Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
Jul cezari
1. UNIVERSITETI I PRISHTINëS
FAKULTETI FILOZOFIK
DEGA: HISTORI
PUNIM SEMINARIK
Lënda: HISTORI ANTIKE GREQI DHE ROMA
Tema: JUL CEZARI
Student: Genc Rashiti Mentori :
As/ Arben Hajdari
Prishtinë, 2014.
2. PËRMBAJTIA
HYRJA
1.0 ROLI I CEZARIT NЁ TRIJUMVIRATI E PARЁ
1.1 PUSHTIMI I GALISЁ NGA CEZARI
1.2 PRISHJA E TRIUMVIRATIT DHE KRYENGRITJA GALE
2.0 PUSHTIMET E CEZARIT GJATЁ LUFTЁS CIVILE TЁ
VITEVE 49 – 45 P.K.
2.1 BETEJA E DYRRAHUT
2.2 ZHVILLIMI I BETEJAVE TJERA TЁ CEZARIT
3.0 DIKTATURA E CEZARIT
4.0 VEPRIMTARIA LETRARE DHE HISTORIKE
PЁRFUNDIMI
LITERATURA
3. JUL CEZARI
FIG. 01.
(U gjetë në lumin Rhone në Francë një bust i
Jul Cezarit që daton në vitin 46 p.K. 2 vjet para
vrasjes së Cezarit. Mendohet se busti në fjal
është hedhur në lume pas vdekjes, për arsye
politike dhe se është shumë afër me paraqitjen
e jashtme të vërtetë të Cezarit.)
4. HYRJA
Gaius Iulius Caesar, i njohur shqip si Jul Cezari lindi në vitin 100 p.K. në Romë dhe
ka vdekur në vitin 44 p.K. i cili u vra nga kundërshtarët e tij politikë.
Gai Jul Cezari ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e Republikës Romake,
në Perandorinë Romake. Marshimi romak në Britaninë e Madhe, prej ushtrisë së Jul
Cezarit, e shtriu botën romake deri në oqeanin Atlantik. Ai konsiderohet si një prej
gjenive ushtarak, më të mëdhenj të kohës dhe një prej liderëve më të fortë. Ne vitin 42
p.K. dy vjet pas vdekjes së tij, Senati romak e quajti Jul Cezarin, “Zoti Romak”.
Jul Cezari ka lindur në një prej familjeve më të vjetra aristokrate, në Romë. Ai ka qenë
një pjesëtar i partisë demokratike dhe popullore. Edhe pse ishte nip i Caius Marius-it,
Cezari, martohet me Kornelian, vajzën e re të Lucius Cornelius-in , mbështetësit
më të madh të Mariusit dhe armikut të Sullasit. Në vitin 82 p.K. kur Cezari refuzoi të
ndahej me Kornelian, ai u detyrua të largohej nga Roma. Pas vdekjes së Sullasit, Cezari
kthehet në Romë dhe nisë karrierën e tij politike. Në vitin 74 p.K. ai shkon në Azi, për të
rikthyer ushtrinë Kapadokios.
5. Pasi u kthye, ai nxiti reformimin e qeverisë dhe ndihmoi në përparimin e pozicionit politik
të Pompeit. Cezari u bë oficer, në vitin 70 p.K.dhe ishte përgjegjës për administrimin e
qeverisë dhe ushtrisë në Spanjën e largët, në 69 p.K. ai ndihmoi Pompein të merrte
drejtimin e luftës në Lindje. Jul Cezari u kthye në Romë në vitin 68 p.K. dhe në mungesë të
Pompeit, ai u bë koka e partisë popullore. Në vitin 63 p.K. Jul Cezari u emërua “pontifex
maximus” [kryeprift]. Reforma e tij e mëtejshme me Sosigenin, për kalendarin, ishte një nga
kontributet e tij më të mëdha për historinë.
Jul Cezari duke qenë edil ai, jo vetëm që shpenzoi nga pasuria e ti për të organizuar
shfaqje për popullin por edhe hyri në borxhe.
