2. Dua ta filloj kete projekt me shprehjen “E duam
Shqiperine ti te gjithe Europa” sepse kjo eshte
nje nga parullat e perdorura me shpesh nga
protestuesit shqiptare . Ne(shqiptaret ) kemi te
drejte qe Shqiperia jone te jete si e gjithe Europa.
Aspirata e Shqiperise per tju bashkuar Bashkimit
Evropian ka filluar qe me ndryshimin e formes
se regjimit nga nje shtet komunist ne nje shtet
demokratik ku lirite dhe te drejtat e qytetarit
“rrespektoheshin”(vendosur midis thonjzave
per te treguar se cfare ishte ne parim , sepse ne te
vertete Shqiperia ishte ne periudhen e
tranzicionit dhe nuk eshte se rrespektoheshin
shume te drejtat e njeriut) Por kjo eshte nje
ceshtje tjeter , e rendesishme eshte se vleresohet
shume fakti se:ideja e ndryshimit u njëhsua me
bashkimin me familjen e madhe europiane.
3. Pak histori
Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me
Bashkimin Europian në vitin 1990, të dy palët nënshkruan
Marrëveshjen për Tregtinë dhe Bashkëpunimin në vitin 1992, e cila
konkretizoi për herë të parë përpjekjet shqiptare për afrim dhe
ndihmë nga Bashkimi Europian. Në vijim të kësaj marrëveshjeje,
Shqipëria mundi të përfitonte nga regjimet preferenciale tregtare që
Bashkimi Europian u ofronte vendeve të treta. Që në vitin 1991
vendi ynë u bë përfitues i një ndihme ekomike nga Bashkimi
Europian. Kjo ndihmë u ofrua në një pjesë të sajën në formën e një
kredie për investime, dhe një pjesë tjetër në formën e një granti për
çështjet më emergjente. Këtu nuk do lënë pa përmendur edhe
ndihmat në bazë ushqimore, e cila erdhi në vendin tonë menjëherë
pas rënies së regjimit. Menjëherë pas kësaj Bashkimi Europian lidhi
me vendin tonë një marrëveshje ekonomiko-tregtare, Marrëveshjen
jo-preferenciale të tregtisë dhe Bashkëpunimit ekonomik,
marrëveshje e cila hyri në fuqi në dhjetor 1992[1]. Kjo marrëveshje
parashikonte që vendi ynë mund të kryente marrëdhënie tregtare
me vendet e Unionit, por nuk kishte përparësi. Kjo për faktin se
tregu ynë është jo i një rëndësie potenciale, gjë që vjen nga fakti se
vendi ynë ka në popullsi të vogël, me një fuqi të vogël blerëse, si dhe
nga fakti se mallrat tona nuk ishin të konkurueshme në tregun e
madh të Unionit.
4. Me ndërhyrjen e Bashkimit Europian në ndihmë të vendit tonë,
filluan dhe indikacionet e institucioneve të BE-së në funksion të
afrimit të parametrave të vendit tonë sipas modelit që ky
institucion ofronte. Që prej kësaj kohe Shqipëria ka pasur një
model të cilin duhej të aplikonte për të qënë edhe ajo në të
ardhmen pjesë e këtij institucioni.
Gjatë viteve 1991-1996 ndihma e përgjithshme e BE për vendin tonë
llogaritet në një shifër që shkon në rreth 511 milionë euro, një
pjesë e së cilës përfshinte asistencë teknike, si konsulencë në
sektorë të ndryshëm të ekonomisë e administratës, trainime e
studime; ndërsa pjesa tjetër është akorduar për investime në
infrastrukturë, në sektorin e prodhimit, në atë shoqëror, në
administratën publike dhe në zhvillimin rajonal. Shqipëria
dëshmoi premisa të mira për një zhvillim të shpejtë, të cilat rreth
vitit 1995 i shtynë autoritetet e shteti shqiptar të bënin hapat e
parë për nisjen e negociatave për marrëveshjen e asocimit pranë
Bashkimit Europian. Ky vit përkon edhe me anëtarësimin e
Shqipërisë në Këshillin e Europës, akt që dëshmonte për
kontributin e madh për demokracinë në Shqipëri. Sot ne
përjetojmë një realitet krejt tjetër. Përpjekjet për të hedhur hapa
para në rrugën drejt një vendi dhe një jete europiane, janë
materializuar me suksese të dukshme. Por ka ende mjaft punë
dhe rrugë për të bërë. Dhe natyrisht lind pyetja: “Edhe sa kohë
do të na duhet për ta bërë Shqipërinë siç është sot Europa?”
5. Vendi ynë tentoi që në vitin 1995, kërkesë zyrtare kjo, pas daljes
nga gjendja emergjente e tranzicionit të sistemeve, që të hapeshin
negociatat për një marrëveshje asociimi drejt Bashkimit Europian.
Por në këtë kohë rezultat nuk mund të ishin ende pozitive, pasi
edhe progresi i vendit tonë ende nuk ishte në nivelin e duhur,
vlerësim ky i bërë pas kësaj kërkese. Me këtë rast Komisioni i BE
që u morr seriozisht me këtë vlerësim, vuri në dukje edhe
përparësitë që duhet të ndiqte vendi ynë në kuadër të rrugës së tij
për integrimin drejt BE-së. Kështu në vlerësimin për mundësitë e
tregtisë së lirë të mallrave dhe shërbimeve vendi ynë ishte ende
shumë larg parametrave dhe kërkesave të Unionit në këtë drejtim,
dhe si të tillë e quajtën kërkesën e vendit tonë si “hap të
parakohshëm”.
