Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Tri llojet
e provave: shembujt, dëshmitë, statisikat
Ligjërata e dymbëdhjetë: Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Tri llojet e provave: shembujt,
dëshmitë, statisikat
• LITERATURA:
• LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli
• Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs
1
Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Tri llojet e provave: shembujt,
dëshmitë, statisikat
2
Përmbajtja e ligëratës së dymbëdhjetë: (“Shkrim akademik”, S.Barnet, P. Bellanca,
M. Stubbs f.194-222).
• Shkrimi i mirë i argumentuar, u bën thirrje vetëm arsyes dhe logjikës, asnjëherë
emocionit
• Shprehja e ndërtimit të një argumenti në lidhje me një temë të caktuar dhe
mbështetja e këtij mendimi në evidenca (prova)
• Në një shkrim akademik argumenti zakonisht është ideja kryesore, shpesh e quajtur
tezë
• Prova zakonisht ekziston në formën e shembujve, dëshmive dhe statistikave
• Shembujt realë, shembujt e shpikur, analogjitë
• Tri lloje pohimesh: Pohimet e faktit, të vlerës dhe të politikës
• Kundër – argumenti
3
Të bindni lexuesin është t'i krijoni bindjen për
pikëpamjet e juaja. Bindja duhet të mbështetet në
argumente, të cilat mbështeten në prova.
Shpesh thuhet se një shkrim mirë i
argumentuar u bën thirrje vetëm arsyes dhe logjikës,
asnjëherë emocionit. Shkrimet me emocione mund të
pengojnë në paraqitjen e fakteve duke e larguar
vëmendjen nga faktet e çështjes që trajtojmë.
• Shkrimi induktiv që ofron prova dhe mbështetet kryesisht në
arsyetim dhe jo aq në thirrje drejtuar emocioneve, zakonisht quhet
argument.
• P.sh. Nësë kjo është hera e tretë që morta juaj sëmuret kur han
pjeshka, ju mund të nxirrni një përfundim se ajo ka alergji nga
pjeshkat.
• Procesi i induksionit nuk funksionon kur shembujt janë të paktë në
numër apo të dobët për nga rëndësia e tyre për të mbështetur një
argument të rëndësishëm.
• P.sh. Asnjëherë nuk është e qartë nëse alergjia kriijohet vetëm nga
pjeshkat apo nga ndonjë ushqim tjetër.
• Po japim një shkrim induktiv të mbështetur në prova;
4
• Mund të quhet Efekti Northrige, pas tërmetit të fuqishëm që tronditi
Los Anxhelos në 4:30, në mëngjesin e janarit të vitit 1994. Brenda
një ore dhe gjatë gjithë ditës në vazhdim, mjekët ju jepnin ndihmën
e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën rrënoja të cilët i
rrëmbeu një valë e dytë vdekjesh, ku shkaktari kryesor ishte ataku i
zemrës. Në muajt që pasuan, kërkues nga dy universitete analizuan
të dhënat e mbledhura nga mjekët ligjorë në Los Angjelos dhe
gjetën se një numër i madh vdekjesh kishte si shkak zemrën, nga
15.6 që është në një ditë normale, ndërsa në 51 gjatë ditës kur
ndodhi tërmeti. Shumë nga këta njerëz kishin një histori
shëndetësore me probleme në zemër ose me presion gjaku të
luhatur. Por ata që vdiqën nuk ishin goditur ose nuk kishin mbetur
nën rrenoja. Shtrohet pyetja: pse vdiqën? Nëse flasim me të njejtën
gjuhë si artikulli në Gazetën Mjekësore të Anglisë së Rë, “stresi
emocional mund të përshpejtojë atakun kardiak në njerëz që janë të
predispozuar për një të tillë”. E thënë më thjesht, ata ishin trembur
për vdekje.
5
6
• Ndërtimi i një argumenti ose shprehja e mendimit
apo këndvështrimit tuaj në lidhje me një temë të
caktuar dhe mbështetja e këtij mendimi në evidenca
(prova) është qëllimi i shumicës së shkrimeve
akademike.
• Argumenti nuk përdoret vetëm nga pedagogët. Në
jetën e përditshme e përdorim të gjithë argumentin
dhe ka të ngjarë që ju tashmë i keni disa aftësi
argumentimi.
