Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
UNIVERSITETI I PRIZRENIT
UNIVERSITY OF PRIZREN
„UKSHIN HOTI“
FAKULTETI JURIDIK
FACULTY OF LAW
PUNIM SEMINARIK
Lënda: E Dre...
2
3
Përmbajtja
HYRJE...........................................................................................................
4
HYRJE
Ky punim seminarik me temë Gjykata Penale Ndërkombëtare, synon të ofroj të dhëna të
rëndësishme për këtë gjykatë s...
5
PJESA I
1. E Drejta Humanitare Ndërkombëtare
Fillimisht përpara se të fillohet me temën është e arsyshme që të sqarohet ...
6
Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore janë zhvilluar njëkohësisht edhe shkencat tjera e në
mesin e tyre dhe jurisprudenca....
7
PJESA II
2. Gjykatat e para ndërkombëtare penale
Gjykatat e para ndërkombëtare penale janë formuar si rezultat i bashkës...
8
“Gjyqi i Nyrembergut i krijuar në bazë të vendimit të Aleatëve, pas punës gati njëvjeçare (20
nëntor 1945 – 1 tetor 1946...
9
përgjegjës për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare të kryera në territorin e
ish-Jugosllavisë që nga...
10
PJESA III
3. Gjykata Penale Ndërkombëtare
Ideja e një gjykate të përhershme penale
ndërkombëtare është diskutuar për de...
11
3.1. Struktura e Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Gjykata Penale Ndërkombëtare është një gjykatë ndërkombëtare e pavarur d...
12
Presidentit të Gjykatës. Rregjistri u siguron mbështetje juridike dhe administrative të gjitha
zyrave të Gjykatës dhe m...
13
shkaktojnë shkatërrim fizik të plotë ose të pjesshëm, marrja e masave që kanë si qëllim ndalimin
e lindjeve në gjirin e...
14
3.2.3. Krimet e luftës
Krimet e luftës po ashtu paraqesin njërin ndër krimet më të rënda të së drejtës ndërkombtare.
Ed...
15
4. Përfundimi
Si përfundim mund të themi se Bashkësia Ndërkombëtare ka bërë një kontribut
jashtëzakonisht të madh me kr...
16
5. Bibliografia dhe Literatura
Literatura bazë:
Grup autorësh, Fjalor i Gjuhës së sotme Shqipe, Prishtinë 1981
Dr.sc. Ç...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare

2,630 views

Published on

E drejta humanitare nderkomebtare

Gjykata Penale Nderkombetare

Universiteti i Prizrenit "Ukshin Hoti" - Fakulteti Juridik

Arber Susuri

Published in: Law
  • Be the first to comment

Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare

  1. 1. UNIVERSITETI I PRIZRENIT UNIVERSITY OF PRIZREN „UKSHIN HOTI“ FAKULTETI JURIDIK FACULTY OF LAW PUNIM SEMINARIK Lënda: E Drejta Humanitare Ndërkombëtare Tema: Gjykata Penale Ndërkombëtare Profesor: Studentët: Prof.dr.Eqrem Zenelaj Arbër Susuri Asistent: Ramadan Hadri Fatmir Halili Maj 2016, Prizren
  2. 2. 2
  3. 3. 3 Përmbajtja HYRJE..........................................................................................................................................4 PJESA I 1. E Drejta Humanitare Ndërkombëtare...........................................................................5 PJESA II 2. Gjykatat e para Ndërkombëtare Penale........................................................................7 2.1.Gjykatat e Nyrembergut dhe Tokios............................................................................7 2.2.Gjykatat Ad-hoc...........................................................................................................8 2.2.1. Gjykata Ad-hoc për ish-Jugosllavi...................................................................8 2.2.2. Gjykata Ad-hoc për Ruandë.............................................................................9 PJESA III 3. Gjykata Penale Ndërkombëtare.....................................................................................10 