SlideShare a Scribd company logo
1 of 38
Download to read offline
SFIDAT DHE POTENCIALI

I NDËRMARRËSISë tek të rinjtë

NË KOMUNËN E DRENASIT
STUDIM
© Qendra e Rinisë Drenas, 2022

Autor: Besnik Avdiaj, PhD cand.






Ky studim apo pjesë të veçanta të tij nuk mund të riprodhohen në asnjë formë
dhe as të shpërndahen pa lejen me shkrim të mbajtësit të së drejtës autoriale.
Çdo referencë në adresë të këtij studimi duhet t’i përmbahet kritereve dhe
standardeve përkatëse të referencimit.
Studimi është pronë e OJQ-së Qendra e Rinisë Drenas dhe i njëjti u mundësua
nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. Studimi në
tërësinë e tij, veçanërisht me rezultatet dhe rekomandimet, nuk përfaqëson
qëndrimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Përmbajtja
1. HYRJE ............................................................................................

2. LITERATURA ...................................................................................

2.1. Ndërmarrësia, përfitimet dhe sfidat ...........................................

2.2. Papunësia e të rinjve 

dhe ndërmarrësia si alternativë .................................................

2.3. Papunësia dhe ndërmarrësia 

tek të rinjtë në Kosovë, rasti i Drenasit ..................................... 

3. METODOLOGJIA ............................................................................

3.1. Mbledhja e të dhënave dhe mostrimi ........................................

4. REZULTATET DHE ANALIZAT .......................................................

4.1. Papunësia dhe profilet e të rinjve ..............................................

4.2. Si e shohin të rinjtë ndërmarrësinë? .........................................

4.3. Prirja e të rinjve të Drenasit për ndërmarrësi ...........................

4.4. Sfidat e punësimit dhe 

ndërmarrësisë në Komunën e Drenasit ....................................

4.4.1. Roli i organeve komunale ........................................................

4.5. Lehtësirat që nxisin të rinjtë në sipërmarrje .............................

5. PËRFUNDIME .................................................................................

5.1. Rekomandimet ............................................................................

6. LITERATURA ...................................................................................
9

11

11


12


13 

15

15

17

18

20

23


26

27

31

33

34 

35
Lista e tabelave
Lista e figurave
Tabela 1. Rezultatet demografike për gjininë, moshën dhe vendbanimin .............................
 

Tabela 2. Kryqëzimet tabelore të profilit të pjesëmarrësve sipas edukimit, 

statusit martesor dhe të ardhurave familjare mujore ..............................................................
Figura 1. Statusi i punësimit (të dhënat primare) ......................................................................


Figura 2. Efekti i ndërmarrësisë në ekonomi sipas të rinjve 

të Drenasit (të dhënat primare) ..................................................................................................
Figura 3. Efekti i ndërmarrësisë personalisht tek të rinjtë e 

Drenasit (të dhënat primare) ......................................................................................................

 

Figura 4. Sa duan të rinjtë e Drenasit të merren me 

ndërmarrësi (të dhënat primare) ................................................................................................


Figura 5. Faza në të cilën gjenden të rinjtë e Drenasit për t’u marrë me 

ndërmarrësi (të dhënat
 primare) ..............................................................................................


Figura 6. Veprimet që kanë marrë të rinjtë e Drenasit për t’u bërë

ndërmarrës (të dhënat primare) .................................................................................................


Figura 7. Përfshirja e të rinjve të Drenasit në aktivitete,të cilat i kanë ndihmuar

në zhvillimin e aftësive ndërmarrëse (të dhënat primare) .......................................................


Figura 8. Sfidat kryesore për punësim (të dhënat primare) .....................................................


Figura 9. Pengesat për ndërmarrësi (të dhënat primare) .........................................................


Figura 10. Çfarë të rinjtë mendojnë që mungon në komunën e tyre për 

zhvillimin e ndërmarrësisë rinore (të dhënat primare) .............................................................


Figura 11. Plotësimi i kërkesave të cilat do të ndihmonin punësimin apo 

vetëpunësimin e të rinjve (të dhënat primare) ...........................................................................
7
17



18
18



21



22



23



24



24



25


26


27



30



32
Lista e shkurtesave
Agjencia e Statistikave të Kosovës

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës

Agjencia për Zhvillim Rajonal

Bashkimi Evropian

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik

Friedrich Ebert Stiftung

Korniza Afatmesme Buxhetore

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
ASK

ASHAK

AZHR

BE

DKRS

DZHE

FES

KAB

KVRLl

MKRS
-

-

-

-

-

-

-

-

-

-

8
HYRJE
Republika e Kosovës, ndonëse njihet për një
ndër popullsitë më të reja në Evropë, me
rreth 62% nën moshën 35 vjeçare (ASK,
2021), ajo radhitet në vendin e fundit për
kah prodhimi bruto për kokë banori dhe
fuqisë blerëse, sipas të dhënave në dhjetor
2020 (TE, 2022). Nga ky këndvështrim,
Kosova mbetet ndër vendet më të varfra në
Evropë.


Në kanalet publike të komunikimit, kryesisht
institucionet qeveritare i kanë bërë bujë
statistikave të publikuara në Agjencinë e
Statistikave të Kosovës, se ka pasur rënie të
papunësisë dhe e njëjta sillet rreth 26% në
vitin 2020 (ASK, 2021) Ajo që rrallëherë
vihet në vëmendje të publikut, është fakti që
pjesëmarrja në fuqinë punëtore është tejet e
ulët, rreth 38.3% sipas Vjetarit Statistikor të
ASK-së (2021, p. 111), duke lënë mbi 60%
të fuqisë punëtore jashtë kalkulimeve si
punëkërkues pasiv. Kuptohet që edhe kjo
statistikë duhet shikuar me rezervë, duke
konsideruar që Kosova ka një normë të lartë
të nën-raportimit të të punësuarve (mbi
35%) sipas një publikimi nga Akademia e
Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK)
(Mustafa, 2019). Më tej, numri i shpalljeve të
punës në vitin 2020 është rreth 11200, ku
më pak se 2000 prej tyre kanë kërkuar
persona të kualifikuar me studime themelore
(rreth 1100) dhe Master (67) (ASK, 2021).


Me gjithë kundërthëniet e raporteve dhe
statistikave, ajo që vihet re është një normë
vërtetë e lartë e papunësisë tek grupmoshat
e reja (15-24), e cila sillet rreth 50%, me
theks të veçantë tek vajzat – rreth 58% (ASK,
2021). Cila do të ishte zgjidhja për rritjen e
punësimit të të rinjve?
Në tryeza të rrumbullakëta, në media, raporte
të ndryshme, por edhe në literaturën
shkencore, i jepet rëndësi e veçantë rolit të
ndërmarrësisë si rrugë e cila zbut papunësinë
dhe zhvillon ekonominë. Kështu, zhvillimi i një
ekosistemi të fortë për sipërmarrje në një
vend, supozohet të ulë nivelin e papunësisë
tek të rinjtë, sipas një studimi të realizuar në
vendet e BE-së (Mariana-Cristina, 2014).


Për ta krijuar një ekosistem të qëndrueshëm, i
cili nxit në veçanti të rinjtë të merren me
aktivitete ndërmarrëse, nevojiten veprime
sistematike dhe të mirë-koordinuara të shumë
faktorëve. Një studim i kohëve të fundit në
Afrikën e Jugut sugjeron që vetëm krijimi i
kornizave legjislative dhe institucionale, nuk
është i mjaftueshëm për të rritur
ndërmarrësinë rinore (Odongo & Kyei, 2018).
Odongo dhe Kyei kanë rekomanduar krijimin e
politikave favorizuese dhe mbështetëse nga
institucionet, strukturave përkrahëse dhe
partneriteteve bashkëpunuese, krijimin e
edukimit të përshtatshëm sipërmarrës dhe
zhvillimin e sjelljeve sipërmarrëse.


Duke u njohur me problemin e papunësisë
dhe perspektivën e zymtë të statistikave në
njërën anë, dhe me ndërmarrësinë si
alternativë në zbutjen e këtij problemi në anën
tjetër, do ta trajtojmë këtë çështje në spektrin
e rinisë së Kosovës. Konkretisht, ky studim
mëton të hedhë dritë mbi sfidat e punësimit,
potencialin për ndërmarrësi tek të rinjtë e
Komunës së Drenasit (Gllogocit) dhe
lehtësirat që mund t’i nxisin ata në aktivitete
sipërmarrëse.
9
2. LITERATURA
2.1. Ndërmarrësia, përfitimet dhe sfidat
Përveç evolucionit biologjik, njerëzimi është në një proces të vazhdueshëm të evoluimit
social. Madje ky i fundit është shumë më i shpejtë dhe më i dukshëm sesa ai biologjik. Ky
evoluim ka sjellë ndryshime drastike në mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe organizohen në
shekullin njëzetenjë. Por, një ndër elementët që në thelb ka mbetur i njëjtë për një kohë tejet
të gjatë, është prirja e njeriut për të marrë përsipër rreziqe. Kjo ka ndodhur dhe ndodh për
arsye të ndryshme, që nga sigurimi i kushteve elementare për jetë, deri tek arsyet që
ndërlidhen me vetëpërmbushjen. Sidoqoftë, sot, njerëzit të cilët marrin përsipër rreziqe për
zhvillim afarist, njihen si sipërmarrës ose ndërmarrës. 


Nga gjuha frënge entreprendre, ndërmarrësia paraqet një koncept ekonomik i cili lidhet me
krijimin dhe zhvillimin e një biznesi nga individët të cilët “ndër”-“marrin” rrezikun e humbjeve,
por edhe korrin frytet e fitoreve. Ajo sot është shumë më e gjerë se kaq, duke u bërë ndër
temat më të trajtuara nga shumë palë të interesit, përfshi komunitetin akademik dhe atë
biznesor. Roli i ndërmarrësisë në zhvillimin ekonomik është thelbësor (Acs, et al., 2011) dhe
sot, më shumë se kurrë më parë, këto të dyja janë të ndërlidhura fuqishëm (Toma, et al.,
2014).


Përfitimet nga ndërmarrësia janë të shumëfishta. Sidoqoftë, ne do t’i trajtojmë ato nga dy
këndvështrime: përfitimet e ndërmarrësisë për vendin dhe ekonominë dhe përfitimet e
ndërmarrësisë për individin – ndërmarrësin. Ndërmarrësia para së gjithash krijon vende pune,
në veçanti në vendet që kalojnë ndryshime ekonomike (Arzeni, 1997) duke mundësuar uljen e
papunësisë, rritjen e fuqisë blerëse më të balancuar (Terziev, et al., 2020), respektivisht
rritjen e qarkullimit të parasë së gatshme, duke krijuar kështu një efekt spiral në zhvillimin
ekonomik. Ajo gjithashtu ndikon në rregullimin e konkurrencës (Bailey & Thomas, 2017),
shtimin e prodhimit (Acs, et al., 2011) dhe rritjen e përgjithshme të të hyrave kombëtare. Rol
të veçantë luan në krijimin e bizneseve e tregjeve të reja (Becker, zu Knyphausen–Aufseß, &
Brem, 2015; Eftekhari & Bogers, 2015) si dhe zhvillimin e teknologjive dhe krijimin e
shkathtësive të reja.


Nga këndvështrimi i individit sipërmarrës, përfitimet nga ndërmarrësia sjellin karrierë
shpërblyese në shumë aspekte, me përvojë në udhëheqje dhe kontroll të vetë biznesit.
Pastaj, ndërmarrësia krijon mundësi për të pasur autonomi më të madhe në menaxhim të
punës dhe jetës, fleksibilitet të orarit, por edhe ndihmon në ndërtimin e një rrjeti profitabil të
bashkëpunëtorëve (Luke, Verreynne, & Kearins, 2007; Stephan, Hart, & Drews, 2015). Por,
për zhvillimi i ndërmarrësisë është një ekuacion me shumë të panjohura.




11
Kështu, ndërmarrësia përballet me sfida të shumta, të tilla si mungesa apo pamundësia për
të pasur qasje në burime financiare, njohja e tregut dhe produkteve/shërbimeve, koha,
shkathtësitë dhe papërshtatshmëria edukative, mungesa e programeve dhe politikave
institucionale për mbështetjen e ndërmarrësisë në forma të ndryshme, si ajo financiare,
edukative, këshillëdhënëse, politika fiskale, por edhe mbështetjen për zhvillimin e
ndërmarrësve përmes programeve për rrjetëzim, pjesëmarrjen në panaire e konferenca
ndërkombëtare. Këto sfida studiuesit i kanë trajtuar kryesisht nga këndvështrimet e mjedisit
politik, ekonomik, ligjor dhe kulturor në njërën anë, dhe pikëpamjen e individit në anën tjetër
(Luthans, et al., 2000; Kew, et al., 2013). Koordinimi efektiv i mekanizmave institucional për
të krijuar ambient të përshtatshëm për zhvillimin e ndërmarrësisë, shndërrohet në motivator
për të rinjtë që të merren me ndërmarrësi. 













12
2.2. Papunësia e të rinjve dhe ndërmarrësia si alternativë 

Papunësia është dukuri që ka efekte të shumëfishta në shoqëri, që në radhë të parë i prek të
rinjtë. Kapitali njerëzor zhvlerësohet si rezultat i papunësisë, dhe nëse ajo është e
qëndrueshme në periudhë të gjatë, sjellë rezultate negative shtesë, si rritja e kriminalitetit.
Përveç kostove të larta, dekurajimi i vazhdueshëm mund të sjellë madje edhe distancimin nga
vlerat demokratike (Maguire, 2013), duke e shndërruar papunësinë në sfidë që ndikon edhe
në themelet e vetë shtetit. 


Situata me papunësinë është sfiduese dhe shumë vende kanë vështirësi të mëdha në
realizimin e politikave që synojnë uljen e saj. Këtë e bën edhe më problematike pandemia
COVID-19, e cila ka shtyrë shumë vende të ndërmarrin masa të rrepta të mbylljes social e
ekonomike, duke vështirësuar edhe më tej gjetjen e punës nga moshat nën 25 vjeç – edhe
vendet me norma më të ulëta të papunësisë në Bashkimin Evropian janë prekur, ku papunësia
tek të rinjtë është rritur madje edhe me 2.19 e 2.5 herë gjatë vitit 2020 krahasuar me vitin
2019 (Lambovska, et al., 2021). Arsyet kryesore që qëndrojnë prapa papunësisë së lartë tek
të rinjtë, kryesisht ndërlidhen me prodhimin bruto vendor të ulët të vendit – pra me vendet
më të varfra, pamundësinë e lëvizjes dhe jetesës jashtë shtëpisë së prindërve, korrupsionin
dhe remitencat e larta (Tomić, 2018). Kështu, edhe një studim nga Maqedonia e Veriut
thekson që të rinjtë që janë të papunë për një kohë të gjatë, kanë vështirësi edhe më të
mëdha për gjetjen e një pune (Petreski, et al., 2017). De Jongh (2017) na ofron një pasqyrë
gjithëpërfshirëse mbi vështirësitë që përballen të rinjtë për punësim, ku në mes tjerash
përfshihen papërshtatshmëria e kualifikimit, mungesa e mundësive për punë, kompenzimi i
papërshtatshëm, pamundësia e përshtatjes me orarin, e të tjera. Prandaj, duke ditur
vështirësinë e punësimit për të rinjtë, është e rëndësishme të gjenden alternativa të tjera, të
tilla siç janë vetëpunësimi apo ndërmarrësia.
“Ndërmarrësia është çelësi kryesor për zgjidhjen e problemeve të papunësisë” (Hameed &
Irfan, 2019, p. 145). Është gjetur lidhje negative ndërmjet papunësisë dhe ekosistemit
sipërmarrës, prandaj është thelbësore që institucionet të zhvillojnë një ambient që favorizon
ndërmarrësinë, ashtu që të ulet papunësia tek të rinjtë (Mariana-Cristina, 2014). Roli i
institucioneve në krijimin e një ekosistemi nxitës për ndërmarrësinë mbështetet edhe nga
studiues të tjerë (Momani, 2017; Neumann, 2021).



Kosova përballet me normë të lartë të papunësisë (rreth 26%), në veçanti në mesin e
moshave të reja (15-24), ku papunësia sillet tek 50% (ASK, 2021). Ndonëse shkalla e
papunësisë në Kosovë është rritur nga 25.9% në tremujorin e katërt të vitit 2019 në 27% në
tremujorin e katërt të vitit 2020, tek të rinjtë ajo është rritur me vetëm 0.8 pikë përqindje nga
TM4 2019 (49.1%) në TM4 2020 (49.9%) (ASK, 2020; ASK, 2021). Sidoqoftë dallimi i fuqisë
punëtore joaktive në këto mosha është rritur nga 85.7% në TM4 2019 në 90.1% në TM4
2020.


Implikimet shoqërore dhe ekonomike të kësaj sfide janë të shumta dhe shkaktare të
problemeve të tjera zingjirore. Si rezultat, një numër i konsiderueshëm i të rinjve mundohen
ta shfrytëzojnë çdo mundësi që ju jepet për ta lënë vendin, sipas një raporti nga Friedrich
Ebert Stiftung (FES) të viteve 2014-2015 (Qirezi, 2015), numër që madje shkon edhe mbi
55% - nga vendet e Evropës Juglindore, vetëm Shqipëria ka normë më të lartë, me gati 67%
(Flere, et al., 2015).


