisë Federale Austriake për 
Çështje Europiane dhe Ndërkombëtare. 
Mbështetur nga Ministria Federale Austriake për Çështje Europiane 
dhe Ndërkombëtare. 
4
Përmbajtja 
Falënderime ...............................................................................................7 
Lista e akronimeve ................................................................................... 8 
HYRJE. Përmbledhje ekzekutive ..............................................................9 
PJESA E PARË 
KAPITULLI I 
Historiku i aksidenteve me municione në Shqipëri 
dhe aktorët kryesorë ................................................................................11 
KAPITULLI II 
Qëllimi, objektivat dhe metodologjia e studimit .....................................19 
KAPITULLI III 
Rezultatet e pyetësorit .............................................................................27 
KAPITULLI IV 
Rekomandime ..........................................................................................37 
PJESA E DYTË 
KAPITULLI V 
Rezultatet e pyetësorit sipas qarqeve. 
Gjendja e viktimave të municioneve sipas qarqeve ................................ 41 
5.1. Qarku Berat .................................................................................41 
5.2. Qarku Dibër..................................................................................50 
5.3. Qarku Durrës ...............................................................................60 
5.4. Qarku i Korçës ............................................................................69 
5.5. Qarku Gjirokastër ........................................................................77 
5.6. Qarku Elbasan .............................................................................85 
5
Summary in English ................................................................................93 
Acknowledgements .................................................................................97 
List of acronyms ..................................................................................... 98 
Executive summary ............................................................................... 99 
CHAPTER I 
Background information. About the accidents from UXO, AXO, ERW 
and ammunition in Albania and Key Actors ..........................................101 
CHAPTER II 
Goal, Objectives and Methodology of the Survey ................................109 
CHAPTER III 
Survey results.........................................................................................117 
CHAPTER IV 
Recommendations .................................................................................126 
ANEKS: Pyetësor për vlerësim nevojash ..............................................129 
Foto nga veprimtaria e ALB-AID ........................................................135 
6
Falënderime 
Falënderojmë përfaqësuesit e AMMCO: Arben Braha, drejtor ekzekutiv 
i AMMCO dhe Veri Dogjani, specialist për Asistencën ndaj Viktimave, pa 
mbështetjen e të cilëve përmes këshillave, informacioneve dhe komunikimin me 
ministritë përkatëse ky studim nuk do të ishte kaq i plotë. 
Një falënderim i veçantë shkon për znj. Denada Seferi, drejtore e Drejtorisë së 
Politikave Sociale, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe për drejtorët 
e DRSHSSH: Marjana Hamiti-Durrës, Shukri Shehu-Dibër, Dhimtër Mejdi- 
Gjirokastër, Lulieta Tavani-Berat, Brunilda Gulja-Elbasan, për bashkëpunimin 
dhe mbështetjen institucionale për realizimin e këtij studimi. 
ALB-AID falënderon në mënyrë të veçantë Ministrinë Federale Austriake për 
Çështje Europiane dhe Ndërkombëtare, e cila mundësoi fi nanciarisht studimin, 
si edhe Ambasadën Austriake dhe Agjencinë Austriake për Zhvillim në Tiranë. 
7
8 
Lista e akronimeve 
ALB-AID- Shoqata Shqiptare e Asistencës për Integrim dhe Zhvillim Demokratik 
AMMCO - Zyra Shqiptare e Koordinimit të Minave dhe Municioneve 
AMAE - Zyra Shqiptare e Veprimit kundër Minave 
UNDP- Zyra e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim 
VMA-Shoqata Viktimat e Minave dhe Armëve 
EU - Bashkimi Europian 
UXO - Unexploded Ordnance /Mjete të pashpërthyera luftarake 
AXO -Abandened Unexploded Ordenenace /Mjetet e abandonuara të 
pashpërthyera luftarake 
ERW- Explosive Remenants of War/ Mbetjet Eksplozive të Luftës 
GICHD-Geneva International Centre for Humanitarian Demining. 
Qendra Ndërkombëtare e Gjenevës për Çminim Humanitar 
IMSMA-Sistemi i Menaxhimit te Informacionit për Veprimin kundër Minave 
ICRC-Kryqi i Kuq Ndërkombëtar
HYRJE 
Përmbledhje ekzekutive 
Pas rrëzimit të komunizmit dhe, veçanërisht, pas rënies së skemave piramidale 
dhe grabitjes se depove ushtarake nga popullata (1997) aksidentet nga municionet 
dhe mjetet shpërthyese shënuan shifra rekord. Kështu, gjatë periudhës 1997- 
2013 në Shqipëri janë evidentuar 710 viktima, nga të cilët 122 me pasojë vdekjen. 
Ndërsa për 272 viktimat e minave të qarkut Kukës, me mbështetjen 
ndërkombëtare, brenda një periudhe 10-12 vjeçare u arrit ri-integrimi i tyre 
në komunitetet ku jetojnë, duke përfshirë marrjen e shërbimeve të nevojshme 
shëndetësore (paisjen me proteza, seanca fi zioterapike, mbështetje për integrimin 
social-ekonomik), për viktimat nga municionet dhe mjetet shpërthyese në 
pjesët e tjera të Shqipërisë, nuk u ndërmor pothuajse asnjë hap konkret, me 
përjashtim të regjistrimit në mënyrë vullnetare nga AMMCO. 
Nënshkrimi i Konventës për Municionet Thërrmuese dhe të Traktatit të 
Ndalimit të Minave Antinjeri e obligon qeverinë shqiptare, në kuadrin e asistencës 
ndaj viktimave, të ndërmarrë hapa konkrete për ri-integrimin e viktimave të 
minave dhe municioneve, përfshi regjistrimin e tyre, përmirësimin e aksesit ndaj 
shërbimeve shëndetësore dhe social-ekonomike etj. 
Ndërkohë për viktimat e municioneve ka munguar një studim i plotë për 
vlerësimin e gjendjes dhe nevojave të tyre për shërbime mjekësore dhe mbështetje 
për integrimin e tyre social-ekonomik. Rrjedhimisht edhe mbështetja nga ana e 
strukturave qeveritare për integrimin e tyre ka munguar. 
Shoqata ALB-AID, mbi bazën e eksperiencës së fi tuar në Kukës, me fi nancimin 
e Qeverise Austriake dhe mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe 
Rinisë realizoi këtë studim në qarqet Korçë, Dibër, Durrës, Elbasan Berat dhe 
Gjirokastër. 
Studimi pasqyron gjendjen aktuale të viktimave të municioneve dhe 
identifi kon nevojat për shërbime shëndetësore dhe mbështetje social-ekonomike 
për integrimin e tyre. Për realizimin e tij jemi bazuar në informacionet e 
mbledhura përmes intervistimit në terren të 296 viktimave të municioneve, 
dokumentacionit të mbledhur nga drejtoritë e Shërbimeve Sociale të qarqeve 
gjegjës, administratorët socialë të komunave, botime të ndryshme dhe tek të 
dhënat që disponon AMMCO. 
9
Studimi është i ndarë në 5 kapituj. 
Në kapitullin I përshkruhet historiku i aksidenteve me minat dhe municionet 
në Shqipëri dhe qasja e Shqipërisë për asistencë ndaj viktimave të minave në 
raport me konventat ndërkombëtare. 
Në kapitullin II shtjellohen qëllimi, objektivat, metodologjia e përdorur edhe 
fazat që janë ndjekur për realizimin e studimit. 
Në kapitullin III paraqiten rezultatet e intervistave të klasifi kuara sipas viteve, 
mjeteve shpërthyese që kanë shkaktuar aksidentin, aktivitetit të të dëmtuarit në 
momentin e aksidentit, dëmtimeve të shkaktuara, (amputime, humbje gjymtyrësh, 
fraktura, djegie etj) ndihmës mjekësore, rezultateve të kontrollit mjekësor, 
informacioneve të detajuara mbi gjendjen familjare, kushtet e jetesës, arsimin, 
situata social-ekonomike etj. Më tej paraqiten nevojat për shërbime te ndryshme. 
Në kapitulli IV paraqiten rekomandime për kapërcimin e gjendjes që dalin 
nga studimi. 
Ne kapitullin V paraqitet gjendja dhe nevojat e viktimave te municioneve 
sipas qarqeve. 
Në këtë studim nuk janë intervistuar familjarët e viktimave të vdekur, për 
shkak të dhimbjes së tyre legjitime për të afërmit e humbur, duke mirëkuptuar 
qëndrimin e tyre. 
10
PJESA E PARË 
KAPITULLI I 
Historiku i aksidenteve me municione në Shqipëri 
dhe aktorët kryesorë 
1.1 Historiku i aksidenteve me municione në Shqipëri 
Aksidentet me municione luftarake1 në Shqipëri kanë fi lluar të evidentohen 
dhe të bëhen publike vetëm pas viteve 90. Përpara këtyre viteve aksidentet me 
municione ishin pothuajse minimale për arsye të rregullave tepër të forta të 
sigurisë. 
Gjatë sistemit të kaluar komunist, Shqipëria ishte kthyer në një magazinë 
gjigante armësh dhe municionesh, të cilat, si pasojë e paranojës së “pushtimit” 
nga ushtritë e huaja, ishin shpërndarë në çdo cep të vendit. 
Sipas Raportit të Komisionit Parlamentar të mbajtur në Komisionin e Sigurisë2 
të datës 16.11.2007, “Në fund të viteve 90 Forcat e Armatosura Shqiptare 
dispononin 294 mijë tonë municione konvencionale kryesisht të prodhimeve 
të viteve 1945-1956 ruse, 1961-1974 kineze, dhe 1976-1990 prodhim shqiptar 
kryesisht të kalibrave nga 7.62 mm deri ne 160mm, si dhe bomba aviacioni, mina 
detare, silura, raketa kundërajrore dhe kundërtanke, mina antinjeri dhe mina 
kundërtanke. Të gjitha këto municione kanë qenë të shpërndara në 182 zona dhe 
të magazinuara në 955 depo municioni”. 
Me rrëzimin e sistemit komunist municionet dhe rajonet ku ato ishin 
shpërndarë shfaqën problemet e pasigurisë, ruajtjes dhe mirëmbajtjes së tyre. 
Një pjesë e madhe e tyre, me kalimin e viteve, ishin bënë tepër të rrezikshëm si 
rezultat i mos-zbatimit të rregullave të mirëmbajtjes. Ndërkohë, depot e armëve 
dhe municioneve fi lluan të bëhen objekt i vjedhjeve dhe vandalizmit, si rezultat 
i neglizhencës dhe pakujdesisë së ushtarëve dhe ofi cereve, dukuri që u bë e 
rëndomtë në mjediset e ushtrisë. 
1. Municionet përfshijnë që nga municionet e thjeshta deri tek raketat kundërtanke, raketat 
kundërajore, minat antinjeri, anti tanke etj. 
2. Burimi: Raporti i Komisionit të Sigurisë, botuar në gazetën “Korrieri”, datë 27 mars 2008. 
11
Shembja e fi rmave piramidale në vitin 1997 u shoqërua me trazira të mëdha 
sociale. Vendi u zhyt në kaos, i cili u përhap me shpejtësi në çdo cep të Shqipërisë. 
Gjatë periudhës së anarkisë që pasoi këto trazira, pothuajse të gjitha depot e 
Forcave të Armatosura nga veriu në Jug u plaçkitën nga popullata civile. Sipas 
gazetës “Ushtria”3, organ i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, u 
grabitën mbi 600 mijë armë të vogla dhe të lehta dhe mbi 1.5 miliard municione si 
mina, granata dore, predha, fi shekë etj. Në tabelat e mëposhtme jepen të detajuara 
llojet dhe sasia e minave, municioneve dhe armëve që ranë në duart e popullatës, 
përfshi gra dhe fëmijë anembanë vendit. 
Tabela4 e municioneve të rrëmbyera gjatë trazirave të vitit 1997 
Nr. Përshkrimi Sasia copë 
1 Fishekë 7.62 1,460,000,000 
2 Municione kundërajrore 24,000,000 
3 Granata dore 3,500,000 
4 Predha mortaje 84,000 
5 Predha artilerie 270,000 
6 Lende plasëse 3,600 
7 Kapsolla detonatore 24,000,000 
8 Mina kundër këmbësorisë 215,000 
9 Mina kundërtanke 1,000,000 
Gjithsej 1,513,072,600 
Tabela5 e armëve të rrëmbyera gjatë trazirave të vitit 1997 
Nr. Përshkrimi Sasia copë 
1 Pistoleta 38,000 
2 Automatikë 226,000 
3 Pushke 351,000 
4 Mitraloza 25,000 
5 Granatahedhës KT 2,450 
6 Mortaja 770 
Gjithsej 643,220 
3. Gazeta “Ushtria”, datë 7 tetor 2005, organ i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. 
4. Burimi: studimi “Drejt një Shqipërie më të sigurt”, faqe 15 (marrë nga gazeta “Ushtria”, datë 
7 tetor 2005). 
5. Burimi: studimi “Drejt një Shqipërie më të sigurt”, faqe 15 (marrë nga gazeta “Ushtria”, datë 
7 tetor 2005). 
12
Gjatë periudhës së anarkisë një pjesë e madhe e grup-depove (kazerma 
ushtarake) u shpërthyen, duke shpërndarë municione dhe mjete të tjera shpërthyese 
në një perimetër të gjerë deri10 kilometra në zonat përreth, duke krijuar kështu 
zona të “nxehta” tepër të rrezikshme për popullatën lokale. 
Pas këtyre ngjarjeve gjeografi a e aksidenteve nga municionet, minat dhe 
armët shtrihet në të gjithë territorin e vendit. Numri më i madh i aksidenteve 
është regjistruar pranë grup-depove, të cilat, pas shkatërrimit, u abandonuan nga 
ushtria. Për shembull, vetëm në grup-depot e Selitës, komuna Komsi, Burrel, 
kanë humbur jetën 23 persona në një ditë të vetme. 
Gjatë periudhës së anarkisë të vitit 1997, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 
në spitalet shqiptare u trajtuan rreth 4.400 persona me lëndime e plagë të rënda 
të marra nga shpërthimet e municioneve dhe nga keqpërdorimi i armëve, ndërsa 
mbi 3.000 janë raportuar të vrarë. 
Dëmet që i janë shkaktuar shtetit në këtë periudhë nga grabitja e armëve dhe 
municioneve llogaritet në 61 miliard lekë.6 
Municionet dhe mjetet e tjera shpërthyese vazhdojnë të marrin jetë njerëzish 
edhe tani pas 16 vjetësh. Sipas medias së shkruar, monitoruar nga ALB-AID, 
gjatë viteve 2007-2013 kanë ndodhur 171 aksidente. Edhe gjatë vitit 2013 janë 
shënuar 10 aksidente me municione, nga të cilat 5 me pasojë vdekjen. 
6. Studimi “Drejt një Shqipërie më të sigurt”, faqe 15. 
13
Aktorët kryesorë 
1. Zyra Shqiptare e Koordinimit për Minat dhe Municionet (AMMCO) 
Gjatë zbatimit të Programit të Veprimit ndaj Minave në Shqipëri, qeveria 
shqiptare krijoi dy struktura të posaçme: Komitetin Shqiptar të Veprimit ndaj 
Minave (AMAC) -organ ndërministror për hartimin e politikave, si dhe Qendrën 
Shqiptare të Veprimit ndaj Minave (AMAE), përgjegjëse për koordinimin dhe 
monitorimin e operacioneve të veprimit ndaj minave. 
Gjatë kohës së zbatimit të programit te veprimit ndaj minave, AMAE 
grumbulloi njohuritë dhe ekspertizën teknike e domosdoshme për të garantuar 
sigurinë dhe efi kasitetin e aktiviteteve te veprimit ndaj minave nga partnerët 
zbatues, në përputhje me standardet humanitare ndërkombëtare. 
Në vitin 2010, me përfundimin e operacioneve të çminimit, AMAE me kërkesë 
të qeverisë shqiptare u angazhua në koordinimin e operacioneve të hotspoteve 
me municione në të gjithë komponentët e saj, duke ndryshuar dhe emërtimin në 
“Zyra e Koordinimit të Minave e Municioneve (AMMCO)”, për të refl ektuar më 
mirë rolin dhe misionin e saj të ri. 
AMMCO është aktualisht përgjegjëse për koordinimin, monitorimin e 
operacioneve të pastrimit hotspoteve me municione te paplasura, edukimit dhe 
sensibilizimit ndaj rrezikut te tyre si dhe asistencës ndaj të aksidentuarve me 
mina e municione. 
Programi i Asistencës ndaj viktimave të minave dhe municioneve përbëhet nga 
komponentë të ndryshëm të cilët përfshijnë: emergjencën dhe kujdesin mjekësor 
në vazhdim; rehabilitimin fi zik dhe ofrimin e protezave; asistencën psiko-sociale; 
ri-integrimin social-ekonomik; mbledhjen dhe analizimin e të dhënave si dhe 
advokimin për të drejtat e viktimave të minave dhe municioneve dhe të personave 
të tjerë me aftësi të kufi zuara. AMMCO me mbështetjen e disa donatorëve dhe 
në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shëndetësore në Shqipëri ka qenë 
një ndihmë e madhe në përparimin e asistencës ndaj viktimave të minave dhe 
municioneve në Shqipëri. Gjithsesi, kapacitetet e ngritura në nivel lokal dhe 
qendror, i shërbejnë aktualisht jo vetëm viktimave të minave dhe municioneve, 
por të gjithë personave me aftësi të kufi zuara në nevojë për këto shërbime. 
Në këtë kuadër, me mbështetjen e vendeve të ndryshme donatore si: Austria, 
Çekia, Franca, Sllovenia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar (DfID), ShBA dhe të 
organizatave ndërkombëtare si International Trust Fund (ITF), Komisioni 
Evropian, UNDP,UNMAS,UNICEF, ICRC dhe Handicap International, 
AMMCO ka koordinuar dhe monitoruar gjatë periudhës 14 vjeçare projekte mbi 
ri-integrimin social ekonomik dhe përmirësimin e kapaciteteve të rehabilitimit 
fi zik e mjekësor të aksidentuarve nga minat ne verilindje të vendit. Tashmë, 
fokusi më i madh i aktiviteteve do të përqendrohet në zonat rreth hotspoteve dhe 
tek ato që kanë numrin më të madh të të aksidentuarve dhe të të mbijetuarve nga 
municionet e paplasura. 
14
Harta e hotspoteve të ndotura me municione në Shqipëri paraqitet si më 
poshtë: 
15
2. Shoqata ALB-AID, roli dhe eksperienca e saj për asistencën ndaj 
viktimave të minave 
Shoqata ALB-AID e njohur si Viktimat e Minave dhe Armëve, është themeluar 
në fi llim të vitit 2000, menjëherë pas mbarimit të luftë së Kosovës nga ish-stafi i 
shoqatës Care International që fi lloi edukimin për rrezikun nga minat në qarkun 
Kukës pas mbarimit të konfl iktit të Kosovës. 
ALB-AID ka fi lluar aktivitetin e sajë për ndërgjegjësimin e banorëve për 
rrezikun nga minat në verilindje të Shqipërisë dhe më pas ka vazhduar me 
regjistrimin dhe mbështetjen e viktimave të minave në zonat e minuara të Qarkut 
Kukësit. Gradualisht me regjistrimin e viktimave dhe njohjen e problemeve dhe 
të nevojave të viktimave të minave. 
Brenda një periudhe të shkurtër 2-3 vjeçare ALB-AID grumbulloi rreth vetes 
mbi 250 viktima të rënë në mina dhe UXO brenda territorit shqiptar, si pasojë e 
minimit të tij nga ish-ushtria Jugosllave gjatë luftës së Kosovës të viteve 1998- 
1999. 
Me mbarimin e luftës, banorët e zonave kufi tare përgjatë kufi rit me Kosovën 
gjatë aktiviteteve të përditshme si kullotja e bagëtive, mbledhja e druve, punimi 
i arave etj., u përballen me prezencën e minave ne zonat përreth kufi rit, brenda 
territorit shqiptar të vëna nga ushtria Jugosllave. Duke qenë se ata nuk kishin 
informacionin e duhur për minimin e këtyre zonave, dhe edukimi përkatës për 
rrezikun që paraqisnin ata, fi lluan të regjistrohen viktimat e para nge minat. 
Brenda 3-4 vjetësh u regjistruan mbi 210 aksidente nga minat. 
Gjatë periudhës 10 vjeçare 1999-2009 deri në çminimin e plotë të këtyre 
zonave kufi tare u regjistruan 272 viktima nga të cilët 34 me pasojë vdekjen nga 
aksidentet me mina, 84 prej tyre kanë pësuar amputime duke humbur gjymtyrë të 
trupit; 27 kanë pësuar dëmtime serioze me shikimin, kurse pjesa tjetër kanë marrë 
plagë të ndryshme si djegie, fraktura etj. 
ALB-AID, krahas edukimit të banorëve të 39 fshatrave të infektuar nga 
minat, për rrezikun e minave, pas regjistrimit të viktimave të minave, ka fi lluar 
identifi kimin e nevojave të tyre për mbështetje e asistencë dhe ka vazhduar më tej 
me hartimin dhe zbatimin e projekteve konkrete për integrimin social-ekonomik, 
mbështetjen me logjistikë për marrjen e shërbimeve mjekësore, pajisjen me 
proteza, marrjen e shërbimeve fi zioterapike, mbështetje psiko-sociale etj. 
Një komponent i rëndësishëm i punë së shoqatës ALB-AID ka qene edhe 
advokimi dhe lobimi pranë institucioneve të ndryshme qeveritare lokale dhe 
kombëtare, si dhe donatorëve të ndryshëm për një mbështetje më të gjerë për 
asistencën ndaj viktimave e për përfshirjen e tyre në programet e ndryshme, 
veçanërisht ato ndërkombëtare për asistencën ndaj viktimave, për arsye të 
mungesës së përvojës. Me mbështetjen ndërkombëtare është bërë e mundur 
ngritja e repartit të protezimit dhe fi zioterapisë pranë spitalit civil Kukës i cili 
16
prodhon proteza për të mbijetuarit dhe bën riparimin e tyre. Është një nga repartet 
më të mira në vend i cili detyrohet të përballojë pajisjen me proteza të mjaft të 
amputuarëve nga shumë qytete të Shqipërisë përfshi edhe të aksidentuarit me 
automjete. 
Shoqata ALB-AID gjatë harkut kohor12 vjeçar, me mbështetjen 
ndërkombëtare, në veçanti me mbështetjen e Departamentit Amerikan te Shtetit 
përmes komponentit të Asistencës ndaj Viktimave ka zbatuar shumë projekte 
për ri-integrimin social-ekonomik të mbijetuarve, mbështetje logjistike për 
marrjen e shërbimeve shëndetësore për pajisjen me proteza dhe riparimin e tyre. 
Përmes këtyre projekteve janë mbështetur me lopë përmes fondit rrotullues 100 
familje, 104 të mbijetuarve kanë marrë kurse profesionale etje. Mbi 27 fëmijë 
kanë marrë ndihmë të specializuar mjekësore për kurimin e syve, kurse mbi 21 
fëmijë viktima kanë marrë mësime shtesë në lëndët bazë matematike, fi zike, 
dhe Anglisht dhe janë pajisur me mjete mësimore e edukative vit-pas viti. Mbi 
60% e të mbijetuarve nga minat qe kanë marrë formime profesionale kanë hapur 
bizneset e tyre ose janë punësuar në profesione të ndryshme në tregun lokal. Ka 
të mbijetuar që po vazhdojnë edhe universitetin. 
Pas shpërthimit të fabrikës së improvizuar te demontimit të municioneve 
në Gërdec, ALB-AID me kërkesën e AMAE ka kryer regjistrimin e mbi 170 
viktimave të shpërthimit të Gërdecit sipas formatit IMSMA. Pas përfundimit të 
këtij regjistrimi ALB-AID ka zbatuar projekte kryesisht me fëmijët e traumatizuar 
dhe me fëmijët e dëmtuar nga municionet për të ndihmuar për ri-integrimin e 
tyre në shoqëri përmes kurseve speciale për Anglisht dhe Kompjuter, përveç 
aktiviteteve ndërgjegjësuese për rrezikun e municioneve të paplasura të përhapura 
në zonat përreth kraterit të shpërthimit. 
ALB-AID aktualisht po punon për ngritjen e Rrjetit Kombëtar të Mbijetuarve 
nga minat dhe municionet. Ajo është pjesë e Iniciativave Rajonale dhe Globale 
për Asistencën ndaj Viktimave të Minave dhe Municioneve. ALB-AID 
është anëtare e rrjetit Ndërkombëtar për ndalimin e Minave Anti-Njeri dhe te 
Koalicionit Ndërkombëtar kundër Municioneve Thërrmuese. ALB-AID ka fi lluar 
të mbështesë edhe personat me aftësi të kufi zuar, kryesisht ata që kanë nevojë për 
proteza. Në këtë kuadër, ALB-AID ka qenë mjaft aktive për të nxitur qeverinë 
shqiptare të nënshkruajë dhe ratifi kojë Konventën për të Drejtat e Personave me 
Aftësi të Kufi zuar. 
Gjatë kësaj periudhe 14 vjeçare ALB-AID ka krijuar një ekspertizë mjaft të 
kualifi kuar për asistencën ndaj viktimave te minave, dhe personave me aftësi të 
kufi zuar. 
Duke patur parasysh këtë eksperiencë të fi tuar në verilindje të Shqipërisë e 
Gërdec, si dhe në nevojën për të planifi kuar e bashkërenduar mbështetjen me të 
gjithë institucionet kombëtare e ndërkombëtare për mbështetjen të viktimave te 
minave dhe municioneve në të gjithë Shqipërinë, ALB-AID ka marrë përsipër 
17
të kryej një studim të plotë rreth aksidenteve të shkaktuara nga municionet në 6 
qarqe të Shqipërisë si Gjirokastër, Dibër, Elbasan, Durrës, Korçë, Berat. 
3. Konventat ndërkombëtare për asistencën ndaj viktimave të minave 
dhe municioneve dhe detyrimet e Shqipërisë 
Shqipëria është aktive dhe ka marrë pjesë në iniciativat e ndryshme 
ndërkombëtare për asistencën ndaj viktimave të minave dhe municioneve. 
Shqipëria ne shtator te vitit 1998 ka nënshkruar Traktatin për Ndalimin e 
Minave Antinjeri. Po kështu në dhjetor të vitit 2008 Shqipëria ka nënshkruar 
Konventën për Municionet Thërrmuese. Në kuadrin e këtyre Konventave shtetet 
palë, përfshirë dhe Shqipërinë, përveç obligimeve për çminimin, marrin përsipër 
detyrime që kanë të bëjnë edhe me Asistencën ndaj viktimave te minave dhe 
municioneve. 
Shqipëria raporton çdo vit për nivelin e zbatimit të Konventës për Municionet 
Thërrmuese dhe të Traktatit të ndalimit të minave antinjeri përfshi edhe 
