• Më 1nëntor, Yad Vashem-i, Autoriteti Përkujtimor i Martirëve dhe Heronjve të Holokaustit në
Jerusalem, nderoi heroizmin shqiptar të treguar me angazhimin për shpëtimin e të gjithë hebrenjve të
cilët ose ishin duke jetuar në Shqipëri, ose kërkuan atje strehë gjatë Luftës së Dytë Botërore, me
hapjen se ekspozitës “Besa: Një kod i nderit – Shqiptarët të cilët i shpëtuan hebrenjtë gjatë
Holokaustit”.
Kjo ekspozitë e fotografit të Arteve të Bukura, Norman Gershman, një amerikano- hebraik,
dokumenton kurajën dhe dhembjen e shpëtimtarëve dhe të familjeve të tyre, rreth 65 për qind prej të
cilave ishin familje me besim mysliman dhe 35 për qind familje të besimit të krishterë, katolike dhe
ortodokse, të cilat shpëtuan mbi 2000 hebrenj nga vdekja e sigurt në duart e fashistëve italianë dhe
nazistëve gjermanë.
Siç tha përgjegjësja e ekspozitës së Yad Vashem-it, Yehudit Shendar, në fjalimin e mbajtur me rastin e
hapjes së kësaj ekspozite me 1 nëntor, Ekspozita e Norman Grshmanit është unik për disa aspekte.
“Fotografitë e tij të ndjeshme vejnë në spikamë një aspekt pak të njohur por të jashtëzakonshëm të
Holokaustit”. Veç kësaj, Shendari tha se ekspozita sjell në dritë “Rrëfimin e jashtëzakonshëm të
Shqipërisë – ku një komb i tërë, qeveria edhe populli, u vunë në mbrojtje të hebrenjve”.
3.
• Ja cilaështë rëndësia reale e përgjigjes shqiptare ndaj Holokaustit: Jo vetëm se u shpëtuan
të gjithë hebrenjtë, një veprim që e bën Shqipërinë vendin e vetëm të Evropës që pas luftës
kishte numër më të madh hebrenjsh se sa që kishte para lufte, por shqiptarët i strehuan dhe
i mbrojtën hebrenjtë kudo që ishin edhe jashtë Shqipërisë. Shqiptarët e bënë këtë kryesisht
mbi bazën e Kodit Moral të BESËS, të cilën Avner Shalev, kryetar i Drejtoratit të Yad
Vashem-it, në ceremoninë e 1 nëntorit e përshkroi, si “Vlerë themelore, e njeriut që
nënkupton ndihmën për tjetrin, qoftë edhe me koston e jetës tënde”. Kjo Vlerë e BESËS,
ka shtuar më tej Shalev, “e tejkalon edhe kulturën e arsimimin e nivelit të lartë, e të cilat
nuk kishin arritur dot të çrrënjosnin mizorinë dhe brutalitetin, jo vetëm në Gjermani por
edhe gjetiu në Evropë. Shqiptarët, konkludon ai, “treguan se çfarë mund të jetë humanizmi
kur arrin lartësitë e tij”.
4.
• Për Perëndimin,roli i shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve ka mbetur praktikisht i
panjohur edhe sot e kësaj dite, për arsye se ky rol u gropos për 46 vjet me radhë nga
diktatura komunisto-staliniste e Enver Hoxhës në Shqipëri. Bëmat dhe heroizmat e
sakrificës dhe tolerancës fetare të shqiptarëve u shtypën edhe nga Mareshali Tito në ish-
Jugosllavi (Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe Luginë e Preshevës), ku 3 milionë e gjysmë
shqiptarë përjetuan torturën, arrestin, dëbimin dhe gjenocidin për mbi një gjysmë shekulli.
