SlideShare a Scribd company logo
1 of 14
INFORMACION MBI AUDITIMET E PERFORMANCËS TË
PËRFSHIRA NË PLANIN VJETOR 2021 LIDHUR ME COVID-19
Webinar i organizuar nga SIGMA për auditimet e
performancës që lidhen me COVID-19
Dobrinka Veskovska, Ndihmëse e
Audituesit të Përgjithshëm
dobrinka.veskovska@dzr.gov.mk
ДРЖАВЕН ЗАВОД ЗА РЕВИЗИЈА
ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
STATE AUDIT OFFICE
WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING
COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS
Duke pasur parasysh pandeminë globale të shkaktuar nga Coronavirus-i - COVID-19 dhe
masat e marra nga Qeveria e RMV-së për të zbutur pasojat e krizës shëndetësore, Zyra Enti
Shtetëror i Revizionimit mbuloi me anë të Programit të tij Vjetor të Punës për vitin 2021, 4
auditime të performancës për temat e mëposhtme:
 “Efektiviteti i masave ekonomike të Qeverisë së RMV-së për të trajtuar krizën e shkaktuar
nga COVID-19”;
 “Të ardhurat e veta të bashkive për ofrimin e shërbimeve me cilësi të mirë për qytetarët
gjatë pandemisë” (auditimi bashkëpunues);
 "Politikat dhe masat e marra për të mbështetur punësimin dhe profesionet e prekura nga
kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga pandemia e COVID-19";
 “Efikasiteti i politikave dhe masave të marra për të zvogëluar efektet e pandemisë në
sektorin e turizmit”.
Auditimet e performancës të
mbuluara nga Programi Vjetor i
Punës 2021 i EShR-së në lidhje
me COVID-19
WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING
COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS
Historik:
Të gjitha grupet e masave anti-krizë për mbështetjen e ekonomisë u përqendruan tek
qytetarët, vendet e tyre të punës, sigurimet shoqërore, solidariteti, duke krijuar një
atmosferë që të ndihmonte në kapërcimin më lehtë të pasojave ekonomike të
Coronavirus-it.
Masat kishin për qëllim të nxisnin kompanitë dhe ekonominë, dhe disa nga masat
përfshinin sa më poshtë vijon:
 Mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për përballimin e
krizës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19;
 Fondet e dhëna për ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të
shtetit dhe për njësitë e vetëqeverisjes vendore.
1. “EFEKTSHMËRIA E MASAVE EKONOMIKE TË QEVERISË SË RMV-SË PËR TË
TRAJTUAR KRIZËN E SHKAKTUAR NGA VIRUSI COVID-19”
WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING
COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS
1. “EFEKTSHMËRIA E MASAVE EKONOMIKE TË QEVERISË SË RMV-SË PËR TË
TRAJTUAR KRIZËN E SHKAKTUAR NGA VIRUSI COVID-19”
Këto janë fushat e mundshme, nga të cilat do të lindin çështje të rëndësishme për
auditimin :
- Vlerësimi i ligjeve, akteve nënligjore dhe akteve të miratuara nga Qeveria e RMV-së
për përballimin e krizës së COVID-19;
- Masat ekonomike të miratuara nga Qeveria e RMS-së për përballimin e krizës së
COVID-19 që synojnë të përmirësojnë likuiditetin dhe konkurueshmërinë e
kompanive; dhe
- Vlerësimi nga Titullarët, kontrolli i zbatimit te masave ekonomike për përballimin e
krizës COVID-9 dhe efektet e saj.
Auditimi i performancës do të mbulonte efikasitetin e politikave dhe të masave të
marra për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të cilat janë
siguruar fonde nga Buxheti i RMV-së, disbursime nga Banka e Zhvillimit të RMV-së,
fonde të dhëna nga Ministria e Ekonomisë dhe pagesa monetare për disa ndërmarrje
publike, shoqëri aksionare në pronësi të shtetit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.
WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING
COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS
1. “EFEKTSHMËRIA E MASAVE EKONOMIKE TË QEVERISË SË RMV-SË PËR TË
TRAJTUAR KRIZËN E SHKAKTUAR NGA VIRUSI COVID-19”
Qëllimi i auditimit të performancës është t'i përgjigjet pyetjes :
“A siguruan fondet e dhëna nga shteti një ndikim pozitiv në likuiditetin dhe
konkurueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërmarrjeve publike dhe
ndërmarrjeve shtetërore, si dhe njësive të vetëqeverisjes vendore?”
Rezultatet e pritshme
Auditimi i performancës do të vlerësojë metodën e marrjes së vendimeve për gjendjen e
jashtëzakonshme, miratimin e një sërë masash ekonomike dhe akteve të tjera nga Qeveria e
RMV-së, procedurën e hartimit të politikave dhe kërkesat për marrjen e ndihmës financiare
për mbështetjen e ekonomisë, mënyrën në të cilën janë përdorur fondet e dhëna dhe
ndikimi i tyre në ekonominë e prekur nga kriza, si dhe reagimet nga përfituesit e fondeve
ndaj institucioneve përgjegjëse në lidhje me efektet e fondeve të marra.
WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING
COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS
2. “TË ARDHURAT E VETA TË BASHKIVE PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE ME
CILËSI TË MIRË PËR QYTETARËT GJATË PANDEMISË”
Historik:
Ky është një auditim bashkëpunues ndërkombëtar i zbatuar në kuadër të Task Forcës për
Auditimin e Bashkive (TFMA) te EUROSAI-t, i cili përfshin Institucionet Supreme të Auditimit të
Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë, Turqisë dhe Sllovakisë.
Ndikimi negativ i pandemisë është ndjerë më së shumti nga vetëqeverisja vendore në mbylljen e
vendeve të punës dhe në rënien e të ardhurave dhe fuqisë blerëse të qytetarëve, e cila passjell
një rënie të mbledhjes së taksave, kontributeve dhe tarifave, ose rezulton në më pak të
ardhurave për bashkitë, të cilat, sipas përgjegjësive të e tyre, duhet të ofrojnë shërbime me
cilësi të mirë për të plotësuar nevojat e qytetarëve të tyre.
Këto janë fushat e mundshme, nga të cilat do të lindin çështje të lidhura me auditimin:
- Pozicionimi strukturor dhe funksional i bashkive në sistemin e menaxhimit të krizave;
- Financimi i bashkive në rrethana pandemike;
- Shërbimet bashkiake për qytetarët gjatë pandemisë;
- Planet e nivelit vendor për rimëkëmbjen pas krizës.
WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING
COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS
2. “TË ARDHURAT E VETA TË BASHKIVE PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE ME
CILËSI TË MIRË PËR QYTETARËT GJATË PANDEMISË”
Qëllimi i auditimit është t'i përgjigjet pyetjes :
“A janë të ardhurat e veta të bashkive të mjaftueshme për të ofruar shërbime me
cilësi të mirë për qytetarët gjatë pandemisë?”
Rezultatet e pritshme
Auditimi do të përcaktojë se si e kanë përballuar bashkitë krizën e shkaktuar nga
pandemia, ose nëse pozicioni dhe roli i tyre në sistemin e menaxhimit të krizës ka
lejuar, apo jo, reagimin e tyre të pavarur dhe të shpejtë për ndërmarrjen e
aktiviteteve të duhura që kanë synuar arritjen efikase të rezultateve të dëshiruara,
ndërkohë që kanë siguruar transparencë dhe llogaridhënie në funksion të
financave publike dhe përfshirje më të madhe të palëve të interesuara në
planifikimin dhe zbatimin e tyre.
WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING
COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS
3. “POLITIKAT DHE MASAT E NDËRMARRA PËR MBËSHTETJEN E PUNËSIMIT
DHE TË PROFESIONEVE TË PREKURA NGA KRIZA SHËNDETËSORE DHE
EKONOMIKE E SHKAKTUAR NGA PANDEMIA E COVID-19”
Historik:
Disa nga masat e miratuara për të mbështetur punësimin dhe profesionet e prekura nga
kriza shëndetësore dhe ekonomike përfshijnë :
- Mbështetje financiare për punëdhënësit e sektorit privat për shlyerjen e pagave
dhe ruajtjen e vendeve të punës;
- Subvencionet për kontributet shoqërore të atyre që punojnë në sektorët më të
prekur;
- Ndihma e drejtpërdrejtë për atletët, artistët dhe profesionet e prekura nga kriza;
- Mbështetje papunësie për ata që kanë humbur punën në një periudhë të caktuar.
Masat kishin për qëllim nxitjen e ndërmarrjeve për të rikthyer dhe mbajtur punëtorët në
vendet e tyre të punës, por kishin gjithashtu për qëllim edhe dhënien e ndihmës dhe
mbështetjes së drejtpërdrejtë për qytetarët dhe ekonominë.
WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING
COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS
3. “POLITIKAT DHE MASAT E NDËRMARRA PËR MBËSHTETJEN E PUNËSIMIT
DHE TË PROFESIONEVE TË PREKURA NGA KRIZA SHËNDETËSORE DHE
EKONOMIKE E SHKAKTUAR NGA PANDEMIA E COVID-19”
Këto janë fushat e mundshme, nga të cilat do të lindin çështje të lidhura me auditimin:
- Hartimi i masave dhe politikave për të mbështetur punësimin dhe profesionet e
prekura nga kriza shëndetësore dhe ekonomike dhe kërkesat për marrjen e
mbështetjes;
- Miratimi i mbështetjes dhe ndihmës financiare dhënë përfituesve, një analizë e
perfitimit të tyre dhe e rezultateve të arritura;
- Vlerësimi i mekanizmave të kontrollit në zbatim të këtyre masave.
Auditimi i performancës, sipas vlerësimit fillestar, do të mbulonte efikasitetin e politikave
dhe masave për mbështetjen e punësimit dhe të profesioneve të prekura nga kriza
shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.
WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING
COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS
3. “POLITIKAT DHE MASAT E NDËRMARRA PËR MBËSHTETJEN E PUNËSIMIT
DHE TË PROFESIONEVE TË PREKURA NGA KRIZA SHËNDETËSORE DHE
EKONOMIKE E SHKAKTUAR NGA PANDEMIA E COVID-19”
Pyetja kryesore, sipas propozimit, është:
A shërbyen masat, të cilat synonin të nxisnin shoqëritë që ato të rikthenin dhe të mbanin
punonjësit në vendet e tyre të punës, edhe si ndihmë dhe mbështetje e drejtpërdrejtë
për qytetarët dhe ekonominë?
Aspektet e përmendura mund të ndryshohen në varësi të informacionit të marrë në fazën
paraprake të kërkimit.
Rezultatet e pritshme
Tema lidhur me auditimin e performancës u propozua për të vlerësuar mënyrën e hartimit
të politikave dhe kërkesat për marrjen e ndihmës financiare si mbështetje për punësimin,
përdorimin e fondeve të dhëna nëpërmjet një sërë masash dhe ndikimin e tyre në uljen e
papunësisë, por edhe monitorimin e përcaktuar, mbikëqyrjen dhe kontrollin e përdorimit
të fondeve të dhëna me destinacion .
WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING
COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS
4. “EFIKASITETI I POLITIKAVE DHE I MASAVE TE NDËRMARRA PËR TË
ZVOGËLUAR EFEKTET E PANDEMISË NE SEKTORIN E TURIZMIT”
Historik:
Aktivitetet e Qeverisë së RMV-së në lidhje me sektorin e turizmit dhe të
hotelerisë për të parandaluar dëmtimet e mundshme në industrinë e turizmit
nga Coronavirus-i duke forcuar koordinimin dhe shkëmbimin në kohë të
informacionit midis industrisë së turizmit dhe institucioneve shtetërore.
