SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
Download to read offline
“Identiteti i Çamërisë në fokusin e integrimit” Ali Laçej 2014
Bota është ne një periudhe ndryshimi intensiv, integrimi te papare asnjëherë, ne çfarëdo epoke te
zhvillimit historik njerëzor dhe ne ethet e nevojës se ngutshme për ndryshimin e paradigmave
parësore te ndërtimit dhe funksionimit te shtetit dhe përkufizimit te sovranitetit.
Blloqe te mëdha kontinentale po krijojnë hapësira gjigante te aplikimit ekonomik dhe teknologjik,
mjedisor e strategjik.
Barrierat e qarkullimit te mallrave, ideve dhe njerëzve janë ulur dhe vazhdojnë te ulen me shpejtësi
duke krijuar parakushte për integrim kontinental dhe global. Njerëzit lëvizin, d.m.th. migrojnë ne
akse te orientuara nga interesat dhe kërkesa e tyre për një jete me te mire dhe me te lumtur. Kjo
zbulon deficencat e sistemeve menaxheriale dhe sociale te vendeve ku fillon, por edhe ku mbaron
kjo lëvizje.
Kjo është pamja e thjeshtuar, thellësisht materialiste dhe mjaft premtuese për zgjidhje te shpejta
integruese, por e vërteta nuk është kështu.
Kështu është vetëm iluzioni!
Njerëzit nuk janë thjesht qenie materiale qe manifestojnë vetëm nevoja e interesa materiale. Grupet
njerëzore formohen dhe lidhen me faktorë historike, ekonomike, psikologjike, kulturore, religjioz,
politike dhe mbi te gjitha, ne rajonin e Ballkanit, edhe me faktorë fisnore.
Ato nuk mund te ndryshojnë brenda natës, dhe siç është rasti i Shqiptareve etnike, ato nuk mundkan
te ndryshojnë as brenda shekujve!
Dr. Boglárka Koller, PhD (King Sigismund College-Institute of International and Political Studies –
koller.boglarka@zskf.hu) ne konferencën e organizuar me 22-24 Mars 2013 nga ICRP (Institute for
Cultural Relations Policy) Budapest; argumenton se megjithëqë mund te ketë disa ngjashmëri,
motivet dhe faktorët qe bëjnë mobilizimin etnik te grupeve etnike ndryshojnë nga një rast konflikti
ne tjetrin.
A ka një çështje Çame ne Greqi? Kjo është pyetja qe gjen përgjigje negative ne Shtetin Grek dhe gjen
një PO te thekur ne ketë salle, ne tere Shqiptarinë dhe sapo te kalosh kufirin Shqiptaro-Grek e deri
ne Preveze.
Kjo çështje është shume atipike! Po, sepse është po aq atipike situata e vazhduar historike qe krijoi
atë.
Sa me thelle te njohësh çështjen Çame, aq me shume te duket se parashikimi i Samuel P. Huntington
për përplasjen e qytetërimeve, nuk është një hipoteze për njerëzimin, por është një krim i
konsumuar tërësisht nga vektorë te qytetërimeve te ndryshme te përplasur ne Çamëri ne një situate
kur vetëdija Shqiptare e Çamërisë ishte e fjetur dhe e dobët, kur etniciteti manifestohej ne kufijtë e
fisit dhe kur fisi ridimensionohej sipas faktorit religjioz te porcioneve te tij qe ndaheshin për shkak te
influencave madhore te pan-ortodoksisë pro ruse dhe pan-osmanizmit mysliman. Here me pak e
here me shume ky konflikt zgjati fizikisht qe nga revolucioni Grek e deri ne fundin e luftës se dyte
botërore. Ai vazhdon i mohuar! Çështjet qe nuk thuhen; nuk është se janë zgjidhur!
Çështja Çame i ka te tre dimensionet: Dimensionin e te drejtave e lirive themelore te individit,
karakterin religjioz dhe kompaktësinë territoriale.
Çështja Çame është një çështje e pazgjidhur edhe sepse ajo shtrihet dhe përballet me dy zhvillime
kulturore te ndryshme, fale historive te ndryshme shtetërore.
Ne anën Greke kemi jehonat e homogjenizmit kulturor unireligjioz dhe nga ajo Shqiptare kemi
trashëgiminë e multikulturalizmit religjioz te kultivuar me shume përkujdesje e sakrifica; nga ana
