SlideShare a Scribd company logo
1 of 47
1. Cka quajme veper penale?
Veprat me të cilat cenohet, dëmtohet apo asgjësohet vlerat juridike të njeriut dhe të
bashkësisë së caktuar, në të drejtën penale quhen vepra penale
2. Cka nenkuptojme me termin e drejte penale?
Me termin e drejta penale nënkuptojmë një degë të legjislacionit pozitiv të shtetit të
caktuar dhe një degë të shkencave juridike.
3. Cka eshte e drejta penale, si dege e legjeslacionit
pozitiv?
Si degë e legjislacionit pozitiv, e drejta penale është sistem i normave ligjore me të cilat
përcaktohet se cilat vepra të njerëzve konsiderohen vepra penale dhe far lloje të
dënimeve apo të sanksioneve penale do t’u shqiptohen kryesve të tyre.
4. Cka eshte karakteristike themelore e te drejtes
penale?
Si karakteristikë themelore e së drejtës penale është se kjo është e drejtë ligjore. Është
ligjore meqë kjo degë e drejtësisë i rregullon cështjet nga lëmi i saj vetëm me ligj, e jo
me ndonjë akt tjetër nënligjor apo norma tjera juridike.
5. Cka eshte lende e se drejtes penale?
Lëndë e së drejtës penale është vepra penale, kryesi i veprës penale dhe sanksionet
penale.
6. Cka parasheh e drejta penale?
E drejta penale parasheh se cilat vepra konsiderohen vepra penale dhe sanksionet penale
qe mund t’u shqiptohen kryeresve te tyre.
7. Cka parasheh e drejta e procedures penale?
E drejta e procedurës penale parashef normat me të cilat rregullohet veprimi dhe
autorizimi i organeve shtetërore në procedurën penale. Me procedurën penale
rregullohen marrëdhënjet midis gjykatave të larta dhe të ulta , raportet në mes gjykatës
prokurorit, të fajsuarit , mbrojtësit, të dëmtuarve dhe subjektëve tjerë në procedurë sic
janë: dëshmitarët , eksperti përkthyesi etj.
8. Cka percaktohet me normat e natyres materiale?
Me normat e natyres materiale percaktohen se cilat vepra te njerezve konsiderohen vepra
penale dhe cfare lloje te sanksioneve penale mund t’u shqiptohen kryeresve te tyre.
9. Cka rregullohet me normat e procedures penale?
Me normat e procedures penale rregullohet procedura e gjykates dhe te organeve tjera
shteterore per t’u konstatuar se a ka kryer ndonje person veper penale dhe se a jane
plotesuar kushtet per shqiptimin e sanksionit penal.
10. Si ndahet e drejta penale?
E drejta penale ndahet ne te:
A) Drejten penale te pergjithshme dhe
B) Drejten penale te posacme.
11. Cka eshte e drejta penale e pergjithshme?
E drejta penale e përgjithshme është ajo e cila vlenë për të gjith qytetarët.
12. Cka eshte e drejta penale e posacme?
e drejta e posacme penale është ajo e cila vlenë për një grup qytetarësh që gjenden në
marrëdhënje të caktuara apo i përkasin grupit të caktuar të shoqërisë( E drejta penale
ushtarake, e cila aplikohet ndaj personave ushtarak, e drejta penale ndaj të miturve që
aplikohet vetëm ndaj kryesëve të miturve të veprave penale.
13. Cka nenkuptojme me te drejten penale te rregullt?
E drejta penale e rregullt aplikohet në kushtet normale, të rregullta të jetës shoqërore
(gjatë kohës së paqës).
14. Cka nenkuptojme me te drejten penale te
jashtezakonshme?
E drejta penale e jashtzakonshme nënkupton normat penolo-juridike që nxirren dhe
aplikohen në kushtet dhe rrethanat të jashtzakonshme( gjat luftës , apo rrezikut të
drejtpërdrejt nga lufta).
15. Cka konsiderohet e drejte penale kombetare?
E drejt penale kombëtare konsiderohet ajo e drejt penale apo legjislacion penal i një shteti
të caktuar, që vepron apo zbatohet në teritorin e tij.
16. Cka eshte e drejta penale nderkombetare?
E drejta penale nderkombetare eshte sistem i normave penale – juridike qe u dedikohet
marredhenieve nderkombetare.
17. Cka eshte e drejta komparative?
E drejta penale komparative merret me studimin e legjislacioneve penale të vendeve të
botës. Shërben vetëm si metodë shkencore për njohjen e drejtave penale të shteteve tjera.
18. Cka eshte shkenca e se drejtes penale?
Shkenca e së drejtës penale është sistem i nocioneve dhe i institucioneve të së drejtës
penale.
19. Cila eshte detyra kryesore e shkences se te drejtes
penale?
Detyrë primare e shkencës së të drejtës penale është studimi dhe avancimi i së drejtës
penale apo legjislacionit penal që është në fuqi në vendin e caktuar.
20. Shkencat e se drejtes penale, si ndahet?
Shkencat e se drejtes penale ndahen ne :
a) Pjesen e pergjithshme dhe
b) Pjesen e posacme.
21. Cka eshte pjesa e pergjithshme e shkences se te
drejtes penale?
Pjesa e përgjithshme e shkencës së të drejtës penale studion parimet dhe institucionet
themelore të së drejtës penale.Lidhur me cështjet që shqyrtohen në pjesën e përgjithshme
të shkencës së drejtës penale ekzistojnë dy drejtime apo sisteme: Sistemi bipartit dhe
sitemi tripartit.
22. Cka eshte sistemi i bipartit?
Sistemi i bipartite eshte sistem tradicional i shkences se te drejtes penale. Kete sistem i
pari e ka inauguruar Fojerbahu, te cilin me vone e kan pervetesuar edhe disa perfaqesues
te shkolles sociologjike. Ne kete pjese shqyrtohen vetem dy nocione themelore : vepra
penale dhe sanksioni penal.
23. Cka eshte sistemi i tripartit?
Sistemi I tripartite eshte sistem I shkences se te drejtes penale i cili eshte shfaqur ne fillim
te ketij shekulli. Sipas sistemit te tripartite, ne kete pjese, ekzistojne tri nocione
themelore: vepra penale, fajtori dhe sanksioni penal.
24. Me cka merret pjesa e posacme e shkences se te
drejtes penale?
Pjesa e posacme e shkencës së të drejtës penale merret me studimin e veprave penale
vec e vec, elemntet e tyre, formën e fajit me të cilën kryhen ato dhe sanksionet penale që
mund t’u shqiptohen kryesve të tyre. Pjesa e posacme e shkencës së të drejtës penale i
studion nocionet e veprave penale sic janë: vrasja, plagosja, vjedhja etj.
25. Si ndahen burimet e se drejtes penale?
Burimet e se drejtes penale ndahen ne dy lloje, ato jane :
a) Burimet material dhe
b) Burimet formale.
26. Cka konsiderohet burime materiale?
Burimet material konsiderohen të gjitha marrëdhëniet shoqërore–ekonomike dhe
marrëdhëniet e tjera shoqërore, që e karakterizojnë një shoqëri, sitemin e saj shoqëroro-
politik, ekonomik etj.
27. Cka jane burimet formale?
Burimet formale të së drejtës penale janë normat juridike vec e vec dhe tërsia e tyre, ky
është sistemi juridik i një caktuar. Burim kryesor duke u mbështetur në parimin nullum
crimen nulla poena sine lege është Kodi penal, burimet tjera konsiderohen
kushtetuta,konventa ndërkombtare etj.
28. Cka nenkuptojme me nocionin ligj penal?
Me nocionin ligj penal nënkuptojmë cdo dispozitë ligjore me të cilën rregullohen cështje
nga fusha e së drejtës penale.
29. Cka nenkuptojme me nocionin kod penal?
Me nocion kod penal, nënkuptojmë ligjin të rëndësishëm në të cilin në mënyrë të
tërsishme dhe të sistemuar përmblidhen dispozitat penalo-juridike.
30. Cka nenkuptojme me legjislacion penal?
Me shprehjen legjislacion penal, nënkuptojm të gjitha ligjet penale , pra edhe kodin
penale, si dhe tërë sistemin e ligjeve dhe dispozitave tjera penale, të cilat janë në fuqi.
31. Ne sa pjese ndahet Kodi Penal I Kosoves?
Kodi penal I Kosoves ndahet ne dy pjese:
a) Pjesen e pergjithshme dhe
b) Pjesen e posacme.
32. Cka paraqet pjesa e pergjithshme e Kodit Penal?
Pjesa e përgjithshme e kodit penale, paraqet një sitem të normave penalo-juridike me të
cilat përcaktohen parimet e së drejtës penale si dhe nocioni dhe institucioent themelore të
së drejtës penale, sic janë veprat penale, dënimet dhe llojet e sanksioneve penale ,
mbrojtja e nevojshme, nevoja ekstreme etj.
33. Cfare ceshtje rregullohen me normat e pjeses se
pergjithshme?
Me normat e pjeses se pergjithshme te Kodit penal rregullohen ceshtjet qe jane te
perbashketa per te gjitha veprat penale dhe ndeshkimshmerine e tyre.
34. Cka paraqet pjesa e posacme e Kodit penal?
Pjesa e posacme e kodit penal paraqet sistem te normave penalo-juridike me të cilat
përcaktohen veprat penale vec e vec si dhe sanksionet penale dhe masat e trajtimit të
detyrueshëm që mund t’iu shqiptohen kryesve të veprave penale.
35. Cfare eshte karakteristike e normave penale-juridike
te pjeses se posacme?
Karakteristike e normave penale-juridike te pjeses se posacme eshte se cdonjera prej tyre
i ka dy pjese, dispozitivin dhe sanksionin. Ne dispozitiv percaktohen elementet e vepres
penale (figura e vepres penale) kush mund te jete kryeres dhe cka konsiston veprimi i
kryerjes.
36. Si mund te percaktohet vepra penale?
Vepra penale mund te percaktohet me detaje te shumta, p.sh. lidhur me veprimin e
kryerjes mund te percaktohet menyra e kryerjes, mjetet me te cilat mund te kryhet,
objekti I veprimit, pasoja, vendi dhe koha e kryerjes etj.
37. Cka nenkuptojme me dispozitiv te rendomte?
Me dispozitiv te rendomte nenkuptojme ato norma me te cilat nuk percaktohen tiparet e
vepres penale, por vetem emertimi i tyre.
38. Cka konsiderohet dispozitiv pershkrues?
Dispozitiv pershkrues konsiderohen ato norma me te cilat caktohen tiparet e vepres
penale, behet pershkrimi i tyre.
39. Cka konsiderohet dispozitiv udhezues apo norme
blankete?
Dispozitiv udhezues apo norme blankete konsiderohet ajo e cila lidhur me disa tipare te
vepres penale te caktuara, udhezon ne ndonje norme tjeter te Kodit penal.
40. C’duhet bere per t’u konsideruar nje veper penale?
Per t’u konsideruar nje veper veper penale, ajo duhet qe para se te jete kryer te
percaktohet me ligj si veper penale. Percaktueshmeria e vepres ne ligj eshte edhe element
I pergjithshem i vepres penale. Ky element i vepres penale ne te drejten penale njesohet
me parimin e legalitetit apo te ligjshmerise .
41. Cka nenkuptojme me interpretim ne te drejten
penale?
Me interpretim ne te drejten penale nenkuptojme percaktimin e kuptimit te drejte te
normes se caktuar penale – juridike.
42. Cfare rendesi ka interpretimi i ligjeve?
Interpretimi i ligjeve ka rendesi te madhe dhe eshte i domosdoshem ne te drejten penale,
ngase shumica e normave penale – juridike nuk mund te aplikohet ne rastin konkret para
se te interpretohen – para se te percaktohet kuptimi i drejte i tyre.
43. Sa lloje te interpretimeve njihen ne te drejten penale?
Njihen 3 lloje te interpretimeve dhe ato jane :
a) Sipas subjekteve qe mund ta beje interpretimin;
b) Sipas metodave;
c) Sipas vellimit.
44. Sa lloje te interpretimeve njihen sipas subjektit qe
mund ta bejne interpretimin ?
Njihen tri lloje te interpretimeve, ato jane :
a) Interpretimi autentik;
b) Interpretimi gjyqesor dhe
c) Interpretimi doktrinar.
45. Kush e ben interpretimin autentik?
Interpretimin autentik e ben organi i cili e ka nxjerre ligjin qe interpretohet. Nxjerrja e
ligjeve apo kodeve penale eshte ne kompetence te parlamentit, interpretimin autentik
mund ta beje vetem parlamenti i shtetit.
46. Cka konsiderohet interpretimi autentik?
Interpretimi autentik konsiderohet me i rendesishmi dhe vendimtar. Interpretimit autentik
duhet ti permbahen te gjithe organet shteterore. Per kete arsye quhet edhe interpretim
ligjor apo i obligueshem.
47. Interpretimi autentik si behet?
Interpretimi autentik behet sipas procedures qe vlen nxjerrja e ligjeve. Gjithashtu edhe
shpallet ne te njejten menyre sikunder edhe ligji. Andaj, interpretimi autentik
konsiderohet pjese integrale e ligjit qe i dedikohet. Ky inkorporohet ne tekstin e ligjit dhe
konsiderohet pjese perberese e tij prej momentit kur ligji hyn ne fuqi.
48. Cka eshte interpretimi gjyqesor?
Interpretimi gjyqesor eshte interpretim te cilin e bene gjykate gjate aplikimit te ligjit ne
rastin konkret. Interpretimi gjyqesor nuk ka efekt te pergjithshem obligues por vlene
vetem per nje rast konkret.
49. Cka eshte interpretimi shkencor apo doktrinar?
Interpretimi shkencor apo doktrinar i ligjeve penale eshte interpretim qe e ben shkenca e
se drejtes penale. Ky lloj interpretimi nuk eshte i obligueshem per organet qe merren me
aplikimin e ligjeve penale.
50. Cilat jane metodat e interpretimit?
Metodat e interpretimit te ligjeve penale jane :
a) Interpretimi gramatik
b) Interpretimi logjik
c) Interpretimi historik
d) Interpretimi sistematik
e) Interpretimi komporativ
f) Interpretimi teologjik
51. Si behet interpretimi gramatik?
Interpretimi gramatik i normave penale – juridike te legjislacionit penal behet me
ndihmen e rregullave te gramatikes dhe sintakses.
52. Si behet interpretimi logjik?
Interpretimi logjik mbeshtet ne rregullat e logjikes. Me ndihmen e ketij interpretimi,
percaktimi I permbajtjes dhe kuptimit te ligjit behet me ane te te menduarit dhe nxjerrjes
se konkluzave.
53. Ne cka konsiston interpretimi historik?
Interpretimi historik konsiston ne percaktimin e kuptimit te norms penale juridike duke u
mbeshtetur ne historikun e lindjes se saj, duke i percaktuar shkaqet qe e kane kushtezuar
nxjerrjen e normes.
54. Ne interpretimin historik, sa lloje te interpretimeve
njihen?
Njihen dy lloje te interpretimeve :
a) Interpretimi subjektiv dhe
b) Interpretimi objektiv apo evolutiv.
55. Si percaktohet interpretimi subjektiv?
Interpretimi subjektiv, kuptimi i ligjit penal apo te normes se caktuar penale – juridike,
percaktohet sipas kohes qe eshte nxjerre sipas asaj qe ligjdhenesi ka synuar te arrije ne
kohen kur e ka nxjerr ligjin.
56. Sipas interpretimit objektiv si percaktohet kuptimi i
ligjit?
Sipas interpretimit objektiv – evolutiv, kuptimi i ligjit apo normes se caktuar penale –
juridike, percaktohet sipas kohes kur behet aplikimi i tij.
57. Cka percakton interpretimi sistematik?
Interpretimi sistematik percakton permbajtjen dhe kuptimin e ndonje norme penale –
juridike ne baze te vendit qe eshte rradhitur ne sistemin e ngushte dhe te gjere te
legjislacionit penal si dhe lidhmerine e saj me normat dhe institucionet e tjera juridike –
penale.
58. Cka eshte interpretimi krahasues apo komporativ?
Interpretimi krahasues apo komporativ eshte metode e tille e interpretimit e cila kuptimin
e ligjit e percakton duke e bere krahasimin e dy apo me shume teksteve autentike te ligjit
te njejte, qe eshte shpallur ne gjuhe te ndryshme.
59. Kur aplikohet interpretimi krahasues?
Interpretimi krahasues aplikohet edhe atehere kur me rastin e perpilimit te ligjit penal ne
mase te konsiderueshme eshte marre parasysh ndonje legjislacion i huaj.
60. Cka eshte interpretimi sipas qellimit apo interpretimi
teologjik?
Interpretimi sipas qellimit apo interpretimi teologjik eshte metode e tille e interpretimit te
ligjit penal, i cili kuptimin e tij synon ta percaktoje sipas qellimit te ligjit (ratio legis).
61. Cka eshte interpretimi sipas vellimit?
Interpretimi sipas vellimit eshte atehere kur fjaleve, termave apo nocioneve qe jane
perdorur ne tekstin e normave penale, mund t’u jepet kuptimi i ngushte apo i gjere.
62. Sa lloje te interpretimeve kemi sipas interpretimit te
vellimit?
Sipas interpretimit te vellimit kemi dy lloje te interpretimeve:
a) Interpretimi i ngushte apo restrektiv dhe
b) Interpretimi i gjere apo ekstensiv.
63. Kur ekziston interpretimi i ngushte apo restrektiv?
Interpretimi i ngushte apo restrektiv ekziston atehere kur fjaleve, termave apo nocioneve
qe jane perdorur ne ligjin penal u jepet kuptimi i ngushte.
64. Kur ekziston interpretimi i gjere apo ekstensiv?
Interpretimi i gjere ekstensiv ekziston atehere kur fjaleve, termave apo nocioneve te ligjit
penal u jepet kuptimi i gjere.
65. Kur vepron ligji penal?
Cdo ligj penal vepron ne kohen e caktuar, ne territorin e caktuar dhe ndaj personave te
caktuar.
66. Sa lloje te veprimit te ligjit penal njihen?
Njihen tri lloje te veprimit te ligjeve penale:
a) Veprimi i ligjit penal ne kohe;
b) ------------------------- ne territor;
c) ------------------------- ndaj personave.
67. Kur hyn ne fuqi ligji penal?
Zakonisht ligji penal hyn ne fuqi tete dite pas shpalljes ne gazeten zyrtare.
68. Si quhet koha prej shpalljes ne gazeten zyrtare e deri
ne hyrjen ne fuqi?
Koha prej shpalljes se ligjit ne gazeten zyrtare e gjer ne hyrjen ne fuqi, quhet vocation
legis.
69. Deri kur vepron ligji penal?
Ligji penal vepron perderisa te abrogohet me ligjin e ri. Ai vepron gjer ne diten kur hyn
ne fuqi ligji i ri, i cili shprehimisht ose ne menyre te heshtur e abrogon ate te
meparshmin.
70. Si abrogohet shprehimisht ligji penal?
Shprehimisht ligji penal abrogohet ne rastet kur ligji i ri parasheh dispozite te posacme
me te cilin e abrogon ate te meparshmen, ose ne rastet kur ligji i ri permban klauzole
gjenerale me te cilen parashihet se pushojne se vepruari te gjitha dispozitat qe jane ne
kundershtim me te.
71. Si abrogohet ligji ne menyre te heshtur?
Ne menyre te heshtur ligji penal abrogohet atehere kur ligji penal i ri nuk permban
dispozite mbi abrogimin e ligjit te meparme, mirepo ceshtjet i rregullon ne menyre te
njejte apo te ndryshme.
72. Kur pushon se vepruari ligji penal?
Ligji penal pushon se vepruari edhe ne rastet kur skadon afati per te cilen eshte nxjerre.
Kjo ndodh kur ligji penal eshte nxjerre me qellim qe te veproje vetem per nje kohe te
caktuar dhe se me kalimin e asaj kohe ai pushon se vepruari.
73. Cfare rendesie ka percaktimi i veprimit te ligjit penal
ne kohe?
Percaktimi i veprimit te ligjit penal ne kohe ka rendesi te madhe ne te drejten penale
ngase prej kesaj varet se cili ligj penal do te aplikohet ndaj kryeresit te vepres penale. Kjo
ceshtje ka rendesi te posacme ne rastet kur vepra penale eshte kryer ne kohen kur ka qene
ne fuqi nje ligj penal, kurse kryesi gjykohet ne kohen kur ligji i meparme ka pushuar se
vepruari, perkatesisht kur ne vend te tij gjendet ne fuqi ligji i ri penal.
74. Ku veprojne ligjet penale?
Ligjet penale te nje shteti veprojne ne territorin e shtetit ne te cilin edhe jane nxjerre.
75. Ku aplikohet ligji apo kodi penal?
Parimi se ligji apo kodi penal aplikohet ne territorin e vendit eshte manifestim i
sovranitetit te cdo shteti, ky parim i cili ne lemin penale – juridike emertohet si pushtet
represiv i shtetit.
76. Cka do te thote termi pushtet represiv?
Termi pushtet represiv do te thote qe ai shtet me ligj te percaktoje se cilat vepra
konsiderohen vepra penale dhe per to te parashoh sanksione penale.
77. Sa parime jane te aprovuara sipas Kodit Penal te
Kosoves?
Sipas Kodit Penal te Kosoves, jane te aprovuara 5 parime, ato jane:
a) Parimi territorial;
b) Parimi real;
c) Parimi i personalitetit aktiv;
d) Parimi i personalitetit pasiv;
e) Parimi universal.
78. Cka eshte parimi territorial i veprimit?
Parimi territorial i veprimit te legjeslacionit penal te Kosoves eshte parim themelor ngase
per shkak te tipareve dhe dimesioneve te tij me se shpeshti aplikohet ne praktike. Sipas
ketij parimi, legjislacioni penal i nje vendi aplikohet ndaj te gjithe personave qe kryejne
vepra penale ne territorin e tij, pa marre parasysh se a jane shtetas te tij, shtetas te huaj
apo persona pa shtetesi.
79. Cka duhet te konstatohet per aplikimin e parimit
territorial?
Per aplikimin e parimit territorial duhet te konstatohet se vepra penale eshte kryer ne
territorin e vendit.
80. Per t’u aplikuar legjislacioni yne, sa parime jane
pervetesuar?
Qe te mund te aplikohet legjislacioni yne penal edhe ne rastet kur veprat penale kryhen
jashte territorit te Kosoves, e drejta jone penale i ka pervetesuar disa parime te natyres se
pergjithshme. Keto jane:
a) Parimi real
b) Parimi i personalitetit aktiv
c) Parimi i personalitetit pasiv
d) Parimi universal.
81. Kur shprehet parimi real apo mbrojtes?
Veprimi i legjislacionit tone penal, sipas parimit real apo mbrojtes, shprehet ne rastet kur
veprat penale kryhen jashte territorit te Kosoves, por me te cilat demtohen apo rrezikohen
te mirat juridike te vendit tone apo te qytetareve tone.
82. Per cka eshte parapare aplikimi i parimit real apo
mbrojtes?
Aplikimi i parimit real apo mbrojtes te legjislacionit penal te Kosoves eshte parapare
edhe per disa vepra penale shume te renda me te cilat rrezikohet siguria e Kosoves ose
popullit te saj.
83. Sipas parimit te personalitetit aktiv,kur aplikohet
legjislacioni yne?
Sipas parimit te personalitetit aktiv legjislacioni yne aplikohet ne rastet kur qyetaret e
Kosoves kryejne vepra penale jashte territorit te Kosoves.
84. Sipas parimit te personalitetit pasiv, ndaj kujt
aplikohet legjislacioni yne?
Sipas parimit te personalitetit pasiv, legjislacioni penal i Kosoves aplikohet edhe ndaj te
huajve te cilet jashte territorit te Kosoves kryejne vepra penale kunder qytetarit tone ose
kunder vendit tone.
85. Pse quhet parim i personalitetit pasiv?
Quhet parim i personalitetit pasiv ngase ne aspektin criminal qytetaret tane apo Kosova
jane pasiv, jane viktima te vepres penale. Me ane te ketij parimi qytetaret tane dhe
Kosova mbrohen nga veprat penale qe kryhen jashte vendit nga shtetas te huaj.
86. Ndaj kujt aplikohet parimi universal?
Sipas parimit universal, legjislacioni yne penal aplikohet edhe ndaj te huajit i cili kryen
veper penale jashte territorit te Kosoves ndaj shtetit te huaj apo personit te huaj.
87. Si mund te aplikohet ky parim?
Qe te mund te aplikohet ky parim, duhet qe shtetasi i huaj te haset ne territorin e Kosoves
ose te ekstradohet.
88. Kur shprehet aplikimi i parimit universal?
Aplikimi i parimit universal shprehet kur eshte fjala per vepra te renda penale te cilat i
kryejne te huajt jashte vendit.
89. Cfare kushti duhet plotesuar per t’u aplikuar parimi i
juridiksionit?
Si kusht qe duhet plotesohet per t’u aplikuar parimi i juridiksionit perfaqesues apo cedimi
i ndjekjes penale, eshte qe shteti i huaj te ndermarre ndjekjen penale dhe qe i huaji ne
vendin tone te kete kryer vepren penale per te cilen eshte parapare denimi me burgim gjer
ne dhjete vjete.
90. Cka nenkuptojme me ekstradim ne te drejten penale?
Me ekstradim ne te drejten penale nenkuptojme dorezimin e kryeresit te vepres penale
prej nje shteti ne shtetin tjeter, me qellim qe kryeresi te denohet per vepren penale te
kryer ose me qellim qe ndaj tij ekzekutohet denimi i shqiptuar me aktgjykim te
plotefuqishem.
91. Kur behet ekstradimi?
Ekstradimi me se shpeshti behet ne raste kur ndonje person kryen ndonje veper penale ne
nje shtet dhe para se te zbulohet gjate procedures penale apo pasi qe, eshte shqiptuar
denimi, arratiset ne shtetin tjeter me qellim qe ti shmanget denimit, mirepo ekstradimi
behet edhe ne raste kur ndonje person ne shtetin e huaj kryen veper penale kunder shtetit
tjeter ose shtetasit te huaj.
92. Cfare forme eshte ekstradimi?
Ekstradimi eshte forme kryesore e ndihmes juridike midis shteteve ne fushen e se drejtes
penale dhe ne mase te konsiderueshme, mundeson luftimin e krimininalitetit ne permasa
nderkombetare.
93. Ne kontraten per ekstradim per sa lloje te veprave
penale behet dorezimi i fajtorit?
Ne kontraten per ekstradim duhet cekur se per cilat lloje te veprave penale behet dorezimi
i fajtorit. Kjo behet ne keto 3 menyra:
a) Me ane te metodes se enumeracionit, me c’rast ceken llojet e veprave penale per te
cilat do te behet ekstradimil;
b) Me ane te metodes eliminatore, me c’rast ceken llojet e veprave penale per te cilat
nuk do te behet ekstradimi;
c) Me ane te metodes se klauzoles gjenerale, me c’rast lloj i veprave penale per te cilat
behet ekstradimi caktohet sipas llojit te mases me te bute te denimit.
94. Cka nenkuptojme me azil ne te drejten penale?
Termi azil rrjedh nga fjala latine asylum qe do te thote strehim. Ne te drejten penale me
azil nenkuptojme strehim e shtetasve te huaj apo personave pa shtetesi ne shtetin e
caktuar qe ndiqen per shkak te aktiviteteve te ty te tyre, per interesin gjithmbarshem te
njerezimit nuk konsiderohen vepra te denueshme, po perkundrazi, konsiderohen vepra te
dobishme dhe progressive.
95. Kur eshte paraqitur e drejta e azilit?
E drejta e azilit eshte paraqitur ne mesin e shek. XIX me qellim qe te mbroheshin
kryeresit e veprave penale, politike qe ne piken e fundit kishin karakter progresiv.
96. Prej sa elementeve perbehet vepra penale?
Vepra penale perbehet prej kater elementeve themelore apo te pergjithshme, keto jane:
a) Veprimi i njeriut;
b) Kunderligjshmeria;
c) Percaktueshmeria e vepres penale ne ligj;
d) Pergjegjesia penale e kryeresit (fajesia).
97. Cka nenkuptojme me figure te vepres penale?
Me figure te vepres penale nenkuptojme teresin e elementeve te vepres penale te caktuar.
Cdo veper penale e parapare ne legjislacion penal posedon elementet e veta te posacme
sipas te cilave ajo dallohet prej veprave te tjera penale.
