SlideShare a Scribd company logo
1 of 21
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
FAKULTETI I EKONOMISË DHE AGROBIZNESIT
DEPARTAMENTI I EKONOMISE DHE POLTIKAVE TË
ZHVILLIMIT RURAL
BASHKIA SARANDË
Punoi:
Junest Xhaferri
Pranoi:
Prof. Etleva Dashi
Tiranë, më 15 qershor 2021
Bashkia Sarandë
2
TABELA E PËRMBAJTJES
Rishikimi literaturës .......................................3
Metodologjia .................................................4
Hyrja (Analiza e zonës) ..................................4
1. Plani i përgjithshëm vendor ................5
2. Analiza POET .......................................6
2.1 Popullsia ...............................................................................6
2.2 Organizimi ...........................................................................7
2.3 Mjedisi ..................................................................................7
2.4 Teknologjia
.......................................................................9
3. Planifikimi dhe strategjitë e territorit .......10
4. Financat vendore .....................................11
5. Zonat e mbrojtura ....................................14
6. Klasifikimi NUTS .......................................16
7. Analiza SWOT ....................................17
8. Konkluzione .......................................19
9. Rekomandime ....................................20
Bashkia Sarandë
3
10. Referencat................................................21
Rishikimi literaturës
Planifikimi hapësinor është disiplinë shkencore shoqërore që hulumton, zbulon dhe përshkruan
ligjet objektive të proceseve zhvillimore në hapësirë, si dhe definon parimet, kriteret, metodat,
instrumentet dhe masat e nevojshme për organizimin e hapësirës nëpërmjet hartimit dhe
implementimit të planeve hapësinore të niveleve të ndryshme, në funksion të zhvillimit të
njëtrajtshëm ekonomik dhe shoqëror të shoqërisë së civilizuar njerëzore. Pikërisht planifikimi
hapësinor analizon zhvillimin e përgjithshëm ekonomik shoqëror në aspekt territorial, duke i
marrë parasysh të gjitha mikro, mezo dhe makro karakteristikat e territorit që është objekt
hulumtimi, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të hapësirave të veçanta në nivel
rajonal, nacional dhe ndërkombëtar.
Objektivi kryesor i planifikimit hapësinor është hulumtimi i specifikave të brendshme të
nënsistemeve të hapësirës, pikërisht të ekosferës, sociosferës dhe teknosferës, si dhe
raportet/lidhjet ndërmjet elementeve të tyre. Duke u nisur nga fakti se të gjitha nënsistemet e
hapësirës dhe elementet brenda tyre janë kategori dinamike të cilët vazhdimisht ndryshojnë
duke ndikuar drejtpërsëdrejti në prishjen-vendosjen e baraspeshës hapësinore nëpërmjet
ndikimit të faktorëve objektiv të zhvillimit të shoqërisë dhe natyrës, si dhe aktiviteteve
shoqërore të njeriut, planifikimi hapësinor ka për detyrë të hulumtojë, zbulojë dhe ofrojë
metoda, instrumente dhe masa për ndryshimin e vetëdijshëm të hapësirës në funksion të
krijimit të kushteve më të volitshme për jetesë të popullatës-njeriut, duke marrë parasysh
efektet pozitive dhe negative gjatë implementimit të tyre në procesin e ndryshimit të
vetëdijshëm të hapësirës, respektivisht gjatë organizimit dhe rregullimit optimal të hapësirës
sipas nevojave të njeriut, shkallës së zhvillimit të shoqërisë dhe kushteve natyrore.
Nga përkufizimi, objektivet dhe detyrat e planifikimit hapësinor qartë shihet se bëhet fjalë për
disiplinë shkencore që analizon të gjitha ligjet natyrore dhe shoqërore për shkëmbim të
materies ndërmjet njeriut dhe hapësirës, që kryesisht realizohet nëpërmjet procesit të
prodhimtarisë, si aktivitet i vetëdijshëm i njeriut me të cilin drejtpërsëdrejti ndikon në
ndryshimin e natyrës, zotëron me te dhe e adapton konform nevojave të tij.
Bashkia Sarandë
4
Metodologjia
Metodologjia e përdorur është ajo cilësore e cila ka për qëllim përpunimin e të dhënave
duke u mbështetur në informacione dhe studime të hartuara kryesisht nga profesionist
të fushës, gjithashtu metodologjia e përdorur është edhe ajo sasiore, pasi ky studim ka
në fokus kryesisht mbledhjen e të dhënave dhe përpunimin e tyre.
Metodologjia u përqendrua në përpunimin e të dhënave të publikuara nga bashkia
Sarandë, ku u morën publikimet më të fundit dhe u përshtatën me teorinë dhe njohuritë
e marra në lëndën e Planifikimit Hapsinor, ku sigurisht informacionet e përzgjedhura u
analizuan më gjerë. Prandaj në këtë punim janë trajtuar temat kryesore të kursit si:
planifikimi hapsinor, analiza POET, strategjia e territorit, financat vendore, zonat e
mbrojtura dhe klasifikimi i NUTS për bashkinë Sarandë.
Hyrja (Analiza e zonës)
Bashkia Sarandë përbëhet nga qytetet e Sarandës dhe qytezën e Ksamilit si dhe nga
fshatrat Çukë, Metoq, Gjashtë dhe Shelegar. Pas ndryshimeve si rrjedhojë e reformës
territoriale, bashkia Sarandë gjendet në një situatë ku parashikohet një zgjerim i territorit
ekzistues si dhe i popullsisë banuese.
Sipërfaqja administrative e saj arrin në rreth 5,200 ha , me një rritje gati dy herë dhe
popullsia civile arrin në 55,000 banorë. Qyteti i Sarandës ka 36,500 banorë. Për një
menaxhim sa më të mirë të burimeve natyrore dhe njerëzore, është e nevojshëm që në
kuadër të kushteve të reja të krijuara, Saranda të marrë rolin e liderit duke hartuar një
strategji e cila ti përgjigjet nevojave të zhvillimit të saj. Si rrjedhojë e kësaj , Saranda
kërkon të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në këtë kontekst duke qenë një ndër
bashkitë e para e cila është përfshirë në procesin e hartimit të PPV ( Plani Përgjithshëm
Vendor ).
Saranda, është një ndër destinacionet kryesore turistike për Shqipërinë prandaj është e
nevojshme hartimi i një vizioni të qartë mbi të cilin të bazohet edhe strategjia vendore e
turizmit. Forcimi i pozicionit të bashkisë në fushën e turizmit në raport me destinacionet
e tjera rajonale, dhe vendosja e një raporti të drejtë midis konkurueshmërisë dhe
komplimentaritetit është një ndër pikat më të rëndësishme për të cilat nevojitet vizioni
Bashkia Sarandë
5
strategjik. Në këtë mënyrë do të efiçientohet ofrimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i
cilësisë së jetesës duke rritur aksesueshmërinë në shërbime dhe hapësira publike.
Saranda mbron dhe lejon mirë menaxhimin dhe valorizimin e resurseve natyrore si dhe
të tokave bujqësore. Gjithashtu me anë të aplikimit të policentrizmit, mundësitë për
rritjen e kohezionit territorial janë reale dhe të mundshme. Në mbështetje të idesë së
policentrizmit do të krijohet gjatë viteve në vijim dhe brezi i gjelbër i Sarandës i cili do të
kufizojë shpërhapjen e vendbanimeve si dhe do të rrisë kapacitetin e gjelbër të
Bashkisë e të krejt zonės turistike.
Cilësia e mjedisit dhe e jetës do të vazhdojë të përmirësohet duke rritur aksesin nē
hapësira të gjelbra dhe gjelbërim. Do të përcaktohet kufiri i brezit të gjelbër i cili do të
mbrohet dhe pasurohet me bimësi të ndryshme për të rritur cilësinë e mjedisit dhe
frymëmarrjen e vendbanimeve urbane.
1. Plani i përgjithshëm vendor
Plani i përgjithshëm vendor ndan territorin në 5 sisteme territoriale:
• Sistemi urban;
• Sistemi natyror;
• Sistemi bujqësor;
• Sistemi ujor;
• Sistemi infrastrukturor.
Sistemi urban.
Ky sistem përbën tërësinë e të gjitha strukturave të ndërtuara të pranishme në territor. Sistemi
urban që i referohet organizimit të vendbanimeve të bashkisë Sarandë përbëhet konkretisht nga
dy qendra urbane, Saranda dhe Ksamili, të cilat përqëndrohen në frontin bregdetar. Sistemi
përbëhet nga zonat e vjetra rurale dhe nga zonat më të reja të banimit të krijuara , si pasojë e
zgjerimit të Sarandës ( pas viteve 1990 ). Bashkia Sarandë ka një vijë bregdetare të rëndësishme
me funksione shërbimi, turizmi dhe argëtimi.
Sistemi natyror
I gjithë bregdeti i bashkisë Sarandë karakterizohet nga vlera të larta të pejzazhit për t'u ruajtur
dhe për t'u mbrojtur. Brenda zonës urbane përgjatë bregdetit janë evidentuar gjerësisht prishje të
pejsazhit dhe ndotje të mjedisit të ardhura kryesisht nga hedhja pa kriter e materialeve të
Bashkia Sarandë
6
ndërtimit. Vija bregdetare gjithashtu është e bllokuar nga ndërtimet duke ulur aksesibilitetin në
det dhe shfrytëzimin e këtyre hapësirave për publikun. Ndërtimet kanë ndikuar edhe në cilësinë e
pejzazhit duke përmendur gërmimet e shkëmbinjve. Vija bregdetare është e karakterizuar nga një
seri e vazhdueshme grykash, limanesh dhe gjiresh, disa prej tyre me plazhe me rërë të bardhë .
Sistemi bujqësor
Sistemi bujqësor përbëhet nga toka bujqësore që ka si veçori thelbësore të saj pjellorinë e tokës,
kanalet vaditëse dhe kulluese, si dhe rezervuarët në shërbim të tij. Bashkia Sarandë nuk ka fusha
bujqësore me pjellori të lartë, por ajo kufizohet me një zonë të gjerë toke bujqësore në luginën e
Vurgut. Përgjatë bregdetit si në zonën e Ksamilit ashtu dhe në Kepin e Skalës gjejmë sipërfaqe të
mëdha të mbjella me ullinj që arrijnë deri në afërsi të vijës bregdetare.
Sistemi ujor
Të gjithë elementet që lidhen me ujin përbëjnë sistemin ujor. Zona paraqitet me një rrjet të pasur
dhe të ndryshëm hidrografik. Duke përfshirë vijën bregdetare si dhe trupa ujorë si liqeni i
Butrintit etj.
Sistemi infrastrukturor
Ky sistem përmban rrjetet kryesore të infrastrukturës , në nivel kombëtar dhe në nivel vendor.
Analiza dhe hartëzimi i këtij sistemi dëshmon për shumëllojshmërinë e gjerë të mjeteve të
lëvizjes dhe përshkueshmërinë e mundshme në gjithë territorin nëpërmjet pranisë së një rrjeti të
shpërndarë të rrugëve të shtruara dhe të pashtruara. Rrjeti rrugor është gjithashtu në gjendje jo
fort të mirë . Transporti detar operon vetëm gjatë sezonit të verës.
2. Analiza POET
2.1 Popullsia
Kjo bashki ka një popullsi prej 55,000 banorë. Efekti i kombinuar i emigrimit të jashtëm
dhe migrimit të brendshëm , sipas tendencave të viteve pas 1990 , ka ndikuar ndjeshëm
në përzierjen e popullsisë në qytet , shoqëruar me zvogelimin e përgjithshëm të numrit
të banorëve të vjetër , që kanë lëvizur në Tiranë apo Greqi , duke mbajtur shtëpitë e
tyre të vjetra , si shtëpi të dyta ose duke i rizhvilluar apartamente me qira . Ndërkohë ,
ata janë zëvendësuar nga migrues të brendshëm nga zonat rurale dhe malore të
Shqipërisë , që kanë populluar zonat periurbane dhe disa pjesë të bregdetið Ksamil ,
Manastir ) përmes zhvillimit informal . Një fenomen tjetër është vërejtur rënia na mënyrë
të ndjeshme e numrit të lindjeve . Efektet e kombinuara të lindshmërisë së ulët dhe
Bashkia Sarandë
7
largimeve në shkallë të gjerë , kryesisht të të rinjve , përshpejtuan ritmin e moshimit të
popullsisë vihet re në pothuajse të gjitha bashkitë .
2.2 Organizimi
Qyteti organizohet në 5 sisteme territoriale(urban, natyror, bujqësor, ujor, infrastrukturor).
Bashkia do të synojë të rritet në mënyrë qëndrueshme , me hapa të planifikuara, ku
zhvillimet e reja do të mbështeten nga sigurimi i aksesit në një rang shërbimesh publike
vendore ku strehimit dhe punësimit do të jetë më i garantuar. Zhvillimi i ri do të vendoset
në mënyrë të tillë që të maksimizojë mundësinë për të udhëtuar me të gjitha modalitet e
transportit si dhe të përmirësojë aksesueshmërinë për të gjithë. Zhvillimi i ri do të tregojë
kujdes për karakterin e zonës në të cilin do të orientohet në mënyrë të tillë që të
përmirësojë cilësinë e jetesës në Bashki. Qytezat, fshatrat si dhe qendrat e lagjeve do
të mirëmbahen dhe përmirësohen në mënyrë të tillë që të luajnë një rol të rëndësishëm
në ofrimin e shërbimeve lokale dhe për të zvogëluar nevojën e njerëzve për të udhëtuar
në përmbushje të nevojave të tyre ditore. Transporti publik kërkohet të përmirësohet
dhe të shtohet në mënyrë që ti përgjigjet kërkesave në rritje të banorëve dhe të
turistëve. Parkimi në bashki do të përmirësohet duke ndihmuar në zbutjen e efekteve të
trafikut të rënduar, veçanërisht gjatë periudhës së verës.
2.3 Mjedisi
Infrastruktura rrugore
Rrugët kryesore urbane janë rrugë me dy kalime, të projektuara për lëvizje të njëkohësishme
përmes trafikut nëpër qytet, dhe për të lidhur nyjet e mëdha ose rajonet. Në bazë të Kodit Rrugor
klasifikikohen si kategoria D. Rrugët dytësore urbane janë orientuesit me dy kalime ose me një
kalim të trafikut automobilistik në rrugët kryesore urbane, duke organizuar strukturën e
qarkullimit të lagjeve të veçanta. Ato funksionojnë si plotësuese të rrugëve kryesore urbane dhe
kanë standarte projektimi , në përgjithësi më të ulëta se të parat . Në bazë të Kodit Rrugor
klasifikikohen si kategoria E. Rrugët lokale urbane janë rrugët e mbetura me dy kalime ose me
një kalim , që lidhen me rrugët dytësore dhe mundësojnë qasje të automjeteve në parcela të
