SlideShare a Scribd company logo
1 of 295
KONCEPTI I LIGJËRATAVE NGA LËNDA:
MIKROEKONOMIA
Viti: I
Semestri: I
Bartësi i lëndës: Prof Ismet Begu
Prishtinë, 2014
FAKULTETI EKONOMIK
1
PJESA E PARË
NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI SHKENCAT EKONOMIKE
K R E U I
HYRJE NË TRAJTIMIN E OBJEKTIT TË EKONOMISË
Kuptimi i ekonomisë si shkencë
 Shkencat ekonomike bëjnë pjesë në grupin e shkencave shoqërore.
 Për dallim nga shkencat e tjera shoqërore, shkencat ekonomike përbëjnë sistem të veçantë,të
cilat lëndë shqyrtimi kanë marrëdhëniet shoqërore në sferën e prodhimit material.
 Ekonomia studion marrëdhëniet prodhuese në shoqëri nëpër formacione përkatëse
ekonomiko-shoqërore, duke filluar nga Bashkësia e parë njerëzore, sistemi skllavopronar,
feudalizmi, kapitalizmi, socializmi.
Mikroekonomia
2
 Në esencë, ekonomia ka për objekt studimi dukuritë,proceset dhe ligjet objektive që
kushtëzojnë dhe rregullojnë marrëdhëniet midis njerëzve në procesin e prodhimit,
përkatësisht në prodhimin e të mirave materiale (mallrave) në të gjitha fazat e riprodhimit të
zgjeruar, siç janë:
 prodhimi,
 shpërndarja,
 këmbimi dhe
 konsumi.
Andaj, ekonomia në fushën e studimit të saj përfshin të gjitha aspektet njerëzore ekonomike, si:
 forcat prodhuese,
 ndarjen shoqërore dhe teknike të punës,
 pronën ndaj mjeteve të prodhimit,
 ofertën dhe kërkesën e mallrave në treg,
 vlerën dhe çmimin e mallrave,
 mbivlerën dhe fitimin,
 riprodhimin shoqëror,
 krizat ekonomike,
 sistemin ekonomik dhe rregullimin shoqëror,
 marrëdhëniet në prodhim etj.
Mikroekonomia
3
Mikroekonomia
 Të gjitha këto dukuri dhe procese në shoqërinë njerëzore kanë ligjshmëritë e tyre, sjellja e
të cilave paraqet objekt studimi të ekonomisë.
 Andaj, duke pasur parasysh atë që u tha më sipër për shkencat ekonomike, vetvetiu
shtrohen edhe disa pyetje rreth problemeve ekonomike, si:
 Pse duhet të studiohet ekonomia?
 Ç’më nevojitet ekonomia?
 Ç’është buxheti shtetëror?
 Ç’është papunësia?
 Ç’është tregu?
 Ç’është oferta,
 Ç’është kërkesa
 Ç’janë çmimet?
 Ç’është inflacioni?
 Ç’është paraja,
 Cilat janë shpenzimet e prodhimit,
 Ç’është tregtia e jashtme?
 Ç’është ndërmarrja? Etj.
 Kuptohet, të gjitha këto pyetja të lartë cekura janë lëndë shqyrtimi të ekonomisë, të cilat
veç e veç do t’i mësojmë nga lënda: Mikroekonomia.
4
Ekonomia është mjaft komplekse, të cilin kompleksitet e studiojnë shkencat ekonomike
Andaj, “ekonomia studion pikërisht anën ekonomike të jetës shoqërore, sjelljen e
agjentëve ekonomikë në shoqëri dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit të tyre. Në
rolin e agjentëve ekonomikë ose vendimmarrësve, siç quhen ndryshe, paraqiten
individët (ose familjet), subjektet ekonomike (personat juridik apo fizik) dhe qeveria.
Varësisht nga lënda e studimit, ekonomia ndahet në dy pjesë kryesore:
a) Mikroekonomi dhe
b) Makroekonomi
Mikroekonomia
5
a) Mikroekonomia, nga i cili aspekt analizohen treguesit ekonomik vetëm në nivel të
subjekteve ekonomike, si:
 të hyrat e ndërmarrjes,
 investimet,
 punësimi,
 shpenzimet e prodhimit,
 tregu,
 çmimet etj.
Mikroekonomia për kah përmbajtja e studimit ndahet në disiplina të veçanta, siç janë:
 teoria e sjelljes së konsumatorëve,
 teoria e shpenzimeve,
 teoria dhe politika e çmimeve, politika afariste e ndërmarrjes,
 marketingu dhe hulumtimi i tregut etj.
Mikroekonomia
6
b) Makroekonomia, studion funksionimin e ekonomisë kombëtare në përgjithësi, duke
analizuar treguesit globalë makroekonomikë në shkallë vendi, siç janë:
 bruto produkti kombëtar (GNP),
 bruto produkti vendor (GDP),
 produkti kombëtar neto-të ardhurat kombëtare (NNP),
 investimet,
 kursimi,
 eksporti,
 importi,
 punësimi dhe papunësia,
 inflacioni etj.
Mikroekonomia
7
1.1. Faktorët e prodhimit
 Prodhimtaria paraqet proces të domosdoshëm për ekzistencën e njeriut si individ dhe të
shoqërisë në tërësi.
 Njeriu, për të ekzistuar, duhet të konsumojë një sërë të mirash materiale dhe shërbime të
ndryshme, si:
 për ushqim,
 veshmbathje,
 banim,
 arsim,
 kulturë,
 shëndetësi etj.
 Andaj, për t’i prodhuar këto të mira materiale, si par kah sasia dhe llojllojshmëria e tyre,
duhet të ekzistojnë edhe faktorët e prodhimit, për grupimin e të cilëve në literaturën
ekonomike hasim në mendime të ndryshme.
Mikroekonomia
8
 Sipas teorisë neoklasike, të gjithë faktorët e prodhimit, marrë globalisht, klasifikohen në
tri grupe kryesore:
 puna,
 toka dhe
 kapitali
 Puna, përfshin aftësinë mendore dhe fizike të njeriut për të punuar, përkatësisht duke i
përdorur mjetet e prodhimit për të krijuar të mira materiale. Këtu përfshihen kuadrot, të
cilat paraqesin faktorin kryesor të prodhimit.
 Toka, përfshin resurset natyrore të të gjitha llojeve, mbitokësore dhe nëntokësore, që
shërbejnë si parakushte dhe kushte të zhvillimit ekonomik. Andaj, toka me relievin,
hidrografinë, pyjet, fondin e tokës, xehet e mineralet e ndryshme ofron kushte për
prodhimtarinë e të mirave të ndryshme materiale.
 Kapitali, përbëhet nga begatia e prodhuar, e cila është rezultat i punës së njeriut. Nga
pikëpamja ekonomike, me kapital kuptojmë fondet kryesore (pajisjet, makineritë,
ndërtesat etj.) dhe fondet xhiruese (rezervat, prodhimet e gatshme, prodhimi në proces,
lëndët e para etj. Begatia e prodhuar së bashku me begatinë natyrore (minus neto
eksporti-NX) përbëjnë begatinë kombëtare.
Mikroekonomia
9
 Klasifikimi i faktorëve të prodhimit bëhet në forma të ndryshme dhe varet nga qasja e
autorit ndaj këtij problemi.
 Grupimin më të mirë dhe gjithëpërfshirës të faktorëve të zhvillimit ekonomik gjithsesi e ka
bërë ekonomisti më i njohur bashkëkohor Samuelson, sipas të cilit të gjithë faktorët e
prodhimit ndahen në katër grupe kryesore:
 faktori njeri (oferta e fuqisë punëtore, arsimimi, motivimi),
 faktori natyror (toka, xehet, mineralet, pasuritë mbitokësore),
 formimi i kapitalit (pajisjet, uzinat, rrugët etj.) dhe
 teknologjia (shkenca, inxhinieringu, udhëheqja, ndërmarrësit).
 Një grup ekonomistësh mendon se për nga ngjashmëria e faktorëve që e kushtëzojnë
zhvillimin ekonomik ata mund të klasifikohen në tri grupe kryesore:
 faktorët njerëzor,
 faktorët material dhe
 faktorët shoqëror (sistemi ekonomiko-shoqëror).
Mikroekonomia
10
 Një grup ekspertësh të Kombeve të Bashkuara, në analizat e tyre kanë ardhur në përfundim
se zhvillimi ekonomik kryesisht mbështetet në mobilizimin e këtyre faktorëve:
 njerëzorë,
 materialë,
 teknikë,
 financiarë dhe
 organizativë.
 Siç shihet, problemet ekonomike kanë disa dimensione, të cilat Samuelson i klasifikon në tri
grupe kryesore, e që janë:
- Ç’duhet prodhuar? Cilin lloj dhe çfarë sasie të prodhimeve?
- Si të prodhohet? Kush do t’i prodhojë, me çfarë resurse dhe me cilën mënyrë
teknologjike dhe
- Për kë të prodhohet? Kush do t’i përvetësojë të mirat materiale, përkatësisht si do të
shpërndahen ato midis klasave (shtresave) të ndryshme të popullsisë.
Mikroekonomia
11
Mikroekonomia
2. Kufiri i mundësive të prodhimit dhe kostoja oportune.
2.1. Kufiri i mundësive të prodhimit (KMP)
 Synimi i çdo ekonomie është të prodhojë sa më shumë të mira materiale dhe të ofrojë
shërbimet ë ndryshme, me qëllim që të ofrojë mundësi sa më të mira për plotësimin e
nevojave të popullsisë së vet.
 Mirëpo, edhe përkundër kësaj dëshire, në jetën praktike kjo është e pa realizueshme,
sepse ekziston ligji i përkufizimeve (mangësive) prodhuese.
 Kjo është gjë e logjikshme, sepse “nuk mundesh të fitosh përherë atë që dëshiron”.
 Kjo ndodh për arsye se njerëzit dëshirojnë dhe janë të gatshëm të konsumojnë shumë më
tepër sesa që ekonomia vendore mund të prodhojë të mira materiale dhe t’u ofrojë
shërbime të ndryshme.
 Faktorët e prodhimit për një ekonomi, në një kohë është e dhënë, e kufizuar, ashtu sikurse
është i dhënë edhe niveli i teknologjisë.12
Mikroekonomia
 Këtu buron edhe kufizueshmëria e mallrave dhe e shërbimeve që mund të vihen në
dispozicion për të plotësuar nevojat e pakufizuara, e mundësitë e kufizuara.
 Kjo bënë që të lindë dukuria e rrallësisë së mallrave dhe e shërbimeve, për shkak të
pamjaftueshmërisë së burimeve.
 Ligji i rrallësisë shpall se mallrat dhe shërbimet janë të rrallë, të pamjaftueshëm, sepse të
pamjaftueshme janë edhe burimet për prodhimin e tyre sipas nevojave të njerëzve.
 Andaj, pamundësia që një vend të prodhojë të gjitha të mirat materiale dhe shërbimet e
nevojshme në literaturën bashkëkohore ekonomike quhet: kufiri i mundësive të
prodhimit (KMP).
 Kështu, mundësit për prodhimin e të mirave materiale janë të kufizuara, kurse nevojat
janë të pakufizuara.
 Për këtë arsye është vështirë të definohen nevojat, sepse ato janë të ndryshme nëpër
vende dhe në kuadër të shtresave të popullsisë, varësisht nga niveli i zhvillimit ekonomik.
 Krejtësisht janë të tjera nevojat e popullatës në vendet e zhvilluara dhe te shtresa e pasur
e popullatës, e krejtësisht në vendet jo mjaft të zhvilluara dhe shtresa e varfër e
popullsisë.
13
Mikroekonomia
 Sikur të mund të prodhohen aq të mira materiale, sa të plotësohen të gjitha
dëshirat (kërkesat) e njerëzve, atëherë njerëzit nuk do të kujdeseshin për
shfrytëzimin racional të të resurseve të kufizuara.
 Apo, sikur çdo njeri prej nesh të ketë sa të dojë (me bollëk) të mira materiale,
atëherë askush nuk do të kujdesej rreth shpërndarjes së të ardhurave kombëtare
midis njerëzve dhe klasave të ndryshme.
 Pra, rrallësia determinon zgjedhjen, që do të thotë se gjithmonë duhet të
zgjedhim mes përdorimeve alternative të mallrave, d.m.th. për prodhimin e këtyre
apo të atyre të mirave materiale dhe të shërbimeve.
 Në kushtet e tashme bashkëkohore të prodhimit, problemi thelbësor ekonomik, si
i ekonomisë kombëtare, ashtu edhe i asaj ndërkombëtare, mbështetet në
përkufizimin e mundësive të prodhimit.
 Tani të shohim se çka kuptojmë me kufirin e mundësive të prodhimit? Kufiri i
mundësive të prodhimit shpreh kombinime të mallrave dhe të shërbimeve
që mund të prodhojë një vend gjatë një periudhe të dhënë kohe, duke
përdorur të gjitha burimet (faktorët) në dispozicion dhe me teknikat më
eficente të prodhimit.
14
Mikroekonomia
 Sikur të ishin në sasi të mjaftueshme të mirat dhe pa para (gratis), atëherë nuk
do të kishte nevojë për ekonomizim dhe ekonomia si shkencë dhe veprimtari nuk
do të ishte vitale, e nevojshme e as interesante.
 Prandaj, ekonomia na mëson se çka të prodhojmë në kushtet e mundësive të
kufizuara dhe të nevojave të pakufizuara.
 Në momentin e dhënë ekonomia e një vendi mund të prodhojë ve tëm sasinë e
caktuar të prodhimeve dhe të shërbimeve të mbështetura në resurset e saj të
kufizuara prodhuese.
 Në vend nuk mund të prodhojë më shumë një lloj të mire materiale,nëse nuk heq
dorë nga prodhimi i ndonjë të mire tjetër materiale.
 P.sh. një vend sa më shumë të prodhojë benzinë, aq më pak do të ketë mundësi
të prodhojë derivate të tjera të naftës. Apo, sa më shumë të prodhojë grurë, aq
më pak ka mundësi të prodhojë kultura të tjera të drithërave etj.
 Andaj, duke u mbështetur në atë që u tha më sipër lidhur me këtë çështje, mund
të përfundojmë se kufiri i mundësive të prodhimit paraqet madhësinë
maksimale të çifteve (palëve) të mallrave ose të shërbimeve, të cilat së
bashku mund të prodhohen në kushtet e dhëna të resurseve natyrore,duke
presupozuar se të gjithë resurset janë plotësisht të zëna në punë.
15
Mikroekonomia
 Për ta kuptuar më mirë kufirin e mundësive të prodhimit, këtë po e ilustrojmë me
një shembull konkret shkollor.
 Për thjeshtësi, presupozojmë se një vend prodhon vetëm dy lloj mallrash, p.sh.,
televizorë dhe kompjuterë.
Tabela - 1
Mundësitë alternative të prodhimit
Mundësit e
Prodhimit
Televizorë Kompjuterë
1 2 3
A 0 150
B 10 140
C 20 120
D 30 90
E 40 50
F 50 0
16
Mikroekonomia
 Siç shihet nga të dhënat në tabelë, nga këto dy bashkësi të të dhënave, njëra jep
mundësinë e prodhimit të televizorëve, ndërsa tjetra mundësinë e prodhimit të
kompjuterëve në të njëjtën kohë.
 Nga këto të dhëna vërejmë se, për sa herë rritet prodhimtaria e televizorëve,në
të njëjtën kohë,për aq herë zvogëlohet prodhimtaria e kompjuterëve.
 Kështu,në qoftë se ekonomia e dhënë e një vendi (p.sh. vendi A) nuk prodhon
asnjë televizor, në të njëjtën kohë ajo mund të prodhojë maksimalisht vetëm 150
kompjuterë.
 Ndërkaq, në qoftë se ekonomia e vendit B prodhon 10 televizorë, në të njëjtën
kohë ajo mund të prodhojë vetëm 140 kompjuterë (150-10).
 E kështu me radhë dhe në fund fendi F, nëse prodhon 50 televizorë, në të njëjtën
kohë nuk mund të prodhojë asnjë kompjuter.
17
Mikroekonomia
 Tërë këtë proces mund ta shprehim edhe nëpërmjet grafikut.
Grafiku -1
Lakorja e mundësive të prodhimit
18
Mikroekonomia
 Çdo rritje e sasisë së prodhimit të televizorëve në të njëjtën kohë në mënyrë
të vazhdueshme dhe proporcionale zvogëlon sasinë e prodhimit të
kompjuterëve, siç shihet në grafik A,B,C,D,E,F.
 Kur kemi prodhimin e kompjuterëve në sasi prej 150 njësive, atëherë
prodhimi i televizorëve është zero.
 Ndërkaq, kur arrihet në fund në pikën F, në sasinë maksimale prej 50
televizorëve, tregon se kemi sasinë maksimale të prodhimit të televizorëve,
që do të thotë se prodhimi i kompjuterëve është zero.
 Me bashkimin e pikave nga A-F fitohet lakorja e kufirit të mundësive të
prodhimit.
 Pikat në lakoren e kufirit të mundësive të prodhimit, siç janë: A,B,C,D,E,F,
shprehin shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve prodhuese të ekonomisë së
dhënë të një vendi.
 Ndërkaq, çdo pikë që ndodhet brenda lakores së kufirit të mundësive të
prodhimit tregon se burimet nuk përdoren plotësisht, të cilat pika ndryshe
quhen pika të padëshirueshme.
19
Mikroekonomia
 Kushtet e prodhimit në ekonominë e një vendi nuk janë të pandryshueshme,
pra ato nuk janë statike, por kanë karakter dinamik.
 Andaj, edhe kufizimi i mundësive të prodhimit nuk është i pandryshueshëm,
sepse shkaktohet ndryshimi i faktorëve dhe i mundësive të prodhimit.
 Nëse kufiri i mundësive të prodhimit (KMP) ngushtohet, atëherë lakorja e
KMP-së zhvendoset majtas, e nëse zgjerohet, atëherë lakorja e KMP-së
zhvendoset djathtas.
 Zgjerimi i mundësive të prodhimit në ekonomi quhet zhvillim apo shtim
ekonomik, që shprehet përmes rritjes së GDP-së.
20
Mikroekonomia2.2. Shpenzimet (kostoja) oportune
 Termi oportun, oportunitet vjen nga fjala latine “opportunus”, “opportunitas”, që në gjuhën
shqipe do të thotë i volitshëm, i përshtatshëm, i favorshëm, rast i volitshëm, rrethana të
volitshme etj.
 Shpenzimet oportune paraqesin një nga konceptet bazë të ekonomisë të çdo vendi.
 Thënë në mënyrën më të thjeshtë të fjalës, shpenzimet oportune paraqesin heqjen dorë të
sasisë së prodhimit të një malli (X) për të rritur sasinë e prodhimit të mallit tjetër (Y).
 Presupozojmë se ekonomia e një vendi prodhon vetëm dy produkte X dhe Y
 Në këso kushte, rritja e prodhimit të njërit produkt (X) mund të realizohet vetëm me
zvogëlimin e prodhimit të produktit tjetër (Y).
 Në këso kushtesh, nuk mund të rritet prodhimi i njërit mall, pa u pakësuar prodhimi i mallit
tjetër, siç ishte raste te shembulli jonë: nuk mund të rritej prodhimi i televizorëve pa zvogëlimin
e prodhimit të kompjuterëve.
 Kështu, për ta rritur prodhimin e televizorëve nga 30 njësi në 40 njësi, është dashur të hiqet
dorë nga prodhimi i kopjuterëve prej 40 njësive (90-50) shih të dhënat në tabelën nr. 1.
 Prandaj, saktësisht sasia prej 40 njësive të kompjuterëve, nga e cila prodhimtari është dashur
të hiqet dorë, përbën koston oportune të 10 njësive (40-30) të prodhimit më shumë të
televizorëve.
 Për këtë arsye, në literaturën ekonomike, shpenzimet oportune quhen edhe shpenzime
alternative (opportunity cost theory).21
Mikroekonomia
PJESA E DYTË
MIKROEKONOMIA
K R E U I
HYRJE NË MIKROEKONOMI
Kuptimi i mikroekonomisë dhe i ndërmarrjeve-firmave
1.1. Kuptimi i mikroekonomisë
 Siç kemi potencuar edhe më parë se ekonomia kombëtare ndahen ë:
 mikroekonomi dhe
 makroekonomi.
 Marr globalisht , mund të themi se mikroekonomia merret me
studimin dhe analizën e treguesve ekonomikë vetëm në
nivel të ndërmarrjeve (subjekteve) ekonomike, pa marrë
parasysh llojin dhe pronësinë e tyre.22
Mikroekonomia
 Ekonomia kombëtare përbëhet prej subjekteve të ndryshme ekonomike dhe
institucioneve të tjera, që me veprimin e tyre gërshetohen në jetën praktike, kanë
varësi reciproke e funksionale mes vete dhe si të tilla formojnë ekonominë e
vendit përkatës.
 Nga kjo del se të gjitha subjektet ekonomike brenda ekonomisë së vendit, të
cilësdo pronë dhe lloj qofshin ato, veprojnë në kushte të përbashkëta të
ekonomizimit.
 Siç dihet, shteti me politikën e vet zhvillimore të gjithë agjentëve ekonomikë nuk
mund t’u krijojë kushte të njëjta, për ç’arsye në jetën praktike paraqiten edhe
antagonizma ekonomikë si në aspektin sektorial (nëpër lëmenj dhe degë
ekonomike), ashtu edhe në aspektin territorial (nëpër komuna, rajone etj.).
 Komunat paraqiten në dy pozicione:
 së pari, si subjekt, që vepron në kuadër të strukturave politike të vendit dhe
 së dyti, si objekt, ku kërkon të veprohet me masa të politikës së zbatuar
ekonomike për zhvillimin e saj.
23
Mikroekonomia
1.2. Kuptimi i ndërmarrjes-firmës
 Në kuadër të ekonomisë kombëtare, ndërmarrjet paraqesin qelizën thelbësore të
sistemit ekonomik përkatës.
 Për nga përmbajtja dhe kuptimi, ndërmarrja edhe në gjuhë të huaja emërohet
ashtu sinë gjuhën shqipe dhe ka të njëjtin kuptim.
 Kështu, në gjuhë të huaja ndërmarrja emërtohet: në gjuhën angleze “enterprise”,
në gjuhën frënge “enterprise”, në gjuhën kroate “produzeće” etj. që në thelb kanë
të njëjtën përmbajte dhe kuptim, ashtu si në gjuhën shqipe.
 Shikuar historikisht,ndërmarrja – firma, zanafillën e saj e ka nga procesi
manufaktural i prodhimit, që bëhej në punëtori të vogla dhe me mjete primitive.
 Më vonë, me zhvillimin e shoqërisë kapitalist, nga punëtorit e vogla, “lindën”
fabrika-ndërmarrje të mëdha dhe në këtë mënyrë filloi faza e parë e zhvillimit të
industrisë në kapitalizmin e hershëm dhe funksionimi i ndërmarrjeve si subjekte
ekonomike.
24
Mikroekonomia
 Definimi i ndërmarrjeve varet nga vetë sistemi ekonomik, që do të thotë se ajo
definohet krejtësisht ndryshe në sistemin e ekonomisë së tregut, e krejtësisht
ndryshe në ekonominë e dirigjuar-me plan.
 Mirëpo, duke pasur parasysh veprimtarinë e ndërmarrjes nga aspekti ekonomik,
do të përpiqemi të japim përkufizimin për të gjitha ndërmarrjet pa marrë parasysh
se për cilin sistem është fjala, për çfarë prone dhe për çfarë lloji të ndërmarrjes.
 Duke u nisur nga kjo, mund të themi se ndërmarrja paraqet subjekt të pavarur
ekonomik dhe person juridik, e cila prodhon të mira materiale ose kryen
shërbime të caktuara për nevojat e tregut, duke i shfrytëzuar mjetet dhe
faktorët e tjerë të prodhimit dhe faktorët ekonomiko-shoqëror, duke bartur
rrezikun afarist me qëllim të realizimit të fitimit dhe të qëllimeve të tjera
ekonomike dhe shoqërore, konform me kushtet dhe mundësit që i ofron
sistemi ekonomik i vendit përkatës.
 Siç duhet, njeriu ka nevojë për të mira materiale të ndryshme si për nga sasia
ashtu dhe cilësia dhe lloji, si dhe për shërbime të ndryshme.
 Andaj, për plotësimin e këtyre nevojave, formohen ndërmarrje të ndryshme
ekonomike, të cilat prodhojnë mallra të llojeve të ndryshme dhe kryejnë shërbime
të caktuara.
25
Mikroekonomia
 Po ashtu, edhe format e ndërmarrjeve varen nga sistemi ekonomik.
 Marrë globalisht, për kah përmbajtja, të gjitha ndërmarrjet ekonomike të një vendi
mund të ndahen në tri grupe kryesore, siç janë:
 Ndërmarrjet në pronësi publike (shtetërore). Këto janë ndërmarrje që kryejnë
veprimtari e shërbime publike, siç janë: elektroekonomia, PTT, komunikacioni,
ujësjellësi etj., me të cilat udhëheqë shteti dhe zakonisht janë në pronësi
shtetërore.
 Ndërmarrjet me pronësi të përzier. Këto janë ndërmarrjet që afarojnë me mjete
të formave të ndryshme të pronësisë. Këto ndërmarrje mund të organizohen si
shoqëri: aksionare, komanditore, shoqëri me përgjegjësi të pakufizuara, me
përgjegjësi të kufizuara etj. Themeluesit e këtyre ndërmarrjeve mund të jenë
personat privatë dhe publikë të vendit dhe të huaj. Zakonisht, këto ndërmarrje
formohen në tregti të formave të ndryshme.
 Ndërmarrjet në pronësi private. Këto ndërmarrje formohen nga individët, me
kapital privat, e që mund të jenë persona fizikë vendor dhe të jashtëm.
1.3. Format e ndërmarrjeve
26
Mikroekonomia
 Në kohën bashkëkohore në vendet me ekonomi të tregut format më të
njohura të ndërmarrjeve janë:
a. ndërmarrjet e pavarura individuale,
b. ortakëria (bashkëpronësia),
c. shoqëritë aksionare,
d. shoqëritë komanditore.
27
Mikroekonomia
a) Ndërmarrjet e pavarura individuale (firmat). Këto ndërmarrje i formojnë
personat fizikë, të cilët njëherit janë dhe pronarë dhe menaxhojnë me
firmën. Këto ndërmarrje zakonisht janë të vogla dhe zakonisht formohen në
degë shërbyese (në tregti, hoteleri etj.), e shumë pakë në degë prodhuese.
Karakteristikat kryesore të ndërmarrjeve të pavarura individuale janë:
 pronari i firmës njëherit është edhe menaxher i firmës,
 të punësuarit zakonisht janë anëtarët e familjes, çka nuk do të thotë se nuk
punësohen edhe punëtorë jashtë rrethit familjar,
 pronari drejtpërdrejt merr vendime afariste dhe komunikon me punëtorët, pra
paraqet organin vendimmarrës,
 pronari bënë vetëfinancimin e firmës, pasi që bankat afariste park i përkrahin
me kredi afarizmin e këtyre ndërmarrjeve, për shkak të sigurisë dhe të mos
mundësive për kthimin e kredive të marra,
 pronari disponon me tërë fitimin dhe përgjigjet për detyrimet ndaj shtetit etj.
 Në kuadër të këtyre ndërmarrjeve dominon forma e mikro ndërmarrjeve (micro-
enterprise).
 Problemi kryesor me të cilin ballafaqohen këto ndërmarrje është ai financiar.
28
Mikroekonomia
b) Ortakëria (bashkëpronësia). Kjo formë e ndërmarrjeve formohet mbi bazën e
dëshirës së dy ose më shumë firmave. Ortakëria mund të jetë në dy forma
kryesore:
 shoqëria me përgjegjësi të pakufizuar (solidare). Kjo shoqëri formohet
me bashkimin e dy e më shumë personave, me qëllim që të kryejnë ndonjë
veprimtari ekonomike të caktuar, prodhuese apo shërbyese. Anëtar i kësaj
shoqërie mund të jetë çdo person fizik apo juridik, që me pëlqimin e tij
pranon të jetë anëtar i kësaj shoqërie. Të gjithë anëtarët e shoqërisë janë
të barabartë ndaj të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga afarizmi i
kësaj shoqërie.
 Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar. Me rastin e participimit në kapitalin
themelues, shumat e investitorëve (anëtarëve) nuk është e thënë të jenë të
barabarta. Anëtarët përgjigjen për detyrimet e shoqërisë, vetëm me
participimin e kapitalit të tyre në shoqëri, pra është i kufizuar.
29
Mikroekonomia
c) Shoqëritë aksionare (SHA). SHA paraqesin formën organizative të
ndërmarrjeve të mëdha, që formohen me bashkimin e shumë kapitaleve
individuale në një kapital të përbashkët, që quhet kapitali aksionar. Vlera e
kapitalit të përgjithshëm aksionar përbëhet nga shuma e aksioneve pjesëmarrëse
në shoqërinë aksionare.
 Aksionarëve u jepen letra të veçanta me vlerë, që quhen aksione
(fletaksione, me të cilat përcaktohet vlera nominale e aksionit dhe e
drejta në pjesëmarrje të fitimit (dividentit, që i përgjigjet vlerës së kapitalit
të tij participues.
 Për detyrimet e shoqërisë ndaj të besueshmëve përgjigjet shoqëria si
tërësi, e jo veç e veç anëtaret e SHA.
 Me rastin e likuidimit të SHA, aksionarët e humbasin të drejtën që e kanë
pasur në bazë të posedimit të aksioneve, mirëpo nuk obligohen të
mbulojnë borxhet e shoqërisë nga pasuria e tyre jashtë kapitalit që e
kanë participuar në SHA.
 Lartësia e vlerës nominale të kapitalit themelues të SHA paraqet shumën
e kapitaleve individuale të aksionarëve, pa kurrfarë përkufizimi.
 Ndërkaq, shumën më të ulët të nevojshme për themelimin e shoqërisë
aksionare e përcakton qeveria apo organi i autorizuar prej saj, siç mund
të jetë banka popullore etj.
30
Mikroekonomia
 SHA kanë përparësitë e, në krahasim me ndërmarrjet individuale, e për t’i dalluar
janë:
 janë të përshtatshme për ndërmarrje të mëdha dhe ato publike ku
nevojiten mjete të mëdha financiare, në të cilat kapitali individual
është i pafuqishëm siç është rasti në: industrinë e metalurgjisë së
zezë e me ngjyra, naftës, thëngjillit, energjetikës, PTT etj.
 mundësojnë të perfeksionohet teknologjia më bashkëkohore dhe më
të të rritet prodhimtaria, cilësia dhe asortimenti dhe ndikon që shumë
më lehtë ndërmarrja (SHA) të kyçet, jo vetëm në tregun e vendit, por
edhe në atë botëror,
 ofron shumë më tepër mundësi në marrjen e kredive, sepse ekziston
mundësia shumë më e madhe e kthimit të kredisë, në krahasim më
ndërmarrjet privat, për ç’arsye bankat mbështesin kreditimin e tyre.
 Fitimi nga kapitali aksionar. Avancimi i kapitaleve individuale në SHA bëhet me
blerjen e aksioneve në tregun e bursës.
 Çdo aksion e ka edhe vlerën e vet që mund të jetë;
 nominale (të përcaktuar me rastin e blerjes së fletaksioneve) dhe
 të tregut (që përcaktohet në bazë të ofertës dhe të kërkesës në bursën e
fletaksioneve).31
 Në vazhdim, në një shembull shkollor, do të shohim si llogaritet vlera nominale
(Vn) e aksioneve. Në qoftë se kemi:
Ka (Kapitalin aksionar) në vlerë prej 8.000 euro.
Na (Numrin e aksionarëve) 8 mijë veta.
Sa është vlera nominale e aksioneve?
Vn =
Mikroekonomia
000.1
000.8
000000.8