3.1.Struktura e Gjykatës Penale Ndërkombëtare...............................................................11 3.2.Krimet nën juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare......................................12 3.2.1. Gjenocidi..........................................................................................................12 3.2.2. Krimet kundër Njerëzimit................................................................................13 3.2.3. Krimet e Luftës................................................................................................14 3.2.4. Krime kundër Agresionit.................................................................................14 4. Përfundimi........................................................................................................................15 5. Biblografia dhe Literatura..............................................................................................16
  4. 4. 4 HYRJE Ky punim seminarik me temë Gjykata Penale Ndërkombëtare, synon të ofroj të dhëna të rëndësishme për këtë gjykatë si dhe rrugëtimin e bashkësisë ndërkombëtare për krijimin e një gjykate penale ndërkombtare të përhershme. Objekti – Objekt i këtij punimi seminarik është “Gjykata Penae Ndërkombëtare”. Gjatë përpunimit të këtij punimi seminarik kemi përdorur literatura të ndryshme, duke përfshirë libra nga autor vendas dhe materiale sekondare nga interneti, si dhe gjatë punimi të ketij seminari kemi përdorur edhe Statutin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Gjykata Penale Ndërkombëtare është një gjykatë ndërkombëtare e pavarur dhe e përhershme, e themeluar në bazë të Statutit të Romës, të datës 17 korrik 1998 në konferencën diplomatike të mbajtur në Romë ku është miratuar dhe nënshkruar nga përfaqësuesit e 139 shteteve. Kjo gjykatë do të jetë kompetente për dënimin e personave përgjegjës për krime kundër njerëzimit, krime lufte, akte të gjenocidit dhe akte të agresionit. Gjykata përbëhet nga 18 gjyqtarë dhe selinë në Hagë. Qëllimi – Qëllimi i këtij punimi është rrugëtimi i bashkësisë ndërkombëtare si dhe kontributi i saj në themelimin e një Gjykate të Përhershme Penale për ndëshkimin e kriminelëve të luftërave duke filluar nga gjykatat e para të krijuara në këtë drejtim e deri në arritjen e qëllimit final të krijimit të një gjykate të përhershme penale për ndëshkimin e kriminelëve të luftës. Qëllimi tjetër i këtij punimi është gjithashtu të tregohet edhe struktura e kësaj gjykate, krimet që janë në kompetencën e saj etj. Metoda – Gjatë këtij punimi jemi përpjekur të përdorim disa metoda hulumtimi, në mënyrë që tema të zhvillohet në mënyrë sa më të qartë dhe atraktive për lexuesin. Kemi mbledhur materiale të ndryshme nga literatura të llojllojshme, kemi ofruar të dhëna të bollshme për gjykatat penale ndërkombëtare e sidomos për Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Shpresojmë se ky punim do të shërbejë në interes dhe dobi të lexuesit.
  5. 5. 5 PJESA I 1. E Drejta Humanitare Ndërkombëtare Fillimisht përpara se të fillohet me temën është e arsyshme që të sqarohet nocioni më themelor i shkencës juridike e ajo është E Drejta. Ky njëherit është edhe nocioni fundamental i kësaj shkence për arsye se është burimi, fillesa kryesore e gjithqkaje. Natyrisht si në çdo shkencë e cila çdo ditë avancon e përparon përpara ku jepen mendime e teori të ndryshme edhe në shkencat juridike ka mendime, nocione, interpretime të ndryshme e kjo gjithashtu vlen edhe për nocionin kryesore të shkencës juridike që është e drejta. E Drejta është “tërësia e normave që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore ndërmjet njerëzve në një vend të caktuar, të citat ndërtohen sipas vullnetit, qëllimeve e interesave të klasës në fuqi, vendosen nga shteti e mbrohen me ligj ose janë të pashkruara dhe zbatohen brez pas brezi nga një popull, nga një fis, nga një klasë etj.; tërësia e ligjeve, e vendimeve dhe e urdhëresave të shtetit, që lidhen me këtë ose me atë anë të jetës e të veprimtarisë shoqërore.” 