Statistikë
                                    Ushtrime – Java 3

1. Cka është korniza e mostrës ? – Jepni disa shembuj.
   Korniza eshte lista e të gjitha njësive me interes. P.sh. Nëse dëshirojmë të studiojmë zhvillimin e
   ndërmarrjeve në Kosovë, bëjmë listën e të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në Kosovë.

2. Cilat janë format më të besueshme e cilat më pak të besueshme të marrjes së përgjigjeve nga
   respondenti . – Pse ?
   Zgjedhja e mënyrës më të përshtatshme të nxjerrjes së përgjigjeve nga respondentët jane:
   a) Mënyrat më të besueshme
            1. Intervista personale
            2. Intervista me telefon
            3. Hulumtimi me postë
   b) Mënyrat më pak të besueshme (vetë-zgjedhje, prandaj jo të përshtatshme për inferencë)
            1. Hulumtimet televizive
            2. Hulumtimet përmes internetit
            3. Hulumtimet e shtypura në gazeta dhe revista
            4. Pyetësorët për produkte dhe shërbime

3. Cilat janë përparësitë e shfrytëzimit të mostrës në krahasim me popullacionin ?
       a) Merr kohë më pak se regjistrimi i popullatës
       b) Kushton më pak se regjistrimi i popullatës
       c) Më pak i komplikuar dhe më praktik për tu realizuar se sa regjistrimi i popullatës së targetuar
            (për të cilën bëhet hulumtimi)

4. Cilët janë faktorët që e përcaktojnë madhësinë e mostrës;
   Tre faktorë përcaktojnë madhësisë e mostrës:
       a) Madhësia e popullacionit - sa më i madh që është popullacioni, aq më e madhe duhet të jetë
            mostra.
       b) Niveli i besueshmërisë - (niveli i sigurisë që karakteristikat e të dhënave të grumbulluara të
            pasyrojnë karakteristikat e popullacionit) sa më i madhe siguria e kërkuar, aq më e madhe duhet
            të jetë mostra
       c) Intervali i besimit – tolerenca e gabimit në rezultate Sa me i vogël gabimi i toleruar, aq më e
            madhe duhet të jetë mostra

5. Cfarë ndikimi kanë këta faktorë në madhësinë e mostrës;
   c) Nëse kemi bërë një anketë me popullatën e Prishtinës, 50 % e tyre janë përgjigjuir se dëshirojnë të
   blejnë banesë të re, mostra është llogaritur me një interval të besimit prej 2 %. Si e interpretojmë këtë
   rezultat për tërë popullacionin ?

6. Cilat janë llojet e mostrave ?
   Llojet e mostrave jane:

        a) Mostra Probabilitare – E rastit e thjeshte, Sistematike, Stratifikuar, Me grupe dhe
        b) Jo-Probabilitare - Sipas gjykimit dhe e përshtatshme
7. Në qoftë se dëshirojmë të bëjmë inferencë statistikore (të nxjerrim
   rezultatin për popullacionin nga mostra), cfarë lloj mostra duhet të
   përdorim: (rrumbullakso)
       a) Mostra jo probabilitare
       b) Mostra probabilitare
       c) Të dyja

8. Si zgjidhet mostra e rastit e thjeshtë ?
        a) Çdo individ ose njësi nga korniza ka gjasa të njejta për t’u përzgjedhur
        b) Përzgjedhja mund të bëhet me ose pa zëvendësime
        c) Mund të përdoret tabela e numrave të rastit ose gjeneratorët kompjuterikë të numrave të rastit
            për të përzgjedhur mostrën

9. Si zgjidhet mostra e stratifikuar?
        a) Popullation ndahet në 2 ose më shumë grupe sipas ndonjë karakteristike të përbashkët
        b) Përzgjedhet mostra e thjeshtë e rastit nga secili grup
        c) 2 ose më shumë mostrat e njxerra kombinohen në një mostër

10. Si zgjidhet mostra sistematike?
         a) Caktohet madhësia e mostrës: n
         b) Ndahet korniza individëve (N) në grupe nga k individë: k=N/n (p.sh. k=64/8)
         c) Përzgjedhet me metodën e rastit një individ nga grupi i parë
         d) Pastaj zgjedhet çdo i 8-i në këtë rast (sepse k=8)

11. Si zgjidhet mostra me grupe (clusters)?
         a) Popullacioni ndahet në shumë grupe (“clusters”), secila reprezentative për popullacionin
         b) Bëhet përzgjedhja e rastit (random) e grupeve
         c) Studiohen të gjitha njësitë në grupet e përzgjedhura

12. Cila nga llojet e mostrave, siguron përfaqësim (reprezentim) më të mirë të popullacionit?
    Mostra e cila eshte me e pershtatshme dhe siguron perfaqesim me te mire te popullacionit eshte mostra
    e Stratifikuare.

