ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEMarjan DODAJ
Aristidh Kola - ne librin "Rilindesit e kohes sone - njerez qe i dua" faqe 218 - 226.
E solla kete pjese te ketij libri meqe eshte 10 vj. i vdekjes se Arvanitasit te madh Aristidh Kola.
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
Pashko VASA - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Botohet i plote per here te pare ne shqip ne 130 vjetorin e botimit te pare dhe 185 vjetorit të lindjes së Pashko Vases
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEMarjan DODAJ
Aristidh Kola - ne librin "Rilindesit e kohes sone - njerez qe i dua" faqe 218 - 226.
E solla kete pjese te ketij libri meqe eshte 10 vj. i vdekjes se Arvanitasit te madh Aristidh Kola.
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
Pashko VASA - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Botohet i plote per here te pare ne shqip ne 130 vjetorin e botimit te pare dhe 185 vjetorit të lindjes së Pashko Vases
Similar to Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e dytë...) (20)
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciMarjan DODAJ
Nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracisë
Në përkujtim të grevës kombëtare të urisë së përndjekunve politik në Tiranë 1991
Me deshirën e mirë të përkujtoj këtë ngjarje jo të zakonte, mbasi po afrohet dita jubilare e saj SHTATOR 1991, do mundohem të rreshtoj disa kujtime në respekt të kolegëve që vëndosen të vetëflijohen, për të ba present respektimin e të drejtave njerzore dhe për të diskretitue ideologjinë vrasëse të komunizmit. Ja kushtoj këtë shkrim kolegut të paharruem të ndjerit Pano Taci, i cili ishte pjesmarrës aktiv i kësaj greve, me të cilin pata shumë biseda e shkëmbime mendimesh që më vlejten ma vonë.
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitMarjan DODAJ
Është paradoksal, absurditeti i mohimit të figurës më të shquar të letërsisë së vjetër shqiptare, sa për faktin e vlerës që e ngërthen në vete kjo figurë poliedrike, po aq edhe për nivelin me të cilin, Avni Avdiu provon ta mohojë .
NËNË TEREZA
----për ata që ulin poshtë figurën e Nënë Tereza ---
Kush i tregojë botës,
Se shqipëtarët janë bartës të flotës së dashurisë.
Mirësisë,,urtësisë ,dlirësisë,
Që dinë të falin me durim
Për të korrë fitore pa mbarim.
Ti që mbështjellë bajga cdo ditë
Për të Arbërit Komb
Se ndjehesh neo-osman,
Apo,më mire të them laraman,
Jeni pshtjellarë asgjë më shumë
Hudhni fjalëfëlliquren posi bombë.
Sa më trishton bajgëfjala e trurit të mykur:
“Nuk e di si kjo nënë për shiptarë të jetë e ndritur”
Apo qaheni se nuk i erdhi ndihmë Kombit,
Kur prehej e masakrohej nga shkau i atij motit.
Disa gojëfëlliqur e quajnë Nëna Indi,
Kur gjaku saj i pastër,ishte i tëri Shqiptari!...
Harroni se pikërisht ju që bajgoni me gojë,
Jeni pjek në diell
Duke pritur ndihmat e shoqatës
„Nënë Tereza“,e Zotit pjellë.
Eh,sa shumë ju shkon për shtati fjala e urtë:
„Qeni i keq,gjithmonë kafshon të zonë në dorë,
Kur ai i jep për të ngrënë pa folë!“
Humaniteti i saj
Pa dallim ngjyre, kombi feje
Dhurojë ndjenjën –
Tërë bota është një familje!...
Bota e quajti Nëna Shqiptare,
Nëna e gjithë botës,
NËNË TEREZA
Shenjtnesha e Tokes!....
Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi
Bochum 6 korrik 2012
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Marjan DODAJ
AT GJERGJ FISHTËS
Me ‘i kamxhik që s´të shkonte huq,
përmbi gaça e zagar të kuq,
që gogsojshin për Anadollin,
e kangë këndojshin për Moskovin,
mbajshin n’ krye “kapica” e “qyla”,
tjëtër s´ishin, veç do bërryla,
barkut frye porsi bagëtia,
deri sa n’ gjak u la Shqipnia.
Kur gjimnazi u desht të mbyllej,
se ashtu kishte ardhë shkresa:
“T’ dashtun fëmijë, shkoni te shpija,
dhe pa fretën rrnoftë Shqipnia”
E prapë sot, që kem dy shtete,
kanë po të njëjtat muhabete:
me ndreqë vila e karroca,
me fry barkun si bretkosa.
Brezi ynë, i vuajtun shumë,
ka ‘i dëshirë që digjet shkrumb:
Me ia hapë kapakun shpresës,
me heqë pluhunin e harresës,
me t’ dijtë vorrin a e ke kund,
eshtnat tueja, hedhë në lum,
pse Atdheun e deshte shumë.
