SlideShare a Scribd company logo
1 of 12
Download to read offline
www.UdhezimidheDrita.net
1
Kërkimi i së vërtetës
nga një burrë i njohur me emrin
Selman El-Farisi
Hyrje
I tërë falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë, prej Tij falje
dhe ndihmë kërkojmë. E lusim Allahun e Madhërishëm të na ruaj nga e keqja e vetëve
dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush që e humb dhe atë që Allahu e lë
në humbje, nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër të adhuruar me
meritë përveç Allahut, i Cili nuk ka ortak. Dhe dëshmoj se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi
ue selem!) është rob dhe i Dërguari i tij. Selati dhe Selami qofshin mbi profetin e fundit,
Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue selem, familjen e tij të pastër dhe mbi të gjithë shokët e
tij fisnik!
Sot shumë njerëz janë kureshtarë të dinë për Islamin, por dituria e tyre për këtë fe mund
të ndryshojë. Dituria e tyre mund të jetë fituar nga një artikull, libër apo pjesë e ndonjë
libri fetar, të cilin mund ta kenë lexuar në shkollë të mesme. Ata mund të kenë njohur
disa muslimanë, të kenë kaluar pran ndonjë xhamie, të kenë shikuar ndonjë dokumentar
apo lajmet e mbrëmjes, ose ata kanë mundur të udhëtojnë në ndonjë vend islam. Për disa
Islami është “vetëm një fe tjetër”, por për shumë të tjerë është bërë diçka „interesante‟ për
ta shikuar. E kam shkruar këtë libër për ata të cilët janë duke kërkuar brenda vetes së tyre
përgjigje për shumë pyetje, si: “Kush jam unë? Kush është Zoti i Vërtetë? Cila është
rruga e vërtetë e shpëtimit? A është Islami? Nëse unë bëhem musliman, çfarë do të thotë
kjo për mua, familjen time dhe shoqërinë në tërësi?”
Sot shumë njerëz e kuptojnë se të gjitha progreset materialiste dhe sekulare të cilat kanë
www.UdhezimidheDrita.net
2
zënë vend në shoqëri kanë prodhuar një vakum shpirtëror, e si pasojë ka ndikuar në
probleme sociale, ekonomike, politike e psikologjike. Për këtë arsye, ata të cilët më parë
thoshin “Le të jetojmë dhe të kënaqemi” apo “Hej, nuk duam të dimë për Zotin”, tani
sërish janë duke e kërkuar të vërtetën.
Ata po shtrojnë pyetje të ngjashme, si ato të parashtruara më parë, kështu ngase natyra e
lindur e njeriut e njeh atë e cila është e mirë dhe e keqe dhe se çfarë është e vërtetë apo
gënjeshtër. Natyra e lindur e njeriut nuk ndihet e qetë kur degradohen Cilësitë e Allahut
dhe kur Atij gjithashtu i shoqërohen cilësitë njerëzore. Ajo e di se nuk mund të ketë më
shumë se Një Zot të Vetëm e të Vërtetë dhe gjithashtu një dhe vetëm një fe të vërtetë, e
pranuar prej Tij. Allahu nuk kërkon që disa krijesa të Tij ta adhurojnë atë duke i bërë
shok Atij, as nuk urdhëron të adhurohet Jezusi, Buda, zjarri, drita, Krishna, JozefSmithi,
dielli, hëna, Homeini, Rama, tempujt, profetët, Elija, Farakhani, kryqi, druri, trekëndëshi,
shenjtorët, priftërinjtë, murgjit, apo ndonjë gjë tjetër.
Çdo gjë tjetër përveç Allahut është një krijesë, ato janë jo të përkryera. Ua kanë nevojën
të tjerëve, por Allahu është i Vetmjaftueshëm. Ai është i Pari e nuk ka asgjë para Tij dhe i
Fundit e nuk ka asgjë pas Tij, tek Ai është kthimi përfundimtar. Ai nuk lind askënd dhe
as nuk është i lindur. Asnjë njeri nuk ia dha Atij emrin Allah, mirëpo Ai e quajti Veten
me këtë emër. Ky emër do të thotë: “Zoti i Vetëm i cili e meriton të adhurohet”, prandaj
Ai e meriton që ne t‟i nënshtrohemi vetëm Atij, ekëtë lloj nënshtrimi Ai e quajti Islam.
Mirëpo, ngatërresat u paraqiten tek njerëzit kur ata filluan të adhuronin krijesat krahas
Allahut, qofshin ato me shpirt apo pa shpirt. Në mesazhin e fundit që ju shpallë
njerëzimit-Kuranin, Allahu e sqaron qartë qëllimin e ekzistimit të njeriut në këtë botë.
Nga ana e brendshme dhe e jashtme njeriu është i thirrur të jetojë në pajtueshmëri me
rrugën e Allahut. Ky është kuptimi i adhurimit në Islam dhe është qëllimi për të cilin të
gjithë ne u krijuam. Ka edhe të atillë të cilët e pranojnë se duhet të adhurohet vetëm
Allahu, por nuk jetojnë në pajtueshmëri me urdhrat e Allahut. Praktikat e tyre janë larg
Islamit, ata nuk janë kriter me të cilin duhet të gjykohet Islami. Islami është i përkryer por
njerëzit nuk janë të tillë. Ne jemi të thirrur të kërkojmë brenda Islamit.
Qëllimi i këtij libri është thirrja e njerëzve në kërkim të shpëtimittë tyre, duke shqyrtuar
tregimin e kërkimit të gjatë të një burri të njohur me emrin Selmanel-Farisi, apo Persiani.
Pse jo? A dimë ne çdo gjë? Kur e dimë se ne nuk e zotërojmë ajrin të cilin e thithim, se
ne jemi krijuar nga asgjëja, se nuk e kemi krijuar vetveten, atëherë bëhet e natyrshme që
secili të dëshirojë të mësojë më shumë për Zotin (Allahun), i Cili na ka krijuar, na ka
dhënë jetë dhe i Cili një ditë do të na grumbullojë para Tij. Atë ditë do të ketë ose lumturi
ose dënim të pafund.
Selmani dhe tregimi i tij
www.UdhezimidheDrita.net
3
Fillimi
Askush nuk mund të na tregojë historinë e Selmanit më mirë sesa vet ai. Selmani ia tregoi
