Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Kriminalistika

Qëllimi kryesor i lëndës është që studentëve të fakultetit Juridik tiu ofrohen njohuri të përgjithshme mbi zbulimin, hetimin dhe sqarimin e krimit. Siq dihet studentët që përfundojnë këto studime mund të punësohen në institucione të ndryshme shtetërore të cilat ballafaqohen në mënyra të ndryshme me kriminalitetin. Si p.sh. në gjykata, polici, prokurori publike, avokati, ente për ekzekutimin e sankcioneve penale etj., andaj nkohuritë e fituara në lëndën Kriminalistika, atyre mund t’iu shërbejnë në masë të konsiderueshme në punën e tyre të përditshme për pengimin zbulimin dhe sqarimin e kriminalitetit,

  • Login to see the comments

Kriminalistika

  1. 1. Ligjerata
  2. 2. DETYRA,OBJEKTIDHEMETODATEKRIMINALISTIKËS Detyrëekriminalistikësështëmbrojtjaeshoqërisëngakriminaliteti. Kontributiikriminalistikëskonsistonnë: Zbulimin,sqarimindhetëprovuaritevepravepenale; Zbulimindheidentifikiminekryesvetëvepravepenale; Parandaliminekriminalitetit. NJOHURITËPËRGJITHSHMEMBIKRIMINALISTIKËN
  3. 3. Dukeanalizuarrastetecaktuara,kriminalistikapraktikekapërdetyrëverifikiminevlefshmërisëdhe mbeshtetjevetëcaktuarateorike,tëmetodavetaktikedhetëmjeteveteknikemeqëllimtëofrimit tëmaterialittëduhurempirikshkencëssëkriminalistikës. Kriminalistikanëluftëkundërkriminalitetit,përpunonmetodadhemjeteshkencorepërzbulimin, hetimin,gjykimindheparandaliminevepravepenale. Kriminalistikahetontërëveprimtarinëpreventivedherepresivemeqëllimtëvetëm,luftimine kriminalitetit;
  4. 4. Kriminalistika heton tërë veprimtarinë preventive dhe represive me qëllim të vetëm, luftimin e kriminalitetit; Kriminalistika preventive – përsos metodat e mjeteve ekkzistuese dhe gjenë ato të reja për luftimin e kriminalitetit Kriminalistika represive- Është e lidhur ngusht me shkencën e procedures penale, duke studiuar veprimtarinë e gjithë pjesmarrësve në proceduren penale dhe gjitha fazat e saja. Çmuarja e drejtë e rezultateve të hetimit bëhët në mënyrë profesionale vetëm nëse përdorën mjetet dhe metodat kriminal-listike.
  5. 5. Shkenca e kriminalistikës merret me studimin dhe përpunimin e metodave dhe mjeteve teknike dhe taktike dhe të rekomandimeve metodike për kërkimin, gjetjen, fiksimin, kqyrjën dhe vlersimin e provave me qëllim zbulimi, hetimi gjykimi dhe parandalimi të veprave penale. Mjetet dhe metodat që studion dhe përpunon shkenca e kriminalistikës për të nxjerrë informacionin e duhur për mekanizmin dhe mënyren e kryerjes se vepres penale, grupohen në tri pjesë homogjene të nderlidhura dhe të pandara siq janë: Metodat taktike (taktika kriminalistike); Rekomandimet metodike (metodika kriminalistike); Metodat dhe mjetet teknike (teknika kriminalistike
  6. 6. Shkenca e kriminalistikës shifet se është e ndarë në katërpjesë si: teoria e përgjithshme e kriminalistikës,teknika, taktika dhe metodika kriminalistike. Sipas disa autorëve (Swanson, Chamelin,Territo) një ndarje përafërt është, hyrje në kriminalistikë, teknika, taktika dhemetodika e hulumtimit të krimeve, e cila përfshinë: Teknikën kriminalistike (kuptimi dhe rëndësia); Teknikën kriminalistike për zbulimin, fiksimin, sigfurimin dhe kërkimin e provave etj.; Shkenca mbi gjurmimin (traseologjia); Ekspertimet kriminalistike; Taktikën kriminalistike, Metodikën e zbulimit (hetimit) të krimeve të caktuara; Profilaktikën kriminalistike. Gjitha këto së bashku ndihmojnë për ti hetuar e gjykuar në mënyrë të plotë, gjithpërfshirëse dhe të shpejtë, rethanat e vepres penale, për të kërkuar fajtorin dhe provat në lidhje me vepren penale.
  7. 7. Në kuptimin më të gjërë detyrat e kriminalistikës janë: Gjetja e metodave efektive dhe përshtatja e metodave ekzistuese për zbulimin e veprave penale dhe kryesve të tyre si dhe përsosja, përshtatja dhe shfrytëzimi i metodave të shkencave tjera për këtë qëllim; Zbulimi, mbledhja dhe sigurimi i provave mbi vepren e kryer penale si dhe mbi fajin e personit të caktuar; Gjetja, përsosja dhe shfrytëzimi i metodave më bashkëkohore me rastin e marrjes së masave taktike-kriminalistike dhe teknike-kriminalistike dhe veprimeve me karakter hetimor; mbledhja, evidencimi dhe studimi i mënyres së kryerjes së veprave penale, aplikimi i mjeteve dhe metodave nga ana e kryesve të veprave penale; Planifikimi dhe marrja e masave dhe veprimeve operative-taktike dhe operative- teknike me qëllim të kapjes së kryesve të vepres penale që gjenden në arrati pas kryerjes së veprës penale; Studimi i psikologjisë së deklarimit të personit në proceduren parapenale si dhe të pjesmarrësve të procedures ( dëshmitari, të pandehurit); Studimi i mënyrave dhe metodave për arritjen deri te njohuritë fillestare (indicet-bazat e dyshimit) se është duke u pregatitur kryerja e vepres penale me qëllim të parandalimit të saj.
  8. 8. 2. VENDI I KRIMINALISTIKËS NË SISTEMIN E SHKENCAVE TJERA JURIDIKE PENALE Kriminalistika në krahasim me shkencat tjera, lidhet drejtpërdrejt me progresin tekniko- shkencor, shkencat teknike, natyrore e shoqërore dhe në bazë të arritjeve aplikative të këtyre shkencave përpunon dhe krijon metoda dhe mjete teknike, taktike e metodike të cilat ndihmojnë për zbulimin, hetimin, gjykimin dhe parandalimin e veprave penale. Bazën ligjore të kriminalistikës e përbejnë: Kodi penal dhe Procedures penale. Mes kriminalistikës, të drejtës penale dhe procedures penale ekziston një lidhje organike kjo nga fakti se zbulimi, hetimi, gjykimi së provave, ekzaminimit të gjurmëve materiale dhe parandalimi i veprave penale është një veprimtari komplekse dhe e nderlikuar ku gërshetohen probleme penale, procedurale dhe kriminalistike.
  9. 9. Kjo shkencë ka funksionin e zbardhjes së krimit, mbledhjes së provave, ekzaminimit të gjurmëve materiale dhe shfrytzimit të mjeteve bashkëkohore për luftimin e krimit. Kriminalistika ka lidhje edhe me kriminologjinë, mjeksinë ligjore, psikiatrinë ligjore dhe me kiminë ligjore. Poashtu, edhe me proceduren civile kur është fjala për ekzaminimin e dokumentave të falsifikuara si objekt shqyrtimi në procesin gjyqsor civil.
  10. 10. ZHVILLIMI I KRIMINALISTIKËS Rrënjet historike të kriminalistikës si qasje shkencore në luftimin e kriminalitetit fillojnë nga fundi i shek. 19 dhe fillim të shek. 20. Kriminalistika në fillim ka evoluar kryesisht si disciplinë teknike, për të ndihmuar veprimtarinë e policisë për zbulimin e vep. penale dhe identifikimin e personave. Kriminalistika së pari ka qenë si disciplinë policore e cilësuar si “policia teknike” dhe “policia shkencore” Dr.Begeja: konceptimi “policia teknike” dhe “policia shkencore” nuk gjejnë mbeshtetje nga arsyeja se e ndarë nga taktika dhe metodika dhe e shkëputur nga shkenca juridike nuk i përgjigjet nivelit të zhvillimit bashkohor të kriminalistikës, sepse pengon përsosjen teorike të saj.
  11. 11. Hans Gross (1847-1915) profesor i Universitetit të Gratz-it, Prages ka dhënë ndihmes të çmuar në zhvillimin e kriminalistikës si shkencë në shërbim të drejtësisë duke e lidhur atë me të drejtën penale dhe procedurën penale. Sipas tij, kriminalistika është shkenca që studion dukurit reale që kanë të bëjnë me përmbajtjen e së drejtës penale. Ai përfshinë në objektin e saj: studimin e provave materiale, të sjelljeve dhe dukurive që përbëjnë elementet e vepres penale, karakterit të veqorive psikologjike dhe mënyrave të veprimtarisë së njerëzve që marrin pjesë në procesin penal (të pandehur, të dëmtuar, deshmitarë, ekspert, gjyqtarë) Zhvillimin historik të kriminalistikës e karakterizojnë mjetet dhe metodat e përsosura në luftimin e kriminalitetit.
  12. 12. Henri Faulds ka studiuar gjurmet e pasquruara në argjilë dhe më vonë në dy cështje penale (1879,1880), kishte analizuar gjurmet e gishtave me çrast kishte arritur të identifikoj personin në bazë të gjurmëve të gishtrave të cilat kishin mbetur në gotën e ujit. Ndërsa në rastin tjetër mungesnn e identitetit. Fludsi ia ka komunikuar rastet antropologut anglez Fransis Galton, specialist për problemet e trashëgimisë. Pas ndërmarrjes së studimeve nga ana e tij për studimin e gjurmëve të gishtave duke veshtruar çeshtjen nga prizmi biologjik. Nga ky studim nxorri përfundimin se vijat papilare nuk janë të t.trashëgueshme, por janë të pandryshueshme gjatë gjithë jetës. Dhe Galtoni kishte përkrahur idetë e Herschelit dhe të Fludsit dhe vuri daktoloskopinë mbi baza shkencore bashkohore. Si rezultat nxorri sistemin e klasifikimit daktiloskopik të quajtur “Galton - Henry” i cili së pari u fut në Indi dhe pastaj më 1901 në Angli . Si rezultat nxorri sistemin e klasifikimit daktiloskopik të quajtur “Galton - Henry” i cili së pari u fut në Indi dhe pastaj më 1901 në Angli.
  13. 13. Jovan Vuqetiq, funksionar i policisë në Buenos Aires, duke studiuar sistemin daktiloskopik “Galton - Henry” dhe atë antropometrik të Bertillon-it sistem i bazuar në tiparet e jashme të personit, nxorri një sistem të përzier të identifikimit ku perfshihen dy sistemet. Ky sistem u përhap shumë shpejtë në Evropë dhe Amerikën Latine.Rezultatet e ekzaminimeve daktiloskopike e përdoren si prova në proceset gjyqësore, në Francë 1902, Gjermani 1904,Hungari 1907, Angli 1908, Rusi 1912. Alek Jeffreys, ekspert anglez i gjenetikës, ka merita të veqanta në zbulimin e metodes së “gjurmës” gjenetike ADN e cila ka përparuar dukshëm në fushën e identifikimit të përsonave në bazë të gjurmëve gjenetike ADN, metodë që konsiderohet si një nga kontributet më të rendësishme në zhvillimin e kriminalistikës bashkëkohore. Për herë të parë është përdorur në Angli 1987. Zbatimi i kriminalistikës si shkencë është e lidhur ngusht me planifikimin e procedurës paraprake penale. Pa planifikim është e pamundur të hetosh, zbulosh dhe dhe të shpjegosh në mënyr objektive, të gjithanshme dhe të plotë veprën penale. Planifikimi i hetimit dhe gjykimit të veprave penale është metodë organizimi me anën e të cilës hetimit dhe gjykimit i japin një tërësi të veprimeve hetimore e në veqanti i japin drejtimin e caktuar dhe bejnë lidhjen mes tyre.
  14. 14. LUFTIMI BASHKËKOHOR I KRIMINALITETIT Në drejtim te luftimit kriminalitetit është e nevojshme njohja e shkencave të tjera të cilat si lëndë studimi e kanë kriminalitetin (e drejta penale, proceduar penale, kriminologjia politika kriminale, mjekësia ligjore etj.) Edhepse të gjitha këto shkenca e studiojnë kriminalitetin në aspekte të ndryshme duke e krahasuar kriminalistiken me shkenca tjera, vemendje e posacme i është kushtuar raportit të kriminalistikës me kriminologjinë. Kriminalistika dhe kriminologjia e studiojnë kriminalitetin nga aspekte të ndryshme. Krimialistika nga këndi i zbulimit të veprave penale dhe kryesve, kurse kriminologjia në relacion më të gjërë nga aspekti i kërkimit të shkaqeve, kushteve dhe formave të paraqitjes së veprave të caktuara penale
  15. 15. Viteve të fundit vemendje e caktuar i kushtohet kërkimeve të strategjisë kriminale. Strategjia kriminale është studim mbi zbatimin e qëllimeve të caktuara juridiko-politike në fushen e parandalimit dhe të luftimit të veprave penale me masa afatgjate, të tërësishme, të planifikuara dhe të harmonizuara. Studimi I Kriminalistikes mundeson thellimin e diturive te te gjithe pjesmarsve në proceduren penale si dhe mbrojtseve te ardhshem
  16. 16. POLICIA SHKENCORE Që nga vitet e 50-ta e deri në ditët e sotme duke përfituar nga zhvillimi i vrullshëm i shkencave teknike e natyrore, nga zbulimet dhe kërkimet shkencore policia i pasuroi laboratoret e saja me metoda dhe teknika te reja dhe të sofistikuara për luftimin e kriminalitetit të organizuar. Kjo veprmtari e gjerë teknike sot ka marrë emrin shkencat ligjore. Termi shkencë ligjore është një neologjizëm i përkthyer nga anglishtja “Forensic Siences” Në literaturen kriminalistike janë shprehur mendime nga më të ndryshmet lidhur me përmbajtjen e shkencave ligjore. Detyra shkencore e Kriminalistikes është gjetja dhe prefeksionimi i mjeteve dhe metodave për sqarimin e vepres penale, para së gjithash zbulimin dhe nxjerrjen e provave në kontest e vepres penale dhe kryesit.