13
Cueto me kolegë (2015) sugjerojnë që vetëpunësimi është i lidhur me ndërmarrësinë dhe
shërben si metodë për uljen e papunësisë. Duke marrë parasysh statistikat drithëruese me
norma të larta të papunësisë tek të rinjtë, atëherë është e rëndësishme që të punohet në
krijimin e mundësive për vetëpunësimin e tyre ose shndërrimin e tyre në ndërmarrës. Kjo
mbështetet nga shumë studime, të cilat e theksojnë faktin që të rinjtë duhet të nxiten në
ndërmarrësi si alternativë ndaj punësimit (Asogwa & Dim, 2016), sidomos në kushte të
vendeve me papunësi të lartë. Madje, në mesin e shumë faktorëve për të lehtësuar zhvillimin
e ndërmarrësisë tek të rinjtë, studiuesit kanë sugjeruar edhe krijimin e programeve
intervenuese (Awogbenle & Iwuamadi, 2010). Prandaj, për të vënë potencialin e tyre krijues
dhe zgjuarsinë sipërmarrëse në firma të suksesshme, të rinjtë duhet të përkrahen përmes
krijimit të kushteve të nevojshme për zhvillim ndërmarrës.







2.3. Papunësia dhe ndërmarrësia tek të rinjtë në Kosovë, rasti i Drenasit
14
Në një studim nga NGO LENS, mbi mundësitë, barrierat dhe nevojat për punësim rural në
Kosovë, vetëm 17.8% e të rinjve rural nga Komuna e Drenasit janë deklaruar si të punësuar
(Qirezi, et al., 2018). Kjo statistikë, edhe si e vetme, është alarmuese për gjendjen e të rinjve
në këtë komunë. Prandaj, ndërmarrësia shihet si alternativë në zbutjen e problemit të
papunësisë, duke krijuar mundësi për të rinjtë, jo vetëm për të pasur një angazhim pune, por
për më tepër, edhe për t’u ndjerë të plotësuar përtej aspektit material. Megjithatë, krijimi i një
ekosistemi nxitës për ndërmarrësinë, vijon të mbetet sfidë, me rolin kryesor që luhet nga vetë
institucionet e vendit. Kjo për shkak se, ndonëse viteve të fundit janë shtuar skemat
buxhetore për mbështetjen e bizneseve të reja dhe atyre ekzistuese, mungon një qasje
sistematike për zhvillimin e qëndrueshëm ndërmarrës në mesin e të rinjve në vend.


Në nivelin qendror, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hartuar një dokument strategjik
për zhvillimin e rinisë për vitet 2019-2023, sipas së cilit, mbi 3 milionë euro janë të
planifikuara për kategorinë ofrimi i shkathtësive dhe përgatitja e të rinjve për tregun e punës
(MKRS, 2019). Mirëpo, nëse shohim ndarjet buxhetore të planifikuara për zhvillimin e
ndërmarrësisë rinore në Drenas, të rinjtë e kësaj ane janë të lënë anash nga vetë Komuna.
Kështu, në planifikim buxhetor nga Kuvendi i Kosovës, për Komunën e Drenasit nuk është
përfshirë asnjë projekt i lidhur me rininë, i cili të paktën as tërthorazi nuk e prek zhvillimin e
ndërmarrësisë (Kuvendi i Kosovës, 2021). Më tej, sipas planifikimit buxhetor në Kornizën
Afatmesme Buxhetore (KAB) Komunale, Komuna e Drenasit ka paraparë shpenzime kapitale
në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në vlerën 245,000 euro për vitin 2022,
172,000 euro për vitin 2023 dhe 167,000 euro për vitin 2024. Projektet kapitale kryesisht
ndërlidhen me ndërtimin e stadiumit sportiv, fushave sportive dhe renovimet e objekteve
sportive. Rreth 280,000 euro janë planifikuar për këto tri vite në kategorinë e subvencioneve
në DKRS, kurse vetëm 75,000 euro për tri vite në kategorinë e subvencioneve nga Drejtoria
për Zhvillim Ekonomik, por me asnjë planifikim për investime kapitale (Kuvendi i Komunës,
Drenas, 2021). Sipas këtij dokumenti, DKRS nuk ka planifikuar ndonjë shërbim që ndërlidhet
me zhvillimin e ndërmarrësisë rinore, kurse DZhE deri diku ka planifikuar shërbime që më tej
ka mundësinë t’i konkretizojë në projekte mbështetëse për zhvillimin e ndërmarrësisë rinore
(p.sh. ofrimi i trajnimeve për biznese).


Kështu, në mungesë të krijimit të kushteve për punësim dhe vetëpunësim, të rinjtë e Drenasit
vijojnë të mbeten viktima të mungesës së vëmendjes institucionale. Ata, ndonëse shkollohen
dhe janë në kërkim të vazhdueshëm të mundësive për zhvillim, përballen me sfidën kryesore:
gjetjen apo krijimin e një pune.
3. METODOLOGJIA


3.1. Mbledhja e të dhënave dhe mostrimi
Studimi në fjalë është eksplorues dhe shpjegues i problemit. Për më shumë, studimi mëton të
nxjerrë në sipërfaqe më shumë informacione mbi bazën e të cilave mund të ndërtohen
zgjidhje të problemit.


Në pjesën e rishikimit të literaturës, është bërë analiza dhe sintetizimi i studimeve, librave,
raporteve dhe dokumenteve ligjore, të cilat trajtojnë (pa)punësinë dhe ndërmarrësinë tek të
rinjtë, me theks të veçantë tek rinia e Komunës së Drenasit. Ndërsa, për hulumtimin në terren
është përdorur metoda sasiore për mbledhjen e të dhënave nga të rinjtë e Drenasit, të
moshës 15-24 vjeç, ashtu siç edhe e parasheh ligji për rininë, respektivisht neni 3 (Kuvendi i
Kosovës, 2009). Për t’i plotësuar rezultatet sasiore nga perspektiva e të rinjve të Drenasit,
janë realizuar edhe dy intervista me drejtorët komunalë të drejtorive përkatëse që e prekin
zhvillimin e ndërmarrësisë rinore.





Të dhënat janë mbledhur përmes formës së anketimit online dhe fizik. Pyetësori i hartuar për
mbledhjen e të dhënave nga të rinjtë e Drenasit, është përpiluar duke u bazuar në literaturën
e shqyrtuar dhe qëllimin e studimit. Pyetësori është përbërë nga shtatëmbëdhjetë pyetje, të
ndara në seksionet vijuese: pyetjet demografike, pyetje për përfitimet dhe sfidat e
ndërmarrësisë, pyetje për prirjen për ndërmarrësi dhe kërkesat e të rinjve. Vetëm një nga
pyetjet ka qenë e tipit të hapur: “Çfarë është ndërmarrësia sipas jush?”.


Mostrimi është bërë bazuar në numrin e të rinjve në komunën e Drenasit. Në rastet kur kemi
të bëjmë me studime eksploruese, pilot-teste apo testime paraprake, numri i pjesëmarrësve
në anketim është i pranueshëm ndërmjet 20 dhe 150 persona (Daniel, 2012). Në studimin e
vitit 2018, NGO LENS pati një mostër totale prej 602 pjesëmarrësish në nivel vendi, nga të
cilët 45 ishin të Komunës së Drenasit, apo në përqindje 0.54% i rreth 8,360 të rinjve rural
(Qirezi, et al., 2018). Në rastin tonë, në bazë të kësaj logjike duhet të kemi një minimum prej
66 pjesëmarrësish në totalin prej rreth 12,200 të rinjsh të grupmoshës 15-24 vjet.


Të rinjtë janë targetuar përmes kontakteve të drejtpërdrejta virtualisht dhe në terren.
Pyetësori është shpërndarë në mënyrë të degëzuar virtuale ku nga një person është ndarë
edhe me një ose disa persona të tjerë. Rol në mbledhjen e të dhënave kanë luajtur
përfaqësuesit e organizatave rinore në Drenas, të cilët duke pasur një rrjet të gjerë
kontaktesh, e kanë ndarë anketën online me ta. Të dhënave të mbledhura virtualisht, iu janë
shtuar edhe të dhënat e mbledhura përmes anketimit me përzgjedhje të rëndomtë në terren
(në komunën e Drenasit). Të dhënat sasiore janë procesuar duke përdorur programin
statistikor SPSS.
15
Intervistat me shkrim janë realizuar me drejtoreshat e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport,
dhe Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit. Pyetjet e intervistave janë
përpiluar për të mbledhur të dhëna për politikat komunale për ndërmarrësinë rinore.
Intervistat me shkrim realizuar përmes mjeteve virtuale të komunikimit (telefon dhe postë
elektronike).
16
4. REZULTATET DHE ANALIZAT

Pas procesimit të të dhënave në SPSS, rezulton që në total kemi të dhëna valide nga 104
pjesëmarrës, prej të cilëve 62 kanë plotësuar pyetësorin virtualisht, kurse 42 me prezencë
fizike. Intervistat e planifikuara me dy drejtoreshat komunale janë realizuar në tërësi dhe të
njëjtat do të analizohen në seksionet e mëpastajme.


Tabela në vijim paraqet të dhënat përshkruese të pjesëmarrësve në anketimin me pyetësor.
Nga sa na tregon tabela 1, shpërndarja demografike e pjesëmarrësve në aspektin gjinor ka
një dominim të vajzave (60.6%), në atë të grupmoshës janë pjesëmarrësit 15-18 vjet (55.8%)
dhe me një dominim më të thellë në aspektin e vendbanimit, ku dy në tre pjesëmarrës janë
deklaruar ‘rural’ (66.3%).


Në vijim të rezultateve, do të analizohen profilet e të rinjve në funksion të statusit të
punësimit, perceptimi i tyre dhe prirja për ndërmarrësi dhe në fund sfidat dhe nevojat,
plotësimi i të cilave do t’i nxiste në ndërmarrësi.
Gjinia
Vajza
Total
Djem 41 39.4%
60.9%
100.0%
63
104
Vlera absolute Përqindja
Mosha
19-24 vjet
Total
15-18 vjet 58 55.8%
44.2%
100.0%
46
104
Vlera absolute Përqindja
Vendbanimi
Urban
Total
Rural 69 66.3%
33.7%
100.0%
35
104
Vlera absolute Përqindja
17
Tabela 1. Rezultatet demografike për gjininë, moshën dhe vendbanimin
4.1. Papunësia dhe profilet e të rinjve

Nga rezultati i paraqitur në figurën 1, na del që rreth 19% janë të punësuar apo
vetëpunësuar. Ky rezultat është në linjë me studimin e NGO LENS, ku rreth 18% nga të rinjtë
e zonave rurale të Drenasit janë deklaruar si të punësuar.
Në tabelën në vijim do të shohim përmes analizës së kryqëzimit, se çfarë profilesh kanë
pjesëmarrësit të cilët janë deklaruar si të papunë.

Figura 1. Statusi i punësimit (të dhënat primare)
Statusi i punësimit
Sipas nivelit të edukimit
Fillor
I mesëm
Bachelor – vijon
Bachelor – të përfunduar
Master – vijon
Master – të përfunduar
Tjetër (p.sh. arsimim joformal, shkollim teknik, etj.)
Total
I/E
punësuar
Total
I/E
papunësuar
–
në
kërkim
të
punës
I/E
papunësuar
–
nuk
p
o
kërk
oj
punë
I/E
ve
tëpunësuar
(
n
d
ërmarrës/
e)
0 0 1 0 1
6 17 37 0 60
4 16 4 1 25
4 7 0 1 12
2 0 0 1 3
1 1 0 0 2
1 1 0 0 2
17 41 43 3 104
T
abela 2. Kryqëzimet tabelore të profilit të pjesëmarrësve sipas edukimit, statusit martesor dhe të
ardhurave familjare mujore
18
Sipas rezultateve të paraqitura në tabelën e dytë, të rinjtë e papunë i takojnë në masë të
madhe nivelit të edukimit të mesëm dhe atyre që vijojnë studimet Bachelor. Këtu një kategori
me peshë janë të rinjtë me shkollim të mesëm të cilët nuk po kërkojnë punë. Nga të rinjtë e
papunë të profileve ‘matematikë, informatikë dhe telekomunikim’, ‘shërbime shëndetësore
dhe sociale’, ‘juridik’ dhe ‘tjetër’, ata të profileve të juridikut janë më të prirur të kërkojnë punë,
në krahasim me kategoritë e tjera të cilat kanë rezultuar të ndarë në dysh ndërmjet kërkimit
dhe moskërkimit të punës. Nga perspektiva e statusit martesor, kemi pothuajse të gjithë
pjesëmarrësit të deklaruar si beqar apo beqare, gjë që nuk na lejon të nxjerrim konkluzionet e
rastit. Të rinjtë e papunë që ju takojnë familjeve me të ardhura mujore ndërmjet 101 dhe 500
euro janë më të prirur të kërkojnë punë sesa ata që kanë të ardhura më të larta. Në kontrast,
në mesin e të rinjve të papunë që nuk kërkojnë punë, nuk ka dallime të theksuara sa i përket
përkatësisë familjare sipas të ardhurave mujore – pra, rreth 49% ju takojnë familjeve me më
pak se 500 euro të ardhura mujore, ndërsa 51% atyre me më shumë se 500 euro të ardhura
mujore.
Sipas fushës së specializimit arsimor
Matematikë, informatikë dhe telekomunikim
Arkitekturë
Shërbime shëndetësore dhe sociale
Ekonomi, administrim biznesi
Juridik
Kimi, bioteknologji
Arsim
Tjetër
Total
3 10 9 1 23
0 1 4 0 5
2 9 13 1 25
2 2 1 1 6
0 10 1 0 11
2 1 1 0 4
1 1 1 0 3
7 7 13 0 27
17 41 43 3 104
Sipas të ardhurave familjare
Më pak se 100 €
101 – 250 €
251 – 500 €
501 – 1000 €
Mbi 1000 €
Total
0 1 2 0 3
1 5 5 0 11
3 18 15 0 36
9 14 16 0 39
4 3 5 3 15
17 41 43 3 104
Sipas statusit martesor
Beqar/e
I/E martuar – pa fëmijë
I/E martuar – me fëmijë
Total
17 39 43 3 102
0 1 0 0 1
0 1 0 0 1
17 41 43 3 104
19
4.2. Si e shohin të rinjtë ndërmarrësinë?

Pjesëmarrësit në anketim janë pyetur edhe me një pyetje të hapur: “Çfarë është ndërmarrësia
sipas jush?”. Kësaj pyetje iu janë përgjigjur 84 pjesëmarrës, apo 80.8%. Nga kategorizimet e
bëra të përgjigjeve të tyre, rreth gjysma apo 48.8% e shohin ndërmarrësinë si një proces të
krijimit dhe ndërtimit të biznesit vetanak, i cili rezulton në vetëpunësim. Pjesa tjetër mendojnë
që ndërmarrësia është krijimi i punës dhe mundësive për punë për veten dhe të tjerët, përfshi
gjenerimin e fitimit (rreth 23%), por ka edhe të tillë që e lidhin atë me zhvillimin e aftësive
personale dhe karrierës si dhe stabilitetin financiar (rreth 10%). Përgjigjet e tjera janë më të
larmishme dhe më jo-konsistente, prandaj rreth 20% janë kategorizuar si ‘tjetër’.


Disa nga përgjigjet e dhëna nga pjesëmarrësit janë ilustruar në vijim:


Përgjigjet e tyre në këtë pyetje përputhen edhe me pyetjen tjetër sipas së cilës iu është
kërkuar të listojnë deri në tri efekte që ka ndërmarrësia në ekonominë e një vendi. Nga figura
vijuese shihet se pjesa më e madhe janë përgjigjur që ndërmarrësia ka efekt në krijimin e
mundësive për punë (88.5%), krijimin e bizneseve dhe tregjeve të reja (71.2%) dhe rritjen e
konkurrueshmërisë dhe prodhueshmërisë (41.3%).
“Veprimtari punuese që sjellë përfitime financiare dhe profesionale e inicuar nga vet personi që kryen
atë punë. Pra një person që krijon një biznes financiar të një lëmie të caktuar, duke u bazuar në
kapacitete personale profesionale dhe financiare apo të bashkëpunëtorëve të tij/saj.” (P4. Anketa – të
dhënat personale)


“Ndermarresia eshte pikenisje, synim, ide, e cila i paraprine qellimeve kryesore per te realizuar nje
projekt te caktuar ne nje vend dhe ne te mire te komunitet, cofte duke ofruar punesim, trajnime,
ligjerime apo edhe gjera te tjera.” (P7. Anketa – të dhënat personale)


“Ndërmarrësia sipas mendimit tim nënkupton veprimi te ndertimiz te nje biznesi nga idea deri tek
dalja në treg e që në suazat e saj përfshinë krahas dëshirës për të qenë i suksesshëm edhe fuqizimin e
shoqërisë për hapjen e vendëve të reja të punës.” (P43. Anketa – të dhënat personale)



20
Të rinjtë e Drenasit kanë ide shumë të qarta se çfarë është ndërmarrësia. Ashtu siç shprehen
edhe ata, ndërmarrësia “është forca lëvizëse e zhvillimit ekonomik dhe ndërmarrësit, duke
prezantuar ide të reja në treg, janë bartës të proceseve të zhvillimit ekonomik” (P31. Anketa
– të dhënat personale). Edhe nga këndvështrimi personal, ndërmarrësia “paraqet
rrezikshmërinë që t’i paraqesim idetë tona dhe t’i përkrahim ato deri në realizimin e tyre”
(P25. Anketa – të dhënat personale), “është zhvillimi dhe mundësia për punë, krijim i përvojës
në udhëheqje dhe zhvillim personal në punë” (P74. Anketa – të dhënat personale) si dhe ajo
gjithashtu shihet si “gatishmëria e aplikimit të ideve të reja për të realizuar projekte të reja
ekonomike me orientim fitimprurës.” (P50. Anketa – të dhënat personale). 


