Aristidh Kola - ne librin "Rilindesit e kohes sone - njerez qe i dua" faqe 218 - 226.
E solla kete pjese te ketij libri meqe eshte 10 vj. i vdekjes se Arvanitasit te madh Aristidh Kola.
Qëllimi i lëndës është që të studjohet mënyra e rregullimit të marrëdhënieve juridike-private me element të huaj, e cila bëhet përmes njoftimit me këta tre indikatorë: E para, duhet të njihen normat materiale (substanciale) dhe ata kolizive me anën e të cilave rregullohen marrëdhëniet juridike-private me element të huaj. Më pastaj duhet të merren parasysh normat juridike-pozitive të karakterit nacional dhe ndërkombëtar. Pastaj, duhet të njihet praktika gjyqësore dhe ajo e arbitrazhit, e gjykatave dhe arbitrazhave nacionale dhe ndërkombëtare, ngase nëpërmes vendimeve të tyre konkretizohen rregullat juridike që aplikohen për rregullimin e marrëdhënieve juridike-private me element të huaj.
Dhe më në fund duhet të njihen edhe qëndrimet teorike lidhur me rregullimin juridik të marrëdhënieve juridikeprivate me element të huaj
Qëllimi i lëndës është që të studjohet mënyra e rregullimit të marrëdhënieve juridike-private me element të huaj, e cila bëhet përmes njoftimit me këta tre indikatorë: E para, duhet të njihen normat materiale (substanciale) dhe ata kolizive me anën e të cilave rregullohen marrëdhëniet juridike-private me element të huaj. Më pastaj duhet të merren parasysh normat juridike-pozitive të karakterit nacional dhe ndërkombëtar. Pastaj, duhet të njihet praktika gjyqësore dhe ajo e arbitrazhit, e gjykatave dhe arbitrazhave nacionale dhe ndërkombëtare, ngase nëpërmes vendimeve të tyre konkretizohen rregullat juridike që aplikohen për rregullimin e marrëdhënieve juridike-private me element të huaj.
Dhe më në fund duhet të njihen edhe qëndrimet teorike lidhur me rregullimin juridik të marrëdhënieve juridikeprivate me element të huaj
Në barrën e keqkuptimeve që, me kalimin e shekujve, vijnë duke u shtuar mbi marrëdhëniet e
Perëndimit me vendet ballkanike, bën pjesë edhe përçmimi për thuajse gjithë sa është
ballkanike, duke e përfillur këtë rajon si vis pa qytetërim "oksidental". Duke i veshur
Ballkanit prirjen për të përmbysur situatat gjeopolitike të Europës, intelektualë mediokër të
Perëndimit europian i fajësojnë popujt ballkanikë për mynxyra deri nga ato që s'i nxë mendja.
Analistët madje flasin rëndom për "bal kanizim", në një kuptim fortësisht pejorativ, për të
dëftuar gjithë sa, në doke, në kulturë dhe në nivelin e jetesës, i kundërvihet Perëndimit "të
tyre". Kështu Ballkani, më shumë se një rajon, është bërë një problem, duke qenë fjala për një
"Ballkan" që ekziston më së shumti në mendje, se në terren.
Në një situatë të tillë është bërë tanimë detyrë të thyerit e mjaft prej modeleve me të cilat janë
modeluar faktet e historisë botërore përkundrejt historisë së rajonit tonë, posaçërisht të atyre
modeleve që përftojnë një shembëlltyrë të shformuar mbi zhvillimin e historisë europiane në
të cilën Lindja shfaqet si një periferi e Perëndimit. Sidomos "ne ballkanikët" s'kemi më se
përse të vijojmë duke pranuar një histori të njerëzimit siç është shkruar në mënyrë diverguese
vetëm prej "popujve të mëdhenj", një histori që e vështron rajonin tonë si një "botë shtojcë", e
cila gjallin jashtë qendrës së historisë botërore të identifikuar me një traditë vetëm e vetëm
"oksidentale".
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITMarjan DODAJ
Për herë të parë botohen 11 vepra të panjohura më parë të albanologut At Giuseppe (Zef) Valentinit në lidhje me studime të historisë së Shqipërisë, ligjeve e zakoneve shqiptare, etj. Kolana me 20 vepra të At Giuseppe (Zef) Valentinit përmban vepra si:
• "Ligji i maleve shqiptare 1880-1932",
• "Kontribute në kronologjinë e historinë e Shqipërisë 1060-1560",
• "Fjalor bio-bibliografik iliro shqiptar",
• "Studime dhe tekste kritike dhe letrare",
• "Studime dhe tekste juridike",
• "Studime dhe tekste historike",
• "E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare", etj.