1 “ E Drejta paraqet rregullat e nxjerra nga një organ i ligjshëm, që rregullojnë konflikte në mes të njerëzve në shoqëri, që janë të zbatushme edhe me anë të sanksioneve.”2 “ E Drejta nënkupton një sistem normash juridike të cilat i sanksionon shteti, qëllimi i të cilave është mbrojtja e rendit të caktuar shoqëror.”3 Sipas një mendimi më të përgjithësuar thuhet se E Drejta është tërësi e normave që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore ndërmjet njerzëve në një vend të caktuar, të cilat vendosen nga shteti dhe mbrohen me ligj. E drejta si tërësi e normave juridike vlenë në territorin e një shteti, këtu gjenë zbatim parimi i teritorialitetit. Ajo paraqitet gjatë procesit të diferencimit të shoqërisë në klasa, si rezultat i zhvillimit të pronës private. Kjo është periudha kur shoqëria ka filluar të krijojë rregulla për sjelljen e anëtarëve të bashkësisë, pasi njerëzit nuk mund të jetonin edhe më tutje vetëm sipas ligjeve të natyrës. 1 Grup autorësh, Fjalor i Gjuhës së sotme Shqipe, Prishtinë 1981, fq.370 2 Dr.sc. Çollaku Hashim, Dr.sc. Ukaj Bajram, Fjalor i shprehjeve juridike, Prishtinë 2013, fq.54 3 Prof.Dr.Stavileci Esat, Dr.Sc. Sokoli Agur, Dr.Sc. Batalli Mirlinda, E Drejta Administrative, Prishtinë 2010, fq.50
  6. 6. 6 Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore janë zhvilluar njëkohësisht edhe shkencat tjera e në mesin e tyre dhe jurisprudenca. Në kuadrin e jurisprudencës janë zhvilluar shumë degë të së drejtës (e drejta penale, e drejta civile, e drejta administrative, e drejta kushtetuese etj), e me theks të veçantë vlen të përmendet gjatë shekullit të kaluar zhvillimi i së drejtës ndërkombëtare. “ E Drejta Ndërkombëtare përkufizohet si tërësi e rregullave që përcaktojnë të drejtat dhe detyrat e shteteve në marrdhëniet midis tyre”. 4 “E Drejta Ndërkombëtare është tërësia e rregullave dhe parimeve me zbatim të përgjithshëm që rregullojnë sjelljen e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare dhe marrdhëniet midis tyre, si edhe disa marrëdhënie të tyre me persona fizikë ose juridikë.”5 Natyrisht si në të drejtën e mbrendshme në të cilën hasen një numër i madh ndarjesh i së drejtës edhe e drejta ndërkombtare është zhvilluar shumë dhe është ndarë në disiplina të ndryshme, në mesin e tyre edhe E Drejta Humanitare Ndërkombëtare. “E Drejta Humanitare përbëhet nga rregullat juridike ndërkombëtare, të krijuara me traktate ose me zakone, qëllim specifik i të cilave është zgjidhja e problemeve humanitare që shfaqen drejtpërsëdrejti nga konfliktet e armatosura të karakterit ndërkombëtar ose jo ndërkombëtar dhe të cilat, për arsye humanitare, i kufizojnë të drejtate palëve në konflikt që të përdorin metodat dhje mjetet sipas zgjedhjes së tyre, ose që mbrojnë personat dhe pronën që është ose mund të preket (afektohet) me konflikt.”6 Ajo mbron ata të cilët nuk kanë ose nuk marrin pjesë në luftë dhe kufizon mjetet dhe metodat e luftimit. Është e njohur edhe si e drejta luftës apo ndryshe edhe si e drejtë e konflikteve të armatosura. Nisur nga objekti dhe vendi i miratimit të akteve kryesore të saj, ndahet nga doktrina në dy degë, njëra mban emrin e Gjenevës, ndërsa tjetra atë të Hagës. E drejta e Gjenevës, ose e drejta humanitare, ka qëllim mbrojtjen e personave ushtarakë të dalë jashtë luftimit, si dhe personave civilë. E drejta e Hagës, ose e drejta e luftës, ka për qëllim të përcaktojë të drejtat dhe detyrat e palëve ndërluftuese gjatë zhvillimit të operacioneve ushtarake, si dhe të kufizojë zgjedhjen e mjeteve të dëmtimit. E Drejta Humanitare Ndërkombëtare mbështetet tek Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe dy protokollet shtesë të vitit 1977 si dhe në Konventat e Hagës të vitit 1899 dhe 1907. 