SlideShare a Scribd company logo
PUNE ME PROJEKT
TEMA: “ZBULIMET
GJEOGRAFIKE”
LENDA: HISTORI
ARSYETE E ZBULIMEVE
GJEOGRAFIKE
Deri në fund të shek.XV evropianët, përveç Evropës dinin edhe
për Lindjen e Afërt dhe të Largët dhe për disa pjesë të Azisë
dhe Afrikës.
Mbanin lidhje të mira tregtare me vendet
aziatike Indinë dhe Kinën. Prej andej në Evropë
sillnin erëza dhe mëlmesa me të cilat ushqimet i bënin më të
shijshme, pastaj mëndafsh, gurë të cmueshëm, parfume, ngjyra
etj. Megjithatë, me pushtimin e Ballkanit dhe të Azisë së Vogel
nga osmanet dhe me asgjësimin e Perandorisë Biznatine(1453),
u ndërprenë rrugët tregtare tokësore kah vendet lindore. Tani,
malli nga vendet lindore që vinte në Evropë nëpërmjet
tregtareve arabë u bë shum i shtrenjtë (8 deri në 10 herë më i
shtrenjtë!). Për këtë arsye, evropianët filluan të kërkojnë rrugë
të reja detare kah vendet lindore, që solli deri te zbulimi i
vendeve të reja.
Për blerjen e mallrave nga
vendet lindore harxhoheshin
shumë para, prandaj në
Evropë filloi të ndjehet
mungesa e metaleve të
çmueshme (ar, argjend) prej
të cilave priteshin monedhat.
Vecanërisht njehej mungesa
e monedhave të arta. Në
Evropë në atë kohë, nuk
ishte e mundur që të shuhet
etja e shtuar për ar, prandaj
evropianët filluan të kërkojnë
ar jasht kufijve të saj.
Periudha e zbulimeve të mëdha gjeografike
Gjatë shekullit XV horizonti i njohurive gjeografike
mbi planetin tonë zgjerohet mjaft. Evropianët njihen
hollësisht me të gjitha pjesët e kontinentit të tyre. Me
ndërmjetësinë e arabëve dhe me shkëmbimin tregtar
ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, janë njohur
hollësisht vendet e Afrikës Veriore, Lindjes së Afërt
dhe të Mesme. Misionet diplomatike, fetare dhe
tregtare të shteteve evropiane, të cilat kanë shkuar
në Indi, Mongoli dhe në Kinë, kanë kontribuar në
njohjen gjeografike të vendeve të Azisë Jugore,
Qendrore dhe Lindore
Fundi i shekullit XV paraqet fillimin e epokës së re në jetën
e popujve të Evropës. Ajo është epoka e paraqitjes së
rendit të ri shoqëroro-politik, përkatësisht të kapitalizmit.
Në këtë kohë diktatura shpirtërore e kishës shkallmohet.
Veprat e filozofëve dhe shkencëtarëve antikë u bënë të
afërta njerëzve të arsimuar. Në këtë kohë janë arritur
suksese të mëdha në shkencë, teknikë dhe në detari.
Teknika e lundrimit u përsos. Anija me vela, me fund të
mprehtë (me kil), me kurvertë të lartë dhe të lëvizshme
ishte e aftë për t’iu përballur me sukses valëve të larta
detare. U përsosën edhe instrumentet e navigacionit
(busulla, skafioni dhe kaudranta), të cilat orientoheshin
dhe e caktonin pozitën e anijes në horizont. Shpejt
zhvillohet tregtia dhe rritet rëndësia ekonomike e politike
e qyteteve. Paratë bëhen si mjet i pagesës.
Evropa nuk ka disponuar sa duhet metale të çmueshme (ar dhe
argjend), që janë përdorur si mjete të pagesës. Ngase
evropianët më tepër kanë blerë sesa kanë shitur mallra të
ndryshme, solli deri te zvogëlimi i rezervave të arit në Evropë.
Evropianët nuk kanë mundur të importojnë mallra drejtpërdrejt
prej prodhuesve aziatikë, por nëpërmjet të ndërmjetësuesve
arabë, persianë dhe grekë. Kjo dukuri shkaktoi rritjen e
çmimeve të mallrave që vinin prej Indisë, Arkipelagut të Malajës
dhe Kinës. Prandaj, evropianët ishin të detyruar të kërkojnë
rrugë detare për në Lindje, me motiv që të lirohen nga
ndërmjetësuesit. Përveç kësaj, prania e Turqisë në Lindje të
Afërt dhe luftërat e shpeshta, kanë paraqitur pengesën kryesore
për mbajtjen e tregtisë me anë të rrugëve tokësore, që kalonin
nëpër Lindje të Afërt. Të gjitha këto kontribuan që të
intensifikohen hulumtimet për zbulimin e rrugës detare për në
Indi dhe vendet e Lindjes së Largme.
Në këtë kohë nëpërmjet
arabëve, evropianët u njoftuan
me kuptimet e harruara mbi
formën sferike të Tokes, ku në
pjesën perëndimore të Oqeanit
Atlantik gjenden ujdhesat që i
takojnë Azisë. Prandaj, rruga
për vendet e arit, argjendit,
gurëve të çmueshëm,
mendafshit dhe erëza është
kërkuar kah perëndimi, përmes
Oqeanit Atlantik. Në anën tjetër,
anijet më të përsosura të
pajisura me busulla, kanë
mundur të lundrojnë më lirisht
në oqeanet e gjera
Që prej kohës së Aristotelit (shekulli
IV p.e.s.), Eratostenit (shekulli III
deri II p.e.s.) e më vonë të Marin
Tiritit (Feniki) dhe Ptolemeut
(shekulli I deri II), ka mbisunduar
mendimi se largësia ndërmjet
buzëdetit të Evropës dhe të Azisë
Lindore nuk është e madhe, madje
edhe më e shkurtër sa që shpie
nëpërmjet Aleksandrisë deri në Indi.
Ai gabim e ka sjellë Kolombon deri
në bregdetin e Amerikës, ose siç ka
cekur gjeografi francez i shekullit
XVIII Zhan Batista Anvil, ka qenë
gabimi më i madh i Kolombos, që e
ka sjellë deri në zbulimin më të
madh.
KRISTOFOR KOLOMBI
Kristofor Kolombo, u lind më 1451
në Gjenovë (Itali). Në moshën e re
ka punuar në punëtorinë e endjes,
pronar i së cilës ishte babai i tij. Si
fëmijë ëndërronte mbi lundrimet në
dete të largëta. Më 1479 erdhi në
Lisbonë dhe u punësua në
shërbimin detar portugez. Pati fatin
të martohet me të bijën e një detari
portugez, me prejardhje italiane,
prej të cilit kishin mbetur shumë
harta detare dhe shënime të
rëndësishme për detari. Për ta
