SlideShare a Scribd company logo
1 of 52
•Vepra letrare më       Flet për një mbret
      e hershme e       i cili duhet të ketë
   njohur deri më       ekzistuar
 sot, e shkruar në      historikisht:
  12 pllaka argjile     Gilgameshin, mbr
        me shkrim       etin e qytetit të
                        mbretin e qytetit
        kuneiform.      Urukut.
                        të Urukut.

  I përket kulturës     Është quajtur
       së arealit të    poema për
    Mesopotamisë        tmerrin e vdekjes.
  (mijëvjeçari II-III
        p.e.s.), më
saktësisht traditës
           sumero-
       babilonase.
1.
Kujtoni krakteristikat e eposit dhe gjejini ato tek
“Epi i Gilgameshit”.
1. I gjithë epi është një rrëfim (rrëfehen bëmat ose
   aventurat e heroit kryesor).
2. Heroi i epit është njeriu jo i zakonshëm, me
   prejardhje hyjnore, fuqi të mbinatyrshme, i cili
   vazhdimisht gjendet në situata të jashtëzakonshme
   dhe po ashtu, edhe bëmat e tij janë të
   jashtëzakoshme.
3. Pjesëmarrja e qenieve mitike në aksion dhe vendeve
   apo objekteve mitike janë karakteristika të eposit.
4. Perënditë si personazhe.
5. Rrëfyesi (rapsodi, poeti) distancohet nga ngjarjet
   dhe rrëfen në vetën e tretë.
6. Rrëfimi ndëthuret me dialogun e personazheve.
2.
Në “Epin e Gilgameshit” ndërthuren tri botë: ajo
e hyjnive, e njerëzve dhe e kafshëve.

-Cilat janë personazhet që realizojnë këtë
ndërthurje?
-Ç’tregon kjo ndërthurje për moshën e eposit?
-Personazhet perëndi, si Sidur Sabituja, Ishtarja etj. janë të botës hyjnore.
     -Gilgameshi personazhe të tjera të dorës së dytë i përkasin botës njerëzore.
     -Enkiduji (fillimisht), Humbaba – asaj shtazore.


Por Gilgameshi dhe Enkiduji realizojnë ndërthurjen e tri botëve:
-Gilgameshi është gjysmë njeri e gjysmë perëndi (2/3 i ka
hyjnore, 1/3 njerëzore për shkak të prindërve të tij), pra ndërthur
hyjnoren me njerëzoren.
-Enkiduji është fillimisht bishë, rron me bishat dhe pastaj
qytetërohet dhe kthehet në njeri (në artet vizive paraqitet ose me
cilësi kafshësh, brirë, thundra, ose si kafshë, përgjithësisht si
luan), pra ndërthur botën shtazore me atë njerëzore.

Ndërthurja e tri botëve tregon për një stad të hershëm të
zhvillimit njerëzor, pra për hershmërinë e vetë eposit.
3.
Gilgameshi shpesh është mospërfillës ndaj
perëndive: Refuzon dashurinë e Ishtares; kërkon
pavdekësinë që është privilegj vetëm i
perëndive, pavarësisht këshillave të tyre (Sidur
Sabitusë) etj.

A është ai i justifikuar në një sjellje të tillë?
E vërteta është që perënditë e meritojnë një shpërfillje
të tillë sepse janë arbitrare dhe sundojnë mbi njerëzit
veç me fuqinë e tyre, jo me arsye ose dashuri.
   P.sh. vendosin të shkaktojnë përmbytjen e madhe dhe
   të zhdukin racën njerëzore për kapriçio.
Njeriu duhet t’ua ketë frikën për shkak të fuqisë së
tyre, por jo t’u nënshtrohet (po të ketë mundësi, t’i
kundërshtojë, siç bëri Gilgameshi).
4.
Në bazë të frymës që përshkon rrëfimin, eposin
mund ta ndajmë në dy pjesë. Cilat janë ato dhe
çfarë rrëfejnë?
1. Pjesa e parë rrëfen për bëmat tipike heroike të
   Gilgameshit dhe shokut të tij Enkidujit për të fituar
   famë.

2. Pjesa e dytë rrëfen për udhëtimin e Gilgameshit për
   të kërkuar pavdekësinë, aventurën e tij nëpër botë.
5.
Pjesa e parë shtjellohet në një frymë tipike
heroike, ndërsa e dyta ka frymë aventurore.
Cilat vepra të antikitetit na kujtojnë këto dy
pjesë?
1. Iliada – bëmat heroike të luftëtarëve mitikë në
   Luftën e Trojës.

2. Odiseja – aventurat e lundërtarit më të famshëm të
   të gjitha kohërave.
6.
Cili është momenti që shërben si pikë ndarjeje
midis pjesës së parë dhe të dytë?
Momenti i vdekjes së Enkidujit. Momenti kur
Gilgameshi kupton se edhe ai është i kërcënuar njësoj
nga vdekja. Tashmë nuk i hyjnë më në sy fama dhe
emri, pra i lë mënjanë bëmat heroike për të fituar famë
dhe emër dhe vihet në kërkim të pavdekësisë.
7.
Përcaktoni moralin në bazë të së cilit
shtjellohen dy pjesët.
Ilustroni mendimin me shembuj.
Pjesa e parë shtjellohet në bazë të moralit tipik heroik.
Kuptimi i jetës gjendet në bëmat heroike dhe në lavdinë
(emrin) e marrë prej tyre.
Prandaj në qendër të epit vendoset heroi mbinjeri që kryen
veprime të jashtëzakonshme.
                                        -Ndërtimi i mureve të
                                        Urukut.
                                        -Vrasja e Humbabës
                                        etj.
Pjesa e dytë shtjellohet në bazë të moralit njerëzor, i cili
hedh poshtë dhe shemb moralin heroik.
Kuptimi i jetës gjendet në përpjekjen që me anë të bëmave të
arrihet diçka e nevojshme (utilitare) dhe jo fama apo emri.