komponentin e asistencës ndaj viktimave. 
Në mbështetje të Planit të Veprimit të Kartagjenës (Kolumbi) dhe të Vietnanes 
(Laos), për Asistencën ndaj Viktimave qeveria shqiptare ka hartuar një planin 
kombëtar për asistencën ndaj viktimave të minave dhe municioneve. Një nga 
objektivat e këtij Plani Kombëtar është edhe regjistrimi i viktimave të municioneve 
në te gjithë vendin dhe përhapja e përvojës dhe eksperiencë se fi tuar në veri-lindje 
të Shqipërisë për mbështetjen e viktimave te municioneve në të gjithë Shqipërinë 
për ri-integrimin e tyre në shoqëri si persona me aftësi të kufi zuar. 
Ky studim që po paraqesim për regjistrimin e viktimave të municioneve dhe 
identifi kimin e nevojave të tyre në 6 qarqe të vendit, vjen në mbështetje të këtij 
plani kombëtar për asistencën ndaj viktimave. 
18
KAPITULLI II 
Qëllimi, objektivat dhe metodologjia e studimit 
2.1. Situata e viktimave të municioneve në Shqipëri 
Pas konfl iktit të Kosovës të vitit 1999, me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare, 
AMAE fi lloi mbledhjen e të dhënave për viktimat e minave në rajonin e Kukësit. 
Në procesin e mbledhjes së të dhënave dhe regjistrimin e viktimave të minave u 
përfshinë organizata Care International, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe shoqata 
lokale Viktimat e Minave dhe Armëve Kukës (VMA tani ALB-AID). Brenda një 
periudhe 3-vjeçare u regjistruan të gjitha viktimat nga minat në 39 fshatra kufi tare 
të Shqipërisë me Kosovën. 
Me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare të Gjenevës për Çminime 
Humanitare, AMAE ngriti sistemi IMSMA, për hedhjen e informacionit të 
hollësishëm për viktima të minave dhe municioneve. 
Në vitin 2005, me mbështetjen e UNDP-së, AMAE fi lloi mbledhjen e të 
dhënave për aksidentet me UXO/ERW/AXO-ve në Shqipëri, sipas formatit 
IMSMA. Deri tani janë hedhur në IMSMA informacione të hollësishme për 982 
viktima të minave dhe municioneve në Shqipëri, duke përfshirë edhe të dhënat 
për 272 viktimat e minave në veri-lindje të Shqipërisë. AMMCO vazhdon të 
mbledhë informacion të detajuar për aksidentet nga minat dhe municionet nga 
ALB-AID dhe Kryqi i Kuq Shqiptar që nga 2003 e në vazhdim, të cilin e pasqyron 
në databazë-n e IMSMA. Pasqyra e aksidenteve me municione për vitet 1996- 
2013, sipas qarqeve në Shqipëri, paraqitet si më poshtë: 
Tabel e aksidenteve sipas qarqeve / 
Table of accidents according to the counties 
19 
300 
250 
200 
150 
100 
50 
0 
Kukes 
Tirane 
Shkoder 
Berat 
Elbasan 
Diber 
Vlore 
Gjirokaster 
Lezhe 
Durres 
Casualties 
Injured 
Dead 
Fier 
Korçe 
Tabelë e aksidenteve sipas qarqeve
Por, deri më sot, nuk ka pasur asnjë studim të plotë për viktimat e shkaktuara 
nga aksidentet me municionet luftarake, për përmasat reale të dëmtimeve dhe 
të impaktit që aksidentet nga këto municione kanë pasur tek viktimat, familjet e 
tyre dhe komunitetet në tërësi. Kësisoj, viktimat e municioneve nuk kanë marrë 
vëmendjen dhe mbështetjen e nevojshme nga qeveria dhe institucionet shtetërore. 
Ata janë lënë jashtë skemave të mbështetjes sociale apo ekonomike. Një pjesë nuk 
kanë përfi tuar as pensione invaliditeti, pasi nuk kanë qenë në marrëdhënie pune në 
momentin e aksidentimit, siç e kërkon ligji aktual. Duke qenë të përjashtuar, ata 
nuk kanë qenë objekt i trajtimit dhe mbështetjes as nga OJF-të lokale, kombëtare 
apo ndërkombëtare. 
Mungesa e identifi kimit dhe prezantimit të problemeve të tyre ka sjellë 
përjashtimin nga mjaft programe qeveritare e jo qeveritare, respektivisht dhe 
margjinalizimin dhe diskriminimin e tyre, mosrespektim të të drejtave të tyre 
bazë. Tragjedia e aksidenteve është përjetuar dhe përballuar nga vetë viktimat 
dhe familjet e tyre, përfshi dhe kostot social-ekonomike e mjekësore. Të vetmit 
mbështetës formalë kanë qenë mediat, të cilët kanë pasqyruar lajmin. 
2.2. Qëllimi dhe objektivat e studimit 
Qëllimi i këtij studimi është promovimi i përmirësimit të aksesit të 
viktimave të municioneve dhe mjeteve shpërthyese ndaj shërbimeve 
mjekësore dhe social-ekonomike që ofrohen nga operatorë shtetërorë dhe 
privat, qendror dhe lokal, përfshi shoqatat dhe institucionet e ndryshme 
kombëtare dhe ndërkombëtare. 
Objektivat: 
Ky studim ka patur dy objektiva kryesorë: 1) Regjistrimi i viktimave të 
municioneve dhe mjeteve luftarake në 6 qarqe të Shqipërisë; dhe 2) Analizimi 
i gjendjes aktuale dhe identifi kimi i nevojave të viktimave të municioneve për 
shërbime mjekësore dhe mbështetje social-ekonomike për ri-integrimin e tyre. 
2.3. Modeli dhe metodologjia e përdorur 
2.3.1. Modeli i vlerësimit 
Për të mbledhur informacionin e duhur mbi viktimat e municioneve dhe 
mjeteve shpërthyese për këtë studim është zbatuar modeli i mëposhtëm: 
20
Çështje specifi ke për të cilat 
është mbledhur informacion i detajuar 
Si ka ndodhur aksidenti, vendi ku ndodhi, mjeti i 
aksidentuar. 
Nëse ka pasur amputim, lëndime, mosfunksionime; 
lloji i ndihmës mjekësore të marrë, aftësia për 
punë; grupi i pa-aftësisë; nevoja për shërbime 
mjekësor etj. 
Statusi civil, pjesëtarë të tjerë të familjes të 
aksidentuar; statusi civil në momentin e aksidentit, 
sigurimi i të ardhurave në familje, madhësia e 
banesës, personat që banojnë në banesë, pronësia 
e banesës, gjendja e banesës, pasuria etj. 
Niveli i arsimit të personit të aksidentuar, nevojat 
për përmirësimin e formimit profesional etj. 
Burimi i të ardhurave para aksidentit, burimi aktual 
i të ardhurave pas aksidentit, humbjen e punës 
pas aksidentit, aftësitë që zotërojnë, mbështetje 
ekonomike dhe asistencë sociale të marrë nga 
subjekte të ndryshëm, formimi profesional, 
nëse shkolla plotëson nevojat, kohezioni social, 
ndihmesa e familjes, ndihma e komunitetit, si 
ndjehet në komunitet, nevojat ekonomike të tyre 
dhe të familjes etj. 
21 
Lloji i informacionit të 
mbledhur 
Informacion mbi aksidentin 
Rrethanat e ndodhjes së 
aksidentit 
Informacion mjekësor 
Mënyra e marrjes së shërbimit 
mjekësor 
Informacion për familjen e të 
aksidentuarit 
Informacion, niveli arsimor 
për profesionin /formimin 
profesional 
Informacion social-ekonomik 
Gjendja social-ekonomike e të 
aksidentuarit 
2.3.2. Aspektet e vlerësuara për identifi kimin dhe nevojave për mbështetje 
Aspektet e vlerësuara 
Impakti mjekësor 
Ndikimi i aksidentit tek 
shëndeti i viktimës 
Impakti 
social-ekonomik 
Kategoritë e 
ndryshimit 
Situata mjekësore 
e viktimës pas 
aksidentit 
Mënyra e të jetuarit 
para dhe pas 
aksidentit 
Çështje të veçanta të adresuara nga 
vlerësimi. 
Situata shëndetësore 
Dëmtimet e shkaktuara nga aksidentet 
A ka patur aksidenti me municione 
impakt direkt mbi shëndetin, situatën 
shëndetësore të viktimës? 
Situata ekonomike 
Situata ekonomike e të mbijetuarit: 
A është përkeqësuar situata social-ekonomike 
e viktimës pas aksidentit? 
A janë ulur të ardhurat? Varfëria në 
çfarë shkalle është?
22 
Cili është impakti 
i drejtpërdrejtë i 
aksidentimit duke 
përfshirë ndryshimet 
(pozitive ose negative) 
në stilin e jetesës? 
Vlerësimi i nevojave 
për mbështetje 
mjekësore dhe social-ekonomike 
Nevojat për shërbime 
mjekësore dhe 
mbështetje social-ekonomike 
Aspekte të 
ndryshimit të jetës 
së viktimës si 
rezultat i aksidentit. 
Rrugët e 
përmirësimit të 
situatës/ gjendjes 
së viktimave. 
Situata sociale 
Në çfarë shkalle ka ndikuar aksidenti 
në jetën e te aksidentuarit/viktimës? 
A ka ndryshuar dinamika e të 
sjellurit? A ka një sjellje të re të 
viktimës në familje dhe e familjes 
ndaj tij? 
Përmirësimi i shërbimeve mjekësore 
Nevojat për shërbime të vazhdueshme 
mjekësore si me poshtë: 
Nevojat për pajisje me proteza dhe 
mirëmbajtjen e tyre 
Nevojat për shërbime fi zioterapie 
Mbështetja social-ekonomike 
Nevojat për mbështetje psiko-sociale 
të të mbijetuarve 
Nevojat për këshillim psiko-social 
Nevojat për aktivitete rekreative 
Nevojat për punësim: 
Mbështetje me fonde për vetëpunësim 
për gjenerimin e të ardhurave dhe 
përmirësimin e gjendjes ekonomike; 
Nevojat për trajnime profesionale; 
Mbështetje me kredi, këshillime etj. 
Mbështetje e ndërmarrjeve sociale për 
personat me aftësi të kufi zuar. 
Advokim/lobim 
Nevoja për përfshirjen në skemat e 
ndihmës shoqërore e pensionimit për 
paaftësi (programet PAK), si rezultat i 
aksidentimit me municione 
2.3.3. Metodologjia e studimit 
Objekt i këtij studimi kanë qenë viktimat e municioneve në gjashtë qarqe të 
Shqipërisë. 
Studimi është bazuar në metodologjinë hulumtuese të të dhënave të mbledhura 
përmes pyetësorëve të plotësuar në terren me çdo viktimë municionesh, 
intervistave, statistikave zyrtare të mbledhura nga drejtoritë e Shërbimit Social, 
botimet e ndryshme etj. 
Për këtë qellim janë intervistuar 296 të aksidentuar. Nuk janë intervistuar 
dhe përfshire në këtë studim personat e aksidentuar nga municionet me pasoje
vdekjen, për arsye se familjarët e kontaktuar kanë refuzuar intervistimin, pasi nuk 
kanë dëshirë të kujtojnë fatkeqësinë. 
Realizimi i studimit është bërë përmes katër fazave, si më poshtë: 
1) Faza përgatitore; 
2) Plotësimi i pyetësorit përmes intervistave individuale; 
3) Kryerja e kontrolleve mjekësore; 
4) Përpunimi i të dhënave, analiza dhe konkluzionet e studimit; 
I tërë procesi është monitoruar nga afër nga punonjësi i AMMCO, ofi ceri për 
Asistencën ndaj Viktimave të minave, duke përfshirë edhe vizitat në terren. 
Faza I: Faza përgatitore 
Pas përzgjedhjes së stafi t, janë vendosur kontakte me aktorët kryesorë të 
përfshirë dhe të interesuar për kryerjen e studimit. Eshtë realizuar trajnimi i stafi t 
për kryerjen e intervistimit. Megjithëse stafi i ALB-AID ka patur kapacitete për 
mbledhjen e të dhënave dhe kryerjen e studimit, është kryer një trajnim i shkurtër 
më special për teknikat dhe specifi kat e intervistimin e të mbijetuarit. 
Në bashkëpunim me zyrën e AMMCO është hartuar pyetësori (bashkëngjitur) 
qe është përdorur për intervistimin e viktimave. Pyetësori është bazuar mbi një 
model të përdorur edhe nga shtete te tjera për projekte te ngjashme, si dhe është 
realizuar edhe me asistencën e organizatave ndërkombëtare ( ICRC dhe GICHD). 
Pas vendosjes së bashkëpunimit me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe 
Rinisë, është organizuar takim me Drejtorinë e Politikave Sociale, për të siguruar 
mbështetjen institucionale të ministrisë dhe degëve rajonale në vartësi të kësaj 
ministrie, për mbështetjen e projektit dhe bashkëpunimin me ALB-AID për 
realizimin cilësor të studimit. 
Pas kësaj janë vizituar gjashtë drejtoritë rajonale të shërbimit social ku 
është bërë prezantimi i projektit dhe i kërkesave të studimit. Janë hartuar 
marrëveshjet përkatëse për angazhimin institucional për plotësimin e pyetësorit 
dhe mbledhjen e informacionit. Për qarkun e Korçës, shoqata ALB-AID punoi 
ngushte me Observatorin për fëmijë, Qarku Korçë, pasi drejtoria rajonale e qarkut 
Korçë nuk ofroi ndihmë. 
Në bashkëpunim me drejtorët rajonalë të shërbimit social të qarqeve janë 
përzgjedhur asistentet lokalë për secilin qark, të cilët kanë shërbyer si ndërlidhës 
mes shoqatës ALB-AID, drejtorive të shërbimit social shtetëror dhe punonjësve 
socialë të komunave. 
Pas përzgjedhjes, është organizuar trajnimi i asistentëve lokalë në 
bashkëpunim me stafi n e projektit dhe është hartuar plani i vizitave në 
secilin qark, janë përcaktuar format e mbledhjes së informacionit. Lista e 
viktimave për 6 qarqet që disponon AMMCO, u është vënë në dispozicion 
asistentëve lokalë dhe drejtorive rajonale të shërbimit social për ta ndarë 
23
me administratorët socialë të komunave për të identifi kuar vend-ndodhjen e 
viktimave të municioneve. 
Asistentët lokalë kanë organizuar takime me punonjësit socialë të komunave, 
me të cilët është ndarë lista e viktimave të municioneve, e vënë në dispozicion nga 
AMMCO. Njëkohësisht, administratorët socialë janë udhëzuar të identifi kojnë 
viktima të reja municionesh të pa-regjistruara në listat e AMMCO (nëse ka të 
tilla) dhe të mbledhin informacione për aksidente të mundshme, të cilët mund të 
kenë mbetur jashtë këtyre listave. 
Administratorët socialë kanë bërë identifi kimin e viktimave të municioneve 
në komunat e tyre dhe saktësimin e vendndodhjes, adresës etj. Një pjesë prej 
tyre kanë identifi kuar edhe viktima të reja të pa-raportuara e, për rrjedhojë, të 
paregjistruara në bazën e të dhënave të AMMCO. Në Dibër janë identifi kuar 45 
dhe në Durrës 57 raste të reja aksidentesh me municione. 
Faza II: Plotësimi i pyetësorit, intervistimi në terren 
Faza e dytë ka vazhduar nga muaji prill deri në muajin shtator 2013. Pas 
mbledhjes së kontakteve, informacionit dhe saktësimit të adresave nga punonjësit 
socialë, në koordinim me asistentët lokalë, punonjësit e shoqatës kanë bërë 
plotësimin e pyetësorëve në çdo fshat për çdo individ. Gjatë vizitave në terren 
punonjësit e shoqatës janë shoqëruar nga asistentët lokalë të qarqeve dhe nga 
administratorët socialë sipas komunave. 
Gjatë kësaj periudhe janë intervistuar 296 viktima në 75 komuna dhe bashki të 
6 qarqeve. Çdo viktimë është vizituar dhe intervistuar individualisht në banesën 
e tij për të mbledhur informacionin e duhur. Intervistat kanë zgjatur 50 deri 78 
minuta. Nga të intervistuarit 22 kanë qenë femra, 274 meshkuj. Janë intervistuar 
edhe 107 viktimat e reja të identifi kuara nga administratorët socialë, të cilët nuk 
kanë qenë në listat e AMMCO. Për viktimat e reja të identifi kuara është plotësuar 
edhe formati IMSMA. Të dhënat e mbledhura janë hedhur në data-baze e IMSMA 
nga punonjësi i AMMCO-s. 
Pyetësort Pyetësorët e e plotësuar plotësuar sipas sipas qarqeve 
qarqeve 
No. of questionaires completed by counties 
Gjirokastër, 23 Korçë, 13 
24 
Durrës, 88 
Dibër, 73 
Elbasan, 37 
Berat, 62
Faza III: Kontrolli mjekësor 
Pas përfundimit të intervistimit të viktimave, gjatë muajit shtator dhe tetor 2013 
është organizuar kontrolli mjekësor i viktimave me probleme serioze mjekësore. 
Kontrollet mjekësore janë organizuar mbi bazë qarqesh dhe kanë përfshirë vizitat 
nga okulisti, ortopedi, tekniku protezist, fi zioterapisti dhe psikologu. 
Janë realizuar 14 vizita mjekësore. Në këta vizita 32 viktima janë vizituar 
nga okulisti, 50 prej tyre janë vizituar nga ortopedi dhe tekniku protezist, 122 
janë vizituar nga psikologu, nga të cilët 43 me probleme serioze psikologjike. 
Faza IV: Përpunimi i të dhënave dhe përgatitja e studimit. 
Pas përfundimit të kontrollit mjekësor informacionet e mbledhura janë 
kompjuterizuar dhe përpunuar. Eshtë përgatitur një bazë e detajuar të dhënash 
në programin Akses. Janë analizuar të dhënat dhe është hartuar ky studim për 
nevojat e viktimave për shërbime mjekësore dhe mbështetje për integrim social-ekonomik 
me rekomandimet përkatëse. 
Prezantimi i studimit 
Për paraqitjen e këtij studimi para aktorëve të ndryshëm do të organizohet 
workshop-i kombëtar në bashkëpunim me AMMCO, Ministrinë e 
Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Shërbimin Social Shtetëror, ku do të 
paraqiten rezultatet dhe rekomandimet e tij. Kjo do të shërbejë për nxitjen e 
aktoreve të ndryshëm për përfshirjen e viktimave të municioneve në politikat dhe 
programet e ndryshme qeveritare për PAK dhe rehabilitimin e plotë të viktimave 
të municioneve. 
Studimi me gjetjet dhe rekomandimet për hapat e ardhshëm që do të 
ndërmerren do të ndahet me të gjitha palët e interesuara si dhe do të publikohet 
në faqen zyrtare të shoqatës ALB AID. 
Gjetjet kryesore 
107 të aksidentuar nga municionet, të paidentifi kuar dhe të paregjistruar më 
parë, shumica në Dibër dhe Durrës. 
59 persona të aksidentuar me municione kanë gjetur vdekjen në momentin e 
aksidentit (Nuk janë përfshirë në këtë studim) 
Të aksidentuarit nga municionet u përkasin kryesisht shtresave më të varfra; 
ata përfshijnë të gjitha grupmoshat. Gjithashtu, janë të shpërndarë kryesisht në 
zonat më të varfra dhe më të largëta të vendit. 
25
Nga 296 të intervistuarit, 4 janë pa arsim, 178 me arsim 9 vjeçar, 93 me arsim 
te mesëm, 18 me universitet dhe 1 me arsim pasuniversitar. 
137 persona kanë qenë kryefamiljarë para aksidentit, 18 fëmijë, 22 femra. 
195 persona kanë humbur plotësisht aftësinë për punë pas aksidentit, kurse 36 
kanë humbur pjesërisht aftësinë për punë. 
180 të intervistuar nuk kanë akses dhe përfshirje në shërbimet sociale ditore, 
rehabilituese dhe arsimore për personat me aftësi të kufi zuar për shkak të 
mungesës së infrastrukturës për PAK. 
113 të aksidentuar ndjen vështirësi fi zike në marrjen e shërbimeve bazë (38 
%). 
175 të aksidentuar kanë nevojë për shërbime të përhershme mjekësore. Këtu 
përfshihen ata që kanë nevojë për pajisjen me proteza, riparim protezash, seanca 
fi zioterapie, kontroll i syve etj. 
237 të intervistuar banojnë në shtëpi të vjetra (“private”) të cilat kanë nevojë 
emergjente për riparime të ndryshme. 
163 persona kanë pësuar amputime të ndryshme, kurse pjesa tjetër kanë pësuar 
fraktura, lëndime etj. 
116 të aksidentuar janë përfshirë në programin e asistencës sociale (39 %), 
kurse 180 nuk janë përfshirë (61 %). 
72 të aksidentuar marrin pension paaftësie; 48 marrin ndihmë ekonomike; 10 
marrin pension pleqërie, kurse 10 të tjerë marrin pension special. 
158 viktima dëshirojnë të ndjekin kurse të formimit profesional, 31 kërkojnë 
të vazhdojnë shkollën e mesme dhe 18 dëshirojnë vazhdojnë universitetin. 
264 të aksidentuar kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme ekonomike, 62 të 
tjerë kërkojnë të mbështeten me mikro-kredi për biznese familjare. 
170 të aksidentuar kërkojnë mbështetje për rimbursim ilaçesh, 107 kanë 
nevojë për mbështetje për proteza, ku përfshihen proteza nën gju, mbi gju, krahë 
etj., 32 persona kanë nevojë për proteza syri, 11 persona kanë nevojë për proteza 
prostetike, 3 persona orteza, 4 persona kanë nevojë për karroca. 
43 të aksidentuar kanë probleme serioze psikologjike dhe kanë nevojë për 
seanca psikologjike.. 
Të aksidentuarit nuk janë përfshirë në aktivitete rekreative dhe mbështetje 
psiko-sociale për të tejkaluar traumat që kanë pësuar. 
26
KAPITULLI III 
Rezultatet e pyetësorit 
3.1 Aksidentet me mina dhe municione 
Sipas informacionit të mbledhur në 6 qarqe rezulton se gjatë periudhës mars 
1997-dhjetor 2013 janë aksidentuar nga minat dhe municionet 268 persona. Në 
këtë shifër përfshihen 59 persona që janë aksidentuar me pasojë vdekjen. Nëse u 
referohemi të dhënave sipas viteve (tabela e mëposhtme) shohim që aksidentet 
kanë qenë minimale në vitet 1991-1996, prej të cilave mund të konsiderohen 
si raste sporadike. Viti 1997, i cilësuar si “viti i mbrapshtë” për shkak të krizës 
së “piramidave fi nanciare”, revoltave dhe rënies së shtetit, shënon kulmin e 
aksidenteve, plot 107 të tilla, duke u pasuar me 29 aksidente në vitin 1998. Më 
pas në vitet në vazhdim kemi përsëri një ulje të aksidenteve, por që, krahasuar me 
vitet para 1997-s, numri mbetet i lartë. 
Tabela e aksidenteve sipas viteve: 
Aksidentet sipas viteve / Accidents in years 
27 
77 
10 
107 
30 
11 
34 
24 
10 
120 
100 
80 
60 
40 
20 
0 
1970-1991 1992-1996 1997 1998 1999-2000 2001-2005 2006-2012 2013 
Vlen të theksohen disa shifra interesante përsa i përket periudhës para 
vendosjes së sistemit demokratik në Shqipëri. Përkatësisht, duke ju referuar 
viteve 1945-1970 numri i aksidenteve me municion ka qenë shumë i ulët për këto 
qarqe. Nëse përjashtojmë vitin 1970 ku janë shënuar 4 aksidente, në vitet tjera 
pasardhëse janë regjistruar 1-2 aksidente. Gjithashtu, edhe në vitet pasardhëse
1971-1990 trajektorja e aksidenteve ka patur një rritje jo të vogël me 7 aksidente 
në vitin 1977 dhe 9 aksidente në vitin 1988. Sigurisht që këto shifra të paraqitura 
për aksidentet përpara viteve 1990 janë të një karakteri informues. 
3.2. Mosha e të aksidentuarve 
Nëse i klasifi kojmë sipas moshës, 
mbi /over 66 
shohim se 11 % kanë qenë fëmijë, 12 
% adoleshentë, kurse 68 % i përkasin 
grup-moshës aktive për punë; vetëm 
9 % kanë qenë mbi 66 vjeç. Në këtë 
tabelë përfshihen edhe personat e 
aksidentuar me pasojë vdekjen. 
3.3. Mjeti qe ka shkaktuar aksidentin 
Nga vlerësimi i pyetësorëve të plotësuar me personat e intervistuar rezulton 
se 85 persona (77 % e të intervistuarve) janë dëmtuar me municione dhe granata 
dore, ndërsa 19 (7 %) janë 
dëmtuar me mina. 6 persona nuk 
arrijnë të identifi kojnë mjetin 
me të cilin janë aksidentuar: 
mund të ketë qenë detonator 
municioni. Mbase kjo vjen si 
E panjohur/ 
Unknow n 
pasojë e traumës që mund të 
kenë pësuar, si dhe kujtesës 
së turbullt, pasi aksidenti ka 
ndodhur para shumë vitesh. 
3.4. Lloji i aktivitetit ne momentin e aksidentit 
Një e dhënë tjetër interesante është edhe aktiviteti i personit në momentin e 
aksidentit. Nga të intervistuarit rezulton se shumica, 35 % e të aksidentuarve, 
kanë qenë në punë në momentin e aksidentit. Këtu përfshihen kryesisht personat 
që kanë qenë në punë në ushtri ose thjesht ushtarë kur depot e armatimit kanë 
shpërthyer ose janë grabitur në vitin 1997. Një fakt tronditës është edhe numri i lartë 
i fëmijëve të aksidentuar, 86 të tillë, të cilët kanë qenë duke lozur me shokët apo 
duke manipuluar municionin e gjetur, gjë e cila ka sjellë edhe aksidentimin e tyre. 
Kategori të tjera më të vogël në numër janë kategoritë e atyre që janë aksidentuar 
28 
Mosha / 
Age of the victims at the moment of accident 
36-45 vjeç 
19% 
56-65 vjeç 
10% 
vjeç 
9% 
5-18 vjeç 
11% 
46-55 vjeç 
22% 
19-25 vjeç 
12% 
26-35 vjeç 
17% 
Aksidentet sipas llojit të mjetit shpërthyes 
Accidents according to the type of device 
Minë/Mine 
7% 
Municion/ 
Munition 
Granatë dore/ 46% 
Hand Granade 
31% 
1% 
Tjetër/ Other 
17%
duke u marrë me punë 
bujqësie, si, për shembull, 
Duke punuar arën/ 
duke punuar në arë, duke 
mbledhur dru/ 
Diging land/ 
kullotur bagëtinë ose 
Collecting firew ood. 
duke mbledhur skrap etj. 
7% 
Duke shkuar në 
Në këtë grup hyjnë edhe 
shkollë/ Going to 
school. 
persona të tjerë që mund të 
1% 
jenë ndodhur rastësisht në 
Duke mbledhur 
vendin e aksidentit; duke 
skrap/ Collecting 
shëtitur, duke shkuar për të 
vizituar të afërmit apo duke 
udhëtuar për në shkollë. Më 
poshtë grafi ku i detajuar. 
3.5. Dëmtimet e shkaktuara nga aksidentet 
Individët që kanë qenë pjesë e intervistës në terren janë kategorizuar edhe 
sipas dëmtimit të shkaktuar nga aksidenti. Nga intervistat në terren rezulton që 
dëmtimet e personave të aksidentuar janë nga më të larmishmet, ku më kryesoret 
përfshijnë: humbje gjymtyrësh; dëmtim ose humbje shikimi, djegie, plagë 
sipërfaqësore, dëmtim dëgjimi, trauma etj. 
Sipas këtij kategorizimi, dallohen dy grupe kryesore: a) grupi i personave 
që kanë pësuar amputime dhe b) grupi i personave që kanë marrë plagë të 
ndryshme. Sipas të intervistuarve, 163 prej tyre kanë pësuar amputim gjatë 
aksidentit. Amputimi përfshin 
humbje gjymtyrësh, duke përfshirë 
humbje këmbe, dore ose gishtërinjsh 
etj. Kurse grupi i dytë përfshin 133 
të aksidentuar që kanë marrë plagë të 
