SlideShare a Scribd company logo
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
Lënda: E drejta e procedurës administrative
Tema: Procedura administrative si garanci për mbrojtjen
e lirive dhe të drejtave të individit
Profesoresha: Prof.Dr.Mirlinda Batalli
Asistenti: Mr.sc.Islam Pepaj
Studenti: Endrit Rustemi
14-maj-2016
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
2
Përmbajtja
Hyrja…………………...................................................................................... 3
KAPITULLI I
1. Administrata publike dhe kuptimi i të drejtave të njeriut ……………........…4
2. Karakteristikat e një sistemi efikas të procedurës administrative ................... 4
3. Procedura administrative dhe kontrolli juridik ............................................. 6
4. Aktet ndërkombëtare që mbrojnë qytetarët në procedurë administrative…......6
KAPITULLI II
1. Zhvillmi i procedurës administrative ............................................................8
2. Rëndësia e procedurës administrative............................................................8
3. Parimet e procedurës administrative që lidhen drejtëpërdrejtë me qytetarin....9
3.1. Parimi i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik .........................10
3.2. Primi i dyshkalëshmërisë ........................................................................................ 10
3.3. Parimi i ndihmës së palës së paditur .......................................................................11
3.4. Parimi i përdorimit të gjuhës së vet në procedurë administrative ......................11
KAPITULLI III
1. Procedura administrative e orientuar drejt qytetarit ........................................... 12
2. Administratë e hapur dhe transparente................................................................ 12
3. Raporti në mes zyrtarëve të administratës dhe qytetarëve ................................... 13
4. Procedura administrative në funksion avancimit të implementimit të ligjit ..14
4.1. Masat ligjore dhe kontrolli juridik ............................................................................. 14
4.2. Mjetet juridike në procedurë administrative .............................................................. 15
Përfundim ......................................................................................................................... 16
Bibliografia .......................................................................................................................17
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
3
HHyyrrjjee
Në këtë punim trajtohet dhe analizohet procedura administratitve si mënyrë e
realizimit të të drejtave te qytetarëve dhe si metodë e sigurimit, që të drejtat e tyre të mos
shkelen nga organet e administratës në një proceurë konkrete administrative.
Ky punim është i ndarë në tre kapituj: kapitulli i parë shpjegon ndërlidhjen e
procedurës administrative me të drejtat e njeriut, sa mund të mbrohen të drejtat e qytetarëve
karshi arbirtraritetit të mundshëm të organeve të administratës, përmes funksionimit efikas të
procedurës administrative.
Kapitulli i dytë ka për bazë sqarimin e rëndësisë së procedurës administrtative,
zhvillimin, metodat dhe parimet e procedurës administrative. Ky kapitull është një rifreskim i
njohurive të fituara rreth funksionimit bazë të procedurës administrative ku tentohet që të
filtrohet vetëm pjesa që ka të bëj direkt më qytetarin në procedurë.
Kurse në kapitullin e tretë dhe të fundit tentohet të shpjegohet trinomi i raportit në
mes procedurës administrative, qytetarit si palë kyqe e procedurës dhe rëndësisë së zbatimit
të ligjit në një procedurë konktrete administrative.
Duke pasur parasysh zhvillimin shumë të shpejtë shkencor e shoqëror, administrata
publike duhet të jetë në proces të vazhdueshëm të reformimit të saj duke aplikuar standardet
më të mira me të cilat garanohet sigruri jurdike për qytetarët.
Ekzistimi i një sistemi të përgjithshëm e të standardizuar të procedurës është thelbësor
për një administratë publike të besueshme dhe efikase dhe si rezultat edhe për cilësinë e
shërbimeve të ofruara për qytetarët.
Administrata e hapur dhe transparente krijon siguri për sundim të ligjit, për zhvillim të
shtetit ligjor si dhe garanton se nuk do të shkelen të drejtat e qytatarëve, por ato do të
rrespektohen duke u mbështetur në aplikimin e plotë të rregullave të procedurës
administrative.
Administrata është e thirrur që ti ofroj shërbime qytetarëve dhe qytetarët janë ata që
janë në qendër rë procedurës administrative. Procedura administrative është e orientuar që tu
ofroj shërbime qytetareve ,duke mbrojtur interesat e tyre dhe interesat e pergjithshme karshi
interesave individuale, pra kjo nënkupton që në shoqëritë demokratike zhvillimi i procedurës
administrative përceptohet si mbrojtje e interesave te individit dhe kujdestare e interest
publik.
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
4
KAPITULLI I
11.. AAddmmiinniissttrraattaa ppuubblliikkee ddhhee kkuuppttiimmii ii ttëë ddrreejjttaavvee ttëë nnjjeerriiuutt
Aspirata për të mbrojtur dinjitetin njerëzor të të gjitha qenieve njerëzore, paraqet
thelbin e konceptit për të drejtat e njeriut. Kjo aspiratë e vë qenien njerëzore në qendër të
interesit. Kjo aspiratë është e bazuar në sistemin e përbashkët universal të vlerave të
përkushtuara të të drejtës për jetë, si një e drejtë e paprekshme, dhe ofron një kornizë për
ndërtimin e sistemit të të drejtave të njeriut, të mbrojtur nga normat dhe standardet e pranuara
ndërkombëtarisht.
Neni 1 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (UDHR), të miratuar nga
Kombeve të Bashkuara në vitin 1948, u referohet shtyllave kryesore të sistemit të të drejtave
të njeriut, të cilat janë liria, barazia dhe solidariteti. Liritë, siç janë liria e mendimit,
ndërgjegjes, besimit, sikurse edhe ajo e opinionit dhe shprehjes, janë të mbrojtura nga të
drejtat e njeriut. Ngjashëm, të drejtat e njeriut garantojnë barazi, siç është mbrojtja e
barabartë kundër të gjitha formave të diskriminimit për të gëzuar të gjitha të drejtat e njeriut,
duke përfshirë edhe barazinë e plotë ndërmjet grave dhe burrave.
Solidariteti tregon të drejtat ekonomike dhe sociale, si të drejtën për sigurim social,
shpërblim (pagë) të drejtë, një standard të mirë për jetesë, shëndet dhe qasje në arsim, të cilat
janë pjesë përbërëse të strukturës së të drejtave të njeriut. Këto të drejta janë të sistemuara në
pesë kapituj; të drejtat politike, civile, ekonomike, sociale dhe kulturore dhe janë të definuara
juridikisht në dy Pakte paralele, të cilat së bashku me Deklaratën Universale për të Drejtat e
Njeriut, krijojnë Ligjin mbi të Drejtat e Njeriut.1
22.. KKaarraakktteerriissttiikkaatt ee nnjjëë ssiisstteemmii eeffiikkaass ttëë pprroocceedduurrëëss aaddmmiinniissttrraattiivvee
Një sistem i mirë i procedurës administrative është pikë së pari i përgjithshëm dhe i
standardizuar. Parimet e tij themelore vlejnë për çdo veprim të ekzekutivit; rregullat e tij
aplikohen në shumicën dërmuese të veprimeve administrative. Ekzistimi i një sistemi të
përgjithshëm e të standardizuar të procedurës është thelbësor për një administratë publike
efektive e efikase dhe si rezultat edhe për cilësinë e shërbimeve të ofruara për qytetarët.
Një sistem efikas i procedurës administrative përcakton udhëzime të thjeshta dhe të
qarta për autoritetet e administratës publike dhe shërbyesve të vet civil në aktivitetet e
përditshme. Rregullat e tij janë të formuluara në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe të
1
Kuptimi i të drejtave të njeriut, Doracak mbi arsimimin për të drejtat e njeriut- MANZ
CROSSMEDIA, 1051 Vjenë, Austri 2003, fq.26
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
5
kuptueshme dhe kësisoj mund të jetë me qasje dhe i njohur për qytetarët. Është i
„përqendruar në qytetarin‟, duke marë parasysh pritjet e qytetarëve dhe duke ju ofruar
garanci për të drejtat e tyre procedurale. Më tej definon standardet e sjelljes etike dhe praktike
të shërbyesve civilë duke sigurua kësisoj funksionimin, efikasitetin dhe cilësinë e
shërbimeve të ofruara për publikun.
Ekzistenca e një sistemi të tillë të përgjithshëm e të standardizuar siguron respektim
më të mirë të rregullave materiale. Për më shumë, ndihmon edhe mbikëqyrjen dhe kontrollin
nga nivelet e larta në zinxhirin komandues (si legjislatori dhe ministria përgjegjëse për
kontroll), që mund të sigurojë që organi publik kompetent e respekton ligjin dhe statutin.
Një sistem i standardizuar i procedurës administrative favorizon transparencën e
procesit vendimmarrës dhe avancon legjitimitetin e produktit të vet. Të gjithë pjesëmarrësit
në një operacion administrative, si autoritetet administrative ashtu edhe palët e procedurës
përfitojnë nga prania e tij.
Më konkretisht, qytetarët dhe bizneset drejtpërdrejtë të involvuar në procedurën
individuale administrative janë në gjendje të vlerësojnë nëse autoriteti administrative vepron
përbrenda kufijve të vet ligjor, të përcjellin hapat që organi publik duhet të ndërmarrë dhe, në
përgjithësi, të parashohin rrjedhën e procesit administrativ. Ata kanë mundësi t‟i shprehin
interesat dhe pikëpamjet e tyre përkatëse gjatë procesit duke ndihmuar kësisoj në qartësimin e
interesave dhe përmirësimin e arsyeshmërisë së veprimeve administrative.
Duke përshkruar të drejtat procedurale që duhet të respektohen, një sistem i
përgjithshëm i procedures administrative përcakton standardet për një proces të drejtë
vendimmarrës. Ai mundëson respektimin e të drejtave të të gjithë pjesëmarrësve në proces
(qytetarët e prekur në mënyrë direkte apo indirekte p.sh. fqinji në një rast ndërtimi,
konkurrenti në procedurë prokurimi apo rekrutimi, tregu etj.). Kësisoj siguron paanshmëri
dhe trajtim të barabartë. Mes tjerash garanton të drejtën për t‟u dëgjuar; të drejtën për të mare
përgjigje nga autoriteti administrativ; të drejtën në informim dhe qasje në dosje; të drejtën për
këshillim ligjor; të drejtën për mbrojtje të të dhënave personale; detyrimin e administratës të
ofrojë arsyet e vendimeve të veta; detyrimin e administratës t‟i tregojë mundësitë për sfidë
ligjore ndaj vendimeve të veta.
Një sistem i standardizuar siguron operacion efikas duke paraqitur afate brenda të
cilave administrate duhet të përgjigjet apo të vendos dhe duke përcaktuar qartë përgjegjësitë
(kush çka bën). Sigurohet se nuk ka hapa të panevojshëm që rezultojnë në ndërlikime dhe
vonesa si dhe kosto të përfshira. Në raste të jashtëzakonshme, kur ka kosto, ky duhet të jetë i
përshtatshëm dhe arsyeshëm. Një sistem i mirë i procedurës administrative inkurajon
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
6
përdorimin e formave të komunikimit të përshtatshme për qytetarin si e-qeverisja dhe pikat e
kontaktit të vetëm. Kësisoj procedura administrative bëhet më e lehtë dhe më e shpejtë për
qytetarët dhe akterët ekonomik brenda vendit dhe prej vendeve tjera anëtare të BE-së.
Themelimi i një sistemi të përgjithshëm ofron parimet po ashtu për ndonjë procedurë
speciale të re apo komplekse dhe lejon plotësimin e zbrazëtirave të mundshme. Procedura e
tillë ekzistuese mund të racionalizohet dhe kanalizohet përderisa të rejat përfitojnë nga
ekzistenca e kornizës së rregullave të përgjithshme.
Në përmbledhje, një sistem i procedurës së përgjithshme administrative materializon
konceptin e administratës së mirë dhe efikase, elementet e të cilës përfshijnë hapjen,
pjesëmarrjen, llogaridhënien, efektivitetin dhe koherencës e veprimit administrativ.
33.. PPrroocceedduurraa aaddmmiinniissttrraattiivvee ddhhee kkoonnttrroollllii jjuurriiddiikk
Kontrolli juridik i veprimeve administrative është një prej kushteve themelore të
demokracisë dhe sundimit të ligjit. Disbalanci i pushtetit që ekziston në mes të autoriteteve të
administratës publike dhe individëve duhet të kontrollohet në mënyrë efektive për të rikthyer
të drejtat e qytetarëve të cilat kanë mundur të shkelen nga një autoritet administrativ. Është
pikërisht kontrolli juridik i veprimeve administrative që garanton që Shteti plotësisht i
nënshtrohet ligjit.2
Rregullat e përgjithshme procedurale janë parakusht për kontroll juridik efektiv. Ato
përbëjnë standardet sipas të cilave vlerësohet ligjshmëria e një vendimi. Rregullat
procedurale ndihmojnë procesin e shqyrtimit duke ofruar përfitime në aspektin kohor,
trajtimit të barabartë dhe koherencës së jurisprudencës.
Ato mundësojnë formulim më të lehtë të parimeve të jurisprudencës. Së fundi, nuk
duhet të nënvlerësohet që rregullat e përgjithshme procedurale e bëjnë zbatimin e vendimeve
të gjykatës më efikas pasi që administrate si dhe palët e përfshira në kontest përfitojnë nga
udhëzime më të qarta për të përmirësuar gabimet procedurale.