98. Kunder kujt jane te drejtuara veprat penale?
Veprat penale jane te drejtuara kunder te mirave apo vlerave te cilat jane te mbrojtura me
sisteme juridike ten je vendit dhe me te drejten nderkombetare.
99. Cka jane objektet e vepres penale?
Objektet e vepres penale jane te mirat apo vlerat vitale te njeriut, te popullit ten je vendi
dhe te komunitetit nderkombetare. Keto jane, jeta e njeriut, integriteti i tij truperor, lirite
dhe te drejtat themelore te njeriut dhe qytetarit, siguria, paqja, barazia, rregullim
shoqeror, politika etj.
100. Cka eshte objekti i vepres penale?
Objekti i vepres penale eshte supstral material i cdo veper penale ngase me veper panel
rrezikohet apo denohet ndonje e mire e cila per shkak te rendesise se saj shoqerore
mbrohet nga e drejta penale.
101. Sa lloje te objektit te vepres penale njihen me te
drejten penale?
Ne te drejten penale njihen dy lloj te vepres, ato jane:
a) Objekti I pergjithshem dhe
b) Objekti grupor i vepres.
102. Kush eshte objekt i pergjithshem i vepres
penale?
Objekti i pergjithshem i vepres penale marre ne teresi eshte njeriu dhe bahkesia
shoqerore. Perkatesisht, qytetari dhe sistemi kushtetues juridik si dhe siguria e vendit
sipas legjislacionit tone jane objekti i pergjithshem i vepres penale.
103. Cka eshte objekt grupor i vepres penale?
Objekt gruperor i vepres penale eshte konkretizimi I ubjekteve te pergjithshme te vepres
penale. Objekti grupror i vepres penale perfshin disa objekte te posacme qe jane te
ngjajshme mes veti.
104. Cka nenkuptojme me objekt veprimi?
Me objekt veprimi nënkuptojmë personin apo vlerën tjetër juridike ndaj të cilit është
ndërmarrë veprimi i kryerjes, me cërast dëmtohet apo rrezikohet objekti që mbrohet nga e
drejta penale.
105. Cka e paraqet objektin e veprimit?
E mira apo vlera juridike ndaj së cilës është e drejtuar vepra penale paraqet objektin e
veprimit.Psh. te vepra penale e vrasjes objekt veprimi është jeta e njeriut, te vepra penale
e vjedhjes objekt veprimi është snedi i lujtshëm, te veprat penale prodhimi dhe vënja në
qarkullim e parave të falsifikuar, objekt veprimi është paraja e rrejshme.
106. Si ndahet objekti i veprimit?
Objekt i veprimit ndahet në :
a) objektin sulmues dhe
b) gramatik.
107. Cka eshte objekti sulmues?
Objekt sulmues është lënda ndaj së cilës është drejtuar veprimi i veprës penale.Psh.te
vepra penale e vjedhjes , objekt sulmues është prona te sendi i tundshëm, te vrasja është
njeriu, te lajmrimi i rremë është personi i akuzuar rrejshëm.
108. Cka eshte objekto gramatik?
Objekt gramatik është lënda në të cilën kryhet veprimi kryerjes psh. te vep.pen.
falsifikimit të parasë, objekt gramatik është monedha e falsifikuar.
109. Si quhet personi qe kryen veper penale?
Personi që kryen vepër penale quhet subjekt i veprës penale. Përvec atyre që
drejtpërsëdrejti ndërmarrin vepprimin e kryerjes, subjekt i veprës penale konsiderohen
edhe shtyetsit, ndihmësit dhe organizatës kriminale, ngase edhe këta kontribojnë në
kryerjen e veprës penale.
110. Lidhur me moshen, kush konsiderohet objekt te
vepres penale?
Subjekt të veprës penale konsiderohen vetëm personat që mbushur moshën
14.vjecare.personat nën moshën 14.vjecare janë jasht sverës penale kjo është paraparë
shprehimisht në nenin 11.par.2. të KP, ku thuhet:”Personi nuk konsiderohet penalisht
përgjegjës nëse në kohën e kryerjes së veprës penaleështë nën moshën 14.vjecare”.
111. Si ndahen subjektet e vepres penale?
Subjektët e veprës penale, ndahen në delikuentë të mitur, si të tillë konsiderohen personat
prej moshës 14-18 vjec edhe këta ndahen në dy grupe të mitur të rinjë 14-16 dhe të
mitur të rinjë 16-18 vjec. Persona madhor të rinjë konsiderohen personat prej moshës 18-
21 vjec.
112. Sa lloje te subjektesh te veprave penale kemi?
Në të drejtën penale njihen dy lloj subjekesh të veprave penale edhe atë:
a) subjekti aktiv dhe
b) subjekti pasiv.
113. Kush konsiderohet subjekt aktiv?
Subjekt aktiv konsiderohet personi I cili me veprimin e tij shkakton pasojen e vepres
penale. Me fjale te tjera subjekti aktiv eshte kryes I vepres penale. Ne te shumten e
rasteve veprat penale mund ti kryeje cdo subjekt. Veprat penale te cilat mund t’I kryeje
cdo subjekt quhen delicta communia.
114. Kush eshte subjekt pasiv?
Subjekt pasiv është personi që është dëmtuar apo rrezikuar me vepër penale, ai quhet
edhe viktimë e veprës penale.Subjekt pasiv mund të jetë personi fizik dhe juridik.
115. Sipas natyres se vepres penale si ndahen veprat
penale?
Sipas natyrës veprat penale ndahen në veprat:
a) penale të përgjithshme dhe
b) veprat penale politike;
116. Cka konsiderohen veprat penale te
pergjithshme?
Veprat e përgjithshme penale janë ato vepra të cilat i kanë njohur gjithmon të drejta
penale e të gjitha shteteve, pa marrë parasysh rregullimin e tyre shoqëroro – ekonomik.
Veprat penale jane te drejtuar kundër jetës dhe trupit , kundër pasurisë, kundër nderit dhe
autoritetit, kundër dinjitetit dhe moralit.
117. Cka jane veprat penale politike?
Veprat penale politike janë të drejtuara kundër të mirave politike dhe kryhen nga motivet
politike, të mira politike konsiderohen tthemelet e rregullimit shoqërorë të një vendi,
pavarsia dhe siguria e shtetit, integritetit teritorial etj.
118. Sipas teorise objektive cka konsiderohet veper
penale politike?
Sipas teoria objektive vepër penale politike konsiderohen ato vepra penale të cilat janë të
drejtuara kundër shtetit dhe organizimit të tij, kundër pavarsisë, sigurisë, integritetit
teritorial, marrëdhënieve të tij me shtete tjera, kundër të drejtave themelore të qytetarve
etj.
119. Sipas teorise subjektive cka konsiderohet veper
penale politike?
Sipas teoorisë subjektive për tu konsideruar një vepër penale politike, vendimtare janë
motivet dhe qëllimi i kryesit.
120. Cka jane veprat penale komplekse?
Veprat penale komplekse janë veprat penale të rëndomta por që në rastin konkret
paraqesin sulm ndaj rregullimit juridik apo ndaj ndonjë të mire tjetër politike, këto janë
vepra speciale në raport me veprat penale të rëdnomta. Si vepra të këtilla janë psh.vrasja,
fyerja apo shpifja e kryetarit të shtetit apo funksionarve të lart shtetërorë.
121. Cka jane veprat penale konekse?
Veprat penale konekse janë vepra penale të rëndomta, mirëpo të cilat paraqiten si mjet që
do të shërbejë ndonjë të mirë politike, ose paraqitet si përgaditje apo pasojë e veprës
penale politike, vjedhja e armëve nga depoja ushtarke me qëllimqë të përdoren për
kryengritje të armatosur; dhënia e ushqimit apo veshmbathjes kryengritësve kundër
sistemit juridik dhe sigurisë.
122. Cka konsiderohet veper penale e perbere?
Konsiderohet vepër penale e përbërë ngase me ligj është e paraparë se ajo mund të kryhet
me ndërmarrjen e dy apo më shumë veprimeve dhe këto vepra penale mund të jenë si
vepra penale të përbëra të drejta dhe jo të drejta;
- Te veprat penale të përbëra të drejta, veprimet të cilat e përbëjnë figurën e këtillë
të veprës penale , mund të paraqesin secila prej tyre vec e vec vepër penale të
posacme vepër penale e përbërë e drejtë është psh grabitja, figura e së cilës përbëhet
prej dy veprave penale përdorimi i dhunës apo kanosjes dhe të vjedhjes.
- Vepra penale e përbërë jo e drejtë ekziston në raste kur figura e veprës penale
është e përbërë prej dy a më shumë veprimeve , mirëpo vetëm njëra paraqet vepër
penale, si vepër e këtillë është dhunimi( 193 KPPPK).
123. Cka konsiderohet veper penale formale?
Veprat penale formale konsiderohen ato vepra të cilat sipas ligjit konsiderohen se janë
kryer vetëm me faktin e mdërrmarjes së veprimit të kryerjes, cenimi i paprekshmërisë së
banesës neni 166, moslajmrimi i veprës penale apo kryesit, neni 304, fyerja neni 187 etj.
124. Cka konsiderohet veper penale materiale?
Veprat penale materilae, janë ato vepra penale për ekzistimin e të cilave ligji parashef
shkatimin e pasojës së caktuar psh. vrasja, plagosja , ndërprerja e palejuar e shtatzënisë,
dëmtimi i pendave etj.
125. Cka jane veprat penale qe demtojne?
Veprat penale që dëmtojnë, janë ato vepra penale të cilat konsiderohen se janë kryer nëse
asgjësohet apo dëmtohet e mira jurdike që mbrohet me të drejtën penale vrasja, plagosja,
dëmtimi i sendit të huaj etj .
126. Cka jane veprat penale qe rrezikojne?
Veprat penale që rrezikojnë, konsiderohen se kryhen kur shkatohet rreziku ndaj objektit
të mbrojtur, edhe pse nuk është shkaktuar pasoja. Mirepo, te veprat penale qe rrezikojne,
kryesi nuk guxon te deshiroje demtimin apo asgjesimin e objektit te mbrojtur, sepse nese
e deshiron kete, atehere nuk mund te behet fjale per rrezikim, po per tentative e vepres
penale te caktuar.
127. Sa lloje te rrezikimit kemi ne shkencen e se
drejtes penale?
Kemi dy lloje te rrezikimit:
a) Rrezikimi konkret apo I drejtperdrejte dhe
b) Rrezikimi abstract
128. Cka eshte rrezikimi konkret?
Rrezikimi konkret apo i drejtperdrejte ne figuren e vepres penale eshte percaktuar si
mundesi reale e shkaktuarjes se pasojes. Keto vepra penale konsiderohen se kryhen kur
shkaktohet rreziku i drejtperdrejte per jeten apo pasurine e njerezve.
129. Cka eshte rrezikimi abstrakt?
Rrezikimi abstrakt, si lloj I vepres penale qe rrezikon, ekziston ne rastet kur ne kodin
penal eshte percaktuar si mundesi apo gjendje e cila mund te shkaktoje rrezik konkret. Si
vepra te tilla sipas K.P jane p.sh.: shkaktimi I rrezikut te pergjithshem, etj.
130. Cka jane veprat penale momentale?
Veprta penale momentale janë ato vepra te të cilat pasoja shkaktohet menjehere pas
përfundimit të veprimit të kryerjes. Shumica e veprave penale te parapara ne
legjislacionin penal jane vepra penale momentale. Si vepra penale te ketilla jane: vrasja,
vjedhja, grabitja etj.
131. Cka jane veprat penale permanente?
Veprat penale përmanente janë ato vepra penale të cilat shkaktojnë pasojën që mund të
zgjasin kohë të shkurtër apo të gjatë, mecërast kohzgjatja e pasojës konsiderohet
element i figurës së veprës penale. Si vepra penale permanente jane p.sh.: privimi I
kunderligjshmerise, bigamia, etj.
132. Cka jane veprat penale te gjendjes?
Veprat penale te gjendjes, sikunder dhe veprat penale permanente, krijojne gjendje te
kunderligjshme, mirepo kohezgjatja e gjendjes apo pasojes se kunderligjshme nuk eshte
element i figures se ketyre veprave penale. Veprat penale te gjendjes konsiderohen se
jane kryer me krijimin e gjendjes se ketille, pa marre parasysh se pasoja perkatesisht
gjendja e kunderligjshme, akoma vazhdon. Si vepra te ketilla jane p.sh.: lendimi trupor,
demtimi I sendit.
133. Cka konsiderohen krime, delikte dhe
kundervajtje?
Krime konsiderohen ato vepra penale per te cilat jane parapare denime te renda (denime
me vdekje apo burg te rend).
Delikte konsiderohen veprat penale per te cilat jane parapare denime me te lehta p.sh.
(denimi me burg), kurse
Kundervajtje konsiderohen ato vepra penale per te cilat jane parapare denime edhe me
te lehta p.sh.: (denime me burg afatshkurter apo denime ne te holla).
134. Cka nenkuptojme me termin veprim ne te
drejten penale?
Me termin veprim , në të drejtën penale nënkuptojmë të gjitha sjelljet apo veprimet e
njeriut që manifestohet në botën e jsashtëme dhe të cilat janë të përcaktuara me ligj si
vepra penale.
135. Si konsiderohet nje veprim relevant?
Për tu konsideruar një veprim relevant në të drejtën penale, ai duhet të jetë i
vullnetëshëm.I vullnetshëm konsiderohet ai veprim i cili është ndërmar dhe është
dirigjuar nga ana e personit të vetdijshëm dhe në bazë të vullntit të lirë. Sipas të drejtës
penale nuk do të konsiderohen si veprime dhe nuk do të ndëshkohen sjelljet apo veprimet
që ndërmerren apo shkaktohen pa vetdije, rastsisht , nën ndikimin e dhunës apo kanosjes.
136. Cka jane veprat penale te kryera me veprim?
Shumica e veprimeve penale të parapara në legjislacion penal kryhet me veprim. Në
kuptim penalo juridik, veprim është lëvizje trupore e vullnetshme e njeriut me të cilën
kryhet vepra penale te vrasja shkrepja me armë, te vepra penale e vjedhjes marrja e
sendit të huaj etj). Me rastin e kryerjes së veprës penale me veprim personi vepron në
kundërshtim me normën që e ndalon veprimin e caktuar( norma prohibitive) psh. te vepra
penale e incestit cenohet norma e cila ndalon marrëdhëniet seksuale në familje, apo te
vrasja cenohet norma e cila ndalon që ndonjë person të privohet nga jeta.
137. Cka jane veprat penale te kryera me
mosveprim?
Veprat penale me mosveprim , apo sic quhen ndryshe deliktet omnisive, kryhen me
msondërmarrjen apo apstenimin nga veprimet që ka qenë i detyruar ta ndërmarrë dhe kjo
është përcaktuar me nenin 31.par.2.të KPPK i cili thotë:” Vepra penale kryhet me
mosveprimi vetëm kur kryesi nuk i ndërmerr veprimin të cilin ka qenë i obliguar ta
kryej”.P.sh. mosdhënia e ndihmës nga neni 220 të KPPK. Me veprat penale me
mosveprim cenohen normat të cilat urdhërojnë apo obligojnë që të ndërmerret veprimi i
caktuar. Këto norma quhen norma imperative apo përceptive, këto norma gjenden jo
vetëm në legjislacion penal por eshe jasht sferës së tij, psh në të drejtë ushtarake, të
drejtës së punës, të drejtës financiare , të drejtën familjare etj.
138. Si mund te ndahen veprat penale te kryera me
mosveprim?
Vepra penale të kryera me mosveprim mund të ndahen në dy grupe:
a) Në veprat penale të drejta me mos veprim dhe
b) Veprat penale jo të drejta të kryera me msoveprim.
139. Cka jane veprat penale te drejta te kryera me
mosveprim?
Veprat penale të drejta të kryera me mosveprim, janë ato lloje te veprave penale të cilat
dhe në kodin janë përcaktuar se mund të kryhen vetëm me mosveprim, psh.mosdhënia e
ndihmës personit, jeta e të cilit gjendet në rrezik të drejtpërdrejte neni 156 të KPPK.
140. Cka jane veprat penale jo te drejta te kryera me
mosveprim?
Veprat penale jo të drejta të kryera me mosveprim janë veprat të cilat zakonisht kryhen
me veprim, mirëpo në disa raste mund të kryhen me mosvperim.Vepra penale e vrasjes
zakonisht kryhet me veprim, mirëpo mund të kryhet edhe me mosveprim, në rastin kur e
ëma me qëllim që ta privoj nga jeta fëmiun e vet nuk e ushqim dhe fëmiu vdes.
141. Cfare rendesie ka percaktimi I vendit te kryerjes
te vepres penale?
Caktimi i vendit të kryerjes është e rëndësishme në aspektin e përcaktimit të
kompetencës.
142. Sa teori njihen per percaktimin e vendit te
kryerjes te veprave penale?
Njihen 3 teori te percaktimit te vendit te kryerjes te veprave penale ato jane:
a) Teoria e veprimit;
b) Teoria e pasojes apo suksesit;
c) Teoria e ubikvitetit
143. Sipas teorise se veprimit ku konsiderohet vend I
kryerjes?
Sipas teorisë së veprimit si vend i kryerjes konsiderohet vendi ku është ndërmarr veprimi
i kryerjes pa marr parasysh se ku është shkaktuar pasoja sipa skësaj teorie nuk do të ishte
në rregull që vendi i kryerjes të lidhej me pasojën, nga se shpesh është rastësi shkaktimi i
pasojës. Psh.nëse personi është plagosur në një vend, ndërsa është dërguar në spital në një
vend tjetër ku edhe vdes , andaj ky vend nuk është në kurfar lidhje kauzale me veprimin
kryrës, ngase në këtë rast pasoja ka mundur të shkaktohet në cdo vend tjetër.
144. Sipas teorise se pasojes apo suksesit ku
konsiderohet vend I kryerjes?
Sipas teorisë së suksesit, si vendi i kryerjes së veprës penale konsiderohet vendi ku është
shkaktuar pasoja, pa marr parasysh se ku është ndërmarr veprimi i kryerjes.
145. Sipas teorise se ubikvitetit ku konsiderohet si
vend I kryerjes?
Sipas teorisë së ubikvitetit, si vend i kryerjes konsiderohet si vendi i ndërmarrjes së
veprimit ashtu edhe vendi i shkaktimit të pasojës. Sipas kësaj teorie të gjitha elementet e
e veprës penale qëndrojnë në lidhëhmëri reciprooke dhe kanë rëndësi të njëjt dhe nuk ka
nevojë që vendi ku është ndërrmar veprimi të ketë prioritet në raport me vendin e
shkaktimit të pasojës ose e kundërta.
146. Ku konsiderohet si vend I kryerjes te veprat
penale ne bashkepunim?
Te veprat penale të kryera në bashkpunim, si vend i kryerjes konsiderohet si vendi ku ka
vepruar bashkpuntori ashtu edhe vendi ku vepruar kryesi, përkatsisht ku është shkaktuar
pasoja.
147. Ku konsiderohet si vend I kryerjes te veprat
penale ne tentative?
Sipas nenit 33. par.2.të KPPK, në rast kur tentativa e veprës penale ndëshkohet, vendi i
kryerjes konsiderohet si vendi ku është ndërmarrë veprimi kryerjes, ashtu edhe vendi ku
sipas parashikimeve apo dashjes së kryesit pasoja është dashur të shkaktohet ose ka
mundur të shkaktohet.
148. Kur konsiderohet se vepra penale eshte kryer ne
kohe?
Sipas neni 32. të KPPK, vepra penale konsiderohet se është kryer në kohën kur personi
ka vepruar apo është dashur të veproj, pa marr parasysh se kur është shaktuar pasoja.
149. Kur konsiderohet koha e kryerjes te veprat
penale qe jane kryer ne bashkepunim?
Te veprat penale që janë kryer në bashkpunim, kohë e kryerjes konsiderohet kur
bashkepunetori ka vepruar e jo kur kryesi ka ndërmarr veprimin e kryerjes.
150. Kur konsiderohet koha e kryerjes te veprat
penale te vazhduara dhe kolektive?
Për veprat penale të vazhduara dhe kolektive, si kohë e kryerjes konsiderohet e tërë koha
gjatë së cilës janë ndërmmar veprimet e posacme që e përbëjnë figurën e këtyre llojeve të
veparve penale.
151. Kur konsiderohet koha e kryerjes te veprat
penale permanente?
Te veprat penale përmanente, si kohë ë kryerjes konsiderohet koha sa ka zgjatur gjendja e
kundërligjshme.
152. Cka eshte kunderligjshmeria?
Kundërligjshmëria është elemnt apo atribut i përgjithshëm i cdo vepre
penale.Kundërligjshmëria paraqet bazë juridike për përcaktimin e veprës penale, sipas
natyrës së saj kundërligjshmëria është tipar i cdo delikti, andaj ky është tipar edhe i
delikteve penale-veprave penale.
153. Cka eshte rrezikshmeria?
Rrezikshmëria është tipare sociale dhe element material i kundërligjshmërisë.
Rrezikshmëria është prezumim i veprës penale është pjesë përbërse e veprës penale.
154. Si konsiderohet nje veprim I rrezikshem si veper
penale?
Lidhur me rrezikshmërinë si komponente e kundërligjshmërisë, duhet theksuar se në të
drejtën penale nuk konsiderohet cdo vepër shoqërore e rrezikhme si vepër penale. Për tu
konsideruar një veprim i rrezikshmë si vepër penale, është e domosdoshme që ai veprim
të manifestohet me një shkallë të lartë të rrezikshmërisë dhe të jetë i përcaktuar me ligj si
vepër penale. Ekzistojnë një mori veprash tjera të dënueshme dhe të ndaluara me ligj, por
për shkak të rrezikshmërisë më të vogël nuk konsiderohen si vepra penale por fjala vjen,
si kundravajtje, delikte civile, nga kjo rezulton se cdo vepër e rrezikshme nuk është edhe
vepër penale, ndërsa cdo vepër penale është edhe e rrezikshme.
155. Si percaktohet shkalla e rrezikshmerise?
Shkalla e rrezikshmëris përcaktohet edhe duke marr parasysh mënyrën e kryerjes së
veprës, mjetet me të cilën është rrezikuar apo dëmtuar. Shkalla e rrezikshmërisë
shoqërore përcaktohet edhe duke pasur parasysh mënyrën e kryerjes së veprës, mjetet me
të cilat është rrezikuar apo dëmtuar e mira juridike, koha e kryerjes, vendi i kryerjes.
Shkalla e rrezikshmërisë varte edhe nga vet kryesi(subjekti)i veprës penale, sic është
motivi nga i cili kryesi ka kryer veprën penale, jeta e tij e mëparshme a është recidiv apo
jo. Duke u bazuar në shkallën e rrezikshmërisë shoqërore, përcaktohet pesha e veprës
penale, së këndejmi kur rrezikshmëria është e madhe, edhe vepra penale konsiderohet më
e rëndë dhe anasjelltas, kur rrezikshmëria ishte më e vogel edhe vepra konsiderohet më e
lehtë. Shkalla e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale shprehej edhe nëpërmjet të
sanksionit penal. Për veprat penale më të rrezikshme në ligj parashihej lloje dhe dënime
më të ashpëra.
156. Cka eshte rrezikshmeria e pergjithshme?
Rrezikshmëria e përgjithshme është ajo rrezikshmëri e veprës penale sic është përcaktuar
në ligj, në mënyrë të përgjithshme(abstrakte)për numër të pacaktuar të rasteve.
Përcaktimin e rrezikshmërisë shoqërore në mënyrë të përgjithshme e bënë ligjdhënësi.
Psh. kur ne themi se vjedhja është vepër e rrezikshme shoqërore kemi parasysh vjedhjen
në formën e përgjithshme, mirëpo në mes të vjedhjeve megjithate ekziston dallime.
157. Cka eshte rrezikshmeria e posacme?
Rrezikshmëraia e posacme shprehet me kryerjen e veprës penale konkrete në kuadrin e
llojit të njetë të veprave penale.Përcaktimin e shkallës së rrezikshmërisë së posacme të
veprës penale të caktuar e bënë gjykata në cdo rast konkret, duke marr parasysh veprën
penale të kryer me tërë tërësinë e vet , sic është intensitetit i rezikimit apo dëmtimit të
mirës juridike, mjetet me të cilat është kryer, vendi dhe koha e kryerjes, motivet apo
qëllimet e kryerësit etj.
158. Cfare rendesie ka percaktimi I rrezikshmerise se
posacme?
Përcaktimi i rrezikshmërisë ka rëndësi ngase me anë të saj bëhet dallimi midis veprave
penale të njëjta.Nëse personi A. Me shpërdorim përvetson 50.000 €, kurse personi
B.150.000 €.Këtu edhe pse bëhet fjalë për vepër të njejtë penale rrezkshmëria shoqërore e
veprës penale të personit B.është më e madhe se ajo e personit A.Rrezikshmëria e
posacme ka rëndësi edhe për matjen e dënimit.
159. Si konsiderohet nje veper e kunderligjshme si
veper penale?
Në të drejtën penale për tu konsideruar një vepër e kundërligjshme ajo duhet të jetë e
përcaktuar në ligj si vepër penale.Nëse nuk është e përcaktuar në ligj si vepër penale ajo
nuk mund të jetë e tillë.Andaj duhet dalluar kundërligjshmërinë nga përcaktueshmëria e
veprës penale në ligj.Kjo ka edhe rëndësi praktike sepse cdo vepër e kundërligjshme nuk
konsiderohet edhe vepër penale.Psh.mos pagimi i borxhit është e kundërligjshme, por nuk
është vepër penale,sepse me ligj nuk është e paraprë si e tillë. Vetëm në rastet kur vepra e
caktuar e kundërligjshme edhe me normat e legjislacionit penal është përcaktuar si vepër
penale. Kshtu fjala vjen, me ligj është paraparë si vepër e kundërligjshme marrja e sendit
të huaj me qëllim të fitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme.Në këtë rast
kundërligjshmëria përputhet me përcaktueshmërinë e veprës penale në ligj.
160. Cilat jane shkaqet me te rendesishme qe mund te
perjashtojne kunderligjshmerine?
Shkaqet më të rëndsishme që mund ta përjashtojnë kundërligjshmërinë i kemi ndarë në tri
grupe:
-shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmërisë sipas pjesës së përgjithshme të Kodit penal;
-shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmërisë sipas pjesës së posacme të kodit penal dhe;
-shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmërisë sipas degëve të tjera të drejtësisë.
161. Cka parasheh Kodi Penal ne pjesen e
pergjithshme per perjashtimin e kunderligjshmerise?
K.P.K, në pjesën e tij të përgjithshme parasheh dy norma permisive, me të cilat
përjashtohet kundërligjshmëria në rast se përmbushen kushtet e caktuara. Këto janë
mbrojtja e nevojshme(neni 8) dhe nevoja ekstreme ( neni 9). Si shkaqe apo rrethana që e
përjashtojnë kundërligjshmërinë sipas pjesës së përgjithshme të KPPK, janë edhe dhuna
dhe kanosja,vepra e rëndësisë së vogël( neni 7) dhe urdhërat nga lart ( neni 10).
162. Cka eshte mbrojtja e nevojshme?
Në nenin 8.par.1 të KPPK thuhet shprehimisht se nuk është vepër penale ajo vepër e cila
është kryer në mbrojtje të nevojshme. Sipas nenit 8.par.2.të KPPK,” mbrojtja e
nevojshme është mbrojtja e cila është e domosdoshme për të zbrapsur sulmin e
kundërligjshëm,real dhe të atcasshëm ndaj vetes ose ndaj një personi tjetër, me kusht që
karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me shkallën e rrezikut që paraqet sulmi”.
163. Kur do te ekziston mbrojtja e nevojshme?
Mbrojtja e nevojshme do të ekzistojë psh. në rast kur personi A. E sulmon me thik
personin B, mirëpo personi B.duke e mbrojtur jetën e vet e privon nga jeta personin A.
Nga ky shembull rezulton se në situatën e përshkruar janë përmbushur të gjitha tiparet e
veprës penale të vrasjes, mirëpo meqë vrasja është kryer në mbrojtje të nevojshme,
konsiderohet se vepra penale nuk ekziston, meqë i sulmuar ka të drejtë ta zmrap sulmin e
kundërligjshëm.
164. Si konsiderohet mbrojtja sipas teorise
subjektive?
Sipas teorise subjektive personi që kryen vepër penale në mbrojtje të nevojshme nuk
duhet ndëshkuar meqë ai në momentin e zbrapjes së sulmit gjendet në gjendje të
tronditjes së fortë shpirtërore e cila përjashton përgjegjësinë dhe fajësinë.