ndryshme si fraktura, djegie etj., të 
cilat do t’i trajtojmë më poshtë. 
Numri më i madh i personave që 
kanë pësuar amputim u përket atyre 
që kanë dëmtuar krahun e djathtë 
ose të majtë, duke përfshirë këtu 
dëmtimet si poshtë bërrylit ashtu edhe sipër bërrylit. Këtij grupimi i përkasin 97 
të aksidentuar, kurse 28 të tjerë kanë humbur këmbën e majtë ose të djathtë. Në 
grupin me amputime përfshihen edhe 71 të tjerë që, përveç humbjes se njërës 
gjymtyre, kanë dëmtuar ose humbur edhe gjymtyrë të tjera si gishtërinjtë e dorës 
ose këmbës etj. 
Kurse sa i përket grupit të dyte, të cilët kanë pësuar plagë të ndryshme, numrin 
29 
Lloji i aktivtetit në momentin e aksidentit 
Type of activity at the moment of the accident 
Në punë/ Working. 
35% 
Duke lozur/ 
Playing. 
29% 
Duke shëtitur/ 
Walking around. 
8% 
scrap. 
1% 
Duke kullotur 
bagëtinë/ 
Grazing animals. 
8% 
Të tjera/ Other. 
11% 
Lloji i dëmtimit 
Type of damage caused 
Plagë të 
ndryshme/ 
Wounds 
45% 
Amputime/ 
Loss of limbs 
55%
më i madh e zë grupi i atyre që kanë pësuar kryesisht fraktura, duke u pasuar 
nga ata që kanë pësuar dëmtime të syve. Të parët përbëjnë 129 të intervistuar, 
ndërsa të dytët 73. Gjithashtu, një numër të konsiderueshëm zënë edhe ata që 
kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit dhe plagosje fragmentare - 31 
persona, kurse 41 të tjerë kanë patur shkëputje fragmentare. 
3.6. Ndihma mjekësore 
Të gjithë të aksidentuarit e intervistuar kanë pohuar se kanë marrë ndihmë 
mjekësore pranë spitalit më të afërt pas aksidentit. Të aksidentuarit në fshatrat më 
të largët janë transportuar menjëherë në spitalet e qyteteve përkatëse, sipas rastit, 
me ambulancë ose mjete të tjera. Po kështu, pothuajse të gjithë të aksidentuarit 
janë trajtuar fi llimisht me ndihmën e parë dhe më pas të gjithë ata që kanë patur 
nevojë emergjente për ndërhyrje i janë nënshtruar operacionit të mëtejshëm. Vlen 
të theksohet se në rastet kur spitalet lokale nuk kanë patur kapacitetet për kurimin 
e pacientëve, ata janë transportuar drejt spitaleve të kryeqytetit për ndërhyrje 
më të specializuar. Kështu, sipas të intervistuarve, 240 të aksidentuar, pasi kanë 
marrë ndihmën e parë, i janë nënshtruar operacionit të nivelit të parë ose të 
dytë. Ndërhyrjet kanë qenë të ndryshme, siç do ta shohim edhe në kapitullin e 
mëposhtëm. Në raste specifi ke ka lindur nevoja për operacione të dhimbshme 
që kanë rezultuar me prerjen e dorës apo të këmbës. Nuk kanë munguar sigurisht 
edhe fajësimet apo akuzat, të cilat e vendosin të aksidentuarin në rolin e akuzuesit 
ndaj mjekut, duke e konsideruar atë, me apo pa të drejtë, si fajtorin kryesor për 
fatkeqësinë e vet. 
Aksidentet kanë sjellë si rrjedhim edhe humbjen e aftësisë për punë të pjesës 
më të madhe të personave të aksidentuar. Nga personat e intervistuar, 171 prej tyre 
janë kategorizuar me pa-aftësi të përhershme, kurse 78 prej tyre me pa-aftësi të 
përkohshme. Pra, kemi 195 të aksidentuar që deklarojnë se kanë humbur totalisht 
aftësinë për punë, kurse 98 të tjerë deklarojnë se janë ri-integruar në komunitet 
dhe punojnë si çdo individ tjetër me kapacitet funksional të efektshëm. 
Pyetjes nëse kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme mjekësore, kahu i 
të intervistuarve, (175 persona), anojnë drejt trajtimit mjekësor të problemit të 
tyre, duke i rritur shpresat vetes që me një kurim më të specializuar ata mund të 
arrijnë rehabilitimin e plotë. Ndërsa 117 të tjerë ndihen të rehabilituar në masën 
e integrimit të tyre shoqëror, pa u paragjykuar nga komuniteti. Në këtë shifër 
përfshihen edhe personat të cilët e kanë pranuar gjendjen e tyre dhe nuk kanë 
ndonjë shpresë për t’u rehabilituar totalisht. 
Pyetjes nëse kanë përdorur pajisje teknike mjekësore 217 të aksidentuar i janë 
përgjigjur pozitivisht. Pajisjet mjekësore përfshijnë: protezë, ortezë, protezë syri, 
karrocë, paterica, ose syza. Pjesa dërmuese e të intervistuarve janë shprehur se, 
pas aksidentit, të paktën një herë kanë përdorur pajisje teknike mjekësore. Kurse 
30
66 të aksidentuar janë përgjigjur se nuk kanë përdorur asnjëherë pajisje teknike 
mjekësore, pasi i përkasin grupit të viktimave me dëmtime te lehta, pa humbje 
gjymtyrësh. 
Pyetjes nëse kanë nevojë të mëtejshme për pajisje teknike mjekësore, 155 
të aksidentuar janë përgjigjur “po”, d.m.th., kanë përsëri nevojë, ndërsa 141 të 
tjerë shprehen se nuk kanë nevojë për pajisje të tilla. Duke iu referuar shifrave 
të mësipërme, 107 prej tyre shprehen se kanë nevojë për proteza këmbësh dhe 
duarsh, 32 kanë nevojë për proteza syri, ndërsa pjesa tjetër në për orteza, karroca, 
syze dhe paterica. 
Interesant është fakti se një pjesë e të aksidentuarve janë kuruar jashtë territorit 
shqiptar, pasi spitalet shqiptare, përfshi edhe Qendrën Kombëtare të Traumave 
në Tiranë, nuk kanë materiale dhe ekspertizë. Trajtimi shëndetësor jashtë shtetit 
është bërë kryesisht me ndërhyrjen dhe ndihmën fi nanciare të të afërmve që 
banojnë në shtetet përkatës, por, në 3-4 raste, me ndihmën e shtetit shqiptar. 
Kështu, 50 prej tyre janë kuruar jashtë shtetit. Vendi më i preferuar ku ata janë 
trajtuar ka qenë fqinji i Shqipërisë, Greqia, me 21 raste, i ndjekur nga Italia me 9 
raste, Sllovenia, Turqia etj. 
3.7. Informacion i gjendjes familjare 
Gjatë intervistave në terren, të intervistuarit gjatë pyetjeve për familjen 
tregojnë një ndjeshmëri dhe një përkushtim ndaj pjesëtarëve të familjes, duke i 
quajtur ata si një nga faktorët kyç të integrimit të tyre. Duke iu referuar rasteve 
që në momente vështirësie ekziston edhe braktisja e të dëmtuarve nga të afërmit, 
ata vlerësojnë me nota maksimale ndihmën nga pjesëtarët e familjes, të cilët i 
kanë mbështetur dhe u kanë qëndruar vazhdimisht pranë. Nga të intervistuarit 
227 persona janë me status civil të martuar, 64 beqarë dhe pjesa tjetër të divorcuar 
apo të ve. Nga këto rezultojnë se 204 të aksidentuar kanë edhe fëmijë. Pjesa më 
e madhe e te intervistuarve është 46-55 vjeç, 24 % e ndjekur nga personat me 
moshë 36-45 vjeç (21 %). Kurse fëmijët përbëjnë 6 për qind. 
Në këtë fazë është identifi kuar edhe aspekti nëse të intervistuarit kanë pjesëtarë 
të tjerë të familjes të aksidentuar. Nga intervistimi ka rezultuar se vetëm 30 prej 
tyre kanë patur një të afërm të përfshirë në aksident, kurse 257 janë përgjigjur në 
mënyrë negative. Të afërmit e përfshirë në aksident dhe të dëmtuar në 13 raste 
kanë rezultuar të jenë vëllai ose motra, 2 raste fëmijët dhe 11 raste të afërm të 
nivelit të parë. 
Kështu, 137 të intervistuar janë përgjigjur se kanë qenë kryefamiljarë 
para aksidentit, ndërsa 159 nuk e kanë patur një status të tillë. Kjo nënkupton 
kryefamiljarin si personin kryesor të sigurimit të të ardhurave me 144 raste që janë 
përgjigjur “po” dhe 152 raste janë përgjigjur “jo”. Përsa i përket vazhdimësisë 
dhe ndryshimit të këtij roli pas aksidentit, 102 persona janë përgjigjur se ky rol 
31
nuk ka ndryshuar, kurse 194 persona kanë pohuar se kanë ndryshuar status, duke 
u shndërruar në kryefamiljar. 
Një pikë tjetër e rëndësishme është edhe sigurimi të ardhurave për veten dhe 
familjen nga personat e aksidentuar. Duke qenë pjesë e dëmtimeve të niveleve të 
ndryshme, vështirësohet edhe sigurimi të ardhurave mbi jetesën e familjes. 
Nga rezultatet e anketimit rezulton se 191 të aksidentuar i sigurojnë vetë 
të ardhurat për familjen, të ndjekur nga 51 persona që të ardhurat i sigurojnë 
prindërit për ta. Dhe në 34 raste i sigurojnë bashkëshortët. Sigurimi i të ardhurave 
nga vetë personat është e një kuptimi të dyfi shtë, ku me “sigurim të ardhurash 
nga vetë personi”, përveç angazhimit në një punë sistematike, nënkupton edhe 
pension pa-aftësie që përfi tojnë këta persona, me kujdestarë ose jo. Rastet që u 
referohen prindërve janë kryesisht të aksidentuar në një moshë të re dhe e kanë 
të pamundur angazhimin e tyre në një punë stabile. Kur i referohemi sigurimit të 
të ardhurave nga bashkëshortja, ato kryesisht identifi kohen me punë në bujqësi, 
shitëse etje, punë që bëhen përgjithësisht nga gratë. 
3.8. Kushtet e jetesës 
Personat që janë identifi kuar të aksidentuar jetojnë kryesisht në fshat. Fare pak 
prej tyre jetojnë në qytet. Kurse 230 të intervistuar jetojnë në shtëpi private dhe 66 
në apartamente në pallate. Madhësia mesatare e shtëpisë së banimit është 85 m2 
, ndërsa mesatarja e numrit të personave që jetojnë në një shtëpi është 4.7. Fakti 
pozitiv për personat e intervistuar është se në shumicë dërrmuese (208 persona), 
pohojnë se pronësia e banesës është private, pra, janë zotërues të banesave. 11 
persona pohojnë se jetojnë me qera, 10 banojnë me të afërm dhe vetëm 1 person 
deklaron se jeton në pronë të zaptuar. 
Një fakt tepër shqetësues mbi kushtet e banesës është se 237 prej të 
intervistuarve deklarojnë që shtëpitë e tyre janë të vjetra dhe kanë nevojë 
emergjente për riparime. Me riparim të intervistuarit zakonisht kuptojnë tualetin, 
çatinë apo instalimet elektro-hidraulike. Po këtu, 43 të mbijetuar deklarojnë se 
kanë shtëpi të reja, te cilat nuk kanë nevojë për asnjë riparim. 
Sa i përket pajisjeve të ndryshme elektro-shtëpiake, pothuajse të gjithë 
deklarojnë se i disponojnë këto pajisje si televizor, mobilie, orendi, frigorifer etj. 
Ndërsa janë të rralla rastet për personat që disponojnë automobil apo makineri 
bujqësore. E vetmja pasuri e rëndësishme për jetesën në zonat rurale është toka. 
Duket qartë se për pjesën më të madhe toka bujqësore është burimi kryesor 
për sigurimin e të ardhurave. Të angazhuar vetëm ose familjarisht ata punojnë 
në bujqësi për mbijetesën e tyre. Menjëherë, pas tokës, pasuria e dytë më e 
rëndësishme është zotërimi i një lope, dru frutor etj. 
32
3.9. Arsimi 
Arsimi është një nga shtyllat që mund të ketë penalizuar integrimin e plotë të 
personave të aksidentuar me municione. 
Nga rezultatet e mbledhura rezulton se shumica dërmuese e viktimave (92 %) 
kanë arsimin 9-vjeçar ose të mesëm. Ndërsa një numër shumë i ulët kanë arsimin 
e lartë. Konkretisht, 
178 të intervistuar kanë 
deklaruar se arsimi i 
tyre është 9-vjeçar, 93 
kanë deklaruar se janë 
me arsim të mesëm 
dhe vetëm 16 prej tyre 
kanë deklaruar se janë 
me arsimin e lartë. 4 të 
aksidentuar nuk kanë 
arsim. Faktet tregojnë që 
personat që kanë arsimin 
e lartë janë njëkohësisht edhe më të integruar në shoqëri, duke siguruar të ardhurat 
e familjes vetë, janë të stabilizuar në një punë të rregullt dhe janë protagonist 
në jetën sociale. Personat me arsim 9-vjeçar janë të destinuar për t’i siguruar të 
ardhurat e familjes, kryesisht, nga persona të tretë (bashkëshortja, fëmijët), kjo 
jo vetëm si pasojë e pa-aftësisë fi zike, por edhe e mungesës së një profesioni. 
Ndërsa në qendër qëndrojnë personat me arsim të mesëm të cilët janë të nxitur 
nga faktorë të jashtëm për të qenë pjesë e sfi dave bashkëkohore, por mungesa e 
një profesioni nuk ua lejon këtë gjë. 
Sa i përket pyetjes se çfarë do të donit të përmirësonit sa i përket edukimit 
(arsimimit), shumica janë përgjigjur se, për shkak edhe të moshës relativisht të 
lartë, nuk preferojnë të vazhdojnë studimet, por të ndjekin kurse profesionale. 
Kjo vjen edhe nga papunësia e lartë që e karakterizon këtë shtresë, duke parë 
si shpresën e vetme për punësim formimin profesional. Ky grup arsimim e 
konsiderojnë si një rrugë të shpejtë dhe të sigurt për integrimin e tyre. 
Konkretisht, 158 të 
intervistuar janë shprehur 
se dëshirojnë të ndjekin 
kurse profesionale, 31 
dëshirojnë të vazhdojnë 
shkollën aty ku e kanë 
lënë dhe vetëm 18 
prej tyre mendojnë të 
vazhdojnë universitetin. 
33 
Arsimimi/ Education 
Me shkollë të 
mesme / 
High School 
31% 
Pa arsim 
without education 
Shkolle 9 -vjeçar/ 
Primary 
education 
61% 
1% 
Universitet/ 
University 
7% 
Pas universitar/ 
Post University 
0% 
Çfarë do të donit të përmirësonit në edukimin tuaj? 
If support what would you select to improve your 
education? 
Të vazhdoj shkollën/ 
To attend secondary 
school 
15% 
Të vazhdoj 
universitetin/ 
To attend university 
9% 
Të ndjek Kurse të 
formimit profesional / 
Professional 
Vocational Courses 
76%
3.10. Situata social-ekonomike 
Situata social-ekonomike në 
terren duket e vështirë. Ndesh 
fytyra të pezmatuara të personave 
dhe familjeve të aksidentuara që 
kërkojnë vazhdimisht rrugë për të 
mbijetuar. Sigurisht që nuk mund t’i 
përgjithësojmë rastet, pasi ka edhe 
nga ata që bëjnë jetë të rregullt. 
Mbijetesa e personave të 
intervistuar bazohet kryesisht në bujqësi. Të pyetur për situatën e para dhe pas 
aksidentit, 95 prej tyre shprehen se janë marrë me bujqësi, ndërsa 74 prej tyre 
vazhdojnë të merren me bujqësinë edhe pas aksidentit. Vlen të theksohet se 
nga 72 prej personave të intervistuar, deklarojnë se para aksidentit kanë qenë 
të punësuar me kohë të plotë, ndërsa pas aksidentit kemi vetëm 13 prej tyre që 
vazhdojnë të jenë të punësuar. 
Ka rritje të ndjeshme te personave që pas aksidentit mbështeten vetëm tek 
te ardhurat përmes pensionit, 112 raste të tilla kurse para aksidentit 8 persona. 
Kjo ndodh qoftë për shkak të pa-aftësisë fi zike, por edhe asaj intelektuale. Një 
pjesë e konsiderueshme e të aksidentuarve shprehen se aksidenti ka shkaktuar 
njëkohësisht edhe humbjen e vendit të tyre të punës, ndër arsyet kryesore që 
përmendin janë: a) pa-aftësia për të punuar në të njëjtin vend pune; b) diskriminimi; 
c) refuzimi nga punëdhënësit dhe nga institucionet shtetërore. 
Një fakt tjetër interesant lidhet edhe me mbështetjen që kanë marrë personat 
e aksidentuar pas aksidentit. Një pjesë e tyre deklarojnë se janë përfshirë në 
programe të ndryshme përfi timi monetar, kryesisht nga shteti shqiptar dhe shumë 
pak nga organizata jofi timprurëse. Kështu, 81 persona pohojnë se përfi tojnë 
ndihma të ndryshme nga shteti: këtu përfshihet pensioni, sigurimi një operacioni 
brenda ose jashtë territorit të Shqipërisë. Vetëm 14 të mbijetuar deklarojnë se 
kanë përfi tuar ndihmë nga organizata të ndryshme humanitare. 
Pjesa më e madhe e të intervistuarve janë të përfshirë në programin e asistencës 
sociale, kryesisht trajtohen me pension pa-aftësie dhe ndihmë ekonomike. Të parët 
përbëjnë 72 raste, ndërsa të dytët 48 raste. Pjesa tjetër klasifi kohet në kategoritë si 
pension pleqërie apo pension i veçantë. 
Një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe mungesa e politikave për 
punësimin e kësaj kategorie në shoqëri. Është për t’u vlerësuar fakti që të gjithë 
të intervistuarit, 283 të intervistuar, kanë deklaruar se nuk iu është ofruar qoftë 
edhe një herë të vetme një punë apo trajnim nga zyra e punës. Ky defekt duhet të 
trajtohet me seriozitet për këtë kategori të shoqërisë, e cila duhet të jetë pjesë e 
politikave shtetërore. 
34 
A ka shkaktuar aksidenti humbjen e 
vendit të punës? Has the accident 
caused the loss of job? 
Po / Yes 
53% 
Jo / No 
47%
Pse keni humbur vendin e punës pas aksidentit? 
Why have you lost your job after the accident? 
Mungesë 
kualifikimi 
5% 
35 
Pa-aftësi për të 
punuar në njejtin 
vend pune 
79% 
Diskriminim 
3% 
Tjetër 
10% 
Refuzim nga 
punëdhësit 
3% 
Sa i përket vështirë-sive 
që hasin këta 
qytetarë në marrjen e 
shërbimeve nga insti-tucionet 
publike, siç 
mund të jenë shkollat, 
spitalet ose institucio-net 
shtetërore, 183 prej 
tyre deklarojnë se nuk 
ndjejnë asnjë vështirë-si, 
113 ndjejnë shumë 
vështirësi dhe shprehin 
mendimet e tyre për 
përmirësimin e këtyre shërbimeve publike. 
Përsa i përket aspektit social, pjesa më e madhe, rreth 95 %, shprehen se 
faktori kyç i integrimit të tyre në komunitet ka qenë familja. Përveç familjes, një 
rol të rëndësishëm ka luajtur edhe komuniteti, pavarësisht se shifrat këtu janë më 
të ulëta, për shkak edhe të diskriminimit. 
Vizita të shpeshta nga miqtë apo të afërm janë pjesë e të piketimit si një individ 
i rëndësishëm dhe me vlera. Në vazhdimësi të kësaj ata shprehen se janë të aftë 
të marrin pjesë në aktivitet të përditshme apo lëvizshmëria e tyre, qoftë kjo me 
protezë ose jo nuk i pengon ata ushtrimin e një xhiroje të përditshme në qytet 
apo angazhimin në një punë. Ndryshimi ndodh në jetën sociale, ku palët janë të 
ndara, 137 prej tyre shprehen se marrin pjesë në jetën sociale dhe 159 shprehen 
negativisht. Me jetë sociale kuptojmë ushtrimin e sporteve, kulturës, politikës etj. 
Sa i përket pyetjes se 
Për çfarë mbështetje ekonomike keni nevojë? 
për çfarë mbështetje të 
What type of support do you need most? 
mëtejshme ekonomike 
kanë nevojë, shumica 
Mikro-kredi për 
përgjigjen se kanë 
të ngritur biznes 
familjar 
Mbështetje për 
nevojë për mbështetje 
16% 
punësim/aktivite 
për të fi lluar aktivitete 
te që gjenerojnë 
të ardhura 
që rrisin punësimin 
52% 
dhe gjenerojnë të 
Mbështetje për 
ardhura, të ndjekur 
të ndjekur kurse 
nga grupi i dytë që 
të formimit 
profesional 
kërkojnë të mbeshteten 
32% 
për ndjekjen e kurseve 
profesionale dhe mikro-kredi për të fi lluar një biznes si në tabelën më poshtë: 
Një pjesë e mirë kërkojnë mbështetje për rimbursim të ilaçeve, bursa për 
fëmijët etj.
36
KAPITULLI IV 
Rekomandime 
37 
4.1 Rekomandimet kryesore 
- Duke parë të dhënat e mbledhura nga ky projekt duken qartazi se nevojat 
për shërbime shëndetësore orto-prostetike, fi zioterapike, okulistike dhe 
psikologjike janë të domosdoshme për një kohë të gjatë për të aksidentuarit. 
- Shërbimet shëndetësore që marrin për momentin janë të paplota e kanë kosto 
të lartë, krahasuar me gjendjen ekonomike që ata kanë. Këta persona nuk 
kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet për pajisjen me proteza, kurimin apo 
kontrollet e herëpashershme mjekësore, pasi pjesa më e madhe e tyre jetojnë 
me pension ose ndihmë ekonomike. 
- Spitalet rajonale nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbime të specializuara për 
pajisjen me proteza, aq me tepër për mirëmbajtjen e tyre. Kështu që ata janë 
të detyruar t’u drejtohen spitaleve të kryeqytetit, ose spitaleve private. Për 
shumicën e tyre kjo është e pamundur, pasi kostot janë të papërballueshme. 
- Spitalet rajonale nuk kanë mundësi të pajisin personat e amputuar me proteza 
apo mirëmbajtjen e tyre. 
- Në këto rrethana është e nevojshme që organizata, donatorë të ndryshëm 
dhe institucionet shtetërore të mundësojnë mbështetje për protezim, si dhe 
shërbime okulistike. 
- Qendra Kombëtare e Protezimit (e Traumës) nuk është funksionale dhe nuk 
plotëson nevojat për këtë kategori; ajo duhet të ri-dimensionojë funksionin e 
saj, pasi në këto kushte që është nuk u shërben me profesionalizim personave 
të amputuar për pajisjen e tyre me proteza. 
- Në spitalet rajonale nuk ka reparte protezimi, me përjashtim të qarkut Kukës, 
repart i cili është ngritur me ndihmën e Departamentit të Shtetit të SHBA. 
Duke parë shtrirjen territoriale të këtyre qarqeve del si nevojë e domosdoshme 
që në çdo qark duhet të ketë reparte për mirëmbajtjen e protezave.
- Ministritë e linjës si Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mirëqenies Sociale 
dhe Rinisë, të vendosin standarde për të gjithë personat e amputuar, për 
pajisjen e tyre me proteza. 
- Në kuadrin e rregullimit te ligjit për aftësinë e kufi zuar viktimat e municioneve 
duhet të përfshihen në ligjin për Shërbimet Sociale. 
- Pjesa më e madhe e personave të dëmtuar kanë mungesë kohezioni social; 
lëvizja e tyre është shumë e vogël, ata vizitohen vetëm nga të afërmit e tyre. 
Institucionet shtetërore, OJF-të, me anë të aktiviteteve të ndryshme kreative, 
mund të krijojnë një atraksion më social dhe më të madh ndaj këtyre shtresave. 
- Pjesa më e madhe e personave të dëmtuar me municione janë me arsim 
9-vjeçar, të cilët nuk kanë ndonjë profesion. Në këtë mënyrë kanë shumë 
vështirësi në gjetjen e një pune për sigurimin e të ardhurave. Aftësimi i tyre 
profesional përmes kurseve të formimit profesional është domosdoshmëri 
për të rritur aftësitë e tyre individuale, për të qenë të aftë për tregun lokal të 
punës. Vetëm në këtë mënyrë ata mund të integrohen dhe të bëhen të pavarur 
nga pjesëtarët e tjerë të familjes. 
- Pothuajse në asnjë institucion shtetëror nuk zbatohet ligji për punësimin e 
personave me aftësi të kufi zuar. Institucionet shtetërore, publike, por dhe 
ato private, duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje punësimit të këtyre 
personave dhe të shtrëngohen te zbatojnë ligjin në fuqi, i cili parashikon 
edhe gjoba ose pagesa alternative. 
- Një pjesë e mirë mund të ri-integrohen dhe ndihmohen përmes projekteve 
që promovojnë gjenerim të ardhurash dhe vetëpunësim. Këto lloj projektesh 
kanë qenë shumë të suksesshme në qarkun e Kukësit për ri-integrimoin 
e viktimave të minave. Ndër më te preferuarit mund të ishin projekte që 
nxisin punimet e dorës, fuqizimin e ekonomive shtëpiake, kultivimin dhe 
përpunimin e produkteve bujqësore etj. 
- Në të gjitha institucionet shtetërore mungojnë rampat në hyrje të ndërtesave, 
duke kufi zuar kështu marrjen e shërbimeve nga personat me aftësi të kufi zuar, 
përfshi edhe viktimat e municioneve. Institucionet që ofrojnë shërbime 
publike duhet të fi llojnë menjëherë përshtatjen, për t’i bërë të aksesueshme 
edhe për PAK. 
- Në vend ka dallime ndërmjet invalidëve, gjë e cila bën të mundur një pabarazi 
ndërmjet kësaj shtrese. Të gjithë invalidët të kenë trajtim të unifi kuar, të mos 
ketë dallime ndërmjet këtyre personave. 
38
- Gjithashtu, nuk duhet të ketë diskriminim ndërmjet personave të dëmtuar 
me municione dhe invalidëve të punës; viktimat e municioneve që kanë 
qenë në marrëdhënie pune në momentin e aksidentit marrin pensione, kurse 
të aksidentuarit që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune nuk trajtohen me 
pensione. 
- Duhet të nxiten shoqata të ndryshme për të hapur biznese sociale me këtë 
kategori njerëzish si një nga mundësitë më të thjeshta dhe të qëndrueshme 
për të siguruar integrimin e kësaj shtrese dhe përmirësimin e të ardhurave. 
39
40
PJESA E DYTË 
KAPITULLI V 
Rezultatet e pyetësorit sipas qarqeve 
Gjendja e viktimave të municioneve sipas qarqeve 
5.1. Qarku Berat 
a. Informacion i përgjithshëm mbi qarkun e Beratit 
Qarku i Beratit7 ka një sipërfaqe prej 1,798 km². Ai përfshin rrethin e 
Beratit, rrethin e Kuçovës dhe rrethin e Skraparit. Qarku i Beratit ka 5 bashki, 20 
komuna dhe 245 fshatra. Qendra e qarkut të Beratit ndodhet në qytetin e Beratit. 
Qarku i Beratit ka një popullsi prej 138.484 (2013) sipas INSTAT. Në qarkun 
e Beratit8 4567 familje trajtohen me ndihme ekonomike, nga të cilët 2581 me 
ndihmë të pjesshme dhe 1984 familje me ndihmë të plotë. 
Shërbimi shëndetësor: Qarku i Beratit ka një spital kryesor rajonal i cili 
ndodhet në qytetin e Beratit dhe dy spitale lokale në qytetet e Kuçovës dhe të 
Skraparit. Spitali rajonal ka një ortoped, dhe 2 okulistë. Ka mungesë të theksuar 
mjekësh specialistë. Në çdo komunë ka qendër shëndetësore ku shërben 1 mjek. 
Në pjesën më të madhe të fshatrave ka ambulanca me personel infermierie. 