veçanta . Në bazë të Kodit Rrugor klasifikikohen si kategoria F. Rrugët vetëm për këmbësorë
janë të mbyllura për trafik automjetesh ose në çdo kohë ose gjatë orarit të caktuar dhe nxisin
qarkullimin e këmbësorëve dhe përdorimin e biçikletave. Ato duhet të krijojnë një rrjet rrugësh
për këmbësorët dhe hapësira publike të hapura, duke përcaktuar qarkullimin e këmbësorëve
brenda zonave të vendbanimit.
Bashkia Sarandë
8
Mjedisi natyror
Bashkia Sarandë është një territor me larmi terrenesh (karakterizohet nga fusha, kodra dhe male
të larta) dhe habitatesh (kullota, fusha, pyje etj) e si rrjedhojë ajo ka një shumëllojshmëri
biodiversiteti. Gjithashtu ajo përfshin edhe trajtimin e zonave të mbrojtura me VKM dhe që
zhvillohen sipas një plan menaxhimi të miratuar. Zona në studim ka rreth 282 ha me pyje dhe
rreth 530 ha kullota. Plani i Përgjithshëm Vendor merr në konsideratë trupat ujore si liqeni i
Butrinit, ku respekton planin e menaxhimit ekzistues, lagunën e Alinurit , lumin e Bistricës si të
rëndësishme jo vetëm si rezerva ujore por edhe si zonë Ramsar, ku gjejnë mundësi strehimi një
numër i madh shpendësh dhe llojesh ujore por edhe për ujitje. Kjo përbën një element të
rëndësishëm të objektivave të VSM.
Zonimi i qytetit
Zonimi përfshin ruajtjen e nivelit të dendësisë ekzistuese në qytetin e Sarandës , duke promovuar
ripërdorimin dhe rikualifikimin e zonave ekzistuese dhe parandalimin e zgjerimit të mëtejshëm
urban në pjesën kodrinore.Plani i Sarandës parashikon përqendrimin e zonave ekonomike dhe
shfrytëzimin e zgjerimit institucional në projektime zonash kolektive, në mënyrë që të mos
krijojë problem me trafikun dhe të limitojë impaktin negativ në zonat e vendbanimeve. Këto
zona receptor janë alokuar përgjatë aksit të rrugës kryesore në zonat fushore në hyrje të qytetit
ndërmjet fshatrave ekzistues të Metoqit, Gjashtës, Shelegurit dhe Çukës. Në mënyrë të veçantë:
Industria e lehtë ( njësitë e riciklimit ) dhe zonat e përpunimit në rrugën e Delvinës nga Shelegar
deri tek kryqëzimi. Aty do të përqëndrohen të gjithë funksionet me impakt të mesëm, si garazhe
të mëdhenj , fabrika e çimentos etj. Një zonë tregtare në afërsi të urës së lumit Kalasa me qëllim
që të përqendrohen të gjitha funksionet tregtare në mbështetje të turizmit dhe të ekonomisë së
shtëpive të dyta, të tilla si supermarket i madh, qendër tregtare, dyqane mobiljeje, pajisje për
shtëpi, materiale etj. Një zonë për agroekonomi dhe tregti bujqësore dhe panaire lokale për
promovimin e produkteve vendore ( vitrine ) është propozuar të jetë e vendosur në Metoq
përgjatë rrugës që vjen nga Konispoli , ku ekzistojnë një numër objektesh dhe dhe depo të
papërdorura.
Perdorimi i tokës
Mbrojtja e tokës përbën një nga objektivat kryesore të bashkisë Sarandë. Plani thekson krijimin
e hapësirave të gjelbra si dhe krijimin e një korridori ekologjik përgjatë bregut duke krijur akses
për të gjithë në bregdet sidomos në zonën e bregdetit të qytetit të Sarandës. Pjesën e tokës në
zonën rurale me karakter bujqësor plani shtron nevojën për mbulim me ujë për ujitje gjë e cila do
të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e agroturizmit, si një mundësi për përmirësimin e jetës në
zonë. Plani parashikon investime për riaftësimin e tokave në rrezik përmbytje në zonën fushore
Bashkia Sarandë
9
përmes rigjenerimit të sistemit të drenazhimit apo atij kullues ekzistues, përmirësimin e bonitetit
të tokave, ruajtjen e tokave bujqësore nga ndërtimet e shpërndara të karakterit industrial apo
familjar etj , duke reflektuar kështu plotësimin e objektivave kombëtare dhe ndërkombëtare.
2.4 Teknologjia
Transporti
Saranda është jo vetëm një qendër e rëndësishme urbane por edhe kryqëzimi i disa prej
korridoreve më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare. Saranda, përtej rrugëve detare
preket nga dy akse rrugore të rëndësishme si: Korridori Blu dhe Unaza Gjirokastër Sarandë -
Igumenicë - Janinë. Korridori Blu është një korridor paneuropian, i cili kërkon të krijojë
vazhdimësinë e aksit bregdetar i cili fillon nga Italia, Sllovenia, Kroacia, vazhdon më tej në Mal
të Zi, lidhet me Shqipërinë dhe më pas vazhdon për në Greqi, ku lidhet më pas me rrugën
Egnatia. Të qenit pjesë e këtij Korridori Strategjik Europian është tejet e rëndësishme dhe vjen si
pjesë e Strategjisë së Zhvillimit të Rajonit Adriatiko Jonian. Saranda është pjesë e Unazës
ndërkufitare Gjirokastër - Sarandë - Igumenicë - Janinë - Sarandë, e cila lidh katër qytete tejet të
rëndësishme të Ballkanit Jugperëndimor me njëra - tjetrën. Kjo unazë është një itenerar i
rëndësishëm tregtar por edhe turistik . Nga ana tjetër, distanca është një faktor kritik që
përcakton parametrat e përvojës së jetuar. Për këtë arsye, një rrugë pejzazhistike bregdetare
duhet të zgjasë për një kohë të mjaftueshme me qëllim që vizitorët të vlerësojnë pamjen dhe të
perceptojnë kalimin nga pejzazhi bregdetar tek ai malor. Aksesibiliteti i Rivierës mbetet në
përgjithësi një problem si për udhëtimet ndërkombëtare ashtu edhe për lidhshmërinë rajonale.
Ndërtimi i një aeroporti të dytë në bregdet është një parametër i rëndësishëm që mund të
ndikojnë tendencat afatgjata të turizmit.. Pika e dytë është ndërlidhja nëpërmjet ujit. Korfuzi ka
një aeroport, në të cilën akomodohen miliona turistë , e cila krijon një potencial të madh turistik
për bashkinë Sarandë pasi është disa milje larg me anije. Kjo do të mund të arrihej në rast se do
të lehtësohet hyrja dhe komunikimi me ishullin e Korfuzit nëpërmjet infrastrukturës ekzistuese.
Ndërtimi i një ure është ndoshta ja fort i përshatshëm ( edhe pse për këtë do të duhej një studim i
mirëfilltë fizibiliteti ), por kjo do të lehtësonte shumë ndërlidhjen e rregullt përgjatë verës. E
fundit, por jo më pak e rëndësishme, është fuqizimi i transportit ujor, domethënë përgjatë
bregdetit me anije lundrimi, është një domosdoshmëri.
Telekomunikacioni
Rrjeti telefonik është kabllor, kryesisht në linja tokësore bakri dhe pjesërisht me ato ajrore.
Albtelekomi ka hartuar projekte me qëllim futjen e shërbimeve të reja përveç thjesht ekzistencës
Bashkia Sarandë
10
së telefonit, të tilla si interneti i shpejtë dhe televizionit kabllor. Për këtë qëllim është e
nevojshme qe të ndryshojë teknologjia ekzistuese e rrjeteve, zgjerimi dhe shtrirja e fibrave optike
në mënyrë që të reduktohet gjatësia mesatare e linjave. Aktualisht bashkia Sarandë ka një
mbulim të kufizuar nga sistemi i AlbTelekom. Ky operator nuk është në gjendje të mbulojë një
pjesë të territorit të ish - komunës me telefoninë valore. Përdorimi i kabllove optike për internet
dhe shërbime të tjera në gjendjen e tanishme mbulohen nga operatorë të fuqishem.
3. Planifikimi dhe strategjitë e territorit
Strategjia territoriale është dokumenti kryesor që do të sigurojë udhëzimet për zhvillimin e
ardhshëm për bashkitë e reja . Strategjia do të bazohet në vlerësimet demografike dhe ekonomike
të projekteve deri në vitin 2030. Si mjet planifikimi Strategjia Territoriale i shërben qëllimeve në
vijim: Identifikimit të indikatorëve për etapat e zhvillimit të ardhshëm, siç janë nivelet e
parashikuara të popullsisë dhe të banesave, aktiviteteve ekonomike, niveleve të cilësisë së
mjedisit, infrastrukturës publike, etj . Organizimit të punës mbi planin në akse strategjike të
ndërhyrjes ( orientime strategjike ) , duke identifikuar qëllime dhe objektiva në çdo orientim dhe
duke treguar lidhjet e tyre me territorin . Mundësimin e matjes së ndikimit të pritshëm të
politikave të propozuara të zhvillimit të territorit gjatë shndërrimit të tokës nga një sistem në
tjetrin. Strategjia territorial do të formojë bazën për organizimin e ngarkesës së punës operative
të planifikuar nëpërmjet trasformimit në programe të çdo orientimi strategjik. Strategjia
Territoriale do të formojë bazën për hartimin e Planit të Investimeve i cili është plani i veprimit
që përcakton fazat, prioritetet, përgjegjësitë si dhe treguesit e monitorimit. Plani i investimeve
synon të vendosë përparësitë e investimeve të rëndësishme në infrastrukturë, të cilat janë të
nevojshme për të realizimin e arritjeve në të ardhmen dhe për të siguruar specifikime të detajuara
dhe vlerësime financiare në lidhje me to.
Propozimet e planifikimit të territorit përfshijnë krijimin e qëndrave kërkimore për analizimin e
produktit bujqësorë, strukturave ndërtimore me kapacitet të mjaftueshëm për grumbullimin,
përpunimin dhe paketimin e produkteve të ndryshme bujqësore të grumbulluara nga fermerët
vendas. Krijimin e tregjeve lokale për promovimin dhe tregtimin e produkteve bio organik
ruajtjen e zonave të thella malore, pyjeve, foragjerëve si dhe të hapësirave të tjera të
përshtatshme për kultivimin e Bimeve Aromatike të cilet kanë përdorim të gjerë në tregun
farmaceutik. Promovimin e lidhjeve për studim dhe zhvillim ndërmjet qendrave të inovacionit
dhe të përpunimit të produkteve ushqimore me qëllim formimin e pikave / poleve bujqësore në
vënd. Kjo mund të sjelli gjithashtu zhvillimin e turizmit bujqësorë në vënd. Për sistemin natyror
planifikimi propozon zgjerimin e përqindjes totale të zonave të mbrojtura dhe zhvillimin e
Bashkia Sarandë
11
korridoreve të gjelbra. Për sistemin e ujit janë identifikuar kapacitetet e burimeve ujore dhe
përdorimet e ndryshme të ujit si dhe faktorët që cënojnë burimet ujore nëntokësore.
4. Financat vendore
Stoku i ndërmarrjeve aktive në bashkinë Sarandë shënoi rënie vjetore me rreth 6%
në fund të vitit 2018 (në rënie me rreth 132 njësi). Në terma strukturorë, bizneset janë
të përqëndruara në ofrimin e shërbimeve (rreth 83% e totalit), në tregti dhe akomodim
dhe shërbime ushqimore. Stoku i ndërmarrjeve aktive në ofrimin e shërbimeve shënoi
rënie me rreth 7% në terma vjetorë apo u pakësua me rreth 143 njësi në fund të vitit
2018 (kjo rënie përfshiu gjerësisht ndërmarrjet që operojnë në tregti).
Burimet financiare në dispozicion të bashkisë Sarandë kanë qënë të luhatshme.
Burimet financiare janë tkurrur me rreth 11% në fund të vitit 2019. Tkurrja e
burimeve financiare në dispozicion u ndikua prej tkurrjes së nivelit të transfertave
ndërqeveritare me rreth 23% në terma vjetorë. Të ardhurat nga burimet
vendore rezultojnë në rritje me 20% në terma vjetorë, veçanërisht si pasojë e rritjes së
të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, tatimi i
thjeshtuar mbi fitimin dhe taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Të ardhurat nga tarifat
vendore shënuan rritje me rreth 7% në terma vjetorë.
Tabela 1. Burimet financiare
Burimet financiare 2017 2018 2019
A. Të ardhura vendore 288 165 312
462
374 079
A1. Të ardhura nga taksat 150 925 158
130
206 976
Tatimi i thjesht. mbi fitimin e BV 4 485 7 492 12 614
Taksa mbi pasuritë e paluajtshme 74 097 70 029 83 046
Taksa e hotelit 20 039 24 757 23 906
Taksa e ndikimit në infrastrukturë 40
156
53 668 86
348
Taksa të tjera 12 148 2 184 1 062
Bashkia Sarandë
12
A2. Të ardhura nga tarifat 136
116
154
332
164 865
Tarifa për shërbimet publike 68
365
85 522 89
662
Tarifa për zënien e hapësirave publike 38 909 43 329 45
412
Tarifa të tjera administrative 28
842
25
481
29
792
A3. Të ardhura të tjera 1 123 - 2 238
B. Transferta ndërqeveritare 527 466 800 088 612
179
B1. Taksa të ndara 23 664 24
701
30 394
B2. Tr. pakusht & specifike 198 023 225
529
227 584
B3. Transferta të kushtëzuara 305 779 549 858 354 201
TE ARDHURA TOTALE 815 631 1 112 550 986 258
Burimi: www.financatvendore.ali
Sipas natyrës ekonomike, rreth 72% e shpenzimeve shkoi për mbulimin e shpenzimeve
korrente të bashkisë Sarandë, shpenzime personeli dhe operative dhe të tjera. Gjatë
vitit 2019, kjo kategori shpenzimesh u zgjerua me rreth 5.9% në terma vjetorë.
Investimet apo shpenzimet kapitale përfaqësuan rreth 28% të shpenzimeve totale në
fund të vitit 2019. Pas një rritje të theksuar në vitin 2018, shpenzimet kapitale shënuan
rënie me rreth 28.9% në terma vjetorë.
Shpenzimet e bashkisë Sarandë janë:
•Kapitale 28%
• Operative dhe të tjera 46%
Bashkia Sarandë
13
• Personeli 26%
Tabela 2 Shpenzimet e bashkisë Sarandë
Shpenzimet 2017 2018 2019
1. Shërbimet e përgjithshme
publike
170 571 162
847
276
318
2. Rendi dhe siguria publike - - -
3. Çështjet ekonomike 118 701 137
531
107
901
Çështjet ekonomike tregtare punës 2 265 - 2 190
Bujqësia pyjet peshkimi
gjuetia
24
117
19 834 3 491
Transporti 80
071
105
544
87 034
Industri te tjera 12
248
12 152 15 186
4. Mbrojtja e mjedisit - - -
5. Strehimi komoditetet e komunitetit 185 528 323 093 119
384
Strehimi dhe urbanistika
vendore
- 2 723 -
Zhvillimi i komunitetit 162 889 303 015 118
448
Furnizimi me ujë 22
639
17 355 936
6. Shëndetësia - - -
