33760284 e-drejta-penale

2,629 views

Published on

0 Comments
3 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
2,629
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
50
Comments
0
Likes
3
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

33760284 e-drejta-penale

  1. 1. E DREJTA PENALE Borisllav Petroviq SARAJEVË / PRISTINË 2006 FSK/S - 14/06
  2. 2. PËRMBAJTJAParathëniePYETJET E PËRGJITHSHME TË SË DREJTËS PENALEI. NOCIONET THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE1. Nocioni i së drejtës penale2. Emri i së drejtës penale3. Lënda e së drejtës penale4. Funksioni i së drejtës penale5. Ndarja e së drejtës penaleII. RAPORTET E SË DREJTËS PENALE NDAJ DEGËVE TË TJERA TË DREJTËSISË1. E drejta penale dhe e drejta kushtetuese2. E drejta penale dhe e drejta civile3. E drejta penale dhe e drejta familjare4. E drejta penale dhe e drejta administrative5. E drejta penale dhe e drejta e punës6. E drejta penale dhe e drejta ekonomike7. E drejta penale dhe e drejta e procedurës penale8. E drejta materiale dhe e drejta e ekzekutimit të sankcioneve penaleIII. BURIMET E SË DREJTËS PENALE1. Nocioni dhe llojet e burimeve të së drejtës penale2. Ligji penal (Kodi penal)3. Interpretimi i ligjit penal4. Analogjia5. Vlefshmëria kohore e ligjit penal6. Vlefshmëria hapësinore - territoriale e ligjit penal7. Imuniteti penalVEPRA PENALEI. NOCIONI DHE ELEMENTET E VEPRES PENALE1. Nocioni i veprës penale2. Elementet e përgjithshme të veprës penale dhe klasifikimi i tyre3. Elementi qenësor i veprës penaleII. OBJEKTI DHE SUBJEKTI I VEPRËS PENALE1. Objekti dhe llojet e objekteve të veprës penale2. Subjekti i veprës penaleIII. KRYERJA E VEPRËS PENALE1. Akti i veprës penale2. Pasoja e veprës penale3. Shkaqet 2
  3. 3. 4. Vendi dhe koha e kryerjes së veprës penaleIV. RREZIKSHMËRIA SHOQËRORE, KUNDËRLIGJSHMËRIA, DHE PËRCAKTIMI I VEPRËS PENALE ME LIGJ1. Nocioni i rrezikshmërisë shoqërore2. Llojet e rrezikshmërisë shoqërore3. Kundërligjëshmëria4. Përcaktimi i veprës penale me ligjV. BAZAT QË E PËRJASHTOJNË VEPRËN PENALE1. Vepër e rëndësisë së vogël2. Mbrojtja e nevojshme2.1. Elementet e mbrojtjes së nevojshme2.1.1. Sulmi dhe kushtet e ekzistimit të tij2.1.2. Mbrojtja dhe kushtet e ekzistimit të saj2.1.3. Tejkalimi i kufijve të mbrojtjes së nevojshme3. Nevoja ekstreme3.1. Elementet e nevojës ekstreme3.1.1. Rreziku dhe kushtet për ekzistimin e tij3.1.2. Eliminimi i rrezikut dhe kushtet për eliminimin e tij3.1.3. Tejkalimii kufijve të nevojës ekstremeVI. TENTIMI I VEPRËS PENALE1. Stadiumet në kryerjen e veprës penale2. Tentimi2.1. Llojet e tentimit2.2. Natyra juridike e tentimit3. Tentimi i papërshtatshëm3.1. Llojet e tentimeve të papërshtatshme3.2. Natyra juridike e tentimit të papërshtatshëm4. Heqja dorë (braktisja) vullnetarishtVII. BASHKIMI I VEPRAVE PENALE1. Përbashkësia e veprës penale dhe bashkimi2. Nocioni i bashkimit të veprave penale3. Llojet e bashkimit të veprave penale4. Bashkimi i rrejshëm (i imagjinuar) i veprave penale4.1. Bashkimi i rrejshëm (i imagjinuar) ideal i veprave penale4.2. Bashkimi i rrejshëm (i imagjinuar) real i veprave penale5. Vepra e përbërë penale6. Vepra e vazhdueshme penale7. Vepra penale kolektivePËRGJEGJËSIA PENALEI. NOCIONI DHE ELEMENTET E PËRGJEGJËSISË PENALE1. Nocioni i përgjegjësisë penale 3
  4. 4. 2. Elementet e përgjegjësisë penale3. Aftësia mendore (përgjegjshmëria)3.1. Nocioni i aftësisë mendore dhe paaftësisë mendore3.2. Metodat e përcaktimit të paaftësisë mendore3.3. Përcaktimi i paaftësisë mendore sipas Ligjit Penal të Kosovës3.4. Çrregullimet mendore3.5. Mundësia e gjykimit dhe e vendosjes4. Përgjegjësia e zvogëluar dukshëm5. Kryerja e veprës penale në gjendje të dehur (Actiones liberae in causa)II. FAJËSIA1. Nocioni i fajësisë2. Teoritë mbi fajësinë3. Fajësia në të drejtën tonë penaleIII. FORMAT E FAJËSISË1. Dashja1.1. Dashja e drejtpërdrejtë (dolus directus)1.2. Dashja jo e drejtpërdrejtë (dolus eventualis)1.3. Llojet e veçanta të dashjes2. Pakujdesia2.1. Pakujdesia me vetëdije (luxuria)2.2. Përkufizimi i dashjes së drejtëpërdrejtë dhe pakujdesisë me vetëdije2.3. Pakujdesia pavetëdije (negligentia)IV. PËRGJEGJËSIA PËR FORMAT E KUALIFIKUARA TË VEPRËS PENALE1. Nocioni dhe llojet e veprës së kualifikuar penale2. Vepra penale, e kualifikuar, me pasojë të rëndëV. BAZAT QË E PËJASHTOJNË FAJËSINË1. Shqyrtimi i përgjithshëm2. Detyrimi, forca dhe kërcënimi3. Lajthitja reale4. Lajthitja juridikeVI. BASHKËFAJËSIA1. Nocioni i bashkëfajësisë dhe kushtet për ekzistimin e tij2. Format e bashkëfajësisë3. Natyra juridike e bashkëfajësisë4. Përgjegjësia penale e bashkëfajtorit5. Kryerja dhe bashkëkryerja e veprës penale5.1. Kryerja e veprës penale5.2. Kryerja e veprës penale jo drejtpërdrejtë5.3. Bashkëkryerja e veprës penale5.4. Përkufizimi i bashkëkryerjes nga bashkëpjesëmarrja5.5. Nocioni dhe llojet e bashkëkryerjes sipas së drejtës tonë penale5.6. Bashkëkryerja e nevojshme 4
  5. 5. 6. Nxitja7. NdihmaSANKCIONET PENALEI. NOCIONI DHE LLOJET E SANKCIONEVE PENALE1. Nocioni i sanksioneve penale2. Elementet e përgjithshme të sanksioneve penale3. Llojet e sanksioneve penaleII. DËNIMI1. Nocioni dhe elementet e dënimit2. Baza juridike e dënimit3. Qëllimi i dënimit4. Sistemi i dënimeve5. Llojet e dënimeve në Të Drejtën Penale të Kosovës5.1. Dënimet kryesore në Të Drejtën Penale të Kosovës5.1.1. Dënimi me burg5.1.2. Dënimi me burg në kohë të gjatë6. Dënimi me të holla7. Dënimet alternative në Të Drejtën Penale të Kosovës7.1. Dënimi me kusht7.1.1. Kushtet për shqiptimin e Dënimit me kusht7.1.2. Revokimi i Dënimit me kusht8. Gjysëmliria9. Dënimet plotësuese9.1. Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë dhe funksionit9.2. Ndalimi i ngasjes së mjetit motorik9.3. Konfiskimi mjeteveIII. LLOGARITJA E DËNIMIT1. Nocioni dhe llojet e llogaritjes së Dënimit1.1. Llogaritja ligjore e Dënimit1.2. Llogaritja gjyqësore e Dënimit1.3. Llogaritja administrative e Dënimit2. Individualizimi i Dënimit3. Rrethanat lehtësuese dhe renduese3.1. Rrethanat lehtësuese dhe renduese në Të Drejtën Penale të Kosovës4. Zbutja e Dënimit5. Falja ose lirimi nga Dënimi6. Kthimi7. Llogaritja e Dënimit për veprat e bashkuara penale8. Llogaritja e Dënimit të personit të gjykuar9. Përfshirja e paraburgimit dhe Dënimet e më hershme 5
  6. 6. IV. VËREJTJA GJYQËSORE1. Kushtet për shqiptimin e vërejtjes gjyqësoreV. MASAT MJEKIMIT TË DETYRUESHËM1. Mjekimi i detyrueshëm rehabilitues i të varurve nga droga ose alkooliVI. LIRIMI ME KUSHTVII. KONFISKIMI I PËRFITIMEVE MATERIALE TË FITUARA ME KRYERJEN E VEPRËS PENALE1. Nocioni dhe baza e konfiskimit të përfitimeve materiale2. Mënyra e konfiskimit të përfitimeve materiale3. Mbrojtja e të dëmtuarit4. Konfiskimi i përfitimeve materiale nga personi juridikVIII.REHABILITIMI DHE KUSHTET PËR T’ I MARRË TË DHËNAT NGA EVIDENCA E TËDËNUARËVE1. Rehabilitimi2. Dhënia e shënimeve nga evidencat e të dënuarëveIX. PARASHKRIMI (VJETËRSIMI)1. Parashkrimi i ndjekjes penale2. Parashkrimi i ekzekutimit të Dënimit3. Mos parashkrueshmëria e ndjekjes penale dhe e ekzekutimit të DënimitX. AMNISTIA DHE FALJA 1. Amnistia 2. Falja (falja e Dënimit) 6
  7. 7. PARATHËNIE Kjo skriptë është hartuar me qëllim që studentëve të Universitetit AAB në Prishtinë t’ ushërbejë për ta studiuar materien e pjesës së përgjithshme të së drejtës penale.Destinimit themelor i janë përshtatur sistemi dhe metoda e ligjërimit. Me qëllim që studentëve t’u lehtësohet puna për absorbimin e materies si dhe përgatitjen e provimit nga kjo lëndë, autorëtkanë dashur që të krijojnë qasje të thjeshtë por njëkohësisht edhe në mënyrë bashkëkohore t’ ishtjellojnë karakteristikat, elementet dhe të dhënat themelore e të përgjithshme të institutit të sëdrejtës penale që janë: vepra penale, përgjegjësia penale, dhe sanksionet penale.Nocionet themelore dhe institutet e pjesës së përgjithshme të së drejtës penale autori i kashpjeguar në bazë të zgjedhjeve juridike pozitive që i përmban Kodi i përkohshëm penal iKosovës i vitit 2004. Tekstin e shoqërojnë teoritë e shumta vendore dhe të huaja, si dhezgjedhjet komparative të ligjeve penale bashkëkohore, ose kodeve që janë nxjerrë veçanërishtkohëve të fundit, dhe me këtë është arritur niveli i aktualitetit dhe mendimit serioz shkencor.Përndryshe teksti, përmban strukturën tradicionale të literaturës shkollore nga lëmia e së drejtëspenale, pjesa e përgjithshme, që e mundëson shfrytëzimin e tij edhe nga ana e personave tëtjerë që janë në procesin e shkollimit ose të perfeksionimit profesional si dhe në punën epërditshme ku takohen me materien e së drejtës penale.Prishtinë, tetor 2006. Autori 7
  8. 8. PYETJET E PËRGJITHSHME TË SË DREJTES PENALE I. NOCIONET THEMELORE TË SË DREJTES PENALE 1. Nocioni i së drejtës penaleE drejta penale mund të thuhet dhe të shqyrtohet në kuptim të dyfishtë – si degë e së drejtëspozitive juridike dhe si degë e shkencës juridike. Kuptuar mënyrën e parë e drejta penale 1 ështësistem i të drejtave dhe rregullave ligjore me të cilin përcaktohen veprat penale dhe sanksionetpenale si dhe kushtet për zbatimin e tyre ndaj kryerësve të veprave penale me qëllim tëmbrojtjes së të mirave materiale të vlerave më të rëndësishme të shoqërisë. Një definicion i atillësipas të cilit e drejta penale është sistem i të gjitha dispozitave ligjore me të cilat një shtet irregullon dhe përcakton sjelljet që konsiderohen vepra penale, dhe cilat dënime dhe sanksione tëtjera penale, dhe në çfarë kushtesh mund të zbatohen ndaj kryerësve të tyre.Nga këto definicione del se nocioni i së drejtës penale përmban elementin formal dhe material.Elementin material, respektivisht përmbajtjen e së drejtës penale e përbëjnë definimi i veprëspenale, përgjegjësisë penale dhe sanksionit penal, me qëllim të realizimit të mbrojtjes –funksionit garantues. Elementi formal na pasqyrohet që vepra penale si dhe sanksioni penalbashkë me kushtin për zbatimin e tyre mund të definohen vetëm me ligj, që do të thotë se edrejta penale është e drejtë ligjore. Pasi që rregullimi juridik është i definuar me një varg ligjeshqë me tërësinë e tyre e përbëjnë legjislacionin e një shteti, dhe se edhe e drejta penale si edrejtë ligjore mund të vështrohet si degë e legjislacionit, respektivisht si degë e së drejtëspozitive të një shteti.Karakteristika materiale e së drejtës penale është e përbërë nga funksioni i tij i mbrojtjes së tëmirave shoqërore dhe e vlerave më të rëndësishme të shtetit të caktuar. Ajo mbrojtje realizohetduke normuar, duke shqiptuar dhe duke i ekzekutuar sanksionet që kanë karakter detyrimi, qëzbatohen ndaj kryerësve të veprave penale me të cilat lëndohet ose rrezikohen vlerat embrojtura. E drejta penale, i shpall disa sjellje të njerëzve si vepra penale duke paraparë përkryerësit e tyre llojin e caktuar të masës së Dënimit ose sanksionit tjetër penal. Nga kjo del edheqëllimi i kësaj dege të drejtësisë. Dhe se në të vërtetë përbëhet nga ndikimi në sjelljet njerëzoreduke i orientuar se çka është e pa lejueshme dhe e ndaluar të veprohet, a çka jo, që do të thotë,ndikon që njerëzit të sjellën në harmoni me ligjet dhe rregullat juridike. Sipas kësaj, qëllimi i sëdrejtës penale nuk është vetëm në zbatimin e Dënimit ndaj të padëgjueshmëve.Edhe përkundër këtij definicioni materialo-formal të nocionit të së drejtës penale, në teorinë e sëdrejtës penale, na paraqiten definicione të njëanshme formale ose materiale. Definicionetformale e definojnë të drejtën penale si tërësi ligjesh ose norma penale juridike në bazë të sëcilave organet e caktuara shtetërore – gjykatat i shqiptojnë dhe i zbatojnë sanksionet penale ndajkryerësve të veprave të ndaluara. Definicionet materiale megjithatë bazohen në atë se e drejtapenale është degë e drejtësisë me të cilën mbrohen interesat e caktuara, respektivisht të miratmateriale ose vlerat tjera shoqërore.Përzierja e definicioneve formalo – materiale i jep një shprehje universale të drejtës penale, qëbazohet në parimet e përgjithshme të përbashkëta, në shprehjet dhe institutet që e përcaktojnëkarakterin e kësaj të drejte sipas të cilave ajo dallon nga çdo e drejtë tjetër pozitive. Megjithatë edrejta penale e secilit shtet veç e veç i ka karakteristikat e veta që janë pasqyrë e raportevepolitike dhe shoqërore – ekonomike të atij vendi në periudhën e caktuar kohore. Sepse, e drejta1 Të drejtën penale si degë e së drejtës pozitive juridike në Kosovë e përbën Kodi i përkohshëm penal i Kosovës. 8
