Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
DANIEL GÀZULLISHENIME KRITIKE…    LEZHË, Nandor 2011
DOM NIKOLLË KAÇORRI (1862 – 1917)HAJREDIN ISUFI“FEJA DHE FLAMURI”                                    2
1. PARATHANJA           Libri i Hajredin Isufit “FEJA DHE FLAMURI” ka tre vjet që asht botue, por megjithate ka kalue poth...
Në vijim Prof. Sinani shtjellon shkurt, por i shkëputun tashma nga çdo trysni, rolin e Imzot Kaçorrit nëKongresin e Manast...
Për herë të parë Autori na sjell dokumenta se përçapjet për një alfabet të përbashkët, veç përpjekjeve tëShoqnive “Bashkim...
Kërkesat e qarta politike dhe bashkëpunimi me armë në dorë ndaj çdo përpjekjeje raprezaljesh ngaautoritet turke, siç ishte...
Në prag të konfrontimit ma të egër Imzot Kaçorri denoncon para opinionit vendas, por edhe të huej, me njëletër të hapun që...
Kur kryepleqësitë po largoheshin prej qytetit, komandanti i garnizonit Shefqet beu u dha sinjalin forcaveqë ishin në kala ...
4. KONGRESET DHE NDIKIMI I TYNE          Revolucioni xhonturk, që solli ramjen e absolutizmit sulltanor, ma shumë se një e...
manipulimin e mjeranëve që manifestonin nëpër rrugë se “s’duem shqipen”, “rroftë gjuha turke”, “shqipja na bankaurrë”, der...
mund t’u shkonte në mend se në mes kryengritësve kosovarë, për të dhanë edhe përvojen e tij si organizator iKryengritjes s...
edhe pse fizikisht ato dit gjendej në mes kryengritësve në krahinën e Fanit tue organizue përgatitjet për të përballueusht...
6.   DREJT PAVARSISË                                                             “Qela e Dom Nikollë Kaçorrit ishte një vo...
Ndërsa Ismail Qemali detyrohej të nisej për në Vlonë në rrethana jo pak dramatike, atdhetarët durrsakëStefë Kaçulinin, Jah...
mbrenda vendit dhe me aftësi të shqueme. Asht domethanëse për ata që kanë dëshirën e mirë të kuptojnë simbolikëne aktit, s...
Nën udhëheqjen e Imzot Kaçorrit, Gjin Pervizit dhe vëllazënve Coku, lëvizja kundër Esatit u ba aq e fortë,sa ndali vrullin...
Gjatë gjithë kësaj kohe Imzot Kaçorri u strehue në malësi, sa në Kurbin, aq në Lurë, sa në Lezhë, aq nëMirditë. Praktikish...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI

4,131 views

Published on

Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI

  • Be the first to comment

Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI

  1. 1. DANIEL GÀZULLISHENIME KRITIKE… LEZHË, Nandor 2011
  2. 2. DOM NIKOLLË KAÇORRI (1862 – 1917)HAJREDIN ISUFI“FEJA DHE FLAMURI” 2
  3. 3. 1. PARATHANJA Libri i Hajredin Isufit “FEJA DHE FLAMURI” ka tre vjet që asht botue, por megjithate ka kalue pothuejnë heshtje. E pra, në llojin e vet, atë të letersisë historike dokumentare, ky libër i ka të rrallë shokët. Historiani Hajredin Isufi na ka sjellë një shembull të studimit të historisë të qëmtueme ndër arkiva mepërkushtim e dashuni. Ai do të mbetet një liber model që ndriçon shumë skuta të errta të historisë sonë të fillimit tëshek. XX. Kushdo që do të ulet me hartue Historinë e Shqipnisë për këte periudhë, nuk mund të mos ketë në tëdjathtë të tryezës së tij të punës këte libër shumë të vlefshëm, i historisë siç asht, jo si e kanë masakruepseodohistorianë të ideologjizuem apo edhe të pamoral, jo rrallë edhe antishqiptarë. Pasqyrimi i jetës, e sidomos veprimtarisë së Imzot Kaçorrit, nëpërmjet dokumentave origjinalë, asht njëkontribut shumë i randësishëm jo vetëm për ndriçimin e kësaj figure, por të vetë historisë sonë të asaj periudhe. Libri paraprihet nga një parathanje e shkrueme poaq me pasion e përgjegjësi shkencore nga Prof. Dr.Shaban Sinani. Pikërisht për këte parathanje do të doja të thoja dy fjalë. Ma vonë do të dëshiroja t’i paraqisja lexuesitvepren e Hajeredin Isufit në kandvështrime të ndryshme kohore. *** Prof. Dr. Shaban Sinani nuk e fillon me pompozitet, siç ndeshim random, parathanjen e tij. Ai natyrëshëme me sinqeritet na thotë se “Emri i Dom Nikollë Kaçorrit më ka shoqëruar qysh nga fëmijëria. Kënga popullore që ikishin ngritur bashkëvendësit e tij në Lurë, prej së cilës mbaja mend gjithnjë vargjet “Dom Nikolla, shqipe malit /n’krah të djathtë të Ismail Qemalit”, për një kohë të gjatë ishte i vetmi njoftim historik rreth figurës së tij”. E ma tejvazhdon se “... ishte dhe s’ishte nënkryetar i qeverisë së parë kombëtare, ishte dhe s’ishte krahu i djathtë i IsmailQemalit ...”. Sa i përket thanjes së Prof. Sinanit se “nuk ishte veshja klerikale ajo që i bënte hije rolit të tij”, por “... njëpëshpërimë tinzare ..”, nuk jam krejt i një mendje, por le të lamë të rrjedhë bukur parathanjen plot mirënjohje tëProfesorit për këte figurë madhore të histroisë sonë kombëtare. Thotë Prof. Sinani: “Dom Nikollë Kaçorri kishte bashkuar në vetvete të gjitha vetitë më të mira tëatdhetarëve shqiptarë të periudhës së Rilindjes dhe të kohës pas saj. Jo rastësisht qe gjendur në kuvendin eshpalljes së pavarvsisë në Vlorë më 1912. Jo rastësisht dhe aspak si klerik qe zgjedhur prej I. Qemalit në krahun etij të djathtë”. Ma tej Profesori shtjellon me argumente përse kjo “jo rastësisht”. Duke arrijtur në përfundimin se “Ai ishtei së njëjtës gjedhe me mendimtarët dhe veprimtarët e periudhës romantike, tek të cilët është vështirë të njësosh secila është parësore e cila dytësore. Iluministi dhe misionari, kleriku dhe dijetari, kryengritësi dhe paqëtuesi ishte evështirë të veçoheshin e të përshkruheshin tek ai”. Atëherë, si shpjegohet që ai “... ishte dhe s’ishte nënkryetar i qeverisë së parë kombëtare, ishte dhe s’ishtekrahu i djathtë i Ismail Qemalit ...”, sa kohë që “Me mendimin dhe veprimin e Dom Nikollë Kaçorrit lidhen nisma,zhvillime, protagonistë, ngjarje, procese historike, fare pak të studjuara në shkencën historiografike shqiptare”?Ai, në “rolin e një rabini ... meshtarë dhe mësues njëherësh, prift dhe mësues i shqipes ...”, Ai, pra, pjesëmarrës nëato zhvillime të vrullëshme, deri edhe në “një akademi shqiptare kushtuar çështjes së alfabetit qysh në vitin 1902”,apo “Konferencen gjuhësore të peshkopëve për njësimin e shqipes ...” ,frymëzues, organizator, armator e udhëheqësnë Kryengritjen e Kurbinit, mbi të gjitha protagonist i dorës së parë në Shpalljen e Pavarësisë, harrohet qëllimshëmnga “... thjesht një vullnet i mbrapshtë përbaltjeje”. Këtë, me gjithë vullnetin e mirë, pra këtë “...vullnet të mbrapshtë përbaltjeje”,Prof Sinani nuk arrin tashpjegoj si duhet, prandaj, ndoshta, mendimi i tij shumë i respektueshëm se “nuk ishte veshja klerikale ajo që ibënte hije rolit të tij”, mendoj se çalon. Vullneti i mbrapshtë i lanjes në harresë të njenes prej figurave ma tëpanjollë të të gjithë historisë sonë kombëtare qendron pikërisht tel veladoni, që Ai mbajti me nder e përkushtim derisa ndrroi jetë në dhè të huej. Kjo mungesë nuk ia ulë aspak vlerat parathanjes së shkelqyeshme të Prof. Sinanit, i cili me ndershmëniprej historiani shkencëtar, e jo sharlatan – si shumë para tij -, thekson se si ato pëshpërimat e mbrapshta për tëvarrosë këte figurë madhore kishin vetëm paragjykim ideologjik, sa kohë që “... relacionet e tyre (Austro-Hungarisë – shënimi i imi, DG) e denoncojnë si klerik të pabindur, që nxit veprime që prekin barazpeshat delikatemidis dy kryeqyteteve perandorake”, e se, megjithate, “... Dom Nikollë Kaçorri arriti të trondisë jetën e sulltanitdhe të ndërkombëtarizojë përmes një kryengritjeje lokale çështjen shqiptare”. Pra, qoftë edhe në mënyrë tëpavetëdishme, por me ndershmëni intelektuale, Prof. Sinani na sjell në dritë të diellit se “pëshpërimat e mbrapshta”nuk mund të kishin zanafillë tjetër, veç asaj ideologjike, sa e hoqen nga çdo vepër arti që nga Monumenti iPavarësisë, ku ishte në variantin maket; e thanë ndrysh, figura e tij madhore u sakrifikue për hir të veladonit, ashtusi edhe Luigj Gurakuqi “i paveladon”. 3
  4. 4. Në vijim Prof. Sinani shtjellon shkurt, por i shkëputun tashma nga çdo trysni, rolin e Imzot Kaçorrit nëKongresin e Manastirit, në atë të Elbasanit e të Dibrës, në themelimin e Klubit patriotik të Durrësit, ashtu edheshumë veprimtarive të tjera ku ai ishte protagonist i dorës së parë, tue analizue me kompetencë shkencore arrestimine dënimin nga Turqia në vitin 1911, por mbi të gjitha tue cilësue se ai proces gjyqësor ishte i jashtëzakonshëm e se“Mbrojtja që i bëri vetes, ... është njëherësh një apologji e çështjes shqiptare jashtë kuadrit perandorak”. Mbasi vlerëson nalt (ashtu si e meriton plotësisht) punën aq të përkushtueme e shkencore të autoritHajredin Isufi, arrin në konstatimin shumë të drejtë se tue u mbështetë ma shumë në arkivat e hueja, ndërkohë qëjanë të pastudjueme arkivat tona – siç asht rasti i dokumetacionit origjinal që ka sjellë autori -,“është një provë sehistoria e popullit shqiptar njihet shumë pak, kryesisht në vija të përgjithëshme”. Ja përse shënova ma nalt se“Kushdo që do të ulet me hartue Historinë e Shqipnisë për këte periudhë, nuk mund të mos ketë në të djathtë tëtryezës së tij të punës këte libër shumë të vlefshëm ....”. “Një histori e Shqipërisë, si na e dëshmon edhe monografiae Hajredin Isufit, - thekson Prof. Sinani – nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithë në ato burime që dihen,gjithë në po ato dokumente që janë këshilluar deri më sot”; si të thuesh, ja ku e keni historinë, tek këto dukumentaorigjinale mbi veprimtarinë e Imzot Kaçorrit, palcë e historisë sonë kombëtare të para një shekulli, “që e ka shkruarme veprim historinë e jetës së vet”. Sepse, siç e përfundon parathanjen e tij Prof. Dr. Shaban Sinani, Dom Nikollë Kaçorri ishte “një vijues itraditës së herëshme të klerikëve shqiptarë, të cilët e nisën rrugën e veprimit të tyre “en së dashunit botës sanë”,për hir të dashurisë për këtë vend, për këte botë, për Arbërin dhe dheun e tij, për shqipen dhe hijeshinë e saj, përviset shqiptare që i krahasojnë me vendet e lashta biblike, për lirinë e bashkatdhetarëve. Në gjuhën e tyre “të vetët”qenë dhe mbetën gjithnjë vëllezërit e një gjaku, të një gjuhe dhe besimi kurrë s’u bë shkas për t’i kuptuar ndryshe ...Ky është një tipar themelor në historinë e Kishës Shqiptare dhe të klerikëve të saj, të cilët iluminizmi dhe idetëpërparimtare përgjithësisht i udhëhoqën në veprim laik dhe doktrina kurrë nuk i pengoi të ngriheshin në lartësinëqë i kërkonte historia”. Në ato naltësi, në pikën ma të naltë të historisë sonë kombtare, rri mrekullisht Imzot Nikollë Kaçorri, imënjanuem nga politika, por kurrë i harruem nga populli i tij për të cilin u flijue. 