SlideShare a Scribd company logo
1 of 37
Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomia
Pyetje dhe përgjigje nga Mikroekonomia
1. Cka studion ekonomiksi?
Ekonomiksi studion anën ekonomike të jetës shoqërore, sjelljen e agjentëve ekonomikë në
shoqëri dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit të tyre.
Ekonomiksi përgjithësisht përcaktohet si shkenca që studion alokimin e burimeve të kufizuara ndaj
nevojave konkurruese, të pakufizuara.
2. Kush paraqitet si agjent ekonomikë?
Në rolin e agjentëve ekonomikë ose vendimmarrësve, sikurse quhen ndryshe, paraqiten individët
(ose familjet), firmat dhe qeveria.
3. Si paraqiten individët ose familjet?
Individët ose familjet paraqiten si agjentë ekonomikë para se gjithash në rolin e tyre si zotërues
burimesh dhe si konsumatorë.
4. Çka është firma?
Firmë quhet çdo organizatë që prodhon mallra ose shërbime.
5. Çka përfaqëson qeveria?
Qeveria (shteti) përfaqëson një agjent ekonomik, pra një vendimmarrës në fushën ekonomike, në
rolin e saj si krijuese dhe mbikqyrëse e rregullave të lojës ekonomike, në rolin e saj si prodhuese e
drejtëpërdrejtë mallrash dhe shërbimesh, si dhe në të gjitha funksionet e tjera ekonomike që i
realizon përmes politikave të saj ndërhyrëse në ekonomi.
6. Çfarë qëllimesh ka qeveria kur ndërhyn në ekonomi?
Qeveria me ndërhyrjen e saj në ekonomi ka qëllim që përmes politikave të saj qeveritare të sjellë
në ekuilibër ekonominë e një vendi; rritjen e prodhimit në kushte të një aktiviteti të dobët
ekonomik apo në uljen e tij në periudhat e inflacionit kërcënues.
7. Cilat janë konceptet e Ekonomiksit?
Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 1
2 | P a g e
Konceptet e Ekonomiksit janë konceptet pasuri dhe mirëqënie.
8. Çka paraqet pasuria?
Pasuria e një vendi përbëhet nga stoku i tij i mallrave dhe shërbimeve dhe arrihet duke bërë
shfrytëzimin racional të burimeve ekzistuese në atë vend.
9. Çka paraqet mirëqënia?
Mirëqënia i referohet kënaqësisë që një individ apo shoqëria nxjerrin nga konsumi i pasurisë.
10. Cilat janë konceptet që lidhen me konceptin e mirëqënies?
Koncepti i mirëqënies lidhet me konceptet efiçencë dhe drejtësi.
11. Çka paraqet efiçenca?
Efiçenca ka të bëjë me nxjerrjen e një dobie ose kënaqësie maksimale të mundshme nga përdorimi
i burimeve ekonomike.
12. Çka paraqet drejtësia?
Drejtësia lidhet me shpërndarjen e drejtë të mallrave dhe shërbimeve midis grupeve të ndryshme
shoqërore dhe individëve.
13. A është e kufizuar sasia dhe llojshmëria e mallrave dhe shërbimeve?
Po, sasia dhe llojshmëria e mallrave dhe shërbimeve është e kufizuar.
14. Cilët janë faktorët kryesorë që kufizojnë sasinë e mallrave dhe shërbimeve?
Faktorët kryesorë që ndikojnë në kufizimin e mallrave dhe shërbimeve janë: sasia e burimeve
ekonomike në dispozicion dhe gjendja e teknologjisë.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
2
Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomia
15. Në sa grupe kryesore klasifikohen burimet dhe cilat janë ato?
Burimet, ose faktorët e prodhimit sikurse quhen ndryshe, ndahen në tri grupe kryesore dhe ato
janë: puna, toka dhe kapitali.
16. Çka paraqet puna?
Puna përfshin aftësinë mendore dhe fizike të njerëzve për të punuar.
17. Çka paraqet toka?
Toka përfshin pasuritë natyrore të të gjitha llojeve, siç janë toka bujqësore, toka si truall ndërtimi,
burimet e energjisë, burimet minerale dhe i gjithë mjedisi fizik që na rrethon.
18. Çka paraqet kapitali?
Kapitali përbëhet nga mallrat e prodhuara me qëllim për të prodhuar mallrat e tjerë. Me kapital,
nga pikëpamja ekonomike, kuptojmë vetëm kapitalin fizik, jo kapitalin financiar. Elementet
kryesore të kapitalit janë pajisjet dhe makineritë, ndërtesat, inventari, etj.
19. Cili është klasifikimi i katërt i faktorëve të prodhimit?
Klasifikimi i katërt i faktorëve të prodhimit është aftësia sipërmarrëse.
20. Çka paraqet aftësia sipërmarrëse?
Aftësia sipërmarrëse i referohet talentit të veçantë që kanë disa njerëz për organizimin e burimeve
të tjera ekonomike, si puna, toka dhe kapitali në procesin e prodhimit të mallrave dhe
shërbimeve, për kërkimin e mundësive të reja për biznes si dhe për zhvillimin e metodave të reja
të prodhimit.
21. Sipas cilave parime lidhen faktorët e prodhimit në procesin e prodhimit?
Faktorët e prodhimit lidhen në procesin e prodhimit sipas parimeve të caktuara teknologjike.
Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 3
4 | P a g e
22. Çka paraqet teknologjia?
Teknologjia i referohet tërësisë së aftësive dhe njohurive shkencore që lidhen me përdorimin e
inputeve (faktorëve të prodhimit) në procesin e prodhimit.
23. Si lind dukuria e rrallësisë së mallrave dhe shërbimeve?
Sasia e burimeve, pra fakorëve të prodhimit për një ekonomi, në një kohë të dhënë është e
kufizuar. Këtej lind dukuria e rrallësisë së mallrave dhe shërbimeve.
24. Çka shpall ligji i rrallësisë?
Ligji i rrallësisë shpall se mallrat dhe shërbimet janë të rrallë, të pamjaftueshëm, sepse të
pamjaftueshëm janë edhe burimet për prodhimin e tyre sipas nevojave të njerëzve për konsum.
25. Çka lidhet me ligjin e rrallësisë?
Me ligjin e rrallësisë lidhet domosdoshmëria e zgjedhjes midis mallrave dhe shërbimeve që duhen
prodhuar. Pra, zgjedhja është pasojë e rrallësisë.
26. Cili është problemi kryesor ekonomik?
Problemi i alokimit të burimeve të kufizuara midis nevojave konkurruese e faktikisht të
pakufizuara të shoqërisë, përbën problemin ekonomik kryesor të çdo shoqërie.
27. Cilat janë pyetjet kryesore të problemeve ekonomike?
Tri pyetjet kryesore ekonomike janë: çfarë të prodhohet, si të prodhohet dhe për kë të prodhohet.
28. Çka studion mikroekonomia?
Mikroekonomia merret me studimin e sjelljes së agjentëve ekonomikë: konsumatorëve, firmave
të biznesit si dhe të agjensive qeveritare në masën që veprimtaria e tyre lidhet me alokimin e
burimeve dhe funksionimin e sektorëve të veçantë të ekonomisë. Në qendër të studimit të
Mikroekonomisë pra janë tregjet e mallrave apo shërbimeve të veçanta dhe kushtet e ekuilibrit të
tyre.
29. Si ilustrohet problemi ekonomik themelor?
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
4
5 | P a g e
Problemi ekonomik themelor i një shoqërie mund të ilustrohet me anë të kufirit të mundësive të
prodhimit.
30. Çka paraqet kufiri i mundësive të prodhimit?
Kufiri i mundësive të prodhimit shpreh kombinime të ndryshme të mallrave dhe shërbimeve që
mund të prodhojë një vend gjatë një periudhe të dhënë kohe, duke përdorur të gjitha burimet në
dispozicion dhe me teknikat më efiçente të prodhimit.
31. Çka quhet rritje ekonomike?
Zgjerimi i qëndrueshëm i mundësive të prodhimit quhet rritje ekonomike. Rritja ekonomike
kushtëzohet nga rritja e burimeve, d.m.th. e tokës, e kapitalit dhe e punës, ose nga përmirësimi
cilësor i tyre.
32. Çka kuptojmë me produktivitet?
Me produktivitet kuptojmë sasinë e produktit të prodhuar për njësi të inputeve të pëdorura.
33. Çka kuptojmë me efiçencë ekonomike?
Me efiçencë ekonomike do të kuptojmë atë gjendje të ekonomisë, në të cilën askush nuk mund të
rritë mirëqënien e tij pa cënuar mirëqënien e dikujt tjetër.
34. Çka paraqet efiçenca prodhuese?
Efiçenca prodhuese nënkupton prodhimin e një sasie të dhënë produkti me minimumin e
burimeve.
35. Çka paraqet efiçenca alokative?
Efiçenca alokative nënkupton që burimet të jenë alokuar në prodhimin e atyre mallrave dhe
shërbimeve që kërkon shoqëria.
36. Çka paraqet efiçenca në shpërndarje?
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
5
6 | P a g e
Efiçenca në shpërndarje nënkupton një shpërndarje të produktit të prodhuar, në të cilën
konsumatorët, duke i marrë të dhëna të ardhurat dhe çmimet e tregut, nuk do të dëshironin t’i
shpenzonin këto të ardhura në ndonjë mënyrë tjetër.
37. Paraqite një shembull të kufirit të mundësive të prodhimit?
Supozojmë se një vend prodhon vetëm dy mallra, ushqime dhe stofra. Në boshtin horizontal është
vendosur sasia e stofrave të prodhuara, ndërsa në boshtin vertikal sasia e ushqimeve. Nëse të
gjitha burimet e ekonomisë do të përdoreshin për prodhimin e ushqimeve, sasia e ushqimeve të
prodhuara në vit do të ishte 15 mijë tonë, ndërsa sasia e stofrave të prodhuara do të ishte zero.
Mundësitë Stofra (milionë ml) Ushqime (mijë tone)
A 0 15
B 1 14.7
C 2 14
D 3 12
E 4 9
F 5 0
Nëse vendosim të prodhojmë 1 milionë ml stofra, kjo arrihet vetëm duke tranferuar një pjesë të
burimeve nga prodhimi i ushqimeve në prodhimin e stofrave. Në këtë rast, sipas tabelës, prodhimi
i ushqimit do të ulej nga 15 mijë tonë në 14.7 mijë tonë.
Vija AF, që bashkon pikat ABCDEF dhe të gjitha pikat e ndërmjetme quhet kurba e kufirit të
mundësive të prodhimit. Cdo pikë që ndodhet brenda vijës së kufirit të mundësive të prodhimit,
siç është rasti i pikes M, tregon se burimet nuk përdoren plotësisht dhe quhen pika të
padëshirueshme. Cdo pikë jashtë kufirit të mundësive të prodhimit, siç është rasti i pikes N, tregon
kombinime të paarritshme me sasinë e dhënë të burimeve. Pikat në vijën e mundësive të
prodhimit, siç janë pikat ABC, etj., nënkuptojnë përdorim maksimal të kapaciteteve prodhuese.
38. Pasqyro nivelin e konsumit dhe investimeve!
Në periudha afatgjata rritja e prodhimit të mallrave krijon mundësi për rritjen e konsumit,
nëpërmjet zhvendosjes djathtas të kufirit të mundësive të prodhimit. Në figurën A paraqitet niveli
i konsumit dhe investimeve neto të tre vendeve, për të cilat supozohet se kanë të njëjtin kufi të
mundësive të prodhimit. Vendi 1 prodhon në pikën A1, pra ai nuk kryen asnjë investim. Vendi 2
heq dorë nga një sasi konsumi për të siguruar një nivel investimesh dhe prodhon në pikën A2.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
6
7 | P a g e
Vendi 3 prodhon në pikën A3, që paraqet një nivel më të vogël konsumi për një nivel më të lartë
investimesh.
Në figurën B paraqitet niveli i konsumit dhe investimeve neto të tre vendeve pas një periudhe disa
vjeçare. Rritja e kapitalit për vendin 2 dhe 3 u ka lejuar atyre që të zgjerojnë mundësitë e
prodhimit, duke rritur nivelin e konsumit dhe të investimeve. Vendi 1 ka mbetur në të njëjtën
kurbë të mundësive të prodhimit dhe nivel konsumi.
39. Si është tregu në vendet e mbyllura ekonomikisht?
Në vendet e mbyllura ekonomikisht niveli i konsumit është i përcaktuar tërësisht nga niveli i
prodhimit, nuk mund të konsumohet më shumë se që prodhohet.
40. Si është tregu në vendet e hapura ekonomikisht?
Në vendet e hapura ekonomikisht tregu është i hapur, konsumatorët e atij vendi mund të
konsumojnë edhe mallra apo shërbime të prodhuara nga vendet tjera.
41. Si përfiton një vend?
Një vend përfiton duke importuar mallra apo shërbime që prodhohen me kosto të lartë brenda
vendit në shkëmbim të mallrave apo shërbimeve që prodhohen me kosto të ulët brenda vendit.
42. Çka kuptojmë me specializim?
Me specializim do të kuptojmë përqendrimin në prodhim vetëm të një produkti apo të disa
produkteve.
43. Çka paraqet kostoja oportune?
Rrallësia e burimeve dhe domosdoshmëria e zgjedhjes paraqet koston oportune. Në rast të
burimeve të kufizuara njerëzit janë të detyruar të zgjedhin midis alternativave të ndryshme; pra
zgjedhja gjithnjë është e shoqëruar me kosto oportune. Si shembulli i ushqimeve e stofrave. Nëse
jemi në kufirin e mundësive të prodhimit, nuk mund të rritet prodhimi i njërit mall, pa pakësuar
prodhimin e mallit tjetër. Pikërisht sasia për të cilën hiqet dorë paraqet koston oportune të
prodhimit.
44. Çka shërben për matjen e kostove oportune?
Për matjen e kostove oportune shërben kurba e kufirit të mundësive të prodhimit
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
7
8 | P a g e
Raporti OA/OB tregon se nga sa njësi ushqimesh duhet hequr dorë për të prodhuar një njësi
shtesë stofra. Pra, raporti OA/OB, dmth. pjerrësia e drejtëzës AB, që shërben si kufi i mundësive të
prodhimit, mat koston oportune të prodhimit të një njësie shtesë stofrash. Është e kuptueshme që
raporti i anasjelltë OB/OA, do të maste koston oportune të prodhimit të një njësie shtesë
ushqimesh.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
8
Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomia
45. Çka paraqet norma marxhinale e transformimit (MRT)?
Në kushtet kur ekonomia prodhon në kufurin e mundësive të saj të prodhimit, psh. të stofrave, do
të kërkonte që një pjesë e burimeve të kalonte nga prodhimi i ushqimeve në prodhimin e stofrave.
Në këto kushte, vija KMP shërben edhe për të shprehur normën marxhinale të transformimit
(MRT).
46. Çka mat pjerrësia e vijës KMP?
Pjerrësia e vijës KMP mat koston oportune dhe normën marxhinale të transformimit.
47. Çka paraqet ligji i kostove oportune rritëse?
Sipas ligjit të kostove oportune rritëse, për të prodhuar më shumë njësi nga një mall i caktuar në
një periudhë të dhënë kohe, shoqëria duhet të heq dorë nga një sasi gjithnjë e më e madhe
mallrash të tjerë.
48. Çka paraqet rrallësia?
Rrallësia shprehet në faktin se pikat jashtë KMP nuk mund të arrihen.
49. Çka shpreh zgjedhja?
Zgjedhja shprehet në kombinimet e ndryshme në vijën e KMP.
50. Kush përcakton çfarë të prodhohet, si të prodhohet dhe për kë të prodhohet?
Qeveria, shteti përcakton se çfarë të prodhohet, si të prodhohet dhe për kë të prodhohet.
51. Çka paraqet mekanizmi i tregut?
Mekanizimi i tregut paraqet një metodë të alokimit të burimeve, pra të përcaktimit të llojit dhe
sasisë së mallrave dhe shërbimeve të prodhuara, mënyrës së prodhimit dhe shpërndarjes së tyre,
duke u bazuar në zgjedhjet individuale të koordinuara përmes tregut.
52. Çka paraqet tregu?
Tregu paraqet një marrëveshje bashkëveprimi midis blerësve dhe shitësve të një malli për
përcaktimin e çmimit dhe sasisë së tregtuar të tij.
Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 9
10 | P a g e
53. Çka janë çmimet?
Cmimet janë bartëse informacioni për agjentët ekonomikë, përçuese të sinjaleve të tregut te
individët, firma apo qeveria.
54. Çka paraqet ekonomia e tregut?
Ekonomia e tregut nënkupton pavarësine e agjentëve ekonomikë, aftësinë e tyre për të vendosur
në mënyrë të pavarur mbi veprimtarinë e tyre ekonomike.
55. Çka është ekonomia e tregut të lirë?
Ekonomitë e vendeve që hapen ndaj njëra tjetrës lidhur me shkëmbimin e mallrave dhe
shërbimeve paraqesin ekonominë e tregut të lirë.
56. Çka e bën mallin në treg konkurrent?
Minimizimi i kostove për prodhimin e atij malli duke përdorur metoda më efiçiente për prodhimin
e tij e bën konkurrent mallin në treg.
57. Pse janë të rëndësishme informatat e shitësve dhe të blerësve? Kujt i interesojnë ato?
Informatat e shitësve dhe blerësve janë të rëndësishme për të perfeksionuar parashikimet në
lidhje me çmimet dhe sasitë e produkteve dhe shërbimeve në treg, për të cilat tregu shkon në
ekuilibër.
Këto informata i interesojnë subjekteve ekonomike si individëve, firmave, qeverisë – pra
agjentëve ekonomikë.
58. Cka paraqet sipërmarrja e lirë?
Sipërmarrja e lirë nënkupton pronën private mbi faktorët e prodhimit.
59. Si dhe ku zgjidhet qështja se çfarë të prodhohet?
Qështja “çfarë’ të prodhohet zgjidhet në tregun e produkteve, nëpërmjet votimit të përditshëm të
konsumatorëve. Kjo varet nga zgjedhjet e konsumtoarëve dhe vendimet e prodhuesve.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
10
Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomia
60. Si zgjidhet qështja se si të prodhohet?
Qështja ‘si’ të prodhohet zgjidhet nga konkurrenca midis prodhuesve.
61. Si zgjidhet qështja se për kë të prodhohet?
Qështja ‘për ‘ kë të prodhohet zgjidhet në tregjet e faktorëve.
62. Cilat janë synimet kryesore për ndërhyrjen e qeverisë në jetën ekonomike?
Qeveria ndërhyn në jetën ekonomike duke ndjekur kryesisht tri synime: rritjen e efiçencës,
sigurimin e drejtësisë në shpërndarje dhe stabilizimin e ekonomisë.
63. Cka është ekonomia e përzierë?
Ekonomia e përzierë është një ekonomi tregu, e bazuar në mekanizmin e tregut dhe në pronën
private mbi faktorët e prodhimit.
64. Cilat janë metodat kryesore për studimin e dukurive ekonomike?
Metodat kryesore për studimin e dukurive ekonomike janë: deduksioni dhe induksioni.
65. Çka është deduksioni dhe induksioni?
Deduksioni dhe verifikimi empirik i përfundimeve të nxjerra konsiderohet si metoda më e
rëndësishme që zbatohet nga ekonomistët e sotëm.
Induksioni fillon me mbledhjen, përpunimin dhe analizën e të dhënave ekonomike dhe vazhdon
me zbulimin e lidhjeve dhe nxjerrjen e përfundimeve.
66. Cka janë variablat ekonomike?
Variablat ekonomike mund të jenë endogjenë, kur përcaktohen brenda modelit të zgjedhur, ose
ekzogjenë kur përcaktohen nga faktorë që ndodhen jashtë modelit.
67. Ballafaqimi i blerësve dhe shitësve në treg, çka përfaqëson?
Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 11
12 | P a g e
Ballafazimi i blerësve dhe shitësve në treg, përfaqëson një marrëveshje bashkëveprimi midis tyre
në lidhje me një mall për përcaktimin e çmimit dhe sasisë së atij malli, dhe njëherit duke iu
përgjigjur tri pyetjeve kryesore; 1) për kë të prodhohet, 2) qfarë të prodhohet dhe 3) si të
prodhohet.
68. Çka paraqet kërkesa?
Kërkesa paraqet sasitë e një produkti, që blerësit janë njëkohësisht të gatshëm dhe në gjendje të
blejnë me çmime të ndryshme të mundshme gjatë një periudhe kohe të dhënë, kur gjithë kushtet
e tjera mbeten të pandryshuara.
69. Çka paraqet ligji i kërkesës?
Ligji i kërkesës shprehet se kur çmimet e produkteve ulen, sasia që blerësit janë të gatshëm dhe në
gjendje të blejnë rritet dhe kur çmimet rriten, sasia e kërkuar pakësohet, me kusht që faktorët e
tjerë të mbeten të pandryshuar.
70. Paraqite një shembull të kurbës së kërkesës!
Shembulli i kërkesës për grurë. Nëse për 500€, sasia e kërkuar është 9 mijë kv në muaj, me uljen e
çmimit në 400, 300, 200 & 100€, sasia e kërkuar rritet në 10, 12, 15 dhe 20 mijë kv në muaj. Sasia
dhe çmimi janë në përpjestim të zhdrejtë, pra sasia rritet kur çmimi ulet, por faktorët e tjerë
mbeten të pandryshuar. Por nëse njëri nga faktorët ndryshon, kurba e kërkesës zhvendoset dhe
kurba e re paraqet një lidhje të re midis çmimit e sasisë, si kurbat D’D’ dhe D”D”.
71. Cilët janë faktorët që ndikojnë te kërkesa?
Faktorët kryesorë që ndikojnë në kërkesë janë: të ardhurat e konsumatorëve; çmimet e mallrave
të lidhur; pritjet e konsumatorëve lidhur me të ardhurat dhe çmimet; numri i konsumatorëve;
shijet dhe preferencat e konsumatorëve.
72. Cilat janë të mirat normale?
Të mirat normale janë ato të mira për të cilat kërkesa ndryshon në të njëjtin drejtim me
ndryshimin e të ardhurave.
73. Cilat janë të mirat inferiore?
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
12
13 | P a g e
Të mirat inferiore janë ato të mira për të cilat kërkesa ndryshon në drejtim të kundërt me
ndryshimin e të ardhurave. Mallrat me cilësi të ulët janë të mira inferiore.
74. Cilat janë të mirat zëvendësuese?
Të mirat zëvendësuese janë ato të mira që përdoren në vend të njëri-tjetrit për të plotësuar një
nevojë të kosumatorit, si psh. gruri dhe misri.
75. Cilat janë të mirat plotësuese?
Të mirat plotësuese janë ato të mira që përdoren së bashku dhe plotësojnë njëra tjetrën, si psh.
automjeti dhe karburanti.
76. Ndryshimi vetëm në një drejtim, çka do të thotë për kërkesën?
Ndryshimi në çmimin e një malli ndikon në përpjestim të drejtë te kërkesa për zëvendësuesin e tij.
Kur çmimi i një malli rritet, rritet edhe kërkesa për zëvendësues.
77. Ndryshimi në drejtim të kundërt, çka do të thotë për kërkesën?
Për mallrat plotësuese, çmimi dhe kërkesa janë të lidhura në mënyrë të zhdrejtë. Kur çmimi i një
malli rritet, kërkesa për plotësuesit e tij do të ulet.
78. Çka është shija e konsumatorit?
Shija e konsumatorit paraqet gatishmërinë e tij që të blejë apo të paguaj për një produkt (të mirë)
pa marrë parasysh çmimin e tij.
79. Çka paraqet oferta?
Oferta paraqet sasitë e një produkti që shitësit janë njëkohësisht të gatshëm dhe në gjendje të
ofrojnë për shitje me çmime të ndryshme, gjatë një periudhe të caktuar kohe, kur faktorët e tjerë
nuk ndryshojnë.
80. Çka shpreh ligji i ofertës?
Ligji i ofertës thotë se shitësit do të ofrojnë një sasi më të madhe për shitje kur çmimet rriten, dhe
e kundërta.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
13
Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomia
81. Me zbritjen e çmimeve çfarë bënë oferta?
Me zbritjen e qmimeve, oferta ulet – pra sasia e ofruar për shitje ulet.
82. Me rritjen e çmimeve, çfarë ndodh me ofertën?
Me rritjen e qmimeve, oferta rritet – pra sasia e ofruar për shitje rritet.
83. Nëse e vendosim kurben e prodhimit në anën e majtë, çfarë kemi?
Nëse kurba e prodhimit vendoset në anën e majtë, kemi zvogëlim të prodhimit.
84. Nëse kurba është në anën e djathtë, çfarë kemi?
Nëse kurba e prodhimit vendoset në anën e djathtë, kemi rritje të prodhimit – rritje ekonomike.
85. Cilët janë faktorët që ndikojnë te oferta?
