SlideShare a Scribd company logo
Nga Gjon KEKA

Sapo ka dal nga shtëpia botuese “Botart” libri i autorit Gjon KEKA, ”Vetëplotësimi i
Kombit”. Libri do të shpërndahet si në Shqipëri dhe trojet tjera shqiptare ashtu edhe
në vendet europiane dhe kontinentin amerikan.

Shfaqja e ndjenjave kombëtare është një pasqyrë, e cila vihet në dukje gjithnjë kur
kombet duan t'i shohin shkaqet patologjike të rrezikut të ekzistencës së tyre gjatë
historisë nga ana e pushtuesve barbarë dhe mbështjellja e tij me ideologji të errëta,
vese, sindromë dhe humbje të vizionit të qartë drejt të ardhmes. Po ashtu këto
ndjenja të vërteta kombëtare janë aq të fuqishme për kushtet dhe rrethanat në të
cilat shfaqen, sa që nxjerrin në dritë tek të gjithë domosdoshmërinë e ruajtjes së
identitetit, kulturës rrënjësore të tij, mbrojtjes të së drejtës historike dhe qenies
shpirtërore e kombëtare të tij, të vetëdijes kombëtare si dhe të zgjimit të ndërgjegjës
së përgjithshme kombëtare. Është për t'u nënvizuar një gjë e rëndësishme këtu, se
nga pesha morale e kombeve kanë dalë në sipërfaqe edhe aftësitë e brendshme të tij
për të lëvizur krahët e historisë në drejtim të duhur dhe të drejtë historik si dhe për të
këputur lidhjet e dëmshme të politikës, ideologjisë dhe barbarizmave që kanë lënë
pushtuesit tek ta, kjo jo vetëm që i ka ndihmuar këtyre kombeve që të gjejnë rrugën e
tyre të vërtetë të nisur që nga zanafilla e tij, por edhe të zbulojnë në tërësi qëllimin e
ardhmërisë së sigurtë dhe të mirë jo vetëm për ta, por edhe për brezat e ardhshëm.




                                        1 nga 5
Karakteri universal i një kombi të lashtë dhe historik gjendet gjithmonë përballë
dallimeve, shumëllojshmërisë së zakoneve, petkut të huaj ideologjik, kulturor, lidhjeve
politike artificiale të gabuara dhe ideologjike etj., etj., të gjitha këto jo vetëm që i
bëjnë dëm natyrës dhe qenësisë së tij si komb, por edhe e fusin atë në kontraste të
mëdha në mes realitetit të tij të natyrshëm historik dhe dyndjeve të popujve
ardhacakë së bashku me barbarizmat dhe bojën e tyre ideologjike rrënuese dhe
mohuese të drejtësisë dhe autoktonisë së kombeve, ku ata kanë vërë këmbët e tyre
pushtuese.

Duke mos rënë në krahët e pasioneve, lakmisë dhe interesave të shkurtra ideologjike
demoniake, pastaj të humbjes së vlefshmërisë dhe rëndësisë së kohës dhe të vërtetës
së historisë së kombeve është pikërisht pesha morale dhe ndërgjegjja kombëtare, ajo
që rëndon fuqishëm dhe përcakton hapat historikë të kombeve drejt daljes nga këto
teprime të huaja ideologjike dhe nga rreziku i mohimit dhe mosaftësisë për të ngritur
çështjet e drejta në tryezat e kohës dhe vendimeve ndërkombëtare si dhe për të
përcaktuar me saktësi rrugëtimin historik dhe vizionin e qartë drejt të ardhmes së
sigurtë të tyre. Sidoqoftë, ringjallja e ndjenjave kombëtare në kohën tonë, të cilat
pothuajse janë dyfishuar, është një përgjigje uniforme e qytetërimit dhe rivendosjes
së gjërave në vend të vet, si dhe të anulimit të të gjitha çmendurive të së kaluarës
nëpërmjet traktateve si mëkate politiko-diplomatike të kohës që iu bënë kombit
shqiptar gjatë historisë

Dallimi mes kërkesave të natyrshme të një kombi autokton dhe atyre të
panatyrshme të një populli ardhacak është i madh sa lindja me perëndimin, sepse
kërkesat e natyrshme të një kombi janë jo vetëm të përligjura dhe të drejta, por
edhe themeltare dhe të padiskutueshme, ndërsa ato të panatyrshme apo kërkesat
absurde të popujve ardhacakë vijnë si rezultat i pretendimeve, i instikteve
gllabëruese dhe i thurjes së miteve dhe ngjitjes pas iluzioneve.

