SlideShare a Scribd company logo
1 of 24
Download to read offline
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I EKONOMISË
DEPARTAMENTI I FINANCËS
DETYRË KURSI
Lënda:Tregje dhe institucione financiare
Tema: Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi
bankat ?Cili është më i miri ?
Grupi: Master Shkencor Financë 1
Punuan: Pranoi:
Gentiana HAJDARMATAJ Lorena BALILI
Xhino BROKAJ
2
Abstrakti
Sistemi financiar është, pa as më të voglin dyshim, katalizatori apo më saktë,
laboratori ku zhvillimet ekonomike marrin formën dhe trajtën e duhur. Nuk mund të
teprohet dhe të identifikohet ekonomia me sistemin financiar të një vendi. Por, nuk mund të
neglizhohet dhe as të pakësohet roli i pazëvendësueshëm i sistemit financiar në zhvillimin dhe
begatinë ekonomike të një ekonomie kombëtare. (Bundo, Luci, & Cane).
Ky përkufizim shpreh më së miri rolin kryesor të nje sistemi financiar për ekonominë e një vendi.
Në botë sot njihen dy orjentime të mëdha të sistemit financiar , ai i orjentuar nga tregu dhe
sistemi financiar i orjentuar nga bankat. Diskutime tëshumta , studime ekonometrike
tëspecialistëve të fushës ,kanë dashur tëvendosin në piedestal njerin prej këtyre sistemeve , për ta
glorifikuar dhepër ta cilësuar si një shembull për tu ndjekur me qëllim që të kemi rritje
ekonomike në rang botëror. Me anë të kësaj detyre kursi , sigurisht nuk mund të pretendojmë të
ndërtojmë një model ekonometrik për të arritur në konkuzione reale, por jemi përpjekur që të
rishikojmëliteraturat dhe kërkimet shkencore tëprofesorëve të ndryshëm, në mënyrë që të
ndërtojmë një kornizë të qartë të secilit prej sistemeve. Pse u krijuan dy të tillë?Ku qëndron
dallimi mestë dyve ?Të kuptojmë nëse me të vërtetë njëri prej sistemeve është mëi mirë se tjetri
? Dhe nëse po , pse nuk aplikohet nga të gjithë vendet?!
Për ti dhënë shpjegim pyetjeve të lartpërmendura si dhe për të krijuar një ide të qartë
tëproblematikës , paraqesim në vijim detyrën tonë të kursit .
Fjalë kyçe:Sistem financiar i orjentuar nga tregu, sistem financiar i
orjentuar nga bankat, model ekonometrik,zhvillim.
3
Përmbajtja
Abstrakti ……………………………………………………....... …………………2
1. Hyrje ……………………………………………………………......................5-8
2. Sistemi financiar me bazë tregu………………………………........................8-15
3. Sistemi financiar me bazë bankën …………………………………………..15-20
4. Konkluzione ………………………………………………………………....21-23
Referencat …………………………………………………………………………24
4
Grafiku1- Sistemi financiar me bazë tregu vitet 70,80,90 ……………………………………9-10
Grafiku 2- Zhvillimi sistemit financiar me bazë tregu sipas vendeve…………..………………..11
Grafiku 3A- Institucionet jobankare në sektorin privat në përqindje të GDP…………………...12
Grafiku 3B- Institucionet jobankare në sektorin privat si pjesë e totalit të institucioneve jo
bankare në sektorin privat ………………………………………………………………………..12
Grafiku 3C- Zhvillimi i kompanive të sigurimit ………...………………………………………13
Grafiku 4A- Institucionet jo bankare ne sektorin privat në përqindje të GDP në vitet 80……….13
Grafiku 4B-Institucionet jo bankare në sektorin privat në perqindje të GDP në vitet 90……….14
Grafiku 5- Efiçensa treg vs bank ………………………………………………………………...14
Grafiku 6- Sistemi financiar me bazë tregu sipas tradites ligjore të vendeve ……………....…...15
Grafiku 7- Zhvillimi i sistemeve financiare (aktivitet, madhësi efiçensë)……………………….18
Grafiku 8- Efiçensa dhe madhësia e sistemit financiar………………………………………….19
Grafiku 9- Madhësia e bankave , tregut dhe institucioneve bankare…………………………….19
Grafiku 10- Aktiviteti i bankave institucioneve të tjera bankare…………..……………………20
Grafiku 11- Sistemi financiar me bazë banke sipas traditës ligjore të vendeve…………………20
Grafiku 12- Zhvillimi ndërkohor i institucioneve jo bankare……………………………………21
Grafiku 13- Ndikimi në GDP/Frymë sipas dy sistemeve ……………………………………….23
5
1. HYRJE
Sot në ekonomi janë pranuar gjërësisht dy sisteme financiare ai me bazë banke dhe sistemi me
bazë tregun . Shumëeksperte tëfushës janë marrë me analizimin e këtyre dy sistemeve financiare
dhe janë munduar të nxjerrin përfundime se cili është mëi mirëse tjetri. Këto dy sisteme i
ndeshim në të gjitha vendet (nëato tëzhvilluara , nëvendet nëzhvillim apo ato të pazhvilluara),
ndonjëherë mund të jenë të gërshetuar sëbashku ose ndodh që njëri ështëi shfaqur më shumë se
tjetri . Në vija të përgjithshme sistemi financiar me baze tregu, krijon lidhjen e huadhënësve (
investitorëve) me huamarrësit (kompanitë) në mënyrë të drejtpërdrejtë pa pasur nevojëpër
ndërmjetesim.Kompani të ndryshme, me qëllim sigurimin e fondeve të mjaftueshme për
veprimtarinë e tyre, emetojnë letra me vlerë borxhi ose kapitali dhe i nxjerrin nëtreg ,vendi ku
takohen në mënyrë të drejtpërdrejtë me investiorët. Ndërsa sistemi financiar me bazëbanke bën
kalimin e fondeve suficitare drejt kompanive që kërkojnë burime financimi , duke patur si
ndërmjetësues të proçesit institucionet bankare . Shpeshherë krijohet ideja që vendet më pak të
zhvilluara ose ato në zhvillim janë të orjentuara drejt sistemit financiar me bazë bankat e ndërsa
vendet me një ekonomi të zhvilluar orjentohen drejt sistemit financiar me bazë tregun . Nisur nga
kjo ide , ne kemi marrë si shembull katër vende me ekonomitë më të zhvilluara në rang
botëror,nisur nga fakti që përbëjnë rreth 50 % të GDP botërore dhe kjo do të thote që janë ndër
vendet me ekonomitëmë të qëndrueshme : SHBA , Anglia , Gjermania dhe Japonia. Edhe pse të
katërta përbëjnë ekonomitë më të zhvilluara botërore ato nuk kanë të njetjin sistem financiar .
SHBA dhe Anglia i përkasin sistemit financiar me bazë tregu ndërsa Gjermania dhe Japonia
sistemit financiar me baze bankat ). Pra kjo do të thotë që diferenca nuk qëndron thjesht në të
qenurit i klasifikuar si vend pak apo shumë i zhvilluar për tu orjentuar nga njeri prejkëtyre
sistemeve. Rasti i sipërpërmendur është një rast i pastër i cili vërteton se secili sistem
funksionon shumë mirë në vendet e zhvilluara.Domethëne, sistemi financiar paraqitet i zhvilluar
në nivele të kënaqshme dhe nuk mund të thuhet kush është mëi mire se tjetri .
Siç e theksuam edhe me lart ,Gjermania dhe Japonia sot janë ekonomi shumë të
zhvilluara.Atëherë ku qëndron diferenca mes dy sistemeve nga njëri tjetri dhe pse vende të
ndryshme orjentohen nga sisteme financiare të ndryshme .Pse kemi zhvillimin të sistemit
financiar me bazë bankën kur sistemi me bazë tregu ishte zhvilluar para tij? Kur Sistemi financiar
6
me bazëtregu ishte egzistent pse vendet nuk e ndoqen si model por aplikuan në ekonomitë e tyre
modelin me bazë banke ?
Nëse kthehemi pas nëshek.19 dhe të mundohemi të zbulojme arsyet pse vende si Gjermania dhe
Japonia nuk ndoqën modelin e ngritur dhe të provuar të sistemit financiar me bazë tregu në Angli
dhe USA por kultivuan sistemin me baze banke , do të mund të gjenim një mori arsyesh. Disa
studjues e shpjegojnë këtë fenomen me ndarjen dhe përplasjet midis dy blloqeve që kanë
ekzistuar dhe kanë sjellë më pas 2 luftërat botërore. Nëqoftëse kthehemi akoma më pas , në vitet
para luftës shohim një Japoni të orjentuar nga bujqësia dhe të pazhvilluar, ndërkohë që në të
njejtën periudhë Anglia ishte qendër tregtare dhe industriale , tepër e zhvilluar e me shumë
koloni . Shumë studiues mbështeten në teorinë e industiralizmit për të analizuar më tej,TOI (
theory of industrializacion). Vendet si SHBA dhe Angli kanë pasur normë TOI të lartë në
krahasim me Gjermaninë dhe Japoninë ,si vende të paindustrializuara . Rrjedhimisht vendet si
Gjermania dhe Japonia patën dyfish probleme :
 Problem për të gjeneruar fonde nga brenda për teknologji dhe investime të mëdha.
 Nuk mund të krijohej dot sistemi me baze tregu i letrave me vlerë sepse popullsia e këtyre
vendeve ishin më të prirur të investonin në asete të sigurta si ogligacione qeveritare .
Prandaj sipas TOI, për këto dy vende bankat ishin e vetmja rrugë shpëtimi në mënyrë qëtë
grumbulloheshin shuma të mëdha për tëkredituar firmat e kjo përkthehet nënjëzhvillimmë të
madh të ekonomisë. Sipas TOI bankat që në shek 19 kishin marrëdhënie të mira me investitorët
industrial , ato ndihmonin nëpërmjet udhëzimeve për sipërmarrjet , orjentonin në zgjidhjene
problemit të mbiprodhimit (psh: Dresden Bank ,Deutche Bank). Nga ana tjetër , shpesh bankat
ndikonin edhe për keq, sa i përket fuqisësëmadhe që kishin në zgjedhjen e bordeve mbikqyrëse të
këtyre kompanive. Japonia pati shumë ndërhyrje tështetit , i cili ndërtoi shumë fabrika dhe
institucione të rëndësishme financiare si sistemi i kursimeve postale dhe banka industriale e
Japonisë,e cila jo vetëm kreditonte por edhe këshillonte sektorin industrial tësapokrijuar. Teoria e
industrializimit paraqet dy probleme për nga mënyra si i trajton dy sistemet financiare :
1. Shumica e bankave që u krijuan ishin themeluar nga industrialistë , të cilët mblidhnin
kursimet e popullatës dhe kreditonin sektorët e mëtë fortëve ose problemi i “zhvillimi i
më të fortit” .
7
2. Dalja në pension dhe mirëqenia . Vendet si Japonia dhe Gjermania priren drejt ndarjes së
drejtë të të ardhurave me sisteme pay- as -you –go (përftuesit e pensioneve vendosin vetë
sesa duan të kontribuojnë, ose u percaktohet shumë fikse e zbritur nga të ardhurat e tyre)
, ndërsa vendet si SHBA priren të kenë një sistem vullnetar ku popullsia tenton të
investojë në letra me vlere në sistem privat pensionesh .
Në të katërta këto vende që ne i kemi marrë si referencë shpjeguese paraprake për të kuptuar nga
ndryshojnë sistemet nga njëri tjetri . Ka pasur nje periudhe e cila njihet ndryshe si Laissez-Faire (
lëre të lirë ) . Në këtëperiudhë , ashtu si dhe nga vetë emri “ lerë të lirë”, numri ibankave ,u rrit në
mënyre shumë të ndjeshme . Në Gjermani në 1890 numri arriti në 169 , madje secila provincë
