SlideShare a Scribd company logo
1 of 37
Tema: Uji i pijshëm në Shqipëri
dhe analiza konsumatore
Punoi:
Junest Xhaferri
Universiteti Bujqësor i Tiranes
Fakulteti i Ekonomise dhe Agrobiznesit
Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave te Zhvillimit Rural
Objektivat
 Njohja me përkufizimi e ujit të pijshëm
 Njohja me organet e monitorimit dhe sigurimit të ujit të pijshem
 Të përcaktohet përqindja e popullsisë që përdor shërbimet e ujit të pijshëm të
menaxhuara në mënyrë të sigurt
 Të përcaktohen indikatorët e furnizimit me ujë të pijshëm
 Trajtimi i objektivit nr.6 për Zhvillim të Qëndrueshëm
Metodologjia
 Metodologjia e përdorur është ajo cilesore dhe sasiore, pasi ky studim ka në
fokus kryesisht mbledhjen e të dhënave dhe përpunimin e tyre.

Hyrje
 Uji ka një rol shumë të rëndësishëm në jetën e njeriut dhe sigurimi i tij është
kthyer në një nga sfidat më të mëdha botërore.
 Uji përbën në përgjithësi rreth 80% të trupit të njeriut, rreth 85% të trurit tonë,
80% të gjakut, dhe 70% të muskujve.
Burimet e ujit të pijshëm
 Burimet e ujit të pijshëm përbëjnë një burim
madhor për vendin. Sasia mesatare e ujit të
pijshëm për frymë është 8,700 metra kub në
vit, një ndër më të lartat në Evropë.
 Burimet e ujit të pijshëm në vend ekzistojnë
në formën e burimeve natyrore, të lumenjve,
të liqeneve dhe të ujëmbledhësve të ujërave
nëntokësore.
Siguria e furnizimit me ujë të pijshëm
 ka të bëjë me mbrojtjen e burimeve
ujore dhe klorinimin e ujit në
sistemet e shpërndarjes. Shqipëria ka
ligje dhe rregullore që trajtojnë
mbrojtjen e burimeve natyrore.
 Kontrolli i cilësisë së ujit në Shqipëri
kryhet nga Ministria e Shëndëtësisë
në bashkëpunim me drejtoritë e
shëndetit publik në rrethe.
Çfarë uji duhet konsumuar?
 Gjithmonë duhet konsumuar ujë i
sigurt dhe higjienikisht i pastër për
shëndetin.
 Ujë i sigurt dhe higjienikisht i pastër
është uji që plotëson normat higjieno-
sanitare të miratuara nga Ministria e
Shëndetësisë.
 Për çdo shqetësim shëndetësor që
mund të vijë nga konsumi i ujit ju
mund t’i drejtoheni mjekut të familjes.
 Informacione mbi cilësinë e ujit në
zonën tuaj, ju mund t’i merrni pranë
drejtorisë së shëndetit publik të rrethit
ku jetoni
Objektivi nr.6 për Zhvillim të Qëndrueshëm
 Në këtë axhendë të re të zhvillimit, uji dhe
kanalizimet konsiderohen të kenë rol kyç në të
gjitha dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm,
për sa ato kanë lidhje me disa probleme
kryesore globale dhe kanë ndikim në të gjitha
aktivitetet njerëzore.
 Kjo është arsyeja pse ujit dhe kanalizimeve i
është dhënë një objektivi i posaçëm
 ky objektiv i veçantë për ujin dhe kanalizimet
është e rëndësishme që të ketë një qasje
gjithëpërfshirëse në trajtimin dhe adresimin e
problemeve globale të ujit.
6Analizë për konsumatorin në bazë të
anketimit
U përmend që çështja e ujit është një temë universale
dhe gjithë përfshirëse, prandaj ky studim përfshin çdo
gjini dhe personat që u përgjigjën në pyetësor janë
66% femra dhe 34% meshkuj.
Sipas anketës, rreth 39.2% e përdoruesve ishin mes moshës 18 dhe 24
vjeç, afërshisht 37.1% e përdoruesve ishin mes moshës 25 dhe 34 vjeç,
dhe shumë pak nga të intervistuarit janë mbi moshën 35 vjeç. Ky ishte
rezultat i pritshëm pasi shumica e të intervistuarve të zgjedhur ishin
mosha të reja. Moshat e reja janë ata të cilët priten që të sjellin ndryshim
në vendin tonë prandaj mendimi i tyre ka tepër rëndësi për këtë studim.
Prandaj ne do të mësojmë më tepër rreth tyre nëpërmjet studimit.
Megjithatë të gjitha moshat kanë marrë pjesë në studim pasi çështja e
konsumit të ujit eshtë një temë universale që i përket të gjitha grup-
moshave.
Sa i përket arsimit të konsumatorëve të intervistuar, vlen të përmendet se 55.7% e tyre kanë arsim universitar,
25.8% e tyre kanë arsim post universitar, afërsisht 15.5% e tyre ka arsim të mesëm dhe pjesa tjetër e të
intervistuarve kanë arsim fillor. Duke e lidhur me variablat e strukturësh moshore vihet re se brezi i ri është i mirë
arsimuar. Kjo nënkupton se në familjet konsumatore ka persona të arsimuar të cilët dijet e tyre mund të ndikojnë
në zgjedhjet konsumatore për ujë.
