Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
MENAXHMENT
Pyetje dhe përgjigje –përgaditjepërprovim
Nga: ErmonCervadiku
[UNIVERSITETI ILIRIA]
MENAXHMENT
1. Gjeneza historike e Menaxhmentit?
- Është disipline relativisht e re, ndërsa si përvojë është shume e vjetër...
formal, qasja analitike e harmonizimit dhe te shpjegimit te shpjegimit te koncepteve te ndarjes se
punës, proceseve funksi...
14. Sipas Fayol sa parime te përgjithshme ekzistojnë?
- ndarja e punës, autoriteti, disiplina, komandimi unik, planifikimi...
23. Lidhjet prapavajtëse?
- Shërbejnë për organizatën te mbaj gjendjen stabile dhe me kohe tu përshtatët rrethanave te
ndr...
34. Menaxhmenti si aktivitet universal?
- Menaxhmenti paraqet aktivitet relativisht universal sepse parimet e tij janë te ...
tere jetës dhe punës te përmirësoj vetveten dhe te tjerët ne fushën e aktivitetit te veprimtarisë.
Profesioni i menaxherit...
47. Nivelet hierarkike te veprimeve menaxherike?
- Ekzistojnë nivele te ndryshme hierarkike te aktiviteteve menaxherike. A...
54. Menaxhmenti si shkence?
- Shkenca përbëhet nga konceptet, teoritë dhe njohuritë e tjera te akumuluara, dhe te zhvillua...
62. Metoda e parashikimit?
- Duke u mbështetur ne veshtiresite qe paraqiten me rastin e matjes se shpenzimeve ne njërën an...
68. Përcaktimi qëllimit?
- Qëllimi i një organizate apo subjekti paraqet arsyeshmerine e ekzistimit te tij. Organizatat e
...
i zgjidhjes shkencore përfshin 3 faza: Faza e pare (definimi i problemit ne te vërtetë ne vendosjen
e realizimit praktik, ...
vendime merren ne mënyrë rutinore dhe me to definohen aktivitetet ne faza te veçanta te
realizimit te vendimeve strategjik...
84. Teknika Brainstorming?
- Paraqet tekniken moderne te vendosjes qe e karakterizon pjesëmarrje relativisht e madhe
njerë...
përgatitemi për ngjarjet e ardhme te mundshme te njohura nga parashikimet. Planifikimi operativ
përfshin: mbledhjen e info...
zero e shtyn menaxherin për te bere revidimin e qëllimeve te tashme te veprimtarisë. Për tu
realizuar revizioni, buxheti n...
kufizimi i mjeteve te tërësishme ne nivel te njëjte te nivelit te shitjes dhe marzhës se fitimit,
kombinimi i varianteve t...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Menaxhment

4,074 views

Published on

Menaxhment, pyetje dhe pergjigje - pergaditje per provim

Published in: Education
  • Follow the link, new dating source: ♥♥♥ http://bit.ly/39sFWPG ♥♥♥
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Dating for everyone is here: ♥♥♥ http://bit.ly/39sFWPG ♥♥♥
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here

Menaxhment

  1. 1. MENAXHMENT Pyetje dhe përgjigje –përgaditjepërprovim Nga: ErmonCervadiku [UNIVERSITETI ILIRIA]
  2. 2. MENAXHMENT 1. Gjeneza historike e Menaxhmentit? - Është disipline relativisht e re, ndërsa si përvojë është shume e vjetër. Rrënjët historike te menaxhmentit i gjejmë tek periudha e egjiptaseve te vjetër, te cilët ne njëfarë mënyre njihnin disa aktivitete te menaxhmentit te sotëm me ndërtimin e piramidave. 2. Marrëdhëniet Industriale? - E perpbejne esencën e kuptimit historik dhe te zhvillimit te menaxhmentit. Esencën e marrëdhënieve industriale e paraqet revolucioni industrial përkatësisht zhvillimi i makinës me djegie te brendshme. Komponentët e marrëdhënieve industriale janë: Institucionet, Personalitetet, Procedurat, kategoritë themelore etj. 3. Institucionet? - Institucionet themelore qe i karakterizojnë marrëdhëniet industriale janë: Sindikatat, bashkimet e sindikatave, punedhenesit, shoqatat e punedhenesve, institucionet juridike, shërbimet e arbitrazhit, ministritë e qeverive, institucionet arsimore-edukative. 4. Personalitete? - Personalitete qe i karakterizojnë marrëdhëniet industriale janë: përfaqësuesit sindikal, përfaqësuesit e punedhenesve ne menaxhment, administratoret dhe funksionaret, drejtoret, gjyqtaret, kryetaret e trupave te ndryshme, ministrat shtetëror, etj. 5. Kategoritë? - Kategoritë kryesore ne periudhën e marrëdhënieve industriale janë: pagat, koha e punës, kushtet e punës, përmbajtja e punës, kontratat e punës, koha e punësimit, politika afariste, siguria ne pune, siguria sociale, participimi. 6. Zhvillimi i formave organizative? - Njëra nga format fillestare te organizimit ishte sistemi subkontraktor i marrëveshjes, i cili u krijua midis punedhenesve dhe punëtore, te cilët punonin neper banesat e tyre apo punëtoritë shtëpiake. Punedhenesit e organizonin punën, i furnizonin me material dhe bënin plasmanin e produkteve te gatshme. Forma universale e organizimit është kompania 7. Etapat e zhvillimit te teorisë se menaxhmentit? - Faza e pare (burimet e hershme nga civilizimi i vjetër gjer ne vitin 1880), faza e dyte (qeverisja shkencore e bazuar ne efektet e marrëdhënieve industriale dhe ne urbanizmin 1880-1930), faza e trete (shkolla e marrëdhënieve ndernjerezore, bihevioristike, neoklasike, drejtim i orientuar kah njeriu-individi apo grupi, komunikimi dhe interaksionet formale dhe ato joformale1930-1950), faza e katërt (behet thjeshtësimi, ngushtimi apo zgjerimi dhe sintetizimi i teorisë se qeverisjes). 8.Shkolla Klasike? - Teoritë klasike te organizimit dhe qeverisjes janë te drejtuara kryesisht kah njohja e organizimit