  17. 17. DETEKTORI I GËNJESHTRËS Zhvillimin historik të kriminalistikës përveq arritjeve të tjera e karakterizon edhe “zbuluesi i gënjeshtrës apo detektori i genjeshtrës” . Detektoret e gënjeshtres janë rexhistrues të proceseve fiziologjike që përdoren për studime klinike për eksperimente fiziologjike. Njohuritë e para në këtë drejtim lidhen me punën e shkencetarëve italian Amosso dhe C. Lombrosso. Në kohën e Lombrosos është konstruktuar aparatura mjeksore për për matjen e tensionit të gjakut dhe të pulsit i quajtur pletismograf. Pas shumë hulumtimeve është paraqitur galvanometri për regjistrimin e reagimeve elektrodermale.
  18. 18. Në vitet 20 të shekullit XX është konstruktuar një aparatur teknike ndihmëse policore e cila është quajtur “Lie Detector - zbulues i gënjeshtres” dhe ne literaturen shkencore morri emri Poligraf. Poligrafi eshte nje mjet I ndertuar per te percaktuar gjeja te verteten ne theniet , ne baze te fiksimit te reaksioneve fiziologjike qe prodhohen tek njeriu ne kohen e pyetjeve. Tani po punohet në gjetjen e aparaturave të reja për zbulimin e së vërtetës. Në Amerikë, në laboratore dhe klinika si ajo në Minesota po punohet në testimin e një aparature termike fotografike e cila arrinë ta zbuloj qarkullimin e gjakut në pjesë të ndryshme të ftyres së njeriut, sipas hulumtimeve gjaku tenton të grumbullohet rreth syve kur ai gënjenë.
  19. 19. PARIMET THEMELORE TË KRIMINALISTIKËS Paraqitja e formave të ndryshme të kriminalitetit dhe praktika dinamike e kriminalistikes në luftimin e kësaj dukurie negative, kërkojnë një regullsi të veprimeve të ndërmarra në këtë drejtim. Kriminalistika i ka ndërtuar parimet e veta themelore që duhen të zbatohen në të gjitha rastet kriminalistike, ato janë: I. Parimi i lirisë teknike-taktike dhe parimi i proporcionalitetit II. Parimi metodik dhe i planifikimit të procedurës III. Parimi i shqyrtimit kritik të veprimit IV. Parimi i shpejtësisë dhe befasisë V. Parimi I themelsise dhe i këmbënguljes VI. Parimi i objektivitetit VII. Parimi i drejtimit unik të veprimeve operative teknike VIII. Parimi i koordinimit dhe bashkëpunimit IX. Parimi i ekonomizimit X. Parimi i diskrecionit ( kospiracionit ) XI. .Parimi i ligjshmërisë XII. Parimi i humanizmit. Vetëm me aplikimin e këtyre parimeve , mund të kryhen masat dhe veprimet kriminalistike në mënyr të organizuar , sistematike , metodike, të vazhdueshme dhe efikase në zbulimin dhe ndricimin e veprave penale.
  20. 20. I. Parimi i lirisë teknike-taktike dhe parimi i proporcionalitetit:Parimi I liris teknike gjatë kryerjes së veprimeve operative taktike dhe hetimore mbështetet në zgjedhjen e lirë të veprimeve që janë më të përshtatshme për ta zbuluar të vertetën. II. Parimi I proporcionalitetit kërkon që ndërmarrja e përmasës të shtrihet aq sa lejojnë sfera , përmbajtja dhe intensiteti I qëllimit në proceduren konkrete penale. III. Parimi metodik dhe i planifikimit të procedurës :Nënkupton krijimin e tërë veprimtarisë që nga qasti I parë metodikisht dhe sipas planit kërkohet zbulimi I së vertetës d.m.th. Përcaktimi I vepres penale, I rrethanave në të cilen ka ndodhur dhe I personave që e kanë kryer atë. IV. Parimi i shqyrtimit kritik të veprimit :Secila punë në kriminalistikë nis me dyshime . Të dyshosh do të thotë të supozosh më shumë e më ndryshe nga ajo që tregon pamja e jashtme. Nuk ka VP pa indicje të cilat I kerkon dhe I gjen vetëm kriminalisti që dyshon. V. Parimi i shpejtësisë dhe befasisë : Kërkon reagim të shpejtë, të urtë, energjik të drejtpërdrejt dhe me vend kundër dukurive – veprimeve të cilat bartin në vete elemente të vepresë penale me të cilat befasohet fajtori dhe e paaftsoin në kundershtimin e tij.
  21. 21. V. .Parimi I themelesisë dhe i këmbënguljes :Parimi I punës me themel dhe me ngulm kërkon hulumtimin e barabart të të gjitha fakteve që kanë të bëjnë me VP dhe me kryesin, sado qe disa hollësi duken të pa rëndsishme që ne fillim të punës. VI. Parimi i objektivitetit: Parimi objektiv kërkon shqyrtimin permanent të veprimtarisë vetjake duke u liruar nga animet e ndryshme ndaj kryesit , nga interesi , dobia materjale dhe motivet e ngjashme. Të hulumtohen faktet që e rëndoin dhe e letoin kryesin e VP. VII. Parimi i drejtimit unik të veprimeve operative teknike : Parimi I drejtimit unik ka rëndësi të vecantë në organizimin e punës operative në rastet kur duhet marrë shumë masa operative – taktike dhe teknike nga shumë persona. Këto aksione udhëhiqen nga një vend dhe udhëheqsi I aksionit operativ miraton planin, cakton detyrat dhe njerzit për kryerjen e tyre. VIII. Parimi i koordinimit dhe bashkëpunimi: Nënkupton angazhimin e njëkohësishëm në të gjitha fashat dhe nga gjith pjesmarrsit qe mund të ndihmoin hetimin, zbulimin, gjykimin dhe parandalimin e VP. IX. 9. Parimi i ekonomizimit ne te vepruarit : Nenkupton se veprimet hetimore duhet te kryhen shpejt dhe te kushtoin sa me lire. X. 10. Parimi i diskrecionit ( kospiracionit ):Sipas ketij parimi cdo aksion I organizuar ne zbatimin e masave kriminalistike duhet te pregaditet ne ate menyr qe ta befasoi kundershtarin pra te mos e dije ate para kohes se duhur. Masat operative – taktike mund te jene publike dhe te fshehta ( kospirative ). Parimi I diskrecionit nenkupton se te gjitha faktet, te dhenat, masat dhe synimet e planifikuara ne nje rast konkret kriminalistik duhet te dihen vetem nga puntoret qe e udheheqin rasti. XI. 11. Parimi i ligjshmërisë: Nënkupton se të gjitha organet gjatë kryerjes së detyrave kriminalistike duhet t’u përmbahen me përpikëri shumë të lartë dispozitave pozitive ligjore
  22. 22. METODIKA KRIMINALISTIKE E HETIMIT TE VEPRAVE PENALE Metodika e hetimit te kategorive te ndryshme te veprave penale nga ana e saj ndihmon me rekomandimin e saj shkencor per te bere cilesimin e drejt te vepres penale. Nje veper penale unike ndahet ne rethanat e ndryshme qe studiohen, ku per secilen rrethan ngriten versionet ne baze te nente puetjeve te arta qe paraqesin skeletin e punes ne fazen e zbulimit proceduren parapenale dhe penale.
  23. 23. PYTJET E ARTA TE KRIMINALISTIKES: Çka ( ka ndodhur ) ? - Pse (është kryer )? Kush ( është kryesi ) ? - Kënd ose çka ? Kur ( e ka kryer ) ? - Me kë (është kryer )? Ku ( e ka kryer ) ? Si ( është kryer ) ? Me çka ( është kryer )?
  24. 24. BAZAT SHKENCORE TË IDENTIFIKIMIT KRIMINALISTIK Identifikimi kriminalistik si një nga elementet e procesit të të provuarit ka për detyrë të bëjë përcaktimin e objekteve materiale në bazë të gjurmeve e pasqyrimeve, me qëllim që nëpërmjet të këtij përcaktimi të merren prova. Teoria e provave studion jo vetëm parimet e përgjithshme të të provuarit, por edhe metodat e veqanta që përdoren, për mbledhjen, këqyrjen, ekzaminimin dhe vlerësimin e provave. Parimet e tij të përgjithshme mbështeten në objektin e të provuarit, ndërsa struktura, mënyra e zbatimit dhe veçoritë e metodave e mjeteve të identifikimit i përkasin shkencës së kriminalistikës. Natyra e metodave dhe mjeteve që përdoren në identifikimin kriminalistik varen nga veçoritë që ka çdo rast identifikimi konkret.
  25. 25. Provat janë njoftimet mbi faktet dhe rrethanat që lidhen me veprën penale, që merren prej burimeve të parashikuara në ligjin procedural penal, që shërbejnë për të vërtetuar ose jo kryerjen e veprës penale, pasojat e ardhura prej saj, fajin ose pa fajin e të pandehurit si dhe shkallën e përgjegjësisë. Objekt i provave janë ato fakte që kanë lidhje me akuzën që i bëhen të pandehurit, me fajësinë e tij, me caktimin e masave të sigurisë, dënimin dhe përgjegjësinë civile . Që një fakt të merret si provë ajo duhet të ketë lidhje me çështjen. Burimet duhet garantuar gjetjen e provës në procesin penal. Faktet që merren nga burimet e paparashikuara me ligj dhe të dyshimta nuk e kanë vlerën e provës.
  26. 26. Kujdes i veqant duhet bërë për hetimin e fakteve që kanë lidhje me thelbin e çeshtjes për zbulimin, fiksimin, verifikimin dhe çmuarjen e provave të cilat garantojnë zbulimin e së vërtetës. Identifikimi kriminalistik është një formë e veqantë e njohjes së atyre dukurive dhe sendeve që kanë lidhje me vepren penale të kryer. Bazat shkencore të tij, janë nocione të tilla filozofike, si identiteti, individualiteti, ndryshimi, qëndrueshmëria, vetitë, shenjat e objekteve të realitetit, ngjashmeria e cila mund të ndodhë në rastet kur kemi të bëjmë me prodhime të të njejtit material të sendeve si dhe rastet e veprimeve të paramenduara të kryesit kur është fjala te imitimi i shkrimit apo i nënshkrimit të ndonjë të një personi tjeter. Ndryshimet që pësojnë në objektet e identifikimit kriminalistik shkaktohen nga faktorë fizik, kimik, fotokimik, (ne kanalin e tytes së armes së zjarrit shkaktohen ndryshime, nga veprimet kimike, fizike e mekanike) Si objekt identifikues janë njeriu, sendi, kafshët që kanë strukturë të jashtme që e pasqyrojnë këtë strukturë në formë shenjash në objektin identifikues. (rasti kur kafsha kafshon një objekt- gjurmet e dhëmbëve etj.) Objekte identifikuese janë gjurma e lënë nga objekti i identifikuar, e i zbuluar në vendin ku është kryer vepra penale dhe gjurma model e marrur nga njeriu apo sendi konkret që dyshohet se ka lënë gjurmë..
  27. 27. IDENTIFIKIMI I PERSONIT NË BAZË TË TIPAREVE TË JASHTME TË TIJ Përcaktimi i njeriut apo i sendit konkret në identifikimin kriminalistik arrihet në dy faza. Në fazën e parë përcaktohet përkatësia grupore e objektit të identifikuar (bëhet krahasimi nëse përputhen shenjat e përgjithshme). Dhe në fazën e dytë, nga numri i objekteve të këtij grupi, përcaktohet objekti konkret. Të identifikosh një person do të thotë të përcaktosh karakteristikat sipas të cilave e dallojnë atë prej personave tjerë. Këto janë karakteristikat juridike (emri dhe mbiemri), karakteristikat fizike (pamja personale, shenjat e veqanta) karakteristikat faktike (dita, muaji dhe viti i lindjes). Identifikimi i personit ka për qëllim ta përcaktoi personalitetin e kryesit të panjohur, a është person recidivist, ti zbuloj emrat falls, ta përcaktoj identitetin e të sëmurit shpirtëror, ta vërtetoi identitetin e kufomës. Mjetet e identifikimit kriminalistik janë: Lista abcedike, antropometria, daktiloskopia, monodaktiloskopia, kiroskopia, fotografia sinjaletike, fotografia e përshkruar, pyetja e dëshmitarit, ekspertimi i leternjoftimit.
  28. 28. ANTROPOMETRIA, Metodat e identifikinmit të personit filluan qysh nga gjysma e dytë e shekullit XiX. Në vitin 1840 doli teoria se nuk ka dy njerez që kanë masa të njejta. Në bazë të kësaj teorie në vitin 1880 kriminalisti francez Alpfonse Bertilon i zëvendesoi metodat e vjetra të identifikimit me metoden e re, e cila morri emrin Antropometria. Kjo metodë u përdor në atë kohë për të bërë identifikimin e personit në bazë të matjeve kockore të trupit të njeriut, si shtati, gjatësia e trupit, kokës, gishtit të mesëm, të vogël të dorës së majtë, këmbës etj FOTOGRAFIA E PËRSHKRUAR Fotografia e jashtme ose e përshkruar, është përshkrimi në fjalë i karakteristikave të jashtme të një personi. Elementet e fotografisë së pëshkruar janë trupi, mosha, shenjat morfologjike. Ftyra e çdo njeriu ka tri pjesë tipike pjesën e ballit, pjesën e hundës dhe pjesën e gojes. Fotografia e përshkruar zbatohet në shërbimin e kërkimit, në përpunimin operativo-teknik (observimi special) dhe në rastin e identifikimit të kufomave të panjohura
  29. 29. METODA E ADN-së PËR IDENTIFIKIMIN E PERSONAVE NË BAZË TË GJURMËS GJENETIKE (BIOLOGJIA LIGJORE) Parimet e shkencës së biologjisë kohëve të fundit kanë pasuruar dukshëm shkencën e kriminalistikës me një metodë të re të identifikimit të personave në bazë të gjurmëve gjenetike ADN (Acidi Deoksiribo Nukleik). Ekzaminimi i ADN-së përbën një provë e cila përnga rëndësia është e njejtë me daktiloskopinë. Këto acide i pari i zbuloj F. Micher në vitin 1869. Për rëndësinë e tyre biologhjike nuk është ditur deri në vitin 1944, kur shkenctari Avery me bashkëpunëtor, verifikoi funksionin e tyre gjenetik Disa nga parimet biologjike të metodes së ADN-së Metoda ADN mbështetet në këto parime: ADN gjendet në bërthamën e çdo qelize të gjallë njerzore, të kafshës dhe të bimës. Organizmi i njeriut përbëhet nga disa dhjetra miljarda qelizash. Qeliza është njësia themelore e jetës, në qender të saj është bërtham
  30. 30. Ku mund ta gjejmë ADN-në?a. Gjaku dhe njollat e gjakut , Spermë dhe njollat e spermës, Eshtëra, Dhëmbë , Flokë dhe rrënjë të flokëve Pështyme (me qeliza bërthamore), Urinë ,Jashtëqitje. U verifikua se ADN është bartëse dhe përcjellëse e informatave trashëguese për vazhdimin e jetës nëpër gjenerata. Dhe për organizim specifik të çdo qelize. Sasia e ADN në qelizë është konstante dhe specifike te çdo qenje të gjallë. Te njerzit qeliza përmban 46 kromozome dhe siapas përbërjes kimike paraqet një renditje të acidit dezoksiribo nukleik (ADN). ADN është material gjenetik i të gjitha qelizave të cilat kanë mundësi të riprodhojnë vetvehten. Procesi i identifikimit realizohet me ndihmën e aparaturave më të sofistikuara. Në këto aparatura fiksohet çdo gjë ku shifet përputhja apo mos përputhja. Përparësia e kësaj metode është saktësia e saj.