mbajtur familjen e vet dhe për ti
ndihmuar prindërit në Gjenovë,
përpilonte harta gjeografike, të cilat,
asokohe, kërkoheshin shumë. Duke
ushtruar profesionin e detarit u
dallua më aftësi të jashtëzakonshme
Më 03.08.1492 tri anije me 120 udhëtar
të ndihmuar në mënyrë financiare nga
mbretëresha spanjolle dhe nga detari i
njohur nga Palosi, Martin Pinson, u nisën
për lundrim prej limanit Palos. Drejtimi i
lundrimit ishte perëndimi, ndërsa caku
ishin vendet e pasura të erurinave të
Azisë. Kështu filloi lundrimi më i
rëndësishëm në historinë e njerëzimit.
Gjatë lundrimit, Kolomboja mbajti edhe
ditarin (ditari i parë i shkruar në historinë
e detarisë), në të cilën regjistronte çdo
ditë rrugën e kaluar, drejtimin e lundrimit
e gjëra të tjera që i ka konsideruar të
rëndësishme. Kolomboja së pari lundroi
në drejtimin jugperëndimor, kah ujdhesat
e Kanarive, e pastaj ka marrë drejtimin
perëndimor. Anijet e tij, të shtyera nga
erërat e përshtatshme të pasateve, me
shpejtësi lundruan kah perëndimi.
Por, më 16 shtator, ekspedita gjendej në “oqeanin e mbuluar me bar”,
që e ngadalësuan mjaft lëvizjen e anijeve dhe tmerroi ekuipazhin. Ky
ishte Deti Sargas që është në përbërjen e Oqeanit Atlantik, i njohur për
nga sasia e madhe e algave. Me 12 tetor 1492 Kolomboja zbarkoi në
një ujdhesë të vogël ranore, të cilën indigjenët (vendësit) e quanin
Guanahana. Ajo i takon grupit të ujdhesave të Bahameve (Bahamas)
dhe gjendet në juglindje të Floridës. Duke e shpallur si pronë të
Perandorisë Spanjolle, Kolomboja këtë vend e pagëzoi San Selvador,
që do të thotë “Shpetimtar i Shenjtë”. Duke menduar se ka arritur në
Indi, Kolombi banorët e ketij i quajti indianë. Ky emër ka mbetur deri
me tani për popullsinë autoktone të Botës se Re. Kolombi edhe pse nuk
hasi në sasi të mëdha të arit dhe të argjendit, për herë të parë pa
misrin, pataten dhe duhanin. Më 4 janar të vitit 1493 niset të kthehet
në Spanjë i bindur se e ka zbuluar Indinë, Japoninë dhe Kinën. Si
dëshmi të zbulimeve të tij, solli në Spanjë sasi të vogla të arit, disa
bimë interesante, disa shpezë të egra dhe disa banorë të këtyre
ishujve. Më 15 mars të vitit 1493 arriti në Spanjë ku u prit si triumfues i
vërtetë. Më qëllim të zgjerimit të zbulimeve të veta, Kolombi organizoi
ekspeditën e dytë në shtator të vitit 1493, e cila përbëhej prej 17
anijesh dhe 1500 udhëtar.
Në këtë ekspeditë morën pjesë edhe disa oborrtarë, fisnikë, priftërinj
dhe murgj. Më anë të kësaj ekspedite u zbuluan Antilet e Vogla Porto-
Riko dhe Xhamajka. Kolombi dërgoi disa sende të çmueshme në
Spanjë, por këto sende kanë pasur një vlerë të vogël, në krahasim me
shpenzimet që janë bërë rreth përgaditjes së ekspeditës. Prandaj,
mbreti dhe mbretëresha e Spanjës e prishin marrëveshjen me
Kolombin dhe Kolombit nuk i mbeti asgjë tjetër, pos të kthehet në
Spanjë (1496). Më 1498 Kolombi me mundime të mëdha organizoi
ekspeditën e tretë për të gjetur vendin e vërtetë ku kishte ar, argjend,
gurë të çmueshëm dhe mëlmesa. Këtë herë ai prej Spanjës lundroi kah
jugperëndimi dhe arriti në grykëderdhjen e lumit Orinoko dhe zbuloi
Trinidad. Pastaj kthehet në Haiti dhe në Spanjë. Më 1502 Kolomboja
organizoi ekspeditën e katërt dhe të fundit. Këtë herë ai zbuloi brigjet
prej Hondurasit deri në Panamë dhe disa ishuj pranë Panamasë.
Më 1506 Kristofor Kolombi vdiq në mjerim të
thellë, i harruar plotësisht, me privilegje të
humbura, me bindje se e ka zbuluar rrugën
detare për në Indi, e duke mos e ditur se
kishte zbuluar "Botën e Re" - Amerikën. Me
udhëtimet e Kolombos janë zbuluar shumë
rruge të Arkipelagut të Bahameve, Antileve të
Vogla dhe të Mëdha, Trinidad dhe pjesët e
kontinentit të Amerikës së Mesme e Jugore.
AMERIKO VESPUCI
Amerigo Vespuçi (1451-
1512) ka qenë tregtar i
pasur nga Firenca, por
në shërbim të Spanjës.
Besohet se në Amerikë
udhëtoi katër herë. Ai
supozon se Kolomboja
nuk arriti në Indi, por
zbuloi Botën e Re
(Mundus Novus).
Në veprën e vet me titull "Hyrje
në Kozmografi", të botuar
më 1507 në gjuhën latine,
kozmografi gjerman Martin
Valdzemiler propozon që për
territorin që tani përfshin
Brazilin, të quhet Terra Amerika
(Toka e Amerigos).
Me zgjerimin e mëtejshëm të
horizontit të gjeografisë, termi
Amerikë zgjerohet për tërë
kontinentin, i cili shtrihej prej
Alaskës dhe Labradorit në veri,
deri në kepin Horn në jug.
KJO ESHTE RRUGA QE AMERIKO VESPUCI
NDOQI PER TE ZBULUAR TOKEN E RE
VASKO DE GAMA
Vasko de Gama (1469-1524),
atij iu besua organizimi i
ekspeditës së parë detare
portugeze për zbulimin e rrugës
detare rreth Afrikës për në Indi.
Ekspeditën që ai e udhëhiqte e
përbënin tri anije me 160
detarë. Anijet filluan lundrimin
prej Lisbonës, më 8 korrik të
vitit 1497. Pasi lundruan pranë
Ujdhesave të Gjelbra dhe Kepit
të Shpresës së Mirë, vazhduan
të lundrojnë në ujërat e Oqeanit
Indian.
Në brigjet perëndimore të Indisë, përkatësisht në limanin Kalikut,
atëherë qyteti më i madh dhe më i pasur i Indisë, Vasko de Gama me
ekspeditën e vet hyri më 20 maj të vitit 1498. Mallin që e sjellë, e
këmbeu me gur të çmueshëm, me ar, me pëlhurë të mëndafshtë dhe
me erurina. Vasko de Gama, lë Kalikutën dhe kthehet në Lisbonë, më
