SlideShare a Scribd company logo
1 of 5
Shteti në të drejtën e biznesit
Cfarë është e drejta e biznesit?
E Drejta Biznesore, si një shkencë juridike studion dhe rregullon raportet, aktet dhe
punët juridike-biznesore si dhe, në përgjithësi, çështjet statusore, organizative,
strukturore dhe funksionale të subjekteve të së drejtës biznesore.
Praktikisht, E Drejta Biznesore, në kuptimin e ngushtë përkon me të Drejtën Tregtare,
ndërsa, në kuptimin e gjerë, konsiston në raportet, punët dhe në veprimet juridike–
biznesore që nocionalisht nuk janë tregtare, por kanë për qëllim themelor realizimin e
fitimeve të caktuara;
Nëse veprimtaria e biznesit zhvillohet brenda vendit, një biznes i tillë është i karakterit
kombëtar, ndërsa kur biznesi bëhet ndërmjet dy apo më shumë vendeve zhvillohet
biznes ndërkombëtar. Në rrethanat moderne të ndërvarësisë ekonomike që gjendet ne
cdo vend në kohën e sotme është vështirë që të mund të ekzitojë një biznes vendas
jashtë ndikimit të biznesit të vendeve të tjera. Realiteti i botës moderne i bën të gjitha
bizneset të tipit ndërkombëtar. Biznesi ndërkombëtar nuk mund të imagjinohet, pa
korporatat multinacionale, banka ndërkombëtare, kompani të sigurimeve e shumë
modele të tjera të aktiviteve të biznesit.
Nisur nga kjo ndërthurje midis të drejtës biznesore vendase dhe të drejtës së kapitalit
për të qarkulluar aty ku ka më shumë fitim është interesante të shikojmë se si paraqitet
në format e tij të prezantimit në tregun e cdo vendi, ku natyrisht edhe vendi jonë nuk
është përjashtim. Forma më e hershme është paraqitja nëpërmjet aktiviteteve tregtare.
Një kompani multinacionale zotëron një produkt (kozmetikat Nivea) dhe atë e realizojnë
nëpërmjet formave të ndryshme të transmetimit të të drejtës së përdorimit në tregjet e
tjera. Forma të tjera që janë zhvilluar bashkë me zhvillimin e tregjeve globale janë forma
e licencimit ndërkombëtar të transferimit të teknologjisë. Një formë më e vonët,por
edhe mjaft moderne është shfrytëzimi dhe përdorimi në masë I të drejtave të pronësisë
intelektuale dhe industriale.
Kush është objekti i të drejtës së biznesit?
Duke ju përmbajtur konceptit që përkufizon të drejtën e biznesit, rrjedhimisht, në objekt
të saj hyjnë raportet, aktet, veprimet juridike-biznesore që i referohen:
- themelimit, organizimit dhe funksionimit të subjekteve juridike që ushtrojnë
veprimtari ekonomike;
- strukturimit organizativ e funksional të atyre subjekteve;
- transformimit të veprimtarive të subjekteve juridike që ushtrojnë aktivitet
biznesi;
- përfaqësimit të subjekteve të së drejtës biznesore;
- krijimit dhe zhvillimit të pronës intelektuale dhe mbrojtjes së saj;
- qarkullimit ekonomik dhe juridik;
- aktiviteteve juridike-biznesore, veçanërisht, kontratat e biznesit;
- kreditimit bankar;
- shitblerjes dhe huamarrie e huadhënies, komisionit;
- sigurimit të jetës dhe të pasurisë;
- falimentimit dhe në përgjithësi
- gjithë aspekteve juridike dhe administrative, që lidhen me hapjen, zhvillimin dhe
mbylljen e një biznesi;
E drejta e biznesit dhe funksionet e tij
Vetë biznesi i ushtron funksionet e tij jetësore duke kryer aktivitetin e përditshëm, ashtu