7
Po japim një shembull shumë konkret ; kur keni kërkur nga prindërit për
herë të parë që të bëni një udhëtim vetëm. A nuk u paraqitët atyre plot
shembuj ku ju do të kishit vepruar në mënyrë të përgjegjshme duke
merituar kështu besimin e tyre? A nuk u përpoqët t'i bëni të ndihen
fajtorë duke u thënë se prindërit e shokëve apo shoqeve tuaja u besojnë
dhe i lënë ato? A nuk vazhduat me ankesa, derisa ata kërkonin që
thjesht ju të pushonit?
Të gjitha këto janë forma argumentimi që edhe në botën
akademike përdoren në forma të ngjashme.
• Sa më shumë përmirësohen aftësitë tuaja në argumentim, aq
më të zotë do të jeni në të menduarit në mënyrë kritike,në fakte,
arsyetim.
8
Në një shkrim akademik argumenti zakonisht është
ideja kryesore, shpesh e quajtur "tezë", që shoqërohet
me fakte që e mbështesin këtë ide. Në nëntëdhjetë
përqind të rasteve do t'ju duhet të keni një tezë dhe të
përdorni fakte për ta mbështetur atë, dhe aftësia për të
bërë një gjë të tillë do të dallojë esenë tuaj dhe esenë
e atyre studentëve që s'bëjnë gjë tjetër përveç që
grumbullojnë fakte e detaje në letër.
9
Kur filloni të shkruani një shkrim, pyesni
veten:
"Cili është argumenti im?". Duke i bërë vetes
një pyetje të tillë, ju evitoni grumbullin e kotë të
informacionit.
10
Pohimet dhe provat
Prova është ajo kur një shkrues zakonisht
dëshiron të mbështes një pohim- një thënie,se
diçka është e vërtetë, e drejtë ose e mirë.
• Prova zakonisht ekziston në formën e
shembujve, dëshmive dhe statistikave.
Ka tri lloje pohimesh:
Pohimet e faktit, të vlerës dhe të politikës.
11
Pohimet e faktit
Pohimet e faktit përfshijnë argumente mbi shkakun dhe
pasojën dhe deklarojnë për diçka që është ose si duhet të jetë
një situatën një gjendje, një objekt etj. p. sh.
•Dënimi me vdekje nuk pakëson krimin.
•Dënimi me vdekje pakëson krimin.
•Gazetat shpesh deformojnë informacione të
ndryshme.
•Filmat kriminalistik nxitin dhunën tek të rinjtë.
•Leximi në tërësi luan një rol të madh për
shoqërinë.
•Rëndësia e rregullit dhe seriozitetit të të rinjëve
në shkolla, çon përpara shoqërinë.
12
Për të mbështetur një pohim të këtij lloji, ju
duhet të paraqisni prova. Prova të tilla mund të
jenë, për shembull, dëshmi (fjala vjen nga
përvoja e juaj, ose pohime nga njerëz që kanë
thënë se filmat kriminalistik nxitin dhunën) ose
mund të jenë statistika ( të marra nga një raport
në një revistë shkencore).
Pohimet e faktit duhet gjithnjë të paraqesin
prova.
13
Pohimet e vlerës
Pohimet e vlerës kanë të bëjnë me ç'është e drejtë ose e
gabuar, e mirë ose e keqe, më e mirë ose më e keqe se diçka
tjetër:
• Programet e edukatës seksuale në shkollë janë të
përshtatshme, sepse shoqëria e ka për detyrë të sigurojë atë
çka është e qartë se shumica e prindërve s'janë të gatshëm
ta sigurojnë.
• Programet e edukatës seksuale në shkollë janë të
papërshtatshme, sepse aspektet e edukimit moral normalisht
duhet të jepen vetëm nga prindërit.
• Eutanazia është e papranueshme, sepse vetëm Zoti mund
ta jap ose ta marrë jetën.
14
Pohimet e politikës
Pohimet e politikës zakonisht karakterizohen
nga fjalët "duhet", "lypset", "nevojitet":
• Fëmijët duhet të lejohen të votojnë nëse
duan.
• Programet e edukatës seksuale nevojiten
të jenë pjesë e planprogramit nëpër shkolla.
• Taksa federale mbi karburantin duhet të
ngrihet.