10 qershor të vitit 1599. Me këtë definitivisht u zbulua rruga detare për
në Indi dhe bëhet e mundshme tregtia e drejtpërdrejtë, ndërmjet
shteteve evropiane me vendet e Lindjes. Vasko de Gama arriti atë që
synuan spanjollët dhe detari i tyre Kristofor Kolombo. Kthimi i Vasko de
Gamës, prej Indisë në Portugali, errësoi mjaft famën e Kolombit.
Atëherë për herë të parë është dëshmuar se Afrika nuk është e lidhur
me Kontinentin Jugor, përkatësisht me Terra Australinë. Mbreti i
Portugalisë Vasko de Gamën e emëroi “admiral i detit Indian” me një
rrogë vjetore prej 300.000 realash. Vasko de Gama edhe dy herë
udhëtoi në Indi
Deri te hapja e Kanalit të Suezit,
më 1869, tregtia kryesore e Evropës
me vendet që shtrihen në bregdetin
e Oqeanit Indian dhe me Kinën,
bëhet nëpërmjet Oqeanit Atlantik,
pranë Kepit të Shpresës së Mirë. Më
këtë Deti Mesdhe ka humbur
rëndësinë e vet të dikurshme.
Gjithashtu bie rëndësia e Venedikut
dhe Gjenovës, që deri atëherë gati
tërë tregtinë me vendet e Lindjës e
kanë pasur në duart e tyre. Rolin e
tyre e marrin Lisbona me disa
qytete të tjera të Portogalisë dhe të
Spanjës, të cilat zhvillohen shpejtë,
ndërsa Portogalia dhe Spanja në
shekullin XVI bëhen shtete të
fuqishme detare.
Rruga qe ndoqi Vasko De Gama per te
zbuluar rruge te reja.
FERDINANT MAGELANI
Ferdinand Magelani (1470-
1521), pikëpamjet e veta ia
paraqiti mbretit të Portugalisë,
Manuelit, por ai nuk tregoi
kurrfarë interesimi për
përgatitjen e ekspeditës së
lundrimit rreth e përqark botës.
Prandaj, Magelani ka qenë i
detyruar të lëshoj Portugalinë
dhe të shpërngulet në Spanjë.
Të njëjtin plan (mendim) ia
paraqiti edhe mbretit të
Spanjës. Oborri mbretëror i
Spanjës e pranoi planin e
Magelanit
Ai me pesë anije dhe 265 anëtarë të ekuipazhit, më 20
shtator 1519 niset prej limanit San Lukar (në grykëderdhjen e lumit
Guadalkivir) kah perëndimi në drejtim të Amerikës Jugore. Flota e
Magelanit më së pari arriti në brigjet të Kanarive, e pastaj u drejtua
kah jugperëndimi dhe arriti në buzëdetin e Brazilit. Në muajin janar,
ekspedita hyri në gjirin e Rio de Zhaneiros dhe duke menduar se kanë
arritur në grykëderdhjen e gjerë të ndonjë lumi, e kanë pagëzuar me
emrin e përmendur - Rio de Zhaneiro, që do të thotë “Lumë i janarit”.
Anëtarët e ekuipazhit dimri i zuri pranë bregdetit të Patagonisë,
prandaj u detyruan që atje të qëndrojnë prej 31 marsit deri më 18
tetor të vitit 1520. Këtu marinarët e Magelanit u takuan me popullsinë
autoktone, të cilët i quajtën patagonë, që do të thotë
“këmbëmëdhenj”, sepse këmbët i kanë pasur të mbështjella me lëkurë
të kafshëve. Ekspedita, pas shumë peripetsish, gjeti kalimin ndërmjet
Amerikës Jugore dhe Tokës së Zjarrtë dhe kaloi në Oqeanin e Paqësorit
Për nder të këtij detari të shquar, më vonë kjo ngushticë u quajt ngushtica e
Magelanit. Anëtarët e ekspeditës e kanë pagëzuar edhe bregun e Tokës së
Zjarrtë. Duke lundruar pranë brigjeve së përmendur, në të cilën popullsia
autoktone gjatë natës kishte ndezur zjarre të mëdha. Magelani e pagëzoi “Toka
e Zjarrtë” (Tierra Del Fuego).
Kur doli prej ngushticës, ekspedita vërejti hapësirën madhështore oqeanike, në
të cilën lundruan pandërprerë 99 ditë. Gjatë tërë kohës së lundrimit, oqeani ka
qenë i qetë, pa valë, prandaj anëtarët e ekspeditës e quajtën Oqeani i Qetë
(Paqësor). Pas shumë përpjekjesh, ekspedita arriti deri tek Arkipelagu i
Marianeve, pastaj deri të brigjet Filipine, ku Magelani me 27 prill të vitit 1521 ka
vdekur në luftë me popullsinë autoktone. Pastaj ekspedita, nën udhëheqjen e
Sebastin del Kanos, vazhdoi lundrimin në Oqeanin Indian, nëpërmjet Kepit të
Shpresës së Mirë dhe prapë hyri në ujërat e Oqeanit Atlantik. Pas lundrimit të
mundimshëm trevjeçar, vetëm me anijen “Viktoria”, me 18 anëtar të ekuipazhit
të mbetur gjallë, me 6 shtator të vitit 1522 hyri në limanin San Lukar. Me këtë
përfundoi lundrimi i parë rreth Tokës, me anë të cilit është dëshmuar se Toka e
ka formën sferike dhe qëndron pezull në gjithësi.
Me këtë lundrim definitivisht bëhet e
qartë se detet dhe oqeanet,
përfshijnë një sipërfaqe shumë të
madhe të Tokës dhe se oqeanet
ndërmjet veti janë të lidhura dhe
formojnë detin botëror të unisuar.
Të gjitha këto zbulime nga ana e
spanjollëve dhe portugezëve kanë
kontribuar në zhvillimin e shpejtuar
të tregtisë, detarisë dhe të
ekonomisë në përgjithësi, e bashkë
me këtë, edhe në lidhjen e
marrëdhënieve të reja shoqëroro -
politike, përkatësisht në lindjen e
kapitalizmit.
Udhetimi i Magelanit rreth botes.
Zbulimet gjeografike te shek.
XVI - XVIII
Zbulimet e mëdha gjeografike nga fundi i
shekullit XV dhe në fillim te shekullit XVI kanë
pasur rëndësi të madhe për zhvillimin e shkencës
në përgjithësi e në veçanti të gjeografisë. U pa
se mendimet e dhëna deri atëherë mbi formën
dhe madhësinë e Tokës si dhe mbi shpërndarjen
e kontinenteve dhe të deteve në të, nuk i
përgjigjen realitetit. Me zbulimin e rrugëve dhe
vendeve të reja janë krijuar kushte të
përshtatshme për zhvillimin e tregtisë
Tregtia e zhvilluar ka
kërkuar anije më të
përsosura e më të
shpejta dhe harta e
mjete të tjera
bashkëkohore. Për një
kohë relativisht të
shkurtër, filluan
zbulimet e reja teknike
dhe zhvillimi i shpejt i
hartografisë.