si i kryen funksionet e tij të përditshme një organizëm i gjallë duke filluar nga veprimet
instiktive dhe deri në ato logjike dhe logjikë komplekse.
Në aktivitetin e përditshëm të jetës së tij, biznesi i krijuar si produkt i një organizimi të
bazuar në rregullat logjike-ekonomike dhe juridike është gjithë kohës në kërkim të
rrugëve të krijimit të fitimit dhe rritjes së tij. Për të mundësuar këtë objektiv, vetë
biznesi dhe ata që e drejtojnë dhe i japin jetë atij janë objekt i analizës dhe nxjerrjes së
vendimeve për t’ju përshtatur sa më mirë ambjentit ekonomik, rregullave të reja dhe
konkurencës. Nga ana tjetër, nevoja e domosdoshme e ruajtjes së klientelës dhe
burimeve të furnizimit kërkon një përgjithësim të praktikave më të mira të suksesit për
ti bërë pjesë të aktivitetit dhe ryajtjes së qëllimit për rritje të fitimit. Ai biznes, i cili arrin
të harmonizojë sa më mirë dhe të përshtatë rregullat e brendshme me ato të jashtme
(konkurencën, kërkesat e shtetit, kërkesat e partnerëvë vendas dhe të huaj, mundësia
për rritje të kapitaleve etj) ka realizuar edhe një metamorfozë të vetë biznesit duke e
rritur volumin e biznesit, por duke ndryshuar edhe gjithë raportet brenda organizimit,
po ashtu edhe me elementët jashtë tij. Për të arritur këtë transformim nevojiten edhe
gjithë instrumentet ndihmëse për arritjen e qëllimit, që janë rregullat juridike dhe
marëdhëniet e etikës së bërjes së biznesit. Rregullat juridike mundësojnë që biznesi të
jetë sa më shumë i mbrojtur ndaj rreziqeve të konkurencës dhe ligjeve në vendin ku
vepron, ndërsa rregullat etike janë ato që krijojnë modelin e biznesit që duhet të jetë
modeli për vazhdimësinë duke krijuar mundësinë për gjithë ata që mundësojnë këtë
organizim të ndihen si pjesë e tij dhe të japin kontributin për të arritur që imazhi i
biznesit ku ata bashkëveprojnë ndikon në përmirësimin edhe të mirëqenies dhe jetës së
tyre sociale.
Shteti dhe lehtësimi i të drejtës së biznesit
Në praktikën e përditshme, pra në kushtet e ekonomisë së tregut, dispozitat juridike me
të cilat rregullohen çështjet juridike dhe ambienti ekonomik, në të cilat realizohet
ushtrimi i veprimtarisë biznesore, janë të ndryshme dhe të shumta. Akte juridike të
përgjithshme, të cilat tërësisht i dedikohen kësaj tematike, në radhë të parë, janë:
a) Kushtetuta e vendit, e cila garanton të drejtën për të kryer biznes bazuar mbi pronën
private. Në kushtetutë gjithashtu gjendet edhe garancia që të gjithë janë të barabartë
përpara ligjit, pavarësisht nga gjinia, përkatësia fetare, origjina.
b) Mbi parimet kushtetuese janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë ligje të ndryshme që
rregullojnë marrëdhëniet midis pjesëmarrësve në të drejtën për të ushtruar aktivitet
dhe për të qenë i lirë në të drejtën e ushtrimit të tij.
Shembuj të ligjeve që janë miratuar në këto 20 vite do të ishin:
- Ligji për pronën, për inciativën private, për investimet e huaja, për tregtinë,
- Ligji për konkurencën e lirë dhe rreullat antimonopol,
- Ligji për Tatimet dhe Taksat, Ligji për Kontabilitetin,
- Ligji për Regjistrimin e biznesit dhe licencave për aktivitete specifike