a
a
N
K
32
 Aksionarët pjesën e fitimit mund ta marrin në dy forma:
 nëpërmjet dividentës, që do të thotë se poseduesit e aksioneve për çdo
aksion që posedojnë marrin një shumë të caktuar nga ndërmarrja ku i kanë
aksionet dhe
 nëpërmjet riinvestimit, që do të thotë se shoqëria aksionare mund të mos
ua shpërndajë fitimet aksionarëve, por atë pjesë ta riinvestojë në fondet
kryesore, që në të ardhmen do t’u shtohen fitimet e mbajtësve të aksioneve.
Ky fitim quhet fitimi nga kapitali aksionar.
 Çmimi i aksionit. Aksioni si pjesë e kapitalit themelor të SHA mund të blihet dhe
të shitet. Çmimi i aksionit varet prej tre faktorëve kryesorë:
 nga vlera nominale e aksioneve (Vn),
 nga norma e disidentes (d’) dhe
 nga norma e interesit (kamatës) (i’).
 Çmimi i aksionit në pikëpamje matematike mund të shprehet:
Ça =
Mikroekonomia
'
'
i
dVn 
33
 Sa është çmimi i aksionit, nëse kemi këto të dhëna?
Vn = 10.000
d’ = 6,0%
i’ = 4,0%
 Nëse këto shifra i zëvendësojmë në formulën e më sipërme do të kemi:
Ça =
Mikroekonomia
000.15
4
000.60
4
6000.10


34
d) Shoqëritë komanditore. Këto janë shoqëri ku bashkohen dy e më shumë
persona për të kryer ndonjë veprimtari ekonomike apo shërbyese.
 Formohen me marrëveshje shoqërore, kurse anëtarët e saj nuk kanë të drejta të
barabarta
 Këto shoqëri paraqesin formën e ndërmarrjeve të përziera dhe përbehen prej dy
lloj aksionarësh:
 Aksionarët e brendshëm (komplementarët), të cilët drejtpërdrejt dhe në
mënyrë të pakufizuar udhëheqin dhe përgjigjen për detyrimet e kompanisë
me tërë pasurinë e tyre dhe janë komplementar. Udhëheqja dhe
përfaqësimi i kësaj shoqërie kryesisht bëhet nga aksionarët e brendshëm,
 Aksionarët e jashtëm (komanditorët), nuk marrin pjesë drejtpërdrejt dhe
në udhëheqje dhe në afarizëm të ndërmarrjes, por mund të japin sugjerimi,
propozime etj. Aksionarët e jashtëm gëzojnë të drejtën e pjesëmarrjes në
fitimin e shoqatës proporcionalisht me kapitalin e avancuar.
Mikroekonomia
35
 Pos formave të sipërcekura të bashkimit të ndërmarrjeve në fazën monopolistike
të kapitalizmit paraqiten edhe forma më të larta të organizimit të ndërmarrjeve,
sic janë:
 kartelet,
 trustet,
 koncernet,
 korporatat
 holdingu.
Mikroekonomia
36
 Kartelet. Karteli paraqet formën më të hershme dhe më të thjeshtë të bashkimit
të ndërmarrjeve kapitaliste në shoqëritë aksionare.
 Kartelet paraqesin bashkësi monopolistike, apo bashkim të ndërmarrjeve,
ku me ç’rast ato formalisht mbajnë pavarësinë e tyre, kurse karteli ka
monopol në treg.
 Karteli si shoqëri e bashkuar mban të gjitha të drejtat juridike dhe
ekonomike.
 Qëllimi kryesor i hyrjes në kartel është që nëpërmjet aksioneve të
përbashkëta afariste të vihet deri te rritja e fitimit.
 Në kartel prodhimtaria ndahet në mënyrë proporcionale nëpër të gjitha
ndërmarrjet anëtare të saj.
 Formimin e çmimit karteli e mbështet në çmimin kushtues të ndërmarrje
me rentabilitet më të ulët.
 Ndërkaq, ekstraprofiti i arritur nuk ndahet nëpër ndërmarrje anëtare të
kartelit, por atë e mbajnë për vete ndërmarrjet të cilat edhe e fitojnë.
Mikroekonomia
37
 Ekzistojë forma të ndryshme të karteleve, e për t’ përmendur janë:
 Karteli për kufizimin e çmimeve, me ç’rast ndërmarrjet merren vesh
për nivelin e çmimeve dhe në këtë mënyrë evitojnë konkurrencën mes
tyre. Me këtë rast ndërmarrjet merren vesh që mallrat e tyre të mos i
shesin nën çmimin shitës të caktuar që më parë dhe të mos i bëjnë
konkurrencë njëra tjetrës.
 Karteli në kufizimin e prodhimit (kuota e prodhimit). Për mes kuotës
së prodhimit ndikohet në rregullimin e ofertës, që, duke zvogëluar sasinë
e prodhimit, të ndikohet në rritjen e çmimit.. Me këtë rast që më parë me
marrëveshje caktohen kuotat e produkteve të prodhimeve për çdo
ndërmarrje anëtare e kartelit. Kjo u ndihmon që të krijon monopol në treg
dhe prodhimet e tyre t’i shesin me çmimin monopolistik.
 Karteli për ndarjen e tregjeve. Me marrëveshje paraprake
pjesëmarrësit e kartelit bëjnë ndarjen e tregjeve se ku cila ndërmarrje do
t’i plasojë mallrat e veta. Në këtë mënyrë ndërmarrjet krijojnë monopol në
tregjet territoriale.
 Karteli për shfrytëzimin e patentave dhe të licencave. Me qëllim të
shmangies së konkurrencës dhe perfeksionimit të progresit teknologjik,
pjesëmarrësit e kartelit merren vesh se deri në ç’nivel do ë aplikojnë të
arriturat e reja teknologjike, për blerjen e mundshme të patentave dhe të
licencave të huaj. Po ashtu, merren vesh edhe për vënien e sekretit
afarist në inovacione, me qëllim që mos i vë ato askush në përdorim,
derisa të mos e shohin leverdinë e tyre ekonomike si kartel.
Mikroekonomia
38
 Trustet. Trustet paraqesin bashkimin e disa ndërmarrjeve të së njëjtës degë, apo
të ndërmarrjeve të ndryshme, në një ndërmarrje të përbashkëta me qëllim të
vënies së monopolit në treg.
 Ndërmarrjet, të cilat fuzionohen në trust humbasin pavarësinë e tyre
juridike dhe ekonomike
 Politika dhe rezultatet afariste, në dallim nga karteli, këtu shkrihen në
trust.
 Trusti udhëheq politikë të përbashkët afariste dhe në interes të të
gjitha ndërmarrjeve të bashkuara .
 Në qoftë se është në interes të trustit, bëhen kombinime afariste
ndërmjet ndërmarrjeve anëtare të kësaj bashkësie
 P.sh. trusti mund të zvogëlojë ose të ndërpresë në përgjithësi
prodhimin në ndërmarrje me rentabilitet më të ulët dhe të rrisë në
ndërmarrjet me rentabile, me qëllim të arritjes së zvogëlimit të
shpenzimeve të prodhimit
 Në trust fitimi i ndërmarrjeve më rentabile derdhen në fondin e
përbashkët të akumulimit të tërë trustit, e jo siç ishte rasti te karteli.
Mikroekonomia
39
 Koncernet. Koncernet paraqesin formën më të lartë të bashkimit të
ndërmarrjeve në ekonominë e tregut.
 Me rastin e bashkimit në koncern ndërmarrjet plotësisht e humbin
pavarësinë e tyre juridike.
 Në koncern bashkohen ndërmarrje të degëve të ndryshme
 Në politikën afariste përparësitë e koncernit janë më të mëdha se të
formave të tjera të bashkimit, sepse këtu bashkohen ndërmarrje të
degëve të ndryshme, të cilat me koniunkturën e tyre janë më
konkurrente në treg.
Mikroekonomia
40
 Korporatat. Kjo formë e bashkimit të ndërmarrjeve veçmas u zhvillua në fazën e
imperializmit, ku korporatat u formuan në kuadër të lëmit të industrisë, të tregtisë,
të bankave etj. dhe paraqitnin kompani të mëdha.
 Forma e re e formimit të korporatave është bërë pas Luftës së Dytë
Botërore dhe u zhvillua në vendet më të zhvilluara të botës me sistem
kapitalist.
 Statusin e korporatave e gëzonin ato ndërmarrje të cilat në kuadër të disa
lëmenjve ekonomikë organizonin veprimtari ekonomike që kishin karakter
të ndërmarrjes shtetërore.
 Formimin e katre ndërmarrjeve e nxiti edhe shtetëzimi (nacionalizimi) i
lëmenjve dhe i degëve kryesore ekonomike dhe veprimtaria investive e
shtetit në ekonomi.
Mikroekonomia
41
 Korporatat kanë strukturë të përbërë organizative, me ndërmarrje apo njësi
punuese të ndryshme në kuadër të tyre.
 Në kuadër të të korporatave formohen njësi punuese të ndryshme dhe të shumta
sipas veprimtarisë dhe në këtë mënyrë i shmanget centralizimit dhe i përgjigjen
natyrës së punës në mënyrë më efikase.
 Korporatat janë shumë elastike, lehtë mund të riorientohen nga një investim në
tjetrin.
 Në kohën e tashme korporatat paraqesin njërën ndër format e organizimit të
shtetit në ekonomi ose të kryerjes së punëve publike
 Andaj, korporata aktualisht kuptohen ndërmarrjet që kryejnë veprimtari publike
në fusha të ndryshme dhe janë në pronësi të shtetit, mund të jenë edhe private.
 P.sh, në Kosovë kemi Korporatën energjetike të Kosovës (KEK-un), në Shqipëri
Korporatën energjetike të Shqipërisë (KESH-in) etj.
Mikroekonomia
42
 Holdingu (Holding company). Shoqëria holding paraqet ndërmarrje e cila në
aktiven e vet ka vetëm aksione të shoqërive të tjera, apo në aktiven e së cilës
pjesën më ë madhe e përbëjnë aksionet e shoqërive të tjera.
 Veprimtaria kryesore afariste e ndërmarrjes holding mbështetet në
formimin, financimin dhe udhëheqjen e ndërmarrjeve të tjera.
 Në afarizmin financiar, holdingu paraqet kompaninë e cila është formuar
për të investuar në letrat me vlerë të kompanive të tjera dhe mban
kontrollin ndaj tyre.
 Andaj, holdingu kryen veprimtari financiare që ëshë në interes të
shoqërive që i kontrollon dhe udhëheq me to.
 Ndërmarrja hoding në mënyrë kontinuele merret me marrjen dhe shitjen
e kompanive, apo njësive të tyre.
Mikroekonomia
43
 Kontrolli dhe shitblerja e kompanive mund të realizohet në dy mënyra kryesore:
 direkt, me shitjen e aksioneve të vetë ndërmarrjes holding dhe
 indirekte, përmes kompanive të cilat i ka nën kontroll, apo që udhëheq me to.
 Paraqitjen e shoqërive holding e ka nxitur rritja e madhe e shoqërive aksionare,
përkatësisht dispersioni apo posedimi i aksioneve nga numër i madh i shtresave të
gjëra të popullsisë.
 Në këtë mënyrë shoqëria holding mbulon pjesën më të madhe të ekonomisë së vendit
apo të rajonit dhe bën kontrollimin e kapitalit të numrit më të madh të ndërmarrjeve dhe
të depozitave të popullsisë.
 Pra, duke u mbështetur në veprimtarinë e shoqërisë holding, mund të themi se kjo
mund t’i shërbejë shtetit edhe si një institucion kontrolli të kapitalit aksionar të
ndërmarrjeve dhe të popullatës.
Mikroekonomia
44
 Shpenzimet janë rezultat i funksionit të prodhimit, që tregojnë efikasitetin e
prodhimit në çfarëdo periudhe.
 Lartësia e shpenzimeve përcakton edhe koston e çmimit kushtues
 Pra, shpenzimet e prodhimit si kategori ekonomike, i shërbejnë ndërmarrjes që të
marrë vendim për sasinë e prodhimit dhe ndikojnë në aftësinë konkurruese në
treg.
 Ndërmarrja, duke pasur parasysh shpenzimet e prodhimit, bën kombinime të
ndryshme në shfrytëzimin e faktorëve të prodhimit.
 P.sh. sasia e caktuar e ndonjë të mire materiale mund të arrihet duke përdorur
më shumë njërin apo faktorin tjetër të prodhimit.
 Në analizat ekonomike, shpenzimet e prodhimit zënë vend të konsiderueshëm
 Me shpenzime të prodhimit kuptojmë, të gjitha shpenzimet që i bën një
ndërmarrje për të prodhuar sasi të caktuar të të mirave materiale.
Mikroekonomia
1.4. Analiza e shpenzimeve
45
 Në shpenzime të prodhimit përfshihen këto kategori:
 shpenzimet e mjeteve të prodhimit (amortizimi),
 shpenzimet materiale (lënda e parë etj.)
 shpenzimet e punës së gjallë (pagat e punëtorëve).
 Ndërkaq, shpenzimet afariste në vete përfshijnë të gjitha të dalat
(kompensimet, kontributet dhe të gjitha detyrimet e tjera financiare), që
ndërmarrja është e detyruar t’i përmbushë nga të hyrat e saj, me qëllim që të
sigurojë veprimtarinë dhe të kryejë obligimet e veta.
 Në literaturën profesionale ekonomike dallojmë dy kategori të investimeve:
 shpenzimet afatshkurtra, janë shpenzimet që gjatë periudhës në të
cilën disa nga faktorët e prodhimit (zakonisht pajisjet dhe menaxhmenti)
janë fiks,
 shpenzimet afatgjata, janë shpenzimet që gjatë periudhës në të cilën
intervali kohor mundëson ndryshimin e të gjithë faktorëve të prodhimit.
Mikroekonomia
46
 shpenzimet mesatare (ATC) Dallojmë disa lloje të shpenzimeve, por më të rëndësishme
janë:
a) shpenzimet e përgjithshme (TC),
b) shpenzimet margjinale (MC),
c) shpenzimet mesatare (ATC)
d) shpenzimet oportune (OC).
Mikroekonomia
47
a) Shpenzimet e përgjithshme. Një subjekt ekonomik, për të prodhuar një të mirë materiale
duhet të krijojë edhe shpenzime të caktuara, duke angazhuar faktorët e prodhimit.
 Pa shpenzime të caktuara nuk mund të prodhohet asnjë e mirë materiale.
 Shpenzimet e përgjithshme ndahen në dy kategori kryesore:
 shpenzimet fikse (FC) dhe
 shpenzimet variabël (VC).
 Nga kjo nuk është vështirë të konstatojmë se shpenzimet e përgjithshme paraqesin
shumën e shpenzimeve fikse dhe të shpenzimeve variabël, që në pikëpamje matematike
mund t’i shprehim:
TC = FC + VC
Mikroekonomia
48
 Shpenzimet fikse (FC). Shpenzimet fikse janë ato shpenzime të cilat nuk
ndryshojnë me rastin e ndryshimit të prodhimit.
 Në kuadër të këtyre shpenzimeve bëjnë pjesë:
 pagesa e qirasë së objektit afarist dhe pajisjeve,
 pagesa e anuiteteve për kredi të marra,
 amortizimi,
 pagat e personelit të regjisë
 shpenzimet e tjera.
 Shpenzimet variabël (VC). Shpenzimet variabël janë ato të cilat ndryshojnë
varësisht nga ndryshimi i prodhimit.
 Në kuadër të këtyre shpenzimeve hyjnë:
 shpenzimet e lëndës së parë,
 shpenzimet e energjisë elektrike,
 shpenzimet e lëndëve djegëse
 shpenzimet e faktorëve të tjerë të prodhimit
Mikroekonomia
49
 Për të kuptuar më mirë shpenzimet e përgjithshme dhe ndikimin e shpenzimeve fikse
dhe variabël në shumën e tyre, po e marrim një shembull shkollor, të cilin e
prezantojmë në tabelën e më poshtme.
Tabela – 2
Ecuria dhe struktura e shpenzimeve të përgjithshme
Mikroekonomia
Sasia
(Q)
1
Shpenzimet fikse
(FC)
2
Shpenzimet variabël
(VC)
3
Shpenzimet e përgjithshme
TC=FC + VC
4 (2 + 3)
0 50 0 50
1 50 35 85
2 50 60 110
3 50 80 130
4 50 110 160
5 50 160 210
6 50 220 270
50
 Nga të dhënat në tabelën 2. se shpenzimet e përgjithshme rriten për çdo rritje të
prodhimit
 P.sh. për të prodhuar 2 njësi të një të mire materiale, duhet shpenzuar
gjithsej 110 njësi monetare, kurse për prodhimin e 4 njësive të prodhimit
nevojiten 160 njësi monetare (shpenzime të përgjithshme), e kështu me
radhë.
 Afarizëm të suksesshëm do të ketë ajo ndërmarrje e cila do të krijoj
shpenzime të përgjithshme sa më të ulëta.
 Me këtë rast ndërmarrja realizon edhe njërin ndër parimet kryesor të
afarizmit – ekonomizimin i cili paraqet raportin ndërmjet madhësisë së të
mirave të prodhuara materiale (Q) dhe shpenzimeve të përgjithshme
(TC).
Mikroekonomia
51
 Në bazë të të dhënave në tabelën nr. 2, mund ta formojmë lakoren e
shpenzimeve të përgjithshme (TC), shpenzimeve fikse (FC) dhe të shpenzimeve
variabël (VC).
Grafiku – 2
Lakorja e shpenzimeve të përgjithshme, fikse dhe variabël
Mikroekonomia
52
b) Shpenzimet margjinale (MC). Këto shpenzime ndryshe quhen edhe shpenzime
shtesë, të cilat ndodhin për shkak të prodhimit të një njësie shtesë të një të mire
materiale.
 Andaj, shpenzimet margjinale përfaqësojnë shpenzimet shtesë të një
njësie shtesë të prodhimit.
 Për llogaritjen e shpenzimeve margjinale, shfrytëzojmë të dhënat nga tabela nr. 2, e
që i prezantojmë në tabelën e mëposhtme.
Mikroekonomia
53
Tabela -3
Llogaritja e shpenzimeve margjinale
Mikroekonomia
Prodhimi (Q) Shpenzimet variabël
(VC)
Shpenzimet e përgj-
ithshme
(TC)
Shpemzimet margji-
nale
(MC)
0 0 50
35
1 35 85
25
2 60 110
20
3 80 130
30
4 110 160
50
5 160 210
60
6 220 270
54
 Shpenzimet margjinale në pikëpamje matematike mund t’i shprehim:
MC = , apo MC =
 Nëse zëvendësojmë numrat nga tabela nr. 3 në formulën e sipërcekur, do të kemi:
MC =
Mikroekonomia
Q
VC


Q
TC


 
   
