Lënda "E Drejta e Punës" si lëndë obligative në studimet themelore Bachelor, ka përmbajtje të tillë që studentëve u mundëson fitimin e njohurive bazë lidhur me mardhanjet e punës dhe të Drejtën e Punës e sidomos njohuritë për dispozitat pozitive ligjore që i referohen kësaj fushe në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i lëndës është që të studjohet mënyra e rregullimit të marrëdhënieve juridike-private me element të huaj, e cila bëhet përmes njoftimit me këta tre indikatorë: E para, duhet të njihen normat materiale (substanciale) dhe ata kolizive me anën e të cilave rregullohen marrëdhëniet juridike-private me element të huaj. Më pastaj duhet të merren parasysh normat juridike-pozitive të karakterit nacional dhe ndërkombëtar. Pastaj, duhet të njihet praktika gjyqësore dhe ajo e arbitrazhit, e gjykatave dhe arbitrazhave nacionale dhe ndërkombëtare, ngase nëpërmes vendimeve të tyre konkretizohen rregullat juridike që aplikohen për rregullimin e marrëdhënieve juridike-private me element të huaj.
Dhe më në fund duhet të njihen edhe qëndrimet teorike lidhur me rregullimin juridik të marrëdhënieve juridikeprivate me element të huaj
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri
Ligji është përkufizuar si një grup normash dhe kodesh që zbaton njeriun një jëtën e tij për të patur një jetesë sa më të begatë dhe të sigurt në ambientin ku ai jeton.
Shpesh here lind pyetja se përse i bindemi ne ligjit.
Çfarë pasojash ka mosbarazimi i ligjit në shoqërinë ku ne jetojmë .
Për bindshmërinë ndaj ligjit janë formuar dhe hedhur një sërë teorish dhe këndvështrimesh të ndryshme duke nisur që nga teoricient e vjeter grekë dhe romakë e deri në atë të ditëvë të sotme të cilët kanë dhënë mendimet dhe teoritë e tyre ne lidhje me këtë çështje.
Teoria e përgjithshme pozitiviste bashkë me ndarjet e saj me në krye pozitivismin ligjor e shpjegon ne një formë të qartë bindshmërinë ndaj ligjit. Pikërisht kjo teori së bashku me bindjet dhe këndvështrimet e saj do të analizohen në këtë ese .
#MesueseAurela
Qëllimi kryesor i lëndës është që studentëve të fakultetit Juridik tiu ofrohen njohuri të përgjithshme mbi zbulimin, hetimin dhe sqarimin e krimit. Siq dihet studentët që përfundojnë këto studime mund të punësohen në institucione të ndryshme shtetërore të cilat ballafaqohen në mënyra të ndryshme me kriminalitetin. Si p.sh. në gjykata, polici, prokurori publike, avokati, ente për ekzekutimin e sankcioneve penale etj., andaj nkohuritë e fituara në lëndën Kriminalistika, atyre mund t’iu shërbejnë në masë të konsiderueshme në punën e tyre të përditshme për pengimin zbulimin dhe sqarimin e kriminalitetit,
Lënda "E Drejta e Punës" si lëndë obligative në studimet themelore Bachelor, ka përmbajtje të tillë që studentëve u mundëson fitimin e njohurive bazë lidhur me mardhanjet e punës dhe të Drejtën e Punës e sidomos njohuritë për dispozitat pozitive ligjore që i referohen kësaj fushe në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i lëndës është që të studjohet mënyra e rregullimit të marrëdhënieve juridike-private me element të huaj, e cila bëhet përmes njoftimit me këta tre indikatorë: E para, duhet të njihen normat materiale (substanciale) dhe ata kolizive me anën e të cilave rregullohen marrëdhëniet juridike-private me element të huaj. Më pastaj duhet të merren parasysh normat juridike-pozitive të karakterit nacional dhe ndërkombëtar. Pastaj, duhet të njihet praktika gjyqësore dhe ajo e arbitrazhit, e gjykatave dhe arbitrazhave nacionale dhe ndërkombëtare, ngase nëpërmes vendimeve të tyre konkretizohen rregullat juridike që aplikohen për rregullimin e marrëdhënieve juridike-private me element të huaj.
Dhe më në fund duhet të njihen edhe qëndrimet teorike lidhur me rregullimin juridik të marrëdhënieve juridikeprivate me element të huaj
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri
Ligji është përkufizuar si një grup normash dhe kodesh që zbaton njeriun një jëtën e tij për të patur një jetesë sa më të begatë dhe të sigurt në ambientin ku ai jeton.
Shpesh here lind pyetja se përse i bindemi ne ligjit.
Çfarë pasojash ka mosbarazimi i ligjit në shoqërinë ku ne jetojmë .
Për bindshmërinë ndaj ligjit janë formuar dhe hedhur një sërë teorish dhe këndvështrimesh të ndryshme duke nisur që nga teoricient e vjeter grekë dhe romakë e deri në atë të ditëvë të sotme të cilët kanë dhënë mendimet dhe teoritë e tyre ne lidhje me këtë çështje.
Teoria e përgjithshme pozitiviste bashkë me ndarjet e saj me në krye pozitivismin ligjor e shpjegon ne një formë të qartë bindshmërinë ndaj ligjit. Pikërisht kjo teori së bashku me bindjet dhe këndvështrimet e saj do të analizohen në këtë ese .
#MesueseAurela
Qëllimi kryesor i lëndës është që studentëve të fakultetit Juridik tiu ofrohen njohuri të përgjithshme mbi zbulimin, hetimin dhe sqarimin e krimit. Siq dihet studentët që përfundojnë këto studime mund të punësohen në institucione të ndryshme shtetërore të cilat ballafaqohen në mënyra të ndryshme me kriminalitetin. Si p.sh. në gjykata, polici, prokurori publike, avokati, ente për ekzekutimin e sankcioneve penale etj., andaj nkohuritë e fituara në lëndën Kriminalistika, atyre mund t’iu shërbejnë në masë të konsiderueshme në punën e tyre të përditshme për pengimin zbulimin dhe sqarimin e kriminalitetit,
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Darla Evangjeli
Njohja mbi llojet e ndotjes të mjedisit
Njohja e ligjeve të konferencave ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit.
Pasojat e ndotjes në biodiversitet
Masat mbrojtëse për mjedisin dhe ruajtjen e llojeve nga autoritetet vëndase dhe nga ministria e mjedisit .
C’eshte mjedisi? Mjedisi është burimi kryesor i jetës në Tokë dhe për këtë arsye duhet ruajtur dhe përdorur me kujdes. Mjedisi sot përdoret në mënyrë të pabarabartë në vende të ndryshme të botës dhe kërcënohet nga faktorë të shumtë. Mbrojtja e tij është një domosdoshmëri jo vetëm për brezat e sotëm, por edhe për brezat e ardhshëm. Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose shume organizmave, kombinimin I kushteve atmosferike me jeten e gjallesave, zhvillimin, dhe mbijetesën e organizmave. Mjedisi mund te perkufizohet edhe si teresia e elementeve biotike dhe abiotike ne Toke. Lidhja e njeriut me natyren Lidhjet e njeriut me natyren jane mijeravjecare, dhe se fundi roli i mjedisit ne jeten e individit eshte me teper i karakerit ekonomiko-social, se sa i karakterit fizik qe ka qene shekuj me pare. Mjedisi dhe burimet natyrore jane aspekte shume te rendesishme per paqen, pasi kur burimet natyrore behen te pamjaftueshme atehere ne luftojme per to.Dhe kjo lloj lufte per te kompensuar pamjaftueshmerine ekonomiko-sociale te mjedisit ka dy rruge: grabitjen me force te pasurive natyrore te te tjereve dhe shtimin ne menyre te natyrshme te tyre, ne ato raste kur eshte e mundur nje gje e tille. Shtimi i gjelberimit nepermjet mbjelljeve te reja dhe ruajtja e gjendjes natyrore te vendeve turistike jane nje aspekt i shtimit ne menyre te natyrshme te pasurive natyrore dhe permiresimit te klimes mjedisore ne pergjithesi. Por, edhe lufta per te grabitur pasurite e te tjereve mund te konsiderohet nje veprim jo dhe aq cnjerezor sa shkaterrimi dhe shperfillja brutale e avantazheve mjedisore qe te ka falur natyra. Por ne kohet e sotshme njerzit nuk dine ta mirembajne mjedisin.Njeriu duhet te jetoje ne mjedis te paster e jo te ndotur nga mbeturinat.Ne mjedis ajri eshte kryesor dhe nese ai eshte i ndotur nuk e kemi shendetin e mire.
3. EDREJTAEKOLOGJIKE
Ekologjia është degë e biologjisë, e cila e studion shpërndarjen dhe pasurimin
e jetës dhe marrëdhënieve në mes organizmave me njëri tjetrin si dhe
ambientit jetësor.
Termi "ekologji" rrjedh nga fjala greke "ojkos - vendbanim, mjedis jetësor dhe
logos - shkencë, dituri".Termin "ekologji" për herë të parë e ka përdorur
shkencëtari Hekeli, megjithëse si themelues i ekologjisë moderne merret
shkencëtari i njohur Darvini. Gjithashtu ai merret me problemet e mjedisit duke
gjetur zgjidhjen e tyre më të mirë dhe me vetëdijesimin e njerëzve mbi dëmet
që po i shkaktojnë mjedisit dhe vendit ku jetojnë.
4. Faktorët Ekologjik
Faktorë ekologjik quhen ato veprime të cilat i shoqërojnë qeniet e gjalla
që nga lindja e gjerë në vdekje. Këta faktorë veprojnë në bimë dhe
shtazë dhe janë në varshmëri reciproke me njëra tjetrën. P.sh. rrezatimi i
Diellit ndikon në temperaturë, temperatura sjell avullimin e ujit, avullimi i
ujit sjell lagështin në ajër e kështu me radhë .Këto ndryshime varen nga
relievi, gjerësia gjeografike, lartësia mbidetare etj.
Faktorët ekologjik ndahen në 2 lloje, faktorë që vinë nga bota e gjallë
'''''(biotik)''''' dhe faktorë që vinë nga bota jo e gjallë '''''(abiotik)'''''.
5. Tek faktorët e '''botës së gjallë (biotik)''' marrin pjesë ndikimet reciproke në
mesë qenieve të gjalla. Qofshin ngacmimet nga brenda apo nga jashtë ''(ato
që i shkakton edhe njeriu)''.
Tek faktorët e '''botës jo të gjallë (abiotik)''' marrin pjesë më përgjithësi kushtet
klimatike, tokësore dhe ato të relievit, siç janë: ''relievi, temperatura e ajrit, dhe
e tokës, uji, lagështia, lartësia mbidetare, pjerrtësia e tokës, vetitë fizike, vetitë
biologjike, vetitë kimike etj. ''
Zhvillimi industrial , rritja e popullsisë botërore , e për pasoj edhe rritja e
konsumit dhe e nevojave tjera qe kane prodhuar pasoja për gjendjen e
mjedisit , qe te gjitha janë fenomene me shtrirje ndërkombëtare pra te
pranishme ne vende te ndryshme. Shume aspekte kyçe te mjedisit , duke nisur
nga ndotja e deri te ndryshimet klimatike , janë fenomene thellësisht tej
kombëtare
6. E drejta ekologjike – Mjedisit : Historia dhe Zhvillimi
Hyrje Konceptuare
Ne krahasim me shume fusha te studimit te se drejtës se brendshme, e
drejta e mjedisit është dege relativisht e re, njësoi siç e drejta
ndërkombëtare e mjedisit . Ne te vërtet , mund te jene te pakta ato
fenomene që janë aq shumë të ndërlidhura mes vete siç është mjedisi
botëror .
Në këtë kuptim e pakta, e drejta e brendshme ose në të vërtet as një
sistem I mbrojtjes kombëtare të mjedisit nuk mund të shihet si I ndarë apo I
shkëputur prej ndërvarësisë që del prej vetë natyrës universale të
fenomenit.
Për të adresuar problemet tej kombëtare të mjedisit , si ndryshimet klimatike
apo humbjen e diversitetit biologjik, është dashur të zhvillohet një rrjet I
marrëveshjeve dhe institucioneve , si kundër edhe I parimeve dhe
teknikave që janë unike për këtë fushë .
7. Sfondi Historik
Gjate shekullit nëntëmbëdhjetë dhe ne fillim te shekullit njëzet , shtetet kane filluar lidhjen e
marrëveshjeve për rregullimin e peshkimit ndërkombëtar dhe mbrojtjen e aspekteve te
caktuara te faunës , si për shembull te zogjve. Ne fillim te shekullit njëzet ndërmjet SHBA dhe
Kanades kishte te bënte me mbrojtjen e zogjve shtegtar ndërmjet SHBA dhe Kanadës. Më
parë , më 1901, Britania e Madhe dhe Danimarka kishin lidhur një marrëveshje për rregullat e
peshkimit në rajonet e ishullit Faroe dhe të Islandës.
Mbrojtja e florës dhe faunës , por edhe e pasurive tjera natyrore është kushtëzuar nga
interesat ekonomike të shteteve , ndonëse mund te cilësohet edhe si dëshmi e përpjekjeve
për ruajtjen e një ekuilibri ekologjik .
Gjatë kësaj periudhe , shtetet , po ashtu lidhën marrëveshje për rregullimin e përdorimit të ujit
përgjatë kufijve të tyre. E këtillë ishte marrëveshja në lidhje me ujërat kufitare dhe Çështjet e
ngritura përgjatë kufijve midis Kanadasë dhe SHBA , e lidhur ndërmjet Shteteve te Bashkuara
dhe Britanisë së Madhe
8. Konferenca e Stokholmit
E drejta ndërkombëtare bashkëkohore e mjedisit pësoi ngritje pas zhvillimeve në nivel
kombëtar ose shtetëror gjate viteve 1960, kur qeveritë dhe publiku u vetëdijesuan me
kërcënimet e mëdha mjedisore që vinin nga rritja e shpejt e popullsisë , ndotja industriale
dhe konsumi njerëzor i burimeve natyrore.