  –Gilgameshi bëmën e tij të fundit e bën për shkak të frikës
  së vdekjes, jo për të fituar emër e famë.
  –Bimën e jetës nuk e fitoi me trimëri, por me të lutura e të
  qara.
  –Po ashtu bimën e jetës e humbi në një mënyrë
  poshtëruese, jo në ndonjë dyluftim legjendar-heroik.
  –Ai nuk mposht heroikisht as vdekjen, madje as hijen e
  saj, gjumin.
8.
Cila është ideja qendrore që e mban në këmbë
gjithë veprën?
Ideja qendrore e gjithë poemës është përpjekja e
njeriut për të gjetur një përgjigje rreth pavdekësisë
dhe vdekjes. Prandaj edhe është quajtur poemë mbi
tmerrin e vdekjes.

Vdekja prej njeriut, me sa duket, përjetohet me të njëjtin
dramacitet,               pavarësisht              kohës
(antikitet, mesjetë, moderne).
9.
Formuloni meszhin e gjithë epit (duke pasur
parasysh gjithë bëmat dhe aventurat e
Gilgameshit).
Mesazhi:
Qëllimi i jetës është ta shijosh atë në përditshmëri dhe
të rrëmbesh prej saj gëzimet që të fal në atë hapësirë
kohore që të kanë dhënë perënditë për të jetuar.
10.
      Posa e para rreze vesën treti,
      brof Gilgameshi e shkon deri te shtrati (i Enkidujit).

                Vdekja e mikut
Çfarë mund të kuptojmëepër lidhjen e
                (kënga tetë)
Gilgameshit me Enkidujin prej këtyre dy
vargjeve?
Cilat janë fjalët kyçe që na ndihmojnë për të
kuptuar këtë lloj lidhjeje?
Prej këtyre dy vargjeve kuptojmë lidhjen e ngushtë të dy
heronjve, dashurinë e madhe të Gilgameshit për mikun
e vet që dergjet në shtrat.

Fjalët kyçe që na ndihmojnë për ta kuptuar këtë janë:
      •Posa e para rreze vesën treti – Që pa zbardhur
      mirë është ngritur Gilgameshi, ngaqë është i
      shqetësuar për shokun.
      •Brof – Hidhet, ka padurimin të shkojë të shohë
      shokun e plagosur.
11.
Në këtë këngë Enkiduji i plagosur po vdes.
Gjeni vargjet në të cilat tregohet që ai po vdes
dhe vargjet ku ai ka vdekur.
Enkiduji po vdes:
      ...në fashë, ratë, rri miku, Enkiduji.
      Krah’rori i ulet edhe i ngrihet qetë,
      ngadalë i del prej gojës fryma e shpirtit.

Enkiduji ka vdekur:
      Në fashë rri Enkiduji e s’i çel sytë,
      Te zemra Gilgameshi ia vë veshin,
      po ajo i rri e qetë e nuk i rreh.


              Të shtatën ditë ai mikun e varros...
              Miku t’cilin e desha, u bë tokë!
              Mik Enkiduji është bër’ baltë toke!
12.
  Mik, Enkiduj, ku t’mbetën forca e zëri,
  Kështu ç’të gjet, o i mjeri Enkiduj?
-Tipare të kujt janë forca dhe zëri?
-Me cilat fjalë bëjnë antitezë?
-Cila është ideja që përcillet prej kësaj antiteze?
(ide që e përforcon përfundimi i gjithë epit)
Forca dhe zëri janë tipare të heroit tipik të eposeve:
forca, fuqia dhe buja (i ndihet zëri, të ndjefsha zënë e
mirë etj.).
Këto dy fjalë kontrastojnë me fjalën i mjeri dhe fjalët
qetësi e fashë disa vargje më lart.

Ideja që na përcjell ky kontrast:
Duke ditur se Enkiduji, i forti, i bujshmi, zulmëmadhi,
është i mjerë dhe nuk ka fuqi e zë për shkak të vdekjes,
kuptojmë se të gjithë (madje dhe heronjtë më në zë)
janë të pafuqishëm përballë vdekjes.
13.
Shpjegoni arsyen pse Gilgameshi, në vajtimin e
tij e krahason mikun e vet me luanin, mëzatin
apo gazelën.
      Luan i fort’, mëzat i egër ishe,
      sikurse një gazelë i shpejtë m’ishe.
Së pari, për të treguar cilësitë e tij (të admirueshme, sipas
modeleve të kohës):
     Luani – egërsia, fortësia, mungesa e frikës etj.
     Mëzati – simbolizon fuqinë dhe mashkulloritetin.
     Gazelë – shpejtësia.


                               Së dyti, sepse Enkiduji në
                               fillimet e tij i përkiste botës
                               shtazore (në artet vizive paraqitet
                               ose me cilësi
                               kafshësh, brirë, thundra, ose si
                               kafshë, përgjithësisht si luan).
                               Disa vargje më tej e quan
                               madje kafshë e stepës.
14.
Gjeni elementë të vajtimit të hershëm
tradicional në vajtimin e Gilgameshit.
-Vajtim me ligje (me fjalë).