Pikërisht këtu qëndron edhe momenti i madh i pushtetit të padiskutueshëm të së
drejtës së historisë së kombit shqiptar europian për të realizuar të gjitha aspiratat
e tij dhe për të rivendosur kombin me dinjitet në mesin e kombeve të civilizuara
dhe demokratike dhe kështu për t'u bërë faktor i rëndësishëm i zhvillimeve
pozitive në botë. Në përputhje me mësimet e shëndosha për kombet të cilat
nxjerrin jashtë elementet dhe interpretimet e konfuzionalitetit dhe të mbjelljes së
ideologjive dhe miteve absurde, kombi ynë ka jo vetëm natyrën e fiseve Ilirie të
mishëruar brenda tij në realitetin historik, por është edhe një komb që ka si levë të
fuqishme kulturën e lashtë të tij europiane, gjuhën, shpirtin e tij europian si dhe
është pjesa kryesore e kurorës së civilizimit të familjes së lashtë europiane.

                                        2 nga 5
Ngatërrimi i gjuhës historike të kombit me atë të gjuhës politike të shtetit është në
njërën anë një gabim që vjen si rezultat i mungesës së kuptimit të idesë dhe
doktrinës bazë të kombit dhe në anën tjetër atë të historisë politike të formimit të
shtetit mbi vullnetin e atij kombi për të qeverisur veten mbi bazën e idesë dhe
doktrinës origjinale të tij. Në lidhje me kët, historiani i urtë gjerman i ligjit dhe së
drejtës Karl Salomo Zachariae shkruan në veprat e tij mbi shtetin se “kombi dhe
shteti nuk janë identikë në vetvete. Kombi quhet mishërim i të gjitha fiseve të tij,
p.sh. një komb mund të jetë i ndarë në disa shtete. Ndërsa të dy termat kanë
përdorime identike, por është rëndësia e kombit mbi atë të shtetit ajo që i jep
kuptim atij”.

Ndërkaq, duhet vënë re një gjë tepër të rëndësishme për kohën e tanishme, para
se lidershipi politik dhe elita në përgjithësi intelektuale-akademike e politike e
kombi shqiptar të bëjë lëvizjet për bashkimin e tërë trupit të tij kombëtar historik
me urtësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë me miqtë e saj ndërkombëtarë dhe
faktorët vendimmarrës, ajo duhet se pari të realizojë në vetvete unitetin e
mendimit dhe rilindjen e plotë, pra të brendshme kombëtare e shpirtërore.

Megjithëkëtë, duhet elaboruar edhe një gjë këtu se lëvizjet, energjitë dhe
përpjekjet e ndryshme që po bëhen në këtë shekull brenda qenies shqiptare në
drejtim të realizimit të aspiratës së përgjithshme kombëtare të tij duhet shikuar në
dy aspekte: E para si energji që rrjedh nga koha dhe nevoja e realizimi të këtij akti,
pra të bashkimit të qenies kombëtare në një, dhe e dyta si një ndezje e pasioneve
të fjalëve dhe testimeve të ndryshme të kohës dhe botës politike kombëtare e
ndërkombëtare. Ajo që është e rëndësishme në këtë kohë, është që këto impulse
dhe ky entuziazëm i madh i këtyre përpjekjeve të mos jetë vetëm një pasion i
ndezur i fjalëve të pushtetit gjuhësor, por të shtrihet deri në kufirin e ndikimit në
proces të rivendosjes së kombit shqiptar në kurorën e kombeve të plota,
demokratike dhe të bashkuar në familjen e lashtë të saj europiane. Asnjë shtet nuk
mund të ketë mbështetje të ekzistencës së tij diku tjetër përveç atij të të qenit
gjithnjë i lidhur dhe harmonik me vullnetin e kombit dhe vizionin e tij, në
momentin që kjo ekzistencë vihet në dilemë apo tentohet të punohet mbrapsht në
drejtim të të bërit distancë mes tij dhe vullnetit të kombit, atëhere shteti del jashtë
doktrinës së tij themeltare historike, jashtë arsyes praktike, jashtë kohës dhe
hapësirës së tij si organizëm, si institucion dhe jashtë ligjit moral si bazë e
qëndrueshmërisë së themeleve të politikës së tij.