Lidhje Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan qëndrojnë
plotësisht përkrah parimit dhe shqetësimit të rëndësishëm të Norman Gershmanit për
demonstrimin, pas 11 shtatorit 2007, të faktit se ekzistojnë myslimanë të cilët i kanë
shpëtuar hebrenjtë dhe po kaq shumë na shqetëson edhe vazhdimi i mbajtjes nën dry dhe
shtrembërimi e shfytyrimi i historisë e kulturës shqiptare dhe realitetit, veprime këto që e
rrezikojnë popullin shqiptar.
5.
• Sfidë evazhdueshme për shqiptarët mbetet nxjerrja në shesh e historisë së varrosur, me
qëllim që të bëhet publik një herë e mirë fakti se shqiptarët janë myslimanë e të krishterë
katolikë e ortodoksë që vazhdojnë të jetojnë krah përkrah njëri-tjetrit për shekuj me radhë
dhe t’u kundërvihemi prezantimeve të rreme në shtypin sllav dhe evropian për shqiptarët si
një forcë myslimane potencialisht terroriste dhe fundamentaliste në zemër të Evropës.
Megjithëse kjo gjë nuk ka qenë në qendër të vëmendjes dhe angazhimit të tij, Norman
Gershman, ka dhënë kontribut të rëndësishëm për këtë angazhim të shqiptarëve nëpërmjet
fotografive të tij, të cilat u krijuan edhe falë ndihmës së profesorit Petrit Zorba dhe
Apostol Kotanit në Shqipëri, pastaj edhe të ndihmës së shpëtimtarit Mustafa Rezniqi dhe
Xhangyle Ilijazi nga Kosova, si dhe të ndihmës së Fondacionit Amerikano – Shqiptar në
Nju Jork.
Siç e dëshmon edhe pasqyra e aktivitetit tonë, zbulimi i heroizmit shqiptar të kohës së
Holokaustit filloi gjatë vizitës së kongresistit Tom Lantos dhe të ish-kongresistit Joe
DioGuardi në Tiranë në vitin 1990., një vizitë kjo e para e ndonjë zyrtari amerikan në
Shqipëri gjatë 50 viteve të fundit.
Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, kongresisti Lantos nxori në podiumin e Dhomës së
Përfaqësuesve dhe e përshëndeti ceremoninë e 1 nëntorit në Yad Vashem.
6.
• Në përfundimtë fjalimit të tij, ai iu drejtua kryetares së kësaj Dhome, zonjës Nensi Pelosi
me fjalët: “Zonja kryetare, si një i mbijetuar i Holokaustit nga vdekja e sigurt, po ashtu
falë mirësisë së të huajve, popullit shqiptar i jam pafundësisht mirënjohës për guximin,
sakrificën dhe fisnikërinë e treguar duke e rrezikuar edhe jetën e tyre për të fshehur e
mbrojtur aq shumë hebrenj gjatë njërës ndër orët më të errëta të historisë së kësaj bote.
Më në fund më lumturon fakti që kjo ekspozitë po vë në pah e po nxjerr në dritë
mirënjohjen që e meriton Shqipëria për rolin tejet vital të qytetarëve të saj gjatë Luftës së
Dytë Botërore dhe po ashtu falënderoj shumë edhe ish-kolegun e mikun tim Joe DioGuardi
dhe Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane për gjithë atë që kanë bërë për bërjen publike të
kësaj vepre.” (Nga Anglishtja Musli Bazhdaraj;
7.
• Famullia ekishës katolike e Tiranës ishte famullia më e rëndësishme e Shqipërisë për vetë
faktin se ishte pjesë e institucioneve qendrore qeveritare, parlamentare, diplomatike,
kulturore, ekonomike, shoqërore etj. të kryeqytetit të vendit. Prej vitit 1938 e deri më 1947
kjo famulli drejtohej nga famullitari dekan i saj Dom Shtjefën Kurti. Studimi i qindra e
mijëra shkresave, korrespondencave, letrave, buletineve, raporteve, të kësaj famullie që
gjenden në Arkivin e Shtetit, janë vendimtare për të hulumtuar historinë e kësaj periudhe.
