SlideShare a Scribd company logo
PUNE ME PROJEKT
TEMA: QYTETRIMI
EGJIPTJAN
PIRAMIDA E KEOPSIT
LENDA: HISTORI
 Egjipti i lashtë ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore
lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që është sot
shteti modern i Egjiptit.
 Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth 3150 p.e.r (sipas
kronologjisë konvencionale egjiptiane) kur u krye bashkimi
politik i Egjiptit të Sipërm e të Poshtëm nën faraonin e parë.
Historia e Egjiptit të lashtë ndodhi në një seri Mbretërish të
qëndrueshme, të ndara nga periudha paqëndrueshmërie të
njohura si Periudhat e Mesme. Mbretëria e Vjetër i përket Epokës
së Hershme të Bronzit, Mbretëria e Mesme dhe Mbretëria e Re
Epokës së Vonë të Bronzit. Egjipti arriti pikun e fuqisë së tij gjatë
Mbretërisë së Re, në periudhën e Ramsesit, pas së cilës filloi të
binte ngadalësisht. Egjipti u pushtua radhë pas radhe nga fuqi të
huaja gjatë kësaj periudhe të vone. Pas vdekjes së Aleksandrit të
Madh, një nga gjeneralët e tij, Ptoleme Soteri, shpalli veten si
sundues të ri të Egjiptit. Kjo Dinasti Ptolemaike sundoi Egjiptin
deri në vitin 30 p.e.r, kur u pushtua nga Perandoria Romake dhe
u bë një provincë romake.
SUKSESI I KETIJ QYTETERIMI
 Suksesi i qytetërimit të lashtë egjiptian
erdhi pjesërisht nga aftësia e tij për tu
përshtatur me kushtet e Luginës së
Nilit. Parashikimi i përmbytjeve dhe
vaditja e vazhdueshme dhe e
kontrolluar e luginës pjellore çoi në
prodhimin në tepricë të të korrave, që
çoi në zhvillimin kulturor e shoqëror.
Me burimet rezervë, administrata nxiti
shfrytëzimin e mineraleve që mund të
nxirreshin nga lugina dhe zonat e
shkretëtirës përreth, u zhvillua shkrimi
egjiptian me hieroglife,u organizuan
projekte bujqësore dhe ndërtimore, u
zhvillua tregti me rajonet rrethuese dhe
u krijua një force ushtarake për të
mundur armiqtë e huaj dhe për të
vendosur pushtetin dhe dominimin e
egjiptit.
ARRITJET E EGJIPTJANEVE
 Disa nga arritjet e
egjiptianëve të lashtë
përfshijnë nxjerrjen e gurëve,
ndërtimin e piramidave,
tempujve dhe obeliskëve; u
zhvillua matematika,
mjekësia, vaditja dhe teknika
të reja bujqësore për
prodhimtari, anijet para,
qeramika dhe teknologjia e
qelqit, forma të reja të
letërsisë dhe traktati i parë i
paqes që njihet në
histori.Egjipti la një
trashëgimi të qëndrueshme e
të pavdekshme.
NDERTIME TE EGJIPTJANEVE TE LASHTE
 Nga fundi i periudhës Paleolitike
klima e thatë e Afrikës Veriore u bë
edhe më e nxehtë dhe thatë, duke
bërë që popullsia që jetonte aty të
mblidhej përgjatë luginës së Nilit
dhe qysh kur njerëzit modernë
gjahtarë-mbledhës filluan të
banonin në këtë rajon në fund të
Pleistocenit të Mesëm rreth
120 mijë vjet më parë, Nili ka qenë
burimi i jetës për Egjiptin.Toka
pjellore e përmbytshme e Nilit u
dha njerëzve mundësinë për
vendosjen dhe krijimin e një
ekonomie bujqësore dhe një
shoqërie më të centralizuar e të
sofistikuar, gjë që u bë gur themeli
për qytetërimin njerëzor.
VENDI KU U ZHVILLUA
QYTETERIMI EGJIPTJAN (LUMI
NIL)
MENYRAT E JETESES SE EGJIPTJANEVE
 Në kohërat Paradinastike dhe të
Dinastisë së Hershme, klima e
Egjiptit ishte më shumë herë më
pak e thatë se sot. Rajone të
mëdhaja të Egjiptit ishin të
mbuluara me savana me pemë
dhe të mbushura me thundrakë
që kullotnin. Gjethnaja dhe fauna
ishin të gjendura në të tërë
mjediset dhe rajoni i Nilit kishte
një popullatë të madhe të
shpendëve të ujit. Gjuetia duhet
të ketë qenë e zakonshme për
egjiptianët dhe kjo është
periudha kur shumë kafshë u
zbutën për herë të parë.
 Përparime të mahnitshme në
arkitekturë, art dhe
teknologji u bënë gjatë
Mbretërisë së Vjetër, të
nxitura nga prodhimtaria
bujqësore në rritje e bërë e
mundur nga një administratë
qendrore e mirë-organizuar.
Nën drejtimin e vezirit,
zyrtarët e shtetit mblidhnin
taksat, koordinonin projektet
vaditëse për të përmirësuar
prodhimin e të korrave,
zgjidhnin fshatarët për të
punuar në projekte ndërtimi