-Në vajtim e sipër i numërohen të vdekurit ato çfarë ka
bërë në jetë, veprat, bëmat.

-Vajtimi me ligje shoqërohet edhe me veprime (shkulja
e flokëve etj.).
     (kujtoni vajtimin e Akilit për mikun e tij, Patroklin ose
     vajtimet e malësoreve shqiptarë në Eposin e Kreshnikëve)
15.
Gjeni elementë të zakoneve të hershme
mortore në mënyrën se si sillet Gilgameshi në
vdekjen e mikut të tij.
...si nusen mikun e mbulon... shqirret e thërret në vaj...
flokët i shkul, i hedh... teshat i shkyen... petkun e zisë e
vesh të pluhurosur... gjashtë ditë vajton mikun, të
shtatën e varros...
16.
Pse përdor fjalën gjumë Gilgameshi kur i
drejtohet mikut të vdekur?
Sepse është e dhimbshme të pranojë që miku i tij ka
  vdekur, ka ikur përgjithnjë. Gjumi pasohet prej
  zgjimit, pra njeriu prej gjumit rikthehet, nuk shkon pa
  kthim, përgjithnjë.

Sepse Gigameshi ende nuk e ka konceptin e qartë të
  vdekjes, nuk është ndeshur ndonjëherë me të. Pra
  nuk mund ta konceptojë, nuk mund ta kuptojë
  vdekjen (ky është momenti kur shqetësohet për herë
  të parë për vdekjen dhe mundohet të kuptojë ç’është
  ajo dhe sa i rrezikuar është edhe ai vetë prej saj).
17.
A mund të përcaktohet ç’lloj heronjsh janë
Gilgameshi dhe Enkiduji nga vargjet:

    ...ia dolëm t’hyjmë n’malin e hyjnueshëm,
    demin e qiellit ta zëmë e ta therim...
-Mali i hyjnueshëm duhet të jetë vend mitik, i
  përcaktuar për t’u shkelur nga hyjnitë, jo nga njerëzit
  e zakonshëm (vdekatarët). Duhet të jesh mbinjeri për
  të arritur të shkelësh në këtë vend.

-Po ashtu demi qiellor duhet të jetë qenie mitike-
  fantastike, që nuk mund ta përballë një njeri i
  zakonshëm. Vrasja e demit qiellor është vepër e denjë
  për një hero mbinjeri me fuqi të mbinatyrshme, për
  një hero të jashtëzakonshëm.
18.
Është momenti kur Gilgameshi kupton që as ai vetë nuk
është i mbrojtur nga vdekja. Kështu vendos të nisë
aventurën e tij të fundit: udhëtimin për të kërkuar
pavdekësinë.
Ç’tipare fiton nisja për këtë udhëtim prej fjalëve
të nënvizuara në vargjet:

      Pastaj braktis qytetin e Urukut.
      Tfillohet stepës kund pa e ndalur hapin.
Braktis – Ikje në nxitim e sipër, pa u merakosur për atë
  që lë pas. Duket që udhëtimi nuk është i këndshëm
  dhe ikja nuk është e gëzuar.
Stepa – Na jep idenë e një hapësire të pafund nëpër të
  cilën do të përsillet heroi, ndoshta pamundësinë e
  gjetjes së asaj që kërkon. Ose duke qenë e gjerë, e
  pafund ndoshta na thekson idenë e vetmisë së
  Gilgameshit.
Pa e ndalur hapin – Vendosmëria e Gilgameshit për të
  gjetur atë që kërkon, pavdekësinë (vendosmëri që na
  e provon vërtet më tej, kur nuk dëgjon këshillat e
  perëndive për t’u kthyer duarbosh në Uruk).
19.
Cila është gjendja e Gilgameshit, siç e shohim
prej fjalëve të gjahtarit?

Ndani detajet në të ato që rrëfejnë pamjen e
jashtme të tij dhe në ato që rrëfejnë gjendjen
shpirtërore.
Gilgameshi është i lodhur, i dërrmuar, i pikëlluar, i
  shqetësuar etj.

Detaje që tregojnë gjendjen fizike të tij:
Faqet e zbehura, të tretura; fytyrën e rraskapitur, të
  ndezur nga era, reshjet dhe dielli i mesditës; trupin e
  dërrmuar e të kërrusur.
Detaje që tregojnë gjendjen shpirtërore të tij:
Shpirtin e pikëlluar; rënkim të ndryrë në zemër; vrapon i
  shqetësuar.
20.
Cila është lidhja që krijohet mes fjalëve të para
me të cilat gjahtari i drejtohet Gilgameshit dhe
detajeve që ai vë re më tej në pamjen e tij?

    I larti mbret, që rojtarin e tmerrshëm,
    në mal mbyte, e mposhte ti Humbabën... etj.
Midis fjalëve të para dhe detajeve që vë re më vonë
 gjahtari krijohet lidhja e kundërshtisë ose kontrastit
 (Gilgameshi si ishte dhe si është).
  •Pamja e mbretit të lartë, Gilgameshit, ashtu siç e
  njohin njerëzit, është në kontrast me pamjen e tij të
  tanishme, me faqet e zbehura, fytyrën e rraskapitur
  etj.
  •Veprat e tij të mëparshme (vrasja e
  Humbabës, mbytja e luanit etj.) bien në kontrast me
  pamjen e tij të tanishme, i pafuqishëm, i dërrmuar e i
  kërrusur.