  31. 31. ADN -Njësi individuale të quajtura NUKLEOTIDE Sheqer ,Fosfate ,Baza Bazat e ADN-së janë Adenina , Citozina, Guanina, Tiamina Këto katër shkronja e formojnë alfabetin e ADN-së që është gjuha e qelizës
  32. 32. RËNDËSIA E ADN-SË NË ZBULIMIN, HETIMIN DHE GJYKIMIN E KRYESVE TË VEPRAVE PENALE Metoda e përcaktimit të “gjurmës” gjenetike është një metodë shumë efikase jo vetëm në zbulimin e e kryesve të veprave penale, por njëkohësisht edhe eliminimin e personave të dyshuar si kryes i veprave penale. Shkencëtarët kanë pohuar se kanë deshifruar edhe kromozomin e tretë të njeriut, kromozom i cili përmbanë një thesarë të gjerë të informatave për sëmundje të ndryshme duke filluar nga shtimi i tepërt i peshës deri te ngecja mentale. Kromozomi i 20 është kromozomi më i madhë i njeriut i studiuar deri më tani. 32 gjene të ketij kromozomi janë të lidhura me semundjet gjenetike të cilat janë të lidhura me sëmundjet e zemrës, diabetin dhe dermatitin. Sipas shkencëtarëve japonez të Institutit RIKEN në Yakohoma deshifrimi i kromozomit 20 është një ecje përpara drejtë të ardhmës në këtë fushë. Metoda ADN për identifikimin e personit, ka zënë vend të rëndësishem në luftë kundër kriminalitetit, zbulimin, hetimin
  33. 33. Metoda e zbulimit dhe ruajtjes së ADN-së Masat paraprake që duhet ndërmarrë për procesin e zbulimit të gjurmëve biologjike janë:Lëndët biologjike të zbuluara në vendngjarje në pika të ndryshme edhe po të jenë të ngjashme (gjak- gjak, flokë-flokë) duhet të merren në epruveta të ndryshme me etiketa ku shkruhet vendi ku janë marrur. Materiali i përdorur për marrje (epruvetat, shiringat shpatullat etj) duhet të jetë i pastëra. Njollat e gjakut, spermës, po të jenë të lëngshme ato duhet të mos futen në qese najloni sepse plastika duke penguar ajrosjen mbanë një sasi lagështie të dëmshme dhe prish mostren dhe pengon mikroanalizën e ADN-së. Në Kodin e procedures penale të Kosovës nuk ka ndonjë dispozitë ekzakte ku percakton saktësisht metoden ADN por në kuader të veprimeve nga neni 294 i jep policis të drejtë për të siguruar provat në kuader të tyre mund të hynë edhe testi ADN si një siguri teknike me dobi të jashtëzaskonshme për identifikim .
  34. 34. IDENTIFIKIMI NË BAZË TË FOTOGRAFISË DHE ZËRIT:Identifikimi i personit mund të bëhet në forma të ndryshme. Kështu, identifikimi i personit në bazë të zërit është një ndër metodat e reja në kriminalistikë.Ekspertimi i për identifikimin e personit në bazë të zërit mund të kryhet nga ekspert të specializuar në këtë fushë dhe me aparaturë speciale në laboratore të ndryshme. POLICIA KRIMINALE DHE IDENTIFIKIMI I AND:Problemi i identifikimit të kryesve të veprave penale dhe personave me përgjegjësi me metoden e ADN përqendrohet në aftesitë profesionale të policisë dhe ekspertëve në zbulimin e gjurmëve dhe aplikimin e këtyre metodave për identifikim.
  35. 35. KUPTIMI DHE SISTEMI I TAKTIKES KRIMINALISTIKE Taktika kriminalistike studion të gjitha format e veprave penale, mënyrat e kryerjes së tyre, motivet, qëllimet e kryesve, njohuritë profesionale të tyre, shkathtësitë doket, botëkuptimet, mënyrën e jetesës dhe psikologjinë e kryesve organizimin e organeve të autorizuara për luftimin e kriminalitetit. Kriminaliteti pavarësisht nga nga veqoritë, dinamika dhe shkalla e intensitetit për të gjitha kohët, ka të përbashkët dëmtimin, cenimin, shqetsimin që u sjellë individëve dhe grupimeve shoqërore. Taktika kriminalistike, është ajo pjesë e strategjisë unike kriminalistike që merret me studimin e formave të paraqitjes dhe mënyrat e kryerjes së veprave penale si dhe karakteristikat psikologjike të kryesve me qëllim të sëndertimit të metodave më efektive për zbulimin, të provuarit, ndriçimin dhe parandalimin e veprave penale.
  36. 36. Taktika kriminalistike bashkon njohuritë mbi tekniken dhe taktikën që e përdorin kriminelët në kryerjen e krimeve, format e sjelljeve kriminale, psikologjinë e kryesve të veprave penale, mënyren e jetesës, njohuritë profesionale etj. Taktika kriminalistike, nxjerrë rregullat e veta të përgjithshme në bazë të praktikës shumë vjeqare të zbatimit të masave të caktuara operative-taktike, duke shfrytzuar metoda të shkencave tjera. Kështu mund të bëhet fjalë për taktikën e mbledhjes së provave personale (pyetja e të pandehurit, dëshmitarëve), mbledhja e informatave (biseda me të dyshuarin, demtuarin), taktika e vertetimit të identitetit, legjitimimit përcjelljes, vëzhgimit, taktika e kontrollimit ( baneses, personave, mjeteve të transportit),taktikën e kqyerjes në vendin e ngjarjes, taktiken e ekspertimit kriminalistik etj.
  37. 37. Kriminalistika ka si bazë ligjore legjislacionin penal, procedural Penal, dhe aktet tjera nënligjore që dalin në zbatim të tyre.Duke u mbeshtetur në këto, taktika kriminalistike studion sistemin e veprimtarisë taktike si ato që kanë karakter operativ (përcjellja,vëzhgimi, prita, shfrytzimi i informatorëve, mbledhje e informacioneve etj.) ashtu edhe ato që kanë rëndësi procesuale (pyetja e deshmitarit, të pandehurit, kqyerja e vendit të ngjarjes etj.) Në përfundim detyra e taktikës kriminalistike është zbatimi i veprimeve kriminalistike e hetimore të mbështetura në sistem metodash shkencore në procesin e zbulimit, të hetimit dhe parandalimit të veprave penale. SISTEMI I TAKTIKËS KRIMINALISTIKE Pjesa e përgjithshme e taktikës shqyrton planifikimin e procedures paraprake penale, kontrollimin, kqyerjen e vendit të ngjarjes, biseden me qytetarë dhe me informatorë, pyetjen e dëshmitarëve dhe të ekspertëve, metoden indiciale të zbulimit dhe shpjegimit të veprave penale, pritat, racia, percjelljen, eksperimentin hetimor etj.Sistemi i taktikës kriminalistike përfshinë: ngritjen e versioneve hetimore, planifikimin e hetimeve të veprave penale, dhe taktiken e veprimeve hetimore.Taktika kriminalistike luan rol edhe në procesin gjyqësor si nëVlerësimin e materialeve të mbledhura nga organi i procesit hetimor, verifikimi i rezultateve të procesit hetimor. Mbledhja e provave tjera nga gjykata.
  38. 38. TAKTIKA E MARRJES SË MASAVE OPERATIVE Veprimet operative gjurmuese kryhen me qëllim që të pregatiten dhe krijohen kushte për zhvillimin e veprimeve hetimore. Bashkërenditja e punës hetimore dhe asaj operative gjurmuese ka një rëndesi të veqantë në luftë kundër kriminalitetit. Fillimi i veprimtarisë operative nuk mvaret nga kërkesa e posaçme e prokurorisë ose cfardo kushti formal, por fillon nga nisma e organeve të policisë apo ndonjë nismë tjetër. Policia merrë njohuri për indicet me anë të vëzhgimeve të tyre apo me punë tjeter operative ose nga kallzimet e qytetarëve. Veprimtaria operative konsiston në: Marrjen e masave për zbulimin e veprave penale dhe fiksimin e gjurmëve të veprave penale: marrjen e masave për gjetjen e kryesve dhe pengimin e arritjes së fshehjes së tyre, për zbulimin dhe kapjen e tyre. mbledhjen e gjitha informatave për realizimin me sukses të procedures penale.
  39. 39. MËNYRAT SE SI BËHET INFORMIMI PËR PREGATITJEN APO EKZISTIMIN E VEPRES PENALE Informimi me kohë për ekzistimin ose përgatitjen e veprës penale është njëra ndër detyrat më të rëndësishme organizative-teknike të organeve të punës së brendshme. “Akti i freskët” më këtë term kuptohet zbulimi i një vepre penale e zbuluar në çastin e kryerjes apo menjëherë pas kryerjes. Në kuptimin e taktikës së zbulimit veprat penale mund të ndahen në dy grupe kryesore. Në grupin e parë bëjnë veprat, pasojat e të cilave janë të dukshme (kur është gjetur kufoma e njeriut të vrarë) dhe grupin e dytë aso lloj veprash ekzistimi i të cilave nuk dihet madje as që dyshohet (spiunazhi, falsifikimi, korrupsioni etj.
  40. 40. Disa nga mënyrat se si bëhet informimi për pregatitje apo ekzistim të vepres penale. Mënyra e informimit për ekzistimin dhe pregatitjen e vepres penale me anë të veprimtarisë operative kriminalistike: Kallzimi i shërbimit të inspektoratit dhe revizionit (informantë) kallzimi i të dëmtuarit dhe i dëshmitarëve të tjerë; Kallzimi anonim dhe me pseudonim; Të përfolurit publik; Vetëkallzimi; Mënyra e informimit për ekzistimin ose pregatitjen e vepres penale me atë të mjeteve të informim
  41. 41. VEPRIMTARIA INFORMATIVE (Spiunazhi) DHE POLICIA Spiunazhi daton qe nga kohterat e lashta. Ne disa raste operacionet e ndryshme te spiunazhit merrnin si synonim emra kafshesh si ne disa raste enertimi *KALI* dhe tjera emertime. Me kalimin e viteve spiunet dhe spiunazhi gjithnje e me teper gjejne vendin e vet mbrenda strukturave te aparatit shtetrorw si mjet i domosdoshem i jetes se shtetit. Pa nje struktur te till as qe mund te mendohet sigurimi dhe ekzistimi i mirefillt i shtetit nga nderhyrjet e jashme apo edhe te mbrendshme. Sot policitw me te njohura dhe te specializuara ne bote jane: FBI, (SHBA), (CIA 1947 ka kaluar ne sherbim informativ), KGB, (RUSI), Kampei TAI (Japane). itupsioni etj.).
  42. 42. NGRITJA E VERSIONEVE HETIMOR (KARAKTERISTIKA KRIMINALISTIKE) Çdo ngjarje lë gjurmë në mjedisin që i rrethon. Këto gjurmë mbesin ose në objekte ose në ndërgjegjlën njerëzve. Në bazë të këtyre gjurmëve ka mundësi të njihen faktet për një çështje që ka ndodhë në të kaluaren. Njohja e këtyre fakteve është një proces i nderlikuar dhe i vështirë. Vështirësia qëndron në faktin se që në fillim të hetimit, si rregull hetuesi nuk din asgjë konkrete rreth vepres së kryer, ose nuk i njeh faktet dhe rrethanat konkrete të vepres penale. Hetuesi përpiqet ti sçaroi faktet, duke ia arritur qëllimit shkallë shkallë, duke e kryer një punë të mundimshme mendore ku rol të rendësishëm luajnë hipotezat. Në fushën juridike në procesin penal, hipotezat ndryshe quhen VERSIONE. Versioni është metodë, për të shpjeguar origjinën, brendinë dhe ekzistencën e atyre fakteve dhe rrethanave që kanë lidhje me veprën penale.
  43. 43. Dallimi kryesor mes hipotezës dhe versionit qëndron në faktin se hipotezat ngritën kur nxirren përgjithësime e konkluzione shkencore për fenomene të mëdha të natyrës e të jetës shoqërore (ligjshmëritë e zhvillimit të natyrës, përmbajtja e ngjarjeve historike etj). Verzioni ngritet atëher kur bëhen supozime për fakte më të vogla (për ngjarjen e vepres penale dhe rrethanat e saja të veqanta). Verzionet hetimore ngriten vetem atëher kur ngjarja apo fakti që hetohet mund të shpjegohen në mënyra të ndryshme ose kur bëhen supozime në lidhje me origjinën ekzistencen apo mbrendinë e një fakti të caktuar. Versionet hetimore si bazë e planifikimit të hetimeve kanë rendesi shumë të madhe nga se përcaktojnë drejtimet kryesore ku do të zhvillohen hetimet. Kështu psh. Nëse hetuesi në hetimin e vjedhjes, ka vënë në plan verzionin se një vjedhje nuk është kryer nga punonjësit e magazinës, por nga persona të jashtëm, atëher hetimi merr vetëm një drejtim. Verzionet mund të jenë të panumërta por që cdo njëra është e veçantë por që të paktën duhet të merren dy versione.