- Ligji për Tokën Bujqësore, për pyjet, për sistemin e ujërave,
- Ligji për urbanistikën
- Ligji për tarifat e importit dhe nxitjen e eksportit
- Ligji për punën dhe të drejtat e punonjësve
- Ligji për Buxhetin,
- Ligji për Bankat dhe për Organizatat Financiare,
- Ligji për Tregun e Kapitalit, Letrat me Vlerë,
- Ligji per shoqerite tregtare
c) Pas miratimit të ligjeve është orientuar edhe ndërtimi i sistemit të administratës
publike, ose ndryshe shteti. Ai me agjensitë e krijuara në funksion të zbatimit korrekt të
parimeve kushtetuese dhe ligjeve që burojnë prej saj krijon dhe mundëson garancit për
të drejtën e ushtrimit dhe mbarëvajtjes së biznesit.
Në pikën e fundit është edhe ajo që ndeshet më dendur në jetën dhe të drejtën e
biznesit. Është shteti, i cili i krijon mundësinë biznesit të ketë sa më pak pengesa në
ushtrimin e të drejtës së tij të ligjshme.
Natyrisht, që shtetit i duhet të jetë partner në cdo kuptim me biznesin dhe të respektojë
të drejtën e tij për të realizuar qëllimin. Këtë të drejtë, në kushtet e një shteti ligjor
duhet që të rregullohen nëpërmjet zbatimit ashtu si janë miratuar në Kuvend ligjet e
vendit. Nga njëra anë shteti duhet që të garantojë të drejtën e biznesit dhe ta mbrojë
atë nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme, nga ana tjetër shteti duhet që të
mbledhë të ardhura në arkën ë tij, për të garantuar këto të drejta(nga e cila biznesi
përfiton sipas rregullave për të nxjerrë fitime).
Burimet e financimit të buxhetit të shtetit janë taksat dhe tatimet. Të gjithë bizneset
duhet të paguajme pjesë nga të ardhurat apo fitimet dhe shteti në këmbim siguron të
mira publike si: rregullin dhe rendin shoqëror, zbatimin e barabartë dhe të drejtë të
ligjit, muzeumet, parqet, pastrimin e vendit, ujin, energjinë, sigurimin kombëtar,
shëndetësinë, arsimin, kujdesin për të vjetërit dhe fëmijët, infrastrukturën e shumë
shërbime të tjera që shteti i menaxhon nëpërmjet qeverisjes.
Ajo që shteti të konsiderohet se po zbaton drejt kushtetutën dhe ligjet që burojnë prej
saj është lehtësimi gjithnjë e më tepër i barrës dhe kostove të të bërit biznes. Për këtë
ndihmojnë edhe nismat e ndryshme që ndërmerren nga qeveritë, në zbatim të
programeve të tyre për arritjen e këtyre objektivave dhe për tu konsideruar në atë që
quhet se është arritja më e madhe e marëdhënievee shtet-biznes: të quhet miku i
bzinesit.
Ky titull është një tregues, se shteti është me biznesin dhe jo kundër apo pengon
biznesin në ushtrimin e të drejtës.
Një shembull i tillë është reforma e procedurave të regjistrimit të biznesit, nëpërmjet
krijimit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR). Kjo do të thotë se tashmë është
arritur të reduktohet në një ditë koha e regjistrimit kërkuar për bizneset e reja dhe ka
kombinuar në një procedurë të vetme të gjithë hapat e regjistrimit duke përfshirë
regjistrimin për efekt të tatimeve. Në vijimësi të reformave është futur lehtësimi për
deklarimin e tatimeve dhe pagesës së tyre, dhe kështu në vijimësi dhe hap pas hapi
krijohen zinxhiri i veprimeve të qeverisë për rritjen e një klime sa më miqësore për
bërjen e biznesit në vend.
Tiranë, 10 Janar 2013

