SlideShare a Scribd company logo
1 of 37
1
UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike
Drejtimi: Inxhinieri Ekonomike
Mësimi Praktik: Ministria e Financave
Sektori: Departamenti i Auditimit të Brendshëm
Studente Mentor
Diellza Haxhimehmeti Prof.Dr.Hakif Zeqiri
Mitrovicë 2017
2
Përmbajtja
1. HYRJE .........................................................................................................................................3
2. HISTORIA E AUDITIMIT.................................................................................................................4
2.1 Instituti për auditim të brendshëm .......................................................................................7
3. PROGRAMI I PËRVOJËS................................................................................................................8
3.1 Aktivitetete mësimit praktik ................................................................................................9
3.1.1 Lidhja e aktiviteteve....................................................................................................10
3.1.2 Marrëveshja për student.............................................................................................11
3 STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM...13
3.1 Hyrje në StandardetNdërkombëtare ..................................................................................13
3.2 Departamenti i auditimit të brendshëm ..............................................................................15
4 DEPARTAMENTI I TEKNOLOGJISË INFORMATIVE..........................................................................16
4.1 MSTI – menaxhimi i shërbimeve të teknologjisë informative ................................................17
4.2 Metodologjiae DAB...........................................................................................................19
4.3 Pyetësori i kontrollit të brendshëm.....................................................................................20
4.4 Raporti vjetor i punës për vitin 2016 ...................................................................................22
5 RAPORTI IAUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË KOMUNËS SË KAÇANIKUT.................26
5.1 Përmbledhje e përgjithshme...............................................................................................26
5.2 Konkluzionet dhe rekomandimet kryesore ..........................................................................27
5.3 Opinioni i Auditimit............................................................................................................28
5.4 Planifikimi dhe realizimi i buxhetit ......................................................................................31
5.5 Prioriteti i lartë..................................................................................................................34
6 NGRITJA PROFESIONALE............................................................................................................35
6.1 Aftesitë e fituara në financa...............................................................................................35
6.2 Aftësitë Teknike te Fituara..................................................................................................36
7 PËRFUNDIMI.............................................................................................................................37
3
1. HYRJE
Unë Diellza Haxhimehmeti jam studente në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe
Kompjuterike në drejtimin Inxhnieri Ekonomike.
Në vitin e II semestrin 4 sipas planprogramit të studimeve është e detyrueshme për
studentin që të zgjedh një institucion dhe të kryej mësimin praktik.
Kamë zgjedhur Institucionin shtetëror të Ministrisë së financave duke mbajtur praktikë
në departamentin e Auditimit të Brendshëm.
Arsyeja e përzgjedhjes është për shkak se roli i Ministrisë së Financave është kryesor
dhe shumë i rëndësishëm në sigurimin që politika, objektivat dhe qëllimet të jenë të
përcaktuara qartë gjatë planifikimit dhe shpenzimeve, si dhe përvoja e fituar në sektorin
e Auditimit të Brendshëm ka ndikuar në ngritjen time profesionale duke më bërë të aftë
për të vlerësuar dhe përmirësuar menaxhimin e riskut dhe proceset e kontrollit të
qeverisjes.
Kamë ndjekur praktikën në departamentin e auditimit të brendshëm ku roli im si
praktikante ishte të asistoja në auditimet e brendshme por vetëm si vëzhguese për
shkak se raportet e auditimit të brendshëm janë raporte konfidenciale.
Kamë analizuar dokumentet e kryera të auditimit nga auditorë profesional të Republikës
së Kosovës dhe kam asistuar në dorëzimin e tyre tek organet përkatëse.
Gjithashtu kamë vizituar edhe departamentet e tjera të institucionit siç janë:
Departamenti i Tatimit në Pronë, Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat,
Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme si dhe Departamentin e TI.
Në raportin e shkruar të praktikës do të përmbledhë disa nga aktivitetet e realizuara në
këtë institucion, ku përmbledhja më e madhe do përfshihet në aktivitetin tim si
vëzhguese në dy auditime të brendshme: Departamentin e Teknologjisë Informative
dhe Kontrollin në Komunën e KaÇanikut.
4
2. HISTORIA E AUDITIMIT
Historia e shërbimeve të auditimit është mjaft e hershme. Që në kohët e lashta
njerëzve që kishin prona u lindi nevoja e shqyrtimit të hollësishëm të veprimeve të
tyre të përditshme ekonomike. Domosdoshmëria për transparencë në administrimin
e pasurisë shtroi nevojën e fillimit të legjitimitetit të shërbimeve të kontabilitetit dhe
auditimit.
Fjala “audit” siç është përdorur në shtetet anglofone rrjedh nga folja “audire” që në
gjuhën latine do të thotë të dëgjosh. “Auditor” përkufizohet në fjalorët bashkëkohor
si “... një person i cili dëgjon; personin tjetër duke i audituar llogaritë....” Prejardhja
e kësaj fjale vjen nga fakti se në kohët e mesjetës, kur jo shumë njerëz mund të
lexonin apo shkruanin, një pronar toke i pasur do t’i “dëgjonte” regjistrimet e
aksioneve të pronës së tij me rastin kur të thirren, p. sh. duke e dhënë numrin e
shumë kokave të gjedhëve, deleve dhe dhive, shumë elb, grurë dhe tërshërë. Në
këtë mënyrë, ai mund të tregonte nëse menaxherët e pronave të tij ishin duke i kryer
mirë apo keq punët e biznesit të pronarit në krahasim me llogaritjet e mëparshme.
Ishte një formë e rishikimit që mund ta dëgjonte performancën e menaxherëve gjatë
një periudhe të caktuar kohore.
Rritja e tregtisë komerciale dhe kapitalizmit industrial prej shekullit të 16-të deri
në 19-të, kërkonte shumë më shumë para për ta financuar atë. Fondet gjithnjë e
më shumë vinin nga investitorët privat. Kjo ndikoi që pronësitë e bizneseve
të ndaheshin, gjë e cila më pas solli deri te krijimi i bizneseve me përgjegjësi të
kufizuar.
5
Investitorët, ose aksionarët, caktonin menaxherë me pagesë për t’i drejtuar
kompanitë e tyre në interes të tyre dhe këta menaxherë kërkohej të jepnin llogari
për performancën e tyre, natyrisht në baza vjetore, t’u tregonin aksionarëve se sa
mbarëvajtje kishte në punët dhe investimet e tyre.
Sidoqoftë paramendoni të ishit një nga investitorët privat të mençur në një biznes
që ishte duke u menaxhuar nga dikush të cilin ju me siguri nuk e keni takuar kurrë
më parë. Ju hoqët dorë nga paratë tuaja (të cilat mund t’ia kishit dhënë kompanive
tjera ose në bankë për të fituar kamatë ose madje t’ia jepnit ato xhamisë / kishës duke
bërë një vepër të mirë për t’u ndihmuar të varfërve) në pretekstin se kompania që e keni
zgjedhur do të kishte fitim dhe ju pastaj do të kishit kompensim për kapitalin tuaj
të investuar. Kur menaxherët i kanë përgatitur llogaritë e tyre, ju i keni lexuar ato
dhe ato duken se japin lajme të mira, d.m.th. kompania është në fitim për këtë vit
dhe aksioni i juaj në fitim paraqet 15% të parave që i keni rrezikuar fillimisht duke
ia dhënë ato kompanisë.
Megjithatë si një investitor i mençur (d.m.th. një individ tejet skeptik, i cili do të
dëshironte të shihte të dhëna relevante edhe më të mira para se t’u besojë deklaratave
të një menaxheri anonim), jeni ende të pasigurt nëse do të keni besim tek personat
përgjegjës për drejtimin e kompanisë suaj ose t’u besoni hollësive që ata i kanë vënë
në llogaritë sepse:
Informatat e kontabilitetit mund të paraqiten në atë mënyrë që mund të jetë e vështirë
të kuptohet ose mund të ju keq-orientojnë dhe t’ju shpiejnë në marrjen e vendimeve
të gabuara mbi baza jo të sakta.
Çka është më e keqja, informatat mund të jenë të shtrembëruara qëllimisht për t’i
fshehur aktivitetet mashtruese (paratë tuaja në të vërtet i ka vjedhur menaxhmenti,
kështu që ju i keni humbur ato për shkak se kompania në të vërtet ka dështuar).
6
Si ndihmesë në reduktimin e pasigurive që ju dhe investitorët tjerë mund të keni
rreth llogarive kur për herë të parë janë paraqitur nga menaxhmenti, mund të
caktoni një palë të tretë të pavarur (që do të kryejë rolin e njëjtë si auditor i kohëve
të më hershme) për të “dëgjuar” se çka u tregojnë menaxherët e kompanisë palëve
me interes rreth asaj se çka ka ndodhur me pasurinë gjatë vitit. Auditori do ta bëj
këtë duke kontrolluar llogaritjen dhe përpilimin e hollësive financiare dhe t’u jap
aksionarëve siguri më të madhe, ata do të hulumtonin çfarëdo parregullsie ose
transaksione të dyshimta që i zbulojnë.
Në fund të procesit të kontrollimit të të dhënave për atë se çka ka “thënë”
menaxhmenti në llogari, auditori i pavarur do t’u raportonte aksionarëve, do t’u
ofronte opinionin e tij nëse menaxhmenti ka paraqitur regjistrime të arsyeshme
se si ka qenë performanca financiare dhe operative gjatë vitit në fjalë. (Duke pas
parasysh kohën, burimet dhe parat në dispozicion për ta paguar një auditor, nuk do
të ishte e mundshme për atë, në shumë raste, t’i kontrollojë të gjitha transaksionet
për saktësi; prandaj auditori nuk mund të garantojë për sigurinë e përgjithshme të
llogarive).
Pasi që strukturat e biznesit dhe format e raportimit bëhen më të ndërlikuara dhe bëhet
e qartë që disa menaxherë nuk ishin aq të aftë sa të tjerët në drejtimin e kompanisë,
është bërë e domosdoshme për qeveritë kombëtare të miratojnë legjislacionin për
herë e më shumë i cili përcakton rregullat themelore për raportimin e performancës
së kompanive të kufizuara. Ky legjislacion e bëri këtë një kërkesë statusore që
auditimet e pavarura të jashtme vjetore të pasqyrave financiare duhet të kryhen dhe
kështu u ofrojë investitorëve privat një lloj mbrojtje nga menaxhmenti jo efikas apo
i pandershëm
.
7
2.1 Instituti për auditim të brendshëm
Është e pa mundur të flitet për profesionin e auditimit të brendshëm pa e prezantuar
organizatën ndërkombëtare profesionale për auditim të brendshëm. Instituti për
auditim të brendshëm është organizatë ndërkombëtare profesionale për auditim
të brendshëm e themeluar në vitin 1941 me seli në Altamonte Springs, Florida,
SHBA. Instituti është organizatë jo tregtare, jo komerciale dhe jo fitimprurëse, që
qeveriset nga anëtarët e saj nëpërmjet bordit të drejtorëve.
Misioni i Institutit për auditim të brendshëm është të jetë një shoqatë ndërkombëtare
profesionale, e organizuar në përmasa botërore e dedikuar në promovimin e
praktikave për auditim të brendshëm duke siguruar standardet, kodin e etikës,
materiale trajnuese, testime, certifikimin e auditorëve të brendshëm nëpër botë.
Motoja e Institucionit për auditim të brendshëm është “Mbarëvajtje e përbashkët
për të rritur dhe për të mbrojtur vlerën e organizatës, duke u bazuar në rrezik, siguri
objektive, këshilla, dhe drejtim”. Kjo moto ka qenë e adaptuar prej vitit 1941 dhe
ende vazhdon të jetë shumë valide.
8
3. PROGRAMI I PËRVOJËS
Praktika në sektorin e Auditimit të Brendshëm ishte shumë dobiprurëse. Në këtë
department përzgjidhet vetëm një praktikant, sipas kritereve nga stafi përkatës i
Ministrisë së Financave. Përzgjedhja ime me kontrat tre mujore më ofroi mua një kohë
të mjaftueshme për të kuptuar dhe për t’u adaptuar me punën e cila realizohet në këtë
institucion.
Qëllimet dhe objektivat e mësimit për punën time si praktikante kanë qenë të definiuara
në bashkpunim me mbikqyrësen time dhe auditorët e tjerë në këtë institucion .
Gjatë periudhës së mësimit praktikë kisha mundësinë që të isha pjesë e implementimit
të aktiviteteve të ndryshme duke e parë se si funksionojnë gjërat dhe se si zgjidhen
problemet në një ambient të vërtet të punës ,dinamik, në mes të punëtorëve me përvojë
të cilët kanë të bëjnë me detyra dhe përgjegjësi.
Për shkak se ky department është konfidencial, pra ka casje të kufizuar, unë jam
përshtatur me rolin tim si dhe kamë pasur përkrahje nga stafi të cilët më ndihmuan duke
më inkuadruar edhe në vëzhgimin e draft raporteve të auditimit të brendshëm në
departamentin e teknologjisë informative në mënyrë që të përputhej më shumë me
njohuritë e mija të arritura në kuadër të shkollimit universitar.
Gjatë praktikës sime është dashur të tregohem e vëmendëshme sepse puna në DAB
është e komplikuar dhe kërkon kohë dhe përkushtim të madh.
Më është lejuar të përcjellë intervistat e auditimit të brendshëm, materialet, dokumentet
që rregullojnë statutin dhe doracakun e DAB, ligjin e menaxhimit të financave publike,
ligjin e shërbimit civil, si dhe të gjitha rregulloret dhe udhëzimet administrative që dalin
nga ministria e financave (MF).
Qëndrimi me Auditorët profesionistë me forcoi edhe më tepër duke ndarë me mua
pjesë të përvojës dhe aftësive profesionale të tyre të cilat ndikuan në avansimin tim të
mëtejshëm dhe më pajisën me shumë njohuri të vlefshme.
9
3.1 Aktivitetet e mësimit praktik
Gjatë mësimit praktikë kam qenë e angazhuar në aktivitete të ndryshme në
departamentin e auditimit të brendshëm. Lista e aktiviteteve që kam marrë pjesë janë
paraqitur në vijim :
- Përcjellja e intervistave
- Materialeve
- Statutit
- Doracakut
- Ligjeve/ rregulloreve
- Udhëzimeve administrative
- Raportet e audimit dhe implementimi i rekomandimeve
- Planifikimi i buxhetit
- Procedurat e prokurorimit
- Procedurat e të hyrave
- Procedurat e kontrollit të brendshëm etj.
10
3.1.1 Lidhja e aktiviteteve
Aktivitet e shumta në DAB paten efektivitet të madh në fitimin e aftësive dhe të
përvojës sime personale.
Përmes kësaj praktike u aftësova të kuptojë se si menaxhohen financat (paraja) publike.
Njëkohëkohësisht arrita të kuptojë edhe rolin, deyrat e auditorit dhe përgjegjësitë e tij.
Auditimi i brendshëm është pjesë e sistemit të kontrollit të brendshëm.
Menaxhmenti i lartë i SSP është përgjegjës për zbatimin dhe funksionimin efektiv të
auditimit të brendshëm në pajtim me kërkesat e Ligjit për Auditim të Brendshëm.
Përgjegjësia e vendosur në këtë Ligj për zbatimin e funksionit të auditimit të brendshëm,
shtrihet në:
• Subjektin e sektorit publik;
• Pjesët përbërëse dhe nën‐njësitë e tjera të tij;
• Ndonjë SSP i cili menaxhon fondet e BE‐së apo fondet e dhuruara nga donatorët e
tjerë ose institucionet financiare ndërkombëtare
Përmes tyre arrita të kuptojë edhe rolin e institucioneve shtetërore.
Nuk ka auditim pa intervista. Dhe intervista kërkonë diciplinë dhe shkathtësi
komunikuese. Kështu kjo ndihmoi në përmirësimin e aftësive te mija komunikuese.
Pos tyre, aftësitë e mija u zhvilluan në shumë fusha si ajo e planifikimit, kontrollit,
menaxhimit, mbikqyrjes, vëzhgimit, rekomandimeve etj të cilat lidhen ngusht me lëndët