Spitali rajonal ka mungesa të theksuara në shërbimet bazë për arsye të mungesës 
së mjekëve specialistë dhe të mjeteve. Shërbimi orto-prostetik mungon në këtë 
spital. Nuk ka repart për protezimi. Shërbimi i okulistit ofrohet nga klinikat 
private. 
Aftësia e Kufi zuar9 (PAK). Në qarkun e Beratit ka 7,436 persona me aftësi të 
kufi zuar. Nuk ka ndarje të veçantë për personat e dëmtuar me municione. Ndarja 
sipas grupeve paraqitet si më poshtë: 
7. Burimi: www.qarkuberat.net 
8. Burimi: Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social, Adelina Druga, e-mail dërguar më 08.10.2013 
9. Burimi: Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social, Adelina Druga, e-mail dërguar më 08.10.2013 
41
Persona me aftësi të kufi zuar Invaliditeti sipas kategorive 10 
PAK 
Shoqë- Para- Shoqë-rues 
Të verbër 
Shoqë-rues 
I 
II III 
Fizik 
rues 
tetra-plegjikë 
Mendore 
7028 226 1017 2583 
42 
PAK 
3002 
invalidë 
pune 
--- 225 236 225 me 
kujde-starë 
b. Informacion mbi të aksidentuarit nga municionet 
Qarku i Beratit është një nga qarqet që ka patur numrin më të madh të 
aksidenteve ne vitin 1997. Industria ushtarake ka qenë e përqendruar në Poliçan 
edhe në disa pika të tjera të rrethit të Skraparit, ku gjenden reparte ushtarake 
e depo të shumta të shpërndarë gjithandej si kërpudha. Gjatë trazirave në vitin 
1997, si në të gjithë vendin edhe këndej shumica e armëve dhe municioneve ranë 
në duart e qytetarëve të ndryshëm duke përfshirë edhe fëmijët. 
Rezultatet e pyetësorit në terren tregojnë gjendjen reale të viktimave. Kjo falë 
edhe faktit se secili prej njerëzve të intervistuar ishin shumë bashkëpunues, ashtu 
si edhe administratorët socialë të komunave përkatëse, të predispozuar për të 
qenë sa më të saktë në dhënien e informacionit. 
Në bazën e të dhënave IMSMA të AMMCO, ka informacion për 82 aksidente 
nga municionet në qarkun. Nga vizitat në terren dhe bashkëpunime me punonjësit 
socialë të komunave janë identifi kuar nga kjo listë 74 të aksidentuar, nga të cilët 
12 të vdekur. Nga informacioni i punonjësve socialë këta 8 persona janë larguar 
drejt qarqeve te tjera ose jashtë shtetit pranë të afërmve të tyre. 
Në qarkun e Beratit nga viti 1997-gusht 2013 janë regjistruar 42 aksidente 
me municione. Kulmi i aksidenteve është regjistruar në vitin 1997 me 26 të 
tilla, i pasuar me 7 aksidente në vitin 1998. Kurse në vitet në vazhdim numri 
i aksidenteve ka shkuar drejt zeros. Më poshtë keni një tabelë të detajuar të 
aksidenteve të ndodhura në çdo vit. 
Aksidenetet sipas viteve 
Accidents in Years 
18 
2 
26 
7 6 
3 
30 
25 
20 
15 
10 
5 
0 
Deri 1999 1992-1996 1997 1998 1999-2005 2006-2013 
10. Aftësia e kufi zuar ndahet në 2 grupe. Në 4 grupe ndahet sipas Institutit të Sigurimeve 
Shoqërore, të cilët nuk kanë lidhje me personat që trajtohen nga Shërbimi Social Shtetëror.
Aksidentet sipas grup-moshave 
Deri 18 vjeç 
6% 
19-25 vjeç 
36-45 vjeç 
18% 
Mbi 66 vjeç 
16% 
56-65 vjeç 
8% 
46-55 vjeç 
23% 
Lloji i aktivitetit ne momentin e aksidentit / 
Type of activity at the time of accident 
Duke mbledhur 
skrap/Collecting scrap 
2% 
Duke kullotur bagëtinë/ 
Grazing animals 
8% 
Lloji i mjetit qe ka shkaktuar Aksidentin 
43 
Duke lozur /shetitur / 
Playing walking 
37% 
Duke punuar arën / 
Digging land 
5% 
Të tjera / Other 
11% 
8% 
26-35 vjeç 
21% 
Në punë / Working 
35% 
Kurse aksidentet sipas grupmoshave 
paraqiten në tabelën ngjitur. 
Në Berat numri më i madh i aksidenteve 
(50%) ka ndodhur në ambientet e punës. 
Këtu përfshihen ish-ushtarakë që kanë 
qenë në gatishmëri në reparte ushtarake, 
duke punuar arën, duke mbledhur skrap etj. 
Kështu, 22 të aksidentuar deklarojnë se kjo 
fatkeqësi u ka ndodhur kur ata kanë qenë 
në krye të detyrës. Vendin e dytë e zë një 
moshë e vogël, kanë qenë duke lozur në 
momentin e aksidentit. 
Këtu përfshihen fëmijët 
të cilët, si rezultat i 
kuriozitetit fëminor, janë 
përpjekur t’i eksplorojnë 
apo manipulojnë grana-tat 
dhe municionet 
e ndryshme, duke ju 
shkaktuar ngjarjen më të 
hidhur në jetën e tyre. 
Arsye të tjera, siç 
mund të shohim më sipër, 
më pak të rëndësishme 
Type of device causing accident 
janë personat që merren 
me bujqësi, që kanë qenë 
E panjohur/ 
Minë/Mine 
duke punuar arën apo 
Unknow n 
2% 
3% 
kullotur bagëtinë, duke 
shëtitur etj. 
Një tjetër aspekt tjetër 
Granatë dore/ 
i rëndësishëm është edhe 
Hand Granade 
Municion/ 
mjeti që është shkaktuar 
37% 
Munition 
aksidenti. Një numër i 
58% 
konsiderushëm deklaron 
lloje të ndryshme të 
municioneve. Ndërsa vendin e dytë e zë granata e dorës. 
Sipas deklarimit të tyre, 23 janë plagosur me granatë dore, 10 me municione 
dhe 26 me mjete të tjera shpërthuese siç janë predhat, bomba, dinamit etj. Ndërsa 
kemi vetëm një rast me minë dhe 2 raste të cilët, për shkak të kohës së largët 
të aksidentit dhe mungesës së pjesshme të kujtesës nuk e mbajnë mend mjetin 
shpërthyes me të cilin janë aksidentuar.
c. Lloji i dëmtimit të shkaktuar nga aksidenti 
Në qarkun e Beratit rezultojnë 22 të aksidentuar që kanë pësuar amputim, 
ndërsa 38 të tjerë janë me plagë të ndryshme të lehta. Konkretisht, në tabelën e 
mëposhtme shohim dëmtimet sipas kategorive: 
Pjesa më e madhe e të 
aksidentuarëve që kanë pësuar 
amputim, 10 të tillë, kanë pësuar 
dëmtim të krahut te djathtë nën 
bërryl, 8 në dorën e majtë specifi kisht 
gishtërinjtë dhe 5 gishtrinjtë e dorës së 
djathtë. Ndërsa më të pakta në numër 
janë rastet me amputim të këmbëve. 
Lëndimet që kanë pësuar kryesisht 
të aksidentuarit janë të llojeve të 
ndryshme. 
Nga të dhënat e mbledhura 
konstatojmë që pjesa më e madhe kanë pësuar frakturë, e shoqëruar kjo me 
dëmtimet e syve, si pasojë e shpërthimit së municioneve në depot përkatëse. 
Ndërsa rastet për plagosje fragmentare, paralizë dhe djegie janë të pakta në numër. 
Kategoria tjetër përfshinë, zakonisht, cifl a në trup, cifl a midis syve, humbje 
e shikimit, çarje te dora e majtë etj, plagë të cilat nuk janë specifi kuar më sipër, 
duke u kategorizuar në kolonën “tjetër”. “Çasti” i aksidentit, përvec dëmitimeve 
trupore, karakterizohet edhe nga mosfunksionime apo çregullime të ndryshme 
që kanë lënë pasoja te individët. Kryesisht çregullimet më të mëdha kanë qenë 
te shikimi dhe dëgjimi, ku, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, një pjesë e 
konsiderueshme e të aksidentuarëve kanë probleme të shfaqura pak me vonesë 
në shikim dhe dëgjim. Ndërsa më të pakta janë rastet në sistemin nervor dhe 
aparatin lëvizës. 
Pjesa më e madhe e të intervistuarve deklarojnë se lloji i ndihmës së parë të 
marrë është ndërhyrja kirurgjikale në spitalin më të afërt. Pas aksidentit ata janë 
transferuar në spitalin e rajonal të qarkut, ku i janë nënshtruar operacionit, ku 
disa herë nuk kanë munguar edhe operacionet e dyfi shta. Në rastet kur spitali 
rajonal nuk i ka plotësuar kushtet për operacion ata janë transferuar në spitalin e 
kryeqytetit, në Tiranë. 
44 
Lloji i dëmtimit të shkaktuar nga aksidenti 
Çrregullime 
45% 
Amputime- 
Humje 
gjymtyrësh 
24% 
Plagë të 
ndryshme/Lën 
dime 
31% 
Të intervistuarit në këtë qark deklarojnë se pas aksidentit e kanë humbur 
njëkohësisht edhe aftësinë për punë. Konkretisht, 37 prej tyre deklarojnë se e kanë 
humbur përfundimisht aftësinë për punë, ndërsa 24 ndihen të integruar përsëri në 
ushtrimin e një profesioni të zakonshëm. Gjithashtu, 21 prej tyre deklarojnë se 
paaftësia e tyre është e përhershme, ndërsa për 16 të tjere paaftësia e tyre është 
e përkohëshme. Gjithashtu, vlen të përmendet se grupi më i madh i paaftësisë
që përfi tojnë të aksidentuarit është ai 
i katërt (IV). 
Konkretisht, kemi 12 të intervistuar 
që i përkasin kategorisë së IV, 6 
kategorisë së parë dhe 4 kategorisë së 
II dhe 1 në kategorinë e III-të. Ndërsa 
14 prej tyre deklarojnë se nuk iu është 
caktuar grup, duke përfi tuar në këtë 
mënyrë nga skema të tjera, siç mund 
të jetë ndihma ekonomike që ofrohet 
nga bashkitë apo komunat. 
Gjatë mbledhjes së informacionit mjekësor vihet re se shumica e të 
intervistuarve nuk janë rehabiliuar ende plotësisht. Këtu fl asim për atë kategori 
e cila nuk ka pësuar amputim. Disa nga ndihmat mjekësore që ata kërkojnë janë: 
pajisje me proteza ose mirëmbajtje protezash aktuale; ndërhyrje të mëtejshme të 
specializuara kirurgjikale; shërbime ortepedike; operim; ndërhyrje kirurgjikale 
në këmbë; shërbime fi zioterurapike etj. 
Pyetjes se nëse kanë përdorur pajisje teknike mjekësore deri ditën e 
intervistimit, vetëm 12 prej tyre janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 49 të tjerët 
janë përgjigjur negativisht. Ndërsa pajisja teknike mjekësore që kanë përfi tuar 
personat që kanë pësuar amputim ka qenë proteza, ndërsa shumë pak raste kemi 
në këtë qark me proteza syri, paterica apo karroca. 
Të aksidentuarit me amputim janë përpjekur që të gjejnë zgjidhje edhe jashtë 
shtetit për problemin e tyre. Ata janë ndihmuar edhe nga të afërm të cilët banojnë 
në vendet përkatëse duke shpresuar në një përmirësim të situatës dhe duke gjykuar 
njëkohësisht paaftësinë e specialistëve brenda vendit. Shumica e rasteve (7) janë 
trajtuar në Greqi dhe shume pak raste kemi në Itali, Slloveni, Turqi etj. 
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të shumta për t’u rehabilituar, një pjesë e 
tyre deklarojnë se kanë ende nevojë për pajisje teknike mjekësore. 
Shihet qartë se shumica kanë nevojë për protezë, këtu përfshihen edhe 
personat që e zotërojnë një të tillë por, për shkak të mosmirëmbajtjes, vjetërsisë 
etj, kërkojnë ta zevendësojnë atë. 
d. Rezultatet e kontrollit të përgjithshëm mjekësor 
Gjatë kontrollit mjekët specialistë kanë vizituar të dëmtuarit me probleme 
shëndetësore. Për çdo person të ekzaminuar është plotësuar fl etë epikriza, me 
rekomandimet përkatëse. Sipas mjekëve, rezulton se 6 persona kanë nevojë për 
mjekim të mëtejshem okulistik, nga këto 1 person ka nevojë për protezë syri, 
2 persona duhet të pajisen dhe përdorin syze, 2 persona kanë nevojë të bëjnë 
kontroll periodikë të syve për marrjen e medikamenteve të ndryshme, 1 person 
45 
Aftësia për punë pas aksidentit 
Nuk kanë 
humbur 
aftësinë 
për punë? 
39% 
Kanë 
humbur 
aftësinë pë 
punë? 
61%
ka nevojë për operimin e syrit, kurse 18 të tjerë që kanë humbur gjymtyrët kanë 
nevojë për paisjen me proteza. 
Ndërsa, sipas mjekut ortoped dhe teknikut protezist të cilët kanë bën 
ekzaminimin e gjendjes së të amputimit dhe të gjendjes së protezave, 5 persona 
kanë nevojë ri-protezimi, pasi gjendja e protezave është shumë e dëmtuar nga 
superpërdorimi i tyre, 2 persona kanë nevojë për pajisjen me proteza, pasi nuk kanë 
patur asnjëherë me proteza. 25 persona duhet të bëjnë seanca të herëpashershme 
fi zioterapie. Kurse, sipas specialistit psikiatër, 26 personat e kontrolluar kanë 
nevojë për shërbim intensiv psiko-social afatgjatë. 
e. Informacion mbi gjëndjen familjare 
Statusi i gjëndjes familjare është shumë i rëndësishëm për të kuptuar integrimin 
e personave të aksidentuar nga municionet. Gjendja familjare është bërthama e 
integrimit shoqëror, kështu që bashkëveprimi mes viktimave dhe pjesëtarëve të 
tjerë të familjes njëkohësisht ndikon edhe riintegrimin e shpejtë të tyre. Për fat të 
mirë, pjesa më e madhe e të aksidentuarëve në qarkun e Beratit janë të martuar. 
Nga të intervisuarit, 43 deklarohen të martuar, 18 me status civl beqar dhe vetëm 
1 rast i ve. Nga personat e martuar vetëm 6 prej tyre janë ende pa fëmijë, ndërsa 
pjesa tjetër ka minimumi një të tillë. Mosha mesatare e fëmijëve është në pjesën 
më të madhe mbi 18 vjeç, fakt ky që tregon se një pjesë e konsiderueshme e të 
intervistuarëve e kanë pësuar aksidentin pas lindjes së fëmijës. Në vazhdimësi 
të kësaj ideje, të intervisuarit nuk janë karakterizuar edhe nga tragjedi familjare. 
Pra, kemi vetëm 4 raste, të cilët kanë të aksidentuar edhe një të afërm të tyre 
(vëlla ose motër), fakt ky që të bën të kuptosh se aksidentet kanë ndodhur 
kryesisht në vendin e punës apo duke qenë kalimtarë të rastit, duke shmangur 
kështu shpërthimet brenda ambienteve të shtëpisë. 
Në këtë fazë 36 prej të intervistuarëve deklarojnë se kanë qenë kryefamiljarë 
edhe para aksidentit dhe njëkohësisht personi kryesor i sigurimit të të ardhurave, 
ndërsa 26 prej tyre e mohojnë këtë. Në rastet e sipërpërmendura 19 prej tyre 
deklarojnë se ky status ka ndryshuar. Pas aksidentit është tjetër person që i siguron 
të ardhurat, si bashkëshortja apo fëmijët për shkak të paaftësisë apo diskriminimit. 
Varësinë më të madhe që kanë personat si kryefamiljar është ndaj bashkëshortes 
dhe fëmijëve dhe shumë pak ndaj prindërve. 
Pyetjes se kush i siguron të ardhurat në familje pjesa më e madhe janë përgjigjur 
“unë vetë”. Në këtë kategori përfshihen edhe personat të cilët pjestarët e familjes 
janë të papunë dhe sigurimi të ardhurave përftohet nga pensioni paaftësisë që 
merr i aksidentuari, por nuk përjashtohet edhe rasti i përftimit të të ardhurave nga 
punësimi në një vend të caktuar. 
Në këtë pikë vlen të përmendim edhe disa gjeneralitete të cilat ndihmojnë 
në marrjen e një informacioni më të saktë mbi statusin familjar të personave 
46
të aksidentuar. Kështu madhësia mesatare e shtëpisë së banimit është 72.1 m2, 
numri mesatar i njerëzve që banojnë në të njëjtin ambient është 4.3. Ndërsa 44 
prej të intervistuarëve deklarojnë se banojnë në shtëpi private dhe vetëm 18 prej 
tyre në apartament. Fakt ky që pohon se një pjesë e konsiderueshme jeton në 
zona rurale, si fshatra të ndryshëm apo në periferi të qytetit përkatës, ku varfëria, 
duke u bazuar në shifrat zyrtare, është më e lartë. Shumica dërrmuese, pavarësisht 
kushteve të vështira të jetesës, disponon një banesë, qofë të trashëguar apo të 
ndërtuar me forcat e veta. Kurse 61 prej tyre deklarojnë se e kanë shtëpinë private 
me dokumentacionin përkatës, 5 banojnë me qera dhe vetëm 4 banojnë me të 
afërm. Në vazhdimësi të kësaj, pjesa dërrmuese deklaron se shtëpia është e vjetër 
dhe ka nevojë për riparime nga më të ndryshmet, si tualeti, çatia, instalimet 
hidrauliko-elektrike etj. 
Si përfundim nga të dhënat e mësipërme kuptohet se pjesa më e madhe e të 
intervistuarëve merret me bujqësi-blegtori, ku si pasuri të çmueshme kanë tokën 
e marrë nga privatizimi apo blerë nga të afërm, e dhëne kjo që do të trajtohet në 
mëyre më të zgjeruar edhe më poshtë. 
f. Informacion për formimin profesional 
Formimi profesional, bazuar edhe në arsimin përkatës, ndikon për integrimin 
shoqëror në marrëdhëniet bëshkëvepruese midis statuseve të ndryshme sociale. 
Niveli i shkollimit, gjithashtu, është pjesë integrale edhe e ri-integrimit të 
personave të aksidentuar. Pesimizmi, papunësia dhe diskriminimi social janë 
faktorë që ndikohen drejtpërdrejt edhe nga niveli arsimor. Në qarkun e Beratit, siç 
mund të shihet te tabela e mëposhtme, 
pjesë e konsiderueshme e personave 
Niveli i arsimit të personave të aksidentuar 
të intervistuar ruajnë një status të ulët 
arsimor, përkatësisht arsimin 9-vjeçar. 
Ajo që bie në sy është numri shumë 
i ulët i personave që kanë arsimin e 
lartë (9). Mungesa e kualifi kimit eshte 
një nga shkaqet kryesore të papunësisë 
së kësaj shtrese të aksidentuarish. 
Për këtë arsye vjen edhe kërkesa e 
pashtershme e tyre për t’u drejtuar 
nga kurset profesionale, siç paraqitet 
edhe në grafi kun përkatës. 
Sipas intervistimit, 8 të persona 
dëshirojnë të vazhdojnë shkollë, 6 
dëshirojnë të vazhdojnë univeristetin 
dhe 22 të intervistuar dëshirojnë të 
47 
Arsim 9 -vjeçar 
51% 
Universitet 
16% 
Arsim i mesëm 
33% 
Çfarë do të doni të ndryshoni në edukimin tuaj? 
Të vazhdoj 
universitetin 
17% 
Të ndjekë kurse 
profesionale 
61% 
Të vazhdoj 
shkollën 
22%
ndjekin kurse profesionale. Pjesa e mbetur nuk dëshiron të vazhdojë asnjë prej 
alternativave të sipërpërmendura. 
Kurset profesionale janë thelbësore per riintegrimin e kësaj shtrese në shoqëri, 
duke i parë ata edhe si një dritë shprese, si një rrugë e shpejt drejt socializimit. Por, 
fatkeqësisht, në qyetet e Shqipërisë programet apo kurset profesionale mungojnë 
pothuajse plotesisht, duke e bërë shumë të vështirë që këto persona të ndjekin 
kurse të tilla në Tiranë, për shkak të varfërisë për të përballuar shpenzimet. 
g. Informacion për gjendjen social-ekonomike 
Situata social-ekonomike është e vështirë për t’u përshkruar me terma ekzakte 
në fazën e intervistimit në terren, pasi faktet janë të bazuara në vetdeklarimet e 
intervistuesve, të cilat mund të jenë paksa të egzagjeruara për shkak të pritshmërive 
që të aksidentuarit kanë për të ardhmen e tyre. Megjithatë të dhënat pasqyrojnë 
një realitet të hidhur. 
Për t’u referuar konkretisht studimit rezulton se pjesa më e madhe e të 
intervistuarve para aksidentit janë marrë me bujqësi 15 persona, 21 të tjerë me 
mbarështim blektorie, 18 kanë qenë të punësuar me kohë të plotë, 4 me punë 
sezonale, 1 pension, 1 emigrim, kurse 19 kanë deklaruar “tjetër” si në grafi kun 
më poshtë. 
Të punësuar me 
Burimi i te ardhurave para aksidentit 
kohë të plotë përfshihen 
edhe persona të cilët 
janë marrë ose punësuar 
në fushën e bujqësisë/ 
blegtorisë. Numri më i 
ulët, siç mund të shihni, 
është për individët 
e vetëpunësuar, pra, 
ata që kanë marrë 
I punësuar me 
iniciativën për të hapur 
kohë të plotë 
një biznes, ndërsa 10 
është numri atyre që nuk kanë patur asnjë burim para aksidentit. 
Krejt ndryshe paraqitet situata në burimin e të ardhurave pas aksidentit, ku ka 
një rritje të ndjeshme të numrit të personave që kanë si burim të vetëm pensionin. 
Ndërsa vazhdon që një nga aktivitetet kryesore për sigurimin e të ardhurave 
të jetë bujqësia dhe blegtoria. Gjithashtu, edhe kategoritë e tjera ruajnë të njëjtin 
nivel si para aksidentit. 
Të intervistuarit shprehen se pas aksidentit e kanë humbur aftësinë për punë, 
qoftë fi zike apo mentale. Ndër ta, 26 shprehen se e kanë të pamundur fi zikisht 
për të punuar përsëri, ndërsa 36 ndihen të aftë për t’u punësuar. Disa ndër arsyet 
48 
29% 
Mbarshtrim 
bagetish 
3% 
I vet-punësuar 
2% 
I punësuar me 
kohë të pjesshme 
5% 
Mbështetje nga 
fëmijë në emigrim 
2% 
Asnjë burim 
11% 
Pension 
2% 
Punë sezonale 
6% 
Bujqësi 
27% 
Tjetër 
13%
kryesore, sipas rëndësisë 
Burimi aktual i te ardhurave pas aksidentit 
që ata japin, janë: 
paaftësia për të punuar 
në të njëjtën punë; 
diskriminimi; refuzimi 
nga punëdhënësit. 
Për shkak të këtyre 
arsyeve, por edhe të 
kufi zimit të fushës, siç u 
përmend edhe më sipër, 
shohim pasojat konkrete 
në terren, duke qenë se 
pjesa kryesore e tyre 
të vetmin profesion që 
zotërojnë lidhet me bujqësinë ose blektorinë. 
Pyetjes se a kanë marrë mbështetje nga institucionet e ndryshme, vetëm 12 
janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa pjesa tjetër negativisht. Të aksidentuarit kanë 
kërkuar formim profesional, trajnime për ngritjen e një biznesi, mbështetjen për 
edukim, punësim, por, sipas tyre, asnjë prej këtyre nuk ju është ofruar as nga 
shteti dhe as nga organizata humanitare që operojnë në territorin e tyre. 
Duke anashkaluar të shkuarën, pas aksidentit, një pjesë e këtyre personave 
janë përfshirë në programin e asistencës sociale. Vetëm 16 prej tyre pretendojnë 
se kanë përfi tuar nga asistenca sociale dhe 45 të tjerët kanë refuzuar për të dhënë 
përgjigje pozitive. Nga të përzgjedhurit për përftimin e asistencës sociale ata 
konkretisht përfi tojnë pensionin e paaftësisë. 
Në grupimin e mëposhtëm vlen të përmendim disa fakte interesante në lidhje 
me marrëdhënien e të aksidentuarëve me shtetin dhe organizatat jofi timprurëse. 
Të intervistarit pretendojnë se nuk i është ofruar në shumicën e rasteve pas 
aksidentit asnjë pozicion pune apo trajnim nga zyra e punës. Një numër i vogë 
deklaron se është inkurajuar për të vazhduar shkollën pas aksidentit. Arsimimi i 
tyre nuk lidhet fare me kërkesat që ka tregu sot. 
Në nivel të barabartë është përgjigjja në lidhje me vështirësitë që ata kanë 
kur marrin shërbime spitalore, 32 shprehen se ndjejnë vështriësi, ndërsa 29 të 
tjerë nuk ndjejnë vështirësi. Një fakt mjaft kurajoz janë edhe vizitat që u bëhen 
të aksidentuarëve të shpeshta nga familjarët apo shokët, tregues ky që ndikon në 
përmirësimin e gjendjes emocionale, fi zike dhe ri-integrimin e tyre shoqëror. Sipas 
tyre, familja u ka qëndruar vazhdimisht në krah, duke mos i braktisur. Komuniteti, 
sipas tyre, i ka ndihmuar për t’u integruar, faktorë këta që përmirësojnë jetën dhe 
bashkeveprimin shoqëror të të aksidentuarëve. Pjesa më e madhe e tyre ndihet 
e aftë për t’u angazhuar në aktivitetet e përditshme, në jetën sociale si, p.sh., 
kulturë, sport, por edhe politikë. 
49 
Mbarshtrim bagetish 
22% 
I vet-punësuar 
1% 
I punësuar me kohë të 
pjesshme 
2% 
Tjetër 
20% 
Asnjë Burim 
11% 
Pension 
23% 
Pune sezonale 
2% 
I punësuar me kohë të 
plotë 
3% 
Bujqësi 
16%
Sa i përket pyetjese së për çfarë mbështetje të mëtejshme ekonomike kanë 
nevojë, shumica përgjigjen se kanë nevojë për mbështetje për të fi lluar aktivitete 
që rrisin punësimin dhe gjenerojnë të ardhura, të ndjekur nga grupi i dytë që 
kërkojnë të mbështeten 
për ndjekjen e kurseve 
Për çfarë mbështetje ekonomike keni nevojë? 
profesionale dhe mikro-kredi 
Mikro-kredi për të 
ngritur biznes 
familjar 
21% 
Mbështetje për të 
ndjekur kurse të 
formimit profesional 
50 
për të fi lluar një 
Mbështetje për 
aktivitet privat, si në 
punësim/aktivitete që 
tabelën më poshtë. 
gjenerojnë të 
Një pjesë e mirë 
ardhura 
47% 
e të aksidentuarve 
kërkojnë mbështetje për 
rimbursim të ilaçeve, 
bursa për fëmijët etj. 
32% 
Pyetjes për pajisjen me 
proteza vetëm 18 prej tyre i përgjigjen pozitivisht, krahasuar me 40 të tjerë që 
kanë dëmtime më të lehta. Sigurisht, që pjesa më e madhe e tyre ka kërkesa më 
emergjente si, për shembull, sigurimi i të ardhurave për shkollimin e fëmijëve 
apo për blerjen e ilaçeve që, sipas tyre, janë me çmime shumë të larta dhe nuk 
i përballojnë dot. Gjithashtu, pavarësisht fatkeqësisë së tyre, të intervistuarit e 
qarkut të Beratit vazhdojnë të vendosin në qendër të interesit të tyre fëmijët dhe 
sigurimin e të ardhmes së tyre, duke u munduar me çdo kusht që ata të mos të 
kenë të njëjtin fat me prindërit e tyre. 
Nevoja të veçanta 
3 persona kanë nevojë për mjete leximi për të verbër, 2 persona kanë nevojë 
për mjete gjuhësore dhe 1 person ka nevojë për libra tingllues. 
5.2. Qarku Dibër 
a. Informacion i përgjithshëm 
Qarku Dibër11 ka një sipërfaqe prej 2.586 km². Qarku i Dibrës përfshin rrethin 
e Dibrës, Bulqizës dhe Matit. Qarku i Dibrës nga ana administrative është i 
ndarë në 4 bashki dhe 31 komuna. Qendra e qarkut të Dibrës ndodhet në qytetin 
e Peshkopisë. 
Qarku i Dibrës12 ka një popullsi prej 190.932 banorë (sipas Instat 2013, 
11. Burimi: www.qarkudiber.gov.al 
12. Burimi: Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social, Rexhep Koka, e-mail dërguar më 10.10.2013
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI

More Related Content

More from ALB-AID Kukes

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
ALB-AID Kukes
 
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
ALB-AID Kukes
 
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder CountiesVICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
ALB-AID Kukes
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
ALB-AID Kukes
 

More from ALB-AID Kukes (16)

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015
 
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
 
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder CountiesVICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
 
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
 
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
 
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
 
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
 
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËSPLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
 
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
 

VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI

  • 1. Jonuz Kola - Gertion Çobo V I K T I M A T E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI Vështrim i përgjithshëm i gjendjes dhe nevojave Jonuz Kola - Gertion Çobo Viktimat e municioneve në Shqipëri
  • 2. Jonuz Kola - Gertion Çobo VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI Vështrim i përgjithshëm i gjendjes dhe nevojave
  • 3.
  • 4. Jonuz Kola Gertion Çobo VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI Vështrim i përgjithshëm i gjendjes dhe nevojave Pikëpamjet dhe konkluzionet e paraqitura në këtë raport nuk përfaqësojnë mendimin e Qeverisë Austriake.
  • 5. Jonuz Kola dhe Gertion Çobo (PHD Can) Viktimat e municioneve në Shqipëri Vështrim i përgjithshëm i gjendjes dhe nevojave Përpunuesit e të dhënave në data-baze: Maliq Imeraj, Riza Ademaj - ALB-AID Intervistuesit: Izet Ademaj, Shkelqim Muça, Neritan Muja - ALB-AID Asistentët lokalë që ndihmuan për identifi kimin e viktimave të municioneve dhe intervistimin e tyre në terren: Et-mond Hamiti -Durrës, Rexhep Koka -Dibër, Lindita Skura-Elbasan, Dorjan Joanidhi - Gjirokastër dhe Adelina Druga - Berat. DRSHSSH: Marjana Hamiti - Durrës, Shukri Shehu-Dibër, Dhimtër Mejdi- Gjirokastër, Lulieta Tavani- Berat, Brunilda Gulja-Elbasan. Redaktor letrar: Edval Zoto Përkthyes: Jonuz Kola Në ballinë: Pikturë nga Agnesa Dullaj Përpunimi grafi k: “m&b” Copyright © 2014: ALB-AID, Kukës Tel: (00355-2) 2424 006 e-mail: albaid@alb- aid.org ; www.alb-aid.org Ky studim për vlerësimin e nevojave social-ekonomike dhe mjekësore të viktimave të municioneve në qarqet Berat, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Dibër dhe Elbasan është përgatitur nga shoqata ALB-AID në kuadrin e Programit të veprimit ndaj Minave, me mbështetjen e Ministrisë Federale Austriake për Çështje Europiane dhe Ndërkombëtare. Mbështetur nga Ministria Federale Austriake për Çështje Europiane dhe Ndërkombëtare. 4
  • 6. Përmbajtja Falënderime ...............................................................................................7 Lista e akronimeve ................................................................................... 8 HYRJE. Përmbledhje ekzekutive ..............................................................9 PJESA E PARË KAPITULLI I Historiku i aksidenteve me municione në Shqipëri dhe aktorët kryesorë ................................................................................11 KAPITULLI II Qëllimi, objektivat dhe metodologjia e studimit .....................................19 KAPITULLI III Rezultatet e pyetësorit .............................................................................27 KAPITULLI IV Rekomandime ..........................................................................................37 PJESA E DYTË KAPITULLI V Rezultatet e pyetësorit sipas qarqeve. Gjendja e viktimave të municioneve sipas qarqeve ................................ 41 5.1. Qarku Berat .................................................................................41 5.2. Qarku Dibër..................................................................................50 5.3. Qarku Durrës ...............................................................................60 5.4. Qarku i Korçës ............................................................................69 5.5. Qarku Gjirokastër ........................................................................77 5.6. Qarku Elbasan .............................................................................85 5
  • 7. Summary in English ................................................................................93 Acknowledgements .................................................................................97 List of acronyms ..................................................................................... 98 Executive summary ............................................................................... 99 CHAPTER I Background information. About the accidents from UXO, AXO, ERW and ammunition in Albania and Key Actors ..........................................101 CHAPTER II Goal, Objectives and Methodology of the Survey ................................109 CHAPTER III Survey results.........................................................................................117 CHAPTER IV Recommendations .................................................................................126 ANEKS: Pyetësor për vlerësim nevojash ..............................................129 Foto nga veprimtaria e ALB-AID ........................................................135 6
  • 8. Falënderime Falënderojmë përfaqësuesit e AMMCO: Arben Braha, drejtor ekzekutiv i AMMCO dhe Veri Dogjani, specialist për Asistencën ndaj Viktimave, pa mbështetjen e të cilëve përmes këshillave, informacioneve dhe komunikimin me ministritë përkatëse ky studim nuk do të ishte kaq i plotë. Një falënderim i veçantë shkon për znj. Denada Seferi, drejtore e Drejtorisë së Politikave Sociale, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe për drejtorët e DRSHSSH: Marjana Hamiti-Durrës, Shukri Shehu-Dibër, Dhimtër Mejdi- Gjirokastër, Lulieta Tavani-Berat, Brunilda Gulja-Elbasan, për bashkëpunimin dhe mbështetjen institucionale për realizimin e këtij studimi. ALB-AID falënderon në mënyrë të veçantë Ministrinë Federale Austriake për Çështje Europiane dhe Ndërkombëtare, e cila mundësoi fi nanciarisht studimin, si edhe Ambasadën Austriake dhe Agjencinë Austriake për Zhvillim në Tiranë. 7
  • 9. 8 Lista e akronimeve ALB-AID- Shoqata Shqiptare e Asistencës për Integrim dhe Zhvillim Demokratik AMMCO - Zyra Shqiptare e Koordinimit të Minave dhe Municioneve AMAE - Zyra Shqiptare e Veprimit kundër Minave UNDP- Zyra e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim VMA-Shoqata Viktimat e Minave dhe Armëve EU - Bashkimi Europian UXO - Unexploded Ordnance /Mjete të pashpërthyera luftarake AXO -Abandened Unexploded Ordenenace /Mjetet e abandonuara të pashpërthyera luftarake ERW- Explosive Remenants of War/ Mbetjet Eksplozive të Luftës GICHD-Geneva International Centre for Humanitarian Demining. Qendra Ndërkombëtare e Gjenevës për Çminim Humanitar IMSMA-Sistemi i Menaxhimit te Informacionit për Veprimin kundër Minave ICRC-Kryqi i Kuq Ndërkombëtar
  • 10. HYRJE Përmbledhje ekzekutive Pas rrëzimit të komunizmit dhe, veçanërisht, pas rënies së skemave piramidale dhe grabitjes se depove ushtarake nga popullata (1997) aksidentet nga municionet dhe mjetet shpërthyese shënuan shifra rekord. Kështu, gjatë periudhës 1997- 2013 në Shqipëri janë evidentuar 710 viktima, nga të cilët 122 me pasojë vdekjen. Ndërsa për 272 viktimat e minave të qarkut Kukës, me mbështetjen ndërkombëtare, brenda një periudhe 10-12 vjeçare u arrit ri-integrimi i tyre në komunitetet ku jetojnë, duke përfshirë marrjen e shërbimeve të nevojshme shëndetësore (paisjen me proteza, seanca fi zioterapike, mbështetje për integrimin social-ekonomik), për viktimat nga municionet dhe mjetet shpërthyese në pjesët e tjera të Shqipërisë, nuk u ndërmor pothuajse asnjë hap konkret, me përjashtim të regjistrimit në mënyrë vullnetare nga AMMCO. Nënshkrimi i Konventës për Municionet Thërrmuese dhe të Traktatit të Ndalimit të Minave Antinjeri e obligon qeverinë shqiptare, në kuadrin e asistencës ndaj viktimave, të ndërmarrë hapa konkrete për ri-integrimin e viktimave të minave dhe municioneve, përfshi regjistrimin e tyre, përmirësimin e aksesit ndaj shërbimeve shëndetësore dhe social-ekonomike etj. Ndërkohë për viktimat e municioneve ka munguar një studim i plotë për vlerësimin e gjendjes dhe nevojave të tyre për shërbime mjekësore dhe mbështetje për integrimin e tyre social-ekonomik. Rrjedhimisht edhe mbështetja nga ana e strukturave qeveritare për integrimin e tyre ka munguar. Shoqata ALB-AID, mbi bazën e eksperiencës së fi tuar në Kukës, me fi nancimin e Qeverise Austriake dhe mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë realizoi këtë studim në qarqet Korçë, Dibër, Durrës, Elbasan Berat dhe Gjirokastër. Studimi pasqyron gjendjen aktuale të viktimave të municioneve dhe identifi kon nevojat për shërbime shëndetësore dhe mbështetje social-ekonomike për integrimin e tyre. Për realizimin e tij jemi bazuar në informacionet e mbledhura përmes intervistimit në terren të 296 viktimave të municioneve, dokumentacionit të mbledhur nga drejtoritë e Shërbimeve Sociale të qarqeve gjegjës, administratorët socialë të komunave, botime të ndryshme dhe tek të dhënat që disponon AMMCO. 9
  • 11. Studimi është i ndarë në 5 kapituj. Në kapitullin I përshkruhet historiku i aksidenteve me minat dhe municionet në Shqipëri dhe qasja e Shqipërisë për asistencë ndaj viktimave të minave në raport me konventat ndërkombëtare. Në kapitullin II shtjellohen qëllimi, objektivat, metodologjia e përdorur edhe fazat që janë ndjekur për realizimin e studimit. Në kapitullin III paraqiten rezultatet e intervistave të klasifi kuara sipas viteve, mjeteve shpërthyese që kanë shkaktuar aksidentin, aktivitetit të të dëmtuarit në momentin e aksidentit, dëmtimeve të shkaktuara, (amputime, humbje gjymtyrësh, fraktura, djegie etj) ndihmës mjekësore, rezultateve të kontrollit mjekësor, informacioneve të detajuara mbi gjendjen familjare, kushtet e jetesës, arsimin, situata social-ekonomike etj. Më tej paraqiten nevojat për shërbime te ndryshme. Në kapitulli IV paraqiten rekomandime për kapërcimin e gjendjes që dalin nga studimi. Ne kapitullin V paraqitet gjendja dhe nevojat e viktimave te municioneve sipas qarqeve. Në këtë studim nuk janë intervistuar familjarët e viktimave të vdekur, për shkak të dhimbjes së tyre legjitime për të afërmit e humbur, duke mirëkuptuar qëndrimin e tyre. 10
  • 12. PJESA E PARË KAPITULLI I Historiku i aksidenteve me municione në Shqipëri dhe aktorët kryesorë 1.1 Historiku i aksidenteve me municione në Shqipëri Aksidentet me municione luftarake1 në Shqipëri kanë fi lluar të evidentohen dhe të bëhen publike vetëm pas viteve 90. Përpara këtyre viteve aksidentet me municione ishin pothuajse minimale për arsye të rregullave tepër të forta të sigurisë. Gjatë sistemit të kaluar komunist, Shqipëria ishte kthyer në një magazinë gjigante armësh dhe municionesh, të cilat, si pasojë e paranojës së “pushtimit” nga ushtritë e huaja, ishin shpërndarë në çdo cep të vendit. Sipas Raportit të Komisionit Parlamentar të mbajtur në Komisionin e Sigurisë2 të datës 16.11.2007, “Në fund të viteve 90 Forcat e Armatosura Shqiptare dispononin 294 mijë tonë municione konvencionale kryesisht të prodhimeve të viteve 1945-1956 ruse, 1961-1974 kineze, dhe 1976-1990 prodhim shqiptar kryesisht të kalibrave nga 7.62 mm deri ne 160mm, si dhe bomba aviacioni, mina detare, silura, raketa kundërajrore dhe kundërtanke, mina antinjeri dhe mina kundërtanke. Të gjitha këto municione kanë qenë të shpërndara në 182 zona dhe të magazinuara në 955 depo municioni”. Me rrëzimin e sistemit komunist municionet dhe rajonet ku ato ishin shpërndarë shfaqën problemet e pasigurisë, ruajtjes dhe mirëmbajtjes së tyre. Një pjesë e madhe e tyre, me kalimin e viteve, ishin bënë tepër të rrezikshëm si rezultat i mos-zbatimit të rregullave të mirëmbajtjes. Ndërkohë, depot e armëve dhe municioneve fi lluan të bëhen objekt i vjedhjeve dhe vandalizmit, si rezultat i neglizhencës dhe pakujdesisë së ushtarëve dhe ofi cereve, dukuri që u bë e rëndomtë në mjediset e ushtrisë. 1. Municionet përfshijnë që nga municionet e thjeshta deri tek raketat kundërtanke, raketat kundërajore, minat antinjeri, anti tanke etj. 2. Burimi: Raporti i Komisionit të Sigurisë, botuar në gazetën “Korrieri”, datë 27 mars 2008. 11
  • 13. Shembja e fi rmave piramidale në vitin 1997 u shoqërua me trazira të mëdha sociale. Vendi u zhyt në kaos, i cili u përhap me shpejtësi në çdo cep të Shqipërisë. Gjatë periudhës së anarkisë që pasoi këto trazira, pothuajse të gjitha depot e Forcave të Armatosura nga veriu në Jug u plaçkitën nga popullata civile. Sipas gazetës “Ushtria”3, organ i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, u grabitën mbi 600 mijë armë të vogla dhe të lehta dhe mbi 1.5 miliard municione si mina, granata dore, predha, fi shekë etj. Në tabelat e mëposhtme jepen të detajuara llojet dhe sasia e minave, municioneve dhe armëve që ranë në duart e popullatës, përfshi gra dhe fëmijë anembanë vendit. Tabela4 e municioneve të rrëmbyera gjatë trazirave të vitit 1997 Nr. Përshkrimi Sasia copë 1 Fishekë 7.62 1,460,000,000 2 Municione kundërajrore 24,000,000 3 Granata dore 3,500,000 4 Predha mortaje 84,000 5 Predha artilerie 270,000 6 Lende plasëse 3,600 7 Kapsolla detonatore 24,000,000 8 Mina kundër këmbësorisë 215,000 9 Mina kundërtanke 1,000,000 Gjithsej 1,513,072,600 Tabela5 e armëve të rrëmbyera gjatë trazirave të vitit 1997 Nr. Përshkrimi Sasia copë 1 Pistoleta 38,000 2 Automatikë 226,000 3 Pushke 351,000 4 Mitraloza 25,000 5 Granatahedhës KT 2,450 6 Mortaja 770 Gjithsej 643,220 3. Gazeta “Ushtria”, datë 7 tetor 2005, organ i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. 4. Burimi: studimi “Drejt një Shqipërie më të sigurt”, faqe 15 (marrë nga gazeta “Ushtria”, datë 7 tetor 2005). 5. Burimi: studimi “Drejt një Shqipërie më të sigurt”, faqe 15 (marrë nga gazeta “Ushtria”, datë 7 tetor 2005). 12
  • 14. Gjatë periudhës së anarkisë një pjesë e madhe e grup-depove (kazerma ushtarake) u shpërthyen, duke shpërndarë municione dhe mjete të tjera shpërthyese në një perimetër të gjerë deri10 kilometra në zonat përreth, duke krijuar kështu zona të “nxehta” tepër të rrezikshme për popullatën lokale. Pas këtyre ngjarjeve gjeografi a e aksidenteve nga municionet, minat dhe armët shtrihet në të gjithë territorin e vendit. Numri më i madh i aksidenteve është regjistruar pranë grup-depove, të cilat, pas shkatërrimit, u abandonuan nga ushtria. Për shembull, vetëm në grup-depot e Selitës, komuna Komsi, Burrel, kanë humbur jetën 23 persona në një ditë të vetme. Gjatë periudhës së anarkisë të vitit 1997, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në spitalet shqiptare u trajtuan rreth 4.400 persona me lëndime e plagë të rënda të marra nga shpërthimet e municioneve dhe nga keqpërdorimi i armëve, ndërsa mbi 3.000 janë raportuar të vrarë. Dëmet që i janë shkaktuar shtetit në këtë periudhë nga grabitja e armëve dhe municioneve llogaritet në 61 miliard lekë.6 Municionet dhe mjetet e tjera shpërthyese vazhdojnë të marrin jetë njerëzish edhe tani pas 16 vjetësh. Sipas medias së shkruar, monitoruar nga ALB-AID, gjatë viteve 2007-2013 kanë ndodhur 171 aksidente. Edhe gjatë vitit 2013 janë shënuar 10 aksidente me municione, nga të cilat 5 me pasojë vdekjen. 6. Studimi “Drejt një Shqipërie më të sigurt”, faqe 15. 13
  • 15. Aktorët kryesorë 1. Zyra Shqiptare e Koordinimit për Minat dhe Municionet (AMMCO) Gjatë zbatimit të Programit të Veprimit ndaj Minave në Shqipëri, qeveria shqiptare krijoi dy struktura të posaçme: Komitetin Shqiptar të Veprimit ndaj Minave (AMAC) -organ ndërministror për hartimin e politikave, si dhe Qendrën Shqiptare të Veprimit ndaj Minave (AMAE), përgjegjëse për koordinimin dhe monitorimin e operacioneve të veprimit ndaj minave. Gjatë kohës së zbatimit të programit te veprimit ndaj minave, AMAE grumbulloi njohuritë dhe ekspertizën teknike e domosdoshme për të garantuar sigurinë dhe efi kasitetin e aktiviteteve te veprimit ndaj minave nga partnerët zbatues, në përputhje me standardet humanitare ndërkombëtare. Në vitin 2010, me përfundimin e operacioneve të çminimit, AMAE me kërkesë të qeverisë shqiptare u angazhua në koordinimin e operacioneve të hotspoteve me municione në të gjithë komponentët e saj, duke ndryshuar dhe emërtimin në “Zyra e Koordinimit të Minave e Municioneve (AMMCO)”, për të refl ektuar më mirë rolin dhe misionin e saj të ri. AMMCO është aktualisht përgjegjëse për koordinimin, monitorimin e operacioneve të pastrimit hotspoteve me municione te paplasura, edukimit dhe sensibilizimit ndaj rrezikut te tyre si dhe asistencës ndaj të aksidentuarve me mina e municione. Programi i Asistencës ndaj viktimave të minave dhe municioneve përbëhet nga komponentë të ndryshëm të cilët përfshijnë: emergjencën dhe kujdesin mjekësor në vazhdim; rehabilitimin fi zik dhe ofrimin e protezave; asistencën psiko-sociale; ri-integrimin social-ekonomik; mbledhjen dhe analizimin e të dhënave si dhe advokimin për të drejtat e viktimave të minave dhe municioneve dhe të personave të tjerë me aftësi të kufi zuara. AMMCO me mbështetjen e disa donatorëve dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shëndetësore në Shqipëri ka qenë një ndihmë e madhe në përparimin e asistencës ndaj viktimave të minave dhe municioneve në Shqipëri. Gjithsesi, kapacitetet e ngritura në nivel lokal dhe qendror, i shërbejnë aktualisht jo vetëm viktimave të minave dhe municioneve, por të gjithë personave me aftësi të kufi zuara në nevojë për këto shërbime. Në këtë kuadër, me mbështetjen e vendeve të ndryshme donatore si: Austria, Çekia, Franca, Sllovenia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar (DfID), ShBA dhe të organizatave ndërkombëtare si International Trust Fund (ITF), Komisioni Evropian, UNDP,UNMAS,UNICEF, ICRC dhe Handicap International, AMMCO ka koordinuar dhe monitoruar gjatë periudhës 14 vjeçare projekte mbi ri-integrimin social ekonomik dhe përmirësimin e kapaciteteve të rehabilitimit fi zik e mjekësor të aksidentuarve nga minat ne verilindje të vendit. Tashmë, fokusi më i madh i aktiviteteve do të përqendrohet në zonat rreth hotspoteve dhe tek ato që kanë numrin më të madh të të aksidentuarve dhe të të mbijetuarve nga municionet e paplasura. 14
  • 16. Harta e hotspoteve të ndotura me municione në Shqipëri paraqitet si më poshtë: 15
  • 17. 2. Shoqata ALB-AID, roli dhe eksperienca e saj për asistencën ndaj viktimave të minave Shoqata ALB-AID e njohur si Viktimat e Minave dhe Armëve, është themeluar në fi llim të vitit 2000, menjëherë pas mbarimit të luftë së Kosovës nga ish-stafi i shoqatës Care International që fi lloi edukimin për rrezikun nga minat në qarkun Kukës pas mbarimit të konfl iktit të Kosovës. ALB-AID ka fi lluar aktivitetin e sajë për ndërgjegjësimin e banorëve për rrezikun nga minat në verilindje të Shqipërisë dhe më pas ka vazhduar me regjistrimin dhe mbështetjen e viktimave të minave në zonat e minuara të Qarkut Kukësit. Gradualisht me regjistrimin e viktimave dhe njohjen e problemeve dhe të nevojave të viktimave të minave. Brenda një periudhe të shkurtër 2-3 vjeçare ALB-AID grumbulloi rreth vetes mbi 250 viktima të rënë në mina dhe UXO brenda territorit shqiptar, si pasojë e minimit të tij nga ish-ushtria Jugosllave gjatë luftës së Kosovës të viteve 1998- 1999. Me mbarimin e luftës, banorët e zonave kufi tare përgjatë kufi rit me Kosovën gjatë aktiviteteve të përditshme si kullotja e bagëtive, mbledhja e druve, punimi i arave etj., u përballen me prezencën e minave ne zonat përreth kufi rit, brenda territorit shqiptar të vëna nga ushtria Jugosllave. Duke qenë se ata nuk kishin informacionin e duhur për minimin e këtyre zonave, dhe edukimi përkatës për rrezikun që paraqisnin ata, fi lluan të regjistrohen viktimat e para nge minat. Brenda 3-4 vjetësh u regjistruan mbi 210 aksidente nga minat. Gjatë periudhës 10 vjeçare 1999-2009 deri në çminimin e plotë të këtyre zonave kufi tare u regjistruan 272 viktima nga të cilët 34 me pasojë vdekjen nga aksidentet me mina, 84 prej tyre kanë pësuar amputime duke humbur gjymtyrë të trupit; 27 kanë pësuar dëmtime serioze me shikimin, kurse pjesa tjetër kanë marrë plagë të ndryshme si djegie, fraktura etj. ALB-AID, krahas edukimit të banorëve të 39 fshatrave të infektuar nga minat, për rrezikun e minave, pas regjistrimit të viktimave të minave, ka fi lluar identifi kimin e nevojave të tyre për mbështetje e asistencë dhe ka vazhduar më tej me hartimin dhe zbatimin e projekteve konkrete për integrimin social-ekonomik, mbështetjen me logjistikë për marrjen e shërbimeve mjekësore, pajisjen me proteza, marrjen e shërbimeve fi zioterapike, mbështetje psiko-sociale etj. Një komponent i rëndësishëm i punë së shoqatës ALB-AID ka qene edhe advokimi dhe lobimi pranë institucioneve të ndryshme qeveritare lokale dhe kombëtare, si dhe donatorëve të ndryshëm për një mbështetje më të gjerë për asistencën ndaj viktimave e për përfshirjen e tyre në programet e ndryshme, veçanërisht ato ndërkombëtare për asistencën ndaj viktimave, për arsye të mungesës së përvojës. Me mbështetjen ndërkombëtare është bërë e mundur ngritja e repartit të protezimit dhe fi zioterapisë pranë spitalit civil Kukës i cili 16
  • 18. prodhon proteza për të mbijetuarit dhe bën riparimin e tyre. Është një nga repartet më të mira në vend i cili detyrohet të përballojë pajisjen me proteza të mjaft të amputuarëve nga shumë qytete të Shqipërisë përfshi edhe të aksidentuarit me automjete. Shoqata ALB-AID gjatë harkut kohor12 vjeçar, me mbështetjen ndërkombëtare, në veçanti me mbështetjen e Departamentit Amerikan te Shtetit përmes komponentit të Asistencës ndaj Viktimave ka zbatuar shumë projekte për ri-integrimin social-ekonomik të mbijetuarve, mbështetje logjistike për marrjen e shërbimeve shëndetësore për pajisjen me proteza dhe riparimin e tyre. Përmes këtyre projekteve janë mbështetur me lopë përmes fondit rrotullues 100 familje, 104 të mbijetuarve kanë marrë kurse profesionale etje. Mbi 27 fëmijë kanë marrë ndihmë të specializuar mjekësore për kurimin e syve, kurse mbi 21 fëmijë viktima kanë marrë mësime shtesë në lëndët bazë matematike, fi zike, dhe Anglisht dhe janë pajisur me mjete mësimore e edukative vit-pas viti. Mbi 60% e të mbijetuarve nga minat qe kanë marrë formime profesionale kanë hapur bizneset e tyre ose janë punësuar në profesione të ndryshme në tregun lokal. Ka të mbijetuar që po vazhdojnë edhe universitetin. Pas shpërthimit të fabrikës së improvizuar te demontimit të municioneve në Gërdec, ALB-AID me kërkesën e AMAE ka kryer regjistrimin e mbi 170 viktimave të shpërthimit të Gërdecit sipas formatit IMSMA. Pas përfundimit të këtij regjistrimi ALB-AID ka zbatuar projekte kryesisht me fëmijët e traumatizuar dhe me fëmijët e dëmtuar nga municionet për të ndihmuar për ri-integrimin e tyre në shoqëri përmes kurseve speciale për Anglisht dhe Kompjuter, përveç aktiviteteve ndërgjegjësuese për rrezikun e municioneve të paplasura të përhapura në zonat përreth kraterit të shpërthimit. ALB-AID aktualisht po punon për ngritjen e Rrjetit Kombëtar të Mbijetuarve nga minat dhe municionet. Ajo është pjesë e Iniciativave Rajonale dhe Globale për Asistencën ndaj Viktimave të Minave dhe Municioneve. ALB-AID është anëtare e rrjetit Ndërkombëtar për ndalimin e Minave Anti-Njeri dhe te Koalicionit Ndërkombëtar kundër Municioneve Thërrmuese. ALB-AID ka fi lluar të mbështesë edhe personat me aftësi të kufi zuar, kryesisht ata që kanë nevojë për proteza. Në këtë kuadër, ALB-AID ka qenë mjaft aktive për të nxitur qeverinë shqiptare të nënshkruajë dhe ratifi kojë Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufi zuar. Gjatë kësaj periudhe 14 vjeçare ALB-AID ka krijuar një ekspertizë mjaft të kualifi kuar për asistencën ndaj viktimave te minave, dhe personave me aftësi të kufi zuar. Duke patur parasysh këtë eksperiencë të fi tuar në verilindje të Shqipërisë e Gërdec, si dhe në nevojën për të planifi kuar e bashkërenduar mbështetjen me të gjithë institucionet kombëtare e ndërkombëtare për mbështetjen të viktimave te minave dhe municioneve në të gjithë Shqipërinë, ALB-AID ka marrë përsipër 17
