Ekonomia dhe kriza globale

10,079 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
3 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
10,079
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
234
Comments
0
Likes
3
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Ekonomia dhe kriza globale

  1. 1. KOLEGJI “PJETËR BUDI” – PRISHTINË Drejtimi Sigurime P U N I M S E M I N A R I K LËNDA: EKONOMIA TEMA: KRIZA EKONOMIKE DHE EFEKTET E SAJ NË EKONOMITË VENDORE,RAJONALE DHE GLOBALE Mentori: Studentët: Prof.Baki Koleci Bekim Bajrami Saranda Qallaku Muhamet Hoti Prishtinë, 2011
  2. 2. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 2 PËRMBAJTJA: Hyrje.....................................................................................................................3 Pse të studiohet Ekonomia........................................................ ........................ 3 Pse të mësohet Ekonomia.................................................................................. 4 Konceptet e ndryshme mbi Ekonominë............................................................... 5 Problemet dhe sfidat të ekonomistëve vendor , rajonal dhe global...................... 6 Kriza ekonomike që bota përballet sot................................................................. 7 Efektet shkatërrimtare në alokimin e burimeve................................................... 8 Efektet shkatërrimtare në prodhim....................................................................... 8.1 Efektet shkatërrimtare në ndarjen e pasurisë....................................................... 9 Ekspansioni i parave artificiale dhe inflacionit................................................... 10 Ndikimi i krizës globale dhe borgjet në Eurozonë............................................ 11 Ndikimi i krizës së Eurozonës në Ballkan......................................................... 13 Shqiperia dhe Kriza ........................................................................................... 14 Ndikimi i krizës globale në Kosovë.................................................................... 15 Konkluzioni........................................................................................................ 16 Literatura............................................................................................................ 17
  3. 3. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 3 HYRJE Pse të Studiohet ekonomia? Edhe ekonomia si cdo shkencë tjetër është më së e nevojshme për tu studiuar për arsye dhe shkaqe të shumta. Arsyeja e parë konsiston në kalimin e sistemit ekonomik nga ai centralist në atë kapitalist (ekonomia e tregut) dhe individi është I detyruar të paiset me njohuri thelbësore rreth funksionimit të tregut të lirë. Kjo mbështetët në 2 fakte: Fakti I parë bazohet në atë se të gjitha resurset (burimet) natyrore janë të limituara dhe secili individ mundohet që vetës të ja sigurojë një standard më të mirë jetësorë. Për shkak se resurset janë të limituara, njeriu që të ja sigurojë vetës standardin e dëshiruar e arrinë atë vetëm dukë dëmtuar individin tjetër. Kuptohet që cdo individ është I interesuar “që të zërë vend nën diell” e detyron atë të pajiset me njohuri se si t’i shfrytëzojë votat monetare që i ka në dispozicion nga paga ose trashëgimia. Ja disa aryse pse duhet të studiohet ekonomia:  Varfëria, zhvillimi dhe mirëqenia  Motivet Personale  Ekonomia dhe dilemat politike  Ekonomia dhe Interesi Nacional  Rëndësia e ekonomisë për udhëheqësit politik
  4. 4. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 4 Pse të mësohet Ekonomia ? Ekonomia duhet te mesohet sepse njohja dhe të kuptuarit e fenomeneve, ligjeve dhe kategorive më parësore ekonomike, ua mundëson individëve dhe njekosisht ua lehtëson :  Njohjën me mënyrën e re bashkëkohore të të menduarit shoqëror, politik, ekonomik dhe social  Njohjën më të mirë dhe më të lehtë se si funksionon ekonomia dhe shoqëria në përiudha të ndryshme kohore.  Njohja e te kuptuarit e trendeve dhe aktiviteteve te shoqërisë globale.  Njohjen e ekonomisë si mjet per analizime të ndryshme.  Hulumtimet se si jë firmë në mënyrë sa më efikase mund ti realizoj qellimet e veta afatshkurte, afatmesme, afatgjatë.  Nëse I kuptojmë problemet dhe fenomeneve më parësore ekonomike ne rastin e pritjës ne rradhë për të kërkuar punën, do ti dini dhe kuptoni shkaqet e vërteta të pritjës suaj.