  3. 3. formal, qasja analitike e harmonizimit dhe te shpjegimit te shpjegimit te koncepteve te ndarjes se punës, proceseve funksionale, strukturës organizative dhe kontrollit. Përfaqësuesit e teorive klasike ishin: Robert Oden, Charles Babbage, Henry Gantt, Frank Gilbreth, Harrington Everson etj. 9. Fredrick Taylor? - Është themelues i menaxhmentit shkencor. Teorinë e vet e ka koncipuar ne baze te përvojës se fituar ne pune ne metalurgjinë e çelikut. Si punëtor Taylor mësoi për dobësitë ne fushën e menaxhmentit industrial siç ishin përcaktimi i normave, te cilat ndikonin ne motivimin e punëtorëve, pastaj mënyrat e te ushtruarit te punëtorëve për pune te caktuara, etj. 10. Parimet e Fredrick Taylor? - Parimi i pare: bazohet ne përcaktimin e efekteve ditore te punëtorit, përkatësisht përcaktimi ne baze te te dhënave te kohës me te shkurtër e cila është e nevojshme për kryerjen e një pune, Parimi i dyte: qëndron ne përmbajtjen e konceptit te tejlorit te vitit 1903 ne punësimin e tij shop managment qe mund te shprehet kështu: pune mendore duhet bartur nga ofiçina prodhuese ne njësinë e veçante për plan, parimi i trete: qëndron ne kontrollin e punës dhe kryerjen e detyrave te punës. 11. Koncepti i qeverisjes shkencore? - Duhet zgjedhur punëtoret te cilët kane shkalle me te larte te kualifikimit për pune te caktuara, hollësisht duhet te studiohen lëvizjet elementare dhe operacionet qe i nevojitet çdo punëtori gjate kryerjes se punës, te bëhen matje me ndihmën e orës me qellim qe te përcaktohet koha e nevojshme për çdo lëvizje dhe operacion dhe ne baze te rezultateve te arritura përcaktohet koha me e shkurtër, duhet eliminuar te gjitha ngadalshmet dhe lëvizjet e panevojshme, pas eliminimit te gjitha lëvizjeve te tepërta duhet te përcaktohen seritë e lëvizjeve me te shpejta dhe me efikase. 12. Henry Fayol? - Teorinë e tij e ka mbështetur ne përvojën e arritur ne një kompani ne te cilën ka punuar tere jetën. Ka filluar si inxhinier i minierave, ndërsa karrierën e ka përfunduar si drejtor i përgjithshëm (gjeneral managment). Fayol e definonte menaxhmentin si parashikim, planifikim, komandim, koordinim dhe kontroll ne procesin e arritjes se qëllimeve te kompanisë. Ai përcakton gjashte aktivitete themelore nderrmarese: aktivitetet teknike prodhimtaria, aktivitetet komerciale shitblerja, aktivitetet financiare kapitali, aktivitetet e sigurimit ruajtja e pasurisë, aktivitetet e njohjes se evidencës, aktivitetet menaxherike. 13. Çka paraqet Organizimi, komandimi, koordinimi, kontrolli? - Organizimi paraqet problem struktural, ndërsa Komandimi mbajtje permanente e aktiviteteve midis te punësuarve, Koordinimi është harmonizimi i te gjitha aktiviteteve ne kompani, Kontrolli si faze finale siguron qe aktivitetet te rrjedhin ne përputhje me praktiken afariste te definuar te kompanisë.
  4. 4. 14. Sipas Fayol sa parime te përgjithshme ekzistojnë? - ndarja e punës, autoriteti, disiplina, komandimi unik, planifikimi unik, nënshtrimi i interesave, kompensimi material, centralizimi i funksioneve, struktura piramidale, rendi, drejtësia, koha e endjeve, espirit de corps. 15. Shkolla Neoklasike? - Qasja mekanike e problemeve organizative, shqyrtimi i përparësive strukturale dhe dobësitë e tjera qe dalin nga karakteri formalistik i qeverisjes te drejtuara kah realizimi i qëllimeve formale dhe funksioneve organizative veçanërisht tërheqin vëmendjen e përfaqësuesve te shkollës klasike. 16. Teoritë bashkëkohore te organizimit dhe modelet e qeverisjes? - Gjersa teoritë tradicionale (shkolla klasike dhe neoklasike) format e organizimit i konsideronin si sisteme te mbyllura me strukture te qëndrueshme teoritë bashkëkohore mbështeten ne qasjen se ndërmarrjet paraqesin sisteme te hapura te cilat janë te adaptueshem te përshtatshëm, fleksibil, dhe relativisht elastik nga struktura e tyre. 17. Teoria e Sistemeve? - Teoria e sistemeve si qasje e rëndësishme ne teorinë bashkëkohore te organizimit është e orientuar ne hulumtimin e sistemeve te fushave te ndryshme te realitetit objektiv. Karakteristikat e përgjithshme te sistemit do te thotë te organizatës te kuptuar si sistem janë: ndersistemet, hyrjet, veprimi, proceset, daljet, bufitje, rezultatet e aktiviteteve, lidhjet prapavajtëse, rrethina, funksionet sinergjia holizmi, ekuifinaliteti etj. 18. Nënsistemet? - Janë pjese e sistemit te cilat e përbejnë teresine e sistemit, ndërsa tërësia e varshmërisë dhe nderlidhshmerise se sistemeve formon mbisistemin. 19. Hyrjet? - Përbejnë llojet e ndryshme te resurseve, siç janë psh: energjia, materiali, informatat, fuqia punëtore e te ngjashme. 20. Proceset? - Përmbajnë aktivitetet përmes te cilave inputet shndërrohen ne autpute qe shpesh për ne kane karakter te kutisë se zeze. 21. Daljet? - Rezultatet paraqesin transformimin e resurseve, ne prodhime, shërbime apo te ngjashme. 22. Kufijtë? - Varen nga karakteri dhe natyra e sistemit, për sa është sistemi i ndërlikuar, aq me e vështirë është te përcaktohen kufijtë.