Faktorët që ndikojnë te oferta janë: çmimet e faktorëve të prodhimit; teknologjia e përdorur;
çmimet e mallrave; pritjet e ofruesve dhe numri i ofruesve.
86. Çka paraqet pika e ekuilibrit në treg? Vizato figurën!
Pika e ekuilibrit në treg paraqet gjendjen ku si blerësit ashtu edhe shitësit nuk kanë arsye të
ndryshojnë sjelljen e tyre. Sasia e ofruar është e barabartë me sasinë e kërkuar – tregu është në
ekuilibër.
87. Çka paraqet çmimi i ekuilibrit?
Cmimi i ekuilibrit paraqet çmimin, për të cilin sasia e kërkuar dhe ajo e ofruar janë të barabarta.
88. Çka është disekuilibri?
Gjendja e tregut, në të cilën blerësit dhe shitësit nuk kanë arsye të ndryshojnë sjelljen e tyre, pra
ekuilibri i tregut, nuk arrihet menjëherë. Në treg mund të ekzistojnë teprica ose mungesa që
ushtrojnë presion për uljen ose ngritjen e çmimit. Për sa kohë që vazhdon ky presion, kemi një
gjendje disekuilibri.
Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 14
15 | P a g e
89. Kur ekziston disekuilibri?
Disekuibri ekziston kur sasia e kërkuar s’është e barabartë me sasinë e ofruar.
90. Çka është shitja në ankand?
Shitja në ankand paraqet rastin kur kërkuesit dhe ofruesit ftohen të bëjnë të njohur sasinë që
duan të blejnë apo të shesin me një çmim; çmimi shkon duke u rritur (zbritur) derisa të barazohet
kërkesa totale me ofertën totale – pra ekuilibri në treg.
91. Cilët janë faktorët që ndikojnë në zgjatjen e disekuilibrit?
Këta faktorë janë: imponimi nga qeveria për çmimin dhe sasinë, mosrealizimi i planeve të
prodhimit dhe gjendja e një ekuilibri të paqëndrueshëm.
92. Çfarë efekti ka taksa mbi çmimin dhe sasinë e produktit? Vizato figurën!
Nga figura shohim se çdo ndarje në boshtin vertikal tregon 100€, ndërsa çdo ndarje në boshtin
horizontal tregon 5 mijë kv grurë. Kurba e kërkesës nuk ka arsye të ndryshojë. Konsumatorët janë
të gatshëm të paguajnë 300€ për 12 mijë kv grurë. Kurba e ofertës zhvendoset lart-majtas.
93. Kush e paguan taksën?
Taksa paguhet nga prodhuesi dhe konsumatori. Nëse oferta është më elastike se kërkesa, pjesa e
taksës që paguan konsumatori është më e madhe, dhe e kundërta.
94. Çka është çmimi tavan i benzinës, i banesave?
Cmimi tavan i benzinës/banesave paraqet çmimin maksimal të lejueshëm për të cilin vendos
qeveria. Marrin shembullin e benzinës. Në kushte ekuilibri, çmimi i benzinës do të arrinte 2€/litër.
Themi se qeveria vendos një çmim tavan prej 1€/l. Për këtë çmim (që paraqitet nga drejtëza FJK)
kërkesa nuk përputhet me ofertën. Konsumatorët kërkojnë më shumë benzinë, por nuk ka sasi të
majftueshme. Në këto kushte, zgjidhja e vetme janë triskat. Kurba e kërkesës zhvendoset nga D në
D’. Marrim shembullin e qerasë së banesave. Supozojmë se çmimi i ekuilibrit (qerasë mujore)
është 700€/banesë, ndërsa sasia e ekuilibrit 40 mijë banesa. Nëse vendoset që qeraja të jetë 400€,
atëherë kërkesa do të jetë 55 mijë. Me rritjen e qerasë zhvendoset sistemi lart përgjatë kurbës S,
që do të nxiste ndërtimin e banesave të reja.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
15
16 | P a g e
95. Çka është shitja e benzinës me triska?
Shitja e benzinës me triska paraqet kufizimin e kërkesës për konsumatorët, pra konsumatorët
mund të blejnë benzinë vetëm aq sa e kanë të përcaktuar përmes triskave – kjo ndodh në raste kur
shteti ka mungesë të benzinës dhe për të arritur racionalizimi i situatës vendoset furnizimi i
konsumatorëve përmes triskave.
96. Çka është çmimi dysheme i pagave, produkteve bujqësore?
Supozojmë se paga minimale fiksohet me ligj në FJK. Ekuilibri rezulton në pikën J. Me këtë pagë,
numri i punëtorëve zvogëlohet nga q* në q’. Supozojmë se qeveria vendos çmime dysheme për
produktet bujqësore. Bujqit ofrojnë q” produkte, ndërsa konsumatorët kërkojnë q’. Pra krijohet
një tepricë (q”-q’). Cmimi dysheme pakëson sasinë e kërkuar dhe rrit sasinë e ofruar.
97. Çka shpreh elasticiteti?
Elasticiteti shpreh shkallën e reagimit të subjekteve ekonomike ndaj ndryshimit të kushteve
ekonomike të tregut.
98. Të gjendet për qind-ja e ndryshimit të sasisë. Shkruaje formulën?
Për të llogaritur përqindjen e ndryshimit të sasisë së kërkuar, pjestojmë diferencën e sasive të
kërkuara (q2 – q1) me mesataren e dy sasive. Dhe kemi:
(q2 – q1)
Përqinda e ndryshimit të sasisë = ------------- x 100
( q2 + q1)/2
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
16
Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomia
99. Të gjendet për qind-ja e ndryshimit të çmimit. Shkruaje formulën?
Për të llogaritur përqindjen e ndryshimit të çmimit të kërkuar, pjestojmë diferencën e çmimeve të
kërkuara (p2 – p1) me mesataren e dy sasive. Dhe kemi:
(p2 – p1)
Përqinda e ndryshimit të çmimit = ------------- x 100
(p2 + p1)/2
100. Elasticiteti i kërkesës në lidhje me çmimin, çka paraqet?
Elasticiteti i kërkesës në lidhje me çmimin paraqet kërkesën elastike apo joelastike varësisht nga
ndjeshmëria e konsumatorit; kur rritet (zvogëlohet) çmimi, konsumatorët mund të jenë më shumë
apo më pak të ndieshëm. Në fig. A shohim se kur çmimi rritet nga 1 në 1,25€, sasia e kërkuar e të
mirës ulet nga 100 në 95 njësi; në fig. B për të njejtën rritje të çmimit, sasia e kërkuar e të mirës
ulet nga 100 në 70 njësi. Pra, shkalla e reagueshmërisë së konsumatorit është e ndryshme për të
njejtin ndryshim të çmimit.
101. Shkruaje formulën për elasticitetin e kërkesës lidhur me çmimin “ed”?
(q2 – q1) (p2 – p1) Dq Dp Dq `p
ed = ------------- / ---------------- = ----- / ----- = ----- x -----
(q2 + q1)/2 (p2 + p1)/2 `q `p Dp `q
102. Çka quhet koeficient i elasticitetit?
Vlera që merret nga zbatimi i formulës së llogaritjes së elasticitetit quhet koeficient i elasticitetIt.
Nëse ky koeficient është më i madh se 1, atëherë kërkesa është elastike dhe nëse është më i vogël
se 1, kërkesa është joelastike.
103. Vizato dhe shpjego figurën ku kërkesa është plotësisht elastike!
Nga figura kuptohet se nëse çmimi rritet qoftë edhe pak mbi nivelin 10€, sasia e kërkuar bie zero.
Pra, ka një reagim shumë të madh nga konsumatorët dhe koeficienti i elasticitetit të kërkesës
është infinit.
Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 17
18 | P a g e
104. Vizato dhe shpjego figurën ku kërkesa është plotësisht joelastike!
Nga figura kuptohet se sasia e kërkuar nuk ndryshon me ndryshimin e çmimit. Pra, konsumtaorët
nuk reagojnë aspak ndaj ndryshimit të çmimit. Koeficienti i elasticitetit të kërkesës është zero.
105. Cilët janë faktorët që ndikojnë në elasticitetin e çmimit të kërkesës?
Fakorët që ndikojnë në elasticitetin e çmimit të kërkesës, prej nga mund të arrihet nëse kërkesa
është elastike apo joelastike janë: ekzistenca e të mirave zëvendësuese, pëercaktimi i të mirës,
efekti i të ardhurave, faktori kohë, të mirat e domosdoshme dhe të mirat e luksit.
106. Çka parqet kërkesa për ekzistencën e të mirave zëvendësuese?
Kërkesa bëhet më elastike kur të mirat kanë zëvendësues të afërt, si psh. kërkesa për transport
hekurudhor do të rritet nëse rritet shumë çmimi i transportit automobilistik. Kërkesa bëhet më
elastike kur të mirat kanë zëvendësues të afërt. Për të mirat që nuk kanë zëvendësues të afërt,
kërkesa është joelastike.
107. Çka paraqet përcaktimi i të mirës?
Numri dhe afërsia e zëvendësuesve varet edhe nga fakti se si i përcaktojmë të mirat. Kur
përcaktimi është më i përgjithshëm, zëvendësuesit do të jenë më të pakët dhe kërkesa do të jetë
më pak elastike. Psh. kërkesa për ushqime do të jetë më pak elastike se kërkesa për mish.
108. Çka paraqet efekti i të ardhurave?
Kur produkti ka një çmim që paraqet një peshë të madhe specifike në të ardhurat e konsumatorit,
prirja është që kërkesa për të të jetë elastike dhe në të kundërt, kërkesa priret të jetë joelastike
kur çmimi i produktit paraqet një peshë të vogël specifike në të ardhurat e konsumatorit.
109. Çka paraqet faktori kohë?
Për periudha të shkurta kohe kërkesa është joelastike, ndërsa për periudha të gjata, ajo pritet të
jetë elastike. Themi se jemi duke udhëtuar nga një qytet në një qytet tjetër në një ditë të nxehtë
vere dhe kemi etje të madhe. Gjatë rrugës ndodhet vetëm një dyqan, që ka vetëm një lloj pije
freskuese me çmim të lartë. Në kushtet kur nuk mund ta shtyejmë në kohë realizimin e kërkesës,
do të pranojmë të paguajmë për të shuar etjen. Pra, kërkesa në këtë moment është joelastike
sepse kemi etje dhe shtyrja e saj në kohë derisa të arrijmë në qytetin tjetër nuk është një
zëvendësues i mirë në krahasim me zgjedhjen e bërë në moment. Por nëse kërkesa mund të
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
18
19 | P a g e
shtyhej në kohë deri në qytetin tjetër, mundësitë alternative për të shuar etjen do të shtoheshin,
pra kërkesa do të ishte më elastike.
110. Çka paraqesin të mirat e domosdoshme dhe të mirat e luksit?
Në të mirat e domosdoshme bëjnë pjesë jo vetëm të mirat kryesore për ekzistencë fizike (ushqimi,
kujdesi mjekësor, etj.), por edhe të mirat që përfshihen në minimumin e kërkesave për një
standard të pranueshëm jetese. Është e kuptueshme që kërkesa për të mirat e domosdoshme
është joelastike dhe për të mirat e luksit, elastike. Mirëpo, kjo ndarje është relative dhe nuk duhet
përdorur si kriter i vetëm për të gjykuar elasticitetin. Psh. kërkesa për vendet më të mira në një
koncert apo në një ndeshje futbolli është joelastike mëgjithëse ndjekja e ndeshjes së futbollit nuk
përfshihet në të mirat e domosdoshme. Kërkesa për të mirat e luksit është elastike, por kjo
gjendje është relative sepse ka të mira të luksit ku kërkesa është joelastike, psh. kërkesa për vende
më të mira në një koncert (vendet e lira janë të kufizuara).
Supozojmë se qeveria synon të rrisë të ardhurat nga taksat ndaj duhanit dhe verës. Kërkesa për
duhan, përderisa nuk ka zëvendësues të afërt, mund të gjykohet joelastike. Një taksë ndaj duhanit
do të pritet të rrisë të ardhurat për qeverinë.
Vera ka më shumë zëvendësues të afërt e vendosja e një takse ndaj saj mund të bëjë që shumë
konsumatorë ta zëvendësojnë me pije të tjera. Pra, kërkesa për verë është elastike.
111. Vendosja e taksës në vere, çka ndikon në kërkesë?
Vendosja e një takse ndaj verës mund të ulë sasinë e kërkuar dhe efekti mbi të ardhurat e qeverisë
mund të ishte negativ.
112. Çka paraqet elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat?
Elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat (ey), mat reagimin ndaj ndryshimit të të ardhurave dhe
shprehet:
(q2 – q1) (y2 – y1)
ey = ------------ / -------------
(q2 + q1)/2 (y2 + y1)/2
113. Çka tregon shenja pozitiv dhe negativ? Vizato figurën!
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
19
20 | P a g e
Shenja pozitiv tregon se të ardhurat dhe kërkesa janë lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë midis
tyre, pra pordukti është një e mirë normale. Shenja negativ tregon se të ardhurat dhe kërkesa janë
lidhur në mënyrë të zhdrejtë, pra pordukti është një e mirë inferiore.
114. Çka paraqet elasticiteti i tërthortë i kërkesës?
Elasticiteti i tërthortë, mat reagimin e kërkesës së konsumatorit për të mirën A kur kemi një
ndryshim në çmimin e të mirës B, që është e lidhur me të dhe paraqitet:
(q2 – q1)A (p2 – p1)B
eA,B = -------------- / --------------
(q2 + q1)A/2 (p2 + p1)B/2
Një koeficint pozitiv i elasticitetit të tërthortë tregon se të mirat janë zëvendësuese të njëra-
tjetrës, kurse një koeficient negativ tregon se të mirat janë plotësuese.
Kur koeficienti i elasticitetit të tërthortë është më i madh se 1, të mirat janë shumë të lidhura me
njëra-tjetrën dhe ndryshimi i çmimit të njërës prej tyre do të ndikojë shumë në kërkesën për të
mirën tjetër. Kur koeficienti është më i vogël se 1, të mirat nuk janë shumë të lidhura midis tyre
dhe ndryshimi i çmimit të njërës prej tyre do të ketë një ndikim të vogël në kërkesën për të mirën
tjetër. Kur koeficienti është zero, të mirat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.
115. Çka paraqet elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin?
Elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin tregon reagimin e shitësve ndaj një ndryshimi në çmim. Nëse
reagimi i shitësve është i madh, themi se oferta është elastike; nëse reagimi i shitësve është i
vogël, themi se oferta është joelastike. Formula është:
(q2 – q1) (p2 – p1)
es = -------------- / ------------
(q2 + q1)/2 (p2 + p1)/2
Kur koeficienti është më i madh se 1, oferta është elastike; kur është më i vogël se 1, oferta është
joelastike dhe kur është i barabartë me 1, oferta është unitare.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
20
21 | P a g e
116. Cilët janë faktorët që ndikojnë në reagimin e shitësve?
Faktorët që ndikojnë në reagimin e shitësve janë: kostoja dhe mundësia e produktit për t’u
depozituar, fleksibiliteti i procesit të prodhimit, kostoja e prodhimit të njësive shtesë dhe faktori
kohë.
117. Shenja + ose - e koeficientit të elasticitetit, çka tregon? Çfarë lidhje kanë?
Shenja plus (+) tregon mallra zëvendësues ose përdoret për prodhime normale;
Shenja minus (-) tregon mallra plotësues ose përdoret për prodhime inferiore;
Kur eAB > 1, atëherë të mirat janë shumë të lidhura me njëra tjetrën; ndryshimi i çmimit të njërës
ndikon shumë në kërkesën për të mirën tjetër;
Kur eAB < 1 atëherë të mirat nuk janë shumë të lidhura me njëra tjetrën; ndryshimi i çmimit të
njërës do të ketë ndikim të vogël në kërkesën për të mirën tjetër;
Kur eAB = 0 atëherë mirat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.
118. Çka na ndihmon teoria e zgjedhjes konsumatore?
Teoria e zgjedhjes konsumatore na ndihmon për të kuptuar sjelljen e konsumatorit, për të
shpjeguar pse njerëzit bëjnë këtë apo atë zgjedhje.
119. Nga çka varet kufizimi monetar individual?
Kufizimi monetar individual varet nga e ardhura korrente e konsumatorit, kursimet e mëparshme,
mundësia për të marrë hua, etj.
120. Pse konsumatorët blejnë të mira dhe shërbime dhe çka përfaqësojnë ato?
Konsumatorët blejnë të mira dhe shërbime për të plotësuar nevojat e tyre. Përfitimet e marra nga
ato blerje përfaqësojnë kënaqësi.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
21
Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomia
121. Nga çka ndikohet dhe varet zgjedhja konsumatore?
Zgjedhja konsumatore ndikohet nga dobia dhe varet nga kënaqësia që individët presin të sigurojnë
nga produkti që blejnë.
122. Nga çka përcaktohet zgjedhja konsumatore?
Zgjedhja konsumatore përcaktohet nga dobia marxhinale e jo nga dobia totale.
123. Çka paraqet ligji i dobisë marxhinale rënëse?
Ligji i dobisë marxhinale rënëse thotë se kur rritet sasia e konsumit të një të mire, eventualisht, në
kushtet kur faktorët e tjerë nuk ndryshojnë, dobia marxhinale e njësisë së fundit të konsumuar
vjen vazhdimisht duke rënë.
124. Si gjendet dobia marxhinale për 1€ të shpenzuar?
Supozojmë se kemi dy produkte A dhe B. Për të gjetur dobinë marxhinale të secilit produkt, do të
përdorim:
Dobia marxhinale e produktit A
Dobia marxhinale për 1€ të shpenzuar = -------------------------------
Çmimi i produkit A
125. Cili është ekuacioni që paraqet se dy produkte blihen në të njejtën sasi?
Dobia marxhinale e A Dobia marxhinale e B
----------------------- = -------------------------
Cmimi i A Cmimi i B
126. Cili ekuacion shpreh rritjen e kënaqësisë me ndryshimin e sasisë së produkteve?
Dobia marxhinale e A Cmimi i A
Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 22
23 | P a g e
------------------------- = ---------------
Dobia marxhinale e B Cmimi i B
127. Paraqite një shembull të dobisë totale dhe dobisë marxhinale!
Marrim një ditë të nxehtë vere dhe një konsumator që pasi ka lëvizur shumë është i etur dhe fillon
të pijë limonadë. Gota e parë e limonadës i shijon shumë, e dyta i shijon por jo sa e para, e kështu
me rradhë, masa e kënaqësisë ulet nga gota në gotë. Konsumatori dëshiron që gota e pestë të jetë
e fundit. Cdo gotë shtesë do t’i sillte vetëm kënaqësi negative. Nga tabela shihet se konsumatori
merr 6 njësi dobie nga gota e parë e limonadës. Nëse blen 2 gota, dobia totale (TU) e tij do të
bëhet 11. Cdo gotë shtesë shton dobinë totale ose kënaqësinë totale. Kolona e dobisë marxhinale
tregon se çdo gotë shtesë e konsumuar e shton gjithnjë e më pak dobinë totale të tij.
Numri i gotave të limonadës Dobia totale (TU) Dobia marxhinale (MU)
0 0
1 6 6
2 11 5
3 15 4
4 18 3
5 20 2
Pasi që konsumatori duhet të paguajë për limonadën, ai duhet të sakrifikojë blerje të tjera që
mund të bënte në vend të saj. Kjo gatishmëri për të paguar, paraqet koston oportune të asaj gote,
dmth. kënaqësinë që ai do të merrte nëse do të shpenzonte këto të holla në mënyra tjera.
128. Çka quhet tepricë e konsumatorit?
Tejkalimi i përfitimit total (shumës së dobive marxhinale) ndaj kostove totale (sasi e blerë x çmim)
quhet tepricë e konsumatorit.
129. Vizato dhe shpjego figurën e tepricës së konsumatorit!
Në figurë paraqitet kurba e kërkesës (dhe e dobisë marxhinale) për një produkt. Me çmimin 10€
për njësi, do të kërkohen 100 njësi. Në njësinë e 100-të çmimi është i barabartë me dobinë
marxhinale. Nëse çmimi ulet në 8€ për njësi, blerësit do të shpenzojnë 1200€ për të blerë 150
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
23
24 | P a g e
njësi. Në fakt, ata marrin një përfitim prej 1650€ dhe për pasojë rezulton një tepricë konsumatori
prej 450€. Gjithë sipërfaqja poshtë kurbës së kërkesës paraqet dobinë totale, ndërsa sipërfaqja
poshtë kurbës së kërkesës por mbi vijën e çmimit, paraqet tepricën e konsumatorit.
130. Çka quhet e ardhur totale?
Sasia e produkteve që konsumatori mund të blejë me të ardhurat e tij monetare, ose dobia totale
e siguruar nga blerjet e produkteve me këto të ardhura quhet e ardhur totale.
131. Çka quhet efekt i të ardhurave?
Rritja e sasië së produktit të blerë, e shkaktuar nga një rritje e të ardhurave reale quhet efekt i të
ardhurave, i cili mund të jetë pozitiv ose negativ, në varësi të faktit nëse të mirat janë normale apo
inferiore. Për të mirat normale, efekti i të ardhurave është negativ, ndërsa efekti i të ardhurave
për një të mirë inferiore është pozitiv.
132. Çka quhet efekt i zëvendësimit?
Ndryshimi në sasinë e blerë të produktit, i shkaktuar nga një ndryshim i çmimit relativ, duke
mbajtur konstante të ardhurat reale quhet efekt i zëvendësimit, i cili ka gjithmonë shenjë
negative, pra shenjë të kundërt me shenjën e ndryshimit të çmimit.
133. Vizato dhe shpjego kurbën e indiferencës!
Themi se kemi produktet x dhe y që i japin konsumatorit të njejtën kënaqësi. Pra, konsumatori
është njësoj i kënaqur me 1 njësi x dhe 6 njësi y. Kombinimet e tilla në tabelë quhen zonë
indiference, ndërsa paraqitja grafike quhet kurbë indiference.
Duke supozuar se konsumatori preferon të ketë më shumë nga dy produktet, konkludojmë se
pjerrësia e kurbës së indiferencës është gjithmonë negative.
Preferencat e konsumatorit paraqesin ligjin e dobisë marxhinale rënëse. Kështu, duke kaluar nga
kombinimi A në kombinimin B, konsumatori është i gatshëm të sakrifikojë 3 njësi y për të marrë
njësi x më shumë.
134. Me çka matet vlera relative?
Për të matur vlerën relative përdoret koncepti i normës marxhinale të zëvendësimit (MRS), që mat
sasinë e një produkti (produkti y) që blerësi është i gatshëm të sakrifikojë (y), për të marrë një
njësi shtesë te një produkt tjetër, x (x) duke mbajtuur konstante dobinë totale. Pra:
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
24
25 | P a g e
deltay
MRS = -------
deltax 3
Në kalimin nga A në B, MRS = ----- = 3, etj.
1
135. Çka quhet hartë indiference?
Një bashkësi kurbash indiference, të paraqitura në të njejtën figurë, quhet hartë indiference.
Secila prej kurbave në këtë hartë paraqet një nivel të ndryshëm kënaqësie.
136. Vizato dhe shpjego drejtëzën e buxhetit!
Supozojmë se të ardhurat e konsumatorit janë 60€ që i shpenzon për të blerë dy produkte x dhe y.
Konsumatori mund të zgjedhë të blejë vetëm nga produkti x apo vetëm nga produkti y apo edhe
kombinim të këtyre dy produkteve. Nëse i paraqesim këto të dhëna në grafik, të gjitha
kombinimet e mundshme ndodhen mbi drejtëz, e cila quhet drejtëza e buxhetit.
Drejtëza e buxhetit mund të zhvendoset në pozicone të ndryshme nën ndikimin e ndryshimit të
faktorëve. Nëse të ardhurat e konsumatorit rriten, drejtëza zhvendoset lart-djathtas (N1M1).
137. Çka është firma?
Firma është një njësi bazë që organizon dhe koordinon faktorët e prodhimit, punën, tokën,
kapitalin dhe aftësitë sipërmarrëse në procesin e prodhimit, dhe të gjitha këto i kombinon për të
prodhuar mallra ose shërbime të ndryshme.
138. Cilat janë problemet kryesore të firmave?
Problemet kryesore të firmave janë: çfarë malli apo shërbimi të prodhojë, në çfarë sasie, çfarë
teknologjie prodhimi të përdorin, çfarë strukture organizimi dhe drejtimi të zgjedhin, etj.
139. Çka quhen të ardhura totale?
Të ardhura totale quhen të gjitha të ardhurat që firma siguron nga shitja e mallrave dhe