  5. 5. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 5 Konceptet e ndryshme mbi ekonominë Ekonomia shpesh definohet si shkencë e drejtimit përkatëisht menaxhimit dhe administrimit të burimeve të rralla. Njerëzit kanë dy lloje të sjelljeve (qëndrimeve):  Të llogaritur, kalkuluar ose të paramenduar  Emocional Konceptet e ndryshme të shpjegimit të ekonomisë: Koncepti Formalist - Ekonomia është shkencë e optimalizmit të zgjidhjeve që synon arritjen e një objektivi të caktuar me shpenzime sa më të ulëta. Pra me fjalë të tjera synohet arritja e maksimizimit të të ardhurave dhe minimizimi I shpenzimeve. Koncepti Materialist – Ekonomia është shkencë e pasurive materiale. Sipas këtij koncepti veprimi ekonomik është proces I institucionalizuar dhe I ndërveprimit të njeriut me mjedisin. Koncepti Marksist – Ekonomia definohet si shkencë e marrëdhënieve shoqërore, ajo është metodë e analizës së formave dhe të prodhimit në lidhje të gjërë me raportet shoqërore Koncepti Islamik – Ekonomia Islame është një proces interpretimesh dhe qasje për zgjidhjen e problemeve ekonomike. Ekonomia mbështetët në vlerat, normat, ligjet dhe institucionet e formuara dhe të nxjerra nga Kur’ani dhe Sunneti. Ekonomia Islame I përkufizon fitimet nga fajdet dhe kamatat si jolegjitime dhe të dëmshme .
  6. 6. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 6 Problemet dhe sfidat bashkëkohore të ekonomisë Nëse resurset janë të rralla si do të caktohet vlera (cmimin) e tyre? Si do ta bëjmë shpërndarjen e të mirave dhe shërbimeve të limituara? Kusha ka të drejtë në shfrytëzimin e tyre dhe pse? Cili është roli I shtetit? Si të sigurojmë hargjimin efikas të të mirave dhe shërbimeve të rralla për dallim nga keqpërdorimi I tyre I mundshëm Dhe tani se fundmi : Kriza Globale Me poshtë do ta paraqesim te permbledhur krizen dhe efektet e saj ne ekonomitë vendore, rajonale dhe globale .
  7. 7. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 7 Kriza ekonomike që bota përballet sot Peter Warburton – analist financiar Britanik dhe fitues i disa çmimeve për parashikimet e tij financiare , thot keshtu “Kreditimi dhe kapitalet tregtare janë rritur shumë shpejt, me shumë pak transparencë dhe llogari.Përgatituni për një shpërthim që do të shkundë themelet e sistemit financiar perëndimor” Kriza e fundit ekonomike që po përballin vendet më të fuqishme të botës na tregon në mënyrë të përsëritur deri në patetizëm për fatkeqësinë që sistemi financiar egzistues përfaqëson për njerëzimin. E gjithë bota qëndron në majë të një ndërtese themelet e të cilës janë të shtrembërta, ndërkohë që siguria e vetme që kjo ngrehinë ofron janë fitimet e pallogaritshme të atyre që kontrollojnë sistemin. Pangopshmëria e bankiereve për të fituar sa më shumë për përiudha kohe sa më të shkurtra tregon se edhe ato e kanë kuptuar se sistemi që ndërtuan nuk do të mund të qëndrojë në këmbë edhe për shumë kohë. Të varfërit (shtete dhe individë) janë viktimat e sistemit financiar me bazë interesin. Efektet shkatërruese të një sistemi të tillë financiar me bazë interesin janë të shumta dhe shtrihen në të gjitha planet ku ekonomia operon, duke e korruptuar atë nga një ekonomi zhvilluese dhe me perspektivë e që mundëson mirqënie, në një mjet për pasurimin e disave në kurriz të të tjerëve.Në mënyrë të përmbledhur, më poshtë do të paraqesim disa nga efektet shkatërruese që një sistem finaciar i bazuar në interesin paraqet për cdo shoqëri në përgjithësi dhe për shoqëritë e varfëra në veçanti. Huatë me shpërblim kanë tendencë pasuruese në favor të të pasurve përkundër interesave të njerzëve të zakonshëm.Ato ushtrojnë efekte negative si në prodhim dhe në alokimin e burimeve ashtu edhe në ndarjen e pasurisë.Disa nga këto efekte janë edhe këto në vijim:
  8. 8. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 8 Efektet shkatërrimtare në alokimin e burimeve Kreditë në sistemin e sotëm bankar janë kryesisht në favor të atyre që me pasurinë që kanë mund të ofrojnë garanci të kënaqshme për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin prej tyre “Kreditë tentojnë të shkojnë drejt atyre që në fakt janë me “fat”, në vend të atyre që janë të zgjuar dhe të meritueshëm. Sistemi bankar si rrjedhim tenton të forcojë shpërndarjen e pabarabartë të kapitalit.Edhe Morgan Guarantee Trust Company , banka e gjashtë më e madhe në SHBA ka pranuar se sistemi bankar ka dështuar në finacimin e kompanive të vogla në forcim e sipër, si dhe të sipërmarrjeve kapitaliste, megjithëse sistemi pluskon në fonde. Sistemi bankar është i shkurajuar në lidhje me financimin konkurues dhe e ka përqëndruar këtë financim tek kompanitë më të pasura kryesisht në kesh.Si rrjedhim ndërkohë që depozitat vijnë nga shtresat e gjëra të popullsisë përfitimet e tyre i shkojnë kryesisht të pasurve. Efektet shkatërrimtare në prodhim Përderisa në një sistem me bazë interesin, fondet sigurohen kundrejt garancive të forta dhe qëllimi i përdorimit të tyre nuk përbën kriterin bazë për akordimin e financimit, njerëzit inkurajohen të jetojnë përtej nevojave të tyre. Të pasurit nuk huazojnë vetëm për projekte prodhimi ,por edhe për të kënaqur tekat ma gallomane të tyre. Po ashtu edhe qeveritë nuk huazojnë vetëm për programe transparente zhvillimi, por edhe për harxhime luksi dhe projekte të motivuara nga ambicjet politike në vend të projekteve të bazuara në vlersime ekonomike të shëndetshme dhe reale. Huatë e pabazuara në projekte kanë ndihmuar vetëm në rritjen e borxheve shtetërore në masë të paimagjinueshme. Në kohët e sotme një zë gjithmonë e më të madh në buxhetet e shteteve përbën edhe borxhi shtetëror qoftë ky i jashtëm apo i brendshëm. Ky paradoks është aq i madh sa në disa shtete të varfra apo të ashtuquajtura në zhvillim borxhet ja kalojnë edhe shumave të parashikuara për investime në fusha imediate dhe jetike si në shëndetësi ,arsim, apo edhe infrastrukturë.
  9. 9. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 9 Efektet shkatërrimtare në ndarjen e pasurisë Aty ku biznesi financohet në bazë të interesit egziston një rrezik për padrejtësi si për huamarrësin, në rastet kur ky pëson humbje, ashtu edhe për financuesin, nëse huamarrësi përfiton shuma të cilat më pas nuk mundet ti shlyejë. Edhe pse të dy rastet e humbjeve kanë probabilitet të njëjtë në një sistem me bazë interesin dhe ka shumë raste kur pagimi i interesave ka sjellë shkatërrim total për tregtarë të vegjël, akoma në sistemin bankar egzistues padrejtësitë që i vijnë financuesve janë shumë më tepër të artikuluara dhe shqetësuese për shpërndarjen e drejtë të pasurisë. Në kontekstin e kapitalizmit modern janë bankat që u vënë në dispozicion industrialistëve dhe tregtarëve paratë e depozituesve.Pothuajse të gjitha bizneset gjigande janë kryesisht të financuar nga banka apo institucione financiare.Në shumë raste fondet e nxjerra nga xhepat e sipërmarrësve të fuqishëm janë shumë pak në krahasim me fondet e huazuara nga njerzit e zakonshëm përmes bankave dhe institucioneve financiare.Nëse një sipërmarrës që ka vetëm 10 milionë të vetat huazon nga banka 90 miljonë duke ngritur një biznes përfitues kjo do të thotë që 90% e projektit është krijuar nga paratë e depozituesve, ndërsa vetëm 10% është gjeneruar nga parate vetjake.Nëse një projekt i tillë gjigand sjell përfitime të mëdha, vetëm një pjesë e vogël ( e interesit që normalisht në vende të ndryshme varion nga 2% në 10%) do tju shkojë depozituesve, inputi i të cilëve ishte 90% ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër do tu garantohet sipërmarrësve kontributi real i të cilëve ishte jo më shumë se 10%.Edhe kjo pjesë e vogël që u jepet depozituesve sërish nuk ju mbetet atyre sepse ju merret nga këto sipërmarrës të mëdhenj të cilët interesat që i detyrohën bankës i përfshijnë në koston e produkteve të tyre cka rezulton në rritjen e cmimeve.Rezultati neto në këtë rast është se i gjithë fitimi i këtyre sipërmarrjeve të mëdha shkon tek personat, inputi financiar i të cilëve është jo më shumë se 10% e investimit total, ndërkohë që personat që kontribuan financiarisht me 90% marrin asgjë në terma realë, sepse shuma e interesit që u jepet ripaguhet për cmimet e ngritura të produkteve dhe në disa raste kjo shumë kthehet në bilanc negative, në terma realë. Shtrirja e interesit në sistemin ekonomik rezulton në transferimin sistematik të parave nga ato që kanë më pak tek ato që kanë më shumë.Sërish ky transferim i burimeve nga të varfërit tek të pasurit na është bërë i qartë në mënyrë shokuese nga kriza e huasë e vendeve të botës së tretë.
