SlideShare a Scribd company logo
Universiteti “Ukshin HOTI” Prizren
Fakulteti Edukim
Programi: Parashkollor
Punim seminarik
Lënda: Tik në edukimin parashkollor
Tema: “Përparsitë e krijuara në përdorimin e internetit në shkollat fillore”
Prof: Mergim Hoti
Stud: Bleona Bytyqi
Prizren 2021
Hyrje
• Rritja dhe zhvillimi i teknologjisë, çdo ditë e më shumë po bën që teknologjia të jetë pjesë e shumë sferave
të jetës. Nuk bëjnë përjashtim edhe proceset e mësimdhënies e mësimnxënies, ku edhe tek këto dy procese
teknologjia është duke u kthyer në domosdoshmëri. Kompjuterët, interneti e paisjet e tjera teknologjike janë
bërë ndihmesë e madhe për zhvillimin e procesit mësimor. Përmes tyre është i mundur e më i qartë
konkretizimi, demonstrimi e vizualizimi i shumë njësive mësimore. Mësimdhënësit në të njejtën kohë mund
të përdorin teknologjinë edhe për arsye komunikimi më të lehtë e më të shpejtë, si dhe të kursejnë kohë në
përgjithësi duke përdorur teknologjinë për qëllime të ndryshme gjatë spjegimit të njësisë mësimore.
Nxënësit nga ana tjetër mund të përdorin paisjet teknologjike, për qëllime si zgjerimi i njohurive të njësive
mësimore të folura në klasë, duke lexuar informacione shtesë gjatë kërkimeve në internet, poashtu me anë
të vetëm një klikimi ata mund të shohin vende, gjallesa e sende tjera nëse nuk janë në dispozicion për tu
parë në vendin ku jetojnë. Nevoja dhe arsyeja e aplikimit të teknologjisë në arsim niset nga fakti i
përgatitjes së të rinjve për tu bërë liderë dhe të suksesshëm në këtë shoqëri të udhëhequr nga informacionet.
Mirëpo përdorimi masiv e nganjëherë i tepruar i teknologjisë nga fëmijët po dërgon edhe në rezultate tjera
jo fort të mira.Fëmijët janë ajo pjesë sociale që është më shumë e lidhur me mjetet elektronike dhe që në të
njëjtën kohë është duke përfituar dhe duke pësuar prej kësaj epidemie masive elektronike. Padyshim kur
flasim për pasojat nuk duhet t’i ndajmë nga përfitimet. Përfitimet e fëmijëve nga kjo lidhje deri në varësi
nga mjetet dhe lojrat elektronike janë të dyanshme. Nga njëra anë kemi një proces të përshpejtuar të
zgjerimit të njohurive dhe akselerimit të dijeve nga fëmijët. Por nga ana tjetër duket se po shfaqen
deformime fizike dhe sociale të cilat po dëmtojnë rrjedhjen e natyrshme të lojes reale gjat fëmijërisë.
Qëllimi i punimit
Qëllimi i këtij punimi është të bëjë prezantimin e rëndësis së internetit në shkollat fillore poashtu edhe ndikimet
negative ndaj tij.
Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie dhe në shkolla, ka hyrë në funksion relativisht vonë, mirëpo
ndikimi dhe përdorimi i teknologjisë në fushën e mësimdhënies është në rritje çdo ditë e më shumë.
Teknologjia është faktor tashmë me rëndësi në zhvillimin e procesit mësimoroproduktiv. Konkretizimi në
mësim është bërë më i lehtë falë përdorimit të teknologjisë, gjithashtu është rritur efikasiteti i bartjes së
informacionit. Shpërndarja e shpejtë dhe komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum.
Efektet e përdorimit të teknologjisë padyshim janë të mëdha dhe produktive, mirëpo keqmenagjimi i
përdorimit,dhe direkt keqpërdorimi i teknologjisëështë një fenomen i cili po dërgon në rezultate jo të mira.
Kohëzgjatja e duhur e përdorimit, përdorimi mbi baza etike, si dhe përdorimi i duhur i paisjeve teknologjike
gjatë procesit mësimor ndihmojnë për një mësimnxënie efektive.
KAPITULLI I 1.
Rëndësia e përdorimit të teknologjisë në shkolla
• Përdorimi i teknologjisë në shkollat tona ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme këto vitet e fundit. Kështu,
për të pajisur nxënësit me aftësitë e nevojshme teknologjike, duhet të përdorim metoda të reja të të mësuarit
në krahasim me metodat e përdorura në të mësuarit tradicional. Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë
bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim teknologjinë në klasa si një mjet që zhvillon
dhe nxit më tej procesin e të mësuarit. Nxënësit, nga përdorimi i këtyre mjeteve të reja teknologjike kanë
përfituar aftësi kompjuterike, aftësi të cilat do të mund t`i përdorin në të ardhmen në vendet e tyre të punës.
Shkollat në sistemin arsimor shqiptar kanë krijuar një infrastrukturë teknologjike, e cila optimizon
integrimin e teknologjisë në procesin edukativ. Përdorimi me efikasitet i teknologjive të reja që mbështet
procesin e të menduarit te nxënësit, rrit aftësinë e nxënësit për t`u përqendruar në mësim, përmirëson të
kuptuarit dhe transferon përmbajtjen në një memorje afatgjatë. Duke u mbështetur në këtë arsyetim, është
synuar t`i kthejmë klasat tradicionale në klasa të konceptuara mbi bazën e teknologjisë. Ky proces kërkon
që mësuesit të pajisen me aftësitë e duhura teknologjike dhe të mësojnë të përdorin mjetet e reja
teknologjike që mbështesin procesin e mësimdhënies te nxënësit dhe progresin e tyre.
Disa nga mjetet tekologjike që mund dhe duhet të përdoren në shkolla janë:
• Kompjuteri: Shihet si një nga teknologjitë më të nevojshme në fushën e mësimdhënies, deri para pak kohësh ai
konsiderohej si një risi, tashmë ai është i domosdoshëm për shkak të orientimeve teknologjike që kanë përfshirë
mësimdhënien.
•USB: Është njëra nga teknologjitë më të përparuara përsa i përket ruajtjes dhe transmetimit të informacioneve të
ndryshme, ato ekzistojnë në madhësi të ndryshme dhe janë pjesë e pandashme tashmë e realitetit arsimor.
• CD/DVD: Janë mënyrat e vjetra të transmetimit dhe të ruajtjes së materialeve. Por që janë mjaft frytdhënëse në rastet e
prezantimeve të ndryshme.
• Aparatet fotografike digjitale shumëfunksionale: Këto paisje kanë mjaft rëndësi në fushën e mësimdhënies së gjuhëve të
huaja, pasi me anën e tyre realizohet regjistrimi dhe prezantimi i aftësive të çdonjërit nga nxënësit përsa i përket
aftësimit gjuhësor.
• Interneti: Është teknologjia e cila ka revolucionalizuar mësimdhënien në çdo skaj të botës. Me anën e tij, tashmë mësuesi
nuk është e vetmja pikë e referimit, por është koodinatori i hyrjeve të reja në kulturën arsimore të nxënësit.
• Tabela Interaktive: Është një teknologji mjaft e përparuar e cila ende nuk është futur në masë në sistemin arsimor
shqiptar, por ama për shkak të thjeshtësive, risive dhe avantazheve që ajo paraqet, është mjaft e dëshiruar në dobi të
punës së tij (saj) nga çdo mësimdhënës.
• Video Projektori: Është një teknologji e cila gjendet mjaft në sistemin arsimor shqiptar. Me anën e tij realizohet
prezantimi i punimeve të ndryshme në fushën didaktike dhe shkencore. Në të vërtetë ai është paraardhës i tabelës