këtë histori njërit prej shokëve dhe të afërmeve të Profetit Muhamed (sal-lAllahu alejhi
ue selem!), e ai quhej Abdullah Ibn Abbas, i cili pastaj ua transmetoi këtë tregim të
tjerëve. Ibn Abasi thotë:
“Ka thënë Selmani: “Isha një persian nga njerëzit e Esfahanit, nga qyteti i njohur
Xhaji. Babai im ishte kryetar i qytetit. Për të unë isha krijesa më e dashur e Allahut,
aq sa dashuria e tij për mua arriti në pikën që ai të më besonte të mbikëqyrja
zjarrin, të cilin ai e ndizte. Ai nuk e linte të shuhej.”
Ky është një tregues i sjelljes së mirë të birit përballë babait të vet. Këtu Selmani e
përdori emrin e saktë të Zotit të vërtetë, Allahut. Emri Allah është i njëjti emër i përdorur
nga të gjithë Profetët dhe nga të gjithë të Dërguarit. Allahu është i njëjti Zot në gjuhën
armaike të Profetit tonë të dashur Isait alejhi selam.
Një fe ndryshe?
“Babai im kishte një pjesë të madhe të tokës pjellore. Një ditë derisa ishte i zënë me
ndërtim, më tha të shkoja në tokën e tij dhe të përmbushja disa punë të përditshme
që ai dëshironte. Gjatë rrugës për në tokën e tij hasa në një kishë të krishtere. I
dëgjova zërat e njerëzve që luteshin brenda. Nuk e dija se si jetonin njerëzit jashtë,
ngase babai im më mbante të izoluar në shtëpinë e tij. Kur erdha pranë këtyre
njerëzve (të kishës) dhe dëgjova zërat e tyre, dola jashtë të shihja se çfarë po bënin
ata.”
Interesi rritet
“Kur i pash ata më pëlqeu lutja e tyre dhe mu shtua interesimi në çështjen e tyre
(fe). I thash vetvetes: “Pasha Allahun, kjo fe është më e mirë se ajo e jona. ”
Selmani e mbajti mendjen të hapur, larg nga pasimi i verbër.
“Betohem në Allahun se nuk u largova deri në kohën e perëndimit të diellit. Nuk u
ktheva në tokat e babait tim.”
Selmani i dha vetes kohë të meditonte për këtë fe për të cilën tani mendonte se ishte
besimi i saktë. Një mendjehollësi dhe zemër e mirë e mbushur me durim janë cilësitë të
cilat janë të domosdoshme që ta lirojmë vetën nga kufizimi i mendimeve, si “Oh mirë!
Do përpiqem ta gjej, por tani jam shumë i zënë”, etj. Vdekja mund të troket në derë më
herët sesa që njeriu mund të shpresojë.
“I pyeta: “Nga e ka origjinën kjo fe?”
www.UdhezimidheDrita.net
4
Kërkimi i “origjinës” është udhëzues për ata të cilët janë duke e kërkuar fenë e vërtetë.
“Origjina” dhe “baza” janë terma thelbësorë që ndihmojnë procesin e kërkimit. Cila është
origjina e Islamit dhe cila është baza e tij? Islami ka ardhur nga Allahu, Krijuesi, Zoti i
Vërtetë dhe baza e tij është nënshtrimi ndaj Atij.
“Ata thanë: “Në Sham.” U ktheva tek babai i cili tashmë ishte shqetësuar për mua
dhe kishte dërguar dikë të më kërkonte. Sapo arrita ai më tha: “O biri im! Ku ishe?
A nuk ta besova ty një detyrë?” I thashë: “O babai im, takova disa njerëz që
luteshin në kishën e tyre dhe më pëlqeu feja e tyre. Betohem në Allahun se
qëndrova me ta deri në kohën e perëndimit të diellit.”
Kjo është një ndershmëri mahnitëse e treguar nga njeriu i cili e di mirë përkushtimin e të
atit në fenë e tij. Ky është lloji i çiltërsisë të cilën duhet ta ketë ai i cili është në kërkim të
së vërtetës.
Kundërshtimi
“Babai më tha: “O bir! Në fenë e tyre nuk ka asgjë të mirë, feja jote dhe feja e të
parëve të tu është më e mirë.”
Ky është motivi i të gjithë atyre të cilët i pasojnë të tjerët verbërisht në çështjet e fesë.
Kjo na përkujton thëniet e Allahut:
“Dhe ata që nuk besojnë, thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kur‟an dhe bëni zhurmë tek ai
(kur këndohet) me qëllim që t‟i mposhtni.” [Kaptina Fusilet, 26]
“Përkundrazi! Ata thonë: “Ne gjetëm baballarët tanë të ndjekin një farë rruge e një
lloj feje dhe ne e udhëzojmë veten pas gjurmëve të tyre.” [Kaptina Zuhruf, 22]
“Dhe kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që ka zbritur Allahu”, ata thonë: “Jo! Do të
ndjekim atë që gjetëm te baballarët tanë.…” [Kaptina Llukman, 21]
“Ne kurrë nuk kemi dëgjuar një gjë të tillë nga të parët tanë.” [Kaptina Mu'minun, 24]
Shpesh herë kur u flitet njerëzve rreth asaj se dikur kishin fe tjetër e tani kanë hyrë në
Islam, ata thonë se kanë dëgjuar të njëjtat argumente të cilat Allahu i ka përmendur për
jobesimtarët. Çështja është e njëjtë. Ajo buron nga “A dëshiron ta lësh fenë e baballarëve
dhe stërgjyshërve tu?” Jo vetëm kaq, por prindërit dhe familja e gjerë mbajnë qëndrim
kundër konvertimit. Gjerësia e këtij kundërshtimi mund të shkojë deri në kërcënim të
gjendjes jetësore, deri në bojkotim të fortë. Kjo është prirja e zakonshme, mirëpo ka edhe
raste të kundërshtimeve të vogla dhe neutralitet.
“Thash: „Jo, betohem në Allahun se është me e mirë se feja jonë.”
Ai e donte babanë e tij, por nuk i bëri lajka atij. Ai nuk bëri kompromis rreth asaj që
www.UdhezimidheDrita.net
5
ndjente dhe që besonte se ishte e vërtetë. Cila ishte përgjigja e të atit?
“Ai më kërcënoi, m‟i lidhi këmbët me zinxhir dhe më mbylli në shtëpinë e tij.”
Një baba që e torturon djalin e tij të dashur për ta lëkundur nga hulumtimi i së vërtetës.