                                         3 nga 5
Nga kjo mund të konkludojmë se liria e brendshme dhe bashkimi i trupit anatomik
të kombit shqiptar europian nuk mund të jetë në asnjë mënyrë dhuratë e
pushteteve politike apo edhe e politikës ndërkombëtare, por ajo duhet të vijë dhe
rrjedhë ashtu natyrshëm nga kapilarët e përgjithshëm të çdo shteti dhe kombi në
përgjithësi si dhe të pranohet nga bota politike ndërkombëtare si e drejtë e
natyrshme historike. Duhet ditur gjithashtu se kombi është i vetmi subjekt ligjor
dhe bartës i origjinalitetit të tij në kohë, në kontinuitet historik dhe zhvillimor gjatë
tërë proceseve historike dhe zhvillimeve politike kombëtare e ndërkombëtare.

Meqë tani në këtë vit 2012 respektivisht më 28 nëntor të gjithë shqiptarët
shënojnë 100 vjetorin e deklarimit të pavarësisë më 28 nëntor 1912, por jo edhe të
pavarësisë së plotë të trojeve tona kombëtare më vitale, si dhe 570 vjetorin e
flamurit kombëtar të ngritur në Kalanë shkëmb të Krujës nga strategu, diplomati
dhe lideri vizionar Gjergj Kastrioti më 28 nëntor 1443 si dhe të çlirimit dhe të
pavarësisë së trojeve shqiptare nga hordhia dhe zinxhirët e perandorisë së errët
otomane, është e rëndësishme që të reflektojmë dhe të arrijmë të kuptojmë
kohën e artë të vendimeve të rëndësishme dhe historike si dhe të transformimeve
të domosdoshme, do të thoja rrënjësore të kombit tonë, por edhe të ringjalljes së
tij të plotë që të ecë i sigurtë drejtë të ardhmes dhe me vizion të qartë të tij si dhe i
vetëplotësuar përgjithmonë si komb i lashtë europian dhe pjesë e kurorës së
civilizimit të kësaj familje.

Ndërsa tani në këtë shekull, kombit shqiptar i nevojitet rikthimi i shpirtit të Gjergj
Kastriotit për dy arsye: Së pari, kjo do të thoshte ringjallje e vlerave dhe kulturës
europiane të kombit shqiptar si dhe së dyti rikthimi i plotë i të drejtës (pjesëve)
historike të anatomisë së kombit shqiptar europian në përgjithësi. Vetëm kështu
ne do të shpalosnim në vetvete dhe botës se ne si komb i lashtë jemi jo vetëm
rrënja qendrore, por edhe kurora e përbashkët e civilizimit të familjes europiane.
Realisht, ne si komb i lashtë kemi nevojë për ringjallje të vërtetë shpirtërore-
kombëtare, për transformime rrënjësor, për mësime të dobishme, përpjekje
fisnike, për të ecur në ritmin e kohës moderne dhe zhvillimore si dhe për t'u
rikthyer në familjen e lashtë europiane me identitet dhe të vetëplotësuar, çdo
vonesë në këtë drejtim është vonesë në kohë dhe në qëllimin e saj historik.

