1
Universiteti “Ukshin HOTI”Prizren
Fakulteti Edukim
Programi: Fillor
Punim seminari
Lënda: TIK në edukim parafillor
Tema: Memoria RAM-ROM
Samedin Krrabaj/ Mërgim Hoti Sabrie Haxhijaha &Gerta Limani
Prizren, 2021
2.
2
PËRMBAJTJA
1. Hyrje.............................................................................................. Error!Bookmark not defined.
1.1 Qëllimi i punimit ........................................................................................................................ 3
1.2 Rëndësia dhe arsyeshmëria e punimit ........................................................................................... 3
2. Memoria ....................................................................................................................................3
3. Memoria RAM........................................................................................................................... 4
3.1 Memoria SRAM......................................................................................................................... 4
3.2 Memoria DRAM......................................................................................................................... 5
4. Memoria ROM........................................................................................................................... 7
5. Tabela........................................................................................................................................8
5.1 Dallimi mes memories RAM-ROM.............................................................................................. 8
6. Konkluzion dhe rekomandime .....................................................................................................9
6.1 Konkluzione ............................................................................................................................... 9
6.2 Rekomandime ............................................................................................................................ 9
6.3 Kontributi i punimit .................................................................................................................... 9
References....................................................................................................................................... 10
3.
3
1. Hyrje
Memoriaështë çdo paisje fizike që ka aftësin për ti ruajtur informacionet, si RAM (memorje
me qasje të rastit, ose përgjithmonë) dhe si ROM (memorje vetëm për lexim).
Memoria RAM dhe ROM shërben për ruajtjen e të dhënave dhe informacioneve në
mënyra të ndryshme sepse dallojn nga njëra-tjetra.
1.1 Qëllimi i punimit
Ky punim ka për qëllim përshkrimin e memories në përgjithësi duke prekur disa detaje po
ashtu me një shembull të thjeshtë jemi munduar që me konkretisht ta sqarojmë se çfarë
funksionike kanë këto memorie.Gjatë këtij punimi do të tregojmë se çka janë
këto memorie, çfarë roli kanë,si ndahen dhe për çka shërbejnë.
1.2 Rëndësia dhe arsyeshmëria e punimit
Rëndësia dhe arsyeshmëria e punimit qëndron në atë se sa i përket kompjuterit memoria
(kujtesa) RAM dhe ROM ka një rol të rëndësishëm , dhe ne patëm dëshirë që përmes këtij
punimi të ju prezantojmë se çfarë funksione kryejnë këto memorie.
2. Memoria
Memoria është aftësia e komjuterit për të koduar ,për të ruajtur dhe për të rikthyer informacionin e
kërkuar në një momënt të caktuar. Memoria e kompjuterit përbëhet prej dy moduleve të ndryshme
memorike të cilat sipas punës që bëjnë quhen :
Memoria RAM;
Memoria ROM .
RAM është memoria kryesore e komjuterit .
4.
4
3. MemoriaRAM
MemoriaRAM është kujtesë e përkohshme dhe e paqëndrueshme, dmth.ajo ka nevojë për një
furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike në mënyrë që të ruaj të dhënat .
Figura 3.1 Figura 3.2.
Burimi- https://ëëë.google.com/search?q=kujtesa+ram
RAM memoria matet në megabyte ose gigabyte .Shumica e kompjuterave kanë kujtesë RAM që
varion nga 1GB deri ne 8GB.
Memoria RAM funksionon si matricë elektronike, çdo qelizë e të cilës ruan vetëm një bit
informacion.Ekzistojnë dy kategori kryesore të kujtesës RAM, që dallohen kryesisht nga
mënyra e ndërtimit të tyre, ato janë:
SRAM (Static RAM)-Kujtesa statike;
DRAM (Dynamic RAM)-Kujtesa dinamike.
3.1. SRAM-Kujtesë hyrëse ndenjëse e rastësishme
SRAM është një lloj kujtesë gjysmëpërcjellëse e përbërë nga një qark rrethor i formuar nga
dy porta logjike, që lidhen në dy skaje me linjat e të dhënave nëpërmjet dy tranzistorëve.
5.
5
Në këtë mënyrëmund të mbajnë informacionet për një kohë të pakufizuar, (përsa kohë ushqehen
me energji elektrike) janë shumë të shpejta, dhe konsumojnë më shumë energji se kujtesat
DRAM.
Përdoren zakonisht për kujtesat e procesorëve kompjuterikë (CPU cache), ku shpejtësi të larta dhe
konsume të zvogëluara janë karakteristika thelbësore.
Familja e kujtesave SRAM mund të ndahet në:
async SRAM (SRAM josinkron): punon në mënyrë jonjëkohëshe me sinjalin
taktor të procesorit, çka sjell gjendjet e pritjes së procesorit për hyrje, përdoret si kashe e
nivelit të dytë;
sync SRAM (SRAM njëkohor): punon në njëkohësi me taktin e procesorit, pra kanë
kohëpritje të zvogëluara (apo të pezulluara);
pipeline Burst SRAM (linjagypore plasëse SRAM): është përmirësuar për përçimin e
paketave të të dhënave.
3.2. DRAM-Kujtesë hyrëse e fuqishme rastësore
DRAM është një lloj kujtesë kompjuterike RAM që ruan çdo bit të dhënash në
një kondensator të veçuar me një qark të brendësuar. Ngaqë kondensatorëve u mungon
ngarkesa elektrike, informacioni humbet, vetëm nëse ngarkesa e kondensatorëve rifreskohet
herë-pas-here informacioni mund të ruhet. Për shkak të këtij rifreskimi, kjo lloj kujtese
quhet e fuqishme apo dinamike, e kundërt me kujtesën SRAM dhe kujtesa të tjera ndenjëse.