kishte bankën e saj që operonte e pavarur , Japonia gjithashtu nga 2 banka në vitin 1873 arriti në
vitin 1901 në 2358 banka të pavarura nga njëra tjetra. Kjo shtrirje kaq e madhe bëri që shumë
banka provincash të mos mund të rrisnin dot kapitalin e tyre dhe duke u gjendur në vështirësi u
blen nga bankat e mëdhaja tëkryeqytetit , dhe kështu filloi një përqëndrim në duart e bankave më
të medha të kryeqyteteve , duke u krijuar 2 deri në 3 banka në treg me shtrirje në gjithë territorin
dhe u shëndërruan në banka investimi. Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe ndërhyrjet e shtetit
të cilat erdhën në formën e ligjeve rregullatore pak a shumë në të njëjtën koheë në të katërta këto
vende :
 NëGjermani u vendos ligji “Corporartist regulation of Mixed Banking”
 NëUSA u vendos ligji “Stock Exchange Law” , madje është rishikuar disa herë për të
ndaluar spekulimet por ka dështuar .
 NëJaponi u vendos ligji “Administrative Guidance and Network Finance”
Pra siç u shpjegua dhe mëlart , ekonomitë e Gjermanisë dhe Japonisë e patën të pamundur të
krijonin një sistem me baze tregu sipas TOI dhe për këtë arsye u krijua sistemi me bazë bankat.
Edhe sot arsyet , përse sistemi financiar me bazë bankën kryeson në Gjermani më shumë se në
SHBA , mund ti përmbledhim më poshtë :
a. Arsyeja e parë ka të bëjë me rregullatorët, në Gjermani nuk ndodh që rregullatorët të kenë
mbivendosje juridiksionesh , që do të thotë as fuqia e shtetit dhe rregullatoreve shteterore
as fuqia e agjensive shtetërore nuk jane të dyfishta. Në Gjermani “Autoriteti i
Mbikqyrjes” dhe “Banka Shtetërore Gjermane” janë të ndara qartësisht nga njëra tjetra.
8
b. Në thelb, në Gjermani ka më pak ligje dhe rregulla sepse Gjermania nuk i imponon
bankave kufizime tëshumta të aktiviteteve, kufizime të cilat për bankat amerikane janë të
paevitueshme.
c. Gjermania ka evituar problemet e krijuara nga sistemi i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, në lidhje me sigurimin e depozitave qeveritare .
2. Sistemi financiar me bazë tregu
Në fillimet e veta shteti ndërhyrte që të bënte dhënien e kredive për bizneset e reja që ti
financonte duke shmangur dështimet e tregut dhe për të përmbushur aspektet sociale dhe
ekonomike. Por kjo ndërhyrje siç mund të jetë një burim i fuqishëm kombëtar dhe ta shëndoshë
sistemin financiar , gjithashtu mund të jetë negativ sepse strukturat shtetërore njihen për
klientelizmin dhe alokim jo efiçent . Prandaj sistemi me bazë tregu për vecori të tij ka që asetet
( burimet) kryësore të tij i ka nga letrat me vlerë të cilat janë të emërtuara nga kompanitë dhe janë
të tregtueshme në treg . Letrat me vlere kanë tendencë të jenë tëpaqëndrueshme nga vet natyra e
tyre por janë teper tëmira dhe fleksibël për të gjetur fonde për kompanitë e reja dhe për
kompanitë me reputacion tentojnë të jenë të qëndrueshme në kohë. Ky debat i vazhdueshëm se
cili nga dy sistemet është mëi mire se tjetri apo se kush paraqitet me karakteristika më të mira se
tjetri ka bërë që shumë autorë ta trajtojnë gjërësisht si studim për tu thelluar dhe për të
nxjerrëpërfundime .
Sipas Allen(1993) tregu siguron nxitje që shumë investitorë potencial të shohin sesi realisht po
ecën një kompani e caktuar . Ai shprehet se në sistemin me baze tregu informacioni është publik
dhe çdo investitor mund të informohet me informacione të pafundme në lidhje me kompaninë
përpara se të investojë dhe sipas tij kjo përbën një avantazh. Gjithashtu tregu shfaqet me i mire
nga bankat nëcross-section risk sharing.
Sipas njëstudimi të pare në një prizëm tjetër Levine(1997) nuk vë theksin kush nga dy sistemet
është mëi mirë nga tjetri por kush siguron uljen e kostove të informacionit dhe transaksioneve .
Sipas këtij këndvështrimi sistemi me bazë tregu shfaq epërsi sepse kosto e informacionit është
shumë e ulët pothuajse zero sepse çdo informacion është publik në treg për një kompani tëcaktuar
. Gjithashtu dhe për koston e transaksionit ai ka aritur në përfundimin se tregu sjell një kosto më
të ulët në krahasim me banken në nivel maksimal 1%, që do tëthotë se për njëfinancim të
9
caktuar që një kompani kërkon , shfaqet për të njejtën vlerë financimi kosto 1 % më e lartë në
sistemin me bazë banke sesa atë me bazë tregun .
Një këndvështrim tjetër kanë sjellë autorët Boot and Thakor (1997) të cileët thonë që faktorë të
ndryshëm në sistemin me bazë tregu konkurojnë me njëri-tjetrin , kjo vihet re psh tek rasti i
informacionit i cili është publik për të gjithë investitorët .
Autorët Rajan and Zingales (1998) për të shpjeguar se kush sistem fuksionon më mirë vendosin
theksin mbi dy faktorë tëtjerë , disponibiliteti i kapitalit dhe infrastruktura kontraktuale për
financim . Ata thonëqë në ato vende ku ka kapital të bollshëm funksionon më mirë tregu .
Ross Levine (2002) shprehet se ska rëndësi kush sistem financiar paraqitet në një vend të caktuar
për sa kohë treguesit e performancës ekonomike ecin mire në të dy sistemet .
Tadesse (2002) shprehet se efektiviteti i secilit sistem varet nga specifikat e çdo vendi si : ligji
dhe institucionet . Në studimin e tij ai zbuloi se nëvendet me sistem financiar të zhvilluar
përgjithësisht fuksiononte shumë më mirë sistemi me bazë tregu.
Asli Demirguc-Kurt dhe Ross Levine (1999) kanë parë një këndveshtrim tjetër dhe kanë bërë një
studim mbi 150 vende , duke i ndarë vendet në vende të pasura ( me të ardhura të larta ) ,
mbimesatarë , posht mesatarë dhe të pazhvilluar . Ata kanë nxjerrë disa perfundime për
madhesine , aktivitetin , efiçensën dhe zhvillimin kohor të secilit sistem financiar :
 Tregjet kanë tendencë tëzmadhohen , të bëhen më aktiv dhe efiçent me kalimin e kohës.
Grafiku 1- Sistemi financiar me bazë tregu vitet 70,80,90
10
Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)
11
 Në vendet me të ardhura të larta tregjet kanë tendencë tëjenë të mëdhenj , aktiv dhe
efiçent .
Grafiku 2- Zhvillimi sistemit financiar me bazë tregu sipas vendeve
Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)
 Në vendet e etiketuara “ të pasura “ janë të përhapura gjërësisht kompanitë e sigurimeve
, pensioneve , fondet e përbashketa dhe institucionet e tjera jo bankare.
12
Grafiku 3A- Institucionet jobankare në sektorin privat në perqindje të GDP
Grafiku 3B- Institucionet jobankare në sektorin privat si pjesë e totalit të institucioneve jo
bankare në sektorin privat
13
Grafiku 3C- Zhvillimi i kompanive të sigurimit
Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)
 Kompanitë e sigurimit , fondet e pensioneve , fondet e përbashketa dhe institucione
financiare jo bankare kanë tendencë të zmadhohen në përqindjen që zënë për GDP sa me
shumë vendi i afrohet kategorisë “vende të pasura” .
Grafiku 4A- Institucionet jo bankare në sektorin privat në përqindje të GDP në vitet 80
14
Grafiku 4B- Institucionet jo bankare në sektorin privat në përqindje të GDP në vitet 90
Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)
 Në vendet me të ardhura të larta tregu ka tendencë të jetë me efiçent se bankat .
Grafiku 5- Efiçensa treg vs bank
Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)
 Në vende me të ardhura të larta (të pasura) , sistemi financiar ka tendence të jetë më
shumë me baze tregu.
 Në vendet me tradite ligjore Common Law përgjithësisht shfaqet sistemi financiar
me bazë tregu , me rregulla të forta për mbrojtjen e investitorëve (aksionerëve ) .
15
Grafiku 6- Sistemi financiar me bazë tregu sipas traditës ligjore të vendeve
Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)
 Vendet me nivel të ulet korrupsioni përgjithësisht shfaqen me sistem financiar të bazuar
në treg
 Niveli i taksave nuk ka asnjë ndikim nëçfarëdolloj sistemi me bazë banke apo tregu
shfaqet në një vend tëcaktuar .
3. Sistemi Financiar me bazë bankat
Sistemi financiar ngrihet mbi bazën e dy komponentëve të rëndesishëm siç janë tregu financiar
dhe tregu bankar. Koncepti i Bankës në kohët tona moderne ka ardhur duke u komplikuar gjithnjë
e më shumë duke e bërë të vështirë përkufizimin e saj , falë gamës së gjërë të shërbimeve dhe
produkteve që ajo ofron. Zhvillimi botëror ekonomik e financiar do të ishte i pamundur të
realizohej nëse nuk do të egzistonte sistemi bankar i cili përgjigjet ndryshe ndaj ekonomive të
vendeve të ndryshme . Banka njihet më së shumti për rolin e saj ndërmjetësues por përvec këtij
roli , sipas Stephen M. Forst sistemi bankar kryen 4 transformimet e mëposhtëme :
 Transformimi i rrezikut të kredimarrjes
 Transformimi i rrezikut të likuiditetit
 Transformimi i rrezikur të normave të interesit
 Transformimi i afateve të maturimit
Të katerta këto funksione i japin besueshmërinë këtij sistemi për të operuar në treg. Sistemi
bankar ka nje impakt të drejtpërdrejtë në injektimin e likuiditetit në ekonomi ,fjala kyçe e
16
bizneseve sidomos në kohë krize. Industria bankare ka një ndikim për tu theksuar në produktin e
brendshëm bruto të vendeve të ndryshme , mjafton të shikojmë raportet vjetore të bankave
qëndrore . Sistemi Bankar ka fillesat e saj që në vitin 2000 (b.c) por në historinë moderne lidhet
me krijimin e bankave në Itali , më pas Hollandë, Gjermani, Poloni , Francë, Angli etj.
Pavarësisht anëve të padiskutueshme pozitive të sistemeve bankare duhet thënë se gjatë gjithë
historisë ky sistem është prekur edhe nga kriza te vazhdueshme (13 raste së bashku me Krizën
Ekonomike Botërore të 2008).Në sistemet financiare të bazuara në banka, bankat luajnë një rol
udhëheqës në perforcimin e mbledhjes se kursimeve, ndarjes së kapitalit dhe mbikëqyrjes se
vendimeve për investime te menaxherëve të korporatave, gjithashtu bankat jane pergjegjese per
sigurimin e mjeteve të menaxhimit të riskut.
