SlideShare a Scribd company logo
1 of 135
1
MA. LEONARD CARCANI
SHEKULLI XXI
GJEOPOLITIKA
2
GJEOPOLITIKA E EVROPES
Konferencat për paqe botërore.
Bota në shek XX
Deri në fillimet e shek XIX nuk ndihej asnjë përpjekje për vendosjen e një paqe botërore.
Aq më shumë për vendosjen e një rendi të ri botëror.
Bota dhe Evropa ishte e përçarë edhe në kohën kur turqit osmanë pushtuan një pjesë të
rajonit.
Ndoshta përpjekje ishin për gjatë kryqëzatave.
Por edhe këto kishin më shumë karakter grabitës se paqebërës.
Aq më shumë që rol kryesor në këtë periudhë kishte kisha katolike.
E kundërta ndodhi kur një evropian si Napoleoni tentoi të bënte një bashkim qoftë edhe të
dhunshëm të kontinentit plak
Nga ana tjetër kishte tronditur edhe ndarjen e vjetër të botës pasi kolonitë ishin ndarë mes
Anglisë,Portugalisë dhe Spanjës.
Pikërisht Napoleoni në fakt tronditi rendin e vjetër botëror feudal.
Për këtë arsye në 1815 monarkitë e Evropës për të ruajtur rendin e vjetër krijuan lidhjen e
Vjenës.
Rrjedhojë e kësaj do ishin më pas ngjarjet e Parisit të 1871.
Fundi i shek XIX vihet re që për të ruajtur paqen botërore bëhen kompomise edhe të
fëlliqura.
Kjo kishte të bënte kryesisht me ndarjen e trashëgimisë osmane.
Por nqs këto gabime patën një të mirë se bënë homogjene territoret johomogjene vulën do e
vinte ndarja e botës në konferencën e Londrës.
Kështu rajone me 90% shqiptare si Kosova iu dhanë serbëve me 10% të popullsisë.
Ndoshta brezat do na fajësojnë,shprehej Grej ministri i jashtëm britanik,por në fund do e
kuptojnë se ruajtëm paqen në botë.
Por kjo nuk do zgjaste as edhe një vit,pasi ishte krijuar një botë dy polare.
Në një anë Angli,Rusi,Francë.
Ana tjetër Germani dhe Austro-Hungari.
Itali,Greqi asnjanëse dhe më pas me Rusinë.
Por shpërthimi i revolucionit socialist të Tetorit bëri që Rusia të tërhiqej.
Në momentin që Gjermania po fitonte ajo mbyt nëndetëset amerikane dhe Amerika hyn në
luftë.
Paqja në Paris në 1919 vendos kushte të rënda për Gjermaninë.
Shumë kombe të vogla si shqiptarët bëhen plaçkë tregu.
Edhe populli kurd u coptua mes Irak,Iran dhe Turqisë.
Kriza e rëndë ekonomike në anën tjetër dhe falimentimi si edhe kushtet e rënda për gjermanët
bënë që të ishin faktorët kryesorë të dukurisë Hitler.
Vendet e zhvilluara e shikonin si vend Gjermaninë për ta ndërsyer ndaj Rusisë sovjetike.
U tolerua zgjerimi i saj.
Por erdhi momenti që nuk mbante më.
Marrëveshja e fshehtë me Stalinin çoi në ndarjen e Polonisë.
Edhe komunistët në mbarë botën qëndruan neutralë derisa Bashkimi Sovjetik u sulmua nga
nazistët në qershor 1941 pas dy vjetësh luftë.
3
Deri në këto momente nqs mund të përkufizojmë me një shprehje Evropa fliste gjermanisht.
Sulmi i Perl Harborit një bazë amerikane nga japonezët dhe beteja e Stalingradit shënuan
kthesën në luftë
Paqja e Jaltës do sillte equilibra të reja.
Evropa do ndahej në comuniste dhe capitaliste.
Ndërkohë që deri në fund të shek XX bota niente nga një luftë e ftohtë ideologjike mes dy
kampeve atij komunist dhe atij kapitalist, pas përmbysjes së komunizmit vendin e zuri një
botë nga dy polare në shumë polare.
Nqs do theksonim më qartë luftë mes nacionalizmave ose më saktë luftë qytetërimesh siç
shprehet Hunington.
Gabimet do ribëhen me paqen e Dejtonit.
Por ngjarjet e Kosovës dhe sulmet e 11 shtatorit do e kthenin këtë bota përsëri në dy pole pro
dhe kundër terrorizmit dhe me terrorizëm kuptohej fondamentalizmi islamik.
Si edhe pro dhe kundër respektimit të të drejtave të njeriut.
Në këtë aspekt përsëri bota do ndërhynte si trup i vetëm ndaj ndonjë akti terrorist.
Evropa.Problemet nazionale të saj.
Duket se lidhur me këtë problem vetë Evropa është e ndarë në dy kampe.
Në njërin kamp në atë të Lindjes duket se rënia e komunizmit hapi kutinë e Pandorës së
problemeve të minoriteteve.Dhe kjo vihet re në luftërat në Ballkan apo në Kaukaz.
Dhe nga ana tjetër kemi një qetësi në dukje në perëndim për këto probleme.
Kjo për shkak të mirëqenies së lartë ekonomike.
Por kjo është në dukje,pasi edhe perëndimi vlon nga probleme nazionale si ai bask,katalonas.
Madje nqs në lindje kemi luftë të hapur këtu kemi luftë terroriste si ai i ETA-s së Herri
Batasunas.
Por edhe perëndimi kohët e fundit po përballet me dyndje të emigrantëve dhe integrimin e
kulturave të tyre në vendet përkatëse.
Në fund do e përfundojmë po me thënien e Hunnigton që vendin e principatave në Evropë do
e zenë shtetet e vogla nazionale në vend të atyre federale shumë kombëshe.
Shteti më në perëndim Portugalia duket se nuk ka probleme të tilla.
Një popullsi homogjene mbi 95% portugezë të 10milion banorëve.
Por ajo po përballet tani me cultura emigranësh kryesisht nga ish vendet e saj coloniale si
Mozambik,Angola që veç të tjerave dallohen edhe nga ngjyra e tyre e zeshkët.
I vetmi problem që shqetësonte Portugalinë, por që e zgjidhi ishte colonia e saj në Kinë e
Makaos që u zgjidh me një marrëveshje xhentëllmenësh.
Kurse vetë portugalishtja si gjuhë flitet nga 200milion njerëz në botë kryesisht në Portugali
dhe Brazil,por edhe Angolë e Mozambik.
Nga ana tjetër Spanja e dalluar nga kombi spanjoll,por jo i shkrirë në një
Kështu kastilianët përbëjnë dialektin më të madh prej 70% të popullsisë.
Nga ana tjetër 3miliona galicianë në veri duket se e kanë zgjidhur problemin e tyre me një
autonomi administrative
6milion katalonasit ku 40% e flasin gjuhën e tyre jetojnë në rajonin më të pasur të Spanjës me
kryeqendër Barcelonën.
Ata tani kërkojnë një autonomi më të madhe ekonomike.
Më të pakta i kanë 30mijë aragonezë dhe probleme integrami kanë Andaluzianët e Valencias
në jug.
Por ajo që shqetëson më shumë Spanjollët është problemi bask.
Një rajon rreth Bilbaos me gjuhën e tyre euzkariane.
4
Janë 2milion baskë me 40% që e flasin gjuhën e tyre.
Organizata e tyre terroriste ETA dhe krahu politik i saj Herri Batasuna kërkojnë me çdo
mënyrë dhe mjet shpalljen e pavarësisë
Janë arritur marrëveshje,janë prishur përsëri dhe e njëjta situatë.
Një problem tjetër që e shqetëson edhe Spanjën është integrami i kulturave të
emigrantëve,kryesisht të ish kolonive të saj si Maroku,etj.
Nga ana tjetër edhe Spanja ka edhe ajo disa coloni të saj në Marok si Keupa që të kujton
vendin nga e filloi fushatën e tij generali Franko.
Spanja ka edhe një problem me Anglinë atë të Gjibraltarit pre 6.5km2 dhe 30mijë banorë në
jug të Spanjës.
Për shkak të mirëqenies së lartë ekonomike edhe me referendum spanjollët këtu asnjëherë
nuk kanë dashur të bashkohen me vendin e tyre mëmë,por gjithnjë të qëndrojnë në Angli.
Probleme më pak të mprehta janë edhe ato me ish kolonitë .
Si gjuhë Spanjishten e flasin 400milion në botë si Spanjë,Amerikë qëndrore dhe jugore veç
lindjes së SHBA,Kanada dhe Brazil.
Këtu theksojmë se si relikë e mesjetës qëndron qëndron mes dy shteteve të mëdha Francës
dhe Spanjës,Andorra me 465km2 dhe 40mijë banorë.
Të dy shtetet kanë vendosur të respektojnë dhe mbrojnë sovranitetin e republikës së Andorrës
ndër më të vjetrat në Evropë.
Nga ana tjetër lidhur me trajtimin e kulturave Spanja ka dy eksperienca të hidhura atë të
largimit me dhunë të hebrenjve dhe rikonkistës ose largimit të arabëve,ku si gjurmë e tyre ka
ngelur një racë metile e bardhë dhe arabe.
Franca vetë problemet e saj nazionale i ka më pak të mprehta.
Kjo se ngjizja e një kombi francez është më e madhe këtu.
Mgjth jo shumë të mprehta janë edhe problemet me 2milion bretonët në veri,
1.5milion alsasët në kufi me Gjermaninë,
800mijë flamandë dhe veçanërisht 700mijë baskë,300mijë korsikanë e 200mijë katalanas.
Kështu ethet e ETA-s baske ndoshta jo shumë të theksuar janë shtrirë edhe në Francë.
Gjithashtu edhe katalonasit.
Nga ana tjetër pas luftës franko-prusiane ku rajoni i pasur me qymyr iu morr Gjermanisë dhe
iu dha Francës,probleme të alsasëve ka edhe këtu.
Për shkak të këtij rajoni Franca armikun më të madh të saj deri në mes viteve 60 të shek XX
Ka patur Gjeramaninë
Por kohët e fundit janë bërë bërthama e shtetit të ardhshëm evropian.
Krenaria për Napoleonin i cili ka lindur në Korsikë dhe mënyra si u keqtrajtua ai ka bërë
Që edhe ishulli i vogël prej 8mijë km2 të ketë ndjenja separatiste.
Ata përbëjnë 40% të popullsisë së ishullit në veri dhe partia që i mbron këto ideale ajo
Nazionaliste gjithsesi nuk i ka kaluar më shumë se 30% të elektoratit.
Probleme më pak të mprehta janë ato me dominionet siç njihen ndryshe ish kolonitë francese.
Nga ana tjetër vihet re edhe një integrim i vështirë i kulturave të emigrantëve ku kohët e
fundit për shkak të pakënaqësisë kemi patur edhe djegie të periferisë së Parisit të banuar me
emigrantë.
Në anën tjetër Franca tradicionalisht probleme ka patur me Anglinë,kryesisht gjatë kohës së
gjeneralit De Gol,por edhe më parë,
pasi kërkonin escila dominim në Evropë.
Kujtojmë këtu bllokadën continentale të Napoleonit ndaj Anglisë.
Gjithsesi këto kontradita kohët e fundit janë sheshuar.
Së fundi theksojmë se rreth 500milion njerëz në botë e flasin gjuhën francese.
Kurse ishujt Britanik i përbërë nga tre njësi dhe dy shtete kanë patur gjithnjë problemin
kryesor atë mes irlandezëve katolikë dhe anglezëve protestantë.
5
Ky problem do ketë një zgjidhje të pjesshme kur në 1923 një pjesë e mirë e ishullit irlandez
do i njihet pavarësia si shtet i lirë i Irlandës.
Nga ana tjetër veriu i ishullit irlandez do të kolonizohet me kohë me kolonë anglezë dhe
skocezë.
Si rrjedhojë irlandezët katolikë do përbëjnë më pak se 30% të popullsisë së këtij rajoni.
Do krijohet edhe një organizëm terrorist i tyre me emrin IRA ose ndryshe ushtria çlirimtare
irlandese e cila do krijojë edhe organizmin e saj politik me emrin Shimfein.
Nga ana tjetër vetë ky organizëm gjithnjë në zgjedhjet politike do marrë më pak se 30%
tëvotave të vetë irlandezëve të këtij rajoni
që gjithsesi nuk përkrahin dhunën dhe kërkojnë njëë zgjidhje paqësore.
Nga ana tjetër qeveria e Toni Blerit në bazë të një plani u ka lënë atyre më shumë
vetëqeverisje që duket se i ka ulur tensionet në këtë rajon.
Një problem më i pakët që kërkon gjithsesi më shumë vetqeverisje ose më saktë autonomi
finanziare janë edhe kërkesat e 88skocezëve etnik që përfaqësojnë gjithsesi 2% të popullsisë
së vetë rajonit skocez.
Nga ana tjetër partia nazionaliste skoceze që kërkon më shumë autonomi ka arritur të marri
deri 40% të votave kryesisht në kohën e Margaret Theçer që në atë kohë quhej dora e hekurt.
Skocezët vetë jetojnë në veri të Skocisë
K y rajoni në veri me ishujt Shetland dallohet për nxjerrjen e naftës.
Nga ana tjetër uellsianët përbëjnë 560mijë veta ose 25% të popullsisë së rajonit kërkojnë edhe
ata autonomi finanziare.
Kjo për vetë faktin se në këtë rajon nxirret shumë qymyr e pikërisht në rajonin ku shtrihen
vetë ata në jugperëndim.
Nga ana tjetër zemërimi i tyre u shtua me dyshimet për vrasjen e Ledi Dianës nga ana e
oborrit mbretëror anglez.
Edhe këtu partia nazionaliste e Uellsit ka arritur të marrë deri 40% të votave,por gjithsesi
kërkesat e tyre nuk kanë qenë aq të egra sa të skocezëve.
Nga ana tjetër problemi tjetër që shqetëson Britaninë është edhe integrami në Evropë,pasi
realisht standarti i jetesës së anglezëve është më i lartë se ai i pjesës tjetër të Evropës.
Kjo është edhe arsyeja që stërlina monedha e saj nuk është shkrirë në Euro.
Nga ana tjetër Anglian nuk ka patur marrdhënie të mira me Francën dhe Gjermaninë që kohët
e fundit janë ulur.
Problem tjetër është edhe integrimi i emigrantëve pasi Anglia ka rreth 1milion emigrantë
myslimanë.
Gjithashtu emigrantët janë edhe nga ish kolonitë e saj.
Në anën tjetër marrdhëniet me ish kolonitë e saj ajo i rregullon me anën e një organizmi që
njihet me emrin KOMUNUELTH.
Janë zgjidhur edhe disa probleme si ishujt Falkland apo Malvine me Argjentinën, apo
problemi i ish kolonisë së saj HongKong.
Kurse sot gjuha angleze është parësorja në botë ku e flasin 600milion njerëz.
Lidhur me Gjermaninë theksojmë se duket se shteti gjerman nuk ka patur probleme etnike që
kur hebrenjtë u larguan nga ky shtet gjatë represionit nazist.
Kësht serbët lluzhicë në lindje rreth 50mijë duket se janë integruar.
E njëjta situatë edhe me frisianët në kufi me Hollandën.
I vetmi problem që ka shqetësuar Gjermaninë kanë qenë rreth 30mijë danezë në Shelzvig
Hollshtain që për shumë kohë ishte problem mes dy shteteve Danimarkë dhe Hollandë,që
kohët e fundit është zgjidhur.
Nga ana tjetër Gjermania pas luftës u përball me ardhjen e refugjatëve të Gjermanëve etnikë
nga Volga e rusisë ,10milion gjermanë të Polonisë dhe 3milion gjermanë të Çekosllovakisë.
Numri i tyre ishte 15milion veta .
6
Kurse problemi tjetër ishte ardhja e refugjatëve nga ana e Gjermanisë Lindore comuniste si
rrjedhojë e gjendjes së keqe ekonomike.
Pikërisht që të mbyllte njëherë dhe përgjithmonë problemet e gjermanëve etnikë, Gjermania
para se të bashkohej nënshkroi një marrëveshje ku deklaroi se nuk kishte pretendime kufitare
ndaj Polonisë dhe Çekosllvakisë.
Problemi tjetër që i shqetëson gjermanët është integrimi i emigrantëve.
Kujtojmë këtu se në Germani jetojnë 3milionë kurdë dhe 1milion turq.
Emigrantët shihen nga gjermanët si rrezik për zëniet e vëndit të tyre të punës.
Si rrjedhojë edhe i problemeve të tyre ekonomike shtohen herë pas here edhe radhët e partisë
së ndaluar naziste.
Nga ana tjetër Gjermania i ka mbyllur problemet e saj me Francën duke u bërë boshti i shtetit
të ardhshëm evropian.
Nga ana tjetër 100milion njerëz në botë e flasin sot gjuhën germane.
Kurse një problem është edhe integrimi i gjermanolindorëve në shtetin e përbashkët ku ka
pakënqësi nga perëndimorët mqs standarti i jetesës tek ta është më i lartë.
Shteti i vogël i Luksemburgut prej 2800km2 dhe 400mijë banorë duket se nuk ka probleme.
Madje tërë shtetet përqark janë garant të pavarësisë së këtij ish dukati të vogël gjerman
Me një gjuhë mikse mes hollandishtes dhe gjermanishtesh që është gjuha luksemburgase.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Holandën
Një shtet homogjen ku 94% hollandezë dhe 500mijë frisianë që problemi i tyre është zgjidhur
me një autonomi administrative për rajonin e Frisisë.
Kanë një standart të lartë jetese.
Problem sot për ta është integrimi i 1milion myslimanëve në jetën hollandeze.
Hollanda quhet edhe vendi i tulipanëve.
I vetmi vend që lejon përdorimin e drogës.
Lidhur me ish kolonitë përveç integrimit të atyre emigrantëve që kanë ardhur prej saj nuk ka
asnjë problem tjetër.
Colonia e saj më e madhe ka qenë Indonezia.
Sot në botë gjuhën hollandeze e flasin rreth 50milion njerëz.
Përkundrazi Belgjika është një shtet heterogjen ku 60% flamandë në veri një degë e
hollandezëve.
Kurse 30% Valonë në jug një degë e frankofonëve.
Kurse në kufi me Gjermaninë në rajonin e Ahenit që për disa kohë gjatë luftës së II botërore e
mbajti të pushtuar Hitleri është e banuar nga 10% gjermanë.
Gjithsesi Belgjika për shumë vjet është simbol i këtij mirëkuptimi.
Kështu e ndarë në dy rajone Flamand dhe valonë me kryeqytetin Bruksel që është neutral dhe
gjermanët këtu kanë një farë autononomie
Nga ana tjetër edhe këtu problem është integrimi i emigrantëve.
Me kolonitë nuk ka probleme.
Colonia e saj më e madhe ka qenë Zaireja në Afrikë.
Edhe Italia duket se i ka zgjidhur problemet e saj të minoriteteve
Kështu 500mijë gjermanëve të Tirolit u ka dhënë vetadministrim.
Kurse 100mijë sllovenëve autonomi kulturore.
Italia vetë është përballur me ardhjen e shumë italofonëve të vendeve fqinjë si 500mijë
italianëve të Rjekës,etj.
Problem tjetër që shqetëson Italinë është dallimi ekonomik veri-jug ku veriu është shumë i
pasur.
Madje partia e tyre Lega Nord bën thirje për një Itali Federale ku veriu të quhet Padania, për
nder të një lumi në veri me kryeqytet Milanon dhe 20milion banorë.
Kurse në jug mbizotëron krimi i organizuar ose më saktë organizma të ndryshme mafiose.
7
Që është bërë gangrena e shoqërisë italiane.
Problemi që shqetëson Italinë është gjithashtu integrimi i më shumë se 800mijë emigrantëve
ku 300mijë shqiptarë dhe ndalimi i ardhjes së ekstrakomunitarëve të tjerë.
Kurse në brigjet e Adriatikut egziston republika më e vjetër e botës prej 800vjetësh ajo e San
Marinos me 60km2 dhe 60mijë banorë ,pa probleme raciale dhe etnike e shumë e mbyllur.
Dhe mes Francës e Italisë egziston një shtet
Dualist monarkia 2km2 e Monakos me dy qytete Monaco dhe Monte Karlo.
Është një prej monarkive më të pasura në botë
Por pa problemet e mësipërme.
Nga ana tjetër me 0.5km2 egziston një shtet qendër kryqendër e katolicizmit botëror me e ky
është Vaticani me më pak se 1000 banorë.
Shtrihet në qendër të Romës.
Vaticani vetë nuk është përfshirë shumë në problemet ndërkombëtare.
Kurse Zvicra në veri të Italisë do jetë vetë një shtet shumëkombësh ku 65% gjermanë, 25%
francezë dhe 9% italianë e 1% romanë.
Mgjth ky shtet është simbol i harmonisë etnike
Vendi është ndarë në 26 kantone me një vedaministrim të gjerë.
Problemi që shqetëson sot Zvicrën është integrimi i mbi 600mijë emigrantëve .
Nga ana tjetër standarti i lartë i jetesës bëri që Zvicra ta refuzojë dy herë integrimin në
Bashkimin Evropia.
Theksojmë se është një prej republikave më të vjetra.
Zvicra në luftën e ftohtë qëndroi neutrale.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe në Luftën e dytë botërore
Shteti tjetër në kufi me Zvicrën është Austria.
Më parë perandoria Austro-Hungareze ishte një shtet multi etnik.
Por shteti që u krijua në 1918 ishte një shtet homogjen.
Kështu 95% autriakë dhe në jug 80mijë sllovenë,30mijë kroatë,30mijë serbë,20mijë serbë.
Pakicave ajo u ka garantuar autonomi kulturore.
Austria nga ana e saj nuk ka shumë probleme me emigrantët,për arsye se është shoqëri e
mbyllur.
Theksojmë se standarti i lartë ekonomik bëri që edhe ajo ta refuzojë disa herë integrimin
evropia.
Austria vetë për gati 10vjet qëndroi e pushtuar deri në Vjenë nga sovjetikët,por më pas shpalli
neutralitetin.
Mes Zvicrës dhe Austrisë është një shtet i dobët e ky është Lihteshtenji.
Me gati 160km2 dhe 27mijë banorë,të tërë gjermanë.
Një prej shteteve më të vjetra dhe si Zvicra dhe Austria janë bërë garant të resepektimit të
vazhdimësisë së kësaj tradite.
Në veri të Gjermanisë shtrihet shteti i Danimarkës.
Ky shtet nuk është dalluar gjatë historisë për probleme nazionale,për shkak të homogjenitetit
të popullsisë.Problemi i vetëm që ka qenë shqetësim ishte problemi i Shelzvig Hollshtainit që
siç e përmendëm më lart është zgjidhur me respektimin e të drejtave si minoritet të danezëve
në këtë rajon.
Ndoshta i vetmi problem është çështja e banorëve të ishujve Faroe që zgjidhur me
autonominë për këtë ishull si edhe me eskimezët në Scandinavi që edhe kjo është zgjidhur me
një farë autonomie.
E njëjta gjë mund të theksohet edhe për shtetet e tjera Scandinave që janë Islanda,Suedia,
Norvegjia.
Kjo për faktin të standartit të lartë të jetesës.
Probleme mes tyre nuk kanë pasi janë mbi 98% vendas dhe ato pak që
8
janë u respektojnë të drejtat.
I vetmi problem etnik që kanë është çështja lapone.
Ky është një komunitet prej 100mijë vetësh që jeton në veri të këtyre shteteve dhe që e kanë
zgjidhur me një farë autonomie kulturore.
Lidhur me integrim të kulturave të emigrantëve nuk ka ndonjë problem, pasi për shkak të
mospërputhjes së kushteve klimaterike sepse janë të ardhur nga vende të ngrohta,në këto
shtete nuk ka shumë emigrantë.
Ndoshta në këtë drejtim përjashtim bën Filanda.
Njihet ndryshe edhe shteti i liqeneve.
Për shkak të shumë kohëve nën sundimin rus ka një pakicë ruse që gjithsesi ajo e respekton.
Gjatë luftës së ftohtë u shpall neutrale,por në paktin e Jaltës politica e jashtme e saj do
kontrollohej nga Moska.
Nga ana tjetë problem sot me fqinjët është ai me Rusinë,për shkak të Karelisë një rajon prej
400mijë km2 sa vetë Filanda që pas luftës së II botërore për shkak të bashkëpunimit me
gjermanët të finlandezëve iu la Bashkimit Sovjetik.
Pas lufte Stalini shpërnguli në Siberi 400mijë karelianë dhe ata që ishin afër Leningradit.
Dhe sot ka kërkesa për dëmshpërblim tokash.
Nga ky moment do hyjmë në dy zona të nxehta
Njëra është Ballkani i quajtur edhe fuçi baruti dhe tjetra rajoni i Evropës Lindore dhe ish
Bashkimit Sovjetik.
Pjesa më e madhe e këtyre shteteve ka qenë ish komuniste.
U duk sikur problemet nacionale në këto shtete u mbyllën,por e vërteta është se komunizmi
vetëm sa u vuri kapakun e pluhurit.
Pasi sapo u përmbys ky sistem,problemet nazionale ridolën në skena.
Veçse përveç probleme të vjetra ridolën edhe probleme të reja.
Dhe të rejat ishin lidhur me kolonët që kishin ardhur si punonjës në republikat përkatëse nga
vendi mëmë.
Kështu ish shtetet e Bashkimit Sovjetik përballen me 25milion rusë të gjendur pas
shpërbërjes së tij jashtë Rusisë dhe njohjes së nënshtetësisë në këto shtete apo ish vendet
jugoslave me rreth 2milion serbë jashtë Serbisë.
Greqia ishte ndër të vetmet shtete të Ballkanit që përfitoi nga pakti Truman dhe së bashku me
Turqinë nga frika e pushtimit të Bashkimit Sovjetik u përfshinë në Perëndim.
Greqia problemet me myslimanët i zgjidhi me paktin e Lozanës ku 600mijë myslimanë ikën
në Turqi dhe 900mijë grekë erdhën në Greqi nga Azia Vogël.
Por për shkak të kulturave të ndryshme gjithsesi grekët e Azisë së vogël si Izmir,etj nuk u
mirëpritën shumë buzagaz në Greqi.
Madje në disa raste pati edhe konflikte.
Nga ana tjetër sot Greqia të vetmin minoritet që njeh është ai turk në Thraki.
Këta kanë një administrim special dhe deputet të tyren.
Probleme të tjera ajo ka me Turqinë lidhur me ishujt e Azisë së Vogël dhe Qipron.
Gjithsesi ajo sot përballet nga komuniteti ndërkombëtar edhe me njohjen e minoriteteve të
tjera etnike si maqedonas dhe çam.
Vetë Greqia deklaron se ky problem u zgjidh me largimin e çamërve si bashkëpunëtorë me
gjermanët në vitet 44-45 dhe maqedonasit si bashkëpunëtorë të komunistëve në luftën civile
greke.
Por nga organizmat ndërkombëtare pretendohet që këto minoritete jetojnë akoma në Greqi.
Mgjth vetë çamët pretendojnë rikthim në trojet e tyre dhe rikthim të tokave të sekuestruara
nga shteti grek.
E njëjta situatë dhe me maqedonasit.
Por Greqia nuk pranon se i quan si kolaboracionistë që në fakt nuk është e vërtetë.
9
Greqia njeh edhe një minoritet katolik në ishujt e Egjeut
Nga ana tjetër pas viteve 90 shteti grek po përballet me integrimin e kulturave të rreth
1milion emigrantëve.
Ajo akuzohet me mosrespektim të të drejtave të tyre.
Këtu përmendim se vetëm pas më shumë se 10vjetësh më sbumë se 300mijë emigrantë
myslimanë në Athinë do të kenë të drejtën të falen në xhami.
Kurse nga ana tjetër mgjth jo shumë e theksuar shteti grek kërkon respektim të të drejtave të
minoritetit grek në Shqipëri
Nga ana tjetër Turqia për shkak të besimit islamik si popull nuk pranohet nga vetë shtete e ish
Bashkimit Evropian pasi popullsia e këtij Bashkimi do shkojë 20% islame nqs integrohet në
të dhe si rrjedhojë do kemi keqkuptime kulturash.
Por edhe Turqia akuzohet për shkelje lirish dhe të drejtash të njeriut.
Mes të tjerave edhe për probleme minoritetesh.
Kështu Turqia ka një eksperiencë të hidhur lidhur me genocidin nda armenëve gjatë fundit të
Pernadorisë Osmane.
Pretendohet vrasja e mbi 400mijë armenëve që Turqia nuk e pranon.