Nga e gjithë kjo mund pohojmë fuqishëm se ne i përkasim një kombi me talent të
madh, me një pasuri të madhe të kulturës shpirtërore e materiale dhe të
trashëgimisë brenda familjes sonë të lashtë europiane dhe kështu duke pasur këtë
pasuri kolosale ne si komb i lashtë europian duhet të mbështetemi përgjithmonë



                                          4 nga 5
në shkëmbin e historisë sonë, në shtyllat si vlera të përjetshme të kombit tonë, në
figurat sublime dhe të bekuara të kombit dhe në të vërtetën tonë rrënjësore dhe
gjenealogjike. Pikërisht madhështia shpirtërore, kulturore, politike etj., e një kombi
dhe një shteti qëndron në pozicionim e tij të natyrshëm historik, në përhapjen e
vlerave dhe prezantimit të figurave të tij mbikohore në gjithë botën e civilizuar, në
largimin nga trupi i tij të mbeturinave ideologjike, në vizionin e palëkundur dhe në
çuarjen e kombit në sheshin kryesor të historisë së botës së zhvilluar demokratike
dhe të civilizuar si vlera në përbashkësi të përjetshme të tyre. Vërtetë ne si komb i
lashtë europian jemi një ndër racat gjigande dhe rrënja qendrore e familjes sonë të
lashtë evropiane; kjo vjen si rezultat i gjurmëve të pashlyera që kanë lënë figurat
tona mbikohore në jetën e kombit shqiptar evropian. Janë pikërisht këto figura
sumblime dhe të bekuara që reflektojnë këtë madhështi të kombit tonë të lashtë.


Me pak fjalë edhe përkundër tundimeve të vazhdueshme dhe tendencave
sulltaniste për ta deformuar imazhin e kombit tonë europian, një gjë tanimë është
e ditur se askush nuk do të mundë ta ndalë apo të mundohet ta pengojë frymën e
lirisë, të së vërtetës, demokracisë dhe të ardhmes së mirë të tij, që do të përshkojë
tërë qenien e kombit tonë dhe kështu të fillojë agimi i një epoke të re të ringjalljes
dhe rikthimit në familjen e lashtë europiane.

3 Shkurt, 2012
Web: http://www.tiranaobserver.al/2012/02/03/veteplotesimi-i-kombit/

M.D




                                        5 nga 5

More Related Content

Similar to libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”

projekt vrk mzrp ujkushijakut e ka rakun 55 cm
projekt vrk mzrp ujkushijakut e ka rakun 55 cmprojekt vrk mzrp ujkushijakut e ka rakun 55 cm
projekt vrk mzrp ujkushijakut e ka rakun 55 cm
KleeviPro
 
Islami dhe Nacionalizmi
Islami dhe NacionalizmiIslami dhe Nacionalizmi
Islami dhe Nacionalizmi
amarstafa
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Internet VloraAlb
 
Grup autorësh shtresimet
Grup autorësh   shtresimetGrup autorësh   shtresimet
Grup autorësh shtresimet
Libra Islame
 
Toleranca fetare
Toleranca fetareToleranca fetare
Toleranca fetare
Algita
 
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovKomploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Berat Gashi
 
Kim Mehmeti ``Kali I Bardhe``
Kim Mehmeti   ``Kali I Bardhe``Kim Mehmeti   ``Kali I Bardhe``
Kim Mehmeti ``Kali I Bardhe``
Adriatik Rexha
 
Kultura
KulturaKultura
Komunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorKomunikim Nderkulturor
Komunikim Nderkulturor
Suzana Muja
 
Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1
Fatos Tarifa
 
Deklarata Islame
Deklarata IslameDeklarata Islame
Deklarata Islame
guest41e4e
 
Deklarata Islame
Deklarata IslameDeklarata Islame
Deklarata Islame
guest41e4e
 
Deklarata islame
Deklarata islameDeklarata islame
Deklarata islame
FSstudio
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Kristjana Duni
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Rexhino Kovaci
 
Tetova
TetovaTetova
Tetova
arsim1
 
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëriaShtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
ALTAX Consulting
 
Alija izetbegoviq deklarata islame
Alija izetbegoviq   deklarata islameAlija izetbegoviq   deklarata islame
Alija izetbegoviq deklarata islame
Libra Islame
 