More Related Content

What's hot

Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Alimerko Brunilda
 
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIKShqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
Shkollë
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Xhesiana Muka
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
ronela hasanaj
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeciornela rama
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
enerisaloti
 
PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri
romina balla
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
olinuhi
 
Veprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitVeprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumit
Klevi Hoxha
 
Udhetimi i Bartolomeo Diaz
Udhetimi i Bartolomeo DiazUdhetimi i Bartolomeo Diaz
Udhetimi i Bartolomeo Diaz
koralda
 
Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seArlinda
 
Humanizmi
HumanizmiHumanizmi
Humanizmi
Aldrin Pashku
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
FialdoMema
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiMerkur Sinani
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi
manomano46
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
Denis Lezo
 
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I ShendetshemDieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
ArenoardReno
 
Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt Matematike
S Gashi
 
Yndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernatYndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernat
Vilma Kafexhiu
 

What's hot (20)

Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
 
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIKShqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
 
PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
 
Veprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitVeprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumit
 
Udhetimi i Bartolomeo Diaz
Udhetimi i Bartolomeo DiazUdhetimi i Bartolomeo Diaz
Udhetimi i Bartolomeo Diaz
 
Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-se
 
Humanizmi
HumanizmiHumanizmi
Humanizmi
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperi
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I ShendetshemDieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
 
Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt Matematike
 
Yndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernatYndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernat
 

Similar to Zbulimet gjeografike

Zbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografikeZbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografikeDani Muhaj
 
Zbulimet e medha gjeografike..histori
Zbulimet e medha gjeografike..historiZbulimet e medha gjeografike..histori
Zbulimet e medha gjeografike..histori
Daniela Muhaj
 
The first project histori
The first project historiThe first project histori
The first project historiJonaSeferasi
 
PROJEKTI
PROJEKTIPROJEKTI
PROJEKTI
S Gashi
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
Ekskursion mesimor
Ekskursion mesimorEkskursion mesimor
Ekskursion mesimor
Aldrin Pashku
 
Greqia
GreqiaGreqia
vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershme
koralda
 
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
UNESCO Venice Office
 
Miti i romes se trete
Miti i romes se treteMiti i romes se trete
Miti i romes se trete
Xhejni Melonashi
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeAlejandro Ferit Shehu
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeArlinda
 
Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKe Keiss
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanArlinda
 
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
#MesueseAurela Elezaj
 
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashtaHistori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashtaEriona Mustafa
 
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
Eris Todri
 
MUSLIMANËT NË BOTË
MUSLIMANËT NË BOTËMUSLIMANËT NË BOTË
MUSLIMANËT NË BOTË
Fatih Ibrahimi
 

Similar to Zbulimet gjeografike (20)

Zbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografikeZbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografike
 
Zbulimet e medha gjeografike..histori
Zbulimet e medha gjeografike..historiZbulimet e medha gjeografike..histori
Zbulimet e medha gjeografike..histori
 
The first project histori
The first project historiThe first project histori
The first project histori
 