shërbimeve që ajo prodhon.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
25
26 | P a g e
140. Çka quhet kosto totale?
Shpenzimet totale që bëhen nga firma për të prodhuar dhe shitur mallra dhe shërbime quhen
kosto totale.
141. Çka e përbën fitimin e firmës?
Diferenca midis të ardhurave totale të firmës dhe kostos totale përbën fitimin e firmës, i cili mund
të jetë pozitiv (kur të ardhurat tejkalojnë koston) dhe negativ (kur kosto tejkalon të ardhurat).
142. Cilat janë synimet e firmës?
Synimet e firmës janë: maksimizimi i fitimit, rritja e pjesëmarrjes në treg, krijimi i imazhit të mirë,
etj.
143. Çka do të thotë koordinimi i firmës?
Supozojmë se një individi ju ka prishur vetura. Për ta riparuar, ai ose duhet ta çojë makinën në një
firmë ku riparojnë vetura ose duhet koordinuar të gjitha veprimet vetë individi. Koordinimi i
firmës konsiston në faktin se ai duhet ta çojë veturën në firmën ku bëhet riparimi. Pasi të
riparohet vetura, pronari ia paguan të gjitha shërbimet firmës.
144. Çka do të thotë koordinimi i tregut?
Koordinimi i tregut konsiston në faktin se për ta rregulluar makinën, pronari i saj duhet fillimisht ta
pajtojë një mekanik, i cili duhet t’i tregojë pronarit të veturës se çfarë shërbime i duhen veturës.
Pastaj, pronari i blen pjesët e nevojshme dhe gjen një mekanik tjetër për t’i ndërruar ato.
145. Cilat janë arsyet kryesore që firmat janë më efiçente se sa tregjet?
Tri arsyet kryesore se firmat janë më efiçente se sa tregjet si koordinatore të aktivitetit ekonomik
janë: ulja e kostove të transakcioneve, ekonomizimet e shkallës dhe ekonomizimet e skuadrave të
prodhimit.
146. Çka janë kostot e transakcioneve?
Kostot e transakcioneve janë ato kosto që lidhen me gjetjen e firmave apo individëve, të gatshëm
që të ofrojnë mallin apo shërbimin për të cilin ju jeni të interesuar, me arritjen e marrëveshjes
përkatëse.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
26
27 | P a g e
147. Çka janë ekonomizimet e shkallës?
Ekonomizimet e shkallës ekzistojnë kur kosto e prodhimit të një njësie të produktit ulet, nëse sasia
e prodhimit rritet.
148. Çka janë skuadrat e prodhimit?
Skuadra e prodhimit është një organizim i tillë i prodhimit, në të cilin një grup individësh
specializohen në detyra të caktuara për prodhimin e një produkti apo shërbimi.
149. Çfarë lloje e firmave ekzistojnë?
Firmat mund të ndahen në bazë të produktit që prodhojnë dhe në bazë të kriterit ligjor të
organizimit të tyre. Në bazë të këtij kriteri ekzistojnë tri lloje firmash: firmat individuale, firmat me
ortakë dhe korporatat (shoqëritë aksionare).
150. Çka janë firmat individuale?
Firmë individuale është ajo pronë e një pronari të vetëm dhe drejtohet vetëm prej tij. Kjo është
forma më e thjeshtë e firmave. Pronari i firmës është përgjegjës për mbarëvajtjen e firmës dhe për
detyrimet që ka ndaj të tjerëve. Si firmë individuale njihen: restorantet, dyqanet e shitjes, etj.
151. Cilat janë avantazhet e firmës individuale?
Avantazhet e firmës individuale janë: struktuara drejtues e saj është e thjeshtë, pronari i firmës i
merr vetë të gjitha vendimet lidhur me firmën, pronari i firmës e merr vetë fitimin e firmës, kjo
firmë ka pak kërkesa ligjore, lehtësia për t’u futur dhe për të dalë nga biznesi është më e madhe,
etj.
152. Cilat janë disavantazhet e firmës individuale?
Disavantazhet e firmës individuale janë: përgjegjësia e pakufizuar financiare, investimet janë të
kufizuara, etj.
153. Çka janë firmat me ortakë?
Firmat me ortakë janë ato firma që krijohen me dy ose më shumë pronarë. Secili prej tyre bie
dakord të kontribuojë me një pjesë të punës dhe kapitalit të tij në firmë, të marrë një pjesë të
fitimit të saj dhe të ketë përgjegjësinë e vet në humbjet apo detyrimet e firmës, madje një ortak
mund të mbaj përgjegjësi edhe për gabimet që mund të bëjnë ortakët e tjerë.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
27
28 | P a g e
154. Cilat janë avantazhet e firmave me ortakë?
Avantazhet e firmave me ortakë janë: posedon më shumë kapital, ka një pozitë më të mirë
kreditore, ka aftësi drejtuese dhe organizuese më të lartë, etj.
155. Cilat janë disavantazhet e firmave me ortakë?
Disavantazhet e firmave me ortakë janë: ka përgjegjësi të pakufizuar financiare, duhet të kërkohet
pëlqimi i të gjithë ortakëve për një vendim, përmbajnë veprime ligjore të ndërlikuara, kanë një
jetë të kufizuar në biznes, etj.
156. Çka janë korporatat?
Korporatat janë një formë e njohur e organizimit të biznesit, kapitali i së cilës formohet nëpërmjet
shitjes së aksioneve, prandaj ato shpesh quhen shoqëri aksionare.
157. Çka është aksioni?
Aksioni është një titull pronësie ndaj një pjese të pasurisë së shoqërisë, një letër me vlerë që
vërteton se një individ ka investuar në shoqëri vlerën nominale të aksionit dhe se ka të drejtën të
marrë pjesë në fitimin e shoqërisë, në përputhje me këtë vlerë nominale.
158. Në çfarë forme marrin fitimin aksionistët?
Aksionistët marrin një pjesë të fitimit të shoqërise aksionare në formën e dividentit.
159. Çka ndodh në shoqëritë aksionare pa dhe me ofertë publike?
Në shoqëritë aksionare pa ofertë publike aksionet mbahen privatisht dhe mund të shiten e të
blihen vetëm me marrëveshje të të gjithë aksionistëve.
Në shoqëritë aksionare me ofertë publike, aksionet blihen dhe shiten në tregun e letrave me vlerë,
në bursë.
160. Cili është organi më i lartë i një shoqërie aksionare?
Organi më i lartë i një shoqërie aksionare është mbledhja e përgjithshme e aksionistëve, e cila
vendos për qështjet kryesore të aktivitetit të saj.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
28
Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomia
161. Ku zgjedhet bordi i drejtorëve dhe presidenti?
Bordi i drejtorëve zgjedhet në mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve, ndërsa presidenti
zgjedhet nga bordi i drejtorëve.
162. Sa herë taksohen të ardhurat e një mbajtësi të aksioneve?
Të ardhurat e një mbajtësi të aksioneve taksohen dy herë. Së pari taksohen duke qenë si pjesë e
fitimit total të shoqërisë dhe së dyti, si pjesë e të ardhurave personale të aksionerit. Kjo është
edhe një disavantazh për shoqërite aksionare.
163. Cilat janë avantazhet e shoqërisë aksionare?
Avantazhet e shoqërisë aksionare janë: nëse fitimi nuk shpërndahet në formë dividenti, por
riinvestohet në biznes atëherë taksa paguhet një herë, vazhdimësia e biznesit, etj.
164. Si e shtojnë kapitalin e vet firmat individuale dhe firmat me ortakë?
Firmat individuale dhe firmat me ortakë e shtojnë kapitalin e tyre duke marrë hua nga miqtë ose
nga banka.
165. Si e shton kapitalin e vet korporata?
Korporata mund të shtojë kapitalin nga burimet financiare të jashtme dhe burimet financiare të
brendshme.
166. Cilat janë rrugët që korporata përdor për të siguruar burime financiare të jashtme?
Rrugët kryesore që korporata përdor për të siguruar burime financiare të jashtme janë: shitja e
obligacioneve, emetimi i aksioneve dhe marrja e kredive bankare.
167. Çka është shitja e obligacioneve?
Obligacioni është një letër me vlerë që i sjell mbajtësit të tij të ardhura të përvitshme, në bazë të
përqindjeve fikse të caktuara më parë. Një obligacion përbën një detyrim afatgjatë, 10-15 vjeçar.
Korporata është e obliguar të paguajë vlerën e obligacionit në kohën e caktuar, pamvarësisht se a
Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 29
30 | P a g e
është në fitim apo jo. Korporata kryen dy lloj pagesash ndaj mbajtësit të obligacionit: a) pagesën e
interesit dhe pagesën e vlerës nominale të obligacionit.
168. Çka është emetimi i aksioneve?
Ekzistojnë tre lloje kryesore aksionesh: aksione të zakonshme, aksione të preferuara dhe aksione
të konvertueshme.
Aksioni i zakonshëm i jep të drejtë mbajtësit të tij të jetë bashkëpronar i korporatës, të votojë në
mbledhjen e përgjithshme dhe të marrë pjesë në zgjedhjen e drejtorëve. Pronari i aksioneve të
zakonshme merr të ardhura në formë të dividentit.
Aksionet e preferuara i japin të drejtë mbajtësit të tij të përfitojnë një normë interesi fikse dhe nuk
mund të kërkojnë ritjen e saj nëse korporata ecën mirë.
Aksionet e konvertueshme gjithashtu i japin të drejtë mbajtësit të tij të përfitojnë një normë
interesi fikse. Por, këta mbajtës kanë të drejtë t’i konvertojnë këto aksione në një datë të
specifikuar.
169. Çka është marrja e kredive bankare?
Marrja e kredive bankare është një hua që sigurohet me marrëveshje midis korporatës dhe
bankës.
170. Cilat janë rrugët që korporata përdor për të siguruar burime financiare të brendshme?
Rrugët kryesore që korporata përdor për të siguruar burime financiare të brendshme janë: pjesa e
fitimit dhe fondi i amortizimit.
171. Çka është shkrirja?
Shkrirja është marrëveshja midis dy apo më shumë firmave për t’u bashkuar dhe për të krijuar një
firmë të re.
172. Cilat janë format kryesore të bashkimit të firmave?
Format kryesore të bashkimit të firmave janë: bashkimi vertikal (i dy ose më shumë firmave që
realizojnë stade të ndryshme të procesit të prodhimit), bashkimi horizontal (i dy ose më shumë
firmave që prodhojnë të njejtin produkt ose shërbim) & bashkimi i firmave, aktivitetet e të cilave
nuk lidhen drejtëpërdrejt me njëri tjetrin.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
30
31 | P a g e
173. Çka është kontabiliteti i firmës?
Kontabiliteti i firmës është burim informacioni për blerësit e mundshëm të aksioneve dhe
obligacioneve të saj që ndihmon drejtuesit e firmës për marrjen e vendimeve dhe për njohjen e
ecurisë së biznesit dhe vlerës së tij.
174. Çka është bilanci i firmës?
Bilanci i firmës paraqet gjendjen financiare të saj në një moment kohe. Bilanci i firmës mund të
jetë aktiv, ku paraqet mjetet që janë në përdorim të firmës dhe pasiv, ku paraqet burimet e këtyre
mjeteve. Ndërsa diferenca midis aktivit dhe burimeve jo të veta të firmës paraqet vlerën neto të
saj. Parim themelor i bilancit është barazia e aktivit, e shënuar në anën e majtë me pasivin, e
shënuar në anën e djathtë të bilancit.
175. Çka është pasqyra e rezultatit financiar?
Pasqyra e rezultatit financiar përmbledh transakcionet e firmës gjatë një periudhe kohe të dhënë.
176. Çka është prodhimi?
Prodhimi është një proces me anën e të cilit burimet kthehen në të mira dhe shërbime të
ndryshme.
177. Çka paraqet funksioni i prodhimit?
Funksioni i prodhimit shpreh lidhjen midis sasisë së inputeve të përdorura dhe produktit të
prodhuar. Analitikisht kjo lidhje jepet nga ekaucioni: Q = f (K, L),
i cili tregon se madhësia e produkit (Q) është funksion i madhësisë së kapitalit të fiksuar (K) dhe
variablit punë (L) të përdorur nga firma me një gjendje të dhënë të teknologjisë. Kjo paraqitet
edhe në tabelën dhe figurën e mëposhtme. Supozojmë se një firmë prodhon këpucë dhe për
prodhimin e tyre përdor vetëm një makinë. Pra, madhësia e kapitalit është e fiksuar, kurse puna
është faktor i ndryshueshëm. Kur sasia e punës është 0, nuk prodhohen asnjë palë këpucë, kurse
me rritjen e numrit të punëtorëve rritet edhe numri i palëve të këpucëve të prodhuara. Sasia e
produktit e prodhuar nga kombinimi i inputit punë L dhe inputit kapital K quhet produkt total
dhe shënohet me Q ose TP. Kurba TP paraqitet në grafik, e cila tregon maksimumin e produktit për
çdo sasi të inputit punë të përdorur.
178. Çka është produkti marxhinal?
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
31
32 | P a g e
Produkti marxhinal i punës është ndryshimi në produktin total që rezulton nga një ndryshim me
një njësi të sasisë së punës të përdorur, duke mbajtur madhësinë e kapitalit konstante. Marrim
shembullin e këpucëve. Nëse numri i punëtorëve rritet nga 2 në 3, produkti total rritet nga 10 në
13 palë këpucë. Produkti marxhinal jepet nga formula:
deltaTP
MP =-----------
deltaL
ku deltaTP është shtesa në produktin total dhe deltaL shtesa në inputin punë. Nga shembulli i
sipërm kemi:
13 - 10
MP =---------- = 3
3 - 2
179. Si llogaritet produkti marxhinal i punës?
Produkti marxhinal i punës mund të llogaritet duke matur pjerrësinë e tangentes së hequr në
pikën përkatëse të kurbës së produktit total. Raporti i produktit marxhinal mat pjerrësinë e kurbës
së produktit total. Psh. kur firma punëson 2 punëtorë, pjerrësia e kurbës së produktit total jepet
nga raporti cg/og=10/2=5. Produkti total arrin në pikën f, të cilës i përgjigjen 5 njësi pune.
Tangentja e hequr në këtë pikë të kurbës e ka pjerrësinë të barabartë me zero. Nëse firma pajton
njësi pune shtesë pas kësaj pike, produkti total bie dhe produkti marxhinal merr vlera negative.
180. Cili tregues njihet përpos treguesit të produktit total & produktit marxhinal?
Përpos treguesit të produktit total & marxhinal njihet edhe treguesi i produktit mesatar, që
shënohet me AP. Produkti mesatar llogaritet si raport i produktit total me njësi të punës të
përdorura. Psh. kur TP=10 & L=2, produkti mesatar do të jetë AP=10:2=5. Kjo paraqitet në figurë
ku produkti mesatar matet me pjerrësinë e drejtëzës që del nga origjina & kalon nëpër pikë
përkatëse të kurbës së produktit total.
Nga figura shohim se produkti mesatar më i lartë arrihet në pikëprerjen e kurbës së produktit
mesatar me atë të produktit marxhinal, që i korrespondon pikës c në figurën b. Theksojmë se kur
produkti marxhinal është më i madh se produkti mesatar, produkti mesatar rritet me shtimin e
faktorit variabël, dhe e kundërta. Por nëse produkti marxhinal është i barabartë me produktin
mesatar, në pikëprerjen e kurbave përkatëse, produkti mesatar arrin maksimumin e vet.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
32
Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomia
181. Çka thotë ligji i të ardhurave zbritëse?
Ligji i të ardhurave zbritëse thotë se nëse ndaj një sasie të dhënë të faktorit të fiksuar shtohen
njësi të njëpasnjëshme të një faktori të ndryshueshëm të prodhimit, produkti marxhinal dhe ai
mesatar i faktorit të ndryshueshëm eventualisht do të bien. Ky ligj vepron vetëm në periudha
afatshkurtëra, ku të paktën njëri nga faktorët e prodhimit është i fiksuar dhe gjendja e
teknologjisë është e pandryshueshme.
182. Çka paraqesin të ardhurat e shkallës?
Të ardhurat e shkallës paraqesin reagueshmërinë e produktit total kur të gjitha inputet rriten në të
njejtin përpjestim.
186. Cilat janë tri rastet e të ardhurave të shkallës?
Tri rastet e të ardhurave të shkallës janë: a) të ardhurat konstante të shkallës (rasti kur ndryshimet
përpjestimore në të gjithë inputet çojnë në një rritje në të njejtin përpjestim në prodhim); b) të
ardhurat zbritëse të shkallës (rasti kur një rritje përpjestimore në të gjithë inputet çon në rritje në
përpjestim më të vogël në produktin total) dhe c) të ardhurat rritëse të shkallës (rasti kur një rritje
përpjestimore në të gjithë inputet çon në një rritje në përpjestim më të madh në nivelin e
produktit total).
183. Cilat janë periudhat e faktorit kohë?
Periudhat e faktorit kohë janë: periudha momentale, periudha afatshkurtër dhe periudha
afatgjatë.
184. Vizato dhe shpjego figurën e ndryshimit në teknologji!
Me ndryshimet progresive në teknologji bëhet e mundur që me të njejtat inpute të sigurohet më
shumë produkt, ose e njejta sasi prodhimi me më pak inpute.
185. Çka paraqet funksioni i prodhimit në periudha afatgjata?
Funksioni i prodhimit në periudha afatgjata shpreh lidhjen midis kombinimeve të ndryshme të
inputeve dhe madhësisë maksimale të produktit që mund të realizohet me këto kombinime, me
një gjendje të dhënë të teknologjisë.
Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 33
34 | P a g e
186. Çka përfaqëson izokuanti?
Izokuanti paraqet tërësinë e kombinimeve të ndryshme të punës dhe kapitalit që japin sasi të
barabarta produkti. Norma sipas së cilës kryhet zëvendësimi duke mbajtur prodhimin konstant,
quhet norma teknike e zëvendësimit (TRS). Izokuantët kanë pjerrësi negative, janë konvekse ndaj
origjinës, etj.
187. Çka është izokosto?
Izokosto tregon të gjitha kombinimet e punës dhe të kapitalit që mund të blihen me një shumë
parash nga ana e firmës.
188. Si jepet pjerrësia e izokuantit dhe izokostos?
Pjerrësia e izokuantit jepet nga raporti i produkteve marxhinale të punës dhe kapitalit, ndërsa
pjerrësia e izokostos jepet nga raporti i çmimeve të dy inputeve, pra:
MPL PL
—— = ——
MPK PK
189. Si bëhet shitja me tender?
Shitja në tender bëhet kur ofertuesit (apo kërkuesit) ofrojnë një mall (apo kërkojnë shërbime); kjo
bëhet përmes shpalljes publike. Mblidhen ofertat dhe bëhet selektimi në bazë të mekanizmave të
përcaktuar nga ofruesit (kërkuesit) që kanë bërë shpalljen. Shpallet fituesi. Në rastet kur bëhet
shitja e një produkti mirret oferta më a lartë, kurse në rastet kur nevojiten shërbime mirret oferta
më e lirë.
190. Cilat janë pasurit e një vendi?
Pasuritë e një vendi janë: pasuritë natyrore (toka bujqësore, toka si truall ndërtimi), burimet e
energjisë, burimet minerale si dhe kapitali (pajisjet dhe makineritë, ndërtesat, inventari), etj.
191. Nëse ka në një vend rezerva tokësore dhe nëntokësore a është vend i zhvilluar?
Një vend është vend i zhvilluar vetëm nëse bëhet shfrytëzimi i atyre rezervave; nëse ato rezerva
nuk shfrytëzohen atëherë ai shtet nuk do të zhvillohet.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
34
35 | P a g e
192. Nëse ka rezerva të ujit a mund të kemi rrym prej saj?
Po, edhe përmes hidrocentraleve.
193. Çka nënkupton rritje dhe shtim i burimeve?
Rritja dhe shtimi i burimeve nënkupton termin akumulim kapitali, duke iu referuar jo vetëm
kapitalit si i tillë por edhe kapitalit njerëzor.
194. Si quhet grafi që mat një variabël ekonomik në aksin vertikal dhe kohën në aksin horizontal?
Grafik i serive kohore.
195. Çfarë lidhje paraqesin dy variabla nëse lëvizin së bashku lartë ose poshtë?
Ato paraqesin lidhje të drejtë/pozitive.
196. Çfarë lidhje paraqesin dy variabla nëse lëvizin në drejtim të kundërt?
Dy variablat që lëvizin në drejtim të kundërt shfaqin një lidhje të zhdrejtë/negative.
197. Çka paraqet një vijë e drejtë?
Një vijë e drejtë paraqet pjerrësi konstante në të gjitha pikat.
198. Çka e bën shkencën shkencë?
Shkencën e simbolizon mbledhja e informatave, eksperimentimi, dhe metodologjia për të ardhur
deri te shpjegimi i asaj që vrojtohet.
199. Çka është qëllimi i shkencës?
Qëllimi i shkencës në përgjithësi është që t’u përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me realitetin.
Psh. shkencat shoqërore na lejojnë që të parashikojmë gjërat si trazirat ekonomike dhe të
kuptojmë më mirë sjelljet e shoqërisë.
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
35
Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomia
200. Çka është metoda shkencore?
Metoda shkencore ofron një proces objektiv për të gjetur zgjidhjet e problemeve përmes vëzhgimit,
hipotezave, testimeve & nxjerrjen e përfundimeve.
201. Cili është objektivi i shkencës?
Objektivi i shkencës është të arrihet te e vërteta përmes metodave shkencore.
202. Çka janë supozimet?
Supozimet janë diçka që merren si të besueshme pa fakte/prova.
203. Çka është aproksimacioni?
Aproksimacioni (latinisht aproximate–përafërsi) është supozim i përafërt me të vërtetën.
204. Çka është e vërteta në shkencë?
E vërteta në shkencë është një supozim i vërtetuar me metoda shkencore.
205. Çka është Dogma?
Dogma është një deklaratë e avancuar dhe autoritative të një doktrine religjioze, jo për t’u diskutuar
por për t’u besuar.
206. Testimi i një modeli ekonomik a kërkon krahasimin e parashikimeve te tij kundrejt ngjarjeve
reale?
PO.
207. Nëse parashikimet e një modeli bien në kundërshtim me faktet përkatëse që kanë lidhje me
qështjen, si duhet të lidhet fakti i pa vlerë apo i modifikuar ?
I pavlerë.
Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 36
37 | P a g e
208. Një grafik i serive kohore a mat kohën në boshtin horizontal. PO
209. Nëse variabli a ngritët kur variabëli b bie dhe a bie kur b ngritët midis a dhe b, çfarë lidhje kanë?
Kanë lidhje negative.
210. Pjerrësia e një kurbe a është konstante? JO
211. Kur dëshirojmë të paraqesim grafikisht lidhjen në mes të tri variabileve, në duhet të mbajmë dy
nga ato konstante ndërsa paraqesin të tretën.
Njëra duhet të merret konstante e dy tjerat të paraqiten në grafik si variabile.
212. Shoqëritë e ndryshme problemet ekonomike i zgjedhin në mënyrë të ndryshme, në bazë të kujt
bëhet zgjedhja?
Në baze të sistemit të çmimeve.
213. Faktorët e prodhimit klasifikohen në grupe të përgjithshme, burime fizike dhe mendore, këto
mendore kush i ka?
Këto burime mendore i përfshin faktori njeri (burime njerëzore).
214. Në çdo ekonomi në thelb qëndron zgjedhja e konfliktit në mes të kujt? Dëshirave/nevojave që
janë të pakufizuara dhe kapitalit që është i kufizuar.
215. A është efikase për shoqërinë të prodhojë mbi Kufirin e Mundësive të Prodhimit? JO
Lexo Perparo Mendjen tende
PunoiDarisArifi
37