Këto konstatime mbështeten edhe nga përgjigjet e ilustruara nga figura numër 3. Tri
deklaratat më të përkrahura se si e shohin të rinjtë e Drenasit efektin e ndërmarrësisë tek ata
personalisht, janë “ndërtimi i një karriere shpërblyese” me 73.1%, “të ardhura, krenari dhe
kënaqësi” me 44.2% dhe “mundësia për të punuar nga çdo vend” me 39.4%.
Figura 2. Efekti i ndërmarrësisë në ekonomi sipas të rinjve të Drenasit (të dhënat primare)
21
Kështu, marrë parasysh perceptimin që ata kanë për ndërmarrësinë, në seksionin vijues do të
shohim se çfarë gatishmërie kanë për t’u marrë me të.
Figura 3. Efekti i ndërmarrësisë personalisht tek të rinjtë e Drenasit (të dhënat primare)
22
4.3. Prirja e të rinjve të Drenasit për ndërmarrësi

Të rinjtë e Komunës së Drenasit shprehen pozitivë për t’u marrë me ndërmarrësi. Vetëm 7.7%
prej tyre janë përgjigjur negativisht në pyetjen “A do të donit ta sfidonit veten si ndërmarrës
dhetëfillonibiznesintuaj?”(shihfigurën4!).KjoështënjëshenjëemirëqërinianëDrenaska
tendenca pozitive në këtë drejtim, që shërben si parakusht për të punuar më tej në krijimin e
rrethanavenxitësepërt’iplotësuarkëtoambicie.
Për ta plotësuar më tej këtë gjetje, ata janë pyetur edhe nëse kanë ndonjë ide ose projekt që
do ta implementonin në biznes. Kështu, vetëm 2.9% prej tyre kanë deklaruar që nuk kanë as
ide, as projekt dhe as dëshirë për të ndërtuar biznes. Pjesa tjetër e përgjigjeve janë të
ndryshueshme ngase shumë prej të rinjve gjenden në faza të ndryshme, ku madje edhe ata
që nuk kanë ndonjë ide, prapë se prapë kanë dëshirën për të ndërtuar biznes (23.1%). Është
tejet e rëndësishme të shqyrtohet me vëmendje rezultati që tregon se 37.5% e të rinjve të
Drenasin kanë deklaruar se kanë ide të realizueshme, kanë ide por jo dhe projektin, si dhe e
kanëprojektinegatshëmpërimplementim.Kyvarietetështëilustruarngafigura5.
Figura 4. Sa duan të rinjtë e Drenasit të merren me ndërmarrësi (të dhënat primare)
23
Megjithatë, vetëm të pasurit ide është e pamjaftueshme për t’u marrë me ndërmarrësi. Për
këtë, duhet patjetër të veprohet konkretisht në shumë drejtime, ashtu që të shkohet drejt
krijimit të sipërmarrjes dhe afarizmit. Kështu, të rinjtë e Drenasit janë pyetur lidhur me
veprimet që kanë ndërmarrë për t’u bërë ndërmarrës dhe për ta zhvilluar biznesin. Figura 6
në tregon që 38.5% nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim konkret, ndërsa pjesa tjetër gjenden
ndërmjet të menduarit për ide biznesore deri tek ndërtimi i ekipit për të udhëhequr biznesin.
Vetëm 2.9% e të anketuarve kanë deklaruar që tashmë po ndërtojnë biznesin e tyre.
Figura 5. Faza në të cilën gjenden të rinjtë e Drenasit për t’u marrë me ndërmarrësi (të dhënat primare)
Figura 6. Veprimet që kanë marrë të rinjtë e Drenasit për t’u bërë ndërmarrës (të dhënat primare)
24
Për t’u bërë ndërmarrës është rrugë e gjatë dhe me shumë sfida. Shkathtësitë, përvoja dhe
njohuritë e nevojshme që duhet të mësohen gjatë këtij rrugëtimi, janë një sërë aktivitetesh, pa
të cilat është zor të zhvillohen aftësitë sipërmarrëse. Për këtë, pjesëmarrësit janë pyetur se
cilat aktivitete i kanë realizuar vitet e fundit, të cilat i kanë ndihmuar ata për të zhvilluar aftësi
ndërmarrëse


Figura 7 ilustron përgjigjet e respodentëve, ku tri aktivitetet kryesore në të cilat janë përfshirë
të rinjtë e Drenasit, përbëhen nga trajnime, seminare, punëtori dhe ngjarje të tjera për
zhvillim personal dhe profesional (40.4%), leximi i literaturës dhe librave në funksion të
aftësive ndërmarrëse (26%) dhe ndjekja e kurseve apo trajnimeve online për aftësi specifike
(25%). Këto rezultate i plotësojnë gjetjet nga figura paraprake, ngase shihet një përqindje
tejet e ulët e të rinjve të cilët janë përfshirë në aktivitete që nxisin aftësitë ndërmarrëse.
Figura 7. Përfshirja e të rinjve të Drenasit në aktivitete, të cilat i kanë ndihmuar në
zhvillimin e aftësive ndërmarrëse (të dhënat primare)
25
4.4. Sfidat e punësimit dhe ndërmarrësisë në Komunën e Drenasit
Duke ditur problemi e papunësisë së lartë në mesin e të rinjve, pjesëmarrësve në anketim u
është kërkuar të përcaktojnë tri sfidat kryesore të punësimit. Kështu, sipas figurës 8, tri sfidat
më të vlerësuara për punësimin e të rinjve janë: kompenzimi i vogël ose i papërshtatshëm
(59.6%), mungesa e mundësive për punë (57.7%) dhe mungesa e transportit të
përshtatshëm për në punë (48.1%). Nga kjo, del që pagat dhe mungesa e punëve janë
faktorë kyç. Shih p.sh. mungesa e mbështetjes nga familja ka vetëm 11.5% vlerësim ose
kualifikimi i papërshtatshëm 13.5%, duke dhënë mesazhin që familjet janë mbështetëse për
punësimin e të rinjve, por edhe që papërshtatshmërinë e kualifikimit nuk e shohin si sfidë,
ngase e njëjta mund të tejkalohet përmes formave të ndryshme trajnuese.
Duke u njohur me sfidat e punësimit dhe me ndërmarrësinë si alternativë ndaj këtij fenomeni,
atëherë pjesëmarrësit janë pyetur se cilat janë pengesat që ata i shohin në zhvillimin e idesë
së tyre biznesore. Përgjigjet e tyre janë ilustruar nga figura në vijim.
Figura 8. Sfidat kryesore për punësim (të dhënat primare)
Nga sa shihet në rezultatet e këtij seksioni, të rinjtë nga Komuna e Drenasit kanë prirje për t’u
marrë me ndërmarrësi, por përderisa vetëm 2.9% tashmë po zhvillojnë bizneset e tyre dhe
një pjesë e konsiderueshme nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete në këtë drejtim, atëherë
kjo na tregon që diçka nuk është në rregull. Prandaj, për t’u njohur më mirë me sfidat e
punësimit dhe ndërmarrësisë, do të shohim rezultatet në seksionin vijues.


26
4.4.1. Roli i organeve komunale
Kështu, gati gjysma e të anketuarve i shohin fondet e pamjaftueshme për zhvillimin e idesë
dhe biznesit si pengesën kryesore (48.1%), një e katërta e tyre e shohin si pengesë
mosnjohjen e karakteristikave të shitjes në treg (25%), dhe një e pesta e tyre e shohin
pengesë mosnjohjen e mjaftueshme të audiencës së konsumatorëve potencialë (21.2%). Çdo
i pesti i ri nga Drenasi e sheh si pengesë mospasjen e shkathtësive dhe arsimimit të duhur
për ndërmarrësi (18.3%) dhe vetëm 11.5% nuk shohin asnjë pengesë në zhvillimin e idesë
biznesore.
Meqenëse aktivitetet që ndërlidhen me zhvillimin e të rinjve në fushën e ndërmarrësisë,
prekin dy nga drejtoritë kryesore të Komunës së Drenasit, edhe intervistat janë zhvilluar me
dy drejtoreshat përkatëse. Kështu, intervistat janë realizuar me Drejtoreshën për Kulturë, Rini
dhe Sport, znj. Laureta Thaqi dhe Drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik, znj. Egzona Jetullahi
Gjoshi.
Nukinjohkarakteristikateshitjesnëtreg.
Figura 9. Pengesat për ndërmarrësi (të dhënat primare)
27
Në pyetjen mbi ndërmarrësinë rinore në Komunën e Drenasit dhe politikat lokale në
mbështetje të saj, drejtoreshat Thaqi dhe Jetullahi Gjoshi konstatojnë si në vijim:


Nga sa shihet, drejtoreshat e DKRS-së dhe DZhE-së pohojnë që të rinjtë janë prioritet i
zhvillimit përmes politikave lokale në formë të trajnimeve dhe ndarjes së granteve për ide
ndërmarrëse. Më tej do të shohim se cili është roli i këtyre dy dikastereve veç e veç në
zhvillimin e ndërmarrësisë rinore në Drenas.


Mbi rolin e DZhE-së, drejtoresha Jetullahi Gjoshi shprehet se:

Ndërsa, mbi rolin e DKRS-së, drejtoresha Thaqi shprehet si në vijim:
“Komuna e Drenasit ofron mundësi përmes politikave dhe planeve strategjike për të rinjtë e komunës
se Drenasit por edhe për të gjithë të interesuarit qe të jene pjesë e zhvillimit ekonomik dhe
ndryshimeve ne shoqëri. Zhvillimi i ndërmarrësis nga të rinjtë në komunën e Drenasit është primar
sepse mundohemi qe brenda mundësive buxhetore t’ju japim përkrahje maksimale. Komuna e
Drenasit në bashkëpunim me shume organizata organizon trajnime ne fushën e ndërmarrësis dhe
ndan grande për nxitjen dhe zhvillimin e ndërmarrësis për të rinjtë.” (Egzona Jetullahi Gjoshi, DZhE –
të dhënat nga intervistat)


“Komuna e Drenasit në bashkëpunim me shumë organizata organizon trajnime në fushën e
ndërmarrësisë dhe ndanë grante për nxitjen dhe zhvillimin e ndërmarrësisë për të rinjtë. DKRS përmes
Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) angazhohet qe bashkë Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik në
hartimin dhe zbatimin e politikave lokale për zhvillim të ndërmarrësisë. (...) Si DKRS mbështesim të
rinjtë në zhvillimin e aktiviteteve rinore, kulturore e sportive, qoftë në formë subvencionimi apo
sigurimin e kushteve për realizimin e tyre.” (Laureta Thaqi, DKRS – të dhënat nga intervistat)

“Komuna e Drenasit ne bashkëpunim me Ministrit relevante, AZHR- qendër me organizatat vendore
dhe ndërkombëtare organizon trajnime ne fushën e ndërmarrësin dhe ndan grande dhe subvencione
te ndryshme për nxitjen dhe zhvillimin e ndërmarrësis për te rinjtë e komunës se Drenasit.” (Egzona
Jetullahi Gjoshi, DZhE – të dhënat nga intervistat) 




“DKRS mbështet të rinjtë për zhvillimin e aktiviteteve rinore, kulturore e sportive, qoftë duke ndarë
subvencione apo mbështetur në formën e sigurimit të kushteve për mbajtjen e tyre. Ne tanimë jemi
duke implementuar një projekt, grant i bankës botërore që mbështetet nga Qeveria Japoneze për të
rinjtë. Ky grant në vlerë prej 250 mijë dollarëve si shkak i përformancës së mirë i është dedikuar të
rinjve në mbështetjen e realizimit të ideve, projekteve apo planbizneseve në Drenas. Pra, përmes këtij
projekti, ku së shpejti do të filloj faza e trajnimeve dhe pastaj aplikimi për grante, të rinjtë do të arrijnë
të realizojnë ide të cilat i kontribuojnë ndërmarrësisë.” (Laureta Thaqi, DKRS – të dhënat nga
intervistat)
28
Këto dy drejtori komunale, shihet që kanë rol kyç në zhvillimin e aftësive ndërmarrëse tek të
rinjtë e Drenasit. Në veçanti, bashkëpunimet me organizatat ndërkombëtare që sjellin
mbështetje financiare i shërben më shumë fuqizimit të rinisë në Drenas, sidomos zhvillimit të
tyre ndërmarrës. 


Në pyetjen se cilat janë aktivitetet/projektet të cilat janë implementuar ose janë në proces
implementimi nga Komuna e Drenasit, për zhvillimin e ndërmarrësisë tek të rinjtë,
drejtoreshat e DKRS-së dhe DZhE-së, kanë dhënë përgjigjet vijuese:


Aktivitetet e subvencionimit nuk janë specifikuar më tej, por as projektet për trajnimin e të
rinjve me organizata të ndryshme. Megjithatë duhet vlerësuar çdo përpjekje e institucioneve
lokale në krijimin e një ambienti transformues me qëllim të zhvillimit të ndërmarrësisë rinore.
Prandaj për ta qartësuar këtë, kemi pyetur më tej drejtoreshat lidhur me aktivitetet e
drejtorive përkatëse në zhvillimin e aftësive të buta, teknike, profesionale dhe mbështetjen e
ideve biznesore. Drejtoresha e DKRS-së ka konstatuar që kjo më shumë implementohet nga
DZhE, duke mos dhënë përgjigje të mëtejme. Kështu që drejtoresha Jetullahi Gjoshi, ka
deklaruar si në vijim:

Mirëpo, me këto përgjigje duket që nuk pajtohen plotësisht edhe të rinjtë e komunës. Kështu,
në pyetjen se çfarë mungon në komunën e tyre, ata janë përgjigjur në masë të madhe për
mungesën e programeve për mbështetje financiare të bizneseve fillestare (68.3%),
programeve të përgjithshme edukative për biznes (48.1%) dhe programeve për grante për
bizneset fillestare (44.2%).
“Komuna e Drenasit ne kuadër te DZHE ofron mundësi te realizimit te trajnimeve dhe praktikave te
ndryshme për te rinjtë e Drenasit duke ju mundësuar edhe subvencionim e idesë se tyre te biznesit qe
ata nesër te jene qelës i Zhvillimit Ekonomik ne vend.” (Egzona Jetullahi Gjoshi, DZhE – të dhënat nga
intervistat)


“Projekti “Komunat për të rinjtë”, grantet dhe sesionet informuese nga Drejtoria për Zhvillim
Ekonomik, nxitja përmes trajnimeve me organizata të ndryshme etj.” (Laureta Thaqi, DKRS – të dhënat
nga intervistat)


“Kemi një numër te madh te aktivitetev te mbajtur nga dhe ne bashkëpunim me organizatat vendore
dhe ndërkombëtare po ashtu edhe ne bashkëpunime me ministrit qe kane te bëjnë me fuqizimin e te
rinjve ne aftësi te buta dhe menaxheriale. Po ashtu kemi realizuar aktivitete dhe projekte me
organizatat ne vijim. Subvencione nga Dzhe; Memorandum Bashkëpunimi me organizatën Help;
Memorandum bashkëpunimi me organizatën Women for Women; Memorandum bashkëpunimi me
Azhr-qender.” (Egzona Jetullahi Gjoshi, DZhE – të dhënat nga intervistat)

29
Komuna e Drenasit ka nxjerrë disa vendime me datën 26.01.2022, mbi ndarjen e dhjetë
granteve për biznese fillestare kryesisht për të rinjtë, secili në vlerën 1,600.00 euro (vendimet
me numrat vijues: 12-4004-4111, 400/01-4112, 400/01-4113, 400/01-4114, 400/01-4115,
400/01-4116, 400/01-4117, 400/01-4118, 400/01-4119 dhe 400/01-4120). Prandaj se si
dhe pse ka një kundërthënie të rezultateve nga të rinjtë dhe atyre nga intervistat, mbetet
pikëpyetje dhe ftesë për studim të mëtejmë mbi efektivitetin e programeve komunale në këtë
fushë. Ndoshta promovimi i pamjaftueshëm i këtyre projekteve, pamjaftueshmëria e mjeteve
financiare të ndara për këtë kategori, apo mos-implementimi efektiv i tyre nga organet
komunale dhe/apo organizatat e përfshira, mund të jenë faktor përcaktues.