universitare në kuadër të fakultetit të Inxhinierisë Ekonomike.
11
3.1.2 Marrëveshjapër student
Nisur nga përvoja për aftësim profesional të studentëve të universiteteve të cilët lidhen
me Ministrinë e Financave apo agjencitë e saj, Palët pajtohen si në vijim:
Neni 1
Qëllimi 1
Qëllimi i këtij memorandum të bahkëpunimit është promovimi i aftësimit profesional të
studentëve nga universitetet publike në fushat që lidhen me Ministrinë e financave dhe
agjencitë e saj.
Neni 2
Fushëveprimi
Ky memorandum rregullon formën e bashkëpunimit të Ministrisë së Financave dhe
univiverstiteteve lidhur me angazhimin e studentëve në Ministrinë e financave dhe
agjencitë e saj.
Neni 3
Kohëzgjatja e punës praktike
Puna praktike që studentët kryejnë në Mf dhe agjencitë e saj zgjat tre muaj.
Neni 4
Obligimet e palëve
Ministria e financave do të marrë në punë praktike 150 studentë, prej të cilëve 100
studentë nga Fakulteti Ekonomik, 30 studentë nga Fakulteti Juridik, 10 studentë nga
Fakulteti i Inxhinierisë Kompjuterike, dhe 10 studentë te fakulteteve tjera sipas
interesimit ( ku përfshihen edhe shkencat e aplikuara).
Universitetet bëjnë përzgjedhjen dhe i ofrojnë Ministrisë listen e përzgjedhur të
studentëve cdo tre muaj.
12
Neni 5
Kriteret për përzgjedhjen e studentëve pë punë praktike
Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike merret parasysh nota mesatare e
studentëve.
Studentët që përzgjidhen për punë praktike duhet të kenë të kryer së paku vitin e dytë
të studimeve bachelor ose të jenë të regjistruar në studime master.
Neni 6
Rregullimi i punës praktike
Studentët e përzgjedhur për punë praktike duhet të nënshkruajnë kontratën e
angazhimit me Ministrinë e Financave, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e
palëve.
Në fund të periudhës së angazhimit, Ministria e Financave bënë vlerësimin e punës së
praktikantëve dhe, bazuar në këtë vlerësim, lëshon certificate për punën praktike të
kryer nga studentët.
Neni 7
Zgjidhja e mosëmarrëveshjeve
Cdo mosëmarrëveshje në lidhje me zbatimin e këtij memorandum zgjidhet me anë të
konsultimeve ndërmjet palëve.
Neni 8
Hyrja në fuqi, kohëzgjatja dhe përfundimi
Ky memorandum hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga palët dhe vlen për kohë të
pacaktuar.
Secila pale mundet kurdoherë të përfundojë këtë marrëveshje, me kusht që të njoftoj
me shkrim palën tjetër së paku një muaj më herët.
Kontrata ime: 1 qershor 2017 – 31 gusht 2017
13
3 STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR
PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË
BRENDSHËM
3.1 Hyrje në Standardet Ndërkombëtare
Auditimi i brendshëm kryhet në mjedise të ndryshme ligjore dhe kulturore; brenda
organizatave që ndryshojnë për nga qëllimi, madhësia, kompleksiteti dhe struktura; dhe
kryhet nga persona brenda apo jashtë organizatës. Ndërsa faktorë të ndryshëm mund
të ndikojnë praktikën e auditimit të brendshëm në çdo mjedis, përputhja me Standardet
Ndërkombëtare të IIA1-së për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm
(Standardet) është thelbësore në përmbushjen e përgjegjësive të audituesve të
brendshëm dhe veprimtarisë së auditimit të brendshëm. Nëse ekzistojnë ligje apo
rregullore të cilat ndalojnë përputhshmërinë e veprimtarisë e audituesve apo aktivitetit të
auditimit të brendshëm me pjesë të caktuara të Standarteve, atëherë ky fakt duhet të
raportohet së bashku në përputhje me të gjitha pjesët e tjera të Standardeve.
Nëse Standardet janë përdorur bashkë me standarde të lëshuara nga organe të tjera
zyrtare, komunikimet e auditimit të brendshëm mund të përmendin përdorimin e
standardeve të tjera, sipas rastit. Në një rast të tillë, në qoftë se ekzistojnë
mospërputhje midis Standardeve dhe standardeve të tjera, audituesit e brendshëm dhe
aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të jenë në përputhje me Standardet, dhe mund
të jenë në përputhje me standardet e tjera, nëse ato janë më kufizuese.
14
Qëllimi i Standardeve është:
1. Të përshkruajë parimet bazë që përfaqësojnë praktikën e auditimit të brendshëm.
2. Të japë një kuadër për kryerjen dhe promovimin e një gamë të gjerë të auditimit të
brendshëm për të shtuar vlerë.
3. Të vendosë bazën për vlerësimin e performancës së auditimit të brendshëm.
4. Të nxisë përmirësimin e proceseve organizative dhe të operacioneve.
Standardet janë të fokusuara në parime dhe kërkesa të detyrueshme që përbëhen nga:
• Deklaratat e kërkesave themelore për praktikën profesionale të auditimit të brendshëm
si dhe për vlerësimin e efektivitetit të performancës, të cilat janë të zbatueshme
ndërkombëtarisht në nivel organizativ dhe individual.
• Interpretimet, të cilat sqarojnë termat apo konceptet që përmbajnë këto deklarata.
Standardet përmbajnë terma që u janë dhënë kuptime të përcaktuara të cilat janë të
përfshira në Fjalorth. Në mënyrë të veçantë, Standardet përdorin fjalën "duhet" për të
përcaktuar një kërkesë të pakushtëzuar dhe tog-fjalëshin "do duhet", (rekomandohet)
për rastet ku pritet përputhshmëri por, duke përdorur gjykim profesional, mund të ketë
rrethana të cilat justifikojnë devijimin nga kjo përputhshmëri.
Është e nevojshme të merren në konsideratë Deklaratat dhe Interpretimet e tyre, si dhe
kuptimet e përcaktuara në Fjalorth për të kuptuar dhe zbatuar saktë Standardet.
15
3.2 Departamenti i auditimit të brendshëm
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Auditimit të Brendshëm janë:
 Ndërmerr auditime të rregullta dhe sistematike në Ministrinë e Financave dhe në
Subjektet e Sektorit Publik (SSP) të cilat nuk i kanë të themeluara kapacitetet e
auditimit të brendshëm në përputhje me Ligjin për Auditimin e Brendshëm;
 Bënë auditimin duke vlerësuar ekonomizimin, efikasitetin dhe efektivitetin e
sistemeve të menaxhimit dhe të kontrollit të subjektit të audituar;
 Bashkëpunon me Komitetin e Auditimit të brendshëm të MF-së;
 Identifikon mangësitë substanciale në sistemin e menaxhimit dhe kontrollit të MF-
së dhe të ofron rekomandime për përmirësimin e tyre;
 Ofron rekomandime për përmirësimin në ngritjen e ekonomizimit, efikasitetit
dhe efektivitetit të veprimtarive të MF-së;
 Vlerëson procedurat financiare dhe operative për përshtatshmërinë e kontrollit
të brendshëm dhe ofron këshilla dhe udhëzime në aspektin e kontrollit për
politika të reja, sisteme, procese dhe procedura;
 Udhëheqësi i Departamentit të Auditimit të Brendshëm në aspektin operativ
raporton tek Ministri, ndërsa në aspektin administrativ tek Sekretari i
Përgjithshëm.
 Në kuadër të këtij Departamentit bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
- Divizioni për Auditimin e Brendshëm brenda institucionit; dhe
- Divizioni për Auditimin e Brendshëm jashtë institucionit.
16
4 DEPARTAMENTI I TEKNOLOGJISË INFORMATIVE
 ITIL - Teknologjia e Informacionit dhe Biblioteka Infrastrukturore
 Komiteti Drejtues i TI-së – një komision i themeluar nga Ministria e Financave
me vendimin nr. 02 Dt. 9-1-2013, i cili përfshin përfaqësues të organizatave të TI-
së të Ministrisë së Financave dhe Agjencitë e saj.
 Komiteti Teknik i TI-së – një komision i themeluar nga Ministri i Financave me
vendimin nr. 02 Dt.9-1-2013, i cili është përgjegjës për vendosje, trajnime dhe
auditimet e përputhshmërisë cilësore së TIBI-t
17
4.1 MSTI – menaxhimi i shërbimeve të teknologjisë
informative
Dhjetë proceset e reja të MSTI janë:
• Menaxhimi i Problemeve
• Menaxhimi i Ndryshimeve
• Menaxhimi i Konfigurimeve
• Menaxhimi i Publikimeve
• Menaxhimi i Nivelit të Shërbimeve
• Menaxhimi i Marrëdhënieve me Biznesin
• Menaxhimi i Raportimit të Shërbimeve
• Menaxhimi i Shërbimeve të reja dhe i atyre që pësojnë ndryshime
• Menaxhimi i Planifikimit dhe i Implementimit
• Sistemi i Menaxhimit
• Përmirësimi i Vazhdueshëm i Shërbimeve
• Menaxhimi i Rreziqeve të TI-së.
Shtatë proceset ekzistuese të përmirësuara janë:
• Menaxhimi i Incidenteve
• Menaxhimi i Kapacitetit
• Menaxhimi i Disponueshmërisë
• Menaxhimi i Vazhdimësisë së Shërbimeve të TI-së
18
• Menaxhimi i Furnitorëve
• Menaxhimi i Buxhetit dhe Kontabilitetit të TI-së
• Menaxhimi i Sigurisë së Informacioneve
Për implementimin e MSTI-së, RBKO ka aplikuar praktikat më të mira të Librarisë
së Infrastrukturës së Teknologjisë Informative (LITI – anglisht: ITIL), versionin e
tretë.
Përfitimet kryesore për RBKO-në nga projekti MSTI/LITI janë:
• Kualiteti më i lartë i shërbimeve të TI-së
• Efikasiteti më i lartë i punëtorëve të departamentit të TI-së
• Bashkërenditja e qëllimeve të TI-së me qëllimet e biznesit
• Zvogëlimi i rrezikut që ndërlidhet me shërbimet e TI-së
• Zvogëlimi i kostos operative të TI-së.
 Qëllimi i nje auditimi është që të vlerësojë informacionet që raportohen ...
Efektin e teknologjisë informative në kontrollin e brendshëm !
19
4.2 Metodologjiae DAB
Metodologjia jonë ka përfshirë këto aktivitete:
• Rishikimi i strategjive, ligjeve dhe rregulloreve që e rregullojnë fushën e TI-së;
• Diskutimet me specialistët e TI-së brenda zyrës tonë dhe jashtë institucionit;
• Kryerjen e intervistave me sekretarët ose drejtorët në entitete, menaxherët e TI-së
dhe menaxherët e prokurimit;
• Duhet të ketë strategji dhe politika të brendshme për Teknologji Informative dhe
Komunikimi (TIK);
• Gjatë vlerësimit të nevojave duhet të merren për bazë aspektet si: numri i
përgjithshëm i stafit, rekrutimi i stafit, gjendja reale e paisjeve dhe jetëgjatësia e
tyre;
20
4.3 Pyetësori i kontrollit të brendshëm
Klienti: MF -DTI Ref e
fajlit
Ref L/P
Titulli auditimit: Rishikimi I
proceseve te
financave
Pyetesor i
kontrollit te
brendshem (ICQ)
Qellimi i
Pyetësorit për
kontrolli të
brendshëm
Përcaktimi i
nivelit të arritur
në fushen e
teknologjis
informarive
Ref L/P
Misioi I MF LIGJI I
BXHETIT
Ju lutem
pershkruani
objektivat kyqe te
biznesit tuaj
OFRIMI I
SHERBIMEVE
TE ti
PO
A jane Politikat
dhe Procedurat
tek ju te
dokumentuara?
Po
A jane Politikat
dhe Procedurat
tek ju te
azhurnuara?
PO
Ju lutem
Çertifikimi I Po
21
pershkruani
proceset kyqe qe
ndodhin tek ju
(p.sh. Cilat jane
aktivitetet qe
kompletohen tek
ju?)
transaksioneve
per pagese,
ekzekutimi I
pagesave,
regjistrimi dhe
Arkivimin e
dokumenteve
financiare
Ju lutem
pershkruani
kontrollat e
brendshme kyqe
qe ju besoni se
ekzistojne tek
ju(p.sh.Si i
kontrolloni
aktivitetet e juaj,
rezultatet, etj?)
Me pasqyrat
financiare
Po
Cilat jane
sistemet
informative kyqe
tek ju?
Interneti, web
sajd, otlluku etj
Po
Ju lutem
pershkruani
matjet kyqe te
performances qe
i merrni dhe i
monitoroni
efektivitetin e
procesit te
biznesit tuaj.
Ekzekutimi me
kohe I pagesave
me
dokumunentacion
te kompletuar
Po Jo
Ju lutem
pershkruani
Me goje , me Po
22
mjetet kyqe te
komunikimit qe
perdorni te
informoni
departamentet
tjera me
aktivitete/qeshtje
qe ndoshin tek
ju.
shkrim dhe
permes menyres
elektronike
Cilat
departamente do
te beneficojne
nga komunikimi
me
departamentin e
juaj?
Përmbushja e
kerkesave te atij
departamentit
apo agjencionit
Po Jo
Me cilat
departamente
komunikoni ju?
Me të gjitha Po
A ekzistojne
fusha qe keni
deshire qe AB ti
rishikojne (p.sh.
Fushat e
kontrollit te
menjehershem,
ose procese te
pamjaftueshme)?
Po tere procesin
e financave
PO
4.4 Raporti vjetor i punës për vitin 2016
23
Departamenti për Menaxhimin e Sistemeve të TI-së të MF (DMS-TI)
Gjatë vitit 2016 DMSTI-ja ka përmbushur pothuajse të gjitha aktivitetet dhe nën
aktivitetet e objektivave ne vendosura ne planin e aktiviteteve të sajë në përjashtim të
objektivit për integrimin e sistemeve te TI-së e cila ka mbet te diskutohet dhe analizohet
ne tremujorin e parë te vitit te ardhshëm për shkak të kompleksitetit të projektit.
Gjatë kësaj periudhe Departamenti ka arritur me sukses të kryej aktivitetet si në vijim:
Menaxhimi i Infrastrukturës së TI-së Në kuadër te Divizionit për Infrastrukturës se TI-
se, janë kryer me sukses këto aktivitete:
Mirëmbajtja e harduerit gjegjësisht blade serverëve dhe storage
Instalimi i versionit të ri të firmwar-it (upgrade) të blade serverëve dhe të blade chasis
Instalimi i versionit të ri të VMware ESXi Server , gjegjësisht upgrade VMware ESXi nga
5.1 në 6.0
Instalimi i versionit të ri të, gjegjësisht upgrade të vCenter Serverit nga 5.1 në 6.0
Instalimi i versionit të ri të Windows Serverit gjegjësisht Upgrade i sistemeve operative
te serverëve nga Windows Server 2008 R2 në Windows Server 2012 R2
Përditësimi i shërbimeve të infrastrukturës se TI-së siç janë: Active Directory, DHCP,
DNS, File Server, etj... nga konfigurimet e Windows Server 2008 R2 në konfigurimet e
Windows Server 2012 R2
Instalimi i versionit të ri të Linux Ubuntu, gjegjësisht upgrade i sistemeve operative nga
Linux Ubuntu 10.04 dhe 14.04 në Linux Ubuntu 16.04
Administrimin, mirëmbajtjen dhe monitorimin e rrjetës fizike dhe pa tela të Ministrisë së
Financave.
Administrimin, menaxhimin e mirëmbajtës dhe monitorimin e qendrës së të dhënave
Administrimi dhe mirëmbajtja e centrales telefonike
24
Administrimi i ruajtjes se te dhënave (backup) në baza ditore, javore dhe mujore,
brenda qendrës se te dhënave te Ministrisë se Financave dhe në serverin tonë ne
qendrën e te dhënave ne ASHI- MAP (sipas procedurave dhe politikave për kopje
rezervë)
Administrimi i sigurisë se rrjetës dhe të dhënave te ministrisë se financave.
Menaxhimi i sistemeve dhe bazavë të të dhënave:
Në kuadër të divizionit për menaxhimin e aplikacioneve, edhe përkundër mungesës se
stafit në kuadër të divizionit, janë kryer me sukses këto aktivitet:
Menaxhimi i sistemit të PIP-it;
Menaxhimi i sistemit të BDMS-it;
Menaxhimi dhe avancimi i sistemit ProTAX;
Azhurnimi i ueb faqja së Ministrisë së Financave etj.
Menaxhimi i operacioneve të TI-së Në kuadër te Divizionit për operacionet e TI-së,
është ofruar mbështetja për zgjidhjen e problemeve të TI-së të cilët kane pasur zyrtarët
(përdoruesit) e departamenteve të Ministrisë së Financave dhe AQP, gjegjësisht janë
kryer me sukses këto aktivitete:
-Janë përfunduar më shumë 1500 tiketat të krijuar nga përdoruesit te natyrave të
ndryshme, siç janë: qasja ne internet, qasja ne email zyrtar, qasja në printer, problemet
me telefon, problemet me softuer aplikativ (Word, Excel, Outlook),
-ndihma e nivelit të pare për problemet me qasje në sistemet (PIP, BDMS,
FreeBalance, Vijueshmërisë, e-Pasuria, e-Arkiva), etj.
-Janë bërë upgrade te sitemeve operative nga Windows 7 ne Windows 8 në 110
kompjuterë
25
-janë bërë upgrade te sitemeve operative nga Windows 7 ne Windows 10 në 20
kompjuterë
-menaxhimi i kontratës për mirëmbajtën e printerëve dhe fotokopjeve, etj
Aktivitete tjera: Stafi i Departamentit për Menaxhimin e Sistemeve të TI-së ka marr
pjesë aktive në monitorimin e zhvillimit të e-prokurimit; ka mbështetur dhe asistuar
vazhdimisht Projektin e tatimin në pronë të mbështetur nga donatorin SIDA Suedeze,
për zhvillimin e sistemit të tatimit në pronë dhe e-fatura me theks te veçante ne
administrimin e infrastrukturës dhe kualitetin e shënimeve ne sistemin e tatimit ne
pronë.
26
5 RAPORTI I AUDITIMIT PËR RAPORTIN
FINANCIAR VJETOR TË KOMUNËS SË KAÇANIKUT
5.1 Përmbledhje e përgjithshme
Ky raport përmbledh çështjet kryesore që dalin nga auditimi i Raportit Financiar Vjetor
të Komunës se Kaçanikut për vitin 2016, i cili e përcakton Opinionin e dhënë nga
Auditori i Përgjithshëm. Ekzaminimi i pasqyrave financiare për vitin 2016 është kryer në
përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Institucioneve Supreme të