dhe vunë në funksionim një
sistem drejtësie për të
mbajtur në vend paqen dhe
rendin.
NDARJA E SHOQERISE
EGJIPTJANE.
FARONET
PRIFTERINJT,
FISNIKET,
LUFTETARET
POPULLI
SKLLEVRIT
FORAONI
 Faraoni ishte monarku absolut i vendit
dhe, të paktën në teori, zotëronte kontroll
të plotë mbi tokat dhe burimet e tij. Mbreti
ishte komandanti ushtarak suprem dhe
kryetar i qeverisë, e cila mbështetej në një
burokraci zyrtarësh për të drejtuar punët.
Në krye të administratës ishte i dyti në
komandë, veziri, i cili vepronte si
përfaqësues i mbretit dhe koordinonte
studimin e tokave, thesarin, projektet
ndërtuese, sistemin ligjor dhe arkivat.Në
një nivel rajonal, vendi ishte i ndarë në 42
rajone administrative të quajtura nome
secila të qeverisura nga një nomark, i cili
ishte përgjegjës ndaj vezirit për aq pushtet
sa kishte. Tempujt egjiptianë ishin shtylla
kurrizore e ekonomisë. Jo vetëm që ishin
vende lutjeje por ishin të përgjegjshme
edhe për mbledhjen dhe ruajtjen e
pasurisë së vendit në një sistem
hambaresh dhe thesaresh të administruara
nga mbikqyrës, që rishpërndanin grurin
dhe mallrat
TE DREJTAT E BANOREVE TE
EGJIPTIT
 Egjiptianët e lashtë i shihnin burrat dhe
gratë, nga të gjitha klasat shoqërore
përjashtuar skllevërit, si të barabartë me
ligjin, madje edhe fshatari më i ulët
kishte të drejtën e peticionit ndaj vezirit
dhe gjykatës së tij për korrigjim të
vendimit. Si burrat, si gratë kishin të
drejtë të kishin prona e t'i shisnin ato,
kishin të drejtë të martoheshin e
divorcoheshin, të merrnin trashëgimi
dhe të ndiqnin një çështje ligjore në gjyq.
Çiftet e martuara mund të zotëronin
prona sëbashku dhe të mbronin veten
nga divorci nëpërmjet kontratave
martesore, të cilat përcaktonin detyrimet
financiare të burrit ndaj gruas dhe
fëmijëve të tij nëse martesës do t'i vinte
fundi.
BUJQESIA
 Një përzierje e tipareve të
favorshme gjeografike
ndihmoi në suksesin e
kulturës së lashtë egjiptiane,
ku më i rëndësishmi tipar
ishte toka pjellore që vinte si
pasojë e përmbytjeve të
lumit Nil. Egjiptianët e lashtë
qenë pra të aftë të prodhonin
një tepri ushqimi, duke lejuar
popullsinë t’i kushtonte më
shumë kohë dhe burime
ngritjes së kulturës,
teknologjisë dhe artit.
Administrimi i tokës ishte
jetësor në Egjiptin e lashtë
sepse taksat caktoheshin në
varësi të sasisë së tokës që
një person zotëronte.
KAFSHET
 Egjiptianët besonin se një marrëdhënie e
shëndoshë mes njerëzve dhe kafshëve ishte
një element thelbësor i rendit kozmik;
prandaj njerëzit, kafshët dhe bimët
besoheshin se ishin njësh sëbashku.Kafshët,
si të zbuturat, si të egrat, ishin kësisoj një
burim jetësor shpirtëror, shoqëror dhe
sigurisht ushqimor për egjiptianët e lashtë.
Gjedhët ishin bagëtia më e rëndësishme;
administrata mblidhte taksa për bagëtinë
gjatë regjistrimeve të shpeshta të popullsisë
dhe sasia e kopesë përcaktonte prestigjin
dhe rëndësinë e pronës apo tempullit që i
zotëronte ato. Përveç gjedhëve, egjiptianët e
lashtë mbanin edhe dele, dhi dhe derra.
Shpendë si rosat, patat dhe pëllumbat
kapeshin në rrjeta dhe shumoheshin në
ferma, ku ato ushqeheshin me forcë për t’i
majmur.Nili ofronte një burim plot me peshq.
Bletët gjithashtu janë zbutur të paktën që
nga Mbretëria e Vjetër dhe siguronin mjalt
dhe dyllë.
EGJIPTI I MEVONSHEM
 Egjipti u bë një provincë e
perandorisë romake në 30 p.e.r,
pas mundjes së Mark Antonit dhe
mbretëreshës Ptolemaike
Kleopatra VII nga Oktaviani (më
vonë perandori romak Augustus)
në betejën e Akciumit. Romakët
mbështeteshin shumë në
importet e grurit nga Egjipti dhe
ushtria romake, nën kontrollin e
një prefekti të emëruar nga
perandori, shtypën rebelimet,
zbatuan rreptësisht mbledhjen e
taksave të rënda dhe
parandaluan sulmet nga
banditët, që ishin bërë problem
madhor gjatë
periudhës.Aleksandria u bë
gjithnjë e më shumë një qendër e
rëndësishme e rrugës tregtare
me orientin, duke qenë se lukset
ekzotike kërkoheshin shumë në
Romë.
PIRAMIDA E KEOPSIT