More Related Content

What's hot

Menaxhmenti Hyrje
Menaxhmenti HyrjeMenaxhmenti Hyrje
Menaxhmenti HyrjeMenaxherat
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Menaxhment - Permbledhje
Menaxhment - PermbledhjeMenaxhment - Permbledhje
Menaxhment - PermbledhjeJozef Nokaj
 
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer HavolliEtika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havollifatonbajrami1
 
Menaxhimi i Resurseve Njerëzore
Menaxhimi i Resurseve NjerëzoreMenaxhimi i Resurseve Njerëzore
Menaxhimi i Resurseve NjerëzoreTaulant Zeqiri
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiKushtrim Xhemajli
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjefatonbajrami1
 
Segmentimi i tregut Ligjerata-2
Segmentimi i tregut Ligjerata-2Segmentimi i tregut Ligjerata-2
Segmentimi i tregut Ligjerata-2Zana Agushi
 
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Kufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitKufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitMenaxherat
 
Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje
Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje  Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje
Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje Festim Dullaj
 

What's hot (20)

Etika e biznesit
Etika e biznesitEtika e biznesit
Etika e biznesit
 
Menaxhmenti Hyrje
Menaxhmenti HyrjeMenaxhmenti Hyrje
Menaxhmenti Hyrje
 
Menaxhment
MenaxhmentMenaxhment
Menaxhment
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
Ndermarresi
NdermarresiNdermarresi
Ndermarresi
 
Menaxhment - Permbledhje
Menaxhment - PermbledhjeMenaxhment - Permbledhje
Menaxhment - Permbledhje
 
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer HavolliEtika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
 
Menaxhimi i Resurseve Njerëzore
Menaxhimi i Resurseve NjerëzoreMenaxhimi i Resurseve Njerëzore
Menaxhimi i Resurseve Njerëzore
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
 
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresësElasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
 
Makroekonomia
MakroekonomiaMakroekonomia
Makroekonomia
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
 
Segmentimi i tregut Ligjerata-2
Segmentimi i tregut Ligjerata-2Segmentimi i tregut Ligjerata-2
Segmentimi i tregut Ligjerata-2
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)
 
Bazat e Menaxhmentit
Bazat e MenaxhmentitBazat e Menaxhmentit
Bazat e Menaxhmentit
 
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 
Kufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitKufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimit
 
Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje
Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje  Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje
Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje
 

Similar to Shteti në të drejtën e biznesit

E drejta biznesore nderkombëtare - Ligjërata
E drejta biznesore nderkombëtare - LigjërataE drejta biznesore nderkombëtare - Ligjërata
E drejta biznesore nderkombëtare - LigjërataJozef Nokaj
 
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
E drejta biznesore
E drejta biznesoreE drejta biznesore
E drejta biznesoreJozef Nokaj
 
22525639 ndermarrja-ne-te-drejten-biznesore
22525639 ndermarrja-ne-te-drejten-biznesore22525639 ndermarrja-ne-te-drejten-biznesore
22525639 ndermarrja-ne-te-drejten-biznesorepranvera123
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta TregtareMenaxherat
 
Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike
Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike
Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike MrMarkySweet
 
Menaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje PergjigjeMenaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje PergjigjeRamadan Ademi
 
Menaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimitMenaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimitShpejtim Rudi
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
PERSONI JURIDIK.pptx
PERSONI JURIDIK.pptxPERSONI JURIDIK.pptx
PERSONI JURIDIK.pptxArdianMorina2
 
01 financa hyrje ne financa
01 financa   hyrje ne financa01 financa   hyrje ne financa
01 financa hyrje ne financaShkumbin Gashi
 
Ligj 9901-perditesuar nga jonel baci
Ligj 9901-perditesuar nga jonel baci Ligj 9901-perditesuar nga jonel baci
Ligj 9901-perditesuar nga jonel baci Jonel Baci
 
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)julimarsi
 
E drejta biznesore.
E drejta biznesore.E drejta biznesore.
E drejta biznesore.anashqipe
 

Similar to Shteti në të drejtën e biznesit (20)

E drejta biznesore nderkombëtare - Ligjërata
E drejta biznesore nderkombëtare - LigjërataE drejta biznesore nderkombëtare - Ligjërata
E drejta biznesore nderkombëtare - Ligjërata
 
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
 
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E drejta biznesore
E drejta biznesoreE drejta biznesore
E drejta biznesore
 
22525639 ndermarrja-ne-te-drejten-biznesore
22525639 ndermarrja-ne-te-drejten-biznesore22525639 ndermarrja-ne-te-drejten-biznesore
22525639 ndermarrja-ne-te-drejten-biznesore
 
Edbn ligjerat
Edbn ligjeratEdbn ligjerat
Edbn ligjerat
 
Ndermarrjet
NdermarrjetNdermarrjet
Ndermarrjet
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike
Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike
Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike
 
Menaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje PergjigjeMenaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje Pergjigje
 
Menaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimitMenaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimit
 
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne FinancaMenaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
PERSONI JURIDIK.pptx
PERSONI JURIDIK.pptxPERSONI JURIDIK.pptx
PERSONI JURIDIK.pptx
 
01 financa hyrje ne financa
01 financa   hyrje ne financa01 financa   hyrje ne financa
01 financa hyrje ne financa
 
Firmat M
Firmat MFirmat M
Firmat M
 
Ligj 9901-perditesuar nga jonel baci
Ligj 9901-perditesuar nga jonel baci Ligj 9901-perditesuar nga jonel baci
Ligj 9901-perditesuar nga jonel baci
 
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)
 
E drejta biznesore.
E drejta biznesore.E drejta biznesore.
E drejta biznesore.
 