More Related Content

What's hot

Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu MikroekonomiaIsmet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu MikroekonomiaGjergj Shala
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesBessnik Latifi
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Konkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistikeKonkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistikeBastri Fetahu
 
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesoreUshtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesoreBessnik Latifi
 
Konsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimetKonsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimetMenaxherat
 
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomiPytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomipranvera123
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticitetiMenaxherat
 
Menaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimitMenaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimitShpejtim Rudi
 
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)fatonbajrami1
 
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj    MikroPyetje Pergjigje I Xii Kapituj    Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj MikroKosovar Sopjann
 
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 

What's hot (20)

Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresësElasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
 
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu MikroekonomiaIsmet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkeses
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
 
Konkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistikeKonkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistike
 
Dobia Marxhinale
Dobia MarxhinaleDobia Marxhinale
Dobia Marxhinale
 
BAZAT E MENAXHIMIT
BAZAT E MENAXHIMITBAZAT E MENAXHIMIT
BAZAT E MENAXHIMIT
 
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesoreUshtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
 
Konsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimetKonsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimet
 
Bazat e Menaxhmentit
Bazat e MenaxhmentitBazat e Menaxhmentit
Bazat e Menaxhmentit
 
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomiPytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
 
Makroekonomia
MakroekonomiaMakroekonomia
Makroekonomia
 
Etika e biznesit
Etika e biznesitEtika e biznesit
Etika e biznesit
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
 
Menaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimitMenaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimit
 
Makroekonomia slides
Makroekonomia slidesMakroekonomia slides
Makroekonomia slides
 
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)
 
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj    MikroPyetje Pergjigje I Xii Kapituj    Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
 
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
 
Monopoli
MonopoliMonopoli
Monopoli
 

Similar to Mikroekonomi 1

Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01William Junior Vilson
 
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishi
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim IbishiPyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishi
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishieheh
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesStudentët e Pejës
 
Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2
Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2
Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2Ramadan Lohaj
 
Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2
Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2
Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2goona
 
Biznesi dhe Faktoret kryesor te tij
Biznesi dhe Faktoret kryesor te tijBiznesi dhe Faktoret kryesor te tij
Biznesi dhe Faktoret kryesor te tijMenaxherat
 
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi Fidan Haliti
 
Hyrje Në Mikroekonomia
Hyrje Në MikroekonomiaHyrje Në Mikroekonomia
Hyrje Në Mikroekonomiafakete duraku
 
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Xhino Brokaj
 
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësiRreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësiShpejtim Rudi
 
Kufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitKufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitMenaxherat
 
Etika biznesit pytje pergjegjeje
Etika biznesit pytje pergjegjejeEtika biznesit pytje pergjegjeje
Etika biznesit pytje pergjegjejeVeton Sopjani
 
Tregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E TijTregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E Tijha 15753
 
Mjedisi organizacional
Mjedisi organizacionalMjedisi organizacional
Mjedisi organizacionalMenaxherat
 
Privatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publikePrivatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publikeXhino Brokaj
 

Similar to Mikroekonomi 1 (20)

Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01
 
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishi
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim IbishiPyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishi
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishi
 
Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranues
 
Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2
Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2
Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2
 
Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2
Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2
Pyetjepergjigje ixii-kapituj-mikro-1231085295331130-2
 
Biznesi dhe Faktoret kryesor te tij
Biznesi dhe Faktoret kryesor te tijBiznesi dhe Faktoret kryesor te tij
Biznesi dhe Faktoret kryesor te tij
 
Tregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetareTregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetare
 
Makroekonomi
MakroekonomiMakroekonomi
Makroekonomi
 
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
 
Hyrje Në Mikroekonomia
Hyrje Në MikroekonomiaHyrje Në Mikroekonomia
Hyrje Në Mikroekonomia
 
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
 
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësiRreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
 
Kufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitKufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimit
 
Biznes Ndërkombëtar
Biznes NdërkombëtarBiznes Ndërkombëtar
Biznes Ndërkombëtar
 
Etika biznesit pytje pergjegjeje
Etika biznesit pytje pergjegjejeEtika biznesit pytje pergjegjeje
Etika biznesit pytje pergjegjeje
 
ekonomi dhe ndermarresi
ekonomi dhe ndermarresiekonomi dhe ndermarresi
ekonomi dhe ndermarresi
 
Tregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E TijTregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E Tij
 
Mjedisi organizacional
Mjedisi organizacionalMjedisi organizacional
Mjedisi organizacional
 
Privatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publikePrivatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publike
 