2. FILLIMET E VEPRIMTARISË PATRIOTIKE Nëse në pjesën e parë, ate me titull “Parathanje”, folëm shkurt për vlerësimet dhe reflektimet e Prof.Shaban Sinanit mbi librin e Hajredin Isufit “FEJA DHE FLAMURI”, në shkrimin e sotëm po kalojmë menjëherëtek veprimtaria atdhetare e Imzot Kaçorrit. Kjo nuk asht një zgjedhje e imja, por e historianit tonë, që fëmininë,përgatitjen e Imzot Kaçorrit në Universitetin e Propaganda Fide në Romë e deri sa Ai emnohet meshtar në Durrës, ikalon me një gjysëm paragrafi. Asht një zgjedhje e vetëdijëshme. Nuk ka qenë synimi i Autorit të hartojë njëbiografi të atdhetarit të shquem, por thjeshtë të dokumentojë veprimtarinë e tij, pse nëpërmjet paraqitjes së figurëssë Imzot Kaçorrit pasqyrohet ma së miri vetë historia jonë prej fundit të shekullit XIX e deri në Luftën e ParëBotënore. Dora doras ai dokumenton e na befason se si asht lanë pothuej në harresë për gati një shekull ky vigan iatdhetarisë. Mbasi përshkruen shkurt gjendejn e Durrësit në fund të shekullit të XIX, ndalet tek vendi e roli i dyinstitucioneve klerikale të krishtena, ku nuk i shpëton dot një kandvështrimi tepër klasik për historiografinë tonë:sikur ata funksiononin thjeshtë në shërbim të kësaj apo asaj fuqie të huej, por shqisa prej historianit e ban tëkthjellohet shumë shpejt e të pohojë se “Fusha e parë e betejës u bë lëvizja arsimore”, e se “Porta e Lartë lejonteçdo institucion klerikal dhe çdo fuqi të huaj, duke përfshirë dhe monarkitë ballkanike, të organizonin shkolla nëgjuhët e tyre në të katërt anët e perandorisë. Përkundrazi, hapja e shkollave shqiptare dhe përdorimi i shkrimitshqip në sistemin arsimor .... ishte rreptësisht i ndaluar”. Pra, beteja arsimore, ku kleri katolik, si dëshmohet nëmbarë vendin, jo vetëm përpiqej e hapte shkolla, edhe me ndihmë të Austrisë, në gjuhën shqipe, por mbi të gjitha tëshërbenin ato për edukimin atdhetar, sepse, siç e pohon edhe Hajredin Isufi, qellimi i meshtarëve katolikë ishte që“krahas ushqimit shpirtëror, që merrnin në kishë, të ushqeheshin edhe me ndjenjën e atdhetarisë, që për fenëkatolike, feja dhe atdheu janë të pandarë” (nënvizimi im, DG). Me këto fjalë mendoj se Autori ka dëshmue qartë epremë kujt i shërbente Kisha Katolike; e natyrisht, meritë ka historiani ynë që në titullin e librit “FEJA DHEFLAMURi”. Në të njejten kohë shkollat turke kishin si synim themelor “të fanatizonin me anën e doktrinës islamike ....të osmanizonin me anën e kulturës turke, nxënësit shqiptarë të fesë muslimane”, ndërkohë që shkollat ortodokse ikonsideronin nxanësit e tyne me kombësi greke, megjithëse, siç pohon konsulli austro-hungarez Ippen në njërelacion drejtue Vjenës, “Ortodoksët e Durrësit ... nuk janë në shërbim të propagandës greke”. Në këtë kontekst, kur deskriminimi i shkollave katolike e i çdo veprimtarie atdhetare ishte tejet i egër,fillon veprimtarinë e tij si mësues, përveç se meshtar, Imzot Kaçorri. Ai ishte emnue meshtar në Durrës në vitin1893 dhe menjëherë, vetëm mbas një viti, pra më 1894, vihet në shërbim të shkollës shqipe të hapun nga Vjena, kupërveç mësimit të shkrimit të gjuhës shqipe, si dëshmon një prej nxanësve të parë të tij, pak vite ma vonë edhe aimësues në shkollën katolike, Agostin Serreqi, se Imzot Nikollë Kaçorri “ishte i pari që na kalli në zemëratdhedashuninë”, e se “.... ai e trajtoi shkrimin shqip ... si mjet që do ta çonte vendin drejt përparimit dhe popullinshqiptar drejt bashkimit, në luftë për lirinë e atdheut”. 4
  5. 5. Për herë të parë Autori na sjell dokumenta se përçapjet për një alfabet të përbashkët, veç përpjekjeve tëShoqnive “Bashkimi” e “Agimi” në Shkodër, përkatësisht të drejtueme prej Imzot Prengë Doçit dhe Imzot LazërMjedës, nuk asht Kongresi i Manastirit në nandor 1908, por në mënyrë të institucionalizueme, qysh meKonferencën e Gjuhësore të Shkodrës, e quejtun për t’u fshehë nga pushtuesit turq, Konferenca e Arqipeshkvive (tëShkodrës, Durrësit e Shkupit), që u mbajt nga 30 prilli deri me 7 maj 1902. Nuk asht rasti me u ndalë tek punimet ekësaj Konference të injorueme nga historiografia, por duem të theksojmë rolin thellësisht atdhetar që kishte ajokonferencë. Të mos harrojmë se në atë kohë, ndërsa lejohej shkrimi në çdo gjuhë tjetër, “... shkrimi shqip dhebotimi i librave shqip, ishte i ndaluar dhe cilido , që e thyente këte urdhëresë, ndiqej dhe dënohej rëndë”. Emegjithate, edhe në ato kushte të randa, vetëm Shoqnia “Bashkimi” arrijti të botonte jo pak, por plot 35 tituj librashshkollorë dhe letrarë në gjuhën shqipe! Me dokumenta arkivore Autori vërteton rolin e Imzot Kaçorrit në përhapjen e librit shqip në Durrës errethina, të gazetave të pakta shqip që vinin nga shoqnitë e mërgimit, prej“Albania” e Faik Konicës, e sidomos atoqë i dërgonte miku i tij Shahin Kolonja. Përhapja e gazetës “Drita” shërbeu edhe ndër ortodoksë e muslimanë edhesi abetare për të mësue shkrimin shqip. Të gjitha këto, e tue marrë në sy edhe rreziqet që vinin prej kësaj pune, ikishte marrë përsipër Imzot Kaçorri. Veçanarisht ai solli për herë të parë nga Vjena librin e botuem atje në gjuhën shqipe “Historia e Shqipnisë”qysh në vitin 1899. Libri shpërndahej në Durrës si trakt i vërtetë, tue kalue dorë më dorë, por njëkohësisht të bahejnxitje libri edhe për mësimin e shkrimit e leximit të gjuhës sonë. Tue qenë se shumica e popullit nuk dinte të lexonte, Imzot Kaçorri vetë, ashtu edhe bashkëpunëtorët e tijma të afërt si Stef Kaçulini, lexonin këtë libër në grupe të vogla njerëzish, në mënyrë krejtësisht sekrete, meqellimin e vetëm edukimin atdhetar të popullit. I vendosun në veprën e tij atdhetare, ai këtë libër e dërgoi deri në zonat ma të thella malore; atje ngarkoipër leximin e tij meshtarët që vareshin nga Arqipeshkvia e Durrësit. Autoritetet turke nuk mund të mos vinin ore këtë rizgjim të ndërgjegjes kombtare, prandaj, përveçpropagandes zyrtare fe – komb (nënkupto: muslimanë –turq), jo vetëm nuk penguen, por nxiten e bashkpunuen nëpërhapjen e gazetes greke “Astir”, që shpërndahej lirshëm e falas, gazetë me tendenca të theksueme antishqipatre,kundër Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, si shërbim i drejtpërdrejtë që Patriarkana i bante Stambollit. Asht shumë domethanëse që populli patriot i Durrësit, përfshi edhe pjesën ortodokse, e braktisen mepërbuzje këte fletushkë mjerane. Ky dështim i plotë i bashkpunimit haptas ndërmjet Portës së Naltë dhe Patriarkanës së Stambollit ishtevepër e Imzot Kaçorrit dhe i nderimit që populli atdhetar i Durrësit kishte për meshtarin e vet. Pranë tij, në çdo hap e në çdo rrezik, nuk u gjenden vetëm bashkëpunëtorë besimtarë katolikë, por edhe tëbesimeve të tjera, prej të cilëve nuk mund të la pa përmendë mikun e tij Saida Kërtusha, prej të cilit kemi, gjithnjësimbas kujtimeve të bashkëpunëtorëve ma të afërt të Imzot Kaçorrit, thanjen lapidare: “Nderi dhe liria mbrohetdhe fitohet me gjak..”. Nuk kishte si të ndodhte ndrysh: Durrësakët, jo vetëm katolikët e paktë që jetonin aty, por edhe ortodoksëte muslimanët, shikonin tek biri i urtë e trim i Lurës, Imzot Nikollë Kaçorrin, udhëheqësin e tyne, çka nuk do tëvononte ta provonte edhe me vepra të mëdha atdhetare për liri, një ndër faqet ma të bukura të historisë sonë, siçishte Kryengritja e Kurbinmit, edhe kjo e anashkalueme në historiografi. 3. KRYENGRITJA E KURBINIT DHE DOM NIKOLLË KAÇORRI (1905-1907) “Mendja dhe zemra asht gjithnji në Kurbin e me kurbinas”. Dom Nikollë Kaçorri Imzot Kaçorri ishte përthithë i tani në veprimtari nga ma të ndryshmet, gjithmonë i nxitun nga motiveatdhetarie të pashoqe: nga shërbimet meshtarake me theks kryekëput atdhetar, në shoqnitë kulturore, përsëri metheks e qellim veprimtarinë kombtare, tek shpërndamja e librave e gazetave shqip, tek pjesëmarrja aktive e me rol tëdorës së parë në çashtje të alfabetit e deri të njësimit të normës gjuhësore, deri tek pjesëmarrja direkte në veprimtaripolitike, sidomos mbrenda juridiksionit kishtar të Durrësit. Kjo e ndihmoi të ngrihej në shkallët ma të nalta tëLëvizjes Kombtare Shqiptare. Vala e trazinave politike kishte fillue qysh në fund të shek. XIX nën drejtimin e Murat dhe Refik Toptani,që në vitet e para të shekullit të ri do të arrinte kulmin nën udhëheqjen e atdhetarit të shquem Abdi Toptani, Kryetari Komitetit të Rezistencës, formue në Valias në dhjetor 1901. Përfaqësues të Durrësit në këtë lëvizje ishin ImzotKaçorri dhe Mustafë Ali Beshiri. Komiteti e shtriu ndikimin e lidhjet e tij në gjithë Shqipninë e Mesme, ate Veriore e deri në Prizren, Pejë eGjakovë. Ishte hera e pare në historinë e kombit tone, mbas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një bashkëpunim kaq igjanë ndërkrahinor. Do të pyesë lexuesi: A i dinë historianët tanë këto, se nuk i kemi lexue kund? Natryrisht që i dine, dhe idinë shumë ma mire se unë, por na vazhdojmë ta trajtojmë historinë me paragjykime. 5