15
• Me pohimet e politikës, vëmë në dukje që
ekziston një problem që zakonisht anashkalohet
gjithashtu e e vëmë në dukje, që një çështje për të
cilën diskutojmë, meriton t'i kushtohet vëmendje.
• Në mbrojtje të pohimit të politikës, ndoshta do
t'ju duhet të merrni parasysh si vlerat ashtu edhe
faktet.
16
Tri lloje të provave:
shembuj, dëshmitë, statistikat
Shkrimet argumentuese kërkojnë të bindin
duke paraqitur prova. Provat që përdoren në
një argument janë tre llojesh:
1. shembujt
2. dëshmitë, citimet e autoriteteve
3. statistikat
Do t'i shikojmë shkurt secilën.
17
1. Shembujt
Fjala shembull vjen nga latinishtja exemplum, që
do të thotë "diçka e marrë prej diku". Pra ajo që
mirret nga shumë sende të ngjashme që e
zgjedhim për ta paraqitur në një shkrim.
Në argumentet e shkruara më të zakonshëm janë
tri kategori shembujsh:
a. shembujt realë
b. shembujt e shpikur
c. analogjitë
18
a. Shembujt realë janë raste konkrete që kanë
ndodhur. Nëse diskutojmë dhe duam ta mbështesim
pohimin, ta zëmë, se një grua mund të jetë një
kryetare qeverie e aftë, mund të përmendim gra që
kanë qenë realisht kryetare qeverish si Golda Meir,
Indira Gandi dhe Margaret Theçër (kryeministre e
Izraelit, Indisë dhe Aglisë).
19
b. Shembujt e shpikur përjashtohen nga
akuza se nuk janë me vend si prova. Ta zëmë
që vëmë në dukje për fajësinë e dy personave,
atij x dhe y. Sa të ngatërrohemi me punën e fajit
ose mosfajit të personave , më mirë diskutoni
se ne mund të supozojmë- të imagjinojmë- një
njeri të pafajshëm të dënuar dhe të paraqesim
prova të ndryshme.
20
c. Analogjitë janë krahasime të zgjeruara që vënë në dukje
një sërë ngjashmërish midis dy gjërave mjaft të ndryshme.
• Analogjia mund të jetë e dobishme në ekspozicion (hyrje). P.
sh.
Të shkruash një ese është si të ndërtosh një shtëpi; siç i
duhet arkitektit të fillojë me një plan, edhe shkruesit i duhet…“
ose
“Qeveria është si një anije dhe siç ka anija një kapiten dhe
ekuipazh, edhe qeveria ka…”
- Krahasime të tilla mund të jenë të dobishme, ndihmojnë në
qartësimin e diçkaje.
21
2. Dishmitë
Dëshmia ose citimi i autoritetit, është e rrënjosur në
vetëdijen tonë se disa njerëz njihen si ekspertë.
Shpesh kemi nevojë t'u drejtohemi ekspertëve për
ndihmë apo orijentim: shohim fjalorin, kur debatojmë,
shpesh lexojmë dhe citojmë ekspertët, si ndihmë për
të bindur dhe për të na kuptuar të tjerët.
22
3. Statistikat
Statistikat dhe forma të tjera provash, janë të
dobishme në argumentet. P. sh. Nëse duam të
diskutojmë në favor të rritjes së moshës së marrjes së
patentës së automjetit, bëjmë kërkime dhe paraqesim
statistika mbi numrin e aksidenteve të shkaktuara nga
grupmosha të ndryshme.
23
Kundër - argumenti
Një nga mënyrat e përforcimit të argumentit tuaj dhe
demonstrimit se ju e kuptoni shumë mirë çështjen,
është t'i paraprini dhe analizoni kundër-argumentin
dhe kundërshtimet.
Duke marrë në konsideratë ato që mund të thotë
dikush kundër argumentit tuaj, ju tregoni se i keni
menduar mirë gjërat dhe jeni në gjendjë t'i hidhni
poshtë arsyetimin që të tjerët mund të përdorin kundra
argumentit tuaj.
24
Ju mund të gjeneroni kundër-argumente duke pyetur
veten se çfarë mund të thotë dikush që s'bie dakord
me ju kundra secilës pikë/nën-argument tuajin dhe
kundër tezës suaj kryesore.