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareMarjan DODAJ
“Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta njihte Kosovën”. Shënim i redaksisë së revistës “NIN”
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e dytë...)
1. Nga Fritz RADOVANI:
O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?!
(Pjesa e dytë...)
Qosja shkruen: “Të vazhdojmë më tej dhe të pranojmë për një çast se ja, Partia e
Punës e Shqipërisë, e kjo domethënë se shqiptarët, paskan bërë gjenocid ndaj vetvetes..?”
Kur lexon njeriu këta dy rreshta, dashje ose padashje, mendja të shkon tek ajo
“mjekrra” jote, që tashti asht ba modë e shumë “akademikëve” dhe “intelektualëve” tanë, e
që fatkeqësisht nuk mund t’i quej shqiptarë! Si duket edhe At Fishta e ka dijtë se do të vinte
dita dhe nga agronomët shovenistë sllav ka me u mbjellë një lloj “akademiku” në serat e
Shqipnisë...e tue parashikue sesi ka me ardhë dita, pat thanë: “Unë mbas sodit nuk jam ma
shqiptar!”...Njerëzit e mëdhej, me dy fjalë, dëshmojnë profecinë e tyne!
Asht e para herë që lexoj një mendim kësisoji: “Partia e Punës e Shqipërisë, e kjo
domethënë se shqiptarët, paskan bërë gjenocid ndaj vetvetes...” Shumë interesant!...
Kur je kenë fëmijë me siguri ke hangër shumë manat e zezë...e të kanë “nxi” fytyrën!
Partia e Punës e Shqipnisë, ose Partia Komuniste Shqiptare, përfaqëson simbas teje
shqiptarët!? Po t’ ishte Enver Hoxha pa ngordhë, kushedi ku kishe perfundue ti, o Qose!
Po pse, a Shqiptarët e kanë formue Partinë Komuniste Shqiptare PKSh (apo Partinë e
Punës), o injorant? Janë 70 vjet që botohen në të gjitha gjuhët e botës libra, histori, vepra,
ditarë, kujtime, Fjalorë Enciklopedikë, e deri ndër xhamija e kisha u shkruen parulla në vitin
1967 nga Enver Hoxha se kush e ka themelue Partinë e Punës, e ti nuk e ke marrë vesht endé,
madje tue kenë ortak e bashkpuntor i tyne qyshë se ke le. Po me sa paturpësi mohon veprat e
miqëve tuej Miladin Popoviçit e Dushan Mugoshës, që me aq zell punuen e u lodhën, deri sa
gjetën turkoshakun e edukuem në kabaretë e masonistëve të Parisit, me drejtue atë llom
partie, madje edhe i vune emnin “themelues”, kur ai pat marrë edhe disa emna të tjerë ma
përpara...nga tregëtarët e Pazarit të Tiranës, që mesa duket i ke pasë edhe ti kur ishe ma i ri,
se tash të janë thinjë qimet e mjekrres, e s’ je ma për asgja o Qose!
Simbas teje, Partia e Punës, “e kjo domethënë se shqiptarët..”, pra, ajo parti na kenka
vepër e Shqiptarëve! Po si ke mujtë me kalue në klasen e parë gjimnaz kur nuk di se çka do
me thanë Partia Komuniste apo Partia e Punës, që edhe vetë Tito asht mburrë në 1946, kur ka
dekorue Enver Hoxhen “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, për me i tregue të gjitha shteteve të
Europës se po dekoron një “hero”, që i përkiste atyne popujve...të tij, e jo shqiptarëve, e ti
mbas 65 vjetësh do me e quejtë “shqiptar”? E çka mundesh me ba ti ma shumë sot kundër
Popullit Shqiptar? Po sikur t’ ishte shqiptar Enver Hoxha, a do të mujte me hipë në një
tribunë me Stalinin në Sheshin e Kuq e me shkue e me fjetë “mysafir” në një shtrat me te në
rezidencen e tij në Kremlin, o matuf?... Lexo librin “Me Stalinin” e mandej shkruej për té o
Qose. Po cili shqiptar ka trashigue në gjakun e vet veset e flligta të një llomi të pashoq, ashtu
si i kanë trashigue nga gjaku i tyne anadollak i Turqisë së vjeter (se as Turqia e Re nuk i ka
pranue surretnit e tyne), dy përbindshat e Partisë së Punës, Enver Hoxha e Ramiz Alia, apo
ndoshta as ty nuk të bajnë fare përshtypje “epitetet e nderueme” të tyne, që po mos t’ ishin të
tillë, të poshtër, të flligtë e të pa burrni kurrë nuk do të drejtonin Partinë Komuniste, o rracë e
bastardhueme edhe ti si ata nga dhuna e pushtuesit shekullor...”vllajt të gjakut tand”!
Apo mos ndoshta iu shkon mendja si njerëz të “dijtun e akademikë” me na mbushë
mendjen ndonjë ditë se jemi edhe na sllavë apo endacakë t’ardhun nga Kaukazi, o Qose!