165. Si konsiderohet mbrojtja sipas teorise objektive?
Sipas kësaj teorie, I sulmuari është i autorizuar, në kushtet e caktuara me ligj, që duke
zbrapsur sulmin e kundërligjshëm, t’i shkaktoj ndonjë dëm të mirave juridike të
sulmuesit.
166. Cilat jane elementet kryesore per te ekzistuar
mbrojtja e nevojshme?
Për të ekzistuar mbrojtja e nevojshme duhet të ekzistoj sulmi dhe mbrojtja.
167. Cka eshte sulmi?
Sulmi është cdo veprim i njeriut i cili është i drejtuar në dëmtimin apo rrezikimin e
ndonjë të mire juridike.
168. Cilat jane kushtet që duhet të përmbushen me
rastin e sulmit?
Kushtet që duhet të përmbushen me rastin e sulmit jane :
1.Sulmues duhet të jetë njeriu.
Për të ekzistuar mbrojtja e nevojshme , sulmi duhet të ndërrmiret nga njeriu. Sulmi mund
të ndërrmeret nga cdo person, nga personi madhor, i mituri, nga fëmiu apo personi i
semure psikik. Sulmi mund të ndërmerret me qëllim, nga pakujdesia , apo rastësisht. Në
të gjitha këto raste mbrojtja është e nevojshme. Mbrojtja është e lejuar edhe nga personi
që gezojne imunitet diplomatik.
2.Sulmi mund të jetë i drejtuar kundër cdo të mire
Sulmi mund të jetë i drejtuar ndaj të mirave juridike që i përkasin personit fizik,
personave juridik, sigurisë apo integritetit teritorial të Kosovës etj. Mirëpo në jetën e
përditshme më së shpeshti sulmohet jeta e njeriut integriteti trupor dhe pasuria.
3.Sulmi duhet të jetë i kundërligjshëm.
Sulmi është i kundërligjshëm kur sulmuesi nuk ka kurfar autorizimesh juridike për
veprimtarinë e vet, kur veprimtaria e vet cenon sitemin juridik. Nga kushti që sulmi duhet
të jetë i kundërligjshëm del se sulmi i cili e ndërmerr në bazë të ndonjë autorizimi ligjor,
nuk është i kundërligjshëm dhe kundër tij nuk është e lejuar mbrojtja e nevojshme.
4.Sulmi duhet të jetë i atcasshëm
Sulmi është i atcasshëm kur në cdo moment pritet të filloj, kur ka filluar të veproj dhe
gjersa zgjatë, përkatesisht gjersa të përfundoj. Sulmi konsiderohet se mund të pritet në
cdo moment në rastet kur mund të filloj aty për aty, menjiher. Psh në grindje e sipër midis
dy personave, njëri prej tyre mbush revolën apo nxjerr thikën nga kllëfi në këto situata
konsiderohej se mbrojtja është e atcasshme me sulmin, edhe pse ai akoma nuk ka filluar,
mirëpo në cdo cast pritej të filloj. Ne keto raste mbrojtja mund të ndërmerret menjiherë
dhe mund të zgjasë gjersa zgjat edhe sulmi. Në momentin kur pushon së vepruar sulmi ,
apo kur sulmi refuzohet apo zotrohet , duhet të pushoj edhe mbrojtja.
5.Sulmi duhet të jetë i vërtet
Për tu konsideruar se ekziston mbrojtja e nevojshme , sulmi duhet të jetë i vërtetë, që të
ekzistoj realisht. Nëse ndokush gabimisht mendon se është sulmuar dhe duke qenë në
lajthitje e lëndon apo e privon nga jeta “sulmuesin” , atëhere në këso raste fjala është për
mbrojtje të nevojshme fiktive, të kujtuar, apo sic quhet ndryshe mbrojtja e nevojshme
putative.Personi A. Me qëllim tallje me personin B. Në erresirë e sulmon këtë me revole
imituese (lodër), mirëpo personi B. Duke menduar se sulmi është i vërtet e vret atë. Në
këto situata nuk ekziston mbrojtja e nevojshme, por në këto rrethana mund të bëhet fjale
për lajthimin në fakt ( neni 18 të KPPK), nëse nuk ka qenë sa duhet i kujdesshëm mund të
përgjigjet për veprën penale të kryer nga pakujdesia(18.p1r.2) ndërsa nëse ka qenë në
lajthim real të pamenjanuar nuk është penalisht përgjegjës.(18.par.1).
169. Cka eshte mbrojtja?
Mbrojtja është cdo veprim i njeriut me të cilin dëmtohet apo rrezikohet ndonjë e mire e
sulmuesit. Mbrojtja e nevojshme ekziston edhe nga përkufizimi i këtij institucioni,
mbrojtja e nevojshme ekziston edhe në rastet kur sulmi zmbrapset edhe nga personi i
tretë.
170. Cilat kushte duhet te permbushen me rastin e
mbrojtjes (zbrapsja e sulmit)?
Kushtet të cilat duhet të përmbushen me rastin e mbrojtjes (zbrapsja e sulmit) jane:
1.Mbrojtja duhet të jetë e drejtuar kundër sulmuesit.
Për tu konsideruar se ekziston mbrojtja e nevojshme, veprimet e mbrojtjes duhet të jenë
të drejtuara kundër sulmuesit, kundër asaj të mire juridike të sulmuesit, e cila është e
nevojshme për zbrapjen e sulmit (psh. kundër trupit, jetës, pasurisë etj).
2. Mbrojtja duhet të jetë domosdo e nevojshme për zbrapjen e sulmit.
Për tu konsideruar një mbrojtje si e nevojshme ajo duhet të jetë domosdo e nevojshme që
personi prej vetes apo tjetrit ta zmbraps sulmin.Një mbrojtje konsiderohet e nevojshme në
rast kur konstatohet se sulmi nuk ka mundur të zbrapset pa i shkaktuar dëmtim sulmuesit.
Psh. një i moshuar i moshës mbi 70 vjecare me një letfe e sulmon personin e ri dhe
fizikisht të zhvilluar, i sulmuar nuk mund të arsyetohej se ka vepruar në mbrojtje të
nevojshme nëse atë e ka privuar nga jeta, ngase mbrojtja në situatat e tilla nuk ka qenë
domosdo e nevojshme, sepse i ka mundur ta zbraps sulmin pa shkaktuar vrasjen.
3.Mbrojtja duhet të jetë proporcionale me intenzitetin e sulmit.
Për të qenë mbrojtja domosdo e nevojshme, ajo duhet të ekzistojë në proporcionalitet
(përpjestueshmëri) midis intensitetit të sulmit dhe mbrojtjes.( në proporcion me mjetet që
i përdor sulmuesi, forcës fizike të sulmuesit, mjetet që i posedon sulmuesi).Mirëpo nuk
kërkohet një ekuivalencë në mes të intensitetit të sulmit dhe mbrojtjes përkatsisht në mes
të keqës së kanosur dhe të keqës së shkaktuar.Përkndrazi konsiderohet se ekziston
mbrojtja e nevojshme edh e kur e keqja e shkaktuar në rastin e zbrapsjes së sulmit është
më e madhe se e keqja e kanosur.Mirëpo nuk konsiderohej se ekziston mbrojtja e
nevojshme kur ekziston një disproporcion i madh midis dëmtimit i cili është shkaktuar
dhe dëmtimit që është kanosur. Psh. vrasja e fëmiut i cili po vidhte mollë etj. Ose vrasja e
klientit në kafene i cili po thente gota etj.
171. Kur shprehet tejkalimi apo kapercimi I
mbrojtjes se nevojshme?
Tejkalimi apo kapërcimi i mbrojtjes së nevojshme shprehet në rastet kur mbrojtja nuk
është proporcionale me sulmin apo kur mbrojtja ndërmerret pasi që është zmbrapsur ose
ka pushuar së vepruar sulmi.
172. Cka eshte nevoja ekstreme?
Nevoja ekstreme është rrethanë e dytë që e përjashton kundërligjshmërinë. Sipas
përkufizimit ligjor nevoja ekstreme ekziston kur vepra është kryer me qëllim që kryesi ta
menjanoj , ta zmbraps prej vetes apo tjetrit rrezikun e atcasshëm dhe të paprovokuar, i cili
nuk ka mundur të evitohet në ndonjë mënyrë tjetër, me kusht që e keqja e shkaktuar nuk
është më e madhe se e keqja që është kanosur ( neni 9.par.2.të KPPK).
173. Si perkufizohet rreziku?
Si parakusht për ekzistimin e nevojës ekstreme është ekzistimi i rrezikut. Rreziku
zakonisht përkufizohet situatë në të cilën, në bazë të rrethanave ekzistuese objektive, me
arsye supozohet se në cdo moment, aty për aty, mund të dëmtohet e mira juridike e
personit fizik apo juridik.
174. Cilat jane kushte duhet te permbushen me rastin
e rrezikut?
Kushtet që duhet të përmbushen me rastin e rrezikut jane:
1.Rreziku nuk duhet të jetë i provokuar apo i shkatuar. Nuk mund të konsiderohet se
personi ka vepruar në nevojën ekstreme nëse me fajin e tij me dashje apo nga pakujdesia
e ka shkatuar rrezikun. P.sh. Nëse ngasësi i automobilit duke vozitur me shpejtësi të
madhe në rrugë i del fëmiu dhe ky për ta shpëtuar fëmiun del në trotuar dhe lëndon
ndonjë person tjeter. Kodi penal në situata të këtilla bënë dallimin se rreziku është
shkaktuar me dashje apo nga pakujdesia dhe nëse rreziku është shkaktuar nga pakujdesia,
kryesin e tillë gjykata mund ta ndëshkoj më butë ( neni 9.par.3 të KPPK).
2.Rreziku mund t’i kanoset cdo të mire
Rreziku parimisht mund t’i kanoset cdo të mire juridike që është e mbrojtur në sistemin
juridik, mirëpo në praktikë rreziku më së shpeshti është i drejtuar kundër jetës, trupit,
shëndetit lirisë dhe pasurisë.
3.Rreziku duhet të jetë i vërtetë
Rreziku konsiderohet i vërtet kur ai realisht ekziston, është objektiv, nëse personi
gabmisht mendon se rreziku ekziston atëhere fjala është për të ashtquajturën nevojë
ekstreme putative, në këto situatat përgjegjësia e tij zgjidhet sikur te mbrojtja e
nevojshme putative, në bazë të parimeve të përgjegjsisë penale të veprave të kryera në
lajthim real apo faktik( neni 18).
175. Kur konsiderohet menjanimi I rrezikut?
Menajanimi i rrezikut konsiderohet veprimi që nërmerret me qëllim që të shpëtohet e
mira juridike së cilës i kanoset rreziku. Me veprimin e menjanimit të rrezikut zakonisht
realizohen tiparet e veprës penale të ckatuar, mirëpo meqë vepra është kryer në kushtet e
nevojës ekstreme, vepra e tillë nuk konsiderohet vepër penale, përjashtohet ekzistimi i
veprës penale.
176. Ku dhe ne cilat raste shprehet tejkalimi i nevojes
ekstreme?
Te nevoja ekstreme mund të shprehet tejkalimi : a).kur e keqja e shkaktuar është më e
madhe se e keqja e kanosur; b).kur rreziku ka mundur të menjanohet duke e dëmtuar në
përmasa më të vogla të mirën juridike të personit tjetër dhe c).kur dëmtimi i të mirës
juridike të personit tjetër është bërë pasi ka pashuar , pasi që ka kaluar rreziku.
Vepra e cila kryhet me rastin e tejkalimit të kufijve të nevojës ekstreme konsiderohet
vepër penale dhe nëse tejkalimi është bërë me dashje përgjigjet për dashje e nëse është
bërë nga pakujdesia përgjigjet për pakujdesi nëse ligji parasheh përgjegjsi penale për
pakujdesi.
177. Kush jane te obliguar t’I ekspozohen rrezikut?
Ekzistojnë disa kategori njerzish të cilët për shkak të detyrës , profesionit apo pozitës
sociale që kanë në shoqëri, nuk mund të thirren në nevojën ekstreme por janë të obliguar
t;i ekspozohen rrezikut ( neni 9.par.4.të KPPK).
Detyrimi për t’iu ekspozuar rrezikut mund të rrjedhë nga ligji (psh. Rojtari në roje), nga
marrëdhënia e punës ( p.sh. Rojtari i ndonje objekti në kushtet e caktuar është i obliguar
t’i ekspozohet rrezikut; nga profesioni (zjarrfiksi është i obliguar t’i ekspozohet rrezikut
për ta fikur zjarrin edhe nëse i kanoset rreziku); nga kontrata ( psh. një person me
kontratë merr për obligim që të kujdest për personin e palëvizshëm).
178. Cka eshte dhuna?
Dhuna është përdorimi i forcës ndaj një personi me qëllim që ta detyrohet të ndërmarr
apo të mos ndërmarr një veprim me të cilin realizohet tiparet e një vepre penale.Dhuna
mund të jetë fizike apo mekanike, ndërsa sipas nenit 107.par.10.të KPPPK, si dhunë
konsiderohet edhe përdorimi i hipnozës ose mjeteve tjera dehëse me qëllim që ndokush
kundër vullnetit të vet të vehet në gjendje të pavetdijshme ose të bëhet i paaftë për
rezistencë, por ajo mund të jetë edhe vis maior.
179. Cka eshte dhuna absolute?
Dhuna absolute është ajo dhunë me të cilën personi në tërësi, është privuar që lirisht të
vendos për sjelljet e veta. Dhuna është absolute në rast kur me përdorimin e dhunës, ai
ndaj të cilit është përdorur dhuna, në tërësi ka qenë i privuar nga mundësia që të merr
vendim për veprim apo mos veprim, ose nëse ka qenë i penguar që vendimin e tij ta
realizoj.Psh.personi A. E lidh punëtorin e e autorizuar të hekurudhës i cili nuk mund të
jap sinjal që treni duhet të ndalet dhe kështu shkaktohet ndeshja e trenave me që rast
shkaktohen viktima njerzish dhe dëm material..Dhuna apslolute ekziston edhe në situatën
kur personi e hipnotizon tjetrin apo e detyron të konsumoj alkool dhe në atë gjendje e
shtyen që të kryej vepër penale.
180. Cka eshte dhuna kompulsive?
Dhuna kompulsive shprehet në raste kur personi ndaj të cilit përdoret dhuna nuk është
absolutisht i privuar nga mundësia për të vendosur mirëpo dhuna që aplikohet bënë
presion të tillë që e shtrënfon të ndërmarr apo mos të ndërmarr veprimin e caktuar. Psh
kryesi i drejton revolën sportelistitt të bankës dhe e detyron që t’ia komunikoj kodin
sekret te shefit të bankës.
181. Kur e perjashton dhuna compulsive ekzistimin e
vepres penale?
Për tu konsideruar që dhuna komplusive e përjashton përgjegjsinë penale, duhet
konstatuar se ajo nuk ka mundur të evitohet në ndonje mënyrë tjetër, me mbrojtje të
nevojshme, duke thirrur në ndihmë apo duke ikur.
182. Cka eshte kanosja?
Kanosja është deklarata e ndonjë personi me të cilën i bëhet me dije dikujt se do ta gjej
ndonjë e keqe nëse nuk vepron ashtu si dëshiron personi që kanoset. Kanosja më së
shpeshti kryhet në mënyrë verbale, me gojë.Me anë të deklaratave të ndryshme. Mirëpo
mund të kryhet me shkrim apo me veprime konkludante.Për ekzistimin e kanosjes nuk
është e domosdoshme që ai që kanoset ta realizoj kanosjen, por ai ndaj të cilit është e
orientuar kanosja në bazë të situatës të rrethanave konkrete, të fitoj bindje se kanosja do
të realizohet.
183. Kur eshte vepra e rendesise se vogel?
Vepra është e rëndsisë së vogël eshte kur rrezikshmëria e saj nuk është e rëndësishme për
shkak të natyrës ose peshës së veprës, të mungësës së pasojës ose pasojës të
parëndsishme; të rrethanave në të cilat është kryer vepra, të shkallës së ulët të përgjegjsië
penale të kryesit të veprës ose për shkak të rrethanve personale të kryesit.
184. Cilat kushte duhet plotesuar per tu konsideruar
nje veper penale me rrezikshmeri te vogel shoqerore?
Për tu konsideruar një vepër e rëndësisë së vogël përpos peshës së veprës, duhet plotesuar
edhe kushtet tjera të cilat kryesisht kanë të bëjnë me mjetet me të cilat është kryer vepra
penale, rrethanat në të cilat një vepër penale është kryer, raporti psikik i kryesit ndaj
vepërës (forma e fajit, qëllimi dhe motivi i tij) etj. Nuk është e nevojshme që të gjitha
këto kushte të përmbushen ne cdo rast, është e mundur që të ekzistoj vetëm një kusht dhe
vepra të trajtohet e rëndësisë së vogël. Kushti i dytë që një vepër penale të konsiderohet e
me rrezikshmëri shoqërore të parëndsishme, kërkohet që të mos jetë shkaktuar pasoja e
ndaluar apo ajo të jetë e parëndesishme.
185. Kur ekziston vetelendimi?
Vetëlëndimi ekziston në rastet kur një person e dëmton të mirën juridike, të mirën
personale, psh. I shkakton vehtes lëndime trupore apo e shkatërron pasurinë e vet. Të
mira juridike personale konsiderohen psh. Jeta, integriteti trupor, nderi autoriteti, liria e
qarkullimit, pasuria individuale etj. Në të drejtën penale vetëlëndimi nuk paraqet vepër
penale me kusht që mos paraqes rrezik për shoqërinë. Do të përgjigjet penalisht ai i cili
me qëllimqë t’i shmanget shërbimit ushtrak e plagos vehten, në këto situata konsiderohet
se personi i tillë ka kryer vepër penale shmangie nga shërbimi ushtrak duke e bërë vehten
të paafte.
186. Kur konsiderohet nje person penalisht i
pergjegjshem ne te drejten penale?
Në të drejtën penale, një person konsiderohet penalisht përgjegjës nëse në kohën e
kryerjes së veprës penale ka poseduar cilësi të caktuara psikike dhe nëse te ai ka ekzistuar
një marrëdhënie e caktuar psikike ndaj veprës të ciën ai e ka kryer, dmth. Një person
konsiderohet penalisht i përgjegjshëm nëse në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë i
përgjegjshëm dhe i fajshëm.
187. Prej sa elementeve përbëhet pergjegjesia penale?
Përgjegjësia penale përbëhet prej dy elementeve :
1.Nga vetitë e caktuara psikike të kryesit(përgjegjësia) dhe
2.Nga qëndrimi apo marrëdhënia e kryesit ndaj veprës që e ka kryer( nga fajësia).
D.m.th. Përgjegjësia penale përbëhet nga përgjegjshmëria dhe fajësia.
188. Kur konsiderohet nje person penalisht i
pergjegjshem?
Në të drejtën penale një person konsiderohet penalisht i përgjegjshëm atëhere kur
posedon aso veti apo aftësi intelektuale ( mendore) dhe volitive që i bëjnë të mundshëme
të mendoj , të gjykojë, të vendosë dhe t’i kontrolloj sjelljet dhe veprimet e veta .
Përgjegjshmëria përbëhet prej dy elementeve:elementit intelektual apo të vetdijes dhe
elementit volitiv apo të dëshirës-vullnetit. Sipas K.P. Personi konsiderohet penalisht
përgjegjës nëse është mendërisht i aftë dhe është shpallur fajtor për kryerjen e një vepre
penale.
189. Kur konsiderohet personi I papergjegjshem?
Kryesi i veprës penale i cili nuk i posedon këto dy aftësi, apo njërën nga këto aftësi, në të
drejtën penale konsiderohet i papërgjegjshëm. Sipas nenit 12.par.1.të KPPK, i
papërgjegjshëm,konsiderohet “ Personi i cili ka kryer vepër penale konsiderohet i paaftë
mendërisht nëse në kohën e kryerjes së veprës penale lëngonte nga ndonjë smundje
mendore e përkohshme ose e përhershme, çrregullim mendor apo ngecje në zhvillimin
mendor që ka prekur funksionimin e tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë në gjendje të
kuptojë apo kontrollojë veprimet apo mosveprimet e tij apo të kuptoj se kryen vepër
penale”.
190. Cka eshte përgjegjshmëria esencialisht e
zvogluar?
Përgjegjshmëria esencialisht e zvogluar është gjendje e tillë e personit në kohën e
kryerjes së veprës penale , nëse për shkak të smundjes mendore kronike apo të
përkohshme, çrregullimit mendor apo ngecjes në zhvillimin mendor, aftësia e kryesit që
të kuptojë rëndësinë e veprës apo aftësia e tij që tëi kontrolloj sjeljet e veta ka qenë
dukshëm , esencialisht e zvogluar.
191. Kush e shkaktojne gjendjen e përgjegjshmërisë
esenciale të zvogluar?
Gjendjen e përgjegjshmërisë esenciale të zvogluar më së shpeshti e shkaktojnë
psikopatitë, alkolizmi kronik, narkomania, mandej neurozat, neurastia dhe neuropatia.
Shkaqe tjetra që mund të shpiejnë në përgjegjshmëri esenciale të zvogluar mund të jenë
senileti i të oshuarve, çrregullimet endryshme organike, si sp.sh.shtatzania, lindja,
helmimet e ndryshme, smundjet infektive etj.
192. Cka eshte faji?
Faji ëshë element subjektiv i veprës penale. Marrëdhënia apo relacioni psikik i kryesit
ndaj veprës në të drejtën penale quhet fajësi. Një person konsiderohet se veprën penale e
ka kryer me faj në rastet kur ka ditur se me veprimin apo mosveprimin e tij do të
shkaktojë pasojë të ndaluar në botën e jashtme, pasojë kjo që në ligj ishtë e paraprë si
vepër penale, dhe nëse ndaj veprës- pasojës ka pasur aso marrëdhënie, relacion e cila i
bënë të mundshme gjyqit që t’ia ngarkojë, tëia vëjë në barrë atë vepër.
193. Kur ekziston faji lidhur me veprimin e vepres
penale dhe te pasojes?
Lidhur me veprimin e veprës penale , faji ekziston atëhere kur personi është i vetdijshëm
dhe e dëshiron ndërmarjen e veprimit , apo kur është i vetdijshëm dhe dëshiron të mos e
ndërmarr veprimin e caktuar, kur me mosveprim kryhet vepra penale e caktuar.
194. Sa teori ekzistojne lidhur me fajin ne shkencen e
se drejtes penale?
Në shkencën e së drejtës penle lidhur me fajin ekzistojnë tri teori,ajo psikologjike, teoria
normative dhe teoria normativo-psikologjike.
1.Sipas teorisë psikologjike, faji është marrëdhënie(relacion) psikik i kryesit ndj veprës
së vet dhe pasojës së asaj vepre, e cila shprehet me dashjedhe nga pakujdesia.
2.Sipas teorisë normative , një person konsiderohet se e kryen veprën penale me fajin e
tij në rast kur veprën penale e konsideron si të kundërligjshme.
3.Sipas teorisë psikologjike-normative, një person konsiderohet se e ka kryer një vepër
penale me faj në rast kur janë shprehur elemntet e teorisë psikologjike dhe normative.
195. Sa forma kryesore i ka faji sipas K.P.?
Sipas KPK,nenit 15. dhe 16.faji i ka dy forma kryesore :
a) Dashja (dolus) dhe
b) pakujdesinë (culpa).
196. Cka eshte dashja?
Dashja është forma më e rëndë e fajit dhe më së shpeshti veprat penale kryhen me këtë
form të fajit.Në rastet kur vepra penale kryhet me dashje, kryesi gjithehere konsiderohet
penalisht përgjegjës.
197. Cka eshte pakujdesia?
Pakujdesia është formë më e lehtë e fajit dhe për veprat penale të kryera nga
pakujdesiakryesi dënohet vetëm në rastet kur me ligj shprehimisht parashihet se do të
dënohet edhe për veprat e kryera nga pakujdesia.
198. Cka konsiderohet dashja ne shkences e se drejtes
penale ?
Në shkencën e së drejtës penale dhe në praktikën gjyqsore, dashja konsiderohet si formë
më e shpeshtë e fajit me të cilën kryhet vepra penale.
Sipas dispozitave të nenit 15.të KPPK, vepra penale është kryer me dashje kur kryesi ka
qenë i vetedijshëm për veprën e vet dhe ka dashur që ta kryej, apo ka qenë I vetedijshëm
se për shkak të veprimit dhe mosveprimti të tij mund të shkaktohet pasoja e ndaluar, por e
ka pranuar, është dakorduar që të shkaktohet pasoja.
199. Sa lloje te dashjes i njeh K.P?
K.P, njeh dy lloje të dashjes:
a) dashjen direkte dhe ate
b) eventuale.
200. Kur ekziston dashja direkte (dolus direktus)?
Dashja dirkete (dolus direktus) ekziston atëhere kur kryesi është i vetdijshëm se me
veprimin apo mosveprimin e vet do të kryej vepër të dëmshme, vepër penale dhe e
dëshiron kryerjen e asaj vepre, dëshiron që të shkaktohet pasoja e ndaluar në botën e
jashtme.
201. Kur ekziston dashja eventuale?
Dashja eventual ekziston atëhere kur kryesi ka qenë i vetedijshëm se për shkak të
veprimit apo mosveprimit mund të shkaktohet pasoja e ndaluar, mirëpo me vetedije është
dakorduar që ajo të shkaktohet. (neni 15.par.3.K.P).
202. Cka eshte qellimi?
Qëllimi në fakt është një parafytyrim për pasojën e veprës penale, çdo vepër penale që
kryhet me dashjet supozohet se është kryer me qëllim të caktuar.
203. Cka eshte motivi?
Motivi është komponente psikologjike e jetës shpirtërore e cila e shtynë personin të
ndërmarr veprimin e caktuar.
204. Sa lloje te dashjes i njeh K.P.?
Sipas K.P. lloje e dashjes janë keto : a) dashja e caktuar; b) dashja e përgjithshme; c)
dashja alternative; d) dashja e paramenduar apo me paramendim dhe e) dashja e
atçasshme e papritshme.
205. Kur shprehet dashja e caktuar (dolus
determinatus)?
Dashja e caktuar shprehet në raste kur kryesi i ka paraparë pasojat dhe tiparet e tjera të
figurës së veprës penale, kjo formë edashjes përputhet në tëresi me dashjen direkte.
206. Kur shprehet dashja e pergjithshme (dolus
generalis)
Shprehet në rastet kur kryesi e kryen veprën penale me një dashje të pacaktuar, ai veprën
e kryen me qëllim që të shkaktoj pasojën e cila në vetedijën e tij nuk është e përcaktuar
konkretisht. Psh. dikush e qëllon dikend me nje mjet të fort nuk e din se çfare lëndimi do
të ti shkaktoj të rënd apo të fort.
207. Kur ekziston dashja e paramenduar dhe dashja
e atçasëshme?
Dashja e paramenduar ekziston në rastet kur vendimi për të kryer vepër penale lind mjaft
kohë para se të kryhet ajo, kryesi me gakftohësi me mundësi të gjatë kohore ka menduar
para se të kryej veprën penale. Kurse dashja e atçasëshme ekziston atehere kur kryesi
merr vendim në çast aty për aty (në afekt në situatën e dhënë).
208. Cfare eshte dashja alternative (dolus
alternatives)?
Dashja alternative është një lloj i veçante I dashjes së papërcaktuar, në situata të këtilla
kryesi parashef mundësinë e realizimit të dy apo më shumë pasojave, mirëpo varesisht
nga rrjedha e ngjarjes mund të realizohet vetëm njëra apo tjetra pasojë (njëra përjashton
tjetrën) – p.sh.dikush gjuan me gur dikend i cili mbanë në dorë vaze të çmueshme këtu
alternativisht ekzistojnë dy mundësi: lëndimi trupor apo dëmtimi i sendit, apo personi A.
Gjuan me gurë personin B. Por e godet personin C.
209. Cka eshte pakujdesia?
Pakujdesia (culpa) është forma e dytë e fajit dhe për nga intensiteti i përgjegjesisë penale
është fomë më e lehtë e fajsisë. Pakujdesia ekziston atëhere kur kryesi nuk e dëshiron
pasojën e shkaktuar, përkatesisht kur pasoja shkaktohet kundër vulnetit të tij. Me
pakujdesi shkatohet pasoja e dëmshme (vepra penale)e cila ka mundur të mos shkaktohet
po të ishte kryesi më i kujdesshëm.
210. Si percaktohet pakujdesia ne te drejten penale?
Në të drejtën penale pakujdesia përcaktohet sipas kriterit objektiv dhe subjektiv.
1. Sipas kriterit objektiv, konsiderohet se nji person kryen vepër nga pukujdesia në
rastet kur nuk i respekton kërkesat e shoqërisë që të jetë në masë të duhur i kujdesshëm.
2.Sipas kriterit Subjektiv, konsiderohet senjë person kryen vepër penale nga pakujdesia
në rastet kur nuk i ka respektuar kërkesat e shoqërisë që të jetë i kujdeshëm edhe pse
sipas aftësive mendore dhe fizike ka mundur të ishte i kujdesshëm dhe kështu të mos
shkaktohej pasoja e ndaluar - e dëmshme.
211. Cka definohet lajthimi (error)?
Lajthimi (error) rëndomt definohet si parafytyrim i gabuar apo, jo i drejt për ndonjë
rrethanë, Nëse ky parafyturim i gabuar i përket ndonjë rrethana reale, atëhere lajthimin e
tillë e quajmë lajthim në fakt.
212. Kur ekziston lajthimi ne fakt sipas dispozitave te
K.P?
Lajthimi në fakt sipas dispozitave të nenit 18.të KPPK, ekziston kur kryesi në kohën e