  5. 5. 23. Lidhjet prapavajtëse? - Shërbejnë për organizatën te mbaj gjendjen stabile dhe me kohe tu përshtatët rrethanave te ndryshueshme. 24. Rrethina? - Paraqet mjedisin apo ambientin fizik dhe shoqëror ne kuadër te te cilit funksionon sistemi. 25. Sinergjia? - Paraqet veti te sistemit, qe te arrije me tepër si tërësi se sa si pjese te pavarura, apo kjo shprehet ne holizem. 26. Inputet? - Janë: Njerëzore, kapitale, menaxherike, teknologjike. 27.Outputet? - Janë: Prodhimet, shërbimet, fitimi, knaqesite, harmonizimi i qëllimeve. 28. Qasja sipas situatës? - Qasja sipas situatës fillet e saj i ka ne drejtimin bihevioristik, por afirmimin e plot e arrin me qasjen sistemore, dhe atë ne këto drejtime kryesore: orientimi kah largimi i parimeve universale te qeverisjes dhe orientimi kah fenomenet e reja qofte tradicionale apo te modifikuara te teorive te situatës te sjelljeve organizative. 29. Kuptimi i menaxhmentit? - Fjala menaxhment rrjedh nga fjala angleze to manage. Ne disa gjuhe siç janë psh. Franceze, suedeze, shqipe serbokroate nuk ka kuptim adekuat unik, i cili ne tërësi do ti përgjigjej kuptimit te fjalës manage. Menaxhmenti ne kuptimin e përgjithshëm te fjalës ka këto sinonime: vendosje, rregullim, planifikim, kontrollim, organizim, drejtim, arritje e qëllimeve, realizim, si edhe dominim, manipulim, pësim, mashtrim etj. 30. Çka paraqet menaxhmentit? - Paraqet procesin e orientimit te vetedijeshem te aktiviteteve njerëzore kah realizimi i qëllimit te caktuar, përkatësisht tersine e ndërlidhur te pese funksioneve: planifikimit, organizimit, kuadrit, udhëheqjes dhe kontrollit. 31. Qeverisja? - është procesi i planifikimit, organizimit, motivimit, dhe kontrollit drejt arritjes se qëllimeve te caktuara te kompanisë. 32. Udhëheqja (Lidershipi)? - Është orientimi i sjelljes se individëve dhe grupit kah qëllimet e definuara te kompanisë. 33.Drejtimi? - është aktiviteti i dërgimit apo udhëzimit te punetorve ne detyre konkrete.
  6. 6. 34. Menaxhmenti si aktivitet universal? - Menaxhmenti paraqet aktivitet relativisht universal sepse parimet e tij janë te zbatueshme gati ne te gjitha fushat e ekonomisë dhe te shoqërisë: prodhimtari, banka, tregti, bujqësi, sport, ushtri, art, shëndetësi, religjion, afarizëm ndërkombëtar etj. 35. Menaxhimi dhe menaxheret? - Menaxheret si bartës te punës mund te marrin pjese ne te gjitha format e organizimit ku njerëzit dëshirojnë te punojnë se bashku dhe te realizojnë qëllime te përbashkëta, duke filluar nga format e organizimit ne biznes, arsim, shëndetësi, administrim shtetëror, etj. Menaxheret kryejnë pune mjaft te rëndësishme e cila përbëhet nga përcaktimi i strategjive, organizimi i grupeve, koordinimi i punëve, marrja e vendimeve si dhe kërkesat e orientimit te grupit ne mënyre te vetëdijshme kah qëllimi i caktuar. Menaxhimi ka te beje me ata njerëz apo individ te cilët me pune menaxherike te orientuara ne realizimin e qëllimeve te organizatës, te cilët i quajmë pune te menaxhmentit. 36. Puna e menaxherit? - Është vështirë te definohet puna e menaxherit. Aktivitetet siç janë: pjesëmarrja ne mbledhje, dërgimi i raportit, biseda me korrespodent etj, mund ta japin një pasqyre te ditës se punës se një menaxheri. Për ta kuptuar punën e menaxherit përkatësisht për tu përgjigjur ne pyetjen se çka punon menaxheri do te bëjmë ndarjen e punës se tij ne dy kategori: puna e menaxherit si funksion dhe puna e menaxherit si rol. Kuptimi i punës se menaxherit si funksion mbështetet ne qasjen e ndarjes se punëve te cilat kryen menaxheri sipas funksioneve. 37. Puna e menaxherit si rol? - Puna e menaxherit si rol paraqet qasje tjetër te vrojtimit te punëve te menaxhmentit. Roli paraqet teresine e sjelljeve te cilat janë karakteristike për personin ne pozite te caktuar. Sipas Mitcbergut menaxheret luajnë dhjet role te cilat mund te sistematizohen ne tri kategori kryesore: ndernjerzor, informativ, vendoses. 38. Funksioni i menaxherit? - Funksioni dhe roli i menaxherit janë komponentë te pandashme ne aktivitetin dhe punët e menaxherit. Këto dy qasje te vrojtimit ne esencë paraqesin një pune aktivitet por te shikuar ne mënyra te ndryshme qe ka me tepër mundësi teorike shpjegimi dhe studimi se sa ndonjë ndarje te karakterit praktik formal. Funksionet: Planifikimi, Organizimi, Personeli, Udhëheqja, Kontrolli. 39. Menaxhmenti si Profesion? - Menaxheri profesional duhet doemos te posedoj njohuri te sistematizuar, te nevojshme dhe përvojë qe te mund te kryej punën e vet ne mënyre te suksesshme pa marre parasysh faktin e mundësisë se ekzistimit te kodeksit universal etik te sjelljes, i cili do te ishte i zbatueshëm për te gjithë. Menaxheri profesional ne kuptimin e përgjithshëm duhet te jete relativisht i ushtruar apo i mësuar, duhet te ketë ndjenjën e pergjegjesise për te tjerët dhe duhet te pranoj kërkesën qe gjate
  7. 7. tere jetës dhe punës te përmirësoj vetveten dhe te tjerët ne fushën e aktivitetit te veprimtarisë. Profesioni i menaxherit mund te ushtrohet qofte nga meshkujt ashtu dhe femrat. 40. Menaxhimi si proces? - Duke u mbështetur ne kuptimin e menaxhmentit si aktivitet me te cilin kryhen disa funksione me qellim qe ne mënyrë efikase dhe efektive te sigurohen te renditen dhe te shfrytëzohen potencialet njerëzore dhe resurset e tjera fizike, procesi i menaxhmentit përmban disa funksione te cilat karakterizojnë dhe definimin e këtij koncepti. 41. PLANIFIKIMI? - Planifikim përfshin zgjidhjen e detyrave dhe qëllimeve, te aksioneve me ndihmën e te cilave mund te arrihen ato. Përfshin marrjen e vendimeve përkatësisht zgjedhjen e drejtimeve te ardhme te aksioneve midis alternativave te mundshme. 42. ORGANIZIMI? - Organizimi si funksion kryen shpërndarjen e punës dhe te detyrave dhe vendos marrëdhënie midis te punësuarve ne organizate punëtorëve te organizatës. Qëllimi i strukturës organizative është krijimi i ambientit ne te cilin do te realizohet veprimtaria njerëzore. 43. PERSONELI? - Sigurimi i mënyrës se vlerësimit te punëve, kundërvlerës, shpërblimit për punën e bere, mbrojtja ne pune si dhe kujdesi ndaj shëndetit te personelit paraqesin disa nga aktivitetet qe kryhen ne kuadrin e funksionimit te politikes se kuadrove. 44. UDHEHEQJA? - Menaxheri duhet doemos te kuptoje dhe te njoh sjelljet e njerëzve dhe te jetë ne gjendje te realizoj komunikimin te motivoj dhe te udhëheq-drejtoj ashtu qe te realizohen qëllimet e organizatës, thënë shkurt udhëheqja përfshin veprimet ne ndikimin e sjelljeve individuale dhe grupore te njerëzve ne pune. 45. KONTROLLI? - Menaxheri bene kontrollin pasi qe plani te aprovohet dhe tu jepet anëtareve te organizatës, me qellim qe te sigurohet puna e dëshiruar. Kontrolli ne këtë menyr mbyll rrethin e ciklit dhe jep informata mbi atë se fare suksesi firma po ecën kah qëllimet e përcaktuara. Kontrolli ne këtë mënyrë mbyll rrethin e ciklit dhe jep informata mbi atë se me qfar suksesi firma po ecën kah qëllimet e përcaktuara. 46. Qasja praktike e procesit te menaxhmentit? - Elementet themelore te funksionimit te organizatave padyshim janë: Inputet, procesi i transformimit dhe autputet. Ceshtja e shpjegimit te konceptit te efikasitetit dhe efektivitetit paraqet gjendje te plote ne analizimin e procesit te menaxhmentit ne praktike. Derisa efikasiteti është raport i rezultateve ndaj resurseve hyrëse, efektiviteti paraqet arritjen e rezultateve ndaj resurseve hyrëse.