Ky seksion mund të shërbejë si pasqyrim i një perceptimi jo të mirë nga të rinjtë për rolin e
organeve komunale në nxitjen dhe zhvillimin e ndërmarrësisë rinore. Ky perceptim, dhe jo
vetëm, mund të ndryshohet me një angazhim të thellë dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve
të përfshira, ashtu që të zvogëlohet hendeku mes të rinjve dhe programeve komunale për
zhvillimin e ndërmarrësisë.
Figura 10. Çfarë të rinjtë mendojnë që mungon në komunën e tyre për
zhvillimin e ndërmarrësisë rinore (të dhënat primare)
30
Programet e përgjithshme edukative pë biznes.
Programe të granteve për bizneset fillestare.
Meqenëse institucionet lokale në Drenas kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin e
ndërmarrësisë rinore, drejtoreshat e DKRS dhe DZhE janë pyetur edhe mbi mbështetjen
financiare dhe jo-financiare që ofron Komuna e Drenasit për të rinjtë që duan të hapin
biznese fillestare. Me këtë rast, nga DZhE, drejtoresha Jetullahi Gjoshi na ka informuar si në
vijim:



Përveç kësaj, ajo më tej ka thënë që çdo biznes gjatë vitit të parë të operimit është i liruar nga
taksa komunale, me theks të veçantë janë të liruara për kohë të pacaktuar bizneset ekzistuese
dhe fillestare në sektorët e bujqësisë. Edhe bizneset individuale, ndërmarrjet tregtare
prodhuese dhe disa të tjera janë të liruara nga taksa komunale. Promovimi i mundësive që
ofrojnë institucionet lokale mund të shërbejë në rritjen e vetëdijes mbi këto shërbime e
shanse, sidomos për të rinjtë. Drejtoresha Jetullahi Gjoshi tregon se:



Megjithatë, vetëm programet e financimit nga komuna, nuk mjaftojnë në zhvillimin e
ndërmarrësisë rinore, sidomos në zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë. Për këtë kërkohet
plotësimi i një sërë nevojash, sidomos ato që ndërlidhen me zhvillimin afarist dhe edukativ të
vetë individëve.


Kështu, pjesëmarrësve në hulumtim, në pyetjen e fundit u është kërkuar të listojnë deri në
pesë kërkesat kryesore që do t’i ndihmonin ata në punësim apo vetëpunësim. Kështu, figura
11 ilustron renditjen e kërkesave më të rëndësishme. Me 61.5%, trajnimet profesionale për
fushat që lidhen me të bërit biznes dhe ndërmarrësi, zënë vendin e parë. Praktika e punës
radhitet si kërkesë e dytë me 52.9% vlerësim, ndjekur nga zhvillimi i shkathtësive të buta me
43.3%, programet për financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve biznesore me 35.6% dhe
takime dhe rrjetëzim me ekspertë, biznesmenë dhe investitorë me 33.7%.
4.5. Lehtësirat që nxisin të rinjtë në sipërmarrje

“Komuna e Drenasit për shkak te gjendjes pandemike qe ka qen ka liruar nga taksa komunale për dy
vite radhazi te gjitha bizneset qe operojnë ne komunën e Drenasit këtu duke u përfshi edhe bizneset
qe udhëhiqen nga te rinjtë.” (Egzona Jetullahi Gjoshi, DZhE – të dhënat nga intervistat)

“Komuna e Drenasit bën informimin përmes faqes se saj te komunës por edhe fletushkave te
ndryshme për çdo thirrje qofte nga niveli qendror apo edhe lokal për trajnime, subvencione apo
grande qe ofrohen për te rinjtë e Drenasit. Pastaj te gjithë te interesuarit drejtohen tek Drejtoria e
Dzhe dhe personat përgjegjës i pajisin me informatat e nevojshme te interesuarit.” (Egzona Jetullahi
Gjoshi, DZhE – të dhënat nga intervistat)

31
Këto kërkesa të të rinjve pasqyrohet në përgjigjen e drejtoreshës Jetullahi Gjoshi lidhur me
planifikimet buxhetore dhe politike të DZhE-së dhe Komunës së Drenasit, si në vijim:

Me këtë rast, institucionet lokale dhe ato qendrore duhet të kenë parasysh këto kërkesa kur
bëjnë hartimin e politikave të tyre për zhvillimin e ndërmarrësisë rinore. Kjo mund të shërbejë
si bazë për hartimin e programeve më efektive dhe që prekin drejtpërdrejtë të rinjtë dhe
nevojat e tyre. Më tej, implementimi i tyre në mënyrë të duhur, do të sjellë rezultate pozitive
në rritjen e punësimit dhe vetëpunësimit të të rinjve, duke kontribuar në uljen e papunësisë
në përgjithësi.
Figura 11. Plotësimi i kërkesave të cilat do të ndihmonin punësimin apo
vetëpunësimin e të rinjve (të dhënat primare)
“Dzhe përmes buxhetit te planifikuar duke pasur parasysh kornizat buxhetore te caktuara dhe te
ndara për kategori te ndryshme bën përpjekje sikurse viteve paraprake edhe ketë vite te vazhdoi me
subvencione dhe bashkëpunime me organizatat ndërkombëtare për te qen sa me afër te rinjve te
Drenasit.” (Egzona Jetullahi Gjoshi, DZhE – të dhënat nga intervistat)

32
Praktika e punës
5. PËRFUNDIME

Ky hulumtim ka pasur për qëllim të hedhë dritë mbi sfidat me të cilat përballen të rinjtë e
Drenasit për t’u punësuar, respektivisht vetëpunësuar. Krejt kjo, ashtu që të njihemi nga afër
me potencialin e tyre për ndërmarrësi dhe me kërkesat e tyre, plotësimi i të cilave do të
ndihmonte zhvillimin e tyre ndërmarrës.


Nga analizimi teorik i literaturës, ndërmarrësia shërben si strategji alternative për zbutjen e
papunësisë, sidomos në vendet si Kosova. Krijimi i një ekosistemi të favorshëm për zhvillimin
e aktiviteteve sipërmarrëse, me theks të veçantë nga të rinjtë, ku papunësia është dukshëm
më e theksuar sesa tek gjeneratat më të vjetra. Kjo mbështetet edhe nga gjetjet e studimit
empirik përmes anketimit, ku të rinjtë shfaqin gatishmëri të lartë për t’u marrë me sipërmarrje
në të ardhmen e afërt. Për fat të keq, përfshirja e tyre në aktivitete përmes të cilave mund të
zhvillojnë aftësi ndërmarrëse, nuk është e mjaftueshme. Kjo ngaqë aktivitetet e tilla nuk janë
të shumta dhe nuk promovohen mjaftueshëm.


Të rinjtë e Drenasit i shohin si sfida për punësim kompenzimin e papërshtatshëm dhe
mungesën e vendeve të punës. Por, edhe për t’u marrë me ndërmarrësi, apo për t’u
vetëpunësuar, ashtu që të shmangin problemin e punësimit në ndërmarrje të tjera, ata prapë
se prapë përballen me sfida të tjera. Ato sfida kryesisht lidhen me mungesën e fondeve
fillestare dhe me njohjen e tregut dhe konsumatorëve. Por, këto mund të zgjidhen lehtësisht
përmes programeve të financimit dhe edukimit sipërmarrës.


Komuna e Drenasit përmes organeve të veta ka skema programore për zhvillimin e të rinjve,
me theks të veçantë përmes granteve për biznese fillestare, mirëpo të pamjaftueshme marrë
parasysh kërkesat nga të rinjtë. Prandaj, institucionet lokale, por edhe ato qendrore duhet të
kenë parasysh kërkesat e të rinjve kur bëjnë hartimin e politikave të tyre për zhvillimin e
ndërmarrësisë rinore. Kjo duhet bërë me kujdes dhe me qëllim të shfrytëzimit optimal dhe
efektiv të parasë publike, dhe jo vetëm.


Me këtë rast, bazuar në gjetjet e studimit dhe analizat e bëra, kemi përpiluar disa
rekomandime specifike, të cilat mund të shërbejnë si bazë për hartim më të mirë të politikave
rinore, ashtu që të shfrytëzohet potenciali i rinisë së Drenasit për ndërmarrësi.
33
5.1. Rekomandimet

Krijimi i programeve të veçanta dhe ndërsektoriale për zhvillimin e ndërmarrësisë rinore
në Drenas. Këto programe të kombinuara me edukim jo-formal, trajnime në vendin e
punës, praktika të punës, takime të organizuara me ndërmarrës dhe ekspertë të tjerë
afaristë, si dhe me mundësinë e aplikimeve për grante fillestare për biznese, mund të
shërbejnë për zhvillim të qëndrueshëm të ndërmarrësisë rinore në Drenas.


Krijimi dhe zgjerimi i skemave për financimin dhe bashkëfinancimin e bizneseve fillestare
nga institucionet lokale dhe organizatat e tjera. Ndonëse është aktivitet në realizim e
sipër, duhet punuar në rritjen e fondit përmes metodave kreative të absorbimit të
granteve dhe donacioneve të huaja (pavarësisht nëse institucionet qendrore rritin
përkrahjen financiare).


Rritja e monitorimit të efektivitetit të shfrytëzimit të granteve për biznese fillestare të të
rinjve dhe mentorimit gjatë procesit implementues. Jo të gjitha grantet shfrytëzohen në
mënyrën e duhur dhe jo të gjitha idetë biznesore janë të suksesshme siç pritet. Prandaj,
një monitorim dhe mentorim i mirëfilltë nga palët e përfshira, gjatë procesit të
përzgjedhjes, të implementimit por edhe të efekteve të mëvonshme, mund të përdoret
për të ndihmuar bizneset fillestare të jenë të suksesshme, por në të njëjtën kohë mund të
përdoren rastet specifike për t’u studiuar dhe nxjerrë sugjerime për veprimet tjera në të
ardhmen.


Krijimi i skemave buxhetore për mbështetjen e të rinjve në pjesëmarrje në ngjarje
promovuese dhe rrjetëzuese. Këto ngjarje janë dëshmuar si tejet efektive në zhvillimin
afarist të ndërmarrësve, veçanërisht të bizneseve të reja, përmes prezantimeve të ideve
sipërmarrëse (pitch up) dhe shkëmbimeve të ideve ndërmjet tyre. Shumë ndërmarrës i
shfrytëzojnë këto ngjarje për të thithur fonde nga investitorët engjëj.


Shfrytëzimin e hapësirave publike dhe krijimin e hapësirave shtesë, ku të rinjtë mund të
edukohen dhe zhvillohen përtej programeve të arsimit formal – në fushën e
ndërmarrësisë. Me theks të veçantë do të ishte krijimi i qendrave inkubuese apo të
inovacionit, për zhvillimin e ideve biznesore. Ka modele të cilat janë dëshmuara të
suksesshme, dhe si të tilla mund të shërbejnë në funksion të plotësimit të kërkesave të të
rinjve nga Drenasi.
•




•




•




•




•




34
6. LITERATURA

Acs, Z. J., Audretsch, D. B., Braunerhjelm, P. & Carlsson, B., 2011. Growth and entrepreneurship. Small
Business Economics, 39(2), pp. 289-300.


Arzeni, S., 1997. Entrepreneurship and job creation. OECD Observer, Vëllimi i 209, pp. 18-21.


ASK, 2020. Anketa e fuqisë punëtore TM4 2019, Prishtinë: Agjencia e Statistikave të Kosovës.


ASK, 2021. Anketa e fuqisë punëtore 2020, Prishtinë: Agjencia e Statistikave të Kosovës.


ASK, 2021. Anketa e fuqisë punëtore TM4 2020, Prishtinë: Agjencia e Statistikave të Kosovës.


ASK, 2021. Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës 2021, Prishtinë: Agjencia e Statistikave të Kosovës.


Asogwa, O. & Dim, E., 2016. Entrepreneurship development and unemployment reduction in Nigeria.
International Journal of Business and Management Review, 4(8), pp. 27-43.


Awogbenle, A. & Iwuamadi, K., 2010. Youth unemployment: Entrepreneurship development programme as
an intervention mechanism. African journal of business management, 4(6), pp. 831-835.


Bailey, J. B. & Thomas, D. W., 2017. Regulating away competition: the effect of regulation on
entrepreneurship and employment. Journal of Regulatory Economics, 52(3), p. 237–254.


Becker, A., zu Knyphausen–Aufseß, D. & Brem, A., 2015. Beyond traditional developmental models: a fresh
perspective on entrepreneurial new venture creation. International Journal of Entrepreneurial Venturing,
7(2), pp. 152-172.


Cueto, B., Mayor, M. & Suárez, P., 2015. Entrepreneurship and unemployment in Spain: a regional analysis.
Applied Economics Letters, 22(15), pp. 1230-1235.


Daniel, J., 2012. Choosing the Size of the Sample. Në: Sampling Essentials: Practical Guidelines for Making
Sampling Choices. s.l.:SAGE Publications, pp. 236-253.


De Jongh, J. J., 2017. Youth employment barriers in the Emfuleni and Metsimaholo local municipal areas ,
South Africa: North-West University.


Eftekhari, N. & Bogers, M., 2015. Open for Entrepreneurship: How Open Innovation Can Foster New Venture
Creation. Creativity and Innovation Management, 24(4), pp. 574-584.


Flere, S. etj., 2015. Lost in democratic transition? Political Challenges, and Perspectives for Young People in
South East Europe. Sarajevë: Friedrich Ebert Stiftung.


Hameed, I. & Irfan, Z., 2019. Entrepreneurship education: a review of challenges, characteristics and
opportunities. Entrepreneurship Education, 2(3), p. 135–148.


Kew, J., Herrington, M., Litovsky, Y. & Gale, H., 2013. Generation entrepreneur? The state of global youth
entrepreneurship. Newcastle: Youth Business International and Global Entrepreneurship Monitor.


Kuvendi i Komunës, Drenas, 2021. Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2022-2024, Drenas: Kuvendi i
Komunës.


Kuvendi i Kosovës, 2009. Ligji nr. 03/l-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë, Prishtinë: Gazeta zyrtare e
Republikës së Kosovës, nr. 60.

35
Kuvendi i Kosovës, 2021. Ligji nr. 08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për
vitin 2022, Prishtinë: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 13.


Lambovska, M., Sardinha, B. & Belas Jr, J., 2021. Impact of the COVID-19 pandemic on youth
unemployment in the European Union. Ekonomicko-manazerske spektrum, 15(1), pp. 55-63.


Luke, B., Verreynne, M.-L. & Kearins, K., 2007. Measuring the benefits of entrepreneurship at different
levels of analysis. Journal of Management & Organization, 13(4), pp. 312-330.


Luthans, F
., Stajkovic, A. D. & Ibrayeva, E., 2000. Environmental and psychological challenges facing
entrepreneurial development in transitional economies. Journal of World Business, 35(1), pp. 95-110.


Maguire, S., 2013. Youth Unemployment. Intereconomics, 48(4), pp. 196-235.


Mariana-Cristina, G., 2014. Entrepreneurship, a solution to improve youth employment in the European
Union. Management Strategies Journal, 26(4), pp. 580-588.


Mariana-Cristina, G., 2014. Entrepreneurship, a solution to improve youth employment in the European
Union. Management Strategies Journal, 26(4), pp. 580-588.


MKRS, 2019. Strategjia për Rininë 2019-2023, Prishtinë: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


Momani, B., 2017. Entrepreneurship: An Engine For Job Creation and Inclusive Growth in the Arab World,
Doha: Brookings India.


Mustafa, I., 2019. Analiza e ekonomisë në hije në Kosovë. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e
Kosovës.


Neumann, T., 2021. The impact of entrepreneurship on economic, social and environmental welfare and its
determinants: a systematic review. Management Review Quarterly, 71(3), pp. 553-584.


Odongo, I. & Kyei, P
. P
., 2018. The role of government in promoting youth entrepreneurship: The case of
South Africa. Journal of Social Development in Africa, 33(2), pp. 11-36.


Petreski, M., Mojsoska-Blazevski, N. & Bergolo, M., 2017. Labor-market scars when youth unemployment is
extremely high: evidence from Macedonia. Eastern European Economics, 55(2), pp. 168-196.


Qirezi, B., 2015. The 2015 Kosovo migration Outflow to European Union: Who, Why and How, Prishtina:
Friedrich Ebert Stiftung.


Qirezi, B., Nika, T. & Xhemajli, V., 2018. Kosovo Rural Youth: Employment Opportunities, Barriers, and
Needs, Prishtinë: NGO LENS.


Stephan, U., Hart, M. & Drews, C.-C., 2015. Understanding motivations for entrepreneurship: a review of
recent research evidence, London: Enterprise Research Centre, King's College London.


TE, 2022. Trading Economics. [Në linjë] 

Available at: https://tradingeconomics.com/country-list/gdp-per-capita-ppp?continent=europe

Terziev, V., Bencheva, N., Stoeva, T. & Georgiev, M., 2020. Developing Social Entrepreneurship in the EU: A
Cross-Country Analysis. IJASOS- International E-Journal of Advances in Social Sciences, 6(16), pp. 37-44.


Toma, S.-G., Grigore, A.-M. & Marinescu, P
., 2014. Economic development and entrepreneurship. Procedia
Economics and Finance, Vëllimi i 8, pp. 436-443.


Tomić, I., 2018. What drives youth unemployment in Europe? Economic vs non‐economic determinants.
International Labour Review , 157(3), pp. 379-408.



