SlideShare a Scribd company logo
Ekskursion Mesimor
Tema:Zhvillimi i mjeteve te
lundrimit ne vendin tone
Punoi:Aldrin Pashku
Në vendin tonë kanë ekzistuar forma shumë primitive mjetesh
lundrimi. Në bregdetin e Himarës është përdorur si mjet
lundrimi koshi i thurur me shufra dhe i veshur nga jashtë me
lëkurë . Nganjëherë koshi vishej nga brenda me argjil që të mos
depërtonte uji. Me kalimin e kohës kjo mënyrë lundrimi u zhduk
nga përdorimi. Në Ulqin janë përdorur barkat njëtrungëshe deri
rreth vitit 1570. Në ujërat e brendshme kjo mënyrë lundrimi
përdoret dhe sot mbi lumin Bunë. Himarjotët me mjete të tilla
primitive, lundronin gjatë bregut, deri në Kepin e Gjuhëzëz
(Karaburunit), ku prej këtej drejtoheshin për në perëndim, në det
të hapur. Gjatë lundrimit kapedanët orientoheshin ditën me anë të
diellit, ndërsa natën me anë të yjeve. Mënyra praktike e orientimit
ishte e thjeshtë: në të djathtë dhe në të majtë të bashit (pjesa e
përparme e anijes). Në fillim të mjetit të lundrimit vinin shenja
konvencionale që i përgjigjeshin një skele të caktuar. Detari i cili
qëndronte në kiç, pjesa e prapme e anijes, mbante në një vijë të
drejtë shikimin e tij në shenjën konvencionale dhe në shenjën
diellore gjatë gjithë udhëtimit të tij.
Rritja e mjeteve të lundrimit u bë e mundshme pasi filluan ti
visheshin nga jashtë me dërrasa. Detarë të përmendur në
periudhën e lashtë kanë qenë fiset ilire Japodë të cilët më vonë
u zëvendësuan me Liburnët dhe mjetet e tyre u quajtën
Liburnite dhe ishin të madhësisë mesatare, të gjata, të holla, të
mprehta në pjesën e përparme e të pasme të tyre. Me këto
mjete Liburnët lundronin gjatë gjithë Adriatikut dhe Jonit.
Veprimtaria detare e liburnëve ishte transporti tregtar, në
peshkim dhe në luftëra për zotërimin e detit. Ky fis Ilir, në
shekullin e VIII-të para krishtit e kishte nën kontrollin e vet të
gjithë Adriatikun. Në këtë kohë grekët lundronin në detin Egje
dhe romakët në detin Tiren. Pas liburnëve, për veprimtari në
det u dalluan Ardianët dhe Daorset. Mjetet e tyre quheshin
Lembe dhe transportonin secila rreth 50 vetë. Lufta iliro-
romako, e cila zgjati për rreth një shekull, përfundoi me fitoren
e Romës. Kështu, pushtuesit morën nga ilirët jo vetëm anije të
gatshme të ndërtuara sipas stilit tyre por dhe teknikën e
ndërtimit. Gjatë mesjetës mori zhvillim të madh forcat
prodhuese dhe shkëmbimet tregtare. Në këtë kohë, detaria
mori një hop të madh në të gjithë bregdetin tone, që nga
Tivari e deri në Vlorë. Në këto kohë u ndërtuan anije të mëdha
dhe shiteshin në tregje të huaja jashtë vendit. Gjatë mesjetës
Republika e Venedikut luajti një rol të rëndësishëm në
transportin detar ku veprimtaria e saj kryhej dhe në Adriatik.
Lënda drusore për ndërtimin e anijeve venedikase, vinte nga
bregdeti ynë. Në Tivar, Ulqin, Shkodër, Lezhë, Rodon, Durrës,
Vjosë e Vlorë, lulëzuan kantierët detarë që ndërtonin anije për
Venedikun. Nga llojet e shumta e anijeve venedikase,
përmenden shpesh emrat Griv, Griba, Kripa, Kripina të cilat
përdoreshin në përgjithësi për transportin e kripës. Në vitin
1368, Gjegj Balsha, i cili kishte nën pushtetin e tij Shkodrën,
Ulqinin e Tivarin, synonte të formonte një flotë të fuqishme
detare dhe lëshoi në det disa anije të armatosura. Venediku
dërgoi anijet e tij për të djegur ato të Balshës, por më në fund
u arrit kompromisi, që ky i fundit të mbante një numër të
kufizuar anijesh. Balsha vazhdoi të ndërtonte anije, deri në
kërcënimin e Venedikut. Po në vitin 1368, Karl Tapia, në Durrës,
donte të krijonte flotën e tij dhe përsëri për këtë pengesë ishte
Venediku.
Pushtimi turk në shekulline XV-të e shkretoitë gjithë vendinpërfshirë dhe
flotën detare. Tradita detare u godit rëndë.Me rënien e Himarës nënpushtimin
turk në vitin 1479, dhederi në pushtimin e dytë të Lezhësnëvitin 1506,brënda
një periudhe 27-vjeçare,i gjithë bregdetishqiptar, që përfshihetbrënda këtyre
dy qëndrave,ra nën pushtimin turk. Popullsia bregdetaretë zëmëruarnga turqit
emigruan jashtë. Turqit në vitin 1468 kishin në Adriatik 300-400mjete
lundrimi, një pjesë e të cilave ishte inventarshqiptar. Me pushtimin e Durrësit