35
011
5035
,35
011
03535






MCapo
55
c) shpenzimet mesatare (ATC). Ndërmarrja për të përcjellë suksesin e afarizmit, duhet
të llogaritë edhe shpenzimet mesatare.
 Shpenzimet mesatare tregojnë se ndërmarrja a ka afarizëm pozitiv apo negative
 Shpenzimet mesatare (ATC) paraqesin raportin ndërmjet shpenzimeve të
përgjithshme (TC) dhe sasisë së prodhimit të përgjithshëm (Q), që në pikëpamje
matematike mund të shprehen:
ATC =
 Pos shpenzimeve të përgjithshme mesatare, dallojmë:
 shpenzimet mesatare fikse (AFC), që paraqesin raporti ndërmjet shpenzimeve
fikse (FC) dhe sasisë së prodhimit (Q), pra AFC=FC/Q dhe
 shpenzimet mesatare variabël (AVC), që paraqesin raportin ndërmjet
shpenzimeve variabël (VC) dhe sasisë së prodhuar (Q), pra AVC=VC/Q
Mikroekonomia
Q
TC
56
 Duke shfrytëzuar të dhënat e tabelave të mëparshme, do të formojmë një tabelë të re
në të cilën i paraqesim të gjitha kategoritë e përmendura deri më tani të shpenzimeve.
Tabela - 4.
Kategoritë e ndryshme të shpenzimeve dhe llogaritja mesatare e tyre
Mikroekonomia
57
Sasiae
prodhimit
(Q)
Shpenzim
etFikse
(FC)
Shpenzim
etVariabël
(VC)
Shpernzim
ete
përgjithsh
me
TC=FC+VC
Shpenzimet
mesatare të
përgjithshme
ATC=TC/Q
Shpernzim
et mesatare
fikse
AFC=FC/Q
Shpenzimet
mesatare
variabël
AVC=VC/Q
Shpenzimet
margjinale
MC=∆TC
0 50 0 50 - - - -
1 50 35 85 85,0 50,0 35,0 35
2 50 60 110 55,0 25,0 30,0 25
3 50 80 130 43,3 16,7 26,7 20
4 50 110 160 40,0 12,5 27,5 30
5 50 160 210 42,0 10,0 32,0 50
6 50 220 270 45,0 8,3 36,7 60
7 50 320 370 52,9 7,1 45,7 100
8 50 450 500 62,5 6,3 56,3 130
d) Shpenzimet oportune (OC).
 Ekonomistët, për të llogaritur koston e cemit kushtues të një produkti, përfshinë të
gjitha shpenzimet e faktorëve të prodhimit, pjesëmarrës në finalizimin e tij.
 Në të kundërtën, kontabilistët koston e një produkti e llogarisin në bazë të
pjesëmarrjes së transaksioneve monetare, duke i përjashtuar transaksionet
jomonetare.
 Për ta kuptuar këtë problem më mirë, këtë gjë po e ilustrojmë me një shembull shkollor
 Marrim, p.sh. një firmë private që disponon kapital dhe objektin e vet.
 Kjo firmë, pos faktorëve që blen nga të tjerët, për të prodhuar një produkt të caktuar,
përdor dhe faktorët e vet interno (fuqinë punëtore, kapitalin, ndërtesën, menaxhimin
etj.).
 Nga pikëpamja e kësaj firme shpenzimet që kanë të bëjnë me përdorimin e faktorëve
të brendshëm janë shpenzime të papaguara.
 Mirëpo, nga logjika ekonomike të gjithë faktorët e brendshëm janë pjesëmarrës në
konton e prodhimi, të cilat duhet nënkuptuar.
 Supozojmë se pronari i firmës “N” njëherit është edhe menaxhues i saj, në të cilën ka
investuar kapital të vetin në vlerë 100.000 euro.
 Me këtë rast i ka sakrifikuar pjesën interesit ose të dividendit, të cilat ai do t’i merrte
sikur këto para t’i depononte në bankë ose në ndonjë shoqëri aksionare.
Mikroekonomia
58
 Në qoftë se norma e interesit vjetor është 10,0%, atëherë ky pronar ka sakrifikuar
10.000 euro në vit.
 Po ashtu, ky pronar, duke përdorur objektin për biznes të tij, do të sakrifikojë vlerën e
qirasë vjetore të ndërt4sës.
 Në qoftë se qiraja mujore do të ishte, fjala vjen 2000 euro në muaj, ai do të sakrifikonte
një vlerë prej 24.000 euro në vit.
 Madje, duke menaxhuar firmën e tij, ai nuk do të marrë rrogë, meqë si pronar merr
fitimin.
 Në qoftë se rroga mujore e një udhëheqësi, është 1000 euro, ai sakrifikon 12.000 në vit.
 Këto shpenzime me rastin e llogaritjes së kostos së prodhimit nuk i përfshin kontabilisti
dhe në këtë mënyrë shtrembërohet kostoja reale e prodhimit dhe fitimi real i firmës.
 Andaj, të gjitha shpenzimet e nënkuptuara përbëjnë koston oportune.
Mikroekonomia
59
 Në një shembull shkollor do të konstatojmë se, duke llogaritur në mënyrë të
ndryshme, ekonomisti dhe kontabilisti, koston e prodhimit dhe vlerën e fitimit e
paraqesin në mënyra të ndryshme.
Tabela – 5
Llogaritja e kostos dhe e fitimit nga aspekti kontabël dhe nga logjika ekonomike
Mikroekonomia
60
 Çdo subjekt ekonomik, për të zhvilluar aktivitetin e saj afarist, duhet të ketë edhe
faktorët përkatës të prodhimit. Synimi kryesor i çdo subjekti ekonomik është afarizmi
pozitiv dhe realizimi i fitimit sa më të madh.
 Firmat mund t’i zhvillojnë bizneset e tyre vetëm nëse kanë afarizëm të mirë dhe
krijojnë bazë materiale të qëndrueshme.
 Ndërmarrjet për kryerjen e veprimtarisë së tyre, nevojitet të kenë edhe akumulim
(investime), të cilat mund të jenë:
a) të brendshme dhe
b) të jashtme.
Mikroekonomia
1.5. Resurset (burimet) dhe kapacitetet e firmës
1.5.1. Resurset (burimet) e firmës.
61
 Burimet e brendshme të investimeve. Firmat që kanë rezultate pozitive afariste dhe
financiare kanë mundësi që me sukses t’i mbulojnë shpenzimet e prodhimit dhe një
pjesë të fitimit ta ndajnë në fondin e akumulimit.
 Fondi i akumulimit firmës i shërben për të bërë rekonstruimin, zgjerimin,
modernizimin apo ngritjen e kapaciteteve të reja.
 Burimet e jashtme të investimeve. Burimet e jashtme janë më të shpeshta dhe
sigurohen kryesisht me marrjen e kredive.
 Kredit mund të jenë afatshkurta, që jepen në fonde xhiruese (në para), apo
kredi afatgjate, që jepen në pajisje.
Kreditë mund të jenë:
1. vendore, që zakonisht i akordojnë bankat komerciale, dhe
2. të jashtme, që i akordojnë institucionet financiare ndërkombëtar, si: Banka
Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim-IBRD, Fondi Monetar Ndërkombëtar-IFM
etj.
Mikroekonomia
62
 Firma (ndërmarrja), për të ditur dhe për të pasur një pasqyrë reale në afarizmin e saj,
është e obligueshme me ligj të bëjë evidencimin e të gjitha transaksioneve që ndodhin
brenda një periudhe të caktuar kohore në kuadër të biznesit të vet.
 Andaj, për t’i kryer mirë profesionalisht në nivel të gjitha këto regjistrime, firma formon
shërbimin e kontabilitetit
 Sublimimin e afarizmit të vitit kalendarik të firmës e paraqet hartimi i bilancit vjetor.
 Bilanci i shprehur në formë të germës “T” ka:
a) Aktiven, si kuptim bilancor që paraqet anën e majtë të bilancit që përmban: pjet
e pronësisë veç e veç, pra një nga një. Pra, aktiva si kuptim bilancor paraqet
pasqyrën e gjendjes së mjeteve sipas radhitjes funksionale dhe
b) Pasiva, si kuptim bilancor që paraqet të kundërtën e aktives. Pasiv araqet
pasqyrën e gjendjes së obligimeve (borxheve). Sipas kuptimit më të ri statistikor,
pasiva paraqet pasqyrën e përgjithshme të burimeve të kapitalit, përkatësisht
avancimet në firmë sipas llojit dhe vlerës së tyre.
 Në bilanc përfshihen të gjitha zërat e aktives he të pasives, që shprehin rezultatet
afariste të firmës gjatë vitit kalendarik.
 Bilanci gjithmonë duhet të ketë baraspeshë, pra aktiva të jetë e barabartë me pasiven.
Mikroekonomia
63
 Për ta kuptuar më lehtë se ç’është bilanci i një firme, po e marrim një shembull
shkollor, ku do të prezantojmë aktiven dhe pasiven e një firme “X”.
Tabela – 6
Bilanci i gjendjes së firmës prodhuese “X”
 Ja pra, siç shihet në tabelën nr. 6, bilanci i gjendjes tregon vlerën e aktives dhe të
pasives të ndërmarrjes përkatëse.
 Mirëpo, firma për të ditë suksesin e afarizmit, duhet të ketë bilancin financiar.
 Bilanci financiar shpreh si fitimin ashtu dhe humbjen e ndërmarrjes.
 Fitimi është atëherë kur firma ka të ardhura të përgjithshme më shumë se shpenzime
të përgjithshme (F=Tp – SHp). Ndërkaq, humbjet paraqesin situatën e kundërt.
Mikroekonomia
64
 Tani të shohim si duket bilanci financiar i një ndërmarrje si shembull shkollor
Tabela – 7
Pasqyra e rezultatit financiar të firmës “X”
 Në bilancin financiar kemi pasqyrën reale të elementeve kryesore që e përbëjnë afarizmin, nga i cili
shihen:
 të ardhurat e përgjithshme dhe burimet e tyre,
 shpenzimet e përgjithshme dhe llojet e tyre,
 fitimi i përgjithshëm.
 Fitimi neto, apo i pashpërndarë (në rastin tonë 16.000) i mbetet firmës në pronësi për shpërndarje të
mëtejshme, e cila varet nga strategjia zhvillimore e ndërmarrjes.
Mikroekonomia
65
 Çdo ndërmarrje, pa marrë parasysh pronësinë e saj, për të kryer veprimtarinë për të
cilën është themeluar, duhet të ketë edhe fonde kryesore, ku përfshihen:
 ndërtesat,
 pajisjet,
 instalimet etj.
 Kur flitet për kapacitetet e ndërmarrjes, në rend të parë nënkuptohet forca instaluese e
pajisjeve, pra të fondeve kryesore prodhuese.
 Fondet kryesore prodhuese (makinat etj.) paraqesin determinanten teknike të
prodhimit, sepse ato janë të angazhuara drejtpërdrejt në procesin e prodhimit
 Tani të shohin se çka kuptojmë me kapacitet prodhues të ndërmarrjes?
 Thënë në mënyrën më të thjeshtë, kapaciteti paraqet aftësinë prodhuese të
një ndërmarrjeje në një periudhë të caktuar kohore
 Nga aspekti teknik, kapaciteti definohet si aftësi teknike të një ndërmarrjeje, e
cila, me angazhimin e plotë të faktorëve të tjerë të prodhimit, jep efektin
maksimal të prodhimit në një periudhë të caktuar kohore.
Mikroekonomia1.5.2. Përkufizimi i kapaciteteve
66
 Në kuptimin e prodhimit, kapacitetet paraqesin mjetet e punës të cilat i ka një ndërmarrje.
 Në këtë kuptim kapaciteti i fondeve kryesore paraqet aftësinë e makinës, të pajisjes, të
instalimeve etj., që në periudhë të caktuar kohore të krijojë të mira materiale.
 Periudha kohore, në të cilën shprehet efikasiteti prodhues i mjetit të prodhimit, mund të
jetë:
 një orë,
 një ditë,
 një javë,
 një muaj,
 një vit.
 Struktura e mjeteve të prodhimit është e ndryshme, nga e cila varet sasia dhe cilësia e
prodhimit.
 Ndërmarrjet që kanë pajisshmëri teknike më të madhe, kanë afarizëm më të
suksesshëm, sepse mund të punojnë me produktivitet më të lartë të punës dhe në këtë
mënyrë janë më konkurrent në treg.
 Për të arritur rezultate të mira në afarizëm, struktura e mjeteve të punës duhet të jetë e
tillë që të ketë ndërlidhshmëri funksionale mes vete në procesin e prodhimit, si vertikale
ashtu dhe horizontale.
Mikroekonomia
67
 Në literaturën ekonomike hasim në lloje të ndryshme të kapaciteteve, por marrë globalisht
kemi dy lloj kapacitetesh:
 kapacitetin teknik-maksimal ose teorik dhe
 kapacitetin prodhues-ekonomik.
 Kapaciteti teknik. Kapaciteti teknik paraqet aftësinë teknike të një mjeti apo grup mjetesh
që të prodhojë të mira materiale maksimale për një periudhë të caktuar kohore (orë, ditë,
muaj etj.)
 Shfrytëzimi maksimal i mjetit të punës në nivel të kapacitetit teknik në praktikë është
i pamundur, sepse edhe ai është si organizmi i njeriut, nuk mund të punojë 24 orë pa
ndërprerje, pra duhet të ketë intervale pushimi.
 Kapaciteti prodhues – ekonomik. Kapaciteti prodhues shpreh mundësinë maksimale të
prodhimit, duke pasur parasysh aftësinë teknike të mjetit të prodhimit.
Mikroekonomia
1.5.2.1. Llojet dhe matja e kapaciteteve
68
 Kapaciteti i një mjeti të punës, grup mjetesh, njësisë punuese, apo fabrikës
në tërësi në jetën praktike, mund të përcillet nëpërmjet këtyre llojeve të
kapaciteteve:
1. kapaciteti maksimal,
2. kapaciteti normal,
3. kapaciteti real dhe
4. kapaciteti minimal.
Mikroekonomia
69
 Kapaciteti maksimal (Kmax). Kapaciteti maksimal apo kapaciteti i instaluar në një
ndërmarrje shpreh mundësinë maksimale të prodhimit të një mjeti në bazë të
konstruksionit të tij teknik në periudhë të caktuar kohore. Siç pamë edhe më parë,
shfrytëzimi maksimal i një makine është i pamundur, sepse i nevojiten edhe intervale
pushimi, andaj ky lloj i kapacitetit ka domethënie vetëm teorike.
 Kapaciteti real (Kr). Ky kapacitet paraqet mundësinë reale të mjetit të punës, që, sipas
veçorive të tij teknike, të prodhojë të mira materiale.
 Kapaciteti real fitohet atëherë kur nga kapaciteti maksimal zbriten të gjitha
intervalet e ndërprerjes së arsyeshme jopunuese, si: mirëmbajtja, zëvendësimi i
pjesëve, pra humbjet e planifikuara (Hp), që në pikëpamje matematike mund të
shprehet:
Kr = Kmax - Hp
Mikroekonomia
70
 Kapaciteti minimal (Kmin). Kapaciteti minimal është atëherë kur shfrytëzimi i
mjetit të punës është minimal nga mundësia e tij e prodhimit.
 Në saje të rrethanave dhe arsyeve të ndryshme,ndërmarrja mund të vijë në
atë gjendje që kapacitetet prodhuese mund t’i shfrytëzojë vetë minimalisht, si:
në mungesë të lëndës së parë, të mosrealizimit të mallrave dhe të rritjes së
stoqeve etj. Andaj, në këto raste, për mos me ardhur deri te ndërprerja e
punës, kapacitetet prodhuese reduktohen në prodhim minimal.
 Kapaciteti i realizuar (Kre). Kapaciteti i realizuar parqet atë kapacitet i cili në
kushte të dhëna të prodhimit është realizuar për kohë të caktuar.
 Kapaciteti i realizuar është më i vogël se kapaciteti real për të gjitha
ndërprerjet kohore të paplanifikuara (Hppl), që në pikëpamje matematike mund
të shprehet:
Kre = Kr - Hppl
Mikroekonomia
71
 Matja e kapaciteteve bëhet në forma të ndryshme, që varet se ç’dëshirojmë të matim.
 Kemi disa metoda për matjen e kapaciteteve, si:
 metoda e prodhimtarisë maksimale mujore,
 metoda e orëve të realizuara mujore,
 metoda e shfrytëzimit të ndërrimeve të punës etj.
 Me këtë rast po e japim vetëm shkallën e shfrytëzimit të kapaciteteve, duke mos u
lëshuar në finesat e tjera në matjen e kapaciteteve.
 Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve, apo koeficienti i shfrytëzimit të mjeteve themelore,
paraqet raportin mes kapacitetit të realizuar dhe kapacitetit real, që në pikëpamje
matematike mund të shprehet:
Kshk =
Simbolet paraqesin:
Kshk = koeficienti i shfrytëzimit të kapaciteteve,
Kre = kapaciteti i realizueshëm
Kr = kapaciteti real
Mikroekonomia
100
r
re
K
K
72
 Për ta llogaritur konkretisht koeficientin e shfrytëzimit të kapaciteteve, po e marrim një
shembull numerik shkollor.
P.sh nëse kemi:
Kre = 60,
Kr = 80
Kshk = ?
 Atëherë, nëse zëvendësojmë në formulën e sipërcekur do të kemi:
Kshk =
Mikroekonomia
%0,75
80
6000
100
80
60

73
 Në shfrytëzimin e kapaciteteve ndikojnë faktorë të shumë, por, për t’i dalluar,
janë:
a) mjetet e punës,
b) puna-njeriu me aftësitë e tij psiko-fizike,
c) karakteristikat e lëndës së parë
d) organizimi i punës.
Mikroekonomia
1.5.2.2. Faktorët që ndikojnë në shfrytëzimin e kapaciteteve
74
a) Mjetet e punës. Niveli tekniko-teknologjik i mjeteve të punës përcakton edhe
efikasitetin e tyre në procesin e prodhimit. Mjetet e prodhimit, të cilat marrin pjesë
drejtpërdrejt në procesin e prodhimit, janë elementi kryesor që përcaktojnë shkallën e
shfrytëzimit të kapaciteteve.
b) Puna – njeriu me aftësitë e tij psiko-fizike. Punëtore me aftësitë e tij psiko-fizike dhe
profesionale paraqet faktorin me rëndësi të veçantë në shfrytëzimin e kapaciteteve.
Punëtori i kualifikuar dhe me përgatitje superiore shkollore ka parakushte më të mëdha
që të shfrytëzojë në mënyrë racionale dhe më efikase mjetin e punës dhe anasjelltas.
c) Karakteristikat e lëndës së parë. Lënda e para duhet t’i përgjigjet procesit të
prodhimit, si nga cilësia ashtu edhe nga sasia. Mungesë e veçorive përkatëse të lëndës
së parë shprehet drejtpërdrejt edhe në mosshfrytëzimin e kapacitetit të mjetit të punës.
d) Organizimi i punës. Po ashtu, organizimi i punës, ka ndikim të madh në shfrytëzimin e
kapaciteteve prodhuese. P.sh. radhitja e makinave, sipas procesit teknologjik, qasja e
punëtorit ndaj makinës, evitimi i rrezikut që i kanoset punëtorit në vendin e punës,
eliminimi i lëvizjeve të zbrazëta të punëtorit apo makinës etj., ndikojnë dukshëm në
shfrytëzimin e kapaciteteve.
Mikroekonomia
75
 Amortizimi paraqet kategori specifike ekonomike dhe është veçori vetëm e fondeve
kryesore (mjeteve themelore).
 Kjo për arsyes se, vetëm fondet kryesore vlerën e tyre nuk e b artin përnjëherë në procesin
e prodhimit, por në mënyrë sukcesive.
 Thënë në mënyrën më të thjeshtë, amortizimi paraqet procesin e shpenzimit real të
mjeteve të punës, deri tek e cila në mënyrë të detyrueshme vihet për shkak të
përdorimit të tyre.
 Me amortizim si kategori ekonomike kuptojmë shpenzimin gradual të fondeve
kryesore, të cilët në procesin e prodhimit në mënyrë sukcesive bartin vlerën e në të
mira material dhe në shërbime.
 Mjetet e amortizimit ndahen në fond të caktuar, që quhet fondi i amortizimit.
 Këto mjete kanë karakter destinues dhe mund të përdoren vetëm për blerjen, përkatësisht
zëvendësimin e fondeve kryesore
 Deri në momentin e shfrytëzimi mjetet e amortizimit shërbejnë si burim i akumulimit të
brendshëm për ndërmarrjen, që mund t’i përdorë për investime.
 Amortizimi si kategori ekonomike është më tepër madhësi llogaritare sesa materiale.
Mikroekonomia1.5.2.3. Amortizimi
76
 Metoda kryesor e llogaritjes së amortizimit është metoda kohore, ndonëse ekziston edhe
metoda funksionale.
 Sipas metodës kohore, vlera e përgjithshme e fondeve kryesore që amortizohen
shpërndahen si shpenzime të fondeve kryesore në kohë të caktuar.
 P.sh., në qoftë se kohëzgjatja e një mjeti themelor është 10 vjet, dhe për të njëjtën kohë
shfrytëzohet ky mjet, atëherë me këtë rast për çdo vit llogaritet amortizimi në shkallë 10,0%
nga vlera e tij furnizuese.
 Me këtë metodë bëhet llogaritja e amortizimit, pa marrë parasysh se sa prodhime do të
prodhohen dhe sa do të jetë koha aktive e punës së mjeteve të caktuara.
 Në kuadër të kësaj metode të llogaritjes së amortizimit, norma e amortizimit mund të jetë:
 e përpjesëtueshme (proporcionale), që paraqet normën lineare të amortizimit
gjatë një viti,
 progresive, që paraqet rritjen për çdo vit të normës së amortizimit dhe
 degresive, që paraqet përcaktimin e normës së lartë të amortizimit në fillim të
përllogaritjes së vlerës së amortizimit, e cila më pastaj shkon duke u zvogëluar.
Mikroekonomia
77
 Për t’i kuptuar më mirë këto lloje të normave të amortizimit, në vazhdim po e prezantojmë
një shembull shkollor, ku përfshihen këto lloje të amortizimit në pikëpamje numerike
Tabela – 8
Normat e amortizimit sipas metodës kohore
Mikroekonomia
Vitet
Normat e amortizimit në %
E përpjesëtueshme Progresive Degresive
1 20 5 25
2 20 10 20
3 20 15 15
4 20 20 10
5 20 25 5
78
 Sipas normës së përpjesëtueshme, vlera e amortizimit vjetor (Av), fitohet kur vlera
furnizuese (Vf) e mjetit kryesor pjesëtohet me kohëzgjatjen e shfrytëzimit të mjetit
themelor, pra me numrin e viteve (t). Kjo në pikëpamje matematike mund të shprehet:
Av =
 Ndërkaq, llogaritja e normës së amortizimit (Na) në pikëpamje matematike do të jetë:
Na =
Mikroekonomia
t
Vf
t
100
79
 Në vazhdim ë shohim se si llogaritet praktikisht:
 Vlera e amortizimit (Va) dhe
 Norma e amortizimit (Na)
 Ta marrim një shembull konkret shkollor. Në qoftë se kemi këto të dhëna:
Vf = 9000 euro
t = 5 vjet
Av = ?
Na =?
 Nëse i zëvendësojmë shifrat që i dhamë më sipër në formulat përkatëse të sipërcekura,
atëherë do të kemi:
Av =
 Pra, vlera prej 1.800 euro paraqet vlerën absolute vjetore të amortizimit, që do të thotë
se për 5 vjet ndërmarrja duhet të paguaj nga 1.800 euro në emër të amortizimit në fondin
e amortizimit.
Mikroekonomia
800.1
5
9000

80
 Ndërkaq, norma e amortizimit, sipas këtyre të dhënave do të jetë:
Na =
 Vlera vjetore e amortizimit mund të llogaritet edhe në bazë të kësaj formule:
Av =
 Në rastin konkret, vlera absolute prej 1.800 eurosh paraqet vlerën materiale të amortizimit
vjetor të mjetit themelor, e që i kushtohet plotësimit të mjetit të punës, që është shpenzuar
më para.
 Pra, vlera furnizuese e mjetit përkatës të punës tani shndërrohet në vlerë materiale, që nga
aspekti ekonomik nënkupton zëvendësimin mjetit të mëparshëm, i cili gjatë punës së tij
është amortizuar.
Mikroekonomia
%0,20
5
100