Auditimit. Qasja jonë ka përfshirë testet dhe procedurat, të cilat ishin të nevojshme për
të arritur në një opinion lidhur me pasqyrat financiare. Qasja e aplikuar e auditimit është
paraqitur në Planin e Jashtëm të Auditimit1, të datës 09.11.2016.
Raporti financiar vjetor për vitin 2017 ende nuk është publikuar. ( Deri në fundvit)
Auditimi ynë është fokusuar në:
Niveli i punës së kryer nga Zyra Kombëtare e Auditimit për të përfunduar auditimin për
vitin 2016 pasqyron drejtpërdrejt cilësinë e kontrollit të brendshëm të zbatuar nga
menaxhmenti i Komunës.
Pasqyrat
Financiare
Vjetore
Qeverisje
Menaxhimin
financiar dhe
kontrollin
27
5.2 Konkluzionet dhe rekomandimet kryesore
Menaxhmenti i komunës ka dizajnuar sistemin e kontrollit të brendshëm, por këto
kontrolle nuk kishin funksionuar në disa fusha të rëndësishme të menaxhimit financiar.
Këto duhet në vazhdimësi të monitorohen për t’u siguruar se janë duke funksionuar siç
duhet.
Në vazhdim po i paraqesim fushat në të cilat janë vërejtur mangësi.
Konkluzionet dhe rekomandimet tona kryesore janë:
• Kryetari duhet t'i analizojë arsyet për
Theksimin e Çështjes në 2016 dhe t'i
identifikojë veprimet që kërkohen për të
mundësuar një prezantim dhe regjistrim
të drejtë shpenzimeve sipas kodeve
përkatëse
Mungesa e kontrolleve të
mjaftueshme për regjistrimin e
shpenzimeve sipas kodeve
përkatëse ka rezultuar me keq
klasifikimtë shpenzimeve duke
ndikuar në Theksimin e
Çështjes në Opinionin e PFV.
• Kryetari duhet ta zbatojë një proces
rigoroz për të siguruar që procesi i
vetvlerësimit dhe rekomandimet e vitit
paraprak adresohen në mënyrë aktive ku
çështjet/progreset kyçe i raportohen
menaxhmentit në baza mujore.
Procesi i vetvlerësimit dhe
përgjigja ndaj rekomandimeve
të vitit paraprak nuk janë
adresuar në nivelin e kërkuar,
që rrjedhimisht kanë shkaktuar
edhe ngecje në zhvillimin dhe
përmirësimin e organizatës.
• Kryetari duhet të sigurojë se është
• rishikuar në mënyrë kritike aspekti i
• raportimit menaxherial dhe janë bërë
• ndryshime të dukshme në
• përmirësimin e llogaridhënies.
Qeverisja qëka të bëjë me
raportimin
menaxherial dhe planet
strategjike,
duhet të zhvillohen dhe
përmirësohen..
28
5.3 Opinioni i Auditimit
Opinioni i Pamodifikuar me Theksim të çështjes
Ne kemi audituar PFV-të e Komunës së Kaçanikut për vitin e përfunduar më 31 dhjetor
2016, të cilat përfshijnë pasqyrën e pranimeve dhe të pagesave në para të gatshme,
pasqyrën e ekzekutimit të buxhetit, si dhe shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare.
Sipas opinionit tonë, Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin e përfunduar më 31 dhjetor
2016, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në
përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (të
kontabilitetit në para të gatshme), Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave
Publike dhe Përgjegjësitë (me plotësime dhe ndryshime) dhe Rregulloren e MF nr.
01/2017 për Raportim Vjetor Financiar të Organizatave Buxhetore.
•Kryetariduhettë mbikqyrënë
mënyrë
•sistematike buxhetin dhe të siguroj
•regjistrimin e tyrenë kode
adekuate
Edhe pse niveli i realizimit të
shpenzimeve për investime
kapitale
ishte 85% e buxhetit të
rishikuar, ato
ishin mbivlerësuar me
keqklasifikim të shpenzimeve.
• Kryetari duhet të sigurojë se do të
zbatohen rregullat e prokurimit pasi
në disa rastenuk ishin respektuar
kriteret e dosjes se tenderit lidhur me
sigurimin e ekzekutimit prej 10% nga
vlera e kontratës.
Edhe pse në disafushakontrollet
e
brendshme janë efektive,
ekzistojnë
dobësi të mëdhanë disasisteme
të
rëndësishme financiare,duke
përfshirë prokurimin.
29
Baza për opinion
Ne kemi kryer auditimin në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve
Supreme të Auditimit (SNISA). Sipas këtyre standardeve, përgjegjësitë tona janë
përshkruar më poshtë tek pjesa ‘Përgjegjësitë e Auditorit për Auditimin e Pasqyrave
Financiare’. Besojmë se dëshmitë e auditimit që kemi marrë janë të mjaftueshme dhe të
duhura për sigurimin e bazës për opinion.
Theksimi i çështjes
Ne tërheqim vëmendjen tuaj për faktin se komuna kishte bërë keq klasifikim të
shpenzimeve ku nga kategoria e investimeve kapitale kishte bërë pagesa 97,428€, në
emër të bashkëfinancimit me OJQ ‘’Caritas Kosova Luxemburg’’. Bashkëfinacimi me
këtë donator ishte bërë në emër të projektit ‘’Zhvillim i i komuniteteve’’ si dhe në
projektin ‘’Zhvendosja e personelit mjekesorë’’ në një objekt ZYRA KOMBËTARE E
AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE 8
të marrë me qira për shkak të ndërtimit të objektit të ri të QKMF-së në Kaçanik.
Shpenzimet e ndodhura ishin aprovuar me tabelat buxhetore të Buxhetit 2016 si
investime kapitale, por projektet e paraqitura në tabela, nuk përmbushin kushtet që të
trajtohen si projekte kapitale. Gabimet kanë të bëjnë me planifikimet fillestare nga
komuna dhe aprovimet jo adekuate nga ana e MF. Përveç kësaj, vlera e pasurive të
regjistruara në regjistrin e pasurive dhe të prezantuara në PFV ishin mbivlerësuar për
shumat e lartcekura.
Përgjegjësia e menaxhmentit dhe personave përgjegjës për qeverisje dhe PFV
Kryetari i komunës së Kaçanikut është përgjegjës për përgatitjen dhe prezantimin e
drejtë të pasqyrave financiare sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit në
Sektorin Publik - Raportimi Financiar bazuar në Kontabilitetin e Parasë së Gatshme të
modifikuar si dhe është përgjegjës për kontrolle të brendshme të cilat menaxhmenti i
përcakton si të nevojshme për të mundësuar përgatitjen e pasqyrave financiare, pa keq
deklarime materiale të shkaktuara qoftë nga mashtrimi apo gabimi. Kjo përfshinë
zbatimin e Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë
(me plotësime dhe ndryshime).
30
Kryetari i Komunës dhe Zyrtari Kryesor Financiar janë përgjegjës për të siguruar
mbikëqyrjen e procesit të raportimit financiar të komunës.
Përgjegjësia e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e PFV
Përgjegjësia jonë është që të shprehim një opinion për PFV në bazë të auditimit të
kryer. Auditimi është kryer në përputhje me SNISA. Këto standarde kërkojnë që t’i
përmbahemi kërkesave etike, të planifikojmë dhe të kryejmë auditimin për të marrë
siguri të arsyeshme se pasqyrat financiare nuk përmbajnë keq deklarime materiale.
Siguria e arsyeshme është një nivel i lartë i sigurisë, por nuk garanton se një auditim që
kryhet në pajtim me SNISA-t do të zbulojë çdo keq deklarim material që ekziston. Keq
deklarimet mund të rrjedhin nga mashtrimi ose gabimi dhe konsiderohen materiale
nëse, individualisht ose së bashku, mund të ndikojnë në vendimet e marra mbi bazën e
këtyre PFV-ve.
Auditimi përfshinë kryerjen e procedurave për të marrë dëshmi në lidhje me informatat
financiare dhe shpalosjet në PFV. Procedurat e zgjedhura varen nga gjykimi i auditorit,
duke përfshirë edhe vlerësimin e rreziqeve nga keq deklarimet materiale në PFV, qoftë
për shkak të mashtrimit apo gabimit. Gjatë vlerësimit të rrezikut, auditori merr në
konsideratë kontrollin e brendshëm që është relevant në përgatitjen e pasqyrave
financiare nga entiteti, në mënyrë që të dizajnojë procedura të auditimit që janë të
përshtatshme për rrethanat e entitetit, por jo për qëllim të shprehjes së opinionit mbi
efektivitetin e kontrolleve të brendshme të entitetit.
Auditimi përfshinë edhe vlerësimin e përshtatshmërisë së politikave kontabël të
përdorura, arsyeshmërinë e përllogaritjeve kontabël të bëra nga menaxhmenti, si dhe
vlerësimin e prezantimit të pasqyrave financiare.
31
5.4 Planifikimi dhe realizimi i buxhetit
1. Të hyrat vetjake (në €)
Përshkrimi Buxheti
fillestar
Buxheti
Final
2016
Pranimet
2015
Pranimet
2015
Pranimet
Të hyrat
vetjake 709,672 709,672 632,567 556,372 383,612
Në vitin 2016, plani i të hyrave ishte realizuar 89%, për dallim nga viti 2015 ku të hyrat
ishin mbledhur 80%, ndërsa në vitin 2014 plani ishte realizuar 85%. Pra, në vitin 2016
realizimi i të hyrave vetjake ka shënuar një rritje krahasuar me vitin paraprak prej 9%.Të
hyrat përfshirë edhe ato të bartura nga viti paraprak, ishin shpenzuar kryesisht për
projekte kapitale në shumë 454,682€, për mallra dhe shërbime 74,153€, për
subvencione dhe transfere 103,580€ dhe për paga dhe mëditje 1,667€.
2. Burimet e fondeve buxhetore (në €)
Përshkrimi Buxheti
fillestar
Buxheti
Final
2016
Realizimi
2015
Realizimi
2014
Realizimi
Burimet e
Fondeve:
6,631,386 6,631,386 6,651,210 6,942,159 6,545,962
Granti i
Qeverisë -
Buxheti
5,921,714 6,016,076 6,004,938 6,363,848 6,040,636
Të bartura
nga viti
paraprak
0 142,982 139,523 143,851 119,390
Të hyrat
vetjake 709,672 709,672 494,561 421,703 383,612
32
Donacionet e
brendshme
0 6,948 6,788 9,040 0
Donacionet e
jashtme
0 7,800 5,400 3,717 2,324
Buxheti final krahasuar me buxhetin fillestar ishte më i lartë për 252,092€. Ky ndryshim
ka ardhur si rezultat i rritjes së Grantit Qeveritar prej 94,362€, të hyrave të bartura nga
viti i kaluar 142,982€, të hyrave nga donacionet e brendshme dhe të jashtme 14,748€.
Realizimi i buxhetit në vitin 2016 ishte 6,651,210€ ose 97% nga buxheti final deri sa në
vitin 2015 ishte shpenzuar 96% dhe në vitin 2014, 95%. Ne përgjithësi, komuna ka
treguar një nivel të lartë të performancës buxhetore, përveç kategorisë së investimeve
kapitale.
3. Shpenzimet e fondeve sipas kategorive ekonomike (në €)
Përshkrimi Buxheti
fillestar
Buxheti
Final
2016
Realizimi
2015
Realizimi
2014
Realizimi
Shpenzimet e
fondeve sipas
kategorive
ekonomike:
6,631,386 6,883,478 6,651,210 6,942,159 6,545,962
Pagat dhe
Mëditjet
4,730,156 4,826,026 4,811,836 4,711,887 4,315,980
Mallrat dhe
Shërbimet
510,531 530,050 504,543 453,387 488,117
Shërbimet
komunale
132,750 134,500 116,053 123,890 118,209
Subvencionet
dhe Transferet
204,690 205,291 204,270 266,721 169,357
Investimet
Kapitale
1,053,259 1,187,611 1,014,508 1,386,274 1,454,299
33
Shpjegimet rreth ndryshimeve në kategoritë buxhetore janë dhënë si në vijim:
 Buxheti për investime kapitale në vitin 2016 ishte rritur për 134,352€. Niveli i
ekzekutimit të buxhetit final ishte 85%. Shpenzimet kapitale kanë shënuar një ulje për
371,766€ krahasuar me vitin 2015. Programi për Investime Publike përfshin disa
projekte në vazhdim nga viti i kaluar (13) dhe projekte të reja (34) për vitin aktual. Prej
47 projekteve të planifikuara, 7 prej tyre nuk kishin filluar fare të realizohen;
 Rritja e buxhetit për paga dhe mëditje për 95,870€, është rezultat i pagesave për
përvojën e punës si dhe deficitit në paga në fund të vitit;
 Rritja e buxhetit tek kategoria për mallra dhe shërbime në shumë 19,519€ si dhe
shpenzimet komunale ne shumë prej 1,750€ ishte bërë për shkak të obligimeve të
mbetura nga vitit paraprak;
 Buxheti për subvencione dhe transfere është rritur për 601€ për shkak të nevojave për
ndihmë për entitetet jo publike. Pavarësisht kësaj, në fund të vitit 2016 kishte mbetur si
obligime të pa paguara ndaj përfituesve individual shuma prej 14,145€; dhe
 Donacionet e brendshme ishin 6,948€ si dhe ato të jashtme 7,800€. Donacionet e
brendshme kryesisht ishin shfrytëzuar për investime kapitale, ndërsa donacionet e
jashtme ishin shfrytëzuar kryesisht për mallra dhe shërbime.
34
5.5 Prioriteti i lartë
E gjetura
Komuna ka treguar një efikasitet të lartë në realizimin e buxhetit pothuajse në të gjitha
kategoritë e shpenzimeve. Mirëpo, një ngecje në krahasim me kategoritë tjera, vërehet
për investime kapitale (85%). Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së planifikimit dhe
kontrollit sistematik buxhetor të komunës në realizimin e projekteve kapitale sipas planit
dinamik. Kjo u dëshmua edhe nga 7 projektet e planifikuara, të cilat nuk kishin filluar
fare në vitin 2016.
Rreziku
Mosrealizimi i buxhetit sipas projeksioneve fillestare do të rezultojë në mos arritjen e
objektivave të komunës dhe në financimin e projekteve dhe detyrimeve të vitit aktual
nga buxheti i vitit të ardhshëm.
Rekomandimi
Kryetari duhet të siguroj dhe të përcaktoj objektiva të qarta për përmirësimin e
planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit në periudhat e ardhshme, dhe të vendosë një
monitorim sistematik mbi ekzekutimin e buxhetit të planifikuar, sidomos për projektet
kapitale.
35
6 NGRITJA PROFESIONALE
Ngritja profesionale, është produkt i ngritjës intelektuale.
Kur kalon në profesion shëndrrohet në produktivitet , edukim ,shprehi, cilësi, sinqeritet...
Jeta nuk mund të reduktohet vetëm në profesion, nga shumësia e aktivitetit shëndrrohet
në mision,që le mbresë dhe të jep, satisfakcion.Sidomos atëher kur interesimi
bëhet,pjesë e vlerave që di të i cmosh dhe vlerësosh.
Kjo punë praktike tre mujore ishte mjaft e rëndësishme për ngritjen time intelektuale dhe
fitim të përvojës e cila do të më ndihmojë në të ardhmen.
Lidhur me cështjet e auditimit përvec praktikës së cekur më lartë, përvoja ime u zgjerua
edhe në sferat si: procedurat e pagesave, shpenzimeve dhe prokurorimit.
6.1 Aftesitë e fituara në financa
Aftësitë e në aspektin financiar dhe të menaxhmentit të fituara gjatë periudhës sime të
praktikës janë:
- Puna ekipore efektive
- Planifikimet / procedurat / kontrollet
- Zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve
- Menaxhimi i parasë
- Aplikimi i sistemit të pagesave
- Raporte gjenerale
- Menaxhimi i riskut
- Shkresa dhe raporte
36
6.2 Aftësitë Teknike te Fituara
- Menaxhimi i kohës
- Puna nën presion
- Shkrimi i raporteve përmbledhëse
- Aftesitë e komunikimit
- Përdorimi i pajisjeve( skaner , printer etj...)
- Përdorimi i kompjuterëve
- Përdorimi i paketave të microsoftit
- Sistemimi i dosjeve
37
7 PËRFUNDIMI
Praktika ime në institucionin shtetëror të Ministrisë së Financave, në kuadër të
departamentit të Auditimit të Brendshëm ishte një mundësi shumë profitabile për mua.
Gjatë këtyre tre muajve arrita që të njihem me punët shtetërore si dhe dobinë dhe
sistemin e tyre funksionues.
Asistimi im në mbikqyrjen e kontrollove dhe dosjeve zhvilloi mendimin tim kritik si dhe
më aftësoi si në aspektin teknik ashtu edhe në atë ekonomik, duke më bërë të aftë që të
kuptojë se si funksionojnë punët teknike, administrative, kontrolluese, zbatimi i
procedurave dhe shumë të tjera deri tek menaxhimi i buxhetit dhe realizimi i tij pozitiv.
Fitova një diapazon të gjerë të njohurive, sepse dosjet e auditimit realizohen jo vetëm
në institucione me karakter ekonomikë, por edhe tek ato sherbyese, teknologjike dhe
prodhuese. Analizimi i të metave dhe pasaktësive në shumë kompani dhe institucione
shtetërore dhe publike rezultoi që të kuptojë të përbashktën e të gjitha tyre: Menaxhimi i
drejtë do të jetë i sukseshëm dhe më larg problemve.
Në një aspekt tjetër, kjo përvojë ndikoi shumë edhe në aspektin analitik të cështjeve të
ndryshme duke kuptuar formën se si funksionojnë dredhitë dhe keqpërdorimet e shumta
si te buxhetit aktual, fondeve dhe investimeve nga jashtë, keqpërdorimit të pagave,
punëtorëve dhe të pajisjeve në vendin e punës.
Padyshim se këto keqpërdorime janë një e metë e zhvillimit ekonomik duke e stagnuar
buxhetin shtetëror dhe duke krijuar presion tek individë të caktuar, ndaj edhe duhet të
evitohen.
Me stafin jamë ndarë shumë e kënaqur nga të cilët pata dhe shumë përkrahje.
Megjithëse auditmi është një koncept apo procedurë e gjatë dhe e komplikuar, bënë të
pamundurën që unë në këtë periudhë 90 ditore të njihem me këtë formë të punës dhe
të kontribojë sipas mundësive të mija.
I falënderoj përzemërsisht...!