kryerjes së veprës penale nuk ka qenë i vetdijshëm për ndonji nga tiparet e saj të caktuar
me ligj, apo kur gabimisht mendon se ekzistojnë rrethanat sipas të cilave , po ekzistonin
ato faktikisht, ajo vepër do të lejohet.
213. Si perkufizohet lajthimi juridik dhe ne sa forma
shprehet?
Lajthimi juridik ( error iuris) përkufizohet si lajthim mbi ndalueshmërinë e veprës.
Lajthimi juridik shprehet në dy forma:
a) Forma e parë shprehet në rastet kur kryesi nuk e di se se vepra e tij është e
kundërligjshme, është e paraparë si vepër penale.Psh.polici i cili privon ndonji person
nga liria, nuk e din se vendimi mbi ekzekutimin e privimit të lirisë është nxjerrë në
mënyrë të kundërligjshme.
b) Forma e dytë e lajthimit juridik ekziston në rastet kur kryesi gabimisht mendon se
ekziston ndonjë rrethanë e cila përjashton kundërligjshmërinë dhe veprën e bënë të
lejueshme. P.sh.ushtari gjatë kohës së luftës, në bazë të urdhërit të eprorit të tij, kryen
krime të gjenocidit apo krime kundër njerëzimit(116 dhe 117 KPPK).
214. Sa lloje te fazave të kryerjes së veprë penale
dallohen ne literaturen juridike?
Në literaturën juridike dallohen 4. faza të kryerjes së veprë penale:
1.Vendimi për të kryer veprën penale;
2.Veprimet pregaditore të cilat ndërmerren me qëllim të kryerjes së veprës penale;
3.Fillimi I kryerjes së veprës penale, që mund të ngelë edhe në tentativë dhe;
4.Kryerja e veprës penale (vepra penale e përfunduar).
215. Kur ekizston tentative sipas K.P?
Sipas nenit 20 par.1.të KPPK, tentativa ekziston kur ndokkush me dashje ndërmerr
veprime të drejtpërdrejta për kryerjen e veprës penale dhe vepra nuk është kryer ose
elementet e veprës së qëllimshme penale nuk janë realizuar. Tentativa ekziston në rastet
kur vepra penale ka filluar të kryhet , mirëpo nuk është shkaktuar pasoja e dëshiruar. Psh.
Personi A. Shtinë me pushkë në personin B. Mirëpo nuk është qëlluar.
216. Cilat kushte duhet te permbushen per t’u
konsideruar se eshte kryer tentativa?
Për tu konsideruar se është kryer tentativa e veprës penale medomos duhet përmbushur
këto kushte:
1.Që të ndërmerret veprimi i kryerjes;
2.Që veprimi të ndërmeret me dashje;
3.Që vepra të mos përfundohet , përkatsisht që të mos shkaktohet pasoja e veprës penale.
217. Kur denohet personi per tentative sipas K.P?
Sipas nenit 20.par.1.të KPPK, për tentativë përsoni dënohet kur është fjala për veprat
penale për të cilat është paraparë dënim me burgim më së paku tri vjet, ndërsa për veprat
tjera penale ku parashihen dënime më të lehta, për tentativë ndëshkohet vetëm kur me ligj
shprehimisht parashihet se edhe për tentativë dënohet. Veprat e tilla ku me ligj
shprehimisht thuhet se edhe për tentativë dënohet janë psh. veprat penale nga neni
263.par.3. keqpërdorimi i sigurimit, pastaj marrja e pasurisë së lujtshme nga neni
258.par.2. etj.
Sipas nenit 65.par.2.të KPPK, në rastet kur vepra penale ka ngelur në tentativë, kryesi
mund të dënohet mësë tepërmi deri në ¾ (tri të katërtat) e maksimumit të dënimit të
paraparë.
218. Kur konsiderohet se ekziston tentativa e plote?
Tentativa e plotë konsiderohet se ekziston në rastet kur veprimi i kryerjes ka filluar dhe e
ka përfunduar, mirëpo pasoja nuk është shkaktuar. Psh. Personi A shkrep nga revolja në
personin B mirëpo nuk e godet.
219. Kur konsiderohet se ekziston tentativa e mete?
Tentativa e metë, konsiderohet se ekziston atëhere kur personi e fillon veprimin e
kryerjes por nuk e përfundon. P.sh.personi A merr në shenjë personin B mirëpo nuk
shkrep.
220. Kur ekziston tentativa e cilesuar?
Tentativa e cilësuar ekziston në rastet kur me veprimin e ndërmarrë është tentuar të
kryhet vepra penale, mirëpo në fakt është është kryer figura e një vepre tjetër penale, e
cila është e caktuar me ligj si vepër penale e posaçme. Psh. personi A shkrep me armë në
personin B me qëllim që ta privoj nga jeta, mirëpo i shkakton vetëm lëndim të rëndë
trupor.
221. Kur ekziston tentativa e papershtatshme?
Tentativa e papërshtatshme ekziston atëhere kur mjetet të cilat janë përdorur për kryerjen
e veprës penale apo objekti ndaj të cilit është ndërmarr veprimi i kryerjes, nuk ka mundur
të shkaktojnë pasojën e veprës penale.
222. Kur mund ta liroj gjykata nga denimi personin
qe heq dore ne menyre vullnetare nga kryerja e
vepres penale?
Në nenin 22. të KPPK, thuhet gjykata mund ta liroj nga dënimi personin që vullnetarisht
heq dore nga kryerja e veprës penale të cilën e ka filluar, megjithese është i vetedijshëm
se, në pajtim me të gjitha rrethanat , ai mund ta vazhdonte veprën ose, nëse pas kryerjes
së një vepre të tillë, ai parandalon shkaktimin e pasojave.
223. Kur shprehet heqja dore vullentare nga tentativa
e mete dhe e plote?
Heqja dore nga tentativa e metë shprehet në rast kur kryesi me vullnetin e tij të lirë ndal
veprimin e mëtejshëm, pushon së vepruari. Psh. kryesi merr në shenjë viktimen,
zhbllokon pushkën por nuk shtinë.
2.Heqja dorë vullnetare nga tentativa e plotë, shprehet në rast kur personi pasi që ka
ndërmarr veprimin e kryerjes, ndërrmer veprimin tjetër me të cilin pengon shkaktuarjen e
pasojës. Psh. i ka dhënë helëm viktimës, mirëpo para se të filloj të veproj helmi, e ka
ftuar mjekun.
224. Kur konsiderohet e vullnetshme heqja dore nga
vepra penale?
Heqja dorë konsiderohet e vullnetshme nëse personi me vullnetin e tij të lirë abstenon nga
përfundimi i vperës penale. Nuk do të konsiderohet heqje dorë vullnetare nëse kryesi heq
dorë për shkak të rrethanave të jashtme, psh. heq dorë ngase nuk mund ta thyej kasafortën
apo heqë dorë nga kryerja e mëtejme e veprës penale sepse paraqitet roja e objektit.
225. Kur ekziston bashkimi I veprave penale?
Bashkim veprash penale ekziston atëherë kur personi me një apo me më shumë veprime
kryen dy apo më shumë vepra penale për të cilat në të njejtën kohë zhvillohetprocedura
penale dhe për të gjitha veprat penale të kryera shqiptohet një dënim.
226. Cilat kushte duhet te plotesohen per ekzistimin e
bashkimit te veprave penale?
Për tu konsideruar se ekziston bashkim veprash penale duhet të përmbuhsen këto kushte:
1.Duhet të jenë kryer dy e më shumë veprash penale;
2.Që këto vepra të jenë kryer nga i njeti person dhe,
3.Që për këto vepra të mos jetë gjykuar më parë;
227. Sa lloje te bashkimit te veprave penale
ekzistojne?
Ekzistojnë dy lloje të bashkimit :
1.Bashkimi ideal i veprave penale
Bashkimi ideal i veprave penale ekziston në rastet kur personi me një veprim kryen dy
apo më shumë vepra penale për të cilat gjykohet në të njetën kohë. Psh. Personi me një të
shtënë, njërit person i shkakton plagosje të lehtë trupore ndërsa personit tjetër plagosje të
rëndë trupore.
2.Bashkim real i veprave penale
Bashkimi real i veprave penale ekziston në rastet kur një person me shumë veprime kryen
shumë vepra penale për të cilat në të njetën procedurë penale gjykohet dhe i shqiptohet
një dënim unik për të gjitha veprat penale. Psh. Personi me një goditje i shkakton lëndim
trupor një personi, ndërsa me goditjen tejtër i shkakton lëndime trupore personit tjetër.
D.mth.me veprime të ndara kryehn dy e më shumë pasoja, nuk është me rëndësi se sa
kohë ka kalur dhe se a janë kryer veprat penale në një vend apo në vende të ndryshme.
228. Kur ekziston bashkimi real homogjen dhe
heterogjen?
Bashkimi real homogjen, ekziston ne rastet kur me shumë veprime kryesi kryen shumë
vepra penale të njëllojta (psh.personi me dy veprime kryen dy vepra penale të vjedhjes,
plagosjes apo fyerjes.
Bashkimi real heterogjen, ekziston në rastet kur personi me shume veprime kryen
shumë vepra penale të llojit të ndryshëm, psh. me një veprim i shkakton plagosje trupore
një personi kurse me veprimin tjetër e fyen personin tjetër.
229. Kur ekziston bashkimi fiktiv i veprave penale?
Bashkim fiktiv i veprave penale ekziston atëhere kur në shikim të parë duket se me një
apo më shumë veprime janë kryer shumë vepra penale, mirëpo në aspektin e së drejtës
penale nuk konsiderohet se janë kryer shumë vepra penale.
230. Sa lloje te bashkimit fiktiv njihen ne te drejten
penale ?
1. Bashkimi fiktiv ideal ekziston kur personi me një veprim realizon tiparet e dy apo
më shumë veprave penale, mirëpo në të drejtën penale konsiderohet se është kryer një
vpepër penale e jo shumë vepra penale. Bashkimi fiktiv ideal i veprave penale
ekziston në rastet kur në mes të figurave të veprave penale shprehet marëdhënia e
1.Specialitetit,
2.Subsidiaritetit dhe e
3.Konsumcionit
2. Bashkimi fiktiv real ekziston atëhere kur me shumë veprime janë realizuar tiparet e
shumë veprave penale mirëpo sipas ligjit konsiderohet se është kryer vetëm një vepër
penale. Bashkimi fiktiv real i veprave penale ekziston në rastet e veprave penale të
përbëra, kolektive dhe të vazhduara.
231. Cka konsiderohet veper penale e perbere?
Vepra penale e përbërë konsiderohet vepra e përbërë prej dy a më shumë veprave penale,
të cilat sipas natyrës së tyre janë deomos të lidhura dhe të kushtëzuar me njëra tjetrën.
Vepra penale e përbërë është një lloj konstrukcioni juridik i cili mund të caktohet vetëm
me ligj. Po qe se ligjëdhënësi nuk e bënë bashkimin e dy a më shumë veprave penale në
një vepër, atëhere në tëdrejtën penale nuk mund të bëhet fjalë për veprën penale të
përbërë, por për shumë vepra penale. Si vepër penale e përbërë konsiderohet psh. vepra
penale e grabitjes e cila përbëhet prej veprës penale të dhunës dhe vjedhjes. Në kete rast
rezulton se eshte kryer nga dy vepra penale, vepra penale e dhunës dhe e vjedhjes.
232. Cka konsiderohet si veper penale e vazhduar?
Si vepër e vazhduar penale konsiderohet rastet kur shumë vepra penale të kryera nga i
njeti person brenda afatit të caktuar, e që mes veti janë ngushte të lidhura dhe sajojnë një
vepër penale, psh. shitësi në një minimarket për çdo ditë vjedh nga një artikull etj. Dikush
disa netë radhazi hynë në shtëpi dhe merr sendet pasi që familjarët janë në pushim,
dikush dhunon të njejtin person disa here në një afat të shkurtër kohor, disa tentime të
ndërprerjes së shtatzanisë ndaj të njetës grua, arkatari i ndonjë ndërmarrje disa here nga
kasa ka marrur para etj.
233. Ku mund te shprehet vepra penale e vazhduar?
Institucioni i veprës penale të vazhduar p.sh. nuk mund të shprehet te shumica e veprave
penale kundër jetës dhe trupit, kundër lirive dhe të drejtave të qytetarëve, kundër dinjitetit
dhe moralit etj. Vepra penale e vazhduar më së shpeshti mund të shprehet te veprat
penale , kundër nderit dhe autoritetit, kurse rral te disa vepra tjera penale.
234. Cilat kushte duhet te permbushen per te
ekzistuar vepra penale e vazhduar?
Kushtet që duhet të përmbushen për ekzistimin e veprës penale të vazhduar jane:
1.Që të jenë kryer shumë vepra penale,
2.Që veprat penale të kryera të jenë të njejta,
3.Që ato vepra penale të i ketë kryer i njeti person,
4.Që at vepra penale të jenë kryer ndaj të njejtit person dhe
5.Që të gjitha veprat penale të jenë kryer brenda një periudhe të caktuar kohore,
përkatsisht që të ekzistoj kontinuieti kohor.
235. Cka nenkuptojme veper penale kolektive?
Me veprën penale kolektive nënkuptojmë kryerjen e shumë veprave penale të njejta apo
të llojit të njetë nga disa persona, të cilat nëtë drejtën penale konsiderohet si një vepër
penale, me ç’rast elemnti që bashkon vepra në një është i natyrës subjektive. Vepra
penale e vazhduar është konstrukcion juridik, ndërsa veprat penale kolektive është
konstrukcion ligjor.
236. Cka nenkuptojme me termin bashkepunim dhe
bashkepunetor?
Me bashkepunim nenkuptojme pjesemarrjen e dy apo me shume personave ne kryerjen e
vepres penale, kurse me bashkepunetore nenkuptojme cdo person i cili me veprimin apo
me mosveprimin e tij ka marre pjese ne realizimin e vepres.
237. Cilat vepra kryhen ne bashkepunim?
Në bashkpunim kryhen veprat penale të terrorizmit, trafikimit me njerëz, me drogë, me
armë, mandej format e ndryshme të vrasjeve me motive politike apo për interes të
pasurimit etj.
238. Kur konsiderohet se ekziston bashkepunim ne te
drejten penale?
Për t’u konsideruar në të drejtën penale se ekziston bashkpunimi, nuk mjafton që në
kryerjen e veprës penale të marrin pjesë shumë persona, ngase është e mundur situata që
në kryerjen e veprës penale të marrin pjesë dy apo më tepër persona, mirëpo megjithate të
mos ekzistoj bashkepunimi. Psh. nëse një person tenton me thyerje të kryej vjedhjen, dhe
personi i dytë, duke i shfrytëzuar veprimet e të parit, ja arrinë që të depërtoj në lokal ku
gjendet sendi i huaj i lujtshëm, atëhere këta dy persona nuk janë bashkepuntore të veprës
penale të vjedhjes së rëndë edhe pse ata në realitet kanë marre pjese në kryerjen e veprës
penale.
239. Sa forma te bashkepunimit njeh Kodi yne Penal?
Kodi ynë penal (në nenin 23-37) njef 4.lloje të bashkpunimitedhe ate:
1.bashkryerjen, 2.shtytjen, 3.ndihmën dhe 4.bashkimin kriminal.
Bashkëkryerja,shtytja , ndihma dhe bashkimi kriminal bien në bashkpunimin në kuptimin
e gjërë ndërsa, Shtytja, ndihma dhe bashkimi kriminal bien në bashkpunimin në kuptimin
e ngushtë.
240. Bashkekryerja e domosdoshme ne sa grupe
kryhet?
Bashkekryerja e domosdoshme ndahet në dy grupe:
1.Vepra penale konvergjente;
2.Veprat penale divergjente.
241. Cka jane veprat penale konvergjente?
Janë ato vepra te të cilat mund të kryhen vetëm me pjesemarrjen e shumë personave,
vepra penale pjesmarrje në kryengritje të armatosur, rebelimi i personave të privuar nga
liria.
242. Cka konsiderohet vepra penale divergjente?
Konsiderohen ato vepra penale për kryerjen e të cilave gjithashtu është e domosdoshme
pjesmarrja e shumë personave, inetresat e të cilëve janë të kundërta psh.veprat penale të
bigjozit, pastaj pjesmarrja në rrahje.
243. Kur shprehet bashkekryerja suksesive?
Bashkryerja suksesive shprehet në rastet kur ndonje person është duke e kryer një vepër
penale, dhe i bashkangjitet personi tjetër edhe me veprimin e tij merre pjesë në kryerjen e
asaj vepre penale. Psh.pasi personi A. thyen xhamin e vitrinës, personi B. I bashkangjitet
këtij dhe së bashku kryejnë vjedhjen.
244. Cka nenkuptojme me kryes indirekt?
Me kryes indirekt nënkuptojmë rastet kur një person shfrytëzon tjetrin si mjet për ta
realizuar qëllimin e vet kriminal për ta kryer veprën penale. Psh.mjeku i cili dëshiron ta
mbys pacientin, i cakton dozë të fortë helmi dhe këtë dozë ia jep infermierja me ç’rast
shkaktohet vdekja e tij. Në këtë situatë mjeku konsiderohet kryerës me dashje i vrasjes,
kurse infermierja eventualisht si kryese e vrasjes nga pakujdesia, ose kur bashkshorti
duke e maltretuar në mënyrë të vazhduar bashkshortën e tij e detyron në vetevrasje.
Lidhur me këtë duhet theksuar se nuk konsiderohet kryerës indirekt kur një person përdor
tjetrin si mjet për të kryer veprën penale. Psh.personi A shtynë personi B dhe ky i shakton
lëndime personit C.
245. Cka nenkuptojme me bashkepunim ne kuptimin
e gjere dhe te ngushte?
Me bashkepunimin në kuptimin e gjërë, nenkuptojme kur aty dy e më tepër persona
drejtpërdrejte marrin pjesë në veprimin e kryerjes se vepres penale, kurse te bashkpunimi
në kuptimin e ngusht nenkuptojme kur bashkpunorët nuk marrin pjesë drejtpërdrejti në
veprimin e kryerjes së veprës penale, por me veprimet e tyre, që zakonisht merren para se
të filloj ose gjatë kryerjes së veprës penale, vetëm ndihmohet apo lehtësohet kryerja e
veprës penale, të tilla janë shtyetja, ndihma dhe bashkimi kriminal.
246. Si eshte e parapare shtytja sipas K. Penal?
Kjo formë e bashkpunimit është paraparë në nenin 24.të K.P.K i cili thote “Kushdo që me
dashje e shtytë tjetrin të kryej vepër penale, dënohet sikurse ai ta kishte kryer atë vepër
penale, nëse vepra penale është kryer nën ndikimin e tij”.
247. Ne sa forma mund te kryhet shtytja?
Shtytja mund të kryhet në dy forma edhe atë:
1. Forma e parë eshte kur kryesi fare nuk ka vendosur që të kryhet vepra penale, me
veprime të caktuar ndikohet që ai të formoj vendimin (të vendos) të kryej veprën
penale dhe,
2. Forma e dytë eshte kur kryesi ka ndërmend të kryej veprën penale, por i akoma nuk
ka vendosur definitivisht, përkatsisht kur vendimi i tij është i luhatshëm dhe personi
tjetër me veprimet e t’ia ndikon që vendimi i tij të forcohet, të vendosë për të kryer
veprën penale (në formën e dytë inciativa për të kryer veprën penale nuk fillon nga
shtytësi).
248. Kur kemi te bejme me shtytje ideale dhe reale?
Kur me një shtyetje ndikohet në dy apo më shumë persona për të kryer veprën penale
kemi të bëjmë me bashkshtytjen ideale. Kur shtyetësi me dy apo më shumë veprime
ndikon te i njeti person të kryej dy apo më shumë vepra penale kemi te bejme me shtytje
reale.
249. Kur ekzistojne shtytja ne te drejten penale?
Në të drejtën penale konsiderohet se ekziston shtytja edhe kur ajo është drejtuar ndaj
rrethit të caktuar të njerëzve nga të cilët njëra prej tyre i ndikuar nga shtytja kryen vepër
penale (psh. shtytja kryhet ndaj njerëzve që janë në një lokal të caktuar, shkollë, konvikt,
kazermë, apo ndaj pjestareve që i përkasin ndonjë shoqate, partie, apo ndaj puntorëve të
ndonje fabrike.
250. Cka eshte ndihma?
Ndihma është ndërmarrja e veprimeve me të cilat një personi me dashje ndihmon tjetrin
të kryej vepër penale. (psh. furnizimi me mjete, evitimi i pengesave) apo veprimet që
ndërmerren gjatë kohës së kryerjes së veprës penale me të cilat lehtësohet kryerja e saj.
Ndihmësi vepron para kryerjes së veprës penale ose gjatë kryerjes së veprës penale, e
asesi pas kryerjes së veprës penale, ngase me ndihmë kontribohet në shkaktimin e pasojës
së ndaluar.
251. Kur mund te kryhet ndihma?
Ndihma mund të kryhet vetëm pasi që personi i caktuar të ketë vendosuar të kryej vepër
penale, e nëse ndihma jepet para se personi të ketë vendosur për të kryer vepër penale, ato
veprime mund të kualifikohen vetëm si shtytje e jo si ndihmë. Veprimet që janë ndërmarr
pasi që është kryer vepra penale, nuk mund të konsiderohet si ndihmë, me kusht që të
mos jetë premtuar më parë, para se të ketë filluar kryerja e veprës penale>Psh. do të
konsiderohet ndihmë po q e se ndihmësi i premton kryesit se do ta fshehë atë dhe sendet e
vjedhura, e nëse nuk i ka premtuar më parë ndërsa e fsheh atë, atëhere kemi të bëjmë me
veprën penale të posaçme fshehja e kryesit të veprës penale.
252. Sa lloje te ndihmave mund te jene?
Ndihma mund të jetë dyllojëshe Fizike dhe Psiqike.
Ndihmë fizike konsiderohen: vënia apo dhënia në disponim kryesit mjetet për kryerjen e
veprës penale dhe menjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale (psh. sigurimi i
mjeteve, vënia në disponim e mjeteve aftësimi i mjeteve, sigurimi i helmit, bërja e rojës
gjatë kryerjes së veprës penale etj, dërgimi në vendin e caktuar etj.)
Ndersa si ndihmë psikike konsiderohet dhënia e këshillave apo udhëzimeve si të
kryhet vepra penale dhe premtimi se do ta fshehë veprën penale , kryesin e saj, gjurmët
e veprës penale , ose përfitimet që rrjedhin nga kryerja e veprës penale.
253. Cka eshte bashkimi kriminal?
Bashkimi kriminal është forma më e rëndë e bashkepunimit në kuptimin e ngushtë. Sipas
K.P.K, me termin bashkim kriminal nënkuptohet organizata kriminale, grup i personave,
të cilët janë marre vesh për të kryer vepër penale, rrjeti i personave me qëllime kriminale
si dhe format tjera të ngjashme të bashkepunimit për kryerjen e veprave penale. E veçanta
e krimit të organizuar është se nëpërmjet të bashkimit kriminal kryhen vepra shumë të
rënda, siç janë trafikimi me drogë, me armë, me njerëz, terrorizmi, format e rënda të
vrasjeve, vepra kundër pasurisë në formë të grabitjes, shantazhe, korrupsioni, larja e
parave, kriminalitetit komjuterik, si dhe krimet e kryera kundër njerëzimit dhe të drejtës
ndërkombëtare gjatë konflikteve të armatosura apo lufterave në vendet e ndryshme të
botës.
254. Kur eshte parapare bashkimi kriminal si
institutit i pergjithshem?
Bashkimi kriminal si institut i përgjithshëm i së drejtës penale, është paraparë me qëllim
të inkriminimit të fazës më të hershme të kryerjes së veprës penale, në fazën e pregaditjes
së veprës penale. Me këtë institutë në faktë ndëshkohen veprimet përgaditore, vepra këto
të cilat ndryshe quhen delicta preparata.
255. Cka jane sanksionet?
Në të drejtën penale, masat të cilat zbatohen ndaj kryesit të veprave të këtilla quhen
sanksione penale. Sanksionet penale janë masa shtrënguese që zbatohen me dhunë dhe
paraqesin represion ndaj kryesit të veprës penale. Me anë të sanksionit penal kryesit të
veprës penale i kufizohen apo i merren të drejtat, liritë dhe të drejtat tjera shumë të
rëndësishme, siç është liria e lëvizjes, pasuria etj.
Sanksionet penale janë masa të dhunshme penalo-juridike të cilat i shqipton gjykata në
procedurën e përcaktuar me ligj ndaj kryesit të veprës penale, me qëllim të mbrojtjes së
shoqërisë dhe individit nga kriminaliteti, ndërsa konsistojnjnë në marrjen apo kufizimin e
lirive dhe të drejtave të caktuara apo tërheqjen e vrjetjes kryesit se do t’i merren apo
kufizohen liritë apo të drejtat nëse sërish kryen vepër penale.
256. Cfare karakteristika themelore kane sanksionet
penale?
Sanksionet penale, kanë këto karakteristika themelore:
-me anë të sanksioneve penale shoqëria mbron nga kriminaliteti vlerat më të rëndsishme
të individit dhe të bashkësisë shoqërore,
-sanksionet penale mund t’iu shqiptohen vetëm kryesve të veprave penale,
-ndaj kryesve të veprave penale mund të shqiptohet vetëm ai sanksion penale i cili është
paraparë me ligj në momnetin e kryerjes së veprs penale,
-sanksionin penal mund ta shqiptoj vetëm gjykata në bazë të pocedurës të përcaktuar me
ligj
-me anë të sanksioneve penale, kryesve të veprave penale u merren apo u kufizohen liritë
dhe të drejtat e tyre.
257. Sa lloje te sanksioneve penale njihen ne te
drejten penale?
Ne te drejten penale njihen këto lloje të sanksioneve penale: dënimet kryesore, dënimet
alternative, dënimet plotësuese, masat siguruese, masat edukative, dënimi me kusht dhe
vërejtja gjyqësore.
258. Sa lloje te sanksioneve jane parapare ne K.P te
Kosoves?
K.P te Kosoves janë paraparë katër lloje të sanksioneve penale këto janë:
1.dënimet kryesore;
2.dënimet alternative;
3.dënimet plotsuese dhe
4.vërejtja gjyqësore.
259. Ndaj kujt shqiptohen denimet kryesore?
Dënime kryesore shqiptohen ndaj personave madhorë, të cilët janë penalisht të
përgjegjshëm për veprën penale të kryer.
260. Cka jane denimet alternative?
Dënimet alternative në brendinë e tyre janë substitute, zevendesim i dënimit me burgim,
spektri i tyre është mjaft i gjërë dhe i llojllojshëm. Këto lloje të sanksioneve penale në
fakt janë një lloj i posaçëm i masave parapenale, ku kryesi i veprës penale në vend që të
dënohet i tërhiqet vërejtja dhe njeherit i caktohen obligime të cilat duhet t’i përmbush
brenda afatit të caktuar, e nëse nuk i përmbush obligimet e caktuara, dënimet alternative
mund të revokohen dhe të shëndrrohet në dënim me burg.
261. Cka jane denimet plotesuese?
Dënimet plotsuese, janë të karakterit sekondar dhe i plotsojnë dënimet kryesore, këto
dënime mund të shqiptohen vetëm së bashku me dënimet kryesore.
262. Cka eshte verejtja e gjykates?
Vërejtja e gjykatës, ky lloj i sanksionit është i karakterit parapenal, është e paraparë për
vepra të lehta penale.
263. Cilat lloje te masave dhe sanksioneve ndaj te
miturve mund te shqiptohen?
Ndaj kryesve të veprave penale të mitur mund të shqiptohen masat e divesitetit, masat
edukuese dhe burgimi për të mitur.
264. Si percaktohet nocioni forma i denimit?
Nocioni formal përcaktohet duke pasur parasysh elementet juridike të dënimit siç janë
përcaktueshmëria e tij në ligj, ligjshmëria me rastin e shqiptimit, organi i cili është
kompetent për shqiptimin e tij, procedura gjyqësore që duhet tërespektohet për të mudur
të shqiptohet etj.
265. Si percaktohet nocioni material i denimit?
Përcaktohet duke pasur parsysh qëllimin e dënimit, qëllimi i dënimit është mbrojtja e
shoqërisë nga kriminaliteti dhe preventiva me qëllim që kryesi në të ardhmen të mos
kryej vepra penale dhe të përmiresohet si dhe ruajtja e disciplinës së qytetarëve.
266. Cilat jane elementet themelore te denimit?
Dënimi posedon këto elemente:
-sipas brendisë së tij dënimi duhet të paraqes një vlerësim negativ moralo-etik ndaj
veprës penale dhe kryesit.
-si masë e dhunshme dënimi duhet të paraqes një të keqe që e godet kryesin e veprës
penale.
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE

More Related Content

What's hot

E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeRefik Mustafa
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreRefik Mustafa
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesDurim Kërhanaj
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALERefik Mustafa
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleK. Gj.
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provimv z
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimoreDonikë Mjaki
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleDonikë Mjaki
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeRefik Mustafa
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje dritashala
 

What's hot (20)

E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALE
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
 

Viewers also liked

Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penalezogaj
 
Rregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkollesRregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkollesEimeraj
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleRefik Mustafa
 
E drejta penale
E drejta penaleE drejta penale
E drejta penalezogaj
 
252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1Rilind Kastrati
 
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistikeBazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistikeNasuf GËRMIZAJ
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetaredritashala
 

Viewers also liked (9)

Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
Rregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkollesRregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkolles
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
 
E drejta penale
E drejta penaleE drejta penale
E drejta penale
 
252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1
 
Kriminalistikë
KriminalistikëKriminalistikë
Kriminalistikë
 
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistikeBazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetare
 
E Drejta Penale
E Drejta PenaleE Drejta Penale
E Drejta Penale
 

Similar to E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE

Politika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdPolitika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdARMIDA
 
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02Arsiola DYRMISHI
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminaleLavdrimi91
 
33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penalezogaj
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Ramadan Ademi
 
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2ZuhdiHajzeri
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2zogaj
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]kulla 2010
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civilezogaj
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare ArberSusuri
 
Edrejtapenale 100126140908-phpapp02
Edrejtapenale 100126140908-phpapp02Edrejtapenale 100126140908-phpapp02
Edrejtapenale 100126140908-phpapp02Rina Shkodra
 

Similar to E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE (20)

Politika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdPolitika Kriminale Slajd
Politika Kriminale Slajd
 
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
 
33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
 
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
 
Normat juridike
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 
Gjykata kushtetuese
Gjykata kushtetueseGjykata kushtetuese
Gjykata kushtetuese
 
E drejta Biznesore
E drejta BiznesoreE drejta Biznesore
E drejta Biznesore
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile
 
Mustaf
MustafMustaf
Mustaf
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
Edrejtapenale 100126140908-phpapp02
Edrejtapenale 100126140908-phpapp02Edrejtapenale 100126140908-phpapp02
Edrejtapenale 100126140908-phpapp02
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 

More from Refik Mustafa

Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësRefik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIRefik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IRefik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveRefik Mustafa
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseRefik Mustafa
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitRefik Mustafa
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITRefik Mustafa
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleRefik Mustafa
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseRefik Mustafa
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorRefik Mustafa
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeRefik Mustafa
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta RomakeRefik Mustafa
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoRefik Mustafa
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis Refik Mustafa
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateRefik Mustafa
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKARefik Mustafa
 

More from Refik Mustafa (20)

Procedura Penale
Procedura PenaleProcedura Penale
Procedura Penale
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve II
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve I
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta Kushtetuese
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
 
Parlamentarizmi
ParlamentarizmiParlamentarizmi
Parlamentarizmi
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta Romake
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
 