Aspekti tjetër është edhe respektimi i të drejtave të minoritetit kurd në juglindje.
Një popullsi që këtu jeton rreth 3milion dhe jetojnë edhe 7milion të tjerë në këto shtete si
Irak,Iran dhe Siri për të cilët ne do flasim më poshtë.
Kurdët kanë edhe një parti të tyre atë të Punëtorëve me prirje comuniste e panjohur nga shteti
turk dhe e akuzuar për akte terroriste.
Nga ana tjetër ajo e ka shpallur se ideali i saj është bashkimi i kurdëve në një shtet të vetëm.
Kurse problemi i 1milion grekërve në Azinë e vogël u zgjidh me shkëmbimin e popullsisë
mes dy shtete,ku sot jetojnë vetëm 5mijë grekë në një lagje të Stambollit Fanar që është edhe
qendër e kishës ortodokse ose patriarkana siç njihet ndryshe.
Kurse komunitet myslimane të ardhur nga Ballkani i jani përshtatur kulturës këtu.
Mjafton të kujtojmë këtu se rreth 30% e kombit turk është me origjinë nga këto komunitete si
10milion shqiptarë ku 4milion nga Kosova e Jugosllavia.1.5milion shqiptarë nga Greqia
1milion pomakë dhe 500mijë boshnjakë.
Kurse kemi këtu edhe 500mijë armenë e 2milion kurdë.
Pra kur e tërë popullsia turke është 60milion rreth 15milion janë jo turkes.
Si rrjedhojë kemi një multi kulturë e formuar.
Problemi i vetëm i acartë mes grekërve e turqve është Qipro.
Me 9mijë km2 ku 70% grek dhe 30% turq.
Zgjidhja e përkohshme ka qenë ndarja e ishullit 60 me 40 në favor të grekërve.
Mgjth sot pjes greke është integruar në Bashkimin Evropian dhe ajo turke jo.
Para se të bëhej kjo ndarje ka qenë një rajon multi etnik,kurse sot grekët janë të përqëndruar
një jug dhe turqit në veri.
Shqipëria është një shtet homogjen nga popullsia me mbi 95% shqiptarë,mgjth qarqe greke
pretendojnë mbi 15% grekë kur zyrtarisht nuk janë më shumë se 3%.
Por për ta çdo ortodoks është grek që në fakt nuk është e vërtetë.
Madje minorateti grek në Shqipëri ka organizatën e tij OMONIA ose BASHKIMI dhe partine
e tyre atë të të drejtave të njeriut.
PBDNJ si edhe të paktën tre deputetë gjatë këtyre 15vjetëve demokraci.
Kurse një kohën e regjimit komunist kanë qenë shumë të privilgjuar,pavarësisht nga regjimi.
Me komunitete të tjera nuk ka probleme.
Në anën tjetër Shqipëria përballet me mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë shtetit amë
si Kosovë,Macedoni,etj ku në këtë drejtim ka patur një politikë të përmbajtur.
Bullgaria vetë ka qenë disa e përballur me të drejtat e minoritet turk në këtë vend.
Ose më saktë janë pomakët që janë bullgarë myslimanë me ndjenja turke.
10
Ata përbëjnë rreth 10% të popullsisë dhe mbi 50% në jug në Thraki.
Në anën tjetër gjatë regjimit komunist të Zhelevit kanë vuajtur shumë.
Rreth 300mijë pomakë gjatë kësaj kohe janë shpërngulur në Turqi.
Gjatë plurailzmit kanë krijuar një parti të tyren atë Demokratike të turqve në koalicion me
forcat e djathta bullgare.
Problem tjetër që has Bullgaria ka të bëjë me njohjen e kombësisë së maqedonasve dhe
gjuhës maqedonishtesh që ajo e njeh si dialekt të saj dhe maqedonasit si gjuhë më vete.
Rumania problemet në lidhje me pakicat lidhur me atë germane i zgjidhi që me largimin e
tyre pas luftës në Germani.
Problemi tjetër ka të bëjë me pakicën hungareze që përbën mbi 10% të popullsisë dhe rreth
40% të Transivalnisë që përbën 1/3 e sipërfaqes.
Nga ana tjetër në kufi me Hungarinë përbën mbi 50% në disa rajone.
Ata kanë krijuar edhe një parti që është e vetmja parti minoritare këtu.
Problem tjetër është me moldavët.
Ata janë degë e popullit rumun.
Në fillim dëshirohej bashkimi me ta,por më vonë mqs kanë standart të ulët jetese nuk e
dëshirojnë atë.
Në anën tjetër vetë Rumania nuk dëshiron tij japë moldavëve statusin e kombit më vete.
Më pak probleme kanë me pakicën serbe në Banat.
Gjithashtu Rumania është përgjegjëse e rreth 2milion rumunëve që ndodhen jashtë këtij shteti
si Ukrahinë në Besarabi dhe në lindje të Vojvodinës në Banat në distriktet e Alibunarit,
Vërsaç.
Hungaria vetë nuk ka probleme në lidhje me pakicat pasi është një komb homogjen.
Por ajo në anën tjetër është përgjegjëse me hungarezët jashtë shtetit të tyre amë që përbëjnë
30% të hungarezëve totalë si në Kroaci,Slloveni,Serbi në Vojvodinë,Ukrahinë,
Sllovaki dhe veçanërisht në Transilvani të Rumanisë ku jetojnë rreth 2milion hungarezë.
Çekosllovakia për shkak të kundërshtimit sovjetik u pushtua prej saj në 1968.
Ndarja e Çekisë dhe Sllovakisë në shtetin çekosllovak nuk u bë me dhunë që ishte sukses
Por edhe shembull si mund të zgjidhen me mirëkutpim probleme federale.
Aspekti pozitiv ishte se nuk ishte përzierje kombesh si në Jugosllavi dhe BS që kishte impakt
pozitiv.
Por shtetet që u ndanë do kishin gjithsesi probleme
Çekia vetë nuk ka patur probleme etnike si brenda edhe me ndojnë komunitet çek jashtë
kufijve të shtetit amë
Kjo për vetë faktin se minoriteti gjerman në Sudete që përbënte 1/3 e popullsisë së ish
Çekosllovakisë u largua pas luftës së rrjedhojë e bashkëpunimit me gjermanët.
Por problemi i vetëm që egziston ka të bëjë me kompensimin e gjermanëve që jetojnë këtu.
Ata jetonin në rreth 30mijë km2.
Nga ana tjetër shteti gjerman kur u bashkua në 1990 deklaroi se nuk kishte pretendime ndaj
fqinjëve mes tyre edhe Çekisë.
Sllovakia është shteti që shumë analistë e për shkruajnë që edhe pasi doli pa gjak nga
shpërbërja me Çekinë si edhe nga regjimi komunist u përfashirë në një diktaturë post
demokraci të Vladimir Meçiar.
I vetmi problem që shqetëson Sllovakinë për pakicat është ajo që ka të bëjë me atë hungareze
që përbën 10% të popullsisë dhe mbi 50% të rajoneve në jug.
Polonia në dallim nga shtetet e tjera lindore është e besimit katolik kur të tjerët janë
ortodoksë.
Më parë ajo ishte një shtet heterogjen ku gjermanët zinin 1/3 e popullsië dhe mbi 50% në
perëndim të saj si Pomerani,Silezi,etj.
11
Ky problem u zgjidh me shpërnguljen e mbi 10milion gjermanëve nga Polonia në shtetin
amë.
Nga ana tjetër siç e theksuam edhe më lart gjermanët kur u bashkuan theksuan se nuk do
kishin pretendime ndaj fqinjëve mes tyre edhe polakëve.
Sot gjermanët gjithsesi kërkojnë kompensim për tokën.
Polonia nuk ka edhe probleme në lidhje me minoritete të tjera apo edhe polakë jashtë vendit.
I vetmi problem i fshehur është fakti që rreth 50% e Bjellorusisë është ndërtuar me toka
polake që është zgjidhur me marrjen e tokave të gjermanëve në perëndim.
Gjithsesi janë marrë 100mijë km2 në perëndim e janë dhënë 180mijë km2.
Nga ana tjetër polakët janë të përmendur për luftën e parë për demokraci nga organizata që
më parë u shpall parti Solidarnost.
Ish Jugosllavia dhe shtetet e saj.
Jugosllavia ishte një shtet artificial i krijuar në vitin 1918 dhe garantuar pas paqes së
Versajës.
I përbërë nga shumë kombe si serbët më i madhi,kroatët,sllovenët,boshnjakët, maqedonët,
malazezët.
Këto ishin kombet slave,kurse jo slave ishin edhe shqiptarët dhe hungarezët kryesisht në veri
të Vojvodinës.
Gjatë kohës së para luftës së dytë botërore popullsitë shtypeshin egërsisht,kryesisht ato jo
slave dhe myslimane,kryesisht nga serbët
Madje nënshkruheshin edhe marrëveshje ndërkombëtare për shpërnguljen e tyre si ajo me
shtetin turk ku parashikohej shpërngulja e mbi 400mijë vetëve,por u arrit deri 300mijë dhe
kryesisht këta ishin shqiptarë
Pas luftës së dytë botërore Jugosllavia një pjesë të probleme të saj me pakicat i zgjidhi duke i
shpërngulur një eksperiencë e hidhur dhe e lashtë me ta.
Kështu u shpërngulën italianët e Istrias dhe gjermanët e Vojvodinës.
Mgjth sot ndihen pak zëra për dëmshpërblimin e tyre.
Nga ana tjetër në këtë shtet multietnik viheshin re dy vija ajo sloveno-kroate e ardhur nga
sundimi austro-hungarez,por më i zhvilluar dhe ajo serbe si rrjedhojë e një eksperince
bizantine më e egër.
Tito udhëheqësi i saj komunist kroat,por internacionalist u mundua të mbajë këtë ekuilibër.
Madje edhe shqiptarëve një popull i shtypur në Jugosllavi gjatë kohërave u dha një autonomi
kur shpalli krahinën autonome të Kosovës.
Vdekja e tij dhe ardhja e Milosheviçit shënoi prishjen e këtyre ekuilibrave etnike dhe
rivendosjen e hegjemonizmit serb.
Kjo ishte e papranueshme për popujt e ish Jugosllavisë derisa ajo u shpërbë dhe u krijuan
gjashtë shtetet prej saj që janë Sloveni,Kroaci,Bosnjë,Serbi-Mali Zi që më pas u nda në dy
shtete si edhe Macedoni.
Së fundi pritet të krijohet edhe Kosova.
Serbia me dëshirën për të krijuar Jugosllavinë,por jo të ishte ekuilibruese,por të hegjemonte
mbi të filloi një luftë e filluar me Slloveninë dhe përfunduar me Kosovën.
Të vetmet shtete që përfunduan pa luftë ishin Macedonia dhe Mali Zi udhëheqësit e të dyve
këtyre dy ish republikave më afër udhëheqies serbe.
Karakteristikë tjetër për këto republika është se të tëra kanë patur probleme me pakicat e tyre
serbe në shtetet përkatëse që Serbia me pretekstin e mbrojtjes së tyre i ka përdorur si mjet
pressioni për ti rintegruar në Jugoslavi.
Sllovenia
Standarti i lartë ekonomik si rrjedhojë e trashëgimisë austro-hungareze bënte që të shihej
gjithnjë me zili nga republika më e madhe Jugoslave që ishte Serbia.
Shtrihet në veri.
12
Mgjth serbët këtu janë në përqindje pothuajse të papërfillshme 2% Serbia me pretekstin e tyre
filloi e para luftën pasi Sllovenia ishte e para që u largua nga shteti jugosllav.
Por me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve lufta nuk zgjati shumë rreth 2muaj.
Nga ana tjetër shumë italianë në Istria dhe gjermanë u shpërngulën pas lufte se bashkëpunuan
me nazifashistët.
Sot ka pak zëra që kërkojnë dëmshpërblim për tokat e lëna.
Nga ana tjetër si rrjedhojë e zhvillimit ekonomik dhe mentalitetit Sllovenia ishte e para që u
integrua në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Ajo ka sot vetëm pak probleme jo shumë të mprehta në lidhje me pakicën hungareze si edhe
disa probleme të vogla territoriale me Kroacinë.
Kroacia
Italianët e zonës së Rjekës u larguan që pas luftës së dytë botërore.
Pak probleme ajo ka me pakicën hungareze.
Problemi që ka shqetësuar më shumë Kroacinë është ai i pakicës serbe .
Kjo pakicë që përbënte rreth 15% të popullsisë në disa zona si Krajina dhe Sllavonia përbënte
shumicën e popullsisë.
Me këtë pretekst u rifillua një luftë qëllimi i të cilës ishte riintegrimi i Kroacisë në Jugoslavi.
Me ndihmën edhe të forcave serbe të Serbisë, serbët e Kroacisë filluan një luftë që përfundoi
me pushtimin e 1/3 të territorit të saj.
Serbët e Krajinës janë vllehë ose më saktë ilirë të Dal macisë së romanizuar dhe më pas të
serbizuar.
Vetëm në sajë edhe të përkrahjes germane që e shihte edhe ajo si zonë të influencës së
markës filloi një luftë që u çlirua Kroacia.
Mijëra serbë u larguan nga rajoni i tyre.
Nga ana tjetër si mjet hakmarrje Serbia shpërnguli shumë kroatë të Vojvodinës.
Por problemi tjetër që shqetësoi Kroacinë kur u shpall si shtet i pavarur ishte edhe shkelja e të
drejtave të njeriut nga udhëheqësi i saj Franjo Tuxhman që nga shumë njerëz shihej si
diktator.
Vdekja e tij i hapi rrugën integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Bosnja Hecegovina
Shteti që vuajti më shumë nga shpërbërja e ish Jugosllavisë.
Ky shtet kishte një popullsi heterogjene me toka të diskutueshme.
Përbëhej nga tre kombe kroatët që jetonin kryesisht në Hercegovinë si edhe serbët dhe
boshnjakët.
Nga ana tjetër kolonët gjermanë dhe italianë të Banja Lukës u larguan pas luftës.
Madje serbët megjithëse përbënin 30% të popullsisë shtriheshin në sipërfaqe të madhe toke.
Duke marrë këtë pretekst dhe edhe me ndihmën e forcave të Serbisë,si edhe duke përfituar
edhe nga fakti se kroatët kërkonin rajonet e tyre ata filluan një luftë në Bosnjë ku synimi ishte
riintegrimi i Bosnjës në Jugoslavi.
U arrit deri aty sa mgjth përbënin rreth 30% të popullsisë dhe nuk ishin shumicë në më shumë
se 40% pushtua 75% të territorit,madje edhe ato rajone ku ose serbët ishin në përqindje të
pakonsiderueshme ose nuk kishte fare serbë.
Kjo edhe falë një marrëveshje të heshtur mes Milosheviçit dhe Tuxhman për ta ndarë Bosnjën
mes kroatëve dhe serbëve.
Por ishte pressioni ndërkombëtar që bënë që boshnjakët dhe kroatët të bashkoheshin e si
rrjedhojë të nënshkruhej paqia e Dejtonit ku 49% ta zotëroni serbët dhe 51 % federata
boshnjako-kroate si edhe rajonet neutrale të Sarajevës dhe Bërçkos.
Macedonia
Në fakt deri në luftën e dytë botërore ishte pjesë përbërëse e Serbisë.
13
Por me synimin e pretendimeve territoriale ndaj fqinjëve,Bulgari,Greqi,pse jo edhe Shqipëri
dhe për ti përfshirë më pas në Federatën Ballkanike ideali i Titos në një mbledhje të KANÇ
në një manastir në Pçinjë të Vranjës në 1944 u shpall formimi i Maqedonisë.
Shteti që u nda pa luftë nga Jugosllavia.
Kjo edhe jo vetëm pse serbët janë pothuajse të pakonsiderueshëm rreth 2% dhe rreth
Kumanovës,por edhe sepse udhëheqësit maqedonas ishin gjithnjë më afër qarqeve serbe.
Problemi kryesor që shqetëson këtë shtet është ajo e minoritetit shqiptar që në zonat
perëndimore dhe veriperëndimore përbëjnë edhe mbi 80% të popullsisë.
Në drejtim të shqiptarëve ështe edhe një eksperiencë e hidhur pasi mijëra shqiptarë janë
shpërngulur në Turqi,kryesisht në vitet 50-60.
Si rrjedhojë e kësaj pakënaqësie në vitin 2001 shpërtheu një kryengritje e shqiptarëve që
përfundoi me marrëveshjen e Ohrit ku shqiptarët fituan më shumë të drejta.
Problemi tjetër që shqetëson Maqedoninë është edhe çështja e emrit.
Kjo për arsyen se në Greqi ndodhet një rajon me të njëjtin emër dhe shteti grek e quan si
pretendim territorial ndaj saj.
Nga ana tjetër qeveria maqedonase gjithnjë përballet me presionin e disa qarqeve për
mbrojtjen e të drejtave të maqedonasve jashtë këtij shteti si në Greqi ku shteti grek nuk i
njeh,në Bulgari dhe ata mendojnë edhe në Shqipëri.
Problem tjetër është edhe njohja e kishës maqedonase që kisha serbe nuk e njeh, apo edhe i
gjuhës dhe kombit maqedonas që bullgarët i quajnë si dialekt dhe pjesë të tyren.
Nga ana tjetër janë edhe disa probleme territoriale me shtetin serb rreth Vranjës ku ndodhet
edhe manastiri i Pçinjës vendi ku u bë mbledhja për formimin e Maqedonisë
Mali i Zi
Republika e fundit që u shkëput nga Jugosllavia me anë të një referendumi në vitin 2006.
Një kolonizim i heshtur në pjesën lindore,por edhe qëndrore ka ndodhur me serbë.
Kjo kryesisht pas vitit 1990.
Kështu nqs serbët deri 1990 përbënin 15% të popullsisë dhe kryesisht në lindje sot përbëjnë
30%.
Një eksperiencë të hidhur malazezët kanë patur me shqiptarët,por që kohët e fundit janë
rregulluar.
Gjithashtu janë rregulluar edhe mardhëniet me boshnjakët.
Pakicat përveç serbëve votuan pro referendumit për pavarësinë e Malit të Zi.
Serbia
Shteti serb dallohet për një eksperiencë të hidhur me pakicat .
Kujtojmë këtu mijra shqiptarë të shpërngulur që do flasim pak tek kapitulli për Kosovën.
Gjithsesi edhe me vetë shqiptarët në Serbi që sot përbëjnë 1% të popullsisë kanë patur
probleme.
Ata organizuan edhe një kryengritje që përfundoi me më shumë të drejta për ta në
Preshevë,Bujanovc,Medvegje në 2002 ku në këto rajone përbëjnë 70%
Nga ana tjetër probleme ka edhe me myslimanët e Sanxhakut që këtu zyrtarisht përbëjnë
rreth 53%,por shumë burime flasin për mbi 2/3.
Kërkesat minimale të tyre janë autonomi kulturore dhe maksimale bashkim me shtetin e
Bosnjës.
Pak probleme janë edhe me pakicat rumune në Nin dhe njohjen e kombësisë bulgare në
rajonet rreth Nishit.
Nga ana tjetër shumë probleme etnike vihen re në rajonin e Vojvodinës.
Së pari shumë gjermanë janë larguar aty dhe sot dëgjohet gjithnjë e më shumë zëri për
dëmshpërblimin e tyre.
Nga ana tjetër kërkohet mbrojtja e pakicave rumune në Banat dhe atyre kroate në Srem.
Shumë kroatë janë shpërngulur me dhunë gjatë luftës serbo-kroate në vitet 90.
14
Dhe problemi kryesor është ai i pakicës hungareze që këtu përbën 20% të popullsisë dhe në
rajonin e Baçkës rreth 60%.
Ata kërkojnë më shumë të drejta deri edhe autonomi të territorit të tyre.
Nga ana tjetër për shkak të nivelit të lartë ekonomik dhe mospërputhje të mentalitetit vetë
serbët Vojvodinës sepse përbëjnë 55% të popullsisë këtu dhe sepse kanë qenë nën sundimin
austro-hungarez dhe ata të Serbisë nën sundimin turk kërkojnë në pamundësi të pavarësisë
një autonomi më të lartë ekonomike.
Nga 240deputetë që ka Serbia 1deputet është shqiptar,5deputet hungarez,1deputet boshnjak
dhe 40 vende janë ruajtur për shqiptarët që aktualisht për shkak të bojkotimit i kanë serbët.
Kosova
Shteti që u njoh zyrtarisht kohet e fundit është Kosova.
Kundra është Rusia.
Kjo jo për shkak të vëllazërimt sllav,por për shkak të njësimit me problemin çeçen.
Nga ana tjetër asaj edhe i intereson pasi do kërkojë të njëjtat gjëra për pakicat rusofile në
shtete e tjera si Gjeorgjia me Abhazinë.
Por ajo që pritet të jetë tundra deri në fund është Kina.
Kjo se mos kërkohet e njëjta gjë për Tibetin,Ujgurët dhe Tajvanin.
Gjithsesi mardhëniet mes serbëve dhe kosovarëve kohë pas kohe kanë qenë shumë të
vështira.
Kujtojmë këtu mbi 1milion të larguar gjatë kohërave dhe 1milion vetëm në vitin 1999 që me
ndihmën e komunitetit ndërkombëtar u kthyen.
Sot kur Kosova është nën administrimin ndërkombëtar dhe po zgjidhet statusi i saj,po
kërkohen të drejta vedadministruese më të mëdha për pakicat serbe që tani janë të
përqëndruar në veri duke krijuar edhe një rajon autonom aty.
Me pakicat e tjera nuk ka probleme veç atij rom që bashkëpunuan me serbët në genocidin e
vitit 1999.
Sot tërë pakicat veç atij rom që bashkëpunuan me serbët në genocidin e vitit 1999.
Sot tërë pakicat veç serbëve janë pro pavarësisë së Kosovës.
Çështja shqiptare
Populli shqiptar jeton sot në trojet e tij në pesë shtete si Shqipëri,Kosovë,Macedoni,Mali Zi,
Serbi dhe në Greqi.
Më parë territoret shqiptare përfshiheshin në katër vilajete nën sundimin osman që ishin
Kosova,Janina,Shkodra dhe Manastiri me një sipërfaqe 90mijë km2 ku shqiptarët përbënin
60% të popullsisë.
Origjinën ky problem e ka që në 1878 kur në Kongresin e Berlinit disa rajone në Veri iu
dhanë Serbisë,Malit të Zi dhe qyteti i Artës në jug Greqisë.
Por padrejtësia më e madhe u bë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në 1913 kur
disa rajone thjesht shqiptare si Kosova dhe Çamëria iu dhanë Serbisë dhe Greqisë.
Kështu 2mijë km2 iu dhanë Malit të Zi,20mijë km2 Serbisë dhe 4mijë km2 Greqisë.
Si rrjedhojë e shpërnguljeve të shumta trojet shqiptare sot janë rrudhur shumë në 50mijë km2
me 5900000banorë ku 5240000 shqiptarë ose 85% shqiptarë ku 1mijë km2 në Malin e Zi ku
jetojnë 50mijë banorë me 40mijë shqiptarë, 10mijë km2 në Kosovë me 1600000 banorë ku
1300000 shqiptarë 1mijë km2 në Serbi me 100mijë ku 70mijë shqiptarë,8mijë km2 në
Macedoni me 600mijë banorë ku 400mijë shqiptarë dhe 2mijë km2 në Greqi me 50mijë
banorë ku 30mijë shqiptarë ortodoksë kurse 28mijë km2 përfshihen në shtetin e pavarur
shqiptar me 3500000banorë ku 3400000shqiptarë.
Mgjth ata nuk janë aq ekstremistë dhe kanë qenë një faktor stabilizues në rajon.
Gjithsesi një zgjidhje e pjesshme është dhënë.
Kështu shqiptarët në Malin e Zi që votuan në referendum pro pavarësisë kanë fituar shumë të
drejta.
15
E njëjta situatë edhe me shqiptarët në Macedoni që me marrëvshjen e Ohrit fituan shumë të
drejta vetadministruese.
Shqiptarët e Serbisë Jugore ose Kosovës lindore fituan një autonomi kulturore.
Nga ana tjetër Kosova përballet sot me problemin e statusit për pavarësi.
Shqiptarët e shtetit shqiptar kanë një nivel më të lartë ekonomik.
Kurse shqiptarët ortodoksë të Çamërisë përballen sot me njohjen e kombësisë shqiptare pasi
njihen si grekë.
Nga ana tjetër shqiptarët myslimanë të këtij rajoni përballen me kërkesën për rikthim në trojet
e tyre.
Problemi maqedon
Në fakt ky problem nuk është një problem nacional.
Me termin Maqedoni kuptojmë një krahinë prej 70mijë km2 që fillon nga liqeni i Ohrit deri
në malet Rodope dhe nga deti Egje deri në Vranjë sot.
Në lashtësi banohej nga tre fise ilirët,trakët dhe në jug një popull i ngjashëm me grekët, por jo
grekë
Në mesjetë u dyndën sllavët që asimiluan trakët dhe më pas bullgarët.
Gjatë sundimit osman ky rajon u përfshi në tre vilajete në Selanik,Manastir dhe sanxhaku i
Shkupit në vilajetin e Kosovës.
Nga ana tjetë ky rajon u kolonizua shumë me turq dhe gjithashtu u turqizua një pjesë e
bullgarëve që njihen ndryshe pomakë si edhe pak shqiptarë rreth Manastirit.
Viti 1878 i dha të drejtë Bullgarisë që në traktatin e Shën Stefanit e përfshiu këtë rajon në
Bullgarinë e madhe.
Kurse viti 1913 e ndau këtë rajon në tre pjesë
Në Bullgarinë me 10mijë km2 të Pirinit ku shumica bullgarë,në Greqinë me 34mijë km2 me
një popullsi heterogjene bulgaro greke dhe turq.
Kurse rreth 25mijë km2 me shqiptarë e bullgarë i morri Serbia.
Gjatë kohërave u shpërngulën shumë myslimanë.
Më 1945 udhëheqësi jugosllav për pretendime ndaj fqinjëve rajonet macedone në Serbi i
shpalli republikë më vete
Aktualisht bullgarët e këtij rajoni pretendojnë se janë komb më vete ai maqedon që nuk njihet
nga Bullgaria.
Nga ana tjetër Bullgaria gjuhën macedone e njeh si dialekt të bullgarishtes.
Kurse ajo kërkon dhe pavarësinë e kishës ortodokse maqedonase që kisha serbe e quan si
degë të sajin.
Me shtetin grek problemi është me emrin Macedoni që ajo e quan si trashëgimi të sajin.
Problem tjetër është njohja e pakicës macedone që shteti grek nuk i njeh.
Si edhe njëhkohësisht ashtu si popullsia çame edhe maqedonasit kërkojnë rikthim në trojet e
tyre në Greqi që gjatë luftës civile greke mbajtën anën e komunistëve grekë .
Kurse me shtetin shqiptar problem është popullsia shqiptare në republikën e Maqedonisë.
Bashkimi European &Shqiperia
1 KUR U PËRDOR PËR HERË TË PARË
TERMI “EVROPË” ?
Historia e Evropës dhe historia e Bashkimit Evropian nuk janë e njëjta gjë, edhe pse ka
shumë pika takimi në momente të ndryshme historike. Termi “Bashkim Evropian” i përket
shekullit XX, ndërkohë që termi “Evropë” daton shumë më herët. Termi “Evropë” u përdor
për herë të parë gjatë civilizimit grek, por në dy kontekste: njëri mitologjik dhe tjetri
gjeografik. Prej etimologjisë së këtij termi mund të ngrihen shumë hipoteza, por megjithatë
fjala greke eurus do të thotë e gjerë, duke e lidhur në këtë mënyrë Evropën me hapësira të
gjera territoriale.
16
Në aspektin mitologjikEvropakonsiderohej si njëfemër shumë e bukur, e gjatë dheme sy të
mëdhenj.
Gjithashtu Afrikësnë atë kohë i referoheshinshpesh meemrin Libia. Siçduket qartë, emrate
kontinenteve qënjiheshin atëherë (Evropa, Azia, Afrika)në të gjitha versionetjanë femërore.
Kjo tendencë ka rezistuar deri në ditët tona, madje jovetëm në lidhje me emrat e
kontinenteve, por edhe të shtetevepërbërëse të tyre.
Nga ana tjetër, në aspektin gjeografik, në lashtësi Evropa shihej si një territor i ndarë nga dy
kontinentet e tjera: Azia dheAfrika. Evropa konceptohej si territor i kufizuar në veri nga
Deti i Veriut dhe në lindje nga Ngushtica e Bosforit. Ky ishte konteksti mitologjiko –
gjeografik i “Evropës” përgjatëcivilizimit grek.
2 CILAT ISHIN ÇËSHTJET KRYESORE QË DUHETTË TRAJTONIN
EVROPIANËT PAS LUFTËS SËDYTË BOTËRORE?
Lufta e Dytë Botërore ishte më e rënda për njerëzimin përsa i përket dëmeve materiale dhe në
njerëz. Edhe pse konfliktipati një dimension global më të theksuar se në Luftën e Parë
Botërore, viktima kryesore e këtij konfrontimi u bë Evropa.