More from ALTAX Consulting

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikALTAX Consulting
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisALTAX Consulting
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormALTAX Consulting
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivALTAX Consulting
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016ALTAX Consulting
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016ALTAX Consulting
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjesALTAX Consulting
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiALTAX Consulting
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...ALTAX Consulting
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadeALTAX Consulting
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëALTAX Consulting
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareALTAX Consulting
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat socialeALTAX Consulting
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëALTAX Consulting
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaALTAX Consulting
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivALTAX Consulting
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017 ALTAX Consulting
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEALTAX Consulting
 

More from ALTAX Consulting (20)

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo Vadis
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresiv
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
TVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i VogëlTVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i Vogël
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decade
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat sociale
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modë
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
 

Shteti në të drejtën e biznesit

  • 1. Shteti në të drejtën e biznesit Cfarë është e drejta e biznesit? E Drejta Biznesore, si një shkencë juridike studion dhe rregullon raportet, aktet dhe punët juridike-biznesore si dhe, në përgjithësi, çështjet statusore, organizative, strukturore dhe funksionale të subjekteve të së drejtës biznesore. Praktikisht, E Drejta Biznesore, në kuptimin e ngushtë përkon me të Drejtën Tregtare, ndërsa, në kuptimin e gjerë, konsiston në raportet, punët dhe në veprimet juridike– biznesore që nocionalisht nuk janë tregtare, por kanë për qëllim themelor realizimin e fitimeve të caktuara; Nëse veprimtaria e biznesit zhvillohet brenda vendit, një biznes i tillë është i karakterit kombëtar, ndërsa kur biznesi bëhet ndërmjet dy apo më shumë vendeve zhvillohet biznes ndërkombëtar. Në rrethanat moderne të ndërvarësisë ekonomike që gjendet ne cdo vend në kohën e sotme është vështirë që të mund të ekzitojë një biznes vendas jashtë ndikimit të biznesit të vendeve të tjera. Realiteti i botës moderne i bën të gjitha bizneset të tipit ndërkombëtar. Biznesi ndërkombëtar nuk mund të imagjinohet, pa korporatat multinacionale, banka ndërkombëtare, kompani të sigurimeve e shumë modele të tjera të aktiviteve të biznesit. Nisur nga kjo ndërthurje midis të drejtës biznesore vendase dhe të drejtës së kapitalit për të qarkulluar aty ku ka më shumë fitim është interesante të shikojmë se si paraqitet në format e tij të prezantimit në tregun e cdo vendi, ku natyrisht edhe vendi jonë nuk është përjashtim. Forma më e hershme është paraqitja nëpërmjet aktiviteteve tregtare. Një kompani multinacionale zotëron një produkt (kozmetikat Nivea) dhe atë e realizojnë nëpërmjet formave të ndryshme të transmetimit të të drejtës së përdorimit në tregjet e