Kjo pranëvendosje kundërshtie tregon edhe njëherë
  për tmerrin e vdekjes që po përjeton Gilgameshi.
21.
Cili është efekti i numrit të madh të fjalive
pyetëse në këto vargje (në fjalët e gjahtarit)?
-Një pyetje që merr përgjigje është diçka normale dhe e
pritshme.

-Një pyetje që nuk merr përgjigje, por pasohet nga një
pyetje tjetër, e cila pasohet prej një pyetjeje tjetër, e rrit
tensionin dhe dramacitetin e situatës për
lexuesin/dëgjuesin që po pret përgjigjen (e cila vazhdon
t’i vonohet).
Përgjigjja që vjen në fund të këtij vargu pyetjesh fiton më tepër
vëmendje dhe ka efekt më të madh.
22.
Gilgameshi vë njerëzit e tij të ndërtojnë muret e larta të Urukut për
lavdinë e vet. Bëmat që bën me Enkidujin i bën përsëri për të fituar ai
vetë lavdi dhe nuk e çan shumë kokën për popullin e tij. Madje
fillimisht është tiran me të (për këtë edhe perënditë krijojnë shtazën
Enkiduj dhe ia dërgojnë për ta dënuar).
Në cilat vargje të këtij fragmenti duket se
Gilgameshi ka ndryshuar dhe nuk është më egoisti
që gjithçka e bën për vete, që kuptimin e veprës
nuk e sheh më tek fitimi i emrit dhe i lavdisë, por
se sa i shërben ajo komunitetit?
Gilgameshi niset për të vrarë Humbabën dhe këtë e bën
jo vetëm për të fituar lavdi, por edhe sepse ai ishte
kthyer në tmerr për banorët. Kjo duket në vargjet:

        ...mbytëm Humbabën
        që në mal të Cedrit bënte ç’ka dëshëronte...
        ... në mal mbyte, e mposhte ti Humbabën,
        të egrin sundimtar...
23.
Cilat janë shqetësimet dhe mendimet që e
pikëllojnë Gilgameshin, siç del nga vargjet e
mëposhtme:

        Miku t’cilin e desha, u bë tokë!
        mik Enkiduji është bër’ baltë toke!
        Kështu mos duhet unë t’bie n’fashë
        E sa t’jetë jeta kurrë të mos ngrihem?
Pikëllimi për shokun që ka vdekur dhe është bërë baltë
   toke, është harruar (ose do të harrohet).

Shqetësimi për veten që mund të pësojë të njëjtin
  fat, të bëhet edhe ai baltë toke (pra të vdesë).
24.
Çfarë përfytyrimi u jep togfjalëshi i përdorur për
të përcaktuar vdekjen (ose njeriun e
vdekur), baltë toke?
(mendim i lirë)
Togfjalëshi baltë toke të krijon përfytyrimin e hiçit, të
  baltës dhe pluhurit në të cilën shndërrohet trupi i
  njeriut pas varrosjes. Ndoshta përfytyrimin e frikshëm
  të shndërrimit të trupit njerëzor në pluhur. Ose të
  krijon idenë e harresës etj.
25.
Epi i Gilgameshit të krijon mundësinë që të heqësh
mjaft lehtë paralele me një libër tjetër po aq të
vjetër, me Biblën
      ...përmbytja e madhe që përmendet, gjarpri për shkak të së
      cilit humbet pavdekësia, njeriu i krijuar prej baltës dhe me
      frymën e perëndisë etj.


Si mund ta shpjegojmë një ngjashmëri të
tillë?
Epi i Gilgameshit dhe Bibla janë dy krijime të popujve që
kanë jetuar në të njëjtin areal kulturor, kështu që është e
kuptueshme ngjashmëria midis tyre.
     (Siç është e kuptueshme ngjashmëria mes eposeve evropiane:
     Nibelungen, Sidi, Muji dhe Halili etj.)

More Related Content

What's hot

Analizë e veprës
Analizë e veprësAnalizë e veprës
Analizë e veprës
ina_ in
 
Ushqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshmeUshqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshme
Exhitah Vasija
 

What's hot (20)

Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
 
Kenget E milosaos
Kenget E milosaos Kenget E milosaos
Kenget E milosaos
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
Siguria rrugore
Siguria rrugoreSiguria rrugore
Siguria rrugore
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi
 
Don kishoti
Don kishotiDon kishoti
Don kishoti
 
Bardha e temalit
Bardha e temalitBardha e temalit
Bardha e temalit
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzike
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Bioteknologjia
  Bioteknologjia  Bioteknologjia
Bioteknologjia
 
Analizë e veprës
Analizë e veprësAnalizë e veprës
Analizë e veprës
 
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
 
Besa e Sami Frasherit
Besa e Sami FrasheritBesa e Sami Frasherit
Besa e Sami Frasherit
 
Ushqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshmeUshqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshme
 
Ekonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e Shqiperise
 
Kimi- Hekuri
Kimi- HekuriKimi- Hekuri
Kimi- Hekuri
 
JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIREJETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE
 
Biografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadaresBiografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadares
 
Humanizmi dhe Renesansa
Humanizmi dhe RenesansaHumanizmi dhe Renesansa
Humanizmi dhe Renesansa
 
Dramatika
DramatikaDramatika
Dramatika
 

Viewers also liked

Pershkrimi i videove
Pershkrimi i videovePershkrimi i videove
Pershkrimi i videove
Klasa Letersi
 