E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE

  • 1. 1. Cka quajme veper penale? Veprat me të cilat cenohet, dëmtohet apo asgjësohet vlerat juridike të njeriut dhe të bashkësisë së caktuar, në të drejtën penale quhen vepra penale 2. Cka nenkuptojme me termin e drejte penale? Me termin e drejta penale nënkuptojmë një degë të legjislacionit pozitiv të shtetit të caktuar dhe një degë të shkencave juridike. 3. Cka eshte e drejta penale, si dege e legjeslacionit pozitiv? Si degë e legjislacionit pozitiv, e drejta penale është sistem i normave ligjore me të cilat përcaktohet se cilat vepra të njerëzve konsiderohen vepra penale dhe far lloje të dënimeve apo të sanksioneve penale do t’u shqiptohen kryesve të tyre. 4. Cka eshte karakteristike themelore e te drejtes penale? Si karakteristikë themelore e së drejtës penale është se kjo është e drejtë ligjore. Është ligjore meqë kjo degë e drejtësisë i rregullon cështjet nga lëmi i saj vetëm me ligj, e jo me ndonjë akt tjetër nënligjor apo norma tjera juridike. 5. Cka eshte lende e se drejtes penale? Lëndë e së drejtës penale është vepra penale, kryesi i veprës penale dhe sanksionet penale. 6. Cka parasheh e drejta penale? E drejta penale parasheh se cilat vepra konsiderohen vepra penale dhe sanksionet penale qe mund t’u shqiptohen kryeresve te tyre. 7. Cka parasheh e drejta e procedures penale? E drejta e procedurës penale parashef normat me të cilat rregullohet veprimi dhe autorizimi i organeve shtetërore në procedurën penale. Me procedurën penale rregullohen marrëdhënjet midis gjykatave të larta dhe të ulta , raportet në mes gjykatës prokurorit, të fajsuarit , mbrojtësit, të dëmtuarve dhe subjektëve tjerë në procedurë sic janë: dëshmitarët , eksperti përkthyesi etj. 8. Cka percaktohet me normat e natyres materiale? Me normat e natyres materiale percaktohen se cilat vepra te njerezve konsiderohen vepra penale dhe cfare lloje te sanksioneve penale mund t’u shqiptohen kryeresve te tyre. 9. Cka rregullohet me normat e procedures penale? Me normat e procedures penale rregullohet procedura e gjykates dhe te organeve tjera shteterore per t’u konstatuar se a ka kryer ndonje person veper penale dhe se a jane plotesuar kushtet per shqiptimin e sanksionit penal. 10. Si ndahet e drejta penale? E drejta penale ndahet ne te: A) Drejten penale te pergjithshme dhe B) Drejten penale te posacme.
  • 2. 11. Cka eshte e drejta penale e pergjithshme? E drejta penale e përgjithshme është ajo e cila vlenë për të gjith qytetarët. 12. Cka eshte e drejta penale e posacme? e drejta e posacme penale është ajo e cila vlenë për një grup qytetarësh që gjenden në marrëdhënje të caktuara apo i përkasin grupit të caktuar të shoqërisë( E drejta penale ushtarake, e cila aplikohet ndaj personave ushtarak, e drejta penale ndaj të miturve që aplikohet vetëm ndaj kryesëve të miturve të veprave penale. 13. Cka nenkuptojme me te drejten penale te rregullt? E drejta penale e rregullt aplikohet në kushtet normale, të rregullta të jetës shoqërore (gjatë kohës së paqës). 14. Cka nenkuptojme me te drejten penale te jashtezakonshme? E drejta penale e jashtzakonshme nënkupton normat penolo-juridike që nxirren dhe aplikohen në kushtet dhe rrethanat të jashtzakonshme( gjat luftës , apo rrezikut të drejtpërdrejt nga lufta). 15. Cka konsiderohet e drejte penale kombetare? E drejt penale kombëtare konsiderohet ajo e drejt penale apo legjislacion penal i një shteti të caktuar, që vepron apo zbatohet në teritorin e tij. 16. Cka eshte e drejta penale nderkombetare? E drejta penale nderkombetare eshte sistem i normave penale – juridike qe u dedikohet marredhenieve nderkombetare. 17. Cka eshte e drejta komparative? E drejta penale komparative merret me studimin e legjislacioneve penale të vendeve të botës. Shërben vetëm si metodë shkencore për njohjen e drejtave penale të shteteve tjera. 18. Cka eshte shkenca e se drejtes penale? Shkenca e së drejtës penale është sistem i nocioneve dhe i institucioneve të së drejtës penale. 19. Cila eshte detyra kryesore e shkences se te drejtes penale? Detyrë primare e shkencës së të drejtës penale është studimi dhe avancimi i së drejtës penale apo legjislacionit penal që është në fuqi në vendin e caktuar. 20. Shkencat e se drejtes penale, si ndahet? Shkencat e se drejtes penale ndahen ne : a) Pjesen e pergjithshme dhe b) Pjesen e posacme. 21. Cka eshte pjesa e pergjithshme e shkences se te drejtes penale? Pjesa e përgjithshme e shkencës së të drejtës penale studion parimet dhe institucionet themelore të së drejtës penale.Lidhur me cështjet që shqyrtohen në pjesën e përgjithshme
  • 3. të shkencës së drejtës penale ekzistojnë dy drejtime apo sisteme: Sistemi bipartit dhe sitemi tripartit. 22. Cka eshte sistemi i bipartit? Sistemi i bipartite eshte sistem tradicional i shkences se te drejtes penale. Kete sistem i pari e ka inauguruar Fojerbahu, te cilin me vone e kan pervetesuar edhe disa perfaqesues te shkolles sociologjike. Ne kete pjese shqyrtohen vetem dy nocione themelore : vepra penale dhe sanksioni penal. 23. Cka eshte sistemi i tripartit? Sistemi I tripartite eshte sistem I shkences se te drejtes penale i cili eshte shfaqur ne fillim te ketij shekulli. Sipas sistemit te tripartite, ne kete pjese, ekzistojne tri nocione themelore: vepra penale, fajtori dhe sanksioni penal. 24. Me cka merret pjesa e posacme e shkences se te drejtes penale? Pjesa e posacme e shkencës së të drejtës penale merret me studimin e veprave penale vec e vec, elemntet e tyre, formën e fajit me të cilën kryhen ato dhe sanksionet penale që mund t’u shqiptohen kryesve të tyre. Pjesa e posacme e shkencës së të drejtës penale i studion nocionet e veprave penale sic janë: vrasja, plagosja, vjedhja etj. 25. Si ndahen burimet e se drejtes penale? Burimet e se drejtes penale ndahen ne dy lloje, ato jane : a) Burimet material dhe b) Burimet formale. 26. Cka konsiderohet burime materiale? Burimet material konsiderohen të gjitha marrëdhëniet shoqërore–ekonomike dhe marrëdhëniet e tjera shoqërore, që e karakterizojnë një shoqëri, sitemin e saj shoqëroro- politik, ekonomik etj. 27. Cka jane burimet formale? Burimet formale të së drejtës penale janë normat juridike vec e vec dhe tërsia e tyre, ky është sistemi juridik i një caktuar. Burim kryesor duke u mbështetur në parimin nullum crimen nulla poena sine lege është Kodi penal, burimet tjera konsiderohen kushtetuta,konventa ndërkombtare etj. 28. Cka nenkuptojme me nocionin ligj penal? Me nocionin ligj penal nënkuptojmë cdo dispozitë ligjore me të cilën rregullohen cështje nga fusha e së drejtës penale. 29. Cka nenkuptojme me nocionin kod penal? Me nocion kod penal, nënkuptojmë ligjin të rëndësishëm në të cilin në mënyrë të tërsishme dhe të sistemuar përmblidhen dispozitat penalo-juridike. 30. Cka nenkuptojme me legjislacion penal? Me shprehjen legjislacion penal, nënkuptojm të gjitha ligjet penale , pra edhe kodin penale, si dhe tërë sistemin e ligjeve dhe dispozitave tjera penale, të cilat janë në fuqi. 31. Ne sa pjese ndahet Kodi Penal I Kosoves?
  • 4. Kodi penal I Kosoves ndahet ne dy pjese: a) Pjesen e pergjithshme dhe b) Pjesen e posacme. 32. Cka paraqet pjesa e pergjithshme e Kodit Penal? Pjesa e përgjithshme e kodit penale, paraqet një sitem të normave penalo-juridike me të cilat përcaktohen parimet e së drejtës penale si dhe nocioni dhe institucioent themelore të së drejtës penale, sic janë veprat penale, dënimet dhe llojet e sanksioneve penale , mbrojtja e nevojshme, nevoja ekstreme etj. 33. Cfare ceshtje rregullohen me normat e pjeses se pergjithshme? Me normat e pjeses se pergjithshme te Kodit penal rregullohen ceshtjet qe jane te perbashketa per te gjitha veprat penale dhe ndeshkimshmerine e tyre. 34. Cka paraqet pjesa e posacme e Kodit penal? Pjesa e posacme e kodit penal paraqet sistem te normave penalo-juridike me të cilat përcaktohen veprat penale vec e vec si dhe sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm që mund t’iu shqiptohen kryesve të veprave penale. 35. Cfare eshte karakteristike e normave penale-juridike te pjeses se posacme? Karakteristike e normave penale-juridike te pjeses se posacme eshte se cdonjera prej tyre i ka dy pjese, dispozitivin dhe sanksionin. Ne dispozitiv percaktohen elementet e vepres penale (figura e vepres penale) kush mund te jete kryeres dhe cka konsiston veprimi i kryerjes. 36. Si mund te percaktohet vepra penale? Vepra penale mund te percaktohet me detaje te shumta, p.sh. lidhur me veprimin e kryerjes mund te percaktohet menyra e kryerjes, mjetet me te cilat mund te kryhet, objekti I veprimit, pasoja, vendi dhe koha e kryerjes etj. 37. Cka nenkuptojme me dispozitiv te rendomte? Me dispozitiv te rendomte nenkuptojme ato norma me te cilat nuk percaktohen tiparet e vepres penale, por vetem emertimi i tyre. 38. Cka konsiderohet dispozitiv pershkrues? Dispozitiv pershkrues konsiderohen ato norma me te cilat caktohen tiparet e vepres penale, behet pershkrimi i tyre. 39. Cka konsiderohet dispozitiv udhezues apo norme blankete? Dispozitiv udhezues apo norme blankete konsiderohet ajo e cila lidhur me disa tipare te vepres penale te caktuara, udhezon ne ndonje norme tjeter te Kodit penal. 40. C’duhet bere per t’u konsideruar nje veper penale? Per t’u konsideruar nje veper veper penale, ajo duhet qe para se te jete kryer te percaktohet me ligj si veper penale. Percaktueshmeria e vepres ne ligj eshte edhe element
  • 5. I pergjithshem i vepres penale. Ky element i vepres penale ne te drejten penale njesohet me parimin e legalitetit apo te ligjshmerise . 41. Cka nenkuptojme me interpretim ne te drejten penale? Me interpretim ne te drejten penale nenkuptojme percaktimin e kuptimit te drejte te normes se caktuar penale – juridike. 42. Cfare rendesi ka interpretimi i ligjeve? Interpretimi i ligjeve ka rendesi te madhe dhe eshte i domosdoshem ne te drejten penale, ngase shumica e normave penale – juridike nuk mund te aplikohet ne rastin konkret para se te interpretohen – para se te percaktohet kuptimi i drejte i tyre. 43. Sa lloje te interpretimeve njihen ne te drejten penale? Njihen 3 lloje te interpretimeve dhe ato jane : a) Sipas subjekteve qe mund ta beje interpretimin; b) Sipas metodave; c) Sipas vellimit. 44. Sa lloje te interpretimeve njihen sipas subjektit qe mund ta bejne interpretimin ? Njihen tri lloje te interpretimeve, ato jane : a) Interpretimi autentik; b) Interpretimi gjyqesor dhe c) Interpretimi doktrinar. 45. Kush e ben interpretimin autentik? Interpretimin autentik e ben organi i cili e ka nxjerre ligjin qe interpretohet. Nxjerrja e ligjeve apo kodeve penale eshte ne kompetence te parlamentit, interpretimin autentik mund ta beje vetem parlamenti i shtetit. 46. Cka konsiderohet interpretimi autentik? Interpretimi autentik konsiderohet me i rendesishmi dhe vendimtar. Interpretimit autentik duhet ti permbahen te gjithe organet shteterore. Per kete arsye quhet edhe interpretim ligjor apo i obligueshem. 47. Interpretimi autentik si behet? Interpretimi autentik behet sipas procedures qe vlen nxjerrja e ligjeve. Gjithashtu edhe shpallet ne te njejten menyre sikunder edhe ligji. Andaj, interpretimi autentik konsiderohet pjese integrale e ligjit qe i dedikohet. Ky inkorporohet ne tekstin e ligjit dhe konsiderohet pjese perberese e tij prej momentit kur ligji hyn ne fuqi. 48. Cka eshte interpretimi gjyqesor? Interpretimi gjyqesor eshte interpretim te cilin e bene gjykate gjate aplikimit te ligjit ne rastin konkret. Interpretimi gjyqesor nuk ka efekt te pergjithshem obligues por vlene vetem per nje rast konkret. 49. Cka eshte interpretimi shkencor apo doktrinar?
  • 6. Interpretimi shkencor apo doktrinar i ligjeve penale eshte interpretim qe e ben shkenca e se drejtes penale. Ky lloj interpretimi nuk eshte i obligueshem per organet qe merren me aplikimin e ligjeve penale. 50. Cilat jane metodat e interpretimit? Metodat e interpretimit te ligjeve penale jane : a) Interpretimi gramatik b) Interpretimi logjik c) Interpretimi historik d) Interpretimi sistematik e) Interpretimi komporativ f) Interpretimi teologjik 51. Si behet interpretimi gramatik? Interpretimi gramatik i normave penale – juridike te legjislacionit penal behet me ndihmen e rregullave te gramatikes dhe sintakses. 52. Si behet interpretimi logjik? Interpretimi logjik mbeshtet ne rregullat e logjikes. Me ndihmen e ketij interpretimi, percaktimi I permbajtjes dhe kuptimit te ligjit behet me ane te te menduarit dhe nxjerrjes se konkluzave. 53. Ne cka konsiston interpretimi historik? Interpretimi historik konsiston ne percaktimin e kuptimit te norms penale juridike duke u mbeshtetur ne historikun e lindjes se saj, duke i percaktuar shkaqet qe e kane kushtezuar nxjerrjen e normes. 54. Ne interpretimin historik, sa lloje te interpretimeve njihen? Njihen dy lloje te interpretimeve : a) Interpretimi subjektiv dhe b) Interpretimi objektiv apo evolutiv. 55. Si percaktohet interpretimi subjektiv? Interpretimi subjektiv, kuptimi i ligjit penal apo te normes se caktuar penale – juridike, percaktohet sipas kohes qe eshte nxjerre sipas asaj qe ligjdhenesi ka synuar te arrije ne kohen kur e ka nxjerr ligjin. 56. Sipas interpretimit objektiv si percaktohet kuptimi i ligjit? Sipas interpretimit objektiv – evolutiv, kuptimi i ligjit apo normes se caktuar penale – juridike, percaktohet sipas kohes kur behet aplikimi i tij. 57. Cka percakton interpretimi sistematik? Interpretimi sistematik percakton permbajtjen dhe kuptimin e ndonje norme penale – juridike ne baze te vendit qe eshte rradhitur ne sistemin e ngushte dhe te gjere te
  • 7. legjislacionit penal si dhe lidhmerine e saj me normat dhe institucionet e tjera juridike – penale. 58. Cka eshte interpretimi krahasues apo komporativ? Interpretimi krahasues apo komporativ eshte metode e tille e interpretimit e cila kuptimin e ligjit e percakton duke e bere krahasimin e dy apo me shume teksteve autentike te ligjit te njejte, qe eshte shpallur ne gjuhe te ndryshme. 59. Kur aplikohet interpretimi krahasues? Interpretimi krahasues aplikohet edhe atehere kur me rastin e perpilimit te ligjit penal ne mase te konsiderueshme eshte marre parasysh ndonje legjislacion i huaj. 60. Cka eshte interpretimi sipas qellimit apo interpretimi teologjik? Interpretimi sipas qellimit apo interpretimi teologjik eshte metode e tille e interpretimit te ligjit penal, i cili kuptimin e tij synon ta percaktoje sipas qellimit te ligjit (ratio legis). 61. Cka eshte interpretimi sipas vellimit? Interpretimi sipas vellimit eshte atehere kur fjaleve, termave apo nocioneve qe jane perdorur ne tekstin e normave penale, mund t’u jepet kuptimi i ngushte apo i gjere. 62. Sa lloje te interpretimeve kemi sipas interpretimit te vellimit? Sipas interpretimit te vellimit kemi dy lloje te interpretimeve: a) Interpretimi i ngushte apo restrektiv dhe b) Interpretimi i gjere apo ekstensiv. 63. Kur ekziston interpretimi i ngushte apo restrektiv? Interpretimi i ngushte apo restrektiv ekziston atehere kur fjaleve, termave apo nocioneve qe jane perdorur ne ligjin penal u jepet kuptimi i ngushte. 64. Kur ekziston interpretimi i gjere apo ekstensiv? Interpretimi i gjere ekstensiv ekziston atehere kur fjaleve, termave apo nocioneve te ligjit penal u jepet kuptimi i gjere. 65. Kur vepron ligji penal? Cdo ligj penal vepron ne kohen e caktuar, ne territorin e caktuar dhe ndaj personave te caktuar. 66. Sa lloje te veprimit te ligjit penal njihen? Njihen tri lloje te veprimit te ligjeve penale: a) Veprimi i ligjit penal ne kohe; b) ------------------------- ne territor; c) ------------------------- ndaj personave. 67. Kur hyn ne fuqi ligji penal? Zakonisht ligji penal hyn ne fuqi tete dite pas shpalljes ne gazeten zyrtare. 68. Si quhet koha prej shpalljes ne gazeten zyrtare e deri ne hyrjen ne fuqi?
  • 8. Koha prej shpalljes se ligjit ne gazeten zyrtare e gjer ne hyrjen ne fuqi, quhet vocation legis. 69. Deri kur vepron ligji penal? Ligji penal vepron perderisa te abrogohet me ligjin e ri. Ai vepron gjer ne diten kur hyn ne fuqi ligji i ri, i cili shprehimisht ose ne menyre te heshtur e abrogon ate te meparshmin. 70. Si abrogohet shprehimisht ligji penal? Shprehimisht ligji penal abrogohet ne rastet kur ligji i ri parasheh dispozite te posacme me te cilin e abrogon ate te meparshmen, ose ne rastet kur ligji i ri permban klauzole gjenerale me te cilen parashihet se pushojne se vepruari te gjitha dispozitat qe jane ne kundershtim me te. 71. Si abrogohet ligji ne menyre te heshtur? Ne menyre te heshtur ligji penal abrogohet atehere kur ligji penal i ri nuk permban dispozite mbi abrogimin e ligjit te meparme, mirepo ceshtjet i rregullon ne menyre te njejte apo te ndryshme. 72. Kur pushon se vepruari ligji penal? Ligji penal pushon se vepruari edhe ne rastet kur skadon afati per te cilen eshte nxjerre. Kjo ndodh kur ligji penal eshte nxjerre me qellim qe te veproje vetem per nje kohe te caktuar dhe se me kalimin e asaj kohe ai pushon se vepruari. 73. Cfare rendesie ka percaktimi i veprimit te ligjit penal ne kohe? Percaktimi i veprimit te ligjit penal ne kohe ka rendesi te madhe ne te drejten penale ngase prej kesaj varet se cili ligj penal do te aplikohet ndaj kryeresit te vepres penale. Kjo ceshtje ka rendesi te posacme ne rastet kur vepra penale eshte kryer ne kohen kur ka qene ne fuqi nje ligj penal, kurse kryesi gjykohet ne kohen kur ligji i meparme ka pushuar se vepruari, perkatesisht kur ne vend te tij gjendet ne fuqi ligji i ri penal. 74. Ku veprojne ligjet penale? Ligjet penale te nje shteti veprojne ne territorin e shtetit ne te cilin edhe jane nxjerre. 75. Ku aplikohet ligji apo kodi penal? Parimi se ligji apo kodi penal aplikohet ne territorin e vendit eshte manifestim i sovranitetit te cdo shteti, ky parim i cili ne lemin penale – juridike emertohet si pushtet represiv i shtetit. 76. Cka do te thote termi pushtet represiv? Termi pushtet represiv do te thote qe ai shtet me ligj te percaktoje se cilat vepra konsiderohen vepra penale dhe per to te parashoh sanksione penale. 77. Sa parime jane te aprovuara sipas Kodit Penal te Kosoves? Sipas Kodit Penal te Kosoves, jane te aprovuara 5 parime, ato jane: a) Parimi territorial; b) Parimi real;
  • 9. c) Parimi i personalitetit aktiv; d) Parimi i personalitetit pasiv; e) Parimi universal. 78. Cka eshte parimi territorial i veprimit? Parimi territorial i veprimit te legjeslacionit penal te Kosoves eshte parim themelor ngase per shkak te tipareve dhe dimesioneve te tij me se shpeshti aplikohet ne praktike. Sipas ketij parimi, legjislacioni penal i nje vendi aplikohet ndaj te gjithe personave qe kryejne vepra penale ne territorin e tij, pa marre parasysh se a jane shtetas te tij, shtetas te huaj apo persona pa shtetesi. 79. Cka duhet te konstatohet per aplikimin e parimit territorial? Per aplikimin e parimit territorial duhet te konstatohet se vepra penale eshte kryer ne territorin e vendit. 80. Per t’u aplikuar legjislacioni yne, sa parime jane pervetesuar? Qe te mund te aplikohet legjislacioni yne penal edhe ne rastet kur veprat penale kryhen jashte territorit te Kosoves, e drejta jone penale i ka pervetesuar disa parime te natyres se pergjithshme. Keto jane: a) Parimi real b) Parimi i personalitetit aktiv c) Parimi i personalitetit pasiv d) Parimi universal. 81. Kur shprehet parimi real apo mbrojtes? Veprimi i legjislacionit tone penal, sipas parimit real apo mbrojtes, shprehet ne rastet kur veprat penale kryhen jashte territorit te Kosoves, por me te cilat demtohen apo rrezikohen te mirat juridike te vendit tone apo te qytetareve tone. 82. Per cka eshte parapare aplikimi i parimit real apo mbrojtes? Aplikimi i parimit real apo mbrojtes te legjislacionit penal te Kosoves eshte parapare edhe per disa vepra penale shume te renda me te cilat rrezikohet siguria e Kosoves ose popullit te saj. 83. Sipas parimit te personalitetit aktiv,kur aplikohet legjislacioni yne? Sipas parimit te personalitetit aktiv legjislacioni yne aplikohet ne rastet kur qyetaret e Kosoves kryejne vepra penale jashte territorit te Kosoves. 84. Sipas parimit te personalitetit pasiv, ndaj kujt aplikohet legjislacioni yne?
  • 10. Sipas parimit te personalitetit pasiv, legjislacioni penal i Kosoves aplikohet edhe ndaj te huajve te cilet jashte territorit te Kosoves kryejne vepra penale kunder qytetarit tone ose kunder vendit tone. 85. Pse quhet parim i personalitetit pasiv? Quhet parim i personalitetit pasiv ngase ne aspektin criminal qytetaret tane apo Kosova jane pasiv, jane viktima te vepres penale. Me ane te ketij parimi qytetaret tane dhe Kosova mbrohen nga veprat penale qe kryhen jashte vendit nga shtetas te huaj. 86. Ndaj kujt aplikohet parimi universal? Sipas parimit universal, legjislacioni yne penal aplikohet edhe ndaj te huajit i cili kryen veper penale jashte territorit te Kosoves ndaj shtetit te huaj apo personit te huaj. 87. Si mund te aplikohet ky parim? Qe te mund te aplikohet ky parim, duhet qe shtetasi i huaj te haset ne territorin e Kosoves ose te ekstradohet. 88. Kur shprehet aplikimi i parimit universal? Aplikimi i parimit universal shprehet kur eshte fjala per vepra te renda penale te cilat i kryejne te huajt jashte vendit. 89. Cfare kushti duhet plotesuar per t’u aplikuar parimi i juridiksionit? Si kusht qe duhet plotesohet per t’u aplikuar parimi i juridiksionit perfaqesues apo cedimi i ndjekjes penale, eshte qe shteti i huaj te ndermarre ndjekjen penale dhe qe i huaji ne vendin tone te kete kryer vepren penale per te cilen eshte parapare denimi me burgim gjer ne dhjete vjete. 90. Cka nenkuptojme me ekstradim ne te drejten penale? Me ekstradim ne te drejten penale nenkuptojme dorezimin e kryeresit te vepres penale prej nje shteti ne shtetin tjeter, me qellim qe kryeresi te denohet per vepren penale te kryer ose me qellim qe ndaj tij ekzekutohet denimi i shqiptuar me aktgjykim te plotefuqishem. 91. Kur behet ekstradimi? Ekstradimi me se shpeshti behet ne raste kur ndonje person kryen ndonje veper penale ne nje shtet dhe para se te zbulohet gjate procedures penale apo pasi qe, eshte shqiptuar denimi, arratiset ne shtetin tjeter me qellim qe ti shmanget denimit, mirepo ekstradimi behet edhe ne raste kur ndonje person ne shtetin e huaj kryen veper penale kunder shtetit tjeter ose shtetasit te huaj. 92. Cfare forme eshte ekstradimi? Ekstradimi eshte forme kryesore e ndihmes juridike midis shteteve ne fushen e se drejtes penale dhe ne mase te konsiderueshme, mundeson luftimin e krimininalitetit ne permasa nderkombetare.
  • 11. 93. Ne kontraten per ekstradim per sa lloje te veprave penale behet dorezimi i fajtorit? Ne kontraten per ekstradim duhet cekur se per cilat lloje te veprave penale behet dorezimi i fajtorit. Kjo behet ne keto 3 menyra: a) Me ane te metodes se enumeracionit, me c’rast ceken llojet e veprave penale per te cilat do te behet ekstradimil; b) Me ane te metodes eliminatore, me c’rast ceken llojet e veprave penale per te cilat nuk do te behet ekstradimi; c) Me ane te metodes se klauzoles gjenerale, me c’rast lloj i veprave penale per te cilat behet ekstradimi caktohet sipas llojit te mases me te bute te denimit. 94. Cka nenkuptojme me azil ne te drejten penale? Termi azil rrjedh nga fjala latine asylum qe do te thote strehim. Ne te drejten penale me azil nenkuptojme strehim e shtetasve te huaj apo personave pa shtetesi ne shtetin e caktuar qe ndiqen per shkak te aktiviteteve te ty te tyre, per interesin gjithmbarshem te njerezimit nuk konsiderohen vepra te denueshme, po perkundrazi, konsiderohen vepra te dobishme dhe progressive. 95. Kur eshte paraqitur e drejta e azilit? E drejta e azilit eshte paraqitur ne mesin e shek. XIX me qellim qe te mbroheshin kryeresit e veprave penale, politike qe ne piken e fundit kishin karakter progresiv. 96. Prej sa elementeve perbehet vepra penale? Vepra penale perbehet prej kater elementeve themelore apo te pergjithshme, keto jane: a) Veprimi i njeriut; b) Kunderligjshmeria; c) Percaktueshmeria e vepres penale ne ligj; d) Pergjegjesia penale e kryeresit (fajesia). 97. Cka nenkuptojme me figure te vepres penale? Me figure te vepres penale nenkuptojme teresin e elementeve te vepres penale te caktuar. Cdo veper penale e parapare ne legjislacion penal posedon elementet e veta te posacme sipas te cilave ajo dallohet prej veprave te tjera penale. 98. Kunder kujt jane te drejtuara veprat penale? Veprat penale jane te drejtuara kunder te mirave apo vlerave te cilat jane te mbrojtura me sisteme juridike ten je vendit dhe me te drejten nderkombetare. 99. Cka jane objektet e vepres penale? Objektet e vepres penale jane te mirat apo vlerat vitale te njeriut, te popullit ten je vendi dhe te komunitetit nderkombetare. Keto jane, jeta e njeriut, integriteti i tij truperor, lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe qytetarit, siguria, paqja, barazia, rregullim shoqeror, politika etj. 100. Cka eshte objekti i vepres penale?
  • 12. Objekti i vepres penale eshte supstral material i cdo veper penale ngase me veper panel rrezikohet apo denohet ndonje e mire e cila per shkak te rendesise se saj shoqerore mbrohet nga e drejta penale. 101. Sa lloje te objektit te vepres penale njihen me te drejten penale? Ne te drejten penale njihen dy lloj te vepres, ato jane: a) Objekti I pergjithshem dhe b) Objekti grupor i vepres. 102. Kush eshte objekt i pergjithshem i vepres penale? Objekti i pergjithshem i vepres penale marre ne teresi eshte njeriu dhe bahkesia shoqerore. Perkatesisht, qytetari dhe sistemi kushtetues juridik si dhe siguria e vendit sipas legjislacionit tone jane objekti i pergjithshem i vepres penale. 103. Cka eshte objekt grupor i vepres penale? Objekt gruperor i vepres penale eshte konkretizimi I ubjekteve te pergjithshme te vepres penale. Objekti grupror i vepres penale perfshin disa objekte te posacme qe jane te ngjajshme mes veti. 104. Cka nenkuptojme me objekt veprimi? Me objekt veprimi nënkuptojmë personin apo vlerën tjetër juridike ndaj të cilit është ndërmarrë veprimi i kryerjes, me cërast dëmtohet apo rrezikohet objekti që mbrohet nga e drejta penale. 105. Cka e paraqet objektin e veprimit? E mira apo vlera juridike ndaj së cilës është e drejtuar vepra penale paraqet objektin e veprimit.Psh. te vepra penale e vrasjes objekt veprimi është jeta e njeriut, te vepra penale e vjedhjes objekt veprimi është snedi i lujtshëm, te veprat penale prodhimi dhe vënja në qarkullim e parave të falsifikuar, objekt veprimi është paraja e rrejshme. 106. Si ndahet objekti i veprimit? Objekt i veprimit ndahet në : a) objektin sulmues dhe b) gramatik. 107. Cka eshte objekti sulmues? Objekt sulmues është lënda ndaj së cilës është drejtuar veprimi i veprës penale.Psh.te vepra penale e vjedhjes , objekt sulmues është prona te sendi i tundshëm, te vrasja është njeriu, te lajmrimi i rremë është personi i akuzuar rrejshëm. 108. Cka eshte objekto gramatik? Objekt gramatik është lënda në të cilën kryhet veprimi kryerjes psh. te vep.pen. falsifikimit të parasë, objekt gramatik është monedha e falsifikuar.
  • 13. 109. Si quhet personi qe kryen veper penale? Personi që kryen vepër penale quhet subjekt i veprës penale. Përvec atyre që drejtpërsëdrejti ndërmarrin vepprimin e kryerjes, subjekt i veprës penale konsiderohen edhe shtyetsit, ndihmësit dhe organizatës kriminale, ngase edhe këta kontribojnë në kryerjen e veprës penale. 110. Lidhur me moshen, kush konsiderohet objekt te vepres penale? Subjekt të veprës penale konsiderohen vetëm personat që mbushur moshën 14.vjecare.personat nën moshën 14.vjecare janë jasht sverës penale kjo është paraparë shprehimisht në nenin 11.par.2. të KP, ku thuhet:”Personi nuk konsiderohet penalisht përgjegjës nëse në kohën e kryerjes së veprës penaleështë nën moshën 14.vjecare”. 111. Si ndahen subjektet e vepres penale? Subjektët e veprës penale, ndahen në delikuentë të mitur, si të tillë konsiderohen personat prej moshës 14-18 vjec edhe këta ndahen në dy grupe të mitur të rinjë 14-16 dhe të mitur të rinjë 16-18 vjec. Persona madhor të rinjë konsiderohen personat prej moshës 18- 21 vjec. 112. Sa lloje te subjektesh te veprave penale kemi? Në të drejtën penale njihen dy lloj subjekesh të veprave penale edhe atë: a) subjekti aktiv dhe b) subjekti pasiv. 113. Kush konsiderohet subjekt aktiv? Subjekt aktiv konsiderohet personi I cili me veprimin e tij shkakton pasojen e vepres penale. Me fjale te tjera subjekti aktiv eshte kryes I vepres penale. Ne te shumten e rasteve veprat penale mund ti kryeje cdo subjekt. Veprat penale te cilat mund t’I kryeje cdo subjekt quhen delicta communia. 114. Kush eshte subjekt pasiv? Subjekt pasiv është personi që është dëmtuar apo rrezikuar me vepër penale, ai quhet edhe viktimë e veprës penale.Subjekt pasiv mund të jetë personi fizik dhe juridik. 115. Sipas natyres se vepres penale si ndahen veprat penale? Sipas natyrës veprat penale ndahen në veprat: a) penale të përgjithshme dhe b) veprat penale politike; 116. Cka konsiderohen veprat penale te pergjithshme? Veprat e përgjithshme penale janë ato vepra të cilat i kanë njohur gjithmon të drejta penale e të gjitha shteteve, pa marrë parasysh rregullimin e tyre shoqëroro – ekonomik.
  • 14. Veprat penale jane te drejtuar kundër jetës dhe trupit , kundër pasurisë, kundër nderit dhe autoritetit, kundër dinjitetit dhe moralit. 117. Cka jane veprat penale politike? Veprat penale politike janë të drejtuara kundër të mirave politike dhe kryhen nga motivet politike, të mira politike konsiderohen tthemelet e rregullimit shoqërorë të një vendi, pavarsia dhe siguria e shtetit, integritetit teritorial etj. 118. Sipas teorise objektive cka konsiderohet veper penale politike? Sipas teoria objektive vepër penale politike konsiderohen ato vepra penale të cilat janë të drejtuara kundër shtetit dhe organizimit të tij, kundër pavarsisë, sigurisë, integritetit teritorial, marrëdhënieve të tij me shtete tjera, kundër të drejtave themelore të qytetarve etj. 119. Sipas teorise subjektive cka konsiderohet veper penale politike? Sipas teoorisë subjektive për tu konsideruar një vepër penale politike, vendimtare janë motivet dhe qëllimi i kryesit. 120. Cka jane veprat penale komplekse? Veprat penale komplekse janë veprat penale të rëndomta por që në rastin konkret paraqesin sulm ndaj rregullimit juridik apo ndaj ndonjë të mire tjetër politike, këto janë vepra speciale në raport me veprat penale të rëdnomta. Si vepra të këtilla janë psh.vrasja, fyerja apo shpifja e kryetarit të shtetit apo funksionarve të lart shtetërorë. 121. Cka jane veprat penale konekse? Veprat penale konekse janë vepra penale të rëndomta, mirëpo të cilat paraqiten si mjet që do të shërbejë ndonjë të mirë politike, ose paraqitet si përgaditje apo pasojë e veprës penale politike, vjedhja e armëve nga depoja ushtarke me qëllimqë të përdoren për kryengritje të armatosur; dhënia e ushqimit apo veshmbathjes kryengritësve kundër sistemit juridik dhe sigurisë. 122. Cka konsiderohet veper penale e perbere? Konsiderohet vepër penale e përbërë ngase me ligj është e paraparë se ajo mund të kryhet me ndërmarrjen e dy apo më shumë veprimeve dhe këto vepra penale mund të jenë si vepra penale të përbëra të drejta dhe jo të drejta; - Te veprat penale të përbëra të drejta, veprimet të cilat e përbëjnë figurën e këtillë të veprës penale , mund të paraqesin secila prej tyre vec e vec vepër penale të posacme vepër penale e përbërë e drejtë është psh grabitja, figura e së cilës përbëhet prej dy veprave penale përdorimi i dhunës apo kanosjes dhe të vjedhjes. - Vepra penale e përbërë jo e drejtë ekziston në raste kur figura e veprës penale është e përbërë prej dy a më shumë veprimeve , mirëpo vetëm njëra paraqet vepër penale, si vepër e këtillë është dhunimi( 193 KPPPK). 123. Cka konsiderohet veper penale formale?
