SlideShare a Scribd company logo
8
Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet
Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë;
Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: albaid@alb-aid.org
1
Viti VII i botimit, nr. 53, prill 2015
Jemi edhe ne...
Prill 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...
Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID
Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e
Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid”
WikiAcademy Kukës shënon fundin
WikiAcademy është një projekt që ka filluar në Kosovë, duke vazhduar për dy vjet me shumë sukses. Fillimisht, kjoAkademi ishte
një mundësi për të rinjtë kosovar që të zhvillojnë aftësitë e tyre në të shkruar, dhe ta bëjnë Kosovën të dukshme online.
Gjatë Wiki Acadamy në Kosovë, më shumë se 80 artikuj janë publikar në Wikipedia, dhe me qindra fotografi enciklopedike janë
shtuarnëWikimediaCommons.
Ne e morëm iniciativën që ta implementojmë këtë aktivitet edhe në Kukës, duke mos qenë të vetëdijshëm për rëndësinë dhe
ndikimin që do të kishte në jetët e pjesëmarrësve. Gjithashtu, u rrit dukshëm qasja në informatat rreth Kukësit dhe komunave rreth
tij, duke aktivizuar të rinjtë që të jenë pjesë e procesit
tëhulumtimit.
Pas përzgjedhjes dhe shpalljes së listës me
pjesëmarrësit e garës Wiki Academy Kukës, me datë
28-29 mars u përmbyll projekti i Wikiacademy
Kukës. Grupet e konfirmuara për garën e madhe, kanë
punuar bashkërisht me stafin e IPKO Foundation &
ALBAID për dy ditë me radhë për të zhvilluar artikujt
dhe rreth çështjeve teknike të publikimit të tyre në
Wikipedia. Ekipi i Wiki Academy Kukës, ka punuar
me përkushtim dhe dashuri për ngjarjen më
interesante të Akademisë në Kukës. Rreth 120
pjesëmarrës nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja janë
mbledhur në gjimnazin Havzi Nela në Kukës që të
jenë pjesë e Akademisë. Pjesëmarrësit e Wiki
Academy Kukës gjatë fundjavës së fundit të marsit
përveç që kanë punuar në artikujt e tyre, kanë patur
rastin të dëgjojnë ligjërata e prezantime nga
wikipedian profesionist të cilët do të shpalosin
njohuritëetyreparawikipedianëvetërikuksian.
QytetiiKukësitka qenë qendra eWikipedia-spërkëtëfundjavë!
Gara për artikullin dhe fotografinë më të mirë enciklopedike u
finalizua me datë 29.03.2015, ku të gjithë materialet rreth Kukësit,
Hasit dhe Tropojës publikuan në Wikipedia artikujt e tyre. Paraditja ka
qenë e ngjeshur edhe me prezantime nga mentorët e Wiki Academy
Kukës: Arianit Dobroshi, Redon Skikuli dhe Greta Doci, të cilët kanë
shpjeguar mënyrën se si të editohen detajet e fundit rreth shkrimeve
dheteknikattjeratërëndësishmerrethgarës.
Më shumë se 120 të rinj entuziast nga Kukësi, Hasi, dhe Tropoja ishin
pjesë e garës së artikujve, të cilët shtuan 30 artikuj të rinj në Ëikipedia,
sidhemëshumëse1000 fotografinëWikimediaCommons.
Të gjithë pjesëmarrësit e garës së Wiki Academy Kukës prezantuan
temat në të cilat janë bazuar shkrimet e tyre. Wikipedianët e rinj me
shumë entuziazëm treguan nga janë inspiruar dhe kush i ka mbështetur
përt'ifinalizuarartikujt.
Ky edicion iWikiAcademy jo vetëm që e promovoj veriun e Shqipërisë, por edhe u dha mundësi të rinjve të kësaj zone të jenë pjesë
enjëprojektishumëinteresant,ku mësuanshumëgjërarrethhulumtimitdheshkrimittëartikujveenciklopedik,takuanshumë
Wiki Academy Kukës shënon fundin
FOTOT FITUESE TE WIKIACADEMY KUKES
Kontribut i rëndësishëm: Shkelzen Rexha – Shtepi karakteristike
Fshati K o s t u r – H a s
Punim nga nxënësi Edison Morina, shkolla 9-vjeçare Gjinaj
72
Prill 2015________________________________________________Jemi edhe ne... Prill 2015________________________________________________Jemi edhe ne...
njerëz të rinj, dhe shtuan njohuritë e tyre rreth editimit dhe shkrimit në Wikipedia. Ne falënderojmë të gjithë partnerët, mentorët,
vullnetarët,dhetëgjithëataqëkontribuuannëfinaliziminekëtijprojekti.Më poshtëmundtëgjenilistatefituesve:
Garaeartikujve:
Vendiiparë:BajramCurri(qytet),Vendiidytë:Gora nëqarkuneKukësit,Vendiitretë:ValbonëValleyNationalPark
Kontribut I rëndësishëm artikujt e mëposhtëm:1. Mali i Gjallicës; 2. Eksodi 1999 në Kukës; 3. Qyteti i Kukësit; 4. Historia e
Hasit;5.GjeologjianëKukës; 6.ArkeologjiaeKukësit;7. RrethiiTropojës;8.HasiIShqipërisë
Garaefotografisë:
Vendiiparë:Dionis Lleshi– LiqeniI fierzes,Vendiidytë:AlfredNela–Çorape,Vendiitretë:EriadPeka– Bleteprimitive
KontributIrëndësishëm: ArditQarri– KullaeRexhBajraktarit,ShkelzenRexha– ShtepikarakteristikeFshatiKostur – Has
Kurtiedo jetënedheajo tëdo...(portretinjëtëmbijetuaringaminat)
Ai quhet Fetah Dalaçi dhe është nga fshati Borje. Kam patur fatin e madh të lind me të në të njëjtën lagje, të kaloj fëmijërinë me të
në të njëjtat rrugica, duke vrarë gjunjët në të njëjtat guriçka. Shpesh i ulur në të njëjtën bankë për plot 8 vite shkollore, kemi
kafshuar të njejtën kafshatë e herë-herë, edhe i kemi dhënë shuplaka njëri-tjetrit.Thjesht si fëmijë, thjesht si moshatarë. Por, i lamë
prapa kujtimet e bukura se se vitet ikën dhe ne u rritëm.
Rrugët tona u ndanë. Ai gjithnjë i qeshur, (thua se
mendon vetëm shaka). Diçka kemi ëndërruar, diçka i
kemi peng jetës dhe ajo shumë borxhe ka ndaj nesh. Ne
u bëmë prindër. Sërish rrugëve të fshatit takohemi për