  9. 9. penale, që shërben si mjet për ruajtjen e të mirave shoqërore dhe vlerave më të rëndësishme tënjë vendi, duhet të jetë e atillë çfarë janë edhe raportet dhe sistemi i vlerave të mbrojtura në atëshoqëri. Nga aty na del dallimi në mes të së drejtës penale dhe shteteve të ndryshmerespektivisht të drejtës penale në atë shtet në periudha të ndryshme kohore.E drejta penale e Kosovës është pjesë përbërëse e sistemit unik – juridik i cili në këtë sistem e kadetyrën e veçantë. Detyra e saj është që ta sigurojë mbrojtjen, përforcimin dhe zhvillimin emarrëdhënieve shoqërore – ekonomike dhe rregullimit shoqëroro – politik të vendit.Në bazë të këtyre karakteristikave e drejta penale e Kosovës mund të definohet si sitem inormave juridike me të cilat definohen veprat penale dhe sankconet penale si dhe kushtetthemelore për zbatimin e sankcioneve penale ndaj kryersve të veprave penale me qëllim tëmbrojtjes së lirive dhe të drjetave themelore të njeriut dhe të drejtave të tjera dhe vleraveshoqërore të garantuara dhe të mbrojtura me të djretën vendore dhe ndërkombëtare.2. Emri i së drejtës penaleNë kuptim të emërtimit të kësaj dege të së drejtës pozitive, duhet thënë se sot është ezakonshme që ajo të quhet e drejta penale. Në bazë të këtij emri këtu është edhe nocioniqendror, fajësia.Në shumë vende bashkëkohore për këtë degë të drejtësisë është i zakonshëm edhe emri E drejtandëshkuese (strafrecht – gjerm., droit penal – frengj., penal law – ang.) ose nakazatelnopravo (në bullgarisht). Nga e cila na del se nocioni themelor ose instituti në këto sistemejuridike është Dënimi (edhe pse Dënimi nuk është sanksioni i vetëm penal). Në bazë tëkëtyre emrave të zakonshëm në sistemet bashkëkohore të drejtësisë, në sistemin rus (mëherët sovjetik) kjo degë e drejtësisë është quajtur ugolovnoe pravo. Ky emër rrjedh ngafjala golova – koka, sepse konsideron se dënimi me vdekje (dmth. Dënimi kapital me tëcilin i merret jeta dikujt) ishte dënimi më i rëndë dhe sanksioni penal që shqiptohej.Por, edhe në drejtësinë tonë, krahas termit e drejta penale shfrytëzohet termi e drejtandëshkuese. Ky emër i përfshinë të gjitha degët e drjtësisë që kanë të bëjnë me deliktetpublike – juridike – veprën penale kundërvajtjen ekonomike ose gabim ekonomik. Ashtu qënocioni e drejta ndëshkuese përfshin të drejtën penale kundërvajtjen ekonomike osegabimin ekonomik ose të drejtën ndëshkuese administrative.3. Lënda e së drejtës penaleE drejta penale si e drejtë e legjislacionit të një vendi merret me përcaktimin e veprave penaledhe sankconeve penale si dhe me bazën e kushteve për përgjegjësinë morale dhe zbatimin esanksioneve penale ndaj kryerësve të veprave të atilla. Sipas asaj vepra penale, përgjegjësiapenale, dhe sanksioni penal, na paraqiten si termet themelore dhe institucioni me të cilat merrete drejta penale si degë e legjislacionit pozitiv por edhe si disiplinë shkencore. Me definimin eveprave penale, e drejta penale i mbron vlerat më të rëndësishme shoqërore.Mjtete për mbrojtjen e shoqërisë nga veprat penale si akte të rrezikshme shoqërore me të cilatsulmohen, lëndohen, ose rrezikohen vlerat e mbrojtura janë sankconet penale. Sanksionet penalekanë karakter të detyrueshëm sepse zbatohen përkundër dëshirës së kyerësve të vepravepenale. Ato përbëhën nga kufizimi ose heqja e lirisë dhe të drejtave të kryerësve të vepravepenale të cilat u takojnë si qytetarë në bazë të rregullave juridike. Por për t’ u aplikuar sanksioni,duhen të përcaktohen bazat dhe kushtet që e arsyetojnë zbatimin e saj. Përcaktimi i bazës dhekushteve për zbatimin e sanksionit penal, e në rend të parë përgjegjësisë penale, gjithashtu ka 9
  10. 10. për bazë rregullimin e së drejtës penale.Kjo do të thotë se e drejta penale është degë pozitive e legjislacionit të një vendi që ka për lëndërregullimin e definimit të veprës penale, rregullimin e definimit të sankcionit penal si dhe bazatdhe kushtet për aplikimin e sankcionit penal , e në rend të parë përgjegjësinë penale si bazë përaplikimin e dënimit.Pra, e drejta penale nuk është vetëm degë e legjislacionit, por edhe disciplinë shkencore, degë eshkencës juridike. E drejta penale si degë shkencore merret me hulumtimin e nocioneve dheinstitutit që e përbën rregullativën e tij: veprën penale, përgjegjësinë penale dhe sanksionetpenale. Ky hulumtim është i nevojshëm që këto nocione dhe institute të mund të përdoren nëmënyrën më efikase në rastet konkrete të kryerjes së veprës penale nga ana e një ose mëshumë personave. Por vepra penale, sankcioni penal si dhe institutet tjera të së drejtes penalenuk janë vetem dukuri, para së gjithash ato janë dukuri shoqërore të cilat përmes formësjuridike e pasqyrojnë përmbajtën e vet. Ndërsa si dukuri shoqërore u nënshtrohen ndryshimevenë strukturat e zhvillimit të shoqërisë, gjë që kërkon analizë, spjegim dhe interpretim adekuat. 4. Funksioni i së drejtës penaleFunksioni themelor i së drejtës penale është mbrojtja e vlerave më të rëndësishme shoqërorenga kriminaliteti. Ky funksion duhet që të sigurojë ekzistimin e shoqërisë por edhe zhvillimin emëtejshëm të saj. Ky është funksioni i përgjithshëm dhe i përbashkët i së drejtes penale, pamarrë parasyshë shoqërinë ose shtetin konkret që i shërben si mjet mbrojtjeje. Njëkohësishtkëtu është edhe dallimi bazë në mes të së drejtes penale të vendeve të ndryshme. E drejtapenale është për mbrojtjen e rregullimit të caktuar shoqëror dhe ekonomik të një shteti nëshkallën e caktuar të zhvillimit dhe si i atillë është specifik sepse posedon karakteristika sipastë cilave dallon nga e drejta penale e vendeve të tjera.Pra, e drejta penale ka për qëllim realizimin e këtyre dy funksioneve, së pari , mbrojtjen dheruajtjen e të mirave dhe vlerave më të rëndësishme shoqërore nga shkeljet ose rreziku që ukanoset me kryerjen e veprave penale nga personat ose grupet që do të thotë ruajtje eraporteve ekzistuese dhe paraqet funkcion statik. E drejta penale e përcjell dinamikën dhezhvillimin e raporteve shoqërore si dhe është pjesëmarrëse në ndryshimin dhe përparimin etyre. Ky është funksioni dinamik i së drejtës penale.Funksioni mbrojtës i së drejtes penale nuk është gjithëpërfshirës por i pjesërishëm ose parcial.Dmth e drejta penale nuk i mbron të gjitha të mirat dhe vlerat në një shoqëri, por vetëm ato qëjanë të rëndësishme për personin si njeri, si qytetar dhe shoqërinë si bashkësi njerëzore. Me fjalëtë tjera, mbrohen të mirat dhe vlerat pa të cilat nuk do të jetë e mundur ekzistenca dhezhvillimi as i njeriut e as i shoqërisë së caktuar si bashkësi e veçantë njerëzore.Në kuptimin e kësaj mbrojtjeje dallohen dy lloje vlerash, që janë, së pari ato vlera dhe të mirashoqërore për ruajtjën e të cilave veçanërisht angazhohet pjesa e caktuar e shoqërisë(strukturat e pushtetit), dhe së dyti, janë ato vlera dhe të mira shoqërore të cilat kanë rëndësiuniversale të pëgjithshme njerëzore, që mbrohen në të gjitha shoqëritë dhe në të gjitha fazat ezhvillimit pa marrë parasysh formën e organizimit shoqëror. Madje, edhe këtyre të mirave dhevlerave, e drejta penale nuk u ofron mbrojtje të plotë por mbrojtje të pjesërishme – parciale, qëdmth mbrojtje me karater fragmentar e që kufizohet në mbrojtje nga sulmet e caktuara qëparaqesin rrezik të veçantë për të mirat respektivisht për vlerat që mbrohen: nga dhuna, ngaarbitrarizmi, nga shkelja e kushtetutshmërisë dhe nga veprat e tjera të rrezikshme përshoqërinë. Funksoni i mbrojtjes, i definuar në këtë mënyrë, të drejtës penale i jep karakterutilitarist.Kjo mbrojtje e fragmentizuar jo vetëm që është e arsyeshme por është edhe e vetmja mbrojtjee mundshme, sepse mbrojtja totale – gjithëpërfshirëse do të shkaktonte negacionin e lirisë dhe 10
