3. KOMUNIKIMI ME MEDIUMET K omunikimi me mediumet nuk duhet të shndërrohet vetëm në promovim të Komisionit . Komisioni për marrëdhënie ndëretnike duhet të ndërtojë sistem të komunikimit të vazhdueshëm, të hapur, në kohë dhe të saktë me gazetarët .
4.
5. Nga aspekti i marrëdhënieve me publikun, mediumet luajnë rol të dyfishtë. Nga njëra anë, ato paraqesin publik që e kemi qëllim, ndërsa nga ana tjetër, paraqesin vegël komunikuese nëpërmjet të së cilës komuna dhe KMN-ja mund të bartin informata dhe porosi deri te qytetarët . KOMUNIKIMI ME MEDIUMET
6.
7. Karakteristikat e teknike Televizionet janë mediumet më të fuqishme - a to kanë publik më të shpërndarë, përfshijnë numër më të madh njerëzish në të njëjtën kohë, ofrojnë edhe fotografi edhe zë, mirëpo koha e tyre është më e shtrenjtë, dhe nëse e publikojnë falas informatën tuaj . Shtypi është medium shumë më i ngadalshëm se sa televizioni , dhe faqet e tij i mbyll më herët ( që të dalin në kiosqe në mbrëmje, gazetat shtypen në orët e pasditës ). Gazetat javore ofrojnë hapësirë për analiza dhe plasman më të gjerë të informatave , mirëpo kanë publik më të segmentuar dhe tirazh të vogël . Më shpejt reagojnë agjencitë informative dhe portalet në internet - p roblem plotësues te agjencitë informative është ajo se informatat e plota janë në dispozicion vetëm për parapaguesit e tyre , ndërsa portalet në internet janë në dispozicion vetëm të publikut që ka qasje në internet . KOMUNIKIMI ME MEDIUMET
8.
9.
10. Personi për marrëdhënie me publikun duhet ta njohë në mënyrë të shkëlqyeshme situatën mediatike, duhet të ketë listë të azhuruar të mediumeve ( të dhëna kryesore, adresa, telefona, adresa elektronike, emrat e pronarëve , kryeredaktorët etj.) dhe adresë/listë të gazetarëve dhe korrespodentëve me kontaktet e tyre dhe me përshkrim të fushave që i ndjekin , e poashtu duhet edhe të ndjekë vazhdimisht dhe të analizojë (të përgatisë të ashtuquajturin pres-kliping) se çka publikojnë mediumet në lidhje me komunën, kryetarin e komunës, këshillin dhe vetëqeverisjen lokale në tërësi . KOMUNIKIMI ME MEDIUMET