Konferenca e Stokholmit , e mbajtur me 1972, mblodhi , për herë të parë , përfaqësuesit
e 113 shteteve , si dhe qindra organizatave ndërkombëtare dhe jo qeveritare për të
diskutuar mjedisin global
Dy të arriturat kryesore vlen te përmenden :
Së pari , konferenca miratoi , në mbyllje të sesionit të saj plenar , një Deklaratë për Mjedisin
Njerëzor . Deklarata e Stokholmit përmbante një gjuhë të rëndësishme hyrëse ose
preambulave dhe një seri parimesh politikisht detyruese që duhej të ndiqeshin nga
qeveritë dhe popujt e tyren mbrojtjen dhe përmasimin e mjedisit njerëzor për përfitimin
dhe prosperitetin e të gjithë popujve.
9. Parim 2 i Deklaratës përmban :
Burimet natyrore të tokës , përfshirë ajrin, ujin , tokën florën dhe faunën dhe veçanërisht
shembuj përfaqësues të ekosistemeve natyrale duhet të mbrohen për përfitimin e
gjeneratave të sotme dhe të ardhshme përmes planifikimit të kujdesshëm ose të
menaxhimit , siç mund të jetë përshtatshme.
Së dyti , Konferenca e Stokholmit miratoi një planë veprimi politikisht ndonëse jo ligjërisht të
detyrueshëm prej 109 rekomandimeve për veprim në të ardhmen , si mjete për adresimin e
problemeve ndërkombëtare mjedisore
10. Konferenca e Rios
Në njëzet vjetorin e Konferencës së Stokholmit , Asambleja e Përgjithshme organizoi një
konferencë tjetër , këtë herë në Rio de Janeiro të Brazilit. Konferenca e vitit 1992, e
Kombeve të Bashkuara për mjedisin dhe Zhvillimin , e njohur edhe si samiti i tokës , përfshinte
përfaqësues nga 172 shtete si dhe mijëra përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe
jo qeveritare.
Që nga fillimi , konferenca është karakterizuar nga një tension ndërmjet shteteve të
zhvilluara dhe atyre në zhvillim . Shtetet e zhvilluara dëshironin një rregullim më të fuqishëm
të mjedisit global, deri sa shtetet në zhvillim ishin të pa vullnetshme për të marrë barrën e një
rregullimi të këtillë , pasi ky veprim do të pengonte zhvillimin e ekonomive të tyre.
Të tri të arriturat kryesore të Konferencës së Rios mund të identifikohen:
Së pari , gjatë konferencës janë hapur për nënshkrim konventa të rëndësishme globale për
ndryshimet klimatike dhe diversitetin biologjik. Konferenca miratoi një deklaratë politikisht të
detyrueshme të parimeve për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve .
11. Së dyti, Konferenca miratoi Deklaratën e Rio-s për Mjedisin dhe Zhvillimin që përmban 27 parim , të
cilat janë ngritur në thelb mbi Deklaratën e Stokholmit , me përqendrim të veçantë në integrimin e
mbrojtjes mjedisore dhe zhvillimit ekonomik . PSH Parimi 4 i Deklaratës së Rios lexon: “ Në mënyrë që
të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm , mbrojtja mjedisore duhet të jetë pjesë integrale e procesit të
zhvillimit dhe nuk mund të konsiderohet e izoluar nga ajo”.
Së treti , Konferenca ka miratuar një program veprimi , politikisht i detyrueshëm për shekullin 21 të
quajtur Agjenda 21. Brenda 40 kapitujve , Agjenda 21 përmban rekomandime të shumta për
adresimin e më shumë se 100 temave mjedisore ndërkombëtare , siç janë ndryshimi i strukturës ose
modelit të konsumit , burimet e ujit , apo roli i popujve
12. Gjatë gjithë tekstit të Agjendës 21 mund të vërehet një përqendrim në
nevojën për zhvillimin e legjislacionit dhe programeve kombëtare për
zbatimin e rekomandimeve të Agjendës. Po ashtu edhe bashkësia
botërore ka vazhduar me zhvillimin e te drejtës ndërkombëtare te mjedisit
përmes miratimit të konventave të reja dhe protokolleve ndaj
marrëveshjeve ekzistuese.
Me rastin e kërcënimit ose te përdorimit te armëve bërthamore , Gjykata
Ndërkombëtare e Drejtësisë ka theksuar : pranon që mjedisi nuk është një
abstraksion , por përfaqëson hapësirën e jetesës , cilësinë e jetës dhe vetë
shëndetin e qenieve njerëzore, përfshirë brezat që nuk kanë lindur.
Ekzistimi i një detyrimi të përgjithshëm të shteteve për të siguruar se
aktivitetet brenda kontrollit dhe juridiksionit të tyre respektonin mjedisin e
shteteve të tjera ose të rajoneve përtej kontrollit kombëtar është tash
pjesë e korpusit të së drejtës ndërkombëtare lidhur me mjedisin
13. Samiti dhe Deklarata e Johanneesburg-ut
Më 2002, është organizuar një Samit Botëror për Zhvillimin e Qëndrueshëm në
Johannesburg të Afrikës Jugut.
Rezultati kryesor i konferencës ka qenë Deklarata e Johannesburgut dhe afro 300
nisma të partneritetit ndërkombëtar , me synimin për të arritur Qëllimit Zhvillimore
të Mileniumit.
Në sferen Institucionale , Samiti është pajtuar për një komision i nivelit të lartë për
zhvillimin e qëndrueshëm brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm Rio –2012
Me 13-22 qershor 2012, është mbajtur një konferencë tjetër e rëndësishme për
zhvillimin e qëndrueshëm , sërish ne Rio de Janeiro , këtë herë me rastin e njëzet
vjetorin të konferencës së Rios të vitit 1992, e cila edhe njihet si samit i takës 2012.
Me 192 shtete pjesëmarrëse , rezultati përfundimtar i kësaj konference është një
dokument ligjërisht jo detyrues por politikisht i rëndësishëm , i emërtuar si “ E
Ardhmja që Duam “ . Në përgjithësi , riafirmon planet e më pashme të veprimit si
Agjenda 21 dhe dokumentet e tjerë të prodhuar në dy samitet e mëparshme
14. Një vendim tjetër i rëndësishëm i këtij samiti është zëvendësimi i Komisionit për zhvillim të
Qëndrueshëm me një forum politik ndërqeveritar të nivelit të lartë. Ky forum është krijuar me
qëllim për të ndërtuar mbi përvojat , burimet dhe modalitetet pjesëmarrëse përfshirëse të
Komisionit.
Formati dhe aspekti organizative të forumit duhej vendosur përmes një procesi negocimi në
kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me këto kompetenca : a) të
ofroi udhëheqje politike , drejtim dhe rekomandime për zhvillim të qëndrueshëm ; b) të ndjekë
dhe vlerësojë përparimin në zbatimin e zotimeve për zhvillim të qëndrueshëm etj.
Duhet vërejtur , se ky sistem disi është dobësuar nga vendimi shtesë se këto vlerësime do të
jenë vullnetare , ndonëse inkurajohet raportimi dhe do të përfshijnë si shtetet e zhvilluara ashtu
dhe ato ne zhvillim si dhe entitetet relevante te Kombeve të Bashkuara
16. E drejta në kuptimin e vet të gjerë konsiderohet një grumbull rregullash dhe
sjelljeve të përcaktuara nga shteti dhe fuqia e tyre ligjore është e
detyrueshme.
E drejta e një vendi mund të krijohet në mënyra të ndryshme. Këto mënyra të
krijimit të së drejtës njëkohësisht janë edhe burmiet e së drejtës.
Burim i së drejtës është çdo element, fakt ose akt që parqesin një rregull të
detyrueshme për anëtarët e shoqërisë.
Burimet e së drejtës në kuptimin material konsiderohen shkaqet apo forcat
shoqërore të cilat ndikojnë në lindjen, krijimin, zhvillimin dhe zbatimin e së
drejtës si fenomen shoqëror.
Burimet e së drejtës në kuptimin formal janë aktet e përgjithshme juridike
respektivisht aktet juridike të cilat në vehte përmbajnë normat juridike të
përgjithshme në bazë të të cilave krijohen normat apo aktet juridike
individuale.
17. Format në bazë të të cilave shprehen normat juridike të së drejtës Ekologjike konsiderohën
burime formale të së drejtës Ekologjike.
Burmiet formale të së drejtës në realitet janë një konstatim i kushteve dhe i rrethanave
materiale që quhen norma juridike.
Burimet formale të së drejtës Ekologjike janë të llojllojshme dhe mund të klasifikohen në burime
të brendshme – vendore dhe ato të jashtme – ndërkombëtare.
Të gjitha burmiet formale të së drejtës radhiten sipas fuqis vepruese në një shkall hirarkike.
Parasëgjithash, është e rëndësishme përcaktimi I raportit të ne mës të të ashtuquajturave
burime të shkruara juridike dhe atyre të pashkruara juridike. Ndër të parat shkallzoht ligji
mëpastaj aktet nënligjore, doket, uzansat etj,.
18. Kushtetuta
Kushtetuta është akti më i lartë juridik i një vendi me të cilën sistemohen normat juridike të
përgjithshme që përcaktojnë rregullimin shoqëror, pushtetin shtetror, organizmin shtetror
dhe çështjet e pronësisë.
Në mbeshtetje të kushtëtutes nxjerren ligjet dhe aktet tjera juridike që gjithnjë duhet të
jenë në pajtim me kushtetuten
Ligji
Shumica e vendeve Ekologjin e rregullojnë me ligj. Pra, ligji është burimi themelor i të
drejtës Ekologjike. Ligji është njëra ndër format e të drejtës i cili ka forcën me të madhe në
raport me format tjera të burimeve të shkruara.
Ligjin e sjellin organet kompetente – ligjdhënëse.
19. Aktet nënligjore
Çështjet e caktuara që kanë të bëjnë me rregullimin e Ekologjise është e vështirë të
rregullohen tërësishtë vetëm me ligj. Andaj, që këto çështje të rregullohen sa më afer
dhe detalisht, nxjerren aktet nënligjore të cilat mund të paraqiten në formë të
dekretligjeve, urdhëresave, rregulloreve, vendimeve dhe udhëzimeve.
Fuqia juridike e akteve nënligjore nuk është e njejtë.
Kontratat ndërkombëtare
Qarkullimi i madh i njerëzve si rrjedhojë e zhvillimeve dinamike të të gjithë lëmenjëve
shoqërore-ekonomike, në këtë kontekst zhvillimi i hovshem I INDUSTRIS , ka qitur në
pah nevojën e rregullimit juridik të kësaj lëmie edhe në planin ndërkombëtar.
Këto çështje rregullohen në mes të shteteve me anët të lidhjes së kontratave
bilaterale dhe multilaterale.
20. Doket
Doket janë rregulla shoqërore të sjelljes të cilat janë të krijuara dhe stabilizuar nga zbatimi i
gjatë të tyre.
Mënyra e caktuar e sjelljes, në një situat konkrete, të cilat përseriten shumë herë nga ana e
shoqërisë rezultojnë me krijimin e shprehive.
Këto shprehi që perseriten edhe në të ardhmen, në situata të njejta, konsiderohen doke dhe
njerëzit të fillojnë ti konsiderojnë të detyrueshme
Që sjelljet e caktuara të konsiderohen doke dhe ato të prodhojnë efekte juridike duhet të
jenë;
Të kuptueshme;
Vazhdimisht në kuptim të perseritjes së vazhdueshme;
Të përgjithshme që të gjithë anëtrët e shoqërisë të jenë të bindur mbi detyrimin e
zbatimit, në këtë mënyrë të sjellën të vetëdishëm dhe të vullnetshem dhe këto sjellje të
mos jenë të kundërligjshme;
Që të jenë të njohura.
Kur doket dhe e drejta shkrihen në një norm unike atëherë krijohet e drejta doksore. Që doket
të shkrihen në të drejtë doksore duhet që të sanksionohen nga ana e shtetit.
21. U z a n s a t
Uzansat faktikisht janë lloj i dokeve afariste, mirëpo dallohen nga ato sepse janë rregulla të
shkruara, të sistematizuara, kodifikuara dhe të publikuara nga organi kompetent i shtetit apo
ndonjë organ tjetër i autorizuar p.sh. Oda Ekonomike, tregtare etj,
Nëse për rregullimin e çështjes egzistojnë uzansat atëherë ato do të zbatohen para dokeve
tregtare (të cilat nuk janë të kodifikuara). Por, nëse nuk ka uzansa atëherë zbatohen doket
tregtare
Uzansat sipas kuptimit të teorisë së të drejtës konsiderohen lex contraktus sepse behët fjalë për
grupin e rregullave të cilat më dëshiren e palëve mund të zbatohen dhe të shuhen.
Praktika gjyqësore
Më praktikë gjyqësore si burim i të drejtës mjedisore nënkuptojmë vendimet gjyqësore në të cilat
norma e njejtë juridike është zbatuar disa here në të njejtën mënyrë. Kuptimet juridike të nxjerrura
nga një gjykatë lidhur më një rast nuk e detyrojnë gjykatën tjetër që në një rast të ngjashëm të
bien vendime të ngjashme sepse analogjia nuk lejohet.
