Presentation in Albanian by Marita Salgrave, Latvia, on the SAI's strategy for response to COVID-19 – compliance auditing as one of the tools, at the SIGMA webinar on the audit of COVID-related expenditures, held on 17 February 2021.
2. 1
Emergjencat - a duhet të reagojnë menjëherë Institucionet Supreme të
Auditimit, apo jo ? Nëse po, si?
Situata gjatë 2-4 javëve të para pasi u identifikuan pacientët e parë -
Qeveritë dhe Parlamentet në konfuzion (balancimi midis nevojës
për masa urgjente dhe kufizimeve të kuadrit ligjor/procedurave
administrative).
Nevojë shumë e madhe për këshilla - të brendshme ose të jashtme.
Institucioni Suprem i Auditimit u konsiderua nga vendimmarrësit dhe
publiku i gjerë si një institucion "udhëheqës me shembuj" dhe një
nga këshilltarët e respektuar.
3. 2
A duhet që një Institucion Suprem i Auditimit
të reagojë ndaj situatës?
Ne jemi auditues - "biznesi" ynë zakonisht ka karakter ex-post.
Na mungon informacioni dhe përvoja për të dhënë një këshillë
profesionale.
Afati i kufizuar (ditë!) Për vendimet e menaxhimit nga ISA.
"Qëndrimi mënjanë" dhe monitorimi duken shumë më të lehtë dhe
mund të justifikohen, gjithsesi-
Po nëse veprojmë në mënyrë aktive (ISSAI 12 dhe jo vetëm)
4. 3
Si duhet të reagojë Institucioni Suprem i Auditimit ndaj situatës në
mënyrë që të “veprojë në mënyrë aktive"?
Pranimi i "kombinimeve" ndërmjet rolit të mbikëqyrësit dhe këshilltarit
më aktiv të qeverisë
(Publikimi i raporteve nga auditimet e sapo përfunduara dhe/ose
pezullimi i auditimeve në vazhdim për t'i mundësuar qeverisë që të
përqendrohet tek pandemia? Vazhdimi i auditimeve, thjesht duke
modifikuar metodat e punës? Modifikimi me urgjencë i planit vjetor të
auditimit për t'u përqendruar në shpenzimet emergjente? Etj, etj, etj..
Ofrimi i "produktit" që ne, si ISA, dimë se si ta përgatisim - raportet e
auditimit, por thjesht në një mënyrë ndryshe.
Kërkimi i partneritetit të drejtpërdrejtë (off-line) me Institucionet e tjera
Supreme të Auditimit.
5. 4
Foto e faqes së internetit të Institucionit Suprem të Auditimit
(informacioni i publikuar në Prill 2020)
https://www.lrvk.gov.lv/en/news/the-state-audit-office-calls-for-responsibility-and-
mutual-support
6. 5
Në çfarë ishte përqendruar Plani Vjetor i Auditimit
i modifikuar?
Fusha e nderhyrjes 1*: Auditimi i të paktën 90% të shpenzimeve
"emergjente" të alokuara për trajtimin e COVID-19 (fondet e
paparashikuara dhe rialokimet e buxhetit që lidhen me COVID-19) -
arritja e objektivave në përputhje me rregullat.
Fusha e nderhyrjes 2: Auditimi i shpenzimeve të të ashtuquajturave
masa prioritare (iniciativa të reja nga qeveria të përfshira në buxhetin
e vitit 2020 para pandemisë) - arritja e objektivave në përputhje me
rregullat.
Fusha e nderhyrjes 3: Efikasiteti i kursimeve në shpenzimet "e
rregullta" të institucioneve publike
Fusha e nderhyrjes 4: Auditimet fillimisht përfshihen në Planin Vjetor
të Auditimit 2020 të Institucionit Suprem të Auditimit të Letonisë.
* Shpenzimet e lidhura me Covid-19 për 2020 ~ 2 miliardë Euro.