  6. 6. Kërkesat e qarta politike dhe bashkëpunimi me armë në dorë ndaj çdo përpjekjeje raprezaljesh ngaautoritet turke, siç ishte ajo e Shëngjergjit, e detyruen adminsitraten të tërhiqej përkohësisht. Por paqja e rremë nuk do të zgjaste shumë. Valiu i Shkodrës vendosi të fillonte shtypjen e lëvizjes menënshtrimin e kurbinasve, zona ku tyrqit kishin humbë krejtësisht autoritetin shtetnor. Ekspedita barbare iu ngarkuepinjollit ma të mbrapshtë të fisit të Toptanëve: Esat Pashë Toptanit, që në shkurt 1903 ndërmori një nga aktet ma tëturpshmë të të shitunve. Forcat e tij jo vetëm vranë njerëz të pambrojtun, dogjën e plaçkitën gjatë ekspeditës nëzonën e Kthellës, por edhe përdhunuen vajza e gra të traumatizueme nga barbaria e tyne. Imzot Kaçorri, tue u veshë e mbrojtë nga një mandate i misionit austriak për verifikimin e ankesave qëarrinin nga çdo anë, me 26 mars 1903 niset drejt Kurbinit dhe “grumbulloi shumë fakte rrënqethëse të veprimtarivetë dhunëshme, që kishte kryer Esat Pasha me forcat e tij”, na thotë historiani ynë. Gjatë misionit të tij, që zgjati deri me 5 prill 1903, ai çfrytëzoi rastin të vihej në kontakt me parinë eKurbinit për organizmin e kryengritjes. Ajo filloi menjëherë, porsa u kthye në Durrës Imzot Kaçorri, aq sa forcatosmane të udhëhequna nga faqeziu Esat Toptani, u detyruen të tërhiqeshin me turp, por tue lanë mbrapa një gjendjetejet të randë, qoftë ekonomike, ashtu edhe morale. Bashkimi e bashkërendimi e veprimtarive luftarake u ba edhe ma i fortë në zonat ku kaluen hordhitëesadiste, si në Krujë, Tiranë etj. Tashma shqiptarët e kishin të qartë se historia i kishte thirrë të shpreheshin megrykën e armëve. Kulmin e këtij rebelimi do të ndeshim pak ma vonë, në Kryengritjen e gjatë dhe heroike të Kurbinit nëvitet 1905-1907. Kurbini, që bante pjesë në Kazanë e Krujës, jetën e mbrendëshme e kishte organizue simbas dokeve tëveta, i njohun si “Kanuni i Kurbinit”. Përpjekjet e Turqisë që ta detyronin popullin e panënshtrueshëm të Kurbinitsimbas ligjeve kuranike, normave të administrates osmane, dështun për gjithë shekujt me rradhë; përpjekja e tyne efundit, raprezaljet e vitit 1864, e kishin përgjakë, por jo përulë. “Kurbini – thekson historiani Hajredin Isufi –vazhdoi të qeverisej rregullisht në bazë të Kanunit të vet. Kurbinasit nuk paguanin as taksa, as nuk jepnin ushtarë.Ata i paguanin pushtetit qendror osman vetëm tributin vjetor tradicional”. Jeta e kurbinasve rregullohej simbas vendimeve (të detyrueshme për të gjithë) të Kuvendit Krahinor tëKurbinit, krejtësisht i pavarun nga adminsitrata turke. Me kalimin e Kurbinit nga vartësia prej sanxhakut të Shkodrës në vartësi të Sanxhakut të Durrësit, udekretue edhe “që të vendoste në Kurbin adminsitratën shtetërore turke dhe t’i detyronte banorët të dërgoninnizamë, …të dorëzonin tatimin e së dhjetës mbi prodhimin bujqësor dhe të paguanin taksat e tjera shtetërore ……..të cilat ishin pezulluar që nga viti 1846. Aksionin për likuidimin e venomeve të Kurbinit e drejtoi personalsiht valiu i Shkodrës, Hajdar Pasha…... Përfshirja e tyre në sistemin e administrates burokratike perandorake, nënkuptonte …. Fundin evetëqeverisjes, fundin e autonomies së tyre locale dhe fillimin e zgjedhës administrative osmane. ………. Krerët e Kurbinit e njoftuan mytesarifin e Durrësit se nuk kishin ndër mend të pranonin asnjë qeveritarturk .……”. Konflikti politik i pranverës 1903 mbas dy vjet mosnënshtrimi do të kthehej në një nga konfliktet ma tëashpra ushtarake, që do të trondisnin perandorinë e kalbun osmane. Në ato çaste jetike Kleri Katolik, si gjithmonë, u gjend pa mëdyshjen ma të vogël pranë besimtarëve. Do të duhej, si e kërkonin marëdhanjet e kohës, që Arqipeshkvia e Durrësit t’i kundërvihej mosbindjes sëarmatosun. Kundër mosbindjes? Natyrisht, por në një mënyrë tjetër. Imzot Kaçorri doli haptas për luftë të armatosunderi në çlirimin e plotë. Me të u rreshtuen plot klerikë të tjerë atdhetarë, prej të cilëve na ban nder të kujtojmë tëmadhin At Shtjefën Gjeçovi. Rreth tij e me të, në mbrojtje të popullsisë katolike të Kurbinit, nuk ishin vetëm luftëtarët e shquem vendas,me në krye Gjin Pjetër Pervizin e Skurajve, por edhe disa atdhetarë durrsakë, që nuk kursyen asgja në ndihmë tëtyne, si Neki Libohova, Stef Kaçulini, Hafiz Ali Podgorica, Pavli Terka, Abaz Çelkupa, Saida Kërtusha, SabriDermani, Sulejman Kadiu, Musta Haxhiu, Jahja Ballxhini, Ilia Llavda etj. I shënova disa prej tyne, sepse i kërkovanë famëkeqen Enciklopedi Shqiptare, ku mjelses Lenka Çuku i kushtohet një faqe, kurse këtyne atdhetarëve tëflaktë s’u zihet në gojë as emni. Imzot Kaçorri gjet menjëhjerë edhe mbështetjen e trimave të Shëngjergjit, me në krye Xhafer Shtërpanin,vëllazënve atdhetarë tiranas Abdi e Refik Toptani; përkrah tyne u gjenden edhe Ishmi, Shijaku, Kruja e HajdarBelegut, Mati, Dibra, Lura e tij, Mirdita, Kavaja, Lezha, sepse kudo ai kishte miq, kudo e donin dhe e nderonin. Edhe pse përkohësisht, u detyruen të tërhiqeshin si Valiu i Shkodrës, ashtu edhe mytesarifi i Durrësit. Ajo tërheqje i kushtonte shumë në karrieren e tij Teofik Pashës, prandaj edhe ndërmori një sulm tëpërgatitun me kujdes ndaj anmikut të tij numur një, Imzot Kaçorrit. Administrata e tij, nëpërmjet hafijeve, kishtembledhë informata të mjaftueshme për lidhjet dhe rolin e Imzot Kaçorrit me kryengritësit kurbinas. Tentativat përarrestimin e tij qysh në vitin 1903 kishin dështue, veç prej cilësisë së tij të rrobës ekumenike, edhe pse ai kishtepërkrahje të plotë jo vetëm nga pjesa e krishtenë, por edhe nga muslimanët e Durrësit e deri tek familja e bejlerëvetë Tiranës, familje me autoritet në popull, por edhe në administraten osmane. Më anë tjetër, randimi me taksa, pse vendosja e autoritetit adminsitrativ turk kishte dështue, vështirësonteshumë gjendjen e kurbinasve të vorfën, ashtu si edhe të zonave të tjera. 6
  7. 7. Në prag të konfrontimit ma të egër Imzot Kaçorri denoncon para opinionit vendas, por edhe të huej, me njëletër të hapun që e boton në gazetën “Drita” të Sofjes miku i tij Shahin Kolonja në mars 1905. Deklarata e tij denoncuese publike shkaktoi, ashtu si pritej, reagime të forta në Durrës. Më atë rast duhetthanë se edhe Vjena, protektore e katoliçizmit në Shqipni simbas marrëveshjes me Stambollin, u tërhoq dhe nukpërkrahu rebelimin e meshtarit të Durrësit. Kjo u dha aq zemër otomanëve që sundonin në Durrës, sa ai u rrah ngaxhandarët në një rrugicë të qytetit barbarisht e pa asnjë shkak. Qellimi nuk ishte ta vrisnin, por ta trembnin e tazhburrnonin. Imzot Kaçorri ishte aq i zgjuet të kuptonte se tashma ishte krejt i pambrojtun, por ishte edhe poaq trim sa tëmos i shkonte mendja të tërhiqej; përkundrazi, ai e shtoi veprimtarinë e tij në një kuadër ma të gjanë të LëvizjesKombtare. Bashkë me mikun e bashkëpunëtorin e tij ma të ngushtë, Gjin Pjetër Previzin e Skurajve (Kurbin) ideoidhe ndërmori përgatitjet për një aleancë ndërkrahinore ku do të përfshihej shumica e Veriut e me një bërthamëkryesore në krahinat katolike të Kurbin, Lezhë, Mat, Mirditë, Lurë. Nën petkun e meshtarit e me atë cilësi, ai shkelvetë gjithë Veriun; nga Bregu i Matës në Lezhë te vëllaznit atdhetarë Gjeto Coku e Dedë Coku, tek vëllaznit ma tëfamëshëm në Tiranë, Murat e Refik Toptani, deri në Mirditë apo Lurën e tij tek Baftjar Doda, deri te organizimi iKuvendit që u mbajt në Delbinisht (Kurbin) në vjeshtë 1905. Ndër vendimet e tij themelore ishin: Të mos paguenin asnjë taksë administratës turke – çka do të thonte praktikisht mosnjohjen e saj Vendimet e Kuvendit u banë publike: Ato iu dërguen adminsitratës në Durrës, Valiut në Shkodër, i cilitregoi një shpërfillje fyese dhe si kundërpërgjigje urdhënoi adminsitratën e Sanxhakut të Durrësit, që të vilej me çdokusht taksa e bedelit ushtarak në Kurbin. Sanxhaku mendoi ma së pari arrestimin e Imzot Kaçorrit, që simbasKonsullit austriak Karl “ishte shpirti i qëndresës antiosmane dhe frymëzuesi i luftës së armatosun të kurbinasve”. Imzot Kaçorri, për t’i ikë arrestimit, strehohet në mes kryengritësve në Kurbin. Tentativa për arrestimkishte ba efektin e kundërt: shpirti i kryengritjes tashti ishte në mes të kryengritësve. Shkodra dhe Durrësi gjendeshin në prag të një dështimi të turpshëm para kurbuinasve trima. Atëherëmenduen me vu në lojë diplomacinë, aty edhe ate austriake. Si dështoi çdo përpjekje për të shue kryengritjen, e fundit ajo e Kajmekamit të Krujës, që mori përgjigjentrimoshe të Gjin Pjetër Pervizit, se “Populli i Kurbinit ishte i vendosun mos me i pague asnjë takes qeverisë, sepsenga taksat, që ishin mbledhë për dekada me rradhë, nuk ishte rregullue një urë, …..nuk ishte hapë asnjë shkollë nëgjuhën shqipe”. Gjin Pervizi, flamurtari i 28 Nandorit 1912 në Milot, në kulmin e kryengritjes e të një mjerimiekonomik të skajshëm, kujtohet edhe për shkollat shqip. Mbas këtij dështimi ishte i pritshëm një operacion i gjanë ndëshkimor prej Valiut të Shkodrës. Për t’i dale para punës, Imzot Kaçorri organizon një Kuvend të ri me datë 31 maj 1906, po në Delbinisht,ku ishte transferue edhe Arqipeshkvia e Durrësit, si rezultat i përndjekjeve turke. Në këtë Kuvend për herë të parënë mes kryengritësve, merr pjesë edhe vetë Arqipeshkvi Prengë Bardhi. Ashtu siç pritej, vendimi ishte një: Rezistencë deri në fund dhe bashkëpunim me krahinat tjera. Me këtërast Imzot Kaçorri hartoi dhe u lexoi të pranishmëve një promemorie për Perandorinë e Austro-Hungarisë për t’udhanë ndihmë. Përgjigja e Vjenës nuk vonoi, por ajo ishte negative. Atëherë vetë Imzot Kaçorri, në bashkëpunim me Gjin Përvizin, ashtu edhe me meshtarë të tjerë si Dom ZefNikaj, Dom Luigj Krroqi, Dom Zef Shllaku, morën përsipër sigurimin e armëve nga tregjet e Europës dhe sjelljen etyne fshehtas me anije të ulqinakëve e të durrësakëve. Të hollat për blemjen e armëve i kishte dhanë atdhetaribrilant Gjin Pervizi. Ndonse lajmi u muer vesht dhe Valiu i Shkodrës mori të gjitha masat e mundëshme që armët të mosarrinin, ato përsëri arrijtën nëpërmjet Durrësit dhe prej aty në Kurbin. Me 5 gusht 1906 e për tri dit rresht organizohet Kuvendi tjetër i Delbinishtit, që ishte jashtë kontrollit tëadminsitratës turke. Organizatorët kryesorë janë përsëri Imzot Kaçorri, At Shtjefen Gjeçovi, Gjin Pervizi, sidhe BegAli Vokrri nga Malbardha. Në atë Kuvend u përvijue kërkesa për autonomi kombtare, me sa di unë, hera e parë që ndeshet një kërkesëe tillë e qartë. Aty u morën edhe një seri vendimesh që kishin të banin me raprezaljet e mundëshme të sundimtarëve turq,sepse autoritetet e Shkodrës, Durrësit e Krujës, ma shumë se sa mosaftësia për të mbledhë taksat, i shqetësontelëkundja e autoritetit të tyne para Stambollit dhe ndikimi i rebelimit të Kurbinit në krahinat tjera. Me 4 shtator 1906 forca të shumta osmane iu drejtue Kurbinit. Paria dha alarmin. Çdo mashkull i aftë përpushkë doli në mal. Forca aleate të besëlidhuna me Kurbinin gjithashtu iu afruen nga të gjitha anët. Batalioni ndëshkimor, mbas një demostrimi frikësues, u ndrye në Krujë, sepse hafijet i kishin njoftue senuk do të mund ta përballonin zemrimin e kurbinasve. Aq u tremb komandanti i garnizonti, sa mori masa përsigurimin e qytetit nga një sulm i mundëshëm prej fshatrave përreth, aleatë të kurbinasve. Komandanti i garnizonit shpalli shtetrrethimin, në mënyrë që asnjë fshatar të mos mund të hynte në treg. Me 20 shtator ai thirri gjithë kryepleqësitë e fshatrave të kazasë për bisedime në Krujë. Përgjigja ekruetanëve qé e preme: “…. As edhe një kokë për katund nuk do ta japim, sepse ju u mjafton një pike e zezë mbiletër të bardhë, për të na marrë gjithë pasurinë”. 7