  11. 11. pamundësinë e zhvillimit që do të thotë negacionin e arsyes së mbrojtjes. Mbrojtja e këtyrevlerave shoqërore nuk reallizohet vetëm përmes së drejtës penale por edhe përmes degëve tëtjera të drejtësisë, dmth. me tërë sisitemin juridik. Mbrojtja që realizohet përmes degëve të tjeratë drejtësisë ka karakter primar dhe të përgjithshëm, ndërsa mbrojtja juridiko-penale kakarakter special, karakter sekundar dhe karakter subsidiar. Mekanizmi i mbrojtjes juridiko-penaletë vlerave të caktuara shoqërore hyn në veprim vetëm atëherë kur konstatohet se mekanizmi imbrojtejs së një dege tjetër të drejtësisë nuk është në gjendje t’ i sigurojë ato të mira ose atovlera. Në atë kuptim këtu na paraqitet si ultima ratio e sistemit juridik, si siguruesi ose roja mëe rëndësishme dhe e fundit për te.Edhe pse mbrojtja juridiko-penale e vlerave shoqërore realizohet kryesisht përmes Dënimit sisankcioni më i rëndësishëm dhe për këtë shkak i jepet edhe karakteri represiv dhe retributiv.Dënimi nuk realizohet vetëm përmes retribucionit dhe hakmarrjes por gjithashtu edhe sipreventivë ndaj kriminalitetit me resocializimin dhe përmirësimin e kryerësve të veprave penale.Megjithatë, qëllimi i së drejtës penale është që në mënyrë edukative të ndikojë në sjelljen enjerëzve që ata të përmbahen nga shkelja e dispozitave, veprimi dhe sjelljet që për shoqërinëjanë të rrezikshme dhe me ligj të definuara si vepra penale. Kjo na jep të kuptojmë se qëlimikryesor i së drejtës penale nuk është zbatimi i sanksioneve penale – represionit.Roli i së drejtës penale i definuar kështu, realizohet me përcaktimin e veprave që paraqesin veprapenale, përcaktimi i dënimit dhe sankcioneve të tjera penale për ato vepra si dhe shqiptimi isanksioneve kryerësve të veprave penale në procedurën e caktuar me ligj.Mbrojtja juridiko-penale e këtyre vlerave shoqërore është specifike. E drejta penale nuk irregullon raportet shoqërore në mënyrë të drejtëpërdrejtë, dmth ajo nuk i përcakton rregullat esijelljes, por vetëm i përcakton sanksionet për mosrespektimin e normave ekzistuese e para sëgjithash normave juridike të sjelljes. Me fjalë të tjera ruajtja e atyre vlerave realizohet në atëmënyrë që përcaktohen sjelljet e rrezikshme shoqërore të cilat paraqesin vepra penale dhe se përato sjellje janë të përcaktuara sanksionet penale për kryerësit e tyre me qëllim të pengimit tëkriminalitetit.Dmth mbrojtja juridiko-penale realizohet post-faktu, atëherë kur e mira e mbrojtur është edëmtuar ose e rrezikuar. Për këtë fakt duket që funksioni mbrojtës, që më së shpeshti realizohetme zbatimin e dënimit shpeshherë ka karakter represiv. Përmes dënimit, krahas represionit,realizohet edhe preventiva individuale dhe e përgjithshme. 5. Ndarja e së drejtës penaleEdhe pse e drejta penale na paraqet degë të veçantë të së drejtës pozitive, por varësisht ngakriteret e ndryshme mund të shihen ndarje të ndryshme të kësaj dege të drejtësisë. Ndarjathemelore e së drejtës penale në të drejtën materiale, drejtën procesore dhe të drejtënekzekutive.E drejta meteriale paraqet sistem të dispozitave ligjore judiike me të cilat përcaktohen nocionidhe karakteristikat e veprave penale, sistemi i sankcioneve penale si dhe bazat dhe kushtet përpërcaktimin e përgjejgësisë penale dhe denueshmërisë. Kjo mund të manifestohet, dhe realizohetvetëm me ndërmjetësimin e së drejtës së procedurës penale. Megjithatë e drejta e procedurës penale si sistem i dispozitave ligjore – juridike i përcaktonllojet e subjektit të procesit, parimet e procesit, arcitektoniken dhe rrejedhën e procedurëspenale. E drejta ekzekutive penale e përcakton procedurën, mënyrën dhe kushtet e ekzekutimit tësankcioneve penale të shqiptua nga ana e gjykatës penale. 11
  12. 12. E drejta penale – materijale, mund të ndahet edhe në të drejtën e përgjithshme dhe tëpërveçshme. Por këto dy pjesë janë të ndërlidhura dhe e kushtëzojnë njera tjetrën. Kjo ndarjeështë në bazë të strukturës së ligjeve dhe kodeve bashkëkohore penale. Pjesa e përgjithshme e së drejtës penale – materiale i përcakton nocionet themelore dheinstitutin e së drejtës penale, e përgjithshmja i prëcakton: veprën penale, përgjegjësinë penaledhe sankcionet penale. Ndërsa pjesa e veçantë e së drejtës penale – materiale i përcakton nocionin dhekarakteristikat themelore dhe format e privilegjuara të kvalifikimit të pasqyrimit të disa vepravepenale.Mvarësisht nga burimi e drejta penale ndahet në të drejtën penale nacionale (interne) dhendërkombëtare. Burimi i së drejtës penale nacionale është ligji penal vendor i shtetit të caktuar(momentalisht në Kosovë kodi i përkohshëm penal, në tekstin e mëtejmë KPP, ndërsa burim i sëdrejtës ndërkombëtare penale janë aktet juridike ndërkombëtare (Statuti i Tribunalit të Hagës;Statuti i Tribunalit për: Ruandën, Sierra Leone, Timorin Lindor, Irakun respektivisht satuti ipërhershëm i Romës i Gjykatës Penale Ndërkombëtare).E drejta penale (nacionale), mëtej mund të ndahet edhe në të drejtën themelore dhe plotësuese.E drejta penale është e përfshirë në kondin penal, ndërsa plotësuesja, është ndihmëse ose edorës së dytë. Të drejtën penale e përbëjnë dispozitat juridiko-penale të prëfshira në ligje të tjeratë cilat i rregullojnë raportet në lëmitë tjera të drejtësisë.2. RAPORTET E SË DREJTES PENALE NDAJ DEGËVE TË TJERA TË DREJTËSISËEdhe pse e drejta penale është degë e pa varur, autonome e drejtësisë që ka karakter dhemënyrë specifike të rregullimit , ajo njëkohësisht është edhe pjesë unike e sistemit juridik. Sipjesë e atij sistemi juridik ka raporte të caktuara me degët e tjera të drejtësisë si në mënyrën erregullimit ashtu edhe në maradhëniet shoqërore dhe dokuritë që i rregullon. Prandaj eksisitonnevoja që të përcaktohet raporti ndaj këtyre degëve të së drejtës.1. E drejta penale dhe e drejta kushtetueseRaportet në mes të së drejtës penale dhe të drejtës kushtetuese dalin nga raporti në mes të ligjitpenal dhe Kushtetutës. Në sistemet juridike të atyre vendeve që akti kushtetues është akti bazë ishkruar, të gjitha ligjet duhet të dalin nga Kushtetuta, dmth. duhet të jenë të hartuar nëparimet e proklamuara në kushtetutë. Kushtetuta si akti themelor rigjor i përcakton bazat erregullimit shoqëror ekonomik dhe shtetëror si she i përcakton dhe i garanton liritë dhe të drejtatqytetare, i proklamon parimet e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, parimet e punës sëgjykatave dhe prokurorive si dhe kryerjen e funkcioneve të tjera publike.Kushtetutat, përmbajnë edhe disa parime themelore të së drejtës sonë penale, si dhe normatkushtetutare në lidhje me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit. Kusthetutapërcaktaon që personit mund ti hiqet liria në bazë të vendimit të gjykatave por vetëm për rastete përcaktuara me ligj, dhe se veprat dhe sankcionet penale mund të caktohen vetëm me ligj.Askush nuk mund të gjykohet për vepër penale para se të ishte e përcaktuar me ligj si vepërpenale dhe për të cilën nuk ishte i paraparë sankcioni penal (parimi i ligjshmërisë së veprës dhedënimit penal). Ato edhe më tej i parashofin edhe një varg veprimesh të cilat në realitet,paraqesin vepra të veçanta penale kundër lirive themelore dhe të drejtave të njeriut dheqytetarit.Sipas kësaj, e drejta kushetuese është burim juridik për të drejtën penale. Ajo i përcakton bazat 12
  13. 13. e politikës ndëshkimore dhe i përcakton vlerat mbrojtëse. E drejta penale e realizon mbrojtjen eatyre vlerave duke i përcaktuar veprat penale dhe sankcionet. Në atë mënyrë e drejta penale naparaqitet si mjet për mbrojtjen e rregullimit kushtetutar. E drejta kushtetuese përmbanë ndormadeklarative dhe se detyrueshmëria e tyre realizohet me mjete politike dhe me normat e degëvetë tjera të drejtësisë, deri sa e drejta penale përmbanë ndorma imperative që realizimin e tëcilave e siguron aplikimi i sankcionit.2. E drejta penale dhe e drejta civileE drejta penale dhe e drejta civile i rregullojnë raportet shoqërore. Derisa e drejta penale irregullon vetëm ato raporte që krijohen me rastin e veprës penale në mes të shoqërisë,respektivisht organeve të saja dhe personave të dëmtuar nga një anë, dhe kryersit të veprëspenale në anën tjetër, e drejta civile i rregullon raportet që krijohen në mes të personave dhepersonave juridik.Krahas kësaj e drejta civile rregullon një varg çështjesh siç janë: nocioni, llojet dhe krijimi ipasurisë, trashëgimin, karakterin zyrtarë, pengun, nocionin dhe llojet e kontratave , aftësinëjuridike dhe dhe afariste të subjekteve të së drejtës etj. Vëllimi i marrëdhënieve që i rregullon edrejta civile është dukshëm më i madhë se sa vëllimi i marrëdhënieve që i rregullon e drejtapenale.Por dallimi nuk është vetëm në vëllimin e raporteve që i rregullojnë këto dy degë të drejtësisëpor edhe në mënyrën e rregullimit të tyre. Raportet civile juridike themelohen dhe ndërpriten medëshirë, me dispozitat e palëve. Nëse në ato raporte ndodhin konflikte në mes palësh p.sh. përmos kryerjen e obligimeve të kontrakturara, shkaktimit të dëmeve për shkak të kryerjes sëobligimeve me vonesë, për shkak të ndërprerjes së njëanshme të kontratës etj. Intervenimi igjykatës mvaret gjithashtu nga vullneti i palës së dëmtuar. Më në fund edhe vetë kontesti paragjykatës mund të jetë i përfunduar me vullnetin e palëve (p.sh. me tërheqjen e aktakuzës, memarrëveshje ose në mënyrë tjetër), dhe me atë rast intervenimi i gjykatës bëhet i pa lëndë. Tëgjitha këto flasin për karakterin dispozitiv të së drejtës civile, ku palët j i zotrojnë raportet e veta.Kjo është e kuptueshme sepse kemi të bëjmë me raportet private juridike.Përkundër karakterit dispozitiv të së drejtës civile, është edhe karakteri inhibidor imperativ i sëdrejtës penale. Raportet penalo juridike janë raporte publike juridike. Kjo do të thotë se inicimidhe rrjedha e procedurës penale nuk varen nga vullneti i palëve por nga normat imperative që edetyrojnë inicimin e procedurës kur kemi të bëjmë me veprat penale, që ndiqen sipas detyrëszyrtare. Të tilla janë një numër më i madhë i veprave penale. Një numër shumë i vogël iveprave penale janë ku inicimi i procedurës varet nga vullneti i paditësit privat. Ndikim edhe mëtë vogël ka pëlqimi i të lënduarit – dëmtuarit në përfundimin e procedurës penale dhe nxjerrjessë vendimit.Megjithatë edhe krahas këtyre ndryshimeve në karakterin e këtyre degëve të drejtësisë dalin ngaraportet e ndryshme që i rregullojnë e drejta penale dhe e drejta civile, kanë disa ngjashmëri.Të dy këto degë të drejtësisë i njohin insistucionet juridike siç janë: delikti, vepra, pasoja, lidhjashkaktare, përgjegjësia dhe zbatimi i sanksionit për deliktin, dëmi dhe kompenzimi i dëmit. Mefjalë të tjera e drejta civile e njeh zbatimin e sanksionit për deliktin në parimin e përgjegjësisë.Por sanksionet qytetare juridike nuk kanë karakter represiv. Në bazë të asaj në rastet e deliktevetë rënda të cilat dalin nga raportet civile juridike, ato mund të jenë të pamjfatueshme përmbrojtjen e rendit juridik. Në ato raste ndodh që të aplikohet e drejta penale dhe sanksionet esaja. Sipas kësaj e drejta penale mund të na paraqitet si mjet për sigurimin dhe detyrimin eekzekutimit të obligimeve që janë krijuar nga marrëdhëniet civile juridike.Më në fund, me kryerjen e veprës penale shumë herë shkaktohet dëm material dhe se për këtë 13