36
Youth Center Drenas, 2022

More Related Content

Similar to Entrepreneurship in Rural Areas.pdf

Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesmeTema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesmeAlbijon Pirku
 
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...ALB-AID Kukes
 
Punim seminarik banka boterore menaxhment bankar
Punim seminarik banka boterore  menaxhment bankarPunim seminarik banka boterore  menaxhment bankar
Punim seminarik banka boterore menaxhment bankarBekim Syla
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonbetrex
 
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe KosovëMes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovënakije.kida
 
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes RaiffeisenNehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes RaiffeisenTarget
 
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXhEnis Xhemaili
 
Presentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaPresentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaBekim Bajrami
 
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)Fitore ZEQIRI
 
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...Детска Амбасада Меѓаши
 
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...First Children's Embassy in the World
 
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdfHulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdfAvdyl Gashi
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkollesIsmail Dama
 
Filantropia në kohë krize: Reagimi ndaj Kovid-19 në Rajonin e Ballkanit Perën...
Filantropia në kohë krize: Reagimi ndaj Kovid-19 në Rajonin e Ballkanit Perën...Filantropia në kohë krize: Reagimi ndaj Kovid-19 në Rajonin e Ballkanit Perën...
Filantropia në kohë krize: Reagimi ndaj Kovid-19 në Rajonin e Ballkanit Perën...Catalyst Balkans
 
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëKosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëCatalyst Balkans
 

Similar to Entrepreneurship in Rural Areas.pdf (18)

Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesmeTema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
 
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
 
Punim seminarik banka boterore menaxhment bankar
Punim seminarik banka boterore  menaxhment bankarPunim seminarik banka boterore  menaxhment bankar
Punim seminarik banka boterore menaxhment bankar
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
 
Besimi ne Мaqedoni
Besimi ne МaqedoniBesimi ne Мaqedoni
Besimi ne Мaqedoni
 
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe KosovëMes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
 
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes RaiffeisenNehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
 
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
 
papunësia
 papunësia papunësia
papunësia
 
Presentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaPresentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomia
 
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
 
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
 
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
 
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdfHulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Filantropia në kohë krize: Reagimi ndaj Kovid-19 në Rajonin e Ballkanit Perën...
Filantropia në kohë krize: Reagimi ndaj Kovid-19 në Rajonin e Ballkanit Perën...Filantropia në kohë krize: Reagimi ndaj Kovid-19 në Rajonin e Ballkanit Perën...
Filantropia në kohë krize: Reagimi ndaj Kovid-19 në Rajonin e Ballkanit Perën...
 
Projekt ekonomi
Projekt ekonomiProjekt ekonomi
Projekt ekonomi
 
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëKosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
 

Entrepreneurship in Rural Areas.pdf

  • 1. SFIDAT DHE POTENCIALI I NDËRMARRËSISë tek të rinjtë NË KOMUNËN E DRENASIT STUDIM
  • 2.
  • 3. © Qendra e Rinisë Drenas, 2022 Autor: Besnik Avdiaj, PhD cand. Ky studim apo pjesë të veçanta të tij nuk mund të riprodhohen në asnjë formë dhe as të shpërndahen pa lejen me shkrim të mbajtësit të së drejtës autoriale. Çdo referencë në adresë të këtij studimi duhet t’i përmbahet kritereve dhe standardeve përkatëse të referencimit. Studimi është pronë e OJQ-së Qendra e Rinisë Drenas dhe i njëjti u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. Studimi në tërësinë e tij, veçanërisht me rezultatet dhe rekomandimet, nuk përfaqëson qëndrimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
  • 4.
  • 5. Përmbajtja 1. HYRJE ............................................................................................ 2. LITERATURA ................................................................................... 2.1. Ndërmarrësia, përfitimet dhe sfidat ........................................... 2.2. Papunësia e të rinjve 
 dhe ndërmarrësia si alternativë ................................................. 2.3. Papunësia dhe ndërmarrësia 
 tek të rinjtë në Kosovë, rasti i Drenasit ..................................... 3. METODOLOGJIA ............................................................................ 3.1. Mbledhja e të dhënave dhe mostrimi ........................................ 4. REZULTATET DHE ANALIZAT ....................................................... 4.1. Papunësia dhe profilet e të rinjve .............................................. 4.2. Si e shohin të rinjtë ndërmarrësinë? ......................................... 4.3. Prirja e të rinjve të Drenasit për ndërmarrësi ........................... 4.4. Sfidat e punësimit dhe 
 ndërmarrësisë në Komunën e Drenasit .................................... 4.4.1. Roli i organeve komunale ........................................................ 4.5. Lehtësirat që nxisin të rinjtë në sipërmarrje ............................. 5. PËRFUNDIME ................................................................................. 5.1. Rekomandimet ............................................................................ 6. LITERATURA ................................................................................... 9 11 11
 12
 13 15 15 17 18 20 23
 26 27 31 33 34 35
  • 6.
  • 7. Lista e tabelave Lista e figurave Tabela 1. Rezultatet demografike për gjininë, moshën dhe vendbanimin ............................. Tabela 2. Kryqëzimet tabelore të profilit të pjesëmarrësve sipas edukimit, statusit martesor dhe të ardhurave familjare mujore .............................................................. Figura 1. Statusi i punësimit (të dhënat primare) ...................................................................... Figura 2. Efekti i ndërmarrësisë në ekonomi sipas të rinjve të Drenasit (të dhënat primare) .................................................................................................. Figura 3. Efekti i ndërmarrësisë personalisht tek të rinjtë e Drenasit (të dhënat primare) ...................................................................................................... Figura 4. Sa duan të rinjtë e Drenasit të merren me ndërmarrësi (të dhënat primare) ................................................................................................ Figura 5. Faza në të cilën gjenden të rinjtë e Drenasit për t’u marrë me ndërmarrësi (të dhënat primare) .............................................................................................. Figura 6. Veprimet që kanë marrë të rinjtë e Drenasit për t’u bërë ndërmarrës (të dhënat primare) ................................................................................................. Figura 7. Përfshirja e të rinjve të Drenasit në aktivitete,të cilat i kanë ndihmuar në zhvillimin e aftësive ndërmarrëse (të dhënat primare) ....................................................... Figura 8. Sfidat kryesore për punësim (të dhënat primare) ..................................................... Figura 9. Pengesat për ndërmarrësi (të dhënat primare) ......................................................... Figura 10. Çfarë të rinjtë mendojnë që mungon në komunën e tyre për zhvillimin e ndërmarrësisë rinore (të dhënat primare) ............................................................. Figura 11. Plotësimi i kërkesave të cilat do të ndihmonin punësimin apo vetëpunësimin e të rinjve (të dhënat primare) ........................................................................... 7 17 18 18 21


