SlideShare a Scribd company logo
Edukimi në karrierë
Doracaku i mësimdhënësve
Klasat 6 dhe 7
Edukimi në karrierë
Doracaku i mësimdhënësve
Klasat 6 dhe 7
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
2
Autore
Linda Stevenson
Mbështetur nga:
Divizioni për plan programe dhe tekste shkollore
Koordinatorë të kurrikulave:
Binak Gërguri, Milazim Avdylaj dhe Skënder Halimi
Koordinatorë:
Sokol Elshani
Linda Ukimeraj
Lektor
Nuhi Gashi
Dizajni dhe faqosja
Envinion, Prishtinë
Prishtinë, nëntor 2014
Kontribuan me mësime model:
Bujar Selimi - mësimdhënës
Shyhrete Alaj - mësimdhënëse
Sadije Jakupi - mësimdhënëse
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
3
Hyrje
N
ë kushtet e ndërlikueshmërisë gjithnjë e më të madhe të botës së punës, nevoja që nxënësit të marrin
vendime reale në shkolla lidhur me karrierën e tyre të ardhshme është thelbësore në qoftë se dëshirojnë
t’i kontribuojnë efektivisht dhe gjatë gjithë jetës vlerës ekonomike të vendit. Është e rëndësishme jo
vetëm për vetë mirëqenien që të gjejnë një punë që u jep kënaqësi, por është thelbësore edhe për prosperitetin
e vendit që të marrin parasysh modelin në ndryshim e sipër të industrisë dhe tregtisë, në mënyrë që sistemi
arsimor t’i përgatisë nxënësit për sfidat e mundësive të punësimit në të ardhmen.
Qëllimi i këtij doracaku është që t’u ofrojë mësimdhënësve një pasqyrë të edukimit në karrierë dhe disa
teknika për punë me nxënësit për të integruar planifikimin e karrierës në programin shkollor me qëllim të
përmirësimit të vendimeve të karrierës të marra nga nxënësit në vitet e tyre të fundit të arsimit të detyrueshëm.
Duke i njohur vështirësitë dhe kufizimet kohore që kanë mësimdhënësit, parashihet që doracaku të mund
të përdoret për të identifikuar mënyra të ndryshme të punës me nxënësit për të rritur të kuptuarit e tyre të
mundësive të karrierës dhe për të rritur motivimin e tyre për të punuar drejt synimeve të karrierës së tyre.
Të kuptuarit e procesit dhe të teknikave të edukimit në karrierë tregon se si nxënësit mund të zhvillojnë
vetëndërgjegjësimin e tyre dhe të identifikojnë llojin e punës apo të trajnimit të cilit i përshtaten më së miri.
Pra, theksi është mbi nevojën që nxënësit të zhvillojnë përgjegjësinë dhe të jenë zot të vendimeve të tyre
nëpërmjet proceseve të përdorura në edukimin në karrierë. Edukimi në karrierë do të duhej ta përmirësonte
këtë proces dhe aktivitetet për të kuptuar tregun e punës, ku planifikimi i lëvizjes (tranzicionit) më shpesh i
përshtatet grupeve ku mbështetja nga ana e nxënësve shfrytëzohet në mënyrë më efektive. Ky doracak ofron
ide për aktivitete në klasë.
Është gjithashtu esenciale për shkollat ​​
që të sigurojnë informata për karrierë nëse duan që nxënësit të
marrin përgjegjësinë për hulumtimin e tregut të punës dhe të mësojnë vetë për botën e punës.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
4
Planet e njësive mësimore të edukimit në karrierë
Përmbajtje
Planet e njësive mësimore të zhvillimit personal
• Puna ime e ëndrrave – Katër hapat drejt
zhvillimit të karrierës
Faqet 12-14
• Gjërat të cilat më interesojnë tani Faqet 15-16
• Gjërat që dëshiroj t’i përmirësoj Faqet 17-19
• Mendoj se je i zoti në … Faqet 20-22
Planet e njësive mësimore të planifikimit të karrierës
• Kush jam unë? Faqet 23-26
• 20 pyetjet Faqet 27-30
• Qëlloja kush është Faqet 31-40
• Çfarë pune bëni? Faqet 41-45
• Bota e punës Faqet 46-50
Planet e njësive mësimore të vendimmarrjes
• Mbijetesa në dimër Faqet 51-56
• Cilat vende të punës më interesojnë
tani?
Faqet 57-59
• Plani im i veprimit për karrierë Faqet 60-66
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
5
Pjesa 1: Hyrje në edukimin në karrierë
Edukimi në karrierë është i rëndësishëm për t’u ndihmuar të rinjve që të kuptojnë veten e tyre dhe të
zhvillojnë mjetet që atyre u duhen për t’i kuptuar vendet e punës që janë në dispozicion. Ata gjithashtu
duhet t’i zhvillojnë edhe shkathtësitë e tyre të nevojshme për punësim për t’u lidhur me këto mundësi.
Prandaj është thelbësore që t’u jepet mundësia të rinjve në shkolla për të marrë vetë përgjegjësinë për
planifikimin dhe zhvillimin e karrierës së tyre. Ata duhet ta kuptojnë rëndësinë e fleksibilitetit gjithnjë në
rritje lidhur me llojet dhe kushtet e vendeve të punës në të cilat do të hyjnë. Bota e punës po ndryshon
shpejt, me një lëvizje nga vendet e punës të organizuara rreth punëve të përcaktuara qartë me detyra të
caktuara dhe të parashikueshme, në vendet e punës ku puna kryhet përmes një grupi të projekteve nga
grupet e krijuara sipas rastit, të personave me shkathtësi, njohuri dhe aftësi të nevojshme. Të rinjtë që hyjnë
në tregun e punës tanimë nuk do të zgjedhin “punë për tërë jetën”, por do të duhet të kuptojnë qartazi se cilat
janë talentet dhe interesimi i tyre dhe si mund të zbatohen këto në një botë të punës e cila është vazhdimisht
në ndryshim. Është e rëndësishme, për këtë arsye, që shkollat ​​
të ofrojnë një program gjithëpërfshirës të
edukimit dhe orientimit në karrierë, në mënyrë që nxënësit të mund të marrin vendime reale të karrierës.
Në dritën e ndryshimeve në tregun e punës, marrja e vendimeve të mirinformuara, reale të karrierës
bëhet e rëndësisë së jashtëzakonshme, ku shkollat ​​
duhet të sigurojnë që nxënësit janë të pajisur siç duhet
për të planifikuar në mënyrë efektive për karrierën e tyre të ardhshme. Shkathtësitë vendimmarrëse duhet
të zhvillohen, dhe është e rëndësishme që të punohet me nxënësit gjatë periudhave kohore të caktuara për
të siguruar se janë në gjendje të bëjnë zgjedhje për veten e tyre. Mësimdhënësit kanë një rol të rëndësishëm
për të luajtur këtu ku, duke kuptuar punën e këshilltarëve të orientimit në karrierë, mund të mbështesin
procesin për të siguruar se të rinjtë marrin vendime reale të karrierës dhe janë në gjendje të zbatojnë planin
e tyre të veprimit në karrierë për të siguruar se bëjnë një kalim të lehtë nga shkolla në punë, trajnim ose
arsimim të mëtejshëm.
Raporti ndërmjet orientimit në karrierë dhe edukimit në
karrierë
Të gjithë të rinjtë duhet të zhvillojnë një sërë njohurish, shkathtësish dhe tiparesh, të tilla si vetndërgjegjësimi,
vetëmenaxhimi,dukepunuarmetëtjerëtdhedukendërmarrplanifikiminpersonal,rishikimindheorientimin
për të mbështetur programin e tyre, për të konsoliduar të mësuarit e tyre dhe për siguruar informatat rreth
mundësisë së zgjedhjes nga ana e tyre.
Nxënësit duhet të kenë një pasqyrë të qartë për botën e punës nëse dëshirojnë të marrin një vendim real
lidhur me karrierën e tyre të ardhshme. Edukimi në karrierë është një metodë ku ata mbështeten për t’i
interpretuar informatat në lidhje me opsionet e mundshme të karrierës, duke i kuptuar talentet, njohuritë
dhe përvojat e tyre në krahasim me mundësitë e punësimit në dispozicion. Për këtë arsye është e rëndësishme
që mësimdhënësit në shkolla ta mbështesin procesin duke i ndërlidhur lëndët e tyre akademike me opsionet
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
6
për punë (p.sh. nxënësi i interesuar në lëndët shkencore mund të shkojë që të studiojë mjekësinë) dhe të
jenë në dijeni rreth ndryshimeve të ardhshme në industri dhe tregti. Shkollat ​​
profesionale e bëjnë këtë
në mënyrë automatike (nëse nxënësit janë duke mësuar inxhinieri mekanike ata janë duke fituar përvojë
praktike të punës e cila do t’u mundësojë atyre që të bëjnë zgjedhje reale për përfundimin e drejtimit të tyre).
Në shkollat ​​
akademike, nga ana tjetër, përvoja e zgjeruar e punës nuk është e mundur, kështu që është e
rëndësishme për nxënësit që të kenë mundësinë të flasin për opsionet e karrierës dhe të bëjnë një hulumtim
për pritjet e punëdhënësve për të fituar një pasqyrë të qartë për një sërë rolesh dhe përgjegjësish të punës.
Mësimdhënësit lëndorë mund ta mbështesin procesin e orientimit në karrierë duke i ndihmuar nxënësit që
t’i zhvillojnë shkathtësitë e vendimmarrjes, për të siguruar se kanë aftësinë për të bërë zgjedhje reale gjatë
gjithë kohës së qëndrimit të tyre në shkollë.
Përkufizimet
Edukimi në karrierë…
Edukimi në karrierë është një program i planifikuar i aktiviteteve të plan programit dhe të përvojave të
të nxënit. Qëllimi është që t’u ndihmohet të rinjve t’i zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme
për të bërë zgjedhje të suksesshme, për të menaxhuar lëvizjet e tyre në mësim dhe për të hyrë në punë.
Edukimi në karrierë i ndihmon nxënësit:
• të hulumtojnë mundësitë e të nxënit dhe të karrierës,
• të bëjnë zgjedhje të mirinformuara në lidhje me të mësuarit dhe mundësitë e karrierës,
• të kuptojnë se si këto zgjedhje do t’u ndihmojnë atyre për t’i plotësuar aspiratat e tyre,
• të menaxhojnë me sukses momentet kyçe të lëvizjeve të tyre.
Nxënësit kanë nevojë për ndihmë:
• për të vlerësuar arritjet, interesimet dhe prirjet e tyre,
• për të mësuar se si zhvillohen planet,
• për t’i zyrtarizuar këto plane në një dokument të shkruar,
• për t’i vënë planet në veprim.
Për t’iu mundësuar atyre që ta bëjnë këtë, nevojitet mbështetje e vazhdueshme nga mësimdhënësit që
punojnë në kuadër të kornizës së edukimit dhe të orientimit në karrierë. Roli i mësimdhënësve në kuadër të
procesit të orientimit është që të sigurojnë në vazhdimësi informata dhe këshilla në lidhje me karrierat, derisa
në të njëjtën kohë veprojnë si pikë referimi për ata nxënës që kanë nevojë për orientime më të specializuara
në karrierë. Prandaj, programi i edukimit në karrierë duhet të ketë tri synime:
• zhvillimin e vetvetes (vetëndërgjegjësimi),
• hulumtimin e karrierës (vetëdijesimi lidhur me mundësitë),
• menaxhimin e karrierës (vendimmarrja dhe planifikimi i lëvizjes).
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
7
Orientimi në karrierë …
Ka për qëllim t’u ndihmojë të rinjve që t’i përdorin njohuritë dhe shkathtësitë që i fitojnë nga edukimi në
karrierë për marrjen e vendimeve. Është me rëndësi jetike që orientimi të jetë i paanshëm.
Orientimi dhe edukimi në karrierë janë të ndërlidhur dhe varen nga njëri-tjetri për efektivitetin e tyre, ku
kërkohet që secili ta mbështesë dhe plotësojë tjetrin. Edukimi në karrierë u ndihmon të rinjve që t’i zhvillojnë
njohuritë dhe shkathtësitë që u duhen për të bërë zgjedhje të suksesshme, për të menaxhuar lëvizjet në mësim
dhe për të hyrë në punë, ndërsa orientimi në karrierë u mundëson të rinjve që t’i përdorin njohuritë dhe
shkathtësitë që i zhvillojnë për të marrë vendime lidhur me mësimin dhe punët e duhura për ta. Orientimi u
ndihmon të rinjve që të përqendrohen në zgjedhjet e tyre, arsimi i pajis ata që të kenë qasje dhe të përdorin
në mënyrë efektive këshillat dhe orientimin e siguruar nga mësimdhënësit dhe këshilltarët e karrierës.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
8
Si i marrin të rinjtë vendimet reale dhe të mirinformuara
Hulumtimet tregojnë se nxënësit, për të lehtësuar një kalim të mirëfilltë nga shkolla në botën e punës, duhet
t’i zhvillojnë shkathtësitë efektive të eksplorimit të karrierës dhe duhet të fuqizohen për të marrë vendime të
mirinformuara të karrierës për veten e tyre me ndihmën e mentorëve dhe të profesionistëve të karrierës duke
punuar në partneritet. Megjithatë, në vitet e fundit ka pasur një ndërgjegjësim në rritje për nevojën e marrjes
parasysh të ndryshimeve kulturore dhe gjinore, për të siguruar që edukimi në karrierë i plotëson nevojat
e sakta të të gjithë nxënësve, ashtu siç hulumtimi e ka venë në pah faktin se në të kaluarën nxënësit me
prejardhje etnike pakicë kishin më pak të ngjarë të përfitonin nga orientimi në karrierë në shkollë. Prandaj,
këshillimi multikulturor merr parasysh:
• ndërgjegjësimin rreth dallimeve ndërmjet dhe në kuadër të nxënësve,
• rëndësinë e familjes dhe të faktorëve kulturorë të cilët ndikojnë në mënyrën se si nxënësit e shohin
botën,
• mësimet e edukimit në karrierë apo si aktivitete grupore të cilat e shfrytëzojnë mbështetjen e
shokëve.
Katër hapat drejt zhvillimit të karrierës
Synimi: Deri në fund të programit, nxënësit duhet të jenë në gjendje që:
• të identifikojnë katër hapat drejt planifikimit të suksesshëm për karrierë,
• të kuptojnë nevojën për përgatitjen e planit të zhvillimit të karrierës për të ardhmen e tyre.
KATËR HAPAT drejt zhvillimit të karrierës janë:
Hapi 1: Zhvillimi personal - Vetëndërgjegjësimi
Edhe pse disa njerëz kanë qenë në vendin e tyre të punës për shumë vite, një përqindje e madhe e
punëtorëve më të vjetër vazhdojnë t’i nënçmojnë shkathtësitë, përvojat dhe njohuritë e tyre. Nxënësit duhet
të përgatiten në moshë të re për të vlerësuar shkathtësitë dhe njohuritë e tyre unike, për t’ua mundësuar atyre
që të përgatiten për punësim në të ardhmen. Hapi i parë në procesin e menaxhimit të karrierës u ndihmon
atyre të zbulojnë më shumë për veten e tyre dhe çfarë kanë për të ofruar, që nga ana tjetër u ndihmon atyre
të ndërtojnë besimin e tryre duke e bërë më të lehtë për t’i menaxhuar planet e karrierës.
Hapi 2: Kontrolloni botën e punës - këshillimi dhe planifikimi i karrierës
Shumë prej punëtorëve më të vjetër mund të mos kenë pasur kurrë mundësinë për të ndërmarrë veprime
të cilat do ta përputhnin karrierën me shkathtësitë e tyre, apo veprimet e vlerësimit të aftësive të tyre për t’ju
ndihmuar që të zbulojnë fushat më të përshtatshme të punës për ta. Ky hap fokusohet në krijimin e nevojave
të tyre në vendin e punës, çka ju pëlqen të bëjnë në lidhje me mundësitë e vendeve të punës në zonën e tyre
dhe si mund t’i përdorin shkathtësitë e tyre për të përfituar më së shumti prej tyre.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
9
Hapi 3: Vendosni synime dhe merrni vendime - vendimmarrja
Hapa të vegjël, të marrë gjatë një periudhe kohore, janë shpesh mënyra më e mirë për të arritur synimet e
mëdha të karrierës. Hapi i tretë përqendrohet në zbërthimin e synimeve afatshkurta dhe të atyre më afatgjata
të karrierës së nxënësve, për t’iu mundësuar të marrin vendime reale, të mirinformuara për të ardhmen e tyre.
Hapi 4: Tani, t’i përvishemi punës
Hapi i fundit është thirrje për veprim dhe i lëviz nxënësit tek hapat e fundit në menaxhimin e karrierës së tyre.
Kjo do të jetë pjesë e programit të edukimit në karrierë për nxënësit e klasës së 8 dhe 9. Synimi i programit
të edukimit në karrierë në klasat 6 dhe 7 është për t’i përgatitur nxënësit për këtë fazë, duke u ndihmuar atyre
që të kuptojnë vlerën e tyre në tregun e punës në të ardhmen.
Procesi i orientimit në karrierë
Ku jam tani?
Nxënësit duhet ta shikojnë gjendjen aktuale dhe të
hulumtojnë:
• përvojën,
• shkathtësitë dhe interesimet,
• kualifikimet,
• atë çka pritet nga puna,
• vlerat, qëndrimet dhe personalitetin,
• pengesat dhe faktorët e tyre kufizues.
Vetëndërgjegjësimi
Mësimet janë të përgatitura për të
shqyrtuar dhe kuptuar të kuptuarit e
nxënësve për vetveten, ku aktivitetet
në këtë pako janë dhënë për t’i
ndihmuar nxënësit në zhvillimin e
teknikave.
Ku dua të jem?
Nxënësit duhet të mësojnë më shumë për botën e punës
dhe duhet t’i zhvillojnë shkathtësitë për t’i plotësuar
mangësitë në të kuptuarit e tyre.
Ata do t’i diskutojnë:
• njohuritë për tregun e punës,
• mundësitë e punës,
• mundësitë e trajnimit,
• mundësitë e të mësuarit;
- kurset afat-shkurta/afatgjata të trajnimit,
- rrsimimin e mëtejmë/lartë të tyre.
Ndërgjegjësimi rreth mundësive
Njësitë mësimore ofrojnë aktivitete
për eksplorimin e mundësive
dhe të kuptuarit e lidhjes me
vetëndërgjegjësimin.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
10
Marrja e vendimit
Nxënësit ndihmohen që të marrin vendime reale përmes:
• përputhjes së vetëndërgjegjësimit me mundësitë,
• hartimit të një plani të veprimit,
• vlerësimit të informatave,
• tejkalimit të barrierave.
Vendimmarrja
Mësimet janë të përgatitura në mënyrë
të atillë që t’i shqyrtojnë shkathtësitë
e vendimmarrjes dhe të shohin nëse
vendimet janë reale si dhe t’i shohin
aktivitetet e grupit për zhvillimin e
teknikave vendimmarrëse.
Vetëndërgjegjësimi: Të kuptuarit e vetvetes dhe të
motivimit
Pika nisëse e edukimit në karrierë është vetëndërgjegjësimi. Çdo i ri duhet të mësojë përmes analizës së
vetvetes në lidhje me atë se çfarë lloj personi është. Mësimdhënësit në shkolla e ndihmojnë këtë proces çdo
ditë; të rinjtë marrin vendime bazuar në përvojat e tyre dhe vendosin për lëndët shkollore që u interesojnë
dhe për ato që u duken më të vështira dhe më pak interesante. Shpesh një nxënës, të cilit i pëlqejnë lëndët
shkencore, do të fillojë të mendojë për karrierën ku e përdor shkencën; qoftë në profesionet mjekësore, të
mësimdhënies ose duke punuar me mjedisin. Qëllimi i edukimit në karrierë në shkolla është për të ndihmuar
të rinjtë që interesimet e tyre të kenë logjikë dhe të kërkojnë ato lloje të karrierës që përfshijnë zgjedhjen e
lëndëve sipas zgjedhjes së tyre. Për shembull, një nxënës i cili ka prirje për një lëndë të caktuar mund të shoh
vetëm një opsion të karrierës, edhe pse programi i mirë i edukimit në karrierë do të zgjeronte të kuptuarit e
botës së punës nga ana e tyre, duke shqyrtuar karriera të tjera të cilat mund të ofrojnë më shumë mundësi,
duke përdorur shkathtësitë dhe ekspertizën që kanë fituar në shkollë. Edukimi në karrierë në shkolla mund
të jetë një lëndë e veçantë ose siç ndodh në disa vende, ai integrohet në kurrikulë.
Zhvillimi i vetëndërgjegjësimit tek të rinjtë është një proces i vazhdueshëm; ata do të fillojnë të marrin
vendime në një moshë të re bazuar në të kuptuarit e tyre të kufizuar rreth vetes së tyre dhe botës rreth tyre.
Ndërsa rriten, vendimet bëhen më të përpunuara dhe logjike dhe ata fillojnë t’i kuptojnë pasojat e veprimeve
të tyre nëse vendimi nuk ka arritur të marrë parasysh të gjithë faktorët përkatës. Shpesh të rinjtë kalojnë më
shumë kohë duke analizuar gjërat pro dhe kundër për të zgjedhur aktivitetet sociale; ku të shkojnë, me kë
të shkojnë, çka të veshin, çka duhet të bëjnë kur të arrijnë te vendi i caktuar duke marrë parasysh dukjen e
destinacionit, pastaj çka duhet të bëjnë me opsionet e karrierës sidomos nëse janë të interesuar në një karrierë
që nuk konsiderohet e lehtë për t’u ndjekur. Shumë prej tyre ndikohen nga rrethanat përreth, prindërit dhe
shokët ku edhe do t’i shtypin prirjet e tyre të natyrshme pasi që nuk përputhen me normat e shoqërisë së tyre.
Njësitë mësimore të edukimit në karrierë do të fillojnë të eksplorojnë vetëndërgjegjësimin e nxënësve
përmes kryerjes së ushtrimeve për të adresuar gjërat që u pëlqejnë dhe ato që s’ju pëlqejnë nxënësve në
bazë të të kuptuarit aktual të botës rreth tyre. Një ushtrim mund të shqyrtojë procesin e vendimmarrjes
dhe se si është i lidhur ai me vetëndërgjegjësimin e një personi, duke shikuar mënyrat se si i vlerësojnë
lëndët shkollore, duke analizuar se pse i preferojnë lëndët e caktuara kundrejt lëndëve të tjera. Ata mund
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
11
të thonë se u pëlqen mësimdhënësi, metodat e mësimdhënies dhe fakti se mund ta kuptojnë përmbajtjen
e një lënde më shumë sesa një tjetër. Duke e shtyrë nxënësin që të reflektojë mbi arsyet e pëlqimit të një
lënde të caktuar shkollore, ata fillojnë t’i përpunojnë proceset e tyre të vendimmarrjes në karrierë. Vendimi
mund të ndryshojë në varësi të ndryshoreve: ushtrimi mund ta sfidojë vendimin për të marrë një lëndë të
caktuar duke ndryshuar ndryshoret në vendim: çka nëse lënda do të mësohej nga një mësimdhënës tjetër, a
do ta zgjedhin ata ende atë lëndë? Baza e vendimit duhet të adresojë vetëndërgjegjësimin e individit, nëse e
zgjedhin lëndën bazuar në pëlqimin e tyre të një mësimdhënësi, por duke injoruar faktin se kanë gjetur pak
interesim në lëndë, apo kishin pak mundësi për të ndjekur lëndën në një nivel më të lartë, ku çështja do të
dëshmohej si problematike në të ardhmen. Nxënësi ka nevojë për mbështetje në proces që t’i mundësohet të
nxjerr konkludimet e tija në vend që të drejtohet nga të tjerët.
Ndërgjegjësimi rreth mundësive: Të kuptuarit e tregut të
punës dhe e mundësive të karrierës
Të rinj, që nga mosha e hershme, po krijojnë mendimet e tyre në lidhje me botën përreth bazuar në përvojat
e tyre të drejtpërdrejta dhe të ndikimeve të prindërve dhe të bashkëmoshatarëve të tyre. Qëllimi i edukimit
në karrierë është që të përdorë të mësuarit në bazë të përvojës, në mënyrë që nxënësit të jenë në gjendje të
bëjnë zgjedhje reale të karrierës. Për të siguruar që shkollat ​​
i përmbushin këto nevoja në mënyrë efektive,
programet e edukimit në karrierë duhet:
• të kenë një profil të lartë në shkollë,
• të ofrojnë edukimin dhe orientimin dhe të jenë të integruar në programin mësimor më të gjerë,
• të jenë të përgatitur rreth nxënësve dhe jo shkollës (klientin duhet ta kenë në qendër),
• të realizohen nga shkollat ​​
dhe agjencitë e jashtme duke punuar në partneritet,
• të realizohen në forma të llojllojshme,
• të përfshijnë aktivitete praktike (duke përfshirë projektet dhe përvojën e punës).
Të rinjtë duhet të mësojnë më shumë rreth mundësive lokale, rajonale dhe ndërkombëtare të punës (duke
përfshirë edhe ndryshimet në modelet e punës), në mënyrë që të mund të bëjnë zgjedhje reale për vete. Për
të mundësuar realizimin e potencialit të tyre të plotë, ata duhet t’i kuptojnë ndryshimet e shkaktuara nga
teknologjitë e reja dhe politikat e qeverisë.
Programet e edukimit në karrierë duhet të planifikohen në mënyrë efektive për të marrë parasysh ndryshimet
gjithnjë të pranishme në botën e punës. Shkollat ​​megjithatë nuk mund ta bëjnë këtë në mënyrë të izoluar;
ato duhet patjetër të zhvillojnë partneritete me agjencitë e jashtme që kanë mundësi të kontribuojnë në
edukimin e të rinjve. Megjithatë, duhet të kujtojmë se edukimi dhe orientimi në karrierë duhet të jenë të
paanshëm dhe nëse ftohen punëdhënësit në shkolla për të mbajtur fjalime rreth organizatave të tyre dhe
mundësitë që ata ofrojnë për nxënësit që janë duke mbaruar shkollën, duhet të theksohet se ky është vetëm
një opsion në dispozicion ndër të shumtët.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
12
Elementi i vetëdijes rreth mundësive i edukimit dhe orientimit në karrierë duhet të planifikohet me kujdes
dhe duhet të rishikohet rregullisht për të marrë parasysh ndryshimet në vazhdim e sipër në botën e punës.
Programi mund të përfshijë:
• fjalimet nga punëdhënësit lokalë,
• përvojën e punës (të mësuarit në punë apo sistemimi në vendin e punës),
• projektet rreth industrive lokale, rajonale apo kombëtare,
• panairet e punës.
Oda ekonomike mund ta ketë rolin e vetë këtu, sepse ajo i ka informatat e azhurnuara lidhur me shtrirjen
industriale të zonave. Ajo mund të ftohet në shkolla për t’iu mbajtur fjalime nxënësve në lidhje me tregjet
e ardhshme të punës. Për këtë arsye, është e rëndësishme që shkollat të krijojnë partneritete në mënyrë që
të shfrytëzojnë ekspertizën vendore në lidhje me tregjet e vendeve të punës dhe tendencat e ardhshme të
punësimit.
Vendimmarrja: Marrja e vendimit real, të mirinformuar
Kur të rinjtë janë plotësisht të njoftuar me tregun lokal të punës, me mundësitë e punësimit dhe të trajnimit
dhe janë në gjendje t’i “harmonizojnë” këto mundësi me shkathtësitë, pikat e forta dhe interesimet e tyre,
atëherë ata do të jenë në gjendje të marrin vendime reale dhe të mirinformuara të karrierës. Pa mbështetjen
e një programi efektiv të edukimit në karrierë, të rinjtë mund të jenë të prirur të marrin vendime bazuar në
disponueshmërinë lokale të mundësive të punësimit dhe ta gjejnë veten në vendet e punës ku kanë pak ose
aspak interes, apo madje edhe më keq të mos arrijnë ta realizojnë potencialin e tyre të plotë. Kjo nuk është
vetëm një humbje personale e potencialit, por është edhe ekonomikisht joefikase për vendin.
Të rinjtë marrin vendime çdo ditë (çfarë rroba të veshin, ku të shkojnë me miqtë) dhe gjatë rritjes së tyre
vendimet që ata i marrin bëhen më të rëndësishme, ku disa edhe do të kenë efekte të përhershme për jetën e
tyre. Vendimet për karrierë, të bëra kur ata largohen nga arsimi me orar të plotë, janë potencialisht vendimet
më të rëndësishme të jetës së tyre, kështu që sa më shumë mbështetje të kenë në këtë fazë vendimtare, aq
më mirë. Prandaj mentorët duhet që me kujdes të planifikojnë një program të karrierës që do t’u mundësojë
nxënësve t’i fitojnë njohuritë, shkathtësitë dhe qëndrimet të cilat do t’u mundësojnë të marrin vendime të
duhura për veten e tyre.
Metodologjia
Planet e njësive mësimore në këtë doracak ofrojnë një shumëllojshmëri të metodave mësimore për t’ua
mundësuar mësimdhënësve që të përdorin stile të ndryshme gjatë orëve mësimore. Këto janë:
• ligjëratat/bisedat,
• diskutimet në grupe,
• ushtrimet e luajtjes së roleve,
• ushtrimet e zhvillimit të shkathtësive.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
13
Mësimi duhet të jetë një përvojë ku njeriu kënaqet dhe ku aktivitetet janë të dizajnuara që të provokojnë
mendimet dhe t’ua mundësojnë nxënësve që ta hulumtojnë vetëndërgjegjësimin e aftësive dhe të interesimeve
të tyre në raport me botën e punës.
Ofrimi i informatave rreth karrierës në shkolla
Është e rëndësishme për shkollat ​​
që të ofrojnë informata për nxënësit në lidhje me karrierën dhe kalimin
nga shkolla në punë, në mënyrë që ata të mund të kryejnë pjesën më të madhe të kërkimit vet. Kjo është
gjithashtu një mënyrë për të motivuar nxënësit që të marrin përgjegjësinë për planifikimin e karrierës së tyre
dhe është një element thelbësor i procesit.
Informatat të cilat duhet të jenë në bibliotekën e karrierës për nxënësit janë hollësitë mbi:
• të mësuarit më shumë rreth karrierave ,
• aplikimin për punë apo trajnim,
• shkuarjen në universite,
• marrjen e vitit të lirë – puna vullnetare, puna/udhëtimi jashtë vendit,
• projektet e aktiviteteve,
• ndërmarrësinë.
Kjo informatë mund të paraqitet në forma të ndryshme:
Si materiale të shkruara (për hulumtimin e prapavijës lidhur me karrierat);
• libra lidhur me karrierat,
• zhurnale dhe revista ekonomike,
• informata lidhur me zhvillimin e shkathtësive të kërkimit të punës,
• materiale të shkruara lidhur me përgatitjen e shkurtores (rezymesë) (CV-s),
• fletëpalosje për plotësimin e formularëve të aplikimit,
• informata lidhur me planifikimin e karrierës,
• broshura dhe materiale promovuese nga organizata të mëdha.
Përmes internetit dhe materialeve të bazuara në TIK;
• programet e vetëvlerësimit të bazuara në kompjuter,
• faqe të internetit për vende të lira të punës,
• faqe të internetit për punëdhënësit e mëdhenj,
• informatat lidhur me vetëpunësimin.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
14
Plani i njësisë mësimore të zhvillimit personal
Njësia mësimore: Puna ime e ëndrrave
Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna
Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në
karrierë
Kompetencat
Komunikues efektiv
1,2,4,6,8
Mendimtar kreativ
1,2
Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore
Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në:
40 minuta • grupe,
• studime individuale
Rezultatet mësimore:
Kjo njësi mësimore është përgatitur për të prezantuar programin e edukimit në karrierë tek
nxënësit të cilët do të fillojnë t’i marrin parasysh synimet e tyre të karrierës së ardhshme dhe të
cilët do t’i hulumtojnë idetë e tyre për punë.
Kriteret e suksesit:
• Ngritja e vetëdijes së nxënësve për planifikimin e karrierës dhe rëndësia e fillimit të mendimit
për idetë e punëve të ardhshme.
• Nxënësit duhet ta identifikojnë punën e tyre të ëndrrave dhe të shohin nëse është një opsion
real për ta.
• Duhet t’i fokusojnë idetë e tyre në planet e karrierës së ardhshme.
Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit:
Fletore pune e nxënësve: Puna ime e ëndrrave. (Faqet 3 -5)
Përdorimi i TIK-ut:
• Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve dhe e planit të njësisë mësimore .
Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
15
Plani i njësisë mësimore të zhvillimit personal
Njësia mësimore: Gjërat të cilat më interesojnë tani
Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna
Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në
karrierë
Kompetencat:
Komunikues efektiv
2,4,5,6,8
Mendimtar kreativ
1,2
Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore
Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në:
40 minuta • grupe,
• studime individuale.
Rezultatet mësimore:
Qëllimi i kësaj pjese është që nxënësit të mendojnë për shkathtësitë, njohuritë dhe përvojën
që e kanë fituar në shkollë, interesimet e tyre dhe aktivitetet që i bëjnë në kohën e tyre
të lirë, dhe si do t’i informojë kjo ata kur të marrin vendime për trajnime dhe punë në të
ardhmen.
Kriteret e suksesit:
• Ngritja e vetëdijes së nxënësve lidhur me shkathtësitë dhe interesimet.
• Nxënësit duhet të identifikojnë se ku janë përparësitë dhe dobësitë e tyre, si dhe
fushat për përmirësim.
• Të fokusojnë idetë e tyre lidhur me planet e karrierës në të ardhmen.
Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit:
Fletore pune e nxënësve: Gjërat të cilat më interesojnë (faqet 6-7)
Përdorimi i TIK-ut:
Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve dhe planit të njësisë mësimore
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
16
Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe komunikimit
Përshkrimi i metodologjisë dhe ecurisë së planifikimit të orës mësimore
Pjesa hyrëse:
Ky aktivitet u mundëson nxënësve që t’i kontrollojnë shkathtësitë e tyre aktuale dhe fushat
e interesimit dhe si kjo mund t’u sigurojë atyre informata që të bëjnë zgjedhjen e karrierës
së tyre. Ai gjithashtu u kërkon nxënësve që t’i shikojnë fushat ku dëshirojnë të përmirësohen
për t’ua mundësuar që të lëvizin në fushën e zgjedhur të karrierës. Kërkoni nga nxënësit që
të punojnë vetëm dhe ta përcjellin fletën e punës në fletoret e tyre të punës, (faqet 6-7).
Aktiviteti kryesor
Për ta paraqitur këtë ushtrim, mund të filloni me një diskutim të përgjithshëm rreth
interesimeve dhe aktiviteteve që ata bëjnë në kohën e tyre të lirë. Kjo mund të bëhet në
një grup të madh para se ta ndani klasën në grupe të vogla prej 3-4 nxënës. Në grupe të
vogla kërkoni që të flasin për hobi të tyre për 10 minuta, para se t’i plotësojnë fletoret e
tyre individuale të punës.
• Gjërat të cilat më interesojnë
Kur mendoni për jetën tuaj tani, bëni një listë të gjërave që ju interesojnë sipas
rëndësisë së tyre.
Pasi ta kenë përfunduar këtë fletë pune, kërkoni nga nxënësit që të marrin parasysh gjërat
në të cilat ata janë të zotë në shkollë, dhe ta plotësojnë fletën e dytë të punës për këtë
njësi mësimore.