  14. 14. shkak në procedurën penale, nga ana e personave të dëmtuar na parqiten kërkesa materiale, përtë cilat mund të vendoset në mënyrë meritore nëse me këtë nuk do të ndikohej në zgjatjen eprocedurës penale. Gjithashtu e drejta penale i njeh sanksionet penale siç janë: Dënimi me tëholla dhe masa e sigurisë së konfiskimit të gjërave si dhe masa e veçantë penalo juridike, masa ekonfiskimit të fitimit të realizuar me veprën penale.3. E drejta penale dhe e drejta familjareNë mes të së drejtës penale dhe së drejtës familjare gjithashtu ekziston një lidhje e ngushtë nëlëmin e rregullimit dhe mbrojtjes së martesës dhe familjes. E drejta familjare i përcakton kushtet dhe procedurën për lidhjen e martesës dhendërprerjen e saj, i përcakton raportet në familje në mes të bashkëshortëve dhe në mes tëprindërve dhe fëmijve si dhe i përcakton institutet në lidhje me familjen siç janë: adoptimi,kujdestaria, mbajtja – ushqyerja etj. Martesa dhe familja si bazë ose si fille të bashkësisëshoqërore janë gjithashtu lëndë që e rregullojnë të drejtën familjare, por edhe janë objekt imbrojtjes nga e drejta penale.E drejta penale në realizimin e mbrojtjes, e ofron mbrojtjen dhe funksionet garantuese tëinstituteve të së drejtës bashkëshortore dhe familjare dhe këtë me kapitull të veçantë në ligjinpenal: “Veprat penale kundër maratesës dhe familjes” duke shfrytëzuar me këtë rastdefinicionet, shënimet dhe karakteristikat e këtyre instituteve të përcaktuara me degët etheksuara të së drejtës pozitive me rastin e kualifikimit të veprave të caktuara penale nga kygrup. Krahas kësaj, vetinë e anëtarit të familjes ose të të afërmit mund ta përjashtojëdenueshmëria te disa vepra penale (p.sh. mosparaqitja e veprës penale ose kryersit të saj,mosparaqitja e përgatitjes së saj, ndihmë kryersit të veprës pas kryerjes së saj), që respektivishtndikojnë në ndjekjen e kryersit të veprës së të ashtuquajtur veprave penale “familjare” oseparaqesin bazë për kualifikimin e veprës penale (p.sh. dhunë në familje ose në bashkësitëfamiljare).4. E Drejta Penale dhe e Drejta JuridikeRaporti në mes të drejtës penale dhe të së drejtës administrative i përcakton raportet në mes tëdy gjërave publike juridike delikate pra të veprës penale dhe kundërvajtëse/veprës sëdenueshme adminsitrative. Në disa vende (Franca dhe Zvicra) veprat kundërvajtësekonsiderohen si delikte penalo juridike dhe rregullohen me pjesën e veçantë të ligjit penal. Nëvende të tjera ku hynë edhe Kosova, kundërvajtja është lëndë që rregullohet me të drejtënadminsitrative juridike. Në atë mënyrë e drejta adminsitrative i përcakton ndalesat e caktuara tësjelljes si forma kundërvajtëse, i përcakton edhe bazat e përgjegjësisë kundërvajtëse dhesistemin e sanksioneve si dhe procedurën para organeve kundërvajtëse ku shqiptohen këtosanksione.Raporti në mes së drejtës penale dhe së drejtës administrative varet nga raporti në mes tëveprave penale dhe veprave kundërvajtëse. Vepra penale janë vepra të rrezikshme shoqërore metë cilat sulmohen ato vlera që konsiderohen të rëndësishme për jetën shoqërore, ndërsakundërvajtja paraqet sjellje të atilla të dëmshme me të cilat rrezikohen të mirat me vlera më tëvogla siç janë: disiplina shoqërore, rendi dhe qetësija publike dhe nuk paraqesin lëndim tëkushteve të rëndësishme për ekzistimin e shoqërisë. Rreziku shoqëror te kundërvajtja paraqitetme intensitetin shumë më të vogël se sa te rasti i veprave penale.Këtu na paraqitet dallimi kualitativ në mes të veprave kundërvajtëse dhe vepave penale. Aidallim kualitativ sjell që normimi i veprave penale të bëhet ndaras nga kundërvajtja. Meqenëseekziston dallimi i tillë atëherë është e qartë se një sjellje e tillë nuk mund të kualifikohet në tënjëjtën kohë si vepër penale dhe vepër kundërvajtëse. Kjo do të thotë se personi që në 14
  15. 15. procedurë penale është dënuar për vepër penale nuk mund të dënohet edhe për vepërkundërvajtëse për pasojën e njëjtë ose në të kundërtën nëse një person është dënuar fillimishtpër kundërvajtje dhe përshkrimi faktik përfshinë edhe një vepër penale atëherë dënimi ishqiptuar dhe sanksioni i ekzekutuar kundërvajtës do të hyjë më vonë në sanksionin e shqiptuarpenal.Sipas kësaj e drejta penale dhe e drejta adminsitrative i përshkruajnë sjelljet e ndaluara, por tëcilat sipas rëndësisë dhe natyrës së tyre janë të ndryshme. Edhe njëra edhe tjetra parashohinsanksione të ngjashme madje edhe të njëjta që kanë karakter detyrimi por që dallojnë ngarëndësia dhe karakteri i veprimit, edhe raportet penale juridike dhe administrative juridike kanëkarakter juridiko publik, sepse kryesit e veprave penale dhe veprave kundërvajtëse në numrinmë të madhë të rasteve duhet të gjenden në raportet ndaj organeve ndëshkuese shtetërore pamarrë parasysh dëshirën e tyre. Disa prej parimeve themelore për definimin e veprave penaledhe veprave kundërvajtëse janë të njëjta. Gjithashtu edhe në procedurën adminsitrative në bazëtë konstatimit të ekzistimit të kundërvajtjes dhe aplikimit të sanksionit zbatohen disa nga parimete procedurës penale. Sanksionet kundërvajtëse ekzekutohen në të njëjtën mënyrë dhe procedurësikurse edhe sanksionet penale.Më në fund duhet thënë se lënda e së drejtës amdinsitrative nuk është vetëm nominimi ikundërvajtjes por edhe rregullimi i orgnaizimit dhe funksionimit të organeve të adminstratës dheshërbimeve publike me qëllim të realizimit të detyrave të tyre, si dhe raportin e ndërsjellë tëatyre shërbimeve dhe organeve të tyre, raporti i tyre ndaj qytetarëve për zgjedhjen e kërkesavetë tyre, mënyra e realizimit të së drejtave nga ana e qytetarëve ndaj organeve të caktuara etj.Përcaktimi i kundërvajtjeve dhe sanksioneve paraqitet si nevojë për tu mbrojtur funksionimi idrejtë dhe i pa penguar i shërbimeve publike. Por edhe këtu do të veprojë e drejta penale kurndodhin raste të rënda të rrezikimit të funksioneve të caktuara nga ana e personave zyrtar osenga ana e qytetarëve. Me parashikimin e veprave penale kundër detyrës zyrtare, e drejta penalena paraqitet si mjet i fundit për ta siguruar mbrojtjen e funksionimit të shërbimit publik. 5. E Drejta Penale dhe e Drejta e PunësMe të drejtën e punës rregullohen marrëdhënia e punës, të drejtat dhe obligimet e punëtorëve nëlidhje me punën në vijim dhe punën e kaluar si dhe të drejtat në bazë të sigurimit social,sigurimit shëndetësor dhe sigurimit pensional e invalidor si dhe procedura e realizimit dhe embrojtjes së tyre. Mu marrëdhënia e punës dhe të drejtat që dalin nga puna në vijim dhe puna ekaluar janë lëndë rregullative e së drejtës së punës por edhe objekt i mbrojtjes penalo juridike.Krahas kësaj disa nga sanksionet penale shkaktojnë edhe ndërprerjen e marrëdhënie së punësose kufizimin e saj, respektivisht e pamundësojnë themelimin e marrëdhënies së punës në kohëtë caktuar, dmth. shkakton pra ndalimin e ushtrimit të shërbimit të caktuar, profesionit,veprimtarisë ose detyrës. 6. E Drejta Penale dhe e Drejta EkonomikeKrahas delikteve që i bëjnë personat, ekzistojnë edhe deliktet që i bëjnë personat juridik aveçanërisht në afarizmin ekonomik dhe financiar. Për këtë shkak Ligji Penal i BH, parashehpërgjejgësinë morale të personave juridik dhe sistemin e sanksioneve penale. Por krahas këtyrepersonave për këto vepra penale përgjigjen edhe personat përgjegjës fizikë në ato institucione.Në procedurën e përcaktimit të përgjegjësisë së personit juridik dhe personit të tij përgjegjës,shqiptimi i sanksionit, të drejtës penale do ti ndihmojnë edhe nocionet nga e drejta ekonomike,veçanërisht për format, mënyrën e themelimit, për funksionimin dhe shuarjen e personit juridikrespektivisht për sistemin e organeve dhe mënyrën e vendosjes në to. 15
  16. 16. Më në fund të gjitha ligjet penale i përmbajnë grupet e veçanta të veprave penale kundëreknomisë dhe sistemit të pagesave respektivisht kundër detyrës zyrtare të personave zyrtar osepërgjegjës dhe tentojnë të sigurojnë mbrojtje efikase dhe kualitative të ekonomisë në tërësi dhenë segmentet e saja si dhe funksionimin nga format e ndryshme të keqpërdorimit. 7. E Drejta Penale dhe e Drejta e Procedurës PenaleE drejta penale është më së ngushti e lidhur me të drejtën e procedurës penale. Ndërlidhja e tyredel nga detyra e njëjtë që e kanë këto dy degë të drejtësisë, që ka të bëjë me mbrojtjen e tëmirave dhe vlerave shoqërore nga kriminaliteti. Për realizimin e kësaj detyre ato nuk mund tëparamendohen pa njëra tjetrën sepse e drejta penale mund të realizohet vetëm përmes veprimitsë drjetës së procedurës penale, ndërsa e drejta e procedurës penale mund të veprojëekskluzivisht vetëm nëse paraprakisht janë caktuar veprat penale, sanksionet penale dhe kushtetpër aplikimin e tyre.E drejta penale, e cila i përcakton veprat penale, sanksionet dhe kushtet për zbatimin e tyremund të realizohet vetëm me veprimin e organit të drejtësisë në procedurë të paraparë medispozitat e ligjit së procedurës penale. Në atë mënyrë e drejta e procedurës penale si sistem irregullimit të procedurës penale e mundëson zbardhjen dhe zgjidhjen e problemit penal, a mekëtë edhe realizimin e mbrojtjes penale juridike me çdo rast të kriminalitetit të zbuluar.Për shkak të kësaj ndërlidhje, e drejta penale dhe e drejta e procedurës penale deri teRevolucioni Francez kanë përbërë një degë unike të drejtësisë. Ndarjen e kësaj dege të veçantënë degën materiale dhe formale e ka bërë Kodi penal Revolucionar Francez i vitit l791 për shkaktë nevojës që t’u ofrohet mbrojtje më e madhe qytetarëve nga keqpërdorimet e mundshme tëorganeve gjyqësore, veçanërisht mbrojtja e personalitetit të të akuzuarit në procedurë, si dhenevoja që të ofrohen garanca dhe mjete për realizimin e asaj mbrojtje. E drejta penale dhe edrejta e procedurës penale kanë shumë karakteristika të përbashkëta siç janë: normat e këtyredy degëve kanë karakter publiko juridik, të cilat mund të caktohen vetëm me ligj; parimi ilegalitetit është parimi i tyre themelor; të dy këto degë të drejtësisë kanë rëndësi të njëjtë përmbrojtjen e shoqërisë në luftë kundër kriminalitetit.Është rast i shpeshtë që normat e së drejtës penale dhe së drejtës së procedurës penale tëndërthuren në mes vete të rregullimi i instituteve të caktuara. Ky është edhe shkak që ndodhë qënë lëminë e së drejtës penale të gjenden edhe norma e së drejtës së procedurës penale (p.sh.përcaktimi i rasteve kur nuk do të ndiqet për vepra penale të kryera jashtë vendit) dheanasjelltas dhe se lëmia e së drejtës së procedurës penale mund të përmbajë dispozita nga edrejta penale. (p.sh. kushtet për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit). Lidhja e tyre organikevjen në shprehje veçanërisht te institutet e caktuara siç janë: amnistimi, falja, lirimi me kusht qëjanë të rregulluara me dispozitat që njëkohësisht kanë karakter penal dhe karakter të procedurëspenale juridike.8. E Drejta Materiale dhe e Drejta e Ekzekutimit të sankcioneve penale. E drejta materiale penale përcakton qëllimin, llojin dhe zgjatjen e sanksioneve penale, veçanërisht dënimin dhe kushtet për shqiptimin e tij, deri sa e drejta ekzekutive penale i përcakton metodat, mënyrat dhe procedurën e ekzekutimit të tyre. Sipas kësaj na del qëllimi i çdo sanksioni penal, veçanërisht qëllimi i dënimit që është i përcaktuar në bazë të së drejtës penale materiale mund të realizohet vetëm përmes së drejtës ekzekutive penale. Kjo lidhje e pandashme del nga fakti se këto dy degë të së drejtës penale nuk mund të ekzistojnë pa njëra tjetrën. Me fjalë të tjera e drejta ekzekutive penale është në funksion të së drejtës penale materiale . Për tu ekzekutuar sanksioni duhet të jetë e përcaktuar dhe e shqiptuar, kurse 16