  8. 8. Kur kryepleqësitë po largoheshin prej qytetit, komandanti i garnizonit Shefqet beu u dha sinjalin forcaveqë ishin në kala të hapnin zjarr mbi të ftuemit. Fshatarët, të gjithë të paarmatosun, të premë me pabesi, mbetën tëvdekun nga breshëritë që vinin nga kalaja: 22 të vdekun. Masakra e 20 shtatorit çoi peshë gjithë fshatarët. Ata prenë rrugët nga mund të vinin përforcime prejTirane apo prej Durrësit, prenë linjat telefonike, dhe u organizuen për vetëmbrojtje nga ndonjë raprezalje ematejshme. Mbas kësaj masakre osmanët sulmuen Zhejen, ku u ndeshen në prita të organizueme me forca të pakta ngaGjin Pervizi. Mbasi morën Zhejen, turqit iu drejtuen fshatit Skuraj, kryeqendër e Kurbinit, djep i Lëvizjes KombtareShqiptare. Akti i parë ishte djegëja e kullës-kështjellë të kryetrimit Gjin Pervizi. Mbas saj u dogjën fshatra të tanë, ushkretuen me gjithçka. Mbi masakrat e turqëve mbi popullsinë e pambrojtun kemi një dokumentacion të tanë nga dëshmitarëokularë, prej Imzot Kaçorrit, tek At Shtjefen Gjeçovi e shumë të tjerë. Përballë kësaj mësyemje të egër, që kishteshkrumbue shtëpi e të mbjella, u vunë në lidhje me fuqitë e mëdha të kohës personalitete si Imzot Kaçorri, AtGjeçovi, Imzot Prengë Bardhi, Gjin Pjetër Pervizi etj., por edhe ndërhymja e tyne pranë Stamollit nuk pat sukses.Kur armët e kurbinasve e të zonave përreth iu kundërvunë deri në pikën e fundit të gjakut të paktë që u kishtembetë, Valiu i Shkodrës kaloi në premtime për marrëveshja dhe praktikisht pezulloi si veprimet ushtarake, ashtuedhe vjeljen e taksave. Siç pasqyrohet në korrispondencën e dendun e në protestat e Imzot Kaçorrit, shqiptarët ishin tëvetëdijshëm se Stambolli donte vetëm të merrte kohë për sulme edhe ma të egra e nuk u rrejten nga premtimet eValiut të Shkodrës, por edhe kurbinasit, mbas katër vjet lufte krejtësisht të pabarabartë e të rreskapitun veçanarishtnga ana ekonomike, u detyruen të pranonin marrëveshje e 29 prillit 1907, që u nënshkrue në Milot. Edhe pse nuk ishte ky qellimi i vërtetë i kryengritjes, duhet thanë se ajo nuk i uli armët pa sukses:Stambolli u detyrue të pranonte shumicën e kërkesave të kryengritësve, ndër to, të drejtën me u administrue simbasvenomeve vendase e jo nga adminsitrata turke. Kryengritja e Kurbinit, që zgjati katër vjet, e udhëhequn nga Gjin Pjetër Pervizi, me frymëzues,organizator dhe armator Imzot Nikollë Kaçorrin, ishte kushtrimi ma i fortë në prag të Pavarsisë. 8
  9. 9. 4. KONGRESET DHE NDIKIMI I TYNE Revolucioni xhonturk, që solli ramjen e absolutizmit sulltanor, ma shumë se një erë lirie, për shqiptarëtishte një rast për t’u çfrytëzue për një organizim të fuqishëm, që tashma ua njihte kushtetuta e re. Imzot Kaçorri uabani të qartë durrësakëve e ma gjanë se nuk ishte fjala për fitimin e lirive të trumbetueme nga xhonturqit, por rastime u bashkue edhe ma shumë, pavarësisht nga besimi fetar, që të organizohej e të shpejtohej veprimtaria në dobi tëçashtjes kombtare, sa kohë që edhe sundimtarët e rij nuk kishin kalue ende në raprezalje kundër shqiptarëve siparaardhësit e tyne. Ai nuk humbi rastin në riorganizmin e Klubit patriotik të Durrësit (edhe pse ende fshehtas e tëpaligjëruem), shtrimjen e veprimtarisë së tij nga Kurbini në Kavajë, futjen e gjuhës shqipe edhe në shkollen emesme turke e hapjen zyrtarisht të shkolles shqipe, por sidomos krijimin e lidhjeve të ngushta me atdhetarë kudoshtrihej veprimtaria e Arqipeshkvisë së Durrësit. Shkolla e gjuha shqipe, të ndalueme prej shekujsh, tashti duhej të kapërcenin ngutshëm një vështirësi tëmadhe: alfabetin e njësuem. Ja përse Kongresi i Manastirit do të mbesë një ngjarje e madhe për kombin tonë. U mblodhën aty burratma të shquem të kombit, e ndër ta Imzot Nikollë Kaçorri. Ndërsa delegatët e tjerë të Kongresit ishin përfaqësues të 23 klubeve të krijuem në trojet tona e jashtë tyne,Imzot Kaçorri u thirr përjashtimisht pikërisht për personalitetin e tij zamadh, që kishte krijue në të gjithë lëvizjenatdhetare e sidomos në Kryengritjen e Kurbinmit. Kongresi për të ishte në radhë të parë një rast “për të hedhëthemelet e bashkimit e të vëllaznimit”. Tashma ai ishte figurë qendrore e shumë e respektueme në gjithë lëvizjen kombtare. Xhonturqit, si kundërpërgjigje të Kongresit të Manastirit, menduen dhe organizuen në Diber një kongres,që duhej të ishte përkrahës i politikës “së re”, pra me të zgjedhun nga klube xhonturke, që mbin si këpurdhahelmuese në çdo kaçubë. Por Durrësi njëzashëm zgjodhi në mes katër delegatëve atë që tashma kishte autoritetabsolut në qytet, rrethina e ma gjanë, Imzot Kaçorrin. Komiteti Xhonturk sidhe qeverisja e vilajetit në Shkodër refuzuen pjesëmarrjen e Imzot Kaçorrit nëKongres. Ky kundërshtim ishte heqja përfundimisht e maskës së “politikës së re”, që Imzot Kaçorrin nuk e kishtepengue kurrë me pa fytyren e vërtetë të pushtuesëve “të moderuem”. Imzot Kaçorri e kishte pranue mandatin e përfaqësuesit të Durrësit me qellim që të shkonte në Dibër e tëluftonte dhamb për dhamb me “përfaqësuesit” e Komiteteve Xhonturke, ardhë deri nga Selaniku, po që vetëmpërfaqësues të idealeve kombtare nuk ishin. Në shej proteste dorëzuen mandatin e tyne të delegatit edhe atdhetarëtdurrësakë Dr. Neki Libohova dhe myftiu i Durrësit Myrtesim Këlliçi. Gjatë zhvillimit të punimeve të kongresit të Dibrrës, atdhetarët durrsakë i durëzuen mytesarifit njëdeklaratë ultimative ku e paralajmronin se do të krijonin një klub për mbrojtjen e interesave të qytetarëve durrsakë.Ishte kjo një kundërpërgjigje flakë për flakë ndaj veprimtarisë së dhunëshme të administratës së re nacionalsitexhonturke kundër shqiptarëve të vërtetë. Në gusht 1909 ata formuen edhe dy komitete mbrojtëse dhe sigurie.Kryetar nderi u zgjodh Imzot Kaçorri, kurse kryetar efektiv Dr. Neki Libohova. Stambolli gjatë vitit 1909 u angazhue me zjarr e hekur që të pengonte çdo lëvizje kombtare shqiptare, poredhe ma e fortë ishte kundërpërgjigja e atdhetarëve për bashkim e përparim të lëvizjes kombtare. Hapi ma irandësishëm ishte Kongresi Arsimor i Elbasanit në shtator 1909. Përsëri administrata xhonturke pengoi pjesëmarrjen e Imzot Kaçorrit në këtë Kongres. Ai dhe delegatët etjerë të Durrësit, të penguem nga sundimtarët e sanxhakut, munden të arrinin në Elbasan vetëm në dy ditët e fundittë punimeve mbas presionit të fortë të organizatorëve të Kongresit. Në kujtimet e tij atdhatari Jahja Ballhysapërshkruen se me sa emocion e duertrokitje të pandërpreme u prit në sallën e Kongrsesit arritja e Imzot Kaçorrit. Në fjalën e tij, që e mbajti sa arrijti në Elbasan, ai doli haptas për çashtjen e autonomisë së Shqipnisë, përshkollimin në gjuhën shqipe e me alfabet latin, për hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit, e si kundërshtar i rreptëi çdo rryme pseodoreformiste proxhonturke. Pavarësisht tensioneve politike të krijueme nga xhonturqit, Shoqata “Vëllazënia”, që vepronte në fshehtësi,e palegalizueme, kontrollonte e dominonte mbi veprimtarinë e autoriteteve zyrtare turke. Por kjo nuk mjaftonte,prandaj u ba i domosdoshme legalizimi i Klubit patriotik “Bashkimi”. I ngarkuemi për nxjerrjen e lejes përlegalizmin e klubit, atdhetari Jahja Ballhysa, iu imponue mytaserifit deri në ballafaqim kërcënues dhe e detyroi atetë pranonte legalizmin. Përurimi i Klubit “Bashkimi” zyrtarisht u kthye në një festë të vërtetë popullore, ku në fjalëne tij, që pritej nga durrësakët si shiu në ditë të gushtit, Imzot Kaçorri vuni theksin tek mesazhi jetik për kohën e tëgjitha kohnat: Dashuninë e vëllaznimin e popullit pa dallime fetare. Suksesi i Klubit ishte i jashtëzakonshëm: durrësakët, pa dallim feje, u mblodhën të gjithë rreth tij e rrethfrymëzuesit kryesor të të gjithë lëvizjes kombtare, Imzot Nikollë Kaçorrit. Me thjeshtësinë, çiltërsitë e mënyren aqtë ngrohtë të komunikimit, ai kishte arrijtë të bante për vete deri edhe ata që dikur kishin qenë kundërshtarë të tij,sepse ai kishte një ideal, që ndoshta të tjerët nuk arrinin ta shihnin ende; ideali i tij ishte FLAMURI. Vërtetë në qendër të veprimtarisë së klubit ishte çashtja e arsimit shqip, por nëpërmjet kësaj veprimtaringërthej shumë ma gjanë gjithë shtjella e lëvizjes kombtare. Nuk ia vlen të ndalemi këtu gjatë mbi reagimin eturpshëm të administratës xhonturke ndaj Klubit, për metodat vandale, nxitjen e rrugaçrisë kundër Klubit, 9
