Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitMarjan DODAJ
Është paradoksal, absurditeti i mohimit të figurës më të shquar të letërsisë së vjetër shqiptare, sa për faktin e vlerës që e ngërthen në vete kjo figurë poliedrike, po aq edhe për nivelin me të cilin, Avni Avdiu provon ta mohojë .

ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEMarjan DODAJ
Aristidh Kola - ne librin "Rilindesit e kohes sone - njerez qe i dua" faqe 218 - 226.
E solla kete pjese te ketij libri meqe eshte 10 vj. i vdekjes se Arvanitasit te madh Aristidh Kola.
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Marjan DODAJ
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimilimin dhe zhdukjen e shqiptareve, nga Qamil Zekolli (Postuar tek Slideshare.com nga M.D)
Në barrën e keqkuptimeve që, me kalimin e shekujve, vijnë duke u shtuar mbi marrëdhëniet e
Perëndimit me vendet ballkanike, bën pjesë edhe përçmimi për thuajse gjithë sa është
ballkanike, duke e përfillur këtë rajon si vis pa qytetërim "oksidental". Duke i veshur
Ballkanit prirjen për të përmbysur situatat gjeopolitike të Europës, intelektualë mediokër të
Perëndimit europian i fajësojnë popujt ballkanikë për mynxyra deri nga ato që s'i nxë mendja.
Analistët madje flasin rëndom për "bal kanizim", në një kuptim fortësisht pejorativ, për të
dëftuar gjithë sa, në doke, në kulturë dhe në nivelin e jetesës, i kundërvihet Perëndimit "të
tyre". Kështu Ballkani, më shumë se një rajon, është bërë një problem, duke qenë fjala për një
"Ballkan" që ekziston më së shumti në mendje, se në terren.
Në një situatë të tillë është bërë tanimë detyrë të thyerit e mjaft prej modeleve me të cilat janë
modeluar faktet e historisë botërore përkundrejt historisë së rajonit tonë, posaçërisht të atyre
modeleve që përftojnë një shembëlltyrë të shformuar mbi zhvillimin e historisë europiane në
të cilën Lindja shfaqet si një periferi e Perëndimit. Sidomos "ne ballkanikët" s'kemi më se
përse të vijojmë duke pranuar një histori të njerëzimit siç është shkruar në mënyrë diverguese
vetëm prej "popujve të mëdhenj", një histori që e vështron rajonin tonë si një "botë shtojcë", e
cila gjallin jashtë qendrës së historisë botërore të identifikuar me një traditë vetëm e vetëm
"oksidentale".

Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciMarjan DODAJ
Nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracisë
Në përkujtim të grevës kombëtare të urisë së përndjekunve politik në Tiranë 1991
Me deshirën e mirë të përkujtoj këtë ngjarje jo të zakonte, mbasi po afrohet dita jubilare e saj SHTATOR 1991, do mundohem të rreshtoj disa kujtime në respekt të kolegëve që vëndosen të vetëflijohen, për të ba present respektimin e të drejtave njerzore dhe për të diskretitue ideologjinë vrasëse të komunizmit. Ja kushtoj këtë shkrim kolegut të paharruem të ndjerit Pano Taci, i cili ishte pjesmarrës aktiv i kësaj greve, me të cilin pata shumë biseda e shkëmbime mendimesh që më vlejten ma vonë.
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
Pashko VASA - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Botohet i plote per here te pare ne shqip ne 130 vjetorin e botimit te pare dhe 185 vjetorit të lindjes së Pashko Vases
NËNË TEREZA
----për ata që ulin poshtë figurën e Nënë Tereza ---
Kush i tregojë botës,
Se shqipëtarët janë bartës të flotës së dashurisë.
Mirësisë,,urtësisë ,dlirësisë,
Që dinë të falin me durim
Për të korrë fitore pa mbarim.
Ti që mbështjellë bajga cdo ditë
Për të Arbërit Komb
Se ndjehesh neo-osman,
Apo,më mire të them laraman,
Jeni pshtjellarë asgjë më shumë
Hudhni fjalëfëlliquren posi bombë.