4 Prof.Dr.Gruda Zejnullah, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013, fq.5 5 Dr.Sc. Gojani Skender, Fjalor i terminologjisë juridike, Prishtinë 2013, fq. 75 6 Prof.Dr.Gruda Zejnullah, Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Prishtinë 2010, fq.261
  7. 7. 7 PJESA II 2. Gjykatat e para ndërkombëtare penale Gjykatat e para ndërkombëtare penale janë formuar si rezultat i bashkësisë ndërkombëtare e cila i është kundërvuar shkelësve flagrant të normave të së drejtës ndërkombëtare që kanë të bëjnë me drejtën humanitare ( me shkeljen e Konventave të Hagës, Konventave të Gjenevës ), me të gjithë ata persona apo shtete të cilët ishin shkaktar të luftërave agresore etj. Përpjekjet e para në këtë drejtim u bënë në Kontratën e Versajës mbi paqen (nenet 227, 228) e cila kishte paraparë krijimin e një Gjykate Speciale e cila kishte për qëllim të dënoj perandorin gjerman Wilhem II si fajtor kryesor për krimet e kryera gjatë Luftës së Parë Botërore. Mirëpo kjo nuk arrit për arsye se Hollanda nuk pranoi dorëzimin e Wilhemit të II pasi nuk ishte palë kontraktuese në këtë traktat dhe nga praktika e saj si shtet që i kishte ofruar gjithmonë strehim të ikurve politikë. 2.1. Gjykatat e Nyrembergut dhe Tokios Pas Luftës së Dytë Botërore e cila shkaktoi dëme të mëdha qoftë në numër jetësh njerzish të marrë, e poashtu edhe dëme materiale shume të mëdha, për shkak të shkeljes së madhe të normave të së drejtës ndërkombëtare, u lind nevoja së pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore kriminelët të mos i iknin dënimit dhe të ndëshkoheshin. “Kështu me 8 gusht të vitit 1945, në Londër u arrit Marrëveshja e forcave të mëdha aleate që të formohet Gjykata Ndërkombëtare Ushtarake, e cila do t’i gjykonte kriminelët e Luftës së Dytë Botërore. Krahas kësaj Marrëveshje, u nxor edhe Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare Ushtarake me të cilën u përcaktua përbërja, kompetencat dhe funksioni i gjykatës. Me Statut u parapa se si krime ndërkombëtare konsiderohen: krimet kundër paqes, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.”7 Me statutin e gjykatës është paraparë që gjykata ti kishte katër gjyqtarë dhe katër zëvendës të tyre. Kanë vepruar gjithashtu edhe katër prokurorë. Vendimet merreshin me shumicën e votave, e nëse votat ishin të barabarta, vendos vota e kryetarit të gjyqit. 7 Prof.Dr. Salihu Ismet, E Drejta Penale Pjesa e Përgjithshme, Prishtinë 2013, fq.45
  8. 8. 8 “Gjyqi i Nyrembergut i krijuar në bazë të vendimit të Aleatëve, pas punës gati njëvjeçare (20 nëntor 1945 – 1 tetor 1946), i cili ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar 12 vetë me vdekje, tre vetë me burgim të përjetshëm dhe katër vetë me burgim prej 10 deri në 20 vjet. Gjykata i ka liruar tre të paditur, pasi nuk ka pasur fakte për fajin e tyre.” 8 Edhe Gjykata Ushtarake në Tokio e formuar pak më vonë, për gjykimin e krimelëve japonezë ka pasur mbështetje në rregullat e Gjyqit të Nyrembergut dhe me 12 qershor 1948 i ka dënuar 5 vetë me vdekje, 16 me burgim të përjetshëm dhe 2 vetë me burgim prej 7 dhe 20 vjet. 2.2. Gjykatat Ad-hoc Gjykatë ad-hoc në teorinë juridike ndërkombëtare quhen ato gjykata të cilat