Pulëbardha
Pulbardhën në rërën e lagur e gjetëm,
E kishte thyer këmbën nën gjurin e brishtë.
E kishin lënë shoqet në bregun e detit vetëm.
E kishin lënë e askush nuk e priste.
Pulbardhën në dhomën tonë e shpumë
E u mësua me ne si njeriu i shtëpisë.
Vec nga dritarja shikonte detin me shkumë
Dhe valën që ngrihej mes shiut dhe stuhisë
Jetoi pulbardha shumë në dhomë
Po humnbi papritur një ditë,
Një ditë kur deti hidhej mbi rërën e njomë
Një ditë kur vinin stuhitë..
Dhe shkuam në det ta kërkonim,
Kur vala me valën si deshet kokat kishin përpjekur
Dhe era dhe retë rënkonin
Dhe e gjetëm pulbardhën të vdekur...
E pamë!
Kishte hapur krahët e bardhë në rërën e njomë
E pamë!
Ndofta nuk donte të vdiste në dhomë...
Komenti i poezisë:
-Rreth autorit:
Dritëro Agolli është shkrimtar dhe autor këngësh shumë i
njohur. Shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anëtar i
Akademise së Shkencave të Shqipërisë . Lindi në Menkulas
të Devollit. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen
në shkollën “Asim Zeneli” (Gjirokastër), ku bëri dhe sprovat
e para letrare. Në vitet 1952 – 1957 ndoqi studimet e larta në
Fakultetin e Letërsisë të Universitetit të Leningradit. Në
vitet 1957 – 1972 punon si redaktor e gazetar në të
përditshmen “Zëri i popullit” . Në vitet 1973 – 1992 ka qënë
kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të
Shqipërise. Dritëro Agolli është një nga figurat qëndrore të
poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm
të “brezit të viteve 1960”. Në moshën 85 vjecare ndërron
jetë .
-Mesazhi i Pjesës: Dhe nëse si mbret jeton përsëri mendja të
mbetet tek vendi yt,aty ku të takon të jetosh sepse as dielli
nuk të ngroh në vend të huaj.
-Lloji i rimës: Në strofën e parë dhe të katërt rima është
ABAB ndërsa në strofat e tjera rima është AAAA
Strofat: Strofat janë katër vargëshe.
Figurat letrare:
Epitet Krahasim Metaforë Hiperbolë
e lagur si njeriu i
shtëpisë
era dhe retë
rënkonin
deti hidhej
mbi rërën e
njomë
e brishtë si deshet
kockat kishin
përpjekur
E kishin lënë
shoqet në
bregun e detit
e bardhë
e njomë
Lloji i poezisë: poezi lirike

Pulebardha

  • 1.
    Pulëbardha Pulbardhën në rërëne lagur e gjetëm, E kishte thyer këmbën nën gjurin e brishtë. E kishin lënë shoqet në bregun e detit vetëm. E kishin lënë e askush nuk e priste. Pulbardhën në dhomën tonë e shpumë E u mësua me ne si njeriu i shtëpisë. Vec nga dritarja shikonte detin me shkumë Dhe valën që ngrihej mes shiut dhe stuhisë Jetoi pulbardha shumë në dhomë Po humnbi papritur një ditë, Një ditë kur deti hidhej mbi rërën e njomë Një ditë kur vinin stuhitë.. Dhe shkuam në det ta kërkonim, Kur vala me valën si deshet kokat kishin përpjekur Dhe era dhe retë rënkonin Dhe e gjetëm pulbardhën të vdekur... E pamë! Kishte hapur krahët e bardhë në rërën e njomë E pamë! Ndofta nuk donte të vdiste në dhomë...
  • 2.
    Komenti i poezisë: -Rrethautorit: Dritëro Agolli është shkrimtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anëtar i Akademise së Shkencave të Shqipërisë . Lindi në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen në shkollën “Asim Zeneli” (Gjirokastër), ku bëri dhe sprovat e para letrare. Në vitet 1952 – 1957 ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Letërsisë të Universitetit të Leningradit. Në vitet 1957 – 1972 punon si redaktor e gazetar në të përditshmen “Zëri i popullit” . Në vitet 1973 – 1992 ka qënë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërise. Dritëro Agolli është një nga figurat qëndrore të poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të “brezit të viteve 1960”. Në moshën 85 vjecare ndërron jetë .
  • 3.
    -Mesazhi i Pjesës:Dhe nëse si mbret jeton përsëri mendja të mbetet tek vendi yt,aty ku të takon të jetosh sepse as dielli nuk të ngroh në vend të huaj. -Lloji i rimës: Në strofën e parë dhe të katërt rima është ABAB ndërsa në strofat e tjera rima është AAAA Strofat: Strofat janë katër vargëshe. Figurat letrare: Epitet Krahasim Metaforë Hiperbolë e lagur si njeriu i shtëpisë era dhe retë rënkonin deti hidhej mbi rërën e njomë e brishtë si deshet kockat kishin përpjekur E kishin lënë shoqet në bregun e detit e bardhë e njomë Lloji i poezisë: poezi lirike