Sa më trishton bajgëfjala e trurit të mykur:
“Nuk e di si kjo nënë për shiptarë të jetë e ndritur”
Apo qaheni se nuk i erdhi ndihmë Kombit,
Kur prehej e masakrohej nga shkau i atij motit.
Disa gojëfëlliqur e quajnë Nëna Indi,
Kur gjaku saj i pastër,ishte i tëri Shqiptari!...
Harroni se pikërisht ju që bajgoni me gojë,
Jeni pjek në diell
Duke pritur ndihmat e shoqatës
„Nënë Tereza“,e Zotit pjellë.
Eh,sa shumë ju shkon për shtati fjala e urtë:
„Qeni i keq,gjithmonë kafshon të zonë në dorë,
Kur ai i jep për të ngrënë pa folë!“
Humaniteti i saj
Pa dallim ngjyre, kombi feje
Dhurojë ndjenjën –
Tërë bota është një familje!...
Bota e quajti Nëna Shqiptare,
Nëna e gjithë botës,
NËNË TEREZA
Shenjtnesha e Tokes!....
Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi
Bochum 6 korrik 2012
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Marjan DODAJ
AT GJERGJ FISHTËS
Me ‘i kamxhik që s´të shkonte huq,
përmbi gaça e zagar të kuq,
që gogsojshin për Anadollin,
e kangë këndojshin për Moskovin,
mbajshin n’ krye “kapica” e “qyla”,
tjëtër s´ishin, veç do bërryla,
barkut frye porsi bagëtia,
deri sa n’ gjak u la Shqipnia.
Kur gjimnazi u desht të mbyllej,
se ashtu kishte ardhë shkresa:
“T’ dashtun fëmijë, shkoni te shpija,
dhe pa fretën rrnoftë Shqipnia”
E prapë sot, që kem dy shtete,
kanë po të njëjtat muhabete:
me ndreqë vila e karroca,
me fry barkun si bretkosa.
Brezi ynë, i vuajtun shumë,
ka ‘i dëshirë që digjet shkrumb:
Me ia hapë kapakun shpresës,
me heqë pluhunin e harresës,
me t’ dijtë vorrin a e ke kund,
eshtnat tueja, hedhë në lum,
pse Atdheun e deshte shumë.
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareMarjan DODAJ
“Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta njihte Kosovën”. Shënim i redaksisë së revistës “NIN”
1. Politikanët tanë, duhet të studiojnë historinë e Mesjetës
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT
( Për besë, ne jemi kombi më joparashikues në botë! )
Shkruan: Gjokë Dabaj
Kam jetuar në Prizren dhe, kur shkoj në të, ndjehem si në vendrrënjën time,
në Shestan. Le që, edhe po të mos kem jetuar aty, Prizreni është qytet i shenjtë
për të gjithë shqiptarët. Si Kruja e si Vlora. Edhe si Tirana e Prishtina, që janë sot
2 kryeqytetet tanë, prej të cilëvet shpresojmë shumë.
Bogosllovcat, në ata vite, i kishim në shpinë e nëpër këmbë. Na shihnin me sy e
fytyrë prej bishe dhe ndiqnin çdo lëvizje tonën. Donin edhe prej mimikës sonë të
zbulonin diçka. Tash na erdhi prapë rasti t’i kujtojmë bogosllovcat e Prizrenit.
Në një kohë kur politikanët tanë po pranojnë që Kosova të mos quhet
republikë në forumet ndërkombëtarë (kështu po thuhet), po këta politikanë po
duan t’ia japin Qendrës së Prizrenit statusin sërb të “Republikës”. Ia kemi dhënë
tashmë atë status Graçanicës, ia kemi dhënë Deçanit, Patrikanës Pravosllave në
1/5
2. Pejë. (Lexoni në fund shtojcën e pashtriku.org) Në Mitrovicën Veriore po e marrin
vetë, pa miratimin tonë dhe, kur ta bëjnë përfundimisht fakt të kryer, do të na
thonë: “Firmosni!” Dhëntë Zoti të mos u mbushet mendja ndërkombëtarëvet, se
për ne…i kanë marrë me kohë edhe Mitrovicën, edhe Shalën e Bajgorës.