800.1
100
209000
100



 af NV
81
 Amortizimi mund të jetë:
 fizik, që paraqet shpenzimin fizik të mjetit të punës dhe nga aspekti
ekonomik është i papërdorshëm, dhe
 moral (ekonomik), që paraqet heqjen nga përdorimi të mjeteve të
punës edhe atëherë kur ato fizikisht ende janë në gjendje të prodhojnë.
Mikroekonomia
82
 Në teorinë dhe në praktikën e zhvillimit ekonomik, tregu zë vend qenësor në shqyrtimet
dhe në analizat ekonomike.
 Tregu mund të përkufizohet në mënyrë të ndryshme, që varet nga këndvështrimi i
shqyrtimit të tij.
 Sipas njohurive të deritashme, dallojmë dy kuptime kryesore të tregut:
 kuptimin e ngushtë të tregut, me të cilin kuptojmë vendin ku ballafaqohet oferta
dhe kërkesa, përkatësisht prodhuese dhe konsumuese dhe
 kuptimin e gjerë të tregut, me të cilin kuptojmë raportin e caktuar të ofertës dhe
të kërkesës të llojeve të ndryshme të mallrave në kohë të caktuar, ku shkëmbimi i
mallrave bëhet me ndërmjetësimin e parasë.
MikroekonomiaK R E U II
TREGU, KËRKESA DHE OFERTA
1. Kuptimi i tregut
83
 Për ta kuptuar më mriz tregun, po presupozojmë se ekonominë e një vendi nga aspekti
mikroekonomik, mund ta ndajmë në dy grupe kryesore, siç janë:
 në shitës (prodhuese), që duhet kuptuar ofertën, përkatësisht ndërmarrjet që
ofrojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre,
 në blerës (konsumues), që duhet kuptuar konsumatorët, përkatësisht ata të cilët
blejnë të mira materiale dhe shërbime të ndryshme.
 Deri në momentin e paraqitjes së parasë, si ekuivalent i përgjithshëm i shkëmbimit,
tregtimi i mallrave behej në mënyrë të trambës: mall – mall (M-M).
 Me paraqitjen e parasë, tregtimi i mallrave bëhej sipas funksionit mall-para-mal (M-P-
M), ku me këtë rast na paraqiten dy faza:
 faza e parë, që shpreh funksionin mall-mal (M-M), që ëtshtë fazë më e rëndë e
këmbimit,
 faza e dytë, që paraqet funksionin mall-para( M-P), që është fazë me e lehtë,
sepse ai që ka parat është mbret në treg.
Mikroekonomia
84
 Në këmbimin e mallrave, qoftë kura është fjala për prodhuesin apo konsumuesin, niveli i
çmimit luan rolin dominues.
 Çmimi paraqet determinant si për ofertën ashtu edhe për kërkesën.
 Oferta rrinë në proporcion të drejtë me çmimin, që do të thotë se sa më i lartë të jetë
cemi, oferta është më e madhe dhe anasjelltas.
 Ndërkaq, kërkesa rrinë në proporcion të zhdrejtë me çmimin, që do të thotë se sa më i
madh të jetë niveli i çmimit, aq më e vogël është kërkesa dhe anasjelltas.
 Kuptimi i tregut ka evoluar dukshëm, mirëpo në thelb thuaja ai ka ngelur i njëjtë, sepse edhe
sot tregu paraqet vendin ku ballafaqohet oferta dhe kërkesa e mallrave, e kapitalit, e letrave
me vlerë, e fuqisë punëtore, e lëndëve të para, e shërbimeve etj.
 Ndërkaq, lidhja e nocionit të tregut për vend të caktuar, ku ballafaqohet oferta dhe kërkesa,
është e datës së hershme.
Mikroekonomia
85
 Tash, në kushtet e zhvillimit bashkëkohor të prodhimit të mallrave dhe të këmbimit të tyre,
formimi i raportit të tregtimit nuk është i lidhur për ndonjë hapësirë të caktuar gjeografike,
e as për pranin fizike të mallit, si dhe shitësit dhe blerësit.
 Zhvillimi i mjeteve bashkëkohore të komunikimit (interneti) të komunikohet edhe në
largësitë edhe më të largëta, kurse praninë fizike të mallrave e zëvendësojnë: uzanset,
mostrat, katalogët, standardet etj
 Kësaj forme të këmbimit edhe më tepër tash është duke i ndihmuar përsosja e sistemit
monetar-kreditor në përmasa botërore dhe mënyra bashkëkohore e pagesës.
 Në kushtet e tanishme ekonomike, me treg duhet të kuptojmë sferën e këmbimit të
mallrave, në të cilin mallrat transferohen qoftë në para apo zëvendësohen me mallra të
tjerë (kliringu, kompensimi etj.).
 Andaj, tani me treg duhet të kuptojmë tërësinë e akteve të blerjes dhe të shitjes së
mallrave në një shoqëri dhe në një periudhë të caktuar kohore.
 Më sa u tha më sipër del se me treg kuptojmë tërësinë e marrëdhënieve mes ofertës dhe
kërkesës të një shoqërie në kohë dhe në hapësirë të caktuar. Tregu është mekanizëm
nëpërmjet të të cilit blerësit dhe shitësit bashkëveprojnë, që ndonjë malli t’ia caktojnë
çmimin dhe sasinë.
Mikroekonomia
86
 Roli dhe veprimi it tregut varet nga vet sistemi ekonomiko-shoqëror, që do të thotë se
ndryshe vepron në socializëm ku kemi ekonomin me plan dhe të dirigjuar dhe krejt
ndryshme në kapitalizëm në ekonominë e tregut.
 Në sistemin socialist, veprimi i ligjeve ekonomike nuk është i lirë, sepse shteti me masa
administrative ndërhynë në rrjedhat ekonomike.
 Ndërkaq, në ekonominë e tregut, ligjet ekonomike, veçmas ligji i vlerës (oferta dhe
kërkesa0 veprojnë në mënyrë të lirë.
 Në jetën praktike, nuk është kështu si thuhet në teori, sepse edhe në vendet socialist
vepron ligji i vlerës, pasi që bëhet tregtimi i mallrave, dhe në ekonominë e tregut
ndërhyn shteti në rrjedhat ekonomike, deri në atë shkallë që të mos ndikojë në
veprimin e ligjeve ekonomie.
Mikroekonomia1.Roli i tregut në ekonomi
87
 Tregu paraqet kusht të domosdoshëm në funksionimin e ekonomisë së mallrave,
sepse këtu bëhet këmbimi i të mirave materiale.
 Tregu nëpërmjet çmimeve, bën shpërndarjen parësore të të ardhurave kombëtare si në
aspektin sektorial ashtu edhe territorial.
 Në ekonominë e tregut, ndërmarrjet prodhimet e tyre i shesin vetëm me një çmim, e ky
është çmimi i tregut.
 Kjo i shtynë ndërmarrjet që të afarojnë me shpenzime sa më të ulëta, sepse vetëm
kështu do të jenë konkurrent në treg.
 Njeriut për të ekzistuar i nevojiten lloje të ndryshme të të mirave materiale dhe të
shërbimeve, që kushtëzoi edhe ndarjen shoqërore të punës.
 Prodhuesi, përkatësisht subjekti ekonomik, me prodhimet që i prodhon nuk i plotëson
nevojat e veta, andaj për t’i plotësuar nevojat e tij me të mira të tjera materiale, ai
detyrohet që prodhimet e veta t’i shkëmbej me prodhimet e të tjerëve.
 I tërë ky proces kryhet përmes tregut.
Mikroekonomia
88
 Tregu luan rol shumë të madh dhe kryen shumë funksione të rëndësishme në procesin
e riprodhimit të zgjeruar, përkatësisht në ekonominë e një vendi, e për t’i përmendur
janë:
a) Raporti prodhues – konsumues. Tregu u ofron informata të mjaftueshme
prodhuesve për nevojën e të mirave materiale dhe konsumatorëve për pranin e
mallrave
b) Dsitribuimi i mallrave. Tregu bënë distribuimin e të mirave materiale, që do të
thotë se nëpërmjet tregut konsumatori furnizohen me mallra të nevojshme, apo
për faktorë të prodhimit.
c) Alokimi i faktorëve të prodhimit. Tregu bën alokimin e faktorëve të prodhimit,
sepse nëpërmjet tij subjektet ekonomike sigurojnë lëndë të para,
gjysmëfabrikatet, pajisje, kapitalin, fuqinë punëtore etj.
d) Formimi i çmimeve. Formimi i çmimit bëhet në treg në bazë të ofertës dhe
kërkesës. Tregu është arbitër meritor, i cili tregon se në ç’masë puna individuale
pranohet si punë shoqërisht e domosdoshme.
Mikroekonomia
89
e) Vlerësimi i rezultateve të punës. Në treg vlerësohen rezultatet e punës të të
gjitha subjekteve ekonomike. Subjekti ekonomik, për të pasur sukses në
afarizëm, duhet të punojë sipas principeve kryesore ekonomike: produktivitetit,
rentabilitetit dhe ekonomizimit.
f) Zgjedhja e procesit tekniko-teknologjik. Tregu jep informata për të arriturat
bashkëkohore tekniko-teknologjike me të cilat subjektet ekonomike marrin
njohuri për këto procese dhe bëjnë përpjekje për perfeksionimin e tyre në
procesin e prodhimit.
g) Seleksionimi nëpër lëmenj dhe degë ekonomike. Funksioni i tregut në këtë
drejtim është shumë i madh, sepse bën seleksionimin nëpër lëmenj dhe në degë
ekonomike, duke i orientuar prodhuesit në ata lëmenj ekonomikë, të cilët në
momentin e dhënë kanë pozitë më të volitshme në treg. Në këtë mënyrë, tregu
ndikon të bëhet shtegtimi i kapitalit nga një lëmë në lëmin tjetër.
Mikroekonomia
90
 Njeriu si qenie njerëzore dhe shoqërore ka nevojë për të mira të shumëllojshme
materiale dhe shërbime të ndryshme.
 Plotësimin e këtyre nevojave njeriu nuk mund ta bëjë vetvetiu, por vetëm nëpërmjet
mekanizimit të tregut.
 Furnizimi i tregut me të mira materiale dhe shërbime bëhet nëpërmjet prodhueseve –
ofertës
 Sa më e madhe të jetë oferta, aq më tepër konsumatorët kanë mundësi të zgjedhin
dhe t’i plotësojnë nevojat e tyre.
 Ligji i vlerës, është ligji më i përgjithshëm dhe më i rëndësishëm që vepron në
ekonominë e tregut.
 Veprimi i ligjit të vlerës nuk varet nga vullneti dhe dëshira e njerëzve, apo subjekteve
ekonomike, vepron pa dëshirën e tyre dhe është i pamëshirshëm
Mikroekonomia
2. Kërkesa, oferta dhe ekuilibri i tregut
2.1. Kuptimi i kërkesës
91
 Prodhuesit e ndryshëm kanë edhe kushte të ndryshme individuale të prodhimit dhe
çmime të ndryshme kushtuese.
 Çmimi i mallrave formohet në treg në bazë të lëvizjes së ofertës dhe të kërkesës, e jo
sipas çmimeve kushtuese të individëve.
 Kërkesa varet nga niveli i çmimeve dhe rinë në proporcion të zhdrejtë me çmimet,
d.m.th. çmimet e larta kërkesa e ulët dhe anasjelltas.
 Andaj, në bazë të kësaj mund të themi se, kërkesa paraqet sasinë e përgjithshme të
mallrave dhe të shërbimeve përfundimtare të dedikuara tregut, e që
konsumatorët janë të gatshëm t’i blejnë për nivelin e dhënë të çmimeve, nën
variabla (kushte) të tjera konstante, d.m.th. pa ndryshimin e kushteve të tjera.
Mikroekonomia
92
 Lakorja e kërkesës paraqet sasinë e të mirave materiale, të cilën
konsumatorët janë të gatshëm ta blejnë me çmime të caktuara.
 Andaj, nga aspekti ekonomik, kërkesa nuk paraqet vetëm nevojën për të mira
materiale apo për shërbime të caktuara, por paraqet një mori kombinimesh
ndërmjet sasisë dhe çmimit.
 Raporti ndërmjet cemit dhe sasisë, e cila blihet, në ekonomi quhet lakorja e
kërkesës
Mikroekonomia
2.1.1. Lakorja e kërkesës
93
 Për ta kuptuar më mirë lakoren e kërkesës, atë e japim me një shembull konkret
shkollor, së pari, nëpërmjet formës tabelore me numra absolutë, e, së dyti, nëpërmjet
grafikut.
Tabela – 9
Kërkesa për këpucë
 Nga të dhënat në tabelë shihet se, sa më i lartë të jetë çmimi kërkesa është më e
vogël, dhe anasjelltas, sa më i ulët të jetë çmimi kërkesa është më e madhe.
Mikroekonomia
Prodhuesit Çmimi për palë (P) Sasia e kërkuar (Q)
A 50 9.000
B 40 10.000
C 30 12.000
D 20 15.000
E 10 20.000
94
 E gjithë kjo mund të shprehet edhe në formë grafike.
Grafiku – 3
Lakorja e kërkesës
Mikroekonomia
95
 Lakorja e kërkesës në grafikun nr. 3 është ndërtuar në bazë të pikave të formuara nga
niveli i çmimeve të paraqitura në ordinatë dhe të sasisë së kërkuar të paraqitura në
abshisë.
 Nga kjo lakore shihet se, kur çmimi është i lartë, konsumatorët blejnë më pak mallra,
kurse me uljen e çmimit rritet sasia e kërkuar nga konsumatorët.
 Andaj, pjerrësia negative e lakores prej abshise kah ordinata paraqet ligjin e rënies së
kërkesës.
 Lakorja e kërkesës ka kahe rënëse (të pjerrët), që në grafik është shënuar me (D D),
që thënë me gjuhën e ekonomistit, tregon se konsumatorët dëshirojnë të blejnë më
shumë të mira materiale sa më të ulëta që të jenë çmimet dhe anasjelltas.
 Paraqitja e lakores së kërkesës (D D) në grafikun 4 është e bazuar në ndryshimin e
çmimit dhe në ndryshimin e kërkesës.
 Ndërkaq, në qoftë se kemi rritjen e blerjes nga konsumatorët për cdo nivel të çmimeve,
atëherë kemi të bëjmë me rritjen e kërkesës, ku lakorja e kërkesës në këtë rast është
(D’ D’).
Mikroekonomia
96
 Zhvendosja e lakores së kërkesës në të djathtë apo në të majtë nuk varet vetëm nga
niveli i çmimeve, por edhe nga faktorët e tjerë.
 Në këtë dukuri ndikojnë dy faktorë kryesore, e që anë:
a) efekti i të ardhurave dhe
b) efekti substituiv (zëvendësues).
a) Efekti i të ardhurave. Efekti i të ardhurave do të ndikojë në zhvendosjen e lakores së
kërkesës në të djathtë, nëse bëhet rritja e të ardhurave, dhe zhvendosjen në të majtë,
nëse të ardhurat, pas ngritjes së çmimeve, mbesin në nivel të njëjtë.
Mikroekonomia
2.1.1.1. Faktorët që ndikojnë në lakoren e kërkesës
97
 Këtë situatë mund ta shprehim përmes formës grafike.
Grafiku – 5
Efektet e të ardhurave në zhvendosjen e lakores së kërkesës
Mikroekonomia
98
 Nga grafiku nr. 5 shihet se me ngritjen e të ardhurave me çmime konstante (P1) do të
bëhet rritja e sasisë së kërkuar nga Q1 në Q2.
 Me këtë rast, zhvendosja e lakores së kërkesës do të bëhet në të djathtë, pra nga (D
D) në (D’ D’).
 Duke u bazuar në logjikën ekonomike, me nivel më të lartë të të ardhurave, mund të
llogaritet se konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë edhe me çmime më të larta, në
rastin tonë me P2.
 Po ashtu, edhe me këtë rast lakorja e kërkesës do të zhvendoset në të djathtë, që
tregon se me të ardhura më të larta edhe në kushte të ngritjes së çmimeve bëhet rritja
e kërkesës (D’ D’).
 Nëse bëhet ngritja e çmimeve, kurse të ardhurat mbesin në nivel fiks, atëherë lakorja e
kërkesës do të zhvendoset në të majtë, nga (D’ D’) në (D” D”) dhe sasia e kërkuar
do të bjerë nga Q1 në Q0.
Mikroekonomia
99
b) Efekti substituiv (zëvendesues). Supstituti paraqet korrelacionin e dy mallrave, që
tregon se me rritjen e çmimit të njërit mall bëhet rritja e kërkesës për mallin tjetër,
përkatësisht me rritjen e çmimit të një të mire materiale nxitet rritja e kërkesës për
ndonjë të mirë tjetër materiale.
 Siç kemi cek edhe më parë, çdo ndryshim i çmimit ndryshon edhe kërkesën.
 Kështu, është edhe me ndryshimin e çmimit të mallrave të lidhura.
 Çdo ndryshim i çmimit të mallrave të lidhura ndryshon edhe kërkesën për sasinë e
mallit ku ka ardhur ngritja e çmimit.
 P.sh. kur është çmimi i lartë i mishtit të viçit, konsumatori do të orientohet të blejë mish
pule, që është më i lirë, ose çmimi i lartë i kafesë e orienton konsumatorin të blejë
kakao ose çaj.
Mikroekonomia
100
 Në lakoren e kërkesës, pos faktorëve të sipërcekur, ndikojnë edhe një sërë faktorësh të
tjerë e më kryesorë janë:
1. çmimi i mallit,
2. çmimi i mallrave zëvendësues dhe plotësues,
3. të ardhurat mesatare,
4. numri i popullsisë,
5. shija dhe preferencat.
1. Çmimi i mallit. Në qoftë se çmimi i një malli është i lartë, ai në kushtet e nivelit të
dhënë të të ardhurave, automatikisht, ndikon në zvogëlimin e kërkesës për atë apo ato
të mira materiale.
Mikroekonomia
101
2. Çmimi i mallrave zëvendësues dhe plotësues. Në qoftë se një mall mund të
zëvendësohet me ndonjë mall tjetër, atëherë konsumatorët përcaktohen për mallin i cili
ka çmim më të ulët.
 Te mallrat zëvendësues çmimi dhe kërkesa janë në proporcion të zhdrejtë,
d.m.th. kur çmimi i njërit mall rritet, kërkesa për konsumin e tij do të ulet. P.sh.
nëse rritet çmimi i grurit, bie kërkesa për grurë, e rritet për kultura tjera
bujqësore.
 Ndërkaq, te mallrat plotësues e kemi situatën krejt tjetër, sepse ata kanë
lidhshmëri funksionale mes vete.
 P.sh. niveli i ulët i çmimit të karburanteve ndikon në rritjen e kërkesës për
automjete, mirëpo që të dy këto mallra përdoren së bashku. Pra, konsumatori
me rastin e blerjes së njërit është i detyrueshëm të blejë edhe mallin tjetër.
3. Të ardhurat mesatare. Zakonisht njerëzit me të ardhura më të mëdha kanë më shumë
prirje dhe mundësi për konsum dhe kursim se ata me të ardhura më të ulëta.
Mikroekonomia
102
4. Numri i popullsisë. Popullsia paraqet elementin kryesor në anën e kërkesës, d.m.th. numri
më i madh i popullsisë rritë edhe kërkesën për të mira materiale dhe shërbime.
 Jo vetëm numri i përgjithshëm, por edhe strukturat e ndryshme të popullsisë, si:
struktura ekonomike, struktura sipas moshës dhe gjinisë, e nivelit arsimor etj.
shkaktojnë kërkesa të ndryshme për të mira materiale dhe shërbime.
 Konsumatorët, paraqesin fuqinë blerëse dhe me të kërkesën efektive, që do të thotë
se oferta varet nga kërkesa efektive.
 Konsumatori (blerësi) është mbret në treg, sepse ai disponon me para dhe ka
mundësi të zgjedh, kurse shitësi të lutë.
5. Shija dhe preferencat. Në kushtet e tjera të njëjta shija e konsumatorit është faktor
vendimtar për blerjen e ndonjë të mire materiale.
 P.sh. nëse konsumatori do të blejë një palë këpucë, në kushte të tjera të njëjta, pra
me çmim e cilësi të njëjtë, ai këpucët do t’i zgjedhë sipas hijes së tij, modelit, ngjyrës
që atij i përgjigjet.
 Shijet dhe preferencat ndikohen edhe nga cilësia e të mirave materiale, që nga
aspekti ekonomik ka dhe rëndësinë dhe arsyen e vet.
 Lidhur me këtë anglezët e kanë një të thënë shumë të fortë ekonomike, kur thonë:
“Ne nuk jemi të pasur të blejmë gjëra të lira”.
Mikroekonomia
103
 Në ekonominë e tregut vepron si kërkesa ashtu edhe oferta, por me kahe të ndryshme.
 Në kuadër të ekonomisë kombëtare ekziston numër i madh i prodhuesve të të mirave
të ndryshme materiale dhe kryerjes së shërbimeve.
 Tani të shohim se çka kuptojmë me ofertë?
 Oferta paraqet tërësinë e prodhimit të të mirave materiale dhe të shërbimeve
finale, të cilat shitësit janë të gatshëm dhe në gjendje t’ia ofrojnë tregut për shitje
me çmime të caktuara, gjatë një periudhe të caktuar kohore, kur faktorët e tjerë
janë të pandryshueshëm.
 Marrë globalisht mund të themi se, oferta shpreh gatishmërinë e prodhuesit të
ofrojë një të mirë materiale ose shërbim me çdo çmim të mundshëm në treg.
 Në dallim nga kërkesa, oferta rrinë në proporcion të drejtë me çmimin, që do të thotë
se sa më i lartë të jetë çmimi oferta është më e madhe, dhe, anasjelltas, sa më i ulët të
jetë çmimi, oferta është më e vogël.
Mikroekonomia2.2. Kuptimi i ofertës
104
 Lakorja e ofertës paraqet sasinë e të mirave materiale që prodhuesit janë të
gatshëm t’i shesin sipas çmimeve dhe në kohët të caktuar, nën kushte të
tjera të pandryshueshme.
 Andaj, lakorja e ofertës shpreh raportin mes sasisë së ofruar dhe nivelit
të çmimeve.
 Lakorja e ofertës ka pozicionin e kundërt me lakoren e kërkesës, sepse
oferta rrinë në proporcion të drejtë me nivelin e çmime, kurse kërkesa, siç
kemi thënë edhe më parë, rrinë në proporcion të zhdrejtë me nivelin e
çmimeve.
Mikroekonomia
2.2.1. Lakorja e ofertës
105
 Për ta kuptuar më mirë ofertën dhe lakoren e ofertës, atë do ta shprehim, së pari,
nëpërmjet formës tabelore, dhe, së dyti, nëpërmjet formës grafike.
Tabela – 10
Oferta për këpucë
 Të dhënat në këtë tabelë tregojnë se, se sasia e ofruar e të mirave materiale, në rastin
tonë të këpucëve, është në proporcion të drejtë me nivelin e çmimeve.
 Nga këto të dhëna shihet se me uljen e çmimit të këpucëve, bie edhe sasia e ofruar e
këpucëve.
 P.sh., kur çmimi i këpucëve ra nga 50 në 30, sasia e ofruar e këpucëve bie nga 18.000
palë në 12.000 palë këpucë, apo kur çmimi ulet nga 50 në 10 njësi, atëherë sasia e
ofruar ulet nga 18.000 në zero (0).
Mikroekonomia
Prodhuesit Çmimi për palë
(P)
Sasia e ofruar (Q)
A 50 18.000
B 40 16.000
C 30 12.000
D 20 8.000
E 10 0
106
 Në vazhdim, në bazë të të dhënave në tabelën nr. 10, do të japim lakoren e ofertës në
formë grafike.
Grafiku – 4
Lakorja e ofertës
Mikroekonomia
107
 Në bazë të të dhënave në tabelën nr. 10 është formuar edhe lakorja e ofertës që në
grafik është shënuar me (S S), që përfshinë pikën A-E.
 Ndërkaq, lakorja e ofertës që në grafikun tonë është shënuar me (S’ S’), paraqet
lakoren e ofertës për çdo çmim të mundshëm.
 Në bazë të asaj që u tha rreth lakores së ofertës, mund të japim edhe definicionin e
plotë të lakores së ofertës: Lakorja e ofertës për ndonjë të mirë materiale paraqet
raportin ndërmjet cemit të saj të tregut dhe sasisë së asaj të mire materiale, të
cilën prodhuesit janë të gatshëm ta prodhojnë dhe ta shesin, në kushte që gjërat
e tjera të mbesin të pandryshueshme.
 Lakorja e ofertës ka pjerrësi pozitive, pra të kundërt me lakoren e kërkesës, që shihet
dhe nga grafiku nr. 4.
Mikroekonomia
108
 Pjerrësia e lakores së ofertës pasqyron lidhjen pozitive midis nivelit të çmimit dhe
sasisë së prodhuar
 Faktori kryesor që i jep pjerrësi pozitive lakores së ofertës, pa dyshim, është ligji i
rënies së rendimentit.
 P.sh., në qoftë se shoqëria kërkon më tepër prodhimin e një produkti bie, fjala të verës,
atëherë shumë më tepër punë do të angazhohet në të njëjtat sipërfaqe për prodhimin e
rrushit.
 Me avancimin e kapitalit komplementar (plotësues) do të arrihet pika maksimale e
prodhimit dhe më pastaj do të fillojë të bjerë rendimenti, për ç’arsye për mbulimin e
shpenzimeve plotësuese cemi i verës duhet të rritet.
 Ngritja e çmimit të verës i nxit prodhuesit e verës të prodhojnë më tepër verë, për
ç’arsye lakorja e ofertës së verë është e kthyer lart.
Mikroekonomia
109
 Në lakoren e ofertës, ndikojnë faktorë të shumtë, e për t’i veçuar janë:
a) çmimi i produktit,
b) teknologjia,
c) çmimi i faktorëve të prodhimit,
d) çmimet e mallrave të lidhura,
e) organizimi i tregut dhe
f) momenti kohor.
Mikroekonomia
2.2.1.1. Faktorët që ndikojnë në lakoren e ofertës
110
a). Çmimi i produktit. Çdo produkt ka edhe koston e vet të prodhimit.
 Kur shpenzimet e prodhimit, përkatësisht çmimi kushtues i ndonjë produkti është më
i vogël, në krahasim me çmimin e tregut, atëherë prodhuesit ofrojnë sasi më të
madhe të atij malli dhe anasjelltas.
b). Teknologjia. Procesi dhe perfeksionimi teknologjik shprehet në ngritjen e
ekonomizimit dhe në uljen e kostos së prodhimit.
 Ulja e kostos së prodhimit ka për rrjedhim rritjen e ofertës, sepse prodhuesin për
mallin përkatës e bën më konkurrent në treg.
Mikroekonomia
111
c). Çmimet e faktorëve të prodhimit (inputet). Në qoftë se bëhet ndryshmi i çmimeve
të cilitdo faktorë të prodhimit, automatikisht bëhet edhe ndryshimi i shpenzimeve të
prodhimit dhe njëherit edhe ndryshimi i ofertës.
 Në qoftë se bëhet rritja e çmimeve të faktorëve të prodhimit, ndikon në rritjen e
çmimit kushtues dhe në kushtet e çmimeve të dhëna në treg zvogëlon ofertën.
 Ndërkaq, në qoftë se vjen deri te zvogëlimi i shpenzimeve të përgjithshme të
prodhimit, atëherë çmimi kushtues do të jetë më i ultë, i cili u mundëson
prodhuesve që të rrisin prodhimtarinë e tyre-ofertën.
Mikroekonomia
112
d). Çmimet e mallrave të lidhura. Me këtë rast prodhuesi duhet të ketë parasysh
produktet të cilat mes vete janë substituiv në procesin e prodhimit.
 P.sh., bujqit do të zgjedhin se çka do të kultivojnë: grurë,misër, patate etj., e
cila varet nga situata e tyre në treg.
 Në qoftë se rritet çmimi i njërës nga kulturat bujqësore (p.sh. e grurit), oferta e
grurit do të rritet, por në të njëjtën kohë do të zvogëlohet oferta e kulturës
tjetër bujqësore (në shembullin tonë e misrit).
Mikroekonomia
113
e). Organizimi i tregut. Ofertën mund ta përcaktojë edhe organizimi i tregut, përkatësisht
zbatimi i masave të shtetit për stabilizimin e tregut.
 Në mungesë të ndonjë produkti, prodhuesit e tij, duke shfrytëzuar mungesën e atij
malli, vënë monopol në treg dhe atë mall e shesin me çmime të larta.
 Për ta evituar këtë dukuri, shteti marr masa përkatëse administrative apo ekonomike
për ta stabilizuar tregun dhe për ta luftuar pozitën monopoliste në treg.
 P.sh., në qoftë se shkaktohet mungesa e artikujve kryesorë ushqimor: e miellit, e
vajit, e sheqerit etj. në treg, në mungesë të këtyre artikujve me rëndësi vitale
jetësore ngritën çmimet e tyre.
 Shteti për të penguar rritjen e çmimeve të këtyre artikujve, me ç’rast cenohet edhe
standardi jetësor i popullatës, ai nga rezervat e veta shtetërore nxjerr në treg këta
artikuj dhe në këtë mënyrë rrit ofertën dhe stabilizon çmimet.
Mikroekonomia
114
f). Momenti (faktori) kohor. Zakonisht prodhuesit, e kjo vlen edhe për konsumatorët,
mund të presin ndonjë moment më të volitshëm për të shitur apo për të blerë ndonjë
mall.
 Kështu, prodhuesi i ndonjë produkti të caktuar, në bazë të informatave në
hulumtimin e tregut, ka marrë njohuri se për atë produkt për një kohë kërkesa
do të rritet, me këtë rast ai do të ofrojë më pak sasi të atij produkti në treg.
 Andaj, zvogëlimi i ofertës së produktit përkatës rrit kërkesën përkatëse dhe në
këtë mënyrë bëhet rritja e çmimeve.
Mikroekonomia
115
 Në shqyrtimet paraprake analizuam kërkesën dhe ofertën, ku pamë se element lidhës
ndërmjet këtyre dy kategorive ishin çmimet.
 Sjellja e kërkesës dhe e ofertës paraqet veprimin në treg për të caktuar ekuilibrin e
çmimeve dhe të sasisë, pra ekuilibrin e tregut.
 Për të shpjeguar më mirë ekuilibrin e tregut, do t’i kombinojmë të dhënat që i kemi
paraqitur në tabelën (9) dhe (10), kur kemi bërë fjalë për kërkesën dhe ofertën e
këpucëve.
Mikroekonomia
2.3. Ekuilibri i tregut
116
Tabela – 11
Kombinimi i kërkesës dhe i ofertës së këpucëve
Mikroekonomia
Prodhuesit Çmimet
(P)
Sasia
ofruar
(Q)
Sasia
kërkua
r
(Q)
Gjendja në
treg
Ndikimi mbi çmimet
e tregut
1 2 3 4 5 6
A 50 18.000 9.000 Tepricë Ulje
B 40 16.000 10.000 Tepricë Ulje
C 30 12.000 12.000 Ekuilibër Neutral
D 20 8.000 15.000 Mungesë Ngritje
E 10 0 20.000 Mungesë Ngritje
117
 Në analizën e ekuilibrit të tregut së pari duhet ta gjejmë çmimin të cilit i përgjigjen
sasitë që dëshirohen të shiten dhe të blihen. Tani të shohim se cili është ky çmim?
 Fillojë me çmimin 50 njësi për një palë këpucë. A paraqet ekuilibrin e tregut ky çmim?
Përgjigja është jo.
 Siç shihet në rreshtin (A), me çmim prej 50 njësish prodhuesit dëshirojnë të shesin
18.000 palë këpucë, kurse konsumatorët dëshirojnë të blejnë vetëm 9.000 palë
këpucë.
 Kjo situatë në treg tregon se oferta për këpucë është dyfish më e madhe se kërkesa.
 Po ashtu, edhe pozicioni (B) nuk jep ekuilibrin e tregut, sepse (siç shihet në tabelë)
oferta për këpucë është më e madhe (16.000) se kërkesa (10.000).
 Në pozicionin (C), me çmimin prej 30 njësish përputhet sasia e prodhuar (oferta) dhe
sasia e kërkuar (kërkesa) nga konsumatorët që është 12.000 palë këpucë.
Mikroekonomia
118
 Andaj, duke u bazuar në këtë që u tha më sipër, mund të definojnë ekuilibrin e tregut.
Ekuilibri i tregut paraqet një situatë të tillë ekonomike, në të cilën, nën çmimin e
dhënë, si prodhuesit ashtu edhe konsumuesit nuk kanë arsye të ndryshojnë
sasinë e ofruar dhe të kërkuar të produktit përkatës, me ç’rast oferta dhe kërkesa
janë të barabarta.
 Tani të shohim se çka kuptojmë me çmimin e ekuilibrit? Çmimi i ekuilibrit përfaqëson
çmimin, për të cilin sasia e kërkuar dhe ajo e ofruar janë të barabarta. Ky çmim
është një kompromis midis interesave të shitësve dhe blerësve, pa qenë
domosdoshmërisht ideal për ta.
 Për ta kuptuar më mirë ekuilibrin e tregut, atë po e paraqesim në grafik.
Mikroekonomia
119
Grafiku – 5
Ekuilibri i tregut Mikroekonomia
120
 Në bazë të të dhënave në tabelën nr. 11, kemi formuar lakoren e kërkesës (D D) dhe
lakoren e ofertës (S S).
 Andaj, pika ku tangohet lakorja e kërkesës dhe lakorja e ofertës, pra pika (E) në grafik,
paraqet ekuilibrin e tregut.
 Prandaj, ekuilibri i tregut, paraqet pikën ku tangohet lakorja e
ofertës dhe lakorja e kërkesës, në nivel të dhënë të çmimeve.
Mikroekonomia
121
 Elasticiteti shpreh ndjeshmërinë e një variable ndaj variablës tjetër, apo të një të mire
materiale ndaj një të mire tjetër materiale.
 Nga aspekti ekonomik elasticiteti definohet si përqindja e ndryshimit të një
variable nga e cila bëhet për shkak të rritjes të variablës tjetër për 1,0%.
 Konkretisht, elasticiteti i kërkesës shpreh raportin e ndryshimit të përqindjes së
sasisë së kërkuar dhe të përqindjes së ndryshmit të çmimeve.
 Në pikëpamje matematike, elasticitetin e kërkesës lidhur me çmimet (ED) mund të
shprehim:
ED =
Simbolet paraqesin:
%ΔQ = përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar,
%ΔP = përqindja e ndryshimit të çmimit
Mikroekonomia
3. Elasticiteti i kërkesës dhe i ofertës
3.1. Elasticiteti i kërkesës
3.1.1. Elasticiteti i kërkesës në bazë të ndryshimit të çmimeve
P
Q


%
%
122
 Në bazë të reagimit të të mirave materiale në elasticitet, të gjitha të mallrat i ndajë në
dy grupe kryesore:
a) në të mira që kanë elasticitet, ku përfshihen të gjitha ato të mira kur sasia e
kërkuar reagon fort me ndryshimin e çmimeve dhe
b) në të mira që nuk kanë elasticitet, ku përfshihen ato të mira materiale kur
sasia e kërkuar reagon dobët me ndryshimin e çmimeve (p.sh. buka).
 Duke u bazuar në atë që u tha më sipër mund të thuhet se kërkesa elastike e një të
mire materiale është atëherë kur ndryshimi i çmimit prej 1,0% kushtëzon ndryshimin e
sasisë së kërkuar më shumë se 1,0%.
 Ndërkaq, kërkesa joelastike e një malli është atëherë kur ndryshimi i çmimit prej 1,0%
kushtëzon ndryshimin e sasisë së kërkuar më pak se 1,0%.
Mikroekonomia
123
 Në vazhdim do të marrim një shembull shkollor,nëpërmjet të të cilit me grafik e shifra do të
demonstrojmë kërkesën elastike.
Grafiku – 6
Kërkesa elastike
 Nga grafiku nr. 6 lexojmë se në pozicionin e parë kërkesa është mbështetur në çmimin prej
90 (P1) njësive dhe sasisë së kërkuar (Q1) prej 240 njësive dhe paraqitet në pikën (A) të
lakrorës së kërkesës (D D).
 Me ngritjen e cemit nga 90 në 110 njësi (nga P1 në P2) është kushtëzuar rënia e prodhimit
nga 240 në 160 njësi (nga Q1 në Q2) dhe përfaqëson pikën (B) të lakores së kërkesës (D
D).
 Andaj, ngritja e çmimit ka ndikuar në zvogëlimin e kërkesës, që është shprehur edhe
në zvogëlimin e ofertës.
Mikroekonomia
124
 Në vazhdim, duke u mbështetur në këto të dhëna, mund të llogarisim ndryshimin relativ (%)
të çmimit (P) dhe të sasisë (Q).
 Ndryshimi relativ i çmimit do të jetë: ΔP/P=20/100=20, kurse ndryshimi relativ i sasisë do të
jetë: ΔQ/Q= - 80/200= - 40.
 Kur këto të dhëna i zëvendësojmë në formulën e elasticitetit, kemi:
ED =
 Për llogaritjen e elasticitetit të kërkesës përherë përdoret formula sime poshtë:
ED =
 Në fund, duke pasur parasysh llogaritjen konkrete të elasticitetit të kërkesës, nuk është
vështirë që të nxjerrim formulën e përgjithshme për të llogaritur elasticitetin e kërkesës për
të gjitha rastet, e cila në pikëpamje matematike është:
ED =
Mikroekonomia
125
0,2
20
40
%
%



P
Q
       
0,2
2/200
20
:
2/400
80
211090
20
:
2/160240
80
2/
:
2/ 2121










PP
P
QQ
Q
PQ
QP
PP
QQ





:
:
 Në vazhdim, për ta kuptuar edhe më mirë, nëpërmjet një shembulli numerik do të
prezantojmë llogaritjen e elasticitetit linear të kërkesës.
Tabela – 12
Llogaritja e koeficienteve linearë të elasticitetit
 Në qoftë se një e mirë materiale ka elasticitet të kërkesës më të madhe se 1 (ED>1) në
vlerë absolute, themi se ajo ka kërkesë elastike.
 Në qoftë se elasticiteti është më i vogël se 1 (ED<1) në vlerë absolute, themi se ka një
kërkesë joelastike.
 Në qoftë se një e mirë materiale ka një elasticitet ekzakt 1, themi se ajo ka kërkesë
është me elasticitet unitar.
Mikroekonomia
126
 Siç pamë më parë, elasticiteti linear i kërkesës varet nga ndryshimet e sasisë së
prodhimit dhe të çmimeve.
 Këto ndryshime bëjnë që të dallojmë disa kategori të elasticitetit të kërkesës, e që janë:
 elastik (kur koeficienti i elasticitetit është më i madh se 1),
 unitar (kur koeficienti i elasticitetit është i barabartë me 1) dhe
 joelastik (kur koeficienti i elasticitetit është më i vogël se 1).
 Këto tri kategori të koeficientit linear të kërkesës, më së miri i vërejmë nga grafiku në
vazhdim.
Mikroekonomia
127
3.1.1.2. Llojet e elasticitetit të kërkesës
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia

More Related Content

What's hot

Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj    MikroPyetje Pergjigje I Xii Kapituj    Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj MikroKosovar Sopjann
 
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Menaxherat
 
Tregjet financiare
Tregjet  financiareTregjet  financiare
Tregjet financiareMenaxherat
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje
Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje  Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje
Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje Festim Dullaj
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesBessnik Latifi
 
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomiPytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomipranvera123
 
Strategjite segmentimi i tregut
Strategjite   segmentimi i tregutStrategjite   segmentimi i tregut
Strategjite segmentimi i tregutekonomia
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 

What's hot (20)

BAZAT E MENAXHIMIT
BAZAT E MENAXHIMITBAZAT E MENAXHIMIT
BAZAT E MENAXHIMIT
 
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj    MikroPyetje Pergjigje I Xii Kapituj    Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
 