  • 15. Veprat penale formale konsiderohen ato vepra të cilat sipas ligjit konsiderohen se janë kryer vetëm me faktin e mdërrmarjes së veprimit të kryerjes, cenimi i paprekshmërisë së banesës neni 166, moslajmrimi i veprës penale apo kryesit, neni 304, fyerja neni 187 etj. 124. Cka konsiderohet veper penale materiale? Veprat penale materilae, janë ato vepra penale për ekzistimin e të cilave ligji parashef shkatimin e pasojës së caktuar psh. vrasja, plagosja , ndërprerja e palejuar e shtatzënisë, dëmtimi i pendave etj. 125. Cka jane veprat penale qe demtojne? Veprat penale që dëmtojnë, janë ato vepra penale të cilat konsiderohen se janë kryer nëse asgjësohet apo dëmtohet e mira jurdike që mbrohet me të drejtën penale vrasja, plagosja, dëmtimi i sendit të huaj etj . 126. Cka jane veprat penale qe rrezikojne? Veprat penale që rrezikojnë, konsiderohen se kryhen kur shkatohet rreziku ndaj objektit të mbrojtur, edhe pse nuk është shkaktuar pasoja. Mirepo, te veprat penale qe rrezikojne, kryesi nuk guxon te deshiroje demtimin apo asgjesimin e objektit te mbrojtur, sepse nese e deshiron kete, atehere nuk mund te behet fjale per rrezikim, po per tentative e vepres penale te caktuar. 127. Sa lloje te rrezikimit kemi ne shkencen e se drejtes penale? Kemi dy lloje te rrezikimit: a) Rrezikimi konkret apo I drejtperdrejte dhe b) Rrezikimi abstract 128. Cka eshte rrezikimi konkret? Rrezikimi konkret apo i drejtperdrejte ne figuren e vepres penale eshte percaktuar si mundesi reale e shkaktuarjes se pasojes. Keto vepra penale konsiderohen se kryhen kur shkaktohet rreziku i drejtperdrejte per jeten apo pasurine e njerezve. 129. Cka eshte rrezikimi abstrakt? Rrezikimi abstrakt, si lloj I vepres penale qe rrezikon, ekziston ne rastet kur ne kodin penal eshte percaktuar si mundesi apo gjendje e cila mund te shkaktoje rrezik konkret. Si vepra te tilla sipas K.P jane p.sh.: shkaktimi I rrezikut te pergjithshem, etj. 130. Cka jane veprat penale momentale? Veprta penale momentale janë ato vepra te të cilat pasoja shkaktohet menjehere pas përfundimit të veprimit të kryerjes. Shumica e veprave penale te parapara ne legjislacionin penal jane vepra penale momentale. Si vepra penale te ketilla jane: vrasja, vjedhja, grabitja etj. 131. Cka jane veprat penale permanente? Veprat penale përmanente janë ato vepra penale të cilat shkaktojnë pasojën që mund të zgjasin kohë të shkurtër apo të gjatë, mecërast kohzgjatja e pasojës konsiderohet element i figurës së veprës penale. Si vepra penale permanente jane p.sh.: privimi I kunderligjshmerise, bigamia, etj.
  • 16. 132. Cka jane veprat penale te gjendjes? Veprat penale te gjendjes, sikunder dhe veprat penale permanente, krijojne gjendje te kunderligjshme, mirepo kohezgjatja e gjendjes apo pasojes se kunderligjshme nuk eshte element i figures se ketyre veprave penale. Veprat penale te gjendjes konsiderohen se jane kryer me krijimin e gjendjes se ketille, pa marre parasysh se pasoja perkatesisht gjendja e kunderligjshme, akoma vazhdon. Si vepra te ketilla jane p.sh.: lendimi trupor, demtimi I sendit. 133. Cka konsiderohen krime, delikte dhe kundervajtje? Krime konsiderohen ato vepra penale per te cilat jane parapare denime te renda (denime me vdekje apo burg te rend). Delikte konsiderohen veprat penale per te cilat jane parapare denime me te lehta p.sh. (denimi me burg), kurse Kundervajtje konsiderohen ato vepra penale per te cilat jane parapare denime edhe me te lehta p.sh.: (denime me burg afatshkurter apo denime ne te holla). 134. Cka nenkuptojme me termin veprim ne te drejten penale? Me termin veprim , në të drejtën penale nënkuptojmë të gjitha sjelljet apo veprimet e njeriut që manifestohet në botën e jsashtëme dhe të cilat janë të përcaktuara me ligj si vepra penale. 135. Si konsiderohet nje veprim relevant? Për tu konsideruar një veprim relevant në të drejtën penale, ai duhet të jetë i vullnetëshëm.I vullnetshëm konsiderohet ai veprim i cili është ndërmar dhe është dirigjuar nga ana e personit të vetdijshëm dhe në bazë të vullntit të lirë. Sipas të drejtës penale nuk do të konsiderohen si veprime dhe nuk do të ndëshkohen sjelljet apo veprimet që ndërmerren apo shkaktohen pa vetdije, rastsisht , nën ndikimin e dhunës apo kanosjes. 136. Cka jane veprat penale te kryera me veprim? Shumica e veprimeve penale të parapara në legjislacion penal kryhet me veprim. Në kuptim penalo juridik, veprim është lëvizje trupore e vullnetshme e njeriut me të cilën kryhet vepra penale te vrasja shkrepja me armë, te vepra penale e vjedhjes marrja e sendit të huaj etj). Me rastin e kryerjes së veprës penale me veprim personi vepron në kundërshtim me normën që e ndalon veprimin e caktuar( norma prohibitive) psh. te vepra penale e incestit cenohet norma e cila ndalon marrëdhëniet seksuale në familje, apo te vrasja cenohet norma e cila ndalon që ndonjë person të privohet nga jeta. 137. Cka jane veprat penale te kryera me mosveprim? Veprat penale me mosveprim , apo sic quhen ndryshe deliktet omnisive, kryhen me msondërmarrjen apo apstenimin nga veprimet që ka qenë i detyruar ta ndërmarrë dhe kjo është përcaktuar me nenin 31.par.2.të KPPK i cili thotë:” Vepra penale kryhet me mosveprimi vetëm kur kryesi nuk i ndërmerr veprimin të cilin ka qenë i obliguar ta
  • 17. kryej”.P.sh. mosdhënia e ndihmës nga neni 220 të KPPK. Me veprat penale me mosveprim cenohen normat të cilat urdhërojnë apo obligojnë që të ndërmerret veprimi i caktuar. Këto norma quhen norma imperative apo përceptive, këto norma gjenden jo vetëm në legjislacion penal por eshe jasht sferës së tij, psh në të drejtë ushtarake, të drejtës së punës, të drejtës financiare , të drejtën familjare etj. 138. Si mund te ndahen veprat penale te kryera me mosveprim? Vepra penale të kryera me mosveprim mund të ndahen në dy grupe: a) Në veprat penale të drejta me mos veprim dhe b) Veprat penale jo të drejta të kryera me msoveprim. 139. Cka jane veprat penale te drejta te kryera me mosveprim? Veprat penale të drejta të kryera me mosveprim, janë ato lloje te veprave penale të cilat dhe në kodin janë përcaktuar se mund të kryhen vetëm me mosveprim, psh.mosdhënia e ndihmës personit, jeta e të cilit gjendet në rrezik të drejtpërdrejte neni 156 të KPPK. 140. Cka jane veprat penale jo te drejta te kryera me mosveprim? Veprat penale jo të drejta të kryera me mosveprim janë veprat të cilat zakonisht kryhen me veprim, mirëpo në disa raste mund të kryhen me mosvperim.Vepra penale e vrasjes zakonisht kryhet me veprim, mirëpo mund të kryhet edhe me mosveprim, në rastin kur e ëma me qëllim që ta privoj nga jeta fëmiun e vet nuk e ushqim dhe fëmiu vdes. 141. Cfare rendesie ka percaktimi I vendit te kryerjes te vepres penale? Caktimi i vendit të kryerjes është e rëndësishme në aspektin e përcaktimit të kompetencës. 142. Sa teori njihen per percaktimin e vendit te kryerjes te veprave penale? Njihen 3 teori te percaktimit te vendit te kryerjes te veprave penale ato jane: a) Teoria e veprimit; b) Teoria e pasojes apo suksesit; c) Teoria e ubikvitetit 143. Sipas teorise se veprimit ku konsiderohet vend I kryerjes? Sipas teorisë së veprimit si vend i kryerjes konsiderohet vendi ku është ndërmarr veprimi i kryerjes pa marr parasysh se ku është shkaktuar pasoja sipa skësaj teorie nuk do të ishte në rregull që vendi i kryerjes të lidhej me pasojën, nga se shpesh është rastësi shkaktimi i pasojës. Psh.nëse personi është plagosur në një vend, ndërsa është dërguar në spital në një vend tjetër ku edhe vdes , andaj ky vend nuk është në kurfar lidhje kauzale me veprimin kryrës, ngase në këtë rast pasoja ka mundur të shkaktohet në cdo vend tjetër.
  • 18. 144. Sipas teorise se pasojes apo suksesit ku konsiderohet vend I kryerjes? Sipas teorisë së suksesit, si vendi i kryerjes së veprës penale konsiderohet vendi ku është shkaktuar pasoja, pa marr parasysh se ku është ndërmarr veprimi i kryerjes. 145. Sipas teorise se ubikvitetit ku konsiderohet si vend I kryerjes? Sipas teorisë së ubikvitetit, si vend i kryerjes konsiderohet si vendi i ndërmarrjes së veprimit ashtu edhe vendi i shkaktimit të pasojës. Sipas kësaj teorie të gjitha elementet e e veprës penale qëndrojnë në lidhëhmëri reciprooke dhe kanë rëndësi të njëjt dhe nuk ka nevojë që vendi ku është ndërrmar veprimi të ketë prioritet në raport me vendin e shkaktimit të pasojës ose e kundërta. 146. Ku konsiderohet si vend I kryerjes te veprat penale ne bashkepunim? Te veprat penale të kryera në bashkpunim, si vend i kryerjes konsiderohet si vendi ku ka vepruar bashkpuntori ashtu edhe vendi ku vepruar kryesi, përkatsisht ku është shkaktuar pasoja. 147. Ku konsiderohet si vend I kryerjes te veprat penale ne tentative? Sipas nenit 33. par.2.të KPPK, në rast kur tentativa e veprës penale ndëshkohet, vendi i kryerjes konsiderohet si vendi ku është ndërmarrë veprimi kryerjes, ashtu edhe vendi ku sipas parashikimeve apo dashjes së kryesit pasoja është dashur të shkaktohet ose ka mundur të shkaktohet. 148. Kur konsiderohet se vepra penale eshte kryer ne kohe? Sipas neni 32. të KPPK, vepra penale konsiderohet se është kryer në kohën kur personi ka vepruar apo është dashur të veproj, pa marr parasysh se kur është shaktuar pasoja. 149. Kur konsiderohet koha e kryerjes te veprat penale qe jane kryer ne bashkepunim? Te veprat penale që janë kryer në bashkpunim, kohë e kryerjes konsiderohet kur bashkepunetori ka vepruar e jo kur kryesi ka ndërmarr veprimin e kryerjes. 150. Kur konsiderohet koha e kryerjes te veprat penale te vazhduara dhe kolektive? Për veprat penale të vazhduara dhe kolektive, si kohë e kryerjes konsiderohet e tërë koha gjatë së cilës janë ndërmmar veprimet e posacme që e përbëjnë figurën e këtyre llojeve të veparve penale. 151. Kur konsiderohet koha e kryerjes te veprat penale permanente? Te veprat penale përmanente, si kohë ë kryerjes konsiderohet koha sa ka zgjatur gjendja e kundërligjshme.
  • 19. 152. Cka eshte kunderligjshmeria? Kundërligjshmëria është elemnt apo atribut i përgjithshëm i cdo vepre penale.Kundërligjshmëria paraqet bazë juridike për përcaktimin e veprës penale, sipas natyrës së saj kundërligjshmëria është tipar i cdo delikti, andaj ky është tipar edhe i delikteve penale-veprave penale. 153. Cka eshte rrezikshmeria? Rrezikshmëria është tipare sociale dhe element material i kundërligjshmërisë. Rrezikshmëria është prezumim i veprës penale është pjesë përbërse e veprës penale. 154. Si konsiderohet nje veprim I rrezikshem si veper penale? Lidhur me rrezikshmërinë si komponente e kundërligjshmërisë, duhet theksuar se në të drejtën penale nuk konsiderohet cdo vepër shoqërore e rrezikhme si vepër penale. Për tu konsideruar një veprim i rrezikshmë si vepër penale, është e domosdoshme që ai veprim të manifestohet me një shkallë të lartë të rrezikshmërisë dhe të jetë i përcaktuar me ligj si vepër penale. Ekzistojnë një mori veprash tjera të dënueshme dhe të ndaluara me ligj, por për shkak të rrezikshmërisë më të vogël nuk konsiderohen si vepra penale por fjala vjen, si kundravajtje, delikte civile, nga kjo rezulton se cdo vepër e rrezikshme nuk është edhe vepër penale, ndërsa cdo vepër penale është edhe e rrezikshme. 155. Si percaktohet shkalla e rrezikshmerise? Shkalla e rrezikshmëris përcaktohet edhe duke marr parasysh mënyrën e kryerjes së veprës, mjetet me të cilën është rrezikuar apo dëmtuar. Shkalla e rrezikshmërisë shoqërore përcaktohet edhe duke pasur parasysh mënyrën e kryerjes së veprës, mjetet me të cilat është rrezikuar apo dëmtuar e mira juridike, koha e kryerjes, vendi i kryerjes. Shkalla e rrezikshmërisë varte edhe nga vet kryesi(subjekti)i veprës penale, sic është motivi nga i cili kryesi ka kryer veprën penale, jeta e tij e mëparshme a është recidiv apo jo. Duke u bazuar në shkallën e rrezikshmërisë shoqërore, përcaktohet pesha e veprës penale, së këndejmi kur rrezikshmëria është e madhe, edhe vepra penale konsiderohet më e rëndë dhe anasjelltas, kur rrezikshmëria ishte më e vogel edhe vepra konsiderohet më e lehtë. Shkalla e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale shprehej edhe nëpërmjet të sanksionit penal. Për veprat penale më të rrezikshme në ligj parashihej lloje dhe dënime më të ashpëra. 156. Cka eshte rrezikshmeria e pergjithshme? Rrezikshmëria e përgjithshme është ajo rrezikshmëri e veprës penale sic është përcaktuar në ligj, në mënyrë të përgjithshme(abstrakte)për numër të pacaktuar të rasteve. Përcaktimin e rrezikshmërisë shoqërore në mënyrë të përgjithshme e bënë ligjdhënësi. Psh. kur ne themi se vjedhja është vepër e rrezikshme shoqërore kemi parasysh vjedhjen në formën e përgjithshme, mirëpo në mes të vjedhjeve megjithate ekziston dallime. 157. Cka eshte rrezikshmeria e posacme? Rrezikshmëraia e posacme shprehet me kryerjen e veprës penale konkrete në kuadrin e llojit të njetë të veprave penale.Përcaktimin e shkallës së rrezikshmërisë së posacme të
  • 20. veprës penale të caktuar e bënë gjykata në cdo rast konkret, duke marr parasysh veprën penale të kryer me tërë tërësinë e vet , sic është intensitetit i rezikimit apo dëmtimit të mirës juridike, mjetet me të cilat është kryer, vendi dhe koha e kryerjes, motivet apo qëllimet e kryerësit etj. 158. Cfare rendesie ka percaktimi I rrezikshmerise se posacme? Përcaktimi i rrezikshmërisë ka rëndësi ngase me anë të saj bëhet dallimi midis veprave penale të njëjta.Nëse personi A. Me shpërdorim përvetson 50.000 €, kurse personi B.150.000 €.Këtu edhe pse bëhet fjalë për vepër të njejtë penale rrezkshmëria shoqërore e veprës penale të personit B.është më e madhe se ajo e personit A.Rrezikshmëria e posacme ka rëndësi edhe për matjen e dënimit. 159. Si konsiderohet nje veper e kunderligjshme si veper penale? Në të drejtën penale për tu konsideruar një vepër e kundërligjshme ajo duhet të jetë e përcaktuar në ligj si vepër penale.Nëse nuk është e përcaktuar në ligj si vepër penale ajo nuk mund të jetë e tillë.Andaj duhet dalluar kundërligjshmërinë nga përcaktueshmëria e veprës penale në ligj.Kjo ka edhe rëndësi praktike sepse cdo vepër e kundërligjshme nuk konsiderohet edhe vepër penale.Psh.mos pagimi i borxhit është e kundërligjshme, por nuk është vepër penale,sepse me ligj nuk është e paraprë si e tillë. Vetëm në rastet kur vepra e caktuar e kundërligjshme edhe me normat e legjislacionit penal është përcaktuar si vepër penale. Kshtu fjala vjen, me ligj është paraparë si vepër e kundërligjshme marrja e sendit të huaj me qëllim të fitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme.Në këtë rast kundërligjshmëria përputhet me përcaktueshmërinë e veprës penale në ligj. 160. Cilat jane shkaqet me te rendesishme qe mund te perjashtojne kunderligjshmerine? Shkaqet më të rëndsishme që mund ta përjashtojnë kundërligjshmërinë i kemi ndarë në tri grupe: -shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmërisë sipas pjesës së përgjithshme të Kodit penal; -shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmërisë sipas pjesës së posacme të kodit penal dhe; -shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmërisë sipas degëve të tjera të drejtësisë. 161. Cka parasheh Kodi Penal ne pjesen e pergjithshme per perjashtimin e kunderligjshmerise? K.P.K, në pjesën e tij të përgjithshme parasheh dy norma permisive, me të cilat përjashtohet kundërligjshmëria në rast se përmbushen kushtet e caktuara. Këto janë mbrojtja e nevojshme(neni 8) dhe nevoja ekstreme ( neni 9). Si shkaqe apo rrethana që e përjashtojnë kundërligjshmërinë sipas pjesës së përgjithshme të KPPK, janë edhe dhuna dhe kanosja,vepra e rëndësisë së vogël( neni 7) dhe urdhërat nga lart ( neni 10). 162. Cka eshte mbrojtja e nevojshme? Në nenin 8.par.1 të KPPK thuhet shprehimisht se nuk është vepër penale ajo vepër e cila është kryer në mbrojtje të nevojshme. Sipas nenit 8.par.2.të KPPK,” mbrojtja e
  • 21. nevojshme është mbrojtja e cila është e domosdoshme për të zbrapsur sulmin e kundërligjshëm,real dhe të atcasshëm ndaj vetes ose ndaj një personi tjetër, me kusht që karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me shkallën e rrezikut që paraqet sulmi”. 163. Kur do te ekziston mbrojtja e nevojshme? Mbrojtja e nevojshme do të ekzistojë psh. në rast kur personi A. E sulmon me thik personin B, mirëpo personi B.duke e mbrojtur jetën e vet e privon nga jeta personin A. Nga ky shembull rezulton se në situatën e përshkruar janë përmbushur të gjitha tiparet e veprës penale të vrasjes, mirëpo meqë vrasja është kryer në mbrojtje të nevojshme, konsiderohet se vepra penale nuk ekziston, meqë i sulmuar ka të drejtë ta zmrap sulmin e kundërligjshëm. 164. Si konsiderohet mbrojtja sipas teorise subjektive? Sipas teorise subjektive personi që kryen vepër penale në mbrojtje të nevojshme nuk duhet ndëshkuar meqë ai në momentin e zbrapjes së sulmit gjendet në gjendje të tronditjes së fortë shpirtërore e cila përjashton përgjegjësinë dhe fajësinë. 165. Si konsiderohet mbrojtja sipas teorise objektive? Sipas kësaj teorie, I sulmuari është i autorizuar, në kushtet e caktuara me ligj, që duke zbrapsur sulmin e kundërligjshëm, t’i shkaktoj ndonjë dëm të mirave juridike të sulmuesit. 166. Cilat jane elementet kryesore per te ekzistuar mbrojtja e nevojshme? Për të ekzistuar mbrojtja e nevojshme duhet të ekzistoj sulmi dhe mbrojtja. 167. Cka eshte sulmi? Sulmi është cdo veprim i njeriut i cili është i drejtuar në dëmtimin apo rrezikimin e ndonjë të mire juridike. 168. Cilat jane kushtet që duhet të përmbushen me rastin e sulmit? Kushtet që duhet të përmbushen me rastin e sulmit jane : 1.Sulmues duhet të jetë njeriu. Për të ekzistuar mbrojtja e nevojshme , sulmi duhet të ndërrmiret nga njeriu. Sulmi mund të ndërrmeret nga cdo person, nga personi madhor, i mituri, nga fëmiu apo personi i semure psikik. Sulmi mund të ndërmerret me qëllim, nga pakujdesia , apo rastësisht. Në të gjitha këto raste mbrojtja është e nevojshme. Mbrojtja është e lejuar edhe nga personi që gezojne imunitet diplomatik. 2.Sulmi mund të jetë i drejtuar kundër cdo të mire Sulmi mund të jetë i drejtuar ndaj të mirave juridike që i përkasin personit fizik, personave juridik, sigurisë apo integritetit teritorial të Kosovës etj. Mirëpo në jetën e përditshme më së shpeshti sulmohet jeta e njeriut integriteti trupor dhe pasuria. 3.Sulmi duhet të jetë i kundërligjshëm.
  • 22. Sulmi është i kundërligjshëm kur sulmuesi nuk ka kurfar autorizimesh juridike për veprimtarinë e vet, kur veprimtaria e vet cenon sitemin juridik. Nga kushti që sulmi duhet të jetë i kundërligjshëm del se sulmi i cili e ndërmerr në bazë të ndonjë autorizimi ligjor, nuk është i kundërligjshëm dhe kundër tij nuk është e lejuar mbrojtja e nevojshme. 4.Sulmi duhet të jetë i atcasshëm Sulmi është i atcasshëm kur në cdo moment pritet të filloj, kur ka filluar të veproj dhe gjersa zgjatë, përkatesisht gjersa të përfundoj. Sulmi konsiderohet se mund të pritet në cdo moment në rastet kur mund të filloj aty për aty, menjiher. Psh në grindje e sipër midis dy personave, njëri prej tyre mbush revolën apo nxjerr thikën nga kllëfi në këto situata konsiderohej se mbrojtja është e atcasshme me sulmin, edhe pse ai akoma nuk ka filluar, mirëpo në cdo cast pritej të filloj. Ne keto raste mbrojtja mund të ndërmerret menjiherë dhe mund të zgjasë gjersa zgjat edhe sulmi. Në momentin kur pushon së vepruar sulmi , apo kur sulmi refuzohet apo zotrohet , duhet të pushoj edhe mbrojtja. 5.Sulmi duhet të jetë i vërtet Për tu konsideruar se ekziston mbrojtja e nevojshme , sulmi duhet të jetë i vërtetë, që të ekzistoj realisht. Nëse ndokush gabimisht mendon se është sulmuar dhe duke qenë në lajthitje e lëndon apo e privon nga jeta “sulmuesin” , atëhere në këso raste fjala është për mbrojtje të nevojshme fiktive, të kujtuar, apo sic quhet ndryshe mbrojtja e nevojshme putative.Personi A. Me qëllim tallje me personin B. Në erresirë e sulmon këtë me revole imituese (lodër), mirëpo personi B. Duke menduar se sulmi është i vërtet e vret atë. Në këto situata nuk ekziston mbrojtja e nevojshme, por në këto rrethana mund të bëhet fjale për lajthimin në fakt ( neni 18 të KPPK), nëse nuk ka qenë sa duhet i kujdesshëm mund të përgjigjet për veprën penale të kryer nga pakujdesia(18.p1r.2) ndërsa nëse ka qenë në lajthim real të pamenjanuar nuk është penalisht përgjegjës.(18.par.1). 169. Cka eshte mbrojtja? Mbrojtja është cdo veprim i njeriut me të cilin dëmtohet apo rrezikohet ndonjë e mire e sulmuesit. Mbrojtja e nevojshme ekziston edhe nga përkufizimi i këtij institucioni, mbrojtja e nevojshme ekziston edhe në rastet kur sulmi zmbrapset edhe nga personi i tretë. 170. Cilat kushte duhet te permbushen me rastin e mbrojtjes (zbrapsja e sulmit)? Kushtet të cilat duhet të përmbushen me rastin e mbrojtjes (zbrapsja e sulmit) jane: 1.Mbrojtja duhet të jetë e drejtuar kundër sulmuesit. Për tu konsideruar se ekziston mbrojtja e nevojshme, veprimet e mbrojtjes duhet të jenë të drejtuara kundër sulmuesit, kundër asaj të mire juridike të sulmuesit, e cila është e nevojshme për zbrapjen e sulmit (psh. kundër trupit, jetës, pasurisë etj). 2. Mbrojtja duhet të jetë domosdo e nevojshme për zbrapjen e sulmit. Për tu konsideruar një mbrojtje si e nevojshme ajo duhet të jetë domosdo e nevojshme që personi prej vetes apo tjetrit ta zmbraps sulmin.Një mbrojtje konsiderohet e nevojshme në rast kur konstatohet se sulmi nuk ka mundur të zbrapset pa i shkaktuar dëmtim sulmuesit.
  • 23. Psh. një i moshuar i moshës mbi 70 vjecare me një letfe e sulmon personin e ri dhe fizikisht të zhvilluar, i sulmuar nuk mund të arsyetohej se ka vepruar në mbrojtje të nevojshme nëse atë e ka privuar nga jeta, ngase mbrojtja në situatat e tilla nuk ka qenë domosdo e nevojshme, sepse i ka mundur ta zbraps sulmin pa shkaktuar vrasjen. 3.Mbrojtja duhet të jetë proporcionale me intenzitetin e sulmit. Për të qenë mbrojtja domosdo e nevojshme, ajo duhet të ekzistojë në proporcionalitet (përpjestueshmëri) midis intensitetit të sulmit dhe mbrojtjes.( në proporcion me mjetet që i përdor sulmuesi, forcës fizike të sulmuesit, mjetet që i posedon sulmuesi).Mirëpo nuk kërkohet një ekuivalencë në mes të intensitetit të sulmit dhe mbrojtjes përkatsisht në mes të keqës së kanosur dhe të keqës së shkaktuar.Përkndrazi konsiderohet se ekziston mbrojtja e nevojshme edh e kur e keqja e shkaktuar në rastin e zbrapsjes së sulmit është më e madhe se e keqja e kanosur.Mirëpo nuk konsiderohej se ekziston mbrojtja e nevojshme kur ekziston një disproporcion i madh midis dëmtimit i cili është shkaktuar dhe dëmtimit që është kanosur. Psh. vrasja e fëmiut i cili po vidhte mollë etj. Ose vrasja e klientit në kafene i cili po thente gota etj. 171. Kur shprehet tejkalimi apo kapercimi I mbrojtjes se nevojshme? Tejkalimi apo kapërcimi i mbrojtjes së nevojshme shprehet në rastet kur mbrojtja nuk është proporcionale me sulmin apo kur mbrojtja ndërmerret pasi që është zmbrapsur ose ka pushuar së vepruar sulmi. 172. Cka eshte nevoja ekstreme? Nevoja ekstreme është rrethanë e dytë që e përjashton kundërligjshmërinë. Sipas përkufizimit ligjor nevoja ekstreme ekziston kur vepra është kryer me qëllim që kryesi ta menjanoj , ta zmbraps prej vetes apo tjetrit rrezikun e atcasshëm dhe të paprovokuar, i cili nuk ka mundur të evitohet në ndonjë mënyrë tjetër, me kusht që e keqja e shkaktuar nuk është më e madhe se e keqja që është kanosur ( neni 9.par.2.të KPPK). 173. Si perkufizohet rreziku? Si parakusht për ekzistimin e nevojës ekstreme është ekzistimi i rrezikut. Rreziku zakonisht përkufizohet situatë në të cilën, në bazë të rrethanave ekzistuese objektive, me arsye supozohet se në cdo moment, aty për aty, mund të dëmtohet e mira juridike e personit fizik apo juridik. 174. Cilat jane kushte duhet te permbushen me rastin e rrezikut? Kushtet që duhet të përmbushen me rastin e rrezikut jane: 1.Rreziku nuk duhet të jetë i provokuar apo i shkatuar. Nuk mund të konsiderohet se personi ka vepruar në nevojën ekstreme nëse me fajin e tij me dashje apo nga pakujdesia e ka shkatuar rrezikun. P.sh. Nëse ngasësi i automobilit duke vozitur me shpejtësi të madhe në rrugë i del fëmiu dhe ky për ta shpëtuar fëmiun del në trotuar dhe lëndon ndonjë person tjeter. Kodi penal në situata të këtilla bënë dallimin se rreziku është
  • 24. shkaktuar me dashje apo nga pakujdesia dhe nëse rreziku është shkaktuar nga pakujdesia, kryesin e tillë gjykata mund ta ndëshkoj më butë ( neni 9.par.3 të KPPK). 2.Rreziku mund t’i kanoset cdo të mire Rreziku parimisht mund t’i kanoset cdo të mire juridike që është e mbrojtur në sistemin juridik, mirëpo në praktikë rreziku më së shpeshti është i drejtuar kundër jetës, trupit, shëndetit lirisë dhe pasurisë. 3.Rreziku duhet të jetë i vërtetë Rreziku konsiderohet i vërtet kur ai realisht ekziston, është objektiv, nëse personi gabmisht mendon se rreziku ekziston atëhere fjala është për të ashtquajturën nevojë ekstreme putative, në këto situatat përgjegjësia e tij zgjidhet sikur te mbrojtja e nevojshme putative, në bazë të parimeve të përgjegjsisë penale të veprave të kryera në lajthim real apo faktik( neni 18). 175. Kur konsiderohet menjanimi I rrezikut? Menajanimi i rrezikut konsiderohet veprimi që nërmerret me qëllim që të shpëtohet e mira juridike së cilës i kanoset rreziku. Me veprimin e menjanimit të rrezikut zakonisht realizohen tiparet e veprës penale të ckatuar, mirëpo meqë vepra është kryer në kushtet e nevojës ekstreme, vepra e tillë nuk konsiderohet vepër penale, përjashtohet ekzistimi i veprës penale. 176. Ku dhe ne cilat raste shprehet tejkalimi i nevojes ekstreme? Te nevoja ekstreme mund të shprehet tejkalimi : a).kur e keqja e shkaktuar është më e madhe se e keqja e kanosur; b).kur rreziku ka mundur të menjanohet duke e dëmtuar në përmasa më të vogla të mirën juridike të personit tjetër dhe c).kur dëmtimi i të mirës juridike të personit tjetër është bërë pasi ka pashuar , pasi që ka kaluar rreziku. Vepra e cila kryhet me rastin e tejkalimit të kufijve të nevojës ekstreme konsiderohet vepër penale dhe nëse tejkalimi është bërë me dashje përgjigjet për dashje e nëse është bërë nga pakujdesia përgjigjet për pakujdesi nëse ligji parasheh përgjegjsi penale për pakujdesi. 177. Kush jane te obliguar t’I ekspozohen rrezikut? Ekzistojnë disa kategori njerzish të cilët për shkak të detyrës , profesionit apo pozitës sociale që kanë në shoqëri, nuk mund të thirren në nevojën ekstreme por janë të obliguar t;i ekspozohen rrezikut ( neni 9.par.4.të KPPK). Detyrimi për t’iu ekspozuar rrezikut mund të rrjedhë nga ligji (psh. Rojtari në roje), nga marrëdhënia e punës ( p.sh. Rojtari i ndonje objekti në kushtet e caktuar është i obliguar t’i ekspozohet rrezikut; nga profesioni (zjarrfiksi është i obliguar t’i ekspozohet rrezikut për ta fikur zjarrin edhe nëse i kanoset rreziku); nga kontrata ( psh. një person me kontratë merr për obligim që të kujdest për personin e palëvizshëm). 178. Cka eshte dhuna? Dhuna është përdorimi i forcës ndaj një personi me qëllim që ta detyrohet të ndërmarr apo të mos ndërmarr një veprim me të cilin realizohet tiparet e një vepre penale.Dhuna
  • 25. mund të jetë fizike apo mekanike, ndërsa sipas nenit 107.par.10.të KPPPK, si dhunë konsiderohet edhe përdorimi i hipnozës ose mjeteve tjera dehëse me qëllim që ndokush kundër vullnetit të vet të vehet në gjendje të pavetdijshme ose të bëhet i paaftë për rezistencë, por ajo mund të jetë edhe vis maior. 179. Cka eshte dhuna absolute? Dhuna absolute është ajo dhunë me të cilën personi në tërësi, është privuar që lirisht të vendos për sjelljet e veta. Dhuna është absolute në rast kur me përdorimin e dhunës, ai ndaj të cilit është përdorur dhuna, në tërësi ka qenë i privuar nga mundësia që të merr vendim për veprim apo mos veprim, ose nëse ka qenë i penguar që vendimin e tij ta realizoj.Psh.personi A. E lidh punëtorin e e autorizuar të hekurudhës i cili nuk mund të jap sinjal që treni duhet të ndalet dhe kështu shkaktohet ndeshja e trenave me që rast shkaktohen viktima njerzish dhe dëm material..Dhuna apslolute ekziston edhe në situatën kur personi e hipnotizon tjetrin apo e detyron të konsumoj alkool dhe në atë gjendje e shtyen që të kryej vepër penale. 180. Cka eshte dhuna kompulsive? Dhuna kompulsive shprehet në raste kur personi ndaj të cilit përdoret dhuna nuk është absolutisht i privuar nga mundësia për të vendosur mirëpo dhuna që aplikohet bënë presion të tillë që e shtrënfon të ndërmarr apo mos të ndërmarr veprimin e caktuar. Psh kryesi i drejton revolën sportelistitt të bankës dhe e detyron që t’ia komunikoj kodin sekret te shefit të bankës. 181. Kur e perjashton dhuna compulsive ekzistimin e vepres penale? Për tu konsideruar që dhuna komplusive e përjashton përgjegjsinë penale, duhet konstatuar se ajo nuk ka mundur të evitohet në ndonje mënyrë tjetër, me mbrojtje të nevojshme, duke thirrur në ndihmë apo duke ikur. 182. Cka eshte kanosja? Kanosja është deklarata e ndonjë personi me të cilën i bëhet me dije dikujt se do ta gjej ndonjë e keqe nëse nuk vepron ashtu si dëshiron personi që kanoset. Kanosja më së shpeshti kryhet në mënyrë verbale, me gojë.Me anë të deklaratave të ndryshme. Mirëpo mund të kryhet me shkrim apo me veprime konkludante.Për ekzistimin e kanosjes nuk është e domosdoshme që ai që kanoset ta realizoj kanosjen, por ai ndaj të cilit është e orientuar kanosja në bazë të situatës të rrethanave konkrete, të fitoj bindje se kanosja do të realizohet. 183. Kur eshte vepra e rendesise se vogel? Vepra është e rëndsisë së vogël eshte kur rrezikshmëria e saj nuk është e rëndësishme për shkak të natyrës ose peshës së veprës, të mungësës së pasojës ose pasojës të parëndsishme; të rrethanave në të cilat është kryer vepra, të shkallës së ulët të përgjegjsië penale të kryesit të veprës ose për shkak të rrethanve personale të kryesit.
  • 26. 184. Cilat kushte duhet plotesuar per tu konsideruar nje veper penale me rrezikshmeri te vogel shoqerore? Për tu konsideruar një vepër e rëndësisë së vogël përpos peshës së veprës, duhet plotesuar edhe kushtet tjera të cilat kryesisht kanë të bëjnë me mjetet me të cilat është kryer vepra penale, rrethanat në të cilat një vepër penale është kryer, raporti psikik i kryesit ndaj vepërës (forma e fajit, qëllimi dhe motivi i tij) etj. Nuk është e nevojshme që të gjitha këto kushte të përmbushen ne cdo rast, është e mundur që të ekzistoj vetëm një kusht dhe vepra të trajtohet e rëndësisë së vogël. Kushti i dytë që një vepër penale të konsiderohet e me rrezikshmëri shoqërore të parëndsishme, kërkohet që të mos jetë shkaktuar pasoja e ndaluar apo ajo të jetë e parëndesishme. 185. Kur ekziston vetelendimi? Vetëlëndimi ekziston në rastet kur një person e dëmton të mirën juridike, të mirën personale, psh. I shkakton vehtes lëndime trupore apo e shkatërron pasurinë e vet. Të mira juridike personale konsiderohen psh. Jeta, integriteti trupor, nderi autoriteti, liria e qarkullimit, pasuria individuale etj. Në të drejtën penale vetëlëndimi nuk paraqet vepër penale me kusht që mos paraqes rrezik për shoqërinë. Do të përgjigjet penalisht ai i cili me qëllimqë t’i shmanget shërbimit ushtrak e plagos vehten, në këto situata konsiderohet se personi i tillë ka kryer vepër penale shmangie nga shërbimi ushtrak duke e bërë vehten të paafte. 186. Kur konsiderohet nje person penalisht i pergjegjshem ne te drejten penale? Në të drejtën penale, një person konsiderohet penalisht përgjegjës nëse në kohën e kryerjes së veprës penale ka poseduar cilësi të caktuara psikike dhe nëse te ai ka ekzistuar një marrëdhënie e caktuar psikike ndaj veprës të ciën ai e ka kryer, dmth. Një person konsiderohet penalisht i përgjegjshëm nëse në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë i përgjegjshëm dhe i fajshëm. 187. Prej sa elementeve përbëhet pergjegjesia penale? Përgjegjësia penale përbëhet prej dy elementeve : 1.Nga vetitë e caktuara psikike të kryesit(përgjegjësia) dhe 2.Nga qëndrimi apo marrëdhënia e kryesit ndaj veprës që e ka kryer( nga fajësia). D.m.th. Përgjegjësia penale përbëhet nga përgjegjshmëria dhe fajësia. 188. Kur konsiderohet nje person penalisht i pergjegjshem? Në të drejtën penale një person konsiderohet penalisht i përgjegjshëm atëhere kur posedon aso veti apo aftësi intelektuale ( mendore) dhe volitive që i bëjnë të mundshëme të mendoj , të gjykojë, të vendosë dhe t’i kontrolloj sjelljet dhe veprimet e veta . Përgjegjshmëria përbëhet prej dy elementeve:elementit intelektual apo të vetdijes dhe elementit volitiv apo të dëshirës-vullnetit. Sipas K.P. Personi konsiderohet penalisht