  10. 10. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 10 Ekspansioni i parave artificiale dhe inflacionit Derisa kreditë nuk kanë lidhje specifike me prodhimin aktual, financuesi pasi ka siguruar një garanci të qëndrueshme, normalisht nuk është i shqetësuar për mënyrën sesi fondet përdoren nga huamarrësi.Paratë e marra nga bankat dhe institucionet financiare nuk kanë lidhje me të mirat dhe shërbimet e prodhuara.Kjo krijon një çkoordinim serioz mes rezervave në para dhe prodhimit të të mirave dhe shërbimeve.Ky është padyshim një nga faktorët themelorë që shkakton ose nxit inflacionin. Ky fenomen është rënduar deri në një shtrirje të frikshme si pasojë e karakteristikës së mirënjohur të bankave moderne zakonisht të emërtuar si “krijimi i parave”.Edhe librat elementarë të ekonomiksit shpesh me vetëkënaqësi shpjegojnë sesi bankat krijojnë para.Ky funksion magjik në dukje i bankave shpeshherë trajtohet si një nga faktorët që përkrah prodhimin dhe sjell prosperitet.Por iluzioni që fshihet pas këtij koncepti rrallë është zbuluar nga kampionët e sistemit modern bankar. Bankat moderne janë duke krijuar para nga asgjëja.Ato lejohen të japin kredi në shuma dhjetë herë më të mëdha sesa depozitat që ato kanë. Monedhat dhe kartmonedhat e emetuara nga qeveritë si para të vërteta dhe të pangarkuara me interesa zënë sot një pjesë të parëndësishme në shumën totale të parave në qarkullim, pjesa më e madhe e të cilave janë para artificiale të krijuara nga huatë e lëshuara nga bankat.Sasia e parave të vërteta të emetuara nga qeveritë është zvogluar në mënyrë konstante ndërkohë që sasia e parave artificiale të krijuara nga bankat prej asgjësë ka ardhur në rritje të vazhdueshme.Spiralja e huave e ndërtuar mbi huatë, përbën tani pjesën më të madhe të rezervave në para. Kështu që edhe pse bankat nuk krijojnë para, ato krijojnë blloqe ceqesh të barazflefshëm me paratë dhe depozita duke formuar huadhënie.Ato për më tepër i investojnë një pjesë të këtyre parave të krijuara.Në fakt mbi një trilion dollarë prej këtyre parave të krijuara në mënyrë private janë përdorur për të blerë obligacione në treg të hapur, cka i siguron bankave afërsisht 50 bilion dollarë në interesa pa llogaritur interesat që ato i paguajnë disa depozituesve.Në këtë mënyrë bankat krijojnë rreth 90% të parave duke shkaktuar po ashtu rreth 90% të inflacionit. E gjithë kjo situatë tmerruese me të cilën përballet e gjithë bota është rrjedhojë logjike e dhënies së një fuqie të pafre një sistemi financiar të bazuar në interes.A mundet akoma ndokush ti qëndrojë mendimit se interesi tregtar është një transaksion i “pafajshëm”.Në fakt terrori ndërkombtar i shkaktuar nga interesi tregtar është shumë më i madh se huatë me kamatë që prekin vetëm disa individë.