tu çmallur. E pimë kafen e darkës së bashku. Por siç
duket fati na deshi të dy. Një ditë ogurzi e vitit 1999, në
pranverë, isha nisur në mal për dru. Në hyrje të tij,
dëgjova një shpërthim. U drodh mali, u drodh dhe
zemra ime. Dikush ra në mina! “O Zot! shpëtoja jetën!
– pëshpëritja sa e sa herë. Nuk dija nga të shkoja. Befas
sytë më panë një njeri marrë nga tymi i barutit i cili po
tërhiqte zvarrë një tjetër. Nuk njihej. Vrapova me një
shok drejt tyre. E njohëm shokun tonë, vëllain tonë,
Fetahun. E morëm në shpinë dhe e sollëm në shtëpi me
mundime. I gjithë fshati kishte dalë. Diçka i mungonte
Fetahut në gjymtyrët e poshtme. Pantallonat i vareshin
gjithë gjak, blozë e lecka të shqyera. E përcollëm drejt
kufirit, në spital të Kosovës. Ajo minë nuk i këputi
vetëm këmbën, por i shoi edhe shumë ëndrra. Veç
njërën jo. Ëndrrën për të jetuar.Ajo ishte brenda shpirtit të Fetahut.Ai nuk e lëshoi. U mbajt fort pas jetës dhe mbijetoi. Më i bukur
se më parë kur qe djalosh moskokëçarës, më i pjekur, më punëtor. Nëse ecën me vështirësi, këtë nuk e themi për duart e mendjen e
hollë që ka. Është duarartë e mendjendritur. I është përkushtuar punës për gdhendjen e
drurit, e zgjedh, e përpunon, e vizaton, e gdhend, e ledhaton ashtu siç ledhaton fëmijët e
tij. Jeta është e vështirë dhe ai me shumë mundim duhet ta përballojë, nga druri e guri.
Ndaj e duam. Jo vetëm unë si shok e mik, por edhe ata që duan punën e jetën. Dëshiron
Fetahu të njohë sa më shumë botën, se vitet ikën. Ndaj lexon, mëson, praktikohet në
shumë e shumë profesione. Mur-mur bëhet kalaja. Kështu portreti i tij bëhet më i plotë.
Këta njerëz duhen admiruar e vlerësuar. Nuk kanë nevojë për mëshirë, kanë nevojë për
më shumë dashuri njerëzore. Ndaj eshe apeloj si qytetar i thjeshtë i këtij vendi, duke iu
drejtuar qeverisë, bizneseve të vendit e të huaja të kthejnë sytë nga këto njerëz, brenda të
cilëve flenë dhuntitë, gjenitë, talentet e që mjafton vetëm pak përkrahje ato shpërthejnë
duke e bërë botën më të bukur, më të mirë. Mirënjohje dhe respekt për Fetahun dhe
brezit, gjeneratës, që e pësuan nga çmenduria e njerëzve të etur për pushtet të
pakufishëm. Mjaft më. Dhe së fundi, besoj dhe nga shpirti i Fetahut del thirrja e Julius
Fuçik:Njerëz,jukamdashur!Vigjiloni!.
Novruz Mehmeti,Borje
FOTOT FITUESE TE WIKIACADEMY KUKES
Vendi i tretë: Eriad Peka – Blete primitive
Kontribut I rëndësishëm: Ardit Qarri – Kulla e Rexh Bajraktarit
3
Prill 2015_________________________________________________Jemi edhe ne...Prill 2015________________________________________________Jemi edhe ne...
6
FOTOT FITUESE TE WIKIACADEMY KUKES Njëshkollëplotveprimtari
Në kuadër të reformave në arsimin para-
universitar ku shkolla nuk shihet vetëm si
qendër ku nxënësit marrin dije, por edhe si një
qendër argëtimi në funksion të edukimit të
gjithanshëm, edhe shkolla 9-vjeçare “Xhafer
Ollomani”, Borje ka organizuar aktivitete të
shumta. Përmendim fjalën artistike me rastin
e 7-8 marsit, ku nxënësit me krijimet dhe
recitimet e tyre kanë përçuar emocionet e
festave edhe tek të pranishmit, prindër dhe
ish-nxënës. U kujtuan në fjalën e rastit
mësuesit e kësaj shkolle që nuk rrojnë më, si
Latif Ymeri, Halim Miftarallaraj, Belush
Kerpaci, Murhan Dalaci si dhe pensionistët
veteranë të arsimit Muhamet Miftarallaraj
dhe Bajram Sadikaj. Nën ritmin e muzikës
popullore vendase u përkujtua dhe mësuesi,
historiani,shkrimtariindjerëNazifDokle.
Por, jo vetëm kaq. Në këto ditë festash të
marsit, një grup skiatorësh nga kjo shkollë,
anëtarë të shoqërisë sportive “Kallabaku”,
Borje themeluar që në vitin 1928, morën pjesë
në kampionatin kombëtar të skive, zhvilluar
në Dardhë të Korçës. Në përfundim 3 nxënës
të kësaj shkolle u shpallën kampion të
Shqipërisë në moshat e tyre. Këto janë:
Lavdrim Hajredini, kl e IX-të, Jurgen
Ollomani, kl e VIII-të, Daniel Dokle, kl e II-
të. Për të nderuar këta kampionë, mësuesit
dhe drejtori i shkollës shpërndanë dhurata e
certifikata mirënjohje, kurse kolektivët e
klasave përkatëse kanë organizuar aktivitete
tematiko-argëtuesepërndertëtyre.
Gjithashtu sipas planit të veprimtarive jashtë kurrikulare të drejtorisë së shkollës, kolektivi i mësuesve të shkollës Borje organizuan
një vizitë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Kjo vizitë pati karakter njohës me objektet historike, figurat historike, organizmat
drejtuese të shtetit të ri të Evropës. Në këtë vizitë, u organizua edhe një takim me të birin e mësuesit të para të shkollës shqipe në
Borje Z. Latif Ymeri, Gjakova, Z. Fatmir Jaka. U shkëmbyen kujtime e diskutime mbi ecurinë e arsimit shqip në Kosovë e në
Shqipëriepërecurinëetijnëshkollën9-vjeçareBorje.
Dhe aktivitetet nuk do të ndërpriten.Ato do të vazhdojnë edhe më tej në të ardhmen në të mirë të nxënësve, mësuesve e prindërve në
përgjithësi.
QeveriaenxënësveBorje.
Qytetiim...(ese)
Qyteti im që mban mbi supe qindra detaje të këndshme dhe të dhimbshme. Një qytet i vogël me njerëz të mëdhenj, të rinj,
intelektualë, pijanecë, pleq e mbi të gjitha llafazanë. Qytet që rrugët i ka të mbushura plot e përplot nga ecje të lodhura dhe të
nxituara...Hapa që mësojnë të ecin , e hapa që ndoshta nuk përsëriten më. Vendi ku kafenetë janë të mbushura plot e përplot me