Shumë Profetë u kundërshtuan, u akuzuan, u keqtrajtuan nga pjesëtarët e familjeve të tyre
për shkak të kundërshtimit të “traditës së njohur”. A ndaloi këtu Selmani?
“Ua dërgova një mesazh të krishterëve, duke ju kërkuar të më njoftonin për
ardhjen e ndonjë karvani tregtarësh të krishterë nga Shami. Një karvan tregtie
arriti dhe ata më njoftuan, kështu që u thash atyre të më tregonin kur të
përfundonin punët për kthimin në vendin e tyre. Kur mbaruan bizneset e tyre më
njoftuan, kështu që u lirova nga zinxhirët dhe e shoqërova karvanin derisa arritëm
në Sham.”
Ai nuk u dorëzua nga urdhrat e padrejta të babait të tij. Ai po përpiqej në çështjen e së
vërtetës, e cila më në fund e udhëhoqiatë qëta kuptonte realitetin për Krijuesin- Allahun.
“E sa për ata të cilët përpiqen fort tek Ne (për Çështjen Tonë), Ne sigurisht që do t‟i
udhëheqim ata drejt Udhëve Tona (në Besimin e Pastër Islam).” [Kaptina el-'Ankebut, 69]
Selmani vendosi dhe u nis në kërkim të së vërtetës, pavarësisht faktit se për të ishte një
vend i largët dhe i panjohur.Allahu i Madhërishëm e dinte ndershmërinë e tij, andaj edhe
ia lehtësoi dhe e ndihmoi atë, duke i gjetur edhe mjetet e udhëtimit për në tokën e Shamit.
Kjo është, por...
“Sapo arrita pyeta: “Kush është njeriu më i miri i njerëzve në këtë fe (tuajën)?”
Selmani ishte në kërkim të së vërtetës së qartë, andaj ai kërkoi më të mirin e njerëzve në
besim nga populli i Shamit. E pse jo? Njerëzve u pëlqen të zgjedhin ushqimin më të mirë,
bashkëshortët më të mira dhe rrobat më të mira. Selmani po kërkonte për më të mirën në
besim.
“Ata thanë: “Prifti. Ai është në kishë.” Shkova dhe i thash: “Më pëlqen kjo fe e
juaja dhe do doja të jem me ju dhe t‟ju shërbej në kishën tuaj, që të mësoj dhe të
lutem me ju.”
Selmani e kuptoi se kërkimi i diturisë mund të arrihet vetëm duke u shoqëruar me njerëzit
e dijes. Si shpërblim, ai ishte i gatshëm ta ofronte veten e tij si shërbëtor i priftit.
Thjeshtësia e atyre që kërkojnë të vërtetën i afron ata edhe më afër saj. Në mungesë të
thjeshtësisë dhe përulësisë triumfon arroganca. Njerëzit i shohin shenjat e së vërtetës, por
arroganca e tyre i largon prej saj dhe i shpie në shkatërrim.
“Dhe ata i përgënjeshtruan ato (Ajetet Tona) padrejtësisht dhe me mospërfillje edhe
pse vetë në veten e tyre ishin të bindur për to.” [Kaptina en-Neml, 14]
www.UdhezimidheDrita.net
6
Pasuria, gjendja shoqërore dhe faktorët e tjerë material nuk duhet ta ndalojnë njeriun nga
kërkimi i së vërtetës, e cila në fund të fundit do të ndikojë në ardhmërinë e tij. Të gjitha
këto gjëra do të zhduken dhe njeriu do të futet në varr me asgjë tjetër veç veprave të tij.
Këto vepra janë veprat e zemrës (besimit), të gjuhës dhe gjymtyrëve, të cilat janë shfaqje
e veprave të zemrës. “A i jam nënshtruar Krijuesit tim? A kam jetuar në pajtueshmëri me
urdhrat e Tij të sqaruara në Kuran dhe sipas mësimeve të Profetit të fundit, Muhammedit
(sal-lAllahu alejhi ue selem!)?”- kjo do të jetë gjëja e vetme e cila do të ketë vlerë në
Ditën e Gjykimit.
“Ditën në të cilën as pasuria dhe as fëmijët nuk do të vlejnë. Përveç atij i cili sjell tek
Allahu zemër të pastër (të pastër prej shirkut, politeizmit dhe hipokrizisë).” [Kaptina
esh-Shu'ara, 88-89]
Tregon Selmani se i thotë prifti: “Mund të hysh dhe të qëndrosh me mua”, kështu që
u bashkova më të. Pas një kohe Selmani zbuloi diçka rreth priftit. Ai ishte njeri i
keq, i cili urdhëronte dhe i nxiste njerëzit për bamirësi vetëm e vetëm që atë pasuri
të grumbulluar ta mbante për vete. Ai nuk ua ndante atë të varfërve. Ai kishte
grumbulluar shtatë qype me ar dhe argjend.”
Ky është shembulli i njerëzve të këqij dhe të prishur, të cilët gjinden në çdo kohë dhe në
çdo vend: njerëz shpërdorues dhe hipokrit. A u ndal aty Selmani me këtë njeri të prishur?
Jo. Ai vazhdoi në fazën tjetër të kërkimit të tij, duke mos u larguar nga kërkimi i së
vërtetës.
“E përbuzja atë për shkak të veprave të tij.”
Është e qartë se urrejtja për priftin nuk e ndaloi atë nga kërkimi i së vërtetës. Allahu i
Madhërishëm e udhëzoi atë, ngase dëshira e tij për të gjetur të vërtetën ishte e sinqertë.
“Ai (prifti) vdiq. Të krishterët u mblodhën që ta varrosnin. I njoftova ata se ai ishte
njeri i keq, i cili urdhëronte dhe nxiste njerëzit për bamirësi vetëm që ta
grumbullonte atë për vete dhe se ai nuk ua shpërndante asnjë pjesë të saj
varfanjakëve. Ata thanë: “Si e di këtë?” U përgjigja: “Mund t‟jua tregoj thesarin e
tij.” Ata thanë: “Na trego!” U tregova vendin dhe ata morën prej shtatë qypeve të
mbushur me arë dhe argjend. Kur e panë këtë ata thanë: “Betohemi në Allahun se
ne kurrë nuk do ta varrosim. Kështu që ata e kryqëzuan dhe e gurëzuan.”
Dëshira është e fortë
“Ata e zëvendësuan priftin. Nuk kam parë ndokënd i cili falte namazin më mirë se
ai, as ndonjë njeri më të shkëputur nga kjo botë dhe i lidhur me botën tjetër, as
ndonjë njeri më të përkushtuar se ai në punë ditë e natë. E doja më shumë se këdo
tjetër që e doja më parë.”