Kundër asimilimit
Kundër asimilimitKundër asimilimit
Kundër asimilimit
JURIST
 

Similar to libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit” (19)

projekt vrk mzrp ujkushijakut e ka rakun 55 cm
projekt vrk mzrp ujkushijakut e ka rakun 55 cmprojekt vrk mzrp ujkushijakut e ka rakun 55 cm
projekt vrk mzrp ujkushijakut e ka rakun 55 cm
 
Islami dhe Nacionalizmi
Islami dhe NacionalizmiIslami dhe Nacionalizmi
Islami dhe Nacionalizmi
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
 
Grup autorësh shtresimet
Grup autorësh   shtresimetGrup autorësh   shtresimet
Grup autorësh shtresimet
 
Toleranca fetare
Toleranca fetareToleranca fetare
Toleranca fetare
 
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovKomploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola Nikolov
 
Kim Mehmeti ``Kali I Bardhe``
Kim Mehmeti   ``Kali I Bardhe``Kim Mehmeti   ``Kali I Bardhe``
Kim Mehmeti ``Kali I Bardhe``
 
Kultura
KulturaKultura
Kultura
 
Komunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorKomunikim Nderkulturor
Komunikim Nderkulturor
 
Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1
 
Deklarata Islame
Deklarata IslameDeklarata Islame
Deklarata Islame
 
Deklarata Islame
Deklarata IslameDeklarata Islame
Deklarata Islame
 
Deklarata islame
Deklarata islameDeklarata islame
Deklarata islame
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
 
Tetova
TetovaTetova
Tetova
 
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëriaShtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
 
Alija izetbegoviq deklarata islame
Alija izetbegoviq   deklarata islameAlija izetbegoviq   deklarata islame
Alija izetbegoviq deklarata islame
 
Kundër asimilimit
Kundër asimilimitKundër asimilimit
Kundër asimilimit
 

More from Marjan DODAJ

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
Marjan DODAJ
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
Marjan DODAJ
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
Marjan DODAJ
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
Marjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
Marjan DODAJ
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
Marjan DODAJ
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Marjan DODAJ
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Marjan DODAJ
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Marjan DODAJ
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
Marjan DODAJ
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
Marjan DODAJ
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Marjan DODAJ
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Marjan DODAJ
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
Marjan DODAJ
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Marjan DODAJ
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Marjan DODAJ
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Marjan DODAJ
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Marjan DODAJ
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
Marjan DODAJ
 

More from Marjan DODAJ (20)

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
 
Kalkulator-i
Kalkulator-iKalkulator-i
Kalkulator-i
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
 

libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”