  17. 17. sanksioni i shqiptuar nëse nuk është i ekzekutuar ose nëse nuk mund të jetë i ekzekutuar nuk mund ta arrijë qëllimin e për të cilin është paraparë me të drejtën penale materiale. 3.BURIMET E TË DREJTËS PENALE 1. Nocioni dhe llojet e burimeve Burimi i të drejtës penale mund të kuptohet në dy mënyra:në atë formale dhe materiale. Meburimin e të drejtës penale në kuptimin formal nënkuptohen aktet juridike që përmbajnë normapenale- juridike , me të cilat përcaktohen veprat penale dhe sanksionet penale. Në kuptiminmaterial, burimin e të drejtës penale e përfaqësojnë marrëdhëniet shoqërore të rregulluarapërmes normave penale juridike. Megjithatë, edhe pse nocioni burim i të drejtës penale shprehetnë kuptimin formal dhe material, zakonisht me nocionin burim i së drejtës nënkuptohet burimiformal, d.m.th. aktet juridike në të cilat shprehen normat si rregulluese të marrëdhënieveshoqërore. Burim themelor dhe kryesor i të drejtës bashkëkohore penale që bazohet në parimin eligjshmërisë së veprës penale është ligji. Megjithatë, krahas ligjit, si burim themelor dhe idrejtëpërdrejt i të drejtës penale, si burime të veçanta dhe të drejtëpërdrejta, në raste të veçantamund të jenë edhe: aktet normative të organeve shtetërore , marrëveshjet ndërkombëtare, edrejta kanunore, praktika gjyqësore dhe shkenca juridike( doktrina).Burimet e drejtpërdrejta kanë karakter të burimeve të së drejtës penale, vetëm atëherë kur ligjibazohet në to.LigjiNë të drejtën penale të Kosovës, burim kryesor dhe themelor është ligji.Veprat penale dhesanksionet penale duhet të jenë të përcaktuara me ligj.Sipas rregullës, veprat penale dhesanksionet penale përcaktohen me ligjet penale, që kanë mbështetje në aktet kushtetuese, siakte themelore dhe më të larta juridike të shtetit, ku janë të përmbledhura parimet themelorepër të gjitha të drejtat, pra edhe për të drejtën penale. Prandaj , aktet kushtetuese janë burim itë gjithave, pra edhe i të drejtës penale.Burim bazë i të drejtës penale është ligji penal, përkatësisht kodi penal , atje ku ai ekziston. Kyburim bazë në Kosovë është Ligji i përkohshëm penal i Kosovës.Krahas të drejtës penale themelore , ekziston edhe e drejta penale plotësuese , burim i së cilësjanë ligjet nga lëmi tjetër, që përmbajnë dispozita penale- juridike. D.m.th. ligjet penale nuk ipërfshijnë të gjitha veprat penale, kështu që disa vepra janë të klasifikuara në ligje të tjera tëcilat rregullojnë një lëmë të posaçëm. Me këto ligje janë paraparë veprat penale dhe dënimet metë cilat sigurohet respektimi i këtyre dispozitave, përkatësisht mbrojtja e atyre marrëdhënieveshoqërore që janë lëndë e kësaj rregullative. Përmbledhja e të gjitha këtyre ligjeve paraqet njëligjshmëri, plotësuese dhe ndihmëse penale. Nocioni “sekondar” kurrsesi nuk do të thotë se këtukemi të bëjmë me një rëndësi të dorës së dytë të këtyre dispozitave. Në mes tyre ka edhe asoligjesh të cilat parashohin vepra shumë të rënda penale me dënime të rrepta. Raporti idispozitave në mes të ligjshmërisë sekondare dhe themelore penale është i përcaktuar në atëmënyrë që dispozitat e ligjit të përgjithshëm penal vlejnë për të gjitha veprat penale tëpërcaktuara me ligjet sekondare .Ligjet themelore penale në kuadër të veprimtarisë së përgjithshme përcaktohen me nocionin dhe 17
  18. 18. elementet e veprës penale, si bazë e përgjegjësisë penale dhe sistem i sanksioneve penale siparakushte dhe parime të përgjithshme për shqiptimin e sanksioneve penale, kushteve përshuarjen e tyre ose rehabilitim. Në kuadër të veprimtarisë së veçantë, ky ligj përmban dispozitapër vepra penale të sistemuara sipas objektit grupor mbrojtës.Aktet normative të organeve shtetërore dhe organeve tjeraAktet nënligjore të organeve të administratës shtetërore paraqiten si burim i të drejtës penalevetëm në ato raste kur dispozitat nga ligjet penale udhëzojnë në zbatimin e tyre. Ky rastreflektohet te të ashtuquajturat normat penalo-juridike bankete (veprat kundër shëndetit tënjerëzve, kundër mjedisit ose kundër ekonomisë dhe qarkullimit të pagesave). Të cilat nukparashohin të gjitha përcaktimet e veprës penale apo sanksioneve, por japin kuadër tëpërgjithshëm për përcaktimin e të dhënave themelore dhe plotësuese, si dhe sanksioneve të cilatna udhëzojnë në ndonjë akt nënligjor. Këto vepra penale do të ekzistojnë, gjegjësisht do tëzbatohen nëse paraqitet cenimi i dispozitave ligjore dhe nënligjore.Prej akteve nënligjore, si burim i të drejtës penale, në të shumtën e rasteve paraqitenurdhëresat e Qeverisë, të organeve të administratës, si dhe aktet normative të organeve të tjera,të organizatave ose bashkësive. Në raste të tilla aktet e këtyre organeve plotësojnë lëndën eveprës penale, kështu që nga cenimi i tyre varet edhe ekzistimi i veprës penale.Marrëveshjet ndërkombëtareSi burime të së drejtës penale paraqiten edhe marrëveshjet ndërkombëtare d.m.th konventat kurato rregullojnë materien penalo juridike. Këto marrëveshje mund të paraqiten si burim direkt dhejo direkt i të drejtës penale. Si burim jo direkt, marrëveshjet ndërkombëtare mund të paraqitenkur ratifikohen dhe shpallen si ligj i posaçëm që ka veprim të drejtpërdrejtë. Rast i tillë ështëedhe Konventa për mosvjetrimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Në të gjitharastet tjera, qoftë kur shteti ndërmerr obligim që materien penalo juridike ta rregulloj në mënyrëtë caktuar, qoftë atëherë kur lënda e veprës penale është e harmonizuar me Konventën dhesiguron sanksion penal, marrëveshjet ndërkombëtare paraqiten si burim i drejtpërdrejtë i tëdrejtës penale.Zakoni si burim i të drejtës (ius non scriptum)Zakonet si burim i pa shkruar i të drejtës ka pasur rëndësi në kohën e shoqërisë skllavopronare,si i vetmi rregullues i marrëdhënieve shoqërore. Edhe sot kur shteti fillon me akte ligjore dhenënligjore t’i rregullojë marrëdhëniet shoqërore, shumë zbrazësi në dispozitat juridike plotësohenme rregullat zakonore. E drejta zakonore edhe sot paraqitet si burim kryesor i të drejtës merastin e themelimit të shteteve të reja deri në momentin kur rregullohet ligjshmëria pozitive.Është i njohur gjykimi sipas kuptimit të popullit për të drejtën dhe drejtësinë në periudhatrevolucionare, të cilat në masë të caktuar kanë gjetur shprehje në periudhën e luftësnacionalçlirimtare të popujve të Jugosllavisë gjatë luftës së dytë botërore. Në Angli dhe SHBA edrejta zakonore, e njohur me nocionin Common Law, edhe ost paraqet krahas praktikësgjyqësore, burimin themelor të të drejtës penale.Në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe në të gjitha shtetet tjera të cilat e miratojnë parimin elegalitetit, e drejta zakonore nuk është burim në të drejtën penale. Përjashtimisht, zakoni mundtë paraqitet si burim plotësues te përcaktimi i rëndësisë së disa nocioneve, sidomos të atyre qëjanë të rregulluara vetvetiu, e të cilat janë të rëndësishme te përcaktimi i rrethanave te të cilatmund të kryhen disa vepra kundër pasurisë, përkatësisht ekonomisë.Gjithashtu, te veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën 18
  19. 19. ndërkombëtare, disa vepra të caktuara penale hyjnë në “cenimin e ligjit dhe zakoneve të luftës”,prandaj për kualifikimin e këtyre veprave, me rëndësi është njohja dhe zbatimi i të drejtëszakonore ndërkombëtare.Praktika gjyqësoreNë të drejtën e vjetër romake dhe mesjetare, praktika gjyqësore ka pasur rëndësi të madhe siburim i së drejtës. Në Angli dhe SHBA kjo edhe sot është burim kryesor i të drejtës, krahasuarme të drejtën zakonore. Praktika gjyqësore edhe për të drejtën tonë penale ka rëndësi penale.Duke i zbatuar dispozitat penale juridike, gjykatat i shprehin qëndrimet e veta, mendimet dhevlerësimet në plotësimin e dispozitave ekzistuese me përmbajtjen e re shoqërore. Zbatimigjyqësor i dispozitave ligjore nuk është mekanik por krijues dhe dinamik.Praktika gjyqësore së bashku me shkencën e të drejtës penale kanë ndërtuar një varg nocioneshdhe institutesh të cilat ligji nuk i njeh e që kanë zbatim të gjerë si p.sh: Vepra afatgjatë penale,kryerja indirekte e veprës , pakujdesia profesionale, ndikimi i pakujdesisë, tentimi i kualifikuar.Njëanshmërinë e identifikimit dhe interpretimit të zbatimit të ligjit e sigurojnë gjykatat më tëlarta të shtetit. Ato japin të drejtat parimore për kuptimin dhe zbatimin sa më të drejtë të këtyredispozitave ligjore dhe njëtrajtshmërinë e praktikës përkatëse. Të drejtat parimore të kuptimit tëgjykatave, mund të jenë edhe obliguese për gjykatat e ulëta në kontekst të zbatimit të ligjitpenal në raste të caktuara.Mirëpo, edhe krahas asaj që u tha më lartë, praktika gjyqësore tek ne nuk është burim formal itë drejtës penale. Asnjë gjykatë nuk mund të gjykoj në bazë të udhëzimeve të gjykatave të lartaas në bazë të vendimeve të tyre, por kryesisht në bazë të ligjit. Qëndrimet parimore dhe kuptimii gjykatave të larta kanë rëndësi juridike, për shkak se paraqesin ndihmën profesionale përgjykatat e ulëta, por vetëm aq sa kanë mbështetje në ligj. 2. Ligji penalMe ligjin penal nënkuptojmë përmbledhjen e dispozitave me të cilat përcaktohen kushtet përpërgjegjësi penale, vepra penale dhe sanksione penale. Ky grumbull i dispozitave ligjore ështëdhënë përmes një radhitjeje, e cila paraqet sistemin e rregullimit të institucionit. Lidhur me këtë,ligjin penal mund ta përcaktojmë si sistem i dispozitave penale – juridike, me të cilatpërcaktohen kushtet e përgjegjësisë, veprat penale dhe sanksionet penale për një lëmë të tërëpenalo – juridik.Kodi penal është përmbledhje sistematizuese e të gjitha dispozitave penalo- juridike, të cilat epërbëjnë të drejtën penale materiale të një shteti, duke përjashtuar disa dispozita penalo –juridike, të cilat gjenden në ligjshmërinë plotësuese dhe sekondare. Kjo do të thotë se ligji penaldhe kodi penal sipas rëndësisë juridike nuk dallohen, por dallohen sipas vëllimit të rregullimitpenalo-juridik, sepse deri sa ligji penal rregullon një lëmë penal, kodi penal rregullon materien etërësishme penalo-juridike. Për këtë shkak kodi penal quhet edhe kodeks, përkatësishtpërmbledhje e të gjitha ligjeve penale, ku dispozitat janë të sistemuara sipas një kriteri qëshpreh edhe rëndësinë shoqërore të disa dispozitave dhe ligjshmërinë e tyre logjike.Prej ligjit penal dhe kodit penal duhet dalluar ligjshmërinë penale , e cila përfshinë të gjithadispozitat penalo-juridike të një shteti pa marrë parasysh se a bëjnë pjesë në të drejtënmateriale, procesore apo përmbaruese penale. 19