  44. 44. KLASIFIKIMI I VERSIONEVE HETIMORE Versionet hetimore ngriten gjithnjë duke u mbështetur në objektin e të provuarit. Në këtë drejtim versionet hetimore klasifikohen në versione për ngjarjen në tërësi, për elementet e figurës së vepres penale dhe për fakte të veqanta. Versioni hetimor nuk ka të beje aspak me dyshimin, sepse dyshimet janë mendime të zhveshura nga faktet, krojojnë pasiguri dhe mosbesim në vrëtetsëinë e cështjes në hetim dhe dashtë e pa dashtë cojnë në shkelje të rënda të ligjshmerisë Versionet për ngjarjen në tërësi (versione të përgjithshme): Ngriten atëher kur duhet vërtetohet fakti nëse ka ndodhur ngjarja, dmth. Nëse ka veper penale apo jo. Këto versione zakonisht ngriten kur të dhënat nuk janë aq të mjaftueshme për të përcaktuar natyrën e ngjarjes. Dhe mbi bazen e kekyre te dhenave mund te jepen shpjegime te pergjithshme mbi ate ngjarje. Versione për elemente të veqanta të figures së vepres penale ngriten atëher kur duhet vërtetuar fakte që kanë lidhje me objektin, me anën objektive, subjektin dhe anën subjektive të kësaj vepre penale.
  45. 45. Versioni mbi subjektin e vepres penale ngritet atëher kur nuk dihet kryesi. Bazat për ngitjen e këtij versioni mund të jenë të dhënat nga kqyerja e vendit të ngjarjes si provat materiale, gjurmë duarsh, këmbësh, mënyra e veprimit (modus operandi), njoftimet e deshmitarëve dhe të viktimës lidhur me tiparet e jashtme të kryesit si gjatesia e trupit, mënyra e të ecurit, veshja, shenjat e veqanta etj. Versioni hetimor mund të ngritet mbi një person konkret apo më shumë persona. Ku më në fund duhet ngushtuar rrethin duke arritur në një person të caktuar. Versioni mbi anen subjektive perfshine si versionin mbi motivin ashtu edhe versionin mbi formen mbi fajin (dashja dhe pakujdesia) Versioni mbi motivin ngritet vetem në veprat penale me dashje, sidomos te vrasjet, vënje zjarri, grabitje. Bazat per keto looje versionesh gjenden ne te dhenat fillestare. Versioni per objektin e vepres penale ngrihet rralle nga se ne shumicen e veprave penale ai shifet qarte. Ky version ngrihet per te percaktuar se akemi te bejme me vrasje apo plagosje. Keto versione ngrihen ne rastet kur jane te qarta rrethanat e vepres.
  46. 46. NGRITJA E VERSIONEVE HETIMORE Të dhënat fillestare të cilat kanë shërbyer si bazë për fillimin e çeshtjes penale dhe planifikimin e hetimit shpesh nuk janë të mjaftueshme për të ngitur versione njëkohësisht për gjitha elementet e figures së vepres penale. Mbi këtë mund të ngitet version vetem për një element të caktuar madje edhe për një nga rrethanat që përfshihen në këtë element, sic është versioni për motivin, versioni për mënyren e kryerjes së vepres penale etj. Për një numër të madhë të veprave penale bazat për ngritjen e versionit se cili është kryes i vepres penale janë: Provat materiale, sendet që gjendën në vendin e ngjarjes ose ne kontrollimin e baneses qe u perkasin personave te caktuar. Modus operandi , mënyra e veprimit të fajtorit, kur ajo është tipike për një kategori të caktuar personash që kanë kryer vepra penale të një natyre. Thënjet, njoftimet e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve lidhur me tiparet e jashme të kryesit si veshja, zeri, gjatesia e trupit , menyra e te ecurit, shenjat e veqanta lidhur me ardhjen e tij ne vendin e ngjarjes para dhe pas kryerjes se vepres penale. Versionet hetimore mbi objektin ngriten shumë rrallë, nga se pasoja (të dhënat) vihen re që në fillim të hetimit (sendet, veprimet gjurmët etj), që kanë ardhë si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve shoqërisht të rezikshme të personit.
  47. 47. VERIFIKIMI I VERSIONEVE HETIMORE Në praktikë ndodhë që të ngriten dy versione të kundërta, për këtë ekziston metoda e eliminimit e cila realizohet me ngritjen e versioneve të mundshme, objektive në drejtim të çdo fakti të vërtetuar rishtas dhe në praktikë ndodhë që me rastin e eliminimit të disa versioneve të ngriten versione tjera nëse i diktojnë faktet e zbuluara dhe të vërtetuara. Verifikimi i versioneve hetimore përbën elementin kryesor të planit të hetimit që nga ky çast fillon planifikimi i hetimit të një çështje penale konkrete. Verifikimi i versioneve hetimore do të thot kalimi nga një gjendje e besueshme në një gjendje reale. Versioni bazohet në një ose disa rrethana faktike. Rrethanat që burojnë nga versioni i ngritur janë ende të panjohura por që besohet se duhet të ekzistojnë. Në rast se versioni është ngritur drejtë, këto rrethana duhet të vërtetohen. Psh. Në rastin e shpalljes së një gruaje të moshuar të pa gjetur, hetuesi ngritë versionin se ajo është vrarë nga nusja e djalit të saj, në bashkëpunim me dashnorin, për të krijuar takime dhe për të pasur mardhënje intime.. Në rast se ky version është i drejtë atëher duhet të ekzistojn logjikisht edhe këto rrethana që burojnë nga ky version: Të gjendet gruaja e vrarë dhe të vërtetohet se vdekja është shkaktuar nga të tjerët, të vërtetohen marrëdhenjet intime mes nuses dhe të dashurit të saj. Të vertetohen fërkimet mes nuses dhe vjehrres, Versionet hetimore dhe gjyqësore duhet mbështetur në dispozitat ligjore të procedures penale dhe parimet e kriminalistikes.
  48. 48. PATRULLIMI - VËZHGIMI - PRITA DHE RACIA Me veprimtari patrullimi nënkuptojmë vizitimin me plan dhe sistematik të një zone të caktuar nga ana e policisë për një periudhë të caktuar kohe, sidomos natën me qëllim që tu hiqet liria e fajtorëve dhe të parandalohet kriminaliteti në përgjithësi. Patrullimi është veprimari represive- preventive. Patrullimi mund të jetë i jashtëm dhe i mbrenshem. i mbrenshem është në rastet kur vizitohen ndertesat, entet, lokalet e mbyllura etj. Ndersa i jashtem është kontrollimi i pyjeve, lagjeve, etj. Patrullimi mund të bëhet me uniformë dhe pa te. Në grup apo individualisht. Fshehurazi apo haptas. Ezistojnë disa lloje patrullash si:Patrulla për privim nga liria, * Patrulla me qent e sherbimit, Patrulla e ndjekjes . * Patrulla per te kapur vjedhsit e xhepave Patrulla nëpër hotele, spitale, stacione hekurudho
  49. 49. Vezhgimi si mase e pergjithshme operativo taktike ze vend te rendesishem ne prevencen dhe represionin e kriminalitetit. Vezhgimi zbatohet si ndaj personave ashtuedhe ndaj objekteve dhe teritoreve te caktuara. Qellimi i vezhgimit eshte te parandaloj kryerjen e veprave penale. Vezhgimi eshte njera nga metodat kryesore per veprimtarine e ndjekjes dhe patrullimit. Perga natyra kemi vezhgimin e perkohshem dhe te perhershem. Përnga përmbajtja vëzhgimi është përher i mbuluar nga policia që caktohet sipas oraritIt,etj.... PRITA Prita është shpërndarja e fshehtë e punëtorëve operativ të policisë në një vend nëpër të cilin do të kaloj fajtori e është e mundur ti hiqet liria befasisht, varesisht nga rrethanat e vendit.Vend prite janë vendet ku fajtorët sillën rregullisht apo kohë pas kohe. Qëllimi i pritës është: Ti hiqet liria e fajtorëve që pregatisin vepren penale,Ti hiqet liria e fajtorëve që kthehen në vendin e ngjarjes,Ti hiqet liria e fajtorëve që gjenden në ikje etj...
  50. 50. R A C I A Racia është operacion operativ, i pregatitur mirë i rufeshëm i cili të shumtën e herave shtrihet në sipërfaqe më të mëdha dhe qëndron në mbylljen e gjitha shtigjeve të një vendi të caktuar me qëllim heqje të lirisë së personave dhe kategorive të njerzve të caktuar. Racia organizohet pas njoftimit se në një vend apo hapsirë të caktuar personat kërkohen. Është me rendësi që racia të kryhet kur ata të jenë së bashku në një vend. Personat ndaj të cilëve u heqet liria janë: Personat e caktuar emer për emer, (anëtar të bandës, persona të ikur etj) Fajtor nga shprehite e këqija dhe profesionistët, Personat pa dokumente, Personat që posedojnë mjete për kryerjen e veprave penale. Etj. Prostitutat, rrugaqet, bleresit e sendeve te vjedhura etj.
  51. 51. VEPRIMTARIA E GJURMIMIT Gjurmimi në kuptimin më të gjerë paraqet tërësinë e të gjitha masave që kanë për qëllim të zbulojnë kryesin e veprës penale. Në gjurmim do të merrnin pjesë edhe taktika edhe teknika kriminalistike me shkencat ndihmëse. Gjurmimi bëhet atëherë kur kemi të bëjmë me kryesin i cili është në ikje dhe kur besohet se ai do të vazhdoj me kryerjen e veprave penale. Qëllimi i gjurmimit është të gjenden dhe të kapen kryesit të cilët gjenden në arrati ose të fshehur në një territor të caktuar. Gjurmimi duhet të jetë i përgatitur dhe planifikuar mirë.Veprimtaria e gjurmimit shfrytëzon vetëm si metodë ndihmëse administrative gjurmimin – lëshimin e qarkores për kërkim, shikimin e kartotekave. Për të mbledhur sa më shumë të dhëna për personin e ikur shfrytëzohen koleksione daktiloskopike, albumi kriminalistik, evidenca e të gjykuarve, kartoteka MOS, listat individuale kriminale, listat e enteve dhe institucioneve korrektuese, kartelat për evidenca të letërnjoftimeve etj. Gjurmimi pa shpejtësi dhe shpejtësia pa punë me plan, nuk sigurojnë sukses. Evidencat operative kriminalistike bëjnë pjesë në mjetet ndihmëse klasike të policisë në luftë kundër kriminalitetit. Çdo polici bashkohore në botë mbanë evidencat kriminalistike në mënyrë që të arrihet efektiviteti në shfrytëzimin e të dhënave të gatshme dhe të luftës sa më të suksesshme kundër kriminalitetit. Evidencat kriminalistike mbahen në bazë të mbledhjes sistematike dhe të planifikuar të të dhënave mbi personat, veprat penale, sendet, ngjarjet që kanë interes të posaçëm. Evidencat operative kriminalistike mbahen në mënyrë unike në gjitha organet e policisë së vendit.
  52. 52. EVIDENCA - MOS ( Modus Operandi System) Kjo evidencë është një më kryesoret, e cila mbështet në përvojën shumëvjeçare të praktikës kriminalistike. Duke u nisur nga fakti se kriminelët profesionist, gjatë kryerjes së veprave penale, zakonisht atakojnë të njëjtat objekte dhe përdorin të njeten teknikë. Kështu në këtë evidencë, përfshihen veprat penale me kryes të pa njohur, e që janë kryer në një mënyrë të caktuar. Kjo evidencë mund të orientoj kah lidhjet e ndërsjella me kategori të caktuara të kryesve që kryejnë vepra të njëjta penale. Karakteristikat për këtë evidencë sot përcaktohen sipas: Mënyrës së kryerjes së veprave penale, Objektit dhe veprimit të veprës penale, Kohës së kryerjes, veprat penale që përsëritën Specifikat e veprës penale, si krimet seksuale, vjedhjet me thyerje, vjedhjet në xhepa, falsifikimi etj. EVIDENCA E DELIKUENTËVE PROFESIONIST, Për të zbuluar me sukses recidivistët dhe fajtorët epshor (seksualisht abnormal) është e domosdoshme që policia ta mbaj evidencën operative të delikuentëve profesionist të kriminalitetit klasik dhe të recidivistëve të tyre konstantë, të cilët duhet mbajtur nën kontroll kriminalistik. Në këtë evidencë regjistrohen të dhënat e duhura mbi delikuentët profesionist të veprave penale klasike si vrasje, vjedhje me thyerje, falsifikime, marëdhenje seksuale etj.
  53. 53. EVIDENCA E PSEUDONIMEVE Fajtorët dhe profesionistët posa të marrin pozitë në rrethin e tyre marrin pseudonime të ndryshme. EVIDENCA E EMRAVE TË RREMË , Emrat e rremë shërbejnë për të fshehur veprimtarinë e mëparshme kriminale të kryesit. ALBUMI I FOTOGRAFIVE TË FAJTORËVE , Albumi në fjalë është një përbledhje fotografishë të një kategorie kriminelësh të radhitur sipas llojit të veprave penale, sipas gjinisë dhe moshës. E tërë kjo bëhet me qëllim që duke shikuar albumin, të njihet dhe identifikohet nga ana e të dëmtuarit apo dëshmitarit kryesi i vepres penale, të cilin e ka parë më parë. EVIDENCA E SHENJAVE TË VEQANTA, Evidenca e shenjave të veqanta personale është evidencë ku përshkruhen shenjat personale të kryesve të veprave penale si dhe recidivistët të cilët në trupin e tyre kanë shenja të veqanta dhe të dukshme. EVIDENCA E SENDEVE TË VJEDHURA DHE TË HUMBURA Kërkimi bëhet në bazë të corpora delictit të sendeve të vjedhura apo të tjetersuara me anë të vepres penale. Kartelat radhiten në bazë të llojit të sendit, nënllojit të sendeve. Evidentohen vetëm sendet që janë të përshtatshme për identifikim. Sendet apo mjetet e humbura apo të vjedhura i nështrohen se pari procedures së paraqitjes për njohje. Të gjitha këto sende që janë objekt i kësaj evidence përcillen edhe me foto dokumentacion mundesisht në kolor me qellim qe identifikimi të jetë sa më i saktë. EVIDENCA E KUFOMAVE TË PAIDENTIFIKUARA DHE PERSONAVE TË HUMBUR PA GJURMË, Evidenca e tillë, regjistron të dhëna mbi personat që supozohet se janë zhdukur si viktima të vepres penale. Kartelat ndahen sipas gjinisë, vjetersisë, lartësisë, ngjyrës së flokëve dhe të syve, shenjave të veqanta.
  54. 54. IDENTIFIKIMI I PERSONIT NE BAZE TE ERES ODOROLOGJIA KRIMINALISTIKE Odorologjia është shkence e re edhe pse më herët është e njohur se për zbulimin e veprave penale dhe kruesve të tyre janë përdorur qentë. Në Rusi është duke u krijuar një degë e re e kriminalistikës e quajtuar odorologjia gjyqësore. Janë krijuar aparate të cilat e mbajnë dhe konzervojnë eren për një kohë të gjatë. Ky aparat thithë eren nga teshat e një objekti, gjurme apo trupit. Hans Gross qysh heret ka provuar mundesinë e perdorimit të qenit në zbulimin e kryesit me anë të erës. Me zhvillimin e odorologjis kriminalistike si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktikë janë berë perparime të mëdha në këtë fushë. Duke u mbështetur në individualitetin e eres së njeriut dhe karakteristikat e saj, janë krijuar aparate të shumta elektronike të cilat shfrytëzohen për zbulimin e veprave penale në bazë të eres si : Rojtari-qeni elektronik –zgjon patronin kur dikush afrohet afer dritares dhe kjo reagon ne erën e atij personi që dallon nga e patronit deri në 5 metra largesi., Rojtari antialkoolik, reagon ne eren e alkoolit të vozitesit të dehur, Hunda elektronike është konstruktuar me iniciativen e pentagonit, kjo hunde reagon ne largesi tejet të mëdha në rastet e bartjes së materjeve eksplozive neper aeroplan, trena etj. HULUMTIMI SHKENCOR I ERËRAVE TË NJERIUTështë vertetuar se cilësia më e rendësishme e eres është individualiteti I saj. Era e njeriut mund të quhet edhe *nënshkrimi i tij kimik* kur ajo gjendet si gjurmë në vendin e ngjarjës.
  55. 55. IDENTIFIKIMI KRIMINALISTIK I PERSONAVE NË BAZË TË ERËS Era e njeriut është individuale, pasi që proceset fiziologjike dhe patologjike në organizmin e tij panderprer nepermjet lëkures shprehen në mjedisin e jashtem gjatë punës së gjandrave djersore e yndyrore.Kontakti me viktimën, mikrogjurmën, pjesët rrobave qimet etj pastaj në vendin e ngjarjës… QENTË NË SHËRBIM TË ZBULIMIT TË KRYESIT TË VEPRAVE PENALE Në saje të zhvillimit të shqisave të qenëve janë duke u shfrytëzuar me të madhe nga policia me qëllim të zbulimit të kryesve të veprave penale në bazë të erës, është fjala për qentë e stërvitur. Janë disa lloje qenësh që përdorën nga policia për qëllime të ndryshme si: Qentë rojtar, Qentë gjurmues - Eracak (droga, eksplozivet, armet etj. Qentë mbrojtës,
  56. 56. METODA INDICIALE E ZBULIMIT DHE E HETIMIT TË VEPRAVE PENALE Indicet (bazat e dyshimit) janë fakte që tregojnë për ekzistimin e vepres penale dhe për lidhmërin e afert apo të largët të kësaj vepre dhe personit. Në bazë të këtyre fakteve mund të nxerret konkluzë, me siguri të madhe apo të vogel se vepra ekziston ose nuk është kryer, se një person i caktuar është kryesi ose bashkëpunëtori dhe se ekzistojnë fakte të tjera të rëndësishme për çështjen. Në praktikë ndodhë që shumë vepra penale shumë të rënda, janë kryer fsheftas, në atë mënyrë që askush nuk e ka parë kryesin. Për këtë shkak punëtorët e policisë dhe gjyqtarët hetues orientohen kah mbledhja dhe shfrytëzimi i indiceve për të vertetuar ekzistimin e vepres penale për të gjetur dhe demaskuar fajtorin. Me rastin e trajtimit të indicieve duhet bërë dallimin së pari për indiciet që flasin për ekzistimin ose mosekzistimin e vepres penale (për llojin e caktuar të vepres, me dashje ose nga pakujdesia), së dyti aso indicie të cilat flasin për personin e kryesit dhe e bëjnë të mundur identifikimin e tij. Kjo ndarje del nga kuptimi i indicieve dhe thekson rëndësinë e tyre për vlersimin diferencial kriminalistik.
  57. 57. Ekzistimi i indicieve që paraqiten si rrethanë e vepres penale, orientojnë kah personi i caktuar – kryesi, ekzistojnë edhe të tilla të cilat duken në ndonjë person dhe orientojnë kah vepra penale për të cilën kriminalisti nuk ka ditur (është bërë paraqitja e vjedhjes me thyerje e pastaj në bazë të përshkrimit të sendeve të vjedhura gjurmohet kryesi). Ekzistojnë indicje të karakterit material; ato janë prova reale (objektet dhe gjurmët e vepres penale) të cilat nuk kërkojnë ekspertim të posaqëm. Prova indiciale është e plotë vetëm athere kur përfshinë në të njejten kohë indiciet materiale psikologjike dhe morale. Që të dyja këto tregojnë… Dy anë të ngjarjes: të jashtmen dhe të brendshmën. Pa të parën qështja është e përcaktuar gabimisht e pa të dytën mbetet e pashpjeguar. Faktet indiciale shërbejnë në momentin e parë si udhërrëfyes. Për punë më të kuptueshme praktike duhet bërë ndarjen e indicieve në: Indiciet që linden para se të jetë kryer vepra penale Indiciet që manifestohen me rastin e kryerjes së veprës penale Indiciet që manifestohen pas kryerjes së vepres penale (pasojat e vepres). Indicjet që lindin para se të jetë kryer vepra penale
  58. 58. INDICJET QË LINDIN PARA SE TË JETË KRYER VEPRA PENALENdarja e indicieve sipas fazave dhe rrethanve të vepres së kryer penale ka rëndësi të shumëfishte kriminalistike në kuptimin dhe ndriqimin e të gjitha rrethanave që mbështeten në indicje. Indicjet që lindin para se të jetë kryer vepra penale janë: Aftësia morale për kryerjen e veprës penale ( indicja sipas personit, “caracter evidence”) Motivi I vepres penale si indicie Manifestimi I dëshirës për kryerjen e vepres penale si indicje Sjellja e dyshimtë si indicje: sjellja e keqe, të shoqëruarit me persona në zë për të keq, mënyra e pasigurtë e jetesës, gjësdisja e vazhdueshme, shpërngulja e përhershme, ndrrimi i pandërprer i profesionit etj. Dënimet e mëparshme Cilësitë fizike dhe shpirtrore që janë të përshtatshme për kryerjen e asaj vepre, dijenitë, zotësitë,përvoja në mjeshtri, shkathtësi dhe shprehi. Njohja e disa rrethanave të cilat nuk i dinë të gjithë ose mosnjohja e disa rrethanve të cilat do te duhej ti dinte ndokush. Varësisht nga indicjet që lindin para se të jetë kryer vepra penale bëhet orientimi i mbledhjes së fakteve të tjera të rëndësishme drejt ndriqimit të krimit. Njëherësh këto indicje mund të jenë të bashkuara me disa të tjera por ato kryesisht flasin për përgatitjen e kryerjes së veprës penale.
  59. 59. INDICJET QË MANIFESTOHEN ME RASTIN E KRYERJES SE VEPRES PENALE Indicjet që manifestohen me rastin e kryerjes se vepres penale janë fakte që tregojnë se është kryer vepra penale dhe me këto fakte të tjera këto ndriqojnë rrethana të rëndësishme për vepren penale dhe kryesin e saj në tërësi. Indicjet që manifestohen me rastin e kryerjes së vepres penale janë: Prania në vendin e kryerjes së vepres penale Posedimi i objekteve dhe i mjeteve të kryerjes së vepres Cilësite e caktuara fizike dhe shpirtrore, dijenitë, zotësitë, përvoja në mjeshtri, shkathtësi dhe shprehi (sikur se faktet e përmendura në indiciet që lindin para se të jete kryer vepra penale), Njohja e disa rrethanve që nuk i dinë të gjithë ose mosnjohja E disa rrethanve të cilat do të duhej ti dinte ndokush - motivi I vepres penale - pjesmarrja në kryerjen e vepres penale. Sipas rradhitjes së indicjeve që manifestohen me rastin e kryerjes së vepres penale shihet përsëritja ose ngjajshmëria e këtyre fakteve që bëjnë pjesë edhe në indicjet që bëjnë pjesë para se të jetë kryer vepra penale.
  60. 60. c) Indicjet që manifestohen pas kryerjes së veprës penale (pasojat e veprës) Indicjet që manifestohen pas kryerjes së veprës penale janë: - gjurmët e veprës penale në kryesin (formë e veqantë e indicieve) - pjesmarrja në kryerjen e vepres penale - dobia nga vepra penale (pasojat materiale të vepres penale) - veprimi psikik I veprës penale në kryesin - indicjet nga sjellja e dyshimtë - indicjet nga arsyetimi i dobët (kundërthëniet në deklaratë, alibia e rreme, etj). Këto indicje mund të ndodhin pavarsisht, por edhe si formë e dukurie e veprimit psikik të veprës penale në kryesin.
  61. 61. METODAT E ZBULIMIT TË VEPRAVE PENALE ME NDIHMEN E INDICJEVE Puna me indicje bëhet me ndihmen e disa metodave të cilat quhen metoda të eliminimit. Metodat e zbulimit me anë të eliminimit janë: Metoda e shfrytëzimit të evidencës MOS dhe metoda e përpilimit të të listes së indiceve për më shumë vepra penale dhe më shumë kryes. Si shembull mund të merret metoda e eliminimit të në rastin e vrasjes. Qështja nëse ekzistojnë në rastin e dhënë karakteristika qenësore të vrasjes nuk mund të gjenden lehtë. Kjo ndodhë për shkak se format e vetvrasjes, vdekkjes aksidentale e ndonjëher edhe vdekjes natyrale shpesh her janë të njejta dhe shumë pak dallojnë me ato të vrasjes me dashje ose nga moskujdesi nga dora e huas. Idicet kanë të bëjnë së pari me vërtetimin e ekzistimit të vepres se dyti me zbulimin e kryesit dhe vertetimin e fajësis së tij. Pasi ti ketë mbledhur të gjitha indicjet atëher punonjësi i policisë do të gjurmoj të gjithë ata persona shenjat e tek të cilët gjendën ato shenja. Kjo paraprakisht nuk do të thot se të gjithë ata janë kryes të vepres por kjo eshte e domosdoshme sepse mes këtyre personave nga rrethi i të dyshuarve mund të jetë kryesi. Këtu duhet vleresohet edhe mënyra e kryerjes se vepres penale.
  62. 62. TAKTIKA E ZBULIMIT TË MOTIVIT TË VEPRES PENALE Motivi i vepres penale është shtytje (kategoria e mbrendshme), nxitje, shkas arësye (kategoria e jashtme) i cili vepron në karakterin, epshin, ndjenjat vizionet etj. Si pasoj e shtytjes përkatëse, nxitjes personalitetit të kryesit i vehet një qellim i caktuyr me të cilin deshiron të arrij në kryerjen e vepres penale. Në këto rrethana kryesi ka vepruar nën ndikimin e motivit. Rëndësia e shtytjes- Qëllimi, mënyra dhe mjeti i kryerjes së vepres, objekti i sulmuar, lloji i vepres dhe vendi i ngjarjes janë simptomatike për motivin. Psh. Burri vret gruan e tij, shtytja qendron në dashurinë ndaj gruas tjeter, ndersa qellimi martesa me atë dashnoren.
  63. 63. Karakteri personal dhe motivi- Karakteri është dukuri e përhershme psikologjike, ndersa motivi e çastshme. Për të kryer një veper penale nuk mjafton që i dyshuari të ketë karakter të prirur për kryerjen e vepres penale porse lypset të ekzistojë shtytja e veqante apo nxitja. Kur nxitja ose shtytja janë në përputhje, plotësohen, nxitja bëhet motiv dhe arrihet deri te vendimi për kryerjen e vepres penale. Sapo të kryhet vepra motivi zhduket ndersa mbetet karakteri. Shembull: Hyseni eshte egoist, ndersa Afrimi mendjelehtë dhe i shoqërueshem, me këtë nuk kemi thenë asgjë për abuzimin. Pasqyra na bëhet e qartë ateher kur do të dijmë se Hyseni e ka bërë shpërdorimin me barna për shkak se gruan e ka të sëmurë, ndersa Afrimi luan bixhoz dhe prandaj bënë abuzim nderkaq, Agimi i ka premtuar të fejuares verim ne det dhe ka pasur ndermend ti kthej paratë në arkë. Përkufizimi i dashjes dhe pakujdesisë nëpërmjet motivit Në bazë të motivit përcaktohet ekzistimi i dashjes dhe drejtimi i saj. Pastaj përmes motivit përkufizohet dashja dhe pakujdesia. Motivi paraqet elementin përbërës. Veprimi paramendues është veprim i vullnetshëm, pra veprim me motiv të vetëdijshëm.