fytyra mashkullore...Pemë të shumta që me shpinë të tyre shpeshherë, thuajse gjithmonë gjejmë lajmërime nga më të ndryshmet.
Dyqanetëshumtakushitjaeduhanitshkon vaj,thua...kaqtëdëshpëruarjanëkëtanjerëz?!
Djelmosha që s'bëjnë gjë tjetër veçse ulen kafeneve e tymosin.Vajza të reja, shpirti i të cilave shpërthen në energji, por ajo ka vetëm
një drejtim, punë shtëpie, orari zgjatur mësimor dhe sigurisht përkushtimi ndaj burrave të shtëpisë. Dhe unë në brendësinë time kam
krijuar një mozaik me piktura të qyteti tim. Eh sa do të doja që Kukësi im i dashur të ndryshonte, por si? Thashethemet kurrë nuk do
të mbarojnë, rrugët do të jenë të mbushura plot me djelmosha që tymosin, djemtë e fisit do të “burgosin” të shkathëtat e fisit, pleqtë
do tëtëvazhdojnëmekohënexhaxhit,enerinia...?
AnilaBeqiraj,shkolla“BajramAbdiu”,Bicaj
Vendi i parë: Dionis Lleshi – Liqeni i Fierzes
Vendi i dytë: Alfred Nela – Çorape
Jeta
Disa thonë që jetën e shijon ën fëmijëri, ndërsa disa të tjerë thonë kur të rritesh. Për mua do të jetë e njëjta gjë. Unë jam ende e vogël
dhe po e shijoj jetën, këtë gjë do ta bëj edhe kur të rritem. Por, kam edhe një qëllim që kur të rritem të bëhem dikush në jetë. Në jetë
kammësuardhedo tëmësojshumëgjëra.Jetaështënjëudhëtim,përtandërtuaratëështënjërrugëegjatë.
DonikaXhebexhia,kleVII, shkolla9-vjeçare,“LidhjaePrizrenit,
54
KRIJIME LETRARE KRIJIME LETRARE
Prill 2015________________________________________________Jemi edhe ne... Prill 2015________________________________________________Jemi edhe ne...
Qytetaria ështëdhunti.
Ai qe pajtohet i pari me humbjen ka gjasat me te mëdha për te arritur fitoren e radhës. Pavarësisht pakënaqësive dhe fjalëve tuaja
ndihem I nderuar qe isha ne mesin e gjithë atyre njerëzve te kulturuar. Nëse ndodhesh me poshtë përpiqu te kapesh majën e jo te
ulesh te tjerët . Që në momentin që u futesh në garë detyrimisht keni pranuar do lloj vendimi te jurisë qe gjithsesi duhen vlerësuar
ne maksimum për punën e tyre. Nuk duhet te dëshironi me çdo kusht te jeni te paret por duhet te luteni, te kishit pasur zotësinë e atij
qe doli i pari. Ishte një projekt madhështor dhe pune e lodhshme. Juve qe aludoni mbi përkushtimin e te tjerëve do te doja të shihje
në vështirësitë dhe lodhjen e atyre pastaj tu dëgjoja te flisnit. Nuk ka vlere te përcillni negativitet sidomos pasi gjithçka ka
mbaruar. Jetaizgjatdorënatijqehedhshikiminparadhejovajtuesveteseshkuarës.
EriadPeka,shkollaemesme “Skënderbeu”,Krumë
Familja
Si çdo njeri me fat në këtë botë, edhe unë kam një familje. Për mua familja është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër. Të kesh familje
është njësoj sikur të kesh gjithë lumturinë e botës në zemrën tënde. Familja është streha kur ndihem keq, mbrojta kur jam e
pambrojtur dhe gëzimi kur ndihem e trishtuar. Ka shumë njerëz në këtë botë që jetojnë pa e njohur dashurinë e familjes, prandaj ti
që e ke një të tillë, mundohu ta duash, ta mbrosh dhe të mos i bësh të vuajnë. Familja është nj bekim dhe gjithkush duhet ta shohë si
tëtillë,tabëjëtëlumtur,sepse herëtavonëtëgjithëdo takuptojnëse familjaështëgjëjamëeshtrenjtëpërgjithkënd.
JurgenaJemin,klVIII,shkollashkolla9-vjeçare,Gjinaj
Përty
Çdoditëqëkalon
Çdominutë,çdosekondë
mëduketnjëmakthivërtetë
Çdogjëmëduketekotë
Sikurgjithëbotakarënëmbimua
Ndjejvetëmdhimbjenëshpirt
Plagapo zëplagën
dhenuk po shërohet
qëtëpushojëdhimbja
Diellilinddheperëndon
Por unënukndjejasnjërrezetëtij
Mëduketsikur po bieborëeshi
nëvendtëdiellit
Sikurqielliështëizymtë
dhegatitëshpërthejënelot
Asgjë nukduketegëzuar
Edhepemëtqënarrethojnë
Tëmërziturajanëpërmua
Po bashkohenmedhimbjentime
Argentina Rexhmati kl IX, shkolla
“BajramAbdiu”,Bicaj
Dhimbja
Pika, pika, pikon loti
por si qiriu në ndriçim
pika, pika gjaku ndalet
si të ishte një mallkim
se një shigjetë e flakëruar
shpoi thellë kraharorin tim
Pranvera
Dalëngadalë po vjen pranvera
qielli i ngrysur po ndryshon
e akulli në çati si kristal
ka nisur të pikojë
Pak nga pak shkrin dhe bora
dhe largohet me dimrin plak
sepse dielli nazemadhi
buzëqesh lart në majë
E ndër fushat e përgjumura
po dallohen shenja jete
e nëpër malet e palëkundura
po fryn erë e lehtë pranvere
Pranvera vjen me zogjtë shtegtarë
dhe na sjell gjallërinë
e me afshin e saj magjik
i jep vendit bukurinë
Lulëzojnë pemët , këndon bilbili
çel manushaqja dhe trëndafili
kullojnë lumenjtë dalëngadalë
duke rrjedhur në çdo anë
E në lulet shumëngjyrëshe
që si mozaik ngjasojnë
bredhin fluturat pendëshkruar
që nektarin kërkojnë
E nën tingujt pranverorë
që luhet nga zogjtë muzikantë
të mbushte zemra me lumturi
që magjepset dalëngadalë
Gentjan Pepa, kl XI, shkolla
“Bajram Abdiu”, Bicaj
Kujdes me gjuhën shqipe
Moj shqipe e bukur e lumja ti
sa shumë me të tjera sot të kanë përzi
ti dikur ishe më e madhja nënë
trimat e dheut të kanë thirrë zanë
Ke pasë fjalët të bukura e plot dritë
me ty në djep foshnjat janë rritë
ti u dhe zemër, krahë e jetë shqiptarëve
tmerr e frikë u kalle gjithë barbarëve
me ty ky popull shkroi historinë
e ngriti kaq lart lavdinë.
po sot moj shqipe, më thuaj si je ?
sikur një grua e mbetur e ve
Vijnë nga anë e botës, turistë e tregtarë
thesarin tënd të fjalëve e kanë bërë pazar
përmbi mallra plot e përmbi lokale
fjalë të huaja lozin, hedhin valle
Të lexosh gazeta, n'parlament të vesh