  8. 8. 47. Nivelet hierarkike te veprimeve menaxherike? - Ekzistojnë nivele te ndryshme hierarkike te aktiviteteve menaxherike. Ato janë: Niveli me i ulet i menaxhmentit (nga ky nivel menaxheri i mbikëqyr punëtoret), Niveli i mesëm i menaxhmentit (paraqitet si rezultat i ekzistimit te numrit relativisht te madh te menaxhereve te ulet), Niveli me i lart i menaxhmentit (është niveli ekzekutiv i menaxhmentit te një organizate). 48. Aftësitë e nevojshme për menaxher te niveleve te ndryshme? - Aftësitë e nevojshme te niveleve menaxherike mund ti ndajmë ne katër lloje: Aftësi teknike, aftësi menaxherike, aftësi kreative, aftësitë e modelimit. 49. Aftësitë teknike? - Janë te gjitha ato komponentë te diturisë dhe përvojës qe mbështeten ne njohuritë mbi atë se çka punohet ne organizate. Menaxheret duhet te posedojnë njohuri teknike nga financat, juridikatures, inxhinjeringut, marketingut, evidencës, kuadrit, dhe aktivitete ashtu qe te udhëheqin me pune me sukses. 50. Aftësitë menaxherike? - Duke u mbështetur ne njohurit se procesi i menaxhmentit përbëhet nga pese funksione, çdo menaxher patjetër duhet te këtë njohuri mbi këto funksione menaxherike ashtu qe te kontribuoj për realizimin e qëllimeve te organizatës. Çdo menaxher duhet te ketë njohuri menaxherike pa marre parasysh nivelin menaxherike apo madhesin e organizatës. 51. Aftësitë kreative? - Paraqesin shkallen e njohurive dhe aftësive te menaxherit, qe mbështetet, ne faktin qe ne situatat e ndryshme te mendoj dhe te jep përgjigje përkatëse te ndryshme, te mendoj ne te njëjtën kohe për ekzistimin dhe funksionimin e teresise pa u dëmtuar pjesët e sistemit organizativ. Me aftësi kreative nënkuptohet aftësia për te ndjere ndryshimet nga mjedisi, te cilat mund te ndikojnë ne organizate. 52. Aftësitë për modelim? - Me qellim qe te jene me te efektshëm, veçanërisht ne nivelet e larta organizative, menaxheret duhet te jene te afte te bëjnë diç me te për jo vetëm te vërejnë problemin. Duhet te kenë përvojë te krijuesit te mendimit dhe te gjejnë zgjidhje praktike te problemeve. Menaxheret e nivelit me te larte te menaxhmentit duhet te jene ne gjendje ti shohin dhe ti vlerësojnë te gjitha degët, marrëdhëniet, dhe raportet midis tyre dhe terine e gjendjes se firmës. 53. Menaxhmenti si shkence ose art? - Te gjitha fushat ne te cilat mund te vrojtojmë te eksperimentojmë dhe te parashikojmë me siguri relativisht te madhe se çka do te ndodh me ndonjë fenomen ne ndonjë situate posedojmë karakteristikat e shkencës. Ato fusha ku jemi pak te sigurt se vrojtimi ynë është i saktë me vështirësi mund ti realizojmë eksperimente dhe te parashikojmë me pasiguri fusha e artit si dhe marrja me to kërkon kreativitet te lart individualitet dhe gjykim personal.
  9. 9. 54. Menaxhmenti si shkence? - Shkenca përbëhet nga konceptet, teoritë dhe njohuritë e tjera te akumuluara, dhe te zhvilluara nga hipotezat, eksperimentet dhe analizat. 55. Metodat shkencore? - nënkuptojnë përcaktimin e fakteve te vërteta me ndihmën e vrojtimit, qe pas klasifikimit dhe analizës se fakteve, njohësi kërkon raporte kauzale. 56. Teoria? - Është grupizimi sistematik i koncepteve te normuara midis vete dhe parimeve te cilat japin kornizat e ndonjë fushe te rëndësishme te shkencës dhe lidhin atë me teresine. Teoria është arke ne te cilën mund akumulojmë fakte. 57. Parimet ne menaxhment? - janë te vërtetat themelore, konsiderohen si te vërteta ne një periudhe te caktuar kohore, te cilat sigurojnë marrëdhëniet midis dy apo me shume tërësive variable. 58. Planifikimi si funksion i menaxhmentit? - Është funksion i menaxhmentit me te cilin zgjidhet drejtimi efikas i aksioneve me qellim te sigurimit, shfrytëzimit, vendosjes, apo zëvendësimit te resurseve te organizatës. Planifikimi nënkupton procesin racional te parashikimit te asaj qe do te ndodh ne te ardhmen. Planifikimi paraqet procesin e përcaktimit te fatit te kompanisë ashtu qe ajo te eci rrugës te cilën e dëshiron. 59. Modeli themelor i planifikimit ka 5 faza? - Definomi i qëllimeve te organizatës, përcaktimi i te gjitha rrugëve te mundshme për tu arritur qëllimet e definuara, zgjedhja e alternatives me te mire për realizimin e qëllimit, zhvillimi i alternatives se zgjedhur, aktivizimi i planeve. 60. Kuptimi dhe natyra e parashikimit? - Kuptimi i parashikimit mbështetet ne zvogëlimin e pasigurisë dhe paqartësisë se organizatës. Parashikimi paraqet atë pjese te planifikimit e cila mbështetet ne tendencën e matjes se pasigurisë se ngjarjeve te ardhme ato qe mund dhe ato qe nuk mund te kontrollohen dhe mund te ndikojnë ne realizimin e qëllimeve te organizatës. Ky është aktivitet i cili vlerëson gjasat për ngjarje te caktuara qe mund te ndodhin si dhe vlerëson ndikimin e tyre ne planet operative dhe ne buxhet. 61. PREMISAT? - Janë hipoteza mbi ngjarjet e te ardhmes te cilat mund te ndikojnë ne veprimtarinë e organizatës. Karakteristike e perbashet e te gjithë premisave pa marre parasysh llojin është se ato krijohen qofte si parasupozime mbi zhvillimin e lëvizjen globale, dhe atë si rezultat, qofte te intuitës apo përvojës si dhe mbështeten ne analizën sasiore. Ne esence te gjitha se bashku pasqyrojnë vlerësimin mbi ndodhitë e mundshme.
