Hyrje
Ky tekst idedikohet edukimit nga fusha e sigurisë kombëtare. E
përbëjnë dy pjesë kompatibile, të pandara. Këto pjesë mund të
konsultohen edhe veç e veç, por vetëm përmes percepcionit interaktiv
mund të arrihet njohuri adekuate për sigurinë kombëtare. Pjesët për të
cilat bëhet fjalë janë: Siguria kombëtare dhe Glosari (Fjalori). Ekziston
nevoja që pak më shumë, pikërisht në këtë hyrje të thuhet më shumë
si mund të përdoret Glosari.
Në Glosar janë paraqitur nocionet themelore (kategoritë) të cilat janë
të pashmangshme për studimin dhe të kuptuarit e fenomenit të
mbrojtjes së shtetit, dhe që pasqyrohen përmes punës dhe aktivitetit
të shërbimeve të zbulimit dhe kundërzbulimit, si dhe të formave të
tjera të organizimit dhe të institucioneve të sigurisë, që në mënyrë
sintetizuese quhen – siguria kombëtare. Me këtë rast nuk do të
ndalem në shpjegimin e këtyre koncepteve nga aspekti i kuptimit të
tyre për akceptimin e sigurisë kombëtare, respektivisht mbrojtjes së
rendit kushtetues të një shteti sovran. Në të vërtetë, secili nga
konceptet e përmendura (kategoritë) është në lidhje të drejtpërdrejt
me çdo organizim shtetëror të kohës moderne dhe pa njohjen e tyre
nuk do të jetë e mundur të kuptohet esenca dhe logjika e brendshme
e veprimtarisë të cilën e emërtojmë si – siguri kombëtare.
Bie fjala, nëse marrim termin – censura, ashtu siç është paraqitur në
këtë Glosar, nëse nuk e akceptojmë në mënyrë specifike, do të ishte
vetëm një konstatim i zhveshur i etimologjisë dhe shprehjes materiale
të këtij nocioni. Por, nëse zhvillohet ndonjë aktivitet informativ
kundrejt ndonjë shteti në të cilin për çfarëdo arsye censura është
gjendje “normale” e gjërave, atëherë ky fakt i shpie ekspertët dhe
specialistët që kundrejt saj të orientojnë veprimtarinë e tyre;
respektivisht nuk dot ndërmerren masat e njëjta ndaj atij “objekti”
(shteti) si ndaj atij që nuk i nënshtrohet censurës, qoftë në kuptim të
ngushtë apo të gjerë. Për shembull ndaj një shteti në cilin ekziston
censura, nuk mund të aplikohen parimet e pasimit të informatave dhe
dezinformata pa vështirësi të mëdha e kjo ndër të tjera do të thotë se
duhet të gjenden modalitetet për të ndikuar në opinionin e atjeshëm
publik (por edhe në shërbimet e tij të informimit), gjithsesi do të jenë
të ndryshme nga ato që mund të aplikohen po me këtë qëllim ndaj
vendit në të cilin nuk ka censurë.
3.
1
Shembull tjetër karakteristikjanë marrëdhëniet të të drejtave të njeriu
dhe lirive, nga njëra anë dhe punës së shërbimit të sigurimit nga ana
tjetër. Sipas kushtetutave të pothuajse të të gjitha shteteve, të drejtat
dhe liritë e gjithëpranushme të njeriut janë të garantuara, që
përfshijnë edhe të drejtën në fshehtësinë e komunikimit (telefoni,
faksi, interneti, letrat, bisedat e drejtpërdrejta etj). Ndërkaq, po më
këto kushtetuta (të përpunuara përmes ligjeve dhe akteve nënligjore)
legalizohet ekzistimi edhe veprimtaria e organeve të specializuara të
sigurisë kombëtare (zbulimi dhe kundërzbulimi) që kanë të drejtë p.sh.
përgjimin e fshehtë (të mjeteve të komunikimit, në hapësira të hapura
dhe të mbyllura), “kapjen” e fshehtë të fakseve, hakerimin e
kompjuterëve, kontrollin e fshehtë të letrave, ndjekjen e fshehtë të
dokumentimit fonologjik dhe fotografik etj. Në dukje të parë kjo është
inkompatibilitet elementar me dispozitat kushtetuese. Kjo vërtetë do
të ishte kështu (që do të thotë se ekziston inkompatibiliteti), sikur ky
fenomen të shikohej nga aspekti formal. Mirëpo, esenca është krejt
ndryshe. Të drejtat e njeriut dhe liritë janë kategori universale. Por,
këto të drejta të ndonjë individi ose grupi, apo të ndonjë organizate,
mund të “sulmohen”, madje edhe të pezullohen nëse veprimtaria e
tyre është e drejtuar pikërisht tek rrezikimi i të drejtave themelore të
njeriut dhe të lirive të shumicës së qytetarëve.
Kjo në mënyrë shembullore është e dukshme në rastet e terrorizmit,
shpërndarjes së drogës, proliferimit (tregtimi ilegal me armët atomike
dhe biokimike ose me elementet e tyre), tregtia jolegale me armë
konvencionale etj. Të gjitha këto janë dukuri që në vazhdimësi
kërcënojnë mbarë njerëzimin dhe jetën e tyre të qetë dhe të
shëndoshë. Pra ato janë të drejtuara faktikisht kundër lirive dhe të
drejtave të qytetarëve në kuptimin më të gjerë të fjalës. Gjithsesi
është më mirë të suspendohet (pra jo t’i merret) ndonjë e drejtë
individit, sesa që e drejta e tij formale të jetë fatale për një numër të
pakufizuar njerëzish. Do ta shpjegoj këtë në rastin e terrorizmit.
Ndonjë terrorist ose grup terroristësh e ka si qëllim të ngushtë të bëjë
atentat ndaj një personi ose disa personave kundërshtar politik –
përdorin mjete me fuqi të madhe shkatërruese (mina, bomba,
eksplozive me efekte të mëdha shkatërruese) në mënyrë që të jenë të
sigurt se aksioni i tyre do ketë efekt të plotë. Por në këtë aksion, që
sipas rregullës është ilegal dhe jolegal, madje jocivilizues, është krejt e
mundur ta pësojnë shumë njerëz krejt të pafajshëm. Karakteristik
është rasti i aktivizimit i të ashtuquajturave autobomba, në lagjet me
dendësi të madhe të popullsisë ose në objekte ku janë të pranishëm
shumë njerëz, siç janë shtëpitë e mallrave, stadiumet, metrotë etj. Në
raste të këtilla duhet suspenduar madje edhe mohuar liritë dhe të
4.
2
drejtat e individitapo të grupit në mënyrë që eventualisht të
parandalohet aktiviteti i tyre i cili rrezikon të drejtat faktike të
qytetarëve të pafajshëm, veçmas civilëve. Është e qartë se në këtë
rast nuk ekziston ndonjë inkompatibilitet kushtetues apo ligjor.
Nga ana tjetër, shtetet shpesh ndërmarrin kufizime të disa të lirive dhe
të drejtave për arsye të sigurisë kombëtare (shtetërore), si njëra nga
bazat e klauzolave restriktive me të cilat mundësohen kufizimet
fakultative. Ta zëmë, në Austri, ligjet me të cilat ndalohet çfarëdo
veprimtarie për riafirmimin e nacionalsocializmit (nacizmit), nga fusha
e të drejtës për grupim, mund të konsiderohen kufizime të lejueshme
nga aspekti i sigurisë kombëtare (shtetërore).
Edhe mbrojtja sigurisë publike (public safety) është shumë e afërt me
mbrojtjen e sigurisë kombëtare (shtetërore) dhe është vështirë të
ndahet konceptualisht. Klauzolat restriktive në këtë fushë më së
shpeshti definohen si kufizime “për interes të sigurisë kombëtare dhe
publike”.
Në parim, edhe siguria kombëtare dhe ajo publike kanë të bëjnë me
masat e lejueshme të cilat pushtetet legale mund të ndërmarrin
kundrejt lirive dhe të drejtave me qëllim të mbrojtjes së sigurisë
shtetërore. Kështu, bie fjala, liria e të shprehurit në Konventën
Evropiane, ndër të tjera, mund të kufizohet në interes të “integritetit
territorial ose të sigurisë publike”, me çka është vërë e ditur qartë se
sa janë të ndërthurura konceptet e sigurisë kombëtare (shtetërore)
dhe publike.
Disa liri dhe të drejta (publik orden), në kontekst të kësaj që u tha,
mund të kufizohen me qëllim të ruajtjes së rendit kushtetues, me
qëllim të funksionimit të çdo shteti bashkëkohor demokratik.
Shpesh do të ndeshemi me konceptet siç janë burokracia, ligji,
ligjshmëria, pushteti, ushtrimi i pushtetit, kontrolli shoqëror i pushtetit
etj. Të shikohen në mënyrë formale, do të thotë të mos kuptohet
esenca e tyre nga aspekti i ndërveprimit dhe kontekstualitetit. Çdo
shtet demokratik, ndër të tjera, funksionon mbi parimet e sundimit të
së drejtës. Ndërsa sundimi i së drejtës nuk është asgjë tjetër, pos
respektimit strikt dhe pa asnjë kushtëzim si dhe zbatimit në praktikë
të ligjeve të miratuara në kushte demokratike dhe në kushtet
shoqërore të kontrollueshme. Mirëpo, edhe në të ashtuquajturat shtete
më demokratike, ekziston tendenca e majorizimit, apo prirja për
përvetësimin e privilegjeve të disave ndaj të tjerëve. Me këtë rast le të
5.
3
shërbehemi me kundrimtë thjeshtë të ligjit. Sipas këtij vështrimi, ligji
është “rrjetë e merimangës, me të cilën kapen mizat e vogla, kurse
brumbulli kalon nëpër të pa asnjë vështirësi”. Ose edhe një,
“burokratët janë ata që u përkulen pushteteve, kurse “përpushin”
popullin”.
Pra, mund të ketë ligje të cilët janë miratuar në kushtet e demokracisë
së plotë, por zbatimi i tyre mund të rrënohet dukshëm në kuptim të
diferencimit të qytetarëve në ata që i zbatojnë ligjet në mënyrë strikte
dhe në ata që (në kushtet e të qenit të barabartë para ligjit), janë “më
të barabartë” se të tjerët. Kjo situatë, që zakonisht është pasojë e
demokracisë së vetëshpallur dhe të preferencës së voluntarizmit dhe
elitizmit, mund të sjellë pasoja të paparashikueshme në një shoqëri
ose në një shtet, që, në fund të fundit, si konsekuencë përfundimtare,
mund të sjellë parakushtet për destabilizim të brendshëm, të ndasive
të ndryshme, mosbesimin tek institucionet etj., kurse si pasojë
përfundimtare është e mundur të shfaqet padëgjueshmëria qytetare,
rezistenca pasive, turbullirat sociale të përmasave të mëdha, deri te
përnbysja eventuale. Shteti, në të cilin janë të pranishme tendencat
dhe fenomenet e këtilla nuk është stabil as si subjekt ndërkombëtar.
Për ata që janë më pak të informuar, mund të paraqitet si dilemë
përse këtu trajtohen çështje nga fusha e ekologjisë dhe të mbrojtjes
së ambientit. Por, nëse nisemi nga ajo se siguria shtetërore
respektivisht politika e sigurisë së çdo shteti pa asnjë mëdyshje
involvon edhe një faktor të rëndësishëm, e kjo është cilësia jetës së
qytetarëve, atëherë përgjigjen e kemi dhënë.
Në të vërtetë, cilësia e jetës së qytetarëve të një shteti është kategori
shumështresore, për të cilën do të bëhet fjalë më vonë. Pikë qendrore
e vështrimit të cilësisë së jetës së qytetarëve është standardi personal,
shoqëror dhe i përgjithshëm. Thënë më thjeshtë, shëndeti i popullsisë
është parakusht themelor për jetë të lumtur dhe të qetë të njerëzve.
Mirëpo, shëndeti nuk është vetëm mungesa e sëmundjeve dhe nuk
mund të trajtohet si fenomen vetëm medicinal. Një ambient i
shëndoshë në kuptimin ekologjik është parakusht themelor për
zhvillimin e drejtpeshuar psikofizik të njeriut, kurse njësitë e
drejtpeshuara psikofizike, në kuptim të ndikimit të jashtëm objektivë,
nënkuptojnë shëndetin e krejt popullsisë. Dhe, nëse shteti përmes
mekanizmave të tij nuk i kushton kujdes për këta faktorë të jashtëm
që ndikojnë në cilësinë e jetës (në këtë rast ambienti i shëndoshë dhe
ekosistemi sa më pak i rrënuar), po aq më pak i mbron “vartësit” e vet
dhe për ta paraqet një barrë plotësuese dhe rreth armiqësor. E kjo
6.
4
është e mundurtë evitohet përmes shfrytëzimit racional të resurseve
natyrore, duke pamundësuar importin e prodhimeve dobiprurëse apo
të transferit të të ashtuquajturave teknologji të vjetruara, pengimit
efikas të degradimit të pyjeve, të tokës bujqësore, të ajrit, të
lumenjve, të burimeve dhe të rezervave të ujit të pushëm, dhe të
ngjashme.
Fshehtësia
Çdo gjë është fshehtësi dhe asgjë nuk është fshehtësi. Në të vërtetë,
çka është fshehtësi në marrëdhëniet shoqërore? Vetë nocioni i
fshehtësisë ka kuptim të ngushtë dhe të gjerë. Në kuptim të gjerë,
fshehtësi quhet çdo gjë që nuk është e njohur (fshehtësia e gjithësisë,
të thellësive të detit, të natyrës etj.). Në kuptim të ngushtë, fshehtësia
paraqitet në marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe e përbëjnë faktet (të
dhënat) të cilat individët, grupet e mëdha ose të vogla apo edhe
shtetet i mbajnë për vete, “i fshehin” nga të tjertë, nga opinioni. Ky
është edhe kuptimi etimologjik i nocionit – vjen nga fjala fshehje.
Fshehja e fakteve dhe të dhënave të caktuara bëhet me qëllim të
mbrojtjes së ndonjë interesi dhe me qëllim që të arrihen qëllimet e
caktuara. Duhet ruajtur në këtë mënyrë vetëm interesat e veçanta, të
kundërta, veçmas ato antagoniste, që domethënë se fshehtësia si
fenomen shoqëror është edhe kategori historike. Ajo është instrument
i marrëdhënieve ndërnjerëzore vetëm në shoqëritë e diferencuara, të
shtresëzuara dhe të ndara. Fshetësia mund të jetë më shumë ose më
pak e rëndësishme, varësisht nga rëndësia e fakteve që fshihen,
respektivisht nga interesi që mbrohet përmes saj. Prandaj, varësisht
nga ajo se interesat e kujt mbrohen, fshehtësitë ndahen në fshehtësi
të individit, të grupit, të organizatës, të institucionit, të bashkësisë dhe
të shtetit. Sipas natyrës së fakteve që fshihen, fshehtësia mund të jetë
personale, private, e punës, ekonomike, ushtarake, zyrtare, shtetërore
etj. Ligjësia penale në shtetin e së drejtës mbron ato fshehtësi që kanë
rëndësi të veçantë për të, gjë që varet nga sistemi ekonomik dhe
shoqëror i çdo vendi. Prandaj në disa shtete fshehtësia e fakteve është
më e gjerë, kurse në disa të tjera më e ngushtë. Fshehtësinë ose
sekretin shtetëror e përbëjnë ato dokumente ose të dhëna ruajtja e të
cilave është me interes politik ose ekonomik të një shteti, ose për
sigurinë dhe mbrojtjen e tij. Sekretin ushtarak e përbëjnë të dhënat të
cilat me ligj, me urdhër të eprorit ose institucionit ushtarak, ose me
ndonjë rregullativë tjetër janë shpallur fshehtësi ushtarake, sikundër
edhe të gjitha të dhënat që kanë rëndësi për forcat ushtarake të vendit
7.
5
tonë. Sekret zyrtarkonsiderohen ato të dhëna që kanë rëndësi më të
madhe për ndonjë shërbim, për funksionimin e tij. Fshehtësinë e
punës e përbëjnë të gjitha të dhënat ekonomike, zbulimi i të cilave do
të shkaktonte pasoja të rënda për ekonominë. Fshehtësinë
profesionale e përbëjnë të dhënat të cilat personat e caktuar
(avokatët, mjekët, dadot etj.) i marrin në dijeni nga qytetarët gjatë
kryerjes së punëve të tyre, nëse këto të dhëna për qytetarët paraqesin
fshehtësi personale dhe nëse ata janë të interesuar që të dhënat e tyre
të fshehta të mos zbulohen. Këto të drejta janë mbrojtje nga rreziku
që në SHBA i ka përcaktuar sociologu Pakard, në mënyrë që shoqëria
moderne industriale dhe konsumit mos të kthehet në “shoqëri të
zhveshur”, që domethënë në një ambient të tjetërsuar.
Sentencat
Para se të thuhet çfarë do qoftë rreth çështjeve të sigurisë, dhe
veçmas të sigurisë kombëtare, është e domosdoshme të theksojmë
disa pika rreth asaj që qëndron jashtë trajtimeve teorike, por që
përbën në brendi të sigurisë së veprimtari konkrete. Ndoshta lidhur me
këtë më indikative është thënia e Hegelit se “Qëllimi i arsyeton
mjetet”. Në këtë kuptim mund të kundrojmë edhe mësimin qendror të
Makiavelit, i cili konsiston në sa vijon: “Kur vetë siguria e shtetit varet
nga vendimi që duhet marrë, nuk guxon të të lejohet që t’ia marrin
anën shqyrtimet për të drejtën ose të padrejtën, njerëzores ose
jonjerëzores, famës ose turpit. T’i lëmë me një anë të gjitha këto
shqyrtime; vetëm një ka rëndësi: Si të shpëtohet jeta dhe liria e
vendit?
Këto qëndrime janë bazë për atë veprimtari të padukshme, e cila është
ana praktike e aktivitetit të subjekteve që janë të ngarkuara me punën
e sigurisë në të gjitha nivelet. Merret vesh, bëhet fjalë për punët e
zbulimit dhe të kundërzbulimit në luftë dhe në paqe.
Kështu Winston S.Churchill vëren: “Në sferat e larta të punës zbuluese
faktet kanë qenë të barabarta me fiksionet më fantastike të romaneve
dhe melodramave. Ngatërresë mbi ngatërresë, tradhti mbi tradhtinë,
mashtrim dhe mashtrim i dyfishtë, agjent i vërtetë, agjent i rrejshëm,
ari dhe çeliku, bombë, thikë dhe skuadër pushkatimi – të gjitha këto
kanë qenë të ngatërruara në mënyrë të pabesueshme, por që kanë
ekzistuar me të vërtetë. Shefi dhe oficerët e lartë të shërbimit sekret
kanë lëvizur nëpër këto labirinte të nëndheshme dhe e kanë bërë
punën e tyre me pasion të heshtur dhe pa asnjë fjalë.”
8.
6
Pothuajse të njëjtëngjë e thotë edhe një historian për Osterin, shefin
e Sektorit Z. që domethënë vetë shtabit kryesor të Abvehrit dhe të
arkivit kryesor të Abvherit në Gjermaninë naziste. Do të sjell vetëm
një insert nga ky rrëfim. “Ka qenë krejt e zakonshme që atje të
shohësh gjërat më të çuditshme, rrobat më të larme dhe pamjet më të
llojllojshme. Ai që është marrë me punë të tilla, është dashur të ketë
shumë fytyra, ose vetëm njërën, por të pakapshme. E djathta kurrë
nuk ka guxuar të dijë se çfarë synon e majta. Esenca ka qëndruar në
lojën e rrezikshme, rolet kanë qenë jeta dhe vdekja, ndërsa detyrë e
përditshme: të kapësh dhe të mos jesh i kapur. Osteri, i cili shpesh
është sjellë nëpër cep të humnerës, me vite të tëra ka vepruar në një
atmosferë të këtillë joreale. Ai që ka mundur ta shohë, doemos që
është dridhur nga kjo shkathtësi, aq më tepër nëse e ka ditur se Osteri
punon për të dy anët në të njëjtën kohë – për regjimin dhe opozitën.
Ka pasur në dispozicion katër linja të fshehta telefonike, kështu që ka
qenë një përjetim fantastik kur e shihje tek fliste me katër agjentë të
padukshëm, duke iu dhënë udhëzime krejt të kundërta – pa i lëvizur
syri. Dhe të gjitha këto në një atmosferë ku nuk mund të dallohej
tradhtia nga spiunimi”.
Siguria kombëtare
Bota bashkëkohore, në rrafsh të përgjithshëm ose konkret, sot
funksionon mbi parimet e integrimit dhe dezintegrimit, të bashkimit
dhe të ndarjes, të lidhjeve të interesit por edhe të përplasjeve sipas
interesit. Asgjë nuk është fikse dhe pothuajse asgjë nuk mund të
kundrohet në kuptim statik, por është e domosdoshme të pranohet
realiteti i dinamizmit në të gjitha marrëdhëniet në botën
bashkëkohore. Kuptohet, edhe integrimet dhe dezintegrimet kalojnë
nëpër faza të rëndësishme dhe shkaktojnë ndonjëherë rrethana
radikalisht të reja në rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve
në nivelin rajonal, kontinental ose botëror. Këto procese janë normale
për shkallën e tashme të zhvillimit të civilizimit, duke marrë para sysh
shkallën e zhvillimit teknologjik dhe të ekspansionit të kapitalit, i cili
nuk duron asnjë shtrëngesë apo inhibicion brenda një rrethi të
mbyllur. Sot as që mund të merret me mend që shtetet të sillen sipas
parimit të vetëmjaftueshmërisë, robinsonizmit ose të vetëizolimit
klasik pothuajse në asnjë sferë të veprimtarive shoqërore. Në kushtet
e zhvillimit të nduarduarshmërisë informative, çdo vetëmjaftueshmëri
eventuale e ndonjë shteti do ta çonte atë në atrofizim të plotë ose në
prapambetje të pakthyeshme, që do të ishte parashenjë e
9.
7
mjaftueshme ose ezhdukjes së tij, ose e rënies në varësi të
subjekteve të tjera ndërkombëtare, respektivisht do të humbiste
mundësinë që të jetë subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe
përkundër kësaj, do të bëhej objekt manipulimi dhe si i tillë nuk do të
ishte kuadër adekuat për interesat e qytetarëve nga aspekti i
kërkesave dhe arritjeve të nivelit të tanishëm të civilizimit.
Në këtë kontekst diferencohen disa drejtime të veprimeve të
mundshme të çdo shteti veç e veç, që gjithsesi është i kushtëzuar me
nivelin e zhvillimit të përgjithshëm, të pozicionimit në në kuptimin
gjeopolitik dhe gjeostrategjik, si dhe të tendencave në kuadër të
politikës së brendshme dhe të jashtme. Pra, diferencohen strategjia
dhe taktika, integrimi ose dezintegrimi, globalizmi ose izolacionizmi si
kontrapunkt, ekzistenca dhe koekzistenca, vetëmbajtja, anticpimi i
caqeve, sovraniteti i plotë dhe “bashkimi” i disa segmenteve të
sovranitetit me subjekte të tjera, predestinimi eventual i caqeve etj.
Në të gjitha këto procese, siguria respektivisht siguria e çdo shteti
është faktor i patejkalueshëm i qëndrueshmërisë së tij, funksionimit,
ekzistimit dhe koekzistimit me shtete të tjera, me institucionet
ndërkombëtare, përfshirë edhe lidhjet bilaterale, trilaterale ose të tjera
më shtetet përkatëse në nivelin rajonal, kontinental ose global.
Para se të nis përpunimin struktural të elementeve më kryesorë të
sigurisë kombëtare, është e nevojshme të theksohen disa standarde
dhe pika të njohura rreth sigurisë së një shteti në përgjithësi
Shteti dhe niveli më i lartë rrezikimit
Që të mund të flitet për sigurinë kombëtare, është e nevojshme të
dimë se çka është shteti dhe cilat janë rreziqet e sigurisë që asaj i
kërcënohen. Në këtë kuptim, kur është puna te rreziqet e sigurisë, do
të bëhet fjalë për kërcënimin më të madh, e ky është agresioni. Në
kapituj të tjerë do të flitet për modalitete të tjera të rrezikut dhe të
kërcënimit.
Shteti është forma bazë dhe më e rëndësishme e organizimit të çdo
shoqëria klasore. Në gjuhët sllave fjala shtet (država) vjen nga
sllavishtja e vjetër “držati”, që domethënë të mbash diçka, që bën të
ditur kuptimin patrimoniak të origjinës së vetë kuptimit: shteti është ai
territor me banorët e saj, të cilën sundimtari e mban nën sundimin e
vet si një pronë të tij. Në shumicën e gjuhëve të tjera (edhe në shqip)
emërtimi për shtetin vjen nga latinishtja status (nga konteksti status
rei Romanae). E tillë është rrënja e fjalës frënge etat, italiane stato,
10.
8
angleze state, spanjolleestado, gjermane Staat etj. Është
karaktersitike se këto terma që shprehin dallimin e qartë të
organizimit shtetëror nga prona feudale apo të shoqërisë në kuptim
më të gjerë të fjalës paraqiten relativisht vonë: vetëm nga fillimi i
shekullit XVI. Ndarja e qartë e kuptimit të shtetit kohësisht përputhet
me periudhën e formimit të organizimeve shtetërore moderne në
formën e monarkive absolute. Përgjatë një historie të gjatë të
zhvillimit teorik dhe të mendimi filozofik-shkencor për shoqërinë dhe
politikën, janë bërë shumë përpjekje të shpjegohet dhe të kuptohet
origjina dhe natyra e shtetit. Kanë ekzistuar dhe ekzistojnë shumë
teori, të cilat shtetin e shikojnë si shtrirje kuantitative të organizimit
fillestar të familjes dhe të fisit; teoritë për origjinën qiellore të
pushtetit shtetëror, të cilat veçmas kanë qenë të përhapura në
mesjetë; teoritë objektive-idealiste të cilat te shteti shohin sendërtimin
e frymës dhe idesë absolute, të shpirtit të popullit dhe njerëzimit,
vlerat më të larta morale etj.; teoritë biologjiko-organike e shohin dhe
e shpjegojnë shtetin si organizëm të rendit më të lartë, organet e të
cilit kanë funksionin dhe marrëdhëniet të ngjashme me organet e
njeriut dhe të qenieve të tjera të gjalla; teoritë e marrëveshjes
shoqërore, të cilat kanë lulëzuar në shekujt XVII dhe XVIII si kritikë
teorisë feudale për origjinën qiellore të shtetit. Teoritë e forcës në
variantet e shumta moderne shpjegojnë origjinën dhe natyrën e shtetit
me vetë aktet e organizimit të dhunës, pushtimit dhe nënshtrimit:
grupet shoqërore të aftësuara më mirë për luftë (të armatosura me
cilësi organizative ose luftarake) korrin fitore mbi grupet më të dobëta
dhe organizojnë sundimin mbi ata, duke formuar kështu shtetin. Sot
teoritë më të përhapura e trajtojnë shtetin si organizim që kryen një
funksion të caktuar në kuadër të sistemit social, i cili edhe vetë
paraqet një sistem të funksioneve komplementare dhe me varshmëri
reciproke. Njërën nga teoritë shkencore për shtetin e ka dhënë edhe
teoria marksiste (materializmi historik). Baza prej nga niset marksizmi
në këtë fushë qëndron në atë se shteti zë fill dhe zhvillohet si rezultat i
kundërthënieve antagoniste shoqërore, të cilat nuk mund të zgjidhen
në kuadër të rendit të këtillë shoqëror pa një organizim të veçantë të
dhunës në kuadër të shtetit. Shteti është forma themelore e
konstituimit të shoqërisë klasore, një organizim i veçantë i pushtetit
publik, funksioni kryesor i të cilit është ruajtja dhe zhvillimi i rendit
klasor, që domethënë të atyre marrëdhënieve prodhuese në të cilat
mbështetet dominimi i klasës sunduese, ndërsa mjet themelor ka
përdorimin ose kërcënimin me përdorim të mjeteve legjitime të
dhunës fizike.
11.
9
Termi shtet përdoretme kuptime të ndryshme. Në kuptimin e ngushtë,
me nocionin shtet nënkuptohet vetë aparati shtetëror – organizmi
hierarkik i përbërë prej bartësve individualë dhe kolektivë të pushtetit
shtetëror dhe nga të gjithë nëpunësit dhe zyrtarët që hyjnë në
përbërje të organeve të ndryshme të tij. Në këtë kuptim, shteti është
kundërvënie drejtpërdrejtë shoqërisë mbi të cilën ushtrohet ky
pushtet. Por shteti është edhe subjekti themelor i marrëdhënieve
ndërkombëtare. Me gjithë që vepron si forcë e jashtme e shoqërisë
dhe qëndron mbi të, ai në fund të fundit është vetëm formë e
konstituimit të një shoqërie klasore, i pandarë prej saj. Duke marrë
parasysh këtë, për shtetin mund të flitet edhe në kuptim më të gjerë.
Në një rast të këtillë, me shtet nënkuptojmë shoqërinë e tërë të
përfshirë në një organizim shtetëror, pra jo vetëm aparatin shtetëror,
por edhe territorin dhe banorët që janë nën pushtetin e shtetit. Shteti
është edhe fenomen historik. Ai lind kur zhvillimi i forcave prodhuese
të shoqërisë rrënon përfundimisht strukturën homogjene shoqërore të
bashkësive të para primitive. Zhvillimi i forcave prodhuese është
mbështetur mbi ndarjen e punës e cila gjithashtu, nga ana e saj, ka
pasur rëndësi të madhe për zhvillimin e forcave prodhuese dhe për
ndryshime afatgjata në strukturën e shoqërisë dhe të organizimit të
saj të përgjithshëm. Nga këmbimi sporadik zhvillohen format e
përhershme të lidhjeve ndërmjet punëve të ndryshme te fiset e
ndryshme, kurse më vonë gjithnjë e më shumë edhe ndërmjet
familjeve me lidhje të gjakut. Pikë e nisjes së çdo këmbimi ka qenë,
merret vesh, ajo shkallë e punës prodhuese e cila ka mundësuar që
disa prodhues të prodhojnë me punën e vet më shumë se ç’ kanë
nevojë për t’u mbajtur. Dhe, sapo këmbimi i tepricës së prodhimit
është bërë dukuri e përhershme, ka marrë fund edhe regullimi fisnor, i
cili ende nuk e ka njohur rregullimin shtetëror. Me tepricën e prodhimit
dhe këmbimin nisin fenomenet paraqiten edhe fenomenet dhe
marrëdhëniet të papajtueshme me rregullimin e bashkësisë së par
fisnore – e këto janë pabarazia në posedimin e të mirave materiale
dhe eksploatimi i fuqisë së huaj punëtore, që domethënë përvetësim i
tepricës së krijuar me punën e tjetërkujt. Në luftë, pjesëtarët e zënë
rob të fiseve të tjera nuk vriten më, sepse shkalla e zhvillimit të
prodhimit mundëson që fuqia e tyre punëtore të shfrytëzohet. Nga
robërit e luftës bëhen robër të punës, të cilët me tepricën e punës së
tyre rrisin pasurinë materiale të atyre që i kanë zënë rob. Eksploatimi i
robërve do të ndikojë në mënyrë shkatërruese në marrëdhëniet e
bashkësisë fisnore. Në kushtet e pabarazisë materiale dhe të pasionit
për pasuri personale, robëria nuk ka mundur të mbetet e kufizuar
vetëm në kapjen e personave të fiseve të tjera. Fat i njëjtë i gjen edhe
ata përfaqësues të bashkësisë fisnore ngadhënjimtare, të cilët në
12.
10
garën ekonomike janëvënë në pozitë varshmërie materiale. Rreth
këtij shndërrimit të barazisë së dikurshme fisnore në diçka krejt të
kundërt me të, më së miri flet institucioni i robërisë për shkak të
huamarrjes, të cilin e njohin të gjithë shtetet e mesjetës, që nga
mbretëria e Kinës e deri te Perandoria romake. Kështu, zhvillimi i
forcave prodhuese në kuadër të bashkësisë së parë ka shkaktuar
ndryshime radikale të marrëdhënieve prodhuese dhe bashkë me këtë
edhe të marrëdhënieve dhe institucioneve të tjera. Pronësia e
përbashkët fisnore mbi mjetet e punës u zëvendësua me pronën
private, barazia e pjesëtarëve të bashkësive fisnore u zëvendësua me
pabarazinë ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, solidariteti i njerëzve
nga i njëjti fis u zëvendësua me interesat e kundërta ndërmjet zotëriut
dhe robërve. Shoqëria u nda në klasa antagoniste të shfrytëzuesve
dhe të shfrytëzuarve. Ky është ai momenti kur në zhvillimin e
shoqërisë në skenën e historisë, si nevojë objektive, paraqitet shteti.
Për nga gjeneza e vet historike dhe për nga funksionet e veta
themelore shteti tashmë paraqet sendërtimin e një kundërthënieje të
përhershme: ai, nga njëra anë, është përfaqësues formal i unitetit
shoqëror, organizim që kryen një numër funksionesh të domosdoshme
për jetën shoqërore si një tërësi të organizuar. Nga ana tjetër, ai është
organizim i cili me mjetet e detyrimit dhe me instrumente të tjera që
ka në dispozicion siguron kushtet e përgjithshme për funksionimin dhe
mbajtjen e një rendi të caktuar. Në këtë kuptim, ai është përfaqësues
dhe reprezentues i interesave të një pjese të shoqërisë kundër pjesës
tjetër, instrument i strukturës udhëheqëse, me të cilin ajo shërbehet
për t’i mbrojtur interesat e veta vitale. Këto dy anë kundërshtuese në
natyrën e çdo shteti kushtëzojnë njëra-tjetrën dhe gjenden në një
tërësi dialektike të pashkëputshme. Ndarja e organizimit të drejtimit
me punët e përgjithshme shoqërore në kuptim të një aparati të
pushtetit publik – krijimin e shtetit – ka qenë e nevojshme para së
gjithash për shkak se ndasitë klasore kanë bërë të pamundur që disa
funksione vitale për shoqërinë t’i kryejnë organet e drejtpërdrejta të
shoqërisë të pandarë nga struktura e saj unike (siç ishte në
bashkësinë e parë). Përveç kësaj, volumi i kërkesave të përgjithshme
shoqërore dhe të punëve të përgjithshme është rritur vazhdimisht,
sikundër edhe natyra e tyre gjithnjë e më e komplikuar, gjë që ka
shtruar para organeve kërkesën për gjithnjë e më shumë kohë dhe
dije profesionale. Ndarja shoqërore e punës në fushën e prodhimtarisë
materiale sjellë dhe vazhdon të sjellë si pasojë nevojën që udhëheqja
me punët e përgjithshme shoqërore të bëhet një degë e veçantë në
këtë ndarje. Që këndej vjen edhe tendenca që kryerja e punëve të
bëhet profesion i veçantë dhe i përhershëm për një grup njerëzish – të
nëpunësve shtetërorë. Bashkë me zhvillimin e shtetit, forcohet edhe
13.
11
burokracia shtetërore. Burokraciasi substrat social themelor i shtetit,
me pozitën e vet shoqërore dhe me aspiratat e veta politike shpreh
kundërthëniet karakteristike për vetë organizimin shtetëror. Ajo synon
të ruajë interesat e veçanta të klasës sunduese e kamufluar nën
përkujdesjen për të mirën e përgjithshme dhe interesat e larta, si dhe
duke e vënë shtetin në shërbim të disa kërkesave të veçanta
shoqërore, e shfrytëzon atë që shoqëria t’i nënshtrohet shtetit në
tërësi. Në çdo shtet ekziston tendenca që nga instrumentet e krijuara
për plotësimin e disa kërkesave të veçanta shoqërore, pra nga
shërbëtorë të shtetit të kthehen në zotërinj që qëndrojnë mbi shoqëri
dhe mbi çdo klasë sunduese. Se sa do të realizohet kjo praktikë
gjithnjë e pranishme në praktikën shoqërore – historike, kjo do të
varet nga raporti i fuqive klasore brenda shoqërisë, si dhe nga shkalla
në të cilën gjendet një rend i caktuar klasor, i cili rreth çështjeve vitale
të saj duhet të mbështetet në forcën dhe autoritetin e dhunës
shtetërore. Këto kundërthënie në natyrën e shtetit përcaktojnë edhe
pozitën e burokracisë shtetërore: marrëdhëniet e saj më bartësit e
drejtpërdrejt të pushtetit politik dhe me klasën sunduese ekonomike,
si dhe rolin e saj në jetën politike. Si aparat i veçantë profesional për
kryerjen e punëve të përgjithshme shoqërore, organizimi shtetëror
paraqet një degë të veçantë dhe të qëndrueshme të veprimtarisë
shoqërore me synim që të ndahet dhe të bëhet profesion i përhershëm
për një grup njerëzish, sapo të krijohen organet e specializuara për
kryerjen e atyre veprimtarive – organizimi i lindur në këtë mënyrë
shpalos interesat e veta të ngushta dhe bën interpretimin e vet të
interesave dhe nevojave të përgjithshme. Ajo shpalos synimin që
kryerjen e disa funksioneve në shërbim të shoqërisë ose të një grupi
shoqëror ta kthejë në bazë për forcimin e pozicioneve të veta
shoqërore. Të gjitha organizimet e zhvilluara shtetërore manifestojnë
këtë tendencë, e veçmas shteti si organizimi më i madh dhe më i
fuqishëm mes tyre. Të shërbyerit të shtetit në interes të popullit për
nga forma është indirekte dhe jodirekte. Që të mund të mbrojë dhe
përforcojë rendin ekzistues, shteti duhet të jetë në gjendje të vendosë
rreth asaj se çka është dhe çka nuk është në interes të atij rendi. Me
këtë krijohet mundësia që të krijohet papajtueshmëria madje edhe
kundërthëniet ndërmjet interpretimit shtetëror dhe interesave të
përgjithshme shtetërore (respektivisht të interesave të rendit
ekzistues) dhe interesave të ngushta dhe të drejtpërdrejta të klasës
sunduese. Me në fund mbarë aktiviteti shtetëror dh vet organizimi
shtetëror kanë formë dhe kornizë ligjore. E drejta është instrument i
përhershëm dhe i domosdoshëm i politikës shtetërore. Normat ligjore
paraqesin rregulla të gjithëpranueshme të sjelljes të cilat shtrihen mbi
të gjithë pjesëtarët e një shteti. Me normimin ligjor të marrëdhënieve
14.
12
shoqërore dhe tëaktivitetit të vet, shteti vendos kufijtë e
keqpërdorimit të forcës shoqërore. Këto norma paraqesin mbështetje
të rëndësishme për pavarësinë e organeve të pushtetit shtetëror. Në
formën e vet konkrete historike shtetet dallojnë mes veti si për nga
rendi institucional, si dhe për nga natyra dhe sasia e funksioneve që
kryejnë. Duke marrë parasysh që funksioni themelor i çdo shteti është
mbrojtja e kushteve të përgjithshme të një rendi të caktuar, natyra e
atij rendi ka një ndikim të caktuar në karakteristikat themelor të
organizimit shtetëror. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se lloji i
organizimit shtetëror – politik gjithmonë përcaktohet nga lloji klasor i
shoqërisë. Mbi këtë bazë dallojmë llojet kryesore të shteteve –
skllavopronarë, feudal, kapitalist dhe proletar (socialist). Secili prej
tyre i mundëson klasës së caktuar pjesëmarrjen dominuese në
kryerjen e punëve të përgjithshme shoqërore dhe në orientimin e
vetëdijshëm të zhvillimeve shoqërore. Një klasë është udhëheqëse jo
vetëm politikisht por edhe ekonomikisht, kur organizimi shtetëror
është i rregulluar në atë formë që asaj t’i sigurojë rol vendimtar në
udhëheqjen e punëve të përgjithshme shoqërore përmes shtetit. E
para, kjo do të thotë që ekzistojnë kanale të dukshme ose të
padukshme të ndikimit të forcave shoqërore mbi shtetin dhe politikën
shtetërore, dhe e dyta, se këto kanale janë nën kontroll real të klasës
sunduese, kështu që interesat e tjera klasore ose janë përjashtuar ose
janë mënjanuar ose kanë hapësirë të kufizuar. Rregullimi politik i çdo
shteti ka dy forma. E para ka të bëjë me mënyrën se si organizimi i
mekanizmave shtetërore përcakton marrëdhëniet e pushtetit publik
dhe shtetit. E dyta ka të bëjë me mënyrën se si pushteti shtetëror
është i organizuar institucionalisht ndërmjet organeve të shtetit –
bartësve të pushtetit. Mund të konsiderohet demokratik ai rregullim
shtetëror në të cilin prerogativat themelore të pushtetit shtetëror i
kanë organet të cilat për nga përbërja e vet dhe për nga mënyra e
funksionimit shprehin lidhjen e vazhdueshme të shoqërisë dhe
organeve të shtetit publik. Të tillë janë organet e ndryshme
përfaqësuese në kuadër të organizmit shtetëror, para së gjithash
kuvendet apo parlamentet. Me faktin që këto organe qoftë edhe
formalisht, janë vendosur mbi organet dhe institucionet e tjera të
aparatit shtetëror, theksohet ideja se shteti në esencën e tij është
vetëm instrument për realizimin e interesave të caktuara shtetërore
dhe për këtë arsye duhet të jenë nën kontrollin e vazhdueshëm dhe
demokratik të shoqërisë. Përkundër kësaj në rendet shtetërore
autokratike, organet që janë bartëse të pushtetit shtetëror nuk e
bazojnë pushtetin e vet mbi mandatin e fituar prej shoqërisë. Ato nuk
janë të zgjedhura dhe as i nënshtrohen kontrollit shoqëror. Në formën
e monarkisë absolute dhe të sundimeve të tjera despotike, ky tip i
15.
13
rregullimit shtetëror kadominuar gjatë tërë historisë, gjithnjë deri te
revolucionet e mëdha borgjeze, kurse në disa pjesë të botës edhe
shumë kohë më vonë. Në çdo sistem të organizmit shtetëror ekziston
dallimi ndërmjet organeve politike dhe atyre shtetërore tekniko-
profesionale. Organet politike janë bartës të pavarur të disa
prerogativave të pushtetit shtetëror. Ato marrin vendime politike,
dmth. përcaktojnë orientimet dhe përmbajtjet e politikave shtetërore.
Organet profesionale dhe ndihmëse administrative ushtrojnë pushtetin
shtetëror vetëm në bazë të autorizimeve që tek ato i bartin organet
politike. Ato janë instrumente të zbatimit të një politike të caktuar.
Dallimi ndërmjet organeve politike dhe profesionale-administrative,
ndërmjet organeve që vendosin politikisht dhe aparatit administrativ
që zbaton vendimet e marra, merr kuptim të veçantë në organizimin
demokratik të sistemit shtetëror, me ç’rast organet politike janë në
përputhje me organet e zgjedhura përfaqësuese. Nga marrëdhëniet e
vendosura në praktikë ndërmjet organeve politike dhe aparatit
shtetëror, nga pavarësia më e madhe ose me e vogël e burokracisë
shtetërore varet së tepërmi shkalla e demokratizimit të rregullimit
shoqëror.
Territori shtetëror
Territori shtetëror është hapësira në të cilën shtrihet pushteti i një
shteti të caktuar dhe i cili është i shënjuar me kufirin shtetëror.
Hapësira mbi dhe nën territorin shtetëror gjithashtu i takon po atij
shteti, që dmth se territori shtetëror nuk është vetëm sipërfaqe e
tokës, por është tredimensionale. Territori i shtetit përfshin edhe një
brez të sipërfaqes detare nga kufiri në drejtim të detit të hapur, e ky
brez quhet ujëra territoriale. Gjerësia e ujërave territoriale sot nuk
është e përcaktuar në mënyrë unike dhe shtrihet nga tri deri në
dymbëdhjetë milja detare. Sovranitet bregdetar i shtetit shtrihet edhe
në ujërat territoriale, me përjashtim se ky sovranitet ka disa kufizime,
siç janë detyrimi për të lejuar kalimin e lirë të anijeve etj. Territori
mandatar është nën pushtetin, “mandatin” e ndonjë shteti tjetër.
Territoret mandatare kanë ekzistuar deri në Luftën e Dytë Botërore në
kuadër të sistemit të Shoqërisë së Popujve. Territoret nën përkujdesje
janë themeluar pas Luftës së Dytë Botërore dhe janë nën përkujdesjen
e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, apo të shteteve të veçanta.
Territoret nën përkujdesje janë vendosur me kartën e OKB-së, me çka
në të vërtetë është bërë mënjanimi i sistemit të territoreve mandatare
dhe është vendosur sistemi i territoreve nën përkujdesje, që është një
përparim i dukshëm sepse territoret nën përkujdesje në parim janë më
të pavarura se sa ato mandatare. Territori nuk është vetëm hapësirë
16.
14
dhe kufi isovranitetit, apo nën përgjegjësinë e shtetit. Ai është
ambient shoqërorë-ekonomik që ushtron ndikim në histori dhe
politikën e një vendi. Njëkohësisht ai ka qenë me rëndësi vendimtare
për fatin dhe zhvillimin e popujve të ndryshëm. Në këtë drejtim ai
ndikon jo vetëm si vend gjeografik dhe si formë (p.sh. ujdhesa), por
edhe në marrëdhëniet politiko-gjeografike. Ai është pjesë përbërëse e
historisë dhe qenies kombëtare të popujve të veçantë, por ka qenë
edhe shkak dhe arsye për ekspansion dhe pësime të shumta. Ai i ka
ndarë dhe i ka bashkuar në politike. Roli i tij nuk është determinues,
por është një prej kushteve dhe elementeve përcaktuese të politikës
shtetërore.
Kufiri shtetëror
Me territorit shtetëror si objekt sigurie në mënyrë organike është i
lidhur edhe kufiri shtetëror. Kufiri shtetëror është i rëndësishëm edhe
për sigurinë e brendshme dhe të jashtme (pacenueshmëria e kufijve,
incidentet kufitare, kontrabanda dhe trafikimi kufitar, migracioni ilegal,
futja e bandave etj). Kufiri shtetëror është vija që shënjon se ku
përfundon territori i një shteti dhe ku fillon territori i një shteti tjetër.
Nëse bëhet fjalë për shtet me kufi detar, kufirin shtetëror në raport me
detin e hapur e përbën vija e jashtme e ujërave territoriale. Hapësira e
kufizuar në botë dhe teknologjia e shfrytëzimit të saj ka bërë që kufirin
shtetëror ta përbëjnë edhe gjërat që bien drejt në tokë apo në
sipërfaqen e ujit dhe shkojnë në thellësi të tokës, kështu që kufiri
shtetëror ka përkufizuar jo vetëm sipërfaqet tokësore por edhe ato
ujore, hapësirën ajrore dhe thellësinë nëntokësore. Në marrëdhëniet
ndërkombëtare nocioni kufi lidhet me shtetin dhe ka kuptimin e vijës
që ndan territorin e një shteti nga territori i një shteti tjetër. Nga
aspekti i të drejtës ndërkombëtare kufijtë paraqesin vijën deri te e cila
shtrihet pushteti, respektivisht sovraniteti i një shteti. Nocionin e
kufirit shtetëror nuk duhet ngatërruar me nocione të tjera të
ngjashme, të cilët nuk është e domosdoshme të përputhen me këtë
por mund të jenë të afërta – p.sh. kufiri etnik, kufiri ekonomik, kufiri
doganor etj. Që të ketë mbështetje në të drejtën, kufiri shtetëror
duhet të ketë njohje ndërkombëtare. Është rregull që për një njohje të
tillë mjafton pajtueshmëria e shtetit fqinj në drejtim të të cilit shtrihet
kufiri, e është bërë zakon që kufijtë të përcaktohen me marrëveshjen
ndërmjet shteteve fqinje. Me rastin e përcaktimit të kufijve me
marrëveshje ekzistojnë dy faza: e para është nënshkrimi i vet
marrëveshjes, qe përfshin përshkrimin e kufirit bashkangjitur me
hartën ku është shënuar vija kufitare, kurse e dyta shënjimi i kufirit
përmes komisionit në terren dhe përkufizimi me shenja kufitare. Me
17.
15
qëllim që tëmirëmbahet kufiri ngriten të ashtuquajturat komisionet e
përziera kufitare të shteteve fqinje. Shënjimi i kufirit bëhet si në tokë
ashtu edhe në ujë dhe në ajër, kështu që ekziston kufiri tokësor, ujor
dhe ajror. Shkelja e kufirit shtetëror nënkupton cenim të sovranitetit
të shtetit përkatës dhe është i ndaluar me të drejtën ndërkombëtare.
Kalimi përtej kufirit shtetëror bëhet në përputhje me regjimin kufitar,
të cilin shtetet e përcaktojnë me anë të rregullativës së tyre të
brendshme, dhe në parim është i lirë me kallëzimin e dokumenteve
përkatëse – pasaportës dhe vizës. Në raste të veçanta, shteti mund të
ndalojë qarkullimin nëpër kufijtë e vet (mbyllja e kufijve) për një kohë
më të gjatë apo më të shkurtër.
Agresioni
Shkalla më e lartë e rrezikut për një shtet është agresioni. Çka është
agresioni dhe kush mund të jenë agresorët?
Marrë në përgjithësi agresioni është sulm, shkelje, çdo formë e
dhunës. Në rastin tonë agresioni është sulm i paprovokuar i një ose
më shumë shteteve mbi sovranitetin dhe integritetit territorial të
shtetit tjetër, me qëllim të pushtimit territorial ose të ndërrimit të
dhunshëm të rregullimit të brendshëm, ose për të arritur qëllime të
tjera politike dhe plane të ngjashme, me të cilat rrezikohet pavarësia
dhe sovraniteti ose tërësia territoriale e vendit të sulmuar. Më së
shpeshti është sulm i armatosur dhe bëhet me përdorimin e forcës
ushtarake, por përfshin edhe çdo aksion të drejtuar kundër tërësisë
territoriale dhe pavarësisë së shtetit tjetër, sikundër edhe paqes në
botë. Në këtë kuptim bëhet fjalë për agresione ekonomike, politike,
subversive dhe të tjera, e shpesh edhe për të ashtuquajturin agresion
ideologjik. Për herë të parë është definuar me konventat e Londrës të
vitit 1933, nënshkruar ndërmjet dhjetë shteteve, kurse me deklaratën
e Londrës dhe marrëveshjen për dënimin kriminelëve të luftës të vitit
1945 është shpallur krim ndërkombëtar kundër paqes. Kuptimi i
nocionit është përkufizuar në mënyrë më precize me rezolutën 1134 të
Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së më 14 dhjetor 1974, në të cilën si
akte të agresionit konsiderohen:
a) Sulmi dhe invazioni mbi popullsinë dhe territorin e shtetit, si dhe
okupimi dhe aneksimi i pjesëve apo tërësive të territorit të tij si pasojë
e aktit paraprak;
b) Bombardimi i territorit të një shteti nga forcat e armatosura të
shtetit tjetër apo të disa shteteve, sikundër dhe përdorimi i
palejueshëm i çfarëdo arme në territorin e tij, veçmas kundër
banorëve me qëllim të nënshtrimit të tyre;
18.
16
c) Bllokimi ibregdetit dhe limaneve nga ana e shtetit tjetër ose të
shumë shteteve, apo të forcave të tyre të armatosura;
d) Sulmi i paprovokuar i forcave të armatosura të një shteti apo të
disa shteteve në forca të armatosura tokësore, detare apo ajrore të
shtetit tjetër apo të shteteve tjera;
e) Përdorimi i forcave të armatosura të një shteti apo disa shteteve në
territorin e shtetit tjetër me pajtimin e tij por në kundërshtim me
dispozitat e marrëveshjeve ndërkombëtare apo të marrëveshjeve për
angazhimin e atyre forcave, si dhe zgjatja e kohës së qëndrimit të tyre
në territorin e atij shteti pa pëlqimin e tij dhe jashtë afatit të
marrëveshjes;
f) Lejimi i përdorimit të territorit të vet të një shteti nga ana e forcave
të armatosura të shtetit tjetër apo të disa shteteve, me qëllim të
sulmit në popullsi dhe territorin e shtetit të tretë apo shteteve të treta;
g) Dërgimi i bandave të armatosura ose të forcave të tjera të
parregullta dhe mercenarëve nga ana e një shteti në shtetin tjetër me
qëllim të kryerjes së akteve të dhunshme të armatosura.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, përmes po asaj rezolute, përveç këtyre
rasteve, mund të shpall si agresion edhe aktet e ngjashme të një
shteti ose të disa shteteve të drejtuara kundër shteteve të tjera,
respektivisht kundër pavarësisë dhe integritetit të tyre territorial. Aktet
e agresionit, sipas kartës së OKB-së nuk mund të arsyetohen me asnjë
shkak ose motiv dhe paraqesin krim kundër lirisë dhe paqes
ndërkombëtare. Pushtimi dhe aneksimi i territorit të huaj, sikundër
edhe krijimi e çfarëdo epërsie mbi të tjerët përmes mjeteve të dhunës
vlerësohet si e palejueshme në aspektin moral dhe ligjor.
Agresori
Agresor është shteti i cili në çfarëdo mënyre rrezikon pavarësinë,
sovranitetin ose integritetin territorial të shtetit tjetër, respektivisht
forcat e armatosura të të cilit sulmojnë një vend tjetër. Karta e OKB-së
i jep të drejtë shtetit të sulmuar dhe bashkësisë ndërkombëtare që
kundër agresorit të përdorë mjetet individuale dhe kolektive të
vetëmbrojtjes dhe sipas të drejtës ndërkombëtare çdo shtet mund t’i
kundërvihet me të gjitha mjetet dhe format e luftës që ka në
dispozicion, por që nuk janë të ndaluara me të drejtën ndërkombëtare.
E drejta ndërkombëtare mbështet mbrojtjen nga agresori duke i ofruar
ndihmë edhe atyre qytetarëve të cilët në mënyrë të paorganizuar apo
në çfarëdo forme tjetër i kundërvihen, kurse pjesëtarët e forcave të
19.
17
armatosura i konsideron edhe ata qytetarë, të cilët individualisht apo
në grup i janë kundërvënë agresorit në formën e lëvizjes së
rezistencës, vetëm nëse i plotësojnë kushtet e caktuara.
Definimi i sigurisë
Sipas një definicioni të reduktuar, siguria është mënjanimi i të gjitha
aktiviteteve që synojnë të rrezikojnë personat, rendin kushtetues,
objektet apo hapësirën e caktuar. Subjekte dhe organe të ndryshme
angazhohen në punë të mbrojtjes së vlerave dhe të mirave të caktuara
dhe secili prej tyre aplikon metoda dhe masa specifike (veprimtaria
ligjvënëse, masat represive etj). Duke marrë parasysh vlerat dhe të
mirat e mbrojtura dallojmë këto lloje të sigurisë:
- Siguria personale, e garantuar me kushtetutë dhe ligje, e cila
realizohet si e drejtë personale, liri e qytetarëve dhe e sigurisë së tyre
ekonomike;
- Siguria kombëtare, me kushtetutë dhe me ligje përcaktohen vlerat
e një rendi, sikundër edhe organet qe duhet t’i kryejnë ato veprime;
- Siguria e komunikacionit në rrugë, në ajër, në lumenj dhe dete, me
ligje dhe akte të tjera definohen rregullat e komunikacionit, të cilat
përcaktojnë sjelljen e pjesëmarrësve, të organeve qe i rregullojnë dhe
kryejnë kontrollin rreth realizmit të sigurisë në këto fusha;
- Siguria e objekteve, me normat e organeve përgjegjëse
përcaktohen bazat, mjetet dhe forcat që ruajnë objektet e caktuara
(objektet ekonomike dhe të punës, institucionet, godinat, depot,
komandat) nga të gjitha format e rrezikimit apo nga disa prej tyre;
- Siguria e hapësirës, me ligj është e përcaktuar se cila pjesë e
territorit është me rëndësi të veçantë shoqërore dhe për këtë caktohen
organet që e kanë për detyrë t’i mbrojnë;
- Siguria e të dhënave, me ligje dhe akte të tjera të përgjithshme
caktohen të dhënat që janë me interes të veçantë shoqëror dhe prandaj u
kërkohet organeve përgjegjëse që t’i mbrojnë;
Në pajtim me qëllimin dhe eksplikimin e vështrimeve të përgjithshme mbi
sigurinë, duhet theksuar se nocioni i sigurisë mund të kuptohet në tri
mënyra:
- Si funksion i sigurisë shtetërore – me ligje dhe me norma të tjera
caktohen organet dhe subjektet që i kryejnë ato funksione.
20.
18
- Si gjendje e sigurisë, në mbështetje të dhënave mbi aktivitetin e
bartësve të veprimtarisë rrezikuese kundrejt shtetit të caktuar,
përcaktohet shkalla e rrezikshmërisë, respektivisht, gjendja e sigurisë,
dhe
- Si shërbim i sigurimit – organet detyrë e të cilave është që duke
zbatuar masat dhe metodat përkatëse, duke kryer punët nga
kompetencat e veta, evitojnë veprimtaritë me të cilat rrezikohet rendi
publik apo siguria e strukturave shtetërore.
Siguria në kuptimin më të gjerë politik-juridik përfshin masat dhe
aktivitetet e mbrojtjes nga rrezikimi i pavarësisë dhe integritetit të një
vendi (shteti, kombi) dhe të rendit të brendshëm kushtetues dhe ligjor.
Në rastin e parë flitet për sigurinë e jashtme, kurse në rastin e dytë për
atë të brendshme. Sipas objektit të mbrojtjes dallohen: siguria
shtetërore, pastaj siguria e përgjithshme (publike), kolektive, personale
dhe siguria e pasurisë. Më tej, nocioni i sigurisë së përgjishme përfshin
mbrojtjen e të drejtave personale, të pronës, politike dhe të tjera, si dhe
të lirive të qytetarëve nga kufizimet kriminalet përdorimit të tyre. Liritë
dhe të drejtat personale përfshijnë mbrojtjen e jetës, të integritetit dhe të
pacenueshmërisë së personit, pastaj pacënueshmërinë e banesës,
fshehtësinë e letrave dhe të mjeteve të tjera të komunikimit, lirinë e
lëvizjes dhe të banimit dhe të drejtat e tjera personale dhe politike. Me
mbrojtjen e të drejtës e pronës nënkuptohet sigurimi i marrëdhënieve
pronësore-juridike, mbrojtja e të drejtave pronësore nga vjedhjet,
vandalizmat dhe formave të tjera të përvetësimit të të drejtave pronësore
dhe çfarëdo forme tjetër të rrënimit të së drejtës pronësore të individit.
Siguria shtetërore
Kur të definohet siguria shtetërore në kuadër të sigurisë kombëtare,
nisemi nga fakti që ajo paraqet veprimtari të veçantë të organeve të
veçanta dhe të caktuara në planin e mbrojtjes së rendit të caktuar
shoqëror dhe politik. Vëllimi dhe kuadri i veprimtarisë më së shpeshti
përcaktohet me kushtetutë dhe me ligje, ndërsa objektet e mbrojtjes janë
baza mbi të cilat mbështetet rendi i caktuar shtetëror (p.sh. pronësia mbi
mjetet e prodhimit, format e qeverisjes, rendi politik dhe kushtetues,
sovraniteti kombëtar, respektivisht mbrojtja e rendit publik në tërësi).
Zakonisht bëhet dallimi i sigurisë kombëtare në kuptim të ngushtë dhe në
kuptim të gjerë. Me sigurinë kombëtare në kuptim të ngushtë zakonisht
nënkuptohet veprimtaria që ka për qëllim të garantojë sigurinë personale
dhe pronësore të përcaktuar me kushtetutë dhe ligje. Siguria në kuptim
të gjerë përfshin veprimtarinë që ka për qëllim themelor mbrojtjen e
bazave mbi të cilat mbështetet një rregullim i caktuar shtetëror. Nga kjo
21.
19
del se detyrëkryesore dhe qëllim i këtyre organeve shtetërore zbulimi
dhe pamundësimi i të gjitha aktiviteteve që janë të drejtuara në drejtim
të rrezikimit ose të rrëzimit të dhunshëm të bazave të rendit shoqëror-
politik dhe shtetëror. Një mënyrë e këtillë e dallimit të sigurisë buron nga
mënyra e realizimit të mbrojtjes edhe të objekteve që merren nën
mbrojtje, kështu që në këtë mënyrë theksohet vetëm aspekti funksional i
nocionit siguri, ndërsa lihet me një anë fakti se shumë rrezikime të
sigurisë personale-pronësore përmbajnë në vete edhe elemente të
rrezikimit të bazës përkatëse të rendit shoqëror-politik. Që këndej ndarjet
e këtilla kanë vetëm vlerë relative. Punët e sigurisë shtetërore në kuadër
të sigurisë kombëtare realizohen kryesisht përmes organeve përkatëse
dhe shërbimeve siç janë: policia, shërbimi i zbulimit dhe kundërzbulimit
dhe disa organe të tjera të drejtësisë dhe të prokurorisë.
Më tej, me sigurinë shtetërore nënkuptohet përdorimi dhe aplikimi i
metodave, masave dhe veprimeve nga organet, shërbimet dhe subjektet
politike, me të cilët parandalohet, pamundësohet ose bëhet të
parrezikshëm bartësit e veprimtarive që rrezikojnë shtetin. Fundja, me
ligje dhe normativa të tjera janë caktuar organet, shërbimet dhe
organizatat që janë të obliguara me kohë të zbulojnë, pengojnë ose të
bëjnë të parrezikshëm personat ose grupet e organizuara në territorin e
vet ose në botën e jashtme, të cilët përpiqen të rrezikojnë rendin publik,
dmth. sistemin e sigurisë nacionale. Këto aktivitete të organeve përkatëse
manifestohen në parandalimin e veprave penale të drejtuara kundër
shtetit, zbulimin e përgatitjes së këtyre veprave penale dhe parandalimin
e kryerjes së tyre, zbulimin e veprave të kryera penale të kësaj natyre,
kapja e kryerësve të tyre dhe dënimi i tyre nga organet e gjyqit. Përveç
punës së organeve dhe shërbimeve të përmendura, faktor me rëndësi i
sigurisë shtetërore janë masat dhe aktivitetet e organeve të shtetit dhe të
sistemit të zbulimit, të cilët me aktivitetin e vet (agjitacionin,
propagandën dhe informimi) ngushtojnë hapësirën për veprim bartësëve
të veprimtarive të rrezikshme dhe forcojnë rezistencën e shoqërisë duke
ngritur kulturën e sigurisë.
Në kuptimin e ngushtë organizativ, me siguri shtetërore nënkuptohen
organet të cilat në mënyrë direkte angazhohen në punën e mbrojtjes së
sigurisë shtetërore, pra janë shërbimet e sigurisë – shërbimi
kundërzbulues dhe shërbimi i sigurisë publike. Përkundër dallimeve në
organizimin e këtyre shërbimeve në shtete të caktuara, të cilat janë të
kushtëzuara prej rregullimit shtetëror, organizimin e qeverisjes
shtetërore, traditës dhe arsyeve tjera, përsëri ekzistojnë edhe
22.
20
ngjashmëri. Në shtetet socialiste, ato shërbime janë në përbërje të
organeve të punëve të brendshme ose në përbërje të ministrive të
drejtësisë. Në punët e sigurimit shtetëror angazhohen edhe drejtoritë e
sigurimit ose shërbimet kundërzbuluese, apo edhe drejtoritë e sigurimit
ushtarak në ministritë e forcave të armatosura.
Kur është fjala për shtetin si i vetmi subjekt i marrëdhënieve
ndërkombëtare, kështu edhe në fushën e sigurisë, vendet e përgjithshme
të përmendura janë të integruara Brenda vetë bërthamës së funksionit
dhe funksionimit të shtetit.
Definimi i sigurisë kombëtare
Forma, cilësia, organizimi dhe qëllimi i sigurisë së secilit shtet varet nga
një numër faktorësh. Siguria e një vendi është para së gjithash veprimtari
sistematike. Në thelb, kjo është gjendje në të cilën është siguruar
mbijetesa e baraspeshuar fizike, shpirtërore, shoqërore dhe materiale e
personit dhe bashkësisë shoqërore në raport me individët dhe bashkësitë
tjera shoqërore dhe natyrës. Që të arrihet kjo, gjegjësisht që siguria të
funksionojë si element imanent strukturor i shoqërisë, është e
domosdoshme që secili shtet të përcaktoja politikën e sigurisë, e cila
rrjedh nga gjendja e sigurisë. Gjendja e sigurisë është tërësi e
elementeve rrezikuese të cilat ndaras dhe bashkërisht kanë ndikim në
gjendjen e sigurisë dhe disponimin e njerëzve në një territor të caktuar,
mjedis ose objekt në një kohë të caktuar. Gjendja e sigurisë përbëhet
prej:
• gjendja e rendit dhe qetësisë
• rrjedhat e kriminalitetit me të cilin sulmohet siguria pronësore dhe
personale qytetarëve dhe pasuria shoqërore
• veprimtaria e shteteve të huaja dhe organeve të tyre – sistemet e
zbulimit dhe ato informative-propagandistike
• veprimtaria e organizatave ekstremiste
• gjendja ndërkombëtare.
Në paraqitjen e veprimtarisë se kërcënimit të jashtëm dhe të brendshëm,
është e nevojshme që të njihen dhe njoftohen forcat, vatrat, objektet e
sulmit, metodat dhe format e shprehjes të cilat realizohen nga
kërcënuesit, si dhe gjendjet e konfliktit dhe krizës në epokat e caktuara,
dhe rrethanat të cilat i shkojnë për shtati armiqve për realizimin e
veprimtarisë rrezikuese. Në vlerësimin e elementeve të cilët formojnë
gjendjen e sigurisë, është e domosdoshme të zbulohen tendencat e
qëllimet e bartësve të veprimtarisë kanosëse, veç e veç. Kjo arrihet me
krahasimin e shprehjes së rrezikshmërisë në periudhat e mëparshme.
23.
21
Shërbimet e sigurisë ofrojnë elemente për gjendje sigurie shteteve dhe
organeve tjera të cilat kryejnë vlerësimin e sigurisë. dhe qëllimet
Politika e sigurisë, në mënyrë të përgjithshme, duhet të ketë parasysh:
• ekzistencën e shtetit
• ekzistencën kombëtare
• vetëruajtjen fizike
• integritetin territorial
• pavarësinë politike (pavarësinë dhe sovranitetin) dhe
• cilësinë e jetës së qytetarëve
Me këtë kuptojmë:
• sigurinë e jashtme
• sigurinë e mbrojtjes
• sigurinë e jashtme dhe të brendshme ekonomike e financiare
• sigurinë e brendshme
Por, kur është fjala për definimin e sigurisë së brendshme, dallohen
siguria juridike, siguria publike si substitut i sigurisë personale ose
grupore, si dhe siguria sociale. Ndërsa fushat që i përkasin sigurisë, janë
ushtarake, politike, ekonomike pronësore, sociologjike dhe ekologjike.
Vlerat dhe faktorët e ndikimit
E gjithë kjo, në thelb, në thelb rrjedh, në këndvështrimin teorik, nga katër
grupe të përgjithshme të vlerave, e ato janë: ekzistenca, integriteti
territorial, pavarësia politike dhe cilësia e jetesës (V. Dimitrijeviq, 1973.).
Me ekzistencë, sërish në rrafshin teorik, nënkuptohet ekzistenca e shtetit,
ekzistenca kombëtare dhe vetëmbrojtja fizike. Shkurt, ekzistenca
kuptohet si qëllim logjik dhe tendencë e secilit sistem shoqëror, secilës
organizatë politike dhe çdo personi.
Kur është fjala për ekzistencën e shtetit, synohet që shteti si sistem i
pushtetit të organizuar, si subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare, si
aktor në marrëdhëniet ndërkombëtare, të mos humbë identitetin dhe mos
të bëhet pjesë e një apo më shumë shteteve ose të mos shkatërrohet në
shumë shtete të vogla, nga të cilat asnjëri s’do të ishte si ai i
deriatëhershmi.
Ndërsa kur flasim për ekzistencën kombëtare, një nga kushtet themelore
është ekzistenca e njëkohshme e shtetit dhe kombit. Mirëpo, në kornizën
e dinamizmit të marrëdhënieve shoqërore nuk mund të ekzistojë një
24.
22
absolutizëm në këtë.Me fjalë tjera, ekzistenca kombëtare nuk lidhet
gjithmonë dhe detyrimisht me mbijetesën e shtetit. Është e mundshme
(ekzistojnë shembuj konkretë në botën bashkëkohore) situata kur
gradualisht humbet identiteti kombëtar në përfitim të ndonjë identiteti
tjetër kulturor, e më së shpeshti identiteti tradicional kombëtar humb
betejën kundër identitetit ekonomik i cili zëvendëson pikëpamjen
tradicionale të kombit (disa këtë, në mënyrë të pabazuar e quajnë
nacionalizëm ekonomik). Në këtë kuptim, ekzistojnë edhe situata të
çintegrimit kombëtar (në baza fetare, gjuhësore, tradicionale e tjera), që
në fund mund të çojë në shkatërrimin apo çintegrimin e shtetit të
deriatëhershëm, gjë që dukshëm është në kundërshtim me ekzistencën e
tij (shtetit).
Dhe aspekti i tretë është vetëmbrojtja fizike. Ky vështrim i ekzistencës
nuk ka të bëjë me ekzistimin e mëtejmë të shtetit ose kombit, si
organizime, gjegjësisht bashkësisë dhe tiparit të veçantë, por në
mbijetesën fizike të grupeve të njerëzve, pa marrë parasysh a janë ata
banorë të një vendi ose pjesëtarë të një kombi. Rreziku nga kërcënimi i
mbijetesës është i pranishëm në vetëdijen njerëzore që nga koha kur
luftërat bëheshin për shfarosjen ose robërimin e të mundurve, e deri tek
planet e ndryshme që nënkuptojnë “pastrim” masiv dhe sistematik i
territoreve të okupuara me vrasje, degradim të skajshëm fizik dhe psikik
apo poshtërim të qenieve njerëzore deri në nivelin e kafshës. Në botën
bashkëkohore, kjo është e njohur si “spastrim etnik”, “shpërngulje
humane e popujve”, gjenocid (Ruanda 1994, Bosnjë e Hercegovinë 1992-
1995, e tjera). Në të vërtetë, as nuk diskutohet që mbijetesa si e
kundërta e shfarosjes mbetet e vetmja dhe më e rëndësishmja vlerë dhe
postulat për të gjithë pjesëtarët e bashkësisë së rrezikuar.
Në grupin e dytë të vlerave bën pjesë edhe integriteti territorial. Territori
është, siç kam cekur në studimet e mëparshme, element shumë i
rëndësishëm i shtetësisë dhe në lidhje më këtë, integriteti territorial
paraqitet si lufta për tërësi (integritet, shteti integral) të shtetit. Qëndresa
e suksesshme ndaj pretendimeve të huaja territoriale, është sprovë e
vazhdueshme e gatishmërisë mbrojtëse, në përgjithësi i aftësisë të
përgjithshme të sigurisë, organizimit dhe përgatitjes së një shteti. Por,
është e gabueshme që integriteti territorial të shikohet vetëm nga aspekti
i kanosjeve të mundshme nga jashtë, ose lëndimeve të cilësdo bazë. Pra,
as mbi integritetin territorial nuk mund të shikohet nga një aspekt i
vetëm. Në botën bashkëkohore, është shumë e mundshme që në një
shtet të ekzistojnë pjesë të popullatës të cilat, edhe pse nuk aspirojnë
copëtimin e tij, insistojnë që disa pjesë të tij mund ose duhet të bëhen
pjesë e ndonjë shteti tjetër. Shkaqet për këtë, mund të jenë të
25.
23
shumëfishta – nga emocionale, ekonomike dhe në përgjithësi sociale. Ky
“rrezikim” i brendshëm i integritetit territorial flet mjaft qartë mbi
rëndësinë e faktorit të sigurisë, e sidomos integritetit territorial.
Grupi i tretë i vlerave të cilat duhen mbrojtur, quhet pavarësia politike, e
cila është emërtim i përgjithshëm për sovranitet, pavarësi, subjektivitet
ndërkombëtar, mënyrë e jetesës e jetë kombëtare (shiko fjalorthin).
Dhe në fund, grupi i katërt vlerave të mbrojtura, është cilësia e jetesës.
Duke u thirrur në ruajtjen e shtetit, tërësinë territoriale, pavarësinë dhe
mbijetesën kombëtare, nuk mund të numërohen gjitha ato vlerat,
rrezikimi i të cilave shkakton pasiguri kombëtare (V. Dimitrijeviq, 1973.).
Nocionet e mëparshme nuk janë të plota në përmbajtje në qoftë se vihet
në pikëpyetje cilësia e vërtetë e qytetarëve, gjegjësisht pjesëtarëve të një
shteti (kombi). Këtu, pikësëpari nënkuptohet standardi personal dhe
shoqëror i jetës së individit, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë e këtij
zhvillimi. Në këtë frymë, disa teoricienë të sigurisë (McNamara) madje
definojnë sigurinë duke insistuar se “siguria është standard i arsyeshëm,
por me kusht që arsyeshmëria në këtë kontekst të ridefinohet
vazhdimisht dhe sërish”.
Se çfarë do të jetë politika e përgjithshme e sigurisë së një shteti (e jashtme
dhe e brendshme), varet nga shumë faktorë, por mund të dallohen
veçanërisht disa prej tyre:
• trashëgimia historike
• pozita gjeopolitike (para së gjithash nga aspekti i mjedisit përreth)
• pozita gjeostrategjike
• zhvillimi ekonomik
• resurset kadrovike-materiale
• potencialet demografike
• rregullimi administrativ (shtet i përbërë – konfederatë, federatë, shtet i
thjeshtë apo unitar - i centralizuar apo i decentralizuar, union),
• parashikueshmëria e caqeve
• rregullimi shoqëror i shtetit (forma e qeverisjes, forma e pushtetit
shtetëror apo forma e ndarjes së pushtetit, forma e sistemit politik dhe forma
e regjimit politik).
Në lidhje më këta faktorë, ekziston një lidhshmëri e posaçme me fenomenin e
kulturës së sigurisë së popullatës së çdo shteti konkret. Kultura e sigurisë,
është pjesë e kulturës së përgjithshme të personave, mjedisit ose shtetit të
caktuar. Kjo është një tërësi e njohurive nga fusha e sigurisë, gjegjësisht
vlerat dhe arritjet të cilat janë objekt i sulmit dhe mbrojtjes, metodat dhe
format, si dhe bartësit e rrezikimit, të cilët janë persona, bashkësi dhe shoqëri
26.
24
të afta përzbulimin e metodave, formave dhe veprimeve të rrezikimit, si dhe
bartësit e këtyre veprimeve, pa marrë parasysh ku dhe si ato shprehen.
Ngritja e kulturës së sigurimit, arrihet me punë në artikulimin e vetëdijes së
çdo personi. Me “edukimin” për siguri forcohet vetëdija dhe patriotizmi, si dhe
bindja, të cilat formojnë bazën themelore për rezistencë gjegjëse ndaj
veprimit të kundërshtarëve dhe armiqve të jashtëm e të brendshëm. Begatimi
i vetëdijes së personit, bashkësisë dhe shtresave më të gjera të shoqërisë mbi
format, metodat dhe bartësit e veprimtarisë rrezikuese, bëjnë më të aftë që ti
kundërvihen konkretisht këtyre veprimtarive.
Kuptohet, politika autonome e sigurisë të shteteve të veçabta duhet të ishte
edhe në pajtim me Deklaratën e KB, mbi parimet e së drejtës ndërkombëtare
dhe marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit nga 24 Tetori 1970, në të
cilën thuhet se “të gjitha shtetet duhet të përmbahen nga organizimi, ndihma,
financimi, inkurajimi ose toleromi i aktiviteteve subversive dhe terroriste, të
cilat kanë për qëllim ndërrimin e regjimit në shtetin tjetër”
27.
25
Politika e sigurisë
Në frymën e qëndrimeve të më larta, politika e sigurisë duhet të ofrojë
përgjigje ndaj pyetjeve të mbrojtjes së interesave dhe prioriteteve të
qytetarëve, shoqërisë në fjalë dhe shtetit në përgjithësi, nga cilido lloj i
kërcënimeve të jashtme dhe të brendshme, si dhe të parashikojë masa
politike, ekonomike e ushtarake në këtë kuptim; ajo politikë duhet të jetë
gjithëpërfshirëse në qëndrimin e saj për shkuljen e rrënjëve të konfliktit
dhe jostabilitetit. Më këtë nënkuptojmë analizë të vazhdueshme të
mjedisit sigurues dhe kërkimit të mënyrës të bashkëpunimit aktiv e të
barabartë, duke shmangur konfliktet, kërcënimet dhe aspiratat në
kuptimin dyanësh (integrimi, bashkëpunim strategjik e partneritet,
tendencat drejt sigurisë kolektive, e tjera).
Në zbatimin e politikës së sigurimit, ekzistojnë disa faktorë. Më së pari,
mund të dallohet vlerësimi i kërcënimit dhe rrezikut ndaj sigurisë. Kjo
nënkupton orientim të vëmendjes kah tendencat (ose fenomenet) e
mundshme në sferat si:
• konfliktet e brendshme, të shkaktuara në cilëndo bazë,
• ndërrimi i dhunshëm i kufijve të pranuar ndërkombëtarisht,
• ekspansioni eventual i ekstremizmit etnik apo fetar,
• ndërrimet e dhunshme të rregullimit të përcaktuar me
kushtetutë,
• kriminaliteti i organizuar ,
• proliferimi,
• tregtia me njerëz,
• migrimet ilegale,
• terrorizmi,
• zhvillimi dhe bartja e armatimit për shkatërrim në masë,
• problemet sociale,
• trazirat masive shkatërrimtare,
• ndotja e ambientit, e tjera
Në lidhje me këto, grupin e veprimeve mund ta përkufizojmë si masa të
sigurisë së një shteti dhe organeve të tij, gjegjësisht institucioneve dhe
shërbimeve të sigurimit. Masat e sigurimit janë aktivitete dhe veprime që
ndërmerren nga organet shtetërore për realizimin e mbrojtjes së vlerave
të cekura shoqërore. Të gjitha masat e sigurisë mund të ndahen në të
përgjithshme dhe të veçanta, gjegjësisht speciale. Masat e përgjithshme
të sigurisë janë ato që ndërmarrin organet shtetërore, ndërsa në forcat e
armatosura komandat dhe shtabet, me të cilat krijojnë kushte të
përshtatshme për mbrojtjen efikase të pasurive dhe vlerave shoqërore,
dhe angazhimin e të gjithë subjekteve të shoqërisë ose kolektivit në
28.
26
kryerjen e obligimeve në fushën e sigurisë. Masa e sigurimit realizohet me
aprovimin e akteve ligjore dhe akteve tjera të përgjithshme, me të cilat
rregullohet kjo materie dhe ushtrimi i obligimeve dhe detyrave të cilat
përcaktohen në mënyrë normative. Kjo do të thotë, respektimi
konsekuent i veprimeve, regjimit, disiplinës dhe rendit në raport me
vlerat e mbrojtura. Masat e veçanta - speciale të sigurisë, aplikohen nga
shërbimet e sigurimit të cilat, duke u shërbyer me metodat, masat,
veprimet dhe mjetet e veta specifike zbulojnë, përcaktojnë, luftojnë,
ndërprejnë dhe përcjellin veprimtarinë e bartësve të aktiviteteve
kërcënuese, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e vlerave dhe pasurive
të caktuara të personave, grupeve dhe shoqërisë.
Me këto mbrohen vlerat themelore të çdo shoqërie konkrete dhe me këtë
edhe më gjerë, në kuptimin e gjendjes rajonale, kontinentale dhe
botërore. Interesat themelore të sigurisë janë pandashmërisht të
ndërlidhura me vlerat themelore, ndërsa vlerat themelore janë:
• mbrojtja e jetës, të drejtave kushtetuese, lirive dhe sigurisë
personale të qytetarëve;
• mbrojtja e pavarësisë dhe integritetit territorial duke u bazuar
në barazinë e shteteve dhe popujve;
• mbrojtja e demokracisë dhe te drejtave njerëzore, mbrojtja e të
drejtave njerëzore dhe civile, mbrojtja e të drejtave të popujve, grupeve
fetare dhe pakicave kombëtare;
• mbrojtja e vlerave familjare dhe morale dhe sigurimi i
vazhdueshëm i mjedisit jetësor për krijim të mirëqenies materiale dhe
përparimit të përgjithshëm;
Mbi këto, gjithsesi bazohen interesat themelore:
• mbrojtja e sistemit kushtetues;
• zhvillimi i marrëdhënieve të sigurisë me shtete tjera, duke
udhëhequr politikë proaktive të sigurisë;
• parandalimi i konflikteve;
• krijimi i sigurisë kooperative dhe ruajtja e paqes botërore;
• pjesëmarrje strategjike në ekonominë globale;
• forcimi i pozitës ndërkombëtare dhe qasja në sistemet kolektive të
sigurimit dhe mbrojtjes;
• përfshirje dhe pjesëmarrje aktive në asociacionet rajonale dhe
organizatat ndërkombëtare, dhe
• mbrojta e ambientit, me parandalim të degradimit ekologjike dhe
shfrytëzim racional të resurseve natyrore.
Për të pasur një zbatim adekuat dhe të suksesshëm të politikës së e
sigurisë, është e domosdoshme që secili shtet të ketë një sistem të
29.
27
ndërtuar dhe efikas të sigurisë kombëtare (shtetërore). Sipas shumicës së
autorëve, strukturat e sigurisë, e kështu edhe sistemi i saj, janë specifike
për secilin shtet. Megjithatë, një strukturë më konsistente të sistemit të
sigurisë kombëtare të një shteti bashkëkohor e ka dhënë Anton Grizold
(me bashkëpunëtorë, 1999). Sipas Grizoldit, elementet themelore një
sistemi të tillë do të ishin:
a) politika e sigurisë,
b) struktura e sigurisë dhe
c) vetë-organizimi shoqëror i sigurisë.
Me politikë të sigurisë nënkuptohet:
• politika e jashtme
• politika e mbrojtjes
• politika ekonomike
• politika sociale
• politika ekologjike
• politika energjetike
• politika arsimore dhe
• politika kulturore.
Struktura e sigurisë është e përbërë nga elementet strukturore si :
a) politika e jashtme (mbrojtëse) – forcat e armatosura dhe mbrojtja
civile (mbrojtja civile, mbrojtja ekonomike, gjegjësisht përgatitja e
ekonomisë për kushtet e luftës, masat për veprimin e sistemit politik në
kushtet e jashtëzakonshme dhe të luftës, kundërshtimi i paarmatosur
ndaj agresionit, veprimtaria informative-komunikative, vëzhgimi dhe
zbulimi);
b) siguria e brendshme (policia, organet gjyqësore, shërbimet informative
dhe të sigurisë, shërbimet e inspektimit, dogana).
Por më duhet të përkujtoj që përfundimisht ky sistem varet nga shumë
faktorë, ndërsa mund të dallohen trashëgimia historike, pozita
gjeopolitike (parësisht nga aspekti i mjedisit të afërt), pozita
gjeostrategjike, zhvillimi ekonomik dhe potencialet kadrovike-materiale,
potenciali demografik, rregullimi administrativ, parashikimi i qëllimeve
dhe rregullimi shoqëror i shtetit.
Pra, prej nga vjen ky zhvillim i mendimit mbi sigurinë kombëtare në kohët
moderne?
30.
28
Siguria në marrëdhënietndërkombëtare
Zhvillimi i bashkësisë ndërkombëtare, e cila përbëhet nga subjektet
(shtetet), plotësohet në mënyrë interaktive me ndryshime dinamike në
fushat politike, materiale, shpirtërore, të sigurisë dhe fusha tjera, gjë që
ka fituar dimensione dhe cilësi të reja në zhvillimin e marrëdhënieve
ndërkombëtare. Pa marrë parasysh përpjekjet për ndërtimin e
marrëdhënieve më të mira mes shteteve të sotme, bota bashkëkohore
gjendet në një jostabilitet të caktuar në aspektin e sigurisë. Përkundër të
gjitha zhvillimeve pozitive, mund të thuhet se bota bashkëkohore
funksionon në kushte dhe kohë të “paqes së armatosur”. Në këtë kuptim,
studimi i të gjitha aspekteve të sfidave dhe mënyrës së eliminimit të
parakushteve të cilët kërcënojnë sigurinë e shteteve, ka fituar dimensione
të reja shkencore, profesionale dhe operative, duke përfshirë edhe
ripërcaktimin e doktrinës dhe strategjisë së veprimit të mekanizmave të
sigurisë dhe mbrojtjes në ruajtjen e vlerave themelore të shoqërisë, si
dhe bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi. Mirëpo, duhet theksuar se
një ndërvarshmëri e madhe mes shteteve dhe fleksibiliteti i kufijve
shtetëror, kërkon nga organet dhe institucionet e sigurisë një angazhim
shumë më të madh operativ në ballafaqimin me format e burimet e
ndryshme të kërcënimit të sigurisë kombëtare si dhe sigurisë së
bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi. Zhvillimi i vazhdueshëm
teknologjik njëkohësisht krijon edhe mundësi për keqpërdorime të ndryshme
që mund të shërbejnë për mbikëqyrjen e veprimtarisë njerëzore, gjë e cila
paraqet një prej formave të degradimit jodemokratik të personaliteti
njerëzor, por edhe grupeve shoqërore, e deri te shoqëritë e tëra dhe
bashkësive shtetërore.
Siguria në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe sipas kësaj edhe siguria
kombëtare e çdo shteti, ende interpretohet në mënyra të ndryshme.
Teoricienë të ndryshëm, edhe më tej qëndrojnë pranë asaj se siguria e
shtetit është tërësia e rrethanave dhe kushteve faktike, gjendje e
përgjithshme në të cilën gjendet shteti, gjendje e cila i ofron dhe garanton
siguri nga rreziqet e jashtme, të cilat do të mund të kërcënonin interesat e tij
jetësore, tërësinë e tij territoriale, dhe në fund vetë ekzistencën e tij. .
Për të tjerët, siguria në përgjithësi është mungesë e rrezikut për vlerat
fundamentale, ndërsa siguria kombëtare konsiston në ruajtjen e ekzistencës
së vlerave themelore të shteteve dhe kombeve – integriteti territorial,
pavarësia politike, cilësia e jetesës, si dhe të ashtuquajturit interesa jetikë
kombëtarë. Aktivitetet në kompleksin e sigurisë kombëtare zhvillohen si në
planin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar; plani i brendshëm
31.
29
nënkupton stabilitetin shoqërordhe politik, ndërsa në lidhje me aspektin
ndërkombëtar, theksi vihet në përforcimin e sigurisë së vet në një mjedis të
caktuar ndërkombëtar, por duke kontribuar në përforcimin e sigurisë së vetë
atij mjedisi. Nga kjo, rrjedh se është e domosdoshme të punohet në
përforcimin e sigurisë ndërkombëtare. Natyrisht, nuk është fjala për
ndërtimin vetëm të sigurisë unike kolektive (aq më tepër jo në kuptimin
institucional të sigurisë, ku institucionet do të zëvendësonin shtetet në
fushën e sigurisë kombëtare). Këtu bëhet fjalë më së pari për përpjekjet
kolektive për krijimin e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, gjë që do të
thotë së pari zhvillim i demokracisë, kundrejt totalitarizmit dhe çdo lloj
shpirtngurtësie.
Edhe pse edhe sot zhvillohen debate teorike mbi atë së çka është siguria
kombëtare dhe ndërkombëtare dhe cila është marrëdhënia e tyre
interaktive, është arritur një pajtueshmëri relativisht e madhe rreth
përkufizimit dhe jetësimit praktik të problemeve të sigurisë, si në nivelin
shtetëror, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Gjatë dy dekadave të fundit të shekullit XX, e sidomos pas përfundimit të
Luftës së Ftohtë, sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sistemi
ndërkombëtar i sigurisë kanë pësuar ndërrime të mëdha. Në këtë periudhë
relativisht të shkurtër, bota pa përfundimin e rregullimit bipolar, një proces
të përshpejtuar të globalizimit, trend të përgjithshëm të de-territorializimit të
çështjeve të ndryshme politike, ekonomike, shoqërore dhe të sigurisë,
zhvillimin e mjeteve të transportit dhe komunikimit, një qarkullim të rritur
ndërkombëtar të financave, të mirave dhe personave. Këto janë vetëm disa
prej faktorëve të cilët në masë të madhe kanë ndikuar përgjithësisht në
sistemin ndërkombëtar, por edhe në sistemin e sigurisë. Në kushtet e reja
pa rivalitetin bipolar, parametrat e sigurisë kanë ndryshuar, kështu që
siguria e shteteve sovrane nuk paraqet më vetëm mbrojtje të territoreve
nga kërcënimet e jashtme që do të vinin nga shtete tjera sovrane, por edhe
kontrollim të kërcënimeve subnacionale dhe transnacionale të cilat vijnë nga
aktorë të ndryshëm joshtetërorë. Këto kërcënime, në të vërtetë nuk janë të
“reja”, por me humbjen e armiqve tradicionalë, kanë fituar rëndësi. Mënyra
se si qeveritë përballen me këto kërcënime do të pasqyrohet gjithsesi në
rregullimin e ri të sigurisë..
Kjo, vetëm vërteton që siguria është gjendje dinamike e historike e cila
reagon ndaj ndryshimeve në botë dhe në këtë drejtim harton edhe politikat
e shteteve. (Kadiq, 2005.).
Paralelisht me ndryshimet politike dhe të sigurisë në botë, edhe vetë fusha e
studimeve të sigurisë ka ndryshuar.
32.
30
Fusha e studimevendërkombëtare të sigurisë është paraqitur gjatë Luftës së
Dytë Botërore ose menjëherë pas saj dhe si e tillë është relativisht e re. Në
periudhën e hershme të viteve ‘60 dhe fillimet e ‘70-ve, studimet strategjike
(pjesërisht për shkak të rezultateve të Luftës së Vietnamit dhe invazionit
sovjetik në Afganistan) shënuan rënie, derisa studimet mbi sigurinë si
disiplinë më e gjerë zhvilloheshin. Siguria kombëtare ishte tema kryesore
gjatë kësaj periudhe, ndërsa problemet politike dhe ushtarake dominonin
mbi politikën e sigurisë. Kjo pati si rezultat që shumica e teorive të asaj
periudhe t’i përkisnin drejtimit realist. Ishin vendosur lidhje të mira mes
atyre që miratonin politikat dhe teoricienëve që i shkruanin ato, derisa
shkencëtarët konsideroheshin pjesë e elitës politike. Kjo periudhë, nga Lufta
e Dytë Botërore deri te fillimet e viteve 1980, quhet periudha e artë e
studimeve strategjike të realizmit të pasluftës.
Në periudhën e 1980-ve, realizmi humb nga rëndësia dhe lindin drejtime
tjera si sfidë ndaj realizmit. Në të 80-tat e hershme, ende ekzistonin gjurmë
të realizmit, por nevoja e shmangies së përqendrimit në shtet ishte zbuluar.
E gjithë kjo dekadë dhe pjesa më e madhe të të nëntëdhjetave u
karakterizua me debatin nëse është e nevojshme të zgjerohet fusha e
sigurisë politike. Ky debat në të vërtetë bëhej mes të ashtuquajturve
tradicionalistë në njërën anë, dhe atyre që mbështesnin zgjerimin në anën
tjetër.
Vështrimet teorike mbi sigurinë kombëtare
Çështje kryesore e konfliktit mes tradicionalistëve dhe zgjeruesve ishte
pyetja nëse duhej që kufijtë e disiplinës të liheshin brenda problemeve
strategjike apo të zgjeroheshin për të përfshirë edhe çështjet që nuk janë
vetëm ushtarake (kreu vijues është sistematizuar sipas E. Kadiq, 2005).
Tradicionalistët konsideronin që studimet mbi sigurinë nuk guxojnë të
zgjerohen në çështje që nuk janë të karakterit shtetëror, apo ushtarak.
Ata të cilët përkrahnin zgjerimin e politikës së sigurimit, zhvilluan një
koncept gati gjithëpërfshirës të sigurisë.
Kur flasim për zgjeruesit, idetë e tyre janë dy-dimensionale:
a) në njërën anë qëndronte dimensioni i zgjerimit i cili nënkuptonte
zgjerimin e sigurisë edhe në çështje që nuk ishin vetëm të natyrës
ushtarake,
33.
31
b) në anën tjetër ishte dimensioni i thellimit, ku hulumtohej nëse lëndë e
kërcënimit të sigurisë ishin edhe faktorë të tjerë, përveç shtetit.
Kthyer në praktikë, kjo do të thotë se kërcënimet dhe objekti referues i
sigurisë ndryshuan. Ky lloj koncepti i sigurisë shpreh më mirë realitetin
empirik, duke mundësuar zgjerimin e çështjeve të sigurisë jashtë kornizës
ushtarake. Përveç kësaj, një qasje e tillë është e rëndësishme, sepse
konsideron që për politikën e sigurisë dallimi mes kërcënimit të jashtëm
dhe të brendshëm nuk është gjithmonë i rëndësishëm.
Në kulmin e debateve u themelua e ashtuquajtura Shkolla e Kopenhagës,
e cila do t’i qasej kësaj çështjeje nga një pikëvështrim më i butë. Shkolla
e Kopenhagës në të vërtetë ka të bëj me punën e hulumtuesve dhe
teoricienëve pranë Institutit për studimet e paqes në Kopenhagë, i cili
ishte themeluar gjatë viteve të tetëdhjeta si reagim ndaj diskutimi të
atëhershëm mbi zgjerimin e politikës së sigurimit. Teoritë e zhvilluara nga
teoricienët e Kopenhagës paraqesin alternativën më komplete dhe më të
pranueshme ndaj realizmit, të përqendruar në shtet, por edhe në një
koncept shumë të gjerë të sigurisë.
Në kuadër të Shkollës së Kopenhagës u zhvillua një kornizë specifike
teorike, e cila bazohet në tri ide kryesore, në kuptimin e përgjithshëm:
a) sigurizim (ang. Securitisation), gjë që paraqet proces në të cilin diçka
paraqitet si kërcënim dhe kështu bëhet problem i sigurisë,
b) sektorët e sigurisë dhe
c) komplekset rajonale të sigurisë
Kjo kornizë teorike mundëson edhe zgjerimin dhe thellimin e studimeve
mbi sigurinë, që do të thotë se siguria është zgjeruar edhe në problemet
joushtarake. Njëkohësisht, ky trajtim i sigurisë vërteton faktin se nuk
është vetëm shteti ai që mund të jetë objekt i kërcënimit të sigurisë.
Sigurizimi përkufizohet si proces me të cilin një çështje merr karakter të
sigurisë dhe me këtë paraqitet si kërcënim..
Konceptet e sektorëve dhe kompleksit rajonal të sigurisë i vendosi Barry
Buzan. Në vend që të përqendrohet vetëm në çështjet ushtarake, Buzani
dallon pesë sektorë të sigurisë, të cilët mund të ndikojnë në sigurinë
kolektive:
a) ushtarak,
b) ekonomik,
c) politik,
d) shoqëror dhe
34.
32
e) sektori i mjedisit jetësor
Koncepti i komplekseve rajonale thekson rëndësinë e nivelit rajonal në
analizën e sigurisë. Kjo kornizë teorike, e cila u vendos nga teoricienët e
të ashtuquajturës Shkollë e Kopenhagës, është mjaft e pranuar edhe mes
teoricienëve dhe atyre të cilët merren praktikisht me çështjet e sigurisë.
Teoria shpreh natyrën ndër-disiplinore dhe mundëson analizën e
politikave ekzistuese në fusha të ndryshme.
Përfaqësuesit e Shkollës së Kopenhagës, për dallim nga disa teoricienë
tjerë të sigurisë, i kushtojnë kujdes të veçantë rëndësisë së sigurisë,
gjegjësisht konceptit të sigurisë. Ata pranojnë së siguria është koncept jo
edhe aq i zhvilluar dhe marrin parasysh faktin se nocioni i sigurisë ka
kuptime te ndryshme në faza të ndryshme historike të zhvillimit të saj, si
dhe ka rëndësi të ndryshme në fushat e ndryshme. Përveç qasjes historik,
ata gjithashtu vërejnë se as shoqëritë nuk janë të njëjta në kuptimin se
çka nënkuptojnë me sigurinë. Domethënë, ata i qasen sigurisë si produkt
shoqëror, i cili dallon nga një shoqëri në tjetrën. Siguria, është koncept i
cili duhet të studiohet përmes jetësimit të tij në praktikën politike, sepse
ekziston një trend unik që kuptimi dhe natyra e sigurisë të adaptohet me
dinamikën aktuale të sigurisë. Veprat tyre kryesore lindën në fund të
viteve 1980 dhe gjatë 1990-ve, kur koncepti i sigurisë u zgjerua shumë,
kështu që nga koncepti i sigurisë nacionale që dominonte në periudhën e
Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, u zgjerua në fusha të reja
dhe u fut në jetën e përditshme. Për ketë arsye, për të zhvilluar kornizën
teorike e cila do të pasqyronte realitetin, teoricienët e Shkollës së
Kopenhagës definojnë sigurinë në kuptimin e saj më të ngushtë, sigurinë
si ekzistencë.
Në këtë kuptim, dallohen dy entitete: sovraniteti dhe identiteti shoqëror.
Sovraniteti është parakusht i ekzistencës së shtetit, ndërsa kriteri më i
lartë i sigurisë së shtetit është sovraniteti i tij. Mirëpo, kur është fjala për
sigurinë shoqërore, atëherë kriteri më i lartë i sigurisë së shoqërisë është
identiteti i saj. Pra, në të dy rastet kemi të bëjmë me ekzistencën. Nëse
shteti humb sovranitetin, nuk mund të ekzistojë si shtet. Kur është fjala
për identitetin, shoqëria definohet si grup koherent vetëm në raport me
dallueshmërinë nga të tjerët. Ajo nga e cila shoqëria frikësohet është që
këto dallime të mundin karakteristikat e asaj shoqërie dhe t’i dobësojnë
identitetin asaj.
Çështjet e sigurisë
35.
33
Sipas teorive bashkëkohore, çdo gjë në shoqëri, shtet apo mes shteteve
mund të bëhet çështje e sigurisë gjatë procesit politik dhe në praktikë. Në
shpjegimin se si një çështje mund të bëhet çështje apo problem i sigurisë,
janë përcaktuar tri mënyra të prezantimit në praktikën politike (Kadić,
2005).
1. Një çështje mund të jetë e depolitizuar, çka do të thotë që
shteti/qeveria nuk merret me atë çështje,
2. pastaj mund të jetë e politizuar, çka do të thotë se ajo çështje
është me rëndësi për publikun, si dhe kërkon nga qeveria të marrë
vendime të caktuara për këtë çështje, si dhe
3. faza e tretë është kur një çështje paraqitet si problem i sigurisë,
dmth. Kur është e paraqitur si kërcënim ekzistencial.
Definimi i një çështje si çështje e sigurisë në parim arsyeton mundësinë e
përdorimit të masave të jashtëzakonshme për t’iu përgjigjur situatës,
duke hapur njëkohësisht mundësinë që shteti të përdorë autorizimet e
posaçme në pronësinë e tij apo/edhe forcën në mënyrë të ligjshme. Pra,
ky është proces politik me të cilin vendoset a do të jetë ndonjë çështje
çështje e sigurisë dhe rrugë e cila bëhet për aktivizimin (mobilizimin) e
publikut të përgjithshëm dhe elitës politike. Ky është proces i krijimit të
kuptimit të përgjithshëm mbi atë se çka është kërcënim i cili kërkon
përgjigje kolektive në këtë kërcënim.
Me fjalë tjera, siguria nuk është gjendje objektive, por rezultat i procesit
shoqëror, kështu që sigurimi mund të hulumtohet me anë të debateve
mbi sigurinë, gjegjësisht diskurset. Të kalojë diçka nëpër procesin e
sigurizimit do të thotë se është paraqitur dhe është pranuar nga publiku si
kërcënim ekzistencial. Në këtë rast, publiku pranon argumentet e
sigurizimit dhe toleron përdorimin e masave të jashtëzakonshme, e
ndonjëherë edhe shkeljen e rregullave, të cilat në kushte të tjera do të
respektoheshin, dhe të gjitha këto për t’u tejkaluar kërcënimi..
Definimi i “një gjëje” si çështje sigurie është proces i cili karakterizohet
me ndërveprimin e katër elementeve:
• objektit të referimit
• aktorit të sigurisë
• “publikut” dhe
• sektorëve funksionalë
Objekti i referimit është ai i cili kërcënohet.
Aktori i sigurisë, është ai i cili “flet” për sigurinë, do të thotë i cili paraqet
argumentet se objekti i referimit është objekt i kërcënuar.
36.
34
“Publiku” është subjekti cili duhet të bindet në ekzistimin e kërcënimit.
Kur flitet për sigurinë kombëtare në shoqëritë demokratike, “publiku” në
të vërtetë janë qytetarët (popullsia) ose grupet e caktuara (elita politike,
grupet e caktuara aktiviste, etj). Përveç kësaj, ekzistojnë çështje të
sigurisë, për të cilat shpallja si çështje të sigurisë duhet të arsyetohet
para shumë “publikeve”, për shembull para atij vendor dhe
ndërkombëtar. Vetëm atëherë kur “publiku” është i bindur, procesi i
sigurizimit mund të konsiderohet i suksesshëm.
Sektorët funksionalë janë aktorët kryesorë në një sektor të caktuar të
cilët nuk janë të kyçyr në sigurizim, por kanë ndikim të fuqishëm në atë
sektor. Sektorët funksionalë mund të jenë armiqësi historike ndërmjet
shteteve, armiqësi retorike, gjendja e objektit referues, e të tjerë.