6. 1.0 ROLI I CEZARIT NË TRIJUMVIRATI E PARË
Meqenëse Jul Cezari ka shërbyer në Spanje si administrator, ai kthehet në Romë me ambicie
konsullate. Për të realizuar qëllimin e tij, në vitin 60 p.K. Cezari krijon “Triumviratin” e
Parë, e cila ishte aleanca e tre burrave, Julius Cezarit, Pompeit, dhe Krasit. Pompei ishte
komandant i ushtrisë, kurse Krasi ishte njeriu më i pasur në Romë e përkrahnin
kalorsët dhe Cezari konsiderohej si mbrojtës i interesave të plebës. Kjo nuk ishte një
triumvirate e mirëfilltë, sepse kjo aleance nuk u konfirmua zyrtarisht nga senati. Tre burrat
ishin në gjendje të kontrollonin Romën dhe kjo aleance bëri të mundur që Cezari të ndiqte
Luftën në Gali. Në vitin 59 p.K. Cezari u zgjodh konsul dhe si i tillë ai mori një varg
masash që ishin në interesin e të treve. Cezari aprovoi masat e Pompeut në Lindje dhe
ligjin sipas të cilit veteranët e Pompeut dhe të varfërit të pajiseshin me tokë. Në dobi të
kalorësve nxorri ligjin mbi uljen e pagesave në një të treten për blerjen e taksave në
provincat. Në favor te tij zgjodhi tribun i popullit Klodin që kishte një popullaritet në
radhët e plebës.
7. 1.1 PUSHTIMI I GALISË NGA CEZARI
Pasi mbaroi afati i Cezarit si konsull, ai u ngarkua të qeveriste provincën e Galisë.
Pas arriti në provincë ai filloi pushtimin e siq njihej Galisë së lirë ( Franca e sotme).
Galia e lirë ishte ndarë në shumë vise të pavarura që kishin armiqësi njëra me tjetrën.
Bëheshin luftra të vazhdueshme midis prijësve të shumtë të fiseve Gale. Këto grindje
i shfrytzuan fqinjët lindor të Galisë helvetët dhe gjermanët. Cezari i shkatërroi helvetët
më pas ai korri fitore edhe mbi Ariovistin e gjermanisë dhe pas një lufte me fiset e
balgëve. Galia u nënshtrua dhe në vitin 57 p.K. u shpall provincë romake. Sukseset e
Cezarit në Gali nuk shikoheshin me sy të mirë nga Pompeu dhe Krasi të cilët donin të
qeverisnin provincën dhe të kishin ushtri. Në vitin 56 p.K. në Luka u mblodhen Cezari,
Pompeu dhe Krasi të cilët arritën një marrveshje që vitin e ardhshëm Pompeu dhe Krasi
të ishin konsuj. Pas kësaj Pompeu do të qeveriste provincën e Spanjës, Krasi do të
drejtonte Sirin dhe Cezari ju dhe një mandat për sundim në Gali dhe për 5 vjet të tjera.
8. Fig 02 ( Shigjetat tregojnë se si veproj Cezari gjatë Fig 03 ( Tregonë se ku gjendet sod territori i Galisë )
pushimeve në Gali )
9. 1.2 PRISHJE E TRIUMVIRATIT DHE KRYENGRITJA GALE
Marrveshja që u arrit në Luka nuk ishte e qendrueshme. Në vitin 54 p.K. vdes e bija e
Jul Cezarit, e shoqja e Pompeit . Ajo kishte qenë lidhja kryesore ndërmjet dy burrave.
Gjatë viteve kur Cezari ishte në Gali, Pompei kishte filluar të mësonte gjithnjë e më
shumë mbi partinë senatoriale. Arritjet ushtarake të Cezarit, fillojnë e rrisin xhelozin e
Pompeit. Vdekja e Krasit, në vitin 53 p.K. nga parthët dhe aleanca e Pompeut me senatin
sjell fundin e Triumviratit të Parë dhe vendosjen e Cezarit kundër të tjerëve. Gjendja e
Cezarit po lëkundej, fiset Gale duke e parë ngjarjet në Romë vendosën të luftonin për
liri, udhëheqës i kryengritjes ishte Verkingetoriski.
Verkingentoriski korri një fitore kunder ushtrisë së Cezarit në qytetin Gergovi. Në vitin
52 p.K. në qytetin Alesia, Cezari e mundi Verkingentorisin dhe e detyroi të dorëzohej.
Fig 04 (Bashkpuntori dhe kundërshtari
i Cezarit, Pompeu 106-48 p.K)
10. 2.0 PUSHTIMET E CEZARIT GJATË LUFTËS CIVILE TË VITEVE 49-45 P.K.
Pasi shtypi kryengritjen gale, Cezari kishte mundësi të kthehej kundër Pompeut dhe
kundërshtarve të tij. Senati kishte frikë nga Cezari dhe donte që ai të hiqte dorë prej
ushtrisë së tij. Ata e dinin që Cezari shpresonte të bëhej konsull, pasi periudha e tij në Gali,
të përfundonte. Në dhjetor të 50 p.K. Cezari i shkruan një letër senatit, në të cilën thoshte
që ai do të hiqte dore nga ushtria e tij, në rast se Pompei hiqte dore nga posti që kishte.