  • 2. tjera. Forma të tjera që janë zhvilluar bashkë me zhvillimin e tregjeve globale janë forma e licencimit ndërkombëtar të transferimit të teknologjisë. Një formë më e vonët,por edhe mjaft moderne është shfrytëzimi dhe përdorimi në masë I të drejtave të pronësisë intelektuale dhe industriale. Kush është objekti i të drejtës së biznesit? Duke ju përmbajtur konceptit që përkufizon të drejtën e biznesit, rrjedhimisht, në objekt të saj hyjnë raportet, aktet, veprimet juridike-biznesore që i referohen: - themelimit, organizimit dhe funksionimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ekonomike; - strukturimit organizativ e funksional të atyre subjekteve; - transformimit të veprimtarive të subjekteve juridike që ushtrojnë aktivitet biznesi; - përfaqësimit të subjekteve të së drejtës biznesore; - krijimit dhe zhvillimit të pronës intelektuale dhe mbrojtjes së saj; - qarkullimit ekonomik dhe juridik; - aktiviteteve juridike-biznesore, veçanërisht, kontratat e biznesit; - kreditimit bankar; - shitblerjes dhe huamarrie e huadhënies, komisionit; - sigurimit të jetës dhe të pasurisë; - falimentimit dhe në përgjithësi - gjithë aspekteve juridike dhe administrative, që lidhen me hapjen, zhvillimin dhe mbylljen e një biznesi; E drejta e biznesit dhe funksionet e tij Vetë biznesi i ushtron funksionet e tij jetësore duke kryer aktivitetin e përditshëm, ashtu si i kryen funksionet e tij të përditshme një organizëm i gjallë duke filluar nga veprimet instiktive dhe deri në ato logjike dhe logjikë komplekse. Në aktivitetin e përditshëm të jetës së tij, biznesi i krijuar si produkt i një organizimi të bazuar në rregullat logjike-ekonomike dhe juridike është gjithë kohës në kërkim të
  • 3. rrugëve të krijimit të fitimit dhe rritjes së tij. Për të mundësuar këtë objektiv, vetë biznesi dhe ata që e drejtojnë dhe i japin jetë atij janë objekt i analizës dhe nxjerrjes së vendimeve për t’ju përshtatur sa më mirë ambjentit ekonomik, rregullave të reja dhe konkurencës. Nga ana tjetër, nevoja e domosdoshme e ruajtjes së klientelës dhe burimeve të furnizimit kërkon një përgjithësim të praktikave më të mira të suksesit për ti bërë pjesë të aktivitetit dhe ryajtjes së qëllimit për rritje të fitimit. Ai biznes, i cili arrin të harmonizojë sa më mirë dhe të përshtatë rregullat e brendshme me ato të jashtme (konkurencën, kërkesat e shtetit, kërkesat e partnerëvë vendas dhe të huaj, mundësia për rritje të kapitaleve etj) ka realizuar edhe një metamorfozë të vetë biznesit duke e rritur volumin e biznesit, por duke ndryshuar edhe gjithë raportet brenda organizimit, po ashtu edhe me elementët jashtë tij. Për të arritur këtë transformim nevojiten edhe gjithë instrumentet ndihmëse për arritjen e qëllimit, që janë rregullat juridike dhe marëdhëniet e etikës së bërjes së biznesit. Rregullat juridike mundësojnë që biznesi të jetë sa më shumë i mbrojtur ndaj rreziqeve të konkurencës dhe ligjeve në vendin ku vepron, ndërsa rregullat etike janë ato që krijojnë modelin e biznesit që duhet të jetë modeli për vazhdimësinë duke krijuar mundësinë për gjithë ata që mundësojnë këtë organizim të ndihen si pjesë e tij dhe të japin kontributin për të arritur që imazhi i biznesit ku ata bashkëveprojnë ndikon në përmirësimin edhe të mirëqenies dhe jetës së tyre sociale. Shteti dhe lehtësimi i të drejtës së biznesit Në praktikën e përditshme, pra në kushtet e ekonomisë së tregut, dispozitat juridike me të cilat rregullohen çështjet juridike dhe ambienti ekonomik, në të cilat realizohet ushtrimi i veprimtarisë biznesore, janë të ndryshme dhe të shumta. Akte juridike të përgjithshme, të cilat tërësisht i dedikohen kësaj tematike, në radhë të parë, janë: a) Kushtetuta e vendit, e cila garanton të drejtën për të kryer biznes bazuar mbi pronën private. Në kushtetutë gjithashtu gjendet edhe garancia që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, pavarësisht nga gjinia, përkatësia fetare, origjina.