PIRAMIDA E KEOPSIT
 Piramida e Keopsit është
më e madhja nga
tre piramidat kryesore në
Giza dhe piramida më e lartë
në botë. Ajo u ndërtua nga
faraoni Keops gjatë viteve
3100 p.e.s - 2700 p.e.s. Ka
një lartësi prej 137 m dhe
gjatësinë e çdo brinje të
bazës e ka 227 m. Përbehet
nga 2 500 000 blloqe me
masë prej 2 - 5 tona secila.
Kështu masa e piramidës i
afrohet 6 000 000 tonelatave.
Blloqet formojnë 203 shkallë
me lartësi mesatare prej
1 metri .
LIBRI SHKENCOR I SHKRUAJTUR NE
GURE
 Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët
"Libër shkencor i shkruajtur në gurë" pasi :
 Meridiani që kalon nga maja e piramidës, e ndante në
dy pjesë të barabarta deltën e lumitNil dhe përputhej
me drejtimin veri-jug
 Lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe
jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.
 Duke e shumëzuar me një miliard lartësinë që do të
kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur
deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër
që është afërsisht i barabartë me largësinë në km
nga Toka deri në Diell . Per ndertimin e kesaj piramide
punuan rreth 100000 skllever per 30 vjet. Ky bllok
gjigand prej guri(pra guret e medhenj nga te cilet
perbehet)mjaftojne per te bere nje mur 3 metra te larte
dhe 0.3 metra te gjere qe te rrethoje te gjithe francen.
Per te transportuar te gjitha materialet qe duhe per
ndertimin e kesaj piramide duhen rreth 9000 trena,me
50 vagone secili. Sot kjo piramide vizitohet nga shume
turiste,qe vijne nga e gjithe bota.
E FSHEHTA E PIRAMIDES SE
KEOPSIT
 Çdo njeri është në gjendje që në një
natë të errët të gjejë drejtimin e
Bejrut, me anë të Yllit Polar.
Gjithashtu, është në dijeni që, për
shkak të dukurisë së precesionit,
boshti i rrotullimit të Tokës
zhvendoset duke përshkuar një
sipërfaqe konike një herë në 25800
vjet. D.m.th se ky bosht e ndryshon
orientimin e vet në hapësirë. Kjo do
të thotë se poli qiellor, pra pika ku
shënjon boshti i Tokës përshkuan në
sfondin e qiellit yjor një rreth të
madh. Në qoftë se poli bie pikërisht
afër ndonjë ylli të ndritshëm, atëherë
ky yll luan rolin e Yllit Polar. Sot këtë
rol e luan ylli alfa i Arushës së Vogël
(Ursae Minoris). Por katërmijë e
pesëqind vjet më parë Poli Verior i
qiellit ndodhej afër një tjetër ylli të
ndritshëm dhe pikërisht afër yllit alfa
Draconis. Me këtë lidhet historia
zbavitëse e njërës prej hipotezave
të fshehta të ndërtimit të piramidës
së Keopsit.
RASTESI APO…
 Korridori i brendshëm më i gjatë, ose
thënë ndryshe hyrja e tunelit të kësaj
piramide, është e drejtuar për nga Veriu.
Sikur pjerrësia e tij të ishte 30 gradë aq sa
është gjerësia gjeografike e vendit, ku
ndodhet piramida, atëherë vrojtuesi i
ndodhur në qendër të saj do ta shikonte
Polin Verior të qiellit në drejtim të
vrimës së tunelit. Pjerrësia e tunelit është
vetëm 26,5 gradë. Kjo do të thotë se
tuneli shënjon në drejtim të pikës që
ndodhet 3,5 gradë poshtë polit. Në fillim
të shekullit XIX astronomi i dëgjuar,
Herchel, në lidhje me këtë problem
formuloi hipotezën, sipas së cilës, del se
në kohën kur u ndërtua piramida, ylli
alfa Draconis ishte pikërisht në po këtë
largësi nga poli e për rrjedhojë gjatë një
ditë-nate, ai ndodhej një herë në
kulmimin e poshtëm të tij dhe saktësisht
poshtë polit, atje ku shënjonte tuneli i
piramidës
NJE HIPOTEZE E HEDHUR
POSHTE
 Ja dhe një tjetër histori rreth
kësaj piramide, që ka lidhje me
ciklin "Dijet e panjohura të
kapllanëve të Egjiptit". Po jo
vetëm vendosja se kur ka
ndodhur kjo mund të ndihmojë
në përcaktimin e saktë të datës
së ndërtimit të piramidës. Siç del,
alfa Draconis ndodhej larg Polit
me 3,5 gradë dy herë: në vitin
2100 dhe 3300 vjet para erës
sonë.
 Fatkeqësisht, asnjë nga këto
data nuk përputhen me ato çfarë
dihen nga studimet egjiptologjike:
Piramida e Keopsit u ngrit rreth
vitit 2800 para erës sonë, pra
kemi një shmangie, një
digresion.
Piramidat e egjptit/ Keopsit

