Information.. you can take it or leave it.. i don't care anymore since this project its over and i got my grade..your welcome... i hope it come somehow in handy for u..
Information.. you can take it or leave it.. i don't care anymore since this project its over and i got my grade..your welcome... i hope it come somehow in handy for u..
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri
Ligji është përkufizuar si një grup normash dhe kodesh që zbaton njeriun një jëtën e tij për të patur një jetesë sa më të begatë dhe të sigurt në ambientin ku ai jeton.
Shpesh here lind pyetja se përse i bindemi ne ligjit.
Çfarë pasojash ka mosbarazimi i ligjit në shoqërinë ku ne jetojmë .
Për bindshmërinë ndaj ligjit janë formuar dhe hedhur një sërë teorish dhe këndvështrimesh të ndryshme duke nisur që nga teoricient e vjeter grekë dhe romakë e deri në atë të ditëvë të sotme të cilët kanë dhënë mendimet dhe teoritë e tyre ne lidhje me këtë çështje.
Teoria e përgjithshme pozitiviste bashkë me ndarjet e saj me në krye pozitivismin ligjor e shpjegon ne një formë të qartë bindshmërinë ndaj ligjit. Pikërisht kjo teori së bashku me bindjet dhe këndvështrimet e saj do të analizohen në këtë ese .
#MesueseAurela
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri
Ligji është përkufizuar si një grup normash dhe kodesh që zbaton njeriun një jëtën e tij për të patur një jetesë sa më të begatë dhe të sigurt në ambientin ku ai jeton.
Shpesh here lind pyetja se përse i bindemi ne ligjit.
Çfarë pasojash ka mosbarazimi i ligjit në shoqërinë ku ne jetojmë .
Për bindshmërinë ndaj ligjit janë formuar dhe hedhur një sërë teorish dhe këndvështrimesh të ndryshme duke nisur që nga teoricient e vjeter grekë dhe romakë e deri në atë të ditëvë të sotme të cilët kanë dhënë mendimet dhe teoritë e tyre ne lidhje me këtë çështje.
Teoria e përgjithshme pozitiviste bashkë me ndarjet e saj me në krye pozitivismin ligjor e shpjegon ne një formë të qartë bindshmërinë ndaj ligjit. Pikërisht kjo teori së bashku me bindjet dhe këndvështrimet e saj do të analizohen në këtë ese .
#MesueseAurela
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITMarjan DODAJ
Për herë të parë botohen 11 vepra të panjohura më parë të albanologut At Giuseppe (Zef) Valentinit në lidhje me studime të historisë së Shqipërisë, ligjeve e zakoneve shqiptare, etj. Kolana me 20 vepra të At Giuseppe (Zef) Valentinit përmban vepra si:
• "Ligji i maleve shqiptare 1880-1932",
• "Kontribute në kronologjinë e historinë e Shqipërisë 1060-1560",
• "Fjalor bio-bibliografik iliro shqiptar",
• "Studime dhe tekste kritike dhe letrare",
• "Studime dhe tekste juridike",
• "Studime dhe tekste historike",
• "E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare", etj.
Detyrs kursi ne lenden e kriminologjis kundra fenomenit te gjakmarrjes lende universitare ne fakultetin e shkencave mjeksore teknike elbasan Aleksander Xhuvani University
This document is a test in English with multiple sections covering various grammar topics worth different point values. It tests knowledge of parts of a house, adjectives and opposites, days of the week, pronouns, interrogative pronouns, foods and drinks, and telling time. The final section asks what time it is and provides a numbered scale for the response.
This document contains an English language test with multiple sections assessing different skills. It includes questions about names, occupations, sentence completion, translation, possessive adjectives, and a short story retelling. The test covers basic greetings, questions, and social expressions. Scores are provided at the end ranging from 10 to over 65 points depending on performance.
The test assessed English skills through 4 short answer questions: writing a poem, naming the parts of the face, describing the weather, and listing the days of the week.
Hello, this is the information desk at the airport. How can I help you?
Passenger: Hi, I'm flying to Paris this evening but I'm not sure what time my flight leaves. Can you check for me?
Assistant: Sure, what's the flight number?
Passenger: It's Air France flight 345.