  64. 64. Lufta e motiveve- Tek njeriu ekzistojnë veprime të caktuara të cilat ai nuk mund ti kryej para se ti mbizotëroi pengesat e mbrendshme dhe të jashtme. Psh. Kryesi profesional ose kundershtari politik i përbetuar, fare lehtë vendos për të kryer një veper penale. Ndersa tek fillestarët, kryesit e veprave penale nga pakujdesia shpesh vjen në shprehje lufta e motiveve. Disa motive shtyejnë në kryerjen e veprave penale, të tjerat frenojnë kështu që ato luftojnë në mes vete për të mos vije deri te kryerja e vepres penale. Lufta e motiveve i paraprinë veprimit të vullnetshëm ndersa mbaron me marrjen e vendimit që të kryhet apo mos të kryhet vepra penale. Përcaktimi i motivit të sëmuarve psiqik – pengesat në sferen e vrojtimit paraqiten si iluzione dhe sidomos si halucinacione të shqisave të shijes, eres, dëgjimit dhe pamjes. Tek sëmuret psiqik në disa raste ndodhë që ta ndegjojnë zotin duke i urdhëruar që ta vras dikend (halucinacioni i degjimit) Një tjeter i sëmur shef djallin dhe i sulmon kalimtarët e pafajshëm (halucinacioni pamor) e tj. Përcaktimi i motivit – Rastet më të lehat për përcaktimin e motivit janë atëher kur dihet kryesi i vepres penale dhe kur është zhvilluar procedura përkatëse. Kjo nuk paraqet ndonjë problem. Në këtë moment është me interes motivi i kryerjes, si indicje përmes të cilit përcaktojmë rrethin e të dyshuarve dhe në mesin e tyre kërkojmë kryesin. Motivet e mundshme parashifen përmes shiqimit të vendit të nSIMULIMI I KRIMIT SI INDICJE
  65. 65. Në trajtimin e kësaj teme është me rëndesi të madhe teknika dhe taktuika e zbulimit dhe hetimit të veprave penale të trilluara-finguara. Psh. Personat të cilët kanë kryer vepra penale të shpërdorimit , vjedhje e rendë etj. Shumë lehtë shërbehen me maskimin e vepres së vet. Ato do të theksojnë se kanë qenë viktimë e sulmit kriminal. Kryesit e tjerë fingojnë vetvrasjen ndersa në realitet është vrasje. Në rastet e fingimit të veprave penale është me rëndësi se duhet përqendruar në zbulimin dhe shfrytëzimin e gabimeve mendore dhe psikologjike të kryesit të cilat janë shprehur në fazën e simzulimit.. Kur të vertetohen zbrastirat, palogjikshmëritë atëher polici apo gjyqtari kanë mundësi ta zënë lehtë të dëmtuarin, viktimën, paraqitësin në gënjeshtërgjarjes dhe veprimeve tjera
  66. 66. Zbulimi i kryesit të vepres penale nëpërmjet motivit Ky lloj zbulimi nëpërmjet motivit është një metodë e shpejtë e zbulimit të kresit. Veprimet operative hetimore lypsen gjeresisht të orientohen në drejtim të tubimit të të dhënave lidhur me faktin se kush ka pasur motiv për kryerjen e vepres penale. Nese ështrë fjala për motivin e individualizuar kjo mund ti përshkruhet vetem një personi apo një numri të vogel personash. Në ekzistimin e motivit të caktuar disa persona tregojnë rrethanat vijuese: Karakteri i personit (denimet e mëhershme për vepra të tilla) shprehja e vullnetit për kryerjen e vepres Modus operandi – MOS që personi të ketë pasur leverdi nga ajo veper (trashëgimia) Punëtori operativ do ta përmbyll rrethin e të dyshuarve, sepse paraprakisht është e qartë se gjithë ata nuk janë kryes dhe do ti çaset eliminimit të tyre deri tek ai i cili tregon se ai të ketë motiv.
  67. 67. GJENDJE FLAGRANTE Rasti flagrant apo gjendje flagrante është një fakt i cili nuk mund të mohohet e që përdoret në rastet në sensin negativ. Në kuptimin procedural me flagrancë kuptohen rastet tek veprat penale. Raste të tilla janë kur kryesit zihen në kyerje e siper e vepres penale, në pregatitje të saj, në ikje, menjëher pas kryerjes dhe me sende në dorë pas kryerjes që do të përdoren si prova materiale.
  68. 68. KUPTIMI DHE RËNDËSIA E PYETJES Zbulimi i së vërtetës objektive dhe dhënja e një vendimi kërkon konstatimin me siguri të të gjitha fakteve që kanë lidhje me çështjen.Për këtë qëllim është e nevojshme të përcaktohet rrethi i fakteve dhe rrethanave që të vërtetohet çdo çështje, pra duhet të përcaktohet objekti i të provuarit. Me objekt të provuarit kuptohet tërësia e fakteve, konstatimi i të cilave është i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes. Dëshmia, si një nga burimet e provave ka një rëndësi veqanarisht për vertetimin e rrethanave të kryerjes së veprave penale, për zbulimin e motivit dhe të fajësisë së të pandehurit. Pyetja është veprim hetimor dhe gjyqësor me anën e të cilit organi procedues merr drejtëpërsëdrejti thënje qe kanë rëndësi për zgjidhjen e çështjes nga dëshmitari, i dëmtuari, i pandehuri.
  69. 69. Për pyetjen e dëshmitarëve, dëmtuarve, të pandehurve, rëndësi ka njohja e bazave të formimit të personalitetit. Personaliteti i individit ka bazën e vet të formimit, e cila është biologjike dhe psikike. Ky personalitet cfaqet në botën e jashtme nëpërmjet anëve dhe cilësive të veqanta të tij si: karakteri, temperamenti, motivet, emocionet etj. Karakteri konsiderohet si sistem i tipareve dhe vetive të personalitetit të cilat tregojnë se si vepron individi ndaj vlerave morale të shoqërisë. Karakteri i individit shfaqet në veprimet që ai kryen qofshin ato veprime të moralshme apo jo, të ligjshme apo të paligjhsme. Shpesh herë mënyra e kryerjes së veprës dhe lloji i veprës përcaktojnë karakterin e kryesit. Temperamenti, shprehet në mënyren e reagimit të individit ndaj ngacmimeve dhe nxitjeve të jashtme. Emocionet janë shprehje e ndryshimeve të gjendjes dhe aktivitetit psikik të individit. Në jetën e përditshme njerzit provojnë emocione si gëzimi, idhnimi, frika dhe trishtimi etj. Her her ndodhë që këto emocione të jenë aq të forta sa që mund të përmbajnë edhe elemente të një vepre penale. Shprehitë, janë veti të individit, të cilat krijohen, zhvillohen dhe ndryshojnë nën ndikimin e mjedisit shoqëror.
  70. 70. Inteligjenca, është aftësia e të menduarit dhe aftësia për të zgjidhur probleme ose për tu orientuar në situata të ndryshme. Roli i saj është i madhë dhe shprehet në mënyren e kryerjes së vepres dhe mbulimin e saj. Motivet, janë faktorë që shtyejnë një individ për të qenë aktiv dhe e orientojnë atë në zgjidhjen e problemeve ose situatave konkrete. Studimi i motiveve është me rëndësi për të shpjeguar krimin e dhe shkaqet e tij. Punëtori I policisë dhe gjyqtari duhet pasur parasysh që gjatë marrjes në pyetje ti pershtaten taktikes së bisedës gjatë proc. PëRCEPTIMI është proces psikik me anën e të cilit pasqyrojmë vetëdijen tonë, sendin objektin, dukurinë në tërësi që vepron drejtëpërsëdrejti në organet e shqisave tona. Në punën hetimore dhe gjyqësore interes të veqantë paraqesin përceptimet profesionale, të hapsires, të kohës dhe lëvizjes. KUJTESA, është një tërësi procesesh të ndërlikuara, të mbajturit në mend, ruajtja, njohja dhe të riprodhuarit. Kjo ka rëndësi në thënjet e dëshmitarit, të të pandehurit, të të dëmtuarit. RIPRODHIMI, është një proces kur i pyturi (dëshmitari, i dëmtuari apo i pandehuri) pas përceptimit dhe kujtesës riprodhon në formën e dhënjeve të fakteve që ka parë apo dëgjuar.
  71. 71. BAZAT PSIKOLOGJIKE TË PYETJES TAKTIKA E PYETJES Për marrjen e informatave të sakta nga dëshmitari, i pandehuri, i dëmtuari, në procesin e riprodhimit ndikojnë edhe disa faktorë si: vendosja e kontaktit psikologjik midis organit procedues dhe të pyturit, vëzhgimi i sjelljes që manifeston i pyturi dhe prirja e tij për fantazi. Vendosja e kontaktit psikologjik arrihet me këto metoda taktike të veqanta: vendosja e marëdhënjeve normale mes organit procedues dhe të pyturit, krijimi i kushteve normale për zhvillimin e mërrjes në pyetje (i pyturi në kohën e riprodhimit mund të jetë i tronditur, me ndjenjen e turpit ose të ketë frikë), Qëndrimi I organit procedues duhet konsideruar si moment taktik shumë i rëndësishëm për vendosjen e kontaktit psikologjik (sjellja korrekte, dëgjimi me vemendje i të pyturit lehtësojnë vendosjen e marëdhanjeve normale).
  72. 72. PYETJET SUGJESTIVE I pyteturi, nga marëdhënjet me njerëz ose me dëshmitarë të tjerë, nga zërat dhe bisedat mbi ngjarjen që ka ndodhur, mund të bjerë nën ndikimin e personave me vullnet më të fortë dhe ti nënshtrohet sugjestionit. Sugjestioni mund të caktohet nga qëndrimi I organit procedues ndaj të pyeturit, nga toni I zërit, nga mimika, nga gjestet nga shprehja e kënaqësisë, e habisë e cududisë për përgjigjen e dhënë etj. Sugjestioni mund të shkaktohet edhe nga formulimi i pyetjeve nga organi procedues-të ashtuquajturat pyetje sugjestive. Autori Lippman dhe sipas tij edhe autorët tjerë I ndajnë pyetjet sugjestive në plotësisht disjunktive, jo plotësisht disjunktive, ekspektative, pyetje decisive, pyetje të qarta me supozim dhe ato të ndërlidhura. Pyetjet plotësisht disjunktive, Këto pyetje nuk japin mundësi tjetër për përgjigje përveq PO ose JO. Kështu paraqesin rrezik për sugjestionin pyetjet si: Fajtori a kishte kapelë apo jo, apo pyetja- ishit në kinema apo jo. Pyetjet ekspektative, ndahen në pohuese dhe mohuese. Përgjigjet në këto pyetje janë me po ose jo. Psh. Pyetja: a ka qenë dollapi këtu. Përgjija po ose jo. Ndërsa në rastin konkret pyetja do të duhet shtruar- a ka pasur përpara dicka në këtë vend.
  73. 73. Pyetjet decisive (me vendosmëri), janë pyetje të cilat kërkohet që i pyturi medoemos të deklarohet si në rastin e shtruarjes së pyetjes se a ishte kravata e kuqe. Në rastin e përgjigjës ajo do të ishtë po ose jo. Pyetjet e qarta me supozim (kaptative, kapcioze), Këto janë pyetjet më të rrezikshme dhe më të parregullta. Pyetjet e tilla mund të jenë si në shembullin në vijim: A ka qenë personi Iëkurë zi apo të bardhë-dhe kjo pyetje është ndërtuar mbi një supozim të pavërtetuar sepse fare nuk është e sigurtë se dëshmitari e ka parë kryesin. Apo pyetja tjetër se cfar fustani ka pasur femra, pa e pyetur së pari se a ka pasur ndonjë femër. Pyetjet e ndërlidhura Kur i pyturi nuk mund ti bëj ballë sugjerimit dhe është përgjigjur gabimisht , pyetjet sugjestive nderlidhëse do ta shpiejnë që edhe mëtutje ta ndërtoi gabimisht kujtesën e tij. Pyetjet sugjestive nderlidhese i bëhën dëshmitarit me qëllim që të vërtetohet saktësia e kujtesës së tij për një rast konkret.
  74. 74. MASAT PREGATITORE PëR PYETJEN E Të PANDEHURIT Masat përgatitore për pyetjen e të pandehurit janë studimi I materialeve të qështjes, mbledhja dhe studimi I të dhënave mbi personalitetin e të pandehurit, radha dhe momenti I pyetjes. Studimi i materialeve të qështjes bëhet për tu njohur në thellësi me ngjarjen dhe për ti përcaktuar rrethanat të cilat duhet të sqarohen në procesin e pyetjes. Koha se kur duhet marrë në pyetje I pandehuri është një ceshtje taktike. Si rregull pyetja e tij duhet të bëhet pasi që organi procedues ka mbledhur provat me anë veprimesh hetimore, si kontrollim, kqyerje e vendit të ngjarjes, kqyerje të dokumenteve, pyetje të dëshmitarëve etj. Mungesa e pregatitjes para pyetjes vështirson procesin e marrjes në pyetje të të pandehurit. Pyetja e të pandehurit si edhe e dëshmitarit kalon nëpër disa faza: marrja e identitetit të të pyturit (gjeneraliet), me këtë proces njohtohemi me peronalitetin e të pyeturit, temperamentin e tij, intelegjencen dhe detale tjera, pastaj fillohet me të dëgjuarit e tregimit të lirë, të drejtuarit e pyetjes dhe të dëgjuarit të përgjigjes së tij.
  75. 75. Praktika ka treguar se mund të përdoren me sukses këto metoda taktike për të marrë përgjigje dhe thënje të drejta: Pyetja frontale, paraqitje e provave dhe detajimi i thenjeve të të pandehurit. Taktika e të ashtuquajturave pyetje frontale përdoret në rastet kur vepra penale e kryer nga i pandehuri është e freskët, kur ai është ndaluar dhe arrestuar menjëher pas kryerjes së vepres penale. Me këtë rast hetuesi i drejton pyetjen e drejtëpërdrejt mbi vepren e kryer. Në rastin konkret pyetjet e drejtëpërdrejta bëhën kur kemi prova bindëse për vepren e kryer. Për të qenë i suksesshëm prezantimi i provave, ato duhet të jenë të siguruara, të dokumentuara. Cdo sigurimi të provave i përaksin këto tri qështje: procesverbali lidhur me atë se ku, kur si, në cfar rrethanash është gjetur gjurma ose objekti dhe cfar ndryshimi është pësuar në to.