Kjo edhe për faktin se brenda këtyre viteve ndodhën ndryshime dramatike si rënia e ish-
Mbretërisë së Zogut, pushtimi italian e më vonë nazist, ardhja në pushtet e fituesve të
Luftës së Dytë Botërore. Çlirimtarët e Tiranës dhe Shqipërisë kësaj radhe ishin komunistët
e udhëhequr nga PKSH-ja. Po ashtu, periudha e sipërcituar shënon prurjet më të mëdha të
hebrenjve nga vendet fqinje, Evropa Qendrore e vise të tjera të nxehta antisemite, duke
gjetur strehë e mbrojtje tek shqiptarët. Sipas studimit të prof. dr. Shaban Sinani, të
titulluar “Në Shqipëri s’ka pasur holokaust”, janë mbi 2264 hebrenj që kanë hyrë në
Shqipëri para dhe gjatë Luftës
8.
• Duke studiuarpër këtë qëllim dosjet e shumta të fondit “Arqipeshkvia Durrës-Tiranë,
famullia e kishës katolike, Tiranë” në Arkivin Shtetëror, u befasova nga disa dokumente
zyrtare në të cilat shkruhej se “disa hebrenj të ardhur në Tiranë kërkonin, nëpërmjet
procedurave liturgjike, ndërrimin e fesë së tyre hebraike në katolike”. Në këto rrethana
natyrshëm lindin disa pyetje. Cili ishte roli i famullisë dhe i drejtuesit të saj, Dom Shtjefën
Kurti, në këtë proces? A ishte kisha katolike e Tiranës pjesë e ndërgjegjes dhe e solidaritetit
human të popullit të cilit ajo i shërbente? Pse famullitari i saj, Dom Shtjefën Kurti, siç
rezulton nga dokumentet, duke thyer të gjitha afatet procedurale mjaft të ngurta të
konvertimit fetar, u hiqte pasaportën hebraike hebrenjve duke i pajisur ata me “pasaportë”
katolike?
9.
• Për këtole të analizojmë disa dokumente autentike të kësaj famullie. Me shkresën nr.
458/43, dt. 22.VII.1943 të zyrës famullitare të kishës katolike Tiranë, firmosur nga
famullitari Dom Shtjefën Kurti, drejtuar zyrës ordinariate të Arqipeshkvisë Durrës
thuhet: “Venko Verah, çifut prej Shkupi, asht përgatit në mësimin e fes sonë ma se miri
prej Atë Pjeter Meshkalles, edhe nep sheje te mira konvikcioni. Kejo Zyrë Famullitare
kërkon leje me e pagzue”. Shërbyesi i asaje Zyre Ordinariate, Famullitari (Dom Shtjefen
Kurti).
• Me po atë datë, 22 korrik 1943, me shkresën nr. 348/43, Curia Archiepiscopalis
Durrachiensis i përgjigjet zyrës famullitare Tiranë: “Mbasi kenka gatue ma se miri e po
nepka sheje te mira konvikcioni, në ditën qi t’u duket ma e përshtatshme mundeni me i
dhanë Pagëzimin Shejt çifutit prej Shkupit Venko Verah. Vinçenc Prendushi -
Arqipeshkev
10.
• Poshtë kësajletre lexojmë shënimin: “U muer ditën 31.7.1943” dhe më poshtë: “Ditën 3
gusht 1943 , Venko Verah kje pagzue e u regjistrue ne Librin e te Pagzuemeve me numrin
138”. Të dyja shënimet firmosur Dom Shtjefën Kurti
• Siç shihet, kërkesa për leje pagëzimi nga famullia e Tiranës dhe miratimi nga Arqipeshkvia
në Durrës është bërë brenda ditës. Kuptohet, ka pasur një interesim direkt, personal dhe
dërgim dorazi i kërkesës dhe marrjes së përgjigjes, pa pritur kohën e gjatë me postë. Pas 10
ditësh çdo gjë ishte përfunduar dhe Venko Verah ishte konvertuar në katolik. Gjithashtu,
me shkresën 324/43, dt. 11.VI.1943, nga famullia e Tiranës kërkohet miratimi “me marrë
sakramentin e pagzimit nesër, nata e Rrrshajve, për 5 çifuten te tjerë
• Po kështu kemi kërkesën me shkresë nr. 565/43, dt. 2 shtator 1943, nga famullia e Tiranës
për “Zojushen Olga Nikolic, e bija e Blogota e Danica Kovacevic, lindur në Tandi (USA)
me 22 korrik 1913, ardhur në Tiranë prej Kotorrit për me u ba katolike”
11.