7. 6
Subjektet e audituara
Të gjitha institucionet që kanë marrë pjesën më të madhe të shpenzimeve
emergjente. Për shembull, fondet "emergjente" të alokuara për:
Skemat e mbështetjes së punësimit (skema të kohës së qëndrimit papunë për
punonjësit e prekur nga COVID-19).
Prokurimi i Prokurimi i Pajisjeve Personale Mbrojtëse - PPM
Sigurimi i procesit të të mësuarit në distancë në shkolla
Financimi i studimeve në lidhje me zbutjen e efekteve të COVID-19
Të gjitha llojet e ndihmave sociale të administruara nga sektori i mirëqenies
Sigurimi i ndërgjegjësimit të publikut për temat e ndërlidhura me COVID-19
Ndërtimi i rrugëve
Rritja e kapitalit të NSH-ve në fushën e transportit
Rritja e kapitalit të spitaleve kryesore
Kompensimi i ngarkesës shtesë të punës për mjekët dhe punonjësit e tjerë,
etj.
8. 7
Llojet e auditimit të aplikuara nga Institucioni Suprem i Auditimit i
Letonisë për auditimin e shpenzimeve të lidhura me COVID-19
1) Auditimi financiar i pasqyrave financiare të vitit 2020 të institucioneve
publike
Shpenzimet COVID-19 konsiderohen si një verifikim i përputhshmërisë
brenda një auditimi financiar me një qasje të dallueshme të auditimit;
rezultatet e auditimit të përmbledhura në një raport të ndërmjetëm, i
nxjerrë veçmas dhe duke mos pritur përfundimin e auditimeve
financiare); në fakt, - auditimet financiare u kthyen në auditime të
kombinuara financiare/të përputhshmërisë - meqenëse verifikimet e
përputhshmërisë "shkojnë përtej" ISSAI 2250 "Vlerësimi i ligjeve dhe
rregulloreve“.
2) Auditimi i përputhshmërisë për lëndë specifike
9. 8
Auditimi i shpenzimeve për COVID-19 - progresi
https://www.lrvk.gov.lv/en/covid-19/auditing-covid-19-emergency-
spending/completed-audits
Janë nxjerrë 17 raporte të auditimit në lidhje me COVID-19; 13 akoma në
pritje
Pak mbrapa programit kohor, ndërkohë që aktualisht po ecet mirë ("një
regjim me një 1 raport në 2 javë“)
10. 9
Shembuj të temave të lidhura me shpenzimet COVID-19 tashmë të mbuluara
Procesi i dorëzimit të pajisjeve mbrojtëse personale në sektorin shëndetësor (20.07.2020.)
Sistemi i prokurimit i krijuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe prokurimet e bëra gjatë emergjencës
për të kufizuar përhapjen e COVID-19 (17.08.2020.)
Përdorimi i fondeve të paparashikuara të alokuara për Ministrinë e Brendshme për blerjen e
pajisjeve mbrojtëse personale dhe dezinfektuesve (02.09.2020.)
Sigurimi i procesit të mësimit në distancë gjatë një emergjence (30.09.2020.)
Përdorimi i fondeve të paparashikuara për shpërblime për zyrtarët e punëve të brendshme të
përfshirë drejtpërdrejt në frenimin e përhapjes së COVID-19 (13.10.2020.)
Përdorimi i fondeve të kontingjencës të alokuara për Ministrinë e Mirëqenies për pagesën e
përfitimit të vazhdueshëm të prindërve, shpërblimi i jashtëzakonshëm nga Përfitimi Kombëtar për
Familjen për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe rritja e përfitimit të kujdesit për fëmijë
(26.11.2020.)
Përdorimi i fondeve të paparashikuara të alokuara për Ministrinë e Drejtësisë për shpërblimet e
stafit të Administratës së Burgjeve të cilët kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në frenimin e
përhapjes së COVID-19 (14.12.2020.)