7. Argëtimi kultura dhe çështjet fetare 20
851
38 834 46 010
8. Arsimi 72
723
187
217
234
713
Arsimi parashkollor dhe fillor 59
486
169 998 205
767
Arsimi i mesëm 13
237
17 219 28 946
9. Mbrojtja Sociale 252 637 264 977 253
707
Shpenzime totale 821 011 1 114 498 1 038 033
Bashkia Sarandë
14
Burimi: www.financatvendore.al
Në vitin 2019, shpenzimet e bashkisë Sarandë shënuan rënie me rreth 7% në terma
vjetorë. Kjo rënie e shpenzimeve totale u reflektua në një nivel më të ulët të fondeve të
alokuara në funksionet si “çështjet ekonomike” (-22%), “strehimi dhe komoditetet
e komunitetit” (-63%) dhe “mbrojtja sociale” (-4%) i cili përfshin ndër të
tjera shpenzimet që lidhen me transfertat për buxhetet familjare dhe pagesën
e paaftësisë. Në të kundërt, shpenzimet rezultojnë të kenë shënuar rritje në funksionet
“shërbimet e përgjithshme publike” me rreth 70%, “arsim” me rreth 25% dhe në
“argëtim, kulturë dhe çështje fetare” me rreth 18% krahasuar me një vit më parë.
5. Zonat e mbrojtura
Parku kombëtar i Butrintit përfaqëson zonën me te rëndësishme ne vend ku ruhet ne gjendje
natyrore ose gati natyrore pylli mesdhetar i dominuar nga ilqja.
Problematika lidhet me një numër habitatesh dhe llojesh te parkut kombëtar Butrint të cilat janë
te rrezikuar dhe kane nevoje urgjente për masa ruajtëse dhe
menaxhuese. Kjo për shkak te se brenda tij zhvillohen një sere aktivitetesh njerëzore t, legale dhe
ilegale, te cilat kane nevoje te kontrollohen dhe menaxhohen për te shmangur apo zbutur
ndikimin e tyre ne biodiversitetin e kësaj zone. Ndërhyrjet ne sistemin hidrik te liqenit te
Butrintit, tharjet e kënetave ne veri dhe jug, zhvillimi i aquakultures, i bujqësisë zhvillimet
demografike ne zone kane prishur rende ekuilibrin ekologjik te këtij ekosistemi duke u shoqëruar
here pas here me kriza distrofike te thella, ngordhje masive te peshkut dhe midhjeve dhe
përshpejtim te proceseve eutrofizuese. Mosfunksionimi prej afro 15 vjetësh i hidrovorit ne afërsi
te Vivarit (Vrine) ka bere qe një pjese e konsiderueshme e fushës se Vrines te qëndroje e
përmbytur duke krijuar kështu kushtet për zhvillimin e proceseve natyrore suksesive qe kane
sjelle krijimin e mjediseve ligatinore natyrore me rëndësi te veçante për shpendët e ujit. Për te
gjitha sa me sipër nevojitet një plan menaxhimi i përshtatshëm, i përgatitur me një pjesëmarrje
dhe mbështetje te gjere nga aktoret dhe grupet e interesit pa te cilët asnjë nga sfidat me te cilat
përballet parku i Butrintit nuk mund te fitohet.
Plan Menaxhimi:
Fondi Global i Ndihmave për Mjedisin ofron financimin kryesor për mbështetjen e Parkut
Kombëtar te Butrintit. Projekti do te ofroje mbeshtetje ne implementimin e praktikave dhe
Bashkia Sarandë
15
iniciativave te perdorimit te qendrueshem te burimeve natyrore ne menaxhimin e Parkut
Kombetar Butritit. Me qëllim arritjen e këtij objektivi, projekti do të mbështesë përgatitjen e një
plani menaxhimi që do të përfshihë:
formulimin e opsionit per restaurimin e ekosistemit dhe te habitateve te degraduar te Butrintit
• pergatitjen e planeve te menaxhimit te pyjeve dhe kullotave
•ngritjen e nje grupi keshillimor shume-aktoresh per te mbikqyrur zhvillimin e zonave te
mbrojtura dhe te planit te menaxhimit
•pajise me mjete te nevojshme per menaxhim, dhe
monitorim te biodiversitetit •informim turistik
•demarkimin e zones se mbrojtur dhe ndertimin e infrastruktures baze te Parkut.
Ky Plan Menaxhimi jep mundësinë për:
• Te vlerësuar pasuritë kryesore kulturore dhe natyrore te parkut
• Te identifikuar dhe vlerësuar aktivitetet njerëzore qe ndikojnë ne park
• Te identifikuar ceshtjet qe pengojnë menaxhimin efektiv te parkut dhe te burimeve te tij
natyrore dhe
kulturore.
• Te krijuar një vizion te qarte për parkun, te vlefshëm
edhe për brezat e ardhshëm
• Te siguruar një kuadër politikash, rregullimesh ligjore dhe institucionale si dhe veprimesh te
cilat mbështesin ketë vizion.
6. Klasifikimi NUTS
Nuts 1 (social-ekonomik)
Zonë me dendësi të ndërmjetme ku më pak se 50% e popullsisë jeton në qendra rurale. Saranda
bën pjesë në AZHR numër 4 dhe ka 2 njësi administrative. Paga mesatare mujore për personat e
punësuar është 40.984 lekë. Shtesa natyrore e popullsisë është 44 e cila është e ulët krahasuar me
qarqet e tjera, migrimi i brendshëm është 106 (i lartë), martesat janë në rritje krahasuar me pak
vite më parë. Numri i lejeve të ndërtimit është 48 ( më i larti në qark).Raporti nxënës për mësues
në arsikin e detyrueshëm është 17,5. Mbulimi me objekte të kujdesit shëndetësor është një
komponent thelbësor i istandardeve të pranuara të jetesës dhe një parakusht i rëndësishem për
zhvillimin e turizmit , të bazuar në shërbime cilësore . Vëmendje e veçante duhet t'u kushtohet
Bashkia Sarandë
16
banorëve të përhershëm të zonës ( sidomos në rastet e popullsisë në moshë të madhe ( plakje ) ,
si dhe për vizitorët dhe turistët nga perspektiva e rritjes së parashikuar të sektorit të turizmit .
Aktualisht në këtë njësi ka vetëm një qendër shëndetësore ndërsa spitali i Sarandës është në një
distancë të afërt me njësinë e Ksamilit .
Nuts 2 (zonat për zbatimin e politikave)
Plani i Përgjithshëm Vendor përcakton në kohë dhe hapsirë të gjithë veprimet që do të
ndërmerren në territorin e bashkisë Sarandë . Ai shoqërohet nga Vlerësimi Strategjik Mjedisor i
cili monitoron impaktin mjedisor për çdo ndërhyrje në territor . Në mënyrë skematike më poshtë
janë përfshirë të gjitha ndërhyrjet në territor në formë matricore sipas programeve / projekteve
prioritare përkrah objektivave strategjike të përftuara mbi bazën e vizionit të hartuar nga bashkia
Sarandësi dhe të përcaktuara në afate kohore të ndara në bazë fazash 5 - vjeçare . Kostoja e
parashikuar e projekteve krijon një ide mbi nevojat për investime vjetore duke i krahasur dhe
priorizuar këto brenda çdo faze zhvillimi .
Nuts 3 (për qëllime politike)
Në arsim planifikohen të paktën 3 çerdhe të shpërndara në zonën e Ksamilit ndërsa nivelet e tjera
të shërbimit arsimor nuk kanë nevojë për pkanifikim. Janë propozuar zona të reja për parkim
nëntoke në disa rrugë të Sarandës dhe në Ksamil. Propozimi i planifikimit në shëndetësi do të
bazohet në popullsinë e përhershme duke përjashtuar popullatën sezonale , për shkak të
mbivlerësimit të njësive të kërkuara ( sipas totalit të përdoruesve , ka nevojë për funksionin e 7
njësive të qendrave shëndetësore dhe 5 ambulancales këshillimi ) . Për më tepër , afërsia e lartë
dhe të lidhjes së zonës në spitalin e Sarandës ofron një aset në seksionin e kujdesit shëndetësor .
7. Analiza SWOT
Avantazhet Dobësitë
Bashkia Sarandë
17
-Prezencë aksesorësh urban, qytet i luleve,
kopshteve,aspekte kulturore, etj. -Zona të
banuara të zhvilluara përgjatë vijës bregdetare
me funksione shërbimesh, turizmi dhe
argëtimi
-Qendra urbane të pajisura me sherbime
shoqërore dhe të përkujdesit social -Qendra
urbane kryesore me sistem relativisht se
planifikuar urban dhe hapsira publike.
-Siperfaqe te medha te mbjella me ullinj dhe
vreshta pergjate bregdetit Toke bujqesore
pergjithësisht me uje dhe klime e favorshme
per prodhim te lartë.
-Prezenca e lumit Bistrica me furnizimin me te
fuqishem nentokesor ne Shqiperi Vlera te larta
ekologjike te lagunes se Butrintit.
-Kushteve jo favorizuese të qarkullimit te
ujrave ne sezonin e verës.
- Bregdet me formë te bllokuar nga ndertimet
-Ndikimi negativ i ndertimeve dhe aktivitetit
njerzor ne peisazhin natyror -Kushte jo
favorizuese për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e
ekositemit detare
- Bashkia nuk përmban fusha bujqesore me
përjashtim vreshta te nje zone te kufizuar
- Kalimi i mjeteve të renda nga porti mes per
mes rrugeve te ngarkuara te qytetit . -Port ne
qender te shetitores që nuk afron asnje lloj
sherbimi
- Rrjet rrugor ne kushte jo fort të mira -Rruget
e brendshme nderlidhese te lagjeve jane ne
gjendje te keqe .
-Mungesa parkimi ne qender te qytetit dhe ne
hyrje dhe ne dalje te tij
Mundësitë Rreziqet
Bashkia Sarandë
18
-Hartimi i planit të menaxhimit me ndikim
pozitivne ekosistem bujqesor
-Projekt për trajtim ne impiantin e përpunimit
të ujërave të ndotura në qytetin e Sarandes
- Rigjenerimi i burimeve natyrore te zones
Perfshirja e burimeve natyrore brenda
modelite zhvillimit turistik -Zhvillimi i
bregdetit të zons si një destinacion par plazhet
e vjetra
Rritje e numrit te rinjeve te ullirit dhe
vreshtave Forcimi i rolit te Sarandes ne
ekonomine bujqësore -Forcimi i sipermarrjes
per punesimin sektorin e bujosis Marketimi
efficient i produkteve rajonale
- Krijimi i aeroportit ne afersi te Sarandes •
Fuqizimi i unazës Gjirokaster - Sarandt -
Igumenice Janint per rritjen e metejshme
ekonomike te rajonit .
-Investime në rrjetin mugor nga Bashkia
Sarande dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit
-Zhvillimi i shetitoreve per kembesoret dhe
rritja e aksesueshmerise ndaj monumenteve te
tashegimise kulturore dhe natyrore
-Zhvillimi i amfiteatrit me qellim shfrytezimin
e gjate aktiviteteve kulturore -Pastrimi dhe
pyllezimi i zon kodrinore e qytetit Sarande
Nderhyrje antropogjenike ( kanale ujites
bujqesor , perdorim pesticidesh ) me ndikim
negativ ne cilesine e ujit .
-Ndotja e ujrave te lumit te Bistricts -
Depozitimi i mbetjeve te kategorive te
ndryshme
- Ndikim negativ i ndertimeve ne gryerjen e
shkembinjve
-Faktoret kronues ndaj ekosistemit te lagunes
se Butrintit
- Ndikimi negativ në mjedisin detar te
Sarandes dhe zonave perreth nga sasia e naftes
se shkarkuar nga motorte anijeve peshkimit
- Demtime ne numrin e drurive frutor dhe
agrumeve
- Ndotje e ujrave nentoksor qe perdoren për
ujitje si rezultat i parregullsive ne kanalizimin
e ujrave te zeza
- Ndotje e ujërave qe perdoren për ujitje si
rezulati grumbullime masive te mbetjeve ne
lugina .
-Ndertime abuzive duke demtuar hapsirat
publike
Grumbullim i mbetjeve në hapësira të
paautorizuara dhe mungese riciklimit -Hedhje
materialesh ndertimi qe rrezikojne formen
bregdetit urban
Bashkia Sarandë
19
8. Konkluzione
• Plani i përgjithshëm vendor ndan territorin në 5 sisteme territoriale(urban, natyror, bujqësor,
ujor, infrastrukturor).
• Rrugët kryesore urbane janë rrugë me dy kalime, të projektuara për lëvizje të njëkohësishme
përmes trafikut nëpër qytet, dhe për të lidhur nyjet e mëdha ose rajonet.
• Bashkia Sarandë është një territor me larmi terrenesh (karakterizohet nga fusha, kodra dhe
male të larta) dhe habitatesh (kullota, fusha, pyje etj) e si rrjedhojë ajo ka një shumëllojshmëri
biodiversiteti.
• Zonimi përfshin ruajtjen e nivelit të dendësisë ekzistuese në qytetin e Sarandës , duke
promovuar ripërdorimin dhe rikualifikimin e zonave ekzistuese dhe parandalimin e zgjerimit të
mëtejshëm urban në pjesën kodrinore.
• Mbrojtja e tokës përbën një nga objektivat kryesore të bashkisë Sarandë.
• Rrjeti telefonik është kabllor, kryesisht në linja tokësore bakri dhe pjesërisht me ato ajrore.
• Propozimet e planifikimit të territorit përfshijnë krijimin e qëndrave kërkimore për analizimin
e produktit bujqësorë, strukturave ndërtimore me kapacitet të mjaftueshëm për grumbullimin,
përpunimin dhe paketimin e produkteve të ndryshme bujqësore të grumbulluara nga fermerët
vendas.
• Burimet financiare në dispozicion të bashkisë Sarandë kanë qënë të luhatshme. Burimet
financiare janë tkurrur me rreth 11% në fund të vitit 2019.
• Plan Menaxhimi i zonave të mbrojtura jep mundësinë për te siguruar një kuadër politikash,
rregullimesh ligjore dhe institucionale si dhe veprimesh te cilat mbështesin ketë vizion.
• Klasifikimi NUTS bëhet sipas: zhvillimit social-ekonomik, sipas zonave per zbatimin e
politikave dhe për qëllime politike.
Bashkia Sarandë
20
9. Rekomandime
• Trajtimi i ujrave te ndotur
• Trajtimi menaxhimit mbetjeve prane ne luginave te përrenjve dhe lumenjve
• Ruajtja dhe mbrojtja e elementeve natyrore
• Hartimi i planeve te menaxhimit me efekte pozitive ne ekosistem
• Pastrimi dhe organizimi i bregdetit
• Pemirsime ne trajtimin dhe perpunimin ndotur ne qytetin e Sarandes
• Mbrojtja e portit te Sarandes
• Valoririmi i Portit ne qender t qytetit duke u kthyer ne nje pol rikreativ
• Investime per rehabilitimin e rrjetit te shpërndarjes së ujit nga KF për Saranden dhe Ksamilin
• Permiresimi i sherbimeve ndaj qytetareve
• Integrimi dhe rregullimi i zonave informale Percaktimi i zones se gjelber publike
10. Referencat
 Vendim nr.3 KKT dt 16.10.2017
Bashkia Sarandë
21
 Plani i Zhvillimit
 Rregullorja e Planit
 Rregullorja për Investimet Strategjike
 Strategjia Territoriale
 Vlerësimi Strategjik Mjedisor
 financatvendore
 instatstatistikatrajonalepublikimet
 planifikimi.gov.al
 researchgatePLANIFIKIMI-HAPESINOR
 usaid.gov