interaktive, por ama për vetë kushtet e sistemit tonë arsimor ai ngelet si teknologjia më e përparuar e cila përdoret në
mësimdhënie.
1.1 Përdorimi i kompjuterit
• Një program mësimor kompjuterik i hartuar mirë është tërheqës dhe ndërveprues dhe ka dy cilësi të
rëndësishme për nxënësit që kanë probleme me përqëndrimin e vëmendjes ose kanë një histori mbetjesh në
klasë që ua kanë shkatërruar motivimin. Për shembull, një program matematikor ose drejtshkrimor mund të
përdorë imazhe (figura), tinguj dhe tipare të natyrës së lojës, për ta mbajtur të përqendruar vëmendjen e një
nxënësi që ka mungesë të vëmendjes. Programet digjitale ndërvepruese të medias i mësojnë nxënësit që nuk
dëgjojnë si të përdorin gjuhën e shenjave. Shumë programe nuk përdorin tinguj, kështuqë nxënësit me
dëmtime në dëgjim mund të përfitojnë plotësisht nga mësimet pamore. Nxënësit që kanë vështirësi në
lexim, mund të përdorin programe që “shqiptojnë” fjalë të panjohura për ta, nëse i klikojnë. Me këtë
mundësi për ndihmë të ҫastit, nxënësit kanë më shumë shanse të bëjnë praktikë në lexim, e cila u nevojitet
për të parandaluar mbetjen pas e mëpas. Pajisje të tjera janë edhe ato që faqet e printuara dhe tekstet e
shtypura i kthejnë në fjalë të shqiptuara me zë për nxënësit e verbër ose për nxënës të tjerë që mësojnë më
mirë duke e dëgjuar informacionin. Për një nxënës me paaftësi në të mësuar, shkrimi i të cilit nuk mund të
lexohet, kompjuterët ofrojnë një bukurshkrim të përkryer, kështu që ky nxënës, më në fund, mund t’I hedhë
ne letër (në të vërtetë në ekran) idetë e tij. Sapo idetë të jenë regjistruar në kompjuter, nxënësi mund ta
riorganizojë dhe ta përmirësojë përmbajtjen e shkrimit të tij ose të saj, pa u torturuar ta rishkruaj me dorë.
1.2 Përdorimi i internetit
• Përdorimi në internet, është një nga mënyrat më të shpejta për të ardhur deri tek informacioni. Një nga
vlerat më positive të internetit është mundësia interaktive, direkte që i ofrohet ҫdo përdoruesi për të
shprehur mendimin e tij në lidhje me tema të caktuara, pra mundësia për të qenë një komunikues. Duke
qenë kështu interneti është mediumi më interaktiv sot. Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të
mësimdhënësve për përdorimin e kompjuterit në procesin e mësimdhënies dhe të nxënies janë përfshirë
shumë organizata. Me sigurimin e kompjuterëve si dhe me përgatitjen e mësimdhënësve për përdorimin e
kompjuterëve në shkolla, është bërë e mundshme edhe qasja në internet. Interneti i plotëson burimet dhe
materialet që janë në duart të mësimdhënësvedhe tënxënësve dhe e zvogëlon varësinë nga koha dhe
hapësira, që në fakt janë faktorë kufizues në shkolla. Interneti është mjet që mund të përdoret pothuajse me
secilën teori arsimore dhe në secilën lëndë mësimore.Nxënësit duhet të mësohen me rregullat e sjelljes gjatë
përdorimit të internetit, me çka atyre do t’u mundësohet të marrin përvojë më të mirë arsimore dhe të kenë
njohuri të shumta përmes këtij burimi modern të informacioneve. Kërkimi i informacioneve në internet,
bëhet me një procedure të lehtë, duke kërkuar në ueb-faqe , apo thjesht duke shkruar informatën e duhur në
faqen kryesore kërkuese në internet (psh në Internet Explorer, Google, Moxilla, Yahoo, etj. Është e
domosdoshme që para se nxënësi të ketë çasje në këto kabinete, apo në këta kompjuter, të udhëzohen në
klasë për përdorim e tyre, si dhe të këshillohen që të ruajnë inventarin dhe pajisjet tjera ndihmëse. Arsimtari
i lëndës është i obliguar që ti sistemojë si duhet nxënësit nëpër kompjuterë për një përdorim sa më efektiv të
tyre. Diku deri në 35.5% të mësimdhënësve kanë deklaruar se ata i udhëzojnë nxënësit, duke i orientuar në
adresa të ndryshme për të hulumtuar për tema mësimore. Këto tema pastaj në klasë do të diskutohen dhe do
të plotësohen edhe nga nxënësit e tjerë. Një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve thonë se ata i
udhëzojnë nxënësit se si të përdorin internetin për detyra shtëpie dhe mënyrën se si duhet hulumtuar në
shtëpi. Mënyra të tjera të zhvillimit të mësimit janë: prezantimi i temave të caktuara me foto, harta, skica,
tabela, në PowerPoint, zhvillimi i mësimit përmes CD–ve etj. Tabela në vazhdim paraqet përgjigjet e
mësimdhënësve shprehur në përqindje.
KAPITULLI II
Ndikimi pozitiv i teknologjisë në mësimnxënie
• Sot, teknologjia informative ka një ndikim të shumanshëm në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Aq shumë ka
ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund të ndryshojë krejtësisht procesin
mësimor, përkatësisht mund t’i ndryshojë raportet e faktorëve që e determinojnë procesin e arsimit e këta
janë: nxënësi, lënda mësimore, metodologjia e mësimdhënies, mësimdhënësi dhe prindërit. E dimë se qysh
në antikitetin grek, pedagogët e parë janë munduar që ta konkretizojnë sa më shumë dhe ta bëjnë më të
qartë atë që kanë dashur ta transmetojnë tek nxënësit e tyre. Nëse duam të shkojmë edhe më thellë në
histori, atëherë përpjekjet e para për futjen e mjeteve ndihmëse në edukimin e brezave të rinj, i vërejmë
qysh tek njerëzit e pare. Le të fillojmë me format e para: Në shpella të ndryshme, 30.000 vite para erës
sonë, në vende të ndryshme të botës janë gjetur vizatime të ndryshme. Këto vizatime janë një mesazh që u
është drejtuar kryesisht njerëzve të asaj kohe dhe sigurisht mjetet që janë përdorur për t’u dhënë formë
këtyre vizatime janë eshtrat e kafshëve dhe guri. Më vonë, pas erës sonë, revolucion në teknologji paraqet
zbulimi i letrës nga kinezët, pastaj shkrimi me dorë i librave apo i ashtuquajturi manuskripti etj. Në vitin
1450, teknologjia merr një hov edhe më të madh me zbulimin e shtypshkronjës nga Gutenbergu. Viti 1700,
shënon përdorimin e dërrasës së zezë dhe shkumësit. Viti 1800-libri futet si element i tretë në mësimdhënie.
Që nga viti 1940 e tutje, hyjmë në të ashtuquajturën epokë audiovizuale, me ç’rast vit pas viti në
mësimdhënie futen: radio, televizioni, projektorët e ndryshëm, videot, informacioni zgjerohet, kemi
zbulime të rëndësishme në shkencë, zhvillime në kulturë etj. Ndërkaq që nga 1990 e tutje, praktikisht hyjmë
në epokën e kompjuterit, me ç’rast futet në masë përdorimi i tyre, pastaj tabelat smartbord, interneti,
laptopët e ndryshëm, rritet interaktivieti elektronik etj. Por, si do të ndikojë teknologjia në të ardhmen në
procesin mësimor? Ka shumë pikëpamje, por do të theksoja tri elemente që do të mund të ndikonin
