SlideShare a Scribd company logo
1 of 13
Download to read offline
qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwerty
uiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasd
fghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzx
cvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmq
          Të pavërtetat dhe faktet
           rreth Pjetër Bogdanit
wertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyui
              “Iliria News Agency”
opasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfg
               2/8/2011



hjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxc
           Autor: Nuredin Misini

vbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmq
wertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyui
opasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfg
hjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxc
vbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmq
wertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyui
opasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfg
hjklzxcvbnmrtyuiopasdfghjklzxcvbn
mqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwert
yuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopas
Të pavërtetat dhe faktet rreth Pjetër
Bogdanit - Nuredin Misini




Është paradoksal, absurditeti i mohimit të figurës më të shquar të
letërsisë së vjetër shqiptare, sa për faktin e vlerës që e ngërthen në vete
kjo figurë poliedrike, po aq edhe për nivelin me të cilin, Avni Avdiu
provon ta mohojë .

Lexova një shkrim të tijin, i cili titullohej “Pse kundër Bogdanit?!”, përmes
të cilit përpiqej të na rrëfente ’’arsyet’’pse ishte kundër vendosjes së
përmendores së Bogdanit në Shkup, e të cilin shkrim e kishte filluar
kështu:”Pjetër Bogdani nuk është figurë që i bën nderë kulturës sonë.
Vepra e tij kryekëput fetare nuk ka kurrfarë rëndësie për letërsinë
shqipe, sepse thjesht është blasfemi.” Konstatim prej një të marri ,sepse
fjala është ,në këtë rast, për veprën e parë origjinale të letërsisë sonë,
madje një vepër tejet origjinale ,Çeta e profetëve , e cila me
kompleksitetin e vet përmbajtësorë , është shumë e rëndësishme për
letërsinë shqiptare, sepse ajo nuk është thjesht një tekst për shërbesat
fetare, as për mësimin e fesë ,siç ishin veprat e Buzukut e Budit më parë
,por ajo është një vepër teologjiko-filozofike, me elemente të shumta

                                                                     2|Faqe
enciklopedike ,ndërsa në të gërshetohen edhe tema nga filozofia
,astronomia ,historia ,psikologjia, fizika ,gjeografia ,estetika e teoria e
letërsisë. Për më tepër ,në këtë varg vlerash ,më takon të shtoj edhe një
fakt se këtë vepër ,Bogdanit ,me kërkesë të Vatikanit, iu desht që ta
përkthente në gjuhën italiane dhe në këtë mënyrë shqipja e pasur
ballafaqohet me një gjuhë evropiane të zhvilluar për kohën ,ndërsa
veprës së Bogdanit i takon fati që të jetë vepra e parë e përkthyer nga
shqipja në një gjuhë tjetër, kurse autorit merita që të jetë i pari
përkthyes i letërsisë shqiptare në gjuhë të huaj.

Megjithatë nuk u mjaftua me kaq ky far Avniu ,por në një tekst të dytë
me titull ’’Pjetro Bogdano Macedono’’ , ai i referohet vepres djallëzisht
dhe me shumë tendencë dhe shkruan: “P. Bogdani parathënien “
lexuesit të nderuar “ e përfundoi sikur ta anticiponte me fjalët :”Ta kesh
me dije se une shkrova për njerëz të padijshëm ……” ,dhe vazhdon ta
komentoj këtë duke e nxjerr komplet nga konteksti , thjesht për t’ia ulur
vlerën veprës dhe autorit të saj.Më lejoni lexues i nderuar ,që të
shprehem përmes gjuhës së veprës dhe këtë far Avniun ta demantoj
përmes saj .Në parathënien e përmendur Bogdani provon të
arsyetohet para lexuesit ,në qoftë se ai gjatë leximit do të vërente
ndonjë gabim ,sepse qëllim parësor i tij nuk ishte lartësimi i vetvetes,por
ndikimi që do të bënte vepra e tij te populli ,prandaj aty thuhet:”Ta
kesh me dije se unë shkrova për njerëz të padijshëm, pra për dobi të
shenjtës fe , e jo për lavdin tim.” ( Çeta e profetëve ,Rilindja ,Prishtinë
1990,fq.97) Se cili ishte qëllimi i vërtetë i kësaj vepre dhe se si ndjehej
Bogdani pas botimit mund ta mësojmë nga parathënia me titull’’ Të
primit përpara letrarit ’’ në të cilën shkruan ’’….ashtu që, kur të
kthehem në atdheun tim, të kesh një qiri të ndezur në dorë për të
ndriçuar atë vend të vobekët të Arbërit e të Serbisë ,i cili në një pjesë të
madhe flet shqip, duke qenë dalur nga dheu i Arbërit e duke përhapur
shenjtën fe në vendin e Despotit, kështu që shqetë për antonomasi fesë
katolike i thonë arbanashka vera.”( Po aty fq.91) Duke lexuar këtë pjesë
,por edhe pjesë të tjera nëpër tekst mund të shohim se edhe pse
Bogdani ishte shqiptarë ,ndodhte shpesh që përdorte ,siç kërkohej nga
një prelat erudit, emërtimet gjeografike që kishte përvetësuar
administrata kishtare katolike ,e cila , për sa u përket trojeve shqiptare
respektonte ende emërtimet e trashëguara nga periudha paraosmane
, konkretisht emërtimet e zyrtarizuara gjatë sundimit anzhuin(shek. XIII ).

Kështu për shembull ,ai e quante Arbëri ashtu si dhe qarqet zyrtare
perendimore , vetëm viset që kishin hyrë në Mbretërinë e Arbërisë ,të
krijuar nga Karli I Anzhuin më 1272 ,kurse Kosovën , sado që banohej me
popullsi shqiptare , vazhdonin ta përfshinin ,ashtu si në shek. XIII ,nën
emërtimin Serbi (Servia) ,ndonëse shteti serb ,ashtu si dhe mbretëria e
                                                                   3|Faqe
Arbërisë, kishin tre shekuj që ishin përmbysur. Kjo ishte arsyeja që e
detyronte Bogdanin të shprehej kështu në shkrimet e tija ,ndërsa ky farë
Avniu ,pa hezitim ta shpallë tradhëtarë duke thënë:”……Pjetër Bogdani
ka mohuar se Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe e shihte si pjesë të
Serbisë.”Se nuk është kështu ,më lejoni t’u sjell dhe fakte të tjera nga
veprimtaria politiko-shoqërore e Bogdanit ,që më së miri do ta
demantonin këtë marrëzi të llojit të vet.

Sidoqoft, asnjë vepër letrare dhe asnjë veprimtari politiko-shoqërore
nuk duhet vlerësuar ,asnjëherë dhe në asnjë mënyrë, jasht kontekstit
kohorë në të cilin është krijuar ajo ,gjegjësisht ,është zhvilluar ajo
,prandaj ,as Çeta e profetëve e Pjetër Bogdanit, por as edhe
veprimtaria e tij politiko-shoqërore , nuk mund të vlerësohen ashtu
thjesht për teke të askujt ,sepse në rrethanat kohore në të cilat u krijuan
– zhvilluan ato ,kishin dhe vazhdojnë të kenë peshën e tyre ,pavarsisht
përpjekjeve meskine për t’i përbaltur ato.Kështu ,lexues i nderuar, më
lejoni që shkurtimisht t’u shkruaj mbi rrethanat kohore kur u krijua kjo
vepër dhe kur u zhvillua kjo veprimtari ,të cilën Pjetër Bogdane ishte
detyruar ta zhvillonte në tre fronte edhe atë fronti i parë kishte të bënte
me zgjedhën e huaj osmane ,fronti i dytë kishte të bënte me kishën
ortodokse serbe dhe fronti i tretë i luftës drejtohej kundër politikës që
ndiqte vet kisha katolike në ballkan .

Porta e lartë, pavarësisht se në këtë kohë po arrinte fitoret më të
mëdha dhe ishte në kulmin e suksesit ,nuk po ndalonte që popujt e
shtypur ,ndër ta edhe shqiptarët të vazhdonte t’i mbante nën një
rrethim të vazhdueshëm dhe nën presion të madh. Ajo nuk ishte çliruar
nga frika e rifillimit të kryengritjeve në Shqipëri ,prandaj në aleancë me
kishën ortodokse serbe dhe me presione të nduarndurshme po
provonte islamizimin e popullatës (me fjalë të tjera këtu përfshiheshin
diskriminimi fiskal ,presioni politik dhe presioni ideologjik) ,duke shpresuar
se me islamizimin e shqiptarëve ,ata do të hiqnin dorë nga kryengritjet
e armatosura dhe do të lidheshin ideologjikisht me Perandorinë
osmane .Megjithatë, një pjesë e popullatës ,edhe pse u islamizuan nuk
shpëtuan nga mjerimi ekonomik dhe zgjedha politike ,prandaj shumë
krekrë musliman në atë kohë tregoheshin të gatshëm që të merrnin
pjesë në kryengritje të armatosura .Prandaj dhe më vonë ,Bogdani në
platformën e tij politike kishte përfshirë dhe kishte arritur t’i bashkonte
edhe shqiptarët muslimanë kundër pushtuesit turk.

Fronti i dytë ,siç thamë ishte kisha serbe ,gjegjësisht Patriarkana e Pejës
,e cila ishte themeluar nga car Stefan Dushani më 1346 dhe e cila
kishte ,në atë kohë , rrjetën e saj prej 12 kryepeshkopatash ,30
peshkopatash ,një varg manastiresh dhe shumë fshatra çifligje ,të cilat
                                                                     4|Faqe
asaj i sillnin të ardhura të mëdha. Patriarkana e Pejës kishte pushtet të
fortë në viset perendimore të Ballkanit ,duke përfshirë edhe kishat
ortodokse të trevave shqiptare veriore .Prandaj në saje të privilegjeve
që i kishte dhënë Porta e Lartë më 1557, ajo kishte marrë përsipër
detyrën e shtetit ndaj popullsive ortodokse të juridiksionit të saj.Këtë
autoritet asaj ia kishte dhënë veziri i madh i sulltanit ,Mehmet Pashë
Sokolloviçi ,pra më 1557. Kundrejt këtyre privilegjeve , ajo ishte zotuar
,sikur Patriarkana greke e Stambollit ,të mos lejonte shperthimin e
kryengritjeve antiosmane në dioqezat e saj .Ajo ishte bërë kështu
zjarrfikëse e kryengritjeve çlirimtare.Si përfitim nën mbulesën e këtij roli
ajo kishte evituar dhe po evitonte islamizimin e popullsisë serbe.Siç do
të vinte në dukje Matteo Gondola ,ambasador i Raguzës në Stamboll ,i
cili pasi kishte njohur nga afër viset boshnjake ,serbe e bullgare ,se
patriarku i Pejës dhe prelatët e tij e ushtronin hapur pushtetin e tyre të
ndihmuar nga turqit në bazë të urdhërit të kohës .Ata ,theksonte ai
,përdornin në kishat e tyre gjuhën sllave dhe priftërinjt serb ,kurse
frymëzimin ideologjik e merrnin nga manastiret e shumta serbe ,të cilat
në atë kohë ishin bërë çerdhe e nacionalizmit serb .(Archivo .S.
Congregazione ,SRC ,Servia ,vol.1. fol.25) Si rrjedhim ,kalimi i shqiptarëve
në ortodoksinë serbe ,çonte ashtu siç kishte çuar deri atëherë, në
serbizimin e tyre. Për këtë arsye, shqiptarët katolikë, kur e shihnin veten
ngusht preferonin ,siç raporton Ndre Bogdani më 1670 , më tepër të
kalonin në fenë islame ,sepse me kalimin në ortodoksinë serbe ,ata
humbnin kombësinë e tyre .(Rimska Kurija i južnosllovenske zemlje od
XVI do XIX veka J.Radoniç (SAN) Beograd 1950)