More Related Content

What's hot

Greqia
GreqiaGreqia
Shqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë BotëroreShqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shkollë
 
Iliret
IliretIliret
Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine  Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine
Xhoana Pepa
 
7 mrekullite e botes antike
7 mrekullite e botes antike7 mrekullite e botes antike
7 mrekullite e botes antikeschool projects
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
Durim Krasniqi
 
Monarket e ndricuar
Monarket e ndricuarMonarket e ndricuar
Monarket e ndricuar
AdoraHallunej
 
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
sidorelahalilaj113
 
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashtaHistori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashtaEriona Mustafa
 
Projekt Gjeografi
Projekt GjeografiProjekt Gjeografi
Projekt Gjeografi
Egla Mërzheku
 
MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI
MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI
MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI
Emiljano Vladi
 
Veshje popullore
Veshje populloreVeshje popullore
Veshje populloreselda20
 
qyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotamiqyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotami
Sindi Ramadani
 
Perandoria Lindore Romake - Bizanti
Perandoria Lindore Romake - Bizanti Perandoria Lindore Romake - Bizanti
Perandoria Lindore Romake - Bizanti
Shkollë
 
Kultura dhe civilizimi
Kultura dhe civilizimiKultura dhe civilizimi
Kultura dhe civilizimiDonart Geci
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
AleksandrosHodo
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinAn An
 

What's hot (20)

Greqia
GreqiaGreqia
Greqia
 
Saranda
SarandaSaranda
Saranda
 
Shqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë BotëroreShqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë Botërore
 
Iliret
IliretIliret
Iliret
 
Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine  Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine
 
7 mrekullite e botes antike
7 mrekullite e botes antike7 mrekullite e botes antike
7 mrekullite e botes antike
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Monarket e ndricuar
Monarket e ndricuarMonarket e ndricuar
Monarket e ndricuar
 
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
 
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashtaHistori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
 
Projekt av
Projekt avProjekt av
Projekt av
 
Projekt Gjeografi
Projekt GjeografiProjekt Gjeografi
Projekt Gjeografi
 
MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI
MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI
MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI
 
Veshje popullore
Veshje populloreVeshje popullore
Veshje popullore
 
qyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotamiqyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotami
 
Perandoria Lindore Romake - Bizanti
Perandoria Lindore Romake - Bizanti Perandoria Lindore Romake - Bizanti
Perandoria Lindore Romake - Bizanti
 
Kultura dhe civilizimi
Kultura dhe civilizimiKultura dhe civilizimi
Kultura dhe civilizimi
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantin
 
Rrethi i korçës
Rrethi i korçësRrethi i korçës
Rrethi i korçës
 

Viewers also liked

Piramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- Projekt
Piramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- ProjektPiramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- Projekt
Piramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- Projekt
EltonAlbert
 
Pune praktike Tema:Enigma e piramidave egjiptiane. Nentema:Piramida e Keopsit
Pune praktike Tema:Enigma e piramidave egjiptiane. Nentema:Piramida e KeopsitPune praktike Tema:Enigma e piramidave egjiptiane. Nentema:Piramida e Keopsit
Pune praktike Tema:Enigma e piramidave egjiptiane. Nentema:Piramida e KeopsitIna Inna
 
Piramidat dhe faraonet e Egjiptit
Piramidat dhe faraonet e EgjiptitPiramidat dhe faraonet e Egjiptit
Piramidat dhe faraonet e Egjiptit
Kristina Doko
 
Enigma e piramidave te Egjiptit
Enigma e piramidave te  EgjiptitEnigma e piramidave te  Egjiptit
Enigma e piramidave te Egjiptit
Ør Ñe Łå
 
Lindau_Germany
Lindau_GermanyLindau_Germany
Lindau_Germany
Popescu Felicia
 
Von Hippel Lindau - Oftalmologia - CEPOA - Dr. Michel Bittencourt Santos
Von Hippel Lindau - Oftalmologia - CEPOA - Dr. Michel Bittencourt SantosVon Hippel Lindau - Oftalmologia - CEPOA - Dr. Michel Bittencourt Santos
Von Hippel Lindau - Oftalmologia - CEPOA - Dr. Michel Bittencourt SantosMichel Bittencourt
 