44.. AAkktteett nnddëërrkkoommbbëëttaarree qqëë mmbbrroojjnnëë qqyytteettaarrëëtt nnëë pprroocceedduurrëë
aaddmmiinniissttrraattiivvee
Është më rëndësi që përveq dispozitave nacionale të cilat në përgjithësi apo në
veqanti rregullojnë punën dhe funksionimin e administratës, dispozita këto që janë edhe në
funksion të mbrojtjes së qytearëve në procedurë administrative, të ketë edhe dokumente me
2
Këshilli i Evropës, Sundimi i Ligjit dhe Drejtësia – Arritjet e Këshillit të Evropës, Strasburg 1997:
Kontrolli Gjyqësor i Akteve Administrative, Madrid, 13-15 nëntor 1996 (f. 93)
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
7
karaktër ndërkombëtar që do ta bënin këtë punë. Një nga këto dokumente është edhe Karta e
të Drejtatve Fundamentale të Bashkimit Europian.
Edhe pse ne ende nuk jemi në Bashkimin Europian por jemi rruges për të qenë pjesë e
këtij bashkimi, ky dokument të ne nuk ka një efekt juridik të drejtëpërdrejtë, megjithatë kjo
tregon se të drejtat e qytetarit në procedurë mbrohen edhe nga akte mbi nacionale.
Karta e të Drejtatve Fundamentale të Bashkimit Europian është dokument i UE-së
mbronë të drejtat funamentale të qytetarëve të Bashkimit Europian.
Në nenin 41 të Kartës së të Drejtave Fundamentale të Bashkimit Evropian3 theksohet:
E drejta në administratë të mirë
(1) Secili person ka të drejtë që çështjet e tij apo saj të trajtohen në mënyrë të paanshme, të
drejtë dhe
përbrenda një kohe të arsyeshme nga institucionet dhe organet e Bashkimit.
(2) Kjo e drejtë përfshin:
 të drejtën e secilit person që të dëgjohet, para marrjes së masës individuale që do ta
prekte atë;
 të drejtën e secilit të ketë qasje në lëndën e tij apo saj, duke respektuar interesat
legjitim të konfidencialitetit dhe të sekretit profesional dhe afarist;
 obligimin e administratës të jep arsyet e vendimeve të veta.
(3) Secili person ka të drejtën që Komuniteti të riparojë çfarëdo dëmi të shkaktuar nga
institucionet e veta apo shërbyesit e vet gjatë kryerjes së detyrave të tyre në pajtim me
parimet e përgjithshme të përbashkëta për ligjet e Shteteve Anëtare.
(4) Secili person mund t‟ju shkruajë institucioneve të Bashkimit në njërën prej gjuhëve të
Traktatit dhe duhet të merr përgjigje në gjuhën e njëjtë.
Poashtu edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës ka dispozita ligjore të cilat
mund ti shfrytëzojnë qytetarët kur mendojnë së organet e administratës kanë shkelur të drejtat
e tyre qoftë duke zbatur në mënyrë jo të drejtë dispozitat ligjore në fuqi qoftë duke vepruar në
mënyrë joproporcionale me situatën e krijuar.
Në nenin 32 thuhet: [E Drejta për Mjete Juridike] Secili person ka të drejtë të përdorë
mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose
interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.4
3 Kartës së të Drejtave Fundamentale të Bashkimit Evropian neni 41
4 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, hyrë në fuqi 15 qershor2008, neni 32
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
8
KAPITULLI II
11.. ZZhhvviillllmmii ii pprroocceedduurrëëss aaddmmiinniissttrraattiivvee
Procedura administrative para së gjithash ka lindur me qëllim që të mbroj pozitën e
palës kur vëhet në raport me administratën shtetërore, përkatësishtë mbrojtjen e qytetarëve
nga veprimtaria e parregullt e administratës shtetërore.
Zhvillimi i procedurës administrative karakterizohet me forcimin e pozitës dhe rolit
të palës që paraqet fryt të shtetit juridik. Me ndikimin e ideve te shtetit juridik pala bëhet
strumbullar rreth të cilit sillet dhe pëson evolucion procedura moderne administrative.5
Çdo shtet ligjor pretendon që administrata të ushtrohet sipas rregullave të ushtruara
më parë, pra sipas procedurës ligjore.
Dipozitat procedurale më parë janë gjendur si dispozita sekondare në dispozita
materiale e që me vonë, paraqiten edhe si rregulla të veqanta procedurale administrative.
Në fillim rregullat e procedurës administrative figurojnë si dispozita matrialo-juridike
por gradualisht fillojnë të shfaqen edhe dispozitat e procedurës administrative për organet e
veqanta të administrative.
Kjo llojllojshmëri e dispozitave të veqanta ka shtruar nevojën e kodifikimit të
procedurës administrative.
Kodifikimi i procedurës administrative është i datës së re. Kodifikimi i parë është bërë
në Austri në vitin 1925 me Ligjin mbi procedurën administrative dhe me Ligjin mbi
eksekutimin administartiv. Bazë për kodifikimin e procedurës administrative ka shërbyer
praktika e Gjykatës administrative austriake e themeluar në vitin 1875. Ky kodifikim ne
Austri ka qenë i një rëndësie shumë të madhe, sepse ka nxitur edhe shtetet e tjera të bëjnë një
kodifikim të tillë.
Procedura e nxierrjes së akteve administrative është garanci për realizimin e parimit të
ligjshmërisë.
22.. RRëënnddëëssiiaa ee pprroocceedduurrëëss aaddmmiinniissttrraattiivvee
Procedura administrative në raport me palën paraqet garanci që do të nxirret vendim i
ligjshëm dhe i drejtë, rrespektivisht që të arrihet pajtueshmëria midis gjendjes faktike dhe
juridike, si dhe që ajo pajtueshmëri të rivendoset kur është rregulluar.6
5 Dr.sc.Agur Sokoli,E drejta proceduraleadministrative,fq.15
6 Dr.sc.Agur Sokoli,E drejta proceduraleadministrative,fq.17
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
9
Procedura administrative paraqet një nga mjetet për sigurimin valid të të drejtave të
qytetarëve dhe subiekteve tjera, por jo edhe i vetmi sepse dispozitat e materies së tille mund
të jene të normuara në mënyrë ideale por në praktikë mund të dështoj realizimi i tyre.
Rëndësia e procedurës administrative shprehet në përmbushjen e ndjenjës së sigurisë
së palës që organi i administratës do të veproj obiektivisht dhe në përputhje me ligjin do të
nxjerrë vendim të ligjshëm dhe të drejtë.
Procedura e zbatuar në rregull rrit te pala besimin në administratë, besimin në të
drejtën si forcë unike shoqërore, që është në gjendje të mënjanoj parregullsitë.
Rregullat e procedurës administative janë jo vetëm garanci për zbatimin e rregullt të
normave juridike materiale por paraqesin edhe bazë për parimin e demokratizimit në
procedurë, si dhe digë e arbitrarësisë dhe pasigurisë juridike. Rëndësia e procedurës moderne
administrative shprehet në forcimin e rolit të palës, që paraqet fryt të shtetit juridik.7
Pala nuk duhet të jetë gjithmonë vëzhgues pasiv në procedurë sepse aty vendoset për
të drejtat e palës por nga ajo kërkohet që të jetë bashkpuntor i organit në vendosjen e plotë të
çështjes administrative. Organi dhe pala në procedurën administrative qëndrojnë në lidhje
reciproke. Këto mardhënje reciproke i ka rregulluar ligjdhënësi duke pamundësuar
arbitraritetin e organit dhe trajtimin e padrejtë të palës në procedurë administrative.
Ideal i shtetit juridik është lidhshmëria e administratës me normat juridike, me qëllim
që ushtrimi i administratës të rrjedhë sipas procedurës së parashikuar më parë. Prandaj të
gjitha veprimet e administratës janë të kufizuara me norma procedurale, të cilat jo vetëm
zbatimin e rregullt të dispozitave juridike materiale, por edhe sigurojnë edhe realizimin dhe
mbrojtjen sa më të plotë të të drejtave si dhe interesave juridike të palëve dhe realizimit të
ligjshmërisë në përgjithësi.8
33.. PPaarriimmeett ee pprroocceedduurrëëss aaddmmiinniissttrraattiivvee qqëë lliiddhheenn ddrreejjttëëppëërrddrreejjttëë mmee
qqyytteettaarriinn
Procedura administrative sikur edhe degët e tjera të se drejtës veprimtarinë e saj e
bazon në parime të cilat sigurojnë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave jurudike të
qytetarëve nga veprimtaria e parregullt e administratës publike.
Procedura administratve ka parimet themelore dhe parimet e veqanta.
7 Dr.sc.Agur Sokoli,E drejta proceduraleadministrative,fq.17
8 Po aty.
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
10
Ne në këtë punim nuk do ti shtjellojmë të gjitha këto parime, mirpo do të trajtojmë
vetëm ato parimë të cilat lidhen drejtëpërdretë më qyterarin si palë në një procedurë
administrative konkrete.
3.1. Parimi i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik
Organet e administrtës duhet të kenë kujdes si në realizimin e interesave publike ashtu
edhe të interesave të individëve si palë në procedurë administrative. Sipas këtij parimi
organet e administrtës janë ato që kanë për detyrë që më rastin e zhvillimit të procedurës, ti’u
bejnë të mundur palëve që sa më lehtë ti mbrojnë dhe ti realizojnë të drejtat e tyre, normalisht
duke pasur kujdes që ky realizim të mos jetë në dëm të të drejtave të personave të tretë.
3.2. Primi i dyshkalëshmërisë
Është një parim themelor i procedurës administrative, i cili është proklamuar gati në të
gjitha sistemet juridike. Ky parim shpreh idenë mbi sundimin e ligjit në shoqëri.
Të gjitha organet e procedurës administrative me rastin e vendosjes së qështjes
administrative janë të detyruara t’i rrespektojnë dispozitat ligjore dhe dipozitat e tjera.
Organet publike veprojnë në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin kombëtar dhe
ndërkombëtar të zbatueshëm në Republikën e Kosovës, si edhe me rregullat e përgjithshme
administrative të zbatueshme, brenda kufijve të kompetencave të tyre dhe në përputhje me
qëllimin për të cilat janë dhënë këto kompetenca.9
Parimi i ligjshmërisë vlenë edhe për aktet që nxirren sipas diskrecionit. Në qështjet
administrative në të cilat organi me ligj ose me dispozitë tjetër është i autorizuar të vendos
sipas vlersimit të lirë, vendimi duhet të nxirret brenda kufijëve të autorizimit dhe në pajtim
me qëllimin për të cilin është dhënë autorizimi (LPA, neni 4, paragrafi 2).
Ligjëdhënësi, me qëllim të rrespektimit të parimit të ligjshmërisë, ka parashikuar edhe
sanksione te caktuar me rastin e shkeljes së tij. Sanksionet për shkak të shkeljes të parimit të
ligjshmërisë konsistojnë në përdorimin e ankesës dhe mjeteve juridike të jashtëzakonshme në
procedurën administrative dhe padisë në konfliktin administrativ. Ndërkaq në anën tjetër
këto konsistojnë në autorizimet dhe detyrimin e organit të shkallës së dytë, përkatësisht
gjykatës që , sipas ankesës ta anulojë, ta ndyshojnë ose ta prish vendimin me të cilin janë
shkelur dipozitat materiale juridike ose dispozitat e procedurës, të cilat do të ishin me ndikim
në vendosjeen e çështjes administrative.10
9
Projektligji për procedurën e përgjithshme administrative, Paragrafi 1 i Nenit 4
10 Dr.sc.Agur Sokoli, E drejta procedurale administrative, fq.35
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
11
3.3. Parimi i ndihmës së palës së paditur
Në procedurën administartive marrin pjesë edhe palët apo pjesëmarrësit tjerë të cilët
nuk kanë njohje të mjaftueshme të rregullave të procedurës administraitve. Në këto raste
organi që e zhvillon procedurën administrative duhet që të kujdeset që kjo njohje e
pamjaftueshme apo edhe mosinformimi i palëstë, të mos jetë në dëm të të drejtave të tyre.
Ky parim është human dhe demokratik sepse i mundësohet palës së paditur që të mbroj të
drejtat e saja, gjejgjësisht që të mbrohet nga ngarkimi me detyrime të pabazuara.
Sipas këtij parimi detyra e dhënjes së ndihmës palës së paditur qëndron në
paralajmrimin e saj për paspjat juridike të veprimeve dhe lëshimeve procedurale. Pra nga ky
parim mund të vërejmë se organi i administratës e luan rolin këshilldhënës apo ndihmës të
palës gjatë zhvillimit të procedurës konkrete administrative.
Me rastin e shkeljes së këtij parimi nuk janë parashikuar sanksione, mirpo vetën janë
parashikuar disa lehtësira për palën e painformuar. Këto lehtësira konsistojnë në kushtet të
caktuara për kthimin e gjendejes së mëparshme.
3.4. Parimi i përdorimit të gjuhës së vet në procedurë administrative
Në kushtetutat bashkohore, secilit i garantohet e drejta që në procedurë para gjykatës
ose organit shtetërortë të përdorë gjuhën e vet.
Sipas këtij parimi, palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë administrative, kanë të
drejtë të përdorin gjuhën e vet dhe në atë procedurë të informohen, të njoftohen mbi
zhvillimin e procedurës në gjuhën e vet11.
Në qoftë se pala dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë janë shtetas të huaj, dhe nuk e
njohin gjuhën në të cilën zhvillohet procedura, me ligj është paraparë që kanë të drejtë që
rrjedhen e procedurës ta ndjekin në gjuhën e vet dhe kjo gjë ju mundësohet nëpërmjet
përkthyesit.
11 Dr.sc.Agur Sokoli, E drejta procedurale administrative, fq.47
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
12
KAPITULLI III
11.. PPrroocceedduurraa aaddmmiinniissttrraattiivvee ee oorriieennttuuaarr ddrreejjtt qqyytteettaarriitt
Procedura administrative është rezurtat i zhvillimit të shtetit, dhe si e tillë ajo është
zhvilluar gradualisht duke avancuar gjithmonë mënyrën dhe funksionimin e saj dhe