plot fjalë të botës gjithandej do gjesh
Edhe nëpër libra a televizion
fjalë të huaja janë mbledhur në kor
Gjithë jemi shqiptarë e gjuhën e kemi
po me gjuhë të botës vesh duam të merremi
shqiptarë! me vëllezër gjithkund jemi ndarë
e kemi harruar fisin edhe farë
Njëri thotë “ciao”, “hello” thotë tjetri
Tungjatjeta jonë mbeti tek i vjetri
Ca “buongiorno” thonë e ca “kalimera”
mirëdita jonë u fsheh veç në zemra
Atë që shekujt nuk e bënë dot
e bëmë vetë ne, vetëm për pak mot
Pra kujdes me shqipen, dhuratën e çmuar
veç me këtë gjuhë ke për tu kuptuar
Kush është nëna jote, dheu yt i parë
toka ku ke lerë, je veç nje shqiptar
mos e përbuz, jo këtë gjuhë të madhe
ngrije lart lavdinë e gjuhës shqiptare
Delina Mehmeti, shkolla e mesme
Shishtavec
Imemë
O imeëmëqëmekerritur
ojnënëevuajtur
opirateqëvodheshpirtintim
oyllipareshtur
oarmomëëndrrash
qëngacmoiemocionintim
ofrymëzim
oluleevetmenëlëndinënebukurisë
jetionënaime
ozbutëseshpirtrash
qëngazëllenlotëtemi
dheprekqiellin
oëndërrimtareekrijimtarisëpërmua
o
“Ajockalumi mefsheh”
Endem brigjeve te lumit...Unë, rrugaçe e mjerë pa fat...Nata mëtremb me heshtjen e saj, por më e madhe frika mos e tremb unë atë.
Përkulem, marr dy guriçka dhe i flak në ujëe me inat. Llokoçitje, një rreze drite brenda meje dhe asgjë. Nga vij, ku shkoj, pse jam,
ku shpresoj...Katër pyetje të thjeshta dhe mijëra pas tyre. Tehu i nje vegimi përshkon natën pertej. Makthi i një fytyre të pafajshme,
lutje, lutje, që jetojnë të perhumbura në sy dhe një klithmë e skajshme. Dhe unë aty që...që...Une?! E kush tha se isha unë? C'hyj në
këtë mes? Ngërdheshem për të krijuar një buzeqeshje boshe, por as kësaj nuk ia arrij. Duar që zgjatën drejt meje. Jo, pse drejt meje.
Unë duhet të jem dikush tjeter, patjeteër, ose të mos jem fare. Hej, kush më ndihmon të vesh shpirtin e dikujt tjetër?! Nata qesh para
meje. Me thikë nëe dorë, i kërrusur si vjedhes jetësh, me mallkimin kryqëzuar në kurriz vrapoj. Vrapoj, vrapoj pa e ditur se ku.
Lumi zvarritet para meje...Ah, po dua të vras natën.Ajo s'ka frikë fare. Më nxjerr gjuhën, me përqesh. Dhe tërbohem. Dua ta shoh
me sy të zgurdulluar, tëe përpëlitet me përgjerim para meje. Si ai...oh, si ai...Rrëzohem dhe e gjej veten përtoke, pa leëvizur. Thika
ndriçon tutje errësirën. Mos vdiqa? Këpus një fije bari. Jo, këtu jam. Ngrihem me mundim dhe nis e paditur, duke gulçuar. Lumi më
shoqëron gjithnjë. Ca dridhje të lehta në fillim, të njëpasnjëshme, ritmike, më përshkojne. Pastaj rryma bëehet e fuqishme. Po
dridhem si purteke, po më kercasin dhëmbet. Hej, po kjo? Unë jam valle? Sytë enden sa andej-ketëj. Lumi. Po pse vallë, ky dreq
lumi? Po rrënqethem. Nis të kthjellohem, pak nga pak retë po davariten brenda meje. Retë ikin, por stuhia filloi. Kuptoj ç'jam. Kam
rrënjët e flokëve në duar, shoh këtu rroba të rreckocura, shoh veten. Peërplasem përdhe dhe ia plas gazit si e krisur. Oh, ç'histori
zbavitesë me shkoi ndër mend! Ishte pak e lemerishme, por e bukur. Qesh dhe s'pushoj.Aq pa kufi është lumturia e beftë. Pastaj të
qeshurat dalëngadalë rrallohen, humbin tingëllimin dhe befas kuptoj se po rënkoj… më pas kollitem, e…fshij lotet. Çfarë?! Loë?!
Po, nga e qeshura. Marr një lot në gishtin e vogël, çuditërisht qenka i madh. E vëzhgoj. Sa i pastër që është! Aq shumë, saqë shoh
brenda tij. Si mund të qëndroje diçka kaq e kristaltë brenda meje, të zezës?! Loti zhduket, por faqet i kam ende te lagura. Po rrjedhin
të tjerë., gjithnjë e meë shumë…Po unë s'po qesh? Hap sytëe fort për të dalluar sa të vëertete janë. I fshij me shpejtësi dhe e
tromaksur ngrihem per t'u arratisur nga mendimet. Lumi, sërish lumi…Seç më fsheh. Diçka më kërkon…qëndroj në buzet e tij.
Ngul vështrimin thellë brenda tij. Sikur shoh një fytyre aty. Bëhet më e qartë, më e prekshme. Zot, më shpëto nga ai. Edhe aty
qenka, edhe brenda meje është, edhe kudo ku ka një thellësi, ai gjendet…mbase, po të shkoj edhe unë atje, mund të shpëtoj. Lumi
më fton, më pret. Bëj një hap, edhe një hap tjetër dhe… nje shkrepëtime pasqyrohet në lumë dhe më pas në sytë e mi, me një forcë të
gjithëpushtetshme. Nata po vdes. Ashtu butë, butë, pa u ndier, e qetë, pa asnje klithmë. Diçka më gudulis, më ngroh. Me sy të
mbyllur e ndjek. Me hapa të lehtë duke menduar që secili prej tyre të jetë i fundmi. Por, fundi s'po vjen, hap sytë me kureshtje. Një
rrezedielli.Dhe fund s'ka më….
AferditaHoxha
e mbeti plagë e pashëruar
si një vullkan pa shpërthim
pika, pika, loti thahet...
e avullon në errësirë
dhe gonxhja e bukur
më nuk ngjallet
por, tretet e tretet pa dëshirë...
e dhimbja e errët e përvëluar
gllabëroi çdo rreze drite
me buzëqeshjen e trazuar
si një tirane
Gentjana Pepa, kl XI, shkolla
“Bajram Abdiu”, Bicaj
Arbëresha
O mojlaroshe,bukuroshe
Stolisurmeatëveshë
Syris'më gënjenmua
Mëduketsejearbëreshë
Sidritënediellittëdua
Mojfaqekuqesipërpuri
Kur mbushujënëkrua
Mëngjantamamsiftua
Ç'mikeatasy siulliri
Vetullënsigajtonizi
Flokëthedhurmbishpinë
Tëduamojvetëmty
Ebukur jes'ke tësharë
eshoh nëfytyrëntënde
Buzëtsimargaritarë
Dhe trupinsizanëmali
Lindita Braha, shkolla
“BajramAbdiu”,Bicaj
trëndafilikuq
qëpërshëndetfrymëzimetemija
okurajëendritshme
odetplotëndrra
jezemëreëmbëlmedashuri
nëkraharorintim
dotëjeshgjithmonëvetëmti
Kristina Bera, kl VI, shkolla 9-
vjeçare“SejdiDida”, Krumë