More Related Content

What's hot

rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
Projekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleProjekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleMatilda Gremi
 
Keshillimi dhe orientimi i karrieres klasa 9, seminar (1).pptx
Keshillimi dhe orientimi i karrieres klasa 9, seminar (1).pptxKeshillimi dhe orientimi i karrieres klasa 9, seminar (1).pptx
Keshillimi dhe orientimi i karrieres klasa 9, seminar (1).pptxSuadaNdokaj
 
PROJEKT ...Pogradeci, vendlindja ime
PROJEKT ...Pogradeci, vendlindja imePROJEKT ...Pogradeci, vendlindja ime
PROJEKT ...Pogradeci, vendlindja ime#MesueseAurela Elezaj
 
Matematik Fillimi i nje biznesi
Matematik Fillimi i nje biznesiMatematik Fillimi i nje biznesi
Matematik Fillimi i nje biznesiAdmin Nuriu
 
Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise
 Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise
Ismail Qemali per pavaresine e ShqiperiseChriss Kocibelli
 
Parashikimi i motit nepermjet matjes se shtypjes atmosferike , lageshtires dh...
Parashikimi i motit nepermjet matjes se shtypjes atmosferike , lageshtires dh...Parashikimi i motit nepermjet matjes se shtypjes atmosferike , lageshtires dh...
Parashikimi i motit nepermjet matjes se shtypjes atmosferike , lageshtires dh...xhessiana
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalolinuhi
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi manomano46
 
Projekt: Biologji Tema: Mutacionet strukturore kromozomike
Projekt: Biologji Tema: Mutacionet strukturore kromozomikeProjekt: Biologji Tema: Mutacionet strukturore kromozomike
Projekt: Biologji Tema: Mutacionet strukturore kromozomikeDajana Korça
 
Evropa veriore
Evropa verioreEvropa veriore
Evropa verioreAn An
 
biologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetibiologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetiArens Rapushi
 
Gjeografi - Evropa Veriore
Gjeografi - Evropa VerioreGjeografi - Evropa Veriore
Gjeografi - Evropa VerioreErdi Dibra
 
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptarePasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptareDarla Evangjeli
 
Eutrofikimi
EutrofikimiEutrofikimi
EutrofikimiArlinda
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europianolinuhi
 
Ndotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitNdotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitAnida Ago
 