 22 

 23


 24


 24


 25

 26

 27


 30


 32
  • 8. Lista e shkurtesave Agjencia e Statistikave të Kosovës Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës Agjencia për Zhvillim Rajonal Bashkimi Evropian Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport Drejtoria për Zhvillim Ekonomik Friedrich Ebert Stiftung Korniza Afatmesme Buxhetore Këshilli i Veprimit Rinor Lokal Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ASK ASHAK AZHR BE DKRS DZHE FES KAB KVRLl MKRS - - - - - - - - - - 8
  • 9. HYRJE Republika e Kosovës, ndonëse njihet për një ndër popullsitë më të reja në Evropë, me rreth 62% nën moshën 35 vjeçare (ASK, 2021), ajo radhitet në vendin e fundit për kah prodhimi bruto për kokë banori dhe fuqisë blerëse, sipas të dhënave në dhjetor 2020 (TE, 2022). Nga ky këndvështrim, Kosova mbetet ndër vendet më të varfra në Evropë. Në kanalet publike të komunikimit, kryesisht institucionet qeveritare i kanë bërë bujë statistikave të publikuara në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, se ka pasur rënie të papunësisë dhe e njëjta sillet rreth 26% në vitin 2020 (ASK, 2021) Ajo që rrallëherë vihet në vëmendje të publikut, është fakti që pjesëmarrja në fuqinë punëtore është tejet e ulët, rreth 38.3% sipas Vjetarit Statistikor të ASK-së (2021, p. 111), duke lënë mbi 60% të fuqisë punëtore jashtë kalkulimeve si punëkërkues pasiv. Kuptohet që edhe kjo statistikë duhet shikuar me rezervë, duke konsideruar që Kosova ka një normë të lartë të nën-raportimit të të punësuarve (mbi 35%) sipas një publikimi nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) (Mustafa, 2019). Më tej, numri i shpalljeve të punës në vitin 2020 është rreth 11200, ku më pak se 2000 prej tyre kanë kërkuar persona të kualifikuar me studime themelore (rreth 1100) dhe Master (67) (ASK, 2021). Me gjithë kundërthëniet e raporteve dhe statistikave, ajo që vihet re është një normë vërtetë e lartë e papunësisë tek grupmoshat e reja (15-24), e cila sillet rreth 50%, me theks të veçantë tek vajzat – rreth 58% (ASK, 2021). Cila do të ishte zgjidhja për rritjen e punësimit të të rinjve? Në tryeza të rrumbullakëta, në media, raporte të ndryshme, por edhe në literaturën shkencore, i jepet rëndësi e veçantë rolit të ndërmarrësisë si rrugë e cila zbut papunësinë dhe zhvillon ekonominë. Kështu, zhvillimi i një ekosistemi të fortë për sipërmarrje në një vend, supozohet të ulë nivelin e papunësisë tek të rinjtë, sipas një studimi të realizuar në vendet e BE-së (Mariana-Cristina, 2014). Për ta krijuar një ekosistem të qëndrueshëm, i cili nxit në veçanti të rinjtë të merren me aktivitete ndërmarrëse, nevojiten veprime sistematike dhe të mirë-koordinuara të shumë faktorëve. Një studim i kohëve të fundit në Afrikën e Jugut sugjeron që vetëm krijimi i kornizave legjislative dhe institucionale, nuk është i mjaftueshëm për të rritur ndërmarrësinë rinore (Odongo & Kyei, 2018). Odongo dhe Kyei kanë rekomanduar krijimin e politikave favorizuese dhe mbështetëse nga institucionet, strukturave përkrahëse dhe partneriteteve bashkëpunuese, krijimin e edukimit të përshtatshëm sipërmarrës dhe zhvillimin e sjelljeve sipërmarrëse. Duke u njohur me problemin e papunësisë dhe perspektivën e zymtë të statistikave në njërën anë, dhe me ndërmarrësinë si alternativë në zbutjen e këtij problemi në anën tjetër, do ta trajtojmë këtë çështje në spektrin e rinisë së Kosovës. Konkretisht, ky studim mëton të hedhë dritë mbi sfidat e punësimit, potencialin për ndërmarrësi tek të rinjtë e Komunës së Drenasit (Gllogocit) dhe lehtësirat që mund t’i nxisin ata në aktivitete sipërmarrëse. 9
  • 10.
  • 11. 2. LITERATURA 2.1. Ndërmarrësia, përfitimet dhe sfidat Përveç evolucionit biologjik, njerëzimi është në një proces të vazhdueshëm të evoluimit social. Madje ky i fundit është shumë më i shpejtë dhe më i dukshëm sesa ai biologjik. Ky evoluim ka sjellë ndryshime drastike në mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe organizohen në shekullin njëzetenjë. Por, një ndër elementët që në thelb ka mbetur i njëjtë për një kohë tejet të gjatë, është prirja e njeriut për të marrë përsipër rreziqe. Kjo ka ndodhur dhe ndodh për arsye të ndryshme, që nga sigurimi i kushteve elementare për jetë, deri tek arsyet që ndërlidhen me vetëpërmbushjen. Sidoqoftë, sot, njerëzit të cilët marrin përsipër rreziqe për zhvillim afarist, njihen si sipërmarrës ose ndërmarrës. Nga gjuha frënge entreprendre, ndërmarrësia paraqet një koncept ekonomik i cili lidhet me krijimin dhe zhvillimin e një biznesi nga individët të cilët “ndër”-“marrin” rrezikun e humbjeve, por edhe korrin frytet e fitoreve. Ajo sot është shumë më e gjerë se kaq, duke u bërë ndër temat më të trajtuara nga shumë palë të interesit, përfshi komunitetin akademik dhe atë biznesor. Roli i ndërmarrësisë në zhvillimin ekonomik është thelbësor (Acs, et al., 2011) dhe sot, më shumë se kurrë më parë, këto të dyja janë të ndërlidhura fuqishëm (Toma, et al., 2014). Përfitimet nga ndërmarrësia janë të shumëfishta. Sidoqoftë, ne do t’i trajtojmë ato nga dy këndvështrime: përfitimet e ndërmarrësisë për vendin dhe ekonominë dhe përfitimet e ndërmarrësisë për individin – ndërmarrësin. Ndërmarrësia para së gjithash krijon vende pune, në veçanti në vendet që kalojnë ndryshime ekonomike (Arzeni, 1997) duke mundësuar uljen e papunësisë, rritjen e fuqisë blerëse më të balancuar (Terziev, et al., 2020), respektivisht rritjen e qarkullimit të parasë së gatshme, duke krijuar kështu një efekt spiral në zhvillimin ekonomik. Ajo gjithashtu ndikon në rregullimin e konkurrencës (Bailey & Thomas, 2017), shtimin e prodhimit (Acs, et al., 2011) dhe rritjen e përgjithshme të të hyrave kombëtare. Rol të veçantë luan në krijimin e bizneseve e tregjeve të reja (Becker, zu Knyphausen–Aufseß, & Brem, 2015; Eftekhari & Bogers, 2015) si dhe zhvillimin e teknologjive dhe krijimin e shkathtësive të reja. Nga këndvështrimi i individit sipërmarrës, përfitimet nga ndërmarrësia sjellin karrierë shpërblyese në shumë aspekte, me përvojë në udhëheqje dhe kontroll të vetë biznesit. Pastaj, ndërmarrësia krijon mundësi për të pasur autonomi më të madhe në menaxhim të punës dhe jetës, fleksibilitet të orarit, por edhe ndihmon në ndërtimin e një rrjeti profitabil të bashkëpunëtorëve (Luke, Verreynne, & Kearins, 2007; Stephan, Hart, & Drews, 2015). Por, për zhvillimi i ndërmarrësisë është një ekuacion me shumë të panjohura. 11
  • 12. Kështu, ndërmarrësia përballet me sfida të shumta, të tilla si mungesa apo pamundësia për të pasur qasje në burime financiare, njohja e tregut dhe produkteve/shërbimeve, koha, shkathtësitë dhe papërshtatshmëria edukative, mungesa e programeve dhe politikave institucionale për mbështetjen e ndërmarrësisë në forma të ndryshme, si ajo financiare, edukative, këshillëdhënëse, politika fiskale, por edhe mbështetjen për zhvillimin e ndërmarrësve përmes programeve për rrjetëzim, pjesëmarrjen në panaire e konferenca ndërkombëtare. Këto sfida studiuesit i kanë trajtuar kryesisht nga këndvështrimet e mjedisit politik, ekonomik, ligjor dhe kulturor në njërën anë, dhe pikëpamjen e individit në anën tjetër (Luthans, et al., 2000; Kew, et al., 2013). Koordinimi efektiv i mekanizmave institucional për të krijuar ambient të përshtatshëm për zhvillimin e ndërmarrësisë, shndërrohet në motivator për të rinjtë që të merren me ndërmarrësi. 12 2.2. Papunësia e të rinjve dhe ndërmarrësia si alternativë Papunësia është dukuri që ka efekte të shumëfishta në shoqëri, që në radhë të parë i prek të rinjtë. Kapitali njerëzor zhvlerësohet si rezultat i papunësisë, dhe nëse ajo është e qëndrueshme në periudhë të gjatë, sjellë rezultate negative shtesë, si rritja e kriminalitetit. Përveç kostove të larta, dekurajimi i vazhdueshëm mund të sjellë madje edhe distancimin nga vlerat demokratike (Maguire, 2013), duke e shndërruar papunësinë në sfidë që ndikon edhe në themelet e vetë shtetit. Situata me papunësinë është sfiduese dhe shumë vende kanë vështirësi të mëdha në realizimin e politikave që synojnë uljen e saj. Këtë e bën edhe më problematike pandemia COVID-19, e cila ka shtyrë shumë vende të ndërmarrin masa të rrepta të mbylljes social e ekonomike, duke vështirësuar edhe më tej gjetjen e punës nga moshat nën 25 vjeç – edhe vendet me norma më të ulëta të papunësisë në Bashkimin Evropian janë prekur, ku papunësia tek të rinjtë është rritur madje edhe me 2.19 e 2.5 herë gjatë vitit 2020 krahasuar me vitin 2019 (Lambovska, et al., 2021). Arsyet kryesore që qëndrojnë prapa papunësisë së lartë tek të rinjtë, kryesisht ndërlidhen me prodhimin bruto vendor të ulët të vendit – pra me vendet më të varfra, pamundësinë e lëvizjes dhe jetesës jashtë shtëpisë së prindërve, korrupsionin dhe remitencat e larta (Tomić, 2018). Kështu, edhe një studim nga Maqedonia e Veriut thekson që të rinjtë që janë të papunë për një kohë të gjatë, kanë vështirësi edhe më të mëdha për gjetjen e një pune (Petreski, et al., 2017). De Jongh (2017) na ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi vështirësitë që përballen të rinjtë për punësim, ku në mes tjerash përfshihen papërshtatshmëria e kualifikimit, mungesa e mundësive për punë, kompenzimi i papërshtatshëm, pamundësia e përshtatjes me orarin, e të tjera. Prandaj, duke ditur vështirësinë e punësimit për të rinjtë, është e rëndësishme të gjenden alternativa të tjera, të tilla siç janë vetëpunësimi apo ndërmarrësia.
  • 13. “Ndërmarrësia është çelësi kryesor për zgjidhjen e problemeve të papunësisë” (Hameed & Irfan, 2019, p. 145). Është gjetur lidhje negative ndërmjet papunësisë dhe ekosistemit sipërmarrës, prandaj është thelbësore që institucionet të zhvillojnë një ambient që favorizon ndërmarrësinë, ashtu që të ulet papunësia tek të rinjtë (Mariana-Cristina, 2014). Roli i institucioneve në krijimin e një ekosistemi nxitës për ndërmarrësinë mbështetet edhe nga studiues të tjerë (Momani, 2017; Neumann, 2021). Kosova përballet me normë të lartë të papunësisë (rreth 26%), në veçanti në mesin e moshave të reja (15-24), ku papunësia sillet tek 50% (ASK, 2021). Ndonëse shkalla e papunësisë në Kosovë është rritur nga 25.9% në tremujorin e katërt të vitit 2019 në 27% në tremujorin e katërt të vitit 2020, tek të rinjtë ajo është rritur me vetëm 0.8 pikë përqindje nga TM4 2019 (49.1%) në TM4 2020 (49.9%) (ASK, 2020; ASK, 2021). Sidoqoftë dallimi i fuqisë punëtore joaktive në këto mosha është rritur nga 85.7% në TM4 2019 në 90.1% në TM4 2020. Implikimet shoqërore dhe ekonomike të kësaj sfide janë të shumta dhe shkaktare të problemeve të tjera zingjirore. Si rezultat, një numër i konsiderueshëm i të rinjve mundohen ta shfrytëzojnë çdo mundësi që ju jepet për ta lënë vendin, sipas një raporti nga Friedrich Ebert Stiftung (FES) të viteve 2014-2015 (Qirezi, 2015), numër që madje shkon edhe mbi 55% - nga vendet e Evropës Juglindore, vetëm Shqipëria ka normë më të lartë, me gati 67% (Flere, et al., 2015). 13 Cueto me kolegë (2015) sugjerojnë që vetëpunësimi është i lidhur me ndërmarrësinë dhe shërben si metodë për uljen e papunësisë. Duke marrë parasysh statistikat drithëruese me norma të larta të papunësisë tek të rinjtë, atëherë është e rëndësishme që të punohet në krijimin e mundësive për vetëpunësimin e tyre ose shndërrimin e tyre në ndërmarrës. Kjo mbështetet nga shumë studime, të cilat e theksojnë faktin që të rinjtë duhet të nxiten në ndërmarrësi si alternativë ndaj punësimit (Asogwa & Dim, 2016), sidomos në kushte të vendeve me papunësi të lartë. Madje, në mesin e shumë faktorëve për të lehtësuar zhvillimin e ndërmarrësisë tek të rinjtë, studiuesit kanë sugjeruar edhe krijimin e programeve intervenuese (Awogbenle & Iwuamadi, 2010). Prandaj, për të vënë potencialin e tyre krijues dhe zgjuarsinë sipërmarrëse në firma të suksesshme, të rinjtë duhet të përkrahen përmes krijimit të kushteve të nevojshme për zhvillim ndërmarrës. 2.3. Papunësia dhe ndërmarrësia tek të rinjtë në Kosovë, rasti i Drenasit
  • 14. 14 Në një studim nga NGO LENS, mbi mundësitë, barrierat dhe nevojat për punësim rural në Kosovë, vetëm 17.8% e të rinjve rural nga Komuna e Drenasit janë deklaruar si të punësuar (Qirezi, et al., 2018). Kjo statistikë, edhe si e vetme, është alarmuese për gjendjen e të rinjve në këtë komunë. Prandaj, ndërmarrësia shihet si alternativë në zbutjen e problemit të papunësisë, duke krijuar mundësi për të rinjtë, jo vetëm për të pasur një angazhim pune, por për më tepër, edhe për t’u ndjerë të plotësuar përtej aspektit material. Megjithatë, krijimi i një ekosistemi nxitës për ndërmarrësinë, vijon të mbetet sfidë, me rolin kryesor që luhet nga vetë institucionet e vendit. Kjo për shkak se, ndonëse viteve të fundit janë shtuar skemat buxhetore për mbështetjen e bizneseve të reja dhe atyre ekzistuese, mungon një qasje sistematike për zhvillimin e qëndrueshëm ndërmarrës në mesin e të rinjve në vend. Në nivelin qendror, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hartuar një dokument strategjik për zhvillimin e rinisë për vitet 2019-2023, sipas së cilit, mbi 3 milionë euro janë të planifikuara për kategorinë ofrimi i shkathtësive dhe përgatitja e të rinjve për tregun e punës (MKRS, 2019). Mirëpo, nëse shohim ndarjet buxhetore të planifikuara për zhvillimin e ndërmarrësisë rinore në Drenas, të rinjtë e kësaj ane janë të lënë anash nga vetë Komuna. Kështu, në planifikim buxhetor nga Kuvendi i Kosovës, për Komunën e Drenasit nuk është përfshirë asnjë projekt i lidhur me rininë, i cili të paktën as tërthorazi nuk e prek zhvillimin e ndërmarrësisë (Kuvendi i Kosovës, 2021). Më tej, sipas planifikimit buxhetor në Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) Komunale, Komuna e Drenasit ka paraparë shpenzime kapitale në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në vlerën 245,000 euro për vitin 2022, 172,000 euro për vitin 2023 dhe 167,000 euro për vitin 2024. Projektet kapitale kryesisht ndërlidhen me ndërtimin e stadiumit sportiv, fushave sportive dhe renovimet e objekteve sportive. Rreth 280,000 euro janë planifikuar për këto tri vite në kategorinë e subvencioneve në DKRS, kurse vetëm 75,000 euro për tri vite në kategorinë e subvencioneve nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, por me asnjë planifikim për investime kapitale (Kuvendi i Komunës, Drenas, 2021). Sipas këtij dokumenti, DKRS nuk ka planifikuar ndonjë shërbim që ndërlidhet me zhvillimin e ndërmarrësisë rinore, kurse DZhE deri diku ka planifikuar shërbime që më tej ka mundësinë t’i konkretizojë në projekte mbështetëse për zhvillimin e ndërmarrësisë rinore (p.sh. ofrimi i trajnimeve për biznese). Kështu, në mungesë të krijimit të kushteve për punësim dhe vetëpunësim, të rinjtë e Drenasit vijojnë të mbeten viktima të mungesës së vëmendjes institucionale. Ata, ndonëse shkollohen dhe janë në kërkim të vazhdueshëm të mundësive për zhvillim, përballen me sfidën kryesore: gjetjen apo krijimin e një pune.
  • 15. 3. METODOLOGJIA 3.1. Mbledhja e të dhënave dhe mostrimi Studimi në fjalë është eksplorues dhe shpjegues i problemit. Për më shumë, studimi mëton të nxjerrë në sipërfaqe më shumë informacione mbi bazën e të cilave mund të ndërtohen zgjidhje të problemit. Në pjesën e rishikimit të literaturës, është bërë analiza dhe sintetizimi i studimeve, librave, raporteve dhe dokumenteve ligjore, të cilat trajtojnë (pa)punësinë dhe ndërmarrësinë tek të rinjtë, me theks të veçantë tek rinia e Komunës së Drenasit. Ndërsa, për hulumtimin në terren është përdorur metoda sasiore për mbledhjen e të dhënave nga të rinjtë e Drenasit, të moshës 15-24 vjeç, ashtu siç edhe e parasheh ligji për rininë, respektivisht neni 3 (Kuvendi i Kosovës, 2009). Për t’i plotësuar rezultatet sasiore nga perspektiva e të rinjve të Drenasit, janë realizuar edhe dy intervista me drejtorët komunalë të drejtorive përkatëse që e prekin zhvillimin e ndërmarrësisë rinore. Të dhënat janë mbledhur përmes formës së anketimit online dhe fizik. Pyetësori i hartuar për mbledhjen e të dhënave nga të rinjtë e Drenasit, është përpiluar duke u bazuar në literaturën e shqyrtuar dhe qëllimin e studimit. Pyetësori është përbërë nga shtatëmbëdhjetë pyetje, të ndara në seksionet vijuese: pyetjet demografike, pyetje për përfitimet dhe sfidat e ndërmarrësisë, pyetje për prirjen për ndërmarrësi dhe kërkesat e të rinjve. Vetëm një nga pyetjet ka qenë e tipit të hapur: “Çfarë është ndërmarrësia sipas jush?”. Mostrimi është bërë bazuar në numrin e të rinjve në komunën e Drenasit. Në rastet kur kemi të bëjmë me studime eksploruese, pilot-teste apo testime paraprake, numri i pjesëmarrësve në anketim është i pranueshëm ndërmjet 20 dhe 150 persona (Daniel, 2012). Në studimin e vitit 2018, NGO LENS pati një mostër totale prej 602 pjesëmarrësish në nivel vendi, nga të cilët 45 ishin të Komunës së Drenasit, apo në përqindje 0.54% i rreth 8,360 të rinjve rural (Qirezi, et al., 2018). Në rastin tonë, në bazë të kësaj logjike duhet të kemi një minimum prej 66 pjesëmarrësish në totalin prej rreth 12,200 të rinjsh të grupmoshës 15-24 vjet. Të rinjtë janë targetuar përmes kontakteve të drejtpërdrejta virtualisht dhe në terren. Pyetësori është shpërndarë në mënyrë të degëzuar virtuale ku nga një person është ndarë edhe me një ose disa persona të tjerë. Rol në mbledhjen e të dhënave kanë luajtur përfaqësuesit e organizatave rinore në Drenas, të cilët duke pasur një rrjet të gjerë kontaktesh, e kanë ndarë anketën online me ta. Të dhënave të mbledhura virtualisht, iu janë shtuar edhe të dhënat e mbledhura përmes anketimit me përzgjedhje të rëndomtë në terren (në komunën e Drenasit). Të dhënat sasiore janë procesuar duke përdorur programin statistikor SPSS. 15
  • 16. Intervistat me shkrim janë realizuar me drejtoreshat e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit. Pyetjet e intervistave janë përpiluar për të mbledhur të dhëna për politikat komunale për ndërmarrësinë rinore. Intervistat me shkrim realizuar përmes mjeteve virtuale të komunikimit (telefon dhe postë elektronike). 16
  • 17. 4. REZULTATET DHE ANALIZAT Pas procesimit të të dhënave në SPSS, rezulton që në total kemi të dhëna valide nga 104 pjesëmarrës, prej të cilëve 62 kanë plotësuar pyetësorin virtualisht, kurse 42 me prezencë fizike. Intervistat e planifikuara me dy drejtoreshat komunale janë realizuar në tërësi dhe të njëjtat do të analizohen në seksionet e mëpastajme. Tabela në vijim paraqet të dhënat përshkruese të pjesëmarrësve në anketimin me pyetësor. Nga sa na tregon tabela 1, shpërndarja demografike e pjesëmarrësve në aspektin gjinor ka një dominim të vajzave (60.6%), në atë të grupmoshës janë pjesëmarrësit 15-18 vjet (55.8%) dhe me një dominim më të thellë në aspektin e vendbanimit, ku dy në tre pjesëmarrës janë deklaruar ‘rural’ (66.3%). Në vijim të rezultateve, do të analizohen profilet e të rinjve në funksion të statusit të punësimit, perceptimi i tyre dhe prirja për ndërmarrësi dhe në fund sfidat dhe nevojat, plotësimi i të cilave do t’i nxiste në ndërmarrësi. Gjinia Vajza Total Djem 41 39.4% 60.9% 100.0% 63 104 Vlera absolute Përqindja Mosha 19-24 vjet Total 15-18 vjet 58 55.8% 44.2% 100.0% 46 104 Vlera absolute Përqindja Vendbanimi Urban Total Rural 69 66.3% 33.7% 100.0% 35 104 Vlera absolute Përqindja 17 Tabela 1. Rezultatet demografike për gjininë, moshën dhe vendbanimin
  • 18. 4.1. Papunësia dhe profilet e të rinjve Nga rezultati i paraqitur në figurën 1, na del që rreth 19% janë të punësuar apo vetëpunësuar. Ky rezultat është në linjë me studimin e NGO LENS, ku rreth 18% nga të rinjtë e zonave rurale të Drenasit janë deklaruar si të punësuar. Në tabelën në vijim do të shohim përmes analizës së kryqëzimit, se çfarë profilesh kanë pjesëmarrësit të cilët janë deklaruar si të papunë. Figura 1. Statusi i punësimit (të dhënat primare) Statusi i punësimit Sipas nivelit të edukimit Fillor I mesëm Bachelor – vijon Bachelor – të përfunduar Master – vijon Master – të përfunduar Tjetër (p.sh. arsimim joformal, shkollim teknik, etj.) Total I/E punësuar Total I/E papunësuar – në kërkim të punës I/E papunësuar – nuk p o kërk oj punë I/E ve tëpunësuar ( n d ërmarrës/ e) 0 0 1 0 1 6 17 37 0 60 4 16 4 1 25 4 7 0 1 12 2 0 0 1 3 1 1 0 0 2 1 1 0 0 2 17 41 43 3 104 T abela 2. Kryqëzimet tabelore të profilit të pjesëmarrësve sipas edukimit, statusit martesor dhe të ardhurave familjare mujore 18
  • 19. Sipas rezultateve të paraqitura në tabelën e dytë, të rinjtë e papunë i takojnë në masë të madhe nivelit të edukimit të mesëm dhe atyre që vijojnë studimet Bachelor. Këtu një kategori me peshë janë të rinjtë me shkollim të mesëm të cilët nuk po kërkojnë punë. Nga të rinjtë e papunë të profileve ‘matematikë, informatikë dhe telekomunikim’, ‘shërbime shëndetësore dhe sociale’, ‘juridik’ dhe ‘tjetër’, ata të profileve të juridikut janë më të prirur të kërkojnë punë, në krahasim me kategoritë e tjera të cilat kanë rezultuar të ndarë në dysh ndërmjet kërkimit dhe moskërkimit të punës. Nga perspektiva e statusit martesor, kemi pothuajse të gjithë pjesëmarrësit të deklaruar si beqar apo beqare, gjë që nuk na lejon të nxjerrim konkluzionet e rastit. Të rinjtë e papunë që ju takojnë familjeve me të ardhura mujore ndërmjet 101 dhe 500 euro janë më të prirur të kërkojnë punë sesa ata që kanë të ardhura më të larta. Në kontrast, në mesin e të rinjve të papunë që nuk kërkojnë punë, nuk ka dallime të theksuara sa i përket përkatësisë familjare sipas të ardhurave mujore – pra, rreth 49% ju takojnë familjeve me më pak se 500 euro të ardhura mujore, ndërsa 51% atyre me më shumë se 500 euro të ardhura mujore. Sipas fushës së specializimit arsimor Matematikë, informatikë dhe telekomunikim Arkitekturë Shërbime shëndetësore dhe sociale Ekonomi, administrim biznesi Juridik Kimi, bioteknologji Arsim Tjetër Total 3 10 9 1 23 0 1 4 0 5 2 9 13 1 25 2 2 1 1 6 0 10 1 0 11 2 1 1 0 4 1 1 1 0 3 7 7 13 0 27 17 41 43 3 104 Sipas të ardhurave familjare Më pak se 100 € 101 – 250 € 251 – 500 € 501 – 1000 € Mbi 1000 € Total 0 1 2 0 3 1 5 5 0 11 3 18 15 0 36 9 14 16 0 39 4 3 5 3 15 17 41 43 3 104 Sipas statusit martesor Beqar/e I/E martuar – pa fëmijë I/E martuar – me fëmijë Total 17 39 43 3 102 0 1 0 0 1 0 1 0 0 1 17 41 43 3 104 19
  • 20. 4.2. Si e shohin të rinjtë ndërmarrësinë? Pjesëmarrësit në anketim janë pyetur edhe me një pyetje të hapur: “Çfarë është ndërmarrësia sipas jush?”. Kësaj pyetje iu janë përgjigjur 84 pjesëmarrës, apo 80.8%. Nga kategorizimet e bëra të përgjigjeve të tyre, rreth gjysma apo 48.8% e shohin ndërmarrësinë si një proces të krijimit dhe ndërtimit të biznesit vetanak, i cili rezulton në vetëpunësim. Pjesa tjetër mendojnë që ndërmarrësia është krijimi i punës dhe mundësive për punë për veten dhe të tjerët, përfshi gjenerimin e fitimit (rreth 23%), por ka edhe të tillë që e lidhin atë me zhvillimin e aftësive personale dhe karrierës si dhe stabilitetin financiar (rreth 10%). Përgjigjet e tjera janë më të larmishme dhe më jo-konsistente, prandaj rreth 20% janë kategorizuar si ‘tjetër’. Disa nga përgjigjet e dhëna nga pjesëmarrësit janë ilustruar në vijim: Përgjigjet e tyre në këtë pyetje përputhen edhe me pyetjen tjetër sipas së cilës iu është kërkuar të listojnë deri në tri efekte që ka ndërmarrësia në ekonominë e një vendi. Nga figura vijuese shihet se pjesa më e madhe janë përgjigjur që ndërmarrësia ka efekt në krijimin e mundësive për punë (88.5%), krijimin e bizneseve dhe tregjeve të reja (71.2%) dhe rritjen e konkurrueshmërisë dhe prodhueshmërisë (41.3%). “Veprimtari punuese që sjellë përfitime financiare dhe profesionale e inicuar nga vet personi që kryen atë punë. Pra një person që krijon një biznes financiar të një lëmie të caktuar, duke u bazuar në kapacitete personale profesionale dhe financiare apo të bashkëpunëtorëve të tij/saj.” (P4. Anketa – të dhënat personale) “Ndermarresia eshte pikenisje, synim, ide, e cila i paraprine qellimeve kryesore per te realizuar nje projekt te caktuar ne nje vend dhe ne te mire te komunitet, cofte duke ofruar punesim, trajnime, ligjerime apo edhe gjera te tjera.” (P7. Anketa – të dhënat personale) “Ndërmarrësia sipas mendimit tim nënkupton veprimi te ndertimiz te nje biznesi nga idea deri tek dalja në treg e që në suazat e saj përfshinë krahas dëshirës për të qenë i suksesshëm edhe fuqizimin e shoqërisë për hapjen e vendëve të reja të punës.” (P43. Anketa – të dhënat personale) 20