Senati e priti letrën me egërsi dhe i kërkoi Cezarit të hiqte menjëherë dore nga ushtria,
përndryshe do të shpallej “armik i popullit”. Dy oficerët besnikë të Cezarit, Mark
Antoni dhe Quintus Cassius Longinus nuk e aprovuan ligjin dhe u përjashtuan nga
senati. Ata udhëtuan drejt Cezarit, i cili mblodhi ushtrinë e tij dhe kërkoi mbështetjen e tyre
kundër senatit. Ushtria kërkoi të sulmonte dhe më 12 janar të vitit 49 p.K. Cezari me fjalën
“Iacta alea est” [vdekja është larg] kaloi Rubicon-in,kufiri që ndante provincën e tij nga
Italia. Lufta civile kishte filluar. Marshimi i Cezari drejt Romës, ishte një progres triumfues.
Cezari u drejtua më pas për në Brundisium, ku rrethoi Pompein, përpara se ai të arratisej për
në Greqi. Ai ju drejtua Spanjës, të cilën po e drejtonin oficeret e Pompeit dhe vendosi paqe
në të. Pasi u kthye në Romë, Cezari u zgjodh konsull dhe më pas iu drejtua Greqisë, në
kërkim të Pompeit. Cezari takon Pompein në Dyrrah ku zhvillohet Beteja e Dyrrahut.
11. 2.1 BETEJA E DYRRAHUT
Beteja e Dyrrahut u zhvillua me 10 korrik të vitit 48 p.K në Dyrrah, i cili ishte emri
antik i qytetit të Durrësit. Në këtë beteje Pompeu mundi rivalin e tij gjeneralin Jul
Cezari. Cezari më parë e kishte mundur Pomepeun në Spanjë, i cili më pas ishte
transferuar me ushtrinë e tij në Shqipëri duke pushtuar qytetin Apollonia dhe zonën e
Orikumit. Cezari ishte kthyer në Itali dhe më pas u nisë nga Brindisi për në Shqipëri.
Ushtria e Pompeut ishte më se shumti e përberë nga ushtare pa eksperiencë dhe ai nuk
ishte në gjendje të luftonte kundër ushtrisë të Cezarit. Nga ana tjetër Cezari vinte nga
një fushtate ushtarake e gjatë dhe nuk kishte shume ushtare në dispozicion, ushtaret
nën urdhrat e Pompeut ishin rreth 30.000 kurse ushtria e Cezarit ishte e formuar prej
10.000 ushtaresh. Cezari ishte në avantazh nga numri i kalorësve në dispozicion por kjo nuk
ishte në favor të tij sepse bënte të vështire gjetjen e ushqimit. Pompeu ishte pozicionuar
në një pozicion të favorshëm gjatë gjithë bregdetit të Epirit, aty filloi të ndërtonte
fortifikime dhe të mblidhte të gjitha forcat e mbetura në parashikim të dyluftimit.
Duke vështruar vendndodhjen e favorshme e kundërshtarit të tij Cezari nuk vendosi ta
sulmonte por priti përforcime. Përforcimet erdhën bashke me shokun e tij Mark
Antonin i cili kishte ardhur në Epir për të ndihmuar Cezarin.
12. Të dy filluan të pushtonin qytete të Epirit gjatë rrugës së tyre për në Dyrrah. Cezari filloi
të ndërtonte fortifikime rrotull pozicioneve të marra nga Pompeu në Dyrrah. Pas disa
dyluftimesh Pompeu doli fitimtare, sepse kishte në dispozicion një ushtri më të madhe, në
këtë mënyre mundi të mposhte rrethimet e Cezarit. Kështu Cezari mendoi se e vetmja
mënyre për të mundur Pompeon ishte ta përballonte në një terren të hapur, për të shfytezuar
eksperiencën e ushtareve të tij. Por ushtaret ishin të demoralizuar nga rezultati dhe filluan
të tërhiqeshin. Fitorja e Pompeut nuk ishte përfundimtare sepse nuk e ndoqi ushtrinë e
Cezarit sepse kishte frike nga një gracke të mundshme. Cezari u tërhoq drejt Greqisë, më
pas Pompeo vendosi ta ndjektë. Por u mund përfundimisht nga Cezari në atë që kujtohet me
emrin Beteja e Farsalas.