dukshëm në procesin mësimor. Këto janë:Teknologjia e bazuar në Cloud, biometrikë dhe hologrami.E para,
teknologjia e bazuar në Cloud, mundëson ruajtjen e të dhënave, përpunimin e tyre dhe akses online të
palëve të interesuara. Shfrytëzimi i kësaj teknologjie në shkollë, do ta shkarkonte nxënësin nga barra e
madhe e librave, po ashtu do t’u jepte qasje prindërve.
2.1 Zhvillimi i aftësive të komunikimit përmes teknologjisë
• Ne jetojmë në një botë ku brenda vitit bëhen ndryshime të mëdha në fushën e informacionit dhe
komunikimit përmes teknologjisë. Është thelbësore që fëmijët që në moshë të hershme të mishërohen me
teknologjinë moderne, dhe me mënyrën se si ajo po ndryshon stilin e jetesës dhe punës gjatë
përditëshmërisë tonë. Nxënësit duhet të familjarizohen me kompjuterët, tastierat kompjuterike, procesimin
e fjalëve, duke e përdorur internetin dhe email adresat. Ata duhet të mësojnë sitë përdorin kamerat digjitale,
skanerët, paisjet regjistruese si dhe përdorimin e gjerë të kompjuterëve në përgjithësi.Fatmirësisht fëmijët sa
më të ri në moshë që janë, aq më shpejtë janë në gjendje të mësojnë përdorimin e teknologjisë. Shumë
fëmijë preferojnë përdorimin e kompjuterëve për shkak të mënyrës së shpejtë të komunikimit që u
mundëson ai.
Kështu fëmijët fitojnë aftësi si:
Përdorimi i teknologjisë informative për marrje të informacionit, për përmbledhjen, organizimin dhe
prezentimin e informacionit para të tjerëve.
Të prezentojnë punën e tyre vizualisht, përmes grafikoneve.
• 2.2 Përdorimi i teknologjisë për nxënësit me nevoja të veçanta Ligji mbi përmirësimin e arsimit të
individëve me paaftësi (IDEA – Individuals with Disabilities Education Improvement Act) kërkon që për të
gjithë nxënësit në nevojë për shërbime arsimore të posaçme, të shihet mundësia e përdorimit të teknologjisë
ndihmëse. Teknologji ndihmëse është çdo product, pajisje ose sistem që përdoret për të ruajtur, rritur ose
përmirësuar aftësitë funksionale të individëve me nevoja të veçanta. Për nxënësit që kanë nevojë për tempo
më të ngadaltë dhe përsëritje të shumta për të mësuar një concept të ri, kompjuterët janë mësuesit private
më të mire e më të duruar, sepse përsërisin hapat dhe mësimet sa here që është e nevojshme.
• 2.3 Përdorimi i teknologjisë për nxënësit me dhunti Për nxënësit me dhunti, kompjuterët mundësojnë lidhje
me bazat e të dhënave dhe me kompjuteret ne universitete, muze e laboratore kerkimore. Rjetet e
kompjutereve u krijojne nxenesve mundesi te punojne me projekte dhe te ndajne informacione me te tjeteret
ne mbare vendin. Eshte gjithashtu e mundur qe nxenesit me dhunti tem und te ngarkohen te hartojne
programe per nxenesit e tjere e mesimdhenesit. Shume drejtore shkollash ne te gjithe vendin mbeshteten te
nxenesit, te cilet kontribuojne qe teknologjia kompjuterike ne shkolla te jete funksionale.
KAPITULLI III
Ndikimi negativ i teknologjisë në mësimnxënie
• Përdorimi i teknologjisë e internetit është nevojë e njëherit edhe lehtësim i kryerjes së punëve të shumta
duke kursyer kohë. Mirëpo keqpërdorimi dhe përdorimi për kohë të gjata i tij po dërgon në rezultate jo të
mira.
• “Bota e trishtuar dhe e vetmuar zbulohet në hapsirën kibernetike”
• “Izolimi rritet me rritjen e përdorimit të internetit”
“Fëmijës duhet dhënë atë që i duhet, jo atë që e kërkon”, kjo është një shprehje e Sami Frashërit e cila zë shumë
vend në realitetin e sotëm ku fëmijët po bëhen gjithmonë e më shumë pjesë e ambientit virtual. Mënyra e
jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjeçarin e fundit. Është shtuar trafiku rrugor dhe
dendësia e ndërtimit, duke bërë që aktiviteti fizikë dhe mendorë i fëmijëve të jetë pothuajse i vdekur.
Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që fëmijët të rriten në një ambient virtual duke marrë për bazë edukative të
gjitha informacionet e pakontrolluara që i ofron teknologjia. Deri në moshën 18 vjeç të rinjtë janë të dhënë
pas atij që quhet konsum mediatik, duke qenë më tepër të ekspozuar ndaj televizorit dhe internetit. Por ajo
që është kthyer në një fenomen dhe shqetësim për prindërit dhe specialistët janë video lojërat ose siç quhen
ndryshe lojërat kompjuterike. Për këtë çështje ka disa qëndrime. Disa hulumtues mendojnë se video-lojërat
ndikojnë në rritjen e inteligjencës dhe përmirësimin e notave të fëmijëve. Ndërsa të tjerë thonë se ato kanë
një sërë pasojash negative,si një qëndrim të keq të trupit, probleme në komunikim në mjedisin e tyre,izolim
social, obeziteti, ekspozimi ndaj dhunës, etj. Kjo problematikë nuk është lokale por ka një përhapje
ndërkombëtare.
Përdorimi i tepruar i teknologjisë dhe ndikimi negativ në shëndetin e nxënësve
• Kompjuterët me siguri mund tju ofrojë fëmijëve mundësi te reja të edukimit , kreativitetit dhe zbavitjes.
Fëmijët janë mësuar ta përdorin kompjuterin në mosha fare të hershme dhe ata janë duke konsumuar
gjithnjë e më shumë kohë para ekranit të tij duke parë filma, duke bërë lojra apo duke parë emisione
informative.
Por koha që femijët harxhojnë para kompjuterit i largon ata nga ndërveprimet dhe komunikimet me
bashkëmoshtarët e tyre , nga aktivitetet sportive , nga eksplorimi i natyrës , nga aktivitetet artistike si
muzika , vizatimi , baleti , këndimi e shumë e shumë të tjera. Ja disa rreziqe shëndetësore që janë
identifikuar gjatë përdorimit për një kohë të gjatë të kompjuterit nga ana e femijeve.
Dëmtimet: Kur fëmijët përdorin kompjuterin për orë të tera ai krijon një tendosje të muskujve , tendinave dhe
nervave te qafës , krahëve dhe të duarve dhe i vë këto pjesë të trupit nën një kërcënim që quhet “ sindromi i
lëvizjeve të përsëritura. Ky sindrom ndodh edhe tek të rriturit në rastet kur ata i nënshtrohen një pune te
gjatë dhe të lodhshme në kompjuter. Kjo mund të jetë e dhimbshme dhe është veçanërisht e rrezikshme kur
trupat e tyre (fëmijeve) që janë akoma në rritje.
Problemet me shikimin: Fëmijët mund të rrezikohen nga strabizmi kur ata qëndrojnë për ore të tëra pa shkëputje
para ekranit të kompjuterit. Sidomos tek grupmoshta deri në 10 vjec nuk këshillohet absolutisht qëndrimi
para ekraneve të kompjuterave apo edhe televizorëve më shumë se 1 orë në ditë .Kur sistemi i tyre pamor
është në zhvillim ai ka nevojë për stimulim nga bota reale , përvojat vizuale dhe një mundësi për të parë
objektet që janë afër dhe larg, të sheshtë dhe 3- dimensionale, të palëvizshme dhe te levizshme dhe me plot
ngjyra të ndryshme, etj.
Referenc
• https://edukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/98051-Punim%20Diplome%20%20Vjosa%20Byci.pdf