  • 1. Nga Gjon KEKA Sapo ka dal nga shtëpia botuese “Botart” libri i autorit Gjon KEKA, ”Vetëplotësimi i Kombit”. Libri do të shpërndahet si në Shqipëri dhe trojet tjera shqiptare ashtu edhe në vendet europiane dhe kontinentin amerikan. Shfaqja e ndjenjave kombëtare është një pasqyrë, e cila vihet në dukje gjithnjë kur kombet duan t'i shohin shkaqet patologjike të rrezikut të ekzistencës së tyre gjatë historisë nga ana e pushtuesve barbarë dhe mbështjellja e tij me ideologji të errëta, vese, sindromë dhe humbje të vizionit të qartë drejt të ardhmes. Po ashtu këto ndjenja të vërteta kombëtare janë aq të fuqishme për kushtet dhe rrethanat në të cilat shfaqen, sa që nxjerrin në dritë tek të gjithë domosdoshmërinë e ruajtjes së identitetit, kulturës rrënjësore të tij, mbrojtjes të së drejtës historike dhe qenies shpirtërore e kombëtare të tij, të vetëdijes kombëtare si dhe të zgjimit të ndërgjegjës së përgjithshme kombëtare. Është për t'u nënvizuar një gjë e rëndësishme këtu, se nga pesha morale e kombeve kanë dalë në sipërfaqe edhe aftësitë e brendshme të tij për të lëvizur krahët e historisë në drejtim të duhur dhe të drejtë historik si dhe për të këputur lidhjet e dëmshme të politikës, ideologjisë dhe barbarizmave që kanë lënë pushtuesit tek ta, kjo jo vetëm që i ka ndihmuar këtyre kombeve që të gjejnë rrugën e tyre të vërtetë të nisur që nga zanafilla e tij, por edhe të zbulojnë në tërësi qëllimin e ardhmërisë së sigurtë dhe të mirë jo vetëm për ta, por edhe për brezat e ardhshëm. 1 nga 5
  • 2. Karakteri universal i një kombi të lashtë dhe historik gjendet gjithmonë përballë dallimeve, shumëllojshmërisë së zakoneve, petkut të huaj ideologjik, kulturor, lidhjeve politike artificiale të gabuara dhe ideologjike etj., etj., të gjitha këto jo vetëm që i bëjnë dëm natyrës dhe qenësisë së tij si komb, por edhe e fusin atë në kontraste të mëdha në mes realitetit të tij të natyrshëm historik dhe dyndjeve të popujve ardhacakë së bashku me barbarizmat dhe bojën e tyre ideologjike rrënuese dhe mohuese të drejtësisë dhe autoktonisë së kombeve, ku ata kanë vërë këmbët e tyre pushtuese. Duke mos rënë në krahët e pasioneve, lakmisë dhe interesave të shkurtra ideologjike demoniake, pastaj të humbjes së vlefshmërisë dhe rëndësisë së kohës dhe të vërtetës së historisë së kombeve është pikërisht pesha morale dhe ndërgjegjja kombëtare, ajo që rëndon fuqishëm dhe përcakton hapat historikë të kombeve drejt daljes nga këto teprime të huaja ideologjike dhe nga rreziku i mohimit dhe mosaftësisë për të ngritur çështjet e drejta në tryezat e kohës dhe vendimeve ndërkombëtare si dhe për të përcaktuar me saktësi rrugëtimin historik dhe vizionin e qartë drejt të ardhmes së sigurtë të tyre. Sidoqoftë, ringjallja e ndjenjave kombëtare në kohën tonë, të cilat pothuajse janë dyfishuar, është një përgjigje uniforme e qytetërimit dhe rivendosjes së gjërave në vend të vet, si dhe të anulimit të të gjitha çmendurive të së kaluarës nëpërmjet traktateve si mëkate politiko-diplomatike të kohës që iu bënë kombit shqiptar gjatë historisë Dallimi mes kërkesave të natyrshme të një kombi autokton dhe atyre të panatyrshme të një populli ardhacak është i madh sa lindja me perëndimin, sepse kërkesat e natyrshme të një kombi janë jo vetëm të përligjura dhe të drejta, por edhe themeltare dhe të padiskutueshme, ndërsa ato të panatyrshme apo kërkesat absurde të popujve ardhacakë vijnë si rezultat i pretendimeve, i instikteve gllabëruese dhe i thurjes së miteve dhe ngjitjes pas iluzioneve. Pikërisht këtu qëndron edhe momenti i madh i pushtetit të padiskutueshëm të së drejtës së historisë së kombit shqiptar europian për të realizuar të gjitha aspiratat e tij dhe për të rivendosur kombin me dinjitet në mesin e kombeve të civilizuara dhe demokratike dhe kështu për t'u bërë faktor i rëndësishëm i zhvillimeve pozitive në botë. Në përputhje me mësimet e shëndosha për kombet të cilat nxjerrin jashtë elementet dhe interpretimet e konfuzionalitetit dhe të mbjelljes së ideologjive dhe miteve absurde, kombi ynë ka jo vetëm natyrën e fiseve Ilirie të mishëruar brenda tij në realitetin historik, por është edhe një komb që ka si levë të fuqishme kulturën e lashtë të tij europiane, gjuhën, shpirtin e tij europian si dhe është pjesa kryesore e kurorës së civilizimit të familjes së lashtë europiane. 2 nga 5