Pjesa më e madhe e të anketuarve i përkasin familjeve prej 4,5 ose 6 anëtarësh(67%). Konsumator prej 2 ose
3 anëtarësh në familje përbëjnë 28.9% të anketuarve. Familjet prej 1 dhe familjet prej 6 ose më shumë
personave përbëjnë një numër akoma dhe më të vogël të konsumatorëve. Duke qenë se numri i personave në
familje përbëhet nga më shumë se 2 persona, ky spektër fiton aftësi për të ndikuar në mënyrë përcaktuese
dhe tek familjarët e tjerë, prandaj të rinjtë të cilët ishin target grupi më i madh i të anketuarve, dhe të cilët
janë të mirë arsimuar kanë njohuri për ujin e konsumuar në familje.
Nga figura e mëposhtme shohim se 22.7% e konsumatorëve të anketuar kanë deklaruar se kanë të ardhura mujore
60-80 mijë. 14.4% e tyre janë përgjigjur se kanë të ardhura që variojnë nga 80 deri në 100 mijë, dhe 14.4% të
tjerë pohuan se kanë nivel të ardhurash mbi 120 mijë. Me të ardhura nga 100 deri në 120mijë janë përgjigjur
13.4% konsumator, 7.2% kanë të ardhura nga 40 deri në 60 mijë, kurse 7.2% e të anketuarve të tjerë kanë të
ardhura 180 deri në 120 mijë. Në përgjithsi kemi të bëjmë me konsumator të cilat zotërojnë të ardhura mesatare.
Duke qenë se situata momentale e organizimit social-ekonomik shqiptar mbizotërohet nga klasa e mesme e
popullsisë, kjo nënkupton se çmimet për konsumin e ujit, i cili është një produkt i domosdoshëm, duhet të jetë i
përballueshëm të paktën për konsumatorët me të ardhura mbi 40 mijë lekë.
Figura e mëposhtme tregon strukturën përqindjen në të ardhura të konsumit ushqimor. Pjesa më e madhe e të
pyeturve shpenzonin 50-60% për ushqim, 34% të tjerë shpenzonin 30-40% të ardhurave. Kjo sepse shumica e
të pyeturve kanë të ardhura mesatare dhe mesatarisht rreth gjysma e shpenzimeve të tyre do të shkojnë për
konsum ushqimor. Nga ana tjetër 10.3% e të anketuarve shpenzojnë 10-30% për konsum duke qenë se një
përqindje e konsiderueshm konsumatorësh kishin të ardhura mujore mbi 180 mije lekë, por nga ana tjetër
20.3% e të pyeturve shpenzojin 70-80% të të ardhurave për konsum ushqimor, që do të thotë këta persona kanë
të ardhura të ulta dhe nuk mund të përballojnë shpenzime marxhinale.
Në periferi të Tiranës banojnë 24.7%% e të anketuarve
dhe 75.3% e tyre banojnë brenda qytetit. Duke qenë se
Tirana dominohet nga popullsia urbane dhe ky numër
është i lartë, atëherë popullsia që do mbizotëroje brenda
qytetit pritet të jetë me e madhe nga konsumatorët. Kjo
për shkak se shërbimet janë më të shumta brenda qytetit
sesa në periferi.
Shumica e konsumatorëve hedhin mbeturina çdo ditë, madje edhe
më shpesh, kështu janë shprehur 33.3% e tyre. Kjo sepse brenda
Tiranës banonin shumica e të pyeturve dhe në këtë zonë mbulimi i
shërbimit të mbetjeve është më i madh se në vendet e tjera.
Pyetësori vijon me përgjigjet e 18.3% të anketuarve të cilet i
hedhin mbeturinat 5 herë në javë, pra përsëri një numër u lartë.
Ndërkohe 18.3% i hedhin mbeturinat 2 herë në javë, 15.1% i
hedhin 3 herë në javë, pra më pak herë pasi disa familje kanë
numër të vogël antarësh dhe normalisht mbetjet do të jenë më të
pakëta.
Shumica e konsumatorëve e përdorin ujin e rrjedhshëm në
shtëpi pasi ne shqiptarët kryesisht e përdorim ujin e rrjetit
për pastrimin e shtëpisë, për objekte që përdoren me ujë(si
psh. lavatriçja, hekuri etj.), për higjenë vetjake dhe për
gatim. Ndërkohë 20.6% e konsumatorëve nuk e përdorin
ujin e rrjetit, kjo sepse disa konsumatorë banonin në periferi
dhe mund të përdorin ujë nga puset ose një pjesë e
konsumatorëve mund të përdorin ujë nga kontrata të tjera.
Një përqindje e madhe e konsumatorëve prej 90.3%
personash nuk e konsiderojnë ujin e rrjetit të sigurt, pasi
jemi të vetëdijshëm se sa shpesh komentohet në jetën e
përditshme dhe në media, fakti se uji i rrjetit ka
probleme dhe nuk është i njëjtë në të gjitha zonat. Nga
ana tjetër 9.7% e konsumatorëve e konsiderojnë ujin e
rrjetit të sigurt, kjo pasi disa zona në Tiranë kanë
përmirësuar cilësinë e ujit.
Në grafikun e mëposhtem për menyren sesi e perdorin konsumatoret ujin e pijshem na rezulton se shumica 59.1%
përdorin bidonet 5l (firme) me numrin me te madh, me pas kemi 12.5% që ujin e mbushin ne burim,11.4% përdorin
shishe 1.5 lt , 9.1% autobotet(certifikuar), dhe me pas një pjesë shumë e vogel neper pikat e mbushjes. Nga sondazhi