Piramidat e Egjiptit
Piramidat e EgjiptitPiramidat e Egjiptit
Piramidat e Egjiptit
aldo bega
 
Zbulimet arkeologjike ne
Zbulimet arkeologjike neZbulimet arkeologjike ne
Zbulimet arkeologjike neAn An
 
Formació un bon projecte
Formació un bon projecteFormació un bon projecte
Formació un bon projecte
mambla
 
Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte
Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte
Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte Andi Belegu
 
BMW - Situation Analysis
BMW - Situation AnalysisBMW - Situation Analysis
BMW - Situation AnalysisJason Wachter
 
Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetAn An
 
Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshme
Ana Ana
 
Schule der Zukunft
Schule der Zukunft Schule der Zukunft
Schule der Zukunft
Peter Micheuz
 
BMW Market Analysis
BMW Market AnalysisBMW Market Analysis
BMW Market Analysis
TAM Akademie GmbH
 

Viewers also liked (16)

Piramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- Projekt
Piramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- ProjektPiramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- Projekt
Piramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- Projekt
 
Pune praktike Tema:Enigma e piramidave egjiptiane. Nentema:Piramida e Keopsit
Pune praktike Tema:Enigma e piramidave egjiptiane. Nentema:Piramida e KeopsitPune praktike Tema:Enigma e piramidave egjiptiane. Nentema:Piramida e Keopsit
Pune praktike Tema:Enigma e piramidave egjiptiane. Nentema:Piramida e Keopsit
 
Piramidat dhe faraonet e Egjiptit
Piramidat dhe faraonet e EgjiptitPiramidat dhe faraonet e Egjiptit
Piramidat dhe faraonet e Egjiptit
 
Enigma e piramidave te Egjiptit
Enigma e piramidave te  EgjiptitEnigma e piramidave te  Egjiptit
Enigma e piramidave te Egjiptit
 
Lindau_Germany
Lindau_GermanyLindau_Germany
Lindau_Germany
 
Von Hippel Lindau - Oftalmologia - CEPOA - Dr. Michel Bittencourt Santos
Von Hippel Lindau - Oftalmologia - CEPOA - Dr. Michel Bittencourt SantosVon Hippel Lindau - Oftalmologia - CEPOA - Dr. Michel Bittencourt Santos
Von Hippel Lindau - Oftalmologia - CEPOA - Dr. Michel Bittencourt Santos
 
Piramidat e Egjiptit
Piramidat e EgjiptitPiramidat e Egjiptit
Piramidat e Egjiptit
 
Zbulimet arkeologjike ne
Zbulimet arkeologjike neZbulimet arkeologjike ne
Zbulimet arkeologjike ne
 
Formació un bon projecte
Formació un bon projecteFormació un bon projecte
Formació un bon projecte
 
Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte
Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte
Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte
 
BMW - Situation Analysis
BMW - Situation AnalysisBMW - Situation Analysis
BMW - Situation Analysis
 
Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentet
 
Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshme
 
PRESENTATION ON BMW
PRESENTATION ON BMWPRESENTATION ON BMW
PRESENTATION ON BMW
 
Schule der Zukunft
Schule der Zukunft Schule der Zukunft
Schule der Zukunft
 
BMW Market Analysis
BMW Market AnalysisBMW Market Analysis
BMW Market Analysis
 

More from Arlinda

Gruaja shqiptare
Gruaja shqiptareGruaja shqiptare
Gruaja shqiptareArlinda
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
SkenderbeuArlinda
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
BiodiversitetiArlinda
 
Fillimet e kercimit
Fillimet e kercimitFillimet e kercimit
Fillimet e kercimitArlinda
 
Aksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreAksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreArlinda
 
Programet kompjuterike
Programet kompjuterikeProgramet kompjuterike
Programet kompjuterikeArlinda
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanArlinda
 
1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-se
1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-se1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-se
1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-seArlinda
 
Amerika e jugut
Amerika e jugutAmerika e jugut
Amerika e jugutArlinda
 
Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seArlinda
 
Kimia organike Alkinet
Kimia organike AlkinetKimia organike Alkinet
Kimia organike AlkinetArlinda
 
Eutrofikimi
EutrofikimiEutrofikimi
EutrofikimiArlinda
 
Fekondimi In Vitro
 Fekondimi In Vitro Fekondimi In Vitro
Fekondimi In VitroArlinda
 
Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeArlinda
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeArlinda
 
Dhurimi i gjakut
Dhurimi i gjakutDhurimi i gjakut
Dhurimi i gjakutArlinda
 

More from Arlinda (18)

Gruaja shqiptare
Gruaja shqiptareGruaja shqiptare
Gruaja shqiptare
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
Biodiversiteti
 
Fillimet e kercimit
Fillimet e kercimitFillimet e kercimit
Fillimet e kercimit
 
Aksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreAksidentet rrugore
Aksidentet rrugore
 
Programet kompjuterike
Programet kompjuterikeProgramet kompjuterike
Programet kompjuterike
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 
Femijeria
FemijeriaFemijeria
Femijeria
 