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
Pashko VASA - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Botohet i plote per here te pare ne shqip ne 130 vjetorin e botimit te pare dhe 185 vjetorit të lindjes së Pashko Vases
folklori dhe gjuha popullore albania.docxglodjolaluli
olklori Shqiptar
Në këto troje populli ynë është i lashtë. Ai është ndër banuesit më të hershëm të Ballkanit. Ndër shekuj populli shqiptar ka krijuar një kulturë shpirtërore të begatë, e cila krahasohet me atë të popujve më të vjetër të Europës.
Këngët e shumta, e të shumëllojshme, vallet e larmishme të zonave të ndryshme të vendit, meloditë instrumantale, ritet e lidhura me to; legjendat e gojëdhënat, përrallat e anekdotat, fjalët e urta e gjë gjëzat, fabulat, baladat lojërat argëtuese përbëjnë krimtarinë artistike shpirtërore të popullit, e cila është quajtur FOLKLOR.
Krijimtaria folklorike lindi dhe u zhvillua si nevojë e njeriut për të shprehur botën e brendshme, ndjenjat dhe meditimet që lidheshin e lidhen me jetën. Përmes krijimeve folklorike u zhvillua një formë marrëdhëniesh më e lartë, komunikimi artistik, që e pasuroi më tej botën shpirtërore dhe mendore të njeriut.
Krijimet folklorike nuk u krijuan dhe nuk u zhvilluan vetëm në një periudhë, vetëm nga një brez i shoqërisë shqiptare. Gojë më gojë ato kaluan nëpër shekuj, u përpunuan, u pasuruan. Edhe sot e kësaj dite krijimtaria artistike e popullit jeton aktivisht. E vjetër sa vetë populli ynë, krijimtaria popullore është vazhdimisht e re.
Duke patur të përbashkët gjithçka kombëtare, krijimtaria folklorike e popullit tonë dallohet për pasuri e larmi stilesh. Sipas zonave të ndryshme të vendit, kostumeve, ritmeve, melodive etj. Kështu flitet për këngët të Veriut, për polifonin labe, për vallet e Devollit ose të Dibres, të Kosovës, të Çamërisë etj.
Pasuria folklorike
Pasuria folklorike ndahet ne:
>Folklor letrar (poezia, perrallat, legjendat e gojedhenat, anektodat e fjalet e urta gjegjezat.)
>Folklor muzikor (melodite e kengeve te valleve, melodite instrumentore).
>Folklor koreografik (valet popullore).
>Folklor dramatik (lojerat, argetimet, shfaqjet popullore).
Elemente te folklorit Shqiptar
Ja cilet jane disa nga elementet e folklorit Shqiptar
Kanuni i Leke Dukagjinit:
Kanuni i Leke Dukagjinit
Kanuni perbehet nga 12 libra, qe perfshijne fusha te ndryshme te jetes ne kolektivitet, ku hyn besimi, prona, gjaku, ndeshkimi. Mirepo, te gjitha keto behen duke pasur si mase morale vleren e individit brenda sistemit te ruajtjes se nderit te tij. Kanuni ngre shkalloren morale ku ne kulm qendrojne vlerat tradicionale si burrnia, nderi, miku, respekti, nderi shoqeror e nderi vetjak. Ne kete sistem te vlerave, aq sa ruhet sistemi, ruhet dhe individi, i cili eshte i barabarte ne sistem. Kjo mund te provohet duke lexuar te libri i tete kreun per Nderen vetjake: "Ndera e marrun giobe nuk ka" - Ndera e marrun s'falet kurr.