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutNdikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutmelissa cani
 

What's hot (20)

Saranda
Saranda Saranda
Saranda
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
Projekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleProjekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globale
 
Keshillimi dhe orientimi i karrieres klasa 9, seminar (1).pptx
Keshillimi dhe orientimi i karrieres klasa 9, seminar (1).pptxKeshillimi dhe orientimi i karrieres klasa 9, seminar (1).pptx
Keshillimi dhe orientimi i karrieres klasa 9, seminar (1).pptx
 
PROJEKT ...Pogradeci, vendlindja ime
PROJEKT ...Pogradeci, vendlindja imePROJEKT ...Pogradeci, vendlindja ime
PROJEKT ...Pogradeci, vendlindja ime
 
Matematik Fillimi i nje biznesi
Matematik Fillimi i nje biznesiMatematik Fillimi i nje biznesi
Matematik Fillimi i nje biznesi
 
Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise
 Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise
Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise
 
Parashikimi i motit nepermjet matjes se shtypjes atmosferike , lageshtires dh...
Parashikimi i motit nepermjet matjes se shtypjes atmosferike , lageshtires dh...Parashikimi i motit nepermjet matjes se shtypjes atmosferike , lageshtires dh...
Parashikimi i motit nepermjet matjes se shtypjes atmosferike , lageshtires dh...
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokal
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi
 
Projekt: Biologji Tema: Mutacionet strukturore kromozomike
Projekt: Biologji Tema: Mutacionet strukturore kromozomikeProjekt: Biologji Tema: Mutacionet strukturore kromozomike
Projekt: Biologji Tema: Mutacionet strukturore kromozomike
 
Evropa veriore
Evropa verioreEvropa veriore
Evropa veriore
 
biologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetibiologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendeti
 
Gjeografi - Evropa Veriore
Gjeografi - Evropa VerioreGjeografi - Evropa Veriore
Gjeografi - Evropa Veriore
 
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptarePasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
 
Eutrofikimi
EutrofikimiEutrofikimi
Eutrofikimi
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
 
Ndotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitNdotja e Mjedisit
Ndotja e Mjedisit
 
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutNdikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
 
Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi
 

More from Juna

Uji
UjiUji
UjiJuna
 
Projekt kërkimi
Projekt kërkimiProjekt kërkimi
Projekt kërkimiJuna
 
Rishikimi literaturës
Rishikimi literaturësRishikimi literaturës
Rishikimi literaturësJuna
 
Junior achievement
Junior achievementJunior achievement
Junior achievementJuna
 
Saranda planifikim hapësinor
Saranda planifikim hapësinorSaranda planifikim hapësinor
Saranda planifikim hapësinorJuna
 
Fao
FaoFao
FaoJuna
 
Mediat e reja
Mediat e rejaMediat e reja
Mediat e rejaJuna
 

More from Juna (7)

Uji
UjiUji
Uji
 
Projekt kërkimi
Projekt kërkimiProjekt kërkimi
Projekt kërkimi
 
Rishikimi literaturës
Rishikimi literaturësRishikimi literaturës
Rishikimi literaturës
 
Junior achievement
Junior achievementJunior achievement
Junior achievement
 
Saranda planifikim hapësinor
Saranda planifikim hapësinorSaranda planifikim hapësinor
Saranda planifikim hapësinor
 