Në kuadrin e diskutimeve rreth dominancës së njërit sistem nga tjetri , studjues të fushës arritën
në këto konkluzione sa i përket sistemit financiar të orjentuar nga bankat :
Sipas Allen(1993) sistemi me bazë banke shfaqet tepër i ngurtë në lidhje me dhënjen e
informacioneve për kompanitë të cilat i kanë kredituar , gjithçka është ngritur mbi marrëdhënie
besimi midis palëve , një marrëdhënie që tenton të jetë e gjatë në kohë dhe sekrete. Gjithashtu
Allen, shprehet se bankat janë më të mira në shpërndarjen e riskut ndërkohorë.Stulz (2000)
argumenton se bankat ofrojnë financim të organizuar , e cila është vendimtare për sipërmarrësit
në realizimin e projekteve të tyre. Në çdo fazë te projektit, bankat rivlerësojnë dhe aplikojnë
aftësitë e tyre të specializuara për të rritur probabilitetin e suksesit të projekteve te cilat bankat
kreditojnë. Një këndvështrim tjetër kanë sjellë autorët Boot and Thakor (1997) të cilët thonë se
faktorë të ndyshëm në sistemin me bazë banke koperojnë dhe kordinojnë veprimet mes tyre dhe
se bankat arrijnë të ofrojnë mbrojtjen më të mirë përsa i përket fenomenit tëdëmit moral .Autorët
Rajan and Zingales (1998) për të shpjeguar se kush sistem fuksionon më mirë, vendosin theksin
mbi dy faktorë të tjerë: disponibiliteti i kapitalit dhe infrastruktura kontraktuale për financim.
Sipas tyre në vende ku sistemi financiar nuk gjeneron dot kapital me lehtësi funksionin e kryejnë
më mirë bankat.Deri në një pikë të dyja sistemet , si ai i bazuar në treg po ashtu ai i bazuar në
bankë përshpejtojnë rritjen ekonomike. Por kur bëhet fjalë për moderimin e luhatshmërive të
ciklit tëbiznesit këto dy sisteme dallojnë shumë nga njëri tjetri sa i përket efekteve që kanë . Në
rënjet normale të ciklit një sistem bankar i shëndetshem ndihmojn në zbutjen e dëmeve që
shoqërojnë këtë proçes,por kur reçesioni shoqërohet me një krizë financiare , impakti që ka në
17
GDP kjo krizë , është tre herë më i madh në vendet me sistem financiar të orjentuar nga banka
sesa nga ato me sistem financiar të orjentuar nga tregu. Bankat dhe tregjet transformojnë fondet
e kursyera në investime në mënyra të ndryshme nga njëra tjetra, bankat përgjithësisht ndërhyjnë
në bilance , që do të thotë vendosin kursimet në formë depozitash dhe i shpërndan në formë
huaje . Tregjet i mbajnë kursimtarët dhe investitorët sipas parimit : arm’s-length , duke shërbyer
si forum ku letrat me vlerë të kapitalit dhe borxhit emetohen dhe tregtohen. Bankat mund të
kapercejnë problemet që rrjedhin nga asimetria e informacionit dhe problemet e zbatueshmërisë
së kontratave nëpërmjet informacioneve që grumbullojnë nga rrjetet e njohurive, ndërsa tregjet e
realizojnë këtë nëpërmjet kushteve të kontratave dhe gjykatave.Vendet menjë traditë tëligjit
Common Law, që kanë si qëllim mbrojtjen efortë tëtë drejtave tëaksionerëve, rregulloreve të
mirë përcaktuara tatimore dhetë kontabilitetit, me njënivel të ulët tëkorrupsionit,kanë tendencë të
jenë të orientuar drejt tregut . SipasTadesse (2002),vendet membrojtjetë ulëttë të drejtave
tëaksionarëve, kanë te zhvilluar sistemin me bazë banke por nëse mbizotërojnë edhe standarde të
dobëtatë kontabilitetit, me rregullorekufizuesebankaredhe nivel të lartëtë inflacionit, nuk kane
sistem financiar të zhvilluar. Asli Demirguc-Kurt dhe Ross Levine (1999) kanë nxjerrë disa
përfundime për madhësinë , aktivitetin , efiçensën dhe zhvillimin kohor të secilit sistem financiar:
Fig.1 “ Vendet me sistem “Common Law”
18
 Në vendet me të ardhura të larta bankat dhe institucionet financiare shfaqen aktive , të mëdha dhe
tepër efiçente.
Grafiku 7- Zhvillimi i sistemeve financiare (aktivitet, madhësi efiçense)
Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)
 Në vende me të ardhura të larta ( të pasura ) sistemet financiare shfaqen të mëdha , aktive
dhe efiçente. ( Graf.studion madhësinëdhe efiçensen e sistemeve financiare).
19
Grafiku 8- Efiçensa dhe madhësia e sistemit financiar
Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)
 Në vendet me të ardhura të larta ( të pasura ) bankat për nga madhësia nuk janë më të
vogla apo më të medha se tregu.
Grafiku 9- Madhësia e bankave , tregut dhe institucioneve bankare
Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)
 Në vendet me të ardhura të larta (të pasura) bankat kanë tendence të jenë më pak aktiv se
tregu .
20
Grafiku 10- Aktiviteti i bankave institucioneve të tjera bankare
Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)
 Vendet me traditë ligjore French Civil Law me ligje të forta për mbrojtjen e kreditorëve
përgjithësisht kanë sistem financiar të pa zhvilluar dhe kanë tendencë të kenë sisteme me
bazë banke.
Grafiku 11- Sistemi financiar me bazë banke sipas tradites ligjore të vendeve
Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)
 Vendet të cilat kanë sisteme të sigurimit të depozitave tentojnë të kenë sistem me bazë
banke
21
 Vendet me inflacion të lartë shfaqen me nje sistem financiar tëpazhvilluar dhe
përgjithësisht nuk lidhet me asnjërin nga llojet banke apo treg (niveli makroekomik) .
 Bankat dhe institucione tjera financiare janë rritur me kalimin e kohës në përqindjen që
zënë nëGDP .
Grafiku 12- Zhvillimi ndërkohor i institucioneve jo bankare
(Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)
22
4. Konkluzione
Ashtu sic u paraqit në fillim të punimit TOI (theory of industrializacion) analizonte se në fillimet
e ndërtimit të sistemeve financiare , vendet me normë të vogël industrializimi ndoqen sistemin
me bazë banke sepse hasen problem në gjenerimin e brendshëm të fondeve për teknologji dhe
investime të mëdha por dhe sepse popullsia e tyre ishte e prirur të investonte në asete të sigurta si
obligacione qeveritare. Nga informacionet e mbledhura dhe të paraqitura në këtë punim asnjë nga
sistemet nuk dominon tjetrin por secili shfaq avantazhe dhe disavantazhe sipas karakteristikave
që mbart.
Në sistemin me bazë banke faktorët kooperojnë dhe koordinojnë veprimet mes tyre ndërsa të ai
me bazë tregu faktorët konkurojnë mes tyre , kjo shihet të mbrojtja nga “ hazard moral” për
bankat dhe të nxjerrja publike e informacionit tek tregu. Në sistemin me bazë tregu informacioni
duke qënë publik u jep nxitje investitorëve të shohin sesi një kompani e caktuar po ecën përpara
se të investojnë , ndërsa ai me bazë banke shfaqet tepër i ngurtë për të dhënë informacion sepse
gjithshka është ngritur mbi marrëdhënie besimi midis palëve që tenton të jetë e gjatë në kohë .
Përsa i përket kostos së informacionit dhe transaksionit sipas studimeve sistemi me bazë tregu
shfaq nje kosto deri në 1 % më të ulët se ai me bazë banke. Gjithashtu në vendet ku sistemi
financiar nuk gjeneron fonde me lehtësi përgjithësisht bankat fuksionojnë më mirë , ndërsa në ato
vende ku ka kapital të bollshëm përgjithësisht fuksionon sistemi i orientuar nga tregu .
Në vendet me të ardhura të larta sistemi financiar si ai i bazuar në treg dhe ai i bazuar në banke
shfaqen te medhaja , aktive dhe eficent. Në këto vende për nga faktori madhësi , asnjë nga llojet
nuk ka dominancë ndaj tjetrit, ndërsa përsa i përket aktivitetit dhe efiçencës tregu është dominant.
Përsa i përket sistemeve ligjore përsëri shihet një qasje ndryshe nga çdo sistem. Në vendet me
traditë ligjore French Civil Laë me ligje të forta për mbrojtjen e kreditorëve përgjithësisht kanë
sistem financiar të pa zhvilluar dhe kanë tendencë të kenë sisteme me bazë banke sepse vetem ai
mund të fuksiononte, ndërsa në vendet me traditë ligjore Common Law përgjithësisht shfaqet
sistemi financiar me bazë tregu , me rregulla të forta për mbrojtjen e investitorëve (aksionerëve ) .
23
Përsa i përket dy treguesve të tjerë inflacion dhe korupsion , sistemi me bazë tregu përgjithësisht
janë të përhapura në vende me inflacion dhe nivel të ulët korupsioni ndërsa ata me baze bankë
fuksionojnë më mirë në nivele të larta inflacioni dhe korrupsioni .
Duke i përmbledhur gjithë faktorët që shpjeguam në një link të vetem punimin menduam ta
mbyllim duke parë ndikimin në GDP/frymë që ka secili sistem , ku në ekonomitë e pazhvilluara
dhe në zhvillim vendet shfaqin sistem me bazë banke deri në një pike ku ato i afrohen kategorisë
vende me të ardhura të larta (të pasura) ku dominant bëhet sistemi me bazë tregu .
Grafiku 13- Ndikimi në GDP/Frymë sipas dy sistemeve
Burimi :Leonardo Gambacorta, Jing Yang and Kostas Tsatsaronis (9 March 2014)
Pra siç pamë në konkluzionet e nxjerra asnjë nga sistemet nuk shfaqet më i mirë se tjetri , por
secili ka avantazhet , disavantazhet e tij dhe fuksionon më së miri sipas specifikave të vendeve .
24
Referencat :
1) Shankha Chakraborty and Tridip Ray , Bank-based versus market-based financial systems
: A growth-theoretic analysis
(http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=332501)
2) Vitolis (Janary 2001), The origins of bank-based and market-based financial systems:
Germany, Japan and United States
(https://www.wzb.eu/sites/default/files/u13/vitols_dp_i01-302.pdf )
3) Ross Levine (January 2000), Bank based or market-based financial systems: which is
better?
(http://siteresources.ëorldbank.org/DEC/Resources/16162_Bank_Based_or_Market_Base
d.pdf )
4) Asli Demirguc-Kunt and RossLeveine (June 1999), Bank-based and market-based
financial systems: Cross-country comparisons
(http://faculty.haas.berkeley.edu/ross_levine/papers/2001_Book_Levine_BankVsMktCros
sCountry.pdf )
5) Leonardo Gambacorta, Jing Yang and Kostas Tsatsaronis (9 March 2014), Financial
structure and growth. (http://www.bis.org/publ/qtrpdf/r_qt1403e.htm)
6) Mehmet Uzunkaya (2012) , Economic performance in bank-based and market-based
financial systems: Do non-financial institutions matter?
(http://www.scienpress.com/Upload/JAFB/Vol%202_5_10.pdf)