nga turqit, flota e tyre u largua për në Ulqin e Tivar. Gjatë viteve 1700-1800,
vjen gjallërimi i flotës dhe bregu ynëu pasuruame mjete të mëdhalundrimi.
Ulqinakëtndërtuandhjetë anije me 16 dhe18 vela. Ndërtimi i këtyre anijeve
tregonte fuqinë e madheqë ishte krijuar vëndi.Kështu detarëtshqiptarë filluan
të lundronin në detin Adriatik, Tiren, e deri në detin Balltik.Venedikupësoi
disfatë, pasinë detin Adriatik u shfaq Austria. Edheflota shqiptareu ndodh
përpara një kundërshtaritë ri, që nuk e njihte më parë, ndërkohëperandoria
turke kishte marrë tatëpjetën. Austro-Hungarezëtkërkonin shkatërrimin e flotës
shqiptare dheja arriti me ndihmëne turqëve të digjte rreth 400anije të
tonazhevetë ndryshme.Autorëtë ndryshëm,si Pukëvil, Koraj, Hahn, Baldaci
etj, kanëvënë në dukjefuqinë e madhedetare të shqiptarëvetë Greqisë dhe
veçanarisht,ato të ishujve të Jonianit. Sipas Pukëvilit, në vitin 1816flota
tregtare greke përbëhej,prej 615mjetesh të lundrimit detar, me një kapacitet
prej 153. 580ton. Në këto shifra përfshihenedhe anijet shqiptareqë ishin
vendosurnë Greqi. Në vitin 1816 vetëm shqiptarëtkishin rreth 240 anije ose 40
% të inventarit të përgjithëshëm që kishte Greqia në atë kohë.Anijet shqiptare u
bënënë këtë mënyrë bërthama kryesoree flotës greke.Përdorimi i gjuhës
shqipe në transportin detargrek deri në në fillim të shekullitXIX-të tregon
qartë rëndësinëe prezencësshqiptareatje.
Me kalimin e viteve dhe pikërisht në vitin 1831 , flota shqiptare filloi të
rimëkëmbesh përsëri. Në vitin 1840 u blenë dy anije me kapacitet 120 tonësh
të cilat u pasuan nga anije të tjera avullore. Në vitin 1850 inventari shkoi në
53 anije me një tonazh të përgjithshëm 3800 tonësh. Shumë firma të huaja
preferonin transportin e mallrave me anije shqiptare sepse ishin më të lira në
treg. Në vitin 1878 u bënë përpjekje për krijimin e një shoqate transporti por
austro-hungarezët dhe turqit nuk e lejuan këtë.
Në fundin e shekullit XIX-të, Spiri Ndrenika, nga bregu i Himarës kishte në
pronësi një anije me kapacitet 1000 ton. Në luftën e parë botërore, nga rreth
500 anije që kishte flota shqiptare, mundën të shpëtonin vetëm shtatë. Në
vitin 1927 flota jonë kishte 60 motoveliera dhe tre anije të blera jashtë si
Shqipnia, Oboti dhe Skënderbeg. Këto anije realizonin një volum pune prej 75
mij ton mall. Më vonë tre anijet paten jetën e shkurtër sepse anija Oboti u
mbyt në rrethana të panjohura, anije Shqipnia u sekuestrua nga italianët
ndërsa anija Skënderbeg ju shit një shoqërie jugosllave.
Kështu, flota tregtare numëronte rreth 40 anije respektivisht rreth 20
për transportin e jashtëm dhe 20 të tjera për transportin e brendshëm
detar pa llogaritur dhjetra anije peshkimi. Vlen të përmendim anijet
transoqeanike Arbëria 15. 000 tonshe, anijet Tirana, Shkodra dhe
Vlora 12. 000 tonshe, anija Durrësi 4700 tonshe, anijet me të njëjtin
kapacitet Partizani, Liria Skënderbeu dhe Gjirokastra 2700 tonshe,
anijet Teuta, Saranda, Rinia Boshtova, 6 Shkurti etj. Ky inventor
mjetesh detare kapte rreth 75 mij ton kapacitet dhe mbulonte rreth 20
përqind të volumit të punës së eksport-importit deri në vitin 1990.
Kujtojmë se rreth viteve 1980 e më pas kantieri tonë detar prodhojë
me sukses disa anije transporti duke plotësuar dhe freskuar ndjeshëm
inventarin e flotës sonë tregtare. Sa i takon peshkimit Shqipëria
numëronte një inventar prej 60 anijesh të cilat plotësonin nevojat e
vendit në atë kohë mbasi deri në vitet 1952 peshkimi bëhesh në
lagunat e liqeve natyrorë me sanalla me rrema pa motor si në Durrës,
Vlorë, Lezhë, Himarë e Sarandë sepse me ato mjete nuk mundnin të
peshkonin në det të hapur. Sot, Shqipëria pothuajse është pa flotë.
Inventari i mjeteve detare është 14 anije gjithsej të cilat janë mjaft të
vjetra, rreth 35 vjeçare të cilat realizojnë transport me kosto mjaft të
lartë për shkak të moshës që ato kanë. Qeveritë njëra pas tjetrës
vazhdojnë ta lënë në mëshirë të fatit transportin detar, kjo edhe për
shkak se anijet e reja kushtojnë jo pak në tregun e huaj.
Foto te marra nga ekskursioni
mesimor ne Pasha Liman:

More Related Content

Similar to Ekskursion mesimor

Guida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiGuida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersi
Xhesika Merko
 
Ulqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti TuristikUlqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti Turistik
Suzana Muja
 
The first project histori
The first project historiThe first project histori
The first project historiJonaSeferasi
 
Historia e vlorës
Historia e vlorësHistoria e vlorës
Historia e vlorës
Internet VloraAlb
 
PROJEKTI
PROJEKTIPROJEKTI
PROJEKTI
S Gashi
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeArlinda
 
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
Eris Todri
 
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalaveHistoria e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalave
Alimerko Brunilda
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKe Keiss
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeAlejandro Ferit Shehu
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanArlinda
 
Greqia
GreqiaGreqia
Zbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografike Zbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografike zejnep
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeAnisa 19
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
EGLI TAFA
 
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Lingua culture
 
Durrësi
DurrësiDurrësi
Durrësi
Klarisa Klara
 
Qyteti i Vlores
Qyteti i VloresQyteti i Vlores
Qyteti i Vlores
axheta axheta
 

Similar to Ekskursion mesimor (20)

Guida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiGuida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersi
 
Ulqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti TuristikUlqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti Turistik
 
The first project histori
The first project historiThe first project histori
The first project histori
 
Historia e vlorës
Historia e vlorësHistoria e vlorës
Historia e vlorës
 
PROJEKTI
PROJEKTIPROJEKTI
PROJEKTI
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
 
Projekt Histori boterore
Projekt Histori boteroreProjekt Histori boterore
Projekt Histori boterore
 
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalaveHistoria e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalave
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e Krujes
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 
Greqia
GreqiaGreqia
Greqia
 
Zbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografike Zbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografike
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistike
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
 
Durrësi
DurrësiDurrësi
Durrësi
 
Qyteti i Vlores
Qyteti i VloresQyteti i Vlores
Qyteti i Vlores
 

More from Aldrin Pashku

Projekt: Riciklimi
Projekt: RiciklimiProjekt: Riciklimi
Projekt: Riciklimi
Aldrin Pashku
 
Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...
Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...
Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...
Aldrin Pashku
 
Projekt "Histori": Ahmet Zogu
Projekt "Histori": Ahmet ZoguProjekt "Histori": Ahmet Zogu
Projekt "Histori": Ahmet Zogu
Aldrin Pashku
 
Projekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia ModerneProjekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Aldrin Pashku
 
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor HygoProjekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
Aldrin Pashku
 
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesorProjekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
Aldrin Pashku
 
Projekt, "Histori": Kongresi i Lushnjes
Projekt, "Histori": Kongresi i LushnjesProjekt, "Histori": Kongresi i Lushnjes
Projekt, "Histori": Kongresi i Lushnjes
Aldrin Pashku
 
Humanizmi
HumanizmiHumanizmi
Humanizmi
Aldrin Pashku
 
Mjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat malore
Mjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat maloreMjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat malore
Mjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat malore
Aldrin Pashku
 
3 fizikantet me te njohur
3 fizikantet me te njohur3 fizikantet me te njohur
3 fizikantet me te njohur
Aldrin Pashku
 
Kohet dhe instrumente te ndryshem
Kohet dhe instrumente te ndryshemKohet dhe instrumente te ndryshem
Kohet dhe instrumente te ndryshem
Aldrin Pashku
 
Independence in brazil
Independence in brazilIndependence in brazil
Independence in brazil
Aldrin Pashku
 
Perrallat
PerrallatPerrallat
Perrallat
Aldrin Pashku
 

More from Aldrin Pashku (13)

Projekt: Riciklimi
Projekt: RiciklimiProjekt: Riciklimi
Projekt: Riciklimi
 
Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...
Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...
Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...
 
Projekt "Histori": Ahmet Zogu
Projekt "Histori": Ahmet ZoguProjekt "Histori": Ahmet Zogu
Projekt "Histori": Ahmet Zogu
 
Projekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia ModerneProjekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia Moderne
 
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor HygoProjekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
 
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesorProjekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
 
Projekt, "Histori": Kongresi i Lushnjes
Projekt, "Histori": Kongresi i LushnjesProjekt, "Histori": Kongresi i Lushnjes
Projekt, "Histori": Kongresi i Lushnjes
 
Humanizmi
HumanizmiHumanizmi
Humanizmi
 
Mjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat malore
Mjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat maloreMjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat malore
Mjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat malore
 
3 fizikantet me te njohur
3 fizikantet me te njohur3 fizikantet me te njohur
3 fizikantet me te njohur
 
Kohet dhe instrumente te ndryshem
Kohet dhe instrumente te ndryshemKohet dhe instrumente te ndryshem
Kohet dhe instrumente te ndryshem
 
Independence in brazil
Independence in brazilIndependence in brazil
Independence in brazil
 