Në Islam janë pesë namaze ditore obligative. Allahu ia mësoi Profetit Muhammed (sal-
www.UdhezimidheDrita.net
7
lAll-llahu alejhi ue sel-lem!) mënyrën dhe kohën se si të falen këto namaze. Ato nuk janë
„namazet‟ të cilat janë zhvilluar dhe praktikuar nga disa njerëz. Namazet janë themeli i
Islamit. Nëse ato kryhen sipas rrugës së Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem!), ato
pastrojnë njeriun prej mëkateve dhe veprave të këqija, të cilat ka mund t‟i veprojë gjatë
ditës.
“Qëndrova me të deri para se të vdiste. Kur iu afrua vdekja, i thash: “O filan, kam
qëndruar me ty dhe të kam dashur më shumë se çdo kënd që e doja më parë. Tani
ka ardhur Caktimi i Allahut, andaj kënd ma këshillon dhe me çfarë më urdhëron?”
Selmani filloi të mendonte rreth asaj se kënd do ta shoqëronte pas vdekjes së priftit. Ai
sërish mendoi të kërkonte njerëz të drejtë me dituri të fortë. Dëshira dhe gatishmëria që të
vazhdonte të kërkonte të vërtetën ishte e fortë.
“Prifti i tha: “Betohem në Allahun! Njerëzit janë në humbje, ata kanë ndryshuar
atë në të cilën ishin më parë (fenë). Nuk njoh ndokënd i cili ende ka këtë fe që kam
unë, përveç një burri në El-Musil, andaj bashkohu me të. (Dhe ia tregoi emrin).”
Një tjetër shpërngulje
Tregon Ibën Abbasi: “Kur ai vdiq, Selmani shkoi në aEl-Musil që ta takonte njeriun
për të cilin i kishte folur prifti. Tha ai:
“I thash: “Filani në momentet e vdekjes më ka këshilluar që të bashkohem me ty.
Ai më ka thënë se ti ke fenë të cilën kishte edhe ai.”
Burri nga El-Musil i tha Selmanit të qëndronte me të. Ai thotë:
“Qëndrova me të dhe pashë se ai ishte më i miri nga njerëzit në çështjen e fesë së
shokut të tij. Nuk shkoi shumë kohë dhe ai vdiq. Kur iu afrua vdekja, kërkova prej
tij të më këshillonte për ndonjë njeri i cili ka të njëjtën fe. Burri tha: “Betohem në
Allahun! Nuk njoh ndokënd të jetë në këtë fe si kjo e jona, përveç një burri në
Nasibin dhe ai është filani, andaj bashkoju atij.”
Edhe një tjetër shpërngulje
“Pas vdekjes së tij udhëtova për tek ky burrë në Nasibin.”
Tregon Ibn Abasi: “Selmani e gjeti këtë njeri dhe qëndroi pak me të. E njëjta gjë u
përsërit. Vdekja iu afrua dhe para se të vdiste Selmani shkoi tek ai dhe i kërkoi që
ta këshillonte se ku të shkonte. Burri e këshilloi që Selmani të shkonte tek një njeri
në Amurijeh, i cili kishte të njëjtën fe. Pas vdekjes së shokut të tij ai shkoi në
Amurijeh. Ai e gjeti atë dhe iu bashkua në fenë e tij. Gjatë kësaj kohe ai punoi dhe
fitoi disa lopë dhe dele.”
Fitimi i mirë në mënyrë të ligjshme është gjë e rëndësishme për besimtarin. Natyrisht se
www.UdhezimidheDrita.net
8
ndikimi i parasë është i madh, shumë veta e kanë shitur vetveten dhe parimet e tyre për
një çmim të lirë dhe ata janë bërë hipokrit për shkak të parasë. Megjithatë, ka të atillë të
cilët qëndrojnë në të vërtetën pa marrë parasysh se çfarë mund të humbasin. E kjo i sjellë
paqe mendjes dhe zemrës.
Shpërngulja e madhe
Ibën Abbasi vazhdon: “Vdekja iu afrua edhe burrit nga Amurijeh. Selmani ia
përsëriti të njëjtën kërkesë, por kësaj radhe përgjigja ishte ndryshe. Burri i tha: “O
biri im! Nuk di që ndokush të jetë në ketë fe në të cilën jemi ne. Mirëpo, një Profet
do të shfaqet gjatë kohës së jetës tënde dhe ky Profet është në fenë e Ibrahimit.”
Prifti e dinte rrugën e Ibrahimit. Është origjina e monoteizmit dhe thirrja për të adhuruar
vetëm Allahun. Prifti e dinte se Ibrahimi i kishte këshilluar fëmijët e tij:
“Dhe këtë (fe, nënshtrim ndaj Allahut si muslimanë në Islam) e porositi Ibrahimi
edhe për bijtë e tij, edhe Jakubi (duke thënë): “O bijtë e mi! Allahu ka zgjedhur për
ju fenë e vërtetë, kështu që mos vdisni ndryshe përveç se në Besimin Islam, si
muslimanë.” [Kaptina el-Bekare, 132]
Ibrahimi u martua me Saren dhe Haxheren. Prej pasardhësve të tij me Saren ishin
Is‟haku, Jakubi, Jusufi, Sulejmani, Musai dhe Isai (paqja qoftë mbi të gjithë ata!), ndërsa
nga pasardhësit e tij me Haxheren ishin Ismaili dhe Muhammedi (paqja dhe mëshira e
Allahut qoftë mbi ta!). Ismaili u rrit në Beka (Mekë) në Arabi dhe Muhammedi ishte
pasardhës i tij.
Burri e dinte se feja e Ibrahimit ishte feja e vërtetë, e cila duhej të pasohej. Ai do ketë
lexuar premtimin e Allahut që ta ngritë një “Komb të Madh” nga pasardhësit e Ismailit
(Gjeneza 21:18), dhe ai po ashtu e këshilloi Selmanin që t‟i bashkohej Profetit (sal-
lAllahu alejhi ue selem!), i cili është prej familjes së Ismailit, që i nënshtrohet Allahut
dhe ndjek rrugën e Ibrahimit.
“Zoti ynë! Dërgo nga mesi i tyre një të Dërguar (dhe vërtet Allahu iu përgjigj lutjes
së tyre duke dërguar Muhammedin a.s.) i cili do t‟u sjellë atyre Fjalët e Tua dhe
drejtoji ata me Libër (Allahu e dërgoi Kur‟anin) dhe Hikmeh (dijen e plotë mbi
Fenë e Allahut, ligjet e Islamit, gjykimin e drejtë, urtësinë, Pejgamberinë) dhe
pastroji ata. Vërtet që Ti je i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.” [Kaptina Bekare,
129]
“Pastaj Ne të kemi frymëzuar ty (O Muhammed, duke të thënë): “Ndiq fenë Hanif