  • 3. Ngatërrimi i gjuhës historike të kombit me atë të gjuhës politike të shtetit është në njërën anë një gabim që vjen si rezultat i mungesës së kuptimit të idesë dhe doktrinës bazë të kombit dhe në anën tjetër atë të historisë politike të formimit të shtetit mbi vullnetin e atij kombi për të qeverisur veten mbi bazën e idesë dhe doktrinës origjinale të tij. Në lidhje me kët, historiani i urtë gjerman i ligjit dhe së drejtës Karl Salomo Zachariae shkruan në veprat e tij mbi shtetin se “kombi dhe shteti nuk janë identikë në vetvete. Kombi quhet mishërim i të gjitha fiseve të tij, p.sh. një komb mund të jetë i ndarë në disa shtete. Ndërsa të dy termat kanë përdorime identike, por është rëndësia e kombit mbi atë të shtetit ajo që i jep kuptim atij”. Ndërkaq, duhet vënë re një gjë tepër të rëndësishme për kohën e tanishme, para se lidershipi politik dhe elita në përgjithësi intelektuale-akademike e politike e kombi shqiptar të bëjë lëvizjet për bashkimin e tërë trupit të tij kombëtar historik me urtësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë me miqtë e saj ndërkombëtarë dhe faktorët vendimmarrës, ajo duhet se pari të realizojë në vetvete unitetin e mendimit dhe rilindjen e plotë, pra të brendshme kombëtare e shpirtërore. Megjithëkëtë, duhet elaboruar edhe një gjë këtu se lëvizjet, energjitë dhe përpjekjet e ndryshme që po bëhen në këtë shekull brenda qenies shqiptare në drejtim të realizimit të aspiratës së përgjithshme kombëtare të tij duhet shikuar në dy aspekte: E para si energji që rrjedh nga koha dhe nevoja e realizimi të këtij akti, pra të bashkimit të qenies kombëtare në një, dhe e dyta si një ndezje e pasioneve të fjalëve dhe testimeve të ndryshme të kohës dhe botës politike kombëtare e ndërkombëtare. Ajo që është e rëndësishme në këtë kohë, është që këto impulse dhe ky entuziazëm i madh i këtyre përpjekjeve të mos jetë vetëm një pasion i ndezur i fjalëve të pushtetit gjuhësor, por të shtrihet deri në kufirin e ndikimit në proces të rivendosjes së kombit shqiptar në kurorën e kombeve të plota, demokratike dhe të bashkuar në familjen e lashtë të saj europiane. Asnjë shtet nuk mund të ketë mbështetje të ekzistencës së tij diku tjetër përveç atij të të qenit gjithnjë i lidhur dhe harmonik me vullnetin e kombit dhe vizionin e tij, në momentin që kjo ekzistencë vihet në dilemë apo tentohet të punohet mbrapsht në drejtim të të bërit distancë mes tij dhe vullnetit të kombit, atëhere shteti del jashtë doktrinës së tij themeltare historike, jashtë arsyes praktike, jashtë kohës dhe hapësirës së tij si organizëm, si institucion dhe jashtë ligjit moral si bazë e qëndrueshmërisë së themeleve të politikës së tij. 3 nga 5