Numri i përgjithshëm i viktimave arriti në thuajse 40 milionë,prej të cilëve më shumë se
gjysma ishin civilë. Pas internimevedhe dëbimeve që ndodhën gjatë luftës, në vitin
1945kishte rreth 20 milionë njerëz që pritnin të riatdhesoheshin.
Persekutimet e paprecedenta raciale, fetare e politike dhe internimetmasive drejtkampeve të
punës dheatyre të përqendrimitkishin shkaktuarshumë urrejtje ndërmjetpopujve evropianë.
Zbulimi i varreve masivenë kampet epërqendrimit u dha një goditje të rëndë
bazaveshpirtërore dhe moraletë qytetërimit perëndimor.
Gjermanët ishinpërfshirë nga ndjenja efajit, e cila u bë shkakpër një debat etik intensiv,por që
rezultoivetëm në shtimin e rrëmujës së përgjithshme që mbizotërontetek kombi i mundur
gjerman.
Evropa ishte e shkatërruar dhe në konfuzion të plotë: fabrikatdhe rrugët ishin të shkatërruara,
tregëtia tradicionale ezhvendosur, bujqësia e rrënuar, dhe ndërkohë mungoninlëndët e para
dhe ushqimet. Lufta po zgjatej prej spastrimevedhe zgjidhjes së llogarive të vjetra, që edhe
një herë tjetër pokrijonte ndasi në vendet e çliruara. Pajtimi dukej shumë ivështirë. Dukej e
pamundur që dikur armiqtë e djeshëm tëmund të bashkoheshin në një organizim të
përbashkët.
Popujt evropianë u gjendën para tri çështjeve. E para ishteekonomike: Si mund të
riparoheshin dëmet materiale dhe tëringrihej aktiviteti ekonomik në kontinentin e vjetër?
Çështjae dytë ishte politike: Si mund të parandalohej rikthimi ikonfliktit në Evropë? E treta
ishte kulturore: Si mund tësigurohej mbijetesa dhe rilindja e qytetërimit evropian në kuadër të
kërcënimeve në rritje, të cilat dukeshin semishëroheshin në konfliktin ideologjik dhe
konfrontiminndërmjet blloqeve fituese të luftës, bllokut amerikan dhe atij
sovjetik?
3 CILI ISHTE KONTRIBUTI IPERSONALITETEVE QË NJIHEN SI
“BABALLARËT THEMELUES” TËBASHKIMIT EVROPIAN, JEAN MONNET(ZHAN
MONE) DHE ROBERT SCHUMAN(ROBERT SHUMAN)?
Për shumë evropianë kërcënimet më të mëdha për paqen dhe sigurinë vinin prej nacionalizmit
dhe shtetit kombëtar,ndërkohë që të dy u diskredituan prej luftës. Gjermania ishte
problemi kryesor – argumentohej se paqja ishte e pamundurnë rast se Gjermania nuk mund të
frenohej dhe fuqia e saj tëpërdorej për qëllime konstruktive. Kështu që ekonomia dhe
sistemi politik gjerman do të duhej të rindërtohej në mënyrëtë tillë që të mos kërcënohej
siguria e Evropës.
Ndërkohë, konflikti në rritje ndërmjet Shteteve të Bashkuaratë Amerikës dhe Bashkimit
Sovjetik krijoi tek evropianëtshqetësimin se mos bëheshin gurë shahu në Luftën e Ftohtë
17
ndërmjet dy blloqeve. Ekzistonte nevoja për ta mbrojturEvropën Perëndimore prej rrezikut
sovjetik, por ndihej qartëshqetësimi se deri ku mund të arrinte bashkëpunimi me
Amerikën dhe se deri në ç’pikë mund të varej Evropa prejmbrojtjes amerikane. Ndoshta do të
ishte më mirë që Evropatë kujdesej vetë për sigurinë e saj. Por kjo kërkonte unitet dhe
synime të përbashkëta në një nivel shumë më të lartë se ai qëEvropa kishte mundur të arrinte
ndonjëherë.
Grupet kombëtare pro-evropiane vendosën të organizonin njëkonferencë që synonte të bënte
publik shkakun e unitetitrajonal. Kongresi i Evropës i mbajtur në Hagë në Maj 1948 u
ndoq prej delegatëve të 16 shteteve evropiane dhe vëzhguesvenga Shtetet e Bashkuara dhe
Kanadaja.
Aty u diskutuan shumëide ambicioze, por rezultati konkret i kongresit ishte ideja përkrijimin
e Këshillit të Evropës. Ky i fundit u zyrtarizua një vitmë pas me nënshkrimin në Londër të një
statuti prej 10shtetesh evropiane. Në statut u theksua nevoja për një bashkimmë të ngushtë
ndërmjet vendeve evropiane që e dëshironin këtë dhe shpalli se objektivat e Këshillit
përfshinin
Veprimin e përbashkët për çështjet ekonomike, sociale, kulturore, shkencore, ligjore dhe
administrative, por jo për çështjet e mbrojtjes. Megjithatë, edhe pse Këshilli i Evropës u
zgjerua duke përfshirë më shumë anëtarë, ai nuk u bë ndonjëherë më shumë se një organizatë
e dobët ndër-qeveritare. Këshilli i Evropës kontribuoi në përmirësimin e të drejtave të njeriut,
çështjeve kulturore dhe në një nivel të kufizuar në bashkëpunimin ekonomik, por nuk ishte
institucioni që dëshironin federalistët.
Ndërmjet atyre që kërkonin diçka më thelbësore në lidhje meintegrimin rajonal ishin
biznesmeni francez Jean Monnet dheministri i jashtëm francez Robert Schuman. Ata e
kuptuan seduheshin ndërmarrë hapa praktikë që shtriheshin përtejdeklaratave të përgjithshme
të organizatave të tilla si Këshillii Evropës dhe ranë dakord ndërmjet tyre se pikënisja logjike
duhet të ishte zgjidhja e problemit të përhershëm tëmarrëdhënieve franko-gjermane. Në vitin
1950 shumë vetë ekishin të qartë se Gjermania Perëndimore duhet të lejohej të
rindërtonte industrinë e saj, në mënyrë që të mund të luantenjë rol të dobishëm në aleancën
perëndimore. Një mënyrë përta bërë këtë, por nga ana tjetër të mos lejohej që Gjermania të
shndërrohej në kërcënim për vendet fqinj, ishte ideja qëGjermania të rindërtohej në kuadër të
një organizate mbikombëtare,e cila do ta lidhte dhe përfshinte Gjermaninë nënjë proces më të
gjerë rindërtimi, atë evropian.
Duke kërkuarnjë pikënisje domethënëse, por jo shumë ambicioze,
Monnetu fokusua tek industritë e qymyrit dhe çelikut, të cilat ofronin një potencial të madh
për një organizim të përbashkët evropian për disa arsye:
• Qymyri dhe çeliku ishin bazat mbi të cilat ngrihejindustria, ndërkohë që industria e çelikut
kishtetendencën e krijimit të karteleve. Bashkëpunimi do tëeliminonte shpërdorimet dhe
duplikimet, do të shkatërronte kartelet, do ta bënte më efiçent dhekonkurrues prodhimin e
qymyrit dhe çelikut, dhe dotë stimulonte zhvillimin industrial.
• Për shkak se industritë e rënda të Ruhrit (krahinë nëGjermani) kishin shërbyer si bazë e
fuqisë gjermanedhe Franca e Gjermania kishin luftuar më parë përrezervat e qymyrit në
Alsace-Lorraine, krijimi i një industrie mbi-kombëtare qymyri dhe çeliku do tafrenonte
fuqinë gjermane.
• Integrimi i qymyrit dhe çelikut do të siguronte qëGjermania të ishte partner i besueshëm në
tregëtinëme pjesën tjetër të Evropës, duke mundësuar njëherazirindërtimin e Gjermanisë dhe
duke fashitur frikën eFrancës nga dominimi industrial gjerman.
Monnet e kuptoi se në rast se Franca nuk do të vepronte shpejt,
Shtetet e Bashkuara do të bëheshin fokusi i një aleance të re transatlantike dhe kundër-
sovjetike, që rritja ekonomike dheushtarake gjermane nuk do të mund të kontrollohej dhe që
18
Franca do të eklipsohej, pra do ta humbiste pozicionin e saj tërëndësishëm në arenën
ndërkombëtare. Monnet propozoikrijimin e një institucioni të pavarur prej qeverive
kombëtare: mbi-kombëtar dhe jo ndër-qeveritar.
Pas diskutimeve me Monnet dhe kancelarin gjermanoperëndimorKonrad Adenauer, Robert
Schuman i ngriti këtoide në një tjetër nivel në Maj 1950, gjatë një konference shtypi.
Në atë që më vonë u quajt Deklarata e Schuman-it, aiargumentoi se Evropa nuk do të
bashkohej menjëherë ose sipasnjë plani të vetëm, por hap pas hapi dhe nëpërmjet
arritjevekonkrete.
Kjo do të kërkonte eleminimin e armiqësisë ndërmjetFrancës dhe Gjermanisë, kështu që
Schuman propozoi qëprodhimi francez dhe gjerman i qymyrit dhe çelikut tëvendosej nën një
Autoritet të Lartë të përbashkët, në kuadërtë një organizate ku mund të bënin pjesë edhe
vende të tjeraevropiane. Ky do të ishte hapi i parë drejt një Evrope federaledhe do ta bënte
luftën ndërmjet Francës dhe Gjermanisë jothjesht të paimagjinueshme, por edhe të pamundur
materialisht.
Propozimi ishte revolucionar, për arsyen që Franca po ofrontetë sakrifikonte pjesë të
sovranitetit të vet kombëtar për hir tëndërtimit të një autoriteti mbi-kombëtar, që mund t’i
jepte fundrivalitetit të vjetër franko-gjerman dhe të ndihmonte nëndërtimin e paqeje të re
evropiane. Po të kujtojmë Luftën eParë Botërore, gjatë së cilës konflikti franko-gjerman u
zgjidhme fitoren e Francës, kjo e fundit, pas mbarimit të kësaj luftethjesht u kënaq me
rikthimin e territoreve franceze që ishinpushtuar nga Gjermania dhe me përfitime të tjera
monetare,por në asnjë mënyrë nuk u ngrit ndonjë ide për sakrifikim tësovranitetit francez.
Anëtarësia në Autoritetin e Lartë iu ofruatë gjitha vendeve të Evropës perëndimore, por
vetëm katërprej tyre pranuan të marrin pjesë: Italia, e cila dëshironte tërespektohej si dhe
stabilitet ekonomik dhe politik, vendet eBeneluksit (Hollanda, Belgjika dhe Luksemburgu),
që pranuansepse ishin vende të vogla dhe lehtësisht të cënueshme, dukeqenë se ishin pushtuar
dy herë prej Gjermanisë, vareshin sëtepërmi nga eksportet dhe e kuptuan se mënyra e vetme
përtë patur një zë të rëndësishëm në çështjet botërore dhe për tërritur nivelin e sigurisë ishte
pjesëmarrja në një njësi rajonalemë të madhe.
Qeveritë e tjera evropiane kishin arsye të ndryshme për tëmos u bërë anëtare: Spanja dhe
Portugalia ishin diktatura dhenuk ishin shumë të interesuara për bashkëpunimin
ndërkombëtar; në Danimarkë dhe Norvegji ishte ende shumëi freskët kujtimi i pushtimit
gjerman; Austria, Suedia dheFinlanda dëshironin të ruanin neutralitetin; Irlanda ishte një
vend kryesisht bujqësor dhe shumë i lidhur ekonomikisht meBritaninë; kjo e fundit kishte
akoma shumë interesa jashtëEvropës, ekportonte shumë pak prej çelikut të saj në Evropën
perëndimore, ndërkohë që qeveria e re laburiste sapo i kishtevendosur në pronësi shtetërore
industritë e qymyrit dhe çelikut dhe e shihte me antipati karakterin mbi-kombëtar të
propozimit të Schuman-it.
Qeveritë e gjashtë vendeve – Franca, Gjermania Perëndimore, Italia, Hollanda, Belgjika, dhe
Luksemburgu – nisën negociatatdhe në 18 Prill 1951 nënshkruan Traktatin e Parisit, duke
krijuar në këtë mënyrë Komunitetin Evropian të Qymyrit dheÇelikut. Komuniteti qeverisej
prej Autoritetit të Lartë (nëpërbërje të tij ishin 9 anëtarë të emëruar dhe Jean Monnet ishte
presidenti i parë i këtij autoriteti), ndërkohë që vendimetmerreshin prej Këshillit Special të
Ministrave (me 6 anëtarë).Asambleja e Përbashkët (78 anëtarë) e ndihmoi Monnet të
qetësonte frikërat e qeverive kombëtare lidhur me dorëziminpushtetit, ndërsa
mosmarrëveshjet dhe konfliktet ndërmjetshteteve do të zgjidheshin prej Gjykatës së
Drejtësisë (7anëtarë).
4 KUR LINDI BASHKIMI EVROPIAN?
Shumë shpejt u bë e qartë se sektorët e qymyrit dhe çelikut,pavarësisht prej rezultateve të
arritura, nuk mund tëzhvilloheshin në izolim. Një takim i ministrave të jashtëm të
19
vendeve të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut nëMesina të Italisë në 1955 rezultoi
në marrëveshjen për tërilançuar idenë evropiane. Ata miratuan një propozim të
ardhur nga vendet e Beneluksit për të punuar për ngritjen enjë Evrope të bashkuar nëpërmjet
krijimit të institucioneve tëpërbashkëta, shkrirjes progresive të ekonomive kombëtare,
vendosjes së një tregu të përbashkët, dhe harmonizimitprogresiv të politikave sociale.
U ngrit një komitet që kryesohej prej ministrit të jashtëm belgPaul-Henri Spaak për të marrë
në shqyrtim alternativat epropozuara. Raporti i komitetit bëri të mundur fillimin e një
raundi negociatash dhe nënshkrimin në Mars 1957 të dy
Traktateve të Romës, njëri prej të cilëve krijoi Komunitetin
Ekonomik Evropian, ndërkohë që tjetri krijoi Komunitetin
Evropian të EnergjisëAtomike (Euroatom).Traktati i Komunitetit Ekonomik Evropian
iangazhoi të gjashtëvendet për krijimin e njëtregu të përbashkët
brenda 12 vjetësh, dukehequr gradualisht të gjitha kufizimet për tregëtinë ndërmjettyre, duke
vendosur tarifa doganore të përbashkëta për mallrate ardhura nga jashtë Komunitetit, duke
hequr barrierat e lëvizjes së lirë të njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit ndërmjet shteteve
anëtare, duke zhvilluar politika të përbashkëta bujqësore dhe transporti, dhe duke krijuar një
Fond SocialEvropian dhe një Bankë Evropiane Investimesh. Nga ana tjetër,Traktati i
Euroatomit luajti një rol të vogël në procesin dheintegrimit dhe u fokusua kryesisht në
kërkimin shkencor. Ajoqë me të drejtë festohet si datëlindja e Bashkimit Evropianështë
pikërisht data e themelimit të Komunitetit EkonomikEvropian.
5 CILAT JANË TRI SHTYLLAT MBI TË CILATNGRIHET BASHKIMI EVROPIAN?
Bashkimi Evropian është i organizuar në mënyrë shumë komplekse
dhe kështu që mund të konceptohet dhe kuptohetme shumë më tepër vështirësi se sa
organizimi dhe funksionimii shteteve kombëtare. Një perspektivë që lejon reduktimine
kompleksitetit të BE-së për një vëzhgues është përdorimi iskemës së tri shtyllave: (1)
Komunitetet Evropiane; (2) Politikae Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët; (3)
BashkëpunimiPolicor dhe Gjyqësor për Çështjet Penale. Kjo nuk është thjeshtnjë skemë
analitike, pra e shpikur prej një vëzhguesi për tëlehtësuar procesin e vëzhgimit dhe studimit,
por ekzistonzyrtarisht në realitetin konkret të organizimit dhe funksionimittë Bashkimit
Evropian.
Struktura e shtyllave e kaorigjinën historike tek negociatatqë sollën Traktatine Maastrihtit.
Synimiishte shtimi i pushtetit tëKomunitetit në fushat epolitikës së jashtme,
sigurisë,mbrojtjes, azilit emigrimit, bashkëpunimitpenal dhe atij gjyqësor.
Megjithatë, disa prej shteteveanëtare e kundërshtuanshtimin e pushtetit
të Komunitetit me arsyetiminse ata ishinshumë të ndjeshëm ndaj humbjes së sovranitetit
kombëtar prejpërdorimit të metodës komunitare dhe se çështje të tilla do tëishte më mirë të
trajtoheshin nga dhe ndërmjet qeverive, kryesishtnë kuadër të Bashkëpunimit Politik
Evropian.
Për pasojë, këto çështje nuk u përfshinë në KomunitetetEvropiane, por u vendos të
trajtoheshin jashtë tyre (konkretishtprej qeverive të shteteve anëtare në Konferencat
Ndërqeveritare)në formën e dy shtyllave shtesë: Politika e Jashtmedhe e Sigurisë së
Përbashkët, dhe Drejtësia dhe Punët eBrendshme. Amendimet që pasuan me Traktatin
eAmsterdamit dhe Traktatin e Nisës i kanë transformuar
shtyllat gjithnjë e më tepër në mbi-kombëtare. Rëndësi tëveçantë në këtë drejtim ka
tranferimi i politikave të azilit,migrimit, dhe bashkëpunimit gjyqësor në çështjet civile tek
Shtylla e Komuniteteve Evropiane, gjë që u mundësua nga
Traktati i Amsterdamit. Si rrjedhojë, shtylla e tretë është
riemërtuar Bashkëpunimi Policor dhe Gjyqësor për Çështjet
Penale. Megjithatë ende përdoret termi “Drejtësia dhe Punët
e Brendshme” për t’iu referuar së bashku, shtyllës së tretë dhe
20
fushave të transferuara.
Tabela e mëposhtme paraqet në detaje politikat që përbëjnë
secilën prej shtyllave të Bashkimit Evropian.
Shtylla e parë
KomunitetetEvropiane
• Bashkimi Doganordhe Tregu Unik
• Politika Bujqësore ePërbashkët
• Politika ePërbashkët përPeshkimin
• E Drejta Evropianepër Konkurrencën
• Bashkimi Ekonomike Monetar
• Shtetësia Evropiane
• Arsimi dhe Kultura
• Rrjetet Tej-Evropiane
• Mbrojtja eKonsumatorit
• Kujdesi Shëndetësor
• Kërkimi Shkencor
• E Drejta për Mjedisin
• Politikat Sociale
• Politikat e Azilit
• Traktati i Shengenit
Shtylla e dytë
Politika e Jashtmedhe e Sigurisë sëPërbashkët
• Politika e Jashtme
• Të Drejtat e Njeriut
• Demokracia
• Ndihma ehuajPolitika e Sigurisë
• Politika Evropiane eSigurisë dhe Mbrojtjes
• Grupet e Luftimit tëBE-së
• Forca Evropiane eReagimit të Shpejtë
• Ruajtja e Paqes
Shtylla e tretë
BashkëpunimiPolicor dheGjyqësor përÇështjet Penale
• Trafikimi i Drogësdhe Kontrabanda eArmëve
• Terrorizmi
• Trafikimi i QenieveNjerëzore
• Krimi i Organizuar
• Ryshfeti dheMashtrimi
Shtylla e parë: Komunitetet Evropiane
Shtylla e parë përbëhet nga tre Komunitetet Evropiane: (a)Komuniteti Evropian; (b)
Komuniteti Evropian i Qymyrit dheÇelikut; (c) Euroatomi. Me themelimin e Bashkimit
Evropian,Komuniteti Ekonomik Evropian u emërtua KomunitetiEvropian. Ky ndryshim
synonte të shprehte kalimin prej njëkomuniteti me karakter tërësisht ekonomik drejt një
bashkimipolitik. Përfshirja e të tre komuniteteve në një shtyllë të vetme,megjithatë, nuk do të
thotë se ato janë të unifikuara.
Shtylla e parë përfaqëson të drejtën komunitare në formën esaj më të lartë. Brenda kuadrit të
Komunitetit Evropianinstitucionet komunitare (si p.sh. Komisioni dhe ParlamentiEvropian)
mund të hartojnë normat komunitare në fushatpërkatëse të veprimtarisë së tyre, të cilat
zbatohen direkt mbishtetet anëtare dhe gëzojnë superioritet ndaj së drejtës sëbrendshme të
shteteve. Vend mjaft të rëndësishëm nëKomunitetin Evropian zë tregu unik me katër liritë
21
themeloretë tij – liria e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve dhekapitalit – si dhe
rregullat për konkurrencën.
Shtylla e dytë: Politika e Jashtme dhe e Sigurisë sëPërbashkët
Përpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian,bashkëpunimi politik ndërmjet
shteteve rregullohej ngamarrëveshjet e vitit 1970 “Mbi Bashkëpunimin PolitikEvropian” dhe
nga Akti Unik Evropian. Këto marrëveshjeparashikonin konsultime të rregullta ndërmjet
ministrave tëjashtëm të shteteve anëtare dhe kontakte të vazhdueshmendërmjet
departamenteve qeveritare. Megjithatë, të gjithavendimet merreshin me unanimitet. Përsa u
përket çështjevetë sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politikedhe financiare.
Por krizat ndërkombëtare të viteve ’90 (Luftae Gjirit Persik dhe Lufta në ish- Jugosllavi)
demonstruan sekëto instrumenta të politikës së jashtme nuk ishin në gjendjet’i siguronin
Bashkimit Evropian ndikimin e duhur në arenënndërkombëtare.
Me Traktatin e Bashkimit Evropian, kryetarët e shteteve dheqeverive ranë dakord të
zhvillonin një politikë të jashtme dhetë sigurisë së përbashkët. Pjesa më e madhe e
vendimeve nëkuadër të kësaj politike merren ende nëpërmjet bashkëpunimittë shteteve.
Megjithatë, janë parashikuar një sërëinstrumentash të rinj si pozicionet e përbashkëta, masat
dheveprimet e përbashkëta, dhe vendimet kuadër.
Shtylla e tretë: Bashkëpunimi Policor dheGjyqësor për Çështjet Penale
Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policoretë shteteve anëtare synon t’u
ofrojë shtetasve të BashkimitEvropian liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuar
bashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobinë. Bashkëpunimigjyqësor trajton gjithashtu
lehtësimin dhe përshpejtimin ebashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale,
lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosjene normave penale uniforme në
luftën kundër krimit tëorganizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës.
Ashtu si dhe në rastin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë sëPërbashkët, Bashkëpunimi
Policor dhe Gjyqësor për ÇështjetPenale zhvillohet jashtë kuadrit vendim-marrës të
KomunitetitEvropian. Megjithatë, institucioni deri tani më i rëndësishëmmbi-kombëtar (thënë
ndryshe komunitar), KomisioniEvropian, mund të paraqesë propozime p.sh. në formë
programi edhe për çështje të tilla që dalin jashtë fuqisë vendimmarrësetë Komunitetit.
6 KUSH E MBRON INTERESIN E PËRBASHKËTNË BASHKIMIN EVROPIAN?
Detyrën për të mbrojtur interesin e përbashkët të të gjithashteteve anëtare të Bashkimit
Evropian e ka KomisioniEvropian. Është pikërisht Komisioni që kujdeset për arritjen
e zgjidhjeve të qëndrueshme në kohë dhe që marrin parasyshinteresin e përbashkët. Por, për
të kryer këtë funksion,
Komisioni Evropian duhet të bashkëpunojë me institucionete tjera të BE-së.Emërimi dhe
përbërja
Secili vend anëtar zgjedh një kandidat për postin ekomisionerit në Kolegjin e komisionerëve.
Pra KomisioniEvropian në BE-në me27 shtete anëtare ka 27komisionerë dhe një
President tëKomisionit. Kolegji ikomisionerëve ka njëmandat 5-vjeçar, porduhet të paraqitet
përt’u dëgjuar paraParlamentit Evropiandhe të miratohet prej tij.
Në rast se njëri prejk o m i s i o n e r ë v ekontestohet ngaParlamenti, ky është njëmosmiratim
i Kolegjitnë tërësinë e vet, që sjellnevojën për të paraqitur nga e para për miratim gjithë
Kolegjine komisionerëve. Në përgjithësi qeveritë emërojnë nëKomisionin Evropian
politikanë të lartë, jo ekstremistë, dhe
me prirje pro-evropiane.
Secilit komisioner i caktohet një portofol, pra një fushëpërgjegjësie. Komisionerët kanë
kabinete personale për t’iasistuar në punën e tyre. Poshtë nivelit të komisionerëve
shtrihet burokracia e Komisionit me rreth 22 mijë të punësuar.
Organizimi
22
Njësitë organizative më të rëndësishme të Komisionit janëDrejtoritë e Përgjithshme, të cilat
janë përgjegjëse përmbarëvajtjen e fushave të veçanta të politikave, ashtu siministritë në
shtetet kombëtare. Përveç tyre funksionojnë edheshërbime të tjera, të cilat mund të
krahasohen në rastin eShqipërisë me rolin e institucioneve të pavarura.
Në Komision ekziston një hierarki si vijon:
• Të gjitha çështjet e rëndësishme kanalizohen nëpërmjettakimeve javore të Kolegjit të
Komisionerëve. Në këtotakime vendimet merren me unanimitet kur është e mundur,por edhe
me shumicë votash kur është e nevojshme.
• Në fushat e veçanta të politikave Komisioneri që ka portofolinmban përgjegjësinëkryesore
të lidershipit.
• Drejtoritë e Përgjitshmekryesohen zyrtarisht ngaDrejtorët e Përgjithshëm,që janë përgjegjës
ndaj Komisioneritapo Komisionerëvepërkatës.
• Drejtoritë kryesohen ngaDrejtorët, të cilët i raportojnëDrejtorit të Përgjithshëm.
• Njësitë kryesohen ngaKryetarët e Njësive, tëcilët i raportojnë Drejtoritpërkatës.
Përgjegjësitë dhe kompetencat
Komisioni Evropian ka përgjegjësi dhe kompetenca që burojnënga traktatet e BE-së, por edhe
të tjera që kanë lindur nganevojat praktike dhe kërkesat e sistemit të Bashkimit Evropian.
Ndër to më të rëndësishmet janë: propozimi dhe zhvillimi ipolitikave dhe legjislacionit,
funksionet ekzekutive (vendosjae rregullave, menaxhimi i financave të BE-së, mbikëqyrja e
zbatimit të politikave, dhe rregullimet në përshtatje meprocedurat ose thënë ndryshe
‘komitologjia’), mbrojtja ekuadrit ligjor nga deformimet dhe shkeljet (p.sh. kur ndonjë
shtet anëtar nuk respekton të drejtën e BE-së, kur kompanitëshkelin të drejtën e BE-së për
praktikat kufizuese, ose kurkompanitë shkelin rregullat e BE-së për ndihmën shtetërore),
përfaqësimi dhe negociimi në emër të BE-së me pjesën tjetërtë botës, ndërmjetësimi dhe
pajtimi në rastin e konflikteve,dhe promovimi i interesit të përgjithshëm evropian.
7 KUSH E PËRFAQËSON ZËRIN E SHTETEVEANËTARE TË BE-SË?
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen nëKëshillin e Ministrave dhe në
Këshillin Evropian. Duhet paturkujdes për të dalluar këto dy institucione prej Këshillit të
Evropës, i cili nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.
Këshilli i Ministrave
Përgjegjësitë dhe funksionet
Përgjegjësia kryesore e Këshillit të Ministrave (oseshkurtimisht Këshillit) është të marrë
vendime për politikatdhe legjislacionin. Sigurisht që edhe Komisioni dhe ParlamentiEvropian
disponojnë kompetenca të tilla,por ato janë të pakrahasueshme mepushtetin e Këshillit.
Bashkëpunimi iKëshillit me Komisionin dhe ParlamentinEvropian dhe varësia e tij prej tyre
varionnë lidhje me llojin e vendimeve që duhenmarrë. Në përgjithësi Këshilli ka më
shumë hapësirë për vendimmarrje nështyllën 2 dhe 3 të BE-së, duke qenë sekëto janë
ndërqeveritare, ndërkohë që nështyllën 1 (Komunitetet Evropiane)Këshilli mund të marrë
vendime, porvetëm pasi Komisioni Evropian të ketëbërë një propozim.
Në shtyllën 1 të BE-së Këshilli i Ministrave është veçanërishti kufizuar në rolin e