13. Si e vlerësojmë kualitetin e një ankete?
         a) Cili është qëllimi i mostrës?
         b) A bazohet ajo në mostër probabilitare?
         c) Gabimet në mbulueshmëri – Korniza e përshtatshme
         d) Refuzimet – Përcjellja e rasteve
         e) Gabimet në matje – Pyetjet e mira nxjerrin përgjigje të mira
         f) Gabimi në mostrim – Ekziston gjithmonë

Statistike, ushtrime 3

  • 1.
    Statistikë Ushtrime – Java 3 1. Cka është korniza e mostrës ? – Jepni disa shembuj. Korniza eshte lista e të gjitha njësive me interes. P.sh. Nëse dëshirojmë të studiojmë zhvillimin e ndërmarrjeve në Kosovë, bëjmë listën e të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në Kosovë. 2. Cilat janë format më të besueshme e cilat më pak të besueshme të marrjes së përgjigjeve nga respondenti . – Pse ? Zgjedhja e mënyrës më të përshtatshme të nxjerrjes së përgjigjeve nga respondentët jane: a) Mënyrat më të besueshme 1. Intervista personale 2. Intervista me telefon 3. Hulumtimi me postë b) Mënyrat më pak të besueshme (vetë-zgjedhje, prandaj jo të përshtatshme për inferencë) 1. Hulumtimet televizive 2. Hulumtimet përmes internetit 3. Hulumtimet e shtypura në gazeta dhe revista 4. Pyetësorët për produkte dhe shërbime 3. Cilat janë përparësitë e shfrytëzimit të mostrës në krahasim me popullacionin ? a) Merr kohë më pak se regjistrimi i popullatës b) Kushton më pak se regjistrimi i popullatës c) Më pak i komplikuar dhe më praktik për tu realizuar se sa regjistrimi i popullatës së targetuar (për të cilën bëhet hulumtimi) 4. Cilët janë faktorët që e përcaktojnë madhësinë e mostrës; Tre faktorë përcaktojnë madhësisë e mostrës: a) Madhësia e popullacionit - sa më i madh që është popullacioni, aq më e madhe duhet të jetë mostra. b) Niveli i besueshmërisë - (niveli i sigurisë që karakteristikat e të dhënave të grumbulluara të pasyrojnë karakteristikat e popullacionit) sa më i madhe siguria e kërkuar, aq më e madhe duhet të jetë mostra c) Intervali i besimit – tolerenca e gabimit në rezultate Sa me i vogël gabimi i toleruar, aq më e madhe duhet të jetë mostra 5. Cfarë ndikimi kanë këta faktorë në madhësinë e mostrës; c) Nëse kemi bërë një anketë me popullatën e Prishtinës, 50 % e tyre janë përgjigjuir se dëshirojnë të blejnë banesë të re, mostra është llogaritur me një interval të besimit prej 2 %. Si e interpretojmë këtë rezultat për tërë popullacionin ? 6. Cilat janë llojet e mostrave ? Llojet e mostrave jane: a) Mostra Probabilitare – E rastit e thjeshte, Sistematike, Stratifikuar, Me grupe dhe b) Jo-Probabilitare - Sipas gjykimit dhe e përshtatshme
  • 2.
    7. Në qoftëse dëshirojmë të bëjmë inferencë statistikore (të nxjerrim rezultatin për popullacionin nga mostra), cfarë lloj mostra duhet të përdorim: (rrumbullakso) a) Mostra jo probabilitare b) Mostra probabilitare c) Të dyja 8. Si zgjidhet mostra e rastit e thjeshtë ? a) Çdo individ ose njësi nga korniza ka gjasa të njejta për t’u përzgjedhur b) Përzgjedhja mund të bëhet me ose pa zëvendësime c) Mund të përdoret tabela e numrave të rastit ose gjeneratorët kompjuterikë të numrave të rastit për të përzgjedhur mostrën 9. Si zgjidhet mostra e stratifikuar? a) Popullation ndahet në 2 ose më shumë grupe sipas ndonjë karakteristike të përbashkët b) Përzgjedhet mostra e thjeshtë e rastit nga secili grup c) 2 ose më shumë mostrat e njxerra kombinohen në një mostër 10. Si zgjidhet mostra sistematike? a) Caktohet madhësia e mostrës: n b) Ndahet korniza individëve (N) në grupe nga k individë: k=N/n (p.sh. k=64/8) c) Përzgjedhet me metodën e rastit një individ nga grupi i parë d) Pastaj zgjedhet çdo i 8-i në këtë rast (sepse k=8) 11. Si zgjidhet mostra me grupe (clusters)? a) Popullacioni ndahet në shumë grupe (“clusters”), secila reprezentative për popullacionin b) Bëhet përzgjedhja e rastit (random) e grupeve c) Studiohen të gjitha njësitë në grupet e përzgjedhura 12. Cila nga llojet e mostrave, siguron përfaqësim (reprezentim) më të mirë të popullacionit? Mostra e cila eshte me e pershtatshme dhe siguron perfaqesim me te mire te popullacionit eshte mostra e Stratifikuare. 13. Si e vlerësojmë kualitetin e një ankete? a) Cili është qëllimi i mostrës? b) A bazohet ajo në mostër probabilitare? c) Gabimet në mbulueshmëri – Korniza e përshtatshme d) Refuzimet – Përcjellja e rasteve e) Gabimet në matje – Pyetjet e mira nxjerrin përgjigje të mira f) Gabimi në mostrim – Ekziston gjithmonë