Shohim ketu masen me te ndjeshme per vleren e njeriut e te individit, nderen. Pate njeriu nuk eshte ai qe eshte, prandaj nderi i humbur eshte sulmi me i forte ne karakterin e ne boten shpirterore te njeriut te Kanunit
Kanuni, nje kod i pashkruar por i sistemuar i jetes, i karakaterit, i qenesise dhe i moralitetit te botes tradicionale shqiptare; Kanuni eshte i ndertuar me nje diskurs
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciMarjan DODAJ
Nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracisë
Në përkujtim të grevës kombëtare të urisë së përndjekunve politik në Tiranë 1991
Me deshirën e mirë të përkujtoj këtë ngjarje jo të zakonte, mbasi po afrohet dita jubilare e saj SHTATOR 1991, do mundohem të rreshtoj disa kujtime në respekt të kolegëve që vëndosen të vetëflijohen, për të ba present respektimin e të drejtave njerzore dhe për të diskretitue ideologjinë vrasëse të komunizmit. Ja kushtoj këtë shkrim kolegut të paharruem të ndjerit Pano Taci, i cili ishte pjesmarrës aktiv i kësaj greve, me të cilin pata shumë biseda e shkëmbime mendimesh që më vlejten ma vonë.
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitMarjan DODAJ
Është paradoksal, absurditeti i mohimit të figurës më të shquar të letërsisë së vjetër shqiptare, sa për faktin e vlerës që e ngërthen në vete kjo figurë poliedrike, po aq edhe për nivelin me të cilin, Avni Avdiu provon ta mohojë .
NËNË TEREZA
----për ata që ulin poshtë figurën e Nënë Tereza ---
Kush i tregojë botës,
Se shqipëtarët janë bartës të flotës së dashurisë.
Mirësisë,,urtësisë ,dlirësisë,
Që dinë të falin me durim
Për të korrë fitore pa mbarim.
Ti që mbështjellë bajga cdo ditë
Për të Arbërit Komb
Se ndjehesh neo-osman,
Apo,më mire të them laraman,
Jeni pshtjellarë asgjë më shumë
Hudhni fjalëfëlliquren posi bombë.
Sa më trishton bajgëfjala e trurit të mykur:
“Nuk e di si kjo nënë për shiptarë të jetë e ndritur”
Apo qaheni se nuk i erdhi ndihmë Kombit,
Kur prehej e masakrohej nga shkau i atij motit.
Disa gojëfëlliqur e quajnë Nëna Indi,
Kur gjaku saj i pastër,ishte i tëri Shqiptari!...
Harroni se pikërisht ju që bajgoni me gojë,
Jeni pjek në diell
Duke pritur ndihmat e shoqatës
„Nënë Tereza“,e Zotit pjellë.
Eh,sa shumë ju shkon për shtati fjala e urtë:
„Qeni i keq,gjithmonë kafshon të zonë në dorë,
Kur ai i jep për të ngrënë pa folë!“
Humaniteti i saj
Pa dallim ngjyre, kombi feje
Dhurojë ndjenjën –
Tërë bota është një familje!...
Bota e quajti Nëna Shqiptare,
Nëna e gjithë botës,
NËNË TEREZA
Shenjtnesha e Tokes!....
Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi
Bochum 6 korrik 2012
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Marjan DODAJ
AT GJERGJ FISHTËS
Me ‘i kamxhik që s´të shkonte huq,
përmbi gaça e zagar të kuq,
që gogsojshin për Anadollin,
e kangë këndojshin për Moskovin,
mbajshin n’ krye “kapica” e “qyla”,
tjëtër s´ishin, veç do bërryla,
barkut frye porsi bagëtia,
deri sa n’ gjak u la Shqipnia.
Kur gjimnazi u desht të mbyllej,
se ashtu kishte ardhë shkresa:
“T’ dashtun fëmijë, shkoni te shpija,
dhe pa fretën rrnoftë Shqipnia”
E prapë sot, që kem dy shtete,
kanë po të njëjtat muhabete:
me ndreqë vila e karroca,
me fry barkun si bretkosa.
Brezi ynë, i vuajtun shumë,
ka ‘i dëshirë që digjet shkrumb:
Me ia hapë kapakun shpresës,
me heqë pluhunin e harresës,
me t’ dijtë vorrin a e ke kund,
eshtnat tueja, hedhë në lum,
pse Atdheun e deshte shumë.
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareMarjan DODAJ
“Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta njihte Kosovën”. Shënim i redaksisë së revistës “NIN”
1. ARISTIDH KOLA
SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
(Idioma e parë gjuhësore helene)
Shqipja na ndihmon të shohim zhvillimin e gjuhës greke,
që nga vitet e lashta pellazge, deri në periudhën aleksandrine
dhe më vonë.