Perrallat
PerrallatPerrallat
Perrallat
 

Ekskursion mesimor

  • 1. Ekskursion Mesimor Tema:Zhvillimi i mjeteve te lundrimit ne vendin tone Punoi:Aldrin Pashku
  • 2. Në vendin tonë kanë ekzistuar forma shumë primitive mjetesh lundrimi. Në bregdetin e Himarës është përdorur si mjet lundrimi koshi i thurur me shufra dhe i veshur nga jashtë me lëkurë . Nganjëherë koshi vishej nga brenda me argjil që të mos depërtonte uji. Me kalimin e kohës kjo mënyrë lundrimi u zhduk nga përdorimi. Në Ulqin janë përdorur barkat njëtrungëshe deri rreth vitit 1570. Në ujërat e brendshme kjo mënyrë lundrimi përdoret dhe sot mbi lumin Bunë. Himarjotët me mjete të tilla primitive, lundronin gjatë bregut, deri në Kepin e Gjuhëzëz (Karaburunit), ku prej këtej drejtoheshin për në perëndim, në det të hapur. Gjatë lundrimit kapedanët orientoheshin ditën me anë të diellit, ndërsa natën me anë të yjeve. Mënyra praktike e orientimit ishte e thjeshtë: në të djathtë dhe në të majtë të bashit (pjesa e përparme e anijes). Në fillim të mjetit të lundrimit vinin shenja konvencionale që i përgjigjeshin një skele të caktuar. Detari i cili qëndronte në kiç, pjesa e prapme e anijes, mbante në një vijë të drejtë shikimin e tij në shenjën konvencionale dhe në shenjën diellore gjatë gjithë udhëtimit të tij.
  • 3. Rritja e mjeteve të lundrimit u bë e mundshme pasi filluan ti visheshin nga jashtë me dërrasa. Detarë të përmendur në periudhën e lashtë kanë qenë fiset ilire Japodë të cilët më vonë u zëvendësuan me Liburnët dhe mjetet e tyre u quajtën Liburnite dhe ishin të madhësisë mesatare, të gjata, të holla, të mprehta në pjesën e përparme e të pasme të tyre. Me këto mjete Liburnët lundronin gjatë gjithë Adriatikut dhe Jonit. Veprimtaria detare e liburnëve ishte transporti tregtar, në peshkim dhe në luftëra për zotërimin e detit. Ky fis Ilir, në shekullin e VIII-të para krishtit e kishte nën kontrollin e vet të gjithë Adriatikun. Në këtë kohë grekët lundronin në detin Egje dhe romakët në detin Tiren. Pas liburnëve, për veprimtari në det u dalluan Ardianët dhe Daorset. Mjetet e tyre quheshin Lembe dhe transportonin secila rreth 50 vetë. Lufta iliro- romako, e cila zgjati për rreth një shekull, përfundoi me fitoren e Romës. Kështu, pushtuesit morën nga ilirët jo vetëm anije të gatshme të ndërtuara sipas stilit tyre por dhe teknikën e ndërtimit. Gjatë mesjetës mori zhvillim të madh forcat prodhuese dhe shkëmbimet tregtare. Në këtë kohë, detaria
  • 4. mori një hop të madh në të gjithë bregdetin tone, që nga Tivari e deri në Vlorë. Në këto kohë u ndërtuan anije të mëdha dhe shiteshin në tregje të huaja jashtë vendit. Gjatë mesjetës Republika e Venedikut luajti një rol të rëndësishëm në transportin detar ku veprimtaria e saj kryhej dhe në Adriatik. Lënda drusore për ndërtimin e anijeve venedikase, vinte nga bregdeti ynë. Në Tivar, Ulqin, Shkodër, Lezhë, Rodon, Durrës, Vjosë e Vlorë, lulëzuan kantierët detarë që ndërtonin anije për Venedikun. Nga llojet e shumta e anijeve venedikase, përmenden shpesh emrat Griv, Griba, Kripa, Kripina të cilat përdoreshin në përgjithësi për transportin e kripës. Në vitin 1368, Gjegj Balsha, i cili kishte nën pushtetin e tij Shkodrën, Ulqinin e Tivarin, synonte të formonte një flotë të fuqishme detare dhe lëshoi në det disa anije të armatosura. Venediku dërgoi anijet e tij për të djegur ato të Balshës, por më në fund u arrit kompromisi, që ky i fundit të mbante një numër të kufizuar anijesh. Balsha vazhdoi të ndërtonte anije, deri në kërcënimin e Venedikut. Po në vitin 1368, Karl Tapia, në Durrës, donte të krijonte flotën e tij dhe përsëri për këtë pengesë ishte Venediku.