More Related Content

What's hot

Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017UBT University
 
Pasqyrat Financiare
Pasqyrat FinanciarePasqyrat Financiare
Pasqyrat FinanciareBujar Morina
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajbehar199004
 
Analiza financiare
Analiza financiareAnaliza financiare
Analiza financiareLidijeRapaj
 
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarMuhamet Sopa
 
Punim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioniPunim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioni2high
 
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriKontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriMenaxherat
 
Kuptimi i sipërmarrjes
Kuptimi i sipërmarrjesKuptimi i sipërmarrjes
Kuptimi i sipërmarrjesBesjona Jusufi
 
Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe bankaMenaxherat
 
Makro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleMakro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleKastriot Gashi
 
Plani i biznesit i nje kafeneje
Plani i biznesit i nje kafenejePlani i biznesit i nje kafeneje
Plani i biznesit i nje kafenejearlind133
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaMenaxherat
 
Marketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali JakupiMarketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali JakupiMenaxherat
 
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Qemajl Osmani
 
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-naiDetyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-naiSava Elezaj
 

What's hot (20)

Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
 
Pasqyrat Financiare
Pasqyrat FinanciarePasqyrat Financiare
Pasqyrat Financiare
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e saj
 
Analiza financiare
Analiza financiareAnaliza financiare
Analiza financiare
 
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankar
 
Punim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioniPunim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioni
 
Monopoli
MonopoliMonopoli
Monopoli
 
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriKontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
 
Kuptimi i sipërmarrjes
Kuptimi i sipërmarrjesKuptimi i sipërmarrjes
Kuptimi i sipërmarrjes
 
Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe banka
 
Makro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleMakro : politika fiskale
Makro : politika fiskale
 
Plani i biznesit i nje kafeneje
Plani i biznesit i nje kafenejePlani i biznesit i nje kafeneje
Plani i biznesit i nje kafeneje
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesa
 
Marketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali JakupiMarketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
 
Marketingu i nje komapnie
Marketingu i nje komapnieMarketingu i nje komapnie
Marketingu i nje komapnie
 
Kambiali
KambialiKambiali
Kambiali
 
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
 
5 so motivimi
5 so motivimi5 so motivimi
5 so motivimi
 
Financa Monetare
Financa MonetareFinanca Monetare
Financa Monetare
 
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-naiDetyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
 

Similar to Raporti praktikë: Departamenti i Auditimit të Brendshëm

Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.Vllaznim Bytyqi
 
PUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer EjupiPUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer EjupiYmer Ejupi
 
Korniza rregullative - konventat kontabel
Korniza rregullative - konventat kontabelKorniza rregullative - konventat kontabel
Korniza rregullative - konventat kontabelMenaxherat
 
Kontrolli brendshem dhe paraja
Kontrolli  brendshem dhe parajaKontrolli  brendshem dhe paraja
Kontrolli brendshem dhe parajaMenaxherat
 
Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02
Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02
Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02Hamit Agushi
 
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Vilma Hoxha
 
Bazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetitBazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetitselman55
 
Bazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetitBazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetitbaron
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiKushtrim Xhemajli
 
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes RaiffeisenNehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes RaiffeisenTarget
 
Banka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankarBanka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankarshar bakalli
 
2 l 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
2 l  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial2 l  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
2 l 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherialHamit Agushi
 
Kontabiliteti per jo specialist
Kontabiliteti per jo specialistKontabiliteti per jo specialist
Kontabiliteti per jo specialistcoupletea
 
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap largSCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap largArtan Gjergji
 
Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarMenaxherat
 
Kapitulli 1 kontabilitet
Kapitulli 1  kontabilitetKapitulli 1  kontabilitet
Kapitulli 1 kontabilitetMenaxherat
 
Kf 1-Ligjerata 1-rë
Kf 1-Ligjerata 1-rëKf 1-Ligjerata 1-rë
Kf 1-Ligjerata 1-rëValdet Shala
 

Similar to Raporti praktikë: Departamenti i Auditimit të Brendshëm (20)

Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.
 
PUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer EjupiPUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
 
Korniza rregullative - konventat kontabel
Korniza rregullative - konventat kontabelKorniza rregullative - konventat kontabel
Korniza rregullative - konventat kontabel
 
Kontrolli brendshem dhe paraja
Kontrolli  brendshem dhe parajaKontrolli  brendshem dhe paraja
Kontrolli brendshem dhe paraja
 
Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02
Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02
Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02
 
Analizat Financiare Per Marrje Te Vendimeve
Analizat Financiare Per Marrje Te VendimeveAnalizat Financiare Per Marrje Te Vendimeve
Analizat Financiare Per Marrje Te Vendimeve
 
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
 
Bazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetitBazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetit
 
Bazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetitBazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetit
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
 
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes RaiffeisenNehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
 
Banka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankarBanka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankar
 
2 l 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
2 l  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial2 l  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
2 l 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
 
Kontabiliteti per jo specialist
Kontabiliteti per jo specialistKontabiliteti per jo specialist
Kontabiliteti per jo specialist
 
Kontabiliteti per jopecialistet
Kontabiliteti per jopecialistetKontabiliteti per jopecialistet
Kontabiliteti per jopecialistet
 
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap largSCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
 
Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiar
 
Kapitulli 1 kontabilitet
Kapitulli 1  kontabilitetKapitulli 1  kontabilitet
Kapitulli 1 kontabilitet
 
Kf 1-Ligjerata 1-rë
Kf 1-Ligjerata 1-rëKf 1-Ligjerata 1-rë
Kf 1-Ligjerata 1-rë
 
Pytje ne Kontabilitet
Pytje ne KontabilitetPytje ne Kontabilitet
Pytje ne Kontabilitet
 

More from Diellza Haxhimehmeti

Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-ColaStrategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-ColaDiellza Haxhimehmeti
 
10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career Success
10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career Success10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career Success
10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career SuccessDiellza Haxhimehmeti
 
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRETERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYREDiellza Haxhimehmeti
 
Restaurant Ibri dhe marketingu i tij
Restaurant Ibri dhe marketingu i tijRestaurant Ibri dhe marketingu i tij
Restaurant Ibri dhe marketingu i tijDiellza Haxhimehmeti
 
Dinamika e procesit te retifikimit
Dinamika e procesit te retifikimitDinamika e procesit te retifikimit
Dinamika e procesit te retifikimitDiellza Haxhimehmeti
 
Dinamika e procesit te retifikimit
Dinamika e procesit te retifikimitDinamika e procesit te retifikimit
Dinamika e procesit te retifikimitDiellza Haxhimehmeti
 
Zhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxherialeZhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxherialeDiellza Haxhimehmeti
 
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te voglaAnaliza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te voglaDiellza Haxhimehmeti
 
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të voglaAnaliza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të voglaDiellza Haxhimehmeti
 

More from Diellza Haxhimehmeti (9)

Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-ColaStrategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
 
10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career Success
10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career Success10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career Success
10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career Success
 
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRETERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
 
Restaurant Ibri dhe marketingu i tij
Restaurant Ibri dhe marketingu i tijRestaurant Ibri dhe marketingu i tij
Restaurant Ibri dhe marketingu i tij
 
Dinamika e procesit te retifikimit
Dinamika e procesit te retifikimitDinamika e procesit te retifikimit
Dinamika e procesit te retifikimit
 
Dinamika e procesit te retifikimit
Dinamika e procesit te retifikimitDinamika e procesit te retifikimit
Dinamika e procesit te retifikimit
 
Zhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxherialeZhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxheriale
 
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te voglaAnaliza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te vogla
 
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të voglaAnaliza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të vogla
 