të Ibrahimit (të adhuruarit vetëm të Allahut Një e të Vetëm, duke iu nënshtruar Atij
si Musliman)”; dhe ai nuk ishte prej Mushrikëve (politeistëve, paganëve, mohuesve
të Njësisë së Allahut).” [Kaptina en-Nahl, 123]
“Vërtet, nga njerëzit që janë më me meritë për t‟u thirrur në Ibrahimin, janë ata të
cilët e ndoqën atë dhe këtë Pejgamber (Muhammedin a.s.) dhe ata të cilët kanë
www.UdhezimidheDrita.net
9
besuar. Dhe Allahu është Vali (Mbrojtësi, Ndihmuesi) i besimtarëve.” [Kaptina Ali'Imran,
68]
Thotë IbënAbsasi:“Burri e përshkroi Profetin duke thënë: “...ai do të bartë mbi supet
e tij fenë e Ibrahimit. Ai do të jetë nga tokat e Arabisë dhe do të shpërngulët prej
vendlindjes në mes dy vendeve të mbushura me gurë të zinj. Në mes të këtyre dy
vendeve ka hurme. Ai mund të njihet me anë të disa shenjave. Ai e pranon dhuratën
dhe hanë prej saj, por nuk hanë nga ajo që i jepet lëmoshë (sadaka). Vula e
Profetëve është në mes krahëve të tij. Nëse ke mundësi të arrish në atë vend, të
këshilloj të shkosh atje.”
Burri e dinte rreth paraqitjes së Profetit nga Arabia, nga vëllezërit e Izraelitëve;
Deuteronomi 18, 17-18: “ Do ta dërgoj një Profet nga vëllezërit e tyre, porsi ty
(domethënë Musain) do të vendosi Fjalën Time në gojën e tij dhe ai do ju flet atyre tërë
atë që Unë do ta urdhëroj”, natyrisht se këto vargje nuk janë referencë për Jezusin, ashtu
siç Pali u mundua t‟i interpretonte ato.
Jezusi madje nuk ishte as nga pasardhësit e Ismailit dhe ishte vet izraelit, ai nuk ishte prej
„vëllezërve‟ të tyre. Burri e dinte se ajo që ishte përmendur në libër rreth shpalljes së
Zotit, do vinte nga Temani (veriu i qytetit të Medinës në Arabi, kjo sipas fjalorit të
Biblës të J. Hastings) dhe „i shenjti‟ nga Parani. Sipas Gjenezës 21:21 egërsia e Paranit
ishte vendi ku Profeti Ismail u vendos dhe aty kishte dymbëdhjetë fëmijë, prej tyre edhe
Kedarin, djalin e dytë të Ismailit. Në Isaiah 42:1-13: “Zoti i dashur ka lidhshmëri me
pasardhësit e Kedarit, paraardhësit e Profetit Muhammed (sal-lAllahu alejhi ue selem!).”
Kur Profeti Muhammed (sal-lAllahu alejhi ue selem!) i ftoi njerëzit në Mekë që t‟i
nënshtroheshin Allahut, shumica e tyre refuzuan dhe ata thuren plane që ta vrisnin
Profetin (sal-lAllahu alejhi ue selem!). Ai së bashku me ata që pranuan Islamin u
urdhëruan prej Allahut që të emigronin në qytetin e Medinës. Nuk shkoi shumë kohë dhe
ndodhi beteja e Bedrit në mes „të paktëve dhe të keqarmatosurve‟, që përfaqësoheshin
nga Muhammedi (sal-lAllahu alejhi ue selem!) e pasuesit e tij dhe paganëve të Mekës,
një vit pas emigrimit. “Profeti dhe shokët e tij ishin fitimtarë.” (Isaiah 21:13-17)
Burri e dinte se Jezusi (Isai alejhi selam!) tregoi për ardhjen e Profetit Ahmed
(Muhammedit salAllahu alejhi ue selem). Këto ishin paralajmërime të gëzueshme për të
cilat Allahu foli me gjuhën e Jezusit:
“Dhe (kujto) kur Isai, biri i Merjemes tha: “O Bijtë e Israilit! Unë jam i Dërguari i
Allahut tek ju duke vërtetuar Teuratin që ka ardhur para meje dhe jam përgëzues i
një të Dërguari që do të vijë pas meje, - emri i të cilit do të jetë Ahmed!” [Kaptina es-Saf,
6]
Ibën Abbasi thotë: “Burri vdiq dhe Selmani qëndroi në Amurijeh. Ai ka treguar:
“Një ditë disa tregtarë nga fisi Kalb kaluan pranë meje. U thash atyre: “Nëse më
merrni mua deri në tokat arabe do t‟ju jap lopët e mia dhe të vetmen dele që kam .”
www.UdhezimidheDrita.net
10
Ata thanë “Po.”
Selmani u dha atë që u ofroi dhe ata e morën me vete. Kur arritën tek vendi i
quajtur Uadil Kura (pranë Medinës), ata e shiten atë si skllav tek një çifut. Ai
qëndroi tek çifuti dhe ai pa hurmat (ashtu siç ia kishte përshkruar shoku i tij më
herët). Kishte thënë ai:
“Shpresoja që ky të ishte vendi i njëjtë të cilin ma përshkroi shoku im.”
Një ditë një burrë, kushëri i zotërisë të Selmanit nga fisi i Beni Kurejdhe erdhi në
Medine që ta vizitonte atë (kushëririn e tij). Ai e bleu Selmanin nga zotëria çifut dhe
e mori me vete në Medinë. Ai tregoi:
“Ai më mori me vete në Medine. Pasha Allahun! Kur e pash atë, e kuptova se ky
ishte vendi i përshkruar nga shoku im. Pastaj Allahu e dërgoi të Dërguarin e Tij,
Muhammedin (sal-lAllahu alejhi ue selem!). Ai qëndroi në Mekë aq sa qëndroi dhe
unë nuk dëgjova gjë për të sepse isha i zënë me punën e skllavit, pastaj ai emigroi në
Medine. [Një ditë] Isha në një dru të hurmës, duke bërë ca punë për zotërinë tim.
Një kushëri i tij erdhi dhe qëndroi para tij (padroni i tij qëndronte ulur) dhe tha: “I
vraftë Allahu Beni Kajletët. Ata janë tubuar sot në Kuba rreth një njeriu që sot
erdhi nga Meka dhe i cili pretendon se është Profet!” U drodha aq shumë saqë më
kapi frika se do të bie mbi zotërinë tim. Zbrita dhe thash: Çfarë po thua? Çfarë po
thua!?” Zotëria im u zëmërua dhe më goditi rendë e më tha: “Çka po të hyn në
udhë kjo?! Shko dhe shih punën tende.” U përgjigja: “Asgjë! Vetëm desha të
sigurohem në atë që ai po thoshte.”Atë mbrëmje shkova tek i Dërguari i Allahut
teksa ai ishte në Kuba. Mora me vete diçka të cilën e kisha ruajtur. Hyra brenda