  10. 10. manipulimin e mjeranëve që manifestonin nëpër rrugë se “s’duem shqipen”, “rroftë gjuha turke”, “shqipja na bankaurrë”, deri tek thyemja e xhamave apo rrahja e atdhetarëve për t’i poshtnue e trembë të hiqnin dorë nga rrugaatdhetare. Po ata që u tremben ishin të tjerë, prej bimbashit e mytaserifit të sanxhakut të Durrësit, deri tek valiu iShkodrës, Bedri Pasha, që erdh vetë në Durrës, gjoja “të zbuste gjaknat”, por u gjend para akuzava të drejtpërdrejtae të ashpra të Imzot Kaçorrit: shqiptarët, i tha ai, s’ kanë asnjë lidhje me ato abetare me alfabet arab që keni dërgue.Asht vonë, Pashë, me i imponue përsëri një vullnet të huej popullit shqiptar, që tashma e ka zgjedhë rrugën e vet. Ndeshja e ashpër në mes atdhetarëve e adminsitratës përditë e ma të egërsueme, çoi në krijimin e Komitetittë Fshehtë, që shumë shpejt do të ndikonte gjithë jetën politike e shoqnore të Durrësit. Në atë Komitet banin pjesëatdhetarë të sprovuem, si Imzot Kaçorri, Neki Libohova, Jahja Ballhysa, Stef Kaçulini, Saida Kërtusha etj. Por “përparimet që shënoheshin në Durrës nga përpjekjet e rretheve patriotike – na thotë historianiHajredin Isufi – nuk ishin gjithçka për Dom Nikollë Kaçorrin. Ai synonte që arritjet në Durrës dhe vendimet qëishin marrë në Kongresin e Manastirit dhe të Elbasanit, t’i popullarizonte edhe në zonat më të thella e të izoluara….”.Ai, meshtari i Durrësit, nuk ishte thejshtë propagandues i fesë, por një misionar i vërtetë e i përkushtuem nëmbrojtjen dhe përhapjen e ideve atdhetare shqiptare, sidhe realizimin e tyne me veprimtari praktike. Për të realizuekëte, ai kishte përzgjedhë me shumë kujdes miq personalë e shumë të shtrejtë kudo, në Ishëm, Sukth, Bizë, Krujë,Kurbin, Lezhë, Milot. Një ndër “të zgjedhunit” e tij ishte edhe djaloshi kruetan, 20-vjeçari Jahja Kovaçi, financiernë nënprefekturë të Krujës. Bashkëqytetar e mik me Mustafa Krujen, qysh heret, 17 vjeç djalë, ishte aktivizue nëlëvizjen patriotike përkrah Muharrem Tagës, Hysen Kalloshit, Xhemal Belegut etj. Me Imzot Kaçorrin e kishtelidhë pikërisht Mustafa Kruja tue ia përshkrue si “patriot i madh dhe me besë dhe të gjithë shqiptarët, pa dallimefetare, i quante vëllezër”.Këto janë shenimet që ka nxjerrë Hajredin Isufi nga ditaret e Jahja Kovaçit. “Ne ishim tëbindun, se .... ai që do të na drejtonte, me këshillat dhe udhëzimet, si të vepronim për çashtjen kombtare shqiptare,kishte vetëm një drejtues kryesor dhe fjala e tij kishte peshë, ai ishte Dom Nikollë Kaçorri” – shkruen Jahjaj nëkujtimet e tij. Imzot Kaçorri, ashtu si meshonte në Kishë për fe, ashtu meshonte në çdo shtëpi e në çdo takim për Atdhe. Jahja Kovaçi u ba një dishepull i dejë i Imzot Kaçorrit në Krujë. Letërkëmbimi i tij i pasun e kujtimet, janënjë burim i randësishëm historik autentik. Vetë ai mund e duhet të konsiderohet një prej figurave të shqueme tëLëvizjes Kombtare Shqiptare. Veçanarisht roli i tij në përhapjen e abetareve shqipe e mësimin shqip në shkolla në Krujë asht i dorës sëparë. Represioni xhonturk në prag të kongrsit të Dibres ishte ba i egër. Pikërisht ato ditë J. Kovaçi njoftonte mikun etij Mustafa Kruja në Stamboll: “.... shumicën e abetareve i kemi shpërnda ..... Të gjtihë i kanë marrë me gëzim ....Posë disa fanatikëve, këtu shumica e madhe e popullit e çmon nevojen dhe shejtninë e gjuhës amtare .... thuejse tëgjithë këtu dëshirojnë me gjithë zemmër ta nxanë shqipen”. Në letërkëmbime, por mbi të gjitha në veprimtarinë konkrete, shpirti patriot i Jahja Kovaçit shpalosetmadhërisht. Ai nuk njeh frikën e presionin në rrugën e tij prej atdhetari; brenga e tij e vetme asht mungesa eabetareve dhe një mësues i aftë që të përçonte arsimin kombtar në zemrat e kruetanëve. U ndalem veçanarisht tek kjo figurë atdhetare, pse mendojmë se e meriton jo vetëm për fillimet e shkollësshqipe në Krujë, por për gjithë rezistencën e rolin tij në rebelimin e Krujës e krahinave përreth gjatë viteve 1909-1912. Kajmekami i Krujës dhe myteserifi i sanxhakut të Durrësit, të trembun nga kompaktimi i gjithë popullsisënë Lëvizjen Kombtare, e kthyen Kruejën në një garnizon të mirëfilltë ushtarak, me rreth “6000 pushkë zjarri”,siçnjofton nëpunësi i ri i nënprefekturës, por kjo nuk e ul optimizmin e tij se “çdo aksion që mund të marrin xhonturqitkundër shkrimit shqip e alfabetit latin në Krujë, do të ishte i pasuksesëshëm”. Forcat e shumta ushtarake u përqëndruen në Krujë pa guxue të kryenin asnjë operacion ushtarak, sepseshpresonin që, në rast përkeqësimi të gjendjes në pjesën katolike të krahinës, Kurbin e Kthellë, të kishinmbështetjen e popullsisë muslimane të qytetit e të fshatrave përreth, të paktën ata të mos bashkoheshin mekurbinasit kryengritës, që ishin ngritë rishtas në revoltë. Priteshin ekspedita ndëshkuese kundër tyne e kjo e kishteshqetësue shumë edhe Arqipeshkvinë e Durrësit. Valiu i Shkodrës u përpoq ta qetësonte gjendjen tue dërgue në meskryengritësve përfaqësuesit ma të naltë me origjinë shqiptare, por gjithçka ishte e kotë. Konsulli austriak në Durrësshkruente ato dit se “njeriu i vetëm që mund të qetësonte gjendjen do të ishte Dom Nikollë Kaçorri”. Ai i sugjerontekajmekamit të Krujës se “për çdo kërkesë të zyrtarëve turq, së pari, të këshillohej me Dom Nikollë Kaçorrin dhepropozimet e tij të mos refuzoheshin”. Arqipeshkvi Bardhi gjithashtu dekalron se as ai, as ndonjë njeri tjetër, nukmund të ndikonte te populli i Krujës e i rrethinave për të ulë rezistencën ndaj osmanëve, përveç Dom NikollëKaçorrit. Kjo dëshmon ma së miri ç’autoritet kishte tashma Imzot Kaçorri në Shqipninë e mesme, ashtu edhe nëmbarë Lëvizjen Kombtare. Qeveritarët e Shkodrës, Durrësit e Krujës u detyruen të uleshin në bisedime me Imzot Kaçorrin dhe vetëvaliu, Bedri Pasha, pranoi kërkesat e meshtarit të Durrësit dhe urdhënoi ndërpremjen e çdo operacioni ushtarak. Ngakorrispondenca e konsujve të asaj kohe kjo marrëveshje konsiderohet si kapitullim i autoriteteve xhonturke paraImzot Kaçorrit. Ata e njihnin personalitetin e tij dhe forcën për të ngritë në kambë krahina të tana me një fjalë tëvetme. Autoritet u detyruen të ulnin presionin e tyne edhe sa i përket mësimit të gjuhës shqipe. Tashma, në prag tëKryengritjes historike në Kosovë, ata përpiqeshin të acaronin sa ma pak gjendjen në Shqipninë bregdetare. Por nuk 10
  11. 11. mund t’u shkonte në mend se në mes kryengritësve kosovarë, për të dhanë edhe përvojen e tij si organizator iKryengritjes së Kurbinnit në vitet 1905-1907, sidhe mbështetjen e krahinave fqinje të Krujës, Kurbinit, Kthellës,Mirditës, Lezhës etj., do të gjendej pikërisht Imzot Kaçorri. “Don Nikollë Kaçorri ishte kryetari i famëshëm ilëvizjes nacionaliste mes katolikëve. Ai mori pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në Kryengritjen e Kosovës më 1910”– do të shkruente Fernand van Langenhove. Po ashtu, ai dhe shumë autorë të tjerë, theksojnë se si kryengritësitshpresat për sigurimin e armëve i kishin varë tek meshtari i Durrësit, mik i ngushtë i detarëve atdhetarë ulqinakë.Anijet niseshin prej Trieste e zhgarkonin përgjatë bregut në mes Matit e Durrësit. Prej atje, përmes një rrjeti që edrejtonte një njeri i vetëm, Imzot Kaçorri, shpërndaheshin ato prej bregut të detit deri në Shkup. As vetë qeveria,shkruen Jahja Kovaçi, nuk do të mundte të organizonte në fshehtësi një transport të tillë armësh. Ky ishte meshtari i atdhetarisë Imzot Nikollë Kaçorri: i squet e trim, bujar e i besës, frymëzues dheorganizator, armator e udhëheqës. 5. VITET 1910-1912 Në prag të Kryengritjes së përgjtihëshme të vitit 1911, xhonturqit, ma me egërsi se paraardhësit e tyne,ndërmorën një valë arrestimesh. Ata ndiqnin me shqetësim veprimtarinë e Imzot Kaçorrit. Në selinë e tij në Durrës vinin atdhetarë nga tëgjitha anët: nga Ohri e Tirana, Kruja e Shkodra, Kosova e Mati, Lezha e Mirdita. Ndjekja e Imzot Kaçorrit nga ana e “hafijeve “ turke kishte fillue që më 1903, e sidomos gjatë Kryengritjessë Kurbinit në vitet 1905-1907, tue pa ndikimin e tij të madh në popull pa dallime fetare. Në fakt ai ishte njeriu ma ipërfolun si në Stamboll, ashtu edhe në Vjenë, që në vend që ta mbronte, si shtet protektor i katolikëve shqiptarë,shikonte tek Imzot Kaçorri “të pabindunin”, që po përshpejtonte ngjarjet. Vetë Veziri i Madh (kryeminsitri) i kishtekërkue Vjenës të ndërhynte për të frenue veprimtarinë e tij. Pjesëmarrja dhe roli i tij në Kongrese, mbrojtja që i bani alfabetit latin, roli i tij në ngritjen e shkollave nëDurrës e Krujë, mosbindja haptas ndaj çdo urdhëni të pushtetarëve, çoi në arrestimin e tij me 18 qershor 1910. Imzot Kaçorrit iu mohua e drejta e fjalës në gjyq, sepse e njihnin gojëtarinë dhe guximin e lurianit trim dhee dinin se mund t’u nxirrte shumë telashe gjatë mbrojtjes. Por i kishin ba llogaritë gabim. Avokati gjinokastrit DalipEfendiu i bani Atij një mbrojtje të shkëlqyeshme, aq sa proçesi i Tij u zgjat për rreth gjashtë muej e në të gjithainstancat, tronditi Durrës, Shkodër e deri Stambollin, aqsa u detyruen ta lironin nga burgu në mars 1911. Imzot Kaçorri nuk humbi kohë: Sa u njoh me zhvillimin e ngjarjeve prej miqëve të shumtë që erdhën tapërgëzonin në Durrës, si vizitoi Kthellë, Selitë e Bushkash, u nis menjëherë në Lurën e tij, që të takonte atdhetarët etë ndihmonte në organizmin e Kryengritjes. Para se të niste Kryengritja, Ai bani gjithçka, që me urtësinë dhe autoritetin e Tij, të ndikonte në dydrejtime: a) Heqja dorë nga përçamja dhe gjakmarrja; b) Bashkërendimi i veprimtarisë në mes krahinave, që kryengritja të ishte e përgjithëshme dhe një e vetme. Hapi i parë që Ai ndërmori ishte organizmi i një kuvendi për një Besëlidhje të re, që u mbajt në Lurë mepjesëmarrjen e parisë së Matit, Dibrës, Kurbinit, Lezhës e deri Shala e Shoshi. I shoqnuem nga dy djem besnikë, Hilë Kançi e Stefë Kaçulini, Ai shkeli pothuej gjithë Veriun, deri nëzonat shqiptare në Mal të Zi. Tashma votrat e zjarrit që ishin ndezë në mbarë vendin, duheshin bashkue. Ishte kohakur turqit, të gjendun nën zjarr të gjithanëshëm, u përpoqen të banin paqë me kryengritësit, një paqë dinake, mesecilen krahinë veçmas, por kudo propozimet e tyne u hodhën poshtë e këtu pat një rol shumë të randësishëmmendja dhe guximi i Imzot Kaçorrit. Ai, përkundrazi, u kthye në Durrës më një mision shumë të randësishëm: tësiguronte armë për kryengritësit. Aksioni i çarmatosjes se popullsisë, i ndërmarrë gjatë vitit 1910, e kishte gjetë, veçanarisht sanxhakun eDurrësit, të çarmatosun. Gjithçka bani Imzot Kaçorri për sjelljen e armëve nga Trieste asht një vepër gjigande, qëdo të meritonte studim të veçantë. Po kufizohem të them se në këte ndërmarrje të jashtëzakonshme (ai siguroi armëtpër pothuej gjithë Veriun e Shqipnisë) pat mbështetjen poaq të jashtëzakonshme të atdhetarëve durrsakë SaidaKërtusha, Jahja Ballhysa, Hysen Fani, Sabri Dermani etj., të cilët besonin verbnisht tek idealet e Imzot Kaçorrit, endiqnin dhe e mbështetnin Atë pa iu trembë asnjë rreziku, qoftë edhe me jetë. Jo vetëm në kushtet e terrorit ma tëegër turk, por edhe në rrethana të tjera krejt të favorshme, zbarkimi, transportimi dhe shpërndamja e armëve ngaShqipnia e Mesme e deri në Malësi të Mbishkodrës do të ishte një ndërmarrja e pamundun; natyrisht, jo për njëgjigand si Imzot Kaçorri, që nuk e njihte të pamundunën kur fjala ishte për liri të Atdheut. Si ua siguruen armët, me 3 qershor 1911, rreth 500 kryengritës, mirditorë, lurianë, matjanë, kurbinas etj.,sulmuen forcat osmane në Lezhë, arrijtën të shtinin në dorë një depo armatimi tue marrë armatimin dhe municioninqë gjendje aty. Ishte aksioni i parë i randësishëm i atij viti, që do të ndizte flakë mbarë vendin në luftë kundërpushtuesëve. Si kundërmasë të parë turqit arrestuen pothuej të gjithë atdhetarët katolikë të Durrësit, tue mendue sekishin qenë ata që kishin mbështetë Imzot Kaçorrin për armatosjen e kryengritësve, pa u shkue në mend seatdhetarët muslimanë të Durrësit e të rrethinave kishin vu në dispozicion të Imzot Kaçorrit djemtë e tyne ma tëmirë, anijet, pasuninë e gjithçka tjetër që u kishte kërkue meshtari trim. Gjithçka e organizonte Ai, e frymëzonte Ai, 11