PROJEKTI
PROJEKTIPROJEKTI
PROJEKTI
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
Ekskursion mesimor
Ekskursion mesimorEkskursion mesimor
Ekskursion mesimor
 
Greqia
GreqiaGreqia
Greqia
 
vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershme
 
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
 
Projekt Histori boterore
Projekt Histori boteroreProjekt Histori boterore
Projekt Histori boterore
 
Miti i romes se trete
Miti i romes se treteMiti i romes se trete
Miti i romes se trete
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e Krujes
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
 
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashtaHistori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
 
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
 
Iliret Ardit Rexhmataj
Iliret  Ardit RexhmatajIliret  Ardit Rexhmataj
Iliret Ardit Rexhmataj
 
MUSLIMANËT NË BOTË
MUSLIMANËT NË BOTËMUSLIMANËT NË BOTË
MUSLIMANËT NË BOTË
 

More from Arlinda

Gruaja shqiptare
Gruaja shqiptareGruaja shqiptare
Gruaja shqiptareArlinda
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
SkenderbeuArlinda
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
BiodiversitetiArlinda
 
Fillimet e kercimit
Fillimet e kercimitFillimet e kercimit
Fillimet e kercimitArlinda
 
Aksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreAksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreArlinda
 
Programet kompjuterike
Programet kompjuterikeProgramet kompjuterike
Programet kompjuterikeArlinda
 
1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-se
1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-se1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-se
1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-seArlinda
 
Amerika e jugut
Amerika e jugutAmerika e jugut
Amerika e jugutArlinda
 
Piramidat e egjptit/ Keopsit
Piramidat e egjptit/ KeopsitPiramidat e egjptit/ Keopsit
Piramidat e egjptit/ KeopsitArlinda
 
Kimia organike Alkinet
Kimia organike AlkinetKimia organike Alkinet
Kimia organike AlkinetArlinda
 
Eutrofikimi
EutrofikimiEutrofikimi
EutrofikimiArlinda
 
Fekondimi In Vitro
 Fekondimi In Vitro Fekondimi In Vitro
Fekondimi In VitroArlinda
 
Dhurimi i gjakut
Dhurimi i gjakutDhurimi i gjakut
Dhurimi i gjakutArlinda
 

More from Arlinda (15)

Gruaja shqiptare
Gruaja shqiptareGruaja shqiptare
Gruaja shqiptare
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
Biodiversiteti
 
Fillimet e kercimit
Fillimet e kercimitFillimet e kercimit
Fillimet e kercimit
 
Aksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreAksidentet rrugore
Aksidentet rrugore
 
Programet kompjuterike
Programet kompjuterikeProgramet kompjuterike
Programet kompjuterike
 
Femijeria
FemijeriaFemijeria
Femijeria
 
1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-se
1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-se1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-se
1 dhjetori dita nderkombetare kunder SIDA-se
 
Amerika e jugut
Amerika e jugutAmerika e jugut
Amerika e jugut
 
Piramidat e egjptit/ Keopsit
Piramidat e egjptit/ KeopsitPiramidat e egjptit/ Keopsit
Piramidat e egjptit/ Keopsit
 
Kimia organike Alkinet
Kimia organike AlkinetKimia organike Alkinet
Kimia organike Alkinet
 