Kurse fronti i tretë po zhvillohej kundër politikës që ndiqte kisha katolike
e Romës në Ballkan. Pikërisht në kohën kur Pjetër Bogdani e filloi
veprimtarinë e vet si meshtar, Selinë e Shenjtë e kishte pushtuar aksioni i
UNIA-s, përpjekja për ta lidhur kishën ortodokse me Papatin .Shpresat e
saj për ta kthyer kishën serbe në rrugën e unitizmit ishin rritur në vitet 40
të shek. XVII nga gjoja gatishmërija që tregonin disa nga patrikët
ortodoks të Pejës ,të cilët shpresonin që nëpërmjet Papatit ,jo vetëm të
siguronin ndihmën e fuqive perendimore për t’u çliruar nga zgjedha
osmane ,por që të tërhiqnin me këtë rast ,në vathën e tyre ,popullsitë
katolike të Gadishullit Ballkanik .Pasioni për UNIA-n ishte aq i madh sa
Kongregacioni zhvillonte në këtë periudhë ,në mënyrë sistematike ,një
politikë sllavofile në Ballkan. Në kuadrin e kësaj politike , Selia e Shenjtë,
emëronte në krye të dioçezave të Shqipërisë ,prelat serb e bullgarë.

Megjithatë ,në këtë periudhë ndërlikimesh , lexues i nderuar, Pjetër
Bogdani kishte përpunuar idenë e guximshme për të krijuar një
institucion të lartë kishtar shqiptar , më të lartë se ai i kryepeshkopatës
,që të ballafaqohej nga pozita të njejta me Patriarkanën e Pejës
                                                                      5|Faqe
.Natyrisht nuk kërkonte një kishë shqiptare katolike autoqefale ,por një
Patriarkat të varur si dhe Patriarkati i Venedikut ,nga Papati ,veç me të
dretën e ligjëruar që të përfshinte në vartësinë e vet ,tri
kryepeshkopatat katolike shqiptare të asaj periudhe ,kryepeshkopatat
e Tivarit ,Durrësit dhe Shkupit. Qendra e patriarkatit do të ishte në
Kelmend , kurse Bogdani nuk kishte zgjedhur rastësisht Kelmendin .Ai i
njihte kelmendasit ,sepse kishte jetuar në gjirin e tyre ,kur ishte peshkop i
Shkodrës dhe për të Kelmendi ishte një kështjellë natyrore me një
popullsi monolite nga tri pikpamje : banorët e tij ishin të gjithë shqiptarë
,të gjithë katolikë dhe të gjithë luftëtarë. Gjatë gjysmës së parë të
shek.XVII-të ,në saje të kryengritjeve të tyre të furishme ,këta luftëtarë
trima e kishin kthyer Kelmendin në kështjellë të rezistencës shqiptare
dhe ishin bërë të njohur në opinionin evropian ,madje më të njohur se
banorët e çdo krahine tjetër të Shqipërisë .Në kushtet e krijuara ,gjatë
gjysmës së dytë të shek. XVII-të kur shqiptarët ndodheshin nën presionin
e dyfisht ,të islamizimit osman dhe të ortodoksisë serbe ,Pjetër Bogdani
mendonte që këtë kështjellë luftarake të rezistencës së armatosur
antiturke ta kthente edhe në kështjellë të rezistencës antiserbe.

Siç mund të kuptohet lehtë, Kongregacioni nuk e pranoi idenë e Pjetër
Bogdanit për Patriarkatin Shqiptar të Kelmendit .Projekti u la menjëanë
,por ideja mbeti ,madje filloi të fitonte dalngadalë të drejtën e
qytetërisë ,aq sa Pjetër Bogdani filloi të mbiquhej “Patriarku i Kelmendit
,ose edhe kryepeshkop i Shkupit” .(Annotationes und reflexiones, 1689
(Patriarch von Kelmend ) fq. 36.a dhe 40.a

Por nuk u mjaftua me kaq ky farë Avniu ,ai në dy shkrimet e
lartpërmendura nuk kishte lënë gurë pa lëvizur ,si duket ,për ta bindur
veten më tepër se të tjerët ,që Pjetër Bogdani kishte luftuar krah për
krah forcave serbe dhe se së bashku me to kishte bërë kërdi e masakër
ndaj shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë.Po aty, ai duke dashur të
na bind se nuk ishte kundër shqiptarëve katolikë ,por kundër Bogdanit
,do të shkruaj “Anton Çeta ishte ajo figurë emblematike e pajtimit dhe
bashkimit që do të fliste shumë për kohën nëpër të cilën po kalojmë.Ai
bashkoi hoxhën dhe priftin në një mision historik kombëtarë”.Dhe kjo
është kështu ,por vlen për kohën tonë ,kurse Bogdani në kohën e tij
kishte luajtur po me aq mjeshtri ,nëse jo më mirë ,rolin e pajtimtarit dhe
gjejmë fakte të cilat flasin mbi këtë të vërtetë, të cilën, po ashtu, duhet
çmuar e rrespektuar :”Simpatinë që gëzonte Pjetër Bogdani ndër
shqiptarët muslimanë e deshmon suksesi që pati më 1680 ,kur pajtoi
brënda tri orëve fiset e Krasniqit dhe Gashit të cilët ishin në konflikt për
24 vrasje “(Arch. S. Congr.SRC;vol. I, fol.58).



                                                                     6|Faqe
Frutet e punës politike të Pjetër Bogdanit për afrimin e shqiptarëve
katolikë dhe muslimanë në luftë kundër zgjedhës shekullore osmane ,u
dukën sapo në tetor 1689 ushtritë e gjeneral Pikolomint hynë në Kosovë
, të cilën kronisti anonim austriak e quan pa asnjë ngurrim Shqipëri.

Po në këtë përpjekje për të na bindur se nuk është kundër katolikëve
shqiptarë ,Avniu krijon një gafë ,duke qenë kontradiktor vetëm një
paragraf ndërmjet ,ai njëherë thotë:”Shqiptarët mburren që janë popull
i rrallë me një harmoni ndërfetare shembullore .Kjo i bënë nderë kombit
dhe atdheut.Shqiptari musliman shkon për krishtlindje në kishë me
vëllaun katolik për t’u solidarizuar dhe anasjelltas shqiptari i krishter
shkon për bajram në xhami me vëllaun musliman për t’u solidarizuar
.Kjo është mrekullia vet dhe këtë duhet ta kultivojmë gjithmonë.” Dhe
në një paragraf tjetër më poshtë në të njejtin tekst (Pse kundër Pjetër
Bogdanit ?!) ai do të shkruaj:”Parimi islam është të mos thuhet as e
keqja më e vogël për të vdekurin, kushdo qoftë ai dhe ne nuk po themi
asgjë për Pjetër Bogdanin, përpos se nuk është i denjë të madhërohet
në mesin e një popullate ku 100% janë muslimanë, sepse e ka përbaltur
dhe e ka përdhosur dinjitetin e tyre.”E gjithë kjo ,lexues i nderuar,
mendoj se nuk do koment dhe flet më së miri për nivelin joserioz me të
cilin ky farë Avniu përpiqet të bindë veten e tij se Bogdani nuk është i
denjë në Shkup.

Faktet flasin ndryshe edhe atë se Pjetër Bogdani ishte i pari ,i cili arriti të
bashkonte shqiptarët katolikë dhe muslimanë në një front të
përbashkët për lirin e atdheut dhe se nuk kishte luftuar krah për krah
serbëve për të djegur fshatra shqiptare ,por me gjithë vështirësitë që
kishte përjetuar për më tepër se tri dekada ,të shkaktuara nga
arroganca e administratës perandorake osmane ,nga agresiviteti i
kishës ortodokse serbe dhe nga dogmatizmi burokratik i aparatit të
Kongregacionit ,nuk e kishin ligështuan Pjetër Bogdanin ,përkundrazi
ato e kalitnin prirjën e tij të hershme për t’i shërbyer si një militant ,madje
si një udhëheqës i lëvizjes çlirimtare shqiptare .Vokacioni i tij patriotik
nuk priste veç një rast që të merrte vrullë revulucionar .Fillimisht rastin e
dha lufta që sulltani i shpalli më 1683 Perandorisë Austriake ,pastaj
disfata që pësuan po atë vit ushtritë osmane në dyert e Vjenës, më tej
hyrja e Republikës së Venedikut ,më 1684 ,në luftë kundër Turqisë ,kurse
beteja e vërtetë filloi në fund të viteve 80-ta, gjatë përparimit të
ushtrive austriake nëpër Ballkan ,i cili arriti kulmin në kohën kur Pjetër
Bogdani mbyllte sytë përgjithmonë.

