SlideShare a Scribd company logo
1 of 7
1.
Ka disa kuptime të sigurimeve, por një prej sqarimeve te mira është ajo e zhvendosjes se rrezikut
nga një person në tjetrin, në këmbim të një çmimi, ose premie. Në këtë drejtim, sigurimet
përbejnë një shkëmbim të tregut që lejon ndarjen e rrezikut për ata që mund ta mbajnë atë ne
mënyrë shumë me efikase. Sigurimet janë një shërbim i krijuar mirë që ndihmon për të reduktuar
nivelin e përgjithshëm të pasigurisë. Powers (Powers 2011, 83-86) artikulon ndërveprimet
ndërmjet akteve të mirave materiale, humanizmit dhe të sigurimit, vijon me zgjerimin e
njohurive, duke bere lidhjen e rrezikut te përbashkët, pasigurisë dhe sigurimit dhe lë të kuptohet
se ai vë veten në rolin përkatës të sipërmarrësit. Sigurimet janë vazhdimisht në dispozicion në
ekonomitë e zhvilluara e sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bizneset personale dhe
bizneset e tjera ne përgjithësi. Konsumatorët varësisht nga nevojat e paraqitura blejnë lloje te
ndryshme te sigurimeve si atë të shëndetit, shtëpisë, automobilave, dhe mallrave te tyre të tjera
të vlefshme. Bizneset sigurohen kundër aksidenteve, padive, zjarrit dhe te ngjashme. Megjithatë,
tregjet e sigurimeve nuk janë të zhvilluara mirë në Ekonomitë në zhvillim (të quajtura gjithashtu
ekonomitë në rritje / vendet në zhvillim), ku individët kanë më pak te ngjare për të siguruar
pasurinë e tyre, dhe sigurimet nuk janë në dispozicion për sipërmarrësit fillestare dhe bizneset e
vogla për shkak te në normave jo të përballueshme te sigurimeve. Mundësia e kufizuar
e sigurimeve në vendet e në zhvillim 1
krijon dështim tek këto ndërmarrje fillestare për të ulur
nivelin e pasigurisë me çka zvogëlon gjasat qe njerëzit te fillojnë biznese te reja e çka ne mënyrë
direkte ndikon ne ngadalësimin e rritjes ekonomike. Variablat që përbejnë evoluimin e kërkesës
së sigurimeve janë tre: Disponueshmëria e sigurimit, Prirja për të blerë sigurim dhe Njohuritë
mbi sigurimet. Në veçanti, prirja për të blerë sigurime dhe disponueshmëria ndaj sigurimeve janë
dy koncepte të lidhura, në kuptimin që prirja për të blerë sigurim mbështet kushtet për
disponueshmërinë e produkteve të sigurimit 2
. Sfondi në të cilin hulumtimi zhvillohet është ai i
institucioneve që favorizojnë vendosjen e sipërmarrjeve dhe tregjeve te sigurimeve te cilat
marrin veprime te tyre te shpejta dhe produktive ne rritjen ekonomike, d.m.th., miratimi i
institucioneve të caktuara, kanaleve që inkurajojnë aspektin sipërmarrës të aktivitetit njerëzor në
një drejtim që nxit rritjen ekonomike "(Boettke dhe Coyne 2003), (2009a High,) dhe kështu,
sigurimet mund të shihen si një institucion i tregut. Punimi shikon në marrëdhëniet mes
1
Kriza globale financiare dhe ekonomike e kohëve të fundit e ka bere te paqartë dallimin midis ekonomive të
zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Rritja ekonomike duket se po vjen nga të ashtuquajturat vendet BRIC (Brazili,
Rusia, India dhe Kina), ndërkohë që ekonomitë e zhvilluara kanë vuajtur krizën më të rëndë që nga Depresioni i
Madh. Në Nëntor te vitit 2009 një raport nga Everest Capital thotë: "Dallimi në mes tregjeve ne zhvillim dhe atyre te
zhvilluara po zhduket. Tregjet në zhvillim përfaqësojnë gjysmën e ekonomisë botërore; ato janë të mëdha dhe më
likuide me luhatshmëri të ngjashme me ato të tregjeve të zhvilluara dhe të korporatave qeveritare si dhe politikave
qeveritare, dhe në disa raste janë superiore ndaj tregjeve të zhvilluara (Everest Capital 2009),
2
Prirja për të blerë sigurim është e barabartë me prirje për të shpëtuar, e cila është më e lartë në mesin e të varfërve
rurale se sa të varfërit urban (Getahun 2001 3).
Materiali eshte pjese e ndare nga punimi i diplomes ne Master me titull
" Sigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne Kosove"
Materiali mund te perdoret nga te interesuarit duke pasur parasyshe qe te
ceket burimi si, Agron Berisha (2016), Sigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne Kosove.
disponueshmërise së sigurimeve, aktivitetit ekonomik dhe sipërmarrjeve ajo zhvillon një kornizë
teorike dhe një hipotezë te testueshme për të verifikuar ndikimin e mbulimit të sigurimeve për
ndërmarrjet, si dhe ndikimin e sigurimeve shoqërore, te cilat i definon si sponzorizim i programit
qeverisës te sigurimeve si ato shëndetësore dhe kontributin e papunësisë te vendosura me status
te caktuar dhe te definuar si subvencion qeveritare me një nivel te caktuar i cili ndikon ne
zhvillimin e tregut. Gjetjet dhe rezultatet ne kete drejtim tregojnë se në Kosove, por ndoshta edhe
në vende të tjera me treg dhe ekonomi ne zhvillim, kanë nevojë për një agjendë të politikave
publike që përfshin zhvillimin e tregjeve gjithëpërfshirëse dhe të pavarura të sigurimeve për të
mbështetur ndërmarrjet.
1.1
Punimi ne përgjithësi është zhvilluar përgjatë këtyre kapitujve: qëllimi i studimit, jep
indikacione për qëllimin e studimit dhe përcakton një kuadër konceptual të analizës. Kapitulli i
pare paraqet hyrjen dhe përmbledhjen si dhe qëllimi i punimit, Kapitulli i dyte: Sigurimet,
paraqet një përmbledhje te disa nënkapitujve siç është historia e sigurimeve si dhe paraqiten
etapat e zhvillimit te kësaj industrie, Kapitulli i trete: paraqet tregun e sigurimeve ne Kosove si
dhe krahasimin e tij me vendet e regjionit si dhe faktorët e zhvillimit dhe perspektiven e këtij
tregu ne Kosove, mundohet te pasqyroje ndikimin socio ekonomik ne shoqëri, rolin dhe
funksionin e burimeve njerëzore si dhe atë te teknologjisë informative. Kapitulli i katërt:
shqyrton kryesisht krahasimin e funksionimit te kompanive te sigurimeve ne Kosove dhe atyre
ne regjion, ngjashmëritë dhe dallimet. Kapitulli peste, mundohet te paraqet rrjedhat e zhvillimit
ekonomik te Kosovës ne periudhën e tranzicionit pas luftës, rolin e kompanive te sigurimeve ne
zhvillimin ekonomik si dhe rolin e politikave publike dhe qeverisëse ne zhvillim ekonomik.
Kapitulli i gjashte, paraqiten sigurimet si ndërmjetësues ne rolin e institucioneve financiare dhe
ndikimi i tyre ne rritjen dhe zhvillimin ekonomik te Kosovës, rolin e kompanive te sigurimeve ne
ketë drejtim dhe zhvillimin e tregjeve financiare. Ndërsa nen kapitujt përfshijnë hyrjen,
konkluzen e punimit si dhe referencat e këtij punimi.
1.2
Pyetja hulumtuese në bazë të asaj qe u shtjellua më lartë rrjedhimisht është:
Cila është rëndësia e sigurimeve si dhe cili është efekti i tyre si ne aspektin social ashtu edhe atë te
zhvillimit dhe rritjes ekonomike ne Kosove si ne rolin mbrojtës ashtu edhe te ndërmjetësuesit financiar?
1.3 Qëllimi i studimit
Qellim i këtij punimi është qe te sqarohet kuptimi konceptual i sigurimeve, e nisur nga kjo, nëse
shikojmë nga aspekti historik dhe ai letërsisë, aversioni i riskut dhe ai i ndërmarrjes, kanë për
qëllim për të provuar se sigurimet mund të ulin pasigurinë dhe të lehtësojnë sipërmarrësit për të
ndërmarrë aktivitete ekonomike te cilat do te ndikonin qe si ne mënyre direkte po ashtu edhe
indirekte te ndihmojnë ne rritje dhe zhvillim ekonomik.
Ky punim synon para së gjithash qe të siguroje një kuptim më të detajuar të rolit, përfitimet dhe
mundësitë e industrisë së sigurimeve, si dhe një pasqyrë të funksionimit të mekanizmit të
sigurimeve. Këtu shpjegohet vlera e vërtetë e sigurimeve e cila individëve, institucioneve dhe
ekonomisë u ofron një ndjenjë të sigurisë dhe paqe te mendjes duke i siguruar ata, duke
inkurajuar zbutjen e humbjeve, rritjen e mirëqenies, dhe në përgjithësi duke i bërë njerëzit më të
vetëdijshëm për realitetin e rreziqeve dhe pasojave të tyre përmes informacionit dhe sinjaleve te
çmimeve. Sqarimi gjithashtu trajton disa nga keqkuptimet në lidhje me mbulimin e sigurimeve,
në veçanti për ato zona ku ato kanë çuar në zhgënjim në lidhje me industrinë.
Sigurimet nderveprojnë me aktivitetet dhe iniciativat ekonomike dhe kane funksionin qe duke
shërbyer dhe duke mbështetur këto aktivitete nga ana tjetër favorizojnë rritjen ekonomike dhe
zhvillimin. Megjithatë, gjendja e sigurimeve në tregjet në zhvillim, kryesisht në vendet e Evropës
Juglindore ku përfshihet edhe Kosova paraqitet me mangësi, si ne defekte të institucioneve dhe
nivelin e primeve. Kjo situatë nuk është e favorshme për aktivitetin ekonomik dhe ndërmarrjet si
dhe sigurimet nuk mund të kryejnë funksionin e tyre institucional në treg. Qëllimi i këtij punimi
është se ai shqyrton disa fusha, për shembull, rritjen ekonomike, financiare, Tregjet ne
përgjithësi, tregjet e sigurimeve dhe atë te ndërmarrjeve. Gjate hulumtimeve është gjetur se këto
zona janë të lidhura, p.sh. sektori financiar dhe rritja ekonomike, sektori financiar dhe ai i
sigurimeve si dhe ndërmarrjet dhe rritja ekonomike, zhvillimi i sektorit financiar është menduar
të jetë një faktor vendimtar për rritje dhe ndërmarrësi, ndërmarrjet dhe rritja janë ngushtë të
shoqëruara, në atë se ndërmarrja stimulon rritjen. Megjithatë, qëllimi kryesore është qe për aq sa
është e mundshme te përcaktohet lidhja midis sigurimeve dhe zhvillimit ekonomik dhe rolit te
tregut të sigurimeve në Kosove në lidhje me ndërmarrjen dhe rritjen ekonomike, e nga e gjithë
kjo te nxiten iniciativa për studim te mëtutjeshëm te këtij ndërveprimi financiar-ekonomik dhe të
testohet më tej për shkak te ndërlikueshmerise se madhe si dhe ndryshimeve te shpejta ne tregun
botërore si imponim dhe pasoje e shume faktorëve dhe ndryshimeve te shkaktuara ne dekadën e
fundit te këtij shekulli, avancimit te tregut ne shume aspekte e sidomos ne paraqitjen e kërkesave
për mbulesa te reja siguruese te imponuara nga faktori njeri dhe ai natyre si dhe nga faktori i
ndryshimeve teknologjike.
2. Sigurimet
Sigurimet janë veprimtari ekonomike, shërbyese e cila mbron njerëzit dhe pasurinë e tyre nga
pasojat ne rast ndodhjes se ndonjë rreziku. Ne atë mënyre sigurohet mbulesa e nevojshme ne
ekonomi dhe ne shoqëri ne tërësi. Personat Juridik dhe individët janë gjithmonë te ekspozuar
mundësisë se pandërprere te ndodhjes se rrezikut e cila mund te shkaktoje dëme. Sigurimi
paraqet një nga mënyrat me te mira te sigurisë nga ndodhitë e tilla dhe paraqet detyrim ekonomik
për çdo kënd i cili kujdeset për sigurinë e veprimtarisë ne jetën e përditshme.
Sigurimet bazohen ne tri parime themelore :
Parimi Ekonomik: i cili ne vete përfshin mbrojtjen ekonomike e te siguruarve dhe ruajtjen e
pasurisë se tyre, rolin zhvillues, social dhe te tjerë.
Parimi Juridik: Rregullimi i akteve te shumta juridike te cilat lindin me sigurimet
Parimi Teknik : Sigurimi i mekanizmave për dëmshpërblim me përdorimin e metodave
matematiko statistikore.
Sigurimet luajnë rol te rëndësishëm si ne jetën e individëve ashtu edhe te ndërmarrjeve çka do te
thotë se ndërmarrjet mbështeten ne fondet nga sigurimet ngase ne mënyre te pashmangshme me
pagesën e dëmeve te shkaktuara gjate veprimtarisë, sigurimet i mundësojnë te rigjallërojnë
aftësinë punuese te asaj njësie ekonomike, derisa tek individët me pagesën e demit nga ana e
sigurimeve zgjidhen çështje te rëndësishme te përkujdesjes individuale. Duke kaluar neper
kohëra te shumta dhe ne shume faza, sigurimet janë sot një veprimtari shoqërore shume e
zhvilluar, një ent ekonomik me ane te se cilit kompensojnë demet e shkaktuara si shkak i
ndikimit te forcave natyrore, fatkeqësive dhe ngjarjeve te shumta te tjera. Me ane te tyre ofrohet
mbrojtje ekonomike te siguruarve, subjekteve juridike dhe personave fizike, nga ndikimet e
dëmshme dhe çrregullimet te cilat vijnë me ndodhjen e rastit te siguruar apo realizimin e riskut te
siguruar. Vete theksimi i sigurimit lidhet me termat e riskut, demit, zhdëmtimit dhe ata janë te
lidhur me kuptimin e sigurimeve e qe ne vete mban idenë e sigurisë. Meqenëse ky kuptim shume
mire e ilustron qëllimin e sigurimeve tek ai ne kushtet e reja nuk behet fjale vetëm për sigurinë
por edhe për disa faktorë te tjerë te rëndësishëm siç është kontributi i ekzistencës ekonomike dhe
proceseve shoqërore ne tërësi.
Sigurimet ne thelb nënkuptojnë bashkimin e individëve te ekspozuar rrezikut te njëjte me qellim
qe bashkërisht ta durojnë demin për te cilin paraprakisht dihet se sipas teorisë se probabilitetit do
te u ndodhe vetëm disave prej tyre. Nga kjo mund te themi se baza e sigurimeve është
reciprociteti. 3
Shoqëritë siguruese janë institucione financiare te cilat merren me marrjen e riskut
mbi vete ne llogari te klientëve te tyre për një kompensim te quajtur premi.
Në nivelin e saj bazik dhe fondamental, mekanizmi i sigurimit përfshin individët apo subjektet
(të siguruarit) qe paguajnë një shumë të caktuar në intervale të rregullta apo premi në një fond të
përbashkët, nga e cila para tërhiqen mjete te për kompensuar një ose më shumë të siguruar të
cilët janë viktima të një ngjarjeje të paracaktuar në rrethana të veçanta.
3
Frederic S. Mishkin, Stanley G. Eakins, (2003) “ Financial Markets and Institutions”, Addison Wesley,
New York, page 519 – 532
*Ristić Ž., Komazec S.: Radičić, Finansijski menadžment, Beograd, 2006
"Sigurimet duhet të jene jo te tilla qe te perceptohen vetëm si një mekanizëm për mbrojtje, por
më e rëndësishmja, si një partneritet që lejon individët dhe bizneset për të hapur krahët e tyre dhe
të shkojnë atje ku ata përndryshe nuk kanë guxuar për të shkuar."
Për këtë dhe shumë arsye te tjera, kjo është pika që ky punim mundohet të theksoj se sigurimet
duhet të perceptohen drejtë jo vetëm si një mekanizëm për mbrojtjen dhe menaxhimin e rrezikut,
e cila paguan kur ndodh një katastrofë, por më shumë si një partneritet që lejon individët dhe
bizneset për tu zhvilluar dhe te depërtojnë ne hapësira te cilat me herët kane qene vështirë te
qasshme ose ne forma te caktuara te paarritshme.
Roli i sigurimeve si një mekanizëm për mbrojtjen sociale është ndoshta ajo që për herë të parë
vjen në mendje kur kërkohet të mendohet për përfitimet e saj. Në të vërtetë, duke zbutur efektet e
ngjarjeve ekzogjene mbi të cilat ne nuk kemi kontroll, si sëmundjet, aksidentet, vdekjen,
fatkeqësitë natyrore sigurimet lejojnë individët të marrin veten nga fatkeqësia e papritur me
lehtësimin ose të paktën kufizimin e barrës financiare. Në rastin e sigurimit shëndetësor, ajo
mund edhe të kuptohet si dallimi në mes jetës dhe vdekjes.
Sigurimet, megjithatë, kane një ndikim shumë më të gjerë dhe më të thellë se ky perceptim
fillestar, edhe pse vlera e saj për shoqërinë buron nga ky funksion primar. Për shkak se ajo
menaxhon, diversifikon dhe thith rrezikun e individëve dhe kompanive, sigurimet shpesh janë
një parakusht për zhvillimin e aktiviteteve të tjera prodhuese, të tilla si, të blesh një shtëpi apo
edhe duke filluar ose zgjeruar një biznes. Nga ana tjetër, këto kërkesa, aktivitete ne lehtësimin e
furnizimit dhe mbështetjes së tregtisë, janë ne përgjithësi të angazhuara vetëm në të njëjtën kohë
me rreziqet e jashtme te lidhura te cilat menaxhohen përmes sigurimeve.
Ky efekt lehtësues vepron edhe në nivel individual, duke u përhapur si një pasojë e natyrshme e
vlerës së saj të mbrojtjes sociale. Një person i siguruar i cili nuk vuan humbje të panevojshme
financiare pas një fatkeqësie te papritur do ta ketë më te lehtë për të ruajtur pushtetin apo forcën
e tij blerëse. Ndikimi total i sigurimeve, pra, është tek niveli i modelit te konsumit dhe me shume
të kontributit te stabilitetit financiar dhe social. Ky faktor stabilizues është përforcuar me rolin e
sigurimeve si një investitor afatgjate në projekte dhe biznese.
Sigurimet kane një efekt real në ekonominë globale, natyrisht, nëpërmjet numrit absolut të
njerëzve që sektori punëson. Por ai gjithashtu vepron në një mënyrë komplementare me sektorin
bankar, duke ofruar qasje më të lehtë në kredi, kanalizimin e kursimeve në investime afatgjata
dhe duke siguruar transparencë më të madhe dhe likuiditet në tregje, duke siguruar mbështetje të
mëtejshme dhe rritje të ekonomisë.
Ato kontribuojnë në sigurinë publike dhe zhvillimin e produkteve të reja duke rritur
ndërgjegjësimin në lidhje me sigurinë, duke çuar në përmirësimin e kërkesave të sigurisë që të
shpëtojë jetë dhe rris sektorin e prodhimit.
Së fundi, si një ofrues i shërbimit të menaxhimit të riskut, industria e sigurimeve është e
vendosur në mënyrë ideale për të ndihmuar në projektimin e produkteve të reja dhe të
kontribuojë në zgjidhjen e sfidave globale urgjente shoqërore siç janë plakja e popullsisë dhe
zhvillimin e produkteve te tilla qe mbrojnë nga kërcënimet nga ndryshimet klimatike dhe rreziqet
kibernetike. *Mënyrat në të cilat sigurimet kontribuojnë në shoqëri dhe ne rritjen ekonomike
mund të përmblidhen si më poshtë:
• Ato lejojnë rreziqet e ndryshme qe të menaxhohen në mënyrë më efikase;
• Inkurajojnë zbutjen e humbjeve;
• Rrisin paqen e mendjes dhe promovojnë stabilitetin financiar;
• Ato ndihmojnë në lehtësimin e barrës mbi qeveritë për ofrimin e të gjitha shërbimeve të
mbrojtjes sociale të qytetarëve nëpërmjet sistemeve të sigurimeve shoqërore;
• Lehtësojnë dhe mbështesin tregtinë dhe bizneset si dhe rritjen ekonomike;
• Mobilizojnë kursimet e brendshme; dhe
• Nxisin një shpërndarje më efikase të kapitalit, avancojnë zhvillimet e shërbimeve financiare.
Politika e sigurimeve, marrëveshja në mes të siguruesit dhe te siguruarit, mund të konsiderohet si
një marrëveshje kompakte e bazuar në besimin e ndërsjellë; një partneritet ku të siguruarit
preferojnë të paguajnë një sasi të primit te përcaktuar për tu mbrojtur kundër një humbjeje të
pasigurt, pasojat financiare të cilave do të jene shumë më te larta pa sigurim, dhe siguruesi
kompenson për atë humbje në rast të fatkeqësisë.
Termi kyç në sigurime është rrezik ose "rrezik i përbashkët" ne vend, si kompania e sigurimeve
dhe i siguruari janë të prekur nga mundësia e vendit te siguruar apo ngjarjes duke marrë dhe
pasojat në qoftë se ajo ndodhe, por sigurisht jo në të njëjtën mënyrë. Për më tepër, rreziqet e
qenësishme në një ngjarje të përfshijë shumë më tepër faktorë sesa thjesht mundësia e ngjarjes se
ndodhur. Në lidhje me sigurimin e aksidenteve, për shembull, aspekte të moshës, mjedisit,
mënyrën e jetesës, sjelljes, etj., të gjitha këto ndikojnë jo vetëm ne mundësinë e një aksidenti që
po ndodh, por edhe ne shkallën e humbjes në qoftë se ajo ndodhe. Prandaj qe marrëveshja të jetë
e drejtë për të dyja palët, për primet e paguara nga i siguruari për të reflektuar me vend te
rrezikut, të gjitha aspektet e rrezikut të siguruar duhet të vlerësohen si duhet, ose "te llogariten
nga aktuari ", duke marrë parasysh qëllimin dhe natyrën specifike të ngjarjes, shtrirja e
përfitimeve të paguara, karakteristikat e të siguruarit dhe numri i personave apo subjekteve të
mbuluara ne te njëjtën kohë.
Marrja ne sigurim është një proces me të cilin një person, i quajtur mbajtës i polices, në këmbim
të një pagese i kalon një kompanie të sigurimit rrezikun e humbjes që do donte ta shmangte, e
cila quhet Premi e Sigurimit. Njerëzit përdorin sigurimin për tu mbrojtur nga rreziku i humbjes
së mundshme, por të pasigurt. Mbajtësi i policës zotohet për një kosto të ditur (primi) në këmbim
që kompania e kontraktuar e sigurimeve të mbulojë shpenzimet më të mëdha, në rast të një
ngjarje të padëshirueshme.
Ka shumë lloje të ndryshme të sigurimeve. Njerëzit mund të sigurohen kundër pothuajse çdo
rreziku të mundshëm - me një çmim. Më poshtë janë te pasqyruara katër llojet kryesore të
sigurimeve që shumica e njerëzve i konsiderojnë dhe rreziqet kryesore që janë duke u siguruar
ndaj secilës prej tyre. Tabela 1. Llojet me te kerkuara te sigurimeve ne Kosove dhe rreziku i
mbuluar,
Sigurimet përfshijnë fondet e grumbulluara nga primet e paguara nga shumë mbajtës të policave
për të paguar humbjet që një pjesë e vogël e tyre do ti pësoj. Jo të gjithë mbajtësit e policës do të
kenë një aksident apo të sëmuren në të njëjtën kohë. Sa më i madh të jetë numri i personave të
Llojet e Sigurimit Lloji i rrezikut të mbuluar
Sigurimi i jetës Vdekje e hershme
Sigurimi i automjeteve Aksident apo vjedhje
Sigurim i pronës Zjarr apo dëme të tjera të pronës
Sigurimi i aksidenteve dhe
shëndetësore
Në rast të sëmundjes dhe aksidentit
personal
siguruar për të njëjtin lloj të rrezikut, aq më shumë ata mund të përfitojnë nga "ligji i numrave të
mëdhenj", duke shpërndarë rrezikun e tyre dhe duke ulur primet për secilin mbajtës individual të
policës. Është e arsyeshme që njerëzit të sigurohen kundër disa prej rreziqeve më të mëdha me të
cilat ballafaqohen në jetë, pasi që sigurimet mund ti ndihmojnë familjet dhe individët të
përgatiten dhe të kompensojnë ndikimin e ngjarjeve të padëshirueshme në pozicionin e tyre
financiar. Nëse një person është i pasiguruar, ngjarjet e padëshirueshme si sëmundjet, humbja e
pasurisë nga zjarri apo një aksident i madh trafiku mund të dëmtojë madje edhe të shkatërrojë
situatën financiare të personit apo familjes.
Rreziku dhe mekanizmi i sigurimeve
Mekanizmi i sigurimeve përfshin menaxhimin dhe zbutjen e rreziqeve, dhe është i bazuar në
parimin e përgjegjësisë së përbashkët në mes të siguruesit dhe te siguruarit. Megjithatë,
komunikimi i pamjaftueshëm nga ana e industrisë se sigurimeve ka kontribuar në masë të madhe
në mungesën e të kuptuarit të përfitimit të saj në shoqëri.
Nëse ne jemi të vetëdijshëm për këtë apo jo, rreziku e përshkon jetën tonë. Ne jemi të kërcënuar
çdo ditë nga ndodhja e mundshme e ngjarjeve që mund të kenë pasoja të rënda sociale, njerëzore
ose financiare: dëmtimin e pronës, fatkeqësi natyrore, sëmundje, paaftësi, aksidentet në forma e
tyre të panumërta, dhe vdekjes natyrisht. Më të mirën qe ne mund të shpresojmë është për të
zbutur pasojat e tyre dhe kështu të lehtësojmë frikën e shfaqjes së tyre.
Që nga kjo sigurimet trajtojnë ne mënyrë te ndërlidhur fondamentalë këto dy emocione te njeriut
emocionin frike dhe atë shprese, ngase mekanizmi i sigurimit është një pjesë e brendshme e
shoqërisë dhe sjelljes sociale. Në shprehjen e saj më të dukshme, sigurimet lehtësojnë barrën
financiare të fatkeqësive te papritura dhe humbjet për individët ose subjektet në formën e
kompensimit ose shërbimeve monetare që nganjëherë mund të kuptohet si dallim në mes të
sigurisë financiare dhe varfërisë ose falimentimit për një familje, pasi shtylla e familjes vdes ,
duke inkurajuar një person për të kërkuar ndihmë mjekësore pa pasur frikë shpenzimet, duke
ndihmuar një zot shtëpie ose pronar te biznesit në rindërtimin e pronës se tij pas një zjarri apo
përmbytje, mbrojtjen e të dy konsumatorëve dhe prodhuesit kundër një produkti te dëmtuar.
*Materiali mund te shfrytezohet nga te interesuarit, gjithmone duke cekur burimin e te dhenave si
psh. "Agron Berisha (2016), Sigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne Kosove"

More Related Content

What's hot

Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriKontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriMenaxherat
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarMuhamet Sopa
 
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)fatonbajrami1
 
Historiku i sigurimeve
Historiku i sigurimeveHistoriku i sigurimeve
Historiku i sigurimeveAgron Berisha
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiKushtrim Xhemajli
 
Identifikimi dhe matja e riskut 1, Nuhi Sela
Identifikimi dhe matja e riskut 1, Nuhi  SelaIdentifikimi dhe matja e riskut 1, Nuhi  Sela
Identifikimi dhe matja e riskut 1, Nuhi SelaNuhi Sela
 
1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhuraveMenaxherat
 
Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe bankaMenaxherat
 
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)fatonbajrami1
 
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarLigjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarShpejtim Rudi
 
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarMuhamet Sopa
 
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrjePunim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrjeMuhamet Sopa
 
Shitja personale
Shitja personaleShitja personale
Shitja personaleVilma Hoxha
 
Format Ligjore te Biznesit
Format Ligjore te BiznesitFormat Ligjore te Biznesit
Format Ligjore te BiznesitMenaxherat
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Vilma Hoxha
 
Bankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyereBankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyerebehar199004
 

What's hot (20)

Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriKontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankar
 
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
 
Historiku i sigurimeve
Historiku i sigurimeveHistoriku i sigurimeve
Historiku i sigurimeve
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
 
çEku
çEku çEku
çEku
 
Identifikimi dhe matja e riskut 1, Nuhi Sela
Identifikimi dhe matja e riskut 1, Nuhi  SelaIdentifikimi dhe matja e riskut 1, Nuhi  Sela
Identifikimi dhe matja e riskut 1, Nuhi Sela
 
1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave
 
Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe banka
 
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
 
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarLigjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
 
Menaxhment Bankar
Menaxhment BankarMenaxhment Bankar
Menaxhment Bankar
 
Bazat e Menaxhmentit
Bazat e MenaxhmentitBazat e Menaxhmentit
Bazat e Menaxhmentit
 
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankar
 
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrjePunim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
 
Shitja personale
Shitja personaleShitja personale
Shitja personale
 
Format Ligjore te Biznesit
Format Ligjore te BiznesitFormat Ligjore te Biznesit
Format Ligjore te Biznesit
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)
 
Bankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyereBankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyere
 

Similar to Sigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne kosove

Sigurimi në të ardhmen
Sigurimi në të ardhmenSigurimi në të ardhmen
Sigurimi në të ardhmenDenis Panxha
 
Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale Bekim Bajrami
 
Prezantim e drejte sigurimesh
Prezantim e drejte sigurimeshPrezantim e drejte sigurimesh
Prezantim e drejte sigurimeshJana511
 
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)Anita Dogani
 
Entrepreneurship in Rural Areas.pdf
Entrepreneurship in Rural Areas.pdfEntrepreneurship in Rural Areas.pdf
Entrepreneurship in Rural Areas.pdfAvdyl Gashi
 
01 financa hyrje ne financa
01 financa   hyrje ne financa01 financa   hyrje ne financa
01 financa hyrje ne financaShkumbin Gashi
 
Punimseminarik 110914085740-phpapp01
Punimseminarik 110914085740-phpapp01Punimseminarik 110914085740-phpapp01
Punimseminarik 110914085740-phpapp01Edinedini
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveALTAX Consulting
 
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Xhino Brokaj
 
Privatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publikePrivatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publikeXhino Brokaj
 
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësiRreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësiShpejtim Rudi
 
Tregu i sigurimeve ne shqiperi
Tregu i sigurimeve ne shqiperiTregu i sigurimeve ne shqiperi
Tregu i sigurimeve ne shqiperiErisela Ozuni
 
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidella
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidellaHyrje ne politikat sociale lulzim dragidella
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidellaMenaxherat
 
Presentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaPresentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaBekim Bajrami
 
Menaxhment strategjik java-5
Menaxhment strategjik java-5Menaxhment strategjik java-5
Menaxhment strategjik java-5Gazmir Rrahmani
 

Similar to Sigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne kosove (17)

Sigurimi në të ardhmen
Sigurimi në të ardhmenSigurimi në të ardhmen
Sigurimi në të ardhmen
 
Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale
 
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne FinancaMenaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
 
Prezantim e drejte sigurimesh
Prezantim e drejte sigurimeshPrezantim e drejte sigurimesh
Prezantim e drejte sigurimesh
 
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)
 
Entrepreneurship in Rural Areas.pdf
Entrepreneurship in Rural Areas.pdfEntrepreneurship in Rural Areas.pdf
Entrepreneurship in Rural Areas.pdf
 
01 financa hyrje ne financa
01 financa   hyrje ne financa01 financa   hyrje ne financa
01 financa hyrje ne financa
 
Punimseminarik 110914085740-phpapp01
Punimseminarik 110914085740-phpapp01Punimseminarik 110914085740-phpapp01
Punimseminarik 110914085740-phpapp01
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
 
Kolegji Universum
Kolegji UniversumKolegji Universum
Kolegji Universum
 
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
 
Privatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publikePrivatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publike
 
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësiRreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
 
Tregu i sigurimeve ne shqiperi
Tregu i sigurimeve ne shqiperiTregu i sigurimeve ne shqiperi
Tregu i sigurimeve ne shqiperi
 
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidella
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidellaHyrje ne politikat sociale lulzim dragidella
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidella
 
Presentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaPresentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomia
 
Menaxhment strategjik java-5
Menaxhment strategjik java-5Menaxhment strategjik java-5
Menaxhment strategjik java-5
 

Sigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne kosove

  • 1. 1. Ka disa kuptime të sigurimeve, por një prej sqarimeve te mira është ajo e zhvendosjes se rrezikut nga një person në tjetrin, në këmbim të një çmimi, ose premie. Në këtë drejtim, sigurimet përbejnë një shkëmbim të tregut që lejon ndarjen e rrezikut për ata që mund ta mbajnë atë ne mënyrë shumë me efikase. Sigurimet janë një shërbim i krijuar mirë që ndihmon për të reduktuar nivelin e përgjithshëm të pasigurisë. Powers (Powers 2011, 83-86) artikulon ndërveprimet ndërmjet akteve të mirave materiale, humanizmit dhe të sigurimit, vijon me zgjerimin e njohurive, duke bere lidhjen e rrezikut te përbashkët, pasigurisë dhe sigurimit dhe lë të kuptohet se ai vë veten në rolin përkatës të sipërmarrësit. Sigurimet janë vazhdimisht në dispozicion në ekonomitë e zhvilluara e sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bizneset personale dhe bizneset e tjera ne përgjithësi. Konsumatorët varësisht nga nevojat e paraqitura blejnë lloje te ndryshme te sigurimeve si atë të shëndetit, shtëpisë, automobilave, dhe mallrave te tyre të tjera të vlefshme. Bizneset sigurohen kundër aksidenteve, padive, zjarrit dhe te ngjashme. Megjithatë, tregjet e sigurimeve nuk janë të zhvilluara mirë në Ekonomitë në zhvillim (të quajtura gjithashtu ekonomitë në rritje / vendet në zhvillim), ku individët kanë më pak te ngjare për të siguruar pasurinë e tyre, dhe sigurimet nuk janë në dispozicion për sipërmarrësit fillestare dhe bizneset e vogla për shkak te në normave jo të përballueshme te sigurimeve. Mundësia e kufizuar e sigurimeve në vendet e në zhvillim 1 krijon dështim tek këto ndërmarrje fillestare për të ulur nivelin e pasigurisë me çka zvogëlon gjasat qe njerëzit te fillojnë biznese te reja e çka ne mënyrë direkte ndikon ne ngadalësimin e rritjes ekonomike. Variablat që përbejnë evoluimin e kërkesës së sigurimeve janë tre: Disponueshmëria e sigurimit, Prirja për të blerë sigurim dhe Njohuritë mbi sigurimet. Në veçanti, prirja për të blerë sigurime dhe disponueshmëria ndaj sigurimeve janë dy koncepte të lidhura, në kuptimin që prirja për të blerë sigurim mbështet kushtet për disponueshmërinë e produkteve të sigurimit 2 . Sfondi në të cilin hulumtimi zhvillohet është ai i institucioneve që favorizojnë vendosjen e sipërmarrjeve dhe tregjeve te sigurimeve te cilat marrin veprime te tyre te shpejta dhe produktive ne rritjen ekonomike, d.m.th., miratimi i institucioneve të caktuara, kanaleve që inkurajojnë aspektin sipërmarrës të aktivitetit njerëzor në një drejtim që nxit rritjen ekonomike "(Boettke dhe Coyne 2003), (2009a High,) dhe kështu, sigurimet mund të shihen si një institucion i tregut. Punimi shikon në marrëdhëniet mes 1 Kriza globale financiare dhe ekonomike e kohëve të fundit e ka bere te paqartë dallimin midis ekonomive të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Rritja ekonomike duket se po vjen nga të ashtuquajturat vendet BRIC (Brazili, Rusia, India dhe Kina), ndërkohë që ekonomitë e zhvilluara kanë vuajtur krizën më të rëndë që nga Depresioni i Madh. Në Nëntor te vitit 2009 një raport nga Everest Capital thotë: "Dallimi në mes tregjeve ne zhvillim dhe atyre te zhvilluara po zhduket. Tregjet në zhvillim përfaqësojnë gjysmën e ekonomisë botërore; ato janë të mëdha dhe më likuide me luhatshmëri të ngjashme me ato të tregjeve të zhvilluara dhe të korporatave qeveritare si dhe politikave qeveritare, dhe në disa raste janë superiore ndaj tregjeve të zhvilluara (Everest Capital 2009), 2 Prirja për të blerë sigurim është e barabartë me prirje për të shpëtuar, e cila është më e lartë në mesin e të varfërve rurale se sa të varfërit urban (Getahun 2001 3). Materiali eshte pjese e ndare nga punimi i diplomes ne Master me titull " Sigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne Kosove" Materiali mund te perdoret nga te interesuarit duke pasur parasyshe qe te ceket burimi si, Agron Berisha (2016), Sigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne Kosove.
  • 2. disponueshmërise së sigurimeve, aktivitetit ekonomik dhe sipërmarrjeve ajo zhvillon një kornizë teorike dhe një hipotezë te testueshme për të verifikuar ndikimin e mbulimit të sigurimeve për ndërmarrjet, si dhe ndikimin e sigurimeve shoqërore, te cilat i definon si sponzorizim i programit qeverisës te sigurimeve si ato shëndetësore dhe kontributin e papunësisë te vendosura me status te caktuar dhe te definuar si subvencion qeveritare me një nivel te caktuar i cili ndikon ne zhvillimin e tregut. Gjetjet dhe rezultatet ne kete drejtim tregojnë se në Kosove, por ndoshta edhe në vende të tjera me treg dhe ekonomi ne zhvillim, kanë nevojë për një agjendë të politikave publike që përfshin zhvillimin e tregjeve gjithëpërfshirëse dhe të pavarura të sigurimeve për të mbështetur ndërmarrjet. 1.1 Punimi ne përgjithësi është zhvilluar përgjatë këtyre kapitujve: qëllimi i studimit, jep indikacione për qëllimin e studimit dhe përcakton një kuadër konceptual të analizës. Kapitulli i pare paraqet hyrjen dhe përmbledhjen si dhe qëllimi i punimit, Kapitulli i dyte: Sigurimet, paraqet një përmbledhje te disa nënkapitujve siç është historia e sigurimeve si dhe paraqiten etapat e zhvillimit te kësaj industrie, Kapitulli i trete: paraqet tregun e sigurimeve ne Kosove si dhe krahasimin e tij me vendet e regjionit si dhe faktorët e zhvillimit dhe perspektiven e këtij tregu ne Kosove, mundohet te pasqyroje ndikimin socio ekonomik ne shoqëri, rolin dhe funksionin e burimeve njerëzore si dhe atë te teknologjisë informative. Kapitulli i katërt: shqyrton kryesisht krahasimin e funksionimit te kompanive te sigurimeve ne Kosove dhe atyre ne regjion, ngjashmëritë dhe dallimet. Kapitulli peste, mundohet te paraqet rrjedhat e zhvillimit ekonomik te Kosovës ne periudhën e tranzicionit pas luftës, rolin e kompanive te sigurimeve ne zhvillimin ekonomik si dhe rolin e politikave publike dhe qeverisëse ne zhvillim ekonomik. Kapitulli i gjashte, paraqiten sigurimet si ndërmjetësues ne rolin e institucioneve financiare dhe ndikimi i tyre ne rritjen dhe zhvillimin ekonomik te Kosovës, rolin e kompanive te sigurimeve ne ketë drejtim dhe zhvillimin e tregjeve financiare. Ndërsa nen kapitujt përfshijnë hyrjen, konkluzen e punimit si dhe referencat e këtij punimi. 1.2 Pyetja hulumtuese në bazë të asaj qe u shtjellua më lartë rrjedhimisht është: Cila është rëndësia e sigurimeve si dhe cili është efekti i tyre si ne aspektin social ashtu edhe atë te zhvillimit dhe rritjes ekonomike ne Kosove si ne rolin mbrojtës ashtu edhe te ndërmjetësuesit financiar?
  • 3. 1.3 Qëllimi i studimit Qellim i këtij punimi është qe te sqarohet kuptimi konceptual i sigurimeve, e nisur nga kjo, nëse shikojmë nga aspekti historik dhe ai letërsisë, aversioni i riskut dhe ai i ndërmarrjes, kanë për qëllim për të provuar se sigurimet mund të ulin pasigurinë dhe të lehtësojnë sipërmarrësit për të ndërmarrë aktivitete ekonomike te cilat do te ndikonin qe si ne mënyre direkte po ashtu edhe indirekte te ndihmojnë ne rritje dhe zhvillim ekonomik. Ky punim synon para së gjithash qe të siguroje një kuptim më të detajuar të rolit, përfitimet dhe mundësitë e industrisë së sigurimeve, si dhe një pasqyrë të funksionimit të mekanizmit të sigurimeve. Këtu shpjegohet vlera e vërtetë e sigurimeve e cila individëve, institucioneve dhe ekonomisë u ofron një ndjenjë të sigurisë dhe paqe te mendjes duke i siguruar ata, duke inkurajuar zbutjen e humbjeve, rritjen e mirëqenies, dhe në përgjithësi duke i bërë njerëzit më të vetëdijshëm për realitetin e rreziqeve dhe pasojave të tyre përmes informacionit dhe sinjaleve te çmimeve. Sqarimi gjithashtu trajton disa nga keqkuptimet në lidhje me mbulimin e sigurimeve, në veçanti për ato zona ku ato kanë çuar në zhgënjim në lidhje me industrinë. Sigurimet nderveprojnë me aktivitetet dhe iniciativat ekonomike dhe kane funksionin qe duke shërbyer dhe duke mbështetur këto aktivitete nga ana tjetër favorizojnë rritjen ekonomike dhe zhvillimin. Megjithatë, gjendja e sigurimeve në tregjet në zhvillim, kryesisht në vendet e Evropës Juglindore ku përfshihet edhe Kosova paraqitet me mangësi, si ne defekte të institucioneve dhe nivelin e primeve. Kjo situatë nuk është e favorshme për aktivitetin ekonomik dhe ndërmarrjet si dhe sigurimet nuk mund të kryejnë funksionin e tyre institucional në treg. Qëllimi i këtij punimi është se ai shqyrton disa fusha, për shembull, rritjen ekonomike, financiare, Tregjet ne përgjithësi, tregjet e sigurimeve dhe atë te ndërmarrjeve. Gjate hulumtimeve është gjetur se këto zona janë të lidhura, p.sh. sektori financiar dhe rritja ekonomike, sektori financiar dhe ai i sigurimeve si dhe ndërmarrjet dhe rritja ekonomike, zhvillimi i sektorit financiar është menduar të jetë një faktor vendimtar për rritje dhe ndërmarrësi, ndërmarrjet dhe rritja janë ngushtë të shoqëruara, në atë se ndërmarrja stimulon rritjen. Megjithatë, qëllimi kryesore është qe për aq sa është e mundshme te përcaktohet lidhja midis sigurimeve dhe zhvillimit ekonomik dhe rolit te tregut të sigurimeve në Kosove në lidhje me ndërmarrjen dhe rritjen ekonomike, e nga e gjithë kjo te nxiten iniciativa për studim te mëtutjeshëm te këtij ndërveprimi financiar-ekonomik dhe të testohet më tej për shkak te ndërlikueshmerise se madhe si dhe ndryshimeve te shpejta ne tregun botërore si imponim dhe pasoje e shume faktorëve dhe ndryshimeve te shkaktuara ne dekadën e fundit te këtij shekulli, avancimit te tregut ne shume aspekte e sidomos ne paraqitjen e kërkesave për mbulesa te reja siguruese te imponuara nga faktori njeri dhe ai natyre si dhe nga faktori i ndryshimeve teknologjike.
  • 4. 2. Sigurimet Sigurimet janë veprimtari ekonomike, shërbyese e cila mbron njerëzit dhe pasurinë e tyre nga pasojat ne rast ndodhjes se ndonjë rreziku. Ne atë mënyre sigurohet mbulesa e nevojshme ne ekonomi dhe ne shoqëri ne tërësi. Personat Juridik dhe individët janë gjithmonë te ekspozuar mundësisë se pandërprere te ndodhjes se rrezikut e cila mund te shkaktoje dëme. Sigurimi paraqet një nga mënyrat me te mira te sigurisë nga ndodhitë e tilla dhe paraqet detyrim ekonomik për çdo kënd i cili kujdeset për sigurinë e veprimtarisë ne jetën e përditshme. Sigurimet bazohen ne tri parime themelore : Parimi Ekonomik: i cili ne vete përfshin mbrojtjen ekonomike e te siguruarve dhe ruajtjen e pasurisë se tyre, rolin zhvillues, social dhe te tjerë. Parimi Juridik: Rregullimi i akteve te shumta juridike te cilat lindin me sigurimet Parimi Teknik : Sigurimi i mekanizmave për dëmshpërblim me përdorimin e metodave matematiko statistikore. Sigurimet luajnë rol te rëndësishëm si ne jetën e individëve ashtu edhe te ndërmarrjeve çka do te thotë se ndërmarrjet mbështeten ne fondet nga sigurimet ngase ne mënyre te pashmangshme me pagesën e dëmeve te shkaktuara gjate veprimtarisë, sigurimet i mundësojnë te rigjallërojnë aftësinë punuese te asaj njësie ekonomike, derisa tek individët me pagesën e demit nga ana e sigurimeve zgjidhen çështje te rëndësishme te përkujdesjes individuale. Duke kaluar neper kohëra te shumta dhe ne shume faza, sigurimet janë sot një veprimtari shoqërore shume e zhvilluar, një ent ekonomik me ane te se cilit kompensojnë demet e shkaktuara si shkak i ndikimit te forcave natyrore, fatkeqësive dhe ngjarjeve te shumta te tjera. Me ane te tyre ofrohet mbrojtje ekonomike te siguruarve, subjekteve juridike dhe personave fizike, nga ndikimet e dëmshme dhe çrregullimet te cilat vijnë me ndodhjen e rastit te siguruar apo realizimin e riskut te siguruar. Vete theksimi i sigurimit lidhet me termat e riskut, demit, zhdëmtimit dhe ata janë te lidhur me kuptimin e sigurimeve e qe ne vete mban idenë e sigurisë. Meqenëse ky kuptim shume mire e ilustron qëllimin e sigurimeve tek ai ne kushtet e reja nuk behet fjale vetëm për sigurinë por edhe për disa faktorë te tjerë te rëndësishëm siç është kontributi i ekzistencës ekonomike dhe proceseve shoqërore ne tërësi. Sigurimet ne thelb nënkuptojnë bashkimin e individëve te ekspozuar rrezikut te njëjte me qellim qe bashkërisht ta durojnë demin për te cilin paraprakisht dihet se sipas teorisë se probabilitetit do te u ndodhe vetëm disave prej tyre. Nga kjo mund te themi se baza e sigurimeve është reciprociteti. 3 Shoqëritë siguruese janë institucione financiare te cilat merren me marrjen e riskut mbi vete ne llogari te klientëve te tyre për një kompensim te quajtur premi. Në nivelin e saj bazik dhe fondamental, mekanizmi i sigurimit përfshin individët apo subjektet (të siguruarit) qe paguajnë një shumë të caktuar në intervale të rregullta apo premi në një fond të përbashkët, nga e cila para tërhiqen mjete te për kompensuar një ose më shumë të siguruar të cilët janë viktima të një ngjarjeje të paracaktuar në rrethana të veçanta. 3 Frederic S. Mishkin, Stanley G. Eakins, (2003) “ Financial Markets and Institutions”, Addison Wesley, New York, page 519 – 532 *Ristić Ž., Komazec S.: Radičić, Finansijski menadžment, Beograd, 2006
  • 5. "Sigurimet duhet të jene jo te tilla qe te perceptohen vetëm si një mekanizëm për mbrojtje, por më e rëndësishmja, si një partneritet që lejon individët dhe bizneset për të hapur krahët e tyre dhe të shkojnë atje ku ata përndryshe nuk kanë guxuar për të shkuar." Për këtë dhe shumë arsye te tjera, kjo është pika që ky punim mundohet të theksoj se sigurimet duhet të perceptohen drejtë jo vetëm si një mekanizëm për mbrojtjen dhe menaxhimin e rrezikut, e cila paguan kur ndodh një katastrofë, por më shumë si një partneritet që lejon individët dhe bizneset për tu zhvilluar dhe te depërtojnë ne hapësira te cilat me herët kane qene vështirë te qasshme ose ne forma te caktuara te paarritshme. Roli i sigurimeve si një mekanizëm për mbrojtjen sociale është ndoshta ajo që për herë të parë vjen në mendje kur kërkohet të mendohet për përfitimet e saj. Në të vërtetë, duke zbutur efektet e ngjarjeve ekzogjene mbi të cilat ne nuk kemi kontroll, si sëmundjet, aksidentet, vdekjen, fatkeqësitë natyrore sigurimet lejojnë individët të marrin veten nga fatkeqësia e papritur me lehtësimin ose të paktën kufizimin e barrës financiare. Në rastin e sigurimit shëndetësor, ajo mund edhe të kuptohet si dallimi në mes jetës dhe vdekjes. Sigurimet, megjithatë, kane një ndikim shumë më të gjerë dhe më të thellë se ky perceptim fillestar, edhe pse vlera e saj për shoqërinë buron nga ky funksion primar. Për shkak se ajo menaxhon, diversifikon dhe thith rrezikun e individëve dhe kompanive, sigurimet shpesh janë një parakusht për zhvillimin e aktiviteteve të tjera prodhuese, të tilla si, të blesh një shtëpi apo edhe duke filluar ose zgjeruar një biznes. Nga ana tjetër, këto kërkesa, aktivitete ne lehtësimin e furnizimit dhe mbështetjes së tregtisë, janë ne përgjithësi të angazhuara vetëm në të njëjtën kohë me rreziqet e jashtme te lidhura te cilat menaxhohen përmes sigurimeve. Ky efekt lehtësues vepron edhe në nivel individual, duke u përhapur si një pasojë e natyrshme e vlerës së saj të mbrojtjes sociale. Një person i siguruar i cili nuk vuan humbje të panevojshme financiare pas një fatkeqësie te papritur do ta ketë më te lehtë për të ruajtur pushtetin apo forcën e tij blerëse. Ndikimi total i sigurimeve, pra, është tek niveli i modelit te konsumit dhe me shume të kontributit te stabilitetit financiar dhe social. Ky faktor stabilizues është përforcuar me rolin e sigurimeve si një investitor afatgjate në projekte dhe biznese. Sigurimet kane një efekt real në ekonominë globale, natyrisht, nëpërmjet numrit absolut të njerëzve që sektori punëson. Por ai gjithashtu vepron në një mënyrë komplementare me sektorin bankar, duke ofruar qasje më të lehtë në kredi, kanalizimin e kursimeve në investime afatgjata dhe duke siguruar transparencë më të madhe dhe likuiditet në tregje, duke siguruar mbështetje të mëtejshme dhe rritje të ekonomisë. Ato kontribuojnë në sigurinë publike dhe zhvillimin e produkteve të reja duke rritur ndërgjegjësimin në lidhje me sigurinë, duke çuar në përmirësimin e kërkesave të sigurisë që të shpëtojë jetë dhe rris sektorin e prodhimit. Së fundi, si një ofrues i shërbimit të menaxhimit të riskut, industria e sigurimeve është e vendosur në mënyrë ideale për të ndihmuar në projektimin e produkteve të reja dhe të kontribuojë në zgjidhjen e sfidave globale urgjente shoqërore siç janë plakja e popullsisë dhe zhvillimin e produkteve te tilla qe mbrojnë nga kërcënimet nga ndryshimet klimatike dhe rreziqet kibernetike. *Mënyrat në të cilat sigurimet kontribuojnë në shoqëri dhe ne rritjen ekonomike mund të përmblidhen si më poshtë: • Ato lejojnë rreziqet e ndryshme qe të menaxhohen në mënyrë më efikase; • Inkurajojnë zbutjen e humbjeve; • Rrisin paqen e mendjes dhe promovojnë stabilitetin financiar; • Ato ndihmojnë në lehtësimin e barrës mbi qeveritë për ofrimin e të gjitha shërbimeve të mbrojtjes sociale të qytetarëve nëpërmjet sistemeve të sigurimeve shoqërore;
  • 6. • Lehtësojnë dhe mbështesin tregtinë dhe bizneset si dhe rritjen ekonomike; • Mobilizojnë kursimet e brendshme; dhe • Nxisin një shpërndarje më efikase të kapitalit, avancojnë zhvillimet e shërbimeve financiare. Politika e sigurimeve, marrëveshja në mes të siguruesit dhe te siguruarit, mund të konsiderohet si një marrëveshje kompakte e bazuar në besimin e ndërsjellë; një partneritet ku të siguruarit preferojnë të paguajnë një sasi të primit te përcaktuar për tu mbrojtur kundër një humbjeje të pasigurt, pasojat financiare të cilave do të jene shumë më te larta pa sigurim, dhe siguruesi kompenson për atë humbje në rast të fatkeqësisë. Termi kyç në sigurime është rrezik ose "rrezik i përbashkët" ne vend, si kompania e sigurimeve dhe i siguruari janë të prekur nga mundësia e vendit te siguruar apo ngjarjes duke marrë dhe pasojat në qoftë se ajo ndodhe, por sigurisht jo në të njëjtën mënyrë. Për më tepër, rreziqet e qenësishme në një ngjarje të përfshijë shumë më tepër faktorë sesa thjesht mundësia e ngjarjes se ndodhur. Në lidhje me sigurimin e aksidenteve, për shembull, aspekte të moshës, mjedisit, mënyrën e jetesës, sjelljes, etj., të gjitha këto ndikojnë jo vetëm ne mundësinë e një aksidenti që po ndodh, por edhe ne shkallën e humbjes në qoftë se ajo ndodhe. Prandaj qe marrëveshja të jetë e drejtë për të dyja palët, për primet e paguara nga i siguruari për të reflektuar me vend te rrezikut, të gjitha aspektet e rrezikut të siguruar duhet të vlerësohen si duhet, ose "te llogariten nga aktuari ", duke marrë parasysh qëllimin dhe natyrën specifike të ngjarjes, shtrirja e përfitimeve të paguara, karakteristikat e të siguruarit dhe numri i personave apo subjekteve të mbuluara ne te njëjtën kohë. Marrja ne sigurim është një proces me të cilin një person, i quajtur mbajtës i polices, në këmbim të një pagese i kalon një kompanie të sigurimit rrezikun e humbjes që do donte ta shmangte, e cila quhet Premi e Sigurimit. Njerëzit përdorin sigurimin për tu mbrojtur nga rreziku i humbjes së mundshme, por të pasigurt. Mbajtësi i policës zotohet për një kosto të ditur (primi) në këmbim që kompania e kontraktuar e sigurimeve të mbulojë shpenzimet më të mëdha, në rast të një ngjarje të padëshirueshme. Ka shumë lloje të ndryshme të sigurimeve. Njerëzit mund të sigurohen kundër pothuajse çdo rreziku të mundshëm - me një çmim. Më poshtë janë te pasqyruara katër llojet kryesore të sigurimeve që shumica e njerëzve i konsiderojnë dhe rreziqet kryesore që janë duke u siguruar ndaj secilës prej tyre. Tabela 1. Llojet me te kerkuara te sigurimeve ne Kosove dhe rreziku i mbuluar, Sigurimet përfshijnë fondet e grumbulluara nga primet e paguara nga shumë mbajtës të policave për të paguar humbjet që një pjesë e vogël e tyre do ti pësoj. Jo të gjithë mbajtësit e policës do të kenë një aksident apo të sëmuren në të njëjtën kohë. Sa më i madh të jetë numri i personave të Llojet e Sigurimit Lloji i rrezikut të mbuluar Sigurimi i jetës Vdekje e hershme Sigurimi i automjeteve Aksident apo vjedhje Sigurim i pronës Zjarr apo dëme të tjera të pronës Sigurimi i aksidenteve dhe shëndetësore Në rast të sëmundjes dhe aksidentit personal
  • 7. siguruar për të njëjtin lloj të rrezikut, aq më shumë ata mund të përfitojnë nga "ligji i numrave të mëdhenj", duke shpërndarë rrezikun e tyre dhe duke ulur primet për secilin mbajtës individual të policës. Është e arsyeshme që njerëzit të sigurohen kundër disa prej rreziqeve më të mëdha me të cilat ballafaqohen në jetë, pasi që sigurimet mund ti ndihmojnë familjet dhe individët të përgatiten dhe të kompensojnë ndikimin e ngjarjeve të padëshirueshme në pozicionin e tyre financiar. Nëse një person është i pasiguruar, ngjarjet e padëshirueshme si sëmundjet, humbja e pasurisë nga zjarri apo një aksident i madh trafiku mund të dëmtojë madje edhe të shkatërrojë situatën financiare të personit apo familjes. Rreziku dhe mekanizmi i sigurimeve Mekanizmi i sigurimeve përfshin menaxhimin dhe zbutjen e rreziqeve, dhe është i bazuar në parimin e përgjegjësisë së përbashkët në mes të siguruesit dhe te siguruarit. Megjithatë, komunikimi i pamjaftueshëm nga ana e industrisë se sigurimeve ka kontribuar në masë të madhe në mungesën e të kuptuarit të përfitimit të saj në shoqëri. Nëse ne jemi të vetëdijshëm për këtë apo jo, rreziku e përshkon jetën tonë. Ne jemi të kërcënuar çdo ditë nga ndodhja e mundshme e ngjarjeve që mund të kenë pasoja të rënda sociale, njerëzore ose financiare: dëmtimin e pronës, fatkeqësi natyrore, sëmundje, paaftësi, aksidentet në forma e tyre të panumërta, dhe vdekjes natyrisht. Më të mirën qe ne mund të shpresojmë është për të zbutur pasojat e tyre dhe kështu të lehtësojmë frikën e shfaqjes së tyre. Që nga kjo sigurimet trajtojnë ne mënyrë te ndërlidhur fondamentalë këto dy emocione te njeriut emocionin frike dhe atë shprese, ngase mekanizmi i sigurimit është një pjesë e brendshme e shoqërisë dhe sjelljes sociale. Në shprehjen e saj më të dukshme, sigurimet lehtësojnë barrën financiare të fatkeqësive te papritura dhe humbjet për individët ose subjektet në formën e kompensimit ose shërbimeve monetare që nganjëherë mund të kuptohet si dallim në mes të sigurisë financiare dhe varfërisë ose falimentimit për një familje, pasi shtylla e familjes vdes , duke inkurajuar një person për të kërkuar ndihmë mjekësore pa pasur frikë shpenzimet, duke ndihmuar një zot shtëpie ose pronar te biznesit në rindërtimin e pronës se tij pas një zjarri apo përmbytje, mbrojtjen e të dy konsumatorëve dhe prodhuesit kundër një produkti te dëmtuar. *Materiali mund te shfrytezohet nga te interesuarit, gjithmone duke cekur burimin e te dhenave si psh. "Agron Berisha (2016), Sigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne Kosove"