njëkohësisht duke përmirësuar shërbimet për qytetarët.
Administrata dhe qytetarët gjithmonë duhet që të kenë nja rapot bashkpunimi shumë
të avancuar, gjë që do të nënkuptonte edhe punë më të lehtë dhe efikase për organet e
administrtës po edhe shërbime më të mira për qytetarët.
Procedura administrative ka në qëndër të saj shërbimet të cilat ofron për qytetarët,
edhe atëherë kur ka raste kur vepron në shpërputhje me interesat individuale të personit që
është palë në atë procedurë. Kjoshpjegohet me faktin se veprimi në shpërputhje më qytetarin
konkret, mund të jëtë garaci për mbrojtjen e interesave të përgjithshmë të qytetarëve.
Administrata e orientuar drejt qytetarit do të sigurojë që të gjitha palët dhe personat
tjerë të përfshirënë procedurë të jenë në gjendje ti zbatojnë dhe mbrojnë të drejtat dhe
interesat e tyre ligjore sa më efektivisht dhe lehtësisht. Ajo do ti informojë palët për të drejtat
dhe obligimet e tyre përfshirë informatat lidhur me procedurën dhe të tërheq vërejtjen rreth
pasojave ligjore të veprimeve apo lëshimeve të tyre.
22.. RRaappoorrttii nnëë mmeess zzyyrrttaarrëëvvee ttëë aaddmmiinniissttrraatteess ddhhee qqyytteettaarrëëvvee
Ligji për nenpunësit civil i Kosovës rregullon disa qeshtje me rëndësi sa i përket
raportit në mes zyrtarëve të administratës dhe qytëtarëve.
Paragrfin 1. të nenit 57 thote qe nëpunësit civilë janë të detyruar të sigurojnë përfundimin e
shpejtë, në mënyrë efektive, efikase dhe ekonomike të procedurave të administratës publike
për qytetarët.12 Ky paragraf paraqet siguri juridike që qytetarët të mos zvarriten në organet e
administratës, por që prcedura ndaj të cilëve zhvillohet të ketë përfundim të shpejtë dhe të
jetë efektive. Fatkeqësisht tek ne në Kosovë edhe nuk ka përfunduar reforma e administratës
dhe kemi shumë raste ku qytetarët kanë ankesa për zvarritje të procedurave administrative.
Kjo është shprehur edhe në shumë anketa ku qytetarët theksojnë mungesën e vullnetit të
zyrtarëve për të shërbyer me përgjegjësi.13 Mirpo duke marrë parasysh kapacitetet e organeve
administrative dhe procesit reformues në të cilën gjendemi kjo situatë do të ndryshoj shpejtë.
Në frymë të ndihmës së qytetarëve dhe mbrojtjes së interesave të tyre janë edhe
paragrafet 2 dhe 3 te nenit 57 të të njejtit ligj ku thuhet: nëpunësit civilë janë të detyruar t’i
12
LIGJI Nr. 03/L-149 PËR SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, paragrafi 1.neni 57
13 National Endoëment for Democracy, Raport mbi llogaridhënjen e institucioneve fq.4
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
13
ndihmojnë qytetarët në plotësimin e formaliteteve dhe, brenda kufijve të lejuar me ligje dhe
rregullore, t’iu shmangen procedurave të pavolitshme dhe të vështira për t’u menaxhuar.14
Dhe në paragrafin 3 thuhet: nëpunësit civilë janë të detyruar të parandalojnë situatat, të cilat
mund të rezultojnë në veprime e që mund të dëmtojnë interesat legjitime të administratës
publike, të individëve ose të grupeve të qytetarëve.15
Përgjegjësia e zyrtarëve ndaj qytetarëve dhe institucionit ku punojnë poashtu është një
gjë e rëndësishme e cila është e rregulluar me këtë ligj.
Në nenin 65 të ligjit për shërbyesit civliv rregullohet përgjegjësia për dëmet që mund
të shkaktojnë zyrtarët e administratës qytetarëve dhe institucionit ku punojnë. Në nenin 65 në
paragrafin 1. thuhet: nëpunësit civilë janë përgjegjës për të gjitha dëmet e shkaktuara
qytetarëve ose institucionit gjatë ushtrimit të detyrës si rezultat i paaftësisë profesionale,
neglizhencës së rëndë ose veprimeve të qëllimshme, të paligjshme. Paragrafi 2. thotë: pas
përcaktimit të përgjegjësisë, do të bëhet sanksionimi i nëpunësit civil, i cili i ka shkaktuar
dëm institucionit ose qytetarëve.16
Përveq përgjegjësisë që kanë për qytetarët, zyrtarët e organeve të administratës, edhe
qytëtarët kanë përgjegjësitë e tyre që lidhen në përgjithësi me sjelljen korrekte ndaj
zyrëtarëve të administratës. Natyrisht do të ishte jo e logjikshme sjelljet e zyrtarëve të
rregulloheshin me norma ligjore kurse qytarëve tu lihet hapsirësë e pakufishme në kontekstin
e sjelljeve gjatë procedurës administrative.
Raporti i administratës dhe i qytetarëve është përveq qe mbështetët në norma ligjore,
ai paraqet kulturën edhe shkallën e zhvillimit të një shoqërie, raport cili çdo herë e më shumë
vie duke u avancuar.
33.. AAddmmiinniissttrraattëë ee hhaappuurr ddhhee ttrraannssppaarreennttee
Një administratë e hapur dhe transparente është synimi dhe sfida me e madhe e qdo
shoqërie që synon vlerat demokratike .
Parimi i të qënit i hapur sugjeron që administrata është e gatshme për hetim të
jashtëm, ndërsa transparenca sugjeron që, kur egzaminohet nga afër, mund të “shihet përtej”
për qëllimin e hetimit dhe mbikqyrjes. Një administratë publike e hapur dhe
transparente lejon, nga njëra anë, që çdo njeri i ndikuar nga një veprim administrativ të njoh
bazën e këti vendimi, dhe nga ana tjetër lehtëson hetimet e jashtme të veprimeve
14 LIGJI Nr. 03/L-149 PËR SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 57
15 Po aty.
16 LIGJI Nr. 03/L-149 PËR SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Paragrafi 1 dhe2 i Nenit 65
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
14
administrative nga institucionet mbikqyrëse. Të qënit i hapur dhe transparent janë gjithashtu
instrumenta të nevojshëm për shtetin e së drejtës, barazinë para ligjit, dhe përgjegjshmërinë.
Si rregull i përgjithshëm, sjellja e administratës publike duhet të jetë transparente dhe
e hapur. Çështjet duhet të mbahen sekret ose konfidenciale vetëm në raste të veçanta, si në
rastet kur ndikohet me të vërtetë siguria kombëtare ose çështje të ngjashme. Po kështu, të
dhënat personale nuk duhet t’i lejohen palëve të treta. Në të vërtetë, vetëm disa
çështje specifike ndikojnë në sigurinë kombëtare.
Parimi i të qënit i hapur dhe transparenca në administratën publike i shërbejnë dy
qëllimeve specifike. Nga njëra anë, ato mbrojnë interesin publik sepse pakësojnë
mundësinë e keqadministrimit dhe korrupsionit. Nga ana tjetër, ato janë thelbësore për
mbrojtjen e të drejtave individuale sepse furnizojnë arsyet për vendimin administrativ
dhe rrjedhimisht ndihmojnë palën e interesuar të ushtrojë të drejtën e dëmshpërblimit
nëpërmjet apelit.
44.. PPrroocceedduurraa aaddmmiinniissttrraattiivvee nnëë ffuunnkkssiioonn aavvaanncciimmiitt ttëë iimmpplleemmeennttiimmii ttëë lliiggjjiitt
Sundimi i ligjit është vlerë thelbësore kushtetuese për legjislativin, ekzekutivin dhe
gjyqësorin e një shteti demokratik. Ai përbën një sistem të ndarjes së pushteteve, me fjalë
tjera, një sistem i kontrolleve dhe balanceve brenda së cilit administrata publike është
pushtet shtetëror i një niveli të njëjtë me degën legjislative dhe gjyqësore. Në një sistem të
tillë, administrata publike ka autoritetin e vet ekskluziv gjatë zhvillimit të procedurave
administrative.
Në procesin e zhvillimit të procedurave administrative një vend të veqantë kanë disa
parime në mesin e të cilave janë parimet e ligjshmërisë, procesit të drejtë dhe
proporcionalitetit.
4.1. Masat ligjore dhe kontrolli juridik
Kontrolli ligjor i veprimeve administrative ju takon kryesisht gjykatave
administrative. Sidoqoftë, kontrolli i brendshëm nga organet administrative është po ashtu i
nevojshëm, jo si zëvendësim për kontestet administrative por për ofrimin e një sistemi shtesë
të mbrojtjes, sigurimit dhe korrigjimit.
Masat administrative ligjore nuk janë vetëm instrument në duar të qytetarit për t‟i
mbrojtur të drejtat e tij apo saj kundër një organi administrativ. Ato janë gjithashtu edhe mjet
i vetëkontrollit të autoriteteve administrative pasi që ju jep atyre mundësinë e identifikimit të
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
15
gabimeve sistematike dhe kësisoj përmirësimit të praktikës administrative në përgjithësi
lidhur me rastet e ngjashme.
4.2. Mjetet juridike në procedurë administrative
Përdormi i mjeteve jurdike është arma më e fortë që kanë qytetarët për të mbrojtur
pozicionin e tyre në procedurë administrative.
Mjetet juridike në procedurë adminisrtative i përdorë pala kur nuk është e kënaqur me
vendimet e organit që ka zhvilluar procedurën. Mjetet jurdike ndahen në mjete juridike të
rregullta dhe mjete të jashtëzakonshme, mirpo në këtë punim nuk do të ndalemi që ti
elaborojmë, meqë i kemi mësuar gjatë zhvillimit të ligjeratave, por do të të trajtojmë efektin
e mjeteve juridke në përgjithësi në kontekstin e realizimit të të drejtave të qytetarit në
procedurën e administrative.
Në të gjitha vendet, si në ato me zhvillim të ulët, në vendet e tranzicionit apo në
vendet më të zhvilluara demokratike janë të nevojshme masat të cilat qytetarët mund ti
garantonin të drjtën që të ankohet për vendimet e organeve të administratës. Këto masa duhet
ti lejohen qytetarit, pra qytetarit si palë në procedurë administrative, që ti përdorër në
proporcion me pozicionin e tij në faza të ndryshme të procedurës administrative. Këto mjete
janë në funksion të balancimit që pozicionit të tij në procedurë, por edhe si e drejtë e cila i
takon si individ dhe që i garantohet edhe me akte ndërkombëtare.
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
16
PPëërrffuunnddiimm
Në këtë punim jam përpjekur të trajtoj dhe analizoj se si të drejtat e qytetarëve mund
të jenë obiekt i shkeljes, në rastet kur organet e administrates nuk u përmbahen dispozitave
dhe parimeve të procedurës administrative, si dhe se sa ndikon që zhvillimi në rregullt i
procedurës është një mjet shtesë e cili garanton se qytetarët do të marrin shërbimet e kërkuara
në mënyrën se si është përcaktuar nga ligjvënësi.
Procedura e mirëfilltë administrtive është sfera në të cilën duhet që çdo administratë
të marrë shumë seriozisht, në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime sa më të mira dhe që
administrata të pasqyroj vlerat e një shoqërie demokratike.
Të drejtat e qytetarëve duhet të rrespektohen nga shteti në përgjithësi si niveli më i
latë kombëtar përmes organeve të administratës, të cilat në punën e tyre janë të kufizuara
pikërisht nga dispozitat ligjore të cilat i kan miratuar perfaqesuesit e qytetarëve. Pra ky është
një rotacion që garanton një balancim të të drejtave dhe detyrimeve që kanë organet e
administratës për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Ne këtë punim kemi trajtuar edhe aspekte të përgjithshme në procedurës
administrative që përfshijnë zhvillimin dhe rëndësia e procedurës administrative, parimet e
procedurës administrative, mjetet juridike , karakteristikat e nje sistemi efikas të procedurës
administrative dhe çështje të tjera.
Në këtë punim poashtu jam munduar ti paraqes raportin qe e karakterizon punen e
administratës në njërën anë si dhe qytetarët si palë në një procedurë administrative.
Nga ky punim mund të konkludojmë se procedura administrative e zhvilluar sipas
dispozitave ligjore pozitive është një mekanizëm shumë me rëndësi e cila siguron që të
minimizohet arbirtrariteti i organeve të administratës karhi qyteratëve, të drejtat e të cilëve
mund të jenë obiekt i shkeljes gjatë zhvilllimit të një procedure administrative. Zhvillimi i
procedurës moderne administrative sipas dispoziatve ligjore në fuqi poashtu është një
manifestim i legjitimitetit qytetar, që konkretizohet gjatë zhvillimit të procedurës konkrete
administrative.
Lënda: E drejta e procedurës administrative
2016
17
BBiibblliiooggrraaffiiaa
 Dr. Sc. Agur Sokoli - E drejta e procedurës administrative, PRISHTINË 2014
 E Drejta Administrative – Administrata, Kontrolli i punës së Administratës dhe
Përgjegjësia Politike e saj, Kompjuterizimi i Administratës, Prof. Esat Stavileci, Prof.
Agur Sokoli, Prof. Mirlinda Batalli, Prishtinë, 2010.
 Ferid Selimi - QEVERISJA VENDORE - SHQYRTIME KRAHASIMTARE
 Dokument i SIGMA-s, nr.39 - Përgatitja e administratave publike për hapësirën
administrative evropiane
 National Endowment for Democracy - Funksionimi i administratës publike dhe mundësitë
e qytetarëve, Raport mbi llogaridhënjen e institucioneve ,Tetor 2009
 Kuptimi i të drejtave të njeriut, doracak mbi arsimimin për të drejtat e njeriut- MANZ
CROSSMEDIA, 1051 Vjenë, Austri 2003
 SHQIPTARËT DHE MODELI SOCIAL EVROPIAN - Administrata Publike në
Shqipëri midis politikës dhe qytetarit, Tiranë 2014
 Europianizimi i Administrimit Publik dhe Shërbimeve Publike
Ligjet:
Ligji i procedurës administrative i Kosovës, nr. 02/L-28
LIGJI Nr. 03/L-149 PËR SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PROJEKTLIGJI PËR
PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE
Web:
http://shtetiweb.org/2012/09/25/parimet-e-organizimit-dhe-funksionimit-te-administrates-
publike/
http://www.most.org.mk/images/transparency/art/Vodic_za_opstinska_administracija_ALB.p
df (të qasshëm mw 14.05.2016)