  76. 76. Fotografitë dhe skicat të cilat pasqyrojnë, poziten dhe pamjen e asaj që është gjetur, dëshmitarët për gjetjen e gjurmës dhe të objektit, me rastin e gjetjes dhe fiksimit të provave. Varianti tjeter është se i pandehuri të bëjë disa herë thënje dhe organi procedues ti pranoj ato pa nderhyrje edhe nëse ato janë rrena më të mëdha. Të gjitha këto duhet shënuar në procesverbal. Pastaj vjen deri te plotësimi i zbrastirave duke pasur në dispozicion edhe provat tjera.
  77. 77. MOTIVET E POHIMIT TË TË PANDEHURIT Do të ishte gabim të kërkohet nga organi procedues që të mos reagoi fare në thënjet e rreme. Do të ishte plotësisht me vend që organi procedues ti perdori gjitha rrugët e lejueshme për të konstatuar të vërtetën, por edhe ta bind të pandehurin se e vetmja rrugë është që të pohoj për rastin. Pohimi vertetohet në mënyrë psikologjike dhe logjike. Përputhja harmonike e pohimit, thenjes së dëshmitarëve okularë dhe proves indiciale paraqet bazë të mirë për të zbuluar të vërtetën objektive. Analiza psikologjike e pohimit ka të bëjë me gjetjen e motivit të kryerjes së vepres dhe të motivit të pohimit. Organi procedues duhet ta analizoi motivin, shkakun, kohen dhe formen e pohimit dhe të nxjerrë përfundimin përkatës. Thënjet e të pandehurit kanë të njeten vlerë sikur edhe provat tjera. Megjithate pohimi që ai bëne për kryerjen e vepres penale merr rendesi sepse me anen e tij organi procedues
  78. 78. TAKTIKA E PYETJES SË DËSHMITARIT Qëllimi i pyetjes së dëshmitarit është marrja e njoftimeve të sakta dhe të plota mbi ngjarjen. Dëshmitari është mjet provues më i shpeshtë në procedurë penale.Metodat taktike ndihmojnë për të plotësuar qëllimin e pyetjes së dëshmitarit. Deshmitari duhet të betohet se do të thot vetem të vertetën për rastin konkret. Derisa të pandehurit i është lejuar ta fshehë të vërtetën, deshmitari është i obliguar ta thot të vertetën dhe se atë nuk është e lejuar ta fshehë. Në praktikë zbatohen këto mënyra të pyetjes: Organi procedues pyet dëshmitarin për faktet që nuk kanë rëndësi për çështjen, mirëpo megjithate e interesojnë dëshmitarin prandaj ndoshta janë të asociuara me ngjarjen. mëson rrethanat që i din vetem i pandehuri. Kërkohet nga dëshmitari që ti deklaroi në detaje me radhë të gjitha gjerat që i ka parë dhe bërë atë ditë, në mënyrë që dëshmitarin ta shpiejmë deri te rrethana kritike. Pyetja bëhet në vendin e kryerjes së vepres penale, apo edhe në vende tjera.
  79. 79. TAKTIKA E MARRJES NË PYETJE TË DËSHMITARËVE QË BËJNË THËNJE TË RREME . Derisa me rastin e marrjes në pyetje të dëshmitarëve qëllim mirë, detyra themelore e taktikës së drejtë është të ndihmohet dëshmitari në dhënjlën e deklaratave të plota dhe të drejta nderkaq në rastin e kundert, organi procedues deshiron që dëshmitarët që gënjejnë ti zbuloj që ata po gënjejnë dhe në këtë mënyrë të vijmë deri te deklarata e vertetë. Motivet që shtyejnë deshmitarin të rrej janë: dashuria, miqësia, frika, urrejtja, hakmarrja, korrupsioni
  80. 80. TAKTIKA E PYETJES SË FËMIJËVE DHE TË MITURVE Thënjet e fëmijëve dhe të rinjëve nuk duhet konsideruar si të pa sigurta, por që duhet që për çdo rast individual të shqyrtohen ato. Për shkak të sugjestionit dhe fantazisë së fëmijëve duhet tu kushtohet kujdes më i madhë këtyre thënjeve kjo përshkak të fantazis dhe zhvillimit të ulët mendor. Praktika njef deshmitarë të moshes nga 3-4 vjeq të cilët kanë bërë thënje të caktuara dhe të sakta. Faza e dytë e zhvillimit është nga mosha 4-8 vjeq dhe është e rëndesishme sepse në këtë fazë gjerat shifen ashtu siq janë në realitet. Teoria dhe praktika kriminalistike kanë formuluar pytësorin i cili ndihmon në përcaktimin e personalitetit të fëmijës. Ky pytësor është formuar me 1923. Ky pytëasor ka pësuar modifikime duke iu përshtatur rrethanave tona dhe ka këto rubrika: lexojeni në librin kriminalistika fq.146
  81. 81. TAKTIKA E PYETJES SË TË MITURVE Në trajtimin e të miturve si kryes të veprave penale, rëndësi ka mosha e tyre adoleshcente në veqanti. Fjala adolescent rrjedhë nga latinishtja që do të thotë rritem, piqem, maturohem. Eshtë një etapë e zhvillimit social, emocional dhe intelektual që e zhvensdos të riun drejt të rriturit. Taktika e marrjes në pyetje mvaret se në cfar cilësie janë deshmitarë apo të pandehur. SIMULIMI DHE ZBULIMI I TIJ Simulimi është paraqitja me qëllim e sëmundjeve dhe të metave të cilat nuk i kanë i pandehuri dhe dëshmitari. Simulohen sëmundjet dhe gjendjet fizike dhe shpirtërore. Kështu ndahen simulimet: Të sëmurët e personave të ftuar për pyetje dhe të sëmurët gjatë marrjes në pyetje. Në këtë mënyrë fitojnë në kohë për tu menduar apo krijuar ndonjë simulim. Në këtë mënyrë organi procedues në rastin e simulimeve nuk ka të drejtë ta marrë rrolin e ekspertit (mjeko ligjor, psikiatrit, kardiologut, neuropsikiatrit) për të konstatuar llojin e sëmundjes smptomat etj. Pasojat e sumulimit mund të menjanohen me pyetje dhe prova tjera të sërishme.
  82. 82. LLOJET E SIMULIMIT Shumë të pandehur dhe dëshmitarë shtiren gjoja se janë të sëmuar ose kanë të meta me qëllim që ta pengojnë proceduren dhe të bëjnë të pamundur zhvillimi e procedures penale. Ato paraqiten me rastin e heqjes së lirisë, mosardhjes në bisedë ose pyetje duke tentuar për të shpëtuar nga ndjekja penale, pastaj përpjekja e të pandehuri që të transferohet nga burgu në spital e prej aty në liri etj. Kështu dallohen disa lloje simulimesh si: Vilania, Epilepsia, shurdhimi, të kufizuarit, Simptomat e sëmundjeve shpirtrore etj.
  83. 83. Në kryerjen e veprimeve procedurale për gjetjen e kryesit të vepres penale, të gjurmëve dhe të sendeve që lidhen me të, mund të lind nevoja që të bëhet njohja e tyre nga personat që i kanë parë ato. Nëpërmjet njohjes, verifikohen thëniet e dëshmitarit, të të dëmtuarit apo të të pandehurit dhe individualizohet kryerësi i vepres penale apo sendet që lidhen me të. Në këtë kuptim njohja mund të bëhet për njerëz, sende, zëra, tinguj dhe çdo gjë tjetër që mund të jetë objekt i përceptimit të shqisave. Njëri nga veprimet shumë të shpeshta, gjatë dhe para procedurës penale, është njohja e personave dhe sendeve dhe provave materiale. Kur është e nevojshme që njohja të bëhet gjatë procedurës penale dhe si veprim i vetë procedurës penale atëher këtë punë e bënë gjykatësi hetues. Njohja është një veprim joformal taktik dhe operativ,për çka duhet të përpilohet procesverbali. Dëshmitari, i dëmtuari, i pandehuri, me kërkesen organit procedues ose me iniciativën e tij, japin njoftime se mund të njohin atë objekt (njeri, send, kufomë) që e kanë parë në të kaluarën dhe që ka lidhje me vepren penale të kryer. Ky lloj njohje bëhet me anë të paraqitjes për njohje.
  84. 84. Çdo njeri, çdo send, ka shenjat e veta, të cilat nuk përsëriten te njerëzit ose sendet e tjera të ngjajshme. Njëherësh, është me rëndësi të theksohet se paraqitja për njohje ndryshon nga pyetja. Në pyetje dëshmitari jep njoftime mbi fakte të ndryshme, të cilat i ka përceptuar vetë më parë ose është vënë në dijeni nga personat e tretë. Në paraqitjen për njohje, personi nuk mbështetet asnjëher në njoftimet e personave të tretë, por në vëzhgimet e tyre. Në pyetje dëshmitari riprodhon në formën e thënieve atë që ka përceptuar dhe ka mbajtur mend. Në paraqitjen për njohje dëshmitari jo vetëm riprodhon ate që ka përceptuar dhe mbajtur mend, mbi shenjat e objektit, por i krahason ato me shenjat që ka objekti, i cili paraqitet për njohje dhe në bazë të këtij krahasimi, njofton vetëm për një rrethanë: mbi identitetin, ngjasimin ose dallimin.
  85. 85. PERGATITJA PËR IDENTIFIKIM ME NJOHJE Procesi i njohjes së personit apo sendit përbehet nga 2 veprime hetimore të pavarura: nga pyetja e njohësit, mbi shenjat e personit ose sendit që do të njihet dhe nga paraqitja e këtij personi ose sendi për njohje. Secili nga këto veprime hetimore mund të kryhet në kohë dhe në vende të ndryshme, por burim i një prove të re, është vetëm akti i njohjes se personit apo sendit. Në procesin e paraqitjes për njohje, njohësi krahason shenjat e objektit (njeri, send, kufomë) me përfytyrimin e shenjave që ruhen në kujtesen e tij dhe në bazë të këtij krahasimi njofton se ka njohur personin apo sendin që e ka parë në të kaluarën dhe që ka lidhje me ngjarjen.
  86. 86. Një nga metodat taktike me vlerë të dorës së parë, sipas prof. Begejes, është metoda sipas së cilës dëshmitari, i dëmtuari, i pandehuri e dallojnë personin ose sendin qe kanë parë në të kaluarën, vetëm atherë kur këta ndodhen ndërmjet personave apo sendeve të tjera (grup personash ose sende të ngjajshme jo më pak se dy). Ndonëse, më e drejtë është që paraqitja për njohje të përfshijë jo më pak se 5 e jo më shumë se 8 persona me karakteristika dhe shenja të ngjashme të personit ose të sendit që duhet identifikuar. Për vlerën provuese të rezultateve të njohjes nuk ka rëndësi vetëm paraqitja e personit ose e sendit që do të njihet midis personash ose sendesh të tjera, por ndërmjet tyre duhet të ketë ngjajshmëri. Dallimi i theksuar midis objektit që do të njihet dhe objekteve të tjera që do të tërheq vëmendjen e njohësit dhe do të krijonte kushte për sugjestionim.
  87. 87. PARAQITJA PËR NJOHJE E PERSONAVE Organi procedues duhet të sigurojë të pakten pjesmarrjen e jo më pak se 5 e jo më shumë se 8 personave, të cilët duhet të jenë sa më të ngjashëm me personin qe duhet të njihet, duke I pajisur mundësisht edhe me veshje pothuajse të njejtë me këtë të fundit. Pozicioni I qëndrimit të personit që do të njihet lihet në dorë të atj qe do të njihet, por me kusht që ky pozicion të jetë sa më I afërt me kushtet në të cilat ka qenë në momentin kur e ka parë ai që do të bëjë njohje. Njohja e personit ka për qëllim kryesisht përcaktimin e fajtorit. Në praktikë ka raste kur ajo bëhet nga I pandehuri për të njohur dëshmitarin apo të dëmtuarin, kur duhet verifikuar, psh pohimi I tij. Njohja e personit bëhet: sipas shenjave të pamjes së jashtme; sipas veqorive të zërit, te fjalës dhe të ecjes.
  88. 88. Për njohje paraqitet personi të cilin njohësi nuk e ka njohur më parë. Në rast të kundërt nuk do të kishim paraqitje për njohje, por ballafaqimin. I panjohuri për njohësin është edhe ai fajtor të cilin njohësi e ka parë në rrethin e tij, por nuk e di as emrin e mbiemrin a tij e as rrethanat e tjera qe kanë lidhje me të. Në përceptimin e figurës së personit në plan të parë dalin disa shenja, siq janë: shtati, mosha, seksi, tiparët e figurës, veshja, etj. Vështërësi të madhe paraqet vlersimi i sakt I moshës se personit. Arsyeja është se shenjat e moshës janë shenjat më pak të përcaktuara midis shenjave të pamjes së jashtme. Përshkrimi i shenjave të fytyrës nga dëshmitari ose i dëmtuari përfshin sidomos gjendje e flokëve (të gjata, të shkurtëra, të dendura, tullac, etj), formën e ballit (lartësinë, gjerësinë, etj) shenja të veqanta që mund të ketë fajtori Në pjesë të ndryshme të fytyrës ose qdo hollësi tjetër që mund ta individualizoj atë.
  89. 89. PARAQITJA PËR NJOHJE TË KUFOMAVE Metoda e hetimit të delijkteve të gjakut nis me njohjen e kufomës. Për këtë qëllim duhet toaleti (rregullimi, spastrimi I kufomës) me qrast përdoren mjete të ndryshme medicinale dhe kozmetike. Paraqitja për njohjen e kufomës duhet të bëjë të mundur identifikimin e saj. Në disa vepra penale, si vrasja, vjedhje me dhunë, me armë, mardhënie seksuale me dhunë etj, mund të ketë viktima të panjohura. Mosnjohja e viktimës është një pengesë e madhe për hetimin e mëtejshëm, për arsye se nuk mund të ngrihen verzionet mbi personin që ka qenë I interesuar për vdekjen e saj dhe mbi motivin e vepres penale. Paraqitja për njohje e kufomës ka veqoritë e veta taktike. Njohja e kufomës, ndryshe nga paraqitja për njohje e personit, e sendit, nuk bëhet me paraqitjen e saj ndërmjet kufomave të tjera. Për njohje paraqitet vetëm nje kufomë. Njohësi, po të jetë kallzues i personit si të pagjetur, pyetet për shenjat e pamjes së jashtme para paraqitjes për njohje, ndërsa po të mos jetë i tillë pyetja paraprake është e panevojshme.