Si njohës i mirë i vendit ,Pjetër Bogdani e vazhdoi me këmbëngulje
punën për tërheqjen e shqiptarëve muslimanë krah për krah me
shqiptarët katolikë, në kryengritjen çlirimtare antiosmane që kishte
                                                                      7|Faqe
projektuar vite më parë. Në të njejtën kohë ai vazhdoi me po aq
këmbëngulje punën për të krijuar një front të përbashkët kundër
zgjedhës osmane ,dhe me qarqet kishtare serbe ,të cilat ,edhe pse e
dëshironin çlirimin nga zgjedha e gjysmëhënës ,nuk pranonin kurrsesi të
luftonin në një llogore me renegatët ,siç i quanin ata banorët musliman
të Ballkanit .Veç kësaj ,qarqet klerikale ortodokse serbe ashtu si dhe
qarqet kishtare greke fanariote, nuk dëshironin që çlirimi t’u vinte me
ndihmën e ushtrive katolike ,të cilat sillnin me vehte politikën e UNIA-s
që ndiqte perandori Austriak ,Leopald .Për këtë arsye qarqet klerikale
serbe ,dëshironin që shpëtimi t’u vinte nga Rusia Ortodokse. Gjate
vizitës që Pjetër Bogdani bëri më 1680 në kryepeshkopatën e Pejës ,
zëvëndësi i Patriarkut Maksim i tha kryepeshkopit shqiptar se edhe
katolikët duhej të tregonin rrespektin e duhur ndaj perandorit të
Moskës. Pjetër Bogdani i përgjigjet në një dozë ironie se mbreti i
Moskovit (për prelatin shqiptar nuk ishte ende perandor) “nuk ishte
ende shpëtimtari ynë për të cilin ia vlente të derdhej gjak “( che il e di
Moscovia non eva nostra salvatore per il quale si doveva spanger
sangue)( J.Radoniç ,Po aty fq.375)

Megjithatë as krijimi i frontit të përbashkët nuk ishte punë e lehtë .Atë e
vështirësonte fakti se të dyja palët ndërluftuese ,si perandoria osmane
ashtu edhe armiqt e saj (Austria ,Polonia dhe Venediku ) i kishin dhënë
që në fillim luftës së tyre veshje fetare ,si një luftë mes islamizmit dhe
katolicizmit .Si kisha perendimore ashtu edhe kisha lindore ,i shikonin
shqiptarët muslimanë si armiq ,madje ato as e pranonin mundësinë e
tërheqjes së tyre në kryengritjen antiosmane .Vetëm në qarqet politike
austriake filloi të dukej një e qarë në këtët çështje ,ndërsa përfaqësues
kryesor ushtark të kësaj rryme ishin konti Ludvig Baden ,gjenerali J .
Veterani dhe në mënyrë të veqant ,gjenerali Silvio Enea Piccolomini
.Historiani çek F .Wagner na njofton se patriarku i Kelmendit ,Pjetër
Bogdani ,kishte lidhur marrveshje me gjeneral Pikolominin ,në lidhje me
pjesmarrjen e shqiptarëve kryengritës krahas ushtrive austriake ,në luftë
kundër Perandorisë Osmane .( J. Raduniç, Po aty fq.402) Puna e do që
kjo marrëveshje duhet të jet lidhur të paktën në formë preliminare ,
përpara se ushtritë austriake të shpërthenin ofensivën në drejtim të
Kosovës dhe jo siç pohohet aty-këtu ,më 6 nëntorë 1689 ,kur Kosova
tashmë ishte çliruar .( H. Gerbs, Die Kaiserlichen in Albanian 1689 ,në
“Mitteilungen des K.K.Kriegs-Archiv”Wien 1888 ,fq 148)

Sipas marrëveshjes ,e cila mbase është stipuluar me shkrim në javën e
parë të nëntorit, shqiptarët katolikë e muslimanë do të rrëmbenin armët
kundër pushtetit osman ,sapo ushtritë austriake do të hynin në Kosovë
,pastaj do të inkuadroheshin në një formacion ushtarak të rregullt që do
të quhej ’’Milicia Shqiptare’’(Albanese Miliz) me oficerë dhe nënoficerë
                                                                   8|Faqe
gjithashtu shqiptarë. Gjenerali austriak u premtonte shqiptarëve ,në
emër të perandorit Leopold, çlirim nga zgjedha osmane ,uljen e
taksave për popullsinë dhe ushtrimin e lirë të të gjitha feve .(J. Radoniç,
Po aty ,fq.402) Sipas historianit F.Wagner ,marrëveshjen Pjetër Bogdani
e nënshkroi me titullin Patriarku i Kelmendit dhe Kryepeshkop i Shkupit .(
J. Radoniç, Po aty ,fq.402)

Frutet e punës politike të Pjetër Bogdanit për afrimin e shqiptarëve
katolikë dhe muslimanë në luft kundër zgjedhës shekullore osmane ,u
dukën sapo në tetor 1689 ushtritë e gjeneral Pikolominit hynë në
Kosovë, të cilën kronisti anonim austriak e quan pa asnjë ngurrim
Shqipëri.(Annotationes und reflexiones etj, fq.36.a.) Kur aty nga mesi i
tetorit ,Pikolomini arriti në Prishtinë (Prishtina qytet ne Shqipëri
(Annotationes und reflexiones etj, fq.36.a.))me të u bashkuan rreth
5.000 luftëtarë ,të cilët kronisti austriak që shoqronte ushtritë e
perandorit i cilëson si “albanesen “,por edhe të tjerë që quheshin
“arnautë”domethënë shqiptarë muslimanë dhe jo ’’shqiptarë e serbë ’’
siç pohojnë disa historian serbë .( S. Rizaj ,Kosova gjatë shek. XV,XVI dhe
XVII-të ,Prishtinë 1982 fq.509) Duke vazhduar marshimin drejt Jugut ,kaloi
nëpër Kaçanik më 25 tetor dhe pa ndonjë vështirësi arriti në Shkup ,të
cilin e dogji më 27 tetor 1689 ,përshkak se qytetin e kishte molepsur
murtaja .Në Shkup ,Pikolomini e ndërpreu marrshimin e mëtejshëm drejt
Jugut ,dhe u kthye përsëri në Kosovë ,mbasi synimi i tij kryesor ishte të
dilte nëpërmjet Prizrenit ,Kukësit dhe Shkodrës në Adriatik për të
shkëputur Bosnjën dhe Hercegovinën nga trupi i Perandorisë Osmane
.Pasi arriti përsëri në Prishtinë ,Pikolomini mori rrugën nga perendimi në
drejtim të Shqipërisë .Në kohën kur 3.000 kryengritës të tjerë shqiptarë
morën Pejën(S.Rizaj ,Po aty fq.511 ;S.Rizaj mbështetet te kronisti turk
Silahdar Findikli Mehmed Aga (Silahtar Tarihi ,2 Cilt, fq. 425-430) ,i cili ka
marrë pjesë në këto luftime.),forcat austriake arritën më 6 nëntor 1689
në Prizren ,në “kryeqytetin e Shqipërisë”, thotë kronisti anonim
.(Annotationes und reflexiones,etj,fq.36.a.)Pikërisht këtu në kryeqytetin e
Shqipërisë ndodhi takimi i Pjetër Bogdanit me gjeneral Pikolominin .Sipas
njoftimit që mban letra e Gjon Bogdanit ,nipi i Pjetrit ,drejtuar
Kongregacionit ,ungji i tij, kryepeshkopi i Shkupit dhe Patriarku i
Kelmendit ,e priti gjeneralin diku jasht Prizrenit dhe hyri bashk me të në
qytet .(Archiva .S. Congr.SRCG,vol.508,nr.13) Takimin e tyre në Prizren e
përmendin pothuajse të gjitha burimet e cituara deri tani ,por njoftimet
më të hollësishme na i jep kronisti austriak anonim . Sipas tij , Pjetër
Bogdani e priti gjeneralin Pikolomini duke patur me vete rreth 6.000
luftëtarë të cilësuar prej tij ’’albanesen ’’dhe ’’arnauten’’domethënë
shqiptarë katolikë dhe muslimanë .Në lidhje me këtë moment ,kronisti
shënon tekstualisht: ”Më 6 nëntor (Pikolomini) arriti sikundër kam njoftuar

                                                                     9|Faqe
tashmë në Prizren ,në kryeqytetin e Shqipërisë ku u mirëprit prej
kryepeshkopit të atij vendi dhe Patriarkut të Kelmendit .’’Dhe më tej
’’Jasht Prizrenit ndodheshin më tepër se 6.000 shqiptarë
(albanesen),por edhe të tjerë që quheshin arnautë.Këta gjatë
parakalimit të gjermanëve zbrazën tri batare pushkësh , pastaj , sipas
zakonit të tyre ,duke u betuar i dhanë perandorit besën. ’’
(Annotationes und reflexiones etj,fq. 36.a.) Në këtë klimë entuziazmi, u
stipulua në letër ,marrveshja e përmendur midis Pjetër Bogdanit dhe
gjeneral Pikolominit, tekstin e të cilit nuk e njohim, por që nënshkrimi i tij
vërtetohet nga një shënim që ndodhet në njërin prej protokoleve të
Këshillit të luftës të asaj kohe dhe që ruhet në Vjenë në Arkivin
Ushtarak.(Kriegsarchiv,Wien,Hofkriegsrath.Indice Protocoll ,nr.378,1689,
622,665)

Fakti është se numri i luftëtarëve shqiptarë katolikë e muslimanë, që
rrëmbyen armët si aleat të austriakëve kundër zgjedhës osmane ,ishte
shumë më i madh nga se parashihej në Vjenë, Sipas njoftimeve zyrtare
të Vjenës ,krahas 8.000 ushtarëve austriakë që kishte nën urdhër
gjeneral Pikolomini ,tani qenë grumbulluar rreth 20.000 luftëtarë
shqiptarë të të dyja besimeve. ( J. Radoniç, Po aty ,fq.402)Por pikërisht
kur pas Kosovës do të fillonte çlirimi i Shqipërisë Veriore ,gjeneral
Pikolomini vdiq nga murtaja në Prizren ,më 12 nëntor 1689 ,në duart e
Pjetër Bogdanit , i cili si prelat ia dha sakramentet e fundit .Me vdekjen
e tij punët morën një drejtim tjetër .Në vendin e Pikolominit ,perandori
emëroi gjeneral Veteranin , por deri sa ky të vinte në Kosovë ,drejtimin e
veprimeve në front e mori Albert Kristian (Christian) duka i Holshtejnit
,një nga kundërshtarët më të rrept të bashkpunimit me forcat e
armatosura shqiptare .Duka i Holshtejnit nuk e rrespektoi marrëveshjen
midis Pikolominit dhe Bogdanit .Në kundërshtim me të ,ai e rëndoi
popullsinë shqiptare të Kosovës me taksa dhe detyrime të rënda. Dha
urdhër që shqiptarët të dorzonin armët dhe i ngarkuan me taksën e
kontribucionit të luftës gjë që është ,sipas shprehjes së kronistit anonim
austriak, një akt i padurueshëm për shqiptarët. Puna arriti deri atje sa
duka i Holshtejnit dhe oficerët e tij ,filluan t’i përbuznin , madje edhe t’i
rrihnin ushtarakët e ’’Milicisë Shqiptare’’(Annotationes und reflexiones
etj, 37.a.)fq.

Filloi kështu ftohja midis shqiptarëve dhe austriakëve ,e cila shkaktoi
tronditjen e aleancës ,të cilën e përgatiti me aq pasion Pjetër Bogdani
.Marrëdhëniet shqiptaro-austriake u keqësuan ,sidomos aty nga fillimi i
muajit dhjetor .Duka i Holshtejnit u nis nga Prizreni në Lumë më 2 dhjetor
1689 ,sipas planit që kishte hartuar Pikolomini , me qëllim që pasi të
shpartallonte forcat e Mahmud Pashë Begollit ,të vazhdonte marrshimin
për të dalë në Shkodër dhe për t’u takuar me ushtritë
                                                                      10 | F a q e
venedikase.Forcat shqiptare të Mahmud Pashë Begollit ,të
përqëndruara në Lumë ,refuzuan të luftonin kundër austriakëve
.Refuzimi i forcave të tij e detyroi Mahmud Pashë Begollin ,të tërhiqej së
bashku me popullsinë e Lumës .Kështu ,duka i Holshtejnit e gjeti Lumën
pa lumjanë ,prandaj dogji disa fshatra. Pikërisht në këto momente ,kur
popullsia shqiptare nuk po kuptonte përse po trajtohej keq nga ushtritë
austriake ,vdiq nga murtaja në Prishtinë ,më 6 dhjetor 1689 ,Pjetër
Bogdani ,kryepehkopi i Shqipërisë dhe patriarku i Kelmendit.