Masat e propozuara për lëshimin e kuponëve për turizmin e brendshëm për të
mbështetur aktoret vendas te interesit në turizëm (operatorët turistikë,
kapacitetet akomoduese, restorantet, shoqëritë e transportit, etj.) dhe për të
mbështetur ekonominë kombëtare, si përgjigje ndaj krizës Covid-19.
WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING
COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS
4. “EFIKASITETI I POLITIKAVE DHE I MASAVE TE NDËRMARRA PËR TË
ZVOGËLUAR EFEKTET E PANDEMISË NE SEKTORIN E TURIZMIT”
Këto janë fushat e mundshme, nga të cilat do të lindin çështje të lidhura me
auditimin :
- Gjendja e sektorit të turizmit në pandemi;
- Aktivitetet e Qeverisë në lidhje me sektorin e turizmit dhe hotelerisë si pasojë
e krizës COVID-19;
- Fondet e buxhetuara për masat dhe aktivitetet;
- Subjektet e lidhura me zbatimin e masave dhe koordinimi i tyre;
- Legjislacioni, aktet nënligjore, vendimet e miratuara nga Qeveria gjatë
gjendjes së jashtëzakonshme, etj.
WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING
COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS
4. “EFIKASITETI I POLITIKAVE DHE I MASAVE TE NDËRMARRA PËR TË
ZVOGËLUAR EFEKTET E PANDEMISË NE SEKTORIN E TURIZMIT”
Pyetja kryesore, sipas propozimit, është :
“A janë politikat dhe masat e marra nga Qeveria e RMV-së dhe subjektet e
përfshira të mjaftueshme për të frenuar efektet e krizës në sektorin e
turizmit, d.m.th., për të rritur numrin e turistëve vendas dhe të
akomodimeve?”
Rezultatet e pritshme
Auditimi do të përcaktojë nëse politikat dhe masat e marra nga Qeveria e
RMV-së janë miratuar dhe zbatuar në kohën e duhur, apo jo, dhe nëse u
është ofruar, apo jo, mbështetje jo-selektive qytetarëve dhe shoqërive në
sektorin e turizmit dhe të hotelerisë.
PPT, SAI North Macedonia, Audit of COVID related expenditures, SIGMA, 28 June 2021 (Albanian)

More Related Content

More from Support for Improvement in Governance and Management SIGMA

More from Support for Improvement in Governance and Management SIGMA (20)

PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Ukraine roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Ukraine roadmap.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Ukraine roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Ukraine roadmap.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Moldova roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Moldova roadmap.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Moldova roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Moldova roadmap.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -CAF Armenia roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -CAF Armenia roadmap.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -CAF Armenia roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -CAF Armenia roadmap.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - Financial support tu PAR in Montenegro....
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - Financial support tu PAR in Montenegro....PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - Financial support tu PAR in Montenegro....
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - Financial support tu PAR in Montenegro....