Greke kemi nënshtrimin e dhunshëm te dimensionit etnik ndaj purizmit kulturor religjioz-etatist, nga
ana Shqiptare kemi dhunën etatiste anti-religjioze qe deformoi aq shume jetën e vendit ne një etape
te caktuar historike si dhe rilindjen religjioze te kombit ne formën moderne e plurale te tij.
Nga ana Greke kemi ngrirjen dhe ndalimin e te drejtës se nënshtetësisë e pronësisë për një grup te
caktuar etnik dhe religjioz si janë Çamet myslimane qe u dëbuan ne Shqipëri; nga ana Shqiptare kemi
te drejtën e pronësisë me te turbulluar qe njeh historia dhe standardet ndërkombëtare.
Ne te dy anët mjaft fusha janë lëne shkret, mjaft fshatra janë braktisur, mjaft vende qajnë për zot.
Nga ana Greke kemi te njëjtin folklor qe shprehet ne Greqisht e Shqip (Arvanitce/Camerisht) dhe te
njëjtat kënge e valle, te njëjtat kostume, te njëjtat profile burrash te forte e grash te zhdërvjellta.
Gjenetistet i dallojnë menjëherë ngjashmëritë e thella! (kënga e Minushit vallëzuar ne Artë-video
http://www.youtube.com/watch?v=dKF2zY8gamo )
Askush nuk e mëson gjuhen tone ne shkolla ne Greqi?!! Shume e flasin dhe bëjnë sikur nuk e dinë....
Ne ketë aspekt Çështja Çame vjen e behet pjese e Çështjes Kulturore Shqiptare/Arvanitase ne Greqi!
(Video Manolis Glezios ne parlamentin Grek http://www.youtube.com/watch?v=BBya0TyZV0o )
Deri me sot, sa here janë bere përpjekje për dialog ndërshtetëror lidhur me ketë çështje, rezultati ka
qene vetëm zero!
A është kjo një zgjidhje e pamundur?
Duke kërkuar për ndihme ne akademiket e fushës qe kemi ne diskutim sot, dhe qe propozojnë
rrugëzgjidhje, zgjodha Roland Hsu, PhD, Associate Director of The Stanford Humanities Center
(Stanfor, CA; rohsu@stanford.edu) ; autor i “ Ethnic Europe: Mobility, Identity, and Conflict in a
Globalized World (Stanford University Press, 2010.)”
Nder te tjera ai shtron këto pyetje themelore:
Ta përdorim etnicitetin për mire apo për keq?
Etniciteti: Një kategori e dobishme për sot e nesër?
Islami-Kristianizmi-Judaizmi: Si mund te bashkëjetojnë Fundamentalistet Religjioze?
Është e kuptueshme qe nga rekomandimet akademike deri ne materializimin e tyre ne jetën e
njerëzve qe vuajnë padrejtësitë familjare, fisnore e individuale te krijuara nga paragjykimi religjioz
dhe etnik është një rruge jo aq akademike sa diplomatike popullore e shtetërore, njohjesh e
rinjohjesh reciproke te dhimbshme e tronditëse, këmbimesh kulturore artistike e materiale,
dhuratash nga zemra e shpirti për njeri tjetrin, drekash te përbashkëta e trajtesash kulturore e
historike te përbashkëta.
Reina Zenelaj Shehi (Epoka University, Albania – zenelaj@epoka.edu.al) ne po atë konference qe
përmendem me pare argumenton se anëtarësimi ne EU është instrumenti me I fuqishëm për
formatimin e politikave kombëtare. Gjithsesi ajo nënvizon se zgjidhja e konfliktit ndodh kur janë
adresuar nevojat baze dhe gjithë palët janë kënaqur. Prandaj, - thotë ajo - përpjekjet
ndërmjetësuese te EU ne kontekstin e zgjidhjes se konfliktit etnik ne Kosove nuk mund te jene te
suksesshme nëse synojnë te mbështeten vetëm ne fuqinë e EU për te imponuar zgjidhje, por
kryesisht ne aftësinë për te lehtësuar komunikimin, vendosur besueshmërinë reciproke dhe
ndihmuar orientimin e motivuar me bashkëpunues.
Një fjale urte thotë: Ne nuk e ndalim dot zemrën, zemra na ndalon ne! Këtë bënë gjithë ata burra te
ditur e te urte ortodokse Shqiptare qe e do kishin me lehte po te pranonin Homogjenizmin Grek, por
e vunë identitetin Shqiptar te parin; gjithë ata myslimane Shqiptarë që e vunë identitetin Shqiptar