Vdekja e Pjetër Bogdanit shkaktoi një pikëllim të madh në vend
.Humbja e tij shkaktoi trishtim të madh edhe jasht vendit ,në qarqet që
ndiqnin me intreres rrjedhën e lëvizjes çlirimtare në Ballkan. Kronisti
anonim austriak, mund të thuhet se e vajtoi vdekjen e udhëheqësit të
shquar shqiptarë. Ja ç’thotë ’’Në mënyrë që çështjet tona të pësonin
një goditje të rëndë ,perendia deshi që të vdiste kryepeshkopi i
Shqipërisë ,i cili kishte vënë nën urdhërat e tij dhe i mbante në
devocion ndaj madhërisë së tij perandorake të gjithë popujt e vet (
domethënë të krishterët katolikë) dhe pjesën më të madhe
(nënvizojmë pjesën më të madhe) të arnautëve’’. Pastaj kronisti e
mbyllë shënimin e vet se me vdekjen e Pjetër Bogdanit ’’iku për një
kohë edhe fati ynë në tokë.’’ (Annotationes und reflexiones etj,fq.40.a.)

Me këtë shënim lakonik se ’’ me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku dhe fati
ynë në tokë ’’ kronisti do të thotë se me prishjen e aleancës shqiptaro-
austriake ,të cilën e kishte farkuar kryepeshkopi i Shqipërisë dhe
patriarku i Kelmendit ,ushtritë austriake filluan të pësonin disfata të
përditshme .Duka i Holshtejnit e kuptoi vonë se me arrogancën e tij
ushtarake dhe me mospërfilljen e të drejtave të shqiptarëve kishte
rrënuar punën shumëvjeçare të Pjetër Bogdanit .Kështu ai ndrroi
qëndrimin ndaj shqiptarëve dhe u kthye te platforma e Pikolominit dhe
Bogdanit ,por tashmë ,thotë kronisti anonim ishte vonë ,sepse ’’zemra e
shqiptarëve ishte pezmatuar jashtzakonisht nga kapadaillëku i
oficerëve austriakë, të cilët duke i përbuzur ata ,sollën shkatrrimin e
tyre’’.(Po aty ,fq.40.b.) Nga 20.000 luftëtarë (fjalët janë të kronistit
austriak) që kishte me vete Pikolomini në fillim të dhjetorit 1689 ,një muaj
më vonë ,në fillim të janarit 1690 ,dukës së Holshtejnit i kishin mbetur
vetëm 3.000 vetë.’’ (Po aty ,fq.42.b.)

Gjeneral Veterani ,komandant i ri i frontit ,i cili arriti në Kosovë në muajin
janar 1690 ,u rikthye te politika e Pikolomint dhe u orvat të përsëriste
traktatin e aleancës mbi platformën e Pjetër Bogdanit .Diçka ai bëri me
bashkpunëtorin e ngusht të Bogdanit , Toma Raspasarin dhe nipin e
Bogdanit ,Gjon Bogdanin, por tashmë besimi ishte tronditur . Veç kësaj ,
kursi i ngjarjeve luftarake ndryshoi në favor të ushtrive osmane .Sipas
                                                                    11 | F a q e
njoftimit që përmban letra e nipit tjetër të Pjetrit , Gjergj Bogdanit,
drejtuar kongregacionit ,ushtritë osmane sapo hynë në Prishtinë nxorrën
nga varri trupin e ungjit të tij dhe pasi i vunë mitrën në kokë e hodhën
në sheshin qendror të qytetit (il mio zio Pjetro Bogdano...covato dalla
sepoltura e dato a pasto e cibo de’cani in mezzo la piazza di Prischtina
con la mitra in testa ).(Arch.S.Congr. SRCG ,vol.54,n.2.)

Lexues i nderuar ,siç po e shihni ,Pjetër Bogdani vdiq në momentin më
kulmor të veprimtarisë së tij politike në shërbim të atdheut të vet .
Pavarësisht se programi i tij për çlirimin e Shqipërisë ,sidomos të Kosovës
nga zgjedha osmane nuk u realizua ,dhe kjo jo për faj të forcave
shqiptare ,por të disfatës së armatave austriake , ai e ruajti vlerën e vet
historike për të ardhmen .Aty u vunë bazat e bashkpunimit luftarak
midis shqiptarëve të feve të ndryshme në luftë për liri ,të cilat shërbyen
si gur themeltar për historinë e ardhshme të Shqipërisë dhe shqiptarëve
.Ky ishte një kapital i madh politik dhe ideologjik që Pjetër Bogdani u la
brezave të ardhshëm ,kapital të cilin e përvetësoi që në hapat e parë
Rilindja Kombëtare Shqiptare ,aq sa mund të thuhet se Pjetër Bogdani
është nga kjo pikpamje ,me tërë madhështinë e tij ,një pararendës i
hershëm i lëvizjes rilindëse shqiptare.

Unë , gjithsesi ,lexues i nderuar me këtë rast bëra përpjekje që në formë
sistematike të sjellë një mori faktesh historike ,përmes të cilave desha të
thurrë një shkrim argumentues mbrojtës ,kundër shkrimeve tendencioze
dhe të cekta të Avni Avdiut kundrejt veprës dhe figurës së ndritur të
Pjetër Bogdanit ,dhe jo të bëj një studim mbi të ,sepse në këtë rast
shkrimi ,gjithsesi do të ishte shumë më voluminoz ,pasi që jeta e
Bogdanit ishte tejet e ngjeshur me veprimtari të nduarndryshme
.Megjithatë ,të njejtat fakte historike i solla ashtu siç pretendonte se
dinte të bënte ky farë Avni Avdiu ,i cili në shkrimin ’’Pjetro Bogdano
Macedono ’’ na shkruan :’’Ata që shkruajnë punime shkencore
,disertacione të doktoratës etj.,e dinë se si shkruhet me fakte:së pari
autori ,pastaj emri , titulli i librit , vendi i botimit ,shtëpia botuese ,viti i
botimit , citati dhe në fund faqja e librit .’’Kurse në vazhdim të të njejtit
shkrim gjoja na sjell fakte ,duke ’’cituar’’ nga tekste të ndryshme dhe
pasi ishte futur në debat me njerëz të ndryshëm, që po e mbronin
figurën e Bogdanit nga ky mediokër i pashoq ,ndër ta edhe Valon
Kurtishi ,të cilit duke dashur t’i përgjigjet ,Avniu në një shkrim të tretë do
të na arsyetohet se ne do të duhet të bëjmë dallimin në mes citatit dhe
parafrazimit ,sepse ai paska parafrazuar ,ndaj na thotë:’’Unë nuk
zbrapsem asnjë milimetër nga ato që kam parafrazuar në dy shkrimet e
para.’’ Kurse në po të njejtin shkrim as dhjet rreshta më lart Avniu na
thoshte se:’’Unë jam i interesuar për debat shkencor me fakte e jo
shtrembërim të tyre ,jo duke nxjerr në pah pasues që i pëlqejn dikujt e
                                                                       12 | F a q e
duke hequr ato që nuk i pëlqejnë.’’. Merre vesh tani ,lexues i nderuar se
çfarë në të vërtet dëshiron ky njeri , që jo rrallë herë i ndodh të vij në
kundërshtim me vetveten , sa që unë mendoj se duke iu drejtuar Valon
Kurtishit për të cilin thotë se: ’’Nuk i përmbahet titullit të reagimit të tij
dhe synon të arrij ’’halo efekt’’ me sfondin e librave dhe kompjuterit
.’’,Avniu duhet të ket menduar për vetveten sepse, pikërisht ai provon
diçka të tillë.

Sidoqoftë ,pavarësisht gjithë asaj që tha ky farë Avniu për Bogdanin
,unë vazhdoj të këmbëngulë se Pjetër Bogdani ,si askush tjetër është i
denjë për të qenë në qytetin e Shkupit përkrah Skënderbeut, sepse pas
tij ,ishte Bogdani ai që bëri përpjekjen më serioze për të çliruar popullin
shqiptarë nga zgjedha osmane. Në letrën përshëndetëse që Pjetër
Rikeiardi ,ia dërgon Bogdanit me rastin e botimit të veprës ,ai ndër të
tjera thotë:’’Të lumtur (mund të them! ) Arbërit janë sot :Për dy
Skendërbegë para botës Krenar! Njëri zulmtë me trimërinë e Marcenës,
kurse tjetri ja tani me Virtytet shpirtërore, Gjergj Kastrioti dhe Pjetër
Bogdani ......’’ ( Çeta e profetëve ,Rilindja ,Prishtinë1990,fq.111) Përveq
luftës për liri nga zgjedha osmane,këta të dy kanë të përbashkët edhe
fatin postmortor ,sepse që të dy u nxorrën nga varri ;i pari ,Skënderbeu
u nxorr nga varri ,për t’u coptuar më pas nga ushtarët turq ,të cilët me
copa të trupit të tij bënin hajmali ,ndërsa Bogdani ,siç e patë ,lexues të
nderuar, u nxorr dhe u hodh në qendrën e Prishtinës me mitër në kokë!

Lexues i nderuar ,do t’u lë që ju të vlersoni për gjithë çfarë u tha rreth
Bogdanit ,për të pavërtetat dhe faktet rreth tij .