More Related Content

What's hot

Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
K. Gj.
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Verlona Pireci
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
Refik Mustafa
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka
ArberSusuri
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
Refik Mustafa
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
endritrrustemi9
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
Refik Mustafa
 
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesoreKriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesoreDonikë Mjaki
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
Refik Mustafa
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
Refik Mustafa
 
E drejta adm.organizatat administrative
E drejta adm.organizatat administrativeE drejta adm.organizatat administrative
E drejta adm.organizatat administrative
Adis Shemsije Demiri
 
Unioni Evropian
Unioni EvropianUnioni Evropian
Unioni EvropianMenaxherat
 
fjalori i kriminalistikes
fjalori  i  kriminalistikesfjalori  i  kriminalistikes
fjalori i kriminalistikesfakete duraku
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
Refik Mustafa
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
Refik Mustafa
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Ramadan Ademi
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Refik Mustafa
 

What's hot (20)

Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesoreKriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
 
E drejta adm.organizatat administrative
E drejta adm.organizatat administrativeE drejta adm.organizatat administrative
E drejta adm.organizatat administrative
 
Unioni Evropian
Unioni EvropianUnioni Evropian
Unioni Evropian
 
fjalori i kriminalistikes
fjalori  i  kriminalistikesfjalori  i  kriminalistikes
fjalori i kriminalistikes
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
 

Viewers also liked

Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjjeE Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
Visar Kluna
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativeKristi Nikolli
 
Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
Ermirë Redenica
 
Leksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi haskoLeksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi haskoEsi Hasko
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berisha
fatmir berisha
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publikekulla 2010
 
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
Ardenia Flowers
 
Prezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesorePrezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesoreDuresa M. Bytyqi
 
[2011] Case Study: e-Cabinet solution - Fisnik Kruja
[2011] Case Study: e-Cabinet solution - Fisnik Kruja[2011] Case Study: e-Cabinet solution - Fisnik Kruja
[2011] Case Study: e-Cabinet solution - Fisnik Kruja
e-Democracy Conference
 
Te kuptojme politikat publike
Te kuptojme politikat publikeTe kuptojme politikat publike
Te kuptojme politikat publikeShtetiWeb
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Taulant Kelmendi
 
fillet e-se-drejtes-pyetje
 fillet e-se-drejtes-pyetje fillet e-se-drejtes-pyetje
fillet e-se-drejtes-pyetje
fatmir berisha
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2zogaj
 
Microsoft office 4 programet e office
Microsoft office 4 programet e officeMicrosoft office 4 programet e office
Microsoft office 4 programet e officeMarjan DODAJ
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
fatmir berisha
 

Viewers also liked (20)

Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Administrata publike
Administrata publikeAdministrata publike
Administrata publike
 
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjjeE Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
Leksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi haskoLeksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi hasko
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berisha
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
 
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
 
Prezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesorePrezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesore
 
Etika
EtikaEtika
Etika
 
[2011] Case Study: e-Cabinet solution - Fisnik Kruja
[2011] Case Study: e-Cabinet solution - Fisnik Kruja[2011] Case Study: e-Cabinet solution - Fisnik Kruja
[2011] Case Study: e-Cabinet solution - Fisnik Kruja
 