mbi atë Osman dhe zgjodhën te qëndrojnë e te sakrifikojnë; te gjithë ata te ndritur e martire katolike
qe u zunë me Evropën për hir te identitetit Shqiptar. Mbi këto themele te vuajtura qëndron ajo qe
shpresojmë dhe jemi investuar të arrijmë për hir te Paqes ndërmjet Etërve dhe Shqiptarëve te
sotëm, për hir te Paqes mes Shqiptarëve te lire dhe gjithë bashkësive te tjera etnike ne barazi, liri e
bashkëpunim, për hir te njerëzimit qe duhet te integrohet për te realizuar Projektin Hyjnor te Një
Bote Ne Paqe!
KONFERENCA EUROPIANE MBI LIDERSHIPIN TIRANE (UPF 28-29 prill 2012) theksoi se “standardet
për integrimin në BE janë modeli i vetëm për tu marrë në konsideratë për zgjidhjen e situatës së
bllokuar në Ballkan. Ajo vuri në dukje nevojën urgjente të aksioneve të qeverisjes së mirë në të gjithë
Ballkanin. Familja, si shkollë e dashurisë dhe tolerancës, u konsiderua shtylla kryesore dhe baza për
trashëgimi të mirë kombëtare, e cila sjell individë me kuptim universal të konfliktit të shkaktuar nga
paragjykimet, disbalanca gjinore, konfliktet me bazë fetare, keq edukimi dhe keq perceptimi i
realitetit shoqëror dhe shkencor, që sjellin tragjedi të dhimbshme si ato që ndodhën në rajonin e
Ballkanit. Konferenca ftoi ApP të kapërcejnë ndasitë etnike duke filluar nga individët me përgjegjësitë
më të larta. Duke e konsideruar bekim nga Zoti faktin që shqiptarët ndërtuan përgjatë shekujve një
themel për bashkëpunim dhe harmoni ndër fetare, konferenca bëri thirrje për studimin dhe
promovimin e kësaj praktike dhe përhapjen e saj përtej kufijve kombëtarë, racialë, fetarë dhe kufijve
të tjerë. (29 prill 2012 Salla e Konferencave, Pallati i Kongreseve, Tiranë)”
Qartë! Çështja Çame është e tille, zgjidhja e saj parashikon me patjetër angazhimin e politikave
integruese te EU dhe ajo mund te zgjidhet vetëm duke e kthyer urrejtjen e ndërsjelle, përbuzjen e
ndërsjelle për “gjakprishurit” ne mirëkuptim dhe dashuri, ne praktike te diversitetit qe i pasuron ata
qe e këmbejnë. Zgjidhja e saj nuk do te ndodhe asnjëherë nëse do mallkojmë njeri-tjetrin; as duke
menduar se njëra pale do e zhduke tjetrën. Dashtë zoti te mos ndodhe kurrë kështu!
Çështja Çame e vërteton se sa te gabuar ishin ideologët e tezës false te Kombit te Ri Shqiptar si
Branko Merxhani qe nuk e dinin thellësinë e shpirtit tone. Ajo është me shume se rifitimi i te drejtës
se nënshtetësisë dhe pronësisë, është me shume se rindërtimi i shtëpive dhe xhamive te rrënuara,
është një çështje gjuhe, motivimi shpirtëror e mendor, është një çështje zemre, është një çështje e
zemrës se ndare me dysh! Është një test i te vërtetës integruese Evropiane, njëkohësisht!
Prof. Donald Sadoway, (Professor of Materials Chemistry at the Massachusetts Institute of
Technology) thotë se ka ardhur koha qe titulli PhD te kthehet ne PSD ( Problem Solving Doctor ) dhe
te kapërceje impasin qe krijon karriera akademike si qellim me vete duke sjelle akademikun qe rrit
kapacitete për jetën.
Te diturit qe besojnë te DIA/Krijuesi i Gjithësisë mund ta çojnë Çështjen Çame ne zgjidhje
mbështetur në këtë platforme te UPF!
DIA e LA! DIA E LA! DIA E LA! (Te urtët na e kane lënë amanet!) Dikur Hyu/Krijuesi i Gjithësisë nder
ne thirrej DIA/DIO por gjithmonë DI, dite e drite. DRITA brenda nesh e bën VETEDIJEN! Te lumtur
janë popujt te cilëve Ju prin DIA!
Dua te ndiqni ketë insert te shkurtër nga kompozimi MYTHOIDEA i Kompozitorit Vangjelis
http://www.youtube.com/watch?v=3dgMAbWWIzA qe flet Gjuhen e Perëndive te profetit Aristidh
Kolias! Paste DRITEN E DIAs shpirti i tij!