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
 
Photo gallery - SIGMA-GIZ Academies on QM - Stage 1.pdf
Photo gallery - SIGMA-GIZ Academies on QM - Stage 1.pdfPhoto gallery - SIGMA-GIZ Academies on QM - Stage 1.pdf
Photo gallery - SIGMA-GIZ Academies on QM - Stage 1.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - prezentacija gsb podgorica.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - prezentacija gsb podgorica.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - prezentacija gsb podgorica.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - prezentacija gsb podgorica.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF-MONTENEGRO-29-FEB.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF-MONTENEGRO-29-FEB.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF-MONTENEGRO-29-FEB.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF-MONTENEGRO-29-FEB.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Georgia.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Georgia.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Georgia.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Georgia.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - QM Roadmapping Day 2 and 3.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - QM Roadmapping Day 2  and 3.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - QM Roadmapping Day 2  and 3.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - QM Roadmapping Day 2 and 3.pdf
 
Academies-QM_Stage1_Ministry of Higher Education CAF.pdf
Academies-QM_Stage1_Ministry of Higher Education CAF.pdfAcademies-QM_Stage1_Ministry of Higher Education CAF.pdf
Academies-QM_Stage1_Ministry of Higher Education CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - ReSPA and CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - ReSPA and CAF.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - ReSPA and CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - ReSPA and CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Bosnia Herzegovina CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Bosnia Herzegovina CAF.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Bosnia Herzegovina CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Bosnia Herzegovina CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Montenegro CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Montenegro CAF.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Montenegro CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Montenegro CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - North Macedonia CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - North Macedonia CAF.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - North Macedonia CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - North Macedonia CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF in Ukraine.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF in Ukraine.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF in Ukraine.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF in Ukraine.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Serbia CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Serbia CAF.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Serbia CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Serbia CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
 
Omnichannel management, by Willem Pieterson - SIGMA Webinars on service desig...
Omnichannel management, by Willem Pieterson - SIGMA Webinars on service desig...Omnichannel management, by Willem Pieterson - SIGMA Webinars on service desig...
Omnichannel management, by Willem Pieterson - SIGMA Webinars on service desig...
 
eZdravlje, by Vladimir Raickovic - SIGMA Webinars on service design and deliv...
eZdravlje, by Vladimir Raickovic - SIGMA Webinars on service design and deliv...eZdravlje, by Vladimir Raickovic - SIGMA Webinars on service design and deliv...
eZdravlje, by Vladimir Raickovic - SIGMA Webinars on service design and deliv...
 

PPT, SAI North Macedonia, Audit of COVID related expenditures, SIGMA, 28 June 2021 (Albanian)

  • 1. INFORMACION MBI AUDITIMET E PERFORMANCËS TË PËRFSHIRA NË PLANIN VJETOR 2021 LIDHUR ME COVID-19 Webinar i organizuar nga SIGMA për auditimet e performancës që lidhen me COVID-19 Dobrinka Veskovska, Ndihmëse e Audituesit të Përgjithshëm dobrinka.veskovska@dzr.gov.mk ДРЖАВЕН ЗАВОД ЗА РЕВИЗИЈА ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT STATE AUDIT OFFICE