  • 4. b) Mbi parimet kushtetuese janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë ligje të ndryshme që rregullojnë marrëdhëniet midis pjesëmarrësve në të drejtën për të ushtruar aktivitet dhe për të qenë i lirë në të drejtën e ushtrimit të tij. Shembuj të ligjeve që janë miratuar në këto 20 vite do të ishin: - Ligji për pronën, për inciativën private, për investimet e huaja, për tregtinë, - Ligji për konkurencën e lirë dhe rreullat antimonopol, - Ligji për Tatimet dhe Taksat, Ligji për Kontabilitetin, - Ligji për Regjistrimin e biznesit dhe licencave për aktivitete specifike - Ligji për Tokën Bujqësore, për pyjet, për sistemin e ujërave, - Ligji për urbanistikën - Ligji për tarifat e importit dhe nxitjen e eksportit - Ligji për punën dhe të drejtat e punonjësve - Ligji për Buxhetin, - Ligji për Bankat dhe për Organizatat Financiare, - Ligji për Tregun e Kapitalit, Letrat me Vlerë, - Ligji per shoqerite tregtare c) Pas miratimit të ligjeve është orientuar edhe ndërtimi i sistemit të administratës publike, ose ndryshe shteti. Ai me agjensitë e krijuara në funksion të zbatimit korrekt të parimeve kushtetuese dhe ligjeve që burojnë prej saj krijon dhe mundëson garancit për të drejtën e ushtrimit dhe mbarëvajtjes së biznesit. Në pikën e fundit është edhe ajo që ndeshet më dendur në jetën dhe të drejtën e biznesit. Është shteti, i cili i krijon mundësinë biznesit të ketë sa më pak pengesa në ushtrimin e të drejtës së tij të ligjshme. Natyrisht, që shtetit i duhet të jetë partner në cdo kuptim me biznesin dhe të respektojë të drejtën e tij për të realizuar qëllimin. Këtë të drejtë, në kushtet e një shteti ligjor duhet që të rregullohen nëpërmjet zbatimit ashtu si janë miratuar në Kuvend ligjet e
  • 5. vendit. Nga njëra anë shteti duhet që të garantojë të drejtën e biznesit dhe ta mbrojë atë nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme, nga ana tjetër shteti duhet që të mbledhë të ardhura në arkën ë tij, për të garantuar këto të drejta(nga e cila biznesi përfiton sipas rregullave për të nxjerrë fitime). Burimet e financimit të buxhetit të shtetit janë taksat dhe tatimet. Të gjithë bizneset duhet të paguajme pjesë nga të ardhurat apo fitimet dhe shteti në këmbim siguron të mira publike si: rregullin dhe rendin shoqëror, zbatimin e barabartë dhe të drejtë të ligjit, muzeumet, parqet, pastrimin e vendit, ujin, energjinë, sigurimin kombëtar, shëndetësinë, arsimin, kujdesin për të vjetërit dhe fëmijët, infrastrukturën e shumë shërbime të tjera që shteti i menaxhon nëpërmjet qeverisjes. Ajo që shteti të konsiderohet se po zbaton drejt kushtetutën dhe ligjet që burojnë prej saj është lehtësimi gjithnjë e më tepër i barrës dhe kostove të të bërit biznes. Për këtë ndihmojnë edhe nismat e ndryshme që ndërmerren nga qeveritë, në zbatim të programeve të tyre për arritjen e këtyre objektivave dhe për tu konsideruar në atë që quhet se është arritja më e madhe e marëdhënievee shtet-biznes: të quhet miku i bzinesit. Ky titull është një tregues, se shteti është me biznesin dhe jo kundër apo pengon biznesin në ushtrimin e të drejtës. Një shembull i tillë është reforma e procedurave të regjistrimit të biznesit, nëpërmjet krijimit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR). Kjo do të thotë se tashmë është arritur të reduktohet në një ditë koha e regjistrimit kërkuar për bizneset e reja dhe ka kombinuar në një procedurë të vetme të gjithë hapat e regjistrimit duke përfshirë regjistrimin për efekt të tatimeve. Në vijimësi të reformave është futur lehtësimi për deklarimin e tatimeve dhe pagesës së tyre, dhe kështu në vijimësi dhe hap pas hapi krijohen zinxhiri i veprimeve të qeverisë për rritjen e një klime sa më miqësore për bërjen e biznesit në vend. Tiranë, 10 Janar 2013