  12. 12. edhe pse fizikisht ato dit gjendej në mes kryengritësve në krahinën e Fanit tue organizue përgatitjet për të përballueushtrinë e Shefqet Durgut Pashës prej rreth 70.000 vetësh, që ishte drejtue kundër zonave kryengritëse. Por me gjithë gjakun e derdhun, kërkesa kryesore e kryengritësve për autonomi të trojeve shqiptare nuk uplotësue nga Stambolli. Në këto rrethana, Komiteti i Përgjithëshëm i Kryengritjes, ku bante pjesë edhe ImzotKaçorri, në vjeshtën e vitit 1911 u muer intensivisht me organizmin e një kryengritjeje të re e të përgjithëshme nëpranverën e vitit 1912. Duhet thanë se lëvizja e armatosun nuk kishte pushue një çast, por ajo nuk ishte ebashkërendueme: luftohej në Kosovë, luftohej në Hot e në Mirditë, në Dibër e në Kurbin, por pa një drejtim tëunifikuerm, siç do të kishte dashtë e kambëngulte gjithmonë Imzot Kaçorri. Përpjekjet e turqëve për t’i përçakryengritësit nëpërmjet disa pashallarëve shqiptarë, dështuen, sepse ndikimi i fjalës dhe respekti që gëzonte ImzotKaçorri tek ata, ishte shumë ma i fuqishëm sesa e disa pashallarëve të nënshtruem ndaj osmanëve. Me 12 mars 1912 malësorët e Bregut të Matës, të Ishmit e të Kurbinit, kryen sulmin e parë të fuqishëm teKepi i Rodonit. Sulmet vijuen në Shijak, Zadrimë, Kthellë e kudo ishte e mundun që të siguroheshin armë, që tëbahej i mundun sulmi i përgjithëshëm. Ndërkohë edhe Kosova, e prime prej legjendarit Isa Boletini, ishte ngritë rishtas në kryengritje. Administrata turke, e bindun për rolin e Imzot Kaçorrit në organizmin e kryengritjes, bante gjithçka tësiguronte të dhana për ta sulmue, po ai lëvizte në të gjithë Veriun e kthehej herë mbas here në Delbinisht, qendër epërkohëshme e Arqipeshkvisë, i mbrojtun nga gjithë populli, sidomos bashkëpunëtorët e tij besnikë Hilë Kançi eStefë Kaçulini. Duhet thanë se Imzot Kaçorri gjatë kësaj periudhe nuk pat as përkrahjen e duhun të Vjenës, ashtu si do takishte për detyrë, si shtet protektor i katolikëve (H. Isufi këtu e tepron tue u mbështetë në relacionet e ndonjëkonsulli, që nuk përfaqësojnë gjithmonë makropolitiken e një shteti, e thotë se“Qëndrimi i Vjenës ndaj Dom NikollëKaçorrit, nuk ishte më pak armiqësor, se sa ai që kishin qeveritarët e administratës osmane në sanxhakun eDurrësit dhe në vilajetin e Shkodrës”.Mbasi shtjellon disa intriga jo fort bindëse kundër Imzot Kaçorrit, Isufi sjelledhe pjesë nga relacioni i konsullit austriak në Durrës, Lovental, drejtue MPJ në Vjenë, lidhun me propozimin përemnimin e Imzot Kaçorrit Arqipeshkëv i Durrësit: “... Marr leje që të rakomandoj nga ana ime për një mbështetjenë mënyrën më të nxehtë .... që të bëhet një perkrahje energjike e kandidatruës së Imzot Kaçorrit”.) Pavarësisht nga mbështetja austrohungareze apo jo, lufta kundër sundimtarëve turq aty nga fundi i prillitbahen përditë e ma të shpeshta, qoftë në sanxhakun e Durrësit, ashtu edhe në Mirditë, Zadrimë etj. Lidhja me Luigj Gurakuqin në Shkodër ishte gjithashtu një hap i randësishëm drejt kryengritjes sëpërgjithëshme. Në këto marëdhanje, ashtu si në gjithë veprimtarinë atdhetare të Imzot Kaçorrit, një rol shumë tërandësishëm pat rishtas Stefë Kaçulini. Nga Durrësi e drejt Durrësit lëvizjet e atdhetarëve baheshin gjithnjë e ma të shpeshta. Një ndër ata që shkoitek Imzot Kaçorri në atë periudhë ishte edhe Hilë Mosi, përfaqësues i Komitetit të Kryengritjes në Podgoricë,përfshi edhe një pjesë të madhe të Malsisë së Mbishkodrës. Ndërkohë, lëvizja atdhetare në Durrës e rrethina vazhdonte ma me vendosmëni drejt kryengritjes sëpërgjithëshme, por duheshin ende armë, një ndër arsyet kryesore që atdhetarët nuk përshpejtonin ngjarjet. Imzot Kaçorri, që nga Biza, ku ishte strehue për t’i ikë një arrestimi tjetër, organizoi furnizimin me armë,kësaj here jo ma nga Trieste, por nga Korfuzi. Pa hy në hollësi të kësaj ndërmarrje të jashtëzakonshme, mjaftohemtë them se Ai ka qenë armatori numur një në vitet 1905-1912 për zonën nga Durrësi deri në Lezhë, Mirditë, Fan,Lurë, Kurbin etj. Kjo dëshmohet edhe nga relacionet e shumta Durrës-Stamboll, apo Shkodër-Stamboll, të burimevekonsullore, por sidomos të administratës osmane. Ndërkohë Ai lëvizte me bashkëpunëtorët e tij Saida Kërtusha, Hilë Kançi e Stefë Kaçulini nga një krahinënë tjetrën me synim bashkërenditjen e veprimeve nëpërmjet një lidhje të re e të fortë. Këtë qellim pat edhe Kuvendii Zejmenit i datës 11 maj 1912 i organizuem me mbështetjen e vëllazënve Coku ku morën pjesë përfaqësues tëMirditës, Kthellës, Selitës, Malësisë së Lezhës, Kurbinit e Bregut të Matës, besëlidhje së cilës pak ma vonë iushtuen edhe Dibra e Mati. Menjëherë filluen edhe sulmet kundër turqëve, si në Kurbin e në Breg të Matës. Tashma qellimi kryesor i Imzot Kaçorrit e kapërcente shumë organizmin e sulmeve luftarake në zona tëveçanta. Komiteti i Kryengritjes për Shqipninë e Mesme, me Imzot Kaçorrin mendje e frymëzues, e ku banin pjesëatdhetarë si Abdi Toptani, Sali Nivica e Stefë Kaçulini, i vuni vehtes si qellim kryesor lidhjen në mes komitetevendërkrahinore. Këte detyrë jetike për kryengritjen e morën përsipër pikërisht Imzot Kaçorri dhe Sali Nivica. Biri i Kurveleshit Sali Nivica, i emnuem mësues në gjimnazin e Durrësit më 1909 (atëherë vetëm 19-vjeçdjalë), u lidh me mish e me shpirt me lurianin trim, që çashtjen e lirisë e kishte kthye në qellim të vetëm të jetës sëtij. Askush, në vitet 1903-1912, nuk qé ma aktiv se Ai në lëvizjen kombtare për liri. Ndërsa lëvizja e armatosun nëqershor 1912 kishte shpërthye pothuej se kudo, dy miqtë e bashkëpunëtorët, Imzot Kaçorri e Sali Nivica, shkelenanë e kand Shqipninë për të koordinue veprimet luftarake. Ndërsa i pari shkeli gjithë Veriun e deri në Kosovë, SaliNivica nisej për në Berat, Vlonë, Delvinë e Gjirokastër. Korrispondenca e këtyne dy atdhetarëve gjatë asaj periudheasht një burim autentik e shumë i randësishëm për historinë. 12
  13. 13. 6. DREJT PAVARSISË “Qela e Dom Nikollë Kaçorrit ishte një votër, rreth së cilës çdo zemër shqiptari mblidhej me afsh atdhetarie dhe mund të shprehej lirshëm.” Mustafa Kruja Situatën që u krijue në vjeshtë 1912 historiani Hajredin Isufi e përshkruen qartë: Shpërthimi i Luftës sëParë Ballkanike, më 8 nëntor 1912, krijoi një situatë të ndërlikuar në Shqipëri. Monarkitë shoviniste fqinje … kishinvendosur për ta fshirë Shqipërinë nga harta politike e Ballkanit”. Pra, ndërsa shqiptarët, kudo në trojet e tyne poluftonin për çlirimin nga pushtuesit osmanë, një rrezik tjetër shumë i madh, siç do ta dëshmonin vitet në vazhdim,po u kërcënohej shqiptarëve. Që me 14 tetor 1912, tue parapa rrezikun e ri e tejet të madh, mbahej në Shkup njëmbledhje e përfaqësuesëve të Komiteteve të Shpëtimit për të vendosë si do të veprohej në rrethanat e reja “sesimund t’i dilej para rrezikut të vdekjes, që po i kanosej kombit tonë”. Aty u vendos të njoftoheshin Fuqitë e Mëdha,“se populli shqiptar do të rrokte armët … për t’i dal zot mbrojtjes së territoreve tokësore shqiptare”. Barra përdrejtimin e mbrojtjes së trojeve tona iu ngarkue në fillim atyne që u gjenden në Shkup: Mit’ha Frashërit, SaliGjukës, Rexhep Mitrovicës e Bedri Pejës. Me lëvizjen e tyne drejt Tiranës udhëheqjes mbarëkombtare iu shtuenedhe Abdi Toptani, Mustafa Kruja e Imzot Nikollë Kaçorri. Në mbledhjen e tyne të parë në strehen e Imzot Kaçorritu hodh ideja t’u kërkohej Fuqive të Mëdha autonomia e Shqipnisë nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë. Por shqipja emalit, Imzot Kaçorri, nuk ishte i atij mendimi. Ia vlen të sjellim një fragment nga fjala e Tij: “Pasha bukën, orshokë e vllazën, po qé puna për nji autonomi me proje (mbrojtje, DG) të dikujt e jo indipendencë, un kishim mepëlqye ma parë vetë Turqinë, e cila …. herët a vonë, asht e dënueme me u shporrun këtyne viseve t’Europës …..nuk na ka hije me i thanë nji tjetri: Eja na sundo ti, qi je zotni ma i mirë se ai qi kemi, mbasi na s’jemi të zotëtme sundue veten”. U vendos ashtu si kërkoj Imzot Kaçorri. Mbledhja i drejtoi një memorandum mbretit të Austro-Hungarisë,tekstin e të cilit e hartoi Imzot Kaçorri: “Shqipnia me katër vilajetet: Shkodër, Kosovë, Manastir dhe Janinë, tëmbetej e paprekun, e pazvoglueme …. Që me katër vilajetet e përmendun ma sipër, me tre milion e sa shqiptarë,të bahej mbretni (shtet, DG) më vete ….. dhe po të ishte e mundun të merrej parasysh dëshira jonë, të bahej njëmbretni e paanëshme si Belgjika e Zvicëra”. Ja si e përshkruen Mustafa Kruja kundërshtimin e Imzot Kaçorrit për të qenë nën protektorat të Austro-Hungarisë: “Shqipnia për Dom Nikollë Kaçorrin, Atdheu, liria e saj, ishte ideali i tij, kurse Austria ishte (për të)një shtet i huej …. Dom Nikollë Kaçorri ishte shqiptar plot gojën …. “. Sa mbaroi mbledhja e Durrësit dhe i nisën memorandumin Vjenës, ata u shpërndanë: Sali Gjuka nëElbasan, Abdi Tpotani në Tiranë, Dom Nikllë Kaçorri në Mirditë, Mustafa Kruja në Krujë, Mit’hat Frashëri nëVlonë. Ndërkohë Ismail Qemali njoftonte se së shpejti do të arrinte në Shqipni e do të shpallej Pavarsia. Po një gjamë e zezë vinte nga Veriperëndimi: armata serbe pushtoi zonat nga Shëngjini deri në Krujë. Pikërisht në këto rrethana arrijti me 21 nandor Ismail Qemali me shokë në Durrës. Ai u prit nga ImzotKaçorri, Abdi Toptani e Mustafa Kruja. Veçanarisht në rrethanat dyfish të randa, të pushtimit turk e të invazionitserb, lindte nevoja e shpalljes së mënjëherëshme të Pavarsisë pikërisht në Durrës, pavarësisht se një pjesë e madhe epopullsisë muslimane, kryesisht e rrethinave, ishte jo mirë e informueme, e se gjykonin veprimatrinë e atdhetarëveme në krye Ismail Qemalin si agjentë e provokatorë. Por Imzot Kaçorri lëshoi kushtrimin e tij historik: “O SOT, O KURRË MA”! Turma fanatikësh, të mbështetun e të ndërsyem si nga mytaserifi i Durrësit, ashtu edhe nga metropolitiJakov, mbushën rrugët e qytetit tue rrezikue edhe jetën e Ismail Qemalit e të atdhetarëve të tjerë. Por kjo nuk baniqë ata të tërhiqeshin: Me 23 nandor u organizue një takim madhështor me popullin e Durrësit, që të shpalosninplanin e tyne për Pavarsinë. Bashkë me Ismail Qemalin, në një tribunë të improvizueme, dolën edhe Abdi Toptani,Mustafa Kruja e Dom Nikollë Kaçorri, që mori fjalën: “Sot asht dita ma e shënueme në historinë e kombit tonë.Për të ardhë në këte ditë, asht dashtë të bajmë shumë sakrifica të gjithë shqiptarët, musliamnë, ortodoksë ekatolikë, që gjithëherë kanë qenë në krah të njeni tjetrit si vllazën, kur ishte fjala për çashtjen kombtare ...”