krijohen për zgjidhjen e çështjeve juridike penale me karakter ndërkombëtar, të cilat veprojnë për një kohë të caktuar. Gjykata ad-hoc kanë qenë Gjykatat e Nyrembergut dhe Tokios të cilat u themeluan menjëher pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me qëllim kryesor dënimin e kriminelëve të Luftës së Dytë Boterëre. Mirëpo këto gjykata ad-hoc të themeluara nga bashkësia ndërkombëtare u riaktualizuan në dekadën e fundit të shekullit të kaluar për shkeljet e rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare të ndodhura në territorin e Ish-Jugosllavisë si dhe në Ruada. Këto gjykata shënuan një progres të ri në afrimin e mëtejshëm të bashkësisë ndërkombtare për luftimin e kriminelëve dhe shkelësve të së drejtës ndërkombëtare si dhe poashtu ndikoi shumë që pas themelimit të këtyre dy gjykatave ad hoc të krijohet përfundimisht një gjykatë e përhershme penale e cila do të ishte kompetente për ndëshkimin e gjithë atyre që e shkelin normat e së drejtës ndërkombtare. 2.2.1. Gjykata ad-hoc për ish-Jugosllavi “ Më 25 maj të vitit 1993 duke u bazuar në Kapitullin VII të Kartës së OKB-së, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mirato Rezolutën 827 e cila themeloi Gjykatën ad-hoc për ish-Jugosllavi. Kjo datë shënoi fillimin e dhënies fund të mosndëshkueshmërisë për krimet e luftës për në ish Jugosllavi. Mandati i gjykatës është procedimi penal dhe gjykimi i individëve 8 Prof.Dr. Gruda Zejnullah, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013, fq. 152
  9. 9. 9 përgjegjës për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë që nga vitit 1991. Në këtë mënyrë gjykata luan një rol të rëndësishëm për paqen dhe pajtimin në ish-Jugosllavi.”9 Gjykata është e organizuar në tri organe të pavarura që janë: Dhomat Gjyqësore, Zyra e Prokurorit dhe Sekretaria. Gjykata ka 11 gjyqtarë të cilët zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së nga një listë e kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Sigurimit. Sipas Statutit, Gjykata është kompetente për gjykimin e personave përgjegjës për shkelje të rënda të Konventave të Gjenevës nga viti 1949, për cënimin e ligjeve dhe zakoneve të luftës, për gjenocid dhe për krime kundër njerëzimit. 2.2.2. Gjykata Ad-hoc për Ruandë Gjykata Ad-hoc për Ruandë është po ashtu gjykatë e cila u formua si rezultat i gjenocidit dhe shkeljeve të rënda të së drejtës humanitare. “ Më 8 nëntor 1994 Këshilli i Sigurimit në bazë të Kapitullit VII të Kartës së OKB, kishte vendosur për themelimin e një gjykate penale ndërkombëtare ad-hoc për Ruandë (Rez. e Këshillit të Sigurimit 955 (1994) që do të ishte kompetente për dënimin e përgjegjësve për krime të gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe cënimet e rregullave humanitare që zbatohen në konflikte të armatosura që s’kanë karakter të konfliktit ndërkombëtar (cënimin e nenit 3 të konventave të Gjenevës dhe Protokollit adicional II në Konventa të Gjenevës), të kryera në Ruandë, ose nga një shtetas i saj, në territorin e shteteve fqinje gjatë vitit 1994.”10 Gjykata është kompetente për gjykimin e krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës, dhe shkeljet e nenit 3 të protokollit 2 të Konventës së Gjenevës. Për nga mënyra e organizimit kjo gjykatë përbëhet nga 25 gjyqtarë ku 16 prej tyre janë të përhershëm dhe 9 janë ad litem. 9 http://www.icty.org/x/file/About/ICTY%20Leaflet/ICTY_leaflet_printable_shq.pdf 10 Prof.Dr.Gruda Zejnullah, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013, fq.156