Assistant: Let me look that up...OK, flight 345 to Paris leaves at 7:30pm from gate 12. You'll need to be at the gate no later than 7:15pm to board the plane. Does that help?
Passenger: Yes, thanks very much! One more question - is there a restaurant near my gate?
Assistant: Let me check the airport map...
On November 26th, thousands of activists in 65 countries will participate in Buy Nothing Day, an annual event originating in Vancouver, Canada. Activists aim to challenge themselves and others to go without shopping for a day through activities like credit card cut-ups and mall marches. Some participate to protest overconsumption and marketing, while others want to raise awareness of overconsumption's environmental consequences, like climate change and collapsed fisheries. The founder of Adbusters, which organized the international event, says limited solutions like hybrid cars are insufficient and consumption must decrease to avoid environmental disaster.
Adela and Cristian are having a conversation about people they see in a store. Adela identifies a woman in a purple dress as her aunt Isabela, who is buying a hat for her cousin's 12th anniversary party. When Cristian asks about a lady with a funny fruit hat, Adela recognizes her as her grandmother Joana. Cristian comments that he likes the store and asks Adela about the colors of some hats.
This document contains a listening activity where students match products to prices ranging from €0.95 to €3.99. It then provides examples of writing out prices in words and has students practice writing out prices such as €0.87, €95.39, and €12.80 in words. The goal is for students to learn about pricing and writing out price amounts.
The document outlines an English lesson plan for an upper-intermediate level class on equipment in medicine. The plan includes reading a text about medical equipment, defining new vocabulary, a matching exercise pairing medical fields and descriptions, a grammar lesson on adjectives commonly used in medicine, exercises identifying adjectives in the text and choosing a medical profession with reasons. Key skills are speaking and reading, with activities including defining words, a matching exercise, identifying adjectives, and choosing a medical career.
Equipment in medicine such as X-rays, defibrillators, and prosthetics have improved diagnoses and treatments. X-rays, discovered by Wilhelm Conrad Röntgen, allow detection of bone diseases and are crucial to the field of radiology. Defibrillators diagnose and treat heart failure through electric impulses to restore normal rhythm. Prosthetics can be external or internal implants that replace damaged or missing limbs to recover functionality.
1. Projekt
Lenda: Histori e thelluar
Tema: Kanunet shqipetare dhe roli i tyre ne
organizimin e jeteses .
Punoi: Algita Mesiti
Klasa: 12
2. Perkufizimi i kanunit
Kanuni është ligj apo përmbledhje e
ligjesh dhe normash të pashkruara, të
trashëguara në mënyrë gojore, që
pasqyrojnë gjendjen ekonomikeshoqërore të periudhave të kaluara
dhe që në kohën e vet mbronin
interesat e klasave e të shtresave të
caktuara shoqërore, si dhe tërësia e
normave të së drejtës zakonore .
3. Nder shum kanune kater prej
tyre jane te rendesishem :
Kanuni i Skënderbeut
· Kanuni i Laberisë
· Kanuni i Lekë Dukagjinit
· Kanuni i Papa Zhulit
4. Katër shtyllat e Kanunit janë:
Nderi
Mikpritja
Sjellja
Fisi
5. Kanuni i Skenderbeut
Me hulumtimin, grumbullimin e materialeve të së drejtës zakonore
skënderbegiane ishin marr studiues të ndryshëm si Marin Sirdani, Qemal
Haxhihasani, Zef Valentini, Rrok Zojzi, Kristo Frashëri etj. Mirëpo punën e
tyre e ka tejkaluar, i vetmi dhe i pari deri më sot, Dom Frano Ilia, i cili
materialin e grumbulluar e ka sistemuar në trajtën e një kodi monumental, të
cilin e botoi, pas vuajtjeve dhe peripetive të mëdha e të shumta, më 1993, e
jo më 1996 siç shkruan historiani ynë Kristo Frashëri. Ndryshe nga
etnografët e tjerë, materialet e së drejtës zakonore, që Dom Frano Ilia i
grumbulloi, jo vetëm në krahinën e Kurbinit, por edhe në krahinat për rreth,
të Shqipërisë Qendrore, i pagëzoi me të drejtë me emrin: Kanuni i
Skënderbeut.
Që Kanuni i Skënderbeut vepronte edhe në shekullin XIX, për shembull në
Malësinë e Dibrës, kemi dëshmi jo vetëm nga Hahn, por edhe nga konsulli
rus, M. Hirtovi, i cili ndër të tjera ka shënuar se në Dibrën e Poshtme ishte
ende në fuqi, “një fare kanuni i lashtë, i trashëguar gojarisht brez pas brezi,
që i atribuohet prijësit të lavdishëm shqiptar, Gjergj Kastriotit, i cili njihet me
emrin “Kanuni i Skenderbeut”, mirepo e drejta qendron në faktin se Kanuni i
Skenderbeut, sipas materialit dhe dëshmise konkrete shtrihej ne Shqipërine
Qendrore ndër krahinat e Principates se Kastrioteve e te ndikimit te tyre:
Kruje, Mat, Diber, Valm (Elbasan) prej lumejve Mat-Fand me veri e deri te
poshte lumit Shkumbin (Librazhd) ne jug dhe prej Detit Adriatik ne perendim
e deri te kufijt me lindore te Dibres e Ohrit ne lindje.
6. Struktura e Kanunit të
Skënderbeut
Për më tepër, në Kanunin e Skënderbeut, përmblidhet
normativa që ka të bëj me: familjen, shtëpinë, detyrimet,
qeverimi, ndëshkimet, fajet e damet dhe kishën. Pra siç
shihet edhe nga kjo përmbajtje, ky kanun përbëhet nga
shtatë pjesë, nga shtatë libra do thoshim. Duke u marrë
me shqyrtimin dhe vlerësimin e Kanunit të Skënderbeut
është me rëndësi të vlerësohet edhe njëherë, ashtu siē ka
vlersuar edhe kodifikuesi i tij Dom Ilia,se ai, pra Kanuni i
Skënderbeut, sot është historik, por “jeton si i mbuluem
prej kohës dhe qet kryet dhe vepron në çdo rrethanë
anarkie.
Vepra në fjalë, pos si material juridik duhet vështrohet
edhe si vepër që prekë edhe sferën e letërisë popullore,
sepse nëpër faqet e Kanunit kemi edhe vlera latrare, fraza
dhe proverba popullore, në të cilat shohim të kondensuar
urtësinë e malësorëve, formën koncize e lapidare të
shprehjes së mendimeve që aq shumë çmohej dhe
çmohet nga populli shqiptar.
7. Kanuni i Lekë Dukagjinit
Kanuni i Lekë Dukagjinit ose kanuni i malësisë është
përmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të
Shqipërisë së Veriut në një libër, në rrjedhën e disa
qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit. Thelbi i
Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e
tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë
shekuj.
Rëndësia e Kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të
mbivlerësohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnë
ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që
jetojnë në Shqipëri dheKosovë, si edhe në vendet tjera në të
cilat kanë shtegtuar shqiptarët.Forma e pare e tij e shkruar i
referohet Leke Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara.
Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga
At Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925.Kanuni i Lekë
Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj
serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.
8. Prejardhja e kanunit te Lek Dukagjinit
Termi Kanun është etimologjikisht i lidhur me fjalën
greke ("canon"), që do të thotë rregull dhe kaloi në
gjuhen shqipe nga gjuha turke. Ndërsa përkatësia që
luhatet nga vendi në vend "... i Lekë Dukagjinit", ose
"Kanuni i Lekës", "Kanuni i Malcís"... tregohet nga
studjuesit se prejardhja mund të datojë që në kohë
t'Aleksandrit të Madhe, ku me veçorinë shqipe në
shkurtimin e emrave, e vendosin emrin "... e Lekës".
Praktika e ligjeve të kanunit mund të datoje që në
kohën bronzit. Disa autore mendojnë se kanuni vjen
nga disa fise tribale ilire. Disa të tjerë kanë sugjeruar
se kanuni ka elemente të disa epokave prehistorike
indo-evropiane. Antropologjia Edit Durham thotë se
këto ligje vijnë që nga koha e bronzit. Disa të tjerë
thonë se ka shumë ngjashmëri midis Kanunit dhe
Manusmirtrit një traditë e hinduizmit.
9. Kanuni i Laberise
Para botimit të Kanunit të Labërisë u shfaqën mendime të mos titullohej me
termin kanun, por të vihej: ”Zakonet juridike të Labërisë” ose “Përmbledhje
zakonesh të Labërisë”.