More Related Content

What's hot

Tik power point te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
Tik  power point  te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...Tik  power point  te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
Tik power point te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
FlorijePergjegjajRre
 
Perrallat
PerrallatPerrallat
Perrallat
Aldrin Pashku
 
Ndotja e mjedisit nga zhurma
Ndotja e mjedisit nga zhurmaNdotja e mjedisit nga zhurma
Ndotja e mjedisit nga zhurma
Atien Mati
 
Projekt ne TIK
Projekt ne TIKProjekt ne TIK
Projekt ne TIKAnisa 19
 
Kujdesi ndaj zhurmave
Kujdesi ndaj zhurmaveKujdesi ndaj zhurmave
Kujdesi ndaj zhurmave
BlerinaMuobega
 
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
EdaKotarja
 
Natyra shqiptare
Natyra shqiptareNatyra shqiptare
Natyra shqiptare
Megi Braka
 
Menaxhimi i Klases
Menaxhimi i KlasesMenaxhimi i Klases
Menaxhimi i KlasesAnida Ago
 
Ndotja akustike
Ndotja akustikeNdotja akustike
Ndotja akustikeNatty S
 
Qasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atë
Qasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atëQasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atë
Qasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atë
SarandShijaku
 
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreArti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreAlush Kryeziu
 
Balada e murimit
Balada e murimit Balada e murimit
Balada e murimit sara7991
 
Teoremat e rrethit
Teoremat e rrethitTeoremat e rrethit
Teoremat e rrethit
Teutë Domi
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeut
enis vladi
 
Matematika dhe Mjekesia
Matematika dhe MjekesiaMatematika dhe Mjekesia
Matematika dhe Mjekesia
Mehmet Emiri
 
Duhani, rreziqet
Duhani, rreziqetDuhani, rreziqet
Duhani, rreziqet
istref bytyqi
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshme
An An
 
Energjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëEnergjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e Energjisë
Klajdi Proko
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
Genti Mustafaj
 

What's hot (20)

Tik power point te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
Tik  power point  te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...Tik  power point  te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
Tik power point te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
 
Perrallat
PerrallatPerrallat
Perrallat
 
Ndotja e mjedisit nga zhurma
Ndotja e mjedisit nga zhurmaNdotja e mjedisit nga zhurma
Ndotja e mjedisit nga zhurma
 
Projekt ne TIK
Projekt ne TIKProjekt ne TIK
Projekt ne TIK
 
Kujdesi ndaj zhurmave
Kujdesi ndaj zhurmaveKujdesi ndaj zhurmave
Kujdesi ndaj zhurmave
 
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
 
Natyra shqiptare
Natyra shqiptareNatyra shqiptare
Natyra shqiptare
 
Menaxhimi i Klases
Menaxhimi i KlasesMenaxhimi i Klases
Menaxhimi i Klases
 
Ndotja akustike
Ndotja akustikeNdotja akustike
Ndotja akustike
 
Qasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atë
Qasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atëQasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atë
Qasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atë
 
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreArti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
 
Balada e murimit
Balada e murimit Balada e murimit
Balada e murimit
 
Teoremat e rrethit
Teoremat e rrethitTeoremat e rrethit
Teoremat e rrethit
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeut
 
Matematika dhe Mjekesia
Matematika dhe MjekesiaMatematika dhe Mjekesia
Matematika dhe Mjekesia
 
Duhani, rreziqet
Duhani, rreziqetDuhani, rreziqet
Duhani, rreziqet
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshme
 
Energjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëEnergjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e Energjisë
 
Napoleon Bonaparti
Napoleon BonapartiNapoleon Bonaparti
Napoleon Bonaparti
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
 

Similar to Përparsitë e krijuara në përdorimin e internetit në shkollat fillore

Aplikacionet online
Aplikacionet onlineAplikacionet online
Aplikacionet online
NotaKabashi
 
Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...
Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...
Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...
ArdisonaKrasniqi
 
prezentim ne lidhje me edukiin e femijeve
prezentim ne lidhje me edukiin  e femijeveprezentim ne lidhje me edukiin  e femijeve
prezentim ne lidhje me edukiin e femijeve
VullnetIbrahimi
 
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjikeMirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
aferditasopa
 
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjikeMirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
aferditasopa
 
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjikeMirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
kaltrinahoxha3
 
O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
Olsi Cufi
 
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbanePerdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Irena Gjoni
 
Udhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeUdhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqe
Alush Kryeziu
 
Punim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
Punim Seminari Ne Lenden e TeknologjisPunim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
Punim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
Mbaresa Demaj
 
Udhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeUdhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeAlush Kryeziu
 
Agovi, suada teknologji
Agovi, suada teknologjiAgovi, suada teknologji
Agovi, suada teknologjifrengjisht
 
Tik 3
Tik 3Tik 3
Teknologjia ne shkollat 9 vjecare
Teknologjia ne shkollat 9 vjecareTeknologjia ne shkollat 9 vjecare
Teknologjia ne shkollat 9 vjecarekotrri
 
Studim Mbi Efektin E Teknologjive Të Reja Ne
Studim Mbi Efektin E Teknologjive Të Reja NeStudim Mbi Efektin E Teknologjive Të Reja Ne
Studim Mbi Efektin E Teknologjive Të Reja Ne
frengjisht
 
Gurjete ukaj teknologji prezantim
Gurjete ukaj teknologji prezantimGurjete ukaj teknologji prezantim
Gurjete ukaj teknologji prezantim
GurjetUkaj
 
Siguria e femijeve ne internet
Siguria e femijeve ne internetSiguria e femijeve ne internet
Siguria e femijeve ne internet
AgnesaGashi5
 
Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne
Studim mbi efektin e teknologjive të reja neStudim mbi efektin e teknologjive të reja ne
Studim mbi efektin e teknologjive të reja neartrida
 
Metodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimore
Metodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimoreMetodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimore
Metodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimore
BajramaCekan
 
1. E-learning-hyrje.pptx
1. E-learning-hyrje.pptx1. E-learning-hyrje.pptx
1. E-learning-hyrje.pptx
FlorindaImeri1
 

Similar to Përparsitë e krijuara në përdorimin e internetit në shkollat fillore (20)

Aplikacionet online
Aplikacionet onlineAplikacionet online
Aplikacionet online
 
Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...
Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...
Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...
 
prezentim ne lidhje me edukiin e femijeve
prezentim ne lidhje me edukiin  e femijeveprezentim ne lidhje me edukiin  e femijeve
prezentim ne lidhje me edukiin e femijeve
 
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjikeMirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
 
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjikeMirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
 
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjikeMirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
 
O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
 
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbanePerdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
 
Udhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeUdhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqe
 
Punim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
Punim Seminari Ne Lenden e TeknologjisPunim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
Punim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
 
Udhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeUdhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqe
 
Agovi, suada teknologji
Agovi, suada teknologjiAgovi, suada teknologji
Agovi, suada teknologji
 
Tik 3
Tik 3Tik 3
Tik 3
 
Teknologjia ne shkollat 9 vjecare
Teknologjia ne shkollat 9 vjecareTeknologjia ne shkollat 9 vjecare
Teknologjia ne shkollat 9 vjecare
 
Studim Mbi Efektin E Teknologjive Të Reja Ne
Studim Mbi Efektin E Teknologjive Të Reja NeStudim Mbi Efektin E Teknologjive Të Reja Ne
Studim Mbi Efektin E Teknologjive Të Reja Ne
 
Gurjete ukaj teknologji prezantim
Gurjete ukaj teknologji prezantimGurjete ukaj teknologji prezantim
Gurjete ukaj teknologji prezantim
 
Siguria e femijeve ne internet
Siguria e femijeve ne internetSiguria e femijeve ne internet
Siguria e femijeve ne internet
 
Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne
Studim mbi efektin e teknologjive të reja neStudim mbi efektin e teknologjive të reja ne
Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne
 
Metodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimore
Metodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimoreMetodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimore
Metodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimore
 