More Related Content

Similar to Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015

Arsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri neArsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri neAmanda Ravolli
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
ALB-AID Kukes
 
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARENJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
#MesueseAurela Elezaj
 
Gazete ditore e shkolles
Gazete ditore e shkollesGazete ditore e shkolles
Gazete ditore e shkolles
Genti Germizi
 
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Essat Bilali
 

Similar to Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015 (6)

Arsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri neArsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
 
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARENJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
 
Gazete ditore e shkolles
Gazete ditore e shkollesGazete ditore e shkolles
Gazete ditore e shkolles
 
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
 

More from ALB-AID Kukes

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015
ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015
ALB-AID Kukes
 
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder CountiesVICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
ALB-AID Kukes
 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRIVIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
ALB-AID Kukes
 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËRVIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
ALB-AID Kukes
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
ALB-AID Kukes
 
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
ALB-AID Kukes
 
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
ALB-AID Kukes
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
ALB-AID Kukes
 
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
ALB-AID Kukes
 
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËSPLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
ALB-AID Kukes
 
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
ALB-AID Kukes
 

More from ALB-AID Kukes (14)

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015
 
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder CountiesVICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRIVIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËRVIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
 
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
 
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
 
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
 
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËSPLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
 
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
 

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015

  • 1. 8 Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë; Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: albaid@alb-aid.org 1 Viti VII i botimit, nr. 53, prill 2015 Jemi edhe ne... Prill 2015_______________________________________________Jemi edhe ne... Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid” WikiAcademy Kukës shënon fundin WikiAcademy është një projekt që ka filluar në Kosovë, duke vazhduar për dy vjet me shumë sukses. Fillimisht, kjoAkademi ishte një mundësi për të rinjtë kosovar që të zhvillojnë aftësitë e tyre në të shkruar, dhe ta bëjnë Kosovën të dukshme online. Gjatë Wiki Acadamy në Kosovë, më shumë se 80 artikuj janë publikar në Wikipedia, dhe me qindra fotografi enciklopedike janë shtuarnëWikimediaCommons. Ne e morëm iniciativën që ta implementojmë këtë aktivitet edhe në Kukës, duke mos qenë të vetëdijshëm për rëndësinë dhe ndikimin që do të kishte në jetët e pjesëmarrësve. Gjithashtu, u rrit dukshëm qasja në informatat rreth Kukësit dhe komunave rreth tij, duke aktivizuar të rinjtë që të jenë pjesë e procesit tëhulumtimit. Pas përzgjedhjes dhe shpalljes së listës me pjesëmarrësit e garës Wiki Academy Kukës, me datë 28-29 mars u përmbyll projekti i Wikiacademy Kukës. Grupet e konfirmuara për garën e madhe, kanë punuar bashkërisht me stafin e IPKO Foundation & ALBAID për dy ditë me radhë për të zhvilluar artikujt dhe rreth çështjeve teknike të publikimit të tyre në Wikipedia. Ekipi i Wiki Academy Kukës, ka punuar me përkushtim dhe dashuri për ngjarjen më interesante të Akademisë në Kukës. Rreth 120 pjesëmarrës nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja janë mbledhur në gjimnazin Havzi Nela në Kukës që të jenë pjesë e Akademisë. Pjesëmarrësit e Wiki Academy Kukës gjatë fundjavës së fundit të marsit përveç që kanë punuar në artikujt e tyre, kanë patur rastin të dëgjojnë ligjërata e prezantime nga wikipedian profesionist të cilët do të shpalosin njohuritëetyreparawikipedianëvetërikuksian. QytetiiKukësitka qenë qendra eWikipedia-spërkëtëfundjavë! Gara për artikullin dhe fotografinë më të mirë enciklopedike u finalizua me datë 29.03.2015, ku të gjithë materialet rreth Kukësit, Hasit dhe Tropojës publikuan në Wikipedia artikujt e tyre. Paraditja ka qenë e ngjeshur edhe me prezantime nga mentorët e Wiki Academy Kukës: Arianit Dobroshi, Redon Skikuli dhe Greta Doci, të cilët kanë shpjeguar mënyrën se si të editohen detajet e fundit rreth shkrimeve dheteknikattjeratërëndësishmerrethgarës. Më shumë se 120 të rinj entuziast nga Kukësi, Hasi, dhe Tropoja ishin pjesë e garës së artikujve, të cilët shtuan 30 artikuj të rinj në Ëikipedia, sidhemëshumëse1000 fotografinëWikimediaCommons. Të gjithë pjesëmarrësit e garës së Wiki Academy Kukës prezantuan temat në të cilat janë bazuar shkrimet e tyre. Wikipedianët e rinj me shumë entuziazëm treguan nga janë inspiruar dhe kush i ka mbështetur përt'ifinalizuarartikujt. Ky edicion iWikiAcademy jo vetëm që e promovoj veriun e Shqipërisë, por edhe u dha mundësi të rinjve të kësaj zone të jenë pjesë enjëprojektishumëinteresant,ku mësuanshumëgjërarrethhulumtimitdheshkrimittëartikujveenciklopedik,takuanshumë Wiki Academy Kukës shënon fundin FOTOT FITUESE TE WIKIACADEMY KUKES Kontribut i rëndësishëm: Shkelzen Rexha – Shtepi karakteristike Fshati K o s t u r – H a s Punim nga nxënësi Edison Morina, shkolla 9-vjeçare Gjinaj