-----

I.         Vegeza ne internet: “Iliria News Agency”
          http://ina-online.net/opinione/7240.html
II.        Vegeza te tjera ne internet:
      1.   http://www.scribd.com/doc/102344883/Te-pavertetat-dhe-
           faktet-rreth-Pjeter-Bogdanit
      2.   http://www.slideshare.net/madopol/te-pavertetat-dhe-faktet-
           rreth-pjeter-bogdanit
      3.   http://www.docstoc.com/docs/126205558/Te-pavertetat-dhe-
           faktet-rreth-Pjeter-Bogdanit

       Mblodhi: marjandodaj@msn.com




                                                                    13 | F a q e

More Related Content

Similar to Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit

Emrat e lumenjve dhe vendeve nw serbi
Emrat e lumenjve dhe vendeve nw serbiEmrat e lumenjve dhe vendeve nw serbi
Emrat e lumenjve dhe vendeve nw serbiIsmet Azizi
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Ismet Azizi
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIMarjan DODAJ
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliuMarjan DODAJ
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITMarjan DODAJ
 
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke DabajMarjan DODAJ
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.Marjan Dodaj
 
Shperberja e ish-Jugosllavisë
 Shperberja e ish-Jugosllavisë Shperberja e ish-Jugosllavisë
Shperberja e ish-JugosllavisëValon Pecani
 

Similar to Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit (20)

Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Emrat e lumenjve dhe vendeve nw serbi
Emrat e lumenjve dhe vendeve nw serbiEmrat e lumenjve dhe vendeve nw serbi
Emrat e lumenjve dhe vendeve nw serbi
 
Religion in Albania
Religion in AlbaniaReligion in Albania
Religion in Albania
 
Master
MasterMaster
Master
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
Golgota Shqiptare
Golgota ShqiptareGolgota Shqiptare
Golgota Shqiptare
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
 
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
 
Shperberja e ish-Jugosllavisë
 Shperberja e ish-Jugosllavisë Shperberja e ish-Jugosllavisë
Shperberja e ish-Jugosllavisë
 
Esad mekuli
Esad  mekuliEsad  mekuli
Esad mekuli
 
Histori
HistoriHistori
Histori
 

More from Marjan DODAJ

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELIMarjan DODAJ
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesMarjan DODAJ
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesMarjan DODAJ
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESMarjan DODAJ
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciMarjan DODAJ
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...Marjan DODAJ
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINMarjan DODAJ
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poeziMarjan DODAJ
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Marjan DODAJ
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIMarjan DODAJ
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Marjan DODAJ
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”Marjan DODAJ
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaMarjan DODAJ
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureMarjan DODAJ
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniMarjan DODAJ
 
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareMarjan DODAJ
 
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajSi ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajMarjan DODAJ
 

More from Marjan DODAJ (20)

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
 
Kalkulator-i
Kalkulator-iKalkulator-i
Kalkulator-i
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
 
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
 
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajSi ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
 