shikojmë se shumica e konsumatorëve i besojnë firmës sepse mendojnë se uji ka më tepër siguri nga shërbimi i firmave
private. Ndërkohë një përqindje më e vogël mendon se uji në pika mbushje, autobotë dhe në burim është më i mirë se i
rrjetit por mbase edhe më i lirë se uji i firmave.
Në grafikun e rradhës kemi të bëjme me sasine e të ardhurave që shpenzohet për te blere ujë të
pijshëm. Vërehet qe pjesa me e madhe me 36.7% shpenzojnë 3000-5999 lekë për të blerë ujë të
pijshëm, sepse pjesa më e madhe përbëhen nga antar me numër mesatar në familje dhe me të ardhura
mesatare. Më pas me 26.6% shpenzojnë 1000-2999 lekë, kjo për shkak të të ardhurave të ulta ose
numrit të ulët të antarëve në familje. 17.7% shpenzojnë më pak se 1000 lekë, pasi kanë të ardhura të
ulta ose disa prej tyre marrin ujë nga puset ose burimi. 12.7% rezulton se shpenzojnë 6000-8999 lekë
për ujë të pijshëm, sepse brenda Tiranës uji është më i kushtueshëm se në disa zona të tjera dhe pjesa
tjetër që na rezulton për vlerën më shumë se 9000 lekë që nuk është se shpenzohet aq shumë në atë
shifër.
58.4% e të pyeturve janë të gatshëm për të paguar më shumë për ujë më të pastër, pasi uji është
elementi më i rëndësishëm i jetës së njeriut, por ne pamë gjithashtu se konsumatorët kanë të ardhura
mesatare në përgjithësi dhe pamë se shumica shpenzonin rreth 50% të të ardhurave për konsum
ushqimor, prandaj ata janë në gjendje të paguajnë më shumë nëse kanë dëshirë. Nga ana tjetër 41.6% e
konsumatorëve nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë për ujë të pastër, pasi disa konsumatorë nuk
kishin të ardhura të mjaftueshme ndërsa disa të tjerë mund të kenë gjetur zgjidhjen për ujë të pastër,
duke e marrë atë në burim, në firma etj. ashtu si u shprehën pak më lart.
Në grafikun e mëposhtëm do na jepen arsyet pse njerëzit nuk preferojnë për të paguar më shumë për ujë të pastër.
Vihet re që 40% e tyre mendojnë që asnjëherë uji i rrjetit nuk mund të jetë i sigurtë, 22% e tyre mendojnë që uji i
pijshëm duhet të jetë më i sigurtë me nivelin e cmimit aktual, 16% e tyre kanë një arsye tjetër personale që nuk e
kanë shprehur në anketë që mund të jetë e gjithanshme me ambjentin që e rrethon, 12% e tyre mendojnë dhe
dalin në konkluzionin që cmimi aktual është shumë i lartë,dhe pjesa tjetër e mbetur me 10% mendojnë se uji i
ambalazhuar ka vlera shtesë/minerale që nuk i ka uji i rrjetit. Prandaj të gjitha këto pasiguri mbi ujin e rrjetit i
çojnë konsumatorët në zgjedhjen për të mos paguar më tepër për ujë më të pastër, kjo nisur dhe nga përvoja që ne
kemi patur në vendin tonë me rritjen e çmimeve ku cilësia nuk ka qënë asnjëherë aty ku duhet, shto dhe faktin se
disa konsumatorë nuk kanë të ardhurat e nevojshme për të ofruar më shumë para.
Në këtë grafik shprehen rezultatet për sasinë e të ardhurave që konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë më shumë për ujë më
të pastër (kur pagesa për 1 metër kub është 10 Lekë) dhe vihet re që shumica 40% preferojnë të paguajnë 7-12 lekë për ujë më të
pastër në familjet e tyre, më pas me 38.5% preferojnë të paguajnë 1-6 lekë për metër kub, pjesa tjetër me 21.5% preferojnë të
paguajnë një vlerë më të lartë se 19 lekë për metër kub që të kenë ujë më të pastër në familjet e tyre. Pra konsumatorët janë të
gatshëm të paguajnë në përgjithësi të paktën edhe një herë sa gjysma e vlerës aktuale të ujit që është tani, për të marrë ujë më të
pastër. Kjo sepse shumica paguanin një shifër të vogël për ujë të pijshëm dhe shumica kishin kursime pasi shpenzonin rreth
gjysmën e të ardhurave për konsum ushqimor.
Çmimi i ujit u rrit, por a ndryshoi cilësia e
shërbimit?
 Në mesin e vitit 2017 Shoqëria e ujësjellës kanalizime Tiranë aplikoi
pranë ERRU-së për një rritje të çmimeve (tarifave) për shërbimet e
furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të ujërave të ndotura
 Për konsumatorët familjarë u propozua një rritje çmimi nga 45 lekë/m3
në 65 lekë/m3 (44%), ndërsa për konsumatorët privatë dhe institucionet
shtetërore u propozua një rritje shumë më e madhe.
 Objektivi kryesor që shoqëria synon të realizojë me këto rritje çmimi