vendimmarrësit kur shtrohet çështja eprodhimit të legjislacionit. Së pari, siç u përmend dhe
më sipër,Këshilli nuk mund të fillojë veprimtarinë e tij po të mos ketë
një propozim paraprak nga ana e Komisionit. Së dyti, reformate traktateve të BE-së varen
mjaft prej Parlamentit Evropian,duke e shndërruar këtë të fundit në një aktor shumë
tërëndësishëm. Procedura e bashkë-vendimmarrjes (co-decisionprocedure) që aplikohet në
BE ka krijuar dy legjislatorë,Këshillin dhe Parlamentin Evropian.
Megjithatë, do të ishte eparakohëshme dhe e përgënjeshtruar nga praktika të thuhejse rolin e
iniciuesit të politikave e ka vetëm Komisioni dhe seKëshilli varet krejtësisht prej veprimeve
nismëtare tëKomisionit Evropian. Në fakt ka referenca ligjore (p.sh. Neni208 i Traktatit të
23
Komunitetit Evropian) që krijojnë hapësirate nevojshme për Këshillin që të jetë iniciues i
politikave ose tëanashkalojë Komisionin në këtë pikë.
Përbërja
Samiti Evropian i Seviljes e reduktoi numrin e llojeve tëkëshillit nga 16 në 9. Kështu janë
këshillat e mëposhtëm: (1)Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë; (2)
Çështjet Ekonomike dhe Financiare; (3) Drejtësia dhe Punët eBrendshme; (4) Çështjet e
Punësimit, Politikave Sociale,Shëndetit dhe Konsumatorit; (5) Konkurrueshmëria (Tregu i
Brendshëm, Industria dhe Kërkimi Shkencor); (6) Transporti,Telekomunikacioni
dheEnergjia; (7) Bujqësia dhePeshkimi; (8) Mjedisi; dhe(9) Arsimi, Rinia dheKultura. Në
secilin prejkëshillave të mësipërmmarrin pjesë ministratpërkatës të ve anëtare të
Bashkimit Evropian, si atatë Punëve të Jashtme,Ekonomisë, Financës etj.
Për t’u përmendur janëedhe COREPER (Komitetii Përfaqësueve të
Përhershëm), qëfunksionon si mbështetjeteknike për punën eKëshillit, dhe
SekretariatiPërgjithshëm, që mbështet punën e Këshillit në aspektinadministrativ.
Sekretariati i Përgjithshëm kryesohet ngaSekretari i Përgjithshëm i Këshillit, i cili vepron
gjithashtu edhesi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dheSigurinë e
Përbashkët.
Funksionimi i Këshillit
Një institucion i rëndësishëm është Presidenca e Këshillit.
Drejtimi i këtij institucioni bëhet me rotacion nga secili prejshteteve anëtare çdo gjashtë
muaj. Presidenca e Këshillit (dukebashkëpunuar me Sekretariatin e Përgjithshëm) organizon
dhedrejton shumicën e takimeve të Këshillit, përpiqet të arrijëkonsensus për iniciativat që
ndërmerren, siguron vazhdimësidhe konsistencë në zhvillimin e politikave, dhe përfaqëson
Këshillin në takimet dhe negociatat me institucionet e tjera.
Këshilli funksionon në bazë të një strukture hierarkike. Nëshkallën më të lartë të hierarkisë
janë ministrat, më poshtëështë COREPER, dhe në fund janë komitetet dhe grupe punetë
ndryshme. Pra një propozim i Komisionit Evropian përKëshillin kalon nga grupi i punës tek
përfaqësuesit e përhershëm (COREPER) dhe në fund tek ministrat, të cilëtmarrin vendim të
prerë.
Sipas traktateve Këshilli ka në dispozicion tri mënyra për tëarritur tek marrja e një vendimi:
votim unanim, shumicë tëcilësuar, dhe shumicë të thjeshtë votash. Unanimiteti përdoretnga
Këshilli në rastet kur trajtohen çështje të Politikës sëJashtme dhe Sigurisë së Përbashkët,
Bashkëpunimit Policordhe Gjyqësor, çështje kushtetuese, dhe çështje financiare. Poashtu
votimi unanim kërkohet kur Këshilli dëshiron të
ndryshojë një propozim të Komisionit kundër dëshirës së këtijtë fundit. Shumica e cilësuar
përdoret në shumicën e vendimeveqë i përkasin shtyllës së parë (Komuniteteve Evropiane),
dhenjë pjese të vogël të dy shtyllave të tjera. Që një vendim tëmerret nëpërmjet shumicës së
cilësuar duhet që rreth 2/3 eshteteve anëtare të votojnë pro tij. Shumica e thjeshtë
përdoretvetëm në rastet e procedurave dhe tarifave antidumping dhekundër subvencionimit.
Në këtë mënyrë votimi secili prejshteteve anëtare ka një votë në dispozicion, në dallim
prejshumicës së cilësuar.
Këshilli Evropian
Anëtarësia
Në Traktatin e Bashkimit Evropian shprehet qartë se janë dynivele pjesëmarrjeje në Këshillin
Evropian: (1) Kryetarët eShteteve dhe Qeverive të shteteve anëtare dhe Presidenti
iKomisionit; (2) Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare dhenjë anëtar i Komisionit, që
ndjekin samitin për të ofruarasistencën e tyre.
Megjithatë në samite mund të marrin pjesëedhe përkthyesit, gjashtë zyrtarë (dy nga vendi që
kaPresidencën e rradhës, një nga Sekretariati i Këshillit, dhe trenga Komisioni), si dhe një
24
nëpunës civil i secilit shtet anëtar, icili mund të zëvendësohet kurdo që shihet e nevojshme
prejdikujt tjetër nga delegacioni i shtetit.
Organizimi
Këshilli Evropian është i detyruar të mblidhet të paktën dyherë në vit. Këto dy takime të
detyrueshme ndodhin nëpërfundim të mandatit të Presidencës së Këshillit të secilit shtet
anëtar, pra në qershor dhe dhjetor. Por praktika ka treguar seKëshilli Evropian zakonisht
mblidhet më shumë se dy herënë vit, për të trajtuar çështje që kërkojnë zgjidhje të shpejtë.
Çdo vend që mban Presidencën e Këshillit ka detyrimin qënjërin prej samiteve ta organizojë
në Bruksel. Zakonishttakimet e Këshillit Evropianzgjasin një ditë. Përpërgatitjen e samiteve
rol tërëndësishëm kanë kryetari ishtetit që mban Presidencëne rradhës, liderë të tjerë
tështeteve anëtare, dheministrat e jashtëm. Janëkëtaaktorë që në përgjithësiinfluencojnë
përmbajtjen eaxhendës së samitit.
Rolet dhe Aktivitetet
Temat dhe fushat kryesore qëtrajton Këshilli Evropian janëpesë: (1) Evoluimi i
BashkimitEvropian – veçanërishtreforma kushtetuese dhe institucionale, Bashkimi
Ekonomikdhe Monetar, dhe zgjerimi; (2) Çështjet kushtetuese dheinstitucionale – vendimet
lidhur me anëtarësimet e reja nëBE, çështje institucionale specifike, emërime personeli
tërëndësishme, konstitucionalizimi/ formalizimi i integrimitevropian; (3) Politikat ekonomike
dhe monetare të BE-së; (4)Marrëdhëniet me jashtë; dhe (5) Çështje specifike të politikave
të brendshme – që janë politika me ndjeshmëri të lartë dhekërkojnë një vizion të gjerë dhe
gjithëpërfshirës.
8 SI PËRFAQËSOHEN QYTETARËT NËBASHKIMIN EVROPIAN?
Parlamenti Evropian, i zgjedhur nëpërmjet votës së qytetarëveevropianë, kryen funksionin e
përfaqësimit të zërit qytetar nëprocesin e vendim-marrjes së BE-së. Siç shihet, në Bashkimin
Evropian bëhet dallimi ndërmjet interesit kombëtar (tëpërfaqësuar nga Këshilli i Ministrave
dhe Këshilli Evropian)dhe interesit të përbashkët (të përfaqësuar nga Komisioni
Evropian) nga njëra anë, dhe interesit të qytetarëve evropianë,nga ana tjetër.
Kompetencat dhe influenca
Parlamenti Evropian (shkurtimisht Parlamenti) ka një influencë
jo të vogël në BE, të cilën e ushtron nëpërmjet procesitlegjislativ, procesitbuxhetor, dhe
kontrollite mbikëqyrjessë ekzekutivit. Parlamentimund të influencojëlegjislacionine BE-së në
njësërë rastesh: (1) Parlamentishpeshmerr pjesë në diskutimete politikave sëbashku me
Komisioninnë fazën legjislativetë para-propozimit;
(2) Parlamentimund të miratojëzyrtarisht idetë e veta për legjislacionin në fjalë (raporte
iniciuesose ide për legjislacionin); (3) Cikli buxhetor vjetor krijonmundësi që Parlamenti të
ushtrojë influencë legjislative; (4)Parlamenti mund të influencojë në mënyrë indirekte
programinlegjislativ vjetor të Komisionit – ky program diskutohetnga komitetet parlamentare
në prani të përfaqësuesve tëKomisionit Evropian dhe votohet nga Parlamenti; (5)
Parlamentika në dispozicion 4 procedura për të marrë në shqyrtimlegjislacionin e
rëndësishëm të BE-së: procedura e konsultimit(Parlamentit i kërkohet mendim në lidhje me
propozimetlegjislative të Komisionit); procedura e bashkëpunimit (pasiKëshilli i Ministrave
ka marrë një pozicion të përbashkët lidhurme propozimin e Komisionit, duhet të japë arsyet
për këtëpozicion të ndërmarrë para Parlamentit dhe të miratohet prejkëtij të fundit me
shumicë absolute votash, gjë që referohetedhe si “leximi i dytë”); procedura e bashkë-
vendimmarrjes (nërast se Parlamenti dhe Këshilli arrijnë marrëveshje për propozimin
e Komisionit gjatë “leximit të parë”, propozimi miratohetqë në këtë fazë, në të kundërt
ngrihet një komitet pajtimikur Parlamenti e ndryshon propozimin me shumicë
absolutevotash. Nëse komiteti i pajtimit që përbëhet nga një numëri barabartë anëtarësh prej
Këshillit dhe Parlamentit nuk arrinnë marrëveshje të përbashkët, propozimi bie; procedura e
25
miratimit(Parlamenti i merr në konsideratë propozimet gjatë njëleximi të vetëm dhe nuk
mund të bëjë ndryshime, por mundtë vendosë veton).
Në lidhje me procesin buxhetor të BE-së Parlamenti mund tëpropozojë ndryshime për
shpenzimet e detyrueshme(kryesisht në bujqësi), mund të propozojë ndryshime për
shpenzimet jo të detyrueshme (shumica e fushave përveçbujqësisë) dhe, duke dhënë arsyet
për këtë mund tëkundërshtojë projekt-buxhetin e paraqitur dhe të kërkojë njëtë ri.
Roli kontrollues dhe mbikqyrës i Parlamentit Evropian ështëmë i vështirë për t’u luajtur në
krahasim me atë që luajnëparlamentet kombëtare për dy arsye: së përi, organizimi i BEsë
është shumë kompleks për të mundur të përcaktohet qartëpërgjegjësia e zbatimit korrekt të
politikave; dhe së dyti, përçështje me diapazon të gjerë është e vështirë të dallohet ndarja
e roleve ndërmjet Komisionit, Këshillit të Ministrave dheKëshillit Evropian. Pavarësisht
këtyre vështirësive, Parlamentip.sh. ka në dispozicion 8 kompetenca për të kontrolluar dhe
mbikqyrur veprimtarinë e Komisionit: (1) Kandidati përPresident i Komisionit Evropian
miratohet nga Parlamenti;(2) I gjithë Kolegji i Komisionerëve të propozuar duhet
tëmiratohet nga Parlamenti;
(3) Parlamenti mund ta shkarkojëKolegjin me dy të tretat e votave, por nuk mund të
shkarkojënjë Komisioner të vetëm; (4) Diskuton në seancë të hapurraportin e përgjithshëm
vjetor të dërguar nga Komisioni; (5)Komisioni dërgon çdo vit në Parlament (dhe Këshill) të
dhënate vitit financiar të kaluar në lidhje me zbatimin e buxhetit;
(6)Komitetet e përhershme parlamentare mund të ushtrojnë nëçdo kohë funksionin
mbikëqyrës; (7) Parlamenti mund tëkrijojë komitete të përkohëshme hetimore; (8)
Parlamenti
mund t’i drejtojë pyetje Komisionit. Në lidhje me Këshillin eMinistrave dhe Këshillin
Evropian roli kontrollues dhembikqyrës i Parlamentit është shumë i kufizuar.
Përbërja
Të gjitha shtetet anëtare të BE-së, në një raport të caktuar sipas
popullsisë që kanë, zgjedhin përfaqësuesit e tyre në ParlamentinEvropian. Vendi që ka më
shumë përfaqësues ështëGjermania, dhe më pas vijnë Britania e Madhe, Franca dheItalia.
Aktiviteti i partive politike ndodh në tri nivele në lidhjeme Parlamentin Evropian: niveli tej-
kombëtar (transnational),grupet politike nëParlamentin Evropian,dhe nivelikombëtar.
Federatattej-kombëtarejanë formuar rrethparimeve tëpërgjithshme dheekzistojnë për
synimekoordinimi,propagandimidhe elektorale. Trijanë federatat nëParlamentin Evropian:
Partia e PopullitEvropian, epërbërë nga partitë qendrës së djathtë, Partia Liberale,
Demokratike dhe ReformatoreEvropiane, dhe Partia e Socialistëve Evropianë.
Aktiviteti politik në Parlamentin Evropian kanalizohetkryesisht nëpërmjet grupeve politike,
që duhet të kenëminimalisht 14 anëtarë. Janë 8 grupe të tilla: Grupi i Partisë sëPopullit
Evropian dhe Demokratëve Evropianë, Grupi i Partisësë Socialistëve Evropianë, Grupi i
Partisë Liberale,Demokratike dhe Reformatore Evropiane, Grupi i TëGjelbërve, Grupi
Konfederal i Së Majtës Evropiane, Grupi iBashkimit për Evropën e Kombeve, Grupi për një
Evropë tëDemokracive dhe Diversiteteve, dhe Grupi Teknik (ku bëjnëpjesë parlamentarët që
nuk dëshirojnë të bashkohen me grupete tjera).
Partitë politike kombëtare përfshihen në aktivitetet që lidhenme Parlamentin Evropian në tri
mënyra kryesore: (1) shumicae kandidatëve në zgjedhjet për Parlamentin Evropian zgjidhen
nga partitë kombëtare; (2) fushatat për zgjedhjet nëParlamentin Evropian janë në thelb
fushata që drejtohen ngapartitë kombëtare; dhe (3) në Parlamentin Evropian ekzistojnëgrupe
të partive kombëtare brenda grupeve politike.
9 KUSH GARANTON PAPREKSHMËRINË ERREGULLAVE TË “LOJËS” NË BE?
Ky është funksioni i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Është
ky institucion që ndërhyn në rastet kur raportohet se ështëshkelur e drejta e Bashkimit
Evropian, d.m.th. traktatet,direktivat, vendimet, rregulloret etj.
26
Anëtarësia dhe organizimi
Gjykata Evropiane e Drejtësisë është në Luksemburg dhe nukduhet të ngatërrohet me
Gjykatën Evropiane për Të Drejtat eNjeriut që ndodhet në Strasburg. Gjykata Evropiane e
Drejtësisë ka në përbërje të saj nga një gjykatës prej secilit shtetanëtar. Gjykatësit caktohen
për një mandat 6-vjeçar, por qëështë i rinovueshëm dhe për caktimin e tyre duhet të që gjitha
qeveritë e shteteve anëtare të BE-së tëbien dakord. Gjyqtarët zgjedhinPresidentin e Gjykatës
që e kryen këtërol për një periudhë 3-vjeçare. Tetëavokatë të përgjithshëm (secili prej tyreka
dy sekretarë ligjorë) ndihmojnëgjyqtarët në ushtrimin e detyrave të tyre.
Gjykata punëson edhe një staf prej rreth1100 personash që përfshihen nëkryerjen e detyrave
administrative.
Llojet e çështjeve që paraqiten në
Gjykatë
Gjykata nuk mund të fillojë vetëveprimet. Ajo duhet të presë që çështjett’i adresohen. Kjo
mund të ndodhë në një sërë mënyrash, kumë të rëndësishmet janë si vijon:
􀂾 kur nuk plotësohet një detyrim ligjor i parashikuar në
traktatet e BE-së nga ana e shteteve anëtare;
􀂾 kur bëhet aplikim për anullim të veprimeve tëndërmarra nga institucionet e BE-së;
􀂾 në rast mosveprimi të institucioneve të BE-së dheshteteve anëtare që shkelin të drejtat e
personave fizikëose juridikë;
􀂾 kur ka një veprim për vendosur se kush ështëpërgjegjës për dëmet e kryera;
􀂾 kur Gjykatës i drejtohen për të interpretuar çështje qëtë mundësojë marrjen e vendimit nga
ana e gjykatavekombëtare;
􀂾 kur çështja që apelohet del jashtë juridiksionit tëGjykatës së Shkallës së Parë (një tjetër
institucion i BEsë);
􀂾 kur janë shkelur rregullat proceduriale, ose ështëshkelur e drejta komunitare;
􀂾 kur Gjykatës i kërkohet mendim nga Këshilli,
Komisioni ose një shtet anëtar nëse një marrëveshje e
ardhshme ndërkombëtare është apo jo në përputhjeme dispozitat e traktateve të BE-së.
10 ÇFARË ËSHTË INTEGRIMI EVROPIAN?
Për të kuptuar integrimin evropian është e nevojshme të kuptohet
fillimisht se çfarë do të thotë “integrim”. Le të mendojmëdiçka të përbërë nga pjesë, p.sh. një
institucion. Pjesët e institucionitjanë sektorët që e përbëjnë atë. Këta sektorë quhen
tëintegruar, atëherë kur efektet që prodhohen tek njëri sektorndikojnë në funksionimin e
sektorëve të tjerë. Integrimi, ashtusi dhe efektet, mund të jetë pozitiv ose negativ, por është
erëndësishme të kuptohet që mbi të gjitha, integrim do të thotëqë pjesët e ndryshme nuk
mund të jenë më të izoluara, krejtësishttë pavarura dhe indiferente. Në një kuptim më të
afërtme ndjeshmëritë njerëzore, integrim do të thotë solidaritet:
do të thotë gëzimi përbashkëtdhehidhërim i përbashkët.
Por çfarë ështëintegrimi evropian?
Në rastine integrimitevropian pjesëtqë integrohenjanë shtetet kombëtare.
Ajoqë shtetet kombëtarehumbasingjatë procesittë integrimit
evropian është sovraniteti, që do të thotë se për njënumër të konsiderueshëm çështjesh
vendimet nuk mund tëmerren më prej qeverive të shteteve kombëtare, por prej institucioneve
të Bashkimit Evropian.
Ndërsa ajo që shtetet kombëtarefitojnë gjatë integrimit evropian është solidariteti, ikuptuar si
treg i përbashkët, mbrojtje e përbashkët, monedhëe përbashkët, politikë bujqësore e
përbashkët etj.
Nga ana tjetër, solidariteti që rrjedh prej integrimit evropianbazohet në disa vlera themelore të
përbashkëta, të cilat duhett’i respektojnë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian,si dhe
27
ato vende që dëshirojnë të anëtarësohen në të. Këtovlera shpesh grupohen në të ashtuquajturat
kritere, si mëposhtë:
Kriteri politik:
Demokracia, Shteti i së drejtës, Mbrojtja e të drejtave të njeriut,Mbrojtja dhe respektimi i të
drejtave të minoriteve
Kriteri ekonomik:
Ekonomi tregu funksionale, e aftë të përballojë presionetkonkurruese dhe forcat e tregut të
BE-së
Kriteri administrativ
Aftësia për të përballuar detyrimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian
Kriteri politik thekson faktin që të gjitha shtetet anëtare tëBashkimit Evropian funksionojnë
mbi bazën e demokracisëliberale, shteti i së drejtës është i konsoliduar, të gjithë janë të
barabartë para ligjit, të drejtat e njeriut janë të shenjta dheminoritetet nuk i nënshtrohen
diskriminimit. Përqafimi ikëtyre vlerave është vendimtar dhe themelor për vendet që
kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Në këto
rrethana, një pjesë e konsiderueshme e ndihmës së BE-së për
Shqipërinë synon pikërisht ndërtimin dhe aplikimin e këtyre
vlerave.
Kriteri ekonomik synon të trajtojë çështjen e integrimitekonomik në Bashkimin Evropian.
Shqipëria, p.sh. duhet tëforcojë ekonominë e vet, duhet të fusë teknologji të avancuara
dhe të sigurojë se produktet dhe shërbimet shqiptare janë tëstandardeve dhe cilësisë së lartë,
që nuk janë të dëmshme përkonsumatorët, në mënyrë që të bëhet i mundur përballimi i
konkurrencës me ekonomitë e shteteve anëtare të BE-së.
Kriteri administrativ nënvizon nevojën e adoptimit (miratimitdhe zbatimit) të legjislacionit të
Bashkimit Evropian nëkuadrin ligjor të shtetit shqiptar.
Për këtë nuk është thjesht e nevojshme që Parlamenti shqiptar të miratojë traktatet,direktivat,
vendimet, rregulloret dhe akte të tjera ligjore tëBE-së si pjesë e legjislacionit tonë, por në të
njëjtën kohëShqipëria duhet të forcojë administratën shtetërore për të bërëtë mundur zbatimin
e legjislacionit të ri.
11 ÇFARË ËSHTË MARRËVESHJA ESTABILIZIM-ASOCIIMIT?
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) është njëmarrëveshje ligjore ndërkombëtare
ndërmjet venditnënshkrues (në rastin tonë Shqipërisë) dhe BashkimitEvropian. Funksioni i
saj është të vendosë kuadrin ligjor përbashkëpunim ndërmjet të dy palëve dhe adoptimin
gradualtë standardeve evropiane, të tilla si kushtet që duhet tëplotësojnë mallrat, shërbimet
dhe kapitalet shqiptare që tëmund të lëvizin lirisht në Bashkimin Evropian, apo rregullat
që përcaktojnë se si duhet të zhvillohet konkurrenca në treg.
Një nga karakteristikat kryesore të MSA-së është përqendriminë krijimin dhe forcimin e
parimeve demokratike dhe bashkëpunimitmevendet e rajonit tëBallkanit.
Bashkëpunimirajonalsynon vendosjene një rrjeti marrëveshjeshdy dheshumëpalëshendërmjet
vendevetë Ballkanit nëfushën tregtare,ekonomike, ligjore,politike etj.
Kjo qasje ka përqëllim krijimindhe forcimin elidhjeve ndërmjetvendeve ballkanike, duke
sjellë frymën e bashkëpunimit dhepajtimit, për të mënjanuar tensionet dhe nxitur zhvillimin
reciprok.
Përfitimet më të rëndësishme, të drejtpërdrejta ngaMarrëveshja e Stabilizim-Asocimit janë në
fushën e tregtisë,duke lejuar një hyrje më të lirë të prodhimeve vendase nëtregun e përbashkët
evropian.
Me përmirësimin e kushtevetë eksportit lindin mundësi të shumta për zhvillimin ekompanive
shqiptare dhe të ekonomisë kombëtare nëpërgjithësi.
Nga ana tjetër, Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit mundësonnjë hyrje më të lehtë të mallrave
europiane për blerësit dhekonsumatorët shqiptarë, përmes procedurave administrative
28
më të shkurtra, më efikase dhe me çmime më të ulta.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit gjithashtukrijon mundësinë e marrjes së
burimeve financiare prejfondeve të ndryshme strukturore të Bashkimit Evropian, si
dhe të ndihmës për ndërtimin e kapaciteteve institucionale,
zhvillimin rajonal dhe pjesëmarrjen në mjaft projekte të BEsë,si p.sh. programet e
shkëmbimit për profesorët dhestudentët, ose bashkëpunim midis qendrave të kërkimit
nëShqipëri me ato të BE-së.
12 SI ËSHTË NDËRTUAR MARRËVESHJA ESTABILIZIM-ASOCIIMIT?
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është e ndarë në tituj,kapituj dhe nene, përmbajtjen e të
cilave do ta përshkruajmëshkurtimisht më poshtë, duke ndjekur një strukturë tëngjashme me
atë të MSA-së.
Dialogu politik
Në kuadër të dialogut politik Shqipëria duhet të përshtasëqëndrimet e saj në politikën e
jashtme me ato të diplomacisësë Bashkimit Evropian, duke humbur në këtë mënyrë një pjesë
të sovranitetit të vet.
Bashkëpunimi rajonal
Bashkëpunimi rajonal është një nga kapitujt më të rëndësishëmtë MSA-së dhe synon ta
integrojë Shqipërinë sa më tepër nërajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Ky është një proces që
përfshin të gjitha fushat e bashkëpunimit, që nga ai politik eekonomik, deri tek bashkëpunimi
institucional, social ekulturor.
Shqipëria duhet të zhvillojë bashkëpunimin rajonalme vendet që kanë nënshkruar
Marrëveshje Stabilizim-Asociimi, vendet e tjera të Procesit të Stabilizim-Asociimit dhe
vendet kandidate për anëtarësim në BE. Nëpërmjetbashkëpunimit rajonal synohet të krijohet
një zonë stabilitetidhe zhvillimi ekonomik në rajonin e Ballkanit. Në të njëjtën
kohë bashkëpunimi rajonal paraqet një shans për forcimin erolit të Shqipërisë në rajon dhe
më gjerë si një partner ibesueshëm në marrëdhëniet politike dhe tregtare.
Hapja e tregut
Shqipëria dhe Komuniteti Evropian do të hapin tregunndërmjet tyre, gjë që do të thotë se ato
do të heqin detyrimetdoganore, kufizimet sasiore dhe masat e tjera që kanë këtë
efekt për mallrat që do të eksportohen nga Shqipëria nëKomunitetin Evropian dhe anasjelltas.
Nga ana tjetër, Palëtnuk do të marrin masa për mbrojtjen e produkteve kombëtare
në tregtinë që do të zhvillojnë ndërmjet tyre. Gjithashtundalohet vendosja e detyrimeve të
reja doganore për importetose ekportet, si dhe e kufizimeve të reja sasiore, duke synuar
ruajtjen e nivelit ekzistues të hapjes së tregut ndërmjetShqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Hapja e tregut ka edheelementë të tjerë përveç lëvizjes së lirë të mallrave; që të
sigurohet efektshëria e kësaj të fundit parashikohet gjithashtuliria e shqiptarëve (dhe
europianëve anasjelltas) për të ofruarshërbime, për të lëvizur lirisht kapitalin e tyre, për t’u
vendosur dhe për të lëvizur lirisht në territorin e KomunitetitEvropian. Por këto liri jepen
kundrejt plotësimit të një sërëkushteve nga ana e Shqipërisë.
Çështje ligjore
Këto janë çështje që lidhen me hapat që duhet të ndërmarrë
Shqipëria drejt plotësimit të njërit prej kritereve tëKopenhagenit (është fjala për kriteret që
duhet të plotësojënjë shtet për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian; këto kritereu shpallën në
Samitin e Kopenhagenit të vitit 1993): përfshirjae legjislacionit të Bashkimit Europian në
korpusin ligjor tëShqipërisë dhe zbatimi i tij. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimitnuk e vendos
Shqipërinë menjëherë përpara këtij detyrimi,por kërkon që Shqipëria të hedhë hapat e
nevojshëm për t’upërgatitur për përfshirjen e plotë dhe zbatimin e legjislacionit
të Bashkimit Evropian. Kështu Shqipërisë fillimisht i kërkohettë përafrojë legjislacionin e saj
me atë të Bashkimit Evropiannë disa fusha të rëndësishme për funksionimin e tregut dhe
shtetit ligjor.
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika

More Related Content

Similar to Shekxxi gjeopolitika

REVOLUCIONI FRANCEZ DHE GJENDJA NE EVROPE GJATË SHEK XIX
REVOLUCIONI FRANCEZ DHE GJENDJA NE EVROPE GJATË SHEK XIXREVOLUCIONI FRANCEZ DHE GJENDJA NE EVROPE GJATË SHEK XIX
REVOLUCIONI FRANCEZ DHE GJENDJA NE EVROPE GJATË SHEK XIXShkollë
 
Krijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit ShqipëtarKrijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit ShqipëtarBesjona Jusufi
 
Projekt Napoleon Bonaparti
  Projekt Napoleon Bonaparti  Projekt Napoleon Bonaparti
Projekt Napoleon BonapartiXhesika Merko
 
Lufta i boterore
Lufta i boteroreLufta i boterore
Lufta i boteroreEGLI TAFA
 
Nikola M. Nikolov ``Komploti Botror``
Nikola M. Nikolov  ``Komploti Botror``Nikola M. Nikolov  ``Komploti Botror``
Nikola M. Nikolov ``Komploti Botror``Adriatik Rexha
 
’’Rruga historike e krijimit te be’’
’’Rruga historike e krijimit  te be’’’’Rruga historike e krijimit  te be’’
’’Rruga historike e krijimit te be’’An An
 
Gjeopolitika e lindjes se mesme
Gjeopolitika e lindjes se mesmeGjeopolitika e lindjes se mesme
Gjeopolitika e lindjes se mesmeLeonard Carcani
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanArlinda
 
Histori ardiana farruku
Histori ardiana farrukuHistori ardiana farruku
Histori ardiana farrukuJana Farruku
 
Projekt gjeoGRAFIE
Projekt gjeoGRAFIEProjekt gjeoGRAFIE
Projekt gjeoGRAFIES Gashi
 
Lufta e 1 dhe 2 Boterore
Lufta e 1 dhe 2 BoteroreLufta e 1 dhe 2 Boterore
Lufta e 1 dhe 2 BoteroreAltea Reci
 
SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8
SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8
SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8SHKOLLA "ALBANET"
 
Shpallja e pavartesis skenderbeus
Shpallja e pavartesis skenderbeusShpallja e pavartesis skenderbeus
Shpallja e pavartesis skenderbeusKlodjan Hoxha
 
Shqiperia pjese-e-perandorise-italiane
Shqiperia pjese-e-perandorise-italianeShqiperia pjese-e-perandorise-italiane
Shqiperia pjese-e-perandorise-italianeRenato Lala
 

Similar to Shekxxi gjeopolitika (20)

Projekt1
Projekt1Projekt1
Projekt1
 
REVOLUCIONI FRANCEZ DHE GJENDJA NE EVROPE GJATË SHEK XIX
REVOLUCIONI FRANCEZ DHE GJENDJA NE EVROPE GJATË SHEK XIXREVOLUCIONI FRANCEZ DHE GJENDJA NE EVROPE GJATË SHEK XIX
REVOLUCIONI FRANCEZ DHE GJENDJA NE EVROPE GJATË SHEK XIX
 
Krijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit ShqipëtarKrijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit Shqipëtar
 
Projekt Napoleon Bonaparti
  Projekt Napoleon Bonaparti  Projekt Napoleon Bonaparti
Projekt Napoleon Bonaparti
 
Lufta i boterore
Lufta i boteroreLufta i boterore
Lufta i boterore
 
Nikola M. Nikolov ``Komploti Botror``
Nikola M. Nikolov  ``Komploti Botror``Nikola M. Nikolov  ``Komploti Botror``
Nikola M. Nikolov ``Komploti Botror``
 
’’Rruga historike e krijimit te be’’
’’Rruga historike e krijimit  te be’’’’Rruga historike e krijimit  te be’’
’’Rruga historike e krijimit te be’’
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Gjeopolitika e lindjes se mesme
Gjeopolitika e lindjes se mesmeGjeopolitika e lindjes se mesme
Gjeopolitika e lindjes se mesme
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 
Histori ardiana farruku
Histori ardiana farrukuHistori ardiana farruku
Histori ardiana farruku
 
Projekt gjeoGRAFIE
Projekt gjeoGRAFIEProjekt gjeoGRAFIE
Projekt gjeoGRAFIE
 
Anisa histori
Anisa historiAnisa histori
Anisa histori
 
Lufta e 1 dhe 2 Boterore
Lufta e 1 dhe 2 BoteroreLufta e 1 dhe 2 Boterore
Lufta e 1 dhe 2 Boterore
 
SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8
SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8
SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8
 
Shpallja e pavartesis skenderbeus
Shpallja e pavartesis skenderbeusShpallja e pavartesis skenderbeus
Shpallja e pavartesis skenderbeus
 
Shqiperia pjese-e-perandorise-italiane
Shqiperia pjese-e-perandorise-italianeShqiperia pjese-e-perandorise-italiane
Shqiperia pjese-e-perandorise-italiane
 

More from Leonard Carcani (11)

Psikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberPsikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liber
 
Religion in Albania
Religion in AlbaniaReligion in Albania
Religion in Albania
 
Diploma
DiplomaDiploma
Diploma
 
shqiptaret ne greqi
shqiptaret ne greqishqiptaret ne greqi
shqiptaret ne greqi
 
Analises
AnalisesAnalises
Analises
 
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitikaShekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
 
Psikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberPsikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liber
 