  20. 20. Struktura e ligjeve penaleSipas strukturës, Ligji penal i Kosovës përbëhet nga dy pjesë: Asaj të përgjithshme dhe asaj tëveçantë.Pjesa e përgjithshme paraqet një sistem të dispozitave materiale penalo-juridike me të cilatpërcaktohen parimet e politikës ndëshkuese dhe përcaktohet nocioni i veprës penale, si bazë dheparakushte për përgjegjësi penale në sistemin e sanksioneve penale. Duke pasur parasysh sekëto parime dhe institucione janë me rëndësi për të gjitha veprat penale, dispozitat e pjesës sëpërgjithshme vlejnë edhe për të gjitha veprat penale të cilat në tërësi janë të parapara me ligj.Nga aspekti i zbatimit, pjesa e përgjithshme e Ligjit të Përkohshëm Penal të Kosovës, është pjesëpërbërëse e pjesës së veçantë të këtij ligji. Nga kjo del se pjesa e përgjithshme dhe e veçantë,në mënyrë organike, janë të ndërlidhura dhe të varura njëra me tjetrën. Janë të varura përshkak se dispozitat e pjesës së përgjithshme nuk mund të zbatohen pavarësisht, por së bashkume veprimet konkrete të disa veprave penale të parapara në pjesën e veçantë të ligjeve penale,kurse dispozitat e pjesës së veçantë mund të zbatohen vetëm nën kushtet e parapara me pjesëne përgjithshme.Dispozitat e përfshira në pjesën e përgjithshme të ligjeve penale janë të natyrës së dyanshme:Të asaj deklarative dhe konstituive. Të natyrës deklarative janë ato dispozita me të cilatproklamohen parimet e politikës ndëshkuese dhe parimet tjera të cilat janë të një rëndësie tëveçantë për ligjshmërinë e gjithmbarshme penale.Të natyrës konstituive janë të gjitha ato dispozita me të cilat konstituohen disa institute,përcaktohen kushtet e përgjegjësisë penale dhe sistemi i sanksioneve penale. Të tilla janëdispozitat me të cilat përcaktohen nocionet dhe elementet e veprës penale, bazat e përjashtimittë veprës penale, stadet e kryerjes së veprave penale, sistemi i sanksioneve penale, format efajësisë dhe të ngjashme.Pjesa e veçantë përmban dispozitat me të cilat përcaktohen disa vepra penale dhe dënime përshkaktarët e këtyre veprave penale. Kjo do të thotë që dispozitat e pjesës së veçantë kanëkarakter konstituiv. Norma deklarative këtu mund të paraqitet përjashtimi edhe atëherë kur kaveprim përkufizues çka do të thotë është e lidhur me vepër të caktuar penale.Llojet e dispozicioneve dhe sanksioneveNormat të përmbledhura në dispozitat e pjesës së përgjithshme të ligjeve penale kanë vetëmdiapozitivin, kurse normat e përfshira në dispozitat e pjesës së veçantë kanë diapozitivin dhesanksionin. Edhe diapozitivi edhe sanksioni në dispozitat e pjesës së veçantë të ligjeve penalemund të jenë të ndryshme.Dispozitivi është ajo pjesë e normës penalo-juridike me të cilën përcaktohen të dhënat e veprëspenale. Sipas mënyrës së përcaktimit të formës së disa formave penale, dispozitivi mund të jetëi thjeshtë, përshkrues, udhëzues dhe blanket. 1) Dispozitivi i thjeshtë nuk përcakton disa të dhëna të veprës penale, por shënon atë pjesë sipas karakterit të veprimtarisë së përgjithshme që përbën lëndën e saj. Me diapozitiv të thjeshtë janë të përcaktuara p.sh veprat penale të vrasjes. Dispozitivi i thjeshtë përdoret rrallë dhe këtë kryesisht te përcaktimi i veprave të njohura penale. 2) Dispozitivi përshkrues përcakton elementet e veprës penale të cilat e përbëjnë lëndën e saj. Numri më i madh i veprave penale është i përcaktuar me diapozitivin përshkrues, si 20
  21. 21. p.sh vjedhjet, dhunimet etj. 3) Dispozitivi udhëzues në shikim të disa të dhënave rreth veprës penale na drejton në një përshkrim tjetër të të njëjtit ligj penal si p.sh veprime të marra. Dispozitivi udhëzues ekziston tek të gjitha rastet e rënda të disa veprave penale si p.sh veprat të rënda kundër shëndetit të njerëzve, veprat e rënda kundër sigurisë së gjithmbarshme të njerëzve dhe pasurisë etj. 4) Dispozitivi blanket jep vetëm një vlerësim të përgjithshëm të veprës penale, kurse për caktimin detaj të përmbajtjes dhe elementeve të veprës penale ja lejon dikujt tjetër apo përshkrimit jo penal i cili mund të jetë përmbajtjesor në një ligj tjetër ose akt nënligjor. Prandaj, zbatimi i normës blanket varet nga ekzistimi i një norme tjetër, e cila duhet t’i përcaktojë elementet e veprës penale, në mënyrë që përmbajtja e normës blanket të përkufizohet në dispozitën penalo-juridike. Te veprat penale me një diapozitiv të tillë, veprimi përbëhet duke vepruar në kundërshtim me dispozitat, vendimet ose urdhëresat e organeve shtetërore të mbështetura në aktet nënligjore, si p.sh. përhapja e sëmundjeve ngjitëse, mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore në kohën e epidemisë, përhapja e sëmundjeve të jashtme etj.Sipas strukturës, dispozitivët mund të jenë të thjeshtë dhe të ndërlikuar. Dispozitivi i thjeshtëpërmban materien e vetëm një pjese penale, përkatësisht vetëm një formë të veprës penale, sip.sh. të veprës penale vjedhje. Dispozitivi i ndërlikuar përmban në vete formën e më shumëveprave penale, përkatësisht shumë forma të një vepre penale si p.sh. të veprës penale vjedhja erëndë.Gjithashtu, dallohen dispozitivët alternativ dhe ata kumulativ. Dispozitivët alternativ janë atadispozitivë ku një apo më tepër shënime për veprën penale janë të hartuara asi soji, qëpavarësisht realizimi i ndonjërës prej këtyre alternativave si p.sh. te vjedhjet e rënda apospiunimi, zbatohen rëndom në praktikë. Te dispozitivi kumulativ për realizimin e veprës penaleduhet t plotësohen të gjitha të dhënat e përcaktuara kumulative apo kushtet si p.sh. te dhunimidhe plaçkitja.Sanksioni është pjesë e normës në të cilën është përcaktuar dënimi për kryerësin e veprës sëtheksuar në dispozitiv. Në sanksionim dënimi i përshkruar mund të jetë absolutisht i papërcaktuar, absolutisht dhe relativisht i përcaktuar. Se si do të përcaktohet sanksioni, varet ngasistemi i përcaktimit të politikës ndëshkuese si dhe parimeve në të cilat ndërtohet ligjshmëriapenale.Dënimi i pa përcaktuar absolut ekziston atëherë kur ligji nuk parasheh se cila nga llojet edënimeve dhe në çfarë shkalle do t’i shqiptohet kryerësit për veprën e caktuar penale, veç se kjoi lihet gjykatës të vendosë sipas besimit të lirë.Dënim i përcaktuar absolut ekziston kur për veprën penale të përcaktuar me ligj është paraparëlloji konkret dhe lartësia e dënimit, në atë mënyrë që gjyqit nuk i është dhënë kurrfarë lirie parashqiptimit të dënimit. Gjykata është obliguar ta kualifikoj veprën penale dhe tek atëherëkryerësit t’ia shqiptoj dënimi e përcaktuar me ligj. Certifikata e gjykatës për rrethanat lehtësuesedhe rënduese nuk ndikon në lartësinë e shqiptimit konkret të dënimit në qoftë se këto rrethananuk janë të parapara me ligj si shënim i veprës.Dënimi i përcaktuar relativ ekziston atëherë kur ligji përcakton llojin e dënimit dhe kufirinminimal e maksimal të dënimit, duke i dhënë kësaj hapësirë në të cilën gjykata në rastin konkretmund të vlerësoj lartësinë e dënimit duke u mbështetur në të gjitha rrethanat në të cilat ështëkryer vepra, si dhe shkallën e rrezikut shoqëror të veprës dhe personalitetin e kryerësit. 21
  22. 22. Te përcaktimi relativ i dënimit, sipas rregullës, në pjesën kryesore të ligjit penal përcaktohenllojet e dënimit, si dhe kufijtë e poshtëm dhe të epërm të tij, nën të cilat, gjegjësisht mbi të cilatato nuk mund të shqiptohen. Këta kufij përbëjnë të ashtuquajturit minimumin dhe maksimumine përgjithshëm të përcaktimit të llojit të dënimit. Krahas minimumit dhe maksimumit tëpërgjithshëm, ekziston edhe maksimumi i veçantë i dënimit i cili parashihet në pjesën e veçantëpenale për disa vepra penale.Caktimi i minimumit dhe maksimumit të veçantë në pjesën e veçantë të Ligjit Penal është imundur në disa mënyra: 1) Për vepër penale mund të caktohet lartësia minimale dhe maksimalee dënimit; 2) Mund të caktohet vetëm minimumi i veçantë e jo edhe maksimumi i veçantë, parasë cilës ai përputhet me maksimumin e përgjithshëm të llojit të dënimit; 3) Mund të jepet vetëmmaksimumi i veçantë e jo edhe minimumi i veçantë, i cili përputhet me minimumin epërgjithshëm të llojit të dënimit dhe 4) Mund të caktohet vetëm lloji i dënimit, pa caktimin eminimumit dhe maksimumit të veçantë, rast ky te paraqitja e dënimit në të holla. Në këtë rastedhe minimumi edhe maksimumi i veçantë përputhen me minimumin e përgjithshëm. 3. Interpretimi i Ligjit PenalInterpretimi paraqet operacionin ideor me të cilin përcaktohet kuptimi i drejtë dhe rëndësia edispozitave të një ligji kur përmbajtja e tij është e paqartë. Çdo ligj kërkon interpretimin, rasti injëjtë është edhe me ligjin penal me qëllim të zbatimit të tij të drejtë dhe të plotë. Nevoja përinterpretim del nga fakti se çdo tekst i ligjit, si p.sh. teksti i disa dispozitave të tij mund tëkuptohet në mënyra të ndryshme për shkak të: Jo përsosshmërisë së gjuhës, përdorimit tëshprehjeve joadekuate ose shprehjeve me kuptim të shumëfishtë, të mos përcaktimit tënocioneve që përdoren në tekst dhe shkallës së lartë të abstraksionit.Duke interpretuar normën juridike abstrakte, jepet përmbajtja sociale nga jeta, për shkak se ajozbatohet në ngjarje të vërtetë, në rast konkret të kryerjes së veprës penale. Me ndihmën einterpretimit i jepet kuptim i drejtë ligjit , çka do të thotë se përcaktohet dëshira e ligjdhënësit.Ky kuptim e ka burimin te qëllimi të cilin dëshirojmë ta arrijmë duke i zbatuar dispozitat ligjore.Kufijtë e interpretimit i përcakton parimi i ligjshmërisë. Përmes interpretimit nuk guxon tëzgjerohet ligji në rastet të cilat nuk janë përfshi me dispozita përkatëse, gjithashtu nuk guxon tëndryshohet kuptimi dhe qëllimi i ligjit.Kemi disa lloje të interpretimeve: 1) Organi i cili e bën interpretimin, 2) Mënyra e interpretimitdhe 3) Vëllimi i interpretimit.Duke pasur parasysh organin i cili e bën interpretimin e ligjit dallohen: Interpretimi autentik,gjyqësor dhe doktrinar.Interpretimin autentik, ligjor dhe të obligueshëm e kryen organi që e ka nxjerrë ligjin i ciliinterpretohet. Ky interpretim është i detyrueshëm për organet dhe personat si dhe për vetë ligjin.Rëndësi të posaçme në këtë interpretim paraqet caktimi i njohurive rreth shprehjeve të përdoruranë ligj, siç është paraparë në nenin 107 të Ligjit të përkohshëm penal të Kosovës.Interpretimin gjyqësor e bën Gjykata me rastin e zbatimit të ligjit në rastin konkret të bërjes sëveprës penale nga kryesi. Kjo do të thotë që çdo gjykatë duhet ta interpretojë ligjin për tazbatuar në rastin përkatës. Një interpretim i tillë nuk i obligon gjykatat tjera. As interpretimet egjykatave të larta nuk kanë fuqi obliguese. Ato më tepër kanë karakter bindës dhe forcëargumentuese juridike.Interpretimin shkencor apo doktrinar e bëjnë disa institucione shkencore apo punëtorë 22