Globalizimi
GlobalizimiGlobalizimi
Globalizimi
 

Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit

  • 1. qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwerty uiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasd fghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzx cvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmq Të pavërtetat dhe faktet rreth Pjetër Bogdanit wertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyui “Iliria News Agency” opasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfg 2/8/2011 hjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxc Autor: Nuredin Misini vbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmq wertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyui opasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfg hjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxc vbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmq wertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyui opasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfg hjklzxcvbnmrtyuiopasdfghjklzxcvbn mqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwert yuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopas
  • 2. Të pavërtetat dhe faktet rreth Pjetër Bogdanit - Nuredin Misini Është paradoksal, absurditeti i mohimit të figurës më të shquar të letërsisë së vjetër shqiptare, sa për faktin e vlerës që e ngërthen në vete kjo figurë poliedrike, po aq edhe për nivelin me të cilin, Avni Avdiu provon ta mohojë . Lexova një shkrim të tijin, i cili titullohej “Pse kundër Bogdanit?!”, përmes të cilit përpiqej të na rrëfente ’’arsyet’’pse ishte kundër vendosjes së përmendores së Bogdanit në Shkup, e të cilin shkrim e kishte filluar kështu:”Pjetër Bogdani nuk është figurë që i bën nderë kulturës sonë. Vepra e tij kryekëput fetare nuk ka kurrfarë rëndësie për letërsinë shqipe, sepse thjesht është blasfemi.” Konstatim prej një të marri ,sepse fjala është ,në këtë rast, për veprën e parë origjinale të letërsisë sonë, madje një vepër tejet origjinale ,Çeta e profetëve , e cila me kompleksitetin e vet përmbajtësorë , është shumë e rëndësishme për letërsinë shqiptare, sepse ajo nuk është thjesht një tekst për shërbesat fetare, as për mësimin e fesë ,siç ishin veprat e Buzukut e Budit më parë ,por ajo është një vepër teologjiko-filozofike, me elemente të shumta 2|Faqe
  • 3. enciklopedike ,ndërsa në të gërshetohen edhe tema nga filozofia ,astronomia ,historia ,psikologjia, fizika ,gjeografia ,estetika e teoria e letërsisë. Për më tepër ,në këtë varg vlerash ,më takon të shtoj edhe një fakt se këtë vepër ,Bogdanit ,me kërkesë të Vatikanit, iu desht që ta përkthente në gjuhën italiane dhe në këtë mënyrë shqipja e pasur ballafaqohet me një gjuhë evropiane të zhvilluar për kohën ,ndërsa veprës së Bogdanit i takon fati që të jetë vepra e parë e përkthyer nga shqipja në një gjuhë tjetër, kurse autorit merita që të jetë i pari përkthyes i letërsisë shqiptare në gjuhë të huaj. Megjithatë nuk u mjaftua me kaq ky far Avniu ,por në një tekst të dytë me titull ’’Pjetro Bogdano Macedono’’ , ai i referohet vepres djallëzisht dhe me shumë tendencë dhe shkruan: “P. Bogdani parathënien “ lexuesit të nderuar “ e përfundoi sikur ta anticiponte me fjalët :”Ta kesh me dije se une shkrova për njerëz të padijshëm ……” ,dhe vazhdon ta komentoj këtë duke e nxjerr komplet nga konteksti , thjesht për t’ia ulur vlerën veprës dhe autorit të saj.Më lejoni lexues i nderuar ,që të shprehem përmes gjuhës së veprës dhe këtë far Avniun ta demantoj përmes saj .Në parathënien e përmendur Bogdani provon të arsyetohet para lexuesit ,në qoftë se ai gjatë leximit do të vërente ndonjë gabim ,sepse qëllim parësor i tij nuk ishte lartësimi i vetvetes,por ndikimi që do të bënte vepra e tij te populli ,prandaj aty thuhet:”Ta kesh me dije se unë shkrova për njerëz të padijshëm, pra për dobi të shenjtës fe , e jo për lavdin tim.” ( Çeta e profetëve ,Rilindja ,Prishtinë 1990,fq.97) Se cili ishte qëllimi i vërtetë i kësaj vepre dhe se si ndjehej Bogdani pas botimit mund ta mësojmë nga parathënia me titull’’ Të primit përpara letrarit ’’ në të cilën shkruan ’’….ashtu që, kur të kthehem në atdheun tim, të kesh një qiri të ndezur në dorë për të ndriçuar atë vend të vobekët të Arbërit e të Serbisë ,i cili në një pjesë të madhe flet shqip, duke qenë dalur nga dheu i Arbërit e duke përhapur shenjtën fe në vendin e Despotit, kështu që shqetë për antonomasi fesë katolike i thonë arbanashka vera.”( Po aty fq.91) Duke lexuar këtë pjesë ,por edhe pjesë të tjera nëpër tekst mund të shohim se edhe pse Bogdani ishte shqiptarë ,ndodhte shpesh që përdorte ,siç kërkohej nga një prelat erudit, emërtimet gjeografike që kishte përvetësuar administrata kishtare katolike ,e cila , për sa u përket trojeve shqiptare respektonte ende emërtimet e trashëguara nga periudha paraosmane , konkretisht emërtimet e zyrtarizuara gjatë sundimit anzhuin(shek. XIII ). Kështu për shembull ,ai e quante Arbëri ashtu si dhe qarqet zyrtare perendimore , vetëm viset që kishin hyrë në Mbretërinë e Arbërisë ,të krijuar nga Karli I Anzhuin më 1272 ,kurse Kosovën , sado që banohej me popullsi shqiptare , vazhdonin ta përfshinin ,ashtu si në shek. XIII ,nën emërtimin Serbi (Servia) ,ndonëse shteti serb ,ashtu si dhe mbretëria e 3|Faqe
  • 4. Arbërisë, kishin tre shekuj që ishin përmbysur. Kjo ishte arsyeja që e detyronte Bogdanin të shprehej kështu në shkrimet e tija ,ndërsa ky farë Avniu ,pa hezitim ta shpallë tradhëtarë duke thënë:”……Pjetër Bogdani ka mohuar se Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe e shihte si pjesë të Serbisë.”Se nuk është kështu ,më lejoni t’u sjell dhe fakte të tjera nga veprimtaria politiko-shoqërore e Bogdanit ,që më së miri do ta demantonin këtë marrëzi të llojit të vet. Sidoqoft, asnjë vepër letrare dhe asnjë veprimtari politiko-shoqërore nuk duhet vlerësuar ,asnjëherë dhe në asnjë mënyrë, jasht kontekstit kohorë në të cilin është krijuar ajo ,gjegjësisht ,është zhvilluar ajo ,prandaj ,as Çeta e profetëve e Pjetër Bogdanit, por as edhe veprimtaria e tij politiko-shoqërore , nuk mund të vlerësohen ashtu thjesht për teke të askujt ,sepse në rrethanat kohore në të cilat u krijuan – zhvilluan ato ,kishin dhe vazhdojnë të kenë peshën e tyre ,pavarsisht përpjekjeve meskine për t’i përbaltur ato.Kështu ,lexues i nderuar, më lejoni që shkurtimisht t’u shkruaj mbi rrethanat kohore kur u krijua kjo vepër dhe kur u zhvillua kjo veprimtari ,të cilën Pjetër Bogdane ishte detyruar ta zhvillonte në tre fronte edhe atë fronti i parë kishte të bënte me zgjedhën e huaj osmane ,fronti i dytë kishte të bënte me kishën ortodokse serbe dhe fronti i tretë i luftës drejtohej kundër politikës që ndiqte vet kisha katolike në ballkan . Porta e lartë, pavarësisht se në këtë kohë po arrinte fitoret më të mëdha dhe ishte në kulmin e suksesit ,nuk po ndalonte që popujt e shtypur ,ndër ta edhe shqiptarët të vazhdonte t’i mbante nën një rrethim të vazhdueshëm dhe nën presion të madh. Ajo nuk ishte çliruar nga frika e rifillimit të kryengritjeve në Shqipëri ,prandaj në aleancë me kishën ortodokse serbe dhe me presione të nduarndurshme po provonte islamizimin e popullatës (me fjalë të tjera këtu përfshiheshin diskriminimi fiskal ,presioni politik dhe presioni ideologjik) ,duke shpresuar se me islamizimin e shqiptarëve ,ata do të hiqnin dorë nga kryengritjet e armatosura dhe do të lidheshin ideologjikisht me Perandorinë osmane .Megjithatë, një pjesë e popullatës ,edhe pse u islamizuan nuk shpëtuan nga mjerimi ekonomik dhe zgjedha politike ,prandaj shumë krekrë musliman në atë kohë tregoheshin të gatshëm që të merrnin pjesë në kryengritje të armatosura .Prandaj dhe më vonë ,Bogdani në platformën e tij politike kishte përfshirë dhe kishte arritur t’i bashkonte edhe shqiptarët muslimanë kundër pushtuesit turk. Fronti i dytë ,siç thamë ishte kisha serbe ,gjegjësisht Patriarkana e Pejës ,e cila ishte themeluar nga car Stefan Dushani më 1346 dhe e cila kishte ,në atë kohë , rrjetën e saj prej 12 kryepeshkopatash ,30 peshkopatash ,një varg manastiresh dhe shumë fshatra çifligje ,të cilat 4|Faqe
  • 5. asaj i sillnin të ardhura të mëdha. Patriarkana e Pejës kishte pushtet të fortë në viset perendimore të Ballkanit ,duke përfshirë edhe kishat ortodokse të trevave shqiptare veriore .Prandaj në saje të privilegjeve që i kishte dhënë Porta e Lartë më 1557, ajo kishte marrë përsipër detyrën e shtetit ndaj popullsive ortodokse të juridiksionit të saj.Këtë autoritet asaj ia kishte dhënë veziri i madh i sulltanit ,Mehmet Pashë Sokolloviçi ,pra më 1557. Kundrejt këtyre privilegjeve , ajo ishte zotuar ,sikur Patriarkana greke e Stambollit ,të mos lejonte shperthimin e kryengritjeve antiosmane në dioqezat e saj .Ajo ishte bërë kështu zjarrfikëse e kryengritjeve çlirimtare.Si përfitim nën mbulesën e këtij roli ajo kishte evituar dhe po evitonte islamizimin e popullsisë serbe.Siç do të vinte në dukje Matteo Gondola ,ambasador i Raguzës në Stamboll ,i cili pasi kishte njohur nga afër viset boshnjake ,serbe e bullgare ,se patriarku i Pejës dhe prelatët e tij e ushtronin hapur pushtetin e tyre të ndihmuar nga turqit në bazë të urdhërit të kohës .Ata ,theksonte ai ,përdornin në kishat e tyre gjuhën sllave dhe priftërinjt serb ,kurse frymëzimin ideologjik e merrnin nga manastiret e shumta serbe ,të cilat në atë kohë ishin bërë çerdhe e nacionalizmit serb .(Archivo .S. Congregazione ,SRC ,Servia ,vol.1. fol.25) Si rrjedhim ,kalimi i shqiptarëve në ortodoksinë serbe ,çonte ashtu siç kishte çuar deri atëherë, në serbizimin e tyre. Për këtë arsye, shqiptarët katolikë, kur e shihnin veten ngusht preferonin ,siç raporton Ndre Bogdani më 1670 , më tepër të kalonin në fenë islame ,sepse me kalimin në ortodoksinë serbe ,ata humbnin kombësinë e tyre .(Rimska Kurija i južnosllovenske zemlje od XVI do XIX veka J.Radoniç (SAN) Beograd 1950) Kurse fronti i tretë po zhvillohej kundër politikës që ndiqte kisha katolike e Romës në Ballkan. Pikërisht në kohën kur Pjetër Bogdani e filloi veprimtarinë e vet si meshtar, Selinë e Shenjtë e kishte pushtuar aksioni i UNIA-s, përpjekja për ta lidhur kishën ortodokse me Papatin .Shpresat e saj për ta kthyer kishën serbe në rrugën e unitizmit ishin rritur në vitet 40 të shek. XVII nga gjoja gatishmërija që tregonin disa nga patrikët ortodoks të Pejës ,të cilët shpresonin që nëpërmjet Papatit ,jo vetëm të siguronin ndihmën e fuqive perendimore për t’u çliruar nga zgjedha osmane ,por që të tërhiqnin me këtë rast ,në vathën e tyre ,popullsitë katolike të Gadishullit Ballkanik .Pasioni për UNIA-n ishte aq i madh sa Kongregacioni zhvillonte në këtë periudhë ,në mënyrë sistematike ,një politikë sllavofile në Ballkan. Në kuadrin e kësaj politike , Selia e Shenjtë, emëronte në krye të dioçezave të Shqipërisë ,prelat serb e bullgarë. Megjithatë ,në këtë periudhë ndërlikimesh , lexues i nderuar, Pjetër Bogdani kishte përpunuar idenë e guximshme për të krijuar një institucion të lartë kishtar shqiptar , më të lartë se ai i kryepeshkopatës ,që të ballafaqohej nga pozita të njejta me Patriarkanën e Pejës 5|Faqe