ishte furnizimi me ujë pa ndërprerje, pra 24 orë/ditë. Parashikohej që
30% e investimit të mbulohej nga rritja e çmimit dhe 70% kreditë
dhe/ose donacionet.
Çfarë ka ndodhur me furnizimin me ujë?
 Nga ERRU mungon një analizë e posaçme për rrethin Tiranë për ecurinë e projektit të
mbulimit me ujë 24 orë.
 Pavarësisht rritjes së çmimit së ujit me 20 lekë/m3 për konsumatorët familjarë, mesa
duket, ERRU nuk ka monitoruar Ujësjellës Kanalizime Tiranë, për të parë nëse realisht të
ardhurat e siguruara u investuan për qëllimin e tyre apo jo dhe nëse objektivat e
vendosura për vitin 2018 janë arritur.
 Ajo që dimë është që në nivel kombëtar mbulimi me ujë të pijshëm është ulur nga 78.3%
në 78.2% dhe furnizimi brenda një ditë shkoi në 11.65 orë nga 12 orë që ka qenë në vitin
2017.
 Pavarësisht rritjes së çmimit, përsëri shërbimi nuk është përmirësuar.
 Përveç kësaj, mungon një analizë e cilësisë së ujit.
 Në Tiranë, pothuaj të gjithë konsumatorët paguajnë dy herë për të pasur ujë të
pijshëm, faturat e ujit çdo muaj dhe ujin që blejnë në supermarket sepse uji i
siguruar nga ujësjellësi mund të jetë çdo gjë përveçse ujë i pijshëm
Renditjas boterore per cilesine e ujit
 Mjaft vende të Europës, si Austria,
Belgjika, Danimarka, Italia,
Luksemburgu, Zvicra e disa të tjera,
mund të pish pa frikë ujë nga
rubineti.
 Por në shtete si Shqipëria, Bullgaria,
Kosova, Serbia apo Mali i Zi, revista e
njohur e udhëtimeve këshillonte të
blihej ujë me shishe.
 Komisioni i përgjigjet kështu nismës së parë të suksesshme të
qytetarëve europianë “Right2Water”, e cila mblodhi më shumë
se 1.6 milionë firma në mbështetje të përmirësimit të qasjes së
të gjithë europianëve ndaj një uji të pijshëm të sigurtë.
 Rregullat e reja do t’iu kërkojnë shteteve anëtare të
përmirësojnë qasjen e të gjithë shtetasve
 Në praktikë, kjo nënkupton krijimin e infrastrukturës për të
pasur ujë të tillë në hapësirë publike, nisjen e fushatave
informuese mbi cilësinë e tij
 Ulja e konsumit të ujit në shishe llogaritet t’i ndihmojë familjet
në Europë të kursejnë më shumë se 600 milionë euro në vit, e
mund të kontribuojë njëkohësisht edhe në reduktimin e
mbetjeve plastike.
Bizneset e ujit
 Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, në vend janë 36 kompani aktive të
cilat merren me trajtimin dhe ambalazhimin e ujit.
 Prodhimi i ujit në vend, gjatë 2017-s, u përllogarit 78.8 mijë hektolitra, por që në
këtë të dhënë mungojë sasitë nga Qarku i Tiranës, ku ndodhet dhe një nga
burimet më të mëdha të ujit në vend, Selita.
Analiza SWOT
Konkluzione
 Uji ka një rol shumë të rëndësishëm në jetën e njeriut.
 Shqipëria ka një sasi uji të konsiderueshme megjithatë, ende një pjese të mirë të
popullatës nuk i ofrohet shërbimi i ujit.
 Kontrolli i cilësisë së ujit në Shqipëri kryhet nga Ministria e Shëndëtësisë në
bashkëpunim me drejtoritë e shëndetit publik në rrethe.
 Uji dhe kanalizimet konsiderohen të kenë rol kyç në të gjitha dimensionet e
zhvillimit të qëndrueshëm.
 Pavarësisht rritjes së çmimit, përsëri shërbimi nuk është përmirësuar.
 Përveç kësaj, mungon një analizë e cilësisë së ujit.
 Ulja e konsumit të ujit në shishe llogaritet t’i ndihmojë familjet të kursejnë më
shumë
 Shqiperia renditet ne vendin e 61 ne rang boteror per cilesine e ujit
Rekomandime
 Instituti i Shëndetit Publik të rrisë ofrimin e furnizimit me ujë cilësor të pastër e te
vazhdueshëm për konsumatorët me ushtrimin e kompetencave dhe detyrave që ata
kanë, në drejtim të:
  përmirësimit të kërkesave të cilësisë për ujin e pijshëm,
  monitorimit dhe përmirësimit të specifikimeve për analizat e parametrave të ujit të
pijshëm;
  përcaktimit të vlerave e parametrave që nuk gjenden në tabelat përkatëse për
mbrojtjen e shëndetit publik;
  përshtatjes së metodave analitike të ndryshme, në mënyrë që rezultatet
përfundimtare të jenë të së njëjtës shkallë besueshmërie me rezultatet e përfituara me
metodat e specifikuara më parë;
  përshtatjes së udhëzimeve teknike për ujin e pijshëm të ambalazhuar.
 UK të mundësojë përmirësimet përkatëse ligjore për rritjen e efiçencës të sektorit
ujësjellës kanalizime
Bibliografia
 DPUK
 UNDP
 INSTAT
 ishp.gov.al
 shendetesia.gov.al