  • 2. WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS Duke pasur parasysh pandeminë globale të shkaktuar nga Coronavirus-i - COVID-19 dhe masat e marra nga Qeveria e RMV-së për të zbutur pasojat e krizës shëndetësore, Zyra Enti Shtetëror i Revizionimit mbuloi me anë të Programit të tij Vjetor të Punës për vitin 2021, 4 auditime të performancës për temat e mëposhtme:  “Efektiviteti i masave ekonomike të Qeverisë së RMV-së për të trajtuar krizën e shkaktuar nga COVID-19”;  “Të ardhurat e veta të bashkive për ofrimin e shërbimeve me cilësi të mirë për qytetarët gjatë pandemisë” (auditimi bashkëpunues);  "Politikat dhe masat e marra për të mbështetur punësimin dhe profesionet e prekura nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga pandemia e COVID-19";  “Efikasiteti i politikave dhe masave të marra për të zvogëluar efektet e pandemisë në sektorin e turizmit”. Auditimet e performancës të mbuluara nga Programi Vjetor i Punës 2021 i EShR-së në lidhje me COVID-19
  • 3. WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS Historik: Të gjitha grupet e masave anti-krizë për mbështetjen e ekonomisë u përqendruan tek qytetarët, vendet e tyre të punës, sigurimet shoqërore, solidariteti, duke krijuar një atmosferë që të ndihmonte në kapërcimin më lehtë të pasojave ekonomike të Coronavirus-it. Masat kishin për qëllim të nxisnin kompanitë dhe ekonominë, dhe disa nga masat përfshinin sa më poshtë vijon:  Mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për përballimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19;  Fondet e dhëna për ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit dhe për njësitë e vetëqeverisjes vendore. 1. “EFEKTSHMËRIA E MASAVE EKONOMIKE TË QEVERISË SË RMV-SË PËR TË TRAJTUAR KRIZËN E SHKAKTUAR NGA VIRUSI COVID-19”
  • 4. WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS 1. “EFEKTSHMËRIA E MASAVE EKONOMIKE TË QEVERISË SË RMV-SË PËR TË TRAJTUAR KRIZËN E SHKAKTUAR NGA VIRUSI COVID-19” Këto janë fushat e mundshme, nga të cilat do të lindin çështje të rëndësishme për auditimin : - Vlerësimi i ligjeve, akteve nënligjore dhe akteve të miratuara nga Qeveria e RMV-së për përballimin e krizës së COVID-19; - Masat ekonomike të miratuara nga Qeveria e RMS-së për përballimin e krizës së COVID-19 që synojnë të përmirësojnë likuiditetin dhe konkurueshmërinë e kompanive; dhe - Vlerësimi nga Titullarët, kontrolli i zbatimit te masave ekonomike për përballimin e krizës COVID-9 dhe efektet e saj. Auditimi i performancës do të mbulonte efikasitetin e politikave dhe të masave të marra për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të cilat janë siguruar fonde nga Buxheti i RMV-së, disbursime nga Banka e Zhvillimit të RMV-së, fonde të dhëna nga Ministria e Ekonomisë dhe pagesa monetare për disa ndërmarrje publike, shoqëri aksionare në pronësi të shtetit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  • 5. WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS 1. “EFEKTSHMËRIA E MASAVE EKONOMIKE TË QEVERISË SË RMV-SË PËR TË TRAJTUAR KRIZËN E SHKAKTUAR NGA VIRUSI COVID-19” Qëllimi i auditimit të performancës është t'i përgjigjet pyetjes : “A siguruan fondet e dhëna nga shteti një ndikim pozitiv në likuiditetin dhe konkurueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërmarrjeve publike dhe ndërmarrjeve shtetërore, si dhe njësive të vetëqeverisjes vendore?” Rezultatet e pritshme Auditimi i performancës do të vlerësojë metodën e marrjes së vendimeve për gjendjen e jashtëzakonshme, miratimin e një sërë masash ekonomike dhe akteve të tjera nga Qeveria e RMV-së, procedurën e hartimit të politikave dhe kërkesat për marrjen e ndihmës financiare për mbështetjen e ekonomisë, mënyrën në të cilën janë përdorur fondet e dhëna dhe ndikimi i tyre në ekonominë e prekur nga kriza, si dhe reagimet nga përfituesit e fondeve ndaj institucioneve përgjegjëse në lidhje me efektet e fondeve të marra.
  • 6. WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS 2. “TË ARDHURAT E VETA TË BASHKIVE PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE ME CILËSI TË MIRË PËR QYTETARËT GJATË PANDEMISË” Historik: Ky është një auditim bashkëpunues ndërkombëtar i zbatuar në kuadër të Task Forcës për Auditimin e Bashkive (TFMA) te EUROSAI-t, i cili përfshin Institucionet Supreme të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë, Turqisë dhe Sllovakisë. Ndikimi negativ i pandemisë është ndjerë më së shumti nga vetëqeverisja vendore në mbylljen e vendeve të punës dhe në rënien e të ardhurave dhe fuqisë blerëse të qytetarëve, e cila passjell një rënie të mbledhjes së taksave, kontributeve dhe tarifave, ose rezulton në më pak të ardhurave për bashkitë, të cilat, sipas përgjegjësive të e tyre, duhet të ofrojnë shërbime me cilësi të mirë për të plotësuar nevojat e qytetarëve të tyre. Këto janë fushat e mundshme, nga të cilat do të lindin çështje të lidhura me auditimin: - Pozicionimi strukturor dhe funksional i bashkive në sistemin e menaxhimit të krizave; - Financimi i bashkive në rrethana pandemike; - Shërbimet bashkiake për qytetarët gjatë pandemisë; - Planet e nivelit vendor për rimëkëmbjen pas krizës.