Raporti praktikë: Departamenti i Auditimit të Brendshëm

  • 1. 1 UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike Drejtimi: Inxhinieri Ekonomike Mësimi Praktik: Ministria e Financave Sektori: Departamenti i Auditimit të Brendshëm Studente Mentor Diellza Haxhimehmeti Prof.Dr.Hakif Zeqiri Mitrovicë 2017
  • 2. 2 Përmbajtja 1. HYRJE .........................................................................................................................................3 2. HISTORIA E AUDITIMIT.................................................................................................................4 2.1 Instituti për auditim të brendshëm .......................................................................................7 3. PROGRAMI I PËRVOJËS................................................................................................................8 3.1 Aktivitetete mësimit praktik ................................................................................................9 3.1.1 Lidhja e aktiviteteve....................................................................................................10 3.1.2 Marrëveshja për student.............................................................................................11 3 STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM...13 3.1 Hyrje në StandardetNdërkombëtare ..................................................................................13 3.2 Departamenti i auditimit të brendshëm ..............................................................................15 4 DEPARTAMENTI I TEKNOLOGJISË INFORMATIVE..........................................................................16 4.1 MSTI – menaxhimi i shërbimeve të teknologjisë informative ................................................17 4.2 Metodologjiae DAB...........................................................................................................19 4.3 Pyetësori i kontrollit të brendshëm.....................................................................................20 4.4 Raporti vjetor i punës për vitin 2016 ...................................................................................22 5 RAPORTI IAUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË KOMUNËS SË KAÇANIKUT.................26 5.1 Përmbledhje e përgjithshme...............................................................................................26 5.2 Konkluzionet dhe rekomandimet kryesore ..........................................................................27 5.3 Opinioni i Auditimit............................................................................................................28 5.4 Planifikimi dhe realizimi i buxhetit ......................................................................................31 5.5 Prioriteti i lartë..................................................................................................................34 6 NGRITJA PROFESIONALE............................................................................................................35 6.1 Aftesitë e fituara në financa...............................................................................................35 6.2 Aftësitë Teknike te Fituara..................................................................................................36 7 PËRFUNDIMI.............................................................................................................................37
  • 3. 3 1. HYRJE Unë Diellza Haxhimehmeti jam studente në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në drejtimin Inxhnieri Ekonomike. Në vitin e II semestrin 4 sipas planprogramit të studimeve është e detyrueshme për studentin që të zgjedh një institucion dhe të kryej mësimin praktik. Kamë zgjedhur Institucionin shtetëror të Ministrisë së financave duke mbajtur praktikë në departamentin e Auditimit të Brendshëm. Arsyeja e përzgjedhjes është për shkak se roli i Ministrisë së Financave është kryesor dhe shumë i rëndësishëm në sigurimin që politika, objektivat dhe qëllimet të jenë të përcaktuara qartë gjatë planifikimit dhe shpenzimeve, si dhe përvoja e fituar në sektorin e Auditimit të Brendshëm ka ndikuar në ngritjen time profesionale duke më bërë të aftë për të vlerësuar dhe përmirësuar menaxhimin e riskut dhe proceset e kontrollit të qeverisjes. Kamë ndjekur praktikën në departamentin e auditimit të brendshëm ku roli im si praktikante ishte të asistoja në auditimet e brendshme por vetëm si vëzhguese për shkak se raportet e auditimit të brendshëm janë raporte konfidenciale. Kamë analizuar dokumentet e kryera të auditimit nga auditorë profesional të Republikës së Kosovës dhe kam asistuar në dorëzimin e tyre tek organet përkatëse. Gjithashtu kamë vizituar edhe departamentet e tjera të institucionit siç janë: Departamenti i Tatimit në Pronë, Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat, Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme si dhe Departamentin e TI. Në raportin e shkruar të praktikës do të përmbledhë disa nga aktivitetet e realizuara në këtë institucion, ku përmbledhja më e madhe do përfshihet në aktivitetin tim si vëzhguese në dy auditime të brendshme: Departamentin e Teknologjisë Informative dhe Kontrollin në Komunën e KaÇanikut.
  • 4. 4 2. HISTORIA E AUDITIMIT Historia e shërbimeve të auditimit është mjaft e hershme. Që në kohët e lashta njerëzve që kishin prona u lindi nevoja e shqyrtimit të hollësishëm të veprimeve të tyre të përditshme ekonomike. Domosdoshmëria për transparencë në administrimin e pasurisë shtroi nevojën e fillimit të legjitimitetit të shërbimeve të kontabilitetit dhe auditimit. Fjala “audit” siç është përdorur në shtetet anglofone rrjedh nga folja “audire” që në gjuhën latine do të thotë të dëgjosh. “Auditor” përkufizohet në fjalorët bashkëkohor si “... një person i cili dëgjon; personin tjetër duke i audituar llogaritë....” Prejardhja e kësaj fjale vjen nga fakti se në kohët e mesjetës, kur jo shumë njerëz mund të lexonin apo shkruanin, një pronar toke i pasur do t’i “dëgjonte” regjistrimet e aksioneve të pronës së tij me rastin kur të thirren, p. sh. duke e dhënë numrin e shumë kokave të gjedhëve, deleve dhe dhive, shumë elb, grurë dhe tërshërë. Në këtë mënyrë, ai mund të tregonte nëse menaxherët e pronave të tij ishin duke i kryer mirë apo keq punët e biznesit të pronarit në krahasim me llogaritjet e mëparshme. Ishte një formë e rishikimit që mund ta dëgjonte performancën e menaxherëve gjatë një periudhe të caktuar kohore. Rritja e tregtisë komerciale dhe kapitalizmit industrial prej shekullit të 16-të deri në 19-të, kërkonte shumë më shumë para për ta financuar atë. Fondet gjithnjë e më shumë vinin nga investitorët privat. Kjo ndikoi që pronësitë e bizneseve të ndaheshin, gjë e cila më pas solli deri te krijimi i bizneseve me përgjegjësi të kufizuar.
  • 5. 5 Investitorët, ose aksionarët, caktonin menaxherë me pagesë për t’i drejtuar kompanitë e tyre në interes të tyre dhe këta menaxherë kërkohej të jepnin llogari për performancën e tyre, natyrisht në baza vjetore, t’u tregonin aksionarëve se sa mbarëvajtje kishte në punët dhe investimet e tyre. Sidoqoftë paramendoni të ishit një nga investitorët privat të mençur në një biznes që ishte duke u menaxhuar nga dikush të cilin ju me siguri nuk e keni takuar kurrë më parë. Ju hoqët dorë nga paratë tuaja (të cilat mund t’ia kishit dhënë kompanive tjera ose në bankë për të fituar kamatë ose madje t’ia jepnit ato xhamisë / kishës duke bërë një vepër të mirë për t’u ndihmuar të varfërve) në pretekstin se kompania që e keni zgjedhur do të kishte fitim dhe ju pastaj do të kishit kompensim për kapitalin tuaj të investuar. Kur menaxherët i kanë përgatitur llogaritë e tyre, ju i keni lexuar ato dhe ato duken se japin lajme të mira, d.m.th. kompania është në fitim për këtë vit dhe aksioni i juaj në fitim paraqet 15% të parave që i keni rrezikuar fillimisht duke ia dhënë ato kompanisë. Megjithatë si një investitor i mençur (d.m.th. një individ tejet skeptik, i cili do të dëshironte të shihte të dhëna relevante edhe më të mira para se t’u besojë deklaratave të një menaxheri anonim), jeni ende të pasigurt nëse do të keni besim tek personat përgjegjës për drejtimin e kompanisë suaj ose t’u besoni hollësive që ata i kanë vënë në llogaritë sepse: Informatat e kontabilitetit mund të paraqiten në atë mënyrë që mund të jetë e vështirë të kuptohet ose mund të ju keq-orientojnë dhe t’ju shpiejnë në marrjen e vendimeve të gabuara mbi baza jo të sakta. Çka është më e keqja, informatat mund të jenë të shtrembëruara qëllimisht për t’i fshehur aktivitetet mashtruese (paratë tuaja në të vërtet i ka vjedhur menaxhmenti, kështu që ju i keni humbur ato për shkak se kompania në të vërtet ka dështuar).
  • 6. 6 Si ndihmesë në reduktimin e pasigurive që ju dhe investitorët tjerë mund të keni rreth llogarive kur për herë të parë janë paraqitur nga menaxhmenti, mund të caktoni një palë të tretë të pavarur (që do të kryejë rolin e njëjtë si auditor i kohëve të më hershme) për të “dëgjuar” se çka u tregojnë menaxherët e kompanisë palëve me interes rreth asaj se çka ka ndodhur me pasurinë gjatë vitit. Auditori do ta bëj këtë duke kontrolluar llogaritjen dhe përpilimin e hollësive financiare dhe t’u jap aksionarëve siguri më të madhe, ata do të hulumtonin çfarëdo parregullsie ose transaksione të dyshimta që i zbulojnë. Në fund të procesit të kontrollimit të të dhënave për atë se çka ka “thënë” menaxhmenti në llogari, auditori i pavarur do t’u raportonte aksionarëve, do t’u ofronte opinionin e tij nëse menaxhmenti ka paraqitur regjistrime të arsyeshme se si ka qenë performanca financiare dhe operative gjatë vitit në fjalë. (Duke pas parasysh kohën, burimet dhe parat në dispozicion për ta paguar një auditor, nuk do të ishte e mundshme për atë, në shumë raste, t’i kontrollojë të gjitha transaksionet për saktësi; prandaj auditori nuk mund të garantojë për sigurinë e përgjithshme të llogarive). Pasi që strukturat e biznesit dhe format e raportimit bëhen më të ndërlikuara dhe bëhet e qartë që disa menaxherë nuk ishin aq të aftë sa të tjerët në drejtimin e kompanisë, është bërë e domosdoshme për qeveritë kombëtare të miratojnë legjislacionin për herë e më shumë i cili përcakton rregullat themelore për raportimin e performancës së kompanive të kufizuara. Ky legjislacion e bëri këtë një kërkesë statusore që auditimet e pavarura të jashtme vjetore të pasqyrave financiare duhet të kryhen dhe kështu u ofrojë investitorëve privat një lloj mbrojtje nga menaxhmenti jo efikas apo i pandershëm .
  • 7. 7 2.1 Instituti për auditim të brendshëm Është e pa mundur të flitet për profesionin e auditimit të brendshëm pa e prezantuar organizatën ndërkombëtare profesionale për auditim të brendshëm. Instituti për auditim të brendshëm është organizatë ndërkombëtare profesionale për auditim të brendshëm e themeluar në vitin 1941 me seli në Altamonte Springs, Florida, SHBA. Instituti është organizatë jo tregtare, jo komerciale dhe jo fitimprurëse, që qeveriset nga anëtarët e saj nëpërmjet bordit të drejtorëve. Misioni i Institutit për auditim të brendshëm është të jetë një shoqatë ndërkombëtare profesionale, e organizuar në përmasa botërore e dedikuar në promovimin e praktikave për auditim të brendshëm duke siguruar standardet, kodin e etikës, materiale trajnuese, testime, certifikimin e auditorëve të brendshëm nëpër botë. Motoja e Institucionit për auditim të brendshëm është “Mbarëvajtje e përbashkët për të rritur dhe për të mbrojtur vlerën e organizatës, duke u bazuar në rrezik, siguri objektive, këshilla, dhe drejtim”. Kjo moto ka qenë e adaptuar prej vitit 1941 dhe ende vazhdon të jetë shumë valide.
  • 8. 8 3. PROGRAMI I PËRVOJËS Praktika në sektorin e Auditimit të Brendshëm ishte shumë dobiprurëse. Në këtë department përzgjidhet vetëm një praktikant, sipas kritereve nga stafi përkatës i Ministrisë së Financave. Përzgjedhja ime me kontrat tre mujore më ofroi mua një kohë të mjaftueshme për të kuptuar dhe për t’u adaptuar me punën e cila realizohet në këtë institucion. Qëllimet dhe objektivat e mësimit për punën time si praktikante kanë qenë të definiuara në bashkpunim me mbikqyrësen time dhe auditorët e tjerë në këtë institucion . Gjatë periudhës së mësimit praktikë kisha mundësinë që të isha pjesë e implementimit të aktiviteteve të ndryshme duke e parë se si funksionojnë gjërat dhe se si zgjidhen problemet në një ambient të vërtet të punës ,dinamik, në mes të punëtorëve me përvojë të cilët kanë të bëjnë me detyra dhe përgjegjësi. Për shkak se ky department është konfidencial, pra ka casje të kufizuar, unë jam përshtatur me rolin tim si dhe kamë pasur përkrahje nga stafi të cilët më ndihmuan duke më inkuadruar edhe në vëzhgimin e draft raporteve të auditimit të brendshëm në departamentin e teknologjisë informative në mënyrë që të përputhej më shumë me njohuritë e mija të arritura në kuadër të shkollimit universitar. Gjatë praktikës sime është dashur të tregohem e vëmendëshme sepse puna në DAB është e komplikuar dhe kërkon kohë dhe përkushtim të madh. Më është lejuar të përcjellë intervistat e auditimit të brendshëm, materialet, dokumentet që rregullojnë statutin dhe doracakun e DAB, ligjin e menaxhimit të financave publike, ligjin e shërbimit civil, si dhe të gjitha rregulloret dhe udhëzimet administrative që dalin nga ministria e financave (MF). Qëndrimi me Auditorët profesionistë me forcoi edhe më tepër duke ndarë me mua pjesë të përvojës dhe aftësive profesionale të tyre të cilat ndikuan në avansimin tim të mëtejshëm dhe më pajisën me shumë njohuri të vlefshme.
  • 9. 9 3.1 Aktivitetet e mësimit praktik Gjatë mësimit praktikë kam qenë e angazhuar në aktivitete të ndryshme në departamentin e auditimit të brendshëm. Lista e aktiviteteve që kam marrë pjesë janë paraqitur në vijim : - Përcjellja e intervistave - Materialeve - Statutit - Doracakut - Ligjeve/ rregulloreve - Udhëzimeve administrative - Raportet e audimit dhe implementimi i rekomandimeve - Planifikimi i buxhetit - Procedurat e prokurorimit - Procedurat e të hyrave - Procedurat e kontrollit të brendshëm etj.
  • 10. 10 3.1.1 Lidhja e aktiviteteve Aktivitet e shumta në DAB paten efektivitet të madh në fitimin e aftësive dhe të përvojës sime personale. Përmes kësaj praktike u aftësova të kuptojë se si menaxhohen financat (paraja) publike. Njëkohëkohësisht arrita të kuptojë edhe rolin, deyrat e auditorit dhe përgjegjësitë e tij. Auditimi i brendshëm është pjesë e sistemit të kontrollit të brendshëm. Menaxhmenti i lartë i SSP është përgjegjës për zbatimin dhe funksionimin efektiv të auditimit të brendshëm në pajtim me kërkesat e Ligjit për Auditim të Brendshëm. Përgjegjësia e vendosur në këtë Ligj për zbatimin e funksionit të auditimit të brendshëm, shtrihet në: • Subjektin e sektorit publik; • Pjesët përbërëse dhe nën‐njësitë e tjera të tij; • Ndonjë SSP i cili menaxhon fondet e BE‐së apo fondet e dhuruara nga donatorët e tjerë ose institucionet financiare ndërkombëtare Përmes tyre arrita të kuptojë edhe rolin e institucioneve shtetërore. Nuk ka auditim pa intervista. Dhe intervista kërkonë diciplinë dhe shkathtësi komunikuese. Kështu kjo ndihmoi në përmirësimin e aftësive te mija komunikuese. Pos tyre, aftësitë e mija u zhvilluan në shumë fusha si ajo e planifikimit, kontrollit, menaxhimit, mbikqyrjes, vëzhgimit, rekomandimeve etj të cilat lidhen ngusht me lëndët universitare në kuadër të fakultetit të Inxhinierisë Ekonomike.