  10. 10. 62. Metoda e parashikimit? - Duke u mbështetur ne veshtiresite qe paraqiten me rastin e matjes se shpenzimeve ne njërën ane dhe efekteve ne anën tjetër, si dhe mundësitë për te eliminuar tërësisht pasigurinë paraqet nevoja e prodhimit e përdorimit te metodave adekuate për te realizuar parashikimin. Duhet pasur parasysh qe parashikimi i te ardhmes nuk do te thotë qe gjithherë te gabojmë apo te mos gabojmë. Qëllimi i parashikimit është te zvogëloj gjasat për gabime si dhe te shtoje njohuritë tona për te ardhmen. 63. Cilat janë metodat e njohura te parashikimit? - Ekstrapolacioni i trendit, analiza ekonomike, hulumtimi i tregut dhe mendimet e eksperteve. 64. Ekstrapolacioni i trendit? - Paraqet metodën me te thjesht te parashikimit. Paraqet projektimin e thjesht te tendencave nga e kaluara ne te ardhmen. Ne qoftese ne vitin e kaluar shitja ishte 1000 njësim ndërsa norma e shtimit te trendit edhe 10 shitja e parashikuar për vitin vijues do te jete 110 njësi. Dobësi e veçantë e kësaj metode është edhe parasupozime se ardhmëria do te jete e ngjashme me te kaluarën, por një gjë e tille është mjaft e kontestueshme. 65. Analiza Ekonomike? - Paraqet metodën mjaft komplekse te parashikimit te ardhmërisë. Sistemi afarist-ndërmarrja, kompania duhet jo vetëm te njohe treguesit global te ekonomisë, por edhe treguesit te tjerë te cilët janë rezultat i analizave te thella ekonomike, siç është rasti i ciklit te riprodhimit. Me ndihmën e kësaj metode menaxheret hartojnë llogari te ndryshme statistikore te aktiviteteve industriale me qellim e te vlerësoj segmentet e caktuara te ekonomisë qe paraqesin parasupozime elementare te tregjeve afariste dhe këtë e bëjnë me qellim qe te jen ne hap me trendët e jo te vonohen pas trendëve, 66. Hulumtimet e tregut? - Paraqesin metodën e mbledhjes dhe analizës se te dhënave mbi kërkesat e blerësve te konsumatoreve. Kjo metode mbështetet ne hulumtimin e përgjigjeve ne pyetjet sa do te blehet? Si do te blehet? Prej qfare burimesh do te blehet?, dhe qfare do te blehet?. Hulumtimi i çmimeve, segmenti i tregut, si dhe vlerësimi i blerësve potencial janë disa nga qasjet me te rëndësishme te metodës ne fjale. Gjate hulumtimit te tregut përdoren teknika te ndryshme te anketimit te cilat bëjnë te mundshme njohjen e konsumatoreve potencial, motivin potencial për blerje, si dhe rrethanat përcjellëse te shitblerjes. 67. Mendimi i eksperteve? - Përveç metodave qe shprehen përmes treguesve dhe te dhënave sasiore për te parashikuar te ardhmen janë te nevojshme edhe te dhënat cilësore. Ne këtë grup metodash hyjnë: Metoda Delphi , metoda e grupeve nominale, etj. Ekzistojnë disa parime elementare me rastin e zgjedhjes se metodës e këto janë: definimi i gjerësisë se parashikimit, efektiviteti i parashikimit, thjeshtëzimi i parashikimit.
  11. 11. 68. Përcaktimi qëllimit? - Qëllimi i një organizate apo subjekti paraqet arsyeshmerine e ekzistimit te tij. Organizatat e ndryshme kane edhe qëllime te ndryshme: subjektet ekonomike krijojnë prodhime apo shërbime për treg. Subjektet shkollore bëjnë arsimimin gjegjësisht hulumtime kërkimore shkencore. Krijimi i te gjitha te mirave te ndryshme qofte si prodhime apo shërbime për subjekte si organizata paraqesin qëllime. Përcaktimi i qëllimeve përmban ne vete kufizime dhe mundësi. Zgjerimi i veprimtarisë ekonomike te firmave paraqet nevojën elementare për te ekzistuar. 69. Lloji i qëllimeve? - Kryerja e veprimtarisë ne një mënyrë te suksesshme përmban nënvete edhe realizimin e ndonjë qëllimi. Mungesa e qëllimit për menaxherin edhe sikur shenjëtari gjuan cakun symbyllur apo kur navigatori gjendet ne mes te oqeanit pa busulle. Percaktimi i qëllimit apo qëllimeve është hapi i pare i planifikimit, sepse te gjitha planet duhet medoemos te kontribuojne per realizimin e qëllimeve. Qellimi përcakton resurset dhe asortimentin e tyre. Menaxheri ka ne dispozicion resurse te llojeve e sasive te ndryshme. Llojet e qëllimeve jane: qellimi per te arritur fitimin, ekzistenca, shtimi, pozita e caktuar ne treg, te ardhurat ne kapitalin e deponuar, etj. 70. Hierarkia e Qellimeve? - Percaktohet ne baze te marredhenieve, te cilet ekzistojne midis qëllimeve individuale dhe atyre te pergjithshme, si dhe qëllimeve te njesive te ulta dhe te larta organizative. Hierarkia e qëllimeve bën te mundshme: integrimin e qëllimeve, koordinimin dhe shmangien nga mosmarrëveshjet eventuale midis qëllimeve ne dobi te qëllimit themelor dhe përcaktimin e rendit, gjendjes se rrjetës hierarkike te qëllimeve duke pasur parasysh qëllimin themelor te organizatës. 71. Procesi i vendosjes? - Është pjese perberese e jetës se njerëzve. Vendosja mund te jete ne ndikim te emocioneve apo te arsyes, përkatësisht te dyjave se bashku. Vendosja ne subjektet ekonomie kryesisht është ne kompetence te menaxhereve. Ajo paraqet pjesën perberese te pergjegjesise perfunksionimin e firmës. Modeli themelor i vendosjes përbën shtate faza: Faza e pare (është definimi i problemit), Faza e dyte (mbledhja e te dhënave te rëndësishme duhet bere ashtu qe te mundësohet përcaktimi i kufijve te zgjedhjes se problemit), Faza e trete (paraqet zhvillimin e alternativave te zgjidhjeve te mundshme), Faza e katërt (është faza e parashikimit te pasojave te mundshme nga alternativa e dhëna), Faza e peste (është faze kritike ne procesin e vendosjes, është faza e përcaktimit për variantin optimal. Faza e gjashte (paraqet implementimin e variantit te zgjedhur përkatësisht zbatimin e saj ne praktike), Faza e shtate (përbën periudhën e përcaktimit te rezultateve te implementimit te variantit optimal. 72. Vendosja Menaxherike? - Përfshin zbatimin e metodave shkencore për zgjidhjen e problemeve ne qeverisjen e organizatës. Vendosja si proces e mbulon tere aktivitetin nga qeverisja, vendimet e marrura ne fazën e planifikimit paraqesin te dhëna hyrëse për plan dhe angazhim te fuqisë punëtore. Modeli