  • 7. WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS 2. “TË ARDHURAT E VETA TË BASHKIVE PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE ME CILËSI TË MIRË PËR QYTETARËT GJATË PANDEMISË” Qëllimi i auditimit është t'i përgjigjet pyetjes : “A janë të ardhurat e veta të bashkive të mjaftueshme për të ofruar shërbime me cilësi të mirë për qytetarët gjatë pandemisë?” Rezultatet e pritshme Auditimi do të përcaktojë se si e kanë përballuar bashkitë krizën e shkaktuar nga pandemia, ose nëse pozicioni dhe roli i tyre në sistemin e menaxhimit të krizës ka lejuar, apo jo, reagimin e tyre të pavarur dhe të shpejtë për ndërmarrjen e aktiviteteve të duhura që kanë synuar arritjen efikase të rezultateve të dëshiruara, ndërkohë që kanë siguruar transparencë dhe llogaridhënie në funksion të financave publike dhe përfshirje më të madhe të palëve të interesuara në planifikimin dhe zbatimin e tyre.
  • 8. WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS 3. “POLITIKAT DHE MASAT E NDËRMARRA PËR MBËSHTETJEN E PUNËSIMIT DHE TË PROFESIONEVE TË PREKURA NGA KRIZA SHËNDETËSORE DHE EKONOMIKE E SHKAKTUAR NGA PANDEMIA E COVID-19” Historik: Disa nga masat e miratuara për të mbështetur punësimin dhe profesionet e prekura nga kriza shëndetësore dhe ekonomike përfshijnë : - Mbështetje financiare për punëdhënësit e sektorit privat për shlyerjen e pagave dhe ruajtjen e vendeve të punës; - Subvencionet për kontributet shoqërore të atyre që punojnë në sektorët më të prekur; - Ndihma e drejtpërdrejtë për atletët, artistët dhe profesionet e prekura nga kriza; - Mbështetje papunësie për ata që kanë humbur punën në një periudhë të caktuar. Masat kishin për qëllim nxitjen e ndërmarrjeve për të rikthyer dhe mbajtur punëtorët në vendet e tyre të punës, por kishin gjithashtu për qëllim edhe dhënien e ndihmës dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë për qytetarët dhe ekonominë.
  • 9. WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS 3. “POLITIKAT DHE MASAT E NDËRMARRA PËR MBËSHTETJEN E PUNËSIMIT DHE TË PROFESIONEVE TË PREKURA NGA KRIZA SHËNDETËSORE DHE EKONOMIKE E SHKAKTUAR NGA PANDEMIA E COVID-19” Këto janë fushat e mundshme, nga të cilat do të lindin çështje të lidhura me auditimin: - Hartimi i masave dhe politikave për të mbështetur punësimin dhe profesionet e prekura nga kriza shëndetësore dhe ekonomike dhe kërkesat për marrjen e mbështetjes; - Miratimi i mbështetjes dhe ndihmës financiare dhënë përfituesve, një analizë e perfitimit të tyre dhe e rezultateve të arritura; - Vlerësimi i mekanizmave të kontrollit në zbatim të këtyre masave. Auditimi i performancës, sipas vlerësimit fillestar, do të mbulonte efikasitetin e politikave dhe masave për mbështetjen e punësimit dhe të profesioneve të prekura nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.