Master
MasterMaster
Master
 
Master
MasterMaster
Master
 
Diploma
DiplomaDiploma
Diploma
 
Analises
AnalisesAnalises
Analises
 

Shekxxi gjeopolitika

  • 2. 2 GJEOPOLITIKA E EVROPES Konferencat për paqe botërore. Bota në shek XX Deri në fillimet e shek XIX nuk ndihej asnjë përpjekje për vendosjen e një paqe botërore. Aq më shumë për vendosjen e një rendi të ri botëror. Bota dhe Evropa ishte e përçarë edhe në kohën kur turqit osmanë pushtuan një pjesë të rajonit. Ndoshta përpjekje ishin për gjatë kryqëzatave. Por edhe këto kishin më shumë karakter grabitës se paqebërës. Aq më shumë që rol kryesor në këtë periudhë kishte kisha katolike. E kundërta ndodhi kur një evropian si Napoleoni tentoi të bënte një bashkim qoftë edhe të dhunshëm të kontinentit plak Nga ana tjetër kishte tronditur edhe ndarjen e vjetër të botës pasi kolonitë ishin ndarë mes Anglisë,Portugalisë dhe Spanjës. Pikërisht Napoleoni në fakt tronditi rendin e vjetër botëror feudal. Për këtë arsye në 1815 monarkitë e Evropës për të ruajtur rendin e vjetër krijuan lidhjen e Vjenës. Rrjedhojë e kësaj do ishin më pas ngjarjet e Parisit të 1871. Fundi i shek XIX vihet re që për të ruajtur paqen botërore bëhen kompomise edhe të fëlliqura. Kjo kishte të bënte kryesisht me ndarjen e trashëgimisë osmane. Por nqs këto gabime patën një të mirë se bënë homogjene territoret johomogjene vulën do e vinte ndarja e botës në konferencën e Londrës. Kështu rajone me 90% shqiptare si Kosova iu dhanë serbëve me 10% të popullsisë. Ndoshta brezat do na fajësojnë,shprehej Grej ministri i jashtëm britanik,por në fund do e kuptojnë se ruajtëm paqen në botë. Por kjo nuk do zgjaste as edhe një vit,pasi ishte krijuar një botë dy polare. Në një anë Angli,Rusi,Francë. Ana tjetër Germani dhe Austro-Hungari. Itali,Greqi asnjanëse dhe më pas me Rusinë. Por shpërthimi i revolucionit socialist të Tetorit bëri që Rusia të tërhiqej. Në momentin që Gjermania po fitonte ajo mbyt nëndetëset amerikane dhe Amerika hyn në luftë. Paqja në Paris në 1919 vendos kushte të rënda për Gjermaninë. Shumë kombe të vogla si shqiptarët bëhen plaçkë tregu. Edhe populli kurd u coptua mes Irak,Iran dhe Turqisë. Kriza e rëndë ekonomike në anën tjetër dhe falimentimi si edhe kushtet e rënda për gjermanët bënë që të ishin faktorët kryesorë të dukurisë Hitler. Vendet e zhvilluara e shikonin si vend Gjermaninë për ta ndërsyer ndaj Rusisë sovjetike. U tolerua zgjerimi i saj. Por erdhi momenti që nuk mbante më. Marrëveshja e fshehtë me Stalinin çoi në ndarjen e Polonisë. Edhe komunistët në mbarë botën qëndruan neutralë derisa Bashkimi Sovjetik u sulmua nga nazistët në qershor 1941 pas dy vjetësh luftë.
  • 3. 3 Deri në këto momente nqs mund të përkufizojmë me një shprehje Evropa fliste gjermanisht. Sulmi i Perl Harborit një bazë amerikane nga japonezët dhe beteja e Stalingradit shënuan kthesën në luftë Paqja e Jaltës do sillte equilibra të reja. Evropa do ndahej në comuniste dhe capitaliste. Ndërkohë që deri në fund të shek XX bota niente nga një luftë e ftohtë ideologjike mes dy kampeve atij komunist dhe atij kapitalist, pas përmbysjes së komunizmit vendin e zuri një botë nga dy polare në shumë polare. Nqs do theksonim më qartë luftë mes nacionalizmave ose më saktë luftë qytetërimesh siç shprehet Hunington. Gabimet do ribëhen me paqen e Dejtonit. Por ngjarjet e Kosovës dhe sulmet e 11 shtatorit do e kthenin këtë bota përsëri në dy pole pro dhe kundër terrorizmit dhe me terrorizëm kuptohej fondamentalizmi islamik. Si edhe pro dhe kundër respektimit të të drejtave të njeriut. Në këtë aspekt përsëri bota do ndërhynte si trup i vetëm ndaj ndonjë akti terrorist. Evropa.Problemet nazionale të saj. Duket se lidhur me këtë problem vetë Evropa është e ndarë në dy kampe. Në njërin kamp në atë të Lindjes duket se rënia e komunizmit hapi kutinë e Pandorës së problemeve të minoriteteve.Dhe kjo vihet re në luftërat në Ballkan apo në Kaukaz. Dhe nga ana tjetër kemi një qetësi në dukje në perëndim për këto probleme. Kjo për shkak të mirëqenies së lartë ekonomike. Por kjo është në dukje,pasi edhe perëndimi vlon nga probleme nazionale si ai bask,katalonas. Madje nqs në lindje kemi luftë të hapur këtu kemi luftë terroriste si ai i ETA-s së Herri Batasunas. Por edhe perëndimi kohët e fundit po përballet me dyndje të emigrantëve dhe integrimin e kulturave të tyre në vendet përkatëse. Në fund do e përfundojmë po me thënien e Hunnigton që vendin e principatave në Evropë do e zenë shtetet e vogla nazionale në vend të atyre federale shumë kombëshe. Shteti më në perëndim Portugalia duket se nuk ka probleme të tilla. Një popullsi homogjene mbi 95% portugezë të 10milion banorëve. Por ajo po përballet tani me cultura emigranësh kryesisht nga ish vendet e saj coloniale si Mozambik,Angola që veç të tjerave dallohen edhe nga ngjyra e tyre e zeshkët. I vetmi problem që shqetësonte Portugalinë, por që e zgjidhi ishte colonia e saj në Kinë e Makaos që u zgjidh me një marrëveshje xhentëllmenësh. Kurse vetë portugalishtja si gjuhë flitet nga 200milion njerëz në botë kryesisht në Portugali dhe Brazil,por edhe Angolë e Mozambik. Nga ana tjetër Spanja e dalluar nga kombi spanjoll,por jo i shkrirë në një Kështu kastilianët përbëjnë dialektin më të madh prej 70% të popullsisë. Nga ana tjetër 3miliona galicianë në veri duket se e kanë zgjidhur problemin e tyre me një autonomi administrative 6milion katalonasit ku 40% e flasin gjuhën e tyre jetojnë në rajonin më të pasur të Spanjës me kryeqendër Barcelonën. Ata tani kërkojnë një autonomi më të madhe ekonomike. Më të pakta i kanë 30mijë aragonezë dhe probleme integrami kanë Andaluzianët e Valencias në jug. Por ajo që shqetëson më shumë Spanjollët është problemi bask. Një rajon rreth Bilbaos me gjuhën e tyre euzkariane.
  • 4. 4 Janë 2milion baskë me 40% që e flasin gjuhën e tyre. Organizata e tyre terroriste ETA dhe krahu politik i saj Herri Batasuna kërkojnë me çdo mënyrë dhe mjet shpalljen e pavarësisë Janë arritur marrëveshje,janë prishur përsëri dhe e njëjta situatë. Një problem tjetër që e shqetëson edhe Spanjën është integrami i kulturave të emigrantëve,kryesisht të ish kolonive të saj si Maroku,etj. Nga ana tjetër edhe Spanja ka edhe ajo disa coloni të saj në Marok si Keupa që të kujton vendin nga e filloi fushatën e tij generali Franko. Spanja ka edhe një problem me Anglinë atë të Gjibraltarit pre 6.5km2 dhe 30mijë banorë në jug të Spanjës. Për shkak të mirëqenies së lartë ekonomike edhe me referendum spanjollët këtu asnjëherë nuk kanë dashur të bashkohen me vendin e tyre mëmë,por gjithnjë të qëndrojnë në Angli. Probleme më pak të mprehta janë edhe ato me ish kolonitë . Si gjuhë Spanjishten e flasin 400milion në botë si Spanjë,Amerikë qëndrore dhe jugore veç lindjes së SHBA,Kanada dhe Brazil. Këtu theksojmë se si relikë e mesjetës qëndron qëndron mes dy shteteve të mëdha Francës dhe Spanjës,Andorra me 465km2 dhe 40mijë banorë. Të dy shtetet kanë vendosur të respektojnë dhe mbrojnë sovranitetin e republikës së Andorrës ndër më të vjetrat në Evropë. Nga ana tjetër lidhur me trajtimin e kulturave Spanja ka dy eksperienca të hidhura atë të largimit me dhunë të hebrenjve dhe rikonkistës ose largimit të arabëve,ku si gjurmë e tyre ka ngelur një racë metile e bardhë dhe arabe. Franca vetë problemet e saj nazionale i ka më pak të mprehta. Kjo se ngjizja e një kombi francez është më e madhe këtu. Mgjth jo shumë të mprehta janë edhe problemet me 2milion bretonët në veri, 1.5milion alsasët në kufi me Gjermaninë, 800mijë flamandë dhe veçanërisht 700mijë baskë,300mijë korsikanë e 200mijë katalanas. Kështu ethet e ETA-s baske ndoshta jo shumë të theksuar janë shtrirë edhe në Francë. Gjithashtu edhe katalonasit. Nga ana tjetër pas luftës franko-prusiane ku rajoni i pasur me qymyr iu morr Gjermanisë dhe iu dha Francës,probleme të alsasëve ka edhe këtu. Për shkak të këtij rajoni Franca armikun më të madh të saj deri në mes viteve 60 të shek XX Ka patur Gjeramaninë Por kohët e fundit janë bërë bërthama e shtetit të ardhshëm evropian. Krenaria për Napoleonin i cili ka lindur në Korsikë dhe mënyra si u keqtrajtua ai ka bërë Që edhe ishulli i vogël prej 8mijë km2 të ketë ndjenja separatiste. Ata përbëjnë 40% të popullsisë së ishullit në veri dhe partia që i mbron këto ideale ajo Nazionaliste gjithsesi nuk i ka kaluar më shumë se 30% të elektoratit. Probleme më pak të mprehta janë ato me dominionet siç njihen ndryshe ish kolonitë francese. Nga ana tjetër vihet re edhe një integrim i vështirë i kulturave të emigrantëve ku kohët e fundit për shkak të pakënaqësisë kemi patur edhe djegie të periferisë së Parisit të banuar me emigrantë. Në anën tjetër Franca tradicionalisht probleme ka patur me Anglinë,kryesisht gjatë kohës së gjeneralit De Gol,por edhe më parë, pasi kërkonin escila dominim në Evropë. Kujtojmë këtu bllokadën continentale të Napoleonit ndaj Anglisë. Gjithsesi këto kontradita kohët e fundit janë sheshuar. Së fundi theksojmë se rreth 500milion njerëz në botë e flasin gjuhën francese. Kurse ishujt Britanik i përbërë nga tre njësi dhe dy shtete kanë patur gjithnjë problemin kryesor atë mes irlandezëve katolikë dhe anglezëve protestantë.
  • 5. 5 Ky problem do ketë një zgjidhje të pjesshme kur në 1923 një pjesë e mirë e ishullit irlandez do i njihet pavarësia si shtet i lirë i Irlandës. Nga ana tjetër veriu i ishullit irlandez do të kolonizohet me kohë me kolonë anglezë dhe skocezë. Si rrjedhojë irlandezët katolikë do përbëjnë më pak se 30% të popullsisë së këtij rajoni. Do krijohet edhe një organizëm terrorist i tyre me emrin IRA ose ndryshe ushtria çlirimtare irlandese e cila do krijojë edhe organizmin e saj politik me emrin Shimfein. Nga ana tjetër vetë ky organizëm gjithnjë në zgjedhjet politike do marrë më pak se 30% tëvotave të vetë irlandezëve të këtij rajoni që gjithsesi nuk përkrahin dhunën dhe kërkojnë njëë zgjidhje paqësore. Nga ana tjetër qeveria e Toni Blerit në bazë të një plani u ka lënë atyre më shumë vetëqeverisje që duket se i ka ulur tensionet në këtë rajon. Një problem më i pakët që kërkon gjithsesi më shumë vetqeverisje ose më saktë autonomi finanziare janë edhe kërkesat e 88skocezëve etnik që përfaqësojnë gjithsesi 2% të popullsisë së vetë rajonit skocez. Nga ana tjetër partia nazionaliste skoceze që kërkon më shumë autonomi ka arritur të marri deri 40% të votave kryesisht në kohën e Margaret Theçer që në atë kohë quhej dora e hekurt. Skocezët vetë jetojnë në veri të Skocisë K y rajoni në veri me ishujt Shetland dallohet për nxjerrjen e naftës. Nga ana tjetër uellsianët përbëjnë 560mijë veta ose 25% të popullsisë së rajonit kërkojnë edhe ata autonomi finanziare. Kjo për vetë faktin se në këtë rajon nxirret shumë qymyr e pikërisht në rajonin ku shtrihen vetë ata në jugperëndim. Nga ana tjetër zemërimi i tyre u shtua me dyshimet për vrasjen e Ledi Dianës nga ana e oborrit mbretëror anglez. Edhe këtu partia nazionaliste e Uellsit ka arritur të marrë deri 40% të votave,por gjithsesi kërkesat e tyre nuk kanë qenë aq të egra sa të skocezëve. Nga ana tjetër problemi tjetër që shqetëson Britaninë është edhe integrami në Evropë,pasi realisht standarti i jetesës së anglezëve është më i lartë se ai i pjesës tjetër të Evropës. Kjo është edhe arsyeja që stërlina monedha e saj nuk është shkrirë në Euro. Nga ana tjetër Anglian nuk ka patur marrdhënie të mira me Francën dhe Gjermaninë që kohët e fundit janë ulur. Problem tjetër është edhe integrimi i emigrantëve pasi Anglia ka rreth 1milion emigrantë myslimanë. Gjithashtu emigrantët janë edhe nga ish kolonitë e saj. Në anën tjetër marrdhëniet me ish kolonitë e saj ajo i rregullon me anën e një organizmi që njihet me emrin KOMUNUELTH. Janë zgjidhur edhe disa probleme si ishujt Falkland apo Malvine me Argjentinën, apo problemi i ish kolonisë së saj HongKong. Kurse sot gjuha angleze është parësorja në botë ku e flasin 600milion njerëz. Lidhur me Gjermaninë theksojmë se duket se shteti gjerman nuk ka patur probleme etnike që kur hebrenjtë u larguan nga ky shtet gjatë represionit nazist. Kësht serbët lluzhicë në lindje rreth 50mijë duket se janë integruar. E njëjta situatë edhe me frisianët në kufi me Hollandën. I vetmi problem që ka shqetësuar Gjermaninë kanë qenë rreth 30mijë danezë në Shelzvig Hollshtain që për shumë kohë ishte problem mes dy shteteve Danimarkë dhe Hollandë,që kohët e fundit është zgjidhur. Nga ana tjetër Gjermania pas luftës u përball me ardhjen e refugjatëve të Gjermanëve etnikë nga Volga e rusisë ,10milion gjermanë të Polonisë dhe 3milion gjermanë të Çekosllovakisë. Numri i tyre ishte 15milion veta .
  • 6. 6 Kurse problemi tjetër ishte ardhja e refugjatëve nga ana e Gjermanisë Lindore comuniste si rrjedhojë e gjendjes së keqe ekonomike. Pikërisht që të mbyllte njëherë dhe përgjithmonë problemet e gjermanëve etnikë, Gjermania para se të bashkohej nënshkroi një marrëveshje ku deklaroi se nuk kishte pretendime kufitare ndaj Polonisë dhe Çekosllvakisë. Problemi tjetër që i shqetëson gjermanët është integrimi i emigrantëve. Kujtojmë këtu se në Germani jetojnë 3milionë kurdë dhe 1milion turq. Emigrantët shihen nga gjermanët si rrezik për zëniet e vëndit të tyre të punës. Si rrjedhojë edhe i problemeve të tyre ekonomike shtohen herë pas here edhe radhët e partisë së ndaluar naziste. Nga ana tjetër Gjermania i ka mbyllur problemet e saj me Francën duke u bërë boshti i shtetit të ardhshëm evropian. Nga ana tjetër 100milion njerëz në botë e flasin sot gjuhën germane. Kurse një problem është edhe integrimi i gjermanolindorëve në shtetin e përbashkët ku ka pakënqësi nga perëndimorët mqs standarti i jetesës tek ta është më i lartë. Shteti i vogël i Luksemburgut prej 2800km2 dhe 400mijë banorë duket se nuk ka probleme. Madje tërë shtetet përqark janë garant të pavarësisë së këtij ish dukati të vogël gjerman Me një gjuhë mikse mes hollandishtes dhe gjermanishtesh që është gjuha luksemburgase. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Holandën Një shtet homogjen ku 94% hollandezë dhe 500mijë frisianë që problemi i tyre është zgjidhur me një autonomi administrative për rajonin e Frisisë. Kanë një standart të lartë jetese. Problem sot për ta është integrimi i 1milion myslimanëve në jetën hollandeze. Hollanda quhet edhe vendi i tulipanëve. I vetmi vend që lejon përdorimin e drogës. Lidhur me ish kolonitë përveç integrimit të atyre emigrantëve që kanë ardhur prej saj nuk ka asnjë problem tjetër. Colonia e saj më e madhe ka qenë Indonezia. Sot në botë gjuhën hollandeze e flasin rreth 50milion njerëz. Përkundrazi Belgjika është një shtet heterogjen ku 60% flamandë në veri një degë e hollandezëve. Kurse 30% Valonë në jug një degë e frankofonëve. Kurse në kufi me Gjermaninë në rajonin e Ahenit që për disa kohë gjatë luftës së II botërore e mbajti të pushtuar Hitleri është e banuar nga 10% gjermanë. Gjithsesi Belgjika për shumë vjet është simbol i këtij mirëkuptimi. Kështu e ndarë në dy rajone Flamand dhe valonë me kryeqytetin Bruksel që është neutral dhe gjermanët këtu kanë një farë autononomie Nga ana tjetër edhe këtu problem është integrimi i emigrantëve. Me kolonitë nuk ka probleme. Colonia e saj më e madhe ka qenë Zaireja në Afrikë. Edhe Italia duket se i ka zgjidhur problemet e saj të minoriteteve Kështu 500mijë gjermanëve të Tirolit u ka dhënë vetadministrim. Kurse 100mijë sllovenëve autonomi kulturore. Italia vetë është përballur me ardhjen e shumë italofonëve të vendeve fqinjë si 500mijë italianëve të Rjekës,etj. Problem tjetër që shqetëson Italinë është dallimi ekonomik veri-jug ku veriu është shumë i pasur. Madje partia e tyre Lega Nord bën thirje për një Itali Federale ku veriu të quhet Padania, për nder të një lumi në veri me kryeqytet Milanon dhe 20milion banorë. Kurse në jug mbizotëron krimi i organizuar ose më saktë organizma të ndryshme mafiose.
  • 7. 7 Që është bërë gangrena e shoqërisë italiane. Problemi që shqetëson Italinë është gjithashtu integrimi i më shumë se 800mijë emigrantëve ku 300mijë shqiptarë dhe ndalimi i ardhjes së ekstrakomunitarëve të tjerë. Kurse në brigjet e Adriatikut egziston republika më e vjetër e botës prej 800vjetësh ajo e San Marinos me 60km2 dhe 60mijë banorë ,pa probleme raciale dhe etnike e shumë e mbyllur. Dhe mes Francës e Italisë egziston një shtet Dualist monarkia 2km2 e Monakos me dy qytete Monaco dhe Monte Karlo. Është një prej monarkive më të pasura në botë Por pa problemet e mësipërme. Nga ana tjetër me 0.5km2 egziston një shtet qendër kryqendër e katolicizmit botëror me e ky është Vaticani me më pak se 1000 banorë. Shtrihet në qendër të Romës. Vaticani vetë nuk është përfshirë shumë në problemet ndërkombëtare. Kurse Zvicra në veri të Italisë do jetë vetë një shtet shumëkombësh ku 65% gjermanë, 25% francezë dhe 9% italianë e 1% romanë. Mgjth ky shtet është simbol i harmonisë etnike Vendi është ndarë në 26 kantone me një vedaministrim të gjerë. Problemi që shqetëson sot Zvicrën është integrimi i mbi 600mijë emigrantëve . Nga ana tjetër standarti i lartë i jetesës bëri që Zvicra ta refuzojë dy herë integrimin në Bashkimin Evropia. Theksojmë se është një prej republikave më të vjetra. Zvicra në luftën e ftohtë qëndroi neutrale. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe në Luftën e dytë botërore Shteti tjetër në kufi me Zvicrën është Austria. Më parë perandoria Austro-Hungareze ishte një shtet multi etnik. Por shteti që u krijua në 1918 ishte një shtet homogjen. Kështu 95% autriakë dhe në jug 80mijë sllovenë,30mijë kroatë,30mijë serbë,20mijë serbë. Pakicave ajo u ka garantuar autonomi kulturore. Austria nga ana e saj nuk ka shumë probleme me emigrantët,për arsye se është shoqëri e mbyllur. Theksojmë se standarti i lartë ekonomik bëri që edhe ajo ta refuzojë disa herë integrimin evropia. Austria vetë për gati 10vjet qëndroi e pushtuar deri në Vjenë nga sovjetikët,por më pas shpalli neutralitetin. Mes Zvicrës dhe Austrisë është një shtet i dobët e ky është Lihteshtenji. Me gati 160km2 dhe 27mijë banorë,të tërë gjermanë. Një prej shteteve më të vjetra dhe si Zvicra dhe Austria janë bërë garant të resepektimit të vazhdimësisë së kësaj tradite. Në veri të Gjermanisë shtrihet shteti i Danimarkës. Ky shtet nuk është dalluar gjatë historisë për probleme nazionale,për shkak të homogjenitetit të popullsisë.Problemi i vetëm që ka qenë shqetësim ishte problemi i Shelzvig Hollshtainit që siç e përmendëm më lart është zgjidhur me respektimin e të drejtave si minoritet të danezëve në këtë rajon. Ndoshta i vetmi problem është çështja e banorëve të ishujve Faroe që zgjidhur me autonominë për këtë ishull si edhe me eskimezët në Scandinavi që edhe kjo është zgjidhur me një farë autonomie. E njëjta gjë mund të theksohet edhe për shtetet e tjera Scandinave që janë Islanda,Suedia, Norvegjia. Kjo për faktin të standartit të lartë të jetesës. Probleme mes tyre nuk kanë pasi janë mbi 98% vendas dhe ato pak që
  • 8. 8 janë u respektojnë të drejtat. I vetmi problem etnik që kanë është çështja lapone. Ky është një komunitet prej 100mijë vetësh që jeton në veri të këtyre shteteve dhe që e kanë zgjidhur me një farë autonomie kulturore. Lidhur me integrim të kulturave të emigrantëve nuk ka ndonjë problem, pasi për shkak të mospërputhjes së kushteve klimaterike sepse janë të ardhur nga vende të ngrohta,në këto shtete nuk ka shumë emigrantë. Ndoshta në këtë drejtim përjashtim bën Filanda. Njihet ndryshe edhe shteti i liqeneve. Për shkak të shumë kohëve nën sundimin rus ka një pakicë ruse që gjithsesi ajo e respekton. Gjatë luftës së ftohtë u shpall neutrale,por në paktin e Jaltës politica e jashtme e saj do kontrollohej nga Moska. Nga ana tjetë problem sot me fqinjët është ai me Rusinë,për shkak të Karelisë një rajon prej 400mijë km2 sa vetë Filanda që pas luftës së II botërore për shkak të bashkëpunimit me gjermanët të finlandezëve iu la Bashkimit Sovjetik. Pas lufte Stalini shpërnguli në Siberi 400mijë karelianë dhe ata që ishin afër Leningradit. Dhe sot ka kërkesa për dëmshpërblim tokash. Nga ky moment do hyjmë në dy zona të nxehta Njëra është Ballkani i quajtur edhe fuçi baruti dhe tjetra rajoni i Evropës Lindore dhe ish Bashkimit Sovjetik. Pjesa më e madhe e këtyre shteteve ka qenë ish komuniste. U duk sikur problemet nacionale në këto shtete u mbyllën,por e vërteta është se komunizmi vetëm sa u vuri kapakun e pluhurit. Pasi sapo u përmbys ky sistem,problemet nazionale ridolën në skena. Veçse përveç probleme të vjetra ridolën edhe probleme të reja. Dhe të rejat ishin lidhur me kolonët që kishin ardhur si punonjës në republikat përkatëse nga vendi mëmë. Kështu ish shtetet e Bashkimit Sovjetik përballen me 25milion rusë të gjendur pas shpërbërjes së tij jashtë Rusisë dhe njohjes së nënshtetësisë në këto shtete apo ish vendet jugoslave me rreth 2milion serbë jashtë Serbisë. Greqia ishte ndër të vetmet shtete të Ballkanit që përfitoi nga pakti Truman dhe së bashku me Turqinë nga frika e pushtimit të Bashkimit Sovjetik u përfshinë në Perëndim. Greqia problemet me myslimanët i zgjidhi me paktin e Lozanës ku 600mijë myslimanë ikën në Turqi dhe 900mijë grekë erdhën në Greqi nga Azia Vogël. Por për shkak të kulturave të ndryshme gjithsesi grekët e Azisë së vogël si Izmir,etj nuk u mirëpritën shumë buzagaz në Greqi. Madje në disa raste pati edhe konflikte. Nga ana tjetër sot Greqia të vetmin minoritet që njeh është ai turk në Thraki. Këta kanë një administrim special dhe deputet të tyren. Probleme të tjera ajo ka me Turqinë lidhur me ishujt e Azisë së Vogël dhe Qipron. Gjithsesi ajo sot përballet nga komuniteti ndërkombëtar edhe me njohjen e minoriteteve të tjera etnike si maqedonas dhe çam. Vetë Greqia deklaron se ky problem u zgjidh me largimin e çamërve si bashkëpunëtorë me gjermanët në vitet 44-45 dhe maqedonasit si bashkëpunëtorë të komunistëve në luftën civile greke. Por nga organizmat ndërkombëtare pretendohet që këto minoritete jetojnë akoma në Greqi. Mgjth vetë çamët pretendojnë rikthim në trojet e tyre dhe rikthim të tokave të sekuestruara nga shteti grek. E njëjta situatë dhe me maqedonasit. Por Greqia nuk pranon se i quan si kolaboracionistë që në fakt nuk është e vërtetë.
  • 9. 9 Greqia njeh edhe një minoritet katolik në ishujt e Egjeut Nga ana tjetër pas viteve 90 shteti grek po përballet me integrimin e kulturave të rreth 1milion emigrantëve. Ajo akuzohet me mosrespektim të të drejtave të tyre. Këtu përmendim se vetëm pas më shumë se 10vjetësh më sbumë se 300mijë emigrantë myslimanë në Athinë do të kenë të drejtën të falen në xhami. Kurse nga ana tjetër mgjth jo shumë e theksuar shteti grek kërkon respektim të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri Nga ana tjetër Turqia për shkak të besimit islamik si popull nuk pranohet nga vetë shtete e ish Bashkimit Evropian pasi popullsia e këtij Bashkimi do shkojë 20% islame nqs integrohet në të dhe si rrjedhojë do kemi keqkuptime kulturash. Por edhe Turqia akuzohet për shkelje lirish dhe të drejtash të njeriut. Mes të tjerave edhe për probleme minoritetesh. Kështu Turqia ka një eksperiencë të hidhur lidhur me genocidin nda armenëve gjatë fundit të Pernadorisë Osmane. Pretendohet vrasja e mbi 400mijë armenëve që Turqia nuk e pranon. Aspekti tjetër është edhe respektimi i të drejtave të minoritetit kurd në juglindje. Një popullsi që këtu jeton rreth 3milion dhe jetojnë edhe 7milion të tjerë në këto shtete si Irak,Iran dhe Siri për të cilët ne do flasim më poshtë. Kurdët kanë edhe një parti të tyre atë të Punëtorëve me prirje comuniste e panjohur nga shteti turk dhe e akuzuar për akte terroriste. Nga ana tjetër ajo e ka shpallur se ideali i saj është bashkimi i kurdëve në një shtet të vetëm. Kurse problemi i 1milion grekërve në Azinë e vogël u zgjidh me shkëmbimin e popullsisë mes dy shtete,ku sot jetojnë vetëm 5mijë grekë në një lagje të Stambollit Fanar që është edhe qendër e kishës ortodokse ose patriarkana siç njihet ndryshe. Kurse komunitet myslimane të ardhur nga Ballkani i jani përshtatur kulturës këtu. Mjafton të kujtojmë këtu se rreth 30% e kombit turk është me origjinë nga këto komunitete si 10milion shqiptarë ku 4milion nga Kosova e Jugosllavia.1.5milion shqiptarë nga Greqia 1milion pomakë dhe 500mijë boshnjakë. Kurse kemi këtu edhe 500mijë armenë e 2milion kurdë. Pra kur e tërë popullsia turke është 60milion rreth 15milion janë jo turkes. Si rrjedhojë kemi një multi kulturë e formuar. Problemi i vetëm i acartë mes grekërve e turqve është Qipro. Me 9mijë km2 ku 70% grek dhe 30% turq. Zgjidhja e përkohshme ka qenë ndarja e ishullit 60 me 40 në favor të grekërve. Mgjth sot pjes greke është integruar në Bashkimin Evropian dhe ajo turke jo. Para se të bëhej kjo ndarje ka qenë një rajon multi etnik,kurse sot grekët janë të përqëndruar një jug dhe turqit në veri. Shqipëria është një shtet homogjen nga popullsia me mbi 95% shqiptarë,mgjth qarqe greke pretendojnë mbi 15% grekë kur zyrtarisht nuk janë më shumë se 3%. Por për ta çdo ortodoks është grek që në fakt nuk është e vërtetë. Madje minorateti grek në Shqipëri ka organizatën e tij OMONIA ose BASHKIMI dhe partine e tyre atë të të drejtave të njeriut. PBDNJ si edhe të paktën tre deputetë gjatë këtyre 15vjetëve demokraci. Kurse një kohën e regjimit komunist kanë qenë shumë të privilgjuar,pavarësisht nga regjimi. Me komunitete të tjera nuk ka probleme. Në anën tjetër Shqipëria përballet me mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë shtetit amë si Kosovë,Macedoni,etj ku në këtë drejtim ka patur një politikë të përmbajtur. Bullgaria vetë ka qenë disa e përballur me të drejtat e minoritet turk në këtë vend. Ose më saktë janë pomakët që janë bullgarë myslimanë me ndjenja turke.
  • 10. 10 Ata përbëjnë rreth 10% të popullsisë dhe mbi 50% në jug në Thraki. Në anën tjetër gjatë regjimit komunist të Zhelevit kanë vuajtur shumë. Rreth 300mijë pomakë gjatë kësaj kohe janë shpërngulur në Turqi. Gjatë plurailzmit kanë krijuar një parti të tyren atë Demokratike të turqve në koalicion me forcat e djathta bullgare. Problem tjetër që has Bullgaria ka të bëjë me njohjen e kombësisë së maqedonasve dhe gjuhës maqedonishtesh që ajo e njeh si dialekt të saj dhe maqedonasit si gjuhë më vete. Rumania problemet në lidhje me pakicat lidhur me atë germane i zgjidhi që me largimin e tyre pas luftës në Germani. Problemi tjetër ka të bëjë me pakicën hungareze që përbën mbi 10% të popullsisë dhe rreth 40% të Transivalnisë që përbën 1/3 e sipërfaqes. Nga ana tjetër në kufi me Hungarinë përbën mbi 50% në disa rajone. Ata kanë krijuar edhe një parti që është e vetmja parti minoritare këtu. Problem tjetër është me moldavët. Ata janë degë e popullit rumun. Në fillim dëshirohej bashkimi me ta,por më vonë mqs kanë standart të ulët jetese nuk e dëshirojnë atë. Në anën tjetër vetë Rumania nuk dëshiron tij japë moldavëve statusin e kombit më vete. Më pak probleme kanë me pakicën serbe në Banat. Gjithashtu Rumania është përgjegjëse e rreth 2milion rumunëve që ndodhen jashtë këtij shteti si Ukrahinë në Besarabi dhe në lindje të Vojvodinës në Banat në distriktet e Alibunarit, Vërsaç. Hungaria vetë nuk ka probleme në lidhje me pakicat pasi është një komb homogjen. Por ajo në anën tjetër është përgjegjëse me hungarezët jashtë shtetit të tyre amë që përbëjnë 30% të hungarezëve totalë si në Kroaci,Slloveni,Serbi në Vojvodinë,Ukrahinë, Sllovaki dhe veçanërisht në Transilvani të Rumanisë ku jetojnë rreth 2milion hungarezë. Çekosllovakia për shkak të kundërshtimit sovjetik u pushtua prej saj në 1968. Ndarja e Çekisë dhe Sllovakisë në shtetin çekosllovak nuk u bë me dhunë që ishte sukses Por edhe shembull si mund të zgjidhen me mirëkutpim probleme federale. Aspekti pozitiv ishte se nuk ishte përzierje kombesh si në Jugosllavi dhe BS që kishte impakt pozitiv. Por shtetet që u ndanë do kishin gjithsesi probleme Çekia vetë nuk ka patur probleme etnike si brenda edhe me ndojnë komunitet çek jashtë kufijve të shtetit amë Kjo për vetë faktin se minoriteti gjerman në Sudete që përbënte 1/3 e popullsisë së ish Çekosllovakisë u largua pas luftës së rrjedhojë e bashkëpunimit me gjermanët. Por problemi i vetëm që egziston ka të bëjë me kompensimin e gjermanëve që jetojnë këtu. Ata jetonin në rreth 30mijë km2. Nga ana tjetër shteti gjerman kur u bashkua në 1990 deklaroi se nuk kishte pretendime ndaj fqinjëve mes tyre edhe Çekisë. Sllovakia është shteti që shumë analistë e për shkruajnë që edhe pasi doli pa gjak nga shpërbërja me Çekinë si edhe nga regjimi komunist u përfashirë në një diktaturë post demokraci të Vladimir Meçiar. I vetmi problem që shqetëson Sllovakinë për pakicat është ajo që ka të bëjë me atë hungareze që përbën 10% të popullsisë dhe mbi 50% të rajoneve në jug. Polonia në dallim nga shtetet e tjera lindore është e besimit katolik kur të tjerët janë ortodoksë. Më parë ajo ishte një shtet heterogjen ku gjermanët zinin 1/3 e popullsië dhe mbi 50% në perëndim të saj si Pomerani,Silezi,etj.
  • 11. 11 Ky problem u zgjidh me shpërnguljen e mbi 10milion gjermanëve nga Polonia në shtetin amë. Nga ana tjetër siç e theksuam edhe më lart gjermanët kur u bashkuan theksuan se nuk do kishin pretendime ndaj fqinjëve mes tyre edhe polakëve. Sot gjermanët gjithsesi kërkojnë kompensim për tokën. Polonia nuk ka edhe probleme në lidhje me minoritete të tjera apo edhe polakë jashtë vendit. I vetmi problem i fshehur është fakti që rreth 50% e Bjellorusisë është ndërtuar me toka polake që është zgjidhur me marrjen e tokave të gjermanëve në perëndim. Gjithsesi janë marrë 100mijë km2 në perëndim e janë dhënë 180mijë km2. Nga ana tjetër polakët janë të përmendur për luftën e parë për demokraci nga organizata që më parë u shpall parti Solidarnost. Ish Jugosllavia dhe shtetet e saj. Jugosllavia ishte një shtet artificial i krijuar në vitin 1918 dhe garantuar pas paqes së Versajës. I përbërë nga shumë kombe si serbët më i madhi,kroatët,sllovenët,boshnjakët, maqedonët, malazezët. Këto ishin kombet slave,kurse jo slave ishin edhe shqiptarët dhe hungarezët kryesisht në veri të Vojvodinës. Gjatë kohës së para luftës së dytë botërore popullsitë shtypeshin egërsisht,kryesisht ato jo slave dhe myslimane,kryesisht nga serbët Madje nënshkruheshin edhe marrëveshje ndërkombëtare për shpërnguljen e tyre si ajo me shtetin turk ku parashikohej shpërngulja e mbi 400mijë vetëve,por u arrit deri 300mijë dhe kryesisht këta ishin shqiptarë Pas luftës së dytë botërore Jugosllavia një pjesë të probleme të saj me pakicat i zgjidhi duke i shpërngulur një eksperiencë e hidhur dhe e lashtë me ta. Kështu u shpërngulën italianët e Istrias dhe gjermanët e Vojvodinës. Mgjth sot ndihen pak zëra për dëmshpërblimin e tyre. Nga ana tjetër në këtë shtet multietnik viheshin re dy vija ajo sloveno-kroate e ardhur nga sundimi austro-hungarez,por më i zhvilluar dhe ajo serbe si rrjedhojë e një eksperince bizantine më e egër. Tito udhëheqësi i saj komunist kroat,por internacionalist u mundua të mbajë këtë ekuilibër. Madje edhe shqiptarëve një popull i shtypur në Jugosllavi gjatë kohërave u dha një autonomi kur shpalli krahinën autonome të Kosovës. Vdekja e tij dhe ardhja e Milosheviçit shënoi prishjen e këtyre ekuilibrave etnike dhe rivendosjen e hegjemonizmit serb. Kjo ishte e papranueshme për popujt e ish Jugosllavisë derisa ajo u shpërbë dhe u krijuan gjashtë shtetet prej saj që janë Sloveni,Kroaci,Bosnjë,Serbi-Mali Zi që më pas u nda në dy shtete si edhe Macedoni. Së fundi pritet të krijohet edhe Kosova. Serbia me dëshirën për të krijuar Jugosllavinë,por jo të ishte ekuilibruese,por të hegjemonte mbi të filloi një luftë e filluar me Slloveninë dhe përfunduar me Kosovën. Të vetmet shtete që përfunduan pa luftë ishin Macedonia dhe Mali Zi udhëheqësit e të dyve këtyre dy ish republikave më afër udhëheqies serbe. Karakteristikë tjetër për këto republika është se të tëra kanë patur probleme me pakicat e tyre serbe në shtetet përkatëse që Serbia me pretekstin e mbrojtjes së tyre i ka përdorur si mjet pressioni për ti rintegruar në Jugoslavi. Sllovenia Standarti i lartë ekonomik si rrjedhojë e trashëgimisë austro-hungareze bënte që të shihej gjithnjë me zili nga republika më e madhe Jugoslave që ishte Serbia. Shtrihet në veri.