Nëse nuk arrini të imagjinoni një pozicion të
ndryshëm nga i juaji, provoni këto strategji të
poshtëshënuara:
25
• Bënu pak kërkim. Mund t'ju duket sikur s'ka rëndësi
që dikush t'jua kundërshtojë argumentin, por ka shumë
të ngjarë që po. Për shembull, disa njerëz
argumentojnë se Lufta e Ftohtë s'ka mbaruar ende.
Nëse ju shkruani një ese mbi rezulatet e fundit të
Luftës së Ftohtë, ndoshta duhet të merrni parasysh ato
që pohojnë dhe mohojnë një mendim.
• Flisni me një shok/shoqe apo me pedagogun tuaj.
Një person tjetër mund të jetë në gjendje të imagjinojë
kundër-argumentet që s'ju kanë shkuar ndër mend.
26
• Shqyrtoni përfundimet dhe premisat e argumentit
tuaj dhe imagjinoni dikë që i kundërshton ato një për
një. Më pas vlerëso se cila prej tyre ia vlen më shumë
të analizohet. Menjëherë sapo t'i keni gjetur disa
kundër-argumente, mendoni për mënyrën se si do t'i
përgjigjeni atyre. A do të pranoni se kundërshtarët tuaj
kanë të drejtë në një pikë? A do t'i refuzoni idetë e tyre
dhe të shpjegoni se ku gabojnë ata? Pavarësisht se
cilën mënyrë zgjidhni, mos harroni se duhet t'i lini
përshtypje lexuesit se argumenti juaj është më i fortë
se ata kundërshtarë.
27
Kur të paraqisni kundër-argumentet, jini të
ndershëm dhe paraqitini ato në mënyrë të drejtë dhe
objektive. Ju duhet të tregoni se i keni marrë në
konsideratë seriozisht të gjitha anët e çështjs dhe nuk
jeni duke i sulmuar apo tallur kundërshtarët tuaj. Është
më mirë të shqyrtoni një apo dy kundër-argumente
serioze deri në detaje se sa të bëni një listë të shumtë
me kundër-argumente dhe përgjigje sipërfaqësore.
Gjithashtu duhet të keni kujdes që përgjigjet ndaj
kunder-argumenteve të jenë në të njëjtën linjë
mendime me argumentin tuaj.

Si te beni argumente te arsyeshme

  • 1.
    Si të bëjmëargumente të arsyeshme. Tri llojet e provave: shembujt, dëshmitë, statisikat Ligjërata e dymbëdhjetë: Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Tri llojet e provave: shembujt, dëshmitë, statisikat • LITERATURA: • LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli • Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs 1
  • 2.
    Si të bëjmëargumente të arsyeshme. Tri llojet e provave: shembujt, dëshmitë, statisikat 2 Përmbajtja e ligëratës së dymbëdhjetë: (“Shkrim akademik”, S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs f.194-222). • Shkrimi i mirë i argumentuar, u bën thirrje vetëm arsyes dhe logjikës, asnjëherë emocionit • Shprehja e ndërtimit të një argumenti në lidhje me një temë të caktuar dhe mbështetja e këtij mendimi në evidenca (prova) • Në një shkrim akademik argumenti zakonisht është ideja kryesore, shpesh e quajtur tezë • Prova zakonisht ekziston në formën e shembujve, dëshmive dhe statistikave • Shembujt realë, shembujt e shpikur, analogjitë • Tri lloje pohimesh: Pohimet e faktit, të vlerës dhe të politikës • Kundër – argumenti
  • 3.
    3 Të bindni lexuesinështë t'i krijoni bindjen për pikëpamjet e juaja. Bindja duhet të mbështetet në argumente, të cilat mbështeten në prova. Shpesh thuhet se një shkrim mirë i argumentuar u bën thirrje vetëm arsyes dhe logjikës, asnjëherë emocionit. Shkrimet me emocione mund të pengojnë në paraqitjen e fakteve duke e larguar vëmendjen nga faktet e çështjes që trajtojmë.
  • 4.
    • Shkrimi induktivqë ofron prova dhe mbështetet kryesisht në arsyetim dhe jo aq në thirrje drejtuar emocioneve, zakonisht quhet argument. • P.sh. Nësë kjo është hera e tretë që morta juaj sëmuret kur han pjeshka, ju mund të nxirrni një përfundim se ajo ka alergji nga pjeshkat. • Procesi i induksionit nuk funksionon kur shembujt janë të paktë në numër apo të dobët për nga rëndësia e tyre për të mbështetur një argument të rëndësishëm. • P.sh. Asnjëherë nuk është e qartë nëse alergjia kriijohet vetëm nga pjeshkat apo nga ndonjë ushqim tjetër. • Po japim një shkrim induktiv të mbështetur në prova; 4
  • 5.