  • 10. WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS 3. “POLITIKAT DHE MASAT E NDËRMARRA PËR MBËSHTETJEN E PUNËSIMIT DHE TË PROFESIONEVE TË PREKURA NGA KRIZA SHËNDETËSORE DHE EKONOMIKE E SHKAKTUAR NGA PANDEMIA E COVID-19” Pyetja kryesore, sipas propozimit, është: A shërbyen masat, të cilat synonin të nxisnin shoqëritë që ato të rikthenin dhe të mbanin punonjësit në vendet e tyre të punës, edhe si ndihmë dhe mbështetje e drejtpërdrejtë për qytetarët dhe ekonominë? Aspektet e përmendura mund të ndryshohen në varësi të informacionit të marrë në fazën paraprake të kërkimit. Rezultatet e pritshme Tema lidhur me auditimin e performancës u propozua për të vlerësuar mënyrën e hartimit të politikave dhe kërkesat për marrjen e ndihmës financiare si mbështetje për punësimin, përdorimin e fondeve të dhëna nëpërmjet një sërë masash dhe ndikimin e tyre në uljen e papunësisë, por edhe monitorimin e përcaktuar, mbikëqyrjen dhe kontrollin e përdorimit të fondeve të dhëna me destinacion .
  • 11. WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS 4. “EFIKASITETI I POLITIKAVE DHE I MASAVE TE NDËRMARRA PËR TË ZVOGËLUAR EFEKTET E PANDEMISË NE SEKTORIN E TURIZMIT” Historik: Aktivitetet e Qeverisë së RMV-së në lidhje me sektorin e turizmit dhe të hotelerisë për të parandaluar dëmtimet e mundshme në industrinë e turizmit nga Coronavirus-i duke forcuar koordinimin dhe shkëmbimin në kohë të informacionit midis industrisë së turizmit dhe institucioneve shtetërore. Masat e propozuara për lëshimin e kuponëve për turizmin e brendshëm për të mbështetur aktoret vendas te interesit në turizëm (operatorët turistikë, kapacitetet akomoduese, restorantet, shoqëritë e transportit, etj.) dhe për të mbështetur ekonominë kombëtare, si përgjigje ndaj krizës Covid-19.
  • 12. WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS 4. “EFIKASITETI I POLITIKAVE DHE I MASAVE TE NDËRMARRA PËR TË ZVOGËLUAR EFEKTET E PANDEMISË NE SEKTORIN E TURIZMIT” Këto janë fushat e mundshme, nga të cilat do të lindin çështje të lidhura me auditimin : - Gjendja e sektorit të turizmit në pandemi; - Aktivitetet e Qeverisë në lidhje me sektorin e turizmit dhe hotelerisë si pasojë e krizës COVID-19; - Fondet e buxhetuara për masat dhe aktivitetet; - Subjektet e lidhura me zbatimin e masave dhe koordinimi i tyre; - Legjislacioni, aktet nënligjore, vendimet e miratuara nga Qeveria gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, etj.
  • 13. WEBINAR ORGANISED BY SIGMA CONCERNING COVID-19 RELATED PERFORMANCE AUDITS 4. “EFIKASITETI I POLITIKAVE DHE I MASAVE TE NDËRMARRA PËR TË ZVOGËLUAR EFEKTET E PANDEMISË NE SEKTORIN E TURIZMIT” Pyetja kryesore, sipas propozimit, është : “A janë politikat dhe masat e marra nga Qeveria e RMV-së dhe subjektet e përfshira të mjaftueshme për të frenuar efektet e krizës në sektorin e turizmit, d.m.th., për të rritur numrin e turistëve vendas dhe të akomodimeve?” Rezultatet e pritshme Auditimi do të përcaktojë nëse politikat dhe masat e marra nga Qeveria e RMV-së janë miratuar dhe zbatuar në kohën e duhur, apo jo, dhe nëse u është ofruar, apo jo, mbështetje jo-selektive qytetarëve dhe shoqërive në sektorin e turizmit dhe të hotelerisë.