More Related Content

Similar to Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimit

Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islamiamarstafa
 
Komunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorKomunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorSuzana Muja
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeveRregullatIslame
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeveLexo dhe Mëso
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetëriminRregullatIslame
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetëriminLexo dhe Mëso
 
Islami dhe Nacionalizmi
Islami dhe NacionalizmiIslami dhe Nacionalizmi
Islami dhe Nacionalizmiamarstafa
 
Grup autorësh shtresimet
Grup autorësh   shtresimetGrup autorësh   shtresimet
Grup autorësh shtresimetLibra Islame
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Marjan DODAJ
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Rexhino Kovaci
 
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTAREMr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTAREMarjan DODAJ
 
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovKomploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovBerat Gashi
 
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJEPROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJESilda Silda
 
8 globalizimi dhe bioma fetare
8   globalizimi dhe bioma fetare8   globalizimi dhe bioma fetare
8 globalizimi dhe bioma fetarekulla 2010
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiInternet VloraAlb
 

Similar to Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimit (20)

Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islami
 
Komunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorKomunikim Nderkulturor
Komunikim Nderkulturor
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
 
Islami dhe Nacionalizmi
Islami dhe NacionalizmiIslami dhe Nacionalizmi
Islami dhe Nacionalizmi
 
Grup autorësh shtresimet
Grup autorësh   shtresimetGrup autorësh   shtresimet
Grup autorësh shtresimet
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
 
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARËBESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
 
P.histori
P.historiP.histori
P.histori
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
 
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTAREMr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
 
Fatkeqesite
FatkeqesiteFatkeqesite
Fatkeqesite
 
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovKomploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola Nikolov
 
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJEPROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
 
Dy Drinat #16
Dy Drinat #16Dy Drinat #16
Dy Drinat #16
 
Kultura
KulturaKultura
Kultura
 
8 globalizimi dhe bioma fetare
8   globalizimi dhe bioma fetare8   globalizimi dhe bioma fetare
8 globalizimi dhe bioma fetare
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
 

More from ali lacej

Krijimi i spirales se zhvillimit
Krijimi i spirales se zhvillimitKrijimi i spirales se zhvillimit
Krijimi i spirales se zhvillimitali lacej
 
Tranzicioni shqiptar
Tranzicioni shqiptarTranzicioni shqiptar
Tranzicioni shqiptarali lacej
 
Address to european leadership conference – focuses on balkans
Address to european leadership conference – focuses on balkans Address to european leadership conference – focuses on balkans
Address to european leadership conference – focuses on balkans ali lacej
 