Në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, shteti është njësia kryesore
e sigurisë, ku fjala është për kuptimin ideologjik, do të thotë qeveritë dhe
institucionet, ose themelet e tyre të dyfishta që përbëhen nga territori dhe
popullsia. Megjithatë, kjo nuk është edhe aq e thjeshtë, sepse shteti është
një objekt me shumë specifika në raport me të cilin siguria mund të
aplikohet në mënyra të ndryshme. Siguria shtetërore ka të bëjë me
shumë koncepte, gjë që varet nga kushtet dhe gjendja në një shtet. Për
shkak të dallimeve ekzistuese mes shteteve nuk ekziston një kuptim i
vetëm i sigurisë shtetërore. Dhe, meqenëse pjesët/elementet e ndryshme
të një shteti i nënshtrohen kërcënimeve të ndryshme, ekzistojnë shumë
objekte referuese të kërcënimeve të mundshme në të të gjitha nivelet e
shtetit, prej atyre individuale e deri tek ato ndërkombëtare. Me rritjen e
numrit të faktorëve të ndryshëm shtetëror rritet edhe numri i objekteve
referues. Por siguria e një objekti referues nuk mund të arrihet në izolim,
çka do të thotë se siguria e një objekti referues nuk mund të ndahet nga
siguria e objekteve tjera referuese, duke qenë edhe kusht për sigurinë e
tyre.
Mund të ndodh që në të vërtetë të mos ketë dallim ndërmjet objektit të
sigurisë dhe aktorit të sigurisë, sepse shteti mund të konsiderohet edhe
objekt i kërcënimit edhe si aktor i sigurisë. Por, nuk mundet gjithkush të
veprojë sipas diskursit të sigurisë, dhe jo të gjitha “fjalimet” mbi sigurinë
mund të kenë kapacitetin unik për të “sigurizuar” çështjen. Shteti,
domethënë shtetarët të cilët mishërojnë shtetin, kanë privilegjin dhe
kapacitetin më të madh për të bërë sigurizimin e një çështjeje. Më anë të
sigurizimit, shtetarët bartin çështjen në një nivel krejt të ri politik, duke
arsyetuar kështu përdorimin e mjeteve të jashtëzakonshme. Pra, suksesi i
sigurizimit varet edhe nga niveli prej të cilit veprohet me anë të diskursit
37.
35
të sigurisë. Por, vetë diskursi ose fjalimi nuk është i mjaftueshëm për
sigurizimin e suksesshëm, sepse ndikimi i tij formohet në mënyrë
intersubjektive, dhe suksesi i tij varet nga shumë faktorë të cilët nuk
kontrollohen nga aktori i sigurizimit. Krahas kësaj, shtetari nuk është
gjithmonë ai i cili realizon fjalimin ose diskursin e sigurisë dhe i cili ka
rolin vendimtar në procesin e sigurizimit. Kur është fjala për atë proces
dhe vetë insitucionalizimin e kërcënimit, këtë mund ta bëjnë edhe aktorë
tjerë. Teoricienët anashkalojnë çështjen e faktorit të sigurizimit për të
njoftuar konceptin e sigurisë shoqërore. Koncepti i sigurisë shoqërore në
të vërtetë është paraqitur nga Barry Buzan në librin e tij, Popujt, shtetet
dhe frika. Ai thotë se “qëndrueshmëria, brenda kushteve të pranueshme
për zhvillimin e modeleve tradicionale të gjuhës, kulturës dhe fesë,
identitetit dhe zakoneve kombëtare”. Ky definicion, më vonë është
ndryshuar dhe thekson që siguria shoqërore është “aftësia e shoqërive
për të mbijetuar në formën e tyre themelore, në kushte të ndryshueshme
dhe kërcënime të mundshme apo të vërteta. Konkretisht, këtu kemi të
bëjmë me qëndrueshmërinë brenda kushteve të pranueshme për
zhvillimin e modeleve tradicionale të gjuhës, kulturës dhe fesë, identitetit
dhe zakoneve kombëtare” .
Koncepti dualist i sigurisë
Njoftimi i sigurisë shoqërore çon kah koncepti dualist i sigurisë (Kadiq,
2005), ku dallohet siguria e shtetit nga siguria e shoqërisë dhe individit si
qytetar. Ekzistojnë një mori aktorësh të cilët kanë legjitimitet të flasin mbi
sigurinë e shoqërisë, për dallim nga aktorët që mund të flasin në emër të
shtetit.
Siguria në përgjithësi fiton kuptimin e saj të plotë nëse është plotësuar
esenca e saj, dhe kjo është – cilësia e jetës së njeriut në kapacitetin e
plotë të kësaj fjale. Në këtë insiston edhe Konventa Evropiane mbi të
drejtat dhe liritë e njeriut (shiko Fjalorthin). Në thelb bëhet fjalë me
drejtpeshimin, gjegjësisht keqpeshimin e raportit të individit (personit,
qytetarit) me shtetin si subjekt i sigurisë. Aktorë të ndryshëm mund t’i
kundërvihen njëri tjetrit. Pra, në rastin tonë, është me rëndësi të shikohet
dallimi në mes të sigurisë individuale dhe kombëtare..
Shteti është i detyruar që t’i sigurojë individit jetë të qetë dhe me siguri
cilësore. Por, shteti mund të paraqesë edhe kërcënim ndaj individëve, dhe
këtë në më së paku katër mënyra:
• kërcënime të cilat janë si pasojë e ligjeve vendore dhe zbatimit të
tyre,
• kërcënime që rrjedhin si pasojë e veprimtarisë politike të shtetit
38.
36
kundër individëve,
• kërcënime që rrjedhin nga lufta për kontrollimin e aparatit
shtetëror, dhe
• kërcënime që janë pasojë e politikës së jashtme shtetërore.
Kërcënimet realizohen për shembull përmes kontrollit së tepruar policor,
ose përmes zbatimit të politikës shtetërore kundër individëve dhe/ose
grupeve të caktuara. Shembuj tjerë kur shteti mund të paraqesë
kërcënim për individë janë kur shteti është i gatshëm të flijojë personat
për të mirën e përgjithshme, gjë që mund të shndërrohet në dhunë
strukturale. Sot, ekziston një numër i madh i shteteve që nuk kanë
zhvilluar sistemin e bartjes së pushtetit. Lufta për pushtet është kërcënim
i drejtpërdrejtë ndaj individit. Shteti është në gjendje të tejkalojë një
numër të madh ndërrimesh pushteti dhe konfliktesh, por në këtë rast
popullata është drejtpërdrejtë e kërcënuar. Në anën tjetër, kërcënimi që
është rezultat i politikës së shteteve tjera, mund të kalojë shumë lehtë i
pavërejtur.
Në shtetet bashkëkohore demokratike, ku opinioni publik ka ndikim të
madh, ekziston konflikti në mes sigurisë personale dhe kombëtare. Për
shkak të interesave të kundërta të shtetit dhe individit, problemi i të
drejtave njerëzore ka fituar rëndësi në dekadat e fundit të shekullit XX.
Ekziston edhe mundësia që individët të organizohen në grupe me qëllim
mbrojtjen e interesave dhe sigurisë së tyre. Këto janë zakonisht grupe të
cilat angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e
mjedisit jetësor, të drejtat e pakicave, e tjera, por nganjëherë edhe vetë
grupet e këtij lloji mund të bëhen kërcënime serioze. Për shembull, grupet
për mbrojtjen e pakicave, të cilat edhe pse fillimisht organizohen me
qëllim të mbrojtjes, mund të kalojnë në përdorimin e dhunës në luftën e
tyre dhe të bëhen kërcënim për shtetin, por edhe për personat tjerë.
Sektorët e sigurisë
Siç është cekur më lartë, kuptimi tradicional i sigurisë zgjerohet në pesë
sektorë të sigurisë, të cilët ndikojnë në situatën e përgjithshme të
sigurisë: ushtarak, politik, ekonomik, sektorin shoqëror dhe sektorin e
mjedisit jetësor (Kadiq, 2005).
Në përgjithësi, siguria ushtarake ka të bëjë me kapacitetin e shtetit për
sulm, gjegjësisht mbrojtje të armatosur, pastaj mënyra e perceptimit
shtetëror të institucioneve të shteteve tjera. Siguria politike, ka të bëj me
stabilitetin organizativ të shteteve, sistemin e pushtetit dhe ideologjisë, të
cilat si të tilla, i japin legjitimitet. Siguria ekonomike ka të bëj me
39.
37
mundësinë e qasjesndaj resurseve, mjeteve financiare dhe tregjeve,
qasje e cila është e nevojshme për mbajtjen e një niveli të dëshiruar të
mirëqenies dhe fuqisë së një shteti. Siguria shoqërore ka të bëjë me
qëndrueshmërinë brenda kushteve të pranueshme për zhvillimin e gjuhës,
kulturës dhe fesë, identitetit dhe zakoneve kombëtare. Siguria në sektorin
e mjedisit, ka të bëjë me gjendjen në biosferë në nivelin lokal dhe
planetar, si sistem themelor nga i cili varet veprimtaria e përgjithshme
njerëzore.
Këta pesë sektorë të ndarë, por të varur mes vete, mundësojnë
përfshirjen e një numri të madh të objekteve referuese dhe aktorëve të
sigurizimit. Në themel gjithçka nga individi e deri të shteti mund të bëhen
objekte referimi. Gjithashtu, gjithkush mund të jetë aktor në diskursin e
sigurimit. Por, me interpretim të lirë, secili kërcënim në cilindo sektor
mund të pasqyrohet në sigurinë kombëtare. Por, sektori i sigurisë
shoqërore është shumë më specifik, duke u përqendruar në shoqëri dhe
identitetin shoqëror, që do të thotë, se objekti referues mund të jetë edhe
siguri kolektive. Kur ekzistenca e shoqërisë si bashkësi dhe identitetit të
saj janë në rrezik nga një kërcënim i vërtetë ose i dyshuar, fjala është për
gjendje të pasigurisë shoqërore. Kjo mund të projektohet në nivelin
shtetëror, duke interpretuar pasigurinë shoqërore në mënyrën e cila mund
të rrezikojë ekzistencën e shtetit.
Secili nga këta pesë aspekte mund të kalojë procesin e sigurizimit
pavarësisht nga sektorët tjerë. Por, ekziston nivel i lartë i ndërveprimit
mes sektorëve, kështu që sigurizimi në njërin ka implikime në më së paku
edhe një sektor. Kur flasim mbi objektet referuese, ata dallojnë nga
sektori në sektor, por është e mundshme që sigurimi në më shumë
sektorë të ketë vetëm një objekt referimi. Do të varet nga gjendja e
brendshme e shtetit dhe rajonit se cili prej sektorëve do të jetë lëndë e
sigurizimit, në lëmin e sigurisë. Edhe më tej, në disa shtete është më e
rëndësishme siguria ushtarake dhe politike, derisa në anën tjetër
ekzistojnë bashkësi në të cilat siguria në sektorët tjerë e ka fituar
primatin. Të gjitha kërcënimet analizohen në raport me kërcënimet tjera,
kështu që çështjet e ndryshme të sigurisë ndërlidhen. Për këtë arsye, në
studimin e sigurizimit, nuk do të thotë se një gjendje e caktuar analizohet
në prizmin e vetëm njërit sektor. Që të kuptohet dinamika e gjendjes
konkrete, është e nevojshme të bëhet analiza në më shumë sektorë,
sepse një fenomen mund të ketë ndikim negativ edhe në aspekte tjera të
shoqërisë. Për shembull, migrimi vendoset në kontekst negativ në lidhje
me punësimin, kriminalitetin (tregtia me njerëz, krimi i organizuar,
kontrabanda) dhe terrorizmin. Meqenëse migrimi ka ndikim në shumë
40.
38
sektorë, është enevojshme që të merret parasysh dinamika e një
problemi në shumë sektorë.
Komplekset rajonale të sigurisë
Përfundimi i Luftës së Ftohtë pruri ndërrime të mëdha në sistemin
ndërkombëtar të sigurisë dhe në mënyrë radikale ndryshoi marrëdhëniet
në fushën e sigurisë. Teoria e komplekseve rajonale të sigurisë, shquan
rëndësinë e nivelit rajonal në analizat e sigurisë dhe konsiderohet se pas
fundit të rivalitetit, varshmëria e ndërsjellë e fushave të sigurisë do të
mbetet brenda kufijve kompleksit rajonal të sigurisë. Në fillim, kompleksi
rajonal i sigurisë u definua si grup shtetesh, problemet e sigurisë së të
cilave janë aq të ndërlidhura sa që siguria e tyre kombëtare nuk mund të
vlerësohet pa u marrë parasysh siguria kombëtare e shteteve në rajon.
Mirëpo, definicioni i kompleksit të sigurisë rajonale duhet të shprehte
dallueshmërinë e aktorëve dhe sektorit të sigurisë dhe të izolohej nga
përqendrimi në shtet. Në lidhje me këtë, kompleksi i sigurisë rajonale
është ridefinuar si tërësi e njësive, në të cilat proceset kryesore të
sigurizimit dhe desigurizimit janë aq shumë të lidhura mes veti sa që
problemet e tyre të sigurisë nuk mund të analizohen e as të zgjidhen për
çdo njësi veç e veç”. Rezultat i ndryshimeve është se në vend të dy
superfuqive të sistemeve të mëparshme, tani ekziston vetëm një
superfuqi dhe katër fuqi (EU, Rusia, Kina dhe Japonia) interesat e të
cilave për politikën intervencioniste, jashtë rajoneve të tyre, janë
zvogëluar në minimum.
Kjo teori vendos theksin në ndërvarësinë e ndërsjellë të sigurisë në nivelin
rajonal dhe raportin e forcave, kështu që mbindërtohet në teorinë
neorealiste, sipas së cilës sistemi global do të varet nga begatia dhe forca
materiale, si dhe në teorinë e sigurizimit e cila fokusohet në procesin
politik, me të cilin definohen çështjet e sigurisë. Teoria, gjithashtu
përfshinë edhe teorinë e globalizimit, sepse globalizimi ka pasur ndikim të
madh në ambientin ndërkombëtar të sigurisë. Theksi vihet në tezën që
vetë globalizimi është temë e sigurizimit, gjë që vetëm e ka komplikuar
politikën e sigurimit. Teoricienët e globalizimit, mendojnë se ajo
kontribuon në de-territorializimin e botës, duke zvogëluar rolin e shtetit
në politikën botërore dhe duke futur një numër të madhe aktorësh
joshtetërorë në fushën e sigurisë, të cilët veprojnë jashtë kufijve të
definuar politikë të shtetit. Për këtë shkak, sovraniteti territorial është
ndërruar dhe në një mënyrë është tejkaluar me rrjetet të cilat veprojnë
në nivele të ndryshme. Shteti mund të jetë pjesë e këtij rrjeti
(korporatës, organizatave ndërkombëtare joqeveritare, lëvizjet shoqërore
41.
39
dhe politike, organizatat ndërkombëtare qeveritare, rrjetet e transportit
dhe komunikimit), por shumë rrallë mund t’i kontrollojë ato. Procesi
zvogëlon mundësinë e aplikimit të politikës me theks ne vetë shtetin,
sepse është zvogëluar edhe niveli i kontrollit të cilin e bën shteti, e i cili
është baza për strategjinë e fokusuar në ekskluzivisht mbi shtetin. Për
shkak të procesit të globalizimit, shtetet janë nën presionin se duhet të
bashkëpunojnë në fushën e politikës së sigurisë, veçanërisht në nivelin
rajonal, sepse edhe vetë procesi i sigurizimit dhe varësisë së ndërsjellë
është më i madh mes shteteve të një rajoni. Me fjalë tjera, kjo teori
hulumton strukturën dhe raportet e forcave brenda kompleksit rajonal
dhe rrjedhave të globalizimit, kështu që në të vërtetë ekzistojnë dy nivele
të analizës, rajonal (raporti brenda rajonit) dhe global (raporti i forcave
globale).
Komplekset rajonale të sigurisë, munden por nuk janë të detyruara të
jenë të lidhura sipas ndonjë problemi tjetër. Ato në të vërtetë, janë
konstruksione shoqërore dhe varen nga veprimet e aktorëve brenda
rajonit. Varësisht nga ajo se si veprojnë dhe cilët janë problemet e tyre të
sigurimit, rajonet mund të ndryshojnë në kuptimin e strukturës së
brendshme dhe të jashtme. Ndryshimet e brendshme nënkuptojnë
ndryshimet të cilat ndodhin brenda kufijve të vendosur dhe të cilat mund
të manifestohen në formën e ndryshimit të raportit të forcave, luftërave,
ndërrimin e liderëve, etj. Ndryshimet e jashtme kanë të bëjnë me
ndryshimet e kufijve të jashtëm të kompleksit rajonal, çka mund të
rezultojë edhe me ndryshimin e anëtarëve në atë rajon, duke ndikuar
përsëri edhe në strukturën e saj të brendshme. Strukturën e kompleksit
rajonal të sigurisë e karakterizojnë dy lloje të raporteve: raportet e
forcave dhe modeli i miqësisë, gjegjësisht armiqësisë. Në kuptimin e
forcave brenda rajonit, është e mundur të aplikohet koncepti të
baraspeshimit të forcave në sistemin ndërkombëtar. Kështu, rajonet
mund të jenë unipolare, bipolare apo edhe multipolare. Megjithatë, duhet
të kemi parasysh dallimin mes forcave në nivelin global dhe rajonal. Kur
është fjala për marrëdhëniet miqësore, gjegjësisht marrëdhënieve
armiqësore, në parim ato shprehin raport të forcave, por mund të jenë të
definuara historikisht. Analiza e sigurisë rajonale, duhet të bëhet në katër
nivele:
1) dobësitë vendore në nivelin shtetëror
2) marrëdhëniet mes shteteve
3) marrëdhëniet e rajonit me rajonet fqinje dhe
4) roli i fuqive botërore në rajon.
Ndërlidhja e ndërsjellë mes këtyre katër niveleve quhet konstelacion
(yjësi) i sigurisë.
42.
40
Çdo rajon mundtë klasifikohet në dy grupe, rajon standard ose i
centralizuar. Lloji standard i rajonit ka të bëjë me formën vestfaliane të
rajonit ose me raportin bipolar ose multipolar të forcave në rajon dhe
politikën dominante ushtarake dhe të sigurisë. Lloji standard i rajonit
mund të jetë unipolar, por nuk mund të ketë forcën globale. Lloji i
centralizuar i kompleksit rajonal të sigurisë dallon dhe mund të
klasifikohet edhe më tej në tre nënlloje. Nënlloji i parë është rajoni
unipolar, ku forca është e koncentruar në një fuqi të madhe (psh. Rusia)
ose superfuqi (psh. SHBA). Kjo fuqi dominon në rajon, ndërsa të tjerat
nuk janë aq të fuqishme. Forma e tretë e tipit të centralizuar është rajoni
ku nuk ekziston fuqi dominante, por të gjithë anëtarët e rajonit janë të
ndërlidhur ose të integruar me institucione në nivelin rajonal. Shembull
unik i këtij është BE (Bashkësia Evropiane). Gjithashtu është e mundur që
mos të ekzistojë kompleksi rajonal. Kjo më së shpeshti ndodh kur fuqia e
madhe dominon në rajon deri në atë masë sa të ndalojë të gjitha proceset
rajonale të sigurisë. Ose, është e mundur që rajonet të mos formohen për
shkak të nivelit të ulët të projeksionit të fuqisë së tyre, që është pasojë e
kushteve gjeografike (psh shtetet-ishuj në Paqësor).
Shkurtimisht, teoria e komplekseve rajonale të sigurisë insiston që niveli
rajonal rajonal i sigurisë është më i miri. Niveli shtetëror i analizës nuk
është i përshtatshëm, sepse nuk mund të përfshij kontekstin sistematik,
gjë që është shumë e rëndësishme, sepse siguria në të vërtetë është
kuptim relativ. Nga ana tjetër, niveli global është shumë larg nga
konteksti real i sigurisë, sepse këtu nuk ka ndërlidhje të ndërsjellë të
gjitha shteteve (përveç fuqive të mëdha) në kuptimin e sigurisë.
Argumenti kryesor për këtë, është se shumica e proceseve të sigurizimit
zhvillohet mu në nivelin e rajoneve. Mirëpo, për të kuptuar zhvillimi i
mjedisit së sigurisë, është e nevojshme të kuptohen proceset në të gjitha
nivelet, dhe raportet e tyre mes vete. Në këtë mënyrë, teoria e
komplekseve rajonale të sigurisë ofron kornizë për hulumtimin empirik të
sigurisë rajonale.
Kërcënimet e sigurisë
Kur është fjala për sigurinë, shtetet mund ose të zvogëlojnë dobësitë ose
të pengojnë kërcënimet. Mirëpo, këtu paraqitet problemi i identifikimit të
kërcënimit.. Kërcënimet e vërteta nuk mund të maten, por mundet edhe
të mos vërehen. Kërcënimet të cilat bazohen në supozime, ndoshta edhe
nuk paraqesin kërcënime të vërteta. Gjithashtu, mund të jetë shumë
vështirë të dallohet ndryshimi mes kërcënimeve dhe sfidave të vërteta që
janë karakteristike për skenën shumë kompetitive ndërkombëtare.
43.
41
Mirëpo, një vendimi gabuar mund të ketë pasoja serioze. Në qoftë se
diçka klasifikohet si kërcënim, kur nuk është, mund të pasojë çrregullimi i
jetës, derisa nga ana tjetër, nëse një problem nuk kualifikohet si
kërcënim, ai mund të dobësojë mundësinë e ndërmarrjes së hapave të
nevojshëm dhe përgatitjeve për çrregullimet e mundshme. Është e sigurt,
se ekzistojnë edhe kërcënime të dukshme për sigurinë, siç është
invazioni, bllokada, e tjera, por ekziston edhe një hapësirë e gjerë
ndërmjet kërcënimeve të dukshme dhe vështirësive normale në sistemin
ndërkombëtar.
Teoricienët dallojnë pesë forma të kërcënimeve të cilat korrespondojnë
me sektorët e sigurimit. Kërcënimi ushtarak është rrezik për të gjitha
komponentet e shtetit, dhe zë vend të posaçëm në politikën e sigurisë. Të
gjitha shtetet mundohen të ruajnë dhe zhvillojnë forcën e vet ushtarake,
sepse çdo kërcënim ushtarak nënkupton përdorimin e forcës, gjë që
ndërpret marrëdhëniet e zakonshme të sektorit politik, ekonomik dhe
shoqëror. Kërcënimet politike kanë për qëllim të shkatërrojnë aftësinë e
brendshme organizative, identitetin kombëtar dhe institucionet e shtetit.
Duke pasur parasysh natyrën e tyre, mund të jetë e vështirë të dallohet
mes kërcënimeve shoqërore dhe politike. Si e para ashtu edhe dyta kanë
për cak identitetin kombëtar, i cili materializohet në formë të gjuhës,
kulturës, banorëve, bile edhe edhe më i vogli çrregullim në shoqëri mund
të bëhet çështje e nxehtë politike. Vetia e dytë e kërcënimit shoqëror,
është se në shumicën e rasteve kërcënimi vjen nga brenda vetë
shoqërisë. Dy llojet e mbetura të kërcënimeve janë ekonomike dhe
kërcënimet ndaj mjedisit jetësor, të cilat është shumë e vështirë të
analizohen në aspektin e sigurisë, sepse është shumë vështirë të
përcaktohet kush është përgjegjës psh, për rënien ekonomike. A është
problemi tek sistemi ekonomik ose dikund tjetër në shoqëri? Ose, kur
është fjala për kërcënimet ndaj mjedisit, shteti shpesh nuk mund të
kontrolloj shumicën e gjërave në këtë fushë, ose nëse mundet, atëherë
angazhohet për parimin e përgjegjësisë kolektive.
Shkurtimisht, kërcënimet dallojnë në gjithë këto sektorë. Kërcënimet janë
komplekse dhe numër i madh faktorësh ndikojnë në pasoja dhe rezultate
dhe kjo posaçërisht vjen në shprehje kur kërcënimet ndikojnë në njëri-
tjetrin, por edhe në masat e ndërmarra. Për këtë arsye, parashikimi i
pasojave dhe vendimi mbi masat që duhen ndërmarrë është detyrë e
vështirë. Nuk ekziston një tërësi e kritereve në bazë të të cilave do të
vendosej kur kërcënimi është mjaft serioz për të ndërmarrë masat e
caktuara. Përveç kësaj, kërcënimet nuk janë konstante dhe ndryshimi më
i vogël i karakteristikave ndikon në politikën e sigurisë. Në thelb, politika
e sigurisë është e definuar në mënyrën e reflektimit të gjendjes në terren,
44.
42
do të thotëse pasiguria definohet si raport ndërmjet kërcënimeve dhe
pikave të dobëta të shoqërisë (Kadiq, 2005).
Bashkimi Evropian dhe siguria
Bashkimi Evropian ka strukturë unike të organizimit të brendshëm dhe si i
tillë është formë unike e kompleksit rajonal të sigurisë. Është i organizuar
mbi institucione në nivel rajonal, të cilat nuk reprodukojnë shtetin, e as
nuk zhdukin sovranitetin e shtetit. Për këtë arsye bëhet pyetja nëse
Bashkimi Evropian mund të shikohet një fuqi e vetme ose si rajon.
Ekzistojnë shumë argumente për të dyja tezat. Nga njëra anë, BE nuk ka
politikë të jashtme unike, për të cilën gjë nuk mund të konsiderohet si një
fuqi e vetme. Në anën tjetër BE, sigurisht një fuqi unike e madhe
ekonomike në botë. Përveç ekonomisë, e cila vepron si forcë integruese,
çështja e sigurisë së brendshme gjithashtu është ngritur në nivelin e BE-
së. Bashkësia Evropiane është bashkësi e sigurisë ku marrëdhëniet
ndërshtetërore kanë fituar një formë të re ashtu që mosmarrëveshjet e
vjetra nga e kaluara janë hequr nga rendi i ditës së sigurisë politike
(desecuritised). Kjo për pasojë kishte, që politika e sigurisë është
fokusuar në çështje jotradicionale të sigurisë, kryesisht duke u fokusuar
në sigurinë shoqërore. Politika e re e sigurisë së BE, përfshin një numër të
madh kërcënimesh të ndërlidhura mes veti, të cilat kanë të bëjnë jo
vetëm me një sektor dhe objekte të shumta referuese. Kërcënimet të cilat
janë karakteristike për BE janë të elaboruara në kreun e ardhshëm, por
përqendrimi është në migrim, si problem i veçantë që është kërcënim si i
tillë, por është në lidhje të ngushtë edhe me kërcënimet tjera të
identifikuara.
Për shkak të strukturës unike të organizimit politik, BE është edhe mjedis
unik i sigurisë. Fjala është për një formë unike të integrimit rajonal, e cila
është kombinim i vazhdimësisë së sovranitetit me integrimin institucional
të vendeve në rajon. Integrimi rezultoi me krijimin e bashkësisë së
sigurisë, e vetme në botë. BE është formë specifike e kompleksit të
centralizuar rajonal. Ai është i integruar me institucione dhe në mes të
rrugës ndërmjet rajonit, në kuptimin e zhvillimit të lartë të bashkësisë së
sigurisë dhe fuqisë së madhe, e cila si e tillë është aktor në nivelin global.
Aktorët në BE, gjatë luftës së ftohtë, veçanërisht në periudhën e të 70-ve,
ndaluan së shikuari njëri-tjetrin si kërcënim, gjë që nuk është specifike
për komplekset tjera rajonale. Madje edhe në qoftë se kemi të bëjmë me
ndonjë konflikt, kjo rregullohet në kuadër të politikës, e jo si çështje e
sigurisë e cila kërkon përdorimin e masave të jashtëzakonshme.
Sipas një specifikimi të shteteve, ekzistojnë shtete paramoderne,
45.
43
moderne dhe postmoderne.Në pajtim me definicionin, të gjitha vendet
anëtare të BE janë shtete post-moderne, të cilat i karakterizon qasja e
hapur dhe tolerante ndaj ndërveprimit politik, kulturor, ekonomik dhe
politik, dhe të cilat besojnë se hapja e ekonomive së tyre dhe në një masë
të vogël shoqërive dhe politikave të tyre në forma të ndryshme të
ndërveprimit është e mirë për përparimin dhe sigurinë e tyre.
Megjithatë, teoricienët, kur është në pyetje Bashkësia Evropiane, kanë
identifikuar fushat të cilat duhet të trajtohen nga aspekti i sigurisë
kombëtare dhe rajonale. Evropa duhet të vazhdoj procesin e integrimit,
sepse kjo është mënyra e vetme që të shmanget kthimi në periudhën e
rivaliteteve dhe luftërave të mëdha. Por, integrimi i BE-së mund të jetë
kërcënim për identitetin kombëtar, për ç’ arsye kanë lindur një numër i
madh aktorësh joshtetëror të cilët kundërshtojnë integrimin. Pastaj
pasojnë konfliktet lokale në Evropën Lindore, apo marrëdhëniet e BE me
Mesdheun dhe Rusinë. Kërcënimet tjera janë të lidhura ngushtë me tezën
e dezintegrimit. Këto janë kërcënimi i globalizimit dhe migrimeve,
terrorizmi, krimi i organizuar ndërkombëtar, tregtia me drogë, migrimi
ilegal, kërcënimi i degradimit të mjedisit, terrorizmi global, konfliktet
rajonale të cilat shpesh ndodhin larg BE, si dhe kërcënimet tradicionale të
cilat vijnë nga shtetet tjera.
Nga e gjithë kjo, rrjedh, se fenomeni i sigurisë në BE është i komplikuar
dhe kompleks. BE për momentin, udhëheq politikë të gjerë të sigurisë.
Deri në fund të Luftës së Ftohtë, kërcënimi nga ana e shteteve tjera është
margjinalizuar, por janë lajmëruar të tjera kërcënime. Me kalimin e kohës
dhe ndërrimin e sistemit ndërkombëtar, çështje të reja dolën nga kuadri i
politikës së rëndomtë dhe kaluan në fushën e sigurisë. Kompleksiteti i
sistemit të BE dhe ndryshimi i shpejtë i marrëdhënieve ndërkombëtare,
rezultoi me një rrjet të kërcënimeve të ndërlidhura mes veti, ku asnjë
sektor, objekt referues ose aktor nuk ka monopolin në raport me të tjerët.
Kërcënimet në politikën e të sigurisë gjenden në të gjithë sektorët, në të
gjitha nivelet me objekte të ndryshme referues. Ndonjë kërcënim,
gjithmonë ka ndikim në më shumë se një sektor. Kjo ka krijuar një
atmosferë pasigurie, e cila dallon nga ajo luftës së ftohtë, por e cila ka
ndikim më të madh në jetën e qytetarëve. Është indikative për BE, se
ekziston frika e përhershme për identitetin, sigurinë dhe mirëqenien e saj.
Njëra nga çështjet që është identifikuar edhe si kërcënim potencial në
rajon, është migrimi. Kjo është paraqitur edhe si kërcënim për shtetin por
edhe për shoqërinë (Kadiq, 2005).
46.
44
VEPRIMTARIA INFORMATIVE ESHËRBIMIT
Shikim në të kaluarën
Veprimtaria informative, si veprimtari shoqërore, është e vjetër gati sa edhe
shoqëria njerëzore, apo vetë njerëzimi. Koha e lindjes së veprimtarisë
informative, mënyra e ushtrimit dhe organizimi i saj janë çështje të
studiuara nga qëndrime të ndryshme teorike. Për këtë do të bëhet fjalë më
vonë, ndërsa këtu do të cekim vetëm disa shkrime mbi historinë e gjatë të
këtij fenomeni shoqëror. Madje edhe në librat e shenjtë kemi shkrime të
qarta dhe deri në fund eksplicite mbi këtë.
Kështu në Letrën e Shenjtë, në mënyrë të prerë citohet: “...Dhe perëndia i
tha Moisiut duke folur: Dërgo njerëzit të vëzhgojnë tokën e Kanaanit, të cilën
do tia dhuroj bijve të Izraelit; nga një njeri nga çdo fis, baballarët e tyre
dërgoni, të gjithë krerët ndër ta. Dhe i dërgoj Moisiu nga toka
Faraonike....Dhe duke i dërguar Moisiu për të spiunuar tokën Kanaan, iu tha:
shkoni këndej në jug, pastaj dilni në bjeshkë; dhe do të shikoni tokën çfarë
është dhe çfarë populli jeton në të, është i fortë apo i dobët, i madh apo i
vogël; dhe çfarë është toka në të cilën jeton, e mirë apo me gurë; në çfarë
vendi jetojnë, nën tenda apo në qytete të forta; dhe çfarë është vetë toka, a
është pjellore ose jopjellore, a ka në të drunj apo nuk ka....”
Në Librin e Jezuit Navin, flitet mbi atë se si ai, duke e rrethuar Jerikonë,
paraprakisht kishte dërguar në qytet dy vëzhgues. “Dhe ata shkuan, dhe
arritën në shtëpinë e një lavireje, e cila e kishte emrin Rava, dhe kaluan
natën aty”. Mbreti i Jerikosë, me të marr vesh për arritjen e dy njerëzve të
dyshimtë, urdhëroi që të arrestohen, por Rava i fshehu informatorët në lirin
e papërpunuar të shtrirë mbi kulmin e shtëpisë së vet dhe kështu spiunët
shpëtuan. Jerikoja u shkatërrua, sipas legjendës nga zëri i borisë së Jerikosë.
Mirëpo, që për rënien e Jerihonit ishte fatale përpunim informativ i qytetit të
cilën e bënë spiunët të futur brenda dhe bashkëpunëtori i tyre “lavirja Rava”,
është shpjeguar në Letrën e Shenjtë: “Dhe qyteti të jetë i mallkuar
Perëndisë dhe gjithçka është në të; vetëm lavirja Rava le të mbesë në jetë,
dhe të gjithë ata të cilët janë në shtëpinë e saj, sepse i fshehu përfaqësuesit
të cilët ne i dërguam”. Në Letrën e Shenjtë, pastaj thuhet: “Dhe i vranë....
me shpatë të gjithë ata që ishin në qytet, edhe gratë e dhe burrat, edhe
fëmijët e pleqtë, dhe qetë e delet dhe gomarët. Ndërsa qytetit i vunë zjarrin
me flakadan e dogjën krejt çka ishte në të; vetëm argjendin thesarin dhe
enët prej bakri dhe nga hekuri i vendosen në thesaret e shtëpisë së
Sundimtarit... Ndërsa lavirja Rava dhe shtëpia e babait të saj dhe gjithçka
ishte e saja e lë gjallë Jezusi” Në qoftë se këtë tekst e kthejmë në gjuhën e
47.
45
kategorive bashkëkohore, atëherëqartë hetojmë elementet e përcaktimit të
detyrës informative, përgatitjen informative, agjentët, spiunazhin,
observimin, paraqitja e raportit, e tjera, dhe të gjitha këto me qëllim të
ndërmarrjes së veprimtarive ofensive, udhëheqjes së luftës dhe fitimin e
territoreve me sa më pak humbje, dhe të tjera.
Punën zbuluese dhe kundërzbuluese shumë qartë e dallojmë edhe në
Hadithin e të Dërguarit të Muhamedit as. (sipas Muslimit) ku qëndron:
“Ruajuni nga dyshimi, sepse dyshimi është fenomen më i rrejshëm. Mos
lejoni që para jush të flitet keq për personat që nuk janë prezent. Mos e
përcillni njëri-tjetrin”
Në pajtim me temën tonë, diferencohen dy letra: dyshimi dhe përcjellja.
Kjo, nga aspekti i kategorive bashkëkohore, tregon qëndrim ta qartë
kundërinformativ, parësisht në kuptim të kundërpropagandës si një
ndërhyrje me rëndësi të veçantë të shërbimeve informative në shërbim të
mbrojtjes së interesave të shtetit, lëvizjes, partisë politike ose ndonjë
subjekti tjetër shoqëror i cili ka nevojë për mbrojtje kundërinformative.
Fjala është për mbrojtjen e forcës së shoqërisë, bashkësisë shoqërore ose
bashkësisë shtetërore. Çdo bashkësi (shtet, lëvizje,etj.) brenda së cilës
është dominante ose predominante smira, mosbesimi ndërnjerëzor e tjera
“është bashkësi e sëmurë” dhe si e tillë, është pre e lehtë bartësve të
kërcënimeve për bashkësinë, kur është fjala për armikun e brendshëm
ose për atë të jashtëm, gjegjësisht aktorin.
Në sistemet bashkëkohore të sigurisë, shërbimet e sigurisë merren me
kontrollimin e fshehtë të komunikimeve, gjegjësisht hulumtimin e
korrespondencës së shkruar, komunikimit në internet ose në telefon
ndërmjet njerëzve. Se kjo nuk është zbulim i njerëzve bashkëkohorë,
flasin shënimet mbi aktivitetet e njërit nga pushtuesit më të mëdhenj në
histori, Aleksandrit të Maqedonisë. Në vitin 334 para erës sonë, kur
ushtria e Aleksandrit të Maqedonisë kryente marshimin e saj të madh
kundër perandorit persian Dar, mes luftëtarëve erdhi tek shprehja e
shenjave të pakënaqësisë. Aleksandri vendosi të zbulojë shkaqet e
pakënaqësisë dhe të zbuloj organizatorët e revoltës eventuale. Sipas
këshillave të shërbimit të vet të sigurisë (jo gardës personale të sigurimit,
por shërbimit zbulues dhe kundërzbulues), Aleksandri hoqi ndalesën e
letërkëmbimit të luftëtarëve me familjet, e cila ishte vendosur në fillim të
fushatës. Pas disa ditësh, korrierët pranuan një sasi të madhe letrash të
cilat luftëtarët i dërgonin familjeve të tyre. Sipas këshillave të
informatorëve të vet, Aleksandri urdhëroi që korrierët të ndalojnë disa
kilometra nga logori dhe me kujdes të studiohet përmbajtja e letrave.
Nëpërmjet analizës së përmbajtjeve së letrave u zbuluan shkaqet e
pakënaqësisë, si dhe emrat e atyre të cilët në mënyrë më aktive
48.
46
shprehnin pakënaqësinë kundërurdhrave të mbretit maqedonas. Sigurisht
fati i tyre ishte i qartë...
Në botën bashkëkohore, në kushtet e zhvillimit të luftës, veprimtaritë
informative e kundërinformative janë të pazëvendësueshme në lidhje me
suksesin apo mossuksesin. Pa marrë parasysh superioritetin ekonomik,
kadrovik, numerik, teknik ose superioritet tjetër, suksesi në aksionet
ofensive mund të vihet në pyetje, në qoftë se “eshaloni paraprak”,
domethënë informatorët nuk e kanë kryer mirë punën e vet. Kështu ka
qenë gjatë gjithë historisë, dhe për ketë flet edhe një tregim tjetër mbi
pushtimet e Aleksandrit të Maqedonisë. Shërbimi i pazhvilluar informativ i
Aleksandrit për pak sa nuk kushtoi me jetën e tij. Në të vërtetë, gjatë
kohës së fushatës në Indi, maqedonasit nuk dinin se Indasit në fushën e
luftës përdornin elefantë të ushtruar. Vetëm rasti fatlum i rrethanave
shpëtoi ushtrinë nga disfata në betejën te Hidaspe.
“Lojërat” informative dhe kundërinformative janë të njohura edhe në
periudhat tjera historike dhe në kohën e civilizimeve të ndryshme.
Në vitin 1321 para erës re, faraoni egjiptas Ramzesi II u përlesh më Hetët
tek qyteti Kadesh. Dy dezertorë të rrejshëm të ushtrisë hete (informatorë
të stërvitur me identitet të rrejshëm) njoftuan faraonin me shënime të
pasakta (dezinformim) mbi armikun. Ramzesi, në bazë të këtyre
shënimeve bëri planin e paraqitjes së ushtrisë së tij, sulmoi armikun dhe
u rrethua. Egjiptasit mezi mundën të shpërthejnë rreshtat e hetove dhe të
shpëtojnë nga disfata dhe shkatërrimi.
Hanibali i famshëm, i cili shpesh i mundte trupat romake, në kohën e
Luftës së Dytë Pune (shek. III p.e.s.), fitoret e veta duhet t’ia kushtojë
përveç tjerash, ndoshta së pari, jo vetëm dhuntisë së tij prej udhëheqësi
ushtarak, por edhe shërbimit shumë mirë të organizuar informativ. Kur
Hanibali kishte rrethuar një qytet në Sicili, dërgoi brenda një vëzhgues, i
cili gjatë natës, nga shtëpia e tij dërgonte sinjale me flakë dhe tym për
ushtrinë kartagjenase. Qyteti u pushtua. Para ushtrisë kartagjenase e cila
u vendos në Itali, lëviznin me qindra spiunë, të cilët Hanibali i dërgoi për
të mbledhur shënime për ushtrinë romake dhe qytetet e fortifikuara.
Historianët antikë, Polibi dhe Livi shënojnë se udhëheqësi ushtarak
kartagjenas, shpesh vetë me parukë dhe mjekër të rrejshme, futej në
taborin romak, Ai përveç kësaj, dinte të maskonte me mjeshtri aksionet e
veta (lajthitje). Një herë, sipas urdhrit të Hanibalit, në brirët e qeve ishin
vendosur flakadanë, kështu që romakët, lëvizjen e kafshëve e mendonin
si lëvizje e trupave kartagjenase.
49.
47
Duke dëshiruar t’ibindë Jonasit për kryengritje kundër mbretit persian,
sundimtari i Sirakuzës iu dërgoi të dërguarin e vetë (informatorin). Të
dërguarit, paraprakisht iu rrua koka dhe atu u shkrua porosia për grekët,
pastaj u prit që flokët të rriten. Kjo mënyrë e dërgimit të porosisë,
gjegjësisht (letërkëmbim i fshehtë”, u tregua shumë efikas në këtë rast.
Të gjithëve u është e njohur legjenda e mirënjohur mbi Kalin e Trojës.
Odiseu i mësoi grekët, të cilët dhjetë vite e mbanin të rrethuar Trojën, si
të përdorin dinakërinë dhe mashtrimin. Grekët shtiheshin kinse kanë
ndërprerë rrethimin dhe hipën në anije. Në llogorin e braktisur armik,
trojanët gjetën në kalë të madh prej druri. Ushtari i zënë rob, Sinopi,
duke realizuar planin e Odiseut, i tha trakasve se kali ishte i magjepsur.
Sipas parashikimeve të magjistarëve dhe priftit, derisa kali të gjendet në
Trojë, ajo të jetë e papushtueshme. Duke besuar në këtë, trakasit e futen
kalin në qytet, ndërsa natën pas shenjës së Sinopit, anijet greke sërish u
afruan pranë mureve të Trojës. Ushtarët e fshehur në trupin e kalit prej
druri, dolën jashtë dhe sulmuan ushtarët e fjetur trojan, pastaj hapën
dyert e fortesës. Në qytet depërtoi ushtria greke e cila kishte zbritur nga
anijet. Për një natë, sipas legjendës, u realizua detyra të cilën grekët pa
sukses tentonin ta realizonin për dhjetë vite.
Pra, qysh në kohën e lashtë ishin të njohura shumë metoda të punës, të
cilat u bënë të zakonshme për veprimtarinë informative: shifrimi,
shfrytëzimi i pëllumbave letërdërgues, por edhe zogj tjerë të ushtruar
(duke përfshirë dallëndyshet) për bartjen e porosive. Por, edhe përkundër
rolit të madh që kishte spiunazhi në kohën antike, nuk ekzistojnë shënime
mbi ekzistencën e organeve ose organizatave të specializuara informative.
Kuptimi dhe thelbi i veprimtarisë dhe shërbimit të zbulimit
Për të kuptuar rolin dhe detyrat e shërbimit informativ është e nevojshme
së pari të përcaktohen kuptimi dhe thelbi i tij. Kjo nuk mund të arrihet
vetëm në bazë të studimit të elementeve të saja bashkëkohore, por është
e nevojshme të studiohet edhe e kaluara e saj: lindja, zhvillimi dhe roli i
saj në periudhat e veçanta kohore. Nëse nuk i qasemi kësaj dukurie në
këtë mënyrë, dhe nëse veprimtaria informative nuk shikohet në
kontekstin e zhvillimeve të dukurive tjera shoqërore-ekonomike apo
politike, me të cilat kushtëzohet dhe përcaktohet, atëherë në mënyrë të
pashmangshme arrijmë tek një sipërfaqësi, njëanshmëri dhe fetishizëm,
të fenomenit të zbulimit, në të cilat pasqyrohen edhe dobësitë e
publicistikës ekzistuese informative.
50.
48
Në lidhje me lindjen dhe zhvillimin e shërbimit informativ është me
rëndësi të dallojmë dy kuptime të tij:
• material dhe
• formal
Në kuptimin material nënkuptojmë veprimtarinë specifike me qëllim të
veçantë, e cila është paraqitur shumë më parë se konstituimi i një organi
të posaçëm shtetëror (institucion) me funksion informativ, me çka
nënkuptojmë shërbimin informativ ne kuptimin formal.
Mirëpo, gjatë tentimit të përgjithësimit të detajeve lidhur me veprimtarinë
zbuluese haset në vështirësi për shkak të mungesës së lëndës së
nevojshme, gjë që sërish është pasojë e specifikave të shërbimit
informativ. Në të vërtetë, përgjithësim mund të bëjmë, kur na është e
njohur e veçanta – konkretja. Kështu, për shembull, për të përcaktuar
historia e shërbimit informativ në përgjithësi, është e nevojshme të
hulumtohen paraprakisht historitë e shërbimeve informative të marra veç
e veç (mendohet në shërbimin informativ të secilit shteti).
Kjo lëndë është përfshirë me pak a shumë sukses dhe vërtetësi por
shumë në mënyrë fragmentare. Nuk ekziston, do të thotë, histori e
shkruar e shërbimit informativ. Derisa dukuritë tjera studiohen dhe
përpunohen historikisht, shërbimi informativ gjithmonë ishte mbështjellë
me vellon e fshehtësisë, duke u ruajtur shumë pak, sidomos ato
dokumente të vërteta mbi veprimtarinë zbuluese. Fshehtësitë në këtë
veprimtari ishin shkatërruar ose ishin të pakapshme për opinionin e gjerë.
Edhe kur ekzistojnë dokumente të caktuara, është e nevojshme t’i qasemi
me rezervë, sepse shpesh në to janë prezente tendencat që për
kundërshtarin të flitet jo mirë dhe në mënyrë jo të plotë, ndërsa për vete
gjithashtu jorealisht në kuptimin pozitiv.
Përkundër vështirësive të cekura, është e mundur me pakë ose më shumë
sukses, dhe në bazë të asaj se çka dihet, të nxjerrim disa përfundime të
caktuara të përgjithshme mbi shërbimin informativ, si kategori specifike
shoqërore.
Lindja e veprimtarisë informative
Ekzistojnë, në teori të ndryshme, dy kuptime themelore mbi lindjen e
veprimtarisë informative, e para, se veprimtaria informative është veti
natyrore e gjinisë njerëzore dhe ajo e dyta, së veprimtaria njerëzore
është kategori historike, dhe sipas kësaj, ka lindur në një shkallë të
51.
49
caktuar të zhvillimitnjerëzor, pra për këtë edhe nuk është e përjetshme,
por ka lindjen e saj, zhvillimin dhe fundin. Vërtetë, ekziston edhe kuptimi
i tretë e cila fitohet nga egzegeza, pra interpretimi i Biblës, por edhe prej
librave tjerë të shenjtë dhe letrave tjera fetare. Sipas këtij qëndrimi, edhe
siguria është dhuratë hyjnore, gjegjësisht Perëndia, si krijues i gjitha
gjërave është krijues i sigurisë, ndërsa njeriut i mbetet që të sillet sipas
këtyre kushteve. Nuk do të lëshohem në diskutime për këtë kuptim, por
do të ndalem në këto teori profane.
Pikëpamja e parë, sipas së cilës veprimtaria informative është tipar i
gjinisë njerëzore, dhe sipas kësaj, ekziston që nga lindja e njerëzimit, dhe
do të ekzistojë deri sa ekziston shoqëria njerëzore, vështirë së mund të
përballojë kritikën, duke marrë parasysh se njerëzit e parë të cilët jetonin
në kushtet elementare të ekonomisë grumbulluese, thjeshtë nuk
posedonin kurrfarë fshehtësish ne kuptimin shoqëror. Vetëm pas ndarjes
së parë në bashkësi të veçanta organizative edhe pse primitive, paraqitet
dukuria e fshehtësisë së një bashkësie të cilën duhet ruajtur nga
bashkësia tjetër. Sipas kësaj, veprimtaria informative lindi, në kushtet e
caktuara, kur u paraqit nevoja objektive për të. Pra, lindi me paraqitjen e
interesave të kundërta, pra së gjithash antagoniste midis njerëzve.
Shikuar më thellë, shkaqet e lindjes së veprimtarisë informative i gjejmë
në marrëdhëniet shoqërore-ekonomike të cilat lindin interesa antagoniste.
Sepse, zhvillimi i mëtejmë i prodhimtarisë çon në ndarje të punës, ndërsa
kjo ndarje çon në lidhje më të shpeshta dhe më të ngushta mes njerëzve.
Paraqitet teprica e prodhimit e cila kushtëzon lindjen e pronës private dhe
në këtë është i bazuar eksploatimi i cili i diferencon njerëzit në të pasur
dhe të vobektë, në ata që udhëheqin dhe ata të cilët prodhojnë.
Heterogjenizmi i bashkësisë pasqyrohet pastaj në ndarjen në të lirë dhe
robër, në blegtorë dhe bujq, në tregtarë dhe artizanë, në qytetarë dhe
fshatarë.
Edhe luftërat ndikojnë në zhvillimin e shërbimit informativ në këto kushte.
Ato tani zhvillohen shumë më tepër për shkaqe plaçkitjeje dhe robërish,
të cilët mund të përdoren mirë me qëllim eksploatimi, gjegjësisht
pasurimi, Luftërat, në një farë mënyre janë një formë e “ekonomizimit”.
Përleshjet gradualisht ashpërsohen dhe zgjerohen. Paraqiten ideologji të
kundërta, konceptet për botën dhe organizimin e shoqërisë. Mbindërtimi
shoqëror-politik duhet të ndjekë objektivisht ndryshimet e bazës
shoqërore. Organizimi politik i shoqërisë tani duhet të zgjidhë dy
probleme themelore: udhëheqjen me shoqërinë dhe mbrojtjen e
interesave të udhëheqësve.
52.
50
Pra, kushtet ekalimit të njerëzve primitivë në bashkësi shoqërore, pastaj
në shoqëri klasore, kanë shkaktuar edhe paraqitjen e fshehtësisë, e cila
bëhet një kategori e paevitueshme e marrëdhënieve ndërnjerëzore.
Përleshjet dhe rezistenca, edhe pse në fillim stihike, më vonë bëhen të
organizuara dhe ilegale. Bartësi i fshehtësisë mundohet që ta fshehë sa
më mirë sepse aq më shumë ka mundësi suksesi.
Udhëheqja e luftërave, që paraqiten përditë e më shpesh, shumë ngushtë
është e lidhur me fshehtësinë. Mëtimi është që kundërshtari të njihet sa
më mirë, gjendja e tij numerike, armatimi, e tjera, ndërsa gjendja
vetanake të sigurohet sa më mirë dhe t’i pamundësohet kundërshtarit
njohja e kësaj gjendjeje.
Për lindjen e shërbimit informativ, nuk ishin të mjaftueshme vetëm
kushtet e përmendura objektive. Përveç kësaj, ishte i nevojshëm edhe një
nivel i caktuar i zhvillimit të vetëdijes dhe kulturës njerëzore. Pra, për
lindjen e veprimtarisë informative ishin të nevojshme edhe kushtet
subjektive, do të thotë minimumi i zhvillimit psikik të njeriut dhe zhvillimit
kulturor të shoqërisë.
Në mesjetë, deri tek paraqitja e monarkive absolute, nuk ekzistonin
kushte të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarisë informative për
shkak të copëtimit feudal. Mirëpo, copëtimi sjell edhe një kusht të
favorshëm për zhvillimin e veprimtarisë informative – luftën e
vazhdueshme në mes feudalëve. Pak a shumë, gati të gjithë ata
shërbeheshin me spiunazh. Zgjerohen metodat e praktikës informative
dhe përgatiten kushtet për lindjen e formave të para të organeve të
veçanta shtetërore me funksion informativ.
Paraqitja e organeve të veçanta shtetërore me funksion informativ
Si mund ta përshkruajmë më së thjeshti shërbimin informativ si organ ose
institucion specifik shtetëror?
Në kuptimin më të gjerë, shërbimin informativ e përbëjnë veprimtaria
informative dhe organizata (aparati) i cili kryen këtë veprimtari. Nocioni i
shërbimit informativ, në kuptimin material përfshin veprimtarinë
informative dhe qëllimet të cilat arrihen me këtë veprimtari, ndërsa
kuptimi në aspektin formal-organizativ – organizata dhe mjetet me të
cilat organizata kryen funksionin. Historikisht, shërbimi informativ në
kuptimin material, ka lindur më herët se shërbimi informativ si organizatë
53.
51
e specializuar. Siveprimtari më qëllim specifik, ajo ka lindur me
paraqitjen e shoqërisë politike klasore, ndërsa si organizate e specializuar
ne mesjetën klasore, kryesisht në periudhën e monarkisë absolute dhe në
kushtet e kalimit nga feudalizmi në kapitalizëm. Funksioni i shërbimit
informativ e bën këtë institucion specifik. Kjo veçanti është e kushtëzuar
me detyrat, objektin dhe metodat e veprimtarisë së saj. Detyra më e
përgjithshme e shërbimit informativ është të mbledhë shënime dhe të
informojë mbi fshehtësitë e kundërshtarit. Për këtë, objekti i shërbimit
informativ, është fshehtësia si fenomen specifik shoqëror, i kushtëzuar
me përçarje, përleshje dhe luftëra për interesat e shoqërisë. Përleshjet
dhe luftërat në shoqërinë klasore detyrojnë që njerëzit, bashkësitë e
ngushta e të gjera, si dhe shtetet, disa shënime dhe të dhëna të caktuara
me qëllim dhe me kujdes fshihen nga njëri tjetri, sa më të rëndësishme të
jenë ato për mbrojtjen e interesave. Kjo ka mundësuar zhvillimin e
mjeteve specifike dhe metodave për ruajtjen e fshehtësisë. Mirëpo,
përkundër dëshirës për ruajtjen e fshehtësisë, përsëri për shkak të
përçarjeve, përleshjeve dhe luftërave për interesa, natyrisht u paraqit
tendenca e kundërt që të zbulohen dhe njihen të fshehtat e huaja.
Realizimi si të parave ashtu edhe të dytave detyrimisht kërkonte mjete
specifike dhe metoda veprimi, të cilat me kohë u zhvilluan dhe u
përsosën. Këto mjete dhe metoda, pastaj aparati i cili shërbehet me to,
për ruajtjen e fshehtësive të veta dhe zbulimin e fshehtësive të huaja,
formojnë shërbimin informativ në kuptimin e saj më të përgjithshëm.
Thelbin e shërbimit informativ nuk e ndryshon fakti së ajo kryen edhe një
varg detyrash tjera (propagandën, veprimtarinë subversive, e tjera), si
dhe thelbin e shtetit si aparat për dhunë në duart e klasës sunduese, nuk
e ndryshon fakti që ai kryen edhe punë të interesit të përgjithshëm
shoqëror. Në shoqërinë klasore, me shërbimin informativ shërbehen
personat, grupet, klasat, partitë dhe shtetet. Kështu për shembull,
monopolet më të mëdha kanë shërbimet e veta informative (I. G.
Farbenindustrie, njeri nga trustet më të mëdha kimike, mes dy luftërave
botërore, kishte shërbimin e vetë informativ. Shërbimet informative të
disa monopoleve më të mëdha në SHBA, punësojnë me dhjetëra
informatorë, veteranë të shërbimeve shtetërore informative, të cilët kanë
edhe shoqatat e veta). Më i rëndësishmi është shërbimi informativ
shtetëror. Sot, secili shtet pak a shumë i zhvilluar, ka shërbimin e vet
informativ. Organizimi dhe emërimi i shërbimit informativ në shtetet
konkrete janë të ndryshme, por pa humbur kuptimin e tij themelor. Në
disa shtete, shërbimi informativ ekziston si aparat i specializuar i veçantë,
në formën e një ose më shumë organizatave informative, me emra të
ndryshëm, siç është rasti në vendet e Perëndimit (SHBA, Britania e
Madhe, Franca, etj). Në vendet tjera aparati informativ gjendet në
54.
52
përbërje të njëaparati më të gjerë të sigurimit shtetëror. Kështu është
rasti me disa shtete socialiste dhe vende tjera.
Ishte i gjatë procesi i transformimit të veprimtarisë informative në një
organ të veçantë dhe të qëndrueshëm shtetëror. Ky proces filloi në
shekullin XIV dhe vazhdon deri në shekullin XIX. Qysh në shekullin e
mesëm paraqiten embrionet e marrëdhënieve kapitaliste. Kjo është e
kushtëzuar zbulimeve gjeografike dhe pushtimeve të para koloniale në
shekujt XV dhe XVI. Zgjerohen lidhjet tregtare dhe forcohen marrëdhëniet
mall-para, veçanërisht në brigjet e Atlantikut (Portugalia, Spanja,
Holanda, Franca, Anglia).
Megjithëse në atë kohë, aristokracia kishte rolin kryesor, me forcimin e
marrëdhënieve mall-para forcohet edhe borgjezia, e cila është shumë më
tepër e interesuar për tregje të reja dhe koloni. Rrjedha e mëtejshme sjell
baraspeshën në mes të aristokracisë dhe borgjezisë, rezultat i së cilës
është formimi i monarkive absolute me aparat të fortë të centralizuar.
Përveç këtyre, në çdo vend veprojnë kushtet e veçanta për formimin e
organeve shtetërore të qëndrueshme me funksion informimi. Natyrisht,
këto organe nuk lindën në të njëjtën kohë, as në të njëjtën mënyrë. Për
këtë, do të mbështetemi vetëm në disa për këtë periudhë të shërbimeve
karakteristike, për nga zhvillimi dhe veprimtaria.
Paraqitjen e shërbimit bashkëkohor informativ, e gjejmë kaherë tek
qytetet italiane (Venediku, Gjenova, Piza, Milano, Firenca e tjera). Me
zhvillimin e marrëdhënieve kapitaliste dhe industrisë së dedikuar për
eksport, në këtë qytete zhvillohet borgjezia tregtare dhe bankare. Kjo nga
ana e vetë e nxit më shumë zhvillimin e jetës politike i ashpërsimin e
luftës klasore në një bazë të re nga ajo në shoqërinë feudale. Qytetet
italiane e kishin të zhvilluar tregtinë me Evropën e Mesme dhe Veriore,
dhe veçanërisht me Lindjen e Afërt. Sipas kësaj, interesat e borgjezisë
tregtare dhe bankare, gjendeshin jashtë Italisë, e cila ishte e
pamjaftueshme për këtë temp të zhvillimit ekonomik. Pastaj është e
kuptueshme që formonin organe përkatëse të cilët do të mbronin
interesat e tyre-jashtë. Karakteristikë e veçantë e politikës së tyre, është
në kuptimin se çdo gjë të flijohet për qëllimin. Përveç kësaj është i
pranishëm edhe shpirti i mosbesimit dhe fshehtësisë.
Përveç tjerave, futi disa elemente të reja në shërbimin informativ. Kështu
që shumë degë të bankave italiane në Francë, në të njëjtën kohë ishin
edhe ekspozitura informative (përfaqësuesit e familjes Mediçi në Lion,
përveç marrjes më punë financiare dhe tregtare, kishin edhe byronë për
55.
53
grumbullimin e informatavetë ndryshme politike dhe shënimeve
informative). Si një fuqi e re informative, përdoren tregtarët vendës dhe
të jashtëm (miqtë besnikë-agjentë). Gjenden persona, nëpërmjet të
cilëve më lehtë depërtohet deri tek njohuritë e dëshiruara, në qoftë se
nuk mund të arrihet tek ato në mënyrë tjetër (Venedik, priftërinjtë dhe
gratë). Shfrytëzohen gjithashtu në numër më të madh edhe intelektualët
(mjekët, diplomatët dhe të tillë – Firence, Venedik). I kushtohet kujdes i
veçante kodeve, që të sigurohet bartja e informatave të cilat kishin arritur
nga vende të ndryshme.
Zhvillimi i Anglisë vazhdon në rrugë tjetër nga ai që karakterizon
monarkitë absolute kontinentale. Qysh në shekullin e XVII (1640-1660)
në Angli u ndërmor revolucioni i parë borgjez. Para kësaj, në shekullin
XVI, ajo zhvillon luftë me Spanjën për mbisundimin ne det. Në këtë luftë
dallohet shtetari dhe diplomati Uglsingen, të cilin disa autorë e
konsiderojnë baba të shërbimit bashkëkohor informativ të Anglisë. Në të
vërtetë, shërbimi informativ anglez, në kuptimin final, është edhe
shërbimi i parë i tillë në botë, paraqitet më vonë – pas revolucionit
borgjez. Anglez. Ky nuk ishte më shërbim i sundimtarit (mbretit,
perandorit) si deri atëherë, ashtu si ishte edhe ajo që themeloi Uglsingeni,
por shërbim i Parlamentit, do të thotë organ i posaçëm me funksion
informimi.
Në fillim të revolucionit borgjez, në Angli politikën e udhëhiqte Parlamenti
si përfaqësues kompromisi në mes të aristokracisë dhe borgjezisë, ndërsa
nga viti 1653, pushteti përqendrohet në duart e Kromvelit, të cilin Marksi
e quan Robespier të revolucionit anglez. Borgjezia shpreh interesat e veta
në plan të parë, bën ndarjen e tokës dhe pasurisë të “armiqve të
revolucionit”. Anglia, në këto kushte kishte nevojë për një shërbim të
fuqishëm informativ dhe për këtë arsye borgjezia e ngrit në nivelin të cilin
nuk e kishte deri atëherë në asnjë vend. Gjatë kohës së Kromvelit, në
krye të këtij shërbimi gjendej Xhon Terlo. Dauningu drejtonte një degë të
shërbimit informativ të Terlosë në Holandë, e cila atëherë ishte
kundërshtari kryesor (dhe rival në det) i Anglisë. Terlo organizoi edhe
shërbimin e brendshëm informativ, e cili mbronte Kromvelin dhe
borgjezinë nga forcat e restaurimit. Terlo formoi edhe shërbimin e parë
dëshifrues, në krye të së cilit ishte deshifruesi i famshëm Dr. Xhon Uilis
nga Oksfordi.
Në shekullin e XVIII, Anglia përqendroi politikën e saj për realizimin e
sundimit të saj në det dhe në zgjerimin e mbretërisë së saj koloniale. Për
këtë, Anglia zhvendos epiqendrën në eliminimin e pengesave tejdetare,
ndërsa në Evropë kënaqet me kombinacionet politike të baraspeshimit në
56.
54
dëm të Francës,si pengesë kryesore kontinentale. Më vonë, Bismarku
kishte thënë: “Politika e Anglisë ishte gjithmonë është mbështetur në atë
që të gjente në Evropë aso budallai i cili ne shpinën e vetë të mbronte
interesat e saj”.
Themeluesi ideor shërbimit francez të informimit, si organ i posaçëm
shtetëror, ishte Luigji XI. Ai i dha një rëndësi të jashtëzakonshme
shërbimit informativ. Luigji kishte një numër të madh spiunësh, dhe sado
që i donte të vetët, aq edhe i frikohej të huajve. Sipas kësaj, në të njëjtën
mënyrë siç tentonte të zhvillonte spiunazhin, hiq më pak nuk i kushtonte
kujdes sistemit i cili do të kundërvihej spiunazhit të jashtëm (më vonë u
quajt kundërspiunazh, ose shërbimi kundërzbulues). Ja disa nga
mendimet e Luigjit XI: “Të dërguarve (mendon në përfaqësuesit e
jashtëm) duhet t’iu jepen si përcjellje njerëz të mençur dhe të
besueshëm. Për një përfaqësues të cilin e dërgojnë armiqtë, unë do t’ju
dërgoja dy. Po të kishim disa përfaqësues në oborret e huaja, ata mund
të kujdesen njëri për tjetrin, që asnjëri mos të mundet të bashkëpunoj me
personat e huaj. Sundimtari i mençur gjithmonë mundohet që të ketë
ndonjë çfarëdo miku tek armiku i vet....”
Qysh në shekullin e XIV, Karli V e themeloi institucionin e policisë në
Francë. Edhe pse ajo kishte atributin e zyrtarëve të besueshëm të
sundimtarit, së shpejti filloj të formohet si organ i pavarur i shtetit
absolut.
Mirëpo, vetëm në kohën e Luigjit XIV është formua policia politike. Fillon
aplikimi i censurës së postës dhe spiunazhit ushtarak. Por, këto ende janë
organe të cilat i nënshtrohen personalisht sundimtarit. Nuk duhet të
harrohet se ende është koha e feudalizmit – monarkive absolute. Është e
njohur nga ajo kohë, thënia e Luigjit XIV si princip themelor i pushtetit:
“Shteti jam unë”. Fshehtësitë kryesore të shtetit gjenden në duart e
sundimtarit. Nga kjo rrjedhin dy karakteristika themelore të shërbimeve
informative të gjitha monarkive absolute: e para, qendra e shërbimit
informative gjendet në oborr dhe rreth tij, dhe dyta, udhëheqja me
shërbimin informativ gjendet direkt në duart e monarkut, pa marrë
parasysh që formohen forma të caktuara të organeve për funksione
informative. Qysh atëherë si motiv i dhënies pas spiunazhit, përveç
interesimit material-shpërblimi me para për shërbime, paraqitej
aventurizmi por edhe patriotizmi.
Pas paraqitjes së revolucioneve borgjeze (në Angli, siç është e njohur te
ky erdhi më herët) ndodh momenti vendimtar i krijimit të shërbimeve
informative në shekullin XIX.
57.
55
Me paraqitjen nëskenën botërore, borgjezia së pari dëshiron që me
zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve shoqërore kapitaliste, dhe së
bashku me këtë edhe me sigurimin e mëtutjeshëm të interesave të tyre.
Për këtë arsye, ajo punon në përforcimin dhe fuqizimin e shërbimit
informativ, pozita e të cilit ndryshon pak në kushtet e reja të krijuara. Kjo
është diktuar nga nevoja e mbrojtjes së fryteve të revolucionit borgjez,
zgjerimi i tregut dhe kolonitë e pushtuara, lufta për dominim ushtarako-
politik, ndikimi në marrëdhëniet ndërkombëtare, krijimi i shteteve
nacionale, luftërat të cilat bëheshin në lidhje me një varg problemesh të
cekura, e të cilat paraqiten në rrugën e marrëdhënieve të reja të krijuara.
Policia e fshehtë, ushtarake-politike – ndahet nga monarku dhe oborri,
kështu që bëhet mjet i aparatit më të gjerë të pushtetit. Në vend të
mercenarëve dhe luftëtarëve të mbledhur ad hoc, ushtria fiton formën e
armatave të përhershme dhe popullit të armatosur në krye me organet
gjegjëse (ministria, shtabi i përgjithshëm). Politika e jashtme bëhet
çështje e organeve shtetërore (ekzekutive), në marrëdhëniet ushtarake
dhe politike futen masat e gjera popullore, vendosen marrëdhënie të
shumanshme në mes të shteteve të civilizuara e tjera – e gjithë kjo,
dikton nevojën për ndryshime në organizimin dhe metodat e punës së
shërbimit informativ.
Mirëpo, zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shoqërore kapitaliste,
marrëdhënieve të punës dhe kundërshtive të saja, dhe njëra prej
kundërshtive themelore është kundërshtia e punës dhe kapitalit. Duke
marrë parasysh këto kundërshti, dhe në inkuadrimin masiv të popullatës
në jetën politike, paraqiten partitë politike dhe organizatat e tjera të cilat
zhvillojnë luftë mes veti. Në këto kushte paraqitet edhe shërbimi i
sigurimit të shtetit e tipit të ri, e cila dallohet rrënjësisht nga ai nga koha
e monarkive absolute.
Ta përmbledhim tani.
Në procesin e zhvillimit të bashkësisë fillestare – e kushtëzuar nga
paraqitja e tepricës së prodhimit dhe përvetësimit të tij, paraqitet
diferencimi në shoqëri, me të cilin konstituohen grupacione të njerëzve
me interesa të ndryshme dhe të kundërta ekonomike dhe të tjera.
Grupime të diferencuara, përleshen, sepse njëra tenton të vendosë
pronësinë e pasurisë dhe pushtetin saj mbi shoqërinë, ndërsa tjetra lufton
për vendosjen e pronës private dhe pronës shoqërore mbi shoqërinë. Në
këto kushte kundërshtarët i kanë shërbimet e veta të fshehta, tentojnë që
t’i bëjnë ato të pakapshme për kundërshtarët, dhe tentojnë që t’i
58.
56
mbulojnë qëllimet eveta dhe të arrijnë përparësi mbi kundërshtarin në
luftë. Për këtë arsye, pronësia e fshehtësive të kundërshtarit, ofron
përparësi ndaj kundërshtarit në konflikt. Kështu që paraqitet veprimtaria
me të cilën grumbullohen fshehtësi për kundërshtarët. Veprimtaria më të
cilën grumbullohen fshehtësi për kundërshtarin, është veprimtari
informative. Lindi dhe mbeti mjet për mbiqëndrim ndaj kundërshtarit në
luftën politike. U formua si një funksion klasor, pasi që atë e shfrytëzuan
të gjitha klasat, gjegjësisht pjesët e tyre udhëheqëse në luftën për fitimin
e pushtetit politik, ose, si klasë sunduese, tentonin të ruajnë pozicionin e
vetë në shoqëri.
Krijimi i shërbimit informativ modern dhe karakteristikat e tij
Shërbimi informativ modern, domethënë, është prodhim i revolucionit
borgjez. Ajo çka është e rëndësishme për këtë shërbim të tipit të ri, mund të
reduktohet në karakteristikat e mëposhtme:
E para, shërbimi informativ paraqitet si organ i përhershëm shtetëror me
funksion informativ. Nevojat në rritje në planin informativ, sjellin deri tek
themelimi i këtij organi, i cili njëkohësisht edhe profesionalizohet, sepse
shërbimi informativ është detyrë e vetme dhe gati ekskluzive (më vonë do të
shohim se shërbimi informativ nuk merret vetëm me grumbullimin e
njohurive informative-interesante, por edhe ndërmerr edhe disa masa tjera).
Deri në themelimin e këtyre organeve, shërbimi informativ nuk është kishte,
d.m.th karakter profesional, sepse me problemet e saja merreshin personat,
ose faktorë të caktuar (eprorët ushtarakë, sundimtarët, oborri e tj), të cilëve
nuk i ishte detyrë e vetme. Sipas kësaj, me themelimin e shërbimit
informativ në kuptimin formal, vjen deri tek profesionalizimi i tij (shërbimi
informativ bëhet profesion i atyre njerëzve të cilët janë bartës të
veprimtarisë së tij).
E dyta, me lindjen e kushteve të reja dhe zhvillimin e mëtejmë të
marrëdhënieve shoqërore, veprimtaria informative zgjerohet, ndërsa
metodat e saj bëhen të shumëllojshme. Spiunazhi, si forma më e përhapur
dhe më e rëndësishme e veprimtarisë informative e cila mbështetet në
kategoritë e ndryshme të njerëzve, të cilët punojnë për motive të ndryshme.
Nuk është më në pyetje vetëm interesimi material (paraja) dhe aventurizmi,
por personat pranojnë të bashkëpunojnë për ndjenja kombëtare,
përcaktimeve ideologjike, por edhe për shkak se janë të detyruar (shantazh,
kërcënim, etj). Domethënë, shërbimi informativ çdoherë e më shumë
mbështetet në ndihmën e masave popullore. Konsiderohet se shërbimin e
parë informativ të tipit të ri u formua nga ministri i Napoelonit, Fushe, për të
cilin Balzaku ka thënë se “ka pasur më shumë pushtet mbi njerëzit se vetë
59.
57
Napoleoni”. Mirëpo, shërbimine parë të jashtëm informativ e themeloi
Shtiberi, i cili gjendej në krye të shërbimit informativ gjerman në kohën e
Bismarkut. Është karakteristike masiviteti i agjenturës së shërbimit të tij
informativ. Disa të dhëna flasin se Shtiberi në fillim të luftës franko-prusiane,
të vitit 1870, kishte në zonat kah Franca, 40 mijë spiunë.
E treta, shërbimeve informative nuk u interesojnë vetëm njohuritë
ushtarake dhe politike, por sferat e tyre shtrihen edhe në fushat ekonomike
dhe të tjera. Nga kjo rrjedh edhe ndarja e shërbimit të jashtëm informativ
në spiunazh ushtarak, politik dhe ekonomik (për ndarjen e shërbimit
informativ në të brendshëm dhe të jashtëm, edhe për ndarjet tjera do të
flasim më vonë).
E katërta, krahas metodave, posaçërisht është e madhe rritja e mjeteve e
praktikës informative. Shërbimi informativ, tenton që të arriturat më të reja
shkencore-teknike, të cilat i shfrytëzon për nevojat veta, në kuptimin
defanziv (shërbimi i brendshëm informativ) dhe në kuptimin ofensiv
(shërbimi informativ i jashtëm).
E pesta, shërbimi informativ fillon të merret edhe me shumë çështje
joinfomative siç janë propaganda, terrorizmi, diversioni dhe sabotazhi,
grushtshtetet, formimi i organizatave, firmave etj. Sipas kësaj, zgjerimi i
punëve të shërbimit informativ në sfera të reja mjegullon thelbin e saj të
vërtetë.
Në bazat e cekura, por kuptohet, në kushte tjera shoqërore-ekonomike dhe
politike, lindën edhe shërbimet informative bashkëkohore.
Në kuptimin e kësaj përmbledhjeje të shkurtër, është e nevojshme të
shikohet zhvillimi dhe roli i shërbimit informativ në njëqind vjetët e fundit.
Gjatë kësaj kohe, përherë e më shumë vinin në shprehje karakteristikat e
cekura të shërbimeve bashkëkohore informative. Kjo nuk shprehet vetëm në
rritjen e mjeteve dhe metodave të shërbimit informativ, por edhe në
madhësinë e shtrirjes së tij. Shërbimi informativ përfshinë të gjitha fushat e
jetës shoqërore-ekonomike dhe politike. Paralelisht me këtë, ai merr forma
të ndryshme, forcohet në mënyrë organizative dhe fuqizohet si mjet i
fuqishëm për realizimin dhe mbrojtjen e interesave të shtetit. Ky fuqizim
vjen në shprehje si në brendi ashtu edhe në planin e jashtëm..
Në planin e brendshëm, për shkak të kundërshtive të shumta, ndërsa në të
jashtmin për arsye të pushtimit të popujve tjerë, gjatë së cilit vijnë në
shprehje ato karakteristika (propaganda, diversioni, organizimi i
60.
58
grushtshteteve etj), qëmjegullojnë thelbin e vërtetë të veprimtarisë
informative. Asnjë okupim, asnjë veprim më i madh nuk mund të
paramendohet pa shërbimin informativ.
Shërbimi informativ, pak a shumë është i pranishëm në të gjitha veprimet
politike, ushtarake e të tjera veprime të shteteve të cilave iu shërben. Ky,
duke përgatitur kushtet gjegjëse, i paraprinë ngjarjeve, duke mundësuar një
rrjedhë më të volitshme, merr pjesë në to dhe qëndron prapa tyre, me
qëllim të sigurimit të rezultateve të tyre.
Sipas kësaj, roli dhe detyrat e shërbimit informativ varen nga rregullimi
shoqëror-ekonomik dhe politik i shtetit të cilës i takon, nga politika e
brendshme dhe e jashtme të shtetit, nga karakteri i sistemit të cilin e
mbron. Nga kjo rrjedh përfundimi logjik: në qoftë se ai rregullim është
reaksionar, reaksionare janë edhe pretendimet e tyre të jashtme apo të
brendshme, dhe e kundërta.
Në rezultatet e shërbimit informativ në “periudhën e paqes” (shërbimi
informativ nuk pushon, por intensiteti i aktivitetit të tij dobësohet ose
rritet, që varet nga shumë rrethana), bazohet politika ose përgatiten
kushtet për realizimin e qëndrimeve politike në çastin e volitshëm (lufta
me ndonjë vend tjetër), gjegjësisht në bazë të rezultateve të shërbimit
informativ, provohet sinqeriteti (josinqeriteti) i politikës zyrtare të një
shteti, d.m.th, shërbimi informativ zbulon prapavijën e vërtetë dhe
qëllimet e kësaj politike, kështu që në këtë mënyrë siguron shtetin nga
befasia eventuale.
Konstatimet e cekura, më së miri i ilustrojnë ngjarjet të cilat i paraprijnë
ose që kanë ndodhur gjatë kohës së konflikteve luftarake, dhe
veçanërisht gjatë dy luftërave botërore.
Vepër e shërbimit informativ, janë shumë luftëra të njohura ose të
panjohura, dredhitë dhe intrigat. Sukseset janë zmadhuar, ndërsa
mossukseset janë mbuluar ose janë “arsyetuar” duke flijuar të pafajshmit.
Për shembull, të kujtojmë aferën e njohur të Drajfusit, e cila inspiroi dhe
angazhoi edhe persona shumë të njohur botëror (Zola e të tjerë) në luftën
për drejtësi. Derisa masat e shqetësuar reagonin në fajtorin e inskenuar,
ku ishte akuzuar kapiteni i pafajshëm francez, me prejardhje hebraike,
dhe derisa nga ana e rretheve qeveritare me të madhe nxitej
antisemitizmi, gjatë asaj kohe shërbimi informativ gjerman edhe më tej
vazhdonte me veprimin e vet të suksesshëm. U përndoqën ata të cilët
mundoheshin të merrnin në mbrojtje njeriun e pafajshëm. Drajfusi kaloj
disa vite të vështira ne burgun e “Ishullit të Djallit”. Elita politike
61.
59
shtetërore, me vetëdijeshkonte në këtë flijim, që të ruante “namin e
armatës dhe shtabit të përgjithshëm të mbushur me proteksionistë
jezuitë”. Vetëm më vonë, ish-majori i ushtrisë franceze Esterhazi, zbuloi
në Angli, duke kthyer në para dorëshkrimin e vet mbi këtë rast, se ai
ishte spiun gjerman, e jo Drajfusi. Kjo padrejtësi e bërë ndaj njeriut të
pafajshëm, paraqet njëkohësisht edhe sukses të shërbimit informativ
gjerman dhe disfatë të shërbimit informativ francez. Shpesh merret si
shembull shkollor rasti i kolonelit austriak Redël, shefit të shërbimit
informativ, i cili në fillim të shekullit njëzet punonte për shërbimin
informativ rus. Dhe, më të vërtetë është sukses i madh të kesh agjentin
në vendin e duhur – mu në burimin e njohurive më të ndjeshme nga dora
e parë. Ai, në vitin 1903, i dorëzoj rusëve planin mbi veprimin e trupave
austriake, në rast të luftës me Rusinë. Me këtë, ushtrisë austriake, iu dha
një goditje shumë e rëndë, të cilën e ndjeu qysh në fillim të Luftës së Parë
Botërore, në vitin 1914. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ekzistonte një
plejadë e tërë e informatorëve shumë të suksesshëm, të cilët me punën e
tyre, nga një herë më shumë i kontribuonin vendit të cilit i shërbenin, se
sa njësitet e armatës në front. Shumë më tepër se viteve të mëparshme,
në veprimtarinë informative të shteteve të ndryshme, kanë provuar
forcën e tyre dhe shkathtësinë përfaqësues të shërbimeve të ndryshme,
shtresave, klasave, racave, e tjera. Gjithashtu, janë të ndryshme dhe të
shumta motivet e pranimit për bashkëpunim (lakmia, dashuria për
atdheun, ndershmëria, aventurizmi, kureshtia, shantazhi, mashtrimi, etj).
Lufta e Dytë Botërore është zhvilluar në kushte krejt tjera, për ndryshim
nga e para, dhe fitoi një kthesë në kuptimin e paraqitjes së një numri të
madh lëvizjesh çlirimtare, kryengritjesh popullore, lëvizje të rezistencës
dhe revolucionesh. Kur është fjala për shërbimin informativ të kësaj kohe,
atëherë duhet theksuar se atë e karakterizon një numër më i madh i
heroizmave të informatorëve. Shfrytëzohet e ashtuquajtura “kolona e
pestë”. Fashistët shfrytëzojnë devizën e vjetër “divide et impera”.
Spiunazhi fiton shumë më tepër karakter masiv. Sistemi i “spiunazhit
total” (kontrollimi i gjithçkaje dhe i të gjithëve), i cili u instalua me
marrjen e pushtetit nga ana e fashistëve në Gjermani, Itali dhe Spanjë,
aplikohet shumë e më tepër gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe në vendet
e okupuara. Nga ana tjetër, me qëllim të luftës kundër regjimeve
totalitare, angazhohen edhe më shumë edhe masat e gjera popullore. Ky
angazhim përfshinë në vetvete edhe veprimtari më masovike informative,
pa të cilën nuk mund të merrej me mend lufta kundër fashizmit. Më në
fund, duhet të ceket edhe se shërbimet informative këtë herë ishin shumë
më tepër paskrupullta se asnjëherë më parë, duke mos zgjedhur mjete,
forma e metoda, kur ishte në pyetje realizimi i qëllimit (shumë krime,
pushkatime nëpër llogoret e koncentracionit, etj). Kishte edhe heroizma
62.
60
të informatorëve tëpaparë deri atëherë. Që atëherë lindi fraza që
“personi nuk bën historinë, por nganjëherë duket që fiton luftën”. Po të
mos ishte, për shembull, Zorgeja dhe grup i tij, një ndër më të famshmit
në gjitha kohet, vërtetë vihet në pyetje a do të kishte Lufta e Dytë
Botërore këtë rrjedhë çfarë e pati (të shikohet libri i Mihajlo Mariqit -
"Zorge, informatori i shekullit”
Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, shërbimin informativ e
karakterizojnë dallueshëm, pranë të tjerave, dy cilësi themelore. E para
përbëhet nga rritja e vazhdueshme e mundësive legale për veprimtari
informative, dhe varësisht nga kjo, ai evoluon në drejtim të punës
kolektive, derisa cilësia e dytë përbëhet nga aplikimi shumë i gjerë i
arritjeve teknike dhe shkencore. Këto cilësi paraqiten, si pasojë e
zhvillimit të forcave prodhuese dhe integrimit më të madh të vendeve në
kuadër të bashkësisë botërore.
Mundësitë ligjore krijohen si produkt i komunikacionit të zhvilluar
ndërkombëtar, në baza të ndryshme (diplomatik, ekonomiko-tregtar,
informativ, kulturor-historik, sportiv, turistik, etj). Shfrytëzimi i
mundësive ligjore nuk është metodë e re e punës së shërbimeve
informative. I ri është vëllimi i tij, i cili është, siç kemi parë, i varur nga
shkalla e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe risi është aplikimi i
zbulimeve shkencore-teknike bashkëkohore. Nën ndikimin e pranisë së
dukshme të mundësive ligjore, në praktikë shohim ndarjen e veprimtarisë
informative në legale dhe ilegale, duke nënkuptuar me këtë të fundit
punën agjenturore. Kjo ndarje është e gabuar, sepse në thelb veprimtaria
informative është vetë ilegale – e fshehtë. Futja e saj nën mbulesë legale
nuk do të thotë se edhe vetë është legale – publike, por vetëm shfrytëzon
mundësitë e përshtatshme për kryerjen e punëve të veta. Shikuar në
mënyrë metodologjike, shfrytëzimi i mundësive legale, në një farë
mënyre i paraprinë punës agjenturore, por në të njëjtën kohë edhe e
kushtëzon; i krijon terren të nevojshëm, e drejton dhe i zbulon problemet
dhe objektet, të cilat mund të zgjidhen dhe të përfshihen me rrugë
agjenturore, por duhet të ndërmerren edhe një seri kombinimesh – të
zbulohet dhe “të instalohet” personi gjegjës si agjent në atë vend. Për
këtë arsye puna agjenturore emërohet – direkte dhe sipas traditës –
klasike).
Ndërlikueshmëria e marrëdhënieve shoqërore dhe ndërkombëtare, si dhe
përballimi më efikas kundërzbulues, ndaj veprimtarisë informative,
kontribuuan që veprimi informativ të zgjerohet (në kuptimin e
shfrytëzimit të mundësive legale) dhe gjatë kësaj pesha të bartet në
metodat shkencore-hulumtuese. Në të vërtetë, qysh në kohën ndërmjet
63.
61
dy luftërave botërore,shërbimi informativ gjerman shfrytëzon institute të
ndryshme (Karlo Haushofer është themelues i ashtuquajturës shkollë
gjeopolitike, instituti i tij kishte më shumë se njëmijë bashkëpunëtorësh
shkencorë, historianë, statistikanë dhe ekonomistë). Mendohet se
Haushoferi, ne bashkëpunim me liderin nazist Rudolf Hes, themeloi bazën
shkencore për të ashtuquajturin “spiunazh total).
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, drejtoria e shërbimit informativ strategjik
të SHBA-ve (OSS - Office of strategic Service), shfrytëzoi ekspertët më të
njohur për histori, gjeografi, ekonomi dhe politikë nga të gjitha skajet e
botës. Kjo edhe më shumë vjen në shprehje pas luftës. Një numër i madh
universitetesh kanë themeluar institute të ndryshme (Qendra për studime
ruse – në Universitetin e Harvardit, Sektori për shkencë ushtarake – në
Princtaun, Instituti Rus – Universiteti Kolumbia), të cilët i shërbejnë
agjencisë qendrore të informacionit (CIA - Central Intelligence agency).
Përveç kësaj, një numër i madh i institucioneve shkencore në SHBA,
hulumton fusha të ndryshme jetësore të vendeve të jashtme, duke
mbledhur publikime të shumta, dërgimin e ekipeve hulumtuese dhe të
shkencëtarëve jashtë shtetit, për të hulumtuar çështje të ndryshme.
Rezultatet e kësaj pune, gjithashtu shfrytëzohen nga shërbimi informativ
amerikan.
Konsiderohet, se shërbimet informative sot marrin rreth 80 % (e sipas
disa mendimeve edhe 90 %) të të gjitha informacioneve me rrugë legale.
Është e madhe roli i teknikës në shfrytëzimin e shënimeve të mbledhura
në këtë mënyrë. Me ndihmën e kompjuterit i “trurëve të komplikuar
elektronikë” bëhet përpunimi i shënimeve dhe formimi gjegjës i
informacioneve. Kjo, që dikur kërkonte kohë shumë të gjatë, tani bëhet
“çështje minutash”.
Elektronika mundëson që objektet me interes për shërbimin informativ që
teknikisht të vëzhgohen dhe të kontrollohen (regjistruesit e zërit, aparatet
sizmografë). Në këtë mënyrë përcillet lansimi i raketave bërthamore
kontinentale, matet puna e tyre dhe kontrollohen provat që bën
kundërshtari. Me anë të raketave, satelitëve dhe pajisjeve tele-foto,
grumbullon materiale informative shumë interesante.
Derisa caqet ushtarake dhe ekonomike, të cilët ofrojnë shenja të
ekzistencës, përcillen me pajisje elektronike, ndërsa objektet që nuk
tregojnë praninë e tyre, zbulohen me anë të spiunazhit ajror dhe me
ndihmën e arritjeve dhe pajisjeve teknike (është i njohur aeroplani
amerikan spiun U-2, pastaj “avaksi”, fluturaket tjera pa pilot, satelitët
spiunë, etj). Atë që këta aeroplanë xhirojnë nga lartësia prej 25.000
64.
62
metrave, sot arrinsateliti, por nga një lartësi shumë më e madhe –
150.000 metra e më shumë.
Mjetet për përgjim, janë të përhapura në atë masë, sa që mendohet se
nuk ekziston vendi ku do të shkëmbeheshin mendime e ide pa mundësinë
e përgjimit, gjegjësisht, që të jetë i mbrojtur nga përgjimi.
Elementi më i ri në praktikën informative është edhe aplikimi i
“lajdetektorit” (“detektorit të gënjeshtrës”) dhe hapave ose serumeve
(p.sh. Skopalamin) për zbulimin e gënjeshtrës.
Pra, në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, takojmë perfeksionim
shumë të madh dhe shumëzim si të metodave, ashtu edhe mjeteve për
veprimtari informative. Shërbimi informativ i përshtatet kushteve të
zhvillimit shoqëror, gjegjësisht i përshtat të arriturat shkencore-teknike e
të tjera, për nevojat e veta.
Ndarja dhe llojet
Siç është siguria si veprimtari shoqërore – dinamike, pra nuk është
statike, ashtu edhe kompleksi i tërë i punës informative është plot
dinamizëm. Ky dinamizëm ka të bëj edhe me klasifikimin dhe
shtresëzimin e ndarjes së shërbimit të sigurimit, dhe, brenda saj, edhe të
shërbimeve informative. Domethënë, ekzistojnë shumë ndarje, ndërsa
unë do të cek ato më të thjeshtat ose më eklatantet, të cilat funksionojnë
në kuadër të sistemeve të sigurisë kombëtare.
Ndarja klasike e shërbimit informativ, duke marrë parasysh detyrat e
saja, është ndarja në shërbimin informativ në kuptimin e ngushtë,
veprimtaria e të cilit është e drejtuar jashtë, si dhe shërbimi
kundërzbulues, i cili ka për detyrë të bëjë mbrojtjen nga veprimet e
shërbimeve informative të huaja. Në disa shtete kjo ndarje është më e
shprehur në shërbime të posaçme informative, ndërsa në të tjerat në
njësi të posaçme organizative, në kuadër të organizatës unike.
Ndarja e mëtejshme është, në ushtarake dhe civile, gjë që shprehet në
organizimin e gati të gjitha shteteve. Meqenëse fshehtësitë në
marrëdhëniet bashkëkohore shoqërore ekzistojnë në të gjitha fushat e
jetës shoqërore-ekonomike, atëherë edhe veprimtaria e shërbimit
informativ bashkëkohor shtrihet në të gjitha fushat më të rëndësishme të
jetës shoqërore. Nga kjo, në kuptimin material, ndërsa në disa shtete
kapitaliste është e shprehur edhe në mënyrë organizative, përveç atij
ushtarak, ekzistojnë edhe shërbimet informative – politike, ekonomike,
65.
63
shkencore, e tjera.Përparimi në shtete të caktuara në këtë drejtim varet
nga gjendja e brendshme dhe faktorëve të brendshëm të tyre, pastaj nga
karakteri dhe qëllimet e politikës së tyre të jashtme, si dhe nga një varg
faktorësh të tjerë të jashtëm. Kështu, disa fuqi perëndimore, parësisht
SHBA, kanë më shumë se dhjetë organizata informative, nga të cilat tri
ushtarake – armatës tokësore, detarisë dhe aviacionit, si tri gjini
themelore të forcave të armatosura.
Në raport me rëndësinë dhe fushëveprimin e detyrave dhe qëllimeve,
shërbimi informativ ndahet në strategjik, i cili i shërben qëllimeve
afatgjata të politikës shtetërore dhe ushtarake, dhe taktik, i cili shërben
për qëllimet e përditshme dhe caqeve të afërta. Kjo ndarje bëhet më
shumë në aspektin material dhe nuk është aq e institucionalizuar (përveç
në njësitet e ulëta ushtarake, të cilat e kanë vetëm këtë të fundit). Në
kushtet bashkëkohore, duke pasur parasysh ashpërsimin e marrëdhënieve
ndërkombëtare politike dhe të tjera, totalitarizmi i luftës, zhvillimi i
shkencës dhe teknikës, armatimi dhe teknika e luftës, terrorizmi si
fenomen global, shërbimi informativ bëhet gjithëpërfshirës dhe
shumëllojshëm, do të thotë, kalon në shërbim total. Kjo, e ndryshoi në
masë të madhe karakterin e tij, rolin e tij, vëllimin, dhe me këtë edhe
metodat e tij të punës. Krahas metodave klasike, këto shërbime
informative shfrytëzojnë edhe të gjitha mundësitë ligjore për të arritur
deri tek të dhënat, pastaj metodat shkencore, të cilët mund të përdoren
për këtë arsye, radarë, kamera televizive dhe fotokamera, llogaritës
elektronikë, aeroplanët specialë me pilotë dhe pa pilotë, satelitë të tokës,
e tjera (mbi të cilat më vonë do të bëhet fjalë). Zyrat e disa shërbimeve
informative, shfrytëzojnë me mija shkencëtarë të të gjitha specialiteteve,
të cilët grumbullojnë shënime informative, i përpunojnë sipas metodave
shkencore. Shërbimet më të njohura informative janë: shërbimi
informativ japonez, në mes të dy luftërave botërore, shërbimi informativ i
Gjermanisë fashiste, shërbimi amerikan me Agjencinë qendrore të
informacionit në krye, shërbimi informativ i BRSS në kohën e Stalinit, e
tjerë.
Ose, këtë mund ta shikojmë edhe kështu. Shërbimi informativ është
veprimtari ose organizatë e organizuar – institucioni, i cili sipas kërkesave
dhe qëllimeve të strukturave udhëheqëse politike të lëvizjeve ose
shteteve, grumbullon, vlerëson, shpjegon, ofron fshehtësi (të mbrojtura)
dhe shënime tjera mbi kundërshtarin ose armikun, mbron strukturat e
veta dhe angazhohet në realizimin e aktiviteteve tjera me të cilat
realizohen qëllime të caktuara politike. Me nocionin shërbimi informativ
nënkuptohet veprimtaria me të cilën grumbullohen shënime të ndryshme,
së pari të fshehta, pastaj edhe të veçanta, ose ky është një institut i
specializuar, i cili është pjesë e aparatit shtetëror, ose organizatë e një
66.
64
lëvizjeje të caktuar.Ai kryen veprimtarinë e vet, në bazë të kërkesave
dhe drejtimeve të shefit shtetëror, qeverisë ose ministrit, varësisht nga
pozita e institutit të dhënë në sistemin kombëtar të informacionit, ose nga
udhëheqja e lëvizjes. Shërbimi informativ grumbullon shënime mbi
kundërshtarin ose armikun, vlerëson vërtetësinë e tyre dhe kohë pas
kohë i dërgon shfrytëzuesve të shënimeve informative. Me metodologjinë
e vetë, angazhohen në realizimin e veprimeve psikologjike, subversive
dhe të grushtshteteve dhe realizimin e operacioneve speciale, me të cilat
arrihen disa qëllime politike. Përndryshe, është pjesë e organizatës
politike e lëvizjes ose shtetit, ndërsa ishte dhe mbeti instrument i luftës
politike.
Variacioni tjetër mbi ndarjen e shërbimeve informative, rrjedh nga ajo se
është shpejtuar zhvillimi tekniko-teknologjik, degëzimi i aparatit shtetëror
dhe intensifikimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilat kanë
kushtëzuar në gjysmën e parë të shekullit XX nevojën për shënime të
llojllojshme mbi kundërshtarin. Kjo detyroi dhe shpejtoi specializimin
brenda sistemeve informative kombëtare. Për këtë arsye formohen
institucione informative për hulumtime informative të fushave të
ndryshme në shoqëri. Përndryshe, shërbimet informative mund të
dallojnë sipas karakterit të qëllimeve, sipas llojit të shënimeve të cilat i
hulumtojnë dhe sipas pozitës së shërbimit të dhënë në sistemin
informativ. Ndarja e shërbimeve sipas karakterit dhe qëllimeve, njeh ato
ofensive dhe defensive. Shërbimi ofenziv kryen hulumtime në territorin e
kundërshtarit, qoftë mbledhjen e shënimeve mbi masat ose planet e tij
ose zbulon aktivitetet e tyre në hapësirat e veta. Ai defanziv është të
angazhohet në mbrojtjen e territoreve dhe strukturave të veta. Në
ndarjen e shërbimeve sipas fushave të hulumtimit, për kriter shërben lloji
i shënimeve të cilat grumbullohen dhe në këtë kuptim, dallohen: zbulimi
politik, ushtarak, ekonomik, industria (teknik) dhe të ngjashme. Shërbimi
informativ ushtarak, më tej mund të ndahet, varësisht nga shkalla e
komandimit ose gjinisë në forcat e armatosura, me të cilat kanë të bëjnë
shënimet. Sipas sistemit të komandimit, dallohen: strategjik, operativ dhe
taktik. Shërbimet informative të gjinive të forcave të armatosura, janë të
ushtrisë tokësore, aviacionit luftarak dhe detarisë luftarake. Ndarja e
shërbimeve sipas pozitës në sistemin informativ, dallohet: autonom-
qendror, të cilët kanë ndikim vendimtar dhe autoritet më të gjerë në
sistemin informativ kombëtar. Drejtpërdrejtë i nënshtrohen shefit inoks
ose kolektiv të shtetit ose kryetarit të qeverisë, dhe informojnë për
nevojat e tyre. Janë departamente në kuadër të ministrisë së caktuar
(ministrisë së jashtme, mbrojtjes, punë të brendshme) dhe kryejnë
funksionin e informimit të këtij organi, dhe kanë autorizime të ngushta në
sistemin informativ.
67.
65
Skema organizative
Skema organizativee këtyre institucioneve është e lidhur në mënyrë
organike me ndarjen e shërbimit të sigurisë, fillimisht zbulues dhe
kundërzbulues. Por, në mënyrë të përgjithshme, strukturën e shërbimit
informativ e përbëjnë: centralet, qendrat, nënqendrat, pikat, grupet e
informatorëve dhe informatorët e instaluar. Centrali paraqet majën e
piramidës së strukturës së shërbimit. Ai planifikon, organizon, udhëheq,
drejton hulumtimin informativ dhe i prezanton shënimet informative
udhëheqjes politike të lëvizjes apo shtetit. Është përgjegjës aktivitetin politik
dhe profesional i të gjitha strukturave të shërbimit. E përbëjnë udhëheqësia
inokse ose kolegjiale, siç është drejtori, kryeshefi dhe ngjashëm, ose
komiteti, kolegjiumi, pastaj njësitë organizative si sektorë pune për
planifikimin dhe organizimin e hulumtimit informativ; punët analitike, ku nga
shënimet e grumbulluara krijohen dokumente njoftuese për prezantim
shfrytëzuesve dhe përcjell angazhimin e shërbimit, punët teknike, punët e
ndërlidhjes, kuadrot dhe arsimimi profesional dhe trezori i shënimeve.
Qendrat, nënqendrat, punktet, grupet e informatorëve dhe informatorët e
instaluar, direkt angazhohen për grumbullimin e shënimeve të caktuara dhe
kryejnë edhe detyra tjera me metodat e shërbimit informativ. Në kushtet
bashkëkohore, në hulumtime informative përfshihen, përveç atyre
tradicionale, ato ushtarake, shënimet politike dhe ekonomike, dhe të gjitha
lëmitë tjera të krijimit njerëzor dhe potencialit material të një shteti të
caktuar. Maksimalisht shfrytëzohen të arriturat e shkencës dhe teknikës për
grumbullimin, përpunimin dhe dërgimin e shënimeve informative. Vendosen
kërkesa konkrete hulumtuese-teknike ndaj institucioneve të ndryshme
prodhuese për prodhimin e mjeteve gjegjëse për grumbullimin dhe
përpunimin e shënimeve. Vendoset bashkëpunimi me institutet shkencore
dhe entet, dhe bëjnë porositë, që për nevojat e tyre të hulumtohen
problemet në shtetin e caktuar. Shfrytëzohen specialistët më të shquar,
ekspertët dhe shkencëtarët nga universitetet dhe entet shkencore si
bashkëpunëtor të jashtëm dhe kosultantë (shiko më vonë në kreun mbi
llojet e agjentëve). Në detyrat konkrete informative, angazhohen tipat e
veçantë të informatorëve dhe specialistëve. Bëhet centralizimi i përpunimit
dhe analizës së shënimeve, dhe nga një vend, shënimet informative ju
dërgohen shfrytëzuesve. Relativisht shpejtë ndërrohet struktura kadrovike
me qëllim që të angazhohen kuadro me kualifikim të lartë dhe ekspertë me
tituj shkencor.
Siç kemi parë më lartë, varësisht se nga cili aspekt shikohet, është e mundur
që në disa mënyra të bëhet ndarja e shërbimeve informative. Por, ajo që e
thjeshtëson tërë këtë, dhe në kuptimin gjeneral ka së paku disa elemente
68.
66
mbi sistemet esigurisë të shteteve të botës bashkëkohore, shërbimet
informative, nga ana organizative dhe strukturore, mund t’ i ndajmë në:
1. shërbimin informativ në kuptimin material dhe formal,
2. shërbimin informativ dhe kundërinformativ, dhe
3. shërbimin informativ civil dhe shërbimin informativ ushtarak.
Kjo ndarje, në shërbim informativ në kuptimin material dhe formal, bëhet
në bazë të dallimit të veprimtarisë informative dhe organeve si bartëse të
këtij aktiviteti. Me shërbimin informativ në kuptimin material,
nënkuptohet, pra, vetëm veprimtaria informative si e tillë. Kjo veprimtari
lindi kur u shfaqën fshehtësitë dhe marrëdhënieve antagoniste mes
njerëzve. Në krahasim me këtë të parën, shërbimi informativ në kuptimin
formal, është i ri. Ky lind me paraqitjen e revolucioneve borgjeze. Me këtë
shërbim nënkuptohet, organ i përhershëm, i ndarë profesional shtetëror
me funksion të informimit. Deri me paraqitjen e këtyre organeve të
veprimtarisë informative, ajo është kryer “përciptazi” (pranë punëve tjera
të udhëheqësit ushtarak, mbretit, perandorit, oborrit, etj), për këtë arsye
nuk duhet që ti zvogëlojmë rëndësinë, për kushtet nën të cilat zhvillohet.