  10. 10. 10 PJESA III 3. Gjykata Penale Ndërkombëtare Ideja e një gjykate të përhershme penale ndërkombëtare është diskutuar për dekada të tëra, që nga Lufta e Dytë Botërore. Përpjekjet për të themeluar një gjykatë ndërkombëtare penale lidheshin me idenë e krijimit të një gjykate të përhershme me juridiksion në të gjitha çështjet lidhur me krimet ndërkombëtare ose vetëm me gjenocidin. Rol vendimtar në krijimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare luajti Këshilli i Sigurimit i OKB-së duke i referuar më pas çështje Gjykatës, sipas Kartës së VII. Gjykata Penale Ndërkombëtare është një gjykatë ndërkombëtare e pavarur dhe e përhershme, e themeluar në bazë të Statutit të Romës, të datës 17 korrik 1998 në konferencën diplomatike të mbajtur në Romë ku është miratuar dhe nënshkruar nga përfaqësuesit e 139 shteteve. Statuti i kësaj Gjykate ka hyrë në fuqi në vitin 2002. “Gjykata do të jetë kompetente për dënimin e personave përgjegjës për krime kundër njerëzimit, krime lufte, akte të gjenocidit dhe akte të agresionit. Gjykata do të ketë 18 gjyqtarë dhe do të ketë selinë në Hagë”.11 “Gjykata e Përhershme Penale Ndërkombëtare filloi punën më 1 janar 2003, ndërsa juridiksioni i saj u vendos të jetë retroaktiv prej 1 janarit të vitit 2002. Gjer më 11 mars 2003, kësaj gjykate i arritën 200 paraqitje penale.”12 Gjykata Penale Ndërkombëtare edhe pse është e themeluar nga OKB ajo megjithatë nuk është organ i OKB-së. Gjuhët zyrtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare janë gjuha arabe, kineze, angleze, franceze, ruse dhe spanjolle, ndërsa gjuhët e punës së gjykatës janë gjuha angleze dhe frënge. 11 Prof.Dr. Gruda Zejnullah, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2003, fq.157 12 Prof.Dr. Salihu Ismet, E Drejta Penale Pjesa e Përgjithshme, Prishtinë 2013, fq.55
  11. 11. 11 3.1. Struktura e Gjykatës Penale Ndërkombëtare Gjykata Penale Ndërkombëtare është një gjykatë ndërkombëtare e pavarur dhe e përhershme, e themeluar në bazë të Statutit të Romës, të datës 17 korrik 1998. Si çdo gjykatë ndërkombëtare e cila i ka organet e veta me të cilat i kryen punët e saja, edhe Gjykata Penale Ndërkombëtare është e strukturuar në disa organe kryesore të saj që janë : Presidenca, Sektori Gjyqësor, Zyra e Prokurorit dhe Regjistri. Presidenca – “Presidenca mban përgjegjësi për administrimin e GJPN-së, me përjashtim të Prokurorisë. Ajo ka tre fusha kryesore përgjegjësie: fushën që mbulon funksionet juridike/ligjore, administrata dhe marrëdhëniet me jashtë. Ajo synon të mbajë marrëdhënie me shtete dhe subjekte të tjera, të nxisë ndërgjegjësimin publik dhe të kuptuarit e rolit të Gjykatës. Sipas nenit 38 të Statutit të Romës, Presidenca përbëhet nga tre gjyqtarë të Gjykatës”. 13 Sektori Gjyqësor – “Sektori Gjyqësor përbëhet nga tetëmbëdhjetë gjyqtarë të organizuar në Divizionin për fazën e Procedurës Paraprake, Divizioni për Gjykime dhe Divizioni për Ankesa. Gjyqtarët e çdo divizioni kanë selitë përkatëse dhe janë përgjegjës për drejtimin e punimeve të Gjykatës në faza të ndryshme. Caktimi i gjyqtarëve të Divizioneve bëhet në bazë të ekspertizës së tyre mbi të drejtën penale, procedure penale dhe të drejtën ndërkombëtare.”14 Zyra e Prokurorit – “Zyra e Prokurorit (ZP) drejtohet nga Prokurori, znj. Fatou Bensouda (Gambia), e zgjedhur nga shtetet palë për një afat prej nëntë vjetësh. Zyra është përgjegjëse për pranim referimesh dhe çdo informacioni të vlefshëm si provë mbi krimet brenda juridiksionit të Gjykatës, për shqyrtimin e tyre, kryerjen e hetimeve dhe ndjekjen penale para Gjykatës. Aktualisht, ZP merret me shqyrtimin paraprak të një numri situatash përfshirë situatat në Afganistan, Gjeorgji, Guine, Kolumbi, Palestinë, Honduras, Kore dhe Nigeri.”15 Rregjistri – “Rregjistri është një organ neutral i cili është