• Hebrenjtë dheshqiptarët një lidhje që i mbrojti nga revanshi gjerman dhe internimi në Aushvic
bën pjesë tashmë në kujtesën e popujve. Kjo mikpritje ka marrë vlerësim përtej kufijve duke e
renditur popullin tonë përkrah mbështetësve dhe mbrojtësve të shumë personave madje edhe
familjeve që gjetën strehë duke i shpëtuar vdekjes së sigurt. Populli shqiptar ruajti integritetin e
tij dhe çështja e hebrenjve u cilësua si një çështje e brendshme. Shumë vite pas, ende familjet
shqiptare ruajnë kujtimet, kanë marrë vlerësimet dhe madje mirënjohjen e atyre që shpëtuan nën
mbrojtjen e shqiptarëve. Nuk janë shumë, madje me certifikatën e mirënjohjes “Të drejtë midis
popujve”. Një prej këtyre familjeve është familja Nosi në Elbasan. Nipi i kësaj familjes Skënder
Kosturi sjell kujtimet e nënës së tij Adelinës, e cila u nda nga jeta pak kohë më parë. Në këtë
familje ka jetuar një hebre, Marko Manehami, i cili nëpërmjet një letre ka treguar historinë e tij,
por edhe vlerësimin për familjen Nosi që e mbajti dhe e mbrojti në çdo rast. Një tjetër rast i
njohur për strehimin e hebrenjve është familja Biçaku nga Qarrishta e Librazhdit. Nga kjo
familje nuk kanë mbetur dëshmitarë, pasi shumica prej tyre emigruan në mundësinë e parë drejt
Amerikës apo vendeve të tjera. Një prej tyre në kujtimet e tij tregon se si i strehuan 26 hebrenj,
të cilët ruajnë edhe kujtime të bukura nga përpjekjet për t’u fshehur. Një prej tyre në shtëpinë e
Biçakajve u bë baba.
12.
• Gjatë Luftëssë Dytë Botërore në Elbasan u strehuan dhjetëra familje hebrenjsh. Mbiemrat
e njohur elbasanas kanë qenë edhe pritësit e familjeve hebreje, të cilat kërkonin t’i
shpëtonin genocidit nazist. Mes familjeve që strehuan hebrenj përmenden familja e madhe
e Biçakçinjve, Shuteriqët, familja e Vasil Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan
Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri etj. Banorët e lagjes “Kala” i mirëpritën pasi panë tek
hebrenjtë besimin dhe respektin që kishin ata për shqiptarët. Edhe pse pushtuesit gjermanë
ishin të rrezikshëm dhe mund të masakronin familjet e tyre, ata sërish ruajtën traditën
shqiptare të besës. Gjatë periudhës së luftës hebrenjtë kanë qëndruar brenda katër mureve
të shtëpive ku strehoheshin. Jo vetëm familjet ku jetonin, por edhe familjet e tjera të kësaj
lagjeje ofronin ndihma materiale dhe ushqimore për hebrenjtë. Pas përfundimit të luftës ata
u rikthyen në Elbasan duke ju ofruar ndihmë banorëve të kësaj lagjeje. Hebrenjtë i
ndihmuan më pas familjet elbasanase me viza, bursa studimi etj.
• Miqësia mes familjeve elbasanase dhe hebrenjve ka ekzistuar deri vonë. Hebrenjtë u
vlerësuan si njerëz të zgjuar, të suksesshëm dhe të respektuar nga të gjithë.
13.