1. E-learning-hyrje.pptx
1. E-learning-hyrje.pptx1. E-learning-hyrje.pptx
1. E-learning-hyrje.pptx
 

Përparsitë e krijuara në përdorimin e internetit në shkollat fillore

  • 1. Universiteti “Ukshin HOTI” Prizren Fakulteti Edukim Programi: Parashkollor Punim seminarik Lënda: Tik në edukimin parashkollor Tema: “Përparsitë e krijuara në përdorimin e internetit në shkollat fillore” Prof: Mergim Hoti Stud: Bleona Bytyqi Prizren 2021
  • 2. Hyrje • Rritja dhe zhvillimi i teknologjisë, çdo ditë e më shumë po bën që teknologjia të jetë pjesë e shumë sferave të jetës. Nuk bëjnë përjashtim edhe proceset e mësimdhënies e mësimnxënies, ku edhe tek këto dy procese teknologjia është duke u kthyer në domosdoshmëri. Kompjuterët, interneti e paisjet e tjera teknologjike janë bërë ndihmesë e madhe për zhvillimin e procesit mësimor. Përmes tyre është i mundur e më i qartë konkretizimi, demonstrimi e vizualizimi i shumë njësive mësimore. Mësimdhënësit në të njejtën kohë mund të përdorin teknologjinë edhe për arsye komunikimi më të lehtë e më të shpejtë, si dhe të kursejnë kohë në përgjithësi duke përdorur teknologjinë për qëllime të ndryshme gjatë spjegimit të njësisë mësimore. Nxënësit nga ana tjetër mund të përdorin paisjet teknologjike, për qëllime si zgjerimi i njohurive të njësive mësimore të folura në klasë, duke lexuar informacione shtesë gjatë kërkimeve në internet, poashtu me anë të vetëm një klikimi ata mund të shohin vende, gjallesa e sende tjera nëse nuk janë në dispozicion për tu parë në vendin ku jetojnë. Nevoja dhe arsyeja e aplikimit të teknologjisë në arsim niset nga fakti i përgatitjes së të rinjve për tu bërë liderë dhe të suksesshëm në këtë shoqëri të udhëhequr nga informacionet. Mirëpo përdorimi masiv e nganjëherë i tepruar i teknologjisë nga fëmijët po dërgon edhe në rezultate tjera jo fort të mira.Fëmijët janë ajo pjesë sociale që është më shumë e lidhur me mjetet elektronike dhe që në të njëjtën kohë është duke përfituar dhe duke pësuar prej kësaj epidemie masive elektronike. Padyshim kur flasim për pasojat nuk duhet t’i ndajmë nga përfitimet. Përfitimet e fëmijëve nga kjo lidhje deri në varësi nga mjetet dhe lojrat elektronike janë të dyanshme. Nga njëra anë kemi një proces të përshpejtuar të zgjerimit të njohurive dhe akselerimit të dijeve nga fëmijët. Por nga ana tjetër duket se po shfaqen deformime fizike dhe sociale të cilat po dëmtojnë rrjedhjen e natyrshme të lojes reale gjat fëmijërisë.
  • 3. Qëllimi i punimit Qëllimi i këtij punimi është të bëjë prezantimin e rëndësis së internetit në shkollat fillore poashtu edhe ndikimet negative ndaj tij. Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie dhe në shkolla, ka hyrë në funksion relativisht vonë, mirëpo ndikimi dhe përdorimi i teknologjisë në fushën e mësimdhënies është në rritje çdo ditë e më shumë. Teknologjia është faktor tashmë me rëndësi në zhvillimin e procesit mësimoroproduktiv. Konkretizimi në mësim është bërë më i lehtë falë përdorimit të teknologjisë, gjithashtu është rritur efikasiteti i bartjes së informacionit. Shpërndarja e shpejtë dhe komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Efektet e përdorimit të teknologjisë padyshim janë të mëdha dhe produktive, mirëpo keqmenagjimi i përdorimit,dhe direkt keqpërdorimi i teknologjisëështë një fenomen i cili po dërgon në rezultate jo të mira. Kohëzgjatja e duhur e përdorimit, përdorimi mbi baza etike, si dhe përdorimi i duhur i paisjeve teknologjike gjatë procesit mësimor ndihmojnë për një mësimnxënie efektive.
  • 4. KAPITULLI I 1. Rëndësia e përdorimit të teknologjisë në shkolla • Përdorimi i teknologjisë në shkollat tona ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme këto vitet e fundit. Kështu, për të pajisur nxënësit me aftësitë e nevojshme teknologjike, duhet të përdorim metoda të reja të të mësuarit në krahasim me metodat e përdorura në të mësuarit tradicional. Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim teknologjinë në klasa si një mjet që zhvillon dhe nxit më tej procesin e të mësuarit. Nxënësit, nga përdorimi i këtyre mjeteve të reja teknologjike kanë përfituar aftësi kompjuterike, aftësi të cilat do të mund t`i përdorin në të ardhmen në vendet e tyre të punës. Shkollat në sistemin arsimor shqiptar kanë krijuar një infrastrukturë teknologjike, e cila optimizon integrimin e teknologjisë në procesin edukativ. Përdorimi me efikasitet i teknologjive të reja që mbështet procesin e të menduarit te nxënësit, rrit aftësinë e nxënësit për t`u përqendruar në mësim, përmirëson të kuptuarit dhe transferon përmbajtjen në një memorje afatgjatë. Duke u mbështetur në këtë arsyetim, është synuar t`i kthejmë klasat tradicionale në klasa të konceptuara mbi bazën e teknologjisë. Ky proces kërkon që mësuesit të pajisen me aftësitë e duhura teknologjike dhe të mësojnë të përdorin mjetet e reja teknologjike që mbështesin procesin e mësimdhënies te nxënësit dhe progresin e tyre.
  • 5. Disa nga mjetet tekologjike që mund dhe duhet të përdoren në shkolla janë: • Kompjuteri: Shihet si një nga teknologjitë më të nevojshme në fushën e mësimdhënies, deri para pak kohësh ai konsiderohej si një risi, tashmë ai është i domosdoshëm për shkak të orientimeve teknologjike që kanë përfshirë mësimdhënien. •USB: Është njëra nga teknologjitë më të përparuara përsa i përket ruajtjes dhe transmetimit të informacioneve të ndryshme, ato ekzistojnë në madhësi të ndryshme dhe janë pjesë e pandashme tashmë e realitetit arsimor. • CD/DVD: Janë mënyrat e vjetra të transmetimit dhe të ruajtjes së materialeve. Por që janë mjaft frytdhënëse në rastet e prezantimeve të ndryshme. • Aparatet fotografike digjitale shumëfunksionale: Këto paisje kanë mjaft rëndësi në fushën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja, pasi me anën e tyre realizohet regjistrimi dhe prezantimi i aftësive të çdonjërit nga nxënësit përsa i përket aftësimit gjuhësor. • Interneti: Është teknologjia e cila ka revolucionalizuar mësimdhënien në çdo skaj të botës. Me anën e tij, tashmë mësuesi nuk është e vetmja pikë e referimit, por është koodinatori i hyrjeve të reja në kulturën arsimore të nxënësit. • Tabela Interaktive: Është një teknologji mjaft e përparuar e cila ende nuk është futur në masë në sistemin arsimor shqiptar, por ama për shkak të thjeshtësive, risive dhe avantazheve që ajo paraqet, është mjaft e dëshiruar në dobi të punës së tij (saj) nga çdo mësimdhënës. • Video Projektori: Është një teknologji e cila gjendet mjaft në sistemin arsimor shqiptar. Me anën e tij realizohet prezantimi i punimeve të ndryshme në fushën didaktike dhe shkencore. Në të vërtetë ai është paraardhës i tabelës interaktive, por ama për vetë kushtet e sistemit tonë arsimor ai ngelet si teknologjia më e përparuar e cila përdoret në mësimdhënie.