dhe i thash: “Më është thënë se je njeri i drejtë dhe se shokët e tu të cilët janë të huaj
në këtë vend kanë nevojë. Dua të të jap diçka të cilën e kam ruajtur si lëmoshë dhe e
pashë se ju e meritoni këtë më shumë se të tjerët.” Ia ofrova atij e ai u tha shokëve
(sahabëve): “Hani”, por ai e tërhoqi dorën (nuk hëngri). Thash me vete “Kjo është
një (nga shenjat profetike).”
Ibën Abbasi thotë: “Pas takimit me Profetin (sal-lAllahu alejhi ue selem!) Selmani u
largua që të përgatiste edhe një tjetër provë. Kësaj radhe ai i solli Profeti (sal-
lAllahu alejhi ue selem!) një dhuratë. Tregon ai:
“Vërejta se ti nuk ha nga ajo që jepet lëmoshë (sadakë), andaj ja një dhuratë me të
cilën dua të të nderoj.” Profeti hëngri prej saj dhe u tha edhe shokëve të tij të hanë,
gjë që edhe e bënë. I thash vetes: “Tani u bënë dy (shenja profetike).”
Në takimin e tretë, Selmani erdhi në Bekie El-Garkad, ku Profeti po varroste njërin
prej sahabëve të tij. Ai tha:
“E përshëndeta me selam, pastaj vazhdova të sillesha rreth tij duke u përpjekur që
të shihja vulën (e profetësisë), të cilën ma kishte përshkruar shoku im (në Amurije).
Kur e hetoi Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue selem!) se po përpiqesha të vërtetoja
www.UdhezimidheDrita.net
11
diçka që më ishte përshkruar, ai e hoqi mbulesën e tij prej shpine dhe unë e pashë
vulën. U hodha mbi të dhe fillova ta puthja e të qaja. I Dërguari i Allahut më tha
“Çfarë ke?!” Ia tregova historinë time ashtu siç ta tregova ty o IbnAbas. Atij i
pëlqeu aq shumë saqë deshi që historinë time t‟ua tregoja edhe sahabëve të tij.”
Robërimi vetëm ndaj Allahut
E vazhdon ta tregojë Ibn Abasi këtë histori: “Ai ende i përkiste zotërisë të tij. Ai
mungoi në dy beteja kundër paganëve arab. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem!) i
tha: “O Selman, lidhe një kontratë me zotërinë tend që të jesh i lirë.” Ai arriti ta
bëjë marrëveshjen me të, e që duhej t‟ia paguante atij dyzetë gramë ari dhe të
mblidhte dhe rriste treqind palma të reja. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem!) u tha
sahabëve “Ndihmojeni vëllanë tuaj.” Ata e ndihmuan t‟i mbillte drunjtë dhe
grumbulluan sasinë e kërkuar. Profeti e urdhëroi Selmanin që të hapte gropat për të
mbjellë fidanët dhe Ai (sal-lAllahu alejhi ue selem!) i mbolli me duart e tij.
Selmani tha:
“Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, se as edhe një dru i vetëm nuk u
kalb.”
Selmani ia dha ato zotërisë të tij. I dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem!) ia
dha atij një copë ari sa madhësia e një veze pule dhe i tha: “O Selman merre këtë
dhe paguaja zotërisë tënd atë që i detyrohesh.”
“Sa shumë është kjo në krahasim me atë që unë i detyrohem atij!” I dërguari i
Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem!) tha: “Merre! Allahu do ta barazojë me atë që
ke detyrim.” E mora dhe e peshova dhe ishte pikërisht aq sa i detyrohesha zotërisë
sim.”
Ai arin ia dha zotërisë të tij, e përmbushi marrëveshjen dhe u lirua. Qysh atëherë ai
u bë shok i afërt i Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem!).”
Njeri ndër shokët e mrekullueshëm të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem!), i njohur me
emrin Ebu Hurejre, transmeton:
“Ishim ulur në shoqërinë e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem!) kur u
shpall surja El-Xhumu‟a (Kaptina 62). Ai lexoi këto fjalë:
“Dhe Ai e ka dërguar atë (Muhammedin a.s.) edhe tek të tjerë prej atyre
(muslimanëve) të cilët akoma nuk u janë bashkuar atyre, por ata do të vijnë.” [Kaptina
Xhumu'a, 3]
Një burrë në mesin e tyre tha: “O i Dërguari i Allahut! Kush janë ata të cilët nuk na janë
bashkangjitur?” Por i dërguari i Allahut nuk u përgjigj. Selman El-Farisi ishte mes nesh. I
Dërguari i Allahut e vendosi dorën e tij mbi Selmanin dhe tha : “Pasha Atë në Dorën e të
Cilit është shpirti im, sikur feja të ishte pranë Eth-Thurajja (shtatë yjeve), burra si ky
(njerëz si Selmani) do ta arrinin atë.” [Suneni i Tirmidhiut]
www.UdhezimidheDrita.net
12
Por ata do të vijnë
Në këtë botë ka shumë njerëz të ngjashëm me Selmanin, duke e kërkuar të vërtetën për
tek Zoti i Vetëm e i Vërtetë. Historia e tij është e ngjashme me atë të njerëzve në kohën
tonë. Kërkimi i disa njerëzve i ka çuar ata nga një kishë në tjetrën, nga kisha në budizëm
apo pasivitet, nga judaizmi në neutralitet, nga religjioni në meditime dhe shpërdorim të
mendjes.
Kam takuar dhe kam dëgjuar rreth disa njerëzve të cilët u lëkunden nga një ide në tjetrën,
por ishin shumë të „frikësuar‟, madje edhe nëse donin të dinin diçka rreth Islamit.
Megjithatë, kur takuan disa muslimanë, ata hapen mendjet e tyre. Tregimi për Selmanin
është tregim për “kërkimin e gjatë”. Ju mund ta bëni kërkimin tuaj rreth së vërtetës më të
shkurtër, duke përfituar nga tregimi i tij.
Autor
Shejkh Dr. Salih Es-Salih
Allahu e mëshiroftë
Përshtati:
Avni Tahir Xhemajli (EbuEnsarij)
Allahu e ruajttë
Redaktoi:
Albiona Olluri
Allahu e ruajttë