Napoleon Bonaparti
Napoleon BonapartiNapoleon Bonaparti
Napoleon Bonaparti
Iva Pilika
 
Analiza letrare
Analiza letrareAnaliza letrare
Analiza letrare
on2012
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat Boterore
Denis Lezo
 

Viewers also liked (12)

Pershkrimi i videove
Pershkrimi i videovePershkrimi i videove
Pershkrimi i videove
 
Epi
EpiEpi
Epi
 
Invitació..[1]
Invitació..[1]Invitació..[1]
Invitació..[1]
 
Python勉強会4-制御構文とパッケージ
Python勉強会4-制御構文とパッケージPython勉強会4-制御構文とパッケージ
Python勉強会4-制御構文とパッケージ
 
Capa ppt. ( for jan '17)
Capa ppt. ( for jan '17)Capa ppt. ( for jan '17)
Capa ppt. ( for jan '17)
 
CROSS-CORRELATION OF STRESSES IN THE TRAN REINFORCEMENT UNDER SHEAR LOAD AND ...
CROSS-CORRELATION OF STRESSES IN THE TRAN REINFORCEMENT UNDER SHEAR LOAD AND ...CROSS-CORRELATION OF STRESSES IN THE TRAN REINFORCEMENT UNDER SHEAR LOAD AND ...
CROSS-CORRELATION OF STRESSES IN THE TRAN REINFORCEMENT UNDER SHEAR LOAD AND ...
 
Using Rational Requisite Pro to Manage Projects
Using Rational Requisite Pro to Manage ProjectsUsing Rational Requisite Pro to Manage Projects
Using Rational Requisite Pro to Manage Projects
 
Napoleon Bonaparti
Napoleon BonapartiNapoleon Bonaparti
Napoleon Bonaparti
 
Lufta e 1 dhe 2 Boterore
Lufta e 1 dhe 2 BoteroreLufta e 1 dhe 2 Boterore
Lufta e 1 dhe 2 Boterore
 
Iliada (Homeri)
Iliada (Homeri)Iliada (Homeri)
Iliada (Homeri)
 
Analiza letrare
Analiza letrareAnaliza letrare
Analiza letrare
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat Boterore
 