  • 11. 11 3.1.2 Marrëveshjapër student Nisur nga përvoja për aftësim profesional të studentëve të universiteteve të cilët lidhen me Ministrinë e Financave apo agjencitë e saj, Palët pajtohen si në vijim: Neni 1 Qëllimi 1 Qëllimi i këtij memorandum të bahkëpunimit është promovimi i aftësimit profesional të studentëve nga universitetet publike në fushat që lidhen me Ministrinë e financave dhe agjencitë e saj. Neni 2 Fushëveprimi Ky memorandum rregullon formën e bashkëpunimit të Ministrisë së Financave dhe univiverstiteteve lidhur me angazhimin e studentëve në Ministrinë e financave dhe agjencitë e saj. Neni 3 Kohëzgjatja e punës praktike Puna praktike që studentët kryejnë në Mf dhe agjencitë e saj zgjat tre muaj. Neni 4 Obligimet e palëve Ministria e financave do të marrë në punë praktike 150 studentë, prej të cilëve 100 studentë nga Fakulteti Ekonomik, 30 studentë nga Fakulteti Juridik, 10 studentë nga Fakulteti i Inxhinierisë Kompjuterike, dhe 10 studentë te fakulteteve tjera sipas interesimit ( ku përfshihen edhe shkencat e aplikuara). Universitetet bëjnë përzgjedhjen dhe i ofrojnë Ministrisë listen e përzgjedhur të studentëve cdo tre muaj.
  • 12. 12 Neni 5 Kriteret për përzgjedhjen e studentëve pë punë praktike Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike merret parasysh nota mesatare e studentëve. Studentët që përzgjidhen për punë praktike duhet të kenë të kryer së paku vitin e dytë të studimeve bachelor ose të jenë të regjistruar në studime master. Neni 6 Rregullimi i punës praktike Studentët e përzgjedhur për punë praktike duhet të nënshkruajnë kontratën e angazhimit me Ministrinë e Financave, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve. Në fund të periudhës së angazhimit, Ministria e Financave bënë vlerësimin e punës së praktikantëve dhe, bazuar në këtë vlerësim, lëshon certificate për punën praktike të kryer nga studentët. Neni 7 Zgjidhja e mosëmarrëveshjeve Cdo mosëmarrëveshje në lidhje me zbatimin e këtij memorandum zgjidhet me anë të konsultimeve ndërmjet palëve. Neni 8 Hyrja në fuqi, kohëzgjatja dhe përfundimi Ky memorandum hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga palët dhe vlen për kohë të pacaktuar. Secila pale mundet kurdoherë të përfundojë këtë marrëveshje, me kusht që të njoftoj me shkrim palën tjetër së paku një muaj më herët. Kontrata ime: 1 qershor 2017 – 31 gusht 2017
  • 13. 13 3 STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM 3.1 Hyrje në Standardet Ndërkombëtare Auditimi i brendshëm kryhet në mjedise të ndryshme ligjore dhe kulturore; brenda organizatave që ndryshojnë për nga qëllimi, madhësia, kompleksiteti dhe struktura; dhe kryhet nga persona brenda apo jashtë organizatës. Ndërsa faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë praktikën e auditimit të brendshëm në çdo mjedis, përputhja me Standardet Ndërkombëtare të IIA1-së për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm (Standardet) është thelbësore në përmbushjen e përgjegjësive të audituesve të brendshëm dhe veprimtarisë së auditimit të brendshëm. Nëse ekzistojnë ligje apo rregullore të cilat ndalojnë përputhshmërinë e veprimtarisë e audituesve apo aktivitetit të auditimit të brendshëm me pjesë të caktuara të Standarteve, atëherë ky fakt duhet të raportohet së bashku në përputhje me të gjitha pjesët e tjera të Standardeve. Nëse Standardet janë përdorur bashkë me standarde të lëshuara nga organe të tjera zyrtare, komunikimet e auditimit të brendshëm mund të përmendin përdorimin e standardeve të tjera, sipas rastit. Në një rast të tillë, në qoftë se ekzistojnë mospërputhje midis Standardeve dhe standardeve të tjera, audituesit e brendshëm dhe aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të jenë në përputhje me Standardet, dhe mund të jenë në përputhje me standardet e tjera, nëse ato janë më kufizuese.
  • 14. 14 Qëllimi i Standardeve është: 1. Të përshkruajë parimet bazë që përfaqësojnë praktikën e auditimit të brendshëm. 2. Të japë një kuadër për kryerjen dhe promovimin e një gamë të gjerë të auditimit të brendshëm për të shtuar vlerë. 3. Të vendosë bazën për vlerësimin e performancës së auditimit të brendshëm. 4. Të nxisë përmirësimin e proceseve organizative dhe të operacioneve. Standardet janë të fokusuara në parime dhe kërkesa të detyrueshme që përbëhen nga: • Deklaratat e kërkesave themelore për praktikën profesionale të auditimit të brendshëm si dhe për vlerësimin e efektivitetit të performancës, të cilat janë të zbatueshme ndërkombëtarisht në nivel organizativ dhe individual. • Interpretimet, të cilat sqarojnë termat apo konceptet që përmbajnë këto deklarata. Standardet përmbajnë terma që u janë dhënë kuptime të përcaktuara të cilat janë të përfshira në Fjalorth. Në mënyrë të veçantë, Standardet përdorin fjalën "duhet" për të përcaktuar një kërkesë të pakushtëzuar dhe tog-fjalëshin "do duhet", (rekomandohet) për rastet ku pritet përputhshmëri por, duke përdorur gjykim profesional, mund të ketë rrethana të cilat justifikojnë devijimin nga kjo përputhshmëri. Është e nevojshme të merren në konsideratë Deklaratat dhe Interpretimet e tyre, si dhe kuptimet e përcaktuara në Fjalorth për të kuptuar dhe zbatuar saktë Standardet.
  • 15. 15 3.2 Departamenti i auditimit të brendshëm Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Auditimit të Brendshëm janë:  Ndërmerr auditime të rregullta dhe sistematike në Ministrinë e Financave dhe në Subjektet e Sektorit Publik (SSP) të cilat nuk i kanë të themeluara kapacitetet e auditimit të brendshëm në përputhje me Ligjin për Auditimin e Brendshëm;  Bënë auditimin duke vlerësuar ekonomizimin, efikasitetin dhe efektivitetin e sistemeve të menaxhimit dhe të kontrollit të subjektit të audituar;  Bashkëpunon me Komitetin e Auditimit të brendshëm të MF-së;  Identifikon mangësitë substanciale në sistemin e menaxhimit dhe kontrollit të MF- së dhe të ofron rekomandime për përmirësimin e tyre;  Ofron rekomandime për përmirësimin në ngritjen e ekonomizimit, efikasitetit dhe efektivitetit të veprimtarive të MF-së;  Vlerëson procedurat financiare dhe operative për përshtatshmërinë e kontrollit të brendshëm dhe ofron këshilla dhe udhëzime në aspektin e kontrollit për politika të reja, sisteme, procese dhe procedura;  Udhëheqësi i Departamentit të Auditimit të Brendshëm në aspektin operativ raporton tek Ministri, ndërsa në aspektin administrativ tek Sekretari i Përgjithshëm.  Në kuadër të këtij Departamentit bëjnë pjesë Divizionet si vijon: - Divizioni për Auditimin e Brendshëm brenda institucionit; dhe - Divizioni për Auditimin e Brendshëm jashtë institucionit.
  • 16. 16 4 DEPARTAMENTI I TEKNOLOGJISË INFORMATIVE  ITIL - Teknologjia e Informacionit dhe Biblioteka Infrastrukturore  Komiteti Drejtues i TI-së – një komision i themeluar nga Ministria e Financave me vendimin nr. 02 Dt. 9-1-2013, i cili përfshin përfaqësues të organizatave të TI- së të Ministrisë së Financave dhe Agjencitë e saj.  Komiteti Teknik i TI-së – një komision i themeluar nga Ministri i Financave me vendimin nr. 02 Dt.9-1-2013, i cili është përgjegjës për vendosje, trajnime dhe auditimet e përputhshmërisë cilësore së TIBI-t
  • 17. 17 4.1 MSTI – menaxhimi i shërbimeve të teknologjisë informative Dhjetë proceset e reja të MSTI janë: • Menaxhimi i Problemeve • Menaxhimi i Ndryshimeve • Menaxhimi i Konfigurimeve • Menaxhimi i Publikimeve • Menaxhimi i Nivelit të Shërbimeve • Menaxhimi i Marrëdhënieve me Biznesin • Menaxhimi i Raportimit të Shërbimeve • Menaxhimi i Shërbimeve të reja dhe i atyre që pësojnë ndryshime • Menaxhimi i Planifikimit dhe i Implementimit • Sistemi i Menaxhimit • Përmirësimi i Vazhdueshëm i Shërbimeve • Menaxhimi i Rreziqeve të TI-së. Shtatë proceset ekzistuese të përmirësuara janë: • Menaxhimi i Incidenteve • Menaxhimi i Kapacitetit • Menaxhimi i Disponueshmërisë • Menaxhimi i Vazhdimësisë së Shërbimeve të TI-së
  • 18. 18 • Menaxhimi i Furnitorëve • Menaxhimi i Buxhetit dhe Kontabilitetit të TI-së • Menaxhimi i Sigurisë së Informacioneve Për implementimin e MSTI-së, RBKO ka aplikuar praktikat më të mira të Librarisë së Infrastrukturës së Teknologjisë Informative (LITI – anglisht: ITIL), versionin e tretë. Përfitimet kryesore për RBKO-në nga projekti MSTI/LITI janë: • Kualiteti më i lartë i shërbimeve të TI-së • Efikasiteti më i lartë i punëtorëve të departamentit të TI-së • Bashkërenditja e qëllimeve të TI-së me qëllimet e biznesit • Zvogëlimi i rrezikut që ndërlidhet me shërbimet e TI-së • Zvogëlimi i kostos operative të TI-së.  Qëllimi i nje auditimi është që të vlerësojë informacionet që raportohen ... Efektin e teknologjisë informative në kontrollin e brendshëm !
  • 19. 19 4.2 Metodologjiae DAB Metodologjia jonë ka përfshirë këto aktivitete: • Rishikimi i strategjive, ligjeve dhe rregulloreve që e rregullojnë fushën e TI-së; • Diskutimet me specialistët e TI-së brenda zyrës tonë dhe jashtë institucionit; • Kryerjen e intervistave me sekretarët ose drejtorët në entitete, menaxherët e TI-së dhe menaxherët e prokurimit; • Duhet të ketë strategji dhe politika të brendshme për Teknologji Informative dhe Komunikimi (TIK); • Gjatë vlerësimit të nevojave duhet të merren për bazë aspektet si: numri i përgjithshëm i stafit, rekrutimi i stafit, gjendja reale e paisjeve dhe jetëgjatësia e tyre;
  • 20. 20 4.3 Pyetësori i kontrollit të brendshëm Klienti: MF -DTI Ref e fajlit Ref L/P Titulli auditimit: Rishikimi I proceseve te financave Pyetesor i kontrollit te brendshem (ICQ) Qellimi i Pyetësorit për kontrolli të brendshëm Përcaktimi i nivelit të arritur në fushen e teknologjis informarive Ref L/P Misioi I MF LIGJI I BXHETIT Ju lutem pershkruani objektivat kyqe te biznesit tuaj OFRIMI I SHERBIMEVE TE ti PO A jane Politikat dhe Procedurat tek ju te dokumentuara? Po A jane Politikat dhe Procedurat tek ju te azhurnuara? PO Ju lutem Çertifikimi I Po
  • 21. 21 pershkruani proceset kyqe qe ndodhin tek ju (p.sh. Cilat jane aktivitetet qe kompletohen tek ju?) transaksioneve per pagese, ekzekutimi I pagesave, regjistrimi dhe Arkivimin e dokumenteve financiare Ju lutem pershkruani kontrollat e brendshme kyqe qe ju besoni se ekzistojne tek ju(p.sh.Si i kontrolloni aktivitetet e juaj, rezultatet, etj?) Me pasqyrat financiare Po Cilat jane sistemet informative kyqe tek ju? Interneti, web sajd, otlluku etj Po Ju lutem pershkruani matjet kyqe te performances qe i merrni dhe i monitoroni efektivitetin e procesit te biznesit tuaj. Ekzekutimi me kohe I pagesave me dokumunentacion te kompletuar Po Jo Ju lutem pershkruani Me goje , me Po
  • 22. 22 mjetet kyqe te komunikimit qe perdorni te informoni departamentet tjera me aktivitete/qeshtje qe ndoshin tek ju. shkrim dhe permes menyres elektronike Cilat departamente do te beneficojne nga komunikimi me departamentin e juaj? Përmbushja e kerkesave te atij departamentit apo agjencionit Po Jo Me cilat departamente komunikoni ju? Me të gjitha Po A ekzistojne fusha qe keni deshire qe AB ti rishikojne (p.sh. Fushat e kontrollit te menjehershem, ose procese te pamjaftueshme)? Po tere procesin e financave PO 4.4 Raporti vjetor i punës për vitin 2016
  • 23. 23 Departamenti për Menaxhimin e Sistemeve të TI-së të MF (DMS-TI) Gjatë vitit 2016 DMSTI-ja ka përmbushur pothuajse të gjitha aktivitetet dhe nën aktivitetet e objektivave ne vendosura ne planin e aktiviteteve të sajë në përjashtim të objektivit për integrimin e sistemeve te TI-së e cila ka mbet te diskutohet dhe analizohet ne tremujorin e parë te vitit te ardhshëm për shkak të kompleksitetit të projektit. Gjatë kësaj periudhe Departamenti ka arritur me sukses të kryej aktivitetet si në vijim: Menaxhimi i Infrastrukturës së TI-së Në kuadër te Divizionit për Infrastrukturës se TI- se, janë kryer me sukses këto aktivitete: Mirëmbajtja e harduerit gjegjësisht blade serverëve dhe storage Instalimi i versionit të ri të firmwar-it (upgrade) të blade serverëve dhe të blade chasis Instalimi i versionit të ri të VMware ESXi Server , gjegjësisht upgrade VMware ESXi nga 5.1 në 6.0 Instalimi i versionit të ri të, gjegjësisht upgrade të vCenter Serverit nga 5.1 në 6.0 Instalimi i versionit të ri të Windows Serverit gjegjësisht Upgrade i sistemeve operative te serverëve nga Windows Server 2008 R2 në Windows Server 2012 R2 Përditësimi i shërbimeve të infrastrukturës se TI-së siç janë: Active Directory, DHCP, DNS, File Server, etj... nga konfigurimet e Windows Server 2008 R2 në konfigurimet e Windows Server 2012 R2 Instalimi i versionit të ri të Linux Ubuntu, gjegjësisht upgrade i sistemeve operative nga Linux Ubuntu 10.04 dhe 14.04 në Linux Ubuntu 16.04 Administrimin, mirëmbajtjen dhe monitorimin e rrjetës fizike dhe pa tela të Ministrisë së Financave. Administrimin, menaxhimin e mirëmbajtës dhe monitorimin e qendrës së të dhënave Administrimi dhe mirëmbajtja e centrales telefonike
  • 24. 24 Administrimi i ruajtjes se te dhënave (backup) në baza ditore, javore dhe mujore, brenda qendrës se te dhënave te Ministrisë se Financave dhe në serverin tonë ne qendrën e te dhënave ne ASHI- MAP (sipas procedurave dhe politikave për kopje rezervë) Administrimi i sigurisë se rrjetës dhe të dhënave te ministrisë se financave. Menaxhimi i sistemeve dhe bazavë të të dhënave: Në kuadër të divizionit për menaxhimin e aplikacioneve, edhe përkundër mungesës se stafit në kuadër të divizionit, janë kryer me sukses këto aktivitet: Menaxhimi i sistemit të PIP-it; Menaxhimi i sistemit të BDMS-it; Menaxhimi dhe avancimi i sistemit ProTAX; Azhurnimi i ueb faqja së Ministrisë së Financave etj. Menaxhimi i operacioneve të TI-së Në kuadër te Divizionit për operacionet e TI-së, është ofruar mbështetja për zgjidhjen e problemeve të TI-së të cilët kane pasur zyrtarët (përdoruesit) e departamenteve të Ministrisë së Financave dhe AQP, gjegjësisht janë kryer me sukses këto aktivitete: -Janë përfunduar më shumë 1500 tiketat të krijuar nga përdoruesit te natyrave të ndryshme, siç janë: qasja ne internet, qasja ne email zyrtar, qasja në printer, problemet me telefon, problemet me softuer aplikativ (Word, Excel, Outlook), -ndihma e nivelit të pare për problemet me qasje në sistemet (PIP, BDMS, FreeBalance, Vijueshmërisë, e-Pasuria, e-Arkiva), etj. -Janë bërë upgrade te sitemeve operative nga Windows 7 ne Windows 8 në 110 kompjuterë
  • 25. 25 -janë bërë upgrade te sitemeve operative nga Windows 7 ne Windows 10 në 20 kompjuterë -menaxhimi i kontratës për mirëmbajtën e printerëve dhe fotokopjeve, etj Aktivitete tjera: Stafi i Departamentit për Menaxhimin e Sistemeve të TI-së ka marr pjesë aktive në monitorimin e zhvillimit të e-prokurimit; ka mbështetur dhe asistuar vazhdimisht Projektin e tatimin në pronë të mbështetur nga donatorin SIDA Suedeze, për zhvillimin e sistemit të tatimit në pronë dhe e-fatura me theks te veçante ne administrimin e infrastrukturës dhe kualitetin e shënimeve ne sistemin e tatimit ne pronë.