• Mark Menahemido të hynte në historinë e familjes Nosi në Elbasan, pasi u mirëprit dhe u
strehua tek kjo familje duke ndjekur nga afër edhe arrestimin dhe pushkatimin e Lef Nosit. Në
një letër që ai i dërgon familjes Nosi, (pas vitit 1994) fëmijëve të doktor Nosit, Grigorit, Rudit e
Vasos, shkruan disa nga peripecitë që hoqën ai dhe të gjithë bashkë në ato ditët para se ta
arrestonin Lef Nosin. Ndër të tjera në këtë letër, një kopje të së cilës e ruan djali i Adelinës,
Skënder Kosturi, thuhet se: “Në qershor të vitit 1944 gjermanët më ndiqnin meqë kishin marrë
informata se unë isha izraelit. Unë ika nga Cërriku në Elbasan dhe u strehova, sipas
rekomandimeve, në shtëpinë e familjes Nosi. Në fillim kam jetuar në shtëpinë e tyre, ku jetonin
Vasil Nosi me gruan e tij, vëllai i tij, doktor Steliano Nosi, nëna e tyre Eleonora, që u bë edhe
nëna ime, dhe kohë pas kohe vinte motra e tyre Adelina Kosturi e martuar në Tiranë dhe në të
njëjtin oborr banonte Lef Nosi, i cili ka qenë njeri nga të tre Regjentët e Shqipërisë në periudhën
shtator 1943-nëntor 1944. Më vonë, kur gjendja u bë e vështirë, kalova në fabrikën e alkoolit të
familjes Nosi jashtë Elbasanit, ku kisha një dhomë dhe çdo ditë dikush nga familja më sillte
ushqime. Në këtë kohë arrestohem nga një oficer i Gestapos dhe Vasil Nosi bëri përpjekje
maksimale për të më shpëtuar kur ndodhesha në qelitë e burgut të Elbasanit. Transferimi i
oficerit më të egër të Gestapos në Tiranë bëri që ai të mundej të më lironte. Ata më pas më
strehuan në spitalin e tyre në Llixhat e Elbasanit, ku kujdeseshin për mua. Pas 29 nëntorit
1944, kur komunistët morën pushtetin, unë qëndrova tek Nosët, të cilët më donin shumë dhe më
propozuan të qëndroj në Shqipëri dhe të punoj në fabrikë. (Mark Menahemi ishte një inxhinier
specialist i disa fushave).
14.
• Në letërai tregon edhe ditët kur Lef Nosi nuk ishte arrestuar ende dhe ndihmën që i kanë
dhënë atij disa njerëz, por edhe tradhtinë e të tjerëve. “Komunistët kërkonin të tre regjentët
që ishin në krye të shtetit gjatë okupacionit gjerman për t’i dënuar me vdekje. Vasili m’ u
lut për të fshehur xhaxhanë e tij Lefin. Vasil Nosi, Steliano dhe unë vajtëm në shtëpinë e
një mësueseje, Fahrie Averiqi, në rrugën e Kavajës në Tiranë, me ndihmën e mikut të tyre
Xhemal Farka. Qëllimi ishte që të ndërmjetësonim tek Nako Spiru, që Lefi të dorëzohej
vullnetarisht, sepse duke u dorëzuar vullnetarisht, nuk do ta dënonin me vdekje. Unë nuk
isha dakord sepse diçka nuk shkonte dhe fatkeqësisht doli fjala ime. Ato ditë Nakoja
kishte ikur me shërbim në Moskë dhe atëherë Lefi kërkoi të dorëzohej nëpërmjet nipit të një
mikut të vjetër të tij, figurë e shquar e historisë sonë kombëtare. I thashë Vasilit se nuk