Cross border potentials to develop women entrepreneurship
Cross border potentials to develop women entrepreneurshipCross border potentials to develop women entrepreneurship
Cross border potentials to develop women entrepreneurshipali lacej
 
A concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROM
A concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROMA concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROM
A concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROMali lacej
 
Conflict in middle east
Conflict in middle eastConflict in middle east
Conflict in middle eastali lacej
 
Shpirti - koncept
Shpirti - konceptShpirti - koncept
Shpirti - konceptali lacej
 
Ekonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-globalEkonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-globalali lacej
 
Economy within-global-politics
Economy within-global-politicsEconomy within-global-politics
Economy within-global-politicsali lacej
 
Shkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptare
Shkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptareShkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptare
Shkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptareali lacej
 
Qeverisja e mire
Qeverisja e mireQeverisja e mire
Qeverisja e mireali lacej
 
Konflikti ne lindjen e mesme
Konflikti ne lindjen e mesmeKonflikti ne lindjen e mesme
Konflikti ne lindjen e mesmeali lacej
 
Kosova e lire
Kosova e lireKosova e lire
Kosova e lireali lacej
 

More from ali lacej (13)

Krijimi i spirales se zhvillimit
Krijimi i spirales se zhvillimitKrijimi i spirales se zhvillimit
Krijimi i spirales se zhvillimit
 
Tranzicioni shqiptar
Tranzicioni shqiptarTranzicioni shqiptar
Tranzicioni shqiptar
 
Address to european leadership conference – focuses on balkans
Address to european leadership conference – focuses on balkans Address to european leadership conference – focuses on balkans
Address to european leadership conference – focuses on balkans
 
Cross border potentials to develop women entrepreneurship
Cross border potentials to develop women entrepreneurshipCross border potentials to develop women entrepreneurship
Cross border potentials to develop women entrepreneurship
 
A concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROM
A concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROMA concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROM
A concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROM
 
Conflict in middle east
Conflict in middle eastConflict in middle east
Conflict in middle east
 
Shpirti - koncept
Shpirti - konceptShpirti - koncept
Shpirti - koncept
 
Ekonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-globalEkonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-global
 
Economy within-global-politics
Economy within-global-politicsEconomy within-global-politics
Economy within-global-politics
 
Shkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptare
Shkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptareShkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptare
Shkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptare
 
Qeverisja e mire
Qeverisja e mireQeverisja e mire
Qeverisja e mire
 
Konflikti ne lindjen e mesme
Konflikti ne lindjen e mesmeKonflikti ne lindjen e mesme
Konflikti ne lindjen e mesme
 