    • Mund tëquhet Efekti Northrige, pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Los Anxhelos në 4:30, në mëngjesin e janarit të vitit 1994. Brenda një ore dhe gjatë gjithë ditës në vazhdim, mjekët ju jepnin ndihmën e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën rrënoja të cilët i rrëmbeu një valë e dytë vdekjesh, ku shkaktari kryesor ishte ataku i zemrës. Në muajt që pasuan, kërkues nga dy universitete analizuan të dhënat e mbledhura nga mjekët ligjorë në Los Angjelos dhe gjetën se një numër i madh vdekjesh kishte si shkak zemrën, nga 15.6 që është në një ditë normale, ndërsa në 51 gjatë ditës kur ndodhi tërmeti. Shumë nga këta njerëz kishin një histori shëndetësore me probleme në zemër ose me presion gjaku të luhatur. Por ata që vdiqën nuk ishin goditur ose nuk kishin mbetur nën rrenoja. Shtrohet pyetja: pse vdiqën? Nëse flasim me të njejtën gjuhë si artikulli në Gazetën Mjekësore të Anglisë së Rë, “stresi emocional mund të përshpejtojë atakun kardiak në njerëz që janë të predispozuar për një të tillë”. E thënë më thjesht, ata ishin trembur për vdekje. 5
  • 6.
    6 • Ndërtimi injë argumenti ose shprehja e mendimit apo këndvështrimit tuaj në lidhje me një temë të caktuar dhe mbështetja e këtij mendimi në evidenca (prova) është qëllimi i shumicës së shkrimeve akademike. • Argumenti nuk përdoret vetëm nga pedagogët. Në jetën e përditshme e përdorim të gjithë argumentin dhe ka të ngjarë që ju tashmë i keni disa aftësi argumentimi.
  • 7.
    7 Po japim njëshembull shumë konkret ; kur keni kërkur nga prindërit për herë të parë që të bëni një udhëtim vetëm. A nuk u paraqitët atyre plot shembuj ku ju do të kishit vepruar në mënyrë të përgjegjshme duke merituar kështu besimin e tyre? A nuk u përpoqët t'i bëni të ndihen fajtorë duke u thënë se prindërit e shokëve apo shoqeve tuaja u besojnë dhe i lënë ato? A nuk vazhduat me ankesa, derisa ata kërkonin që thjesht ju të pushonit? Të gjitha këto janë forma argumentimi që edhe në botën akademike përdoren në forma të ngjashme. • Sa më shumë përmirësohen aftësitë tuaja në argumentim, aq më të zotë do të jeni në të menduarit në mënyrë kritike,në fakte, arsyetim.
  • 8.
    8 Në një shkrimakademik argumenti zakonisht është ideja kryesore, shpesh e quajtur "tezë", që shoqërohet me fakte që e mbështesin këtë ide. Në nëntëdhjetë përqind të rasteve do t'ju duhet të keni një tezë dhe të përdorni fakte për ta mbështetur atë, dhe aftësia për të bërë një gjë të tillë do të dallojë esenë tuaj dhe esenë e atyre studentëve që s'bëjnë gjë tjetër përveç që grumbullojnë fakte e detaje në letër.
  • 9.
    9 Kur filloni tëshkruani një shkrim, pyesni veten: "Cili është argumenti im?". Duke i bërë vetes një pyetje të tillë, ju evitoni grumbullin e kotë të informacionit.
  • 10.
    10 Pohimet dhe provat Provaështë ajo kur një shkrues zakonisht dëshiron të mbështes një pohim- një thënie,se diçka është e vërtetë, e drejtë ose e mirë. • Prova zakonisht ekziston në formën e shembujve, dëshmive dhe statistikave. Ka tri lloje pohimesh: Pohimet e faktit, të vlerës dhe të politikës.
  • 11.