Epi i gilgameshit

  • 1. •Vepra letrare më Flet për një mbret e hershme e i cili duhet të ketë njohur deri më ekzistuar sot, e shkruar në historikisht: 12 pllaka argjile Gilgameshin, mbr me shkrim etin e qytetit të mbretin e qytetit kuneiform. Urukut. të Urukut. I përket kulturës Është quajtur së arealit të poema për Mesopotamisë tmerrin e vdekjes. (mijëvjeçari II-III p.e.s.), më saktësisht traditës sumero- babilonase.
  • 2. 1. Kujtoni krakteristikat e eposit dhe gjejini ato tek “Epi i Gilgameshit”.
  • 3. 1. I gjithë epi është një rrëfim (rrëfehen bëmat ose aventurat e heroit kryesor). 2. Heroi i epit është njeriu jo i zakonshëm, me prejardhje hyjnore, fuqi të mbinatyrshme, i cili vazhdimisht gjendet në situata të jashtëzakonshme dhe po ashtu, edhe bëmat e tij janë të jashtëzakoshme. 3. Pjesëmarrja e qenieve mitike në aksion dhe vendeve apo objekteve mitike janë karakteristika të eposit. 4. Perënditë si personazhe. 5. Rrëfyesi (rapsodi, poeti) distancohet nga ngjarjet dhe rrëfen në vetën e tretë. 6. Rrëfimi ndëthuret me dialogun e personazheve.
  • 4. 2. Në “Epin e Gilgameshit” ndërthuren tri botë: ajo e hyjnive, e njerëzve dhe e kafshëve. -Cilat janë personazhet që realizojnë këtë ndërthurje? -Ç’tregon kjo ndërthurje për moshën e eposit?
  • 5. -Personazhet perëndi, si Sidur Sabituja, Ishtarja etj. janë të botës hyjnore. -Gilgameshi personazhe të tjera të dorës së dytë i përkasin botës njerëzore. -Enkiduji (fillimisht), Humbaba – asaj shtazore. Por Gilgameshi dhe Enkiduji realizojnë ndërthurjen e tri botëve: -Gilgameshi është gjysmë njeri e gjysmë perëndi (2/3 i ka hyjnore, 1/3 njerëzore për shkak të prindërve të tij), pra ndërthur hyjnoren me njerëzoren. -Enkiduji është fillimisht bishë, rron me bishat dhe pastaj qytetërohet dhe kthehet në njeri (në artet vizive paraqitet ose me cilësi kafshësh, brirë, thundra, ose si kafshë, përgjithësisht si luan), pra ndërthur botën shtazore me atë njerëzore. Ndërthurja e tri botëve tregon për një stad të hershëm të zhvillimit njerëzor, pra për hershmërinë e vetë eposit.
  • 6. 3. Gilgameshi shpesh është mospërfillës ndaj perëndive: Refuzon dashurinë e Ishtares; kërkon pavdekësinë që është privilegj vetëm i perëndive, pavarësisht këshillave të tyre (Sidur Sabitusë) etj. A është ai i justifikuar në një sjellje të tillë?
  • 7. E vërteta është që perënditë e meritojnë një shpërfillje të tillë sepse janë arbitrare dhe sundojnë mbi njerëzit veç me fuqinë e tyre, jo me arsye ose dashuri. P.sh. vendosin të shkaktojnë përmbytjen e madhe dhe të zhdukin racën njerëzore për kapriçio. Njeriu duhet t’ua ketë frikën për shkak të fuqisë së tyre, por jo t’u nënshtrohet (po të ketë mundësi, t’i kundërshtojë, siç bëri Gilgameshi).
  • 8. 4. Në bazë të frymës që përshkon rrëfimin, eposin mund ta ndajmë në dy pjesë. Cilat janë ato dhe çfarë rrëfejnë?
  • 9. 1. Pjesa e parë rrëfen për bëmat tipike heroike të Gilgameshit dhe shokut të tij Enkidujit për të fituar famë. 2. Pjesa e dytë rrëfen për udhëtimin e Gilgameshit për të kërkuar pavdekësinë, aventurën e tij nëpër botë.
  • 10. 5. Pjesa e parë shtjellohet në një frymë tipike heroike, ndërsa e dyta ka frymë aventurore. Cilat vepra të antikitetit na kujtojnë këto dy pjesë?
  • 11. 1. Iliada – bëmat heroike të luftëtarëve mitikë në Luftën e Trojës. 2. Odiseja – aventurat e lundërtarit më të famshëm të të gjitha kohërave.
  • 12. 6. Cili është momenti që shërben si pikë ndarjeje midis pjesës së parë dhe të dytë?
  • 13. Momenti i vdekjes së Enkidujit. Momenti kur Gilgameshi kupton se edhe ai është i kërcënuar njësoj nga vdekja. Tashmë nuk i hyjnë më në sy fama dhe emri, pra i lë mënjanë bëmat heroike për të fituar famë dhe emër dhe vihet në kërkim të pavdekësisë.
  • 14. 7. Përcaktoni moralin në bazë të së cilit shtjellohen dy pjesët. Ilustroni mendimin me shembuj.
  • 15. Pjesa e parë shtjellohet në bazë të moralit tipik heroik. Kuptimi i jetës gjendet në bëmat heroike dhe në lavdinë (emrin) e marrë prej tyre. Prandaj në qendër të epit vendoset heroi mbinjeri që kryen veprime të jashtëzakonshme. -Ndërtimi i mureve të Urukut. -Vrasja e Humbabës etj.
  • 16. Pjesa e dytë shtjellohet në bazë të moralit njerëzor, i cili hedh poshtë dhe shemb moralin heroik. Kuptimi i jetës gjendet në përpjekjen që me anë të bëmave të arrihet diçka e nevojshme (utilitare) dhe jo fama apo emri. –Gilgameshi bëmën e tij të fundit e bën për shkak të frikës së vdekjes, jo për të fituar emër e famë. –Bimën e jetës nuk e fitoi me trimëri, por me të lutura e të qara. –Po ashtu bimën e jetës e humbi në një mënyrë poshtëruese, jo në ndonjë dyluftim legjendar-heroik. –Ai nuk mposht heroikisht as vdekjen, madje as hijen e saj, gjumin.
  • 17. 8. Cila është ideja qendrore që e mban në këmbë gjithë veprën?
  • 18. Ideja qendrore e gjithë poemës është përpjekja e njeriut për të gjetur një përgjigje rreth pavdekësisë dhe vdekjes. Prandaj edhe është quajtur poemë mbi tmerrin e vdekjes. Vdekja prej njeriut, me sa duket, përjetohet me të njëjtin dramacitet, pavarësisht kohës (antikitet, mesjetë, moderne).