Kosova e lire
Kosova e lireKosova e lire
Kosova e lire
 

Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimit

  • 1. “Identiteti i Çamërisë në fokusin e integrimit” Ali Laçej 2014 Bota është ne një periudhe ndryshimi intensiv, integrimi te papare asnjëherë, ne çfarëdo epoke te zhvillimit historik njerëzor dhe ne ethet e nevojës se ngutshme për ndryshimin e paradigmave parësore te ndërtimit dhe funksionimit te shtetit dhe përkufizimit te sovranitetit. Blloqe te mëdha kontinentale po krijojnë hapësira gjigante te aplikimit ekonomik dhe teknologjik, mjedisor e strategjik. Barrierat e qarkullimit te mallrave, ideve dhe njerëzve janë ulur dhe vazhdojnë te ulen me shpejtësi duke krijuar parakushte për integrim kontinental dhe global. Njerëzit lëvizin, d.m.th. migrojnë ne akse te orientuara nga interesat dhe kërkesa e tyre për një jete me te mire dhe me te lumtur. Kjo zbulon deficencat e sistemeve menaxheriale dhe sociale te vendeve ku fillon, por edhe ku mbaron kjo lëvizje. Kjo është pamja e thjeshtuar, thellësisht materialiste dhe mjaft premtuese për zgjidhje te shpejta integruese, por e vërteta nuk është kështu. Kështu është vetëm iluzioni! Njerëzit nuk janë thjesht qenie materiale qe manifestojnë vetëm nevoja e interesa materiale. Grupet njerëzore formohen dhe lidhen me faktorë historike, ekonomike, psikologjike, kulturore, religjioz, politike dhe mbi te gjitha, ne rajonin e Ballkanit, edhe me faktorë fisnore. Ato nuk mund te ndryshojnë brenda natës, dhe siç është rasti i Shqiptareve etnike, ato nuk mundkan te ndryshojnë as brenda shekujve! Dr. Boglárka Koller, PhD (King Sigismund College-Institute of International and Political Studies – koller.boglarka@zskf.hu) ne konferencën e organizuar me 22-24 Mars 2013 nga ICRP (Institute for Cultural Relations Policy) Budapest; argumenton se megjithëqë mund te ketë disa ngjashmëri, motivet dhe faktorët qe bëjnë mobilizimin etnik te grupeve etnike ndryshojnë nga një rast konflikti ne tjetrin. A ka një çështje Çame ne Greqi? Kjo është pyetja qe gjen përgjigje negative ne Shtetin Grek dhe gjen një PO te thekur ne ketë salle, ne tere Shqiptarinë dhe sapo te kalosh kufirin Shqiptaro-Grek e deri ne Preveze. Kjo çështje është shume atipike! Po, sepse është po aq atipike situata e vazhduar historike qe krijoi atë. Sa me thelle te njohësh çështjen Çame, aq me shume te duket se parashikimi i Samuel P. Huntington për përplasjen e qytetërimeve, nuk është një hipoteze për njerëzimin, por është një krim i konsumuar tërësisht nga vektorë te qytetërimeve te ndryshme te përplasur ne Çamëri ne një situate kur vetëdija Shqiptare e Çamërisë ishte e fjetur dhe e dobët, kur etniciteti manifestohej ne kufijtë e fisit dhe kur fisi ridimensionohej sipas faktorit religjioz te porcioneve te tij qe ndaheshin për shkak te influencave madhore te pan-ortodoksisë pro ruse dhe pan-osmanizmit mysliman. Here me pak e here me shume ky konflikt zgjati fizikisht qe nga revolucioni Grek e deri ne fundin e luftës se dyte botërore. Ai vazhdon i mohuar! Çështjet qe nuk thuhen; nuk është se janë zgjidhur! Çështja Çame i ka te tre dimensionet: Dimensionin e te drejtave e lirive themelore te individit, karakterin religjioz dhe kompaktësinë territoriale.