  11. 11. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 11 Ndikimi i krizës globale dhe borgjet në Eurozonë Kriza më imediate e BE-së sigurisht se nuk është vetë BE-ja por Eurozona, sado që çdo çarje brenda Eurozonës lëkund shtyllën themelore të unitetit evropian. Ky problem po ndjek si një hije e zezë politikën dhe ekonominë evropiane dhe rreziku nga orteku i kolapseve financiare anëmbanë Evropës dhe globit, dukej se mund të shtyhej muaj pas muaji, por kohëve të fundit gjithnjë e më shumë dukej buzë shpërthimit nga java në javë dhe dita në ditë, aq më tepër kur zjarri që po digjte Greqinë kaloi ne Itali. Presioni për të vepruar ka qenë i jashtëzakonshëm, që disa kritikë po e quajnë të paplotë – për t’u ballafaquar me problemin e krizës greke dhe mundësisë së përshkallëzimit të saj. Sipas kësaj zgjidhjeje, liderët evropianë u dakorduan që të ngrisin kapacitetin e Mjetit për Stabilitet Financiar Evropian (EFSF) nga 400 miliardë në një bilion euro, të përgjysmojnë borxhin e Greqisë përmes presionit që një pjese të humbjes ta përballojë sektori bankar, si dhe të hartojnë një plan për rikapitalizimin e bankave evropiane që janë në rrezik. Kjo masë duket se nxiti optimizmin tek tregjet e kapitalit në Evropë dhe SHBA, që reaguan pozitivisht ndaj lajmit për marrëveshjen e re Merkel-Sarkozy, e që u përshëndet edhe nga presidenti amerikan Barack Obama. Një rezultat pozitiv i dalur nga procesi është fakti që shtetet më të fuqishme të Eurozonës më në fund u pajtuan me faktin se shkalla e rritjes së borxheve e shtetit grek është aq e lartë sa që është e pamundur që ai borxh të shlyhet. Sipas marrëveshjes aktuale, borxhi i Greqisë do të përgjysmohet, kjo me participimin e “vullnetshëm” të bankave nga të cilat kërkohet absorbimi i një pjese të humbjeve dhe të cilat në realitet aktualisht kërkojnë nga Greqia pagesa në shuma të pamundura për t’u përballuar nga ky vend. Në fakt, frika e bankave ka qenë gjithmonë mundësia e humbjes së likuiditetit të shtetit grek (me një fjalë, pamundësisë për të paguar), pasi që në kushtet aktuale përfitimi i tyre nga borxhi grek është enorm. Ky është pak a shumë raporti i Greqisë me investitorët që mbajnë bonot e saj. Duhet theksuar se pyetja në tërë këtë lojë nervash nuk është niveli i borxheve të shteteve të veçanta, por tek “besimi” i tregjeve financiare ku blihen dhe shkëmbehen bonot, dhe që rrjedhimisht kanë mundësinë të përcaktojnë normat e interesit të kërkuara për bonot e shteteve të veçanta, të përcaktuara në bazë të rejtingut kreditor të secilit shtet. Për këtë ekziston një fakt shumë domethënës. Ndonëse shpesh përmendet fakti se borxhi aktual i Greqisë është mbi 180 për qind të BPV- së, të dhënat e përpiluara nga rrjeti CNBC tregojnë se në fakt, shkalla e borxheve e shteteve veriore evropiane është shumë herë më e lartë se ajo e Greqisë. Listën e borxhlinjëve më të mëdhej – gjithmonë në raport me BPV-në e tyre – e kryesojnë vendet si Britania e Madhe dhe Zvicra (mbi 400 për qind të BPV-së), Holanda (mbi 370 për qind), Belgjika (335 për qind), Danimarka (310 për qind), Suedia (280 për qind),
  12. 12. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 12 Finlanda (270 për qind), Austria (260 për qind), Norvegjia dhe Franca (250 për qind). Madje edhe borxhi aktual i Gjermanisë, rreth 185 për qind, është po aq sa ai i Greqisë dhe ai i Spanjës, dhe më i lartë se borxhi i Italisë, që shpesh përmendet si rrezik (që është rreth 146 për qind të ). Këtu dhe qëndron hipokrizia e shteteve veriore evropiane, që tash e sa muaj i mbajnë leksione shteteve të jugut se qenkan të papërgjegjshme me financat dhe shpenzimet publike. Në një rast, në kohën kur Greqisë po i bëheshin presione të mëdha për shkurtime të rënda buxheti, ministrja austriake e Financave e arsyetonte këtë duke folur në terma pothuajse raciste për “dorëshlirësinë” e grekëve, karshi prudencës, disiplinës dhe kujdesit financiar të shteteve të veriut, duke u thirrur në stereotipet e vjetra për evropianët veriorë si të disiplinuar, kursimtarë dhe racionalë me paratë e veta dhe ata të jugut si shpenzues të verbër që nuk mendojnë për të nesërmen. Ndërkaq, këto të dhëna dëshmojnë se trendi i rritjes së borxheve të shteteve evropiane nuk kishte asgjë të bënte me stereotipet e tilla kulturore, por se ishte një trend mbarë-evropian (dhe pjesë, padyshim, e trendit të financiarizimit neoliberal të ekonomive evropiane që është në themel të krizës aktuale), e aspak pjesë e dorëshlirësisë dhe irracionalitetit të evropianëve jugorë (dhe sidomos të grekëve ballkanas), kur shihet fare qartë se borxhet e shteteve të veriut të Evropës janë nga dy e trefish më të mëdha se sa ai i Greqisë, kur ato borxhe vlerësohen në përpjestim me