• Gjërat në të cilat jam i zoti në shkollë
Kur mendoni për shkollën, bëni një listë të mësimeve dhe aktiviteteve që ju interesojnë
sipas rëndësisë së tyre.
Diskutimi i mëtejmë
Pasi t’i kenë përfunduar fletët e punës, organizoni një diskutim me gjithë grupin në lidhje
me lëndët shkollore dhe si ndërlidhen ato me botën e punës. Për shembull, llojet e punës
që do të mund t’i bënin nëse janë të mirë në shkenca.
Aktiviteti kryesor
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
17
Shpjegoni katër hapat drejt zhvillimit të karrierës
Hapi 1: Zhvillimi personal - vetëndërgjegjësimi
Edhe pse disa njerëz kanë qenë në vendet e tyre të punës për shumë vite, një përqindje e madhe
e punëtorëve më të vjetër vazhdojnë t’i nënvlerësojnë shkathtësitë, përvojat dhe njohuritë e tyre.
Nxënësit duhet të përgatiten në moshë të re për t’i vlerësuar shkathtësitë dhe njohuritë e tyre unike,
për ta mundësuar përgatitjen për punësim në të ardhmen. Hapi i parë në procesin e menaxhimit
të karrierës i ndihmon ata për të zbuluar më shumë rreth vetes së tyre dhe çfarë kanë për të
ofruar, gjë që, në anën tjetër, i ndihmon të ndërtojnë vetëbesimin e tyre, duke e bërë më të lehtë
menaxhimin e planeve të karrierës.
Hapi 2: Kontrolloni botën e punës - planifikimi i karrierës
Shumë prej punëtorëve më të vjetër mund të mos kenë pasur kurrë mundësinë për të ndërmarrë
veprime të cilat përputhin karrierën me shkathtësitë e tyre, apo veprimet e vlerësimit të shkathtësive
të tyre për t’u ndihmuar që të zbulojnë fushat më të përshtatshme të punës për ta. Ky hap fokusohet
në krijimin e nevojave të tyre në vendin e punës, çka ju pëlqen të bëjnë në lidhje me mundësitë e
vendeve të punës në zonën e tyre dhe si mund t’i përdorin shkathtësitë e tyre për të përfituar më së
shumti nga ato.
Hapi 3: Vendosni synimet dhe merrni vendimet - vendimmarrja
Hapa të vegjël të marra gjatë një periudhe kohore janë shpesh mënyra më e mirë për t’i arritur
synimet e mëdha të karrierës. Hapi i tretë përqendrohet në zbërthimin e synimeve afatshkurta
dhe atyre më afatgjata të karrierës së nxënësve për t’i mundësuar që të marrin vendime reale,
të mirinformuara për të ardhmen e tyre. Në klasat 6 dhe 7, nxënësit do të kenë mundësinë për të
mësuar më shumë rreth ideve të tyre dhe t’i përputhin ato me vendet e punës që u interesojnë atyre.
Duhet të theksohet megjithatë se ky është një proces afatgjatë dhe idetë e vendeve të punës që ata i
kanë për momentin mund të mos jetë ai lloj i punës që ata në fund të fundit do ta zgjedhin.
Hapi 4: Tani, t’i përvishemi punës – ndërmarrësia
Hapi i fundit është një thirrje për veprim, e cila i lëviz nxënësit drejt hapave të fundit të menaxhimit
të karrierës së tyre. Kjo do të jetë pjesë e programit të edukimit në karrierë për nxënësit e klasës 8
dhe 9. Synimi i programit të edukimit në karrierë në klasat 6 dhe 7 është për t’i përgatitur nxënësit
për këtë fazë, duke i ndihmuar që ta kuptojnë vlerën e tyre në tregun e punës në të ardhmen.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
18
Jepuni nxënësve fletoret e tyre të punës dhe kërkoni që t’i plotësojnë fletët e punës për:
Puna ime e ëndrrave
Kërkoni prej nxënësve që të mendojnë për punën e tyre të ëndrrave, diçka që mendojnë të bëjnë
kur të “rriten”. Mund të jetë një ide për punë që ata kanë pasur për vite me radhë. Për shembull,
shumë të rinj ndikohen nga mjetet e informimit dhe, nëse e shohin aktorin e tyre të preferuar në një
program televiziv që punon në ndonjë spital, ata mund të mendojnë se kjo punë do t’u përshtatej
edhe atyre. Të rinj të tjerë mund të ëndërrojnë të bëhen këngëtarë të famshëm apo yje dhe nuk e
mendojnë nëse kjo është diçka reale për ta.
Pasi nxënësit t’i kenë përfunduar fletët e tyre individuale, ndani klasën në grupe të vogla dhe kërkoni
nga çdo nxënës që t’ua tregojë të tjerëve atë që kanë shkruar. Pasi t’i kenë treguar grupit, nxënësit
e tjerë në grup mund të bëjnë pyetje për të testuar se sa reale është ideja. Për shembull, nëse një
nxënës thot se puna e tij e ëndrrave është që të jetë muzikant, të tjerët mund ta pyesin nëse ai di
të luajë me ndonjë instrument, nëse ka ekzekutuar para të tjerëve dhe nëse vetë i shkruan këngët e
tij. Nëse përgjigja është po, atëherë ata mund të spekulojnë nëse kjo është një ëndërr reale për të
ndjekur.
Plani i njësisë mësimore të zhvillimit personal
Njësia mësimore: Gjërat që dua t’i përmirësoj
Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna
Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë
Kompetencat:
Komunikues efektiv
2,4,5,6,8
Mendimtar kreativ
1,2
Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore
Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në:
40 minuta • grupe të vogla,
• studime individuale.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
19
Rezultatet mësimore:
Mësimi i mëparshëm në këtë pjesë u ka ndihmuar nxënësve të mendojnë për shkathtësitë,
njohuritë dhe përvojën që e kanë fituar në shkollë, si dhe për interesimet dhe aktivitetet e tyre që
i bëjnë në kohën e tyre të lirë. Ky mësim është përgatitur që ata të marrin parasysh se çka duan
të bëjnë më mirë, cilat shkathtësi të radhës duan t’i mësojnë dhe si do t’i informojë kjo ata kur
të marrin vendime për trajnime dhe punë në të ardhmen.
Kriteret e suksesit:
• Ngritja e vetëdijes së nxënësve lidhur me shkathtësitë dhe interesimet të cilat mund t’i
zbatojnë në botën e punës.
• Nxënësit duhet të identifikojnë se ku janë përparësitë dhe dobësitë e tyre si dhe fushat për
përmirësim.
• Të fokusojnë idetë e tyre lidhur me planet e karrierës në të ardhmen.
Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit:
• Fletore pune e nxënësve: Gjërat që dua t’i përmirësoj (faqet 8-9)
Përdorimi i TIK-ut:
• Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve dhe planit të njësisë mësimore
Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit
Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore
Pjesa hyrëse:
Shpjegoni se mësimi i mëparshëm ka hulumtuar interesimet dhe arritjet e tyre në shkollë deri më
tani. Kur vendoset për synimet e karrierës në këtë fazë të të nxënit të tyre, është e rëndësishme
të kuptohet se çka duhet të bëjnë për t’u përmirësuar. Për shembull, nëse nxënësit thonë se janë
të mirë në mësimet e shkencës, ata mund të duan të vazhdojnë arsimin e mëtejmë/të lartë për të
mësuar më shumë rreth kësaj teme para se të marrin parasysh opsionet e tyre të karrierës. Kjo
mund të çojë në një karrierë në farmaci, mjekësi, mësimdhënie apo inxhinieri, por në këtë fazë
nxënësit duhet t’i mbajnë të hapura opsionet e tyre.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
20
Aktiviteti kryesor
Shpërndani fletoret e punës dhe kërkoni nga nxënësit që t’i plotësojnë fletët e punës për:
• Gjërat që dua t’i bëj më mirë
Kur mendoni për lëndët e shkollës, bëni një listë të atyre që dëshironi t’i mësoni për të qenë
më të mirë (njësitë mësimore).
Pasi nxënësit ta kenë plotësuar fletën e punës për lëndët shkollore, kërkoni nga ta që tani t’i marrin
parasysh shkathtësitë që duhet t’i zhvillojnë. Këto janë shkathtësitë e pritura nga punëdhënësit;
shkathtësitë e komunikimit të mirë, vetëbesimi, të jenë në gjendje t’i zgjidhin problemet, t’i ndjekin
udhëzimet.
• Shkathtësitë të cilat dua t’i zhvilloj
Kur mendoni për shkathtësitë tuaja, bëni një listë të atyre që doni t’i përmirësoni e që do të ju
ndihmojnë kur të shkoni në punë.
Diskutimi i mëtejmë
Përmendni edhe njëherë rëndësinë e faktit se nxënësit duhet t’i zhvillojnë si shkathtësitë
profesionale të punës ashtu edhe cilësitë personale që punëdhënësit i presin gjatë punësimit të
punëtorëve. Megjithatë, sado i mirë që mund të jetë një person në shkollë, ata gjithashtu duhet të
dëshmojnë se mund të punojnë me të tjerët dhe të demonstrojnë se janë punëtorë të mirë nëse
duan të kenë sukses në punë.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
21
Plani i njësisë mësimore të zhvillimit personal
Njësia mësimore: Mendoj se je i zoti në …
Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna
Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në
karrierë
Kompetencat:
Komunikues efektiv
1,2,4,6,8
Kontribues produktiv
7
Mendimtar kreativ
1,7
Nxënës i suksesshëm
3
Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore
Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në:
40 minuta • grupe nga 5 veta.
Rezultatet mësimore:
T’u ndihmohet nxënësve t’i identifikojnë fushat në të cilat janë të zotë apo kanë ndonjë shkathtësi
të veçantë. Kjo ndihmon në përmirësimin e vetëndërgjegjësimit dhe vetëbesimit në aftësitë e tyre.
Kriteret e suksesit:
• Identifikimi i anëve të forta të nxënësve për t’i mbështetur ata në marrjen e vendimeve të
mirinformuara lidhur me mundësitë e tyre të karrierës.
• Ndërtimi i vetëbesimit në shkathtësitë e tyre aktuale.
Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit:
• Fletore pune e nxënësve: Mendoj se je i zoti në …. (faqe 10)
• Fletët – 5 për secilin nxënës
• Zarfet për secilin nxënës
• Stilograf për secilin nxënës
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
22
Përdorimi i TIK-ut:
• Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve dhe e planit të njësisë mësimore
Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit
Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore
Pjesa hyrëse:
Shpjegoni rëndësinë e lidhjes së lëndëve në të cilat ata janë të zotë ose kanë ndonjë shkathtësi
të veçantë me interesimet e tyre për punën e ardhshme. Të gjithë nxënësit kanë shkathtësitë
e veçanta dhe këto duhet të zhvillohen pasi të kenë më shumë gjasa të zgjedhin karrierën
e ardhshme që do t’u interesojë atyre. Duke i njohur talentet dhe shkathtësitë e tyre, bëhet
përmirësimi i vetëndërgjegjësimit dhe i vetëbesimit në vetë aftësitë e tyre. Përmendni se të gjithë
janë të ndryshëm, edhe pse ka gjasa që të jenë miq me të tjerët që i ndajnë interesimet e tyre.
Aktiviteti kryesor
• Ndani klasën sipas rastit në grupe me nga 5 veta.
• Lëvizni çdo grup në pjesë të ndryshme të klasës.
• Jepini çdo nxënësi nga 5 fletë dhe një stilolaps.
• Jepini çdo nxënësi një zarf, në të cilin duhet ta shkruajnë emrin e tyre.
• Secili nxënës shkruan emrin e anëtarëve të tjerë të grupit në pjesën e epërme të fletëve, një
emër për çdo fletë, duke përfshirë edhe një fletë për veten e tyre siç tregohet në shembullin e
mëposhtëm.
Adelina Edoni Kaltrina Lorani Sara
Kërkoni nga nxënësit që të shkruajnë në fleta të paktën një gjë pozitive për secilin prej grupeve
të tyre dhe për cilën punë mendojnë se do të ishin të zotë dhe, nëse dëshirojnë, të mund të
shkruajnë edhe më shumë.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
23
Për shembull,
Sara është e sjellshme dhe kjo do ta bënte atë një infermiere shumë të mirë.
Lorani është me të vërtetë i mirë në art dhe kjo do ta bënte atë një ilustrues shumë të mirë të
librave.
Kaltrina është me të vërtetë e mirë në organizimin e gjërave dhe do të ishte e mirë në drejtimin
e biznesit të saj.
Edoni do të ishte një mësimdhënës vërtetë i mirë, pasi që është në gjendje t’ua shpjegojë gjërat
të tjerëve.
Adelina është një person shumë i dashur dhe mendoj se do të ishte e mirë në punën me fëmijët.
Çdo nxënës duhet të shkruajë gjithashtu diçka për vetveten dhe cila është aspirata e tij aktuale
për karrierë.
• Pasi nxënësit ta kenë përfunduar këtë, ata duhet t’i vënë fletët e tyre në zarfet përkatëse, një
për çdo nxënës.
• Çdo nxënës e merr zarfin e vet dhe e hap në klasë për të parë reagimet e shokëve. Kjo u
mundëson nxënësve të kenë një diskutim të hapur në lidhje me reagimet e tyre dhe t’u bëjnë
pyetje shokëve të tyre për të parë se pse e kanë dhënë atë vlerësim. Duhet theksuar se nxënësit
duhet të shkruajnë vetëm komente pozitive për njëri-tjetrin.
Ky aktivitet i jep çdo nxënësi të paktën 5 cilësi pozitive për veten e tyre. Kjo ndihmon për të ndërtuar
më tej vetëbesimin e tyre dhe për të përmirësuar vlerësimin për veten. Aktiviteti mund të nxjerrë në
pah gjithashtu edhe tiparet pozitive të cilat as që e dinin se i kishin. Kjo do ta bëjë secilin nxënës
të kuptojë se të gjithë kanë veti pozitive të cilat mund t’i ndihmojnë në botën e punës.
Diskutimi i mëtejmë
Pasi të përfundojë ushtrimi, kërkoni nga nxënësit që t’i përshkruajnë komentet në fletoren e tyre
të punës për përdorim në të ardhmen. Ju gjithashtu mund të përmendi edhe njëherë disa nga
komentet të cilat do t’i bëjnë nxënësit të mendojnë se deklarimet e tyre janë verifikuar.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
24
Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës
Njësia mësimore: Kush jam unë?
Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna
Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në
karrierë
Kompetencat:
Komunikues efektiv
2,3,4,6
Mendimtar kreativ
8
Kontribues produktiv
2
Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore
Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në:
40 minuta grupe të vogla,
çifte.
Rezultatet mësimore:
Rritja e njohurive të nxënësve rreth roleve në punë dhe të mënyrave të hyrjes në punë nëpërmjet
komunikimit gojor dhe jogojor, si dhe punës si pjesë e ekipit.
Kriteret e suksesit:
• Të bëhet identifikimi i llojeve të vendeve të punës.
• Të komunikohen gojarisht informatat lidhur me vendin e punës, kërkesat për hyrje në vendin e
punës, shkathtësitë dhe vetitë personale.
• Të bëhet identifikimi i roleve në vendin e punës përmes informatave të dhëna.
• Të punohet si ekip.
• Të promovohet diskutimi rreth roleve në vendin e punës, mënyrave të hyrjes në punë, cilësive,
shkathtësive dhe vetive personale.
Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit:
• Letrat e rolit në vendin e punës
• Fletore pune e nxënësve – Kush jam unë? (faqet 11-12)
• Fletore dhe laps për të shkruar çfarëdo informate relevante
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
25
Përdorimi i TIK-ut:
• Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve, e planit të njësisë mësimore dhe e letrave
të rolit në vendin e punës
Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit
Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore
Pjesa hyrëse:
Kjo lojë është përgatitur që të jetë argëtuese dhe t’i përfshijë të gjithë nxënësit, ndërsa e bën
ndërgjegjësimin lidhur me rolet e mundshme në punë dhe të aktiviteteve të ndërlidhura me rolin.
Nxënësit mund të mbesin si një grup ose mund të ndahen në grupe më të vogla.
Shpjegojuni nxënësve qëllimin e aktiviteteve për të shqyrtuar punë të ndryshme.
Aktiviteti kryesor
Raundi i parë
Një nxënës në mënyrë të rastësishme zgjedh një punë të cilën duhet t’ia përshkruajë grupit. Dhe,
këtë duhet ta bëjë pa e përdorur fjalën identifikuese. Për shembull, nëse zgjedhin ‘zyrtarin policor’,
ata mund të thonë se personi që kryen këtë punë mban uniformë.
Grupi inkurajohet të dëgjojë dhe të thërrasë me zë të lartë se çfarë roli mendon se nxënësi është
duke përshkruar.
Kushdo që e qëllon përgjigjen e saktë, pastaj e fillon procesin përsëri.
Pasi të jenë identifikuar të gjitha rolet në punë, loja mund të vazhdojë.
Raundi i dytë
Letra të njëjta të roleve në punë palosen dhe vendosen në enë. Nxënësve tani u lejohet të përdorin
vetëm veprime për të përshkruar rolet në vendet e punës, nuk lejohet komunikimi gojor për të
identifikuar rolet në vendet e punës. Ata duhet të aktrojnë ndonjë aktivitet që do ta përfshinte
vendi i punës.
Letrat e roleve në vendet e punës palosen dhe vendosen në një tas ose enë të përshtatshme për
t’u zgjedhur në mënyrë të rastësishme nga një nxënës. Kjo lojë është e ndarë në dy raunde dhe
mund të përshtatet që të përputhet me kohën në dispozicion të caktuar për këtë aktivitet. Për
shembull, loja do të kërkonte më pak kohë në varësi prej numrit të grupeve apo sa raunde luhen.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
26
Diskutimi i mëtejmë
Mësimdhënësi lavdëron kontributin e të gjithë nxënësve dhe kërkon nga secili ta plotësojë fletën e
punës në faqen 12.
Mësimdhënësi duhet të nxisë diskutime rreth aktivitetit dhe të vlerësojë se si ka shkuar aktiviteti,
duke nënvizuar fushat për përmirësim. Për shembull, si mund të përshkruhet më mirë një rol
në punën e caktuar. Këtu gjithashtu vihen në pah çfarëdo fusha ku dija mund të përmirësohet
nëpërmjet diskutimit. Mësimdhënësi mund të caktojë aktivitetet kërkimore në qoftë se klasa ka
fusha ku ata kanë njohuri të kufizuara ose ku nxënësit ishin të pasigurt për llojin e punës që
personi i caktuar po e bënte.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
27
Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës
Për djemtë dhe vajzat
Kush jam unë?
infermiere
punëtor në dyqan
përkthyes
zyrtar policor
mësimdhënës
pjesëtar i forcave të armatosura
bibliotekist
ndërtues
Inxhinier
bujk
artist
punëtor zyre
kamerier
menaxher hoteli
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
28
Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës
Njësia mësimore: 20 pyetjet
Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna
Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në
karrierë
Kompetencat:
Komunikues efektiv
2,4,6
Mendimtar kreativ
1,2,4,8
Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore
Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në:
40 minuta • grup,
• çifte.
Rezultatet mësimore:
Të rritet vetëdijesimi dhe njohuritë e nxënësve rreth roleve në vendet e punës dhe të aktiviteteve
të punës nëpërmjet komunikimit gojor në një mjedis grupor, që është një aktivitet argëtues për të
angazhuar nxënësit dhe për të shfrytëzuar kreativitetin.
Kriteret e suksesit:
• Të identifikohen llojet e vendeve të punës përmes komunikimit gojor.
• Të sfidohen stereotipet gjinore, stereotipe në rolet e caktuara të vendeve të punës.
• Të punohet si ekip.
• Të promovohet diskutimi rreth roleve në vendet e punës, mënyrave të hyrjes në punë, cilësive,
shkathtësive dhe të vetive personale.
Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit:
• laptop për t’i përgatitur letrat e roleve në vendet e punës,
• letrat e roleve në vendet e punës,
• stilograf dhe letër për t’i shkuar pyetjet dhe përgjigjet.
Përdorimi i TIK-ut:
• Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve, e planit të njësisë mësimore dhe e letrave
të roleve në vendet e punës.
Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
29
Përshkrimi i metodologjisë dhe ecurisë së planifikimit të orës mësimore
Pjesa hyrëse:
Shpjegoni se është e rëndësishme për nxënësit që t’i marrin parasysh rolet në vendet e punës
për t’i dhënë një pasqyrë më të mirë të botës së punës. Ky është një aktivitet argëtues që ka një
komponent serioze të të nxënit. Shpesh të rinjtë kanë ide joreale për punë të ndryshme, ku ky
aktivitet është i dizajnuar për t’u ndihmuar atyre që t’i marrin parasysh idetë e vendeve të punës
në më shumë hollësi.
Aktiviteti kryesor
Nxënësit punojnë si 2 ekipe ose mund të punojnë në çifte. Pasi ekipet të jenë përzgjedhur,
emërohet një zëdhënës për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të bërë pyetje në emër të ekipit.
Megjithatë ata janë të inkurajuar që ta diskutojnë çështjen si ekip para se ta parashtrojnë për t’iu
përgjigjur pyetjeve.
Një ekip zgjedh një letër të vendit të punës në mënyrë të rastësishme dhe pastaj ndan një kohë
për të diskutuar se çfarë përfshin ajo punë dhe cilat aktivitete do të ishin pjesë e atij roli.
Ekipi tjetër ka 20 pyetje për të provuar ta qëllojë rolin në vendin e punës, duke parashtruar
pyetjet me po/jo. Përgjigjet mund të jenë vetëm PO apo JO.
Shembujt e pyetjeve
• A duhet të keni diplomë fakulteti për ta kryer këtë punë?
• A jeni mashkull apo femër?
• A mbani uniformë?
• A përdorni vegla?
Ekipi mund të qëllojë përgjigje se për çfarë pune bëhet fjalë në çfarëdo kohë të lojës, në qoftë e
qëllojnë si të saktë, ekipet ndërrohen, në qoftë se nuk arrijnë të qëllojnë si të saktë deri në fund
të 20 pyetjeve, atëherë përzgjidhet një letër e re e vendit të punës.
Në fund, ekipi me më së shumti përgjigje të qëlluara është fitues.
Diskutimi i mëtejmë
Nxënësit inkurajohen të hyjnë në diskutime në kuadër të ekipeve të tyre gjatë lojës dhe kjo pjesë
mund të udhëhiqet nga mësimdhënësi. Ky aktivitet mund të mbështesë diskutime të mëtejme në
klasë, ku hulumtimi, nëse kërkohet, mund të inkurajohet nga mësimdhënësi.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
30
Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës
Për djemtë dhe vajzat
20 pyetjet
infermiere
punëtor në dyqan
përkthyes
zyrtar policor
mësimdhënës
pjesëtar i forcave të armatosura
bibliotekist
ndërtues
inxhinier
bujk
artist
punëtor zyre
kamerier
menaxher hoteli
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
31
Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës
Njësia mësimore: Qëlloja kush është
Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna
Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në
karrierë
Kompetencat:
Komunikues efektiv
2, 3, 4,6
Mendimtar kreativ
8
Kontribues produktiv
2
Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore
Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë:
40 minuta • në çifte,
• në grupe të vogla prej 4-6 vetë.
Rezultatet mësimore:
Një aktivitet argëtues dhe praktikë për të rritur ndërgjegjësimin e nxënësve dhe njohuritë e tyre
lidhur me rolet në vendet e punës dhe aktivitetet e punës nëpërmjet komunikimit gojor në një
mjedis grupor. Nevojat e nxënësve për t’i përputhur shkathtësitë, personalitetin dhe kualifikimet e
tyre me rolet në vendet e punës.
Kriteret e suksesit:
• Të identifikohen llojet e vendeve të punës përmes komunikimit gojor.
• Të punohet si ekip.
• Të promovohet diskutimi mbi rolet në vendet e punës, mënyrat e hyrjes në punë, cilësitë,
shkathtësitë dhe vetitë personale.
Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit:
• laptop për të përgatitur letrat ‘Qëlloja kush është’,
• letrat ‘qëlloja kush është’,
• Stilograf dhe letër për të shkruar informata.
Përdorimi i TIK-ut:
• Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve, planit të njësisë mësimore dhe të letrave
‘Qëlloja kush është’
Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
32
Përshkrimi i metodologjisë dhe ecurisë së planifikimit të orës mësimore
Pjesa hyrëse:
Ky është një aktivitet tjetër për nxënësit që t’i marrin parasysh rolet në vendet e punës.
Shpjegojini grupit se do të duhet të marrin parasysh në mënyrë më të hollësishme aktivitetet që
lidhen me punë të ndryshme. Disa nga aktivitetet e identifikuara mund të lidhen me më shumë se
një punë, ku këto janë aktivitete të përgjithshme që përshkruhen si shkathtësitë e transferueshme.
Aktiviteti tregon se interesimet mund të lidhen me më shumë se një ide të vendit të punës dhe
është e rëndësishme për nxënësit që t’i “mbajnë opsionet e tyre të hapura” e jo të fokusohen në
një punë të vetme në të ardhmen, pasi që mund të ndryshojnë mendjen para se ta përfundojnë
shkollën.
Aktiviteti kryesor
Nxënësit punojnë në çifte apo ekipe të vogla.
Shtypni letrat ‘Qëlloja kush është’.
Përdorni sa më shumë letra me titull pune ‘Qëlloja kush është’ për t’iu përshtatur nevojave të
grupit apo kohës në dispozicion.
Jepini secilit çift një përzgjedhje të letrave të titullit të punës si dhe letrat korrespoduese të
shkathtësive dhe të kualifikimeve. Siguroni që ato të përzihen, meqë synimi është që nxënësit t’i
renditin ato si duhet.
Pasi ta ketë përfunduar detyrën çdo çift apo ekip, mund të mblidhet e tërë klasa dhe
mësimdhënësi mund ta ndihmojë klasën në paraqitjen e përgjigjeve para gjithë grupit, si për
shembull:
• Cilat letra të vendeve të punës u janë dhënë atyre?
• Pse i kanë vendosur letrat në mënyrë të atillë?
Mësimdhënësi mund ta hapë këtë për diskutim për të gjithë grupin:
• A mendoni se janë të saktë?
• Çka do të kishit bërë ndryshe?
• Më pas, mësimdhënësi mund të konfirmojë renditjen e saktë të letrave, duke nxitur diskutime
të mëtejme brenda orës mësimore.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
33
Diskutimi i mëtejmë
Nxënësit inkurajohen të hyjnë në diskutime brenda ekipeve të tyre gjatë lojës dhe kjo mund të
udhëhiqet nga mësimdhënësi. Ky aktivitet mund të mbështesë diskutim të mëtejmë në klasë, ku
hulumtimi, nëse kërkohet, mund të inkurajohet nga mësimdhënësi.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
34
Planifikimi i karrierës Qëlloja kush është
INFERMIERE
Shkathtësitë
• Posedon shkathtësi të mira të komunikimit dhe të organizimit.
• Është në gjendje të punojë në ekip.
• Ka shkathtësi të mira të zgjidhjes së problemeve.
• Është e mirë në shkencë.
• Mban uniformë.
Cilësitë personale
• E aftë të qëndrojë e qetë dhe mendjekthjellët në situata emergjente.
• Tregon ndjeshmëri, mirëkuptim dhe konsideratë.
• Është e dashur.
• E aftë të punojë me orar të gjatë dhe punë me ndërrime, gjithashtu e gatshme të punojë gjatë
fundjavëve dhe pushimeve zyrtare.
• Është e prekshme.
• Krijon besim dhe ngrohtësi.
Kualifikimet
• Ka kualifikimet e mira të shkollës së mesme, sidomos në shkencë.
• Ka arsimim të mëtejmë; shkencë apo shkenca sociale, apo shëndetësi dhe kujdes social.
• Ka diplomë.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
35
Planifikimi i karrierës Qëlloja kush është
PËRKTHYES
Shkathtësitë
• I zoti me gjuhët, i aftë të flas 2 gjuhë rrjedhshëm.
• Ka shkathtësi të mira të të shkruarit.
• Punon i vetëm në vende të ndryshme.
• Do të kërkohet të jetojë dhe të punojë jashtë vendit.
Cilësitë personale
• Ka vetëbesim.
• Ka shkathtësitë e mira të komunikimit gojor dhe të shkruar.
• Është i sigurt dhe i besueshëm.
• Është e aftë të punojë vetëm.
Kualifikimet
• Ka kualifikimet gjuhësore deri në nivelin e diplomës.
• Ka kualifikimet e veçanta profesionale.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
36
Planifikimi i karrierës Qëlloja kush është
ZYRTAR POLICOR
Shkathtësitë
• Është komunikues i mirë, i aftë të ndërtojë marrëdhënie të mira me qytetarët dhe grupet e
komunitetit.
• Është i organizuar.
• Është i aftë të qëndrojë i qetë dhe i sigurt dhe të veprojë me logjikë në situata të vështira.
• Ka shkathtësitë e mira të zgjidhjes së problemeve.
• Ndjek udhëzimet.
• Mban uniformë.
Cilësitë personale
• Respekton njerëzit pavarësisht prej racës, prejardhjes, statusit ose paraqitjes së tyre.
• Është i aftë të punojë në ekip.
• Është aftë të punojë në ndërrime të gjata, duke përfshirë punën gjatë natës dhe festave
zyrtare.
• Është fizikisht i aftë.
• Ndjehet përgjegjës.
Kualifikimet
• Ka kualifikime të mira të shkollës së mesme.
• Ka bërë trajnim të veçantë në vendin e punës, për shembull trajnimin me armë.
• Të ketë mundësisht diplomë të fakultetit juridik, nëse është në pozitë të gradës së lartë.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
37
Planifikimi i karrierës Qëlloja kush është
MËSIMDHËNËS
Shkathtësitë
• Është jashtëzakonisht i organizuar.
• Është komunikues i shkëlqyeshëm.
• Ka shkathtësi të shkëlqyeshme të të shkruarit.
• Është i aftë të ndjekë politikat dhe procedurat e qeverisë.
Cilësitë personale
• Është i përkushtuar.
• Është i dashur.
• Shquhet nga vetëbesimi kur prezanton para grupeve të mëdha.
• Është i durueshëm.
• Ka vetëbesim kur merret me njerëz të të gjitha moshave, sidomos kur merret me fëmijët dhe
të rinjtë.
• I pëlqen të punojë me fëmijët.
• Mund t’i shpjegojë idetë komplekse në një mënyrë të thjeshtë.
Kualifikimet
• Ka kualifikimet e mira të shkollës së mesme.
• Ka diplomë në çfarëdo fushe lëndore.
• Ka pasur trajnim të veçantë profesional në mënyrë që të mund ta kryejë punën.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
38
Planifikimi i karrierës Qëlloja kush është
NDËRTUES
Shkathtësitë
• Është i zoti në punët e dorës.
• Është i aftë fizikisht.
• Është i aftë të punojë si pjesëtar ekipi në mjedise të mëdha pune.
• Nganjëherë punon punë të kontraktuara për periudha të gjata kohore larg shtëpisë.
• Ka praktikë.
• Ka shkathtësi të veçanta të profilit, për shembull në fushë të shëndetit dhe të sigurisë në
vendin e punës.
Cilësitë personale
• Është kreativ.
• Është i aftë fizikisht.
• Është i gatshëm të punojë me orare të zgjatura, gjatë fundjavëve dhe festave zyrtare.
• Duhet të vesh rroba mbrojtëse.
• Është i aftë të punojë në lartësi.
Kualifikimet
• Ka diplomë të shkollës së mesme – është i mirë në matematikë.
• Ka kryer trajnime në vendin e punës, për shembull në fushat; shëndeti dhe siguria, suvatimi.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
39
Planifikimi i karrierës Qëlloja kush është
KAMERIER
Shkathtësitë
• Ka shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit gojor.
• Ka shkathtësi të mira të të shkruarit.
• Është i aftë të merret me ankesa.
• Është i aftë të punojë në ndërrime të gjata në këmbë.
• Punon mirë si pjesë i ekipit.
• Ka kujtesë të mirë.
Cilësitë personale
• Ka sjellje të mira.
• Ka dukje elegante dhe higjienë të mirë personale.
• Ka sens diplomatik.
• Ka njohuri për llojet e ndryshme të ushqimeve dhe të pijeve.
• Është i vëmendshëm ndaj detajeve.
Kualifikimet
• Ka arsim të mirë të shkollës së mesme.
• Ka kualifikime në mikpritje dhe në higjienën e ushqimit.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
40
Planifikimi i karrierës Qëlloja kush është
FUTBOLLIST
Shkathtësitë
• Shumë i aftë fizikisht dhe me shëndet të mirë.
• I aftë të punojë mirë në ekip.
• Ndjek udhëzimet.
• Ka njohuri të rregullave dhe të rregullativës.
• Është i aftë të punojë dhe të trajnohet 7 ditë në javë, 365 ditë në vit.
Cilësitë personale
• Është i talentuar.
• Është jashtëzakonisht i përkushtuar.
• Ka shikim të mirë.
• Ka përgatitje të shkëlqyeshme fizike.
• Ka durim mendor.
• Ka vetëbesim.
• Është garues me vullnet të fuqishëm për të fituar.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
41
Kualifikimet
• Ka diplomë të shkollës së mesme.
• Ka kualifikimet sportive.
• Ka bursë në klub.
Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës
Njësia mësimore: Çfarë pune bëni?
Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna
Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë
Kompetencat:
Komunikues efektiv
2, 3, 4,5
Nxënës i suksesshëm
1,2
Kontribues produktiv
1
Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore
Koha e nevojshme:
Hyrje fillestare në detyrat e shtëpisë - 10 minuta
Prezantimet - Kërkohet që nxënësit të bëjnë një prezantim 5 minutësh, prandaj koha e nevojshme
varet nga ajo se sa nxënës/grupe duhet të prezantojnë gjatë orës mësimore.
Nxënësit punojnë:
• në çifte,
• në grupe të vogla prej 4 – 6 vetë.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
42
Rezultatet mësimore:
Një projekt kërkimor për nxënësit që të zbulojnë se çfarë pune bënë familja e tyre, cilat janë
detyrat e tyre të përditshme dhe mënyrat se si kanë hyrë në punë. Kjo do t’i prezantohet përsëri
klasës.
Kriteret e suksesit:
• Hulumtimi – ndërmarrja e hulumtimit, shqyrtimi i vendeve të punës së familjarëve
• Shkathtësitë prezantuese – Prezantimi i konstatimeve të tyre në klasë
• Inkurajim diskutimesh dhe shkathtësish hulumtuese; diskutimin mbi rolet në vendet e punës,
mënyrat e gjetjes së punës, cilësitë, shkathtësitë dhe vetitë personale.
• Puna e shkruar mbështetëse
Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit:
Fletore pune e nxënësve: Çfarë pune bëni? (Faqet 13 -15)
Stilograf dhe letër për t’i shkruar pyetjet dhe përgjigjet.
Përdorimi i TIK-ut:
• Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve dhe e planit të njësisë mësimore.
Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit.
Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore
Pjesa hyrëse:
Projekt hulumtimi për detyrë shtëpie
Caktoni një projekt detyrë shtëpie duke i ndarë nxënësit në grupe prej 3 vetëve. Secili nxënës
duhet të bisedojë me familjarë të vet lidhur me atë se çfarë pune bëjnë. Nxënësit duhet të
kuptojnë sa më shumë lidhur me punën. Duke punuar në grupe prej 3 vetëve, ata duhet të
vendosin se cilën punë do t’ia paraqesin klasës, kush do ta prezantojë atë (një, dy vetë apo të
tretë prej tyre) dhe do të punojnë së bashku si ekip. Në orën tjetër mësimore do të bëjnë një
prezantim prej 5 minutash për pjesën tjetër të klasës.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
43
Aktiviteti kryesor
Projekt hulumtimi për detyrë shtëpie
Caktoni një projekt detyrë shtëpie, ndani nxënësit në grupe prej 3 vetësh. Secili nxënës duhet të
bisedojë me familjarë të vet lidhur me atë se çfarë pune bëjnë. Nxënësit duhet të kuptojnë sa më
shumë lidhur me punën. Duke punuar në grupe prej 3 vetëve, ata duhet të vendosin se cilën punë
do t’ia paraqesin klasës, kush do ta prezantojë atë (një, dy vetë apo të tretë prej tyre) dhe do të
punojnë së bashku si ekip. Në orën tjetër mësimore do të bëjnë një prezantim prej 5 minutash për
pjesën tjetër të klasës.
Nxënësit duhet t’i zbulojnë informatat në vijim:
• Si e ka fituar personi vendin e punës;
• Mënyra e hyrjes në punë, a kanë filluar me një vend pune dhe janë avancuar;
• Çfarë kualifikime u duhen për ta kryer punën;
• Cilësitë personale dhe shkathtësitë e nevojshme për ta kryer punën;
• A kanë pas nevojë t’i nënshtrohen trajnimeve shtesë pasi e kanë fituar punën;
• Me çfarë orari punojnë;
• Cilat janë detyrat e tyre të përditshme;
• Paga.
Pasi t’i kenë siguruar të gjitha informatat e nevojshme, duhet ta prezantojnë këtë para pjesës
tjetër të klasës në orën tjetër mësimore. Ata mund të përdorin materiale ndihmëse, mjete të
paraqitjes vizuale apo materiale të shtypura. Nxitni nxënësit që të jenë krijues dhe ta bëjnë
prezantimin në një mënyrë krijuese për të angazhuar shokët e tyre.
Ky aktivitet nxit diskutimin me familjen në lidhje me idetë e tyre të karrierës dhe rrit njohuritë
e tyre për opsionet e mundshme të vendeve të punës në dispozicion të tyre. Rrit vetëdijesimin e
mënyrave të hyrjes në punë, kualifikimeve të mundshme, nevojës për trajnim të vazhdueshëm dhe
zhvillimin në vendin e punës. Aktiviteti gjithashtu i vetëdijeson nxënësit lidhur me realitetin e
punës, cilat janë detyrat e përditshme, përparimin brenda kompanisë dhe çka duhet të bëjnë për
të punuar drejt synimit të tyre në karrierë, për shembull, ndoshta duhet të fillojnë në fund e të
punojnë drejt rrugës së tyre për në maje.
Aktiviteti gjithashtu zhvillon shkathtësitë e tyre prezantuese, të cilat do t’i mbështesin ata kur
të kërkojnë punë dhe të marrin pjesë në intervista, duke ndërtuar vetëbesimin e tyre dhe duke
nxjerrë në pah fushat për zhvillim.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
44
Diskutimi i mëtejmë
Pasi të kenë bërë prezantim grupet në klasë, mund të zhvillohen pyetjet dhe diskutime të tjera.
Kjo mund të çojë në kërkime të mëtejshme për vendin e punës që mund t’u interesojë nxënësve të
caktuar. Duke shikuar se cilat kualifikime u duhen, në çfarë kolegje duhet të shkojnë dhe nëse ato
vende të punës janë në dispozicion në zonat e tyre lokale.
Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës
Çfarë pune bëni?
Për këtë projekt detyrë shtëpie duhet të punoni së bashku në grupe prej 3 vetash. Secili prej jush
duhet të pyesë dikë nga familjarët tuaj se çfarë pune bëjnë.
Mund të përdorni pyetjet e mëposhtme për t’ju ndihmuar që të kuptoni më shumë për punën e tyre.
Ju gjithashtu mund të bëni edhe pyetjet e juaja dhe mund të punoni si ekip për të bërë listën tuaj.
Mund t’i shkruani pyetjet dhe përgjigjet tuaja në një letër të zbrazët.
• Si e kanë fituar vendin e tyre të punës?
• A e kanë zbuluar vendin e punës nga ndonjë mik i tyre apo anëtar familjeje?
• A kanë aplikuar për vend pune sipas shpalljes në gazetë?
• E kanë gjetur punën në një mënyrë tjetër?
• A kanë pas nevojë të shkojnë në intervistë?
• Si ka qenë intervista?
• A kanë aplikuar shumë njerëz për të njëjtin vend pune?
• A janë duke punuar ende punën e njëjtë njësoj sikur patën filluar të punojnë për herë të parë për
kompaninë?
• A janë avancuar apo kanë ndryshuar vendin e punës, ndërkohë që janë ende duke punuar
për të njëjtën kompani?
• Cilat kualifikime kanë pasur nevojë t’i kenë për ta fituar vendin e punës?
• A kanë pasur nevojë për diplomë kolegji apo universiteti?
• A kanë pasur nevojë t’i nënshtrohen trajnimeve shtesë kur kanë filluar të punojnë?
• A kanë nevojë t’i nënshtrohen trajnimeve shtesë për t’i mbajtur të azhurnuara njohuritë e
tyre?
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
45
• Çfarë lloj personi duhet të jenë për ta kryer punën, cilat janë cilësitë personale që duhet
t’i kenë?
• Çfarë shkathtësish duhet t’i kenë?
• Me çfarë orari punojnë?
• A duhet të punojnë fundjavëve dhe gjatë festave zyrtare?
• Sa ditë pushimi kanë?
• Cilat janë detyrat e tyre të përditshme?
• Sa paguhen?
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
46
Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës
Njësia mësimore: Bota e punës
Fusha kurrikulare: Niveli kurrikular Jeta dhe puna
Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në
karrierë
Kompetencat:
Komunikues efektiv
1,2,4
Nxënës i suksesshëm
3,7
Mendimtar kreativ
4,8
Kontribues produktiv
2
Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore
Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në:
• 40 minuta • Një grup – e tërë klasa
Rezultatet mësimore:
Rritja e vetëdijes dhe e njohurive të nxënësve rreth mundësive të roleve dhe aktiviteteve të punës
në zonat e tyre lokale dhe si të marrin vendime reale e të mirinformuara dhe ta shfrytëzojnë
kreativitetin.
Kriteret e suksesit:
• Të identifikohen llojet e vendeve të punës përmes komunikimit gojor.
• Të punohet si ekip.
• Të promovohet diskutimi mbi rolet në vendet e punës, mënyrat e hyrjes në punë, cilësitë,
shkathtësitë dhe vetitë personale.
Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit:
• tabelë me letra të mëdha,
• informata dhe letrat e vendeve të punës,
• letra me ngjyra.
Përdorimi i TIK-ut:
• Të shtypet fletorja e punës e nxënësve, plani i njësisë mësimore dhe informatat rreth vendeve
të punës.
Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
47
Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore
Pjesa hyrëse:
Përgatitjet e nevojshme para njësisë mësimore
Bëni një përzgjedhje të vendeve të punës të cilat janë në dispozicion në zonat tuaja lokale. Pasi ta
keni listën e vendeve të punës, duhet të identifikoni gjërat në vijim:
• kërkesat për hyrje në punë,
• pagën
• detyrat,
• shkathtësitë,
• cilësitë personale.
Shtypni këto informata dhe titullin e vendit të punës në letra të ndryshme me ngjyra për çdo vend
pune, duke siguruar që titulli i vendit të punës të jetë shtypur në një letër ndarazi.
Mund t’i shkruani gjithashtu edhe titujt e kategorive në tabelën me letra të mëdha apo në tabelën
e bardhë para njësisë mësimore.
Para se nxënësit të hyjnë në klasë...
Vendosni letrat me ngjyrë të informatave në çdo tavolinë, ku secila përfaqëson një vende pune
tjetër. Organizoni karriget rreth tavolinave ku numri i karrigeve për çdo tavolinë varet nga llojet
e vendeve të punës që ekzistojnë në zonën lokale. Për shembull, nëse ka shumë dyqane të shitjes
me pakicë në zonën tuaj, vendosni më shumë karrige në atë tavolinë.
Diskutimi i mëtejmë
Hapeni diskutimin në klasë
• Pyetni nxënësit çfarë kanë mësuar.
• Për çfarë kishin dëshiruar të dinë më shumë.
• Ripohoni rëndësinë e gjetjes së sa më shumë informatave lidhur me rolet e
ndryshme në vendet e punës për t’ua mundësuar që të marrin vendime reale dhe
të mirinformuara. Vendimet e shpejta mund të çojnë në zgjedhje të gabuar dhe në
vonimin e përparimit në karrierë që me të vërtetë do t’ju përshtatej.
• Si mund t’u qasen këtyre informatave përmes burimeve lokale dhe përdorimit të
internetit.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
48
Aktiviteti kryesor
Njësia mësimore
Gjatë hyrjes së nxënësve në sallë u thoni që të ulen në cilëndo prej karrigeve, por të mos i lëvizin
ato.
Pasi të jenë ulur nxënësit, shpjegojuni se secila tavolinë përfaqëson një vend pune të caktuar. Pyetni
nxënësit
• Pse janë ulur pikërisht aty?
• Si kanë zgjedhur ku të ulen?
• Nëse janë ulur bashkë me shokun, a është kjo arsye e mirë për përzgjedhjen e punës?
Shpjegojini nxënësve se ka numër të ndryshëm të karrigeve në çdo tavolinë. Kjo paraqet llojet e
punëve në dispozicion në nivelin lokal. Tavolina me 5 karrige do të thotë se ka më shumë prej atyre
punëve në dispozicion, sesa në tavolinën me 1 karrige.
Hapeni diskutimin në grup duke i kërkuar nxënësve që të shikojnë se çfarë duhet të dinë për të
marrë një vendim në lidhje me llojin e punës që shpresojnë se do ta bëjnë.
Shkruani në tabelën me letra të bardha kategoritë e mëposhtme (kjo mund të përgatitet para
orës mësimore):
• kërkesat për hyrje në punë,
• trajnimin,
• pagën,
• detyrat,
• shkathtësitë,
• cilësitë personale.
Pyetni nxënësit se cilat kategori mendojnë se janë të rëndësishme dhe hapeni atë tek grupi për
diskutim, ku mësimdhënësi vepron si ndihmës. Për shembull, nëse zgjedhin pagën, nxënësit duhet
të flasin për atë që ata dinë rreth saj (pagës) dhe atë që ata mendojnë se është një pagë e mirë.
Diskutoni të gjitha kategoritë, duke inkurajuar nxënësit që të mendojnë nëse janë të përshtatshëm
për punën e vendosur në tavolinën e tyre.
Idetë për diskutim
Kërkesat për hyrje në punë
• Cilat kualifikime ju duhen për këtë punë?
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
49
• Është ide e mirë që të përpiqeni të keni nota sa më të mira në shkollë, pasi që vendet e punës,
që paguhen më shumë, zakonisht kërkojnë kualifikime të mira.
Trajnimi
• A dëshironi të ndiqni më shumë trajnime?
• A jeni të gatshëm që të ndiqni më shumë trajnime përderisa jeni duke punuar?
• A dëshironi të shkoni në shkollë të lartë apo fakultet?
• Kualifikimet profesionale nganjëherë duhet të merren pas marrjes së diplomës.
Paga
• A mjafton paga për të jetuar?
• A është paga në përpjesëtim me detyrat dhe përgjegjësitë e punës?
• A është vendi i punës i rëndësishëm në aspektin social, prandaj jeni të kënaqur edhe nëse nuk
fitoni aq shumë?
• A do t’ju pëlqente ta bënit këtë punë pavarësisht prej pagës?
Detyrat
• A jeni të aftë që t’i kryeni detyrat që kërkohen?
• A janë detyrat e përshtatshme?
• A jeni të kënaqur që t’i kryeni detyrat?
Shkathtësitë
• Shkathtësia është diçka që mësohet të bëhet, për shembull, të shkruani, të përdorni kompjuterin
• A i keni shkathtësitë e kërkuara për këtë punë?
• A jeni në gjendje t’i përvetësoni këto shkathtësi?
• A jeni të gatshëm t’i përvetësoni këto shkathtësi?
Cilësitë personale
• Cilësitë personale janë diçka që jeni, për shembull i sjellshëm, i besueshëm, i sigurt ku njerëzit
mund të të besojnë.
• A i keni cilësitë personale për këtë punë?
• A mendoni se mund t’i përvetësoni këto cilësi?
Pasi t’i kenë diskutuar të gjitha kategoritë, ata duhet të vendosin nëse këto informata i kanë larguar
nga ajo punë, nëse po atëherë lejohen që ta ndërrojnë tavolinën, por mund ta ndërrojnë tavolinën
vetëm nëse ka ndonjë karrige të lirë, ose mund të qëndrojnë anash karriges dhe të bëhen të ‘papunë’
derisa të lirohet ndonjë karrige.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
50
Për të promovuar diskutimin e mëtejmë kur nxënësit i ndërrojnë tavolinat/punët, pyetini se pse janë
duke i ndërruar tavolinat.
Nëse mbesin të ‘papunë’, a bëjnë kompromis dhe a ulen në një tavolinë/punë tjetër, apo shkojnë pa
pagë. Nëse po, pyetni për arsyet pse, diskutoni efektet e të qenit i papunë, si do të blinin ushqim, si
do të paguanin për strehim, si do të bënin ndonjë hobi që u pëlqen (pa para për të bërë një gjë të
tillë)?
Pasi të jenë vendosur të gjithë nxënësit nëpër tavolina, kërkoni prej tyre që t’ia qëllojnë se çfarë
mendojnë se janë vendet e punët dhe pastaj jepuni mundësinë për të ndërruar vendet e punës edhe
njëherë dhe siguroni që t’i pyetni nxënësit për arsyet e tyre për ndërrim.
Për ta përmbyllur
Qëllimi i aktivitetit është për të treguar se si merren vendimet e mirinformuara lidhur me karrierën e tyre
dhe për të siguruar se i kanë të gjitha informatat të cilat mund të ndikojnë në zgjedhjet e tyre.
Plani i njësisë mësimore të vendimmarrjes
Njësia mësimore: Mbijetesa në dimër
Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna
Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë
Kompetencat:
Komunikues efektiv
1,2,3,4
Nxënës i suksesshëm
3
Mendimtar kreativ
1,2,4,5
Kontribues produktiv
2
Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore
Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në:
40 minuta grupe prej 5 veta
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
51
Rezultatet mësimore:
Kjo njësi mësimore i nxit nxënësit të shikojnë procesin e vendimmarrjes dhe të kuptojnë efektet
e vendimeve që i marrin. Kjo ka për qëllim t’i përgatisë ata për të ardhmen, për t’ua mundësuar
atyre të marrin vendime të mirinformuara dhe reale për të ardhmen e tyre.
Kriteret e suksesit:
• Nxënësit mësojnë të punojnë si ekip.
• Nxënësit mësojnë në lidhje me procesin e vendimmarrjes dhe efektet e vendimeve të tyre.
• Nxënësit punojnë në shkathtësitë e tyre të të dëgjuarit dhe të negocimit.
• Jepuni nxënësve vetëbesim në aftësinë e tyre për të marrë vendime.
Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit:
• Fletore pune e nxënësve: Mbijetesa në dimër (faqet 16-18)
Përdorimi i TIK-ut:
• Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve dhe e planit të njësisë mësimore.
Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit.
Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore
Pjesa hyrëse:
Në këtë aktivitet nxënësit do të punojnë në grupe të vogla prej 5-6 veta, i cili është përgatitur në
mënyrë të atillë që t’u ndihmojë atyre t’i kuptojnë proceset e vendimmarrjes. Ky është një skenar
hipotetik ku nxënësit duhet të punojnë si ekip për të vendosur planin më të mirë të veprimit në
një situatë emergjente. Më poshtë është një pasqyrë e skenarit, të cilin duhet ta vendosni për
nxënësit para se të ndahen në grupe për të diskutuar dhe vendosur për planin e tyre.
Diskutimi i mëtejmë
Kur grupet i raportojnë pjesës tjetër të klasës, mësimdhënësit mund të lehtësojnë diskutimin në
klasë rreth zgjedhjeve të secilit dhe t’i pyesin pse i kanë bërë ato zgjedhje, ku klasa duhet të
pajtohet për ato ndryshime.
Aktiviteti kryesor
Mbijetesa në dimër: Skenari që do t’u prezantohet nxënësve
Grupi sapo pati një aterim (zbritje) me përplasje në pyjet e Alpeve Dinarike, një rajon i thyer dhe
i shkretë i Kosovës. Është mesi i janarit herët në mëngjes, ku aeroplani i vogël, me të cilin ata po
udhëtonin, u rrëzua në një liqen. Piloti dhe bashkëpiloti humbën jetën në përplasje dhe menjëherë
pas aksidentit aeroplani u fundos në liqen. Për fat të mirë, asnjëri prej juve nuk është lënduar dhe të
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
52
gjithë jeni të paprekur nga uji.
Përplasja erdhi papritmas para se piloti të kishte kohë të kërkonte ndihmë përmes radios ose të
informonte dikë rreth pozicionit tuaj. Pasi që piloti juaj përpiqej t’i shmanget stuhisë, ju e dini se
aeroplani ishte larguar nga kursi tepër shumë. Piloti njoftoi pak para rrëzimit se i ishit larguar kursit
për 30 kilometra.
Jeni në një zonë të pyllit të egër të përbërë nga drunj të trashë ku gjenden shumë liqene dhe lumenj.
Trashësia e borës arrin prej nivelit të zogut të këmbës, nga ku është larguar prej erës, deri tek gjuri
në vende ku është sjellë nga era. Raporti i fundit i motit tregoi se temperatura do të arrijë minus 23
gradë celsius gjatë ditës dhe minus 29 gradë gjatë natës. Ka shumë drunj dhe shkurre të thata në
zonën aty pranë. Ju jeni të veshur me veshje dimri të përshtatshme për veshje në qytet.
Përderisa ishit duke u larguar për të shpëtuar nga aeroplani, keni arritur të merrni me veti
dymbëdhjetë artikuj. Detyra juaj është që t’i renditni këta artikuj për mbijetesën tuaj, duke filluar me
1 si artikulli më i rëndësishëm deri te 12 si artikulli më së paku i rëndësishëm.
Mund të supozoni se numri i udhëtarëve është i njëjtë me numrin në grupin tuaj dhe se grupi është
pajtuar që të qëndrojë së bashku.
Fleta e përgjigjeve për Mbijetesën në dimër
Artikulli Renditja sipas ekspertëve
Topthi i lesh çelikut 2
Gazetë – nga një për person 8
Busulle 12
Sëpatë dore 6
Shkrepës 1
Revole të mbushur me kalibër 0.45 9
Hartë ajrore lokale e bërë nga plastika 11
Pëlhurë e gjerë pesë me pesë metra 5
Veshmbathje shtesë për secilin të mbijetuar 3
Kënaçe me vaj për gatim 4
Shishe uiski 10
Çokollatë e madhësisë familjare – nga një për person 7
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
53
Problemet e para me të cilat përballen të mbijetuarit janë ruajtja e nxehtësisë së trupit dhe ruajtja
nga moti. Ky problem mund të zgjidhet duke ndezur zjarrin, duke kursyer energjinë dhe duke përdorur
sa më shumë që është e mundur izolim, duke ndezur zjarrin në të njëjtën kohë.
Pasi që sapo keni pasur një zbritje me përplasje, shumë prej juve do të jeni të tronditur, pasi që
piloti dhe bashkëpiloti kanë humbur jetën. Vendimmarrja në këto kushte është e vështirë, ku si grup
ju duhet të zvogëloni frikën dhe panikun.
Para nisjes piloti e ka dorëzuar planin e fluturimit, i cili përmban informata jetike në lidhje me
fluturimin; të tilla si kursi i fluturimit, shpejtësia, koha e vlerësuar e arritjes, lloji i aeroplanit dhe
numri i njerëzve në bord. Operacionet e kërkim-shpëtimit do të kenë filluar pasi që aeroplani të ketë
dështuar të arrijë në destinacion.
Tridhjetë kilometra deri te fshati më i afërt i njohur është një ecje e gjatë, madje edhe në kushte
ideale. Grupi është i tronditur, i veshur me rroba të qytetit, kurse në pyll bora është e thellë dhe
ka shumëllojshmëri të pengesave të ujit që duhet kaluar. Përpjekja për të dalë nga pika e uljes së
aeroplanit do të thoshte pothuajse vdekje e sigurt nga ngrirja dhe rraskapitja. Në temperatura minus
20 gradë celsius, humbja e nxehtësisë së trupit përmes lodhjes është një çështje shumë serioze.
Pasi të mbijetuarit kanë gjetur mënyrat për ta ruajtur ngrohtësinë, problemi i tyre i menjëhershëm
është të tërheqin vëmendjen e aeroplanëve të kërkimit. Kështu që të gjithë artikujt, të cilat grupi i ka
shpëtuar, duhet të vlerësohen për vlerën e tyre për sinjalizimin e vendndodhjes së grupit.
Nxënësit duhet të shikojnë listën e tyre të furnizimeve dhe t’u caktojnë prioritetin furnizimeve si
dhe t’i radhisin artikujt sipas rëndësisë së tyre për mbijetesë, duke filluar me 1 për artikullin më të
rëndësishëm dhe duke vazhduar deri te 12 për artikullin më së paku të rëndësishëm.
Pastaj ndani klasën në 3 grupe, ku ata duhet të diskutojnë listën dhe të tregojnë pse i kanë bërë
zgjedhjet e tyre. Si ekip ata duhet të vendosin si t’i radhisin artikujt.
Të gjithë anëtarët e grupit duhet të pajtohen me vendimin.
Pasi grupet ta kenë përfunduar detyrën, klasa duhet të bashkohet. Secili grup duhet të emërojë një
zëdhënës i cili do të raportojë tek pjesa tjetër e klasës.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
54
Plani i njësisë mësimore të vendimmarrjes
Doracaku i mbijetesës në dimër
Grupi sapo pati një aterim (zbritje) me përplasje në pyjet e Alpeve Dinarike, një rajon i
thyer dhe i shkretë i Kosovës. Është mesi i janarit herët në mëngjes, ku aeroplani i vogël
me të cilin ata po udhëtonin u rrëzua në një liqen. Piloti dhe bashkëpiloti humbën jetën në
përplasje dhe menjëherë pas aksidentit aeroplani u fundos në liqen. Për fat të mirë, asnjëri
prej juve nuk është lënduar dhe të gjithë jeni të paprekur nga uji.
Përplasja erdhi papritmas para se piloti të kishte kohë të kërkonte ndihmë përmes radios
ose të informonte dikë rreth pozicionit tuaj. Pasi që piloti juaj përpiqej t’i shmanget stuhisë,
ju e dini se aeroplani ishte larguar nga kursi mjaft shumë. Piloti njoftoi pak para rrëzimit
se i ishit larguar kursit për 30 kilometra.
Jeni në një zonë të pyllit të egër të përbërë nga drunj të trashë ku gjenden shumë liqene
dhe lumenj. Trashësia e borës arrin prej nivelit të zogut të këmbës, nga ku është larguar
prej erës, deri tek gjuri në vende ku është sjellë nga era. Raporti i fundit i motit tregoi se
temperatura do të arrijë minus 23 gradë celsius gjatë ditës dhe minus 29 gradë gjatë natës.
Ka shumë drunj dhe shkurre të thata në zonën aty pranë. Ju jeni të veshur me veshje dimri
të përshtatshme për veshje në qytet.
Përderisa ishit duke u larguar për të shpëtuar nga aeroplani keni arritur të merrni me veti
dymbëdhjetë artikuj. Detyra juaj është që t’i renditni këta artikuj për mbijetesën tuaj, duke
filluar me 1 si artikulli më i rëndësishëm deri te 12 si artikulli më së paku i rëndësishëm.
Mund të supozoni se numri i udhëtarëve është i njëjtë me numrin në grupin tuaj dhe se grupi
është pajtuar që të qëndrojë së bashku.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
55
Plani i njësisë mësimore të vendimmarrjes
Njësia mësimore: Cilat vende të punës më interesojnë tani?
Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna
Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë
Kompetencat:
Komunikues efektiv
1,2,3,4,6
Nxënës i suksesshëm
1,2,4
Mendimtar kreativ
1,2
Kontribues produktiv
1,2
Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore
Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në:
40 minuta studime individuale
Rezultatet mësimore:
Qëllimi i kësaj pjese është që nxënësit të marrin vendime të mirinformuara në lidhje me atë se
për çfarë pune apo karriere janë të interesuar tani, pasi t’i kenë përfunduar të gjitha aktivitetet
në fletoren e punës. Ata duhet t’i marrin parasysh interesimet e tyre, cilësitë personale dhe
shkathtësitë që tashmë i kanë si dhe ato që do t’i fitojnë përmes edukimit të vazhdueshëm. Çdo
nxënës kërkohet që të përgatitë dhe të realizojë një prezantim për karrierën e tyre të zgjedhur
prej 5 minuta për pjesën tjetër të klasës
Kriteret e suksesit:
• Të rritet vetëdijesimi i nxënësve lidhur me shkathtësitë dhe cilësitë e tyre personale të cilat
nevojiten për botën e punës.
• Të rritet vetëdijesimi i nxënësve lidhur me kualifikimet, shkathtësitë, vetitë personale të
nevojshme për karrierën e tyre të zgjedhur.
• Të ndërtohet vetëbesimi në shkathtësitë e tyre të prezantimit.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
56
Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit:
• Fletore pune e nxënësve: Cilat vende të punës më interesojnë tani (faqe 19)
Përdorimi i TIK-ut:
• Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve dhe planit të njësisë mësimore.
Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe komunikimit
Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore
Pjesa hyrëse:
Ky është një projekt kërkimor ku nxënësit kërkohet të hulumtojnë dhe të përgatisin një prezantim
prej 5 minuta për karrierën e tyre të zgjedhur. Ata do të përdorin shkathtësitë dhe informatat që i
kanë mësuar përmes aktiviteteve në fletoret e tyre të punës.
Aktiviteti kryesor
Ky është një projekt kërkimor ku nxënësit kërkohet të hulumtojnë dhe të përgatisin një prezantim
prej 5 minuta për karrierën e tyre të zgjedhur. Ata do të përdorin shkathtësitë dhe informatat që i
kanë mësuar përmes aktiviteteve në fletoret e tyre të punës.
Nxënësit duhet t’i përfshijnë në prezantimin e tyre informatat e mëposhtme:
• Çka është puna?
• Pse mendojnë se do të jenë të zotët për punën – çfarë vetish personale duhet t’i
demonstrojnë?
• Çfarë shkathtësish dhe kualifikimesh nevojiten për të bërë punën e tyre të zgjedhur?
Nxënësit duhet të përgatisin prezantimin dhe lejohen të përdorin materiale ndihmëse dhe
materiale të tjera mbështetëse sipas zgjedhjes së tyre.
Diskutimi i mëtejmë
Pasi nxënësi ta ketë realizuar prezantimin për pjesën tjetër të klasës, inkurajoni nxënësit e
tjerë që të bëjnë çfarëdo pyetje dhe ndihmoni me diskutime shtesë, për shembull:
• Ku do të mund ta kryenin këtë punë?
• A ka vende pune në dispozicion në zonën lokale apo duhet të zhvendosen diku tjetër?
• A do të duhej të shkonin në kolegj apo në universitet?
• Te cili kolegj apo universitet do të duhej të shkonin?
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
57
Plani i njësisë mësimore të vendimmarrjes
Njësia mësimore: Plani im i veprimit në karrierë
Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna
Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në
karrierë
Kompetencat:
Komunikues efektiv
1,2,3,4
Nxënës i suksesshëm
3
Mendimtar kreativ
1,2,4,5
Kontribues produktiv
2
Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore
Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në:
40 minuta studime individuale
Rezultatet mësimore:
Qëllimi i kësaj njësie mësimore është që nxënësit të krijojnë Planin SMART të Veprimit në
Karrierë për të ndihmuar mbështetjen dhe motivimin e tyre në arritjen e synimeve të tyre të
karrierës. Nxënësit duhet t’i hulumtojnë shkathtësitë, cilësitë, përparësitë dhe arritjet e tyre për të
mbështetur këtë proces.
Kriteret e suksesit:
• Identifikimi i shkathtësive relevante për vendin e punës;
• Identifikimi i synimeve të tyre të karrierës;
• Rritja e vetëdijesimit të nxënësve lidhur me kualifikimet, shkathtësitë dhe vetitë personale të
nevojshme për karrierën e tyre të zgjedhur;
• Planifikimi i veprimeve për vendimmarrjen reale.
Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit:
Fletore pune e nxënësve - Plani i veprimit në karrierë – faqet 22-23
Përdorimi i TIK-ut:
• Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve, planit të njësisë mësimore dhe e planit të
veprimit në karrierë.
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
58
Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe komunikimit
Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore
Pjesa hyrëse:
Shpjegojuni nxënësve se ky ushtrim është që ata t’i shqyrtojnë synimet e karrierës së tyre të
ardhshme dhe të marrin parasysh se çka duhet të bëjnë për t’i arritur synimet e tyre specifike.
Kjo mund të mos jetë shumë përshkruese, pasi që ata duhet t’i shqyrtojnë idetë e tyre dhe t’i
ndryshojnë planet gjatë disa viteve të ardhshme.
Diskutimi i mëtejmë
Pas përfundimit të doracakut dhe planit të veprimit në karrierë, pyetini nxënësit për reagimet e
tyre se sa të sigurt janë tani në marrjen e vendimeve për karrierë. Planet e veprimit në karrierë
do të duhet të përditësohen gjatë përparimit të nxënësve në edukimin e tyre, ku kjo nuk duhet të
shihet si vendim përfundimtar. Siguroni që nxënësit të kuptojnë se këto dokumente ndryshojnë me
kalimin e kohës dhe me ecjen e tyre do të jetë thelbësore që të krijohen planet e reja të veprimit
në karrierë duke ndjekur procedurën e njëjtë për të marrë parasysh çdo ndryshim në rrethanat
apo ndryshimet e tyre personale në aspiratat e tyre për karrierë.
Aktiviteti kryesor
Tani, pasi nxënësit i kanë përfunduar të gjitha mësimet e mëparshme, ata kanë fituar vetëbesim dhe
janë më të vetëdijshëm se çka duhet të marrin parasysh kur të mendojnë lidhur me karrierën e tyre
të ardhshme dhe të mundshme.
Në këtë njësi mësimore ata duhet ta përfundojnë Planin e veprimit në karrierë, ku ky dokument
vetëm se i bashkon të gjitha informatat dhe mendimet si dhe u mundëson atyre që të krijojnë një
plan të veprimit. Plani i veprimit në karrierë përmban informata lidhur me atë se ku janë tani, ku do
të dëshironin të ishin dhe si planifikojnë të arrijnë atje.
Nxënësit kanë një plan të zbrazët të veprimit në karrierë në fletoret e tyre të punës në faqet 21-22,
të cilin duhet ta plotësojnë deri në fund të kësaj njësie mësimore. Për t’i mbështetur ata, nxënësit
kanë informata në fletoret e tyre të punës në faqet 19 -20. Këto informata janë të përfshira më
poshtë:
Gjatë gjithë këtij doracaku keni qenë duke shqyrtuar interesimet, shkathtësitë dhe përvojat tuaja
që do t’ju ndihmojnë të merrni vendime të mirinformuara në lidhje me synimet e karrierës suaj të
ardhshme. Kjo pjesë e doracakut është për përdorim tuajin, që të filloni t’i vëni idetë tuaja në plan
për punën e ardhshme. Kjo quhet:
Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve
59
Plani (juaj) i veprimit në karrierë.
Për t’ju ndihmuar që të krijoni planin tuaj të veprimit në karrierë janë katër hapa të cilat mund t’i
ndiqni.
Hapi 1: Ku jam tani?
A i dini shkathtësitë tuaja?
A jeni të njoftuar me përparësitë dhe kufizimet tuaja?
Plotësoni planin tuaj të veprimit në karrierë gjatë kalimit përmes ushtrimit dhe shihni krejt çka keni
për t’i ofruar punëdhënësit të ardhshëm.
Hapi 2: Kontrolloni botën e punës
Cili është synimi im për karrierë
Cilat janë idetë tuaja për punën?
Çka dëshironi nga puna?
A dëshironi të fitoni shumë para?
A kërkoni status?
A dëshironi të punoni me të tjerët në ekip? Apo ju pëlqen të punoni vetëm?
Sa larg dëshironi të udhëtoni për të shkuar në punë?
A jeni të gatshëm që të shkoni në trajnime shtesë dhe të fitoni kualifikime?
Sa orë dëshironi të punoni?
Ndaluni pak dhe mendoni se çka dëshironi nga puna. Çka është me rëndësi për juve?
Hapi 3: Pikat e veprimit
Vendosja e synimeve dhe marrja e vendimeve
Tani e dini se çka keni për të ofruar.
E dini se çka dëshironi nga puna.
Hapi i radhës është vendosja e synimeve dhe realizimi i gjithë asaj.
Secili hap i vogël mund të sjell ndryshime – pse të mos filloni sot?
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf

More Related Content

What's hot

Kompetenca e komunikimit dhe e shprehjes
Kompetenca e komunikimit dhe e shprehjesKompetenca e komunikimit dhe e shprehjes
Kompetenca e komunikimit dhe e shprehjes
Valbona Imeraj
 
Amerika e jugut
Amerika e jugutAmerika e jugut
Amerika e jugutArlinda
 
Vleresimi i nxenesve
Vleresimi i nxenesveVleresimi i nxenesve
Vleresimi i nxenesve
ENKELEDA SINJARI
 
Leter motivimi
Leter motivimi Leter motivimi
Leter motivimi
Anida Ago
 
Ekoturizem
EkoturizemEkoturizem
Ekoturizem
Anja Cami
 
Leter motivuese
Leter motivueseLeter motivuese
Leter motivuesexitti
 
Syprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshitSyprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshit
Ramiz Ilazi
 
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Valbona Imeraj
 
Ora edukative Te drejtat e femijeve
Ora edukative        Te drejtat e femijeve Ora edukative        Te drejtat e femijeve
Ora edukative Te drejtat e femijeve
Adriana Skenderi (Tafani)
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ
#MesueseAurela Elezaj
 
Diagonalet e shumekendeshit
Diagonalet e shumekendeshitDiagonalet e shumekendeshit
Diagonalet e shumekendeshitRamiz Ilazi
 
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - ReflektimShkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - ReflektimAlush Kryeziu
 
Rajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i ShqiperiseRajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i Shqiperiseinescela
 
Testime periudha-e-2-kl-1-5-converted
Testime periudha-e-2-kl-1-5-convertedTestime periudha-e-2-kl-1-5-converted
Testime periudha-e-2-kl-1-5-converted
Aberi Kajo
 
Si të jeni të suksesshëm?
Si të jeni të suksesshëm?Si të jeni të suksesshëm?
Si të jeni të suksesshëm?
Eron Gashi
 
Udhëzues për Mësimdhënës.pdf
Udhëzues për Mësimdhënës.pdfUdhëzues për Mësimdhënës.pdf
Udhëzues për Mësimdhënës.pdf
Adel Must
 
VLERËSIMI PËR KLASAT I-III SIPAS UDHËZUESIT PËR ARSIMIN FILLOR, IZHA 2018
VLERËSIMI PËR KLASAT I-III SIPAS UDHËZUESIT PËR ARSIMIN FILLOR, IZHA 2018VLERËSIMI PËR KLASAT I-III SIPAS UDHËZUESIT PËR ARSIMIN FILLOR, IZHA 2018
VLERËSIMI PËR KLASAT I-III SIPAS UDHËZUESIT PËR ARSIMIN FILLOR, IZHA 2018
Valbona Imeraj
 
Rregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkollesRregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkolles
Eimeraj
 
Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave ShqiptarePasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Ardit Nexhipi
 

What's hot (20)

Kompetenca e komunikimit dhe e shprehjes
Kompetenca e komunikimit dhe e shprehjesKompetenca e komunikimit dhe e shprehjes
Kompetenca e komunikimit dhe e shprehjes
 
Amerika e jugut
Amerika e jugutAmerika e jugut
Amerika e jugut
 
Vleresimi i nxenesve
Vleresimi i nxenesveVleresimi i nxenesve
Vleresimi i nxenesve
 
Leter motivimi
Leter motivimi Leter motivimi
Leter motivimi
 
Ekoturizem
EkoturizemEkoturizem
Ekoturizem
 
Leter motivuese
Leter motivueseLeter motivuese
Leter motivuese
 
Syprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshitSyprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshit
 
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
 
Ora edukative Te drejtat e femijeve
Ora edukative        Te drejtat e femijeve Ora edukative        Te drejtat e femijeve
Ora edukative Te drejtat e femijeve
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ
 
Diagonalet e shumekendeshit
Diagonalet e shumekendeshitDiagonalet e shumekendeshit
Diagonalet e shumekendeshit
 
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - ReflektimShkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
 
Rajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i ShqiperiseRajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i Shqiperise
 
Testime periudha-e-2-kl-1-5-converted
Testime periudha-e-2-kl-1-5-convertedTestime periudha-e-2-kl-1-5-converted
Testime periudha-e-2-kl-1-5-converted
 
Si të jeni të suksesshëm?
Si të jeni të suksesshëm?Si të jeni të suksesshëm?
Si të jeni të suksesshëm?
 