Te kuptojme politikat publike
Te kuptojme politikat publikeTe kuptojme politikat publike
Te kuptojme politikat publike
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
 
fillet e-se-drejtes-pyetje
 fillet e-se-drejtes-pyetje fillet e-se-drejtes-pyetje
fillet e-se-drejtes-pyetje
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
 
Microsoft office 4 programet e office
Microsoft office 4 programet e officeMicrosoft office 4 programet e office
Microsoft office 4 programet e office
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
 

Similar to Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te individit

Projekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publikeProjekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publike
RinorAjeti1
 
Garantimi-Drejtës-Informim.pdf
Garantimi-Drejtës-Informim.pdfGarantimi-Drejtës-Informim.pdf
Garantimi-Drejtës-Informim.pdf
elisabeta31
 
Artikull Luarasi per editim
Artikull Luarasi  per editimArtikull Luarasi  per editim
Artikull Luarasi per editimElvis Zaimi
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
AlbanFejzullahu2
 
ROLI DHE PERGJEGJESITE E STAFIT TE GJYKATES NE DHENJEN E NDIHMES LIGJORE
ROLI DHE PERGJEGJESITE E STAFIT TE GJYKATES NE DHENJEN E NDIHMES LIGJOREROLI DHE PERGJEGJESITE E STAFIT TE GJYKATES NE DHENJEN E NDIHMES LIGJORE
ROLI DHE PERGJEGJESITE E STAFIT TE GJYKATES NE DHENJEN E NDIHMES LIGJORE#MesueseAurela Elezaj
 
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN...
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN...ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN...
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN...
#MesueseAurela Elezaj
 
Jurispodenca
JurispodencaJurispodenca
Jurispodenca
JURIST
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
zogaj
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitBledi Lila
 
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së LigjeveDoracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
МЦМС | MCIC
 
Kodi i procedurave administrative
Kodi i procedurave administrativeKodi i procedurave administrative
Kodi i procedurave administrative
Ersid Peri
 
H Y R J E N E A D M I N I S T R A T
H Y R J E  N E  A D M I N I S T R A TH Y R J E  N E  A D M I N I S T R A T
H Y R J E N E A D M I N I S T R A Tguest5b3065
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
Doracak per-pergatitjen-e-provimit-te-jurisprudences
Doracak per-pergatitjen-e-provimit-te-jurisprudencesDoracak per-pergatitjen-e-provimit-te-jurisprudences
Doracak per-pergatitjen-e-provimit-te-jurisprudencesPuqa Aruqi
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
MiLchee Fetahi
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
Refik Mustafa
 
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Ferdi Nuredini
 

Similar to Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te individit (20)

Projekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publikeProjekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publike
 
Garantimi-Drejtës-Informim.pdf
Garantimi-Drejtës-Informim.pdfGarantimi-Drejtës-Informim.pdf
Garantimi-Drejtës-Informim.pdf
 
Mustaf
MustafMustaf
Mustaf
 
Artikull Luarasi per editim
Artikull Luarasi  per editimArtikull Luarasi  per editim
Artikull Luarasi per editim
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
 
ROLI DHE PERGJEGJESITE E STAFIT TE GJYKATES NE DHENJEN E NDIHMES LIGJORE
ROLI DHE PERGJEGJESITE E STAFIT TE GJYKATES NE DHENJEN E NDIHMES LIGJOREROLI DHE PERGJEGJESITE E STAFIT TE GJYKATES NE DHENJEN E NDIHMES LIGJORE
ROLI DHE PERGJEGJESITE E STAFIT TE GJYKATES NE DHENJEN E NDIHMES LIGJORE
 
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN...
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN...ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN...
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN...
 
Jurispodenca
JurispodencaJurispodenca
Jurispodenca
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesit
 
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së LigjeveDoracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
 
Kodi i procedurave administrative
Kodi i procedurave administrativeKodi i procedurave administrative
Kodi i procedurave administrative
 
H Y R J E N E A D M I N I S T R A T
H Y R J E  N E  A D M I N I S T R A TH Y R J E  N E  A D M I N I S T R A T
H Y R J E N E A D M I N I S T R A T
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
Doracak per-pergatitjen-e-provimit-te-jurisprudences
Doracak per-pergatitjen-e-provimit-te-jurisprudencesDoracak per-pergatitjen-e-provimit-te-jurisprudences
Doracak per-pergatitjen-e-provimit-te-jurisprudences
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
 