vëllimin e ekonomisë së vendit përkatës. Pse atëherë po dënohet Greqia? Meqenëse normat e paguara nga shtetet evropiane për borxhet e tyre nuk përcaktohen nga vetë ato, por nga tregjet financiare (dhe në radhe të parë sipas rejtingut kreditor të vlerësuar nga agjensionet si Standard and Poor’s dhe Moody’s), shtetet ngelin përfundimisht nën mëshirën e tyre. P.sh., një “bund” 10-vjeçar (bono e thesarit gjerman) aktualisht shitet në normën 2,17 për qind, që do të thotë se shteti gjerman blen kredi nga tregjet financiare me një normë jashtëzakonisht të ulët. Ndërkaq, një bono greke 10- vjeçare aktualisht shitet në normën 21,5 për qind, që domethënë se për të huazuar 100 euro, Gjermanisë i kushton 2 euro kurse Greqisë 21 euro. Masat e fundit të ndërmarra në samitin Merkel-Sarkozy nuk kanë të bëjnë me adresimin e borxheve evropiane në përgjithësi, por me krijimin e instrumenteve financiare evropiane që zbusin frikën e tregjeve financiare për rrezikun që paraqesin shtetet si Greqia dhe Italia, duke i siguruar tregjet se në rast të çdo dështimi financiar dhe devalvimi të mëtejmë të bonove, EFSF do të shërbejë si një lloj superthesari evropian që garanton thesaret e shteteve të veçanta. Pyetja është nëse tregjet do të binden nga këto masa. Ngritja e kapacitetit të EFSF-së tashmë nuk ka të bëjë me Greqinë aq sa me Italinë dhe për financimin e saj BE-ja do të kërkojë mbështetje edhe nga Kina dhe shtetet tjera në zhvillim, që aktualisht gëzojnë rezerva të mëdha dollarësh. Mirëpo, pas një entuziazmi të shkurtër, se Italia vazhdon të paraqesë rrezik u tregua edhe në ankandin e së premtës së bonove italiane, në të cilën norma e bonove italiane u rrit në 4,93 për qind – shkalla më e lartë në dhjetë vitet e fundit. Kjo domethënë se rreziku i përhapjes së zjarrit nga kriza e borxheve sovrane nuk është zhdukur as pas masave të fundit, dhe se gjërat në BE nuk do të vazhdojnë të jenë të qeta për një kohë të shumë të gjatë.
  13. 13. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 13 Ndikimi i krizës së eurozonës në Ballkan Më në fund kriza e eurozonës dhe ajo e ekonomisë botërore filloi të merret më seriozisht në Ballkan. Deri para pak kohe, shtetet e Ballkanit preferuan të shikojnë nga distanca heqjet e fqinjit jugor Greqisë, jo pse do të duhej të kishin ndjerë ndonjë simpati të veçantë për grekët, por sepse kishin harruar se ndoshta një fat i ngjashëm mund t’i presë edhe ata. Në qoftë se jugun e Evropës e imagjinojmë si një pyll të madh e të thatë të cilin e ka përfshirë flaka, tymin dhe gacat tashmë po i shohim edhe në brendi të Ballkanit. Çështja nuk është më se a do të ketë zjarr por sa do të jetë dëmi nga djegia. Se kriza e eurozonës filloi të merret seriozisht në Ballkan vlen gjithkund përveç në Prishtinë, natyrisht. Ndoshta kam përshtypje të gabuar për virtytet e liderëve politikë në Prishtinë, por nuk e di pse më krijohet bindja se në rast të një rreziku imanent të zhdukjes së euros, veprimi i tyre i parë do të jetë jo që të marrin masa për mbrojtjen e ekonomisë së vendit, por që të fillojnë fill që t’i kthejnë paratë në kontot e tyre personale në dollarë dhe franga zvicëranë. Ndoshta disa sosh tashmë edhe kanë filluar ta bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, t’i kthehemi çështjes më serioze. Ballkani u zgjua nga gjumi sepse dolën një sërë raportesh dhe deklaratash, përfshirë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilët paralajmëruan rreziqe për ekonomitë e vendeve ballkanike si pasojë e krizës së eurozonës, e cila tashmë kaploi edhe Italinë dhe e cila ndër të tjera mori me vete Silvio Berlusconin nga froni qeveritar ndërsa solli një qeveri teknokratësh në Athinë. FMN dhe Banka Botërore gjithashtu reviduan parashikimet për rritje ekonomike në Ballkan gjatë vitit që vjen, duke zbritur parashikimet në 2,5 për qind dhe 2,1 për qind për rajonin. Mirëpo, efektet e krizës së eurozonës në vendet e Ballkanin nuk do të jenë të njëtrajtshme, pasi që lidhjet e shteteve ballkanike me shtetet e eurozonës janë të ndryshme. Shqipëria, si ekonomi e lidhur ngushtë me atë të Italisë dhe Greqisë, rrezikon që ta pësojë shumë më keq se sa Kosova ose, fjala vjen, Serbia, nga kriza. Kjo për arsyen se partneri kryesor ekonomik i Kosovës dhe i Serbisë në eurozonë është Gjermania, një ekonomi që vazhdon të jetë stabile, ndërsa Shqipëria rrezikon të përvlohet nga spiralja e problemeve italiane. Ndonëse qeveria e re teknike e Mario Montit do të ndërmarrë masa për reduktimin e deficitit përmes masave shkurtuese, edhe suksesi i Montit në përmirësimin e financave italiane të goditura nga kërkesat e shtuara të kreditorëve nuk do të parandalojnë tkurrjen ekonomike të Italisë, që tashmë është e pashmangshme.