Thamë se gjuhët e lashta
dhe veçanërisht ajo pellazge,
ishin shumë tingëlluese, d.m.th.
përbëheshin nga bashkëtingël-
lore dhe në shumë fjalë thekso-
heshin bashkëtingëlloret. Le të
mos paraqes këtu shembullin
tim, që fjalën Mps të mbishkrim-
it të njohur të Karatepës në
Azinë e Vogël, e njohën si Mop-
sos. Këtu theksohet “M” –ja.
Në epokën homerike nuk kemi
më theksim të bashkëtingëllor-
eve, por ndërhyrje zanoresh
midis tyre të cilat marrin edhe
theksin e bashkëtingëlloreve.
Por gjuha shqipe e ruan edhe shqiptimin me theksin e bash-
këtingëlloreve!
Kështu nga shqipja mund të shohim zhvillimin e gjuhës
218
2. greke. P.sh. , fjala greke “palami” është zhvillim i fjalës shqipe
– pellazge “polem”. Këtu theksohet bashkëtingëllorja “ l “. Me
futjen e zanores “a” bëhet “palama” dhe, në vazhdim, në
dialektin e Atikës kemi “palami”, në shqip “pëllëmbë –a”.
E njëjta gjë ndodh edhe me fjalën “karma” apo “kirma”
që në shqip është “kërmë”.
Gjithashtu fjala “motër” përputhet me fjalën “mitir –
mitros”, që do të thotë “nënë” në greqishten e lashtë. Kjo
shpjegohet me faktin se në shoqërinë primitive, motra e madhe
kishte vendin e nënës në familje, siç thotë Stamatakos në fjalorin
e tij...
...
Le të ulen pra mbi shqipen “e varfër”, “barbare” dhe të
mos përfillur dhe le të pushojnë së përbuzuri gjuhën e tyre
arbëreshët dhe shqiptarët që ndodhen jashtë Shqipërie, të cilët
kujdesen që fëmijët e tyre të mos mësojnë gjuhën shqipe.
Le të kenë, pra, parasysh se shqipja barbare është Nëna e
gjuhës së Homerit, Eskilit, Herodotit dhe Tukididit, si edhe e gjuhës
së famshme të njohur si dialekt i Atikisë! Domethënë, është gjuha
e lashtë e paraardhësve tanë më të lashtë pellazgë, që disa
shkencëtarë duan ta zhdukin si me magji apo të vërtetojnë se
kombi i helenëve nuk vjen nga malet e Shqipërisë, por nga Egjipti
dhe Mesopotamia. Dhe mendoj se teori të tilla do të ishin forcuar
sikur të mos ekzistonte deri më sot kjo “shqipja barbare”. E pra,
krahas babait të madh DIA (Dielli) dhe nënës së madhe DHEA
(Dheu, Toka), prindërit e JETËS, këtej e tutje do të adhuroj dhe
gjuhën shqipe që më mësuan prindërit dhe gjyshërit e mi.
Ka rëndësi (për helenët) të dish se ç’duhet të besosh dhe
përse ta besosh. Ky është dallimi ynë nga popujt orientalë.!
Aristidh Kola “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, botim
“55”, 2002. f. 184 – 186.
219
3. EPILOG
Shteti zyrtar me mësuesit në shkollë që i godiste duart e
nxënësve të vegjël të mos flasin “shqipen barbare”, (*)
historianin që nuk i referohej arvanitëve përveç rastit kur e
akuzonte, burokratët e ceremonive kombëtare që ishin
zakonisht dhe mësuesit e sjellë nga krahina të tjera që shanin
haptazi arvanitët dhe i drejtoheshin karakterizimeve si
“turkoarvanitas”, etj. poetët dhe skeçëzat e tyre teatrale që i
gënjenin fëmijët arvanitas nëpër festa kombëtare dhe u mësonin
për “ heroin “ Papabllahava dhe “ heroinën “ Zonja Frosinin,
që “turkoarvanitasit” i eliminuan, të gjitha këto dhe shumë të
tjera i çuan baballarët tanë që të na e ndalojnë edhe ata vetë të
flasim shqip.
Një shekull e gjysmë që festojmë përkujtimoren ’21 dhe
për një shekull e gjysmë arvanitasit përmenden vetëm për tu
akuzuar. Askund nuk përmendet kontributi i tyre në
kryengritje. Dëgjojmë për kontributin e kretasve, aziatikëve të
vegjël, eptanistëve, dodekanezëve, trakasve, maqedonëve,
* Por gjyshërit tanë e ruanin gjuhën e heronjve të ’21 dhe ja ç’thotë një këngë
e vjetër që e ka përmbledhur kërkuesi dhe kishtari kalabrez Antonio
Bellusci në Korint:
Kjo gjuha arbërishte
Është gjuhë trimërishte
E flit Navarhoj (admiral)
Mjauli, Boçari
dhe gjithë Suli.