Shërbimi informativ ndahet më tej, në shërbimin informativ (në kuptimin
e ngushtë) dhe në shërbimin kundërzbulues. Ngjashëm me këtë, është
edhe ndarja themelore, prandaj në këtë, do të ndalemi më shumë.
Siç duket edhe nga vetë titulli, kjo ndarje është e kushtëzuar me qëllimin
e caktuar, duke marrë parasysh fshehtësinë (vetanake ose të huajën). Me
shërbimin (e jashtëm) informativ nënkuptohet aktiviteti në planin e
jashtëm, i cili ka për qëllim zbulimin dhe njohja e fshehtësive të palës së
kundërt. Mirëpo, shërbimi kundërzbulues (i brendshëm) merret me
sigurimin dhe ruajtjen e fshehtësive të vendit të vet, gjegjësisht i
kundërvihet veprimtarive të shërbimeve të huaja informative në planin e
brendshëm. Në lidhje me këtë ndarje, duhet kuptuar fshehtësinë në
mënyrë relative, do të thotë, nga secili shënim i marrur, i cili paraqet
interes për bashkësinë, e deri tek vargu i shënimeve në sistemin e
tërësisë shoqërore-ekonomike dhe rregullimit politik si tërësi.
Veprimtaria informative e drejtuar jashtëm është permanente, me
intensitet të fortë ose më të dobët, çka varet nga motivet e ndryshme.
Mundësitë objektive për këtë veprimtari, janë aq më të mëdha, sa më të
zhvilluara të jenë marrëdhëniet e zhvilluara në mes të shteteve, derisa
69.
67
mundësitë subjektive, potencojnëaq më tepër, nëse interesat me
shteteve janë të kundërta.
Njëra nga detyrat themelore të shërbimit informativ, është siguria e
jashtme e vendit. Krahas kësaj, ai pretendon për realizimin e qëllimeve të
ndryshme, të cilat mund të jenë të kushtëzuara nga interesa ekonomiko-
politike, aspiratat ushtarako-territoriale, dhe mundimeve për të arritur
deri tek zbulimet shkencore-teknike, e tjera.
Në qoftë se këto motive i shikojmë në lidhje me shtetin të cilit i takon
shërbimi informativ, atëherë ato mund të jenë progresive dhe
reaksionare. Veprimtaria e shërbimeve informative të shteteve
progresive, mund të jetë e motivuar nga lufta për përparim, ndihmesa e
forcave përparimtare dhe lëvizjeve, shkatërrimin e qëllimeve reaksionare,
pretendimet për paqe, dhe ngjashëm. E kundërta e kësaj, veprimtaria e
shërbimeve informative mund të jetë e motivuar nga qëllime reaksionare:
ndihmesa e forcave prapanike, shkatërrimin e lëvizjeve përparimtare,
inkurajimin dhe ndihmën e tendencave të nxitësve të luftës, e tjera.
Prandaj, motivet, format dhe metodat e veprimtarisë informative janë të
kushtëzuara nga qëllime të ndryshme, të cilat ndryshojnë, varësisht nga
nevojat konkrete në momentin e dhënë.
Siç pamë më lartë, vendosja organizative e shërbimeve informative mund
të jetë e ndryshme. Kryesisht, veprimtaria e saj zhvillohet nga qendra në
vendin i cili mund të jetë civil, ushtarak, partiak, e tjera, pastaj nëpërmes
qendrave të degëzuara – punkteve (në territorin e huaj) dhe përmes
qendrave jashtë (shembull tipik janë ambasadat dhe përfaqësitë e
ndryshme). Qendrat – punktet, janë natyrisht të fshehura me formën
zyrtare të institucionit në kuadër të së cilës gjenden. Kushtëzimi objektiv i
veprimtarisë informative varet nga të gjitha ato fakte të cilat i shkojnë për
shtati ose jo. Varësisht, pra, pavarësisht nga ajo së a janë normale
marrëdhëniet ndërshtetërore, miqësore ose kundërshtare, a ekzistojnë
marrëdhënie diplomatike-konsullare, dhe nga shkalla e lidhshmërisë
ekonomiko-tregtare dhe nga marrëdhënie tjera. Krahas kësaj,
mbështetjet për veprimtari informative jashtë, mund të jenë pak a shumë
të përshtatshme, çka gjithashtu varet nga rrethana të ndryshme.
Në qoftë se, pra, nisemi nga spiunazhi, si formë më e përhapur e
veprimtarisë informative (krahas propagandës armiqësore, organizimi dhe
ndihma e rebelimit, terrorizmit dhe lëvizjeve puçiste dhe diversionet)
atëherë në kuadër të shërbimit informativ (të jashtme) dallojmë këto
koncepte të spiunazhit: politik, ushtarak, ekonomik, shkencore-teknik,
gjeografik, ajror, etj. Objekte sulmi të spiunazhit politik janë: aparati
70.
68
shtetëror, shërbimet shtetërore,gjegjësisht siguria kombëtare dhe
ministria e punëve të brendshme, partitë në pushtet dhe ato opozitare,
ministria e punëve të jashtme dhe marrëdhëniet me shtetet tjera, pastaj
institucionet e ndryshme shkencore, kulturore-arsimore, artistike dhe të
tjera.
Spiunazhi ushtarak ka si objekte të interesimit: ministrinë e mbrojtjes,
shtabin e përgjithshëm, këshillin luftarak, gjinitë ushtarake, territoret
ushtarake, shkollat dhe mësonjëtoret ushtarake, industrinë ushtarake,
institutet, depot dhe objektet e fortifikuara.
Fushat e interesimit të spiunazhit ekonomik janë: institucionet dhe
objektet nëpërmjet të cilave mund të arrihet deri tek fshehtësisë
ekonomike, institucionet kryesore (ministritë, këshillat, komisionet) nga
të cilat udhëhiqet ekonomia në tërësi ose në sektorët e veçantë,
institucionet e tregtisë së jashtme dhe firmave, entet e ndryshme ku
studiohen rrjedhat ekonomike, bankat, objektet e rëndësishme
ekonomike, minierat, komunikacioni, etj.
Spiunazhi shkencor-teknik, i cili, në kohën e fundit vjen shumë në
shprehje, është i interesuar për të fshehtat lidhur me zbulimet e
ndryshme shkencore (energjia atomike, teknika raketore, satelitët, lënda
djegëse me forcë të madhe, etj), gjegjësisht institutet shkencore, qendrat
eksperimentale dhe qendrat e bazat ku kryhen eksperimente dhe
hulumtime për këto zbulime.
E tërë veprimtaria e shërbimit informativ mund të zhvillohet në rrugë
ilegale (klasike) dhe duke shfrytëzuar mundësitë legale.
Nga ana tjetër, shërbimi kundërzbulues, me të cilin i kundërvihet
veprimtarisë së shërbimeve informative të huaja, mund ta dallojmë në
kuptimin të ngushtë dhe të gjerë. Shikuar nga kuptimi i ngushtë, ky
sistem përfshinë vetëm shërbimin informativ e veçantë (në kuadër të
punëve të brendshme – policisë, armatës, etj; detyra e tij është
veprimtaria e fshehtë armiqësore e shërbimeve informative të huaja).
Sistemi kundërzbulues në kuptim të gjerë, krahas shërbimit të
specializuar, përfshin edhe shërbime të tjera, organe, ente dhe
organizata. Sipas kësaj, sistemi kundërzbulues në tërësi përfshin organet
themelore kundërzbuluese të cilat kyçen në veprimtarinë kundërzbuluese
(policia në tërësi) dhe organe ndihmëse (institucione të ndryshme
shoqërore). Detyrat përbëhen nga kundërvënia e saj ndaj të gjitha
formave të veprimtarive informative ose armiqësore, për të cilat bëmë
fjalë më lartë. Gjithashtu edhe shërbimi kundërzbulues, mund të ketë
71.
69
qendrat (punktet) eveta jashtë, të kamufluara në përbërje të ndonjë
institucioni zyrtar (për shembull përfaqësitë diplomatike etj). Ekzistenca e
jashtme e tyre arsyetohet me mundësitë e zbulimit të veprimtarisë
informative e drejtuar nga shteti i vet, në vetë burimin.
Objektet e interesimit të shërbimit kundërzbulues janë ato qendra në
vend dhe jashtë nga të cilat zhvillohet veprimtaria informative..
Është e nevojshme të theksohet se, ndarja e shërbimeve informative të
një vendi në zbuluese (e jashtme) dhe kundërzbuluese (të brendshme)
duhet të kuptohet në mënyrë relative, sepse ato pak a shumë paraqesin
unitet dhe lidhshmëri mes veti..
Më në fund, ndarja e shërbimit informativ (të jashtëm dhe të brendshëm)
bëhet në civile dhe ushtarake. Bëhet duke u bazuar në organet themelore
si bartës dhe në objektin e interesimit të tij. Është themelore, se bartësit
e shërbimit informativ ushtarak janë organet ushtarake, ndërsa objekti i
interesimit të tij janë të dhënat ushtarake të vendit të huaj (kjo
posaçërisht arrihet me anë të përfaqësive ushtarake, është e njohur fjala
se përfaqësuesit ushtarak janë “spiunë publikë”).
Karakteristikë e kësaj ndarje, si dhe shumë të tjerave të cilat kryhen,
janë relativiteti, posaçërisht e shquar në kushtet bashkëkohore, sepse
është shumë e vështirë të përcaktohet deri ku arrin njëra, dhe nga fillon
shërbimi tjetër informativ..
Parimet dhe metodat e punës informative dhe punës së shërbimit
informativ
Ekzistojnë shumë definicione të cilat kanë të bëjnë me atë se çka është
puna informative dhe çka janë shërbimet informative.
Sipas enciklopedisë amerikane “me kërkesë të këshillit politik të një
shteti, shërbimi informativ kryen veprimtari të grumbullimit të
informatave mbi mundësinë dhe qëllimet e qeverive të huaja, ose merret
me grumbullimin e çfarëdo llojeve të informatave”
Enciklopedia Britanika insiston që “shërbimi informativ shtetëror
vazhdimisht grumbullon dhe vlerëson njoftime mbi qëndrimin, mundësitë
ose vendimet e mundshme politike të vendeve tjera.”
72.
70
Sipas një numriautorësh, “shërbimi informativ është organ shtetëror i cili
e ka si detyrë themelore që të informon mbi fshehtësitë e kundërshtarit.
Për këtë qëllim, ai zhvillon veprimtari të caktuar, e cila është, nëse
shikohet nga afër, e shumëllojshme, e përbërë nga një varg veprimtarish
konkrete dhe të veçanta”, gjegjësisht “nën shërbimin informativ
nënkuptojmë institucionin relativisht të pavarur dhe të specializuar të
aparatit shtetëror, e autorizuar që me mjete dhe metoda të fshehta, për
qeverinë e vetë, të grumbulloj shënime të rëndësishme për shtetet tjera
dhe kundërshtarëve të mundshëm të brendshëm dhe të jashtëm të
shtetit, si dhe me veprimtari të fshehtë të kontribuojë në suksesin e
vendit të tij”. Më pastaj, “ai është aparat i shtetit cili ka qëllim prioritar
grumbullimin, analizimin dhe vlerësimin e shënimeve informative mbi
shtetet tjera, potencialin e tyre ushtarak dhe ekonomik, qëllimet e tyre
dhe të arriturave”. Ramo Maslesha, shërbimin informativ e definon si
“institucion specifik, të specializuar, shumë profesional dhe relativisht të
pavarur të shtetit, i cili në pajtim me ligjin dhe autorizimeve të dhëna,
duke shfrytëzuar metoda dhe mjete legale, në mënyrë sistematike
grumbullon njoftime relevante dhe informative mbi planet dhe qëllimet e
shteteve tjera dhe institucioneve të tyre të posaçme, të cilat janë të
nevojshme për formësimin, dhe krijimin e politikave, veçanërisht në
planin e politikës së jashtme. Njëkohësisht, është obligim i shërbimit
informativ është që të mbroj interesat jetësore të shtetit të vet, kështu që
përcjellë, zbulon, hulumton, pamundëson veprimtarinë e shërbimeve të
huaja informative, pastaj strukturave të tjera, të cilat në këtë mënyrë
merren më format e ndryshme të veprimtari të ndaluar”.
Parimet (principet) e punës informative dhe punës së shërbimeve
informative
Në veprimtarinë e vet, shërbimet informative, i përmbahen parimeve dhe
principeve, të cilat janë specifike në raport me parimet e punës së
organeve dhe institucioneve tjera shtetërore. Ekzistojnë shumë tipologji
të këtyre parime (Maslesha, Milosheviq, A.Saviq, etj), por parimet e
mëposhtme janë padyshim të padiskutueshme në punën e të gjitha
shërbimeve informative të botës bashkëkohore.
Gjithëpërfshirja
Në veprimtarinë informative, parimi i gjithëpërfshirjes do të thotë
hulumtim zbulues i numrit të madh të shënimeve dhe informatave nga të
gjitha lëmitë jetësore dhe të punës të shteteve tjera. Në këtë, posaçërisht
dallohen, shërbimet informative të fuqive të mëdha, të cilat përfshijnë
sipërfaqe të mëdha, kontinentale, oqeanike, ajrore dhe kozmike, dhe
sipas kësaj, parimi i gjithpërfshirjes ka të bëjë me qëllimet e interesit
73.
71
informativ dhe nësipërfaqe të mëdha.
Vijueshmëria në punë
Me këtë princip nënkuptojmë se puna informative nuk ndërpritet pa marr
parasysh se, a gjendet vendi në kushtet e paqes ose të luftës, ose në
ndonjë krizë. Në kushtet e paqes, përqendrimi i punës në grumbullimit të
shënimeve mbi gjendjen, pozitën dhe mundësitë e vendeve të ndryshme
në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa në kushtet e luftës, të
shënimeve mbi të gjithë faktorët dhe elementet e luftës së armatosur. Në
situatat e krizave, me qëllimin kryesor që kriza të përcillet dhe të tentohet
që të ndikohet në rrjedhën e saj.
Vrazhdësia
Kjo cilësi rrjedhë nga parimi të cilin shërbimet informative e aplikojnë, e
kjo është së qëllimi arsyeton mjetin. Në situata e caktuara, ato
ndërmarrin veprime shumë të vrazhda, shantazhime, mashtrime,
gënjeshtra, kidnapime, likuidime fizike të personave, përhapjen e
terrorizmit dhe aplikimi i aksioneve të ndryshme terroriste.
Infiltrimi
Infiltrimi, si parim i punës, aplikohet vazhdimisht, dhe përbëhet nga ajo
se shërbimet informative tentojnë që me anë agjenturave ose forcave të
ndryshme të specializuara, në mjediset e caktuara ose në territorin e
vendeve në të cilat punojnë, në mënyrë që të ndikohet në gjendjen e
tyre. Në kushtet e luftës, përqendrimi i infiltrimit është në njësitet e
kundërshtarit dhe në zonat e veprimeve ushtarake.
Objektiviteti dhe verifikimi
Këto dy kërkesa principiele janë të rëndësishme, duke pasur parasysh së
në punën informative kërkohen shënime sa më të sakta dhe paraqitja
objektive e tyre. Verifikimi i çdo shënimi, është praktikë e vazhdueshme,
sepse njëanshmëria në punën informative është e dëmshme, dhe
nganjëherë e rrezikshme.
Saktësia kohore
Në punën praktike informative, saktësia në kohë do të thotë që çdo ditë,
dhe në punë në çdo çast, të dish gjendjen e situatës. Meqenëse kemi të
bëjmë me një numër të madh çështjesh me interes për shërbimin
informativ, kështu që aplikimi i përkushtuar i këtij parimi, kërkon
përsosmëri të vazhdueshme të organizimit të punës informative.
Fshehtësia e punës
Ky parim është baza e veprimtarisë informative. Puna informative, në
74.
72
princip, zhvillohet fshehtas,deri edhe atëherë kur disa nga veprimet
informative manifestohen publikisht. Për këtë arsye, shërbimet
informative mundohen që të aplikojnë veprime sa më origjinale, duke
kombinuar mase të shumëllojshme të sigurisë në punën e vetë, por
shërbehen edhe me mashtrime dhe dezinformata e sjellje të ngjashme.
Planifikimi i detyrave
Qasja e planifikuar ndaj punës, me punët e precizuara qartë sipas kohës
dhe hapësirës, është një faktor shumë i rëndësishëm për sukses të
shërbimit informativ. Planifikohet në bazë të vendimeve, urdhëresave,
gjegjësisht urdhrave të organeve përgjegjëse, komandave ushtarake, si
dhe në bazë të vlerësimit të gjendjes. Në situatat e komplikuara,
planifikimit i nënshtrohen edhe detajet më të imëta në qasjen për
realizimin e detyrave.
Centralizimi i punës dhe udhëheqjes
Kjo është kusht shumë i nevojshëm për realizimin e suksesshëm të
detyrave informuese. Rezultate të rëndësishme dhe të mëdha, mund të
realizohen vetëm në atë mënyrë, në qoftë se të gjitha punët e ngjashme
bashkohen nën udhëheqjen e një organi të caktuar.
Pavarësia relative
Kjo nuk është e kundërt me parimin e mëparshëm (centralizimi i punës
dhe udhëheqjes). Pavarësia relative në punë, parashihet, para së
gjithash, për organet informative-ushtarake dhe disa resorë tjera të
organizatës informative. Aplikimi i principit të pavarësisë relative,
veçanërisht vjen në shprehje në kushtet e luftës dhe kjo, posaçërisht tek
ato organe, të cilat janë të angazhuara ne luftë.
Specializimi
Specializimin në punë e shkakton, para së gjithash, kërkesat
gjithëpërfshirëse informative dhe vëllimi i punëve të cilët i kryejnë
shërbimet bashkëkohore informative kërkojnë ndarje të detajuar të punës
në kuadër organizatave të tyre. Nga ana tjetër, karakteri i disa detyrave
konkrete informative, shkakton nevojën për qasje specialistike. Me
aplikimin e këtij principi, i tërë veprimi informativ dhe rezultatet e tij
përmirësojnë kualitetin.
Puna ekipore
Puna ekipore është e paevitueshme, pikërisht për shkak se shumë punë
informative janë mjaft të komplikuara dhe kërkojnë punë kolektive të një
numri më të madh të specialistëve të profileve të ndryshme – ekipeve. Në
këtë aspekt, puna në shërbimet informative nuk dallon nga puna në
75.
73
disiplinat tjera shkencore, dhe përfundimisht ne veprimtarinë shkencore-
hulumtuese, me natyrë interdisiplinare. Puna ekipore aplikohet edhe në
luftë edhe në paqe. Në këto kushte, institucionet informative në rangjeve
të larta, përforcojnë organet e veta të nënshtruara për një kohë të
caktuar, më një numër të nevojshëm specialistësh, për realizimin e shpejt
dhe të kualifikuar të detyrave.
Në kohët më të reja, në kushtet e ekzistencës së aleancave (ushtarake),
konstituohet një princip i ri, si veprimi i koordinuar i organizatave
informative kombëtare, i cili vjen në shprehje të plotë, sepse edhe në
koordinimin e veprimtarisë informative shihet uniteti i aleancave.
Rrjedha e veprimtarisë informative
Veprimtaria informative zhvillohet përmes procedurës informativ, qarkut
informativ ose ciklit informativ. Në këtë procedurë përfshihen:
1) përcaktimi i detyrave informative dhe planifikimi i veprimtarisë
informative;
2) grumbullimi i shënimeve të caktuara, duke angazhuar forca
informuese dhe vëzhguese dhe përdorimi i mjeteve për destinime
informative informative-vëzhguese;
3) studimi, verifikimi dhe analiza e shënimeve të mbledhura dhe
përcaktimi i vlefshmërisë dhe vërtetësisë së tyre;
4) vlerësimi i shënimeve informative dhe ndarja e kryesores nga
dytësorja, dhe njëkohësisht duke vlerësuar e parashikuar zhvillimin e
mëtejmë të ngjarjeve;
5) dërgimi i shënimeve për shfrytëzim faktorëve të interesuar dhe
përgjegjës (shteteve, organeve policore ose komandave ushtarake).
Nga kjo vërehet se ekzistojnë pesë faza të punës gjatë kryerjes së
veprimit informativ. Mirëpo, në thelb, të gjitha varen nga grumbullimi dhe
përpunimi i shënimeve. Me planin për grumbullimin e shënimeve të
shërbimit informativ përfshihen informatat dhe të dhënat të cilat janë me
interes politik, ushtarak, ekonomik ose ndonjë tjetër, për shtetet e tyre.
Sepse, shërbimet informative:
1) grumbullojnë shënime, përcjellin dhe studiojnë politikën e
brendshme dhe të jashtme të shteteve, ndaj të cilave ekzistojnë interesa
dhe pretendime;
2) mbledh të dhëna dhe studion mundësitë mbrojtëse të vendeve të
caktuara, posaçërisht nga pikëvështrimi i zhvillimit eventual të një lufte;
3) grumbullojnë të dhëna mbi të arriturat shkencore-hulumtuese në
76.
74
shtetet tjera, posaçërisht të atyre të cilat mund të jenë me ndikim në
udhëheqjen e politikës dhe të luftës;
4) mbledh shënime mbi potencialet ekonomike dhe pasurore dhe
mundësitë e vendeve tjera, pastaj vlerësojnë aftësitë e tyre për
udhëheqjen e luftës dhe ndikimin ekonomik në fushat tjera;
5) studiojnë rrethanat shoqërore në vendet tjera dhe ndikimin e tyre
në zhvillimin e mëtejmë të vendit;
6) përpunojnë pozitën gjeostrategjike te vendeve tjera dhe studiojnë
infrastrukturën e tyre mbrojtëse;
7) grumbullojnë të dhëna dhe studiojnë strukturën kadrovike të
shteteve të caktuara dhe rregullojnë materialet për persona të caktuar;
8) grumbullojnë shënime dhe i studiojnë sistemet informative dhe
mbrojtëse të vendeve, duke vlerësuar efikasitetin e tyre në mbrojtjen e
vendeve të tyre..
Për të realizuar me sukses të gjitha punët e cekura më lartë, është i
nevojshëm hulumtimi i vazhdueshëm informativ. Hulumtimi informativ
është në thelb, zbulimi i pandërprerë, përcjellja dhe studimi i të gjitha
vlerave të vendit të huaj, posaçërisht forcave të saja ushtarake dhe
sistemit informativ të sigurimit. Organizohet dhe zhvillohet në mënyrë të
planifikuar për një periudhë të gjatë, ndërsa e realizojnë pjesët më vitale
të shërbimeve informative, duke aplikuar metodat më bashkëkohore të
hulumtimeve shkencore. Shkalla e suksesit të realizimit të hulumtimeve
informative, vlerësohet në bazë të kualitetit të shënimeve të grumbulluara
dhe të përpunuara dhe nga burimet e krijuara për këto shënime. Vetë
puna hulumtuese informative konkrete emërohet si veprim i hulumtimit
operativ. Veprimi i hulumtimit operativ, është aplikimi i sinkronizuar dhe
shfrytëzimi metodave operative-teknike, masave, veprimeve dhe mjeteve
të shërbimit të sigurimit, për të zbuluar, përcaktimit, përcjelljes, ndalimin
dhe pengimin e veprimtarive të personave, grupimeve të organizuar,
enteve ose organizatave në vend ose jashtë saj, veprimtaria e të cilave në
rrënimin ose shkatërrimin të sistemit kushtetutar të një shteti. Shërbimi i
sigurimit realizon nëpërmjet veprimit operativ të hulumtimit, autorizimet
e veta dhe kryen punët si subjekt i sistemit të sigurisë të një shteti.
Veprimi i hulumtimit operativ bazohet në kodet ligjore dhe aktet tjera
nënligjore. Ky veprim buron nga baza shoqërore-ekonomike dhe sistemit
politik të çdo shteti konkret.
Metodat e punës të shërbimeve informative
77.
75
Çka është metodae punës së shërbimeve informative ?
Në themel, metoda (nga fjala greke methodus – do të thotë rrugë,
mënyrë) përcakton mënyrën e të menduarit dhe veprimit të hulumtimit të
realitetit i cili garanton fitimin e diturive sa me të vërteta dhe objektive.
Më konkretisht, metoda është rrugë e vetëdijshme, e planifikuar dhe e
organizuar deri tek njohuritë gjegjëse. Në pajtim me këtë, me metodën e
punës së shërbimit informativ do të nënkuptohej grumbulli i veprimeve të
posaçme me të cilat grumbullohen të dhëna informative, si dhe mënyra e
përdorimit të forcave dhe mjeteve të tyre. në kryerjen e veprimtarive
themelore.
Qëllim themelor dhe parësor i çdo shërbimi informativ është mbrojtja e
sigurisë së brendshme dhe të jashtme të shtetit të vet. Çdo shërbim
informativ udhëhiqet nga ambiciet dhe qëllimet politike të qeverisë së vet.
Në qoftë se ai, është shtet me ambicie të nivelit planetar, atëherë ai
posedon shërbimin shumë të fortë informativ, i cili kryen mbulimin e plotë
informativ dhe me spiunazh të shteteve tjera. Në lidhje me këtë, shërbimi
informativ në çdo rast konkret, edhe nëse kemi të bëjmë mbi
grumbullimin e njoftimeve ose pengimin e veprimeve të shërbimeve të
huaja informative, përcaktohet për atë metodë e cila do ti shërbej më së
miri kësaj detyre, dhe në pajtim me ligjin dhe parimet në fuqi. Gjithashtu,
aplikimi i çdo metode konkrete, varet edhe nga lloji i detyrës e cila
kryhet, koja e kryerjes së kësaj detyre (shumica e metodave që aplikohen
në paqe nuk mund të aplikohen në luftë, dhe gjithashtu ndonjë metodë
mund të aplikohet vetëm ditën, e disa të tjera natën), si dhe vendet ku
kryhet detyra (tjera metoda shfrytëzohen në territoret e veta e tjera në
territoret e një vendin aleat, dhe e treta në territorin e kundërshtarit të
mundshëm).
Ndarja e metodave të punës të shërbimit informativ
Në teori, takojmë ndarje të ndryshme të metodave të punës të
shërbimeve informative, edhe pse ato në themel nuk dallojnë shumë.
Sipas disa kuptimeve, aktiviteti i shërbimeve informative është i ndarë në
veprimtarinë informative dhe veprime joinformative.
Veprimtaria informative, sipas kësaj, kryhet:
a) me metoda të fshehta të shërbimeve informative
78.
76
• metoda e instalimit të fshehtë të pjesëtarit të shërbimit në
strukturën e kundërshtarit,
• metoda agjenturore
• metoda e shfrytëzimit të fshehtë të sendeve teknike
b) me metoda të mbuluara të shërbimeve informative
• metoda e anketimit të kamufluar,
• metoda e observimit të kamufluar dhe
• metoda e hulumtimit shkencor të kamufluar
c) me metoda legale të shërbimeve informative
• metoda e grumbullimit të shënimeve duke pyetur refugjatët dhe
dezertorët,
• metoda e grumbullimit të shënimeve me pyetjet e robërve të
luftës,
• metoda e grumbullimit të shënimeve duke vëzhguar dhe
• mbledhja e shënimeve nga mjetet e informimit publik
Në veprime informative, sipas këtyre kuptimeve bien:
a) veprimet psikologjike dhe propaganda,
b) veprimet subversive
• spiunazhi,
• diversioni,
• sabotazhi,
• provokimi i situatave të krizës,
• terrorizmi dhe
• futjen e grupeve të armatosura
c) operacionet speciale
Duhet të theksojmë se shumica e autorëve, metodat e punës të shërbimit
informativ i ndanë në ato të cilat janë të lejuara me parimet ligjore
pozitive dhe ne ato të cilat nuk janë të lejuara. Në bazë të kësaj, metodat
e punës së shërbimeve informative ndahen në legale dhe ilegale.
Krahas kësaj që theksuam, ndarja e metodave të punës bëhet sipas
qëllimeve në metoda për grumbullimin e shënimeve dhe metoda e
veprimeve subversive (përmbysëse).
Vend të posaçëm në punën e shërbimit informativ, zë konspiracioni i tij,
domethënë, fshehtësia, e cila kushti themelor i ekzistencës dhe veprimit
të shërbimit informativ, dhe i cili paraqet bazë të interesimit dhe njohjes
së shërbimit informativ.
79.
77
Konspiracioni në punënënkupton, përdorimin e metodave dhe mjeteve të
fshehta në punën e shërbimit informativ, i cili njëherësh ruhet në
fshehtësinë më të madhe nga shërbimet tjera informative.
Në të vërtetë, shërbimi i informativ është i autorizuar me ligj, që në
veprimtarinë e vetë të praktikon metoda dhe mjete të fshehta, përdorimi i
të cilave në vendet tjera është e ndaluar dhe sanksionuar si spiunazh.
Në lidhje me konspiracionin, bëhet ndarja e punës në metoda legale dhe
ilegale.
Sipas përcaktimit të përgjithshëm “spiunazhi legal” do të ishte
grumbullimi i shënimeve nga burimet e hapura të informacioneve, me
metoda dhe mjete të cilat nuk janë të sanksionuara me legjislacioni penal
pozitiv të shtetit, ndaj të cilit kryhet veprimtaria informative. Kështu, që
në metoda legale do të klasifikohej grumbullimi i shënimeve nga mjetet e
informimit publik, grumbullimi i të dhënave nga pyetjet e robërit e luftës,
dezertorëve, e tjera. Për këto metoda në paraqitjen e mëposhtme, do të
bëhet më shumë fjalë.
Në metoda ilegale (me ilegale, në këtë rast, nuk nënkuptohet edhe
jolegale, gjegjësisht jashtëligjore) do të binte grumbullimi i shënimeve me
natyrë të fshehtë në një vend, në mënyrë dhe mjete të cilat nuk janë të
lejuara dhe të cilat nuk janë të njohura për pushtetin e atij vendi.
Shumica e autorëve, mendojnë se veprimi i fshehtë paraqet veprimtari
informative në kuptimin e plotë të fjalës, derisa grumbullimi i të dhënave
me rrugë legale, paraqet vetëm plotësim i kësaj. Mirëpo, këtu kurrsesi
nuk mund të lihet pas dore rëndësia e metodës legale të punës, kur të
kemi parasysh, se në këtë mënyrë grumbullohen më shumë gjysma e
shënimeve informative.
Gjithashtu, suksesi i spiunazhit “legal” shumë varet nga ajo se, sa do të
jetë suksesi i arritjes deri tek shënimet e dëshiruara me mjetet e
spiunazhit “legal”, sepse nganjëherë për disa vende është mjaftueshme
ajo çka fitohet nga me rrugë legale. Qëllimi i spiunazhit “legal” nuk është
vetëm të grumbulloj shënime të cilat shpallen publikisht, por ky shërben
edhe si bazë për përcaktimin e detyrave të spiunazhit “ilegal”.
Kjo tregon se, spiunazhi legal vetëm i paraprinë atij ilegal, dmth.
Spiunazhit klasik, për këtë arsye metodat duhet të mundësojnë drejtimin
e spiunazhit klasik për arritjen e qëllimeve të cilat nuk mund të arrihen
me mjete legale.
80.
78
Këtu, gjithashtu mund të bëhet pyetja, çka mund të konsiderohet
“legale” në shërbimin informativ, nga shkaku çka çahtë në legjislacionin e
shumicës së. endeve të botës, spiunazh gjegjësisht grumbullim i
shënimeve mbi çështjet që kanë të bëjnë me një shtet e sanksionuar
penalisht, kështu që, grumbullimi i çfarëdo shënimi paraqet veprimtari
ilegale
Nga ana tjetër, a mund të thuhet se çdo veprimtari informative ilegale,
kur të kemi parasysh. Se për shembull, metoda agjenturore është ilegale
kur të aplikohet jashtë por nga ana tjetër shumë legale kur shërbimet
informative aplikojnë në territorin e shtetit të vet, me qëllim të mbrojtjes
së interesave jetësore. Disa modalitete të vëzhgimit janë legale (satelite)
derisa disa nuk janë (vëzhgimi nga ajri). Gjithashtu në drejtësinë
ndërkombëtare spiunazhi në kohë lufte është i lejuar, derisa në paqe nuk
është..
Metodat e grumbullimit të shënimeve informative
Grumbullimi i shënimeve, tradicionalisht ka qenë funksioni kryesor i
shërbimit informativ, kjo ishte ekskluzivisht veprimtaria e saj themelore.
Ndryshime të rëndësishme në lidhje me këtë, kanë ndodhur ne mes të dy
luftërave botërore, kur në pajtim me situatën e sapokrijuar, këtij shërbimi
iu dhanë edhe disa funksione tjera. Funksionet më të rëndësishme të
dhëna ishin veprimtaria psikologjiko-propagandistike dhe veprimtari të
ndryshme subversive, siç janë kabotazhi, terrorizmi, diversionet, etj.
Mirëpo edhe sot kjo metodë mund të konsiderohet më thelbësore në tërë
punën informative. Në të vërtetë, veprimtaria themelore e këtij shërbimi
është grumbullimi i shënimeve të cilat paraqesin fshehtësi shtetërore dhe
fshehtësi të vlerës së lartë. Që kanë të bëjnë me sigurinë dhe interesat
jetësore të shtetit përkatës. Për këtë arsye, të dhënat paraqesin për
shërbimin informativ, por edhe për vetë shtetin, për të cilin ky institucion
është me rëndësi të madhe, sepse në bazë të tyre dhe caktohet politika e
jashtme ndaj shtetit përkatës. Nga këto arsye, shërbimi informativ është
specializuar, edhe në aspektin e mundësive personale dhe teknike, për
grumbullimin e këtyre të dhënave dhe dërgimin e tyre shfrytëzuesve.
Në metodat themelore të grumbullimit të shënimeve numërojë:
• Metoda agjenturore (klasike) e mbledhjes së shënimeve
• Metoda e infiltrimit (futjen e fshehtë të informatorit) në strukturat e
kundërshtarit
81.
79
• Metoda e shfrytëzimit të fshehtë të mjeteve teknike
• Metoda e grumbullimit të fshehtë të shënimeve
• Shfrytëzim i burimeve të hapura të informacioneve (metoda legale)
Metoda e infiltrimit
Tek kjo metodë, është shumë e rëndësishme që metoda e infiltrimit të
mos identifikohet me metodën agjenturore të grumbullimit të shënimeve.
Në të vërtetë, këtu bëhet fjalë për futjen e informatorit, ose ndonjë
personi tjetër me aftësi të njëjta në rreshtat e kundërshtarit, dhe ky
person është i punësuar profesionist në shërbimin informativ, derisa të
puna agjenturore, shërbimi informativ shërbehet me persona varësisht
nga rasti dhe mundësitë që ky person të vjen deri tek shënimet e
caktuara. Pastaj, tek metoda e infiltrimit, rezultatet janë gati gjithmonë
kulminante. Kjo metodë kruhet në atë mënyrë që informatori (pjesëtar i
shërbimit informativ), futet në strukturat gjegjëse të kundërshtarit dhe në
ato vende, ku objektivisht pritet që të arrihen rezultatet më të mira.
Kryesisht, për këto punë caktohen kuadro të arsimim shumë të lartë dhe
të besueshëm. Metoda e infiltrimit është karakteristike për shërbimin
informativ ofensiv, për shkakun se, me rezultatet e tija mund të
pengohen befasitë për vendin e vetë. Të dhënat, të cilat me këtë rrugë
grumbullohen, paraqesin të dhëna me rëndësi strategjike, sepse personi,
rregullisht futet në ato vende ku ekziston mundësia reale për të arritur
deri tek shënimet strategjike të kundërshtarit. Metoda e infiltrimit,
paraqet punë shumë të rrezikshme, posaçërisht për personin i cili futet në
strukturën e kundërshtarit. Për këtë, janë të nevojshme shumë veprime
paraprake dhe sjellje, që të krijohen kushtet sa më optimale për punën e
këtij personi. Për këtë arsye, ky proces kërkon shumë kohe, nganjëherë
edhe disa vite. Infiltruesi duhet të jetë person me koeficiente të lartë të
inteligjencës, guximtar dhe gjendshim, me aftësi të zhvilluar për
përshtatje me mjedisin. Gjatë gjithë kohës, së punës së vet, duhet të bind
kundërshtarin për lojalitetin ndaj tij dhe ideve politike ose sistemeve në të
cilat gjendet. Gjithsesi, që shumica e punëve dhe përgjegjësive i përballon
shërbimi informativ paraprakisht, duke formuar identitetin e infiltruesit,
legjendën mbi jetën e tij, që të përcjell proceset dhe dukuritë të cilat
zhvillohen në mjedisin e infiltruesit, në mënyrë që të mundet që me kohë
të tërheq infiltruesin nga rreziku. Pra, kjo për shërbimin informativ
paraqet njërin nga provokimet më të mëdha, në fushën e aktivitetit të
vet.
Metoda e shfrytëzimit të fshehtë të mjeteve teknike
82.
80
Për dallim tëmetodës agjenturore dhe metodës së infiltrimit, kjo metodë
filloi të përdoret, vetëm pas zhvillimit të hovshëm të shkencës dhe
teknologjisë. Pajisje të ndryshme teknike, aparate të specializuara dhe
miniaturale, për shkak të karakteristikave në grumbullimin e shënimeve,
paraqesin pajisje të pashmangshme të shërbimeve informative, të
informatorëve dhe agjentëve. Sa është rëndësia e këtyre mjeteve tregon
edhe fakti që për nevoja të shërbimit informativ krijohen aparate teknike
të cilat për nevojat e publikut paraqiten pas 20 viteve. Me metodën e
shfrytëzimit të fshehtë të mjeteve teknike, nënkuptohet instalimi i tyre
me anë të informatorëve ose agjentëve në strukturat e kundërshtarit me
qëllim të grumbullimit të shënimeve të caktuar, në kushtet e fshehtësisë
së plotë. Në aplikimin e mjeteve teknike për grumbullimin e shënimeve
informative janë të mundshme dy variante:
1) veprimi informativ me metodën e shfrytëzimit të fshehtë të pajisjeve
teknike kur informatori ose agjenti marrin informacionet dhe shënimet e
regjistruara, ndërsa shërbimi informativ i merr me anë të personave të
njëjtë (indirekt).
2) veprimi informativ me “metodën teknike”, kur shërbimi informativ
shfrytëzon mjete informative pavarësisht nga informatori ose agjenti, dhe
me këtë drejtpërdrejt vjen deri tek shënimet e regjistruara dhe
informacionet..
Këto mjete, gjithashtu shfrytëzohen për mbajtjen e lidhjes në procesin e
punës agjenturore. Mund t’i ndajmë në mjete teknike elektronike dhe
mjete foto-teknike nga njëra, dhe mjete teknike kimike, nga ana tjetër.
Mjetet teknike elektronike përdoren për përgjimin e bisedës në lokalet e
caktuara, dhe deri diku në automjete dhe hapësira të hapura.
Njëkohësisht, këto mjete përdoren edhe për dokumentim (xhirim) të
këtyre bisedave. Këto instalohen në afërsi të kundërshtarit, për këtë arsye
është shumë e vështirë dhe e rrezikshme operimi, por vetëm kjo afërsi
garanton regjistrimin e shënimeve të rëndësishme. Për këtë arsye, mjetet
duhet të jenë të adaptuara bukur, të fshehura mirë, të ndjeshme në
mënyrë vizuale dhe akustike, për të realizuar qëllimin e shërbimit
informativ dhe për të ruajtur fshehtësinë e tërë operacionit. Nga mjete
elektronike në përdorim të kësaj metode, më shpesh përdoren: radio-
stacionet miniaturale, lloje të ndryshme mikrofonash shumë modern,
kamerat, diktafonët, etj. Masovikisht përdoren edhe TV kamera speciale,
me qëllim të dokumentimit të një ngjarjeje të caktuar ose një objekti
interesant nga ana informative. Këto kamera si dhe mjetet tjera mund të
instalohen në një vend të përshtatshëm (zyrat, banesat, restorantet, e
tjera) dhe në këtë mënyrë të regjistrohen të gjitha ngjarjet. Në kohët më
të reja, kompjuterët dhe teknika kompjuterike kanë gjetur aplikim shumë
83.
81
të madh nëdokumentimin, transmetimin dhe analizimin e shënimeve.
Mjetet teknike kimike, përdoren si aplikim i disa substancave të caktuara
kimike dhe veprimeve gjatë grumbullimit të shënimeve informative me
metodën agjenturore, ose si përdorim i këtyre substancave dhe
veprimeve në funksion të mbajtjes së lidhjes me agjentin. Ndarja më e
shpeshtë e këtyre mjeteve, është: në mjete të shkrimit të fshehtë të
padukshëm; mjete fotografike për letërkëmbim të fshehtë, dhe mjete
foto-teknike. Nga mjetet për mjetet e shkrimit të padukshëm të fshehtë,
më shpesh përdoret ngjyra e shkrimit dhe indigot për lidhjet e fshehta me
shkrim. Ngjyrat e shkrimit të fshehtë, të vëna në letër nuk lënë gjurmë të
dallueshme, por me ndihmën e reagensëve kimikë e bëjnë të dallueshme.
Mjetet indigo janë relativisht mjete të reja për shkrim të fshehtë dhe
paraqesin letër të preparuar në rrugë kimike, i cili e ka pamjen e letrës së
thjeshtë. Teksti i fituar në indigo nën këtë letër është i padukshëm,
ndërsa shihet me anë të reagensit kimik. Në mjetet foto të letërkëmbimit
të fshehtë dhe veprimet kripto-fotografike. Mjetet e kopjimit të fshehtë të
dokumenteve, paraqesin mjete shumë të rëndësishme, sepse me anën e
tyre mundet fshehtas dhe padukshëm të dërgohen fotografitë e xhiruara.
Me ndihmën e mjeteve kripto-fotografike, në sipërfaqen e fotografive të
mëparshme shtypen raportet e fshehta. Ato raporte bëhen të
pavërejtshme, ku më vonë në kushte të caktuara mund të shikohen.
Metoda e grumbullimit të fshehtë të shënimeve
Kjo metodë nënkupton grumbullimin e shënimeve me veprime të
kamufluara e cila është e lejuar. Grumbullimin i këtyre shënimeve e bëjnë
persona profesionist nga lëmia e dhënë ose personat të cilët janë të
përgatitur për grumbullimin e shënimeve të llojeve të ndryshme. Të
dhënat të cilat grumbullohen në këtë mënyrë mund të arrihen nga
çdokush, që ka njohuri për vlerën e tyre, dhe në qoftë se ruhen, atëherë
kjo rojë nuk është e plotë dhe e rigoroze, por personat që grumbullojnë
këto shënime mund të dënohen për spiunazh në qoftë se zbulohen. Në
praktikë, kjo metodë përdoret shumë, sepse në shërbimin informativ
sundon qëndrimi se për të gjitha që mund të grumbullohet nga burimet e
hapura nuk duhet të përdoren metodat konspirative. Tek kjo mënyrë e
grumbullimit të shënimeve, veçanërisht është e leverdishme nga
bashkëpunimi ndërkombëtar dhe komunikimi e kontaktet mes njerëzve
(konferencat ndërkombëtare, turizmi, manifestimet e ndryshme, etj). Për
këtë qëllim angazhohen numër i madh shkencëtarësh, ekspertësh nga
fushat e ndryshme dhe njerëz të përgatitur posaçërisht që të përcaktojnë,
vlerësojnë dhe sistematizojnë faktet nga fushat e caktuara. Me të cilën
arrihet përdorueshmëria më e madhe e shënimeve informative. Kjo
metodë realizohet nëpërmjet: observimit të mbuluar, hulumtim shkencor i
84.
82
mbuluar. Observimi ifshehtë është aktivitet sistematik i planifikuar i
personit të caktuar, i cili në bazë të shqisave të veta dhe mjeteve teknike
bën grumbullimin e shënimeve mbi objektet e caktuara, veprimeve dhe
personave. Në këtë mënyrë plotësohen njohuritë e shërbimit informativ mbi
objektet interesante dhe dukuritë, dhe për këtë arsye kjo metodë është
shumë e rëndësishme. Observatorët duhet të jenë persona të aftësuar nga
ana profesionale, që të mund të dallojnë objektet e interesimit nga të
ngjashmit dhe të rrejshëm, të kenë aftësi të mirë vrenjturit dhe
mbamendjes i të gjitha detajeve në objektin e interesuar për informacion si
dhe të përgatitur për përdorimin e mjeteve të ndryshme teknike, me të cilat
kryhet observimi. Për detyrat e observimit zakonisht shfrytëzohen
informatorët dhe agjenturat ushtarake, por mund të shfrytëzohen edhe të
gjithë personat tjerë të përshtatshëm. Për observuesin, kryesisht përgatitet
legjenda, si psh. Vizata e të afërme, aranzhmani turistik, e tjera, në bazë të
së cilës ai mundet i papenguar dhe nga afër të kryen observimin.
Anketimi i fshehtë nënkupton anketimi i fakteve për një rast. Anketa më së
shpeshti caktohet si teknike e grumbullimit të shënimeve duke anketuar,
gjatë së vilës nuk vihet deri tek komunikimi personal direkt në mes të
anketuesve dhe të anketuesit, por anketimi bëhet duke shfrytëzuar mjete të
ndryshme teknike. Qëllimi themelor i anketës është që të arrihet deri tek
njohuritë mbi mendimin mbisundues ose përcaktimin e ndonjë mjedisi ose
grupi të banorëve, ose që të vërtetohet ndonjë qëndrim mbi ngjarjet aktuale
politike ose problemet e ndryshme shoqërore.
Anketim i fshehtë dallon nga asaj të rëndomtës sipas mënyrës së realizimit
të saj, sepse pyetja e drejtuar fshihet dhe maskohet, kështu që të anketuarit
nuk e kuptojnë që mendimet e veta i dhënë për llogari të shërbimit
informativ. Tek anketimi i fshehtë mund të angazhohen informatorë të
pensionuar, diplomatët të cilët dikur kanë punuar në shtetin ku kryhen
anketimet, politikanët, gazetarët, punëtorët socialë, studentët dhe personat
tjerë. Çdo anketues, krahas dijes së vet mbi procesin e anketimit, duhet të
jetë i pajisur me lejen për anketim nga shteti në të cilin bëhet anketimi., për
të mos qenë i zbuluar dhe me këtë të komprometoj shtetin për të cilin
punon. Hulumtimi i fshehtë shkencor nënkupton angazhim i planifikuar i
shkencëtarëve dhe institucioneve shkencore, të cilat sipas urdhëresës dhe në
llogari të shërbimit informativ, dhe në kuadër të hulumtimeve shkencore, të
cilat i ka lejuar shteti kundërshtar, fshehtas realizojnë hulumtime shkencore
në bazë të cilave grumbullojnë shënime të natyrës informative. Me këtë
metodë arrihet para së gjithash deri tek të dhënat e rëndësohem nga fusha
të politikës, ekonomisë, sociologjisë, gjeologjisë, shënimet mbi bashkësitë
fetare dhe kombëtare, mbi funksionimin e pushtetit, e tjera.
85.
83
Shfrytëzimi i burimevetë hapura të informacionet
Kjo metodë, në kushtet bashkëkohore bëhet njëra nga metodat më të
rëndësishme të shërbimit informativ, nga shkaku sepse mundësitë e
aplikimit të saj janë të mëdha, kështu që në këtë mënyrë sipas disa
vlerësimeve, grumbullohen mbi gjysma e shënimeve informative, si dhe
nga shkaku ai nuk bartë atributin e ilegalitetit, kështu që shtetet me këtë
metodë nuk komprometohen para opinionit botëror. Gati të gjitha
shërbimet informative të shteteve të zhvilluara kanë në kuadrin e tyre
sistemit organizativ edhe organe të cilat merren me grumbullimin dhe
analizën e burimeve të hapura të informacionit. Në burime të hapura
(legale)të informacioneve, bëjnë pjesë:
- grumbullimi i shënimeve nga mjetet e informimit publik;
- grumbullimi i shënimeve duke anketuar robërit e luftës;
- grumbullimi i shënimeve duke anketuar dezertorët dhe emigrantët;
- grumbullimi i shënimeve me anë të përfaqësive diplomatike-konsulare;
- grumbullimi i shënimeve me anën e përfaqësive ushtarako-diplomatike
dhe jodiplomatike;
- grumbullimi i shënimeve me metodën e bashkëpunimit;
- grumbullimi i shënimeve duke përcjellë tubimet shkencore, konferencat,
simpoziumet, etj;
- grumbullimi shënimeve duke analizuar publikimet, revistat, almanakët,
etj. Nga lëmia shkencore;
Duke pasur parasysh ngushtimin e temës së e punës, do të ndalem në
shpjegimet e vetëm disa prej mënyrave të grumbullimit të shënimeve me
rrugë legale.
Mjetet e informimit publik (TV, internet, filmi-sidomos filmi dokumentar)
janë burim i një numri shumë të madh faktesh të cilat kanë kualitete të
dëshirueshme, jo vetëm në lidhje me nga vërtetësia dhe profesionalizmi
të problemeve të përpunuara, por edhe për nga shpejtësia e njoftimit,
kështu që me analizën e kujdesshme të tyre, mund të fitohen shumë
njohuri dhe shikim në shumë lëmi. Shërbimi informativ i pranon shënimet
në mënyrë selektive ose të tëra, si të dhëna me të cilat thellohet dhe
shikohen njoftimet e deriatëhershme informative, ose si vërtetim i fakteve
të cilat janë grumbulluar me hulumtime informative, ose me metoda tjera
të punës informative. Në literaturën informative është i përfaqësuar
qëndrimi se me anë të mjeteve të informimit mund të grumbullohen 90%
të shënimeve të nevojshme për shërbimet informative, dhe me këtë
zvogëlohet nevoja për përdorimin e burimeve tjera të njohurive
informative. Në punët e analizës së mjeteve të informimit, shërbimet
86.
84
informative angazhojnë njënumër të madh ekspertësh nga lëmitë e
ndryshme, ose edhe brenda strukturës organizative formohen sektorë të
veçantë për këto analiza.
Do të paraqes edhe disa observime mbi atë se çka do të thotë shfrytëzimi i
burimeve të hapura dhe legale për grumbullimin e njohurive dhe shënimeve.
Grumbullimi i shënimeve me metoda të cilat për nga karakteri nuk janë
fshehtësi, gjegjësisht shfrytëzimi i mundësive për grumbullimin publik të
shënimeve, që më vonë, këto shënime të përdoren për veprimtari të caktuar,
politike, por edhe subversive, kundër një shteti, shpesh emërtohet, siç është e
cekur më lartë: “spiunazh legal”. Sipas kësaj, me “spiunazh legal” kuptojmë,
veprimtarinë informative për grumbullimin e shënimeve informative
interesante nga lëmi i ekonomisë, ushtarako-mbrojtës, kulturor e tjera, të
cilat janë në disponim të opinionit të ngushtë apo të gjerë, me qëllim që këto
shënime të përdoren për udhëheqjen e politikës ndaj një shteti të caktuar,
duke futur këtu edhe presionin ushtarak, ekonomik ose politik, ose agresionin
e hapët.
Edhe pse sot veprimtaria e shërbimeve informative bazohet në punën
agjenturore, shfrytëzimi i mundësive legale për arritjen deri tek shënimet
interesant interesante informative, fiton çdo ditë e më shumë forma të
shumëllojshme dhe sipas vëllimit të saj të kontributit, paraqet komponentë të
rëndësishme e praktikës së tyre të përditshme. Kjo metodë është ngritur në
nivel shkencor-institucional të veprimtarisë, program të planifikuar detajisht të
hulumtimit, për një periudhë të gjatë kohore dhe zbatohet në mënyrë shumë
të rafinuar..
Grumbullimi legal i shënimeve nuk është vetëm qasje metodologjike për
grumbullimin e njohurive parciale për analizimin e problemit me rëndësi të
vogël, por këtu kemi të bëjmë me një orientim permanent në hulumtimin e
gjendjes në fushat më të gjera të jetës. Për këtë, është e nevojshme një mori
e shënimeve nga burimet e ndryshme. Përveç kësaj, vetëm me këtë rrugë
mund të arrihet deri tek vlerësimet e dëshiruara dhe njëkohësisht të sigurta
për çështjet rrjedhëse globale të shumënduarshme, nevojat dhe qëllimet. Sot,
shërbimet informative janë për çdo ditë e më pakë vetëm furnizues të
qeverive të veta me shënime të besueshme, dhe për çdo ditë e më shumë
faktor ndikues dhe kreatorë në jetësimin e masave dhe aksioneve të
rëndësishme ndërkombëtare.
Grumbullimi legal i shënimeve nuk është risi në punën informative, ndërsa në
botën bashkëkohore paraqet realitet të kushtëzuar nga hapja më e vogël ose
më e madhe e shoqërisë, komunikimin masiv dhe kontaktet, zhvillimin e
87.
85
mjeteve të informimit,ndarjen ndërkombëtare të punës, mënyrat e ndryshme
të bashkëpunimit të shumanshëm ndërkombëtar, shkëmbimin tregtar dhe
turistik, e tjera. Mundësitë e arritjes deri tek shënimet me rrugë legale, janë
çdo ditë e më të shumta në shoqërinë e cila është më e hapur si jashtë dhe
brenda saj. Hapja e vendit nuk do të thotë vetëm qasja e lirë të personave të
paautorizuar ndaj informatave të caktuara dhe shënimeve, por edhe
qarkullimi i lirë i ideve, mendimeve, botëkuptimeve të ndryshme etj. Kjo në
njëfarë mënyra paraqet përshtatshmëri për veprimin e shërbimeve
informative të huaja.
Në kushtet e hapjes së shoqërisë, disa masa administrative, posaçërisht
nëse janë mjete kryesore, ose më keq të vetme, mjeti për shkatërrimin e
veprimtarisë informative ose subversive, do të frenonin zhvillimin e
shoqërisë dhe do të shkaktonin në shoqëri efekte të kundërta nga ato që
një shoqëri në demokraci dëshiron.
Shërbimet informative që një kohë të gjatë, një numër të madh të
shënimeve informative i mbledh me rrugë legale, gjegjësisht nga burimet
e hapura. Më grumbullimin e këtyre shënimeve nga të ashtuquajturit
burime legale, merren jashtë shtetit, misione të ndryshme (ekonomike,
kulturore, shkencore, bamirëse, bile edhe fetare), por pa dyshim, pjesa
më e madhe e punës bie mbi përfaqësitë e ndryshme,e diplomatiko-
konsulare dhe të tjera.
Përdorimi i mundësive legale për njohjen e shënimeve, paraqet formë të
punës informativo-zbuluese të misioneve diplomatiko-konsulare. Në këtë
punë gërshetohen e lejueshmja me të palejueshmen, veprimet që janë në
pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ato që nuk janë, kështu që në
rrethanat e sotme, është e pamundur të bëhet diferencimi i qartë dhe
ndarjen e plotë të tyre.
Sipas rregullit, informatorët janë “më të lirë” në paraqitje, kur te
qytetarët e një vendi interesohen për informacionet politike, pak me më
kujdes kur kemi të bëjmë me informacionet ekonomike, derisa dozën më
të madhe të kujdesit e shprehin kur është fjala për shënimet ushtarake.
Në rastet e caktuara, kur të vlerësojnë se raporti i tyre me
bashkëbiseduesin është i motivuar nga një moment personal, material,
politik, afarist ose të ngjash, atëherë janë më të hapur, dhe mundohen
këtë kontakt ta reduktojnë në pyetje dhe përgjigje. Në rastet tjera, me
forma të ndryshme të afrimit, dëshirojnë që kontaktit sipas karakteristika
të jashtme, ti japin elemente të thjeshta (pak a shumë), ose si dialog i
thjeshtë, dhe nga kjo, më shumë nga rekcionet e bashkëbiseduesit se sa
nga shënimet reale të ofruara, të nxjerrin konkluzionet e caktuara. Nëse
88.
86
tema e interesimitnuk është ndonjë ngjarje e caktuar, por ndonjë aspekt
i gjerë i ndonjë dukurie shoqërore ose gjendjes, shkojnë me sistemin e
pyetjeve, të kompozuara me mjeshtri në formë të pyetësorit, të cilët të
shikuar nga jashtë, janë ashtu të formuluar që nuk japin ndjenjën e
formës së mbledhjes së shënimeve, të cilat do të duhej të mos i jepte. Për
pyetje të caktuara, kanë burime të krijuara më parë, kanë edhe njoftime,
dhe këtu, kryesisht, çdo gjë zhvillohet në mënyrë rutinore.
Metodat e grumbullimit të shënimeve informative me rrugë agjenturore
dhe me shfrytëzimin e mundësive legale, për këtë arsye, në praktikë janë
ashtu të gërshetuara, sa që është e pamundur të përcaktohet kufiri i
saktë në mes tyre dhe ti ndajmë qartas. Në këto raporte përzihen edhe
interesimet për aspekte të caktuara të jetës politike dhe shoqërore, të
cilat janë normale botën bashkëkohore dhe në njëfarë mënyrë të
dëshirueshme. Si metodë e punës informative, këto interesime
manifestohen zakonisht duke grumbulluar shënime, duke shfrytëzuar
shtypin dhe mjete tjera të informimit publik, të objekteve dhe rajoneve,
vizitave në institucione dhe ndërmarrje, me anketa dhe me kontakte me
qytetarë. Shtypin dhe mjetet tjera të informimit publik, informatorët i
shfrytëzojnë në masë të madhe, për të arritur deri tek shënimet të cilët
në momentin e dhënë iu interesojnë, por edhe për përcjelljen e
vazhdueshme dhe analizimin e dukurive të caktuara në shoqërinë
konkrete. Për të arritur deri tek shënimet, shfrytëzohen si shtypi ditor,
mediumet elektronike, ashtu edhe gazetat lokale, revistat interne dhe
profesionale dhe publikimet. Në të vërtetë, ekziston sistemi i përpunuar i
përcjelljes dhe studimit të gjithë mediumeve në një shtet. Shënimet nga
mediumet, informatorët i përdorin për të kuptuar vështirësitë ekonomike
me të cilat ballafaqohet një vend, për përllogaritjen dhe vlerësimin e
kapaciteteve dhe potencialit të degëve të caktuara ekonomike, për gjetjen
e personave të përshtatshëm me të cilët mund të vendoset kontakti, që
drejtpërdrejt të përdoren për burime të informacionit, për verifikimin e
shënimeve tek të cilat kanë arritur me ndonjë rrugë tjetër, dhe në fund,
për njoftimin e gjendjes së tërësishme shoqërore-politike dhe ekonomike
në vend, dhe marrëdhëniet e tij me jashtë, që të mund të ndërmerren
aksionet përkatëse. Mediumet cytin interesin e tyre për probleme të
veçanta, të cilat më vonë, ata mundohen ti shpjegojnë dhe në lidhje me
to ata informohen edhe me mënyra tjera. Informatorët nisen nga ajo, se
një pjesë e mass-mediumeve kryesisht shpreh qëndrimin zyrtar, dhe për
këtë në biseda me gazetarë gjithmonë tentojnë të vijnë tek konkluzioni a
janë disa qëndrime, të shprehura psh. Në shtyp zyrtare, ose janë frytë i
bindjes së gazetarit.
89.
87
Burmim ë igjerë i shënimeve, paraqesin publikimet profesionale, të cilat,
krahas një numri të shënimeve, rregullisht përmbajnë edhe fshehtësi të
lidhura me prodhimtarinë e tërë degës ekonomike në tërësi. Përcjellja e
këtyre publikimeve, informatorët i kushtojnë kujdes të madh.
Shërbimet informative, si mjet për arritjen deri tek informatat përdorin
anketimet dhe pyetësorët. Anketohen ose personat, ose institucionet, të
zgjedhura sipas sistemit të mostrës reprezentative. Midis shumë pyetjeve
(nganjëherë 50 deri 100) vendosen në pamjet parë, edhe të
parëndësishme, por të cilat në fakt, paraqesin përgjigje kyçe për
informatën e cila në momentin e caktuar iu intereson. Anketat, zakonisht
motivohen nga shkaqe të hulumtimeve shkencore, me dëshirën që
partneri afarist të njoftohet më mirë (në qoftë se bëhet fjalë për
aranzhmanin ekonomik) gjegjësisht që të fitohen shënime sa më të plota
mbi personin i cili është bashkëpunëtor në ndonjë projekt bilateral, dhe të
cilit i mundësojnë specializimin, udhëtim studimor e tjera. Sistemi i
pyetësorit, mjaft shpesh përdorin edhe ambasadat si mjet për mbledhjen
e informatave në rrugë legale. Numri i pyetjeve zakonisht varet nga
rëndësia që shteti i caktuar i jep këtij objekti, dhe nga ajo se çak dihet
për të. Sipas karakterit të vet, pyetjet janë të ndryshme, të drejtuara
drejtpërdrejtë dhe në mënyrë profesionale, kështu që shpesh është e
pamundur të mos epet përgjigje e plotë dhe e saktë.
Edhe institucionin konsular, është praktikë e rregullt që të bëhen pyetje të
detajuara të personave të cilët arrijnë për viza. Këso lloj pyetjesh,
nganjëherë marrin format e hetime të vërteta policore. Drejtohen pyetje
të cilat nuk kanë asnjë lidhje me atë për çka ka ardhur qytetari i vendit
domicil: mbi firmën ose entin ku punon, mbi numrin e të punësuarve, të
ardhurat, mbi situatën politike në terrenin ku jeton, mbi organizatat
politike, e ngjashme. Sjellja e qytetarëve në këto situata është e
ndryshme, dhe kjo sillet nga të qiturit në shesh e të gjitha njohurive që
personi i ka në dijeni, pastaj të atyre që me qëllimin që të lënë përshtypje
sa më të mirë, për qëllime të veta personale (psh.specializimi) i zbulojnë
shënimet e kërkuara, deri tek ata të cilët refuzojnë që në këtë bazë të
bisedojnë ose evitojnë që shënimet e kërkuara ti shpallin.
Grumbullimi i shënimeve duke anketuar robërit e luftës, përbëhet nga
pyetja e personave të cilët sipas të drejtës ndërkombëtare, konsiderohen-
robër të luftës. Ata, sipas rregullit paraqesin burim njoftimesh me natyrë
ushtarake, ku kuptohen shënime me rëndësi operative dhe taktike.
Burimet e shënimeve informative me këtë metodë, janë para së gjithash
njerëz-robër të luftës, por janë njëkohësisht edhe dokumentet, raportet,
hartat ushtarake dhe dokumentet tjera të cilat zbulohen tek personi i
90.
88
robëruar ose personii vrarë. Me rastin e pyetjeve të robërve të luftës,
ndaj tyre nuk guxon të ushtrohet torturë, as nuk guxon të përdoret forca
fizike ose ndonjë sjellje johumane, që të arrihet deri tek njoftimet. Tek ky
rast, posaçërisht duhet të merret parasysh se mos robi i luftës është i
dërguar nga ana e shërbimit informativ kundërshtar me qëllim të plasimit
të informacioneve të pasakta.
Grumbullimi i shënimeve duke pyetur dezertorët dhe emigrantët, kur këta
persona gjenden në territorin e vetë nga ata mund të mblidhen shënime
të rëndësishme, me vlera të ndryshme, sepse këta persona rrjedhin nga
lëmi të ndryshme të jetës shoqërore. Për të mbledhur shënime me anë të
emigrantëve, shërbimet informative bashkëkohore organizojnë qendra
grumbulluese për këta persona, në të cilat zhvillohet procesi i
grumbullimit të shënimeve. Këtë, gjithashtu është shumë e rëndësishme
të gjitha rrethanat, sepse ekziston mundësia e futjes së agjenturës dhe
infiltrimit të informatorëve shërbimeve të huaja informative, duke
legjendar emigrantët. Posaçërisht janë të vlefshëm emigrantët politikë,
sepse ata janë persona të cilët posedojnë kuantitet dhe kualitet të madh
të shënimeve informative interesante. Dezertorët janë persona të cilët, të
udhëhequr nga motive të ndryshme, me vetëdëshirë braktisin shërbimin e
vetë, ndërsa rrjedhin nga përbërja e njësiteve ushtarake, dhe në një afat
të caktuar, nuk kthehen në shërbimin e vetë. A ekziston një motivacion të
caktuar për dorëzimin e njoftimeve të veta, shërbimit të huaj informativ.
Dezertorët më të vlefshëm janë pjesëtarët e shërbimeve informative të
cilët ikin në anën kundërshtare, sepse shkaktojnë pasojat më të rënda për
shtetin, nga shkaku se kualiteti i informatave të cilat i posedojnë.
Metodat e veprimit subversiv (përmbysës)
Më subversion kuptohet aktivitet i hapur ose i fshehtë, direkt apo indirekt,
i organizuar nga jashtë, ndërsa e drejtuar kundër regjimit ekzistues,
rregullimit juridik, politik dhe shoqëror të një shteti ose rregullimit të
brendshëm dhe punës së një organizate. Në aspektin politik, si mjet i
luftës politike, subversion është çdo aktivitet i cili në kushtet e paqes
kundër një shteti ose organizate, ndërmerr shteti tjetër, organizata
politike ose grupi i organizuar, që të shkakton përmbysje, ndërrim
pushteti ose në pozitat udhëheqëse, dhe që në pushtet ose pozita
udhëheqësi të sjellë forca të cilat atij i përgjigjen dhe pranojnë ideologjinë
e tij. Në këtë kuptim, termi subversion, për herë të parë është përdorur
në preambulën e Aleancës, të nënshkruar më 20 Nëntor 1815, ne mes të
Austrisë, Britanisë së Madhe, Prusisë dhe Rusisë. Në tekstin e preambulës
së cekur, është shënuar se çdo tentim që kthehet në pushtet Napoleon
91.
89
Bonaparti është shënuarsi akt “subverti”, gjegjësisht si veprim i drejtuar
në kthim, dmth. Kundër regjimit ekzistues dhe rregullimit shoqëror-politik
të vendeve nënshkruese të Aleancës. Format e subversionit dhe
aktiviteteve subversive mund të jenë shumë të ndryshme, duke filluar
nga shpërndarja e materialit propagandues dhe dezinformatave për
shkaktimin e hutisë deri tek hedhja edhe e materialit ushtarak për
aksione të armatosura të grupeve terroriste subversive. Në shoqëritë
totalitare, veprimtaria subversive paraqet formë të veprimit revolucionar,
me të cilin persona ose grupe tentojnë të dobësojnë ose rrëzojnë regjimin
në fuqi. Në shoqëritë demokratike, subversive konsiderohet edhe dhuna
me të cilën dëmtohet rendit publik.
Është e nevojshme, që gjerësisht të sqarohet se çka është veprimtaria
subversive, dhe çka janë veprimet subversive. Shërbimet informative në
punën e vetë veprojnë në mënyrë subversive ndaj vendeve tjera. Duke
marr parasysh këtë, në thelb ajo i kontribuon ndërrimit të regjimit
ekzistues në vendin e caktuar, kësaj i kushtohet kujdes i madh. Me anën
e veprimtarisë subversive shërbimet informative tentojnë të: formojnë
dhe sigurojnë pozita politike dhe të tjera në shtetet, strukturat shoqërore-
politike dhe të tjera struktura në vendet, ndaj të cilave zhvillohet
subversioni, duke u përpjekur që në këtë mënyrë të ndikohet në rrethanat
politike dhe të tjera në ato shtetet; organizojnë dhe orientojnë
emigracionin politik dhe emigracionet tjera për të vepruar në pajtim
qëllimet politike të qeverive të veta, organizojnë dhe ndërmarrin
diversione dhe kabotazhe të ndryshme, të përllogaritura për futjen e
pasigurisë dhe të tjera dhe në dobësimin e potencialeve të ndryshme
mbrojtëse të palës kundërshtare, gjegjësisht vendeve tjera. Nga kjo,
rrjedh se veprimet subversive, janë aktivitetet e shteteve, grupeve-
organizatave, të paramenduara dhe të përgatitura me plan, direkte dhe
indirekte, në luftë dhe në paqe, për të rrezikuar shtetet e caktuara ose
lëvizjet, dhe rrëzimin e tyre, apo eliminim e tyre. Janë formë e luftës
speciale.
Format: spiunazhi, diversioni, kabotazhi, shkaktimi i situatave të
krizës, terrorizëm dhe futja e grupeve të armatosura, paraqet
formë të rëndë të rrezikimit të shtetit të caktuar ose lëvizjes.
Rrezikshmëria e tyre shoqërore qëndron në atë se, objektet e sulmit janë
jetërat njerëzore, të mirat materiale, e tjera. çdo formë e veprimit
subversiv përmban elemente të efektit psikologjik dhe e kundërta. Raporti
në mes të veprime psikologjike dhe subversive mund të shprehet si kalim
nga fjalët në vepra. Aktivitetet psikologjike kanë për qëllim që të krijojnë
kushte të favorshme për veprime subversive dhe të shumëzojnë efektet.
I planifikon dhe realizon shërbimi informativ me metodologjinë mjetet dhe
forcat e veta.
92.
90
Në kuadër të metodave të veprimit subversiv (përmbysës) bëjnë pjesë:
propaganda; terrorizmi, diversionet, përdorimi i forcave speciale,
ndërrimi me dhunë i pushtetit (grushtshteti).
Mbi këto metoda është e nevojshme të thuhet diç më tepër.
Ekzistojnë mendime se veprimi më i përhapur dhe “më vdekjeprurës” në
botën bashkëkohore ku janë shërbimet informative të instaluara deri në
fund, është pikërisht propaganda.
Në kuptimin më të gjerë të fjalës, me propagandë (nga lat. Propaganda-
përhapja e ndikimit) nënkuptohen veprimtaria e paramenduar, e
organizuar, dhe vetë teknika e veprimit dhe ndikimit në mendimin
publik, grupe dhe persona për t’i përfituar ata për botëkuptime,
ide dhe programe të një organizate shoqërore-politike, për
realizimin e një pune, për plasmanin dhe shitjen e një malli të
caktuar, për realizmin e një aksioni, e tjera.
Propaganda dallon nga agjitacioni për nga përfshirja shumë më e gjerë e
ndikimit të një ideologjie të caktuar, politikës afatgjate, sistemit të
vlerave, etj.
Sipas qëllimit kryesor, për realizimin e të cilit duhet vepruar dhe përfituar
një rreth sa më të gjerë njerëzish, propaganda mund të jetë:
• politike,
• ekonomike,
• kulturore,
• turistike,
• propaganda e ndonjë organizate, e tjera.
Qëllimet dhe detyrat e veta, propaganda i realizon me fjalë goje dhe të
shkruar, përmes tubimeve, aksioneve të organizuara dhe fushatave,
shtypit dhe publikimeve, radios, televizionit, internetit, filmit dhe muzikës.
Në kuptimin neutral, si përhapje teknike të qëndrimeve dhe përfitim të
njerëzve, propaganda mund të shërben për qëllime dhe vlera të
ndryshme. Ajo në vetvete nuk është e vërtetë, por as gënjeshtër. A është
propaganda progresive ose e vërtetë, ose reaksionare dhe e rrejshme –
varet nga bartësit e propagandës, nga interesat e tyre, planeve,
pretendimeve, nga përcaktimet e tyre dhe raportet në sistemin e vlerave
progresive apo reaksionare.
Format e veta burimore, dhe padyshim edhe aplikimin më të gjerë,
propaganda e fitoi në planin politik, ku me këtë, nënkuptohen metodat
dhe teknikat e përhapjes së popullaritetit të pikëpamjeve për botën,
ideologjitë dhe programet e organizatave shoqërore ose politike,
93.
91
shpjegimin dhe komentimine qëllimeve dhe detyrave të tyre për të
përfituar opinionin publik dhe mobilizimin e masave më të gjera.
Gjithashtu, si term politik paraqitet më vonë, propaganda dhe veprimi
propagandistik të cilat janë të njohura që nga kohët më të lashta. Kështu,
në muret e Pompeut të lashtë, gjenden parullat origjinale dhe shpalljet në
dobi të një njërit apo kundër kandidatit tjetër potencial. Është e njohur se
p.sh. Napoleoni e financonte botimin e një gazete në Londër, e cila duhej
të popullarizonte politikën e tij dhe të krijonte disponimin në dobi të tij.
Meterniku dhe Bizmarku, gjithashtu kanë pasur rrjetat e veta të
propagandistëve për popullarizimin e qëllimeve të tija politike, dhe
veprimeve të tij. Në kohën më të re, propaganda bëhet një armë shumë e
fuqishme dhe shumë e përdorur e luftës për qëllime politike, dhe në
pajtim me këtë zhvillim të saj, kanë lindur organizata të mëdha
propagandistike, ministri dhe institucione shtetërore për propagandë dhe
aparatet gjegjëse propagandistike në kuadër të partive politike dhe
organizatave të ndryshme. Keqpërdorimi nga ana e fashizmit të Musolinit
dhe nazizmit të Hitlerit, në përgjithësi nga lëvizjet fashiste apo të
ngjashme, fjala propagandë fitoi edhe kuptimin negativ – gati identik me
kuptimet e reja “indoktrinimi” ose “pastrimi i trurit” (brain washing).
Në luftën dhe zhvillimin e lëvizjeve revolucionare në botë, propaganda, në
fillim të këtij shekulli ka fituar një rëndësi të veçantë..
Qysh nga fillimet e saja, propaganda ishte teknikë dhe mjet i cili është
përdorur për formimin e grupeve të ngushta të interesit dhe të personave,
për luftë të forcave konzervative dhe reaksionare kundër lëvizjeve të reja
dhe progresive shoqërore, dhe për futjen e “opiumit të verbërisë dhe
budallallëkut” në popull. Këso propagande përdoret për paraqitjen e
fakteve të rreme, llogarit në prapambetjen e vetëdijes, dhe në dobësitë
njerëzore dhe përdor të gjitha mjetet për dezinformimin, mjegullimin e
problemeve reale dhe mashtrimet demagogjike. Në këtë linjë lindin edhe
format e veprimit propagandistik për tu përzier në punët e brendshme të
shteteve të ndryshme. Në këtë linjë lindin format e veprimeve
propagandistike më përzierje në punët e brendshme, propagandës
subversive për minimin e themelit të një shoqërie. Fashizmi, këtë
propagandë e solli deri tek kulminacioni me “mbjelljen” e gënjeshtrave,
provokimin e dhunës dhe mjeteve për thellimin dhe përhapjen e luftës.
Periudhën e luftës së Dytë Botërore, dhe veçanërisht pas saj, propaganda
u bë mjet i fuqishëm për mbisundim dhe sferës së ndikimit.
Veprimtaria propagandistike, është veprimtari e paramenduar dhe e
organizuar, dhe teknikë e përhapjes së mendimeve, ideve dhe
disponimeve që njerëzit t’i përvetësojnë dhe në të ardhmen të veprojnë
në pajtim me to. Zhvillimi i mjeteve të komunikimit masiv (shtypi, radio,
94.
92
televizioni, interneti) bënëqë sistemi kombëtar informativ-propagandistik
të paraqesë një faktor të rëndësishëm për formimin e mendimit njerëzor,
përhapjen e ideve dhe realizimin e ndikimit në përparimin e tërësishëm të
shoqërisë. Për shkak të këtyre mundësive, veprimtaria propagandistike
është një mjet i rëndësishëm i mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.
Veprimtaria propagandistike, si mjet i luftës politike, shërben për
realizimin e qëllimeve progresive dhe kundërrevolucionare. A është
veprimtaria propagandistike në funksion të tendencave progresive ose
reaksionare, varet nga ajo se, cilat qëllimeve i shërben dhe kush janë
bartësit e saj. Nëse i është nënshtruar tendencave të robërimit të
popujve, provokimit të luftërave mes shteteve, ose niset nga pozicioni i
forcës dhe shërbehet me gënjeshtra, kemi të bëjmë me veprimtarinë
reaksionare propagandistike. Mirëpo, në qoftë se ajo kontribuon
mbisundimin e botëkuptimeve përparimtare të njerëzve dhe ndikon
pozitivisht në vetëdijen e popullit që të ruajnë lirinë dhe pavarësinë,
kontribuon për zhvillimin e bashkëpunimit të popujve, angazhohet për
marrëdhënie të barabarta mes vendeve, lufton për paqe në botë dhe
kontribuon në zgjidhjen e problemeve me marrëveshje, atëherë kemi të
bëjmë me veprimtarinë propagandistike progresive.
Sipas përmbajtjes, veprimtaritë propagandistike mund të jenë: politike,
ekonomike, kulturore,komerciale, turistike, sportive.
Format e propagandës janë: të shkruara – veprimtaritë propagandistike
realizohen me fjalën e shkruar, ose shenjave të cilat i kuptojnë ata për të
cilët janë të dedikuara, dhe me fotografi – përmbajtja njoftohet në
televizion, internet, film, pikturës artistike, fotografisë, karikaturës,
vizatimit dhe pllakatit. Metodat e propagandës janë të shumta. Me
metodën propagandistike nënkuptohet mënyra se si realitet aktiviteti
propagandistik dhe manipulimi me fakte për realizimin e qëllimit të
dëshiruar. Metodat e propagandës janë: përhapja e fjalëve, manipulimi
me madhësinë dhe shumicën, provokimi i përleshjeve midis grupeve të
ndryshme të banorëve, falsifikimi i dokumenteve, zbulimin e atyre që janë
në pushtet, shantazhimi, kërcënimi dhe frikësimi dhe thirrja e hapur për
dorëzim Dallimin e veprimtarisë propagandistike sipas burimit dhe
karakterit : e bardhë - e realizojnë organet e njohura shtetërore ose të
lëvizjes të cilët zyrtarisht shpallin njoftimet, qëndrimet dhe mendimet që
të arsyetohen masa të caktuara ose aktivitete. Këtë e bëjnë me anë të
shpalljeve, deklaratave të funksionarëve përgjegjës ose komentimeve të
agjencive gazetare dhe mjeteve të komunikimit masiv. Në këtë kuptim
botohet “Libri i bardhë”, me anë të të cilit qeveria e shtetit përkatës shpall
qëndrimet e veta para publikut ndërkombëtar. E zezë – aktivitetet
propagandistike, të cilat burimin e kanë të panjohur dhe nuk mund të
vërtetohen. Gri – zhvillohet me natë burimeve të fshehta, të cilat nuk
95.
93
mund të identifikohenme rrugë ndërmjetëse. Me analizën e përmbajtjes
dhe qëllimeve, zbulohet burimi i veprimtarisë propagandistike.
Përdorimit të forcave speciale, nën udhëheqjen e shërbimit informativ, i
kthehet atëherë kur të krijohen kushtet e volitshme ndërkombëtare, dhe
posaçërisht kushtet e brendshme, në vendin i cili sulmohet. Kjo paraqet
metodë më të theksuar të veprimtarisë minuese, kjo ka edhe elemente të
intervenimit ushtarak. Deri tek përdorimi i këtyre forcave vjen kur gjendja
e brendshme e vendit është bërë deri në fund e dobët (pakënaqësia
masovike me gjendjen ekzistuese, kryengritjet e armatosura dhe
ekzistimi i lëvizjes “guerile’). Pjesëtarët e forcave speciale futen në shtetin
e sulmuar në cilësinë e “instruktorëve ushtarakë”, ndërsa ata praktikisht
bëhen organizatorët, udhëheqësit dhe pjesëmarrësit aktivë të luftës së
armatosur. Këto forca i organizon shërbimi informativ dhe ato i janë të
nënshtruara atij në mënyrë ekskluzive. Ato mund të jenë ato njësi
ushtarake ekzistuese të cilat përgatiten për këtë qëllim , ose formohen
njësite për këto operacione. Realizimit të aplikimit të këtyre forcave, i
paraprinë aktiviteti i gjithanshëm informativ dhe realizimi i aktiviteteve
psikologjiko-propagandistike. Mbi aplikimin dhe kryerjen e këtyre
operacioneve ndaj shteteve tjera vendos organi më i lartë shtetëror i cili
realizon këtë aktivitet, sepse me këtë rrugë jetësohen qëllimet
strategjike. Si shembull të këtyre operacioneve, mund të marrim
invazionin në Gjirin e Derrave, në prill të vitit 1961, i cili është realizuar
nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të CIA-s. Ky shërbim, paraprakisht në
territorin e Nikaraguas, organizoi, armatosi dhe përgatiti disa mijëra
emigrantë kubanez, të cilët morën pjesë në mënyrë aktive në invazion,
për realizmin e të cilit përveç tyre, ishin angazhuar edhe njësite speciale
parashutiste me aeroplan pa kurrfarë shenjash. Njëkohësisht, në territorin
e vet Kubës vepronte kolona e pestë, do të thotë kundërshtarët e
brendshëm të Fidel Kastros, si rrjet agjenturor i CIA-s. Ata, duhej të
ofrojnë mbështetje të fortë forcave të invazionit, derisa për mbështetjen
nga ajri ishin angazhuar 6 batalione të furnizuara me aeroplan-
bombardues. Edhe pse ishte përgatitur me kujdes dhe në fshehtësi,
invazioni pësoi mossukses..
Sabotazhi është veprimtari e paramenduar dhe e fshehtë, me qëllim që
ndaj pasurive ekonomike t’ i shkaktohen dëme materiale, organizatës
ekonomike ose ekonomisë nga persona ose grupe-organizata të cilat
punojnë në objektet në të cilën kryhen dëmet. Është karakteristike për
sabotatorë, që me punën ose mospunën e tyre të shkaktojnë sa më
shumë dëme, dhe njëkohësisht të fitohet përshtypja se dëmi erdhi nga
rasti, pakujdesia, avashllëku ose për shkak të materialit të keq, të
teknologjisë ose konstruksionit të pajisjes. Mënyra të veçanta të
96.
94
sabotazhit janë provokimii epidemive të sëmundjeve ngjitëse tek
njerëzit, kafshët apo bimët. Nocioni i sabotazhit lindi në praktikën e luftës
së lëvizjes punëtore dhe kishte të bënte me strategjinë e obstruksionit
dhe pengimin dhe paralizimin e paramenduar të punës në procesin e
prodhimit industrial (prishja e veglave, makinave dhe pjesëve të
makinave) me qëllim që të zvogëlohet fitimi i punëdhënësit dhe me këtë
të detyrohen të lëshojnë pe para kërkesave të punëtorëve. Në fillim,
parësisht, sabotazhi ishte formë e aksionit të drejtpërdrejtë në luftën për
të drejtat e punëtorëve, dhe me kohë, në zhvillimin e saj, fitoj shumë
forma duke filluar nga kundërshtimi i qetë i punës – “le të shkoj gjithçka
ngadalë” – dhe deri tek paralizimi i makinave dhe deri tek rrënimi i
fabrikave dhe pajisjeve. Vetë shprehja kabotazh – ka prejardhjen nga
aksioni i njohur i një punëtori francez, i cili i zbathi këpucët e veta prej
druri (nga fr. Les saboto), dhe i futi në makinë, me qëllim që ta dëmtoj
dhe me këtë mënyrë të detyroj punëdhënësin që ti plotësoj kërkesat e tij.
Në të vërtetë, si formë e pranuar e luftës së punëtorëve për të drejtat e
tyre ekonomike, kabotazhi, për herë të parë u zyrtarizua në Kongresin e
Konferencës Gjenerale Franceze të Punës, në vitin 1897, në Tuluz. Që nga
atëherë kabotazhi, në një formë apo tjetër është aplikuar në luftën e
punëtorëve, veçanërisht në Francë, Itali dhe Spanjë, derisa disa forma të
tij janë përdorur në Angli dhe SHBA. Në periudhën e mëtejshme,
paralelisht me zhvillimin e lëvizjes sindikaliste dhe fuqizimit të aksioneve
politike të klasës punëtore, sabotazhi, si formë e luftës fillon të paraqitet
si formë e aksioneve të dhunshme të drejtpërdrejta, për minimin dhe
shkaktimin e dëmeve të ndryshme, dhe në pamundësimin (sabotimin) e
realizimit të interesave dhe qëllimeve të zhvillimit të saj (sabotimi i
masave ekonomike, sabotazhi ushtarak, forma të ndryshme të kabotazhit
politik, etj). Gjithashtu, kabotazhi aplikohet gjerësisht ne periudhën e
luftërave në formë të zhvillimit të aksioneve të ndryshme në prapavijë të
frontit për të penguar veprimtarinë efikase të armikut (palëve
ndërluftuese).
Diversioni është, përgjithësisht shkaktimi i dëmeve ndaj interesave të
ndonjë grupi ose shoqërisë në tërësi. Në të drejtën ndërkombëtare, çdo
sulm i papritur i një vendi mbi tjetrin, në qoftë se është fjala për aksion të
armatosur ose për një grup të vogël të armatosur, të përgatitur në
mënyrë speciale, i cili realizohet duke zhdukur, djegur ose prishjen e
objekteve të rëndësishme, ekonomike, të transportit, objekteve politike
ose kulturore, me qëllim të minimit ose rrëzimit të pushtetit, krijimit t
panikut mes popullatës, e tjera. Në legjislacionet kombëtare, është vepër
kundër sigurisë së shtetit, rendit e qetësisë publike të cilën e kryejnë
organizatat terroriste ose në rastet e caktuara grupet politike opozitare.
Edhe pse diversioni, si formë e rezistencës politike nda regjimit totalitar
97.
95
mund të ndjellësimpati në opinion, në të shikohet si një akt terrorist me
të cilin veprimi politik shndërrohet në shkatërrime. Diversioni ka
rëndësinë e vet politike, ushtarake dhe penalo-juridike. Në kuptimin
politik, diversion nënkupton largimin e vëmendjes së kundërshtarit,
fshehjen e gjurmëve dhe të qëllimit, akt, pas të cilit fshihet akti i vërtetë i
cili përgatitet, dhe për të cilin i pari, shërben si kamuflazh. Sipas kuptimit
të përgjithshëm, është shpikur edhe shprehja “diversion moral” për
emërtimin e propagandës së drejtuar për të larguar ose evituar
kundërshtarin, ose për të drejtuar në minimin premisave morale, politike
dhe ideologjike të një shoqërie ose lëvizjeje. Me shprehjen “diversion
ideologjik”, sot, në disa shtete socialiste quhen tentime të vërteta ose të
supozuara që me propagandë të ndikohet në njerëzit e atij vendi, që në
mënyrë kritike të sillen dhe opozitare, ndaj vlerave ideologjike që
sundojnë, ose që ato të tëhollohen, apo të zvogëlohet ndikimi i tyre, me
anë të koncepteve të ndryshme humaniste apo liberale, dhe qëndrime siç
janë socializmi me fytyrë njeriu, socializmi human, procesi i dealianizimit,
e të tjera. Shprehja diversion, në terminologjinë ushtarake përdoret për
emërtimin e sulmit nga prapa, sulmi anësor, si dhe për shënimin e
aktiviteteve të drejtuara në eliminimin ose dëmtimin e objekteve, ose
rezervave materiale, me qëllim të minimit të sistemit, potenciali ekonomik
ose aftësisë mbrojtëse të vendit, ndaj të cilit kryhet diversioni. Diversioni
në aspektin ushtarak, konkretisht mund të përbëhet nga shkatërrimi,
djegia, dëmtimi, demontimi etj, të pajisjeve industriale, komunikimet e
transportit e të tjera (hekurudhave, urave, rrugëve, linjave telefonike ose
telegrafike, aparaturave), ujësjellësit, digave, largpërçuesve, depove,
materialeve të grumbulluara dhe deponuara, ushqimit, e tjera. Në
marrëdhëniet ndërkombëtare, çdo futje e grupeve të vogla të armatosura
nga një vend në territorin e tjetrit, konsiderohet si diversion. Diversioni në
ligjet e disa shteteve është i caktuar si vepër kriminale eliminimi i
objekteve me rëndësi të ekonomisë popullore. Veprimi i veprës kriminale
përbëhet nga eliminimi ose dëmtimi, ndërsa objekti mund të jetë, parasë
gjithash pasuri shoqërore, por edhe private, e cila ka rëndësi më të
madhe për ekonominë popullore. Kryesi i diversionit, quhet diversant.
Diversioni kualifikohet vepër penale kundër popullit dhe shtetit, por për
kualifikimin e veprës, kërkohet edhe qëllimi subjektiv i kryesit së minimit
të pushtetit ose ekonomisë. Për këtë arsye, është e nevojshme që
shkatërrimi të jetë asi lloji, që të jetë i përshtatshëm të minoj pushtetin
ose ekonominë, ndërsa vepra është kryer me paraqitjen e pasojave. Në
qoftë se ato nuk janë paraqitur, ose janë penguar, kemi tentim të veprës
penale. Veprimet diversante, janë formë specifike dhe e veçantë e
veprimeve luftarake kundër forcave, mjeteve dhe objekteve të armikut,
duke aplikuar diversionet. Karakterizohen me ofensivitet, befasi, shpejtësi
të veprimit, fshehtësi, përgatitjeve të detajuara dhe me efekte të mëdha
98.
96
të cilat tejkalojnëtepër forcat e angazhuara dhe mjetet. Organizohen dhe
realizohen në tokë, det, liqene dhe lumenj – gjithkund ku gjendet forcat
dhe mjetet e agresorit. I realizojnë, para së gjithash, diversantët dhe
njësitet diversante, dhe mund të angazhohen për këto punë edhe
popullata. Qëllimi i veprimeve diversante është shkaktimi i sa më shumë
dëmeve në njerëz, dhe mjete teknike e tjera të agresorit, krijimin e
pasigurisë së vazhdueshme, pengimin e konsolidimit të tij në territorin e
zënë përkohësisht, e tjera. Veprimet e suksesshme diversante, përveç
efekteve materiale, kanë edhe efekt të fuqishëm negativ psikologjik në
armikun, ndërsa pozitiv për forcat vetanake dhe popullatën.
Terrori dhe terrorizmi – janë metoda pune të shërbimeve informative,
posaçërisht në kuadër të Terrorizmit Shtetëror. Për këtë arsye këto
fenomene është e nevojshme të shpjegohen më gjerësisht..
Terrori- në kuptimin politik, me terror nënkuptohet aksion i dhunshëm i
cili ndërmerret me qëllime politike, për të frikësuar dhe thyer pa mëshirë
rezistencën e atij, ndaj të cilit ndërmerret. Dukuritë e terrorit në
shoqërinë e sotme paraqiten në kushtet e ashpërsimit të skajshëm të
luftës klasore, kur është e vështirësuar vendosja dhe ruajtja e
ligjshmërisë të një sistemi të caktuar klasor dhe mbrojtja e fryteve të saj.
Në këtë aspekt, terrori mund të jetë revolucionar ose kundërrevolucionar,
çka varet nga forcat të janë bartës të tij dhe nga qëllimet për të cilat
shërben. Si emërtim i aksioneve të caktuara dhe masave të dhunës,
shprehja terror, për herë të parë paraqitet në kohën e revolucionit
francez, kur me këtë term i quajtën disa veprime të diktaturës së
jakobinëve. N pajtim me këtë dallim paraqiten më vonë, në periudhën e
Revolucionit të Tetorit në Rusi, termi terrori i kuq dhe terrori i bardhë,
gjatë së cilës terrori i bardhë përcaktonte aksionet e dhunshme të forcave
kundërrevolucionare të drejtuara për pengimin e fitores së revolucionit
socialist. Forcat konzervative dhe reaksionare, kanë shfrytëzuar shumë
shpesh masat e terrorit për të ruajtur pozitat e tyre dhe privilegjet dhe
për të penguar ndërrime progresive dhe revolucionare në shoqëri. Forma
të ndryshme të terrorit, janë aplikuar gjerësisht në kushtet e regjimit
fashist, gjatë së cilit na aplikimin e masave të dhunës, shtypjes dhe
represalieve, u përdorën mjetet më bashkëkohore për eliminimin dhe
deformimin e njerëzve. Në periudhën e stalinizmit, edhe tek aplikimi i
terrorit të këtij lloji në përmasa të mëdha. Shprehja terror, sot ka aplikim
të gjerë, duke nënkuptuar jo vetëm mënyrën terroriste të pushtetit, e
ashtuquajtura tirani, por edhe çdo formë të detyrimit dhe dominimit duke
prodhuar frikë ose dëgjueshmëri të verbër të njeriut. Forcat demokratike,
gjithmonë kanë dënuar terrorin si mjet të luftës politike por edhe
personat dhe grupet (madje e dhe pjesëtarët e lëvizjeve progresive) kanë
tendencë të aksionit të shpejtë, aventurizmit, anarkizmit ose situatave në
99.
97
të cilat ështëe vështirë të përmbahesh, ata i qaseshin të ashtuquajturit
terrorit individual dhe masave terroriste (atentate etj). Terrorizmi është
doktrinë dhe metodë e luftës për qëllime të caktuara, duke përdorur
sistematikisht dhunën. Motivet për aksione terroriste mund të jenë shumë
të ndryshme: revanshizmi reaksionar, tentimet reaksionare për
restaurimin e regjimit të vjetër, të dëshpërimit pa rrugëdalje ose shpresa
e grupacioneve njerëzore, mbi të cilët zakonisht bëhet terrori,
demonstrimi i forcës, etj. Në fillime t veta, lëvizja anarkiste shërbehej me
terror, kryesisht individual (vrasje, vendosja e dinamitit, etj). Edhe pse,
dhuna ka ekzistuar që nga historia e hershme, vetë termat “terror” dhe
“terrorizëm” paraqiten për herë të parë në kohën e diktaturës së
jakobinëve, në revolucionin francez. Në përdorim është edhe sintagma
“terrori i bardhë”. Borgjezia reaksionare shërbehej me “terrorin e bardhë”
si mjet sulmi të vrazhdë dhe kriminal në punëtorët revolucionarë (në
Francë, pas shuarjes së kryengritjes së qershorit të proletariati parisien-
1848, pas shuarjes së Komunës së Parisit, në Hungari pas shuarjes së
revolucionit proletar të Bela Kunit-1919, në Revolucionin e Tetorit, nga
ana e bartësve të kundërrevolucionit, por edha nga bartësit e revolucionit,
etj.). Terrorizmi, me paraqitjen e fashizmit gjerman, merr përmasa
monstruoze dhe bëhet parim themelor dhe metodë e lëvizjes naziste.
Manifestimet e tij ishin denoncimet masovike, burgosje të pabazuara dhe
tortura kriminale, llogoret e koncentracionit, puna e detyrueshme, vrasja
e grave dhe fëmijëve, dhe hakmarrjet masive, pushkatimi i pengjeve,
eksperimentet medicinale në njerëz të gjallë, djegie të pështira të
njerëzve, e tjera. Terrorizmi bashkëkohor, paraqitet si i brendshëm ose si
ndërkombëtar. I brendshëm mund të jetë i lidhur me aksionet terroriste
të grupeve të veçanta, të drejtuara kundër sistemit ekzistues shoqëror
ose për realizimin të disa interesave të ngushta të grupeve ose individëve.
Terrorizmi ndërkombëtar ka dy aspekte themelore. Njëri, i cili është mjet i
luftës për realizimin e të drejtës ndërkombëtare (vetëmbrojtja dhe
vetëpërcaktimi) dhe tjetri është i kundërt për nga qëllimet kryesore të
rregullimit ndërkombëtar (i drejtuar kundër të drejtave dhe barazisë së
shteteve, pavarësisë politike, integritetit territorial, zhvillimit të
brendshëm të pavarur, etj). Terrorizmi bashkëkohor ka forma dhe metoda
të ndryshme; në kohën e fundit manifestohet me ndërhyrje të
“komandosëve” gjegjësisht grupeve terroriste në territoret e shteteve për
të kryer vrasje, dhunë e akte kriminale, si dhe marrjen me dhunë të
aeroplanëve në fluturim, etj.
Ndërrimi me dhunë i pushtetit (grushtshteti, puçi), kryhet kur është e
nevojshme që një garniturë në pushtet të zëvendësohet me një tjetër, e
cila i përshtatet më shumë politikës së vendit i cili është organizator i
ndërrimit. Më së shpeshti paraqitet si rezultat i aplikimit sistematik të
100.
98
metodave të cekura,por kjo nuk do të thotë gjithsesi. Është e njohur se
puçi apo grushtshteti, me ndihmën e “miqve politikë” realizohet papritur
dhe shumë shpejtë.
Grushtshteti paraqet marrjen e pushtetit me dhunë, që realizohet shumë
shpejt. Rregullisht kryhet nga forca ushtarake ose policore ose me
mbështetjen e tyre, me marrjen e qendrave strategjike dhe jetësore
(komunikimet, institucionet e drejtimit, mjetet e informimit) të vendit.
Pushtetin e marrin pjesëtarët majave politike dhe ushtarake, të klasës
qeverisëse ekzistuese, pa pjesëmarrjen e masave popullore. Grushtshteti,
rregullisht, nuk sjell ndonjë ndryshim më të thellë shoqëror-ekonomik,
nuk ndërron natyrën klasore të pushtetit, por mundet të sjell ndryshime
politike. Në mesin e shekullit njëzet, grushtshtetet fillojnë të shërbejnë si
mjet për ndryshimin orientimit themelor shoqëror-ekonomik dhe politik,
kryesisht në vendet e pazhvilluara, në të cilat institucionet ekzistuese nuk
ndonjë traditë të gjatë. Sipas rregullit, kryhet në kushtet e krizës
shoqërore. Mund të jetë i inspiruar dhe i organizuar me pjesëmarrje ose
mbështetje të fshehtë të vendit tjetër, e cila ka interesa që të mbështesë
komplotin, me çka thyen principet themelore ndërkombëtare të sjelljes
dhe marrëveshjet. Me grushtshtet mund të rrëzohet despotizmi, tirania
dhe diktatura, dhe mund të jetë edhe mjet i kundërrevolucionit, që sipas
rregullit është hyrje në periudhën e involvimit shoqëror (p.sh. puçi
ushtarak në Kil 1973). Pastaj, grushtshteti shënon aktin e ndërrimit të
papritur (ose tentimit) të pushtetit të vendosur, i kryer nga ata të cilët
kana, paraprakisht ndonjë funksion ushtarak ose politik në atë sistem të
pushtetit. Grushtshteti, është akt i cili kryhet “nga lartë” dhe në sferat e
larta të pushtetit, e më këtë dallon nga revolucioni e cila, përveç ndërrimit
thelbësor të sistemit, pandeh lëvizjen “nga lartë” dhe pjesëmarrjen e
masave. Grushtshteti, sipas rregullit do të thotë vetëm ndërrimi i
personelit, dhe më së shumti sjell ndërrime në orientimin e përgjithshëm
politik dhe disa institucione politike. Grushtshteti nuk do të thotë ndërrime
të thella shoqërore. Ai, ndonjëherë mund të jete edhe dalje nga
despotizmi dhe tirania, por rregullisht, është shenjë dhe përcjellës i
krizave politike kundërshtive shoqërore-politike dhe stabilitetit të
brendshëm të paqëndrueshëm. Ai mundet të jetë i inspiruar edhe nga
faktorët dhe forcat e jashtme, gjë që nuk është rast i rrallë, veçanërisht
në historinë politike bashkëkohore dhe në praktikë. Zakonisht, citohen si
shembuj klasik të grushtshteteve marrja e pushtetit nga ana e Napoelonit
III 1852, “marshimi në Romë” i Musolinit-1925, marrja e plotë e pushtetit
nga ana e Pilsudskit në Poloni-1828. Heqja e kushtetutës së Jugosllavisë
së vjetër nga ana e mbretit Aleksandër-1929 dhe instalimi i të
ashtuquajturit regjimit të gjashtë janarit, është gjithashtu, grushtshtet.
Ndryshe, janë bërë një mori grushtshtetesh në shumë vende në botë, e
101.
99
veçanërisht në vendetLindjes së Mesme dhe në Amerikën e Jugut.
Metodat klasike me të cilat kryhet grushtshteti janë: pushtimi i qendrave
strategjike të pushtetit në fuqi (shefi i shtetit, qeveria, ndërtesat e
qeverisë, stacionet e radios dhe TV, hekurudha dhe komunikacioni), dhe
veçanërisht përdorimi i njësiteve të caktuara ushtarake ose pengimi i
veprimit të tyre nga njësitet e shpejta dhe të vendosura ushtarake ose
policore. Si forma të veçanta të grushtshtetit, citohen “goditje ne oborr
ose komploti i oborrit”, pronunciamento, sistem i juntës ushtarake, e
tjera. Në kuptimin bukval, goditjen në oborr e kanë kryer farefisi i
monarkut në pushtet, pretendentët ose përgjithësisht “oborrtarët”, dhe
kjo përcjell historinë e gati të gjitha monarkive në botë. Me këtë shprehje
në formë eufemike emërtohet aso ndërrimi i pushtetit ose bartësit të tij,
të cilin e bëjnë ata dhe grupet më të larta politike e të tjera, të cilave ky
bartës i takonte. Pronunciamento është formë klasike e marrjes së
pushtetit nga ana e armatës, ndërsa sistemi i juntës është grushtshtet të
cilën e bën një grup i organizuar i pakicës së oficerëve më të lartë,
rregullisht, nga shefat e gjinive të veçanta të armatës. Këto aspekte të
grushtshtetit, sot nuk përdoren dhe në praktikë kanë një mori
karakteristikash dhe taktikash të posaçme, të cilat varen nga shumë
kushte në jetën shoqërore, politike dhe publike. Por, thelbi dhe teknika
themelore i të gjitha këtyre formave është përgatitja e fshehtë, shpejtësia
e realizmit dhe vendosja e pushtetit dhe publikut para aktit të kryer,
vendosmëria dhe organizimi i pakicës dhe bartja e pushtetit në
organizatorët të cilët arritën këtë..