  • 6. .Natyrisht nuk kërkonte një kishë shqiptare katolike autoqefale ,por një Patriarkat të varur si dhe Patriarkati i Venedikut ,nga Papati ,veç me të dretën e ligjëruar që të përfshinte në vartësinë e vet ,tri kryepeshkopatat katolike shqiptare të asaj periudhe ,kryepeshkopatat e Tivarit ,Durrësit dhe Shkupit. Qendra e patriarkatit do të ishte në Kelmend , kurse Bogdani nuk kishte zgjedhur rastësisht Kelmendin .Ai i njihte kelmendasit ,sepse kishte jetuar në gjirin e tyre ,kur ishte peshkop i Shkodrës dhe për të Kelmendi ishte një kështjellë natyrore me një popullsi monolite nga tri pikpamje : banorët e tij ishin të gjithë shqiptarë ,të gjithë katolikë dhe të gjithë luftëtarë. Gjatë gjysmës së parë të shek.XVII-të ,në saje të kryengritjeve të tyre të furishme ,këta luftëtarë trima e kishin kthyer Kelmendin në kështjellë të rezistencës shqiptare dhe ishin bërë të njohur në opinionin evropian ,madje më të njohur se banorët e çdo krahine tjetër të Shqipërisë .Në kushtet e krijuara ,gjatë gjysmës së dytë të shek. XVII-të kur shqiptarët ndodheshin nën presionin e dyfisht ,të islamizimit osman dhe të ortodoksisë serbe ,Pjetër Bogdani mendonte që këtë kështjellë luftarake të rezistencës së armatosur antiturke ta kthente edhe në kështjellë të rezistencës antiserbe. Siç mund të kuptohet lehtë, Kongregacioni nuk e pranoi idenë e Pjetër Bogdanit për Patriarkatin Shqiptar të Kelmendit .Projekti u la menjëanë ,por ideja mbeti ,madje filloi të fitonte dalngadalë të drejtën e qytetërisë ,aq sa Pjetër Bogdani filloi të mbiquhej “Patriarku i Kelmendit ,ose edhe kryepeshkop i Shkupit” .(Annotationes und reflexiones, 1689 (Patriarch von Kelmend ) fq. 36.a dhe 40.a Por nuk u mjaftua me kaq ky farë Avniu ,ai në dy shkrimet e lartpërmendura nuk kishte lënë gurë pa lëvizur ,si duket ,për ta bindur veten më tepër se të tjerët ,që Pjetër Bogdani kishte luftuar krah për krah forcave serbe dhe se së bashku me to kishte bërë kërdi e masakër ndaj shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë.Po aty, ai duke dashur të na bind se nuk ishte kundër shqiptarëve katolikë ,por kundër Bogdanit ,do të shkruaj “Anton Çeta ishte ajo figurë emblematike e pajtimit dhe bashkimit që do të fliste shumë për kohën nëpër të cilën po kalojmë.Ai bashkoi hoxhën dhe priftin në një mision historik kombëtarë”.Dhe kjo është kështu ,por vlen për kohën tonë ,kurse Bogdani në kohën e tij kishte luajtur po me aq mjeshtri ,nëse jo më mirë ,rolin e pajtimtarit dhe gjejmë fakte të cilat flasin mbi këtë të vërtetë, të cilën, po ashtu, duhet çmuar e rrespektuar :”Simpatinë që gëzonte Pjetër Bogdani ndër shqiptarët muslimanë e deshmon suksesi që pati më 1680 ,kur pajtoi brënda tri orëve fiset e Krasniqit dhe Gashit të cilët ishin në konflikt për 24 vrasje “(Arch. S. Congr.SRC;vol. I, fol.58). 6|Faqe
  • 7. Frutet e punës politike të Pjetër Bogdanit për afrimin e shqiptarëve katolikë dhe muslimanë në luftë kundër zgjedhës shekullore osmane ,u dukën sapo në tetor 1689 ushtritë e gjeneral Pikolomint hynë në Kosovë , të cilën kronisti anonim austriak e quan pa asnjë ngurrim Shqipëri. Po në këtë përpjekje për të na bindur se nuk është kundër katolikëve shqiptarë ,Avniu krijon një gafë ,duke qenë kontradiktor vetëm një paragraf ndërmjet ,ai njëherë thotë:”Shqiptarët mburren që janë popull i rrallë me një harmoni ndërfetare shembullore .Kjo i bënë nderë kombit dhe atdheut.Shqiptari musliman shkon për krishtlindje në kishë me vëllaun katolik për t’u solidarizuar dhe anasjelltas shqiptari i krishter shkon për bajram në xhami me vëllaun musliman për t’u solidarizuar .Kjo është mrekullia vet dhe këtë duhet ta kultivojmë gjithmonë.” Dhe në një paragraf tjetër më poshtë në të njejtin tekst (Pse kundër Pjetër Bogdanit ?!) ai do të shkruaj:”Parimi islam është të mos thuhet as e keqja më e vogël për të vdekurin, kushdo qoftë ai dhe ne nuk po themi asgjë për Pjetër Bogdanin, përpos se nuk është i denjë të madhërohet në mesin e një popullate ku 100% janë muslimanë, sepse e ka përbaltur dhe e ka përdhosur dinjitetin e tyre.”E gjithë kjo ,lexues i nderuar, mendoj se nuk do koment dhe flet më së miri për nivelin joserioz me të cilin ky farë Avniu përpiqet të bindë veten e tij se Bogdani nuk është i denjë në Shkup. Faktet flasin ndryshe edhe atë se Pjetër Bogdani ishte i pari ,i cili arriti të bashkonte shqiptarët katolikë dhe muslimanë në një front të përbashkët për lirin e atdheut dhe se nuk kishte luftuar krah për krah serbëve për të djegur fshatra shqiptare ,por me gjithë vështirësitë që kishte përjetuar për më tepër se tri dekada ,të shkaktuara nga arroganca e administratës perandorake osmane ,nga agresiviteti i kishës ortodokse serbe dhe nga dogmatizmi burokratik i aparatit të Kongregacionit ,nuk e kishin ligështuan Pjetër Bogdanin ,përkundrazi ato e kalitnin prirjën e tij të hershme për t’i shërbyer si një militant ,madje si një udhëheqës i lëvizjes çlirimtare shqiptare .Vokacioni i tij patriotik nuk priste veç një rast që të merrte vrullë revulucionar .Fillimisht rastin e dha lufta që sulltani i shpalli më 1683 Perandorisë Austriake ,pastaj disfata që pësuan po atë vit ushtritë osmane në dyert e Vjenës, më tej hyrja e Republikës së Venedikut ,më 1684 ,në luftë kundër Turqisë ,kurse beteja e vërtetë filloi në fund të viteve 80-ta, gjatë përparimit të ushtrive austriake nëpër Ballkan ,i cili arriti kulmin në kohën kur Pjetër Bogdani mbyllte sytë përgjithmonë. Si njohës i mirë i vendit ,Pjetër Bogdani e vazhdoi me këmbëngulje punën për tërheqjen e shqiptarëve muslimanë krah për krah me shqiptarët katolikë, në kryengritjen çlirimtare antiosmane që kishte 7|Faqe
  • 8. projektuar vite më parë. Në të njejtën kohë ai vazhdoi me po aq këmbëngulje punën për të krijuar një front të përbashkët kundër zgjedhës osmane ,dhe me qarqet kishtare serbe ,të cilat ,edhe pse e dëshironin çlirimin nga zgjedha e gjysmëhënës ,nuk pranonin kurrsesi të luftonin në një llogore me renegatët ,siç i quanin ata banorët musliman të Ballkanit .Veç kësaj ,qarqet klerikale ortodokse serbe ashtu si dhe qarqet kishtare greke fanariote, nuk dëshironin që çlirimi t’u vinte me ndihmën e ushtrive katolike ,të cilat sillnin me vehte politikën e UNIA-s që ndiqte perandori Austriak ,Leopald .Për këtë arsye qarqet klerikale serbe ,dëshironin që shpëtimi t’u vinte nga Rusia Ortodokse. Gjate vizitës që Pjetër Bogdani bëri më 1680 në kryepeshkopatën e Pejës , zëvëndësi i Patriarkut Maksim i tha kryepeshkopit shqiptar se edhe katolikët duhej të tregonin rrespektin e duhur ndaj perandorit të Moskës. Pjetër Bogdani i përgjigjet në një dozë ironie se mbreti i Moskovit (për prelatin shqiptar nuk ishte ende perandor) “nuk ishte ende shpëtimtari ynë për të cilin ia vlente të derdhej gjak “( che il e di Moscovia non eva nostra salvatore per il quale si doveva spanger sangue)( J.Radoniç ,Po aty fq.375) Megjithatë as krijimi i frontit të përbashkët nuk ishte punë e lehtë .Atë e vështirësonte fakti se të dyja palët ndërluftuese ,si perandoria osmane ashtu edhe armiqt e saj (Austria ,Polonia dhe Venediku ) i kishin dhënë që në fillim luftës së tyre veshje fetare ,si një luftë mes islamizmit dhe katolicizmit .Si kisha perendimore ashtu edhe kisha lindore ,i shikonin shqiptarët muslimanë si armiq ,madje ato as e pranonin mundësinë e tërheqjes së tyre në kryengritjen antiosmane .Vetëm në qarqet politike austriake filloi të dukej një e qarë në këtët çështje ,ndërsa përfaqësues kryesor ushtark të kësaj rryme ishin konti Ludvig Baden ,gjenerali J . Veterani dhe në mënyrë të veqant ,gjenerali Silvio Enea Piccolomini .Historiani çek F .Wagner na njofton se patriarku i Kelmendit ,Pjetër Bogdani ,kishte lidhur marrveshje me gjeneral Pikolominin ,në lidhje me pjesmarrjen e shqiptarëve kryengritës krahas ushtrive austriake ,në luftë kundër Perandorisë Osmane .( J. Raduniç, Po aty fq.402) Puna e do që kjo marrëveshje duhet të jet lidhur të paktën në formë preliminare , përpara se ushtritë austriake të shpërthenin ofensivën në drejtim të Kosovës dhe jo siç pohohet aty-këtu ,më 6 nëntorë 1689 ,kur Kosova tashmë ishte çliruar .( H. Gerbs, Die Kaiserlichen in Albanian 1689 ,në “Mitteilungen des K.K.Kriegs-Archiv”Wien 1888 ,fq 148) Sipas marrëveshjes ,e cila mbase është stipuluar me shkrim në javën e parë të nëntorit, shqiptarët katolikë e muslimanë do të rrëmbenin armët kundër pushtetit osman ,sapo ushtritë austriake do të hynin në Kosovë ,pastaj do të inkuadroheshin në një formacion ushtarak të rregullt që do të quhej ’’Milicia Shqiptare’’(Albanese Miliz) me oficerë dhe nënoficerë 8|Faqe
  • 9. gjithashtu shqiptarë. Gjenerali austriak u premtonte shqiptarëve ,në emër të perandorit Leopold, çlirim nga zgjedha osmane ,uljen e taksave për popullsinë dhe ushtrimin e lirë të të gjitha feve .(J. Radoniç, Po aty ,fq.402) Sipas historianit F.Wagner ,marrëveshjen Pjetër Bogdani e nënshkroi me titullin Patriarku i Kelmendit dhe Kryepeshkop i Shkupit .( J. Radoniç, Po aty ,fq.402) Frutet e punës politike të Pjetër Bogdanit për afrimin e shqiptarëve katolikë dhe muslimanë në luft kundër zgjedhës shekullore osmane ,u dukën sapo në tetor 1689 ushtritë e gjeneral Pikolominit hynë në Kosovë, të cilën kronisti anonim austriak e quan pa asnjë ngurrim Shqipëri.(Annotationes und reflexiones etj, fq.36.a.) Kur aty nga mesi i tetorit ,Pikolomini arriti në Prishtinë (Prishtina qytet ne Shqipëri (Annotationes und reflexiones etj, fq.36.a.))me të u bashkuan rreth 5.000 luftëtarë ,të cilët kronisti austriak që shoqronte ushtritë e perandorit i cilëson si “albanesen “,por edhe të tjerë që quheshin “arnautë”domethënë shqiptarë muslimanë dhe jo ’’shqiptarë e serbë ’’ siç pohojnë disa historian serbë .( S. Rizaj ,Kosova gjatë shek. XV,XVI dhe XVII-të ,Prishtinë 1982 fq.509) Duke vazhduar marshimin drejt Jugut ,kaloi nëpër Kaçanik më 25 tetor dhe pa ndonjë vështirësi arriti në Shkup ,të cilin e dogji më 27 tetor 1689 ,përshkak se qytetin e kishte molepsur murtaja .Në Shkup ,Pikolomini e ndërpreu marrshimin e mëtejshëm drejt Jugut ,dhe u kthye përsëri në Kosovë ,mbasi synimi i tij kryesor ishte të dilte nëpërmjet Prizrenit ,Kukësit dhe Shkodrës në Adriatik për të shkëputur Bosnjën dhe Hercegovinën nga trupi i Perandorisë Osmane .Pasi arriti përsëri në Prishtinë ,Pikolomini mori rrugën nga perendimi në drejtim të Shqipërisë .Në kohën kur 3.000 kryengritës të tjerë shqiptarë morën Pejën(S.Rizaj ,Po aty fq.511 ;S.Rizaj mbështetet te kronisti turk Silahdar Findikli Mehmed Aga (Silahtar Tarihi ,2 Cilt, fq. 425-430) ,i cili ka marrë pjesë në këto luftime.),forcat austriake arritën më 6 nëntor 1689 në Prizren ,në “kryeqytetin e Shqipërisë”, thotë kronisti anonim .(Annotationes und reflexiones,etj,fq.36.a.)Pikërisht këtu në kryeqytetin e Shqipërisë ndodhi takimi i Pjetër Bogdanit me gjeneral Pikolominin .Sipas njoftimit që mban letra e Gjon Bogdanit ,nipi i Pjetrit ,drejtuar Kongregacionit ,ungji i tij, kryepeshkopi i Shkupit dhe Patriarku i Kelmendit ,e priti gjeneralin diku jasht Prizrenit dhe hyri bashk me të në qytet .(Archiva .S. Congr.SRCG,vol.508,nr.13) Takimin e tyre në Prizren e përmendin pothuajse të gjitha burimet e cituara deri tani ,por njoftimet më të hollësishme na i jep kronisti austriak anonim . Sipas tij , Pjetër Bogdani e priti gjeneralin Pikolomini duke patur me vete rreth 6.000 luftëtarë të cilësuar prej tij ’’albanesen ’’dhe ’’arnauten’’domethënë shqiptarë katolikë dhe muslimanë .Në lidhje me këtë moment ,kronisti shënon tekstualisht: ”Më 6 nëntor (Pikolomini) arriti sikundër kam njoftuar 9|Faqe