    11 Pohimet e faktit Pohimete faktit përfshijnë argumente mbi shkakun dhe pasojën dhe deklarojnë për diçka që është ose si duhet të jetë një situatën një gjendje, një objekt etj. p. sh. •Dënimi me vdekje nuk pakëson krimin. •Dënimi me vdekje pakëson krimin. •Gazetat shpesh deformojnë informacione të ndryshme. •Filmat kriminalistik nxitin dhunën tek të rinjtë. •Leximi në tërësi luan një rol të madh për shoqërinë. •Rëndësia e rregullit dhe seriozitetit të të rinjëve në shkolla, çon përpara shoqërinë.
  • 12.
    12 Për të mbështeturnjë pohim të këtij lloji, ju duhet të paraqisni prova. Prova të tilla mund të jenë, për shembull, dëshmi (fjala vjen nga përvoja e juaj, ose pohime nga njerëz që kanë thënë se filmat kriminalistik nxitin dhunën) ose mund të jenë statistika ( të marra nga një raport në një revistë shkencore). Pohimet e faktit duhet gjithnjë të paraqesin prova.
  • 13.
    13 Pohimet e vlerës Pohimete vlerës kanë të bëjnë me ç'është e drejtë ose e gabuar, e mirë ose e keqe, më e mirë ose më e keqe se diçka tjetër: • Programet e edukatës seksuale në shkollë janë të përshtatshme, sepse shoqëria e ka për detyrë të sigurojë atë çka është e qartë se shumica e prindërve s'janë të gatshëm ta sigurojnë. • Programet e edukatës seksuale në shkollë janë të papërshtatshme, sepse aspektet e edukimit moral normalisht duhet të jepen vetëm nga prindërit. • Eutanazia është e papranueshme, sepse vetëm Zoti mund ta jap ose ta marrë jetën.
  • 14.
    14 Pohimet e politikës Pohimete politikës zakonisht karakterizohen nga fjalët "duhet", "lypset", "nevojitet": • Fëmijët duhet të lejohen të votojnë nëse duan. • Programet e edukatës seksuale nevojiten të jenë pjesë e planprogramit nëpër shkolla. • Taksa federale mbi karburantin duhet të ngrihet.
  • 15.
    15 • Me pohimete politikës, vëmë në dukje që ekziston një problem që zakonisht anashkalohet gjithashtu e e vëmë në dukje, që një çështje për të cilën diskutojmë, meriton t'i kushtohet vëmendje. • Në mbrojtje të pohimit të politikës, ndoshta do t'ju duhet të merrni parasysh si vlerat ashtu edhe faktet.
  • 16.
    16 Tri lloje tëprovave: shembuj, dëshmitë, statistikat Shkrimet argumentuese kërkojnë të bindin duke paraqitur prova. Provat që përdoren në një argument janë tre llojesh: 1. shembujt 2. dëshmitë, citimet e autoriteteve 3. statistikat Do t'i shikojmë shkurt secilën.
  • 17.
    17 1. Shembujt Fjala shembullvjen nga latinishtja exemplum, që do të thotë "diçka e marrë prej diku". Pra ajo që mirret nga shumë sende të ngjashme që e zgjedhim për ta paraqitur në një shkrim. Në argumentet e shkruara më të zakonshëm janë tri kategori shembujsh: a. shembujt realë b. shembujt e shpikur c. analogjitë
  • 18.
    18 a. Shembujt realëjanë raste konkrete që kanë ndodhur. Nëse diskutojmë dhe duam ta mbështesim pohimin, ta zëmë, se një grua mund të jetë një kryetare qeverie e aftë, mund të përmendim gra që kanë qenë realisht kryetare qeverish si Golda Meir, Indira Gandi dhe Margaret Theçër (kryeministre e Izraelit, Indisë dhe Aglisë).
  • 19.
    19 b. Shembujt eshpikur përjashtohen nga akuza se nuk janë me vend si prova. Ta zëmë që vëmë në dukje për fajësinë e dy personave, atij x dhe y. Sa të ngatërrohemi me punën e fajit ose mosfajit të personave , më mirë diskutoni se ne mund të supozojmë- të imagjinojmë- një njeri të pafajshëm të dënuar dhe të paraqesim prova të ndryshme.
  • 20.