  • 21. Të rinjtë e Drenasit kanë ide shumë të qarta se çfarë është ndërmarrësia. Ashtu siç shprehen edhe ata, ndërmarrësia “është forca lëvizëse e zhvillimit ekonomik dhe ndërmarrësit, duke prezantuar ide të reja në treg, janë bartës të proceseve të zhvillimit ekonomik” (P31. Anketa – të dhënat personale). Edhe nga këndvështrimi personal, ndërmarrësia “paraqet rrezikshmërinë që t’i paraqesim idetë tona dhe t’i përkrahim ato deri në realizimin e tyre” (P25. Anketa – të dhënat personale), “është zhvillimi dhe mundësia për punë, krijim i përvojës në udhëheqje dhe zhvillim personal në punë” (P74. Anketa – të dhënat personale) si dhe ajo gjithashtu shihet si “gatishmëria e aplikimit të ideve të reja për të realizuar projekte të reja ekonomike me orientim fitimprurës.” (P50. Anketa – të dhënat personale). Këto konstatime mbështeten edhe nga përgjigjet e ilustruara nga figura numër 3. Tri deklaratat më të përkrahura se si e shohin të rinjtë e Drenasit efektin e ndërmarrësisë tek ata personalisht, janë “ndërtimi i një karriere shpërblyese” me 73.1%, “të ardhura, krenari dhe kënaqësi” me 44.2% dhe “mundësia për të punuar nga çdo vend” me 39.4%. Figura 2. Efekti i ndërmarrësisë në ekonomi sipas të rinjve të Drenasit (të dhënat primare) 21
  • 22. Kështu, marrë parasysh perceptimin që ata kanë për ndërmarrësinë, në seksionin vijues do të shohim se çfarë gatishmërie kanë për t’u marrë me të. Figura 3. Efekti i ndërmarrësisë personalisht tek të rinjtë e Drenasit (të dhënat primare) 22
  • 23. 4.3. Prirja e të rinjve të Drenasit për ndërmarrësi Të rinjtë e Komunës së Drenasit shprehen pozitivë për t’u marrë me ndërmarrësi. Vetëm 7.7% prej tyre janë përgjigjur negativisht në pyetjen “A do të donit ta sfidonit veten si ndërmarrës dhetëfillonibiznesintuaj?”(shihfigurën4!).KjoështënjëshenjëemirëqërinianëDrenaska tendenca pozitive në këtë drejtim, që shërben si parakusht për të punuar më tej në krijimin e rrethanavenxitësepërt’iplotësuarkëtoambicie. Për ta plotësuar më tej këtë gjetje, ata janë pyetur edhe nëse kanë ndonjë ide ose projekt që do ta implementonin në biznes. Kështu, vetëm 2.9% prej tyre kanë deklaruar që nuk kanë as ide, as projekt dhe as dëshirë për të ndërtuar biznes. Pjesa tjetër e përgjigjeve janë të ndryshueshme ngase shumë prej të rinjve gjenden në faza të ndryshme, ku madje edhe ata që nuk kanë ndonjë ide, prapë se prapë kanë dëshirën për të ndërtuar biznes (23.1%). Është tejet e rëndësishme të shqyrtohet me vëmendje rezultati që tregon se 37.5% e të rinjve të Drenasin kanë deklaruar se kanë ide të realizueshme, kanë ide por jo dhe projektin, si dhe e kanëprojektinegatshëmpërimplementim.Kyvarietetështëilustruarngafigura5. Figura 4. Sa duan të rinjtë e Drenasit të merren me ndërmarrësi (të dhënat primare) 23
  • 24. Megjithatë, vetëm të pasurit ide është e pamjaftueshme për t’u marrë me ndërmarrësi. Për këtë, duhet patjetër të veprohet konkretisht në shumë drejtime, ashtu që të shkohet drejt krijimit të sipërmarrjes dhe afarizmit. Kështu, të rinjtë e Drenasit janë pyetur lidhur me veprimet që kanë ndërmarrë për t’u bërë ndërmarrës dhe për ta zhvilluar biznesin. Figura 6 në tregon që 38.5% nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim konkret, ndërsa pjesa tjetër gjenden ndërmjet të menduarit për ide biznesore deri tek ndërtimi i ekipit për të udhëhequr biznesin. Vetëm 2.9% e të anketuarve kanë deklaruar që tashmë po ndërtojnë biznesin e tyre. Figura 5. Faza në të cilën gjenden të rinjtë e Drenasit për t’u marrë me ndërmarrësi (të dhënat primare) Figura 6. Veprimet që kanë marrë të rinjtë e Drenasit për t’u bërë ndërmarrës (të dhënat primare) 24
  • 25. Për t’u bërë ndërmarrës është rrugë e gjatë dhe me shumë sfida. Shkathtësitë, përvoja dhe njohuritë e nevojshme që duhet të mësohen gjatë këtij rrugëtimi, janë një sërë aktivitetesh, pa të cilat është zor të zhvillohen aftësitë sipërmarrëse. Për këtë, pjesëmarrësit janë pyetur se cilat aktivitete i kanë realizuar vitet e fundit, të cilat i kanë ndihmuar ata për të zhvilluar aftësi ndërmarrëse Figura 7 ilustron përgjigjet e respodentëve, ku tri aktivitetet kryesore në të cilat janë përfshirë të rinjtë e Drenasit, përbëhen nga trajnime, seminare, punëtori dhe ngjarje të tjera për zhvillim personal dhe profesional (40.4%), leximi i literaturës dhe librave në funksion të aftësive ndërmarrëse (26%) dhe ndjekja e kurseve apo trajnimeve online për aftësi specifike (25%). Këto rezultate i plotësojnë gjetjet nga figura paraprake, ngase shihet një përqindje tejet e ulët e të rinjve të cilët janë përfshirë në aktivitete që nxisin aftësitë ndërmarrëse. Figura 7. Përfshirja e të rinjve të Drenasit në aktivitete, të cilat i kanë ndihmuar në zhvillimin e aftësive ndërmarrëse (të dhënat primare) 25
  • 26. 4.4. Sfidat e punësimit dhe ndërmarrësisë në Komunën e Drenasit Duke ditur problemi e papunësisë së lartë në mesin e të rinjve, pjesëmarrësve në anketim u është kërkuar të përcaktojnë tri sfidat kryesore të punësimit. Kështu, sipas figurës 8, tri sfidat më të vlerësuara për punësimin e të rinjve janë: kompenzimi i vogël ose i papërshtatshëm (59.6%), mungesa e mundësive për punë (57.7%) dhe mungesa e transportit të përshtatshëm për në punë (48.1%). Nga kjo, del që pagat dhe mungesa e punëve janë faktorë kyç. Shih p.sh. mungesa e mbështetjes nga familja ka vetëm 11.5% vlerësim ose kualifikimi i papërshtatshëm 13.5%, duke dhënë mesazhin që familjet janë mbështetëse për punësimin e të rinjve, por edhe që papërshtatshmërinë e kualifikimit nuk e shohin si sfidë, ngase e njëjta mund të tejkalohet përmes formave të ndryshme trajnuese. Duke u njohur me sfidat e punësimit dhe me ndërmarrësinë si alternativë ndaj këtij fenomeni, atëherë pjesëmarrësit janë pyetur se cilat janë pengesat që ata i shohin në zhvillimin e idesë së tyre biznesore. Përgjigjet e tyre janë ilustruar nga figura në vijim. Figura 8. Sfidat kryesore për punësim (të dhënat primare) Nga sa shihet në rezultatet e këtij seksioni, të rinjtë nga Komuna e Drenasit kanë prirje për t’u marrë me ndërmarrësi, por përderisa vetëm 2.9% tashmë po zhvillojnë bizneset e tyre dhe një pjesë e konsiderueshme nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete në këtë drejtim, atëherë kjo na tregon që diçka nuk është në rregull. Prandaj, për t’u njohur më mirë me sfidat e punësimit dhe ndërmarrësisë, do të shohim rezultatet në seksionin vijues. 26
  • 27. 4.4.1. Roli i organeve komunale Kështu, gati gjysma e të anketuarve i shohin fondet e pamjaftueshme për zhvillimin e idesë dhe biznesit si pengesën kryesore (48.1%), një e katërta e tyre e shohin si pengesë mosnjohjen e karakteristikave të shitjes në treg (25%), dhe një e pesta e tyre e shohin pengesë mosnjohjen e mjaftueshme të audiencës së konsumatorëve potencialë (21.2%). Çdo i pesti i ri nga Drenasi e sheh si pengesë mospasjen e shkathtësive dhe arsimimit të duhur për ndërmarrësi (18.3%) dhe vetëm 11.5% nuk shohin asnjë pengesë në zhvillimin e idesë biznesore. Meqenëse aktivitetet që ndërlidhen me zhvillimin e të rinjve në fushën e ndërmarrësisë, prekin dy nga drejtoritë kryesore të Komunës së Drenasit, edhe intervistat janë zhvilluar me dy drejtoreshat përkatëse. Kështu, intervistat janë realizuar me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Laureta Thaqi dhe Drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik, znj. Egzona Jetullahi Gjoshi. Nukinjohkarakteristikateshitjesnëtreg. Figura 9. Pengesat për ndërmarrësi (të dhënat primare) 27
  • 28. Në pyetjen mbi ndërmarrësinë rinore në Komunën e Drenasit dhe politikat lokale në mbështetje të saj, drejtoreshat Thaqi dhe Jetullahi Gjoshi konstatojnë si në vijim: Nga sa shihet, drejtoreshat e DKRS-së dhe DZhE-së pohojnë që të rinjtë janë prioritet i zhvillimit përmes politikave lokale në formë të trajnimeve dhe ndarjes së granteve për ide ndërmarrëse. Më tej do të shohim se cili është roli i këtyre dy dikastereve veç e veç në zhvillimin e ndërmarrësisë rinore në Drenas. Mbi rolin e DZhE-së, drejtoresha Jetullahi Gjoshi shprehet se: Ndërsa, mbi rolin e DKRS-së, drejtoresha Thaqi shprehet si në vijim: “Komuna e Drenasit ofron mundësi përmes politikave dhe planeve strategjike për të rinjtë e komunës se Drenasit por edhe për të gjithë të interesuarit qe të jene pjesë e zhvillimit ekonomik dhe ndryshimeve ne shoqëri. Zhvillimi i ndërmarrësis nga të rinjtë në komunën e Drenasit është primar sepse mundohemi qe brenda mundësive buxhetore t’ju japim përkrahje maksimale. Komuna e Drenasit në bashkëpunim me shume organizata organizon trajnime ne fushën e ndërmarrësis dhe ndan grande për nxitjen dhe zhvillimin e ndërmarrësis për të rinjtë.” (Egzona Jetullahi Gjoshi, DZhE – të dhënat nga intervistat) “Komuna e Drenasit në bashkëpunim me shumë organizata organizon trajnime në fushën e ndërmarrësisë dhe ndanë grante për nxitjen dhe zhvillimin e ndërmarrësisë për të rinjtë. DKRS përmes Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) angazhohet qe bashkë Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik në hartimin dhe zbatimin e politikave lokale për zhvillim të ndërmarrësisë. (...) Si DKRS mbështesim të rinjtë në zhvillimin e aktiviteteve rinore, kulturore e sportive, qoftë në formë subvencionimi apo sigurimin e kushteve për realizimin e tyre.” (Laureta Thaqi, DKRS – të dhënat nga intervistat) “Komuna e Drenasit ne bashkëpunim me Ministrit relevante, AZHR- qendër me organizatat vendore dhe ndërkombëtare organizon trajnime ne fushën e ndërmarrësin dhe ndan grande dhe subvencione te ndryshme për nxitjen dhe zhvillimin e ndërmarrësis për te rinjtë e komunës se Drenasit.” (Egzona Jetullahi Gjoshi, DZhE – të dhënat nga intervistat) “DKRS mbështet të rinjtë për zhvillimin e aktiviteteve rinore, kulturore e sportive, qoftë duke ndarë subvencione apo mbështetur në formën e sigurimit të kushteve për mbajtjen e tyre. Ne tanimë jemi duke implementuar një projekt, grant i bankës botërore që mbështetet nga Qeveria Japoneze për të rinjtë. Ky grant në vlerë prej 250 mijë dollarëve si shkak i përformancës së mirë i është dedikuar të rinjve në mbështetjen e realizimit të ideve, projekteve apo planbizneseve në Drenas. Pra, përmes këtij projekti, ku së shpejti do të filloj faza e trajnimeve dhe pastaj aplikimi për grante, të rinjtë do të arrijnë të realizojnë ide të cilat i kontribuojnë ndërmarrësisë.” (Laureta Thaqi, DKRS – të dhënat nga intervistat) 28
  • 29. Këto dy drejtori komunale, shihet që kanë rol kyç në zhvillimin e aftësive ndërmarrëse tek të rinjtë e Drenasit. Në veçanti, bashkëpunimet me organizatat ndërkombëtare që sjellin mbështetje financiare i shërben më shumë fuqizimit të rinisë në Drenas, sidomos zhvillimit të tyre ndërmarrës. Në pyetjen se cilat janë aktivitetet/projektet të cilat janë implementuar ose janë në proces implementimi nga Komuna e Drenasit, për zhvillimin e ndërmarrësisë tek të rinjtë, drejtoreshat e DKRS-së dhe DZhE-së, kanë dhënë përgjigjet vijuese: Aktivitetet e subvencionimit nuk janë specifikuar më tej, por as projektet për trajnimin e të rinjve me organizata të ndryshme. Megjithatë duhet vlerësuar çdo përpjekje e institucioneve lokale në krijimin e një ambienti transformues me qëllim të zhvillimit të ndërmarrësisë rinore. Prandaj për ta qartësuar këtë, kemi pyetur më tej drejtoreshat lidhur me aktivitetet e drejtorive përkatëse në zhvillimin e aftësive të buta, teknike, profesionale dhe mbështetjen e ideve biznesore. Drejtoresha e DKRS-së ka konstatuar që kjo më shumë implementohet nga DZhE, duke mos dhënë përgjigje të mëtejme. Kështu që drejtoresha Jetullahi Gjoshi, ka deklaruar si në vijim: Mirëpo, me këto përgjigje duket që nuk pajtohen plotësisht edhe të rinjtë e komunës. Kështu, në pyetjen se çfarë mungon në komunën e tyre, ata janë përgjigjur në masë të madhe për mungesën e programeve për mbështetje financiare të bizneseve fillestare (68.3%), programeve të përgjithshme edukative për biznes (48.1%) dhe programeve për grante për bizneset fillestare (44.2%). “Komuna e Drenasit ne kuadër te DZHE ofron mundësi te realizimit te trajnimeve dhe praktikave te ndryshme për te rinjtë e Drenasit duke ju mundësuar edhe subvencionim e idesë se tyre te biznesit qe ata nesër te jene qelës i Zhvillimit Ekonomik ne vend.” (Egzona Jetullahi Gjoshi, DZhE – të dhënat nga intervistat) “Projekti “Komunat për të rinjtë”, grantet dhe sesionet informuese nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, nxitja përmes trajnimeve me organizata të ndryshme etj.” (Laureta Thaqi, DKRS – të dhënat nga intervistat) “Kemi një numër te madh te aktivitetev te mbajtur nga dhe ne bashkëpunim me organizatat vendore dhe ndërkombëtare po ashtu edhe ne bashkëpunime me ministrit qe kane te bëjnë me fuqizimin e te rinjve ne aftësi te buta dhe menaxheriale. Po ashtu kemi realizuar aktivitete dhe projekte me organizatat ne vijim. Subvencione nga Dzhe; Memorandum Bashkëpunimi me organizatën Help; Memorandum bashkëpunimi me organizatën Women for Women; Memorandum bashkëpunimi me Azhr-qender.” (Egzona Jetullahi Gjoshi, DZhE – të dhënat nga intervistat) 29
  • 30. Komuna e Drenasit ka nxjerrë disa vendime me datën 26.01.2022, mbi ndarjen e dhjetë granteve për biznese fillestare kryesisht për të rinjtë, secili në vlerën 1,600.00 euro (vendimet me numrat vijues: 12-4004-4111, 400/01-4112, 400/01-4113, 400/01-4114, 400/01-4115, 400/01-4116, 400/01-4117, 400/01-4118, 400/01-4119 dhe 400/01-4120). Prandaj se si dhe pse ka një kundërthënie të rezultateve nga të rinjtë dhe atyre nga intervistat, mbetet pikëpyetje dhe ftesë për studim të mëtejmë mbi efektivitetin e programeve komunale në këtë fushë. Ndoshta promovimi i pamjaftueshëm i këtyre projekteve, pamjaftueshmëria e mjeteve financiare të ndara për këtë kategori, apo mos-implementimi efektiv i tyre nga organet komunale dhe/apo organizatat e përfshira, mund të jenë faktor përcaktues. Ky seksion mund të shërbejë si pasqyrim i një perceptimi jo të mirë nga të rinjtë për rolin e organeve komunale në nxitjen dhe zhvillimin e ndërmarrësisë rinore. Ky perceptim, dhe jo vetëm, mund të ndryshohet me një angazhim të thellë dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve të përfshira, ashtu që të zvogëlohet hendeku mes të rinjve dhe programeve komunale për zhvillimin e ndërmarrësisë. Figura 10. Çfarë të rinjtë mendojnë që mungon në komunën e tyre për zhvillimin e ndërmarrësisë rinore (të dhënat primare) 30 Programet e përgjithshme edukative pë biznes. Programe të granteve për bizneset fillestare.
  • 31. Meqenëse institucionet lokale në Drenas kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin e ndërmarrësisë rinore, drejtoreshat e DKRS dhe DZhE janë pyetur edhe mbi mbështetjen financiare dhe jo-financiare që ofron Komuna e Drenasit për të rinjtë që duan të hapin biznese fillestare. Me këtë rast, nga DZhE, drejtoresha Jetullahi Gjoshi na ka informuar si në vijim: Përveç kësaj, ajo më tej ka thënë që çdo biznes gjatë vitit të parë të operimit është i liruar nga taksa komunale, me theks të veçantë janë të liruara për kohë të pacaktuar bizneset ekzistuese dhe fillestare në sektorët e bujqësisë. Edhe bizneset individuale, ndërmarrjet tregtare prodhuese dhe disa të tjera janë të liruara nga taksa komunale. Promovimi i mundësive që ofrojnë institucionet lokale mund të shërbejë në rritjen e vetëdijes mbi këto shërbime e shanse, sidomos për të rinjtë. Drejtoresha Jetullahi Gjoshi tregon se: Megjithatë, vetëm programet e financimit nga komuna, nuk mjaftojnë në zhvillimin e ndërmarrësisë rinore, sidomos në zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë. Për këtë kërkohet plotësimi i një sërë nevojash, sidomos ato që ndërlidhen me zhvillimin afarist dhe edukativ të vetë individëve. Kështu, pjesëmarrësve në hulumtim, në pyetjen e fundit u është kërkuar të listojnë deri në pesë kërkesat kryesore që do t’i ndihmonin ata në punësim apo vetëpunësim. Kështu, figura 11 ilustron renditjen e kërkesave më të rëndësishme. Me 61.5%, trajnimet profesionale për fushat që lidhen me të bërit biznes dhe ndërmarrësi, zënë vendin e parë. Praktika e punës radhitet si kërkesë e dytë me 52.9% vlerësim, ndjekur nga zhvillimi i shkathtësive të buta me 43.3%, programet për financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve biznesore me 35.6% dhe takime dhe rrjetëzim me ekspertë, biznesmenë dhe investitorë me 33.7%. 4.5. Lehtësirat që nxisin të rinjtë në sipërmarrje “Komuna e Drenasit për shkak te gjendjes pandemike qe ka qen ka liruar nga taksa komunale për dy vite radhazi te gjitha bizneset qe operojnë ne komunën e Drenasit këtu duke u përfshi edhe bizneset qe udhëhiqen nga te rinjtë.” (Egzona Jetullahi Gjoshi, DZhE – të dhënat nga intervistat) “Komuna e Drenasit bën informimin përmes faqes se saj te komunës por edhe fletushkave te ndryshme për çdo thirrje qofte nga niveli qendror apo edhe lokal për trajnime, subvencione apo grande qe ofrohen për te rinjtë e Drenasit. Pastaj te gjithë te interesuarit drejtohen tek Drejtoria e Dzhe dhe personat përgjegjës i pajisin me informatat e nevojshme te interesuarit.” (Egzona Jetullahi Gjoshi, DZhE – të dhënat nga intervistat) 31
  • 32. Këto kërkesa të të rinjve pasqyrohet në përgjigjen e drejtoreshës Jetullahi Gjoshi lidhur me planifikimet buxhetore dhe politike të DZhE-së dhe Komunës së Drenasit, si në vijim: Me këtë rast, institucionet lokale dhe ato qendrore duhet të kenë parasysh këto kërkesa kur bëjnë hartimin e politikave të tyre për zhvillimin e ndërmarrësisë rinore. Kjo mund të shërbejë si bazë për hartimin e programeve më efektive dhe që prekin drejtpërdrejtë të rinjtë dhe nevojat e tyre. Më tej, implementimi i tyre në mënyrë të duhur, do të sjellë rezultate pozitive në rritjen e punësimit dhe vetëpunësimit të të rinjve, duke kontribuar në uljen e papunësisë në përgjithësi. Figura 11. Plotësimi i kërkesave të cilat do të ndihmonin punësimin apo vetëpunësimin e të rinjve (të dhënat primare) “Dzhe përmes buxhetit te planifikuar duke pasur parasysh kornizat buxhetore te caktuara dhe te ndara për kategori te ndryshme bën përpjekje sikurse viteve paraprake edhe ketë vite te vazhdoi me subvencione dhe bashkëpunime me organizatat ndërkombëtare për te qen sa me afër te rinjve te Drenasit.” (Egzona Jetullahi Gjoshi, DZhE – të dhënat nga intervistat) 32 Praktika e punës
  • 33. 5. PËRFUNDIME Ky hulumtim ka pasur për qëllim të hedhë dritë mbi sfidat me të cilat përballen të rinjtë e Drenasit për t’u punësuar, respektivisht vetëpunësuar. Krejt kjo, ashtu që të njihemi nga afër me potencialin e tyre për ndërmarrësi dhe me kërkesat e tyre, plotësimi i të cilave do të ndihmonte zhvillimin e tyre ndërmarrës. Nga analizimi teorik i literaturës, ndërmarrësia shërben si strategji alternative për zbutjen e papunësisë, sidomos në vendet si Kosova. Krijimi i një ekosistemi të favorshëm për zhvillimin e aktiviteteve sipërmarrëse, me theks të veçantë nga të rinjtë, ku papunësia është dukshëm më e theksuar sesa tek gjeneratat më të vjetra. Kjo mbështetet edhe nga gjetjet e studimit empirik përmes anketimit, ku të rinjtë shfaqin gatishmëri të lartë për t’u marrë me sipërmarrje në të ardhmen e afërt. Për fat të keq, përfshirja e tyre në aktivitete përmes të cilave mund të zhvillojnë aftësi ndërmarrëse, nuk është e mjaftueshme. Kjo ngaqë aktivitetet e tilla nuk janë të shumta dhe nuk promovohen mjaftueshëm. Të rinjtë e Drenasit i shohin si sfida për punësim kompenzimin e papërshtatshëm dhe mungesën e vendeve të punës. Por, edhe për t’u marrë me ndërmarrësi, apo për t’u vetëpunësuar, ashtu që të shmangin problemin e punësimit në ndërmarrje të tjera, ata prapë se prapë përballen me sfida të tjera. Ato sfida kryesisht lidhen me mungesën e fondeve fillestare dhe me njohjen e tregut dhe konsumatorëve. Por, këto mund të zgjidhen lehtësisht përmes programeve të financimit dhe edukimit sipërmarrës. Komuna e Drenasit përmes organeve të veta ka skema programore për zhvillimin e të rinjve, me theks të veçantë përmes granteve për biznese fillestare, mirëpo të pamjaftueshme marrë parasysh kërkesat nga të rinjtë. Prandaj, institucionet lokale, por edhe ato qendrore duhet të kenë parasysh kërkesat e të rinjve kur bëjnë hartimin e politikave të tyre për zhvillimin e ndërmarrësisë rinore. Kjo duhet bërë me kujdes dhe me qëllim të shfrytëzimit optimal dhe efektiv të parasë publike, dhe jo vetëm. Me këtë rast, bazuar në gjetjet e studimit dhe analizat e bëra, kemi përpiluar disa rekomandime specifike, të cilat mund të shërbejnë si bazë për hartim më të mirë të politikave rinore, ashtu që të shfrytëzohet potenciali i rinisë së Drenasit për ndërmarrësi. 33
  • 34. 5.1. Rekomandimet Krijimi i programeve të veçanta dhe ndërsektoriale për zhvillimin e ndërmarrësisë rinore në Drenas. Këto programe të kombinuara me edukim jo-formal, trajnime në vendin e punës, praktika të punës, takime të organizuara me ndërmarrës dhe ekspertë të tjerë afaristë, si dhe me mundësinë e aplikimeve për grante fillestare për biznese, mund të shërbejnë për zhvillim të qëndrueshëm të ndërmarrësisë rinore në Drenas. Krijimi dhe zgjerimi i skemave për financimin dhe bashkëfinancimin e bizneseve fillestare nga institucionet lokale dhe organizatat e tjera. Ndonëse është aktivitet në realizim e sipër, duhet punuar në rritjen e fondit përmes metodave kreative të absorbimit të granteve dhe donacioneve të huaja (pavarësisht nëse institucionet qendrore rritin përkrahjen financiare). Rritja e monitorimit të efektivitetit të shfrytëzimit të granteve për biznese fillestare të të rinjve dhe mentorimit gjatë procesit implementues. Jo të gjitha grantet shfrytëzohen në mënyrën e duhur dhe jo të gjitha idetë biznesore janë të suksesshme siç pritet. Prandaj, një monitorim dhe mentorim i mirëfilltë nga palët e përfshira, gjatë procesit të përzgjedhjes, të implementimit por edhe të efekteve të mëvonshme, mund të përdoret për të ndihmuar bizneset fillestare të jenë të suksesshme, por në të njëjtën kohë mund të përdoren rastet specifike për t’u studiuar dhe nxjerrë sugjerime për veprimet tjera në të ardhmen. Krijimi i skemave buxhetore për mbështetjen e të rinjve në pjesëmarrje në ngjarje promovuese dhe rrjetëzuese. Këto ngjarje janë dëshmuar si tejet efektive në zhvillimin afarist të ndërmarrësve, veçanërisht të bizneseve të reja, përmes prezantimeve të ideve sipërmarrëse (pitch up) dhe shkëmbimeve të ideve ndërmjet tyre. Shumë ndërmarrës i shfrytëzojnë këto ngjarje për të thithur fonde nga investitorët engjëj. Shfrytëzimin e hapësirave publike dhe krijimin e hapësirave shtesë, ku të rinjtë mund të edukohen dhe zhvillohen përtej programeve të arsimit formal – në fushën e ndërmarrësisë. Me theks të veçantë do të ishte krijimi i qendrave inkubuese apo të inovacionit, për zhvillimin e ideve biznesore. Ka modele të cilat janë dëshmuara të suksesshme, dhe si të tilla mund të shërbejnë në funksion të plotësimit të kërkesave të të rinjve nga Drenasi. •