Udhëzues për Mësimdhënës.pdf
Udhëzues për Mësimdhënës.pdfUdhëzues për Mësimdhënës.pdf
Udhëzues për Mësimdhënës.pdf
 
Leter motivuese
Leter motivueseLeter motivuese
Leter motivuese
 
VLERËSIMI PËR KLASAT I-III SIPAS UDHËZUESIT PËR ARSIMIN FILLOR, IZHA 2018
VLERËSIMI PËR KLASAT I-III SIPAS UDHËZUESIT PËR ARSIMIN FILLOR, IZHA 2018VLERËSIMI PËR KLASAT I-III SIPAS UDHËZUESIT PËR ARSIMIN FILLOR, IZHA 2018
VLERËSIMI PËR KLASAT I-III SIPAS UDHËZUESIT PËR ARSIMIN FILLOR, IZHA 2018
 
Rregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkollesRregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkolles
 
Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave ShqiptarePasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
 

Similar to liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf

Te nxenit ne vendin e punes
Te nxenit ne vendin e punesTe nxenit ne vendin e punes
Te nxenit ne vendin e punes
Behram Duriqi
 
Zhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxherialeZhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxheriale
Diellza Haxhimehmeti
 
Vizita studimore në skoci
Vizita studimore në skociVizita studimore në skoci
Vizita studimore në skoci
Alush Kryeziu
 
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimore
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimoreMenaxhimi i klases ne nje ore mesimore
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimoreRiza Haxhiu
 
Suksesi në rritje
Suksesi në rritjeSuksesi në rritje
Suksesi në rritjeAnida Rroshi
 
Kerkesa per praktike (lenda iok) (1)
Kerkesa per praktike (lenda iok) (1)Kerkesa per praktike (lenda iok) (1)
Kerkesa per praktike (lenda iok) (1)
blendi ndou
 
Ese
EseEse
Ese
qweryu
 
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016 Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
Valbona Imeraj
 
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...Shpejtim Rudi
 
Zhvillimi profesional i mesimdhenesve
Zhvillimi profesional i mesimdhenesveZhvillimi profesional i mesimdhenesve
Zhvillimi profesional i mesimdhenesve
Vullnet Gacaferri
 
KARRIERA IME
KARRIERA IMEKARRIERA IME
KARRIERA IME
Jeton Selimi
 
Drejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikDrejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjik
Edlira Ekmekciu
 
Menaxhimi i BVM - Syllabus
Menaxhimi i BVM - SyllabusMenaxhimi i BVM - Syllabus
Menaxhimi i BVM - Syllabus
Jozef Nokaj
 
JAVA I.pptx
JAVA I.pptxJAVA I.pptx
JAVA I.pptx
Renita Piqoni
 
Qytetaria projekt
Qytetaria projektQytetaria projekt
Qytetaria projekt
adelatonuzi
 
Drejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikDrejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjik
Edlira Ekmekciu
 

Similar to liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf (20)

Te nxenit ne vendin e punes
Te nxenit ne vendin e punesTe nxenit ne vendin e punes
Te nxenit ne vendin e punes
 
Zhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxherialeZhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxheriale
 
Vizita studimore në skoci
Vizita studimore në skociVizita studimore në skoci
Vizita studimore në skoci
 
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimore
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimoreMenaxhimi i klases ne nje ore mesimore
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimore
 
Detyra 3 per pzhsh
Detyra 3 per pzhshDetyra 3 per pzhsh
Detyra 3 per pzhsh
 
Prezantimi
PrezantimiPrezantimi
Prezantimi
 
Suksesi në rritje
Suksesi në rritjeSuksesi në rritje
Suksesi në rritje
 
ESE
ESEESE
ESE
 
Kerkesa per praktike (lenda iok) (1)
Kerkesa per praktike (lenda iok) (1)Kerkesa per praktike (lenda iok) (1)
Kerkesa per praktike (lenda iok) (1)
 
Ese
EseEse
Ese
 
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016 Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
 
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...
 
Zhvillimi profesional i mesimdhenesve
Zhvillimi profesional i mesimdhenesveZhvillimi profesional i mesimdhenesve
Zhvillimi profesional i mesimdhenesve
 
KARRIERA IME
KARRIERA IMEKARRIERA IME
KARRIERA IME
 
Drejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikDrejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjik
 
Menaxhimi i BVM - Syllabus
Menaxhimi i BVM - SyllabusMenaxhimi i BVM - Syllabus
Menaxhimi i BVM - Syllabus
 
JAVA I.pptx
JAVA I.pptxJAVA I.pptx
JAVA I.pptx
 
Qytetaria projekt
Qytetaria projektQytetaria projekt
Qytetaria projekt
 
Drejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikDrejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjik
 
Mesimi Bashkekohor
Mesimi  BashkekohorMesimi  Bashkekohor
Mesimi Bashkekohor
 

More from cvffees

Ditar qytetari 9.docffddfdffffffffffffff
Ditar qytetari 9.docffddfdffffffffffffffDitar qytetari 9.docffddfdffffffffffffff
Ditar qytetari 9.docffddfdffffffffffffff
cvffees
 
Ditar qytetari 8.doc cccccccccccccccccccccccc
Ditar qytetari 8.doc ccccccccccccccccccccccccDitar qytetari 8.doc cccccccccccccccccccccccc
Ditar qytetari 8.doc cccccccccccccccccccccccc
cvffees
 
Ditar qytetari 7.doc hhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh
Ditar qytetari 7.doc hhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhDitar qytetari 7.doc hhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh
Ditar qytetari 7.doc hhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh
cvffees
 
Liber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff vv
Liber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff    vvLiber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff    vv
Liber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff vv
cvffees
 
LIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.doc
LIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.docLIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.doc
LIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.doc
cvffees
 
Modeli online i raportimeve .docx
Modeli online  i raportimeve .docxModeli online  i raportimeve .docx
Modeli online i raportimeve .docx
cvffees
 

More from cvffees (6)

Ditar qytetari 9.docffddfdffffffffffffff
Ditar qytetari 9.docffddfdffffffffffffffDitar qytetari 9.docffddfdffffffffffffff
Ditar qytetari 9.docffddfdffffffffffffff
 
Ditar qytetari 8.doc cccccccccccccccccccccccc
Ditar qytetari 8.doc ccccccccccccccccccccccccDitar qytetari 8.doc cccccccccccccccccccccccc
Ditar qytetari 8.doc cccccccccccccccccccccccc
 
Ditar qytetari 7.doc hhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh
Ditar qytetari 7.doc hhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhDitar qytetari 7.doc hhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh
Ditar qytetari 7.doc hhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh
 
Liber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff vv
Liber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff    vvLiber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff    vv
Liber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff vv
 
LIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.doc
LIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.docLIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.doc
LIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.doc
 
Modeli online i raportimeve .docx
Modeli online  i raportimeve .docxModeli online  i raportimeve .docx
Modeli online i raportimeve .docx
 

liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf

  • 1. Edukimi në karrierë Doracaku i mësimdhënësve Klasat 6 dhe 7
  • 2. Edukimi në karrierë Doracaku i mësimdhënësve Klasat 6 dhe 7
  • 3. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 2 Autore Linda Stevenson Mbështetur nga: Divizioni për plan programe dhe tekste shkollore Koordinatorë të kurrikulave: Binak Gërguri, Milazim Avdylaj dhe Skënder Halimi Koordinatorë: Sokol Elshani Linda Ukimeraj Lektor Nuhi Gashi Dizajni dhe faqosja Envinion, Prishtinë Prishtinë, nëntor 2014 Kontribuan me mësime model: Bujar Selimi - mësimdhënës Shyhrete Alaj - mësimdhënëse Sadije Jakupi - mësimdhënëse
  • 4. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 3 Hyrje N ë kushtet e ndërlikueshmërisë gjithnjë e më të madhe të botës së punës, nevoja që nxënësit të marrin vendime reale në shkolla lidhur me karrierën e tyre të ardhshme është thelbësore në qoftë se dëshirojnë t’i kontribuojnë efektivisht dhe gjatë gjithë jetës vlerës ekonomike të vendit. Është e rëndësishme jo vetëm për vetë mirëqenien që të gjejnë një punë që u jep kënaqësi, por është thelbësore edhe për prosperitetin e vendit që të marrin parasysh modelin në ndryshim e sipër të industrisë dhe tregtisë, në mënyrë që sistemi arsimor t’i përgatisë nxënësit për sfidat e mundësive të punësimit në të ardhmen. Qëllimi i këtij doracaku është që t’u ofrojë mësimdhënësve një pasqyrë të edukimit në karrierë dhe disa teknika për punë me nxënësit për të integruar planifikimin e karrierës në programin shkollor me qëllim të përmirësimit të vendimeve të karrierës të marra nga nxënësit në vitet e tyre të fundit të arsimit të detyrueshëm. Duke i njohur vështirësitë dhe kufizimet kohore që kanë mësimdhënësit, parashihet që doracaku të mund të përdoret për të identifikuar mënyra të ndryshme të punës me nxënësit për të rritur të kuptuarit e tyre të mundësive të karrierës dhe për të rritur motivimin e tyre për të punuar drejt synimeve të karrierës së tyre. Të kuptuarit e procesit dhe të teknikave të edukimit në karrierë tregon se si nxënësit mund të zhvillojnë vetëndërgjegjësimin e tyre dhe të identifikojnë llojin e punës apo të trajnimit të cilit i përshtaten më së miri. Pra, theksi është mbi nevojën që nxënësit të zhvillojnë përgjegjësinë dhe të jenë zot të vendimeve të tyre nëpërmjet proceseve të përdorura në edukimin në karrierë. Edukimi në karrierë do të duhej ta përmirësonte këtë proces dhe aktivitetet për të kuptuar tregun e punës, ku planifikimi i lëvizjes (tranzicionit) më shpesh i përshtatet grupeve ku mbështetja nga ana e nxënësve shfrytëzohet në mënyrë më efektive. Ky doracak ofron ide për aktivitete në klasë. Është gjithashtu esenciale për shkollat ​​ që të sigurojnë informata për karrierë nëse duan që nxënësit të marrin përgjegjësinë për hulumtimin e tregut të punës dhe të mësojnë vetë për botën e punës.
  • 5. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 4 Planet e njësive mësimore të edukimit në karrierë Përmbajtje Planet e njësive mësimore të zhvillimit personal • Puna ime e ëndrrave – Katër hapat drejt zhvillimit të karrierës Faqet 12-14 • Gjërat të cilat më interesojnë tani Faqet 15-16 • Gjërat që dëshiroj t’i përmirësoj Faqet 17-19 • Mendoj se je i zoti në … Faqet 20-22 Planet e njësive mësimore të planifikimit të karrierës • Kush jam unë? Faqet 23-26 • 20 pyetjet Faqet 27-30 • Qëlloja kush është Faqet 31-40 • Çfarë pune bëni? Faqet 41-45 • Bota e punës Faqet 46-50 Planet e njësive mësimore të vendimmarrjes • Mbijetesa në dimër Faqet 51-56 • Cilat vende të punës më interesojnë tani? Faqet 57-59 • Plani im i veprimit për karrierë Faqet 60-66
  • 6. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 5 Pjesa 1: Hyrje në edukimin në karrierë Edukimi në karrierë është i rëndësishëm për t’u ndihmuar të rinjve që të kuptojnë veten e tyre dhe të zhvillojnë mjetet që atyre u duhen për t’i kuptuar vendet e punës që janë në dispozicion. Ata gjithashtu duhet t’i zhvillojnë edhe shkathtësitë e tyre të nevojshme për punësim për t’u lidhur me këto mundësi. Prandaj është thelbësore që t’u jepet mundësia të rinjve në shkolla për të marrë vetë përgjegjësinë për planifikimin dhe zhvillimin e karrierës së tyre. Ata duhet ta kuptojnë rëndësinë e fleksibilitetit gjithnjë në rritje lidhur me llojet dhe kushtet e vendeve të punës në të cilat do të hyjnë. Bota e punës po ndryshon shpejt, me një lëvizje nga vendet e punës të organizuara rreth punëve të përcaktuara qartë me detyra të caktuara dhe të parashikueshme, në vendet e punës ku puna kryhet përmes një grupi të projekteve nga grupet e krijuara sipas rastit, të personave me shkathtësi, njohuri dhe aftësi të nevojshme. Të rinjtë që hyjnë në tregun e punës tanimë nuk do të zgjedhin “punë për tërë jetën”, por do të duhet të kuptojnë qartazi se cilat janë talentet dhe interesimi i tyre dhe si mund të zbatohen këto në një botë të punës e cila është vazhdimisht në ndryshim. Është e rëndësishme, për këtë arsye, që shkollat ​​ të ofrojnë një program gjithëpërfshirës të edukimit dhe orientimit në karrierë, në mënyrë që nxënësit të mund të marrin vendime reale të karrierës. Në dritën e ndryshimeve në tregun e punës, marrja e vendimeve të mirinformuara, reale të karrierës bëhet e rëndësisë së jashtëzakonshme, ku shkollat ​​ duhet të sigurojnë që nxënësit janë të pajisur siç duhet për të planifikuar në mënyrë efektive për karrierën e tyre të ardhshme. Shkathtësitë vendimmarrëse duhet të zhvillohen, dhe është e rëndësishme që të punohet me nxënësit gjatë periudhave kohore të caktuara për të siguruar se janë në gjendje të bëjnë zgjedhje për veten e tyre. Mësimdhënësit kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur këtu ku, duke kuptuar punën e këshilltarëve të orientimit në karrierë, mund të mbështesin procesin për të siguruar se të rinjtë marrin vendime reale të karrierës dhe janë në gjendje të zbatojnë planin e tyre të veprimit në karrierë për të siguruar se bëjnë një kalim të lehtë nga shkolla në punë, trajnim ose arsimim të mëtejshëm. Raporti ndërmjet orientimit në karrierë dhe edukimit në karrierë Të gjithë të rinjtë duhet të zhvillojnë një sërë njohurish, shkathtësish dhe tiparesh, të tilla si vetndërgjegjësimi, vetëmenaxhimi,dukepunuarmetëtjerëtdhedukendërmarrplanifikiminpersonal,rishikimindheorientimin për të mbështetur programin e tyre, për të konsoliduar të mësuarit e tyre dhe për siguruar informatat rreth mundësisë së zgjedhjes nga ana e tyre. Nxënësit duhet të kenë një pasqyrë të qartë për botën e punës nëse dëshirojnë të marrin një vendim real lidhur me karrierën e tyre të ardhshme. Edukimi në karrierë është një metodë ku ata mbështeten për t’i interpretuar informatat në lidhje me opsionet e mundshme të karrierës, duke i kuptuar talentet, njohuritë dhe përvojat e tyre në krahasim me mundësitë e punësimit në dispozicion. Për këtë arsye është e rëndësishme që mësimdhënësit në shkolla ta mbështesin procesin duke i ndërlidhur lëndët e tyre akademike me opsionet
  • 7. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 6 për punë (p.sh. nxënësi i interesuar në lëndët shkencore mund të shkojë që të studiojë mjekësinë) dhe të jenë në dijeni rreth ndryshimeve të ardhshme në industri dhe tregti. Shkollat ​​ profesionale e bëjnë këtë në mënyrë automatike (nëse nxënësit janë duke mësuar inxhinieri mekanike ata janë duke fituar përvojë praktike të punës e cila do t’u mundësojë atyre që të bëjnë zgjedhje reale për përfundimin e drejtimit të tyre). Në shkollat ​​ akademike, nga ana tjetër, përvoja e zgjeruar e punës nuk është e mundur, kështu që është e rëndësishme për nxënësit që të kenë mundësinë të flasin për opsionet e karrierës dhe të bëjnë një hulumtim për pritjet e punëdhënësve për të fituar një pasqyrë të qartë për një sërë rolesh dhe përgjegjësish të punës. Mësimdhënësit lëndorë mund ta mbështesin procesin e orientimit në karrierë duke i ndihmuar nxënësit që t’i zhvillojnë shkathtësitë e vendimmarrjes, për të siguruar se kanë aftësinë për të bërë zgjedhje reale gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tyre në shkollë. Përkufizimet Edukimi në karrierë… Edukimi në karrierë është një program i planifikuar i aktiviteteve të plan programit dhe të përvojave të të nxënit. Qëllimi është që t’u ndihmohet të rinjve t’i zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për të bërë zgjedhje të suksesshme, për të menaxhuar lëvizjet e tyre në mësim dhe për të hyrë në punë. Edukimi në karrierë i ndihmon nxënësit: • të hulumtojnë mundësitë e të nxënit dhe të karrierës, • të bëjnë zgjedhje të mirinformuara në lidhje me të mësuarit dhe mundësitë e karrierës, • të kuptojnë se si këto zgjedhje do t’u ndihmojnë atyre për t’i plotësuar aspiratat e tyre, • të menaxhojnë me sukses momentet kyçe të lëvizjeve të tyre. Nxënësit kanë nevojë për ndihmë: • për të vlerësuar arritjet, interesimet dhe prirjet e tyre, • për të mësuar se si zhvillohen planet, • për t’i zyrtarizuar këto plane në një dokument të shkruar, • për t’i vënë planet në veprim. Për t’iu mundësuar atyre që ta bëjnë këtë, nevojitet mbështetje e vazhdueshme nga mësimdhënësit që punojnë në kuadër të kornizës së edukimit dhe të orientimit në karrierë. Roli i mësimdhënësve në kuadër të procesit të orientimit është që të sigurojnë në vazhdimësi informata dhe këshilla në lidhje me karrierat, derisa në të njëjtën kohë veprojnë si pikë referimi për ata nxënës që kanë nevojë për orientime më të specializuara në karrierë. Prandaj, programi i edukimit në karrierë duhet të ketë tri synime: • zhvillimin e vetvetes (vetëndërgjegjësimi), • hulumtimin e karrierës (vetëdijesimi lidhur me mundësitë), • menaxhimin e karrierës (vendimmarrja dhe planifikimi i lëvizjes).
  • 8. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 7 Orientimi në karrierë … Ka për qëllim t’u ndihmojë të rinjve që t’i përdorin njohuritë dhe shkathtësitë që i fitojnë nga edukimi në karrierë për marrjen e vendimeve. Është me rëndësi jetike që orientimi të jetë i paanshëm. Orientimi dhe edukimi në karrierë janë të ndërlidhur dhe varen nga njëri-tjetri për efektivitetin e tyre, ku kërkohet që secili ta mbështesë dhe plotësojë tjetrin. Edukimi në karrierë u ndihmon të rinjve që t’i zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë që u duhen për të bërë zgjedhje të suksesshme, për të menaxhuar lëvizjet në mësim dhe për të hyrë në punë, ndërsa orientimi në karrierë u mundëson të rinjve që t’i përdorin njohuritë dhe shkathtësitë që i zhvillojnë për të marrë vendime lidhur me mësimin dhe punët e duhura për ta. Orientimi u ndihmon të rinjve që të përqendrohen në zgjedhjet e tyre, arsimi i pajis ata që të kenë qasje dhe të përdorin në mënyrë efektive këshillat dhe orientimin e siguruar nga mësimdhënësit dhe këshilltarët e karrierës.
  • 9. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 8 Si i marrin të rinjtë vendimet reale dhe të mirinformuara Hulumtimet tregojnë se nxënësit, për të lehtësuar një kalim të mirëfilltë nga shkolla në botën e punës, duhet t’i zhvillojnë shkathtësitë efektive të eksplorimit të karrierës dhe duhet të fuqizohen për të marrë vendime të mirinformuara të karrierës për veten e tyre me ndihmën e mentorëve dhe të profesionistëve të karrierës duke punuar në partneritet. Megjithatë, në vitet e fundit ka pasur një ndërgjegjësim në rritje për nevojën e marrjes parasysh të ndryshimeve kulturore dhe gjinore, për të siguruar që edukimi në karrierë i plotëson nevojat e sakta të të gjithë nxënësve, ashtu siç hulumtimi e ka venë në pah faktin se në të kaluarën nxënësit me prejardhje etnike pakicë kishin më pak të ngjarë të përfitonin nga orientimi në karrierë në shkollë. Prandaj, këshillimi multikulturor merr parasysh: • ndërgjegjësimin rreth dallimeve ndërmjet dhe në kuadër të nxënësve, • rëndësinë e familjes dhe të faktorëve kulturorë të cilët ndikojnë në mënyrën se si nxënësit e shohin botën, • mësimet e edukimit në karrierë apo si aktivitete grupore të cilat e shfrytëzojnë mbështetjen e shokëve. Katër hapat drejt zhvillimit të karrierës Synimi: Deri në fund të programit, nxënësit duhet të jenë në gjendje që: • të identifikojnë katër hapat drejt planifikimit të suksesshëm për karrierë, • të kuptojnë nevojën për përgatitjen e planit të zhvillimit të karrierës për të ardhmen e tyre. KATËR HAPAT drejt zhvillimit të karrierës janë: Hapi 1: Zhvillimi personal - Vetëndërgjegjësimi Edhe pse disa njerëz kanë qenë në vendin e tyre të punës për shumë vite, një përqindje e madhe e punëtorëve më të vjetër vazhdojnë t’i nënçmojnë shkathtësitë, përvojat dhe njohuritë e tyre. Nxënësit duhet të përgatiten në moshë të re për të vlerësuar shkathtësitë dhe njohuritë e tyre unike, për t’ua mundësuar atyre që të përgatiten për punësim në të ardhmen. Hapi i parë në procesin e menaxhimit të karrierës u ndihmon atyre të zbulojnë më shumë për veten e tyre dhe çfarë kanë për të ofruar, që nga ana tjetër u ndihmon atyre të ndërtojnë besimin e tryre duke e bërë më të lehtë për t’i menaxhuar planet e karrierës. Hapi 2: Kontrolloni botën e punës - këshillimi dhe planifikimi i karrierës Shumë prej punëtorëve më të vjetër mund të mos kenë pasur kurrë mundësinë për të ndërmarrë veprime të cilat do ta përputhnin karrierën me shkathtësitë e tyre, apo veprimet e vlerësimit të aftësive të tyre për t’ju ndihmuar që të zbulojnë fushat më të përshtatshme të punës për ta. Ky hap fokusohet në krijimin e nevojave të tyre në vendin e punës, çka ju pëlqen të bëjnë në lidhje me mundësitë e vendeve të punës në zonën e tyre dhe si mund t’i përdorin shkathtësitë e tyre për të përfituar më së shumti prej tyre.
  • 10. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 9 Hapi 3: Vendosni synime dhe merrni vendime - vendimmarrja Hapa të vegjël, të marrë gjatë një periudhe kohore, janë shpesh mënyra më e mirë për të arritur synimet e mëdha të karrierës. Hapi i tretë përqendrohet në zbërthimin e synimeve afatshkurta dhe të atyre më afatgjata të karrierës së nxënësve, për t’iu mundësuar të marrin vendime reale, të mirinformuara për të ardhmen e tyre. Hapi 4: Tani, t’i përvishemi punës Hapi i fundit është thirrje për veprim dhe i lëviz nxënësit tek hapat e fundit në menaxhimin e karrierës së tyre. Kjo do të jetë pjesë e programit të edukimit në karrierë për nxënësit e klasës së 8 dhe 9. Synimi i programit të edukimit në karrierë në klasat 6 dhe 7 është për t’i përgatitur nxënësit për këtë fazë, duke u ndihmuar atyre që të kuptojnë vlerën e tyre në tregun e punës në të ardhmen. Procesi i orientimit në karrierë Ku jam tani? Nxënësit duhet ta shikojnë gjendjen aktuale dhe të hulumtojnë: • përvojën, • shkathtësitë dhe interesimet, • kualifikimet, • atë çka pritet nga puna, • vlerat, qëndrimet dhe personalitetin, • pengesat dhe faktorët e tyre kufizues. Vetëndërgjegjësimi Mësimet janë të përgatitura për të shqyrtuar dhe kuptuar të kuptuarit e nxënësve për vetveten, ku aktivitetet në këtë pako janë dhënë për t’i ndihmuar nxënësit në zhvillimin e teknikave. Ku dua të jem? Nxënësit duhet të mësojnë më shumë për botën e punës dhe duhet t’i zhvillojnë shkathtësitë për t’i plotësuar mangësitë në të kuptuarit e tyre. Ata do t’i diskutojnë: • njohuritë për tregun e punës, • mundësitë e punës, • mundësitë e trajnimit, • mundësitë e të mësuarit; - kurset afat-shkurta/afatgjata të trajnimit, - rrsimimin e mëtejmë/lartë të tyre. Ndërgjegjësimi rreth mundësive Njësitë mësimore ofrojnë aktivitete për eksplorimin e mundësive dhe të kuptuarit e lidhjes me vetëndërgjegjësimin.
  • 11. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 10 Marrja e vendimit Nxënësit ndihmohen që të marrin vendime reale përmes: • përputhjes së vetëndërgjegjësimit me mundësitë, • hartimit të një plani të veprimit, • vlerësimit të informatave, • tejkalimit të barrierave. Vendimmarrja Mësimet janë të përgatitura në mënyrë të atillë që t’i shqyrtojnë shkathtësitë e vendimmarrjes dhe të shohin nëse vendimet janë reale si dhe t’i shohin aktivitetet e grupit për zhvillimin e teknikave vendimmarrëse. Vetëndërgjegjësimi: Të kuptuarit e vetvetes dhe të motivimit Pika nisëse e edukimit në karrierë është vetëndërgjegjësimi. Çdo i ri duhet të mësojë përmes analizës së vetvetes në lidhje me atë se çfarë lloj personi është. Mësimdhënësit në shkolla e ndihmojnë këtë proces çdo ditë; të rinjtë marrin vendime bazuar në përvojat e tyre dhe vendosin për lëndët shkollore që u interesojnë dhe për ato që u duken më të vështira dhe më pak interesante. Shpesh një nxënës, të cilit i pëlqejnë lëndët shkencore, do të fillojë të mendojë për karrierën ku e përdor shkencën; qoftë në profesionet mjekësore, të mësimdhënies ose duke punuar me mjedisin. Qëllimi i edukimit në karrierë në shkolla është për të ndihmuar të rinjtë që interesimet e tyre të kenë logjikë dhe të kërkojnë ato lloje të karrierës që përfshijnë zgjedhjen e lëndëve sipas zgjedhjes së tyre. Për shembull, një nxënës i cili ka prirje për një lëndë të caktuar mund të shoh vetëm një opsion të karrierës, edhe pse programi i mirë i edukimit në karrierë do të zgjeronte të kuptuarit e botës së punës nga ana e tyre, duke shqyrtuar karriera të tjera të cilat mund të ofrojnë më shumë mundësi, duke përdorur shkathtësitë dhe ekspertizën që kanë fituar në shkollë. Edukimi në karrierë në shkolla mund të jetë një lëndë e veçantë ose siç ndodh në disa vende, ai integrohet në kurrikulë. Zhvillimi i vetëndërgjegjësimit tek të rinjtë është një proces i vazhdueshëm; ata do të fillojnë të marrin vendime në një moshë të re bazuar në të kuptuarit e tyre të kufizuar rreth vetes së tyre dhe botës rreth tyre. Ndërsa rriten, vendimet bëhen më të përpunuara dhe logjike dhe ata fillojnë t’i kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre nëse vendimi nuk ka arritur të marrë parasysh të gjithë faktorët përkatës. Shpesh të rinjtë kalojnë më shumë kohë duke analizuar gjërat pro dhe kundër për të zgjedhur aktivitetet sociale; ku të shkojnë, me kë të shkojnë, çka të veshin, çka duhet të bëjnë kur të arrijnë te vendi i caktuar duke marrë parasysh dukjen e destinacionit, pastaj çka duhet të bëjnë me opsionet e karrierës sidomos nëse janë të interesuar në një karrierë që nuk konsiderohet e lehtë për t’u ndjekur. Shumë prej tyre ndikohen nga rrethanat përreth, prindërit dhe shokët ku edhe do t’i shtypin prirjet e tyre të natyrshme pasi që nuk përputhen me normat e shoqërisë së tyre. Njësitë mësimore të edukimit në karrierë do të fillojnë të eksplorojnë vetëndërgjegjësimin e nxënësve përmes kryerjes së ushtrimeve për të adresuar gjërat që u pëlqejnë dhe ato që s’ju pëlqejnë nxënësve në bazë të të kuptuarit aktual të botës rreth tyre. Një ushtrim mund të shqyrtojë procesin e vendimmarrjes dhe se si është i lidhur ai me vetëndërgjegjësimin e një personi, duke shikuar mënyrat se si i vlerësojnë lëndët shkollore, duke analizuar se pse i preferojnë lëndët e caktuara kundrejt lëndëve të tjera. Ata mund
  • 12. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 11 të thonë se u pëlqen mësimdhënësi, metodat e mësimdhënies dhe fakti se mund ta kuptojnë përmbajtjen e një lënde më shumë sesa një tjetër. Duke e shtyrë nxënësin që të reflektojë mbi arsyet e pëlqimit të një lënde të caktuar shkollore, ata fillojnë t’i përpunojnë proceset e tyre të vendimmarrjes në karrierë. Vendimi mund të ndryshojë në varësi të ndryshoreve: ushtrimi mund ta sfidojë vendimin për të marrë një lëndë të caktuar duke ndryshuar ndryshoret në vendim: çka nëse lënda do të mësohej nga një mësimdhënës tjetër, a do ta zgjedhin ata ende atë lëndë? Baza e vendimit duhet të adresojë vetëndërgjegjësimin e individit, nëse e zgjedhin lëndën bazuar në pëlqimin e tyre të një mësimdhënësi, por duke injoruar faktin se kanë gjetur pak interesim në lëndë, apo kishin pak mundësi për të ndjekur lëndën në një nivel më të lartë, ku çështja do të dëshmohej si problematike në të ardhmen. Nxënësi ka nevojë për mbështetje në proces që t’i mundësohet të nxjerr konkludimet e tija në vend që të drejtohet nga të tjerët. Ndërgjegjësimi rreth mundësive: Të kuptuarit e tregut të punës dhe e mundësive të karrierës Të rinj, që nga mosha e hershme, po krijojnë mendimet e tyre në lidhje me botën përreth bazuar në përvojat e tyre të drejtpërdrejta dhe të ndikimeve të prindërve dhe të bashkëmoshatarëve të tyre. Qëllimi i edukimit në karrierë është që të përdorë të mësuarit në bazë të përvojës, në mënyrë që nxënësit të jenë në gjendje të bëjnë zgjedhje reale të karrierës. Për të siguruar që shkollat ​​ i përmbushin këto nevoja në mënyrë efektive, programet e edukimit në karrierë duhet: • të kenë një profil të lartë në shkollë, • të ofrojnë edukimin dhe orientimin dhe të jenë të integruar në programin mësimor më të gjerë, • të jenë të përgatitur rreth nxënësve dhe jo shkollës (klientin duhet ta kenë në qendër), • të realizohen nga shkollat ​​ dhe agjencitë e jashtme duke punuar në partneritet, • të realizohen në forma të llojllojshme, • të përfshijnë aktivitete praktike (duke përfshirë projektet dhe përvojën e punës). Të rinjtë duhet të mësojnë më shumë rreth mundësive lokale, rajonale dhe ndërkombëtare të punës (duke përfshirë edhe ndryshimet në modelet e punës), në mënyrë që të mund të bëjnë zgjedhje reale për vete. Për të mundësuar realizimin e potencialit të tyre të plotë, ata duhet t’i kuptojnë ndryshimet e shkaktuara nga teknologjitë e reja dhe politikat e qeverisë. Programet e edukimit në karrierë duhet të planifikohen në mënyrë efektive për të marrë parasysh ndryshimet gjithnjë të pranishme në botën e punës. Shkollat ​​megjithatë nuk mund ta bëjnë këtë në mënyrë të izoluar; ato duhet patjetër të zhvillojnë partneritete me agjencitë e jashtme që kanë mundësi të kontribuojnë në edukimin e të rinjve. Megjithatë, duhet të kujtojmë se edukimi dhe orientimi në karrierë duhet të jenë të paanshëm dhe nëse ftohen punëdhënësit në shkolla për të mbajtur fjalime rreth organizatave të tyre dhe mundësitë që ata ofrojnë për nxënësit që janë duke mbaruar shkollën, duhet të theksohet se ky është vetëm një opsion në dispozicion ndër të shumtët.
  • 13. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 12 Elementi i vetëdijes rreth mundësive i edukimit dhe orientimit në karrierë duhet të planifikohet me kujdes dhe duhet të rishikohet rregullisht për të marrë parasysh ndryshimet në vazhdim e sipër në botën e punës. Programi mund të përfshijë: • fjalimet nga punëdhënësit lokalë, • përvojën e punës (të mësuarit në punë apo sistemimi në vendin e punës), • projektet rreth industrive lokale, rajonale apo kombëtare, • panairet e punës. Oda ekonomike mund ta ketë rolin e vetë këtu, sepse ajo i ka informatat e azhurnuara lidhur me shtrirjen industriale të zonave. Ajo mund të ftohet në shkolla për t’iu mbajtur fjalime nxënësve në lidhje me tregjet e ardhshme të punës. Për këtë arsye, është e rëndësishme që shkollat të krijojnë partneritete në mënyrë që të shfrytëzojnë ekspertizën vendore në lidhje me tregjet e vendeve të punës dhe tendencat e ardhshme të punësimit. Vendimmarrja: Marrja e vendimit real, të mirinformuar Kur të rinjtë janë plotësisht të njoftuar me tregun lokal të punës, me mundësitë e punësimit dhe të trajnimit dhe janë në gjendje t’i “harmonizojnë” këto mundësi me shkathtësitë, pikat e forta dhe interesimet e tyre, atëherë ata do të jenë në gjendje të marrin vendime reale dhe të mirinformuara të karrierës. Pa mbështetjen e një programi efektiv të edukimit në karrierë, të rinjtë mund të jenë të prirur të marrin vendime bazuar në disponueshmërinë lokale të mundësive të punësimit dhe ta gjejnë veten në vendet e punës ku kanë pak ose aspak interes, apo madje edhe më keq të mos arrijnë ta realizojnë potencialin e tyre të plotë. Kjo nuk është vetëm një humbje personale e potencialit, por është edhe ekonomikisht joefikase për vendin. Të rinjtë marrin vendime çdo ditë (çfarë rroba të veshin, ku të shkojnë me miqtë) dhe gjatë rritjes së tyre vendimet që ata i marrin bëhen më të rëndësishme, ku disa edhe do të kenë efekte të përhershme për jetën e tyre. Vendimet për karrierë, të bëra kur ata largohen nga arsimi me orar të plotë, janë potencialisht vendimet më të rëndësishme të jetës së tyre, kështu që sa më shumë mbështetje të kenë në këtë fazë vendimtare, aq më mirë. Prandaj mentorët duhet që me kujdes të planifikojnë një program të karrierës që do t’u mundësojë nxënësve t’i fitojnë njohuritë, shkathtësitë dhe qëndrimet të cilat do t’u mundësojnë të marrin vendime të duhura për veten e tyre. Metodologjia Planet e njësive mësimore në këtë doracak ofrojnë një shumëllojshmëri të metodave mësimore për t’ua mundësuar mësimdhënësve që të përdorin stile të ndryshme gjatë orëve mësimore. Këto janë: • ligjëratat/bisedat, • diskutimet në grupe, • ushtrimet e luajtjes së roleve, • ushtrimet e zhvillimit të shkathtësive.
  • 14. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 13 Mësimi duhet të jetë një përvojë ku njeriu kënaqet dhe ku aktivitetet janë të dizajnuara që të provokojnë mendimet dhe t’ua mundësojnë nxënësve që ta hulumtojnë vetëndërgjegjësimin e aftësive dhe të interesimeve të tyre në raport me botën e punës. Ofrimi i informatave rreth karrierës në shkolla Është e rëndësishme për shkollat ​​ që të ofrojnë informata për nxënësit në lidhje me karrierën dhe kalimin nga shkolla në punë, në mënyrë që ata të mund të kryejnë pjesën më të madhe të kërkimit vet. Kjo është gjithashtu një mënyrë për të motivuar nxënësit që të marrin përgjegjësinë për planifikimin e karrierës së tyre dhe është një element thelbësor i procesit. Informatat të cilat duhet të jenë në bibliotekën e karrierës për nxënësit janë hollësitë mbi: • të mësuarit më shumë rreth karrierave , • aplikimin për punë apo trajnim, • shkuarjen në universite, • marrjen e vitit të lirë – puna vullnetare, puna/udhëtimi jashtë vendit, • projektet e aktiviteteve, • ndërmarrësinë. Kjo informatë mund të paraqitet në forma të ndryshme: Si materiale të shkruara (për hulumtimin e prapavijës lidhur me karrierat); • libra lidhur me karrierat, • zhurnale dhe revista ekonomike, • informata lidhur me zhvillimin e shkathtësive të kërkimit të punës, • materiale të shkruara lidhur me përgatitjen e shkurtores (rezymesë) (CV-s), • fletëpalosje për plotësimin e formularëve të aplikimit, • informata lidhur me planifikimin e karrierës, • broshura dhe materiale promovuese nga organizata të mëdha. Përmes internetit dhe materialeve të bazuara në TIK; • programet e vetëvlerësimit të bazuara në kompjuter, • faqe të internetit për vende të lira të punës, • faqe të internetit për punëdhënësit e mëdhenj, • informatat lidhur me vetëpunësimin.
  • 15. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 14 Plani i njësisë mësimore të zhvillimit personal Njësia mësimore: Puna ime e ëndrrave Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë Kompetencat Komunikues efektiv 1,2,4,6,8 Mendimtar kreativ 1,2 Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në: 40 minuta • grupe, • studime individuale Rezultatet mësimore: Kjo njësi mësimore është përgatitur për të prezantuar programin e edukimit në karrierë tek nxënësit të cilët do të fillojnë t’i marrin parasysh synimet e tyre të karrierës së ardhshme dhe të cilët do t’i hulumtojnë idetë e tyre për punë. Kriteret e suksesit: • Ngritja e vetëdijes së nxënësve për planifikimin e karrierës dhe rëndësia e fillimit të mendimit për idetë e punëve të ardhshme. • Nxënësit duhet ta identifikojnë punën e tyre të ëndrrave dhe të shohin nëse është një opsion real për ta. • Duhet t’i fokusojnë idetë e tyre në planet e karrierës së ardhshme. Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit: Fletore pune e nxënësve: Puna ime e ëndrrave. (Faqet 3 -5) Përdorimi i TIK-ut: • Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve dhe e planit të njësisë mësimore . Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit
  • 16. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 15 Plani i njësisë mësimore të zhvillimit personal Njësia mësimore: Gjërat të cilat më interesojnë tani Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë Kompetencat: Komunikues efektiv 2,4,5,6,8 Mendimtar kreativ 1,2 Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në: 40 minuta • grupe, • studime individuale. Rezultatet mësimore: Qëllimi i kësaj pjese është që nxënësit të mendojnë për shkathtësitë, njohuritë dhe përvojën që e kanë fituar në shkollë, interesimet e tyre dhe aktivitetet që i bëjnë në kohën e tyre të lirë, dhe si do t’i informojë kjo ata kur të marrin vendime për trajnime dhe punë në të ardhmen. Kriteret e suksesit: • Ngritja e vetëdijes së nxënësve lidhur me shkathtësitë dhe interesimet. • Nxënësit duhet të identifikojnë se ku janë përparësitë dhe dobësitë e tyre, si dhe fushat për përmirësim. • Të fokusojnë idetë e tyre lidhur me planet e karrierës në të ardhmen. Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit: Fletore pune e nxënësve: Gjërat të cilat më interesojnë (faqet 6-7) Përdorimi i TIK-ut: Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve dhe planit të njësisë mësimore
  • 17. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 16 Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe komunikimit Përshkrimi i metodologjisë dhe ecurisë së planifikimit të orës mësimore Pjesa hyrëse: Ky aktivitet u mundëson nxënësve që t’i kontrollojnë shkathtësitë e tyre aktuale dhe fushat e interesimit dhe si kjo mund t’u sigurojë atyre informata që të bëjnë zgjedhjen e karrierës së tyre. Ai gjithashtu u kërkon nxënësve që t’i shikojnë fushat ku dëshirojnë të përmirësohen për t’ua mundësuar që të lëvizin në fushën e zgjedhur të karrierës. Kërkoni nga nxënësit që të punojnë vetëm dhe ta përcjellin fletën e punës në fletoret e tyre të punës, (faqet 6-7). Aktiviteti kryesor Për ta paraqitur këtë ushtrim, mund të filloni me një diskutim të përgjithshëm rreth interesimeve dhe aktiviteteve që ata bëjnë në kohën e tyre të lirë. Kjo mund të bëhet në një grup të madh para se ta ndani klasën në grupe të vogla prej 3-4 nxënës. Në grupe të vogla kërkoni që të flasin për hobi të tyre për 10 minuta, para se t’i plotësojnë fletoret e tyre individuale të punës. • Gjërat të cilat më interesojnë Kur mendoni për jetën tuaj tani, bëni një listë të gjërave që ju interesojnë sipas rëndësisë së tyre. Pasi ta kenë përfunduar këtë fletë pune, kërkoni nga nxënësit që të marrin parasysh gjërat në të cilat ata janë të zotë në shkollë, dhe ta plotësojnë fletën e dytë të punës për këtë njësi mësimore. • Gjërat në të cilat jam i zoti në shkollë Kur mendoni për shkollën, bëni një listë të mësimeve dhe aktiviteteve që ju interesojnë sipas rëndësisë së tyre. Diskutimi i mëtejmë Pasi t’i kenë përfunduar fletët e punës, organizoni një diskutim me gjithë grupin në lidhje me lëndët shkollore dhe si ndërlidhen ato me botën e punës. Për shembull, llojet e punës që do të mund t’i bënin nëse janë të mirë në shkenca. Aktiviteti kryesor