  14. 14. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 14 Shqiperia dhe Kriza Lidhjet ekonomike midis Shqipërisë dhe Italisë ekzistojnë në disa nivele. Së pari, një shtim i papunësisë në Itali mund të ndikojë negativisht në nivelin e remitancave në Shqipëri, duke marrë parasysh se Italia është burimi kryesor i Shqipërisë i të ardhurave të këtij lloji. E dyta, një tkurrje ekonomike e Italisë ka efekt në investimet italiane në Shqipëri, dhe veçanërisht godet rëndë industrinë shqiptare të tekstilit dhe veshmbathjes (veçanërisht asaj të këpucëve), që prodhon ekskluzivisht për prodhuesit italianë. Harrohet shpesh se Shqipëria është prodhues i madh i lëkurës dhe eksportuesi i gjashtë në botë i këpucëve (pa gjon), 99 për qind e të cilave prodhohen për firmat italiane (me fjalë të tjera fabrikat shqiptare bëjnë prodhimin “offshore” për firmat italiane). Në vitin 2005, këto fabrika punësonin rreth 20.000 punëtorë (kryesisht femra), numër që padyshim do të jetë rritur në ndërkohë. Këpucët dhe lëkura përbëjnë një pjesë të madhe të eksporteve shqiptare në Itali, që në vitin 2009 kapën shifrën totale prej 683 milionë dollarë. Rënia e eksporteve në këtë industri do të dëmtojë bilansin edhe ashtu negativ tregtar të Shqipërisë, por edhe do të shtojë edhe radhët e të papunëve. Tkurrja ekonomike në Greqi dëmton në mënyrë të ngjashme ekonominë e Shqipërisë, pasi që Greqia përbën burimin e dytë më të madh të investimeve dhe remitancave në Shqipëri, si dhe partnerin e dytë tregtar të Shqipërisë pas Italisë. Qeveria shqiptare është detyruar që t’i reduktojë shpenzimet e planifikuara buxhetore për sivjet për 20 miliardë lekë, ndërkohë që parasheh reduktim të mëtejmë të buxhetit për vitin 2012, i cili do të jetë më i vogël se buxheti i planifikuar për sivjet. Ky reduktim buxhetor ndodhi para përkeqësimit të gjendjes në Itali, ndërsa tashmë mund të rezultojë edhe më i madh, me pasoja të thella në rritjen ekonomike në Shqipëri. Në hall duket të jetë edhe sektori bankar i Shqipërisë, ku shkalla e kredive të këqija raportohet të ketë arritur në shkallën 18 për qind, me një vlerë prej 700 milionë dollarëve, siç raporton gazeta Shqip. Sido që të jetë, megjithëse përfshirja e Ballkanit nga kriza e eurozonës mund të përshkruhet me metaforën e një zjarri pyjor që në pikun e thatësisë verore djeg krejt malin, një përshkrim që i shkon më shumë përshtati kësaj kohe ndërrimi stinësh është se shqiptarët në Ballkan po i pret një dimër i ftohtë.