Fao
FaoFao
Fao
 
Mediat e reja
Mediat e rejaMediat e reja
Mediat e reja
 

Bashkia Sarandë

  • 1. UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DHE AGROBIZNESIT DEPARTAMENTI I EKONOMISE DHE POLTIKAVE TË ZHVILLIMIT RURAL BASHKIA SARANDË Punoi: Junest Xhaferri Pranoi: Prof. Etleva Dashi Tiranë, më 15 qershor 2021
  • 2. Bashkia Sarandë 2 TABELA E PËRMBAJTJES Rishikimi literaturës .......................................3 Metodologjia .................................................4 Hyrja (Analiza e zonës) ..................................4 1. Plani i përgjithshëm vendor ................5 2. Analiza POET .......................................6 2.1 Popullsia ...............................................................................6 2.2 Organizimi ...........................................................................7 2.3 Mjedisi ..................................................................................7 2.4 Teknologjia .......................................................................9 3. Planifikimi dhe strategjitë e territorit .......10 4. Financat vendore .....................................11 5. Zonat e mbrojtura ....................................14 6. Klasifikimi NUTS .......................................16 7. Analiza SWOT ....................................17 8. Konkluzione .......................................19 9. Rekomandime ....................................20
  • 3. Bashkia Sarandë 3 10. Referencat................................................21 Rishikimi literaturës Planifikimi hapësinor është disiplinë shkencore shoqërore që hulumton, zbulon dhe përshkruan ligjet objektive të proceseve zhvillimore në hapësirë, si dhe definon parimet, kriteret, metodat, instrumentet dhe masat e nevojshme për organizimin e hapësirës nëpërmjet hartimit dhe implementimit të planeve hapësinore të niveleve të ndryshme, në funksion të zhvillimit të njëtrajtshëm ekonomik dhe shoqëror të shoqërisë së civilizuar njerëzore. Pikërisht planifikimi hapësinor analizon zhvillimin e përgjithshëm ekonomik shoqëror në aspekt territorial, duke i marrë parasysh të gjitha mikro, mezo dhe makro karakteristikat e territorit që është objekt hulumtimi, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të hapësirave të veçanta në nivel rajonal, nacional dhe ndërkombëtar. Objektivi kryesor i planifikimit hapësinor është hulumtimi i specifikave të brendshme të nënsistemeve të hapësirës, pikërisht të ekosferës, sociosferës dhe teknosferës, si dhe raportet/lidhjet ndërmjet elementeve të tyre. Duke u nisur nga fakti se të gjitha nënsistemet e hapësirës dhe elementet brenda tyre janë kategori dinamike të cilët vazhdimisht ndryshojnë duke ndikuar drejtpërsëdrejti në prishjen-vendosjen e baraspeshës hapësinore nëpërmjet ndikimit të faktorëve objektiv të zhvillimit të shoqërisë dhe natyrës, si dhe aktiviteteve shoqërore të njeriut, planifikimi hapësinor ka për detyrë të hulumtojë, zbulojë dhe ofrojë metoda, instrumente dhe masa për ndryshimin e vetëdijshëm të hapësirës në funksion të krijimit të kushteve më të volitshme për jetesë të popullatës-njeriut, duke marrë parasysh efektet pozitive dhe negative gjatë implementimit të tyre në procesin e ndryshimit të vetëdijshëm të hapësirës, respektivisht gjatë organizimit dhe rregullimit optimal të hapësirës sipas nevojave të njeriut, shkallës së zhvillimit të shoqërisë dhe kushteve natyrore. Nga përkufizimi, objektivet dhe detyrat e planifikimit hapësinor qartë shihet se bëhet fjalë për disiplinë shkencore që analizon të gjitha ligjet natyrore dhe shoqërore për shkëmbim të materies ndërmjet njeriut dhe hapësirës, që kryesisht realizohet nëpërmjet procesit të prodhimtarisë, si aktivitet i vetëdijshëm i njeriut me të cilin drejtpërsëdrejti ndikon në ndryshimin e natyrës, zotëron me te dhe e adapton konform nevojave të tij.
  • 4. Bashkia Sarandë 4 Metodologjia Metodologjia e përdorur është ajo cilësore e cila ka për qëllim përpunimin e të dhënave duke u mbështetur në informacione dhe studime të hartuara kryesisht nga profesionist të fushës, gjithashtu metodologjia e përdorur është edhe ajo sasiore, pasi ky studim ka në fokus kryesisht mbledhjen e të dhënave dhe përpunimin e tyre. Metodologjia u përqendrua në përpunimin e të dhënave të publikuara nga bashkia Sarandë, ku u morën publikimet më të fundit dhe u përshtatën me teorinë dhe njohuritë e marra në lëndën e Planifikimit Hapsinor, ku sigurisht informacionet e përzgjedhura u analizuan më gjerë. Prandaj në këtë punim janë trajtuar temat kryesore të kursit si: planifikimi hapsinor, analiza POET, strategjia e territorit, financat vendore, zonat e mbrojtura dhe klasifikimi i NUTS për bashkinë Sarandë. Hyrja (Analiza e zonës) Bashkia Sarandë përbëhet nga qytetet e Sarandës dhe qytezën e Ksamilit si dhe nga fshatrat Çukë, Metoq, Gjashtë dhe Shelegar. Pas ndryshimeve si rrjedhojë e reformës territoriale, bashkia Sarandë gjendet në një situatë ku parashikohet një zgjerim i territorit ekzistues si dhe i popullsisë banuese. Sipërfaqja administrative e saj arrin në rreth 5,200 ha , me një rritje gati dy herë dhe popullsia civile arrin në 55,000 banorë. Qyteti i Sarandës ka 36,500 banorë. Për një menaxhim sa më të mirë të burimeve natyrore dhe njerëzore, është e nevojshëm që në kuadër të kushteve të reja të krijuara, Saranda të marrë rolin e liderit duke hartuar një strategji e cila ti përgjigjet nevojave të zhvillimit të saj. Si rrjedhojë e kësaj , Saranda kërkon të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në këtë kontekst duke qenë një ndër bashkitë e para e cila është përfshirë në procesin e hartimit të PPV ( Plani Përgjithshëm Vendor ). Saranda, është një ndër destinacionet kryesore turistike për Shqipërinë prandaj është e nevojshme hartimi i një vizioni të qartë mbi të cilin të bazohet edhe strategjia vendore e turizmit. Forcimi i pozicionit të bashkisë në fushën e turizmit në raport me destinacionet e tjera rajonale, dhe vendosja e një raporti të drejtë midis konkurueshmërisë dhe komplimentaritetit është një ndër pikat më të rëndësishme për të cilat nevojitet vizioni
  • 5. Bashkia Sarandë 5 strategjik. Në këtë mënyrë do të efiçientohet ofrimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i cilësisë së jetesës duke rritur aksesueshmërinë në shërbime dhe hapësira publike. Saranda mbron dhe lejon mirë menaxhimin dhe valorizimin e resurseve natyrore si dhe të tokave bujqësore. Gjithashtu me anë të aplikimit të policentrizmit, mundësitë për rritjen e kohezionit territorial janë reale dhe të mundshme. Në mbështetje të idesë së policentrizmit do të krijohet gjatë viteve në vijim dhe brezi i gjelbër i Sarandës i cili do të kufizojë shpërhapjen e vendbanimeve si dhe do të rrisë kapacitetin e gjelbër të Bashkisë e të krejt zonės turistike. Cilësia e mjedisit dhe e jetës do të vazhdojë të përmirësohet duke rritur aksesin nē hapësira të gjelbra dhe gjelbërim. Do të përcaktohet kufiri i brezit të gjelbër i cili do të mbrohet dhe pasurohet me bimësi të ndryshme për të rritur cilësinë e mjedisit dhe frymëmarrjen e vendbanimeve urbane. 1. Plani i përgjithshëm vendor Plani i përgjithshëm vendor ndan territorin në 5 sisteme territoriale: • Sistemi urban; • Sistemi natyror; • Sistemi bujqësor; • Sistemi ujor; • Sistemi infrastrukturor. Sistemi urban. Ky sistem përbën tërësinë e të gjitha strukturave të ndërtuara të pranishme në territor. Sistemi urban që i referohet organizimit të vendbanimeve të bashkisë Sarandë përbëhet konkretisht nga dy qendra urbane, Saranda dhe Ksamili, të cilat përqëndrohen në frontin bregdetar. Sistemi përbëhet nga zonat e vjetra rurale dhe nga zonat më të reja të banimit të krijuara , si pasojë e zgjerimit të Sarandës ( pas viteve 1990 ). Bashkia Sarandë ka një vijë bregdetare të rëndësishme me funksione shërbimi, turizmi dhe argëtimi. Sistemi natyror I gjithë bregdeti i bashkisë Sarandë karakterizohet nga vlera të larta të pejzazhit për t'u ruajtur dhe për t'u mbrojtur. Brenda zonës urbane përgjatë bregdetit janë evidentuar gjerësisht prishje të pejsazhit dhe ndotje të mjedisit të ardhura kryesisht nga hedhja pa kriter e materialeve të
  • 6. Bashkia Sarandë 6 ndërtimit. Vija bregdetare gjithashtu është e bllokuar nga ndërtimet duke ulur aksesibilitetin në det dhe shfrytëzimin e këtyre hapësirave për publikun. Ndërtimet kanë ndikuar edhe në cilësinë e pejzazhit duke përmendur gërmimet e shkëmbinjve. Vija bregdetare është e karakterizuar nga një seri e vazhdueshme grykash, limanesh dhe gjiresh, disa prej tyre me plazhe me rërë të bardhë . Sistemi bujqësor Sistemi bujqësor përbëhet nga toka bujqësore që ka si veçori thelbësore të saj pjellorinë e tokës, kanalet vaditëse dhe kulluese, si dhe rezervuarët në shërbim të tij. Bashkia Sarandë nuk ka fusha bujqësore me pjellori të lartë, por ajo kufizohet me një zonë të gjerë toke bujqësore në luginën e Vurgut. Përgjatë bregdetit si në zonën e Ksamilit ashtu dhe në Kepin e Skalës gjejmë sipërfaqe të mëdha të mbjella me ullinj që arrijnë deri në afërsi të vijës bregdetare. Sistemi ujor Të gjithë elementet që lidhen me ujin përbëjnë sistemin ujor. Zona paraqitet me një rrjet të pasur dhe të ndryshëm hidrografik. Duke përfshirë vijën bregdetare si dhe trupa ujorë si liqeni i Butrintit etj. Sistemi infrastrukturor Ky sistem përmban rrjetet kryesore të infrastrukturës , në nivel kombëtar dhe në nivel vendor. Analiza dhe hartëzimi i këtij sistemi dëshmon për shumëllojshmërinë e gjerë të mjeteve të lëvizjes dhe përshkueshmërinë e mundshme në gjithë territorin nëpërmjet pranisë së një rrjeti të shpërndarë të rrugëve të shtruara dhe të pashtruara. Rrjeti rrugor është gjithashtu në gjendje jo fort të mirë . Transporti detar operon vetëm gjatë sezonit të verës. 2. Analiza POET 2.1 Popullsia Kjo bashki ka një popullsi prej 55,000 banorë. Efekti i kombinuar i emigrimit të jashtëm dhe migrimit të brendshëm , sipas tendencave të viteve pas 1990 , ka ndikuar ndjeshëm në përzierjen e popullsisë në qytet , shoqëruar me zvogelimin e përgjithshëm të numrit të banorëve të vjetër , që kanë lëvizur në Tiranë apo Greqi , duke mbajtur shtëpitë e tyre të vjetra , si shtëpi të dyta ose duke i rizhvilluar apartamente me qira . Ndërkohë , ata janë zëvendësuar nga migrues të brendshëm nga zonat rurale dhe malore të Shqipërisë , që kanë populluar zonat periurbane dhe disa pjesë të bregdetið Ksamil , Manastir ) përmes zhvillimit informal . Një fenomen tjetër është vërejtur rënia na mënyrë të ndjeshme e numrit të lindjeve . Efektet e kombinuara të lindshmërisë së ulët dhe
  • 7. Bashkia Sarandë 7 largimeve në shkallë të gjerë , kryesisht të të rinjve , përshpejtuan ritmin e moshimit të popullsisë vihet re në pothuajse të gjitha bashkitë . 2.2 Organizimi Qyteti organizohet në 5 sisteme territoriale(urban, natyror, bujqësor, ujor, infrastrukturor). Bashkia do të synojë të rritet në mënyrë qëndrueshme , me hapa të planifikuara, ku zhvillimet e reja do të mbështeten nga sigurimi i aksesit në një rang shërbimesh publike vendore ku strehimit dhe punësimit do të jetë më i garantuar. Zhvillimi i ri do të vendoset në mënyrë të tillë që të maksimizojë mundësinë për të udhëtuar me të gjitha modalitet e transportit si dhe të përmirësojë aksesueshmërinë për të gjithë. Zhvillimi i ri do të tregojë kujdes për karakterin e zonës në të cilin do të orientohet në mënyrë të tillë që të përmirësojë cilësinë e jetesës në Bashki. Qytezat, fshatrat si dhe qendrat e lagjeve do të mirëmbahen dhe përmirësohen në mënyrë të tillë që të luajnë një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve lokale dhe për të zvogëluar nevojën e njerëzve për të udhëtuar në përmbushje të nevojave të tyre ditore. Transporti publik kërkohet të përmirësohet dhe të shtohet në mënyrë që ti përgjigjet kërkesave në rritje të banorëve dhe të turistëve. Parkimi në bashki do të përmirësohet duke ndihmuar në zbutjen e efekteve të trafikut të rënduar, veçanërisht gjatë periudhës së verës. 2.3 Mjedisi Infrastruktura rrugore Rrugët kryesore urbane janë rrugë me dy kalime, të projektuara për lëvizje të njëkohësishme përmes trafikut nëpër qytet, dhe për të lidhur nyjet e mëdha ose rajonet. Në bazë të Kodit Rrugor klasifikikohen si kategoria D. Rrugët dytësore urbane janë orientuesit me dy kalime ose me një kalim të trafikut automobilistik në rrugët kryesore urbane, duke organizuar strukturën e qarkullimit të lagjeve të veçanta. Ato funksionojnë si plotësuese të rrugëve kryesore urbane dhe kanë standarte projektimi , në përgjithësi më të ulëta se të parat . Në bazë të Kodit Rrugor klasifikikohen si kategoria E. Rrugët lokale urbane janë rrugët e mbetura me dy kalime ose me një kalim , që lidhen me rrugët dytësore dhe mundësojnë qasje të automjeteve në parcela të veçanta . Në bazë të Kodit Rrugor klasifikikohen si kategoria F. Rrugët vetëm për këmbësorë janë të mbyllura për trafik automjetesh ose në çdo kohë ose gjatë orarit të caktuar dhe nxisin qarkullimin e këmbësorëve dhe përdorimin e biçikletave. Ato duhet të krijojnë një rrjet rrugësh për këmbësorët dhe hapësira publike të hapura, duke përcaktuar qarkullimin e këmbësorëve brenda zonave të vendbanimit.