  • 19. të kryej një studim të plotë rreth aksidenteve të shkaktuara nga municionet në 6 qarqe të Shqipërisë si Gjirokastër, Dibër, Elbasan, Durrës, Korçë, Berat. 3. Konventat ndërkombëtare për asistencën ndaj viktimave të minave dhe municioneve dhe detyrimet e Shqipërisë Shqipëria është aktive dhe ka marrë pjesë në iniciativat e ndryshme ndërkombëtare për asistencën ndaj viktimave të minave dhe municioneve. Shqipëria ne shtator te vitit 1998 ka nënshkruar Traktatin për Ndalimin e Minave Antinjeri. Po kështu në dhjetor të vitit 2008 Shqipëria ka nënshkruar Konventën për Municionet Thërrmuese. Në kuadrin e këtyre Konventave shtetet palë, përfshirë dhe Shqipërinë, përveç obligimeve për çminimin, marrin përsipër detyrime që kanë të bëjnë edhe me Asistencën ndaj viktimave te minave dhe municioneve. Shqipëria raporton çdo vit për nivelin e zbatimit të Konventës për Municionet Thërrmuese dhe të Traktatit të ndalimit të minave antinjeri përfshi edhe komponentin e asistencës ndaj viktimave. Në mbështetje të Planit të Veprimit të Kartagjenës (Kolumbi) dhe të Vietnanes (Laos), për Asistencën ndaj Viktimave qeveria shqiptare ka hartuar një planin kombëtar për asistencën ndaj viktimave të minave dhe municioneve. Një nga objektivat e këtij Plani Kombëtar është edhe regjistrimi i viktimave të municioneve në te gjithë vendin dhe përhapja e përvojës dhe eksperiencë se fi tuar në veri-lindje të Shqipërisë për mbështetjen e viktimave te municioneve në të gjithë Shqipërinë për ri-integrimin e tyre në shoqëri si persona me aftësi të kufi zuar. Ky studim që po paraqesim për regjistrimin e viktimave të municioneve dhe identifi kimin e nevojave të tyre në 6 qarqe të vendit, vjen në mbështetje të këtij plani kombëtar për asistencën ndaj viktimave. 18
  • 20. KAPITULLI II Qëllimi, objektivat dhe metodologjia e studimit 2.1. Situata e viktimave të municioneve në Shqipëri Pas konfl iktit të Kosovës të vitit 1999, me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare, AMAE fi lloi mbledhjen e të dhënave për viktimat e minave në rajonin e Kukësit. Në procesin e mbledhjes së të dhënave dhe regjistrimin e viktimave të minave u përfshinë organizata Care International, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe shoqata lokale Viktimat e Minave dhe Armëve Kukës (VMA tani ALB-AID). Brenda një periudhe 3-vjeçare u regjistruan të gjitha viktimat nga minat në 39 fshatra kufi tare të Shqipërisë me Kosovën. Me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare të Gjenevës për Çminime Humanitare, AMAE ngriti sistemi IMSMA, për hedhjen e informacionit të hollësishëm për viktima të minave dhe municioneve. Në vitin 2005, me mbështetjen e UNDP-së, AMAE fi lloi mbledhjen e të dhënave për aksidentet me UXO/ERW/AXO-ve në Shqipëri, sipas formatit IMSMA. Deri tani janë hedhur në IMSMA informacione të hollësishme për 982 viktima të minave dhe municioneve në Shqipëri, duke përfshirë edhe të dhënat për 272 viktimat e minave në veri-lindje të Shqipërisë. AMMCO vazhdon të mbledhë informacion të detajuar për aksidentet nga minat dhe municionet nga ALB-AID dhe Kryqi i Kuq Shqiptar që nga 2003 e në vazhdim, të cilin e pasqyron në databazë-n e IMSMA. Pasqyra e aksidenteve me municione për vitet 1996- 2013, sipas qarqeve në Shqipëri, paraqitet si më poshtë: Tabel e aksidenteve sipas qarqeve / Table of accidents according to the counties 19 300 250 200 150 100 50 0 Kukes Tirane Shkoder Berat Elbasan Diber Vlore Gjirokaster Lezhe Durres Casualties Injured Dead Fier Korçe Tabelë e aksidenteve sipas qarqeve
  • 21. Por, deri më sot, nuk ka pasur asnjë studim të plotë për viktimat e shkaktuara nga aksidentet me municionet luftarake, për përmasat reale të dëmtimeve dhe të impaktit që aksidentet nga këto municione kanë pasur tek viktimat, familjet e tyre dhe komunitetet në tërësi. Kësisoj, viktimat e municioneve nuk kanë marrë vëmendjen dhe mbështetjen e nevojshme nga qeveria dhe institucionet shtetërore. Ata janë lënë jashtë skemave të mbështetjes sociale apo ekonomike. Një pjesë nuk kanë përfi tuar as pensione invaliditeti, pasi nuk kanë qenë në marrëdhënie pune në momentin e aksidentimit, siç e kërkon ligji aktual. Duke qenë të përjashtuar, ata nuk kanë qenë objekt i trajtimit dhe mbështetjes as nga OJF-të lokale, kombëtare apo ndërkombëtare. Mungesa e identifi kimit dhe prezantimit të problemeve të tyre ka sjellë përjashtimin nga mjaft programe qeveritare e jo qeveritare, respektivisht dhe margjinalizimin dhe diskriminimin e tyre, mosrespektim të të drejtave të tyre bazë. Tragjedia e aksidenteve është përjetuar dhe përballuar nga vetë viktimat dhe familjet e tyre, përfshi dhe kostot social-ekonomike e mjekësore. Të vetmit mbështetës formalë kanë qenë mediat, të cilët kanë pasqyruar lajmin. 2.2. Qëllimi dhe objektivat e studimit Qëllimi i këtij studimi është promovimi i përmirësimit të aksesit të viktimave të municioneve dhe mjeteve shpërthyese ndaj shërbimeve mjekësore dhe social-ekonomike që ofrohen nga operatorë shtetërorë dhe privat, qendror dhe lokal, përfshi shoqatat dhe institucionet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Objektivat: Ky studim ka patur dy objektiva kryesorë: 1) Regjistrimi i viktimave të municioneve dhe mjeteve luftarake në 6 qarqe të Shqipërisë; dhe 2) Analizimi i gjendjes aktuale dhe identifi kimi i nevojave të viktimave të municioneve për shërbime mjekësore dhe mbështetje social-ekonomike për ri-integrimin e tyre. 2.3. Modeli dhe metodologjia e përdorur 2.3.1. Modeli i vlerësimit Për të mbledhur informacionin e duhur mbi viktimat e municioneve dhe mjeteve shpërthyese për këtë studim është zbatuar modeli i mëposhtëm: 20
  • 22. Çështje specifi ke për të cilat është mbledhur informacion i detajuar Si ka ndodhur aksidenti, vendi ku ndodhi, mjeti i aksidentuar. Nëse ka pasur amputim, lëndime, mosfunksionime; lloji i ndihmës mjekësore të marrë, aftësia për punë; grupi i pa-aftësisë; nevoja për shërbime mjekësor etj. Statusi civil, pjesëtarë të tjerë të familjes të aksidentuar; statusi civil në momentin e aksidentit, sigurimi i të ardhurave në familje, madhësia e banesës, personat që banojnë në banesë, pronësia e banesës, gjendja e banesës, pasuria etj. Niveli i arsimit të personit të aksidentuar, nevojat për përmirësimin e formimit profesional etj. Burimi i të ardhurave para aksidentit, burimi aktual i të ardhurave pas aksidentit, humbjen e punës pas aksidentit, aftësitë që zotërojnë, mbështetje ekonomike dhe asistencë sociale të marrë nga subjekte të ndryshëm, formimi profesional, nëse shkolla plotëson nevojat, kohezioni social, ndihmesa e familjes, ndihma e komunitetit, si ndjehet në komunitet, nevojat ekonomike të tyre dhe të familjes etj. 21 Lloji i informacionit të mbledhur Informacion mbi aksidentin Rrethanat e ndodhjes së aksidentit Informacion mjekësor Mënyra e marrjes së shërbimit mjekësor Informacion për familjen e të aksidentuarit Informacion, niveli arsimor për profesionin /formimin profesional Informacion social-ekonomik Gjendja social-ekonomike e të aksidentuarit 2.3.2. Aspektet e vlerësuara për identifi kimin dhe nevojave për mbështetje Aspektet e vlerësuara Impakti mjekësor Ndikimi i aksidentit tek shëndeti i viktimës Impakti social-ekonomik Kategoritë e ndryshimit Situata mjekësore e viktimës pas aksidentit Mënyra e të jetuarit para dhe pas aksidentit Çështje të veçanta të adresuara nga vlerësimi. Situata shëndetësore Dëmtimet e shkaktuara nga aksidentet A ka patur aksidenti me municione impakt direkt mbi shëndetin, situatën shëndetësore të viktimës? Situata ekonomike Situata ekonomike e të mbijetuarit: A është përkeqësuar situata social-ekonomike e viktimës pas aksidentit? A janë ulur të ardhurat? Varfëria në çfarë shkalle është?
  • 23. 22 Cili është impakti i drejtpërdrejtë i aksidentimit duke përfshirë ndryshimet (pozitive ose negative) në stilin e jetesës? Vlerësimi i nevojave për mbështetje mjekësore dhe social-ekonomike Nevojat për shërbime mjekësore dhe mbështetje social-ekonomike Aspekte të ndryshimit të jetës së viktimës si rezultat i aksidentit. Rrugët e përmirësimit të situatës/ gjendjes së viktimave. Situata sociale Në çfarë shkalle ka ndikuar aksidenti në jetën e te aksidentuarit/viktimës? A ka ndryshuar dinamika e të sjellurit? A ka një sjellje të re të viktimës në familje dhe e familjes ndaj tij? Përmirësimi i shërbimeve mjekësore Nevojat për shërbime të vazhdueshme mjekësore si me poshtë: Nevojat për pajisje me proteza dhe mirëmbajtjen e tyre Nevojat për shërbime fi zioterapie Mbështetja social-ekonomike Nevojat për mbështetje psiko-sociale të të mbijetuarve Nevojat për këshillim psiko-social Nevojat për aktivitete rekreative Nevojat për punësim: Mbështetje me fonde për vetëpunësim për gjenerimin e të ardhurave dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike; Nevojat për trajnime profesionale; Mbështetje me kredi, këshillime etj. Mbështetje e ndërmarrjeve sociale për personat me aftësi të kufi zuar. Advokim/lobim Nevoja për përfshirjen në skemat e ndihmës shoqërore e pensionimit për paaftësi (programet PAK), si rezultat i aksidentimit me municione 2.3.3. Metodologjia e studimit Objekt i këtij studimi kanë qenë viktimat e municioneve në gjashtë qarqe të Shqipërisë. Studimi është bazuar në metodologjinë hulumtuese të të dhënave të mbledhura përmes pyetësorëve të plotësuar në terren me çdo viktimë municionesh, intervistave, statistikave zyrtare të mbledhura nga drejtoritë e Shërbimit Social, botimet e ndryshme etj. Për këtë qellim janë intervistuar 296 të aksidentuar. Nuk janë intervistuar dhe përfshire në këtë studim personat e aksidentuar nga municionet me pasoje
  • 24. vdekjen, për arsye se familjarët e kontaktuar kanë refuzuar intervistimin, pasi nuk kanë dëshirë të kujtojnë fatkeqësinë. Realizimi i studimit është bërë përmes katër fazave, si më poshtë: 1) Faza përgatitore; 2) Plotësimi i pyetësorit përmes intervistave individuale; 3) Kryerja e kontrolleve mjekësore; 4) Përpunimi i të dhënave, analiza dhe konkluzionet e studimit; I tërë procesi është monitoruar nga afër nga punonjësi i AMMCO, ofi ceri për Asistencën ndaj Viktimave të minave, duke përfshirë edhe vizitat në terren. Faza I: Faza përgatitore Pas përzgjedhjes së stafi t, janë vendosur kontakte me aktorët kryesorë të përfshirë dhe të interesuar për kryerjen e studimit. Eshtë realizuar trajnimi i stafi t për kryerjen e intervistimit. Megjithëse stafi i ALB-AID ka patur kapacitete për mbledhjen e të dhënave dhe kryerjen e studimit, është kryer një trajnim i shkurtër më special për teknikat dhe specifi kat e intervistimin e të mbijetuarit. Në bashkëpunim me zyrën e AMMCO është hartuar pyetësori (bashkëngjitur) qe është përdorur për intervistimin e viktimave. Pyetësori është bazuar mbi një model të përdorur edhe nga shtete te tjera për projekte te ngjashme, si dhe është realizuar edhe me asistencën e organizatave ndërkombëtare ( ICRC dhe GICHD). Pas vendosjes së bashkëpunimit me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, është organizuar takim me Drejtorinë e Politikave Sociale, për të siguruar mbështetjen institucionale të ministrisë dhe degëve rajonale në vartësi të kësaj ministrie, për mbështetjen e projektit dhe bashkëpunimin me ALB-AID për realizimin cilësor të studimit. Pas kësaj janë vizituar gjashtë drejtoritë rajonale të shërbimit social ku është bërë prezantimi i projektit dhe i kërkesave të studimit. Janë hartuar marrëveshjet përkatëse për angazhimin institucional për plotësimin e pyetësorit dhe mbledhjen e informacionit. Për qarkun e Korçës, shoqata ALB-AID punoi ngushte me Observatorin për fëmijë, Qarku Korçë, pasi drejtoria rajonale e qarkut Korçë nuk ofroi ndihmë. Në bashkëpunim me drejtorët rajonalë të shërbimit social të qarqeve janë përzgjedhur asistentet lokalë për secilin qark, të cilët kanë shërbyer si ndërlidhës mes shoqatës ALB-AID, drejtorive të shërbimit social shtetëror dhe punonjësve socialë të komunave. Pas përzgjedhjes, është organizuar trajnimi i asistentëve lokalë në bashkëpunim me stafi n e projektit dhe është hartuar plani i vizitave në secilin qark, janë përcaktuar format e mbledhjes së informacionit. Lista e viktimave për 6 qarqet që disponon AMMCO, u është vënë në dispozicion asistentëve lokalë dhe drejtorive rajonale të shërbimit social për ta ndarë 23
  • 25. me administratorët socialë të komunave për të identifi kuar vend-ndodhjen e viktimave të municioneve. Asistentët lokalë kanë organizuar takime me punonjësit socialë të komunave, me të cilët është ndarë lista e viktimave të municioneve, e vënë në dispozicion nga AMMCO. Njëkohësisht, administratorët socialë janë udhëzuar të identifi kojnë viktima të reja municionesh të pa-regjistruara në listat e AMMCO (nëse ka të tilla) dhe të mbledhin informacione për aksidente të mundshme, të cilët mund të kenë mbetur jashtë këtyre listave. Administratorët socialë kanë bërë identifi kimin e viktimave të municioneve në komunat e tyre dhe saktësimin e vendndodhjes, adresës etj. Një pjesë prej tyre kanë identifi kuar edhe viktima të reja të pa-raportuara e, për rrjedhojë, të paregjistruara në bazën e të dhënave të AMMCO. Në Dibër janë identifi kuar 45 dhe në Durrës 57 raste të reja aksidentesh me municione. Faza II: Plotësimi i pyetësorit, intervistimi në terren Faza e dytë ka vazhduar nga muaji prill deri në muajin shtator 2013. Pas mbledhjes së kontakteve, informacionit dhe saktësimit të adresave nga punonjësit socialë, në koordinim me asistentët lokalë, punonjësit e shoqatës kanë bërë plotësimin e pyetësorëve në çdo fshat për çdo individ. Gjatë vizitave në terren punonjësit e shoqatës janë shoqëruar nga asistentët lokalë të qarqeve dhe nga administratorët socialë sipas komunave. Gjatë kësaj periudhe janë intervistuar 296 viktima në 75 komuna dhe bashki të 6 qarqeve. Çdo viktimë është vizituar dhe intervistuar individualisht në banesën e tij për të mbledhur informacionin e duhur. Intervistat kanë zgjatur 50 deri 78 minuta. Nga të intervistuarit 22 kanë qenë femra, 274 meshkuj. Janë intervistuar edhe 107 viktimat e reja të identifi kuara nga administratorët socialë, të cilët nuk kanë qenë në listat e AMMCO. Për viktimat e reja të identifi kuara është plotësuar edhe formati IMSMA. Të dhënat e mbledhura janë hedhur në data-baze e IMSMA nga punonjësi i AMMCO-s. Pyetësort Pyetësorët e e plotësuar plotësuar sipas sipas qarqeve qarqeve No. of questionaires completed by counties Gjirokastër, 23 Korçë, 13 24 Durrës, 88 Dibër, 73 Elbasan, 37 Berat, 62
  • 26. Faza III: Kontrolli mjekësor Pas përfundimit të intervistimit të viktimave, gjatë muajit shtator dhe tetor 2013 është organizuar kontrolli mjekësor i viktimave me probleme serioze mjekësore. Kontrollet mjekësore janë organizuar mbi bazë qarqesh dhe kanë përfshirë vizitat nga okulisti, ortopedi, tekniku protezist, fi zioterapisti dhe psikologu. Janë realizuar 14 vizita mjekësore. Në këta vizita 32 viktima janë vizituar nga okulisti, 50 prej tyre janë vizituar nga ortopedi dhe tekniku protezist, 122 janë vizituar nga psikologu, nga të cilët 43 me probleme serioze psikologjike. Faza IV: Përpunimi i të dhënave dhe përgatitja e studimit. Pas përfundimit të kontrollit mjekësor informacionet e mbledhura janë kompjuterizuar dhe përpunuar. Eshtë përgatitur një bazë e detajuar të dhënash në programin Akses. Janë analizuar të dhënat dhe është hartuar ky studim për nevojat e viktimave për shërbime mjekësore dhe mbështetje për integrim social-ekonomik me rekomandimet përkatëse. Prezantimi i studimit Për paraqitjen e këtij studimi para aktorëve të ndryshëm do të organizohet workshop-i kombëtar në bashkëpunim me AMMCO, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Shërbimin Social Shtetëror, ku do të paraqiten rezultatet dhe rekomandimet e tij. Kjo do të shërbejë për nxitjen e aktoreve të ndryshëm për përfshirjen e viktimave të municioneve në politikat dhe programet e ndryshme qeveritare për PAK dhe rehabilitimin e plotë të viktimave të municioneve. Studimi me gjetjet dhe rekomandimet për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren do të ndahet me të gjitha palët e interesuara si dhe do të publikohet në faqen zyrtare të shoqatës ALB AID. Gjetjet kryesore 107 të aksidentuar nga municionet, të paidentifi kuar dhe të paregjistruar më parë, shumica në Dibër dhe Durrës. 59 persona të aksidentuar me municione kanë gjetur vdekjen në momentin e aksidentit (Nuk janë përfshirë në këtë studim) Të aksidentuarit nga municionet u përkasin kryesisht shtresave më të varfra; ata përfshijnë të gjitha grupmoshat. Gjithashtu, janë të shpërndarë kryesisht në zonat më të varfra dhe më të largëta të vendit. 25
  • 27. Nga 296 të intervistuarit, 4 janë pa arsim, 178 me arsim 9 vjeçar, 93 me arsim te mesëm, 18 me universitet dhe 1 me arsim pasuniversitar. 137 persona kanë qenë kryefamiljarë para aksidentit, 18 fëmijë, 22 femra. 195 persona kanë humbur plotësisht aftësinë për punë pas aksidentit, kurse 36 kanë humbur pjesërisht aftësinë për punë. 180 të intervistuar nuk kanë akses dhe përfshirje në shërbimet sociale ditore, rehabilituese dhe arsimore për personat me aftësi të kufi zuar për shkak të mungesës së infrastrukturës për PAK. 113 të aksidentuar ndjen vështirësi fi zike në marrjen e shërbimeve bazë (38 %). 175 të aksidentuar kanë nevojë për shërbime të përhershme mjekësore. Këtu përfshihen ata që kanë nevojë për pajisjen me proteza, riparim protezash, seanca fi zioterapie, kontroll i syve etj. 237 të intervistuar banojnë në shtëpi të vjetra (“private”) të cilat kanë nevojë emergjente për riparime të ndryshme. 163 persona kanë pësuar amputime të ndryshme, kurse pjesa tjetër kanë pësuar fraktura, lëndime etj. 116 të aksidentuar janë përfshirë në programin e asistencës sociale (39 %), kurse 180 nuk janë përfshirë (61 %). 72 të aksidentuar marrin pension paaftësie; 48 marrin ndihmë ekonomike; 10 marrin pension pleqërie, kurse 10 të tjerë marrin pension special. 158 viktima dëshirojnë të ndjekin kurse të formimit profesional, 31 kërkojnë të vazhdojnë shkollën e mesme dhe 18 dëshirojnë vazhdojnë universitetin. 264 të aksidentuar kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme ekonomike, 62 të tjerë kërkojnë të mbështeten me mikro-kredi për biznese familjare. 170 të aksidentuar kërkojnë mbështetje për rimbursim ilaçesh, 107 kanë nevojë për mbështetje për proteza, ku përfshihen proteza nën gju, mbi gju, krahë etj., 32 persona kanë nevojë për proteza syri, 11 persona kanë nevojë për proteza prostetike, 3 persona orteza, 4 persona kanë nevojë për karroca. 43 të aksidentuar kanë probleme serioze psikologjike dhe kanë nevojë për seanca psikologjike.. Të aksidentuarit nuk janë përfshirë në aktivitete rekreative dhe mbështetje psiko-sociale për të tejkaluar traumat që kanë pësuar. 26
  • 28. KAPITULLI III Rezultatet e pyetësorit 3.1 Aksidentet me mina dhe municione Sipas informacionit të mbledhur në 6 qarqe rezulton se gjatë periudhës mars 1997-dhjetor 2013 janë aksidentuar nga minat dhe municionet 268 persona. Në këtë shifër përfshihen 59 persona që janë aksidentuar me pasojë vdekjen. Nëse u referohemi të dhënave sipas viteve (tabela e mëposhtme) shohim që aksidentet kanë qenë minimale në vitet 1991-1996, prej të cilave mund të konsiderohen si raste sporadike. Viti 1997, i cilësuar si “viti i mbrapshtë” për shkak të krizës së “piramidave fi nanciare”, revoltave dhe rënies së shtetit, shënon kulmin e aksidenteve, plot 107 të tilla, duke u pasuar me 29 aksidente në vitin 1998. Më pas në vitet në vazhdim kemi përsëri një ulje të aksidenteve, por që, krahasuar me vitet para 1997-s, numri mbetet i lartë. Tabela e aksidenteve sipas viteve: Aksidentet sipas viteve / Accidents in years 27 77 10 107 30 11 34 24 10 120 100 80 60 40 20 0 1970-1991 1992-1996 1997 1998 1999-2000 2001-2005 2006-2012 2013 Vlen të theksohen disa shifra interesante përsa i përket periudhës para vendosjes së sistemit demokratik në Shqipëri. Përkatësisht, duke ju referuar viteve 1945-1970 numri i aksidenteve me municion ka qenë shumë i ulët për këto qarqe. Nëse përjashtojmë vitin 1970 ku janë shënuar 4 aksidente, në vitet tjera pasardhëse janë regjistruar 1-2 aksidente. Gjithashtu, edhe në vitet pasardhëse
  • 29. 1971-1990 trajektorja e aksidenteve ka patur një rritje jo të vogël me 7 aksidente në vitin 1977 dhe 9 aksidente në vitin 1988. Sigurisht që këto shifra të paraqitura për aksidentet përpara viteve 1990 janë të një karakteri informues. 3.2. Mosha e të aksidentuarve Nëse i klasifi kojmë sipas moshës, mbi /over 66 shohim se 11 % kanë qenë fëmijë, 12 % adoleshentë, kurse 68 % i përkasin grup-moshës aktive për punë; vetëm 9 % kanë qenë mbi 66 vjeç. Në këtë tabelë përfshihen edhe personat e aksidentuar me pasojë vdekjen. 3.3. Mjeti qe ka shkaktuar aksidentin Nga vlerësimi i pyetësorëve të plotësuar me personat e intervistuar rezulton se 85 persona (77 % e të intervistuarve) janë dëmtuar me municione dhe granata dore, ndërsa 19 (7 %) janë dëmtuar me mina. 6 persona nuk arrijnë të identifi kojnë mjetin me të cilin janë aksidentuar: mund të ketë qenë detonator municioni. Mbase kjo vjen si E panjohur/ Unknow n pasojë e traumës që mund të kenë pësuar, si dhe kujtesës së turbullt, pasi aksidenti ka ndodhur para shumë vitesh. 3.4. Lloji i aktivitetit ne momentin e aksidentit Një e dhënë tjetër interesante është edhe aktiviteti i personit në momentin e aksidentit. Nga të intervistuarit rezulton se shumica, 35 % e të aksidentuarve, kanë qenë në punë në momentin e aksidentit. Këtu përfshihen kryesisht personat që kanë qenë në punë në ushtri ose thjesht ushtarë kur depot e armatimit kanë shpërthyer ose janë grabitur në vitin 1997. Një fakt tronditës është edhe numri i lartë i fëmijëve të aksidentuar, 86 të tillë, të cilët kanë qenë duke lozur me shokët apo duke manipuluar municionin e gjetur, gjë e cila ka sjellë edhe aksidentimin e tyre. Kategori të tjera më të vogël në numër janë kategoritë e atyre që janë aksidentuar 28 Mosha / Age of the victims at the moment of accident 36-45 vjeç 19% 56-65 vjeç 10% vjeç 9% 5-18 vjeç 11% 46-55 vjeç 22% 19-25 vjeç 12% 26-35 vjeç 17% Aksidentet sipas llojit të mjetit shpërthyes Accidents according to the type of device Minë/Mine 7% Municion/ Munition Granatë dore/ 46% Hand Granade 31% 1% Tjetër/ Other 17%