Një hap tjetër mjaft i rëndësishëm në këtë drejtim, u hodh në tetor
1999, kur Unioni i ofroi Shqipërisë disa koncesione tregtare, duke
hequr një pjesë të taksave dhe barrierave tarifore për një pjesë të
mallrave të eksportuara nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit
Europian. Me këtë akt u bë e mundur edhe një njohje më e mirë e
tregut europian me atë se çfarë ofronte vendi ynë në këtë
drejtim.
6. Por kërkesë parësore për Unionin ishte transformimi i vendit tonë
në një demokraci me baza të qendrueshme, ku në themel të saj të
qëndronin institucione të forta të mbështetur nga një ekonomi e
zhvilluar dhe e qëndrueshme duke iu referuar konkurencës dhe
tregtisë së lirë të mallrave. Tashmë Shqipëria është futur në atë
rrugë që ajo e kërkoi me ngulm për mjaft vite me radhë. Ky është
ai që quhet proçesi i Stabilizimit dhe i Asociimit.
Në këtë proçes të gjatë dhe jetik jo gjithçka është detyrë e qeverrive
që janë në pushtet. Aty ka mjaft vend edhe për kontributin e
qytetarëve të vendit tonë. Madje mund të themi se kontributi i
tyre mund të jetë po aq i rëndësishëm sa edhe ai i qeverrisë që
drejton vendin. Kjo gjë do të thotë përgjegjësi, përkushtim dhe
korrektësi nga ana e qytetarëve të vendit tonë në rrugën drejt një
jetë më të mirë për të gjithë.
Pikërisht në këtë kohë, jo rastësisht në koiçidencë edhe me fitoren e
forcave demokratike 22 mars 1992, që nënshkruhet më 11 maj
1992 në Bruksel e para dhe e vetmja (deri me sot) marrëveshje
kontraktuale midis Shqipërisë dhe KE: Marrëveshja e Tregtisë
dhe Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar, që hyri ne fuqi me 1
Dhjetor 1992, për një periudhë 10 vjeçare, automatikisht e
ripërtëritshme. Kjo tregon qartë se Bashkimi Europian i vlerëson
në mënyrë të veçantë proçeset demokratike dhe reformat
ekonomike e sociale.
7. Ne shpesh kerkojme me ngulm integrimin ne BE ,
duke menduar vetem ceshtjen e kufinjve , por keto
dy gjera nuk duhen ngaterruar . Integrimi nuk
duhet keqkuptuar si eleminim i thjeshtë kufijsh, i
cili do të bëjë të mundur
lëvizjen e lirë drejt vendeve më të pasura të Europës.
Integrimi në Bashkimin Europian
nënkupton, në radhë të parë, përafrimin dhe
përqafimin e vlerave themelore mbi bazën e të
cilave është ndërtuar dhe jeton ky organizëm i
madh ndërshtetëror:
Demokracia, shteti i së drejtës, mbrojtja e të
drejtave të njeriut, mbrojtja dhe respektimi i të
drejtave të pakicave kombëtare.
Ekonomi funksionale tregu, e aftë t'i bëjë ballë
presioneve konkurruese dhe forcave të tregut
brenda BE-së.
8. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte titulli, e famshja parullë “E duam
Shqipërinë si gjithë Evropa”. Çuditërisht ja ku jemi, 15 vjet që nga ndryshimi i
sistemit njëpartiak e prapë ne vazhdojmë të kërkojmë të njëjtën gjë. 15 vjet më
vonë s’jemi lodhur akoma duke thirrur për Europën, pa pyetur në na do ky
klub privat neve apo jo, ne vazhdojmë të përpiqemi të kacavirremi mbi muret
e saj. Them kacavirremi se nga dera na e kanë bërë të qartë që s’futemi. Ata e
dinë dhe ne e dimë. E megjithatë ne e duam këtë ide të quajtur “Europë”.
Shqiperise I duhet shume qe te arrije aty ku duhet , dhe aty ku Bashkimi
Europian pretendon , por shpresat qe ne nje dite te jemi si e gjithe Europa
ekzistojne , madje jane te medha . Ne mundemi , kemi gjithcka qe na duhet ,
vetem me pak pune dhe durim mund ta arrijme . Te mendojme qe ky eshte
nje provim I rendesishem qe duhet te marrim , dhe pa te e ardhmja jone nuk
do te jete e mire . Keshtu le te jete dhe antaresimi ne BE nje provim I veshtire ,
qe Qeveria Shqiptare ne bashkpunim me popullin duhet te kaloje , ne menyre
qe e ardhmja jone neser te jete me e mire . E te mos ankohemi per fatin qe na
ra , ose me mire per ate cka ne nuk ditem te benim .
Mbase kalojne edhe 15vite te tjera , edhe 15vite zhgenjimi , dhe 15vite ne nje
vend qe nuk te premton te ardhme . Njerezit me te zhgenjyer jane te rinjte ,
dallohet qarte ne syte e te rinjve qe nuk gjejn dot pune pasi kane mbaruar
studimet e larta , shihet tek te rinjte qe luftojne cdo dite ne shkolle me
korrupsionin . Shihet tek te rinjte qe cdo vit largohen nga Shqiperia . Ne
duam nje vend si gjithe Europa , nje vend pa korrupsion , nje vend qe te jemi
te sigurt , nje vend me te ardhme . Dhe pse dua te besoj qe Shqiperia do te
jete si gjithe Europa provimi qe duhet te kalojme eshte shume I veshtire ,
gjithone ngelim , dhe provimi nga shtyhet per vjeshte . Valle sa vjesha do
kalojne ?
Dhe ne do perserisim cdo vit po te njejtin provim .