 •



 •



 •



 •



 34
  • 35. 6. LITERATURA Acs, Z. J., Audretsch, D. B., Braunerhjelm, P. & Carlsson, B., 2011. Growth and entrepreneurship. Small Business Economics, 39(2), pp. 289-300. Arzeni, S., 1997. Entrepreneurship and job creation. OECD Observer, Vëllimi i 209, pp. 18-21. ASK, 2020. Anketa e fuqisë punëtore TM4 2019, Prishtinë: Agjencia e Statistikave të Kosovës. ASK, 2021. Anketa e fuqisë punëtore 2020, Prishtinë: Agjencia e Statistikave të Kosovës. ASK, 2021. Anketa e fuqisë punëtore TM4 2020, Prishtinë: Agjencia e Statistikave të Kosovës. ASK, 2021. Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës 2021, Prishtinë: Agjencia e Statistikave të Kosovës. Asogwa, O. & Dim, E., 2016. Entrepreneurship development and unemployment reduction in Nigeria. International Journal of Business and Management Review, 4(8), pp. 27-43. Awogbenle, A. & Iwuamadi, K., 2010. Youth unemployment: Entrepreneurship development programme as an intervention mechanism. African journal of business management, 4(6), pp. 831-835. Bailey, J. B. & Thomas, D. W., 2017. Regulating away competition: the effect of regulation on entrepreneurship and employment. Journal of Regulatory Economics, 52(3), p. 237–254. Becker, A., zu Knyphausen–Aufseß, D. & Brem, A., 2015. Beyond traditional developmental models: a fresh perspective on entrepreneurial new venture creation. International Journal of Entrepreneurial Venturing, 7(2), pp. 152-172. Cueto, B., Mayor, M. & Suárez, P., 2015. Entrepreneurship and unemployment in Spain: a regional analysis. Applied Economics Letters, 22(15), pp. 1230-1235. Daniel, J., 2012. Choosing the Size of the Sample. Në: Sampling Essentials: Practical Guidelines for Making Sampling Choices. s.l.:SAGE Publications, pp. 236-253. De Jongh, J. J., 2017. Youth employment barriers in the Emfuleni and Metsimaholo local municipal areas , South Africa: North-West University. Eftekhari, N. & Bogers, M., 2015. Open for Entrepreneurship: How Open Innovation Can Foster New Venture Creation. Creativity and Innovation Management, 24(4), pp. 574-584. Flere, S. etj., 2015. Lost in democratic transition? Political Challenges, and Perspectives for Young People in South East Europe. Sarajevë: Friedrich Ebert Stiftung. Hameed, I. & Irfan, Z., 2019. Entrepreneurship education: a review of challenges, characteristics and opportunities. Entrepreneurship Education, 2(3), p. 135–148. Kew, J., Herrington, M., Litovsky, Y. & Gale, H., 2013. Generation entrepreneur? The state of global youth entrepreneurship. Newcastle: Youth Business International and Global Entrepreneurship Monitor. Kuvendi i Komunës, Drenas, 2021. Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2022-2024, Drenas: Kuvendi i Komunës. Kuvendi i Kosovës, 2009. Ligji nr. 03/l-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë, Prishtinë: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 60. 35
  • 36. Kuvendi i Kosovës, 2021. Ligji nr. 08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, Prishtinë: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 13. Lambovska, M., Sardinha, B. & Belas Jr, J., 2021. Impact of the COVID-19 pandemic on youth unemployment in the European Union. Ekonomicko-manazerske spektrum, 15(1), pp. 55-63. Luke, B., Verreynne, M.-L. & Kearins, K., 2007. Measuring the benefits of entrepreneurship at different levels of analysis. Journal of Management & Organization, 13(4), pp. 312-330. Luthans, F ., Stajkovic, A. D. & Ibrayeva, E., 2000. Environmental and psychological challenges facing entrepreneurial development in transitional economies. Journal of World Business, 35(1), pp. 95-110. Maguire, S., 2013. Youth Unemployment. Intereconomics, 48(4), pp. 196-235. Mariana-Cristina, G., 2014. Entrepreneurship, a solution to improve youth employment in the European Union. Management Strategies Journal, 26(4), pp. 580-588. Mariana-Cristina, G., 2014. Entrepreneurship, a solution to improve youth employment in the European Union. Management Strategies Journal, 26(4), pp. 580-588. MKRS, 2019. Strategjia për Rininë 2019-2023, Prishtinë: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Momani, B., 2017. Entrepreneurship: An Engine For Job Creation and Inclusive Growth in the Arab World, Doha: Brookings India. Mustafa, I., 2019. Analiza e ekonomisë në hije në Kosovë. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. Neumann, T., 2021. The impact of entrepreneurship on economic, social and environmental welfare and its determinants: a systematic review. Management Review Quarterly, 71(3), pp. 553-584. Odongo, I. & Kyei, P . P ., 2018. The role of government in promoting youth entrepreneurship: The case of South Africa. Journal of Social Development in Africa, 33(2), pp. 11-36. Petreski, M., Mojsoska-Blazevski, N. & Bergolo, M., 2017. Labor-market scars when youth unemployment is extremely high: evidence from Macedonia. Eastern European Economics, 55(2), pp. 168-196. Qirezi, B., 2015. The 2015 Kosovo migration Outflow to European Union: Who, Why and How, Prishtina: Friedrich Ebert Stiftung. Qirezi, B., Nika, T. & Xhemajli, V., 2018. Kosovo Rural Youth: Employment Opportunities, Barriers, and Needs, Prishtinë: NGO LENS. Stephan, U., Hart, M. & Drews, C.-C., 2015. Understanding motivations for entrepreneurship: a review of recent research evidence, London: Enterprise Research Centre, King's College London. TE, 2022. Trading Economics. [Në linjë] Available at: https://tradingeconomics.com/country-list/gdp-per-capita-ppp?continent=europe Terziev, V., Bencheva, N., Stoeva, T. & Georgiev, M., 2020. Developing Social Entrepreneurship in the EU: A Cross-Country Analysis. IJASOS- International E-Journal of Advances in Social Sciences, 6(16), pp. 37-44. Toma, S.-G., Grigore, A.-M. & Marinescu, P ., 2014. Economic development and entrepreneurship. Procedia Economics and Finance, Vëllimi i 8, pp. 436-443. Tomić, I., 2018. What drives youth unemployment in Europe? Economic vs non‐economic determinants. International Labour Review , 157(3), pp. 379-408. 36
  • 37.