Prandaj kujtesa DRAM ka përparësi ndaj asaj SRAM, për shkak të thjeshtësisë së saj
ndërtimore: vetëm një tranzistor dhe një kondensator nevojiten për bitin, në krahasim me
gjashtë tranzistorët që përdor kujtesa SRAM. Kjo e lejon kujtesën DRAM të arrijë një dendësi
mbajtëse shumë të lartë. Ashtu si kujtesa SRAM, edhe ajo DRAM bën pjesë në pajisjet
e kujtesave avulluese, sepse ato i humbasin të dhënat kur ushqimi elektrik ndërpritet.
6.
6
Llojet ememorieve RAM:
1. DRAM : Rifreskon karikimin e kondensatorëve çdo 1/1000 e sekondit.
2. EDO RAM : Është më e shpejtë se DRAM. Karakteristika e saj kryesore është aftësia për të
dërguar të dhëna edhe duke marrë instruksione për të dhënat që do të aksesohen nga programi
në një moment të dytë.
3. VRAM : Është një kujtesë RAM e përshtatur për kartat grafike. Ka dy porta në mënyrë të tillë
që të dhënat video mund të shkruhen ndërsa të dhënat po lexohen nga karta grafike për tu
shfaqur në ekran.
4. SRAM : Ndryshe nga DRAM, nuk ka nevojë të rifreskojë kondensatorët me ngarkesë
elektrike. Është më e shpejtë se DRAM, por edhe më e kushtueshme.
5. SDRAM : Është kujtesë e projektuar për të ndjekur shpejtësinë e linjës së procesorëve të
shpejtë. Është e përbërë nga dy banka për ruajtjen e të dhënave. Kjo lejon që edhe kur jemi
duke lexuar të dhëna të memorizuara në një bankë, mund të lexojmë dhe te tjetra njëkohësisht.
6. SIMM : Qarqe kujtesash të montuara në një kartë të vogël. Është një nga kujtesat e para që ka
qenë e përhapur te PC-të.
7. DIMM : Njësoj si SIMM, ndryshon vetëm qarku i kujtesës dhe numri i lidhjeve me pllakën
amë.
8. ECC : RAM që përdor bit shtesë për të gjetur gabimet e mundshme gjatë transmetimit të të
dhënave.
Figura3.1. Burimi-https://ëëë.google.com/search?q=kujtesa+rom
7.
7
4. MemoriaROM
KujtesaROM është mjeti i ruajtjes së programeve ose të dhënave që lejojnë funksionimin e
duhur të kompjuterëve ose pajisjeve elektronike përmes leximit të informacionit pa u
shkatërruar ose riprogramuar. Kuptimi ROM eshte "Memorie vetem per lexim".
Figura 4.1. Figura 4.2.
Burimi- https://ëëë.google.com/search?q=kujtesa+ram
Kujtesa ROM njihet si memorje jo e paqëndrueshme pasi informacioni që përmbahet në të nuk
fshihet kur pajisja elektronike është e fikur.
Kujtesa ROM është instaluar në pllakën amë, ku ndodhet informacioni bazë i kompjuterit, i
quajtur "BIOS".
Kujtesa më e vjetër ROM është MROM, ajo ruan të dhëna të pashkatërrueshme dhe për të
azhurnuar softuerin ose të dhënat është e nevojshme të zëvendësohet çipi, i cili nuk mund të bëhet
nga askush, por nga një ekspert ose i njëjti prodhues, me përparimet teknologjike ruhen pak
programe në ROM pasi shumica e tyre janë në ROM më të ri. Kujtesa e lexueshme e
programueshme e lexueshme (EPROM) është memorje e riprogramueshme dhe e shlyeshme
përmes rrezeve të forta ultraviolet dhe memoria e lexueshme vetëm e programueshme e
shlyeshme elektrike (FLASH EEPROM) mund të riprogramohet, të fshihet dhe lejon të ndryshojë
përmbajtjen përmes sinjaleve elektrike.
8.
8
5.
Tabela 5.1.Dallimi mesmemories RAM-ROM
Llojet Avantazhet Disavantazhet
Kujtesa Ram E heshtur: funksionimi i RAM-it
është plotësisht i heshtur.
RAM përdor shumë më pak energji
sesa disqet.
E shpejte
1:Kompjuteri është më pak RAM,
sepse kostoja e tij për çdo bit është
shumë e lartë.
2:Volshtë paqëndrueshme, d.m.th. në
të cilën të dhënat nuk mund të ruhen
përgjithmonë.
3: është shumë e shtrenjtë.
4:Kjo është e ngadaltë (e ngadaltë)
nga cache e CPU.
Kujtesa Rom
ROM është jo i
paqëndrueshëm. ROM është më
i lirë se RAM. Eshte statik dhe
nuk ka nevojë për freskim.
Rom nuk mund te ndryshohet.
Rom nuk mund te rikrijohet.
Pasi te jete shkruar, ndryshimet jane te
pamundura nese eshte e pamundur,
Figura5.1.
9.
9
6. Konkluzioni dherekomandimet
6.1. Konkluzione
Në bazë të këtij punimi kemi ardhur në konkluzion që memoria RAM dhe ROM janë të
rëndësishëm për ruajtjen e të dhënave dhe informacioneve, për kompjuter.
6.2. Rekomandime
Rekomandimi është që të përdoren memoriet RAM dhe ROM për shkak se janë elemente
thelbësore të një sistemi informatik dhe pa këto kompjuteri nuk mund të kryej detyra të
thjeshta.
6.3. Kontributi i punimi
Nga ky punim mund të merren informata të shumta rreth këtyre dy memorieve, se si mund ti
përdorim dhe se për çfarë shërbejnë ato.