  • 8. Bashkia Sarandë 8 Mjedisi natyror Bashkia Sarandë është një territor me larmi terrenesh (karakterizohet nga fusha, kodra dhe male të larta) dhe habitatesh (kullota, fusha, pyje etj) e si rrjedhojë ajo ka një shumëllojshmëri biodiversiteti. Gjithashtu ajo përfshin edhe trajtimin e zonave të mbrojtura me VKM dhe që zhvillohen sipas një plan menaxhimi të miratuar. Zona në studim ka rreth 282 ha me pyje dhe rreth 530 ha kullota. Plani i Përgjithshëm Vendor merr në konsideratë trupat ujore si liqeni i Butrinit, ku respekton planin e menaxhimit ekzistues, lagunën e Alinurit , lumin e Bistricës si të rëndësishme jo vetëm si rezerva ujore por edhe si zonë Ramsar, ku gjejnë mundësi strehimi një numër i madh shpendësh dhe llojesh ujore por edhe për ujitje. Kjo përbën një element të rëndësishëm të objektivave të VSM. Zonimi i qytetit Zonimi përfshin ruajtjen e nivelit të dendësisë ekzistuese në qytetin e Sarandës , duke promovuar ripërdorimin dhe rikualifikimin e zonave ekzistuese dhe parandalimin e zgjerimit të mëtejshëm urban në pjesën kodrinore.Plani i Sarandës parashikon përqendrimin e zonave ekonomike dhe shfrytëzimin e zgjerimit institucional në projektime zonash kolektive, në mënyrë që të mos krijojë problem me trafikun dhe të limitojë impaktin negativ në zonat e vendbanimeve. Këto zona receptor janë alokuar përgjatë aksit të rrugës kryesore në zonat fushore në hyrje të qytetit ndërmjet fshatrave ekzistues të Metoqit, Gjashtës, Shelegurit dhe Çukës. Në mënyrë të veçantë: Industria e lehtë ( njësitë e riciklimit ) dhe zonat e përpunimit në rrugën e Delvinës nga Shelegar deri tek kryqëzimi. Aty do të përqëndrohen të gjithë funksionet me impakt të mesëm, si garazhe të mëdhenj , fabrika e çimentos etj. Një zonë tregtare në afërsi të urës së lumit Kalasa me qëllim që të përqendrohen të gjitha funksionet tregtare në mbështetje të turizmit dhe të ekonomisë së shtëpive të dyta, të tilla si supermarket i madh, qendër tregtare, dyqane mobiljeje, pajisje për shtëpi, materiale etj. Një zonë për agroekonomi dhe tregti bujqësore dhe panaire lokale për promovimin e produkteve vendore ( vitrine ) është propozuar të jetë e vendosur në Metoq përgjatë rrugës që vjen nga Konispoli , ku ekzistojnë një numër objektesh dhe dhe depo të papërdorura. Perdorimi i tokës Mbrojtja e tokës përbën një nga objektivat kryesore të bashkisë Sarandë. Plani thekson krijimin e hapësirave të gjelbra si dhe krijimin e një korridori ekologjik përgjatë bregut duke krijur akses për të gjithë në bregdet sidomos në zonën e bregdetit të qytetit të Sarandës. Pjesën e tokës në zonën rurale me karakter bujqësor plani shtron nevojën për mbulim me ujë për ujitje gjë e cila do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e agroturizmit, si një mundësi për përmirësimin e jetës në zonë. Plani parashikon investime për riaftësimin e tokave në rrezik përmbytje në zonën fushore
  • 9. Bashkia Sarandë 9 përmes rigjenerimit të sistemit të drenazhimit apo atij kullues ekzistues, përmirësimin e bonitetit të tokave, ruajtjen e tokave bujqësore nga ndërtimet e shpërndara të karakterit industrial apo familjar etj , duke reflektuar kështu plotësimin e objektivave kombëtare dhe ndërkombëtare. 2.4 Teknologjia Transporti Saranda është jo vetëm një qendër e rëndësishme urbane por edhe kryqëzimi i disa prej korridoreve më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare. Saranda, përtej rrugëve detare preket nga dy akse rrugore të rëndësishme si: Korridori Blu dhe Unaza Gjirokastër Sarandë - Igumenicë - Janinë. Korridori Blu është një korridor paneuropian, i cili kërkon të krijojë vazhdimësinë e aksit bregdetar i cili fillon nga Italia, Sllovenia, Kroacia, vazhdon më tej në Mal të Zi, lidhet me Shqipërinë dhe më pas vazhdon për në Greqi, ku lidhet më pas me rrugën Egnatia. Të qenit pjesë e këtij Korridori Strategjik Europian është tejet e rëndësishme dhe vjen si pjesë e Strategjisë së Zhvillimit të Rajonit Adriatiko Jonian. Saranda është pjesë e Unazës ndërkufitare Gjirokastër - Sarandë - Igumenicë - Janinë - Sarandë, e cila lidh katër qytete tejet të rëndësishme të Ballkanit Jugperëndimor me njëra - tjetrën. Kjo unazë është një itenerar i rëndësishëm tregtar por edhe turistik . Nga ana tjetër, distanca është një faktor kritik që përcakton parametrat e përvojës së jetuar. Për këtë arsye, një rrugë pejzazhistike bregdetare duhet të zgjasë për një kohë të mjaftueshme me qëllim që vizitorët të vlerësojnë pamjen dhe të perceptojnë kalimin nga pejzazhi bregdetar tek ai malor. Aksesibiliteti i Rivierës mbetet në përgjithësi një problem si për udhëtimet ndërkombëtare ashtu edhe për lidhshmërinë rajonale. Ndërtimi i një aeroporti të dytë në bregdet është një parametër i rëndësishëm që mund të ndikojnë tendencat afatgjata të turizmit.. Pika e dytë është ndërlidhja nëpërmjet ujit. Korfuzi ka një aeroport, në të cilën akomodohen miliona turistë , e cila krijon një potencial të madh turistik për bashkinë Sarandë pasi është disa milje larg me anije. Kjo do të mund të arrihej në rast se do të lehtësohet hyrja dhe komunikimi me ishullin e Korfuzit nëpërmjet infrastrukturës ekzistuese. Ndërtimi i një ure është ndoshta ja fort i përshatshëm ( edhe pse për këtë do të duhej një studim i mirëfilltë fizibiliteti ), por kjo do të lehtësonte shumë ndërlidhjen e rregullt përgjatë verës. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, është fuqizimi i transportit ujor, domethënë përgjatë bregdetit me anije lundrimi, është një domosdoshmëri. Telekomunikacioni Rrjeti telefonik është kabllor, kryesisht në linja tokësore bakri dhe pjesërisht me ato ajrore. Albtelekomi ka hartuar projekte me qëllim futjen e shërbimeve të reja përveç thjesht ekzistencës
  • 10. Bashkia Sarandë 10 së telefonit, të tilla si interneti i shpejtë dhe televizionit kabllor. Për këtë qëllim është e nevojshme qe të ndryshojë teknologjia ekzistuese e rrjeteve, zgjerimi dhe shtrirja e fibrave optike në mënyrë që të reduktohet gjatësia mesatare e linjave. Aktualisht bashkia Sarandë ka një mbulim të kufizuar nga sistemi i AlbTelekom. Ky operator nuk është në gjendje të mbulojë një pjesë të territorit të ish - komunës me telefoninë valore. Përdorimi i kabllove optike për internet dhe shërbime të tjera në gjendjen e tanishme mbulohen nga operatorë të fuqishem. 3. Planifikimi dhe strategjitë e territorit Strategjia territoriale është dokumenti kryesor që do të sigurojë udhëzimet për zhvillimin e ardhshëm për bashkitë e reja . Strategjia do të bazohet në vlerësimet demografike dhe ekonomike të projekteve deri në vitin 2030. Si mjet planifikimi Strategjia Territoriale i shërben qëllimeve në vijim: Identifikimit të indikatorëve për etapat e zhvillimit të ardhshëm, siç janë nivelet e parashikuara të popullsisë dhe të banesave, aktiviteteve ekonomike, niveleve të cilësisë së mjedisit, infrastrukturës publike, etj . Organizimit të punës mbi planin në akse strategjike të ndërhyrjes ( orientime strategjike ) , duke identifikuar qëllime dhe objektiva në çdo orientim dhe duke treguar lidhjet e tyre me territorin . Mundësimin e matjes së ndikimit të pritshëm të politikave të propozuara të zhvillimit të territorit gjatë shndërrimit të tokës nga një sistem në tjetrin. Strategjia territorial do të formojë bazën për organizimin e ngarkesës së punës operative të planifikuar nëpërmjet trasformimit në programe të çdo orientimi strategjik. Strategjia Territoriale do të formojë bazën për hartimin e Planit të Investimeve i cili është plani i veprimit që përcakton fazat, prioritetet, përgjegjësitë si dhe treguesit e monitorimit. Plani i investimeve synon të vendosë përparësitë e investimeve të rëndësishme në infrastrukturë, të cilat janë të nevojshme për të realizimin e arritjeve në të ardhmen dhe për të siguruar specifikime të detajuara dhe vlerësime financiare në lidhje me to. Propozimet e planifikimit të territorit përfshijnë krijimin e qëndrave kërkimore për analizimin e produktit bujqësorë, strukturave ndërtimore me kapacitet të mjaftueshëm për grumbullimin, përpunimin dhe paketimin e produkteve të ndryshme bujqësore të grumbulluara nga fermerët vendas. Krijimin e tregjeve lokale për promovimin dhe tregtimin e produkteve bio organik ruajtjen e zonave të thella malore, pyjeve, foragjerëve si dhe të hapësirave të tjera të përshtatshme për kultivimin e Bimeve Aromatike të cilet kanë përdorim të gjerë në tregun farmaceutik. Promovimin e lidhjeve për studim dhe zhvillim ndërmjet qendrave të inovacionit dhe të përpunimit të produkteve ushqimore me qëllim formimin e pikave / poleve bujqësore në vënd. Kjo mund të sjelli gjithashtu zhvillimin e turizmit bujqësorë në vënd. Për sistemin natyror planifikimi propozon zgjerimin e përqindjes totale të zonave të mbrojtura dhe zhvillimin e
  • 11. Bashkia Sarandë 11 korridoreve të gjelbra. Për sistemin e ujit janë identifikuar kapacitetet e burimeve ujore dhe përdorimet e ndryshme të ujit si dhe faktorët që cënojnë burimet ujore nëntokësore. 4. Financat vendore Stoku i ndërmarrjeve aktive në bashkinë Sarandë shënoi rënie vjetore me rreth 6% në fund të vitit 2018 (në rënie me rreth 132 njësi). Në terma strukturorë, bizneset janë të përqëndruara në ofrimin e shërbimeve (rreth 83% e totalit), në tregti dhe akomodim dhe shërbime ushqimore. Stoku i ndërmarrjeve aktive në ofrimin e shërbimeve shënoi rënie me rreth 7% në terma vjetorë apo u pakësua me rreth 143 njësi në fund të vitit 2018 (kjo rënie përfshiu gjerësisht ndërmarrjet që operojnë në tregti). Burimet financiare në dispozicion të bashkisë Sarandë kanë qënë të luhatshme. Burimet financiare janë tkurrur me rreth 11% në fund të vitit 2019. Tkurrja e burimeve financiare në dispozicion u ndikua prej tkurrjes së nivelit të transfertave ndërqeveritare me rreth 23% në terma vjetorë. Të ardhurat nga burimet vendore rezultojnë në rritje me 20% në terma vjetorë, veçanërisht si pasojë e rritjes së të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin dhe taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Të ardhurat nga tarifat vendore shënuan rritje me rreth 7% në terma vjetorë. Tabela 1. Burimet financiare Burimet financiare 2017 2018 2019 A. Të ardhura vendore 288 165 312 462 374 079 A1. Të ardhura nga taksat 150 925 158 130 206 976 Tatimi i thjesht. mbi fitimin e BV 4 485 7 492 12 614 Taksa mbi pasuritë e paluajtshme 74 097 70 029 83 046 Taksa e hotelit 20 039 24 757 23 906 Taksa e ndikimit në infrastrukturë 40 156 53 668 86 348 Taksa të tjera 12 148 2 184 1 062
  • 12. Bashkia Sarandë 12 A2. Të ardhura nga tarifat 136 116 154 332 164 865 Tarifa për shërbimet publike 68 365 85 522 89 662 Tarifa për zënien e hapësirave publike 38 909 43 329 45 412 Tarifa të tjera administrative 28 842 25 481 29 792 A3. Të ardhura të tjera 1 123 - 2 238 B. Transferta ndërqeveritare 527 466 800 088 612 179 B1. Taksa të ndara 23 664 24 701 30 394 B2. Tr. pakusht & specifike 198 023 225 529 227 584 B3. Transferta të kushtëzuara 305 779 549 858 354 201 TE ARDHURA TOTALE 815 631 1 112 550 986 258 Burimi: www.financatvendore.ali Sipas natyrës ekonomike, rreth 72% e shpenzimeve shkoi për mbulimin e shpenzimeve korrente të bashkisë Sarandë, shpenzime personeli dhe operative dhe të tjera. Gjatë vitit 2019, kjo kategori shpenzimesh u zgjerua me rreth 5.9% në terma vjetorë. Investimet apo shpenzimet kapitale përfaqësuan rreth 28% të shpenzimeve totale në fund të vitit 2019. Pas një rritje të theksuar në vitin 2018, shpenzimet kapitale shënuan rënie me rreth 28.9% në terma vjetorë. Shpenzimet e bashkisë Sarandë janë: •Kapitale 28% • Operative dhe të tjera 46%
  • 13. Bashkia Sarandë 13 • Personeli 26% Tabela 2 Shpenzimet e bashkisë Sarandë Shpenzimet 2017 2018 2019 1. Shërbimet e përgjithshme publike 170 571 162 847 276 318 2. Rendi dhe siguria publike - - - 3. Çështjet ekonomike 118 701 137 531 107 901 Çështjet ekonomike tregtare punës 2 265 - 2 190 Bujqësia pyjet peshkimi gjuetia 24 117 19 834 3 491 Transporti 80 071 105 544 87 034 Industri te tjera 12 248 12 152 15 186 4. Mbrojtja e mjedisit - - - 5. Strehimi komoditetet e komunitetit 185 528 323 093 119 384 Strehimi dhe urbanistika vendore - 2 723 - Zhvillimi i komunitetit 162 889 303 015 118 448 Furnizimi me ujë 22 639 17 355 936 6. Shëndetësia - - - 7. Argëtimi kultura dhe çështjet fetare 20 851 38 834 46 010 8. Arsimi 72 723 187 217 234 713 Arsimi parashkollor dhe fillor 59 486 169 998 205 767 Arsimi i mesëm 13 237 17 219 28 946 9. Mbrojtja Sociale 252 637 264 977 253 707 Shpenzime totale 821 011 1 114 498 1 038 033