Përdorimi i fondeve të paparashikuara të alokuara për Fondin e Integrimit Social dhe Këshillin
Kombëtar të Mediave Elektronike Kombëtare për mbështetjen e medias për të siguruar që
publiku të ketë akses në informacion për tejkalimin e krizës COVID-19, si dhe për të garantuar
sigurinë e hapësirës kombëtare të informacionit në mediat elektronike komerciale (22.12.2020).
Vlerësimi i investimit prej 190 milion Eurosh në kapitalin e shoqërisë anonime "Institucioni
Financiar i Zhvillimit Altum" për të mbështetur operatorët ekonomikë në vështirësi për shkak të
shpërthimit të COVID-19 (15.01.2021.)
Përdorimi i fondeve të paparashikuara të alokuara për Ministrinë e Shëndetësisë për të siguruar
shpërblime për mjekët në sektorin e kujdesit shëndetësor që kanë punuar në mjedis me rrezik të
lartë dhe tejet dinamik (10.02.2021.)…
11. 10
Shembuj të auditimit të përputhshmërisë së shpenzimeve të lidhura me
Covid-19 që do të demonstrohen më tej
“Procesi i dorëzimit të pajisjeve mbrojtëse personale në
sektorin shëndetësor - a mund të justifikojë rregullimi i
pamjaftueshëm vendimet e nxituara?” (20.07.2020.)
“Sistemi i prokurimit i krijuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe
prokurimet e bëra gjatë emergjencës për të kufizuar përhapjen
e COVID-19” (17.08.2020.)
12. 11
Shembull auditimi 1: “Procesi i dorëzimit të pajisjeve mbrojtëse
personale në sektorin shëndetësor - a mund të justifikojë rregullimi i
pamjaftueshëm vendimet e nxituara?”
Historiku:
Procesi i blerjes së PMP-ve u krye nga Shërbimi Shëndetësor
Kombëtar (ShShK) dhe Shërbimi Mjekësor i Urgjencës (ShMU).
Periudha kohore - fillimi i marsit deri në 2 prill 2020 kur detyrimi i
prokurimit u mor nga sektori i mbrojtjes.
U shpenzuan 5.7 milion euro dhe u kontraktuan pesë furnitorë.
13. 12
Shembull auditimi 1: “Procesi i dorëzimit të pajisjeve mbrojtëse
personale në sektorin shëndetësor - a mund të justifikojë rregullimi i
pamjaftueshëm vendimet e nxituara?”
– vazhdim 1
Audituesit kërkuan përgjigje për pyetjet në vijim:
A ishte i përgatitur në përgjithësi Sistemi i Mbrojtjes Civile për të
siguruar sasinë e kërkuar të PMP-ve në situata emergjente?
A ishte Ministria e Shëndetësisë e përgatitur të vepronte menjëherë
dhe sipas ligjeve për të siguruar PMP-të?
Si ishte organizuar procesi i prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë?
Si u krye vlerësimi i nevojave nga të gjithë sektorët për PMP-të ?
Si u testua përputhshmëria e PMP-ve të dorëzuara?
Shënim: Auditim i “Disiplinës financiare” më shumë se Auditim i
“Rregullsisë”
14. 13
Shembull auditimi 1: “Procesi i dorëzimit të pajisjeve mbrojtëse
personale në sektorin shëndetësor - a mund të justifikojë rregullimi i
pamjaftueshëm vendimet e nxituara?”