Eutrofikimi
EutrofikimiEutrofikimi
Eutrofikimi
 
Fekondimi In Vitro
 Fekondimi In Vitro Fekondimi In Vitro
Fekondimi In Vitro
 
Ciklistet
CiklistetCiklistet
Ciklistet
 
Dhurimi i gjakut
Dhurimi i gjakutDhurimi i gjakut
Dhurimi i gjakut
 

Zbulimet gjeografike

  • 1. PUNE ME PROJEKT TEMA: “ZBULIMET GJEOGRAFIKE” LENDA: HISTORI
  • 2. ARSYETE E ZBULIMEVE GJEOGRAFIKE Deri në fund të shek.XV evropianët, përveç Evropës dinin edhe për Lindjen e Afërt dhe të Largët dhe për disa pjesë të Azisë dhe Afrikës. Mbanin lidhje të mira tregtare me vendet aziatike Indinë dhe Kinën. Prej andej në Evropë sillnin erëza dhe mëlmesa me të cilat ushqimet i bënin më të shijshme, pastaj mëndafsh, gurë të cmueshëm, parfume, ngjyra etj. Megjithatë, me pushtimin e Ballkanit dhe të Azisë së Vogel nga osmanet dhe me asgjësimin e Perandorisë Biznatine(1453), u ndërprenë rrugët tregtare tokësore kah vendet lindore. Tani, malli nga vendet lindore që vinte në Evropë nëpërmjet tregtareve arabë u bë shum i shtrenjtë (8 deri në 10 herë më i shtrenjtë!). Për këtë arsye, evropianët filluan të kërkojnë rrugë të reja detare kah vendet lindore, që solli deri te zbulimi i vendeve të reja.
  • 3. Për blerjen e mallrave nga vendet lindore harxhoheshin shumë para, prandaj në Evropë filloi të ndjehet mungesa e metaleve të çmueshme (ar, argjend) prej të cilave priteshin monedhat. Vecanërisht njehej mungesa e monedhave të arta. Në Evropë në atë kohë, nuk ishte e mundur që të shuhet etja e shtuar për ar, prandaj evropianët filluan të kërkojnë ar jasht kufijve të saj.
  • 4. Periudha e zbulimeve të mëdha gjeografike Gjatë shekullit XV horizonti i njohurive gjeografike mbi planetin tonë zgjerohet mjaft. Evropianët njihen hollësisht me të gjitha pjesët e kontinentit të tyre. Me ndërmjetësinë e arabëve dhe me shkëmbimin tregtar ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, janë njohur hollësisht vendet e Afrikës Veriore, Lindjes së Afërt dhe të Mesme. Misionet diplomatike, fetare dhe tregtare të shteteve evropiane, të cilat kanë shkuar në Indi, Mongoli dhe në Kinë, kanë kontribuar në njohjen gjeografike të vendeve të Azisë Jugore, Qendrore dhe Lindore
  • 5. Fundi i shekullit XV paraqet fillimin e epokës së re në jetën e popujve të Evropës. Ajo është epoka e paraqitjes së rendit të ri shoqëroro-politik, përkatësisht të kapitalizmit. Në këtë kohë diktatura shpirtërore e kishës shkallmohet. Veprat e filozofëve dhe shkencëtarëve antikë u bënë të afërta njerëzve të arsimuar. Në këtë kohë janë arritur suksese të mëdha në shkencë, teknikë dhe në detari. Teknika e lundrimit u përsos. Anija me vela, me fund të mprehtë (me kil), me kurvertë të lartë dhe të lëvizshme ishte e aftë për t’iu përballur me sukses valëve të larta detare. U përsosën edhe instrumentet e navigacionit (busulla, skafioni dhe kaudranta), të cilat orientoheshin dhe e caktonin pozitën e anijes në horizont. Shpejt zhvillohet tregtia dhe rritet rëndësia ekonomike e politike e qyteteve. Paratë bëhen si mjet i pagesës.
  • 6. Evropa nuk ka disponuar sa duhet metale të çmueshme (ar dhe argjend), që janë përdorur si mjete të pagesës. Ngase evropianët më tepër kanë blerë sesa kanë shitur mallra të ndryshme, solli deri te zvogëlimi i rezervave të arit në Evropë. Evropianët nuk kanë mundur të importojnë mallra drejtpërdrejt prej prodhuesve aziatikë, por nëpërmjet të ndërmjetësuesve arabë, persianë dhe grekë. Kjo dukuri shkaktoi rritjen e çmimeve të mallrave që vinin prej Indisë, Arkipelagut të Malajës dhe Kinës. Prandaj, evropianët ishin të detyruar të kërkojnë rrugë detare për në Lindje, me motiv që të lirohen nga ndërmjetësuesit. Përveç kësaj, prania e Turqisë në Lindje të Afërt dhe luftërat e shpeshta, kanë paraqitur pengesën kryesore për mbajtjen e tregtisë me anë të rrugëve tokësore, që kalonin nëpër Lindje të Afërt. Të gjitha këto kontribuan që të intensifikohen hulumtimet për zbulimin e rrugës detare për në Indi dhe vendet e Lindjes së Largme.
  • 7. Në këtë kohë nëpërmjet arabëve, evropianët u njoftuan me kuptimet e harruara mbi formën sferike të Tokes, ku në pjesën perëndimore të Oqeanit Atlantik gjenden ujdhesat që i takojnë Azisë. Prandaj, rruga për vendet e arit, argjendit, gurëve të çmueshëm, mendafshit dhe erëza është kërkuar kah perëndimi, përmes Oqeanit Atlantik. Në anën tjetër, anijet më të përsosura të pajisura me busulla, kanë mundur të lundrojnë më lirisht në oqeanet e gjera
  • 8. Që prej kohës së Aristotelit (shekulli IV p.e.s.), Eratostenit (shekulli III deri II p.e.s.) e më vonë të Marin Tiritit (Feniki) dhe Ptolemeut (shekulli I deri II), ka mbisunduar mendimi se largësia ndërmjet buzëdetit të Evropës dhe të Azisë Lindore nuk është e madhe, madje edhe më e shkurtër sa që shpie nëpërmjet Aleksandrisë deri në Indi. Ai gabim e ka sjellë Kolombon deri në bregdetin e Amerikës, ose siç ka cekur gjeografi francez i shekullit XVIII Zhan Batista Anvil, ka qenë gabimi më i madh i Kolombos, që e ka sjellë deri në zbulimin më të madh.