2.2 ZHVILLIMI I BETEJAVE TJERA TË CEZARIT
Cezari në Egjipt ndërhyri në punët e brendshme duke përkrahur Kleopatrën kundër
vëllait, Ptolemeut XII për ta marr pushtetin. Prej Egjiptit ai shkoi në Siri dhe Pontus,
ku në vitin 47 p.K. ai mundi Farankut II, në një mënyrë aq të lehtë, sa e pasqyroi me fjalët:
“Veni, vidi, vici” [Vajta, Pashë, Fitova]. Po të njëjtin vit, ai u nis drejt Afrikës (Libisë), ku
ndodheshin mbështetësit e Pompeit, në vitin 46 p.K. pranë qytetit Taps pompeanët u
shkatrruan krejtësisht. Në vitin 45 p.K në betejën e Munda, Cezari vrau birin e Pompeut
Gneu ndërsa Seksti jetoi i arratisur.
13. 3.0 DIKTATURA E CEZARIT
Pas betejës në Munda, Cezari erdhi në Romë dhe u bë sundimntari i vetëm. Ai vendosi
një diktatur i cili shkeli më shumë se kushdo tjetër traditat republikane romake, duke
përqendruar të gjithë administraten shtetrore, që e bënte të pa kufizuar pushtetin e tij.
Senati u riorganizua numri i tij arriti në 900 veta i cili futi njerëz të tij. Forca tek e cila
mbështetej pushteti i Cezarit ishte ushtria. Popullsinë përpiqej në qdo mënyr ta mbante
larg nga politika duke organizuar festa madhështore.Cezari e zbriti nga 300 000 deri në
100 000 numrin e qyteteve që merrnin bukë falas. Kështu në vitet 40 u ngushtua baza
sociale në të cilën mbështetej Cezari.
Kundrejt Cezari u realizua një komplot prej vetë miqve dhe mbrojtësve të tij. Këtu mund të
përmendim Kasi dhe Bruti. Më 15 mars të vitit 44 p.K. ai u godit me thikë për vdekje, në
dhomën e senatit. Në testament, Cezari linte gjithçka nipit të tij 18 vjeçar, Oktavianit më
vonë i njohur si August.
14. 4.0 VEPRIMTARIA LETRARE DHE HISTORIKE
Pos veprimtarisë së tij si ushtarak Cezari u shqua edhe për veprimtarin letrare e historike.
Më veprat e tij letrare ai hynë ndër shkrimtarët më të mirë të kohës së vetë. Nga Cezari deri
më tani dihet se janë ruajtur dy vepra të plota me përmbajtje historike, komente (ditar) dhe
që në fakt nuk janë asgjë më shumë se kujtime apo broshura politike të pregatitura në stilin e
raporteve ushtarake. Si shkrimtar Cezari shquhet për stilin që mund të quhej shembullor për
thjeshtësinë e qartësinë e gjuhës. Kështu në veprat e tij si: "De bello civilile" (Mbi luftën
civile) dhe atë kushtuar luftës gale "De bello Gallico“ ai përshkruan ngjarjet ushtarake
kundër Pompeut me plot gjallëri edhe pse nuk mund të thuhet se është i paanshëm.
Cezari në veprat e tij përshkruan tërthorazi pjesë të Ilirisë në të cilën ishin zhvilluar edhe
disa ngjarje. Mirëpo ai nuk hynë më thellë në përshkrimet e tija. Në veprat e tij vërejmë
përshkrime gjeografike të Ilirisë.
15. PËRFUNDIMI
Pas një pune kërkimore dhe hulumtuese për Jul Cezarin përmes
këtij punimi seminarik besoj se arrita të servoj sa do pak para jush
informacione të reja për jetën dhe veprën e një prej njerzëve më me
rëndesi jo vetëm për historinë e Romës por dhe për historinë
Botërore. Normalisht se ky punim seminarik lë hapësirë për pyetje,
këshilla dhe kritika të cilat janë të mirëseardhura.
16. LITERATURA
A.
Todi Dhama ‘‘ Historia e Kohës së Vjetër Roma” Vëllimi III, Tiranë …..
Kraitschek Mayer “ Historija e Kohës së Vjetër ” Vëllimi II, 1935
( Përkthyer: Dr. Venemin Dashit, Tiranë )
B.
http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Roma_e_lasht%C3%AB
http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Jul_%C3%87ezari
http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Beteja_e_Dyrrahut
http://ën.ëikipedia.org/ëiki/Julius_Caesar