7. kostot
7. kostot7. kostot
7. kostot
 
Mikroekonomi 2
Mikroekonomi 2Mikroekonomi 2
Mikroekonomi 2
 
Makroekonomia
MakroekonomiaMakroekonomia
Makroekonomia
 
Ndermarresia
NdermarresiaNdermarresia
Ndermarresia
 
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresësElasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
 
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
 
Tregjet financiare
Tregjet  financiareTregjet  financiare
Tregjet financiare
 
Makroekonomi
MakroekonomiMakroekonomi
Makroekonomi
 
Monopoli
MonopoliMonopoli
Monopoli
 
Ekonomia
EkonomiaEkonomia
Ekonomia
 
Biznes Ndërkombëtar
Biznes NdërkombëtarBiznes Ndërkombëtar
Biznes Ndërkombëtar
 
ekonomi dhe ndermarresi
ekonomi dhe ndermarresiekonomi dhe ndermarresi
ekonomi dhe ndermarresi
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
 
Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje
Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje  Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje
Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkeses
 
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomiPytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
 
Strategjite segmentimi i tregut
Strategjite   segmentimi i tregutStrategjite   segmentimi i tregut
Strategjite segmentimi i tregut
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
 

Similar to Ismet Begu Mikroekonomia

Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale Bekim Bajrami
 
Njohurite elementare per kuptimin e ekonomise
Njohurite elementare per kuptimin e ekonomiseNjohurite elementare per kuptimin e ekonomise
Njohurite elementare per kuptimin e ekonomiseMenaxherat
 
2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdf
2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdf2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdf
2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdfAlbanBaci
 
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Arianit Zeqiri
 
Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1AronRudaku
 
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Festim Hajdari
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesStudentët e Pejës
 
Njohurite elemntare per kuptimin e ekonomise
Njohurite elemntare per kuptimin e ekonomiseNjohurite elemntare per kuptimin e ekonomise
Njohurite elemntare per kuptimin e ekonomiseMenaxherat
 
Ekonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-globalEkonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-globalali lacej
 
Marketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali JakupiMarketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali JakupiMenaxherat
 
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Xhino Brokaj
 
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashiGlobalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashiTarget
 
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)fatonbajrami1
 
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidella
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidellaHyrje ne politikat sociale lulzim dragidella
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidellaMenaxherat
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriutDonart Geci
 
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01William Junior Vilson
 
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishi
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim IbishiPyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishi
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishieheh
 

Similar to Ismet Begu Mikroekonomia (20)

Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale
 
Njohurite elementare per kuptimin e ekonomise
Njohurite elementare per kuptimin e ekonomiseNjohurite elementare per kuptimin e ekonomise
Njohurite elementare per kuptimin e ekonomise
 
2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdf
2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdf2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdf
2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdf
 
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
 
Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1
 
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranues
 
Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1
 
Njohurite elemntare per kuptimin e ekonomise
Njohurite elemntare per kuptimin e ekonomiseNjohurite elemntare per kuptimin e ekonomise
Njohurite elemntare per kuptimin e ekonomise
 
Ekonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-globalEkonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-global
 
Globalizmi
GlobalizmiGlobalizmi
Globalizmi
 
Marketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali JakupiMarketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
 
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
 
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashiGlobalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
 
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
 
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidella
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidellaHyrje ne politikat sociale lulzim dragidella
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidella
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriut
 
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01
 
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishi
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim IbishiPyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishi
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishi
 