Gjykatat e shkallëve më të ulëta edhe pse nuk i obligojnë vendimet e gjykatave tjera, ato u
kushtojnë vëmendje vendimeve praktike të gjykatave të shkallëve më të larta duke bërë kështu
praktikën gjyqësore si burim plotësues të së drejtës
22. Shkenca e së drejtës
Shkenca e të drejtës gjithashtu konsiderohet si burim i së drejtës e cila e interpreton normën juridike dhe në
aspektin teorik i shqyrton ato. Edhe pse interpertimet e tilla nuk e detyrojnë askënd, më gjithë atë, ato
mund të ndikojnë në praktikat gjyqësore dhe të ligjdhënësit.
Autonomia e të drejtës Ekologjike
Aplikimi dhe përsosja gjithnjë e më e madhe e shërbimmeve zakonore në praktikë tregojnë për një
elasticitet teper dinamik në lidhje më sistemin e hirarkis së kësaj lëmie.
Problemet të cilat paraqiten në pikpamje të Ekologjise që një kohë të gjatë i kanë dhënë kësaj lëmie
karakterin ndërkombëtar dhe është e vlefshme që burimet juridike ndërkombëtare dhe nacionale të
unifikohen në kuptim të rregulloreve juridike më qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore mjedisore.
Qarkullimi ndërkombëtarI personave madhërave etj, në botën bashkëkohore është I rregulluar më
konventa bilaterale dhe multilaterale. P.sh. Konventa për transportin e udhëtarëve dhe bagazhit në
komunikacionin hekorudhorë, Konventa për përmbajtjën e dokumenteve të udhëtimit, për ushtrimin e
veprimtarive të ndryshme trektare ( lejimin e qarkullimit te madherave jo degraduese etj ) dhe prodhuese
( sipas standarteve nderkombetare per mbrojtjen e Mjedisit )
23. Për të kuptuar dhe vlerësuar gjendjen e të drejtës ndërkombëtare të mjedisit sot, është
thelbësore dhe e domosdoshme të kuptohen burimet dhe proceset e ligjbërës nga të
cilat buron e drejta ndërkombëtare e mjedisit.
Duhet thënë në këtë kontekste , ndonëse mund të ngrihen paralele me organet të
krahasueshme të sistemit ndërkombëtar, nuk ka një organ ligjdhënës botëror që mund
të krijojë ligje të detyrueshme, dhe pastaj nuk ka dhe një sistem gjykatash botërore me
juridiksion të detyrueshëm për të interpretuar dhe aplikuar ligjin dhe as nuk ka agjenci të
centralizuara ekzekutive – te paktën jo sikurse i njohim në nivel kombëtarë ( p.sh. forcat
policore ).
Me gjitha ka procese ligjbërëse në bazë të të cilave pritjet e autoritetit dhe të kontrollit
bëhen të pranueshme si parime dhe rregulla të së drejtës ndërkombëtare ; pra, ka
burime të së drejtës ndërkombëtare nga të cilat parimet dhe rregullat e të drejtës
ndërkombëtare krijohen ose qartësohen.
Profesori Medelson , thekson se termi “ burimet” përdoret nga njerëz të ndryshëm në
kuptime të ndryshme . Në veçanti , për deri sa disa njerëz e përdorin fjalën në kuptimin e
proceseve formale me të cilat është krijuar ligji, të tjerët e shtrijnë kuptimin e saj të
faktorët që thjesht kontribuojnë në evoluimin e ekzistencës së një rregulli ligjor.
24. BURIMET TRADICIONALE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE
Ndonëse nuk ka një kushtetutë që përcakton burimet ligjore dhe hierarkinë e tyre,
ekziston me gjithat një përmbledhje ose deklaratë që tregon të paktën “burimet
materiale” të së drejtës ndërkombëtare. Fjala është për nenin 38 të Statutit të Gjykatës
Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit :
Gjykata, funksioni i së cilës është të vendos në pajtim me të drejtën ndërkombëtare
mosmarrëveshjet e paraqitura përpara saj, aplikon :
Konventat ndërkombëtare, qoftë të përgjithshme ose të veçanta, që krijojnë rregulla
shprehimisht të pranuara nga shtetet kontestuese ;
Zakonin ndërkombëtar, si dëshmi e një praktike të përgjithshme të pranuar si ligj
Parimet e përgjithshme të së drejtës, të pranuara nga kombet e qytetëruara ;
Subjekt i dispozitave të nenit 59 , vendimet gjyqësore dhe mësimet e publicistëve më të
kualifikuar të kombeve të ndryshme, si mjete subsidiare për përcaktimin e rregullave të së
drejtës.
Kritika që i bëhen këtij neni ka të bëjë kryesisht me listën kufizuese dhe të pakompletuar
të burimeve apo proceseve ligjbërëse, në kuptim që teksti i nenin 38 nuk lë shumë
hapësirë për inovacione dhe fletë pak për vendimet dhe rezolutat e Kombeve të
Bashkuara dhe të organizatave tjera ndërkombëtare qeveritare.
25. Marrëveshjet ndërkombëtare
Marrëveshjet ndërkombëtare paraqesin ligj për shtetet që janë palë të atyre
marrëveshjeve dhe mund të çojnë në krijimin e të drejtës ndërkombëtare zakonore kur
ato marrëveshje kanë për qëllim zbatimin nga shtetet në përgjithësi dhe në fakt janë të
pranuara gjerësisht.
Traktat- siç përkufizohet në nenin 2(1)(a) të Konventës së Vjenës për të Drejtën e
Traktateve të vitit 1969, nënkupton “ një marrëveshje ndërkombëtare të lidhur në mes të
shteteve në formë të shkruar dhe që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare” është një
instrument që përmban premtimet e përbashkëta të shteteve palë dhe duhet të jetë
një burim veçanërisht i fuqishëm i të drejtës kundër një shteti të këtillë.
Pëlqimi ii palëve është thelbi i një traktati:c përbën kërkesën themelore dhe paraqet
karakteristikën e veçantë të këtij burimi në krahasim me burimet tjera.
Krijimi i traktateve është i mbështetur në shprehjen e lirë të vullnetit të palëve. Ky
element i patjetërsueshëm i krijimit të traktateve paraqet karakteristikën kryesore
dalluese në raport me procesin e formimit apo krijimit të zakonit ndërkombëtar. Për
dallim nga traktatet, zakoni nuk është i krijuar nga pajtimi. Në thelb, zakoni krijohet me
konsensus.
26. Llojet e traktateve
Sipas numrit të palëve, traktatet mundë të jenë dy paleshe (të lidhura ndërmjet
dy palëve) dhe shumëpalëshe (të lidhura ndërmjet më shumë se dy palëve).
Sa i përket përmbajtjes apo lendes më tepër teknik sesa më ndonjë vlerë të
posaçme juridike (për dallim prej atyre në nën-seksionin vijues “ Natyra juridike e
traktateve”), mundë të përdoren për ta klasifikuar traktatet, të tilla si shtrirja
gjeografike, vlefshmëria kohore e traktatit, qëllimi, mundësia e aderimit, apo
mënyra e lidhjes së tyre ose forma e tyre.
Natyra e traktateve
Traktatet kontrata: Disa autorë sugjerojnë se traktate janë, thënë në mënyrë
strikte, burime të obligimeve më tepër sesa burime të së drejtës. Kjo do të thotë
se, traktatet nuk krijojnë regjime të parimeve ligjore dhe rregullave por thjeshtë
vënë në pah obligimet e ndërsjella, të cilat palët kanë ndërrmarë që t’i
përmbushin. Traktatet e këtij lloji mund të quhen traktate “kontraktuese”.
27. Traktatet ligje ose “ligjbërëse”: Këto lloj traktatesh kanë të bëjnë me krijimin e normave të
përgjithshme ose regjimeve të përgjithshme ligjore në pajtim me të cilin palët në traktat
pajtohen që të udhëheqin ose rregullojnë sjelljet e tyre dhe marrëdhëniet e tyre ndërmjet
veti. Pra, një traktat ligjbërës mund të përfshijë një zotim të papërcaktuar kohor ndaj një
regjimi të caktuar ligjor.
Në fushën e të drejtës ndërkombëtare të mjedisit, një shembull i këtillë mund të ofrohet nga
Konventa e Vjenës për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit dhe Protokolli i saj i Montrealit për
Substancat që Shterojnë Shtresën e Ozonit (i njohur shkurt si protokolli i Montrealit).
Traktatet legjislative: ndonëse nuk ka arsye që në parim të kundërshtohet praktika e
shteteve për të krijuar traktatet ligjbërëse, ka një kundërshtim në parim, sidoqoftë ndaj atyre
që quhen si traktate legjislative, që do të thotë traktate të cilat lidhen nga disa shtete të cilat
synojnë të përcaktojnë ligjin dhe obligimet edhe ndaj atyre shteteve që nuk janë palë në
traktat. E drejta zakonore ndërkombëtare dhe neni 34 i Konventës së Vjenës për të Drejtën e
Traktateve e miratojnë qëndrimin se në përgjithësi një traktat nuk krijon të drejta dhe
detyrime për një shtet të tretë pa pajtimin e tij.
Profesori Hans Kelsen madje ka shtuar tutje, duke thënë se, Karta e Kombeve të Bashkuara
vendos obligimet të përgjithshme mbi shtetet jo-anëtare përmes nenit 2(6), që kërkon nga
Kombet e Bashkuara “ që të sigurojnë se shtetet që nuk janë anëtare të Kombeve të
Bashkuara veprojnë në pajtim” me parimet e organizatës
28. Hyrja në fuqi dhe pranimi i traktateve
Negociatat lidhur me një traktat zhvillohen qoftë përmes diskutimeve në rastin e
traktateve dypalëshe ose përmes një konference diplomatike, procedura më e
zakonshme, për një traktat shumëpalësh.
Sa i përket traktateve shumëpalëshe, neni 9, paragrafi 2, i Konventës së Vjenës për të
Drejtën e Traktateve thekson se miratimi i një teksti në një konferencë ndërkombëtare
duhet të bëhet me dy të treten e votave të shteteve të pranishme dhe që votojnë,
përveç nëse me të njëjtën shumicë shtetet vendosin të aplikojnë një procedurë të
ndryshme votimi.
Nënshkrimi është zakonisht çështja më formale, madje edhe na rastin e traktateve
dypalëshe.
Efektet e nënshkrimit: Efekti i nënshkrimit të një traktati varet nëse traktati është subjekt për
ratifikim, pranim ose miratim. Nëse një traktat është subjekt i ratifikimit, pranimit ose
miratimit, nënshkrimi nënkupton asgjë më tepër sesa atë që delegatët janë pajtuar lidhur
me një tekst dhe janë të vullnetshëm që të pranojnë atë dhe e referojnë te qeveritë e
tyre për një veprim të tillë.
29. Ratifikimi: Faza e pas nënshkrimit të një traktati ka të bëjë me miratimin nga qeveria, nëse një
akt i tillë i konfirmimit është i nevojshëm.
Neni 2 i Konventës së Vjenës, e përkufizon ratifikimin si “akt ndërkombëtar përmes së cilit një
shtet vërteton vullnetin e tij në rrafshin ndërkombëtar për të qenë i detyruar nga një traktat”.
Në Republikën e Kosovës, procedura e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare është e
përcaktuar në nenin 18 të Kushtetutës. Sipas dy paragrafëve përkatës të këtij neni:
Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon
marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:
Territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake:
Të drejtat dhe liritë themelore:
Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizata ndërkombëtare:
Marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.
Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikon pas nënshkrimit nga Presidenti i
Republikës së Kosovës,”
Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës, bëhen pjesë e sistemit të brendshëm
juridik pasi të botohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”.
30. Plotësimi dhe ndryshimi i traktateve
Shumë traktate, qoftë dy apo më shumëpalëshe përmban dispozita që lejojnë mundësinë e plotësimit dhe
ndryshimit të traktatit.
Çdo propozim për amandamentimin e një traktati shumëpalësh u duhet komunikuar të gjitha shteteve palë,
dhe secili ka të drejtë të marrë pjesë (a) në vendimin lidhur me veprimin që duhet ndërmarrë për
propozimin, dhe (b) në negociatat dhe përfundimin e çfarëdo marrëveshjeje për amandamentimin e
traktatit.
Sidoqoftë, se marrëveshja e amadamentuar nuk e detyron shtetin që tashmë është palë e traktatit, por nuk
bëhet palë e traktatit të amadamentuar.
Rezervat
Një rezervë është e përkufizuar, sipas nenit 2(1)(d) të Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve,
ratifikon, pranon, miraton ose aderon në një traktat, me qëllim përjashtimi ose modifikimi të efektit ligjor të
dispozitave të caktuara të traktatit në aplikimin e tyre në atë shtet.
Në një traktat mundë të formulojë një rezervë për aq sa : (a) rezerva nuk ndalohet nga traktati: (b) traktati
parasheh se mundë të bëhen vetëm rezerva të specifikuara që nuk përfshijnë rezervën në fjalë: ose (c) në
rastet që nuk bien brenda nën0-paragrafëve (a) dhe (b), rezerva është e mos-përputhshme merr objektin
dhe qëllimin e traktatit.
31. Deklaratat dhe kuptimet
Kur nënshkruan ose aderon në një marrëveshje ndërkombëtare, një shtet mundë të bëjë një deklaratë të njëanshme që nuk ka
kuptimin e rezervës. Sido që të quhet, nëse qëllimi është të përjashtojë, kufizojë ose modifikojë obligimet ligjore të shtetit, është në
fakt rezervë. Ka raste, sidoqoftë, kur një deklaratë ka domethënien e një “kuptimi” një interpretimi të marrëveshjes në një aspekt apo
kuptim të veçantë.