220
4. Bllahavës, Vllahothanasit dhe vjet dëgjova se ‘ 21 – shin ua
kemi borxh edhe ishullorëve të Egjeut lindor!...
Bëhet padyshim një referim ndaj rumeliotëve dhe moreasve
por që nuk thotë asgjë për arvanitasit, apo ndoshta diçka
thuhet: “turkoarvanitë”, “paloarvanitë”, 2 i batërdisën
arvanitët dhe këngë të qëllimshme antiarvanite ku Marko
Boçari... turpëron arvanitët?!
E dëgjojnë këtë arvanitët e vegjël dhe nuk mund të besojnë
se është e mundur që gjyshërit e tyre të ishin kaq të padukshëm
në luftën për çlirim. Dhe qetësohen e ngushëllohen se edhe ata
janë grekë por flasin shqip sepse “ dikur kishin ardhur shqiptarë
në Greqi dhe ua kishin mësuar, por tani i zbuam dhe kanë
shkuar në...Shqipëri “. Por nga ana tjetër e shohin veçantinë e
tyre dhe ato gjëra që i dallojnë nga të tjerët dhe brenda tyre
krijohet një ndjenjë faji dhe është fakt se një ndjenjë e tillë
formohet në një popull krenar si arvanitasit.
Le të mësojnë pra arvanitasit se ata kanë të drejtë përpara
të gjithë fëmijëve të Greqisë që të jenë krenarë sepse gjyshër të
tyre ishin Xhavelët, Boçarët, Andrucët, Mjaulët, Bublinët,
Kanarët, Ndretë heroike, Karaiskaqët, Kriezotët, Shkurtanjotët,
kleftët dhe armatollët e pushtimit turk. As aziatikët e vegjël, as
dodekanezët, eftanistët, kretasit dhe ishullorët e Egjeut dhe as
vllehtë nuk i dhanë kryengritjes aq sa i dha asaj arvanitria.
Dhe le të mos ndjehen keq për ato që dëgjojnë. Dhe ata
janë të përndjekur e janë detyruar ta fshehin origjinë e tyre
arvanitase. Cilët? Gjithnjë të njëjtët...Por do të thonë disa: sa
mirë i nderojnë, i përmendin dhe iu kanë ngritur statuja. E
pra, gjithnjë kështu ndodh. Për dinakët, heronjtë janë të mirë
vetëm kur katandisen në statujë. Po për ju arvanitas nuk janë
statuja. Janë gjyshërit tanë, gjaku ynë dhe kaq e kaq vjet i’ua
fshihnin sepse bërë gjithçka që kishin në dorë që t’i shkulnin
origjinën e tyre shqiptare. Gjë e vështirë kjo...Përgjigja këtyre
sakrilegjatorëve do t’iu vijë nga shekujt si një sëpatë në kokat e
tyre.
“Mos kujtoni se mund ta zhdukni arvanitrinë”.
221
5. “ Greqi pa arvanitë dhe arvanitë pa Greqi nuk bëhet...”
“Që të provosh se je grek duhet më parë të provosh se je
arvanitas”.
...
Kur Karaiskaqi po largohej nga Rumelia për të qepur
uniformën e tij të famshme shkodrane në Shkodër të Shqipërisë
së sotme, e dinte se nuk shkonte në një shtet të huaj apo në një
popull të huaj...
(Aristidh Kola “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve “f. 552 –
554). Në kërkim të një Bashkimi Kombëtar...
222
6. AMANETI I ARISTIDH KOLËS
...intelektualët e diasporës edhe pse ndodhen larg atdheut të
tyre, kanë avantazhin të shohin çka ndodh atje me qartësi mendore
më të madhe dhe më objektivisht, prej përvojës që kanë nga kontakti
me popujt e tjerë për zgjidhjen e problemeve kombëtare të
rëndësishme...
...Detyrë të rëndësishme për intelektualet në diaspore do të
konsideroja kultivimin adekuat të ndërgjegjësimit dhe përqendrimin
në gjetjen e lidhjes së hallkave të humbura të zinxhirit kombëtar...