More Related Content

More from Juna

Projekt kërkimi
Projekt kërkimiProjekt kërkimi
Projekt kërkimiJuna
 
Rishikimi literaturës
Rishikimi literaturësRishikimi literaturës
Rishikimi literaturësJuna
 
Junior achievement
Junior achievementJunior achievement
Junior achievementJuna
 
Saranda planifikim hapësinor
Saranda planifikim hapësinorSaranda planifikim hapësinor
Saranda planifikim hapësinorJuna
 
Bashkia Sarandë
Bashkia SarandëBashkia Sarandë
Bashkia SarandëJuna
 
Fao
FaoFao
FaoJuna
 
Mediat e reja
Mediat e rejaMediat e reja
Mediat e rejaJuna
 

More from Juna (7)

Projekt kërkimi
Projekt kërkimiProjekt kërkimi
Projekt kërkimi
 
Rishikimi literaturës
Rishikimi literaturësRishikimi literaturës
Rishikimi literaturës
 
Junior achievement
Junior achievementJunior achievement
Junior achievement
 
Saranda planifikim hapësinor
Saranda planifikim hapësinorSaranda planifikim hapësinor
Saranda planifikim hapësinor
 
Bashkia Sarandë
Bashkia SarandëBashkia Sarandë
Bashkia Sarandë
 
Fao
FaoFao
Fao
 
Mediat e reja
Mediat e rejaMediat e reja
Mediat e reja
 

Uji

  • 1. Tema: Uji i pijshëm në Shqipëri dhe analiza konsumatore Punoi: Junest Xhaferri Universiteti Bujqësor i Tiranes Fakulteti i Ekonomise dhe Agrobiznesit Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave te Zhvillimit Rural
  • 2. Objektivat  Njohja me përkufizimi e ujit të pijshëm  Njohja me organet e monitorimit dhe sigurimit të ujit të pijshem  Të përcaktohet përqindja e popullsisë që përdor shërbimet e ujit të pijshëm të menaxhuara në mënyrë të sigurt  Të përcaktohen indikatorët e furnizimit me ujë të pijshëm  Trajtimi i objektivit nr.6 për Zhvillim të Qëndrueshëm
  • 3. Metodologjia  Metodologjia e përdorur është ajo cilesore dhe sasiore, pasi ky studim ka në fokus kryesisht mbledhjen e të dhënave dhe përpunimin e tyre. 
  • 4. Hyrje  Uji ka një rol shumë të rëndësishëm në jetën e njeriut dhe sigurimi i tij është kthyer në një nga sfidat më të mëdha botërore.  Uji përbën në përgjithësi rreth 80% të trupit të njeriut, rreth 85% të trurit tonë, 80% të gjakut, dhe 70% të muskujve.
  • 5. Burimet e ujit të pijshëm  Burimet e ujit të pijshëm përbëjnë një burim madhor për vendin. Sasia mesatare e ujit të pijshëm për frymë është 8,700 metra kub në vit, një ndër më të lartat në Evropë.  Burimet e ujit të pijshëm në vend ekzistojnë në formën e burimeve natyrore, të lumenjve, të liqeneve dhe të ujëmbledhësve të ujërave nëntokësore.
  • 6. Siguria e furnizimit me ujë të pijshëm  ka të bëjë me mbrojtjen e burimeve ujore dhe klorinimin e ujit në sistemet e shpërndarjes. Shqipëria ka ligje dhe rregullore që trajtojnë mbrojtjen e burimeve natyrore.  Kontrolli i cilësisë së ujit në Shqipëri kryhet nga Ministria e Shëndëtësisë në bashkëpunim me drejtoritë e shëndetit publik në rrethe.
  • 7. Çfarë uji duhet konsumuar?  Gjithmonë duhet konsumuar ujë i sigurt dhe higjienikisht i pastër për shëndetin.  Ujë i sigurt dhe higjienikisht i pastër është uji që plotëson normat higjieno- sanitare të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.  Për çdo shqetësim shëndetësor që mund të vijë nga konsumi i ujit ju mund t’i drejtoheni mjekut të familjes.  Informacione mbi cilësinë e ujit në zonën tuaj, ju mund t’i merrni pranë drejtorisë së shëndetit publik të rrethit ku jetoni
  • 8.
  • 9.
  • 10.
  • 11.
  • 12. Objektivi nr.6 për Zhvillim të Qëndrueshëm  Në këtë axhendë të re të zhvillimit, uji dhe kanalizimet konsiderohen të kenë rol kyç në të gjitha dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm, për sa ato kanë lidhje me disa probleme kryesore globale dhe kanë ndikim në të gjitha aktivitetet njerëzore.  Kjo është arsyeja pse ujit dhe kanalizimeve i është dhënë një objektivi i posaçëm  ky objektiv i veçantë për ujin dhe kanalizimet është e rëndësishme që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në trajtimin dhe adresimin e problemeve globale të ujit.
  • 13. 6Analizë për konsumatorin në bazë të anketimit
  • 14. U përmend që çështja e ujit është një temë universale dhe gjithë përfshirëse, prandaj ky studim përfshin çdo gjini dhe personat që u përgjigjën në pyetësor janë 66% femra dhe 34% meshkuj. Sipas anketës, rreth 39.2% e përdoruesve ishin mes moshës 18 dhe 24 vjeç, afërshisht 37.1% e përdoruesve ishin mes moshës 25 dhe 34 vjeç, dhe shumë pak nga të intervistuarit janë mbi moshën 35 vjeç. Ky ishte rezultat i pritshëm pasi shumica e të intervistuarve të zgjedhur ishin mosha të reja. Moshat e reja janë ata të cilët priten që të sjellin ndryshim në vendin tonë prandaj mendimi i tyre ka tepër rëndësi për këtë studim. Prandaj ne do të mësojmë më tepër rreth tyre nëpërmjet studimit. Megjithatë të gjitha moshat kanë marrë pjesë në studim pasi çështja e konsumit të ujit eshtë një temë universale që i përket të gjitha grup- moshave.