Shfuqizimi i traktateve
Shfuqizimi i traktateve bëhet me marrëveshje shprehimore të palëve, ose ka raste kur disa traktate janë lidhur për një periudhë ta
caktuar kohore. Një traktat, sidoqoftë, pushon të pasuri efekt edhe për qëllime të ndryshme nga ato kur palët merren vesh ashtu- për
shembull, pas shkeljes materiale (serioze) të traktatit, pamundësisë së përmbushjes së obligimeve ose ndryshimit fundamental të
rrethanave.
Interpretimi i traktateve
Marrë parasysh natyrën e vetë gjuhës, por edhe faktorë të tjerë të lidhur me hartimin e tekstit ligjor, interpretimi ligjor është i
rëndësishëm për shkak të efekteve që prodhon.
Qasje kryesore ndaj interpretimit të traktateve janë shfaqur në proces:
qasja e kuptimit të zakonshëm tekstual (the ordinary meaning textual approach);
qasja e kuptimit të zakonshëm kontekstuale ( the ordinary meaning contextual approach);
qasja teteologjike ose e qëllimit përfundimtar; dhe
qasja e orientuar nga politikat ose qasja konfigurative.
32. E drejta ndërkombëtare zakonore
Zakoni ndërkombëtar krijohet nga praktika e përgjithshme dhe konsekuente e shteteve, e përcjellë
nga një kuptim i detyrimit ligjor, që njihet si opinion juris sive necessitatis, ose thjesht, opinion juris.
Në listën e “burimeve” të së drejtës ndërkombëtare të numëruara në nenin 38 të Statutit të
Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në vijim të traktateve është “zakoni ndërkombëtar, si dëshmi
e praktikës së përgjithshme të pranuar si ligj”.
Siç mund të kuptohet nga vetë fraza “praktikë e përgjithshme e pranuar si ligj” dy elementë të
domosdoshëm në procesin e krijimit të zakonit ndërkombëtar:
Faktori material: Përsëritja e shpeshtë e veprimeve të shteteve (diuturnitas), që flet për një praktikë
të përgjithshme:
Faktori psikik (faktor subjektiv): Vetëdija se duke e ripërsëritur një veprim ose duke u rezervuar ndaj
një veprimi, përmbushen të drejtat dhe detyrimet.
33. Parimet e përgjithshme të së drejtës
Përmbajtja e parimeve të përgjithshme të së drejtës, të cilës i referohet neni (38)(c) i
Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është relativisht e paqartë, por
kuptimi i përgjithshëm është se ato janë parime, të cilat janë të përbashkëta për
sistemet e brendshme ligjore të shteteve ose të pranuara nga shtetet anëtare të
bashkësisë botërore.
Parimet e përgjithshme janë parime që nuk janë rezultat i praktikës së shteteve, por
janë pjesë qenësore e të drejtës. Janë parime të lidhur ngushtë me nocionin e të
drejtë. Pra, nuk janë subjekt i një procesi të formimit.
Një autoritet i fushës së të drejtës ndërkombëtare vjen në përfundim se, neni 38 nuk
kodifikon një3 rregull të pashkruar ekzistues për parimet e përgjithshme, por synon të
krijojë një burim të ri dytësor, i cili që nga ky rast nuk është kundërshtuare, e i cili i lë
Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe jo shteteve, të artikulojë ose shpallë
parimet relevante.
36. Burimet jo-tradicionale “Ligji i butë”
I ashtuquajturi “ligji i butë” ose “ e drejta e butë” është një temë thelbësishtë kundërthënëse në diskursin
ligjor ndërkombëtar.
Këto instrumente qartazi nuk paraqesin “ligj” apo “të drejtë” në kuptimin e kësaj dispozite të Statutit ose
në kuptimin e krijimit të të drejtave dhe detyrimeve. Duhet vënë re, megjithatë, se karakteristikë e tyre
është negocimi i kujdesshëm dhe pra shpesh janë deklarata të hartuara me kujdes, të cilat pavarësishtë
formës jo-detyruese ose jo-kontraktuale, në shumë raste kanë rëndësi normative.
Ligjbërja në fushën mjedisore sot përfshijnë një numër të madh të rezolutave dh3e deklaratave të
Kombeve të Bashkuara, duke filluar me Deklaratën e Rios të vitit 1992 për Mjedisin dhe Zhvillimin. Rëndësia
e këtyre instrumenteve ose e parimeve që ato shpallin është se ato autorizojnë qoftë edhe nëse nuk
detyrojnë, shtetet të veprojnë mbi bazën e parimeve përkatëse.
38. Ligji për mbrojtjen e mjedisit përbëhet nga Kreu I - XII dhe përmbanë 101
nene me të cilat harmonizohet zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia
sociale me parimet themelore për mbrojtjen e mjedisit sipas konceptit
të zhvillimit të qëndrueshëm.
Qëllimi i këtij ligji është të promovojë krijimin e mjedisit të shëndetshëm
për popullin e Kosovës me sjelljen graduale të standardeve për mjedis
të Bashkimit Evropian.
Ky ligj rregullon sistemin e integruar për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e
rrezikut për ndotjen e mjedisit, jetën dhe shëndetin e njeriut sipas
konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm.
39. Ky ligj synon:
I. shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe kufizimin e emisioneve
shkarkimeve të ndotjes së mjedisit, parandalimin e dëmtimit , rehabilitimin dhe
përmirësimin e mjedisit të dëmtuar;
II. përmirësimin e kushteve mjedisore, që lidhen me cilësinë e jetës dhe mbrojtjen e
shëndetit të njeriut;
III. bashkërendimin e veprimtarive shtetërore për të përmbushur kërkesat për
mbrojtjen e mjedisit; 2.5. bashkëveprimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e
mjedisit;
IV. nxitjen dhe pjesëmarrjen e publikut në veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit.
V. të sigurohet se zhvillimi në Kosovë është i qëndrueshëm në mënyrë që dheu, ajri,
uji dhe burimet e jetesës në Kosovë të mbrohen dhe ruhen në të mirë të
gjeneratave të ardhshme;
VI. të promovohen masa regjionale dhe ndërkombëtare për ruajtje, mbrojtje dhe
përmirësim të cilësisë së mjedisit; dhe
VII. të bëhet përshtatja e ligjeve, akteve nënligjore, procedurave dhe institucioneve
të Kosovës me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
40. Përkufizimet
Termet e përdorura në këtë ligj, kanë këto kuptime:
“Sistemi i integruar për mbrojtjen e mjedisit” është sistem i mbrojtjes së mjedisit kur autoritetet
publike bashkëpunojnë dhe koordinojnë punët mes veti për hartimin dhe zbatimin e çdo mase,
standardi apo aktiviteti me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.
“Mjedisi” është rrethina natyrore: ajri, toka, uji, klima, flora dhe fauna, në tërësinë e ndërveprimit
dhe trashëgimia kulturore si pjesë e rrethinës të cilën e ka krijuar njeriu.
“Ndotja e mjedisit” është ndikimi i drejtpërdrejtë ose e tërthortë e materieve ndotëse apo I
energjisë në mjedis, e shkaktuar përmes aktiviteteve të njeriut ose përmes proceseve natyrore që
kanë pasoja të dëmshme në cilësinë e mjedisit dhe në shëndetin e njeriut.
”Dëmtim i mjedisit” është prishja e karakteristikave fiziko-kimike dhe struktu-rore të ekosistemit
natyror, zvogëlimi i llojllojshmërisë biologjike dhe peizazhore, të ekosistemeve natyrore, prishja e
ekuilibrit ekologjik dhe cilësisë së jetës të shkaktuara kryesisht nga ndotja e ujit, ajrit dhe tokës prej
veprimtarive të njeriut ose fatkeqësive natyrore.
41. “Degradim i mjedisit” është proces i cenimit të cilësisë së mjedisit i shkaktuar nga proceset natyrore dhe
aktivitetet e njeriut.
“Rrezik” është potenciali i ndonjë aktiviteti, qoftë i drejtpërdrejt ose i tërthortë, që mund të shkaktoj
dëm/ndotje për mjedisin, jetën, shëndetin e njeriut dhe te mirat materiale.
“Aksident mjedisor” është ndodhia e papritur dhe e pakontrolluar përkatësisht disa ndodhi të cilat krijohen
me lirimin, derdhjen ose hedhjen e materieve të rrezikshme, prodhimin, qarkullimin, përdorimin, transportimin,
përpunimin, magazinimin apo ruajtjen afatgjate në mënyrë jo adekuate.
“Pëlqim mjedisor” është autorizim me shkrim i nxjerrë nga autoriteti kompetent në pajtim me ligjin, ose aktin
nënligjor me qëllim të marrjes se lejes për ndërtim.
“Leja e integruar mjedisore” është autorizimi me shkrim që lëshohet nga autoriteti kompetent në pajtim me
ligjin që kërkohet për marrjen e lejes për operim.
“Autorizim mjedisor” është dokument zyrtarë i lëshuar me shkrim nga ministria, me të cilin I lejohet bartësit
zhvillimi i aktivitetit apo zbatimi i projektit vetëm një here, në pajtim me kushtet e përcaktuara në të.
“Leje mjedisore” është dokument me shkrim i lëshuar nga Ministria me këtë ligj, e kërkuar me qëllim që të
merret leja e punës.
42. “Leje mjedisore komunale” është dokument me shkrim që e lëshon komuna, për veprimtari që kanë
ndikim në mjedis, sipas ligjit.
“Vlerësimi i ndikimit në mjedis” (VNM) është procesi i cili vlerëson përcaktimin e dëmeve të
mundshme mjedisore nga ndërtimi dhe aktivitetet tjera.
“Vlerësimi strategjik mjedisor” (VSM) është proces i vlerësimit të ndikimeve të mundshme në mjedis
të një politike , plani ose programi.
“Çrregullim mjedisor” ka të bëjë me ndotjen e mjedisit kur materiet ndotëse i tejkalojnë normat e
përcaktuara me ligj.
“Emision” konsiderohet shkarkimi i materieve ndotëse, i energjisë dhe zhurmës nga burimet individuale
dhe difuzive në mjedis.
“Informacion mjedisor” është çdo informatë e shkruar, vizuale, gojore, elektronike ose ndonjë material
tjetër ne lidhje me gjendjen e përbërësve te mjedisit, masat, raportet, kostbenenfit analizat si dhe gjendja
e shëndetit te njeriut.
“Mbeturinë” është çdo substancë ose lëndë të cilën zotëruesi e hedh,mendon ta hedh ose është I
detyruar ta hedh.
43. “Resurset natyrore” janë të gjithë përbërësit e natyrës që njeriu i shfrytëzon për qëllime ekonomike. Resurset
natyrore mund të jenë: të papërsëritshme (lëndët minerale) dhe të përsëritshme (të mirat biologjike, uji, toka e
përsëritshme).
“Vlerat e natyrës” janë pjesë të natyrës të cilat meritojnë mbrojtje të veçantë për shkak të ndjeshmërisë së tyre
ose interesit shkencor, estetik, kulturor, historik, arsimor dhe ekonomik.
“Shfrytëzimi i qëndrueshëm” nënkupton shfrytëzimin e resurseve natyrore që sigurojnë plotësimin e nevojave
të sotme, pa cenuar nevojat e brezave të ardhshëm për këto resurse.
“Zhvillimi i qëndrueshëm” është harmonizimi i zhvillimit ekonomik, dhe mbrojtja e mjedisit për të plotësuar
nevojat e të sotmes pa rrezikuar mundësitë që edhe brezat e ardhshëm t`I shfrytëzojnë këto kapacitete dhe t`i
përmbushin nevojat e veta.
“Sanimi” është proces i ndërmarrjes së masave për ndalimin e ndotjes dhe degradimin e mëtutjeshëm të
mjedisit deri në nivelin i cili është i sigurt për shfrytëzim të mëtutjeshëm të lokacionit, duke përfshirë, rregullimin
e hapësirës, revitalizimin dhe rikultivimin.
“Riciklim” është përpunimi i mbeturinave në procesin parësorë apo për dedikim tjetër, duke përfshirë riciklimin
biologjik pa shfrytëzim të energjisë.
44. “Mbeturinë e rrezikshme” janë mbeturinat toksike, gërryese, ngacmuese, shpërthyese, të
përflakshme, kancerogjene, infektive dhe radioaktive, që kanë vetinë të prishin gjendjen natyrore të ujit,
tokës dhe ajrit, me pasoja negative për mjedisin, shëndetin e njeriut dhe për ekosistemet natyrore.
“Materie të rrezikshme” janë kimikatet dhe materiet tjera të cilat kanë karakteristika të dëmshme dhe
të rrezikshme.
“Ndotje” është shkarkim i materieve dhe kimikateve në formë të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë, si dhe
vibrimet, rrezatimin, ngrohjen, dritën, zhurmën apo forma të tjera të energjisë në mjedis, që kanë
potencial domethënës që t’i shkaktojë dëme shëndetit të njeriut, organizmave të gjallë apo
ekosistemeve dhe mjedisit në tërësi.
“Ndotës” është personi juridik apo fizik i cili me veprimin apo mosveprimin e tij shkakton ndotjen e
mjedisit.