  • 10. tashmë në Prizren ,në kryeqytetin e Shqipërisë ku u mirëprit prej kryepeshkopit të atij vendi dhe Patriarkut të Kelmendit .’’Dhe më tej ’’Jasht Prizrenit ndodheshin më tepër se 6.000 shqiptarë (albanesen),por edhe të tjerë që quheshin arnautë.Këta gjatë parakalimit të gjermanëve zbrazën tri batare pushkësh , pastaj , sipas zakonit të tyre ,duke u betuar i dhanë perandorit besën. ’’ (Annotationes und reflexiones etj,fq. 36.a.) Në këtë klimë entuziazmi, u stipulua në letër ,marrveshja e përmendur midis Pjetër Bogdanit dhe gjeneral Pikolominit, tekstin e të cilit nuk e njohim, por që nënshkrimi i tij vërtetohet nga një shënim që ndodhet në njërin prej protokoleve të Këshillit të luftës të asaj kohe dhe që ruhet në Vjenë në Arkivin Ushtarak.(Kriegsarchiv,Wien,Hofkriegsrath.Indice Protocoll ,nr.378,1689, 622,665) Fakti është se numri i luftëtarëve shqiptarë katolikë e muslimanë, që rrëmbyen armët si aleat të austriakëve kundër zgjedhës osmane ,ishte shumë më i madh nga se parashihej në Vjenë, Sipas njoftimeve zyrtare të Vjenës ,krahas 8.000 ushtarëve austriakë që kishte nën urdhër gjeneral Pikolomini ,tani qenë grumbulluar rreth 20.000 luftëtarë shqiptarë të të dyja besimeve. ( J. Radoniç, Po aty ,fq.402)Por pikërisht kur pas Kosovës do të fillonte çlirimi i Shqipërisë Veriore ,gjeneral Pikolomini vdiq nga murtaja në Prizren ,më 12 nëntor 1689 ,në duart e Pjetër Bogdanit , i cili si prelat ia dha sakramentet e fundit .Me vdekjen e tij punët morën një drejtim tjetër .Në vendin e Pikolominit ,perandori emëroi gjeneral Veteranin , por deri sa ky të vinte në Kosovë ,drejtimin e veprimeve në front e mori Albert Kristian (Christian) duka i Holshtejnit ,një nga kundërshtarët më të rrept të bashkpunimit me forcat e armatosura shqiptare .Duka i Holshtejnit nuk e rrespektoi marrëveshjen midis Pikolominit dhe Bogdanit .Në kundërshtim me të ,ai e rëndoi popullsinë shqiptare të Kosovës me taksa dhe detyrime të rënda. Dha urdhër që shqiptarët të dorzonin armët dhe i ngarkuan me taksën e kontribucionit të luftës gjë që është ,sipas shprehjes së kronistit anonim austriak, një akt i padurueshëm për shqiptarët. Puna arriti deri atje sa duka i Holshtejnit dhe oficerët e tij ,filluan t’i përbuznin , madje edhe t’i rrihnin ushtarakët e ’’Milicisë Shqiptare’’(Annotationes und reflexiones etj, 37.a.)fq. Filloi kështu ftohja midis shqiptarëve dhe austriakëve ,e cila shkaktoi tronditjen e aleancës ,të cilën e përgatiti me aq pasion Pjetër Bogdani .Marrëdhëniet shqiptaro-austriake u keqësuan ,sidomos aty nga fillimi i muajit dhjetor .Duka i Holshtejnit u nis nga Prizreni në Lumë më 2 dhjetor 1689 ,sipas planit që kishte hartuar Pikolomini , me qëllim që pasi të shpartallonte forcat e Mahmud Pashë Begollit ,të vazhdonte marrshimin për të dalë në Shkodër dhe për t’u takuar me ushtritë 10 | F a q e
  • 11. venedikase.Forcat shqiptare të Mahmud Pashë Begollit ,të përqëndruara në Lumë ,refuzuan të luftonin kundër austriakëve .Refuzimi i forcave të tij e detyroi Mahmud Pashë Begollin ,të tërhiqej së bashku me popullsinë e Lumës .Kështu ,duka i Holshtejnit e gjeti Lumën pa lumjanë ,prandaj dogji disa fshatra. Pikërisht në këto momente ,kur popullsia shqiptare nuk po kuptonte përse po trajtohej keq nga ushtritë austriake ,vdiq nga murtaja në Prishtinë ,më 6 dhjetor 1689 ,Pjetër Bogdani ,kryepehkopi i Shqipërisë dhe patriarku i Kelmendit. Vdekja e Pjetër Bogdanit shkaktoi një pikëllim të madh në vend .Humbja e tij shkaktoi trishtim të madh edhe jasht vendit ,në qarqet që ndiqnin me intreres rrjedhën e lëvizjes çlirimtare në Ballkan. Kronisti anonim austriak, mund të thuhet se e vajtoi vdekjen e udhëheqësit të shquar shqiptarë. Ja ç’thotë ’’Në mënyrë që çështjet tona të pësonin një goditje të rëndë ,perendia deshi që të vdiste kryepeshkopi i Shqipërisë ,i cili kishte vënë nën urdhërat e tij dhe i mbante në devocion ndaj madhërisë së tij perandorake të gjithë popujt e vet ( domethënë të krishterët katolikë) dhe pjesën më të madhe (nënvizojmë pjesën më të madhe) të arnautëve’’. Pastaj kronisti e mbyllë shënimin e vet se me vdekjen e Pjetër Bogdanit ’’iku për një kohë edhe fati ynë në tokë.’’ (Annotationes und reflexiones etj,fq.40.a.) Me këtë shënim lakonik se ’’ me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku dhe fati ynë në tokë ’’ kronisti do të thotë se me prishjen e aleancës shqiptaro- austriake ,të cilën e kishte farkuar kryepeshkopi i Shqipërisë dhe patriarku i Kelmendit ,ushtritë austriake filluan të pësonin disfata të përditshme .Duka i Holshtejnit e kuptoi vonë se me arrogancën e tij ushtarake dhe me mospërfilljen e të drejtave të shqiptarëve kishte rrënuar punën shumëvjeçare të Pjetër Bogdanit .Kështu ai ndrroi qëndrimin ndaj shqiptarëve dhe u kthye te platforma e Pikolominit dhe Bogdanit ,por tashmë ,thotë kronisti anonim ishte vonë ,sepse ’’zemra e shqiptarëve ishte pezmatuar jashtzakonisht nga kapadaillëku i oficerëve austriakë, të cilët duke i përbuzur ata ,sollën shkatrrimin e tyre’’.(Po aty ,fq.40.b.) Nga 20.000 luftëtarë (fjalët janë të kronistit austriak) që kishte me vete Pikolomini në fillim të dhjetorit 1689 ,një muaj më vonë ,në fillim të janarit 1690 ,dukës së Holshtejnit i kishin mbetur vetëm 3.000 vetë.’’ (Po aty ,fq.42.b.) Gjeneral Veterani ,komandant i ri i frontit ,i cili arriti në Kosovë në muajin janar 1690 ,u rikthye te politika e Pikolomint dhe u orvat të përsëriste traktatin e aleancës mbi platformën e Pjetër Bogdanit .Diçka ai bëri me bashkpunëtorin e ngusht të Bogdanit , Toma Raspasarin dhe nipin e Bogdanit ,Gjon Bogdanin, por tashmë besimi ishte tronditur . Veç kësaj , kursi i ngjarjeve luftarake ndryshoi në favor të ushtrive osmane .Sipas 11 | F a q e
  • 12. njoftimit që përmban letra e nipit tjetër të Pjetrit , Gjergj Bogdanit, drejtuar kongregacionit ,ushtritë osmane sapo hynë në Prishtinë nxorrën nga varri trupin e ungjit të tij dhe pasi i vunë mitrën në kokë e hodhën në sheshin qendror të qytetit (il mio zio Pjetro Bogdano...covato dalla sepoltura e dato a pasto e cibo de’cani in mezzo la piazza di Prischtina con la mitra in testa ).(Arch.S.Congr. SRCG ,vol.54,n.2.) Lexues i nderuar ,siç po e shihni ,Pjetër Bogdani vdiq në momentin më kulmor të veprimtarisë së tij politike në shërbim të atdheut të vet . Pavarësisht se programi i tij për çlirimin e Shqipërisë ,sidomos të Kosovës nga zgjedha osmane nuk u realizua ,dhe kjo jo për faj të forcave shqiptare ,por të disfatës së armatave austriake , ai e ruajti vlerën e vet historike për të ardhmen .Aty u vunë bazat e bashkpunimit luftarak midis shqiptarëve të feve të ndryshme në luftë për liri ,të cilat shërbyen si gur themeltar për historinë e ardhshme të Shqipërisë dhe shqiptarëve .Ky ishte një kapital i madh politik dhe ideologjik që Pjetër Bogdani u la brezave të ardhshëm ,kapital të cilin e përvetësoi që në hapat e parë Rilindja Kombëtare Shqiptare ,aq sa mund të thuhet se Pjetër Bogdani është nga kjo pikpamje ,me tërë madhështinë e tij ,një pararendës i hershëm i lëvizjes rilindëse shqiptare. Unë , gjithsesi ,lexues i nderuar me këtë rast bëra përpjekje që në formë sistematike të sjellë një mori faktesh historike ,përmes të cilave desha të thurrë një shkrim argumentues mbrojtës ,kundër shkrimeve tendencioze dhe të cekta të Avni Avdiut kundrejt veprës dhe figurës së ndritur të Pjetër Bogdanit ,dhe jo të bëj një studim mbi të ,sepse në këtë rast shkrimi ,gjithsesi do të ishte shumë më voluminoz ,pasi që jeta e Bogdanit ishte tejet e ngjeshur me veprimtari të nduarndryshme .Megjithatë ,të njejtat fakte historike i solla ashtu siç pretendonte se dinte të bënte ky farë Avni Avdiu ,i cili në shkrimin ’’Pjetro Bogdano Macedono ’’ na shkruan :’’Ata që shkruajnë punime shkencore ,disertacione të doktoratës etj.,e dinë se si shkruhet me fakte:së pari autori ,pastaj emri , titulli i librit , vendi i botimit ,shtëpia botuese ,viti i botimit , citati dhe në fund faqja e librit .’’Kurse në vazhdim të të njejtit shkrim gjoja na sjell fakte ,duke ’’cituar’’ nga tekste të ndryshme dhe pasi ishte futur në debat me njerëz të ndryshëm, që po e mbronin figurën e Bogdanit nga ky mediokër i pashoq ,ndër ta edhe Valon Kurtishi ,të cilit duke dashur t’i përgjigjet ,Avniu në një shkrim të tretë do të na arsyetohet se ne do të duhet të bëjmë dallimin në mes citatit dhe parafrazimit ,sepse ai paska parafrazuar ,ndaj na thotë:’’Unë nuk zbrapsem asnjë milimetër nga ato që kam parafrazuar në dy shkrimet e para.’’ Kurse në po të njejtin shkrim as dhjet rreshta më lart Avniu na thoshte se:’’Unë jam i interesuar për debat shkencor me fakte e jo shtrembërim të tyre ,jo duke nxjerr në pah pasues që i pëlqejn dikujt e 12 | F a q e
  • 13. duke hequr ato që nuk i pëlqejnë.’’. Merre vesh tani ,lexues i nderuar se çfarë në të vërtet dëshiron ky njeri , që jo rrallë herë i ndodh të vij në kundërshtim me vetveten , sa që unë mendoj se duke iu drejtuar Valon Kurtishit për të cilin thotë se: ’’Nuk i përmbahet titullit të reagimit të tij dhe synon të arrij ’’halo efekt’’ me sfondin e librave dhe kompjuterit .’’,Avniu duhet të ket menduar për vetveten sepse, pikërisht ai provon diçka të tillë. Sidoqoftë ,pavarësisht gjithë asaj që tha ky farë Avniu për Bogdanin ,unë vazhdoj të këmbëngulë se Pjetër Bogdani ,si askush tjetër është i denjë për të qenë në qytetin e Shkupit përkrah Skënderbeut, sepse pas tij ,ishte Bogdani ai që bëri përpjekjen më serioze për të çliruar popullin shqiptarë nga zgjedha osmane. Në letrën përshëndetëse që Pjetër Rikeiardi ,ia dërgon Bogdanit me rastin e botimit të veprës ,ai ndër të tjera thotë:’’Të lumtur (mund të them! ) Arbërit janë sot :Për dy Skendërbegë para botës Krenar! Njëri zulmtë me trimërinë e Marcenës, kurse tjetri ja tani me Virtytet shpirtërore, Gjergj Kastrioti dhe Pjetër Bogdani ......’’ ( Çeta e profetëve ,Rilindja ,Prishtinë1990,fq.111) Përveq luftës për liri nga zgjedha osmane,këta të dy kanë të përbashkët edhe fatin postmortor ,sepse që të dy u nxorrën nga varri ;i pari ,Skënderbeu u nxorr nga varri ,për t’u coptuar më pas nga ushtarët turq ,të cilët me copa të trupit të tij bënin hajmali ,ndërsa Bogdani ,siç e patë ,lexues të nderuar, u nxorr dhe u hodh në qendrën e Prishtinës me mitër në kokë! Lexues i nderuar ,do t’u lë që ju të vlersoni për gjithë çfarë u tha rreth Bogdanit ,për të pavërtetat dhe faktet rreth tij . ----- I. Vegeza ne internet: “Iliria News Agency”  http://ina-online.net/opinione/7240.html II. Vegeza te tjera ne internet: 1. http://www.scribd.com/doc/102344883/Te-pavertetat-dhe- faktet-rreth-Pjeter-Bogdanit 2. http://www.slideshare.net/madopol/te-pavertetat-dhe-faktet- rreth-pjeter-bogdanit 3. http://www.docstoc.com/docs/126205558/Te-pavertetat-dhe- faktet-rreth-Pjeter-Bogdanit  Mblodhi: marjandodaj@msn.com 13 | F a q e