  • 15. Sa i përket arsimit të konsumatorëve të intervistuar, vlen të përmendet se 55.7% e tyre kanë arsim universitar, 25.8% e tyre kanë arsim post universitar, afërsisht 15.5% e tyre ka arsim të mesëm dhe pjesa tjetër e të intervistuarve kanë arsim fillor. Duke e lidhur me variablat e strukturësh moshore vihet re se brezi i ri është i mirë arsimuar. Kjo nënkupton se në familjet konsumatore ka persona të arsimuar të cilët dijet e tyre mund të ndikojnë në zgjedhjet konsumatore për ujë.
  • 16. Pjesa më e madhe e të anketuarve i përkasin familjeve prej 4,5 ose 6 anëtarësh(67%). Konsumator prej 2 ose 3 anëtarësh në familje përbëjnë 28.9% të anketuarve. Familjet prej 1 dhe familjet prej 6 ose më shumë personave përbëjnë një numër akoma dhe më të vogël të konsumatorëve. Duke qenë se numri i personave në familje përbëhet nga më shumë se 2 persona, ky spektër fiton aftësi për të ndikuar në mënyrë përcaktuese dhe tek familjarët e tjerë, prandaj të rinjtë të cilët ishin target grupi më i madh i të anketuarve, dhe të cilët janë të mirë arsimuar kanë njohuri për ujin e konsumuar në familje.
  • 17. Nga figura e mëposhtme shohim se 22.7% e konsumatorëve të anketuar kanë deklaruar se kanë të ardhura mujore 60-80 mijë. 14.4% e tyre janë përgjigjur se kanë të ardhura që variojnë nga 80 deri në 100 mijë, dhe 14.4% të tjerë pohuan se kanë nivel të ardhurash mbi 120 mijë. Me të ardhura nga 100 deri në 120mijë janë përgjigjur 13.4% konsumator, 7.2% kanë të ardhura nga 40 deri në 60 mijë, kurse 7.2% e të anketuarve të tjerë kanë të ardhura 180 deri në 120 mijë. Në përgjithsi kemi të bëjmë me konsumator të cilat zotërojnë të ardhura mesatare. Duke qenë se situata momentale e organizimit social-ekonomik shqiptar mbizotërohet nga klasa e mesme e popullsisë, kjo nënkupton se çmimet për konsumin e ujit, i cili është një produkt i domosdoshëm, duhet të jetë i përballueshëm të paktën për konsumatorët me të ardhura mbi 40 mijë lekë.
  • 18. Figura e mëposhtme tregon strukturën përqindjen në të ardhura të konsumit ushqimor. Pjesa më e madhe e të pyeturve shpenzonin 50-60% për ushqim, 34% të tjerë shpenzonin 30-40% të ardhurave. Kjo sepse shumica e të pyeturve kanë të ardhura mesatare dhe mesatarisht rreth gjysma e shpenzimeve të tyre do të shkojnë për konsum ushqimor. Nga ana tjetër 10.3% e të anketuarve shpenzojnë 10-30% për konsum duke qenë se një përqindje e konsiderueshm konsumatorësh kishin të ardhura mujore mbi 180 mije lekë, por nga ana tjetër 20.3% e të pyeturve shpenzojin 70-80% të të ardhurave për konsum ushqimor, që do të thotë këta persona kanë të ardhura të ulta dhe nuk mund të përballojnë shpenzime marxhinale.
  • 19. Në periferi të Tiranës banojnë 24.7%% e të anketuarve dhe 75.3% e tyre banojnë brenda qytetit. Duke qenë se Tirana dominohet nga popullsia urbane dhe ky numër është i lartë, atëherë popullsia që do mbizotëroje brenda qytetit pritet të jetë me e madhe nga konsumatorët. Kjo për shkak se shërbimet janë më të shumta brenda qytetit sesa në periferi. Shumica e konsumatorëve hedhin mbeturina çdo ditë, madje edhe më shpesh, kështu janë shprehur 33.3% e tyre. Kjo sepse brenda Tiranës banonin shumica e të pyeturve dhe në këtë zonë mbulimi i shërbimit të mbetjeve është më i madh se në vendet e tjera. Pyetësori vijon me përgjigjet e 18.3% të anketuarve të cilet i hedhin mbeturinat 5 herë në javë, pra përsëri një numër u lartë. Ndërkohe 18.3% i hedhin mbeturinat 2 herë në javë, 15.1% i hedhin 3 herë në javë, pra më pak herë pasi disa familje kanë numër të vogël antarësh dhe normalisht mbetjet do të jenë më të pakëta.
  • 20. Shumica e konsumatorëve e përdorin ujin e rrjedhshëm në shtëpi pasi ne shqiptarët kryesisht e përdorim ujin e rrjetit për pastrimin e shtëpisë, për objekte që përdoren me ujë(si psh. lavatriçja, hekuri etj.), për higjenë vetjake dhe për gatim. Ndërkohë 20.6% e konsumatorëve nuk e përdorin ujin e rrjetit, kjo sepse disa konsumatorë banonin në periferi dhe mund të përdorin ujë nga puset ose një pjesë e konsumatorëve mund të përdorin ujë nga kontrata të tjera. Një përqindje e madhe e konsumatorëve prej 90.3% personash nuk e konsiderojnë ujin e rrjetit të sigurt, pasi jemi të vetëdijshëm se sa shpesh komentohet në jetën e përditshme dhe në media, fakti se uji i rrjetit ka probleme dhe nuk është i njëjtë në të gjitha zonat. Nga ana tjetër 9.7% e konsumatorëve e konsiderojnë ujin e rrjetit të sigurt, kjo pasi disa zona në Tiranë kanë përmirësuar cilësinë e ujit.