...Rrjedhimisht krijues është ai që bën vepër, që frymëzohet nga
populli i tij dhe i drejtohet popullit të tij. Në qoftë se kjo vepër është
me të vërtetë e madhe do të ketë dhe rrezatim botëror. Ata që nisen
anasjelltas, d.m.th me synimin të bëjnë vepra botërore, duke mos
shikuar popullin e tyre kanë simptoma patologjike të një personaliteti
të turbulluar...
I shkëputa këto fraza nga konteksti i këtij “amaneti” do të
thosha i Aristidh Kolës, për çështjen e madhe Kombëtare dhe
Bashkimin Kombëtar, shkruar më se një dekadë më parë për
të nxjerrë në pah grimcat e floririt të fjalës së këtij njeriu që
vdekja e parakohshme ia mori mundësinë për të ndjekur jo
“rërën e lumit” por “minierën” e floririt të çështjes kombëtare
shqiptare, minierë të cilën ai e shihte dhe e kërkonte tek
intelektualët shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që fara e
shqiptarëve bie në tokën e vet ose në tokë të huaj.
Kur e rilexova shkrimin ndjeva se kisha bërë një gabim.
223
7. Në korsiv duhej vënë i gjithë punimi i tij...
Arben Llalla na e ka sjellë në përmbledhjen e tij publicistike
“Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar“...
Unë po jua risjell për ti treguar vetes dhe të gjithë
intelektualëve se amaneti i tij është aktual, është “Çështje e
ditës“.
*
* *
Dhe kush mund t’ua tregojë këtë rrugë? Kush ka detyrë
dhe obligim, por dhe mundësinë për t’u treguar rrugën e
shumëdëshiruar? Ja një pyetje që u vihet sot intelektualëve, si
atyre që ndodhen brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është ndoshta
e hidhur të konstatoj se në shekujt e kaluar, intelektualë të
lavdishëm me origjinë shqiptare, jo vetëm që nuk luftuan për
t’i treguar rrugën e bashkimit këtij populli tragjik, por bënë
çmos për të ndarë nga kombi pozitën e tyre. Shumë fshihnin
edhe origjinën e tyre… Intelektualet e rinj, nuk mund të kenë të
njëjtën pikëpamje, sepse janë të ndërgjegjësuar për problemin
dhe mendoj se do t’i japin shpejt a vonë llogari historisë që nuk
korruptohet, që mban pendë për të shkruar. Nëpërmjet njohurisë
të historisë së vërtetë dhe parahistorisë të popullit dhe të
shkaqeve që e kanë çuar në fatin e keq të sotëm, do të fillojë të
lëshoj filiza vizioni dhe shpresa për të ardhmen e tij. Por historia
e popullit shqiptar akoma nuk është e shkruar. Akoma mbeten
të panjohura shume shkaqe dhe shumë prirje tendencioze, nga
të cilat disa konsiderohen të justifikuara, të tjera të pajustifikuara,
me gjithë që unë personalisht nuk pranoj as edhe një justifikim
në fshehjen ose shtrembërimin e historisë. Si arritjet, si dështimet
janë të dobishme si pjese didaktike të historisë së një populli.
Nga njohja e thelle e historisë së vërtete do të ndërgjegjësohej
populli jo vetëm për virtytet e tij, por kryesisht për të metat e tij
dhe do te gjejë mënyrën t’i kapërcejë të metat dhe të kultivoje
virtytet. Dhe ky obligim ndodhet kryesisht në supet e
224
8. intelektualëve. Në mënyrë të veçantë, intelektualët e diasporës
edhe pse ndodhen larg atdheut të tyre, kanë avantazhin të shohin
çka ndodh atje me qartësi mendore më të madhe dhe më
objektivisht, prej përvojës që kanë nga kontakti me popujt e tjerë
për zgjidhjen e problemeve kombëtare të rëndësishme.
Detyrë të rëndësishme për intelektualet në diaspore do të
konsideroja kultivimin adekuat të ndërgjegjësimit dhe
përqendrimin në gjetjen e lidhjes së hallkave të humbura të
zinxhirit kombëtar. Çfarë duhet kuptuar me këtë? Për sa u
përket atyre që janë Brenda Shqipërisë, intelektualë, artistë dhe
në përgjithësi njerëzit e mendjes dhe të artit, kuptohet se ata
kanë peshën më të madhe. Periudhat e kryengritjeve, e
ndërrimeve me dhunë të sistemit, ose dhe të ndërrimeve të
thjeshta në strukturat sociale-ekonomike të një shteti, mbartin
një rrezik që nuk duket menjëherë. Brenda një nate, një jave
ose një viti, mund të përmbysen dhe të rrëzohen vlera shekujsh
me ndërgjegje ose pa ndërgjegje.