përgjegjës për aspektet jo-gjyqësore të administratës dhe shërbimin ndaj Gjykatës. Rregjistri drejtohet nga Rregjistruesi aktual z. Herman von Hebel (Hollandë), i zgjedhur për një mandat pesë vjeçar dhe është zyrtari kryesor administrativ i Gjykatës. Rregjistruesi ushtron funksionet e tij ose të saj nën autoritetin e 13 http://www.fes-tirana.org/media/publications/pdf-files/2014/p-140519-international-criminal-court-alb.pdf, fq.16 14 http://www.fes-tirana.org/media/publications/pdf-files/2014/p-140519-international-criminal-court-alb.pdf, fq.16 15 http://www.fes-tirana.org/media/publications/pdf-files/2014/p-140519-international-criminal-court-alb.pdf, fq.17
  12. 12. 12 Presidentit të Gjykatës. Rregjistri u siguron mbështetje juridike dhe administrative të gjitha zyrave të Gjykatës dhe mban përgjegjësi specifike në fushën e mbrojtjes, të viktimave dhe dëshmitarëve, në terren dhe qendrës së paraburgimit.”16 3.2.Krimet nën juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare Gjykata Penale Ndërkombëtare është gjykatë e pavarur e përhershme e themeluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, me seli në Hagë, e cila filloi punën e saj me hyrjen në fuqi të Statutit të Romës në vitin 2002. Në bazë të Statutit të saj Gjykata Penale Ndërkombëtare është kompetente për për dënimin e personave përgjegjës për krime kundër njerëzimit, krime lufte, akte të gjenocidit dhe akte të agresionit. Në vijim të këtij punimi do jepen edhe ca të dhëna për këto krime ndërkombëtare që janë në kompetencën apo juridiksionin e kësaj gjykate. 3.2.1. Gjenocidi Fjala gjenocid rrjedh nga fjalët latine genus, që dmth “grup” dhe caedere që dmth “të vrasësh”. Fjalën gjenocid e ka futur në shkencë avokati dhe profesori Rafael Lamkin pas Luftës së Dytë Botërore, për të shënuar krimet që shkaktuan humbje të mëdha njerëzish. Krimi i gjenocidit është lloji më i rëndë në mesin e të gjitha krimeve kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare. “Gjenocidi është shfarosja e plotë ose e pjesshme e grupeve të veçanta të popullsisë për motive raciale, etnike etj. me anë mjetesh e mënyrash të ndryshme si vrasjet, dëmtimet e rënda trupore ose mendore të anëtarëve të grupeve, vënia e tyre me qëllim në kushte të tilla jetese që 16 http://www.fes-tirana.org/media/publications/pdf-files/2014/p-140519-international-criminal-court-alb.pdf, fq.17
  13. 13. 13 shkaktojnë shkatërrim fizik të plotë ose të pjesshëm, marrja e masave që kanë si qëllim ndalimin e lindjeve në gjirin e tyre etj.”17 Për shkak të rëndësisë shumë të madhe, e veçmas për shkak të pasojave jashtëzakonisht të rënda që shkaktohen nga krimi i gjenocidit Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 9 dhjetor të vitit 1948 e ka aprovuar Konventën mbi Parandalimin dhe ndëshkimin e krimit të gjenocidit. Po ashtu në nenin 6 të Statutit të Gjykatës Penale Ndërkombtare është paraparë se: “Për qëllimet e këtij Statuti, “gjenocidi” nënkupton cilindo nga aktet vijuese, të kryera me qëllimin e shkatërrimit, në tërësi ose pjesërisht të grupit nacional, etnik, racor ose fetar, si të tillë: (a) vrasja e anëtarëve të grupit; (b) shkaktimi i dëmtimeve serioze trupore ose mendore, anëtarëve të grupit; (c) imponimi i qëllimshëm i kushteve të jetës një grupi, të menduara që të sjellin shkatërrimin e tij fizik të plotë ose të pjesshëm; (d) imponimi i masave me qëllim të parandalohen lindjet brenda grupit; (e) transferimi i dhunshëm i fëmijëve të grupit në grupin tjetër.”18 3.2.2. Krimet kundër njerëzimit Krimet kundër njerëzimit ashtu sikurse edhe Gjenocidi dhe Krimet e Luftës poashtu përbën një nga krimet më të rënda të së drejtës