  • 18. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 17 Shpjegoni katër hapat drejt zhvillimit të karrierës Hapi 1: Zhvillimi personal - vetëndërgjegjësimi Edhe pse disa njerëz kanë qenë në vendet e tyre të punës për shumë vite, një përqindje e madhe e punëtorëve më të vjetër vazhdojnë t’i nënvlerësojnë shkathtësitë, përvojat dhe njohuritë e tyre. Nxënësit duhet të përgatiten në moshë të re për t’i vlerësuar shkathtësitë dhe njohuritë e tyre unike, për ta mundësuar përgatitjen për punësim në të ardhmen. Hapi i parë në procesin e menaxhimit të karrierës i ndihmon ata për të zbuluar më shumë rreth vetes së tyre dhe çfarë kanë për të ofruar, gjë që, në anën tjetër, i ndihmon të ndërtojnë vetëbesimin e tyre, duke e bërë më të lehtë menaxhimin e planeve të karrierës. Hapi 2: Kontrolloni botën e punës - planifikimi i karrierës Shumë prej punëtorëve më të vjetër mund të mos kenë pasur kurrë mundësinë për të ndërmarrë veprime të cilat përputhin karrierën me shkathtësitë e tyre, apo veprimet e vlerësimit të shkathtësive të tyre për t’u ndihmuar që të zbulojnë fushat më të përshtatshme të punës për ta. Ky hap fokusohet në krijimin e nevojave të tyre në vendin e punës, çka ju pëlqen të bëjnë në lidhje me mundësitë e vendeve të punës në zonën e tyre dhe si mund t’i përdorin shkathtësitë e tyre për të përfituar më së shumti nga ato. Hapi 3: Vendosni synimet dhe merrni vendimet - vendimmarrja Hapa të vegjël të marra gjatë një periudhe kohore janë shpesh mënyra më e mirë për t’i arritur synimet e mëdha të karrierës. Hapi i tretë përqendrohet në zbërthimin e synimeve afatshkurta dhe atyre më afatgjata të karrierës së nxënësve për t’i mundësuar që të marrin vendime reale, të mirinformuara për të ardhmen e tyre. Në klasat 6 dhe 7, nxënësit do të kenë mundësinë për të mësuar më shumë rreth ideve të tyre dhe t’i përputhin ato me vendet e punës që u interesojnë atyre. Duhet të theksohet megjithatë se ky është një proces afatgjatë dhe idetë e vendeve të punës që ata i kanë për momentin mund të mos jetë ai lloj i punës që ata në fund të fundit do ta zgjedhin. Hapi 4: Tani, t’i përvishemi punës – ndërmarrësia Hapi i fundit është një thirrje për veprim, e cila i lëviz nxënësit drejt hapave të fundit të menaxhimit të karrierës së tyre. Kjo do të jetë pjesë e programit të edukimit në karrierë për nxënësit e klasës 8 dhe 9. Synimi i programit të edukimit në karrierë në klasat 6 dhe 7 është për t’i përgatitur nxënësit për këtë fazë, duke i ndihmuar që ta kuptojnë vlerën e tyre në tregun e punës në të ardhmen.
  • 19. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 18 Jepuni nxënësve fletoret e tyre të punës dhe kërkoni që t’i plotësojnë fletët e punës për: Puna ime e ëndrrave Kërkoni prej nxënësve që të mendojnë për punën e tyre të ëndrrave, diçka që mendojnë të bëjnë kur të “rriten”. Mund të jetë një ide për punë që ata kanë pasur për vite me radhë. Për shembull, shumë të rinj ndikohen nga mjetet e informimit dhe, nëse e shohin aktorin e tyre të preferuar në një program televiziv që punon në ndonjë spital, ata mund të mendojnë se kjo punë do t’u përshtatej edhe atyre. Të rinj të tjerë mund të ëndërrojnë të bëhen këngëtarë të famshëm apo yje dhe nuk e mendojnë nëse kjo është diçka reale për ta. Pasi nxënësit t’i kenë përfunduar fletët e tyre individuale, ndani klasën në grupe të vogla dhe kërkoni nga çdo nxënës që t’ua tregojë të tjerëve atë që kanë shkruar. Pasi t’i kenë treguar grupit, nxënësit e tjerë në grup mund të bëjnë pyetje për të testuar se sa reale është ideja. Për shembull, nëse një nxënës thot se puna e tij e ëndrrave është që të jetë muzikant, të tjerët mund ta pyesin nëse ai di të luajë me ndonjë instrument, nëse ka ekzekutuar para të tjerëve dhe nëse vetë i shkruan këngët e tij. Nëse përgjigja është po, atëherë ata mund të spekulojnë nëse kjo është një ëndërr reale për të ndjekur. Plani i njësisë mësimore të zhvillimit personal Njësia mësimore: Gjërat që dua t’i përmirësoj Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë Kompetencat: Komunikues efektiv 2,4,5,6,8 Mendimtar kreativ 1,2 Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në: 40 minuta • grupe të vogla, • studime individuale.
  • 20. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 19 Rezultatet mësimore: Mësimi i mëparshëm në këtë pjesë u ka ndihmuar nxënësve të mendojnë për shkathtësitë, njohuritë dhe përvojën që e kanë fituar në shkollë, si dhe për interesimet dhe aktivitetet e tyre që i bëjnë në kohën e tyre të lirë. Ky mësim është përgatitur që ata të marrin parasysh se çka duan të bëjnë më mirë, cilat shkathtësi të radhës duan t’i mësojnë dhe si do t’i informojë kjo ata kur të marrin vendime për trajnime dhe punë në të ardhmen. Kriteret e suksesit: • Ngritja e vetëdijes së nxënësve lidhur me shkathtësitë dhe interesimet të cilat mund t’i zbatojnë në botën e punës. • Nxënësit duhet të identifikojnë se ku janë përparësitë dhe dobësitë e tyre si dhe fushat për përmirësim. • Të fokusojnë idetë e tyre lidhur me planet e karrierës në të ardhmen. Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit: • Fletore pune e nxënësve: Gjërat që dua t’i përmirësoj (faqet 8-9) Përdorimi i TIK-ut: • Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve dhe planit të njësisë mësimore Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore Pjesa hyrëse: Shpjegoni se mësimi i mëparshëm ka hulumtuar interesimet dhe arritjet e tyre në shkollë deri më tani. Kur vendoset për synimet e karrierës në këtë fazë të të nxënit të tyre, është e rëndësishme të kuptohet se çka duhet të bëjnë për t’u përmirësuar. Për shembull, nëse nxënësit thonë se janë të mirë në mësimet e shkencës, ata mund të duan të vazhdojnë arsimin e mëtejmë/të lartë për të mësuar më shumë rreth kësaj teme para se të marrin parasysh opsionet e tyre të karrierës. Kjo mund të çojë në një karrierë në farmaci, mjekësi, mësimdhënie apo inxhinieri, por në këtë fazë nxënësit duhet t’i mbajnë të hapura opsionet e tyre.
  • 21. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 20 Aktiviteti kryesor Shpërndani fletoret e punës dhe kërkoni nga nxënësit që t’i plotësojnë fletët e punës për: • Gjërat që dua t’i bëj më mirë Kur mendoni për lëndët e shkollës, bëni një listë të atyre që dëshironi t’i mësoni për të qenë më të mirë (njësitë mësimore). Pasi nxënësit ta kenë plotësuar fletën e punës për lëndët shkollore, kërkoni nga ta që tani t’i marrin parasysh shkathtësitë që duhet t’i zhvillojnë. Këto janë shkathtësitë e pritura nga punëdhënësit; shkathtësitë e komunikimit të mirë, vetëbesimi, të jenë në gjendje t’i zgjidhin problemet, t’i ndjekin udhëzimet. • Shkathtësitë të cilat dua t’i zhvilloj Kur mendoni për shkathtësitë tuaja, bëni një listë të atyre që doni t’i përmirësoni e që do të ju ndihmojnë kur të shkoni në punë. Diskutimi i mëtejmë Përmendni edhe njëherë rëndësinë e faktit se nxënësit duhet t’i zhvillojnë si shkathtësitë profesionale të punës ashtu edhe cilësitë personale që punëdhënësit i presin gjatë punësimit të punëtorëve. Megjithatë, sado i mirë që mund të jetë një person në shkollë, ata gjithashtu duhet të dëshmojnë se mund të punojnë me të tjerët dhe të demonstrojnë se janë punëtorë të mirë nëse duan të kenë sukses në punë.
  • 22. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 21 Plani i njësisë mësimore të zhvillimit personal Njësia mësimore: Mendoj se je i zoti në … Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë Kompetencat: Komunikues efektiv 1,2,4,6,8 Kontribues produktiv 7 Mendimtar kreativ 1,7 Nxënës i suksesshëm 3 Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në: 40 minuta • grupe nga 5 veta. Rezultatet mësimore: T’u ndihmohet nxënësve t’i identifikojnë fushat në të cilat janë të zotë apo kanë ndonjë shkathtësi të veçantë. Kjo ndihmon në përmirësimin e vetëndërgjegjësimit dhe vetëbesimit në aftësitë e tyre. Kriteret e suksesit: • Identifikimi i anëve të forta të nxënësve për t’i mbështetur ata në marrjen e vendimeve të mirinformuara lidhur me mundësitë e tyre të karrierës. • Ndërtimi i vetëbesimit në shkathtësitë e tyre aktuale. Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit: • Fletore pune e nxënësve: Mendoj se je i zoti në …. (faqe 10) • Fletët – 5 për secilin nxënës • Zarfet për secilin nxënës • Stilograf për secilin nxënës
  • 23. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 22 Përdorimi i TIK-ut: • Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve dhe e planit të njësisë mësimore Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore Pjesa hyrëse: Shpjegoni rëndësinë e lidhjes së lëndëve në të cilat ata janë të zotë ose kanë ndonjë shkathtësi të veçantë me interesimet e tyre për punën e ardhshme. Të gjithë nxënësit kanë shkathtësitë e veçanta dhe këto duhet të zhvillohen pasi të kenë më shumë gjasa të zgjedhin karrierën e ardhshme që do t’u interesojë atyre. Duke i njohur talentet dhe shkathtësitë e tyre, bëhet përmirësimi i vetëndërgjegjësimit dhe i vetëbesimit në vetë aftësitë e tyre. Përmendni se të gjithë janë të ndryshëm, edhe pse ka gjasa që të jenë miq me të tjerët që i ndajnë interesimet e tyre. Aktiviteti kryesor • Ndani klasën sipas rastit në grupe me nga 5 veta. • Lëvizni çdo grup në pjesë të ndryshme të klasës. • Jepini çdo nxënësi nga 5 fletë dhe një stilolaps. • Jepini çdo nxënësi një zarf, në të cilin duhet ta shkruajnë emrin e tyre. • Secili nxënës shkruan emrin e anëtarëve të tjerë të grupit në pjesën e epërme të fletëve, një emër për çdo fletë, duke përfshirë edhe një fletë për veten e tyre siç tregohet në shembullin e mëposhtëm. Adelina Edoni Kaltrina Lorani Sara Kërkoni nga nxënësit që të shkruajnë në fleta të paktën një gjë pozitive për secilin prej grupeve të tyre dhe për cilën punë mendojnë se do të ishin të zotë dhe, nëse dëshirojnë, të mund të shkruajnë edhe më shumë.
  • 24. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 23 Për shembull, Sara është e sjellshme dhe kjo do ta bënte atë një infermiere shumë të mirë. Lorani është me të vërtetë i mirë në art dhe kjo do ta bënte atë një ilustrues shumë të mirë të librave. Kaltrina është me të vërtetë e mirë në organizimin e gjërave dhe do të ishte e mirë në drejtimin e biznesit të saj. Edoni do të ishte një mësimdhënës vërtetë i mirë, pasi që është në gjendje t’ua shpjegojë gjërat të tjerëve. Adelina është një person shumë i dashur dhe mendoj se do të ishte e mirë në punën me fëmijët. Çdo nxënës duhet të shkruajë gjithashtu diçka për vetveten dhe cila është aspirata e tij aktuale për karrierë. • Pasi nxënësit ta kenë përfunduar këtë, ata duhet t’i vënë fletët e tyre në zarfet përkatëse, një për çdo nxënës. • Çdo nxënës e merr zarfin e vet dhe e hap në klasë për të parë reagimet e shokëve. Kjo u mundëson nxënësve të kenë një diskutim të hapur në lidhje me reagimet e tyre dhe t’u bëjnë pyetje shokëve të tyre për të parë se pse e kanë dhënë atë vlerësim. Duhet theksuar se nxënësit duhet të shkruajnë vetëm komente pozitive për njëri-tjetrin. Ky aktivitet i jep çdo nxënësi të paktën 5 cilësi pozitive për veten e tyre. Kjo ndihmon për të ndërtuar më tej vetëbesimin e tyre dhe për të përmirësuar vlerësimin për veten. Aktiviteti mund të nxjerrë në pah gjithashtu edhe tiparet pozitive të cilat as që e dinin se i kishin. Kjo do ta bëjë secilin nxënës të kuptojë se të gjithë kanë veti pozitive të cilat mund t’i ndihmojnë në botën e punës. Diskutimi i mëtejmë Pasi të përfundojë ushtrimi, kërkoni nga nxënësit që t’i përshkruajnë komentet në fletoren e tyre të punës për përdorim në të ardhmen. Ju gjithashtu mund të përmendi edhe njëherë disa nga komentet të cilat do t’i bëjnë nxënësit të mendojnë se deklarimet e tyre janë verifikuar.
  • 25. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 24 Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës Njësia mësimore: Kush jam unë? Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë Kompetencat: Komunikues efektiv 2,3,4,6 Mendimtar kreativ 8 Kontribues produktiv 2 Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në: 40 minuta grupe të vogla, çifte. Rezultatet mësimore: Rritja e njohurive të nxënësve rreth roleve në punë dhe të mënyrave të hyrjes në punë nëpërmjet komunikimit gojor dhe jogojor, si dhe punës si pjesë e ekipit. Kriteret e suksesit: • Të bëhet identifikimi i llojeve të vendeve të punës. • Të komunikohen gojarisht informatat lidhur me vendin e punës, kërkesat për hyrje në vendin e punës, shkathtësitë dhe vetitë personale. • Të bëhet identifikimi i roleve në vendin e punës përmes informatave të dhëna. • Të punohet si ekip. • Të promovohet diskutimi rreth roleve në vendin e punës, mënyrave të hyrjes në punë, cilësive, shkathtësive dhe vetive personale. Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit: • Letrat e rolit në vendin e punës • Fletore pune e nxënësve – Kush jam unë? (faqet 11-12) • Fletore dhe laps për të shkruar çfarëdo informate relevante
  • 26. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 25 Përdorimi i TIK-ut: • Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve, e planit të njësisë mësimore dhe e letrave të rolit në vendin e punës Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore Pjesa hyrëse: Kjo lojë është përgatitur që të jetë argëtuese dhe t’i përfshijë të gjithë nxënësit, ndërsa e bën ndërgjegjësimin lidhur me rolet e mundshme në punë dhe të aktiviteteve të ndërlidhura me rolin. Nxënësit mund të mbesin si një grup ose mund të ndahen në grupe më të vogla. Shpjegojuni nxënësve qëllimin e aktiviteteve për të shqyrtuar punë të ndryshme. Aktiviteti kryesor Raundi i parë Një nxënës në mënyrë të rastësishme zgjedh një punë të cilën duhet t’ia përshkruajë grupit. Dhe, këtë duhet ta bëjë pa e përdorur fjalën identifikuese. Për shembull, nëse zgjedhin ‘zyrtarin policor’, ata mund të thonë se personi që kryen këtë punë mban uniformë. Grupi inkurajohet të dëgjojë dhe të thërrasë me zë të lartë se çfarë roli mendon se nxënësi është duke përshkruar. Kushdo që e qëllon përgjigjen e saktë, pastaj e fillon procesin përsëri. Pasi të jenë identifikuar të gjitha rolet në punë, loja mund të vazhdojë. Raundi i dytë Letra të njëjta të roleve në punë palosen dhe vendosen në enë. Nxënësve tani u lejohet të përdorin vetëm veprime për të përshkruar rolet në vendet e punës, nuk lejohet komunikimi gojor për të identifikuar rolet në vendet e punës. Ata duhet të aktrojnë ndonjë aktivitet që do ta përfshinte vendi i punës. Letrat e roleve në vendet e punës palosen dhe vendosen në një tas ose enë të përshtatshme për t’u zgjedhur në mënyrë të rastësishme nga një nxënës. Kjo lojë është e ndarë në dy raunde dhe mund të përshtatet që të përputhet me kohën në dispozicion të caktuar për këtë aktivitet. Për shembull, loja do të kërkonte më pak kohë në varësi prej numrit të grupeve apo sa raunde luhen.
  • 27. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 26 Diskutimi i mëtejmë Mësimdhënësi lavdëron kontributin e të gjithë nxënësve dhe kërkon nga secili ta plotësojë fletën e punës në faqen 12. Mësimdhënësi duhet të nxisë diskutime rreth aktivitetit dhe të vlerësojë se si ka shkuar aktiviteti, duke nënvizuar fushat për përmirësim. Për shembull, si mund të përshkruhet më mirë një rol në punën e caktuar. Këtu gjithashtu vihen në pah çfarëdo fusha ku dija mund të përmirësohet nëpërmjet diskutimit. Mësimdhënësi mund të caktojë aktivitetet kërkimore në qoftë se klasa ka fusha ku ata kanë njohuri të kufizuara ose ku nxënësit ishin të pasigurt për llojin e punës që personi i caktuar po e bënte.
  • 28. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 27 Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës Për djemtë dhe vajzat Kush jam unë? infermiere punëtor në dyqan përkthyes zyrtar policor mësimdhënës pjesëtar i forcave të armatosura bibliotekist ndërtues Inxhinier bujk artist punëtor zyre kamerier menaxher hoteli
  • 29. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 28 Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës Njësia mësimore: 20 pyetjet Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë Kompetencat: Komunikues efektiv 2,4,6 Mendimtar kreativ 1,2,4,8 Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në: 40 minuta • grup, • çifte. Rezultatet mësimore: Të rritet vetëdijesimi dhe njohuritë e nxënësve rreth roleve në vendet e punës dhe të aktiviteteve të punës nëpërmjet komunikimit gojor në një mjedis grupor, që është një aktivitet argëtues për të angazhuar nxënësit dhe për të shfrytëzuar kreativitetin. Kriteret e suksesit: • Të identifikohen llojet e vendeve të punës përmes komunikimit gojor. • Të sfidohen stereotipet gjinore, stereotipe në rolet e caktuara të vendeve të punës. • Të punohet si ekip. • Të promovohet diskutimi rreth roleve në vendet e punës, mënyrave të hyrjes në punë, cilësive, shkathtësive dhe të vetive personale. Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit: • laptop për t’i përgatitur letrat e roleve në vendet e punës, • letrat e roleve në vendet e punës, • stilograf dhe letër për t’i shkuar pyetjet dhe përgjigjet. Përdorimi i TIK-ut: • Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve, e planit të njësisë mësimore dhe e letrave të roleve në vendet e punës. Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit
  • 30. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 29 Përshkrimi i metodologjisë dhe ecurisë së planifikimit të orës mësimore Pjesa hyrëse: Shpjegoni se është e rëndësishme për nxënësit që t’i marrin parasysh rolet në vendet e punës për t’i dhënë një pasqyrë më të mirë të botës së punës. Ky është një aktivitet argëtues që ka një komponent serioze të të nxënit. Shpesh të rinjtë kanë ide joreale për punë të ndryshme, ku ky aktivitet është i dizajnuar për t’u ndihmuar atyre që t’i marrin parasysh idetë e vendeve të punës në më shumë hollësi. Aktiviteti kryesor Nxënësit punojnë si 2 ekipe ose mund të punojnë në çifte. Pasi ekipet të jenë përzgjedhur, emërohet një zëdhënës për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të bërë pyetje në emër të ekipit. Megjithatë ata janë të inkurajuar që ta diskutojnë çështjen si ekip para se ta parashtrojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve. Një ekip zgjedh një letër të vendit të punës në mënyrë të rastësishme dhe pastaj ndan një kohë për të diskutuar se çfarë përfshin ajo punë dhe cilat aktivitete do të ishin pjesë e atij roli. Ekipi tjetër ka 20 pyetje për të provuar ta qëllojë rolin në vendin e punës, duke parashtruar pyetjet me po/jo. Përgjigjet mund të jenë vetëm PO apo JO. Shembujt e pyetjeve • A duhet të keni diplomë fakulteti për ta kryer këtë punë? • A jeni mashkull apo femër? • A mbani uniformë? • A përdorni vegla? Ekipi mund të qëllojë përgjigje se për çfarë pune bëhet fjalë në çfarëdo kohë të lojës, në qoftë e qëllojnë si të saktë, ekipet ndërrohen, në qoftë se nuk arrijnë të qëllojnë si të saktë deri në fund të 20 pyetjeve, atëherë përzgjidhet një letër e re e vendit të punës. Në fund, ekipi me më së shumti përgjigje të qëlluara është fitues. Diskutimi i mëtejmë Nxënësit inkurajohen të hyjnë në diskutime në kuadër të ekipeve të tyre gjatë lojës dhe kjo pjesë mund të udhëhiqet nga mësimdhënësi. Ky aktivitet mund të mbështesë diskutime të mëtejme në klasë, ku hulumtimi, nëse kërkohet, mund të inkurajohet nga mësimdhënësi.
  • 31. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 30 Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës Për djemtë dhe vajzat 20 pyetjet infermiere punëtor në dyqan përkthyes zyrtar policor mësimdhënës pjesëtar i forcave të armatosura bibliotekist ndërtues inxhinier bujk artist punëtor zyre kamerier menaxher hoteli
  • 32. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 31 Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës Njësia mësimore: Qëlloja kush është Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë Kompetencat: Komunikues efektiv 2, 3, 4,6 Mendimtar kreativ 8 Kontribues produktiv 2 Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë: 40 minuta • në çifte, • në grupe të vogla prej 4-6 vetë. Rezultatet mësimore: Një aktivitet argëtues dhe praktikë për të rritur ndërgjegjësimin e nxënësve dhe njohuritë e tyre lidhur me rolet në vendet e punës dhe aktivitetet e punës nëpërmjet komunikimit gojor në një mjedis grupor. Nevojat e nxënësve për t’i përputhur shkathtësitë, personalitetin dhe kualifikimet e tyre me rolet në vendet e punës. Kriteret e suksesit: • Të identifikohen llojet e vendeve të punës përmes komunikimit gojor. • Të punohet si ekip. • Të promovohet diskutimi mbi rolet në vendet e punës, mënyrat e hyrjes në punë, cilësitë, shkathtësitë dhe vetitë personale. Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit: • laptop për të përgatitur letrat ‘Qëlloja kush është’, • letrat ‘qëlloja kush është’, • Stilograf dhe letër për të shkruar informata. Përdorimi i TIK-ut: • Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve, planit të njësisë mësimore dhe të letrave ‘Qëlloja kush është’ Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit
  • 33. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 32 Përshkrimi i metodologjisë dhe ecurisë së planifikimit të orës mësimore Pjesa hyrëse: Ky është një aktivitet tjetër për nxënësit që t’i marrin parasysh rolet në vendet e punës. Shpjegojini grupit se do të duhet të marrin parasysh në mënyrë më të hollësishme aktivitetet që lidhen me punë të ndryshme. Disa nga aktivitetet e identifikuara mund të lidhen me më shumë se një punë, ku këto janë aktivitete të përgjithshme që përshkruhen si shkathtësitë e transferueshme. Aktiviteti tregon se interesimet mund të lidhen me më shumë se një ide të vendit të punës dhe është e rëndësishme për nxënësit që t’i “mbajnë opsionet e tyre të hapura” e jo të fokusohen në një punë të vetme në të ardhmen, pasi që mund të ndryshojnë mendjen para se ta përfundojnë shkollën. Aktiviteti kryesor Nxënësit punojnë në çifte apo ekipe të vogla. Shtypni letrat ‘Qëlloja kush është’. Përdorni sa më shumë letra me titull pune ‘Qëlloja kush është’ për t’iu përshtatur nevojave të grupit apo kohës në dispozicion. Jepini secilit çift një përzgjedhje të letrave të titullit të punës si dhe letrat korrespoduese të shkathtësive dhe të kualifikimeve. Siguroni që ato të përzihen, meqë synimi është që nxënësit t’i renditin ato si duhet. Pasi ta ketë përfunduar detyrën çdo çift apo ekip, mund të mblidhet e tërë klasa dhe mësimdhënësi mund ta ndihmojë klasën në paraqitjen e përgjigjeve para gjithë grupit, si për shembull: • Cilat letra të vendeve të punës u janë dhënë atyre? • Pse i kanë vendosur letrat në mënyrë të atillë? Mësimdhënësi mund ta hapë këtë për diskutim për të gjithë grupin: • A mendoni se janë të saktë? • Çka do të kishit bërë ndryshe? • Më pas, mësimdhënësi mund të konfirmojë renditjen e saktë të letrave, duke nxitur diskutime të mëtejme brenda orës mësimore.
  • 34. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 33 Diskutimi i mëtejmë Nxënësit inkurajohen të hyjnë në diskutime brenda ekipeve të tyre gjatë lojës dhe kjo mund të udhëhiqet nga mësimdhënësi. Ky aktivitet mund të mbështesë diskutim të mëtejmë në klasë, ku hulumtimi, nëse kërkohet, mund të inkurajohet nga mësimdhënësi.
  • 35. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 34 Planifikimi i karrierës Qëlloja kush është INFERMIERE Shkathtësitë • Posedon shkathtësi të mira të komunikimit dhe të organizimit. • Është në gjendje të punojë në ekip. • Ka shkathtësi të mira të zgjidhjes së problemeve. • Është e mirë në shkencë. • Mban uniformë. Cilësitë personale • E aftë të qëndrojë e qetë dhe mendjekthjellët në situata emergjente. • Tregon ndjeshmëri, mirëkuptim dhe konsideratë. • Është e dashur. • E aftë të punojë me orar të gjatë dhe punë me ndërrime, gjithashtu e gatshme të punojë gjatë fundjavëve dhe pushimeve zyrtare. • Është e prekshme. • Krijon besim dhe ngrohtësi. Kualifikimet • Ka kualifikimet e mira të shkollës së mesme, sidomos në shkencë. • Ka arsimim të mëtejmë; shkencë apo shkenca sociale, apo shëndetësi dhe kujdes social. • Ka diplomë.
  • 36. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 35 Planifikimi i karrierës Qëlloja kush është PËRKTHYES Shkathtësitë • I zoti me gjuhët, i aftë të flas 2 gjuhë rrjedhshëm. • Ka shkathtësi të mira të të shkruarit. • Punon i vetëm në vende të ndryshme. • Do të kërkohet të jetojë dhe të punojë jashtë vendit. Cilësitë personale • Ka vetëbesim. • Ka shkathtësitë e mira të komunikimit gojor dhe të shkruar. • Është i sigurt dhe i besueshëm. • Është e aftë të punojë vetëm. Kualifikimet • Ka kualifikimet gjuhësore deri në nivelin e diplomës. • Ka kualifikimet e veçanta profesionale.
  • 37. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 36 Planifikimi i karrierës Qëlloja kush është ZYRTAR POLICOR Shkathtësitë • Është komunikues i mirë, i aftë të ndërtojë marrëdhënie të mira me qytetarët dhe grupet e komunitetit. • Është i organizuar. • Është i aftë të qëndrojë i qetë dhe i sigurt dhe të veprojë me logjikë në situata të vështira. • Ka shkathtësitë e mira të zgjidhjes së problemeve. • Ndjek udhëzimet. • Mban uniformë. Cilësitë personale • Respekton njerëzit pavarësisht prej racës, prejardhjes, statusit ose paraqitjes së tyre. • Është i aftë të punojë në ekip. • Është aftë të punojë në ndërrime të gjata, duke përfshirë punën gjatë natës dhe festave zyrtare. • Është fizikisht i aftë. • Ndjehet përgjegjës. Kualifikimet • Ka kualifikime të mira të shkollës së mesme. • Ka bërë trajnim të veçantë në vendin e punës, për shembull trajnimin me armë. • Të ketë mundësisht diplomë të fakultetit juridik, nëse është në pozitë të gradës së lartë.
  • 38. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 37 Planifikimi i karrierës Qëlloja kush është MËSIMDHËNËS Shkathtësitë • Është jashtëzakonisht i organizuar. • Është komunikues i shkëlqyeshëm. • Ka shkathtësi të shkëlqyeshme të të shkruarit. • Është i aftë të ndjekë politikat dhe procedurat e qeverisë. Cilësitë personale • Është i përkushtuar. • Është i dashur. • Shquhet nga vetëbesimi kur prezanton para grupeve të mëdha. • Është i durueshëm. • Ka vetëbesim kur merret me njerëz të të gjitha moshave, sidomos kur merret me fëmijët dhe të rinjtë. • I pëlqen të punojë me fëmijët. • Mund t’i shpjegojë idetë komplekse në një mënyrë të thjeshtë. Kualifikimet • Ka kualifikimet e mira të shkollës së mesme. • Ka diplomë në çfarëdo fushe lëndore. • Ka pasur trajnim të veçantë profesional në mënyrë që të mund ta kryejë punën.
  • 39. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 38 Planifikimi i karrierës Qëlloja kush është NDËRTUES Shkathtësitë • Është i zoti në punët e dorës. • Është i aftë fizikisht. • Është i aftë të punojë si pjesëtar ekipi në mjedise të mëdha pune. • Nganjëherë punon punë të kontraktuara për periudha të gjata kohore larg shtëpisë. • Ka praktikë. • Ka shkathtësi të veçanta të profilit, për shembull në fushë të shëndetit dhe të sigurisë në vendin e punës. Cilësitë personale • Është kreativ. • Është i aftë fizikisht. • Është i gatshëm të punojë me orare të zgjatura, gjatë fundjavëve dhe festave zyrtare. • Duhet të vesh rroba mbrojtëse. • Është i aftë të punojë në lartësi. Kualifikimet • Ka diplomë të shkollës së mesme – është i mirë në matematikë. • Ka kryer trajnime në vendin e punës, për shembull në fushat; shëndeti dhe siguria, suvatimi.
  • 40. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 39 Planifikimi i karrierës Qëlloja kush është KAMERIER Shkathtësitë • Ka shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit gojor. • Ka shkathtësi të mira të të shkruarit. • Është i aftë të merret me ankesa. • Është i aftë të punojë në ndërrime të gjata në këmbë. • Punon mirë si pjesë i ekipit. • Ka kujtesë të mirë. Cilësitë personale • Ka sjellje të mira. • Ka dukje elegante dhe higjienë të mirë personale. • Ka sens diplomatik. • Ka njohuri për llojet e ndryshme të ushqimeve dhe të pijeve. • Është i vëmendshëm ndaj detajeve. Kualifikimet • Ka arsim të mirë të shkollës së mesme. • Ka kualifikime në mikpritje dhe në higjienën e ushqimit.
  • 41. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 40 Planifikimi i karrierës Qëlloja kush është FUTBOLLIST Shkathtësitë • Shumë i aftë fizikisht dhe me shëndet të mirë. • I aftë të punojë mirë në ekip. • Ndjek udhëzimet. • Ka njohuri të rregullave dhe të rregullativës. • Është i aftë të punojë dhe të trajnohet 7 ditë në javë, 365 ditë në vit. Cilësitë personale • Është i talentuar. • Është jashtëzakonisht i përkushtuar. • Ka shikim të mirë. • Ka përgatitje të shkëlqyeshme fizike. • Ka durim mendor. • Ka vetëbesim. • Është garues me vullnet të fuqishëm për të fituar.
  • 42. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 41 Kualifikimet • Ka diplomë të shkollës së mesme. • Ka kualifikimet sportive. • Ka bursë në klub. Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës Njësia mësimore: Çfarë pune bëni? Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë Kompetencat: Komunikues efektiv 2, 3, 4,5 Nxënës i suksesshëm 1,2 Kontribues produktiv 1 Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore Koha e nevojshme: Hyrje fillestare në detyrat e shtëpisë - 10 minuta Prezantimet - Kërkohet që nxënësit të bëjnë një prezantim 5 minutësh, prandaj koha e nevojshme varet nga ajo se sa nxënës/grupe duhet të prezantojnë gjatë orës mësimore. Nxënësit punojnë: • në çifte, • në grupe të vogla prej 4 – 6 vetë.