  12. 12. i zgjidhjes shkencore përfshin 3 faza: Faza e pare (definimi i problemit ne te vërtetë ne vendosjen e realizimit praktik, Faza e dyte (zhvillimi dhe analiza e varianteve te ndryshme), Faza e trete (zgjidhja dhe aplikim i variantit te realizueshëm). 73. Definimi i problemit? - Ne këtë faze te procesit te vendosjes menaxherike behet definimi i diagnozës se gjendjes afariste ekzistuese ne raport me gjendjen e dëshirueshme, ashtuqe te njihet problemi. Disharmonia midis gjendjes se dëshiruar dhe asaj ekzistuese tregon problemin potencial. Diferenca e caktuar midis këtyre dy gjendjeve ne te vërtetë paraqet problemin e caktuar ne ndërmarrje. Duhet te përcaktohet ne mënyrë konkrete se çka është e qëndrueshme dhe çka e paqëndrueshme ne fushën e parashikimit apo diç tjetër ne fushën e shpenzimeve dhe te rezultateve. 74. Zhvillimi dhe analiza e varianteve? - Janë ndryshimet e mundshme, te cilat shqyrtohen me qellim te zgjidhjes se problemit te caktuar ne fazën e pare te procesit te vendosjes. Zhvillimi i varianteve është proces perspektiv qe na ofron mënyra përmes te cilave mund te ndërrojmë praktiken e gjertanishme ashtu qe te realizohen qëllimet e precizuara. Analiza dhe zhvillimi i varianteve te mundshme është aktivitet kreativ qe ne te vërtetë paraqet edhe esencën e procesit te vendosjes menaxherike. Procesi kreativ i menaxhmentit i jep ndërmarrjes vetinë e origjinalitetit qe ka shume ngjashmëri me metodat shkencore te vendosjes. Formulimi i një ideje te re kreative nuk është thjesht një përpunim i ndonjë ideje te njohur, por proces plotësisht i ri i cili përbëhet nga disa nenfaza: njohja e problemit, mbledhja e te dhënave, inkubacioni, eliminimi, verifikimi. 75. Zgjedhja dhe realizimi i vendimit? - Zgjedhja e variantit me te dëshiruar dhe krijimi i kushteve për realizim paraqet fazën e fundit te procesit te vendosjes. Gjate zgjedhjes se variantit na paraqitet shkalle e caktuar e pasigurisë dhe e rrezikut, përkatësisht vlerësimit te ndryshëm nga bartësit e vendimit. Krahas procesit te zgjedhjes se variantit, realizimi paraqet hapa te rendesishem te kontrollit apo mbikëqyrjes se variantit te zgjedhur. Mbikëqyrja e realizimit te vendimit ka karakter afatshkurtër dhe afatgjate. Procesi i vendosjes përfshinë tere organizatën. Ne këtë proces janë te angazhuar individët apo grupet, menaxheret nga nivelet e ndryshme organizative. 76. Tipet e Vendimeve? - Vendimet mund te jene te llojeve dhe tipeve te ndryshme. Ne përgjithësi vendimet mund t`i grupizojme si: vendime strategjike, vendime taktike, vendime administrative. 77. Vendime Strategjike? - Janë vendime afatgjata me ane e te cilave përcaktohet misioni i ndërmarrjes-kompanisë ne mjedisin e caktuar, me vendime strategjike definohet qëllimi themelor i ndërmarrjes. 78. Vendimet Taktike? - Janë vendime afatshkurtra bazohen ne analizën e një numri relativisht te vogël variablash. Këto
  13. 13. vendime merren ne mënyrë rutinore dhe me to definohen aktivitetet ne faza te veçanta te realizimit te vendimeve strategjike. 79. Vendimet Administrative? - Janë vendime përcjellëse me rastin e realizimit te vendimeve strategjike dhe operative. Vendimet administrative gjate procesit te vendosjes janë shërbime strategjike apo operative. 80. Modelet e vendosjes? - Modeli paraqet mundësin e konceptimit abstrakt te realitetit objektiv ne atë kuptim qe te behet zgjedhja e disa simboleve përmes te cilave paraqet diçka nga realiteti. Modeli behet edhe për shkak te thjeshtësimit te problemeve qe janë mjaft te komplikuara nga realiteti objektiv. Ekzistojnë katër lloje modelesh nga aspekti i abstraktimit te realitetit: 1. Modelet fizike qe paraqesin version te pjesshëm te realitetit, 2. Modelet skematike, janë me abstrakte dhe shfrytëzojnë skema dhe diagrame për ta përshtatur ndonjë marrëdhënie nga realiteti, 3. Modelet matematikore, paraqesin modele te larta abstrakte qe shfrytëzojnë shenjat dhe simbolet për te paraqitur marrëdhënie te caktuar nga realiteti, 4.Modelet propabilistike, sjellin paqartësi dhe pasiguri ne problem, qe do te thotë një skeme jo vetëm ne shkalle te larte te abstraktimit te realitetit, por edhe mundësitë propabile te ndodhitë te mundshme nga realiteti. 81. Mjetet e vendosjes? - Ne kohen e fundit janë zhvilluar teknika dhe pajisje te ndryshme me ndihmën e te cilave behet i mundshëm procesi i vendosjes. Aprovimi i vendimeve për kushtet e tanishme te zhvillimit kërkon edhe teknika te reja qe shquhen relativisht shume për situatat e pasigurta dhe te paqarta. Ndihma ne aspektin e parashikimeve te ndryshimeve, përkatësisht njohja e te ardhmes gjithmonë është kërkuar nga futurologet, për tu analizuar pastaj nga matematikanët, statistikantet dhe ekspertet e ndryshëm te lëmit te informatikës. 82. Kërkimet Operacionale? - Esenca e KO qëndron ne shfrytëzimin e modeleve shkencore për paraqitjen e situatave reale. Ne kuadrin e KO si teknike hyjnë: analiza rrjetore, analiza e rrezikut dhe teoria statistikore e vendosjes. Rëndësia e KO si teknike apo mjet ne procesin e vendosjes qëndron ne definimin e problemit dhe kërkimin e zgjidhjeve ne kontekstin organizativ qe do te thotë me këtë teknike nuk vendoset, por menaxhereve u mundësohet zgjedhja e variantit me te mire. 83. Teknika “Druri” ne vendosje? - Teknika dru ne vendosje paraqet mjet te rendesishem ne procesin e vendosjes qe ne esence është harta e zgjidhjeve te mundshme neper faza te ndryshme te procesit te vendosjes. Teknika druri është e përshtatshme atëherë kur nga menaxheri kërkohet te marr vendime ne vijim te cilat ndikojnë ne faza te mepasnjeshme te problemit te vendosjes. Perparesit e kësaj teknike janë relativisht te shumta ne krahasim me teknikat e tjera, por njëra nder me te rëndësishmet qëndron ne procesin e aprovimit te vendimeve strategjike. Një gjë e tille e bene te mundur kalimin nga një variant ne tjetrin pa përfunduar procesi i vendosjes.