  • 21. Në grafikun e mëposhtem për menyren sesi e perdorin konsumatoret ujin e pijshem na rezulton se shumica 59.1% përdorin bidonet 5l (firme) me numrin me te madh, me pas kemi 12.5% që ujin e mbushin ne burim,11.4% përdorin shishe 1.5 lt , 9.1% autobotet(certifikuar), dhe me pas një pjesë shumë e vogel neper pikat e mbushjes. Nga sondazhi shikojmë se shumica e konsumatorëve i besojnë firmës sepse mendojnë se uji ka më tepër siguri nga shërbimi i firmave private. Ndërkohë një përqindje më e vogël mendon se uji në pika mbushje, autobotë dhe në burim është më i mirë se i rrjetit por mbase edhe më i lirë se uji i firmave.
  • 22. Në grafikun e rradhës kemi të bëjme me sasine e të ardhurave që shpenzohet për te blere ujë të pijshëm. Vërehet qe pjesa me e madhe me 36.7% shpenzojnë 3000-5999 lekë për të blerë ujë të pijshëm, sepse pjesa më e madhe përbëhen nga antar me numër mesatar në familje dhe me të ardhura mesatare. Më pas me 26.6% shpenzojnë 1000-2999 lekë, kjo për shkak të të ardhurave të ulta ose numrit të ulët të antarëve në familje. 17.7% shpenzojnë më pak se 1000 lekë, pasi kanë të ardhura të ulta ose disa prej tyre marrin ujë nga puset ose burimi. 12.7% rezulton se shpenzojnë 6000-8999 lekë për ujë të pijshëm, sepse brenda Tiranës uji është më i kushtueshëm se në disa zona të tjera dhe pjesa tjetër që na rezulton për vlerën më shumë se 9000 lekë që nuk është se shpenzohet aq shumë në atë shifër.
  • 23. 58.4% e të pyeturve janë të gatshëm për të paguar më shumë për ujë më të pastër, pasi uji është elementi më i rëndësishëm i jetës së njeriut, por ne pamë gjithashtu se konsumatorët kanë të ardhura mesatare në përgjithësi dhe pamë se shumica shpenzonin rreth 50% të të ardhurave për konsum ushqimor, prandaj ata janë në gjendje të paguajnë më shumë nëse kanë dëshirë. Nga ana tjetër 41.6% e konsumatorëve nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë për ujë të pastër, pasi disa konsumatorë nuk kishin të ardhura të mjaftueshme ndërsa disa të tjerë mund të kenë gjetur zgjidhjen për ujë të pastër, duke e marrë atë në burim, në firma etj. ashtu si u shprehën pak më lart.
  • 24. Në grafikun e mëposhtëm do na jepen arsyet pse njerëzit nuk preferojnë për të paguar më shumë për ujë të pastër. Vihet re që 40% e tyre mendojnë që asnjëherë uji i rrjetit nuk mund të jetë i sigurtë, 22% e tyre mendojnë që uji i pijshëm duhet të jetë më i sigurtë me nivelin e cmimit aktual, 16% e tyre kanë një arsye tjetër personale që nuk e kanë shprehur në anketë që mund të jetë e gjithanshme me ambjentin që e rrethon, 12% e tyre mendojnë dhe dalin në konkluzionin që cmimi aktual është shumë i lartë,dhe pjesa tjetër e mbetur me 10% mendojnë se uji i ambalazhuar ka vlera shtesë/minerale që nuk i ka uji i rrjetit. Prandaj të gjitha këto pasiguri mbi ujin e rrjetit i çojnë konsumatorët në zgjedhjen për të mos paguar më tepër për ujë më të pastër, kjo nisur dhe nga përvoja që ne kemi patur në vendin tonë me rritjen e çmimeve ku cilësia nuk ka qënë asnjëherë aty ku duhet, shto dhe faktin se disa konsumatorë nuk kanë të ardhurat e nevojshme për të ofruar më shumë para.
  • 25. Në këtë grafik shprehen rezultatet për sasinë e të ardhurave që konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë më shumë për ujë më të pastër (kur pagesa për 1 metër kub është 10 Lekë) dhe vihet re që shumica 40% preferojnë të paguajnë 7-12 lekë për ujë më të pastër në familjet e tyre, më pas me 38.5% preferojnë të paguajnë 1-6 lekë për metër kub, pjesa tjetër me 21.5% preferojnë të paguajnë një vlerë më të lartë se 19 lekë për metër kub që të kenë ujë më të pastër në familjet e tyre. Pra konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë në përgjithësi të paktën edhe një herë sa gjysma e vlerës aktuale të ujit që është tani, për të marrë ujë më të pastër. Kjo sepse shumica paguanin një shifër të vogël për ujë të pijshëm dhe shumica kishin kursime pasi shpenzonin rreth gjysmën e të ardhurave për konsum ushqimor.
  • 26. Çmimi i ujit u rrit, por a ndryshoi cilësia e shërbimit?