  • 26. 26 5 RAPORTI I AUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË KOMUNËS SË KAÇANIKUT 5.1 Përmbledhje e përgjithshme Ky raport përmbledh çështjet kryesore që dalin nga auditimi i Raportit Financiar Vjetor të Komunës se Kaçanikut për vitin 2016, i cili e përcakton Opinionin e dhënë nga Auditori i Përgjithshëm. Ekzaminimi i pasqyrave financiare për vitin 2016 është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Institucioneve Supreme të Auditimit. Qasja jonë ka përfshirë testet dhe procedurat, të cilat ishin të nevojshme për të arritur në një opinion lidhur me pasqyrat financiare. Qasja e aplikuar e auditimit është paraqitur në Planin e Jashtëm të Auditimit1, të datës 09.11.2016. Raporti financiar vjetor për vitin 2017 ende nuk është publikuar. ( Deri në fundvit) Auditimi ynë është fokusuar në: Niveli i punës së kryer nga Zyra Kombëtare e Auditimit për të përfunduar auditimin për vitin 2016 pasqyron drejtpërdrejt cilësinë e kontrollit të brendshëm të zbatuar nga menaxhmenti i Komunës. Pasqyrat Financiare Vjetore Qeverisje Menaxhimin financiar dhe kontrollin
  • 27. 27 5.2 Konkluzionet dhe rekomandimet kryesore Menaxhmenti i komunës ka dizajnuar sistemin e kontrollit të brendshëm, por këto kontrolle nuk kishin funksionuar në disa fusha të rëndësishme të menaxhimit financiar. Këto duhet në vazhdimësi të monitorohen për t’u siguruar se janë duke funksionuar siç duhet. Në vazhdim po i paraqesim fushat në të cilat janë vërejtur mangësi. Konkluzionet dhe rekomandimet tona kryesore janë: • Kryetari duhet t'i analizojë arsyet për Theksimin e Çështjes në 2016 dhe t'i identifikojë veprimet që kërkohen për të mundësuar një prezantim dhe regjistrim të drejtë shpenzimeve sipas kodeve përkatëse Mungesa e kontrolleve të mjaftueshme për regjistrimin e shpenzimeve sipas kodeve përkatëse ka rezultuar me keq klasifikimtë shpenzimeve duke ndikuar në Theksimin e Çështjes në Opinionin e PFV. • Kryetari duhet ta zbatojë një proces rigoroz për të siguruar që procesi i vetvlerësimit dhe rekomandimet e vitit paraprak adresohen në mënyrë aktive ku çështjet/progreset kyçe i raportohen menaxhmentit në baza mujore. Procesi i vetvlerësimit dhe përgjigja ndaj rekomandimeve të vitit paraprak nuk janë adresuar në nivelin e kërkuar, që rrjedhimisht kanë shkaktuar edhe ngecje në zhvillimin dhe përmirësimin e organizatës. • Kryetari duhet të sigurojë se është • rishikuar në mënyrë kritike aspekti i • raportimit menaxherial dhe janë bërë • ndryshime të dukshme në • përmirësimin e llogaridhënies. Qeverisja qëka të bëjë me raportimin menaxherial dhe planet strategjike, duhet të zhvillohen dhe përmirësohen..
  • 28. 28 5.3 Opinioni i Auditimit Opinioni i Pamodifikuar me Theksim të çështjes Ne kemi audituar PFV-të e Komunës së Kaçanikut për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016, të cilat përfshijnë pasqyrën e pranimeve dhe të pagesave në para të gatshme, pasqyrën e ekzekutimit të buxhetit, si dhe shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare. Sipas opinionit tonë, Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (të kontabilitetit në para të gatshme), Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (me plotësime dhe ndryshime) dhe Rregulloren e MF nr. 01/2017 për Raportim Vjetor Financiar të Organizatave Buxhetore. •Kryetariduhettë mbikqyrënë mënyrë •sistematike buxhetin dhe të siguroj •regjistrimin e tyrenë kode adekuate Edhe pse niveli i realizimit të shpenzimeve për investime kapitale ishte 85% e buxhetit të rishikuar, ato ishin mbivlerësuar me keqklasifikim të shpenzimeve. • Kryetari duhet të sigurojë se do të zbatohen rregullat e prokurimit pasi në disa rastenuk ishin respektuar kriteret e dosjes se tenderit lidhur me sigurimin e ekzekutimit prej 10% nga vlera e kontratës. Edhe pse në disafushakontrollet e brendshme janë efektive, ekzistojnë dobësi të mëdhanë disasisteme të rëndësishme financiare,duke përfshirë prokurimin.
  • 29. 29 Baza për opinion Ne kemi kryer auditimin në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA). Sipas këtyre standardeve, përgjegjësitë tona janë përshkruar më poshtë tek pjesa ‘Përgjegjësitë e Auditorit për Auditimin e Pasqyrave Financiare’. Besojmë se dëshmitë e auditimit që kemi marrë janë të mjaftueshme dhe të duhura për sigurimin e bazës për opinion. Theksimi i çështjes Ne tërheqim vëmendjen tuaj për faktin se komuna kishte bërë keq klasifikim të shpenzimeve ku nga kategoria e investimeve kapitale kishte bërë pagesa 97,428€, në emër të bashkëfinancimit me OJQ ‘’Caritas Kosova Luxemburg’’. Bashkëfinacimi me këtë donator ishte bërë në emër të projektit ‘’Zhvillim i i komuniteteve’’ si dhe në projektin ‘’Zhvendosja e personelit mjekesorë’’ në një objekt ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE 8 të marrë me qira për shkak të ndërtimit të objektit të ri të QKMF-së në Kaçanik. Shpenzimet e ndodhura ishin aprovuar me tabelat buxhetore të Buxhetit 2016 si investime kapitale, por projektet e paraqitura në tabela, nuk përmbushin kushtet që të trajtohen si projekte kapitale. Gabimet kanë të bëjnë me planifikimet fillestare nga komuna dhe aprovimet jo adekuate nga ana e MF. Përveç kësaj, vlera e pasurive të regjistruara në regjistrin e pasurive dhe të prezantuara në PFV ishin mbivlerësuar për shumat e lartcekura. Përgjegjësia e menaxhmentit dhe personave përgjegjës për qeverisje dhe PFV Kryetari i komunës së Kaçanikut është përgjegjës për përgatitjen dhe prezantimin e drejtë të pasqyrave financiare sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Sektorin Publik - Raportimi Financiar bazuar në Kontabilitetin e Parasë së Gatshme të modifikuar si dhe është përgjegjës për kontrolle të brendshme të cilat menaxhmenti i përcakton si të nevojshme për të mundësuar përgatitjen e pasqyrave financiare, pa keq deklarime materiale të shkaktuara qoftë nga mashtrimi apo gabimi. Kjo përfshinë zbatimin e Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (me plotësime dhe ndryshime).
  • 30. 30 Kryetari i Komunës dhe Zyrtari Kryesor Financiar janë përgjegjës për të siguruar mbikëqyrjen e procesit të raportimit financiar të komunës. Përgjegjësia e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e PFV Përgjegjësia jonë është që të shprehim një opinion për PFV në bazë të auditimit të kryer. Auditimi është kryer në përputhje me SNISA. Këto standarde kërkojnë që t’i përmbahemi kërkesave etike, të planifikojmë dhe të kryejmë auditimin për të marrë siguri të arsyeshme se pasqyrat financiare nuk përmbajnë keq deklarime materiale. Siguria e arsyeshme është një nivel i lartë i sigurisë, por nuk garanton se një auditim që kryhet në pajtim me SNISA-t do të zbulojë çdo keq deklarim material që ekziston. Keq deklarimet mund të rrjedhin nga mashtrimi ose gabimi dhe konsiderohen materiale nëse, individualisht ose së bashku, mund të ndikojnë në vendimet e marra mbi bazën e këtyre PFV-ve. Auditimi përfshinë kryerjen e procedurave për të marrë dëshmi në lidhje me informatat financiare dhe shpalosjet në PFV. Procedurat e zgjedhura varen nga gjykimi i auditorit, duke përfshirë edhe vlerësimin e rreziqeve nga keq deklarimet materiale në PFV, qoftë për shkak të mashtrimit apo gabimit. Gjatë vlerësimit të rrezikut, auditori merr në konsideratë kontrollin e brendshëm që është relevant në përgatitjen e pasqyrave financiare nga entiteti, në mënyrë që të dizajnojë procedura të auditimit që janë të përshtatshme për rrethanat e entitetit, por jo për qëllim të shprehjes së opinionit mbi efektivitetin e kontrolleve të brendshme të entitetit. Auditimi përfshinë edhe vlerësimin e përshtatshmërisë së politikave kontabël të përdorura, arsyeshmërinë e përllogaritjeve kontabël të bëra nga menaxhmenti, si dhe vlerësimin e prezantimit të pasqyrave financiare.
  • 31. 31 5.4 Planifikimi dhe realizimi i buxhetit 1. Të hyrat vetjake (në €) Përshkrimi Buxheti fillestar Buxheti Final 2016 Pranimet 2015 Pranimet 2015 Pranimet Të hyrat vetjake 709,672 709,672 632,567 556,372 383,612 Në vitin 2016, plani i të hyrave ishte realizuar 89%, për dallim nga viti 2015 ku të hyrat ishin mbledhur 80%, ndërsa në vitin 2014 plani ishte realizuar 85%. Pra, në vitin 2016 realizimi i të hyrave vetjake ka shënuar një rritje krahasuar me vitin paraprak prej 9%.Të hyrat përfshirë edhe ato të bartura nga viti paraprak, ishin shpenzuar kryesisht për projekte kapitale në shumë 454,682€, për mallra dhe shërbime 74,153€, për subvencione dhe transfere 103,580€ dhe për paga dhe mëditje 1,667€. 2. Burimet e fondeve buxhetore (në €) Përshkrimi Buxheti fillestar Buxheti Final 2016 Realizimi 2015 Realizimi 2014 Realizimi Burimet e Fondeve: 6,631,386 6,631,386 6,651,210 6,942,159 6,545,962 Granti i Qeverisë - Buxheti 5,921,714 6,016,076 6,004,938 6,363,848 6,040,636 Të bartura nga viti paraprak 0 142,982 139,523 143,851 119,390 Të hyrat vetjake 709,672 709,672 494,561 421,703 383,612
  • 32. 32 Donacionet e brendshme 0 6,948 6,788 9,040 0 Donacionet e jashtme 0 7,800 5,400 3,717 2,324 Buxheti final krahasuar me buxhetin fillestar ishte më i lartë për 252,092€. Ky ndryshim ka ardhur si rezultat i rritjes së Grantit Qeveritar prej 94,362€, të hyrave të bartura nga viti i kaluar 142,982€, të hyrave nga donacionet e brendshme dhe të jashtme 14,748€. Realizimi i buxhetit në vitin 2016 ishte 6,651,210€ ose 97% nga buxheti final deri sa në vitin 2015 ishte shpenzuar 96% dhe në vitin 2014, 95%. Ne përgjithësi, komuna ka treguar një nivel të lartë të performancës buxhetore, përveç kategorisë së investimeve kapitale. 3. Shpenzimet e fondeve sipas kategorive ekonomike (në €) Përshkrimi Buxheti fillestar Buxheti Final 2016 Realizimi 2015 Realizimi 2014 Realizimi Shpenzimet e fondeve sipas kategorive ekonomike: 6,631,386 6,883,478 6,651,210 6,942,159 6,545,962 Pagat dhe Mëditjet 4,730,156 4,826,026 4,811,836 4,711,887 4,315,980 Mallrat dhe Shërbimet 510,531 530,050 504,543 453,387 488,117 Shërbimet komunale 132,750 134,500 116,053 123,890 118,209 Subvencionet dhe Transferet 204,690 205,291 204,270 266,721 169,357 Investimet Kapitale 1,053,259 1,187,611 1,014,508 1,386,274 1,454,299
  • 33. 33 Shpjegimet rreth ndryshimeve në kategoritë buxhetore janë dhënë si në vijim:  Buxheti për investime kapitale në vitin 2016 ishte rritur për 134,352€. Niveli i ekzekutimit të buxhetit final ishte 85%. Shpenzimet kapitale kanë shënuar një ulje për 371,766€ krahasuar me vitin 2015. Programi për Investime Publike përfshin disa projekte në vazhdim nga viti i kaluar (13) dhe projekte të reja (34) për vitin aktual. Prej 47 projekteve të planifikuara, 7 prej tyre nuk kishin filluar fare të realizohen;  Rritja e buxhetit për paga dhe mëditje për 95,870€, është rezultat i pagesave për përvojën e punës si dhe deficitit në paga në fund të vitit;  Rritja e buxhetit tek kategoria për mallra dhe shërbime në shumë 19,519€ si dhe shpenzimet komunale ne shumë prej 1,750€ ishte bërë për shkak të obligimeve të mbetura nga vitit paraprak;  Buxheti për subvencione dhe transfere është rritur për 601€ për shkak të nevojave për ndihmë për entitetet jo publike. Pavarësisht kësaj, në fund të vitit 2016 kishte mbetur si obligime të pa paguara ndaj përfituesve individual shuma prej 14,145€; dhe  Donacionet e brendshme ishin 6,948€ si dhe ato të jashtme 7,800€. Donacionet e brendshme kryesisht ishin shfrytëzuar për investime kapitale, ndërsa donacionet e jashtme ishin shfrytëzuar kryesisht për mallra dhe shërbime.
  • 34. 34 5.5 Prioriteti i lartë E gjetura Komuna ka treguar një efikasitet të lartë në realizimin e buxhetit pothuajse në të gjitha kategoritë e shpenzimeve. Mirëpo, një ngecje në krahasim me kategoritë tjera, vërehet për investime kapitale (85%). Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së planifikimit dhe kontrollit sistematik buxhetor të komunës në realizimin e projekteve kapitale sipas planit dinamik. Kjo u dëshmua edhe nga 7 projektet e planifikuara, të cilat nuk kishin filluar fare në vitin 2016. Rreziku Mosrealizimi i buxhetit sipas projeksioneve fillestare do të rezultojë në mos arritjen e objektivave të komunës dhe në financimin e projekteve dhe detyrimeve të vitit aktual nga buxheti i vitit të ardhshëm. Rekomandimi Kryetari duhet të siguroj dhe të përcaktoj objektiva të qarta për përmirësimin e planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit në periudhat e ardhshme, dhe të vendosë një monitorim sistematik mbi ekzekutimin e buxhetit të planifikuar, sidomos për projektet kapitale.
  • 35. 35 6 NGRITJA PROFESIONALE Ngritja profesionale, është produkt i ngritjës intelektuale. Kur kalon në profesion shëndrrohet në produktivitet , edukim ,shprehi, cilësi, sinqeritet... Jeta nuk mund të reduktohet vetëm në profesion, nga shumësia e aktivitetit shëndrrohet në mision,që le mbresë dhe të jep, satisfakcion.Sidomos atëher kur interesimi bëhet,pjesë e vlerave që di të i cmosh dhe vlerësosh. Kjo punë praktike tre mujore ishte mjaft e rëndësishme për ngritjen time intelektuale dhe fitim të përvojës e cila do të më ndihmojë në të ardhmen. Lidhur me cështjet e auditimit përvec praktikës së cekur më lartë, përvoja ime u zgjerua edhe në sferat si: procedurat e pagesave, shpenzimeve dhe prokurorimit. 6.1 Aftesitë e fituara në financa Aftësitë e në aspektin financiar dhe të menaxhmentit të fituara gjatë periudhës sime të praktikës janë: - Puna ekipore efektive - Planifikimet / procedurat / kontrollet - Zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve - Menaxhimi i parasë - Aplikimi i sistemit të pagesave - Raporte gjenerale - Menaxhimi i riskut - Shkresa dhe raporte
  • 36. 36 6.2 Aftësitë Teknike te Fituara - Menaxhimi i kohës - Puna nën presion - Shkrimi i raporteve përmbledhëse - Aftesitë e komunikimit - Përdorimi i pajisjeve( skaner , printer etj...) - Përdorimi i kompjuterëve - Përdorimi i paketave të microsoftit - Sistemimi i dosjeve
  • 37. 37 7 PËRFUNDIMI Praktika ime në institucionin shtetëror të Ministrisë së Financave, në kuadër të departamentit të Auditimit të Brendshëm ishte një mundësi shumë profitabile për mua. Gjatë këtyre tre muajve arrita që të njihem me punët shtetërore si dhe dobinë dhe sistemin e tyre funksionues. Asistimi im në mbikqyrjen e kontrollove dhe dosjeve zhvilloi mendimin tim kritik si dhe më aftësoi si në aspektin teknik ashtu edhe në atë ekonomik, duke më bërë të aftë që të kuptojë se si funksionojnë punët teknike, administrative, kontrolluese, zbatimi i procedurave dhe shumë të tjera deri tek menaxhimi i buxhetit dhe realizimi i tij pozitiv. Fitova një diapazon të gjerë të njohurive, sepse dosjet e auditimit realizohen jo vetëm në institucione me karakter ekonomikë, por edhe tek ato sherbyese, teknologjike dhe prodhuese. Analizimi i të metave dhe pasaktësive në shumë kompani dhe institucione shtetërore dhe publike rezultoi që të kuptojë të përbashktën e të gjitha tyre: Menaxhimi i drejtë do të jetë i sukseshëm dhe më larg problemve. Në një aspekt tjetër, kjo përvojë ndikoi shumë edhe në aspektin analitik të cështjeve të ndryshme duke kuptuar formën se si funksionojnë dredhitë dhe keqpërdorimet e shumta si te buxhetit aktual, fondeve dhe investimeve nga jashtë, keqpërdorimit të pagave, punëtorëve dhe të pajisjeve në vendin e punës. Padyshim se këto keqpërdorime janë një e metë e zhvillimit ekonomik duke e stagnuar buxhetin shtetëror dhe duke krijuar presion tek individë të caktuar, ndaj edhe duhet të evitohen. Me stafin jamë ndarë shumë e kënaqur nga të cilët pata dhe shumë përkrahje. Megjithëse auditmi është një koncept apo procedurë e gjatë dhe e komplikuar, bënë të pamundurën që unë në këtë periudhë 90 ditore të njihem me këtë formë të punës dhe të kontribojë sipas mundësive të mija. I falënderoj përzemërsisht...!