  • 5. Pushtimi turk në shekulline XV-të e shkretoitë gjithë vendinpërfshirë dhe flotën detare. Tradita detare u godit rëndë.Me rënien e Himarës nënpushtimin turk në vitin 1479, dhederi në pushtimin e dytë të Lezhësnëvitin 1506,brënda një periudhe 27-vjeçare,i gjithë bregdetishqiptar, që përfshihetbrënda këtyre dy qëndrave,ra nën pushtimin turk. Popullsia bregdetaretë zëmëruarnga turqit emigruan jashtë. Turqit në vitin 1468 kishin në Adriatik 300-400mjete lundrimi, një pjesë e të cilave ishte inventarshqiptar. Me pushtimin e Durrësit nga turqit, flota e tyre u largua për në Ulqin e Tivar. Gjatë viteve 1700-1800, vjen gjallërimi i flotës dhe bregu ynëu pasuruame mjete të mëdhalundrimi. Ulqinakëtndërtuandhjetë anije me 16 dhe18 vela. Ndërtimi i këtyre anijeve tregonte fuqinë e madheqë ishte krijuar vëndi.Kështu detarëtshqiptarë filluan të lundronin në detin Adriatik, Tiren, e deri në detin Balltik.Venedikupësoi disfatë, pasinë detin Adriatik u shfaq Austria. Edheflota shqiptareu ndodh përpara një kundërshtaritë ri, që nuk e njihte më parë, ndërkohëperandoria turke kishte marrë tatëpjetën. Austro-Hungarezëtkërkonin shkatërrimin e flotës shqiptare dheja arriti me ndihmëne turqëve të digjte rreth 400anije të tonazhevetë ndryshme.Autorëtë ndryshëm,si Pukëvil, Koraj, Hahn, Baldaci etj, kanëvënë në dukjefuqinë e madhedetare të shqiptarëvetë Greqisë dhe veçanarisht,ato të ishujve të Jonianit. Sipas Pukëvilit, në vitin 1816flota tregtare greke përbëhej,prej 615mjetesh të lundrimit detar, me një kapacitet prej 153. 580ton. Në këto shifra përfshihenedhe anijet shqiptareqë ishin vendosurnë Greqi. Në vitin 1816 vetëm shqiptarëtkishin rreth 240 anije ose 40 % të inventarit të përgjithëshëm që kishte Greqia në atë kohë.Anijet shqiptare u bënënë këtë mënyrë bërthama kryesoree flotës greke.Përdorimi i gjuhës shqipe në transportin detargrek deri në në fillim të shekullitXIX-të tregon qartë rëndësinëe prezencësshqiptareatje.
  • 6. Me kalimin e viteve dhe pikërisht në vitin 1831 , flota shqiptare filloi të rimëkëmbesh përsëri. Në vitin 1840 u blenë dy anije me kapacitet 120 tonësh të cilat u pasuan nga anije të tjera avullore. Në vitin 1850 inventari shkoi në 53 anije me një tonazh të përgjithshëm 3800 tonësh. Shumë firma të huaja preferonin transportin e mallrave me anije shqiptare sepse ishin më të lira në treg. Në vitin 1878 u bënë përpjekje për krijimin e një shoqate transporti por austro-hungarezët dhe turqit nuk e lejuan këtë. Në fundin e shekullit XIX-të, Spiri Ndrenika, nga bregu i Himarës kishte në pronësi një anije me kapacitet 1000 ton. Në luftën e parë botërore, nga rreth 500 anije që kishte flota shqiptare, mundën të shpëtonin vetëm shtatë. Në vitin 1927 flota jonë kishte 60 motoveliera dhe tre anije të blera jashtë si Shqipnia, Oboti dhe Skënderbeg. Këto anije realizonin një volum pune prej 75 mij ton mall. Më vonë tre anijet paten jetën e shkurtër sepse anija Oboti u mbyt në rrethana të panjohura, anije Shqipnia u sekuestrua nga italianët ndërsa anija Skënderbeg ju shit një shoqërie jugosllave.
  • 7. Kështu, flota tregtare numëronte rreth 40 anije respektivisht rreth 20 për transportin e jashtëm dhe 20 të tjera për transportin e brendshëm detar pa llogaritur dhjetra anije peshkimi. Vlen të përmendim anijet transoqeanike Arbëria 15. 000 tonshe, anijet Tirana, Shkodra dhe Vlora 12. 000 tonshe, anija Durrësi 4700 tonshe, anijet me të njëjtin kapacitet Partizani, Liria Skënderbeu dhe Gjirokastra 2700 tonshe, anijet Teuta, Saranda, Rinia Boshtova, 6 Shkurti etj. Ky inventor mjetesh detare kapte rreth 75 mij ton kapacitet dhe mbulonte rreth 20 përqind të volumit të punës së eksport-importit deri në vitin 1990. Kujtojmë se rreth viteve 1980 e më pas kantieri tonë detar prodhojë me sukses disa anije transporti duke plotësuar dhe freskuar ndjeshëm inventarin e flotës sonë tregtare. Sa i takon peshkimit Shqipëria numëronte një inventar prej 60 anijesh të cilat plotësonin nevojat e vendit në atë kohë mbasi deri në vitet 1952 peshkimi bëhesh në lagunat e liqeve natyrorë me sanalla me rrema pa motor si në Durrës, Vlorë, Lezhë, Himarë e Sarandë sepse me ato mjete nuk mundnin të peshkonin në det të hapur. Sot, Shqipëria pothuajse është pa flotë. Inventari i mjeteve detare është 14 anije gjithsej të cilat janë mjaft të vjetra, rreth 35 vjeçare të cilat realizojnë transport me kosto mjaft të lartë për shkak të moshës që ato kanë. Qeveritë njëra pas tjetrës vazhdojnë ta lënë në mëshirë të fatit transportin detar, kjo edhe për shkak se anijet e reja kushtojnë jo pak në tregun e huaj.
  • 8. Foto te marra nga ekskursioni mesimor ne Pasha Liman: