Tatimi mbi vleren e shtuar (Kontabiliteti Tatimor)
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomi
1. KAPITULLI 1
Uji, roli i tij në industri dhe ekonomi
Prof. Dr. Adem Dreshaj
Njohja dhe kontrolli i cilësisë së mallrave
Departamenti: Kontabilitet dhe financa
2. Uji, roli i tij në industri dhe ekonomi
Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije
dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha
format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i
gjithanshëm. Ai ështe lëngu më I përhapur në
tokë. Ai gjendet më teper në oqeane dhe kësulat
e akullta polare, por edhe në lumenj.
Në planetin tonë, uji është në lëvizje të
vazhdueshme e qarkulluese natyrore duke
përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.
Uji i përshtatshëm për t’u pirë nga njeriu, quhet
ujë i pijëshem. Uji që nuk është i përshtatshëm
për t’u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për
njerëzit quhet ujë i sigurt.
3. Vetitë kimike dhe fizike
Uji ka formulen H2O, që domethënë se një molekulë
uji përbehet nga dy atome hidrogjen dhe një oksigjen.
Mund të përshkruhet jonikisht si HOH, me jonin
hidorgjen (H+ ) i lidhur me grupin hidroksid (OH− ).
Uji është në ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë
dhe asaj të lëngët në temperaturë dhe trysni
standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë
por në kontakt të gjatë me ajrin lidhet me dyoksidin e
karbonit (CO2) dhe merr një shije të thartë acidi
karbonik që nuk është i mirë për shëndetin.
Në shkencë uji quhet ndryshe edhe tretësi universal
dhe është e vetmja substance e pastër qe gjendet ne
natyre ne te tria gjendjet e lendes.
4. Burimet e ujit
¾ e sipërfaqes së botës është e mbuluar nga uji.
Por, vetem 1% e tij është I një cilësie të duhur për
t’u pirë. Burimet ujore mund të jenë ripërtëritëse
dhe jo ripërtëritëse. Ajo pjesë e ujit që sillet në
ciklin hidrologjik: toka-uji-avulli, avulli-retë-shiu-
toka është burim ujor ripërtëritëse. Por një pjesë
e ujërave, posaqerisht ujërat nëntokësore nuk
janë ripërtëritëse.
5. Ujërat nëntokësore dhe sipërfaqsore
Ujërat nëntokësore janë burim shumë i
rëndësishëm në të gjithë botën, pasi e përbëjnë
një burim shumë të rëndesishëm për furnizimin
me ujë të popullsisë, agrokultures dhe
insdustrisë.
Për më tepër, ato kanë një rol esencial në
mbështetjen e rrjedhave të ujit në përrenj e
lumenj.
Burimet kryesore të ndotjës së ujerave
sipërfaqsore janë shkarkimet e ujërave urbane të
papërpunuara i ujërave të patrajtuara të
aktiviteteve të ndryshme tregtare dhe industriale
si depozitimi i mbetjeve të ngurta urbane.
6. Hidrologjia
Hidrologjia (rrjedh nga gjuha greke: hidro -ujë,
logos –shkencë; shkenca mbi ujin) është shkenca
që studion ujrat, vetitë fizike të tij dhe paraqitjen e
tij në natyrë. Pra hidrologjia studjon së bashku
ciklin hidrologjik dhe pasuritë ujore.
Hulumtimet hidrologjike janë të rëndësishme jo
vetëm se na ndihmojn që më mirë të njohim
botën ku jetojmë, por edhe dukshëm iu ndihmon
shkencave të tjera të cilat merren me mjedisin
jetësor.
7. Vetitë tretëse - Uji është një tretës shume i mire dhe
tret shume lloje substancash. Substancat qe treten
mire ne ujë quhen hidrofilike, mund të themi janë mike
të ujit.Substancat qe nuk treten mire ne ujë quhet
hidrofibike mund të themi se kanë frikë nga uji.
Anomalia e ujit - Uji gjatë ftohjes tkurret në mënyrë
lineare deri rreth temperaturës + 4 °C. Pastaj në
mënyrë jolineare fillon tkurrjen dhe në temperaturën +
4 °C arrin densitetin më të madh prej 1kg/L. Me
ftohjen e mëtejshme densiteti i tij nuk zvogëlohet, por
për habi zmadhohet gradualisht dhe në pikën e
shkrirjes uji ka densitet më të madh se në
temperaturën + 4 °C. Kjo dukuri quhet anomalia e ujit.
8. Përmbajtja e ulët Minerale - Ujë i lehtë
Uji duhet të jetë i lehtë dhe pak i mineralizuar.
Sasia e mineraleve të tretura në ujë është një
tregues bazë për ujin mineral natyral, paraqitur në
etiketë në formën e parametrit “Mbetje e thatë në
180˚C në mg / l". Sa më e ulët të jetë kjo vlerë, aq
më i mirë është uji. Ujërat me mbetje të thatë nën
150 mg/l konsiderohen ujëra të lehtë.
9. Veçoritë e jashtëzakonshme termale të
ujit
Me uljen e temperaturës rritet dendësia dhe
kështu që ato pjesë që janë më të ftohta bëhen
më të rënda. Për këtë arsye gjendjet e ngurta të
lëngjeve janë më të rënda se gjendjet e tyre
normale të lëngëta. Uji në të kundërt të të gjitha
lëngjeve tkurret deri në një rënie të caktuar
temperature (+4 ˚C) dhe më pas menjëherë në
mënyrë të papritur fillon të bymehet. Kur
ngrin, bymehet edhe më tepër.
Me shkrirjen e akullit apo me avullimin e ujit
tërhiqet një sasi nxehtësie nga përreth. E kur
ndodh e kundërta e kësaj, jepet nxehtësi jashtë.
Ky veprim përfaqëson atë term fizik që ne e
10. Vetëm se kjo nxehtësi e ujit konsiderohet si më e larta
e të gjithave. Në temperatura normale vetëm
amoniaku zotëron një energji të fshehtë ngrirjeje më
të lartë se uji. Në nxehtësinë e fshehtë në avullim
asnjë lëng nuk mund të matet me ujin.
Kapaciteti termal" i ujit, pra, sasia e nxehtësisë
(energjisë) së duhur për të rritur një gradë
temperaturën e ujit është më e madhe në krahasim
me të gjitha lëngjet.
Përcjellshmëria termale e ujit, pra, aftësia e
përcjellshmërisë së nxehtësisë në krahasim me
lëngjet e tjera është pothuajse 4 herë më e madhe.
Përcjellshmëria termale e gjendjes së ngurtë të ujit,
pra, borës dhe akullit, është e ulët.
11. Roli i ujit në organizmin tonë
Konsumimi i ujit është i vazhdueshëm. Kërkesat
për cilësinë e ujit të pijshëm, janë të dukshme.
Gjithashtu është element tepër i rëndesishëm në
reaksionet kimike trupore, si: tretja dhe
metabolizmi.
Pa ujë të mjaftueshëm, ne jemi në rrezik helmimi
nga mbeturinat tona trupore.
Trupi i një njeriu të zakonshem ka përafërsisht 43
litra ujë, gjysma e të cilit gjendet në qeliza.
Gjaku është 83% ujë.
12. Pasojat e dehidratimit
Nëse nuk pini sasinë e nevojshme të ujit për të I
plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të këni këto
pasoja:
Probleme në tretjeje
Lëkurë të thatë
Ngadalsim të organeve trupore
Probleme me mbajtjen e ujit
Dhimbje muskujsh
Rritje të tokësinave (helmeve) në trup
Metabolizëm të dobët të yndyrave të trupit
Dhjamë të tepërt dhe
Muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore.
13. Llojet e ujërave në shishe
Në ditët e sotme, për shkak të shqetësimit për
ndotjen e ujit dhe për shkak të reklamave të
zgjuara, ka plot lloje ujërash në shishe. Disa
kushtojnë më shumë, e disa më pak.
Ja cilat janë llojet më të përhapura:
1. Ujë i pastruar – ujë çezme pa gas
2. Ujë me xixa – ujë me gas që karbonizohet duke
tretur dyoksid karboni
3. Ujë mineral – ujë me përmbatje minerale që
zakonisht vie nga burime natyrore
4. Ujë burimi – ujë që buron natyrshëm nga
sipërfaqja e tokës.
14. Ndonjëherë përpunohet para se të shitet,
ndonjëherë jo, ujë seltser- ujë çesme i filtruar dhe
i karbonizuar ( pa u pasuruar me kripëra dhe
minerale).
Klub soda – ujë çezme i filtruar, karbonizuar dhe i
pasuruar me minerale. Përmbatja e sodiumit,
mund të jetë e lartë, prandaj nuk rekomandohet
për njerëz, qe vuajnë nga tensioni i lartë ose nga
zemra, me përjashtim të rastit kur nuk ka
përmbajtje sodiumi.
15. Përfitimet shëndetësore dhe të metat
Edhe pse ka pas rregulla relativisht mbi atë që uji i ambalazhuar
mund të përmbajë substanca të dëmshme, shumë njerëz kanë
mendime për përfitime të mundshme dhe të meta të ujit në
shishe.
Aktualisht, ka studime të shumta që tregojnë marka të shumta
shishe të ujit, që përmbajnë substanca të dëmshme.
Sipas një studimi 4 vjeçar shkencor nga ana e Këshillit të
Burimeve Natyrore të Mbrojtjës së Mjedisit të Kosovës, mbi 1/3
e markave të testuara përmbajnë ndotës si : arsenik dhe
kompozimet kancerogjene.
Nuk ka standarde qeveritare që kërkojnë që ujë në shishe të
ketë ndonjë të mirë, më paster ose më të sigurtë se rubinet uji.
Realiteti i ujit të ambalazhuar njihet më përceptimin e cilësisë
më të lartë.
16. Trajtimi dhe ndotja e ujërave
Ujërat natyrorë përmbajnë shumë substanca të
tretura, të cilat marrin pjesë në përberjen
biologjike të sistemeve ujore, llojeve të
shtazëve, bimëve dhe janë faktorë në shumë
procese, të cilat kryhen në organizmat e gjallë.
Uji gjatë përdorimit në amvisni ose industri, ndotët
më materie të ndryshme inorganike, organike e
ndotës të tjerë dhe si ujë i ndotur kthehet në
mjedisin tonë. Shfrytzimi i ujit të këtillë para se të
pastrohet, është rrezik për arsye se mund të
përmbajë materie helmuese dhe mikroorganizma
që zhvillohen në ujërat e ndotura, që shkaktojnë
shumë sëmundje të rënda siç janë :
ethet, tifoja, kolera dhe virusi i hepatit.
17. Përveç ujërave të ndotura urbane nga industria,
ujërat ndoten edhe nga përdorimi i preparateve
bujqësore (pesticidet) në tokat bujqësore dhe
industriale. Këto ujëra të ndotura para se të
shkarkohen në ekosistem natyror nuk pastrohen
dhe paraqesin rrezik për botën bimore dhe
shtazore që jetojnë në ato ujëra.
Përveç kësaj, veprimi toksik rrjedh edhe për
shkak të ujërave, që përmbajnë përqendrime
minimale të substancave, që vështirë eliminohen
nga organizmi. Pra veprojnë si helme kumulative
p.sh. As, Pb, Hg etj.