Natyrisht, secili variant ka argumente pro dhe kundër. Por gjithsesi autori,
edhe pas konsultimesh me specialiste të tjerë, mbështeti përfundimisht
variantin që të titullohet Kanuni i Labërisë për këto arsye kryesore:
Së pari, derisa termi “Kanun” është njohur e pranuar në malësitë e veriut e
deri në Kosovë dhe në aktet e Qeverisë së Vlorës, është më shumë i
pranueshëm edhe për Kanunin e Labërisë, ku ndikimet e kulturës greke
bizantine dhe turke kanë qenë më të ndjeshme.
Së dyti, ruajtja e termit “kanun” tregon edhe për unitetin e së drejtës zakonore
të shqiptarëve, pavarësisht nga veçoritë e dallimet vendore të tyre.
Së treti, është teorikisht më i bazuar termi kanun po të kemi parasysh
përmbajtjen e tij.
Kanuni paraqitet si tërësi e normave juridike, rregullave të sjelljes, të
pashkruara, të vendosura në kohë të ndryshme e të përcjella në traditën
gojore nga njëri brez tek tjetri dhe që shërbejnë për rregullimin e
marrëdhënieve juridike në mes njerëzve, në fusha të ndryshme të jetës,
zbatimi i të cilave sigurohet sipas traditës nga vetë bashkësia e njësisë së
vetëqeverisjes vendore, pa ndikimin e shtetit.
10.
Pranimi i titullit “Zakonet e Labërisë” do të
nënkuptonte që të përfshihen në punim jo vetëm
ato që kanë karakter juridik, por të gjitha zakonet pa
përjashtim, çka ndryshon krejtësisht përmbajtjen e
botimit dhe qëllimet e tij.
dallon dhe të nxjerrin në dritë vlerat kulturore të
Labërisë.
Përsa i përket emërtimit e drejta dokesore nuk e
kemi parë si të arsyeshme sepse ky term nuk njihet
e nuk përdoret në Labëri.
Së fundi, me botimin e “Kanunit të Labërisë”
krijohen hapësira të gjera për studiuesit shqiptarë e
të huaj që të bëjnë hulumtime e studime shkencore
krahasuese me kanunet e tjerë se çfarë kanë të
përbashkët e cfare te ndryshme .
11. Mikpritja në Kanun
Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe të mikpritjes tek shqiptarët. Kulti i mikut
shenjohet në përkufizimin e shtëpisë, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtëpia e shqiptarit
është e zotit dhe e mikut"). Në kanun zoti dhe miku para shtëpisë barazohen. Nuk mund
të ketë hyjnizim më të madh se ky për mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe në formulime
të tilla, si: "shtëpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisë i hapet kujdo
qi ia msyen, me kenë edhe përdersi" (lypsi), përmban një mendësi të lashtë,
parakristiane, judaike, biblike, që vjen prej kohërash profetët mund të shfaqeshin në
dyer besimtarësh me rrobën e një shtegtari të mjerë.
Në mendësinë e shqiptarit, miku që troket në portë duhet pritur me të gjitha nderet që i
takojnë, sepse "nuk dihet a asht lypsi a shenjti".
Në traditën shqiptare miku nuk kërkon leje për të hyrë në një shtëpi, por "ia mësyn", që
do të thotë se i zoti i shtëpisë është i detyruar t'ia hapë portën me dëshirë të vet, sepse,
për ndryshe, miku ka të drejtën e vet "me hy".
Privilegji më i madh i mikut në kanun është ndorja.
Kjo do të thotë se miku nuk bjen në gjak dhe është i mbrojtur prej hasmit sa kohë që
"asht me bukë të të zotit të shtëpisë". Nëse miku binte në pusinë e hasmit, mjafton të
thërriste: "jam me bukë të filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethënë e të zotit të
shtëpisë që e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpëtonte jetën, i hapte rrugën.
12. Nderi në Kanun
Nga kohëra shumë të hershme vjen përmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarët
ndryshon nga kodet e kalorësisë europiane të pragut të Rilindjes. Bëhet fjalë për një nder
të ashpër, por dinjitoz e madhështor në ashpërsinë e tij.