Ismet Begu Mikroekonomia

  • 1. KONCEPTI I LIGJËRATAVE NGA LËNDA: MIKROEKONOMIA Viti: I Semestri: I Bartësi i lëndës: Prof Ismet Begu Prishtinë, 2014 FAKULTETI EKONOMIK 1
  • 2. PJESA E PARË NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI SHKENCAT EKONOMIKE K R E U I HYRJE NË TRAJTIMIN E OBJEKTIT TË EKONOMISË Kuptimi i ekonomisë si shkencë  Shkencat ekonomike bëjnë pjesë në grupin e shkencave shoqërore.  Për dallim nga shkencat e tjera shoqërore, shkencat ekonomike përbëjnë sistem të veçantë,të cilat lëndë shqyrtimi kanë marrëdhëniet shoqërore në sferën e prodhimit material.  Ekonomia studion marrëdhëniet prodhuese në shoqëri nëpër formacione përkatëse ekonomiko-shoqërore, duke filluar nga Bashkësia e parë njerëzore, sistemi skllavopronar, feudalizmi, kapitalizmi, socializmi. Mikroekonomia 2
  • 3.  Në esencë, ekonomia ka për objekt studimi dukuritë,proceset dhe ligjet objektive që kushtëzojnë dhe rregullojnë marrëdhëniet midis njerëzve në procesin e prodhimit, përkatësisht në prodhimin e të mirave materiale (mallrave) në të gjitha fazat e riprodhimit të zgjeruar, siç janë:  prodhimi,  shpërndarja,  këmbimi dhe  konsumi. Andaj, ekonomia në fushën e studimit të saj përfshin të gjitha aspektet njerëzore ekonomike, si:  forcat prodhuese,  ndarjen shoqërore dhe teknike të punës,  pronën ndaj mjeteve të prodhimit,  ofertën dhe kërkesën e mallrave në treg,  vlerën dhe çmimin e mallrave,  mbivlerën dhe fitimin,  riprodhimin shoqëror,  krizat ekonomike,  sistemin ekonomik dhe rregullimin shoqëror,  marrëdhëniet në prodhim etj. Mikroekonomia 3
  • 4. Mikroekonomia  Të gjitha këto dukuri dhe procese në shoqërinë njerëzore kanë ligjshmëritë e tyre, sjellja e të cilave paraqet objekt studimi të ekonomisë.  Andaj, duke pasur parasysh atë që u tha më sipër për shkencat ekonomike, vetvetiu shtrohen edhe disa pyetje rreth problemeve ekonomike, si:  Pse duhet të studiohet ekonomia?  Ç’më nevojitet ekonomia?  Ç’është buxheti shtetëror?  Ç’është papunësia?  Ç’është tregu?  Ç’është oferta,  Ç’është kërkesa  Ç’janë çmimet?  Ç’është inflacioni?  Ç’është paraja,  Cilat janë shpenzimet e prodhimit,  Ç’është tregtia e jashtme?  Ç’është ndërmarrja? Etj.  Kuptohet, të gjitha këto pyetja të lartë cekura janë lëndë shqyrtimi të ekonomisë, të cilat veç e veç do t’i mësojmë nga lënda: Mikroekonomia. 4
  • 5. Ekonomia është mjaft komplekse, të cilin kompleksitet e studiojnë shkencat ekonomike Andaj, “ekonomia studion pikërisht anën ekonomike të jetës shoqërore, sjelljen e agjentëve ekonomikë në shoqëri dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit të tyre. Në rolin e agjentëve ekonomikë ose vendimmarrësve, siç quhen ndryshe, paraqiten individët (ose familjet), subjektet ekonomike (personat juridik apo fizik) dhe qeveria. Varësisht nga lënda e studimit, ekonomia ndahet në dy pjesë kryesore: a) Mikroekonomi dhe b) Makroekonomi Mikroekonomia 5
  • 6. a) Mikroekonomia, nga i cili aspekt analizohen treguesit ekonomik vetëm në nivel të subjekteve ekonomike, si:  të hyrat e ndërmarrjes,  investimet,  punësimi,  shpenzimet e prodhimit,  tregu,  çmimet etj. Mikroekonomia për kah përmbajtja e studimit ndahet në disiplina të veçanta, siç janë:  teoria e sjelljes së konsumatorëve,  teoria e shpenzimeve,  teoria dhe politika e çmimeve, politika afariste e ndërmarrjes,  marketingu dhe hulumtimi i tregut etj. Mikroekonomia 6
  • 7. b) Makroekonomia, studion funksionimin e ekonomisë kombëtare në përgjithësi, duke analizuar treguesit globalë makroekonomikë në shkallë vendi, siç janë:  bruto produkti kombëtar (GNP),  bruto produkti vendor (GDP),  produkti kombëtar neto-të ardhurat kombëtare (NNP),  investimet,  kursimi,  eksporti,  importi,  punësimi dhe papunësia,  inflacioni etj. Mikroekonomia 7
  • 8. 1.1. Faktorët e prodhimit  Prodhimtaria paraqet proces të domosdoshëm për ekzistencën e njeriut si individ dhe të shoqërisë në tërësi.  Njeriu, për të ekzistuar, duhet të konsumojë një sërë të mirash materiale dhe shërbime të ndryshme, si:  për ushqim,  veshmbathje,  banim,  arsim,  kulturë,  shëndetësi etj.  Andaj, për t’i prodhuar këto të mira materiale, si par kah sasia dhe llojllojshmëria e tyre, duhet të ekzistojnë edhe faktorët e prodhimit, për grupimin e të cilëve në literaturën ekonomike hasim në mendime të ndryshme. Mikroekonomia 8
  • 9.  Sipas teorisë neoklasike, të gjithë faktorët e prodhimit, marrë globalisht, klasifikohen në tri grupe kryesore:  puna,  toka dhe  kapitali  Puna, përfshin aftësinë mendore dhe fizike të njeriut për të punuar, përkatësisht duke i përdorur mjetet e prodhimit për të krijuar të mira materiale. Këtu përfshihen kuadrot, të cilat paraqesin faktorin kryesor të prodhimit.  Toka, përfshin resurset natyrore të të gjitha llojeve, mbitokësore dhe nëntokësore, që shërbejnë si parakushte dhe kushte të zhvillimit ekonomik. Andaj, toka me relievin, hidrografinë, pyjet, fondin e tokës, xehet e mineralet e ndryshme ofron kushte për prodhimtarinë e të mirave të ndryshme materiale.  Kapitali, përbëhet nga begatia e prodhuar, e cila është rezultat i punës së njeriut. Nga pikëpamja ekonomike, me kapital kuptojmë fondet kryesore (pajisjet, makineritë, ndërtesat etj.) dhe fondet xhiruese (rezervat, prodhimet e gatshme, prodhimi në proces, lëndët e para etj. Begatia e prodhuar së bashku me begatinë natyrore (minus neto eksporti-NX) përbëjnë begatinë kombëtare. Mikroekonomia 9
  • 10.  Klasifikimi i faktorëve të prodhimit bëhet në forma të ndryshme dhe varet nga qasja e autorit ndaj këtij problemi.  Grupimin më të mirë dhe gjithëpërfshirës të faktorëve të zhvillimit ekonomik gjithsesi e ka bërë ekonomisti më i njohur bashkëkohor Samuelson, sipas të cilit të gjithë faktorët e prodhimit ndahen në katër grupe kryesore:  faktori njeri (oferta e fuqisë punëtore, arsimimi, motivimi),  faktori natyror (toka, xehet, mineralet, pasuritë mbitokësore),  formimi i kapitalit (pajisjet, uzinat, rrugët etj.) dhe  teknologjia (shkenca, inxhinieringu, udhëheqja, ndërmarrësit).  Një grup ekonomistësh mendon se për nga ngjashmëria e faktorëve që e kushtëzojnë zhvillimin ekonomik ata mund të klasifikohen në tri grupe kryesore:  faktorët njerëzor,  faktorët material dhe  faktorët shoqëror (sistemi ekonomiko-shoqëror). Mikroekonomia 10
  • 11.  Një grup ekspertësh të Kombeve të Bashkuara, në analizat e tyre kanë ardhur në përfundim se zhvillimi ekonomik kryesisht mbështetet në mobilizimin e këtyre faktorëve:  njerëzorë,  materialë,  teknikë,  financiarë dhe  organizativë.  Siç shihet, problemet ekonomike kanë disa dimensione, të cilat Samuelson i klasifikon në tri grupe kryesore, e që janë: - Ç’duhet prodhuar? Cilin lloj dhe çfarë sasie të prodhimeve? - Si të prodhohet? Kush do t’i prodhojë, me çfarë resurse dhe me cilën mënyrë teknologjike dhe - Për kë të prodhohet? Kush do t’i përvetësojë të mirat materiale, përkatësisht si do të shpërndahen ato midis klasave (shtresave) të ndryshme të popullsisë. Mikroekonomia 11
  • 12. Mikroekonomia 2. Kufiri i mundësive të prodhimit dhe kostoja oportune. 2.1. Kufiri i mundësive të prodhimit (KMP)  Synimi i çdo ekonomie është të prodhojë sa më shumë të mira materiale dhe të ofrojë shërbimet ë ndryshme, me qëllim që të ofrojë mundësi sa më të mira për plotësimin e nevojave të popullsisë së vet.  Mirëpo, edhe përkundër kësaj dëshire, në jetën praktike kjo është e pa realizueshme, sepse ekziston ligji i përkufizimeve (mangësive) prodhuese.  Kjo është gjë e logjikshme, sepse “nuk mundesh të fitosh përherë atë që dëshiron”.  Kjo ndodh për arsye se njerëzit dëshirojnë dhe janë të gatshëm të konsumojnë shumë më tepër sesa që ekonomia vendore mund të prodhojë të mira materiale dhe t’u ofrojë shërbime të ndryshme.  Faktorët e prodhimit për një ekonomi, në një kohë është e dhënë, e kufizuar, ashtu sikurse është i dhënë edhe niveli i teknologjisë.12
  • 13. Mikroekonomia  Këtu buron edhe kufizueshmëria e mallrave dhe e shërbimeve që mund të vihen në dispozicion për të plotësuar nevojat e pakufizuara, e mundësitë e kufizuara.  Kjo bënë që të lindë dukuria e rrallësisë së mallrave dhe e shërbimeve, për shkak të pamjaftueshmërisë së burimeve.  Ligji i rrallësisë shpall se mallrat dhe shërbimet janë të rrallë, të pamjaftueshëm, sepse të pamjaftueshme janë edhe burimet për prodhimin e tyre sipas nevojave të njerëzve.  Andaj, pamundësia që një vend të prodhojë të gjitha të mirat materiale dhe shërbimet e nevojshme në literaturën bashkëkohore ekonomike quhet: kufiri i mundësive të prodhimit (KMP).  Kështu, mundësit për prodhimin e të mirave materiale janë të kufizuara, kurse nevojat janë të pakufizuara.  Për këtë arsye është vështirë të definohen nevojat, sepse ato janë të ndryshme nëpër vende dhe në kuadër të shtresave të popullsisë, varësisht nga niveli i zhvillimit ekonomik.  Krejtësisht janë të tjera nevojat e popullatës në vendet e zhvilluara dhe te shtresa e pasur e popullatës, e krejtësisht në vendet jo mjaft të zhvilluara dhe shtresa e varfër e popullsisë. 13
  • 14. Mikroekonomia  Sikur të mund të prodhohen aq të mira materiale, sa të plotësohen të gjitha dëshirat (kërkesat) e njerëzve, atëherë njerëzit nuk do të kujdeseshin për shfrytëzimin racional të të resurseve të kufizuara.  Apo, sikur çdo njeri prej nesh të ketë sa të dojë (me bollëk) të mira materiale, atëherë askush nuk do të kujdesej rreth shpërndarjes së të ardhurave kombëtare midis njerëzve dhe klasave të ndryshme.  Pra, rrallësia determinon zgjedhjen, që do të thotë se gjithmonë duhet të zgjedhim mes përdorimeve alternative të mallrave, d.m.th. për prodhimin e këtyre apo të atyre të mirave materiale dhe të shërbimeve.  Në kushtet e tashme bashkëkohore të prodhimit, problemi thelbësor ekonomik, si i ekonomisë kombëtare, ashtu edhe i asaj ndërkombëtare, mbështetet në përkufizimin e mundësive të prodhimit.  Tani të shohim se çka kuptojmë me kufirin e mundësive të prodhimit? Kufiri i mundësive të prodhimit shpreh kombinime të mallrave dhe të shërbimeve që mund të prodhojë një vend gjatë një periudhe të dhënë kohe, duke përdorur të gjitha burimet (faktorët) në dispozicion dhe me teknikat më eficente të prodhimit. 14
  • 15. Mikroekonomia  Sikur të ishin në sasi të mjaftueshme të mirat dhe pa para (gratis), atëherë nuk do të kishte nevojë për ekonomizim dhe ekonomia si shkencë dhe veprimtari nuk do të ishte vitale, e nevojshme e as interesante.  Prandaj, ekonomia na mëson se çka të prodhojmë në kushtet e mundësive të kufizuara dhe të nevojave të pakufizuara.  Në momentin e dhënë ekonomia e një vendi mund të prodhojë ve tëm sasinë e caktuar të prodhimeve dhe të shërbimeve të mbështetura në resurset e saj të kufizuara prodhuese.  Në vend nuk mund të prodhojë më shumë një lloj të mire materiale,nëse nuk heq dorë nga prodhimi i ndonjë të mire tjetër materiale.  P.sh. një vend sa më shumë të prodhojë benzinë, aq më pak do të ketë mundësi të prodhojë derivate të tjera të naftës. Apo, sa më shumë të prodhojë grurë, aq më pak ka mundësi të prodhojë kultura të tjera të drithërave etj.  Andaj, duke u mbështetur në atë që u tha më sipër lidhur me këtë çështje, mund të përfundojmë se kufiri i mundësive të prodhimit paraqet madhësinë maksimale të çifteve (palëve) të mallrave ose të shërbimeve, të cilat së bashku mund të prodhohen në kushtet e dhëna të resurseve natyrore,duke presupozuar se të gjithë resurset janë plotësisht të zëna në punë. 15
  • 16. Mikroekonomia  Për ta kuptuar më mirë kufirin e mundësive të prodhimit, këtë po e ilustrojmë me një shembull konkret shkollor.  Për thjeshtësi, presupozojmë se një vend prodhon vetëm dy lloj mallrash, p.sh., televizorë dhe kompjuterë. Tabela - 1 Mundësitë alternative të prodhimit Mundësit e Prodhimit Televizorë Kompjuterë 1 2 3 A 0 150 B 10 140 C 20 120 D 30 90 E 40 50 F 50 0 16
  • 17. Mikroekonomia  Siç shihet nga të dhënat në tabelë, nga këto dy bashkësi të të dhënave, njëra jep mundësinë e prodhimit të televizorëve, ndërsa tjetra mundësinë e prodhimit të kompjuterëve në të njëjtën kohë.  Nga këto të dhëna vërejmë se, për sa herë rritet prodhimtaria e televizorëve,në të njëjtën kohë,për aq herë zvogëlohet prodhimtaria e kompjuterëve.  Kështu,në qoftë se ekonomia e dhënë e një vendi (p.sh. vendi A) nuk prodhon asnjë televizor, në të njëjtën kohë ajo mund të prodhojë maksimalisht vetëm 150 kompjuterë.  Ndërkaq, në qoftë se ekonomia e vendit B prodhon 10 televizorë, në të njëjtën kohë ajo mund të prodhojë vetëm 140 kompjuterë (150-10).  E kështu me radhë dhe në fund fendi F, nëse prodhon 50 televizorë, në të njëjtën kohë nuk mund të prodhojë asnjë kompjuter. 17
  • 18. Mikroekonomia  Tërë këtë proces mund ta shprehim edhe nëpërmjet grafikut. Grafiku -1 Lakorja e mundësive të prodhimit 18
  • 19. Mikroekonomia  Çdo rritje e sasisë së prodhimit të televizorëve në të njëjtën kohë në mënyrë të vazhdueshme dhe proporcionale zvogëlon sasinë e prodhimit të kompjuterëve, siç shihet në grafik A,B,C,D,E,F.  Kur kemi prodhimin e kompjuterëve në sasi prej 150 njësive, atëherë prodhimi i televizorëve është zero.  Ndërkaq, kur arrihet në fund në pikën F, në sasinë maksimale prej 50 televizorëve, tregon se kemi sasinë maksimale të prodhimit të televizorëve, që do të thotë se prodhimi i kompjuterëve është zero.  Me bashkimin e pikave nga A-F fitohet lakorja e kufirit të mundësive të prodhimit.  Pikat në lakoren e kufirit të mundësive të prodhimit, siç janë: A,B,C,D,E,F, shprehin shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve prodhuese të ekonomisë së dhënë të një vendi.  Ndërkaq, çdo pikë që ndodhet brenda lakores së kufirit të mundësive të prodhimit tregon se burimet nuk përdoren plotësisht, të cilat pika ndryshe quhen pika të padëshirueshme. 19
  • 20. Mikroekonomia  Kushtet e prodhimit në ekonominë e një vendi nuk janë të pandryshueshme, pra ato nuk janë statike, por kanë karakter dinamik.  Andaj, edhe kufizimi i mundësive të prodhimit nuk është i pandryshueshëm, sepse shkaktohet ndryshimi i faktorëve dhe i mundësive të prodhimit.  Nëse kufiri i mundësive të prodhimit (KMP) ngushtohet, atëherë lakorja e KMP-së zhvendoset majtas, e nëse zgjerohet, atëherë lakorja e KMP-së zhvendoset djathtas.  Zgjerimi i mundësive të prodhimit në ekonomi quhet zhvillim apo shtim ekonomik, që shprehet përmes rritjes së GDP-së. 20
  • 21. Mikroekonomia2.2. Shpenzimet (kostoja) oportune  Termi oportun, oportunitet vjen nga fjala latine “opportunus”, “opportunitas”, që në gjuhën shqipe do të thotë i volitshëm, i përshtatshëm, i favorshëm, rast i volitshëm, rrethana të volitshme etj.  Shpenzimet oportune paraqesin një nga konceptet bazë të ekonomisë të çdo vendi.  Thënë në mënyrën më të thjeshtë të fjalës, shpenzimet oportune paraqesin heqjen dorë të sasisë së prodhimit të një malli (X) për të rritur sasinë e prodhimit të mallit tjetër (Y).  Presupozojmë se ekonomia e një vendi prodhon vetëm dy produkte X dhe Y  Në këso kushte, rritja e prodhimit të njërit produkt (X) mund të realizohet vetëm me zvogëlimin e prodhimit të produktit tjetër (Y).  Në këso kushtesh, nuk mund të rritet prodhimi i njërit mall, pa u pakësuar prodhimi i mallit tjetër, siç ishte raste te shembulli jonë: nuk mund të rritej prodhimi i televizorëve pa zvogëlimin e prodhimit të kompjuterëve.  Kështu, për ta rritur prodhimin e televizorëve nga 30 njësi në 40 njësi, është dashur të hiqet dorë nga prodhimi i kopjuterëve prej 40 njësive (90-50) shih të dhënat në tabelën nr. 1.  Prandaj, saktësisht sasia prej 40 njësive të kompjuterëve, nga e cila prodhimtari është dashur të hiqet dorë, përbën koston oportune të 10 njësive (40-30) të prodhimit më shumë të televizorëve.  Për këtë arsye, në literaturën ekonomike, shpenzimet oportune quhen edhe shpenzime alternative (opportunity cost theory).21
  • 22. Mikroekonomia PJESA E DYTË MIKROEKONOMIA K R E U I HYRJE NË MIKROEKONOMI Kuptimi i mikroekonomisë dhe i ndërmarrjeve-firmave 1.1. Kuptimi i mikroekonomisë  Siç kemi potencuar edhe më parë se ekonomia kombëtare ndahen ë:  mikroekonomi dhe  makroekonomi.  Marr globalisht , mund të themi se mikroekonomia merret me studimin dhe analizën e treguesve ekonomikë vetëm në nivel të ndërmarrjeve (subjekteve) ekonomike, pa marrë parasysh llojin dhe pronësinë e tyre.22
  • 23. Mikroekonomia  Ekonomia kombëtare përbëhet prej subjekteve të ndryshme ekonomike dhe institucioneve të tjera, që me veprimin e tyre gërshetohen në jetën praktike, kanë varësi reciproke e funksionale mes vete dhe si të tilla formojnë ekonominë e vendit përkatës.  Nga kjo del se të gjitha subjektet ekonomike brenda ekonomisë së vendit, të cilësdo pronë dhe lloj qofshin ato, veprojnë në kushte të përbashkëta të ekonomizimit.  Siç dihet, shteti me politikën e vet zhvillimore të gjithë agjentëve ekonomikë nuk mund t’u krijojë kushte të njëjta, për ç’arsye në jetën praktike paraqiten edhe antagonizma ekonomikë si në aspektin sektorial (nëpër lëmenj dhe degë ekonomike), ashtu edhe në aspektin territorial (nëpër komuna, rajone etj.).  Komunat paraqiten në dy pozicione:  së pari, si subjekt, që vepron në kuadër të strukturave politike të vendit dhe  së dyti, si objekt, ku kërkon të veprohet me masa të politikës së zbatuar ekonomike për zhvillimin e saj. 23
  • 24. Mikroekonomia 1.2. Kuptimi i ndërmarrjes-firmës  Në kuadër të ekonomisë kombëtare, ndërmarrjet paraqesin qelizën thelbësore të sistemit ekonomik përkatës.  Për nga përmbajtja dhe kuptimi, ndërmarrja edhe në gjuhë të huaja emërohet ashtu sinë gjuhën shqipe dhe ka të njëjtin kuptim.  Kështu, në gjuhë të huaja ndërmarrja emërtohet: në gjuhën angleze “enterprise”, në gjuhën frënge “enterprise”, në gjuhën kroate “produzeće” etj. që në thelb kanë të njëjtën përmbajte dhe kuptim, ashtu si në gjuhën shqipe.  Shikuar historikisht,ndërmarrja – firma, zanafillën e saj e ka nga procesi manufaktural i prodhimit, që bëhej në punëtori të vogla dhe me mjete primitive.  Më vonë, me zhvillimin e shoqërisë kapitalist, nga punëtorit e vogla, “lindën” fabrika-ndërmarrje të mëdha dhe në këtë mënyrë filloi faza e parë e zhvillimit të industrisë në kapitalizmin e hershëm dhe funksionimi i ndërmarrjeve si subjekte ekonomike. 24
  • 25. Mikroekonomia  Definimi i ndërmarrjeve varet nga vetë sistemi ekonomik, që do të thotë se ajo definohet krejtësisht ndryshe në sistemin e ekonomisë së tregut, e krejtësisht ndryshe në ekonominë e dirigjuar-me plan.  Mirëpo, duke pasur parasysh veprimtarinë e ndërmarrjes nga aspekti ekonomik, do të përpiqemi të japim përkufizimin për të gjitha ndërmarrjet pa marrë parasysh se për cilin sistem është fjala, për çfarë prone dhe për çfarë lloji të ndërmarrjes.  Duke u nisur nga kjo, mund të themi se ndërmarrja paraqet subjekt të pavarur ekonomik dhe person juridik, e cila prodhon të mira materiale ose kryen shërbime të caktuara për nevojat e tregut, duke i shfrytëzuar mjetet dhe faktorët e tjerë të prodhimit dhe faktorët ekonomiko-shoqëror, duke bartur rrezikun afarist me qëllim të realizimit të fitimit dhe të qëllimeve të tjera ekonomike dhe shoqërore, konform me kushtet dhe mundësit që i ofron sistemi ekonomik i vendit përkatës.  Siç duhet, njeriu ka nevojë për të mira materiale të ndryshme si për nga sasia ashtu dhe cilësia dhe lloji, si dhe për shërbime të ndryshme.  Andaj, për plotësimin e këtyre nevojave, formohen ndërmarrje të ndryshme ekonomike, të cilat prodhojnë mallra të llojeve të ndryshme dhe kryejnë shërbime të caktuara. 25
  • 26. Mikroekonomia  Po ashtu, edhe format e ndërmarrjeve varen nga sistemi ekonomik.  Marrë globalisht, për kah përmbajtja, të gjitha ndërmarrjet ekonomike të një vendi mund të ndahen në tri grupe kryesore, siç janë:  Ndërmarrjet në pronësi publike (shtetërore). Këto janë ndërmarrje që kryejnë veprimtari e shërbime publike, siç janë: elektroekonomia, PTT, komunikacioni, ujësjellësi etj., me të cilat udhëheqë shteti dhe zakonisht janë në pronësi shtetërore.  Ndërmarrjet me pronësi të përzier. Këto janë ndërmarrjet që afarojnë me mjete të formave të ndryshme të pronësisë. Këto ndërmarrje mund të organizohen si shoqëri: aksionare, komanditore, shoqëri me përgjegjësi të pakufizuara, me përgjegjësi të kufizuara etj. Themeluesit e këtyre ndërmarrjeve mund të jenë personat privatë dhe publikë të vendit dhe të huaj. Zakonisht, këto ndërmarrje formohen në tregti të formave të ndryshme.  Ndërmarrjet në pronësi private. Këto ndërmarrje formohen nga individët, me kapital privat, e që mund të jenë persona fizikë vendor dhe të jashtëm. 1.3. Format e ndërmarrjeve 26
  • 27. Mikroekonomia  Në kohën bashkëkohore në vendet me ekonomi të tregut format më të njohura të ndërmarrjeve janë: a. ndërmarrjet e pavarura individuale, b. ortakëria (bashkëpronësia), c. shoqëritë aksionare, d. shoqëritë komanditore. 27
  • 28. Mikroekonomia a) Ndërmarrjet e pavarura individuale (firmat). Këto ndërmarrje i formojnë personat fizikë, të cilët njëherit janë dhe pronarë dhe menaxhojnë me firmën. Këto ndërmarrje zakonisht janë të vogla dhe zakonisht formohen në degë shërbyese (në tregti, hoteleri etj.), e shumë pakë në degë prodhuese. Karakteristikat kryesore të ndërmarrjeve të pavarura individuale janë:  pronari i firmës njëherit është edhe menaxher i firmës,  të punësuarit zakonisht janë anëtarët e familjes, çka nuk do të thotë se nuk punësohen edhe punëtorë jashtë rrethit familjar,  pronari drejtpërdrejt merr vendime afariste dhe komunikon me punëtorët, pra paraqet organin vendimmarrës,  pronari bënë vetëfinancimin e firmës, pasi që bankat afariste park i përkrahin me kredi afarizmin e këtyre ndërmarrjeve, për shkak të sigurisë dhe të mos mundësive për kthimin e kredive të marra,  pronari disponon me tërë fitimin dhe përgjigjet për detyrimet ndaj shtetit etj.  Në kuadër të këtyre ndërmarrjeve dominon forma e mikro ndërmarrjeve (micro- enterprise).  Problemi kryesor me të cilin ballafaqohen këto ndërmarrje është ai financiar. 28
  • 29. Mikroekonomia b) Ortakëria (bashkëpronësia). Kjo formë e ndërmarrjeve formohet mbi bazën e dëshirës së dy ose më shumë firmave. Ortakëria mund të jetë në dy forma kryesore:  shoqëria me përgjegjësi të pakufizuar (solidare). Kjo shoqëri formohet me bashkimin e dy e më shumë personave, me qëllim që të kryejnë ndonjë veprimtari ekonomike të caktuar, prodhuese apo shërbyese. Anëtar i kësaj shoqërie mund të jetë çdo person fizik apo juridik, që me pëlqimin e tij pranon të jetë anëtar i kësaj shoqërie. Të gjithë anëtarët e shoqërisë janë të barabartë ndaj të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga afarizmi i kësaj shoqërie.  Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar. Me rastin e participimit në kapitalin themelues, shumat e investitorëve (anëtarëve) nuk është e thënë të jenë të barabarta. Anëtarët përgjigjen për detyrimet e shoqërisë, vetëm me participimin e kapitalit të tyre në shoqëri, pra është i kufizuar. 29
  • 30. Mikroekonomia c) Shoqëritë aksionare (SHA). SHA paraqesin formën organizative të ndërmarrjeve të mëdha, që formohen me bashkimin e shumë kapitaleve individuale në një kapital të përbashkët, që quhet kapitali aksionar. Vlera e kapitalit të përgjithshëm aksionar përbëhet nga shuma e aksioneve pjesëmarrëse në shoqërinë aksionare.  Aksionarëve u jepen letra të veçanta me vlerë, që quhen aksione (fletaksione, me të cilat përcaktohet vlera nominale e aksionit dhe e drejta në pjesëmarrje të fitimit (dividentit, që i përgjigjet vlerës së kapitalit të tij participues.  Për detyrimet e shoqërisë ndaj të besueshmëve përgjigjet shoqëria si tërësi, e jo veç e veç anëtaret e SHA.  Me rastin e likuidimit të SHA, aksionarët e humbasin të drejtën që e kanë pasur në bazë të posedimit të aksioneve, mirëpo nuk obligohen të mbulojnë borxhet e shoqërisë nga pasuria e tyre jashtë kapitalit që e kanë participuar në SHA.  Lartësia e vlerës nominale të kapitalit themelues të SHA paraqet shumën e kapitaleve individuale të aksionarëve, pa kurrfarë përkufizimi.  Ndërkaq, shumën më të ulët të nevojshme për themelimin e shoqërisë aksionare e përcakton qeveria apo organi i autorizuar prej saj, siç mund të jetë banka popullore etj. 30
  • 31. Mikroekonomia  SHA kanë përparësitë e, në krahasim me ndërmarrjet individuale, e për t’i dalluar janë:  janë të përshtatshme për ndërmarrje të mëdha dhe ato publike ku nevojiten mjete të mëdha financiare, në të cilat kapitali individual është i pafuqishëm siç është rasti në: industrinë e metalurgjisë së zezë e me ngjyra, naftës, thëngjillit, energjetikës, PTT etj.  mundësojnë të perfeksionohet teknologjia më bashkëkohore dhe më të të rritet prodhimtaria, cilësia dhe asortimenti dhe ndikon që shumë më lehtë ndërmarrja (SHA) të kyçet, jo vetëm në tregun e vendit, por edhe në atë botëror,  ofron shumë më tepër mundësi në marrjen e kredive, sepse ekziston mundësia shumë më e madhe e kthimit të kredisë, në krahasim më ndërmarrjet privat, për ç’arsye bankat mbështesin kreditimin e tyre.  Fitimi nga kapitali aksionar. Avancimi i kapitaleve individuale në SHA bëhet me blerjen e aksioneve në tregun e bursës.  Çdo aksion e ka edhe vlerën e vet që mund të jetë;  nominale (të përcaktuar me rastin e blerjes së fletaksioneve) dhe  të tregut (që përcaktohet në bazë të ofertës dhe të kërkesës në bursën e fletaksioneve).31
  • 32.  Në vazhdim, në një shembull shkollor, do të shohim si llogaritet vlera nominale (Vn) e aksioneve. Në qoftë se kemi: Ka (Kapitalin aksionar) në vlerë prej 8.000 euro. Na (Numrin e aksionarëve) 8 mijë veta. Sa është vlera nominale e aksioneve? Vn = Mikroekonomia 000.1 000.8 000000.8  a a N K 32
  • 33.  Aksionarët pjesën e fitimit mund ta marrin në dy forma:  nëpërmjet dividentës, që do të thotë se poseduesit e aksioneve për çdo aksion që posedojnë marrin një shumë të caktuar nga ndërmarrja ku i kanë aksionet dhe  nëpërmjet riinvestimit, që do të thotë se shoqëria aksionare mund të mos ua shpërndajë fitimet aksionarëve, por atë pjesë ta riinvestojë në fondet kryesore, që në të ardhmen do t’u shtohen fitimet e mbajtësve të aksioneve. Ky fitim quhet fitimi nga kapitali aksionar.  Çmimi i aksionit. Aksioni si pjesë e kapitalit themelor të SHA mund të blihet dhe të shitet. Çmimi i aksionit varet prej tre faktorëve kryesorë:  nga vlera nominale e aksioneve (Vn),  nga norma e disidentes (d’) dhe  nga norma e interesit (kamatës) (i’).  Çmimi i aksionit në pikëpamje matematike mund të shprehet: Ça = Mikroekonomia ' ' i dVn  33
  • 34.  Sa është çmimi i aksionit, nëse kemi këto të dhëna? Vn = 10.000 d’ = 6,0% i’ = 4,0%  Nëse këto shifra i zëvendësojmë në formulën e më sipërme do të kemi: Ça = Mikroekonomia 000.15 4 000.60 4 6000.10   34
  • 35. d) Shoqëritë komanditore. Këto janë shoqëri ku bashkohen dy e më shumë persona për të kryer ndonjë veprimtari ekonomike apo shërbyese.  Formohen me marrëveshje shoqërore, kurse anëtarët e saj nuk kanë të drejta të barabarta  Këto shoqëri paraqesin formën e ndërmarrjeve të përziera dhe përbehen prej dy lloj aksionarësh:  Aksionarët e brendshëm (komplementarët), të cilët drejtpërdrejt dhe në mënyrë të pakufizuar udhëheqin dhe përgjigjen për detyrimet e kompanisë me tërë pasurinë e tyre dhe janë komplementar. Udhëheqja dhe përfaqësimi i kësaj shoqërie kryesisht bëhet nga aksionarët e brendshëm,  Aksionarët e jashtëm (komanditorët), nuk marrin pjesë drejtpërdrejt dhe në udhëheqje dhe në afarizëm të ndërmarrjes, por mund të japin sugjerimi, propozime etj. Aksionarët e jashtëm gëzojnë të drejtën e pjesëmarrjes në fitimin e shoqatës proporcionalisht me kapitalin e avancuar. Mikroekonomia 35
  • 36.  Pos formave të sipërcekura të bashkimit të ndërmarrjeve në fazën monopolistike të kapitalizmit paraqiten edhe forma më të larta të organizimit të ndërmarrjeve, sic janë:  kartelet,  trustet,  koncernet,  korporatat  holdingu. Mikroekonomia 36
  • 37.  Kartelet. Karteli paraqet formën më të hershme dhe më të thjeshtë të bashkimit të ndërmarrjeve kapitaliste në shoqëritë aksionare.  Kartelet paraqesin bashkësi monopolistike, apo bashkim të ndërmarrjeve, ku me ç’rast ato formalisht mbajnë pavarësinë e tyre, kurse karteli ka monopol në treg.  Karteli si shoqëri e bashkuar mban të gjitha të drejtat juridike dhe ekonomike.  Qëllimi kryesor i hyrjes në kartel është që nëpërmjet aksioneve të përbashkëta afariste të vihet deri te rritja e fitimit.  Në kartel prodhimtaria ndahet në mënyrë proporcionale nëpër të gjitha ndërmarrjet anëtare të saj.  Formimin e çmimit karteli e mbështet në çmimin kushtues të ndërmarrje me rentabilitet më të ulët.  Ndërkaq, ekstraprofiti i arritur nuk ndahet nëpër ndërmarrje anëtare të kartelit, por atë e mbajnë për vete ndërmarrjet të cilat edhe e fitojnë. Mikroekonomia 37
  • 38.  Ekzistojë forma të ndryshme të karteleve, e për t’ përmendur janë:  Karteli për kufizimin e çmimeve, me ç’rast ndërmarrjet merren vesh për nivelin e çmimeve dhe në këtë mënyrë evitojnë konkurrencën mes tyre. Me këtë rast ndërmarrjet merren vesh që mallrat e tyre të mos i shesin nën çmimin shitës të caktuar që më parë dhe të mos i bëjnë konkurrencë njëra tjetrës.  Karteli në kufizimin e prodhimit (kuota e prodhimit). Për mes kuotës së prodhimit ndikohet në rregullimin e ofertës, që, duke zvogëluar sasinë e prodhimit, të ndikohet në rritjen e çmimit.. Me këtë rast që më parë me marrëveshje caktohen kuotat e produkteve të prodhimeve për çdo ndërmarrje anëtare e kartelit. Kjo u ndihmon që të krijon monopol në treg dhe prodhimet e tyre t’i shesin me çmimin monopolistik.  Karteli për ndarjen e tregjeve. Me marrëveshje paraprake pjesëmarrësit e kartelit bëjnë ndarjen e tregjeve se ku cila ndërmarrje do t’i plasojë mallrat e veta. Në këtë mënyrë ndërmarrjet krijojnë monopol në tregjet territoriale.  Karteli për shfrytëzimin e patentave dhe të licencave. Me qëllim të shmangies së konkurrencës dhe perfeksionimit të progresit teknologjik, pjesëmarrësit e kartelit merren vesh se deri në ç’nivel do ë aplikojnë të arriturat e reja teknologjike, për blerjen e mundshme të patentave dhe të licencave të huaj. Po ashtu, merren vesh edhe për vënien e sekretit afarist në inovacione, me qëllim që mos i vë ato askush në përdorim, derisa të mos e shohin leverdinë e tyre ekonomike si kartel. Mikroekonomia 38