Mikroekonomi 1

  • 1. Pytje dhe Pergjigje Mikroekonomia Pyetje dhe përgjigje nga Mikroekonomia 1. Cka studion ekonomiksi? Ekonomiksi studion anën ekonomike të jetës shoqërore, sjelljen e agjentëve ekonomikë në shoqëri dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit të tyre. Ekonomiksi përgjithësisht përcaktohet si shkenca që studion alokimin e burimeve të kufizuara ndaj nevojave konkurruese, të pakufizuara. 2. Kush paraqitet si agjent ekonomikë? Në rolin e agjentëve ekonomikë ose vendimmarrësve, sikurse quhen ndryshe, paraqiten individët (ose familjet), firmat dhe qeveria. 3. Si paraqiten individët ose familjet? Individët ose familjet paraqiten si agjentë ekonomikë para se gjithash në rolin e tyre si zotërues burimesh dhe si konsumatorë. 4. Çka është firma? Firmë quhet çdo organizatë që prodhon mallra ose shërbime. 5. Çka përfaqëson qeveria? Qeveria (shteti) përfaqëson një agjent ekonomik, pra një vendimmarrës në fushën ekonomike, në rolin e saj si krijuese dhe mbikqyrëse e rregullave të lojës ekonomike, në rolin e saj si prodhuese e drejtëpërdrejtë mallrash dhe shërbimesh, si dhe në të gjitha funksionet e tjera ekonomike që i realizon përmes politikave të saj ndërhyrëse në ekonomi. 6. Çfarë qëllimesh ka qeveria kur ndërhyn në ekonomi? Qeveria me ndërhyrjen e saj në ekonomi ka qëllim që përmes politikave të saj qeveritare të sjellë në ekuilibër ekonominë e një vendi; rritjen e prodhimit në kushte të një aktiviteti të dobët ekonomik apo në uljen e tij në periudhat e inflacionit kërcënues. 7. Cilat janë konceptet e Ekonomiksit? Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 1
  • 2. 2 | P a g e Konceptet e Ekonomiksit janë konceptet pasuri dhe mirëqënie. 8. Çka paraqet pasuria? Pasuria e një vendi përbëhet nga stoku i tij i mallrave dhe shërbimeve dhe arrihet duke bërë shfrytëzimin racional të burimeve ekzistuese në atë vend. 9. Çka paraqet mirëqënia? Mirëqënia i referohet kënaqësisë që një individ apo shoqëria nxjerrin nga konsumi i pasurisë. 10. Cilat janë konceptet që lidhen me konceptin e mirëqënies? Koncepti i mirëqënies lidhet me konceptet efiçencë dhe drejtësi. 11. Çka paraqet efiçenca? Efiçenca ka të bëjë me nxjerrjen e një dobie ose kënaqësie maksimale të mundshme nga përdorimi i burimeve ekonomike. 12. Çka paraqet drejtësia? Drejtësia lidhet me shpërndarjen e drejtë të mallrave dhe shërbimeve midis grupeve të ndryshme shoqërore dhe individëve. 13. A është e kufizuar sasia dhe llojshmëria e mallrave dhe shërbimeve? Po, sasia dhe llojshmëria e mallrave dhe shërbimeve është e kufizuar. 14. Cilët janë faktorët kryesorë që kufizojnë sasinë e mallrave dhe shërbimeve? Faktorët kryesorë që ndikojnë në kufizimin e mallrave dhe shërbimeve janë: sasia e burimeve ekonomike në dispozicion dhe gjendja e teknologjisë. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 2
  • 3. Pytje dhe Pergjigje Mikroekonomia 15. Në sa grupe kryesore klasifikohen burimet dhe cilat janë ato? Burimet, ose faktorët e prodhimit sikurse quhen ndryshe, ndahen në tri grupe kryesore dhe ato janë: puna, toka dhe kapitali. 16. Çka paraqet puna? Puna përfshin aftësinë mendore dhe fizike të njerëzve për të punuar. 17. Çka paraqet toka? Toka përfshin pasuritë natyrore të të gjitha llojeve, siç janë toka bujqësore, toka si truall ndërtimi, burimet e energjisë, burimet minerale dhe i gjithë mjedisi fizik që na rrethon. 18. Çka paraqet kapitali? Kapitali përbëhet nga mallrat e prodhuara me qëllim për të prodhuar mallrat e tjerë. Me kapital, nga pikëpamja ekonomike, kuptojmë vetëm kapitalin fizik, jo kapitalin financiar. Elementet kryesore të kapitalit janë pajisjet dhe makineritë, ndërtesat, inventari, etj. 19. Cili është klasifikimi i katërt i faktorëve të prodhimit? Klasifikimi i katërt i faktorëve të prodhimit është aftësia sipërmarrëse. 20. Çka paraqet aftësia sipërmarrëse? Aftësia sipërmarrëse i referohet talentit të veçantë që kanë disa njerëz për organizimin e burimeve të tjera ekonomike, si puna, toka dhe kapitali në procesin e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve, për kërkimin e mundësive të reja për biznes si dhe për zhvillimin e metodave të reja të prodhimit. 21. Sipas cilave parime lidhen faktorët e prodhimit në procesin e prodhimit? Faktorët e prodhimit lidhen në procesin e prodhimit sipas parimeve të caktuara teknologjike. Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 3
  • 4. 4 | P a g e 22. Çka paraqet teknologjia? Teknologjia i referohet tërësisë së aftësive dhe njohurive shkencore që lidhen me përdorimin e inputeve (faktorëve të prodhimit) në procesin e prodhimit. 23. Si lind dukuria e rrallësisë së mallrave dhe shërbimeve? Sasia e burimeve, pra fakorëve të prodhimit për një ekonomi, në një kohë të dhënë është e kufizuar. Këtej lind dukuria e rrallësisë së mallrave dhe shërbimeve. 24. Çka shpall ligji i rrallësisë? Ligji i rrallësisë shpall se mallrat dhe shërbimet janë të rrallë, të pamjaftueshëm, sepse të pamjaftueshëm janë edhe burimet për prodhimin e tyre sipas nevojave të njerëzve për konsum. 25. Çka lidhet me ligjin e rrallësisë? Me ligjin e rrallësisë lidhet domosdoshmëria e zgjedhjes midis mallrave dhe shërbimeve që duhen prodhuar. Pra, zgjedhja është pasojë e rrallësisë. 26. Cili është problemi kryesor ekonomik? Problemi i alokimit të burimeve të kufizuara midis nevojave konkurruese e faktikisht të pakufizuara të shoqërisë, përbën problemin ekonomik kryesor të çdo shoqërie. 27. Cilat janë pyetjet kryesore të problemeve ekonomike? Tri pyetjet kryesore ekonomike janë: çfarë të prodhohet, si të prodhohet dhe për kë të prodhohet. 28. Çka studion mikroekonomia? Mikroekonomia merret me studimin e sjelljes së agjentëve ekonomikë: konsumatorëve, firmave të biznesit si dhe të agjensive qeveritare në masën që veprimtaria e tyre lidhet me alokimin e burimeve dhe funksionimin e sektorëve të veçantë të ekonomisë. Në qendër të studimit të Mikroekonomisë pra janë tregjet e mallrave apo shërbimeve të veçanta dhe kushtet e ekuilibrit të tyre. 29. Si ilustrohet problemi ekonomik themelor? Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 4
  • 5. 5 | P a g e Problemi ekonomik themelor i një shoqërie mund të ilustrohet me anë të kufirit të mundësive të prodhimit. 30. Çka paraqet kufiri i mundësive të prodhimit? Kufiri i mundësive të prodhimit shpreh kombinime të ndryshme të mallrave dhe shërbimeve që mund të prodhojë një vend gjatë një periudhe të dhënë kohe, duke përdorur të gjitha burimet në dispozicion dhe me teknikat më efiçente të prodhimit. 31. Çka quhet rritje ekonomike? Zgjerimi i qëndrueshëm i mundësive të prodhimit quhet rritje ekonomike. Rritja ekonomike kushtëzohet nga rritja e burimeve, d.m.th. e tokës, e kapitalit dhe e punës, ose nga përmirësimi cilësor i tyre. 32. Çka kuptojmë me produktivitet? Me produktivitet kuptojmë sasinë e produktit të prodhuar për njësi të inputeve të pëdorura. 33. Çka kuptojmë me efiçencë ekonomike? Me efiçencë ekonomike do të kuptojmë atë gjendje të ekonomisë, në të cilën askush nuk mund të rritë mirëqënien e tij pa cënuar mirëqënien e dikujt tjetër. 34. Çka paraqet efiçenca prodhuese? Efiçenca prodhuese nënkupton prodhimin e një sasie të dhënë produkti me minimumin e burimeve. 35. Çka paraqet efiçenca alokative? Efiçenca alokative nënkupton që burimet të jenë alokuar në prodhimin e atyre mallrave dhe shërbimeve që kërkon shoqëria. 36. Çka paraqet efiçenca në shpërndarje? Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 5
  • 6. 6 | P a g e Efiçenca në shpërndarje nënkupton një shpërndarje të produktit të prodhuar, në të cilën konsumatorët, duke i marrë të dhëna të ardhurat dhe çmimet e tregut, nuk do të dëshironin t’i shpenzonin këto të ardhura në ndonjë mënyrë tjetër. 37. Paraqite një shembull të kufirit të mundësive të prodhimit? Supozojmë se një vend prodhon vetëm dy mallra, ushqime dhe stofra. Në boshtin horizontal është vendosur sasia e stofrave të prodhuara, ndërsa në boshtin vertikal sasia e ushqimeve. Nëse të gjitha burimet e ekonomisë do të përdoreshin për prodhimin e ushqimeve, sasia e ushqimeve të prodhuara në vit do të ishte 15 mijë tonë, ndërsa sasia e stofrave të prodhuara do të ishte zero. Mundësitë Stofra (milionë ml) Ushqime (mijë tone) A 0 15 B 1 14.7 C 2 14 D 3 12 E 4 9 F 5 0 Nëse vendosim të prodhojmë 1 milionë ml stofra, kjo arrihet vetëm duke tranferuar një pjesë të burimeve nga prodhimi i ushqimeve në prodhimin e stofrave. Në këtë rast, sipas tabelës, prodhimi i ushqimit do të ulej nga 15 mijë tonë në 14.7 mijë tonë. Vija AF, që bashkon pikat ABCDEF dhe të gjitha pikat e ndërmjetme quhet kurba e kufirit të mundësive të prodhimit. Cdo pikë që ndodhet brenda vijës së kufirit të mundësive të prodhimit, siç është rasti i pikes M, tregon se burimet nuk përdoren plotësisht dhe quhen pika të padëshirueshme. Cdo pikë jashtë kufirit të mundësive të prodhimit, siç është rasti i pikes N, tregon kombinime të paarritshme me sasinë e dhënë të burimeve. Pikat në vijën e mundësive të prodhimit, siç janë pikat ABC, etj., nënkuptojnë përdorim maksimal të kapaciteteve prodhuese. 38. Pasqyro nivelin e konsumit dhe investimeve! Në periudha afatgjata rritja e prodhimit të mallrave krijon mundësi për rritjen e konsumit, nëpërmjet zhvendosjes djathtas të kufirit të mundësive të prodhimit. Në figurën A paraqitet niveli i konsumit dhe investimeve neto të tre vendeve, për të cilat supozohet se kanë të njëjtin kufi të mundësive të prodhimit. Vendi 1 prodhon në pikën A1, pra ai nuk kryen asnjë investim. Vendi 2 heq dorë nga një sasi konsumi për të siguruar një nivel investimesh dhe prodhon në pikën A2. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 6
  • 7. 7 | P a g e Vendi 3 prodhon në pikën A3, që paraqet një nivel më të vogël konsumi për një nivel më të lartë investimesh. Në figurën B paraqitet niveli i konsumit dhe investimeve neto të tre vendeve pas një periudhe disa vjeçare. Rritja e kapitalit për vendin 2 dhe 3 u ka lejuar atyre që të zgjerojnë mundësitë e prodhimit, duke rritur nivelin e konsumit dhe të investimeve. Vendi 1 ka mbetur në të njëjtën kurbë të mundësive të prodhimit dhe nivel konsumi. 39. Si është tregu në vendet e mbyllura ekonomikisht? Në vendet e mbyllura ekonomikisht niveli i konsumit është i përcaktuar tërësisht nga niveli i prodhimit, nuk mund të konsumohet më shumë se që prodhohet. 40. Si është tregu në vendet e hapura ekonomikisht? Në vendet e hapura ekonomikisht tregu është i hapur, konsumatorët e atij vendi mund të konsumojnë edhe mallra apo shërbime të prodhuara nga vendet tjera. 41. Si përfiton një vend? Një vend përfiton duke importuar mallra apo shërbime që prodhohen me kosto të lartë brenda vendit në shkëmbim të mallrave apo shërbimeve që prodhohen me kosto të ulët brenda vendit. 42. Çka kuptojmë me specializim? Me specializim do të kuptojmë përqendrimin në prodhim vetëm të një produkti apo të disa produkteve. 43. Çka paraqet kostoja oportune? Rrallësia e burimeve dhe domosdoshmëria e zgjedhjes paraqet koston oportune. Në rast të burimeve të kufizuara njerëzit janë të detyruar të zgjedhin midis alternativave të ndryshme; pra zgjedhja gjithnjë është e shoqëruar me kosto oportune. Si shembulli i ushqimeve e stofrave. Nëse jemi në kufirin e mundësive të prodhimit, nuk mund të rritet prodhimi i njërit mall, pa pakësuar prodhimin e mallit tjetër. Pikërisht sasia për të cilën hiqet dorë paraqet koston oportune të prodhimit. 44. Çka shërben për matjen e kostove oportune? Për matjen e kostove oportune shërben kurba e kufirit të mundësive të prodhimit Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 7
  • 8. 8 | P a g e Raporti OA/OB tregon se nga sa njësi ushqimesh duhet hequr dorë për të prodhuar një njësi shtesë stofra. Pra, raporti OA/OB, dmth. pjerrësia e drejtëzës AB, që shërben si kufi i mundësive të prodhimit, mat koston oportune të prodhimit të një njësie shtesë stofrash. Është e kuptueshme që raporti i anasjelltë OB/OA, do të maste koston oportune të prodhimit të një njësie shtesë ushqimesh. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 8
  • 9. Pytje dhe Pergjigje Mikroekonomia 45. Çka paraqet norma marxhinale e transformimit (MRT)? Në kushtet kur ekonomia prodhon në kufurin e mundësive të saj të prodhimit, psh. të stofrave, do të kërkonte që një pjesë e burimeve të kalonte nga prodhimi i ushqimeve në prodhimin e stofrave. Në këto kushte, vija KMP shërben edhe për të shprehur normën marxhinale të transformimit (MRT). 46. Çka mat pjerrësia e vijës KMP? Pjerrësia e vijës KMP mat koston oportune dhe normën marxhinale të transformimit. 47. Çka paraqet ligji i kostove oportune rritëse? Sipas ligjit të kostove oportune rritëse, për të prodhuar më shumë njësi nga një mall i caktuar në një periudhë të dhënë kohe, shoqëria duhet të heq dorë nga një sasi gjithnjë e më e madhe mallrash të tjerë. 48. Çka paraqet rrallësia? Rrallësia shprehet në faktin se pikat jashtë KMP nuk mund të arrihen. 49. Çka shpreh zgjedhja? Zgjedhja shprehet në kombinimet e ndryshme në vijën e KMP. 50. Kush përcakton çfarë të prodhohet, si të prodhohet dhe për kë të prodhohet? Qeveria, shteti përcakton se çfarë të prodhohet, si të prodhohet dhe për kë të prodhohet. 51. Çka paraqet mekanizmi i tregut? Mekanizimi i tregut paraqet një metodë të alokimit të burimeve, pra të përcaktimit të llojit dhe sasisë së mallrave dhe shërbimeve të prodhuara, mënyrës së prodhimit dhe shpërndarjes së tyre, duke u bazuar në zgjedhjet individuale të koordinuara përmes tregut. 52. Çka paraqet tregu? Tregu paraqet një marrëveshje bashkëveprimi midis blerësve dhe shitësve të një malli për përcaktimin e çmimit dhe sasisë së tregtuar të tij. Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 9
  • 10. 10 | P a g e 53. Çka janë çmimet? Cmimet janë bartëse informacioni për agjentët ekonomikë, përçuese të sinjaleve të tregut te individët, firma apo qeveria. 54. Çka paraqet ekonomia e tregut? Ekonomia e tregut nënkupton pavarësine e agjentëve ekonomikë, aftësinë e tyre për të vendosur në mënyrë të pavarur mbi veprimtarinë e tyre ekonomike. 55. Çka është ekonomia e tregut të lirë? Ekonomitë e vendeve që hapen ndaj njëra tjetrës lidhur me shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve paraqesin ekonominë e tregut të lirë. 56. Çka e bën mallin në treg konkurrent? Minimizimi i kostove për prodhimin e atij malli duke përdorur metoda më efiçiente për prodhimin e tij e bën konkurrent mallin në treg. 57. Pse janë të rëndësishme informatat e shitësve dhe të blerësve? Kujt i interesojnë ato? Informatat e shitësve dhe blerësve janë të rëndësishme për të perfeksionuar parashikimet në lidhje me çmimet dhe sasitë e produkteve dhe shërbimeve në treg, për të cilat tregu shkon në ekuilibër. Këto informata i interesojnë subjekteve ekonomike si individëve, firmave, qeverisë – pra agjentëve ekonomikë. 58. Cka paraqet sipërmarrja e lirë? Sipërmarrja e lirë nënkupton pronën private mbi faktorët e prodhimit. 59. Si dhe ku zgjidhet qështja se çfarë të prodhohet? Qështja “çfarë’ të prodhohet zgjidhet në tregun e produkteve, nëpërmjet votimit të përditshëm të konsumatorëve. Kjo varet nga zgjedhjet e konsumtoarëve dhe vendimet e prodhuesve. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 10
  • 11. Pytje dhe Pergjigje Mikroekonomia 60. Si zgjidhet qështja se si të prodhohet? Qështja ‘si’ të prodhohet zgjidhet nga konkurrenca midis prodhuesve. 61. Si zgjidhet qështja se për kë të prodhohet? Qështja ‘për ‘ kë të prodhohet zgjidhet në tregjet e faktorëve. 62. Cilat janë synimet kryesore për ndërhyrjen e qeverisë në jetën ekonomike? Qeveria ndërhyn në jetën ekonomike duke ndjekur kryesisht tri synime: rritjen e efiçencës, sigurimin e drejtësisë në shpërndarje dhe stabilizimin e ekonomisë. 63. Cka është ekonomia e përzierë? Ekonomia e përzierë është një ekonomi tregu, e bazuar në mekanizmin e tregut dhe në pronën private mbi faktorët e prodhimit. 64. Cilat janë metodat kryesore për studimin e dukurive ekonomike? Metodat kryesore për studimin e dukurive ekonomike janë: deduksioni dhe induksioni. 65. Çka është deduksioni dhe induksioni? Deduksioni dhe verifikimi empirik i përfundimeve të nxjerra konsiderohet si metoda më e rëndësishme që zbatohet nga ekonomistët e sotëm. Induksioni fillon me mbledhjen, përpunimin dhe analizën e të dhënave ekonomike dhe vazhdon me zbulimin e lidhjeve dhe nxjerrjen e përfundimeve. 66. Cka janë variablat ekonomike? Variablat ekonomike mund të jenë endogjenë, kur përcaktohen brenda modelit të zgjedhur, ose ekzogjenë kur përcaktohen nga faktorë që ndodhen jashtë modelit. 67. Ballafaqimi i blerësve dhe shitësve në treg, çka përfaqëson? Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 11
  • 12. 12 | P a g e Ballafazimi i blerësve dhe shitësve në treg, përfaqëson një marrëveshje bashkëveprimi midis tyre në lidhje me një mall për përcaktimin e çmimit dhe sasisë së atij malli, dhe njëherit duke iu përgjigjur tri pyetjeve kryesore; 1) për kë të prodhohet, 2) qfarë të prodhohet dhe 3) si të prodhohet. 68. Çka paraqet kërkesa? Kërkesa paraqet sasitë e një produkti, që blerësit janë njëkohësisht të gatshëm dhe në gjendje të blejnë me çmime të ndryshme të mundshme gjatë një periudhe kohe të dhënë, kur gjithë kushtet e tjera mbeten të pandryshuara. 69. Çka paraqet ligji i kërkesës? Ligji i kërkesës shprehet se kur çmimet e produkteve ulen, sasia që blerësit janë të gatshëm dhe në gjendje të blejnë rritet dhe kur çmimet rriten, sasia e kërkuar pakësohet, me kusht që faktorët e tjerë të mbeten të pandryshuar. 70. Paraqite një shembull të kurbës së kërkesës! Shembulli i kërkesës për grurë. Nëse për 500€, sasia e kërkuar është 9 mijë kv në muaj, me uljen e çmimit në 400, 300, 200 & 100€, sasia e kërkuar rritet në 10, 12, 15 dhe 20 mijë kv në muaj. Sasia dhe çmimi janë në përpjestim të zhdrejtë, pra sasia rritet kur çmimi ulet, por faktorët e tjerë mbeten të pandryshuar. Por nëse njëri nga faktorët ndryshon, kurba e kërkesës zhvendoset dhe kurba e re paraqet një lidhje të re midis çmimit e sasisë, si kurbat D’D’ dhe D”D”. 71. Cilët janë faktorët që ndikojnë te kërkesa? Faktorët kryesorë që ndikojnë në kërkesë janë: të ardhurat e konsumatorëve; çmimet e mallrave të lidhur; pritjet e konsumatorëve lidhur me të ardhurat dhe çmimet; numri i konsumatorëve; shijet dhe preferencat e konsumatorëve. 72. Cilat janë të mirat normale? Të mirat normale janë ato të mira për të cilat kërkesa ndryshon në të njëjtin drejtim me ndryshimin e të ardhurave. 73. Cilat janë të mirat inferiore? Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 12
  • 13. 13 | P a g e Të mirat inferiore janë ato të mira për të cilat kërkesa ndryshon në drejtim të kundërt me ndryshimin e të ardhurave. Mallrat me cilësi të ulët janë të mira inferiore. 74. Cilat janë të mirat zëvendësuese? Të mirat zëvendësuese janë ato të mira që përdoren në vend të njëri-tjetrit për të plotësuar një nevojë të kosumatorit, si psh. gruri dhe misri. 75. Cilat janë të mirat plotësuese? Të mirat plotësuese janë ato të mira që përdoren së bashku dhe plotësojnë njëra tjetrën, si psh. automjeti dhe karburanti. 76. Ndryshimi vetëm në një drejtim, çka do të thotë për kërkesën? Ndryshimi në çmimin e një malli ndikon në përpjestim të drejtë te kërkesa për zëvendësuesin e tij. Kur çmimi i një malli rritet, rritet edhe kërkesa për zëvendësues. 77. Ndryshimi në drejtim të kundërt, çka do të thotë për kërkesën? Për mallrat plotësuese, çmimi dhe kërkesa janë të lidhura në mënyrë të zhdrejtë. Kur çmimi i një malli rritet, kërkesa për plotësuesit e tij do të ulet. 78. Çka është shija e konsumatorit? Shija e konsumatorit paraqet gatishmërinë e tij që të blejë apo të paguaj për një produkt (të mirë) pa marrë parasysh çmimin e tij. 79. Çka paraqet oferta? Oferta paraqet sasitë e një produkti që shitësit janë njëkohësisht të gatshëm dhe në gjendje të ofrojnë për shitje me çmime të ndryshme, gjatë një periudhe të caktuar kohe, kur faktorët e tjerë nuk ndryshojnë. 80. Çka shpreh ligji i ofertës? Ligji i ofertës thotë se shitësit do të ofrojnë një sasi më të madhe për shitje kur çmimet rriten, dhe e kundërta. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 13