  • 12. 12 Mgjth serbët këtu janë në përqindje pothuajse të papërfillshme 2% Serbia me pretekstin e tyre filloi e para luftën pasi Sllovenia ishte e para që u largua nga shteti jugosllav. Por me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve lufta nuk zgjati shumë rreth 2muaj. Nga ana tjetër shumë italianë në Istria dhe gjermanë u shpërngulën pas lufte se bashkëpunuan me nazifashistët. Sot ka pak zëra që kërkojnë dëmshpërblim për tokat e lëna. Nga ana tjetër si rrjedhojë e zhvillimit ekonomik dhe mentalitetit Sllovenia ishte e para që u integrua në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ajo ka sot vetëm pak probleme jo shumë të mprehta në lidhje me pakicën hungareze si edhe disa probleme të vogla territoriale me Kroacinë. Kroacia Italianët e zonës së Rjekës u larguan që pas luftës së dytë botërore. Pak probleme ajo ka me pakicën hungareze. Problemi që ka shqetësuar më shumë Kroacinë është ai i pakicës serbe . Kjo pakicë që përbënte rreth 15% të popullsisë në disa zona si Krajina dhe Sllavonia përbënte shumicën e popullsisë. Me këtë pretekst u rifillua një luftë qëllimi i të cilës ishte riintegrimi i Kroacisë në Jugoslavi. Me ndihmën edhe të forcave serbe të Serbisë, serbët e Kroacisë filluan një luftë që përfundoi me pushtimin e 1/3 të territorit të saj. Serbët e Krajinës janë vllehë ose më saktë ilirë të Dal macisë së romanizuar dhe më pas të serbizuar. Vetëm në sajë edhe të përkrahjes germane që e shihte edhe ajo si zonë të influencës së markës filloi një luftë që u çlirua Kroacia. Mijëra serbë u larguan nga rajoni i tyre. Nga ana tjetër si mjet hakmarrje Serbia shpërnguli shumë kroatë të Vojvodinës. Por problemi tjetër që shqetësoi Kroacinë kur u shpall si shtet i pavarur ishte edhe shkelja e të drejtave të njeriut nga udhëheqësi i saj Franjo Tuxhman që nga shumë njerëz shihej si diktator. Vdekja e tij i hapi rrugën integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Bosnja Hecegovina Shteti që vuajti më shumë nga shpërbërja e ish Jugosllavisë. Ky shtet kishte një popullsi heterogjene me toka të diskutueshme. Përbëhej nga tre kombe kroatët që jetonin kryesisht në Hercegovinë si edhe serbët dhe boshnjakët. Nga ana tjetër kolonët gjermanë dhe italianë të Banja Lukës u larguan pas luftës. Madje serbët megjithëse përbënin 30% të popullsisë shtriheshin në sipërfaqe të madhe toke. Duke marrë këtë pretekst dhe edhe me ndihmën e forcave të Serbisë,si edhe duke përfituar edhe nga fakti se kroatët kërkonin rajonet e tyre ata filluan një luftë në Bosnjë ku synimi ishte riintegrimi i Bosnjës në Jugoslavi. U arrit deri aty sa mgjth përbënin rreth 30% të popullsisë dhe nuk ishin shumicë në më shumë se 40% pushtua 75% të territorit,madje edhe ato rajone ku ose serbët ishin në përqindje të pakonsiderueshme ose nuk kishte fare serbë. Kjo edhe falë një marrëveshje të heshtur mes Milosheviçit dhe Tuxhman për ta ndarë Bosnjën mes kroatëve dhe serbëve. Por ishte pressioni ndërkombëtar që bënë që boshnjakët dhe kroatët të bashkoheshin e si rrjedhojë të nënshkruhej paqia e Dejtonit ku 49% ta zotëroni serbët dhe 51 % federata boshnjako-kroate si edhe rajonet neutrale të Sarajevës dhe Bërçkos. Macedonia Në fakt deri në luftën e dytë botërore ishte pjesë përbërëse e Serbisë.
  • 13. 13 Por me synimin e pretendimeve territoriale ndaj fqinjëve,Bulgari,Greqi,pse jo edhe Shqipëri dhe për ti përfshirë më pas në Federatën Ballkanike ideali i Titos në një mbledhje të KANÇ në një manastir në Pçinjë të Vranjës në 1944 u shpall formimi i Maqedonisë. Shteti që u nda pa luftë nga Jugosllavia. Kjo edhe jo vetëm pse serbët janë pothuajse të pakonsiderueshëm rreth 2% dhe rreth Kumanovës,por edhe sepse udhëheqësit maqedonas ishin gjithnjë më afër qarqeve serbe. Problemi kryesor që shqetëson këtë shtet është ajo e minoritetit shqiptar që në zonat perëndimore dhe veriperëndimore përbëjnë edhe mbi 80% të popullsisë. Në drejtim të shqiptarëve ështe edhe një eksperiencë e hidhur pasi mijëra shqiptarë janë shpërngulur në Turqi,kryesisht në vitet 50-60. Si rrjedhojë e kësaj pakënaqësie në vitin 2001 shpërtheu një kryengritje e shqiptarëve që përfundoi me marrëveshjen e Ohrit ku shqiptarët fituan më shumë të drejta. Problemi tjetër që shqetëson Maqedoninë është edhe çështja e emrit. Kjo për arsyen se në Greqi ndodhet një rajon me të njëjtin emër dhe shteti grek e quan si pretendim territorial ndaj saj. Nga ana tjetër qeveria maqedonase gjithnjë përballet me presionin e disa qarqeve për mbrojtjen e të drejtave të maqedonasve jashtë këtij shteti si në Greqi ku shteti grek nuk i njeh,në Bulgari dhe ata mendojnë edhe në Shqipëri. Problem tjetër është edhe njohja e kishës maqedonase që kisha serbe nuk e njeh, apo edhe i gjuhës dhe kombit maqedonas që bullgarët i quajnë si dialekt dhe pjesë të tyren. Nga ana tjetër janë edhe disa probleme territoriale me shtetin serb rreth Vranjës ku ndodhet edhe manastiri i Pçinjës vendi ku u bë mbledhja për formimin e Maqedonisë Mali i Zi Republika e fundit që u shkëput nga Jugosllavia me anë të një referendumi në vitin 2006. Një kolonizim i heshtur në pjesën lindore,por edhe qëndrore ka ndodhur me serbë. Kjo kryesisht pas vitit 1990. Kështu nqs serbët deri 1990 përbënin 15% të popullsisë dhe kryesisht në lindje sot përbëjnë 30%. Një eksperiencë të hidhur malazezët kanë patur me shqiptarët,por që kohët e fundit janë rregulluar. Gjithashtu janë rregulluar edhe mardhëniet me boshnjakët. Pakicat përveç serbëve votuan pro referendumit për pavarësinë e Malit të Zi. Serbia Shteti serb dallohet për një eksperiencë të hidhur me pakicat . Kujtojmë këtu mijra shqiptarë të shpërngulur që do flasim pak tek kapitulli për Kosovën. Gjithsesi edhe me vetë shqiptarët në Serbi që sot përbëjnë 1% të popullsisë kanë patur probleme. Ata organizuan edhe një kryengritje që përfundoi me më shumë të drejta për ta në Preshevë,Bujanovc,Medvegje në 2002 ku në këto rajone përbëjnë 70% Nga ana tjetër probleme ka edhe me myslimanët e Sanxhakut që këtu zyrtarisht përbëjnë rreth 53%,por shumë burime flasin për mbi 2/3. Kërkesat minimale të tyre janë autonomi kulturore dhe maksimale bashkim me shtetin e Bosnjës. Pak probleme janë edhe me pakicat rumune në Nin dhe njohjen e kombësisë bulgare në rajonet rreth Nishit. Nga ana tjetër shumë probleme etnike vihen re në rajonin e Vojvodinës. Së pari shumë gjermanë janë larguar aty dhe sot dëgjohet gjithnjë e më shumë zëri për dëmshpërblimin e tyre. Nga ana tjetër kërkohet mbrojtja e pakicave rumune në Banat dhe atyre kroate në Srem. Shumë kroatë janë shpërngulur me dhunë gjatë luftës serbo-kroate në vitet 90.
  • 14. 14 Dhe problemi kryesor është ai i pakicës hungareze që këtu përbën 20% të popullsisë dhe në rajonin e Baçkës rreth 60%. Ata kërkojnë më shumë të drejta deri edhe autonomi të territorit të tyre. Nga ana tjetër për shkak të nivelit të lartë ekonomik dhe mospërputhje të mentalitetit vetë serbët Vojvodinës sepse përbëjnë 55% të popullsisë këtu dhe sepse kanë qenë nën sundimin austro-hungarez dhe ata të Serbisë nën sundimin turk kërkojnë në pamundësi të pavarësisë një autonomi më të lartë ekonomike. Nga 240deputetë që ka Serbia 1deputet është shqiptar,5deputet hungarez,1deputet boshnjak dhe 40 vende janë ruajtur për shqiptarët që aktualisht për shkak të bojkotimit i kanë serbët. Kosova Shteti që u njoh zyrtarisht kohet e fundit është Kosova. Kundra është Rusia. Kjo jo për shkak të vëllazërimt sllav,por për shkak të njësimit me problemin çeçen. Nga ana tjetër asaj edhe i intereson pasi do kërkojë të njëjtat gjëra për pakicat rusofile në shtete e tjera si Gjeorgjia me Abhazinë. Por ajo që pritet të jetë tundra deri në fund është Kina. Kjo se mos kërkohet e njëjta gjë për Tibetin,Ujgurët dhe Tajvanin. Gjithsesi mardhëniet mes serbëve dhe kosovarëve kohë pas kohe kanë qenë shumë të vështira. Kujtojmë këtu mbi 1milion të larguar gjatë kohërave dhe 1milion vetëm në vitin 1999 që me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar u kthyen. Sot kur Kosova është nën administrimin ndërkombëtar dhe po zgjidhet statusi i saj,po kërkohen të drejta vedadministruese më të mëdha për pakicat serbe që tani janë të përqëndruar në veri duke krijuar edhe një rajon autonom aty. Me pakicat e tjera nuk ka probleme veç atij rom që bashkëpunuan me serbët në genocidin e vitit 1999. Sot tërë pakicat veç atij rom që bashkëpunuan me serbët në genocidin e vitit 1999. Sot tërë pakicat veç serbëve janë pro pavarësisë së Kosovës. Çështja shqiptare Populli shqiptar jeton sot në trojet e tij në pesë shtete si Shqipëri,Kosovë,Macedoni,Mali Zi, Serbi dhe në Greqi. Më parë territoret shqiptare përfshiheshin në katër vilajete nën sundimin osman që ishin Kosova,Janina,Shkodra dhe Manastiri me një sipërfaqe 90mijë km2 ku shqiptarët përbënin 60% të popullsisë. Origjinën ky problem e ka që në 1878 kur në Kongresin e Berlinit disa rajone në Veri iu dhanë Serbisë,Malit të Zi dhe qyteti i Artës në jug Greqisë. Por padrejtësia më e madhe u bë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në 1913 kur disa rajone thjesht shqiptare si Kosova dhe Çamëria iu dhanë Serbisë dhe Greqisë. Kështu 2mijë km2 iu dhanë Malit të Zi,20mijë km2 Serbisë dhe 4mijë km2 Greqisë. Si rrjedhojë e shpërnguljeve të shumta trojet shqiptare sot janë rrudhur shumë në 50mijë km2 me 5900000banorë ku 5240000 shqiptarë ose 85% shqiptarë ku 1mijë km2 në Malin e Zi ku jetojnë 50mijë banorë me 40mijë shqiptarë, 10mijë km2 në Kosovë me 1600000 banorë ku 1300000 shqiptarë 1mijë km2 në Serbi me 100mijë ku 70mijë shqiptarë,8mijë km2 në Macedoni me 600mijë banorë ku 400mijë shqiptarë dhe 2mijë km2 në Greqi me 50mijë banorë ku 30mijë shqiptarë ortodoksë kurse 28mijë km2 përfshihen në shtetin e pavarur shqiptar me 3500000banorë ku 3400000shqiptarë. Mgjth ata nuk janë aq ekstremistë dhe kanë qenë një faktor stabilizues në rajon. Gjithsesi një zgjidhje e pjesshme është dhënë. Kështu shqiptarët në Malin e Zi që votuan në referendum pro pavarësisë kanë fituar shumë të drejta.
  • 15. 15 E njëjta situatë edhe me shqiptarët në Macedoni që me marrëvshjen e Ohrit fituan shumë të drejta vetadministruese. Shqiptarët e Serbisë Jugore ose Kosovës lindore fituan një autonomi kulturore. Nga ana tjetër Kosova përballet sot me problemin e statusit për pavarësi. Shqiptarët e shtetit shqiptar kanë një nivel më të lartë ekonomik. Kurse shqiptarët ortodoksë të Çamërisë përballen sot me njohjen e kombësisë shqiptare pasi njihen si grekë. Nga ana tjetër shqiptarët myslimanë të këtij rajoni përballen me kërkesën për rikthim në trojet e tyre. Problemi maqedon Në fakt ky problem nuk është një problem nacional. Me termin Maqedoni kuptojmë një krahinë prej 70mijë km2 që fillon nga liqeni i Ohrit deri në malet Rodope dhe nga deti Egje deri në Vranjë sot. Në lashtësi banohej nga tre fise ilirët,trakët dhe në jug një popull i ngjashëm me grekët, por jo grekë Në mesjetë u dyndën sllavët që asimiluan trakët dhe më pas bullgarët. Gjatë sundimit osman ky rajon u përfshi në tre vilajete në Selanik,Manastir dhe sanxhaku i Shkupit në vilajetin e Kosovës. Nga ana tjetë ky rajon u kolonizua shumë me turq dhe gjithashtu u turqizua një pjesë e bullgarëve që njihen ndryshe pomakë si edhe pak shqiptarë rreth Manastirit. Viti 1878 i dha të drejtë Bullgarisë që në traktatin e Shën Stefanit e përfshiu këtë rajon në Bullgarinë e madhe. Kurse viti 1913 e ndau këtë rajon në tre pjesë Në Bullgarinë me 10mijë km2 të Pirinit ku shumica bullgarë,në Greqinë me 34mijë km2 me një popullsi heterogjene bulgaro greke dhe turq. Kurse rreth 25mijë km2 me shqiptarë e bullgarë i morri Serbia. Gjatë kohërave u shpërngulën shumë myslimanë. Më 1945 udhëheqësi jugosllav për pretendime ndaj fqinjëve rajonet macedone në Serbi i shpalli republikë më vete Aktualisht bullgarët e këtij rajoni pretendojnë se janë komb më vete ai maqedon që nuk njihet nga Bullgaria. Nga ana tjetër Bullgaria gjuhën macedone e njeh si dialekt të bullgarishtes. Kurse ajo kërkon dhe pavarësinë e kishës ortodokse maqedonase që kisha serbe e quan si degë të sajin. Me shtetin grek problemi është me emrin Macedoni që ajo e quan si trashëgimi të sajin. Problem tjetër është njohja e pakicës macedone që shteti grek nuk i njeh. Si edhe njëhkohësisht ashtu si popullsia çame edhe maqedonasit kërkojnë rikthim në trojet e tyre në Greqi që gjatë luftës civile greke mbajtën anën e komunistëve grekë . Kurse me shtetin shqiptar problem është popullsia shqiptare në republikën e Maqedonisë. Bashkimi European &Shqiperia 1 KUR U PËRDOR PËR HERË TË PARË TERMI “EVROPË” ? Historia e Evropës dhe historia e Bashkimit Evropian nuk janë e njëjta gjë, edhe pse ka shumë pika takimi në momente të ndryshme historike. Termi “Bashkim Evropian” i përket shekullit XX, ndërkohë që termi “Evropë” daton shumë më herët. Termi “Evropë” u përdor për herë të parë gjatë civilizimit grek, por në dy kontekste: njëri mitologjik dhe tjetri gjeografik. Prej etimologjisë së këtij termi mund të ngrihen shumë hipoteza, por megjithatë fjala greke eurus do të thotë e gjerë, duke e lidhur në këtë mënyrë Evropën me hapësira të gjera territoriale.
  • 16. 16 Në aspektin mitologjikEvropakonsiderohej si njëfemër shumë e bukur, e gjatë dheme sy të mëdhenj. Gjithashtu Afrikësnë atë kohë i referoheshinshpesh meemrin Libia. Siçduket qartë, emrate kontinenteve qënjiheshin atëherë (Evropa, Azia, Afrika)në të gjitha versionetjanë femërore. Kjo tendencë ka rezistuar deri në ditët tona, madje jovetëm në lidhje me emrat e kontinenteve, por edhe të shtetevepërbërëse të tyre. Nga ana tjetër, në aspektin gjeografik, në lashtësi Evropa shihej si një territor i ndarë nga dy kontinentet e tjera: Azia dheAfrika. Evropa konceptohej si territor i kufizuar në veri nga Deti i Veriut dhe në lindje nga Ngushtica e Bosforit. Ky ishte konteksti mitologjiko – gjeografik i “Evropës” përgjatëcivilizimit grek. 2 CILAT ISHIN ÇËSHTJET KRYESORE QË DUHETTË TRAJTONIN EVROPIANËT PAS LUFTËS SËDYTË BOTËRORE? Lufta e Dytë Botërore ishte më e rënda për njerëzimin përsa i përket dëmeve materiale dhe në njerëz. Edhe pse konfliktipati një dimension global më të theksuar se në Luftën e Parë Botërore, viktima kryesore e këtij konfrontimi u bë Evropa. Numri i përgjithshëm i viktimave arriti në thuajse 40 milionë,prej të cilëve më shumë se gjysma ishin civilë. Pas internimevedhe dëbimeve që ndodhën gjatë luftës, në vitin 1945kishte rreth 20 milionë njerëz që pritnin të riatdhesoheshin. Persekutimet e paprecedenta raciale, fetare e politike dhe internimetmasive drejtkampeve të punës dheatyre të përqendrimitkishin shkaktuarshumë urrejtje ndërmjetpopujve evropianë. Zbulimi i varreve masivenë kampet epërqendrimit u dha një goditje të rëndë bazaveshpirtërore dhe moraletë qytetërimit perëndimor. Gjermanët ishinpërfshirë nga ndjenja efajit, e cila u bë shkakpër një debat etik intensiv,por që rezultoivetëm në shtimin e rrëmujës së përgjithshme që mbizotërontetek kombi i mundur gjerman. Evropa ishte e shkatërruar dhe në konfuzion të plotë: fabrikatdhe rrugët ishin të shkatërruara, tregëtia tradicionale ezhvendosur, bujqësia e rrënuar, dhe ndërkohë mungoninlëndët e para dhe ushqimet. Lufta po zgjatej prej spastrimevedhe zgjidhjes së llogarive të vjetra, që edhe një herë tjetër pokrijonte ndasi në vendet e çliruara. Pajtimi dukej shumë ivështirë. Dukej e pamundur që dikur armiqtë e djeshëm tëmund të bashkoheshin në një organizim të përbashkët. Popujt evropianë u gjendën para tri çështjeve. E para ishteekonomike: Si mund të riparoheshin dëmet materiale dhe tëringrihej aktiviteti ekonomik në kontinentin e vjetër? Çështjae dytë ishte politike: Si mund të parandalohej rikthimi ikonfliktit në Evropë? E treta ishte kulturore: Si mund tësigurohej mbijetesa dhe rilindja e qytetërimit evropian në kuadër të kërcënimeve në rritje, të cilat dukeshin semishëroheshin në konfliktin ideologjik dhe konfrontiminndërmjet blloqeve fituese të luftës, bllokut amerikan dhe atij sovjetik? 3 CILI ISHTE KONTRIBUTI IPERSONALITETEVE QË NJIHEN SI “BABALLARËT THEMELUES” TËBASHKIMIT EVROPIAN, JEAN MONNET(ZHAN MONE) DHE ROBERT SCHUMAN(ROBERT SHUMAN)? Për shumë evropianë kërcënimet më të mëdha për paqen dhe sigurinë vinin prej nacionalizmit dhe shtetit kombëtar,ndërkohë që të dy u diskredituan prej luftës. Gjermania ishte problemi kryesor – argumentohej se paqja ishte e pamundurnë rast se Gjermania nuk mund të frenohej dhe fuqia e saj tëpërdorej për qëllime konstruktive. Kështu që ekonomia dhe sistemi politik gjerman do të duhej të rindërtohej në mënyrëtë tillë që të mos kërcënohej siguria e Evropës. Ndërkohë, konflikti në rritje ndërmjet Shteteve të Bashkuaratë Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik krijoi tek evropianëtshqetësimin se mos bëheshin gurë shahu në Luftën e Ftohtë
  • 17. 17 ndërmjet dy blloqeve. Ekzistonte nevoja për ta mbrojturEvropën Perëndimore prej rrezikut sovjetik, por ndihej qartëshqetësimi se deri ku mund të arrinte bashkëpunimi me Amerikën dhe se deri në ç’pikë mund të varej Evropa prejmbrojtjes amerikane. Ndoshta do të ishte më mirë që Evropatë kujdesej vetë për sigurinë e saj. Por kjo kërkonte unitet dhe synime të përbashkëta në një nivel shumë më të lartë se ai qëEvropa kishte mundur të arrinte ndonjëherë. Grupet kombëtare pro-evropiane vendosën të organizonin njëkonferencë që synonte të bënte publik shkakun e unitetitrajonal. Kongresi i Evropës i mbajtur në Hagë në Maj 1948 u ndoq prej delegatëve të 16 shteteve evropiane dhe vëzhguesvenga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Aty u diskutuan shumëide ambicioze, por rezultati konkret i kongresit ishte ideja përkrijimin e Këshillit të Evropës. Ky i fundit u zyrtarizua një vitmë pas me nënshkrimin në Londër të një statuti prej 10shtetesh evropiane. Në statut u theksua nevoja për një bashkimmë të ngushtë ndërmjet vendeve evropiane që e dëshironin këtë dhe shpalli se objektivat e Këshillit përfshinin Veprimin e përbashkët për çështjet ekonomike, sociale, kulturore, shkencore, ligjore dhe administrative, por jo për çështjet e mbrojtjes. Megjithatë, edhe pse Këshilli i Evropës u zgjerua duke përfshirë më shumë anëtarë, ai nuk u bë ndonjëherë më shumë se një organizatë e dobët ndër-qeveritare. Këshilli i Evropës kontribuoi në përmirësimin e të drejtave të njeriut, çështjeve kulturore dhe në një nivel të kufizuar në bashkëpunimin ekonomik, por nuk ishte institucioni që dëshironin federalistët. Ndërmjet atyre që kërkonin diçka më thelbësore në lidhje meintegrimin rajonal ishin biznesmeni francez Jean Monnet dheministri i jashtëm francez Robert Schuman. Ata e kuptuan seduheshin ndërmarrë hapa praktikë që shtriheshin përtejdeklaratave të përgjithshme të organizatave të tilla si Këshillii Evropës dhe ranë dakord ndërmjet tyre se pikënisja logjike duhet të ishte zgjidhja e problemit të përhershëm tëmarrëdhënieve franko-gjermane. Në vitin 1950 shumë vetë ekishin të qartë se Gjermania Perëndimore duhet të lejohej të rindërtonte industrinë e saj, në mënyrë që të mund të luantenjë rol të dobishëm në aleancën perëndimore. Një mënyrë përta bërë këtë, por nga ana tjetër të mos lejohej që Gjermania të shndërrohej në kërcënim për vendet fqinj, ishte ideja qëGjermania të rindërtohej në kuadër të një organizate mbikombëtare,e cila do ta lidhte dhe përfshinte Gjermaninë nënjë proces më të gjerë rindërtimi, atë evropian. Duke kërkuarnjë pikënisje domethënëse, por jo shumë ambicioze, Monnetu fokusua tek industritë e qymyrit dhe çelikut, të cilat ofronin një potencial të madh për një organizim të përbashkët evropian për disa arsye: • Qymyri dhe çeliku ishin bazat mbi të cilat ngrihejindustria, ndërkohë që industria e çelikut kishtetendencën e krijimit të karteleve. Bashkëpunimi do tëeliminonte shpërdorimet dhe duplikimet, do të shkatërronte kartelet, do ta bënte më efiçent dhekonkurrues prodhimin e qymyrit dhe çelikut, dhe dotë stimulonte zhvillimin industrial. • Për shkak se industritë e rënda të Ruhrit (krahinë nëGjermani) kishin shërbyer si bazë e fuqisë gjermanedhe Franca e Gjermania kishin luftuar më parë përrezervat e qymyrit në Alsace-Lorraine, krijimi i një industrie mbi-kombëtare qymyri dhe çeliku do tafrenonte fuqinë gjermane. • Integrimi i qymyrit dhe çelikut do të siguronte qëGjermania të ishte partner i besueshëm në tregëtinëme pjesën tjetër të Evropës, duke mundësuar njëherazirindërtimin e Gjermanisë dhe duke fashitur frikën eFrancës nga dominimi industrial gjerman. Monnet e kuptoi se në rast se Franca nuk do të vepronte shpejt, Shtetet e Bashkuara do të bëheshin fokusi i një aleance të re transatlantike dhe kundër- sovjetike, që rritja ekonomike dheushtarake gjermane nuk do të mund të kontrollohej dhe që
  • 18. 18 Franca do të eklipsohej, pra do ta humbiste pozicionin e saj tërëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Monnet propozoikrijimin e një institucioni të pavarur prej qeverive kombëtare: mbi-kombëtar dhe jo ndër-qeveritar. Pas diskutimeve me Monnet dhe kancelarin gjermanoperëndimorKonrad Adenauer, Robert Schuman i ngriti këtoide në një tjetër nivel në Maj 1950, gjatë një konference shtypi. Në atë që më vonë u quajt Deklarata e Schuman-it, aiargumentoi se Evropa nuk do të bashkohej menjëherë ose sipasnjë plani të vetëm, por hap pas hapi dhe nëpërmjet arritjevekonkrete. Kjo do të kërkonte eleminimin e armiqësisë ndërmjetFrancës dhe Gjermanisë, kështu që Schuman propozoi qëprodhimi francez dhe gjerman i qymyrit dhe çelikut tëvendosej nën një Autoritet të Lartë të përbashkët, në kuadërtë një organizate ku mund të bënin pjesë edhe vende të tjeraevropiane. Ky do të ishte hapi i parë drejt një Evrope federaledhe do ta bënte luftën ndërmjet Francës dhe Gjermanisë jothjesht të paimagjinueshme, por edhe të pamundur materialisht. Propozimi ishte revolucionar, për arsyen që Franca po ofrontetë sakrifikonte pjesë të sovranitetit të vet kombëtar për hir tëndërtimit të një autoriteti mbi-kombëtar, që mund t’i jepte fundrivalitetit të vjetër franko-gjerman dhe të ndihmonte nëndërtimin e paqeje të re evropiane. Po të kujtojmë Luftën eParë Botërore, gjatë së cilës konflikti franko-gjerman u zgjidhme fitoren e Francës, kjo e fundit, pas mbarimit të kësaj luftethjesht u kënaq me rikthimin e territoreve franceze që ishinpushtuar nga Gjermania dhe me përfitime të tjera monetare,por në asnjë mënyrë nuk u ngrit ndonjë ide për sakrifikim tësovranitetit francez. Anëtarësia në Autoritetin e Lartë iu ofruatë gjitha vendeve të Evropës perëndimore, por vetëm katërprej tyre pranuan të marrin pjesë: Italia, e cila dëshironte tërespektohej si dhe stabilitet ekonomik dhe politik, vendet eBeneluksit (Hollanda, Belgjika dhe Luksemburgu), që pranuansepse ishin vende të vogla dhe lehtësisht të cënueshme, dukeqenë se ishin pushtuar dy herë prej Gjermanisë, vareshin sëtepërmi nga eksportet dhe e kuptuan se mënyra e vetme përtë patur një zë të rëndësishëm në çështjet botërore dhe për tërritur nivelin e sigurisë ishte pjesëmarrja në një njësi rajonalemë të madhe. Qeveritë e tjera evropiane kishin arsye të ndryshme për tëmos u bërë anëtare: Spanja dhe Portugalia ishin diktatura dhenuk ishin shumë të interesuara për bashkëpunimin ndërkombëtar; në Danimarkë dhe Norvegji ishte ende shumëi freskët kujtimi i pushtimit gjerman; Austria, Suedia dheFinlanda dëshironin të ruanin neutralitetin; Irlanda ishte një vend kryesisht bujqësor dhe shumë i lidhur ekonomikisht meBritaninë; kjo e fundit kishte akoma shumë interesa jashtëEvropës, ekportonte shumë pak prej çelikut të saj në Evropën perëndimore, ndërkohë që qeveria e re laburiste sapo i kishtevendosur në pronësi shtetërore industritë e qymyrit dhe çelikut dhe e shihte me antipati karakterin mbi-kombëtar të propozimit të Schuman-it. Qeveritë e gjashtë vendeve – Franca, Gjermania Perëndimore, Italia, Hollanda, Belgjika, dhe Luksemburgu – nisën negociatatdhe në 18 Prill 1951 nënshkruan Traktatin e Parisit, duke krijuar në këtë mënyrë Komunitetin Evropian të Qymyrit dheÇelikut. Komuniteti qeverisej prej Autoritetit të Lartë (nëpërbërje të tij ishin 9 anëtarë të emëruar dhe Jean Monnet ishte presidenti i parë i këtij autoriteti), ndërkohë që vendimetmerreshin prej Këshillit Special të Ministrave (me 6 anëtarë).Asambleja e Përbashkët (78 anëtarë) e ndihmoi Monnet të qetësonte frikërat e qeverive kombëtare lidhur me dorëziminpushtetit, ndërsa mosmarrëveshjet dhe konfliktet ndërmjetshteteve do të zgjidheshin prej Gjykatës së Drejtësisë (7anëtarë). 4 KUR LINDI BASHKIMI EVROPIAN? Shumë shpejt u bë e qartë se sektorët e qymyrit dhe çelikut,pavarësisht prej rezultateve të arritura, nuk mund tëzhvilloheshin në izolim. Një takim i ministrave të jashtëm të
  • 19. 19 vendeve të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut nëMesina të Italisë në 1955 rezultoi në marrëveshjen për tërilançuar idenë evropiane. Ata miratuan një propozim të ardhur nga vendet e Beneluksit për të punuar për ngritjen enjë Evrope të bashkuar nëpërmjet krijimit të institucioneve tëpërbashkëta, shkrirjes progresive të ekonomive kombëtare, vendosjes së një tregu të përbashkët, dhe harmonizimitprogresiv të politikave sociale. U ngrit një komitet që kryesohej prej ministrit të jashtëm belgPaul-Henri Spaak për të marrë në shqyrtim alternativat epropozuara. Raporti i komitetit bëri të mundur fillimin e një raundi negociatash dhe nënshkrimin në Mars 1957 të dy Traktateve të Romës, njëri prej të cilëve krijoi Komunitetin Ekonomik Evropian, ndërkohë që tjetri krijoi Komunitetin Evropian të EnergjisëAtomike (Euroatom).Traktati i Komunitetit Ekonomik Evropian iangazhoi të gjashtëvendet për krijimin e njëtregu të përbashkët brenda 12 vjetësh, dukehequr gradualisht të gjitha kufizimet për tregëtinë ndërmjettyre, duke vendosur tarifa doganore të përbashkëta për mallrate ardhura nga jashtë Komunitetit, duke hequr barrierat e lëvizjes së lirë të njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit ndërmjet shteteve anëtare, duke zhvilluar politika të përbashkëta bujqësore dhe transporti, dhe duke krijuar një Fond SocialEvropian dhe një Bankë Evropiane Investimesh. Nga ana tjetër,Traktati i Euroatomit luajti një rol të vogël në procesin dheintegrimit dhe u fokusua kryesisht në kërkimin shkencor. Ajoqë me të drejtë festohet si datëlindja e Bashkimit Evropianështë pikërisht data e themelimit të Komunitetit EkonomikEvropian. 5 CILAT JANË TRI SHTYLLAT MBI TË CILATNGRIHET BASHKIMI EVROPIAN? Bashkimi Evropian është i organizuar në mënyrë shumë komplekse dhe kështu që mund të konceptohet dhe kuptohetme shumë më tepër vështirësi se sa organizimi dhe funksionimii shteteve kombëtare. Një perspektivë që lejon reduktimine kompleksitetit të BE-së për një vëzhgues është përdorimi iskemës së tri shtyllave: (1) Komunitetet Evropiane; (2) Politikae Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët; (3) BashkëpunimiPolicor dhe Gjyqësor për Çështjet Penale. Kjo nuk është thjeshtnjë skemë analitike, pra e shpikur prej një vëzhguesi për tëlehtësuar procesin e vëzhgimit dhe studimit, por ekzistonzyrtarisht në realitetin konkret të organizimit dhe funksionimittë Bashkimit Evropian. Struktura e shtyllave e kaorigjinën historike tek negociatatqë sollën Traktatine Maastrihtit. Synimiishte shtimi i pushtetit tëKomunitetit në fushat epolitikës së jashtme, sigurisë,mbrojtjes, azilit emigrimit, bashkëpunimitpenal dhe atij gjyqësor. Megjithatë, disa prej shteteveanëtare e kundërshtuanshtimin e pushtetit të Komunitetit me arsyetiminse ata ishinshumë të ndjeshëm ndaj humbjes së sovranitetit kombëtar prejpërdorimit të metodës komunitare dhe se çështje të tilla do tëishte më mirë të trajtoheshin nga dhe ndërmjet qeverive, kryesishtnë kuadër të Bashkëpunimit Politik Evropian. Për pasojë, këto çështje nuk u përfshinë në KomunitetetEvropiane, por u vendos të trajtoheshin jashtë tyre (konkretishtprej qeverive të shteteve anëtare në Konferencat Ndërqeveritare)në formën e dy shtyllave shtesë: Politika e Jashtmedhe e Sigurisë së Përbashkët, dhe Drejtësia dhe Punët eBrendshme. Amendimet që pasuan me Traktatin eAmsterdamit dhe Traktatin e Nisës i kanë transformuar shtyllat gjithnjë e më tepër në mbi-kombëtare. Rëndësi tëveçantë në këtë drejtim ka tranferimi i politikave të azilit,migrimit, dhe bashkëpunimit gjyqësor në çështjet civile tek Shtylla e Komuniteteve Evropiane, gjë që u mundësua nga Traktati i Amsterdamit. Si rrjedhojë, shtylla e tretë është riemërtuar Bashkëpunimi Policor dhe Gjyqësor për Çështjet Penale. Megjithatë ende përdoret termi “Drejtësia dhe Punët e Brendshme” për t’iu referuar së bashku, shtyllës së tretë dhe
  • 20. 20 fushave të transferuara. Tabela e mëposhtme paraqet në detaje politikat që përbëjnë secilën prej shtyllave të Bashkimit Evropian. Shtylla e parë KomunitetetEvropiane • Bashkimi Doganordhe Tregu Unik • Politika Bujqësore ePërbashkët • Politika ePërbashkët përPeshkimin • E Drejta Evropianepër Konkurrencën • Bashkimi Ekonomike Monetar • Shtetësia Evropiane • Arsimi dhe Kultura • Rrjetet Tej-Evropiane • Mbrojtja eKonsumatorit • Kujdesi Shëndetësor • Kërkimi Shkencor • E Drejta për Mjedisin • Politikat Sociale • Politikat e Azilit • Traktati i Shengenit Shtylla e dytë Politika e Jashtmedhe e Sigurisë sëPërbashkët • Politika e Jashtme • Të Drejtat e Njeriut • Demokracia • Ndihma ehuajPolitika e Sigurisë • Politika Evropiane eSigurisë dhe Mbrojtjes • Grupet e Luftimit tëBE-së • Forca Evropiane eReagimit të Shpejtë • Ruajtja e Paqes Shtylla e tretë BashkëpunimiPolicor dheGjyqësor përÇështjet Penale • Trafikimi i Drogësdhe Kontrabanda eArmëve • Terrorizmi • Trafikimi i QenieveNjerëzore • Krimi i Organizuar • Ryshfeti dheMashtrimi Shtylla e parë: Komunitetet Evropiane Shtylla e parë përbëhet nga tre Komunitetet Evropiane: (a)Komuniteti Evropian; (b) Komuniteti Evropian i Qymyrit dheÇelikut; (c) Euroatomi. Me themelimin e Bashkimit Evropian,Komuniteti Ekonomik Evropian u emërtua KomunitetiEvropian. Ky ndryshim synonte të shprehte kalimin prej njëkomuniteti me karakter tërësisht ekonomik drejt një bashkimipolitik. Përfshirja e të tre komuniteteve në një shtyllë të vetme,megjithatë, nuk do të thotë se ato janë të unifikuara. Shtylla e parë përfaqëson të drejtën komunitare në formën esaj më të lartë. Brenda kuadrit të Komunitetit Evropianinstitucionet komunitare (si p.sh. Komisioni dhe ParlamentiEvropian) mund të hartojnë normat komunitare në fushatpërkatëse të veprimtarisë së tyre, të cilat zbatohen direkt mbishtetet anëtare dhe gëzojnë superioritet ndaj së drejtës sëbrendshme të shteteve. Vend mjaft të rëndësishëm nëKomunitetin Evropian zë tregu unik me katër liritë