Populli shqiptar me “kokëfortësinë” që e karakterizon
konservatorizmi, arriti të ruaje vlera ideale dhe modele
kulturore nëpër shekuj. Besa, sedra, krenaria, drejtësia,
sensibiliteti gjithashtu dhe shumëllojshmëria e madhe e formave
të artit popullor dhe të kulturës, rrezikohen të rrafshohen
brenda një minimumi kohe. Shqipëria del nga një periudhe e
gjatë izolimi dhe e lirive të kufizuara, në një botë ku mbisundon
gjuetia e pasurimit të lehtë dhe e lavdisë së lehtë. Ndjen se ka
aftësi të futet në këtë lojë, ku nuk ekzistojnë ligje, rregulla
humanizmi dhe sensibiliteti si dikur në kohërat e shkuara.
Shqiptari i sotëm nuk ka mundësi kohore, as edhe luksin
të adoptojë këtë gjueti me masat tradicionale, përkundrazi
rrezikon të adoptohet, gjë që u duk në mjaft raste tek refugjatët
e viteve te fundit. Ky “karakteri i ri” i refugjatëve do të
transferohet sigurisht dhe në Shqipëri, siç përhapet një
sëmundje epidemike. Kush do t’i konstatojë këto rreziqe dhe si
do te bindet populli t’i verë frerin kësaj të tatëpjete të rrezikshme
që kërcënon të shndërroje shqiptarin në një ujk të uritur për
225
9. bashkëqytetarin dhe bashkëpatriotin e tij?
Nga ana tjetër, kjo liri e befasishme mbas gjysmë shekulli
primitivizmi dhe izolimi nga modernizimet kulturore dhe
artistike, e ka shndërruar zemrën e tij në një arë të etur që është
gati të pranojë jo vetëm shiun e pastër dobiprurës, por edhe çdo
lloj ujërash të qelbura. Me një predispozitë të tille psikologjike si
mund të rezistojë ndaj “imperializmit kulturor” që ndodhet në
kulmin e tij? Si mund të rezistojë ndaj shndërrimit të tij kulturor
në rast se artistët dhe intelektualet e mëdhenj shqiptarë, vetëm
konstatojnë rreziqet, pa sugjeruar masa efikase? Frymëzimet e
tyre duhet t’i marrin nga burimi shumë i pasur dhe i
pashfrytëzuar gjer me sot i artit dhe historisë së popullit të vet.
Kultivimi i një trungu kombëtar kulturor është i
domosdoshëm dhe i nevojshëm, njësoj i baras vlefshëm me
forcimin ushtarak të mbrojtjes së një kombi, të një populli sot e
përherë. Popujt që humbën identitetin e tyre kulturor shpejt u
zhdukën. Tek shumë intelektualë dhe artistë që kanë ardhur si
emigrantë në Greqi, e kam konstatuar këtë rrezik dhe u them
se nuk më intereson në qoftë se kanë aftësinë të këndojnë bukur
si Maikel Xhekson ose të lozin veglat muzikore si Luis
Amstrong ose Pavlo Kazals ose të pikturojnë si Pikaso ose Dali,
por duhet të jenë të aftë të krijojnë vepra që të kenë
personalitetin dhe identitetin shqiptar.
Nuk më intereson të kenë aftësinë e mimetismit, por aftësinë
e krijimtarisë me kuptimin e termit të vjetër grek krijimtari,
krijoj, krijues. Rrjedhimisht krijues është ai që bën vepër, që
frymëzohet nga populli i tij dhe i drejtohet popullit të tij. Në
qoftë se kjo vepër është me të vërtetë e madhe do të ketë dhe
rrezatim botëror. Ata që nisen anasjelltas, d.m.th me synimin
të bëjnë vepra botërore, duke mos shikuar popullin e tyre kanë
simptoma patologjike të një personaliteti të turbulluar.
Gjithë këto sigurisht “Ia them nuses qe t’i dëgjojë vjehrra”.
Dhe në këtë rast “vjehrra” është udhëheqja politike e Shqipërisë
që i uroj të mos ketë “vesh të rëndë”.
226