  • 30. duke u marrë me punë bujqësie, si, për shembull, Duke punuar arën/ duke punuar në arë, duke mbledhur dru/ Diging land/ kullotur bagëtinë ose Collecting firew ood. duke mbledhur skrap etj. 7% Duke shkuar në Në këtë grup hyjnë edhe shkollë/ Going to school. persona të tjerë që mund të 1% jenë ndodhur rastësisht në Duke mbledhur vendin e aksidentit; duke skrap/ Collecting shëtitur, duke shkuar për të vizituar të afërmit apo duke udhëtuar për në shkollë. Më poshtë grafi ku i detajuar. 3.5. Dëmtimet e shkaktuara nga aksidentet Individët që kanë qenë pjesë e intervistës në terren janë kategorizuar edhe sipas dëmtimit të shkaktuar nga aksidenti. Nga intervistat në terren rezulton që dëmtimet e personave të aksidentuar janë nga më të larmishmet, ku më kryesoret përfshijnë: humbje gjymtyrësh; dëmtim ose humbje shikimi, djegie, plagë sipërfaqësore, dëmtim dëgjimi, trauma etj. Sipas këtij kategorizimi, dallohen dy grupe kryesore: a) grupi i personave që kanë pësuar amputime dhe b) grupi i personave që kanë marrë plagë të ndryshme. Sipas të intervistuarve, 163 prej tyre kanë pësuar amputim gjatë aksidentit. Amputimi përfshin humbje gjymtyrësh, duke përfshirë humbje këmbe, dore ose gishtërinjsh etj. Kurse grupi i dytë përfshin 133 të aksidentuar që kanë marrë plagë të ndryshme si fraktura, djegie etj., të cilat do t’i trajtojmë më poshtë. Numri më i madh i personave që kanë pësuar amputim u përket atyre që kanë dëmtuar krahun e djathtë ose të majtë, duke përfshirë këtu dëmtimet si poshtë bërrylit ashtu edhe sipër bërrylit. Këtij grupimi i përkasin 97 të aksidentuar, kurse 28 të tjerë kanë humbur këmbën e majtë ose të djathtë. Në grupin me amputime përfshihen edhe 71 të tjerë që, përveç humbjes se njërës gjymtyre, kanë dëmtuar ose humbur edhe gjymtyrë të tjera si gishtërinjtë e dorës ose këmbës etj. Kurse sa i përket grupit të dyte, të cilët kanë pësuar plagë të ndryshme, numrin 29 Lloji i aktivtetit në momentin e aksidentit Type of activity at the moment of the accident Në punë/ Working. 35% Duke lozur/ Playing. 29% Duke shëtitur/ Walking around. 8% scrap. 1% Duke kullotur bagëtinë/ Grazing animals. 8% Të tjera/ Other. 11% Lloji i dëmtimit Type of damage caused Plagë të ndryshme/ Wounds 45% Amputime/ Loss of limbs 55%
  • 31. më i madh e zë grupi i atyre që kanë pësuar kryesisht fraktura, duke u pasuar nga ata që kanë pësuar dëmtime të syve. Të parët përbëjnë 129 të intervistuar, ndërsa të dytët 73. Gjithashtu, një numër të konsiderueshëm zënë edhe ata që kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit dhe plagosje fragmentare - 31 persona, kurse 41 të tjerë kanë patur shkëputje fragmentare. 3.6. Ndihma mjekësore Të gjithë të aksidentuarit e intervistuar kanë pohuar se kanë marrë ndihmë mjekësore pranë spitalit më të afërt pas aksidentit. Të aksidentuarit në fshatrat më të largët janë transportuar menjëherë në spitalet e qyteteve përkatëse, sipas rastit, me ambulancë ose mjete të tjera. Po kështu, pothuajse të gjithë të aksidentuarit janë trajtuar fi llimisht me ndihmën e parë dhe më pas të gjithë ata që kanë patur nevojë emergjente për ndërhyrje i janë nënshtruar operacionit të mëtejshëm. Vlen të theksohet se në rastet kur spitalet lokale nuk kanë patur kapacitetet për kurimin e pacientëve, ata janë transportuar drejt spitaleve të kryeqytetit për ndërhyrje më të specializuar. Kështu, sipas të intervistuarve, 240 të aksidentuar, pasi kanë marrë ndihmën e parë, i janë nënshtruar operacionit të nivelit të parë ose të dytë. Ndërhyrjet kanë qenë të ndryshme, siç do ta shohim edhe në kapitullin e mëposhtëm. Në raste specifi ke ka lindur nevoja për operacione të dhimbshme që kanë rezultuar me prerjen e dorës apo të këmbës. Nuk kanë munguar sigurisht edhe fajësimet apo akuzat, të cilat e vendosin të aksidentuarin në rolin e akuzuesit ndaj mjekut, duke e konsideruar atë, me apo pa të drejtë, si fajtorin kryesor për fatkeqësinë e vet. Aksidentet kanë sjellë si rrjedhim edhe humbjen e aftësisë për punë të pjesës më të madhe të personave të aksidentuar. Nga personat e intervistuar, 171 prej tyre janë kategorizuar me pa-aftësi të përhershme, kurse 78 prej tyre me pa-aftësi të përkohshme. Pra, kemi 195 të aksidentuar që deklarojnë se kanë humbur totalisht aftësinë për punë, kurse 98 të tjerë deklarojnë se janë ri-integruar në komunitet dhe punojnë si çdo individ tjetër me kapacitet funksional të efektshëm. Pyetjes nëse kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme mjekësore, kahu i të intervistuarve, (175 persona), anojnë drejt trajtimit mjekësor të problemit të tyre, duke i rritur shpresat vetes që me një kurim më të specializuar ata mund të arrijnë rehabilitimin e plotë. Ndërsa 117 të tjerë ndihen të rehabilituar në masën e integrimit të tyre shoqëror, pa u paragjykuar nga komuniteti. Në këtë shifër përfshihen edhe personat të cilët e kanë pranuar gjendjen e tyre dhe nuk kanë ndonjë shpresë për t’u rehabilituar totalisht. Pyetjes nëse kanë përdorur pajisje teknike mjekësore 217 të aksidentuar i janë përgjigjur pozitivisht. Pajisjet mjekësore përfshijnë: protezë, ortezë, protezë syri, karrocë, paterica, ose syza. Pjesa dërmuese e të intervistuarve janë shprehur se, pas aksidentit, të paktën një herë kanë përdorur pajisje teknike mjekësore. Kurse 30
  • 32. 66 të aksidentuar janë përgjigjur se nuk kanë përdorur asnjëherë pajisje teknike mjekësore, pasi i përkasin grupit të viktimave me dëmtime te lehta, pa humbje gjymtyrësh. Pyetjes nëse kanë nevojë të mëtejshme për pajisje teknike mjekësore, 155 të aksidentuar janë përgjigjur “po”, d.m.th., kanë përsëri nevojë, ndërsa 141 të tjerë shprehen se nuk kanë nevojë për pajisje të tilla. Duke iu referuar shifrave të mësipërme, 107 prej tyre shprehen se kanë nevojë për proteza këmbësh dhe duarsh, 32 kanë nevojë për proteza syri, ndërsa pjesa tjetër në për orteza, karroca, syze dhe paterica. Interesant është fakti se një pjesë e të aksidentuarve janë kuruar jashtë territorit shqiptar, pasi spitalet shqiptare, përfshi edhe Qendrën Kombëtare të Traumave në Tiranë, nuk kanë materiale dhe ekspertizë. Trajtimi shëndetësor jashtë shtetit është bërë kryesisht me ndërhyrjen dhe ndihmën fi nanciare të të afërmve që banojnë në shtetet përkatës, por, në 3-4 raste, me ndihmën e shtetit shqiptar. Kështu, 50 prej tyre janë kuruar jashtë shtetit. Vendi më i preferuar ku ata janë trajtuar ka qenë fqinji i Shqipërisë, Greqia, me 21 raste, i ndjekur nga Italia me 9 raste, Sllovenia, Turqia etj. 3.7. Informacion i gjendjes familjare Gjatë intervistave në terren, të intervistuarit gjatë pyetjeve për familjen tregojnë një ndjeshmëri dhe një përkushtim ndaj pjesëtarëve të familjes, duke i quajtur ata si një nga faktorët kyç të integrimit të tyre. Duke iu referuar rasteve që në momente vështirësie ekziston edhe braktisja e të dëmtuarve nga të afërmit, ata vlerësojnë me nota maksimale ndihmën nga pjesëtarët e familjes, të cilët i kanë mbështetur dhe u kanë qëndruar vazhdimisht pranë. Nga të intervistuarit 227 persona janë me status civil të martuar, 64 beqarë dhe pjesa tjetër të divorcuar apo të ve. Nga këto rezultojnë se 204 të aksidentuar kanë edhe fëmijë. Pjesa më e madhe e te intervistuarve është 46-55 vjeç, 24 % e ndjekur nga personat me moshë 36-45 vjeç (21 %). Kurse fëmijët përbëjnë 6 për qind. Në këtë fazë është identifi kuar edhe aspekti nëse të intervistuarit kanë pjesëtarë të tjerë të familjes të aksidentuar. Nga intervistimi ka rezultuar se vetëm 30 prej tyre kanë patur një të afërm të përfshirë në aksident, kurse 257 janë përgjigjur në mënyrë negative. Të afërmit e përfshirë në aksident dhe të dëmtuar në 13 raste kanë rezultuar të jenë vëllai ose motra, 2 raste fëmijët dhe 11 raste të afërm të nivelit të parë. Kështu, 137 të intervistuar janë përgjigjur se kanë qenë kryefamiljarë para aksidentit, ndërsa 159 nuk e kanë patur një status të tillë. Kjo nënkupton kryefamiljarin si personin kryesor të sigurimit të të ardhurave me 144 raste që janë përgjigjur “po” dhe 152 raste janë përgjigjur “jo”. Përsa i përket vazhdimësisë dhe ndryshimit të këtij roli pas aksidentit, 102 persona janë përgjigjur se ky rol 31
  • 33. nuk ka ndryshuar, kurse 194 persona kanë pohuar se kanë ndryshuar status, duke u shndërruar në kryefamiljar. Një pikë tjetër e rëndësishme është edhe sigurimi të ardhurave për veten dhe familjen nga personat e aksidentuar. Duke qenë pjesë e dëmtimeve të niveleve të ndryshme, vështirësohet edhe sigurimi të ardhurave mbi jetesën e familjes. Nga rezultatet e anketimit rezulton se 191 të aksidentuar i sigurojnë vetë të ardhurat për familjen, të ndjekur nga 51 persona që të ardhurat i sigurojnë prindërit për ta. Dhe në 34 raste i sigurojnë bashkëshortët. Sigurimi i të ardhurave nga vetë personat është e një kuptimi të dyfi shtë, ku me “sigurim të ardhurash nga vetë personi”, përveç angazhimit në një punë sistematike, nënkupton edhe pension pa-aftësie që përfi tojnë këta persona, me kujdestarë ose jo. Rastet që u referohen prindërve janë kryesisht të aksidentuar në një moshë të re dhe e kanë të pamundur angazhimin e tyre në një punë stabile. Kur i referohemi sigurimit të të ardhurave nga bashkëshortja, ato kryesisht identifi kohen me punë në bujqësi, shitëse etje, punë që bëhen përgjithësisht nga gratë. 3.8. Kushtet e jetesës Personat që janë identifi kuar të aksidentuar jetojnë kryesisht në fshat. Fare pak prej tyre jetojnë në qytet. Kurse 230 të intervistuar jetojnë në shtëpi private dhe 66 në apartamente në pallate. Madhësia mesatare e shtëpisë së banimit është 85 m2 , ndërsa mesatarja e numrit të personave që jetojnë në një shtëpi është 4.7. Fakti pozitiv për personat e intervistuar është se në shumicë dërrmuese (208 persona), pohojnë se pronësia e banesës është private, pra, janë zotërues të banesave. 11 persona pohojnë se jetojnë me qera, 10 banojnë me të afërm dhe vetëm 1 person deklaron se jeton në pronë të zaptuar. Një fakt tepër shqetësues mbi kushtet e banesës është se 237 prej të intervistuarve deklarojnë që shtëpitë e tyre janë të vjetra dhe kanë nevojë emergjente për riparime. Me riparim të intervistuarit zakonisht kuptojnë tualetin, çatinë apo instalimet elektro-hidraulike. Po këtu, 43 të mbijetuar deklarojnë se kanë shtëpi të reja, te cilat nuk kanë nevojë për asnjë riparim. Sa i përket pajisjeve të ndryshme elektro-shtëpiake, pothuajse të gjithë deklarojnë se i disponojnë këto pajisje si televizor, mobilie, orendi, frigorifer etj. Ndërsa janë të rralla rastet për personat që disponojnë automobil apo makineri bujqësore. E vetmja pasuri e rëndësishme për jetesën në zonat rurale është toka. Duket qartë se për pjesën më të madhe toka bujqësore është burimi kryesor për sigurimin e të ardhurave. Të angazhuar vetëm ose familjarisht ata punojnë në bujqësi për mbijetesën e tyre. Menjëherë, pas tokës, pasuria e dytë më e rëndësishme është zotërimi i një lope, dru frutor etj. 32
  • 34. 3.9. Arsimi Arsimi është një nga shtyllat që mund të ketë penalizuar integrimin e plotë të personave të aksidentuar me municione. Nga rezultatet e mbledhura rezulton se shumica dërmuese e viktimave (92 %) kanë arsimin 9-vjeçar ose të mesëm. Ndërsa një numër shumë i ulët kanë arsimin e lartë. Konkretisht, 178 të intervistuar kanë deklaruar se arsimi i tyre është 9-vjeçar, 93 kanë deklaruar se janë me arsim të mesëm dhe vetëm 16 prej tyre kanë deklaruar se janë me arsimin e lartë. 4 të aksidentuar nuk kanë arsim. Faktet tregojnë që personat që kanë arsimin e lartë janë njëkohësisht edhe më të integruar në shoqëri, duke siguruar të ardhurat e familjes vetë, janë të stabilizuar në një punë të rregullt dhe janë protagonist në jetën sociale. Personat me arsim 9-vjeçar janë të destinuar për t’i siguruar të ardhurat e familjes, kryesisht, nga persona të tretë (bashkëshortja, fëmijët), kjo jo vetëm si pasojë e pa-aftësisë fi zike, por edhe e mungesës së një profesioni. Ndërsa në qendër qëndrojnë personat me arsim të mesëm të cilët janë të nxitur nga faktorë të jashtëm për të qenë pjesë e sfi dave bashkëkohore, por mungesa e një profesioni nuk ua lejon këtë gjë. Sa i përket pyetjes se çfarë do të donit të përmirësonit sa i përket edukimit (arsimimit), shumica janë përgjigjur se, për shkak edhe të moshës relativisht të lartë, nuk preferojnë të vazhdojnë studimet, por të ndjekin kurse profesionale. Kjo vjen edhe nga papunësia e lartë që e karakterizon këtë shtresë, duke parë si shpresën e vetme për punësim formimin profesional. Ky grup arsimim e konsiderojnë si një rrugë të shpejtë dhe të sigurt për integrimin e tyre. Konkretisht, 158 të intervistuar janë shprehur se dëshirojnë të ndjekin kurse profesionale, 31 dëshirojnë të vazhdojnë shkollën aty ku e kanë lënë dhe vetëm 18 prej tyre mendojnë të vazhdojnë universitetin. 33 Arsimimi/ Education Me shkollë të mesme / High School 31% Pa arsim without education Shkolle 9 -vjeçar/ Primary education 61% 1% Universitet/ University 7% Pas universitar/ Post University 0% Çfarë do të donit të përmirësonit në edukimin tuaj? If support what would you select to improve your education? Të vazhdoj shkollën/ To attend secondary school 15% Të vazhdoj universitetin/ To attend university 9% Të ndjek Kurse të formimit profesional / Professional Vocational Courses 76%
  • 35. 3.10. Situata social-ekonomike Situata social-ekonomike në terren duket e vështirë. Ndesh fytyra të pezmatuara të personave dhe familjeve të aksidentuara që kërkojnë vazhdimisht rrugë për të mbijetuar. Sigurisht që nuk mund t’i përgjithësojmë rastet, pasi ka edhe nga ata që bëjnë jetë të rregullt. Mbijetesa e personave të intervistuar bazohet kryesisht në bujqësi. Të pyetur për situatën e para dhe pas aksidentit, 95 prej tyre shprehen se janë marrë me bujqësi, ndërsa 74 prej tyre vazhdojnë të merren me bujqësinë edhe pas aksidentit. Vlen të theksohet se nga 72 prej personave të intervistuar, deklarojnë se para aksidentit kanë qenë të punësuar me kohë të plotë, ndërsa pas aksidentit kemi vetëm 13 prej tyre që vazhdojnë të jenë të punësuar. Ka rritje të ndjeshme te personave që pas aksidentit mbështeten vetëm tek te ardhurat përmes pensionit, 112 raste të tilla kurse para aksidentit 8 persona. Kjo ndodh qoftë për shkak të pa-aftësisë fi zike, por edhe asaj intelektuale. Një pjesë e konsiderueshme e të aksidentuarve shprehen se aksidenti ka shkaktuar njëkohësisht edhe humbjen e vendit të tyre të punës, ndër arsyet kryesore që përmendin janë: a) pa-aftësia për të punuar në të njëjtin vend pune; b) diskriminimi; c) refuzimi nga punëdhënësit dhe nga institucionet shtetërore. Një fakt tjetër interesant lidhet edhe me mbështetjen që kanë marrë personat e aksidentuar pas aksidentit. Një pjesë e tyre deklarojnë se janë përfshirë në programe të ndryshme përfi timi monetar, kryesisht nga shteti shqiptar dhe shumë pak nga organizata jofi timprurëse. Kështu, 81 persona pohojnë se përfi tojnë ndihma të ndryshme nga shteti: këtu përfshihet pensioni, sigurimi një operacioni brenda ose jashtë territorit të Shqipërisë. Vetëm 14 të mbijetuar deklarojnë se kanë përfi tuar ndihmë nga organizata të ndryshme humanitare. Pjesa më e madhe e të intervistuarve janë të përfshirë në programin e asistencës sociale, kryesisht trajtohen me pension pa-aftësie dhe ndihmë ekonomike. Të parët përbëjnë 72 raste, ndërsa të dytët 48 raste. Pjesa tjetër klasifi kohet në kategoritë si pension pleqërie apo pension i veçantë. Një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe mungesa e politikave për punësimin e kësaj kategorie në shoqëri. Është për t’u vlerësuar fakti që të gjithë të intervistuarit, 283 të intervistuar, kanë deklaruar se nuk iu është ofruar qoftë edhe një herë të vetme një punë apo trajnim nga zyra e punës. Ky defekt duhet të trajtohet me seriozitet për këtë kategori të shoqërisë, e cila duhet të jetë pjesë e politikave shtetërore. 34 A ka shkaktuar aksidenti humbjen e vendit të punës? Has the accident caused the loss of job? Po / Yes 53% Jo / No 47%
  • 36. Pse keni humbur vendin e punës pas aksidentit? Why have you lost your job after the accident? Mungesë kualifikimi 5% 35 Pa-aftësi për të punuar në njejtin vend pune 79% Diskriminim 3% Tjetër 10% Refuzim nga punëdhësit 3% Sa i përket vështirë-sive që hasin këta qytetarë në marrjen e shërbimeve nga insti-tucionet publike, siç mund të jenë shkollat, spitalet ose institucio-net shtetërore, 183 prej tyre deklarojnë se nuk ndjejnë asnjë vështirë-si, 113 ndjejnë shumë vështirësi dhe shprehin mendimet e tyre për përmirësimin e këtyre shërbimeve publike. Përsa i përket aspektit social, pjesa më e madhe, rreth 95 %, shprehen se faktori kyç i integrimit të tyre në komunitet ka qenë familja. Përveç familjes, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe komuniteti, pavarësisht se shifrat këtu janë më të ulëta, për shkak edhe të diskriminimit. Vizita të shpeshta nga miqtë apo të afërm janë pjesë e të piketimit si një individ i rëndësishëm dhe me vlera. Në vazhdimësi të kësaj ata shprehen se janë të aftë të marrin pjesë në aktivitet të përditshme apo lëvizshmëria e tyre, qoftë kjo me protezë ose jo nuk i pengon ata ushtrimin e një xhiroje të përditshme në qytet apo angazhimin në një punë. Ndryshimi ndodh në jetën sociale, ku palët janë të ndara, 137 prej tyre shprehen se marrin pjesë në jetën sociale dhe 159 shprehen negativisht. Me jetë sociale kuptojmë ushtrimin e sporteve, kulturës, politikës etj. Sa i përket pyetjes se Për çfarë mbështetje ekonomike keni nevojë? për çfarë mbështetje të What type of support do you need most? mëtejshme ekonomike kanë nevojë, shumica Mikro-kredi për përgjigjen se kanë të ngritur biznes familjar Mbështetje për nevojë për mbështetje 16% punësim/aktivite për të fi lluar aktivitete te që gjenerojnë të ardhura që rrisin punësimin 52% dhe gjenerojnë të Mbështetje për ardhura, të ndjekur të ndjekur kurse nga grupi i dytë që të formimit profesional kërkojnë të mbeshteten 32% për ndjekjen e kurseve profesionale dhe mikro-kredi për të fi lluar një biznes si në tabelën më poshtë: Një pjesë e mirë kërkojnë mbështetje për rimbursim të ilaçeve, bursa për fëmijët etj.
  • 37. 36
  • 38. KAPITULLI IV Rekomandime 37 4.1 Rekomandimet kryesore - Duke parë të dhënat e mbledhura nga ky projekt duken qartazi se nevojat për shërbime shëndetësore orto-prostetike, fi zioterapike, okulistike dhe psikologjike janë të domosdoshme për një kohë të gjatë për të aksidentuarit. - Shërbimet shëndetësore që marrin për momentin janë të paplota e kanë kosto të lartë, krahasuar me gjendjen ekonomike që ata kanë. Këta persona nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet për pajisjen me proteza, kurimin apo kontrollet e herëpashershme mjekësore, pasi pjesa më e madhe e tyre jetojnë me pension ose ndihmë ekonomike. - Spitalet rajonale nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbime të specializuara për pajisjen me proteza, aq me tepër për mirëmbajtjen e tyre. Kështu që ata janë të detyruar t’u drejtohen spitaleve të kryeqytetit, ose spitaleve private. Për shumicën e tyre kjo është e pamundur, pasi kostot janë të papërballueshme. - Spitalet rajonale nuk kanë mundësi të pajisin personat e amputuar me proteza apo mirëmbajtjen e tyre. - Në këto rrethana është e nevojshme që organizata, donatorë të ndryshëm dhe institucionet shtetërore të mundësojnë mbështetje për protezim, si dhe shërbime okulistike. - Qendra Kombëtare e Protezimit (e Traumës) nuk është funksionale dhe nuk plotëson nevojat për këtë kategori; ajo duhet të ri-dimensionojë funksionin e saj, pasi në këto kushte që është nuk u shërben me profesionalizim personave të amputuar për pajisjen e tyre me proteza. - Në spitalet rajonale nuk ka reparte protezimi, me përjashtim të qarkut Kukës, repart i cili është ngritur me ndihmën e Departamentit të Shtetit të SHBA. Duke parë shtrirjen territoriale të këtyre qarqeve del si nevojë e domosdoshme që në çdo qark duhet të ketë reparte për mirëmbajtjen e protezave.
  • 39. - Ministritë e linjës si Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, të vendosin standarde për të gjithë personat e amputuar, për pajisjen e tyre me proteza. - Në kuadrin e rregullimit te ligjit për aftësinë e kufi zuar viktimat e municioneve duhet të përfshihen në ligjin për Shërbimet Sociale. - Pjesa më e madhe e personave të dëmtuar kanë mungesë kohezioni social; lëvizja e tyre është shumë e vogël, ata vizitohen vetëm nga të afërmit e tyre. Institucionet shtetërore, OJF-të, me anë të aktiviteteve të ndryshme kreative, mund të krijojnë një atraksion më social dhe më të madh ndaj këtyre shtresave. - Pjesa më e madhe e personave të dëmtuar me municione janë me arsim 9-vjeçar, të cilët nuk kanë ndonjë profesion. Në këtë mënyrë kanë shumë vështirësi në gjetjen e një pune për sigurimin e të ardhurave. Aftësimi i tyre profesional përmes kurseve të formimit profesional është domosdoshmëri për të rritur aftësitë e tyre individuale, për të qenë të aftë për tregun lokal të punës. Vetëm në këtë mënyrë ata mund të integrohen dhe të bëhen të pavarur nga pjesëtarët e tjerë të familjes. - Pothuajse në asnjë institucion shtetëror nuk zbatohet ligji për punësimin e personave me aftësi të kufi zuar. Institucionet shtetërore, publike, por dhe ato private, duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje punësimit të këtyre personave dhe të shtrëngohen te zbatojnë ligjin në fuqi, i cili parashikon edhe gjoba ose pagesa alternative. - Një pjesë e mirë mund të ri-integrohen dhe ndihmohen përmes projekteve që promovojnë gjenerim të ardhurash dhe vetëpunësim. Këto lloj projektesh kanë qenë shumë të suksesshme në qarkun e Kukësit për ri-integrimoin e viktimave të minave. Ndër më te preferuarit mund të ishin projekte që nxisin punimet e dorës, fuqizimin e ekonomive shtëpiake, kultivimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore etj. - Në të gjitha institucionet shtetërore mungojnë rampat në hyrje të ndërtesave, duke kufi zuar kështu marrjen e shërbimeve nga personat me aftësi të kufi zuar, përfshi edhe viktimat e municioneve. Institucionet që ofrojnë shërbime publike duhet të fi llojnë menjëherë përshtatjen, për t’i bërë të aksesueshme edhe për PAK. - Në vend ka dallime ndërmjet invalidëve, gjë e cila bën të mundur një pabarazi ndërmjet kësaj shtrese. Të gjithë invalidët të kenë trajtim të unifi kuar, të mos ketë dallime ndërmjet këtyre personave. 38
  • 40. - Gjithashtu, nuk duhet të ketë diskriminim ndërmjet personave të dëmtuar me municione dhe invalidëve të punës; viktimat e municioneve që kanë qenë në marrëdhënie pune në momentin e aksidentit marrin pensione, kurse të aksidentuarit që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune nuk trajtohen me pensione. - Duhet të nxiten shoqata të ndryshme për të hapur biznese sociale me këtë kategori njerëzish si një nga mundësitë më të thjeshta dhe të qëndrueshme për të siguruar integrimin e kësaj shtrese dhe përmirësimin e të ardhurave. 39
  • 41. 40