– vazhdim 2
Gjetjet kryesore –
1) Dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik "të ngrira", ndërsa udhëzimet mbi
prokurimin gjatë emergjencës u vunë në dispozicion nga MF dhe Byroja e
Prokurimit Publik gati dy muaj më vonë (29 Prill) - duke rezultuar në veprimin
e zyrtarëve bazuar në mënyrën e tyre të të kuptuarit të të drejtave/detyrave të
tyre dhe mungesën e transparencës
2) Një numër vendimesh mbi specifikimet teknike të PMP-ve si dhe për proceset
e furnizimit dhe të përzgjedhjes së furnitorëve u morën në mënyrë të
njëanshme - mungonin edhe "një palë sy" të tjerë, duke sjellë kështu një rrezik
të lartë korrupsioni
3) Veprimet dhe vendimet e vendimmarrësve nuk u dokumentuan as për
shumën më të vogël gjatë gjithë procesit
4) Lista e ofertuesve nuk u bë publike duke kufizuar kështu mundësitë e
lojtarëve të tregut për të "vënë në dukje" rastet e mundshme të abuzimit në
drejtim të çmimeve të ekzagjeruara dhe mundësive të furnizimit
15. 14
Shembull auditimi 1: “Procesi i dorëzimit të pajisjeve mbrojtëse personale
në sektorin shëndetësor - a mund të justifikojë rregullimi i pamjaftueshëm
vendimet e nxituara?”
– vazhdim 3
Sfida Nr. 1 e ISA – Kriteret e auditimit të përputhshmërisë
Kuadri ligjor përkatës - i “ngrirë” ose i pezulluar
Mungesa e udhëzimeve të tjera si për subjektet e audituara ashtu
edhe për audituesit
Nuk ka akses në praktikat e mira në situata të ngjashme
Sfida Nr. 2 e ISA – proceset e pa dokumentuara (metodat e auditimit?)
Një sfidë tjetër - hetimi paralel nga “media analitike”
16. 15
Shembull auditimi 1: “Procesi i dorëzimit të pajisjeve mbrojtëse
personale në sektorin shëndetësor - a mund të justifikojë rregullimi i
pamjaftueshëm vendimet e nxituara?”
– vazhdim 4
Qasja e përdorur–
Kriteret – (1) bazuar në gjykimin profesional të audituesit, si duhej të
vepronte subjekti i audituar në rrethanat e dhëna; (2) pjesërisht
rrjedhin nga udhëzimet e nxjerra ex-post nga MF dhe Byroja e
Prokurimit Publik.
Metodat e auditimit – intervista, verifikimi i e-mail-eve madje dhe - i
mesazheve në WhatsApp; në masën e mundshme të proceseve të
ristrukturimit bazuar në rezultatin e ndërhyrjeve.
17. 16
Shembull auditimi 2: Sistemi i prokurimit i krijuar nga Ministria e
Mbrojtjes dhe prokurimet e bëra gjatë emergjencës për të kufizuar
përhapjen e COVID-19”(17.08.2020.)
Historiku:
Më 2 Prill, 2020 prokurimi i PMPE-ve u mor nga Qendra në varësi të
Ministrisë së Mbrojtjes
Qendrës iu besua detyra për të prokuruar PMT-të bazuar në listën e
nevojave prioritare të institucioneve, si dhe për të siguruar ruajtjen e
PMP-ve pas dorëzimit të tyre
Më 21 Prill 2020, qeveria caktoi 45 milion Euro për prokurimin në fjalë
Deri në datën e përfundimit të auditimit, Qendra kishte nënshkruar 29
kontrata furnizimi për 38.9 milion Euro në total.