  • 27. përgjegjës nëse është mendërisht i aftë dhe është shpallur fajtor për kryerjen e një vepre penale. 189. Kur konsiderohet personi I papergjegjshem? Kryesi i veprës penale i cili nuk i posedon këto dy aftësi, apo njërën nga këto aftësi, në të drejtën penale konsiderohet i papërgjegjshëm. Sipas nenit 12.par.1.të KPPK, i papërgjegjshëm,konsiderohet “ Personi i cili ka kryer vepër penale konsiderohet i paaftë mendërisht nëse në kohën e kryerjes së veprës penale lëngonte nga ndonjë smundje mendore e përkohshme ose e përhershme, çrregullim mendor apo ngecje në zhvillimin mendor që ka prekur funksionimin e tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë në gjendje të kuptojë apo kontrollojë veprimet apo mosveprimet e tij apo të kuptoj se kryen vepër penale”. 190. Cka eshte përgjegjshmëria esencialisht e zvogluar? Përgjegjshmëria esencialisht e zvogluar është gjendje e tillë e personit në kohën e kryerjes së veprës penale , nëse për shkak të smundjes mendore kronike apo të përkohshme, çrregullimit mendor apo ngecjes në zhvillimin mendor, aftësia e kryesit që të kuptojë rëndësinë e veprës apo aftësia e tij që tëi kontrolloj sjeljet e veta ka qenë dukshëm , esencialisht e zvogluar. 191. Kush e shkaktojne gjendjen e përgjegjshmërisë esenciale të zvogluar? Gjendjen e përgjegjshmërisë esenciale të zvogluar më së shpeshti e shkaktojnë psikopatitë, alkolizmi kronik, narkomania, mandej neurozat, neurastia dhe neuropatia. Shkaqe tjetra që mund të shpiejnë në përgjegjshmëri esenciale të zvogluar mund të jenë senileti i të oshuarve, çrregullimet endryshme organike, si sp.sh.shtatzania, lindja, helmimet e ndryshme, smundjet infektive etj. 192. Cka eshte faji? Faji ëshë element subjektiv i veprës penale. Marrëdhënia apo relacioni psikik i kryesit ndaj veprës në të drejtën penale quhet fajësi. Një person konsiderohet se veprën penale e ka kryer me faj në rastet kur ka ditur se me veprimin apo mosveprimin e tij do të shkaktojë pasojë të ndaluar në botën e jashtme, pasojë kjo që në ligj ishtë e paraprë si vepër penale, dhe nëse ndaj veprës- pasojës ka pasur aso marrëdhënie, relacion e cila i bënë të mundshme gjyqit që t’ia ngarkojë, tëia vëjë në barrë atë vepër. 193. Kur ekziston faji lidhur me veprimin e vepres penale dhe te pasojes? Lidhur me veprimin e veprës penale , faji ekziston atëhere kur personi është i vetdijshëm dhe e dëshiron ndërmarjen e veprimit , apo kur është i vetdijshëm dhe dëshiron të mos e ndërmarr veprimin e caktuar, kur me mosveprim kryhet vepra penale e caktuar. 194. Sa teori ekzistojne lidhur me fajin ne shkencen e se drejtes penale?
  • 28. Në shkencën e së drejtës penle lidhur me fajin ekzistojnë tri teori,ajo psikologjike, teoria normative dhe teoria normativo-psikologjike. 1.Sipas teorisë psikologjike, faji është marrëdhënie(relacion) psikik i kryesit ndj veprës së vet dhe pasojës së asaj vepre, e cila shprehet me dashjedhe nga pakujdesia. 2.Sipas teorisë normative , një person konsiderohet se e kryen veprën penale me fajin e tij në rast kur veprën penale e konsideron si të kundërligjshme. 3.Sipas teorisë psikologjike-normative, një person konsiderohet se e ka kryer një vepër penale me faj në rast kur janë shprehur elemntet e teorisë psikologjike dhe normative. 195. Sa forma kryesore i ka faji sipas K.P.? Sipas KPK,nenit 15. dhe 16.faji i ka dy forma kryesore : a) Dashja (dolus) dhe b) pakujdesinë (culpa). 196. Cka eshte dashja? Dashja është forma më e rëndë e fajit dhe më së shpeshti veprat penale kryhen me këtë form të fajit.Në rastet kur vepra penale kryhet me dashje, kryesi gjithehere konsiderohet penalisht përgjegjës. 197. Cka eshte pakujdesia? Pakujdesia është formë më e lehtë e fajit dhe për veprat penale të kryera nga pakujdesiakryesi dënohet vetëm në rastet kur me ligj shprehimisht parashihet se do të dënohet edhe për veprat e kryera nga pakujdesia. 198. Cka konsiderohet dashja ne shkences e se drejtes penale ? Në shkencën e së drejtës penale dhe në praktikën gjyqsore, dashja konsiderohet si formë më e shpeshtë e fajit me të cilën kryhet vepra penale. Sipas dispozitave të nenit 15.të KPPK, vepra penale është kryer me dashje kur kryesi ka qenë i vetedijshëm për veprën e vet dhe ka dashur që ta kryej, apo ka qenë I vetedijshëm se për shkak të veprimit dhe mosveprimti të tij mund të shkaktohet pasoja e ndaluar, por e ka pranuar, është dakorduar që të shkaktohet pasoja. 199. Sa lloje te dashjes i njeh K.P? K.P, njeh dy lloje të dashjes: a) dashjen direkte dhe ate b) eventuale. 200. Kur ekziston dashja direkte (dolus direktus)? Dashja dirkete (dolus direktus) ekziston atëhere kur kryesi është i vetdijshëm se me veprimin apo mosveprimin e vet do të kryej vepër të dëmshme, vepër penale dhe e dëshiron kryerjen e asaj vepre, dëshiron që të shkaktohet pasoja e ndaluar në botën e jashtme. 201. Kur ekziston dashja eventuale?
  • 29. Dashja eventual ekziston atëhere kur kryesi ka qenë i vetedijshëm se për shkak të veprimit apo mosveprimit mund të shkaktohet pasoja e ndaluar, mirëpo me vetedije është dakorduar që ajo të shkaktohet. (neni 15.par.3.K.P). 202. Cka eshte qellimi? Qëllimi në fakt është një parafytyrim për pasojën e veprës penale, çdo vepër penale që kryhet me dashjet supozohet se është kryer me qëllim të caktuar. 203. Cka eshte motivi? Motivi është komponente psikologjike e jetës shpirtërore e cila e shtynë personin të ndërmarr veprimin e caktuar. 204. Sa lloje te dashjes i njeh K.P.? Sipas K.P. lloje e dashjes janë keto : a) dashja e caktuar; b) dashja e përgjithshme; c) dashja alternative; d) dashja e paramenduar apo me paramendim dhe e) dashja e atçasshme e papritshme. 205. Kur shprehet dashja e caktuar (dolus determinatus)? Dashja e caktuar shprehet në raste kur kryesi i ka paraparë pasojat dhe tiparet e tjera të figurës së veprës penale, kjo formë edashjes përputhet në tëresi me dashjen direkte. 206. Kur shprehet dashja e pergjithshme (dolus generalis) Shprehet në rastet kur kryesi e kryen veprën penale me një dashje të pacaktuar, ai veprën e kryen me qëllim që të shkaktoj pasojën e cila në vetedijën e tij nuk është e përcaktuar konkretisht. Psh. dikush e qëllon dikend me nje mjet të fort nuk e din se çfare lëndimi do të ti shkaktoj të rënd apo të fort. 207. Kur ekziston dashja e paramenduar dhe dashja e atçasëshme? Dashja e paramenduar ekziston në rastet kur vendimi për të kryer vepër penale lind mjaft kohë para se të kryhet ajo, kryesi me gakftohësi me mundësi të gjatë kohore ka menduar para se të kryej veprën penale. Kurse dashja e atçasëshme ekziston atehere kur kryesi merr vendim në çast aty për aty (në afekt në situatën e dhënë). 208. Cfare eshte dashja alternative (dolus alternatives)? Dashja alternative është një lloj i veçante I dashjes së papërcaktuar, në situata të këtilla kryesi parashef mundësinë e realizimit të dy apo më shumë pasojave, mirëpo varesisht nga rrjedha e ngjarjes mund të realizohet vetëm njëra apo tjetra pasojë (njëra përjashton tjetrën) – p.sh.dikush gjuan me gur dikend i cili mbanë në dorë vaze të çmueshme këtu alternativisht ekzistojnë dy mundësi: lëndimi trupor apo dëmtimi i sendit, apo personi A. Gjuan me gurë personin B. Por e godet personin C. 209. Cka eshte pakujdesia?
  • 30. Pakujdesia (culpa) është forma e dytë e fajit dhe për nga intensiteti i përgjegjesisë penale është fomë më e lehtë e fajsisë. Pakujdesia ekziston atëhere kur kryesi nuk e dëshiron pasojën e shkaktuar, përkatesisht kur pasoja shkaktohet kundër vulnetit të tij. Me pakujdesi shkatohet pasoja e dëmshme (vepra penale)e cila ka mundur të mos shkaktohet po të ishte kryesi më i kujdesshëm. 210. Si percaktohet pakujdesia ne te drejten penale? Në të drejtën penale pakujdesia përcaktohet sipas kriterit objektiv dhe subjektiv. 1. Sipas kriterit objektiv, konsiderohet se nji person kryen vepër nga pukujdesia në rastet kur nuk i respekton kërkesat e shoqërisë që të jetë në masë të duhur i kujdesshëm. 2.Sipas kriterit Subjektiv, konsiderohet senjë person kryen vepër penale nga pakujdesia në rastet kur nuk i ka respektuar kërkesat e shoqërisë që të jetë i kujdeshëm edhe pse sipas aftësive mendore dhe fizike ka mundur të ishte i kujdesshëm dhe kështu të mos shkaktohej pasoja e ndaluar - e dëmshme. 211. Cka definohet lajthimi (error)? Lajthimi (error) rëndomt definohet si parafytyrim i gabuar apo, jo i drejt për ndonjë rrethanë, Nëse ky parafyturim i gabuar i përket ndonjë rrethana reale, atëhere lajthimin e tillë e quajmë lajthim në fakt. 212. Kur ekziston lajthimi ne fakt sipas dispozitave te K.P? Lajthimi në fakt sipas dispozitave të nenit 18.të KPPK, ekziston kur kryesi në kohën e kryerjes së veprës penale nuk ka qenë i vetdijshëm për ndonji nga tiparet e saj të caktuar me ligj, apo kur gabimisht mendon se ekzistojnë rrethanat sipas të cilave , po ekzistonin ato faktikisht, ajo vepër do të lejohet. 213. Si perkufizohet lajthimi juridik dhe ne sa forma shprehet? Lajthimi juridik ( error iuris) përkufizohet si lajthim mbi ndalueshmërinë e veprës. Lajthimi juridik shprehet në dy forma: a) Forma e parë shprehet në rastet kur kryesi nuk e di se se vepra e tij është e kundërligjshme, është e paraparë si vepër penale.Psh.polici i cili privon ndonji person nga liria, nuk e din se vendimi mbi ekzekutimin e privimit të lirisë është nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme. b) Forma e dytë e lajthimit juridik ekziston në rastet kur kryesi gabimisht mendon se ekziston ndonjë rrethanë e cila përjashton kundërligjshmërinë dhe veprën e bënë të lejueshme. P.sh.ushtari gjatë kohës së luftës, në bazë të urdhërit të eprorit të tij, kryen krime të gjenocidit apo krime kundër njerëzimit(116 dhe 117 KPPK). 214. Sa lloje te fazave të kryerjes së veprë penale dallohen ne literaturen juridike? Në literaturën juridike dallohen 4. faza të kryerjes së veprë penale: 1.Vendimi për të kryer veprën penale; 2.Veprimet pregaditore të cilat ndërmerren me qëllim të kryerjes së veprës penale;
  • 31. 3.Fillimi I kryerjes së veprës penale, që mund të ngelë edhe në tentativë dhe; 4.Kryerja e veprës penale (vepra penale e përfunduar). 215. Kur ekizston tentative sipas K.P? Sipas nenit 20 par.1.të KPPK, tentativa ekziston kur ndokkush me dashje ndërmerr veprime të drejtpërdrejta për kryerjen e veprës penale dhe vepra nuk është kryer ose elementet e veprës së qëllimshme penale nuk janë realizuar. Tentativa ekziston në rastet kur vepra penale ka filluar të kryhet , mirëpo nuk është shkaktuar pasoja e dëshiruar. Psh. Personi A. Shtinë me pushkë në personin B. Mirëpo nuk është qëlluar. 216. Cilat kushte duhet te permbushen per t’u konsideruar se eshte kryer tentativa? Për tu konsideruar se është kryer tentativa e veprës penale medomos duhet përmbushur këto kushte: 1.Që të ndërmerret veprimi i kryerjes; 2.Që veprimi të ndërmeret me dashje; 3.Që vepra të mos përfundohet , përkatsisht që të mos shkaktohet pasoja e veprës penale. 217. Kur denohet personi per tentative sipas K.P? Sipas nenit 20.par.1.të KPPK, për tentativë përsoni dënohet kur është fjala për veprat penale për të cilat është paraparë dënim me burgim më së paku tri vjet, ndërsa për veprat tjera penale ku parashihen dënime më të lehta, për tentativë ndëshkohet vetëm kur me ligj shprehimisht parashihet se edhe për tentativë dënohet. Veprat e tilla ku me ligj shprehimisht thuhet se edhe për tentativë dënohet janë psh. veprat penale nga neni 263.par.3. keqpërdorimi i sigurimit, pastaj marrja e pasurisë së lujtshme nga neni 258.par.2. etj. Sipas nenit 65.par.2.të KPPK, në rastet kur vepra penale ka ngelur në tentativë, kryesi mund të dënohet mësë tepërmi deri në ¾ (tri të katërtat) e maksimumit të dënimit të paraparë. 218. Kur konsiderohet se ekziston tentativa e plote? Tentativa e plotë konsiderohet se ekziston në rastet kur veprimi i kryerjes ka filluar dhe e ka përfunduar, mirëpo pasoja nuk është shkaktuar. Psh. Personi A shkrep nga revolja në personin B mirëpo nuk e godet. 219. Kur konsiderohet se ekziston tentativa e mete? Tentativa e metë, konsiderohet se ekziston atëhere kur personi e fillon veprimin e kryerjes por nuk e përfundon. P.sh.personi A merr në shenjë personin B mirëpo nuk shkrep. 220. Kur ekziston tentativa e cilesuar? Tentativa e cilësuar ekziston në rastet kur me veprimin e ndërmarrë është tentuar të kryhet vepra penale, mirëpo në fakt është është kryer figura e një vepre tjetër penale, e cila është e caktuar me ligj si vepër penale e posaçme. Psh. personi A shkrep me armë në personin B me qëllim që ta privoj nga jeta, mirëpo i shkakton vetëm lëndim të rëndë trupor.
  • 32. 221. Kur ekziston tentativa e papershtatshme? Tentativa e papërshtatshme ekziston atëhere kur mjetet të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale apo objekti ndaj të cilit është ndërmarr veprimi i kryerjes, nuk ka mundur të shkaktojnë pasojën e veprës penale. 222. Kur mund ta liroj gjykata nga denimi personin qe heq dore ne menyre vullnetare nga kryerja e vepres penale? Në nenin 22. të KPPK, thuhet gjykata mund ta liroj nga dënimi personin që vullnetarisht heq dore nga kryerja e veprës penale të cilën e ka filluar, megjithese është i vetedijshëm se, në pajtim me të gjitha rrethanat , ai mund ta vazhdonte veprën ose, nëse pas kryerjes së një vepre të tillë, ai parandalon shkaktimin e pasojave. 223. Kur shprehet heqja dore vullentare nga tentativa e mete dhe e plote? Heqja dore nga tentativa e metë shprehet në rast kur kryesi me vullnetin e tij të lirë ndal veprimin e mëtejshëm, pushon së vepruari. Psh. kryesi merr në shenjë viktimen, zhbllokon pushkën por nuk shtinë. 2.Heqja dorë vullnetare nga tentativa e plotë, shprehet në rast kur personi pasi që ka ndërmarr veprimin e kryerjes, ndërrmer veprimin tjetër me të cilin pengon shkaktuarjen e pasojës. Psh. i ka dhënë helëm viktimës, mirëpo para se të filloj të veproj helmi, e ka ftuar mjekun. 224. Kur konsiderohet e vullnetshme heqja dore nga vepra penale? Heqja dorë konsiderohet e vullnetshme nëse personi me vullnetin e tij të lirë abstenon nga përfundimi i vperës penale. Nuk do të konsiderohet heqje dorë vullnetare nëse kryesi heq dorë për shkak të rrethanave të jashtme, psh. heq dorë ngase nuk mund ta thyej kasafortën apo heqë dorë nga kryerja e mëtejme e veprës penale sepse paraqitet roja e objektit. 225. Kur ekziston bashkimi I veprave penale? Bashkim veprash penale ekziston atëherë kur personi me një apo me më shumë veprime kryen dy apo më shumë vepra penale për të cilat në të njejtën kohë zhvillohetprocedura penale dhe për të gjitha veprat penale të kryera shqiptohet një dënim. 226. Cilat kushte duhet te plotesohen per ekzistimin e bashkimit te veprave penale? Për tu konsideruar se ekziston bashkim veprash penale duhet të përmbuhsen këto kushte: 1.Duhet të jenë kryer dy e më shumë veprash penale; 2.Që këto vepra të jenë kryer nga i njeti person dhe, 3.Që për këto vepra të mos jetë gjykuar më parë;
  • 33. 227. Sa lloje te bashkimit te veprave penale ekzistojne? Ekzistojnë dy lloje të bashkimit : 1.Bashkimi ideal i veprave penale Bashkimi ideal i veprave penale ekziston në rastet kur personi me një veprim kryen dy apo më shumë vepra penale për të cilat gjykohet në të njetën kohë. Psh. Personi me një të shtënë, njërit person i shkakton plagosje të lehtë trupore ndërsa personit tjetër plagosje të rëndë trupore. 2.Bashkim real i veprave penale Bashkimi real i veprave penale ekziston në rastet kur një person me shumë veprime kryen shumë vepra penale për të cilat në të njetën procedurë penale gjykohet dhe i shqiptohet një dënim unik për të gjitha veprat penale. Psh. Personi me një goditje i shkakton lëndim trupor një personi, ndërsa me goditjen tejtër i shkakton lëndime trupore personit tjetër. D.mth.me veprime të ndara kryehn dy e më shumë pasoja, nuk është me rëndësi se sa kohë ka kalur dhe se a janë kryer veprat penale në një vend apo në vende të ndryshme. 228. Kur ekziston bashkimi real homogjen dhe heterogjen? Bashkimi real homogjen, ekziston ne rastet kur me shumë veprime kryesi kryen shumë vepra penale të njëllojta (psh.personi me dy veprime kryen dy vepra penale të vjedhjes, plagosjes apo fyerjes. Bashkimi real heterogjen, ekziston në rastet kur personi me shume veprime kryen shumë vepra penale të llojit të ndryshëm, psh. me një veprim i shkakton plagosje trupore një personi kurse me veprimin tjetër e fyen personin tjetër. 229. Kur ekziston bashkimi fiktiv i veprave penale? Bashkim fiktiv i veprave penale ekziston atëhere kur në shikim të parë duket se me një apo më shumë veprime janë kryer shumë vepra penale, mirëpo në aspektin e së drejtës penale nuk konsiderohet se janë kryer shumë vepra penale. 230. Sa lloje te bashkimit fiktiv njihen ne te drejten penale ? 1. Bashkimi fiktiv ideal ekziston kur personi me një veprim realizon tiparet e dy apo më shumë veprave penale, mirëpo në të drejtën penale konsiderohet se është kryer një vpepër penale e jo shumë vepra penale. Bashkimi fiktiv ideal i veprave penale ekziston në rastet kur në mes të figurave të veprave penale shprehet marëdhënia e 1.Specialitetit, 2.Subsidiaritetit dhe e 3.Konsumcionit 2. Bashkimi fiktiv real ekziston atëhere kur me shumë veprime janë realizuar tiparet e shumë veprave penale mirëpo sipas ligjit konsiderohet se është kryer vetëm një vepër penale. Bashkimi fiktiv real i veprave penale ekziston në rastet e veprave penale të përbëra, kolektive dhe të vazhduara.
  • 34. 231. Cka konsiderohet veper penale e perbere? Vepra penale e përbërë konsiderohet vepra e përbërë prej dy a më shumë veprave penale, të cilat sipas natyrës së tyre janë deomos të lidhura dhe të kushtëzuar me njëra tjetrën. Vepra penale e përbërë është një lloj konstrukcioni juridik i cili mund të caktohet vetëm me ligj. Po qe se ligjëdhënësi nuk e bënë bashkimin e dy a më shumë veprave penale në një vepër, atëhere në tëdrejtën penale nuk mund të bëhet fjalë për veprën penale të përbërë, por për shumë vepra penale. Si vepër penale e përbërë konsiderohet psh. vepra penale e grabitjes e cila përbëhet prej veprës penale të dhunës dhe vjedhjes. Në kete rast rezulton se eshte kryer nga dy vepra penale, vepra penale e dhunës dhe e vjedhjes. 232. Cka konsiderohet si veper penale e vazhduar? Si vepër e vazhduar penale konsiderohet rastet kur shumë vepra penale të kryera nga i njeti person brenda afatit të caktuar, e që mes veti janë ngushte të lidhura dhe sajojnë një vepër penale, psh. shitësi në një minimarket për çdo ditë vjedh nga një artikull etj. Dikush disa netë radhazi hynë në shtëpi dhe merr sendet pasi që familjarët janë në pushim, dikush dhunon të njejtin person disa here në një afat të shkurtër kohor, disa tentime të ndërprerjes së shtatzanisë ndaj të njetës grua, arkatari i ndonjë ndërmarrje disa here nga kasa ka marrur para etj. 233. Ku mund te shprehet vepra penale e vazhduar? Institucioni i veprës penale të vazhduar p.sh. nuk mund të shprehet te shumica e veprave penale kundër jetës dhe trupit, kundër lirive dhe të drejtave të qytetarëve, kundër dinjitetit dhe moralit etj. Vepra penale e vazhduar më së shpeshti mund të shprehet te veprat penale , kundër nderit dhe autoritetit, kurse rral te disa vepra tjera penale. 234. Cilat kushte duhet te permbushen per te ekzistuar vepra penale e vazhduar? Kushtet që duhet të përmbushen për ekzistimin e veprës penale të vazhduar jane: 1.Që të jenë kryer shumë vepra penale, 2.Që veprat penale të kryera të jenë të njejta, 3.Që ato vepra penale të i ketë kryer i njeti person, 4.Që at vepra penale të jenë kryer ndaj të njejtit person dhe 5.Që të gjitha veprat penale të jenë kryer brenda një periudhe të caktuar kohore, përkatsisht që të ekzistoj kontinuieti kohor. 235. Cka nenkuptojme veper penale kolektive? Me veprën penale kolektive nënkuptojmë kryerjen e shumë veprave penale të njejta apo të llojit të njetë nga disa persona, të cilat nëtë drejtën penale konsiderohet si një vepër penale, me ç’rast elemnti që bashkon vepra në një është i natyrës subjektive. Vepra penale e vazhduar është konstrukcion juridik, ndërsa veprat penale kolektive është konstrukcion ligjor. 236. Cka nenkuptojme me termin bashkepunim dhe bashkepunetor?
  • 35. Me bashkepunim nenkuptojme pjesemarrjen e dy apo me shume personave ne kryerjen e vepres penale, kurse me bashkepunetore nenkuptojme cdo person i cili me veprimin apo me mosveprimin e tij ka marre pjese ne realizimin e vepres. 237. Cilat vepra kryhen ne bashkepunim? Në bashkpunim kryhen veprat penale të terrorizmit, trafikimit me njerëz, me drogë, me armë, mandej format e ndryshme të vrasjeve me motive politike apo për interes të pasurimit etj. 238. Kur konsiderohet se ekziston bashkepunim ne te drejten penale? Për t’u konsideruar në të drejtën penale se ekziston bashkpunimi, nuk mjafton që në kryerjen e veprës penale të marrin pjesë shumë persona, ngase është e mundur situata që në kryerjen e veprës penale të marrin pjesë dy apo më tepër persona, mirëpo megjithate të mos ekzistoj bashkepunimi. Psh. nëse një person tenton me thyerje të kryej vjedhjen, dhe personi i dytë, duke i shfrytëzuar veprimet e të parit, ja arrinë që të depërtoj në lokal ku gjendet sendi i huaj i lujtshëm, atëhere këta dy persona nuk janë bashkepuntore të veprës penale të vjedhjes së rëndë edhe pse ata në realitet kanë marre pjese në kryerjen e veprës penale. 239. Sa forma te bashkepunimit njeh Kodi yne Penal? Kodi ynë penal (në nenin 23-37) njef 4.lloje të bashkpunimitedhe ate: 1.bashkryerjen, 2.shtytjen, 3.ndihmën dhe 4.bashkimin kriminal. Bashkëkryerja,shtytja , ndihma dhe bashkimi kriminal bien në bashkpunimin në kuptimin e gjërë ndërsa, Shtytja, ndihma dhe bashkimi kriminal bien në bashkpunimin në kuptimin e ngushtë. 240. Bashkekryerja e domosdoshme ne sa grupe kryhet? Bashkekryerja e domosdoshme ndahet në dy grupe: 1.Vepra penale konvergjente; 2.Veprat penale divergjente. 241. Cka jane veprat penale konvergjente? Janë ato vepra te të cilat mund të kryhen vetëm me pjesemarrjen e shumë personave, vepra penale pjesmarrje në kryengritje të armatosur, rebelimi i personave të privuar nga liria. 242. Cka konsiderohet vepra penale divergjente? Konsiderohen ato vepra penale për kryerjen e të cilave gjithashtu është e domosdoshme pjesmarrja e shumë personave, inetresat e të cilëve janë të kundërta psh.veprat penale të bigjozit, pastaj pjesmarrja në rrahje. 243. Kur shprehet bashkekryerja suksesive? Bashkryerja suksesive shprehet në rastet kur ndonje person është duke e kryer një vepër penale, dhe i bashkangjitet personi tjetër edhe me veprimin e tij merre pjesë në kryerjen e
  • 36. asaj vepre penale. Psh.pasi personi A. thyen xhamin e vitrinës, personi B. I bashkangjitet këtij dhe së bashku kryejnë vjedhjen. 244. Cka nenkuptojme me kryes indirekt? Me kryes indirekt nënkuptojmë rastet kur një person shfrytëzon tjetrin si mjet për ta realizuar qëllimin e vet kriminal për ta kryer veprën penale. Psh.mjeku i cili dëshiron ta mbys pacientin, i cakton dozë të fortë helmi dhe këtë dozë ia jep infermierja me ç’rast shkaktohet vdekja e tij. Në këtë situatë mjeku konsiderohet kryerës me dashje i vrasjes, kurse infermierja eventualisht si kryese e vrasjes nga pakujdesia, ose kur bashkshorti duke e maltretuar në mënyrë të vazhduar bashkshortën e tij e detyron në vetevrasje. Lidhur me këtë duhet theksuar se nuk konsiderohet kryerës indirekt kur një person përdor tjetrin si mjet për të kryer veprën penale. Psh.personi A shtynë personi B dhe ky i shakton lëndime personit C. 245. Cka nenkuptojme me bashkepunim ne kuptimin e gjere dhe te ngushte? Me bashkepunimin në kuptimin e gjërë, nenkuptojme kur aty dy e më tepër persona drejtpërdrejte marrin pjesë në veprimin e kryerjes se vepres penale, kurse te bashkpunimi në kuptimin e ngusht nenkuptojme kur bashkpunorët nuk marrin pjesë drejtpërdrejti në veprimin e kryerjes së veprës penale, por me veprimet e tyre, që zakonisht merren para se të filloj ose gjatë kryerjes së veprës penale, vetëm ndihmohet apo lehtësohet kryerja e veprës penale, të tilla janë shtyetja, ndihma dhe bashkimi kriminal. 246. Si eshte e parapare shtytja sipas K. Penal? Kjo formë e bashkpunimit është paraparë në nenin 24.të K.P.K i cili thote “Kushdo që me dashje e shtytë tjetrin të kryej vepër penale, dënohet sikurse ai ta kishte kryer atë vepër penale, nëse vepra penale është kryer nën ndikimin e tij”. 247. Ne sa forma mund te kryhet shtytja? Shtytja mund të kryhet në dy forma edhe atë: 1. Forma e parë eshte kur kryesi fare nuk ka vendosur që të kryhet vepra penale, me veprime të caktuar ndikohet që ai të formoj vendimin (të vendos) të kryej veprën penale dhe, 2. Forma e dytë eshte kur kryesi ka ndërmend të kryej veprën penale, por i akoma nuk ka vendosur definitivisht, përkatsisht kur vendimi i tij është i luhatshëm dhe personi tjetër me veprimet e t’ia ndikon që vendimi i tij të forcohet, të vendosë për të kryer veprën penale (në formën e dytë inciativa për të kryer veprën penale nuk fillon nga shtytësi). 248. Kur kemi te bejme me shtytje ideale dhe reale? Kur me një shtyetje ndikohet në dy apo më shumë persona për të kryer veprën penale kemi të bëjmë me bashkshtytjen ideale. Kur shtyetësi me dy apo më shumë veprime ndikon te i njeti person të kryej dy apo më shumë vepra penale kemi te bejme me shtytje reale.
  • 37. 249. Kur ekzistojne shtytja ne te drejten penale? Në të drejtën penale konsiderohet se ekziston shtytja edhe kur ajo është drejtuar ndaj rrethit të caktuar të njerëzve nga të cilët njëra prej tyre i ndikuar nga shtytja kryen vepër penale (psh. shtytja kryhet ndaj njerëzve që janë në një lokal të caktuar, shkollë, konvikt, kazermë, apo ndaj pjestareve që i përkasin ndonjë shoqate, partie, apo ndaj puntorëve të ndonje fabrike. 250. Cka eshte ndihma? Ndihma është ndërmarrja e veprimeve me të cilat një personi me dashje ndihmon tjetrin të kryej vepër penale. (psh. furnizimi me mjete, evitimi i pengesave) apo veprimet që ndërmerren gjatë kohës së kryerjes së veprës penale me të cilat lehtësohet kryerja e saj. Ndihmësi vepron para kryerjes së veprës penale ose gjatë kryerjes së veprës penale, e asesi pas kryerjes së veprës penale, ngase me ndihmë kontribohet në shkaktimin e pasojës së ndaluar. 251. Kur mund te kryhet ndihma? Ndihma mund të kryhet vetëm pasi që personi i caktuar të ketë vendosuar të kryej vepër penale, e nëse ndihma jepet para se personi të ketë vendosur për të kryer vepër penale, ato veprime mund të kualifikohen vetëm si shtytje e jo si ndihmë. Veprimet që janë ndërmarr pasi që është kryer vepra penale, nuk mund të konsiderohet si ndihmë, me kusht që të mos jetë premtuar më parë, para se të ketë filluar kryerja e veprës penale>Psh. do të konsiderohet ndihmë po q e se ndihmësi i premton kryesit se do ta fshehë atë dhe sendet e vjedhura, e nëse nuk i ka premtuar më parë ndërsa e fsheh atë, atëhere kemi të bëjmë me veprën penale të posaçme fshehja e kryesit të veprës penale. 252. Sa lloje te ndihmave mund te jene? Ndihma mund të jetë dyllojëshe Fizike dhe Psiqike. Ndihmë fizike konsiderohen: vënia apo dhënia në disponim kryesit mjetet për kryerjen e veprës penale dhe menjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale (psh. sigurimi i mjeteve, vënia në disponim e mjeteve aftësimi i mjeteve, sigurimi i helmit, bërja e rojës gjatë kryerjes së veprës penale etj, dërgimi në vendin e caktuar etj.) Ndersa si ndihmë psikike konsiderohet dhënia e këshillave apo udhëzimeve si të kryhet vepra penale dhe premtimi se do ta fshehë veprën penale , kryesin e saj, gjurmët e veprës penale , ose përfitimet që rrjedhin nga kryerja e veprës penale. 253. Cka eshte bashkimi kriminal? Bashkimi kriminal është forma më e rëndë e bashkepunimit në kuptimin e ngushtë. Sipas K.P.K, me termin bashkim kriminal nënkuptohet organizata kriminale, grup i personave, të cilët janë marre vesh për të kryer vepër penale, rrjeti i personave me qëllime kriminale si dhe format tjera të ngjashme të bashkepunimit për kryerjen e veprave penale. E veçanta e krimit të organizuar është se nëpërmjet të bashkimit kriminal kryhen vepra shumë të rënda, siç janë trafikimi me drogë, me armë, me njerëz, terrorizmi, format e rënda të vrasjeve, vepra kundër pasurisë në formë të grabitjes, shantazhe, korrupsioni, larja e
  • 38. parave, kriminalitetit komjuterik, si dhe krimet e kryera kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare gjatë konflikteve të armatosura apo lufterave në vendet e ndryshme të botës. 254. Kur eshte parapare bashkimi kriminal si institutit i pergjithshem? Bashkimi kriminal si institut i përgjithshëm i së drejtës penale, është paraparë me qëllim të inkriminimit të fazës më të hershme të kryerjes së veprës penale, në fazën e pregaditjes së veprës penale. Me këtë institutë në faktë ndëshkohen veprimet përgaditore, vepra këto të cilat ndryshe quhen delicta preparata. 255. Cka jane sanksionet? Në të drejtën penale, masat të cilat zbatohen ndaj kryesit të veprave të këtilla quhen sanksione penale. Sanksionet penale janë masa shtrënguese që zbatohen me dhunë dhe paraqesin represion ndaj kryesit të veprës penale. Me anë të sanksionit penal kryesit të veprës penale i kufizohen apo i merren të drejtat, liritë dhe të drejtat tjera shumë të rëndësishme, siç është liria e lëvizjes, pasuria etj. Sanksionet penale janë masa të dhunshme penalo-juridike të cilat i shqipton gjykata në procedurën e përcaktuar me ligj ndaj kryesit të veprës penale, me qëllim të mbrojtjes së shoqërisë dhe individit nga kriminaliteti, ndërsa konsistojnjnë në marrjen apo kufizimin e lirive dhe të drejtave të caktuara apo tërheqjen e vrjetjes kryesit se do t’i merren apo kufizohen liritë apo të drejtat nëse sërish kryen vepër penale. 256. Cfare karakteristika themelore kane sanksionet penale? Sanksionet penale, kanë këto karakteristika themelore: -me anë të sanksioneve penale shoqëria mbron nga kriminaliteti vlerat më të rëndsishme të individit dhe të bashkësisë shoqërore, -sanksionet penale mund t’iu shqiptohen vetëm kryesve të veprave penale, -ndaj kryesve të veprave penale mund të shqiptohet vetëm ai sanksion penale i cili është paraparë me ligj në momnetin e kryerjes së veprs penale, -sanksionin penal mund ta shqiptoj vetëm gjykata në bazë të pocedurës të përcaktuar me ligj -me anë të sanksioneve penale, kryesve të veprave penale u merren apo u kufizohen liritë dhe të drejtat e tyre. 257. Sa lloje te sanksioneve penale njihen ne te drejten penale? Ne te drejten penale njihen këto lloje të sanksioneve penale: dënimet kryesore, dënimet alternative, dënimet plotësuese, masat siguruese, masat edukative, dënimi me kusht dhe vërejtja gjyqësore. 258. Sa lloje te sanksioneve jane parapare ne K.P te Kosoves? K.P te Kosoves janë paraparë katër lloje të sanksioneve penale këto janë:
  • 39. 1.dënimet kryesore; 2.dënimet alternative; 3.dënimet plotsuese dhe 4.vërejtja gjyqësore. 259. Ndaj kujt shqiptohen denimet kryesore? Dënime kryesore shqiptohen ndaj personave madhorë, të cilët janë penalisht të përgjegjshëm për veprën penale të kryer. 260. Cka jane denimet alternative? Dënimet alternative në brendinë e tyre janë substitute, zevendesim i dënimit me burgim, spektri i tyre është mjaft i gjërë dhe i llojllojshëm. Këto lloje të sanksioneve penale në fakt janë një lloj i posaçëm i masave parapenale, ku kryesi i veprës penale në vend që të dënohet i tërhiqet vërejtja dhe njeherit i caktohen obligime të cilat duhet t’i përmbush brenda afatit të caktuar, e nëse nuk i përmbush obligimet e caktuara, dënimet alternative mund të revokohen dhe të shëndrrohet në dënim me burg. 261. Cka jane denimet plotesuese? Dënimet plotsuese, janë të karakterit sekondar dhe i plotsojnë dënimet kryesore, këto dënime mund të shqiptohen vetëm së bashku me dënimet kryesore. 262. Cka eshte verejtja e gjykates? Vërejtja e gjykatës, ky lloj i sanksionit është i karakterit parapenal, është e paraparë për vepra të lehta penale. 263. Cilat lloje te masave dhe sanksioneve ndaj te miturve mund te shqiptohen? Ndaj kryesve të veprave penale të mitur mund të shqiptohen masat e divesitetit, masat edukuese dhe burgimi për të mitur. 264. Si percaktohet nocioni forma i denimit? Nocioni formal përcaktohet duke pasur parasysh elementet juridike të dënimit siç janë përcaktueshmëria e tij në ligj, ligjshmëria me rastin e shqiptimit, organi i cili është kompetent për shqiptimin e tij, procedura gjyqësore që duhet tërespektohet për të mudur të shqiptohet etj. 265. Si percaktohet nocioni material i denimit? Përcaktohet duke pasur parsysh qëllimin e dënimit, qëllimi i dënimit është mbrojtja e shoqërisë nga kriminaliteti dhe preventiva me qëllim që kryesi në të ardhmen të mos kryej vepra penale dhe të përmiresohet si dhe ruajtja e disciplinës së qytetarëve. 266. Cilat jane elementet themelore te denimit? Dënimi posedon këto elemente: -sipas brendisë së tij dënimi duhet të paraqes një vlerësim negativ moralo-etik ndaj veprës penale dhe kryesit. -si masë e dhunshme dënimi duhet të paraqes një të keqe që e godet kryesin e veprës penale.