More Related Content

What's hot

Prophet Saleh and the People of Thamud
Prophet Saleh and the People of ThamudProphet Saleh and the People of Thamud
Prophet Saleh and the People of ThamudBananMahmaljyObeid
 
Sources of shareea
Sources of shareeaSources of shareea
Sources of shareeaKing Abidi
 
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islameMuhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islameShkumbim Jakupi
 
Prophet Muhammad (pbuh): A mercy to all creation!
Prophet Muhammad (pbuh): A mercy to all creation!Prophet Muhammad (pbuh): A mercy to all creation!
Prophet Muhammad (pbuh): A mercy to all creation!F El Mohdar
 
Quran and its sciences (docx.)
Quran and its sciences (docx.)Quran and its sciences (docx.)
Quran and its sciences (docx.)Kalsoom Mohammed
 
Lessons from the story of Prophet Isa - Jesus (AS)
Lessons from the story of Prophet Isa - Jesus (AS)Lessons from the story of Prophet Isa - Jesus (AS)
Lessons from the story of Prophet Isa - Jesus (AS)abdulg99
 
Islamic Education Series Grades 6-12
Islamic Education Series Grades 6-12Islamic Education Series Grades 6-12
Islamic Education Series Grades 6-12Children of the Ummah
 
Ramadan reflections Dr. Bilal Philips || Australian Islamic Library || www....
Ramadan reflections   Dr. Bilal Philips || Australian Islamic Library || www....Ramadan reflections   Dr. Bilal Philips || Australian Islamic Library || www....
Ramadan reflections Dr. Bilal Philips || Australian Islamic Library || www....Muhammad Nabeel Musharraf
 
Value of Parents in Islam
Value of Parents in IslamValue of Parents in Islam
Value of Parents in Islamguest030e67
 
Islamic viewpoint on racism
Islamic viewpoint on racismIslamic viewpoint on racism
Islamic viewpoint on racismNoor Al Islam
 
A presentation on how to Perform the Rituals of Hajj.
A presentation on how to Perform the Rituals of Hajj.A presentation on how to Perform the Rituals of Hajj.
A presentation on how to Perform the Rituals of Hajj.elimam
 

What's hot (20)

Prophet Saleh and the People of Thamud
Prophet Saleh and the People of ThamudProphet Saleh and the People of Thamud
Prophet Saleh and the People of Thamud
 
Surah al kahf New PPT
Surah al kahf New PPTSurah al kahf New PPT
Surah al kahf New PPT
 
Hajj presentation
Hajj presentationHajj presentation
Hajj presentation
 
Sources of shareea
Sources of shareeaSources of shareea
Sources of shareea
 
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islameMuhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
 
Prophet Muhammad (pbuh): A mercy to all creation!
Prophet Muhammad (pbuh): A mercy to all creation!Prophet Muhammad (pbuh): A mercy to all creation!
Prophet Muhammad (pbuh): A mercy to all creation!
 
Hajj,significance and lesssons learned
Hajj,significance and lesssons learnedHajj,significance and lesssons learned
Hajj,significance and lesssons learned
 
Quran and its sciences (docx.)
Quran and its sciences (docx.)Quran and its sciences (docx.)
Quran and its sciences (docx.)
 
Lessons from the story of Prophet Isa - Jesus (AS)
Lessons from the story of Prophet Isa - Jesus (AS)Lessons from the story of Prophet Isa - Jesus (AS)
Lessons from the story of Prophet Isa - Jesus (AS)
 
Muhammad's Donkey
Muhammad's DonkeyMuhammad's Donkey
Muhammad's Donkey
 
Learn About Laylatul Qadr
Learn About Laylatul QadrLearn About Laylatul Qadr
Learn About Laylatul Qadr
 
Islamic Education Series Grades 6-12
Islamic Education Series Grades 6-12Islamic Education Series Grades 6-12
Islamic Education Series Grades 6-12
 
Muhammad's Lice
Muhammad's LiceMuhammad's Lice
Muhammad's Lice
 
Ramadan reflections Dr. Bilal Philips || Australian Islamic Library || www....
Ramadan reflections   Dr. Bilal Philips || Australian Islamic Library || www....Ramadan reflections   Dr. Bilal Philips || Australian Islamic Library || www....
Ramadan reflections Dr. Bilal Philips || Australian Islamic Library || www....
 