Puçi ushtarak është ndërrim i papritur, jolegal dhe i dhunshëm i bartësit
të pushtetit në shtet. Për ndryshim nga grushtshteti, puçi paraqet formë e
marrjes së pushtetit suprem të atyre grupeve shoqërore të cilat nuk
rrjedhin nga maja e aparatit shtetëror. Puçet paraqiten në vendet me
sisteme jo të qëndrueshme shoqërore-ekonomike, dhe politike,
ndonjëherë të inkurajuara nga forca jashtë shtetit. Janë karakteristike për
vendet me regjime ushtarake, të cilat nuk kanë përkrahjen e shumicës së
popullatës ose të grupeve më ndikuese. Bartësit e puçit (puçistët) më së
shpeshti dëshirojnë që të marrin pushtetin, në mënyrë që të realizojnë
disa interesa të veta të ngushta, pra nuk kanë program politiko-social (të
caktuar). Për këtë shkak, shumë shpesh pushteti i tyre është shumë i
shkurtë. Puçistët zakonisht rrjedhin nga grupet ushtarake, për shkakun se
kanë në disponim forcën e organizuar për largimin nga pushteti bartësit e
pushtetit. Pas kryerjes së puçit ushtarak, vendoset regjimi ushtarak.
Atëherë vendoset rregullimi politik në të cilën, bazën e strukturës së
organizuar e formojnë, eprorët ushtarakë, të organizuar në organe të
ndryshme shtetërore dhe shtabe, në këto sisteme, eprorët ushtarakë
gjenden në të gjitha vendet kyçe në shoqëri –politikë, ekonomi, arsim,
102.
100
mjetet e informimipublik, etj. Duke futur kute ushtarake në jetën
shoqërore, eprorët ushtarakë në regjimet ushtarake mundohen që
gradualisht të militarizojnë tërë jetën shoqërore, eprorët ushtarakë
gjenden edhe udhëheqjet e partive politike dhe organizatave masovike,
duke tentuar që mënyrën e tyre të punës ti përshtatin funksionimit të
organizatës ushtarake (Ejub Kan: “Dëshira ime është që të shoh vendin
ashtu të organizuar siç është armata ime”). Në regjimet ushtarake, në
jetën politike hyhet mbi karrierën ushtarake, ndërrimet shoqërore bëhen
duke përdorur forcën ushtarake, dhe në pajtim me këtë, pa asnjë
përgatitje paraprake politike – “me një mësymje”.
Metoda agjenturore (klasike) e punës së shërbimit informativ.
Metoda agjenturore është mënyrë e fshehtë e grumbullimit të shënimeve
të caktuara. Është e pazëvendësueshme metoda e hulumtimit informativ
për fitimin e shënimeve nga strukturat udhëheqëse të shtetit të huaj ose
lëvizjes armiqësore, në zbulimin dhe ballafaqimin me veprimet e
shërbimeve informative dhe për hulumtim informativ dhe operativ të
grupacioneve ilegale armiqësore. Metoda agjenturore përbëhet nga ajo së
agjenti i futur, gjegjësisht personi i instaluar në strukturat e armikut,
pastaj personat e rekrutuar nga strukturat armiqësore ose ata që sillen në
rrethet e personave të cilët udhëheqin me shënime të fshehta – obligohen
që të grumbullojnë informativisht shënime të mbrojtura dhe të tjera, dhe
të kryejnë detyra tjera informative.
Agjentët
Agjentët janë persona të udhëhequr nga motive të ndryshme, të cilët,
fshehtas, në mënyrë joprofesionale, të organizuar, sipas kërkesës ose për
llogari të shërbimit informativ të shtetit përkatës ose lëvizjes, grumbullon
në strukturat e kundërshtarit ose armikut shënime të mbrojtura (të
fshehta) dhe, në këtë mënyrë i dorëzojnë informatorit, ose kryejnë edhe
detyra tjera të cilat iu ngarkohen si obligim.
Agjenti mund të jetë i motivuar për punën e vet nga përcaktimi ideor,
bindja patriotike, simpatitë politike, interesimi material, ose që të largojë
rrezikun i cili i kanoset (dëshmi komprometuese).
Për dallim nga agjenti në disa shtete tjera ose në institucionet (tregti,
ndërmjetësim, banka, etj) i cili kryen punë juridike dhe i cili ka këtë
profesion, agjenti i shërbimit informativ i cili punon në detyrat informative
këtë e bënë në mënyrë joprofesionale, ndërsa punësimi është burim i të
ardhurave për ekzistencë ose mbulesë të veprimtarisë së vërtetë.
103.
101
E tërë puna e agjentit është e fshehtë – si raporti me shërbimin
informativ, ashtu edhe në grumbullimin e shënimeve dhe kryerjen e
detyrave tjera.
Marrëdhëniet e organizuara ndërmjet agjentit dhe shërbimit informativ
qëndrojnë atë, se ai siguron vetëm ato shënime të cilat kërkohen nga ai
dhe për punën e vet i raporton informatorit. Në disa organizata
informative, ndërmjet agjentit dhe shërbimit informativ bëhet kontrata
dhe precizohen obligimet e palëve të kontraktuara.
Agjenti shënimet i siguron nga strukturat e kundërshtarit ose armikut,
pasi që atje është gjendur, instaluar apo infiltruar në një rreth të caktuar.
Shënimet e siguruara i përcjell informatorit në kontakt direkt ose me
korrespodencë (duke përdorur shkrimin e fshehtë ose kodet), me radio-
mjete (dydrejtimëshe, njëdrejtimëshe, arkës postare) dhe në mënyra
tjera.
Shërbimi informativ me anë të agjentit grumbullon, kryesisht shënime të
fshehta (të mbyllura dhe të mbrojtura), ose i vë në obligim që të kryen
edhe detyra tjera (diversione, kabotazhe, akte terrori, organizmi i
tubimeve ilegale, përhapje të fjalëve dhe tjera).
Ekzistojnë shumë lloje të agjentëve, dhe sipas kësaj ekzistojnë edhe
shumë tipologjizime të bashkëpunëtorëve të shërbimit informativ.
Tipologjizimi është i zakonshëm, sipas llojit të dedikimit të
bashkëpunëtorit-agjentit:
- Informatori (bashkëpunëtor i përgjithshëm)
- sozia
- provokatori
- përfaqësuesi (rezident)
- konsultanti
- baza
- stand bay (i ngrirë, gjumash, i konservuar)
- haker
- lidhës
Informator është lloji më i shpeshtë i bashkëpunëtorit. Ai jep informacione
të përgjithshme për nevojat e sigurisë. Të gjithë bashkëpunëtorët
104.
102
(agjentët) kanë detyratë komplikuara ose specifike dhe punë të cilat iu
besojnë shërbimet e sigurimit, posaçërisht shërbime informative.
Agjenti sozi (binjak) është agjenti i cili njëkohësisht punon për dy ose më
shumë shërbime informative, informativo-ushtarake dhe kundërzbuluese.
Angazhohet pas zbulimit të punës së tij në një shërbim tjetër ushtarako-
informativ, informativ ose kundërzbuluese ose duke plasuar në shërbimin
e kundërt. Është i njohur edhe me emrin “loja e dyfishtë” ose
“kombinacioni”
Agjent provokator është shprehje me të cilën përcaktohet personi i
dërguar në radhët e kundërshtarit ose i rekrutuar nga ata. Ky person
mundohet të jetë jo vetëm i pavërejtur por edhe i maskuar në ithtar, që
të mundet më lehtë të provokojë disa reaksione të cilat i shërbejnë
kundërshtarit, duke pasur qëllimin që të zbulohen planet e veprimit dhe
emrat e anëtarëve të organizatës në të cilën përgatitet provokacioni ose
kryhet. Për këtë arsye, agjenti provokator është një person i dështuar
moralisht, kështu të termi ka një kuptim shumë pezhorativ. Mu për këtë,
për të diskualifikuar moralisht, në luftërat politike, roli i agjentit është
provokator, i përshkruhej edhe personave në veprimtarinë e të cilit nuk
kishte kurrfarë baze ë vërtetë për këtë akuzë. Kjo shprehje është
përdorur së pari në Francë, gjatë kohës së revolucionit dhe më vonë, dhe
rregullisht për të shënuar armikun ose informatorin policor i cili ka arritur
të futet në lëvizjen revolucionare ose lëvizjen përparimtare. Më vonë,
agjenti-provokator është përdorur në luftën në mes të qeverisë dhe
lëvizjes revolucionare të punëtorëve. Në marrëdhëniet ndërkombëtare,
veçanërisht në përgatitjen e ndonjë aventure luftarake, agjentët
provokatorë janë shfrytëzuar që të shpikin shkakun për intervenim e
përgatitur dhe luftën, duke provokuar të ashtuquajturat “incidente” dh
kinse dëmtimet e “interesave” ose “të drejtave” e atij vendi i cili dërgon
provokatorin. Para sulmit në një numër shtetesh evropiane, Hitleri
dërgonte ose i angazhonte nga kolona e pestë agjentët e vetë
provokatorë, të cilët duhet të “arsyetonin” kinse “dëmtime të rënda”” të
shkaktuara popullit gjerman.”
Rezidenti i takon grupit më të aftësuar të agjentëve dhe aftësimi i tij jo
shumë rrallë është në nivel të informatorit profesionist. Ai udhëheq me
rezidenturën (nga kjo emërtimi rezident), ndërsa rezidentura është rrjet i
bashkëpunëtorëve i cili organizohet vetëm në vend të huaj. Rezidenturën
e përbëjnë së paku tre agjentë, të cilët nuk njihen mes veti, por të gjithë
njohin rezidentin, dhe rezidenti i njeh ata. Shërbimi informativ nuk mbanë
kontakte me pjesëtarët e rezidenturës, por kryesisht me rezidenturën dhe
këto kontakte mbahen, sipas rregullit, në territorin e vendit të tretë, do të
105.
103
thotë as nëterritorin ku vepron rezidentura, as në territorin e vendit
domicil të shërbimit informativ konkret.
Konsultanti është agjent i cili shërben për konsultime shumë specifike
(nga kjo vjen edhe shprehja) nga fusha shumë pak të njohura dhe të
sofistikuara (programet bërthamore, ekonomia e ndërlikuar, politike,
etnike dhe situata tjera ose situata shoqërore, etj).
Agjenti bazë është lloj i bashkëpunëtorit i cili i siguron informatorëve dhe
agjentëve, që të munden të strehohen në një vend të sigurt, gjatë
zhvillimit të aktivitetit të tyre ose pas ndonjë aksioni konkret, njëkohësit
duke larguar mjetet materialo-teknike. Ky lloj i bashkëpunëtorëve
shfrytëzohet edhe stacionimin e njerëzve dhe mjeteve materialo-teknike,
të cilat shfrytëzohen shërbimet informative dhe shërbimet tjera të
sigurimit në një fushë të caktuar.
Agjenti-ndërlidhës është agjent me anë të të cilit mbahet lidhja direkte në
mes të agjentit dhe rezidentit. Ky person duhet të jetë jashtëzakonisht i
besueshëm dhe i aftë, sepse ai bartë të gjitha informacionet të mbledhura
nga agjenti dhe i dorëzon informatorit ose rezidentit. Dorëzimi mund të
jetë personal ose duke përdorur punkte të caktuara posaçërisht për
mbajtjen e lidhjes (“lajmërimi vdekur”). Shfrytëzohet posaçërisht në luftë,
kur kushtet për mbajtjen normale të lidhjes në mes të organeve
informative dhe agjentit janë shumë të vështirësuara.
Agjenët Stand bay për të cilët përdoret edhe emërtimi “i ngrirë”ose “i
konservuar”, janë persona të cilët gjenden në fazën e pushimit dhe kohë
pas kohe aktivizohen në situata të caktuara. Sipas rregullit, ata janë
burim i shënimeve strategjike për shërbimet informative, dhe vetëm në
raste të jashtëzakonshme, bëhen aktiv (gjendje lufte ose situata tjera të
krizës).
Në kohën më të re shfrytëzohen shërbimet e llojit të veçantë të agjentëve
të cilët do ti emërtojmë me emrin hakerë. Ata janë specialistë për
teknikën kompjuterike dhe informatike, dhe shërbejnë për tu futur në
sistemet e huaja kompjuterike, njëkohësisht duke ofruar shërbime
mbrojtëse nga hakerimi i sistemeve të tilla të shteteve, për cilat haberi
punon.
Kam akcentuar se ekzistojnë mënyra të ndryshme të tipologjizimit të
agjentëve-bashkëpunëtorë në shërbimet e sigurimit.
106.
104
Kështu teoricieni injohur kinez nga shekulli III per, Sun Cu Vu, i ndante
në agjentë: vendorë, të brendshëm, të kthyer, të flijuar dhe të mbetur
gjallë. Me agjent vendor mendohet për shtetasin e vendit amë i cili
përdoret dhe merr pjesë me vetëdije në grumbullimin e shënimeve
informative. Burim i kthyer, është ai person pjesëtar i vendit i cili
hulumtohet në formë zbuluese (rob, i ikur, eth) dhe i cili me metoda të
posaçme është i përpunuar (i kthyer) dhe i cili ka dhënë pëlqimin të
punojë për shërbimin e huaj informativ. Burim i flijuar, është ai i cili me
qëllim i dorëzohet armikut (ndërrim, shpërngulje, kalim me qëllime të
ndryshme në territorin e armikut) dhe i cili për këtë punë është i
përgatitur në mënyrë adekuate, që me deklaratën e tij (me vetëdije apo
pa të) të sjellë në hamendje. Burimi i mbetur gjallë është grup ushtarësh i
cili bien lajme nga rreshtat e armatës agresore, nga territori i agresorit,
nga llogoret në të cilat ka arritur me plan, ose e kanë zënë rob. Sun Cu
Vu konsideronte, se nëse të gjitha pesë llojet e spiunëve gjenden në
terren,këtë sistem nuk mundet askush ta zbuloj.
Më tej, nga aspekti i tipologjizimit të ndryshëm, në praktikën informative
kujdes i veçantë i kushtohet klasifikimit të agjentëve, për të sjellë
hulumtimin informativ në gjendje sa më racionale, sistematike dhe të
organizuar. Kriteret për ndarjen e agjentëve është destinimi, karakteri,
shtetësia, shkalla e angazhimit momental dhe shkalla e besueshmërisë.
Krahas kësaj ekziston edhe ndarja sipas besnikërisë ndaj shërbimit
informativ.
Në këtë kuptim është e njohur agjentura e specializuar, qëllimi i së cilës
është kryerja e punëve të ndryshme speciale në një lëmi të ngushtë, ose
për realizimin e aktiviteteve të fshehta (me përmbajtje subversive).
Kështu sipas fushës së agjenturave të specializuara mund të jetë psh.
Ushtarake, ekonomike, shkencore dhe agjentura për veprime subversive..
Sipas rëndësisë së detyrës të cilën e kryejnë, agjentët mund të
klasifikohen në agjentë strategjik (kulmor), agjentë me qëllime operative
dhe agjentë me qëllime taktike.
Agjentët me qëllime strategjike gjenden në aso vendi që shërbimit
informativ mund t’ i sigurojnë shënimet më të ruajtura dhe të fshehta të
shtetit tjetër dhe të kryen edhe detyra tjera me rëndësi (realizimin e
aksioneve të mëdha politike e tjera).
107.
105
Agjentët për qëllimeoperative përdoren për grumbullimin e shënimeve të
rëndësisë operative në kushtet e luftës, një pjesë e tyre mund të
përdoren edhe në paqe, për të përcaktuar gjendjen në drejtime të
ndryshme operative.
Agjentët e qëllimeve taktike shfrytëzohen për grumbullimin e shënimeve
të rëndësisë taktike.
Lloj i veçantë i ndërlidhësve është agjenti radio-telegrafist. Ky është
person i angazhuar për të mbajtur lidhjet, posaçërisht është i aftësuar për
përdorimin e radio-stacioneve dhe shifrave. Ai detyrat e pranuara nga
agjenti ose rezidenti, me sistemin e radio-lidhjes i dërgon deri te centrali
ose të qendra e shërbimit informativ. Me anë të këtij agjenti, centralit të
shërbimit informativ i dërgohen raportet e shumë agjentëve. Ky agjent
shënimet nga agjenti sipas rregullit i pranon me sistemin e “kutisë
postare” ose “paraqitjes së vdekur”
Agjenti- rekrutues ose agjenti për rekrutim të agjentëve ka për detyrë që
të marrë pjesë në fazën e afrimit pranë agjentit potencial si dhe vet aktit
të rekrutimit. Ky lloj i agjentëve është i dedikuar për kryerjen e punës
përfundimtare të krijimit të rrjetit agjenturor dhe për këtë arsye duhet të
jetë një person shumë i kualifikuar.
Agjenti- tiper ka detyrë parësore të grumbullojë shënime për personat.
Natyra e punës është bazë për rekrutimin e këtij agjenti. Tiperë, janë më
së shpeshti nëpunës të byrove turistike, bankave, zyrave për të huaj, etj.
Ai është çdo ditë në kontakt me një numër të madh njerëzish kështu që
ka mundësi të mbledhë shënime mbi personat dhe kështu të bëjë
përzgjedhjen e kandidatëve, sipas detyrës të cilën dëshiron ta kryejë.
Agjenti-kapërcyes është personi i cili bën bartjen jashtë kufirit të
personave të cilët janë burim informatash me shumë rëndësi.
Në raport me shërbimin e huaj informativ, agjentët mund të jenë agjentë
besnikë, ata janë të gatshëm që të flijohen për nevojat e shërbimit
informativ, pastaj agjentët sozi (binjak), të cilët njëkohësisht punojnë për
disa shërbime informative, por me sinqeritet vetëm për njërën. Në raport
me shërbimin e huaj informativ agjentët mund të jenë agjentë besnikë,
ata janë të gatshëm që të flijohen për nevojat e shërbimit informativ, dhe
agjentët stërshitës të cilët punojnë sipas regjisë së vet sipas principit
“kush jep më shumë).
108.
106
Sipas shkallës sëangazhimit momental agjentët ndahen në aktivë dhe
agjentët në pushim.
Agjentët aktivë, janë vazhdimisht të angazhuar dhe gjenden në lidhje të
vazhdueshme me shërbimin informativ ose me informatorin.
Dhe në fund, agjentët mund të jenë agjentë në objekt dhe agjentë jashtë
objektit. Kjo është ndarje sipas vendit në të cilin gjenden në kushtet për
punë informative.
Në lidhje me agjentët, njëra nga punët themelore është vetë akti i
angazhimit të tyre për punë dhe për nevoja të shërbimit të sigurimit. Ky
veprim është i njohur si rekrutim. Ekzistojnë mënyra të ndryshme dhe forma
të rekrutimit, ndërsa unë do të ndalem në shpjegime më të thjeshta.
Thjeshtësuar, rekrutimi është tërheqja, bindja ose përfitimi i nj personi të
caktuar që të pranoj kryerjen e një pune apo aktiviteti të lejuar apo të
palejuar. Personi i cili bën rekrutimin, vepron në atë mënyrë që me forcën e
bindjes, duke shfrytëzuar fakte të cilat ndihmojnë për këtë, mundohet që ta
përfitoj të lekturuarin që të vendos dhe të pranoj punën, të cilën gjë sipas
dëshirës së tij nuk do ta bënte. Rekrutohen individët që të hyjnë në ushtrinë
armike, të bëhen anëtar të grupacionit të organizuar ilegal, të bëhen anëtar i
bandës kriminale ose të pranojnë për të punuar sipas detyrave të shërbimit
informativ ose kundërzulues. Rekrutimi mund të bëhet në një moment ose
të rrjedh në proces. Format e rekrutimit janë të ndryshme, por më e
shpeshta është me anë të komprometimit. Në bazë të materialit
komprometues, bëhet bindja dhe përfitimi i personit të caktuar që ti rreket
një aktiviteti të caktuar, dhe në qoftë se nuk e pranon, do të pasojnë për atë
pasoja të dëmshme, për shkak të moskryerjes apo të mosrealizimit (të
aktivizohej padia penale për veprën e kryer ose do të njoftohej opinioni mbi
veprimin e tij amoral, etj). Përfitimi transformohet në shantazh, tek e cila i
ofrohet një e keqe më e vogël, e kjo është që të pranon atë për çka është i
lutur.
Dhe në fund, të bëjë dallimin në mes të agjentit dhe informatorit (edhe pse
në disa shtete nuk ka dallim kuptimi). Agjenti ose bashkëpunëtori i shërbimit
informativ është gjithmonë profesionist. Informatori është pjesëtar
profesionist i shërbimit të sigurimit. Ky është një person i cili posedon
arsimim të përgjithshëm dhe profesional të fituar me shkollim dhe përgatitje.
Është i angazhuar pra, si punëtor profesionist, në punët informative.
Profesioni i tij është që të punojë në grumbullimin e shënimeve të caktuara
me anë të agjentëve, informatorëve, bashkëpunëtorëve të shërbimit
sigurimit dhe njerëzve të besuar, të cilët këtë punë e bëjnë në mënyrë
109.
107
joprofesionale, të motivuarme shkaqe të ndryshme. Gjatë rekrutimit ë
këtyre kuadrove aplikohen të gjitha metodat e njohura që të përzgjidhen
njerëzit me kualitete dhe tipare të caktuara. Përgjithësisht është e pranuar
tek të gjitha shërbimet informative se për informator përzgjidhen personat,
të cilët janë të gatshëm për flijimet më të mëdha. Informator konsiderohet
edhe personi i cili është i motivuar fuqishëm nga ana ideo-politike, i
ngarkuar në lëvizje që të angazhohet dhe të punoj në punët informative,
gjegjësisht që me anë të burimeve njerëzore, mbledh shënime të caktuara
dhe të kryej detyra tjera nga programi i punë së shërbimit informativ.
Fazat e punës informative
Çdo aktivitet informativ, dhe sipas kësaj edhe puna informative, zhvillohet
sipas një metodologjie dhe dinamike të përcaktuar më parë. Renditja e
punëve dhe veprimeve duhet të jenë të logjikshme dhe të koordinuara.
Në këtë kuptim, ekzistojnë shumë faza të punës informative. Në rend të
parë, fjala është për planifikim. Planifikimi bazohet në shënimet e
disponueshme dhe nevojat e institucionit. Planifikimi, sipas vëllimit dhe
karakterit duhet të shpreh përparësitë dhe detyrat reale dhe të jetë në
pajtim me forcat dhe kohën e disponueshme. Faza e dytë është
grumbullimi i shënimeve. Ky është një proces i vazhdueshëm dhe i
komplikuar, ndërsa burimet e shënimeve klasifikohen në mënyra të
ndryshme, por në themeloret bien: njerëzit, dokumentet dhe mjetet
materialo-teknike. Metodat e grumbullimit të shënimeve janë të
ndërduarshme, ndërsa më standardet janë veprimi agjenturor (në shumë
variante dhe kombinacione), observimi i objekteve me interes dhe analiza
e të gjitha llojeve të mas-mediumeve. E treta është përpunimi i
shënimeve, që njëkohësisht është edhe faza më e komplikuar. Përpunimi i
shënimeve përfshinë ndarjen analizën dhe krahasimin e shënimeve dhe
aprovimin e vendimeve dhe përfundimeve gjegjëse. Gjatë kësaj
veçanërisht vlerësohet besueshmëria e burimeve dhe përcaktohet shkalla
e vërtetësisë së tyre. Sipas përmbajtjes dhe kohës, shënimet mund të
jenë të plota ose jo të plota, të përkohshme ose të vjetruara, ndërsa në
aspektin e saktësisë – të vërteta, të mundshëm, të dyshueshme ose të
rrejshme. Për përpunimin e shënimeve përdoren sistemet si për
përpunime mekanike ashtu edhe ato më të sofistikuara elektronike , të
konstruktuar dhe të programuar në principin e teorive të informacionit,
mundësitë, statistike, logjike, teoria e lojërave, etj. Shfrytëzimi i
shënimeve është faza e fundit e punës informative në të cilën, në bazë të
shënimeve të grumbulluara dhe analizuara, bëhet vlerësimi se si dhe cilat
aktivitete do të ndërmerren sipas qëllimit të diferencuar paraprakisht
(shtetit, pjesëve të politikës së saj, ekonomike, ushtarake, policore,
popullatave dhe infrastruktura tjera). Kam folur mbi atë se puna
110.
108
informative në kushtet bashkëkohore fitoi një pamje tjetër kualitative, e
fjala është për që grumbullimi sistematik dhe legal i shënimeve, pa
aplikimin e mjeteve dhe metodave jolegale të palejueshme. Siç është e
cekur më lartë, kjo mënyrë e grumbullimit bëhet nga të ashtuquajturit
burime të hapura (analiza, intervista, analiza televizive dhe radio-
programe, interneti, anketim i popullatës, kuestionarë etj), çka nuk ka
karakter të veprimeve të ndaluara. Kjo degë quhet veprimtari
informative-njoftuese, për ndryshim nga veprimtaritë jolegale të cilat
rezultojnë me kryerjen e spiunazhit he delikteve tjera. Ky lloj i
veprimtarive të shërbimeve bashkëkohore informative rrezikon zigurin e
shtetit, kundër të cilit është drejtuar dhe kërkon nevojën e kundërvënies
(shërbimi kundërzbulues) në baza shumë më të gjera. Dhe kështu
imponohet nevoja që të njoftohemi edhe me veprimtarinë
kundërzbuluese.
Puna kundërzbuluese
Shërbimet informative veprojnë edhe në mënyrë kundërzbuluese, qoftë
pavarësisht ose në bashkëpunim me organe të caktuara në vendin e vet.
Ato marrin pjesë ose organizojnë mbrojtjen e vendit nga veprimi dhe
ndikimi i shërbimeve informative tuaja, dhe nga organizatat tjera
armiqësore. Veprimtaria kundërzbuluese përfshin:
• organizimin e mbrojtjes së fshehtësive vitale shtetërore
(partiake) me bashkëveprim me subjektet tjera në vend;
• zbulimin, përcjelljen, studimin dhe pamundësimin e aktiviteteve
subversive të shërbimeve të huaja informative drejtuar shtetit të vet, në
bashkëpunim më institucionet e shtetit dhe shoqërisë;
• studimin e kushteve dhe sigurimin e fshehtësisë së veprimtarisë
vetanake informative, e cila vepron në vendet tjera.
Veprimtaria kundërzbuluese, në themelet e saj duhet të jetë edhe
ofensive, dhe duke pasur parasysh këtë, kryhet në territorin nacional ose
jashtënacional. Në këtë rastin e dytë, tentohet të depërtohet në
institucionet informative të vendeve tjera dhe në këtë mënyrë të
sigurohet territori i vet nga aktiviteti informativ i jashtëm, gjithashtu edhe
aktiviteti jashtë shtetit..
Me veprimtarinë kundërzbuluese merren shërbimet kundërzubuluese,
Shërbimi kundërzbulues janë- veprimtaria, organizimi dhe organet të
cilët, në kuadër të shërbimit informativ, grumbullojnë, rregullojnë,
përpunojnë dhe në mënyrë gjegjëse i përdorin këto shënime mbi
111.
109
shërbimet informative, qëllimeve dhe aksioneve të shteteve tjera dhe
veçanërisht të atyre vendeve të cilat nuk janë mike, të cilat paraqesin
armikun e vërtetë ose të mundshëm. Shërbimi kundërzbulues ka rolin e
vet shumë të madh në përgatitjet luftarake, por edhe në paqe, duke
organizuar aksione dhe kundëraksione ndaj shërbimeve të huaja
informative, aksioneve të tyre dhe pjesëtarëve. Ose, me fjalë tjera,
shërbimi kundërzbulues është shërbim i specializuar i aparatit shtetëror
për lufte kundër organizatorëve dhe bartësve të veprimtarisë informative
dhe informative-ushtarake, diversioneve dhe veprimtarive tjera
informative dhe diversive. Është e autorizuar që me aplikimin e metodave
dhe mjeteve të veta të luftojë kundër organizatorëve dhe bartësve të
veprimtarisë informative dhe ndonjë veprimtarie tjetër armiqësore dhe
rrezikuese. Përqëndrimi i punës së shërbimit kundërzbulues qëndron në
fushat në të cilat kundërshtari aplikon metoda dhe mjete legale, të
fshehta, gjegjësisht të palejueshme. Organizimi i shërbimit kundërzbulues
është i kushtëzuar nga sistemi juridik i çdo shteti. Udhëheqja mund të
jetë e centralizuar (unike për shërbimin kundërzbulues civil dhe
ushtarak). Veprimtaria kundërzbuluese quhet edhe kundërspiunazh.
Veprimtaria kundërzbuluese (kundërspiunazhi) shpesh përzihet me
mbrojtjen kundërzbuluese. Mbrojtja kundërzbuluese është vetëm një
segment i veprimtarisë kundërzbuluese. Fjala është për një sërë masash,
veprimesh dhe sjelljesh nga ana e organeve të sigurimit të një shteti, të
cilat ndërmerren për mbrojtjen e shënimeve të fshehta, dokumenteve,
objekteve zonave dhe rajoneve. Realizohet me aplikimin e metodave dhe
mjeteve të organeve të sigurimit në bashkëpunim me institucionet tjera.
Edhe shërbimet kundërzbuluese ndërmarrin aksione konkrete, dhe që
aksionet të jenë të suksesshme, gjithmonë nisen nga vlerësimi
kundërzbulues. Vlerësimi kundërzbulues është proces me të cilin organet
kundërzbuluese dhe organet e sigurisë, në bazë të shënimeve konkrete të
njohura, analizave dhe aplikimit të metodave të punës dhe nga burime të
tjera informative, nxjerrin përfundime gjegjëse dhe vlerësojnë zhvillim e
ardhshëm të ngjarjeve, marrëdhëniet dhe sjelljet. Vlerësimi
kundërzbulues përfshinë:
• shikimin e veprimtarisë së shërbimeve të huaja informative,
ushtarako-informative dhe kundërzbuluese, pastaj
• përfundimin mbi masat e ndërmarra pastaj propozimin për
masat e reja për kundërvënie veprimtarive informative ose formave tjera
të veprimtarisë.
Aksioni kundërzbulues është aplikimi i kombinuar i metodave dhe mjeteve
të punës së shërbimeve kundërzbuluese dhe organeve të sigurisë, për
sjelljen e një detyre të caktuar kundërzbuluese dhe arritjen e qëllimit të
112.
110
planifikuar në aktivitetin kundërzbulues. Mund të jetë i pavarur ose në
kuadër të aktiviteteve më të gjera. Për kryerjen e aksionit kundërzbulues,
bëhet plani i cili në parim përfshin:
• qëllimin e aksionit,
• shënimet mbi objektin e aksionit,
• përmbajtjen e shënimeve të mbledhura paraprakisht,
• kohën dhe vendin e kryerjes,
• udhëheqësinë,
• bashkëpunimin me shërbimet simotra,
• masat mbrojtëse dhe
• emërtimin e fshehtë të aksionit
E dhëna (shënimi) informative është lloj i shënimit i vlerësuar dhe
shpjeguar ashtu që të mund të përdoret si element për sjelljen e vendimit
me të cilin realizohen qëllimet politike të lëvizjes ose të shtetit. Shënimet
vlerësohen nga pikëpamja e saktësisë dhe precizitetit si dhe
besueshmëria e burimit. Me shpjegim komentohet domethënia e fakteve
të grumbulluara në kuptimin e nevojave konkrete për realizimin e
qëllimeve politike. Shënimi informativ nuk është i njëjtë me
informacionin. Ndryshimet janë të shumta. Shënimi informativ është i
dedikuar subjekteve të caktuara për marrjen e vendimeve vetëm politike,
me të cilën udhëhiqet lufta politike. Është i siguruar me metodologjinë e
shërbimit informativ, dhe është i vërtetuar me një mënyrë të caktuar, çka
e bën element të besueshëm në strukturën e fakteve, mbi të cilën
vendoset mbi aksionin politik. Në teori, bëhen shumë lloje të ndarjeve të
shënimeve informative, por do të ceki disa më themeloret. Sipas
përmbajtjes dhe formës shënimet informative ndahen në të plota dhe jo
të plota, ndërsa për nga koha e sigurimit në të shpejta dhe të vonuara. I
shpejtë është vetëm ai shënim i cili është i përdorshëm nga aspekti
operativ, ndërsa ai i vonuari mund të jetë i përdorshëm për zbardhjen e
disa çështjeve. Nga aspekti i fakteve që i konstatojnë,mund të ndahen në
politike (shënime që kanë të bëjnë me politikën e brendshme dhe të
jashtme, ideologjinë, traditën, institucionet, personat politikë dhe
diplomatikë) ushtarake (planet luftarake, doktrinat ushtarake, armatimi,
gjendja numerike, etj); gjeografike, dhe shënime nga fusha e ekonomisë,
kulturës, infrastrukturës, shënimet biografike etj. Siç është thënë, nuk ka
fushë të jetës shoqërore ku nuk ka interesim të shërbimit informativ.
Rëndësia e këtij shënimi vlerësohet duke pasur parasysh qëllimin që
duhet të arrihet.
Pra, krahas njeriut vend tejet të rëndësishëm në punën informative zë
shënimi. Për këtë arsye, është e rëndësisë së veçantë e ashtuquajtura
vlerësimi shënimit. Ky vlerësim, është punë intelektuale të cilën e kryen
113.
111
pjesëtari i shërbimitinformativ ose ndonjë shërbimi tjetër të sigurisë, me
shënimin e siguruar i cili përmban fakte të reja. Qëllimi është që të
analizohen elementet e nduarnduarshme të cilët, vetëm ose në tërësi,
ndikojnë në vërtetësinë e shënimit. Besueshmëria e burimit vlerësohet në
bazë të besnikërisë së tij, sistemit të sigurisë. Duhet shikuar edhe
mundësitë objektive dhe aftësitë personale të burimit. Domethënë, të
vërtetohet në mënyrë kritike, se sa është burimi në kontakt me ngjarjen,
nga aspekti real dhe hapësinor, a ka aftësi personale që objektivisht të
vërejë dhe kuptojë faktet dhe t’ i tregoëj në mënyrë të drejtë dhe precize.
Është e papranueshme dhe e dëmshme të menduarit formal-logjik mbi
vlerësimin e shënimit. Mirëpo, menjëherë pasi që një shënim identik është
i pranuar nga dy burime, do të thotë se burimet janë të besueshme. Është
e mundur që burimi i shënimeve të jetë i vetëm, dhe vetëm ka kaluar
nëpër dy kanale derisa ka arritur deri tek shërbimi informativ. Çdo burim
dhe besueshmërinë e tij, duhet që në mënyrë përgjegjëse dhe me
ndërgjegjshmëri të studjohet. Vërteti i saktësisë së përmbajtjes së
shënimeve qëndron në analizën e fakteve nga e cila është formua shënimi
duke përdorur logjikën dialektike dhe metodën komparative (krahasuese).
Nga vlerësimi objektiv dhe preciz i shënimit, besueshmërinë e burimit,
saktësinë dhe precizitetin e përmbajtjes së saj, varet përdorshmëria dhe
arsyetimi i vendimit i cili bazohet në të.
Çka është atëherë burim i shënimeve informative? Burim informativ
është çdo burim i cili, strukturave të ndryshme informative, vëzhguese
ose të tjera strukturave, organeve dhe personave i jep shënime mbi
kundërshtarin, gjegjësisht mbi të gjitha çka është objekt i veprimtarisë
informative. Burimet më të rëndësishme janë spiunët, robërit e luftës,
personat e arratisur ushtarakë dhe informativë, popullata, aero-fotot dhe
video xhirimet. Dokumentet personale dhe zyrtare, mediumet masive,
procesverbalet nga mbledhjet e ndryshme, publikimet profesionale dhe
shkencore, anketat etj. Mirëpo, burim absolut i shënimeve informative
është njeriu. Ai dhe veprimtaria e tij, paraqesin kurrizin e interesimin
informativ, veçanërisht aktiviteti i tij i fshehtë dhe masave që i ndërmerr
për të mbuluar aktivitetin. Njeriu, si burimi më i shpeshtë i shënimeve
nga radhët e kundërshtarit, paraqitet si agjent ose i infiltruar, ose si
burim mund të paraqitet edhe në format e refugjatit, robit të luftës,
dezertorit, etj, nga ai grup nga i cili nuk pritet kualitet i shënimeve të
pranuara, siç është rasti tek agjenti dhe ai i infiltruari.
Krahas njeriut, si burim absolut janë edhe sendet me të gjitha
karakteristikat e veta, të cilat mund të jenë dhe janë burime të
rëndësishme të shënimeve informative. Dokumentet, publike ose të
114.
112
fshehta, kanë rëndësitë madhe informative, nëse janë të përpunuara në
mënyrë profesionale dhe të shikuara format dhe metodat e veprimit të
kundërshtarit, potencialet e tij ushtarake, ekonomike dhe të tjera.
Shënimet e fituara drejtpërdrejtë nga burimi, paraqesin njoftime të
papërpunuara, të cilat pastaj përpunohen në organet e posaçme analitike
të shërbimit informativ dhe në fund i dërgohen shfrytëzuesve të fundit të
këtyre shënimeve.
Metoda agjenturore e punës është në lidhje të ngushtë edhe me metodat
tjera të punës së shërbimit informativ, veçanërisht me metodën e
shfrytëzimit të fshehtë të mjeteve teknike. Agjentët, në punën e tyre
aplikojnë lloje të ndryshme të mjeteve teknike, pa të cilat nuk do të kishin
mundësi t’ i kryejnë me sukses detyrat që iu kanë caktuar. Përdorimi i
ngjyrave të fshehta të shkrimit, indigove të fshehta dhe mjetet tjera të
nevojshme për mbajtjen në mënyrë optimale të lidhjes së agjentit me
shërbimin informativ. Përdorimi i fotoaparateve miniaturale, diktafonave
dhe pajisjeve tjera, mundëson që të grumbullohen dhe barten një numër i
madh informacionesh.
Gjithashtu, agjenti nuk është i detyruar që vetëm të grumbullojë shënime
të cilat paraqesin fshehtësi të kundërshtarit. Ai mund të angazhohet në
vendin e huaj për grumbullimin e shënimeve nga burimet e hapura
(legale). Këtu, edhe pse ai punon fshehtas për llogari të shërbimit
informativ, kryen veprimtarinë e cila është legale. Disa shërbime
informative shfrytëzojnë edhe agjenturën e vet në ndërmarrjen e
aksioneve të ndryshme me përmbajtje subversive, veçanërisht tek
aplikimi i aktit të kabotazhit, kur agjenti gjendet në strukturën e
organizatës drejt së cilës kryhet kabotazhi.
***
Dhe në fund, duhet të thuhet, se krahas të gjitha llojeve të luftërave,
ekziston edhe një tjetër, e veçantë, e vazhdueshme dhe gjithkund e
pranishme, larg nga ne, por gjithmonë pranë nesh. Kjo është LUFTA
INFORMATIVE. Lufta informative është konflikt i fortë i shërbimeve
informative dhe kundërzbuluese ose blloqeve ushtarake-politike, ndërmjet
të cilëve ashpërsohen marrëdhëniet politike. Lufta informative paraqet
formë të veprimit subversiv dhe është pjesë e luftës së ftohtë. Paraqitet si
pasojë e konflikteve politike mes shteteve, ose fillimit të veprimeve
agresive të shtetit i cili bën presion në shtetin-“viktimë”. Për të bërë
përgatitjet për realizimin e qëllime robëruese, shteti agresor ka nevoja të
rritura për shënime informative nga shteti viktimë, dhe për këtë arsye e
115.
113
përforcon punën agjenturore.Vrapi për shënime, shtyn agjenturën në
angazhim të shtuar, dhe për këtë arsye lë pasdore masat e mbrojtjes. Kjo
krijon kushtet që shërbimi kundërzbulues i shtetit viktimë të zbulohet sa
më shpejt dhe të eliminohet. Në këtë situatë, shërbimi kudërzbulues
eliminon agjenturën e shtetit, të cilën paraprakisht vetëm e kishte
vëzhguar. Paralelisht me forcimin e punës agjenturore, politika e
shërbimeve informative ngjallet dhe e drejton veprimtarinë e agjenturës
politike në shtetin viktimë dhe e vendos në funksion të nevojave të veta
politike. Për këtë shkak, në kohën e luftës informative, paraqitet i
zmadhuar zbulimi dhe eliminimi i agjentëve dhe agjenturave politike të
shtetit agresor. Mbi rastet e zbuluara të agjenturave të huaja, informohet
opinioni i brendshëm dhe ndërkombëtar për të demaskuar agresorin dhe
përforcuar vigjilencën e shoqërisë vetanake.
116.
114
FJALORTH
Në përgatitjen e fjalorthit janë marrë shpjegime nga një numër fjalorësh
dhe burimesh tjera të vlefshme, bashkë me sintezën, korrigjimin,
rregullimin dhe përshtatjen e nevojshme për qëllimin themelor.
117.
115
RRJETI I AGJENTURËS:Tre apo më shumë agjentë me të cilët udhëheq
në mënyrë operacionale një qendër apo pikë zbuluese, respektivisht gjithë
agjentët e një shërbimi zbulues, ushtarak-zbulues apo kundër-zbulues të
cilët veprojnë brenda apo ndaj një vendi të huaj apo forcave të
armatosura të atij vendi, respektivisht në përgjithësi ndaj pozitave të
rëndësishme strategjike dhe operacionale.
AGJITACIONI: Përgjithësisht, secila ndërprerje e gjendjes së qetësisë.
Realizohet me fjalime të hapura, ligjërime, biseda e debate, emisione
televizive apo radiofonike, shpërndarjen e trakteve dhe materialeve të
tjera të shtypura, etj. Në shtetet me regjime komuniste, sidomos në
dekadat e para pas Luftës së dytë Botërore, agjitacioni ka qenë një nga
metodat kryesore me të cilat ka disponuar Partia Komuniste për të
ndikuar në ideologjinë e klasës punëtore. Në ditët e sotme, ai përdoret si
pjesë e iniciativave civile. Organizatat joqeveritare përdorin agjitacionin
apo lotimin për të fituar vëmendjen e publikut në zgjidhjen e problemeve
shoqërore siç janë shkelja e të drejtave njerëzore, diskriminimi,
korrupsioni, dëmtimi i mjedisit, varfëria, uria, etj.
AMBASADA: Misioni diplomatik i nivelit më të lartë. Më herët, vetëm
fuqitë e mëdha kanë mundur të kenë ambasada. Sot, është rregull që
ambasadat të hapen nga shtetet sovrane pa marrë parasysh madhësinë.
Nuk është e nevojshme të hapen ambasadat në gjitha shtetet me të cilat
mbahen marrëdhënie diplomatike, duke marrë parasysh shpenzimet;
gjithçka varet nga shkalla dhe nevoja e marrëdhënieve të afërta. Me
hapësirë ambasade nënkuptohen ndërtesat, apo pjesët e ndërtesave dhe
sipërfaqja rrethuese, të cilat, pa marrë parasysh pronarin e tyre,
shfrytëzohen për nevoja të ambasadës, duke përfshirë edhe rezidencën e
shefit të misionit. Ndërtesa dhe hapësirat në të cilat është vendosur
ambasada nuk janë të lejuara për qasje të organeve të shtetit në të cilin
është vendosur ambasada, dhe nuk është i mundur ushtrimi i pushtetit në
to. Praktikat e reja diplomatike kanë zgjeruar kuptimin e hapësirave
diplomatike edhe mbi hapësirat e organizatave të ndryshme të cilat nuk
hyjnë në veprimtarinë e rregullt të ambasadës. Kuptimi i mos-nënshtrimit
nënkupton përkushtimin e shtetit territorial që në çdo rast të mbrojë
hapësirat e ambasadës nga secili dëmtim. Megjithatë, kjo rregull nuk
është absolute, sepse shefi i misionit mund të thërrasë vetë organet
lokale të pushtetit në ndihmë (në rast të veprave penale, zjarrit, etj).
AMNISTIA: Akt me të cilin i jepet një numri të pacaktuar personash liri
nga ndjekja, lirim i plotë apo i pjesshëm nga vuajtja e dënimit,
zëvendësohet dënimi i caktuar me një më të vogël, urdhërohet heqja e
padisë apo hiqen pasojat ligjore të dënimit. Me amnisti përcaktohen ose
118.
116
veprat penale, autorëte të cilave amnistohen (p.sh. urdhërohet që t’i
jepet amnistia gjithë personave që kanë bërë vepra të caktuara penale),
ose personat të cilëve amnistia iu jepet sipas dënimit të dhënë (p.sh.
amnistia i jepet gjithë personave të dënuar me vite burg), ose persona të
amnistuar përcaktohen sipas veprës së kryer dhe dënimit të dhënë.
Amnistia mund të mbulojë autorët e gjitha veprave penale, pa marrë
parasysh natyrën dhe peshën e veprës dhe dënimin e dhënë, ndërsa
mund të zbatohen edhe kufizime në aspektin e kategorive të caktuara të
dënuarve. Sipas përmbajtjes, amnistia mund të jetë lirim nga ndjekja
penale, lirim i plotë apo i pjesshëm nga vuajtja e dënimit, zëvendësim i
dënimit të dhënë me një më të vogël, heqje e akuzës apo heqje e
pasojave ligjore nga akuza. Lirimi nga ndjekja penale është formë e
veçantë e amnistisë. Veprimi penal kundër personit të liruar me amnisti nuk
mund të bëhet, ndërsa nëse është i filluar, duhet të ndërpritet. Lirimi i plotë
nga vuajtja e dënimit përbëhet nga falja e gjitha dënimeve të dhëna,
kryesore apo anësore. Lirimi i pjesshëm nga vuajtja e dënimit mund të
mbulojë lirimet nga disa dënime të dhëna apo zvogëlim të dënimit kryesor
apo atyre anësore. Më së shpeshti zbatohet në dënimet me heqje të lirisë.
Në këtë aspekt nuk ekzistojnë kufizime. Secili lloj i dënimit, në parim mund
të zëvendësohet me një lloj më të butë të dënimit. Amnistia nuk përfshin
masat edukative dhe masat e sigurisë, përveç në rastin e anulimit, kur
praktikisht nuk ekzistojnë mundësitë për marrjen e këtyre masave. Të
drejtat e palës së tretë nuk mund të dëmtohen me amnisti: personat e
dëmtuar nga vepra penale mund të realizojnë të drejtat e tyre qytetare edhe
pse për atë vepër është dhënë amnistia. Me amnisti nuk preket në
plotfuqishmërinë e gjykimit penal, e as në ekzistimin e veprës penale.
ANALIZA E PËRMBAJTJES: Veprim metodologjik si formë e veçantë e
karakterit sasior, i cili parësisht përdoret për zbulimin e aspekteve shoqërore
të komunikimit njerëzor. Thënë më së thjeshti, veprimi i analizës së
përmbajtjes është: në bazë të formulimit të lëndës, përcaktimit të hipotezës,
grupit dhe mostrës themelore, shënohet shpeshtësia e shfaqjes së një njësie
të caktuar në një përmbajtje më të gjerë të natyrës komunikatave. Pas
përpunimit të shënimeve, merren përfundimet e caktuara. Në mjetet e
komunikimit publik, sipas kategorive mund të vëzhgohen fjalët, fjalitë,
artikujt, temat, kohët e botimit apo emetimit, hapësira dhe renditja e dhënë,
si njësi të vëzhgimit, ndërsa si kategori mund të paraqiten lloje të zhanreve,
fushat e programeve, ose grupi themelor mund të kufizohet në një fushë më
të ngushtë. Në luftën e Dytë Botërore, metodën e analizës e kanë zhvilluar
Aleatët duke analizuar propagandën naziste gjermane, në bazë të së cilës
nxirrnin përfundime mbi qëllimet luftarake të Gjermanisë naziste. Me
përfundime të caktuara, është e mundur të mbulohen edhe publiku
119.
117
(auditoriumi) dhe komunikuesit(ndërtuesit e porosisë) me analizë të
përmbajtjes.
ANARKIZMI: Lëvizje shoqërore dhe politike e cila përfaqëson nevojën për
shkatërrim të shtetit, ashtu që pas asnjë rend, mbikëqyrje, urdhra dhe
pushtet të vendosen liritë individuale dhe grupore. Anarkistët jo rrallë
mundohen t’i arrijnë caqet e tyre politike përmes terrorizmit.
ANEKSIMI: Bashkim i dhunshëm i një pjese apo një rajoni të plotë i cili
gjendet nën sovranitetin e një shteti me një shtet tjetër. Aneksimi është i
kundërt me të drejtën e popujve për sovranitetin e përhershëm mbi
burimet e tij, të drejtën e popujve për vetëvendosje, si dhe postulatet e
pavarësisë politike të shteteve dhe patundshmërisë së kufijve shtetërorë,
të mbrojtura me Kartën e KB dhe dy deklaratat: “Deklarata mbi
sovranitetin e përhershëm mbi resurset natyrore” të vitit 1962, dhe
“Deklarata mbi ndalimin e veprimeve dhe përzierjes në punët e
brendshme të shtetit” të vitit 1981. “Deklarata mbi sovranitetin e
përhershëm mbi resurset natyrore” thotë që dëmtimi i të drejtave të
popujve dhe kombeve mbi sovranitetin mbi pasuritë dhe resurset natyrore
të tyre është në kundërshtim me frymën e “Kartës së KB” dhe që ajo
vështirëson vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbajtjen e
paqes. Nga shtetet anëtare kërkohet që të përmbahen nga secila formë e
ndërhyrjes së dukshme apo të fshehur apo përzierjes në punë të
brendshme të shteteve tjera, duke përfshirë përdorimin e dhunës dhe
marrjen e territorit të huaj. Edhe “Akti përfundimtar i Helsinkit” i
Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë nga viti 1974 bazohet në
të njëjtat parime, Akt ky i cili rregullon marrëdhëniet mes shteteve
evropiane.
ANTAGONIZMI: Gjendje mes dy fuqive të ballafaquara e cila zakonisht
çon në ndryshimin e marrëdhënieve ekzistuese. Kënaqësia apo
pakënaqësia me ndryshimin varet nga mënyra e zgjidhjes së
antagonizmit. Në teorinë dhe praktikën e zgjidhjes paqësore të
konflikteve ekzistojnë dy forma dominuese të zgjidhjes së antagonizmit:
fitorja e njërës anë apo fitorja e të dyja anëve. Nëse me bisedime apo
dialog arrihet deri tek zgjidhja, që do të thotë se anët në konflikt kanë
mundur të përcaktojnë cakun përfundimtar dhe janë pajtuar të arrijnë
interesat individuale përmes realizimit të cakut të përbashkët,
antagonizmi zgjidhet me fitore të dyja anëve. Përkundër kësaj, nëse të
dyja anët e shohin zgjidhjen vetëm në plotësimin e interesave të veta, që
do të thotë se nuk zgjedhin mjete për të përforcuar të vetën dhe për të
dobësuar pozitën e kundërshtarit, antagonizmi nuk zgjidhet po vazhdon
me fitoren e njërës dhe humbjen e anës tjetër.
120.
118
ANTIKLERICIZMI: Përpjekje apoqëndrim me të cilin dobësohet ndikimi
i fesë në politikë, ndërsa në komunizëm edhe ndikimi i saj në jetën
shoqërore, duke kërkuar kështu ndarjen e fesë nga shteti. Në kuptimin e
ngushtë përbëhet vetëm nga kritika dhe përjashtime të ndikimit të fesë
mbi vendimet politike të nivelit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar. Fesë
njëkohësisht i lihet liria që të veprojë në aspektin e nevojave dhe
veprimeve private të qytetarëve. Edhe pse komunizmi ka filluar një
radikalizëm luftarak, themeli i komunizmit është ateizmi. Për dallim nga
antiklerikët qytetarë, komunistët nuk janë vetëm kundër ndikimit të fesë
në politikë, por janë kundër religjionit si të tillë.
ANTIKOMUNIZMI: Kundërshtim i ideve, politikës dhe praktikës së
komunizmit. Forma më e fundit e antikomunizmit është regjistruar në
vitet e pesëdhjeta të shekullit XX në SHBA, gjatë të cilave Senatori
MekKarthi, pasi mori mbështetjen gati të parezervë nga qarqet
konzervative, filloi të ballafaqohet pa mëshirë me majtistët amerikanë në
gjitha aspektet e jetës, prej arsimit, shkencës e kulturës e deri te
ekonomia e udhëheqësia shtetërore, duke bërë që koha e tij të quhet
“epoka e panikut së kuqe”. Në fjalorin politik, “makartinizmi” ka hyrë në
kuptimin e “gjuetisë së shtrigave” të pamëshirshme, që do të thotë gjueti
ndaj kundërshtarëve politikë të cilët akuzoheshin dhe ndiqeshin për
veprimtari subversive kundër shtetit, që në fund çonte në shkatërrim të
karrierës, imazhit në shoqëri, familjes e edhe jetës.
ANTISEMITIZMI: Përpjekje, qëndrim apo sjellje e karakterizuar me
urrejtje apo diskriminim të hebrenjve si grupe fetare apo racore. Edhe pse
termi është shfaqur në gjysmën e dytë të shekullit XIX, fillimet e
antisemitizmit janë vërejtur qysh në kohën kur hebrenjtë nuk pranuar të
pranojnë fenë zyrtare të Romës. Me forcimin e krishterimit, antisemitizmi
mbetet i motivuar me religjionin, por tani lidhet edhe me paragjykimin që
hebrenjtë janë vrasësit e Krishtit dhe kundërshtarë të Kishës, gabime për
të cilat janë dënuar me sorollatje nëpër botë. Gjatë mesjetës hebrenjve iu
është ndaluar përzierja me banorë tjerë dhe hyrja në shërbimet
shtetërore apo ushtarake. Zhvillimi i tregtisë dhe bankave në atë kohë,
me të cilat kanë dominuar hebrenjtë, kanë nxitur një valë të re të
antisemitizmit, që në disa vende ka prurë deri tek përzënia masive e
hebrenjve, p.sh. prej Spanjës, në të cilën kohë ata janë shpërngulur edhe
deri tek hapësirat e Bosnjës dhe Hercegovinës. Në fillim të shekullit XX,
antisemitizmi në Evropë është ruajtur vetëm në Rusi, por në vitet e
tridhjeta ka lindur përsëri në Gjermani, prej nga është zgjeruar në shtete
tjera të Evropës. Në Gjermaninë naziste antisemitizmi radikal është
121.
119
shpallur si politikëzyrtare shtetërore, politikë e cila ka prurë deri tek
tmerret e Holokaustit. Pas Luftës së Dytë Botërore antisemitizmi politik
dhe fetar është shfaqur në Lindjen e Afërt si përgjigje arabe ndaj
themelimit të shtetit të Izraelit. Në vitet e fundit, problemi i antisemitizmit
përmendet në kontekstin e rritjes së padurueshmërisë mes feve dhe
etnive në Evropë. “Deklarata e Vjenës” dhe “Plani i Veprimit” të miratuara
më 1993 në takimin e udhëheqësve të shteteve dhe qeverive anëtare të
Këshillit të Evropës, është propozuar përcaktimi i masave për ndalimin e
racizmit, ksenofobisë, antisemitizmit dhe padurueshmërisë.
APARTEIDI: Doktrinë dhe politikë e superioritetit racor të së bardhës në
dëm të racës së zezë dhe racave të tjera. Me politikë të tillë shkelen të
drejtat themelore njerëzore, kufizohen ligjet e të drejtave (të fitimit) të
pronësisë, zgjedhjes së profesionit dhe vendit të banimit, e deri tek
vendosja e rezervateve në të cilat me dhunë shpërngulet një grup i
caktuar për shkak të ndarjes së tij. Duke pranuar që politika e tillë
nënkupton jo vetëm dhunim të drejtave themelore njerëzore, por edhe
kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, OKB-ja i ka urdhëruar
shteteve anëtare ndërprerjen e marrëdhënieve etnike dhe ekonomike me
shtetet të cilat praktikojnë aparteidin, së bashku me bojkotimin e
prodhimeve të atyre shteteve.
APATRIDË: Persona të cilat nuk kanë shtetësi nga asnjëri shtet ekzistues
(person pa shtetësi, apolid, heimatloss). Gjendja e tillë ndodh në
momentin e lindjes apo pas lindjes. Apatridët prej lindjes ndodhin për
shkak se shtetet e ndryshme kanë mënyra të ndryshme themelore për
fitimin e nënshtetësisë. Kështu, një person do të jetë apatrid qysh prej
lindjes nëse është lindur në një shtet i cili si mënyrë e fitimit të
nënshtetësisë përcakton shtetësinë e fëmijës sipas nënshtetësisë së
prindit apo babait, ndërsa prindërit apo babai i fëmijës janë shtetas të
shtetit i cili i je shtetësinë personave që janë të lindur në territorin e saj.
Apatridët pas lindjes bëhen për shkak se në disa mënyra të ndalimit të
shtetësisë nuk kërkohet që personi i cili nuk ka shtetësi të vërtetojë se ka
marrë, apo do të marrë nënshtetësi të huaj. Kështu, një person do të
bëhet apatrid pas lindjes nëse i është marrë shtetësia, apo i është dhënë
anulim i shtetësisë, nëse shteti prej të cilit ka pasur nënshtetësi nuk ka
kërkuar vërtetim të shtetësisë së këtij personi që e ka marrë, apo që do
të marrë, nga një shtet tjetër. Apatridët janë fenomen i padëshiruar i një
vendi dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ata nuk mund të drejtohen në
asnjërën përfaqësi diplomatike, apo konsullata me synim mbrojtjeje, nuk
mund të thirren në rregullat e marrëveshjes ndërkombëtare (përveç nëse
me Konventën e OKB-së mbi statusin e personave pa shtetësi të datës
28.09.1954, nuk iu është rregulluar pozita e tyre), nuk mund të thirren në
122.
120
ekzistimin e parimittë ndërsjellë, kur ajo është kusht për ushtrimin e disa
të drejtave, nuk kanë gjyqe kombëtare, e as ligje kombëtare të cilët do të
zbatoheshin mbi marrëdhëniet e tyre ligjore, etj. Përveç një pozite të tillë
ligjore të tyre, e cila sipas asaj që u tha, është shumë më e keqe se ajo e
personave që kanë një shtetësi të huaj, ekziston tendenca për kufizimin e
fenomenit të apatridëve; ajo shprehet edhe në ligjvënien e brendshme të
shteteve të caktuara dhe në marrëveshjet e caktuara bilaterale dhe
ndërkombëtare. Kështu, në Preambulën e Konventës së datës
12.04.1930, të përfunduar në Hagë, është përcaktuar edhe si në vijim:
“Ideali drejt të cilit njerëzimi duhet të orientohen në këtë fushë, në
materien e shtetësisë, është zhdukja e plotë e rasteve të apatridëve”. Një
tendencë e tillë ka pasur shprehjen e saj praktike edhe në Konventën mbi
shtetësinë e gruas së martuar, e cila nga OKB-ja është shpallur më
28.08.1961, ndërsa është shprehur më plotësisht në Konventën e KB-së
mbi zvogëlimin e rasteve të apatridëve më 28.08.1961. Në këtë
Konventë, tendenca e kufizimit të shfaqjes së apatridëve mbulon jo vetëm
apatridët e lindur, por edhe ata pas lindjes. Më së shpeshti, shprehja e
kësaj tendence në ligjvënien e brendshme është pranimi, si mënyrë e
veçantë e fitimit të shtetësisë në shtete të caktuara, i shtetësisë së
fëmijëve apatridë apo të fëmijëve me prindër të panjohur kur ata gjenden
apo linden në territorin vendës. Ekziston edhe një kategori speciale e
personave pa shtetësi, e cila vërtetë nuk ka shtetësi të ndonjë shteti
ekzistues, por janë banorë të territoreve nën protektorat. Pozita e tyre
ligjore është në një masë e garantuar me Kartën e KB-së dhe
marrëveshje të ndryshme të shteteve protektuese. Banorëve të këtyre
territoreve iu pranohet e drejta që të paraqesin peticione ndaj OKB-së,
ndërsa sipas marrëveshjeve të shtetit protektues, iu pranohet edhe e
drejta të kërkojnë mbrojtje tek përfaqësuesit diplomatikë dhe konsullorë
të shtetit protektues. Tendenca e kufizimit të këtij fenomeni të apatridit
ekziston brenda vetë organizimit të protektoratit, i cili ka karakter të
përkohshëm.
ARBITRARITETI: Në drejtësinë ndërkombëtare ky term përdoret si
shenjë për dhunim të vazhdueshëm të drejtave themelore dhe lirive të
individëve nga ana e shtetit dhe institucioneve të tij, apo organeve të tij.
Sipas shumë dokumenteve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, shteteve
nënshkruese të atyre marrëveshjeve i ndalohet në mënyrë decidive secila
formë e arrestimeve, ndalimeve apo burgosjeve të vazhdueshme dhe të
paargumentuara, ndalimeve të hyrjes apo daljes e edhe përzënies nga
shteti, marrjes apo ndalimit të ndërrimit të shtetësisë, përzierjes në
intimitet, familje, shtëpi, marrjes së pronës, nënshtrimit ndaj
eksperimenteve shkencore dhe të tjera, kufizimit të lirive qytetare si liria
e fjalës dhe shprehjes, liria e lëvizjes dhe bashkimit, etj.
123.
121
ARBITRIMI: Mënyrë ezgjidhjes paqësore të konflikteve që bazohet në
“palën e tretë”, pra në vendimin e ndërmjetësuesve të pavarur, arbitrave.
Ata zgjedhen mes individëve apo grupeve për të cilët me të drejtë
besohet se janë në gjendje të gjejnë një zgjidhje të paanshme pasi të
dëgjojnë të dyja anët në konflikt. Arbitrimi është veprim që shpesh
përdoret nga bashkësia ndërkombëtare në rastet kur dy apo më shumë
vende nuk mund të zgjidhin çështje të kufijve, pronësisë, apo të tjera, por
mund të paraqitet edhe si mënyrë e zgjidhjes së konflikteve mes
individëve, grupeve, organizatave, organeve, etj.
ASIMILIMI: Proces, gjatë të cilit një fenomen shoqëror në kontakt me
një fenomen tjetër të atij lloji humb veçoritë e tij, ndërsa karakteristika
humb në fenomenin e dytë, zhytet në të. Është e mundur të dallohen
shkallët në procesin e asimilimit në varësi nga shkalla e humbjes së
karakteristikave të cilat përcaktojnë atë fenomen të caktuar shoqëror,
ndërsa lindin e shfaqen në tjetrin. Në sociologji, shpjegimi i asimilimit ka
kuptim special në lidhje me kontaktet mes grupeve kombëtare, fetare,
gjuhësore dhe të tjera, ku gjatë historisë dhe kohërave të tashme, ka
ardhur deri tek shfaqja e asimilimit të një grupi nga ana e tjetrit. Një
fenomen i tillë nuk është përcjellur sistematikisht, e as është studiuar
shkencërisht aq shumë derisa antropologjia sociale nuk ka tërhequr
vëmendjen mbi të. Në këtë shkencë, asimilimi në një masë të caktuar
është studiuar në mënyrë eufemiste dhe jokritike, si formë e kulturimit
dhe kontaktit kulturor mes grupeve, ndërsa disa autorë e kanë barazuar
asimilimin me disa terme e shpjegime ekzistuese. Në SHBA asimilimi
është hulumtuar sidomos në lidhje me procesin e integrimit të grupeve të
ndryshme të emigrantëve, si proces i “amerikanizimit”, me të cilin
Amerika është kuptuar si “poçe shkrirëse” e specifikave të grupeve
nacionale të emigrantëve. Megjithatë, është vërtetuar që një proces i tillë
nuk është një-drejtimësh dhe ka kufijtë e vet. Prej atëherë rrjedh
definicioni i asimilimit si “proces i ndërveprimit dhe fuzionimit në të cilin
individët dhe grupet marrin kujtimet, qëndrimet dhe ndjenjat e individëve
dhe grupeve tjera, dhe duke ndarë përvojën dhe historinë me ta, dalin të
ndërthurur brenda kornizës së një kulture të përbashkët”. Janë hulumtuar
edhe faktorët që çojnë deri në asimilim si fenomene tejet të shpërndara:
dallohet rëndësia e nivelit të kulturës teknike, në kuptimin që grupi me
kulturë më të ultë asimilohet e para. Vëmendje i kushtohet edhe
momenteve ekologjike dhe faktorëve demografikë: madhësisë relative të
secilit grup në kontakt, ku si tendencë duket që grupi më i vogël
asimilohet. Edhe pse në përgjithësi merret një numër më i madh i
faktorëve parasysh për shpjegimin e fenomenit të asimilimit, mund të
konstatohet se nënshtrimi dhe udhëheqësia klasore dhe politike nuk ka
124.
122
marrë vëmendjen eduhur (përkundër lëvizshmërisë shoqërore, rëndësia e
së cilës është theksuar shpesh), si dhe forca e dhuna të cilat përdoren për
shkatërrimin e grupeve individuale, në të cilin kuptim nuk duhet harruar
që një pjesë e madhe e procesit të asimilimit përsëri bëhet në mënyrë
stihike. Në botën moderne, asimilimi është i shkaktuar nga një numër
faktorësh ekonomikë, politikë e kulturorë, edhe pse ekziston lëvizja e
kundërt që kundërshton këtë proces, si afirmim i grupeve etnike dhe
kulturore të cilat luftojnë për identitetin e tyre ekonomik, politik dhe
kulturor. Përpos këtyre, në shkencat natyrore termi i asimilimit përdoret
për shpjegimin e procesit të homogjenizimit, i cili sipas teorive të
ndryshme, lind mes grupeve dominuese dhe pakicave. Edhe pse asimilimi
kuptohet si proces parësisht individual, shkencat natyrore në vitet e
shtatëdhjeta të shekullit XX u morën më shumë me pyetjen e dallimit mes
grupeve pakicë në shkallën e asimilimit në kulturën dominonte dhe
faktorët që kushtëzojnë dallimet e tilla, ndërsa rezultatet e hulumtimeve
të tyre ndikojnë në politikat e emigrimit (p.sh. përcaktimi i kuotave
emigrante në SHBA). Parimisht synohet të kufizohet emigrimi i
pjesëtarëve të atyre grupeve që gjenden në shkallën e ultë të asimilimit.
AUTOKRACIA: Vetë-pushtet, absolutizëm, pushtet i pakufizuar të cilin
pushtet-mbajtësi e ushtron pa marrë parasysh ligjet, organet
përfaqësuese dhe entitetet tjera shtetërore të cilat ekzistojnë vetëm për
të ushtruar vullnetin e pushtet-mbajtësit pa kundërshtim. Autokracia
është karakteristikë e rëndësishme e regjimeve totalitare, si diktaturat,
tiranitë dhe despotitë.
AUTONOMIA: Në kuptimin politik shpreh të drejtën e banorëve në një
hapësirë, gjegjësisht bashkësisë kombëtare, etnike, grupit social apo
(nën)kulturor, që të zgjedhin pavarësisht gjërat në udhëheqjen e
brendshme (vetëqeverisje) të atij organizimi dhe veprimtarie të jetës,
gjegjësisht për të vendosur mbi vendimet dhe ligjet në bazë të të cilave
veprohet pavarësisht në jetën politike, ekonomike, shoqërore dhe
kulturore. Më së shpeshti dallohen autonomitë territoriale dhe kulturore.
Derisa autonomia territoriale nënkupton krijimin e njësive territoriale të
niveleve të ndryshme të pavarësisë me akte dhe organe të pushtetit
ligjvënës dhe/ose ekzekutiv, autonomia kulturore nënkupton realizimin e
të drejtave mbi përdorimin publik të gjuhës së tyre, duke përfshirë
kujdesin dhe afirmimin e traditave të veta etnike, nacionale, fetare,
(nën)kulturore, jetës dhe qëndrimeve jetësore, përmes institucioneve
arsimore-edukative, informative e të tjera, që në ditët e sotme më së
shpeshti shfaqet në kontekstin e sigurimit të drejtave të pakicave.
125.
123
AZILI: Në tëdrejtën ndërkombëtare, mbrojtja që një shtet i garanton një
personi të huaj. Ushtrimi i të drejtës në azil plotësisht varet nga vendimi i
shtetit, kështu që e drejta mbi azilin thuhet të jetë në të vërtetë e drejtë
e shtetit që e garanton, e jo e individit që e kërkon. Shteti mund t’i
refuzojë dhënien e strehimit individit apo grupit për arsye, p.sh. të
mbrojtjes së interesave shtetërore apo ndalimit të hyrjes masive të
huajve. Azili më së shpeshti i garantohet personave të ndjekur për shkak
të besimeve dhe veprimeve të tyre politike. Ai nuk mund t’i sigurohet
personave për të cilët ekziston një dyshim i vërtetuar që kanë bërë të
keqe kundër paqes, krime të luftës apo kundër njerëzimit. Dallohen tre
lloje të azilit: a) territorial – nënkupton mbrojtjen e personit të ndjekur në
territoret e shtetit tjetër; b) jashtë-territorial – sigurimi i strehimit
personit të ndjekur brenda vendit, por në hapësirë të një shteti tjetër, siç
është ambasada, konsullata, përfaqësia tregtare, etj., dhe c) neutral –
mbrojtja e të huajve në hapësirën e shtetit që nuk është i përfshirë në
konflikt dhe i cili për shkak të neutralitetit të saj mund të ofrojë strehim
për të gjitha anët në konflikt.
LUFTA BAKTERIOLOGJIKE: Luftimet me anë të mikro-organizmave të
gjallë apo toksikeve të tyre, gjegjësisht përhapja e agjentëve biologjikë
në territorin armik për të shkaktuar sëmundje ngjitëse dhe helmime në
njerëz, kafshë dhe bimë. Përdorimi i mjeteve bakteriologjike në luftë
është ndaluar për herë të parë nga drejtësia ndërkombëtare me
Protokollin e Gjenevës më 1925, të miratuar në konferencën
ndërkombëtare për kontrollimin e tregtisë ndërkombëtare me armë,
municion dhe materiale luftarake. Në doktrinë, është e paqartë nëse
ndalimi i obligon vetëm shtetet që kanë ratifikuar protokollin e Gjenevës,
apo ajo është zbatuar në një rregull të zakonshme të drejtësisë luftarake.
Para gjyqit Ushtarak në Habarovsk (BRSS) në kohën prej 25-30.12.1949
janë paraqitur 12 mjekë ushtarakë dhe shkencëtarë japonezë të gjykuar
për përgatitjen dhe përdorimin e armëve bakteriologjike. Gjatë procesit
është vërtetuar që Japonia deri më 1931 deri në hyrjen e saj në Luftën e
Dytë Botërore ka bërë përgatitje me synim të përdorimit të armëve
bakteriologjike. Procesi ka vërtetuar që Japonia ka përdorur armët
bakteriologjike në Kinë më 1940 (në zonën Hahkou mikrobet janë
përhapur nga aeroplani, rezultat i së cilave ka qenë epidemia e kuqe,
ndërsa më 1941 është bërë një aksion tjetër në zonën Tchante). Pas
Luftës së Dytë Botërore shkruhet mbi lloje të reja të baktereve dhe
këpurdhave të cilat përgatiten në laboratorë për luftimet e reja
bakteriologjike, të cilat janë më mijëra herë më virulente. Kështu, edhe
në periudhën e pasluftës kanë ekzistuar akuza individuale për luftime
bakteriologjike. Pas luftës izraelito-arabe më 1948, përfaqësuesi egjiptian
në KB ka akuzuar Izraelin para Këshillit të Sigurimit që Izraeli në Egjipt ka
126.
124
helmuar ujin epijes me bacile të tifos së stomakut dhe dizenterisë. Në
Luftën e Koreve, Kina dhe Koreja e Veriut akuzonin SHBA-të për luftime
bakteriologjike. SHBA-të kërkonin që akuzën ta hulumtojë një komision i
përbërë nga vende neutrale, por nuk pajtoheshin me këtë edhe Kina e
Koreja Veriore. Kështu përsëri, Vietnami Verior në disa raste akuzonte
qeverinë e SHBA-ve për luftë bakteriologjike kundër banorëve të
Vietnamit Jugor në zonat e liruara. Gjitha këto akuza bazoheshin në
shfaqjen e disa sëmundjeve ngjitëse shkaktarët e të cilave nuk mund të
vërtetoheshin. Janë të pakta të dhënat mbi luftime efektive
bakteriologjike. Në bazë të rezolutës së OKB më 1968, Sekretari i
Përgjithshëm i OKB-së emëroi një grup ekspertësh me detyrë për
hartimin e një raporti mbi armët kimike dhe biologjike. Ky raport u hartua
më 1969 dhe iu dorëzuar Kuvendit të Përgjithshëm, Këshillit të Sigurimit,
Komitetit të OKB-së për çarmatim dhe gjitha qeverive të shteteve
anëtare. Në bazë të këtij raporti, komiteti i OKB-së për çarmatim në
Gjenevë i dha vend qendror armëve kimike dhe biologjike. Marrëveshja u
përfunduar më 1971 (Konventa mbi ndalimin e zhvillimit, prodhimit dhe
depozitimit të armëve bakteriologjike/biologjike/toksike dhe mbi
shkatërrimin e tyre). Konventa mbulon vetëm ndalimin e armëve
biologjike, e jo kimike, por përmban jo vetëm ndalimin e përdorimit të
armëve biologjike, por edhe ndalimin e prodhimit, sistemimit dhe
hulumtimet shkencore në atë fushë. Konventa përmban edhe një sistem
institucional kontrollesh dhe sanksionesh, në rastet e shkeljes së ndalimit.
Ekzistojnë edhe disa mendime, por të pavërtuara, që AIDS (Sida) dhe
Ebola (të dyja të shkaktuara me virus), janë produkt i eksperimenteve të
fshehta.
BANDA: 1. Një grup kundërvajtësish të mitur, gjegjësisht delikuentë,
kultura e të cilit dallohet ose është në kundërshtim me kulturën e
përgjithshme të shoqërisë (nën-kulturë apo kundër-kulturë e bandës
delikuente). 2. Grup kriminel i kundërvajtësve të rritur.
BILATERALITETI: Në drejtësinë ndërkombëtare do të thotë marrëveshje
e nënshkruar mes dy shteteve në bazë të vullnetit të tyre të lirë, i cili i
obligon të dyja anët, për dallim nga multilateraliteti i cili nënkupton
marrëdhënie dhe marrëveshje në mes më shumë shteteve. Më së
shpeshti, marrëveshjet bilaterale mes shteteve bëhen në sektorët e
tregtisë, sigurisë, bashkëpunimit kulturor dhe arsimit, sidomos në arsimin
e pakicave.
ARMËT BIOLOGJIKE: Të përgatitur për qëllime luftarake, mikrobe
patogjene apo toksinet e tyre, së bashku me mjetet për përdorim.
Elementet themelore të armës biologjike janë agjentë biologjikë të
127.
125
shkatërrimit në masëdhe virulencës, të përdorur për shkatërrimin apo
paaftësimin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve, duke shkaktuar sëmundje
të ndryshme. Për sulme të hapura biologjike përdoren bomba speciale
fluturuese biologjike, paketa kimike (shpërndahen nga hapësira ajrore),
raketat, municioni artilerik, shpërndarësit me bartje, etj. Për sulme të
fshehta biologjike (diversante) përdoren mjete miniaturale: ampulat,
mjete të helmuara për përdorim të përditshëm, dërgesat postare apo
shpërndarësit në formë spreji, etj. Përdorimi i hapur i armëve biologjike
nuk është vërtetuar zyrtarisht, mirëpo përdorimet e fshehta dhe të
kufizuara janë vërtetuar në shumë raste.
BUROKRACIA: Termi rrjedh nga fjala franceze "bureau" – zyrë dhe fjalës
greke “kratos” – pushtet apo udhëheqje; pra pushteti i zyrave, aparateve
dhe njerëzve në to – “burokratëve”. Burokracia bie në ato termet apo
shpjegimet që në kohët e sotme përdoren shpesh edhe si terme të
kundërta – liria e demokracia. Në kuptimin e saj më të gjerë, burokracia
do të thotë një renditje e caktuar burokratike apo një kategori e caktuar
shoqërore-politike. Kategoria shoqërore-politike kuptohet dhe definohet
lehtë. Megjithatë, për shpjegimin modern të burokracisë është shumë me
rëndësi pozita dhe funksioni i saj brenda pushtetit, gjegjësisht në pushtet.
Kështu, burokracia nënkupton një forcë apo pushtet në shoqëri. Kjo forcë
mund të ketë forma të ndryshme (transmetimi i pushtetit apo vetë
pushteti) dhe fuqi të ndryshme; “totalitare” apo “kushtetuese”. Sipas
kësaj, me burokraci nënkuptohen si zyrtarët më të lartë shtetërore, ashtu
edhe organizatorët, funksionet e larta, drejtorët e përgjithshëm, kryetarët
dhe sekretarët, të cilët kanë rol të rëndësishëm jo vetëm në fushën
politike apo ekonomike, por edhe në fusha tjera të shoqërisë.
BUROKRATIZMI: Burokratizmi është rrjedhojë e “burokracisë” që
nënkupton aparatin e funksioneve brenda një institucioni social dhe
politik, prej ndërmarrjeve e deri tek shteti. Në këtë kuptim, burokratizmi
nënkupton rolin vendimtar dhe plotfuqishmërinë e aparatit funksionar në
udhëheqjen me shtetin, gjegjësisht institucionin apo organizatën, që më
së shumti ndeshet në vendet e centralizuara kapitaliste dhe komuniste.
Në anën tjetër, burokratizmi nënkupton formën e perfeksionuar dhe të
theksuar të pushtetit burokratik, kështu edhe punën skematike, rituale pa
ndonjë kuptim dhe arsye të veçantë, të cilën më së shpeshti e shohim në
shërbime. Burokratizmi gjithashtu nënkupton vetëdijen specifike të
funksionarit dhe kuptimin e vrazhdë të detyrës, me të cilat përgjegjësitë,
funksionet, të drejtat, urdhrat dhe mundësitë e ndikimit nuk ndërmerren
prej shtjellimit kritik të fakteve dhe marrëdhënieve reale shoqërore, por
nga pozita e vetë funksionarit në hierarkinë e statusit. Pra, është fjala mbi
një mënyrë formale të udhëheqjes dhe vendim-marrjes duke mos marrë
128.
126
parasysh interesat realëtë njerëzve, por duke i shërbyer ekskluzivisht
interesave të shtresës udhëheqëse shoqërore.
BLLOK: Aleancë, grup i individëve, grup, i partive politike, shteteve, etj,
të cilat bashkohen për arritjen e një caku të përbashkët. Blloqet zakonisht
lindin si pasojë e nevojës për mbrojtjen e interesave politike, shtetërore,
të sigurisë apo ushtrisë. Aleancat dhe ndarjet ad hoc janë pjesë përbërëse
e veprimit të grupeve të interesit në nivelin nacional, rajonal dhe
ndërkombëtar.
BOJKOTI: Në kuptimin e përgjithshëm, solidarizim apo përbashkim me
synim të shmangies së veprimit apo marrëdhënieve me persona, grupime
apo organizata, me qëllim të dënimit të tyre apo sforcimit për një çështje
të caktuar. Më së shpeshti shfaqet në kundërshtimin e blerjes së një malli
të caktuar apo të një malli të një origjine të caktuar. Në luftë apo në
konflikt të armatosur ka kuptim të veçantë në kuptimin e bojkotimit të
mallrave, shërbimeve dhe veprimtarive të tjera nga armiku apo
propagandës së origjinës armiqësore, sidomos në territorin që është
okupuar nga armiku (p.sh. manifestimet kulturore apo veprimet me
qëllim të organizimit të jetës politike dhe ekonomike në një territor të
tillë).
SHËRBIMET QENDRORE ZBULUESE: Organizata të pavarura zbuluese,
të organizuara si agjenci apo drejtori të ndryshme, diku civile e diku
ushtarake. Detyra e tyre është të hulumtojnë me zbulime vendet tjera
dhe të ndërmarrin operacione dhe veprime të tjera të fshehta në nivelin
më të lartë. Shërbimet zbuluese qendrore të fuqive të mëdha veprojnë në
gjitha anët botërore, d.m.th. globalisht. Në aspektin organizativ,
shërbimet qendrore zbuluese në përbërjen e tyre kanë organe
udhëheqëse dhe ekzekutive, agjenturën dhe forcat speciale.
CENSURA: Censurë është secili kufizim apo ndalim autoritar (nga ana e
institucioneve politike, shtetërore, fetare apo të tjera) i çfarëdo shprehjeje
publike, sepse ato konsiderohen të rrezikshme për qeverinë, rendin
shoqëror apo moral. Në kuptimin e gjerë, censurë mund të jetë edhe
kufizimi që vetvetes i caktojmë nga frika e konfliktit me rregullat e
pranuara të sjelljes, apo nën ndikimin e opinionit dhe presionit publik
(auto-censurë). Censura ka lindur me bashkësitë më të hershme politike
dhe teokratike, por ka lulëzuar në kohën e lindjes së shtypshkronjave
moderne. Shoqëritë autoritare dhe totalitare gjithsesi kthehen kah
censura si mjet me të cilin në mënyrë efikase shtypet secila liri e krijimit,
kundërshtimit politik, secila shprehje e pavarur e mendimit dhe kritikës
shoqërore. Më tej, censura është instrument i mbikëqyrjes shoqërore, i
129.
127
drejtuar sidomos kahata që dëshirojnë ndryshime në kuptimin e caktuar
shoqëror. Përkundër faktit që në shoqëritë demokratike garantohen me
kushtetutë liritë e shtypit, shkrimit, mbledhjes, krijimit artistik, besimit
politik e fetar, intimitetit, etj., edhe në këto shoqëri ekzistojnë kufizime në
formën e censurës.
CESIONIMI: Dhënia e hapësirës së një shteti tek një shtet tjetër, ashtu
që ajo hapësirë të ndërrojë sovranitet. Zakonisht, cesionimi është pasojë
e luftës, por mund të jetë edhe marrëveshje (shitblerje, ndërrim i
hapësirave, dhuratë). Një aspekt i veçantë i cesionimit paraqitet kur në
një kohë të caktuar ushtrimi i të drejtave sovrane në pjesën e hapësirës
së një shteti tjetër dhe bartja e autoritetit udhëheqës tek shteti tjetër,
duke mbajtur mend që sovraniteti në këtë rast nuk ndryshon.
SIONIZMI: Lëvizja nacionaliste hebreje ka lindur në shekullin e XIX si
reagim ndaj zhvillimit të antisemitizmit në Evropë, sidomos në Rusi.
Synimi kryesor i saj ka qenë emancipimi politik dhe integrimi kulturor i
hebrenjve të shpërngulur në kthimin e tyre në Palestinë dhe me
themelimin e shtetit të pavarur hebre në hapësirën që dikur ishte pjesë e
Mbretërisë së Izraelit. Ithtarët e sionizmit praktik kërkonin kolonizim të
plotë të Palestinës, derisa sionistët politikë kërkonin zgjidhje të
pashlyeshme dhe të plotë politike. Pas pranimit ndërkombëtar të lëvizjes
sioniste dhe pranimit të “Deklaratës së Balfourit” më 1917, me të cilën
Britanikët mbështetnin themelimin e “shtëpisë nacionale hebrenje”, erdhi
deri te kolonizimi masiv i hebrenjve në Palestinë, por edhe deri tek
konflikti me arabë. Pasi që pushteti britanik ia besoi zgjidhjen e problemit
palestinez KB-së më 1947, KB-a vendosi mbi ndarjen e Palestinës në
shtetin hebrenj dhe arab, në bazë të së cilit vendim një vit më vonë
Këshilli Nacional Hebrenj dhe Këshilli gjithëkombëtar Sionist shpallën
themelimin e shtetit të pavarur të Izraelit. Për shkak të luftës me
Jordaninë, pushtimi i Bregut Perëndimor të Gazës dhe përzënies së
arabëve nga Izraeli, KB më 1975 gjykoi sionistët për racizëm dhe
diskriminim racor.
MBROJTJA CIVILE: Aktivitet i organizuar i banorëve civilë për të
zvogëluar ndikimin e veprimeve armiqësore nga hapësirat ajrore,
tokësore dhe detare, dhe mbajtjes apo renovimit të pajisjeve dhe
shërbimeve të rëndësishme dhe të nevojshme për jetën e njerëzve dhe
mirëmbajtjen e përpjekjeve luftarake. Detyrat më të qarta të mbrojtjes
civile janë kufizimi i befasive: zvogëlimi i humbjeve, humbjes morale dhe
dëmeve materiale; ofrimi i ndihmës dhe mundësimi i heqjes së shpejtë të
pasojave nga veprimet armiqësore. Bashkëpunon ngushtë me njësitë e
130.
128
forcave të armatosura.Në disa vende, bashkohet me mbrojtjen dhe fiton
karakter ushtarak.
MBROJTJA CIVILE: Veprimtari e organizuar e banorëve civilë,
organizatave shoqërore dhe organeve shtetërore me qëllim të ruajtjes së
banorëve, të mirave materiale, kulturore dhe tjera nga shkatërrimet e
luftës, ndërsa në paqe për ruajtje nga fatkeqësitë elementare apo
fatkeqësi tjera të masave të mëdha. Në disa vende ka të njëjtën apo
detyrë të ngjashme me mbrojtjen civile. Si organizatë e veçantë është
paraqitur për herë të parë në Luftën e Parë Botërore. Në Luftën e Dytë
Botërore është zhvilluar mjaft edhe në vende evropiane (Britani e Madhe,
Gjermani, Belgjikë, Holandë) dhe ka pasur një rol të rëndësishëm. Ruajtja
civile si organizatë humanitare ka mbrojtje ndërkombëtare ligjore. Në
këtë aspektin, me qëllim të identifikimit të organizimit, personelit,
ndërtesave dhe materialeve të saj, është parashikuar edhe një shenjë
ndërkombëtare e dallimit (trekëndësh barabrinjës i kaltër në fushë të
portokalltë) dhe letërnjoftimi i pjesëtarëve të ruajtjes civile. Me këtë
shenjë shënjohen edhe strehimoret civile.
TREGU I ZI: Tregti me mall të importuar ilegalisht për konsum të gjerë.
Tregu i zi paraqet një formë të ekonomisë së hirtë, përmes së cilës blerësi
vjen deri tek prodhimet e caktuara që mungojnë në tregun e ligjshëm,
ose janë të paarritshme për shkak të çmimeve të larta. Ekzistimi i tregut
të zi është problem kronik i vendeve në të cilat ekonomia gjendet nën
kontrollin e shtetit, si dhe në shtetet në zhvillim të cilat kanë shkallë të
ultë të rritjes ekonomike, si dhe vendeve në tranzicion.
DECENTRALIZIMI: Bartja e pushtetit dhe funksioneve udhëheqëse prej
niveleve të larta në ato më të ulta, si pjesë e një procesi më të ndërlikuar
të demokratizimit të shoqërisë. Në politikë, decentralizimi nënkupton
bartjen e funksioneve shtetërore tek njësitë e udhëheqjes dhe
vetëqeverisjes lokale (komuna, qyteti, krahina), gjegjësisht rritja e
ndikimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve në udhëheqjen e bashkësisë
shoqërore. Decentralizimi është motor i demokracisë, kështu që është në
pyetje përfshirja aktive dhe përgjegjësia e qytetarëve për të marrë
vendime me të cilat përforcohet sistemi i decentralizimit, që është
thelbësore për zhvillimin e demokracisë dhe shoqërisë civile.
DEFETIZMI: Shpirtulëti, mosbesim në suksesin e një veprimi, pajtimi me
fuqinë dhe kapitullimi para armikut. Defetizmi mund të shfaqet si
marrëdhënie pasive dhe shprehje e apatisë dhe shpirtulëtisë, por edhe si
ligjërim aktiv i ideve defetiste dhe përhapje e mosbesimit dhe koncepteve
demobilizuese. Megjithatë, pa marrë parasysh formën apo shkallën në të
131.
129
cilën shfaqet, defetizmiparimisht paraqet reaksion negativ dhe të
padëshirueshëm të individëve apo grupeve në kushte të caktuara
shoqërore.
DELIKUENCA: Sjellje e vetëdijshme, e vullnetshme, e cila është në
kundërshtim me rregulluat shoqërore të cilat paraqiten si fenomene pak a
shumë prezentë në shoqëri. Pasi që në shoqëri mund të ekzistojnë lloje të
ndryshme të rregullave shoqërore (që në shoqëritë e përbëra është rasti
më i shpeshtë), p.sh. ligjore, morale, tradicionale, fetare, etj., kusht edhe
llojet e delikuencës mund të dallohen sipas llojit të rregullës e cila thyhet.
Në shoqëritë e përbëra, të diferencuara, interesat më të rëndësishëm të
shoqërisë mbrohen parimisht në mënyrën që sjelljet e caktuara ndalohen
me rregullime penale, me të cilat definohen në mënyrë precize cilat janë
ato sjellje, e edhe dënimet e parashikuara për to. Llojet e delikuencës
mund të dallohen edhe sipas të mirës që mbrohet: prona, integriteti fizik i
personalitetit, rregulli shtetëror, morali në fuqi, etj. Një zgjerim i madh i
delikuencës në një shoqëri është shenjë e çorganizimit të saj dhe
anemisë. Secila shoqëri lufton kundër delikuencës me masa represive dhe
të tjera, edhe pse ajo është prezente në gjitha shoqëritë e përbëra, të
diferencuara.
DEMILITARIZIMI: Ndalim i plotë apo i pjesshëm i ndërtimit apo
organizimit të ushtrisë, duke përfshirë demobilizimin, dorëzimin e armëve
dhe largimi nga objektet ushtarake, të cilat nën mbikëqyrjen e bashkësisë
ndërkombëtare dhe në pajtim me vendimin e Këshillit të Sigurimit të KB
zbatohet në konflikte të armatosura apo në luftëra në një territor të zënë,
më së shpeshti pas nënshkrimit të marrëveshjes mbi ndërprerjen e
konfliktit. Demilitarizimi është pjesë e rëndësishme e procesit të paqes,
sidomos programit të ndërtimit dhe ruajtjes së paqes mes palëve në luftë
apo në konflikt në hapësirën e cila përkohësisht mbikëqyret nga forcat
paqeruajtëse ndërkombëtare.
ZONË E DEMILITARIZUAR: Pjesë të hapësirës shtetërore, në të cilat
shtetit të cilit i përket ajo hapësirë, i ndalohet me marrëveshje
ndërkombëtare për një kohë të caktuar apo të pacaktuar, ngritja e
objekteve ushtarake (kalatë, fortifikimet, bazat, etj.) dhe stacionimi i
njësive ushtarake. Rregullat mbi zonën e demilitarizuar vlejnë deri në
kohën kur shteti, i cili ka marrë një obligim të tillë, të jetë në paqe. Me
hyrjen në fuqi, rregullat mbi zonat e demilitarizuara nuk vlejnë.
DEMONSTRIMI: Formë e shfaqjes masive, publike dhe të theksuar,
sidomos të disponimin politik apo fuqisë ushtarake. Si formë e shprehjes
së pakënaqësisë me një masë konkrete politike apo gjendje politike në
132.
130
përgjithësi, demonstrimi shpeshparaqet shenjë të një krize më të thellë
shoqërore dhe një parathënie ndaj krizave shoqërore me dimensione më
të mëdha dhe me tendenca revolucionare. Si dalja masive në rrugë,
demonstrimi është veprim i organizuar – megjithatë ka spontanitetin
karakteristikë.
DENACIONALIZIMI: Humbje e vetëdijes kombëtare dhe identitetit
kombëtar nga ana e një grupi shoqëror, shpesh tek migruesit, por edhe
tek popujt e shtypur apo pakicat kombëtare të cilat asimilohen në kombin
e sapokrijuar apo kombin udhëheqës të shtetit.
DESTABILIZIMI: Çrregullimi i drejtpeshimit social, ekonomik apo politik
në shoqëri, që sjell gjendje të krizës si konflikte dhe tensione politike e
shoqërore, gjegjësisht stagnim ekonomik dhe krizë, duke rezultuar
vijimisht në zvogëlim të prodhimtarisë, rritje të papunësisë dhe rënie të
standardit jetësor, të cilat janë parakushte të krizave sociale të
karaktereve dhe pasojave të ndryshme. Në shoqëritë politike, shkaqet e
destabilizimit politik dhe ekonomik hiqen me rënien e qeverisë, dhe
vijimisht me zgjedhje të rregullta apo të parakohshme, me të cilat
zgjidhet qeveria e re nga qarqet e atyre forcave politike të cilat kanë
sukses në bindjen e zgjedhësve që do të rivendosin drejtpeshimin
shoqëror dhe do të nxisin rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Në shoqëritë
autoritare dhe totalitare fajësohen zakonisht shtresat e paramenduara të
pabindura, armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.
DETANT: Çlirim, zbutje e marrëdhënieve të tensionuara mes dy apo më
shumë shteteve.
DEZINFORMIMI: Veprime të planifikuara, të menduara dhe të
organizuara në paqe dhe luftë, përhapje dhe shtyrje e dezinformatave për
të lajthitur kundërshtarin apo armikun nga situata reale, ose mbi të
dhënën e caktuar për të sjellë përfundime të gabueshme dhe për të marrë
veprime të caktuara, apo për t’u përmbajtur nga ato. Strukturat
udhëheqëse të shtetit vendosin mbi zbatimin e metodave të
dezinformimit, ndërsa në forcat e armatosura vendosin organet e
udhëheqjes dhe komandimit. Dezinformimi zbatohet me anë të gjitha
mjeteve në dispozicion: sistemi informativ-propagandistik, metodat dhe
punët e shërbimit zbulues dhe shërbimit të sigurimit, etj. Në veprimet
luftarake, dezinformomi si masë operative-taktike vihet në veprim përmes
formave të ndryshme të lajthitjes së armikut për të arritur befasinë. Në
shërbimet zbuluese dhe kundërzbuluese ekzistojnë sektorë të veçantë të
punës të cilët merren me përgatitjen dhe zbatimin e dezinformimit.
133.
131
DIASPORA: Shfaqet sikategori sociale për përshkrimin e ndjekjeve dhe
shpërndarjes së hebrenjve nëpër botë, por pastaj është zgjeruar edhe tek
grupet tjera nacionale dhe etnike. Ajo shpreh zhvendosjen e dhunshme të
banorëve dhe humbjen e territorit shtetëror, përcjellë me ëndrrën
kolektive mbi kthimin. Sot, ky term përdoret më shumë në kuptimin e
bashkësisë transnacionale etnike me një rrjet ekonomik, shoqëror dhe
politik jashtë shtetit të origjinës, që ligjërisht janë të orientuar kah
pjesëtarët e pakicave etnike apo nacionale, duke përfshirë migruesit dhe
punëtorët stinorë në vendet tjera. Autorët me qëndrime konzervative
shohin kërcënim të stabilitetit të shtetit dhe burim të mundshëm të
terrorizmit ndërkombëtar në këto bashkësi transnacionale, sidomos kur
janë të lidhura me lëvizjet për çlirimin kombëtar dhe pavarësinë.
DISKRIMINIMI: Pak a shumë mbajtje reale dhe formale e grupeve të
caktuara shoqërore në pozita të paracaktuara që konsiderohen “më të
ulta” në raport me shtresat udhëheqëse. Diskriminimi shfaqet në ndalimin
e banimit në hapësira apo vendbanime të caktuara, në ndalimin e qasjes
ndaj vendeve të caktuara (hotele, kafene, ndërtesa dhe institucione
publike), ndalimin e shfrytëzimit të mjeteve transportuese të llojeve të
caktuara, ndalimit të shkollimit, profesioneve të ndryshme, etj. Baza e
diskriminimit mund të jetë raca, kombësia, feja, shoqëria, etj. Në
drejtësinë ndërkombëtare, e edhe atë luftarake, diskriminimi paraqet
dallueshmëri në veprime ndaj subjekteve të së drejtës ndërkombëtare
apo edhe shtetasve të tyre, gjegjësisht anëtarëve. Shprehet në
mospranimin, moszbatimin apo kufizimin e të drejtave të disave,
njëkohësisht duke pranuar dhe zbatuar të njëjtat të drejta disa tjerëve.
Në parim, dallojmë diskriminimin shoqëror – sjellje e papranueshme ndaj
një individi apo një grupi të caktuar në kuptimin e qëndrimeve
përfundimisht arbitrare; diskriminimin racor – kufizimi apo kundërshtimi i
të drejtave, privilegjeve apo zgjedhjeve në bazë të përkatësisë racore;
diskriminimin etnik – zvogëlim apo kundërshtim i të drejtave, privilegjeve
apo zgjedhjeve në bazë të prejardhjes etnike; diskriminimin fetar –
kundërshtim vetjak apo sistematik i të drejtave të tjerëve në bazë të
përkatësisë fetare; diskriminimin gjinor – kufizimi i lirive dhe të drejtave
në bazë të dallimeve gjinore, duke përfshirë diskriminimin e gjeneratave –
karakteristikë e bashkësisë patriarkale, paternaliste, ku të rinjve iu
kufizohen shumë të drejta e liri. Diskriminimi duhet dalluar nga
paragjykimi, i cili shfaqet në dallimin e qëndrimeve, derisa diskriminimi
dallohet si veprim aktiv. Derisa paragjykimi është paraardhës i
diskriminimit, jo secili paragjykim çon në diskriminim.
DOMINIMI: Ka të bëjë me mbizotërimin e një shteti, populli, grupi apo
institucioni mbi të tjerët në politikë, ekonomi, kulturë, etj. Dominimi
134.
132
manifestohet me mbizotëriminnë numër, në cilësi, si dhe me mbizotërim
shoqëror e politik. Nënkupton kontrollin mbi resurset shoqërore dhe
mundësitë e përcaktimit të vlerave dhe interesave të caktuara përmes
bindjes, manipulimit të publikut apo dhunës.
MBIKËQYRJA SHOQËRORE: Sistem i normave, rregullave, masave dhe
veprimeve përmes të cilave orientohet sjellja e individëve dhe grupeve në
drejtimin e dëshiruar shoqëror. Shfaqet në dy forma themelore: a)
mbikëqyrja represive e cila mbështetet në mundësinë e përdorimit të
dhunës (policia dhe ushtria) dhe b) mbikëqyrja e fshehtë, e cila bazohet
në prodhimin e ideve, vlerave dhe qëndrimeve (mediat). Mungesa e një
pajtueshmërie normative, ndarja e pabarabartë e fuqisë shoqërore dhe
tendenca e pushtetit drejt formave represive të mbikëqyrjes, çon në
përfundimin që mbikëqyrja shërben si mjet i ruajtjes së rendit shoqëror
në interes të grupeve të caktuara, e jo shoqërisë në përgjithësi.
LËVIZJA SHOQËRORE: Grupe të organizuara, por jo institucionale, të
njerëzve të cilët mblidhen me qëllim të realizimit të disa interesave të
përbashkët (ndryshimi i statusit shoqëror, mbrojtja e stilit të jetës,
mbrojtja e ideologjisë apo politikës, etj.), ndërsa me veprimet e tyre
kundërshtojnë elitën shoqërore apo politike, gjegjësisht lëvizjet apo
organizatat dominuese. Në kohët moderne, dominon qëndrimi që me
lëvizjet e tilla shoqërore rregullohen parregullsi të caktuara shoqërore
(studentore, anti-luftë, ekologjike, feministe, lëvizjet për të drejtat
njerëzore, etj.). Megjithatë, shfaqja e vonshme e lëvizjeve raciste,
neofashiste dhe fundamentaliste në vendet e zhvilluara ka vënë seriozisht
në pikëpyetje qëndrimet e tilla.
SHTETASI: Secili person fizik i cili ligjërisht është i lidhur me një shtet në
mënyrën që, përkundër gjitha obligimeve gjegjëse, të gjitha të drejtat
politike, qytetare dhe ekonomike-sociale në atë shtet sigurohen për të, pa
marrë parasysh vendndodhjen e personit, brenda territorit apo jashtë tij.
Sa i përket vërtetësisë së atyre të drejtave dhe masës në të cilin i
sigurohen ato, kjo varet nga shteti i caktuar, sidomos nga rregullimi i tij
shoqëror-ekonomik, kushtet konkrete, marrëdhëniet e forcave politike, e
kështu me radhë.
SHTETËSIA: Mund të kuptohet si tërësi ligjore apo si marrëdhënie
ligjore. Shtetësia si tërësi ligjore paraqet një grupim të normave ligjore
me të cilat rregullohen marrëdhëniet e shtetësisë. Shtetësia si relacion
ligjor është marrëdhënie e karakterit ligjor publik mes personit fizik dhe
shtetit sovran në bazë të statusit të atij personi, në bazë të së cilës,
përkundër obligimeve gjegjëse, edhe zyrtarisht e ligjërisht garantohen të
135.
133
drejtat qytetare, politikedhe ekonomiko-sociale në atë shtet, pa marrë
parasysh vendndodhjen e atij personi, brenda apo jashtë shtetit.
Shtetësia si tërësi ligjore kufizohet në autoritet ekskluziv të një shteti.
Secili shtet, pas përcaktimit të shtetësisë së personit, dhe e kundërta, në
bazë të rregulloreve ligjore mbi shtetësinë shteti nuk mund të përcaktojë
lidhjen shtetërore mes një personi fizik dhe shtetit të huaj. Shtetësia si
marrëdhënie ligjore mes një personi fizik dhe shtetit sovran mund të
ekzistojnë mes personit fizik dhe shtetit unitar, si dhe mes personit fizik
dhe shtetit të përbërë. Nëse është rasti i shtetit të përbërë, duhet të
dallohet nëse janë në pyetje shtetësitë e unionit personal dhe real, apo
shtetësitë e një shteti federativ. Në unionet personale apo reale (p.sh.
Austro-Hungaria prej 1867-1918, ose në Suedi e Norvegji 1815-1905)
nuk ekziston ndonjë shtetësi e vetme, por secili shtetas ka shtetësi të
veçantë nga njëri shtet brenda unionit. Në shtetet federative ekziston
shtetësia e federatës dhe shtetësia e secilit anëtar të federatës, ndërsa
tek këto gjithmonë njëra është primare e tjetra sekondare. Kështu, në
Zvicër primare është përkatësia ndaj një Kantoni, ndërsa në SHBA
primare është shtetësia e shtetit federativ. E ngjashme është situata edhe
në Unionin e Popujve të Britanisë, në të cilën parim kryesor është që secili
entitet sipas ligjeve të tij përcakton kush do të jetë shtetas i tij, nëse
shtetasi i tij do të jetë njëkohësisht edhe shtetas britanik dhe nëse në
territorin e vet do t’i pranojë si shtetas të gjithë shtetasit e entiteteve
britanike. Shtetësia si marrëdhënie ligjore mes personit fizik dhe shtetit
sovran themelohet në bazë të mënyrave të caktuara të fitimit të
shtetësisë dhe ndërpritet në bazë të mënyrave të caktuara të ndërprerjes
së shtetësisë. Mënyrat e fitimit të shtetësisë mund të jenë dy: themelore
dhe plotësuese. Mënyrat themelore të fitimit të shtetësisë janë gjitha ato
në bazë të së cilës shtetësia fitohet qysh në momentin e lindjes, dhe kjo
për një shumicë të banorëve të një shteti. Mënyrat e tilla janë në shtete
të caktuara: fitimi i shtetësisë sipas shtetësisë së babait (mënyra klasike
ius sanguinis), ndërsa në shtete tjera sipas shtetësisë së dy prindërve (lloj
i ri i ius sanguinis), ndërsa një tjetër mënyrë është fitimi i shtetësisë nga
secili person që është i lindur në territorin e shtetit të tillë (ius soli).
Mënyrat plotësuese të fitimit të shtetësisë janë ato që merren parasysh
vetëm nëse nuk ka mundësi të fitimit të shtetësisë me mënyrën
themelore. Me këtë mënyrë, shtetësia parimisht jepet pas lindjes për një
numër më të vogël të banorëve të një shtetësie. Këto mënyra mund të
jenë të ndryshme në shtete të ndryshme, dhe ekziston mundësia e
ekzistimit të disa mënyrave të ndryshme brenda një shteti të vetëm.
Mënyrat e tilla përfshijnë: 1) natyralizimi; 2) në bazë të marrëveshjes
ndërkombëtare; dhe 3) nëse prindërit e fëmijës nuk janë të njohur apo
janë apatridë. Në vendet ku vlen parimi i pabarazisë së meshkujve dhe
femrave dhe pabarazisë mes fëmijës martesor dhe jashtë-martesor,
136.
134
shfaqen si mënyraplotësuese të fitimit të shtetësisë edhe martesa,
përligjja, etj. Mënyrat e ndërprerjes së shtetësisë mund të ndahen në tre
grupe: 1) për shkak të mosushtrimit të detyrimeve shtetërore (heqja e
shtetësisë dhe ndërprerja e shtetësisë në mungesë); 2) për shkak të
pabarazisë themelore të meshkujve dhe femrave dhe pabarazisë së
fëmijëve martesorë dhe jashtë-martesorë (ndërprerje e shtetësisë sipas
martesës, ndarjes nga martesa, përligjja, etj.); 3) mënyrat tek të cilat
relevante është edhe deklarimi i vullnetit të personit të cilit i duhet
ndërprerë shtetësia (lirimi nga shtetësia dhe braktisja e shtetësisë).
Shtetësia si marrëdhënie e një personi fizik dhe një shteti sovran bëhet
lëndë e rregullimit detaj vetëm në fund të shekullit XVIII dhe fillimit të
shekullit XIX. Normat mbi shtetësinë deri atëherë kanë qenë zakonisht të
përfshira në kodet qytetare të shteteve të caktuara, ndërsa më vonë janë
mbuluar me ligje të veçanta mbi shtetësinë. Përveç ligjit mbi shtetësinë,
normat mbi rregullimin e shtetësisë përfshihen edhe në marrëveshjet e
dyanshme dhe shumanshme ndërkombëtare. Mekëto marrëveshje
zgjidhen çështjet e paqarta mes shteteve nënshkruese në lidhje me
rregullimin e shtetësisë, sidomos çështjet e njerëzve me shtetësi të
dyfishtë, ose rregullohet shtetësia e personave në hapësirat e
bashkangjitura (zakonisht në marrëveshjet paqësore), ose me
marrëveshje të tilla bëhet një unifikim i caktuar i rregulloreve mbi
shtetësinë. Marrëveshje të tilla janë p.sh. Konventa e Hagës nga viti
1930, Kodi i Bustamate më 1928., konventat e vendosura në Montevideo
më 1933, Konventa mbi shtetësinë e gruas së martuar më 1957, etj).
SHTETËSIA (e dyfishtë): Bipatridia, posedim i njëkohshëm i shtetësisë
nga dy shtete sovrane, e cila realizohet në mënyra të ndryshme: sipas
lindjes, vendqëndrimit, nacionalitetit, martesës, etj. Shtetasve të dyfishtë
iu pranohet vetëm shtetësia e atij shteti në territorin e vet, ndërsa në
shtetet e treta ata mund të përdorin secilën shtetësi.
EKOLOGJIA: Ekologjia fillimisht u zhvillua në mesin e shekullit XIX,
derisa biologjia ka qenë disiplinë shumë më ndryshe nga ajo që është sot.
Definicioni origjinal vie nga Haeckel, i cili ka definuar ekologjinë si studim
i marrëdhënieve të organizmave me rrethinën e tyre. Në shekullin vijues
janë shfaqur shumë definicione tjera mbi ekologjinë, duke shënuar kështu
një ekspansion të kësaj disipline. Ekzistojnë tre lloje të ekologjisë që deri
sot janë studiuar. I pari bazohet kryesisht në ndikimin Hekelian të
studimit të marrëdhënieve të organizmave me rrethinën. Grupi i dytë i
definicioneve konsideron ekologjinë disiplinë e cila studion shpërndarjen
dhe zgjerimin e organizmave (Andrewarth dhe Birch, 1954). Grupi i tretë i
definicioneve është ai sipas së cilit ekologjia është e përqendruar në
studimin e ekosistemeve (Odum, 1971). Ajo që sot në zhargonin legjitim
137.
135
quhet ekologji nënkuptonraportin e ndërvarësisë së pjesëve të gjalla dhe
jo të gjalla të biosferës, dhe sidomos ndërvarësisë së njeriut me natyrën
rrethuese. Zhvillimi teknik nuk merr parasysh pamjaftueshmërinë e
natyrës, dhe ky është një nga problemet më themelore me të cilët
ballafaqohet ekologjia. Ekologët thonë që ekonomia moderne kapitaliste e
kupton mjedisin si plotësim për ekonominë. Rritja e shpejtuar e fuqisë
teknologjike dhe shfrytëzimit instrumental-racional të resurseve natyrore,
si karakteristikë e rëndësishme e epokës sonë, për herë të parë në histori
ka prurë deri te një krizë universale e natyrës. Vetëdija mbi rrezikimin e
përgjithshëm të jetës apo së paku për rrezikimin e jetës së njeriut po
ngritet për çdo ditë e më shumë. Ekologjia tërheq vëmendjen kah
çrregullimet e numërta të natyrës dhe mjedisit natyror-urban njerëzor.
Çrregullimet më serioze të studiuara nga ekologjia janë: a) shkatërrimi i
jetës së egër, llojeve bimore dhe shtazore në gjitha biotopet (detra,
lumenj, pyje, këneta, male, etj), e sidomos shkatërrimin e pyjeve tropike
në të cilat gjendet pjesa më e madhe e diversitetit botëror biologjik,
gjenetik dhe në specie; b) rrezikimi i diversitetit biologjik përmes
ndryshimit artificial të jetës përmes rritjes selektive dhe manipulimit
përditë e më të gjerë gjenetik të organizmave bimorë e shtazorë – që
mund të jetë vetëm hapi i parë drejt veprimeve të njëjta me llojin
njerëzor, c) dëmtimet serioze kimike dhe fizike të gjitha pjesëve të
planetës – deteve dhe lumenjve, atmosferës, lirimit të madh të CO2 dhe
gazrave tjerë), ndryshimet e kushteve lokale dhe globale klimatike –
temperaturës, lëvizjeve ajrore, reshjeve dhe kushteve tjera të mbijetesës
së biotopeve dhe formave ekzistuese të jetës; e) shfrytëzimi i
paarsyeshëm i të mirave dhe materialeve natyrore – ujit, drunjve, naftës,
metaleve, hapësirës jetësore, etj, në një sistem ekonomik vlerash ku
pakrahasimisht sundojnë interesat e përfitimit dhe konsumit afatshkurtër;
f) rritja ekologjikisht e papranueshme e popullsisë botërore, që është në
të vërtetë shkaku kryesor material i aspekteve të përmendura të
rrezikimit të natyrës, e sidomos stagnimit të shpejtë të burimeve jetësore
në Tokë, që njëkohësisht shkakton edhe vështirësi të mëdha strukturore
për vendbanimet njerëzore, si dhe tek ekosistemet e veçanta kulturore.
LUFTA EKOLOGJIKE: Shkatërrimi dhe ndotja e natyrës dhe mjedisit
jetësor të njerëzve (uji, ajri, flora dhe fauna) me qëllim të krijimit të
kushteve sa më të pafavorshme për jetën e banorëve në një zonë të
caktuar. Shfrytëzohen mjete të ndryshme kimike, biologjike dhe mjete
tjera vrasëse, siç janë helmet luftarake, herbicidet, materiet e ndezshme,
mjetet eksplozive me veprim kohor, duke përfshirë edhe të
ashtuquajturat armët meteorologjike. Lufta ekologjike zbatohet edhe në
luftrat lokale. Në një luftë eventuale bërthamore, lufta ekologjike do të
merrte përmasa edhe më të mëdha me pasoja katastrofike.
138.
136
EKSPANZIONIZMI: Politika ezgjerimit të territorit shtetëror, por edhe
etnik e kombëtar, gjegjësisht zgjerimi i sferës së ndikimit politik, kulturor
ose ekonomik të një vendi drejt vendeve tjera apo edhe hapësirave të
caktuara të tyre. Ekspanzionizmi përhapet me presione politike,
ekonomike por edhe ushtarake të cilat jo rrallë rriten deri në agresione të
armatosura, ashtu që realizohet me nënshtrim ushtarak dhe okupim të
pjesëve apo të gjithë vendit tjetër, gjë që mund të përcillet edhe me
gjenocid dhe kulturocid, gjegjësisht zhvendosje të popullsisë së tij me
qëllim të ndryshimit të situatës etnike të hapësirës së pushtuar dhe
mbajtjes së përhershme të pjesës së pushtuar në pronësi. Kolonializmi,
neokolonializmi dhe imperializmi janë forma historike të ekspanzionizmit,
ndërsa ekspanzionizmi britanik, italian, gjerman, rus, serbomadh janë
shembuj historikë të tij.
EKSTREMIZMI: Term i cili shpreh përfaqësimin e mendimeve,
qëndrimeve, ideve dhe ideologjive të skajshme dhe përjashtuese
shoqërore dhe politike. Në aspektin social, ekstremizmi më së shpeshti
shpreh formën e skajshme të padurueshmërisë ndaj grupeve të ndryshme
shoqërore, duke dalluar kështu ekstremizmin fetar, racist, nacionalist e të
tjerë, ndërsa në aspektin politik ai shprehet përmes përfaqësimit të
mundësive të skajshme radikale politike (ekstremizmi i majtë dhe i
djathtë). Pa marrë parasysh kontekstin politik apo social, ekstremizmi
dallohet për përfaqësimin fanatik dhe jokritik të ideve vetjake, duke
përfshirë edhe përjashtimin dhe padurueshmërina ndaj mësimeve,
qëndrimeve, grupeve, lëvizjeve apo partive tjera që janë ndryshe. Me
gjithë ngjashmërinë kuptimore me radikalizmin, përsëri ekziston një
dallim i theksuar. Derisa radikalizmi politik mëton që idetë e veta të
skajshme dhe përjashtuese t’i realizojë brenda kornizës së kushtetuës dhe
ligjeve, ekstremizmi shfrytëzon të gjitha mjetet, e edhe mjetet e dhunës
për realizimin e synimeve të tij, duke mos respektuar as kushtetutën e asj
institucionet e një shteti ligjor. Kështu, në realizimin e tij, ekstremizmi
shpesh kalon në terrorizëm.
ELITA: Elita është grup udhëheqës, me pushtet apo në disa elemente
grup shoqëror mbizotërues i cili ka ndikim, kontroll apo pushtet mbi fusha
të caktuara të jetës shoqërore, në gjithë shoqërinë apo në shtet. Fuqinë
dhe ndikimin e saj elita e bazon në pronësi, pushtet, njohuri, traditë dhe
simbolizim të vlerave të caktuara. Në bazë të kësaj, ekziston elita politike,
shoqërore, burokratike, oligarkike, financiare, ideologjike, karizmatike,
akademike, teknologjike, fetare e të tjera. Sipas një ndarjeje të gjerë,
është e mundur të dallohet elita udhëheqëse dhe jo-udhëheqëse. E para
dominon në politikë, pra në shtet, ndërsa tjetra në shoqëri. Në shoqëritë e
139.
137
zhvilluara ekzistojnë mëshumë elita të cilat mes vete garojnë në luftë për
fuqi shoqërore dhe pozitë pushtetare në shoqëri; përveç strukturave
politike, ekzistojnë institucionet ekonomike, sindikaliste, ushtarake,
kulturore, shkencore, arsimore, e të tjera.
EMBARGO: Në kuptimin e ngushtë nënkupton ndalimin e nisjes së
anijeve, aeroplanëve apo eksportimit të një malli të caktuar nga vendi,
gjegjësisht konfiskimin e tyre. Imponohet si masë mbrojtëse për tregun
kombëtar apo si dënim kundër një shteti tjetër para konfliktit të
armatosur, në renditjen prej bllokimit të gjitha marrëdhënieve tregtare
deri tek ndalimi i importit/eksportit të mallrave dhe vlerave të caktuara.
Përveç një shteti individual, vendimi mbi embargo mund të merret edhe
prej bashkësisë ndërkombëtare. KB shfrytëzon embargon sipas arsyeve
ekonomike, politike dhe strategjike, si paralajmërim apo si sanksione
kundër atyre shteteve në të cilat pushteti shkel vrazhdësisht të drejtat
dhe liritë njerëzore, gjegjësisht ndërmerr veprime të njëanshme kundër
shteteve tjera në kundërshtim me dispozitat e drejtësisë ndërkombëtare,
siç janë veprimet luftarake, konfliktet e armatosura apo destabilizimi i një
shteti tjetër. Kështu, KB-të kanë vendosur sanksione kundër Rodezisë dhe
Afrikës së Jugut për shkak të politikave raciste, ndërsa në kohët moderne
edhe kundër Jugosllavisë për shkak të agresionit mbi Bosnjën e
Hercegovinën.
ETATIZMI: Trend e praktikë e përforcimit të shtetit dhe rregullimit të saj,
mbajtje dhe mbikëqyrje e rrjedhave dhe marrëdhënieve shoqërore dhe
ekonomike. Etatizmi, me përzierjen e tij në gjitha aspektet e jetës
shoqërore dhe individuale të qytetarëve ndrydh lirinë e individëve dhe
iniciativat private, duke prodhuar kështu një shtet të dobët dhe pasiv
burokratik, duke çuar në totalitarizëm dhe diktaturë. Në këtë kuptim,
etatizmi bëhet edhe shkak e pasojë e “diktaturës së proletariatit”
komunist, në vendet socialiste të ashtuquajtura, ndërsa në anën tjetër, në
fashizëm e nacizëm etatizmi shfaqet përmes konceptit konzervativ të
shtetit të fuqishëm i cili i jep frymë konceptit racor dhe kombëtar të
gjakut dhe trupit.
SPASTRIMI ETNIK: Dëbimi i banorëve me qëllim të ndërrimit të
strukturës etnike të ndonjë hapësire. Edhe pse mund të përcillet prej së
kaluarës së largët, spastrimi etnik është bërë pjesë përbërëse e
strategjive ushtarake vetë në fund të Luftës së Parë Botërore pas
nënshkrimit të marrëveshjes së Versajës, kur ka ardhur deri tek migrimet
masovike të banorëve në Evropën Lindore dhe Qendrore. Më 1948, kjo
vazhdoi me dëbimin e arabëve nga Izraeli, në vitet e gjashtëdhjeta të
shekullit XX me “spastrimin” e aziatikëve nga Uganda, ndërsa në kohët
140.
138
moderne ky termka përshkuar agresionin e RS të Jugosllavisë kundër
Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës (agresionit të Kroacisë kundër BeH).
Më së shpeshti përcillet me shkatërrime, vrasje, masakra masive,
dhunime, mundime. Spastrimi etnik ka karakteristika të ngjajshme me
zhvendosjen e popullsisë dhe ndjekjet lëvizjeve refugjate në vendet tjera
apo brenda vetë atij shteti, të cilat lindin para apo gjatë konflikteve të
armatosura.
ETNOCIDI: Një term relativisht i vonshëm (etnologjik) i cili ka lindur në
etnologjinë dhe antropologjinë perëndimore. Ky është proces i akulturimit
i shkaktuar prej së jashtmi, i imponuar mbi popujt dhe grupet etnike të
nënshtruar. Me arsyetimin e përhapjes së civilizimit dhe teknologjisë,
etnocidi në thelb paraqet së pari nënshtrimin dhe mohimin e kulturës së
përgjithshme “më të ultë” të shoqërive tradicionale dhe në fund edhe
shkatërrimin e tyre. Sipas kuptimeve më të reja, me etnocid nënkuptoheh
përfshirja e dhunshme e popullit të vjetër në procesin e modernizimit
sipas modelit të botës perëndimore, me të cilën vie deri tek shkëputja e
lidhjeve tradicionale shoqërore, vlerave kulturore dhe zakoneve të atij
populli. Shprehja etnicid në etimologji ka të njëjtin kuptim me gjenocidin,
mirëpo në dallim prej gjenocidit i cili përbëhet prej nënshtrimit fizik të një
populli, etnocidi manifestohet si shkatërrim i mënyrës së jetesës, pra deri
diku mund të krahasohet me kulturocidin, por kulturocidi është shprehje
më e ngushtë. Edhe pse të dy fenomenet paraqesin vepra të këqija,
etnocidi si i tillë nuk sanksionohet as në ligjvënien shtetërore e as në
drejtësinë ndërkombëtare. Ekspertët që kërkojnë që edhe etnocidi të
përcaktohet si krim, thirren në tekstin e “Konventës mbi parandalimin dhe
dënimin e krimit të gjenocidit”, në të cilën gjenocidi, mes tjerash,
përcaktohet si rrezikim i qëllimshëm i kushteve të jetës së një grupi, duke
përfshirë shkatërrimin e mjedisit të tij natyror dhe shpenzimit të
resurseve të tij natyrore, me të cilat shprehje pasqyrohet edhe krimi i
etnocidit.
KONVENTA EVROPIANE MBI MBROJTJEN E TË DREJTAVE
NJERËZORE DHE LIRIVE THEMELORE (fragmente) : 1. Teksti i
Konventës është ndryshuar në pajtim me rregullat e Protokollit 3 (ETS,
nr. 45) i cili ka hyrë në fuqi më 21 shtator 1970, Protokollit 5 (ETS, nr 55)
i cili ka hyrë në fuqi më 20 dhjetor 1971, Protokollit 8 (ETS, nr. 118) i cili
ka hyrë në fuqi më 1 janar 1990. Përmban gjithashtu edhe tekstin e
Protokollit 2 (ETS, nr.44) i cili është në pajtim me Nenin 5, Alineja 3, të
Protokollit të përmendur që është bërë pjesë përbërëse e Konventës pas
21 shtatorit 1970, kur ka hyrë në fuqi. Të gjitha dispozitat që janë
ndërruar apo i janë shtuar me këto protokolle janë ndryshuar me
Protokollin nr. 11 (ETS, nr.155) prej datës së hyrjes në fuqi më 1 nëntor
141.
139
1988. Prej asajdate, Protokolli 9 (ETS, nr.140), i cili ka hyrë në fuqi më 1
tetor 1994, është anuluar./Sekretaria e Gjykatës Evropiane për të drejtat
e njeriut, nëntor 1998./ 2. Qeveritë nënshkruese, anëtare të Këshillit të
Evropës, duke marrë parasysh Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat
Njerëzore të cilën e ka shpallur Kuvendi i Përgjithshëm i Kombeve të
Bashkuara më 10 dhjetor 1948; duke marrë parasysh që ajo deklaratë
synon të sigurojë pranimin dhe respektimin e përgjithshëm dhe të
plotfuqishëm të të drejtave të shpallura me të; duke marrë parasysh që
qëllimi i Këshillit Evropian arritja e një barazie më të madhe të anëtarëve
të tij, dhe që një nga mënyrat për këtë arritje është ruajtja dhe realizimi i
mëtejmë i të drejtave njerëzore dhe lirive themelore; duke përforcuar
përkushtimin e tij të thellë ndaj këtyre lirive themelore që janë themel i
drejtësisë dhe paqes në botë dhe që më së miri mbrohen me demokraci
të vërtetë politike në një anë, dhe me mirëkuptim të përbashkët dhe
respektim të të drejtave njerëzore mbi të cilat këto liri varen nga ana
tjetër; janë të vendosur, si qeveri të shteteve evropiane të cilat janë të
udhëhequra me një frymë të vërtetë të idealeve politike dhe traditë të
respektimit të lirive dhe sundimit të ligjit, të cilat janë pasuri e përbashkët
e tyre, të marrin hapat fillestarë për t’u siguruar bashkarisht që realizimi i
të drejtave të caktuara të theksuara me Deklaratën e Përgjithshme; janë
marrë vesh si vijon: Neni 1. – Obligimi për respektimin e të drejtave
njerëzore/ Palët e larta të marrëveshjes do t’i sigurojnë secilit person
nën juridiksionin e tyre të drejta dhe liri të përcaktuara në pjesën I të
kësaj Konvente./ PJESA I. – Të drejtat dhe liritë/ Neni 2. – E drejta
për të jetuar 1. E drejta të gjithëve për të jetuar është e mbrojtur me
ligj. Askush nuk duhet të privohet qëllimisht nga jeta, përveç në zbatim të
dënimit gjyqësor me vdekje për për vepra të dënueshme për të cilat ai
dënim është i parashikuar me ligj. 2. Nuk është në kundërshtim me
dispozitat e këtij Neni privimi nga jeta që është rezultat i nevojës për
përdorim të dhunës që ka qenë e pashmangshme: a) në mbrojtje ndaj
cilitdo personi nga dhuna e paligjshme; b) në arrestimin e ligjshëm apo
në ndalim të ikjes së ndonjë personi që ligjërisht i është privuar liria; c)
në shtypjen e rebelimeve apo kryengritjeve në pajtim me ligjin. Neni 3. –
Ndalimi i torturës Askush nuk guxon t’i nënshtrohet torturave apo
veprimeve apo dënimeve jonjerëzore dhe poshtëruese. Neni 4. –
Ndalimi i robërimit dhe punës së dhunshme 1. Askush nuk guxon të
mbahet rob apo në gjendje të ngjajshme me robërinë. 2. Askush nuk
guxon të detyrohet të punojë në mënyrë të dhunshme apo obligative. 3.
me qëllim të interpretimit të këtij Neni, termi “punë e dhunshme apo
obligative” nuk përfshin: a) secilën punë që është në pajtim me Nenin 5
të kësaj Konvente në vuajtjen e rregullt të dënimit apo për kohën e lirimit
me kusht; b) secilin shërbim ushtarak, ose në vendet ku lejohet
kundërshtimi i mbajtjes së shërbimit ushtarak për shkak të kundërshtimit
142.
140
të ndërgjegjes, shërbimetjera në vend të shërbimit obligativ ushtarak; c)
secilin shërbim që kërkohet në rast të fatkeqësisë apo krizës të cilat
rrezikojnë jetën dhe mirëqenien e bashkësisë; d) secilën punë apo
shërbim të cilat janë pjesë e obligimeve të zakonshme qytetare. Neni 5.
– E drejta për liri dhe siguri 1. Secili ka të drejtë mbi lirinë dhe sigurinë
personale. Askush nuk mund të privohet nga liria, përveç në rastet në
vijim dhe në veprim sipas rregullave të përcaktuara me ligj: a) nëse është
i/e burgosur në pajtim me ligjin pas gjykimit nga gjykata përgjegjëse; b)
nëse është i arrestuar apo i burgosur për shkak të mosrespektimit të
vendimit të gjykatës me qëllim të sigurimit të ekzekutimit të një obligimi
të përcaktuar me ligj; c) nëse është arrestuar apo burgosur sipas ligjit me
qëllim të bartjes deri tek gjykata përgjegjëse kur ekziston një dyshim i
bazuar që ka kryer një vepër të dënueshme ose ka arsye për të besuar se
është gjë e nevojshme për shkak të parandalimit të kryerjes së veprës së
dënueshme apo ikjes pas kryerjes së asaj vepre; d) nëse ka të bëjë me
mbylljen e ligjshme të të miturve me qëllim të caktimit të masës
korrigjuese të mbikëqyrjes apo të arrestimit ligjor të atij të mituri për
bartje tek organi përgjegjës gjyqësor; e) nëse bëhet fjalë për privimin e
ligjshëm të lirisë së personit për shkak të parandalimit të përhapjes së
sëmundjeve ngjitëse, për ndalimin e të sëmurëve mendorë, alkoholistëve,
vartësve nga drogat apo endacakëve; f) nëse bëhet fjalë mbi arrestimin
apo burgosjen e ligjshme të një personi për të ndaluar hyrjen e tij të
paautorizuar në shtet apo personit kundër të cilit është në fuqi akti i
dëbimit apo ekstradimit. 2. secili që është i arrestuar duhet të njoftohet
në periudhën më të shkurtë, në gjuhën që e kupton, mbi arsyet e atij
arrestimi dhe mbi secilën akuzë mbi të. 3. Secili i arrestuar apo i burgosur
në kushtet e parashikuara me paragrafin 1.c) të këtij Neni duhet të
paraqitet në periudhën më të shkurtë kohore para gjykatës, dhe ka të
drejtë që të gjykohet apo të lirohet deri në gjykim brenda një periudhe të
arsyeshme kohore. 4. Secili që është i privuar nga liria me arrestim apo
ndalim ka të drejtë të inicojë procedurë gjyqësore me të cilën do të
vendoset shpejt mbi ligjshmërinë e ndalimit të tij apo mbi lirimin e tij
nëse ndalimi ka qenë i paligjshëm. 5. Secili që është viktimë e ndalimit
apo arrestimit në kundërshtim me dispozitat e këtij neni ka të drejtë të
ekzekutueshme në shpërblim. Neni 6. – E drejta mbi gjykimin e
drejtë 1. Me qëllim të përforcimit të të drejtave të tij dhe obligimeve
qytetare ose në rast të ngritjes së akuzës për vepër të dënueshme kundër
tij, secili ka të drejtë që gjykata e pavarur dhe e paanshme e vendosur
me ligj brenda një afati të arsyeshëm dhe publikisht të hulumtojë rastin e
tij. Gjykimi duhet të shpallet publikisht, mirëpo mjetet e shpalljes dhe
publiku mund të përjashtohen nga i gjithë kontesti apo vepra e tij për
arsye të rëndësishme që janë të nevojshme në shoqëri demokratike për
shkakun e moralit, rendit publik apo sigurisë së shtetit, kur kërkohet kjo
143.
141
nga interesat etë miturve apo jetës private të palëve, ose në aspektin në
të cilin sipas mendimit të gjykatës gjithsesi është e nevojshme një gjë e
tillë, në rastet kur publikimi do të ishte i dëmshëm për interes të
drejtësisë. 2. Secili i akuzuar për vepër të dënueshme do të konsiderohet
i pafajshëm deri sa të mos provohet faji në pajtim me ligjin. 3 secili i
akuzuar për një vepër të dënueshme ka së paku këto të drejta: a) që në
afatin më të shkurtër të njoftohet, në mënyrë të qartë dhe në gjuhën që e
kupton, mbi natyrën dhe arsyet e akuzës e cila është ngritur kundër tij;
b) të ketë kohën dhe mundësinë gjegjëse për përgatitjen e mbrojtjes së
tij; c) të mbrohet vetë apo me mbrojtës sipas zgjedhjes, si dhe nëse nuk
ka mjete të mjaftueshme për të paguar mbrojtësin, të ketë të drejtë për
mbrojtës pa pagesë, kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë; d) të
marrë në pyetje ose të ketë të drejtë të marrë në pyetje dëshmitarët e
akuzës dhe që të sigurohet prania dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve të
mbrojtjes sipas kushteve të njëjta me ato të dëshmitarit të akuzës; e)
ndihmën pa pagesë të përkthyesit nëse nuk kupton apo nuk e flet gjuhën
që përdoret në gjykatë. Neni 7. – Nuk ka dënim pa ligj 1. Askush nuk
mund të shpallet fajtor për një vepër të dënueshme të kryer me një akt
apo lëshim, i cili në momentin e kryerjes, nuk është parashikuar si vepër
e dënueshme sipas të drejtës së brendshme apo ndërkombëtare.
Njëkohësisht, nuk mund të caktohet një dënim më i rëndë se ai që ka
qenë i zbatueshëm në kohën kur vepra e dënueshme është kryer. 2. Ky
nen nuk parandalon gjykimin apo dënimin e cilitdo person për një akt apo
lëshim i cili në momentin e kryerjes ka paraqitur vepër të dënueshme në
pajtim me parimet e përgjithshme të drejtësisë, të pranuara nga popujt e
civilizuar. Neni 8. – E drejta për respektimin e jetës private dhe
familjare 1. Secili ka të drejtë për respektim të jetës së tij/saj private
dhe familjare, shtëpisë dhe korrespondencës me ta. 2. Pushteti publik nuk
do të përzihet në realizimin e asaj të drejte, përveç në pajtim me ligjin, si
dhe nëse në shoqërinë demokratike është e nevojshme për shkak të
interesave të sigurisë shtetërore, rendit dhe qetësisë publike, apo
mirëqenies pronësore të vendit, si dhe për ndalimin e tensioneve apo
krimeve, për mbrojtjen e shëndetit apo moralit, apo edhe për mbrojtjen e
të drejtave dhe lirive të të tjerëve. Neni 9. – Liria e mendimit,
ndërgjegjës dhe konfesionit 1. Secili ka të drejtë në liri mendimi,
ndërgjegje dhe konfesioni; kjo e drejtë përfshin lirinë për ndryshimin e
konfesionit apo besimit dhe lirinë që individualisht apo në bashkësi me të
tjerët, publikisht apo privatisht, të shprehë konfesionin apo besimin e tij
përmes shërbimeve fetare, ligjërimeve, zbatimit praktik dhe meshave. 2.
Liria e shprehjes së konfesionit apo besimit do t’i nënshtrohet vetëm atyre
kufizimeve të cilat janë të përshkruara me ligj dhe që në shoqërinë
demokratike të nevojshme për shkak të interesave së rendit dhe qetësisë
publike, mbrojtjes së rendit publik, shëndetit apo moralit apo për
144.
142
mbrojtjen e tëdrejtave dhe lirive të të tjerëve. Neni 10. – Liria e
shprehjes 1. Secili ka të drejtën e shprehjes së lirë. Kjo e drejtë përfshin
të drejtën e mendimit dhe lirinë e pranimit dhe përhapjes së informatave
dhe ideve pa përzierjen e pushtetit publik dhe pa marrë parasysh kufijtë.
Ky Nen nuk parandalon shtetet që të mos imponojnë regjimin e lejeve për
institucionet të cilat kryejnë veprimtari të radios apo televizionit, apo edhe
veprimtari kinematografike. 2. duke pranuar që realizimi i atyre lirive
nënkupton obligime dhe përgjegjesi, ajo mund t’i nënshtrohet
formaliteteve, kushteve, kufizimeve apo dënimeve sipas ligjit, të cilat në
shoqërinë demokratike janë të nevojshme për interesat e sigurisë së
shtetit, plotësisë territoriale apo rendit e qetësisë publike, për të ndaluar
tensionet apo krimet, për të mbrojtur shëndetin apo moralin, për
mbrojtjen e imazhit dhe të drejtave të të tjerëve, për shkak të ndalimit të
përhapjes së informatave konfidenciale apo për shkak të ruajtjes së
autoritetit dhe paanshmërisë së pushtetit gjyqësor. Neni 11. – Liria e
mbledhjes dhe shoqërimit 1. Secili ka të drejtë të mbledhjes së qetë
dhe lirinë e shoqërimit me të tjerë, duke përfshirë të drejtat për
themelimin e sindikatave apo anëtarësimin në to për të mbrojtur interesat
e tij. 2. Nuk mund të vendosen kurrfarë kufizimesh në realizimin e këtyre
të drejtave, përveç atyre të përshkruara me ligj dhe të cilat në shoqërinë
demokratike janë të nevojshme për shkak të interesave të sigurisë
shtetërore apo rendit e qetësisë publike, për ndalimin e tensioneve apo
krimeve, për mbrojtjen e shëndetit apo moralit apo për mbrojtjen e të
drejtave dhe lirive të tjetrit. Ky Nen nuk ndalon vendosjen e kufizimeve
ligjore në realizimin e këtyre të drejtave për pjesëtarët e forcave të
armatosura, policisë apo administratës shtetërore. Neni 12. – E drejta
për martesë Meshkujt dhe femrat në moshën për hyrjen në bashkësinë
martesore kanë të drejtë të martohen dhe të themelojnë familje, në
pajtim me ligjet vendore të cilat rregullojnë realizimin e asaj të drejte.
Neni 13. – E drejta në zgjidhjen e plotfuqishme ligjore Secili, të
drejtat dhe liritë e të cilit janë të pranuara me këtë Konventë janë
shkelur, ka të drejtë në mjete të plotfuqishme ligjore para organit vendor
shtetëror, bile edhe në rastet kur shkelja është bërë nga persona në
detyrë zyrtare. Neni 14. – Ndalimi i diskriminimit ushtrimi i të
drejtave dhe lirive të pranuara me këtë Konventë do të sigurohet pa
diskriminim në asnjë bazë, siç janë gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, gjuha,
feja, mendimi politik apo të tjerë, prejardhja kombëtare apo shoqërore,
përkatësia ndaj pakicës kombëtare, lindja apo rrethana të tjera. Neni 15.
– Derogimi në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme 1. Në kohë
lufte apo gjendjeje tjetër të jashtëzakonshme, e cila rrezikon ekzistencën
e popullit, secila palë e lartë e marrëveshjes, në masën e cila është
fuqimisht e përcaktuar për nevojat e atyre rrethanave të
jashtëzakonshme, mund të marrë masa të cilat derogojnë obligimet e saj
145.
143
nga kjo Konventë,me kusht që ato masa të mos jenë në kundërshtim me
obligimet tjera sipas drejtësisë ndërkombëtare. 2. Në bazë të kësaj
dispozite nuk mund të derogohet Neni 2, përveç në rastet e vdekjes së
shkaktuar me vepra të ligjshme luftarake, e as nenet 3, 4 (pika 1) dhe 7.
3. Secila palë e lartë nënshkruese e cila shërbehet me këtë të drejtë
derogimi të obligimeve të saj, duhet të njoftojë Sekretarin e Përgjithshëm
të Këshillit të Evropës plotësisht mbi masat që ka ndërmarrë dhe mbi
arsyet për të cilat i ka ndërmarrë ato. Ajo palë gjithashtu do të njoftojë
Sekretarin e Përgjithshëm mbi përfundimin e veprimit të atyre masave
dhe mbi kthimin e zbatimit të plotë të gjitha dispozitave të kësaj
Konvente. Neni 16. – Kufizimet e veprimtarisë politike të të huajve.
Asgjë në nenet 10, 11. dhe 14 nuk do të konsiderohen si parandalime të
palëve të larta të marrëveshjes në imponimin e kufizimeve ndaj
veprimtarisë politike të të huajve. Neni 17. – Ndalimi i keqpërdorimit
të të drejtave Asgjë në këtë Konventë nuk mund të interpretohet, për
asnjë shtet, grup apo individ, që përfshin ndonjë të drejtë të merret me
ndonjë veprimtari apo të ndërmarrë një vepër të cilat do të synonin
shkatërrimin e të drejtave apo lirive të pranuara me këtë Konventë apo
në kufizimin e tyre në një masë më të madhe se sa ajo e parashikuar në
të. Neni 18. – Kufijtë e zbatimit të kufizimit të së drejtës Kufizimi i
të drejtave dhe lirive të dhëna me këtë Konventë nuk do të zbatohet për
qëllime tjera përveç atyre të përshkruara këtu. /Protokolli përcjellës i
Konventës për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe lirive
themelore Qeveritë nënshkruese të këtij Protokolli, anëtare të Këshillit
Evropian, të vendosura të ndërmarrin masat e nevojshme që të mund të
sigurojnë bashkërisht realizimin e të drejtave dhe lirive të caktuara përveç
atyre të përfshira në Pjesën I të Konventës për mbrojtjen e të drejtave
njerëzore dhe lirive themelore, të nënshkruar në Romë, më 4 nëntor 1950
(më tej: “Konventa”, janë marrë vesh me sa vijon: Neni 1. – Mbrojtja e
pronësisë Secili person fizik apo juridik ka të drejtë të shfrytëzimit të lirë
të pronësisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga pronësia e tij,
përveç për shkak të interesave të përgjithshme, dhe atë vetëm sipas
kushteve të parashikuara me ligj dhe parimet e përgjithshme të drejtësisë
ndërkombëtare. Dispozitat paraprake, megjithatë, nuk zvogëlojnë në
asnjë mënyrë të drejtën e shtetit që të zbatojë ligjet të cilat i konsideron
të rëndësishme për rregullimin e shfrytëzimit të pronësisë në pajtim me
interesat e përgjithshme apo për sigurimin e pagesës së tatimeve apo
obligimeve tjera apo dënimeve. Neni 2. – E drejta për arsim Askujt nuk
do t’i shkurtohet e drejta për arsim. Në realizimin e funksioneve të tij në
lidhje me edukimin dhe mësimin, shteti do të respektojë të drejtën e
prindit që të sigurojë edukimin dhe mësimin në pajtim me qëndrimet e tij
fetare dhe filozofike. Neni 3. – E drejta për zgjedhjen e lirë Palët e
larta në marrëveshje obligohen që në periudha të caktuara të organizojnë
146.
144
zgjedhje të lirame votim të fshehtë, në kushte të cilat sigurojnë
shprehjen e lirë të popujve në zgjedhjen e organeve ligjvënëse. Neni 4. –
Zbatimi territorial Secila palë e lartë nënshkruese, me rastin e
nënshkrimit apo ratifikimit, apo në cilindo moment të mëvonshëm, mund
t’i dorëzojë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Evropian deklaratën mbi
atë se në cilën masë obligohet që dispozitat e këtij Protokolli t’i zbatojnë
në hapësirat e dhëna me atë deklaratë, për të cilat është përgjegjëse në
marrëdhëniet ndërkombëtare. Secila palë e lartë në marrëveshje e cila ka
dorëzuar deklaratën në kuptimin e pikës së mëparshme mund të ofrojë
përkohësisht një deklaratë të re me të cilën ndryshon kushtet e cilësdo
deklarate të mëhershme apo me të cilën deklaron që ndalon së zbatuari
dispozitat e këtij Protokolli në cilëndo hapësirë. Deklarata e dhënë në
pajtim me këtë nen vlen si të ishte e dhënë në pajtim me pikën 1 të nenit
56.2 të Konventës. Neni 5. – Raporti me Konventën Palët e larta në
marrëveshje konsiderojnë dispozitat e Neneve 1, 2, 3 dhe 4 të këtij
Protokolli si nene plotësuese të Konventës dhe që të gjitha dispozitat e
Konventës do të zbatohen në pajtim me to. Neni 6. – Nënshkrimi dhe
ratifikimi Ky Protokoll do të jetë i hapur për nënshkrim të anëtarëve të
Këshillit Evropian të cilët janë nënshkrues të Konventës. Protokolli i
nënshtrohet ratifikimit me rastin, apo pas ratifikimit të Konventës. Hyn në
fuqi pas paraqitjes së dhjetë dokumenteve mbi ratifikimin. Për secilin
nënshkrues që e ratifikojnë pas, Protokolli hyn në fuqi në ditën e
paraqitjes së dokumentit të tij mbi ratifikimin. Dokumentet mbi ratifikimin
paraqiten tek Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, i cili do të
njoftojë të gjithë anëtarët me emrat e shteteve që kanë ratifikuar
Protokollin. Hartuar në Paris më 20 mars 1952, në gjuhën angleze dhe
franceze, duke u pajtuar që të dy tekstet janë mbizotëruese në nivelin e
njëjtë, me njërin version që do të ruhet në arkivin e Këshillit Evropian.
Sekretari i Përgjithshëm do t’i dërgojë procesverbalet e vërtetuara secilës
qeveri nënshkruese. /Protokoli 4 mbi sigurimin e të drejtave dhe
lirive të caktuara përveç atyre të përfshira në Konventë dhe
Protokollin e Parë Qeveritë nënshkruese të këtij Protokolli, anëtare të
Këshillit Evropian, të vendosura të ndërmarrin masat e nevojshme për të
siguruar bashkërisht realizimin e të drejtave dhe lirive të caktuara përveç
atyre që janë tanimë të përfshira në pjesën I të Konventës për mbrojtjen
e të drejtave njerëzore dhe lirive themelore, të nënshkruar në Romë më 4
nëntor 1950 (më tej: “Konventa”) dhe në nenet 1 deri në 3 të Protokollit
të Parë me Konventën, të nënshkruar në Paris më 20 mars 1952, janë
marrë vesh me sa vijon: Neni. – Ndalimi i burgosjes për obligime
Askush nuk mund të privohet nga liria vetëm në bazë të paaftësisë për të
plotësuar obligimin me kontratë. Neni 2. – Liria e lëvizjes 1. Secili që
ligjërisht gjendet në hapësirën e një shteti ka të drejtë në liri të lëvizjes
dhe zgjedhje të lirë të vendqëndrimit të tij në atë hapësirë. 2. Secili është
147.
145
i lirë tëlëshojë secilin vend, duke përfshirë edhe vendin e tij. 3. Nuk
mund të vendosen kurrfarë kufizimesh në realizimin e atyre të drejtave,
përveç atyre që janë në pajtim me ligjin dhe që në shoqëri demokratike
janë të nevojshme për shkak të interesave të sigurisë shtetërore apo
rendit dhe qetësisë publike, për mbajtjen e rendit publik, për ndalimin e
krimit, për mbrojtjen e shëndetit apo moralit ose për mbrojtjen e të
drejtave dhe lirive të tjetrit. 4. të drejtat e përcaktuara në pikën 1
gjithashtu mund t’i nënshtrohen, në hapësira të caktuara, kufizimeve të
përcaktuara në pajtim me ligjin dhe të arsyetueshme për shkak të
mbrojtjes së interesave të përgjithshëm në shoqërinë demokratike. Neni
3. – Ndalimi i dëbimit të shtetasve të vet 1. Askush nuk mund të
dëbohet me masa individuale apo kolektive, nga hapësira e shtetit në të
cilin është nënshtetas. 2. Askush nuk mund të privohet nga e drejta e
hyrjes në shtetin nënshtetas i të cilit është. Neni 4. – Ndalimi i dëbimit
kolektiv të të huajve Dëbimi kolektiv i të huajve është i ndaluar. Neni
5. – Zbatimi territorial 1. Secila palë e lartë nënshkruese mund t’i
dorëzojë, me rastin e nënshkrimit apo ratifikimit, apo në një kohë më të
vonshme, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Evropian deklaratën mbi
masën në të cilën obligohet të zbatojë dispozitat e këtij Protokolli në
hapësirat e dhëna në deklaratë, për të cilat është përgjegjëse në
marrëdhënie ndërkombëtare. 2. Secila palë e lartë nënshkruese e cila ka
dorëzuar deklaratën në kuptimin e pikës paraprake mund të dorëzojë një
deklaratë të re me të cilën ndryshon kushtet e deklaratës së mëparshme
apo deklaron që ndalon zbatimin e dispozitave të këtij Protokolli në raport
me cilëndo hapësirë. 3. Deklarata e dhënë në pajtim me këtë Nen vlen si
të ishte e dhënë me pikën 1 të Nenit 56 të Konventës. 4. Hapësira e
cilitdo shtet në të cilët zbatohet ky Protokoll në bazë të ratifikimit apo
pranimit të atij shteti, dhe secila hapësirë në të cilën zbatohet ky Protokoll
në bazë të deklaratës së atij shteti të dhënë në bazë të këtij Neni mund të
konsiderohet e mbuluar me qëllim të mbulimit të hapësirës së ndonjë
shteti në nenet 2, 3 dhe 5. Secili shtet që ka dhënë deklaratën në pajtim
me pikën 1 ose 2 të këtij Neni mundet, në çfarëdo kohe të mëvonshme,
në emër të një apo më shumë hapësira me të cilat merret deklarata, të
deklarojë që pranon autoritetin e Gjykatës për të pranuar kërkesat e
individëve, organizatave joqeveritare apo grupeve të individëve, siç është
parashikuar me nenin 34 të Konventës në aspektin e gjithë neneve prej 1
deri në 4 të atij Protokolli. Neni 6. – Raporti me Konventën 1. Palët e
larta nënshkruese konsiderojnë dispozitat e neneve 1 deri në 5 të këtij
Protokolli si nene plotësuese të Konventës dhe të gjitha dispozitat e
Konventës do të zbatohen në pajtim me to. 2. Megjithatë, e drejta e
individit për ngritjen e akuzave individuale është e pranuar me deklaratën
në bazë të nenit 25 të Konventës apo pranimit të ligjshmërisë obligative
të Gjykatës me deklaratën në bazë të Nenit 46 të Konventës nuk ka të
148.
146
bëjë me këtëProtokoll, përveç nëse pala e lartë nënshkruese në fjalë ka
dhënë deklaratën që pranon të drejtën e këtillë apo ligjshmërinë e tillë,
për të gjitha nenet prej 1 deri në 4 të këtij Protokolli, apo për disa prej
tyre. Neni 7. – Nënshkrimi dhe ratifikimi 1. Ky Protokoll do të jetë i
hapur për nënshkrim të anëtarëve të Këshillit Evropian të cilët janë
nënshkrues të Konventës. Protokolli i nënshtrohet ratifikimit me rastin,
apo pas ratifikimit të Konventës. Hyn në fuqi pas paraqitjes së pesë
dokumenteve mbi ratifikimin. Për secilin nënshkrues që e ratifikojnë pas,
Protokolli hyn në fuqi në ditën e paraqitjes së dokumentit të tij mbi
ratifikimin. 2. Dokumentet mbi ratifikimin paraqiten tek Sekretari i
Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, i cili do të njoftojë të gjithë anëtarët
me emrat e shteteve që kanë ratifikuar Protokollin. Duke vërtetuar që
nënshkruesit, të autorizuar, kanë nënshkruar këtë Protokoll. Hartuar në
Strasburg më 16 shtator 1963, në gjuhën angleze dhe franceze, duke u
pajtuar që të dy tekstet janë mbizotëruese në nivelin e njëjtë, me njërin
version që do të ruhet në arkivin e Këshillit Evropian. Sekretati i
Përgjithshëm do t’i dërgojë procesverbalet e vërtetuara secilës qeveri
nënshkruese. /Protokolli 6 mbi heqjen e dënimit me vdekje. Shtetet
anëtare të Këshillit Evropian, nënshkruese të këtij Protokolli me
Konventën mbi Mbrojtjen e të Drejtave Njerëzore dhe lirive themelore të
nënshkruar në Romë më 4 nëntor 1950 (më tej: Konventa), duke marrë
parasysh që ndryshimet që kanë ndodhur në shumë shtete anëtare të
Këshillit Evropian shprehin një tendencë të përgjithshme drejt heqjes së
dënimit me vdekje, janë pajtuar me sa vijon: Neni 1. – Heqja e dënimit
me vdekje. Hiqet dënimi me vdekje. Askush nuk mund të dënohet apo të
ekzekutohet me këtë dënim. Neni 2. – Dënimi me vdekje në kohë
lufte Ndonjë shtet mund të parashikojë me ligj dënimin me vdekje për
veprat e kryera në kohë lufte apo në rrezik të drejtpërdrejtë të luftës; një
dënim i tillë mund të jipet vetëm në raste të parashikuara me ligj dhe në
pajtim me dispozitat e atij ligji. Shteti duhet të njoftojë Sekretarin e
Përgjithshëm të Këshillit të Evropës me dispozitat relevante të atij ligji.
Neni 3. – Ndalimi i heqjes Dispozitat e këtij Protokolli nuk mund të
derogohen në bazë të nenit 15 të Konventës. Neni 4. – Ndalimi i
rezervave Rezervat në bazë të nenit 57 të Konventës nuk mund të bëhen
në dispozitat të këtij Protokolli. Neni 5. – Zbatimi territorial 1. Secili
shtet, në rastin e nënshkrimit apo paraqitjes së dokumentit për ratifikim,
pranim apo miratim, mund të njoftojë mbi hapësirën apo hapësirat në të
cilat do të zbatohet ky Protokoll. 2. Secili shtet mundet, në një moment të
mëvonshëm, me deklaratë për Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të
Evropës, të zgjerojë zbatimin e këtij Protokolli për të përfshirë cilëndo
hapësirë të theksuar në atë deklarim. Në raport me atë hapësirë, ky
Protokoll hyn në fuqi në ditën e parë të muajit vijues pas ditës kur
Sekretari i Përgjithshëm ka pranuar një deklarim të tillë. 3. Secila
149.
147
deklaratë e dhënënë bazë të dy pikave paraprake në aspektin e cilësdo
hapësirë të theksuar në atë lloj deklarate mund të tërhiqet me një njoftim
të dhënë para Sekretarit të Përgjithshëm. Tërheqja hyn në fuqi në ditën e
parë të muajit vijues pas ditës kur Sekretari i Përgjithshëm ka pranuar një
njoftim të tillë. Neni 6. – Raporti ndaj Konventës Shtetet anëtare i
kuptojnë dispozitat e Neneve 1 deri në 5 të Protokollit si nene plotësuese
të Konventës, si dhe që gjitha dispozitat e Konventës do të zbatohen në
pajtim me të. Neni 7. – Nënshkrimi dhe ratifikimi Ky Protokoll do të
jetë i hapur për nënshkrim të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës,
nënshkrues të Konventës. Protokolli i nënshtrohet ratifikimit, pranimit apo
miratimit. Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nuk mund të ratifikojnë,
pranojnë apo miratojnë këtë Protokoll nëse njëkohësisht nuk ratifikojnë
Konventën. Dokumentet mbi ratifikimin, pranimin apo miratimin paraqiten
tek Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Neni 8. – Hyrja në
fuqi 1. Ky Protokoll hyn në fuqi ditën e parë të muajit vijues prej datës
kur pesë shtete anëtare të Këshillit të Evropës kanë shprehur pajtimin e
tyre që të jenë të lidhur me këtë Protokoll në pajtim me dispozitat e nenit
7. 2. Për secilin shtet anëtar i cili në plotësim shpreh pajtimin e tij që të
lidhet me këtë Protokoll, Protokolli hyn në fuqi në ditën e parë të muajit
vijues pas ditës së paraqitjes së dokumenteve mbi ratifikimin, pranimin
apo miratimin. Neni 9. – Funksionet e depozituesit Sekretari i
Përgjithshëm i Këshillit të Evropës do t’i njoftojë shteteve anëtare të
Këshillit: a) secilin nënshkrim; b) secilin dokument të paraqitur mbi
ratifikimin, pranimin apo miratimin; c) secilën datë të hyrjes në fuqi të
këtij Protokolli në pajtim me nenet 5 dhe 8; d) çfarëdo akti, njoftimi apo
lajmërimi që ka të bëjë me këtë Protokoll. Hartuar në Strasburg më 28
prill 1983, në gjuhën angleze dhe frënge, duke pranuar që të dyja
versionet janë mbizotëruese, në një ekzemplar që do të ruhet në arkivin e
Këshillit të Evropës. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Evropian do t’i
paraqesë kopjet e vërtetuara të këtij Protokolli secilit shtet anëtar të
Këshillit Evropian. /Protokolli 7 me Konventën për mbrojtjen e të
drejtave njerëzore dhe lirive themelore Shtetet anëtare të Këshillit
Evropian, nënshkrues të këtij Protokolli, të vendosura që të ndërmarrin
masa të mëtutjeshme për të siguruar bashkërisht realizimin e të drejtave
dhe lirive të caktuara me anë të Konventës për mbrojtjen e të drejtave
dhe lirive themelore njerëzore, të nënshkruar në Romë më 4 nëntor 1950
(më tutje: Konventa), janë pajtuar me sa vijon: Neni 1. – Garancitë
procedurale në aspektin e dëbimit të të huajve 1. I huaji i cili
qëndron ligjërisht në hapësirat e një shteti nuk mund të dëbohet nga ai
shtet, përveç për shkak të zbatimit të një vendimi të marrur në pajtim me
ligjin, si dhe në këtë rast ai duhet të ketë mundësi të: a) paraqesë arsyet
kundër dëbimit të tij; b) të kërkojë shqyrtim të sërishëm të rastit të tij;
dhe c) në këtë qëllim të jetë i përfaqësuar para organit të autorizuar, ose
150.
148
para personit apopersonave të emëruar nga ai organ. 2. I huaji mund të
dëbohet edhe para realizimit të të drejtave nga pikat 1 a), b) dhe c) të
këtij neni kur dëbimi është bërë i domosdoshëm për shkak të rendit
publik apo i bazuar në arsye të sigurisë shtetërore. Neni 2. – E drejta
ndaj ankesës në lëndët penale 1. Secili i dënuar nga gjykata për vepra
penale ka të drejtë të kërkojë shqyrtim të sërishëm nga një instancë më e
lartë e gjykatës për gjykimin apo dënimin e tij. Realizimi i asaj të drejte,
si dhe arsyet për të cilat mund të ushtrohet një e drejtë e tillë,
rregullohen me ligj. 2. Nga kjo e drejtë, mund të përcaktohen me ligj
edhe përjashtimet për vepra më të lehta penale, apo në raste kur një
personi në shkallën e parë i është gjykuar para gjykatës më të lartë apo
është dënuar me rastin e ankesës kundër vendimit lirues. Neni 3. –
Dëmshpërblimi për gjykimin e gabueshëm Kur një person dënohet
me një gjykim të plotfuqishëm për një vepër penale, dhe vijimisht kur
gjykimi i tillë është anuluar, apo ai person është zhdënuar në bazë të
fakteve të reja apo të gjetura më vonë të cilat vërtetojnë një vendim të
gabueshëm, personi që ka vuajtur dënimin si pasojë e atij gjykimi do të
dëmshpërblehet në pajtim me ligjin apo praktikën e shtetit në fjalë,
përveç nëse vërtetohet që vetë personi është pjesërisht apo plotësisht
përgjegjës për një vërtetim të tillë të vonuar të fakteve të panjohura deri
atëherë. Neni 4. – E drejta për të mos u dënuar apo gjykuar dy
herë për të njëjtën gjë 1. Askush nuk mund të gjykohet e as të dënohet
me procedurë penale të të njëjtit shtet për një vepër penale për të cilën
personi është i liruar po tanimë i dënuar në pajtim me ligjin dhe
procedurën penale të atij shteti. 2. Dispozitat e pikës paraprake nuk
parandalojnë shqyrtimin e sërishëm të rastit në pajtim me ligjin dhe
procedurën penale të shtetit në fjalë nëse ekzistojnë fakte të reja apo të
gjetura rishtas, ose nëse në procedurën e mëhershme ka pasur shkelje të
rëndësishme që kanë mundur të ndikojnë në zgjidhjen e rastit. 3. Ky Nen
nuk mund të derogohet në bazë të Nenit 15 të Konventës. Neni 5. –
Barazia mes bashkëshortëve Bashkëshortët, mes vete dhe në raport
me fëmijët e tyre, gëzojnë të drejta dhe obligime të barabarta të natyrës
së të drejtës private me rastin e hyrjes në martese, gjatë martesës dhe
në rast të ndarjes. Ky nen nuk parandalon shtetet nga ndërmarrja e
masave që janë të nevojshme në interes të fëmijëve. Neni 6. – Zbatimi
territorial 1. Secili shtet, me rastin e nënshkrimit apo paraqitjes së
dokumenteve mbi ratifikimin, pranimin apo miratimin, mund të përcaktojë
hapësirën apo hapësirat në të cilat do të zbatohet ky Protokoll dhe të
deklarojë masën deri në të cilën obligohet që të zbatojë dispozitat e këtij
Protokolli në atë hapësirë apo hapësira. 2. Secili shtet, në cilindo moment
të mëvonshëm, me deklaratë të dhënë para Sekretarit të Përgjithshëm të
Këshillit të Evropës, mund të zgjerojë zbatimin e këtij Protokolli në cilëndo
hapësirë tjetër të dhënë me deklaratë. Në raport me këtë hapësirë,
151.
149
Protokolli hyn nëfuqi në ditën e parë të muajit vijues pas kalimit të afatit
prej dy muajsh nga dita kur Sekretari i Përgjithshëm ka pranuar
deklaratën e tillë. 3. Secila deklaratë e dhënë në bazë të dy pikave
paraprake në aspektin e cilësdo hapësirë të dhënë me atë deklaratë,
mund të tërhiqet apo ndryshohet me një njoftim para Sekretarit të
Përgjithshëm. Tërheqja apo ndryshimi hyjnë në fuqi ditën e parë të muajit
vijues pas kalimit të afatit prej dy muajsh pas datës kur Sekretari i
Përgjithshëm ka marrë një njoftim të tillë. 4 Deklarata e dhënë në pajtim
me këtë Nen vlen si të ishte dhënë në pajtim me Pikën 1 të Nenit 56 të
Konventës. 5. Hapësirat e cilitdo shtet në të cilat zbatohet ky Protokoll në
bazë të ratifikimit, pranimit apo miratimit të atij shteti, si dhe secila
hapësirë në të cilën zbatohen ky Protokoll në bazë të deklaratës së dhënë
nga shteti në bazë të këtij neni, mund të konsiderohen hapësira të
veçanta me qëllim të zbatimit në hapësirat e një shteti në Nenin 1. 6.
Secili shtet që ka dhënë deklaratën në pajtim me pikën 1 ose 2 të këtij
Neni mundet, në një moment të mëvonshëm, në emër të një apo më
huma hapësirave të mbuluar me atë deklaratë, të deklarojë që pranon
autoritetin e Gjykatës për pranimin e kërkesave të individëve,
organizatave joqeveritare apo grupeve të individëve siç është parashikuar
me Nenin 34 të Konventës në pikëvështrimin e neneve 1 deri në 5 të këtij
Protokolli. Neni 7. – Raporti me Konventën 1. Shtetet anëtarë i
kuptojnë dispozitat e neneve 1 deri në 6 të këtij protokolli si nene
plotësuese të Konventës, si dhe që gjitha dispozitat e Konventës do të
zbatohen në pajtim me to. Neni 8. – Nënshkrimi dhe ratifikimi 1. Ky
Protokoll do të jetë i hapur për nënshkrim të shteteve anëtare të Këshillit
të Evropës, nënshkrues të Konventës. Protokolli i nënshtrohet ratifikimit,
pranimit apo miratimit. Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nuk mund
të ratifikojnë, pranojnë apo miratojnë këtë Protokoll nëse njëkohësisht
nuk ratifikojnë Konventën. Dokumentet mbi ratifikimin, pranimin apo
miratimin paraqiten tek Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.
Neni 9. – Hyrja në fuqi 1. Ky Protokoll hyn në fuqi ditën e parë të
muajit vijues prej datës kur shtatë shtete anëtare të Këshillit të Evropës
kanë shprehur pajtimin e tyre që të jenë të lidhur me këtë Protokoll në
pajtim me dispozitat e nenit 8. 2. Për secilin shtet anëtar i cili në plotësim
shpreh pajtimin e tij që të lidhet me këtë Protokoll, Protokolli hyn në fuqi
në ditën e parë të muajit vijues pas ditës së paraqitjes së dokumenteve
mbi ratifikimin, pranimin apo miratimin. Neni 10. - Funksionet e
depozituesit Sekretari i Pëgjithshëm i Këshillit të Evropës do t’i njoftojë
shteteve anëtare të Këshillit: a) secilin nënshkrim; b) secilin dokument të
paraqitur mbi ratifikimin, pranimin apo miratimin; c) secilën datë të
hyrjes në fuqi të këtij Protokolli në pajtim me nenet 6 dhe 9; d) çfarëdo
akti, njoftimi apo lajmërimi që ka të bëjë me këtë Protokoll. Hartuar në
Strasburg më 22 nëntor 1984, në gjuhën angleze dhe frënge, duke
152.
150
pranuar që tëdyja versionet janë mbizotëruese, në një ekzemplar që do
të ruhet në arkivin e Këshillit të Evropës. Sekretari i Përgjithshëm i
Këshillit Evropian do t’i paraqesë kopjet e vërtetuara të këtij Protokolli
secilit shtet anëtar të Këshillit Evropian.
FUNDAMENTALIZMI: Përgjithësisht shpreh qëndrim konzervativ mbi
botën dhe mbi të lëvizjet militante fetare të cilat, duke kundërshtuar
reformat liberale fetare dhe shoqërore, si dhe ndikimit të ideve rivale
religjioze dhe botërore – kërkojnë kthimin e vlerave dhe dogmave të
vjetra fetare, dhe mbi to përpiqen të themelojnë gjithë jetën shoqërore
dhe politike. Fundamentalizmi në burim paraqitet në kornizën e
protestanizmit amerikan në fund të shekullit XIX si reagim ndaj zbulimeve
natyrore-shkencore dhe mbi to, idetë e arsimit liberal, ndërsa emri rrjedh
prej 12 broshurave të autorëve anonimë, të botuar në vitet 1910-1915,
me titullin “Fundamentet” (The Fundamentals). Duke përfaqësuar moralin
e fortë patriarkal dhe një qëndrim të bazuar në interpretimin tekstual të
Biblës, fundamentalizmi krishtëror përdor mediat informative moderne
(ligjëratat televizive – i ashtuquajturi televangjelizëm), dhe organizohet
në lëvizjen e të djathtës së re fetare. Fundamentalizmi gjithashtu
paraqitet në kulturat dhe religjionet tjera, sidomos në shekullin e XX, ku
dallohen fundamentalizmi islamik, hindus dhe hebrenj. Më i përhapuri
ndër ta, fundamentalizmi islam, është paraqitur si reagim ndaj dominimit
global të civilizimit euro-perëndimor, i cili së pari me kolonizim, e më pas
me fitoret izraelite në luftrat kundër arabëve kanë lënduar gjithë botën
muslimane.
GJENOCIDI: "Shkelja e të drejtave në ekzistencë grupeve të tëra të
njerëzve, përmes vrasjeve (homocid), shkurtimin e të drejtave në jetë
qenieve të veçanta njerëzore” (Rezoluta e Kuvendit të Përgjithshëm të
KB, e shpallur në seancën e I të 11 dhjetorit 1946). Origjina e fjalës
gjenocid rrjedh prej fjalës greke “genos” (lindje, popull) dhe asaj latine
“occidere” (të vrasësh); termi është miratuar në seancën e përmendur të
Kuvendit të Përgjithshëm të KB. Me këtë rast, është deklaruar që
gjenocidi “dridh ndërgjegjen njerëzore, i shkakton dëme të mëdha
njerëzimit, i cili pas tij është i proviar nga dobitë kulturore dhe të tjera
nga këto grupe njerëzore, dhe kundërshton kodet morale si dhe frymën e
qëllimet e KB”. Për këtë, qysh në fillim të punës së OKB-së “është
vërtetuar që gjenocidi është krim sipas drejtësisë ndërkombëtare, të cilën
e gjykon bota e civilizuar”, që dënimi i krimit të gjenocidit është çështje e
interesit ndërkombëtar, që “kryesit kryesorë, e ashtu edhe pjesëmarrësit
në atë krim duhet të dënohen, pa marrë parasysh a janë persona privatë,
zyrtarë publikë apo shtetërore, dhe pa marrë parasysh nëse krimi është
kryer për arsye fetare, racore, politike apo çfarëdo arsye tjetër”. Shtetet
153.
151
anëtare ftohen qëtë ndërmarrin masa ligjvënëse me qëllim të
parandalimit dhe dënimit të krimit të gjenocidit, dhe në këtë drejtim
rekomandohet organizimi i bashkëpunimit mes shteteve. Pas dy viteve të
përgatitjes, në seancën e tretë të Kuvendit të Përgjithshëm të KB është
miratuar Konventa e datës 9 dhjetor 1948 mbi parandalimin dhe dënimin
e krimit të gjenocidit. Me këtë rast, është dhënë definicioni i ri i
gjenocidit, i cili trajton edhe veprat që përbëjnë gjenocid: “me qëllim që
plotësisht apo pjesërisht të shkatërrohet ndonjë grup kombëtar, etnik apo
religjioz si i tillë, lëndim i rëndë i integritetit fizik apo psikik i anëtarëve të
atij grupi; nënshtrim i qëllimshëm i grupit ndaj kushteve të jetës që
synojnë shkatërrimin e tij të plotë apo të pjesshëm fizik; masat me qëllim
që të parandalojnë lindjet e reja brenda grupit; kalim i dhunshëm i
fëmijëve prej një grupi në një tjetër”. Me këtë definicion shpjegohet më
qartësisht termi i gjenocidit, gjë që mundëson një luftë më efikase
ndërkombëtare kundër gjenocidit, por njëkohësisht duke përmbajtur
gjitha rreziqet që kanë definicionet me numërim taksativ të veprave, duke
lënë anash ndonjë vepër prej mbulimit apo parashikimit. Ajo që mungon
në Konventë është që nuk pranon qartësisht dispozitat e dhëna me
parimet e Nyrnbergut, që veprimi në bazë të rregulloreve ligjore të
brendshme apo të urdhrave të mbikëqyrësve nuk liron kënd prej fajit.
Përveç nxjerrjes së fajtorëve para gjykatave shtetërore, parashikohet
edhe procedura në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë (pjesërisht) sepse
një instancë e tillë e përgjithshme për gjithë botën nuk mund të ekzistojë.
Është me rëndësi dispozita që për kryesin e veprës së gjenocidit nuk
mund të refuzohet ekstradimi me motivin që në rastin konkret është në
pyetje krimi politik, si dhe dispozita mbi të drejtën e secilës palë në
marrëveshje që të lajmërojë organet përgjegjëse të KB-së me qëllim të
parandalimit dhe luftimit të gjenocidit. Kuptimi i vërtetë i Konventës është
kufizuar me futjen e klauzolës koloniale, pra që nuk ka nevojë të zbatohet
në koloni dhe rezervate të shteteve të caktuara sipas dispozitës që
“kontestet mes palëve kontraktuese në aspektin e interpretimit, zbatimit
apo ekzekutimit të kësaj Konvente, duke nënkuptuar këtu edhe ato që
kanë të bëjnë me përgjegjësinë e një shteti për gjenocid, do të paraqiten
para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me kërkesën e njërës nga
anët në konflikt”. Pra, gjenocidi është veprim që ka për qëllim
shkatërrimin e plotë apo të pjesshëm të një grupi kombëtar, etnik, racor
apo fetar, me vrasje dhe shpërngulje, apo ballafaqim me kushte të tilla
jetësore që çojnë në dobësimin dhe zhdukjen e bazave të tij politike,
shoqërore dhe kulturore, dhe siç u tha, Kuvendi i Përgjithshëm i KB ka
përdorur për herë të parë këtë term në rezolutën e tij të 11 dhjetorit
1946, duke shpallur gjenocidin krim ndërkombëtar.
154.
152
GJEOPOLITIKA: Gjeopolitika ështëdisiplinë e cila thekson që toka në të
cilën jeton një popull dhe në të cilën është i organizuar shteti ka një rol
vendimtar në organizimin e formës politike të shoqërisë dhe udhëheqjes
së politikës shtetërore. Ky kuptim shfaqet në mendimin antik, ndërsa më
vonë në periudhat e reja të historisë, kur disa mendimtarë kanë
shpjeguar historinë, shtetin dhe politikën në bazë të gjeografisë dhe
“mësimit mbi tokën”. Ky përcaktim gjeografik i shtetit dhe politikës fiton
karakter të mësimit sistematik dhe të plotë vetëm në fillim të kohës sonë
në veprat e antropo-gjeografit gjerman Racel dhe atij suedez Kjelen, i cili
ka themeluar gjeopolitikën në bazë të kuptimit mbi “vartshmërinë e
ngjarjeve politike nga baza tokësore”. Në frymën e kuptimeve gjeopolitike
mes shtetit dhe tokës së tij, ekziston një tërësi organike në të cilën forca
vendimmarrëse i përket hapësirës si rend themelor i shpjegimit të “ri” të
shtetit. Përmes organizimit politik të shoqërisë dhe politikës shtetërore,
toka dhe hapësira përcaktojnë edhe fenomene tjera: kulturën nacionale,
karakterin nacional dhe në përgjithësi psikologjinë e popullit, kufijtë
racorë dhe nacionalë, frymën militante dhe pesimiste të popujve, kështu
me radhë. Ndër elementet e tokës të cilat përcaktojnë shtetin dhe
politikën, gjeopolitika paraqet përveç hapësirës edhe vendin e tokës dhe
kufijtë e saj si vlera gjeopolitike themelore. Sa më shumë që politika
kujdeset për këto elemente, aq më “territoriale” është ajo, gjegjësisht më
efikase dhe më reale. Përkundër kësaj, mosnjohja e vlerës politike të
tokës çon në thyerje të politikës shtetërore. Ndër to, rol i veçantë i jipet
hapësirës, për të cilën konsiderohet që priret përherë drejt rritjes së vet
dhe kështu përcakton edhe thelbin e lëvizjeve të shtetit dhe udhëheqjes
së politikës shtetërore. Zhvillimi i shtetit është fakt hapësinor. Sa më i
fuqishëm të jetë organizimi i një shteti, gjeopolitikanët konsiderojnë që aq
më shumë duhet të priret drejt rritjes së hapësirës së tij, si “rritje të
natyrshme e të nevojshme për vetë ekzistencën e tij”. Veprimit të kodeve
hapësinorë i nënshtrohen edhe kufijtë shtetërorë. Shteti duhet të priret të
sigurojë një hapësirë në të cilën do të ketë karakterin e hapësirës së
kufizuar në mënyrë të natyrshme (“individuum gjeografik”). Aty ku nuk
është kështu, duhet të ndodhë lëvizja e kufijve dhe orientimi i politikës në
drejtimin e plotësimit të kësaj kërkese. 2. Kuptimi gjeopolitik mbi
ndërlidhjen e shtetit me tokën, mbi trajtimin e tokës si burim fuqie dhe
përcaktimit të shtetit dhe politikës ka marrë formë përfundimisht absurde
në teoritë gjeopolitike mes dy Luftërave Botërore në Gjermani, kur
gjeopolitika është bërë teoria zyrtare militariste e nacizmit.
Gjeopolitikanët gjermanë i kanë vënë vetes qëllimin që të “bëjnë
ringjalljen e shtetit gjerman në bazën e gjeopolitikës” dhe përgatitjen e
realizimit të dominimit gjerman mbi botën. Në versionin gjerman,
gjeopolitika është “gjeografi e aplikuar politike”, e cila ofron zgjidhje të
gatshme dhe praktike mbi të cilat duhet të mbështetet politika shtetërore
155.
153
për organizimin dhezgjerimin e pushtetit në hapësirë. Gjermania vërtet e
ka bazuar ekspansionin e saj mbi kuptimet gjeopolitike dhe vlerësimeve
të zgjerimit territorial gjatë luftës së dytë botërore. Gjeopolitika është
ngushtë e lidhur edhe me teorinë e racave. Kuptimi i lidhjes së hapësirës
dhe popullit ka çuar në gjeopolitikë, dhe kështu drejt të ashtuquajturës
hapësirë racore. Gjeopolitikanët gjermanë në këtë kuptim insistonin në
hulumtimin e “sintezës së gjakut dhe dheut”, duke theksuar moton "Blut
und Boden", e cila frymëzonte gjermanët me superioritetin racor.
Gjeopolitika është mbështetur edhe në vende tjera, sidomos në Itali dhe
Japoni. Në Itali ajo shërbente për arsyetimin e dominimit mbi hapësirat
përreth detit Adriatik. Gjeopolitikanët japonezë theksonin që kombi
japonez paraqet “shembullin më të mirë të doktrinës së gjeopolitikës”, e
cila synonte dominimin japonez mbi Azi dhe gjithë botën. Gjeopolitika në
kuptimin e saj politik paraqet një teori spekulative gjeografike-fataliste, e
cila i shërbente qëllimeve ekspansioniste dhe militariste të Rajhut
gjerman dhe shteteve tjera imperialiste. Shkencërisht, një teori e tillë
është e gabueshme, sepse është anti-historike, e përcaktuar në mënyrë
abstrake dhe përfundimisht “idealiste”.
GUERILA: Paraqet një mënyrë të veçantë të luftës së armatosur kundër
një armiku zakonisht mbizotërues në numër apo teknikë. Guerila përbëhet
nga mbetjet e ushtrisë së rregullt në territorin e okupuar apo luftëtarët që
rekrutohen mes banorëve civilë në një territor të okupuar. Luftë guerile
bëjnë njësi të vogla, shumë të lëvizshme. Parimisht, nuk llogaritet me
zënien e territorit apo ruajtjen e tij, por sulmojnë befasisht kundërshtarin,
duke synuar që të shkatërrojnë forcën e tij të ashtuquajtur të gjallë,
komunikimet, rezervat materiale etj., duke synuar që të shkaktojnë
shqetësim dhe pasiguri në strukturat e tij. Në luftrat moderne, guerila
bëhet mënyrë gati e pashmangshme e luftimit për atë anë e cila lufton në
tokën e saj, në kushte të pabarabarta. Mbështetja aktive e banorëve
është vendimtare për suksesin e gueriles. Një luftë e suksesshme guerile
me kohë mund të zgjerohet në një luftë të hapur frontale.
THASHETHEMET: Formë ndërpersonale e informimit të njerëzve, në
situata të cilat janë të pasigurta, të papërcaktuara, të dykuptimshme dhe
njëkohësisht shumë të rëndësishme për interesat e shoqërisë dhe
individëve. Thashethemet lindin kur në këto situata mungojnë njoftimet e
plota dhe me kohë nga burimet të cilat janë të besueshme për njerëzit.
Thashethemet dalin prej burimeve të panjohura dhe barten përmes
kanaleve të njoftimit ndërpersonal. Përhapen shumë shpejt dh mund të
shkaktojnë pasoja shumë të dëmshme (shqetësim, psikozë mase, panikë,
furnizime të paarsyeshme dhe të panevojshme, tërheqje të depozitave në
kursime, etj.). Thashethemet mund të jenë të rrejshme dhe të vërteta,
156.
154
ndërsa më sëshpeshti janë pjesërisht të vërteta – sepse zëvendësojnë
apo plotësojnë njoftimin fillestar të saktë, i cili nuk ka qenë i plotë apo ka
pasur mungesa tjera. Thashethemet përdoren edhe si mjete në të
ashtuquajturën luftë psikologjike, për të shkaktuar në mënyrë të
paramenduar dhe të planifikuar shqetësimin e masave dhe mosbesimin në
institucionet zyrtare të shoqërisë dhe politikës. Për këtë, ato duhen
ndaluar dhe luftuar, ndërsa kjo është e mundur vetëm përmes informimit
të plotë, të vërtetë dhe me kohë.
QYTETARI: Qytetari i shtetit është titulli i personit me status politik dhe
ligjor të shtetasit, që ka të bëjë me të drejtën e barabartë të pjesëmarrjes
në udhëheqjen e shtetit, ndërsa në demokracitë moderne përfaqësuese
një e drejtë e tillë shfrytëzohet në mënyrë pasive, duke votuar në
zgjedhjet e organeve të pushtetit, dhe në mënyrë aktive, me të drejtën e
paraqitjes së kandidaturës në zgjedhje për organe pushteti.
PADËGJUESHMËRIA QYTETARE: Formë e veprimit paqësor të
qytetarëve me qëllim të ndërrimit të pushtetit, politikës, ligjit, etj.,
Padëgjueshmëria qytetare mund të manifestohet në mënyrë të hapur, për
shembull kur shkelet me vetëdije ligji që konsiderohet i padrejtë, dhe në
mënyrë anësore, kur për shembull bllokohen rrugët në shenjë proteste
kundër një programi apo veprimi nga pushteti (zvogëlimin e buxhetit për
mbrojtjen sociale, arsim; imponimin e cenzurës e kështu me radhë).
Kundërshtuesi më i njohur që ka vepruar politikisht përmes
padëgjueshmërisë qytetare ka qenë Mahatma Gandi, sipas të cilit stili i
tillë i luftës është quajtur gandizëm.
LUFTA QYTETARE: Luftë e brendshme brenda një shteti mes dy
kundërshtarëve – armiqve qartësisht të përcaktuar dhe të organizuar.
Sipas një organizimi të tillë dhe forcës së luftës, si dhe sipas fuqisë së
anëve në luftime, lufta civile dallohet prej luftrave tjera të ngjashme të
brendshme, siç janë kryengritjet, demonstratat, etj. Këto luftra më të
vogla mund të kalojnë në luftë qytetare apo të ndërpriten. Në luftën
qytetare, që të dyja (apo më shumë) anët anojnë kah ndërtimi pak a
shumë i plotë i një shteti të organizuar. Zakonisht, lufta qytetare bëhet
mes organizimit ekzistues shtetëror dhe anës së rebeluar (ana), e cila
është tanimë aq e fuqishme dhe e organizuar sa që pak a shumë i ngjan
shtetit sepse disponon me një pjesë të territorit në të cilën praktikisht
ushtron pushtetin shtetëror dhe organizon një aparat gati plotësisht efikas
shtetëror. Mund të ndodhë që lufta qytetare të bëhet mes dy
kundërshtarëve të cilët kanë rrëzuar organizimin e mëparshëm shtetëror
dhe ku secila anë organizon formën e vet shtetërore. Varësisht nga
interesat dhe fuqitë e atyre që udhëheqin luftën qytetare kundër shtetit
157.
155
ekzistues, shtetet tjera“pranojnë” anën e rebeluar si anë “luftuese”, që
do të thotë se ajo anë më nuk është vetëm rebel i thjeshtë i
jashtëligjshëm, por subjekt i cili ka të drejtë të njihet edhe nga vetë shteti
kundër të cilit lufton si anë në luftime dhe të zbatojë në të rregullat
ndërkombëtare të luftës të cilat mbrojnë interesat e asaj ane. Lufta
qytetare është pasojë e konflikteve të ashpra të interesave të forcave të
fuqishme shoqërore, apo grupeve të tilla. Konflikti i interesave mund të
jetë me bazë klasore (revolucion në formë të luftës civile) si dhe në atë
nacionale (luftë e kombit të nënshtruar kundër atij në pushtet), fetare,
politike, ekonomike dhe baza tjera. Lufta qytetare përfundon me fitoren e
njërës anë, pas së cilës përsëri vendoset qenësia e shtetit, ose përfundon
me ndarjen e shtetit në dy apo më shumë pjesë. Shpesh ndodh edhe
ndërhyrja nga jashtë në luftën qytetare, duke i ndihmuar njërës anë në
të, gjë që mund të çojë në bashkimin e një pjesë apo gjithë shtetit me
shtetin i cili ka ndërhyrë prej së jashtmi ose mund të çojë në nënshtrimin
e kësaj pjese në një mënyrë tjetër. Luftrat qytetare janë shpesh shumë
më të përgjakshme dhe të paturpshme sesa luftrat mes shteteve, përveç
që i shmangen nënshtrimit ndaj drejtësisë luftarake dhe lënë pasoja të
rënda pas tyre. Megjithatë, në raste të caktuara, përveç anëve negative,
luftrat civile mund të kenë edhe anë të mira – kur një komb aq dukshëm i
nënshtruar lirohet dhe më në fund themelon shtetin e vet.
TRIBUNALI I HAGËS (Gjykata Ndërkombëtare për shkeljet e rënda të së
drejtës humanitare ndërkombëtare në hapësirat e Ish-Jugosllavisë prej
vitit 1991): 1) Me Rezolutën 808 (1993) me datë 22.II 1993,
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka parashikuar
“themelimin e tribunalit ndërkombëtar për ndjekjen e personave
përgjegjës për shkeljet e rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare,
të kryera në hapësirat e Ish-Jugosllavisë, prej vitit 1991 e tutje".
Sekretari i Përgjithshëm i KB-së është përgjegjës për përgatitjen gjegjëse
të propozimeve për zbatimin e kësaj rezolute. Duke vepruar në pajtim me
këtë kërkesë, Sekretari i Përgjithshëm i ka paraqitur Këshillit raportin e
datës 3 maj 1993, të hartuar në bazë të propozimeve të ndryshme të
mbledhura ndërkohë dhe mendimeve të shteteve të ndryshme të
anëtarëve të Këshillit. Bashkë me raportin, është paraqitur edhe Draft
Statuti i një Gjykate të tillë, të cilin e ka hartuar komisioni ekspert.
Këshilli i Sigurimit, me Rezolutën 827 (1993) më 25.05.1993, pranoi
raportin dhe Statutin e Gjykatës, dhe vendosi të themelojë gjykatën e cila
mori titullin zyrtar "Tribunali Ndërkombëtar për ndjekjen e personave që
janë përgjegjës për shkeljet e rënda të së drejtës humanitare
ndërkombëtare në hapësirën e Ish-Jugosllavisë mes datës 1 janar 1991
dhe ditës të cilën do ta përcaktojë Këshilli i Sigurimit pas vendosjes së
paqes së sërishme" - International Tribunal for the Prosecution of Persons
158.
156
Responsible for SeriousViolations of International Humanitarian Law
Committed in the Territory of Former Yugoslavia since 1991. Titullin
"tribunal" e ka marrë prej traditës ligjore franceze, sipas së cilës, organet
gjyqësore të vendosura në një objekt të cilat përfshijnë organe gjykuese
(adjukative) – cour-gjykatore, si dhe zyrën e Prokurorit publik (procureur
de la Republique). Mirëpo, për kuptimin tonë, termi “gjykatë” përgjigjet
më shumë. Kështu, Rezoluta 827 e Këshillit të Sigurimit, ka vendosur
për herë të parë, pas gjykimeve të njohura kundër keqbërësve të luftës
së dytë botërore, të ashtuquajtur proceset e Nirnbergut apo edhe Tokios,
bazën ligjore për veprimin e një gjykate ndërkombëtare. Me këtë është
bërë një hap shumë i madh ligjor. Funksioni i gjykatës, sidomos në
drejtësinë penale e cila është forma më e theksuar e monopolit shtetëror
të dhunës, është një ndër elementet themelore të sovranitetit shtetëror.
Kështu, një sipërmarrje e tillë në kuptimin qenësor është kufizim i
sovranitetit të shtetit, dhe në vijën e skajshme, nënshtrim i pushtetit
shtetëror ndaj vullnetit të jashtëm politik.
***
Teksti i Rezolutës 827, të miratuar nga Këshilli i Sigurimit në seancën
e tij të 3217 më 25 maj 1993. /"Këshilli i Sigurimit, duke vërtetuar sërisht
Rezolutën e tij 713 (1991) dhe gjitha rezolutat tjera relevante të
mëvonshme, duke shqyrtuar raportin e Sekretarit të Përgjithshëm (S/25704
dhe shtojca 1) në pajtim me paragrafin 2 të Rezolutës 808 (1993), edhe një
herë duke theksuar shqetësimin e këtij Këshilli për shkak të njoftimeve të
vazhdueshme mbi shkeljet e gjera dhe flagrante të së drejtës humanitare
ndërkombëtare që zënë vend në territorin e Ish-Jugosllavisë, e sidomos në
Republikën e Bosnjës e Hercegovinës, duke përfshirë raportet mbi vrasjet
masive, mbylljen dhe dhunimin e organizuar dhe sistematik masiv të
femrave, mbi vazhdimësinë e “spastrimit etnik”, duke përfshirë edhe atë me
qëllim të furnizimit dhe mbajtjes së territoreve, duke theksuar që një situatë
e tillë vazhdon të paraqesë kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,
i vendosur që t’i dalë përpara këtyre krimeve dhe të ndërmarrë masa të
plotfuqishme për nxjerrjen e personave përgjegjës për këto krime para
drejtësisë, i bindur që në rrethanat e tashme në ish-Jugosllavi, themelimi i
Tribunalit ndërkombëtar si masë ad hoc e Këshillit, dhe ndjekja penale e
personave përgjegjës për shkeljet serioze të së drejtës humanitare
ndërkombëtare, do të mundësojë arritjen e këtij caku dhe të kontribuojë në
vendosjen e sërishme dhe mbajtjen e paqes; duke besuar që themelimi i
Tribunalit Ndëkombëtar dhe ndjekja penale e personave përgjegjës për
shkeljet e lartpërmendura të së drejtës humanitare ndërkombëtare do të
kontribuojë që të sigurohet ndalimi dhe kufizimi i plotfuqishëm i këtyre
shkeljeve, duke përshëndetur përpjekjet e deritanishme, i rekomandon Nën-
159.
157
Presidentit të KomitetitNdërkombëtar për ish-Jugosllavinë themelimin e këtij
Tribunali (S/25221), përsëri duke vërtetuar në këtë kuptim vendimin e tij
nga Rezoluta 808 (1993) që të themelohet tribunali ndërkombëtar për
ndjekjen penale të personave përgjegjës për shkelje serioze të së drejtës
humanitare ndërkombëtare të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë prej
1991, duke mbajtur qëndrimin që me emërimin e Prokurorit të Tribunalit
Ndërkombëtar, Komisioni Profesional i themeluar në pajtim me Rezolutën
780 (1992) duhet të vazhdojë urgjentisht mbledhjen e informatave në lidhje
me faktet mbi shkeljet e rënda të Konventës së Gjenevës dhe shkeljeve tjera
të së drejtës humanitare ndërkombëtare siç është propozuar në raportin e tij
të përkohshëm (S/25274), duke vepruar sipas Kapitullit të VII të Kartës së
Kombeve të Bashkuara, miraton raportin e sekretarit të përgjithshëm;
vendos sipas kësaj që të themelojë Tribunalin Ndërkombëtar me qëllim të
veçantë ndjekjen penale të personave përgjegjës për shkeljet serioze të së
drejtës humanitare ndërkombëtare të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë
mes 1 janarit 1991 dhe datës të cilën e përcakton Këshilli i sigurimit pas
vendosjes së sërishme të paqes, si dhe në këtë kuptim, vendos të miratojë
Statutin e Tribunalit Ndërkombëtar të bashkangjitur me raportin e
lartpërmendur; kërkon që sekretari i përgjithshëm pas emërimit të tyre, t’i
paraqesë para gjyqtarëve të Tribunalit Ndërkombëtar të gjitha propozimet e
shteteve anëtare mbi rregullat e veprimit dhe procedurës së dëshmimit të
kërkuar në Nenin 15 të Statutit të Tribunalit Ndërkombëtar; vendos që
gjitha shtetet duhet të bashkëpunojnë plotësisht me Tribunalin
Ndërkombëtar dhe organet e tij në pajtim me Rezolutën e sotme dhe
Statutin e Tribunalit Ndërkombëtar, dhe si pasojë, të gjitha shtetet duhet të
ndërmarrin gjitha masat e nevojshme sipas ligjeve të tyre shtetërore me
qëllim të zbatimit të dispozitave të kësaj Rezolute dhe Statutit, duke
përfshirë obligimin e shteteve që t’i nënshtrohen kërkesave për mbështetje
apo mandateve të lëshuara nga Dhoma e Gjykatës sipas nenit 29 të Statutit;
inkurajon shtetet dhe organizatat ndër-qeveritare dhe joqeveritare që të
kontribuojnë me mjete financiare, pajisje dhe shërbime në Tribunalin
Ndërkombëtar, duke përfshirë edhe dhënien në dispozicion të personelit
profesional për Tribunalin; vendos që vendndodhja e selisë së Tribunalit si
lëndë e marrëveshjes gjegjëse mes Kombeve të bashkuara dhe Holandës
është e pranueshme për Këshillin, dhe që Tribunali Ndërkombëtar mund të
mbajë punimet e tij në vende tjera nëse kjo konsiderohet si e nevojshme për
ekzekutimin e funksioneve të tij; vendos, gjithashtu, që puna e Tribunalit
Ndërkombëtar duhet të vazhdojë pa paragjykime ndaj viktimave që
kërkojnë, përmes mjeteve gjegjëse, kompensimin e dëmeve që kanë
ndodhur si pasojë e shkeljeve të së drejtës humanitare ndërkombëtare;
kërkon që Sekretari i Përgjithshëm të zbatojë urgjentisht këtë Rezolutë dhe
që të hartojë rregullimet praktike për aktivitetin e plotfuqishëm të Tribunalit
Ndërkombëtar në një periudhë sa më të shkurtë, si dhe ta informojë
160.
158
Këshillin kohë paskohe; vendos që të mbetet i angazhuar aktivisht në lidhje
me këtë".
HEGJEMONIA: Raport mbizotërues politik apo shoqëror i një grupi
shoqëror, organizate politike apo institucioni, kombi apo shteti në raport
me të tjerat, që mund të jetë i vendosur ligjërisht apo fizikisht, në
situatën në të cilën proklamohet qenësia dhe barazia formale e të
gjithëve. Për dallim nga termet tjera të fuqisë dhe pushtetit të
institucionalizuar, hegjemonia është formë më difuze dhe më pak
specifike e mbizotërimit, që përshtatet me situatat e ndryshme sociale
dhe politike. Në këtë masë ajo është shpesh shprehje e kërkesës me ton
ideologjik për udhëheqje për shkak të rrezikut prej taborit kundërshtar
armik.
LUFTA E FTOHTË: Gjendje në marrëdhënie mes shteteve apo grupeve të
shteteve, të cilat karakterizohen me prekje minimale të ndërsjellë,
mosbesim, tensione dhe armiqësi, por edhe me mbajtje të lidhjeve
diplomatike dhe mungesë të konfliktit direkt të armatosur. Nuk është e
qartë nëse lufta e ftohtë është tanimë term gjenerik apo qëndron vetëm
për marrëdhëniet mes dy blloqeve të shteteve, të udhëhequra nga BRSS-
ja dhe SHBA-të, në periudhën mes 1947 e 1962. Në këtë kuptim, lufta e
ftohtë ka qenë pasojë e konfliktit të interesave mes ish-anëtarëve
kryesorë të koalicionit antihitlerian, të theksuar me arsye ideologjike.
Përveç incidenteve individuale, kundërshtarët kryesorë asnjëherë nuk
kanë hyrë në konflikt ushtarak, por megjithatë kanë zhvilluar dhe
perfeksionuar metodat e kundërshtimit përmes forcave që kanë sforcuar
në vende tjera, ose përmes propagandës dhe veprimtarisë subversive (e
quajtur luftë speciale). Konsiderohet që arsyeja kryesore për qëndrimin e
konfliktit brenda kufijve të luftës së ftohtë ka qenë frika nga lufta
bërthamore. Krizat e mëdha kanë treguar që këta kufij janë të pasigurtë
dhe të rrezikshëm, dhe kështu gjatë dekadës së shtatë të shekullit XX
fillon procesi i sprapsjes (“detant”). Me rënien e Murit të Berlinit, e para
saj edhe me copëtimin e BRSS-së formalisht nuk kishte më nevojë për
politikën e luftës së ftohtë, nuk është ndalur “nevoja” për luftën e tillë,
thjesht për shkak se ende ekzistojnë shtete me rregullime të ndryshme
politike, shpesh të kundërshtueshme (Koreja Veriore dhe Jugore, psh.),
me nivele të ndryshme të zhvillimit ekonomik, me pretendime të
ndryshme për dominim në një rajon, në një kontinent apo në gjithë
njerëzimin.
JUNTA: Organi më i lartë i pushtetit pas grushtshtetit apo puçit. Duke
marrë parasysh strukturën, juntat mund të jenë civile, ushtarake apo të
kombinuara, të përbëra prej civilëve dhe personaliteteve ushtarake. Më së
161.
159
shpeshti përbëhen prejoficerëve të lartë. Juntat marrin pushtetin me
dhunë në shtetet e munduara nga krizat shoqërore-ekonomike dhe
politike, pa tradita demokratike. Nëse nuk ndërmerren masa efikase për
zgjidhjen e problemeve sociale të grumbulluara, këto junta bëhen viktima
të juntave të reja apo edhe kryengritjes së përgjithshme të popullit.
IMIGRIMI: Vendosje e një numri më të madh të të huajve në një shtet.
Sipas rasteve, dallojmë imigrimin politik, ekonomik dhe imigrimin që
shkaktohet nga një numër faktorësh, duke përfshirë jostabilitetin
shoqëror të shkaktuar nga lufta, katastrofat natyrore dhe rrethana tjera
të jashtëzakonshme. Në aspektin e kohëzgjatjes së vendosjes, dallojmë
atë të përkohshëm, i cili zakonisht është i lidhur me mundësitë e
punësimit dhe nuk përfshin ndërrimin e shtetësisë, dhe imigrimin e
përhershëm, i cili përcillet me kërkesën e imigrantëve për qëndrim të
zgjatur dhe ndërrim të shtetësisë. Numri i madh i imigrantëve ilegalë në
vendet e zhvilluara është një prej shkaqeve kryesore të vënies së
politikave restriktive imigruese dhe mbikëqyrjes së përforcuar në kufij.
IMUNITETI: E drejta, gjegjësisht privilegji i individëve që të jenë të
përjashtuar nga zbatimi i rregullave të caktuara ligjore të cilat zbatohen
rregullisht në personat tjerë. Historikisht, imuniteti ka lindur prej formës
së papërgjegjësisë së monarkëve, gjegjësisht shefave të shteteve tash.
Papërgjegjësia ka qenë edhe politike edhe penale. Sot, në kohët
parlamentare, shefi i shtetit është përsëri politikisht i papërgjegjshëm:
për veprat e tij mbajnë përgjegjësinë politike ministrat përgjegjës, në
parim, ministra të cilët nënshkruajnë aktet e tij. Sot, papërgjegjësia e
shefit të shtetit në republikën e sotme parimisht ekziston vetëm për
veprat minore penale, derisa nuk ekziston në lidhje me vepra më të
mëdha (p.sh. tradhtia). Forma më e rëndësishme e imunitetit është
imuniteti parlamentar.
INDOKTRINIMI: Përpjekje e organizuar pak a shumë intensive që
individi apo popullata e gjerë të përvetësojë formatin e mendimit dhe
standardet ideologjike (vlerat, besimet, normat) të një organizate
formale, më së shpeshti politike ose fetare. Indoktrinimi është element i
rëndësishëm i pushtetit dhe luftës për pushtet apo autoritet shpirtëror,
ndërsa në anën tjetër është formë shumë efikase e përkushtimit apo
orientimit të një njeriu prej një subjekti të pavarur në një njësi me të
cilën manipulohet në drejtimin e dëshiruar. Indoktrinimi përfshin teknikat
e bindjes dhe imobilizimit të raportit kritik, ndërsa zbatohet me një
kombinim teknikash mësimi, sugjestionimi, presioni grupor dhe
përzgjedhjes së informatave.
162.
160
INKRIMINIMI: Inkriminimi përgjithësishtnënkupton akuzimin për një
vepër penale apo për një faj. Në të drejtën penale, inkriminimi është
përcaktimi me ligj i veprave të rrezikshme për shoqërinë të cilat dënohen
si vepra penale. Llojet e veprave të rrezikshme për shoqërinë që do të
jenë lëndë e inkriminimit janë çështje e politikës penale shtetërore. Duke
marrë parasysh që disa vepra të rrezikshme në realitet shfaqen me
karakteristika të ndryshme konkrete (në pikëvështrimin e mënyrës së
kryerjes, pasojave, etj.) me rastin e inkriminimit bëhet përgjithësimi i
tyre, kështu që vepra gjegjëse penale e parashikuar me ligj paraqet një
abstraktim me të cilin në rastin e akuzimit, gjegjësisht shpalljes së
vendimit mund të trajtohen rastet konkrete. Me rastin e inkriminimit,
përcaktohet edhe sanksioni penal që do të ushtrohet ndaj kryesit, dhe atë
në masën që sipas vlerësimit të ligjvënësit i përgjigjet dënimit.
IRREDENTIZMI: Qëndrimi që shteti i cili ka një pakicë kombëtare në
shtetin tjetër ka të drejtë t’ia bashkojë vetës atë, bile edhe me dhunë. Në
kushtet e sotme, irredentizmi mund të çojë në luftëra dhe për këtë me të
drejtën ndërkombëtare rekomandohet që kundërshtitë e tilla të zgjidhen
me mënyra paqësore, e jo me dhunë.
SHPËRLARJA E TRURIT: Teknikë monstruoze e “riedukimit” të
dhunshëm të të burgosurve, më së shpeshti kundërshtarëve politikë dhe
intelektualëve me orientime liberale, që është karakteristike për regjimet
totalitare. Quhet edhe terror i ideve, budallallosje politike, etj. Në
komunizëm është zbatuar në dy variante: a) nxjerrjen e dhunshme të
pranimit nga personi i pafajshëm për krimin kundër popullit ose shtetit
dhe b) bindje e dhunshme e personit që të pranojë idetë dhe qëndrimet
komuniste. Regjimet komuniste evropiane kanë qenë të prirur kah
pranimi i dhunshëm përmes indoktrinimit marksist, ndërsa ato kineze kah
transformimi ideologjik që çon në pranim. Mëtej, në Evropë këto vepra
zbatoheshin në individë, në persona të akuzuat për vepra të
ashtuquajtura të rënda politike, ndërsa në Kinë është zbatuar në grupe të
vogla të “vullnetarëve” që kanë pasur emrin zyrtar “studentë”. Masat e
zakonshme që janë zbatuar në të dyja rastet kanë qenë: a) kontrollimi i
plotë i sjelljes, b) kufizimi i informimit mbi arsyet e mbylljes, c) izolim i
rreptë prej botës së jashtme, me informata të parregullta dhe jo të plota
mbi familjen, d) keqtrajtime ditore fizike dhe psikike, e) lodhje fizike, f)
poshtërimi dhe g) nxjerrja e dhunshme e pranimit të fajit. Qëllimi i
teknikës së shpërlarjes së trurit është shlyerja e dallimit mes fajit dhe
pafajësisë, gjegjësisht mes fakteve dhe imagjinatës. Individi, në një
moment të caktuar “sinqerisht” pranon fajin, ose sepse nuk është më në
gjendje të gjykojë në mënyrë racionale dhe t’i kundërshtojë akuzat e
rrejshme, ose sepse dëshiron të lirohet nga vuajtjet. Pjesë përbërëse të
163.
161
këtij ndryshimi janë:a) identifikimi me një hetues më pak brutal të
burgut si pasojë e izolimit nga bota e jashtme, b) zvogëlimi i aftësive
intelektuale si pasojë e lodhjes fizike dhe mentale, c) zvogëlimi i aftësisë
së gjetjes në hapësirë e kohë si pasojë e privimit të ndjenjave, d) rritje e
sugjestionimit si pasojë e imponimit të përhershëm të fajit, e) shkatërrimi
i vetëbesimit dhe paraqitje e ndjenjës së fajit, f) shprehje të
pakontrolluara të emocioneve si pasojë e dhimbjes, frikës apo hidhërimit,
si dhe g) ndjenja e frikës nga vdekja dhe shpresa e njëkohshme për
ndërprerjen e dhimbjes (metoda e shkopit dhe karrotës). Ekspozimi ndaj
vuajtjes trupore dhe mendore, humbja e vetëbesimit dhe vartshmëria
ndaj aparatit represiv kanë lënë gjurmë të thella dhe të gjata në gjithë të
burgosurit, shumë prej të cilëve kanë parë daljen vetëm në vetëvrasje.
Edhe pse kjo metodë është parësisht e lidhur me regjimet totalitare, edhe
në sistemet tjera më liberale shtetërore ka raste kur janë prirur ndaj saj,
por kjo kryesisht është lidhur me keqpërdorimin e të drejtave policore dhe
të strukturave në burgje.
INTEGRITETI: Integriteti është shprehje e cila parësisht ka të bëjë me
sferën fizike dhe morale të personalitetit njerëzor. Ai karakterizon
ekzistencën dhe nevojën për ruajtjen e tërësisë fizike dhe morale dhe
pacenueshmërisë së njeriut si qenie njerëzore. Parimi i integritetit fizik ka
dhënë bazën për mbrojtjen e personalitetit fizik njerëzor nga lëndimet dhe
dhimbjet fizike të cilat mund të shkaktohen nga të tjerët, e sidomos nga
pushteti. Prej kësaj, janë shfaqur të drejtat e caktuara mbi të
ashtuquajturën liri personale, për jetën dhe mbrojtjen e integritetit
njerëzor, si dhe fizik. Integriteti do të thotë nevojë për të respektuar dhe
ruajtur tërësinë morale dhe pacenueshmërisë së njeriut si qenie e
ndjeshme, që ndjen dhe mendon – qenie morale njerëzore apo pronësi
njerëzore, gjegjësisht grup i veçorive të tij morale apo karakteri i njerëzve
që vepron në pajtim me ruajtjen e integritetit të tij moral. Integriteti
moral është bazë e lirive dhe të drejtave tjera themelore personale,
politike dhe sociale të njeriut. Integriteti njerëzor, pandashmëria dhe
tërësia e personalitetit, paraqet qenësinë dhe kushtin e njeriut si qenie
sociale dhe njerëzore. Kuptimi prej kësaj është bartur edhe në drejtësinë
shtetërore dhe sferën politike. Me “integritetin e mbretërisë”, e më vonë
edhe të shtetit, nënkuptohet gjendja e plotësisë dhe pandashmërisë së
territorit dhe sovranitetit të një vendi. Me të njëjtin kuptim – tërësi – kjo
shprehje përdoret edhe për lëndë të tjera (p.sh. integriteti i pronës, etj.)
INTERREGNUM (mesqeverisje): Gjendje në të cilën kalohet nga një
pushtet shtetëror në tjetrin, dhe në të cilën pushteti është jostabil apo
gati plotësisht i paqenë, kështu që pak a shumë vie tek anarkia me gjitha
pasojat tjera të dëmshme. Interregnum është pra gjendja prej pushimit
164.
162
të pushtetit tënjë monarku deri në fillimin e udhëheqjes së tjetrit. Kjo
gjendje është sidomos e gjatë kur është fjala për pushimin e pushtetit të
një dinastie dhe ardhjes së tjetrës, sidomos nëse përcillet me konflikte
dhe luftë. Megjithatë, interregnum është edhe gjendja e cila lind me
ndërrimin revolucionar të një pushteti shtetëror me tjetrin, gjegjësisht një
klase udhëheqëse me tjetrën. Për këtë, edhe lufta qytetare mund të jetë
një lloj i interregnumit.
INVAZIONI: Në këndvështrimin ushtarak depërtim, pushtim apo hyrje e
forcave të armatosura në një territor të huaj, parimisht armiqësor e më
rrallë neutral (ndërsa në luftërat e koalicioneve edhe hyrje në territorin
aleat apo të vetin të cilin e mban armiku) për të kryer një detyrë konkrete
ushtarake apo për të marrë atë territor, për të futur nën kontroll forcat që
kryejnë invazionin dhe për të okupuar atë. Sipas rregullave të drejtësisë
luftarake ndërkombëtare, invazioni i vërtetë është gjendje që dallon nga
okupimi. Nëse hapësira e pushtuar me invazion kalon në duart e njësive
armike dhe nëse ekziston synimi që ajo hapësirë të mbahet, ndërsa në të
njëjtën vendoset pushteti dhe mundësia për të bërë këtë, atëherë
invazioni zgjerohet për të qenë okupim. Gjatë invazionit ekzistojnë
rregullat e së drejtës luftarake mbi armiqësitë, pra për të drejtat dhe
obligimet e palëve në luftë për kohëzgjatjen e operacioneve luftarake.
Megjithatë, edhe në fazën e invazionit zbatohen disa rregulla të okupimit,
siç janë rregullat e së drejtës luftarake mbi rekuizimin. Gjatë invazionit,
banorët me të drejtën luftarake ndërkombëtare kanë të drejtë të ngriten
me armë dhe të kundërshtojnë invaduesin. Personat që me atë rast
marrin pjesë në luftime kundër invaduesve konsiderohen – sipas
Rregullores së Hagës mbi luftimet në tokë të vitit 1907 (neni 2) dhe
Konventës së III të Gjenevës mbi trajtimin e të burgosurve të luftës të
vitit 1949 (neni 4 sipas 1, pika 6) – pjesëtarë të forcave të armatosura,
me kusht që të mbajnë armët haptas dhe t’i përmbahen rregullave të së
drejtës luftarake; në rast se bijnë në duar të armiqeve, kanë pozitën e të
burgosurit të luftës. Ligjet luftarake ndërkombëtare i pranojnë popujve,
edhe pas kryerjes së okupimit, të drejtën e rezistencës së armatosur
kundër invaduesit i cili ka okupuar territorin, duke kërkuar plotësimin e
kushteve të caktuara. Baza e këtij rregullimi është vendosur me pranimin
e të drejtës së secilit njeri që të luftojë për pavarësinë e vendit të vet.
ZGJEDHJET: Tërësi parimesh, masash dhe procesesh politike, të cilat në
pajtim me rregullat, sigurojnë dhe realizojnë pjesëmarrjen e organizuar të
qytetarëve, apo zgjedhësve, në zgjedhjen e përfaqësuesve politikë. Si
mënyrë e ndihmës me të cilën shqyrtohen vlerat themelore dhe
mekanizmat e një sistemi politik, zgjedhjet janë të përcaktuar nga natyra
e marrëdhënieve shoqërore në një shtet. Shfaqja e tyre kryesisht lidhet
165.
163
me lindjen eshtetit modern shumëpartiak në të cili janë paraqitur edhe
parimet e para zgjedhore: e drejta e përgjithshme dhe unike e zgjedhjes
dhe e drejta e përfaqësuesve që të shprehin “vullnetin dhe interesin e
përgjithshëm”.
IZOLACIONIZMI: Politikë shtetërore e cila qëndron me autarki apo vetë-
kënaqësi (robinsonizëm) në gjithë sektorët vitalë të jetës, shtet i cili është
plotësisht i preokupuar me problemet e brendshme dhe i cili shmang e
edhe ndërpren marrëdhëniet me shtetet tjera dhe bashkësinë
ndërkombëtare në tërësi.
DORËZIMI (EKSTRADIMI): Dorëzimi i një personi të akuzuar apo të
dënuar nga ana e shërbimeve përgjegjëse shtetërore tek shteti tjetër në
hapësirën e të cilit ai person ka kryer një vepër të dënueshme për të cilën
është dënuar me ligj, dhe kur për këtë ekzistojnë edhe marrëveshjet
bilaterale apo multilaterale që parashikojnë masën e dorëzimit. Parimi i
ndalimit të ekstradimit zbatohet në refugjatë dhe persona me status të
azilantit politik, të cilët në vendin e tyre janë të akuzuar për veprime
politike, duke përfshirë edhe deliktet verbale. Të njëjtën masë e zbatojnë
edhe ato vende që kanë hequr dënimin me vdekje nëse ekziston dyshimi i
bazuar që shteti që kërkon dorëzimin do ta dënojë me vdekje personin e
dorëzuar. Parimi i mosdorëzimit nuk zbatohet tek personat që janë të
akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
GJENDJA E JASHTËZAKONSHME: Gjendje e cila paraqet kërcënim ndaj
ekzistimit të shtetit, kombit apo rajonit, në rastin e luftës, kërcënimit të
luftës, rrethimit, katastrofës natyrore, etj., gjendje kjo e cila shpallet nga
organet përgjegjëse shtetërore për gjithë territorin apo një pjesë të tij.
Përbëhet nga kufizimi i të drejtave kushtetuese dhe bartjen e pushtetit në
disa organe të caktuara që marrin përgjegjësi të jashtëzakonhsme. Sipas
dokumenteve batarembëtare, shteti ka të drejtë të heqë dorë nga disa
obligime sipas marrëveshjes ndërkombëtare vetëm nëse kjo heqje dorë
ka të bëjë direkt me gjendjen e jashtëzakonshme, nëse lajmërohet me
kohë dhe përcaktohet kohëzgjatja e saj dhe nëse me të nuk rrezikohen të
drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, në të cilat nuk mund të
zbatohet parimi i derogimit. Secili shtet është i obliguar që a) me
kushtetutë dhe ligje të përcaktojë kushtet në të cilat mund të shpallet
gjendja e jashtëzakonshme, b) të njoftojë publikun vendor dhe
ndërkombëtar mbi vendosjen e masave të jashtëzakonshme, sidomos mbi
ato masa me të cilat kufizohen të drejtat e përgjithshme të qytetarëve, c)
të përputhë masat e jashtëzakonshme me kërkesat e vërteta të vetë
gjendjes dhe nevojat e hapësirës në të cilën ato zbatohen d) me ligj të
përcaktojë të drejtat të cilat në ato rrethana mund të kufizohen dhe ato të
166.
164
drejta të cilatduhen garantuar në çfarëdo situate, e) të sigurojë
mekanizmat e mbikëqyrjes së zbatimit të atyre kufizimeve dhe f) të
garantojë kompensimin për personat që dëmtohen me vendosjen e
gjendjes së jashtëzakonshme.
HENDEKU (I VDEKUR): Një vend i fshehtë, i marrë vesh paraprakisht,
në të cilën agjenti apo spiuni lë raportet dhe merr detyrat për punët e
ardhshme. Raportet apo detyrat që lihen apo merren në këto vende,
rregullisht janë të shifruara, që në rast të zbulimit të mos bijnë pre e
rrjetit agjenturor dhe ndërprerjes së punës në zbulim. Hendeqet sidomos
shfrytëzohen në gjendjet e krizës, rrezikut të drejtpërdrejtë të luftës dhe
në luftë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.
SIGURIA PUBLIKE: Siguria publike është term i cili shpreh sigurinë e
bashkësisë shoqërore dhe anëtarëve të saj kundër shkatërrimit të formës
dhe vazhdimësisë së rregullimit shtetëror dhe shoqëror, të drejtave dhe
lirive kushtetuese, obligimeve për sjellje dhe rrjedhës normale të jetës.
Sinonime të kësaj shprehjeje janë edhe “siguria e përgjithshme” dhe
siguria publike. Siguria publike përfshin sigurinë e shtetit (sigurimi
shtetëror), siguria e institucioneve shoqërore dhe qytetarëve kundër
veprave të veçanta të rrezikshme, si dhe siguria e rendit publik. Siguria
publike është gjendje në të cilën përjashtohen aktet jashtëligjore,
sidomos ato me përdorimin e forcës fizike, me të cilat shkelen të drejtat
themelore të qytetarëve dhe elementet themelore të rendit publik, apo
rendit shoqëror, ose nëse akte të tilla ekzistojnë, ato janë relativisht të
rrallë dhe kundër tyre ndërmerren sanksione energjike. Prej këtij
këndvështrimi, siguria publike është e kushtëzuar prej realizimit të
ligjshmërisë në masë të plotë në një shoqëri të caktuar. Në disa raste dhe
gjuhë, barazohet siguria publike dhe shtetërore. Kuptimi i ngushtë i
shprehjes së sigurisë publike nënkupton sigurinë e brendshme dhe
pacenueshmërinë e rendit publik. Aktet e sulmeve ndaj sigurisë publike
janë veprimtari e kundërligjshme.
RENDI DHE QETËSIA PUBLIKE: Rendi dhe qetësia publike është emër i
zakonshëm i një sistemi të caktuar të sjelljes dhe disiplinës së shoqërisë
në komunikacionin dhe marrëdhëniet publike, të themeluara mbi
standarde normative dhe vlera të veprimit dhe qëndrimit, me të cilat
mbrohet jeta normale, puna, paqja dhe të drejta e liri të tjera të
qytetarëve, ndërsa përmes tyre mundësohet zhvillimi normal dhe i
pajtueshëm i jetës publike dhe marrëdhënieve mes njerëzve. Për dallim
prej rrezikimit të sigurisë shtetërore dhe rendit publik, rrezikimi i rendit
dhe qetësisë publike është formë më e butë e pengimit të zhvillimit
normal të jetës shoqërore. Rregullimi normativ i rendit dhe qetësisë
167.
165
publike kërkon ngasecili qytetar një sjellje të tillë (veprim apo
përmbajtje) e cila nuk do të pengojë lëvizjen e lirë dhe komunikacionin e
papenguar në rrugë dhe vende tjera publike, nuk do të prishë apo lëndojë
moralin publik gjerësisht të pranuar, nuk do të shkaktojë shqetësime dhe
tensione mes qytetarëve, nuk do të pengojë shfrytëzimin normal dhe të
lirë të ndërtesave banesore dhe publike në pajtim me destinimin e tyre,
nuk do të pengojë pushimin dhe argëtimin e qytetarëve, etj. Një prej
formave më të shpeshta të prishjes së rendit dhe qetësisë publike janë
format e ndryshme të huliganizmit dhe dhunës. Prishja e rendit dhe
qetësisë pubike në disa shtete ka karakter kundërvajtës. Mbrojtja është e
rregulluar me rregullat mbi kundërvajtjen. Sipas rregullave pozitive,
kundërvajtjet ndaj rendit dhe qetësisë publike janë më të shpeshtat:
rrahjet, grindjet, bërtimat dhe sjelljet tjera të pahijshme në vende
publike, bartje e lajmeve alarmuese, thashethemeve, interpretimi i
ëndrrave dhe lajthitje tjera, anim kah alkoholizmi, prostitucioni, bixhozi,
lëmosha, papunësia, endacakët, etj. Organet e mbrojtjes së rendit dhe
qetësisë publike janë organet e caktuara të punëve të brendshme (policia)
dhe gjykatësit e kundërvajtjes, të cilët janë të thirrut për të intervenuar
kundër kundërvajtësve. Në kuptimin e gjerë, edhe institucione dhe
faktorë tjerë shoqërorë e politikë veprojnë në mënyrë preventive dhe
edukative në zhvillimin e disiplinës dhe përgjegjësisë shoqërore në sjelljet
dhe veprimet në komunikacionin publik (shërbimi i kujdesit social,
organizatat shoqërore, shkollat e kështu me radhë).
OPINIONI PUBLIK: Formë e monitorimit të mendimit të publikut politik
mbi situatat politike të cilat kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin e
bashkësive shoqërore dhe sistemit të tyre social e politik. Opinioni publik
paraqet një formë shpjegimi dhe objektivizimi të qëndrimeve shoqërore të
publikut politik mbi situatat relevantë shoqërore, si dhe mbi këto është
themeluar edhe funksioni i tij; opinioni publik është bërë pjesë e praktikës
politike në stimulimin e sjelles politike të publikut politik dhe bartësve të
funksioneve publike në procesin e ushtrimit të pushtetit politik në shoqëri.
Në lidhje me këtë, opinioni publik bëhet determinues i rëndësishëm i
proceseve politike dhe atë pa marrë parasysh natyrën e sistemit politik në
kornizat e të cilit është ai proces. Opinioni publik është një nga levat me
të cilat paracaktohet drejtimi i procesit politik në secilin rast, kështu edhe
kur është fjala mbi sistemet politike me mundësi më të kufizuara për
shprehjen demokratike e publike të mendimit politik mbi ngjarjet aktuale
shoqërore. Pashmangshmëria e ndikimit të opinionit publik në veprimet e
subjekteve të praktikës politike bazohet edhe në faktin që opinioni publik
është formë e ndërgjegjes kolektive masovike e cila formohet kryesisht në
bazë të komunikimit ndërpersonal apo grupor, komunikim i cili
karakterizohet me marrëdhënie joformale mes individëve dhe grupeve. Ky
168.
166
lloj komunikimi, sipasnatyrës së materies, nuk është e mundur t’i
nënshtrohet plotësisht kontrollit të institucioneve të sistemit politik apo
aparateve të tjera të themeluara për atë qëllim, edhe pse në këtë
vështrim ekzistojnë tendenca të fuqishme për të bërë këtë. Në këtë bazë,
rrjedhat e formuara të opinionit publik nuk janë të lehta për t’u
kontrolluar, sepse mbështeten në një lloj komunikimi që lind nga
reagimet spontane të pjesëtarëve të opinionit publik në raport me një
gjendje të caktuar shoqërore. Për këtë, rrjedhat e opinionit publik të
formuara në këtë bazë mund të kundërshtojnë fuqimisht opinionin e
bartësve zyrtarë të funksioneve publike – qeverisë apo qarqeve më të
gjera udhëheqëse. Më tej, në situata dramatike shoqërore, opinion publik
me frymëzim spontan bëhen më së shpeshti rrymat dominuese të cilat në
praktikë nënshtrohen, por edhe qeveria e qeverisësit, pa marrë parasysh
që me qëndrimet e publikut politik është akuzuar mu ajo politikë e atyre
personaliteteve apo grupeve udhëheqëse. Kështu, rrymat e bazuara në
proceset spontane të formimit të opinionit publik shpesh konfrontohen me
opinionin e institucioneve, të cilat me fuqinë e pozitës së tyre në kornizën
e sistemit politik disponojnë me mediat dhe mundësinë e fabrikimit të
mendimit publik. Kjo shpjegohet me faktin që opinionet publike të
fabrikuara frymëzohen me interesa kryesisht të pjesshme, gjë për të cilën
gjithsesi vijnë në konflikt me qëndrimet e publikut politik të theksuara në
komunikimin shoqëror i cili bartet nga masat e ndodhive shoqërore. Sipas
kësaj, rrugët e formimit institucional të mendimit publik shumë shpesh
përfaqësojnë një formë të zgjimit tendencioz të publikut politik, me qëllim
që të tërhiqet vëmendja e tij prej problemeve të vërteta në ato të
rrejshme shoqërore. Problemet e rrejshme sociale, megjithatë nuk mund
të tërheqin vëmendjen e publikut që ka mbi reagimet spontane kritike.
Kështu, edhe në raste të këtyre situatave, opinioni i krijuar publik shumë
shpejt ngarkon edhe numrin e qytetarëve të interesuar për politikën dhe
pashmangshmërisht depërton si rrymë dominuese, dhe këtë edhe atëherë
kur qarqet udhëheqëse mundohen me gjitha forcat që të nënshtrojnë një
rrymë të tillë. Mu për shkak të fuqisë së ndikimit me të cilin opinioni
publik stimulon sjelljet e publikut të gjerë politik, ai bëhet edhe një prej
përcaktuesve të ngjarjeve politike në shoqëritë moderne, pra edhe
atëherë kur qarqet udhëheqëse dëshirojnë shumë të lirohen nga një
ndikim i tillë. Natyrisht, kur është fjala për një fenomen të origjinës
jashtë-institucionale duke bërë që ndikimi i tij të mos preket prej asnjë
intervenimi forma, ato qeveri, të aftësuara me përvojën historike, shpesh
as nuk mundohen të kundërshtojnë opinionin publik, pra qëndrimeve të
publikut politik. Për këtë, shpesh vendimet merren në pajtim me
qëndrimet e theksuara në rrymën dominuese të opinionit, sepse përvojat
tregojnë që vetëm vendimet e tilla fitojnë mbështetjen e masës dhe
zbatohen pa nevojën e intervenimit të imponuar, gjë që është ideal i
169.
167
secilës shoqëri demokratike.Mund të flitet edhe për opinionin e
prapambetur dhe konzervativ, bile edhe kur është i formuar spontanisht.
Në situatat e thyera shoqërore, shpesh vie deri tek shprehja dhe opinioni i
pjesës konzervative të publikut politik, e edhe kundër bindjeve të reja dhe
progresive. Këto opinione janë zakonisht shprehje e tendencës për
ruajtjen e vlerave sociale, kulturore dhe politike që ekzistojnë në një
hapësirë. Megjithatë, pasi është fjala për opinionin i cili më së shpeshti
karakterizohet me besime dhe qëndrime themelore të forcave të cilat
mbrojnë sisteme të tejkaluara sociale dhe ideologjike, ato me forcën e
inercionit ngadalësojnë rrjedhat revolucionare, ndërsa mund të thehen
vetëm me praktikat e forcave që ndryshojnë këto raporte. Sepse, me
thellimin e ndryshimeve revolucionare, ndërrohen edhe format e
vetëdijes, e kështu edhe opinionet kyçe të pjesëtarëve të bashkësisë
shoqërore, e me ta edhe ato vlera tradicionale dhe konzervative në
besimin e forcave sociale që i përkasin të kaluarës. Me ndërrimin e
opinioneve dhe besimeve kyçe, ndryshojnë edhe vetë strukturat e
publikut politik në kornizën e së cilit ndryshim fillojnë të dominojnë
shtresat e qytetarëve të orientuar kah përparimi, ndërsa opinionet e këtij
publiku bëhen faktor i praktikës revolucionare. Ndryshimet në strukturën
e publikut politik shumë qartë vijnë në shprehje në periudhën e
transformimit të shoqërisë nëpër revolucionin social. Opinioni publik për
shkak të ndryshimeve që ndodhin në strukturën e publikit politik nuk
është më formë e vetëdijes së bazuar në mendimin e një qarku të
ngushtë të individëve të ekspozuar politikisht, por formë e gjykimit
masovik të publikut politik. Kjo situatë e re politike tash strukturohet prej
pjesëtarëve të klasës punëtore dhe shtresave sociale të lidhur me të, të
cilët me përcaktimet e tyre politike dhe në praktikë përforcojnë pozitën
udhëheqëse të klasës punëtore në shoqëri. Edhe në socializëm lindin
tendenca të fuqishme të kontrollit, nënshtrimit dhe manipulimit me
opinionin publik, si shprehje e burokratizimit dhe pavarësimit të aparatit
udhëheqës. Proceset e formimit të opinionit publik përfaqësojnë
përmbajtje shumë të ndërlikuara sociale-psikologjike, në kornizat e së
cilave zgjidhet problemi i pajtueshmërisë së qëndrimeve të individëve apo
grupeve sociale mbi çështjet relevante shoqërore. Këto janë procese
komplekse mu për atë që opinioni publik formohet si sintezë e mendimeve
të shprehura publikisht nga subjektet e praktikës politike, qëndrimet dhe
sjelljet e të cilave janë të kushtëzuar me interesa të pjesshme. Kështu,
opinionet shprehin qëndrimet e individëve dhe grupeve, që do të thotë
komplekse të ndërlikuara të përmbajtjeve mendore afektive-të
vullnetshme, me ndikimin e të cilave definohen raportet e individëve
përballë situatave aktuale shoqërore. Vetëm opinione të tilla të
pjesëtarëve të publikut politik mund të nxisin njerëzit të kenë qëndrim
veprues ndaj ngjarjeve shoqërore, situatave problematike. Masa e privuar
170.
168
nga një dimensioni tillë i interesave-vlerave do të mbesë e
parëndësishme për praktikën shoqërore të individëve dhe grupeve
shoqërore. Proceset e formimit të opinionit janë aq më të ndërlikuar nëse
mirret parasysh rrethana që opinioni publik është sintezë e mendimeve të
shprehura publikisht, e jo mozaik i mendimeve individuale apo
mendimeve të grupeve të ngushta mbi situatat e caktuar shoqërore.
Komunikimi është mekanizëm qendror i këtij procesi, ndërsa modalitetet
e komunikimit njerëzor nuk janë asgjë tjetër përveç mekanizmave të
transformimit të opinioneve individuale apo të grupeve të ngushta brenda
popullsisë së përbashkët në opinione publike. Prej këtu, rrjedhat e
formimit të opinionit publik mund t’i ndajmë në rrjedha të inicuara
spontanisht dhe të drejtuara institucionalisht. Rrjedhat, shtresën e të
cilave e përbëjnë veprat e komunikimit ndërkopersonal në procesin e
shkëmbimit të opinioneve dhe qëndrimeve, i quajmë spontane, ndërsa
rrjedhat, shtresën komunikative të së cilave e formojnë komunikimet
mediatike apo masovike i konsiderojmë institucionale. Kjo do të ishte
kriteri themelor i diferencimit mbi bazën e të cilit në rastin e parë
formohen rrymat spontane të formimit të opinionit, ndërsa në rastin e
dytë opinionet e grupuara institucionale. Proceset e ndryshimit të
opinionit paraqesin ngjarjet më elementare sociale-psikologjike pa të cilat
akti i përputhjes së opinionit të pjesëtarëve të publikut politik nuk do të
mund të arrihej. Kjo do të thotë që vetë ndryshimi i opinionit është
mekanizëm qendror psikologjik i secilës prej rrjedhave të formimit të
opinionit publik. Pra, tërësia e këtyre fakteve, përbërja e të cilave është
kryesisht ndryshimi i opinionit të individëve apo grupeve paraqet atë
mekanizëm themelor zhvillimor, pa të cilin rrjedha e përgjithshme e
formimit të opinionit publik do të mbetej pa bërthamën e saj apo pa
bazën e saj më të thellë. Opinionet pra në këtë aspekt ndryshojnë për t’u
përputhur mes vete dhe ashtu të përputhura të themelojnë qëndrimin e
përbashkët mbi të cilin drejtohet sjellja kolektive e një mase të panumërt
të individëve – publikut politik. Themeli i thellë i procesit të
pajtueshmërisë së opinioneve mes pjesëtarëve të publikut politik gjithsesi
është mekanizmi i përputhshmërisë së qëndrimeve sociale si shtresa më
të thella mendore-psikologjike prej të cilave në mënyrën më direkte lindin
tendencat drejt veprimit të individëve apo grupeve sociale. Opinionet
ndryshojnë sipas disa ligjeve të caktuara të cilat janë zbuluar përmes
hulumtimeve shkencore-teorike. Ligji qendror i ndryshimit të opinioni
thotë: opinionet ndryshojnë ashtu siç ndryshojnë edhe qëndrimet e
individëve apo grupeve mbi çështjet relevante të jetës shoqërore; ato
pyetje janë njëkohësisht edhe subjekti i opinionit publik. Opinionet kyçe
ndryshojnë varësisht nga problemet në strukturën e qëndrimeve bazike të
individëve dhe grupeve, ndërsa opinionet ad hoc mbi çësthejt aktuale
shoqërore apo ngjarjeve të tilla ndryshojonë në procesin e ndërveprimit
171.
169
social, ashtu siçndërrojnë edhe vetë qëndrimet në vetë strukturimin e
tyre. 1. Opinionet mund të ndryshojnë më lehtë apo më vështirë,
varësisht nga vetë natyra e lëndës së opinionit; ndryshojnë më lehtë kur
flitet mbi problemet periferike të mjedisit shoqëror, që nuk është rasti me
problemet kyçe, gjegjësisht ndryshojnë më lehtë opinionet margjinale se
sa ato kyçe të individëve dhe grupeve. 2. Më vështirë ndryshojnë
opinionet e individëve ose grupeve të mirë-informuara mbi çështje të
caktuara të jetës shoqërore, ndërsa më lehtë ndryshohen opinionet e
atyre janë bazuar në një themel të informatave të pakta. Individët e
informuar ndërtojnë opinione definitive më shpejt, ndërsa është më
vështirë t’i ndryshojnë ato, ndërsa ata të painformuar shpesh lëkundën
dhe për këtë opinionet e tyre shpesh i nënshtrohen ndryshimeve, derisa
këta individë shpesh bijnë pre e ndikimeve propagandistike. 3. Me rëndësi
për proceset e ndryshimit të opinionit janë me rëndësi edhe veprimtaritë
tjera në procesin e formimit të opinionit publik, siç janë procesi i
informimit gjegjësisht praktika e propaganduesve, qëllimi i të cilëve është
përfitimi i masave për veprim të sugjestionuar me porosi propagandistike.
Megjithatë, pasi që sjellja e masave më së shpeshti është e kushtëzuar
me opinionet që mbretërojnë në shoqëri, propaganda është shpesh e
detyruar që të shkaktojë sfida me paramendim brenda një sistemi tanimë
të formuar të qëndrimeve dhe opinioneve, për të ndryshuar orientimet
praktike-politike të atyre që ia vlejnë të ndryshojnë qëndrim për qëllime
propagandistike. Me aktivitet informativ gjithashtu sigurohet kuota
gjegjëse e informatave, ashtu që në shtresën e gjerë informative të
dnryshojnë opinionet e ndërtuara mbi një material të pamjaftueshëm të
fakteve, e shpesh edhe mbi dezinformatat e shpërndara qëllimisht.
Funksionet e opinionit publik janë - a) shpjegimi i qëndrimeve të
pjesëtarëve të publikut politik, pa të cilin do të ishte i pamundur
komunikimi, përbërja e të cilit është përputhja e qëndrimeve dhe
opinioneve të publikut politik mbi problemet relevante shoqërore; b)
stimulimi i sjelljeve të publikut politik, gjegjësisht bartësve të funksioneve
publike në procesin e zgjiedhjes së problemeve relevante për shoqërinë.
Funksioni i dytë i siguron opinionit publik statusin e një prej formave të
vetëdijes kolektive e cila, si edhe format tjera të vetëdijes ideologjike,
përcakton sjelljet njerëzore në sektorin e praktikës politike, për të cilën
gjë opinioni publik edhe kuptohet si fenomen i praktikës politike. Në këtë
kuptim, ai për shumë aspekte ngjan me fenomenet tjera të afërta me të,
si ideologjia, e drejta, morali politik, traditat dhe faktorët tjerë prej rendit
të atyre që fuqimisht përcaktojnë sjelljet politike të subjekteve të
praktikës shoqërore.
JURIDIKSIONI: Fushëveprimi (territori, personat, lëndët) mbi të cilin
shteti ushtron pushtetin e vet, gjegjësisht ku organet e caktuara
172.
170
shtetërore, më sëshpeshti gjykatat, ushtrojnë autoritetin dhe pushtetin e
tyre. Në drejtësinë ndërkombëtare, ky term do të thotë fushëveprimin
brenda të cilit organet e caktuara të qeverisë, gjegjësisht organizatat
joqeveritare apo shoqatat ushtrojnë përgjegjësitë, apo autoritetin e vet.
Ngjashëm, ky term përdoret për të shprehur autoritetin e një lloji të
caktuar të gjyqit (p.sh. juridiksioni i gjykatës ekonomike) apo një kategori
e caktuar e lëndëve ligjore që janë subjekt i autoritetit gjyqësor (p.sh.
juridiksioni penal). Çështja e juridiksionit më së shpeshti paraqitet në
rastet e arbitrimit të marrëdhënieve ligjore me elementet e jashtme, kur
duhet të zgjidhet se cilit shtet i përket juridiksioni më tepër në një gjë
kontestuese.
KAPITULLIMI: Marrëveshje e bërë mes komandantëve të anëve në luftë
mbi kushtet e dorëzimit të njësisë ushtarake, pozitës, vendit të mbrojtur,
anijes, aeroplanit apo një pjese të hapësirës ushtarake. Dallohet prej
dorëzimit de fakto, e cila paraqet dorëzim të njëanshëm të luftës nga ana
e një individi apo një apo më shumë njësive pa ndonjë marrëveshje.
Kapitullimi është ekskluzivisht marrëveshje ushtarake; nëse përmban
rregulla politike ato kanë efekt vetëm në rastin e pajtueshmërisë mes
qeverive të anëve në luftë. Me aktin e kapitullimit rregullohen zakonisht
çështjet e armëpushimit, tërheqjes së trupave, dorëzimit të armëve, etj.
Një formë e veçantë e kapitullimit është edhe i ashtuquajturi kapitullim i
pakusht. Me të, komandanti i cili ofron kapitullimin obligohet të ndalojë
rezistencën dhe paraprakisht deklaron që pranon kushtet të cilat mund të
paraqiten nga fituesi. Në drejtësinë ndërkombëtare megjithatë
konsiderohet që pas kapitullimit pa kushte forcat e kapitulluara nuk mund
të vihen në një pozitë më të keqe se ajo në të cilën do të viheshin pa
marrëveshje për kapitullim. Në praktikën ndërkombëtare dhe disa
legjislacione shtetërore ekziston dallimi mes kapitullimit të ndershëm dhe
të pandershëm. Kapitullimi konsiderohet të jetë i ndershëm nëse
komandanti ka ofruar dorëzimin vetëm kur rezistenca e mëtejshme është
bërë e pamundshme dhe e panevojshme në aspektin ushtarak.
Përgjegjësia e komandantit që ka kapitulluar vlerësohet sipas ligjvënies
brenda vendit të tij.
LUFTA E KOALICIONIT: Konflikt i armatosur në anët e të cilit marrin
pjesë bashkërisht më shumë shtete, me forcat e tyre ushtarake dhe
potencialet tjera. Në raste të caktuara, mund të formohen shtabe të
përbashkëta (deri në nivelin e komandës supreme) dhe të përputhen
veprimet sipas planeve të përbashkëta luftarake dhe operative. Sipas
drejtësisë ndërkombëtare, hyrja në luftë e një anëtari të koalicionit nuk
obligon hyrjen e anëtarëve tjerë.
173.
171
KOLABORACIONIZMI NË LUFTË:Bashkëpunimi vullnetar me
okupatorin e një vendi – shteti. Kolaborimi (bashkëpunimi) luftarak mund
të fillojë edhe para okupimit të vendit, pra në kohën e përgatitjes dhe
luftës në okupim. Bashkëpunimi me okupatorin mund të bëhet në shumë
forma: bashkëpunimi në vendosjen e sistemit okupator, pjesëmarrje në
organet udhëheqëse të okupatorit, ndihma për okupatorin në materiale
luftarake, shërbimi në ushtrinë e tij, propagimi i ideologjisë së okupatorit,
etj. Kolaboratorët më së shpeshti janë individë apo grupe të disponuara
armiqësisht ndaj rregullimit ekzistues shoqëror, dhe në këtë rast janë të
gatshëm të bashkëpunojnë me ata pushtues që do t’ju mundësojnë
realizimin e interesave të tyre brenda sistemit të okupimit apo në
periudhën pas okupimit.
SIGURIA KOLEKTIVE: Sistem i masave të imponuara kolektive të një
grupi të organizuar shtetesh në raste të kërcënimit të paqes, lëndimit të
paqes dhe në rast të agresionit. Siguria kolektive është koncepti më i
pjekur i sigurisë ndërkombëtare dhe është e kundërt me konceptimin e
politikës së blloqeve nga pikëvështrimi i fuqive. Shtetet e ngërthyera në
një sistem të sigurisë kolektive obligohen që kontestet e tyre t’ i zgjidhin
në mënyrë paqësore, ndërsa të veprojnë bashkërisht (edhe me armë nëse
nevojitet) për të ndalur përdorimin e dhunës ndaj ndonjërës prej tyre.
Kuptimi i sigurisë kolektive, sipas Kartës së KB, është në atë që
ekzistenca e një shteti nuk varet nga forcat e veta të vetme dhe lidhjet e
marrëdhëniet bilaterale, por edhe prej garancive, vullnetit dhe fuqisë së
bashkësisë së gjerë e universale ndërkombëtare, siç është edhe KB.
Siguria kolektive bazohet në reciprocitet. Secili shtet është i mbrojtur, por
i ofron mbrojtje edhe tjerëve.
KAMP KONCENTRIMI: 1. Kampi i koncentrimit është institucion politik-i
vuajtjes së dënimit me ndihmën e të cilit regjimet totalitare dhe të tjera
represive “rregullojnë” kundërshtarët politikë dhe individët e grupet tjera
të padëshirueshme. Baza e përndjekjes mund të jetë politike, nacionale,
fetare dhe racore. Dallimi mes kampeve të koncentrimit dhe burgjeve
është që në kampet e koncentrimit nuk arrihet vetëm përmes gjykimeve,
por edhe në bazë të vendimeve të policië, ushtrisë dhe organeve tjera
ekzekutive të pushtetit, të cilat kanë të bëjnë me individët, grupet por
edhe në bashkësi të tëra etnike. Dallimi i dytë i rëndësishëm është që
kampet e koncentrimit janë të destinuar për pranimin dhe likuidimin e një
mase shumë të madhe të të burgosurve. Themelohen vetëm atëherë kur
numri i të përndjekurve tejkalon shumë “kapacitetet strehuese” të
burgjeve. Kushtet e jetës në kampet e koncentrimit janë gjithmonë
shumë më të vështira dhe më të këqia se sa në burgjet e zakonshme. Të
burgosurit në kampe koncentrimit janë zakonisht të privuar nga të drejtat
174.
172
elementare njerëzore. Regjimetqë shfrytëzojnë këtë formë të represionit
rregullisht theksojnë që këto janë institucione në të cilat “izolohen” nga
shoqëria keqbërësit politikë apo personat tjerë të përndjekut të cilët do të
“ri-edukohen përmes punës”. 2. Kampet e para të koncentrimit janë
paraqitur në Gjermaninë naciste shumë shpejt pas arritjes së Hitlerit në
pushtet, ndërsa qëllimi i tyre ka qenë mbyllja dhe shkatërrimi i
kundërshtarëve të regjimit fashist dhe Hebrenjve (Dahau). Gjatë Luftës së
Dytë Botërore numri i këtyre kampeve vinte duke u rritur vazhdimisht, në
Gjermani dhe në vende tjera të cilat pushtoheshin nga Gjermania apo
bashkoheshin si vasale. Këto kampe kanë qenë llogore të vdekjes në të
vërtetë, ku bëhej shfarosja sistematike e masive e anti-fashistëve dhe
viktimave tjera të terrorit fashist përmes odave të gazit, krematorëve,
laboratorëve në të cilët njerëzit e gjallë i nënshtroheshin eksperimenteve
“mjekësore” vdekjeprurëse dhe formave tjera të vrasjeve. Tribunali
ndërkombëtar, i cili gjykonte udhëheqësit nacistë në Nyrnberg, vërtetoi që
në kampet gjermane të koncentrimit, gjatë luftës së Dytë Botërore, vetëm
hebrenj kanë qenë 6 milionë të vrarë (kryesisht në kampet e Aushvicit,
Buhenvaldit, Mathauzenit, Treblinkës, Jasenovcit, e të tjerë). Në ish
BRSS, në vitet e pushtetit stalinist, gjithashtu u themeluan kampe
koncentrimi, të ashtuquajtura kampe pune, në të cilat dërgoheshin,
përveç kriminelëve, edhe njerëz tjerë që “vepronin kundër ligjeve
pozitive”, ku kanë vuajtur shumë viktima të pafajshme të represionit
stalinist. Kampet e koncentrimit kanë ekzistuar edhe në Ish Republikën
Jugafrikane (Rodezi), pastaj në Vietnamin Jugor, Kamboxhë dhe vendet
tjera me regjime raciste apo absolutisht totalitare. Në kohët moderne
(1992-1995) kampe koncentrimi ngritën edhe udhëheqësit e të
ashtuquajturës Republika Serpska dhe HZ/HR “Herceg Bosna” në
Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës, ku kryesisht janë mbyllur,
munduar dhe likuiduar banorët boshnjakë-muslimanë (pa marrë parasysh
gjininë e moshën).
KONSPIRACIONI (KOMPLOTI): Komplot, fshehtësi, planifikim dhe
veprim i jashtëligjshëm më së shpeshti kundër pushtetit shtetëror, me
anë të organizimit të atentateve, aktiviteteve terroriste, por edhe
kryengritjeve e rezistencës kundër diktaturës apo fuqisë okupatore.
Megjithatë, shpesh manipulohet me “faktin” e planifikimit të komplotit,
ashtu që plasimi i “fakteve” mbi komplotin dhe komplotistët mund të
përdoret si arsyetim për përndjekje politike apo edhe për politikën
agresive të vetë shtetit (p.sh. dokumenti i falsifikuar i “Protokollit të të
mençurve sionistë” është përdorur për përndjekje të hebrenjve dhe
Holokausti, apo ankthi brenda teorisë serbomadhe mbi komplotin
vatikano-komintern-fundamentalist kundër popullit serb).
175.
173
KUNDËRREVOLUCIONI: E kundërtae revolucionit, rrëzimi i klasës
revolucionare nga pushteti dhe ardhja në pushtet e klasës së mëparme
pushtetare. Shembuj të till ka pak në histori – kështu pushtetin socialist
të Bela Kunit në Hungari e ka rrëzuar burzhoazia në krye me Hortin.
Zakonisht, përpjekjet kundërrevolucionare janë të pasuksesshme. Por
edhe kur arrijnë sukses, si në rastin e Restaurimit francez, në të vërtetë
ndërron vetëm regjimi politik, e jo baza ekonomike. Kështu, duhet të
dallojmë kundërrevolucionin politik dhe atë ekonomik. I pari është rrëzim
i klasës revolucionare politike nga pushteti, ndërsa i dyti është rrëzimi i
saj nga pushteti ekonomik – ndërrimi i pronarit të mjeteve të prodhimit, e
edhe mënyrës së prodhimit. Kundërrevolucioni politik mund të kryhet
relativisht lehtë dhe shpejt, derisa ai ekonomik kërkon më shumë kohë e
përpjekje, nëse është e mundur të bëhet një gjë e tillë. Kundërrevolucioni
mund të ketë sukses vetëm nëse revolucioni fillestar ka qenë shumë i
hershëm apo nëse forcat e jashtme kundërrevolucionare janë më të
fuqishme nga ato të brendshme revolucionare. Kështu, suksesi i
kundërrevolucionit është vetëm i përkohshëm. Kështu, është e qartë që
suksesi i kundërrevolucionit, si edhe ai i revolucionit, përcakton në të
vërtetë raportin e forcave klasore në luftë, derisa ky raport është i varur
shumë nga mënyra e caktuar e prodhimit, apo me forcën dhe aftësinë e
tij për të plotësuar më mirë nevojat shoqërore. Koha kur
kundërrevolucioni mund të ketë sukses është e kufizuar – derisa klasa
kundërrevolucionare të jetë ende e fuqishme; më vonë nuk do të ketë
forcë shoqërore e cila mund të prodhojë një gjë të tillë. Ndryshimet
shoqërore në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, të cilat sipas
ideologjisë komuniste fillimisht janë parashikuar si kundërrevolucion, kanë
çuar në thyerje të vetë komunizmit, e kështu edhe te pakuptimësia e vetë
termit kundërrevolucion.
KORRUPSIONI: Shthurje, ryshfetmarrje, kryesisht ryshfetdhënie,
korruptim i njerëzve me ndikim në pozita përgjegjëse në politikë, ekonomi
e administratë, me qëllim të realizimit të përfitimeve të ndryshme,
gjegjësisht dobi të kundërligjshme dhe të padrejtë. Korrupsioni politik dhe
ekonomik dallohen në atë që keqpërdorimi i pozitës mund të jetë pasojë e
realizimit të dobisë personale në sferën politike ose ekonomike. Format
më të shpeshta të korrupsionit janë mito-ja, shantazhimi dhe tregtimi me
informata si sekretet shtetërore, ekonomike dhe ushtarake. Korrupsioni
mund të ushtrohet me pagesat direkte korruptive të zyrtarëve publikë,
por edhe në formën e “ryshfetit jodirekt”, p.sh. premtimit për punësim,
dhënie të provizionit për arritjen e kontratës afariste, gjegjësisht
kontraktimit të punëve qeveritare tek miqtë apo anëtarët e familjes, etj.
Korrupsioni është problem serioz social dhe politik, si në shtete
individuale ashtu edhe në botë në përgjithësi.
176.
174
KRIPTOLOGJIA: Shkencë qëmerret me studimin dhe definimin e
metodave për mbrojtjen e gjitha formave të informatave dhe zbulimit të
informatave nga porositë e koduara, pa njohur procedurën e shifrimit të
tyre. Sipas llojeve të informatave, kriptologjia ndahet në kriptografi,
kriptofoni dhe kriptovizion. Ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e
kriptologjisë në disiplinë shkencore kanë disiplinat matematikore – teoria
e probabilitetit, statistikat matematikore, teoria e infomatave, algjebra,
etj. Shfaqja e shifrimit të të folurit, fotografive dhe shënimeve, bën të
domosdoshëm shfrytëzimin e arritjeve në linguistikë, fizikë, teknikë e
disiplina tjera. Me kriptologji merren sidomos strukturat ushtarake,
organet civile të sigurisë dhe organet e punëve të brendshme, shërbimet
diplomatike, ekonomia etj..
KRIPTIMI: Veprimtari specifike e organeve ushtarake, shtetërore,
diplomatike, të sigurisë, ekonomike dhe organeve e organizatave tjera,
funksioni themelor i të cilave është sigurimi i fshehtësisë së përmbajtjes
së porosisë gjatë bartjes në kanalet e ndërlidhjes. Përfshin një veprimtari
shkencore-hulumtuese të orientuar në gjetjen e proceseve dhe mjeteve
kriptologjike, organizimin gjegjës të kriptimit dhe zbatimit të saj në
praktikë. Për shkak të rolit që ka brenda sistemit të mbrojtjes së
fshehtësisë në bartjen e informatave dhe për pasojat e mundshme, gjitha
degët e veprimtarisë së kriptimit janë vendosur në nivelin më të lartë të
sekretit.
KRIZA: Çrregullim, gjendje e rëndë në një proces natyror, shoqëror,
jetësor apo mendor, e cila përcillet me ngadalësim të zhvillimit, në
prapambetje dhe pamjaftueshmëri. Kriza politike shfaqet si pasojë e
humbjes së legjitimitetit të pushtetit politik, apo për shkak të prishjes së
koalicionit në pushtet, me të cilën pushteti ekzekutiv humb mbështetjen
parlamentare, ndërsa gjendja e tillë quhet krizë parlamentare. Kriza
politike, gjegjësisht parlamentare, mund të tejkalohet në mënyrë
demokratike, me zgjedhje të parakohshme e të jashtëzakonshme, por
edhe në mënyrë jodemokratike – me revolucion, juntë ushtarake,
grushtshtet, gjegjësisht me shpërndarjen e parlamentit dhe futjen e
diktaturës.
KSENOFOBIA: Në kuptimin burimor, ka të bëjë me frikën apo neverinë
që ndjen një person ndaj një personi apo grupi të huaj. Në kohët
moderne, ky term më së shpeshti përdoret për përshkrimin e
marrëdhënieve të papranueshme në aspektin shoqëror përballë grupeve
migrante e punëtorëve stinorë dhe familjeve të tyre në Evropën
Perëndimore. Edhe pse në dokumentet ndërkombëtare ksenofobia i
177.
175
përgjigjet gati krejtësishtracizmit, duhet pasur parasysh që fjala është
për dy fenomene krejtësisht të ndryshme. Racizmi mbështetet në idenë e
inferioritetit, apo superioritetit racor, ndërsa ksenofobia bazoheet në idenë
e dallimeve të pakalueshme, gati të lindura, mes kulturave që jo
domosdoshmërisht përcaktohen në bazë racash.
KULTI I PERSONALITETIT: Idealizim i personaliteteve të caktuara,
zmadhim i tepërt i meritave të tyre, nderim deri në adhurim. Termi
përdoret shpesh në kuptimin negativ për të shprehur një formë të veçantë
të autokracisë, tiranisë dhe pushtetit personal në stalinizëm. Është me
rëndësi të dihet që një pushtet i tillë ka si parakusht dëgjueshmërinë deri
në besim të verbër që personi i caktuar ka aftësi mbinjerëzore dhe është i
pagabueshëm. Kulti i personalitetit njëkohësisht përfaqëson mohimin e
rolit të popullit, njerëzve punëtorë në drejtimin e zhvillimit shoqëror,
nxitjes së iniciativave të tyre dhe motivit për angazhim. Kulti i
personalitetit në thelb paraqet një keqpërdorim të pushtetit nga një
individ, që mund të fitojë karakteristikë të tiranisë dhe diktaturës së
udhëheqësisë më të lartë shtetërore-partiake. Në kohën e Stalinit, në ish-
BRSS, erdhi deri te kundërshtimi dhe mohimi i iniciativave krijuese të
masave, deri në prurjen e tyre në nivel të zbatuesit të verbër e të
shurdhër. Secila padëgjueshmëri, mospërputhje me urdhrat, dënoheshin
rreptë me arsyetimin që një sjellje e tillë është e kundërt me interesat e
klasës punëtore, socializmit. Njerëzit detyroheshin të besojnë verbësisht
në pagabueshmërinë e “udhëheqësit”. I gjithë sistemi shoqëror e politik
ndërtohej në përputhje me këtë kërkesë, ndërsa institucionet shoqërore,
e pikë së pari aparati shtetëror e partiak kishin për qëllim të nxisin,
forcojnë dhe zhvillojnë këtë kult. Hrushqovi, në Kongresin e XX të PK SS
(1956) në referatin mbi gabimet personale dhe keqpërdorimeve të kryera
nga Stalini gjatë udhëheqjes së tij shtetërore e politike, përdori termin e
kultit të personalitetit për të shpjeguar karakterin e pushtetit të Stalinit,
raportin e tij me lëvizjen punëtore, ndaj revolucionit, edhe pse nuk ka
bërë një analizë më të thellë të raporteve sociale dhe sistemeve prej të
cilave ka lindur stalinizmi në ish-BRSS. Kulti i personalitetit dallohet
shumë nga autoriteti i vërtetë.
LEGALITETI: Ligjshmëri, gjegjësisht veprim në pajtim me ligjin. Pikat
thelbësore të parimit të ligjshmërisë janë kushtetuta dhe ligjet e
vendosura në mënyrë demokratike, të cilët zbatohen në mënyrë të
barabartë për të gjithë qytetarët. Parimi i ligjshmërisë është bazë e
ndërtimit dhe veprimit të shtetit ligjor dhe ndarjes së pushtetit të tij në tri
pjesë të pavarura: ekzekutiv, ligjvënës dhe gjyqësor. Sipas parimit të
ligjshmërisë, gjitha veprimet duhen bazuar në ligj dhe në kornizën e
kufizimeve që vendos ligji, e kështu gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e
178.
176
qytetarëve mund tëpërcaktohen ekskluzivisht me ligj. Parimi i
legjitimitetit pra ligjëron nënshtrim ndaj ligjit, për qytetarët por edhe për
ushtruesit e pushtetit, ndërsa kundër sjelljeve të paligjshme nga ata
duhen siguruar mjete të mbrojtjes ligjore, në rend të parë drejtësia e
pavarur.
LEGJITIMITETI: Për dallim nga parimi i legalitetit, në të cilin theksi vihet
në respektimin e ligjeve, parimi i legjitimitetit shënon vlefshmërinë e
pushtetit apo rendit politik, gjegjësisht pranimi, vërtetimi apo njohja e një
pushteti të caktuar si të vlefshme dhe ligjërisht të padiskutueshëm.
Legjitimiteti i rendit politik ndërtohet mbi pajtimin e qytetarëve të cilët e
pranojnë pushtetin politik jo prej të mësuarit me të, frikës apo interesit të
tyre, por në bazë të besimit në vlefshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tij.
Pra, parimi i pranimit dhe respektimit të institucioneve (bartësve) të
caktuar të pushteit nga ana e pjesëtarëve të organeve politike apo
shoqërisë në përgjithësi. Ndërtohet në disa parime të larta po edhe
rregulla proceduralë në ushtrimin e pushtetit. Ka lindur nga të drejtat
trashëguese të dinastive mbretërore në fron, deri në vdekjen e tyre pa
marrë parasysh vullnetin e popullit. Realizimi i këtij parimi varet nga
pranueshmëria, gjegjësisht bindja e qytetarëve me atë nëse institucionet
e caktuara janë të vlefshme (legjitime), a janë të ligjshme jo vetëm në
kuptimin e respektimit të ligjit nga pushteti i caktuar, por edhe në një
“kuptim më të lartë” të vlerave (filozofike, politike, etike, e tjera). Termi i
legjitimitetit përdoret qysh prej kohës së revolucionit francez në
diskutimet politike dhe teorike mes përfaqësuesve të mendimit tradicional
dhe demokratik të politikës (Ruso - Rousseau në Marrëveshjen Shoqërore,
etj). Në aspektin sociologjik, është i veçantë klasifikimi i rëndësishëm i
legjitimitetit nga Maks Ueber (Weber) të cilën ai, sipas motiveve të atyre
që iu nënshtrohen pushtetit, e ka ndarë në tri lloje: (1) në atë racional,
ligjor nëse ai shtrihet mbi rregullat e përgjithshme që vlejnë për gjithë
anëtarët e bashkësisë; (2) në tradicional, i cili themelohet mbi besimin në
vlerat e një rendi të caktuar dhe pushtetit më të lartë dhe (3) në atë
karizmatik, i cili nuk ka ndonjë rregull dhe shfaqet në periudha të krizave
politike, ndërsa ndërtohet mbi përuljen ndaj udhëheqësit dhe veçorive të
tij qiellore. Në kohët moderne, legjitimiteti më së shpeshti shprehet me
qëndrimet pozitive të opinionit publik ndaj institucioneve të pushtetit dhe
shtresës udhëheqëse. Koncepti marksist i legjitimitetit zë fill prej lidhjes
së kushteve historike dhe ligjshmërisë shoqërore me elementet morale e
demokratike të pushtetit (klasor) dhe rolit të saj në shoqëri.
LOJALITETI: Përulje, besim, respektim politik, përmbushje e obligimeve,
nënshtrim ndaj ligjeve, zbatim sipas një ideologjie, lëvizjeje politike,
179.
177
strukture apo organizatedhe mbështetje e përhershme e qëndrimeve,
interesave dhe veprave të tyre.
MANIPULIMI: Në kuptimin shoqëror, manipulim do të thotë mashtrim i
mençur, me të cilin idetë, njerëzit apo ngjarjet instrumentalizohen, përdoren
si mjet për arritjen e caqeve dhe qëllimeve të caktuara të fshehta, shpesh të
pandershme dhe të pamoralshme. Zbatimin më të gjerë manipulimi e gjen
në politikë: prej manipulimit të zgjedhësve të cilëve politikanët iu japin
premtime të rrejshme, e deri te manipulimi i informatave, mediave,
ngjarjeve, veprimeve të cilat interpretohen ndryshe në dobi të një politike të
caktuar. Njëkohësisht, mënyra e veprimit me të cilin synohet të bëhet tjetri
të besojë dhe respektojë interesat dhe dëshirat e asaj mënyre të veprimit
(manipuluesi), ndërsa ana tjetër në këtë marrëdhënie (i manipuluari) nuk
është i vetëdijshëm mbi faktin që është bërë të besojë, apo edhe të sillet në
pajtim me qëndrime dhe interesa të tjetrit. Manipulimi është karakteristikë e
shoqërisë moderne, sidomos kur marrim parasysh ndikimin e madh të
mjeteve të informimit. Ndërt kushtet tjera që i shërbejnë shfaqjes së
manipulimit në marrëdhëniet shoqërore duhet të përmendet edhe
pamundësia e njohjes së gjitha problemeve për të cilat njeriu i kësaj kohe
është i interesuar – pasiguria e ndarja e personalitetit të njeriut modern,
karakteri masovik i shoqërisë moderne, mungesa e pajtueshmërisë mbi
shumë probleme shoqërore e tjera. Manipulimi sidomos shfaqet në shoqëritë
moderne në të cilat është e zhvilluar demokracia ndërmjetëse me anketim të
zhvilluar të opinionit publik, shoqëri konsumuese të lidhur me reklamën dhe
krijimit të kërkesës artificiale, etj. Manipulimit i qasen shumë edhe shtetet
me rregullim shoqëror të ashtuquajtur socialist.
REGJIMI MARIONETË: Pushteti i një shteti formalisht të pavarur me të
cilin në të vërtetë udhëheq qeveria e një shteti tjetër. Regjimi marionetë
kryesisht vendoset nga fuqitë imperialiste, rajonale apo botërore në shtetet
e nënshtruara në të cilat realizojnë interesat e veta politike, ushtarake,
territoriale, ekonomike, etj. Regjimet marionetë zakonisht themelohen gjatë
luftërave rajonale apo botërore (në Luftën e dytë Botërore regjime të tilla u
vendosën në Francë, Norvegji, Kroaci-NDH, Serbi, ndërsa në kohën e luftës
së ftohtë fuqitë neokolonialiste dhe fuqitë e mëdha botërore vendosnin
regjime marionetë në Vietnam, Afganistan, Amerikë Latine, Evropën Lindore,
etj.) Pas përvojave traumatike të fuqive të mëdha me regjimet e tyre
marionetë në luftërat e Vietnamit dhe Afganistanit, si dhe pas rënies së
BRSS-së me thyerjen e komunizmit, është dobësuar shumë interesimi për
vendosjen e regjimeve marionetë.
BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE: Në kuptimin më të gjerë është tërësia e
lidhjeve dhe marrëdhënieve globale politike, ekonomike, ligjore e shoqërore
180.
178
mes individëve, institucionevedhe shteteve në botë. Përmbajtja e këtij termi
nuk është e përcaktuar plotësisht për shkak të çështjes së pazgjidhur të
lojalitetit ndaj asaj bashkësie, e pjesërisht edhe për shkak të ekzistencës së
interesave të kundërta, konflikteve dhe zhvillimit të pabarabartë, për të cilat
shkaqe shumë autorë i shmangen përdorimit të kësaj shprehjeje.
GJYKATA PENALE NDËRKOMBËTARE (ICC-International Criminal
Court): Ideja e themelimit të një gjykate penale ndërkombëtare, për të
cilën flitej në qarqet ligjore ndërkombëtare qysh prej gjyqit të Nyrnbergut,
përfundimisht u materializua në prill të vitit 2002 në Nju-Jork, kur seanca
solemne shënoi themelimin e kësaj Gjykate. Juridiksioni i Gjykatës është
në fuqi prej 1 korrikut 2002, ndërsa gjykatësit dhe prokurorët e zgjedhur
do ta zbatojnë atë prej Hagës, ku do të jetë edhe selia e Gjykatës. Procesi
i themelimit të ICC-së zyrtarisht ka filluar në një konferencë në Romë, në
verën e vitit 1998 kur përfaqësuesit e 130 vendeve miratuan Statutin për
Gjykatën e përhershme Penale Ndërkombëtare, të quajtur Statuti i
Romës, me të cilin u hap rruga për themelimin e Gjykatës (ICC). Statuti i
miratuar theksonte që për fillimin e punës së Gjykatës është e nevojshme
që 60 shtete të ratifikojnë marrëveshjen e nënshkruar në Romë. Në
krahasim me marrëveshjet tjera të ngjashme të nënshkruara
ndërkombëtare, procesi i ratifikimit shkoi shumë shpejt, dhe për më pak
se katër vite, kjo marrëveshje u ratifikuar nga 66 shtete. ICC-ja
mbështetet në traditën e tribunalit ad hoc për krimet e luftës (Nyrnberg
dhe Hagë) dhe ka juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, gjenocidit dhe
krimeve të luftës. Pritet që në një kohë të shkurtë të fitojë juridiksionin
edhe mbi krimin e agresionit si dhe terrorizmit.
GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË (International Court of
Justice): Organi kryesor gjyqësor i KB-së, me seli në Hagë, Holandë.
Karta kërkon që gjykatësit të kenë veçori të larta morale dhe të
plotësojnë gjitha kushtet e nevojshme në vendet e tyre për emërim në
nivelet më të larta gjyqësore apo që të jenë juristë të njohur për
profesionizmin e tyre në të drejtën ndërkombëtare. Përpjekjet për krijimin
e gjykatës ndërkombëtare lidhen me Konferencën e Parë të Paqes në
Hagë (1899), në të cilën është krijuar Gjykata e Përhershme e Arbitrimit.
Vetëm pas Luftës së Parë Botërore ka ardhur (1921) themelimi i Gjykatës
së Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare, e cila ka pushuar
funksionimin e saj me fillimin e luftës së Dytë Botërore. Në Konferencën e
KB-së në San Fransisko është themeluar edhe Gjykata Ndërkombëtare e
Drejtësisë. Statuti i gjykatës është pjesë përbërëse e Kartës së KB-së.
Gjithë anëtarët e OKB-së janë ipso facto palë nënshkruese të Statutit të
Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Shtetet që nuk janë anëtarë të
OKB-së mund të jenë palë nënshkruese me kushte që në secilin rast
181.
179
përcaktohen nga Kuvendii Përgjithshëm me rekomandim të Këshillit të
Sigurimit (Zvicër 1948, Lihtenshtajn 1950, San Marino 1954). Gjykata
përbëhet prej 15 gjykatësve të pavarur, prej të cilëve vetëm një mund të
vijë nga një shtet. Çdo tri vjet plotësohen tri vende të liruara. Për të
siguruar pavarësinë e tyre, ata zgjedhen si personalitete, e jo si
përfaqësues shtetesh; shteti, shtetas të së cilit janë, nuk ka të drejtë t’i
emërojë; ata nuk mund të kenë funksion politik apo administrativ, nuk
mund të punojnë si nëpunës, këshilltarë ligjore apo avokatë në asnjë
lëndë; ata duhet të gëzojnë privilegje diplomatike dhe imunitet, dhe
paguhen nga PKB. Anëtarët e Gjykatës zgjedhen nga Kuvendi i
Përgjithshëm dhe Këshilli i Sigurimit me anë të votimit të fshehtë nga lista
e personave të propozuar nga grupet nacionale të Gjykatës së
Përhershme të Arbitrimit. Nëse në këtë mënyrë nuk zgjedhen gjithë
gjykatësit, atëherë vendet e gjykatësve plotësohen nga gjykatësit e
zgjedhur deri atëherë prej rendit të kandidatëve të votuar, me të cilën gjë
hiqet rreziku që gjykata të mos plotësohet. Gjykatësit zgjedhen për
mandate 9-vjeçare dhe mund të ri-zgjidhen. Secili anëtar i OKB-së ka
obligim që sipas Kartës të veprojë sipas vendimit të Gjykatës në secilën
lëndë në të cilën ai anëtar është palë në kontest. Nëse cilado palë në
kontest nuk zbaton obligimet të cilat bijnë mbi të sipas gjykimit, pala
tjetër mund t’i ankohet Këshillit të Sigurimit, i cili mund të rekomandojë
ose të vendosë mbi masat të cilat zbatohen për të ekzekutuar vendimin e
dhënë (Neni 94 i Kartës). Gjykata nuk ka juridiksion obligativ, kështu që
kontestet mund t’i besohen edhe gjykatave tjera në kuptimin e
marrëveshjeve të cilat ekzistojnë apo mund të ekzistojnë në të ardhmen
(Neni 95). Gjykata ka autoritet për të gjitha lëndët që paraqiten nga palët
në kundërshtim dhe për të gjitha rastet të cilat janë përcaktuar në
mënyrë eksplicite me marrëveshjet ndërkombëtare në fuqi. Kështu,
gjykata ka autoritet vetëm për ato raste për të cilat të dyja palët në
kundërshtim e pranojnë autoritetin e saj. Klauzola fakultative në Statutin
e gjykatës Ndërkombëtare parashikon që palët mund të deklarojnë që
pranojnë juridiksionin obligativ të Gjykatës në mënyrë paraprake, “si
obligim ipso facto dhe pa kurrgarë marrëveshjesh të veçanta para
shteteve tjera që pranojnë të njëjtin obligim” në kontestet që kanë të
bëjnë me: a) interpretimin e marrëveshjeve; b) çfarëdo çështje të së
drejtës ndërkombëtare; c) ekzistimin e fakteve, të cilat nëse do të
vërtetoheshin, përbëjnë shkelje të ndonjë obligimi ndërkombëtar; dhe d)
natyrën apo gamën e dëmshpërblimit të nevojshëm për shkeljen e atij
obligimi ndërkombëtar (Neni 36, Pjesa 2 e Statutit). Këto deklarata mund
të bëhen pa kushte apo për një kohë të caktuar. Gjykata gjykon në bazë
të marrëveshjes ndërkombëtare, zakoneve ndërkombëtare dhe rregullave
të përgjithshme të drejtësisë “të pranuara nga kombet e civilizuara”,
ndërsa vepron jashtë këtyre rregullave vetëm nëse kjo pranohet nga palët
182.
180
në kundërshtim (Neni38). Edhe përkundër rekomandimit të Kuvendit të
Përgjithshëm të 14 nëntorit 1947, shtetet shfrytëzojnë relativisht pak
gjykatën Ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.
Rastet që janë vendosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
mbulojnë një sferë të gjerë të çështjeve: të drejtat territoriale; nga fusha
e të drejtës detare ndërkombëtare; përcaktimi i kufijve të ujërave
territorialë; përcaktimi i ndarjes kontinentale; të drejtat e azilit; zbatimi i
Konventës mbi Përkujdesjen, etj. Gjykata është e autorizuar të ofrojë
mendime këshilldhënëse “mbi çfarëdo çështjeje ligjore të secilit institucion
i cili sipas Kartës së KB është i autorizuar të kërkojë një mendim të tillë
(Neni 65 i Statutit). Kuvendi i Përgjithshëm dhe Këshilli i Sigurimit
kërkojnë mendime të tilla mbi secilën çështje ligjore, ndërsa organet tjera
të OKB-së dhe agjencitë e specializuara të autorizuara nga Kuvendi i
Përgjithshëm kërkojnë mendime ligjore brenda kornizës së autorizimeve
të tyre (Neni 96 i Kartës).
E DREJTA NDËRKOMBËTARE: E drejta ndërkombëtare paraqet një
tërësi të rregullave ligjore të cilat rregullojnë marrëdhëniet mes shteteve,
organizatave ndërkombëtare (dhe subjektet tjera të së drejtës
ndërkombëtare) si dhe jetën e bashkësisë ndërkombëtare në tërësi. Duke
marrë parasysh mosekzistimin e një pushteti mbi-shtetëror dhe nevojën e
respektimit të sovranitetit dhe barazisë së shteteve, në të drejtën
ndërkombëtare, në kuptimin e përgjithshëm, nuk ekzistojnë sanksionet si
element detyrues për sigurimin e zbatimit të saj, në teori është theksuar
shpesh që duke u nisur nga postulati që detyrimi është kusht i
rëndësishëm i zbatimit të çfarëdo të drejte, që drejtësia ndërkombëtare
nuk është e plotë dhe kështu nuk paraqet të drejtë në kuptimin e plotë të
fjalës. Megjithatë, mund të thuhet që sot kuptimet e tilla përjashtohen,
pasi që shtetet nuk i kanë hequr të drejtës ndërkombëtare karakterin e
saj obligativ, dhe në kushtet e kohës së sotme, mendimi mbizotërues
është që e drejta ndërkombëtare, pa marrë parasysh mungesën e
sanksioneve, paraqet një të drejtë pozitive përgjithësisht obligative.
Thelbi i rëndësisë së saj gjendet në karakterin specifik të raporteve
ndërkombëtare dhe balansit të forcave, gjegjësisht marrëveshjet mes
shteteve. Pajtueshmëria e shteteve që të respektojnë rregullat e caktuara
paraqet bazën e obligueshmërisë ndaj së drejtës ndërkombëtare, dhe
vijimisht edhe bazën e natyrës së saj ligjore. Në kuptimin e relacionit mes
së drejtës ndërkombëtare dhe asaj të brendshme ekzistojnë dy anë: sipas
të parës, e drejta e brendshme i nënshtrohet rregullave të së drejtës
ndërkombëtare (teoria mbi primatin e së drejtës ndërkombëtare);
përkundër kësaj kuptimi i dytë niset prej qëndrimit që shteti obligohet me
të drejtën ndërkombëtare vetëm për shkak se e ka pranuar atë me një
akt sovran (teoria e vetë-kufizimit të sovranitetit shtetëror). Pa marrë
183.
181
parasysh kundërshtitë teorike,padyshim që obligimet ndërkombëtare të
pranuara në mënyrë të lirë duhet të respektohen nga shtetet. Si mjet i
rregullimit të relacioneve mes shteteve, e drejta ndërkombëtare ekziston
prej kohëve të vjetra, dhe deri tani ka kaluar një rrugë të gjatë dhe
graduale të zhvillimit. Monumentet historike të popujve lindore flasin mbi
fillimet e institucioneve të caktuara të drejtësisë ndërkombëtare
(marrëveshjet, mbrojtja e përfaqësuesve diplomatikë, arbitrimi, aleancat,
etj.). Paralelisht me ius civile, e cila kishte të bënte vetëm me qytetarët e
Romës, në Romën e vjetër zhvillohej edhe ius gentium, me qëllim të
rregullimit të raporteve me të huajt dhe banorët e hapësirave të
pushtuara, mes vetë atyre dhe në raport me shtetin romak. Prej këtij
termi rrjedh edhe shprehja e së drejtës ndërkombëtare (ius gentium – e
drejta e popullit). Në luftrat e shpeshta të mesjetës janë krijuar një tërësi
e zakoneve luftarake – rregullave riteriane. Zhvillimi i tregtisë
ndërkombëtare detare ndikon në krijimin e së drejtës zakonore detare
(Gonsolato del mare, shek. XII-XIV). Nevojat e tregtisë ndërkombëtare
prunë në krijimin e institucionit të konsullit, më së pari në vendet jo-
kristiane ku tregtarët e huaj fitonin pozitë të veçantë të autorizimee. Në
qytetet italiane u shfaqën shenjat e para të diplomacisë, institucione të
cilat në Francë në kohën e Luit XI (shek. XV) fituan një zbatim të gjerë.
Mesjeta njeh shumë raste të zgjidhjes paqësore të kundërshtive
ndërkombëtare, para se gjithash me arbitrazhë, në të cilat shpesh Papa
ishte arbitër. Paqja e Vestfalisë 1648, e cila merret si ngjarje me të cilën
fillon zhvillimi i së drejtës ndër-shtetërore evropiane (droit des gens
europeen) në kornizat e së cilës më vonë është zhvilluar edhe e drejta
moderne ndërkombëtare, ka vërtetuar parimin e barazisë së shteteve në
Evropë. Ky parim më vonë ka zbutur ndikimin e fuqive të mëdha dhe
kufizoi rolin dhe tendencën e tyre për mbizotërim në marrëdhënie
ndërkombëtare. Shfaqet dhe gradualisht fiton në praktikë edhe teoria mbi
lirinë detare e Hugo Grotius. Me ekspansionin e marrëdhënieve kapitaliste
shoqërore, sidomos kur kapitalizmi hyri në stadin e tij më të larë, e drejta
ndërkombëtare filloi të zhvillohet më shpejt dhe më gjerë. Shekulli i
nëntëmbëdhjetë shënon krijimin e institucioneve të arbitrimit dhe
diplomacisë së përhershme; vie deri tek kodifikimi i parë i drejtësisë
ndërkombëtare në Kongresin e Vjenës (1815). Në gjysmën e dytë të
shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX vie deri tek kodifikimi intensiv i
së drejtës ndërkombëtare, së pari në fushën e doktrinës, e pastaj edhe në
rrafshin ndër-shtetëror, ku me anë të një serie konferencash diplomatike
krijohen rregullat e përgjithshme në kornizën e procesit të unifikimit dhe
kodifikimit të së drejtës ndërkombëtare. Përforcohet kështu edhe parimi i
lundrimit të lirë në lumenjtë ndërkombëtarë, ndalimi i piraterisë dhe
rregullat mbi neutralitet në luftrat detare (kongresi i Parisit më 1856),
rregullat mbi okupimin kolonial të botës së pandarë (Akti i Berlinit 1885),
184.
182
si dhe rregullate zakonet mbi luftën (Konfrencat paqësore të Hagës 1899
dhe 1907). Pas Luftës së Parë Botërore vie deri tek krijimi i Lidhjes së
Popujve, Pakti i së cilës rregullon parimet mbi ndalimin e pjesshëm të
hyrjes në luftë, zgjidhjes paqësore të konflikteve ndërkombëtare dhe
sanksionet ndërkombëtare mbi parimin e sigurisë kolektive. Me rëndësi
për zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare është edhe themelimi i gjykatës
së Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, themelimi i
mandateve ndërkombëtare si aspekt i sistemit ndërkombëtar të kujdesit
ndaj mbrojtjes së pakicave, dhe nënshkrimi i një numri marrëveshjesh
multilaterale tëcilat plotësojnë dhe zhvillojnë këto institucione të
drejtësisë (Akti i përgjithshëm i gjenevës mbi zgjidhjen paqësore të
konflikteve ndërkombëtare /1928/, Pakti Brijan-Kelog mbi ndalimin e
plotë të luftës si mjet i politikës nacionale /1928/ apo rezolutës së BRSS-
së dhe një numri vendesh tjera mbi definimin e agresorëve /1933/). Pas
Luftës së Dytë Botërore me miratimin e Kartës së KB krijohen kushtet për
forcimin e mëtutjeshëm të së dretës ndërkombëtare në jetën e bashkësisë
ndërkombëtare. Në një anë, vie deri tek një kodifikim më i suksesshëm i
fushave të ndryshme të së drejtës ndërkombëtare (p.sh. detare 1958,
diplomatike 1961, konsullore 1961, marrëveshjeve 1969, e tjera.) duke ju
falënderuar përpjekjeve të Komisionit mbi të drejtën ndërkombëtare dhe
Kuvendit të Përgjithshëm të KB, ndërsa në anën tjetër, me ndikimin e
nevojave të reja rregullohen në bazë universale edhe të drejtat
humanitare ndërkombëtare (Konventat e Gjenevës më 1949), të drejtat e
njeriut dhe mbrojtja e tyre, shfrytëzimin paqësor të kozmosit dhe fusha
tjera, që janë rezultat i zhvillimit politik dhe shoqëror të shoqërisë
njerëzore, e veçanërisht revolucionit shkencor e teknologjik. Në fund,
brenda veprimeve për zbutjen e garës për armatosje, fuqitë e mëdha –
BRSS-ja dhe SHBA-të, para të gjithave, ndërsa vendet tjera në
bashkëngjitje, kufizojnë ushtrimin e provave bërthamore, arrihet ndalimi i
përhapjes së armëve nukleare, etj. Nëse këtyre i shtohen edhe
marrëveshje tjera të numërta me të cilat rregullohen çështje mes dy
palëve apo përgjithësisht ndërkombëtare, mund të thuhet që në gjysmën
e dytë të shekullit XX kemi qenë dëshmitarë të një zhvillimi të fuqishëm
të së drejtës ndërkombëtare e cila bëhet përditë e më shumë faktor i
rëndësishëm i integrimit të bashkësisë ndërkombëtare, pavarësisht nga
kundërthëniet në marrëdhënie shoqërore dhe dallimet në rregullimet
shoqërore të shteteve individuale. E drejta moderne ndërkombëtare,
zhvillimi i së cilës njëkohësisht është edhe pasojë e tendencave të
përmendura integruese, duhet të shërbejë si element i stabilitetit të
marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë
ndërkombëtare. Ajo vërtetë e luan këtë rol, sidomos kur merret parasysh
drejtimi më i vonshëm i saj i zhvillimit të saj, me të cilin gradualisht dhe
fuqimisht afirmohen parimet e reja demokratike, të cilat i përgjigjen një
185.
183
shumice dërmuese tëbashkësisë ndërkombëtare, pa marrë parasysh nëse
ka të bëjë me shtetet e reja apo të vjetra, siç janë parimet e bashkë-
ekzistencës paqësore dhe aktive dhe barazisë së plotë mes gjitha
shteteve, të drejtat e popujve për vetëvendosje, obligimet e shteteve për
bashkëpunim, e shumë të tjera.
LUFTA METEOROLOGJIKE: Shkaktim apo veprim artificial në procese e
fenomene atmosferike të cilat përcaktojnë kohën dhe klimën në Tokë, me
qëllim të shkaktimit të humbjeve një fuqie të gjallë dhe dëme në
potencialet materiale, vështirësimit të ndikimit luftarak të
kundërshtarëve, gjegjësisht lehtësimit të ndikimit të forcave të veta.
Veprimet e luftës meteorologjike shpesh zbatohen në mënyrë të fshehtë
dhe pa agresion të hapur, për të cilën gjë lufta meteorologjike mund të
konsiderohet si mjet i luftës speciale. Me luftë meteorologjike mund të
ndikohet me sukses në krijimin dhe shpërndarjen e mjegullës dhe
sistemeve të reve; intensitetin, llojin dhe shpërndarjen e të reshurave;
shkaktimin e periudhave katastrofave të thata; frekuencën e zbrazjeve
elektrike atmosferike (që shkakton shkatërrimin e pajisjeve
telekomunikativ dhe zjarr në objektet e caktuara), ndryshim i intensitetit
dhe drejtimit të erërave të stuhisë; ndryshimin sistematik të elementeve
të klimës, shkatërrimin e shtresës së ozonit në atmosferë, e të tjera. Lufta
meteorologjike përfshin edhe largimin artificial të disa elementeve dhe
fenomeneve natyrore meteorologjike që kanë ndikim negativ në punën
dhe veprimet e forcave të armatosura.
MILITARIZMI: Në kuptimin e ngushtë, organizimi shtetëror e burokratik
i veprimtarisë ushtarake, ekzistenca e monopolit ekskluziv të shtetit mbi
veprimtarinë ushtarake. Në kuptimin e gjerë, militarizmi është relacion
shoqëror mes organizimit ushtarak të shtetit në njërën anë, ndërsa në
anën tjetër i cili manifestohet në strukturimin e sistemit politik, shoqërisë
globale dhe bashkësisë ndërkombëtare mbi parimet e organizimit
ushtarak të shtetit. Lindja dhe ekzistenca e militarizmit janë të
kushtëzuara me ndarjen e shoqërisë në klasa dhe luftën e klasave. Në
bashkësinë origjinale pa klasa, nuk ekziston as shteti e as organizimi i tij
ushtarak. Në shoqërinë klasore, në anën tjetër nuk mund të ekzistojë një
organizim autonom i ushtrisë. Në të vërtetë, veprimtaria ushtarake fiton
rëndësi të madhe në ruajtjen e rendit klasor. Kështu, klasa në pushtet
monopolizon veprimtarinë ushtarake, ndërsa interesat e asaj klase bëhen
faktor vendimtar në organizimin e forcave të armatosura. Në kushtet kur
vetëm anëtarët e klasës në pushtet janë pjesëtarë të forcave të
armatosura, klasa në pushtet nuk ka nevojë të shprehë atë fuqi ushtarake
në formën e shtetit. Në kushte tjera, më të shpeshta në histori, ajo klasë
është e detyruar që për të ruajtur rendin shoqëror dhe interesat e saj të
186.
184
mbështetet në klasate shfrytëzuara dhe të shpronësuara. Për këtë, krijon
një organizim heterogjen në aspektin klasor të ushtrisë, roli primar i së
cilit është mbrojtja dhe interesat e klasës në pushtet. Për të realizuar një
rol të tillë, ajo duhet të organizohet në mënyrë shtetërore e burokratike,
që do të thotë të militarizohet. Kështu pamundësohet ndikimi i klasave të
nënshtruara me përdorimin e forcës së armatosur, ndërsa njëkohësisht
duke i renditur (me përdorim apo kërcënim të përdorimit të dhunës fizike
si dhe me manipulim ideologjik) në anën e shërbimit të interesave të
klasës në pushtet. Roli vendimtar i faktorit klasor nuk shprehet vetëm në
militarizimin e veprimtarisë ushtarake, por edhe në militarizimin (të
shprehur pak a shumë) e shoqërive globale dhe ndërkombëtare, në
kushtet e ekzistimit të antagonizmave me baza të ndryshme, kur parimet
e organizimit dhe sistemet e vlerave të organizimit ushtarak të shtetit
barten në sferat politike, ekonomike dhe sfera tjera të shoqërisë globale.
Militarizmi, sidomos në kohën tonë, është bërë realitet edhe në
marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndërsa militarizimi i marrëdhënieve
ndërkombëtare, i cili manifestohet me ekzistencën e organizatave supra-
nacionale ushtarake, është i lidhur direkt me rolin e theksuar të shtetit jo
vetëm brenda shoqërive globale, por edhe tek marrëdhëniet mes popujve
të botës moderne. Një rol i tillë i shtetit është i kushtëzuar me
marrëdhënie të brendshme, por edhe me kundërshtitë ndërkombëtare.
Vetëm ekzistimi i organizimit ushtarak të shtetit dhe militarizimit të
sferave të caktuara shoqërore si i tillë nuk mund të paraqesë tëhuajsim të
organizimit ushtarak, por ai ofron mundësitë për lindjen e një procesi të
tillë. Sepse, shpesh edhe mbështetja e theksuar në organizimin ushtarak
të shtetit në marrëdhëniet dhe proceset politike zakonisht çon në situata
ku burokracia shtetërore tenton të mbajë format militariste të shoqërisë
edhe në kushtet kur nuk ka nevojë objektive për një gjë të tillë. Mbajtja
dhe zhvillimi i formave të tilla atëherë është në interes të burokracisë së
tëhuajsuar shtetërore ushtarake apo civle (apo që të dyjave), ose së paku
në interes të grupimeve apo qendrave tjera të fuqisë. Militarizimi i
veprimtarisë ushtarake, si dhe relacioneve politike, ekonomike e
raporteve tjera shoqërore është zakonisht fenomen reaksionar. Në
kushtet kur militarizmi lidhej me politikën e jashtme ekspansioniste
(Gjermani dhe Japonia), ka çuar në luftra katastrofave botërore dhe
shkatërrim të miliona njerëzve. Megjithatë, fuqia ushtarake në histori ka
qenë dhe mund të jetë edhe sot instrument i forcave përparimtare
shoqërore. Militarizmi është gjithsesi i lidhur me ekzistimin e shtetit,
gjegjësisht organizimit shtetëror ushtarak.
PAQJA: Gjendje në raportet e shteteve në të cilën nuk ka detyrim.
Zgjidhja e konflikteve dhe kontesteve, si dhe përshtatja me ndryshimet e
lindura, arrihen përmes mënyrave të padetyrueshme. Në kuptimin e
187.
185
gjerë, paqja ështëmungesë e konflikteve të ashpra dhe sjelljeve të
dhunshme në shoqëri (“Paqja sociale”). Paqja për një kohë të gjatë është
definuar negativisht, si mungesë e luftës. Përveç kësaj, Hobsi ka vërejtur
që mes luftës e paqes nuk ekziston një kufi i prerë, si dhe duke zgjeruar
kuptimin e luftës e cila “nuk përbëhet vetëm prej betejës, e as vetëm prej
aktit të luftimit... por edhe tendencës kah ato veprime” (Leviathan),
përkufizoi kuptimin e paqes. Vetëm në mes të shekullit XX paqja,
përkundër konflikteve dhe luftrave, filloi të bëhet lëndë e studimeve më të
gjera dhe më të thella, duke krijuar edhe disiplina të veçanta shkencore,
të cilat, varësisht nga mjedisi, quheshin “hulumtimi i paqes”,
“polemologji”, apo “irenologji”. Në shoqëritë kombëtare dhe
ndërkombëtare u mboldhën politikologë, juristë, sociologë, historianë,
psikologë dhe njerëz tjerë që merreshin me shkenca natyrore. Përveç
përpjekjes për ndriçimin e shkaqeve të luftës, kërkoheshin gjitha mënyrat
për zgjidhjen e konflikteve, duke përqendruar kështu studimet e paqes në
kërkimin e përmbajtjes pozitive të kuptimit të paqes. Në këtë vështrim,
një përparim u arrit me dallimin prej dhunës së hapur dhe asaj
strukturore (Galtung). Popujt dhe shtetet që janë në pozitë të nënshtrimit
dhe eksploatimit nuk mund të durojnë dhunën strukturore në emër të
paqes, të kuptuar si shmangie prej dhunës së hapur. As kjo mënyrë e
mendimit nuk ka liruar definicionin e paqes nga referimi tek lufta; është
zgjeruar vetëm kuptimi i luftës, apo jo-paqes. Në përpjekjet për përparim,
hulumtuesit e paqes kanë filluar të krahasojnë paqen me një gjendje të
dëshirueshme (për ta) në shoqëri, por atëherë është supozuar që gjithsesi
do të vijë deri tek mospajtimet ideologjike, deri tek shprehjet që
karakterizohen me interpretime të ndryshme (“drejtësia shoqërore”,
“demokracia e vërtetë”) apo deri tek plotësimi i paqes me përmbajtje të
pazakonshme, kryesisht të lidhura me tëhuajsimin e personalitetit (p.sh.
çlirimi seksual). Zgjidhjet radikale kanë shkuar deri aty që të pranojnë
luftë, edhe atë nukleare, për arritjen e caqeve të tilla (paqja si
revolucion). Ato megjithatë luftonin me faktin që armët për shkatërrimin
masiv mund të çojnë deri në zhdukjen e njerëzimit, e kështu edhe të
atyre që do të gëzonin ato vlera më pastaj. Në dilemën mes ndryshimeve
të dhunshme dhe mbajtjes së pakusht të gjendjes ekzistuese, zgjidhja
është që paqja të mos kuptohet si vlerë thelbësore, por si instrumentale
(modale), si ekzistencë e kushteve në të cilat është e mundur të arrihen
vlera thelbësore të ndryshme, njëkohësisht të bazuara në ideologji të
ndryshme. Një gjendje e tillë nënkupton mospajtimet, konfliktet, e
ndoshta edhe luftën, por jo edhe detyrimin në marrëdhënie
ndërkombëtare. Ajo mund të realizohet dhe mbahet nëse ekzistojnë
mekanizmat për ndryshim dhe adaptim. Të tillë mekanizma kërkohen në
organizatat dhe të drejtën ndërkombëtare. E kuptuar kështu, paqja mund
të ekzistojë edhe atëherë kur ekzistojnë konflikte të armatosura brenda
188.
186
shtetit. Anash vështirësiveteorike, një ndarje e tillë e politikës së
brendshme prej asaj të jashtme është e dobishme për tendencën tanimë
të fuqishme që konfliktet ndërkombëtare të maskohen si të brendshme.
STRATEGJIA PAQËSORE E BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE:
Shprehje e cila përdoret në politikën ndërkombëtare për masat që KB dhe
organizatat tjera ndër-qeveritare zbatojnë si reagim ndaj kërcënimeve
potenciale apo të vërteta ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Zbatimi
i një strategjie të caktuar varet nga natyra dhe kohëzgjatja e krizës, e cila
mund të lindë për shkak të: a) mbledhjes dhe/ose prodhimit të
stërmadhuar të armëve, sidomos atyre që kanë qëllim shkatërrimin
masiv, rritjes së shpejtë të popullsisë në kushte të mjedisit të
shkatërruar; b) kundërshtive mes shteteve apo brenda një shteti mes
territoreve, shfrytëzimit të resurseve natyrore, rrugëve tokësore dhe
ujore, çështjeve ideologjike, etj.; c) konflikteve të armatosura mes
shteteve apo brenda një shteti, duke përfshirë intervenimin ushtarak,
konfliktet mbi kufijtë, etj; si dhe d) faktorëve të tjera, si shkelja masive e
të drejtave njerëzore, papunësia, uria, etj. Strategjitë paqësore
ndërkombëtare janë ndarë në katër grupe: strategjitë e ndërtimit të
paqes, strategjitë e ruajtjes së paqes, strategjitë e rindërtimit të paqes
dhe strategjitë e përforcimit të paqes.
FORCAT PAQËSORE TË KB: forcat ndërkombëtare në përbërje të KB-së
janë themeluar më 1948 si instrument i mbikëqyrjes dhe ruajtjes së
paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, kur është kuptuar që mjetet
diplomatike të parashikuara me “Kartën e KB” nuk janë të mjaftueshme
për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare. Mandati i forcave
paqeruajtëse ka ndryshuar varësisht nga madhësia dhe karakteri i
konfliktit. Me përfundimin e luftës së ftohtë, përfundon edhe veprimtaria e
gjeneratës së parë të forcave paqeruajtëse, e cila në përmbajtje dhe
qëllim ka qenë ushtarake (zbutje e konfliktit, mbikëqyrje e armëpushimit,
mbikëqyrje e hapësirave të demilitarizuara, sigurimi i njerëzve në
tampon-zona, etj.). Gjenerata e dytë e forcave paqësore, e cila vepron
prej vitit 1988, është me natyre civile-ushtarake (ndërtimi dhe forcimi i
institucioneve demokratike, zbutja e konflikteve etnike, organizimi i jetës
në hapësirat e goditura nga katastrofat). Pa publikimit të “Agjendës për
Paqe” të Sekretarit të Përgjithshëm të KB më 1992, mandati i forcave
paqeruajtëse bazohet në ndërtimin e besimit, mbledhjen e fakteve dhe
renditjen preventive të personelit apo ndërtimin e zonave të
demilitarizuara në hapësirat e konfliktit të mundshëm. Tre vjet më vonë,
janë futur edhe ndryshimet në lidhje me përforcimin e sistemit të
komandës unike. Deri në mes të viteve të njëzeta të shekullit XX, KB
ndërmori më shumë se 30 operacione paqësore, në të cilat kanë marrë
189.
187
pjesë rreth njëmilion ushtarë dhe civilë. Disa ndër operacionet që ende
vazhdojnë janë: UNMOGIP (grupi i KB për mbikëqyrje në Indi dhe
Pakistan, i themeluar më 1949.), UNFICYP (forcat e KB për ruajtjen e
paqes në Qipro, të vendosura më 1964), UNIKOM (Misioni vëzhgues i KB
në Irak-Kuvajt, i themeluar më 1991), UNOMUR (Misioni vëzhgues i KB në
Ugandë-Ruandë, themeluar më 1993), UNPROFOR (Forcat mbrojtëse të
KB në hapësirat e ish-Jugosllavisë), SFOR (Bosnjë e Hercegovinë) dhe
KFOR (Kosovë). Për “shërbim të kërkuar dhe të rrezikshëm paqësor”,
forcat paqeruajtëse të KB kanë fituar shpërblimin Nobel për paqe më
1998.
MULTILATERALITETI: Nënkupton marrëdhëniet në bashkësinë
ndërkombëtare që përfshijnë më shumë subjekte, qytete, krahina, e më
së shpeshti shtete, të cilat mes vete bashkëpunojnë në nivelin rajonal,
kontinental apo global. Derisa marrëdhëniet tradicionale ndërkombëtare
më së shpeshti vepronin në bilateralitet, mes dy shteteve, në shekullin e
fundit, diplomacia multilaterale ka ngritur rëndësinë e saj përditë e më
shumë, sidomos pas Luftës së Parë Botërore (Lidhja e Popujve),
gjegjësisht pas Luftës së Dytë Botërore (KB). Trilateraliteti dhe
kuadrilateraliteti janë nën-lloje të marrëdhënieve multilaterale.
NACIONALIZMI: Lëvizje e hegjemonisë dhe përjashtueshmërisë
nacionale, ku një komb vlerësohet pozitivisht në mënyrë jokritike në
raport me të tjerët. Nacionalizmi, në histori, varësisht prej caqeve dhe
bartësve të lëvizjeve ideologjike, ka pasur kuptime dhe rëndësi të
ndryshme. Së pari është paraqitur si lëvizje politike dhe kulturore e klasës
së re qytetare në luftën e saj kundër feudalizmit, deri në mbizotërimin e
partikularizmit feudal dhe krijimin e një shteti unik (nacional). Më vonë,
me zhvillimin e kapitalizmit, nacionalizmi u bë doktrinë e cila ligjëron
përjashtimin dhe ndarjen nacionale prej popujve tjerë. Në botën
moderne, nacionalizmi mund të shprehë një lëvizje shoqërore-politike apo
tendencë për pavarësinë kombëtare dhe bashkëpunimin e barabartë mes
popujve, por gati rregullisht është i ngarkuar me gjendje retrospektive. Pa
marrë parasysh kuptimet e ndryshme, sot me përmbajtje të nacionalizmit
nënkuptohen tendenca të ndryshme me qëllim të realizimit të interesave
të vërtetë apo të supozuar të një kombi në llogari të interesave të një apo
më shumë kombeve. Gjithashtu, në kohët moderne, nacionalizmi ka fituar
kuptim dhe rëndësi negative kur është profilizuar në ideologji, e cila
absolutizon vlerat dhe interesat e kombit dhe mundohet t’i realizojë ato
në llogari të popujve dhe kombeve tjera. Në këto raste, fiton formë të
imperializmit, ndërsa nëse është i mbushur me urrejtje ndaj popujve dhe
kombeve tjerë kalon në shovinizëm.
190.
188
NATO: (North AtlanticTreaty Organisation – Organizata e Paktit Veri-
Atlantik). Organizatë ushtarake-politike me seli në Bruksel, e përbërë prej
19 vendeve anëtare. Është themeluar më 1949 në Vashington me
nënshkrimin e paktit Veri-Atlantik. Si përgjigje ndaj “Paktit Atlantik”
shtetet komuniste të Evropës Lindore nënshkruan më 1955 “Paktin e
Varshavës”, gjë që do të çonte Evropën dhe botën në epokën e luftës së
ftohtë, të përcjellë me tensione të përhershme mes këtyre dy blloqeve.
Teksti i “Paktit Atlantik” përforcon qëllimin dhe parimet e Kartës së KB,
dhe obligon shtetet anëtare të zgjidhin paqësisht kundërshtitë
ndërkombëtare, të përforcojnë paqen, sigurinë dhe drejtësinë në botë,
dhe veçanërisht respektimin e parimeve të mbrojtjes së ndërsjellë në rast
të sulmit të armatosur kundër një apo më shumë shteteve anëtare, duke
përfshirë bashkëpunimin në përforcimin e kapaciteteve individuale dhe
kolektive të mbrojtjes, bashkëpunimin ekonomik si dhe sigurimit të
ndihmës së ndërsjellë politike e sociale. Organizata është e nderuat nga
pjesët civile, ushtarake dhe ushtarako-administrative. Secili shtet në
Aleancë ka përfaqësuesin e tij të përhershëm, këshilltarët dhe zyrtarët që
veprojnë në punën e komiteteve të ndryshme. Organi më i lartë
udhëheqës është Këshilli i përbërë prej përfaqësuesve të vendeve
anëtare, në të cilin vendimet merren me konsensus, për të cilin është
përgjegjës Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës.
PAVARËSIA: Në kontekstin shoqëror dhe politik, pavarësia është veçoria
dhe statusi i individit apo medias, të cilët veprojnë përjashtimisht në
emrin e tyre, nuk janë pjesëtarë e as nën ndikimin e asnjë grupi,
institucioni, partie politike, etj., të cilët do të mundoheshin të realizonin
interesat përmes tyre. Në marrëdhëniet politike ndërkombëtare shteti
sovran i cili udhëheq politikën e tij sipas interesave të vet, përpiqet të
realizojë dhe mbajë pavarësinë politike, ushtarake dhe ekonomike të tij.
Vendet, popujt dhe grupet etnike, të cilat për arsye të ndryshme janë nën
pushtetin e huaj, përpiqen të realizojnë pavarësinë politike. Megjithatë,
proceset bashkëkohore të integrimeve rajonale supra-nacionale në
rrafshin politik vënë në pikëpyetje pavarësinë e plotë të shteteve sovrane,
duke e vërtetuar atë si izolacionizëm joproduktiv.
NEPOTIZMI: Dhënie përparësi, në rastin e ndarjes së funksioneve të
rëndësishme shtetërore, pjesëtarëve të familjes apo personave tjerë të
afërt, ose fitim i privilegjeve dhe përfitimeve të ndryshme politike e
ekonomike me anë të afërsisë familjare me personat që bartin funksione
të rëndësishme shoqërore dhe posedojnë fuqi të madhe shoqërore. Në
shoqëritë moderne të cilat janë të pazhvilluara dhe ku strukturat familjare
kanë ndikim të madh në sferën politike, shfaqja e nepotizmit është shumë
e shpeshtë, e sidomos në regjimet totalitare.
191.
189
NEUTRALITETI: Paanshmëria, gjegjësishtpaafërsi e vetëdijshme e
individëve, grupeve apo shteteve me interesat, qëllimet, qëndrimet apo
politikat e palëve në kundërshtim. Shteti neutral mban marrëdhënie
ekonomike dhe të tjera me palët në konflikt, duke mos mbështetur e as
afruar me njërën prej tyre. Neutraliteti i vërtetë dhe i fuqishëm është
themel i besueshmërisë ndërkombëtare, dhe kështu përfaqësuesit e atyre
shteteve shpesh zgjedhen si arbitër apo ndërmjetës në zgjidhjen
paqësore të konflikteve ndërkombëtare, ose së paku hapësirat e tyre
shfrytëzohen si vend i bisedimeve paqësore. Zvicra është shtet me traditë
të gjatë të neutralitetit. Ajo me shekuj nuk ka marrë pjesë në luftra dhe
nuk i përket aleancave ushtarake dhe politike. Nuk është anëtare e NATO-
s, KB e as BE-së, por njëkohësisht, për shkak të pozitës së saj neutrale,
është seli e shumë organizatave e organeve ndërkombëtare, duke
përfshirë edhe KB-të.
FAMILJA BËRTHAMORE: Ka të bëjë me pesë shtetet që haptas
posedojnë armët bërthamore – SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca
dhe Kina (klubi nuklear) dhe të cilët punojnë së bashku në vendosjen e
masave ndërkombëtare mbikëqyrëse mbi prodhimin e armëve
bërthamore. India, Pakistani dhe Izraeli gjithashtu posedojnë armë
nukleare, por këtë nuk e kanë shpallur zyrtarisht, ndërsa dyshohet që
Libia, Irani dhe Koreja fshehtazi prodhojnë armë të tillë, duke paraqitur
kështu rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
KOMBINIMI ZBULUES: Aktivitet i planifikuar me të cilin zbuluesi krijon
një burim të dhënash në strukturën e armikut apo agresorit potencial. Për
ndërmarrjen e kombinimit zbulues hartohet një plan i cili përmban:
gjetjen, studimin, përgatitjen, ardhjen deri tek personi dhe bindja e tij për
të punuar me shërbimin zbulues në cilëndo bazë.
TEKNIKAT OPERATIVE TË ZBULIMIT: Mjete teknike që përdoren në
veprimtarinë zbuluese, sidomos në mbledhjen e shënimeve dhe mbajtjen
e lidhjeve. Në teknika operative të zbulimit bëjnë pjesë pajisjet e
përgjimit, fono-, foto-, dhe video-teknikat, radio-stacionet, pajisjet dhe
dokumentet e shifrimit, ngjyrat dhe reagensët tjerë të fshehtë për
pranimin e porosive dhe dërgimin e raporteve. Përdorimi i fshehtë dhe i
mbuluar i shumë mjeteve teknike për veprimtarinë zbuluese kërkon
miniaturizimin e tyre, si dhe dhënien e formave të veçanta.
PUNKTI INFORMATIV: Organ informativ i cili mban një numër gjegjës
të lidhjeve zbuluese-operative dhe përmes tyre mbledh shënime zbulimi
për kundërshtarin. Në një territor eventualisht të pushtuar përkohësisht
192.
190
parashikohet formimi ipunktit informativ për mbulimin informativ të
rajoneve të caktuara, objekteve dhe drejtimeve me rëndësi operative-
taktike dhe taktike.
MBROJTJA: Aspekt i luftës së armatosur, mënyrë e reagimit të
planifikuar të shoqërisë (apo më shpesh forcave të saj të armatosura)
ndaj përpjekjeve të sulmuesve që të pushtojë territorin e saj përkohësisht
apo përgjithmonë, për shkatërrimin e apo paaftësimin e forcave të tij të
armatosura dhe përmes kësaj realizimin e caqeve shoqërore dhe
ushtarake të saj. Për mbrojtjen zakonisht vendoset në mënyrë të
numërimit, pala që ekonomikisht apo ushtarakisht është më e dobët në
konfliktin mes shteteve, i cili më së shpeshti është ai shtet që është i
detyruar të hyjë në konflikt total sepse është sulmuar, dhe në këtë rast
nuk është në gjendje të zgjedhë një formë tjetër (më të favorshme) të
luftës së armatosur. Duke marrë parasysh situatën konkrete, mbrojtja
mund të ketë caqe të ndryshme, duke filluar prej përballimit të forcave të
armatosura të kundërshtarit, tërheqjes së tyre, dobësimit dhe paaftësimit
për zgjerim të veprimeve aktive luftarake e deri tek mbajtja e pozitave të
caktuara për përgatitje më të mirë të një aspekti më aktiv të luftës apo
përgatitje të njësive më të mëdha për sulm. Në lidhje me këtë, mbrojtja
mund të jetë më e fortë dhe më e vrullshme apo më e dobët, e
organizuar thellësisht apo sipërfaqësisht, e pajisur me forca më të
fuqishme apo më të dobëta. Në histori, mbrojtja është organizuar
kryesisht në mbrojtje të vendbanimeve të rëndësishme strategjike,
ndërsa mund të përcillet prej mbrojtjes së zinxhirit të Termopileve në
luftën greko-persiane, përmes mbrojtjes së Moskës dhe Leningradit në
Luftën e Dytë Botërore deri në mbrojtjen e Sarajevës në kohën e
agresionit ndaj Bosnjës e Hercegovinës në vitet 1992-1995.
MJEDISI (MBROJTJA): Masa që merren me qëllim të ndalimit të
shkatërrimit të mëtutjeshëm apo riparimit të resurseve tashmë të
shkatërruara. Më parë, këto kanë qenë masa teknike dhe dënime me
para, ndërsa sot shkohet më tepër drejt zbatimit të orientimeve të
vlerave. Ndër masat e proklamuara në kohët e sotme për mbrojtjen e
mjedisit janë: a) mbledhja dhe përhapja e informatave mbi gjendjen e
mjedisit; b) përcjellja dhe mbikëqyrja, e pastaj edhe rregullimi i
veprimtarive dhe prodhimeve që janë të dëmshme për mjedisin; c)
pjesëmarrja e publikut në vendim-marrje për ruajtjen e mjedisit; d)
vendosja e masave administrative dhe ligjore me të cilat sigurohet
dëmshpërblimi për shkatërrimin e mjedisit; e) mbikëqyrja, administrimi
dhe shfrytëzimi racional i resurseve natyrore; f) zvogëlimi i sasisë së
mbeturinave në prodhim dhe konsum; g) thirrja e korporatave
transnacionale për përgjegjësinë mbi mbrojtjen e mjedisit; si dhe h)
193.
191
përforcimi i përgjegjësisësë organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e
mjedisit.
OPERATIVA: Punë konkrete dhe direkte e individëve, grupeve punëtore
apo organeve që kryejnë një veprimtari të caktuar me qëllim të realizimit
të një caku të dhënë. Varësisht nga fusha e veprimtarisë, me operativë
ndërtohen dhe realizohen caqet e paracaktuara. Ajo bëhet sipas një
procesi dhe një procedure të përcaktuar, në të cilat me punë direkte
jetësohet programi i caktuar në një trup të dëshiruar. Shërbimi i sigurimit
ekzekuton detyra operative në bazë të autorizimit të tij: zbulon, vërteton,
ndërpren, paaftëson apo përcjell veprimtarinë e individëve apo grupeve të
organizuara të cilat me aktivitetin e tyre nxisin apo përpiqen të
shaktërrojnë sistemin kushtetues të vendit. Këto detyra, shërbimi i
sigurisë i realizon brenda rregullave të hulumtimeve operative.
AKSIONI OPERATIV: Përdorim dhe shfrytëzim i planifikuar, i kombinuar
dhe i përputhur i metodave, masave, punëve, mjeteve dhe forcave
operative-taktike, me pajtueshmërinë e arritur të udhëheqësit të njësisë
organizative apo lejen e kryesuesit të organit të shërbimit kundër-
zbulues, zbulues apo sigurues, me qëllim të kryerjes së një detyre
operative me të cilën arrihen programet dhe caqet e atij shërbimi të
caktuar. Për kryerjen e aksionit operativ duhet të hartohet plani i cili
përmban cakun, situatën operative dhe mjetet e punës me të cilat mund
të realizohet aksioni operativ.
DISIPLINA OPERATIVE: Ndërmarrje e përgjegjshme, e saktë dhe
precize e detyrave të dhëna apo të pranuara nga punëtorët apo organet
operative, të cilat përfaqësojnë një pjesë të detyrës nga studimi operativ i
një lënde konkrete apo pjesëmarrjes në një aksion më të gjerë operativ i
cili ndërmerret nga shërbimi kundër-zbulues apo i sigurimit. Disiplina
operative lind nga plani i studimit operativ i lëndës konkrete apo aksionit
operativ. Në aksionet operative, disiplina lind prej detyrave të pranuara
nga puna e përbashkët e dy apo më shumë organeve, apo prej
bashkëpunimit të shërbimeve. Në rastin e parë, obligimet dalin prej
marrëveshjes, ndërsa në të dytin bartësi i punës operative paraqet
kërkesën me të cilën definohen detyrat sipas metodës, sferës dhe kohës.
Në praktikën operative është definuar përfundimi që realizimi i detyrave
konkrete dhe arritja e caqeve të hulumtimit operativ varet nga realizimi i
saktë dhe me kohë i disiplinës operative.
KOMBINATORIKA OPERATIVE: Zbatimi dhe shfrytëzimi i paramenduar,
i planifikuar dhe i përputhur i metodave zbuluese dhe mjeteve me
ndërmarrjen e masave dhe punëve operative e të tjera, me qëllim të
194.
192
ekzekutimit më efikastë cakut të dhënë për studimin operativ. Në të
vërtetë, operativi i shërbimit të sigurisë përpiqet që të vështrojë
intensivisht dhe pandërprerë rrjedhën e studimit operativ dhe në bazë të
zhvillimit të situatave operative angazhon forca të reja, mjete të reja,
drejton burimet ekzistuese të zbulimit, apo angazhon forca të reja,
ndërmerr masa operative dhe punë me qëllim të zbatimit më të shpejtë
dhe më të mirë të detyrës së dhënë. Atij i qëndrojnë në dispozicion
shumë mundësi të kombinatorikës operative (krijimi i burimeve paralele
të shënimeve, dezinformomi dhe ndalimi i bartësve të veprimtarisë
nxitëse, etj).
MASA OPERATIVE: Tërësi punësh dhe aktivitetesh operative me të cilat
realizohet një cak i vënë paraprakisht në studimin operativ. Si masë
operative dallohen: përcjellja e fshehtë, dezinformimi apo demoralizimi i
armikut, etj. Me masa operative njihen edhe masat politike – agjitacioni,
propaganda, informimi, abolicioni, amnistia; masat e ligjit – dënimet
penale apo kundërvajtëse.
PUNËT OPERATIVE: Tërësi e operacioneve karakteristike të ndryshme,
të lidhura mes vete, të cilat kontribuojnë në realizimin e cakut të vënë
dhe veprimin në hulumtimin operativ. Një punë operative krijon kushte
për zbatimin e tjetrës. Ato plotësohen dhe ndërlidhen me masat
operative. Punët operative janë: kontrollimi, fotografimi i fshehtë dhe
video-xhirimi, vëzhgimi, etj.
SITUATA OPERATIVE: Tërësi shënimesh mbi armikun dhe veprimtarinë
e tij, si dhe renditja e forcave dhe mjeteve të shërbimit të sigurisë
veprimtaria e rrezikshme e të cilave zbulohet dhe vërtetohet në një
moment të caktuar. Në paraqitjen e situatës operative, shënimet mbi
bartësin apo bartësit e veprimtarisë së rrezikshme dhe mënyrat e zbatimit
të atyre aktiviteteve shprehen në mënyrë kronologjike. Pjesa e dytë
përbëhet nga shënimet mbi armikun (të vërtetuara apo të njohura) dhe
ato të paverifikuara (që shënjohen). Pjesa e tretë është shfaqja e
metodave dhe mjeteve me shfrytëzimin e të cilave shërbimi i sigurisë
zbulon dhe vërteton veprimtarinë armiqësore me dobësi apo avantazhe të
shprehura. Paraqiten vetëm shënimet që njihen në atë moment. Situata
operative është pjesë e planit i cili hartohet brenda hulumtimit operativ
dhe shërben si bazë për vlerësimin e situatës operative dhe planifikimit të
forcave dhe mjeteve për një hulumtim më efikas operativ.
METODA OPERATIVE: Mënyrë e paramenduar dhe e planifikuar e
zbatimit të masave operative, punëve operative dhe mjeteve operative
nga shërbimi i sigurisë në hulumtimin operativ, në varësi ndaj lëndës së
195.
193
hulumtimit. Nëse hulumtohetnjë veprimtari ilegale e rrezikshme, ajo
mund të hulumtohet vetëm me zbatimin dhe përdorimin e një metode të
fshehtë, gjegjësisht që masat, punët dhe mjetet operative të përdoren
vetëm në mënyrë të fshehtë.
MJETI OPERATIV: Pajisje apo aparat me përdorimin e të cilit mblidhen
faktet dhe shënimet në hulumtimin operativ. Me mjete operative
zbulohet, vërtetohet apo dokumentohet veprimtaria kërcënuese e
individëve, grupeve apo organizatave ilegale.
MJETET OPERATIVO-TEKNIKE: Pajisje teknike, aparate dhe vegla që
përdoren nga shërbimet e zbulimit dhe kundër-zbulimit për mbledhjen e
shënimeve dhe dokumentimin e veprimtarisë së personave që janë objekt
i interesimit të tyre (MOT ofanzive) dhe për mbrojtjen e veprimtarisë së
vetë shërbimit (MOT defanzive). Sipas ndërtimit dhe mënyrës së zbatimit,
ato ndahen në: foto (fotokamera dhe aparate të dimensioneve të
ndryshme), kino (kino-kamera), televizive (kamera televizive dhe
manjetoskopë), infra të kuqe (pajisje aktive dhe pasive), optike (syzet,
dylbitë, teleskopët, periskopët, endoskopët, reflektorët, pasqyrat dhe
llupat), laserike, me tela (amplifikatorë me frekuencë të ultë dhe të lartë
dhe mikrofonë për bartjen e informatave dhe manjetofonë e disketa për
regjistrimin dhe riprodhimin e zërit – në madhësi të ndryshme), mjete
radio- dhe kimike.
OPOZITA: Në të folurën e përditshme, opozita nënkupton përgjithësisht
kundërshtinë, kundërvënien, përballimin, kundërshtimin. Prej këtyre,
kuptimi i opozitës fiton kuptimin e saj, në të vërtetë atë më të përdorurin,
në politikë, sidomos kur legalizohet opozita me themelimin e
demokracisë. Në të vërtetë, në kuptimin e gjerë politik, opozita është
kundërshtim si i pushtetit politik në përgjithësi, ashtu edhe ideologjisë në
pushtet, politikës, qëndrimeve, mendimit, planeve dhe veprimeve të saj.
Në kuptimin e ngushtë politik, opozitë do të thotë kundërshtim i
organizuar i pushtetit politik përmes partive politike opozitare, të cilat
themelohen me qëllim të përfitimit të mbështetjes politike të zgjedhësve
dhe ngritjes në pushtet. Në demokracinë shumëpartiake opozita ndahet
në parlamentare – e përbërë nga partitë të cilat në zgjedhje kanë fituar së
paku një mandat përfaqësues në parlament; si dhe jashtëparlamentare –
partitë që nuk kanë arritur as këtë. Në kuptimin e dhënë, të dyja këto
përbëjnë opozitë të ligjshme, duke pranuar që përpiqen të vijnë në
pushtet përmes mënyrave të ligjshme, përmes fitores në zgjedhje, për
dallim nga opozita revolucionare e cila dëshiron që pushtetin ta marrë
përmes transformimit politik, grushtshtet apo revolucion, gjegjësisht me
shkatërrim të dhunshëm të organeve ligjërisht të zgjedhur dhe organeve
196.
194
të pushtetit. Përndryshe,relacioni i pushtetit dhe opozitës në shoqëritë e
rregullta demokratike paraqet vetë thelbin e dinamikës së jetës politike të
sistemit shumëpartiak të demokracisë parlamentare, duke ditur që kritika
sistemore dhe sistematike ndaj pushtetit nga ana e opozitës garanton
kontroll dhe ndërrueshmëri të pushtetit, i cili për të ruajtur besimin e
zgjedhësve, duhet të organizojë jetën politike dhe ekonomike në mënyrën
më racionale dhe të suksesshme.
FORCAT E ARMATOSURA: Organizatë e armatosur e shtetit me qëllim të
udhëheqjes së luftës së armatosur. Si segment në strukturën e shtetit,
forcat e armatosura kanë rol të rëndësishëm në ruajtjen e sovranitetit dhe
integritetit territorial të vendit. Struktura dhe madhësia e forcave të
armatosura varet nga rregullimi shoqëror-politik, pozita gjeostrategjike e
secilit shtet, mundësitë e tij demografike dhe resurset materiale.
Parimisht, forcat e armatosura përbëhen prej ushtrisë operative dhe
forcat territoriale. Në përbërjen e tyre, ato më së shpeshti kanë forma,
gjini dhe shërbime. Format më të zakonshme janë ushtria tokësore, flota
detare dhe forcat ajtore.
ZBULIMI I TË DHËNAVE TË FSHEHTA: Bartje e shënimeve me
domethënie të fshehtë jashtë mjedisit të mbrojtur, shpallje e këtyre
shënimeve para individëve të paautorizuar; mundësim i botimit të
shënimeve të mbrojtura në mjetet informimit publik. Zbulimi i shënimeve
të fshehta konsiderohet zbulimi para personave të paautorizuar i fakteve
të caktuara të cilat paraqesin element të të dhënave të përcaktuara si
sekret shtetëror, zyrtar, ushtarak dhe afarist.
PACIFIZMI: Kundërshtim i pakusht i luftës, lëvizje për gjykimin e luftës
dhe shmangie nga lufta si mjet i politikës së jashtme. Pacifizmi rrjedh prej
kuptimit që lufta është e keqe që absolutisht duhet shkatërruar, duke
qenë kështu më shumë përcaktim emocional, e shumë më pak shkencor.
PAKTI: Marrëveshje e arritur mes dy apo më shumë shteteve në fushat e
tregtisë, paqes, sigurisë, aleancës ushtarake, kufizimit të armatimit
bërthamor, sigurimit të stabilitetit në ndonjë rajon, etj.
PAKTI I STABILITETIT PËR EVROPËN JUGLINDORE: (Stability Pact
for the Southeast Europe) Dokument i cili me iniciativën e Gjermanisë në
Keln u nënshkruar nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së,
organizatave ndërkombëtare, iniciativave rajonale, institucioneve
financiare dhe vendeve të rajonit, me qëllim të vendosjes së paqes së
përhershme, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore, me
respektimin e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të zhvillimit të
197.
195
demokracisë, mbrojtjes sëtë drejtave njerëzore dhe ekonomisë.
Dokumenti thirret në: a) parandalimin e krizave të reja dhe zgjidhjen e
atyre ekzistuese dhe tensioneve në rajon duke përforcuar bashkëpunimin
bilateral dhe multilateral, b) përforcimin e proceseve demokratike të
themeluar mbi zgjedhjet e lira dhe të ndershme, me respektim të plotë të
të drejtave njerëzore, duke përfshirë këtu të drejtat e pakicave, c)
avancim të marrëdhënieve paqësore dhe të fqinjësisë së mirë mes
shteteve në pajtim me Standardet e Organizatës për Siguri dhe
Bashkëpunim në Evropë, d) ruajtjen e diversitetit nacional dhe etnik të
rajonit dhe mbrojtjen e pakicave, e) përforcimin e ekonomisë në parimet
e tregut të hapur dhe bashkëpunimit ndër-rajonal e brenda-rajonal, f)
nxitje të marrëdhënieve të lira mes qytetarëve, g) luftën kundër
kriminalitetit të organizuar, korrupsionit e terrorizmit si dhe formave të
tjera të veprimtarisë së kundërligjshme, h) mbrojtjen e popullsisë nga
shpërnguljet e dhunshme të shkaktuar prej luftrave, konflikteve apo
varfërisë, i) sigurimin e kthimit të lirë të të ndjekurve e refugjatëve, si
dhe j) krijimin e kushteve për integrimin e plotë të vendeve të rajonit në
strukturat politike, ekonomike e të sigurisë sipas interesave të veta.
Zbatimin e Paktit e mbikëqyr Grupi Rajonal për Evropën Juglindore i cili
punon në tri tryeza: Tryeza punuese mbi demokratizimin dhe të drejtat
njerëzore, tryeza mbi rindërtimin ekonomik, zhvillimin dhe
bashkëpunimin, si dhe Tryeza mbi Sigurinë (kjo tryezë është e orientuar
drejt krijimit të kushteve të nevojshme për kthimin e refugjatëve dhe të
ndjekurve, luftimin e kriminalitetit të organizuar, mbrojtjen e mjedisit).
PARTIKULARIZMI: Term në jetën politike me të cilin shprehet veçoria e
një veprimi apo qëndrimi, në të cilin mbizotërojnë të veçantit dhe
individët, në gjitha rastet të pjesshëm mbi interesat tjerë, tendencë për
pavarësi dhe ndarje më të madhe të pjesëve të caktuara në shoqëri.
Partikularizmi nënkupton edhe tendencën për arritjen e përparësive të
caktuara në llogari të tërësisë apo disa pjesëve të saj.
PLEBISHITI (REFERENDUMI): Votim gjithëpopullor, vendosje direkte e
popullit, do të thotë të tërë trupit zgjedhës mbi çështjet me rëndësi të
posaçme shoqërore ose shtetërore. Edhe pse konsiderohet si forma më
demokratike e shprehjes së vullnetit, më së shpeshti duke aplikuar
demokracinë më të pastër, kështu që rastet specifike të caktuara,
plebishiti organizohet nganjëherë përdoret mjet manipulimi, kur disa
vendime politike, jo rrallë odioze të regjimeve autoritative, që publikut të
gjerë dëshirohet ti tregohet vullneti i tyre si vullnet i popullit. Në njërën
anë, qytetarët me plebishit mund të vendosin mbi sovranitetin shtetëror,
pavarësisë, vetëpërcaktimin, por edhe në anën tjetër, mun dt pajtohen
edhe me politikën pushtuese, dhe agresuese të qeverive të veta.
198.
196
KRYENGRITJA:: Aktivitet masivi grupimeve shoqërore me qëllim të
kundërvënies ndaj sistemit ekzistues, detyrimin për ndryshime ose
rrëzimin e sistemit ekzistues shoqëror-ekonomik, politik ose kulturor.
Sikur edhe format tjera të rrjedhave të shoqërisë, kryengritja e ka
shkakun në kundërshtitë e ashpërsuara shoqërore, në përleshjet e
grupeve shoqërore me bazë ekonomike, politike, kombëtare, fetare,
kulturore ose ndonjë baze tjetër. Dallohet nga revolucioni ose
kundërevolucionit për nga motivet, gjerësisë, përmbajtjes, kohëzgjatjes
dhe mjeteve. Kryengritja paraqitet si reakcion spontan i rekacioneve të
organizuara të grupeve shoqërore e drejtuar në realizimin të ndonjë
qëllimi të kufizuar, pa kërkesa radikale. Sipas asaj se është i kufizuar në
një segment të vogël të shoqërisë, kryesisht në grupe të vogla shoqërore,
kryengritja është ndryshim i pjesërishëm shoqëror. Sipas llojit të
grupacioneve shoqërore dhe përmbajtjes së kërkesave të tyre,
kryengritjes mund të jenë ekonomike, politike, kombëtare, racore, fetare
etj. Kryengritje nuk zgjasin shumë. Në qoftë se paraqesin hyrje në
ndërrime të gjera shoqërore, psh. Revolucione, përfundojnë me sukses
ose me shuarje. Kryengritësit shërbehen me mjete të ndryshme për
realizimin e qëllimeve të veta, duke filluar nga rezistencës paqësore të
shprehjes së rebelimit qytetar, shprehjen e pakënaqësive, protestave
publike, demonstratave në vendet publike deri tek përdorimi i armëve..
SHËNIMI FILLESTAR; Shënimi fillestar i pranuar nga vetëmbrojtja
shoqërore ose i siguruar nga shërbimi informativ, i cili tregon për
veprimtarinë e shprehur ose të mundshme të personave ose grupeve të
organizuara, të drejtuar kah rrezikimi i sistemit kushtetutar të vendit, dhe
i cili kërkon, detyron, inicion, angazhimin e shërbimit informativ për të
vërtetuar gjendjen faktike dhe ndërmarrjen e masave të gjegjëse. Në
teori dhe praktikë, me shënimin fillestar emërtohet edhe informacioni i
parë, sinjali, njoftimi indikativ, etj.
KORRUPTIMI: Nxitje për veprime jashtëligjore të funksionarëve,
përfaqësuesve, personave privatë, duke iu dhënë përfitime materiale, e tj.
Si korruptimi ashtu edhe marrja e mitos janë vepra penale, por shumë
vështirë dëshmohen. Dukuria e korrupsionit është shumë e përhapur
veçanërisht në periudhat e krizave në një shoqëri, krahas me rënien e
moralit dhe normave tjera shoqërore.
POLICIA: Shërbim dhe organizatë në kuadër të aparatit shtetëror, e
ngarkuar të përkujdeset për rendin publik dhe rregullimin. Detyrat e
rregullta të policisë janë parandalimi dhe mposhtjen e kriminalitetit dhe
199.
197
delikuencës (kapja dhearrestimi i kryesve të veprave kriminale,
grumbullimi i dëshmive kundër tyre, etj. Përkujdesja për respektimin e
ligjit të cilët kanë të bëjnë me rendin publik, mbajtja e evidencës mbi
kundërvajtësit, mbi të ashtuquajturit persona të dyshimtë, etj, lëshimin e
legjitimacioneve dhe dokumentave tjera qytetarëve dhe kontrollimi në
këtë bazë, rregullimi i komunikacionit në rrugët publike dhe në qytete,
etj. Krahas këtyre të rregullta, policia kryen në disa shtete edhe punë
tjera. Kështu përshembull, grumbullon shënime mbi kundërshtarët e
rretheve qeveritare, dhe i pengon ata, prapa perdes ose publikisht, në
veprimtarinë e tyre – pa marr parasysh se a është veprimtarie tyre legale
– kryen punët e inspektimit sanitar ose financiar, etj. Ndonjëherë për
kryerjen e këtyre punëve organizohet policia e fshehtë – politike,
financiare, etj. Pjesëtarët e policisë, rregullisht janë të uniformuar dhe të
armatosur lehtë, janë të përgatitur për aplikimin e detyrimit në masë të
vogël, sepse detyra e tyre themelore është përdorimi i detyrimit mbi
individin ose kundërvajtësit e veçantë. Mirëpo policia është në të njëjtën
kohë pararojë e sistemit, dhe ajo në kohën e zvogëlimit të stabilitetit
shoqëror, përgatitet posaçërisht ashtu që të mundet ti kundërvihet edhe
protestave masovike në rrugë, trazirave dhe demonstratave. Policia në
disa vende është e organizuar në forma të ndryshme. Më së shpeshti
është e centralizuar dhe i nënshtrohet një drejtorie unike të
departamentit gjegjës të qeverisë. Atje ku është më shumë e
decentralizuar dhe e nënshtruar organeve lokale. Ekzistojnë forca policore
dhe kuazipolicore me të cilat disponon pushteti qendror. Organizimi i
forcave policore, deri diku është i ngjashëm me organizimin e armatës,
por në të, pavarësia e njësiteve periferike në kryerjen e detyrave të
përditshme, është rregullisht shëm më e madhe. Shërbimi policor, është
njëra nga më të vjetrat në shtet, dhe në njëfarë kuptimi, si formë
elementare e kontrollit shoqëror, është më e vjetër se vetë shteti. Si
organizatë e veçantë paraqitet tek në qytetet e shekullit të mesëm,
dheveçanërisht në monarkinë absolute të feudalizmit të vonshëm. Në të,
policia është armë kryesore e pushtetit absolut dhe përfshin gati tërë
udhëheqjen e brendshme. Për këtë arsye, dhe për shkak të autorizimeve
të kufizuara të policisë në raport me nënshtetasit, këto shtete më së pari
janë quajtur policore. Shteti demokrat borgjez, e redukton policinë në
kuadër bashkëkohor dhe e nënshtron, si shtet juridik, kontrollit të ligjit.
Nën kushtet e stabilitetit shoqëror dhe traditave të forta demokratike dhe
liberale, policia në këtë vende është kryesisht e kufizuar në ruajtjen e
rendit publik dhe rregullimit, në përgjithësi, sigurisë personale dhe të
pasurisë, dhe qytetari është i mbrojtur në mënyrë efikase nga tekat
policore. Pra, kur regjimi është i rrezikuar, policia shtie në dorë më tepër
punë se sa autorizimet e saja direkte të mbrojtjes së drejtpërdrejtë, me
të cilat disponon vazhdimisht, ato bëhen shumë më të gjera dhe të
200.
198
pakontrolluara. Si mbrojtëskokëfortë i sistemit të prapambetur, policia –
përkundër elementeve të saja racionale, - di të jetë e komprometuar në
sytë e masave të gjera. Kjo është arsye e ndërrimit të emrit të këtij
shërbimi në vendet socialiste, në të cilat, në pajtim me ndërtimin e
sistemit të ri shoqëror dhe politik, ndryshon edhe karakteri i saj.
SHËRBIMI INFORMATIV POLITIK: Veprimtari e organizuar ose
organizatë – institucion i cili, sipas kërkesës dhe intencave të strukturave
udhëheqëse politike të lëvizjes ose i shtetit, me metodat e dhe mjetet e
veta grumbullon, vlerëson, shpjegon dhe prezanton të fshehtat dhe
shënimet tjera politike mbi kundërshtarin dhe angazhohet në realizimin e
qëllimeve të ndryshme politike. Si shërbim me karakter ofensic, depërton
në strukturat politike të shoqërisë së dhënë dhe në to krijon burime të
shënimeve dhe qerdhe tjera, me anë të të cilave i realizon detyrat e
pranuara. Aktiviteti i tij, zhvillohet në shumë drejtime: siguron të fshehta
dhe shënime tjera nga themeltat politike dhe organizatat e shtetit të
dhënë, për të zbuluar qëllimet dhe drejtimet e aktivitetit politik në planin
e brendshëm dhe të jashtë, dhe veçanërisht në raport me shtetin e vet,
përcjell zhvillimin dhe intensitetin e marrëdhënieve politike, ekonomike
dhe të tjera, me vendet e treta; në mënyrë informative, hulumton
aktivitetin e strukturave tjera politike në vendin e dhëne – grupet
opozitare e të thera, partitë, shoqatat dhe organizatat; infiltrohet me naë
të burimeve të veta, në strukturat opozitare, varësisht nga karakteri i
marrëdhënieve me vendin ndaj së cilës veprohet, drejton aktivitetin vet
dhe tenton që në atë mjedis të realizoj ndikimin, të ofrojë ndihmën dhe
mbështetjen. Këto struktura i fut në proces në funksion të nevojave të
veta dhe gradualisht i transformon në agjenturë të vetën politike. Nëse
acarohen marrëdhëniet ndërkombëtare, shërbimi informativ politik i
rreket formimit të organizatave ilegale dhe grupeve, me anë të të cilave
inicion kryerjen e aksioneve subversive dhe psikologjike, ndërlidh dhe
harmonizon dhe drejton veprimin e grupeve emigrante dhe organizatave
n territorin e vetë me grupacionet armiqësore dhe opozitare, ilegale të
organizuara ose jo, dhe me persona në hapësirën e shtetit viktimë,
drejton aktivitetin në bazë të shënimeve të siguruara dhe ndikon ne
përmbajtjen e sistemit të vet informativo-propagandistik që të vepron në
realizimin e qëllimeve politike në pajtim me aktivitetin e vet.
POLICIA POLITIKE: Themelatë e specializuar ose punët që kryen
organe të caktuara në aparatin udhëheqës të shtetit (në ministritë e
drejtësisë, të punëve të brendshme ose sigurimit shtetëror), ose
organizatë në lëvizje e cila zbulon qëllimet dhe pamundëson (ndërpret ose
ndalon) bartësit e veprimtarisë rrezikuese (të cilat i sankcionojnë
legjislatura penale ose vendimet e trupit më të lartë politik të lëvizjes)
201.
199
kundërshtarit politik tëklasës sunduese, njofton organet gjegjëse
kompetente dhe kryen sigurimin e personave të caktuar nga strukturat
shtetërore dhe politike. Specialiteti është në aplikimin e metodave
karakteristike, masave dhe aftësive të kuadrove. Lindi si aktivitet me të
cilin klasa sunduese, në shtetet e të gjitha formacioneve shoqërore-
ekonomike, mundohet të pamundësoj veprimtarinë rrezikuese të klasë së
shtypur dhe të siguroj pozitën e vet si bartës të pushtetit politik. Varësisht
nga zhvillimi i brendshëm i kundërshtarit, traditave dhe rrethanave tjera,
janë organizuar kryerja e punëve e policisë politike. Në këtë kuptim, ato
punë i kryejnë entet e posaçme, organet e punëve të brendshme,
gjegjësisht organet e ministrisë së drejtësisë ose janë pjesë e shërbimit
informativ. Krahas kësaj, organet ose shërbimet të cilat kryejnë punët e
policisë politike, quhen policia e sigurimit, policia shtetërore, policia e
fshehtë politike, policia speciale, etj. Policia politike, kryesisht me
metodologjinë e shërbimit informativ, duke aplikuar metoda dhe masa të
fshehta grumbullon shënime mbi kundërshtarët e brendshëm
politikë,duke zbuluar qëllimet e tyre dhe veprimtarinë me të cilat
rrezikohet sistemi aktual kushtetutar ose tentojnë të rrëzojnë nga pozita
bartësit e pushtetit politik. Cilat veprimtari konsiderohen rrezikuese, këtë
e përcakton çdo klasë sunduese me ligj, dhe në lëvizje, me vendime të
trupit politik udhëheqës. Policia politike njofton organet e caktuara
shtetërore dhe trupat politike mbi qëllimet dhe veprimtaritë ekzistuese të
rrezikimit, nga ana e kundërshtarëve politikë dhe armiqve, për të sjellur
vendime politike, me të cilat udhëhiqet aksioni politik dhe orientohen
organet të cilat kryejnë punët e policisë politike. Ajo angazhohet në
sigurimin e njerëzve të caktuar nga aparati shtetëror dhe strukturave
politike për sigurinë e tyre personale.
Lindja dhe zhvillimi: Në procesin e zhvillimit të shoqërisë, është
konstatuar ligjshmëria se sa më shumë që interesat e klasës sunduese
vijnë në kundërshtim me interesat e popullit, forcohet aktiviteti dhe
autorizohet më shumë policia politike, ndërsa masat që ajo i ndërmerr
ndaj kundërshtarëve politikë, bëhen drastike. Në shoqërinë
skllavopronare, bartësit e punëve të policisë politike janë të angazhuar
ndaj robërve për të parandaluar kryengritjet dhe revoltat e tyre. Në
shtetin feudal, kisha paraqitet si feudali më i madh, kështu, për të
mbrojtur pozitën e vet në shoqëri, në mënyrë të organizuar i kundërvihet
kundërshtarëve politikë të klasës sunduese feudale. Për këtë arsye më
1536 krijon rende të posaçme të cilët bëhen “sy e veshë”, dhe me anë të
inkuizicionit, në mënyrë drastike qërojnë hesapet më personat të cilët
rrezikojnë pozitat e feudalëve. Në epokën e shekullit të mesëm të
hershëm, në Japoni ishte formuar sistemi i mbikëqyrjes së fshehtë mbi të
gjithë popullatën dhe mbi tërë aparatin e udhëheqjes shtetërore dhe
vendose. Organizatorët e këtij sistemi ishin sjogunët (ushtarakët) të cilët,
202.
200
faktikisht, deri më1868, bënin tërë pushtetin në shtet. Omecuke
vëzhgonin aktivitetin e feudalëve, ndërsa mecuke pjesën tjetër të
strukturës së shoqërisë feudale. Në Angli, më 1530 është themelohet
Komisioni i Lartë, ndërsa në Venedik Kolegji i Të treve i zgjedhur më
1593, i angazhuar për të mbikëqyrur personat e dyshimtë. Në Francë,
qysh në shekullin e XII, është themeluar P, dhe krijua kushtetuta eparë
policore i ashtuquajturi Premier livre de matiers. Gjatë kohës së sundimit
të Luigjit XIV, absolutizmi ishte në kulminacion, ndërsa pakënaqësia e
popullit dhe tërë strukturës shoqërore arrinte përmasa të gjera. Për këtë
arsye, kardinali Rishelie e centralizoi policinë politike dhe dukshëm e
zgjeroi aparatin e saj. Në shekullin e XIX, dhe veçanërisht në gjysmën e
dytë, formohen institucionet e veçanta policore të cilat kryejnë punët
kryesisht të policisë ushtarake dhe shërbimit kundërzbulues. Në Luftën
qytetare amerikane 1861-1866, është formuar Servisi i Fshehtë,
kompetent për të mbrojtur strukturat udhëheqëse politike. Në Rusi,
gjithashtu më 1866, është formuar Sektori për mbrojtjen e sigurisë
shtetërore dhe rregullimit – Orhana, organet e së cilës formohen në të
gjitha qytetet e mëdha në një njëzet vitet e ardhshme, dh të cilat punojnë
në punët e policisë politike. Në Londër, në vitin 1886 formohet Skotland-
Yardi, i cili krahas punëve kundërzbuluese, kryern edhe ato të policisë
ushtarake. Në atë kohë, në Turqi është formuar Policia e fshehtë politike.
Në shekullin XX në të gjitha shtetet e zhvilluar u formuar ente të
posaçme, si pjesë të aparatit shtetëror. Ato kryesisht angazhohen si polici
politike ose ato punë i kryejnë entet të cilat janë kompetente edhe për
shërbimin kundërzbulues. Veçanërisht, janë të shprehura autorizimet e
policisë politike në shtetet fashiste dhe diktatoriale, në të cilat ato u bënë
institucionet më të urryera dhe më të komprometuara të atyre regjimeve.
Në ato shtete, policisë politike iu dhanë autorizime, përveç punëve
ekzekutive edhe punët gjyqësore, dhe iu dhanë shumë autorizime në
shkatërrimin e të gjitha formave të veprimit të kundërshtarëve politikë.
Në këtë kuptim janë të njohur Gestapo në Gjermaninë naziste, Organi i
syçelësisë kundër veprimtarisë së antifashistëve _OVRA në Italinë
fashiste, Pida në Spanjën falangiste, Savaku gjatë kohës së mbretërisë në
Iran, etj, por edhe Shërbimi i sigurisë shtetërore (OZNA, UDBA, sSDB) në
RFS të Jugosllavisë ishte një polici politike e llojit të vet. Masat e policisë
politike: paralajmërimi (policor) i hapur i kundërshtarit politik që të
përmbahet nga aktiviteti, paralajmërimi anësor dhe ndikimi në
kundërshtarin që të përmbahet nga veprimtaria minuese, paraqitja në
polici, përcakton masat e kontrollit dhe presionit ndaj kundërshtarit politik
me kërkesë për tu paraqitur çdo ditë apo kohë pas kohe i kufizon lëvizjen
dhe detyrimin që nj person i caktuar të mos largohet nga vendbanimi, i
ndalon udhëtimet jashtë shtetit dhe iu merr pasaportat, konfinon
kundërshtarët politik dhe i dërgon për qëndrim në vende të përcaktuara
203.
201
më parë iiu ndalon lëvizjen jashtë atij vendi, ose i dërgon nëpër llogore
(masa të kufizimit tëlëvizjes pa vendim të gjyqit kompetent).
POLITIZIMI: Dhënie e rëndësisë dhe karakteristikave politike ndonjë
teme ose fenomeni, i cili burimisht nuk bie në politikë, p.sh. Ndarja e
pjesëmarrësve në debatin për shoqatat sportive sipas përkatësisë
partiake, e jo sipas shkaqeve shoqërore dhe profesionale. Politizimi
gjithashtu, nënkupton edhe inkuadrimin e politikanëve në organizatat
jopolitike dhe shoqëritë e ndryshëm të shoqërisë civile me qëllim që ti
nënshtrohen kontrollit politik. Politizimi në kuptimin e cekur më lartë,
është fenomen shteteve totalitare, autoritative dhe jodemokratike, por
edhe në shoqëritë në tranzicion, dhe shoqërive tërësisht demokratike.
FSHEHTËSIA AFARISTE: Shënimet të shpallura me ligj të shtetit, me
ndonjë parim tjetër, me akt të përgjithshëm ose me vendim të organit
kompetent, si dhe shënimet të cilat, si të tilla, nuk janë të përcaktuara,
por zbulimi i të cilave mund të shkaktoj pasoja pasojë të rënda për
ekonominë. Masat e nevojshme që të dhënat e fshehta si vlera të
posaçme të ruhen, janë: përcaktimi i shkallës së fshehtësisë dhe
regjimi i ruajtjes së shënimeve të fshehta si dhe mënyra e
kontrollit që aplikohet për të shikuar se si bëhet ruajtja e tyre. Me
rastin e dorëzimit në përdorim të shënimeve të fshehta, personat duhet
njoftuar dhe shpjeguar rëndësinë e ruajtjes së fshehtësisë afariste dhe
pasojat e zbulimit të tyre njerëzve të panjohur.
"ARKA POSTARE”: Vend i paracaktuar në hapësirë të hapur ose të
mbyllur, mes të informatorit dhe burimit të shënimeve (agjentit,
informatorit, bashkëpunëtorit) i cili shërben për komunikim mes tyre –
lënia e porosive.”Arka postare” duhet të jetë në vend të arritshëm lehtë,
dhe në të njëjtën kohë të jetë i pavërejtshëm (druri ose ulësja në park,
taraba, korridori i banesave, shporta për mbeturina, ndërtesë publike,
përmendore, plehërishtë etj). Në praktikën informative “arka postare”
shfrytëzohet si mënyrë e mbajtjes së lidhjes me burimin e informatave, i
cili ndodhet në një vend shumë të ndjeshëm dhe shënimet e të cilit kanë
rëndësi të madhe informative. Në qendrën informative ekziston edhe plani
i shfrytëzimit të çdo “arke postare”. Është i përpunuar edhe sistemi i
sinjalizimit në lidhje me shfrytëzimin e “arkës postare” me të cilin
shfrytëzuesit njoftojnë – shënojnë: a është zbuluar “arka postare”, mos
është në vëzhgim, a është e plotë ose e zbrazët.
DOKUMENTI I KOMBEVE TË BASHKUARA (fragmente): Qëllimet e
Kombeve të Bashkuara: 1. Ruajtja e paqes ndërkombëtare dhe sigurisë,
dhe për këtë qëllim të ndërmerren masa kolektive për të parandaluar dhe
204.
202
eliminuar kërcënimin epaqes, dhe për të shkatërruar aktet e agresionit
ose prishjet tjera të paqes, dhe të arrihet me mjete paqësore dhe në
pajtim me parimet e së drejtës në së drejtës ndërkombëtare, rregullimi
dhe zgjidhja e problemeve ndërkombëtare, të cilat mund të bien deri tek
prishja e paqe; 2. Zhvillimi i marrëdhënieve miqësore mes popujve, të
bazuara në barazi dhe vetëpërcaktim dhe ndërmarrja e masave të
përshtatshme për forcimin e paqes botërore; 3. Realizimi i bashkëpunimit
ndërkombëtar duke zgjidhur problemet ndërkombëtare të natyrës
ekonomike, sociale, kulturore ose humanitare dhe zhvillimi dhe inkurajimi
i respektimi të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë, pa
dallim race, gjinie, gjuhe dhe besimi; 4. Të shërbej si qendër për
harmonizimin e këtyre qëllimeve. Definicioni i agresionit: (......) Çdo
akt i shënuar më poshtë, pa marr parasysh shpalljen e luftës...., bën aktin
e agresionit; a) invazioni ose sulmi me forca të armatosura të ndonjë
shteti në territorin e shtetit tjetër, ose çdo okupim ushtarak, madje edhe
e përkohshme, e cila rrjedh nga ky invazion ose sulm, ose çdo territor i
bashkangjitur ose pjesëve të territorit të ndonjë shteti tjetër, të kryer me
përdorimin e forcës; b) bombardimi nga ana e forcave të armatosura të
ndonjë shteti, të territoreve të shtetit tjetër, ose shfrytëzimin nga forcat e
armatosura të ndonjë shteti tjetër të territorit tëhuaj, ose përdorimi
çfarëdo lloji armësh të ndonjë shteti kundër territoreve të shtetit tjetër;
c) bllokada e porteve dhe brigjeve të ndonjë shteti nga ana e forcave të
armatosura të shtetit tjetër; d) sulmi nga ana e forcave të armatosura të
ndonjë shteti mbi forcat tokësore, detare ose ajrore ose mbi detarinë dhe
banorëve civil të shtetit tjetër; e) përdorimi i forcave të armatosura të një
shteti të cilat janë të stacionuara në territorin e një shteti tjetër me
pëlqim të shtetit pranues, në kundërshtim me kushtet që janë të parapara
me marrëveshje, ose çdo zgjatje e prezencë të tyre në atë territor pas
skadimit të marrëveshjes; f) veprimi i ndonjë shteti, me të cilin i lejon, që
territori i vet, të cilin e ka lënë në disponim të shtetit tjetër, të përdoret
për kryerjen e aktit të agresionit kundër ndonjë shteti të tretë; g) dërgimi
nga ana ose në emër të një shteti, të njësiteve të armatosura ose
grupeve të armatosura ose mercenarëve, të cilët ndërmarrin kundër
ndonjë shteti tjetër, bëjnë aso serizoitete që të barazohen me aktet e
cekura më lartë, ose me përmbajtje mund të përfshihen me to (....).
Asnjë shkak i çfarëdo natyre, politike, ekonomike, ushtarake ose ndonjë
tjetër, nuk mund të arsyetojë agresionin. Lufta agresive është krim
kundër paqes ndërkombëtare.
SHTETI JURIDIK: Shteti i rregulluar demokratik dhe parlamentar, në të
cilin pushteti zgjedhet në votimet shumë partiake. Për ndryshim nga
shtete totalitare, diktaturave absolutiste, të majta apo të djathta ose
despotate, në të cilat personi ose ndonjë grup shoqërore merr pushtetin
205.
203
mbi personat dheshoqërinë në tërësi, shteti juridik është pushteti i së
drejtës. Kjo do të thotë, se është rregulluar në baza të ndarjes tripjesëshe
të pushteteve ndërvarëse: ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore, në të
cilën të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit, në të cilën, jo vetëm
në bazë kushtetutare, por edhe faktikisht, nga ana institucioneve të
sistemit, janë të mbrojtura të drejtat njerëzore, qytetare, të pakicave dhe
të tjera, si dhe të drejtave pë shprehjen e lirë. Ekzistimi i shtetit juridik,
nënkupton edhe ekzistencën e sferës autonome të shoqërisë qytetare
(civile), në të cilën qytetarët, pavarësisht nga shteti rregullojnë
marëdhëniet e veta.
PËRMBYSJA: Ndërrim i shpejtë shoqëror i shprehur në formë të
revolucioneve, kundërrevolucioneve, grushtshteteve, puçeve, dhe
kryengritjeve. Emërtohet përmbysje, edhe për shkak së vihet në lëvizje
struktura globale ose elementet e veçanta të strukturës shoqërore,
ndërrohet marrëdhëniet, sitetmi ezksitues, sistemi i vlerave,
botëkuptimeve dhe sjelljeve njerëzore.
PREZANTIMI I SHËNIMEVE INFORMATIVE: Veprimi me të cilin
shënimet informative bëhen të kapshme për shfrytëzuesi, për t’ i përdorur
ato si një element gjatë vlerësimit të gjendjes dhe marrjen e vendimeve
politike. Bëhet me dërgimin e dokumenteve informative të cilat mund të
jenë një nga një, të cilat kanë të bëjn me një ngjarje të caktuar në një
kohë të caktuar, njoftime të mbledhura, përmbajnë shënime informative
mbi hapësirën e dhënë ose burimin e rrezikimit, biltenin kohor, mund të
jetë pasqyrë ditore, javore, pesëmbëdhjetëditore, gjysmëvjetore ose
vjetore e njohurive të grumbulluara 0 kronologji faktike e ngjarjeve dhe
raporti mbi gjendjen e sigurisë. Shënimet informative, janë të
përdorshme nësë janë të sakta dhe të vërteta, të dhëna me kohë, dhe
nëse burimet e tyre janë të ruajtura, për çka përkujdesen shfrytëzuesit
dhe shërbimet informative.
VËREJTJA VETËDIJES: Refuzim me vetëdije i shërbimit ushtarak, për
shkaqe të mbajtjes së bindjeve të caktuara morale dhe fetare ose
qëndrimeve të cilat janë në kundërshtim me mbajtjen e armës, aksioneve
ushtarake, etj. Diskutimet mbi njohjen e kësaj të drejte, viteve të fundit
bëhen në mes të respektimit të së drejtës për jetë, gjegjësisht
botëkuptimit se vrasja, madje edhe kur buron nga nevoja për
vetëmbrojtje, juridikisht nuk mund të arsyetohet dhe botëkuptimeve se
obligim parësor i çdo qytetari është mbrojtja e vendit. Vërejtja vetëdijes
nuk është futur në të drejtat e përgjithshme njerëzore.
206.
204
PUNA E DETYRUAR:Çdo punë që kryhet me përdorim force, kërcënimi
dhe dënimi, me të cilën lëndohet dinjiteti dhe kufizohet liria e njeriut, por
edhe në lirinë e zgjedhjes së punësimit. Në dokumentet e KB, gjegjësisht
studimit të posaçëm që i kushtohet këtij fenomeni, veçanërisht
përmenden dy kategori të punës së detyruar: a) si mjet i detyrimit politik
– “riedukimi ideologjik” ose “përmirësimi i sjelljes” dhe b) si mjet përfitimi
të personave, çka rregullisht është e lidhur me diskriminim.
PËRGJIMI: 1. Grumbullimi i shënimeve me përgjim të fshehtë të
përmbajtjeve të cilat barten me mjetet e ndërlidhjes. Është i mundur
përgjimi i lidhjeve me tela dhe pa tela. Shënimet e grumbulluara me
përgjim të sistemit të ndërlidhjeve të armikut, dërgohen organeve të
caktuara,komandave dhe shtabeve.. 2. Përgjimi i fshehtë i bisedave
telefonike të personit të caktuar, si masë e jashtëzakonshme, është i
lejuar kur këtë e detyrojnë shkaqet e mbrojtjes dhe sigurisë së shtetit.
Për këtë, është e nevojshme leja paraprake e institucionit kompetent
shtetëror (kjo është e rregulluar në forma të ndryshme në shtetet e
veçanta) ose eprorët e organeve kompetente.
VLERËSIMI I SITUATËS SË SIGURISË: Analiza e faktorëve të caktuar
të cilët, veçmas ose së bashku, ndikojnë në shkallën e sigurisë në një
mjedis të caktuar, kolektiv ose shoqëri, si dhe disponimi i qytetarëve dhe
organizimi dhe gatishmëria e tyre që ti kundërvihen veprimtarive
rrezikuese. Praktikisht, krahas kësaj, vëzhgohen bartësit e veprimtarive
rrezikuese, forcat e tyre, ndikimi, qendrat e formuara, faktori negativ me
elemente pozitive – forcat subjektive dhe aftësia e tyre që të
kundërvihen. Gjatë shqyrtimit të situatës së sigurisë, vlerësohet gjendje
të ndryshme latente ose konfliktuoze momentale, shembujt e tyre dhe
zhvillimi i mundshëm. Në pjesën përmbyllëse të vlerësimit të situatës së
sigurisë, është e nevojshme që të tregohet parashikimi i sjelljeve të
ardhshme dhe aktivitetet e bartësve të veprimtarive rrezikuese dhe
detyrat e tërë sistemit të sigurisë në kundërvënien ndaj veprimtarisë
armiqësore, eliminimin e shkaqeve të cilat i shkojnë për shtati armikut
dhe ngushtojnë hapësirën për veprimin e tij. Situata e sigurisë përcillet
dhe vlerësohet, që të përcaktohet ndërmarrja e masave me të cilat,
organet kompetente, do ti shkatërronin bartësit e veprimtarisë rrezikuese
dhe ndikimin e tyre në disponimin e qytetarëve dhe realizimin e
përkeqësimit të gjendjes së sigurisë.
VLERËSIMI I GJENDJES OPERATIVE: Analiza e fakteve dhe shënimeve
mbi armikun dhe format e shprehjes së veprimtarisë së tij, më të cilat
disponon shërbimi i sigurisë, si dhe mbi renditjen e forcave dhe mjeteve
vetanake dhe mundësitë e tyre. Bëhet në procesin e hulumtimeve
207.
205
operative gjithmonë kurtë sigurohen fakte të reja dhe shënime (relevante
në kuptimin e njoftimeve) të cilët diktojnë rishikimin e gjendjes operative
për shkaqe të ridrejtimit dhe angazhimit të shtuar të metodave dhe
mjeteve, që në mënyrë efikase të realizohet qëllimi i përcaktuar operativ.
Vlerësimet kërkojnë edhe pozicionet e rikrijuara operative instalimi më i
mirë i atyre ekzistuese. Kjo qasje kontribuon në ngjalljen e dinamikës së
hulumtimeve, përdorimit më ekonomik të mjeteve, sepse në mënyrë më
precize drejtohen frcat e angazhuara. Në të kundërtën, humbet kohë e
vlefshme, forcat angazhohen pa nevojë, ndërsa faktet she rrethanat,
relevante për hulumtimin operativ, mbeten të paevidentuara dhe të pa
dokumentura me kohë.
FSHEHTËSIA PROFESINALE: Faktet, të cilat personat e profesioneve të
caktuara i kanë të njohura gjatë kryerjes së profesionit të vet (avokat,
punëtor shëndetësor, rrëfyes fetar) paraqesin fshehtësi profesionale dhe
të mbrojtura me ligj. Me ligjet e përcaktuara është e mbrojtur ruajtja e
fshehtësisë profesionale. Lirohet nga përgjegjësia ai i cili zbulon
fshehtësinë në dobi ose për interes të personit tjetër i cili është më i
rëndësishëm nga interesi i ruajtjes së fshehtësisë. Me ligj është
përcaktuar që avokatai është detyruar të ruan si fshehtësi, ato shënime të
cilat ia ka besuar pala; punëtorët shëndetësorë dhe punëtorët tjerë në
organizatat shëndetësore janë të obliguar të ruajnë fshehtësinë
profesionale. Nuk ishte e mundur të lirohesh vetëm në kushtet e parapara
me ligj. Edhe rrëfyesi fetar është i obliguar të ruan fshehtësinë të cilën,
besimtari ia ka shprehur gjatë rrëfimit.
PROVOKACIONI: Provokacioni në kuptimin e përgjithshëm do të thotë
provokim, “ngucje”, ndërsimi, sugjerim për të kryer ndonjë vepër
kundërligjore, i cili nuk do të kruhej normalisht, ose jo në formën në të
cilën janë kryer dhe në vendin ku janë shkaktuar. Provokacioni është
formë e luftës së policisë në sistemet diktatoriale dhe reaksionare.
Përbëhet nga:: 1) angazhimi i agjentëve provokatorë, detyra e të cilëve
është që të paraqiten si bashkëmendimtarë, të futen në organizata të
ndryshme dhe grupe dhe të ndërsejnë anëtarët e tyre për veprime politike
ose terroriste, për të cilat i paraqesin në polici dhe i komprometojnë
organizatat ose shkaktojnë përzënien e anëtarëve të tyre. 2) në masat e
policisë të cilat provokojnë, provokojnë aksionin e përkohshëm, më së
shpeshti revoltën ose ndonjë veprim tjetër politik, në çastin kur policia
është në përparësi dhe kur mundet, që lëvizjen qysh në lindje ta
shkatërroj më terror (p.sh. Provokimi i demonstratave të dhunshme, për
shkak të cilave policia hap zjarr), 3) në vendosjen e materialit
propagandistik organizatave ose personave, armëve ose dokumenteve të
fabrikuara programore ose të tjera, të cilat nuk i takojnë këtyre, por të
208.
206
cilat regjimi nëfuqi i përdor për propagandë dhe luftimin e këtyre
organizatave. 4) në organizimin e gjykimeve e elementeve të caktuar
kriminal dhe terroristë, të cilët në gjyq “pranojnë” përkatësinë e tyre në
organizatat të cilat dëshirohet të komprometohen edhe pse këto nuk kanë
lidhje me këta persona, 5) në atentatet e kurdisura ndaj shtetarëve të
shquar dhe perona politikë, të cilat shërbejnë si shkak për përndjekjen e
kinse kryesve, në të vërtetë si shkak i shpifur për masat ndaj pjesëtarëve
të organizatave të caktuara. Pas këtyre provokacioneve dhe masave,
policia, në të shumtën e rasteve, arrin që lëvizjen për një kohë ta
shkatërron (periudha e paraqitjes së reaksionit) dhe duke shfrytëzuar
atmosferën e krijuar, të qëroj hesapet me personat udhëheqës dhe
organizatat. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, provokacioni është
shkaktimi i incidenteve kufitare ose të tjera, të cilat, për propagandë,
paraqiten si vepra të palës tjetër ose kruhen për shkaqe të ndryshme
politike (për përkeqësimin e marrëdhënieve) she shpesh e ka qëllimin
arritjen e një përshtypjeje tek vendet e treta dhe organizatat.
Provokacioni në formën e atentateve në personat e njohur ose incidentet
dhe provokimet ndaj përfaqësive diplomatike, ndonjëherë të shtetit të
caktuar, e ndonjëherë kundër shtetit të caktuar, kundër organizatës
politike ose nacionale, kryhen në territorin e vendit tjetër, dhe kundër
përfaqësuesit të vendit të tretë, kështu që të shkaktohet konflikti. Për
shkak të gjitha këtyre shkaqeve, shprehja provokacion, në mënyrë
pezhorative kualifikon veprimin e atij që provokacionin e kryen, edhe
zakonisht askush nuk e pranon se po bën provokacion, të provokon, dhe
për këtë akuzon palën tjetër. Metoda e provokacionit është e kundërt me
elementet e principeve demokratike të politikës së brendshme dhe të
jashtme. Atë e përdorin, në politikën e brendshme, regjimet e skajshme
rekacionare, dhe forcat e verbuara në mënyrë dogmatike si mjet i
politikës së jashtme. Provokacioni ishte “mjet politik” i rregullt i fashizmit
dhe regjimeve autokratike.
PSEUDODIPLOMACIA: Aktiviteti i institucioneve joshtetërore jashtë,
detyra e të cilave është të zhvillojnë marrëdhënie ekonomike, kulturore
dhe te tjera. Institucionet e pseudo diplomacisë, më së shpeshti
organizohen si: përfaqësi gazetareske, qendra informative, qendra
kulturore, tregtare, turistike dhe përfaqësi tjera. Ato nuk kanë karakter
diplomatik, por gëzojnë, në bazë të reciprocitetit, përparësi të posaçme
për shkëmbimin e gjerë të infomacioneve dhe komunikime. Përfaqësuesit
e këtyre institucioneve janë të obliguar t’ i përmbahen ligjeve të vendit –
nikoqir dhe të veprojnë në pajtim me rregullat e së drejtë ndërkombëtare.
Përfaqësia diplomatike, bashkon punën e të gjitha përfaqësive të shtetit
të vet në shtetin mikpritës. Institucionet e pseudo diplomacisëi janë të
nënshtruara. Ky raport hierarkik nuk duhet të kuptohet ngurrtësisht.
209.
207
Misioni diplomatik gjendetnë majë të shkallës, sepse ajo është qendra ku
bëhet grumbullimi dhe ndërrimi i të gjitha informacioneve. Roli i tij është
në drejtimin e interesimit dhe në koordinimin e punës së institucioneve të
pseudo diplomacisë. Kualiteti i informatave të marra nga institucionet e
ndryshme, është në nivelin shumë të lartë për shkak të specializimit të
tyre të ngushtë në hulumtimin e fushave jetësore dhe punës së shtetit –
nikoqir. Mbajtja e kontakteve ndërmjet përfaqësuesve diplomatik dhe
institucioneve pseudo diplomatike të shteteve të treta, sipas rregullit,
duhej që të zhvillohej nëpërmjet përfaqësive diplomatike të atyre
shteteve, duke pasur parasysh, se kjo fushë nuk është e rregulluar në
mënyrë të prerë me principet e së drejtës ndërkombëtare, sepse vjen deri
tek takimet direkte ndërmjet misioneve diplomatike nga njëra anë, dhe
misioneve pseudo diplomatike të vendeve të ndryshme, nga ana tjetër.
Mbikëqyrja e institucioneve informative dhe përfaqësive pseudo
diplomatikem bëhet nga ana e organeve të autorizuara të shtetit
territorial.
PSEUDONIMI: Emër i rrejshëm, ofiq, ose emër konspirativ të cilin e
përdorin pjesëtarët e organizatave ilegale dhe grupeve, në komunikimin
ndërmjet tyre. Pseudonimi shërben si masë e sigurisë, që të
pamundësohet identifikimi i personave, gjatë zbulimit dhe ndërprerjes së
veprimtarisë armiqësore nga ana e shërbimit të sigurimit. Me pseudonim
shpesh shërbehen edhe shkrimtarët dhe veprat e tyre i botojnë me emër
të huaj.
LUFTA PSIKOLOGJIKE: Tërësi e masave të organizuara dhe veprimeve
të cilat një shtet ose shumë sosh ndërmarrin ndaj popullatës së shtetit
tjetër që të ndikohet në vetëdijen, mendimin, sjelljet, botëkuptimet she
ndjenjat e njerëzve në luftë dhe në paqe, dhe me këtë të kontribuojnë,
gjegjësisht lehtësojnë jetësimin e qëllimeve të veta politike, ushtarake e
të tjera. Në thelb, kjo është shfrytëzim i planifikuar i propagandës, me të
cilën dëshirohet të rrënohet stabiliteti i brendshëm dhe kohezioni e vendit
ndaj të cilit ekzistojnë qëllime të caktuara. Krahas mjeteve informative-
propagandistike, me luftën psikologjike nënkuptohet edhe njoftimet nga
fushat e tjera të veprimtarisë: shkencës, teknikës, argëtimit, sportit etj.
Lufta psikologjike jo rrallë ka shenja të ndërhyrjes së vrazhdë ne politikën
e brendshme të vendeve tjera me anë të mashtrimeve, dezinformatave,
spiunazhit, presioneve ekonomike, shkaktimin e demonstratave, etj.
RADIKALIZMI: Rrënjësorja, mungesa e kompromist, themelësia dhe
konsekuenca në shprehjen e një mendimi, veprimi, teorisë ose
ideologjisë, gjegjësisht e vendosur në realizimin rrënjësor të një pozicioni
politik deri në kufinjtë e fundit, deri tek rrënja e problemit. Në kuptimin
210.
208
politik, fjala rdikalizëm,është e ngjashme me ekstremizmin. Por, për
dallim nga ekstremizmi, i cili në realizimin e qëllimeve të veta, shërbehet
më metoda dhune, kështu që kalon në terrorizëm, radikalizmi në princip,
me veprimin e tij mbetet në kornizat e kushtetutës dhe ligjit.
RACIZMI: Pikëpamje dhe sjellje e cila bazohet në tezën se gjinia
njerëzore ndahet në grupe të cilat dallojnë gjenetikisht sipas inteligjencës,
kreativitetit, qëndrueshmërisë etj, për këtë shkak nuk mund të kenë të
njëjtat të drejta në shfrytëzimin e resurseve shoqërore dhe pasurive.
Edhe pse rrënjët e racizmit, arrijnë thellë në të kaluarën, racizmi
bashkëkohor lind në shekullin 19, kur mësimi i Darvinit mbi evolucionin e
qenieve të gjalla, në mënyrë mekanike bartet në shpjegimin e raporteve
shoqërore dhe mbështetet në rezultatet e hulumtimeve antropomorfike të
popujve joperëndimor. Në këtë aspekt, A. De Gobineau shkruan mbi
superioritetin e aristokracisë gjermane dhe të drejtëne saj natyrore që të
sundoj mbi Francën, çka ishte fillim i racizmit shkencor. Çdo ideologji
raciste përfshin referimin e disa vetive trupore, miteve mbi lidhjet e
këtyre vetive dhe vijave të personit, dhe besimi mitologjik në “forcën e
gjakut”. Shumë autorë, sidomos mes antropologëve, e cekin se racizmi
nuk është fenomen universal njerëzor. Ekzistojnë kultura në të cilat nuk
është i njohur kuptimi në të cilët sot paraqitet në Perëndim. Racizmi, në
format e tija më të fuqishme paraqitet në Perëndim si mjet robërimi,
kolonializmi dhe pabarazisë shoqërore. Racizmi evropian prodhoj
antisemitizmin dhe aparteidin. Largimi i racizmit supozon veprim në dsa
drejtime: rivlerësimi kritik i teorive biologjike të pabarazisë, ndryshimin e
strukturave shoqërore të cilat inkurajonë paragjykimet racore,
parandalimi dhe dënimi i paraqitjeve raciste, etj. Në këtë proces, rol të
rëndësihëm kanë arsimi, edukimi, mediat, ligjet dhe gjyqet, por edhe
programet politike, me të cilat eliminohen bazat strukturore dhe
institucionale të pabarazisë dhe diskriminimit.
URREJTJA RACORE: Në formën e vet origjinale, përcakton formën e
skajshme të intolerancës ndërkombëtare, e cila në të shumtën e rasteve
bazohet në bashkimin e racizmit dhe ndjenjave të rrezikimit, plotësohet
nga paragjykimet dhe stereotipet, dhe nga jashtë shikohet si diskriminim.
N kuptimin më të gjerë që takohet në dekadën e fundit, shprehja përdoret
edhe për emërimin e urrejtjes etnike, kombëtare, e ndonjëherë edhe
fetare. Me urrejtje racore shpjegohet antisemitizmi, por edhe
antikatolicizmi, antiislamizmi, etj.
DISKRIMINIMI RACOR: Sistem i masave dhe sjelljeve represive, me të
cilat pengohet përzierja e pjesëtarëve të racave të ndryshme (në kuptimin
211.
209
e banimit, martesave,shkollimit, përdorimin e transportit publik dhe
lokaleve publike). Bazohet në racizëm i cili në dallime shikon arsyetimin
për ndarjen hierarkike të racave. Diskriminimi racor, ndonjëherë është
produkt i paragjykimeve negative. Por, ekzistojnë edhe forma tjera të
diskriminimit të cilat shprehen në vlerësimin e ndryshëm të grupeve
njerëzore në aspektin social (kushtet e jetesës) dhe izolimin e tyre në
marrëdhëniet e tyre. Krahas, d.m.th. racore, baza kryesore e
diskriminimit janë dallimet mes njerëzve si: klasore, kombëtare dhe
fetare.
RATIFIKIMI: Akt i vërtetimit të marrëveshjes ose kontratës, konventave
ose ndonjë dokument tjetër ndërkombëtar në shkallën e së drejtës
ndërkombëtar, nga ana e organit më të lartë ligjvënës (parlamentit) të
një shteti, i cili paraprakisht e ka pranuar këtë dokument me nënshkrimin
e kryetarit të vet. Më ratifikim shteti obligohet që do të instaloj në
sistemin e vetë juridik, në periudhën e caktuar, dispozitat nga ky
dokument, dhe ato do të jenë, për nga fuqia, mbi ligjet kombëtare.
DOKTRINA E LUFTËS: Tërësi e qëndrimeve teorike, masave praktike
dhe zgjidhje të një shteti të caktuar, shoqërie apo lëvizjeje politike mbi
përgatitjen dhe zhvillimin e luftës. Doktrina ushtarake është nocion i
ngushtë, rrjedh nga doktrina e luftës, dhe përfshin qëndrimet dhe masat
për përgatitjen dhe zhvillimin e luftës, si përmbajtje e sajë kryesore. Më
doktrinën luftarake përcaktohen qëllimet politike dhe ushtarake, mënyrat,
dhe format e përgatitjeve dhe zhvillimit, vlerësohen agresorët potencialë
dhe aleatët e mundshëm. Doktrina e luftës varet nga rregullimi shoqëror,
politikës së brendshme dhe të jashtme, ideologjisë, shkallës së zhvillimit
të faktorit njerëzor hde material-teknik, pozitës gjeostrategjike, traditës,
marrëdhënieve ushtarake-politike, et. N raport me konceptin, i cili është
ideja më e përgjithshme, doktrina e luftës është grumbull i qëndrimeve të
përcaktuara, masave dhe zgjidhjeve, dhe paraqet përpunim të konceptit,
dhe pjesërisht edhe normimin e tij, edhe pse për shkak të mundësisë së
ndryshimit të kushteve, doktrina nuk guxon të reduktohet në normë dhe
doktrinizëm..
ROBËRIT E LUFTËS: Robërit e luftës janë persona të cilët kanë rënë nën
pushtetin e armikut dhe i takojnë njërës nga këto kategori: 1) pjesëtarët
e forcave të armatosura dhe njësiteve ndihmëse të një pale në konflikt, të
cilët hyjnë përbërje të forcave të armatosura; 2) pjesëtarët e milicive dhe
njësiteve vullnetare, duke nënkuptuar këtu edhe pjesëtarët e lëvizjeve të
organizuara të rezistencës (“partizanët”), të cilët i takojnë njërës palë në
konflikte në qoftë se plotësojnë kushtet e përcaktuara; 3) pjesëtarët e
trupave të rregullta forcave të armatosura, të cilët deklarojnë se i takojnë
212.
210
një qeverie, tëcilën nuk e pranuar fuqia nën pushtetin e së cilës gjenden;
4) personat të cilët përcjellin forcat e armatosura, edhe pse drejtpërdrejtë
nuk hyjnë në përbërjen e tyre, siç janë anëtarët civil të ekuipazhit të
aeroplanëve ushtarakë, reporterët e luftës, furnizuesit, anëtarët e
njësiteve punuese ose shërbimeve, që kanë për detyrë të kujdesen për
komoditetin e forcave ushtarake, në përcjelljen e të cilëve gjenden, deri
sa këtë janë të detyruara që të ju lëshojnë letërnjoftimin; 5) anëtarët e
ekuipazheve, duke nënkuptuar këtu edhe komandantët, pilotët dhe
nxënësit e marinën tregtare dhe ekuipazhet e aviacionit civil, pala në
konflikt, të cilët nuk gëzojnë trajtim më të volitshëm në bazë të
dispozitave tjera të së drejtës ndërkombëtare; 6) popullata e territorit që
nuk është okupuar, e cila nga shkaku i afrimit të armikut, vullnetarisht i
rrokin armët që të bëjnë rezistencë sulmit armik, dhe e cila nuk kishte
patus kohë që të organizohet si ushtri e rregullt, nëse ajo haptas mban
armë dhe nëse respekton ligjet e luftës dhe shprehitë (neni 4 i Konventës
së Gjenevës mbi trajtimin e robërve të luftës, nga 12 Gushti 1949).
Gjithnjë, deri në fund të shekullit të mesëm, robërit e luftës kanë qenë të
lënë në mëshirën dhe pamëshirën e atij i cili i ka robëruar. Në shekullin
XX, fillon të forcohet rregulli se trajtimi i robërve të luftës duhet të jetë i
ngjashëm me trajtimin e përgjithshëm të pjesëtarëve vetanakë (neni 4
deri 20 e rregullave të Hagës mbi luftën dhe gjyqin). Meqenëse përvoja
nga Lufta e Parë Botërore ka tregua se Konventa e IV e Hagës është jo e
plotë, në korrik të vitit 1929, erdhi deri tek Konferenca në Gjenevë, në të
cilën morën pjesë 47 shtete. Në këtë konferencë, janë aprovuar
konventat mbi trajtimin dhe procedurën ndaj të sëmurëve dhe të
plagosurve si dhe sjelljen ndaj robërve të luftës. Kjo konventë, në mënyrë
të detajuar, parasheh procedurën ndaj robërve të luftës, të cilët
internohen në llogore të posaçme për robër dhe kanë një varg të drejtash
të cilat është i detyruar ti respektoj fuqia e cila i manë në robëri.
Posaçërisht i caktuar shteti neutral, e ashtuquajtura mbrojtësja, kujdeset
për respektimin e këtyre të drejtave. Shkelja e Konventës së Gjenevës
dhe lëndimi i robërve të luftës paraqet shkelje e Principit të Nyrnbergut
dhe krim lufte.
KRIMI I LUTËS: Vepër e dënueshme me të cilën shkelen dispozitat e se
drejtës ndërkombëtare në konfliktin e armatosur ose në luftë. Pas luftës
së dytë botërore krimet e luftës janë renditur në tri kategori: a) krim
kundër paqes (planifikimi, përgatitja dhe nxitja e luftës agresive); b) krim
lufte konvencional (shkelja e pranimit të ligjeve dhe zakoneve të luftës,
duke përfshirë vrasjen e civilëve dhe të burgosurve gjatë operacioneve
luftarake dhe shkatërrimi i qëllimshëm i objekteve civile dhe
vendbanimeve, çka nuk mund të arsyetohet me nevojat strategjike-
ushtarake) dhe c) krim kundër njerëzimit (vrasje masive, tortura,
213.
211
depërtime, shndërrimin ecivilëve dhe robërve të luftës në skllevër).
Krimet e luftës përcaktohen, procedohen dhe dënohen sipas dispozitave
të “Dokumeniti të tribunalit ushtarak në Nirnberg” nga viti 1945 dhe
“Konventës mbi parandalimin e dënimit të krimit gjenocidale” nga viti
1948 dhe “konventës mbi mosaplikimin e kufizimeve statusore për krime
lufte dhe krime kundër njerëzimit” nga viti 1968, por edhe sipas
“Principeve të bashkëpunimit ndërkombëtar për zbulimin, arrestimin,
dorëzimin dhe dënimin e personave të akuzuar për krime lufte dhekrime
kundër njerëzimit” nga viti 1973. Në këto dokumente, në mënyrë të prerë
kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar në zbulimin dhe arrestimin e
kriminelëve të luftës, për ç’ arsye në fillimet viteve të tetëdhjeta të
shekullit 20, u arrit zgjerimi i qasjes ndaj dokumenteve të cilat i posedon
komisioni i KB për krime lufte dhe në vendet të cilat nuk janë natar të
kësaj organizate. Ngritja e aktakuzës, procedimi dhe dënimi i krimeve të
luftës është në kompetencën e tribunalit ndërkombëtar për krime lufte,
organit të pavarur ndërkombëtar, të cilën e formon KB sipas nevojës.
Tribunali i parë u aktivizua në vitin 1945 në Nyrnberg për gjykimin e
udhëheqësve nazistë, ndërsa më 1946 i njëjti u themelua në Tokio. Në
mesin e viteve të nëntëdhjeta të shekullit 20, në Hagë, filloj punën tribunali
për procedimin e personave të akuzuar për krime luftë në hapësirën e ish-
Jugosllavisë dhe Tuandës.
GJENDJA E LUFTËS: 1. Gjendja e luftës është pozita e vendit, e cila me
shpalljen e luftës ose pa të, hyri në raporte armiqësore më një shtet ose më
shumë. Lind nga shpallja që e bën organi i autorizuar me kushtetutë ose për
situatën e caktuar me akt të komandantit kompetent kur armiku depërton
papritur në hapësirën e njësitit të vetë, në bazën e tij, kështjellën ose
pozitën ushtarake. Gjatë gjendjes së luftës, e cila mund të përfshij territore
të caktuara ose tërë shtetin, një numër funksionesh të pushtetit civil, kalon
në organet ushtarake, të drejtat administrative të pushtetit ushtarak
zgjerohen dukshëm, si dhe autoriteti i gjyqeve ushtarake, dhe tërë jeta
paqësore i përshtatet gjendjes së luftës: ekonomia orientohet në nevoja
ushtarake, bëhet mobilizimi, evakuim i popullatës dhe masa të tjera të
ndryshme. . 2. Gjendja e luftës prodhon një numër të madh pasojash
ndërkombëtare-juridike dhe të brendshme juridike. Sipas dispozitave të
Konventës mbi fillin e armiqësive, e cila është aprovuar në Konferencën e
Dytë të Hagës (1907) duhet të paraprin shpallja e luftës. Ajo është mundur
të shprehet edhe në formën e ultimatumit, kur në rastin e mosplotësimit të
ultimatumit do të duhej të vinte të shpallja e luftës (ultimatumi nuk
konsiderohej shpallje automatike e luftës). Shtete ishin të obliguara që
vendimin për fillimin e gjendjes së luftës, ti shpallin shteteve neutrale. Në
praktikë, veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjendja e luftës fillonte
dhe armiqësitë fillonin pa shpalljen e luftës. Sot, gjithashtu është praktikë e
214.
212
shteteve, sepse luftanga aspekti ndërkombëtar-juridik është i ndaluar
(Dokumenti i Kombeve të Bashkuara), kështu që ti ikin përgjegjësisë, nuk
pranojnë se kanë filluar armiqësitë por përgjegjësinë dhe vet aktin e fillimit
ia hedhin palës tjetër. Me fillimin e gjendjes së luftë vjen deri tek ndërprerja
e marrëdhënieve diplomatike-konsulare, përfundon vlera e shumë
marrëveshjeve dhe obligime ndërkombëtare-juridikes, dhe fillojnë të vlejnë
të tjera (rregullat e së drejtës së luftës). Në raportet e brendshme të vendit
e cila gjendet në gjendje lufte, gjithashtu paraqiten shumë ndryshime. Ligje
të caktuara dhe dispozita të cilat kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e
qytetarëve, në parim suspendohen ose ngushtohen. Organet më të larta
ekzekutive fitojnë autorizime për të aprovuar vendime ose urdhëresa të
ndryshme të cilat kanë fuqinë ligjore.
LUFTA TOTALE: Shprehja e cila u paraqit në shekullin 19 për luftën e cila
rrezikon ekzistencën e një populli dhe në të cilin janë mobilizuara të gjitha
mjetet e disponueshme njerëzore dhe materiale. Gjithashtu ka të bëj me të
dy luftërat botërore. Lufta totale në kohën tonë do të nënkuptonte
shkatërrimin global, për shkak të fuqisë së armës bërthamore, e cila sot
ekziston në botë.
SHKËMBIMI I SPIUNËVE: Në marrëdhëniet ndërkombëtare, përgjithësisht
është e pranuar që të shkëmbehen spiunët në bazë të marrëveshjes
gjentëlmene të përfaqësuesve të shteteve të interesuara. Iniciativa për
shkëmbim fillon me anë të kanaleve diplomatike, avokatëve ose punëtorit
të njohur publik. Pasi të vendoset kontakti, fillojnë takimet e fshehta të dy
shteteve të interesuara, të cilët gjatë negociatave, arrijnë marrëveshjen.
Gjatë negociatave vlerësohet rëndësia e spiunëve të caktuar, dhe në bazë
të këtyre kritereve shkëmbehet një për tre ose katër spiunë nga pala
tjetër. Më aktin e shkëmbimit, qeveritë e interesuara, pranojnë para
opinionit ndërkombëtar veprimtarinë e vet të spiunazhit, por gjatë
aprovimit të vendimit për shkëmbim, mbisundon tendenca për ndërtimin
e raporteve pozitive ndërkombëtare, si dhe motivet humanitare sigurisë
të interesave vetanake.
RAJONALIZMI: Politika e cila përfaqëson nevojën e ndarjes së një
tërësie të caktuar në më shumë ose më pak pjesë autonome ose rajone
duke pranuar të veçantat dhe dallimet e tyre. Përfaqësimi i rajonalizmit
në një shtet do të thotë të propagandosh politikën dhe/ose autonominë
kulturore të krahinës, do të thotë të bësh decentralizimin, parësisht
administrative, ligjvënëse dhe fiskale, gjegjësisht zhvillim të
vetëqeverisjes brenda rajoneve të caktuara duke respektuar dhe kultivuar
karakteristikat e tija kulturore, etnike, gjuhësore dhe të tjera, në pajtim
me dëshirat e dhe nevojat e qytetarëve. Rajonalizmi ose qasja rajonale në
215.
213
kontekstin ndërkombëtar dheglobal shumë aspekte kanë karakter tjetër,
dhe këtë sa ajo përcakton ndarjen e një kontinenti në rajone, gjegjësisht
tërë botës në rajone, ndërsa rajonet në subrajone (ose nënrajone, sipas
principit territorial, kulturor, fetar, politik dhe të tjerë). Nga ky kuptim
rajonalizmi global, përfshinë ndërlidhjen e qarkullimit, tregtisë,
komunikacionit, nganjëherë edhe ndërlidhje politike të shteteve në rajon,
paraqitjen e tyre të përbashkët në institucionet ndërkombëtare dhe në të
kundërtën – qasje unike e vendeve të veçanta ose institucioneve
ndërkombëtare në rajonin e caktuar, çështje e rëndësisë së veçantë
kombëtare, interesit dhe vlerës.
REPRESIONI: Nënkupton presionin në sjelljen individuale në kuptimin
psikologjik dhe psikanalitik, gjegjësisht, shtypje ose shkelje e një grupi
shoqëror nga ana e tjetrës, në kuptimin sociologjik. Në kontekstin më të
gjerë shoqëror, represioni paraqitet në formën etnike, kombëtare,
klasore, gjinore dhe dominantëve tjera të shtypjes, të grupit sundues mbi
atë të nënshtruar. Represioni mund të paraqitet edhe në gjerësi, në
përmasa ndërkombëtare madje ndërcivilizuese, si për shembull
neokolonializmi, pastaj sjellja e qendrës ndaj periferisë.
SHËRBIMET INFORMATIVE TË DIKASTEREVE: Organizatat
informative të një organi shtetëror – ministrisë. Ato punojnë për
dikasterin të cilit i takojnë. Kanë lindur shumë më herët nga shërbimet
informative qendrore dhe atëherë kishin një pjesë të rolit, të cilin e kanë
në kohën e sotme, shërbimet informative qendrore. Në shtete e veçanta
edhe sot disa prej shërbimeve të dikastereve kanë rol të njejtë. Pa marr
parasysh ekzistencën e shërbimeve qendrore, dikasteret e caktuara kanë
organizatën e vet informative: shërbimi informativ ushtarak, shërbimi
informativ i Ministrisë së Punëve të Jashtme, e ashtuquajtura shërbimi
informativ bërthamor, shërbimet informative ekonomike, etj. Në sistemet
informative-siguruese të shteteve të veçanta mund të ekzistojnë e
shërbimet informative të dikastereve të ministrisë së punë të brendshme,
ministrisë së drejtësisë, ministrisë së financave etj. Shumë organizata
politike, parti dhe lëvizje të ndryshme, pastaj organizata të emigrantëve e
tjera, formojnë shërbimin e vet informativ dhe kundërzbulues (në qoftë se
partia politike ose lëvizja është e konfrontuar direkt me sistemin
kushtetutar në vend, shërbimi i saj informativ është i dedikuar për
sigurimin e qëllimeve informative dhe kundërzbuluese të lëvizjes.
VETËMBROJTJA: Në marrëdhëniet ndërkombëtare me vetëmbrojtje
mendohet në politikën, masat dhe mekanizmat e vetëmbrojtjes së
territorit, popullatës dhe të mirave materiale të një shteti ose të
bashkësisë së shteteve (p.sh. NATO) i cili aktivizohet atëherë kur është i
216.
214
rrezikuar sovraniteti itij (ose i tyre nëse kemi të bëjmë me një bashkësi
shtetesh të lidhura me një aleancë ushtarake) nga ana e një shteti tjetër
ose bashkësisë së shteteve (kërcënimi me forcë ose sulm i armatosur).
Sistemi i vetëmbrojtjes ndërlidh edhe armatën, (vetë)mbrojtjen dhe
diplomacinë. Zhvillim i luftës mbrojtëse, veçanërisht pasi që diplomacia
preventive të mos ketë sukses të zgjidh konfliktin me negociata, atëherë
arsyetohet si e drejtë, por kjo nuk do të thotë se forcat mbrojtëse janë të
liruara nga detyrimi që del nga marrëveshja ndërkombëtare mbi sjelljen
në kushtet e luftës, siç është mbrojtja e jetës së civilëve, të robëruarve
dhe/ose të plagosurve.
SHTETI SATELIT: Shteti i pavarur kushtetutar-juridik e cila me të
vërtetë është e varur nga shteti tjetër. Deri në fundin e viteve tetëdhjeta
të shekullit 20, të gjitha vendet komuniste të Evropës Lindore dhe
Qendrore (përveç RSFJ) ishin në pozitë satelitore ndaj BRSS, në kuptimin
se nuk kishin mundësi të bien vendime të pavarura në lidhje me çështjet
ekonomike, shoqërore, mbrojtëse, duke marr parasysh që zgjidhjen e
këtyre problemeve ishte e nënshtruar ideologjisë së përbashkët të partive
komuniste të cilat i mbikëqyrte Moska. Në këtë pozitë, gjatë kohës së
luftës së ftohtë ishin disa vende të Amerikës Latine ndaj SHBA-ve.
SECESIONIZMI: Shkëputja e pjesëve të territorit nga shteti me qëllim të
themelimit të shtetit të pavarur ose bashkimit tjetrës (fqinje).
SEGREGACIONI: Ndarjet e njerëzve sipas kritereve të cilët janë në
kundërshtim pe parimet e të drejtave njerëzore dhe lirive. Ndarja e
njerëzve sipas kritereve të kundërta të neneve për të drejtat dhe liritë e
njeriut, nga të cilat është ndarja nga përkatësia racore, etnike ose
kombëtare, në shkollë, në vend pune dhe vendet tjera publike më së
shpeshti. Ekzistojnë dy forma themelore të segregacionit: a) segregacioni
i vërtetë (de facto) dhe b) segregacioni juridik (de jure). Segregacioni i
vërtetë është i pranishëm në marrëdhëniet e përditshme mes njerëzve
dhe është shprehje e mosbesimit dhe mosdurimit të cilat zakonisht
rrjedhin nga paragjykimet. Segregacioni juridik është i natyrës
strukturore. Është e instaluar në sistemin kushtetutar, dhe e përforcuar
me masa ndëshkuese, dhe e realizojnë institucionet shoqërore, duke
përfshirë edhe shkollën. Segregacioni i vërtetë shpesh është plotësim i
segregacionit juridik, por mund të ekziston edhe pa mbulesë ligjore-
juridike, nën ndikimin e traditës dhe zakoneve. Spastrimi etkik dhe e
ashtuquajtura shpërngulja Humane e popullit, gjithashtu janë forma të
segregacionit.
217.
215
SEPARATIZMI: Separatizmi ështëlëvizje shoqërore për ndarjen e një
grupi të bashkësisë së gjerë, qoftë me qëllim të bashkimit me bashkësinë
tjetër ose pavarësimit të plotë. Edhe pse separatizmi, si lëvizje shoqërore,
gjithmonë shpreh një përbërje politike të caktuar, ai duhet të i ngjyrosur
politikisht (p.sh. lëvizjet fetare të shizamtikët, etj). Më i rëndësishmi dhe
sot formë tipike është separatizmi i cili paraqitet si lëvizje politike të një
grupi të caktuar social (nacional, etnik, gjuhësor, etj) për të arritur një
shkallë të caktuar të autonomisë ose ndarje të plotë nga shteti ekzistues.
Në zhvillimin e deritashëm, separatizmi më së shpeshti u takua në shtetet
shumë nacionale, dhe kjo si lëvizje e kombeve të veçanta ose pakicave
kombëtare. Varësisht nga kushtet konkrete, janë zgjedhur formë dhe
mjete për realizimin e qëllimit separatist. Në krye të këtyre lëvizjeve
ishte, n kapitalizmin e hershëm, shumë shpesh borgjezia lokale.
Identifikimi i të gjitha lëvizjeve për çlirim me separatizmin, pa marr
parasysh motivet të cilat i inicojnë, është në kundërshtim me principin e
të drejtës së popullit për vetëvendosje, e cila është e garantuar me
marrëveshje ndërkombëtare.
MEDIAT E LIRA: Liria e mediave (të shtypura, elektronike) nënkupton të
drejtën për botim dhe emetim të mendimeve, qëndrimeve dhe
pikëpamjeve të shprehura dukshëm. Më lirinë e mediave, nënkuptohet
edhe drejta e njeriut që në të gjitha mjeteve të informimit ti shpreh
mendimet, pikëpamjet dhe qëndrimet e veta.
LUFTA SPECIALE: Tërësi e aksioneve, veprimeve dhe masave të
organizuara dhe të koordinuara politike, ekonomike, psikologjike-
propagandistike, informative-subversive, terroriste dhe shpesh ushtarake
të cilat i ndërmerr një ose më shumë shtete, kundër një shteti tjetër (ose
grup shtetesh), lëvizjeve nacional-çlirimtare dhe revolucionare, ose për të
imponuar hegjemoninë, përzierja në marrëdhëniet ekzistuese politike,
ekonomike dhe shoqërore, realizimi i qëllimeve të caktuara dhe
interesave, minimin e sistemit të brendshëm të sistemit politik dhe
ekonomik, shkaktimin e krizave dhe trazirave dhe cytjen për e mosdurimit
fetar dhe të tjerë, dobësimin e stabilitetit të përgjithshëm dhe krijimin e
kushteve për aksion të armatosur. Qëllimet strategjike të luftës speciale,
si komponentë bazë e strategjisë së veprimit indirekt, janë, që disa
qëllime dhe interesa të realizohen pa intervenim të armatosur, ose që të
bëhen përgatitjet për agresion ose realizimin e lehtë të tij. Objekti i sulmit
të luftës speciale janë vlerat themelore të shoqërisë, ideologjia, politika,
ekonomia, kultura, arsimimi, forcat e armatosura dhe sistemi informativ.
Në aspektin taktik, lufta speciale zhvillohet në proces. Është e mundur që
të zhvillohet në tri faza. Faza e parë, kryhet me metoda dhe mjete
suptile. Kryesisht angazhohet shërbimi informativ, i cili, me metoda të
218.
216
fshehta dhe indirekte,zhvillon disa forma të luftës speciale. Nga ana
kohore, kjo mund të zgjasë shumë vite. Në fazën e dytë, krahas shërbimit
informativ, angazhohen edhe organet dhe institucionet tjera të shtetit-
agresor. Në fazën e tretë, vjen eskalimin taktik i formës së luftës speciale.
Paraqiten me aktivitetin e shumë organeve shtetërore të agresorit, dhe
qeverive të tyre. Në të vërtetë, lufta speciale nuk do të rrjedh gjithmonë
sipas fazave të paraqitura. Janë të mundshme kalimet nga faza e parë në
të tretën dhe atëherë do të vie në shprehje taktika nxehtë-ftohtë dhe
ftohë-nxehtë. Shërbimi informativ, në fazat e veta të luftës speciale,
përveç që realizon format e tij të veçanta, përcjell, me ndihmën e
aktivitetit të saj efektet formave të caktuara të luftës speciale, dhe me
anë të hulumtimeve informative hap hapësirë për aplikimin e formave
tjera të veprimit. Forcat, në të cilat mbështeten shërbimet informative
gjatë luftës speciale, gjenden në shtetin e sulmuar dhe jashtë. Forcat e
brendshme armiqësore në shoqërinë e dhënë, janë forca kryesore, në të
cilën agresori llogarit. Këto janë organizatat të cilat paraqesin kolonën e
pestë të agresorit, grupet opozitare të cilat bëjnë rezervën e saj, si dhe
personat tjerë, të pakënaqur, të pavendosur ose të tjerë të cilët në
procesin e ndërrimet të marrëdhënieve në shoqërinë e rrezikuar,
vendosen në shërbim të agresorit. Agjentura klasike në shtet, shërben për
stimulimin, ndërlidhjen dhe drejtimin e armikut të brendshëm. Forcat
jashtë shtetit me të cilat disponon shërbimi informativ i agresorit, janë
njësitet për veprime speciale, personat, grupet dhe organizatat që
rrjedhin nga shteti-viktimë si irredentiste, secesioniste dhe emigrante.
Doktrina e çdo lufte, por edhe e luftës speciale, bazohet në disa faktorë të
rëndësishëm, mes të cilëve janë forcat dhe shoqëria, format dhe metodat,
hapësira dhe koha. Duke u nisur nga këta faktorë dhe njëkohësisht duke i
lidhur me qëllimet, lufta speciale, kryesisht bazohet në parimet kryesore
të ardhshme: E para, lufta speciale është e mundur të udhëhiqet vetëm
me përdorimin e forcave të caktuam të cilat për nevojat e këso lufte,
organizohen, furnizohen dhe përgatiten. Duke pasur parasysh se në luftën
speciale, aplikohen shumë forma dhe metoda, gjithashtu edhe forca për
këso lufte, në aspektin organizativ, financiar dhe kadrovik, nuk mund të
jenë të unifikuara, në të gjitha kushtet. Organizimi i formës së forcave për
zhvillimin e luftës speciale, pa marr parasysh sa janë të militarizuara disa
pjesë të saj, parimisht i nënshtrohen standardeve ushtarake të
zakonshme të organizimit. Fizionominë e tyre e përcakton, në rend të
parë, rrethanat në të cilat duhet të jenë të përdorura. E dyta, lufta
speciale nënkupton, shumëllojshmëria, gjithë përfshirja dhe origjinaliteti
në aksion, ofensiviteti, informimi maksimal mbi kundërshtarin, fshehtësia
dhe siguria e veprimeve dhe detyrave, dhe aftësimi kulminante i forcave
që kryejnë veprime speciale. E treta, lufta speciale, sipas hapësirës,
zhvillohet në territoret kombëtare të shteteve tjera dhe globalisht në
219.
217
hapësirat kontinentale, ndërsanë disa forma të veta, edhe në përmasa
botërore. E katërta, lufta speciale, parimisht, zhvillohet në kohën kur nuk
zhvillohet asnjë lloj i luftës. Ndaj sia vendeve, ai në disa forma të
veta,mund të jetë shumë afatgjatë, veçanërisht kur ndërmerren aktivitete
psikologjike-propagandistike. Gjatë kohës kur zhvillohet ndonjë lloj tjetër
i luftës, e madhësisë lokale ose të kufizuar, aplikimi i formës së luftës
speciale, gjithashtu vjen në shprehje, por atëherë ato nuk janë
dominante, por kryhen si veprime ndihmëse. Shteti i rrezikuar, ndaj të
cilit ndërmerren aktivitete të luftës speciale, vështirë ose me vonesë
zbulon fillimin e aksioneve, mund të ekzistojnë edhe aso rastesh që,
thelbi dhe përmbajtja e ndonjë aksioni vërehet në vigjilje të tyre ose pasi
që ato të kryhen.
POLITIKA E JASHTME: Me politikë të jashtme nënkuptohet veprimi i
shtetit në fushën ndërkombëtare, me marrëdhëniet e tij me shtetet tjera,
gjegjësisht me organizata ndërkombëtare. Ajo në themel, është e
pandashme nga politika e brendshme, dhe paraqet pasqyrim të strukturës
politike, ekonomike dhen përgjithësi shoqërore, në shtetit të veçantë. Por,
ajo është edhe pasqyrim i kushteve të përgjithshme në të cilat ekziston
dhe zhvillohet bashkësia ndërkombëtare dhe i përgjigjet strukturës së
kësaj bashkësie. Shpesh, në vend të shprehjes “politika e jashtme”
përdoret shprehja “politika ndërkombëtare”, me të cilën sërish mendohet
në veprimtarinë ndërkombëtare të shteteve, kështu që ndërmjet ty
shprehjeve, parimisht nuk behët dallim, edhe pse shprehja eparë më
shumë i përgjigjet politikës së një shteti ndaj botës së jashtme. Për shkak
të rëndësisë që ka për shtetin, zhvillimi i politikës së jashtme është në
kompetencë të organeve supreme, parimisht vendimet themelore i
takojnë parlamentit. Funksionet e përfaqësimit të shtetit, janë të
përqendruara në duart e shefit të shtetit, ndërsa udhëheqja operative e
politikës së jashtme, i është besuar organeve supreme ekzekutive
(qeverive) të cilat veprojnë me anë të organeve të posaçme, detyra e të
cilëve është të mbajnë marrëdhënie diplomatike me shtetet tjera dhe
realizimin e aksioneve politike ndërkombëtare. Ky, është i ashtuquajturi
modeli demokratik. Nuk ekziston uniformizmi në emërtimet e organeve,
të obliguara për zhvillimin e politikës së jashtme, edhe pse ata në
shumicën e vendeve quhen ministri të punëve të brendshme ose
sekretariate të punëve të jashtme. Vetë ndarja e autorizimeve ndërmjet
këtyre organeve dhe organeve tjera shtetërore udhëheqëse, është e
ndryshme, dhe varet nga sistemi kushtetutar, i cili sundon ne vendet e
veçanta. Në parim, veprimi i shteteve në planin ndërkombëtar është i
centralizuar, në kohën e fundit vërehet tendenca e besimit të lënies së
mbajtjes të lidhjeve ndërkombëtare, në sektorë të ndryshëm, dikastere
ministrore dhe agjencive tjera qendrore (nga fusha e punës,
220.
218
shëndetësisë, energjisë bërthamoreetj). Kontrollin themelor mbi politikën
e jashtme, në tërësi e bëjnë organet përfaqësuese supreme në kuadër të
të cilit ekzistojnë, parimisht këshillat special për problemet e politikës së
jashtme.
I HUAJI: Sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare, banori i një
shteti, i cili nuk është i lindur aty dhe i cili nuk ka fituar statusin e
shtetasit, të trashëguar ose me natyralizim. Edhe pse deri më sit, në
nivelin ndërkombëtar, nuk është arritur pajtimi mbi përmbajtjen dhe
vëllimin e të drejtave të të huajve, është arritur marrëveshja për
minimumin e të drejtave, të cilat shteti, si palë e e kontratave
ndërkombëtare është i detyruar ti respektoj. Përveç në rastet e
diskriminimit, trajtimit jonjerëzor she rrezikut jetësor, “Pakti
ndërkombëtar mbi të drejtat qytetare dhe politike”, i lejon shtetit
vendimin mbi hyrjen ose mbetjen e të huajit në territorin e saj. Por, kur
një i huaj, hyn legalisht në ndonjë shtet, atij i takojnë të gjitha të drejtat
e përcaktuara. Me pakt nënkuptohen, të drejtat siç janë: e drejta për jetë,
siguri dhe dinjitet personal, e drejta për lëvizje të lirë dhe dalje nga
shteti, e drejta në liri nga tortura dhe sjellje tjera mizore, e drejta për
pacenueshmërinë e pronës, e drejta për gjykim të drejtë dhe trajtim
efektiv gjyqësor, e drejta për lirinë e mendimit, shprehjes, fesë dhe
besimit, bashkimit, etj. “Deklarata mbi të drejtat njerëzore të personave
të cilët nuk janë shtetas në vendin ku jetojnë” eshët aprovuar më 1985
në Kuvendin e përgjithshëm të KB, dokumenti i cili vazhdimisht trajton të
drejtat e përgjithshme të të huajve.
STRATEGJIA: Edhe pse mund të aplikohet në çdo plan i cili përmban
qëllime të qarta dhe metoda të veprimit, shprehja, zakonisht mund të
përdoret për të përcaktuar drejtimin e zhvillimit të shoqërisë në tërësi
(ndërkombëtare, kombëtare ose strategji lokale të zhvillimit) pse ndonjë
pjese të tyre (ndërkombëtare, kombëtare ose strategji lokale e zhvillimit
të kulturës, ekonomisë, shkollimit, mbrojtjes sociale, mbrojta e ambientit)
N pajtim me këtë, flitet për makrosistemet dhe mikrosistemet
ndërkombëtare të bashkësisë lokale, organizatës ose institucionit, grupit
shoqëror etj. Çdo strategji e definuar qartë, përfshin: a) analizën e
gjendjes ekzistuese, b) qëllimet e përcaktuara qartë, c) përmbajtjet,
metodat dhe veprimet në realizimin e qëllimeve të përcaktuara, d) kryesit
e dhe bartësit e përgjegjësisë, e) afatet, f) bartësit dhe instrumentet e
vlerësimit të rezultatit, g) shpenzimet dhe resurset ekzistuese, dhe h)
vështirësitë e mundshme dhe mënyrat për tejkalimin e tyre. Strategjia
mund të përmban edhe qëllime afatshkurta dhe afatgjate, të jetë më pak
ose më shumë e përpunuar, ose të ketë më shumë ose më pak kryes.
Rëndësi të veçantë kanë makrostrategjitë e zhvillimit të përgjithshëm
221.
219
shoqëror, të cilati aprovojnë qeveritë në bashkëpunim me ekspertët dhe
organizatat joqeveritare, dhe të cilat aplikohen, pas diskutimit të gjerë
publik, në të cilin marrin pjesë të gjithë qytetarët e interesuar. Aspak më
të vlefshme nuk janë strategjitë e zhvillimit, me të cilat kandidati për
kryetar dhe partitë kryesore politike paraqiten në zgjedhje, duke patur
parasysh se kualiteti i propozimeve të tyre ndikon në përcaktimin e
qytetarëve. Në teorinë ushtarake, me strategji mendohet në disciplinën e
veçantë, e cila merret me zhvillimin e operacioneve ushtarake në sulm
dhe mbrojtje, duke kyqur edhe forcat civile të mbrijtjes, dhe mbrojtjen e
qytetarëve në territorin e rrezikuar nga lufta.
SUBVERSIONI: Me subversion nënkuptohet aktiviteti i drejtpërdrejt ose
jo i drejtpërdrejtë, i organizuar nga jashtë, dhe i drejtuar kundër regjimit
ekzistues, rregullimit juridik, politik ose shoqëror të një shteti ose regjimit
sistemit të brendshëm dhe punës së një organizate. Në aspektin politik, si
mjet i luftës politike, subversioni është çdo aktivitet i këtij lloji, i cili në
kushtet e paqes kundër një shteti ose një organizate, ndërmerr shteti
tjetër, organizata politike ose grupi i organizuar, që të shkaktoj
përmbysje, ndërrim në pushtet ose në pozita udhëheqëse dhe që në
pushtet dhe vendet udhëheqëse të sjell forcat të cilat i konvenojnë atij,
dhe pranojnë ideologjinë e tij. Në këtë kuptim, termi subversion, për herë
të parë është përdorur në preambulën e Aleancë, e përfunduar më 20
Nëntor 1815, në mes të Austrisë, Britanisë së Madhe, Prusisë dhe Rusisë.
Në tekst të preambulës së cekur, : çdo tentim i sjelljes së Napoleon
Bonapartit në pushtet, është shënuar si akt “subverti”, gjegjësisht si
aksion për përmbysje, gjegjësisht kundër regjimeve ekzistuese dhe
rregullimit shoqëror-politik të shteteve të Alenacës. Format e subversionit
dhe aktiviteteve subversive mund të jenë të shumëllojshme, duke filluar
nga shpërndarja e materialeve propagandistike dhe dezinformatave për
shkaktimin e turbullirave deri tek futja në vend e armëve dhe materialit
ushtarak për aksione subversive të grupeve terroriste. Në shoqëritë
totalitare, veprimtaria subversive paraqet formë të shpeshtë të veprimit
revolucionar, me të cilin personat dhe grupet mundohen të dobësojnë ose
rrëzojnë regjimin e vendosur. Në shoqëritë demokratike, subversion
konsiderohet edhe dhuna me të cilën shkaktohet dëm në rendin publik
dhe paqen.
VEPRIMET SUBVERSIVE: Aktivitet i planifikuar dhe i organizuar i
shtetit, lëvizjes ose grupit-organizatës, në paqe dhe luftë, e cila kryhet
fshehtas, drejtpërdrejtë, ose indirekt, për të rrezikuar shtetet e caktuara
ose lëvizjet dhe rrëzimin ose shfarosjen. Formë e luftës speciale. Format:
spiunazhi, kabotazhi, diversioni, shkaktimi i situatës së krizës, terrorizmi
dhe futja e grupeve të armatosura, paraqesin forma më të rënda të
222.
220
rrezikimit të shtetitgjegjës ose lëvizjes. Rrezikshmëria shoqërore e tyre,
qëndron në atë, se objekte të sulmit janë jetërat e njerëzve, të mirat
materiale, etj. Çdo formë e veprimit subversiv, përmban edhe elemente
të efekteve psikologjike dhe anasjelltas. Raporti në mes të veprimeve
psikologjike dhe subversive,mund të shprehen si kalim nga fjalët në
vepra. Aktivitete psikologjike kanë për qëllim të krijojnë kushte të
favorshme për nisjen e veprimeve subversive dhe të shumëzojnë efektet
e tyre. I planifikon, organizon dhe drejtpërdrejtë i realizon shërbimi i
nformativ me metodologjinë e vetë, mjetet dhe forcat.
VEPRIMTARIA SUBVERSIVE: Shërbimet informative në punën e vet
veprojnë në mënyrë subversive ndaj shteteve tjera. Duke marr parasysh
atë, se, subversioni në thelb, kontribuon ndërrimin e gjendjes ekzistuese
në një vend të caktuar, asaj i kushtohet kujdes i madh. Me anë të
veprimtarisë subversive, shërbimet informative tentojnë të: krijojnë dhe
sigurojnë pozita politike dhe të tjera, në strukturat shtetërore, shoqërore-
politike dhe të tjera të vendeve ndaj të cilave zhvillohet subversioni, duke
u munduar që me këtë mënyrë të ndikohet në rrethanat politike dhe të
tjera në ato shtete; organizojnë dhe orientojnë politikën dhe emigracionin
e vendeve tjera në një veprimtari në pajtim me qëllimet politike të
qeverive të veta, organizojë dhe kryejnë diversione te shumëllojshme dhe
kabotazhe, të përllogaritura për të futur shqetësime dhe pasiguri në
vendet tjera, dhe në dobësimin e potencialeve mbrojtëse dhe të tjera. Të
palës tjetër, gjegjësisht shteteve tjera.
KONFLIKTI I CIVILIZIMEVE: Paradigma teorike e zhvillimit global
shoqëror dhe politik, të cilën e zhvilloi në vitet e njëzeta të shekullit 20
teoricieni amerikan Samuel P. Hungtington. Rënia historike e komunizmit,
me të cilën përfundoi i ashtuquajtura Lufta e Ftohtë, sipas Haungtintonit,
nuk do të sjell fundin e historisë. Konflikti i ideologjive, që është
mbizotërues në shekullin njëzet. Nuk është as i pari as i fundit konflikt në
histori. Ai nisi me Revolucionin e Tetorit rus, në vitin 1917, dhe përfundoj
me rënie e “perdes së hekurt”, gjegjësisht me shpartallimin e
komunizmit. Ndeshjes së ideologjive, gjegjësisht Sistemeve botërore të
pikëpamjeve rregulluese, i paraprin përleshjet ndërnacionale, si konflikte
kryesore globale në shekullin 19, dhe pas tyre luftërat në mes të
mbretërve, perandorëve, carëve dhe bujarëve feudalë. Burimet e
konflikteve në shekullin 21. sipas Haungtintonit, nuk do të jenë
ideologjike, as ekonomike, por parësisht të natyrës kulturore, gjegjësisht
Konflikte ndërmjet popujve dhe grupeve të cilat i takojnë civilizimeve
tjera. Civilizimin, Haungtintoni e përcakton si entitet shumë të gjerë
kulturor, në të cilin personi mond të bazon identitetin e vet. Dallimet
fundamentale ndërmjet civilizimeve, të cilat rrjedhin nga historia e
223.
221
gjuhës, kulturës dheçak është më e rëndsihme nga – feja. Ngritja e
kulturës, nivelit arsimor dhe teknologjik të pjesëtarëve të civilizimeve
jashtë evropiane, forcon vetëdijen e tyre civilizuese, për këtë shkak ata i
kundërvihen dominimit të Perëndimit. Rivalin më të fortë të Perëndimit në
planin teknologjik, Haungtintoni e shef civilizimin e Lindjes së Largët
(Japonia, Kina) ndërsa në planin politik në civilizimin islamik. Teoria e
ndeshjes së civilizimeve has në kritika të fuqishme, parësisht të
përfaqësuesve të globalizmit dhe multikulturalizmit, të cilët Haungtintonit
e akuzojnë për propagimin e hegjemonisë properëndimore. Autorët të
cilët pranojnë tezat e tij, deklarojnë ndryshe, gjegjësisht se ai, është
kritiku i pakompromis i hegjemonizmit perëndimor dhe bartës i idesë
rregullimi multikulturor të sistemit botëror, në principet e barazisë së të
gjitha civilizimeve, të cilat në Këshillin e Sigurimit të KB, do të kishin nga
një përfaqësues, dhe kështu do të krijoheshin premisat për evitimin e
kalimit tëkonflikteve civilizuese në luftë globale të armatosur, gjegjësisht
në Luftën e Tretë Botërore.
BASHKËJETESA: Model i marrëdhënieve ndërmjet dy ose më shumë
entiteteve të ndryshme etnike, kombëtare, racore, kulturore, ideologjike,
dhe rregullimeve tjera shoqërore, të cilët jetojnë në një territor të njëjtë, i
bazuar në principet e barazisë, tolerancës dhe respektimit të ndërsjellë.
Në fillim në shekullit 20, është aprovuar, politika e detantit dhe
koekzistencës paqësore të dy superfuqive ideologjike dhe blloqeve
ushtarake-politike, që janë kundërvënë njëri-tjetrit, çka ka sjellë deri te
ndalimi i luftës së ftohtë – konfliktit dominant në pjesën e dytë të
shekullit të shekullit të kaluar. Sot, ideja e bashkëjetesës është pjesë e
idesë multikulturalizmit, e cila përfaqëson koekzistencën e pjesëtarëve të
gjitha kulturave në një shoqëri duke u bazuar në respektimin e ndërsjellë
të të vlerave kulturore partikulariste. Teoria e Hungtingtonit mbi konfliktin
e civilizimeve, gjithashtu përfaqëson parimin e bashkëjetesës e
civilizimeve të ndryshme në nivelin global, i bazuar në principet e barazisë
së përbashkët.
SHOVINIZMI: Termi shovinizëm, ka prejardhjen nga emri ushtarak
Shoven, përfaqësuesit të politikës okupuese të Napoelonit I, dhe cakton:
1) formë ekstreme të nacionalizmit, i cili karakterizohet me ekskluzivitetin
nacional, 2) botëkuptime mbi superioritetin e kombit të vet ndaj kombeve
tjera, 3) predikimi i izolimit kombëtar, urrejtjes dhe armiqësisë ndaj
vendeve dhe popujve tjerë. Si ideologji dhe politikë, shovinizmi lindi në
kushtet e kapitalizmit. Duke shfrytëzuar paragjykimet e trashëguara mbi
vlerat e popujve të veçantë, duke keqpërdorur ndjenjat patriotike dhe
duke ashpërsuar kundërthënie të caktuara në interesat ndërmjet popujve
të ndryshëm, të cilat në themel janë rezultat i pozitës së tyre të ndryshme
224.
222
në ndarjen botëroretë punës – qarqet sunduese të vendeve të ndryshme
kanë inkurajuar urrejtjen e popujve ndaj të tjerëve, duke përdorur këtë
për arritjen e qëllimeve të veta. Shovinizmi paraqet, dukuri të komplikuar
shoqërore. Bazën e tij ideore e përbëjnë konceptet raciste mbi racat “e
larta”dhe “të ulëta” dhe superioritetin e disa popujve mbi të tjerët
(Gobino, Gumplovic, H. St. Qembrlen i tjerë) ose pretendimi se një komb
ka një mision më të lartë historik, merita më të mëdha dhe të drejta. Pas
ardhjes së nazistëve në pushtet në Gjermani, në vitin 1933, shovinizmi i
zhvillua veçanërisht, ndërsa gjatë Luftës ë Dytë Botëror, arriti përmasa
monstruoze. Nazistët ripërtërinë konceptet e e vjetra raciste dhe mitet
mbi racën ariane, parapërcaktimin e gjermanëve për misionin botëror të
formimit të “rendit të ri botëror” etj, duke mbjellë urrejtje ndaj popujve
tjerë, veçanërisht ndaj hebrenjve dhe sllavëve. Përcjellësit e shovinizmit
janë revanshizmi, ngufatja e të drejtave të popujve të vegjël,
pamundësimi i zhvillimit kulturor të pakicave kombëtare dhe diskriminimi
i tyre politik dhe ekonomik. Tejkalimi i shovinizmit realizohet në bazë të
ndërtimit të bashkësive të lira dhe të barabarta mbi principet
demokratike, duke respektuar të drejtat e kombeve për vetëpërcaktim
dhe pranimin e drejtave të plota pakicave kombëtare. Rol i madh, në
tejkalimin e shovinizmit, i takon përhapjes së kulturës dhe arsimit, ideve
të vëllazërimit (parulla e revolucionit francez: barazi, liri, vëllazëri) dhe
solidaritetit, etj.
SPIUNAZHI: 1. Shprehja burimore e spiunazhit kishte në kuptim më të
ngushtë se sa që ka zot, sepse mjetet dhe mënyrat e arritjes deri tek
shënimet e besueshme ishin më të ngushta, më të vogla. Spiunazhi ësh
reduktuar në përcjelljen agjenturore, denoncim. Zhvillimi i gjithmbarshëm
i shoqërisë, veçanërisht shkencës dhe teknikës, i rriti edhe mundësitë
(zhvilloi mjetet dhe metodat) e arritjes deri tek shënimet e besueshme të
kundërshtarit, me çka edhe e zgjeroi kuptimin e spiunazhit. Spiunazhi, sot
ka kuptimin – politik, i cili është më i gjerë, dhe juridik i cili është më i
ngushtë. Në kuptimin politik, me spiunazh emërtohet çdo veprimtari me
të cilën dëshirohet të arrihet deri tek shënimet dhe faktet, të cilat dikush i
fsheh (personi, institucioni, organizata, shteti, etj). Gjatë kësaj, nuk është
e rëndësishme së në çfarë mënyre dhe me cilat mjete bëhet kjo. Në
kuptimin penal-juridik, spiunazhin e bën vetëm veprimtaria e cila në të
drejtën ndërkombëtare dhe vendore (legjislaturës së vendeve të
ndryshme) është e ndaluar. Gjegjësisht e përcaktuar si vepër penale e
spiunazhit. Spiunazhi nuk mund të identifikohet me veprimtarinë
informative. Spiunazhi është më i ngushtë së veprimtaria informative,
është vetëm pjesë dhe formë të kësaj të dytës, gjegjësisht spiunazhi
është ajo formë e shërbimit informativ, e cila në të drejtën
ndërkombëtare mundet, ndërsa sipas legjislacionit të brendshëm, disa
225.
223
shtete e kualifikojnësi vepër penale të spiunazhit. Jashtë kësaj,
ekzistojnë shumë veprimtari të shërbimit informativ, të cilat nuk ndalohen
në formë të prerë, gjegjësisht nuk mund të përfshihet si vepër penale e
spiunazhit.. 2. Legjislacioni penal, kryesisht i të gjitha vendeve, e
rregullon si vepër penale të spiunazhit. Në disa vende, kuptimi i veprës
penale të spiunazhit, rregullohet në aspektin e gjerë në disa, dhe të
ngushtë në disa tjera. E drejta ndërkombëtare, kuptimin e spiunazhit e
përcakton në kuptimin negativ, gjegjësisht, përcakton punët dhe kushtet
në të cilat kryhen verimi informativ dhe nuk mund të inkriminohen si
spiunazh, ndërsa inkriminimi i spiunazhit jashtë kësaj, i lihet legjislacionit
të brendshëm të shteteve. Në disa shtete, si vepër penale e spiunazhit
përcaktohet edhe shpallja dhe dorëzimi i shënimeve dhe dokumenteve të
besueshme ushtarake, ekonomike ose zyrtare, shtetit tjetër, organizatës
së huaj ose personit i cili i shërben këtyre. Këtu, është i rëndësishëm
elementi i jashtëm, dhe nëse ai nuk ekziston, nuk as vepër penale të
spiunazhit, por vetëm mund të behët fjalë për ndonjë vepër kriminale të
zbulimit të fshehtësisë. Me shpalljen, nënkuptohet çdo veprim me të cilin
subjekti i jashtëm njoftohet me shënimet e besueshme vendore, derisa
dorëzimi, kupton dorëzimin e gjërave (dokumenteve-raporteve, planeve,
elaborateve, etj) në të cilat janë të inkorporuar shënime të besueshme.
Nuk është e rëndësishme, se a janë dorëzuar dokumente origjinale ose
kopje, por fakti se shteti i jashtëm, me anët të tyre vjen deri tek shënimet
e besueshme. Ligji penal ndalon edhe disa veprimtari të cilat paraqiten si
punë përgatitore për spiunazh, si: sigurimi i shënimeve të besueshme ose
dokumenteve me qëllim që ato të shpallen ose të dorëzohen jashtë,
krijimin e rrjetit informativ për llogari të shtetit, ose inkuadrimi në këtë
rrjet, grumbullimi i shënimeve për llogari të shërbimit të huaj informativ.
Në jetën politike, me spiunazh emërtohet tentimi ose dukuria e zbulimit të
aksioneve, vendimeve ose fakteve tjera të një organizate, të cilat ajo nuk
dëshiron ti bëj të njohura dhe ky qëndrim i është i njohur për të gjithë
ata, të cilët nga motive të ndryshme, të kundërta me interesat e kësaj
organizate ose grupi, dëshirojnë që ti marrin ato – pa marr parasysh se a
do të publikohen. Në spiunazh, ka gjithmonë elemente armiqësore, të
tradhtisë dhe amoraliteti. Spiunazh, është sigurimi, shpallja dhe dorëzimi i
shënimeve dhe dokumenteve të besueshme ushtarake, politike,
shkencore, zyrtare dhe të tjera, shtetit të huaj ose organizatës,
gjegjësisht personit i cili iu shërben, si dhe formimin e rrjetit informativ i
cili punon për shtetin e huaj, gjegjësisht organizatës, anëtarësimi në të,
ose ndihmesa në punën e saj. Spiunimi, në të gjitha legjislacionet penale
është vepër e inkriminuar, mirëpo kur është në pyetje lufta, e drejta
ndërkombëtare e luftës, veprimtarinë e spiunazhit nuk e ndalon.
“rregullorja e Hagës mbi ligjet dhe shprehitë e luftës në tokë” nga viti
1907, e sanksionon se “përdorimi i mjeteve të nevojshme për sigurimin e
226.
224
njoftimeve mbi armikundhe territorin konsiderohen të lejueshme....". Në
këtë kuptim, si “spiunë në konsiderohen vëzhguesit, patrullat,
komandosët, parashutistët, etj, të cilët në uniformë, depërtojnë në
territorin e armikut, për të grumbulluar shënime, dhe të cilët, ato shënime
do ti dërgojnë, direkt ose indirekt, komandës së vet ushtarake...,
vëzhguesit nuk janë spiunë as atëherë kur shërbehen me rrjetin
agjenturor, të krijuar në prapavinë e armikut....”.Mirëpo, rregullat e së
drejtës ndërkombëtare të luftës, të cilat rregullojnë spiunazhin në luftë,
kanë të bëjnë jo vetëm më spiunazh, të cilën e kryejnë shtetasit e
armikut, personat ushtarak ose civil, dhe të cilët kanë ardhur në territorin
e armikut për të grumbulluar shënime. E drejta ndërkombëtare e luftës,
nuk rregullon spiunazhin të cilin e kryejnë shtetasit vetanak, madje këta
persona nuk gëzojnë kurrfarë mbrojtje, gjegjësisht, dënohen sipas
legjislacionit kombëtare penale. Edhe spiunët e armikut të kapur, mund të
jenë të dënuar, por sipas dispozitave tjera ligjore (shërbimi në armatën
armike, rrëzmi me dhunë i sistemit të vendosur etj).
SHËNIMET E FSHEHTA: Shënimet e fshehta, paraqesin vlera të veçanta
të shoqërisë konkrete. Për këtë janë të përcaktuara me ligj, vendim ose
aktin normativ të organizatës punëtore apo ndonjë tjetër. Subjektet
përgjegjëse për mbrojtjen e e tyre, ndërmarrin masat e nevojshme që
armiku ose persona të panjohur të mos i marrin vesh. Këto kryesisht janë
shënime të rëndësisë politike, ushtarake dhe ekonomike, dhe të
rëndësishme për mbrojtjen, sigurinë dhe ekonomikë e vendit. Në
praktikë, janë të pranishme dy mënyra të rregullimit të kësaj fushe. Sipas
njërës, me ligj përcaktohet dhe citohen të gjitha shënimet të cilat
paraqesin shënime të fshehta. Mënyrën e dytë e kanë pranuar ato shtete
të cilat me ligj përcaktojnë kornizat, kriteret për përcaktimin se cilat
shënime konsiderohen të fshehta, dhe me aktet tjera të organeve
kompetente konkretisht përcaktohet se cilat shënime ashtu edhe
konsiderohet. Varësisht nga lëmi i mbrojtjes, shënimet e fshehta janë të
shënuara si: fshehtësi ushtarake, fshehtësi zyrtare dhe fshehtësi
shtetërore.
ZËRIMI I FSHEHTË: Metodë me të cilën fitohen shënime për nevojat e
shërbimit informativ ose shërbimit të sigurimit. Në hapësirën e mbyllur
ose të hapur, vendosen mjetet gjegjëse teknike me të cilat dëgjohet,
regjistrohet dhe barten zëri, shushurimat dhe biseda. Si masë e
jashtëzakonshme e lejuar, është aplikimi i zorimit të fshehtë, kur këtë e
kërkojnë shkaqet e mbrojtjes dhe sigurisë së shtetit, por paraprakisht
është e nevojshme leja nga organi kompetent.
227.
225
PËRCJELLJA E FSHEHTË:Masë operative-taktike të cilën e ndërmarrin
organet e ndjekjes të kryesve të veprave kriminale. Kjo masë përbëhet
nga veprimi i përcjelljes së vazhdueshme të personit i cili përcillet,
vërejtja dhe evidentimi i çdo fakti dhe rrethane nga aktiviteti i sjelljes së
të përcjellurit dhe ndërmarrjen e veprimeve tjera operative, të cilat janë
të urdhëruara me kërkesën për përcjellje. Ndërmerret për shkak të:
zbulimit dhe vërtetimit të bashkëpunëtorëve të kryesit të veprës
kriminale, kapjen e kryesit në momentin e kryerjes së veprës së caktuar
kriminale; zbulimin e vendeve (strehimet dhe shtrofkat) që i shërbejnë
për fshehjen e gjërave për kryerjen dhe kryesve të veprave;
pamundësimi ose ndërprerja e kryerjes së veprës të caktuara
kriminale;grumbullimi i dëshmive dhe dokumentimi i vendit dhe mënyrës
së kryerjes, si dhe grumbullimin e shënimeve të ndryshme identifikuese
dhe të tjera mbi kryesit e veprës, bashkëpunëtorëve dhe ndihmësve.
Varësisht nga situata e dhënë, mund të kryhet në këmbë ose me mjete
bartëse, dhe e kushtëzuar me qëllimin e përcjelljes së fshehtë konkrete. E
kryejnë punëtorët e organeve të ndjekjes, por mundet edhe person i
besueshëm. Të angazhuarit në përcjellje duhet të kenë mjete teknike:
fotoaparat, TV –kamerë, dylbi, etj.
SHKRIMI I FSHEHTË: Mjet për komunikim të fshehtë (mbajtje e
lidhjes) ndërmjet informatorit dhe agjentit ose ndërmjet
kriminelëve, për të zbuluar përmbajtjen e porosisë. Shkrimi i
fshehtë e bën tekstin të pavërejtshëm. Është në përdorim qysh nga koha
e komunikacionit postar. Në këtë mënyrë mbahen lidhjet ndërmjet
informatorit dhe agjentit edhe në praktikën bashkëkohore informative. Që
ti iket censurës së letrës, përdoret shkrimi i fshehtë, i krijuar me mjete
vetanake ose në laboratorët kimikë. Në fillim, si shkrim i fshehtë
përdoreshin thartira të ndryshme natyrale – lëngu i limonit, uji i
sheqerosur, urina, lëngu i barishteve të ndryshme, etj. Mjetet e shkrimit
të fshehtë janë përkryer për nevojat e shërbimit informativ dhe sot
posedohet me shumë preparate të ndryshme kemike të përdorshme për
shkrim të fshehtë. Në praktikën informative, si shkrim i fshehtë janë
përdorim: Ngjyra e fshehtë e shkrimit, indigoja e fshehtë dhe lapsi i
fshehtë. Ngjyra e fshehtë e shkrimit – bashkëdyzim kimik me të cilin
shkruhet teksti i porosive të fshehta, kështu që në sipërfaqen e letrës lënë
gjurmë të pavërejtshme. Pranuesi mund të zbuloj (të hap) tekstin e
fshehtë duke përdorur reagensin kimik me një procedurë të caktuar.
Indigoja e fshehtë – është mënyrë e ngjashme e përdorimit si indigoja e
zyrës. Përdoret, ashtu që mbi indigon e fshehtë shkruhet me dorë ose me
makinë shkrimi, por nuk lën gjurmë të shkueshme. Teksti i fshehtë bëhet
i shikueshëm duke përdorur reagensin me procedurë të caktuar. Lapsi i
fshehtë – substancë për shkrim që ka vetinë që gjatë shkrimit në
228.
226
sipërfaqen e letrësnuk lë gjurmë të shkueshme. Pranuesi i porosisë së
fshehtë, duke përdorur reagensë në menyrën e përcaktuar e bën tekstin e
shikueshëm.
PENGU: Person i cili jepet ose merret si garanci për realizimin e ndonjë
marrëveshje, kontrate, premtimi ose shantazhi. Nga koha antike deri në
fund të shekullit 18, pengmarrja ishte pjesë përbërëse e lidhjes së
marrëveshjes ndërkombëtare, ndërsa për pengjet merren persona të
rëndësishëm, fëmijë ose farefisi me i afërt i sundimtarit, përfaqësuesit e
aristokracisë së lartë ose zyrtar të lartë shtetëror, me të cilët, përkundër
parimit paprekshmërisë, sillet varësisht nga respektimi i marrëveshjes të
palës e cila i përfaqëson ata. Që nga lufta frankopruse, pengjet filluan të
merren me forcë, masovikisht, kuturu, mes qytetarëve të thjeshtë,
veçanërisht, gra dhe pleq. Në Luftën e Dytë Botërore, ushtria gjermane
përdor pengjet si “mur i gjallë” gjatë tërheqjes ose pushtimit të territorit
ose, mbi kryen hakmarrje për shkak të disfatave të veta ushtarake,
humbjeve në njerëz ose për kabotazh (çka ishte praktikë e agresorit edhe
gjatë agresionit në BeH 1992-1995).Sot, përveç rrëmbimeve të personave
të njohur ose të pasur dhe fëmijëve të tyre, të afërme e tj, është bërë
një. Në kohën e re përveç pengmarrjes së njerëzve të njohur dhe të
fuqishëm dhe të fëmijëve të tyre, marrja e pengjeve mes kalimtarëve të
rastit, udhëtarëve etj, është bërë pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së
organizatave terroriste, të cilat në rrafshin ndërkombëtar dhe kombëtare
merren me kriminalitet të organizuar, tregtinë me njerëz dhe narkotikë,
kërcënim dhe pastrimin e parave etj. Me statutin e Gjyqit Ndërkombëtar
ushtarak nga viti 1945, vrasja e pengjeve është shpallur krim lufte.
Ndalesa e marrjes së pengjeve rrjedh nga dispozitat e “Deklaratës së
përgjithshme mbi të drejtat e njeriut”, në të cilën, çdo personi i
garantohet e drejta për jetë, liri dhe siguri personale, duke përfshirë edhe
lirinë e lëvizjes dhe lirinë nga arrestimi arbitrar, torturimit dhe formave
tjera të trajtimit jonjerëzor dhe nënçmues ose dënimeve, çka në mënyrë
të prerë vërtetohet me “Konventën e katërt të Gjenevës mbi mbrojtjen e
personave civilë gjatë luftës” nga viti 1949 dhe “Konventës
ndërkombëtare kundër marrjes së pengjeve” të cilën e aprovoi OKB në
vitin 1977.
TEKNIKA “GËNJESHTRAT E MËDHA”: Emërtim për shumë veprime dhe
metoda politike-propagandistike me të cilat ndonjë gënjeshtër e
rëndësishme, dhe më vonë e plotësuar me gënjeshtra të reja, të cilat së
bashku funksionojnë si sistem i përkrahjes së “gënjeshtrës së madhe”.
Shprehja u paraqit për herë të parë në përshkrimet e propagandës
fashiste, e cila e përdorte t’ i bënte të vërteta tezat mbi gjermanët si
popull i zgjedhur, hebrenjve si racë inferiore dhe Hitlerit si udhëheqës, për
229.
227
të cilin ështëe pamundur të aplikohen kriteret e zakonshme të mendimit
moral. Veprimi më i shpeshtë, me të cilin publiku mundohej të bindej mbi
vërtetësinë e gënjeshtrave, ishte përsëritja e pafundme e porosive të
thjeshta, sloganeve, simboleve vizuale, etj, çka do të paraqitet ne
variantin e përcaktuar edhe tek vendet komuniste, ndërsa në kohën e
fundit në agresionin serbo-malazez në Republikën e e Kroacisë dhe në
Bosnjë e Hecegovinë. Metodat e posaçme të cilat përdoren për pasimin e
gënjeshtrave, janë pastrim i trurit, fjalimet demagogjike, përhapja e
miteve, fjalori i urrejtjes, etj.
TIRANIA: Formë e shëmtuar e sundimit. Edhe pse shpesh parazohet me
despotizmin, tirania dallon shumë, para së gjithash nga kohëzgjatja, por
për nga mënyra e uzurpimit të pushtetit, ndërsa despotizmi, me
uzurpimin e pushtetit sovran. Në këtë kuptim Rusoi, tiraninë e mban për
si uzurpim i pushtetit ligjvënës, ndërsa despotizmin –uzurpim të pushtetit
sovran. Në shoqërinë bashkëkohore, tirania tani më nuk takohet si një
formë e pushtetit, por shpesh përdoret si metaforë për mënyrën
jodemokratike të sundimit dhe përgjithësisht për stilin autokratik të
sjelljes.
TORTURA: Mundim, sfilitje dhe mundime fizike e psikike, që të
nxjerret pranimi i të akuzuarit. Është e njohur aplikimi mjeteve më të
nduarnduarshme për mundime, dhe për këtë dedikim të punuara
posaçërisht, siç është rrota për zgjatje, posaçërisht në sjelljet në
inkuizicionin e shekullit të mesëm. Tortura ka qenë e rregulluar me ligj në
procesin penal. Nga ligjet të cilat kufizonin aplikimin e torturës, mund të
konstatohet se nuk ishte e paramenduar si mjet irracional i tërë, por si
eksperiment jonjerëzor me fajtorin. Kusht për aplikimin e torturës ishte
vërtetimi i indiceve, shpesh shuam të forta, kundër të akuzuarve ndërsa
pranimi detyrohej të vërtetohej me mjete tjera. Si metodë, veçanërisht
është aplikuar në shekullin e mesëm, kur sjellja humane në proces ishte e
rezervuar vetëm për pjesëtarët e klasës sunduese të shoqërisë – për
aristokratët dhe disa kategori joaristokratësh, të cilët ishin të përjashtuar
nga aplikimi i torturës. Në aplikimin praktik, tortura megjithatë, u bë mjet
irracional për nxjerrjen e fakteve, sepse thyheshin ligjet mbi kufizimin
torturës. Tortura është anuluar në shumicën e vendeve. Përkundër kësaj,
në shumë vende tortura edhe më tej përdoret. Shfrytëzohen mjete të
posaçme dhe mënyra në hetuesi, veçanërisht ndaj pjesëtarëve e atyre
lëvizjeve, të cilat janë vlerësuar si subversivë. Qysh nga 1789, Deklarata
mbi të drejtat e njeriut dhe qytetarëve, proklamoj së “askush nuk guxon
ti nënshtrohet mundimeve ose veprimeve denigruese, nënçmuese dhe
jonjerëzore ose dënimeve”. Kjo, dhe çdo sjellje tjetër e egër dhe
nënçmuese e ndalon edhe Deklarata e përgjithshme e KB nga 1948, dhe
230.
228
të njëjtin mendimpërsërit edhe Konventa evropiane për mbrojtjen e të
drejtave njerëzore dhe lirive themelore nga vitit 1950. dhe Pakti
ndërkombëtar mbi të drejtat qytetare dhe politike të cilët ndalojnë (1966)
dhe nënshtrimi i ndonjë personi testeve medicinave ose shëndetësore pa
pëlqimin e tyre”. Veçanërisht dënohet tortura, të cilën, përveç policisë, e
bëjnë edhe ekspertë të ndryshëm, siç janë juristët, mjekët e të tjerë, të
cilën vendosen në shërbim të regjimeve totalitare, për të kryer torturë. Në
shumë vende anglo-saksone, është i njohur nocioni i ”shkallës së tretë”
(anglisht «third degree») me të cilin shënohen shumë metoda të dhunës
mbi personin e akuzuar, që të nxirret pranimi i tij, (ky nocion lindi në
SHBA). Kuvendi i KB me rezolutën e vet nga 12.12 1997 vendosi të shpall
26 Qershorin si”ditën ndërkombëtare të KB në përkrahje të viktimave të
torturës, me detyrë për eliminimin tërë – 1rrënjosjen e torturës dhe
funksionimin efektiv të konventës kundër torturës dhe tretmanëve tjera
johumane , të vrazhda dhe sjelljeve tjera të përçmimit ose dënimeve
(neni 1) “tortura shënon mundimin shpirtëror dhe trupor që të nxirret nga
ky person pranimi i fajit, të cilat hyjnë në fushën e torturës sipas definimit
të torturës. Ndërsa definicioni i torturës sipas Konventës së KB kundër
torturës dhe trajtimeve tjera të vrazhda, jonjerëzore dhe poshtëruese ose
dënimit (neni 1) “tortura është çdo akt me të cilin një personi me qëllim i
shkaktohet vuajtje shpirtërore ose fizike, që nga ky person të nxirret
njoftime dhe pranime ose që ai person të dënohet për veprën që e ka
kryer ai ose ndonjë person tjetër ose për kryerjen e së cilës është
akuzuar, që ai person të frikësohet ose që mbi të bëhet presion, ose për
shkak të ndonjë arsyeje tjetër të bazuar në çfarëdo forme të
diskriminimit, nëse këtë dhembje ose vuajtje e shkakton personi zyrtar
ose çfarëdo personi tjetër e cila vepron në cilësinë zyrtare ose përkrahet
me kërkesë apo pranim.
TORTURA – DISA TEKNIKA TË PËRGJITHSHME TË MUNDIMIT: Këto
teknika të policisë sekrete të shteteve të veçanta, përdoren gjatë formave
më të vrazhda të hetimeve dhe represioneve. Informatat për këtë tekst
janë marrë nga rezultatet e anketës të bëra me ish të burgosurit nga
periudha e viteve shtatëdhjeta dhe fillimet e tetëdhjetave, por në disa
vende edhe sot aplikohen dhe përdoren, ndërsa mënyrat e ndryshme, të
përshkruara, të mundimeve të aplikuara në llogoret dhe vendet tjera të
burgosjeve gjatë agresionit në Bosnje e Hercegovinë (1992-1995).
Torturat anale: Instrumente të ndryshme vendosen në anus që të
prodhohet dhembje intensive dhe ndjenja e poshtërimit tek viktima.
Instrumente të cilat janë përdorur për këtë qëllim janë: shishja e thyer,
gjilpëra e thyer, tubi i nxehtë metalik, shkopi. Në viktimën futet gypi
231.
229
nëpër të cilinrrjedh uji me presion të lartë. Uji mund të jetë në shkallën e
vlimit. Teknikat e rrahjes: Variacione (zhargonet e cituara i kanë
përdorur munduesit dhe të munduarit): Duart dhe këmbët e të burgosurit
janë të lidhura, pastaj copë e fortë druri ose gyp i gjatë prej metali
vendoset më gjunjëve, kështu që i burgosuri nuk mund të kthehet as
majtas as djathtas. Në këtë pozitë, në të cilën nuk mund të lëviz – rrahet.
“The Jap Method” (“metoda japoneze”): Duart dhe këmbët e të burgosurit
janë të lidhura dhe kunji është i vendosur ndërmjet nyejve. Rojet, në këtë
pozitë e ngritin për huni, ose të dy skajet e hunit i vendosin në tavolinë
kështu që i burgosuri varet ndërmjet tavolinave si skelet. Për efekt më të
fortë, në hunj mund të shtohet rrotka dhe në drejtim të treguesve të
orës, sinkronizohet rrahja; i burgosuri do të lëkundet si lavjerrës nga një
mundues kah tjetri, së pari duke marr serinë e goditjeve me kondak, e
më pastaj të rrihet fort me kamxhik, derisa goditjet të bëhen të
sinkronizuara çmendurisht, sikur rrahjet e orës. “Palm Torture”:
Gjithashtu e njohur edhe si el telephoni (telefon) ose golles de sampana
(kumbimi); shuplakët e të burgosurit përdoren si çinele për goditje në
veshët e viktimës. Goditjet fillojnë lehtë, e më vonë intensiteti dhe numri
do të rritet. Në momentin më të keq, veshën goditet me aso fuqie që
fillojnë të derdhin gjak. Shurdhimi është shumë shpesh pasojë e kësaj
teknike të mundimit, si dhe humbja e balancit dhe tundje kronike e
kokës, në qoftë se për shkak të tronditjeve të pësuara është dëmtuar
kanali i veshit. “The San Juanico Bridge”: Viktimës i urdhërohet që të
shtrihet në pozicionin më të çuditshëm – me këmbë në një shtrat ndërsa
me kokë në shtratin tjetër, kështu që trupi i varet ndërmjet shtretërve në
ajër. Pastaj, sa herë ti ndodh që trupi ti bie ose të lakohet, dënohet
shumë rëndë, me shpulla dhe me goditje këmbësh. Në Filipine, për
shembull, këtë teknikë e ka inspiruar ura, të cilën e ka ndërtuar junta,
dhe e cila lidh ishujt Samar dhe Leyte. “Čajanka”: Grupi i rojeve hyn në
çeli dhe rrah të burgosurit duke përdorur grushtet dhe shkopinjtë. Në
versionin tjetër të kësaj teknike, të burgosurit vëzhgohen dhe janë të
urdhëruar të qëndrojnë në këmbë në këmbë, kryesisht në qelitë e tyre,
ndonjëherë në një këmbë. Në këtë pozitë i burgosuri rrahet. Tortura me
cigare: Cigarja e ndezur i vendoset në ndonjë pjesë të trupit të viktimës
– duar, gjoksit, fytyrës etj. Varjacionet: Me shkrepës cigaresh (ose me
flakë gazi) preken pjesë të ndryshme të trupit, veçanërisht këmbëve
(eventualisht i vihet zjarri).Flaka e shkrepëses përdoret që të digjen
gjenitalet dhe leshin rreth tyre. Torturat e ftohta: Viktimat janë të
vendosura në dhoma shumë të ftohta, të cilat të burgosurit nga ,barë
bota i kanë përshkruar si (çeli të ftohta”, “dhoma të ftohta” “dhoma të
freskuara”, “çelitë frigorifer” etj. Disa të burgosur përmendin, se për
ftohjen e dhomave janë përdorur pajisjet ftohëse. Variacionet: Shumë
lehtë të veshur, të burgosurin e merr në pyetje, në një dhomë shumë të
232.
230
ftohtë. I burgosuripa veshje, në temperaturë nën zero, është detyruar të
ulet në blloqet e akullit. Të burgosurin lakuriq e lagin me ujë në
temperaturë nën zero. Burgu: Përveç të pamohueshmeve – mbyllja në
qelinë shumë të ngushtë dhe të stërmbushur – të burgosurit e
përshkruajnë se kanë qenë të detyruar të hyjnë në dhoma të vogla
ekstremist, të përdorura posaçërisht për tortura, ose që të kacavaren
nëpër qeli sikur kutiza, të cilat janë aq, sa aty mundesh vetëm të ulesh në
to. Variacione: Përdoren “kabinat speciale”, të cilat janë më të vogla se
kabinat e telefonit – mezi e lartë sa të ulet një i burgosur. I burgosuri
lihet pa kurrfarë ushqimi, ndonjëherë nga disa ditë. Të burgosurit
tregojnë se kutizat nuk janë të mjaftueshme që në to të qëndrohet në
këmbë ose që të kryhet ndonjë lëvizje. Në klimat tropikale, kabinat janë
të groposura deri në gjysmë në tokë, kështu që nxehtësia e tokës kalon
në kabinë, dhe ato, praktikisht bëhen të nxehta si rerne. I burgosuri
vendoset në “kutizën e drurit”, aq e madhe sa për një trup njeriu, pastaj
vendoset në atë pozitë, nën një kënd i cili shkakton kalamendje,
munduesit atëherë e godasin kutizën me shkopinj, kështu që kutia e
drurit bëhet daulle. Kjo torturë nuk lë vragë të vërejtshme fizike, por
shurdhimi është pasoja më e shpeshtë. Pengimi i gjumit: Të burgosurve
iu pamundësohet gjumi nga numri i caktuar i orëve deri në
pesëmbëdhjetë ditë, e ndonjëherë edhe më shumë.. Variacionet: Dritat
mbahet të ndezura në qelinë e të burgosurve gjatë natës, kështu që të
pengohet i burgosuri që të flenë. Në viktimën derdhet uji i ftohtë që të
pengohet të bëj gjumë. Torture me qenë: Qentë përdoren për të
frikësuar dhe sulmuar viktimën. Nganjëherë qentë përdoren për të kryer
akte seksuale mbi viktimën. Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, në
një vend latinoamerikan, ekziston qendra për tortura, në të cilën qentë
stërviten vetëm për këtë aktivitet. Një e burgosur dëshmoj, se e ngitnin
për flokësh, derisa këmbët ti vareshin në ajër. Atëherë rojet lironin qentë
nga kafazet. Fillonin të hetonin përfund saj duke u kërcënuar. Ajo kishte
humbur vetëdijen, por ata e kishin kthjellur. Shumë shpejtë pas kësaj,
rojet e kishin lëshuar në dysheme, aty qentë e kishin sulmuar. Torturat
me drogë: Për tortura, më shpesh përdoren droga të fuqishme,
qetësuese dhe neuroleptike.. Ato të cilat më së shumti përdoren janë:
aminazin, haloperidol, triftazin, inzulin i sulfazin. Drogat tjera të cilat janë
përdorur mbi të burgosurit politikë janë tizertsin, sanapax, etaperazin,
phrenolong, trisedil, mazjeptil, seduksin, i motiden-depo. Këto droga
jepen në forma të ndryshme: shiringa për inzheksione, tretje të ndryshme
për tu pirë, dhe në formë tabletash. Këto droga përdoren në mënyrë
legjitime në trajtimin e personave të cilët vuajnë nga probleme
psikiatrike, dhe përdorimi i tyre duhet të rregullohet me kujdes. Këta
trankuilizztorë janë të disenjuar që të trajtojnë çrregullimet specifike dhe
kur i përdorin personat të cilët nuk vuajnë nga çrregullimet specifike,
233.
231
mund të shkaktojnëdëmtime të mëdha. Disa pasoja të përdorimit jo të
rregullt të këtyre drogave, janë sëmundjet e lëkurës, gjakut, çrregullimi i
pigmentacionit, ndjeshmëri e tepruar e syve në dritë, humbje ose fitim i
madhe në peshë trupore, tharja e gojës, ulja e shtypjes së gjakut dhe
verdhëza. Pasojë drastike është e ashtuquajtura Sëmundja e Parkinsonit,
e përfshinë rigjiditetin e muskulaturës, mungesë dhe ngadalësim të
lëvizjeve trupore, dhe dëshirën konstante për ndërrimin e pozitës trupore.
Derisa sulphazini dikur është përdorur, në disa shtete për trajtimin e
skizofrenisë dhe çrregullime tjera shpirtërore, ne shumicën e vendeve
është ndaluar – përveç në duart e policisë sekrete, sepse është vërejtur
së shkakton aso lloj ethesh intensive, sa që pacienti për tre ditë është i
paaftësuar, pas vetëm një inzheksioni.. Terapia me shok insuline:
nënkupton rritjen e dozës së insulinës gjatë disa ditëve, derisa pacienti
nuk arrin në gjendje shoku “agoni hipoglikemike”.Narkotikët tjerë janë
përdorur që të detyrohen për të pranuar akuza të ndryshme, si morfiumi
dhe sodiumi pentotal. Këtë të fundit, pacientët e përshkruajnë si “serum i
së vërtetës”. Morfiumi përdoret ashtu që simptomat e abstinencës së
“pacientit” e sjellin në preanim. Shoku elektrik: Shoku elektrik është
njëra nga teknikat e torturës që është përdorur më së shumti nga ana e
policisë sekrete në shumë vende të botës. Shoku elektrik është i thjeshtë
për tu përdorur dhe shpesh prodhon rezultate momentale (psh. Dhembje
akute i cili rezulton me pranim). Disa lloje të pajisjeve për elektroshok
janë të paketimit miniatural dhe mund të barten në shtëpinë e viktimës
ose në vendin e saj të punës. Kështu, derisa u dyshuari rri ulur në sofë,
hetuesi thjeshtë lidh telin e aparatit në spinën elektrike.. Variacione:
Cranker dynamo (gjeneratori i paparashikueshëm): elektrodat janë të
vendosura në vende të ndryshme të trupit. Për të burgosur meshkujt, një
elektrodë zakonisht është e vendosur në penis, ndërsa tjetra në gishtin
tregues. Kur të ndizet gjeneratori i paparashikueshëm, goditjet e rrymës
trandin trupin, ndërsa rryma lëshohet nga dozat e ulëta prej pakë voltëve
deri te 9o voltë. Doza e zakonshme: pesë dridhje njëra pas tjetrës, të
cilat zgjasin nga një minutë. “Dragon Chair”(Karrigia e dragoit): lloj i
pllakës metalike e cila përdoret për udhëheqje me shokun elektrik. “The
Machine” (Makina): të burgosurit nga një vend latinoamerikan, e kanë
përshkruar si një lloj i “pelenave”. Një në rast, dyshemenë përfundi të
burgosurve – të cilat kanë qenë të varur në litarë të përforcuar “me
pelena”t i lagur dhe mbuluar me kokrra të trasha kripe, kështu që kur
viktima tentonte të lëshonte këmbët në dysheme, rryma është e tokëzuar
dhe elektroshoku i aktivizuar. “Parillla”: “Vajza”, ashtu siç emri i kësaj
metode, e cila prodhon shok elektrik në këtë mënyrë: i burgosuri është i
lidhur për shtratin metalik dhe rryma aplikohet në trupin e tij gjatë
sesioneve të cilat vazhdojnë edhe disa orë. Një sesion të elektroshokut, i
burgosuri ishte i fundosur një fuçi metalike me vajë shumë të nxehur, e
234.
232
më pastaj ështështrirë në shtrat që të pranonte elektroshok, pasi të
humbte vetëdijen, vendosen në kaden me ujë të ftohtë që të vinte në
vete. Falanga: Teknikë shumë e përhapur e torturës, “falanga” është
rrahje e zgjatur me shkopinj dhe mjete tjera të forta, e ndonjëherë vetëm
me duar. Tortura e gishtërinjve: Variacione: Vrapimi me këmbë të
zbathura nëpër barishte me ferra. I burgosuri detyrohet të zbath këpucët
që agjentët pastaj ti mbushnin me zhavorr. I burgosuri pastaj është i
detyruar të vesh përsëri këpucët dhe të qëndron me duar në kokë, ashtu
që zalli shpon mishin në thembra. Qëndrimi me këmbë të zbathura në
skajet e shkëmbinjve me orë të tëra. Ngritja peshave në lartësinë mbi
kokë për një periudhë të gjatë, ndonjëherë me këpucë të mbushura me
zhavorr. Ngulja e kunjave nën thonj të këmbëve. Ujtia e rrafshët dhe e
nxehtë e mbështetur mbi shputa. Shputat në vajin values. Vozitja me
makinë mbi duart dhe këmbët e të burgosurve, duke shkaktuar fraktura
të shumta. Teknika e zënies së frymës: Variacione: Kapela e ndotur
ndonjëherë e lagur me urinë, zhytet në fytin e viktimës. Gjatë këtij
procesi, ardhja e ajrit në grykë është ndërprerë, kështu që shkakton zënie
të dhunshme të frymës. Lecka të bëra me jashtëqitje, gjithashtu përdoren
në këtë teknikë. Nafta dhe/ose speci djegës me dhunë futet në gojë..
Teknika e varjes: Variacione: “Çerdhja e papagallit” – gjithashtu e
njohur si “pëllumbi” dhe “sistemi i kolovajzës”. I burgosuri është i lidhur,
zakonisht për nyje të duarve dhe këmbëve. Shkopi metalik vendoset
përfund gjunjëve dhe i tërë trupi lëshohet të varet. Në këtë pozitë viktima
zakonisht pranon edhe elektroshokë. Në variantin tjetër, i burgosuri është
i lidhur në këtë mënyrë në kade ose basen, dhe rryma lëshohet në ujë.
Një viktimë deklaron se, derisa qëndronte i varur nga “çerdhja e
papagallit” maja e kallamit i është vendosur në anus dhe copë pambuku i
lagur me benzinë është ndezur në skajin tjetër të kallamit. Teknikat tjera
të varjes: Në një vend afrikan, prangat e ndara janë vënë në nyejt e
duarve të viktimës, dhe çdo prangë është lidhur me litar për një dru, dhe
viktima është lënë i varur në këtë pozitë. “Stili i lidhjes së babasë”: Emër i
teknikës i cili nënkupton varjen e viktimës dhe lidhjen e duarve dhe
këmbëve pas shpinës, pastaj rrahja në këtë pozitë. Thjeshtë, varja e
duarve dhe këmbëve për tavan. Torturat me ndihmën e kapuçit”:
Kapuçat që i vendosen viktimës në kokë mund të jenë të prerë nga
materiale të ndryshme, gomës, leckës së zezë, jastëkut të zi ose nga
thesi i sheqerit. Janë shënuar rastet, kur kapuç në kokën e viktimës është
mbajtur nëntëdhjetë ditë, katër muaj, dhe më gjatë. Variacione: Kapuçi
nga goma, në të cilin është futur me prej insekticidi. Kapuçi prej lëkure
vendoset në kokën e të burgosurit dhe mbështetet në fytyrën e me
ngjitës kimik. Të munduarit me shkulje thonjsh: Tortura më e
shpeshtë është ndarja e thonjve nga gishtat e duarve dhe këmbëve – me
dara ose instrumente tjera. Tortura psikike: Krahas teknikave të
235.
233
sofistikuara të torturësme anën e narkotikëve për turbullimin e mendjes
dhe instrumenteve për torturë fizike, ekzistojnë edhe disa tortura
psikologjike shumë të thjeshta, të cilat janë të disejnuara vetëm për
qëllime që i burgosuri të humb vetërespektin. Shembuj: I burgosuri
lakuriqohet i tëri dhe detyrohet të zvarritet në dysheme dhe të leh si qen,
i burgosuri njëkohësisht rrahet. I burgosuri lakuriqohet tërësisht dhe
detyrohet të ulet si lepur. I burgosuri gjatë rrahjes detyrohet kë kërcej
sikur bretkosë. “Shëtitja e patës”: duart me pranga janë vendosur
përfundi këmbëve, derisa është një hapësirë të dendur, detyrohet të ecën
derisa munduesi e rrahë. Kërcënimet: Kërcënimet me vrasje dhe atentat.
Në disa raste, gryka e revoles është vendosur në gojën e viktimës, dhe
është kërcënuar me vdekje. Kërcënimet me sakatim. Kërcënimi me
përdhunim. Kërcënimi me elektroshok. Kërcënim me injeksion të
dhunshëm dhe dhënien e dhunshme të narkotikëve të ndryshëm..
Frikësimi: të burgosurve politikë iu ndahet batanija të cilat kanë shenjën e
kryqit, kryqi do të thotë se i burgosuri paraprak i cili e ka përdorur
batanijen ishte lebrën ose tuberkulozin. Frikësimi me atë, që i burgosuri
detyrohet të dëgjoj klithmat e të burgosurve tjerë. Ose transferimi i të
burgosurve në qelitë të cilat janë afër qelive në të cilat të burgosurit në
mënyrën më të vrazhdë hetohen. Vendosja e të burgosurve politikë në
qelitë me pacientë mentalisht të sëmurë. Torura tjera psikike: “Cerrojos”:
Bukvalisht e përkthyer do të thotë “dryni”. Kjo teknikë nënkupton
shtrëngimin ose lirimin e rezes së derës, kështu që i burgosuri të mbahet
zgjuar, dha nga frika e sesionit të ri të torturës në cilën do kohë.
“Zafrranchos” (nga spanjolishtja, folja “zafarse” – vrapim, ose ikje):
Praktikë e mbajtjes së rregullt të manovrave të cilat përbëhen nga
mbrojtja e simuluar e llogoreve nga armiqtë e supozuar. Beteja e
rrejshme fillon me të shtëna, dhe në atë moment të burgosurit janë të
detyruar të qëndrojnë tërësisht të qetë, kudo që të gjenden dhe sado që
të jetë e nevojshme, duke e ditur që në lëvizjen më të vogël, mitralozat
do të fillonin të fillonin zjarrin; dritat fiken dhe ushtarët vrapojnë përreth
me armë të repetuara dhe të drejtuara kah të burgosurve. Një të
burgosuri, nën kërcënimin e armës, i është urdhëruar që të vret të
burgosurit tjerë duke i goditur në kokë me çekan, sëpatë ose me bosht
metalik nga rruga. Kjo, ndonjëherë është aplikuar në grupin e të
burgosurve të qëndrojnë në rresht. Ai të i cili i mbyt të burgosurit, në
fund pushkatohet. Eliminimi i shqisave: Viktima detyrohet të qëndroj
zgjuar deri në gjashtë ditë, ndonjëherë edhe më shumë, i kthyer kah muri
i bardhë. Pas dy ditësh, kjo metodë shkakton halucinacione. Disa ish të
burgosur, dëshmuan se kanë qenë të vendosur ne qeli të cilat ishin të
tëra të ngjyrosura me ngjyrë të bardhë, dhe vetëm një pjesë e orendive
ishte i veshur me pëlhurë të zezë. Në dhomë lëshoheshin zëra me
frekuencë të lartë të cilët shkaktojnë shkallë të lartë irritimi. Torturat
236.
234
seksuale: Forma mëe shpeshtë e torturës seksuale është përdhunimi, i
cili përdoret edhe të burgosur meshkuj dhe femra. Nganjëherë bëhet fjalë
vetëm për kërcënime përdhunimi, e ndonjë herë edhe realizohen.
Variacionet: Një i burgosur ka dëshmua se si të lakuriqur e kanë
përdhunuar tre roje, dhe pas sulmit, policia,kopjen e manifestit politik të
organizatës së tij, ia ka futur në anus. Përdhunim me pendrek ose objekte
tjera të futura në anus ose vagonë. Kërcënimet seksuale: Kërcënimi me
kastrim (tredhje): Lidhet gajtani rreth testiseve derisa i burgosuri
qëndron i shtrirë në shpinë. Gajtani pastaj tërhiqet, duke e detyrohet të
ngritet. Kërcënimi me sterilizim. Kërcënimi nga të burgosurit, se do t’i
përdhunohet bashkëshortja ose ndonjë person femër nga farefisi i afërt.
Detyrimi i grave që të ngritin fustani para rojeve të burgut. Pushkatimi i
simuluar: Kjo arrihet me ndihmën e trekëndëshit për varje ose njësitit për
pushkatim. I burgosuri sillet para njësitit për pushkatim me sy të lidhur,
pastaj hapet zjarr, por i rrejshëm. Ndonjëherë, revolja vendoset në kokën
e viktimës dhe hapet zjarr i rrejshëm. Torturat me qëndrim ulur: Ulja
në karrigen e paramenduar derisa muskujt e të burgosurit nuk
kolapsojnë. Qëndrimi galuc me duar të ngritura për një periudhë të gjatë
kohore. Ulja në skajin e karriges, me duar të zgjatura dhe të ngarkuara
me diçka të rëndë. Të burgosurit i urdhërohet që të mbaj këtë qëndrim
me peshën në thembra. Në këtë pozitë detyrohet të qëndroj, ndonjëherë
edhe dy orë. Kur duart dhe këmbët e tij dobësohen, dhe këmbët fillojnë
ta tradhtojnë, pranon goditje shumë të fortë në nyell të këmbës.
Torturat me qëndrim në këmbë: Viktima detyrohet të qëndroj në
këmbë, për një kohë të gjatë, ndonjë herë edhe me ditë të tëra.
Variacione: Viktima e detyruar të qëndroj ulur me këmbë të mbledhura
dhe duar të shtrira, pa mundësi mbështetjeje; në këtë pozite i burgosuri
është detyruar të pijë pesë cigare pa ndërprerje dhe nuk i është lejuar të
largoj cigaren, derisa goja nuk i është djegur. Ndonjëherë viktima është
detyruar, që me duar të zgjatura të qëndron i kthyer kah muri për një
kohë shumë të gjatë, derisa të humbë balancën. Teknikat e zhytjes në
ujë: Teknika më e shpeshtë me zhytje në ujë, që nënkupton futjen e
kokës së viktimës nën ujë Lëshohen në ujë shumë të ndotur) derisa ai ose
ajo të jetë në kufirin e mbytjes. Kjo përsëritet disa herë, dhe kohëzgjatja
e çdo zhytje përcaktohet në bazë të pulsit të viktimës. “The pileta”: kur i
burgosuri mbahet nën ujë të mbushur me jashtëqitje njerëzore. Katër ose
pesë policë e detyrojnë të përpin sasi të mëdha të ujit, deri sa mushkëritë
të vijnë në kufirin e plasjes. Procesi përsëritet në periudhën e disa orëve.
Zhytja në ujë me kokën e mbuluar me kapulanë nga pëlhura, është edhe
njëra nga variacionet. Kur kapulaqa laget, ngjitet për hundë dhe gojë,
kështu që viktima e nxjerr kokën nga uji, frymëmarrja praktikisht është e
pamundur. Zhytja totale: . Viktima lidhet për disk. Guri i rëndë varet në
këmbët e tija dhe pastaj zhytet në ujë. Disa minuta më vonë, viktima
237.
235
ngritet. Në qoftëse nuk është mbytur, ia kthejnë vetëdijen, e hetojnë dhe
përsëri e zhysin. Kadja septike e mbushur me ndyrësira njerëzore dhe
gjak, në këtë teknikë mund të përdoren, ashtu që viktima mbulohet me
këto substanca nga koka deri tek këmbët. Variacione: Në një rast,
viktimës i janë vënë prangat, është hedhur në basen dhe gati është
mbytur. Të burgosurit nga disa shtete kanë dëshmuar, se kanë qenë deri
në gjysmë të futur në fëlliqësira (i cili nuk ishte i përzier me ujë).
Torturat me ujë: . Uji ose ndonjë lëng tjetër me dhunë injektohet në
flegrat hundore të viktimës. Disa lloje të lëngjeve mund të përdoren: Uji,
Nafta, Lëngjet e gazuara – të cilat, disa të burgosur i quajnë “tretmani 7-
Up”. Një ish-oficer nga vendi aziatik se si munduesi e tundte shishen me
7-Up, e hapte dhe në intervale përmbajtjen e derdhte në hundë.
Variacione: Një ish-mundues ka pranuar: ”Që të nxirren informacionet
nga viktima, ishte i urdhëruar të shtrihej në bankë të ngushtë, me duar
të lidhura me lecka të lagështa, kështu që nuk lënë kurrfarë shenjash të
torturës. Atëherë copa tjetër e rrobës së lagësht vendoset mbi gojë dhe
hundë. Me vetëm tri lugë ujë, në leckat paraprakisht të lagur, njeriu
mund të mbytet. Kur të humbë vetëdijen. E kthejmë në gjendje vetëdije
duke i pompuar ujin nga mushkëritë e tij...dhe hetimet vazhdojnë”.
Torturat me lojëra: Kuptimi i torturës me lojëra, është që viktima
(ndoshta edhe munduesi) të njoftohet me idenë se tortura do të ndodhë.
Gjithashtu, besohet se, nëse aplikohen së pari torturat e intensitetit të
ulët, kjo mund të jetë intimizim i mjaftueshëm që të nxirret pranimi, dhe
tortura mund të ndërpritet. Në një shtet, kjo torturë quhet “lojë”. Rrahja
me grushte, kondakë dhe doreza të revoleve. “El Telephono” ( goditja e
me pëllëmbë mbi veshët e viktimës. Ashtu që të pëlcasin veshët).
Ekspozimit të dehidrimit në diell. Tretmani “7-Up”. Goditjet karate ose
goditjet me shkop të shkurtër. Torturat e përziera: Shkaktimi i djegieve
në sy me thartira, në testise, vaginë ose pjesë tjera të trupit. Gjithashtu,
shkaktimi i djegieve me vaj ose ujë. Ushqimi i dhunshëm me ushqim të
vjellët, lyerja me të vjellat e tij. Nxjerrja e dhëmbit me dara. Plasja e
lotsjellësit në qelitë e të burgosurve. Shkulja e vetullave ose qimeve në
vendet intime. Derdhja e ujit të valë në viktimën, dhe menjëherë pas
kësaj derdhja e ujit të ftohtë. Në një rast, ky proces është përsëritur një
ore ë gjysmë. Vendosja e gypit të nxehtë metalik në hundë ose në sy të
viktimës. “Tortura me rreth”- skaji i rrethit goditet me gyp metalit, derisa
koka e viktimës gjendet brenda. Kerozini derdhet pasta ndizet ne vagjinën
e gruas. Viktima detyrohet të thithë çili pluhur. Viktimës i shtrëngohen
sytë derisa varen nga gropa e syve. Vrasje e ngadalshme, njeriut goditet
me armë zjarri në dore, këmbë ose mushkëri dhe lihet që të humbë
gjakun deri në vdekje. Viktimës i prehet mishi i tij dhe detyrohet që ta haj
mishin e vet të gjallë, derisa nuk humb të gjithë gjakun, duke jetuar nga
mishi i vet, viktimës i prehet mishi, piqet, dhe viktima ushqehet deri sa
238.
236
nuk vdes. “Çmobilizimi”:Në formën e vetë më të thjeshtë të kësaj teknike
– pacienti lidhet fort për shtratin e vet dhe aty lihet.. Variacione: I
burgosuri lidhet fortë në çarçafë të lagur. çarçafët tkurren gjatë tharjes,
duke shkaktuar dhembje të madhe. Në disa raste, personeli medicinal e
ka përsëritur disa herë këtë në të njëjtin pacient. Lidhja për gyp me anë
të prangave. Torturat me etje: Shtimi i sapunit në ujin e të burgosurit,
ose viktima detyrohet për të ngrënë një pako të kripës, që më pastaj mos
ti lejohet uji.. Fërkimi me spec djegës nëpër vendet e ndjeshme siç janë
gjenitalet, hunda ose nënsqetulla. Instrumentet për torturë: “shok
shkopi”: ky është një instrument në formë të shkopit, 38 centimetra i
gjatë dhe 750 gramë i rëndë. Në dorezë gjendet gjeneratori, të cilën e
lëvizin tri bateri prej 1,5 voltë. N fund të shkopit gjenden dy elektroda
metalike të larguara 7 milimetra. Çdo elektrodë ka diametrin10 milimetra
dhe 2 milimetra e lartë. Dy qarqe metalike të rrymës me gjerësi 1
milimetër, vendosen në dorezë. Shkopi aktivizohet me shtypjen e pullës.
Intensiteti i stimulimit kontrollohet me matësin e voltazhit i cili është i
vendosur ndërmjet shkopit dhe elektrodave stimulative, të cilat janë
kopje e elektrodave në dorezë. Sipas Amnesty International ky “shok
shkop” prodhohet në Minesota (SHBA). Rrotëzat e drurit: . Të burgosurit e
quajnë “tretmani me rrotëza” rrotëzat përdoren kur i burgosuri detyrohet
të shtrihet në bangë, për të cilën i janë të lidhura duart dhe këmbët;
rrotëza të rënda prej druri janë të vendosura mbi kofshët e tij dhe polici
në to kalon mbi të burgosurin. “Tavolina e nxehtë”: Kornizë prej metali,
sikurse korniza e shtratit, është i mbuluar më rrjetë metalike e cila
ngrohet me rrymë, sikurse tosteri. I burgosuri shtyhet në tavolinë e cila
skuqet nga nxehtësia. Frushkullim: . Materiale të ndryshme mund të
përdoren për punimin e kamxhikëve për mundime. Ja disa materiale, të
cilat janë shfrytëzuar deri më tani: Nervat e lopëve, Lëkura e terur e kalit
të ujit, rripat prej lëkure, tela të lidhur, kamxhiku nga rinoqeronti.
Instrumente tjera që janë përdorur për rrahje: Shishja e madhe. Korja e
drurit të kokosit, Revolja, çekani i drurit, gypi plastik ose prej gome, bishti
me therra, peshqit tropikal që quhen “pari fish”, Fije e fortë qendrore
“malakani”, llojet e palmave. Shkopi i drurit ose “letva”. Shkopinjtë prej
gome - të mbështjellë me lëkurë, të mbështjellë me rrathë metalikë.
Pendrek i preferuar, një seksion i policisë sekrete në Amerikën Latine e
quante: “kushtetuta kombëtare”. Gypat: Gypi më i gjatë se një metër dhe
i gjerë diçka më shumë se një centimetër (ndonjëherë, kur ky gyp
përdoret, i burgosuri vendoset në bazamentin e vendosur, që të evitohen
lëndimet eventuale të kurrizit; në këtë pozicion, i burgosuri rrahet).
Shkopi nga kallami spanjoll, me gjatësi një jard dhe gjerësi “si dora
njerëzore”, sipas dëshmisë së një të burgosuri, përdoret për torturën
falangën. Instrumentet tjera të torturës: Kabllot të cilët përdoren në
torturën me elektro-shok.
239.
237
(Informacionet për këtëtekst janë nxjerr nga raportet US State
Department, Amnesty International, Komisioni ndërkombëtar i juristëve,
Ligës Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe dëshmitë gjyqësore.)
TRANZICIONI: Përgjithësisht do të thotë kalim prej një gjendjeje në
tjetrën. Ky neologjizëm, tek në kontekstin shoqëror dhe politik përdoret
nga fillimi i shekullit 20. deri tek thyerja historike e komunizmit. Në
kuptim të ngushtë, tranzicioni përcakton procesin e transformimit pronave
tregtare dhe jotregtare, të cilat arritën si pasojë e thyerjes së
komunizmit. Në aspektin më të gjerë, tranzicioni nënkupton kalimin nga
shoqëria jodemokratike, totalitare dhe komuniste në ato parashtetërore
dhe shtetërore të pronës, në shoqërinë qytetare të marrëdhënieve të
tregtisë së lirë dhe sistemin politik, të shumëpartiak, të demokracisë
liberale. Duke patur parasysh se kalimi nga sistemi autoritativ në
demokratik, është e nevojshme modernizimi industrial dhe ekonomik,
procesi i Tranzicionit nënkupton riorganizimin radikal të jetës shoqërore,
politike dhe ekonomike në të gjitha nivelet, e udhëhequr në drejtim të
sinkronizmit të arriturave të shteteve të zhvilluara dhe nevojave të
zhvillimit bashkëkohor shkencor-politk. Kjo nënkupton, pranimin e
standardeve qytetare si në prodhimtarinë materiale, gjithashtu e jetës
shpirtërore të një shoqëri. Në këtë kuptim, vëllimi dhe kualiteti i
Tranzicionit të vendeve postkomuniste, bëhet masë e integrimit në
rreshtat e botës së zhvilluar, dhe me këtë edhe parakushti themelor për
pranim në rrjedhat integruese dhe në organizatat e të vendeve më të
zhvilluara evropiane, sikurse që është Unioni Evropian dhe NATO.
DEKLARATA UNIVERSALE MBI TË DREJTAT E NJERIUT: Meqenëse,
pranimi i rrezikimit të dinjitetit dhe të drejtave të patjetërsueshme të të
gjithë anëtarëve të familjes njerëzore, është themeli e lirisë. Meqenëse,
mosrespektimi dhe urrejtja e të drejtave njerëzore, dërgonte në sjellje
barbare, të cilat ofendonin vetëdijen e njerëzimit, dhe meqenëse krijimi i
botës, në të cilën do të jenë të lira qeniet njerëzore të gëzojnë të drejtën
e fjalës dhe bindjeve dhe të jetë i liruar nga frika dhe mungesa, është
shpallur si qëllimi më i lartë i çdo njeriu.
Meqenëse është e rëndësishme që të drejtat njerëzore të jenë të
mbrojtura me rregullim shtetëror, ashtu që njeriu nuk do të ishte i
detyruar, që si zgjidhje të fundit të bën kryengritjen kundër tiranisë dhe
robërimit; Meqenëse është e rëndësishme që të inkurajohet zhvillimi i
marrëdhënieve miqësore mes popujve;
Meqenëse, popujt e Kombeve të Bashkuara në Deklaratë, sërish e
shpallën besimin e vetë në të drejtat themelore njerëzore, në dinjitet dhe
vlerën e personazhit të njeriut dhe barazinë e mashkullit dhe femrës, dhe
240.
238
meqenëse kanë vendosurtë inkurajojnë përparimin njerëzor dhe
përmirësojnë kushtet jetësore në lirinë më të madhe; Meqenëse, shtete
anëtare janë obliguar që në bashkëpunim më Kombet e Bashkuara, të
sigurojnë respektimin dhe aplikimin e përgjithshëm të drejtave njerëzore
dhe lirive themelore; Meqenëse, kuptimi i përgjithshëm i këtyre të
drejtave i rëndësisë së veçantë për realizimin e plotë të këtij detyrimi;
Kuvendi i Përgjithshëm shpallë këtë Deklaratë universale mbi të drejtat
njerëzore si standard i përbashkët, i cili duhet të arrijnë të gjithë popujt
dhe të gjitha kombet, kështu që çdo person dhe çdo organ i shoqërisë,
duke patur parasysh vazhdimisht këtë Deklaratë, kështu që duke mësuar
dhe edukuar, të kontribuon në respektimin e këtyre të drejtave, dhe që
me masa të rregullta të brendshme dhe ndërkombëtare, të siguroj
pranimin dhe respektimin si ndërmjet popujve brenda shteteve anëtarëve
ashtu edhe ndërmjet popujve të atyre territoreve të cilat janë nën
pushtetin e tyre. Neni 1. të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira dhe të
barabarta në dinjitet dhe të drejta. Ata janë të dhuruar me mendje dhe
vetëdije, dhe duhet që njëri ndaj tjetrit të sillen në frymën e vëllazërimit.
Neni 2. Çdokujt i takojnë të gjitha të drejtat dhe liritë të shpallura me
këtë Deklaratë, pa kurrfarë dallimi në aspektin e racës, ngjyrës, gjinisë,
gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose ndonjë tjetër, prejardhjes
kombëtare apo shoqërore, pasurisë, lindjes ose rrethanave tjera. Më tej,
nuk do të bëhet kurrfarë dallimi në bazë të statusit politik, juridik ose
ndërkombëtar të vendit apo territorit, të cilës personi i takon,qoftë ajo e
pavarur, nën mbikëqyrje, jovetëqeverisëse, ose që i është kufizuar
sovraniteti në cilën do mënyrë; Neni 3. Çdo kush ka të drejtë në jetë, liri
dhe siguri personale. Neni 4. Askush nuk guxon të mbahet në robëri ose i
nënshtruar, dhe tregtia me robër është e ndaluar ne të gjitha format.
Neni 5. Askush nuk guxon ti nënshtrohet torturës dhe trajtimit të
vrazhdë, jonjerëzor dhe denigrues ose dënimit; Neni 6. Çdo kush ka të
drejtë të jetë i pranuar si subjekt. Neni 7. Të gjithë, para ligjit janë të
barabartë dhe kanë të drejtë, pa kurrfarë dallimi në mbrojtje të barabartë
nga ana e ligjit. Të gjithë kanë të drejtë në mbrojtje kundër çfarëdo
diskriminimi, me të cilën thyhet Deklarata dhe kundër çdo inkurajimi në
këtë lloj diskriminimi. Neni 8. Çdo kush ka të drejtë, që, organet
gjyqësore kompetente, ta mbrojnë në mënyrë efikase nga shkeljet e atyre
të drejtave themelore, të cilat i janë garantuar me kushtetutë ose me ligj.
Neni 9. Askush nuk guxon të arrestohet arbitrarisht, i paraburgosur ose i
përzënë. Neni 10. Çdo kush të drejtë të plotë në gjykim të drejtë para
gjyqit të pavarur dhe të paanshëm, i cili do të vendos për akuzat kundër
tij. Neni 11. 1.) Çdo kush që është i akuzuar për vepër penale, ka të
drejtë që të konsiderohet i pafajshëm derisa, në bazë të ligjit, fajësia të
dëshmohet, në seancën publike, në të cilën i është sigurua të gjitha
garancitë për mbrojtjen e tij. 2.) Askush nuk mund të gjykohet për vepra
241.
239
ose lëshime tëcilat nuk konsideroheshin krime, në aspektin e brendshëm
juridik ose ndërkombëtar, në kohën kur kjo vepër është kryer. Neni 12.
Askush nuk guxon të jetë i eksponuar përzierjes në jetën e tij private,
familje, banesë ose letërkëmbim, dhe as të sulmohet ne nder dhe
renome, Çdo kush ka të drejtë ne mbrojtjen ligjore, kundër ndërhyrjeve
të këtilla ose sulmeve. Neni 13. 1.) Çdo kush e ka të drejtën e lëvizjes
dhe zgjedhjen banimit në kufijtë e shtetit të vet.. 2.)Çdo kush ka të drejtë
të lëshon çdo vend, duke përfshirë eshë vendin e vet, dhe të kthehet në
vendin e vet. Neni 14. 1.) Çdo kush ka të drejtë të kërkon dhe shfrytëzon
azil në shtetet tjera, për shkak të përndjekjes. 2.) Në këtë të drejtë,
askush nuk mund të thirret në rastin e përndjekjes e cila është e bazuar
në vepër kriminale të natyrës jopolitike ose procesit të kundërt me
qëllimet dhe dispozitat e Kombeve të Bashkuara.. Neni 15. 1.) Çdo kush
ka të drejtë në shtetësi.. 2.) Askush nuk guxon të jetë i privuar shtetësisë
së vet, dhe as të drejtave për të ndërruar shtetësinë. Neni 16. 1)
Meshkujt dhe femrat madhore, pa kurrfarë kufizimesh nga aspekti i racës,
shtetësisë ose besimit fetar, kanë të drejtë lidhin bashkëshortësinë dhe të
themelojnë familjen. Ata janë të barabartë gjatë hyrjen në
bashkëshortësi, gjatë kohës së tij dhe gjatë divorcit.. 2.) Kurora mund të
lidhet vetëm me dëshirë të lirë dhe pranim të personit i cili martohet.. 3.)
Familja, është qeli natyrore e shoqërisë dhe ka të drejtë në mbrojtjen nga
ana e shoqërisë dhe shtetit.. Neni 17. 1.) Çdo kush ka të drejtë që të
posedoj pasuri, vetëm ose në bashkësi me të tjerët. 2.) Askush nuk
guxon në mënyrë arbitrare ti merret pasuria. Neni 18. Çdo kush ka të
drejtë në lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetar, kjo e drejtë
përfshin edhe lirinë e ndërrimit të besimit detar, publikisht ose privatisht,
me dikë ose vetëm të manifeston besimin e vet ose bindjet e veta me
ligjërime, rrëfime fetare dhe kryerjen e riteve. Neni 19. Çdo kush ka të
drejtë në lirinë e mendimit dhe të shprehjes, 1ka përfshinë edhe të
drejtën që mos të ngacmohet për shkak të bindjeve të veta, si dhe e
drejta për të kërkuar, pranon dhe përhap njoftime dhe ide me çfarëdo
mjeti dhe pa marr parasysh kufijtë. Neni 20. 1.) Çdo kush ka të drejtë në
lirinë e grumbullimit paqësor dhe anëtarësimin. 2.) Neni 21. 1.) Çdo kush
ka të drejtë të merr pjesë në drejtimin e punëve publike të vendit të vet.
Drejtpërdrejt ose nëpërmjet përfaqësuesve të vet të zgjedhur lirisht. 2.)
Çdo kush ka të drejtë që në baza të barabarta të hyn në shërbim publik
në vendin e vet. 3.) Vullneti i vet është baza e pushtetit shtetëror: ky
vullnet duhet të shprehet në zgjedhjet e lira, të cilat do të realizohen me
të drejtë të përgjithshme të barabartë të votës, me votë të fshehtë ose
me mënyrë gjegjëse, me të cilën sigurohet liria e votës. Neni 22. Çdo
kush si anëtar i shoqërisë, ka të drejtë në sigurim social dhe të drejtë që
realizon të drejtat e veta shoqërore dhe kulturore, në domosdoshme për
dinjitetin e vet dhe për zhvillim të lirshëm të personalitetit të vet. Me
242.
240
ndihmën e shtetitdhe me anë të bashkëpunimit ndërkombëtar, dhe në
pajtim me organizatën dhe mjetet e çdo shteti.. Neni 23. 1.) Çdo kush ka
të drejtë në zgjedhjen e punësimit, në kushte të kënaqshme dhe të drejta
të punës dhe mbrojtjes nga mos inkuadrimi.. 2.) Çdo kush, pa kurrfarë
dallimi, ka të drejtë në rrogë të njëjtë për punë të njëjtë. 3.) Çdo kush ka
të drejtë në kompensim të drejtë dhe të kënaqshëm, e cila atij dhe
familjes së tij i siguron ekzistencën e cila i përgjigjet dinjitetit njerëzor
dhe i cili, nëse bëhet e nevojshme, do të jetë e plotësuar me mjete tjera
të mbrojtjes sociale. 4.) Çdo kush ka të drejtë të formon dhe të
anëtarësohet ne sindikata për mbrojtjen e interesave të veta. Neni 24.
Çdo kush ka të drejtë në pushim dhe argëtim, duke përfshirë kufizimin
normal të orarit të punës dhe pushimin e pagua. Neni 25. 1.) Çdo kush
ka të drejtë në standard jetësor i cili siguron shëndet dhe mirëqenie, të tij
dhe familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshjen, banesën dhe
shërbimin mjekësor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si dhe të drejtën
në sigurim në rast të papunësisë, të qenët vejan, pleqërisë dhe rastet
tjera të humbjes së mjeteve për mbijetesë, për shkak të rrethanave, që
nuk varen vullneti i tij. 2.) Nënat dhe fëmijët kanë të drejtë në kujdes të
posaçëm dhe ndihmë. Të gjithë fëmijët të lindur në martesë ose jashtë
saj, gëzojnë mbrojtje të njëjtë sociale. Neni 26. 1.) Çdo kush ka te drejtë
në shkollim. Shkollimi duhet të jetë pa pagesë, së paku në shkollën fillore,
Arsimimi fillor është i detyrueshëm. Mësimi teknik dhe profesional duhet
të jetë i mundshëm për të gjithë, në bazë të aftësive të tyre. 2) Shkollimi
duhet të jetë i drejtuar kah zhvillimi i plotë i personit dhe përforcimi i
respektit të drejtave njerëzore dhe lirive themelore.
Kjo duhet të ndihmoj mirëkuptimin, tolerancë dhe miqësi ndërmjet të
gjithë popujve, grupacioneve të ndryshme fetare dhe racore, si dhe
veprimtaria e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes. 3) Prindërit
kanë parësisht të drejtën për të zgjidhur formën e shkollimit për fëmijët e
vet. Neni 27. Çdo kush kanë të drejtë që lirisht të merr pjesë në jetën
kulturore të bashkësisë, që ta shijoj kulturën dhe të merr pjesë në
zhvillimin shkencor dhe të mirën, që pasojnë nga kjo. Të gjithë kanë të
drejtë në mbrojtjen e interesave morale dhe materiale të cilët rrjedhin
nga çdo vepër shkencore, letrare ose artistike, autor i së cilës është ai.
Neni 28. Çdo kush ka të drejtë në rregullimin shoqëror dhe
ndërkombëtar, në të cilin të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë
deklaratë, mund të jenë të realizuara. Neni 29. 1) Çdo kush ka obligim
ndaj bashkësisë, e cila e vetme mundëson zhvillimin e plotë të personit të
tij. 2) Në kryerjen e të drejtave të veta dhe lirive, çdokush, mund të
privohet vetëm nga ato të drejta të cilat janë të parapara me ligj, me
qëllim të sigurimit të pranimit dhe respektimit të drejtave dhe lirive të të
tjerëve dhe mirëqenies së përgjithshme ne shoqërinë demokratike. Këto
të drejta, në asnjë mënyrë nuk mund të realizohen në kundërshtim me
243.
241
principet e vendosuraparaprakisht të Kombeve të Bashkuara. Neni 30.
Asnjëra nga këto dispozita të kësaj Deklarate nuk mund të komentohet si
e drejtë për çfarëdo shteti, grupi ose personi që të kryen çfarëdo
veprimtarie ose kryen çfarëdo veprimi të drejtuar në shkatërrimin e te
drejtave dhe lirive të cilat janë përmbajtje e kësaj.
KUSHTETUTA: Kuptimi i kushtetutës në kuptimin bashkëkohor të fjalës
është i ri, edhe pse shprehjet me të njëjtin kuptim përdoren qysh nga
koha antike. Edhe pse shprehjen gjegjëse për kushtetutë e përdor edhe
Aristoteli (është e njohur Kushtetuta athinase e tij, dhe koleksioni i
kushtetutave greke të ciline grumbulloi së bashku me nxënësit e tij), vetë
shprehja kushtetutë, tek të gjithë popujt është nxjerr nga fjala latine
consttutio. Konstitucionet (constitutio) në shoqërinë romake ishin ediktet
perandorake me të cilët rregullohej çështjet politike me rëndësi tëveçantë
ose çështje të organizimit të shtetit. Në vërshimin e ideve të
konstitucionalizmit në luturat politike për të drejtat qytetare dhe kufizimin
e pushtetit absolut, në shekullin XVIII zhvillohet mendimi mbi vendosjen
e njëfarë “konstitucioni”, dokumentit të shkruar dhe të fortë për
organizmin e pushtetit shtetëror. Në kuptimin bashkëkohor të kushtetutat
hyjnë në përdorim gjatë gjysmës së dytë të shekullit XVIII dhe gjysmës
së parë të shekullit XIX, “shekulli i konstitucionalizmit” dhe paraqesin
forca të shkruara të drejtësisë dhe janë të aprovuara me një procedurë të
veçantë, zakonisht me inaugurim solemn në jetë. Por ideja që organet e
pushtetit në kryerjen e tyre, të kufizohen me rregulla të shkruara dhe të
garantohen disa të drejta të qytetarëve, gjegjësisht pjesëtarëve, si dhe
rregullimi i luftës politike dhe marrëdhënieve ndërmjet grupeve të
ndryshme shoqërore dhe klasave dhe në përgjithësi subjekteve politike
ishte e vjetër si dhe praktika e këtyre tentimeve dhe “konstitucioni” i
vërtetë politik, gjegjësisht përbërja dhe raporti i forcave politike të një
shoqërie. Nga kjo dyllojshmëri – kushtetutës si rregullim normativ dhe
kushtetutës si realitet i raporteve politike – dhe lindi njëri nga klasifikimi
më i rëndësishëm i termit të kushtetutës. Ky është një klasifikim në
kuptimin juridik dhe sociologjik të kushtetutës. Kushtetuta në kuptimin
juridik, sërish, ka dy kuptime, në formale-juridike është akt juridik me
forcën më të madhe juridike (më i lartë se ligji ose ndonjë akti tjetër
juridik), i cili aprovohet, sipas procedurës së posaçme, organi ligjvënës
ose organi i posaçëm i themeluar për këtë qëllim, e dyta materiale-
juridike, është akt juridik me të cilën përcaktohet rregullimi shoqëror-
ekonomik dhe politik dhe organizimi shtetëror, veçanërisht organizatave,
autorizimet dhe veprimtaria e organeve më të larta.. Për ndryshim nga
kuptimi juridik, kuptimi sociologjik i kushtetutës paraqet marrëdhëniet
244.
242
reale shoqërore-politike shefunksionimin real të organizatave të pushtetit
shtetëror dhe pozitën e tij ndaj qytetarëve si dhe marrëdhëniet e vërteta
midis degëve të ndryshme të pushtetit shtetëror, ashtu si ndahen ato
tradicionalisht. Deri tek shquarja e theksuar e kuptimit sociologjik të
kushtetutës erdhi për shkak të theksueshmërisë së shpeshtë dhe më të
madhe dhe papajtueshmërisë ndërmjet kushtetutës së deklaruar, në të
vërtetë fasadave kushtetutare dhe marrëdhënieve të vërteta. Kjo
imponon pyetjen se a duhet që kushtetuta të jetë program dhe deklaratë
ose pasqyrë e vërtetë e marrëdhënieve dhe çfarë raporti në me të këtyre
dy elementeve duhet që të përfshin në vetvete kushtetuta. Në kuptim të
ngjashëm flitet edhe për kuptimin politik të kushtetutës si dhe për
marrëdhëniet reale të subjekteve politike dhe forcave, por edhe
vendosjen, konstituimin e kufijve në të cilët pushteti duhet të kryej dhe
në të cilat bartësit e tij duhet të mbetet në atë kufi. Pra, në kushtetuta
futen edhe deklaratat e posaçme mbi të drejtat njerëzore, si pjesë
kushtetutës ose në formë të amendamenteve në kushtetutë. Shumë më e
gjerë është kuptimi filozofik i kushtetutës, i bazuar në idenë “e rendit dhe
rregullimit”, arsyetimi filozofik i të cilit shpesh vendoset në lidhje me
“rendin kozmik” ose barem i kundërvihet idesë së “kaosi”. Me tretman të
ngjashëm të aspekteve të fushave të marrëdhënieve, lindën disa tentime
që kuptimi i kushtetutës ose, së paku kushtetuta të interpretohet në
kuptimet ekonomike dhe kategoritë.
SUPERFUQITË: Shteti, të cilit, resurset e veta ekonomike dhe ushtarake,
i sigurojnë për një kohë të gjatë pozitë kryesore në botë, duke përfshirë
ndikim të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare në pajtim me
interesave e veta. Kriteret për përcaktimin e ndonjë vendi, nuk janë të
vetme. Qasja dominante niset nga fuqia ekonomike dhe ushtarake,
posaçërisht sasisë së armatimit bërthamor, pastaj nga madhësia e
hapësirës mbi të cilën ushtron kontroll, ndërsa ndonjëherë si kriter
përmendet edhe numri i banorëve. Pas Luftës së Dytë Botërore, statusin e
superfuqisë e fituan SHBA dhe BRSS, të cilat botine ndajnë në dy sfera
interesi. Me shkatërrimin e komunizmit, kur SHBA mbetet superfuqi e
vetme në kuptimin klasik, për ç’ arsye marrin emrin “polic botëror”, vjen
deri tek ridefinimi i doktrinës mbi gjithëfuqishmërinë dhe prezencën-
gjithkund të superfuqive. Periudha e gjatë e bipolaritetit, veçanërisht për
shkak të integrimit të Evropës dhe forcimit të vendeve aziatike,
zëvendësohet me parimin e multipolaritetit, kështu që në superfuqi
fillojnë të numërohen edhe Kina dhe Japonia. Mungesa e “palës tjetër” e
solli SHBA-në në situatë, që të gjitha problemet ndërkombëtare, për ditë
e më shumë ti zgjidh në bashkëpunim me shtetet tjera, çka vërehet në
luftën e Gjirit Persik, në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, por edhe
245.
243
në sulmin mbiAfganistanin, si përgjigje për sulmin terrorist mbi Amerikën
të 11 Shtatorit 2001.
VETO: E drejtë e bartësit të funksionit më të lartë në ndërmarrje,
udhëheqjes lokale ose në shtet, gjegjësisht shtetit anëtar të organizatës
ndërkombëtare, që në kushte të caktuara të pengon aprovimin e një
vendimi, votimin e ligjit, etj. Nëse vlerëson se ky vendim nuk është në
interes të tij ose të interesit të përgjithshëm. Në disa shtete me sistem
presidencial të pushtetit, presidenti ka të drejtën e vetos në disa vendime,
gjegjësisht propozimet ligjore të parlamentit. Në SHBA psh. Presidenti ka
të drejtë të vendos veton në vendimet e Kongresit, përveç në pjesët e
ligjit dhe amendamenteve kushtetutare, por vetoja e tij shfuqizohet nëse
e kundërshtojnë dy të tretat e kongresmenëve. Pesë anëtarët e
përhershëm të Këshillit të sigurimit të KB (SHBA, Britania e Madhe,
Franca, Rusia dhe Kina) kanë të drejtën e vetos në të gjitha vendimet,
programet ose aksionet e Këshillit të sigurimit, për këtë arsye, vendimet e
këtij organe aprovohen me konsensus.
LIDHJET E PERSONAVE: Bazë e ndryshme ose motive shkaktojnë
lidhshmëri e personave të caktuar me bartësit e veprimtarive kriminale
ose rrezikuese të rendit publik, çka mund të jetë me rëndësi për zbulimin
dhe shkatërrimin e aktiviteteve të rrezikshme për shoqërinë. Në jetën e
përditshme, njerëzit, nga dëshira që të jetojnë në mënyrë intensive dhe
realizojnë komunikim të gjerë, hyjnë me njerëz tjerë në marrëdhënie të
ndryshme. Marrëdhëniet e vendosura me persona të caktuar, lindën nga
tentimet e personave, ndërsa të tjerat ekzistojnë pavarësisht nga vullneti
e tyre. Lidhshmëria ndërmjet personave mund të jetë e fortë dhe më e
dobët, varësisht nga shkaqet të cilat kanë shkaktuar lindjen e afërsisë dhe
besimit mes tyre. Gjatë përpilimit të listës së lidhjeve përcaktohet
intensiteti i komunikimit dhe shkalla e besueshmërisë. Më shpesh, njëherë
e themeluar njëherë ndërmjet dy personave, pa marr parasysh se e çfarë
intensiteti është në një moment të caktuar, mundet të përtërihet,
varësisht nga nga rasti i nevojave operative, dhe të bëhet më intensive
dhe të përdorshme operativisht. Varësisht nga baza dhe motivi, lidhjet
mund të jenë: Farefisnore – baza është ngjasimi nga ana e gjakut e
personit të dhënë, nga i cili dallohet nga vija e drejtë ose anësore. Lidhja
sipas vijës së drejtë – nëna dhe babai, prindërit e babai dhe nënës,
fëmijët, nipërit dhe stërnipërit. Sipas vijës anësore të gjinisë i përkasin
vëllezërit dhe motrat, vëllezërit dhe motrat e prindërve, fëmijët e tyre,
etj. Në mjediset patriarkale, këto lidhje janë më të forta dhe me shkallë
të lartë besimi. Lidhjet familjare – bazë është përkatësia në vëllazëri,
familjes e cila i takon familja e personit të dhënë. Në mjedisin patriarkal,
mund të jetë pazë e besimit.. Lidhjet miqësore – bazë e të cilave dhe
246.
244
motive mund tëjenë të ndryshme. Bëhet fjalë për marrëdhënie
psikologjike ndërmjet personave, në bazë të së cilit zhvillohet një shkallë
e caktuar anshmërie dhe besimi ndërmjet tyre. Varësisht nga intensiteti i
komunikimit dhe besimit të ndërsjellë, aq edhe është shkalla e besimit
dhe fuqia e këtyre lidhjeve. Shkaqet e lindjes janë të shumtë: janë
shoqëruar bashkë si nxënës dhe djelmosha, kanë qenë në luftë ose në
aksion rinor, kanë shërbyer ushtrinë, kanë vuajtur dënimin dhe kanë
kryer bashkë, vepra kriminale. Lidhjet e njohtësisë – bazë është
njoftësia pa ekzistencën e komunikimit në ndërsjellë. Nuk ekziston lidhje
e fortë e ndërsjellë, por njoftësi nga takimet dhe me anë të personave
tjerë (fqinjë nga i njëjti fshat, kanë shkuar në shkollë njëkohësisht,
banojnë në të njëjtën ndërtesë etj). Natyra e kësaj lidhjeje, duke ditur
rrethanat, mund të thellohet dhe të shndërrohet në miqësi. Lidhjet
dashurore – ndërtohen mbi lidhshmërinë motive dhe seksuale të
personave të gjinisë së ndryshme, ose të gjinisë së njëjtë
(homoseksualizmi, lesbizmi). Më shpesh paraqet lidhje të fortë të
personave me shkallë të lartë besimi. Lidhjet politike – kanë për bazë
përcaktimin e përbashkët politik dhe përkatësisë një lëvizjeje të caktuar,
organizatës ose grupi politik. Lidhjet profesionale – janë të bazuara në
lidhshmërinë e personave nga një degë, shërbim ose fushë të
veprimtarisë shoqërore. Vetëdija e personave mbi përkatësinë një
profesioni, mund të jetë motiv i fuqishëm, deri në atë masë, sa të mund
të paraqitet solidaritet profesional, i cili anashkalon motivet dhe shkaqet
tjera. Komunikimi ndërmjet tyre mundëson që personat mund të ofrojnë
mbi të tjerët shënime relevante. Lidhjet zyrtare – bazë është raporti i
krijuar përmes kryerjes së punëve zyrtare. Shkalla e lidhshmërisë dhe
besimit të ndërsjellë, varet nga afinitetet e përbashkëta të personave që
komunikojnë. Përveç këtyre të cekura, është e mundur edhe klasifikimi i
lidhjeve në baza tjera (informative, bashkëfajësuese, emigrante, etj).
KËSHILLI I EVROPËS: (Council of Europe) Organizatë regjionale
ndërqeveritare, e cila sot grumbullon mbi 40 shtete evropiane.
Është themeluar më nënshkrimin e “Marrëveshjes së Londrës” dhe
pranimin e “Statutit të Këshillit të Evropës” nga ana e Belgjikës,
Danimarkës, Francës, Islandës, Italisë, Luksemburgut, Holandës,
Norvegjisë, Suedisë dhe Britanisë së Madhe, me destinimin e zhvillimit të
demokracisë. Mbrojtjen e të drejtave njerëzore, forcimin e sistemeve
juridike dhe bashkërenditjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të
vendeve evropiane. Selia e organizatës ndodhet në Strazbur. Këshillin e
Evropës duhet dalluar nga Këshilli Evropian (European Council), të cilën
e formojnë udhëheqësit e shteteve të Unionit Evropian ose kryeministrat e
15 vendeve anëtare të Unionit Evropian. Duke u nisur nga teksti i
“Statutit” dhe “konventës evropiane mbi mbrojtjen e të drejtave njerëzore
247.
245
dhe lirive themelore”,organizata përcakton fushat prioritarë të veprimit,
siç janë: afirmimi dhe mbrojtja e të drejtave njerëzore, veçanërisht të
pakicave, barazisë dhe drejtësisë sociale, zhvillimi i teknologjive
informative dhe lirive të mediumeve, afirmimi i edukimit dhe arsimimit
për ndryshime demokratike, mbrojtja e trashëgimisë kulturore evropiane
dhe zhvillimi i identitetit të hapur evropian; afirmimi i sportit, zhvillimi i
rinisë, standardeve unike shëndetësore dhe mjedisit të shëndetshëm,
forcimin e pushtetit lokal dhe regjional dhe vetëqeverisjes; ofrimi i
mbështetjes vendeve në tranzicion të Evropës Qendrore je Lindore (midis
të cilave është e dhe Bosnja e Hercegovina). Organet qendrore të
organizatës janë: Këshilli i ministrave, Asambleja parlamentare dhe
Kongresi i pushteteve lokale dhe regjionale pastaj sekretariati. Këshillin i
ministrave e bëjnë ministrat e vendeve anëtare, të cilët, në marrëveshje
me organet tjera të organizatës, përcaktojnë prioritetet, planin e veprimit
dhe përllogaritjes. Vendimet e Këshillit i dërgohen qeverive të vendeve në
formë të rekomandimeve, deklaratave dhe konventave ose
marrëveshjeve. Asamblenë parlamentare e bëjnë përfaqësuesit e
parlamenteve kombëtare, të cilët i takojnë partive të ndryshme politike.
Asamblenë parlamentare të Këshillit Evropian duhet dalluar nga
Parlamenti Evropian të Unionit Evropian. Kongresi i pushteteve lokale dhe
regjionale të shteteve evropiane. Destinimi i punës së Kongresit është
inkurajimi i demokracisë lokale dhe regjionale, veçanërisht ofrimi i
ndihmës demokracive të reja evropiane dhe forcimi i bashkëpunimit
ndërregjional me qëllim të ndërtimit të unitetit evropian. Sekretariati
ndërkombëtar ofron shërbime administrative dhe teknike. Për punën e
vet, është përgjegjës sekretari gjeneral i cili zgjidhet në afatin kohor prej
pesë viteve. Në punën e Këshillit të Evropës marrin pjesë edhe shumë
organe, institucione, këshilla dhe/ose grupe projektuese dhe komisione,
mes të cilave komisioni për të drejtat njerëzore dhe Gjyqi unik për të
drejtat e njeriut, si dhe përfaqësuesit e 350 organizatave joqeveritare me
status këshillëdhënës.
JUNTA USHTARAKE: Grup oficerësh i cili me mjete dhune dhe jolegale,
pa vullnetin e popullit, fitoi pushtetin dhe instalon diktaturën. Juntat
ushtarake vijnë në pushtet më së shpeshti në situata krize dhe vendet
kapitaliste të pazhvilluara, të cilat nuk kanë traditë demokratike, të cilat
janë të ekspozuara presioneve të jashtme dhe në të cilat, sipas traditës,
ushtria ose “faktori ushtarak” luan rol të rëndësishëm në shoqëri.
VOLUNTARIZMI: Voluntarizmi ekonomik dhe politik vjen në shprehje në
të gjitha format e totalitarizmit, duke u shprehur si botëkuptim mbi
gjithëfuqinë e pushtetit e cila mundet arbitrarisht të drejtoj dhe ndërroj
248.
246
marrëdhëniet shoqërore dheekonomike, pa marr parasysh kushtet
objektive.
LIGJI: Organi më i lartë juridik pas kushtetutës, i cili përmban
normat më të rëndësishme juridike, të përpunohen me aktet më të
ulëta se ligji – dispozitave, vendimeve etj. Ligjin e aprovon organi më
i larë – ligjvënës, i cili sipas rregullit është organ i madh i tubuar
(kuvendi, parlamenti). Ligji ka rolin shumë të rëndësishëm – ai siguron,
unitet për parime juridike dhe fortësinë e sistemit juridik, sepse relativisht
ndryshohet ngadalë, dhe me këtë edhe barazia e qytetarëve të
nënshtruar ndaj ligjit dhe sigurisë juridike, sepse qytetarët e dinë
paraprakisht dhe me siguri se çfarë pasojash do të kenë, nga sjelljet e
veta.
KRIMI: Në kuptimin e gjerë, çdo vepër penale, ndërsa në kuptimin
e ngushtë vetëm veprat e rënda penale, për dallim nga
kundërvajtjet. Përcaktohet sipas dënimit të përcaktuar (burg i rreptë,
burgim i përjetshëm, dënimi me vdekje) dhe më shpesh vendoset para
kompetencave të gjyqeve me porotë. Pjesë e sistemit juridik, të cilin e
kanë braktisur ndarjen e veprave penale sipas peshës, kuptimin e kanë
ruajtur shpesh në sintagmën “krim lufte” dhe “Organizatë kriminale”.
Sipas teksteve të KB, veçanërisht “Projektit të aktit mbi krimet kundër
paqes dhe sigurisë së njerëzimit”, të cilin e ka aprovuar Asambleja e
Përgjithshme: a) agresioni, gjegjësisht çdo formë e përdorimit të forcës
nga ana e një shteti kundër shtetit tjetër; b) kërcënimi me agresion me
anë të shpalljes ose demonstrimit të forcës etj; c) përzierja në punët e
brendshme ose të jashtme ndaj shtetit tjetër dhe rrezikimi i sovranitetit të
tij me aksione subversive dhe terroriste ose duke i mbështetur këto
aksione; d) dominimin kolonial ose të formave tjera të vendosura me
dhunë, në kundërshtim me parimit e së drejtës së popujve për
vetëpërcaktim. Vend të veçantë në kategorizimin e krimit kanë krimet të
cilët i administrojnë tribunalet ushtarake. Përfshijnë krimet kundër
paqes,krimet konvencionale të luftës dhe krimet kundër njerëzimit.
KRIMI I ORGANIZUAR: Vepër e rëndë penale, e cila është rezultat
i veprimit të planifikuar dhe të udhëhequr, të një numri të madh
njerëzish të bashkuar në grupe të fshehta, banda dhe organizata
terroriste, më shpesh të lidhura me persona në strukturat e
pushtetit. Përfshin sulme terroriste, futjen kundërligjore të drogës,
shantazhi, vjedhja e fshehtësive afariste, tregtinë jo të ligjshme të
parasë, prodhimin jolegal dhe tregtinë e armëve, drogave dhe pijeve
alkoolike,tregtinë me fëmijë dhe të rritur, prostitucionin etj. Dhuna, e cila
është përcjellës i krimit të organizuar, nuk është vetëm pasojë e metodës
249.
247
së posaçme tëveprimit, por edhe luftës së vazhdueshme, të cilën
organizata kriminale e zhvillojnë mes veti, në mënyrë që të sigurojnë
monopol të plotë mbi fushën të cilën e kontrollojnë. Sot mendohet, se në
botë veprojnë më dhjetëra organizata të mëdha kriminale.
KRIMI KUNDËR NJERËZIMIT: Vepër penale, e cila sipas dispozitave në
drejtësisë ndërkombëtare përfshinë vrasjet masive, masakrat,
shndërrimin e civilëve në robër lufte, depërtimin dhe sjelljet tjera
jonjerëzore dhe dënimet kundër banorëve civilë, të lëmuarve e të
pamundurve, ose përndjekjet politike, racore ose fetare, kur këto
përndjekje janë të lidhura me cilin do krim kundër paqes ose cilit do krim
të luftës.
KRIM KUNDËR PAQES: Vepra, të cilat sipas drejtësisë ndërkombëtare i
takojnë veprave penale veçanërisht të rënda, dhe përfshijnë:: a)
planifikimi, aplikimi dhe shtytja ne luftë agresive, gjegjësisht në luftë me
të cilën thyhen marrëveshjet dhe garancitë ndërkombëtare, pastaj b)
pjesëmarrja në planifikim, përgatitje dhe ndërsimin e kësaj lufte.
KEQPËRDORIMI I PUSHTETIT: 1. Keqpërdorimi i pushtetit është një
lloj i veçantë i përdorimit joligjor të pushtetit shtetëror ose ndonjë tjetër.
Kjo përbëhet nga ajo se bartësi i pushtetit përdor për qëllime të veta ose
të dikujt tjetër, e jo në interes të asaj për çka e kryen këtë pushtet
(shtetit, popullit). Keqpërdorimi i pushtetit konsiderohet i kryer
menjëherë, kur autorizimi është përdorur për ndonjë qëllim tjetër, e jo
për atë që e përcakton interesi i shërbimit, pa marr parasysh, se ndoshta
mund të jetë në pajtim me këtë interes. Kështu, veçanërisht, të gjitha
aktet juridike anulohen në qoftë se janë kryer për interesa personale ose
për të keqtrajtuar qytetarët. Për shembull, nëse organi ka të drejtë që
ndërmjet shumë kandidatëve, cakton të gjithë ata që i plotësojnë kushtet,
dhe e emëron njërin nga ata, jo për atë se konsiderohet se ai është më i
miri, por për atë se ai është mik i tij personal, atëherë ekziston
keqpërdorimi i pushtetit, dhe ky akt anulohet për arsye të keqpërdorimit
të pushtetit. Akti i cili do të ishte ligjor, që mos të ketë keqpërdorim
pushteti, sepse organi i caktuar me të vërtetë ka të drejtë të emëroj
personin e caktuar për zyrtar, sepse edhe i plotëson të gjitha kushtet (do
të ishte akt jashtëligjor nëse emërohet personi i cili nuk i plotëson
kushtet). Çështja e keqpërdorimit të pushtetit konstatohet, veçanërisht në
rastin e ashtuquajturës pushtet diskret, d.m.th. autorizimeve në të cilin
organi ka të drejtën që vetë t’ i sjellë vendimet, sipas vlerësimeve te veta
të lira për interesat e shërbimit. Siç po shihet, keqpërdorimi i pushtetit ka
natyrë kryesisht subjektive, sepse, shikuar objektivisht, ky është akt i cili
në të vërtetë është i lejuar për bartësin e pushtetit. Është jashtëligjor
250.
248
motivi i aktit të tij, e jo vetë veprimi në aspektin objektiv. Për këtë arsye
është e vështirë të arsyetohet a ekziston keqpërdorim i pushtetit, sepse
duhet të futemi në motivet e bartësit të pushtetit, ndërsa motivet, si
dukuri subjektive, është e vështirë të përcaktohen. Por, në bazë të një
varg rrethanash objektive, është e mundur që me siguri të madhe të
përcaktohen motivet e aktit, dhe në bazë të një vargu rrethanash
objektive, është e mundur të përcaktohen motivet e aktit, pra të
keqpërdorimit të pushtetit. 2. Keqpërdorimi i pushtetit, si institucion i
veçantë juridik, veçanërisht i lidhur me pushtetin udhëheqës, e para së
gjithash me pushtetin diskret, duhet, pra të bëhet dallimi nga të gjitha
kryerjet tjera të pushtetit. Të cilat paraqesin delikte të qarat, sepse në ta,
aktet të cilat kryhen, objektivisht janë të ndryshëm nga ata që lejohen.
Bash për këtë arsye, është e vështirë të zbulohet keqpërdorimi i pushtetit,
kjo shumë shpesh ndodh dhe bartësi, zakonisht e bën atë, duke
shpresuar s nuk do të zbulohet. Për veçimin e kuptimit të keqpërdorimit
të pushtetit dhe përcaktimin e saktë të tij, si dhe për mënyrat e zbulimit
të tij në praktikë, shumë ka kontribuar Këshilli Shtetëror i Francës dhe
shkenca juridike franceze. E cila e ka përpunuar praktikën e saj.
Keqpërdorimi i pushtetit tërheq përgjegjësi disiplinore, dhe në kushte të
caktuara edhe penale.
LITERATURA DHE BURIMET
1. Abazović D. Mirsad, Lufta Kadrovike për BeH (Kadrovski rat za BiH),
CID-Savez logoraša BiH i AID BiH, Sarajevo 1999.
2. Barry Buzan, Siguria: Kornizë e re për analiza (Sigurnost: Novi
okvir za analize); Lynne Rienner Publishers, USA, 1997. godine
3. Beridan Izet, Tomić M. Ivo, Kreso Muharem, Leksikoni profesional i
fjalëve themelore ushtarake dhe luftarake politike-ligjore(Stručni leksikon
osnovnih vojnih i ratnih političko-pravnih pojmova), GŠ Armije RBiH,
Sarajevo, 1996. godine
4. Černjak Efim Borisovič, Pesë shekuj spiunazh (Pet vekova špijunaže
I i II), Izdateljstvo "Nauka", Moskva, 1966. i "Narodna knjiga", Beograd,
1969. godine
5. Dimitrijević Vojin, Kuptimi i sigurisë në marrëdhëniet
ndërkombëtare (Pojam bezbednosti u međunarodnim odnosima), Savez
udruženja pravnika Jugoslavije, Beograd, 1973. godine
6. Đorđević Obren, Leksikoni i Sigurisë (Leksikon bezbednosti),
"Partizanska knjiga", Beograd, 1986. godine
7. Enlou Sintija, Ushtria, policia, etnia (Vojska, policija, etnicitet),
"Globus", Zagreb, 1990. godine
8. Grizold Anton, Tatalović Siniša, Cvrtila Vlatko, Sistemet
251.
249
bashkëkohore të sigurisë kombëtare (Suvremeni sistemi nacionalne
sigurnosti), Sveučilište u Zagrebu – FPZ, Zagreb, 1999.
9. Hangtington Samjuel, Koflikti i civilizimeve (Sukob civilizcija), CID
Podgorica – Romanov Banja Luka, Podgorica, 2000. godine
10. Hegel, Vijat themelore të filozofisë së drejtës (Osnovne crte
filozofije prava), “Veselin Masleša” – “Svjetlost”, Sarajevo, 1989. godine
11. Kadić Elma, Migrimi dhe agjenda e re e Sigurisë (tezë
magjistrature) (Migration and New Security Agenda), Centar za
interdisciplinarne postdiplomske studije US, Sarajevo, 2005.
12. Ktzenstein J. Peter, Kultura dhe siguria kombëtare – normat dhe
identiteti në politikën botërore (drejtime të reja në politikën botërore)
(Kultura i nacionalna sigurnost - norme i identitet u svjetskoj politici (novi
pravci u svjetskoj politici), Columbia Univ. Pub., USA, 1996. godine
13. Masleša Ramo, Teoritë dhe sistemet e sigurisë (Teorije i sistemi
sigurnosti), Magistrat, sarajevo, 2001. godine
14. Milošević Milan, Sistemi i sigurisë shtetërore (Sistem državne
bezbednosti), Politička enciklopedija, Beograd 2001
15. Modly Duško i Korajlić Nedžad, Fjalori Kriminalistik (Kriminalistčki
rječnik), Centar za kulturu i obrazovanje, Tešanj, 2002. godine
16. Spaić Vedrana-Vrkaš, Kukoč Mislav, Bašić Slavica, Fjalor
ndërdisiplinor (Arsimor për të drejtat e njeriut dhe demokracinë) –
(Interdisciplinarni rječnik (Obrazovanje za ljudska prava i demokraciju),
Hrvatsko povjerenstvo za UNESCO, Zagreb, 2001. godine
17. Sun Tzu, Arti i Luftës (Umeće ratovanja), Global book, Beograd,
1995. godine
18. Enciklopedia e përgjithshme e entit leksikografik Jugosllav (Opća
enciklopedija Jugoslovenskog leksigografskog zavoda), Zagreb, 1982.
godine
19. Bazat e punës informative në ushtri (Osnovi obavještajnog rada u
vojsci), GŠ ARBiH – Obavještajna uprava, Sarajevo, 1995. godine
20. Enciklopedia politike (Politička enciklopedija), "Savremena
administracija", Beograd, 1975. godine
21. Enciklopedia ligjore (Pravna enciklopedija), "Savremena
administracija", Beograd, 1979. godine
22. Leksikoni sociologjik (Sociološki leksikon), Savremena
administracija, Beograd, 1982. godine
252.
250
Biografia
Mirsad D. Abazoviq është lindur më 1948 në fshatin Bistricë, BeH.
Përfundoi Fakultetin e Shkencave Politike, Degën e Sociologjisë në
Sarajevë më 1970. Është doktor i shkencave sociologjike. Është profesor
inordinar në Fakultetin e Shkencave Kriminalistike dhe Fakultetin e
Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës në fushën e “Sigurisë”.
Është redaktor i gazetës “Temat kriminalistike – gazetë për kriminalistikë,
kriminologji dhe studime të sigurisë (“Kriminalističke teme – časopis za
kriminalistiku, kriminologiju i sigurnosne studije”. Ka botuar shumë vepra,
ndërsa mund të theksohen prej librave edhe “Lufta kadrovike për BeH-
në”, Siguria shtetërore – hyrje dhe terma themelorë”, “Pa iluzioni”,
“Mjegulla dhe qartësitë”, “Aspekti nacional i kuadrave në institucionet
shtetërore dhe shoqërore në BeH 1945-1991” (“Kadrovski rat ua BiH”,
“Državna bezbjednost – uvod i temeljni pojmovi”, “Bez iluzija”,
“Sumaglice i jasnoće”, “Nacionalni aspekt kadrova u državnim i
društvenim institucijama BiH 1945-1991”). Është autor i shumë teksteve
të botuara në gazetat dhe botimet relevante. Përveç punës shkencore,
merret edhe me gazetari analitike.