  • 9. KRISTOFOR KOLOMBI Kristofor Kolombo, u lind më 1451 në Gjenovë (Itali). Në moshën e re ka punuar në punëtorinë e endjes, pronar i së cilës ishte babai i tij. Si fëmijë ëndërronte mbi lundrimet në dete të largëta. Më 1479 erdhi në Lisbonë dhe u punësua në shërbimin detar portugez. Pati fatin të martohet me të bijën e një detari portugez, me prejardhje italiane, prej të cilit kishin mbetur shumë harta detare dhe shënime të rëndësishme për detari. Për ta mbajtur familjen e vet dhe për ti ndihmuar prindërit në Gjenovë, përpilonte harta gjeografike, të cilat, asokohe, kërkoheshin shumë. Duke ushtruar profesionin e detarit u dallua më aftësi të jashtëzakonshme
  • 10. Më 03.08.1492 tri anije me 120 udhëtar të ndihmuar në mënyrë financiare nga mbretëresha spanjolle dhe nga detari i njohur nga Palosi, Martin Pinson, u nisën për lundrim prej limanit Palos. Drejtimi i lundrimit ishte perëndimi, ndërsa caku ishin vendet e pasura të erurinave të Azisë. Kështu filloi lundrimi më i rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Gjatë lundrimit, Kolomboja mbajti edhe ditarin (ditari i parë i shkruar në historinë e detarisë), në të cilën regjistronte çdo ditë rrugën e kaluar, drejtimin e lundrimit e gjëra të tjera që i ka konsideruar të rëndësishme. Kolomboja së pari lundroi në drejtimin jugperëndimor, kah ujdhesat e Kanarive, e pastaj ka marrë drejtimin perëndimor. Anijet e tij, të shtyera nga erërat e përshtatshme të pasateve, me shpejtësi lundruan kah perëndimi.
  • 11. Por, më 16 shtator, ekspedita gjendej në “oqeanin e mbuluar me bar”, që e ngadalësuan mjaft lëvizjen e anijeve dhe tmerroi ekuipazhin. Ky ishte Deti Sargas që është në përbërjen e Oqeanit Atlantik, i njohur për nga sasia e madhe e algave. Me 12 tetor 1492 Kolomboja zbarkoi në një ujdhesë të vogël ranore, të cilën indigjenët (vendësit) e quanin Guanahana. Ajo i takon grupit të ujdhesave të Bahameve (Bahamas) dhe gjendet në juglindje të Floridës. Duke e shpallur si pronë të Perandorisë Spanjolle, Kolomboja këtë vend e pagëzoi San Selvador, që do të thotë “Shpetimtar i Shenjtë”. Duke menduar se ka arritur në Indi, Kolombi banorët e ketij i quajti indianë. Ky emër ka mbetur deri me tani për popullsinë autoktone të Botës se Re. Kolombi edhe pse nuk hasi në sasi të mëdha të arit dhe të argjendit, për herë të parë pa misrin, pataten dhe duhanin. Më 4 janar të vitit 1493 niset të kthehet në Spanjë i bindur se e ka zbuluar Indinë, Japoninë dhe Kinën. Si dëshmi të zbulimeve të tij, solli në Spanjë sasi të vogla të arit, disa bimë interesante, disa shpezë të egra dhe disa banorë të këtyre ishujve. Më 15 mars të vitit 1493 arriti në Spanjë ku u prit si triumfues i vërtetë. Më qëllim të zgjerimit të zbulimeve të veta, Kolombi organizoi ekspeditën e dytë në shtator të vitit 1493, e cila përbëhej prej 17 anijesh dhe 1500 udhëtar.
  • 12. Në këtë ekspeditë morën pjesë edhe disa oborrtarë, fisnikë, priftërinj dhe murgj. Më anë të kësaj ekspedite u zbuluan Antilet e Vogla Porto- Riko dhe Xhamajka. Kolombi dërgoi disa sende të çmueshme në Spanjë, por këto sende kanë pasur një vlerë të vogël, në krahasim me shpenzimet që janë bërë rreth përgaditjes së ekspeditës. Prandaj, mbreti dhe mbretëresha e Spanjës e prishin marrëveshjen me Kolombin dhe Kolombit nuk i mbeti asgjë tjetër, pos të kthehet në Spanjë (1496). Më 1498 Kolombi me mundime të mëdha organizoi ekspeditën e tretë për të gjetur vendin e vërtetë ku kishte ar, argjend, gurë të çmueshëm dhe mëlmesa. Këtë herë ai prej Spanjës lundroi kah jugperëndimi dhe arriti në grykëderdhjen e lumit Orinoko dhe zbuloi Trinidad. Pastaj kthehet në Haiti dhe në Spanjë. Më 1502 Kolomboja organizoi ekspeditën e katërt dhe të fundit. Këtë herë ai zbuloi brigjet prej Hondurasit deri në Panamë dhe disa ishuj pranë Panamasë.
  • 13. Më 1506 Kristofor Kolombi vdiq në mjerim të thellë, i harruar plotësisht, me privilegje të humbura, me bindje se e ka zbuluar rrugën detare për në Indi, e duke mos e ditur se kishte zbuluar "Botën e Re" - Amerikën. Me udhëtimet e Kolombos janë zbuluar shumë rruge të Arkipelagut të Bahameve, Antileve të Vogla dhe të Mëdha, Trinidad dhe pjesët e kontinentit të Amerikës së Mesme e Jugore.
  • 14. AMERIKO VESPUCI Amerigo Vespuçi (1451- 1512) ka qenë tregtar i pasur nga Firenca, por në shërbim të Spanjës. Besohet se në Amerikë udhëtoi katër herë. Ai supozon se Kolomboja nuk arriti në Indi, por zbuloi Botën e Re (Mundus Novus).
  • 15. Në veprën e vet me titull "Hyrje në Kozmografi", të botuar më 1507 në gjuhën latine, kozmografi gjerman Martin Valdzemiler propozon që për territorin që tani përfshin Brazilin, të quhet Terra Amerika (Toka e Amerigos). Me zgjerimin e mëtejshëm të horizontit të gjeografisë, termi Amerikë zgjerohet për tërë kontinentin, i cili shtrihej prej Alaskës dhe Labradorit në veri, deri në kepin Horn në jug.
  • 16. KJO ESHTE RRUGA QE AMERIKO VESPUCI NDOQI PER TE ZBULUAR TOKEN E RE
  • 17. VASKO DE GAMA Vasko de Gama (1469-1524), atij iu besua organizimi i ekspeditës së parë detare portugeze për zbulimin e rrugës detare rreth Afrikës për në Indi. Ekspeditën që ai e udhëhiqte e përbënin tri anije me 160 detarë. Anijet filluan lundrimin prej Lisbonës, më 8 korrik të vitit 1497. Pasi lundruan pranë Ujdhesave të Gjelbra dhe Kepit të Shpresës së Mirë, vazhduan të lundrojnë në ujërat e Oqeanit Indian.