kisha besim tek ky person, pasi përpara se të merrte grada në ushtrinë partizane, kishte një
të kaluar të errët me forca të tjera ushtarake. Pavarësisht nga këto dyshime, rreth orës 9 të
mbrëmjes duhet t’ia dërgonin Lefin këtij kapiteni të ushtrisë partizane në shtëpi. E hipën
në makinë dhe, me të kaluar urën që të çon tek rruga e Elbasanit, dy burra të rinj u lëshuan
me vrap për të na ndaluar. Duke dredhuar nga Kryeministria, tek rruga e Durrësit, e
kthyem Lefin në shtëpinë e mësueses. Vasili shkoi vetë dhe e kontaktoi personin në fjalë, i
cili i qetësoi dhe i tha t’ia sillte Lefin në shtëpi. “Unë po të pres në shtëpinë pa drita” i
kishte thënë. E nxorëm Lefin për së dyti. E përcolla unë dhe personi në fjalë duke kujtuar
që unë mund të isha Vasili, më tha: “Mos u bëj merak tani Vasil”. Por, sikurse na tregoi
Lefi në birucë, kur venim dhe e takonim, pas gjysmë ore pasi e lamë në atë shtëpi, i kish
thënë: “Lef, të kërkojnë tek porta”, ai sa hapi portën, e arrestuan. Të njëjtën mbrëmje u
arrestuan edhe Vasil e Steliano Nosin, Xhemal Farkën, por edhe unë megjithëse isha me
pasaportë në xhep, të nesërmen në mëngjes duhej të nisesha me një vapor për në Izrael ".
15.
• Dënimi iMarko Menahemit, pse ndihmoi familjen Nosi
• Marko Menahemi u dënua me 4 vjet dhe bëri një vit e gjysmë burg. Më vonë shërbeu si
pedagog në politeknikumin “17 Nëntori” dhe dha një kontribut të shquar në shumë
projekte madhore të shfrytëzimit të rezervave minerale natyrore të vendit tonë. Pas vitit
1990 iu plotësua ëndrra për të shkuar në Izrael në atdheun e tij. Në vitin 1993 organizata
Jatt Vashem në Izrael, në shenjë mirënjohjeje për shpëtimin e jetës së Marko Menahemit, i
akordoi dr. Steliano Nosit, Vasil Nosit dhe motrës së tyre Adelina Kosturi, titullin e lartë
“Të drejtë midis popujve”. Emrat e tyre janë të gdhendur në një pllakë bronzi në Muzeun e
Holokaustit në Jatt Vashem si dhe në Washington. Titullin e ka tërhequr nipi i familjes
Nosi, Skënder Kosturi. “Ishte viti 1992 kur na erdhi ftesa, nëna ime për shkak të shëndetit
nuk shkonte dot dhe vendosa të udhëtoj unë drejt Izraelit. Ishim 14 përfaqësues nga e
gjithë Shqipëria. Atje takova Mark Manehamin dhe hebrenj të tjerë të shpëtuar nga
shqiptarët. Këtë aktivitet të madh e ka sponsorizuar një milioner amerikan Harvey Serner.
Ai gjithashtu sponsorizoi realizimin e një filmi dokumentar për jetën e hebrenjve në
Shqipëri. Shqiptarët protagonistë kanë edhe nga një kopje të këtij filmi me tregimet e të
mbijetuarve.
16.
• Sipas tëdhënave historike dhe objekteve me karakter arkeologjik, në Elbasan ka jetuar një komunitet i madh
hebrenjsh. Gjurmët e para të hebrenjve në Elbasan hasen në shekullin e XIII, ndërsa në fund të shekullit XV
dokumentohet me fakte ekzistenca e tyre në këtë qytet.