  • 42. PJESA E DYTË KAPITULLI V Rezultatet e pyetësorit sipas qarqeve Gjendja e viktimave të municioneve sipas qarqeve 5.1. Qarku Berat a. Informacion i përgjithshëm mbi qarkun e Beratit Qarku i Beratit7 ka një sipërfaqe prej 1,798 km². Ai përfshin rrethin e Beratit, rrethin e Kuçovës dhe rrethin e Skraparit. Qarku i Beratit ka 5 bashki, 20 komuna dhe 245 fshatra. Qendra e qarkut të Beratit ndodhet në qytetin e Beratit. Qarku i Beratit ka një popullsi prej 138.484 (2013) sipas INSTAT. Në qarkun e Beratit8 4567 familje trajtohen me ndihme ekonomike, nga të cilët 2581 me ndihmë të pjesshme dhe 1984 familje me ndihmë të plotë. Shërbimi shëndetësor: Qarku i Beratit ka një spital kryesor rajonal i cili ndodhet në qytetin e Beratit dhe dy spitale lokale në qytetet e Kuçovës dhe të Skraparit. Spitali rajonal ka një ortoped, dhe 2 okulistë. Ka mungesë të theksuar mjekësh specialistë. Në çdo komunë ka qendër shëndetësore ku shërben 1 mjek. Në pjesën më të madhe të fshatrave ka ambulanca me personel infermierie. Spitali rajonal ka mungesa të theksuara në shërbimet bazë për arsye të mungesës së mjekëve specialistë dhe të mjeteve. Shërbimi orto-prostetik mungon në këtë spital. Nuk ka repart për protezimi. Shërbimi i okulistit ofrohet nga klinikat private. Aftësia e Kufi zuar9 (PAK). Në qarkun e Beratit ka 7,436 persona me aftësi të kufi zuar. Nuk ka ndarje të veçantë për personat e dëmtuar me municione. Ndarja sipas grupeve paraqitet si më poshtë: 7. Burimi: www.qarkuberat.net 8. Burimi: Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social, Adelina Druga, e-mail dërguar më 08.10.2013 9. Burimi: Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social, Adelina Druga, e-mail dërguar më 08.10.2013 41
  • 43. Persona me aftësi të kufi zuar Invaliditeti sipas kategorive 10 PAK Shoqë- Para- Shoqë-rues Të verbër Shoqë-rues I II III Fizik rues tetra-plegjikë Mendore 7028 226 1017 2583 42 PAK 3002 invalidë pune --- 225 236 225 me kujde-starë b. Informacion mbi të aksidentuarit nga municionet Qarku i Beratit është një nga qarqet që ka patur numrin më të madh të aksidenteve ne vitin 1997. Industria ushtarake ka qenë e përqendruar në Poliçan edhe në disa pika të tjera të rrethit të Skraparit, ku gjenden reparte ushtarake e depo të shumta të shpërndarë gjithandej si kërpudha. Gjatë trazirave në vitin 1997, si në të gjithë vendin edhe këndej shumica e armëve dhe municioneve ranë në duart e qytetarëve të ndryshëm duke përfshirë edhe fëmijët. Rezultatet e pyetësorit në terren tregojnë gjendjen reale të viktimave. Kjo falë edhe faktit se secili prej njerëzve të intervistuar ishin shumë bashkëpunues, ashtu si edhe administratorët socialë të komunave përkatëse, të predispozuar për të qenë sa më të saktë në dhënien e informacionit. Në bazën e të dhënave IMSMA të AMMCO, ka informacion për 82 aksidente nga municionet në qarkun. Nga vizitat në terren dhe bashkëpunime me punonjësit socialë të komunave janë identifi kuar nga kjo listë 74 të aksidentuar, nga të cilët 12 të vdekur. Nga informacioni i punonjësve socialë këta 8 persona janë larguar drejt qarqeve te tjera ose jashtë shtetit pranë të afërmve të tyre. Në qarkun e Beratit nga viti 1997-gusht 2013 janë regjistruar 42 aksidente me municione. Kulmi i aksidenteve është regjistruar në vitin 1997 me 26 të tilla, i pasuar me 7 aksidente në vitin 1998. Kurse në vitet në vazhdim numri i aksidenteve ka shkuar drejt zeros. Më poshtë keni një tabelë të detajuar të aksidenteve të ndodhura në çdo vit. Aksidenetet sipas viteve Accidents in Years 18 2 26 7 6 3 30 25 20 15 10 5 0 Deri 1999 1992-1996 1997 1998 1999-2005 2006-2013 10. Aftësia e kufi zuar ndahet në 2 grupe. Në 4 grupe ndahet sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të cilët nuk kanë lidhje me personat që trajtohen nga Shërbimi Social Shtetëror.
  • 44. Aksidentet sipas grup-moshave Deri 18 vjeç 6% 19-25 vjeç 36-45 vjeç 18% Mbi 66 vjeç 16% 56-65 vjeç 8% 46-55 vjeç 23% Lloji i aktivitetit ne momentin e aksidentit / Type of activity at the time of accident Duke mbledhur skrap/Collecting scrap 2% Duke kullotur bagëtinë/ Grazing animals 8% Lloji i mjetit qe ka shkaktuar Aksidentin 43 Duke lozur /shetitur / Playing walking 37% Duke punuar arën / Digging land 5% Të tjera / Other 11% 8% 26-35 vjeç 21% Në punë / Working 35% Kurse aksidentet sipas grupmoshave paraqiten në tabelën ngjitur. Në Berat numri më i madh i aksidenteve (50%) ka ndodhur në ambientet e punës. Këtu përfshihen ish-ushtarakë që kanë qenë në gatishmëri në reparte ushtarake, duke punuar arën, duke mbledhur skrap etj. Kështu, 22 të aksidentuar deklarojnë se kjo fatkeqësi u ka ndodhur kur ata kanë qenë në krye të detyrës. Vendin e dytë e zë një moshë e vogël, kanë qenë duke lozur në momentin e aksidentit. Këtu përfshihen fëmijët të cilët, si rezultat i kuriozitetit fëminor, janë përpjekur t’i eksplorojnë apo manipulojnë grana-tat dhe municionet e ndryshme, duke ju shkaktuar ngjarjen më të hidhur në jetën e tyre. Arsye të tjera, siç mund të shohim më sipër, më pak të rëndësishme Type of device causing accident janë personat që merren me bujqësi, që kanë qenë E panjohur/ Minë/Mine duke punuar arën apo Unknow n 2% 3% kullotur bagëtinë, duke shëtitur etj. Një tjetër aspekt tjetër Granatë dore/ i rëndësishëm është edhe Hand Granade Municion/ mjeti që është shkaktuar 37% Munition aksidenti. Një numër i 58% konsiderushëm deklaron lloje të ndryshme të municioneve. Ndërsa vendin e dytë e zë granata e dorës. Sipas deklarimit të tyre, 23 janë plagosur me granatë dore, 10 me municione dhe 26 me mjete të tjera shpërthuese siç janë predhat, bomba, dinamit etj. Ndërsa kemi vetëm një rast me minë dhe 2 raste të cilët, për shkak të kohës së largët të aksidentit dhe mungesës së pjesshme të kujtesës nuk e mbajnë mend mjetin shpërthyes me të cilin janë aksidentuar.
  • 45. c. Lloji i dëmtimit të shkaktuar nga aksidenti Në qarkun e Beratit rezultojnë 22 të aksidentuar që kanë pësuar amputim, ndërsa 38 të tjerë janë me plagë të ndryshme të lehta. Konkretisht, në tabelën e mëposhtme shohim dëmtimet sipas kategorive: Pjesa më e madhe e të aksidentuarëve që kanë pësuar amputim, 10 të tillë, kanë pësuar dëmtim të krahut te djathtë nën bërryl, 8 në dorën e majtë specifi kisht gishtërinjtë dhe 5 gishtrinjtë e dorës së djathtë. Ndërsa më të pakta në numër janë rastet me amputim të këmbëve. Lëndimet që kanë pësuar kryesisht të aksidentuarit janë të llojeve të ndryshme. Nga të dhënat e mbledhura konstatojmë që pjesa më e madhe kanë pësuar frakturë, e shoqëruar kjo me dëmtimet e syve, si pasojë e shpërthimit së municioneve në depot përkatëse. Ndërsa rastet për plagosje fragmentare, paralizë dhe djegie janë të pakta në numër. Kategoria tjetër përfshinë, zakonisht, cifl a në trup, cifl a midis syve, humbje e shikimit, çarje te dora e majtë etj, plagë të cilat nuk janë specifi kuar më sipër, duke u kategorizuar në kolonën “tjetër”. “Çasti” i aksidentit, përvec dëmitimeve trupore, karakterizohet edhe nga mosfunksionime apo çregullime të ndryshme që kanë lënë pasoja te individët. Kryesisht çregullimet më të mëdha kanë qenë te shikimi dhe dëgjimi, ku, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, një pjesë e konsiderueshme e të aksidentuarëve kanë probleme të shfaqura pak me vonesë në shikim dhe dëgjim. Ndërsa më të pakta janë rastet në sistemin nervor dhe aparatin lëvizës. Pjesa më e madhe e të intervistuarve deklarojnë se lloji i ndihmës së parë të marrë është ndërhyrja kirurgjikale në spitalin më të afërt. Pas aksidentit ata janë transferuar në spitalin e rajonal të qarkut, ku i janë nënshtruar operacionit, ku disa herë nuk kanë munguar edhe operacionet e dyfi shta. Në rastet kur spitali rajonal nuk i ka plotësuar kushtet për operacion ata janë transferuar në spitalin e kryeqytetit, në Tiranë. 44 Lloji i dëmtimit të shkaktuar nga aksidenti Çrregullime 45% Amputime- Humje gjymtyrësh 24% Plagë të ndryshme/Lën dime 31% Të intervistuarit në këtë qark deklarojnë se pas aksidentit e kanë humbur njëkohësisht edhe aftësinë për punë. Konkretisht, 37 prej tyre deklarojnë se e kanë humbur përfundimisht aftësinë për punë, ndërsa 24 ndihen të integruar përsëri në ushtrimin e një profesioni të zakonshëm. Gjithashtu, 21 prej tyre deklarojnë se paaftësia e tyre është e përhershme, ndërsa për 16 të tjere paaftësia e tyre është e përkohëshme. Gjithashtu, vlen të përmendet se grupi më i madh i paaftësisë
  • 46. që përfi tojnë të aksidentuarit është ai i katërt (IV). Konkretisht, kemi 12 të intervistuar që i përkasin kategorisë së IV, 6 kategorisë së parë dhe 4 kategorisë së II dhe 1 në kategorinë e III-të. Ndërsa 14 prej tyre deklarojnë se nuk iu është caktuar grup, duke përfi tuar në këtë mënyrë nga skema të tjera, siç mund të jetë ndihma ekonomike që ofrohet nga bashkitë apo komunat. Gjatë mbledhjes së informacionit mjekësor vihet re se shumica e të intervistuarve nuk janë rehabiliuar ende plotësisht. Këtu fl asim për atë kategori e cila nuk ka pësuar amputim. Disa nga ndihmat mjekësore që ata kërkojnë janë: pajisje me proteza ose mirëmbajtje protezash aktuale; ndërhyrje të mëtejshme të specializuara kirurgjikale; shërbime ortepedike; operim; ndërhyrje kirurgjikale në këmbë; shërbime fi zioterurapike etj. Pyetjes se nëse kanë përdorur pajisje teknike mjekësore deri ditën e intervistimit, vetëm 12 prej tyre janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 49 të tjerët janë përgjigjur negativisht. Ndërsa pajisja teknike mjekësore që kanë përfi tuar personat që kanë pësuar amputim ka qenë proteza, ndërsa shumë pak raste kemi në këtë qark me proteza syri, paterica apo karroca. Të aksidentuarit me amputim janë përpjekur që të gjejnë zgjidhje edhe jashtë shtetit për problemin e tyre. Ata janë ndihmuar edhe nga të afërm të cilët banojnë në vendet përkatëse duke shpresuar në një përmirësim të situatës dhe duke gjykuar njëkohësisht paaftësinë e specialistëve brenda vendit. Shumica e rasteve (7) janë trajtuar në Greqi dhe shume pak raste kemi në Itali, Slloveni, Turqi etj. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të shumta për t’u rehabilituar, një pjesë e tyre deklarojnë se kanë ende nevojë për pajisje teknike mjekësore. Shihet qartë se shumica kanë nevojë për protezë, këtu përfshihen edhe personat që e zotërojnë një të tillë por, për shkak të mosmirëmbajtjes, vjetërsisë etj, kërkojnë ta zevendësojnë atë. d. Rezultatet e kontrollit të përgjithshëm mjekësor Gjatë kontrollit mjekët specialistë kanë vizituar të dëmtuarit me probleme shëndetësore. Për çdo person të ekzaminuar është plotësuar fl etë epikriza, me rekomandimet përkatëse. Sipas mjekëve, rezulton se 6 persona kanë nevojë për mjekim të mëtejshem okulistik, nga këto 1 person ka nevojë për protezë syri, 2 persona duhet të pajisen dhe përdorin syze, 2 persona kanë nevojë të bëjnë kontroll periodikë të syve për marrjen e medikamenteve të ndryshme, 1 person 45 Aftësia për punë pas aksidentit Nuk kanë humbur aftësinë për punë? 39% Kanë humbur aftësinë pë punë? 61%
  • 47. ka nevojë për operimin e syrit, kurse 18 të tjerë që kanë humbur gjymtyrët kanë nevojë për paisjen me proteza. Ndërsa, sipas mjekut ortoped dhe teknikut protezist të cilët kanë bën ekzaminimin e gjendjes së të amputimit dhe të gjendjes së protezave, 5 persona kanë nevojë ri-protezimi, pasi gjendja e protezave është shumë e dëmtuar nga superpërdorimi i tyre, 2 persona kanë nevojë për pajisjen me proteza, pasi nuk kanë patur asnjëherë me proteza. 25 persona duhet të bëjnë seanca të herëpashershme fi zioterapie. Kurse, sipas specialistit psikiatër, 26 personat e kontrolluar kanë nevojë për shërbim intensiv psiko-social afatgjatë. e. Informacion mbi gjëndjen familjare Statusi i gjëndjes familjare është shumë i rëndësishëm për të kuptuar integrimin e personave të aksidentuar nga municionet. Gjendja familjare është bërthama e integrimit shoqëror, kështu që bashkëveprimi mes viktimave dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes njëkohësisht ndikon edhe riintegrimin e shpejtë të tyre. Për fat të mirë, pjesa më e madhe e të aksidentuarëve në qarkun e Beratit janë të martuar. Nga të intervisuarit, 43 deklarohen të martuar, 18 me status civl beqar dhe vetëm 1 rast i ve. Nga personat e martuar vetëm 6 prej tyre janë ende pa fëmijë, ndërsa pjesa tjetër ka minimumi një të tillë. Mosha mesatare e fëmijëve është në pjesën më të madhe mbi 18 vjeç, fakt ky që tregon se një pjesë e konsiderueshme e të intervistuarëve e kanë pësuar aksidentin pas lindjes së fëmijës. Në vazhdimësi të kësaj ideje, të intervisuarit nuk janë karakterizuar edhe nga tragjedi familjare. Pra, kemi vetëm 4 raste, të cilët kanë të aksidentuar edhe një të afërm të tyre (vëlla ose motër), fakt ky që të bën të kuptosh se aksidentet kanë ndodhur kryesisht në vendin e punës apo duke qenë kalimtarë të rastit, duke shmangur kështu shpërthimet brenda ambienteve të shtëpisë. Në këtë fazë 36 prej të intervistuarëve deklarojnë se kanë qenë kryefamiljarë edhe para aksidentit dhe njëkohësisht personi kryesor i sigurimit të të ardhurave, ndërsa 26 prej tyre e mohojnë këtë. Në rastet e sipërpërmendura 19 prej tyre deklarojnë se ky status ka ndryshuar. Pas aksidentit është tjetër person që i siguron të ardhurat, si bashkëshortja apo fëmijët për shkak të paaftësisë apo diskriminimit. Varësinë më të madhe që kanë personat si kryefamiljar është ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve dhe shumë pak ndaj prindërve. Pyetjes se kush i siguron të ardhurat në familje pjesa më e madhe janë përgjigjur “unë vetë”. Në këtë kategori përfshihen edhe personat të cilët pjestarët e familjes janë të papunë dhe sigurimi të ardhurave përftohet nga pensioni paaftësisë që merr i aksidentuari, por nuk përjashtohet edhe rasti i përftimit të të ardhurave nga punësimi në një vend të caktuar. Në këtë pikë vlen të përmendim edhe disa gjeneralitete të cilat ndihmojnë në marrjen e një informacioni më të saktë mbi statusin familjar të personave 46
  • 48. të aksidentuar. Kështu madhësia mesatare e shtëpisë së banimit është 72.1 m2, numri mesatar i njerëzve që banojnë në të njëjtin ambient është 4.3. Ndërsa 44 prej të intervistuarëve deklarojnë se banojnë në shtëpi private dhe vetëm 18 prej tyre në apartament. Fakt ky që pohon se një pjesë e konsiderueshme jeton në zona rurale, si fshatra të ndryshëm apo në periferi të qytetit përkatës, ku varfëria, duke u bazuar në shifrat zyrtare, është më e lartë. Shumica dërrmuese, pavarësisht kushteve të vështira të jetesës, disponon një banesë, qofë të trashëguar apo të ndërtuar me forcat e veta. Kurse 61 prej tyre deklarojnë se e kanë shtëpinë private me dokumentacionin përkatës, 5 banojnë me qera dhe vetëm 4 banojnë me të afërm. Në vazhdimësi të kësaj, pjesa dërrmuese deklaron se shtëpia është e vjetër dhe ka nevojë për riparime nga më të ndryshmet, si tualeti, çatia, instalimet hidrauliko-elektrike etj. Si përfundim nga të dhënat e mësipërme kuptohet se pjesa më e madhe e të intervistuarëve merret me bujqësi-blegtori, ku si pasuri të çmueshme kanë tokën e marrë nga privatizimi apo blerë nga të afërm, e dhëne kjo që do të trajtohet në mëyre më të zgjeruar edhe më poshtë. f. Informacion për formimin profesional Formimi profesional, bazuar edhe në arsimin përkatës, ndikon për integrimin shoqëror në marrëdhëniet bëshkëvepruese midis statuseve të ndryshme sociale. Niveli i shkollimit, gjithashtu, është pjesë integrale edhe e ri-integrimit të personave të aksidentuar. Pesimizmi, papunësia dhe diskriminimi social janë faktorë që ndikohen drejtpërdrejt edhe nga niveli arsimor. Në qarkun e Beratit, siç mund të shihet te tabela e mëposhtme, pjesë e konsiderueshme e personave Niveli i arsimit të personave të aksidentuar të intervistuar ruajnë një status të ulët arsimor, përkatësisht arsimin 9-vjeçar. Ajo që bie në sy është numri shumë i ulët i personave që kanë arsimin e lartë (9). Mungesa e kualifi kimit eshte një nga shkaqet kryesore të papunësisë së kësaj shtrese të aksidentuarish. Për këtë arsye vjen edhe kërkesa e pashtershme e tyre për t’u drejtuar nga kurset profesionale, siç paraqitet edhe në grafi kun përkatës. Sipas intervistimit, 8 të persona dëshirojnë të vazhdojnë shkollë, 6 dëshirojnë të vazhdojnë univeristetin dhe 22 të intervistuar dëshirojnë të 47 Arsim 9 -vjeçar 51% Universitet 16% Arsim i mesëm 33% Çfarë do të doni të ndryshoni në edukimin tuaj? Të vazhdoj universitetin 17% Të ndjekë kurse profesionale 61% Të vazhdoj shkollën 22%
  • 49. ndjekin kurse profesionale. Pjesa e mbetur nuk dëshiron të vazhdojë asnjë prej alternativave të sipërpërmendura. Kurset profesionale janë thelbësore per riintegrimin e kësaj shtrese në shoqëri, duke i parë ata edhe si një dritë shprese, si një rrugë e shpejt drejt socializimit. Por, fatkeqësisht, në qyetet e Shqipërisë programet apo kurset profesionale mungojnë pothuajse plotesisht, duke e bërë shumë të vështirë që këto persona të ndjekin kurse të tilla në Tiranë, për shkak të varfërisë për të përballuar shpenzimet. g. Informacion për gjendjen social-ekonomike Situata social-ekonomike është e vështirë për t’u përshkruar me terma ekzakte në fazën e intervistimit në terren, pasi faktet janë të bazuara në vetdeklarimet e intervistuesve, të cilat mund të jenë paksa të egzagjeruara për shkak të pritshmërive që të aksidentuarit kanë për të ardhmen e tyre. Megjithatë të dhënat pasqyrojnë një realitet të hidhur. Për t’u referuar konkretisht studimit rezulton se pjesa më e madhe e të intervistuarve para aksidentit janë marrë me bujqësi 15 persona, 21 të tjerë me mbarështim blektorie, 18 kanë qenë të punësuar me kohë të plotë, 4 me punë sezonale, 1 pension, 1 emigrim, kurse 19 kanë deklaruar “tjetër” si në grafi kun më poshtë. Të punësuar me Burimi i te ardhurave para aksidentit kohë të plotë përfshihen edhe persona të cilët janë marrë ose punësuar në fushën e bujqësisë/ blegtorisë. Numri më i ulët, siç mund të shihni, është për individët e vetëpunësuar, pra, ata që kanë marrë I punësuar me iniciativën për të hapur kohë të plotë një biznes, ndërsa 10 është numri atyre që nuk kanë patur asnjë burim para aksidentit. Krejt ndryshe paraqitet situata në burimin e të ardhurave pas aksidentit, ku ka një rritje të ndjeshme të numrit të personave që kanë si burim të vetëm pensionin. Ndërsa vazhdon që një nga aktivitetet kryesore për sigurimin e të ardhurave të jetë bujqësia dhe blegtoria. Gjithashtu, edhe kategoritë e tjera ruajnë të njëjtin nivel si para aksidentit. Të intervistuarit shprehen se pas aksidentit e kanë humbur aftësinë për punë, qoftë fi zike apo mentale. Ndër ta, 26 shprehen se e kanë të pamundur fi zikisht për të punuar përsëri, ndërsa 36 ndihen të aftë për t’u punësuar. Disa ndër arsyet 48 29% Mbarshtrim bagetish 3% I vet-punësuar 2% I punësuar me kohë të pjesshme 5% Mbështetje nga fëmijë në emigrim 2% Asnjë burim 11% Pension 2% Punë sezonale 6% Bujqësi 27% Tjetër 13%
  • 50. kryesore, sipas rëndësisë Burimi aktual i te ardhurave pas aksidentit që ata japin, janë: paaftësia për të punuar në të njëjtën punë; diskriminimi; refuzimi nga punëdhënësit. Për shkak të këtyre arsyeve, por edhe të kufi zimit të fushës, siç u përmend edhe më sipër, shohim pasojat konkrete në terren, duke qenë se pjesa kryesore e tyre të vetmin profesion që zotërojnë lidhet me bujqësinë ose blektorinë. Pyetjes se a kanë marrë mbështetje nga institucionet e ndryshme, vetëm 12 janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa pjesa tjetër negativisht. Të aksidentuarit kanë kërkuar formim profesional, trajnime për ngritjen e një biznesi, mbështetjen për edukim, punësim, por, sipas tyre, asnjë prej këtyre nuk ju është ofruar as nga shteti dhe as nga organizata humanitare që operojnë në territorin e tyre. Duke anashkaluar të shkuarën, pas aksidentit, një pjesë e këtyre personave janë përfshirë në programin e asistencës sociale. Vetëm 16 prej tyre pretendojnë se kanë përfi tuar nga asistenca sociale dhe 45 të tjerët kanë refuzuar për të dhënë përgjigje pozitive. Nga të përzgjedhurit për përftimin e asistencës sociale ata konkretisht përfi tojnë pensionin e paaftësisë. Në grupimin e mëposhtëm vlen të përmendim disa fakte interesante në lidhje me marrëdhënien e të aksidentuarëve me shtetin dhe organizatat jofi timprurëse. Të intervistarit pretendojnë se nuk i është ofruar në shumicën e rasteve pas aksidentit asnjë pozicion pune apo trajnim nga zyra e punës. Një numër i vogë deklaron se është inkurajuar për të vazhduar shkollën pas aksidentit. Arsimimi i tyre nuk lidhet fare me kërkesat që ka tregu sot. Në nivel të barabartë është përgjigjja në lidhje me vështirësitë që ata kanë kur marrin shërbime spitalore, 32 shprehen se ndjejnë vështriësi, ndërsa 29 të tjerë nuk ndjejnë vështirësi. Një fakt mjaft kurajoz janë edhe vizitat që u bëhen të aksidentuarëve të shpeshta nga familjarët apo shokët, tregues ky që ndikon në përmirësimin e gjendjes emocionale, fi zike dhe ri-integrimin e tyre shoqëror. Sipas tyre, familja u ka qëndruar vazhdimisht në krah, duke mos i braktisur. Komuniteti, sipas tyre, i ka ndihmuar për t’u integruar, faktorë këta që përmirësojnë jetën dhe bashkeveprimin shoqëror të të aksidentuarëve. Pjesa më e madhe e tyre ndihet e aftë për t’u angazhuar në aktivitetet e përditshme, në jetën sociale si, p.sh., kulturë, sport, por edhe politikë. 49 Mbarshtrim bagetish 22% I vet-punësuar 1% I punësuar me kohë të pjesshme 2% Tjetër 20% Asnjë Burim 11% Pension 23% Pune sezonale 2% I punësuar me kohë të plotë 3% Bujqësi 16%
  • 51. Sa i përket pyetjese së për çfarë mbështetje të mëtejshme ekonomike kanë nevojë, shumica përgjigjen se kanë nevojë për mbështetje për të fi lluar aktivitete që rrisin punësimin dhe gjenerojnë të ardhura, të ndjekur nga grupi i dytë që kërkojnë të mbështeten për ndjekjen e kurseve Për çfarë mbështetje ekonomike keni nevojë? profesionale dhe mikro-kredi Mikro-kredi për të ngritur biznes familjar 21% Mbështetje për të ndjekur kurse të formimit profesional 50 për të fi lluar një Mbështetje për aktivitet privat, si në punësim/aktivitete që tabelën më poshtë. gjenerojnë të Një pjesë e mirë ardhura 47% e të aksidentuarve kërkojnë mbështetje për rimbursim të ilaçeve, bursa për fëmijët etj. 32% Pyetjes për pajisjen me proteza vetëm 18 prej tyre i përgjigjen pozitivisht, krahasuar me 40 të tjerë që kanë dëmtime më të lehta. Sigurisht, që pjesa më e madhe e tyre ka kërkesa më emergjente si, për shembull, sigurimi i të ardhurave për shkollimin e fëmijëve apo për blerjen e ilaçeve që, sipas tyre, janë me çmime shumë të larta dhe nuk i përballojnë dot. Gjithashtu, pavarësisht fatkeqësisë së tyre, të intervistuarit e qarkut të Beratit vazhdojnë të vendosin në qendër të interesit të tyre fëmijët dhe sigurimin e të ardhmes së tyre, duke u munduar me çdo kusht që ata të mos të kenë të njëjtin fat me prindërit e tyre. Nevoja të veçanta 3 persona kanë nevojë për mjete leximi për të verbër, 2 persona kanë nevojë për mjete gjuhësore dhe 1 person ka nevojë për libra tingllues. 5.2. Qarku Dibër a. Informacion i përgjithshëm Qarku Dibër11 ka një sipërfaqe prej 2.586 km². Qarku i Dibrës përfshin rrethin e Dibrës, Bulqizës dhe Matit. Qarku i Dibrës nga ana administrative është i ndarë në 4 bashki dhe 31 komuna. Qendra e qarkut të Dibrës ndodhet në qytetin e Peshkopisë. Qarku i Dibrës12 ka një popullsi prej 190.932 banorë (sipas Instat 2013, 11. Burimi: www.qarkudiber.gov.al 12. Burimi: Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social, Rexhep Koka, e-mail dërguar më 10.10.2013