  23. 23. shkencorë. Ai gjithashtu nuk ka fuqi obliguese, por ndikon në praktikën e gjykatave, në drejtimtë zbatimit të së drejtës në rastet konkrete, përkatësisht te ligjvënësi me rastin e ndryshimit tëdispozitave ekzistuese dhe nxjerrjes së dispozitave të reja.Sipas mënyrës së interpretimit dallohen: Interpretimi gramatikor, logjik, historik, sistematik dhekrahasues.Me interpretim gramatikor kuptimi i tekstit ligjor gjendet me ndihmën e rregullave gramatikoredhe sintaksës. Kjo kryesisht bëhet me analizën e disa nocioneve të caktuara dhe pjesëve tëtekstit për të ardhur deri te caktimi i kuptimit të drejtë të përmbajtjes së tërë tekstit.Instrumentet e këtij interpretimi janë rregullat gjuhësore si: Gramatikore e sintaksore, ndarjadhe lidhshmëria e veçantë e nocioneve, si dhe mendimet me ndihmën e shenjaveinterpunksionale.Me interpretim logjik përcaktohet kuptimi i ligjit me ndihmën e rregullave logjike si: Mendimet,gjykimet dhe konkludimet. Interpretimi logjik është i lidhur ngushtë me interpretimin gramatikordhe praktikisht këto zbatohen së bashku. Si mënyra specifike të interpretimit logjik paraqiten:Argumentum a contrario i argumentum a fortiori.Argumentum a contrario është metodë e konkludimit logjik përmes së cilës zbatimi i një dispozitepërjashtohet në rastet tjera nëse ai rast është parapa si përjashtim për rastin e caktuar dhetjetërsohet nga dispozitat e përgjithshme që e rregullojnë këtë materie.Kështu që te disa vepra penale përjashtimet janë me përgjegjësi të bashkëshortëve, të tëafërmve në lini të drejtë, vëllait e motrës, të adoptuarit dhe adoptuesit. Me rastin e zbatimit tëargumentum-a a contrario konstatohet se të gjithë të afërmit e tjerë përgjigjen për mosparaqitjeme rastin e përgatitjes së veprës penale nëse për këtë janë në dijeni.Argumentom a fortiori paraqitet në dy aspekte: Argumentum a maiore ad minues dheargumentum a minore ad maius. Argumentum a maiore ad minus d.m.th. Kush mundet më tepërmundet edhe më pak, përkatësisht nëse është lëshuar diçka më tepër ose në rastin më të rënd,mund të merret se është lëshuar edhe diçka më pak ose në rastin më të butë. Kështu që p.shkryesi i cili ka tentuar ta kryej një vepër penale, por vullnetarisht është tërhequr nga tentimindëshkues, mund të lirohet nga dënimi, prandaj është e logjikshme që gjykata, nëse nuk e lironnga dënimi, të njëjtin mund t’ia zbus (neni 22 i LP) Argumentum a minore ad maius ka këtërëndësi: Kush mundet më pak mundet edhe më shumë, përkatësisht diçka që vlen për rast mëtë butë duhet të vlejë edhe për rast më të rëndë. P.sh në qoftë se ndonjë lëndë e ndonjë veprepenale ka qen e konstruktuar në atë mënyrë që të përfshij vetëm pa kujdesinë e kryesit atëherëështë krejtësisht logjike se përgjegjësia për këtë vepër ekziston edhe atëherë kur ajo ështërealizuar me paramendim. Asnjëra prej këtyre mënyrave specifike të konkludimit logjik nuk kanëzbatim të madh në të drejtën penale, për shkak të parimeve të ligjshmërisë. Ato mund tëzbatohen përjashtimisht në dobi të kryesit të veprës penale. Në disa raste vet ligjvënësi jepmundësi për një konkludim të tillë.Interpretimi historik paraqet interpretimin e përmbajtjes së një ligji në bazë të analizës sëkushteve dhe rrethanave nën të cilat është nxjerrë një ligj i tillë. Me qëllim të njohjes së këtyrekushteve shfrytëzohen materialet për nxjerrjen e ligjit siç janë: Para projektet, projektet,amendamentet, diskutimet, shqyrtimi publik etj. Ky interpretim shfrytëzohet kur dëshirohet tëkonstatohet qëllimi i nxjerrjes së dispozitës së caktuar dhe aktualiteti i saj.Interpretimi sistematik mbështetet në krahasimin e dispozitave interpretim i të cilave dëshirohettë konstatohet me dispozita tjera të atij ligji apo ligjeve të tjera, si dhe me sistemin e tërësishëmjuridik, duke pasur parasysh se çdo dispozitë paraqet një pjesë të sistemit si tërësi dhe duhet të 23
  24. 24. ketë harmoni përmbajtjesore dhe vlerë me disa akte të tjera apo me grupe dispozitash nësistemin juridik.Interpretimi krahasues apo komparativ, mbështetet në krahasimin e dy apo më tepër teksteveautentike të të njëjtit ligj, të shpallur në gjuhë të ndryshme të kombeve dhe kombësive, meqëllim të përcaktimit të rëndësisë së disa shprehjeve dhe nocioneve.Ekziston ndryshimi në mes të interpretimit të rregullt dhe të jashtëzakonshëm. Interpretim irregullt ekziston kur “kuptimi i ligjit përputhet me dëshirën e ligjdhënësit”. Interpretim ijashtëzakonshëm mundëson kuptim të ngushtë apo të gjerë të një shprehje apo nocioni.Interpretim i ngushtë apo restriktiv, do të thotë ngushtimi i rëndësisë së një shprehjeje aponocioni, kurse interpretimi i gjerë apo ekstensiv do të thotë zgjerimi i rëndësisë së njëshprehjeje apo nocioni. Te interpretimi i gjerë apo i ngushtë mund të arrihet për shkak të jopërsosshmërisë së gjuhës kur një shprehje nuk i përgjigjet nocionit ,si kategori ideore, prandajështë e nevojshme të jepet kuptimi më i gjerë apo më i ngushtë, në mënyrë që të përcaktohetpërmbajtja e normës të një dispozite ligjore. Shih për këtë, zbatimi i interpretimeve të tillaështë i lejuar dhe nuk është në kundërshtim me parimin e legalitetit.Interpretimi i ngushtë më tepër i përgjigjet të drejtës penale, prandaj në rastet e paqartësiveedhe përdoret shpesh, kurse interpretimi i gjerë zbatohet në përjashtime. Interpretimi i gjerëparaqitet te veprat penale vjedhje, ku me sendet lëvizëse nënkuptohet rryma elektrike, plini,energjia atomike, por edhe të dhënat kompjuterike të cilat gjithashtu mund të jenë lëndë evjedhjes. Sipas disa autorëve ky është interpretim dinamik, përkatësisht evolutiv. Interpretimi igjerë përfshin në vete interpretimin evolutiv, për shkak se nevoja për një kuptim më të gjerë delnga zhvillimi i hovshëm i marrëdhënieve shoqërore dhe shoqërisë në tërësi, si dhe zgjerimit tënocioneve. 4. AnalogjiaAnalogjia është metodë e konkludimit dhe zgjidhjes së rasteve konkrete në bazë të ngjashmërisë.Në të vërtetë me dispozitat juridike nuk mund të përfshihen të gjitha situatat dhe rastet qëparaqiten në zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore. Dispozitat juridike janë statike, kursemarrëdhëniet shoqërore dinamike. Ky mosharmonizim sjellë deri te antagonizmat në jetënshoqërore ku lindin raste dhe situata të reja që nuk janë të rregulluara me dispozita juridike, e tëcilat kërkojnë të zgjidhen. Edhe pse nuk ekzistojnë dispozitat që rregullojnë raste të tilla, përzgjidhjen e tyre merren dispozitat që rregullojnë raste të ngjashme. Një mënyrë e tillë e zgjidhjessë problemeve quhet zgjidhje e problemeve sipas ngjashmërisë apo analogjisë.Ekzistojnë dy lloje analogjish: analogjia ligjore dhe juridike. Analogjia ligjore (analogija leges)ekziston atëherë kur rasti i paparaparë zgjidhet me zbatimin e dispozitave ligjore që parashehrasti i ngjashëm. Analogjia juridike (analogija iuris) ekziston atëherë kur rasti i pa rregulluarzgjidhet me zbatimin e parimeve në të cilat mbështeten dispozitat e atij lëmi juridik, ku ështëparaqitur rasti apo thënë shkurt me zbatimin e parimeve në të cilat mbështetet e drejta etërësishme e një shteti. Përfshirja e rasteve jo të rregullta në dispozitat me të cilat rregullohenrastet e ngjashme dhe zgjidhja e tyre në bazë të këtyre dispozitave, paraqet analogjinë simënyrë e krijimit të së drejtës (creativan analogique).Krahas këtyre, ekziston edhe analogjia si mënyrë e interpretimit të së drejtës (interpretationanalogique). Me analogji si mënyrë e interpretimit të ligjit në bazë të ngjashmërisë, zgjidhet rastikonkret në kuadër të ligjit (intra legem), me zgjerimin e kuptimit të atyre dispozitave të cilatrregullojnë rastet më të ngjashme. Ky lloj i analogjisë është i njëjtë me interpretimin ekstensiv, 24
  25. 25. kështu që është vështirë të bëhet dallimi ku përfundon interpretimit ekstensiv dhe prej kuzgjerimi i kuptimit të një dispozite paraqet analogji. Dallimi në mes të këtyre dy mënyrave tëinterpretimit ekziston aty, sepse interpretimi ekstensiv mbetet në korniza të fjalëve dhe tënocioneve të përdorura (me një rëndësi të gjerë përdoruese), kurse analogjia e përcaktimit logjiktë operacionit dhe ngjashmërisë largohet nga rëndësia juridike e shprehjeve dhe nocioneve tëpërdorura, me qëllim që të mbetet me dëshirën ligjdhënëse dhe dëshirat e saj.Analogjia me të cilën krijohet e drejta është në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë. Ajopërjashtimisht zbatohet në të drejtën penale dhe atë në periudhën e ndërtimit të saj, kurekzistojnë shumë zbraztësi , të cilat plotësohen me këtë analogji deri në momentin kurligjdhënësi nuk i rregullon me nxjerrjen e dispozitave të reja. Kjo ka qenë e lejuar me të drejtënpenale të ish RSFJ-së deri në nxjerrjen e kodit penal të vitit 1951. Në të drejtën penale të BRSS-së zbatimi i tij ka vazhduar deri në vitin 1959, kur është miratuar legjislacioni që bazohet nëparimin e legalitetit, kurse në disa raste të drejtës penale ajo edhe sot e kësaj dite zbatohet simjet teknik.Legjislacioni penal që miraton parimin e legalitetit, si parim themelor, e përjashton zbatimin eanalogjisë si mjet për krijimin e së drejtës. Prandaj në qoftë se lajmërohet ndonjë sjellje errezikshme shoqërore e ngjashme me ndonjë vepër penale ekzistuese, ajo nuk do të mund tëfutet nën dispozitë me të cilën është caktuar kjo vepër. Një sjellje e tillë nuk mund të dënohetsipas ligjit deri në momentin kur ndryshimi dhe plotësimi i tyre nuk mund të përkufizohet si vepërpenale.Nga kjo del që përmes analogjisë nuk mund të krijohen as vepra të reja penale, e as të zgjerohenlëndët e veprave ekzistuese. Gjithashtu, nuk mund të zbatohen dënimet që nuk janë paraparëme pjesën e caktuar.Analogjia si metodë e interpretimit të së drejtës , zbatohet në të drejtën penale në rastet kurvetë ligji udhëzon në zbatimin e saj në disa vepra penale, duke përdorur nocionin “edhe nëndonjë rast tjetër të ngjashëm”. Konsiderohet se në teorinë juridike ky interpretim mund tëzbatohet kur përmes tij krijohet pozitë e volitshme për kryesin e veprës penale (in bonampartem). 5. Vlefshmëria kohore e Ligjit penalËshtë rregull themelore që, ligjet, dispozitat tjera, si dhe aktet e përgjithshme hyjnë në fuqi mësë voni 8 ditë pas shpalljes në “Fletoren Zyrtare”. Ky është një rregull i përgjithshëm që vlen përtë gjitha ligjet. Mirëpo kur ka të bëjë me ligjin penal dispozitat e të cilit janë të natyrësimperative, inhibitore dhe represive, rregullisht lihet një periudhë më e gjatë kohore nga dita eshpalljes deri në ditën e hyrjes në fuqi (vacatio legës), me qëllim që qytetarëve t’ua mundësoj tënjihen më për së afërmi me këto dispozita. Hyrja në fuqi e ligjit penal apo ndryshimi dheplotësimi i tij, thjesht përcaktohet me ligjin hyrës (apo me dispozitat kalimtare dhe të fundit).Ligji penal pushon së vepruari në këto raste: 1) Në bazë të dispozitave ligjore të cilat e caktojnëditën e pushimit të vlefshmërisë së tij. Ndërprerja e vlefshmërisë mund të jetë e caktuar edhepara sjelljes së ligjit (Ligji me afat të kufizuar të mëhershëm vlefshmërie) apo me dispozita tëmiratuara më vonë që kushtimisht hedhin jashtë përdorimit ligjin e caktuar penal apo klauzulëngjenerale me të cilën mbeten jashtë përdorimit të gjitha rregullat që janë në kundërshtim medispozitat e ligjit të ri dhe 2) Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri penal, i cili në mënyrë tjetër rregullonmaterien e njëjtë të cilën e ka rregulluar më herët edhe ligji penal në fuqi. Në këtë rast ligji imëparshëm heshtazi pushon së vepruari.Ligji i Përkohshëm Penal i Kosovës parasheh që te kryerësi i veprës penale të zbatohet ligji i cili 25