  • 2. 72 Prill 2015________________________________________________Jemi edhe ne... Prill 2015________________________________________________Jemi edhe ne... njerëz të rinj, dhe shtuan njohuritë e tyre rreth editimit dhe shkrimit në Wikipedia. Ne falënderojmë të gjithë partnerët, mentorët, vullnetarët,dhetëgjithëataqëkontribuuannëfinaliziminekëtijprojekti.Më poshtëmundtëgjenilistatefituesve: Garaeartikujve: Vendiiparë:BajramCurri(qytet),Vendiidytë:Gora nëqarkuneKukësit,Vendiitretë:ValbonëValleyNationalPark Kontribut I rëndësishëm artikujt e mëposhtëm:1. Mali i Gjallicës; 2. Eksodi 1999 në Kukës; 3. Qyteti i Kukësit; 4. Historia e Hasit;5.GjeologjianëKukës; 6.ArkeologjiaeKukësit;7. RrethiiTropojës;8.HasiIShqipërisë Garaefotografisë: Vendiiparë:Dionis Lleshi– LiqeniI fierzes,Vendiidytë:AlfredNela–Çorape,Vendiitretë:EriadPeka– Bleteprimitive KontributIrëndësishëm: ArditQarri– KullaeRexhBajraktarit,ShkelzenRexha– ShtepikarakteristikeFshatiKostur – Has Kurtiedo jetënedheajo tëdo...(portretinjëtëmbijetuaringaminat) Ai quhet Fetah Dalaçi dhe është nga fshati Borje. Kam patur fatin e madh të lind me të në të njëjtën lagje, të kaloj fëmijërinë me të në të njëjtat rrugica, duke vrarë gjunjët në të njëjtat guriçka. Shpesh i ulur në të njëjtën bankë për plot 8 vite shkollore, kemi kafshuar të njejtën kafshatë e herë-herë, edhe i kemi dhënë shuplaka njëri-tjetrit.Thjesht si fëmijë, thjesht si moshatarë. Por, i lamë prapa kujtimet e bukura se se vitet ikën dhe ne u rritëm. Rrugët tona u ndanë. Ai gjithnjë i qeshur, (thua se mendon vetëm shaka). Diçka kemi ëndërruar, diçka i kemi peng jetës dhe ajo shumë borxhe ka ndaj nesh. Ne u bëmë prindër. Sërish rrugëve të fshatit takohemi për tu çmallur. E pimë kafen e darkës së bashku. Por siç duket fati na deshi të dy. Një ditë ogurzi e vitit 1999, në pranverë, isha nisur në mal për dru. Në hyrje të tij, dëgjova një shpërthim. U drodh mali, u drodh dhe zemra ime. Dikush ra në mina! “O Zot! shpëtoja jetën! – pëshpëritja sa e sa herë. Nuk dija nga të shkoja. Befas sytë më panë një njeri marrë nga tymi i barutit i cili po tërhiqte zvarrë një tjetër. Nuk njihej. Vrapova me një shok drejt tyre. E njohëm shokun tonë, vëllain tonë, Fetahun. E morëm në shpinë dhe e sollëm në shtëpi me mundime. I gjithë fshati kishte dalë. Diçka i mungonte Fetahut në gjymtyrët e poshtme. Pantallonat i vareshin gjithë gjak, blozë e lecka të shqyera. E përcollëm drejt kufirit, në spital të Kosovës. Ajo minë nuk i këputi vetëm këmbën, por i shoi edhe shumë ëndrra. Veç njërën jo. Ëndrrën për të jetuar.Ajo ishte brenda shpirtit të Fetahut.Ai nuk e lëshoi. U mbajt fort pas jetës dhe mbijetoi. Më i bukur se më parë kur qe djalosh moskokëçarës, më i pjekur, më punëtor. Nëse ecën me vështirësi, këtë nuk e themi për duart e mendjen e hollë që ka. Është duarartë e mendjendritur. I është përkushtuar punës për gdhendjen e drurit, e zgjedh, e përpunon, e vizaton, e gdhend, e ledhaton ashtu siç ledhaton fëmijët e tij. Jeta është e vështirë dhe ai me shumë mundim duhet ta përballojë, nga druri e guri. Ndaj e duam. Jo vetëm unë si shok e mik, por edhe ata që duan punën e jetën. Dëshiron Fetahu të njohë sa më shumë botën, se vitet ikën. Ndaj lexon, mëson, praktikohet në shumë e shumë profesione. Mur-mur bëhet kalaja. Kështu portreti i tij bëhet më i plotë. Këta njerëz duhen admiruar e vlerësuar. Nuk kanë nevojë për mëshirë, kanë nevojë për më shumë dashuri njerëzore. Ndaj eshe apeloj si qytetar i thjeshtë i këtij vendi, duke iu drejtuar qeverisë, bizneseve të vendit e të huaja të kthejnë sytë nga këto njerëz, brenda të cilëve flenë dhuntitë, gjenitë, talentet e që mjafton vetëm pak përkrahje ato shpërthejnë duke e bërë botën më të bukur, më të mirë. Mirënjohje dhe respekt për Fetahun dhe brezit, gjeneratës, që e pësuan nga çmenduria e njerëzve të etur për pushtet të pakufishëm. Mjaft më. Dhe së fundi, besoj dhe nga shpirti i Fetahut del thirrja e Julius Fuçik:Njerëz,jukamdashur!Vigjiloni!. Novruz Mehmeti,Borje FOTOT FITUESE TE WIKIACADEMY KUKES Vendi i tretë: Eriad Peka – Blete primitive Kontribut I rëndësishëm: Ardit Qarri – Kulla e Rexh Bajraktarit
  • 3. 3 Prill 2015_________________________________________________Jemi edhe ne...Prill 2015________________________________________________Jemi edhe ne... 6 FOTOT FITUESE TE WIKIACADEMY KUKES Njëshkollëplotveprimtari Në kuadër të reformave në arsimin para- universitar ku shkolla nuk shihet vetëm si qendër ku nxënësit marrin dije, por edhe si një qendër argëtimi në funksion të edukimit të gjithanshëm, edhe shkolla 9-vjeçare “Xhafer Ollomani”, Borje ka organizuar aktivitete të shumta. Përmendim fjalën artistike me rastin e 7-8 marsit, ku nxënësit me krijimet dhe recitimet e tyre kanë përçuar emocionet e festave edhe tek të pranishmit, prindër dhe ish-nxënës. U kujtuan në fjalën e rastit mësuesit e kësaj shkolle që nuk rrojnë më, si Latif Ymeri, Halim Miftarallaraj, Belush Kerpaci, Murhan Dalaci si dhe pensionistët veteranë të arsimit Muhamet Miftarallaraj dhe Bajram Sadikaj. Nën ritmin e muzikës popullore vendase u përkujtua dhe mësuesi, historiani,shkrimtariindjerëNazifDokle. Por, jo vetëm kaq. Në këto ditë festash të marsit, një grup skiatorësh nga kjo shkollë, anëtarë të shoqërisë sportive “Kallabaku”, Borje themeluar që në vitin 1928, morën pjesë në kampionatin kombëtar të skive, zhvilluar në Dardhë të Korçës. Në përfundim 3 nxënës të kësaj shkolle u shpallën kampion të Shqipërisë në moshat e tyre. Këto janë: Lavdrim Hajredini, kl e IX-të, Jurgen Ollomani, kl e VIII-të, Daniel Dokle, kl e II- të. Për të nderuar këta