. Mbas tij foli Ismail Qemali, që shpalosi qellimin e ardhjes së tij në Durrës. Por nuk ishte e thanë që entuziasmi i popullit të zgjaste shumë: Të ndërsyem nga myftiu, por sidomos ngamytaserifi e metropoliti Jakov, populli sulmoi ashpër Ismail Qemalin, që atë situatë të mjerë e kujton me trishtim:“Kishim ndër mend të bënim në Durrës punën që bëmë këtu (në Vlorë), por …. pa kuptimi i durrësakëve na dha tëmarrim vesh se një punë e atillë nuk mund të bëhej atje. E mjerisht nuk u ndamë me kaq, po ….. na përgjigjeshin“Ju jeni tradhëtarë”....” Në fakt ngjarjet e Durrësit do të kishin marrë edhe ma për keq, nëse komandanti i garnizonit të vogël turk,Hamid Toptani, nuk do të vihej plotësisht në shërbim të atdhetarëve, të pushtonte telegrafen e të njoftonte gjithëatdhtarët të niseshin për “në VLonë, ku do të mbahej Kongresi i madh për vetëqeverimin e Shqipërisë sonë ….”, siçdo të shkruente Dhimitër Zografi pesë vjet ma vonë. 13
  14. 14. Ndërsa Ismail Qemali detyrohej të nisej për në Vlonë në rrethana jo pak dramatike, atdhetarët durrsakëStefë Kaçulinin, Jahja Ballhysën, Hafiz Ali Podgoricën etj., merrnin të gjitha masat që, gjithësesi, të ngrihej flamurii Pavarsisë edhe në Durrës. Me 26 Nandor 1912, kryetari i bashkisë, Hafiz Ali Podgorica, ngriti mbi konakun e administratës turkeFlamurin Shqiptar. Podgorica kishte dëshmue vendosmëninë e tij prej atdhetari qysh heret, e bashkë me atdhetarët e tjerëdurrsakë si Abaz Çelkupa, Jahja Ballhysa etj., kishte qenë pranë Imzot Kaçorrit në të gjtihë veprimtarinë atdhetare.Kur erdhën xhonturqit në fuqi, gjoja për të dëshnmue se pushteti tashti do të ishte në duert e shqipatrëve, e caktuenkryetar bashkie. Po kjo nuk e largoi as edhe një çast Podgoricën nga bashkëpunimi me miqtë e tij atdhetarë, çka edëshmoi edhe me këte akt historik. Ishte hera e parë që valvitej Flamuri ynë, mbas atij të ngritun nga legjendariDedë Gjo Luli në Deçiq. Flamurin e Durrësit e pikturoi Stefë Kaçulini dhe e qendisi motra e tij Maria Kaçulini. Simbas gjithëgjasave, Kaçulini njihte flamurin e ngritun nga plaku i urtë Dedë Gjo Luli, sepse ngjashmënia e tyne asht shumë emadhe. Ngritja e Flamurit në Durrës pat jehonë në të gjithë trojet shqiptare, ashtu edhe në Europë. Ishte lajmi ma igëzueshëm që merrnin Ismail Qemali e Imzot Kaçorri, të porsaarritun në Vlonë natën e 27 nandorit, e që pak ditëma parë ishin largue zemërthyem nga kundërshtimi që kishin ndeshë prej rretheve reaksionare e fanatike. Por gëzimi i durrësakëve do të ishte tepër i shkurtë. Qyteti u pushtue nga forcat serbe, që do të largoheshin vetëm në fund të dhjetorit simbas vendimit tëmarrun nga Konferenca e Fuqive të Mëdha në Londër. VLONË, 28 NANDOR 1912 7. PAVARËSIA “ … sot për të gjithë shqiptarët ka ardhë një ditë e bardhë, që na mbushë me gëzim dhe shpresë. Të gjithë bashkë, pa dallim feje, si vëllazën që jemi, sot e tutje do të jemi zotë të vendit dhe të panënshtrueshëm askujt, veç të madhit Zot.” Imzot Nikollë Kaçorri Vlonë, 28 Nandor 1912 Atdhetarët ma të shquem të të gjitha trevave shqitare u mblodhën në Vlonë dhe po përjetonin ngjarjen matë shqueme të historisë së kombit: ngritjen e Flamurit Kombtar, Shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e Qeverisë sëPërkohëshme. “Ishte realizuar ëndërra e Dom Nikollë Kaçorrit, e klerikut katolik patriot, që kishte punuar esakrifikaur nga jeta e tij aq shumë për Shqipërinë dhe kishte bërë ç’ishte e mundur për Atdheun, që e kishte nëzemrën e tij më afër se Kisha, prelat i së cilës ishte”,thekson historiani Hajredin Isufi. “Ishte hera e parë, pasKuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që patriotët më në zë të krahinave të Shqipërisë, të ishin aq pranë njeri-tjetrit dhe të gjtihë së bashku”, vijon ai. “Ata ishin grumbulluar në Vlorë, jo për t’i treguar njëri-tjetrit kush kishteluftuar e vuajtur më shumë, por vetëm e vetëm të përjetonin çastet e lumtura, që sakrificat që kishin bërë shqiptarëtdhe ëndërra e madhe për të cilën kishin luftuar, po realizohej”. Nuk asht rasti të përshkruejmë Ditën e Madhe të 28 Nandorit 1912. Atë e di çdo njeri në të cilin rreh zemërshqiptari. Dëshiroj të kujtoj me këtë rast se Imzot Kaçorri u zgjodh Nënkryetari i Qeverisë së parë të Shqipnisë sëpavarun, jo rastësisht apo për kombinacione, por sepse ishte njeriu ma në za sa i përkiste veprimtarisë atdhetare 14
  15. 15. mbrenda vendit dhe me aftësi të shqueme. Asht domethanëse për ata që kanë dëshirën e mirë të kuptojnë simbolikëne aktit, se Imzot Kaçorri u zgjodh në atë detyrë me propozimin e delegatit të Gjirokastrës Veli Efendiu. Nuk besojse ka nevojë të komentohet. Krahu i djathtë i Ismail Qemalit, si thotë një kangë e Lurës së Tij, ishte “… imendshëm, i kulturuem, energjik, i dashun dhe njeri i thellë për botën. Ky burrë punoi gjithmonë për Shqipninë ebani ç’mundi …. Atdheu i tij qëndronte në zemër ma afër se Kisha, prelat i së cilës ishte”, do të shkruente Amalifon Godin, që kishte ndjekë nga afër gjithë veprimtarinë e tij dhe ishte e pranishme gjatë gjithë kohës në Vlonë. Sa u shpall Pavarësia, Imzot Kaçorri dhe Luigj Gurakuqi dërguen letra anembanë Shqipnisë Veriore, epushtueme nga forcat serbe. Imzot Kaçorri, përveç impenjimeve ato dit në Vlonë, udhëzonte me letra e me korrierë që dërgonte si tëorganizoheshin me i ba ballë pushtuesit të ri, Serbisë, sidhe në mbrojtje të Qeverisë së Vlonës. Menjëherë u mbajtnjë besëlidhje e re në mes prijsave të Dibrës, Matit, Bishkashit, Kurbinit, Krujës, Ishmit, Bregut të Matës, Mirditëse Lezhës. Organizatorë të kuvendit për besëlidhje në kushtet e reja e të randa kishin qenë përsëri miqtë e ImzotKaçorrit, Gjin Pervizi, Saida Kërtusha, vëllaznit Çoku etj. Qeveria e Përkohëshme ndërkaq gjendej para sfidash të reja e të randa. Nuk ishte kohë festimesh. Shumicae Shqipnisë Veriperëndimore ishte pushtue nga Serbia. Jugu kërcënohej nga Greqia, armata e së cilës kishte arrijtëderi në Tepelenë. Popullsia shqiptare e krahinave të pushtueme kalonte çaste tmerri. Vështirësive të jashtme të Qeverisë së Ismail Qemaliot iu shtuen ambiciet e Esat Pashë Toptanit. Nukmund të duronte që Kryetar i Qeverisë të ishte Ismail Qemali e ai, “gjenerali” i Turqisë, vetëm një “copë” ministër.E për ardhjen e tij në pushtet, jo thjeshtë me marrëveshje“teknike”, por me lëshime konkrete, ai u mbështet tekSerbia, së cilës i dorëzoi Shkodrën, dhe Greqia, së cilës i njohu të drejtën mbi një pjesë e madhe të Jugut. Qeveria eporsaformueme e Ismail Qemalit po humbiste kështu besimin tek popullsia. Imzot Kaçorri, i tronditun nga lajmet që mori për raprezaljet e Esat Toptanit e hordhive të tij, sidomos mbipopullsinë katolike, që prej Vlone u muer me organizmin e rezistencës, tashma ndaj“pushtusit” të mbrendëshëm.Edhe pse kuptonte mundësitë e kufizueme të një qeverie të porsaformueme, nuk mund të pajtohej me ngathtësinë esaj dhe tentativat për të zgjidhë situatat jo nëpërmjet organizmit e ngritjes në kambë të popullit, por nëpërmjet disamarrëveshjeve pak të qarta e pak të pastra me aleancat e fshehta bulgaro-turke. Në këto rrethana, Imzot Kaçorri, karakter i fortë e i papajtueshëm me shumë mbrapaskena, u tërhoq ngaqeveria, por e mbështeti ate deri në fund. Ai e kishte kuptue se duhej të gjendej edhe fizikisht atje ku po luhej fati iAtdheut: Në Shqipninë e Mesme, ku sllavofili Esat Pashë Toptani rrezikonte përfundimisht fatet e vendit. Me 18 qershor 1913, Esat Toptani shpalli Durrësin kryeqytet të Qeverisë së Përkohëshme. Ai acaroi nëkulm marëdhanjet aq të mira ndërfetare që kishte kalitë Imzot Kaçorri ndër vite, akuzoi Qeverinë e Ismail Qemalitse kërkonte t’u prishte fenë e se “Baba Dovleti” do të kthehej përsëri në Shqipni. Në ndërmarrjen e tij tradhëtareToptani gjet mbështetjen e plotë të Greqisë e Serbisë e veçanarisht të metropolitanit grek Jakovi, me seli në Durrës. Imzot Kaçorri e kuptoi menjëherë se përçamja ndërfetare po përdorej në luftën për pushtet e se mund tëkishte rrjedhoja të randa. Në një letër drejtue MPJ të Austro-Hungarisë, më 4 korrik 1913, shkruen: “… Simbasmendimit tem, ura e vetme e Shqipnisë qëndron në nji bashkim të përzemërt e të gjithë elementëve të çdo feje qëgjenden mbranda kufijëve të saj” (kupto: kufijëve të Shqipnisë). Qellimi i kësaj letre ishte ma se i qartë dhe panevojë komenti: përpjekja e këtij atdhetari të shquem për të krijue një unitet e bashkim vëllazënor mes katolikëve emuslimanëve në të mirë të çashtjes kombtare përballë rreziqeve, që i kanoseshin vendit prej anmiqëve të kombit, qëpërpiqeshin të përdornin e të shfrytëzonin ndasitë fetare për interesat e tyne. Një përfaqësi i Qeverisë së Vlonës epërbame prej Luigj Gurakuqit, Hysein Vrioit e E’them Vlorës, me të cilët u bashkue edhe Imzot Kaçorri, përshkoipothuej gjithë Veriun dhe kudo gjetën mbështetjen për