45. Organet përgjegjëse për administrimin e mbrojtjes së mjedisit
Qeveria
Qeveria, në bazë të propozimit nga ministri pas konsultimeve me ministrat tjerë të
interesuar, do të miratojë aktet nënligjore për qëllim:
të arrihen objektivat dhe implementimi i plotë të këtij ligji;
të aplikohen parimet sipas nenin 6 të këtij ligji;
të bëhet përshtatja e kërkesave ligjore dhe procedurave që kanë të bëjnë me
mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm me acquis-in mjedisor të
Bashkimit Evropian.
të bëhen kufizimet, ndalimet dhe kontrollet tjera të emisioneve të drejtpërdrejta ose jo
të drejtpërdrejta të liruara në mjedis nga ndotësit dhe mbeturinat nga instalime dhe
projekte; etj (shih ligjin)
46. Ministri
do të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon;
do të miratojë akte nënligjore, udhëzime administrative, formularë, procedura të cilat
janë në përgjegjësinë e tij sipas këtij ligji;
angazhohet për zbatimin e masave dhe standardeve mjedisore për të stimuluar
shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore;
do të koordinojë përgatitjen dhe implementimin e politikave dhe instrumenteve
mjedisore me ministritë tjera, komunat, entitetet private, organizatat shkencore dhe
profesionale, organizatat jo qeveritare dhe me qytetarët;
do t’i propozojë qeverisë për miratim çmimoren për nxjerrjen e lejeve mjedisore, në
bazë të nenit 31 të këtij ligji;
do të bëjë propozimin e anëtarëve të Bordit Këshillues për Mbrojtjen e Mjedisit në
Qeveri, i cili do të aprovohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Etj ( shih ligjin)
47. Komunat
bëjnë aplikim të plotë të parimeve të nenit 6;
bashkëpunojnë me Ministrinë për përgatitjen e planit, për mbrojtjen e mjedisit dhe
zhvillim të qëndrueshëm brenda territorit të tyre sipas këtij ligji,
zbatojnë ligjet dhe bëjnë inspektimin e zbatimit të ligjeve që kanë të bëjnë me
mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm brenda territoreve të tyre,
përgatisin dhe sigurojnë informata për qytetarët në lidhje me mbrojtjen e mjedisit
dhe zhvillimin të qëndrueshëm;
planin për mbrojtje të mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm brenda territorit të
komunës, e aprovon Kuvendi komunal përkatës.
48. PARIMET E MBROJTJES SË MJEDISIT SIPAS LIGJIT
Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm, është zhvillim që plotëson nevojat e së tashmes dhe të së ardhmes pa
prekur mundësitë dhe kapacitetet që edhe brezat e ardhshëm t`i plotësojnë nevojat e tyre.
Parimi i integrimit të mbrojtjes së mjedisit. Autoritetet publike do të bashkëpunojnë dhe koordinojnë punët
mes veti për zhvillimin dhe adoptimin e çdo mase, standardi apo aktiviteti që ka për qëllim mbrojtjen e
mjedisit.
Parimet e harmonizimit gradual me standardet e Bashkimit Evropian. Mbrojtja e mjedisit do të bazohet në
sjelljen graduale të standardeve të Bashkimit Evropian me qëllim krijimin e detyrueshëm të një mjedisi të
shëndoshë për njeriun në parimet e ushtrimit të një praktike sa më adekuate, të adoptuar brenda
komunitetit shkencor, për përmirësimin e mjedisit.
Parimi i vigjilencës dhe parandalimit, deri në pikën e veprimit të arsyeshëm, duke konsideruar shpenzimet
dhe përfitimet e pritura mjedisore, një aktivitet do të planifikohet dhe zbatohet në atë mënyrë që të
parandalojë ose të ndërpresë efektet e dëmshme në mjedis pa rrezikimin e shëndetit të njeriut.
49. Parimi i parandalimit zbatohet përmes Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Vlerësimit të Ndikimit ne Mjedis dhe
zbatimin e Parandalimit dhe Kontrollit te Integruar te Ndotjes.
Mungesa e njohurive të tërësishme shkencore nuk mund të jetë arsye për mos ndërmarrjen e masave
parandaluese të pengimit të rrezikimit dhe degradimit të mjedisit, në rastet e mundshme ose ekzistuese
që kanë ndikim të mundshëm në mjedis.
Parimi “ndotësi paguan” ndotësi paguan kompensimin për ndotjen e mjedisit nëse gjatë aktivitetit të vet
shkakton ngarkesë në mjedis me prodhimin, shfrytëzimin ose vënien në qarkullimit të lëndës së parë,
gjysmë prodhimit ose prodhimit i cili përmban materie të dëmshme për mjedisin.
Parimi “shfrytëzuesi paguan“, shfrytëzuesi i resurseve natyrore detyrohet të paguajë një çmim real për
shfrytëzimin e tyre dhe të rikultivojë hapësirën pas përfundimit të aktiviteteve shfrytëzuese.
Parimi i përgjegjësisë subsidiare, Në rastet kur përgjegjësia për ndotje nuk mundë të konstatohet atëherë
përballimin e kostos së rehabilitimit dhe zvogëlimit të ndotjes në mjedis e bartin institucionet shtetërore.
50. Parimi i masave inkurajuese, Qeveria do të promovojë praktikat dhe aktivitetet që kanë për qëllim parandalimin
dhe zvogëlimin e ndotjes me masa inkurajuese dhe stimuluese për personat juridik e fizik të cilët zgjedhin teknikat
më të mira të mundshme dhe prodhimtari të pastër.
Parimi i mbrojtjes së të drejtave në gjykatë, çdo person juridik ose fizik dhe publiku, në rast të pësimit të dëmit
material ose është para një rreziku të pësoj dëm material që ka të bëjë me një aktivitet të veçantë ose burim të
ndotjes që bën shkeljen e dispozitave të këtij ligji ,ligjeve të veçanta ose akteve nënligjore të nxjerra në bazë të
ligjit, ka të drejtë të ngre padi ose të kërkojë nga gjykata kompetente ose autoriteti publik të mbroj të drejtat e veta.
Parimi i qasjes së publikut në informata. Secili person juridik ose fizik ka të drejtë të informohet për gjendjen e
mjedisit dhe të marrë pjesë në vendimmarrje.
Parimi i nivelit të lartë të mbrojtjes.
Parimi i përputhshmërisë me ligjin e Bashkimit Evropian.
Parimi i masave paraprake.
Parimi që nënkupton se dëmi mjedisor duhet të rregullohet në burim.
Parimi i mbulimit të shpenzimeve.
52. SHFRYTËZIMI DHE MBROJTJA E RESURSEVE NATYRORE
Shfrytëzimi dhe mbrojtja e resurseve natyrore bëhet përmes planifikimit për ruajtjen e cilësisë dhe llojllojshmërisë së
tyre, në përputhje me kushtet dhe masat për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara me këtë ligj dhe ligjet e veçanta.
Resurset natyrore munden të epen në shfrytëzim në pajtueshmëri me kushtet e përcaktuara me këtë ligj dhe ligje
tjera të veçanta.
Mbrojtjen e resurseve natyrore e sigurojnë institucionet e Kosovës në përputhje me ligjet e kësaj fushe si dhe përmes:
I. zbatimit të Strategjisë, planeve dhe programeve mjedisore;
II. zbatimit të standardeve, dispozitave dhe rregulloreve për shfrytëzimin dhe mbrojtjen e resurseve natyrore;
III. Vlerësimit Strategjik Mjedisor VSM);
IV. Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM);
V. Parandalimit dhe Kontrollit të Integruar të Ndotjes (PKIN);
VI. mbajtjes së kadastrave për shfrytëzimin e resurseve natyrore;
VII. monitorimit të shfrytëzimit të resurseve natyrore;
VIII.zvogëlimit të çrregullimeve mjedisore;
IX. rehabilitimit dhe rikthimit të mjedisit në gjendjen e mëparshme në përputhje me projektin.
53. Detyrimet e shfrytëzuesit
Personi juridik dhe fizik i cili i shfrytëzon resurset natyrore, është i detyruar që
gjatë kryerjes së punëve dhe zhvillimit të aktiviteteve, si dhe pas përfundimit
të këtyre aktiviteteve, të planifikojë dhe të zbatojë masat me të cilat duhet të
parandaloj ndotjen e mjedisit.
Secili që dëmton mjedisin, është i detyruar të bëjë sanimin e mjedisit të
dëmtuar, në përputhje me këtë ligj dhe ligjet tjera.
Personi juridik dhe fizik i cili i shfrytëzon resurset natyrore, është i detyruar që
rregullisht të informojë Ministrinë rreth aktiviteteve të kryera. Raportet e tilla
janë të hapura për publikun.
Shfrytëzimi i hapësirës
Me planet hapësinore dhe urbane përcaktohen zonat e ndërtimit në lokacionet
e caktuara, varësisht nga kapaciteti i pranueshëm i ndotjes së mjedisit dhe
qëllimeve të ndërtimit brenda vendeve të caktuara në kuadër të këtyre
lokacioneve.
Në zonat e mbrojtura lejohet kryerja e aktiviteteve në mënyrën e përcaktuar
me dispozitat e veçanta, në përputhje me natyrën e ngarkesës së mjedisit.
54. Sipërfaqet publike të gjelbëruara
Sipërfaqet publike të gjelbëruara në vendbanime dhe në pjesët e përfshira
në planet hapësinore dhe urbane, ndërtohen dhe mirëmbahen në mënyrën e
cila mundëson ruajtjen dhe avancimin e vlerave natyrore dhe të krijuara.
Nëse për shkak të ndërtimit të objektit, dëmtohet sipërfaqja publike e
gjelbëruar, ajo duhet të kompensohet sipas kushteve dhe mënyrës së
përcaktuar nga komuna.
Mbrojtja e përbërësve të mjedisit
Mbrojtja dhe ruajtja e përbërësve të mjedisit: tokës, ujit, ajrit, pyjeve dhe
llojllojshmërisë biologjike dhe peizazhore, bëhet veç e veç dhe të lidhura
ngushtë mes veti në ndërveprimin dhe integritetin e tyre, ndërsa rregullohen
me ligje të veçanta.
55. .
Strategjia për Mbrojtjen e Mjedisit
Strategjinë për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm (në tekstin e mëtutjeshëm: Strategjia) me
propozim të Qeverisë e miraton Kuvendi i Kosovës.
Strategjia përfshinë objektivat dhe qëllimet për mbrojtjen e mjedisit të Kosovës për një periudhë kohore
dhjetë (10) vjeçare. me mundësi të rishikimit çdo dy (2) vjet.
Strategjia përmban:
përshkrimin e gjendjes mjedisore;
politikat për përdorimin e resurseve natyrore;
prioritetet strategjike për përdorimin e resurseve natyrore, përfshirë kohën dhe lokacionin hapësinor,
sasinë dhe cilësinë;
shfrytëzimin racional te resurseve natyrore të papërtritshme dhe zëvendësimi i tyre me ato të ri-
përtërishme;
propozimin e kushteve elementare për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e tij;
masat afatgjata dhe afatshkurtra për parandalimin, zvogëlimin dhe kontrollin e ndotjes së mjedisit; etj (
shihe ligjin )
56. Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis
Planin e Kosovës për Veprim në Mjedis me propozim të Ministrisë e nxjerr Qeveria
për periudhën pesë (5) vjeçare dhe e aprovon Kuvendi.
Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis , nxirret në afat prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh
pas miratimit të Strategjisë
Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis përmban: gjendjen, masat, vlerësimin e ndikimit
në shëndetin e popullatës në rast të rrezikimi të mjedisit, bartësit, mënyrën, dinamikën
dhe mjetet për realizimin e tyre.
57. Planifikimi dhe ndërtimi
Rregullimi i hapësirës, shfrytëzimi i resurseve natyrore të përcaktuara me plane hapësinore dhe plane të tjera
mbështetet në detyrim të:
I. respektimit të kapacitetit të ndotjes së mjedisit;
II. ruajtjes dhe avansimit të resurseve natyrore, që sa më shumë ato të ripërtërihen dhe të shfrytëzohen në
mënyrë racionale;
III. sigurimit të mbrojtjes dhe funksionimit të papenguar të vlerave natyrore të mbrojtura së bashku me
rrethinën e tyre;
IV. sigurimit të mbrojtjes së hapësirës së ndërtuar;
V. sigurimit të kushteve për pushim dhe rekreacion të njeriut;
VI. përcaktimit të masave për mbrojtjen e mjedisit
58. ;
Planifikimi hapësinor
Me planet hapësinore dhe planet tjera, sigurohen masat dhe kushtet për mbrojtjen
e mjedisit e veçmas përcaktohen:
kriteret e veçanta për ruajtjen dhe shfrytëzimin e vlerave të mbrojtura të
kulturës dhe të natyrës, burimeve të furnizimit me ujë, burimeve të ujërave
termale dhe minerale, pyjeve, tokës bujqësore, sipërfaqeve të gjelbëruara
publike, zonave rekreative etj;
zonat e rrezikuara të mjedisit, zonat e ndotura, zonat e rrezikuara nga
erozioni dhe përmbytjet, zonat për eksploatimin e resurseve natyrore etj. dhe
masat për sanimin e këtyre zonave;
masat dhe kushtet për mbrojtjen e mjedisit, sipas të cilave duhet të përdoret
hapësira e përcaktuar për eksploatimin e resurseve natyrore, respektivisht, ku
do të ndërtohen objektet industriale dhe energjetike, objektet për përpunimin
dhe deponimin e mbeturinave, objektet të infrastrukturës dhe objektet tjera,
me ndërtimin ose shfrytëzimin e të cilave mund të rrezikohet mjedisi.
59. Leja Mjedisore
Lëshimi në punë i objektit të ndërtuar apo i stabilimenteve dhe pajisjeve që kanë qenë
objekt I vlerësimit të ndikimit në mjedis, nuk mund të filloj veprimtarinë pa marrjen e lejes
mjedisore.
Leja mjedisore lëshohet për periudhën pesë vjeçare, sipas procedurës së përcaktuar për
pranim teknik të objekteve dhe stabilimenteve ose pas kryerjes së punës provuese deri
në gjashtë muaj, por gjithsesi para lëshimit në punë.