  • 43. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 42 Rezultatet mësimore: Një projekt kërkimor për nxënësit që të zbulojnë se çfarë pune bënë familja e tyre, cilat janë detyrat e tyre të përditshme dhe mënyrat se si kanë hyrë në punë. Kjo do t’i prezantohet përsëri klasës. Kriteret e suksesit: • Hulumtimi – ndërmarrja e hulumtimit, shqyrtimi i vendeve të punës së familjarëve • Shkathtësitë prezantuese – Prezantimi i konstatimeve të tyre në klasë • Inkurajim diskutimesh dhe shkathtësish hulumtuese; diskutimin mbi rolet në vendet e punës, mënyrat e gjetjes së punës, cilësitë, shkathtësitë dhe vetitë personale. • Puna e shkruar mbështetëse Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit: Fletore pune e nxënësve: Çfarë pune bëni? (Faqet 13 -15) Stilograf dhe letër për t’i shkruar pyetjet dhe përgjigjet. Përdorimi i TIK-ut: • Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve dhe e planit të njësisë mësimore. Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit. Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore Pjesa hyrëse: Projekt hulumtimi për detyrë shtëpie Caktoni një projekt detyrë shtëpie duke i ndarë nxënësit në grupe prej 3 vetëve. Secili nxënës duhet të bisedojë me familjarë të vet lidhur me atë se çfarë pune bëjnë. Nxënësit duhet të kuptojnë sa më shumë lidhur me punën. Duke punuar në grupe prej 3 vetëve, ata duhet të vendosin se cilën punë do t’ia paraqesin klasës, kush do ta prezantojë atë (një, dy vetë apo të tretë prej tyre) dhe do të punojnë së bashku si ekip. Në orën tjetër mësimore do të bëjnë një prezantim prej 5 minutash për pjesën tjetër të klasës.
  • 44. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 43 Aktiviteti kryesor Projekt hulumtimi për detyrë shtëpie Caktoni një projekt detyrë shtëpie, ndani nxënësit në grupe prej 3 vetësh. Secili nxënës duhet të bisedojë me familjarë të vet lidhur me atë se çfarë pune bëjnë. Nxënësit duhet të kuptojnë sa më shumë lidhur me punën. Duke punuar në grupe prej 3 vetëve, ata duhet të vendosin se cilën punë do t’ia paraqesin klasës, kush do ta prezantojë atë (një, dy vetë apo të tretë prej tyre) dhe do të punojnë së bashku si ekip. Në orën tjetër mësimore do të bëjnë një prezantim prej 5 minutash për pjesën tjetër të klasës. Nxënësit duhet t’i zbulojnë informatat në vijim: • Si e ka fituar personi vendin e punës; • Mënyra e hyrjes në punë, a kanë filluar me një vend pune dhe janë avancuar; • Çfarë kualifikime u duhen për ta kryer punën; • Cilësitë personale dhe shkathtësitë e nevojshme për ta kryer punën; • A kanë pas nevojë t’i nënshtrohen trajnimeve shtesë pasi e kanë fituar punën; • Me çfarë orari punojnë; • Cilat janë detyrat e tyre të përditshme; • Paga. Pasi t’i kenë siguruar të gjitha informatat e nevojshme, duhet ta prezantojnë këtë para pjesës tjetër të klasës në orën tjetër mësimore. Ata mund të përdorin materiale ndihmëse, mjete të paraqitjes vizuale apo materiale të shtypura. Nxitni nxënësit që të jenë krijues dhe ta bëjnë prezantimin në një mënyrë krijuese për të angazhuar shokët e tyre. Ky aktivitet nxit diskutimin me familjen në lidhje me idetë e tyre të karrierës dhe rrit njohuritë e tyre për opsionet e mundshme të vendeve të punës në dispozicion të tyre. Rrit vetëdijesimin e mënyrave të hyrjes në punë, kualifikimeve të mundshme, nevojës për trajnim të vazhdueshëm dhe zhvillimin në vendin e punës. Aktiviteti gjithashtu i vetëdijeson nxënësit lidhur me realitetin e punës, cilat janë detyrat e përditshme, përparimin brenda kompanisë dhe çka duhet të bëjnë për të punuar drejt synimit të tyre në karrierë, për shembull, ndoshta duhet të fillojnë në fund e të punojnë drejt rrugës së tyre për në maje. Aktiviteti gjithashtu zhvillon shkathtësitë e tyre prezantuese, të cilat do t’i mbështesin ata kur të kërkojnë punë dhe të marrin pjesë në intervista, duke ndërtuar vetëbesimin e tyre dhe duke nxjerrë në pah fushat për zhvillim.
  • 45. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 44 Diskutimi i mëtejmë Pasi të kenë bërë prezantim grupet në klasë, mund të zhvillohen pyetjet dhe diskutime të tjera. Kjo mund të çojë në kërkime të mëtejshme për vendin e punës që mund t’u interesojë nxënësve të caktuar. Duke shikuar se cilat kualifikime u duhen, në çfarë kolegje duhet të shkojnë dhe nëse ato vende të punës janë në dispozicion në zonat e tyre lokale. Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës Çfarë pune bëni? Për këtë projekt detyrë shtëpie duhet të punoni së bashku në grupe prej 3 vetash. Secili prej jush duhet të pyesë dikë nga familjarët tuaj se çfarë pune bëjnë. Mund të përdorni pyetjet e mëposhtme për t’ju ndihmuar që të kuptoni më shumë për punën e tyre. Ju gjithashtu mund të bëni edhe pyetjet e juaja dhe mund të punoni si ekip për të bërë listën tuaj. Mund t’i shkruani pyetjet dhe përgjigjet tuaja në një letër të zbrazët. • Si e kanë fituar vendin e tyre të punës? • A e kanë zbuluar vendin e punës nga ndonjë mik i tyre apo anëtar familjeje? • A kanë aplikuar për vend pune sipas shpalljes në gazetë? • E kanë gjetur punën në një mënyrë tjetër? • A kanë pas nevojë të shkojnë në intervistë? • Si ka qenë intervista? • A kanë aplikuar shumë njerëz për të njëjtin vend pune? • A janë duke punuar ende punën e njëjtë njësoj sikur patën filluar të punojnë për herë të parë për kompaninë? • A janë avancuar apo kanë ndryshuar vendin e punës, ndërkohë që janë ende duke punuar për të njëjtën kompani? • Cilat kualifikime kanë pasur nevojë t’i kenë për ta fituar vendin e punës? • A kanë pasur nevojë për diplomë kolegji apo universiteti? • A kanë pasur nevojë t’i nënshtrohen trajnimeve shtesë kur kanë filluar të punojnë? • A kanë nevojë t’i nënshtrohen trajnimeve shtesë për t’i mbajtur të azhurnuara njohuritë e tyre?
  • 46. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 45 • Çfarë lloj personi duhet të jenë për ta kryer punën, cilat janë cilësitë personale që duhet t’i kenë? • Çfarë shkathtësish duhet t’i kenë? • Me çfarë orari punojnë? • A duhet të punojnë fundjavëve dhe gjatë festave zyrtare? • Sa ditë pushimi kanë? • Cilat janë detyrat e tyre të përditshme? • Sa paguhen?
  • 47. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 46 Plani i njësisë mësimore të planifikimit të karrierës Njësia mësimore: Bota e punës Fusha kurrikulare: Niveli kurrikular Jeta dhe puna Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë Kompetencat: Komunikues efektiv 1,2,4 Nxënës i suksesshëm 3,7 Mendimtar kreativ 4,8 Kontribues produktiv 2 Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në: • 40 minuta • Një grup – e tërë klasa Rezultatet mësimore: Rritja e vetëdijes dhe e njohurive të nxënësve rreth mundësive të roleve dhe aktiviteteve të punës në zonat e tyre lokale dhe si të marrin vendime reale e të mirinformuara dhe ta shfrytëzojnë kreativitetin. Kriteret e suksesit: • Të identifikohen llojet e vendeve të punës përmes komunikimit gojor. • Të punohet si ekip. • Të promovohet diskutimi mbi rolet në vendet e punës, mënyrat e hyrjes në punë, cilësitë, shkathtësitë dhe vetitë personale. Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit: • tabelë me letra të mëdha, • informata dhe letrat e vendeve të punës, • letra me ngjyra. Përdorimi i TIK-ut: • Të shtypet fletorja e punës e nxënësve, plani i njësisë mësimore dhe informatat rreth vendeve të punës. Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit
  • 48. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 47 Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore Pjesa hyrëse: Përgatitjet e nevojshme para njësisë mësimore Bëni një përzgjedhje të vendeve të punës të cilat janë në dispozicion në zonat tuaja lokale. Pasi ta keni listën e vendeve të punës, duhet të identifikoni gjërat në vijim: • kërkesat për hyrje në punë, • pagën • detyrat, • shkathtësitë, • cilësitë personale. Shtypni këto informata dhe titullin e vendit të punës në letra të ndryshme me ngjyra për çdo vend pune, duke siguruar që titulli i vendit të punës të jetë shtypur në një letër ndarazi. Mund t’i shkruani gjithashtu edhe titujt e kategorive në tabelën me letra të mëdha apo në tabelën e bardhë para njësisë mësimore. Para se nxënësit të hyjnë në klasë... Vendosni letrat me ngjyrë të informatave në çdo tavolinë, ku secila përfaqëson një vende pune tjetër. Organizoni karriget rreth tavolinave ku numri i karrigeve për çdo tavolinë varet nga llojet e vendeve të punës që ekzistojnë në zonën lokale. Për shembull, nëse ka shumë dyqane të shitjes me pakicë në zonën tuaj, vendosni më shumë karrige në atë tavolinë. Diskutimi i mëtejmë Hapeni diskutimin në klasë • Pyetni nxënësit çfarë kanë mësuar. • Për çfarë kishin dëshiruar të dinë më shumë. • Ripohoni rëndësinë e gjetjes së sa më shumë informatave lidhur me rolet e ndryshme në vendet e punës për t’ua mundësuar që të marrin vendime reale dhe të mirinformuara. Vendimet e shpejta mund të çojnë në zgjedhje të gabuar dhe në vonimin e përparimit në karrierë që me të vërtetë do t’ju përshtatej. • Si mund t’u qasen këtyre informatave përmes burimeve lokale dhe përdorimit të internetit.
  • 49. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 48 Aktiviteti kryesor Njësia mësimore Gjatë hyrjes së nxënësve në sallë u thoni që të ulen në cilëndo prej karrigeve, por të mos i lëvizin ato. Pasi të jenë ulur nxënësit, shpjegojuni se secila tavolinë përfaqëson një vend pune të caktuar. Pyetni nxënësit • Pse janë ulur pikërisht aty? • Si kanë zgjedhur ku të ulen? • Nëse janë ulur bashkë me shokun, a është kjo arsye e mirë për përzgjedhjen e punës? Shpjegojini nxënësve se ka numër të ndryshëm të karrigeve në çdo tavolinë. Kjo paraqet llojet e punëve në dispozicion në nivelin lokal. Tavolina me 5 karrige do të thotë se ka më shumë prej atyre punëve në dispozicion, sesa në tavolinën me 1 karrige. Hapeni diskutimin në grup duke i kërkuar nxënësve që të shikojnë se çfarë duhet të dinë për të marrë një vendim në lidhje me llojin e punës që shpresojnë se do ta bëjnë. Shkruani në tabelën me letra të bardha kategoritë e mëposhtme (kjo mund të përgatitet para orës mësimore): • kërkesat për hyrje në punë, • trajnimin, • pagën, • detyrat, • shkathtësitë, • cilësitë personale. Pyetni nxënësit se cilat kategori mendojnë se janë të rëndësishme dhe hapeni atë tek grupi për diskutim, ku mësimdhënësi vepron si ndihmës. Për shembull, nëse zgjedhin pagën, nxënësit duhet të flasin për atë që ata dinë rreth saj (pagës) dhe atë që ata mendojnë se është një pagë e mirë. Diskutoni të gjitha kategoritë, duke inkurajuar nxënësit që të mendojnë nëse janë të përshtatshëm për punën e vendosur në tavolinën e tyre. Idetë për diskutim Kërkesat për hyrje në punë • Cilat kualifikime ju duhen për këtë punë?
  • 50. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 49 • Është ide e mirë që të përpiqeni të keni nota sa më të mira në shkollë, pasi që vendet e punës, që paguhen më shumë, zakonisht kërkojnë kualifikime të mira. Trajnimi • A dëshironi të ndiqni më shumë trajnime? • A jeni të gatshëm që të ndiqni më shumë trajnime përderisa jeni duke punuar? • A dëshironi të shkoni në shkollë të lartë apo fakultet? • Kualifikimet profesionale nganjëherë duhet të merren pas marrjes së diplomës. Paga • A mjafton paga për të jetuar? • A është paga në përpjesëtim me detyrat dhe përgjegjësitë e punës? • A është vendi i punës i rëndësishëm në aspektin social, prandaj jeni të kënaqur edhe nëse nuk fitoni aq shumë? • A do t’ju pëlqente ta bënit këtë punë pavarësisht prej pagës? Detyrat • A jeni të aftë që t’i kryeni detyrat që kërkohen? • A janë detyrat e përshtatshme? • A jeni të kënaqur që t’i kryeni detyrat? Shkathtësitë • Shkathtësia është diçka që mësohet të bëhet, për shembull, të shkruani, të përdorni kompjuterin • A i keni shkathtësitë e kërkuara për këtë punë? • A jeni në gjendje t’i përvetësoni këto shkathtësi? • A jeni të gatshëm t’i përvetësoni këto shkathtësi? Cilësitë personale • Cilësitë personale janë diçka që jeni, për shembull i sjellshëm, i besueshëm, i sigurt ku njerëzit mund të të besojnë. • A i keni cilësitë personale për këtë punë? • A mendoni se mund t’i përvetësoni këto cilësi? Pasi t’i kenë diskutuar të gjitha kategoritë, ata duhet të vendosin nëse këto informata i kanë larguar nga ajo punë, nëse po atëherë lejohen që ta ndërrojnë tavolinën, por mund ta ndërrojnë tavolinën vetëm nëse ka ndonjë karrige të lirë, ose mund të qëndrojnë anash karriges dhe të bëhen të ‘papunë’ derisa të lirohet ndonjë karrige.
  • 51. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 50 Për të promovuar diskutimin e mëtejmë kur nxënësit i ndërrojnë tavolinat/punët, pyetini se pse janë duke i ndërruar tavolinat. Nëse mbesin të ‘papunë’, a bëjnë kompromis dhe a ulen në një tavolinë/punë tjetër, apo shkojnë pa pagë. Nëse po, pyetni për arsyet pse, diskutoni efektet e të qenit i papunë, si do të blinin ushqim, si do të paguanin për strehim, si do të bënin ndonjë hobi që u pëlqen (pa para për të bërë një gjë të tillë)? Pasi të jenë vendosur të gjithë nxënësit nëpër tavolina, kërkoni prej tyre që t’ia qëllojnë se çfarë mendojnë se janë vendet e punët dhe pastaj jepuni mundësinë për të ndërruar vendet e punës edhe njëherë dhe siguroni që t’i pyetni nxënësit për arsyet e tyre për ndërrim. Për ta përmbyllur Qëllimi i aktivitetit është për të treguar se si merren vendimet e mirinformuara lidhur me karrierën e tyre dhe për të siguruar se i kanë të gjitha informatat të cilat mund të ndikojnë në zgjedhjet e tyre. Plani i njësisë mësimore të vendimmarrjes Njësia mësimore: Mbijetesa në dimër Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë Kompetencat: Komunikues efektiv 1,2,3,4 Nxënës i suksesshëm 3 Mendimtar kreativ 1,2,4,5 Kontribues produktiv 2 Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në: 40 minuta grupe prej 5 veta
  • 52. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 51 Rezultatet mësimore: Kjo njësi mësimore i nxit nxënësit të shikojnë procesin e vendimmarrjes dhe të kuptojnë efektet e vendimeve që i marrin. Kjo ka për qëllim t’i përgatisë ata për të ardhmen, për t’ua mundësuar atyre të marrin vendime të mirinformuara dhe reale për të ardhmen e tyre. Kriteret e suksesit: • Nxënësit mësojnë të punojnë si ekip. • Nxënësit mësojnë në lidhje me procesin e vendimmarrjes dhe efektet e vendimeve të tyre. • Nxënësit punojnë në shkathtësitë e tyre të të dëgjuarit dhe të negocimit. • Jepuni nxënësve vetëbesim në aftësinë e tyre për të marrë vendime. Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit: • Fletore pune e nxënësve: Mbijetesa në dimër (faqet 16-18) Përdorimi i TIK-ut: • Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve dhe e planit të njësisë mësimore. Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe të komunikimit. Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore Pjesa hyrëse: Në këtë aktivitet nxënësit do të punojnë në grupe të vogla prej 5-6 veta, i cili është përgatitur në mënyrë të atillë që t’u ndihmojë atyre t’i kuptojnë proceset e vendimmarrjes. Ky është një skenar hipotetik ku nxënësit duhet të punojnë si ekip për të vendosur planin më të mirë të veprimit në një situatë emergjente. Më poshtë është një pasqyrë e skenarit, të cilin duhet ta vendosni për nxënësit para se të ndahen në grupe për të diskutuar dhe vendosur për planin e tyre. Diskutimi i mëtejmë Kur grupet i raportojnë pjesës tjetër të klasës, mësimdhënësit mund të lehtësojnë diskutimin në klasë rreth zgjedhjeve të secilit dhe t’i pyesin pse i kanë bërë ato zgjedhje, ku klasa duhet të pajtohet për ato ndryshime. Aktiviteti kryesor Mbijetesa në dimër: Skenari që do t’u prezantohet nxënësve Grupi sapo pati një aterim (zbritje) me përplasje në pyjet e Alpeve Dinarike, një rajon i thyer dhe i shkretë i Kosovës. Është mesi i janarit herët në mëngjes, ku aeroplani i vogël, me të cilin ata po udhëtonin, u rrëzua në një liqen. Piloti dhe bashkëpiloti humbën jetën në përplasje dhe menjëherë pas aksidentit aeroplani u fundos në liqen. Për fat të mirë, asnjëri prej juve nuk është lënduar dhe të
  • 53. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 52 gjithë jeni të paprekur nga uji. Përplasja erdhi papritmas para se piloti të kishte kohë të kërkonte ndihmë përmes radios ose të informonte dikë rreth pozicionit tuaj. Pasi që piloti juaj përpiqej t’i shmanget stuhisë, ju e dini se aeroplani ishte larguar nga kursi tepër shumë. Piloti njoftoi pak para rrëzimit se i ishit larguar kursit për 30 kilometra. Jeni në një zonë të pyllit të egër të përbërë nga drunj të trashë ku gjenden shumë liqene dhe lumenj. Trashësia e borës arrin prej nivelit të zogut të këmbës, nga ku është larguar prej erës, deri tek gjuri në vende ku është sjellë nga era. Raporti i fundit i motit tregoi se temperatura do të arrijë minus 23 gradë celsius gjatë ditës dhe minus 29 gradë gjatë natës. Ka shumë drunj dhe shkurre të thata në zonën aty pranë. Ju jeni të veshur me veshje dimri të përshtatshme për veshje në qytet. Përderisa ishit duke u larguar për të shpëtuar nga aeroplani, keni arritur të merrni me veti dymbëdhjetë artikuj. Detyra juaj është që t’i renditni këta artikuj për mbijetesën tuaj, duke filluar me 1 si artikulli më i rëndësishëm deri te 12 si artikulli më së paku i rëndësishëm. Mund të supozoni se numri i udhëtarëve është i njëjtë me numrin në grupin tuaj dhe se grupi është pajtuar që të qëndrojë së bashku. Fleta e përgjigjeve për Mbijetesën në dimër Artikulli Renditja sipas ekspertëve Topthi i lesh çelikut 2 Gazetë – nga një për person 8 Busulle 12 Sëpatë dore 6 Shkrepës 1 Revole të mbushur me kalibër 0.45 9 Hartë ajrore lokale e bërë nga plastika 11 Pëlhurë e gjerë pesë me pesë metra 5 Veshmbathje shtesë për secilin të mbijetuar 3 Kënaçe me vaj për gatim 4 Shishe uiski 10 Çokollatë e madhësisë familjare – nga një për person 7
  • 54. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 53 Problemet e para me të cilat përballen të mbijetuarit janë ruajtja e nxehtësisë së trupit dhe ruajtja nga moti. Ky problem mund të zgjidhet duke ndezur zjarrin, duke kursyer energjinë dhe duke përdorur sa më shumë që është e mundur izolim, duke ndezur zjarrin në të njëjtën kohë. Pasi që sapo keni pasur një zbritje me përplasje, shumë prej juve do të jeni të tronditur, pasi që piloti dhe bashkëpiloti kanë humbur jetën. Vendimmarrja në këto kushte është e vështirë, ku si grup ju duhet të zvogëloni frikën dhe panikun. Para nisjes piloti e ka dorëzuar planin e fluturimit, i cili përmban informata jetike në lidhje me fluturimin; të tilla si kursi i fluturimit, shpejtësia, koha e vlerësuar e arritjes, lloji i aeroplanit dhe numri i njerëzve në bord. Operacionet e kërkim-shpëtimit do të kenë filluar pasi që aeroplani të ketë dështuar të arrijë në destinacion. Tridhjetë kilometra deri te fshati më i afërt i njohur është një ecje e gjatë, madje edhe në kushte ideale. Grupi është i tronditur, i veshur me rroba të qytetit, kurse në pyll bora është e thellë dhe ka shumëllojshmëri të pengesave të ujit që duhet kaluar. Përpjekja për të dalë nga pika e uljes së aeroplanit do të thoshte pothuajse vdekje e sigurt nga ngrirja dhe rraskapitja. Në temperatura minus 20 gradë celsius, humbja e nxehtësisë së trupit përmes lodhjes është një çështje shumë serioze. Pasi të mbijetuarit kanë gjetur mënyrat për ta ruajtur ngrohtësinë, problemi i tyre i menjëhershëm është të tërheqin vëmendjen e aeroplanëve të kërkimit. Kështu që të gjithë artikujt, të cilat grupi i ka shpëtuar, duhet të vlerësohen për vlerën e tyre për sinjalizimin e vendndodhjes së grupit. Nxënësit duhet të shikojnë listën e tyre të furnizimeve dhe t’u caktojnë prioritetin furnizimeve si dhe t’i radhisin artikujt sipas rëndësisë së tyre për mbijetesë, duke filluar me 1 për artikullin më të rëndësishëm dhe duke vazhduar deri te 12 për artikullin më së paku të rëndësishëm. Pastaj ndani klasën në 3 grupe, ku ata duhet të diskutojnë listën dhe të tregojnë pse i kanë bërë zgjedhjet e tyre. Si ekip ata duhet të vendosin si t’i radhisin artikujt. Të gjithë anëtarët e grupit duhet të pajtohen me vendimin. Pasi grupet ta kenë përfunduar detyrën, klasa duhet të bashkohet. Secili grup duhet të emërojë një zëdhënës i cili do të raportojë tek pjesa tjetër e klasës.
  • 55. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 54 Plani i njësisë mësimore të vendimmarrjes Doracaku i mbijetesës në dimër Grupi sapo pati një aterim (zbritje) me përplasje në pyjet e Alpeve Dinarike, një rajon i thyer dhe i shkretë i Kosovës. Është mesi i janarit herët në mëngjes, ku aeroplani i vogël me të cilin ata po udhëtonin u rrëzua në një liqen. Piloti dhe bashkëpiloti humbën jetën në përplasje dhe menjëherë pas aksidentit aeroplani u fundos në liqen. Për fat të mirë, asnjëri prej juve nuk është lënduar dhe të gjithë jeni të paprekur nga uji. Përplasja erdhi papritmas para se piloti të kishte kohë të kërkonte ndihmë përmes radios ose të informonte dikë rreth pozicionit tuaj. Pasi që piloti juaj përpiqej t’i shmanget stuhisë, ju e dini se aeroplani ishte larguar nga kursi mjaft shumë. Piloti njoftoi pak para rrëzimit se i ishit larguar kursit për 30 kilometra. Jeni në një zonë të pyllit të egër të përbërë nga drunj të trashë ku gjenden shumë liqene dhe lumenj. Trashësia e borës arrin prej nivelit të zogut të këmbës, nga ku është larguar prej erës, deri tek gjuri në vende ku është sjellë nga era. Raporti i fundit i motit tregoi se temperatura do të arrijë minus 23 gradë celsius gjatë ditës dhe minus 29 gradë gjatë natës. Ka shumë drunj dhe shkurre të thata në zonën aty pranë. Ju jeni të veshur me veshje dimri të përshtatshme për veshje në qytet. Përderisa ishit duke u larguar për të shpëtuar nga aeroplani keni arritur të merrni me veti dymbëdhjetë artikuj. Detyra juaj është që t’i renditni këta artikuj për mbijetesën tuaj, duke filluar me 1 si artikulli më i rëndësishëm deri te 12 si artikulli më së paku i rëndësishëm. Mund të supozoni se numri i udhëtarëve është i njëjtë me numrin në grupin tuaj dhe se grupi është pajtuar që të qëndrojë së bashku.
  • 56. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 55 Plani i njësisë mësimore të vendimmarrjes Njësia mësimore: Cilat vende të punës më interesojnë tani? Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë Kompetencat: Komunikues efektiv 1,2,3,4,6 Nxënës i suksesshëm 1,2,4 Mendimtar kreativ 1,2 Kontribues produktiv 1,2 Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në: 40 minuta studime individuale Rezultatet mësimore: Qëllimi i kësaj pjese është që nxënësit të marrin vendime të mirinformuara në lidhje me atë se për çfarë pune apo karriere janë të interesuar tani, pasi t’i kenë përfunduar të gjitha aktivitetet në fletoren e punës. Ata duhet t’i marrin parasysh interesimet e tyre, cilësitë personale dhe shkathtësitë që tashmë i kanë si dhe ato që do t’i fitojnë përmes edukimit të vazhdueshëm. Çdo nxënës kërkohet që të përgatitë dhe të realizojë një prezantim për karrierën e tyre të zgjedhur prej 5 minuta për pjesën tjetër të klasës Kriteret e suksesit: • Të rritet vetëdijesimi i nxënësve lidhur me shkathtësitë dhe cilësitë e tyre personale të cilat nevojiten për botën e punës. • Të rritet vetëdijesimi i nxënësve lidhur me kualifikimet, shkathtësitë, vetitë personale të nevojshme për karrierën e tyre të zgjedhur. • Të ndërtohet vetëbesimi në shkathtësitë e tyre të prezantimit.
  • 57. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 56 Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit: • Fletore pune e nxënësve: Cilat vende të punës më interesojnë tani (faqe 19) Përdorimi i TIK-ut: • Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve dhe planit të njësisë mësimore. Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe komunikimit Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore Pjesa hyrëse: Ky është një projekt kërkimor ku nxënësit kërkohet të hulumtojnë dhe të përgatisin një prezantim prej 5 minuta për karrierën e tyre të zgjedhur. Ata do të përdorin shkathtësitë dhe informatat që i kanë mësuar përmes aktiviteteve në fletoret e tyre të punës. Aktiviteti kryesor Ky është një projekt kërkimor ku nxënësit kërkohet të hulumtojnë dhe të përgatisin një prezantim prej 5 minuta për karrierën e tyre të zgjedhur. Ata do të përdorin shkathtësitë dhe informatat që i kanë mësuar përmes aktiviteteve në fletoret e tyre të punës. Nxënësit duhet t’i përfshijnë në prezantimin e tyre informatat e mëposhtme: • Çka është puna? • Pse mendojnë se do të jenë të zotët për punën – çfarë vetish personale duhet t’i demonstrojnë? • Çfarë shkathtësish dhe kualifikimesh nevojiten për të bërë punën e tyre të zgjedhur? Nxënësit duhet të përgatisin prezantimin dhe lejohen të përdorin materiale ndihmëse dhe materiale të tjera mbështetëse sipas zgjedhjes së tyre. Diskutimi i mëtejmë Pasi nxënësi ta ketë realizuar prezantimin për pjesën tjetër të klasës, inkurajoni nxënësit e tjerë që të bëjnë çfarëdo pyetje dhe ndihmoni me diskutime shtesë, për shembull: • Ku do të mund ta kryenin këtë punë? • A ka vende pune në dispozicion në zonën lokale apo duhet të zhvendosen diku tjetër? • A do të duhej të shkonin në kolegj apo në universitet? • Te cili kolegj apo universitet do të duhej të shkonin?
  • 58. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 57 Plani i njësisë mësimore të vendimmarrjes Njësia mësimore: Plani im i veprimit në karrierë Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna Koncepti themelor i fushës kurrikulare: Këshillimi dhe orientimi në karrierë Kompetencat: Komunikues efektiv 1,2,3,4 Nxënës i suksesshëm 3 Mendimtar kreativ 1,2,4,5 Kontribues produktiv 2 Aspektet specifike të planifikimit të orës mësimore Koha e nevojshme: Nxënësit punojnë në: 40 minuta studime individuale Rezultatet mësimore: Qëllimi i kësaj njësie mësimore është që nxënësit të krijojnë Planin SMART të Veprimit në Karrierë për të ndihmuar mbështetjen dhe motivimin e tyre në arritjen e synimeve të tyre të karrierës. Nxënësit duhet t’i hulumtojnë shkathtësitë, cilësitë, përparësitë dhe arritjet e tyre për të mbështetur këtë proces. Kriteret e suksesit: • Identifikimi i shkathtësive relevante për vendin e punës; • Identifikimi i synimeve të tyre të karrierës; • Rritja e vetëdijesimit të nxënësve lidhur me kualifikimet, shkathtësitë dhe vetitë personale të nevojshme për karrierën e tyre të zgjedhur; • Planifikimi i veprimeve për vendimmarrjen reale. Mjetet mësimore dhe materialet e të nxënit: Fletore pune e nxënësve - Plani i veprimit në karrierë – faqet 22-23 Përdorimi i TIK-ut: • Të bëhet shtypja e fletores së punës së nxënësve, planit të njësisë mësimore dhe e planit të veprimit në karrierë.
  • 59. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 58 Çështjet e ndërlidhura: Barazia gjinore, shkathtësitë e dëgjimit dhe komunikimit Përshkrimi i metodologjisë dhe i ecurisë së planifikimit të orës mësimore Pjesa hyrëse: Shpjegojuni nxënësve se ky ushtrim është që ata t’i shqyrtojnë synimet e karrierës së tyre të ardhshme dhe të marrin parasysh se çka duhet të bëjnë për t’i arritur synimet e tyre specifike. Kjo mund të mos jetë shumë përshkruese, pasi që ata duhet t’i shqyrtojnë idetë e tyre dhe t’i ndryshojnë planet gjatë disa viteve të ardhshme. Diskutimi i mëtejmë Pas përfundimit të doracakut dhe planit të veprimit në karrierë, pyetini nxënësit për reagimet e tyre se sa të sigurt janë tani në marrjen e vendimeve për karrierë. Planet e veprimit në karrierë do të duhet të përditësohen gjatë përparimit të nxënësve në edukimin e tyre, ku kjo nuk duhet të shihet si vendim përfundimtar. Siguroni që nxënësit të kuptojnë se këto dokumente ndryshojnë me kalimin e kohës dhe me ecjen e tyre do të jetë thelbësore që të krijohen planet e reja të veprimit në karrierë duke ndjekur procedurën e njëjtë për të marrë parasysh çdo ndryshim në rrethanat apo ndryshimet e tyre personale në aspiratat e tyre për karrierë. Aktiviteti kryesor Tani, pasi nxënësit i kanë përfunduar të gjitha mësimet e mëparshme, ata kanë fituar vetëbesim dhe janë më të vetëdijshëm se çka duhet të marrin parasysh kur të mendojnë lidhur me karrierën e tyre të ardhshme dhe të mundshme. Në këtë njësi mësimore ata duhet ta përfundojnë Planin e veprimit në karrierë, ku ky dokument vetëm se i bashkon të gjitha informatat dhe mendimet si dhe u mundëson atyre që të krijojnë një plan të veprimit. Plani i veprimit në karrierë përmban informata lidhur me atë se ku janë tani, ku do të dëshironin të ishin dhe si planifikojnë të arrijnë atje. Nxënësit kanë një plan të zbrazët të veprimit në karrierë në fletoret e tyre të punës në faqet 21-22, të cilin duhet ta plotësojnë deri në fund të kësaj njësie mësimore. Për t’i mbështetur ata, nxënësit kanë informata në fletoret e tyre të punës në faqet 19 -20. Këto informata janë të përfshira më poshtë: Gjatë gjithë këtij doracaku keni qenë duke shqyrtuar interesimet, shkathtësitë dhe përvojat tuaja që do t’ju ndihmojnë të merrni vendime të mirinformuara në lidhje me synimet e karrierës suaj të ardhshme. Kjo pjesë e doracakut është për përdorim tuajin, që të filloni t’i vëni idetë tuaja në plan për punën e ardhshme. Kjo quhet:
  • 60. Edukimi në karrierë - Doracaku i mësimdhënësve 59 Plani (juaj) i veprimit në karrierë. Për t’ju ndihmuar që të krijoni planin tuaj të veprimit në karrierë janë katër hapa të cilat mund t’i ndiqni. Hapi 1: Ku jam tani? A i dini shkathtësitë tuaja? A jeni të njoftuar me përparësitë dhe kufizimet tuaja? Plotësoni planin tuaj të veprimit në karrierë gjatë kalimit përmes ushtrimit dhe shihni krejt çka keni për t’i ofruar punëdhënësit të ardhshëm. Hapi 2: Kontrolloni botën e punës Cili është synimi im për karrierë Cilat janë idetë tuaja për punën? Çka dëshironi nga puna? A dëshironi të fitoni shumë para? A kërkoni status? A dëshironi të punoni me të tjerët në ekip? Apo ju pëlqen të punoni vetëm? Sa larg dëshironi të udhëtoni për të shkuar në punë? A jeni të gatshëm që të shkoni në trajnime shtesë dhe të fitoni kualifikime? Sa orë dëshironi të punoni? Ndaluni pak dhe mendoni se çka dëshironi nga puna. Çka është me rëndësi për juve? Hapi 3: Pikat e veprimit Vendosja e synimeve dhe marrja e vendimeve Tani e dini se çka keni për të ofruar. E dini se çka dëshironi nga puna. Hapi i radhës është vendosja e synimeve dhe realizimi i gjithë asaj. Secili hap i vogël mund të sjell ndryshime – pse të mos filloni sot?