  • 21. 21 themeloretë tij – liria e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve dhekapitalit – si dhe rregullat për konkurrencën. Shtylla e dytë: Politika e Jashtme dhe e Sigurisë sëPërbashkët Përpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian,bashkëpunimi politik ndërmjet shteteve rregullohej ngamarrëveshjet e vitit 1970 “Mbi Bashkëpunimin PolitikEvropian” dhe nga Akti Unik Evropian. Këto marrëveshjeparashikonin konsultime të rregullta ndërmjet ministrave tëjashtëm të shteteve anëtare dhe kontakte të vazhdueshmendërmjet departamenteve qeveritare. Megjithatë, të gjithavendimet merreshin me unanimitet. Përsa u përket çështjevetë sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politikedhe financiare. Por krizat ndërkombëtare të viteve ’90 (Luftae Gjirit Persik dhe Lufta në ish- Jugosllavi) demonstruan sekëto instrumenta të politikës së jashtme nuk ishin në gjendjet’i siguronin Bashkimit Evropian ndikimin e duhur në arenënndërkombëtare. Me Traktatin e Bashkimit Evropian, kryetarët e shteteve dheqeverive ranë dakord të zhvillonin një politikë të jashtme dhetë sigurisë së përbashkët. Pjesa më e madhe e vendimeve nëkuadër të kësaj politike merren ende nëpërmjet bashkëpunimittë shteteve. Megjithatë, janë parashikuar një sërëinstrumentash të rinj si pozicionet e përbashkëta, masat dheveprimet e përbashkëta, dhe vendimet kuadër. Shtylla e tretë: Bashkëpunimi Policor dheGjyqësor për Çështjet Penale Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policoretë shteteve anëtare synon t’u ofrojë shtetasve të BashkimitEvropian liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuar bashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobinë. Bashkëpunimigjyqësor trajton gjithashtu lehtësimin dhe përshpejtimin ebashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale, lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosjene normave penale uniforme në luftën kundër krimit tëorganizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës. Ashtu si dhe në rastin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë sëPërbashkët, Bashkëpunimi Policor dhe Gjyqësor për ÇështjetPenale zhvillohet jashtë kuadrit vendim-marrës të KomunitetitEvropian. Megjithatë, institucioni deri tani më i rëndësishëmmbi-kombëtar (thënë ndryshe komunitar), KomisioniEvropian, mund të paraqesë propozime p.sh. në formë programi edhe për çështje të tilla që dalin jashtë fuqisë vendimmarrësetë Komunitetit. 6 KUSH E MBRON INTERESIN E PËRBASHKËTNË BASHKIMIN EVROPIAN? Detyrën për të mbrojtur interesin e përbashkët të të gjithashteteve anëtare të Bashkimit Evropian e ka KomisioniEvropian. Është pikërisht Komisioni që kujdeset për arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme në kohë dhe që marrin parasyshinteresin e përbashkët. Por, për të kryer këtë funksion, Komisioni Evropian duhet të bashkëpunojë me institucionete tjera të BE-së.Emërimi dhe përbërja Secili vend anëtar zgjedh një kandidat për postin ekomisionerit në Kolegjin e komisionerëve. Pra KomisioniEvropian në BE-në me27 shtete anëtare ka 27komisionerë dhe një President tëKomisionit. Kolegji ikomisionerëve ka njëmandat 5-vjeçar, porduhet të paraqitet përt’u dëgjuar paraParlamentit Evropiandhe të miratohet prej tij. Në rast se njëri prejk o m i s i o n e r ë v ekontestohet ngaParlamenti, ky është njëmosmiratim i Kolegjitnë tërësinë e vet, që sjellnevojën për të paraqitur nga e para për miratim gjithë Kolegjine komisionerëve. Në përgjithësi qeveritë emërojnë nëKomisionin Evropian politikanë të lartë, jo ekstremistë, dhe me prirje pro-evropiane. Secilit komisioner i caktohet një portofol, pra një fushëpërgjegjësie. Komisionerët kanë kabinete personale për t’iasistuar në punën e tyre. Poshtë nivelit të komisionerëve shtrihet burokracia e Komisionit me rreth 22 mijë të punësuar. Organizimi
  • 22. 22 Njësitë organizative më të rëndësishme të Komisionit janëDrejtoritë e Përgjithshme, të cilat janë përgjegjëse përmbarëvajtjen e fushave të veçanta të politikave, ashtu siministritë në shtetet kombëtare. Përveç tyre funksionojnë edheshërbime të tjera, të cilat mund të krahasohen në rastin eShqipërisë me rolin e institucioneve të pavarura. Në Komision ekziston një hierarki si vijon: • Të gjitha çështjet e rëndësishme kanalizohen nëpërmjettakimeve javore të Kolegjit të Komisionerëve. Në këtotakime vendimet merren me unanimitet kur është e mundur,por edhe me shumicë votash kur është e nevojshme. • Në fushat e veçanta të politikave Komisioneri që ka portofolinmban përgjegjësinëkryesore të lidershipit. • Drejtoritë e Përgjitshmekryesohen zyrtarisht ngaDrejtorët e Përgjithshëm,që janë përgjegjës ndaj Komisioneritapo Komisionerëvepërkatës. • Drejtoritë kryesohen ngaDrejtorët, të cilët i raportojnëDrejtorit të Përgjithshëm. • Njësitë kryesohen ngaKryetarët e Njësive, tëcilët i raportojnë Drejtoritpërkatës. Përgjegjësitë dhe kompetencat Komisioni Evropian ka përgjegjësi dhe kompetenca që burojnënga traktatet e BE-së, por edhe të tjera që kanë lindur nganevojat praktike dhe kërkesat e sistemit të Bashkimit Evropian. Ndër to më të rëndësishmet janë: propozimi dhe zhvillimi ipolitikave dhe legjislacionit, funksionet ekzekutive (vendosjae rregullave, menaxhimi i financave të BE-së, mbikëqyrja e zbatimit të politikave, dhe rregullimet në përshtatje meprocedurat ose thënë ndryshe ‘komitologjia’), mbrojtja ekuadrit ligjor nga deformimet dhe shkeljet (p.sh. kur ndonjë shtet anëtar nuk respekton të drejtën e BE-së, kur kompanitëshkelin të drejtën e BE-së për praktikat kufizuese, ose kurkompanitë shkelin rregullat e BE-së për ndihmën shtetërore), përfaqësimi dhe negociimi në emër të BE-së me pjesën tjetërtë botës, ndërmjetësimi dhe pajtimi në rastin e konflikteve,dhe promovimi i interesit të përgjithshëm evropian. 7 KUSH E PËRFAQËSON ZËRIN E SHTETEVEANËTARE TË BE-SË? Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen nëKëshillin e Ministrave dhe në Këshillin Evropian. Duhet paturkujdes për të dalluar këto dy institucione prej Këshillit të Evropës, i cili nuk është pjesë e Bashkimit Evropian. Këshilli i Ministrave Përgjegjësitë dhe funksionet Përgjegjësia kryesore e Këshillit të Ministrave (oseshkurtimisht Këshillit) është të marrë vendime për politikatdhe legjislacionin. Sigurisht që edhe Komisioni dhe ParlamentiEvropian disponojnë kompetenca të tilla,por ato janë të pakrahasueshme mepushtetin e Këshillit. Bashkëpunimi iKëshillit me Komisionin dhe ParlamentinEvropian dhe varësia e tij prej tyre varionnë lidhje me llojin e vendimeve që duhenmarrë. Në përgjithësi Këshilli ka më shumë hapësirë për vendimmarrje nështyllën 2 dhe 3 të BE-së, duke qenë sekëto janë ndërqeveritare, ndërkohë që nështyllën 1 (Komunitetet Evropiane)Këshilli mund të marrë vendime, porvetëm pasi Komisioni Evropian të ketëbërë një propozim. Në shtyllën 1 të BE-së Këshilli i Ministrave është veçanërishti kufizuar në rolin e vendimmarrësit kur shtrohet çështja eprodhimit të legjislacionit. Së pari, siç u përmend dhe më sipër,Këshilli nuk mund të fillojë veprimtarinë e tij po të mos ketë një propozim paraprak nga ana e Komisionit. Së dyti, reformate traktateve të BE-së varen mjaft prej Parlamentit Evropian,duke e shndërruar këtë të fundit në një aktor shumë tërëndësishëm. Procedura e bashkë-vendimmarrjes (co-decisionprocedure) që aplikohet në BE ka krijuar dy legjislatorë,Këshillin dhe Parlamentin Evropian. Megjithatë, do të ishte eparakohëshme dhe e përgënjeshtruar nga praktika të thuhejse rolin e iniciuesit të politikave e ka vetëm Komisioni dhe seKëshilli varet krejtësisht prej veprimeve nismëtare tëKomisionit Evropian. Në fakt ka referenca ligjore (p.sh. Neni208 i Traktatit të
  • 23. 23 Komunitetit Evropian) që krijojnë hapësirate nevojshme për Këshillin që të jetë iniciues i politikave ose tëanashkalojë Komisionin në këtë pikë. Përbërja Samiti Evropian i Seviljes e reduktoi numrin e llojeve tëkëshillit nga 16 në 9. Kështu janë këshillat e mëposhtëm: (1)Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë; (2) Çështjet Ekonomike dhe Financiare; (3) Drejtësia dhe Punët eBrendshme; (4) Çështjet e Punësimit, Politikave Sociale,Shëndetit dhe Konsumatorit; (5) Konkurrueshmëria (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimi Shkencor); (6) Transporti,Telekomunikacioni dheEnergjia; (7) Bujqësia dhePeshkimi; (8) Mjedisi; dhe(9) Arsimi, Rinia dheKultura. Në secilin prejkëshillave të mësipërmmarrin pjesë ministratpërkatës të ve anëtare të Bashkimit Evropian, si atatë Punëve të Jashtme,Ekonomisë, Financës etj. Për t’u përmendur janëedhe COREPER (Komitetii Përfaqësueve të Përhershëm), qëfunksionon si mbështetjeteknike për punën eKëshillit, dhe SekretariatiPërgjithshëm, që mbështet punën e Këshillit në aspektinadministrativ. Sekretariati i Përgjithshëm kryesohet ngaSekretari i Përgjithshëm i Këshillit, i cili vepron gjithashtu edhesi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dheSigurinë e Përbashkët. Funksionimi i Këshillit Një institucion i rëndësishëm është Presidenca e Këshillit. Drejtimi i këtij institucioni bëhet me rotacion nga secili prejshteteve anëtare çdo gjashtë muaj. Presidenca e Këshillit (dukebashkëpunuar me Sekretariatin e Përgjithshëm) organizon dhedrejton shumicën e takimeve të Këshillit, përpiqet të arrijëkonsensus për iniciativat që ndërmerren, siguron vazhdimësidhe konsistencë në zhvillimin e politikave, dhe përfaqëson Këshillin në takimet dhe negociatat me institucionet e tjera. Këshilli funksionon në bazë të një strukture hierarkike. Nëshkallën më të lartë të hierarkisë janë ministrat, më poshtëështë COREPER, dhe në fund janë komitetet dhe grupe punetë ndryshme. Pra një propozim i Komisionit Evropian përKëshillin kalon nga grupi i punës tek përfaqësuesit e përhershëm (COREPER) dhe në fund tek ministrat, të cilëtmarrin vendim të prerë. Sipas traktateve Këshilli ka në dispozicion tri mënyra për tëarritur tek marrja e një vendimi: votim unanim, shumicë tëcilësuar, dhe shumicë të thjeshtë votash. Unanimiteti përdoretnga Këshilli në rastet kur trajtohen çështje të Politikës sëJashtme dhe Sigurisë së Përbashkët, Bashkëpunimit Policordhe Gjyqësor, çështje kushtetuese, dhe çështje financiare. Poashtu votimi unanim kërkohet kur Këshilli dëshiron të ndryshojë një propozim të Komisionit kundër dëshirës së këtijtë fundit. Shumica e cilësuar përdoret në shumicën e vendimeveqë i përkasin shtyllës së parë (Komuniteteve Evropiane), dhenjë pjese të vogël të dy shtyllave të tjera. Që një vendim tëmerret nëpërmjet shumicës së cilësuar duhet që rreth 2/3 eshteteve anëtare të votojnë pro tij. Shumica e thjeshtë përdoretvetëm në rastet e procedurave dhe tarifave antidumping dhekundër subvencionimit. Në këtë mënyrë votimi secili prejshteteve anëtare ka një votë në dispozicion, në dallim prejshumicës së cilësuar. Këshilli Evropian Anëtarësia Në Traktatin e Bashkimit Evropian shprehet qartë se janë dynivele pjesëmarrjeje në Këshillin Evropian: (1) Kryetarët eShteteve dhe Qeverive të shteteve anëtare dhe Presidenti iKomisionit; (2) Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare dhenjë anëtar i Komisionit, që ndjekin samitin për të ofruarasistencën e tyre. Megjithatë në samite mund të marrin pjesëedhe përkthyesit, gjashtë zyrtarë (dy nga vendi që kaPresidencën e rradhës, një nga Sekretariati i Këshillit, dhe trenga Komisioni), si dhe një
  • 24. 24 nëpunës civil i secilit shtet anëtar, icili mund të zëvendësohet kurdo që shihet e nevojshme prejdikujt tjetër nga delegacioni i shtetit. Organizimi Këshilli Evropian është i detyruar të mblidhet të paktën dyherë në vit. Këto dy takime të detyrueshme ndodhin nëpërfundim të mandatit të Presidencës së Këshillit të secilit shtet anëtar, pra në qershor dhe dhjetor. Por praktika ka treguar seKëshilli Evropian zakonisht mblidhet më shumë se dy herënë vit, për të trajtuar çështje që kërkojnë zgjidhje të shpejtë. Çdo vend që mban Presidencën e Këshillit ka detyrimin qënjërin prej samiteve ta organizojë në Bruksel. Zakonishttakimet e Këshillit Evropianzgjasin një ditë. Përpërgatitjen e samiteve rol tërëndësishëm kanë kryetari ishtetit që mban Presidencëne rradhës, liderë të tjerë tështeteve anëtare, dheministrat e jashtëm. Janëkëtaaktorë që në përgjithësiinfluencojnë përmbajtjen eaxhendës së samitit. Rolet dhe Aktivitetet Temat dhe fushat kryesore qëtrajton Këshilli Evropian janëpesë: (1) Evoluimi i BashkimitEvropian – veçanërishtreforma kushtetuese dhe institucionale, Bashkimi Ekonomikdhe Monetar, dhe zgjerimi; (2) Çështjet kushtetuese dheinstitucionale – vendimet lidhur me anëtarësimet e reja nëBE, çështje institucionale specifike, emërime personeli tërëndësishme, konstitucionalizimi/ formalizimi i integrimitevropian; (3) Politikat ekonomike dhe monetare të BE-së; (4)Marrëdhëniet me jashtë; dhe (5) Çështje specifike të politikave të brendshme – që janë politika me ndjeshmëri të lartë dhekërkojnë një vizion të gjerë dhe gjithëpërfshirës. 8 SI PËRFAQËSOHEN QYTETARËT NËBASHKIMIN EVROPIAN? Parlamenti Evropian, i zgjedhur nëpërmjet votës së qytetarëveevropianë, kryen funksionin e përfaqësimit të zërit qytetar nëprocesin e vendim-marrjes së BE-së. Siç shihet, në Bashkimin Evropian bëhet dallimi ndërmjet interesit kombëtar (tëpërfaqësuar nga Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Evropian)dhe interesit të përbashkët (të përfaqësuar nga Komisioni Evropian) nga njëra anë, dhe interesit të qytetarëve evropianë,nga ana tjetër. Kompetencat dhe influenca Parlamenti Evropian (shkurtimisht Parlamenti) ka një influencë jo të vogël në BE, të cilën e ushtron nëpërmjet procesitlegjislativ, procesitbuxhetor, dhe kontrollite mbikëqyrjessë ekzekutivit. Parlamentimund të influencojëlegjislacionine BE-së në njësërë rastesh: (1) Parlamentishpeshmerr pjesë në diskutimete politikave sëbashku me Komisioninnë fazën legjislativetë para-propozimit; (2) Parlamentimund të miratojëzyrtarisht idetë e veta për legjislacionin në fjalë (raporte iniciuesose ide për legjislacionin); (3) Cikli buxhetor vjetor krijonmundësi që Parlamenti të ushtrojë influencë legjislative; (4)Parlamenti mund të influencojë në mënyrë indirekte programinlegjislativ vjetor të Komisionit – ky program diskutohetnga komitetet parlamentare në prani të përfaqësuesve tëKomisionit Evropian dhe votohet nga Parlamenti; (5) Parlamentika në dispozicion 4 procedura për të marrë në shqyrtimlegjislacionin e rëndësishëm të BE-së: procedura e konsultimit(Parlamentit i kërkohet mendim në lidhje me propozimetlegjislative të Komisionit); procedura e bashkëpunimit (pasiKëshilli i Ministrave ka marrë një pozicion të përbashkët lidhurme propozimin e Komisionit, duhet të japë arsyet për këtëpozicion të ndërmarrë para Parlamentit dhe të miratohet prejkëtij të fundit me shumicë absolute votash, gjë që referohetedhe si “leximi i dytë”); procedura e bashkë- vendimmarrjes (nërast se Parlamenti dhe Këshilli arrijnë marrëveshje për propozimin e Komisionit gjatë “leximit të parë”, propozimi miratohetqë në këtë fazë, në të kundërt ngrihet një komitet pajtimikur Parlamenti e ndryshon propozimin me shumicë absolutevotash. Nëse komiteti i pajtimit që përbëhet nga një numëri barabartë anëtarësh prej Këshillit dhe Parlamentit nuk arrinnë marrëveshje të përbashkët, propozimi bie; procedura e
  • 25. 25 miratimit(Parlamenti i merr në konsideratë propozimet gjatë njëleximi të vetëm dhe nuk mund të bëjë ndryshime, por mundtë vendosë veton). Në lidhje me procesin buxhetor të BE-së Parlamenti mund tëpropozojë ndryshime për shpenzimet e detyrueshme(kryesisht në bujqësi), mund të propozojë ndryshime për shpenzimet jo të detyrueshme (shumica e fushave përveçbujqësisë) dhe, duke dhënë arsyet për këtë mund tëkundërshtojë projekt-buxhetin e paraqitur dhe të kërkojë njëtë ri. Roli kontrollues dhe mbikqyrës i Parlamentit Evropian ështëmë i vështirë për t’u luajtur në krahasim me atë që luajnëparlamentet kombëtare për dy arsye: së përi, organizimi i BEsë është shumë kompleks për të mundur të përcaktohet qartëpërgjegjësia e zbatimit korrekt të politikave; dhe së dyti, përçështje me diapazon të gjerë është e vështirë të dallohet ndarja e roleve ndërmjet Komisionit, Këshillit të Ministrave dheKëshillit Evropian. Pavarësisht këtyre vështirësive, Parlamentip.sh. ka në dispozicion 8 kompetenca për të kontrolluar dhe mbikqyrur veprimtarinë e Komisionit: (1) Kandidati përPresident i Komisionit Evropian miratohet nga Parlamenti;(2) I gjithë Kolegji i Komisionerëve të propozuar duhet tëmiratohet nga Parlamenti; (3) Parlamenti mund ta shkarkojëKolegjin me dy të tretat e votave, por nuk mund të shkarkojënjë Komisioner të vetëm; (4) Diskuton në seancë të hapurraportin e përgjithshëm vjetor të dërguar nga Komisioni; (5)Komisioni dërgon çdo vit në Parlament (dhe Këshill) të dhënate vitit financiar të kaluar në lidhje me zbatimin e buxhetit; (6)Komitetet e përhershme parlamentare mund të ushtrojnë nëçdo kohë funksionin mbikëqyrës; (7) Parlamenti mund tëkrijojë komitete të përkohëshme hetimore; (8) Parlamenti mund t’i drejtojë pyetje Komisionit. Në lidhje me Këshillin eMinistrave dhe Këshillin Evropian roli kontrollues dhembikqyrës i Parlamentit është shumë i kufizuar. Përbërja Të gjitha shtetet anëtare të BE-së, në një raport të caktuar sipas popullsisë që kanë, zgjedhin përfaqësuesit e tyre në ParlamentinEvropian. Vendi që ka më shumë përfaqësues ështëGjermania, dhe më pas vijnë Britania e Madhe, Franca dheItalia. Aktiviteti i partive politike ndodh në tri nivele në lidhjeme Parlamentin Evropian: niveli tej- kombëtar (transnational),grupet politike nëParlamentin Evropian,dhe nivelikombëtar. Federatattej-kombëtarejanë formuar rrethparimeve tëpërgjithshme dheekzistojnë për synimekoordinimi,propagandimidhe elektorale. Trijanë federatat nëParlamentin Evropian: Partia e PopullitEvropian, epërbërë nga partitë qendrës së djathtë, Partia Liberale, Demokratike dhe ReformatoreEvropiane, dhe Partia e Socialistëve Evropianë. Aktiviteti politik në Parlamentin Evropian kanalizohetkryesisht nëpërmjet grupeve politike, që duhet të kenëminimalisht 14 anëtarë. Janë 8 grupe të tilla: Grupi i Partisë sëPopullit Evropian dhe Demokratëve Evropianë, Grupi i Partisësë Socialistëve Evropianë, Grupi i Partisë Liberale,Demokratike dhe Reformatore Evropiane, Grupi i TëGjelbërve, Grupi Konfederal i Së Majtës Evropiane, Grupi iBashkimit për Evropën e Kombeve, Grupi për një Evropë tëDemokracive dhe Diversiteteve, dhe Grupi Teknik (ku bëjnëpjesë parlamentarët që nuk dëshirojnë të bashkohen me grupete tjera). Partitë politike kombëtare përfshihen në aktivitetet që lidhenme Parlamentin Evropian në tri mënyra kryesore: (1) shumicae kandidatëve në zgjedhjet për Parlamentin Evropian zgjidhen nga partitë kombëtare; (2) fushatat për zgjedhjet nëParlamentin Evropian janë në thelb fushata që drejtohen ngapartitë kombëtare; dhe (3) në Parlamentin Evropian ekzistojnëgrupe të partive kombëtare brenda grupeve politike. 9 KUSH GARANTON PAPREKSHMËRINË ERREGULLAVE TË “LOJËS” NË BE? Ky është funksioni i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Është ky institucion që ndërhyn në rastet kur raportohet se ështëshkelur e drejta e Bashkimit Evropian, d.m.th. traktatet,direktivat, vendimet, rregulloret etj.
  • 26. 26 Anëtarësia dhe organizimi Gjykata Evropiane e Drejtësisë është në Luksemburg dhe nukduhet të ngatërrohet me Gjykatën Evropiane për Të Drejtat eNjeriut që ndodhet në Strasburg. Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka në përbërje të saj nga një gjykatës prej secilit shtetanëtar. Gjykatësit caktohen për një mandat 6-vjeçar, por qëështë i rinovueshëm dhe për caktimin e tyre duhet të që gjitha qeveritë e shteteve anëtare të BE-së tëbien dakord. Gjyqtarët zgjedhinPresidentin e Gjykatës që e kryen këtërol për një periudhë 3-vjeçare. Tetëavokatë të përgjithshëm (secili prej tyreka dy sekretarë ligjorë) ndihmojnëgjyqtarët në ushtrimin e detyrave të tyre. Gjykata punëson edhe një staf prej rreth1100 personash që përfshihen nëkryerjen e detyrave administrative. Llojet e çështjeve që paraqiten në Gjykatë Gjykata nuk mund të fillojë vetëveprimet. Ajo duhet të presë që çështjett’i adresohen. Kjo mund të ndodhë në një sërë mënyrash, kumë të rëndësishmet janë si vijon: 􀂾 kur nuk plotësohet një detyrim ligjor i parashikuar në traktatet e BE-së nga ana e shteteve anëtare; 􀂾 kur bëhet aplikim për anullim të veprimeve tëndërmarra nga institucionet e BE-së; 􀂾 në rast mosveprimi të institucioneve të BE-së dheshteteve anëtare që shkelin të drejtat e personave fizikëose juridikë; 􀂾 kur ka një veprim për vendosur se kush ështëpërgjegjës për dëmet e kryera; 􀂾 kur Gjykatës i drejtohen për të interpretuar çështje qëtë mundësojë marrjen e vendimit nga ana e gjykatavekombëtare; 􀂾 kur çështja që apelohet del jashtë juridiksionit tëGjykatës së Shkallës së Parë (një tjetër institucion i BEsë); 􀂾 kur janë shkelur rregullat proceduriale, ose ështëshkelur e drejta komunitare; 􀂾 kur Gjykatës i kërkohet mendim nga Këshilli, Komisioni ose një shtet anëtar nëse një marrëveshje e ardhshme ndërkombëtare është apo jo në përputhjeme dispozitat e traktateve të BE-së. 10 ÇFARË ËSHTË INTEGRIMI EVROPIAN? Për të kuptuar integrimin evropian është e nevojshme të kuptohet fillimisht se çfarë do të thotë “integrim”. Le të mendojmëdiçka të përbërë nga pjesë, p.sh. një institucion. Pjesët e institucionitjanë sektorët që e përbëjnë atë. Këta sektorë quhen tëintegruar, atëherë kur efektet që prodhohen tek njëri sektorndikojnë në funksionimin e sektorëve të tjerë. Integrimi, ashtusi dhe efektet, mund të jetë pozitiv ose negativ, por është erëndësishme të kuptohet që mbi të gjitha, integrim do të thotëqë pjesët e ndryshme nuk mund të jenë më të izoluara, krejtësishttë pavarura dhe indiferente. Në një kuptim më të afërtme ndjeshmëritë njerëzore, integrim do të thotë solidaritet: do të thotë gëzimi përbashkëtdhehidhërim i përbashkët. Por çfarë ështëintegrimi evropian? Në rastine integrimitevropian pjesëtqë integrohenjanë shtetet kombëtare. Ajoqë shtetet kombëtarehumbasingjatë procesittë integrimit evropian është sovraniteti, që do të thotë se për njënumër të konsiderueshëm çështjesh vendimet nuk mund tëmerren më prej qeverive të shteteve kombëtare, por prej institucioneve të Bashkimit Evropian. Ndërsa ajo që shtetet kombëtarefitojnë gjatë integrimit evropian është solidariteti, ikuptuar si treg i përbashkët, mbrojtje e përbashkët, monedhëe përbashkët, politikë bujqësore e përbashkët etj. Nga ana tjetër, solidariteti që rrjedh prej integrimit evropianbazohet në disa vlera themelore të përbashkëta, të cilat duhett’i respektojnë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian,si dhe
  • 27. 27 ato vende që dëshirojnë të anëtarësohen në të. Këtovlera shpesh grupohen në të ashtuquajturat kritere, si mëposhtë: Kriteri politik: Demokracia, Shteti i së drejtës, Mbrojtja e të drejtave të njeriut,Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të minoriteve Kriteri ekonomik: Ekonomi tregu funksionale, e aftë të përballojë presionetkonkurruese dhe forcat e tregut të BE-së Kriteri administrativ Aftësia për të përballuar detyrimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian Kriteri politik thekson faktin që të gjitha shtetet anëtare tëBashkimit Evropian funksionojnë mbi bazën e demokracisëliberale, shteti i së drejtës është i konsoliduar, të gjithë janë të barabartë para ligjit, të drejtat e njeriut janë të shenjta dheminoritetet nuk i nënshtrohen diskriminimit. Përqafimi ikëtyre vlerave është vendimtar dhe themelor për vendet që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Në këto rrethana, një pjesë e konsiderueshme e ndihmës së BE-së për Shqipërinë synon pikërisht ndërtimin dhe aplikimin e këtyre vlerave. Kriteri ekonomik synon të trajtojë çështjen e integrimitekonomik në Bashkimin Evropian. Shqipëria, p.sh. duhet tëforcojë ekonominë e vet, duhet të fusë teknologji të avancuara dhe të sigurojë se produktet dhe shërbimet shqiptare janë tëstandardeve dhe cilësisë së lartë, që nuk janë të dëmshme përkonsumatorët, në mënyrë që të bëhet i mundur përballimi i konkurrencës me ekonomitë e shteteve anëtare të BE-së. Kriteri administrativ nënvizon nevojën e adoptimit (miratimitdhe zbatimit) të legjislacionit të Bashkimit Evropian nëkuadrin ligjor të shtetit shqiptar. Për këtë nuk është thjesht e nevojshme që Parlamenti shqiptar të miratojë traktatet,direktivat, vendimet, rregulloret dhe akte të tjera ligjore tëBE-së si pjesë e legjislacionit tonë, por në të njëjtën kohëShqipëria duhet të forcojë administratën shtetërore për të bërëtë mundur zbatimin e legjislacionit të ri. 11 ÇFARË ËSHTË MARRËVESHJA ESTABILIZIM-ASOCIIMIT? Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) është njëmarrëveshje ligjore ndërkombëtare ndërmjet venditnënshkrues (në rastin tonë Shqipërisë) dhe BashkimitEvropian. Funksioni i saj është të vendosë kuadrin ligjor përbashkëpunim ndërmjet të dy palëve dhe adoptimin gradualtë standardeve evropiane, të tilla si kushtet që duhet tëplotësojnë mallrat, shërbimet dhe kapitalet shqiptare që tëmund të lëvizin lirisht në Bashkimin Evropian, apo rregullat që përcaktojnë se si duhet të zhvillohet konkurrenca në treg. Një nga karakteristikat kryesore të MSA-së është përqendriminë krijimin dhe forcimin e parimeve demokratike dhe bashkëpunimitmevendet e rajonit tëBallkanit. Bashkëpunimirajonalsynon vendosjene një rrjeti marrëveshjeshdy dheshumëpalëshendërmjet vendevetë Ballkanit nëfushën tregtare,ekonomike, ligjore,politike etj. Kjo qasje ka përqëllim krijimindhe forcimin elidhjeve ndërmjetvendeve ballkanike, duke sjellë frymën e bashkëpunimit dhepajtimit, për të mënjanuar tensionet dhe nxitur zhvillimin reciprok. Përfitimet më të rëndësishme, të drejtpërdrejta ngaMarrëveshja e Stabilizim-Asocimit janë në fushën e tregtisë,duke lejuar një hyrje më të lirë të prodhimeve vendase nëtregun e përbashkët evropian. Me përmirësimin e kushtevetë eksportit lindin mundësi të shumta për zhvillimin ekompanive shqiptare dhe të ekonomisë kombëtare nëpërgjithësi. Nga ana tjetër, Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit mundësonnjë hyrje më të lehtë të mallrave europiane për blerësit dhekonsumatorët shqiptarë, përmes procedurave administrative
  • 28. 28 më të shkurtra, më efikase dhe me çmime më të ulta. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit gjithashtukrijon mundësinë e marrjes së burimeve financiare prejfondeve të ndryshme strukturore të Bashkimit Evropian, si dhe të ndihmës për ndërtimin e kapaciteteve institucionale, zhvillimin rajonal dhe pjesëmarrjen në mjaft projekte të BEsë,si p.sh. programet e shkëmbimit për profesorët dhestudentët, ose bashkëpunim midis qendrave të kërkimit nëShqipëri me ato të BE-së. 12 SI ËSHTË NDËRTUAR MARRËVESHJA ESTABILIZIM-ASOCIIMIT? Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është e ndarë në tituj,kapituj dhe nene, përmbajtjen e të cilave do ta përshkruajmëshkurtimisht më poshtë, duke ndjekur një strukturë tëngjashme me atë të MSA-së. Dialogu politik Në kuadër të dialogut politik Shqipëria duhet të përshtasëqëndrimet e saj në politikën e jashtme me ato të diplomacisësë Bashkimit Evropian, duke humbur në këtë mënyrë një pjesë të sovranitetit të vet. Bashkëpunimi rajonal Bashkëpunimi rajonal është një nga kapitujt më të rëndësishëmtë MSA-së dhe synon ta integrojë Shqipërinë sa më tepër nërajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Ky është një proces që përfshin të gjitha fushat e bashkëpunimit, që nga ai politik eekonomik, deri tek bashkëpunimi institucional, social ekulturor. Shqipëria duhet të zhvillojë bashkëpunimin rajonalme vendet që kanë nënshkruar Marrëveshje Stabilizim-Asociimi, vendet e tjera të Procesit të Stabilizim-Asociimit dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE. Nëpërmjetbashkëpunimit rajonal synohet të krijohet një zonë stabilitetidhe zhvillimi ekonomik në rajonin e Ballkanit. Në të njëjtën kohë bashkëpunimi rajonal paraqet një shans për forcimin erolit të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë si një partner ibesueshëm në marrëdhëniet politike dhe tregtare. Hapja e tregut Shqipëria dhe Komuniteti Evropian do të hapin tregunndërmjet tyre, gjë që do të thotë se ato do të heqin detyrimetdoganore, kufizimet sasiore dhe masat e tjera që kanë këtë efekt për mallrat që do të eksportohen nga Shqipëria nëKomunitetin Evropian dhe anasjelltas. Nga ana tjetër, Palëtnuk do të marrin masa për mbrojtjen e produkteve kombëtare në tregtinë që do të zhvillojnë ndërmjet tyre. Gjithashtundalohet vendosja e detyrimeve të reja doganore për importetose ekportet, si dhe e kufizimeve të reja sasiore, duke synuar ruajtjen e nivelit ekzistues të hapjes së tregut ndërmjetShqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Hapja e tregut ka edheelementë të tjerë përveç lëvizjes së lirë të mallrave; që të sigurohet efektshëria e kësaj të fundit parashikohet gjithashtuliria e shqiptarëve (dhe europianëve anasjelltas) për të ofruarshërbime, për të lëvizur lirisht kapitalin e tyre, për t’u vendosur dhe për të lëvizur lirisht në territorin e KomunitetitEvropian. Por këto liri jepen kundrejt plotësimit të një sërëkushteve nga ana e Shqipërisë. Çështje ligjore Këto janë çështje që lidhen me hapat që duhet të ndërmarrë Shqipëria drejt plotësimit të njërit prej kritereve tëKopenhagenit (është fjala për kriteret që duhet të plotësojënjë shtet për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian; këto kritereu shpallën në Samitin e Kopenhagenit të vitit 1993): përfshirjae legjislacionit të Bashkimit Europian në korpusin ligjor tëShqipërisë dhe zbatimi i tij. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimitnuk e vendos Shqipërinë menjëherë përpara këtij detyrimi,por kërkon që Shqipëria të hedhë hapat e nevojshëm për t’upërgatitur për përfshirjen e plotë dhe zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian. Kështu Shqipërisë fillimisht i kërkohettë përafrojë legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Evropiannë disa fusha të rëndësishme për funksionimin e tregut dhe shtetit ligjor.