Normat juridike
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
 

Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te individit

  • 1. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Lënda: E drejta e procedurës administrative Tema: Procedura administrative si garanci për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të individit Profesoresha: Prof.Dr.Mirlinda Batalli Asistenti: Mr.sc.Islam Pepaj Studenti: Endrit Rustemi 14-maj-2016
  • 2. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 2 Përmbajtja Hyrja…………………...................................................................................... 3 KAPITULLI I 1. Administrata publike dhe kuptimi i të drejtave të njeriut ……………........…4 2. Karakteristikat e një sistemi efikas të procedurës administrative ................... 4 3. Procedura administrative dhe kontrolli juridik ............................................. 6 4. Aktet ndërkombëtare që mbrojnë qytetarët në procedurë administrative…......6 KAPITULLI II 1. Zhvillmi i procedurës administrative ............................................................8 2. Rëndësia e procedurës administrative............................................................8 3. Parimet e procedurës administrative që lidhen drejtëpërdrejtë me qytetarin....9 3.1. Parimi i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik .........................10 3.2. Primi i dyshkalëshmërisë ........................................................................................ 10 3.3. Parimi i ndihmës së palës së paditur .......................................................................11 3.4. Parimi i përdorimit të gjuhës së vet në procedurë administrative ......................11 KAPITULLI III 1. Procedura administrative e orientuar drejt qytetarit ........................................... 12 2. Administratë e hapur dhe transparente................................................................ 12 3. Raporti në mes zyrtarëve të administratës dhe qytetarëve ................................... 13 4. Procedura administrative në funksion avancimit të implementimit të ligjit ..14 4.1. Masat ligjore dhe kontrolli juridik ............................................................................. 14 4.2. Mjetet juridike në procedurë administrative .............................................................. 15 Përfundim ......................................................................................................................... 16 Bibliografia .......................................................................................................................17
  • 3. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 3 HHyyrrjjee Në këtë punim trajtohet dhe analizohet procedura administratitve si mënyrë e realizimit të të drejtave te qytetarëve dhe si metodë e sigurimit, që të drejtat e tyre të mos shkelen nga organet e administratës në një proceurë konkrete administrative. Ky punim është i ndarë në tre kapituj: kapitulli i parë shpjegon ndërlidhjen e procedurës administrative me të drejtat e njeriut, sa mund të mbrohen të drejtat e qytetarëve karshi arbirtraritetit të mundshëm të organeve të administratës, përmes funksionimit efikas të procedurës administrative. Kapitulli i dytë ka për bazë sqarimin e rëndësisë së procedurës administrtative, zhvillimin, metodat dhe parimet e procedurës administrative. Ky kapitull është një rifreskim i njohurive të fituara rreth funksionimit bazë të procedurës administrative ku tentohet që të filtrohet vetëm pjesa që ka të bëj direkt më qytetarin në procedurë. Kurse në kapitullin e tretë dhe të fundit tentohet të shpjegohet trinomi i raportit në mes procedurës administrative, qytetarit si palë kyqe e procedurës dhe rëndësisë së zbatimit të ligjit në një procedurë konktrete administrative. Duke pasur parasysh zhvillimin shumë të shpejtë shkencor e shoqëror, administrata publike duhet të jetë në proces të vazhdueshëm të reformimit të saj duke aplikuar standardet më të mira me të cilat garanohet sigruri jurdike për qytetarët. Ekzistimi i një sistemi të përgjithshëm e të standardizuar të procedurës është thelbësor për një administratë publike të besueshme dhe efikase dhe si rezultat edhe për cilësinë e shërbimeve të ofruara për qytetarët. Administrata e hapur dhe transparente krijon siguri për sundim të ligjit, për zhvillim të shtetit ligjor si dhe garanton se nuk do të shkelen të drejtat e qytatarëve, por ato do të rrespektohen duke u mbështetur në aplikimin e plotë të rregullave të procedurës administrative. Administrata është e thirrur që ti ofroj shërbime qytetarëve dhe qytetarët janë ata që janë në qendër rë procedurës administrative. Procedura administrative është e orientuar që tu ofroj shërbime qytetareve ,duke mbrojtur interesat e tyre dhe interesat e pergjithshme karshi interesave individuale, pra kjo nënkupton që në shoqëritë demokratike zhvillimi i procedurës administrative përceptohet si mbrojtje e interesave te individit dhe kujdestare e interest publik.
  • 4. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 4 KAPITULLI I 11.. AAddmmiinniissttrraattaa ppuubblliikkee ddhhee kkuuppttiimmii ii ttëë ddrreejjttaavvee ttëë nnjjeerriiuutt Aspirata për të mbrojtur dinjitetin njerëzor të të gjitha qenieve njerëzore, paraqet thelbin e konceptit për të drejtat e njeriut. Kjo aspiratë e vë qenien njerëzore në qendër të interesit. Kjo aspiratë është e bazuar në sistemin e përbashkët universal të vlerave të përkushtuara të të drejtës për jetë, si një e drejtë e paprekshme, dhe ofron një kornizë për ndërtimin e sistemit të të drejtave të njeriut, të mbrojtur nga normat dhe standardet e pranuara ndërkombëtarisht. Neni 1 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (UDHR), të miratuar nga Kombeve të Bashkuara në vitin 1948, u referohet shtyllave kryesore të sistemit të të drejtave të njeriut, të cilat janë liria, barazia dhe solidariteti. Liritë, siç janë liria e mendimit, ndërgjegjes, besimit, sikurse edhe ajo e opinionit dhe shprehjes, janë të mbrojtura nga të drejtat e njeriut. Ngjashëm, të drejtat e njeriut garantojnë barazi, siç është mbrojtja e barabartë kundër të gjitha formave të diskriminimit për të gëzuar të gjitha të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe barazinë e plotë ndërmjet grave dhe burrave. Solidariteti tregon të drejtat ekonomike dhe sociale, si të drejtën për sigurim social, shpërblim (pagë) të drejtë, një standard të mirë për jetesë, shëndet dhe qasje në arsim, të cilat janë pjesë përbërëse të strukturës së të drejtave të njeriut. Këto të drejta janë të sistemuara në pesë kapituj; të drejtat politike, civile, ekonomike, sociale dhe kulturore dhe janë të definuara juridikisht në dy Pakte paralele, të cilat së bashku me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, krijojnë Ligjin mbi të Drejtat e Njeriut.1 22.. KKaarraakktteerriissttiikkaatt ee nnjjëë ssiisstteemmii eeffiikkaass ttëë pprroocceedduurrëëss aaddmmiinniissttrraattiivvee Një sistem i mirë i procedurës administrative është pikë së pari i përgjithshëm dhe i standardizuar. Parimet e tij themelore vlejnë për çdo veprim të ekzekutivit; rregullat e tij aplikohen në shumicën dërmuese të veprimeve administrative. Ekzistimi i një sistemi të përgjithshëm e të standardizuar të procedurës është thelbësor për një administratë publike efektive e efikase dhe si rezultat edhe për cilësinë e shërbimeve të ofruara për qytetarët. Një sistem efikas i procedurës administrative përcakton udhëzime të thjeshta dhe të qarta për autoritetet e administratës publike dhe shërbyesve të vet civil në aktivitetet e përditshme. Rregullat e tij janë të formuluara në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe të 1 Kuptimi i të drejtave të njeriut, Doracak mbi arsimimin për të drejtat e njeriut- MANZ CROSSMEDIA, 1051 Vjenë, Austri 2003, fq.26
  • 5. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 5 kuptueshme dhe kësisoj mund të jetë me qasje dhe i njohur për qytetarët. Është i „përqendruar në qytetarin‟, duke marë parasysh pritjet e qytetarëve dhe duke ju ofruar garanci për të drejtat e tyre procedurale. Më tej definon standardet e sjelljes etike dhe praktike të shërbyesve civilë duke sigurua kësisoj funksionimin, efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara për publikun. Ekzistenca e një sistemi të tillë të përgjithshëm e të standardizuar siguron respektim më të mirë të rregullave materiale. Për më shumë, ndihmon edhe mbikëqyrjen dhe kontrollin nga nivelet e larta në zinxhirin komandues (si legjislatori dhe ministria përgjegjëse për kontroll), që mund të sigurojë që organi publik kompetent e respekton ligjin dhe statutin. Një sistem i standardizuar i procedurës administrative favorizon transparencën e procesit vendimmarrës dhe avancon legjitimitetin e produktit të vet. Të gjithë pjesëmarrësit në një operacion administrative, si autoritetet administrative ashtu edhe palët e procedurës përfitojnë nga prania e tij. Më konkretisht, qytetarët dhe bizneset drejtpërdrejtë të involvuar në procedurën individuale administrative janë në gjendje të vlerësojnë nëse autoriteti administrative vepron përbrenda kufijve të vet ligjor, të përcjellin hapat që organi publik duhet të ndërmarrë dhe, në përgjithësi, të parashohin rrjedhën e procesit administrativ. Ata kanë mundësi t‟i shprehin interesat dhe pikëpamjet e tyre përkatëse gjatë procesit duke ndihmuar kësisoj në qartësimin e interesave dhe përmirësimin e arsyeshmërisë së veprimeve administrative. Duke përshkruar të drejtat procedurale që duhet të respektohen, një sistem i përgjithshëm i procedures administrative përcakton standardet për një proces të drejtë vendimmarrës. Ai mundëson respektimin e të drejtave të të gjithë pjesëmarrësve në proces (qytetarët e prekur në mënyrë direkte apo indirekte p.sh. fqinji në një rast ndërtimi, konkurrenti në procedurë prokurimi apo rekrutimi, tregu etj.). Kësisoj siguron paanshmëri dhe trajtim të barabartë. Mes tjerash garanton të drejtën për t‟u dëgjuar; të drejtën për të mare përgjigje nga autoriteti administrativ; të drejtën në informim dhe qasje në dosje; të drejtën për këshillim ligjor; të drejtën për mbrojtje të të dhënave personale; detyrimin e administratës të ofrojë arsyet e vendimeve të veta; detyrimin e administratës t‟i tregojë mundësitë për sfidë ligjore ndaj vendimeve të veta. Një sistem i standardizuar siguron operacion efikas duke paraqitur afate brenda të cilave administrate duhet të përgjigjet apo të vendos dhe duke përcaktuar qartë përgjegjësitë (kush çka bën). Sigurohet se nuk ka hapa të panevojshëm që rezultojnë në ndërlikime dhe vonesa si dhe kosto të përfshira. Në raste të jashtëzakonshme, kur ka kosto, ky duhet të jetë i përshtatshëm dhe arsyeshëm. Një sistem i mirë i procedurës administrative inkurajon
  • 6. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 6 përdorimin e formave të komunikimit të përshtatshme për qytetarin si e-qeverisja dhe pikat e kontaktit të vetëm. Kësisoj procedura administrative bëhet më e lehtë dhe më e shpejtë për qytetarët dhe akterët ekonomik brenda vendit dhe prej vendeve tjera anëtare të BE-së. Themelimi i një sistemi të përgjithshëm ofron parimet po ashtu për ndonjë procedurë speciale të re apo komplekse dhe lejon plotësimin e zbrazëtirave të mundshme. Procedura e tillë ekzistuese mund të racionalizohet dhe kanalizohet përderisa të rejat përfitojnë nga ekzistenca e kornizës së rregullave të përgjithshme. Në përmbledhje, një sistem i procedurës së përgjithshme administrative materializon konceptin e administratës së mirë dhe efikase, elementet e të cilës përfshijnë hapjen, pjesëmarrjen, llogaridhënien, efektivitetin dhe koherencës e veprimit administrativ. 33.. PPrroocceedduurraa aaddmmiinniissttrraattiivvee ddhhee kkoonnttrroollllii jjuurriiddiikk Kontrolli juridik i veprimeve administrative është një prej kushteve themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Disbalanci i pushtetit që ekziston në mes të autoriteteve të administratës publike dhe individëve duhet të kontrollohet në mënyrë efektive për të rikthyer të drejtat e qytetarëve të cilat kanë mundur të shkelen nga një autoritet administrativ. Është pikërisht kontrolli juridik i veprimeve administrative që garanton që Shteti plotësisht i nënshtrohet ligjit.2 Rregullat e përgjithshme procedurale janë parakusht për kontroll juridik efektiv. Ato përbëjnë standardet sipas të cilave vlerësohet ligjshmëria e një vendimi. Rregullat procedurale ndihmojnë procesin e shqyrtimit duke ofruar përfitime në aspektin kohor, trajtimit të barabartë dhe koherencës së jurisprudencës. Ato mundësojnë formulim më të lehtë të parimeve të jurisprudencës. Së fundi, nuk duhet të nënvlerësohet që rregullat e përgjithshme procedurale e bëjnë zbatimin e vendimeve të gjykatës më efikas pasi që administrate si dhe palët e përfshira në kontest përfitojnë nga udhëzime më të qarta për të përmirësuar gabimet procedurale. 44.. AAkktteett nnddëërrkkoommbbëëttaarree qqëë mmbbrroojjnnëë qqyytteettaarrëëtt nnëë pprroocceedduurrëë aaddmmiinniissttrraattiivvee Është më rëndësi që përveq dispozitave nacionale të cilat në përgjithësi apo në veqanti rregullojnë punën dhe funksionimin e administratës, dispozita këto që janë edhe në funksion të mbrojtjes së qytearëve në procedurë administrative, të ketë edhe dokumente me 2 Këshilli i Evropës, Sundimi i Ligjit dhe Drejtësia – Arritjet e Këshillit të Evropës, Strasburg 1997: Kontrolli Gjyqësor i Akteve Administrative, Madrid, 13-15 nëntor 1996 (f. 93)
  • 7. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 7 karaktër ndërkombëtar që do ta bënin këtë punë. Një nga këto dokumente është edhe Karta e të Drejtatve Fundamentale të Bashkimit Europian. Edhe pse ne ende nuk jemi në Bashkimin Europian por jemi rruges për të qenë pjesë e këtij bashkimi, ky dokument të ne nuk ka një efekt juridik të drejtëpërdrejtë, megjithatë kjo tregon se të drejtat e qytetarit në procedurë mbrohen edhe nga akte mbi nacionale. Karta e të Drejtatve Fundamentale të Bashkimit Europian është dokument i UE-së mbronë të drejtat funamentale të qytetarëve të Bashkimit Europian. Në nenin 41 të Kartës së të Drejtave Fundamentale të Bashkimit Evropian3 theksohet: E drejta në administratë të mirë (1) Secili person ka të drejtë që çështjet e tij apo saj të trajtohen në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe përbrenda një kohe të arsyeshme nga institucionet dhe organet e Bashkimit. (2) Kjo e drejtë përfshin:  të drejtën e secilit person që të dëgjohet, para marrjes së masës individuale që do ta prekte atë;  të drejtën e secilit të ketë qasje në lëndën e tij apo saj, duke respektuar interesat legjitim të konfidencialitetit dhe të sekretit profesional dhe afarist;  obligimin e administratës të jep arsyet e vendimeve të veta. (3) Secili person ka të drejtën që Komuniteti të riparojë çfarëdo dëmi të shkaktuar nga institucionet e veta apo shërbyesit e vet gjatë kryerjes së detyrave të tyre në pajtim me parimet e përgjithshme të përbashkëta për ligjet e Shteteve Anëtare. (4) Secili person mund t‟ju shkruajë institucioneve të Bashkimit në njërën prej gjuhëve të Traktatit dhe duhet të merr përgjigje në gjuhën e njëjtë. Poashtu edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës ka dispozita ligjore të cilat mund ti shfrytëzojnë qytetarët kur mendojnë së organet e administratës kanë shkelur të drejtat e tyre qoftë duke zbatur në mënyrë jo të drejtë dispozitat ligjore në fuqi qoftë duke vepruar në mënyrë joproporcionale me situatën e krijuar. Në nenin 32 thuhet: [E Drejta për Mjete Juridike] Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.4 3 Kartës së të Drejtave Fundamentale të Bashkimit Evropian neni 41 4 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, hyrë në fuqi 15 qershor2008, neni 32
  • 8. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 8 KAPITULLI II 11.. ZZhhvviillllmmii ii pprroocceedduurrëëss aaddmmiinniissttrraattiivvee Procedura administrative para së gjithash ka lindur me qëllim që të mbroj pozitën e palës kur vëhet në raport me administratën shtetërore, përkatësishtë mbrojtjen e qytetarëve nga veprimtaria e parregullt e administratës shtetërore. Zhvillimi i procedurës administrative karakterizohet me forcimin e pozitës dhe rolit të palës që paraqet fryt të shtetit juridik. Me ndikimin e ideve te shtetit juridik pala bëhet strumbullar rreth të cilit sillet dhe pëson evolucion procedura moderne administrative.5 Çdo shtet ligjor pretendon që administrata të ushtrohet sipas rregullave të ushtruara më parë, pra sipas procedurës ligjore. Dipozitat procedurale më parë janë gjendur si dispozita sekondare në dispozita materiale e që me vonë, paraqiten edhe si rregulla të veqanta procedurale administrative. Në fillim rregullat e procedurës administrative figurojnë si dispozita matrialo-juridike por gradualisht fillojnë të shfaqen edhe dispozitat e procedurës administrative për organet e veqanta të administrative. Kjo llojllojshmëri e dispozitave të veqanta ka shtruar nevojën e kodifikimit të procedurës administrative. Kodifikimi i procedurës administrative është i datës së re. Kodifikimi i parë është bërë në Austri në vitin 1925 me Ligjin mbi procedurën administrative dhe me Ligjin mbi eksekutimin administartiv. Bazë për kodifikimin e procedurës administrative ka shërbyer praktika e Gjykatës administrative austriake e themeluar në vitin 1875. Ky kodifikim ne Austri ka qenë i një rëndësie shumë të madhe, sepse ka nxitur edhe shtetet e tjera të bëjnë një kodifikim të tillë. Procedura e nxierrjes së akteve administrative është garanci për realizimin e parimit të ligjshmërisë. 22.. RRëënnddëëssiiaa ee pprroocceedduurrëëss aaddmmiinniissttrraattiivvee Procedura administrative në raport me palën paraqet garanci që do të nxirret vendim i ligjshëm dhe i drejtë, rrespektivisht që të arrihet pajtueshmëria midis gjendjes faktike dhe juridike, si dhe që ajo pajtueshmëri të rivendoset kur është rregulluar.6 5 Dr.sc.Agur Sokoli,E drejta proceduraleadministrative,fq.15 6 Dr.sc.Agur Sokoli,E drejta proceduraleadministrative,fq.17
  • 9. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 9 Procedura administrative paraqet një nga mjetet për sigurimin valid të të drejtave të qytetarëve dhe subiekteve tjera, por jo edhe i vetmi sepse dispozitat e materies së tille mund të jene të normuara në mënyrë ideale por në praktikë mund të dështoj realizimi i tyre. Rëndësia e procedurës administrative shprehet në përmbushjen e ndjenjës së sigurisë së palës që organi i administratës do të veproj obiektivisht dhe në përputhje me ligjin do të nxjerrë vendim të ligjshëm dhe të drejtë. Procedura e zbatuar në rregull rrit te pala besimin në administratë, besimin në të drejtën si forcë unike shoqërore, që është në gjendje të mënjanoj parregullsitë. Rregullat e procedurës administative janë jo vetëm garanci për zbatimin e rregullt të normave juridike materiale por paraqesin edhe bazë për parimin e demokratizimit në procedurë, si dhe digë e arbitrarësisë dhe pasigurisë juridike. Rëndësia e procedurës moderne administrative shprehet në forcimin e rolit të palës, që paraqet fryt të shtetit juridik.7 Pala nuk duhet të jetë gjithmonë vëzhgues pasiv në procedurë sepse aty vendoset për të drejtat e palës por nga ajo kërkohet që të jetë bashkpuntor i organit në vendosjen e plotë të çështjes administrative. Organi dhe pala në procedurën administrative qëndrojnë në lidhje reciproke. Këto mardhënje reciproke i ka rregulluar ligjdhënësi duke pamundësuar arbitraritetin e organit dhe trajtimin e padrejtë të palës në procedurë administrative. Ideal i shtetit juridik është lidhshmëria e administratës me normat juridike, me qëllim që ushtrimi i administratës të rrjedhë sipas procedurës së parashikuar më parë. Prandaj të gjitha veprimet e administratës janë të kufizuara me norma procedurale, të cilat jo vetëm zbatimin e rregullt të dispozitave juridike materiale, por edhe sigurojnë edhe realizimin dhe mbrojtjen sa më të plotë të të drejtave si dhe interesave juridike të palëve dhe realizimit të ligjshmërisë në përgjithësi.8 33.. PPaarriimmeett ee pprroocceedduurrëëss aaddmmiinniissttrraattiivvee qqëë lliiddhheenn ddrreejjttëëppëërrddrreejjttëë mmee qqyytteettaarriinn Procedura administrative sikur edhe degët e tjera të se drejtës veprimtarinë e saj e bazon në parime të cilat sigurojnë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave jurudike të qytetarëve nga veprimtaria e parregullt e administratës publike. Procedura administratve ka parimet themelore dhe parimet e veqanta. 7 Dr.sc.Agur Sokoli,E drejta proceduraleadministrative,fq.17 8 Po aty.
  • 10. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 10 Ne në këtë punim nuk do ti shtjellojmë të gjitha këto parime, mirpo do të trajtojmë vetëm ato parimë të cilat lidhen drejtëpërdretë më qyterarin si palë në një procedurë administrative konkrete. 3.1. Parimi i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik Organet e administrtës duhet të kenë kujdes si në realizimin e interesave publike ashtu edhe të interesave të individëve si palë në procedurë administrative. Sipas këtij parimi organet e administrtës janë ato që kanë për detyrë që më rastin e zhvillimit të procedurës, ti’u bejnë të mundur palëve që sa më lehtë ti mbrojnë dhe ti realizojnë të drejtat e tyre, normalisht duke pasur kujdes që ky realizim të mos jetë në dëm të të drejtave të personave të tretë. 3.2. Primi i dyshkalëshmërisë Është një parim themelor i procedurës administrative, i cili është proklamuar gati në të gjitha sistemet juridike. Ky parim shpreh idenë mbi sundimin e ligjit në shoqëri. Të gjitha organet e procedurës administrative me rastin e vendosjes së qështjes administrative janë të detyruara t’i rrespektojnë dispozitat ligjore dhe dipozitat e tjera. Organet publike veprojnë në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar të zbatueshëm në Republikën e Kosovës, si edhe me rregullat e përgjithshme administrative të zbatueshme, brenda kufijve të kompetencave të tyre dhe në përputhje me qëllimin për të cilat janë dhënë këto kompetenca.9 Parimi i ligjshmërisë vlenë edhe për aktet që nxirren sipas diskrecionit. Në qështjet administrative në të cilat organi me ligj ose me dispozitë tjetër është i autorizuar të vendos sipas vlersimit të lirë, vendimi duhet të nxirret brenda kufijëve të autorizimit dhe në pajtim me qëllimin për të cilin është dhënë autorizimi (LPA, neni 4, paragrafi 2). Ligjëdhënësi, me qëllim të rrespektimit të parimit të ligjshmërisë, ka parashikuar edhe sanksione te caktuar me rastin e shkeljes së tij. Sanksionet për shkak të shkeljes të parimit të ligjshmërisë konsistojnë në përdorimin e ankesës dhe mjeteve juridike të jashtëzakonshme në procedurën administrative dhe padisë në konfliktin administrativ. Ndërkaq në anën tjetër këto konsistojnë në autorizimet dhe detyrimin e organit të shkallës së dytë, përkatësisht gjykatës që , sipas ankesës ta anulojë, ta ndyshojnë ose ta prish vendimin me të cilin janë shkelur dipozitat materiale juridike ose dispozitat e procedurës, të cilat do të ishin me ndikim në vendosjeen e çështjes administrative.10 9 Projektligji për procedurën e përgjithshme administrative, Paragrafi 1 i Nenit 4 10 Dr.sc.Agur Sokoli, E drejta procedurale administrative, fq.35
  • 11. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 11 3.3. Parimi i ndihmës së palës së paditur Në procedurën administartive marrin pjesë edhe palët apo pjesëmarrësit tjerë të cilët nuk kanë njohje të mjaftueshme të rregullave të procedurës administraitve. Në këto raste organi që e zhvillon procedurën administrative duhet që të kujdeset që kjo njohje e pamjaftueshme apo edhe mosinformimi i palëstë, të mos jetë në dëm të të drejtave të tyre. Ky parim është human dhe demokratik sepse i mundësohet palës së paditur që të mbroj të drejtat e saja, gjejgjësisht që të mbrohet nga ngarkimi me detyrime të pabazuara. Sipas këtij parimi detyra e dhënjes së ndihmës palës së paditur qëndron në paralajmrimin e saj për paspjat juridike të veprimeve dhe lëshimeve procedurale. Pra nga ky parim mund të vërejmë se organi i administratës e luan rolin këshilldhënës apo ndihmës të palës gjatë zhvillimit të procedurës konkrete administrative. Me rastin e shkeljes së këtij parimi nuk janë parashikuar sanksione, mirpo vetën janë parashikuar disa lehtësira për palën e painformuar. Këto lehtësira konsistojnë në kushtet të caktuara për kthimin e gjendejes së mëparshme. 3.4. Parimi i përdorimit të gjuhës së vet në procedurë administrative Në kushtetutat bashkohore, secilit i garantohet e drejta që në procedurë para gjykatës ose organit shtetërortë të përdorë gjuhën e vet. Sipas këtij parimi, palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë administrative, kanë të drejtë të përdorin gjuhën e vet dhe në atë procedurë të informohen, të njoftohen mbi zhvillimin e procedurës në gjuhën e vet11. Në qoftë se pala dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë janë shtetas të huaj, dhe nuk e njohin gjuhën në të cilën zhvillohet procedura, me ligj është paraparë që kanë të drejtë që rrjedhen e procedurës ta ndjekin në gjuhën e vet dhe kjo gjë ju mundësohet nëpërmjet përkthyesit. 11 Dr.sc.Agur Sokoli, E drejta procedurale administrative, fq.47