18. 17
Shembull auditimi 2: Sistemi i prokurimit i krijuar nga Ministria e
Mbrojtjes dhe prokurimet e bëra gjatë emergjencës për të kufizuar
përhapjen e COVID-19”(17.08.2020.) - vazhdim 1
Audituesit kërkuan përgjigje për pyetjet në vijim:
1) Nëse procedura e prokurimit të përqendruar e vendosur në Ministrinë
e Mbrojtjes përputhet apo jo me kuadrin ligjor dhe udhëzimet e
nxjerra nga MF dhe Byroja e Monitorimit të Prokurimit, dhe
2) Nëse PMP-të janë prokuruar apo jo në përputhje me procedurën e
përcaktuar të prokurimit,
Shënim: Auditim i “Disiplinës financiare” më shumë se Auditim i
“Rregullsisë”
19. 18
Shembull auditimi 2: Sistemi i prokurimit i krijuar nga Ministria e
Mbrojtjes dhe prokurimet e bëra gjatë emergjencës për të kufizuar
përhapjen e COVID-19”(17.08.2020.) - vazhdim 2
Gjetjet kryesore –
1) Procedura e prokurimit të përqendruar e vendosur në Ministrinë e
Mbrojtjes përputhet me kuadrin ligjor dhe udhëzimet e nxjerra nga
MF dhe Byroja e Monitorimit të Prokurimit, megjithatë
2) Procedura e vendosur e prokurimit përmbante dispozita të ngjashme
me Ligjin e "ngrirë" të Prokurimit Publik, duke rezultuar në një proces
të gjatë, të rëndë dhe burokratik (kontratat e nënshkruara 15-30 ditë
pas përzgjedhjes së furnitorëve)
3) Ministria e Mbrojtjes nuk arriti të modifikojë në mënyrë aktive
procedurën e përcaktuar fillimisht kur situata e sigurisë
epidemiologjike u stabilizua dhe tregu tashmë ishte në gjendje të
plotësonte kërkesën (ishte lënë pas dore fokusi tek "EEE"-të)
4) Për shkak të vonesave të imponuara nga procedura e komplikuar,
audituesit nuk morën siguri se PMPE-të ishin prokuruar bazuar në
ofertën ekonomikisht më të favorshme
20. 19
Shembull auditimi 2: Sistemi i prokurimit i krijuar nga Ministria e
Mbrojtjes dhe prokurimet e bëra gjatë emergjencës për të kufizuar
përhapjen e COVID-19”(17.08.2020.) - vazhdim 3
Sfidat e Institucionit Suprem te Auditimit:
Kriteret e auditimit lehtësisht të përcaktueshme (përputhshmëria e
procedurës me ligjin; përputhshmëria e veprimeve me procedurën),
megjithatë, vëllimet e dokumenteve - dërrmuese
Gjatë procesit të auditimit "hynë në lojë" aspektet e auditimit të
performancës (‘EEE’)
21. 20
Shembull auditimi 2: Sistemi i prokurimit i krijuar nga Ministria e
Mbrojtjes dhe prokurimet e bëra gjatë emergjencës për të kufizuar
përhapjen e COVID-19”(17.08.2020.) - vazhdim 4
Rekomandime:
Hartimi i menjëhershëm i Planit Kombëtar të Mbrojtjes Civile (nuk
ekziston për 3 vitet e fundit) dhe azhurnimi i Planit Kombëtar të
Shëndetësor i Fatkeqësive.
Azhurnimi i procedurës së prokurimit të përqendruar i zbatuar nga
Qendra për të siguruar aftësinë e sistemit për t'iu përgjigjur mjedisit
epidemiologjik që ndryshon vazhdimisht dhe për të qenë në gjendje të
sigurojë respektimin e parimeve të "EEE"-ve.
22. 21
Hapat shtesë të ndërmarra nga Institucioni Suprem i Auditimit pas
përfundimit të 3 auditimeve të PMP-ve në sektorë të ndryshëm
(shëndetësia, mbrojtja dhe punët e brendshme)
Përveç dërgimit të raporteve individuale të auditimit tek subjektet e
audituara dhe tek Kryeministri, Institucioni Suprem i Auditimit ofroi
ndihmë për të parë të gjithë "fushën e lojës", për të konceptualizuar
gjetjet që të shërbenin si udhërrëfyes për rastet e tjera të emergjencave.
https://www.lrvk.gov.lv/en/news/state-audit-office-submits-proposals-to-
the-prime-minister-after-audits-of-covid-19-related-procurements