    20 c. Analogjitë janëkrahasime të zgjeruara që vënë në dukje një sërë ngjashmërish midis dy gjërave mjaft të ndryshme. • Analogjia mund të jetë e dobishme në ekspozicion (hyrje). P. sh. Të shkruash një ese është si të ndërtosh një shtëpi; siç i duhet arkitektit të fillojë me një plan, edhe shkruesit i duhet…“ ose “Qeveria është si një anije dhe siç ka anija një kapiten dhe ekuipazh, edhe qeveria ka…” - Krahasime të tilla mund të jenë të dobishme, ndihmojnë në qartësimin e diçkaje.
  • 21.
    21 2. Dishmitë Dëshmia osecitimi i autoritetit, është e rrënjosur në vetëdijen tonë se disa njerëz njihen si ekspertë. Shpesh kemi nevojë t'u drejtohemi ekspertëve për ndihmë apo orijentim: shohim fjalorin, kur debatojmë, shpesh lexojmë dhe citojmë ekspertët, si ndihmë për të bindur dhe për të na kuptuar të tjerët.
  • 22.
    22 3. Statistikat Statistikat dheforma të tjera provash, janë të dobishme në argumentet. P. sh. Nëse duam të diskutojmë në favor të rritjes së moshës së marrjes së patentës së automjetit, bëjmë kërkime dhe paraqesim statistika mbi numrin e aksidenteve të shkaktuara nga grupmosha të ndryshme.
  • 23.
    23 Kundër - argumenti Njënga mënyrat e përforcimit të argumentit tuaj dhe demonstrimit se ju e kuptoni shumë mirë çështjen, është t'i paraprini dhe analizoni kundër-argumentin dhe kundërshtimet. Duke marrë në konsideratë ato që mund të thotë dikush kundër argumentit tuaj, ju tregoni se i keni menduar mirë gjërat dhe jeni në gjendjë t'i hidhni poshtë arsyetimin që të tjerët mund të përdorin kundra argumentit tuaj.
  • 24.
    24 Ju mund tëgjeneroni kundër-argumente duke pyetur veten se çfarë mund të thotë dikush që s'bie dakord me ju kundra secilës pikë/nën-argument tuajin dhe kundër tezës suaj kryesore. Nëse nuk arrini të imagjinoni një pozicion të ndryshëm nga i juaji, provoni këto strategji të poshtëshënuara:
  • 25.
    25 • Bënu pakkërkim. Mund t'ju duket sikur s'ka rëndësi që dikush t'jua kundërshtojë argumentin, por ka shumë të ngjarë që po. Për shembull, disa njerëz argumentojnë se Lufta e Ftohtë s'ka mbaruar ende. Nëse ju shkruani një ese mbi rezulatet e fundit të Luftës së Ftohtë, ndoshta duhet të merrni parasysh ato që pohojnë dhe mohojnë një mendim. • Flisni me një shok/shoqe apo me pedagogun tuaj. Një person tjetër mund të jetë në gjendje të imagjinojë kundër-argumentet që s'ju kanë shkuar ndër mend.
  • 26.
    26 • Shqyrtoni përfundimetdhe premisat e argumentit tuaj dhe imagjinoni dikë që i kundërshton ato një për një. Më pas vlerëso se cila prej tyre ia vlen më shumë të analizohet. Menjëherë sapo t'i keni gjetur disa kundër-argumente, mendoni për mënyrën se si do t'i përgjigjeni atyre. A do të pranoni se kundërshtarët tuaj kanë të drejtë në një pikë? A do t'i refuzoni idetë e tyre dhe të shpjegoni se ku gabojnë ata? Pavarësisht se cilën mënyrë zgjidhni, mos harroni se duhet t'i lini përshtypje lexuesit se argumenti juaj është më i fortë se ata kundërshtarë.
  • 27.
    27 Kur të paraqisnikundër-argumentet, jini të ndershëm dhe paraqitini ato në mënyrë të drejtë dhe objektive. Ju duhet të tregoni se i keni marrë në konsideratë seriozisht të gjitha anët e çështjs dhe nuk jeni duke i sulmuar apo tallur kundërshtarët tuaj. Është më mirë të shqyrtoni një apo dy kundër-argumente serioze deri në detaje se sa të bëni një listë të shumtë me kundër-argumente dhe përgjigje sipërfaqësore. Gjithashtu duhet të keni kujdes që përgjigjet ndaj kunder-argumenteve të jenë në të njëjtën linjë mendime me argumentin tuaj.