Qëllimet e organizatësQëllimi përcakton se për përfitim të kujt ekziston organizata? Përse organizata është në biznes: të bëjë para për aksionerët e saj, të krijojë produkte për klientët ose të përmbushë nevojat e punonjësve të saj. Cdo kompani, para se të hartojë misionin e saj ka tri qëllime ekonomike: mbijetesën rritjen dhe përfitueshmërinë.
2.
Cdo kompani, parase të hartojë misionin duhet të njohë qëllimet ekonomike të një biznesi: Plotësimi i interesave të aksionerëve Mbijetesa, si një synim afatgjatë Përfitueshmëria afatgjatë Rritja Qëllimet sekondare si novacionet, produktiviteti, zhvillimi i punonjësve, përgjegjësia sociale.
3.
Stakeholders të organizatësStakeholders (pretendentët) janë ata individë ose grupe që ndikojnë ose ndikohen nga veprimtaria e organizatës duke përfshirë investitorët, drejtorët, manaxherët, punonjësit, sindikatat, klientët, furnitorët, qeverinë, publikun e gjerë. Stakeholders mund të ndahen në stakeholders të brendshëm dhe të jashtëm. Stakeholders të brendshëm janë aksionerët dhe nënpunësit. Stakeholders të jashtëm janë të gjithë individët e grupet e tjerë e që ndikohen nga veprimtaria e kompanisë. Përfshijnë konsumatorët, furnitorët, qeveritë, sindikatat, konkurrentët, komunitetet lokale, dhe publikun në përgjithësi.
4.
Aksionerët kërkojnë tëardhura të mira mbi investimet e tyre Nënpunësit kërkojnë plotësimin e nevojave të tyre në punë. Konsumatorët duan që të plotësohen nevojat e tyre për atë që paguajnë Administratat shtetërore kërkojnë respektim të legjislacionit Sindikatat kërkojnë përfitime për anëtarët e tyre Konkurrentët dëshirojnë konkurrencë të ndershme Komunat lokale krkojnë që firma të ketë përgjegjësi civile Dhe publiku në përgjithësi parashikon që firma të përmirësojë cilësinë e jetesës
5.
Konfliktet e interesavep.sh kërkesat e qeverive në përgjithësi tentojnë të kufizojnë përfitueshmërinë, nga kërkesat kryesore të kreditorëve dhe aksionerëve. Vlerësimi i rëndësisë së interesave të stakeholder-ve është pjesë e rëndësishme e çdo analize strategjike. Për këtë qëllim përdoren dy metoda për përcaktimin e fuqisë dhe interesave të stakeholders matrica fuqi/dinamizëm dhe matrica fuqi/interes.
6.
Matrica Fuqi/Dinamizëm Pakprobleme A B Të paparishikueshëm por të manaxhueshëm Të fuqishëm por të parashikueshëm C D Rrezik ose opurtinitete të mëdha Mund të përdoret për të përaktuar se ku duhet të kanalizohen përpjekjet e organizatës gjatë zhvillimit të strategjive të reja Grupi më i vështirë për tu përballuar është ai në segmentin D. Megjithëse stakeholders në segmentet A dhe B kanë më pak fuqi, kjo nuk nënkupton që ata janë më pak të rëndësishëm. E lartë E ulët Fuqia
7.
Matrica Fuqi/Interes Matricatregon llojin e relacioneve që duhet të krijojë organizata me çdo grup Stakeholders. Stakeholders më të vështirë janë ata në segmentin C. Ky grup tenton të influencojë strategjinë e kompanisë. Do të ishte shkatërruese nëse rritej niveli i interesit të këtij grupi, dhe ai pa pritmas ripozicionohej në segmentin D, duke kërkuar adoptimin e një strategjie të re.
8.
Niveli i interesitPërpjekje minimale A B Duhen mbajtur të informuar Duhen mbajtur të kënaqur C D Lojtarët kyq E lartë E ulët Fuqia
9.
Etika e biznesitProblemet etike ekzistojnë në tre nivele: Në nivel makro, ekzistojnë probleme lidhur me rolin e biznesit në shoqëri. Në nivel kompanie përgjegjësitë sociale të organizatës. Në nivel individual, problemi ka të bëjë me sjelljen dhe veprimet e individëve brenda organizatës.
10.
Roli i biznesitnë shoqëri Organizatat që ndjekin moton:”Biznesi i biznesit është biznes”, dhe se “e vetmja përgjegjësi sociale e biznesit është fitimi”. Sipas tyre është e qeverisë të përshkruajë, përmes legjislacionit, detyrimet që ka biznesi ndaj shoqërisë. Grupi i dytë i bizneseve argumentojnë se nëse menaxherët dëshirojnë të kenë rezultate afatgjate ata duhet të veprojnë me përgjegjësi në periudhat afatshkurta. Grupi i tretë , është se interesat dhe pretendimet e stakeholderve duhet të korporohen në politikat dhe strategjitë e organizatës. Sot ekzistojnë kompani që do pranonin të mbeteshin jo ekonomike vetëm që të ruanin vendet e punës, të zvogëlonin fitimet për qëllime sociale.
11.
Grupi i funditpërbëhet nga ato biznese që janë krijuar në përgjigje të nevojave të komunitetit. Këtu primare janë nevojat e shoqërisë, ndërsa interesat financiare janë të dorës së dytë. Këto organizata mund të krijohen me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës ose si shoqëri bamirëse.
12.
Përgjegjësia sociale ekompanisë Vendimet strategjike në mënyrë të pa shmangshme, duhet të përfshijnë si pasojat sociale ashtu edhe ato ekonomike, p.sh, në qoftëse një kompani për arsye ekonomike vendos të mbyll një pjesë të aktivitetit të saj, atëherë pasojat sociale në këtë komunitet do të jenë të drejtëpërdrejta dhe të mëdha. kur një kompani zgjedh strategjinë duke u mbështetur vetëm në kriterin ekonomik, pasojat sociale do të jenë të mëdha. Roli i individëve/menaxherëve Për bizneset private përgjigja është e thjeshtë: aksionerët dhe klientët. Stakeholders kryesorë janë politikanët si përfaqësues të popullit.