ndërkombëtare. Sikurse dhe gjenocidi dhe krimet e luftës edhe krimet kundër njerëzimit konsiderohen vepra penale edhe në legjislacionet penale të shteteve bashkkohore. Krime kundër njerëzimit konsiderohen vrasjet, shfarosjet, skllavërimet, depërtimet, burgosjet apo torturat që bëhen si pjesë e një sulmi të gjerë apo sistematik të drejtuar kundër poullsisë civile. Krimet kundër njerëzimit për dallim nga krimet e luftës mund të kryhen si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje. 17 http://www.gazetadita.al/cfare-eshte-gjenocidi/ 18 Neni 6, Statuti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare
  14. 14. 14 3.2.3. Krimet e luftës Krimet e luftës po ashtu paraqesin njërin ndër krimet më të rënda të së drejtës ndërkombtare. Edhe krimet e luftës gjithashtu janë të parapara në për tu gjykuar në kompetencë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Krime lufte konsiderohen ato krime të cilat ndodhin gjatë kohës së luftës siç janë: vrasjet, keqtrajtimet, tortura dhe sjelljet jonjerzore, shaktimi i mundimeve apo lëndimeve trupore, dëmtimet e shëndetit, marrja e pengjeve, shpërngulja e popullsisë civile, sulmi në monumente historike etj. 3.2.4. Krime kundër agresionit Edhe krimet kundër agresionit sikurse krimet e përmendura më lartë është njëri prej krimeve të rënda të së drejtës ndërkombëtare. Krimet kundër agresionit konsiderohen invazioni, okupimi ushtarak, aneksimi me forcë, bllokada e porteve dhe brigjeve detare etj.
  15. 15. 15 4. Përfundimi Si përfundim mund të themi se Bashkësia Ndërkombëtare ka bërë një kontribut jashtëzakonisht të madh me krijimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Po ashtu krijimi i kësaj gjykate të përhershme penale i ka dhënë një drejtim të ri të drejtës ndërkombëtare që tani e tutje çdo person i cili kryen krime ndërkombëtare siç janë gjenocidi, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, krimet e agresionit si dhe krime tjera ndërkombëtare të mos i ikin përgjegjësisë madje edhe nëse janë udhëheqës të lartë të ndonjë një shteti. Nxitje e madhe në krijimin e kësaj gjykate të përhershme penale ndërkombëtare është se edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore u shkelën normat e së drejtës ndërkombëtare duke u kryer akte gjenocidiale, krime lufte, krime kundër njerëzimit, madje midis zemrës së Evropës siç ishte në Bosnje e Kosovë, pastaj në Ruanda të Afrikës etj. Pas këtyre akteve barbare u krijuan gjykata ad-hoc për dënimin e fajtorëve por pikërisht këtu lindi nevoja që në të ardhmen të ketë një gjykatë penale ndërkombëtare që do ketë në kompetencë këto krime ndërkombtare si dhe përgjegjësitë e këtyre krimeve të ndëshkohen.
  16. 16. 16 5. Bibliografia dhe Literatura Literatura bazë: Grup autorësh, Fjalor i Gjuhës së sotme Shqipe, Prishtinë 1981 Dr.sc. Çollaku Hashim, Dr.sc. Ukaj Bajram, Fjalor i shprehjeve juridike, Prishtinë 2013 Prof.Dr.Stavileci Esat, Dr.Sc. Sokoli Agur, Dr.Sc. Batalli Mirlinda, E Drejta Administrative, Prishtinë 2010 Prof.Dr.Gruda Zejnullah, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013 Dr.Sc. Gojani Skender, Fjalor i terminologjisë juridike, Prishtinë 2013 Prof.Dr.Gruda Zejnullah, Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Prishtinë 2010 Prof.Dr. Salihu Ismet, E Drejta Penale Pjesa e Përgjithshme, Prishtinë 2013 Materiale tjera: Neni 6, Statuti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Materiale nga interneti: http://www.icty.org/x/file/About/ICTY%20Leaflet/ICTY_leaflet_printable_shq.pdf http://www.fes-tirana.org/media/publications/pdf-files/2014/p-140519-international-criminal-court- alb.pdf, http://www.gazetadita.al/cfare-eshte-gjenocidi/

×