  • 4. Nga kjo mund të konkludojmë se liria e brendshme dhe bashkimi i trupit anatomik të kombit shqiptar europian nuk mund të jetë në asnjë mënyrë dhuratë e pushteteve politike apo edhe e politikës ndërkombëtare, por ajo duhet të vijë dhe rrjedhë ashtu natyrshëm nga kapilarët e përgjithshëm të çdo shteti dhe kombi në përgjithësi si dhe të pranohet nga bota politike ndërkombëtare si e drejtë e natyrshme historike. Duhet ditur gjithashtu se kombi është i vetmi subjekt ligjor dhe bartës i origjinalitetit të tij në kohë, në kontinuitet historik dhe zhvillimor gjatë tërë proceseve historike dhe zhvillimeve politike kombëtare e ndërkombëtare. Meqë tani në këtë vit 2012 respektivisht më 28 nëntor të gjithë shqiptarët shënojnë 100 vjetorin e deklarimit të pavarësisë më 28 nëntor 1912, por jo edhe të pavarësisë së plotë të trojeve tona kombëtare më vitale, si dhe 570 vjetorin e flamurit kombëtar të ngritur në Kalanë shkëmb të Krujës nga strategu, diplomati dhe lideri vizionar Gjergj Kastrioti më 28 nëntor 1443 si dhe të çlirimit dhe të pavarësisë së trojeve shqiptare nga hordhia dhe zinxhirët e perandorisë së errët otomane, është e rëndësishme që të reflektojmë dhe të arrijmë të kuptojmë kohën e artë të vendimeve të rëndësishme dhe historike si dhe të transformimeve të domosdoshme, do të thoja rrënjësore të kombit tonë, por edhe të ringjalljes së tij të plotë që të ecë i sigurtë drejtë të ardhmes dhe me vizion të qartë të tij si dhe i vetëplotësuar përgjithmonë si komb i lashtë europian dhe pjesë e kurorës së civilizimit të kësaj familje. Ndërsa tani në këtë shekull, kombit shqiptar i nevojitet rikthimi i shpirtit të Gjergj Kastriotit për dy arsye: Së pari, kjo do të thoshte ringjallje e vlerave dhe kulturës europiane të kombit shqiptar si dhe së dyti rikthimi i plotë i të drejtës (pjesëve) historike të anatomisë së kombit shqiptar europian në përgjithësi. Vetëm kështu ne do të shpalosnim në vetvete dhe botës se ne si komb i lashtë jemi jo vetëm rrënja qendrore, por edhe kurora e përbashkët e civilizimit të familjes europiane. Realisht, ne si komb i lashtë kemi nevojë për ringjallje të vërtetë shpirtërore- kombëtare, për transformime rrënjësor, për mësime të dobishme, përpjekje fisnike, për të ecur në ritmin e kohës moderne dhe zhvillimore si dhe për t'u rikthyer në familjen e lashtë europiane me identitet dhe të vetëplotësuar, çdo vonesë në këtë drejtim është vonesë në kohë dhe në qëllimin e saj historik. Nga e gjithë kjo mund pohojmë fuqishëm se ne i përkasim një kombi me talent të madh, me një pasuri të madhe të kulturës shpirtërore e materiale dhe të trashëgimisë brenda familjes sonë të lashtë europiane dhe kështu duke pasur këtë pasuri kolosale ne si komb i lashtë europian duhet të mbështetemi përgjithmonë 4 nga 5
  • 5. në shkëmbin e historisë sonë, në shtyllat si vlera të përjetshme të kombit tonë, në figurat sublime dhe të bekuara të kombit dhe në të vërtetën tonë rrënjësore dhe gjenealogjike. Pikërisht madhështia shpirtërore, kulturore, politike etj., e një kombi dhe një shteti qëndron në pozicionim e tij të natyrshëm historik, në përhapjen e vlerave dhe prezantimit të figurave të tij mbikohore në gjithë botën e civilizuar, në largimin nga trupi i tij të mbeturinave ideologjike, në vizionin e palëkundur dhe në çuarjen e kombit në sheshin kryesor të historisë së botës së zhvilluar demokratike dhe të civilizuar si vlera në përbashkësi të përjetshme të tyre. Vërtetë ne si komb i lashtë europian jemi një ndër racat gjigande dhe rrënja qendrore e familjes sonë të lashtë evropiane; kjo vjen si rezultat i gjurmëve të pashlyera që kanë lënë figurat tona mbikohore në jetën e kombit shqiptar evropian. Janë pikërisht këto figura sumblime dhe të bekuara që reflektojnë këtë madhështi të kombit tonë të lashtë. Me pak fjalë edhe përkundër tundimeve të vazhdueshme dhe tendencave sulltaniste për ta deformuar imazhin e kombit tonë europian, një gjë tanimë është e ditur se askush nuk do të mundë ta ndalë apo të mundohet ta pengojë frymën e lirisë, të së vërtetës, demokracisë dhe të ardhmes së mirë të tij, që do të përshkojë tërë qenien e kombit tonë dhe kështu të fillojë agimi i një epoke të re të ringjalljes dhe rikthimit në familjen e lashtë europiane. 3 Shkurt, 2012 Web: http://www.tiranaobserver.al/2012/02/03/veteplotesimi-i-kombit/ M.D 5 nga 5