1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-se
1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-se1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-se
1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-se
 
Amerika e jugut
Amerika e jugutAmerika e jugut
Amerika e jugut
 
Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-se
 
Kimia organike Alkinet
Kimia organike AlkinetKimia organike Alkinet
Kimia organike Alkinet
 
Eutrofikimi
EutrofikimiEutrofikimi
Eutrofikimi
 
Fekondimi In Vitro
 Fekondimi In Vitro Fekondimi In Vitro
Fekondimi In Vitro
 
Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografike
 
Ciklistet
CiklistetCiklistet
Ciklistet
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
Dhurimi i gjakut
Dhurimi i gjakutDhurimi i gjakut
Dhurimi i gjakut
 

Piramidat e egjptit/ Keopsit

  • 1. PUNE ME PROJEKT TEMA: QYTETRIMI EGJIPTJAN PIRAMIDA E KEOPSIT LENDA: HISTORI
  • 2.  Egjipti i lashtë ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që është sot shteti modern i Egjiptit.  Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth 3150 p.e.r (sipas kronologjisë konvencionale egjiptiane) kur u krye bashkimi politik i Egjiptit të Sipërm e të Poshtëm nën faraonin e parë. Historia e Egjiptit të lashtë ndodhi në një seri Mbretërish të qëndrueshme, të ndara nga periudha paqëndrueshmërie të njohura si Periudhat e Mesme. Mbretëria e Vjetër i përket Epokës së Hershme të Bronzit, Mbretëria e Mesme dhe Mbretëria e Re Epokës së Vonë të Bronzit. Egjipti arriti pikun e fuqisë së tij gjatë Mbretërisë së Re, në periudhën e Ramsesit, pas së cilës filloi të binte ngadalësisht. Egjipti u pushtua radhë pas radhe nga fuqi të huaja gjatë kësaj periudhe të vone. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, një nga gjeneralët e tij, Ptoleme Soteri, shpalli veten si sundues të ri të Egjiptit. Kjo Dinasti Ptolemaike sundoi Egjiptin deri në vitin 30 p.e.r, kur u pushtua nga Perandoria Romake dhe u bë një provincë romake.
  • 3. SUKSESI I KETIJ QYTETERIMI  Suksesi i qytetërimit të lashtë egjiptian erdhi pjesërisht nga aftësia e tij për tu përshtatur me kushtet e Luginës së Nilit. Parashikimi i përmbytjeve dhe vaditja e vazhdueshme dhe e kontrolluar e luginës pjellore çoi në prodhimin në tepricë të të korrave, që çoi në zhvillimin kulturor e shoqëror. Me burimet rezervë, administrata nxiti shfrytëzimin e mineraleve që mund të nxirreshin nga lugina dhe zonat e shkretëtirës përreth, u zhvillua shkrimi egjiptian me hieroglife,u organizuan projekte bujqësore dhe ndërtimore, u zhvillua tregti me rajonet rrethuese dhe u krijua një force ushtarake për të mundur armiqtë e huaj dhe për të vendosur pushtetin dhe dominimin e egjiptit.
  • 4. ARRITJET E EGJIPTJANEVE  Disa nga arritjet e egjiptianëve të lashtë përfshijnë nxjerrjen e gurëve, ndërtimin e piramidave, tempujve dhe obeliskëve; u zhvillua matematika, mjekësia, vaditja dhe teknika të reja bujqësore për prodhimtari, anijet para, qeramika dhe teknologjia e qelqit, forma të reja të letërsisë dhe traktati i parë i paqes që njihet në histori.Egjipti la një trashëgimi të qëndrueshme e të pavdekshme.
  • 6.  Nga fundi i periudhës Paleolitike klima e thatë e Afrikës Veriore u bë edhe më e nxehtë dhe thatë, duke bërë që popullsia që jetonte aty të mblidhej përgjatë luginës së Nilit dhe qysh kur njerëzit modernë gjahtarë-mbledhës filluan të banonin në këtë rajon në fund të Pleistocenit të Mesëm rreth 120 mijë vjet më parë, Nili ka qenë burimi i jetës për Egjiptin.Toka pjellore e përmbytshme e Nilit u dha njerëzve mundësinë për vendosjen dhe krijimin e një ekonomie bujqësore dhe një shoqërie më të centralizuar e të sofistikuar, gjë që u bë gur themeli për qytetërimin njerëzor.
  • 7. VENDI KU U ZHVILLUA QYTETERIMI EGJIPTJAN (LUMI NIL)
  • 8. MENYRAT E JETESES SE EGJIPTJANEVE  Në kohërat Paradinastike dhe të Dinastisë së Hershme, klima e Egjiptit ishte më shumë herë më pak e thatë se sot. Rajone të mëdhaja të Egjiptit ishin të mbuluara me savana me pemë dhe të mbushura me thundrakë që kullotnin. Gjethnaja dhe fauna ishin të gjendura në të tërë mjediset dhe rajoni i Nilit kishte një popullatë të madhe të shpendëve të ujit. Gjuetia duhet të ketë qenë e zakonshme për egjiptianët dhe kjo është periudha kur shumë kafshë u zbutën për herë të parë.