  26. 26. ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale (neni 2). Për t’u zbatuar kjo rregull është edomosdoshme që të përcaktohet koha kur është kryer vepra penale dhe pastaj edhe ligji penal qëka qenë në fuqi në atë kohë. Përcaktimi i afatit të kryerjes së veprës penale, është çështjefaktike, kurse përcaktimi i vlefshmërisë kohore të ligjit penal është çështje juridike, e cila zgjidhetsipas rregullave të theksuara më lartë. Rëndësia e kësaj rregulle ekziston në parimin e zbatimitparimor të ligjshmërisë në të drejtën penale.Veprimi retroaktiv i ligjit do të thotë zbatimi i ligjit në rastet që kanë ndodhur para nxjerrjes sëtij, përkatësisht para hyrjes në fuqi. Retroaktiviteti në të drejtën penale do të thotë zbatimi i ligjittë ri penal në veprimet e ndodhura para hyrjes së të njëjti në fuqi, d.m.th për kohën e zgjatjes sëvlefshmërisë së ligjit të vjetër. Çështja e retroaktivitetit shtrohet në rastet kur vepra penale ështëkryer në kohën e vlefshmërisë së ligjit të vjetër, kurse kryerësi gjykohet në kohën evlefshmërisë së ligjit të ri, a duhet përcaktuar cili ligj në këtë rast duhet të zbatohet: i vjetri apo iriu.Nga rregulla e theksuar më lartë del se në veprën penale zbatohet ligji penal i cili ka qenë në fuqinë kohën e kryerjes së veprës. Kjo rregull del nga parimi i ligjshmërisë së veprës penale –dënimet. Nga kjo mund të nxirren dy konkludime: I pari se ligji penal i cili ka pushur së vepruarimban edhe më tej të drejtën juridike për të gjitha ato vepra penale që janë shkaktuar në kohënderisa ky ligj ka qenë në fuqi, dhe e dyta që ligji i ri penal nuk mund të zbatohet në ato pjesë qëjanë shkaktuar para hyrjes së tyre në fuqi, por vetëm në ato pjesë që janë kryer pas hyrjes nëfuqi.Nga kjo rregull e përgjithshme ekziston përjashtimi i paraparë në nenin 2 paragrafi 2 të Ligjitpenal sipas të cilit nëse pas kryerjes së veprës penale, njëherë apo më tepër ndryshohet ligji,zbatohet ligji i cili është më i butë për kryesin. Kjo mundësi përjashtuese e zbatimit të ligjit të rijepet për shkaqe kriminalo-politike, dhe nuk është në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë. Nëmënyrë që kjo rregull të zbatohet në jetë, është e nevojshme që vepra penale e kryer në kohëne vlefshmërisë së ligjit të vjetër, kurse kryesi i veprës të gjykohet në kohën e vlefshmërisë sëligjit të ri. Në këto raste duhet konstatuar se cili është ligji më i butë: i vjetri apo i riu dhe në këtëkuptim të bëhet krahasimi i dispozitave të njërit dhe tjetrit ligj lidhur me: veprën penale,përgjegjësinë penale dhe dënimit.Dhe tek atëherë në bazë të një krahasimi të tillë mund të përcaktohet se cili ligj është më ivolitshëm (më i but) për kryesin e veprës penale, e ai ligj është: 1) Ligji i cili nuk e kualifikon veprën e kryer si vepër penale. Në qoftë se të dy ligjet e parashohin veprën e kryer si vepër penale, më i butë është ai ligj i cili e parasheh ndonjë bazë për përjashtimin e kundërligjshmërisë në përgjithësi apo në kuadër të kësaj vepre. 2) I cili përjashton përgjegjësinë penale në tërësi apo parasheh ndonjë bazë për përjashtimin e paramendimit. 3) Përjashton dënimin, në qoftë se të dy ligjet në mënyrë të njëjtë parashohin ekzistimin e veprës penale dhe përgjegjësisë penale të kryesit. 4) Parasheh lirimin nga dënimi në qoftë se sipas njërit ligj dhe tjetrit ekziston dënimi. 5) Parasheh mundësin e zbutjes së dënimit, në qoftë se kryesi sipas asnjërit ligj nuk mund të lirohet nga dënimi. Nëse asnjëri prej ligjeve nuk e parasheh mundësinë e posaçme për zbutjen e dënimit të kryesit, atëherë më i butë është ai ligj i cili parasheh një lloj më të butë të dënimit. Në qoftë se të dy ligjet parashohin të njëjtin lloj të dënimit, më i butë është ai ligj i cili parasheh shkallën më të ulët të dënimit. 26
  27. 27. 6) Nuk parasheh zbatimin e dënimeve sekondare, nëse të dy ligjet parashohin të njëjtin dënim kryesor. Në qoftë se të dy ligjet parashohin edhe dënime sekondare, më i butë është ai ligj i cili sipas vlerësimit të gjykatës parasheh dënim më të ulët sekondar.Në rastin kur të dy ligjet janë identike për kryerësin e veprës penale në vështrim të elementevetë theksuara më lartë, atëherë zbatohet ligji i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprëspenale, duke pasur parasysh se ligji i ri mund të zbatohet nëse është më i butë. Nëse ligji penalshumë herë është ndryshuar nga momenti i kryerjes së veprës penale e deri te gjykimi(nënligjet) atëherë të gjitha këto ligje duhet marrë në konsideratë kur është fjala te përcaktimi idënimit dhe cili është më i buti në rastin konkret për kryesin e veprës.Te zbatimi i ligjit më të butë nuk lejohet kombinimi i rregullave të buta nga ligji i vjetër, i cili kaqenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës dhe të riut i cili është në fuqi në kohën e gjykimit.Këtu vlen parimi i alternativitetit. Në raport me veprën konkrete penale me të gjitha rrethanat ekryerjes së saj, duhet të zbatohet vetëm një ligj për të cilin konstatohet se është më i butë përkryerësin e veprës në tërësi. Mundësia e zbatimit të ligjit më të butë ekziston deri në nxjerrjen eaktgjykimit të plotfuqishëm. Edhe nëse ka ardhur deri te hyrja në fuqi e ligjit të ri pas shpalljessë aktgjykimit të plotfuqishëm, i cili është më i butë për kryerësin (të gjykuarin) i njëjti duhet tëzbatohet nga gjykata e lartë kur vendoset sipas ankesës në aktgjykimin e shkallës së parë.Te përcaktimi se cili ligj është më i butë për kryerësin, gjykata duhet t’i merr parasysh rregullatjo penale, sepse edhe ato ndikojnë në kualifikimin e drejtë të veprës (rregullat të cilat nuk janë tëkarakterit penalo-juridik, por përmbajnë norma të cilat plotësojnë lëndën e veprës penale teblanket dispozitat). 6. Shtrirja hapësinore e ligjit penalMe shtrirje hapësinore të ligjit penal, nënkuptohet zbatimi i Ligjit të Përkohshëm Penal të Kosovëssipas asaj se vepra penale a është kryer në vend apo jashtë vendit. Çështja e shtrirjeshapësinore të legjislacionit penal nuk është vetëm çështje juridike, por edhe çështje politike, përshkak se me përcaktimin e kufirit të shtrirjes së ligjshmërisë penale, caktohen edhe kufijtë eshtrirjes së pushtetit shtetëror në lëmin e dënimeve. Shtrirja hapësinore e ligjit penal pra ka edhekaraktere ndërkombëtar, për shkak se parashtrohet pyetja e dënimit jo vetëm të shtetasve tëvendit, por edhe të huajve; dënimet për vepra që janë shkaktuar në vend por edhe jashtë venditkundër Kosovës dhe qytetarëve të saj, a në raste të jashtëzakonshme kur janë kryer edheshtetasve të huaj. Duke pasur parasysh mundësinë e përzierjes së kompetencave në mes tështeteve, kjo çështje zgjidhet në pajtim me rregullat ndërkombëtare. Meqenëse këso rregullashndërkombëtare nuk ka, secili shtet, me rregullat e veta, e rregullon përkatësisht e zgjedhshtrirjen hapësinore të ligjshmërisë së vetë penale, duke llogaritur elementin e huaj.Parimet e shtrirjes hapësinoreRregulla se ligji penal vlen në territorin e shtetit e cila edhe e ka nxjerrë dhe kështu edhegjykatat si dhe organet tjera i zbatojnë vetëm ligjet e shtetit të vetë. Mirëpo, krahas kësajrregulle të përgjithshme, në raste të caktuara, paraqitet nevoja që ligjeve të një shteti t’iu jepetmundësia e veprimit jashtë territorit të vetë, atëherë kur vepra penale është kryer jashtë venditnga shtetasi vendor apo i huaj. Që të mundësohet një veprim i tillë i ligjeve penale, me qëllim tëluftës së përbashkët kundër kriminalitetit, ekzistojnë katër parime të shtrirjes hapësinore tëligjshmërisë penale: Parimi territorial, personal, real dhe universal.Parimi territorial 27
  28. 28. Sipas këtij parimi, ligji penal i një shteti zbatohet në të gjithë kryerësit e veprave penale të cilatjanë kryer në territorin e atij shteti pavarësisht se a janë ata vendor apo të huaj apo persona panënshtetësi. Parimi territorial është parim themelor i zbatimit të Ligjit të përkohshëm penal tëKosovës në pajtim me nenin 99 paragrafi 1 i Ligjit penal, kurse parimet tjera plotësuese kanëkarakter substidiar. Territori i Kosovës në kuptim të nenit 107 pika 25 të LP është territorkontinental, me sipërfaqe ujore brenda kufijve të saj si dhe hapësirë ajrore mbi të.Përjashtim nga zbatimi i parimit territorial parasheh e drejta ndërkombëtare sipas së cilësligjshmëria penale vendore nuk mund të zbatohet te personat të cilët gëzojnë imunitetdiplomatik (imunitet për shkak të shkaqeve ndërkombëtare juridike): shefat e shteteve të huaja,funksionarët e huaj diplomatik dhe konsular të organizatave ndërkombëtare, anëtarët përcjellëstë tyre dhe anëtarët e familjes.Parimi personalSipas këtij parimi, LP i një shteti zbatohet te qytetarët e saj kur të njëjtit kryejnë vepër penale nëterritorin e shtetit të huaj. Parimi personal mund të paraqitet në dy forma si: pasive dhe aktiv.Parimi personal pasiv do të thotë që LP i një shteti zbatohet në qytetarët e saj vetëm atëherë kurme kryerjen e veprës penale jashtë vendit janë lënduar të mirat e saj apo të qytetarëve të saj.Parimi personal aktiv ekziston atëherë kur LP zbatohet në qytetarët e saj kur me vepër penale tëkryer në shtetin e huaj janë lënduar edhe të mirat e shtetit të huaj e edhe të shtetasit të huaj.Meqë edhe shtetet e tjera e njohin zbatimin e LP sipas parimit territorial, dhe kështu qytetari iKosovës mund të dënohet sipas LP të vendit, për veprën e kryer në shtetin e huaj, atëherë kur injëjti ndodhet në territorin e Kosovës apo nëse i dorëzohet organeve gjyqësore të vendit.Shkaku kryesor për zbatimin e këtij parimi është se shtetasi vendor nuk mund t’i depërtohetshtetit të huaj për tu gjykuar atje ku edhe është kryer vepra penale, kurse sipas parimit tëdrejtësisë rastet e tilla nuk mund të mbeten pa u dënuar, për fatin se ia ka arritur të kthehet nëvendin e vet para se të zbulohet, përkatësisht para se kundër tij të ngritët procedura.Dënimi sipas këtij parimi është i kushtëzuar me identitetin e normës apo me dënimin e dyfishtë.Kjo do të thotë se është e nevojshme që vepra e kryer është e dënueshme edhe sipas ligjit tëKosovës dhe ligjeve të shteteve të huaja.Parimi realSipas parimit real apo mbrojtës, ligji penal i një shteti zbatohet ndaj të gjithë personave, pamarrë parasysh shtetësinë, të cilët kryejnë vepër penale kundër të mirave juridike të ati shtetidhe qytetarëve të saj, pavarësisht se ku është kryer vepra.Ky parim është i përcaktuar edhe me nenin 101 paragrafi 1 i LP, sipas të cilit LP i Kosovëszbatohet në dy raste: a) Si parim themelor për secilin i cili jashtë territorit të Kosovës kryenvepër penale nga neni 116 – 121, 125 – 128, 132 – 137, 139 dhe 141 e 143 të LP dhe b) Siparim plotësues në shtetasin e huaj i cili jashtë territorit të Kosovës, kundër saj apo qytetarit tësaj kryen çfarëdo vepre penale dhe nëse i njëjti ndodhet në territorin e saj apo depërtohet.Parimi universalSipas parimit universal apo parimit të eksterritorialitetit absolut, LP i një shteti zbatohet te tëgjithë kryesit e veprave penale, të cilët ndodhen në territorin e saj, pa marrë parasysh shtetas setë kujt janë, ku është kryer vepra penale dhe cila e mirë juridike është rrezikuar lënduar. 28

×