  • 27.  Në mesin e vitit 2017 Shoqëria e ujësjellës kanalizime Tiranë aplikoi pranë ERRU-së për një rritje të çmimeve (tarifave) për shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të ujërave të ndotura  Për konsumatorët familjarë u propozua një rritje çmimi nga 45 lekë/m3 në 65 lekë/m3 (44%), ndërsa për konsumatorët privatë dhe institucionet shtetërore u propozua një rritje shumë më e madhe.  Objektivi kryesor që shoqëria synon të realizojë me këto rritje çmimi ishte furnizimi me ujë pa ndërprerje, pra 24 orë/ditë. Parashikohej që 30% e investimit të mbulohej nga rritja e çmimit dhe 70% kreditë dhe/ose donacionet.
  • 28. Çfarë ka ndodhur me furnizimin me ujë?
  • 29.  Nga ERRU mungon një analizë e posaçme për rrethin Tiranë për ecurinë e projektit të mbulimit me ujë 24 orë.  Pavarësisht rritjes së çmimit së ujit me 20 lekë/m3 për konsumatorët familjarë, mesa duket, ERRU nuk ka monitoruar Ujësjellës Kanalizime Tiranë, për të parë nëse realisht të ardhurat e siguruara u investuan për qëllimin e tyre apo jo dhe nëse objektivat e vendosura për vitin 2018 janë arritur.  Ajo që dimë është që në nivel kombëtar mbulimi me ujë të pijshëm është ulur nga 78.3% në 78.2% dhe furnizimi brenda një ditë shkoi në 11.65 orë nga 12 orë që ka qenë në vitin 2017.
  • 30.  Pavarësisht rritjes së çmimit, përsëri shërbimi nuk është përmirësuar.  Përveç kësaj, mungon një analizë e cilësisë së ujit.  Në Tiranë, pothuaj të gjithë konsumatorët paguajnë dy herë për të pasur ujë të pijshëm, faturat e ujit çdo muaj dhe ujin që blejnë në supermarket sepse uji i siguruar nga ujësjellësi mund të jetë çdo gjë përveçse ujë i pijshëm
  • 31. Renditjas boterore per cilesine e ujit  Mjaft vende të Europës, si Austria, Belgjika, Danimarka, Italia, Luksemburgu, Zvicra e disa të tjera, mund të pish pa frikë ujë nga rubineti.  Por në shtete si Shqipëria, Bullgaria, Kosova, Serbia apo Mali i Zi, revista e njohur e udhëtimeve këshillonte të blihej ujë me shishe.
  • 32.  Komisioni i përgjigjet kështu nismës së parë të suksesshme të qytetarëve europianë “Right2Water”, e cila mblodhi më shumë se 1.6 milionë firma në mbështetje të përmirësimit të qasjes së të gjithë europianëve ndaj një uji të pijshëm të sigurtë.  Rregullat e reja do t’iu kërkojnë shteteve anëtare të përmirësojnë qasjen e të gjithë shtetasve  Në praktikë, kjo nënkupton krijimin e infrastrukturës për të pasur ujë të tillë në hapësirë publike, nisjen e fushatave informuese mbi cilësinë e tij  Ulja e konsumit të ujit në shishe llogaritet t’i ndihmojë familjet në Europë të kursejnë më shumë se 600 milionë euro në vit, e mund të kontribuojë njëkohësisht edhe në reduktimin e mbetjeve plastike.
  • 33. Bizneset e ujit  Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, në vend janë 36 kompani aktive të cilat merren me trajtimin dhe ambalazhimin e ujit.  Prodhimi i ujit në vend, gjatë 2017-s, u përllogarit 78.8 mijë hektolitra, por që në këtë të dhënë mungojë sasitë nga Qarku i Tiranës, ku ndodhet dhe një nga burimet më të mëdha të ujit në vend, Selita.
  • 35. Konkluzione  Uji ka një rol shumë të rëndësishëm në jetën e njeriut.  Shqipëria ka një sasi uji të konsiderueshme megjithatë, ende një pjese të mirë të popullatës nuk i ofrohet shërbimi i ujit.  Kontrolli i cilësisë së ujit në Shqipëri kryhet nga Ministria e Shëndëtësisë në bashkëpunim me drejtoritë e shëndetit publik në rrethe.  Uji dhe kanalizimet konsiderohen të kenë rol kyç në të gjitha dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm.  Pavarësisht rritjes së çmimit, përsëri shërbimi nuk është përmirësuar.  Përveç kësaj, mungon një analizë e cilësisë së ujit.  Ulja e konsumit të ujit në shishe llogaritet t’i ndihmojë familjet të kursejnë më shumë  Shqiperia renditet ne vendin e 61 ne rang boteror per cilesine e ujit
  • 36. Rekomandime  Instituti i Shëndetit Publik të rrisë ofrimin e furnizimit me ujë cilësor të pastër e te vazhdueshëm për konsumatorët me ushtrimin e kompetencave dhe detyrave që ata kanë, në drejtim të:   përmirësimit të kërkesave të cilësisë për ujin e pijshëm,   monitorimit dhe përmirësimit të specifikimeve për analizat e parametrave të ujit të pijshëm;   përcaktimit të vlerave e parametrave që nuk gjenden në tabelat përkatëse për mbrojtjen e shëndetit publik;   përshtatjes së metodave analitike të ndryshme, në mënyrë që rezultatet përfundimtare të jenë të së njëjtës shkallë besueshmërie me rezultatet e përfituara me metodat e specifikuara më parë;   përshtatjes së udhëzimeve teknike për ujin e pijshëm të ambalazhuar.  UK të mundësojë përmirësimet përkatëse ligjore për rritjen e efiçencës të sektorit ujësjellës kanalizime
  • 37. Bibliografia  DPUK  UNDP  INSTAT  ishp.gov.al  shendetesia.gov.al