  • 2. Çështja Çame është një çështje e pazgjidhur edhe sepse ajo shtrihet dhe përballet me dy zhvillime kulturore te ndryshme, fale historive te ndryshme shtetërore. Ne anën Greke kemi jehonat e homogjenizmit kulturor unireligjioz dhe nga ajo Shqiptare kemi trashëgiminë e multikulturalizmit religjioz te kultivuar me shume përkujdesje e sakrifica; nga ana Greke kemi nënshtrimin e dhunshëm te dimensionit etnik ndaj purizmit kulturor religjioz-etatist, nga ana Shqiptare kemi dhunën etatiste anti-religjioze qe deformoi aq shume jetën e vendit ne një etape te caktuar historike si dhe rilindjen religjioze te kombit ne formën moderne e plurale te tij. Nga ana Greke kemi ngrirjen dhe ndalimin e te drejtës se nënshtetësisë e pronësisë për një grup te caktuar etnik dhe religjioz si janë Çamet myslimane qe u dëbuan ne Shqipëri; nga ana Shqiptare kemi te drejtën e pronësisë me te turbulluar qe njeh historia dhe standardet ndërkombëtare. Ne te dy anët mjaft fusha janë lëne shkret, mjaft fshatra janë braktisur, mjaft vende qajnë për zot. Nga ana Greke kemi te njëjtin folklor qe shprehet ne Greqisht e Shqip (Arvanitce/Camerisht) dhe te njëjtat kënge e valle, te njëjtat kostume, te njëjtat profile burrash te forte e grash te zhdërvjellta. Gjenetistet i dallojnë menjëherë ngjashmëritë e thella! (kënga e Minushit vallëzuar ne Artë-video http://www.youtube.com/watch?v=dKF2zY8gamo ) Askush nuk e mëson gjuhen tone ne shkolla ne Greqi?!! Shume e flasin dhe bëjnë sikur nuk e dinë.... Ne ketë aspekt Çështja Çame vjen e behet pjese e Çështjes Kulturore Shqiptare/Arvanitase ne Greqi! (Video Manolis Glezios ne parlamentin Grek http://www.youtube.com/watch?v=BBya0TyZV0o ) Deri me sot, sa here janë bere përpjekje për dialog ndërshtetëror lidhur me ketë çështje, rezultati ka qene vetëm zero! A është kjo një zgjidhje e pamundur? Duke kërkuar për ndihme ne akademiket e fushës qe kemi ne diskutim sot, dhe qe propozojnë rrugëzgjidhje, zgjodha Roland Hsu, PhD, Associate Director of The Stanford Humanities Center (Stanfor, CA; rohsu@stanford.edu) ; autor i “ Ethnic Europe: Mobility, Identity, and Conflict in a Globalized World (Stanford University Press, 2010.)” Nder te tjera ai shtron këto pyetje themelore: Ta përdorim etnicitetin për mire apo për keq? Etniciteti: Një kategori e dobishme për sot e nesër? Islami-Kristianizmi-Judaizmi: Si mund te bashkëjetojnë Fundamentalistet Religjioze? Është e kuptueshme qe nga rekomandimet akademike deri ne materializimin e tyre ne jetën e njerëzve qe vuajnë padrejtësitë familjare, fisnore e individuale te krijuara nga paragjykimi religjioz dhe etnik është një rruge jo aq akademike sa diplomatike popullore e shtetërore, njohjesh e rinjohjesh reciproke te dhimbshme e tronditëse, këmbimesh kulturore artistike e materiale, dhuratash nga zemra e shpirti për njeri tjetrin, drekash te përbashkëta e trajtesash kulturore e historike te përbashkëta. Reina Zenelaj Shehi (Epoka University, Albania – zenelaj@epoka.edu.al) ne po atë konference qe përmendem me pare argumenton se anëtarësimi ne EU është instrumenti me I fuqishëm për formatimin e politikave kombëtare. Gjithsesi ajo nënvizon se zgjidhja e konfliktit ndodh kur janë
  • 3. adresuar nevojat baze dhe gjithë palët janë kënaqur. Prandaj, - thotë ajo - përpjekjet ndërmjetësuese te EU ne kontekstin e zgjidhjes se konfliktit etnik ne Kosove nuk mund te jene te suksesshme nëse synojnë te mbështeten vetëm ne fuqinë e EU për te imponuar zgjidhje, por kryesisht ne aftësinë për te lehtësuar komunikimin, vendosur besueshmërinë reciproke dhe ndihmuar orientimin e motivuar me bashkëpunues. Një fjale urte thotë: Ne nuk e ndalim dot zemrën, zemra na ndalon ne! Këtë bënë gjithë ata burra te ditur e te urte ortodokse Shqiptare qe e do kishin me lehte po te pranonin Homogjenizmin Grek, por e vunë identitetin Shqiptar te parin; gjithë ata myslimane Shqiptarë që e vunë identitetin