  • 18. Në brigjet perëndimore të Indisë, përkatësisht në limanin Kalikut, atëherë qyteti më i madh dhe më i pasur i Indisë, Vasko de Gama me ekspeditën e vet hyri më 20 maj të vitit 1498. Mallin që e sjellë, e këmbeu me gur të çmueshëm, me ar, me pëlhurë të mëndafshtë dhe me erurina. Vasko de Gama, lë Kalikutën dhe kthehet në Lisbonë, më 10 qershor të vitit 1599. Me këtë definitivisht u zbulua rruga detare për në Indi dhe bëhet e mundshme tregtia e drejtpërdrejtë, ndërmjet shteteve evropiane me vendet e Lindjes. Vasko de Gama arriti atë që synuan spanjollët dhe detari i tyre Kristofor Kolombo. Kthimi i Vasko de Gamës, prej Indisë në Portugali, errësoi mjaft famën e Kolombit. Atëherë për herë të parë është dëshmuar se Afrika nuk është e lidhur me Kontinentin Jugor, përkatësisht me Terra Australinë. Mbreti i Portugalisë Vasko de Gamën e emëroi “admiral i detit Indian” me një rrogë vjetore prej 300.000 realash. Vasko de Gama edhe dy herë udhëtoi në Indi
  • 19. Deri te hapja e Kanalit të Suezit, më 1869, tregtia kryesore e Evropës me vendet që shtrihen në bregdetin e Oqeanit Indian dhe me Kinën, bëhet nëpërmjet Oqeanit Atlantik, pranë Kepit të Shpresës së Mirë. Më këtë Deti Mesdhe ka humbur rëndësinë e vet të dikurshme. Gjithashtu bie rëndësia e Venedikut dhe Gjenovës, që deri atëherë gati tërë tregtinë me vendet e Lindjës e kanë pasur në duart e tyre. Rolin e tyre e marrin Lisbona me disa qytete të tjera të Portogalisë dhe të Spanjës, të cilat zhvillohen shpejtë, ndërsa Portogalia dhe Spanja në shekullin XVI bëhen shtete të fuqishme detare. Rruga qe ndoqi Vasko De Gama per te zbuluar rruge te reja.
  • 20. FERDINANT MAGELANI Ferdinand Magelani (1470- 1521), pikëpamjet e veta ia paraqiti mbretit të Portugalisë, Manuelit, por ai nuk tregoi kurrfarë interesimi për përgatitjen e ekspeditës së lundrimit rreth e përqark botës. Prandaj, Magelani ka qenë i detyruar të lëshoj Portugalinë dhe të shpërngulet në Spanjë. Të njëjtin plan (mendim) ia paraqiti edhe mbretit të Spanjës. Oborri mbretëror i Spanjës e pranoi planin e Magelanit
  • 21. Ai me pesë anije dhe 265 anëtarë të ekuipazhit, më 20 shtator 1519 niset prej limanit San Lukar (në grykëderdhjen e lumit Guadalkivir) kah perëndimi në drejtim të Amerikës Jugore. Flota e Magelanit më së pari arriti në brigjet të Kanarive, e pastaj u drejtua kah jugperëndimi dhe arriti në buzëdetin e Brazilit. Në muajin janar, ekspedita hyri në gjirin e Rio de Zhaneiros dhe duke menduar se kanë arritur në grykëderdhjen e gjerë të ndonjë lumi, e kanë pagëzuar me emrin e përmendur - Rio de Zhaneiro, që do të thotë “Lumë i janarit”. Anëtarët e ekuipazhit dimri i zuri pranë bregdetit të Patagonisë, prandaj u detyruan që atje të qëndrojnë prej 31 marsit deri më 18 tetor të vitit 1520. Këtu marinarët e Magelanit u takuan me popullsinë autoktone, të cilët i quajtën patagonë, që do të thotë “këmbëmëdhenj”, sepse këmbët i kanë pasur të mbështjella me lëkurë të kafshëve. Ekspedita, pas shumë peripetsish, gjeti kalimin ndërmjet Amerikës Jugore dhe Tokës së Zjarrtë dhe kaloi në Oqeanin e Paqësorit
  • 22. Për nder të këtij detari të shquar, më vonë kjo ngushticë u quajt ngushtica e Magelanit. Anëtarët e ekspeditës e kanë pagëzuar edhe bregun e Tokës së Zjarrtë. Duke lundruar pranë brigjeve së përmendur, në të cilën popullsia autoktone gjatë natës kishte ndezur zjarre të mëdha. Magelani e pagëzoi “Toka e Zjarrtë” (Tierra Del Fuego). Kur doli prej ngushticës, ekspedita vërejti hapësirën madhështore oqeanike, në të cilën lundruan pandërprerë 99 ditë. Gjatë tërë kohës së lundrimit, oqeani ka qenë i qetë, pa valë, prandaj anëtarët e ekspeditës e quajtën Oqeani i Qetë (Paqësor). Pas shumë përpjekjesh, ekspedita arriti deri tek Arkipelagu i Marianeve, pastaj deri të brigjet Filipine, ku Magelani me 27 prill të vitit 1521 ka vdekur në luftë me popullsinë autoktone. Pastaj ekspedita, nën udhëheqjen e Sebastin del Kanos, vazhdoi lundrimin në Oqeanin Indian, nëpërmjet Kepit të Shpresës së Mirë dhe prapë hyri në ujërat e Oqeanit Atlantik. Pas lundrimit të mundimshëm trevjeçar, vetëm me anijen “Viktoria”, me 18 anëtar të ekuipazhit të mbetur gjallë, me 6 shtator të vitit 1522 hyri në limanin San Lukar. Me këtë përfundoi lundrimi i parë rreth Tokës, me anë të cilit është dëshmuar se Toka e ka formën sferike dhe qëndron pezull në gjithësi.
  • 23. Me këtë lundrim definitivisht bëhet e qartë se detet dhe oqeanet, përfshijnë një sipërfaqe shumë të madhe të Tokës dhe se oqeanet ndërmjet veti janë të lidhura dhe formojnë detin botëror të unisuar. Të gjitha këto zbulime nga ana e spanjollëve dhe portugezëve kanë kontribuar në zhvillimin e shpejtuar të tregtisë, detarisë dhe të ekonomisë në përgjithësi, e bashkë me këtë, edhe në lidhjen e marrëdhënieve të reja shoqëroro - politike, përkatësisht në lindjen e kapitalizmit. Udhetimi i Magelanit rreth botes.
  • 24. Zbulimet gjeografike te shek. XVI - XVIII Zbulimet e mëdha gjeografike nga fundi i shekullit XV dhe në fillim te shekullit XVI kanë pasur rëndësi të madhe për zhvillimin e shkencës në përgjithësi e në veçanti të gjeografisë. U pa se mendimet e dhëna deri atëherë mbi formën dhe madhësinë e Tokës si dhe mbi shpërndarjen e kontinenteve dhe të deteve në të, nuk i përgjigjen realitetit. Me zbulimin e rrugëve dhe vendeve të reja janë krijuar kushte të përshtatshme për zhvillimin e tregtisë
  • 25. Tregtia e zhvilluar ka kërkuar anije më të përsosura e më të shpejta dhe harta e mjete të tjera bashkëkohore. Për një kohë relativisht të shkurtër, filluan zbulimet e reja teknike dhe zhvillimi i shpejt i hartografisë.