Leje Mjedisore Komunale
Aplikimi për Leje Mjedisore Komunale bëhet gjatë procedurës së marrjes së lejes
ndërtimore. Aplikimi përmban raportin e shkurtër për ndikimet e aktiviteteve apo
projekteve në mjedis në përputhje me metodologjinë për vlerësimin e ndikimit në mjedis.
60. MASAT E VEÇANTA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
Planet e intervenimit në rast të aksidentit në mjedisor
Për rastet e aksidentit të mundshëm mjedisor ose të ndonjë ndodhie që posaçërisht e rrezikon
mjedisin ose shëndetin e njeriut, Qeveria nxjerr plane të intervenimit dhe informon Kuvendin.
Planet e intervenimit nga paragrafit 1. të këtij neni përmbajnë; llojet e rrezikshmërisë; procedurat dhe
masat për zbutjen dhe eliminimin e pasojave të drejtpërdrejta për mjedisin dhe shëndetin e njeriut;
subjektet për zbatimin e masave të caktuara; përgjegjësitë dhe kompetencat lidhur me zbatimin dhe
mënyrën e ndërmarrjes së masave për intervenim të cilat zbatohen sipas ligjit.
Planet e intervenimit për prodhimet, pajisjet dhe stabilimentet, të cilat me veprimtarinë e tyre mundë
të shkaktojnë ndotje të mjedisit, i harton prodhuesi.
Komuna është e obliguar të nxjerr planin e intervenimit për territorin e vet.
61. Detyrimi për njoftim dhe bashkëpunim
Çdo person që është i njoftuar për dëmtim të mjedisit ose për aksident mjedisor, duhet të njoftojë Inspektoratin
për mbrojtjen e mjedisit ose organin tjetër përgjegjës.
Policia dhe zyrtarët publik të autorizuar, të cilët, gjatë kohës së kryerjes së detyrës së tyre zyrtare marrin
informatë për aksident mjedisor ose çrregullim tjetër mjedisor, duhet të njoftojnë menjëherë Inspektoratin për
mbrojtjen e mjedisit ose organin tjetër përgjegjës.
Njoftimi i shteteve ndërkufitare fqinje
Nëse një projekt mund të ndikojë drejtpërdrejt në mjedis përtej territorit të Kosovës, Ministria, pas konsultimit me
Qeverinë, informon shtetet përkatëse dhe u ofron atyre dokumentacionin përkatës, në pajtim me konventat
ndërkombëtare.
Shtetet ndërkufitare të cilat mundë të preken nga projekti, mundë të japin mendimet dhe komentet e tyre
përfshirë edhe dëgjimin publik. Mendimet duhet të merren në konsideratë me rastin e miratimit të projektit.
Në rast aksidenti mjedisor i cili mund të ndikojë drejtpërdrejt në mjedis përtej territorit të Kosovës, Ministria, pas
konsultimit me Qeverinë informon shtetet që ndikohen nga aksidenti mjedisor.
62. MONITORIMI DHE INFORMIMI PËR MJEDISIN
Monitorimi i mjedisit
Ministria në kuadër të përgjegjësive të veta të përcaktuara me ligj siguron kontrollin e vazhdueshëm dhe bënë
monitorimin e gjendjes së mjedisit në përputhje me këtë ligj, ligjet e veçanta dhe programet e monitorimit.
Personat juridik ose fizik të cilët me veprimtarinë ose me aktivitetin e tyre e ndotin mjedisin, në kuadër të
përgjegjësive të veta të përcaktuara me ligj sigurojnë kontrollin e vazhdueshëm dhe bëjnë monitorimin e
gjendjes së mjedisit në përputhje me këtë ligj, ligjet e veçanta dhe programet e monitorimit.
Komunat, në kuadër të përgjegjësive të veta të përcaktuara me ligj sigurojnë kontrollin e vazhdueshëm dhe
bëjnë monitorimin e gjendjes së mjedisit në përputhje me këtë ligj, ligjet e veçanta dhe programet e
monitorimit.
63. Monitorimi i mjedisit kryhet përmes matjeve sistematike, hulumtimit dhe vlerësimit të indikatorëve të
gjendjes dhe ndotjes së mjedisit të cilat përfshijnë përcjelljen e faktorëve natyror, respektivisht ndryshimit
të gjendjes dhe karakteristikave të mjedisit, përfshirë edhe monitorimin tej kufitarë, të ajrit, ujit tokës,
pyjeve, llojllojshmërisë biologjike dhe peizazhore florën dhe faunën, elementeve klimatologjike,
mbështjellësit të ozonit, rrezatimit jonizues dhe jojonizues, zhurmës, mbeturinave, paralajmërimit të
hershëm të aksidenteve në mjedis së bashku me përcjelljen dhe vlerësimin e nivelit të ndotjes së
mjedisit, si dhe detyrimeve dhe përgjegjësive të marra nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Të dhënat e grumbulluara nga monitorimi i gjendjes së mjedisit, përbëjnë informacion publik dhe
përfshihen në Sistemin Informativ të Mbrojtjes së Mjedisit.
64. Sistemi i Informimit Mjedisor
Me qëllim të identifikimit, klasifikimit, për-punimit, përcjelljes dhe evidentimit sa më efikas të resurseve natyrore,
vlerave të natyrës si dhe menaxhimit të mjedisit në Kosovë, Ministria krijon, organizon dhe mbanë Sistemin
Informativ Mjedisor (në tekstin e mëtutjeshëm: SIM).
SIM bënë mbledhjen, klasifikimin, mirëmbajtjen, prezantimin dhe shpërndarjen e të dhënave numerike,
përshkruese dhe hapësinore për:
I. cilësinë e mediumeve të mjedisit;
II. përcjelljen e gjendjes së mjedisit;
III. masat ligjore,administrative, organizative dhe strategjike;
IV. informatat shkencore-teknologjike për masat e planifikuara për parandalimin e ndotjes;
V. shkëmbimin e informatave me sistemet tjera informative etj.
SIM mundëson qasje në informata sistemeve tjera informative dhe harmonizon te gjitha informatat relevante në
nivel të Kosovës dhe në nivelin ndërkombëtar.
65. KADASTRI I NDOTËSVE
Për përcjelljen e ndryshimeve cilësore dhe sasiore në mjedis dhe për ndërmarrjen e masave për
mbrojtjen e mjedisit, mbahet kadastri i ndotësve për shkarkimet në mjedis, për shkarkimet dhe
transferimet e ndotësve në mjedis, për ujin e përdorur, të energjisë dhe resurseve natyrore, në
përputhje me këtë ligj.
Të dhënat nga kadastri i ndotësve paraqiten në formën që siguron identifikimin e emisioneve
dhe cilësive të mjedisit në mjedis, për çdo instalim e ndotës, vendndodhjen dhe shkarkimin e
tyre në ajër, ujë e tokë.
Kadastri i ndotësve hartohet në mbështetje të raportimit të rregullt nga personat juridik ose fizik,
nga organet e autorizuara për grumbullimin dhe krijimin e të dhënave për mjedisin.
Kadastri i ndotësve administrohet nga Ministria dhe është i hapur për publikun.
Ndotësi është i detyruar që me shpenzime të veta t’ ia dorëzoj Ministrisë të dhënat e parapara
në mënyrën dhe afatin e përcaktuar me ligj.
66. Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit i Kosovës
Detyrat e AMMK janë :
të siguroj informacionin e duhur për administratën, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për zbatimin e politikave
për mbrojtjen e mjedisit:
të zhvilloj dhe koordinoj sistemin unik të informimit për mbrojtjen e mjedisit lidhur me sistemin e përcjelljes së
gjendjes së mjedisit në Kosovë si dhe të mbledhë të dhënat për mjedisin;
ti vendosë dhe ti mbajë qendrat referente me bazat e të dhënave për përcjelljen e mjedisit (të dhënat socio-
ekonomike, presionet në mjedis, gjendjen dhe kualitetin e mjedisit);
të zhvillojë procedurat për përpunimin e të dhënave të grumbulluara për mjedisin dhe vlerësimin e tyre
(modelimin, prezantimin dhe paraqitjen vizuele);
të avancojë dhe krahasojë cilësinë e të dhënave për mjedisin;
të hartojë raporte për gjendjen e përgjithshme të mjedisit në Kosovë, synimeve, si dhe të raportojë për sektorët
kryesor (ajrin, tokën, ujin, llojllojshmërinë biologjike, ndryshimet klimatologjike); etj (shih ligjin )
68. Detyrimet e personave juridik dhe fizik
Personat juridik dhe fizikë janë të detyruar që gjatë të gjitha fazave të kryerjes së aktiviteteve të tyre të
sigurojnë mbrojtjen e mjedisit përmes:
zbatimit të dispozitave për mbrojtjen e mjedisit;
shfrytëzimit racional të resurseve natyrore dhe të energjisë;
aplikimit të teknologjive të pastra;
shfrytëzimit të resurseve natyrore të përtritshme;
përdorimit të prodhimeve, proceseve, teknologjive dhe praktikave të cilat e rrezikojnë më pak
mjedisin;
ndërmarrjes së masave parandaluese ose mënjanimit të pasojave të rrezikimit dhe dëmtimit të
mjedisit;
mbajtjes së evidencës sipas procedurës së përcaktuar me ligj; etj ( shih ligjin
69. Përgjegjësia për ndotjen e mjedisit
Ndotësi i cili shkakton ndotjen e mjedisit, përgjigjet për dëmin e shkaktuar dhe bartë shpenzimet për
vlerësimin dhe eliminimin e dëmit.
Për ndotjen e mjedisit, është përgjegjës personi juridik ose fizik i cili në mënyrë të paligjshme ose
përmes veprimit të gabuar ka shkaktuar ose ka lejuar ndotjen e mjedisit.
Përjashtimet nga përgjegjësia
Nëse ndotësi dëshmon se ka aplikuar masat adekuate për mbrojtjen e mjedisit, të cilat i kanë diktuar
rrethanat për të parandaluar ose zvogëluar dëmin, atëherë ndotësi mund të përjashtohet nga
përgjegjësia për ndotje në këto raste:
kur dëmin e ka shkaktuar personi i tretë;
kur dëmi është shkaktuar nga fuqia madhore;
kur dëmi është shkaktuar si pasojë e konfliktit të armatosur
Detyrimet e ndotësit të mjedisit
Ndotësi i cili me veprimin ose mosveprimin e vet shkakton ndotjen e mjedisit, është i detyruar që të ndërmerr masat e
parapara me planin e mbrojtjes nga aksidenti mjedisor, planin për sanim dhe planin për rehabilitim.
Nëse dëmi i shkaktuar në mjedis nuk mund të sanohet përmes masave adekuate, personi juridik ose fizik i cili ka
shkaktuar dëmin, duhet ta kompensoj dëmin në vlerën e të mirave të shkatërruara.
70. Përgjegjësia për dëmin mjedisor
Ndotësi është përgjegjës për dëmin mjedisor të shkaktuar në mjedis dhe ai duhet t”i bartë shpenzimet për
vlerësimin e dëmit dhe mënjanimin e tij posaçërisht:
shpenzimet e intervenimit urgjent të ndërmarra në momentin e shkaktimit të dëmit, të cilat janë të
domosdoshme për kufizimin dhe parandalimin e efekteve të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e
njeriut;
shpenzimet e sanimit, krijimit të gjendjes së re ose rikthimin ne gjendjen e mëparshme të mjedisit, si dhe
monitori-mit të efekteve të sanimit dhe efekteve të dëmit të shkaktuar në mjedis;
shpenzimet e kompensimit të personave juridik ose fizik të cilët janë të kërcënuar dhe të dëmtuar në
mënyrë të drejtpërdrejtë përmes dëmtimit të mjedisit.
Ndotësi është i detyruar që të ofrojë garanci financiare ose ndonjë lloj tjetër të garancie për të siguruar
kompensimin e shpenzimeve nga paragrafi 1. të këtij neni, gjatë dhe pas kryerjes së aktiviteteve.
71. Kompensimi i dëmit
Secili që pëson dëm mjedisor ka të drejtë në kompensim.
Kërkesa për kompensimin e dëmit mund ti parashtrohet drejtpërdrejt ndotësit ose siguruesit të tij, respektivisht
garantuesit financiar të ndotësit tek i cili ka ndodh aksidenti, nëse një sigurues, respektivisht garantues financiar i
tillë ekziston.
Nëse më shumë ndotës janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar në mjedis, dhe nuk mund të përcaktohet
saktësisht përgjegjësia e secilit ndotës, ata i bartin shpenzimet në mënyrë solidare dhe veç e veç.
Procedura për inicimin e kompensimit të dëmit parashkruhet pas tre vjet prej momentit kur I dëmtuari ka kuptuar
për dëmin e bërë dhe për dëmtuesin. Për çdo rast, kërkesa për kompensim parashkruhet pas tridhjetë vjet nga
dita kur është shkaktuar dëmi.
72. Mbikëqyrja administrative
Mbikëqyrjen administrative për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerrura nga
ky ligj, e bënë Ministri.
Mbikëqyrja inspektuese
Mbikëqyrjen inspektuese për zbatimin e këtij ligji si dhe akteve nënligjore të nxjerra prej tij, kushtet dhe
metodën e punës së personave të mbikëqyrur si dhe masat për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara me
këtë ligj e bënë Inspektorati mjedisor i Ministrisë.
Mbikëqyrjen inspektuese për Lejen Mjedisore Komunale e kryen inspektori komunal I mjedisit.
Ministria mundet me autorizim të veçantë, të autorizoj inspektorin komunal të mjedisit për kryerjen e
detyrave tjera.
Punët e inspektorit mund t`i kryej edhe zyrtari tjetër për mbrojtjen e mjedisit të cilin e autorizon Ministria,
gjegjësisht komuna.