  • 14. Pytje dhe Pergjigje Mikroekonomia 81. Me zbritjen e çmimeve çfarë bënë oferta? Me zbritjen e qmimeve, oferta ulet – pra sasia e ofruar për shitje ulet. 82. Me rritjen e çmimeve, çfarë ndodh me ofertën? Me rritjen e qmimeve, oferta rritet – pra sasia e ofruar për shitje rritet. 83. Nëse e vendosim kurben e prodhimit në anën e majtë, çfarë kemi? Nëse kurba e prodhimit vendoset në anën e majtë, kemi zvogëlim të prodhimit. 84. Nëse kurba është në anën e djathtë, çfarë kemi? Nëse kurba e prodhimit vendoset në anën e djathtë, kemi rritje të prodhimit – rritje ekonomike. 85. Cilët janë faktorët që ndikojnë te oferta? Faktorët që ndikojnë te oferta janë: çmimet e faktorëve të prodhimit; teknologjia e përdorur; çmimet e mallrave; pritjet e ofruesve dhe numri i ofruesve. 86. Çka paraqet pika e ekuilibrit në treg? Vizato figurën! Pika e ekuilibrit në treg paraqet gjendjen ku si blerësit ashtu edhe shitësit nuk kanë arsye të ndryshojnë sjelljen e tyre. Sasia e ofruar është e barabartë me sasinë e kërkuar – tregu është në ekuilibër. 87. Çka paraqet çmimi i ekuilibrit? Cmimi i ekuilibrit paraqet çmimin, për të cilin sasia e kërkuar dhe ajo e ofruar janë të barabarta. 88. Çka është disekuilibri? Gjendja e tregut, në të cilën blerësit dhe shitësit nuk kanë arsye të ndryshojnë sjelljen e tyre, pra ekuilibri i tregut, nuk arrihet menjëherë. Në treg mund të ekzistojnë teprica ose mungesa që ushtrojnë presion për uljen ose ngritjen e çmimit. Për sa kohë që vazhdon ky presion, kemi një gjendje disekuilibri. Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 14
  • 15. 15 | P a g e 89. Kur ekziston disekuilibri? Disekuibri ekziston kur sasia e kërkuar s’është e barabartë me sasinë e ofruar. 90. Çka është shitja në ankand? Shitja në ankand paraqet rastin kur kërkuesit dhe ofruesit ftohen të bëjnë të njohur sasinë që duan të blejnë apo të shesin me një çmim; çmimi shkon duke u rritur (zbritur) derisa të barazohet kërkesa totale me ofertën totale – pra ekuilibri në treg. 91. Cilët janë faktorët që ndikojnë në zgjatjen e disekuilibrit? Këta faktorë janë: imponimi nga qeveria për çmimin dhe sasinë, mosrealizimi i planeve të prodhimit dhe gjendja e një ekuilibri të paqëndrueshëm. 92. Çfarë efekti ka taksa mbi çmimin dhe sasinë e produktit? Vizato figurën! Nga figura shohim se çdo ndarje në boshtin vertikal tregon 100€, ndërsa çdo ndarje në boshtin horizontal tregon 5 mijë kv grurë. Kurba e kërkesës nuk ka arsye të ndryshojë. Konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë 300€ për 12 mijë kv grurë. Kurba e ofertës zhvendoset lart-majtas. 93. Kush e paguan taksën? Taksa paguhet nga prodhuesi dhe konsumatori. Nëse oferta është më elastike se kërkesa, pjesa e taksës që paguan konsumatori është më e madhe, dhe e kundërta. 94. Çka është çmimi tavan i benzinës, i banesave? Cmimi tavan i benzinës/banesave paraqet çmimin maksimal të lejueshëm për të cilin vendos qeveria. Marrin shembullin e benzinës. Në kushte ekuilibri, çmimi i benzinës do të arrinte 2€/litër. Themi se qeveria vendos një çmim tavan prej 1€/l. Për këtë çmim (që paraqitet nga drejtëza FJK) kërkesa nuk përputhet me ofertën. Konsumatorët kërkojnë më shumë benzinë, por nuk ka sasi të majftueshme. Në këto kushte, zgjidhja e vetme janë triskat. Kurba e kërkesës zhvendoset nga D në D’. Marrim shembullin e qerasë së banesave. Supozojmë se çmimi i ekuilibrit (qerasë mujore) është 700€/banesë, ndërsa sasia e ekuilibrit 40 mijë banesa. Nëse vendoset që qeraja të jetë 400€, atëherë kërkesa do të jetë 55 mijë. Me rritjen e qerasë zhvendoset sistemi lart përgjatë kurbës S, që do të nxiste ndërtimin e banesave të reja. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 15
  • 16. 16 | P a g e 95. Çka është shitja e benzinës me triska? Shitja e benzinës me triska paraqet kufizimin e kërkesës për konsumatorët, pra konsumatorët mund të blejnë benzinë vetëm aq sa e kanë të përcaktuar përmes triskave – kjo ndodh në raste kur shteti ka mungesë të benzinës dhe për të arritur racionalizimi i situatës vendoset furnizimi i konsumatorëve përmes triskave. 96. Çka është çmimi dysheme i pagave, produkteve bujqësore? Supozojmë se paga minimale fiksohet me ligj në FJK. Ekuilibri rezulton në pikën J. Me këtë pagë, numri i punëtorëve zvogëlohet nga q* në q’. Supozojmë se qeveria vendos çmime dysheme për produktet bujqësore. Bujqit ofrojnë q” produkte, ndërsa konsumatorët kërkojnë q’. Pra krijohet një tepricë (q”-q’). Cmimi dysheme pakëson sasinë e kërkuar dhe rrit sasinë e ofruar. 97. Çka shpreh elasticiteti? Elasticiteti shpreh shkallën e reagimit të subjekteve ekonomike ndaj ndryshimit të kushteve ekonomike të tregut. 98. Të gjendet për qind-ja e ndryshimit të sasisë. Shkruaje formulën? Për të llogaritur përqindjen e ndryshimit të sasisë së kërkuar, pjestojmë diferencën e sasive të kërkuara (q2 – q1) me mesataren e dy sasive. Dhe kemi: (q2 – q1) Përqinda e ndryshimit të sasisë = ------------- x 100 ( q2 + q1)/2 Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 16
  • 17. Pytje dhe Pergjigje Mikroekonomia 99. Të gjendet për qind-ja e ndryshimit të çmimit. Shkruaje formulën? Për të llogaritur përqindjen e ndryshimit të çmimit të kërkuar, pjestojmë diferencën e çmimeve të kërkuara (p2 – p1) me mesataren e dy sasive. Dhe kemi: (p2 – p1) Përqinda e ndryshimit të çmimit = ------------- x 100 (p2 + p1)/2 100. Elasticiteti i kërkesës në lidhje me çmimin, çka paraqet? Elasticiteti i kërkesës në lidhje me çmimin paraqet kërkesën elastike apo joelastike varësisht nga ndjeshmëria e konsumatorit; kur rritet (zvogëlohet) çmimi, konsumatorët mund të jenë më shumë apo më pak të ndieshëm. Në fig. A shohim se kur çmimi rritet nga 1 në 1,25€, sasia e kërkuar e të mirës ulet nga 100 në 95 njësi; në fig. B për të njejtën rritje të çmimit, sasia e kërkuar e të mirës ulet nga 100 në 70 njësi. Pra, shkalla e reagueshmërisë së konsumatorit është e ndryshme për të njejtin ndryshim të çmimit. 101. Shkruaje formulën për elasticitetin e kërkesës lidhur me çmimin “ed”? (q2 – q1) (p2 – p1) Dq Dp Dq `p ed = ------------- / ---------------- = ----- / ----- = ----- x ----- (q2 + q1)/2 (p2 + p1)/2 `q `p Dp `q 102. Çka quhet koeficient i elasticitetit? Vlera që merret nga zbatimi i formulës së llogaritjes së elasticitetit quhet koeficient i elasticitetIt. Nëse ky koeficient është më i madh se 1, atëherë kërkesa është elastike dhe nëse është më i vogël se 1, kërkesa është joelastike. 103. Vizato dhe shpjego figurën ku kërkesa është plotësisht elastike! Nga figura kuptohet se nëse çmimi rritet qoftë edhe pak mbi nivelin 10€, sasia e kërkuar bie zero. Pra, ka një reagim shumë të madh nga konsumatorët dhe koeficienti i elasticitetit të kërkesës është infinit. Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 17
  • 18. 18 | P a g e 104. Vizato dhe shpjego figurën ku kërkesa është plotësisht joelastike! Nga figura kuptohet se sasia e kërkuar nuk ndryshon me ndryshimin e çmimit. Pra, konsumtaorët nuk reagojnë aspak ndaj ndryshimit të çmimit. Koeficienti i elasticitetit të kërkesës është zero. 105. Cilët janë faktorët që ndikojnë në elasticitetin e çmimit të kërkesës? Fakorët që ndikojnë në elasticitetin e çmimit të kërkesës, prej nga mund të arrihet nëse kërkesa është elastike apo joelastike janë: ekzistenca e të mirave zëvendësuese, pëercaktimi i të mirës, efekti i të ardhurave, faktori kohë, të mirat e domosdoshme dhe të mirat e luksit. 106. Çka parqet kërkesa për ekzistencën e të mirave zëvendësuese? Kërkesa bëhet më elastike kur të mirat kanë zëvendësues të afërt, si psh. kërkesa për transport hekurudhor do të rritet nëse rritet shumë çmimi i transportit automobilistik. Kërkesa bëhet më elastike kur të mirat kanë zëvendësues të afërt. Për të mirat që nuk kanë zëvendësues të afërt, kërkesa është joelastike. 107. Çka paraqet përcaktimi i të mirës? Numri dhe afërsia e zëvendësuesve varet edhe nga fakti se si i përcaktojmë të mirat. Kur përcaktimi është më i përgjithshëm, zëvendësuesit do të jenë më të pakët dhe kërkesa do të jetë më pak elastike. Psh. kërkesa për ushqime do të jetë më pak elastike se kërkesa për mish. 108. Çka paraqet efekti i të ardhurave? Kur produkti ka një çmim që paraqet një peshë të madhe specifike në të ardhurat e konsumatorit, prirja është që kërkesa për të të jetë elastike dhe në të kundërt, kërkesa priret të jetë joelastike kur çmimi i produktit paraqet një peshë të vogël specifike në të ardhurat e konsumatorit. 109. Çka paraqet faktori kohë? Për periudha të shkurta kohe kërkesa është joelastike, ndërsa për periudha të gjata, ajo pritet të jetë elastike. Themi se jemi duke udhëtuar nga një qytet në një qytet tjetër në një ditë të nxehtë vere dhe kemi etje të madhe. Gjatë rrugës ndodhet vetëm një dyqan, që ka vetëm një lloj pije freskuese me çmim të lartë. Në kushtet kur nuk mund ta shtyejmë në kohë realizimin e kërkesës, do të pranojmë të paguajmë për të shuar etjen. Pra, kërkesa në këtë moment është joelastike sepse kemi etje dhe shtyrja e saj në kohë derisa të arrijmë në qytetin tjetër nuk është një zëvendësues i mirë në krahasim me zgjedhjen e bërë në moment. Por nëse kërkesa mund të Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 18
  • 19. 19 | P a g e shtyhej në kohë deri në qytetin tjetër, mundësitë alternative për të shuar etjen do të shtoheshin, pra kërkesa do të ishte më elastike. 110. Çka paraqesin të mirat e domosdoshme dhe të mirat e luksit? Në të mirat e domosdoshme bëjnë pjesë jo vetëm të mirat kryesore për ekzistencë fizike (ushqimi, kujdesi mjekësor, etj.), por edhe të mirat që përfshihen në minimumin e kërkesave për një standard të pranueshëm jetese. Është e kuptueshme që kërkesa për të mirat e domosdoshme është joelastike dhe për të mirat e luksit, elastike. Mirëpo, kjo ndarje është relative dhe nuk duhet përdorur si kriter i vetëm për të gjykuar elasticitetin. Psh. kërkesa për vendet më të mira në një koncert apo në një ndeshje futbolli është joelastike mëgjithëse ndjekja e ndeshjes së futbollit nuk përfshihet në të mirat e domosdoshme. Kërkesa për të mirat e luksit është elastike, por kjo gjendje është relative sepse ka të mira të luksit ku kërkesa është joelastike, psh. kërkesa për vende më të mira në një koncert (vendet e lira janë të kufizuara). Supozojmë se qeveria synon të rrisë të ardhurat nga taksat ndaj duhanit dhe verës. Kërkesa për duhan, përderisa nuk ka zëvendësues të afërt, mund të gjykohet joelastike. Një taksë ndaj duhanit do të pritet të rrisë të ardhurat për qeverinë. Vera ka më shumë zëvendësues të afërt e vendosja e një takse ndaj saj mund të bëjë që shumë konsumatorë ta zëvendësojnë me pije të tjera. Pra, kërkesa për verë është elastike. 111. Vendosja e taksës në vere, çka ndikon në kërkesë? Vendosja e një takse ndaj verës mund të ulë sasinë e kërkuar dhe efekti mbi të ardhurat e qeverisë mund të ishte negativ. 112. Çka paraqet elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat? Elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat (ey), mat reagimin ndaj ndryshimit të të ardhurave dhe shprehet: (q2 – q1) (y2 – y1) ey = ------------ / ------------- (q2 + q1)/2 (y2 + y1)/2 113. Çka tregon shenja pozitiv dhe negativ? Vizato figurën! Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 19
  • 20. 20 | P a g e Shenja pozitiv tregon se të ardhurat dhe kërkesa janë lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë midis tyre, pra pordukti është një e mirë normale. Shenja negativ tregon se të ardhurat dhe kërkesa janë lidhur në mënyrë të zhdrejtë, pra pordukti është një e mirë inferiore. 114. Çka paraqet elasticiteti i tërthortë i kërkesës? Elasticiteti i tërthortë, mat reagimin e kërkesës së konsumatorit për të mirën A kur kemi një ndryshim në çmimin e të mirës B, që është e lidhur me të dhe paraqitet: (q2 – q1)A (p2 – p1)B eA,B = -------------- / -------------- (q2 + q1)A/2 (p2 + p1)B/2 Një koeficint pozitiv i elasticitetit të tërthortë tregon se të mirat janë zëvendësuese të njëra- tjetrës, kurse një koeficient negativ tregon se të mirat janë plotësuese. Kur koeficienti i elasticitetit të tërthortë është më i madh se 1, të mirat janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ndryshimi i çmimit të njërës prej tyre do të ndikojë shumë në kërkesën për të mirën tjetër. Kur koeficienti është më i vogël se 1, të mirat nuk janë shumë të lidhura midis tyre dhe ndryshimi i çmimit të njërës prej tyre do të ketë një ndikim të vogël në kërkesën për të mirën tjetër. Kur koeficienti është zero, të mirat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. 115. Çka paraqet elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin? Elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin tregon reagimin e shitësve ndaj një ndryshimi në çmim. Nëse reagimi i shitësve është i madh, themi se oferta është elastike; nëse reagimi i shitësve është i vogël, themi se oferta është joelastike. Formula është: (q2 – q1) (p2 – p1) es = -------------- / ------------ (q2 + q1)/2 (p2 + p1)/2 Kur koeficienti është më i madh se 1, oferta është elastike; kur është më i vogël se 1, oferta është joelastike dhe kur është i barabartë me 1, oferta është unitare. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 20
  • 21. 21 | P a g e 116. Cilët janë faktorët që ndikojnë në reagimin e shitësve? Faktorët që ndikojnë në reagimin e shitësve janë: kostoja dhe mundësia e produktit për t’u depozituar, fleksibiliteti i procesit të prodhimit, kostoja e prodhimit të njësive shtesë dhe faktori kohë. 117. Shenja + ose - e koeficientit të elasticitetit, çka tregon? Çfarë lidhje kanë? Shenja plus (+) tregon mallra zëvendësues ose përdoret për prodhime normale; Shenja minus (-) tregon mallra plotësues ose përdoret për prodhime inferiore; Kur eAB > 1, atëherë të mirat janë shumë të lidhura me njëra tjetrën; ndryshimi i çmimit të njërës ndikon shumë në kërkesën për të mirën tjetër; Kur eAB < 1 atëherë të mirat nuk janë shumë të lidhura me njëra tjetrën; ndryshimi i çmimit të njërës do të ketë ndikim të vogël në kërkesën për të mirën tjetër; Kur eAB = 0 atëherë mirat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. 118. Çka na ndihmon teoria e zgjedhjes konsumatore? Teoria e zgjedhjes konsumatore na ndihmon për të kuptuar sjelljen e konsumatorit, për të shpjeguar pse njerëzit bëjnë këtë apo atë zgjedhje. 119. Nga çka varet kufizimi monetar individual? Kufizimi monetar individual varet nga e ardhura korrente e konsumatorit, kursimet e mëparshme, mundësia për të marrë hua, etj. 120. Pse konsumatorët blejnë të mira dhe shërbime dhe çka përfaqësojnë ato? Konsumatorët blejnë të mira dhe shërbime për të plotësuar nevojat e tyre. Përfitimet e marra nga ato blerje përfaqësojnë kënaqësi. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 21
  • 22. Pytje dhe Pergjigje Mikroekonomia 121. Nga çka ndikohet dhe varet zgjedhja konsumatore? Zgjedhja konsumatore ndikohet nga dobia dhe varet nga kënaqësia që individët presin të sigurojnë nga produkti që blejnë. 122. Nga çka përcaktohet zgjedhja konsumatore? Zgjedhja konsumatore përcaktohet nga dobia marxhinale e jo nga dobia totale. 123. Çka paraqet ligji i dobisë marxhinale rënëse? Ligji i dobisë marxhinale rënëse thotë se kur rritet sasia e konsumit të një të mire, eventualisht, në kushtet kur faktorët e tjerë nuk ndryshojnë, dobia marxhinale e njësisë së fundit të konsumuar vjen vazhdimisht duke rënë. 124. Si gjendet dobia marxhinale për 1€ të shpenzuar? Supozojmë se kemi dy produkte A dhe B. Për të gjetur dobinë marxhinale të secilit produkt, do të përdorim: Dobia marxhinale e produktit A Dobia marxhinale për 1€ të shpenzuar = ------------------------------- Çmimi i produkit A 125. Cili është ekuacioni që paraqet se dy produkte blihen në të njejtën sasi? Dobia marxhinale e A Dobia marxhinale e B ----------------------- = ------------------------- Cmimi i A Cmimi i B 126. Cili ekuacion shpreh rritjen e kënaqësisë me ndryshimin e sasisë së produkteve? Dobia marxhinale e A Cmimi i A Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 22
  • 23. 23 | P a g e ------------------------- = --------------- Dobia marxhinale e B Cmimi i B 127. Paraqite një shembull të dobisë totale dhe dobisë marxhinale! Marrim një ditë të nxehtë vere dhe një konsumator që pasi ka lëvizur shumë është i etur dhe fillon të pijë limonadë. Gota e parë e limonadës i shijon shumë, e dyta i shijon por jo sa e para, e kështu me rradhë, masa e kënaqësisë ulet nga gota në gotë. Konsumatori dëshiron që gota e pestë të jetë e fundit. Cdo gotë shtesë do t’i sillte vetëm kënaqësi negative. Nga tabela shihet se konsumatori merr 6 njësi dobie nga gota e parë e limonadës. Nëse blen 2 gota, dobia totale (TU) e tij do të bëhet 11. Cdo gotë shtesë shton dobinë totale ose kënaqësinë totale. Kolona e dobisë marxhinale tregon se çdo gotë shtesë e konsumuar e shton gjithnjë e më pak dobinë totale të tij. Numri i gotave të limonadës Dobia totale (TU) Dobia marxhinale (MU) 0 0 1 6 6 2 11 5 3 15 4 4 18 3 5 20 2 Pasi që konsumatori duhet të paguajë për limonadën, ai duhet të sakrifikojë blerje të tjera që mund të bënte në vend të saj. Kjo gatishmëri për të paguar, paraqet koston oportune të asaj gote, dmth. kënaqësinë që ai do të merrte nëse do të shpenzonte këto të holla në mënyra tjera. 128. Çka quhet tepricë e konsumatorit? Tejkalimi i përfitimit total (shumës së dobive marxhinale) ndaj kostove totale (sasi e blerë x çmim) quhet tepricë e konsumatorit. 129. Vizato dhe shpjego figurën e tepricës së konsumatorit! Në figurë paraqitet kurba e kërkesës (dhe e dobisë marxhinale) për një produkt. Me çmimin 10€ për njësi, do të kërkohen 100 njësi. Në njësinë e 100-të çmimi është i barabartë me dobinë marxhinale. Nëse çmimi ulet në 8€ për njësi, blerësit do të shpenzojnë 1200€ për të blerë 150 Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 23
  • 24. 24 | P a g e njësi. Në fakt, ata marrin një përfitim prej 1650€ dhe për pasojë rezulton një tepricë konsumatori prej 450€. Gjithë sipërfaqja poshtë kurbës së kërkesës paraqet dobinë totale, ndërsa sipërfaqja poshtë kurbës së kërkesës por mbi vijën e çmimit, paraqet tepricën e konsumatorit. 130. Çka quhet e ardhur totale? Sasia e produkteve që konsumatori mund të blejë me të ardhurat e tij monetare, ose dobia totale e siguruar nga blerjet e produkteve me këto të ardhura quhet e ardhur totale. 131. Çka quhet efekt i të ardhurave? Rritja e sasië së produktit të blerë, e shkaktuar nga një rritje e të ardhurave reale quhet efekt i të ardhurave, i cili mund të jetë pozitiv ose negativ, në varësi të faktit nëse të mirat janë normale apo inferiore. Për të mirat normale, efekti i të ardhurave është negativ, ndërsa efekti i të ardhurave për një të mirë inferiore është pozitiv. 132. Çka quhet efekt i zëvendësimit? Ndryshimi në sasinë e blerë të produktit, i shkaktuar nga një ndryshim i çmimit relativ, duke mbajtur konstante të ardhurat reale quhet efekt i zëvendësimit, i cili ka gjithmonë shenjë negative, pra shenjë të kundërt me shenjën e ndryshimit të çmimit. 133. Vizato dhe shpjego kurbën e indiferencës! Themi se kemi produktet x dhe y që i japin konsumatorit të njejtën kënaqësi. Pra, konsumatori është njësoj i kënaqur me 1 njësi x dhe 6 njësi y. Kombinimet e tilla në tabelë quhen zonë indiference, ndërsa paraqitja grafike quhet kurbë indiference. Duke supozuar se konsumatori preferon të ketë më shumë nga dy produktet, konkludojmë se pjerrësia e kurbës së indiferencës është gjithmonë negative. Preferencat e konsumatorit paraqesin ligjin e dobisë marxhinale rënëse. Kështu, duke kaluar nga kombinimi A në kombinimin B, konsumatori është i gatshëm të sakrifikojë 3 njësi y për të marrë njësi x më shumë. 134. Me çka matet vlera relative? Për të matur vlerën relative përdoret koncepti i normës marxhinale të zëvendësimit (MRS), që mat sasinë e një produkti (produkti y) që blerësi është i gatshëm të sakrifikojë (y), për të marrë një njësi shtesë te një produkt tjetër, x (x) duke mbajtuur konstante dobinë totale. Pra: Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 24
  • 25. 25 | P a g e deltay MRS = ------- deltax 3 Në kalimin nga A në B, MRS = ----- = 3, etj. 1 135. Çka quhet hartë indiference? Një bashkësi kurbash indiference, të paraqitura në të njejtën figurë, quhet hartë indiference. Secila prej kurbave në këtë hartë paraqet një nivel të ndryshëm kënaqësie. 136. Vizato dhe shpjego drejtëzën e buxhetit! Supozojmë se të ardhurat e konsumatorit janë 60€ që i shpenzon për të blerë dy produkte x dhe y. Konsumatori mund të zgjedhë të blejë vetëm nga produkti x apo vetëm nga produkti y apo edhe kombinim të këtyre dy produkteve. Nëse i paraqesim këto të dhëna në grafik, të gjitha kombinimet e mundshme ndodhen mbi drejtëz, e cila quhet drejtëza e buxhetit. Drejtëza e buxhetit mund të zhvendoset në pozicone të ndryshme nën ndikimin e ndryshimit të faktorëve. Nëse të ardhurat e konsumatorit rriten, drejtëza zhvendoset lart-djathtas (N1M1). 137. Çka është firma? Firma është një njësi bazë që organizon dhe koordinon faktorët e prodhimit, punën, tokën, kapitalin dhe aftësitë sipërmarrëse në procesin e prodhimit, dhe të gjitha këto i kombinon për të prodhuar mallra ose shërbime të ndryshme. 138. Cilat janë problemet kryesore të firmave? Problemet kryesore të firmave janë: çfarë malli apo shërbimi të prodhojë, në çfarë sasie, çfarë teknologjie prodhimi të përdorin, çfarë strukture organizimi dhe drejtimi të zgjedhin, etj. 139. Çka quhen të ardhura totale? Të ardhura totale quhen të gjitha të ardhurat që firma siguron nga shitja e mallrave dhe shërbimeve që ajo prodhon. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 25