• Në fund të shekullit XV një pjesë e hebrenjve të përndjekur nga inkuizicioni spanjoll e portugez u vendosën në
qytetin e Elbasanit. Fillimisht mendohet se janë vendosur në lagjen “Kala” ku gjetën mikpritjen dhe përkrahjen e
popullsisë me traditë të këtij qyteti. Disa vite më vonë hebrenjtë e Elbasanit ndërtuan një sinagogë ekzistenca e së
cilës vërtetohet nga një fragment rozoni me Yllin e Davidit, i cili ruhet në muze. Sipas studimeve dhe materialeve
të grumbulluara nga Visarion Xhuvani një ndër patriarkët më të famshëm të kishës ortodokse shqiptare, në
Elbasan ka ekzistuar një vendbanim i madh hebrenjsh gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Në vitin 1930
Visarion Xhuvani shkruan se “ata kishin një sinagogë, e cila më pas u përdor si han nga turqit i quajtur me emrin
“Hani i Shehetilës”. Sipas historianëve dhe arkeologëve, hebrenj kanë banuar në të gjithë trevën e Elbasanit. Ata
merreshin kryesisht me tregti. Në afërsi të fshatit Xibrakë të qytezës Belsh ndodhet një varr guri, i cili mban emrin
“Varri i Çifutit”. Gojëdhëna tregon se varri i takon një tregtari të njohur çifut të kohës. Në vitin 1930, kohë kur u
ndërtua tregu kryesor në Elbasan, u gjetën monedha ari me simbole hebraike. Monedhat dhe objektet e tjera
arkeologjike tregojnë se hebrenjtë e Elbasanit mbanin emra biblikë si Jakov, Moisi, Abraham etj. Gjatë viteve të
fundit të shekullit të kaluar në Elbasan u gjet një pllakë guri në formë trapezoidale në sipërfaqen e së cilës janë
skalitur disa rreshta me shkrim hebraik të vendosur në një kornizë. Përreth saj janë 6 yje me 6 cepa simbole të Yllit
të Davidit. Gjurmë të kulturës dhe piketimeve hebraike takojmë edhe në ditët e sotme në lagjen “Kala”. Një prej
tyre është edhe sinagoga pranë shtëpisë së Dhimitër Shuteriqit. Megjithëse një pjesë e mirë e objekteve janë
dëmtuar, kanë mbetur shenja të ekzistencës së objekteve fetare hebraike si dhe të bashkëekzistencës së komunitetit
hebre, i cili u mirëprit dhe u pranua nga banorët e Elbasanit.
17.
• Shqiptarët qëstrehuan në shtëpinë e tyre 26 hebrenj
• “.....Historia me hebrenjtë në fshatin Qarrishtë fillon në shtator të vitit 1943. "Dimri ishte tepër i
ashpër, sidomos në këtë zonë të largët malore dhe binte shumë dëborë", kujton Muhamet Biçaku. Për
javë të tëra 26 hebrenjtë u strehuan në dhomat e shtëpisë së Biçakajve, duke fjetur bashkë në ato pak
dhoma dhe duke ngrënë ato pak gjëra që kishte familja; kryesisht bukë misri, gjizë dhe pastërma (mish
të tharë). “Por miqtë ishin në besë. Zakoni, tradita e mikpritja e ka mikun të shenjtë dhe ata nuk
mund të dorëzoheshin në çfarëdo rrethane që të ishin”, rrëfen Muhameti, i cili në atë kohë ishte rreth
të 20-ave. “Nuk pranonin të rrinin pa punuar, megjithëse miku sado gjatë të jetë mysafir, në bazë të
kodit zakonor nuk duhet kurrsesi të punojë", vazhdon Biçaku. Pas çlirimit dhe pas gati dy vjetësh
qëndrimi në fshehtësi, 26 hebrenjtë mund të lëviznin dhe të iknin nga Qarrishta e largët. Ndarja nuk
ishte aspak e lehtë, madje e dhimbshme, pasi të gjithë ishin familjarizuar me njëri-tjetrin. Njëri nga
hebrenjtë, Majo Aurest, që tani jeton në Argjentinë, ka madje një kujtim tepër të rrallë nga Qarrishta
dhe Shqipëria. Gruaja e tij lindi një vajzë aty në shtëpinë e Biçakajve. Megjithatë, hebrenjtë që u
strehuan në Qarrishtë u shpërndanë nëpër botë, dikush në Rusi, një tjetër në Argjentinë, disa në
Amerikë dhe vetëm Rafael Faragi është sot në Haifa të Izraelit, në atdheun e hebrenjve…..”.