73. MBIKËQYRJA
I. Gjatë zbatimit të mbikëqyrjes inspektuese, inspektori për mbrojtjen e mjedisit
kryen mbikëqyrjen sidomos për:
II. zbatimin e standardeve të kualitetit për pjesët përbërëse të mjedisit;
III. zbatimin e standardeve teknike për mbrojtjen e mjedisit;
IV. zbatimin e monitorimit të gjendjes së mjedisit;
V. zbatimin e matjes së emisionit dhe imisionit dhe mbajtjen e evidencës për to;
VI. zbatimin e masave për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara me programin për
mbrojtjen e mjedisit;
VII. zbatimin e masave për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara me planin për
intervenim; etj (shih ligjin)
74. Për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese, inspektori me vendim me shkrim mund të urdhëroj personin juridik
ose fizik qe:
në afat të caktuar të mënjanoj të metat dhe parregullsitë në veprimtaritë dhe aktivitetet, për shkak të
cilave ka ardhur ose mund të vijë deri te ndotja e mjedisit;
të ndalojë përkohësisht kryerjen e veprimtarisë ose aktivitetit në procesin e prodhimit, shfrytëzimin e
stabilimenteve, mjeteve dhe pajisjeve nga të cilat ka ardhur ose mund të vijë deri tek ndotja e
konsiderueshme e mjedisit;
të ndalojë kryerjen e aktivitetit në procesin e prodhimit, përdorimin e stabilimenteve , mjeteve dhe
pajisjeve nga të cilat ka ardhur ose mund të vij deri te një ndotje më e madhe e mjedisit, derisa të metat
dhe parregullsitë në punë të mos eliminohen;
të ndalojë punimet nëse ato kryhen në kundërshtim me masat e përcaktuara për vlerësimin e ndikimit në
mjedis deri sa parregullsitë të mënjanohen;
të ndërpres punimet nëse ato nuk kryhen në pajtueshmëri me kushtet e dhëna;
75. Nëse personi juridik ose fizik nuk zbaton masat nga nën-paragrafi 1.1 paragrafi 1. i këtij neni,
inspektori në afat të arsyeshëm të ndërmerr masa përmes personave të tjerë në shpenzime të
shkaktuesit të dëmit.
Për faktet e verifikuara në procedurën e inspektimit, gjegjësisht për masat e ndërmarra, inspektori
është i detyruar ta njoftojë personin e paditur.
Me qëllim të sigurimit të zbatimit të ndalesave dhe shkeljeve të përcaktuara me dispozita të tjera,
inspektori për mbrojtjen e mjedisit ka të drejtë dhe obligim qe:
pa vonesë të parashtrojë fletëparaqitje organit kompetent për veprën e dënueshme;
t’i propozoj organit kompetent fshirjen nga regjistri i veprimtarisë për të cilën vërtetohet se personi
nuk i plotëson kushtet e parapara me ligj;
të ndërmerr masa të tjera për të cilat është i autorizuar.
76. Detyrimet e inspektorëve për bashkëveprim
Në rastet kur inspektori në kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese vlerëson se përveç shkeljes
së dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra në bazë të tij , janë shkelur
edhe dispozitat e ligjeve tjera me rëndësi për mbrojtjen e mjedisit, është i detyruar që
krahas marrjes së masave për të cilat është i autorizuar, të njoftoj edhe organin tjetër
kompetent në mënyrë që bashkërisht të kryejnë mbikëqyrjen inspektuese dhe të
ndërmarrin masat e parapara me ligj.
Procedurat e ankesës
Inspektori, në rastet e marrjes së masave për urdhëresa dhe ndalesa, nxjerr vendim.
Në ankesën kundër vendimit të organit kompetent komunal vendos Ministria.
Në ankesa kundër vendimit të inspektorit mjedisor në nivel qendror vendos Ministria.
Kundër vendimit të Ministrisë, mund të iniciohet kontest administrativ pran gjykatës
kompetente.
Për rastet e eliminimit të rrezikut të drejtpërdrejtë për mjedisin, jetën dhe shëndetin e
njeriut ankesa e ushtruar kundër vendimit të inspektorit, nuk e shtynë ekzekutimin. 7
77. DISPOZITAT NDESHKUESE
Kur shkeljet e dispozitave të këtij ligji përbëjnë vepër penale sipas Kodit Penal, Inspektorati I Mjedisit
përmes Ministrisë ia dorëzon lëndën prokurorisë.
Kundërvajtjet
Me gjobë në të holla prej dhjetëmijë (10.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro gjobitet për
kundërvajtje personi juridik nëse:
shfrytëzon resurset natyrore pa pëlqimin mjedisor te Ministrisë (neni 10 paragrafi 2. të këtij ligji);
gjatë shfrytëzimit të resurseve natyrore, kryerjes së punëve, si dhe pas përfundimit të tyre nuk i
zbaton masat e parapara për parandalimin e rrezikimit të mjedisit (neni11 paragrafi 1 të këtij ligji);
nuk bënë sanimin dhe rekultivimin ose nëse në ndonjë mënyrë tjetër nuk bënë rehabilitimin e
mjedisit të degraduar (neni 11 paragrafi 2 të këtij ligji);
zhvillon aktivitete në natyrë të cilat degradojnë veçoritë e vlerave natyrore (neni 12 paragrafi 2 të
këtij ligji); etj (shih ligjin)
79. Organizata e Kombeve të Bashkuara
Paraardhëse e Kombeve të Bashkuara ishte Lidhja e Kombeve, një organizatë e konceptuar në
rrethana të ngjashme gjatë luftës së parë Botërore , e themeluar në vitin 1919 me Traktatin e
Versajës për të “promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar për të arritur paqen dhe sigurinë”.
Lidhja e Kombeve ndërpreu aktivitetin e saj pas dështimit për të parandaluar Luftën e Dytë
Botërore .
Me 1945, përfaqësuesit e 50 shteteve u takuan në San Francisko në Konferencën e Kombeve të
Bashkuara për të hartuar Kartën e Kombeve të Bashkuara – KB-së. Delegatët debatuan në bazë
të propozimeve të ofruara nga përfaqësuesit e Kinës , Bashkimit Sovjetik , Mbretërisë së Bashkuar
dhe SHBA-ve gjatë periudhës gusht – tetor 1944.
80. Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara – OKB-së u nënshkrua, më 26 qershor 1945, nga
përfaqësuesit e 50 shteteve. Polonia që nuk ishte e pranishme ne Konferencë e nënshkroi atë më vonë
dhe u bë shteti anëtarë i 51-të.
Emërtimi Kombet e Bashkuara zuri fill , më 24 tetor 1945, kur Karta u ratifikua nga Kina, Franca , Bashkimi
Sovjetik , SHBA-ve dhe shumicës së shteteve nënshkruese , që njihet edhe si dita e OKB-së.
Qëllimet e OKB-së , sipas Kartës janë:
Të përkujdeset për paqen dhe sigurinë në botë;
Të zhvilloje marrëdhëniet miqësore ndërmjet kombeve
Të bashkëpunoj në zgjedhjen e problemeve ndërkombëtare ekonomike, sociale, kulturore dhe
humanitare dhe të promovoj respektimin e të drejtave të njeriut.
81. ORGANET KRYESORE TË KOMBEVE TË BASHKUARA
Kombet e Bashkuara janë themeluar si organizatë që ushtron veprimtarinë e
vetë përmes gjashtë organeve kryesore :
I. ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME;
II. KËSHILLIT TË SIGURIMIT;
III. KËSHILLI EKONOMIK DHE SOCIAL;
IV. KËSHILLIT TË KUJDESTARISË;
V. GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË DHE
VI. SEKRETARIT TË ORGANIZATËS.
VII. ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME
82. ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME – është organi më i lartë diskutues i OKB-së. Përbëhet nga
përfaqësuesit e të gjitha shteteve anëtare, ku secili prej tyre e ka një votë.
Vendimet me çështje të rëndësishme siç janë paqja dhe siguria , pranimi i shteteve të reja
çështjet e buxhetit kërkojnë 2/3 e votave , ndërsa për çështje të tjera nevojiten shumica e
thjesht.
Sesionet e rregullta fillojnë në shtatorin e çdo vitit , ndërsa sesionet e jashtëzakonshme në rastet
emergjente mund të thirren 24 orë pas kërkesës së bërë nga Këshilli i Sigurimit.
Asambleja ka pushtet përgjithësisht të kufizuar për faktin që vendimet e saj nuk janë detyruese ,
ta zëmë , ato nuk janë – paraqesin ligj sikurse vendimet e kuvendeve kombëtare.
Mirëpo është e mundur që në rastet e caktuara rezolutat e Asamblesë të fitojnë statusin e
zakonit ndërkombëtar , si psh. Deklarata e vitit 1970 të Parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare në
lidhje me marrëdhëniet Miqësore dhe Bashkëpunimin ndërmjet shteteve në pajtim me Kartën e
KB-së.
83. Këshilli i Sigurimit
Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 anëtarë, pesë prej të cilëve kanë anëtarësi permanente dhe
disponojnë me të drejtën e vetos.
Kryesimi i Këshillit të Sigurimit funksionon në bazë të rotacionit mujor sipas radhitjes alfabetike të
shteteve anëtare i cili funksionon në vazhdimësi pra përfaqësuesit e tyre duhet të jen prezent ne selinë
e OKB-së .
Për dallim nga Asambleja e Përgjithshme , Këshillit të Sigurimit ka pushtet ekzekutiv, ndonëse roli i saj në
çështjet e mjedisit është më i kufizuar. Kjo për faktin që ai pushtet ekzekutiv i jepet Këshillit në kontekst
të ushtrimit të përgjegjësisë së tij parësore , që është ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Në aspektin doktrinar , disa kanë përdorur nocionin e “ sigurisë mjedisore “ për ti dhënë Këshillit një rol
më të madh në fushën e mbrojtjes së mjedisit .
Është e mundur që masat për mbrojtjen e mjedisit në rrethana të caktuara mund të jen të nevojshme
për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare , duke bërë që këshilli të përdorë kompetencën
për autorizimin e veprimeve detyruese të kapitullit VII të Kartës.
Kjo është përdorur me rastin e kur Irakun e kanë bërë përgjegjës në të drejtën ndërkombëtare për
dëmet mjedisore shkaktuar Kuvajtit gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991.
84. 3.Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është organi kryesor i drejtësisë në sistemin e
OKB-së. Ka filluar punën me 1946, ndërsa kompetencat e saj janë rregulluar me
Statutin që është pjesë përbërëse e Kartës së OKB-së .
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dy funksione kryesore :
Në pajtim me të drejtën ndërkombëtare të zgjidhë mospajtimet e shtruara nga
shtetet ;
Të jap mendime këshilluese lidhur me çështjet juridike që i adresohen asaj nga
agjencitë dhe organet e autorizuara ndërkombëtare
85. .
4.Këshilli Ekonomik dhe Social
Këshilli Ekonomik dhe Social organi kryesor për koordinimin e punëve të 14 agjencive të
specializuara të OKB-së dhe të 10 komisioneve funksionale si dhe 5 komisioneve rajonale .
Këshilli gjithashtu pranon raportet nga 11 fondacione dhe programe të OKB-së.
Këshilli shërben si një forum qendrorë për diskutimin e çështjeve ekonomike e sociale dhe
ndërkombëtare , si dhe për studimin e raportimin në lidhje me çështjet ekonomike , shoqërore
, të shëndetësisë dhe të tjera të ngjashme , si dhe bërja e rekomandimeve në lidhje me këto
çështje për Asamblenë e Përgjithshme dhe Agjencitë e Specializuara dhe shteteve anëtare.
B. Trupat ndihmës
Në proces të ushtrimit të funksioneve të tyre, organet kryesore janë të pajisura me autoritetin
për të krijuar trupa ndihmës ose subsidiar .
Në rrafshin e mbrojtjes së mjedisit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, kombet e Bashkuara , në
veçanti Asambleja e Përgjithshme ka marrë një sërë vendimesh për krijimin e trupave ndihmës.
86. Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin ( UNEP )
Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin ( UNEP ) është organi i vetëm i Kombeve të Bashkuara
me një mandat për përqendrim të posaçëm në çështjet e mbrojtjes së mjedisit.
Është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme në vitin 1972, pas Konferencës së Stokholmit për
Mjedisin e Njeriut.
UNEP i përgjigjet Asamblesë së Përgjithshme , të cilës i raporton përmes Këshillit Ekonomik dhe Social.
Mandati me i saktë i këtij Programi ka të bëjë me promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në
fushën e mjedisit dhe ofrimin e rekomandimeve politike drejt arritjes së këtij qëllimi, pra nxitjen e
bashkëpunimit ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit.
Gjithashtu , UNEP-i ka mandat për të ofruar një udhëheqje të përgjithshme të politikave me qëllim
drejtimin dhe bashkërendimin e programeve mjedisore të sistemit të Kombeve të Bashkuara.
87. Komisioni për Zhvillim të Qëndrueshëm ( CSD ) dhe Forumi i nivelit të lartë politik për
zhvillimin e qëndrueshëm
Komisioni për Zhvillim të Qëndrueshëm ( CSD – Commission on Sustainable Development )
është krijuar nga Asambleja e Përgjithshme , pas Konferencës së Rios.
Përbëhet nga përfaqësuesit e 53 shteteve të zgjedhura nga Këshilli Ekonomik dhe Social .
Komisioni takohet një herë në vit.
Përgjegjësia parësore e Komisionit është që të rishikoj ose vlerësoj zbatimin e Agjendës 21,
duke qenë që është një program dinamik i cili evoluon me kohë respektivisht bënë
promovimin e Deklaratës së Rios në zbatimin e Agjendës 21 ; monitorimin e përparimit të
zbatimit të Agjendës 21; lehtësoj dialogun ne mes KB dhe OJQ-ve etj.
Më 2012, në Samitin e Rios ( Rio +20) Komisioni për Zhvillim të Qëndrueshëm ( CSD ) është
zëvendësuar me një Forum të nivelit të lartë politik për zhvillimin e qëndrueshëm ( high-level
political forum on sustainable development ) .
Ky forum është autorizuar që të bëjë vlerësime të rregullave ndonëse vullnetare , duke
filluar nga viti 2016.
88. Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara ( UNDP )
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara ( UNDP – United Nations Development Programme) është
krijuar nga Asambleja e Përgjithshme.
UNDP-ja është përcaktuar si organizatë udhëheqëse në ndërtimin e kapaciteteve për zhvillim të
qëndrueshëm në nivelet lokale , kombëtare dhe rajonale , përveç tjerash, përmes fuqizimit të
bashkërendimit të bashkëpunimit teknik të Kombeve të Bashkuara në terren , aktualisht ka 177 vende të
ndryshme në tërë globin , ajo funksionon me mjetet e mbledhura nga kontributet vullnetare të shteteve
anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Përveç veprimeve këshillëdhënëse , ekspertizës dhe trajnimeve në vende të ndryshme , UNDP-ja publikon
një raport vjetor i njohur si Raporti i Zhvillimit Njerëzor , gjithashtu këtë raport e publikon për nivelet lokale ,
kombëtare dhe rajonale
90. Krahas organeve kryesore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe trupave
ndihmëse të krijuara nga organet kryesore , një rol të rëndësishëm në fushën e
mbrojtjes së mjedisit luajnë edhe agjencitë e specializuara.
Agjencitë e specializuara funksionojnë si organizata ndërkombëtare autonome, të
cilat dallohen për nga përqendrimi i tyre në fusha të posaçme ose specialiteti i tyre
dhe marrëdhënia e veçantë që ato mbajnë me Organizatës së Kombeve të
Bashkuara.
Bashkërendimi i veprimtarisë së këtyre organizatave, qoftë në marrëdhëniet
ndërmjet tyre ose në marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara, bëhet përmes
makinerisë së Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara.
Aktualisht ekzistojnë 16 agjenci të specializuara:
91. I. Organizata për Ushqim dhe Bujqësi ( FAO ) ;
II. Agjencia Ndërkombëtare për Energji
Bërthamore ( IAEA);
III. Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit
Civil ( ICAO);
IV. Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim Bujqësor (
IFAD) ;
V. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO);
VI. Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF);
VII. Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO);
VIII.Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikimit
(ITU);
IX. Organizata e Kombeve të Bashkuara për
Arsim , Shkencë dhe Kulturë (UNESCO);
X. Organizata e Kombeve të Bashkuara për
Zhvillim Industrial (UNIDO);
XI. Bashkimi Postar Universal (UPU);
XII. Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO);
XIII. Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale
( (WIPO);
XIV.Banka Botërore (WB);
XV. Organizata Botërore Meteorologjike (WMO);
dhe
XVI.Organizata Botërore e Turizmit (WTO).
92. Ideja e një organizate ndërkombëtare për ushqim dhe bujqësi u shfaq në fund të shekullit të
19-të dhe në fillim të 20-të.
Në maj-qershor 1905, një konferencë ndërkombëtare u mbajt në Romë, Itali, të cilat çojnë në
krijimin e "Institutit Ndërkombëtar i bujqësisë"
Më vonë në vitin 1943, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Franklin D. Roosevelt thirri një
Konferencë në Kombevet e Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë. Përfaqësues nga dyzet e
katër qeverive u mblodhën në Hotel Homestead, i Hot Springs, Virxhinia, nga 18 maj deri 3
qershor. Ata u angazhuan për krijimin e një organizate të përhershme për ushqim dhe
bujqësi, e cila ka ndodhur në Quebec City, Kanada më 16 tetor, 1945.
Sesioni i parë i Konferencës së FAO-s u zhvillua në Kanada, nga 16 tetor deri më 1 nëntor
1945.
93. Lufta e Dytë Botërore i dha fund "Institutit Ndërkombëtar të Bujqësisë", edhe pse ajo zyrtarisht u
shpërbë sipas vendimit të Komitetit të Përhershëm më 27 shkurt, 1948. Funksionet e tij ishin transferuar
pastaj në FAO, themeluar kohët e fundit
FAO është themeluar më 16 tetor 1945, në Quebec City, Quebec, Kanada. Në vitin 1951, selinë e saj
u zhvendos nga Washington, DC, Shtetet e Bashkuara në Romë, Itali.
Agjencia drejtohet nga Konferenca e Kombeve Anëtare, e cila mblidhet çdo dy vjet për të shqyrtuar
punën e kryer nga organizata dhe të miratojë një Program të Punës dhe të Buxhetit për periudhën e
ardhshme dy-vjeçare. Konferenca zgjedh një këshill prej 49 shteteve anëtare (që shërbejnë një
periudhë tre-vjeçare me rotacion) që vepron si një organ i përkohshëm qeverisës, gjithashtu zgjidhet
edhe Drejtorit i përgjithshëm, që drejton agjencinë.
94. Organizata për Ushqim dhe Bujqësi ( FAO )
FAO është i përbërë nga tetë departamente: Administratës dhe Financave,
Bujqësia dhe Mbrojtja e Konsumatorit, Zhvillimi Ekonomik dhe Social, Peshkimi
dhe akuakulturë, Pylltari, Dituria dhe Komunikim, Menaxhimi i Burimeve Natyrore
dhe Bashkëpunim Teknik .
Duke filluar në vitin 1994, FAO iu nënshtrua ristrukturimit më të rëndësishme që
nga themelimi i saj, për të decentralizuar operacionet, të modernizojë
procedurat dhe për të reduktuar shpenzimet. Si rezultat i kësaj, janë realizuar
kursimet e rreth US $ 50 milion, € 35 milion në vit.
95. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë ose "FAO" (it:"Organizzazione delle Nazioni Unite per
l'Alimentazione e l'Agricoltura") është një agjenci e specializuar e Kombeve te Bashkuara që
çon në përpjekjet ndërkombëtare për të mundur urinë. Shërbyes janë vendet e zhvilluara dhe
vendet në zhvillim.
FAO vepron si një forum neutral ku të gjithë vendet takohen si të barabartë për të negociuar
marrëveshje dhe debat politik.
FAO është gjithashtu një burim i dijes dhe informacionit, si dhe ndihmon vendet në zhvillim dhe
vendet në tranzicion për përmirësimin dhe mmodernizimin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit,
duke siguruar "ushqime të mira" dhe "sigurinë ushqimore" për të gjithë.
Motoja e saj Latine, "Fiat Panis", përkthehet në shqip : "Le të ketë bukë".
Që prej 8 gusht 2008, FAO ka 191 shtete anëtarë së bashku me Bashkimin Evropian dhe Ishujt
Faroe, të cilat janë anëtarë ortakë.
FAO ka shërbye , po ashtu , si forum për miratimin e shumë Akteve dhe kodeve për peshkimin
dhe mbrojtjen e burimeve të gjalla.
96. Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO)
Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar (IMO), zyrtarisht e njohur si Organizata Ndër-Qeveritare
Këshilluese për Lundrimin Detar (IMCO), u themeluar në vitin 1948 përmes Kombeve të Bashkuara me qëllim të
koordinimit të praktikave ndërkombëtare të sigurisë se lundrimit detar. Sidoqoftë IMO nuk hyri në fuqi deri në vitin
1958.
Më seli në Londër, Mbretëria e Bashkuar, IMO promovon bashkëpunimin ndërmjet qeverive dhe industrisë se
transportit detar për të përmirësuar sigurinë dhe parandaluar ndotjen e detrave.
IMO drejtohet nga një Asamble e anëtarëve dhe administrohet financiarisht nga Këshilli i anëtarëve i zgjedhur nga
Asambleja. Puna e IMO-s realizohet përmes pesë komiteteve të cilët mbështeten në nën-komitete teknike.
Organizatat anëtare të OKB-së mund të vëzhgojnë veprimet e IMO-s. Statusi i vëzhguesit mund t’i jepet
organizatave të kualifikuara jo-qeveritare.
IMO mbështet nga një sekretariat i përhershëm i përfaqësuesve të anëtarëve të organizatës. Sekretariati
përbëhet nga një Sekretar i përgjithshëm i cili zgjidhet nga Asambleja, dhe divizione të ndryshme përfshirë, inter
alia, siguria detare, mbrojtja e ambientit, dhe një seksioni i konferencave.
Roli i saj si organizatë kompetente në këtë fushë mund të hetohet më së miri në Konventën e Kombeve të
Bashkuara të vitit 1982 për të Drejtën Detare.
Organizata ka autorizime që të nxisë miratimin e standardeve më të larta praktike në çështje që lidhen me
sigurinë detare, efikasitetin e lundrimit dhe parandalimin e kontrollin e ndotjes detare nga anijet.
97. Banka Botërore (WB)
Grupi i Bankës Botërore ndonjëherë konsiderohet të jetë një agjenci e specializuar. Është
pjesë e Sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe ka marrëveshje zyrtare me OKB-në, por
ruan pavarësinë e saj.
WBG përbëhet nga një grup i pesë institucioneve:
Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD),
Korporata Ndërkombëtare e Financave (IFC),
Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA),
Agjencia Multilaterale për Garantim të Investimeve (MIGA), dhe
Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen Kontesteve të Investimit (ICSID).
Është një burim vital i asistencës teknike dhe financiare për vendet në zhvillim.
98. Detyrë kyçe e Bankës Botërore është të japë hua për projekte të rindërtimit dhe
zhvillimit, ose për të promovuar reforma strukturore të cilat çojnë ose kanë për çojnë
në rritjen ekonomike në vendet në zhvillim.
Në të vërtet qëllimi parësorë i krijimit të Bankës Botërore është ulja e varfërisë dhe
rritja e standardëve të jetesës, duke promovuar zhvillim të qëndrueshëm dhe
investime për këtë qëllim.
Sidoqoftë, Banka Botërore , në partneritet me organizatat tjera , është pjesë aktive e
nismave dhe projekteve që synojnë përparimin mjedisor. Një shembull i këtillë është
Lehtësuesi Global Mjedisor , i themeluar bashkërisht nga Banka Botërore , UNEPI dhe
UNDP-ja më 1991 si një burim fondesh për shtetet në zhvillim në projekte për të
gjeneruar përfitime globale mjedisore në fusha që lidhen me shtresën e ozonit ,
ndryshimet klimatike , mbrojtjen e ujërave ndërkombëtare etj.
99. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim , Shkencë dhe Kulturë
(UNESCO)
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë është një
agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945.
Qëllimi i deklaruar i kësaj organizate është të kontribuoj për paqen dhe sigurinë në
Botë duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtare përmes arsimit, shkencës,
dhe kulturës.
Mëtutjeshëm kërkon edhe respektimin universal të drejtësisë, ligjeve të shtetit dhe të
drejtave të njeriut, liri këto themelore të shpallura në kartën e OKB-së .
Është trashëgimtare e Komisionit Ndërkombëtar për Bashkëpunim
Intelektual të Lidhjes së Kombeve.
UNESKO ka 193 shtete anëtare dhe gjashtë anëtarë të tjera (mysafirë). Organizata
është me seli në Paris, me mbi 50 zyra në terren dhe shumë institucione të
specializuara dhe qendra në të gjithë botën.
100. Pjesa më e madhe e zyrave janë në terren "grumbull" zyra që mbulojnë tre ose më shumë
vende; ka edhe zyra rajonale dhe kombëtare.
UNESKO ndjek objektivat e saj nëpërmjet 5 programeve të mëdha: arsim, kulturë, shkenca
natyrore, shkenca sociale dhe shkenca e njeriut, komunikimi dhe informacioni.
Projekte të sponsorizuar nga UNESKO përfshijnë degët letrare, teknike, dhe programe të
trajnimit të mësuesve; programet ndërkombëtareshkencore; promovimin e pavarur të medias
dhe lirinë e shtypit; projekteve rajonale dhe kulturore historike, avancimin e kulturës;
marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtar për të siguruar në botë trashëgimin kulturore
dhe trashëgimia natyrore (Vende të Trashëgimisë Botërore) dhe për të ruajtur të drejtat e
njeriut, dhe përpjekjet për të lidhur gjithë botën dixhitalisht.
Kontributi kryesor i UNESCO-s mbetet Konventa e vitit 1972 për Trashëgiminë Botërore , por
edhe programi i saj për Biosferën dhe Njeriun, që ka për qëllim të promovojë një marrëdhënie
të ekuilibruar ndërmjet qenieve njerëzore dhe biosferës ose shumës së të gjitha ekosistemeve.
101. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ( IAEA)
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) është një organizatë ndër-qeveritare për
bashkëpunim shkencor dhe teknik në fushën e teknologjisë nukleare.
Ajo ka për qëllim promovimin e përdorimit paqësor të energjisë nukleare dhe ndalimin e përdorimit
për qëllime ushtarake.
IAEA është themeluar si organizatë e pavarur më 29 korrik 1957.
Para kësaj, në vitin 1953, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, parashtroi idenë e krijimit të një trupi
ndërkombëtar për kontrollimin dhe zhvillimin e energjisë atomike në një fjalim para Asamblesë së
Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Për shkak të arsyeve historike dhe natyrës politike të punës, IAEA nuk është agjenci e specializuar.
Në vend të kësaj, marrëdhënia e saj me Kombet e Bashkuara drejtohet nga një marrëveshje e
veçantë si dhe nga statuti i saj që kërkon që IAEA të raportojë çdo vit para Asamblesë së
Përgjithshme dhe kur është e nevojshme, para Këshillit të Sigurimit.