Shqiptar mbi atë Osman dhe zgjodhën te qëndrojnë e te sakrifikojnë; te gjithë ata te ndritur e martire katolike qe u zunë me Evropën për hir te identitetit Shqiptar. Mbi këto themele te vuajtura qëndron ajo qe shpresojmë dhe jemi investuar të arrijmë për hir te Paqes ndërmjet Etërve dhe Shqiptarëve te sotëm, për hir te Paqes mes Shqiptarëve te lire dhe gjithë bashkësive te tjera etnike ne barazi, liri e bashkëpunim, për hir te njerëzimit qe duhet te integrohet për te realizuar Projektin Hyjnor te Një Bote Ne Paqe! KONFERENCA EUROPIANE MBI LIDERSHIPIN TIRANE (UPF 28-29 prill 2012) theksoi se “standardet për integrimin në BE janë modeli i vetëm për tu marrë në konsideratë për zgjidhjen e situatës së bllokuar në Ballkan. Ajo vuri në dukje nevojën urgjente të aksioneve të qeverisjes së mirë në të gjithë Ballkanin. Familja, si shkollë e dashurisë dhe tolerancës, u konsiderua shtylla kryesore dhe baza për trashëgimi të mirë kombëtare, e cila sjell individë me kuptim universal të konfliktit të shkaktuar nga paragjykimet, disbalanca gjinore, konfliktet me bazë fetare, keq edukimi dhe keq perceptimi i realitetit shoqëror dhe shkencor, që sjellin tragjedi të dhimbshme si ato që ndodhën në rajonin e Ballkanit. Konferenca ftoi ApP të kapërcejnë ndasitë etnike duke filluar nga individët me përgjegjësitë më të larta. Duke e konsideruar bekim nga Zoti faktin që shqiptarët ndërtuan përgjatë shekujve një themel për bashkëpunim dhe harmoni ndër fetare, konferenca bëri thirrje për studimin dhe promovimin e kësaj praktike dhe përhapjen e saj përtej kufijve kombëtarë, racialë, fetarë dhe kufijve të tjerë. (29 prill 2012 Salla e Konferencave, Pallati i Kongreseve, Tiranë)” Qartë! Çështja Çame është e tille, zgjidhja e saj parashikon me patjetër angazhimin e politikave integruese te EU dhe ajo mund te zgjidhet vetëm duke e kthyer urrejtjen e ndërsjelle, përbuzjen e ndërsjelle për “gjakprishurit” ne mirëkuptim dhe dashuri, ne praktike te diversitetit qe i pasuron ata qe e këmbejnë. Zgjidhja e saj nuk do te ndodhe asnjëherë nëse do mallkojmë njeri-tjetrin; as duke menduar se njëra pale do e zhduke tjetrën. Dashtë zoti te mos ndodhe kurrë kështu! Çështja Çame e vërteton se sa te gabuar ishin ideologët e tezës false te Kombit te Ri Shqiptar si Branko Merxhani qe nuk e dinin thellësinë e shpirtit tone. Ajo është me shume se rifitimi i te drejtës se nënshtetësisë dhe pronësisë, është me shume se rindërtimi i shtëpive dhe xhamive te rrënuara, është një çështje gjuhe, motivimi shpirtëror e mendor, është një çështje zemre, është një çështje e zemrës se ndare me dysh! Është një test i te vërtetës integruese Evropiane, njëkohësisht! Prof. Donald Sadoway, (Professor of Materials Chemistry at the Massachusetts Institute of Technology) thotë se ka ardhur koha qe titulli PhD te kthehet ne PSD ( Problem Solving Doctor ) dhe te kapërceje impasin qe krijon karriera akademike si qellim me vete duke sjelle akademikun qe rrit kapacitete për jetën. Te diturit qe besojnë te DIA/Krijuesi i Gjithësisë mund ta çojnë Çështjen Çame ne zgjidhje mbështetur në këtë platforme te UPF!
  • 4. DIA e LA! DIA E LA! DIA E LA! (Te urtët na e kane lënë amanet!) Dikur Hyu/Krijuesi i Gjithësisë nder ne thirrej DIA/DIO por gjithmonë DI, dite e drite. DRITA brenda nesh e bën VETEDIJEN! Te lumtur janë popujt te cilëve Ju prin DIA! Dua te ndiqni ketë insert te shkurtër nga kompozimi MYTHOIDEA i Kompozitorit Vangjelis http://www.youtube.com/watch?v=3dgMAbWWIzA qe flet Gjuhen e Perëndive te profetit Aristidh Kolias! Paste DRITEN E DIAs shpirti i tij!