  • 6. 1.1 Përdorimi i kompjuterit • Një program mësimor kompjuterik i hartuar mirë është tërheqës dhe ndërveprues dhe ka dy cilësi të rëndësishme për nxënësit që kanë probleme me përqëndrimin e vëmendjes ose kanë një histori mbetjesh në klasë që ua kanë shkatërruar motivimin. Për shembull, një program matematikor ose drejtshkrimor mund të përdorë imazhe (figura), tinguj dhe tipare të natyrës së lojës, për ta mbajtur të përqendruar vëmendjen e një nxënësi që ka mungesë të vëmendjes. Programet digjitale ndërvepruese të medias i mësojnë nxënësit që nuk dëgjojnë si të përdorin gjuhën e shenjave. Shumë programe nuk përdorin tinguj, kështuqë nxënësit me dëmtime në dëgjim mund të përfitojnë plotësisht nga mësimet pamore. Nxënësit që kanë vështirësi në lexim, mund të përdorin programe që “shqiptojnë” fjalë të panjohura për ta, nëse i klikojnë. Me këtë mundësi për ndihmë të ҫastit, nxënësit kanë më shumë shanse të bëjnë praktikë në lexim, e cila u nevojitet për të parandaluar mbetjen pas e mëpas. Pajisje të tjera janë edhe ato që faqet e printuara dhe tekstet e shtypura i kthejnë në fjalë të shqiptuara me zë për nxënësit e verbër ose për nxënës të tjerë që mësojnë më mirë duke e dëgjuar informacionin. Për një nxënës me paaftësi në të mësuar, shkrimi i të cilit nuk mund të lexohet, kompjuterët ofrojnë një bukurshkrim të përkryer, kështu që ky nxënës, më në fund, mund t’I hedhë ne letër (në të vërtetë në ekran) idetë e tij. Sapo idetë të jenë regjistruar në kompjuter, nxënësi mund ta riorganizojë dhe ta përmirësojë përmbajtjen e shkrimit të tij ose të saj, pa u torturuar ta rishkruaj me dorë.
  • 7. 1.2 Përdorimi i internetit • Përdorimi në internet, është një nga mënyrat më të shpejta për të ardhur deri tek informacioni. Një nga vlerat më positive të internetit është mundësia interaktive, direkte që i ofrohet ҫdo përdoruesi për të shprehur mendimin e tij në lidhje me tema të caktuara, pra mundësia për të qenë një komunikues. Duke qenë kështu interneti është mediumi më interaktiv sot. Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mësimdhënësve për përdorimin e kompjuterit në procesin e mësimdhënies dhe të nxënies janë përfshirë shumë organizata. Me sigurimin e kompjuterëve si dhe me përgatitjen e mësimdhënësve për përdorimin e kompjuterëve në shkolla, është bërë e mundshme edhe qasja në internet. Interneti i plotëson burimet dhe materialet që janë në duart të mësimdhënësvedhe tënxënësve dhe e zvogëlon varësinë nga koha dhe hapësira, që në fakt janë faktorë kufizues në shkolla. Interneti është mjet që mund të përdoret pothuajse me secilën teori arsimore dhe në secilën lëndë mësimore.Nxënësit duhet të mësohen me rregullat e sjelljes gjatë përdorimit të internetit, me çka atyre do t’u mundësohet të marrin përvojë më të mirë arsimore dhe të kenë njohuri të shumta përmes këtij burimi modern të informacioneve. Kërkimi i informacioneve në internet, bëhet me një procedure të lehtë, duke kërkuar në ueb-faqe , apo thjesht duke shkruar informatën e duhur në faqen kryesore kërkuese në internet (psh në Internet Explorer, Google, Moxilla, Yahoo, etj. Është e domosdoshme që para se nxënësi të ketë çasje në këto kabinete, apo në këta kompjuter, të udhëzohen në klasë për përdorim e tyre, si dhe të këshillohen që të ruajnë inventarin dhe pajisjet tjera ndihmëse. Arsimtari i lëndës është i obliguar që ti sistemojë si duhet nxënësit nëpër kompjuterë për një përdorim sa më efektiv të tyre. Diku deri në 35.5% të mësimdhënësve kanë deklaruar se ata i udhëzojnë nxënësit, duke i orientuar në adresa të ndryshme për të hulumtuar për tema mësimore. Këto tema pastaj në klasë do të diskutohen dhe do të plotësohen edhe nga nxënësit e tjerë. Një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve thonë se ata i udhëzojnë nxënësit se si të përdorin internetin për detyra shtëpie dhe mënyrën se si duhet hulumtuar në shtëpi. Mënyra të tjera të zhvillimit të mësimit janë: prezantimi i temave të caktuara me foto, harta, skica, tabela, në PowerPoint, zhvillimi i mësimit përmes CD–ve etj. Tabela në vazhdim paraqet përgjigjet e mësimdhënësve shprehur në përqindje.
  • 8. KAPITULLI II Ndikimi pozitiv i teknologjisë në mësimnxënie • Sot, teknologjia informative ka një ndikim të shumanshëm në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund të ndryshojë krejtësisht procesin mësimor, përkatësisht mund t’i ndryshojë raportet e faktorëve që e determinojnë procesin e arsimit e këta janë: nxënësi, lënda mësimore, metodologjia e mësimdhënies, mësimdhënësi dhe prindërit. E dimë se qysh në antikitetin grek, pedagogët e parë janë munduar që ta konkretizojnë sa më shumë dhe ta bëjnë më të qartë atë që kanë dashur ta transmetojnë tek nxënësit e tyre. Nëse duam të shkojmë edhe më thellë në histori, atëherë përpjekjet e para për futjen e mjeteve ndihmëse në edukimin e brezave të rinj, i vërejmë qysh tek njerëzit e pare. Le të fillojmë me format e para: Në shpella të ndryshme, 30.000 vite para erës sonë, në vende të ndryshme të botës janë gjetur vizatime të ndryshme. Këto vizatime janë një mesazh që u është drejtuar kryesisht njerëzve të asaj kohe dhe sigurisht mjetet që janë përdorur për t’u dhënë formë këtyre vizatime janë eshtrat e kafshëve dhe guri. Më vonë, pas erës sonë, revolucion në teknologji paraqet zbulimi i letrës nga kinezët, pastaj shkrimi me dorë i librave apo i ashtuquajturi manuskripti etj. Në vitin 1450, teknologjia merr një hov edhe më të madh me zbulimin e shtypshkronjës nga Gutenbergu. Viti 1700, shënon përdorimin e dërrasës së zezë dhe shkumësit. Viti 1800-libri futet si element i tretë në mësimdhënie. Që nga viti 1940 e tutje, hyjmë në të ashtuquajturën epokë audiovizuale, me ç’rast vit pas viti në mësimdhënie futen: radio, televizioni, projektorët e ndryshëm, videot, informacioni zgjerohet, kemi zbulime të rëndësishme në shkencë, zhvillime në kulturë etj. Ndërkaq që nga 1990 e tutje, praktikisht hyjmë në epokën e kompjuterit, me ç’rast futet në masë përdorimi i tyre, pastaj tabelat smartbord, interneti, laptopët e ndryshëm, rritet interaktivieti elektronik etj. Por, si do të ndikojë teknologjia në të ardhmen në procesin mësimor? Ka shumë pikëpamje, por do të theksoja tri elemente që do të mund të ndikonin dukshëm në procesin mësimor. Këto janë:Teknologjia e bazuar në Cloud, biometrikë dhe hologrami.E para, teknologjia e bazuar në Cloud, mundëson ruajtjen e të dhënave, përpunimin e tyre dhe akses online të palëve të interesuara. Shfrytëzimi i kësaj teknologjie në shkollë, do ta shkarkonte nxënësin nga barra e madhe e librave, po ashtu do t’u jepte qasje prindërve.