More Related Content

What's hot

Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarMenaxherat
 
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikeskulla 2010
 
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016ALTAX Consulting
 
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomikeCiklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomikeMenaxherat
 
Tregjet financiare
Tregjet  financiareTregjet  financiare
Tregjet financiareMenaxherat
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticitetiMenaxherat
 
Analiza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareAnaliza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareVilma Hoxha
 
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomikeAnaliza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomikeMenaxherat
 
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor Menaxherat
 
81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetar81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetarpranvera123
 
Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"
Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"
Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"Ajete Malaj
 
Punim seminarik bursa- lulzim jaha
Punim seminarik  bursa- lulzim jahaPunim seminarik  bursa- lulzim jaha
Punim seminarik bursa- lulzim jahaLulzim Jaha
 
Tregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E TijTregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E Tijha 15753
 

What's hot (20)

Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
 
Bilanci
BilanciBilanci
Bilanci
 
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikes
 
ekonomi dhe ndermarresi
ekonomi dhe ndermarresiekonomi dhe ndermarresi
ekonomi dhe ndermarresi
 
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
 
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomikeCiklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike
 
Tregjet financiare
Tregjet  financiareTregjet  financiare
Tregjet financiare
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
 
Analiza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareAnaliza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtare
 
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomikeAnaliza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomike
 
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
 
Plan biznesi
Plan biznesiPlan biznesi
Plan biznesi
 
81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetar81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetar
 
M.rriskut dhe sigurime
M.rriskut dhe sigurimeM.rriskut dhe sigurime
M.rriskut dhe sigurime
 
E-banking
E-bankingE-banking
E-banking
 
Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"
Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"
Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"
 
Punim seminarik bursa- lulzim jaha
Punim seminarik  bursa- lulzim jahaPunim seminarik  bursa- lulzim jaha
Punim seminarik bursa- lulzim jaha
 
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 
Tregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E TijTregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E Tij
 

Similar to Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?

Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?
Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?
Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?Xhino Brokaj
 
Presentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaPresentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaBekim Bajrami
 
Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale Bekim Bajrami
 
Ekonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-globalEkonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-globalali lacej
 
01 financa hyrje ne financa
01 financa   hyrje ne financa01 financa   hyrje ne financa
01 financa hyrje ne financaShkumbin Gashi
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësJeton Bytyqi
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Vilma Hoxha
 
Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarMenaxherat
 
2 tranzicioni dhe ndryshimet
2 tranzicioni dhe ndryshimet2 tranzicioni dhe ndryshimet
2 tranzicioni dhe ndryshimetValdet Shala
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesStudentët e Pejës
 
2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdf
2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdf2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdf
2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdfAlbanBaci
 
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi Fidan Haliti
 
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Festim Hajdari
 
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVËROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVËFitoreDervishi
 
Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarMenaxherat
 
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvilliminProblematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvilliminAnita Dogani
 
Politika ekonomike
Politika ekonomikePolitika ekonomike
Politika ekonomikedritashala
 

Similar to Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ? (20)

Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?
Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?
Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?
 
Presentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaPresentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomia
 
Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale
 
Ekonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-globalEkonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-global
 
01 financa hyrje ne financa
01 financa   hyrje ne financa01 financa   hyrje ne financa
01 financa hyrje ne financa
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)
 
Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiar
 
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne FinancaMenaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
 
Tregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetareTregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetare
 
2 tranzicioni dhe ndryshimet
2 tranzicioni dhe ndryshimet2 tranzicioni dhe ndryshimet
2 tranzicioni dhe ndryshimet
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranues
 
2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdf
2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdf2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdf
2020-04-08-temat-e-ligjeruara-deri-te-kolokiumi-1.pdf
 
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
 
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
 
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVËROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË
 
Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiar
 
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvilliminProblematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
 
Politika ekonomike
Politika ekonomikePolitika ekonomike
Politika ekonomike
 

Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?