  • 26. 26 | P a g e 140. Çka quhet kosto totale? Shpenzimet totale që bëhen nga firma për të prodhuar dhe shitur mallra dhe shërbime quhen kosto totale. 141. Çka e përbën fitimin e firmës? Diferenca midis të ardhurave totale të firmës dhe kostos totale përbën fitimin e firmës, i cili mund të jetë pozitiv (kur të ardhurat tejkalojnë koston) dhe negativ (kur kosto tejkalon të ardhurat). 142. Cilat janë synimet e firmës? Synimet e firmës janë: maksimizimi i fitimit, rritja e pjesëmarrjes në treg, krijimi i imazhit të mirë, etj. 143. Çka do të thotë koordinimi i firmës? Supozojmë se një individi ju ka prishur vetura. Për ta riparuar, ai ose duhet ta çojë makinën në një firmë ku riparojnë vetura ose duhet koordinuar të gjitha veprimet vetë individi. Koordinimi i firmës konsiston në faktin se ai duhet ta çojë veturën në firmën ku bëhet riparimi. Pasi të riparohet vetura, pronari ia paguan të gjitha shërbimet firmës. 144. Çka do të thotë koordinimi i tregut? Koordinimi i tregut konsiston në faktin se për ta rregulluar makinën, pronari i saj duhet fillimisht ta pajtojë një mekanik, i cili duhet t’i tregojë pronarit të veturës se çfarë shërbime i duhen veturës. Pastaj, pronari i blen pjesët e nevojshme dhe gjen një mekanik tjetër për t’i ndërruar ato. 145. Cilat janë arsyet kryesore që firmat janë më efiçente se sa tregjet? Tri arsyet kryesore se firmat janë më efiçente se sa tregjet si koordinatore të aktivitetit ekonomik janë: ulja e kostove të transakcioneve, ekonomizimet e shkallës dhe ekonomizimet e skuadrave të prodhimit. 146. Çka janë kostot e transakcioneve? Kostot e transakcioneve janë ato kosto që lidhen me gjetjen e firmave apo individëve, të gatshëm që të ofrojnë mallin apo shërbimin për të cilin ju jeni të interesuar, me arritjen e marrëveshjes përkatëse. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 26
  • 27. 27 | P a g e 147. Çka janë ekonomizimet e shkallës? Ekonomizimet e shkallës ekzistojnë kur kosto e prodhimit të një njësie të produktit ulet, nëse sasia e prodhimit rritet. 148. Çka janë skuadrat e prodhimit? Skuadra e prodhimit është një organizim i tillë i prodhimit, në të cilin një grup individësh specializohen në detyra të caktuara për prodhimin e një produkti apo shërbimi. 149. Çfarë lloje e firmave ekzistojnë? Firmat mund të ndahen në bazë të produktit që prodhojnë dhe në bazë të kriterit ligjor të organizimit të tyre. Në bazë të këtij kriteri ekzistojnë tri lloje firmash: firmat individuale, firmat me ortakë dhe korporatat (shoqëritë aksionare). 150. Çka janë firmat individuale? Firmë individuale është ajo pronë e një pronari të vetëm dhe drejtohet vetëm prej tij. Kjo është forma më e thjeshtë e firmave. Pronari i firmës është përgjegjës për mbarëvajtjen e firmës dhe për detyrimet që ka ndaj të tjerëve. Si firmë individuale njihen: restorantet, dyqanet e shitjes, etj. 151. Cilat janë avantazhet e firmës individuale? Avantazhet e firmës individuale janë: struktuara drejtues e saj është e thjeshtë, pronari i firmës i merr vetë të gjitha vendimet lidhur me firmën, pronari i firmës e merr vetë fitimin e firmës, kjo firmë ka pak kërkesa ligjore, lehtësia për t’u futur dhe për të dalë nga biznesi është më e madhe, etj. 152. Cilat janë disavantazhet e firmës individuale? Disavantazhet e firmës individuale janë: përgjegjësia e pakufizuar financiare, investimet janë të kufizuara, etj. 153. Çka janë firmat me ortakë? Firmat me ortakë janë ato firma që krijohen me dy ose më shumë pronarë. Secili prej tyre bie dakord të kontribuojë me një pjesë të punës dhe kapitalit të tij në firmë, të marrë një pjesë të fitimit të saj dhe të ketë përgjegjësinë e vet në humbjet apo detyrimet e firmës, madje një ortak mund të mbaj përgjegjësi edhe për gabimet që mund të bëjnë ortakët e tjerë. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 27
  • 28. 28 | P a g e 154. Cilat janë avantazhet e firmave me ortakë? Avantazhet e firmave me ortakë janë: posedon më shumë kapital, ka një pozitë më të mirë kreditore, ka aftësi drejtuese dhe organizuese më të lartë, etj. 155. Cilat janë disavantazhet e firmave me ortakë? Disavantazhet e firmave me ortakë janë: ka përgjegjësi të pakufizuar financiare, duhet të kërkohet pëlqimi i të gjithë ortakëve për një vendim, përmbajnë veprime ligjore të ndërlikuara, kanë një jetë të kufizuar në biznes, etj. 156. Çka janë korporatat? Korporatat janë një formë e njohur e organizimit të biznesit, kapitali i së cilës formohet nëpërmjet shitjes së aksioneve, prandaj ato shpesh quhen shoqëri aksionare. 157. Çka është aksioni? Aksioni është një titull pronësie ndaj një pjese të pasurisë së shoqërisë, një letër me vlerë që vërteton se një individ ka investuar në shoqëri vlerën nominale të aksionit dhe se ka të drejtën të marrë pjesë në fitimin e shoqërisë, në përputhje me këtë vlerë nominale. 158. Në çfarë forme marrin fitimin aksionistët? Aksionistët marrin një pjesë të fitimit të shoqërise aksionare në formën e dividentit. 159. Çka ndodh në shoqëritë aksionare pa dhe me ofertë publike? Në shoqëritë aksionare pa ofertë publike aksionet mbahen privatisht dhe mund të shiten e të blihen vetëm me marrëveshje të të gjithë aksionistëve. Në shoqëritë aksionare me ofertë publike, aksionet blihen dhe shiten në tregun e letrave me vlerë, në bursë. 160. Cili është organi më i lartë i një shoqërie aksionare? Organi më i lartë i një shoqërie aksionare është mbledhja e përgjithshme e aksionistëve, e cila vendos për qështjet kryesore të aktivitetit të saj. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 28
  • 29. Pytje dhe Pergjigje Mikroekonomia 161. Ku zgjedhet bordi i drejtorëve dhe presidenti? Bordi i drejtorëve zgjedhet në mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve, ndërsa presidenti zgjedhet nga bordi i drejtorëve. 162. Sa herë taksohen të ardhurat e një mbajtësi të aksioneve? Të ardhurat e një mbajtësi të aksioneve taksohen dy herë. Së pari taksohen duke qenë si pjesë e fitimit total të shoqërisë dhe së dyti, si pjesë e të ardhurave personale të aksionerit. Kjo është edhe një disavantazh për shoqërite aksionare. 163. Cilat janë avantazhet e shoqërisë aksionare? Avantazhet e shoqërisë aksionare janë: nëse fitimi nuk shpërndahet në formë dividenti, por riinvestohet në biznes atëherë taksa paguhet një herë, vazhdimësia e biznesit, etj. 164. Si e shtojnë kapitalin e vet firmat individuale dhe firmat me ortakë? Firmat individuale dhe firmat me ortakë e shtojnë kapitalin e tyre duke marrë hua nga miqtë ose nga banka. 165. Si e shton kapitalin e vet korporata? Korporata mund të shtojë kapitalin nga burimet financiare të jashtme dhe burimet financiare të brendshme. 166. Cilat janë rrugët që korporata përdor për të siguruar burime financiare të jashtme? Rrugët kryesore që korporata përdor për të siguruar burime financiare të jashtme janë: shitja e obligacioneve, emetimi i aksioneve dhe marrja e kredive bankare. 167. Çka është shitja e obligacioneve? Obligacioni është një letër me vlerë që i sjell mbajtësit të tij të ardhura të përvitshme, në bazë të përqindjeve fikse të caktuara më parë. Një obligacion përbën një detyrim afatgjatë, 10-15 vjeçar. Korporata është e obliguar të paguajë vlerën e obligacionit në kohën e caktuar, pamvarësisht se a Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 29
  • 30. 30 | P a g e është në fitim apo jo. Korporata kryen dy lloj pagesash ndaj mbajtësit të obligacionit: a) pagesën e interesit dhe pagesën e vlerës nominale të obligacionit. 168. Çka është emetimi i aksioneve? Ekzistojnë tre lloje kryesore aksionesh: aksione të zakonshme, aksione të preferuara dhe aksione të konvertueshme. Aksioni i zakonshëm i jep të drejtë mbajtësit të tij të jetë bashkëpronar i korporatës, të votojë në mbledhjen e përgjithshme dhe të marrë pjesë në zgjedhjen e drejtorëve. Pronari i aksioneve të zakonshme merr të ardhura në formë të dividentit. Aksionet e preferuara i japin të drejtë mbajtësit të tij të përfitojnë një normë interesi fikse dhe nuk mund të kërkojnë ritjen e saj nëse korporata ecën mirë. Aksionet e konvertueshme gjithashtu i japin të drejtë mbajtësit të tij të përfitojnë një normë interesi fikse. Por, këta mbajtës kanë të drejtë t’i konvertojnë këto aksione në një datë të specifikuar. 169. Çka është marrja e kredive bankare? Marrja e kredive bankare është një hua që sigurohet me marrëveshje midis korporatës dhe bankës. 170. Cilat janë rrugët që korporata përdor për të siguruar burime financiare të brendshme? Rrugët kryesore që korporata përdor për të siguruar burime financiare të brendshme janë: pjesa e fitimit dhe fondi i amortizimit. 171. Çka është shkrirja? Shkrirja është marrëveshja midis dy apo më shumë firmave për t’u bashkuar dhe për të krijuar një firmë të re. 172. Cilat janë format kryesore të bashkimit të firmave? Format kryesore të bashkimit të firmave janë: bashkimi vertikal (i dy ose më shumë firmave që realizojnë stade të ndryshme të procesit të prodhimit), bashkimi horizontal (i dy ose më shumë firmave që prodhojnë të njejtin produkt ose shërbim) & bashkimi i firmave, aktivitetet e të cilave nuk lidhen drejtëpërdrejt me njëri tjetrin. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 30
  • 31. 31 | P a g e 173. Çka është kontabiliteti i firmës? Kontabiliteti i firmës është burim informacioni për blerësit e mundshëm të aksioneve dhe obligacioneve të saj që ndihmon drejtuesit e firmës për marrjen e vendimeve dhe për njohjen e ecurisë së biznesit dhe vlerës së tij. 174. Çka është bilanci i firmës? Bilanci i firmës paraqet gjendjen financiare të saj në një moment kohe. Bilanci i firmës mund të jetë aktiv, ku paraqet mjetet që janë në përdorim të firmës dhe pasiv, ku paraqet burimet e këtyre mjeteve. Ndërsa diferenca midis aktivit dhe burimeve jo të veta të firmës paraqet vlerën neto të saj. Parim themelor i bilancit është barazia e aktivit, e shënuar në anën e majtë me pasivin, e shënuar në anën e djathtë të bilancit. 175. Çka është pasqyra e rezultatit financiar? Pasqyra e rezultatit financiar përmbledh transakcionet e firmës gjatë një periudhe kohe të dhënë. 176. Çka është prodhimi? Prodhimi është një proces me anën e të cilit burimet kthehen në të mira dhe shërbime të ndryshme. 177. Çka paraqet funksioni i prodhimit? Funksioni i prodhimit shpreh lidhjen midis sasisë së inputeve të përdorura dhe produktit të prodhuar. Analitikisht kjo lidhje jepet nga ekaucioni: Q = f (K, L), i cili tregon se madhësia e produkit (Q) është funksion i madhësisë së kapitalit të fiksuar (K) dhe variablit punë (L) të përdorur nga firma me një gjendje të dhënë të teknologjisë. Kjo paraqitet edhe në tabelën dhe figurën e mëposhtme. Supozojmë se një firmë prodhon këpucë dhe për prodhimin e tyre përdor vetëm një makinë. Pra, madhësia e kapitalit është e fiksuar, kurse puna është faktor i ndryshueshëm. Kur sasia e punës është 0, nuk prodhohen asnjë palë këpucë, kurse me rritjen e numrit të punëtorëve rritet edhe numri i palëve të këpucëve të prodhuara. Sasia e produktit e prodhuar nga kombinimi i inputit punë L dhe inputit kapital K quhet produkt total dhe shënohet me Q ose TP. Kurba TP paraqitet në grafik, e cila tregon maksimumin e produktit për çdo sasi të inputit punë të përdorur. 178. Çka është produkti marxhinal? Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 31
  • 32. 32 | P a g e Produkti marxhinal i punës është ndryshimi në produktin total që rezulton nga një ndryshim me një njësi të sasisë së punës të përdorur, duke mbajtur madhësinë e kapitalit konstante. Marrim shembullin e këpucëve. Nëse numri i punëtorëve rritet nga 2 në 3, produkti total rritet nga 10 në 13 palë këpucë. Produkti marxhinal jepet nga formula: deltaTP MP =----------- deltaL ku deltaTP është shtesa në produktin total dhe deltaL shtesa në inputin punë. Nga shembulli i sipërm kemi: 13 - 10 MP =---------- = 3 3 - 2 179. Si llogaritet produkti marxhinal i punës? Produkti marxhinal i punës mund të llogaritet duke matur pjerrësinë e tangentes së hequr në pikën përkatëse të kurbës së produktit total. Raporti i produktit marxhinal mat pjerrësinë e kurbës së produktit total. Psh. kur firma punëson 2 punëtorë, pjerrësia e kurbës së produktit total jepet nga raporti cg/og=10/2=5. Produkti total arrin në pikën f, të cilës i përgjigjen 5 njësi pune. Tangentja e hequr në këtë pikë të kurbës e ka pjerrësinë të barabartë me zero. Nëse firma pajton njësi pune shtesë pas kësaj pike, produkti total bie dhe produkti marxhinal merr vlera negative. 180. Cili tregues njihet përpos treguesit të produktit total & produktit marxhinal? Përpos treguesit të produktit total & marxhinal njihet edhe treguesi i produktit mesatar, që shënohet me AP. Produkti mesatar llogaritet si raport i produktit total me njësi të punës të përdorura. Psh. kur TP=10 & L=2, produkti mesatar do të jetë AP=10:2=5. Kjo paraqitet në figurë ku produkti mesatar matet me pjerrësinë e drejtëzës që del nga origjina & kalon nëpër pikë përkatëse të kurbës së produktit total. Nga figura shohim se produkti mesatar më i lartë arrihet në pikëprerjen e kurbës së produktit mesatar me atë të produktit marxhinal, që i korrespondon pikës c në figurën b. Theksojmë se kur produkti marxhinal është më i madh se produkti mesatar, produkti mesatar rritet me shtimin e faktorit variabël, dhe e kundërta. Por nëse produkti marxhinal është i barabartë me produktin mesatar, në pikëprerjen e kurbave përkatëse, produkti mesatar arrin maksimumin e vet. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 32
  • 33. Pytje dhe Pergjigje Mikroekonomia 181. Çka thotë ligji i të ardhurave zbritëse? Ligji i të ardhurave zbritëse thotë se nëse ndaj një sasie të dhënë të faktorit të fiksuar shtohen njësi të njëpasnjëshme të një faktori të ndryshueshëm të prodhimit, produkti marxhinal dhe ai mesatar i faktorit të ndryshueshëm eventualisht do të bien. Ky ligj vepron vetëm në periudha afatshkurtëra, ku të paktën njëri nga faktorët e prodhimit është i fiksuar dhe gjendja e teknologjisë është e pandryshueshme. 182. Çka paraqesin të ardhurat e shkallës? Të ardhurat e shkallës paraqesin reagueshmërinë e produktit total kur të gjitha inputet rriten në të njejtin përpjestim. 186. Cilat janë tri rastet e të ardhurave të shkallës? Tri rastet e të ardhurave të shkallës janë: a) të ardhurat konstante të shkallës (rasti kur ndryshimet përpjestimore në të gjithë inputet çojnë në një rritje në të njejtin përpjestim në prodhim); b) të ardhurat zbritëse të shkallës (rasti kur një rritje përpjestimore në të gjithë inputet çon në rritje në përpjestim më të vogël në produktin total) dhe c) të ardhurat rritëse të shkallës (rasti kur një rritje përpjestimore në të gjithë inputet çon në një rritje në përpjestim më të madh në nivelin e produktit total). 183. Cilat janë periudhat e faktorit kohë? Periudhat e faktorit kohë janë: periudha momentale, periudha afatshkurtër dhe periudha afatgjatë. 184. Vizato dhe shpjego figurën e ndryshimit në teknologji! Me ndryshimet progresive në teknologji bëhet e mundur që me të njejtat inpute të sigurohet më shumë produkt, ose e njejta sasi prodhimi me më pak inpute. 185. Çka paraqet funksioni i prodhimit në periudha afatgjata? Funksioni i prodhimit në periudha afatgjata shpreh lidhjen midis kombinimeve të ndryshme të inputeve dhe madhësisë maksimale të produktit që mund të realizohet me këto kombinime, me një gjendje të dhënë të teknologjisë. Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 33
  • 34. 34 | P a g e 186. Çka përfaqëson izokuanti? Izokuanti paraqet tërësinë e kombinimeve të ndryshme të punës dhe kapitalit që japin sasi të barabarta produkti. Norma sipas së cilës kryhet zëvendësimi duke mbajtur prodhimin konstant, quhet norma teknike e zëvendësimit (TRS). Izokuantët kanë pjerrësi negative, janë konvekse ndaj origjinës, etj. 187. Çka është izokosto? Izokosto tregon të gjitha kombinimet e punës dhe të kapitalit që mund të blihen me një shumë parash nga ana e firmës. 188. Si jepet pjerrësia e izokuantit dhe izokostos? Pjerrësia e izokuantit jepet nga raporti i produkteve marxhinale të punës dhe kapitalit, ndërsa pjerrësia e izokostos jepet nga raporti i çmimeve të dy inputeve, pra: MPL PL —— = —— MPK PK 189. Si bëhet shitja me tender? Shitja në tender bëhet kur ofertuesit (apo kërkuesit) ofrojnë një mall (apo kërkojnë shërbime); kjo bëhet përmes shpalljes publike. Mblidhen ofertat dhe bëhet selektimi në bazë të mekanizmave të përcaktuar nga ofruesit (kërkuesit) që kanë bërë shpalljen. Shpallet fituesi. Në rastet kur bëhet shitja e një produkti mirret oferta më a lartë, kurse në rastet kur nevojiten shërbime mirret oferta më e lirë. 190. Cilat janë pasurit e një vendi? Pasuritë e një vendi janë: pasuritë natyrore (toka bujqësore, toka si truall ndërtimi), burimet e energjisë, burimet minerale si dhe kapitali (pajisjet dhe makineritë, ndërtesat, inventari), etj. 191. Nëse ka në një vend rezerva tokësore dhe nëntokësore a është vend i zhvilluar? Një vend është vend i zhvilluar vetëm nëse bëhet shfrytëzimi i atyre rezervave; nëse ato rezerva nuk shfrytëzohen atëherë ai shtet nuk do të zhvillohet. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 34
  • 35. 35 | P a g e 192. Nëse ka rezerva të ujit a mund të kemi rrym prej saj? Po, edhe përmes hidrocentraleve. 193. Çka nënkupton rritje dhe shtim i burimeve? Rritja dhe shtimi i burimeve nënkupton termin akumulim kapitali, duke iu referuar jo vetëm kapitalit si i tillë por edhe kapitalit njerëzor. 194. Si quhet grafi që mat një variabël ekonomik në aksin vertikal dhe kohën në aksin horizontal? Grafik i serive kohore. 195. Çfarë lidhje paraqesin dy variabla nëse lëvizin së bashku lartë ose poshtë? Ato paraqesin lidhje të drejtë/pozitive. 196. Çfarë lidhje paraqesin dy variabla nëse lëvizin në drejtim të kundërt? Dy variablat që lëvizin në drejtim të kundërt shfaqin një lidhje të zhdrejtë/negative. 197. Çka paraqet një vijë e drejtë? Një vijë e drejtë paraqet pjerrësi konstante në të gjitha pikat. 198. Çka e bën shkencën shkencë? Shkencën e simbolizon mbledhja e informatave, eksperimentimi, dhe metodologjia për të ardhur deri te shpjegimi i asaj që vrojtohet. 199. Çka është qëllimi i shkencës? Qëllimi i shkencës në përgjithësi është që t’u përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me realitetin. Psh. shkencat shoqërore na lejojnë që të parashikojmë gjërat si trazirat ekonomike dhe të kuptojmë më mirë sjelljet e shoqërisë. Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 35
  • 36. Pytje dhe Pergjigje Mikroekonomia 200. Çka është metoda shkencore? Metoda shkencore ofron një proces objektiv për të gjetur zgjidhjet e problemeve përmes vëzhgimit, hipotezave, testimeve & nxjerrjen e përfundimeve. 201. Cili është objektivi i shkencës? Objektivi i shkencës është të arrihet te e vërteta përmes metodave shkencore. 202. Çka janë supozimet? Supozimet janë diçka që merren si të besueshme pa fakte/prova. 203. Çka është aproksimacioni? Aproksimacioni (latinisht aproximate–përafërsi) është supozim i përafërt me të vërtetën. 204. Çka është e vërteta në shkencë? E vërteta në shkencë është një supozim i vërtetuar me metoda shkencore. 205. Çka është Dogma? Dogma është një deklaratë e avancuar dhe autoritative të një doktrine religjioze, jo për t’u diskutuar por për t’u besuar. 206. Testimi i një modeli ekonomik a kërkon krahasimin e parashikimeve te tij kundrejt ngjarjeve reale? PO. 207. Nëse parashikimet e një modeli bien në kundërshtim me faktet përkatëse që kanë lidhje me qështjen, si duhet të lidhet fakti i pa vlerë apo i modifikuar ? I pavlerë. Lexoo Perparo Mendjen Tende Faqe 36
  • 37. 37 | P a g e 208. Një grafik i serive kohore a mat kohën në boshtin horizontal. PO 209. Nëse variabli a ngritët kur variabëli b bie dhe a bie kur b ngritët midis a dhe b, çfarë lidhje kanë? Kanë lidhje negative. 210. Pjerrësia e një kurbe a është konstante? JO 211. Kur dëshirojmë të paraqesim grafikisht lidhjen në mes të tri variabileve, në duhet të mbajmë dy nga ato konstante ndërsa paraqesin të tretën. Njëra duhet të merret konstante e dy tjerat të paraqiten në grafik si variabile. 212. Shoqëritë e ndryshme problemet ekonomike i zgjedhin në mënyrë të ndryshme, në bazë të kujt bëhet zgjedhja? Në baze të sistemit të çmimeve. 213. Faktorët e prodhimit klasifikohen në grupe të përgjithshme, burime fizike dhe mendore, këto mendore kush i ka? Këto burime mendore i përfshin faktori njeri (burime njerëzore). 214. Në çdo ekonomi në thelb qëndron zgjedhja e konfliktit në mes të kujt? Dëshirave/nevojave që janë të pakufizuara dhe kapitalit që është i kufizuar. 215. A është efikase për shoqërinë të prodhojë mbi Kufirin e Mundësive të Prodhimit? JO Lexo Perparo Mendjen tende PunoiDarisArifi 37