  • 12. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 12 KAPITULLI III 11.. PPrroocceedduurraa aaddmmiinniissttrraattiivvee ee oorriieennttuuaarr ddrreejjtt qqyytteettaarriitt Procedura administrative është rezurtat i zhvillimit të shtetit, dhe si e tillë ajo është zhvilluar gradualisht duke avancuar gjithmonë mënyrën dhe funksionimin e saj dhe njëkohësisht duke përmirësuar shërbimet për qytetarët. Administrata dhe qytetarët gjithmonë duhet që të kenë nja rapot bashkpunimi shumë të avancuar, gjë që do të nënkuptonte edhe punë më të lehtë dhe efikase për organet e administrtës po edhe shërbime më të mira për qytetarët. Procedura administrative ka në qëndër të saj shërbimet të cilat ofron për qytetarët, edhe atëherë kur ka raste kur vepron në shpërputhje me interesat individuale të personit që është palë në atë procedurë. Kjoshpjegohet me faktin se veprimi në shpërputhje më qytetarin konkret, mund të jëtë garaci për mbrojtjen e interesave të përgjithshmë të qytetarëve. Administrata e orientuar drejt qytetarit do të sigurojë që të gjitha palët dhe personat tjerë të përfshirënë procedurë të jenë në gjendje ti zbatojnë dhe mbrojnë të drejtat dhe interesat e tyre ligjore sa më efektivisht dhe lehtësisht. Ajo do ti informojë palët për të drejtat dhe obligimet e tyre përfshirë informatat lidhur me procedurën dhe të tërheq vërejtjen rreth pasojave ligjore të veprimeve apo lëshimeve të tyre. 22.. RRaappoorrttii nnëë mmeess zzyyrrttaarrëëvvee ttëë aaddmmiinniissttrraatteess ddhhee qqyytteettaarrëëvvee Ligji për nenpunësit civil i Kosovës rregullon disa qeshtje me rëndësi sa i përket raportit në mes zyrtarëve të administratës dhe qytëtarëve. Paragrfin 1. të nenit 57 thote qe nëpunësit civilë janë të detyruar të sigurojnë përfundimin e shpejtë, në mënyrë efektive, efikase dhe ekonomike të procedurave të administratës publike për qytetarët.12 Ky paragraf paraqet siguri juridike që qytetarët të mos zvarriten në organet e administratës, por që prcedura ndaj të cilëve zhvillohet të ketë përfundim të shpejtë dhe të jetë efektive. Fatkeqësisht tek ne në Kosovë edhe nuk ka përfunduar reforma e administratës dhe kemi shumë raste ku qytetarët kanë ankesa për zvarritje të procedurave administrative. Kjo është shprehur edhe në shumë anketa ku qytetarët theksojnë mungesën e vullnetit të zyrtarëve për të shërbyer me përgjegjësi.13 Mirpo duke marrë parasysh kapacitetet e organeve administrative dhe procesit reformues në të cilën gjendemi kjo situatë do të ndryshoj shpejtë. Në frymë të ndihmës së qytetarëve dhe mbrojtjes së interesave të tyre janë edhe paragrafet 2 dhe 3 te nenit 57 të të njejtit ligj ku thuhet: nëpunësit civilë janë të detyruar t’i 12 LIGJI Nr. 03/L-149 PËR SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, paragrafi 1.neni 57 13 National Endoëment for Democracy, Raport mbi llogaridhënjen e institucioneve fq.4
  • 13. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 13 ndihmojnë qytetarët në plotësimin e formaliteteve dhe, brenda kufijve të lejuar me ligje dhe rregullore, t’iu shmangen procedurave të pavolitshme dhe të vështira për t’u menaxhuar.14 Dhe në paragrafin 3 thuhet: nëpunësit civilë janë të detyruar të parandalojnë situatat, të cilat mund të rezultojnë në veprime e që mund të dëmtojnë interesat legjitime të administratës publike, të individëve ose të grupeve të qytetarëve.15 Përgjegjësia e zyrtarëve ndaj qytetarëve dhe institucionit ku punojnë poashtu është një gjë e rëndësishme e cila është e rregulluar me këtë ligj. Në nenin 65 të ligjit për shërbyesit civliv rregullohet përgjegjësia për dëmet që mund të shkaktojnë zyrtarët e administratës qytetarëve dhe institucionit ku punojnë. Në nenin 65 në paragrafin 1. thuhet: nëpunësit civilë janë përgjegjës për të gjitha dëmet e shkaktuara qytetarëve ose institucionit gjatë ushtrimit të detyrës si rezultat i paaftësisë profesionale, neglizhencës së rëndë ose veprimeve të qëllimshme, të paligjshme. Paragrafi 2. thotë: pas përcaktimit të përgjegjësisë, do të bëhet sanksionimi i nëpunësit civil, i cili i ka shkaktuar dëm institucionit ose qytetarëve.16 Përveq përgjegjësisë që kanë për qytetarët, zyrtarët e organeve të administratës, edhe qytëtarët kanë përgjegjësitë e tyre që lidhen në përgjithësi me sjelljen korrekte ndaj zyrëtarëve të administratës. Natyrisht do të ishte jo e logjikshme sjelljet e zyrtarëve të rregulloheshin me norma ligjore kurse qytarëve tu lihet hapsirësë e pakufishme në kontekstin e sjelljeve gjatë procedurës administrative. Raporti i administratës dhe i qytetarëve është përveq qe mbështetët në norma ligjore, ai paraqet kulturën edhe shkallën e zhvillimit të një shoqërie, raport cili çdo herë e më shumë vie duke u avancuar. 33.. AAddmmiinniissttrraattëë ee hhaappuurr ddhhee ttrraannssppaarreennttee Një administratë e hapur dhe transparente është synimi dhe sfida me e madhe e qdo shoqërie që synon vlerat demokratike . Parimi i të qënit i hapur sugjeron që administrata është e gatshme për hetim të jashtëm, ndërsa transparenca sugjeron që, kur egzaminohet nga afër, mund të “shihet përtej” për qëllimin e hetimit dhe mbikqyrjes. Një administratë publike e hapur dhe transparente lejon, nga njëra anë, që çdo njeri i ndikuar nga një veprim administrativ të njoh bazën e këti vendimi, dhe nga ana tjetër lehtëson hetimet e jashtme të veprimeve 14 LIGJI Nr. 03/L-149 PËR SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 57 15 Po aty. 16 LIGJI Nr. 03/L-149 PËR SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Paragrafi 1 dhe2 i Nenit 65
  • 14. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 14 administrative nga institucionet mbikqyrëse. Të qënit i hapur dhe transparent janë gjithashtu instrumenta të nevojshëm për shtetin e së drejtës, barazinë para ligjit, dhe përgjegjshmërinë. Si rregull i përgjithshëm, sjellja e administratës publike duhet të jetë transparente dhe e hapur. Çështjet duhet të mbahen sekret ose konfidenciale vetëm në raste të veçanta, si në rastet kur ndikohet me të vërtetë siguria kombëtare ose çështje të ngjashme. Po kështu, të dhënat personale nuk duhet t’i lejohen palëve të treta. Në të vërtetë, vetëm disa çështje specifike ndikojnë në sigurinë kombëtare. Parimi i të qënit i hapur dhe transparenca në administratën publike i shërbejnë dy qëllimeve specifike. Nga njëra anë, ato mbrojnë interesin publik sepse pakësojnë mundësinë e keqadministrimit dhe korrupsionit. Nga ana tjetër, ato janë thelbësore për mbrojtjen e të drejtave individuale sepse furnizojnë arsyet për vendimin administrativ dhe rrjedhimisht ndihmojnë palën e interesuar të ushtrojë të drejtën e dëmshpërblimit nëpërmjet apelit. 44.. PPrroocceedduurraa aaddmmiinniissttrraattiivvee nnëë ffuunnkkssiioonn aavvaanncciimmiitt ttëë iimmpplleemmeennttiimmii ttëë lliiggjjiitt Sundimi i ligjit është vlerë thelbësore kushtetuese për legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin e një shteti demokratik. Ai përbën një sistem të ndarjes së pushteteve, me fjalë tjera, një sistem i kontrolleve dhe balanceve brenda së cilit administrata publike është pushtet shtetëror i një niveli të njëjtë me degën legjislative dhe gjyqësore. Në një sistem të tillë, administrata publike ka autoritetin e vet ekskluziv gjatë zhvillimit të procedurave administrative. Në procesin e zhvillimit të procedurave administrative një vend të veqantë kanë disa parime në mesin e të cilave janë parimet e ligjshmërisë, procesit të drejtë dhe proporcionalitetit. 4.1. Masat ligjore dhe kontrolli juridik Kontrolli ligjor i veprimeve administrative ju takon kryesisht gjykatave administrative. Sidoqoftë, kontrolli i brendshëm nga organet administrative është po ashtu i nevojshëm, jo si zëvendësim për kontestet administrative por për ofrimin e një sistemi shtesë të mbrojtjes, sigurimit dhe korrigjimit. Masat administrative ligjore nuk janë vetëm instrument në duar të qytetarit për t‟i mbrojtur të drejtat e tij apo saj kundër një organi administrativ. Ato janë gjithashtu edhe mjet i vetëkontrollit të autoriteteve administrative pasi që ju jep atyre mundësinë e identifikimit të
  • 15. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 15 gabimeve sistematike dhe kësisoj përmirësimit të praktikës administrative në përgjithësi lidhur me rastet e ngjashme. 4.2. Mjetet juridike në procedurë administrative Përdormi i mjeteve jurdike është arma më e fortë që kanë qytetarët për të mbrojtur pozicionin e tyre në procedurë administrative. Mjetet juridike në procedurë adminisrtative i përdorë pala kur nuk është e kënaqur me vendimet e organit që ka zhvilluar procedurën. Mjetet jurdike ndahen në mjete juridike të rregullta dhe mjete të jashtëzakonshme, mirpo në këtë punim nuk do të ndalemi që ti elaborojmë, meqë i kemi mësuar gjatë zhvillimit të ligjeratave, por do të të trajtojmë efektin e mjeteve juridke në përgjithësi në kontekstin e realizimit të të drejtave të qytetarit në procedurën e administrative. Në të gjitha vendet, si në ato me zhvillim të ulët, në vendet e tranzicionit apo në vendet më të zhvilluara demokratike janë të nevojshme masat të cilat qytetarët mund ti garantonin të drjtën që të ankohet për vendimet e organeve të administratës. Këto masa duhet ti lejohen qytetarit, pra qytetarit si palë në procedurë administrative, që ti përdorër në proporcion me pozicionin e tij në faza të ndryshme të procedurës administrative. Këto mjete janë në funksion të balancimit që pozicionit të tij në procedurë, por edhe si e drejtë e cila i takon si individ dhe që i garantohet edhe me akte ndërkombëtare.
  • 16. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 16 PPëërrffuunnddiimm Në këtë punim jam përpjekur të trajtoj dhe analizoj se si të drejtat e qytetarëve mund të jenë obiekt i shkeljes, në rastet kur organet e administrates nuk u përmbahen dispozitave dhe parimeve të procedurës administrative, si dhe se sa ndikon që zhvillimi në rregullt i procedurës është një mjet shtesë e cili garanton se qytetarët do të marrin shërbimet e kërkuara në mënyrën se si është përcaktuar nga ligjvënësi. Procedura e mirëfilltë administrtive është sfera në të cilën duhet që çdo administratë të marrë shumë seriozisht, në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime sa më të mira dhe që administrata të pasqyroj vlerat e një shoqërie demokratike. Të drejtat e qytetarëve duhet të rrespektohen nga shteti në përgjithësi si niveli më i latë kombëtar përmes organeve të administratës, të cilat në punën e tyre janë të kufizuara pikërisht nga dispozitat ligjore të cilat i kan miratuar perfaqesuesit e qytetarëve. Pra ky është një rotacion që garanton një balancim të të drejtave dhe detyrimeve që kanë organet e administratës për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Ne këtë punim kemi trajtuar edhe aspekte të përgjithshme në procedurës administrative që përfshijnë zhvillimin dhe rëndësia e procedurës administrative, parimet e procedurës administrative, mjetet juridike , karakteristikat e nje sistemi efikas të procedurës administrative dhe çështje të tjera. Në këtë punim poashtu jam munduar ti paraqes raportin qe e karakterizon punen e administratës në njërën anë si dhe qytetarët si palë në një procedurë administrative. Nga ky punim mund të konkludojmë se procedura administrative e zhvilluar sipas dispozitave ligjore pozitive është një mekanizëm shumë me rëndësi e cila siguron që të minimizohet arbirtrariteti i organeve të administratës karhi qyteratëve, të drejtat e të cilëve mund të jenë obiekt i shkeljes gjatë zhvilllimit të një procedure administrative. Zhvillimi i procedurës moderne administrative sipas dispoziatve ligjore në fuqi poashtu është një manifestim i legjitimitetit qytetar, që konkretizohet gjatë zhvillimit të procedurës konkrete administrative.
  • 17. Lënda: E drejta e procedurës administrative 2016 17 BBiibblliiooggrraaffiiaa  Dr. Sc. Agur Sokoli - E drejta e procedurës administrative, PRISHTINË 2014  E Drejta Administrative – Administrata, Kontrolli i punës së Administratës dhe Përgjegjësia Politike e saj, Kompjuterizimi i Administratës, Prof. Esat Stavileci, Prof. Agur Sokoli, Prof. Mirlinda Batalli, Prishtinë, 2010.  Ferid Selimi - QEVERISJA VENDORE - SHQYRTIME KRAHASIMTARE  Dokument i SIGMA-s, nr.39 - Përgatitja e administratave publike për hapësirën administrative evropiane  National Endowment for Democracy - Funksionimi i administratës publike dhe mundësitë e qytetarëve, Raport mbi llogaridhënjen e institucioneve ,Tetor 2009  Kuptimi i të drejtave të njeriut, doracak mbi arsimimin për të drejtat e njeriut- MANZ CROSSMEDIA, 1051 Vjenë, Austri 2003  SHQIPTARËT DHE MODELI SOCIAL EVROPIAN - Administrata Publike në Shqipëri midis politikës dhe qytetarit, Tiranë 2014  Europianizimi i Administrimit Publik dhe Shërbimeve Publike Ligjet: Ligji i procedurës administrative i Kosovës, nr. 02/L-28 LIGJI Nr. 03/L-149 PËR SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PROJEKTLIGJI PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE Web: http://shtetiweb.org/2012/09/25/parimet-e-organizimit-dhe-funksionimit-te-administrates- publike/ http://www.most.org.mk/images/transparency/art/Vodic_za_opstinska_administracija_ALB.p df (të qasshëm mw 14.05.2016)