  • 1. UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DETYRË KURSI Lënda:Tregje dhe institucione financiare Tema: Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ?Cili është më i miri ? Grupi: Master Shkencor Financë 1 Punuan: Pranoi: Gentiana HAJDARMATAJ Lorena BALILI Xhino BROKAJ
  • 2. 2 Abstrakti Sistemi financiar është, pa as më të voglin dyshim, katalizatori apo më saktë, laboratori ku zhvillimet ekonomike marrin formën dhe trajtën e duhur. Nuk mund të teprohet dhe të identifikohet ekonomia me sistemin financiar të një vendi. Por, nuk mund të neglizhohet dhe as të pakësohet roli i pazëvendësueshëm i sistemit financiar në zhvillimin dhe begatinë ekonomike të një ekonomie kombëtare. (Bundo, Luci, & Cane). Ky përkufizim shpreh më së miri rolin kryesor të nje sistemi financiar për ekonominë e një vendi. Në botë sot njihen dy orjentime të mëdha të sistemit financiar , ai i orjentuar nga tregu dhe sistemi financiar i orjentuar nga bankat. Diskutime tëshumta , studime ekonometrike tëspecialistëve të fushës ,kanë dashur tëvendosin në piedestal njerin prej këtyre sistemeve , për ta glorifikuar dhepër ta cilësuar si një shembull për tu ndjekur me qëllim që të kemi rritje ekonomike në rang botëror. Me anë të kësaj detyre kursi , sigurisht nuk mund të pretendojmë të ndërtojmë një model ekonometrik për të arritur në konkuzione reale, por jemi përpjekur që të rishikojmëliteraturat dhe kërkimet shkencore tëprofesorëve të ndryshëm, në mënyrë që të ndërtojmë një kornizë të qartë të secilit prej sistemeve. Pse u krijuan dy të tillë?Ku qëndron dallimi mestë dyve ?Të kuptojmë nëse me të vërtetë njëri prej sistemeve është mëi mirë se tjetri ? Dhe nëse po , pse nuk aplikohet nga të gjithë vendet?! Për ti dhënë shpjegim pyetjeve të lartpërmendura si dhe për të krijuar një ide të qartë tëproblematikës , paraqesim në vijim detyrën tonë të kursit . Fjalë kyçe:Sistem financiar i orjentuar nga tregu, sistem financiar i orjentuar nga bankat, model ekonometrik,zhvillim.
  • 3. 3 Përmbajtja Abstrakti ……………………………………………………....... …………………2 1. Hyrje ……………………………………………………………......................5-8 2. Sistemi financiar me bazë tregu………………………………........................8-15 3. Sistemi financiar me bazë bankën …………………………………………..15-20 4. Konkluzione ………………………………………………………………....21-23 Referencat …………………………………………………………………………24
  • 4. 4 Grafiku1- Sistemi financiar me bazë tregu vitet 70,80,90 ……………………………………9-10 Grafiku 2- Zhvillimi sistemit financiar me bazë tregu sipas vendeve…………..………………..11 Grafiku 3A- Institucionet jobankare në sektorin privat në përqindje të GDP…………………...12 Grafiku 3B- Institucionet jobankare në sektorin privat si pjesë e totalit të institucioneve jo bankare në sektorin privat ………………………………………………………………………..12 Grafiku 3C- Zhvillimi i kompanive të sigurimit ………...………………………………………13 Grafiku 4A- Institucionet jo bankare ne sektorin privat në përqindje të GDP në vitet 80……….13 Grafiku 4B-Institucionet jo bankare në sektorin privat në perqindje të GDP në vitet 90……….14 Grafiku 5- Efiçensa treg vs bank ………………………………………………………………...14 Grafiku 6- Sistemi financiar me bazë tregu sipas tradites ligjore të vendeve ……………....…...15 Grafiku 7- Zhvillimi i sistemeve financiare (aktivitet, madhësi efiçensë)……………………….18 Grafiku 8- Efiçensa dhe madhësia e sistemit financiar………………………………………….19 Grafiku 9- Madhësia e bankave , tregut dhe institucioneve bankare…………………………….19 Grafiku 10- Aktiviteti i bankave institucioneve të tjera bankare…………..……………………20 Grafiku 11- Sistemi financiar me bazë banke sipas traditës ligjore të vendeve…………………20 Grafiku 12- Zhvillimi ndërkohor i institucioneve jo bankare……………………………………21 Grafiku 13- Ndikimi në GDP/Frymë sipas dy sistemeve ……………………………………….23
  • 5. 5 1. HYRJE Sot në ekonomi janë pranuar gjërësisht dy sisteme financiare ai me bazë banke dhe sistemi me bazë tregun . Shumëeksperte tëfushës janë marrë me analizimin e këtyre dy sistemeve financiare dhe janë munduar të nxjerrin përfundime se cili është mëi mirëse tjetri. Këto dy sisteme i ndeshim në të gjitha vendet (nëato tëzhvilluara , nëvendet nëzhvillim apo ato të pazhvilluara), ndonjëherë mund të jenë të gërshetuar sëbashku ose ndodh që njëri ështëi shfaqur më shumë se tjetri . Në vija të përgjithshme sistemi financiar me baze tregu, krijon lidhjen e huadhënësve ( investitorëve) me huamarrësit (kompanitë) në mënyrë të drejtpërdrejtë pa pasur nevojëpër ndërmjetesim.Kompani të ndryshme, me qëllim sigurimin e fondeve të mjaftueshme për veprimtarinë e tyre, emetojnë letra me vlerë borxhi ose kapitali dhe i nxjerrin nëtreg ,vendi ku takohen në mënyrë të drejtpërdrejtë me investiorët. Ndërsa sistemi financiar me bazëbanke bën kalimin e fondeve suficitare drejt kompanive që kërkojnë burime financimi , duke patur si ndërmjetësues të proçesit institucionet bankare . Shpeshherë krijohet ideja që vendet më pak të zhvilluara ose ato në zhvillim janë të orjentuara drejt sistemit financiar me bazë bankat e ndërsa vendet me një ekonomi të zhvilluar orjentohen drejt sistemit financiar me bazë tregun . Nisur nga kjo ide , ne kemi marrë si shembull katër vende me ekonomitë më të zhvilluara në rang botëror,nisur nga fakti që përbëjnë rreth 50 % të GDP botërore dhe kjo do të thote që janë ndër vendet me ekonomitëmë të qëndrueshme : SHBA , Anglia , Gjermania dhe Japonia. Edhe pse të katërta përbëjnë ekonomitë më të zhvilluara botërore ato nuk kanë të njetjin sistem financiar . SHBA dhe Anglia i përkasin sistemit financiar me bazë tregu ndërsa Gjermania dhe Japonia sistemit financiar me baze bankat ). Pra kjo do të thotë që diferenca nuk qëndron thjesht në të qenurit i klasifikuar si vend pak apo shumë i zhvilluar për tu orjentuar nga njeri prejkëtyre sistemeve. Rasti i sipërpërmendur është një rast i pastër i cili vërteton se secili sistem funksionon shumë mirë në vendet e zhvilluara.Domethëne, sistemi financiar paraqitet i zhvilluar në nivele të kënaqshme dhe nuk mund të thuhet kush është mëi mire se tjetri . Siç e theksuam edhe me lart ,Gjermania dhe Japonia sot janë ekonomi shumë të zhvilluara.Atëherë ku qëndron diferenca mes dy sistemeve nga njëri tjetri dhe pse vende të ndryshme orjentohen nga sisteme financiare të ndryshme .Pse kemi zhvillimin të sistemit financiar me bazë bankën kur sistemi me bazë tregu ishte zhvilluar para tij? Kur Sistemi financiar
  • 6. 6 me bazëtregu ishte egzistent pse vendet nuk e ndoqen si model por aplikuan në ekonomitë e tyre modelin me bazë banke ? Nëse kthehemi pas nëshek.19 dhe të mundohemi të zbulojme arsyet pse vende si Gjermania dhe Japonia nuk ndoqën modelin e ngritur dhe të provuar të sistemit financiar me bazë tregu në Angli dhe USA por kultivuan sistemin me baze banke , do të mund të gjenim një mori arsyesh. Disa studjues e shpjegojnë këtë fenomen me ndarjen dhe përplasjet midis dy blloqeve që kanë ekzistuar dhe kanë sjellë më pas 2 luftërat botërore. Nëqoftëse kthehemi akoma më pas , në vitet para luftës shohim një Japoni të orjentuar nga bujqësia dhe të pazhvilluar, ndërkohë që në të njejtën periudhë Anglia ishte qendër tregtare dhe industriale , tepër e zhvilluar e me shumë koloni . Shumë studiues mbështeten në teorinë e industiralizmit për të analizuar më tej,TOI ( theory of industrializacion). Vendet si SHBA dhe Angli kanë pasur normë TOI të lartë në krahasim me Gjermaninë dhe Japoninë ,si vende të paindustrializuara . Rrjedhimisht vendet si Gjermania dhe Japonia patën dyfish probleme :  Problem për të gjeneruar fonde nga brenda për teknologji dhe investime të mëdha.  Nuk mund të krijohej dot sistemi me baze tregu i letrave me vlerë sepse popullsia e këtyre vendeve ishin më të prirur të investonin në asete të sigurta si ogligacione qeveritare . Prandaj sipas TOI, për këto dy vende bankat ishin e vetmja rrugë shpëtimi në mënyrë qëtë grumbulloheshin shuma të mëdha për tëkredituar firmat e kjo përkthehet nënjëzhvillimmë të madh të ekonomisë. Sipas TOI bankat që në shek 19 kishin marrëdhënie të mira me investitorët industrial , ato ndihmonin nëpërmjet udhëzimeve për sipërmarrjet , orjentonin në zgjidhjene problemit të mbiprodhimit (psh: Dresden Bank ,Deutche Bank). Nga ana tjetër , shpesh bankat ndikonin edhe për keq, sa i përket fuqisësëmadhe që kishin në zgjedhjen e bordeve mbikqyrëse të këtyre kompanive. Japonia pati shumë ndërhyrje tështetit , i cili ndërtoi shumë fabrika dhe institucione të rëndësishme financiare si sistemi i kursimeve postale dhe banka industriale e Japonisë,e cila jo vetëm kreditonte por edhe këshillonte sektorin industrial tësapokrijuar. Teoria e industrializimit paraqet dy probleme për nga mënyra si i trajton dy sistemet financiare : 1. Shumica e bankave që u krijuan ishin themeluar nga industrialistë , të cilët mblidhnin kursimet e popullatës dhe kreditonin sektorët e mëtë fortëve ose problemi i “zhvillimi i më të fortit” .
  • 7. 7 2. Dalja në pension dhe mirëqenia . Vendet si Japonia dhe Gjermania priren drejt ndarjes së drejtë të të ardhurave me sisteme pay- as -you –go (përftuesit e pensioneve vendosin vetë sesa duan të kontribuojnë, ose u percaktohet shumë fikse e zbritur nga të ardhurat e tyre) , ndërsa vendet si SHBA priren të kenë një sistem vullnetar ku popullsia tenton të investojë në letra me vlere në sistem privat pensionesh . Në të katërta këto vende që ne i kemi marrë si referencë shpjeguese paraprake për të kuptuar nga ndryshojnë sistemet nga njëri tjetri . Ka pasur nje periudhe e cila njihet ndryshe si Laissez-Faire ( lëre të lirë ) . Në këtëperiudhë , ashtu si dhe nga vetë emri “ lerë të lirë”, numri ibankave ,u rrit në mënyre shumë të ndjeshme . Në Gjermani në 1890 numri arriti në 169 , madje secila provincë kishte bankën e saj që operonte e pavarur , Japonia gjithashtu nga 2 banka në vitin 1873 arriti në vitin 1901 në 2358 banka të pavarura nga njëra tjetra. Kjo shtrirje kaq e madhe bëri që shumë banka provincash të mos mund të rrisnin dot kapitalin e tyre dhe duke u gjendur në vështirësi u blen nga bankat e mëdhaja tëkryeqytetit , dhe kështu filloi një përqëndrim në duart e bankave më të medha të kryeqyteteve , duke u krijuar 2 deri në 3 banka në treg me shtrirje në gjithë territorin dhe u shëndërruan në banka investimi. Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe ndërhyrjet e shtetit të cilat erdhën në formën e ligjeve rregullatore pak a shumë në të njëjtën koheë në të katërta këto vende :  NëGjermani u vendos ligji “Corporartist regulation of Mixed Banking”  NëUSA u vendos ligji “Stock Exchange Law” , madje është rishikuar disa herë për të ndaluar spekulimet por ka dështuar .  NëJaponi u vendos ligji “Administrative Guidance and Network Finance” Pra siç u shpjegua dhe mëlart , ekonomitë e Gjermanisë dhe Japonisë e patën të pamundur të krijonin një sistem me baze tregu sipas TOI dhe për këtë arsye u krijua sistemi me bazë bankat. Edhe sot arsyet , përse sistemi financiar me bazë bankën kryeson në Gjermani më shumë se në SHBA , mund ti përmbledhim më poshtë : a. Arsyeja e parë ka të bëjë me rregullatorët, në Gjermani nuk ndodh që rregullatorët të kenë mbivendosje juridiksionesh , që do të thotë as fuqia e shtetit dhe rregullatoreve shteterore as fuqia e agjensive shtetërore nuk jane të dyfishta. Në Gjermani “Autoriteti i Mbikqyrjes” dhe “Banka Shtetërore Gjermane” janë të ndara qartësisht nga njëra tjetra.
  • 8. 8 b. Në thelb, në Gjermani ka më pak ligje dhe rregulla sepse Gjermania nuk i imponon bankave kufizime tëshumta të aktiviteteve, kufizime të cilat për bankat amerikane janë të paevitueshme. c. Gjermania ka evituar problemet e krijuara nga sistemi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në lidhje me sigurimin e depozitave qeveritare . 2. Sistemi financiar me bazë tregu Në fillimet e veta shteti ndërhyrte që të bënte dhënien e kredive për bizneset e reja që ti financonte duke shmangur dështimet e tregut dhe për të përmbushur aspektet sociale dhe ekonomike. Por kjo ndërhyrje siç mund të jetë një burim i fuqishëm kombëtar dhe ta shëndoshë sistemin financiar , gjithashtu mund të jetë negativ sepse strukturat shtetërore njihen për klientelizmin dhe alokim jo efiçent . Prandaj sistemi me bazë tregu për vecori të tij ka që asetet ( burimet) kryësore të tij i ka nga letrat me vlerë të cilat janë të emërtuara nga kompanitë dhe janë të tregtueshme në treg . Letrat me vlere kanë tendencë të jenë tëpaqëndrueshme nga vet natyra e tyre por janë teper tëmira dhe fleksibël për të gjetur fonde për kompanitë e reja dhe për kompanitë me reputacion tentojnë të jenë të qëndrueshme në kohë. Ky debat i vazhdueshëm se cili nga dy sistemet është mëi mire se tjetri apo se kush paraqitet me karakteristika më të mira se tjetri ka bërë që shumë autorë ta trajtojnë gjërësisht si studim për tu thelluar dhe për të nxjerrëpërfundime . Sipas Allen(1993) tregu siguron nxitje që shumë investitorë potencial të shohin sesi realisht po ecën një kompani e caktuar . Ai shprehet se në sistemin me baze tregu informacioni është publik dhe çdo investitor mund të informohet me informacione të pafundme në lidhje me kompaninë përpara se të investojë dhe sipas tij kjo përbën një avantazh. Gjithashtu tregu shfaqet me i mire nga bankat nëcross-section risk sharing. Sipas njëstudimi të pare në një prizëm tjetër Levine(1997) nuk vë theksin kush nga dy sistemet është mëi mirë nga tjetri por kush siguron uljen e kostove të informacionit dhe transaksioneve . Sipas këtij këndvështrimi sistemi me bazë tregu shfaq epërsi sepse kosto e informacionit është shumë e ulët pothuajse zero sepse çdo informacion është publik në treg për një kompani tëcaktuar . Gjithashtu dhe për koston e transaksionit ai ka aritur në përfundimin se tregu sjell një kosto më të ulët në krahasim me banken në nivel maksimal 1%, që do tëthotë se për njëfinancim të
  • 9. 9 caktuar që një kompani kërkon , shfaqet për të njejtën vlerë financimi kosto 1 % më e lartë në sistemin me bazë banke sesa atë me bazë tregun . Një këndvështrim tjetër kanë sjellë autorët Boot and Thakor (1997) të cileët thonë që faktorë të ndryshëm në sistemin me bazë tregu konkurojnë me njëri-tjetrin , kjo vihet re psh tek rasti i informacionit i cili është publik për të gjithë investitorët . Autorët Rajan and Zingales (1998) për të shpjeguar se kush sistem fuksionon më mirë vendosin theksin mbi dy faktorë tëtjerë , disponibiliteti i kapitalit dhe infrastruktura kontraktuale për financim . Ata thonëqë në ato vende ku ka kapital të bollshëm funksionon më mirë tregu . Ross Levine (2002) shprehet se ska rëndësi kush sistem financiar paraqitet në një vend të caktuar për sa kohë treguesit e performancës ekonomike ecin mire në të dy sistemet . Tadesse (2002) shprehet se efektiviteti i secilit sistem varet nga specifikat e çdo vendi si : ligji dhe institucionet . Në studimin e tij ai zbuloi se nëvendet me sistem financiar të zhvilluar përgjithësisht fuksiononte shumë më mirë sistemi me bazë tregu. Asli Demirguc-Kurt dhe Ross Levine (1999) kanë parë një këndveshtrim tjetër dhe kanë bërë një studim mbi 150 vende , duke i ndarë vendet në vende të pasura ( me të ardhura të larta ) , mbimesatarë , posht mesatarë dhe të pazhvilluar . Ata kanë nxjerrë disa perfundime për madhesine , aktivitetin , efiçensën dhe zhvillimin kohor të secilit sistem financiar :  Tregjet kanë tendencë tëzmadhohen , të bëhen më aktiv dhe efiçent me kalimin e kohës. Grafiku 1- Sistemi financiar me bazë tregu vitet 70,80,90
  • 11. 11  Në vendet me të ardhura të larta tregjet kanë tendencë tëjenë të mëdhenj , aktiv dhe efiçent . Grafiku 2- Zhvillimi sistemit financiar me bazë tregu sipas vendeve Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)  Në vendet e etiketuara “ të pasura “ janë të përhapura gjërësisht kompanitë e sigurimeve , pensioneve , fondet e përbashketa dhe institucionet e tjera jo bankare.
  • 12. 12 Grafiku 3A- Institucionet jobankare në sektorin privat në perqindje të GDP Grafiku 3B- Institucionet jobankare në sektorin privat si pjesë e totalit të institucioneve jo bankare në sektorin privat
  • 13. 13 Grafiku 3C- Zhvillimi i kompanive të sigurimit Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)  Kompanitë e sigurimit , fondet e pensioneve , fondet e përbashketa dhe institucione financiare jo bankare kanë tendencë të zmadhohen në përqindjen që zënë për GDP sa me shumë vendi i afrohet kategorisë “vende të pasura” . Grafiku 4A- Institucionet jo bankare në sektorin privat në përqindje të GDP në vitet 80
  • 14. 14 Grafiku 4B- Institucionet jo bankare në sektorin privat në përqindje të GDP në vitet 90 Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)  Në vendet me të ardhura të larta tregu ka tendencë të jetë me efiçent se bankat . Grafiku 5- Efiçensa treg vs bank Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)  Në vende me të ardhura të larta (të pasura) , sistemi financiar ka tendence të jetë më shumë me baze tregu.  Në vendet me tradite ligjore Common Law përgjithësisht shfaqet sistemi financiar me bazë tregu , me rregulla të forta për mbrojtjen e investitorëve (aksionerëve ) .
  • 15. 15 Grafiku 6- Sistemi financiar me bazë tregu sipas traditës ligjore të vendeve Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)  Vendet me nivel të ulet korrupsioni përgjithësisht shfaqen me sistem financiar të bazuar në treg  Niveli i taksave nuk ka asnjë ndikim nëçfarëdolloj sistemi me bazë banke apo tregu shfaqet në një vend tëcaktuar . 3. Sistemi Financiar me bazë bankat Sistemi financiar ngrihet mbi bazën e dy komponentëve të rëndesishëm siç janë tregu financiar dhe tregu bankar. Koncepti i Bankës në kohët tona moderne ka ardhur duke u komplikuar gjithnjë e më shumë duke e bërë të vështirë përkufizimin e saj , falë gamës së gjërë të shërbimeve dhe produkteve që ajo ofron. Zhvillimi botëror ekonomik e financiar do të ishte i pamundur të realizohej nëse nuk do të egzistonte sistemi bankar i cili përgjigjet ndryshe ndaj ekonomive të vendeve të ndryshme . Banka njihet më së shumti për rolin e saj ndërmjetësues por përvec këtij roli , sipas Stephen M. Forst sistemi bankar kryen 4 transformimet e mëposhtëme :  Transformimi i rrezikut të kredimarrjes  Transformimi i rrezikut të likuiditetit  Transformimi i rrezikur të normave të interesit  Transformimi i afateve të maturimit Të katerta këto funksione i japin besueshmërinë këtij sistemi për të operuar në treg. Sistemi bankar ka nje impakt të drejtpërdrejtë në injektimin e likuiditetit në ekonomi ,fjala kyçe e
  • 16. 16 bizneseve sidomos në kohë krize. Industria bankare ka një ndikim për tu theksuar në produktin e brendshëm bruto të vendeve të ndryshme , mjafton të shikojmë raportet vjetore të bankave qëndrore . Sistemi Bankar ka fillesat e saj që në vitin 2000 (b.c) por në historinë moderne lidhet me krijimin e bankave në Itali , më pas Hollandë, Gjermani, Poloni , Francë, Angli etj. Pavarësisht anëve të padiskutueshme pozitive të sistemeve bankare duhet thënë se gjatë gjithë historisë ky sistem është prekur edhe nga kriza te vazhdueshme (13 raste së bashku me Krizën Ekonomike Botërore të 2008).Në sistemet financiare të bazuara në banka, bankat luajnë një rol udhëheqës në perforcimin e mbledhjes se kursimeve, ndarjes së kapitalit dhe mbikëqyrjes se vendimeve për investime te menaxherëve të korporatave, gjithashtu bankat jane pergjegjese per sigurimin e mjeteve të menaxhimit të riskut. Në kuadrin e diskutimeve rreth dominancës së njërit sistem nga tjetri , studjues të fushës arritën në këto konkluzione sa i përket sistemit financiar të orjentuar nga bankat : Sipas Allen(1993) sistemi me bazë banke shfaqet tepër i ngurtë në lidhje me dhënjen e informacioneve për kompanitë të cilat i kanë kredituar , gjithçka është ngritur mbi marrëdhënie besimi midis palëve , një marrëdhënie që tenton të jetë e gjatë në kohë dhe sekrete. Gjithashtu Allen, shprehet se bankat janë më të mira në shpërndarjen e riskut ndërkohorë.Stulz (2000) argumenton se bankat ofrojnë financim të organizuar , e cila është vendimtare për sipërmarrësit në realizimin e projekteve të tyre. Në çdo fazë te projektit, bankat rivlerësojnë dhe aplikojnë aftësitë e tyre të specializuara për të rritur probabilitetin e suksesit të projekteve te cilat bankat kreditojnë. Një këndvështrim tjetër kanë sjellë autorët Boot and Thakor (1997) të cilët thonë se faktorë të ndyshëm në sistemin me bazë banke koperojnë dhe kordinojnë veprimet mes tyre dhe se bankat arrijnë të ofrojnë mbrojtjen më të mirë përsa i përket fenomenit tëdëmit moral .Autorët Rajan and Zingales (1998) për të shpjeguar se kush sistem fuksionon më mirë, vendosin theksin mbi dy faktorë të tjerë: disponibiliteti i kapitalit dhe infrastruktura kontraktuale për financim. Sipas tyre në vende ku sistemi financiar nuk gjeneron dot kapital me lehtësi funksionin e kryejnë më mirë bankat.Deri në një pikë të dyja sistemet , si ai i bazuar në treg po ashtu ai i bazuar në bankë përshpejtojnë rritjen ekonomike. Por kur bëhet fjalë për moderimin e luhatshmërive të ciklit tëbiznesit këto dy sisteme dallojnë shumë nga njëri tjetri sa i përket efekteve që kanë . Në rënjet normale të ciklit një sistem bankar i shëndetshem ndihmojn në zbutjen e dëmeve që shoqërojnë këtë proçes,por kur reçesioni shoqërohet me një krizë financiare , impakti që ka në
  • 17. 17 GDP kjo krizë , është tre herë më i madh në vendet me sistem financiar të orjentuar nga banka sesa nga ato me sistem financiar të orjentuar nga tregu. Bankat dhe tregjet transformojnë fondet e kursyera në investime në mënyra të ndryshme nga njëra tjetra, bankat përgjithësisht ndërhyjnë në bilance , që do të thotë vendosin kursimet në formë depozitash dhe i shpërndan në formë huaje . Tregjet i mbajnë kursimtarët dhe investitorët sipas parimit : arm’s-length , duke shërbyer si forum ku letrat me vlerë të kapitalit dhe borxhit emetohen dhe tregtohen. Bankat mund të kapercejnë problemet që rrjedhin nga asimetria e informacionit dhe problemet e zbatueshmërisë së kontratave nëpërmjet informacioneve që grumbullojnë nga rrjetet e njohurive, ndërsa tregjet e realizojnë këtë nëpërmjet kushteve të kontratave dhe gjykatave.Vendet menjë traditë tëligjit Common Law, që kanë si qëllim mbrojtjen efortë tëtë drejtave tëaksionerëve, rregulloreve të mirë përcaktuara tatimore dhetë kontabilitetit, me njënivel të ulët tëkorrupsionit,kanë tendencë të jenë të orientuar drejt tregut . SipasTadesse (2002),vendet membrojtjetë ulëttë të drejtave tëaksionarëve, kanë te zhvilluar sistemin me bazë banke por nëse mbizotërojnë edhe standarde të dobëtatë kontabilitetit, me rregullorekufizuesebankaredhe nivel të lartëtë inflacionit, nuk kane sistem financiar të zhvilluar. Asli Demirguc-Kurt dhe Ross Levine (1999) kanë nxjerrë disa përfundime për madhësinë , aktivitetin , efiçensën dhe zhvillimin kohor të secilit sistem financiar: Fig.1 “ Vendet me sistem “Common Law”
  • 18. 18  Në vendet me të ardhura të larta bankat dhe institucionet financiare shfaqen aktive , të mëdha dhe tepër efiçente. Grafiku 7- Zhvillimi i sistemeve financiare (aktivitet, madhësi efiçense) Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)  Në vende me të ardhura të larta ( të pasura ) sistemet financiare shfaqen të mëdha , aktive dhe efiçente. ( Graf.studion madhësinëdhe efiçensen e sistemeve financiare).
  • 19. 19 Grafiku 8- Efiçensa dhe madhësia e sistemit financiar Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)  Në vendet me të ardhura të larta ( të pasura ) bankat për nga madhësia nuk janë më të vogla apo më të medha se tregu. Grafiku 9- Madhësia e bankave , tregut dhe institucioneve bankare Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)  Në vendet me të ardhura të larta (të pasura) bankat kanë tendence të jenë më pak aktiv se tregu .
  • 20. 20 Grafiku 10- Aktiviteti i bankave institucioneve të tjera bankare Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)  Vendet me traditë ligjore French Civil Law me ligje të forta për mbrojtjen e kreditorëve përgjithësisht kanë sistem financiar të pa zhvilluar dhe kanë tendencë të kenë sisteme me bazë banke. Grafiku 11- Sistemi financiar me bazë banke sipas tradites ligjore të vendeve Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)  Vendet të cilat kanë sisteme të sigurimit të depozitave tentojnë të kenë sistem me bazë banke
  • 21. 21  Vendet me inflacion të lartë shfaqen me nje sistem financiar tëpazhvilluar dhe përgjithësisht nuk lidhet me asnjërin nga llojet banke apo treg (niveli makroekomik) .  Bankat dhe institucione tjera financiare janë rritur me kalimin e kohës në përqindjen që zënë nëGDP . Grafiku 12- Zhvillimi ndërkohor i institucioneve jo bankare (Burimi: Demirgü-Kunt and Levine (2001)
  • 22. 22 4. Konkluzione Ashtu sic u paraqit në fillim të punimit TOI (theory of industrializacion) analizonte se në fillimet e ndërtimit të sistemeve financiare , vendet me normë të vogël industrializimi ndoqen sistemin me bazë banke sepse hasen problem në gjenerimin e brendshëm të fondeve për teknologji dhe investime të mëdha por dhe sepse popullsia e tyre ishte e prirur të investonte në asete të sigurta si obligacione qeveritare. Nga informacionet e mbledhura dhe të paraqitura në këtë punim asnjë nga sistemet nuk dominon tjetrin por secili shfaq avantazhe dhe disavantazhe sipas karakteristikave që mbart. Në sistemin me bazë banke faktorët kooperojnë dhe koordinojnë veprimet mes tyre ndërsa të ai me bazë tregu faktorët konkurojnë mes tyre , kjo shihet të mbrojtja nga “ hazard moral” për bankat dhe të nxjerrja publike e informacionit tek tregu. Në sistemin me bazë tregu informacioni duke qënë publik u jep nxitje investitorëve të shohin sesi një kompani e caktuar po ecën përpara se të investojnë , ndërsa ai me bazë banke shfaqet tepër i ngurtë për të dhënë informacion sepse gjithshka është ngritur mbi marrëdhënie besimi midis palëve që tenton të jetë e gjatë në kohë . Përsa i përket kostos së informacionit dhe transaksionit sipas studimeve sistemi me bazë tregu shfaq nje kosto deri në 1 % më të ulët se ai me bazë banke. Gjithashtu në vendet ku sistemi financiar nuk gjeneron fonde me lehtësi përgjithësisht bankat fuksionojnë më mirë , ndërsa në ato vende ku ka kapital të bollshëm përgjithësisht fuksionon sistemi i orientuar nga tregu . Në vendet me të ardhura të larta sistemi financiar si ai i bazuar në treg dhe ai i bazuar në banke shfaqen te medhaja , aktive dhe eficent. Në këto vende për nga faktori madhësi , asnjë nga llojet nuk ka dominancë ndaj tjetrit, ndërsa përsa i përket aktivitetit dhe efiçencës tregu është dominant. Përsa i përket sistemeve ligjore përsëri shihet një qasje ndryshe nga çdo sistem. Në vendet me traditë ligjore French Civil Laë me ligje të forta për mbrojtjen e kreditorëve përgjithësisht kanë sistem financiar të pa zhvilluar dhe kanë tendencë të kenë sisteme me bazë banke sepse vetem ai mund të fuksiononte, ndërsa në vendet me traditë ligjore Common Law përgjithësisht shfaqet sistemi financiar me bazë tregu , me rregulla të forta për mbrojtjen e investitorëve (aksionerëve ) .
  • 23. 23 Përsa i përket dy treguesve të tjerë inflacion dhe korupsion , sistemi me bazë tregu përgjithësisht janë të përhapura në vende me inflacion dhe nivel të ulët korupsioni ndërsa ata me baze bankë fuksionojnë më mirë në nivele të larta inflacioni dhe korrupsioni . Duke i përmbledhur gjithë faktorët që shpjeguam në një link të vetem punimin menduam ta mbyllim duke parë ndikimin në GDP/frymë që ka secili sistem , ku në ekonomitë e pazhvilluara dhe në zhvillim vendet shfaqin sistem me bazë banke deri në një pike ku ato i afrohen kategorisë vende me të ardhura të larta (të pasura) ku dominant bëhet sistemi me bazë tregu . Grafiku 13- Ndikimi në GDP/Frymë sipas dy sistemeve Burimi :Leonardo Gambacorta, Jing Yang and Kostas Tsatsaronis (9 March 2014) Pra siç pamë në konkluzionet e nxjerra asnjë nga sistemet nuk shfaqet më i mirë se tjetri , por secili ka avantazhet , disavantazhet e tij dhe fuksionon më së miri sipas specifikave të vendeve .
  • 24. 24 Referencat : 1) Shankha Chakraborty and Tridip Ray , Bank-based versus market-based financial systems : A growth-theoretic analysis (http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=332501) 2) Vitolis (Janary 2001), The origins of bank-based and market-based financial systems: Germany, Japan and United States (https://www.wzb.eu/sites/default/files/u13/vitols_dp_i01-302.pdf ) 3) Ross Levine (January 2000), Bank based or market-based financial systems: which is better? (http://siteresources.ëorldbank.org/DEC/Resources/16162_Bank_Based_or_Market_Base d.pdf ) 4) Asli Demirguc-Kunt and RossLeveine (June 1999), Bank-based and market-based financial systems: Cross-country comparisons (http://faculty.haas.berkeley.edu/ross_levine/papers/2001_Book_Levine_BankVsMktCros sCountry.pdf ) 5) Leonardo Gambacorta, Jing Yang and Kostas Tsatsaronis (9 March 2014), Financial structure and growth. (http://www.bis.org/publ/qtrpdf/r_qt1403e.htm) 6) Mehmet Uzunkaya (2012) , Economic performance in bank-based and market-based financial systems: Do non-financial institutions matter? (http://www.scienpress.com/Upload/JAFB/Vol%202_5_10.pdf)