  • 9.  Përparime të mahnitshme në arkitekturë, art dhe teknologji u bënë gjatë Mbretërisë së Vjetër, të nxitura nga prodhimtaria bujqësore në rritje e bërë e mundur nga një administratë qendrore e mirë-organizuar. Nën drejtimin e vezirit, zyrtarët e shtetit mblidhnin taksat, koordinonin projektet vaditëse për të përmirësuar prodhimin e të korrave, zgjidhnin fshatarët për të punuar në projekte ndërtimi dhe vunë në funksionim një sistem drejtësie për të mbajtur në vend paqen dhe rendin.
  • 11. FORAONI  Faraoni ishte monarku absolut i vendit dhe, të paktën në teori, zotëronte kontroll të plotë mbi tokat dhe burimet e tij. Mbreti ishte komandanti ushtarak suprem dhe kryetar i qeverisë, e cila mbështetej në një burokraci zyrtarësh për të drejtuar punët. Në krye të administratës ishte i dyti në komandë, veziri, i cili vepronte si përfaqësues i mbretit dhe koordinonte studimin e tokave, thesarin, projektet ndërtuese, sistemin ligjor dhe arkivat.Në një nivel rajonal, vendi ishte i ndarë në 42 rajone administrative të quajtura nome secila të qeverisura nga një nomark, i cili ishte përgjegjës ndaj vezirit për aq pushtet sa kishte. Tempujt egjiptianë ishin shtylla kurrizore e ekonomisë. Jo vetëm që ishin vende lutjeje por ishin të përgjegjshme edhe për mbledhjen dhe ruajtjen e pasurisë së vendit në një sistem hambaresh dhe thesaresh të administruara nga mbikqyrës, që rishpërndanin grurin dhe mallrat
  • 12. TE DREJTAT E BANOREVE TE EGJIPTIT  Egjiptianët e lashtë i shihnin burrat dhe gratë, nga të gjitha klasat shoqërore përjashtuar skllevërit, si të barabartë me ligjin, madje edhe fshatari më i ulët kishte të drejtën e peticionit ndaj vezirit dhe gjykatës së tij për korrigjim të vendimit. Si burrat, si gratë kishin të drejtë të kishin prona e t'i shisnin ato, kishin të drejtë të martoheshin e divorcoheshin, të merrnin trashëgimi dhe të ndiqnin një çështje ligjore në gjyq. Çiftet e martuara mund të zotëronin prona sëbashku dhe të mbronin veten nga divorci nëpërmjet kontratave martesore, të cilat përcaktonin detyrimet financiare të burrit ndaj gruas dhe fëmijëve të tij nëse martesës do t'i vinte fundi.
  • 13. BUJQESIA  Një përzierje e tipareve të favorshme gjeografike ndihmoi në suksesin e kulturës së lashtë egjiptiane, ku më i rëndësishmi tipar ishte toka pjellore që vinte si pasojë e përmbytjeve të lumit Nil. Egjiptianët e lashtë qenë pra të aftë të prodhonin një tepri ushqimi, duke lejuar popullsinë t’i kushtonte më shumë kohë dhe burime ngritjes së kulturës, teknologjisë dhe artit. Administrimi i tokës ishte jetësor në Egjiptin e lashtë sepse taksat caktoheshin në varësi të sasisë së tokës që një person zotëronte.
  • 14. KAFSHET  Egjiptianët besonin se një marrëdhënie e shëndoshë mes njerëzve dhe kafshëve ishte një element thelbësor i rendit kozmik; prandaj njerëzit, kafshët dhe bimët besoheshin se ishin njësh sëbashku.Kafshët, si të zbuturat, si të egrat, ishin kësisoj një burim jetësor shpirtëror, shoqëror dhe sigurisht ushqimor për egjiptianët e lashtë. Gjedhët ishin bagëtia më e rëndësishme; administrata mblidhte taksa për bagëtinë gjatë regjistrimeve të shpeshta të popullsisë dhe sasia e kopesë përcaktonte prestigjin dhe rëndësinë e pronës apo tempullit që i zotëronte ato. Përveç gjedhëve, egjiptianët e lashtë mbanin edhe dele, dhi dhe derra. Shpendë si rosat, patat dhe pëllumbat kapeshin në rrjeta dhe shumoheshin në ferma, ku ato ushqeheshin me forcë për t’i majmur.Nili ofronte një burim plot me peshq. Bletët gjithashtu janë zbutur të paktën që nga Mbretëria e Vjetër dhe siguronin mjalt dhe dyllë.