2. E di se nuk keni turp! Edhe kjo mund të ndodhin! Prej njerëzve të poshter e spijunë
njeriu duhet me pritë gjithshka! Ju mohoni rracen, familjen, Atdheun dhe Zotin!
E çka nuk mohoni ju për një grusht dollarë!?
Atëherë kur as unë as ti nuk kishim lé endè, një shkrimtar i njohun sovjetik i quejtun
Majakovski, shkruente: “Ne themi partia dhe nënkuptojmë Lenini...”, ndërsa ti, o Qose, thue:
“...ne themi partia e punës dhe nënkuptojmë shqiptarët...”. Sa poshtë ka ra kah ju andej në
Prishtinë katundi, o Qose! Po ku e gjete këte figurë “historike”, o i mjerë!... Në cilin vit asht
botue ky “Fjalor Enciklopedik i Akademisë së Shkencave për injoranta”?...
Dihet edhe një gja, se kështu ua ha dreqi paret të “pamunduemëve”... E parja të ban
edhe me t’u krue mjekrra, o Qose!...Po me të vertetë pare e madhe derdhet për “injoranta”,
shokët tuej, o Qose, nga fondacionet e Enver Hoxhës! E sa herë ju kruhet mjekrra duhet me
ju marrë me të mirë, e për me ju “pajtue”, vjen çeku tjeter. Edhe Majakovski pat thanë: “Ju
shkoni ku të doni, unë do shkoj në arkë të kursimit!” Këtu përputheni plotsisht edhe ju, o
Qose, me te...Shqiptarët janë masakrue ndër hetuesi, burgje, kampe shfarosje e interrnimi,
ferma, minjera e kooperativa bujqësore...për 20 lekë të vjetra, e ti, o Qose, thue: “Hajde, ta
krahasojmë sjelljen e këtillë të regjimit komunist, i cili bën çmos që t'i mbajë nënshtetasit në
vendin e vet, duke u dhënë punë po thuaj të gjithëve...” Po nuk tregon se kush i merrte frutet e
këtyne 2 miljon skllevërve, që punonin për me vue miljona dollarë në bankat përendimore
për Enver Hoxhën, Ramiz Alinë e trashigimtarët e tyne, të cilët sot edhe tallen nëpermjet jush
o “akademiku” Qose me Popullin Shqiptar, që për disa dollarë të qelbun, komunistët
tradhëtarë, kriminel e gjakatarë, që kanë masakrue mbi 500.000 Shqiptarë dhe kanë ushtrue
Gjenocid komunist të pa pamë, siç pohoni edhe ju, në asnjë vend të Botës...sot Këtë Popull
Shqiptar Martir...ju e queni edhe “popull komunist!”. E çka do me i thanë dhe me e fye ma
shumë Popullin tonë se sa “komunist”, që edhe “ka ushtrue Gjenocid ndaj vetes”, o Qose?!
Porsa fillova me lexue artikullin tand më ra në sy : “Në Muzeun Historik Kombëtar,
në Tiranë, domethënë në Muzeun e historisë së shqiptarëve, pjesëtarë të të cilit jetojnë jo
vetëm në Shqipërinë shtetërore, por edhe në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginë të
Preshevës, në Itali, në Greqi, në Turqi, në një varg vendesh evropiane, në SHBA, në Kanada,
në Australi, në Zelandë të Re e në vende të tjera, gjendet PAVIJONI I GJENOCIDIT.”...
Kuptova se je “ignorant” siç ju thonte i ndjeri Prof. A.Pipa...Po endè nuk e ke marrë
vesh se në Australi jo vetëm dihet se kush ishte terroristi Enver Hoxha, por edhe asht botue
tek libri i z. NIGEL CAWTHORNE “TYRANTS” ku “Enveri juej”, asht i vendosun ndër
“100 Tiranët dhe despotet” që kishte gjithë Bota në 3500 vjet... botue në vitin 2004, for
Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia,
dhe në një fletë të veçantë shkruhet: “BOTA MODERNE, Enver Hoxha 1908 – 1985,
Udhëheqës i Shqipërisë, Jeta dhe Krimet...” Gjeje librin, lexoje dhe rueje fort e shih se për ke
shkrueni endè ju “akademikët”...O Qose, shkruej për Prishtinen e mos u hap shumë se do ta
marrin vesh të gjithë Shqiptarët sesa të paditun e batakqijë i kemi “akademikët” tonë...
Po, kruejeni, kruejeni mjekrrën, o injorantë...o tradhëtarë të poshter e të shitun,
spijunë të komunizmit terrorist sllavo aziatik..! Kruejeni mjekrrën deri një ditë!
Melbourne, Qershor 2011.
(Vazhdon pjesa e tretë)
Shenim:
Artikullin e plotë të R. Qoses e gjeni të botuem me 26 Prill 2011 tek Gazeta Shqiptare.