Qeverinë e Përkohëshme. Por plaga që kishte hapë Esat Toptani në Shqipninë e Mesme mblidhte përditë e ma shumë qelb: Ai pogrumbullonte në Durrës “vullnetarë” esatistë, që thërrisnin “Rroftë Esat Pasha!”, “Poshtë Ismail Qemali!”, pikërishtkur ishte mbledhë Konferenca e Ambasadorëve në Londër, që me situaten e krijueme njohu Qeverinë e Vlonësvetëm si qeveri lokale. Gjendja e nderë e krijueme nga pasha Toptanas e detyroi Imzot Kaçorrin t’u drejtohej edhe një herë atyneme të cilët kishte organizue e drejtue kryengritket antiturke në vitet 1905-1912. Ai sihte kundërshtar i pakompromisi Esat Toptanit tek i cili shihte anmikun e kombit. Imzot Kaçorri kishte punue një jetë të tanë për Shqipninë:“Atdheu – do të shkruente për të Amaliaia fon Godin – ishte në zemër të tij ma afër se Kisha, prelat i së cilvs ishteai”. E malësorët, megjithë se të çorientuem prej të gjitha anëve, iu përgjegjen menjëherë Imzot Kaçorrit, si edëshmon letra publike e Gjin Pervizit dërgue gazetës “Shqipnia e Re” me 18 nandor 1913: “… Tradhëtari EsatPashë Toptani kërkon ta vejë Kurbinin nën sundimin e vet, gja të cilen Kurbini as e don, as e ka dashtv dhe nukshkëputet prej qeverisë shqiptare. Nëse qeveria tradhëtare e Durrësit, që asht në krah të Esat Pashës, do të dërgojëmëkambësit e vet në Kurbin, përgjegja do të kthehet në përleshje … ” I pari i Kurbinit Gjin Pjetri Imzot Kaçorri, ndërsa lëvizte nga Kurbini në Breg të Matit, nga Lura në Lezhë, tue pa rrezikun e madh qëpo i vinte Atdheut prej Esatit, i dhanë atij besën se nuk do t’i nënshtroheshin kurrë “atij që kishte shkaktue aqfatkeqësi në të shkuemen në ato anë”, siç shprehet Hajredin Isufi, i cili vazhdon: “Fiset katolike ishin njerëz tëpushkës, të punës, të fjalës së dhanë dhe të besës”. 15
  16. 16. Nën udhëheqjen e Imzot Kaçorrit, Gjin Pervizit dhe vëllazënve Coku, lëvizja kundër Esatit u ba aq e fortë,sa ndali vrullin e tij për të vendosë adminsitrimin e qeverisë së Durrësit në Veri.Sfida e fundit e Imzot Kaçorrit ndajqeverisë së Esat Toptanit do të ishte festimi i njëvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, pikërisht në Durrës, me 28Nandori 1913. Mbas fjalës së mbajtun në një miting, ai dha meshen përkujtimore, ku veç katolikëve, morën pjesëedhe muslimanë e ortodoksë, si Jahja Ballhysa, Sulejman Kadiu, Pali Terka, Saida Kertusha, Sheh Adem Roda,Abaz Çelkupa, Neki Liobohova, Hafiz Ali Podgorica etj. Kisha e Durrësit, kjo seli e Zotit, ishte kthye në seli e Atdhetarie. 8. VITET E FUNDIT Besoj se do të ishin të shumtë shqiptarët që do të donin ta harroni vitin 1913: Sikur të mos mjaftontebabëzia e barbaria serbe e greke, shqiptarët filluen një luftë vëllavrasëse në mes vetit, sa çdo historiani i vjenvështirë ta përshkruej atë vit të mbrapshtë. Edhe burra vetmohues e me durim të pamatë si Abdi Toptani, trim, isquet e idealist si Imzot Nikollë Kaçorri, patriot deri në fund si Namik bej Delvina, u gjenden ku e ku ma vështirë sesa kur luftonin kundër turkut. Po tashti, kunder kujt e si të luftonin? Tue pa zhvillimin e gjendjes mbrenda vendit, por edhe ato ballkanike, me 29 korrik 1913, Konferenca eAmbasadorëve vendosi që Shqipnia të gëzonte statusin e autonomisë e të qeverisej nga një princ i caktuem ngaFuqitë e Mëdha. Edhe një herë, pra, fati paradoksal i Shqipnisë: Nga Pavarësi, në autonomi. U gjet edhe një princ, as mish as peshk, princ Vidi, dhe me 7 mars 1914 ai u vendos në Durrës si kryetar iqeverisë shqiptare. Pra në Durrës, jo në Vlonë. Qeveria e Ismail Qemalin kishte pushue së qeni, si të thuesh, ishteshue; edhe vetë Plaku i Vlonës kishte marrë detin. E në Durrës e priste Vidin një tjetër kryeministër i vetëshpallun:Esat Pashë Toptani, Por, për hir të fateve të Atdheut, i rrezikuem nga sulmet në Veri e Jug, nga serbët e nga grekët,aty kishin dalë ta prisnin Vidin edhe shumë atdhetarë të tjerë, me shpresë se Fuqitë e Mëdha do të banin diçka përShqipninë. Ishin pothuej të gjithë, prej Hilë Mosit tek Abdi Toptani, ishte edhe Imzot Kaçorri, që për herë të parë etë vetme kishte qenë i detyruem të pranonte kompromisin e pajtimit me princin e huej. Ai nuk e kishte dashtëardhjen e Vidit në Shqipni, si dokumentohet edhe në shumë relacione diplomatike, por rrethanat e krijueme iakishin imponue pelqimin e tij. Mungonte vetëm Gjin Pervizi, që kishte ndrrue jetë pak dit ma parë, me 27 shkurt 1914, bashkëluftëtari isa betejave përkrah Imzot Kaçorrit. Por shpejt do të shihej se “mbreti” i huej, i pritun me ceremoni pompoze e me shumë shpresë, nuk do tëhumbiste kohë për t’i zhgënjye. Akti i tij i parë, që zhgënjeu njerëzit, ishte emnimi si ministër i luftës i një ishpashaj; e çfarë pashaj: pikërisht Esat Pashë Toptanin. Esati nuk u kënaq as me kaq. Ai nxiti forcat ma të errta, me në krye Haxhi Qamilin, e me parullën “DuamBaben” (Turqinë) sulmuen Durrësin. Boshibozukët këndonin turpin tonë: Pasha Din’ e fen’ e Tij, S’fali vakth e s’hy n’xhamī, Pa prū turkun edhe nji herë n’Shqipni…” Në mbrojtje të Durrësit u vunë forcat atdhetare, sidomos ato vullnetare, të organziueme nga Imzot Kaçorri,që prej Zadrime e Bregut të Matit, deri tek trimat e Isa Boletinit, që së bashku me Imzot Kaçorrin, Dervish Himen eatdhetarë të tjerë, iu ba barrikadë forcave të errsinës, haxhiqamilistave; ndërkohë, pashaj Toptani bante flirt herë meItalinë, herë me Serbinë dhe nxiste tërthoras rebelimin. Në Durrës ishin në ato dit forcat e Fuqive të Mëdha, që ngrinin barrikada në mbrojtje të Vidit, por edhe nëmbrojtje të ministrit “të ligjëshëm”, Esat Pashës. Forcat vullnetare, vërtetë shpëtuen Durrësin nga shkatrrimi tuelanë aty 150 jetë të rijësh, por në fund nuk dinin për cilin kishin ra: Ata kishin ardhë në mbrojtje të “mbretit”,Vidit,por “mbreti” vazhdonte me mbante ministër lufte Juden. Shkuen në ato dit në Durrës korrispondentë të huej, personalitete si Mis Durham, që na kanë lanë dëshmirrëngjethëse për vetmohimin e mbrojtësve të qytetit, por edhe për barbarinë e rebelëve turkoshakë me vetë Judën nëpërbamje të qevrisë. Mis Durham, kjo dashnore e çmendun e shqiptarisë, na thotë se nëse Durrësi nuk u shkatrruanga forcat e errësinës, merita u takon dy vetëve: kolonelit anglez Tomson dhe Imzot Kaçorrit. Por edhe rezistenca, e gjetun në mes të njëmijë e një pabesive, aty nga fundi i shtatorit ra. “Mbreti” iku mevaporrin plot dhe me 5 tetor Durrësi do të binte në dorën e Esat Toptanit. Boshibozukët e tij, që shkuen të vrisnin“priftin kryqali”, meqë nuk e gjetën aty, dogjën bibliotekën e tij, ndër ma të pasunat e kohës. Atyne nuk ua vristeshikimin nata, po drita: ato libra ndriçonin, e ndirçonin mendjet. Raprezaljet e Esat Toptanit kanë qenë ndër ma të egrat që kishte njohë veçanarisht Veriu, zonat e “anmikuttë tij”,Kaçorrit të urryem sa askush tjetër nga pashaj: Kurbini e Bregu i Mates, Lezha e Durrësi, Ishmi e Biza. Ngatetori 1914 deri me 27 janar 1916, kur në Durrës hynë forcat austriake (Lufta e Parë Botënore), viktimat, me gjyq epa gjyq, nuk kanë të numruem; e në prag të ikjes, pashaj mbushi vaporrin me pasuni të palloagritshme dhe u nisdrejt Italsië. Nuk e vorfnoi Shqipninë grabitja e tij, por e drobiten plagët që i la në trup. Vetëm mbas katër vjetësh,atje në Paris, do të merrte shpërblimin e merituem nga i pavdekshmi Libohovёs, heroi Avni Rrustemi. 16
  17. 17. Gjatë gjithë kësaj kohe Imzot Kaçorri u strehue në malësi, sa në Kurbin, aq në Lurë, sa në Lezhë, aq nëMirditë. Praktikisht, në saje të organizmit që u bani zonave në veri të Durrësit, taman si në kohë të Turqisë, ato nukranë asnjëherë plotësisht nën sundimin e pashajt tiranas. Në ato udhëtime të shpeshta e të vështira ai humbistepërditë shëndetin. “Kocka e fortë”, si e quenin bashkëkohësit, tashma kishte ngelë vetëm kockë e lëkurë. I kthyemnë Durrës, shpirti i tij nuk do të gjente kurrë paqë. Raprezaljet e ekspeditës ushtarake austriake për mbledhjen earmëve në Lurë, të kryesueme nga koloneli famëkeq Myrtasz, që hapi plagë të randa në vendlindjen e tij, e banë tëlëvizte përsëri drejt vendlindjes, të shkonte në Shkodër e të protestonte, t’i drejtohej Vjenës e ku jo tjetër, nëmbrojtje të njerëzve të lirë, që nuk i kishte shtrue dot as ShefqetTurgut Pasha. Imzot Kaçorri, i lodhun dhe i smuet randë, ndoshta ma shumë edhe nga shpirtplasja, pse nuk arrijti tëshikonte Atdheun asnjëherë plotësisht të lirë si kishte andërrue, ndrroi jetë në Vjenë, ku kishte shkue për kurim, me29 maj 1917. Jo, nuk ishte një jetë e shpenzueme kot. Një jetë e shpenzueme çdo ditë, çdo orë, çdo minut, çdo sekond për Atdhe, nuk asht kurrë një jetë eshpenzueme kot. Imzot Nikollë Kaçorri, ky bir fisnik i Lurës, bir i një katoliku e një nane muslimane, nuk la historitë shkrueme. Ai e bani historinë. E gjithë jeta e tij ishte një ideal: Flijimi për Atdhe. Ka nxjerrë Shqipnia plot bijë të lavdishëm, po asnjë si ai nuk ka qenë aq konseguent në çdo milimeter tëjetës së tij vetëm në shërbim të një ideali të madh: lirisë kombtare. Cili bani sa ai për vëllaznimin e vërtetë të shqiptarëve, pavarësisht nga besimi? Janë dëshmi qindra miq tëtij të devotshëm muslimanë nga Durrësi e Tirana, nga Kurveleshi e nga Kavaja, nga Kruja e nga Lura. Ideja e bashkimit tek ai ishte aq e fortë, sa vetëm kjo e spjegon kundërshtimin e tij për një alfabet tëveçantë që më 1902 nga Shoqnia “Bashkimi” e Imzot Doçit. Vetëm një alfabet duhet të ketë, i miratuem nga tëgjithë shoqnitë, nga ajo e Stambollit, tek e Bukureshtit, nga ajo e Misirit tek ato të Shkodres, kambëngulte Ai. Ishimgjashtë vjet para Kongrsit të Manastirit kur hidhte këte ide. Ai nuk u tha malësorëve: Luftoni kundër pushtuesit turq, po i frumëzoi, i udhëhoqi, i armatosi e luftoi meta. Kryengritjet e viteve 1905 – 1912 kanë ma së shumti mendjen, zemren dhe dorën e tij. Imzot Kaçorri nuk bani kurëfarë kompromisi me pushtuesit turq, por sa herë ia kërkuen interesat e kombit,ai përbuzi kompromiset edhe me Romen e Vjenen, me Shkodren e me Vlonen, dhe nuk u lëkund kurrë parandërhmjeve të Beogradit e të Athinës. Ideali i Tij ishin FEJA dhe FLAMURI; ishte ATDHEU I LIRË! DOKUMENTI I SHPALLJES SË PAVARËSISË VLONË, 28 NANDOR 1912. 17

×