  90. 90. Një veqori tjeter e paraqitjes për njohje të kufomës është se ajo, në rast dëmtimesh ose mbulimi me gjak e pisllëqe në fytyrë, rregullohet (duke e qepur ose pastruar nga mjeku ligjor) në një mënyrë të atillë që të marrë një pamje të jashtme të ngjajshme me personin në natyrë. Kqyrja e kufomës për njohje bëhet nga secili veq e veq. Kjo këqyrje përfshin si teshat ose sendet (çantë, portofol, çadër, etj) që mban me vete, ashtu edhe trupin. Teshat dhe sendet paraqiten për njohje nëpërmjet teshave ose sendeve të tjera të ngjajshme. Teshat dhe sendet fotografohen me metodën shkallëzuese. Trupi këqyret për ti njohur shenjat e veqanta, si: operacione, plagë, shenja lindjeje, proteza dhëmbësh, etj. Shpesh paraqitja për njohjen e kufomes vështirësohet nga kalbëzimi i saj. Për ruajtjen e shenjave të një kufome të freskët bëhet fotografimi sinjaletik dhe shkallëzues (për shëenjat e veqanta në trup) menjëherë posa zbulohet. Veq kësaj, merren masa për konservimin e saj në mjedis të ngrirë (frigorifer).
  91. 91. PARAQITJA PËR NJOHJE E SENDEVE (CORPORA DELICTI) Njohja e sendeve përfshin njohjën e mjeteve me të cilat është kryer vepra penale, njohjen e pasurisë së vjedhur ose të sendeve të tjera që shërbejnë në çështjen si prova materiale. Njohja e sendeve do të thotë ti konstatosh në mënyrë të sigurtë ato veqori të cilat bëjnë që ai send të dallohet nga sende të tjera të atij lloji. Është gjë e natyrshme që sendet të paraqiten për njohje kryesisht me qëllim zbulimi, hetimi dhe sqarimi të veprave penale të pasurisë. Paraqitja për njohje e sendeve ndryshon nga njohja e thjeshtë. Në rastin e parë njoftimet e marra fiksohen në procesverbalin e paraqitjes për njohjen, ndërsa në rastin e dytë-në atë të pyetjes. Njohja e sendeve, marrë në përgjithësi është më e sigurtë se njohja e personave. i dëmtuari shpesh e njeh mirë sendin e tij, e diku në të gjenden imtësitë, e sidomos karakteristikat e fshehta. Njohja e sendeve dhe e provave materiale zhvillohet pothuajse ne të njejtën mënyrë si edhe njohja e personave. Paraqitja për njohje e sendeve dhe provave materiale shoqrohet me vendosjen e dy objekteve pothuajse të ngajjshme me atë që duhet të njihet. Më pas thirret personi që duhet të bëjë njohjen dhe pyetet nese njeh ndonjerin prej tyre dhe, në rast s epo I kerkokhet të deklaroj se cilin e ka njohur.
  92. 92. NJOHJA NË BAZË TË FOTOGRAFISË Njohja në bazë të fotografisë është një përjashtim nga rregulli I përgjithshëm dhe bëhet në këto raste: kur objekti që do te njihet dhe njohësi ndodhen në vende të ndryshme dhe njëri prej tyre nuk mund të marrë pjesë në vendin ku zhvillohet paraqitja për njohje dhe kur personi që do te njihet ka vdekur ose nuk dihet vendqëndrimi I tij. Fotografitë e personit që do të njihet përzgjidhen në atë mënyrë qi ti pasqyrijnë sa më mirë tiparët e jashtme të tij dhe brenda mundësive ti përkasin kohës kur njohësi e ka parë ate. Edhe fotografitë e sendit që do të njihet duhet ti pasqyrojnë shenjat individuale të tij. Në praktikën botrore përdoret edhe njohja e personit sipas zërit, të folurit, ecjes, dhe sipas të ashtuquajturave shenja dinamike. Studimet dhe kërkimet shkencore të mjeksisë në anatominë, në fiziologjinë dhe në fizipatologjinë e aparatit fonorespiratoë dhe të linguistikës tregojnë se është arritur të identifikohet personi në bazë të zërit dhe të mënyrës së të folurit, pavarsisht se si zëri dhe të folurit ngjasojnë shumë me zëra dhe të folur tjerë. Zeri, të folurit dhe ecja, pavarsisht se përfshihen në kategorinë e shenjave dinamike, janë individuale dhe të qëndrueshme te një person. Këtej buron edhe mundësia që dëshmitarët, të dëmtuarit ta njohin fajtorin në bazë të këtyre shenjave. Metodat taktike të njohjes sipas zërit, të folurit dhe të ecjes mbështeten në rregullin, sipas të cilit personi që do të njihet nuk duhet të dij se e vështrojnë ose e dëgjojnë.
  93. 93. Ndryshe, njohja nuk ka as vlerë shkencore as fuqi provuese. Përveq njohjes për njerëz dhe sende janë parashikuar edhe njohje të tjera në të cilat përfshihen fenomene dhe dukuri që vlersohen nëpërmjet shqisave të ndryshme të shikimit dhe dëgjimit. Pjesëmarrësit flasin veq e veq sipas orientimit qe I jep organi I procedurës. Pikërisht në këtë kohë njohësi I cili ndodhet në vendin tjetër, I padukshëm në prani te pjesmarrësve, njofton se cilin zë e ka njohur. Në përfundim të bisedës njohësi shkon në vendin tjetër dhe njofton se cilin zë e ka njohur dhe cilat kanë qenë shenjat e njohjes.Pas këtyre veprimeve, përpilohet procesverbali mbi rezultatet e nxjerra nga paraqitja për njohje në bazë të zërit apo të folurit. Në paraqitje për njohje në bazë të ecjes, personi që do të njihet (pa e ditur se po e vështrijnë) kalon së bashku me personat e tjerë para njohësit.
  94. 94. FIKSIMI DHE VLERSIMI I REZULTATEVE TE IDENTIFIKIMIT ME NJOHJE Rezultatet e zhvillimit të paraqitjes së persove, të kufomave dhe të sendeve për njohje fiksohen në procesverbal, në fotografi dhe në kino dhe video regjistrim. Procesverbali duhet të përmbajë hyrjen, pjesën përshkruese, pjesën përfunduese. Së bashku me procesverbalin e paraqitjes për njohje, bëhet edhe fotografimi I të gjitha objekteve (grupit të personave ose grupit të sendeve) dhe veqmas fotografimi I objektit të njohur. Këto fotografi I bashkohen procesverbalit në të cilin shënohen. Në procesverbal shenohen edhe kino dhe video regjistrimet si dhe mjete teknike
  95. 95. KUPTIMI I VENDIT TË NGJARJES DHE DETYRAT E KQYERJES Kqyeraja e vendit të ngjarjes është një veprim hetimor, me anë të të cilit organi propcedues përcepton drejtpërsëdrejti mjedisin ku ka ndodhur vepra penale, zbulon, mbledhë, fikson gjurmë dhe prova materiale dhe sqaron rrethana që kanë të bëjnë me ngjarjen. Kqyerja e vendit të ngjarjes është burim i pasur informacioni me anën e të cilit sqarohet mekanizmi i ngjarjes në bazë të gjurmëve, studiohet personaliteti i personave që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, veqanarisht veqoritë e tyre psikologjike. Ngjarje konsiderohet cdo ndryshim i ndodhur në një mjedis të dhënë ku është kryer veper penale, për të cilën duhet bërë veprime me qëllim që të sqarohen rrethanat e ndodhjes si dhe të zbulohet kryesi kur nuk dihet. Nga ana kriminalistike ngjarje konsiderohen vetem ato që pasohen me lëvizje të sendeve dhe objekteve me thyerje.... E dëmtime të tyre pra që sjellin ndryshime dhe pasoja dhe lënë gjurmë materiale.
  96. 96. Përcaktimi i kufijve të vendit të ngjarjes ndonjëher është i vështirë, por sidoqoft mund të bëhen përcaktime. Kur ngjarja ka ndodhur në një lokal (psh. Vjedhje dhe thyerje e një njësie tregtare, avari në një repart fabrike) vendi i ngjarjes është në ndertesën e dhënë. Në terren të hapur vendi i ngjarjes shtrihet në atë pjesë ku gjendet kufoma e personit të vrarë, ose objkti i demtuar ku gjenden gjurmë dhe prova materiale që dëshmojnë zhvillimin e saj. Detyrat kryesore të kqyerjes së vendit të ngjarjes janë studimi I mjedisit, ku ka ndodhur vepra penale I mekanizmit dhe rrethanave të saj, zbulimi, mbledhja dhe fiksimi I gjurmëve dhe sendeve-provave materiale dhe fiksimi I rezultateve që dalin nga kjo kqyerje. Kqyerja e vendit të ngjarjes bëhet me qëllim që: Të vërtetoj se a ekziston vepra penale, Ti vërtetoi llojet e vepres penale, ti verifikoj provat me qëllim që të gjendet kryesi dhe identifikoi.. Provat për objektin, mjetet, mënyren, kohën, motivin e kryerjes dhe rethana tjera të rëndësishme për ta vërtetuar përgjegjësinë penale të kryesit. Të gjendet dhe të vërtetohet identiteti i viktimës,
  97. 97. . të vërtetohet lloji dhe madhësia e dëmit të shkaktuar me vepren penale kontrollimi i provave që disponojmë. Veq këtyre detyrave grupi hetimor kryen edhe disa detyra të tjera që kanë të bëjnë me sqarimin e rrethanave që kanë rëndësi për qështjen. Kqyerja e vendit të ngjarjes, megjithse është mjet I fuqishëm për mbledhjen e këtyre gjurmëve, nuk ka mundsi që të jap zgjidhje përfundimtare problemit se cfar ngjarje ka ndodhur, kjo bëhet pasi që të kryhen edhe veprimet tjera hetimore nga gjykatat dhe vlerësimi në tërsi I provave të mbledhura
  98. 98. PëRGATITJA PËR KQYERJEN E VENDIT TË NGJARJES Masat pregatitore për organizimin e kqyerjes së vendit të ngjarjës konsistojnë në disa veprime të organit procedues: lidhur me verifikimin e njohtimit të marrë mbi ngjarjen e ndodhur, dhënjen e porosive për ruajtjen e vendit të ngjarjes derisa të shkoj atje grupi hetimor, nisja sa më shpejt në vendin e ngjarjes, formimi I grupit hetimor me personat e nevojshem me gjitha pajisjet teknike- shkencore kriminalistike për zhvillimin e kqyerjes. Cilësia e kqyerjes së vendit të ngjarjes varet nga përdorimi I mjeteve tekniko shkencore. Në kqyerjen e vendit të ngjarjes marrin pjesë dy kategori personash: personat e ngarkuar me ligj (policia, prokurori, gjykata), personat që I cakton organi procedues (specialisti, eksperti, organet e mbrenshme, I pandehuri, I demtuari, deshmitari).
  99. 99. TAKTIKA E KQYERJES SË VENDIT TË NGJARJES Me rastin e shkuarjes së grupit hetimor për kqyerje në vendin e ngjarjes, punëtorët e policisë të ngarkuar për ruajtjen e vendit të ngjarjes, referojnë për gjitha masat e marra me qëllim të ruajtjes së vendit të ngjarjes dhe gjurmimit të kryesit. Kçyrja në dhomë bëhet duke lëvizur në mënyr spirale dhe rrethe koncentrike. KOHA E KQYERJES SË VENDIT TË NGJARJËS Kçyerja bëhet në çdo kohë natën dhe diten, mjafton të krijohen kushte të veqanta ndriqimi. Shkuarja me kohë në vendin e ngjarjes është rregull që nuk duhet të thyhet. Intervali mes kohes së kryerjes së vepres dhe shkuarjes në vendin e ngjarjes është kusht për sukses. PUNA E GRUPIT HETIMOR PËR KQYERJE PAS ARRITJES NË VENDIN E NGJARJES Organizimi dhe drejtimi i një kqyerje në vendin e ngjarjes përfshinë zbatimin e këtyre metodave taktike: Inspektimin e vendit të ngjarjes duke hedhur një vështrim të përgjithshem, lëvizjen nga qendra në periferi dhe në të kundërten. Studimin e vendit të ngjarjes duke përdorur kqyerjen statike dhe dinamike të objekteve që ndodhen në atë vend.
  100. 100. METODA E KQYERJES STATIKE DHE DINAMIKE E VENDIT TË NGJARJES Kërkimi I gjurmëve dhe i sendeve-prova materiale-mbështetet në rregullin taktik sipas të cilit grupi hetimor duhet ta zgjidhë në procesin e kqyerjes së vendit të ngjarjes, problemin se cfar objektesh ka prekur fajtori në vendin e ngjarjes në cilin vend dhe cilin objekt mund të lihen ato. Asnjë anëtar i grupit hetimor nuk duhet të prekë apo ti prish gjurmët ekzistuese. Për realizimin e këtij qëllimi përdoren metoda taktike të lëvizjes së grupit hetimor nga qendra në periferi dhe nga periferia në qendër dhe metodat taktike të kqyerjes statike dhe dinamike të objekteve që gjenden aty. Kqyerja e vendit të ngjarjes zhvillohet në tri etapa: faza e sigurimit, faza statike dhe faza dinamike.
  101. 101. Eksperti në vendin e ngjarjes mvaresisht prej llojit vepres penale të duhet të kërkoi:  Gjurmë këmbësh,  Gjurmë flokesh  Gjurmë ngjyrash  Gjurmë nga pjesë të drurit  Xham i thyer etj.  Sende të cilat mund të kenë gjurmë AND të sulmuesit etj FIKSIMI I REZULTATEVE TË KQYERJES SË VENDIT TË NGJARJES Zbulimi i gjurmëve të veprave penale, i mbledhjes së provave materiale në procesin e kqyerjes duke përdorur metoda dhe mjete kriminalistike, është njëraanë e qeshtjes. Ana tjeter është fiksimi i rezultateve që janë nxjerrë nga ky proces.

×