  • 39.  Trustet. Trustet paraqesin bashkimin e disa ndërmarrjeve të së njëjtës degë, apo të ndërmarrjeve të ndryshme, në një ndërmarrje të përbashkëta me qëllim të vënies së monopolit në treg.  Ndërmarrjet, të cilat fuzionohen në trust humbasin pavarësinë e tyre juridike dhe ekonomike  Politika dhe rezultatet afariste, në dallim nga karteli, këtu shkrihen në trust.  Trusti udhëheq politikë të përbashkët afariste dhe në interes të të gjitha ndërmarrjeve të bashkuara .  Në qoftë se është në interes të trustit, bëhen kombinime afariste ndërmjet ndërmarrjeve anëtare të kësaj bashkësie  P.sh. trusti mund të zvogëlojë ose të ndërpresë në përgjithësi prodhimin në ndërmarrje me rentabilitet më të ulët dhe të rrisë në ndërmarrjet me rentabile, me qëllim të arritjes së zvogëlimit të shpenzimeve të prodhimit  Në trust fitimi i ndërmarrjeve më rentabile derdhen në fondin e përbashkët të akumulimit të tërë trustit, e jo siç ishte rasti te karteli. Mikroekonomia 39
  • 40.  Koncernet. Koncernet paraqesin formën më të lartë të bashkimit të ndërmarrjeve në ekonominë e tregut.  Me rastin e bashkimit në koncern ndërmarrjet plotësisht e humbin pavarësinë e tyre juridike.  Në koncern bashkohen ndërmarrje të degëve të ndryshme  Në politikën afariste përparësitë e koncernit janë më të mëdha se të formave të tjera të bashkimit, sepse këtu bashkohen ndërmarrje të degëve të ndryshme, të cilat me koniunkturën e tyre janë më konkurrente në treg. Mikroekonomia 40
  • 41.  Korporatat. Kjo formë e bashkimit të ndërmarrjeve veçmas u zhvillua në fazën e imperializmit, ku korporatat u formuan në kuadër të lëmit të industrisë, të tregtisë, të bankave etj. dhe paraqitnin kompani të mëdha.  Forma e re e formimit të korporatave është bërë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u zhvillua në vendet më të zhvilluara të botës me sistem kapitalist.  Statusin e korporatave e gëzonin ato ndërmarrje të cilat në kuadër të disa lëmenjve ekonomikë organizonin veprimtari ekonomike që kishin karakter të ndërmarrjes shtetërore.  Formimin e katre ndërmarrjeve e nxiti edhe shtetëzimi (nacionalizimi) i lëmenjve dhe i degëve kryesore ekonomike dhe veprimtaria investive e shtetit në ekonomi. Mikroekonomia 41
  • 42.  Korporatat kanë strukturë të përbërë organizative, me ndërmarrje apo njësi punuese të ndryshme në kuadër të tyre.  Në kuadër të të korporatave formohen njësi punuese të ndryshme dhe të shumta sipas veprimtarisë dhe në këtë mënyrë i shmanget centralizimit dhe i përgjigjen natyrës së punës në mënyrë më efikase.  Korporatat janë shumë elastike, lehtë mund të riorientohen nga një investim në tjetrin.  Në kohën e tashme korporatat paraqesin njërën ndër format e organizimit të shtetit në ekonomi ose të kryerjes së punëve publike  Andaj, korporata aktualisht kuptohen ndërmarrjet që kryejnë veprimtari publike në fusha të ndryshme dhe janë në pronësi të shtetit, mund të jenë edhe private.  P.sh, në Kosovë kemi Korporatën energjetike të Kosovës (KEK-un), në Shqipëri Korporatën energjetike të Shqipërisë (KESH-in) etj. Mikroekonomia 42
  • 43.  Holdingu (Holding company). Shoqëria holding paraqet ndërmarrje e cila në aktiven e vet ka vetëm aksione të shoqërive të tjera, apo në aktiven e së cilës pjesën më ë madhe e përbëjnë aksionet e shoqërive të tjera.  Veprimtaria kryesore afariste e ndërmarrjes holding mbështetet në formimin, financimin dhe udhëheqjen e ndërmarrjeve të tjera.  Në afarizmin financiar, holdingu paraqet kompaninë e cila është formuar për të investuar në letrat me vlerë të kompanive të tjera dhe mban kontrollin ndaj tyre.  Andaj, holdingu kryen veprimtari financiare që ëshë në interes të shoqërive që i kontrollon dhe udhëheq me to.  Ndërmarrja hoding në mënyrë kontinuele merret me marrjen dhe shitjen e kompanive, apo njësive të tyre. Mikroekonomia 43
  • 44.  Kontrolli dhe shitblerja e kompanive mund të realizohet në dy mënyra kryesore:  direkt, me shitjen e aksioneve të vetë ndërmarrjes holding dhe  indirekte, përmes kompanive të cilat i ka nën kontroll, apo që udhëheq me to.  Paraqitjen e shoqërive holding e ka nxitur rritja e madhe e shoqërive aksionare, përkatësisht dispersioni apo posedimi i aksioneve nga numër i madh i shtresave të gjëra të popullsisë.  Në këtë mënyrë shoqëria holding mbulon pjesën më të madhe të ekonomisë së vendit apo të rajonit dhe bën kontrollimin e kapitalit të numrit më të madh të ndërmarrjeve dhe të depozitave të popullsisë.  Pra, duke u mbështetur në veprimtarinë e shoqërisë holding, mund të themi se kjo mund t’i shërbejë shtetit edhe si një institucion kontrolli të kapitalit aksionar të ndërmarrjeve dhe të popullatës. Mikroekonomia 44
  • 45.  Shpenzimet janë rezultat i funksionit të prodhimit, që tregojnë efikasitetin e prodhimit në çfarëdo periudhe.  Lartësia e shpenzimeve përcakton edhe koston e çmimit kushtues  Pra, shpenzimet e prodhimit si kategori ekonomike, i shërbejnë ndërmarrjes që të marrë vendim për sasinë e prodhimit dhe ndikojnë në aftësinë konkurruese në treg.  Ndërmarrja, duke pasur parasysh shpenzimet e prodhimit, bën kombinime të ndryshme në shfrytëzimin e faktorëve të prodhimit.  P.sh. sasia e caktuar e ndonjë të mire materiale mund të arrihet duke përdorur më shumë njërin apo faktorin tjetër të prodhimit.  Në analizat ekonomike, shpenzimet e prodhimit zënë vend të konsiderueshëm  Me shpenzime të prodhimit kuptojmë, të gjitha shpenzimet që i bën një ndërmarrje për të prodhuar sasi të caktuar të të mirave materiale. Mikroekonomia 1.4. Analiza e shpenzimeve 45
  • 46.  Në shpenzime të prodhimit përfshihen këto kategori:  shpenzimet e mjeteve të prodhimit (amortizimi),  shpenzimet materiale (lënda e parë etj.)  shpenzimet e punës së gjallë (pagat e punëtorëve).  Ndërkaq, shpenzimet afariste në vete përfshijnë të gjitha të dalat (kompensimet, kontributet dhe të gjitha detyrimet e tjera financiare), që ndërmarrja është e detyruar t’i përmbushë nga të hyrat e saj, me qëllim që të sigurojë veprimtarinë dhe të kryejë obligimet e veta.  Në literaturën profesionale ekonomike dallojmë dy kategori të investimeve:  shpenzimet afatshkurtra, janë shpenzimet që gjatë periudhës në të cilën disa nga faktorët e prodhimit (zakonisht pajisjet dhe menaxhmenti) janë fiks,  shpenzimet afatgjata, janë shpenzimet që gjatë periudhës në të cilën intervali kohor mundëson ndryshimin e të gjithë faktorëve të prodhimit. Mikroekonomia 46
  • 47.  shpenzimet mesatare (ATC) Dallojmë disa lloje të shpenzimeve, por më të rëndësishme janë: a) shpenzimet e përgjithshme (TC), b) shpenzimet margjinale (MC), c) shpenzimet mesatare (ATC) d) shpenzimet oportune (OC). Mikroekonomia 47
  • 48. a) Shpenzimet e përgjithshme. Një subjekt ekonomik, për të prodhuar një të mirë materiale duhet të krijojë edhe shpenzime të caktuara, duke angazhuar faktorët e prodhimit.  Pa shpenzime të caktuara nuk mund të prodhohet asnjë e mirë materiale.  Shpenzimet e përgjithshme ndahen në dy kategori kryesore:  shpenzimet fikse (FC) dhe  shpenzimet variabël (VC).  Nga kjo nuk është vështirë të konstatojmë se shpenzimet e përgjithshme paraqesin shumën e shpenzimeve fikse dhe të shpenzimeve variabël, që në pikëpamje matematike mund t’i shprehim: TC = FC + VC Mikroekonomia 48
  • 49.  Shpenzimet fikse (FC). Shpenzimet fikse janë ato shpenzime të cilat nuk ndryshojnë me rastin e ndryshimit të prodhimit.  Në kuadër të këtyre shpenzimeve bëjnë pjesë:  pagesa e qirasë së objektit afarist dhe pajisjeve,  pagesa e anuiteteve për kredi të marra,  amortizimi,  pagat e personelit të regjisë  shpenzimet e tjera.  Shpenzimet variabël (VC). Shpenzimet variabël janë ato të cilat ndryshojnë varësisht nga ndryshimi i prodhimit.  Në kuadër të këtyre shpenzimeve hyjnë:  shpenzimet e lëndës së parë,  shpenzimet e energjisë elektrike,  shpenzimet e lëndëve djegëse  shpenzimet e faktorëve të tjerë të prodhimit Mikroekonomia 49
  • 50.  Për të kuptuar më mirë shpenzimet e përgjithshme dhe ndikimin e shpenzimeve fikse dhe variabël në shumën e tyre, po e marrim një shembull shkollor, të cilin e prezantojmë në tabelën e më poshtme. Tabela – 2 Ecuria dhe struktura e shpenzimeve të përgjithshme Mikroekonomia Sasia (Q) 1 Shpenzimet fikse (FC) 2 Shpenzimet variabël (VC) 3 Shpenzimet e përgjithshme TC=FC + VC 4 (2 + 3) 0 50 0 50 1 50 35 85 2 50 60 110 3 50 80 130 4 50 110 160 5 50 160 210 6 50 220 270 50
  • 51.  Nga të dhënat në tabelën 2. se shpenzimet e përgjithshme rriten për çdo rritje të prodhimit  P.sh. për të prodhuar 2 njësi të një të mire materiale, duhet shpenzuar gjithsej 110 njësi monetare, kurse për prodhimin e 4 njësive të prodhimit nevojiten 160 njësi monetare (shpenzime të përgjithshme), e kështu me radhë.  Afarizëm të suksesshëm do të ketë ajo ndërmarrje e cila do të krijoj shpenzime të përgjithshme sa më të ulëta.  Me këtë rast ndërmarrja realizon edhe njërin ndër parimet kryesor të afarizmit – ekonomizimin i cili paraqet raportin ndërmjet madhësisë së të mirave të prodhuara materiale (Q) dhe shpenzimeve të përgjithshme (TC). Mikroekonomia 51
  • 52.  Në bazë të të dhënave në tabelën nr. 2, mund ta formojmë lakoren e shpenzimeve të përgjithshme (TC), shpenzimeve fikse (FC) dhe të shpenzimeve variabël (VC). Grafiku – 2 Lakorja e shpenzimeve të përgjithshme, fikse dhe variabël Mikroekonomia 52
  • 53. b) Shpenzimet margjinale (MC). Këto shpenzime ndryshe quhen edhe shpenzime shtesë, të cilat ndodhin për shkak të prodhimit të një njësie shtesë të një të mire materiale.  Andaj, shpenzimet margjinale përfaqësojnë shpenzimet shtesë të një njësie shtesë të prodhimit.  Për llogaritjen e shpenzimeve margjinale, shfrytëzojmë të dhënat nga tabela nr. 2, e që i prezantojmë në tabelën e mëposhtme. Mikroekonomia 53
  • 54. Tabela -3 Llogaritja e shpenzimeve margjinale Mikroekonomia Prodhimi (Q) Shpenzimet variabël (VC) Shpenzimet e përgj- ithshme (TC) Shpemzimet margji- nale (MC) 0 0 50 35 1 35 85 25 2 60 110 20 3 80 130 30 4 110 160 50 5 160 210 60 6 220 270 54
  • 55.  Shpenzimet margjinale në pikëpamje matematike mund t’i shprehim: MC = , apo MC =  Nëse zëvendësojmë numrat nga tabela nr. 3 në formulën e sipërcekur, do të kemi: MC = Mikroekonomia Q VC   Q TC         35 011 5035 ,35 011 03535       MCapo 55
  • 56. c) shpenzimet mesatare (ATC). Ndërmarrja për të përcjellë suksesin e afarizmit, duhet të llogaritë edhe shpenzimet mesatare.  Shpenzimet mesatare tregojnë se ndërmarrja a ka afarizëm pozitiv apo negative  Shpenzimet mesatare (ATC) paraqesin raportin ndërmjet shpenzimeve të përgjithshme (TC) dhe sasisë së prodhimit të përgjithshëm (Q), që në pikëpamje matematike mund të shprehen: ATC =  Pos shpenzimeve të përgjithshme mesatare, dallojmë:  shpenzimet mesatare fikse (AFC), që paraqesin raporti ndërmjet shpenzimeve fikse (FC) dhe sasisë së prodhimit (Q), pra AFC=FC/Q dhe  shpenzimet mesatare variabël (AVC), që paraqesin raportin ndërmjet shpenzimeve variabël (VC) dhe sasisë së prodhuar (Q), pra AVC=VC/Q Mikroekonomia Q TC 56
  • 57.  Duke shfrytëzuar të dhënat e tabelave të mëparshme, do të formojmë një tabelë të re në të cilën i paraqesim të gjitha kategoritë e përmendura deri më tani të shpenzimeve. Tabela - 4. Kategoritë e ndryshme të shpenzimeve dhe llogaritja mesatare e tyre Mikroekonomia 57 Sasiae prodhimit (Q) Shpenzim etFikse (FC) Shpenzim etVariabël (VC) Shpernzim ete përgjithsh me TC=FC+VC Shpenzimet mesatare të përgjithshme ATC=TC/Q Shpernzim et mesatare fikse AFC=FC/Q Shpenzimet mesatare variabël AVC=VC/Q Shpenzimet margjinale MC=∆TC 0 50 0 50 - - - - 1 50 35 85 85,0 50,0 35,0 35 2 50 60 110 55,0 25,0 30,0 25 3 50 80 130 43,3 16,7 26,7 20 4 50 110 160 40,0 12,5 27,5 30 5 50 160 210 42,0 10,0 32,0 50 6 50 220 270 45,0 8,3 36,7 60 7 50 320 370 52,9 7,1 45,7 100 8 50 450 500 62,5 6,3 56,3 130
  • 58. d) Shpenzimet oportune (OC).  Ekonomistët, për të llogaritur koston e cemit kushtues të një produkti, përfshinë të gjitha shpenzimet e faktorëve të prodhimit, pjesëmarrës në finalizimin e tij.  Në të kundërtën, kontabilistët koston e një produkti e llogarisin në bazë të pjesëmarrjes së transaksioneve monetare, duke i përjashtuar transaksionet jomonetare.  Për ta kuptuar këtë problem më mirë, këtë gjë po e ilustrojmë me një shembull shkollor  Marrim, p.sh. një firmë private që disponon kapital dhe objektin e vet.  Kjo firmë, pos faktorëve që blen nga të tjerët, për të prodhuar një produkt të caktuar, përdor dhe faktorët e vet interno (fuqinë punëtore, kapitalin, ndërtesën, menaxhimin etj.).  Nga pikëpamja e kësaj firme shpenzimet që kanë të bëjnë me përdorimin e faktorëve të brendshëm janë shpenzime të papaguara.  Mirëpo, nga logjika ekonomike të gjithë faktorët e brendshëm janë pjesëmarrës në konton e prodhimi, të cilat duhet nënkuptuar.  Supozojmë se pronari i firmës “N” njëherit është edhe menaxhues i saj, në të cilën ka investuar kapital të vetin në vlerë 100.000 euro.  Me këtë rast i ka sakrifikuar pjesën interesit ose të dividendit, të cilat ai do t’i merrte sikur këto para t’i depononte në bankë ose në ndonjë shoqëri aksionare. Mikroekonomia 58
  • 59.  Në qoftë se norma e interesit vjetor është 10,0%, atëherë ky pronar ka sakrifikuar 10.000 euro në vit.  Po ashtu, ky pronar, duke përdorur objektin për biznes të tij, do të sakrifikojë vlerën e qirasë vjetore të ndërt4sës.  Në qoftë se qiraja mujore do të ishte, fjala vjen 2000 euro në muaj, ai do të sakrifikonte një vlerë prej 24.000 euro në vit.  Madje, duke menaxhuar firmën e tij, ai nuk do të marrë rrogë, meqë si pronar merr fitimin.  Në qoftë se rroga mujore e një udhëheqësi, është 1000 euro, ai sakrifikon 12.000 në vit.  Këto shpenzime me rastin e llogaritjes së kostos së prodhimit nuk i përfshin kontabilisti dhe në këtë mënyrë shtrembërohet kostoja reale e prodhimit dhe fitimi real i firmës.  Andaj, të gjitha shpenzimet e nënkuptuara përbëjnë koston oportune. Mikroekonomia 59
  • 60.  Në një shembull shkollor do të konstatojmë se, duke llogaritur në mënyrë të ndryshme, ekonomisti dhe kontabilisti, koston e prodhimit dhe vlerën e fitimit e paraqesin në mënyra të ndryshme. Tabela – 5 Llogaritja e kostos dhe e fitimit nga aspekti kontabël dhe nga logjika ekonomike Mikroekonomia 60
  • 61.  Çdo subjekt ekonomik, për të zhvilluar aktivitetin e saj afarist, duhet të ketë edhe faktorët përkatës të prodhimit. Synimi kryesor i çdo subjekti ekonomik është afarizmi pozitiv dhe realizimi i fitimit sa më të madh.  Firmat mund t’i zhvillojnë bizneset e tyre vetëm nëse kanë afarizëm të mirë dhe krijojnë bazë materiale të qëndrueshme.  Ndërmarrjet për kryerjen e veprimtarisë së tyre, nevojitet të kenë edhe akumulim (investime), të cilat mund të jenë: a) të brendshme dhe b) të jashtme. Mikroekonomia 1.5. Resurset (burimet) dhe kapacitetet e firmës 1.5.1. Resurset (burimet) e firmës. 61
  • 62.  Burimet e brendshme të investimeve. Firmat që kanë rezultate pozitive afariste dhe financiare kanë mundësi që me sukses t’i mbulojnë shpenzimet e prodhimit dhe një pjesë të fitimit ta ndajnë në fondin e akumulimit.  Fondi i akumulimit firmës i shërben për të bërë rekonstruimin, zgjerimin, modernizimin apo ngritjen e kapaciteteve të reja.  Burimet e jashtme të investimeve. Burimet e jashtme janë më të shpeshta dhe sigurohen kryesisht me marrjen e kredive.  Kredit mund të jenë afatshkurta, që jepen në fonde xhiruese (në para), apo kredi afatgjate, që jepen në pajisje. Kreditë mund të jenë: 1. vendore, që zakonisht i akordojnë bankat komerciale, dhe 2. të jashtme, që i akordojnë institucionet financiare ndërkombëtar, si: Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim-IBRD, Fondi Monetar Ndërkombëtar-IFM etj. Mikroekonomia 62
  • 63.  Firma (ndërmarrja), për të ditur dhe për të pasur një pasqyrë reale në afarizmin e saj, është e obligueshme me ligj të bëjë evidencimin e të gjitha transaksioneve që ndodhin brenda një periudhe të caktuar kohore në kuadër të biznesit të vet.  Andaj, për t’i kryer mirë profesionalisht në nivel të gjitha këto regjistrime, firma formon shërbimin e kontabilitetit  Sublimimin e afarizmit të vitit kalendarik të firmës e paraqet hartimi i bilancit vjetor.  Bilanci i shprehur në formë të germës “T” ka: a) Aktiven, si kuptim bilancor që paraqet anën e majtë të bilancit që përmban: pjet e pronësisë veç e veç, pra një nga një. Pra, aktiva si kuptim bilancor paraqet pasqyrën e gjendjes së mjeteve sipas radhitjes funksionale dhe b) Pasiva, si kuptim bilancor që paraqet të kundërtën e aktives. Pasiv araqet pasqyrën e gjendjes së obligimeve (borxheve). Sipas kuptimit më të ri statistikor, pasiva paraqet pasqyrën e përgjithshme të burimeve të kapitalit, përkatësisht avancimet në firmë sipas llojit dhe vlerës së tyre.  Në bilanc përfshihen të gjitha zërat e aktives he të pasives, që shprehin rezultatet afariste të firmës gjatë vitit kalendarik.  Bilanci gjithmonë duhet të ketë baraspeshë, pra aktiva të jetë e barabartë me pasiven. Mikroekonomia 63
  • 64.  Për ta kuptuar më lehtë se ç’është bilanci i një firme, po e marrim një shembull shkollor, ku do të prezantojmë aktiven dhe pasiven e një firme “X”. Tabela – 6 Bilanci i gjendjes së firmës prodhuese “X”  Ja pra, siç shihet në tabelën nr. 6, bilanci i gjendjes tregon vlerën e aktives dhe të pasives të ndërmarrjes përkatëse.  Mirëpo, firma për të ditë suksesin e afarizmit, duhet të ketë bilancin financiar.  Bilanci financiar shpreh si fitimin ashtu dhe humbjen e ndërmarrjes.  Fitimi është atëherë kur firma ka të ardhura të përgjithshme më shumë se shpenzime të përgjithshme (F=Tp – SHp). Ndërkaq, humbjet paraqesin situatën e kundërt. Mikroekonomia 64
  • 65.  Tani të shohim si duket bilanci financiar i një ndërmarrje si shembull shkollor Tabela – 7 Pasqyra e rezultatit financiar të firmës “X”  Në bilancin financiar kemi pasqyrën reale të elementeve kryesore që e përbëjnë afarizmin, nga i cili shihen:  të ardhurat e përgjithshme dhe burimet e tyre,  shpenzimet e përgjithshme dhe llojet e tyre,  fitimi i përgjithshëm.  Fitimi neto, apo i pashpërndarë (në rastin tonë 16.000) i mbetet firmës në pronësi për shpërndarje të mëtejshme, e cila varet nga strategjia zhvillimore e ndërmarrjes. Mikroekonomia 65
  • 66.  Çdo ndërmarrje, pa marrë parasysh pronësinë e saj, për të kryer veprimtarinë për të cilën është themeluar, duhet të ketë edhe fonde kryesore, ku përfshihen:  ndërtesat,  pajisjet,  instalimet etj.  Kur flitet për kapacitetet e ndërmarrjes, në rend të parë nënkuptohet forca instaluese e pajisjeve, pra të fondeve kryesore prodhuese.  Fondet kryesore prodhuese (makinat etj.) paraqesin determinanten teknike të prodhimit, sepse ato janë të angazhuara drejtpërdrejt në procesin e prodhimit  Tani të shohin se çka kuptojmë me kapacitet prodhues të ndërmarrjes?  Thënë në mënyrën më të thjeshtë, kapaciteti paraqet aftësinë prodhuese të një ndërmarrjeje në një periudhë të caktuar kohore  Nga aspekti teknik, kapaciteti definohet si aftësi teknike të një ndërmarrjeje, e cila, me angazhimin e plotë të faktorëve të tjerë të prodhimit, jep efektin maksimal të prodhimit në një periudhë të caktuar kohore. Mikroekonomia1.5.2. Përkufizimi i kapaciteteve 66
  • 67.  Në kuptimin e prodhimit, kapacitetet paraqesin mjetet e punës të cilat i ka një ndërmarrje.  Në këtë kuptim kapaciteti i fondeve kryesore paraqet aftësinë e makinës, të pajisjes, të instalimeve etj., që në periudhë të caktuar kohore të krijojë të mira materiale.  Periudha kohore, në të cilën shprehet efikasiteti prodhues i mjetit të prodhimit, mund të jetë:  një orë,  një ditë,  një javë,  një muaj,  një vit.  Struktura e mjeteve të prodhimit është e ndryshme, nga e cila varet sasia dhe cilësia e prodhimit.  Ndërmarrjet që kanë pajisshmëri teknike më të madhe, kanë afarizëm më të suksesshëm, sepse mund të punojnë me produktivitet më të lartë të punës dhe në këtë mënyrë janë më konkurrent në treg.  Për të arritur rezultate të mira në afarizëm, struktura e mjeteve të punës duhet të jetë e tillë që të ketë ndërlidhshmëri funksionale mes vete në procesin e prodhimit, si vertikale ashtu dhe horizontale. Mikroekonomia 67
  • 68.  Në literaturën ekonomike hasim në lloje të ndryshme të kapaciteteve, por marrë globalisht kemi dy lloj kapacitetesh:  kapacitetin teknik-maksimal ose teorik dhe  kapacitetin prodhues-ekonomik.  Kapaciteti teknik. Kapaciteti teknik paraqet aftësinë teknike të një mjeti apo grup mjetesh që të prodhojë të mira materiale maksimale për një periudhë të caktuar kohore (orë, ditë, muaj etj.)  Shfrytëzimi maksimal i mjetit të punës në nivel të kapacitetit teknik në praktikë është i pamundur, sepse edhe ai është si organizmi i njeriut, nuk mund të punojë 24 orë pa ndërprerje, pra duhet të ketë intervale pushimi.  Kapaciteti prodhues – ekonomik. Kapaciteti prodhues shpreh mundësinë maksimale të prodhimit, duke pasur parasysh aftësinë teknike të mjetit të prodhimit. Mikroekonomia 1.5.2.1. Llojet dhe matja e kapaciteteve 68
  • 69.  Kapaciteti i një mjeti të punës, grup mjetesh, njësisë punuese, apo fabrikës në tërësi në jetën praktike, mund të përcillet nëpërmjet këtyre llojeve të kapaciteteve: 1. kapaciteti maksimal, 2. kapaciteti normal, 3. kapaciteti real dhe 4. kapaciteti minimal. Mikroekonomia 69
  • 70.  Kapaciteti maksimal (Kmax). Kapaciteti maksimal apo kapaciteti i instaluar në një ndërmarrje shpreh mundësinë maksimale të prodhimit të një mjeti në bazë të konstruksionit të tij teknik në periudhë të caktuar kohore. Siç pamë edhe më parë, shfrytëzimi maksimal i një makine është i pamundur, sepse i nevojiten edhe intervale pushimi, andaj ky lloj i kapacitetit ka domethënie vetëm teorike.  Kapaciteti real (Kr). Ky kapacitet paraqet mundësinë reale të mjetit të punës, që, sipas veçorive të tij teknike, të prodhojë të mira materiale.  Kapaciteti real fitohet atëherë kur nga kapaciteti maksimal zbriten të gjitha intervalet e ndërprerjes së arsyeshme jopunuese, si: mirëmbajtja, zëvendësimi i pjesëve, pra humbjet e planifikuara (Hp), që në pikëpamje matematike mund të shprehet: Kr = Kmax - Hp Mikroekonomia 70
  • 71.  Kapaciteti minimal (Kmin). Kapaciteti minimal është atëherë kur shfrytëzimi i mjetit të punës është minimal nga mundësia e tij e prodhimit.  Në saje të rrethanave dhe arsyeve të ndryshme,ndërmarrja mund të vijë në atë gjendje që kapacitetet prodhuese mund t’i shfrytëzojë vetë minimalisht, si: në mungesë të lëndës së parë, të mosrealizimit të mallrave dhe të rritjes së stoqeve etj. Andaj, në këto raste, për mos me ardhur deri te ndërprerja e punës, kapacitetet prodhuese reduktohen në prodhim minimal.  Kapaciteti i realizuar (Kre). Kapaciteti i realizuar parqet atë kapacitet i cili në kushte të dhëna të prodhimit është realizuar për kohë të caktuar.  Kapaciteti i realizuar është më i vogël se kapaciteti real për të gjitha ndërprerjet kohore të paplanifikuara (Hppl), që në pikëpamje matematike mund të shprehet: Kre = Kr - Hppl Mikroekonomia 71
  • 72.  Matja e kapaciteteve bëhet në forma të ndryshme, që varet se ç’dëshirojmë të matim.  Kemi disa metoda për matjen e kapaciteteve, si:  metoda e prodhimtarisë maksimale mujore,  metoda e orëve të realizuara mujore,  metoda e shfrytëzimit të ndërrimeve të punës etj.  Me këtë rast po e japim vetëm shkallën e shfrytëzimit të kapaciteteve, duke mos u lëshuar në finesat e tjera në matjen e kapaciteteve.  Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve, apo koeficienti i shfrytëzimit të mjeteve themelore, paraqet raportin mes kapacitetit të realizuar dhe kapacitetit real, që në pikëpamje matematike mund të shprehet: Kshk = Simbolet paraqesin: Kshk = koeficienti i shfrytëzimit të kapaciteteve, Kre = kapaciteti i realizueshëm Kr = kapaciteti real Mikroekonomia 100 r re K K 72
  • 73.  Për ta llogaritur konkretisht koeficientin e shfrytëzimit të kapaciteteve, po e marrim një shembull numerik shkollor. P.sh nëse kemi: Kre = 60, Kr = 80 Kshk = ?  Atëherë, nëse zëvendësojmë në formulën e sipërcekur do të kemi: Kshk = Mikroekonomia %0,75 80 6000 100 80 60  73
  • 74.  Në shfrytëzimin e kapaciteteve ndikojnë faktorë të shumë, por, për t’i dalluar, janë: a) mjetet e punës, b) puna-njeriu me aftësitë e tij psiko-fizike, c) karakteristikat e lëndës së parë d) organizimi i punës. Mikroekonomia 1.5.2.2. Faktorët që ndikojnë në shfrytëzimin e kapaciteteve 74
  • 75. a) Mjetet e punës. Niveli tekniko-teknologjik i mjeteve të punës përcakton edhe efikasitetin e tyre në procesin e prodhimit. Mjetet e prodhimit, të cilat marrin pjesë drejtpërdrejt në procesin e prodhimit, janë elementi kryesor që përcaktojnë shkallën e shfrytëzimit të kapaciteteve. b) Puna – njeriu me aftësitë e tij psiko-fizike. Punëtore me aftësitë e tij psiko-fizike dhe profesionale paraqet faktorin me rëndësi të veçantë në shfrytëzimin e kapaciteteve. Punëtori i kualifikuar dhe me përgatitje superiore shkollore ka parakushte më të mëdha që të shfrytëzojë në mënyrë racionale dhe më efikase mjetin e punës dhe anasjelltas. c) Karakteristikat e lëndës së parë. Lënda e para duhet t’i përgjigjet procesit të prodhimit, si nga cilësia ashtu edhe nga sasia. Mungesë e veçorive përkatëse të lëndës së parë shprehet drejtpërdrejt edhe në mosshfrytëzimin e kapacitetit të mjetit të punës. d) Organizimi i punës. Po ashtu, organizimi i punës, ka ndikim të madh në shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese. P.sh. radhitja e makinave, sipas procesit teknologjik, qasja e punëtorit ndaj makinës, evitimi i rrezikut që i kanoset punëtorit në vendin e punës, eliminimi i lëvizjeve të zbrazëta të punëtorit apo makinës etj., ndikojnë dukshëm në shfrytëzimin e kapaciteteve. Mikroekonomia 75
  • 76.  Amortizimi paraqet kategori specifike ekonomike dhe është veçori vetëm e fondeve kryesore (mjeteve themelore).  Kjo për arsyes se, vetëm fondet kryesore vlerën e tyre nuk e b artin përnjëherë në procesin e prodhimit, por në mënyrë sukcesive.  Thënë në mënyrën më të thjeshtë, amortizimi paraqet procesin e shpenzimit real të mjeteve të punës, deri tek e cila në mënyrë të detyrueshme vihet për shkak të përdorimit të tyre.  Me amortizim si kategori ekonomike kuptojmë shpenzimin gradual të fondeve kryesore, të cilët në procesin e prodhimit në mënyrë sukcesive bartin vlerën e në të mira material dhe në shërbime.  Mjetet e amortizimit ndahen në fond të caktuar, që quhet fondi i amortizimit.  Këto mjete kanë karakter destinues dhe mund të përdoren vetëm për blerjen, përkatësisht zëvendësimin e fondeve kryesore  Deri në momentin e shfrytëzimi mjetet e amortizimit shërbejnë si burim i akumulimit të brendshëm për ndërmarrjen, që mund t’i përdorë për investime.  Amortizimi si kategori ekonomike është më tepër madhësi llogaritare sesa materiale. Mikroekonomia1.5.2.3. Amortizimi 76
  • 77.  Metoda kryesor e llogaritjes së amortizimit është metoda kohore, ndonëse ekziston edhe metoda funksionale.  Sipas metodës kohore, vlera e përgjithshme e fondeve kryesore që amortizohen shpërndahen si shpenzime të fondeve kryesore në kohë të caktuar.  P.sh., në qoftë se kohëzgjatja e një mjeti themelor është 10 vjet, dhe për të njëjtën kohë shfrytëzohet ky mjet, atëherë me këtë rast për çdo vit llogaritet amortizimi në shkallë 10,0% nga vlera e tij furnizuese.  Me këtë metodë bëhet llogaritja e amortizimit, pa marrë parasysh se sa prodhime do të prodhohen dhe sa do të jetë koha aktive e punës së mjeteve të caktuara.  Në kuadër të kësaj metode të llogaritjes së amortizimit, norma e amortizimit mund të jetë:  e përpjesëtueshme (proporcionale), që paraqet normën lineare të amortizimit gjatë një viti,  progresive, që paraqet rritjen për çdo vit të normës së amortizimit dhe  degresive, që paraqet përcaktimin e normës së lartë të amortizimit në fillim të përllogaritjes së vlerës së amortizimit, e cila më pastaj shkon duke u zvogëluar. Mikroekonomia 77
  • 78.  Për t’i kuptuar më mirë këto lloje të normave të amortizimit, në vazhdim po e prezantojmë një shembull shkollor, ku përfshihen këto lloje të amortizimit në pikëpamje numerike Tabela – 8 Normat e amortizimit sipas metodës kohore Mikroekonomia Vitet Normat e amortizimit në % E përpjesëtueshme Progresive Degresive 1 20 5 25 2 20 10 20 3 20 15 15 4 20 20 10 5 20 25 5 78
  • 79.  Sipas normës së përpjesëtueshme, vlera e amortizimit vjetor (Av), fitohet kur vlera furnizuese (Vf) e mjetit kryesor pjesëtohet me kohëzgjatjen e shfrytëzimit të mjetit themelor, pra me numrin e viteve (t). Kjo në pikëpamje matematike mund të shprehet: Av =  Ndërkaq, llogaritja e normës së amortizimit (Na) në pikëpamje matematike do të jetë: Na = Mikroekonomia t Vf t 100 79
  • 80.  Në vazhdim ë shohim se si llogaritet praktikisht:  Vlera e amortizimit (Va) dhe  Norma e amortizimit (Na)  Ta marrim një shembull konkret shkollor. Në qoftë se kemi këto të dhëna: Vf = 9000 euro t = 5 vjet Av = ? Na =?  Nëse i zëvendësojmë shifrat që i dhamë më sipër në formulat përkatëse të sipërcekura, atëherë do të kemi: Av =  Pra, vlera prej 1.800 euro paraqet vlerën absolute vjetore të amortizimit, që do të thotë se për 5 vjet ndërmarrja duhet të paguaj nga 1.800 euro në emër të amortizimit në fondin e amortizimit. Mikroekonomia 800.1 5 9000  80
  • 81.  Ndërkaq, norma e amortizimit, sipas këtyre të dhënave do të jetë: Na =  Vlera vjetore e amortizimit mund të llogaritet edhe në bazë të kësaj formule: Av =  Në rastin konkret, vlera absolute prej 1.800 eurosh paraqet vlerën materiale të amortizimit vjetor të mjetit themelor, e që i kushtohet plotësimit të mjetit të punës, që është shpenzuar më para.  Pra, vlera furnizuese e mjetit përkatës të punës tani shndërrohet në vlerë materiale, që nga aspekti ekonomik nënkupton zëvendësimin mjetit të mëparshëm, i cili gjatë punës së tij është amortizuar. Mikroekonomia %0,20 5 100  800.1 100 209000 100     af NV 81
  • 82.  Amortizimi mund të jetë:  fizik, që paraqet shpenzimin fizik të mjetit të punës dhe nga aspekti ekonomik është i papërdorshëm, dhe  moral (ekonomik), që paraqet heqjen nga përdorimi të mjeteve të punës edhe atëherë kur ato fizikisht ende janë në gjendje të prodhojnë. Mikroekonomia 82
  • 83.  Në teorinë dhe në praktikën e zhvillimit ekonomik, tregu zë vend qenësor në shqyrtimet dhe në analizat ekonomike.  Tregu mund të përkufizohet në mënyrë të ndryshme, që varet nga këndvështrimi i shqyrtimit të tij.  Sipas njohurive të deritashme, dallojmë dy kuptime kryesore të tregut:  kuptimin e ngushtë të tregut, me të cilin kuptojmë vendin ku ballafaqohet oferta dhe kërkesa, përkatësisht prodhuese dhe konsumuese dhe  kuptimin e gjerë të tregut, me të cilin kuptojmë raportin e caktuar të ofertës dhe të kërkesës të llojeve të ndryshme të mallrave në kohë të caktuar, ku shkëmbimi i mallrave bëhet me ndërmjetësimin e parasë. MikroekonomiaK R E U II TREGU, KËRKESA DHE OFERTA 1. Kuptimi i tregut 83