Nderi në kanun nuk është një kategori morale në kuptimin e ngushtë. Për kuptimet e
ngushta kanuni kishte ndalime të tjera. Një familje shqiptare, para se të vendoste
pranimin e një krushqie të re, duhej të hetonte nëse largësia midis brezave të gjakut e të
tamblit (në linjë mashkullore dhe femërore), ishte më shumë se shtatë breza. Kishte
rajone që duhej të kalonin 12 breza.
Për vendin që i ka dhënë popullsia malësore nderit, që shkrinte dy kulte, atë të bujarisë
(të mikut) dhe të urtësisë (të pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafëve të
njëpasnjëshëm të kodit:
"Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598);
"Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave në kuvend".
Vetë kuvendi i burrave ka etikën e vet të mbipushtetshme, që përbën kodin e spektaklit,
të një spektakli që shfaqet gjithnjë vetëm një herë dhe nuk përsëritet më, të një spektakli
që nuk njeh provë gjenerale.
Eshtë kjo etikë që ka krijuar atë dendësi të mendimit përherë të pranishëm në bisedën
malësore, atë mirësjellje fisnike, atë dialog aq të kulturuar, që vë në peshë urtësitë dhe
mban në eficiencë të plotë mekanizmin e kërkimit të së vërtetës.
"Shqiptari rron për dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhë", janë dy përcaktime
themelore për nderin në kanun.
Nderi në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen
"zonat" e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë
dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse
kanuni përmban një varg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej "zonës
së turpit".
Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun, por shtëpia nuk bëhet me një brez. Për të ngritur
një shtëpi duhet një faqe, domethënë tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit.
13. Besa në Kanun
Me kultin e nderit është i lidhur kulti i fjalës së dhënë, ose, siç
njihet ndër shqiptarët, "kulti i besës". Besa, ose kulti i fjalës së
dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: "Në fillim qe
fjala!".
Më parë se të ishte shkrimi, kontrata, marrëveshja, noteria, gjyqi,
shteti, popujt, njeriu, bota vetë, ishte fjala. Besa është testamenti
moral i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike.
Dy baladat më të rëndësishme të folklorit shqiptar, me motivin e
murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi për ngritjen e një ure dhe
ngritja e vëllait nga varri për të kthyer motrën në familje) lidhen
me mbajtjen e fjalës së dhënë.
Në kanun thuhet se "e folmja asht e falme": çfarë premtohet,
duhet të kryhet.
Besa shqiptare, e njohur tek bullgarët dhe rumunët pikërisht me
emrin "besa", kurse tek sllavët e jugut si "arbanaska vjera" (fj. për
fj. "ajo që besojnë shqiptarët") është virtyt themelor i tyre,
trashëguar prej të parëve.
14. Barazia dhe Pabarazia në Kanun
. Kanuni i Lekë Dukagjinit, sikurse të gjithë kanunet, është produkt dhe
pasqyrë e së drejtës feudale. Dy përjashtimet prej barazisë: përjashtimi i
kishës prej detyrimit ndaj bashkësisë (krahinës, flamurit) dhe pozita
jashkëkanunore e gruas, janë gjurmë të kohërave mesjetare. Të tjerët, "me
qenë edhe i kullës së bajrakut", i nënshtrohen njësoj të njëjtit rregull. ("Edhe
pse pari a krye, pengun do t’a lëshojë n’dorë të pleqve e t’vogjlis, po bani
kush vaj me të".Paragrafë të tillë, si "çmimi i jetës së nierit asht nji“
"secili mbahet rrumbull katërqind derhem në kandar (në okë) të vet" (§ 889);
përmbajnë një barazi të ashpër të njerëzve. Mund të pohohet pa druajtje
se barazia e rreptë që ka sanksionuar e marrë në mbrojtje kanuni është një
vlerë e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare. Në anën tjetër, edhe
privilegjet e pabarazitë e kanunit janë relative. Sepse në traditën shqiptare
kanuni nuk mund të ndahej nga kuvendi. Çfarë e ndalonte njëri mund ta
lejonte tjetri. Çfarë e lejonte njëri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonëse kanuni
e nënçmonte e nuk e lejonte gruan të rrinte në odën e burrave, shpesh
kuvendi e ka pranuar atë, duke i vlerësuar mençurinë dhe zotësinë për të
ndarë të drejtën.