kampionë, mësuesit dhe drejtori i shkollës shpërndanë dhurata e certifikata mirënjohje, kurse kolektivët e klasave përkatëse kanë organizuar aktivitete tematiko-argëtuesepërndertëtyre. Gjithashtu sipas planit të veprimtarive jashtë kurrikulare të drejtorisë së shkollës, kolektivi i mësuesve të shkollës Borje organizuan një vizitë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Kjo vizitë pati karakter njohës me objektet historike, figurat historike, organizmat drejtuese të shtetit të ri të Evropës. Në këtë vizitë, u organizua edhe një takim me të birin e mësuesit të para të shkollës shqipe në Borje Z. Latif Ymeri, Gjakova, Z. Fatmir Jaka. U shkëmbyen kujtime e diskutime mbi ecurinë e arsimit shqip në Kosovë e në Shqipëriepërecurinëetijnëshkollën9-vjeçareBorje. Dhe aktivitetet nuk do të ndërpriten.Ato do të vazhdojnë edhe më tej në të ardhmen në të mirë të nxënësve, mësuesve e prindërve në përgjithësi. QeveriaenxënësveBorje. Qytetiim...(ese) Qyteti im që mban mbi supe qindra detaje të këndshme dhe të dhimbshme. Një qytet i vogël me njerëz të mëdhenj, të rinj, intelektualë, pijanecë, pleq e mbi të gjitha llafazanë. Qytet që rrugët i ka të mbushura plot e përplot nga ecje të lodhura dhe të nxituara...Hapa që mësojnë të ecin , e hapa që ndoshta nuk përsëriten më. Vendi ku kafenetë janë të mbushura plot e përplot me fytyra mashkullore...Pemë të shumta që me shpinë të tyre shpeshherë, thuajse gjithmonë gjejmë lajmërime nga më të ndryshmet. Dyqanetëshumtakushitjaeduhanitshkon vaj,thua...kaqtëdëshpëruarjanëkëtanjerëz?! Djelmosha që s'bëjnë gjë tjetër veçse ulen kafeneve e tymosin.Vajza të reja, shpirti i të cilave shpërthen në energji, por ajo ka vetëm një drejtim, punë shtëpie, orari zgjatur mësimor dhe sigurisht përkushtimi ndaj burrave të shtëpisë. Dhe unë në brendësinë time kam krijuar një mozaik me piktura të qyteti tim. Eh sa do të doja që Kukësi im i dashur të ndryshonte, por si? Thashethemet kurrë nuk do të mbarojnë, rrugët do të jenë të mbushura plot me djelmosha që tymosin, djemtë e fisit do të “burgosin” të shkathëtat e fisit, pleqtë do tëtëvazhdojnëmekohënexhaxhit,enerinia...? AnilaBeqiraj,shkolla“BajramAbdiu”,Bicaj Vendi i parë: Dionis Lleshi – Liqeni i Fierzes Vendi i dytë: Alfred Nela – Çorape Jeta Disa thonë që jetën e shijon ën fëmijëri, ndërsa disa të tjerë thonë kur të rritesh. Për mua do të jetë e njëjta gjë. Unë jam ende e vogël dhe po e shijoj jetën, këtë gjë do ta bëj edhe kur të rritem. Por, kam edhe një qëllim që kur të rritem të bëhem dikush në jetë. Në jetë kammësuardhedo tëmësojshumëgjëra.Jetaështënjëudhëtim,përtandërtuaratëështënjërrugëegjatë. DonikaXhebexhia,kleVII, shkolla9-vjeçare,“LidhjaePrizrenit,
  • 4. 54 KRIJIME LETRARE KRIJIME LETRARE Prill 2015________________________________________________Jemi edhe ne... Prill 2015________________________________________________Jemi edhe ne... Qytetaria ështëdhunti. Ai qe pajtohet i pari me humbjen ka gjasat me te mëdha për te arritur fitoren e radhës. Pavarësisht pakënaqësive dhe fjalëve tuaja ndihem I nderuar qe isha ne mesin e gjithë atyre njerëzve te kulturuar. Nëse ndodhesh me poshtë përpiqu te kapesh majën e jo te ulesh te tjerët . Që në momentin që u futesh në garë detyrimisht keni pranuar do lloj vendimi te jurisë qe gjithsesi duhen vlerësuar ne maksimum për punën e tyre. Nuk duhet te dëshironi me çdo kusht te jeni te paret por duhet te luteni, te kishit pasur zotësinë e atij qe doli i pari. Ishte një projekt madhështor dhe pune e lodhshme. Juve qe aludoni mbi përkushtimin e te tjerëve do te doja të shihje në vështirësitë dhe lodhjen e atyre pastaj tu dëgjoja te flisnit. Nuk ka vlere te përcillni negativitet sidomos pasi gjithçka ka mbaruar. Jetaizgjatdorënatijqehedhshikiminparadhejovajtuesveteseshkuarës. EriadPeka,shkollaemesme “Skënderbeu”,Krumë Familja Si çdo njeri me fat në këtë botë, edhe unë kam një familje. Për mua familja është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër. Të kesh familje është njësoj sikur të kesh gjithë lumturinë e botës në zemrën tënde. Familja është streha kur ndihem keq, mbrojta kur jam e pambrojtur dhe gëzimi kur ndihem e trishtuar. Ka shumë njerëz në këtë botë që jetojnë pa e njohur dashurinë e familjes, prandaj ti që e ke një të tillë, mundohu ta duash, ta mbrosh dhe të mos i bësh të vuajnë. Familja është nj bekim dhe gjithkush duhet ta shohë si tëtillë,tabëjëtëlumtur,sepse herëtavonëtëgjithëdo takuptojnëse familjaështëgjëjamëeshtrenjtëpërgjithkënd. JurgenaJemin,klVIII,shkollashkolla9-vjeçare,Gjinaj Përty Çdoditëqëkalon Çdominutë,çdosekondë mëduketnjëmakthivërtetë Çdogjëmëduketekotë Sikurgjithëbotakarënëmbimua Ndjejvetëmdhimbjenëshpirt Plagapo zëplagën dhenuk po shërohet qëtëpushojëdhimbja Diellilinddheperëndon Por unënukndjejasnjërrezetëtij Mëduketsikur po bieborëeshi nëvendtëdiellit Sikurqielliështëizymtë dhegatitëshpërthejënelot Asgjë nukduketegëzuar Edhepemëtqënarrethojnë Tëmërziturajanëpërmua Po bashkohenmedhimbjentime Argentina Rexhmati kl IX, shkolla “BajramAbdiu”,Bicaj Dhimbja Pika, pika, pikon loti por si qiriu në ndriçim pika, pika gjaku ndalet si të ishte një mallkim se një shigjetë e flakëruar shpoi thellë kraharorin tim Pranvera Dalëngadalë po vjen pranvera qielli i ngrysur po ndryshon e akulli në çati si kristal ka nisur të pikojë Pak nga pak shkrin dhe bora dhe largohet me dimrin plak sepse dielli nazemadhi buzëqesh lart në majë E ndër fushat e përgjumura po dallohen shenja jete e nëpër malet e palëkundura po fryn erë e lehtë pranvere Pranvera vjen me zogjtë shtegtarë dhe na sjell gjallërinë e me afshin e saj magjik i jep vendit bukurinë Lulëzojnë pemët , këndon bilbili çel manushaqja dhe trëndafili kullojnë lumenjtë dalëngadalë duke rrjedhur në çdo anë E në lulet shumëngjyrëshe që si mozaik ngjasojnë bredhin fluturat pendëshkruar që nektarin kërkojnë E nën tingujt pranverorë që luhet nga zogjtë muzikantë të mbushte zemra me lumturi që magjepset dalëngadalë Gentjan