  • 19. 9. Formuloni meszhin e gjithë epit (duke pasur parasysh gjithë bëmat dhe aventurat e Gilgameshit).
  • 20. Mesazhi: Qëllimi i jetës është ta shijosh atë në përditshmëri dhe të rrëmbesh prej saj gëzimet që të fal në atë hapësirë kohore që të kanë dhënë perënditë për të jetuar.
  • 21. 10. Posa e para rreze vesën treti, brof Gilgameshi e shkon deri te shtrati (i Enkidujit). Vdekja e mikut Çfarë mund të kuptojmëepër lidhjen e (kënga tetë) Gilgameshit me Enkidujin prej këtyre dy vargjeve? Cilat janë fjalët kyçe që na ndihmojnë për të kuptuar këtë lloj lidhjeje?
  • 22. Prej këtyre dy vargjeve kuptojmë lidhjen e ngushtë të dy heronjve, dashurinë e madhe të Gilgameshit për mikun e vet që dergjet në shtrat. Fjalët kyçe që na ndihmojnë për ta kuptuar këtë janë: •Posa e para rreze vesën treti – Që pa zbardhur mirë është ngritur Gilgameshi, ngaqë është i shqetësuar për shokun. •Brof – Hidhet, ka padurimin të shkojë të shohë shokun e plagosur.
  • 23. 11. Në këtë këngë Enkiduji i plagosur po vdes. Gjeni vargjet në të cilat tregohet që ai po vdes dhe vargjet ku ai ka vdekur.
  • 24. Enkiduji po vdes: ...në fashë, ratë, rri miku, Enkiduji. Krah’rori i ulet edhe i ngrihet qetë, ngadalë i del prej gojës fryma e shpirtit. Enkiduji ka vdekur: Në fashë rri Enkiduji e s’i çel sytë, Te zemra Gilgameshi ia vë veshin, po ajo i rri e qetë e nuk i rreh. Të shtatën ditë ai mikun e varros... Miku t’cilin e desha, u bë tokë! Mik Enkiduji është bër’ baltë toke!
  • 25. 12. Mik, Enkiduj, ku t’mbetën forca e zëri, Kështu ç’të gjet, o i mjeri Enkiduj? -Tipare të kujt janë forca dhe zëri? -Me cilat fjalë bëjnë antitezë? -Cila është ideja që përcillet prej kësaj antiteze? (ide që e përforcon përfundimi i gjithë epit)
  • 26. Forca dhe zëri janë tipare të heroit tipik të eposeve: forca, fuqia dhe buja (i ndihet zëri, të ndjefsha zënë e mirë etj.). Këto dy fjalë kontrastojnë me fjalën i mjeri dhe fjalët qetësi e fashë disa vargje më lart. Ideja që na përcjell ky kontrast: Duke ditur se Enkiduji, i forti, i bujshmi, zulmëmadhi, është i mjerë dhe nuk ka fuqi e zë për shkak të vdekjes, kuptojmë se të gjithë (madje dhe heronjtë më në zë) janë të pafuqishëm përballë vdekjes.
  • 27. 13. Shpjegoni arsyen pse Gilgameshi, në vajtimin e tij e krahason mikun e vet me luanin, mëzatin apo gazelën. Luan i fort’, mëzat i egër ishe, sikurse një gazelë i shpejtë m’ishe.
  • 28. Së pari, për të treguar cilësitë e tij (të admirueshme, sipas modeleve të kohës): Luani – egërsia, fortësia, mungesa e frikës etj. Mëzati – simbolizon fuqinë dhe mashkulloritetin. Gazelë – shpejtësia. Së dyti, sepse Enkiduji në fillimet e tij i përkiste botës shtazore (në artet vizive paraqitet ose me cilësi kafshësh, brirë, thundra, ose si kafshë, përgjithësisht si luan). Disa vargje më tej e quan madje kafshë e stepës.
  • 29. 14. Gjeni elementë të vajtimit të hershëm tradicional në vajtimin e Gilgameshit.
  • 30. -Vajtim me ligje (me fjalë). -Në vajtim e sipër i numërohen të vdekurit ato çfarë ka bërë në jetë, veprat, bëmat. -Vajtimi me ligje shoqërohet edhe me veprime (shkulja e flokëve etj.). (kujtoni vajtimin e Akilit për mikun e tij, Patroklin ose vajtimet e malësoreve shqiptarë në Eposin e Kreshnikëve)
  • 31. 15. Gjeni elementë të zakoneve të hershme mortore në mënyrën se si sillet Gilgameshi në vdekjen e mikut të tij.
  • 32. ...si nusen mikun e mbulon... shqirret e thërret në vaj... flokët i shkul, i hedh... teshat i shkyen... petkun e zisë e vesh të pluhurosur... gjashtë ditë vajton mikun, të shtatën e varros...
  • 33. 16. Pse përdor fjalën gjumë Gilgameshi kur i drejtohet mikut të vdekur?
  • 34. Sepse është e dhimbshme të pranojë që miku i tij ka vdekur, ka ikur përgjithnjë. Gjumi pasohet prej zgjimit, pra njeriu prej gjumit rikthehet, nuk shkon pa kthim, përgjithnjë. Sepse Gigameshi ende nuk e ka konceptin e qartë të vdekjes, nuk është ndeshur ndonjëherë me të. Pra nuk mund ta konceptojë, nuk mund ta kuptojë vdekjen (ky është momenti kur shqetësohet për herë të parë për vdekjen dhe mundohet të kuptojë ç’është ajo dhe sa i rrezikuar është edhe ai vetë prej saj).
  • 35. 17. A mund të përcaktohet ç’lloj heronjsh janë Gilgameshi dhe Enkiduji nga vargjet: ...ia dolëm t’hyjmë n’malin e hyjnueshëm, demin e qiellit ta zëmë e ta therim...
  • 36. -Mali i hyjnueshëm duhet të jetë vend mitik, i përcaktuar për t’u shkelur nga hyjnitë, jo nga njerëzit e zakonshëm (vdekatarët). Duhet të jesh mbinjeri për të arritur të shkelësh në këtë vend. -Po ashtu demi qiellor duhet të jetë qenie mitike- fantastike, që nuk mund ta përballë një njeri i zakonshëm. Vrasja e demit qiellor është vepër e denjë për një hero mbinjeri me fuqi të mbinatyrshme, për një hero të jashtëzakonshëm.