  • 14. Bashkia Sarandë 14 Burimi: www.financatvendore.al Në vitin 2019, shpenzimet e bashkisë Sarandë shënuan rënie me rreth 7% në terma vjetorë. Kjo rënie e shpenzimeve totale u reflektua në një nivel më të ulët të fondeve të alokuara në funksionet si “çështjet ekonomike” (-22%), “strehimi dhe komoditetet e komunitetit” (-63%) dhe “mbrojtja sociale” (-4%) i cili përfshin ndër të tjera shpenzimet që lidhen me transfertat për buxhetet familjare dhe pagesën e paaftësisë. Në të kundërt, shpenzimet rezultojnë të kenë shënuar rritje në funksionet “shërbimet e përgjithshme publike” me rreth 70%, “arsim” me rreth 25% dhe në “argëtim, kulturë dhe çështje fetare” me rreth 18% krahasuar me një vit më parë. 5. Zonat e mbrojtura Parku kombëtar i Butrintit përfaqëson zonën me te rëndësishme ne vend ku ruhet ne gjendje natyrore ose gati natyrore pylli mesdhetar i dominuar nga ilqja. Problematika lidhet me një numër habitatesh dhe llojesh te parkut kombëtar Butrint të cilat janë te rrezikuar dhe kane nevoje urgjente për masa ruajtëse dhe menaxhuese. Kjo për shkak te se brenda tij zhvillohen një sere aktivitetesh njerëzore t, legale dhe ilegale, te cilat kane nevoje te kontrollohen dhe menaxhohen për te shmangur apo zbutur ndikimin e tyre ne biodiversitetin e kësaj zone. Ndërhyrjet ne sistemin hidrik te liqenit te Butrintit, tharjet e kënetave ne veri dhe jug, zhvillimi i aquakultures, i bujqësisë zhvillimet demografike ne zone kane prishur rende ekuilibrin ekologjik te këtij ekosistemi duke u shoqëruar here pas here me kriza distrofike te thella, ngordhje masive te peshkut dhe midhjeve dhe përshpejtim te proceseve eutrofizuese. Mosfunksionimi prej afro 15 vjetësh i hidrovorit ne afërsi te Vivarit (Vrine) ka bere qe një pjese e konsiderueshme e fushës se Vrines te qëndroje e përmbytur duke krijuar kështu kushtet për zhvillimin e proceseve natyrore suksesive qe kane sjelle krijimin e mjediseve ligatinore natyrore me rëndësi te veçante për shpendët e ujit. Për te gjitha sa me sipër nevojitet një plan menaxhimi i përshtatshëm, i përgatitur me një pjesëmarrje dhe mbështetje te gjere nga aktoret dhe grupet e interesit pa te cilët asnjë nga sfidat me te cilat përballet parku i Butrintit nuk mund te fitohet. Plan Menaxhimi: Fondi Global i Ndihmave për Mjedisin ofron financimin kryesor për mbështetjen e Parkut Kombëtar te Butrintit. Projekti do te ofroje mbeshtetje ne implementimin e praktikave dhe
  • 15. Bashkia Sarandë 15 iniciativave te perdorimit te qendrueshem te burimeve natyrore ne menaxhimin e Parkut Kombetar Butritit. Me qëllim arritjen e këtij objektivi, projekti do të mbështesë përgatitjen e një plani menaxhimi që do të përfshihë: formulimin e opsionit per restaurimin e ekosistemit dhe te habitateve te degraduar te Butrintit • pergatitjen e planeve te menaxhimit te pyjeve dhe kullotave •ngritjen e nje grupi keshillimor shume-aktoresh per te mbikqyrur zhvillimin e zonave te mbrojtura dhe te planit te menaxhimit •pajise me mjete te nevojshme per menaxhim, dhe monitorim te biodiversitetit •informim turistik •demarkimin e zones se mbrojtur dhe ndertimin e infrastruktures baze te Parkut. Ky Plan Menaxhimi jep mundësinë për: • Te vlerësuar pasuritë kryesore kulturore dhe natyrore te parkut • Te identifikuar dhe vlerësuar aktivitetet njerëzore qe ndikojnë ne park • Te identifikuar ceshtjet qe pengojnë menaxhimin efektiv te parkut dhe te burimeve te tij natyrore dhe kulturore. • Te krijuar një vizion te qarte për parkun, te vlefshëm edhe për brezat e ardhshëm • Te siguruar një kuadër politikash, rregullimesh ligjore dhe institucionale si dhe veprimesh te cilat mbështesin ketë vizion. 6. Klasifikimi NUTS Nuts 1 (social-ekonomik) Zonë me dendësi të ndërmjetme ku më pak se 50% e popullsisë jeton në qendra rurale. Saranda bën pjesë në AZHR numër 4 dhe ka 2 njësi administrative. Paga mesatare mujore për personat e punësuar është 40.984 lekë. Shtesa natyrore e popullsisë është 44 e cila është e ulët krahasuar me qarqet e tjera, migrimi i brendshëm është 106 (i lartë), martesat janë në rritje krahasuar me pak vite më parë. Numri i lejeve të ndërtimit është 48 ( më i larti në qark).Raporti nxënës për mësues në arsikin e detyrueshëm është 17,5. Mbulimi me objekte të kujdesit shëndetësor është një komponent thelbësor i istandardeve të pranuara të jetesës dhe një parakusht i rëndësishem për zhvillimin e turizmit , të bazuar në shërbime cilësore . Vëmendje e veçante duhet t'u kushtohet
  • 16. Bashkia Sarandë 16 banorëve të përhershëm të zonës ( sidomos në rastet e popullsisë në moshë të madhe ( plakje ) , si dhe për vizitorët dhe turistët nga perspektiva e rritjes së parashikuar të sektorit të turizmit . Aktualisht në këtë njësi ka vetëm një qendër shëndetësore ndërsa spitali i Sarandës është në një distancë të afërt me njësinë e Ksamilit . Nuts 2 (zonat për zbatimin e politikave) Plani i Përgjithshëm Vendor përcakton në kohë dhe hapsirë të gjithë veprimet që do të ndërmerren në territorin e bashkisë Sarandë . Ai shoqërohet nga Vlerësimi Strategjik Mjedisor i cili monitoron impaktin mjedisor për çdo ndërhyrje në territor . Në mënyrë skematike më poshtë janë përfshirë të gjitha ndërhyrjet në territor në formë matricore sipas programeve / projekteve prioritare përkrah objektivave strategjike të përftuara mbi bazën e vizionit të hartuar nga bashkia Sarandësi dhe të përcaktuara në afate kohore të ndara në bazë fazash 5 - vjeçare . Kostoja e parashikuar e projekteve krijon një ide mbi nevojat për investime vjetore duke i krahasur dhe priorizuar këto brenda çdo faze zhvillimi . Nuts 3 (për qëllime politike) Në arsim planifikohen të paktën 3 çerdhe të shpërndara në zonën e Ksamilit ndërsa nivelet e tjera të shërbimit arsimor nuk kanë nevojë për pkanifikim. Janë propozuar zona të reja për parkim nëntoke në disa rrugë të Sarandës dhe në Ksamil. Propozimi i planifikimit në shëndetësi do të bazohet në popullsinë e përhershme duke përjashtuar popullatën sezonale , për shkak të mbivlerësimit të njësive të kërkuara ( sipas totalit të përdoruesve , ka nevojë për funksionin e 7 njësive të qendrave shëndetësore dhe 5 ambulancales këshillimi ) . Për më tepër , afërsia e lartë dhe të lidhjes së zonës në spitalin e Sarandës ofron një aset në seksionin e kujdesit shëndetësor . 7. Analiza SWOT Avantazhet Dobësitë
  • 17. Bashkia Sarandë 17 -Prezencë aksesorësh urban, qytet i luleve, kopshteve,aspekte kulturore, etj. -Zona të banuara të zhvilluara përgjatë vijës bregdetare me funksione shërbimesh, turizmi dhe argëtimi -Qendra urbane të pajisura me sherbime shoqërore dhe të përkujdesit social -Qendra urbane kryesore me sistem relativisht se planifikuar urban dhe hapsira publike. -Siperfaqe te medha te mbjella me ullinj dhe vreshta pergjate bregdetit Toke bujqesore pergjithësisht me uje dhe klime e favorshme per prodhim te lartë. -Prezenca e lumit Bistrica me furnizimin me te fuqishem nentokesor ne Shqiperi Vlera te larta ekologjike te lagunes se Butrintit. -Kushteve jo favorizuese të qarkullimit te ujrave ne sezonin e verës. - Bregdet me formë te bllokuar nga ndertimet -Ndikimi negativ i ndertimeve dhe aktivitetit njerzor ne peisazhin natyror -Kushte jo favorizuese për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e ekositemit detare - Bashkia nuk përmban fusha bujqesore me përjashtim vreshta te nje zone te kufizuar - Kalimi i mjeteve të renda nga porti mes per mes rrugeve te ngarkuara te qytetit . -Port ne qender te shetitores që nuk afron asnje lloj sherbimi - Rrjet rrugor ne kushte jo fort të mira -Rruget e brendshme nderlidhese te lagjeve jane ne gjendje te keqe . -Mungesa parkimi ne qender te qytetit dhe ne hyrje dhe ne dalje te tij Mundësitë Rreziqet
  • 18. Bashkia Sarandë 18 -Hartimi i planit të menaxhimit me ndikim pozitivne ekosistem bujqesor -Projekt për trajtim ne impiantin e përpunimit të ujërave të ndotura në qytetin e Sarandes - Rigjenerimi i burimeve natyrore te zones Perfshirja e burimeve natyrore brenda modelite zhvillimit turistik -Zhvillimi i bregdetit të zons si një destinacion par plazhet e vjetra Rritje e numrit te rinjeve te ullirit dhe vreshtave Forcimi i rolit te Sarandes ne ekonomine bujqësore -Forcimi i sipermarrjes per punesimin sektorin e bujosis Marketimi efficient i produkteve rajonale - Krijimi i aeroportit ne afersi te Sarandes • Fuqizimi i unazës Gjirokaster - Sarandt - Igumenice Janint per rritjen e metejshme ekonomike te rajonit . -Investime në rrjetin mugor nga Bashkia Sarande dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit -Zhvillimi i shetitoreve per kembesoret dhe rritja e aksesueshmerise ndaj monumenteve te tashegimise kulturore dhe natyrore -Zhvillimi i amfiteatrit me qellim shfrytezimin e gjate aktiviteteve kulturore -Pastrimi dhe pyllezimi i zon kodrinore e qytetit Sarande Nderhyrje antropogjenike ( kanale ujites bujqesor , perdorim pesticidesh ) me ndikim negativ ne cilesine e ujit . -Ndotja e ujrave te lumit te Bistricts - Depozitimi i mbetjeve te kategorive te ndryshme - Ndikim negativ i ndertimeve ne gryerjen e shkembinjve -Faktoret kronues ndaj ekosistemit te lagunes se Butrintit - Ndikimi negativ në mjedisin detar te Sarandes dhe zonave perreth nga sasia e naftes se shkarkuar nga motorte anijeve peshkimit - Demtime ne numrin e drurive frutor dhe agrumeve - Ndotje e ujrave nentoksor qe perdoren për ujitje si rezultat i parregullsive ne kanalizimin e ujrave te zeza - Ndotje e ujërave qe perdoren për ujitje si rezulati grumbullime masive te mbetjeve ne lugina . -Ndertime abuzive duke demtuar hapsirat publike Grumbullim i mbetjeve në hapësira të paautorizuara dhe mungese riciklimit -Hedhje materialesh ndertimi qe rrezikojne formen bregdetit urban
  • 19. Bashkia Sarandë 19 8. Konkluzione • Plani i përgjithshëm vendor ndan territorin në 5 sisteme territoriale(urban, natyror, bujqësor, ujor, infrastrukturor). • Rrugët kryesore urbane janë rrugë me dy kalime, të projektuara për lëvizje të njëkohësishme përmes trafikut nëpër qytet, dhe për të lidhur nyjet e mëdha ose rajonet. • Bashkia Sarandë është një territor me larmi terrenesh (karakterizohet nga fusha, kodra dhe male të larta) dhe habitatesh (kullota, fusha, pyje etj) e si rrjedhojë ajo ka një shumëllojshmëri biodiversiteti. • Zonimi përfshin ruajtjen e nivelit të dendësisë ekzistuese në qytetin e Sarandës , duke promovuar ripërdorimin dhe rikualifikimin e zonave ekzistuese dhe parandalimin e zgjerimit të mëtejshëm urban në pjesën kodrinore. • Mbrojtja e tokës përbën një nga objektivat kryesore të bashkisë Sarandë. • Rrjeti telefonik është kabllor, kryesisht në linja tokësore bakri dhe pjesërisht me ato ajrore. • Propozimet e planifikimit të territorit përfshijnë krijimin e qëndrave kërkimore për analizimin e produktit bujqësorë, strukturave ndërtimore me kapacitet të mjaftueshëm për grumbullimin, përpunimin dhe paketimin e produkteve të ndryshme bujqësore të grumbulluara nga fermerët vendas. • Burimet financiare në dispozicion të bashkisë Sarandë kanë qënë të luhatshme. Burimet financiare janë tkurrur me rreth 11% në fund të vitit 2019. • Plan Menaxhimi i zonave të mbrojtura jep mundësinë për te siguruar një kuadër politikash, rregullimesh ligjore dhe institucionale si dhe veprimesh te cilat mbështesin ketë vizion. • Klasifikimi NUTS bëhet sipas: zhvillimit social-ekonomik, sipas zonave per zbatimin e politikave dhe për qëllime politike.
  • 20. Bashkia Sarandë 20 9. Rekomandime • Trajtimi i ujrave te ndotur • Trajtimi menaxhimit mbetjeve prane ne luginave te përrenjve dhe lumenjve • Ruajtja dhe mbrojtja e elementeve natyrore • Hartimi i planeve te menaxhimit me efekte pozitive ne ekosistem • Pastrimi dhe organizimi i bregdetit • Pemirsime ne trajtimin dhe perpunimin ndotur ne qytetin e Sarandes • Mbrojtja e portit te Sarandes • Valoririmi i Portit ne qender t qytetit duke u kthyer ne nje pol rikreativ • Investime per rehabilitimin e rrjetit te shpërndarjes së ujit nga KF për Saranden dhe Ksamilin • Permiresimi i sherbimeve ndaj qytetareve • Integrimi dhe rregullimi i zonave informale Percaktimi i zones se gjelber publike 10. Referencat  Vendim nr.3 KKT dt 16.10.2017
  • 21. Bashkia Sarandë 21  Plani i Zhvillimit  Rregullorja e Planit  Rregullorja për Investimet Strategjike  Strategjia Territoriale  Vlerësimi Strategjik Mjedisor  financatvendore  instatstatistikatrajonalepublikimet  planifikimi.gov.al  researchgatePLANIFIKIMI-HAPESINOR  usaid.gov