  • 9. 2.1 Zhvillimi i aftësive të komunikimit përmes teknologjisë • Ne jetojmë në një botë ku brenda vitit bëhen ndryshime të mëdha në fushën e informacionit dhe komunikimit përmes teknologjisë. Është thelbësore që fëmijët që në moshë të hershme të mishërohen me teknologjinë moderne, dhe me mënyrën se si ajo po ndryshon stilin e jetesës dhe punës gjatë përditëshmërisë tonë. Nxënësit duhet të familjarizohen me kompjuterët, tastierat kompjuterike, procesimin e fjalëve, duke e përdorur internetin dhe email adresat. Ata duhet të mësojnë sitë përdorin kamerat digjitale, skanerët, paisjet regjistruese si dhe përdorimin e gjerë të kompjuterëve në përgjithësi.Fatmirësisht fëmijët sa më të ri në moshë që janë, aq më shpejtë janë në gjendje të mësojnë përdorimin e teknologjisë. Shumë fëmijë preferojnë përdorimin e kompjuterëve për shkak të mënyrës së shpejtë të komunikimit që u mundëson ai. Kështu fëmijët fitojnë aftësi si: Përdorimi i teknologjisë informative për marrje të informacionit, për përmbledhjen, organizimin dhe prezentimin e informacionit para të tjerëve. Të prezentojnë punën e tyre vizualisht, përmes grafikoneve.
  • 10. • 2.2 Përdorimi i teknologjisë për nxënësit me nevoja të veçanta Ligji mbi përmirësimin e arsimit të individëve me paaftësi (IDEA – Individuals with Disabilities Education Improvement Act) kërkon që për të gjithë nxënësit në nevojë për shërbime arsimore të posaçme, të shihet mundësia e përdorimit të teknologjisë ndihmëse. Teknologji ndihmëse është çdo product, pajisje ose sistem që përdoret për të ruajtur, rritur ose përmirësuar aftësitë funksionale të individëve me nevoja të veçanta. Për nxënësit që kanë nevojë për tempo më të ngadaltë dhe përsëritje të shumta për të mësuar një concept të ri, kompjuterët janë mësuesit private më të mire e më të duruar, sepse përsërisin hapat dhe mësimet sa here që është e nevojshme. • 2.3 Përdorimi i teknologjisë për nxënësit me dhunti Për nxënësit me dhunti, kompjuterët mundësojnë lidhje me bazat e të dhënave dhe me kompjuteret ne universitete, muze e laboratore kerkimore. Rjetet e kompjutereve u krijojne nxenesve mundesi te punojne me projekte dhe te ndajne informacione me te tjeteret ne mbare vendin. Eshte gjithashtu e mundur qe nxenesit me dhunti tem und te ngarkohen te hartojne programe per nxenesit e tjere e mesimdhenesit. Shume drejtore shkollash ne te gjithe vendin mbeshteten te nxenesit, te cilet kontribuojne qe teknologjia kompjuterike ne shkolla te jete funksionale.
  • 11. KAPITULLI III Ndikimi negativ i teknologjisë në mësimnxënie • Përdorimi i teknologjisë e internetit është nevojë e njëherit edhe lehtësim i kryerjes së punëve të shumta duke kursyer kohë. Mirëpo keqpërdorimi dhe përdorimi për kohë të gjata i tij po dërgon në rezultate jo të mira. • “Bota e trishtuar dhe e vetmuar zbulohet në hapsirën kibernetike” • “Izolimi rritet me rritjen e përdorimit të internetit” “Fëmijës duhet dhënë atë që i duhet, jo atë që e kërkon”, kjo është një shprehje e Sami Frashërit e cila zë shumë vend në realitetin e sotëm ku fëmijët po bëhen gjithmonë e më shumë pjesë e ambientit virtual. Mënyra e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjeçarin e fundit. Është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, duke bërë që aktiviteti fizikë dhe mendorë i fëmijëve të jetë pothuajse i vdekur. Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që fëmijët të rriten në një ambient virtual duke marrë për bazë edukative të gjitha informacionet e pakontrolluara që i ofron teknologjia. Deri në moshën 18 vjeç të rinjtë janë të dhënë pas atij që quhet konsum mediatik, duke qenë më tepër të ekspozuar ndaj televizorit dhe internetit. Por ajo që është kthyer në një fenomen dhe shqetësim për prindërit dhe specialistët janë video lojërat ose siç quhen ndryshe lojërat kompjuterike. Për këtë çështje ka disa qëndrime. Disa hulumtues mendojnë se video-lojërat ndikojnë në rritjen e inteligjencës dhe përmirësimin e notave të fëmijëve. Ndërsa të tjerë thonë se ato kanë një sërë pasojash negative,si një qëndrim të keq të trupit, probleme në komunikim në mjedisin e tyre,izolim social, obeziteti, ekspozimi ndaj dhunës, etj. Kjo problematikë nuk është lokale por ka një përhapje ndërkombëtare.
  • 12. Përdorimi i tepruar i teknologjisë dhe ndikimi negativ në shëndetin e nxënësve • Kompjuterët me siguri mund tju ofrojë fëmijëve mundësi te reja të edukimit , kreativitetit dhe zbavitjes. Fëmijët janë mësuar ta përdorin kompjuterin në mosha fare të hershme dhe ata janë duke konsumuar gjithnjë e më shumë kohë para ekranit të tij duke parë filma, duke bërë lojra apo duke parë emisione informative. Por koha që femijët harxhojnë para kompjuterit i largon ata nga ndërveprimet dhe komunikimet me bashkëmoshtarët e tyre , nga aktivitetet sportive , nga eksplorimi i natyrës , nga aktivitetet artistike si muzika , vizatimi , baleti , këndimi e shumë e shumë të tjera. Ja disa rreziqe shëndetësore që janë identifikuar gjatë përdorimit për një kohë të gjatë të kompjuterit nga ana e femijeve. Dëmtimet: Kur fëmijët përdorin kompjuterin për orë të tera ai krijon një tendosje të muskujve , tendinave dhe nervave te qafës , krahëve dhe të duarve dhe i vë këto pjesë të trupit nën një kërcënim që quhet “ sindromi i lëvizjeve të përsëritura. Ky sindrom ndodh edhe tek të rriturit në rastet kur ata i nënshtrohen një pune te gjatë dhe të lodhshme në kompjuter. Kjo mund të jetë e dhimbshme dhe është veçanërisht e rrezikshme kur trupat e tyre (fëmijeve) që janë akoma në rritje. Problemet me shikimin: Fëmijët mund të rrezikohen nga strabizmi kur ata qëndrojnë për ore të tëra pa shkëputje para ekranit të kompjuterit. Sidomos tek grupmoshta deri në 10 vjec nuk këshillohet absolutisht qëndrimi para ekraneve të kompjuterave apo edhe televizorëve më shumë se 1 orë në ditë .Kur sistemi i tyre pamor është në zhvillim ai ka nevojë për stimulim nga bota reale , përvojat vizuale dhe një mundësi për të parë objektet që janë afër dhe larg, të sheshtë dhe 3- dimensionale, të palëvizshme dhe te levizshme dhe me plot ngjyra të ndryshme, etj.