  • 37. 18. Është momenti kur Gilgameshi kupton që as ai vetë nuk është i mbrojtur nga vdekja. Kështu vendos të nisë aventurën e tij të fundit: udhëtimin për të kërkuar pavdekësinë. Ç’tipare fiton nisja për këtë udhëtim prej fjalëve të nënvizuara në vargjet: Pastaj braktis qytetin e Urukut. Tfillohet stepës kund pa e ndalur hapin.
  • 38. Braktis – Ikje në nxitim e sipër, pa u merakosur për atë që lë pas. Duket që udhëtimi nuk është i këndshëm dhe ikja nuk është e gëzuar. Stepa – Na jep idenë e një hapësire të pafund nëpër të cilën do të përsillet heroi, ndoshta pamundësinë e gjetjes së asaj që kërkon. Ose duke qenë e gjerë, e pafund ndoshta na thekson idenë e vetmisë së Gilgameshit. Pa e ndalur hapin – Vendosmëria e Gilgameshit për të gjetur atë që kërkon, pavdekësinë (vendosmëri që na e provon vërtet më tej, kur nuk dëgjon këshillat e perëndive për t’u kthyer duarbosh në Uruk).
  • 39. 19. Cila është gjendja e Gilgameshit, siç e shohim prej fjalëve të gjahtarit? Ndani detajet në të ato që rrëfejnë pamjen e jashtme të tij dhe në ato që rrëfejnë gjendjen shpirtërore.
  • 40. Gilgameshi është i lodhur, i dërrmuar, i pikëlluar, i shqetësuar etj. Detaje që tregojnë gjendjen fizike të tij: Faqet e zbehura, të tretura; fytyrën e rraskapitur, të ndezur nga era, reshjet dhe dielli i mesditës; trupin e dërrmuar e të kërrusur. Detaje që tregojnë gjendjen shpirtërore të tij: Shpirtin e pikëlluar; rënkim të ndryrë në zemër; vrapon i shqetësuar.
  • 41. 20. Cila është lidhja që krijohet mes fjalëve të para me të cilat gjahtari i drejtohet Gilgameshit dhe detajeve që ai vë re më tej në pamjen e tij? I larti mbret, që rojtarin e tmerrshëm, në mal mbyte, e mposhte ti Humbabën... etj.
  • 42. Midis fjalëve të para dhe detajeve që vë re më vonë gjahtari krijohet lidhja e kundërshtisë ose kontrastit (Gilgameshi si ishte dhe si është). •Pamja e mbretit të lartë, Gilgameshit, ashtu siç e njohin njerëzit, është në kontrast me pamjen e tij të tanishme, me faqet e zbehura, fytyrën e rraskapitur etj. •Veprat e tij të mëparshme (vrasja e Humbabës, mbytja e luanit etj.) bien në kontrast me pamjen e tij të tanishme, i pafuqishëm, i dërrmuar e i kërrusur. Kjo pranëvendosje kundërshtie tregon edhe njëherë për tmerrin e vdekjes që po përjeton Gilgameshi.
  • 43. 21. Cili është efekti i numrit të madh të fjalive pyetëse në këto vargje (në fjalët e gjahtarit)?
  • 44. -Një pyetje që merr përgjigje është diçka normale dhe e pritshme. -Një pyetje që nuk merr përgjigje, por pasohet nga një pyetje tjetër, e cila pasohet prej një pyetjeje tjetër, e rrit tensionin dhe dramacitetin e situatës për lexuesin/dëgjuesin që po pret përgjigjen (e cila vazhdon t’i vonohet). Përgjigjja që vjen në fund të këtij vargu pyetjesh fiton më tepër vëmendje dhe ka efekt më të madh.
  • 45. 22. Gilgameshi vë njerëzit e tij të ndërtojnë muret e larta të Urukut për lavdinë e vet. Bëmat që bën me Enkidujin i bën përsëri për të fituar ai vetë lavdi dhe nuk e çan shumë kokën për popullin e tij. Madje fillimisht është tiran me të (për këtë edhe perënditë krijojnë shtazën Enkiduj dhe ia dërgojnë për ta dënuar). Në cilat vargje të këtij fragmenti duket se Gilgameshi ka ndryshuar dhe nuk është më egoisti që gjithçka e bën për vete, që kuptimin e veprës nuk e sheh më tek fitimi i emrit dhe i lavdisë, por se sa i shërben ajo komunitetit?
  • 46. Gilgameshi niset për të vrarë Humbabën dhe këtë e bën jo vetëm për të fituar lavdi, por edhe sepse ai ishte kthyer në tmerr për banorët. Kjo duket në vargjet: ...mbytëm Humbabën që në mal të Cedrit bënte ç’ka dëshëronte... ... në mal mbyte, e mposhte ti Humbabën, të egrin sundimtar...
  • 47. 23. Cilat janë shqetësimet dhe mendimet që e pikëllojnë Gilgameshin, siç del nga vargjet e mëposhtme: Miku t’cilin e desha, u bë tokë! mik Enkiduji është bër’ baltë toke! Kështu mos duhet unë t’bie n’fashë E sa t’jetë jeta kurrë të mos ngrihem?
  • 48. Pikëllimi për shokun që ka vdekur dhe është bërë baltë toke, është harruar (ose do të harrohet). Shqetësimi për veten që mund të pësojë të njëjtin fat, të bëhet edhe ai baltë toke (pra të vdesë).
  • 49. 24. Çfarë përfytyrimi u jep togfjalëshi i përdorur për të përcaktuar vdekjen (ose njeriun e vdekur), baltë toke? (mendim i lirë)
  • 50. Togfjalëshi baltë toke të krijon përfytyrimin e hiçit, të baltës dhe pluhurit në të cilën shndërrohet trupi i njeriut pas varrosjes. Ndoshta përfytyrimin e frikshëm të shndërrimit të trupit njerëzor në pluhur. Ose të krijon idenë e harresës etj.
  • 51. 25. Epi i Gilgameshit të krijon mundësinë që të heqësh mjaft lehtë paralele me një libër tjetër po aq të vjetër, me Biblën ...përmbytja e madhe që përmendet, gjarpri për shkak të së cilit humbet pavdekësia, njeriu i krijuar prej baltës dhe me frymën e perëndisë etj. Si mund ta shpjegojmë një ngjashmëri të tillë?
  • 52. Epi i Gilgameshit dhe Bibla janë dy krijime të popujve që kanë jetuar në të njëjtin areal kulturor, kështu që është e kuptueshme ngjashmëria midis tyre. (Siç është e kuptueshme ngjashmëria mes eposeve evropiane: Nibelungen, Sidi, Muji dhe Halili etj.)