  • 84.  Për ta kuptuar më mriz tregun, po presupozojmë se ekonominë e një vendi nga aspekti mikroekonomik, mund ta ndajmë në dy grupe kryesore, siç janë:  në shitës (prodhuese), që duhet kuptuar ofertën, përkatësisht ndërmarrjet që ofrojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre,  në blerës (konsumues), që duhet kuptuar konsumatorët, përkatësisht ata të cilët blejnë të mira materiale dhe shërbime të ndryshme.  Deri në momentin e paraqitjes së parasë, si ekuivalent i përgjithshëm i shkëmbimit, tregtimi i mallrave behej në mënyrë të trambës: mall – mall (M-M).  Me paraqitjen e parasë, tregtimi i mallrave bëhej sipas funksionit mall-para-mal (M-P- M), ku me këtë rast na paraqiten dy faza:  faza e parë, që shpreh funksionin mall-mal (M-M), që ëtshtë fazë më e rëndë e këmbimit,  faza e dytë, që paraqet funksionin mall-para( M-P), që është fazë me e lehtë, sepse ai që ka parat është mbret në treg. Mikroekonomia 84
  • 85.  Në këmbimin e mallrave, qoftë kura është fjala për prodhuesin apo konsumuesin, niveli i çmimit luan rolin dominues.  Çmimi paraqet determinant si për ofertën ashtu edhe për kërkesën.  Oferta rrinë në proporcion të drejtë me çmimin, që do të thotë se sa më i lartë të jetë cemi, oferta është më e madhe dhe anasjelltas.  Ndërkaq, kërkesa rrinë në proporcion të zhdrejtë me çmimin, që do të thotë se sa më i madh të jetë niveli i çmimit, aq më e vogël është kërkesa dhe anasjelltas.  Kuptimi i tregut ka evoluar dukshëm, mirëpo në thelb thuaja ai ka ngelur i njëjtë, sepse edhe sot tregu paraqet vendin ku ballafaqohet oferta dhe kërkesa e mallrave, e kapitalit, e letrave me vlerë, e fuqisë punëtore, e lëndëve të para, e shërbimeve etj.  Ndërkaq, lidhja e nocionit të tregut për vend të caktuar, ku ballafaqohet oferta dhe kërkesa, është e datës së hershme. Mikroekonomia 85
  • 86.  Tash, në kushtet e zhvillimit bashkëkohor të prodhimit të mallrave dhe të këmbimit të tyre, formimi i raportit të tregtimit nuk është i lidhur për ndonjë hapësirë të caktuar gjeografike, e as për pranin fizike të mallit, si dhe shitësit dhe blerësit.  Zhvillimi i mjeteve bashkëkohore të komunikimit (interneti) të komunikohet edhe në largësitë edhe më të largëta, kurse praninë fizike të mallrave e zëvendësojnë: uzanset, mostrat, katalogët, standardet etj  Kësaj forme të këmbimit edhe më tepër tash është duke i ndihmuar përsosja e sistemit monetar-kreditor në përmasa botërore dhe mënyra bashkëkohore e pagesës.  Në kushtet e tanishme ekonomike, me treg duhet të kuptojmë sferën e këmbimit të mallrave, në të cilin mallrat transferohen qoftë në para apo zëvendësohen me mallra të tjerë (kliringu, kompensimi etj.).  Andaj, tani me treg duhet të kuptojmë tërësinë e akteve të blerjes dhe të shitjes së mallrave në një shoqëri dhe në një periudhë të caktuar kohore.  Më sa u tha më sipër del se me treg kuptojmë tërësinë e marrëdhënieve mes ofertës dhe kërkesës të një shoqërie në kohë dhe në hapësirë të caktuar. Tregu është mekanizëm nëpërmjet të të cilit blerësit dhe shitësit bashkëveprojnë, që ndonjë malli t’ia caktojnë çmimin dhe sasinë. Mikroekonomia 86
  • 87.  Roli dhe veprimi it tregut varet nga vet sistemi ekonomiko-shoqëror, që do të thotë se ndryshe vepron në socializëm ku kemi ekonomin me plan dhe të dirigjuar dhe krejt ndryshme në kapitalizëm në ekonominë e tregut.  Në sistemin socialist, veprimi i ligjeve ekonomike nuk është i lirë, sepse shteti me masa administrative ndërhynë në rrjedhat ekonomike.  Ndërkaq, në ekonominë e tregut, ligjet ekonomike, veçmas ligji i vlerës (oferta dhe kërkesa0 veprojnë në mënyrë të lirë.  Në jetën praktike, nuk është kështu si thuhet në teori, sepse edhe në vendet socialist vepron ligji i vlerës, pasi që bëhet tregtimi i mallrave, dhe në ekonominë e tregut ndërhyn shteti në rrjedhat ekonomike, deri në atë shkallë që të mos ndikojë në veprimin e ligjeve ekonomie. Mikroekonomia1.Roli i tregut në ekonomi 87
  • 88.  Tregu paraqet kusht të domosdoshëm në funksionimin e ekonomisë së mallrave, sepse këtu bëhet këmbimi i të mirave materiale.  Tregu nëpërmjet çmimeve, bën shpërndarjen parësore të të ardhurave kombëtare si në aspektin sektorial ashtu edhe territorial.  Në ekonominë e tregut, ndërmarrjet prodhimet e tyre i shesin vetëm me një çmim, e ky është çmimi i tregut.  Kjo i shtynë ndërmarrjet që të afarojnë me shpenzime sa më të ulëta, sepse vetëm kështu do të jenë konkurrent në treg.  Njeriut për të ekzistuar i nevojiten lloje të ndryshme të të mirave materiale dhe të shërbimeve, që kushtëzoi edhe ndarjen shoqërore të punës.  Prodhuesi, përkatësisht subjekti ekonomik, me prodhimet që i prodhon nuk i plotëson nevojat e veta, andaj për t’i plotësuar nevojat e tij me të mira të tjera materiale, ai detyrohet që prodhimet e veta t’i shkëmbej me prodhimet e të tjerëve.  I tërë ky proces kryhet përmes tregut. Mikroekonomia 88
  • 89.  Tregu luan rol shumë të madh dhe kryen shumë funksione të rëndësishme në procesin e riprodhimit të zgjeruar, përkatësisht në ekonominë e një vendi, e për t’i përmendur janë: a) Raporti prodhues – konsumues. Tregu u ofron informata të mjaftueshme prodhuesve për nevojën e të mirave materiale dhe konsumatorëve për pranin e mallrave b) Dsitribuimi i mallrave. Tregu bënë distribuimin e të mirave materiale, që do të thotë se nëpërmjet tregut konsumatori furnizohen me mallra të nevojshme, apo për faktorë të prodhimit. c) Alokimi i faktorëve të prodhimit. Tregu bën alokimin e faktorëve të prodhimit, sepse nëpërmjet tij subjektet ekonomike sigurojnë lëndë të para, gjysmëfabrikatet, pajisje, kapitalin, fuqinë punëtore etj. d) Formimi i çmimeve. Formimi i çmimit bëhet në treg në bazë të ofertës dhe kërkesës. Tregu është arbitër meritor, i cili tregon se në ç’masë puna individuale pranohet si punë shoqërisht e domosdoshme. Mikroekonomia 89
  • 90. e) Vlerësimi i rezultateve të punës. Në treg vlerësohen rezultatet e punës të të gjitha subjekteve ekonomike. Subjekti ekonomik, për të pasur sukses në afarizëm, duhet të punojë sipas principeve kryesore ekonomike: produktivitetit, rentabilitetit dhe ekonomizimit. f) Zgjedhja e procesit tekniko-teknologjik. Tregu jep informata për të arriturat bashkëkohore tekniko-teknologjike me të cilat subjektet ekonomike marrin njohuri për këto procese dhe bëjnë përpjekje për perfeksionimin e tyre në procesin e prodhimit. g) Seleksionimi nëpër lëmenj dhe degë ekonomike. Funksioni i tregut në këtë drejtim është shumë i madh, sepse bën seleksionimin nëpër lëmenj dhe në degë ekonomike, duke i orientuar prodhuesit në ata lëmenj ekonomikë, të cilët në momentin e dhënë kanë pozitë më të volitshme në treg. Në këtë mënyrë, tregu ndikon të bëhet shtegtimi i kapitalit nga një lëmë në lëmin tjetër. Mikroekonomia 90
  • 91.  Njeriu si qenie njerëzore dhe shoqërore ka nevojë për të mira të shumëllojshme materiale dhe shërbime të ndryshme.  Plotësimin e këtyre nevojave njeriu nuk mund ta bëjë vetvetiu, por vetëm nëpërmjet mekanizimit të tregut.  Furnizimi i tregut me të mira materiale dhe shërbime bëhet nëpërmjet prodhueseve – ofertës  Sa më e madhe të jetë oferta, aq më tepër konsumatorët kanë mundësi të zgjedhin dhe t’i plotësojnë nevojat e tyre.  Ligji i vlerës, është ligji më i përgjithshëm dhe më i rëndësishëm që vepron në ekonominë e tregut.  Veprimi i ligjit të vlerës nuk varet nga vullneti dhe dëshira e njerëzve, apo subjekteve ekonomike, vepron pa dëshirën e tyre dhe është i pamëshirshëm Mikroekonomia 2. Kërkesa, oferta dhe ekuilibri i tregut 2.1. Kuptimi i kërkesës 91
  • 92.  Prodhuesit e ndryshëm kanë edhe kushte të ndryshme individuale të prodhimit dhe çmime të ndryshme kushtuese.  Çmimi i mallrave formohet në treg në bazë të lëvizjes së ofertës dhe të kërkesës, e jo sipas çmimeve kushtuese të individëve.  Kërkesa varet nga niveli i çmimeve dhe rinë në proporcion të zhdrejtë me çmimet, d.m.th. çmimet e larta kërkesa e ulët dhe anasjelltas.  Andaj, në bazë të kësaj mund të themi se, kërkesa paraqet sasinë e përgjithshme të mallrave dhe të shërbimeve përfundimtare të dedikuara tregut, e që konsumatorët janë të gatshëm t’i blejnë për nivelin e dhënë të çmimeve, nën variabla (kushte) të tjera konstante, d.m.th. pa ndryshimin e kushteve të tjera. Mikroekonomia 92
  • 93.  Lakorja e kërkesës paraqet sasinë e të mirave materiale, të cilën konsumatorët janë të gatshëm ta blejnë me çmime të caktuara.  Andaj, nga aspekti ekonomik, kërkesa nuk paraqet vetëm nevojën për të mira materiale apo për shërbime të caktuara, por paraqet një mori kombinimesh ndërmjet sasisë dhe çmimit.  Raporti ndërmjet cemit dhe sasisë, e cila blihet, në ekonomi quhet lakorja e kërkesës Mikroekonomia 2.1.1. Lakorja e kërkesës 93
  • 94.  Për ta kuptuar më mirë lakoren e kërkesës, atë e japim me një shembull konkret shkollor, së pari, nëpërmjet formës tabelore me numra absolutë, e, së dyti, nëpërmjet grafikut. Tabela – 9 Kërkesa për këpucë  Nga të dhënat në tabelë shihet se, sa më i lartë të jetë çmimi kërkesa është më e vogël, dhe anasjelltas, sa më i ulët të jetë çmimi kërkesa është më e madhe. Mikroekonomia Prodhuesit Çmimi për palë (P) Sasia e kërkuar (Q) A 50 9.000 B 40 10.000 C 30 12.000 D 20 15.000 E 10 20.000 94
  • 95.  E gjithë kjo mund të shprehet edhe në formë grafike. Grafiku – 3 Lakorja e kërkesës Mikroekonomia 95
  • 96.  Lakorja e kërkesës në grafikun nr. 3 është ndërtuar në bazë të pikave të formuara nga niveli i çmimeve të paraqitura në ordinatë dhe të sasisë së kërkuar të paraqitura në abshisë.  Nga kjo lakore shihet se, kur çmimi është i lartë, konsumatorët blejnë më pak mallra, kurse me uljen e çmimit rritet sasia e kërkuar nga konsumatorët.  Andaj, pjerrësia negative e lakores prej abshise kah ordinata paraqet ligjin e rënies së kërkesës.  Lakorja e kërkesës ka kahe rënëse (të pjerrët), që në grafik është shënuar me (D D), që thënë me gjuhën e ekonomistit, tregon se konsumatorët dëshirojnë të blejnë më shumë të mira materiale sa më të ulëta që të jenë çmimet dhe anasjelltas.  Paraqitja e lakores së kërkesës (D D) në grafikun 4 është e bazuar në ndryshimin e çmimit dhe në ndryshimin e kërkesës.  Ndërkaq, në qoftë se kemi rritjen e blerjes nga konsumatorët për cdo nivel të çmimeve, atëherë kemi të bëjmë me rritjen e kërkesës, ku lakorja e kërkesës në këtë rast është (D’ D’). Mikroekonomia 96
  • 97.  Zhvendosja e lakores së kërkesës në të djathtë apo në të majtë nuk varet vetëm nga niveli i çmimeve, por edhe nga faktorët e tjerë.  Në këtë dukuri ndikojnë dy faktorë kryesore, e që anë: a) efekti i të ardhurave dhe b) efekti substituiv (zëvendësues). a) Efekti i të ardhurave. Efekti i të ardhurave do të ndikojë në zhvendosjen e lakores së kërkesës në të djathtë, nëse bëhet rritja e të ardhurave, dhe zhvendosjen në të majtë, nëse të ardhurat, pas ngritjes së çmimeve, mbesin në nivel të njëjtë. Mikroekonomia 2.1.1.1. Faktorët që ndikojnë në lakoren e kërkesës 97
  • 98.  Këtë situatë mund ta shprehim përmes formës grafike. Grafiku – 5 Efektet e të ardhurave në zhvendosjen e lakores së kërkesës Mikroekonomia 98
  • 99.  Nga grafiku nr. 5 shihet se me ngritjen e të ardhurave me çmime konstante (P1) do të bëhet rritja e sasisë së kërkuar nga Q1 në Q2.  Me këtë rast, zhvendosja e lakores së kërkesës do të bëhet në të djathtë, pra nga (D D) në (D’ D’).  Duke u bazuar në logjikën ekonomike, me nivel më të lartë të të ardhurave, mund të llogaritet se konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë edhe me çmime më të larta, në rastin tonë me P2.  Po ashtu, edhe me këtë rast lakorja e kërkesës do të zhvendoset në të djathtë, që tregon se me të ardhura më të larta edhe në kushte të ngritjes së çmimeve bëhet rritja e kërkesës (D’ D’).  Nëse bëhet ngritja e çmimeve, kurse të ardhurat mbesin në nivel fiks, atëherë lakorja e kërkesës do të zhvendoset në të majtë, nga (D’ D’) në (D” D”) dhe sasia e kërkuar do të bjerë nga Q1 në Q0. Mikroekonomia 99
  • 100. b) Efekti substituiv (zëvendesues). Supstituti paraqet korrelacionin e dy mallrave, që tregon se me rritjen e çmimit të njërit mall bëhet rritja e kërkesës për mallin tjetër, përkatësisht me rritjen e çmimit të një të mire materiale nxitet rritja e kërkesës për ndonjë të mirë tjetër materiale.  Siç kemi cek edhe më parë, çdo ndryshim i çmimit ndryshon edhe kërkesën.  Kështu, është edhe me ndryshimin e çmimit të mallrave të lidhura.  Çdo ndryshim i çmimit të mallrave të lidhura ndryshon edhe kërkesën për sasinë e mallit ku ka ardhur ngritja e çmimit.  P.sh. kur është çmimi i lartë i mishtit të viçit, konsumatori do të orientohet të blejë mish pule, që është më i lirë, ose çmimi i lartë i kafesë e orienton konsumatorin të blejë kakao ose çaj. Mikroekonomia 100
  • 101.  Në lakoren e kërkesës, pos faktorëve të sipërcekur, ndikojnë edhe një sërë faktorësh të tjerë e më kryesorë janë: 1. çmimi i mallit, 2. çmimi i mallrave zëvendësues dhe plotësues, 3. të ardhurat mesatare, 4. numri i popullsisë, 5. shija dhe preferencat. 1. Çmimi i mallit. Në qoftë se çmimi i një malli është i lartë, ai në kushtet e nivelit të dhënë të të ardhurave, automatikisht, ndikon në zvogëlimin e kërkesës për atë apo ato të mira materiale. Mikroekonomia 101
  • 102. 2. Çmimi i mallrave zëvendësues dhe plotësues. Në qoftë se një mall mund të zëvendësohet me ndonjë mall tjetër, atëherë konsumatorët përcaktohen për mallin i cili ka çmim më të ulët.  Te mallrat zëvendësues çmimi dhe kërkesa janë në proporcion të zhdrejtë, d.m.th. kur çmimi i njërit mall rritet, kërkesa për konsumin e tij do të ulet. P.sh. nëse rritet çmimi i grurit, bie kërkesa për grurë, e rritet për kultura tjera bujqësore.  Ndërkaq, te mallrat plotësues e kemi situatën krejt tjetër, sepse ata kanë lidhshmëri funksionale mes vete.  P.sh. niveli i ulët i çmimit të karburanteve ndikon në rritjen e kërkesës për automjete, mirëpo që të dy këto mallra përdoren së bashku. Pra, konsumatori me rastin e blerjes së njërit është i detyrueshëm të blejë edhe mallin tjetër. 3. Të ardhurat mesatare. Zakonisht njerëzit me të ardhura më të mëdha kanë më shumë prirje dhe mundësi për konsum dhe kursim se ata me të ardhura më të ulëta. Mikroekonomia 102
  • 103. 4. Numri i popullsisë. Popullsia paraqet elementin kryesor në anën e kërkesës, d.m.th. numri më i madh i popullsisë rritë edhe kërkesën për të mira materiale dhe shërbime.  Jo vetëm numri i përgjithshëm, por edhe strukturat e ndryshme të popullsisë, si: struktura ekonomike, struktura sipas moshës dhe gjinisë, e nivelit arsimor etj. shkaktojnë kërkesa të ndryshme për të mira materiale dhe shërbime.  Konsumatorët, paraqesin fuqinë blerëse dhe me të kërkesën efektive, që do të thotë se oferta varet nga kërkesa efektive.  Konsumatori (blerësi) është mbret në treg, sepse ai disponon me para dhe ka mundësi të zgjedh, kurse shitësi të lutë. 5. Shija dhe preferencat. Në kushtet e tjera të njëjta shija e konsumatorit është faktor vendimtar për blerjen e ndonjë të mire materiale.  P.sh. nëse konsumatori do të blejë një palë këpucë, në kushte të tjera të njëjta, pra me çmim e cilësi të njëjtë, ai këpucët do t’i zgjedhë sipas hijes së tij, modelit, ngjyrës që atij i përgjigjet.  Shijet dhe preferencat ndikohen edhe nga cilësia e të mirave materiale, që nga aspekti ekonomik ka dhe rëndësinë dhe arsyen e vet.  Lidhur me këtë anglezët e kanë një të thënë shumë të fortë ekonomike, kur thonë: “Ne nuk jemi të pasur të blejmë gjëra të lira”. Mikroekonomia 103
  • 104.  Në ekonominë e tregut vepron si kërkesa ashtu edhe oferta, por me kahe të ndryshme.  Në kuadër të ekonomisë kombëtare ekziston numër i madh i prodhuesve të të mirave të ndryshme materiale dhe kryerjes së shërbimeve.  Tani të shohim se çka kuptojmë me ofertë?  Oferta paraqet tërësinë e prodhimit të të mirave materiale dhe të shërbimeve finale, të cilat shitësit janë të gatshëm dhe në gjendje t’ia ofrojnë tregut për shitje me çmime të caktuara, gjatë një periudhe të caktuar kohore, kur faktorët e tjerë janë të pandryshueshëm.  Marrë globalisht mund të themi se, oferta shpreh gatishmërinë e prodhuesit të ofrojë një të mirë materiale ose shërbim me çdo çmim të mundshëm në treg.  Në dallim nga kërkesa, oferta rrinë në proporcion të drejtë me çmimin, që do të thotë se sa më i lartë të jetë çmimi oferta është më e madhe, dhe, anasjelltas, sa më i ulët të jetë çmimi, oferta është më e vogël. Mikroekonomia2.2. Kuptimi i ofertës 104
  • 105.  Lakorja e ofertës paraqet sasinë e të mirave materiale që prodhuesit janë të gatshëm t’i shesin sipas çmimeve dhe në kohët të caktuar, nën kushte të tjera të pandryshueshme.  Andaj, lakorja e ofertës shpreh raportin mes sasisë së ofruar dhe nivelit të çmimeve.  Lakorja e ofertës ka pozicionin e kundërt me lakoren e kërkesës, sepse oferta rrinë në proporcion të drejtë me nivelin e çmime, kurse kërkesa, siç kemi thënë edhe më parë, rrinë në proporcion të zhdrejtë me nivelin e çmimeve. Mikroekonomia 2.2.1. Lakorja e ofertës 105
  • 106.  Për ta kuptuar më mirë ofertën dhe lakoren e ofertës, atë do ta shprehim, së pari, nëpërmjet formës tabelore, dhe, së dyti, nëpërmjet formës grafike. Tabela – 10 Oferta për këpucë  Të dhënat në këtë tabelë tregojnë se, se sasia e ofruar e të mirave materiale, në rastin tonë të këpucëve, është në proporcion të drejtë me nivelin e çmimeve.  Nga këto të dhëna shihet se me uljen e çmimit të këpucëve, bie edhe sasia e ofruar e këpucëve.  P.sh., kur çmimi i këpucëve ra nga 50 në 30, sasia e ofruar e këpucëve bie nga 18.000 palë në 12.000 palë këpucë, apo kur çmimi ulet nga 50 në 10 njësi, atëherë sasia e ofruar ulet nga 18.000 në zero (0). Mikroekonomia Prodhuesit Çmimi për palë (P) Sasia e ofruar (Q) A 50 18.000 B 40 16.000 C 30 12.000 D 20 8.000 E 10 0 106
  • 107.  Në vazhdim, në bazë të të dhënave në tabelën nr. 10, do të japim lakoren e ofertës në formë grafike. Grafiku – 4 Lakorja e ofertës Mikroekonomia 107
  • 108.  Në bazë të të dhënave në tabelën nr. 10 është formuar edhe lakorja e ofertës që në grafik është shënuar me (S S), që përfshinë pikën A-E.  Ndërkaq, lakorja e ofertës që në grafikun tonë është shënuar me (S’ S’), paraqet lakoren e ofertës për çdo çmim të mundshëm.  Në bazë të asaj që u tha rreth lakores së ofertës, mund të japim edhe definicionin e plotë të lakores së ofertës: Lakorja e ofertës për ndonjë të mirë materiale paraqet raportin ndërmjet cemit të saj të tregut dhe sasisë së asaj të mire materiale, të cilën prodhuesit janë të gatshëm ta prodhojnë dhe ta shesin, në kushte që gjërat e tjera të mbesin të pandryshueshme.  Lakorja e ofertës ka pjerrësi pozitive, pra të kundërt me lakoren e kërkesës, që shihet dhe nga grafiku nr. 4. Mikroekonomia 108
  • 109.  Pjerrësia e lakores së ofertës pasqyron lidhjen pozitive midis nivelit të çmimit dhe sasisë së prodhuar  Faktori kryesor që i jep pjerrësi pozitive lakores së ofertës, pa dyshim, është ligji i rënies së rendimentit.  P.sh., në qoftë se shoqëria kërkon më tepër prodhimin e një produkti bie, fjala të verës, atëherë shumë më tepër punë do të angazhohet në të njëjtat sipërfaqe për prodhimin e rrushit.  Me avancimin e kapitalit komplementar (plotësues) do të arrihet pika maksimale e prodhimit dhe më pastaj do të fillojë të bjerë rendimenti, për ç’arsye për mbulimin e shpenzimeve plotësuese cemi i verës duhet të rritet.  Ngritja e çmimit të verës i nxit prodhuesit e verës të prodhojnë më tepër verë, për ç’arsye lakorja e ofertës së verë është e kthyer lart. Mikroekonomia 109
  • 110.  Në lakoren e ofertës, ndikojnë faktorë të shumtë, e për t’i veçuar janë: a) çmimi i produktit, b) teknologjia, c) çmimi i faktorëve të prodhimit, d) çmimet e mallrave të lidhura, e) organizimi i tregut dhe f) momenti kohor. Mikroekonomia 2.2.1.1. Faktorët që ndikojnë në lakoren e ofertës 110
  • 111. a). Çmimi i produktit. Çdo produkt ka edhe koston e vet të prodhimit.  Kur shpenzimet e prodhimit, përkatësisht çmimi kushtues i ndonjë produkti është më i vogël, në krahasim me çmimin e tregut, atëherë prodhuesit ofrojnë sasi më të madhe të atij malli dhe anasjelltas. b). Teknologjia. Procesi dhe perfeksionimi teknologjik shprehet në ngritjen e ekonomizimit dhe në uljen e kostos së prodhimit.  Ulja e kostos së prodhimit ka për rrjedhim rritjen e ofertës, sepse prodhuesin për mallin përkatës e bën më konkurrent në treg. Mikroekonomia 111
  • 112. c). Çmimet e faktorëve të prodhimit (inputet). Në qoftë se bëhet ndryshmi i çmimeve të cilitdo faktorë të prodhimit, automatikisht bëhet edhe ndryshimi i shpenzimeve të prodhimit dhe njëherit edhe ndryshimi i ofertës.  Në qoftë se bëhet rritja e çmimeve të faktorëve të prodhimit, ndikon në rritjen e çmimit kushtues dhe në kushtet e çmimeve të dhëna në treg zvogëlon ofertën.  Ndërkaq, në qoftë se vjen deri te zvogëlimi i shpenzimeve të përgjithshme të prodhimit, atëherë çmimi kushtues do të jetë më i ultë, i cili u mundëson prodhuesve që të rrisin prodhimtarinë e tyre-ofertën. Mikroekonomia 112
  • 113. d). Çmimet e mallrave të lidhura. Me këtë rast prodhuesi duhet të ketë parasysh produktet të cilat mes vete janë substituiv në procesin e prodhimit.  P.sh., bujqit do të zgjedhin se çka do të kultivojnë: grurë,misër, patate etj., e cila varet nga situata e tyre në treg.  Në qoftë se rritet çmimi i njërës nga kulturat bujqësore (p.sh. e grurit), oferta e grurit do të rritet, por në të njëjtën kohë do të zvogëlohet oferta e kulturës tjetër bujqësore (në shembullin tonë e misrit). Mikroekonomia 113
  • 114. e). Organizimi i tregut. Ofertën mund ta përcaktojë edhe organizimi i tregut, përkatësisht zbatimi i masave të shtetit për stabilizimin e tregut.  Në mungesë të ndonjë produkti, prodhuesit e tij, duke shfrytëzuar mungesën e atij malli, vënë monopol në treg dhe atë mall e shesin me çmime të larta.  Për ta evituar këtë dukuri, shteti marr masa përkatëse administrative apo ekonomike për ta stabilizuar tregun dhe për ta luftuar pozitën monopoliste në treg.  P.sh., në qoftë se shkaktohet mungesa e artikujve kryesorë ushqimor: e miellit, e vajit, e sheqerit etj. në treg, në mungesë të këtyre artikujve me rëndësi vitale jetësore ngritën çmimet e tyre.  Shteti për të penguar rritjen e çmimeve të këtyre artikujve, me ç’rast cenohet edhe standardi jetësor i popullatës, ai nga rezervat e veta shtetërore nxjerr në treg këta artikuj dhe në këtë mënyrë rrit ofertën dhe stabilizon çmimet. Mikroekonomia 114
  • 115. f). Momenti (faktori) kohor. Zakonisht prodhuesit, e kjo vlen edhe për konsumatorët, mund të presin ndonjë moment më të volitshëm për të shitur apo për të blerë ndonjë mall.  Kështu, prodhuesi i ndonjë produkti të caktuar, në bazë të informatave në hulumtimin e tregut, ka marrë njohuri se për atë produkt për një kohë kërkesa do të rritet, me këtë rast ai do të ofrojë më pak sasi të atij produkti në treg.  Andaj, zvogëlimi i ofertës së produktit përkatës rrit kërkesën përkatëse dhe në këtë mënyrë bëhet rritja e çmimeve. Mikroekonomia 115
  • 116.  Në shqyrtimet paraprake analizuam kërkesën dhe ofertën, ku pamë se element lidhës ndërmjet këtyre dy kategorive ishin çmimet.  Sjellja e kërkesës dhe e ofertës paraqet veprimin në treg për të caktuar ekuilibrin e çmimeve dhe të sasisë, pra ekuilibrin e tregut.  Për të shpjeguar më mirë ekuilibrin e tregut, do t’i kombinojmë të dhënat që i kemi paraqitur në tabelën (9) dhe (10), kur kemi bërë fjalë për kërkesën dhe ofertën e këpucëve. Mikroekonomia 2.3. Ekuilibri i tregut 116
  • 117. Tabela – 11 Kombinimi i kërkesës dhe i ofertës së këpucëve Mikroekonomia Prodhuesit Çmimet (P) Sasia ofruar (Q) Sasia kërkua r (Q) Gjendja në treg Ndikimi mbi çmimet e tregut 1 2 3 4 5 6 A 50 18.000 9.000 Tepricë Ulje B 40 16.000 10.000 Tepricë Ulje C 30 12.000 12.000 Ekuilibër Neutral D 20 8.000 15.000 Mungesë Ngritje E 10 0 20.000 Mungesë Ngritje 117
  • 118.  Në analizën e ekuilibrit të tregut së pari duhet ta gjejmë çmimin të cilit i përgjigjen sasitë që dëshirohen të shiten dhe të blihen. Tani të shohim se cili është ky çmim?  Fillojë me çmimin 50 njësi për një palë këpucë. A paraqet ekuilibrin e tregut ky çmim? Përgjigja është jo.  Siç shihet në rreshtin (A), me çmim prej 50 njësish prodhuesit dëshirojnë të shesin 18.000 palë këpucë, kurse konsumatorët dëshirojnë të blejnë vetëm 9.000 palë këpucë.  Kjo situatë në treg tregon se oferta për këpucë është dyfish më e madhe se kërkesa.  Po ashtu, edhe pozicioni (B) nuk jep ekuilibrin e tregut, sepse (siç shihet në tabelë) oferta për këpucë është më e madhe (16.000) se kërkesa (10.000).  Në pozicionin (C), me çmimin prej 30 njësish përputhet sasia e prodhuar (oferta) dhe sasia e kërkuar (kërkesa) nga konsumatorët që është 12.000 palë këpucë. Mikroekonomia 118
  • 119.  Andaj, duke u bazuar në këtë që u tha më sipër, mund të definojnë ekuilibrin e tregut. Ekuilibri i tregut paraqet një situatë të tillë ekonomike, në të cilën, nën çmimin e dhënë, si prodhuesit ashtu edhe konsumuesit nuk kanë arsye të ndryshojnë sasinë e ofruar dhe të kërkuar të produktit përkatës, me ç’rast oferta dhe kërkesa janë të barabarta.  Tani të shohim se çka kuptojmë me çmimin e ekuilibrit? Çmimi i ekuilibrit përfaqëson çmimin, për të cilin sasia e kërkuar dhe ajo e ofruar janë të barabarta. Ky çmim është një kompromis midis interesave të shitësve dhe blerësve, pa qenë domosdoshmërisht ideal për ta.  Për ta kuptuar më mirë ekuilibrin e tregut, atë po e paraqesim në grafik. Mikroekonomia 119
  • 120. Grafiku – 5 Ekuilibri i tregut Mikroekonomia 120
  • 121.  Në bazë të të dhënave në tabelën nr. 11, kemi formuar lakoren e kërkesës (D D) dhe lakoren e ofertës (S S).  Andaj, pika ku tangohet lakorja e kërkesës dhe lakorja e ofertës, pra pika (E) në grafik, paraqet ekuilibrin e tregut.  Prandaj, ekuilibri i tregut, paraqet pikën ku tangohet lakorja e ofertës dhe lakorja e kërkesës, në nivel të dhënë të çmimeve. Mikroekonomia 121
  • 122.  Elasticiteti shpreh ndjeshmërinë e një variable ndaj variablës tjetër, apo të një të mire materiale ndaj një të mire tjetër materiale.  Nga aspekti ekonomik elasticiteti definohet si përqindja e ndryshimit të një variable nga e cila bëhet për shkak të rritjes të variablës tjetër për 1,0%.  Konkretisht, elasticiteti i kërkesës shpreh raportin e ndryshimit të përqindjes së sasisë së kërkuar dhe të përqindjes së ndryshmit të çmimeve.  Në pikëpamje matematike, elasticitetin e kërkesës lidhur me çmimet (ED) mund të shprehim: ED = Simbolet paraqesin: %ΔQ = përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar, %ΔP = përqindja e ndryshimit të çmimit Mikroekonomia 3. Elasticiteti i kërkesës dhe i ofertës 3.1. Elasticiteti i kërkesës 3.1.1. Elasticiteti i kërkesës në bazë të ndryshimit të çmimeve P Q   % % 122
  • 123.  Në bazë të reagimit të të mirave materiale në elasticitet, të gjitha të mallrat i ndajë në dy grupe kryesore: a) në të mira që kanë elasticitet, ku përfshihen të gjitha ato të mira kur sasia e kërkuar reagon fort me ndryshimin e çmimeve dhe b) në të mira që nuk kanë elasticitet, ku përfshihen ato të mira materiale kur sasia e kërkuar reagon dobët me ndryshimin e çmimeve (p.sh. buka).  Duke u bazuar në atë që u tha më sipër mund të thuhet se kërkesa elastike e një të mire materiale është atëherë kur ndryshimi i çmimit prej 1,0% kushtëzon ndryshimin e sasisë së kërkuar më shumë se 1,0%.  Ndërkaq, kërkesa joelastike e një malli është atëherë kur ndryshimi i çmimit prej 1,0% kushtëzon ndryshimin e sasisë së kërkuar më pak se 1,0%. Mikroekonomia 123
  • 124.  Në vazhdim do të marrim një shembull shkollor,nëpërmjet të të cilit me grafik e shifra do të demonstrojmë kërkesën elastike. Grafiku – 6 Kërkesa elastike  Nga grafiku nr. 6 lexojmë se në pozicionin e parë kërkesa është mbështetur në çmimin prej 90 (P1) njësive dhe sasisë së kërkuar (Q1) prej 240 njësive dhe paraqitet në pikën (A) të lakrorës së kërkesës (D D).  Me ngritjen e cemit nga 90 në 110 njësi (nga P1 në P2) është kushtëzuar rënia e prodhimit nga 240 në 160 njësi (nga Q1 në Q2) dhe përfaqëson pikën (B) të lakores së kërkesës (D D).  Andaj, ngritja e çmimit ka ndikuar në zvogëlimin e kërkesës, që është shprehur edhe në zvogëlimin e ofertës. Mikroekonomia 124
  • 125.  Në vazhdim, duke u mbështetur në këto të dhëna, mund të llogarisim ndryshimin relativ (%) të çmimit (P) dhe të sasisë (Q).  Ndryshimi relativ i çmimit do të jetë: ΔP/P=20/100=20, kurse ndryshimi relativ i sasisë do të jetë: ΔQ/Q= - 80/200= - 40.  Kur këto të dhëna i zëvendësojmë në formulën e elasticitetit, kemi: ED =  Për llogaritjen e elasticitetit të kërkesës përherë përdoret formula sime poshtë: ED =  Në fund, duke pasur parasysh llogaritjen konkrete të elasticitetit të kërkesës, nuk është vështirë që të nxjerrim formulën e përgjithshme për të llogaritur elasticitetin e kërkesës për të gjitha rastet, e cila në pikëpamje matematike është: ED = Mikroekonomia 125 0,2 20 40 % %    P Q         0,2 2/200 20 : 2/400 80 211090 20 : 2/160240 80 2/ : 2/ 2121           PP P QQ Q PQ QP PP QQ      : :
  • 126.  Në vazhdim, për ta kuptuar edhe më mirë, nëpërmjet një shembulli numerik do të prezantojmë llogaritjen e elasticitetit linear të kërkesës. Tabela – 12 Llogaritja e koeficienteve linearë të elasticitetit  Në qoftë se një e mirë materiale ka elasticitet të kërkesës më të madhe se 1 (ED>1) në vlerë absolute, themi se ajo ka kërkesë elastike.  Në qoftë se elasticiteti është më i vogël se 1 (ED<1) në vlerë absolute, themi se ka një kërkesë joelastike.  Në qoftë se një e mirë materiale ka një elasticitet ekzakt 1, themi se ajo ka kërkesë është me elasticitet unitar. Mikroekonomia 126
  • 127.  Siç pamë më parë, elasticiteti linear i kërkesës varet nga ndryshimet e sasisë së prodhimit dhe të çmimeve.  Këto ndryshime bëjnë që të dallojmë disa kategori të elasticitetit të kërkesës, e që janë:  elastik (kur koeficienti i elasticitetit është më i madh se 1),  unitar (kur koeficienti i elasticitetit është i barabartë me 1) dhe  joelastik (kur koeficienti i elasticitetit është më i vogël se 1).  Këto tri kategori të koeficientit linear të kërkesës, më së miri i vërejmë nga grafiku në vazhdim. Mikroekonomia 127 3.1.1.2. Llojet e elasticitetit të kërkesës