  • 15. EGJIPTI I MEVONSHEM  Egjipti u bë një provincë e perandorisë romake në 30 p.e.r, pas mundjes së Mark Antonit dhe mbretëreshës Ptolemaike Kleopatra VII nga Oktaviani (më vonë perandori romak Augustus) në betejën e Akciumit. Romakët mbështeteshin shumë në importet e grurit nga Egjipti dhe ushtria romake, nën kontrollin e një prefekti të emëruar nga perandori, shtypën rebelimet, zbatuan rreptësisht mbledhjen e taksave të rënda dhe parandaluan sulmet nga banditët, që ishin bërë problem madhor gjatë periudhës.Aleksandria u bë gjithnjë e më shumë një qendër e rëndësishme e rrugës tregtare me orientin, duke qenë se lukset ekzotike kërkoheshin shumë në Romë.
  • 16.
  • 18. PIRAMIDA E KEOPSIT  Piramida e Keopsit është më e madhja nga tre piramidat kryesore në Giza dhe piramida më e lartë në botë. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 3100 p.e.s - 2700 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatësinë e çdo brinje të bazës e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 - 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri .
  • 19. LIBRI SHKENCOR I SHKRUAJTUR NE GURE  Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët "Libër shkencor i shkruajtur në gurë" pasi :  Meridiani që kalon nga maja e piramidës, e ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumitNil dhe përputhej me drejtimin veri-jug  Lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.  Duke e shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në km nga Toka deri në Diell . Per ndertimin e kesaj piramide punuan rreth 100000 skllever per 30 vjet. Ky bllok gjigand prej guri(pra guret e medhenj nga te cilet perbehet)mjaftojne per te bere nje mur 3 metra te larte dhe 0.3 metra te gjere qe te rrethoje te gjithe francen. Per te transportuar te gjitha materialet qe duhe per ndertimin e kesaj piramide duhen rreth 9000 trena,me 50 vagone secili. Sot kjo piramide vizitohet nga shume turiste,qe vijne nga e gjithe bota.
  • 20. E FSHEHTA E PIRAMIDES SE KEOPSIT  Çdo njeri është në gjendje që në një natë të errët të gjejë drejtimin e Bejrut, me anë të Yllit Polar. Gjithashtu, është në dijeni që, për shkak të dukurisë së precesionit, boshti i rrotullimit të Tokës zhvendoset duke përshkuar një sipërfaqe konike një herë në 25800 vjet. D.m.th se ky bosht e ndryshon orientimin e vet në hapësirë. Kjo do të thotë se poli qiellor, pra pika ku shënjon boshti i Tokës përshkuan në sfondin e qiellit yjor një rreth të madh. Në qoftë se poli bie pikërisht afër ndonjë ylli të ndritshëm, atëherë ky yll luan rolin e Yllit Polar. Sot këtë rol e luan ylli alfa i Arushës së Vogël (Ursae Minoris). Por katërmijë e pesëqind vjet më parë Poli Verior i qiellit ndodhej afër një tjetër ylli të ndritshëm dhe pikërisht afër yllit alfa Draconis. Me këtë lidhet historia zbavitëse e njërës prej hipotezave të fshehta të ndërtimit të piramidës së Keopsit.
  • 21. RASTESI APO…  Korridori i brendshëm më i gjatë, ose thënë ndryshe hyrja e tunelit të kësaj piramide, është e drejtuar për nga Veriu. Sikur pjerrësia e tij të ishte 30 gradë aq sa është gjerësia gjeografike e vendit, ku ndodhet piramida, atëherë vrojtuesi i ndodhur në qendër të saj do ta shikonte Polin Verior të qiellit në drejtim të vrimës së tunelit. Pjerrësia e tunelit është vetëm 26,5 gradë. Kjo do të thotë se tuneli shënjon në drejtim të pikës që ndodhet 3,5 gradë poshtë polit. Në fillim të shekullit XIX astronomi i dëgjuar, Herchel, në lidhje me këtë problem formuloi hipotezën, sipas së cilës, del se në kohën kur u ndërtua piramida, ylli alfa Draconis ishte pikërisht në po këtë largësi nga poli e për rrjedhojë gjatë një ditë-nate, ai ndodhej një herë në kulmimin e poshtëm të tij dhe saktësisht poshtë polit, atje ku shënjonte tuneli i piramidës
  • 22. NJE HIPOTEZE E HEDHUR POSHTE  Ja dhe një tjetër histori rreth kësaj piramide, që ka lidhje me ciklin "Dijet e panjohura të kapllanëve të Egjiptit". Po jo vetëm vendosja se kur ka ndodhur kjo mund të ndihmojë në përcaktimin e saktë të datës së ndërtimit të piramidës. Siç del, alfa Draconis ndodhej larg Polit me 3,5 gradë dy herë: në vitin 2100 dhe 3300 vjet para erës sonë.  Fatkeqësisht, asnjë nga këto data nuk përputhen me ato çfarë dihen nga studimet egjiptologjike: Piramida e Keopsit u ngrit rreth vitit 2800 para erës sonë, pra kemi një shmangie, një digresion.