  14. 14. 84. Teknika Brainstorming? - Paraqet tekniken moderne te vendosjes qe e karakterizon pjesëmarrje relativisht e madhe njerëzish. Esenca e kësaj teknike qëndron ne faktin se vendosja për qeshjet vitale te ndërmarrjes nuk duhet te jete e drejt e rezervuar vetëm për top menaxhmentin, por ne procese duhet te marrin pjese edhe njerëz te tjerë. 85. Teknika Delphi? - Është teknike mjaft e rëndësishme për vendosje, e cila përbëhet prej disa fazave, qe ne esence paraqet procesin e harmonizimit te ideve te ndryshme te propozuara te cilat detyrimisht duhet te lëshohen me shkrim nga ekspertet e fushave te caktuara. Harmonizimin e ideve e bene qofte këshilli drejtues i organizatës, qofte ndonjë ekip tjetër koordinues ne baze te shënimeve, nga përgjigjet e eksperteve dhe atë qofte si dokumentacion me shkrim, apo këmbimi informativ i ideve me ndihmën e teknikes bashkëkohore. 86. Planifikimi Strategjik? - Me njohjen e qëllimeve te organizatës fillon formulimi i planeve te aksioneve te cilat do te definojnë mënyrën e realizimit te qëllimeve. Menaxheri i një organizate afariste duhet te formuloj strategjinë konkrete e cila mundëson realizimin e qëllimeve te fundit. Strategjia i bën te mundur një menaxheri te krijoj përparësi ndaj konkurrenteve, përkatësisht ia mundëson përqendrimin e resurseve te nevojshme me qellim qe ato te shfrytëzohen ne mënyrë efikase. Definimi i qëllimeve, procesi i vendosjes dhe aktiviteteve te tjera te vetëdijshme paraqesin procesin kreativ ne fushën e menaxhmentit. 87. Perparesite diferenciale? - Menaxheri me qellim qe ti siguroj firmës pozite te mire ne një mjedis te caktuar, zgjedh piken, fushën e caktuar ne te cilën organizata me se miri mund te ekzistoje, përkatësisht te përparoj. Zgjedhja e pikës se caktuar përfshinë atë qe ne e quajmë lufte për përparësi diferenciale. Problemet mund te jene identike apo te ngjashme, mirëpo shitësit mund ti ndryshojnë ashtu qe ato te dallohen midis vete. 88. Vlerat Personale dhe perparesite? - Vlerat personale kane ndikim ne planifikimin strategjik dhe ato vijnë nga burime te ndryshme. Ndryshimet ne shijen e konsumatoreve, zgjedhjen midis cilësisë dhe çmimit, çmimit dhe shërbimeve, si dhe çmimit ndaj mbrojtjes se mjedisit te njeriut kane rendësi për organizatën. Ndikimin e vlerave personale e vërejmë edhe ne fushën e propagandistikes, reklamës etj. Planifikimi është funksion menaxherik qe nënkupton zgjedhje te rrjedhës se suksesshme me qellim te arritjes, shpërndarjes, shfrytëzimit apo ndërrimit te resurseve te organizatës, ndërsa qëllimet bazohen ne analizën e mundshme te tregut dhe te shpenzimeve si dhe nen ndikimin te vlerave personale dhe perparesite. 89. Planifikimi Operativ? - Planifikimi operativ ka për qellim krijimin e planeve specifike dhe buxhetit qe na ndihmojnë te
  15. 15. përgatitemi për ngjarjet e ardhme te mundshme te njohura nga parashikimet. Planifikimi operativ përfshin: mbledhjen e informatave, vlerësimin e varianteve te mundshme dhe zgjedhjen e drejtimit me te suksesshëm për veprim. Planet dhe buxheti precizojnë mënyrën sipas te cilës bëhen furnizimi, renditja, shfrytëzimi apo këmbimi i resurseve me qellim te realizimit te qëllimeve te organizatës. 90. Planet e qëndrueshme? - Planet e qëndrueshme – bëjnë shndërrimin e mendimeve menaxherike ne detyra rutinore. Ekzistojnë tri lloje themelore te planeve te qëndrueshme: Politikat, Procedurat, Rregullat. 91. Politikat? - Paraqesin orientimin – drejtimin për vendim menaxherik. Ato përcaktojnë udhëtreguesin apo kufijtë qe menaxheri duhet ti respektoj gjate punës se tij. Ne praktiken e deritashme kemi vërejtur disa lloje te politikave siç janë: politika e marketingut, politika financiare, politika e kuadrove, politika prodhuese etj. Politika paraqet hierarkinë e drejtimeve për vendime te menaxhereve. 92. Procedurat? - Paraqesin drejtimet për veprim si dhe precizojnë çka, si , ne cmenyre duhet te punohet. Nga kjo del se procedura është më specifike se politika, sepse i tregon konkretisht menaxherit çka duhet te punoje ne situata te caktuara. Ne praktike dallojmë lloje te ndryshme te procedurave, por ato i ndajmë ne: procedura standarde dhe procedura specifike. 93. Rregullat? - Si plane te qëndrueshme zakonisht janë konkrete ne përshkrimin apo përkufizimin e qasjeve te caktuar. Rregullat tregojnë se çka guxohet dhe çka nuk guxohet te punohet. Psh ne vend qe te komunikoje rregullën “ndalohet pirja e duhanit” menaxheri organizon vendosjen e shenjës qe tregon ndalesën e pirjes se duhanit. 94. Planet e veçanta? - Për ndryshim nga planet e qëndrueshme, planet e veçanta janë te kufizuara nga aspekti i afateve kohore. Sikur planet e qëndrueshme edhe këto shërbejnë si drejtues ne vendimet e menaxhereve, si dhe për harmonizimin e veprimtarisë se organizatës. Fushat te cilat përfshihen ne planet e veçanta zakonisht janë: shitja, prodhimtaria, resurset dhe financat. 95. Buxhetet? - Buxhetet janë mjete për formulim sasior te planeve ne fushat e caktuara. Planifikimi i buxhetit paraqet qendrën qendrën e planifikimit operativ ku behet bashkimi i te gjitha operacioneve te organizatës ne baze te faktorëve te përbashkët te te gjitha planeve parësore. 96. Buxheti me bazën fillestare zero? - Buxheti me bazën fillestare zero paraqet formën e planifikimit e cila mbështetet ne qëllimet e ardhme ne vend te qëllimeve paraprake për te përcaktuar drejtimin. Buxheti me bazën fillestare