Pepa, kl XI, shkolla “Bajram Abdiu”, Bicaj Kujdes me gjuhën shqipe Moj shqipe e bukur e lumja ti sa shumë me të tjera sot të kanë përzi ti dikur ishe më e madhja nënë trimat e dheut të kanë thirrë zanë Ke pasë fjalët të bukura e plot dritë me ty në djep foshnjat janë rritë ti u dhe zemër, krahë e jetë shqiptarëve tmerr e frikë u kalle gjithë barbarëve me ty ky popull shkroi historinë e ngriti kaq lart lavdinë. po sot moj shqipe, më thuaj si je ? sikur një grua e mbetur e ve Vijnë nga anë e botës, turistë e tregtarë thesarin tënd të fjalëve e kanë bërë pazar përmbi mallra plot e përmbi lokale fjalë të huaja lozin, hedhin valle Të lexosh gazeta, n'parlament të vesh plot fjalë të botës gjithandej do gjesh Edhe nëpër libra a televizion fjalë të huaja janë mbledhur në kor Gjithë jemi shqiptarë e gjuhën e kemi po me gjuhë të botës vesh duam të merremi shqiptarë! me vëllezër gjithkund jemi ndarë e kemi harruar fisin edhe farë Njëri thotë “ciao”, “hello” thotë tjetri Tungjatjeta jonë mbeti tek i vjetri Ca “buongiorno” thonë e ca “kalimera” mirëdita jonë u fsheh veç në zemra Atë që shekujt nuk e bënë dot e bëmë vetë ne, vetëm për pak mot Pra kujdes me shqipen, dhuratën e çmuar veç me këtë gjuhë ke për tu kuptuar Kush është nëna jote, dheu yt i parë toka ku ke lerë, je veç nje shqiptar mos e përbuz, jo këtë gjuhë të madhe ngrije lart lavdinë e gjuhës shqiptare Delina Mehmeti, shkolla e mesme Shishtavec Imemë O imeëmëqëmekerritur ojnënëevuajtur opirateqëvodheshpirtintim oyllipareshtur oarmomëëndrrash qëngacmoiemocionintim ofrymëzim oluleevetmenëlëndinënebukurisë jetionënaime ozbutëseshpirtrash qëngazëllenlotëtemi dheprekqiellin oëndërrimtareekrijimtarisëpërmua o “Ajockalumi mefsheh” Endem brigjeve te lumit...Unë, rrugaçe e mjerë pa fat...Nata mëtremb me heshtjen e saj, por më e madhe frika mos e tremb unë atë. Përkulem, marr dy guriçka dhe i flak në ujëe me inat. Llokoçitje, një rreze drite brenda meje dhe asgjë. Nga vij, ku shkoj, pse jam, ku shpresoj...Katër pyetje të thjeshta dhe mijëra pas tyre. Tehu i nje vegimi përshkon natën pertej. Makthi i një fytyre të pafajshme, lutje, lutje, që jetojnë të perhumbura në sy dhe një klithmë e skajshme. Dhe unë aty që...që...Une?! E kush tha se isha unë? C'hyj në këtë mes? Ngërdheshem për të krijuar një buzeqeshje boshe, por as kësaj nuk ia arrij. Duar që zgjatën drejt meje. Jo, pse drejt meje. Unë duhet të jem dikush tjeter, patjeteër, ose të mos jem fare. Hej, kush më ndihmon të vesh shpirtin e dikujt tjetër?! Nata qesh para meje. Me thikë nëe dorë, i kërrusur si vjedhes jetësh, me mallkimin kryqëzuar në kurriz vrapoj. Vrapoj, vrapoj pa e ditur se ku. Lumi zvarritet para meje...Ah, po dua të vras natën.Ajo s'ka frikë fare. Më nxjerr gjuhën, me përqesh. Dhe tërbohem. Dua ta shoh me sy të zgurdulluar, tëe përpëlitet me përgjerim para meje. Si ai...oh, si ai...Rrëzohem dhe e gjej veten përtoke, pa leëvizur. Thika ndriçon tutje errësirën. Mos vdiqa? Këpus një fije bari. Jo, këtu jam. Ngrihem me mundim dhe nis e paditur, duke gulçuar. Lumi më shoqëron gjithnjë. Ca dridhje të lehta në fillim, të njëpasnjëshme, ritmike, më përshkojne. Pastaj rryma bëehet e fuqishme. Po dridhem si purteke, po më kercasin dhëmbet. Hej, po kjo? Unë jam valle? Sytë enden sa andej-ketëj. Lumi. Po pse vallë, ky dreq lumi? Po rrënqethem. Nis të kthjellohem, pak nga pak retë po davariten brenda meje. Retë ikin, por stuhia filloi. Kuptoj ç'jam. Kam rrënjët e flokëve në duar, shoh këtu rroba të rreckocura, shoh veten. Peërplasem përdhe dhe ia plas gazit si e krisur. Oh, ç'histori zbavitesë me shkoi ndër mend! Ishte pak e lemerishme, por e bukur. Qesh dhe s'pushoj.Aq pa kufi është lumturia e beftë. Pastaj të qeshurat dalëngadalë rrallohen, humbin tingëllimin dhe befas kuptoj se po rënkoj… më pas kollitem, e…fshij lotet. Çfarë?! Loë?! Po, nga e qeshura. Marr një lot në gishtin e vogël, çuditërisht qenka i madh. E vëzhgoj. Sa i pastër që është! Aq shumë, saqë shoh brenda tij. Si mund të qëndroje diçka kaq e kristaltë brenda meje, të zezës?! Loti zhduket, por faqet i kam ende te lagura. Po rrjedhin të tjerë., gjithnjë e meë shumë…Po unë s'po qesh? Hap sytëe fort për të dalluar sa të vëertete janë. I fshij me shpejtësi dhe e tromaksur ngrihem per t'u arratisur nga mendimet. Lumi, sërish lumi…Seç më fsheh. Diçka më kërkon…qëndroj në buzet e tij. Ngul vështrimin thellë brenda tij. Sikur shoh një fytyre aty. Bëhet më e qartë, më e prekshme. Zot, më shpëto nga ai. Edhe aty qenka, edhe brenda meje është, edhe kudo ku ka një thellësi, ai gjendet…mbase, po të shkoj edhe unë atje, mund të shpëtoj. Lumi më fton, më pret. Bëj një hap, edhe një hap tjetër dhe… nje shkrepëtime pasqyrohet në lumë dhe më pas në sytë e mi, me një forcë të gjithëpushtetshme. Nata po vdes. Ashtu butë, butë, pa u ndier, e qetë, pa asnje klithmë. Diçka më gudulis, më ngroh. Me sy të mbyllur e ndjek. Me hapa të lehtë duke menduar që secili prej tyre të jetë i fundmi. Por, fundi s'po vjen, hap sytë me kureshtje. Një rrezedielli.Dhe fund s'ka më…. AferditaHoxha e mbeti plagë e pashëruar si një vullkan pa shpërthim pika, pika, loti thahet... e avullon në errësirë dhe gonxhja e bukur më nuk ngjallet por, tretet e tretet pa dëshirë... e dhimbja e errët e përvëluar gllabëroi çdo rreze drite me buzëqeshjen e trazuar si një tirane Gentjana Pepa, kl XI, shkolla “Bajram Abdiu”, Bicaj Arbëresha O mojlaroshe,bukuroshe Stolisurmeatëveshë Syris'më gënjenmua Mëduketsejearbëreshë Sidritënediellittëdua Mojfaqekuqesipërpuri Kur mbushujënëkrua Mëngjantamamsiftua Ç'mikeatasy siulliri Vetullënsigajtonizi Flokëthedhurmbishpinë Tëduamojvetëmty Ebukur jes'ke tësharë eshoh nëfytyrëntënde Buzëtsimargaritarë Dhe trupinsizanëmali Lindita Braha, shkolla “BajramAbdiu”,Bicaj trëndafilikuq qëpërshëndetfrymëzimetemija okurajëendritshme odetplotëndrra jezemëreëmbëlmedashuri nëkraharorintim dotëjeshgjithmonëvetëmti Kristina Bera, kl VI, shkolla 9- vjeçare“SejdiDida”, Krumë