  15. 15. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 15 Ndikimi i krizës globale në Kosovë Një nga raportet më pak të popullarizuara në mediat kosovare është ai i lëshuar çdo tre muaj nga Enti i Statistikës së Kosovës për çmimet e importeve. Një e dhënë që mund të duket paksa ekzotike për një qytetar mesatar, por për një ekonomi si ajo e Kosovës, e varur gati tërësisht nga importet, ky indikator përbën një nga pasqyrat më të mira për matjen e standardit të jetesës në Kosovë, duke reflektuar gjithashtu efektin e trendeve në ekonomitë regjionale si dhe asaj globale në vend. ESK-ja publikoi raportin e çmimeve të importeve për tremujorin e dytë të vitit 2011, i cili vërteton trendin e vazhdueshëm të ngritjes së çmimeve të importeve, me efekt të drejtpërdrejtë në inflacionin në Kosovë dhe rrjedhimisht, në shtrejtimin e jetës dhe në aftësitë blerëse të familjeve kosovare. Megjithë rënies së lehtë në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, çmimet e importeve vazhdojnë të jenë në nivel rekord që nga fillimi i matjes së këtij parametri ekonomik nga ESK-ja, në vitin 2006. Në fakt, pas një periudhe stabilizimi të çmimeve gjatë vitit 2009, një vit pas krizës globale financiare (gjatë së cilës ndodhi një ngritje drastike e çmimeve), gjatë vitit 2010 dhe në mënyrë të vazhdueshme gjatë këtij viti, indeksi i çmimeve të importeve ka shënuar ngritje duke tejkaluar edhe ato të periudhës së menjëhershme të krizës. Por, në fakt, kriza ekonomike botërore vazhdon dhe kjo reflekton drejtpërdrejtë në çmimet që kosovarët paguajnë për të importuar që nga frigoriferët dhe televizorët deri te mishin dhe grurin që e konsumojnë përditë. Që nga viti 2006, çmimet e importeve janë ngritur në masën mbi 15%. Kjo domethënë se mesatarisht 15% më shumë paguajnë importuesit kosovarë për gjërat që blejnë – përfshirë edhe prodhuesit që importojnë lëndë të para. E njëjta pastaj reflekton në inflacion: mbi 20% është inflacioni i çmimeve që nga viti 2007, ndërsa çmimet sot janë 5,3% më të larta në krahasim me vitin e kaluar. Viti 2011 po tregohet i tmerrshëm për nga inflacioni. Mesatarja e inflacionit për sivjet është afër 9%, që është një nga shkallët më të larta – në mos më e larta – në rajon dhe në Evropë. Kjo domethënë pak a shumë se çfarëdo rritje ekonomike që regjistrohet për sivjet do të jetë krejt nominale, pasi që rritje reale nuk mund të ketë në kushte të inflacionit të lartë.
  16. 16. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 16 KONKLUZIONI Mesime dhe konkluzione nga kriza globale 1-Megjithëse u duk se kriza globale e gjeti të papërgatitur dhe e tronditi thellë ekonominë dhe gjendjen sociale në botë, duket se në fakt ajo, ekonomia reale, dëshmoi se ishte shumë më e qëndrueshme dhe e konsoliduar e krahasuar me rastet e krizave të mëparshme dhe se ishte shumë më e aftë për ta përballuar atë. 2-Kriza globale po zbehet, recensioni është drejt përfundimit, ekonomia globale po jep shenja të fillimit të rigjallërimit, por pa ndikim të menjëhershëm në uljen e papunësisë. Prandaj mund të thuhet se ekonomia globale është në fillim të fundit të recensionit. 3-Rreziqet në sistemin financiar ndërkombëtar nuk janë kapërcyer përfundimisht dhe mundësitë e risqet e përsëritjes së ngjarjeve dhe tronditjeve ekonomike e financiare të dy viteve të fundit ekzistojnë akoma. 4-Vazhdimi i mbështetjes qeveritare në ekonomi me sa duket do të vazhdojë (në kohë dhe përmasa më të vogla), reforma gjithëpërfshirëse janë të nevojshme dhe veçanërisht reforma në sistemin financiar dhe ato rregullatore mbeten të domosdoshme. 5-”Aleanca Ndërkombëtare Antikrizë”, G-7, G-20, FMN, BB, BQE, vazhdojnë të mbikëqyrin dhe mbështesin me masa konkrete përballimin e plotë të kësaj krize dhe shmangien e kthimit prapa apo përsëritjes së saj. Ne kemi arritur ne perfundim se e gjithe kjo krize eshte per shkak te dhenieve te kredive me norma te larta te interesit , sespe individet , kompanit dhe shtetet e ndryshme nuk kan mundesi te berballimit te normave kaq te larta. Ndersa zgjidhja me e mire do te ishte sikurse te ndegjonin ekonomistat Islamik , aty ku paraja nuk jipet me norme te interesit por pa norma te interesit dhe pa kamata te ndryshme sepse tek besimi Islam kjo eshte e jashte ligjshme dhe se padyshim qe te gjithe do ishin ndar te kenaqur edhe financuesi edhe huamarresi.
  17. 17. Punim Seminarik : Bekim Bajrami , Saranda Qallaku , Muhamet Hoti 17 LITERATURA Materiali është marrur ne internet nga autori : Erhan Krasniqi KRONIKË E NJË DËSHPËRIMI TË PARALAJMËRUAR Dhe e perpunuar , modifikuar , pershtatur , nga studentet: Bekim Bajrami , Saranda Qallaku dhe Muhamet Hoti

×