  16. 16. zero e shtyn menaxherin për te bere revidimin e qëllimeve te tashme te veprimtarisë. Për tu realizuar revizioni, buxheti ne bazën fillestare zero e shtyn menaxherin te provoj arsyeshmerine e qëllimeve te përcaktuara si dhe te buxhetit dhe te përcaktojë perparsite ne qofte se ndodh qe ne te ardhmen te ndryshoj resurset disponibile. 97. Planifikimi afatgjate dhe buxheti? - Planet afatgjata kane te bëjnë me horizontin kohor te planifikimit. Faktor kufizues ne planifikimin afatgjate është saktësia rënëse e parashikimit. Faktor kufizues ne planifikimin afatgjate është saktësia rënëse e parashikimit. Parimet themelore ne te cilat duhet mbështetur dhe te cilat mundësojnë planifikimin afatgjate dhe buxhetit janë: Formalizmi i problemit te planifikimit, zona kohore e planifikimit, integrimi i planeve. 98. Bazat për buxhetim te suksesshëm? - Buxhetimi si koncept e ka kuptimin e procesit te teresishem te krijimit te buxhetit si plan, zbatimin e tij si dhe masat e krahasimit dhe kontrollit. Buxhetimi paraqet koncept te rendesishem ne lëmin e planifikimit si dhe veprimtari menaxherike elementare. 99. Buxheti si baze për ndarjen ne nivele te pergjegjsise? - Buxheti përcakton pergjegjsine e menaxherit me faktin se i siguron resurset e nevojshme për realizimin e qëllimeve te përcaktuara me pare. Buxheti i jep menaxherit zotësinë për qeverisje te resurseve me qellim te realizimit te qëllimeve Kështu menaxheret e fushave – niveleve te ndryshme mund te ndahen varësisht nga niveli i pergjegjsise. 100. Planifikimi i afarizmit te teresishem? - Ne rrjedhën e hapave te planifikimit krahas parashikimit, planifikimit strategjik dhe planifikimit operativ gjendet edhe planifikimi i tersishem si nënsistem ne kuadër te planifikimit si faze e procesit te menaxhmentit. Planifikimi i afarizmit te teresishem ka për qellim integrimin e planeve buxhetore ne kuptim te orientimit te tyre me qellim te realizimit te qëllimeve e subjektit organizativ. 101. Planifikimi financiar? - Planifikimi financiar përfshin vlerësimin e strategjive apo taktikave te ndryshme – vendimeve qe janë te lidhura me planifikimin e perspektives afariste te organizatës. Kriteret themelore te planifikimit financiar janë: rentabiliteti i ndërmarrjes dhe likuiditeti i ndërmarrjes, këto dy kritere shfrytëzohen për te përcaktuar realizimin e planeve financiare. 102. Kriteri i rentabilitetit? - Rentabiliteti i kuptuar ne mënyrën me te thjesht paraqet marrëdhëniet midis fitimit te realizuar, ne njërën ane, dhe mjeteve te nevojshme, ne anën tjetër. Raporti i kthimit te investimeve dhe qarkullimit te kapitalit se bashku me marzhën e fitimit përbejnë indikatorin e rentabilitetit te organizatës. Me qellim te shtimit te kategorisë se shumës se mjeteve te kthimit te investimeve sot përdoren metoda te ndryshme siç janë: shtimi i shitjes, kufizimi i shpenzimeve te afarizmit,
  17. 17. kufizimi i mjeteve te tërësishme ne nivel te njëjte te nivelit te shitjes dhe marzhës se fitimit, kombinimi i varianteve te ndryshme. 103. Kriteri i likuiditetit? - Likuiditeti i kuptuar ne mënyrën me te thjesht paraqet aftësinë e subjektit për tu përgjigjur me kohe ndaj obligimeve. Firma mund te jete rentabile, por për shkak te natyrës se ciklit te qarkullimit te mjeteve te gatshme mund te gjendet ne situata te palakmueshme. Sistemet e tilla te shprehura qofte si likuide qofte jolikuide ne përgjithësi shprehin raportin midis aktives dhe pasives, apo raporteve ne rrjedhën dhe raporteve te qëndrueshme. 104. Analiza e rentabilitetit? - Analiza e kufijve te rentabilitetit është mjet i rendesishem për vlerësimin e alternativave financiare. Kufijtë e rentabilitetit kane rendësi te veçante për firmën, sepse ato mundësojnë krijimin e një pasqyre te qarte mbi nderlidhshmerine e ndikimit te një grupi faktorësh ne grupin tjetër. Kjo do te thotë se menaxheri e bën këtë analize për arsye te ndarjes midis fitimit dhe humbjes, por për shkak te kërkesës për rritjen e fitimeve dhe vlerave ne te mira te mundshme njëkohësisht. 105. Modeli i menaxhmentit përmes qëllimeve? - Menaxhmenti sipas qëllimeve është njeri nder parimet themelore te menaxhmentit strategjik. Roli i saj qëndron ne harmonizimin e qëllimeve te menaxhmentit me qëllimet e formës organizative. Këtë parim e krijoj dhe i dha emër Piter Draker. Menaxhmenti sipas qëllimeve (MBO) është mjet apo instrument për te bere integrimin e qëllimeve me nevojat e individuale te menaxherit. Karakteristikat e MBO janë: është e orientuar ne rezultate e jo ne aktivitete, zhvillohen sipas procesit te planifikimit, korporativ, duke i shndërruar qëllimet e përgjithshme ne qëllime individuale te menaxherit.

×