Qendra Historike e Prizrenit
2/5
3. Në krejt këtë paradë dështimesh, paradë absurde dhe e turpshme për të gjithë ne,
politikanët tanë, me ngiasë, mendojnë kështu: “Po ua hedhim sërbëvet duke
pranuar kësi gjërash të vogla. Sapo të njihemi prej të gjithë shtetevet të Evropës
dhe sapo të pranohemi në OKB, është në dorën tonë dhe bëjmë ç’të duam edhe
me Shatërvanin, edhe me Zveçanin. Na doli mirë në Rambuje, mirë do të na
dalë edhe këtë herë.”
Mirëpo, kjo dëshmon që ne nuk i njohim, as diplomacinë, as historinë.
Faktikisht, ne po shtiem në punë këtu një lloj dinakërie, që është cilësi e çdo
diletanti inferior, dhe po zbatojmë vetëm atë çfarë po na këshillon burokracia
ndërkombëtare. (Po e theksoj fjalën burokracia. Gj.D.) Ne nuk e dimë, ose nuk
duam ta dimë që, si për çdo burokraci tjetër, edhe për burokracinë
ndërkombëtare, nuk ka fare rëndësi se çfarë do të ndodhë nesër. Për burokracinë
ndërkombëtare ka rëndësi si t’i kapërcejë sa më lehtë problemet që i dalin dhe me
kaq ajo e quan të mbaruar punën e vet. “Mbas meje”, thotë burokrati, “tymi t’i
dalë. Tymi edhe flaka.” Nuk duhet të na gënjejë mendja që ai, sado skrupulent të
jetë, do të shqetësohet për çfarë mund të ndodhë në Kosovë mbas 50 vjetësh.
Politikanët tanë, sidomos ata të Kosovës, duhet të studiojnë me vëmendje të
posaçme historinë e Mesjetës. Unë nuk e di sa lexojnë politikanët e veçanërisht
diplomatët tanë, por nga veprimet e tyre duket sikur ata as që e kanë në “menynë”
e jetës së tyre të përditshme të ushqyerit e trurit me sa më shumë dituri. Do
studiuar e njohur mirë politika e Nemanjiqëvet, sepse pikërisht me vazhdimin e
po asaj politike kemi të bëjmë edhe sot. Do studiuar periudha e Brankoviqëvet
në Kosovë. Ashtu si arritën ta kthejnë në fitore betejën e humbur të 1389-s në
Fushë-Kosovë, sërbët po përpiqen e do të përpiqen ta kthejnë në fitore edhe
bombardimin që u bëri NATO-ja më 1999-n. Sërbët, kur janë në ofensivë, vrasin
foshnja dhe fëmijë. Kur janë në tërheqje, ata luajnë viktimën e “keqtrajtuar”
“padrejtësisht”.
3/5
4. Zemra e Qendrës Historike të Prizrenit
Do studiuar mënyra se si Patrikana Pravosllave arriti të mbijetojë në kohën e
Perandorisë Osmane, mu midis shqiptarëvet. Në kohën kur ne (Jo turqit, por
ne!), ia digjnim shtëpinë Imzot Pjetër Bogdanit, e rrihnim për vdekje Imzot Pjetër
Bogdanin dhe e “shëtisnim” nëpër Prizren lakuriq e të lidhur, murgjit sërbë bënin
jetë të “përvuajturish” dhe prisnin ditën. Arsen Çarnojeviqi iku bashkë me
austriakët, por murgjit mbetën këtu, duke u bërë karshillëk pashallarëvet tanë,
ashtu siç po u bën edhe sot po ai lloj murgjësh karshillëk pushtetarëvet tanë.
Kështu, ndërsa pashallarët tanë i shërbyen Turkut sa qe Turku dhe pas Turkut u
shuan, murgjit sërbë mbijetuan dhe, kur u erdhi dita, i dinin një për një: Cilët
shqiptarë duhen vrarë, cilat shtëpi shqiptarësh duhen djegur dhe cilët shqiptarë do
të mund të përdoreshin si spiunë.
Ndërsa ne, duke mos e njohur historinë, ose duke mos ia vënë veshin asaj, po
ua plotësojmë tekat, edhe peshkopëvet sërbë, edhe atyre që, në ditën e
4/5