Sayyidina 'Umar ibn Khattab
Sayyidina 'Umar ibn KhattabSayyidina 'Umar ibn Khattab
Sayyidina 'Umar ibn Khattab
 
Hajj
HajjHajj
Hajj
 
Value of Parents in Islam
Value of Parents in IslamValue of Parents in Islam
Value of Parents in Islam
 
Islamic viewpoint on racism
Islamic viewpoint on racismIslamic viewpoint on racism
Islamic viewpoint on racism
 
Surah Al-Falaq
Surah Al-FalaqSurah Al-Falaq
Surah Al-Falaq
 
A presentation on how to Perform the Rituals of Hajj.
A presentation on how to Perform the Rituals of Hajj.A presentation on how to Perform the Rituals of Hajj.
A presentation on how to Perform the Rituals of Hajj.
 

Viewers also liked

Psychology of Social Sharing
Psychology of Social Sharing Psychology of Social Sharing
Psychology of Social Sharing Jason Myers
 
Final power-cristhian-fernandez
Final power-cristhian-fernandezFinal power-cristhian-fernandez
Final power-cristhian-fernandezCristhian Madsen
 
S01E12 Personal Branding Quotebook — The Digital Loop
S01E12 Personal Branding Quotebook — The Digital LoopS01E12 Personal Branding Quotebook — The Digital Loop
S01E12 Personal Branding Quotebook — The Digital LoopThe Digital Loop
 
SpaceUp Paris
SpaceUp ParisSpaceUp Paris
SpaceUp ParisAOkninski
 

Viewers also liked (6)

Psychology of Social Sharing
Psychology of Social Sharing Psychology of Social Sharing
Psychology of Social Sharing
 
Komponen utama-mesin
Komponen utama-mesinKomponen utama-mesin
Komponen utama-mesin
 
Passive voice
Passive voicePassive voice
Passive voice
 
Final power-cristhian-fernandez
Final power-cristhian-fernandezFinal power-cristhian-fernandez
Final power-cristhian-fernandez
 
S01E12 Personal Branding Quotebook — The Digital Loop
S01E12 Personal Branding Quotebook — The Digital LoopS01E12 Personal Branding Quotebook — The Digital Loop
S01E12 Personal Branding Quotebook — The Digital Loop
 
SpaceUp Paris
SpaceUp ParisSpaceUp Paris
SpaceUp Paris
 

Similar to Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi

Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetëHisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetëLibra Islame
 
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithëMuhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithëLibra Islame
 
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës MuslimaneLetër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimaneguest41e4e
 
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS MuslimaneLetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimaneguest41e4e
 
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në IslamçDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islamguest41e4e
 
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në IslamÇdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islamguest41e4e
 
çDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islamçDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islamFSstudio
 
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimaneMirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimaneLibra Islame
 
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islamFet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islamLibra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Bamirësia
Dr. Musli Vërbani - BamirësiaDr. Musli Vërbani - Bamirësia
Dr. Musli Vërbani - BamirësiaLibra Islame
 
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifute
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifuteTregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifute
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifutesyli
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëLexo dhe Mëso
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëLexo dhe Mëso
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëRregullatIslame
 
Muhamed muteveli esh sharavi - mrekullite e kuranit 2
Muhamed muteveli esh sharavi - mrekullite e kuranit 2Muhamed muteveli esh sharavi - mrekullite e kuranit 2
Muhamed muteveli esh sharavi - mrekullite e kuranit 2Libra Islame
 
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël iDr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël iLibra Islame
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)pasimisunetit
 

Similar to Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi (20)

Kërkimi i së vërtetës
Kërkimi i së vërtetësKërkimi i së vërtetës
Kërkimi i së vërtetës
 
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetëHisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
 
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithëMuhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithë
 
Integrimine islam
Integrimine islamIntegrimine islam
Integrimine islam
 
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës MuslimaneLetër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimane
 
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS MuslimaneLetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
 
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në IslamçDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
 
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në IslamÇdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
 
çDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islamçDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islam
 
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimaneMirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimane
 
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islamFet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
 
Dr. Musli Vërbani - Bamirësia
Dr. Musli Vërbani - BamirësiaDr. Musli Vërbani - Bamirësia
Dr. Musli Vërbani - Bamirësia
 
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifute
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifuteTregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifute
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifute
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
 
Mbikqyrja E Zotit
Mbikqyrja E ZotitMbikqyrja E Zotit
Mbikqyrja E Zotit
 
Muhamed muteveli esh sharavi - mrekullite e kuranit 2
Muhamed muteveli esh sharavi - mrekullite e kuranit 2Muhamed muteveli esh sharavi - mrekullite e kuranit 2
Muhamed muteveli esh sharavi - mrekullite e kuranit 2
 
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël iDr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
 

More from Avni Xhemajli

Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...Avni Xhemajli
 
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul musliminGjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul musliminAvni Xhemajli
 
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreNëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreAvni Xhemajli
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetAvni Xhemajli
 
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tijAvni Xhemajli
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeAvni Xhemajli
 
Bisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh AlbanitBisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh AlbanitAvni Xhemajli
 
Si te therrasim ne teuhid
Si te therrasim ne teuhidSi te therrasim ne teuhid
Si te therrasim ne teuhidAvni Xhemajli
 
Talking about our town
Talking about our townTalking about our town
Talking about our townAvni Xhemajli
 

More from Avni Xhemajli (11)

Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
 
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul musliminGjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
 
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreNëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
 
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
 
Grupi i shpetuar
Grupi i shpetuarGrupi i shpetuar
Grupi i shpetuar
 
Bisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh AlbanitBisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh Albanit
 
Si te therrasim ne teuhid
Si te therrasim ne teuhidSi te therrasim ne teuhid
Si te therrasim ne teuhid
 
Pollution
PollutionPollution
Pollution
 
Talking about our town
Talking about our townTalking about our town
Talking about our town
 

Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi

  • 1. www.UdhezimidheDrita.net 1 Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman El-Farisi Hyrje I tërë falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë, prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. E lusim Allahun e Madhërishëm të na ruaj nga e keqja e vetëve dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush që e humb dhe atë që Allahu e lë në humbje, nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër të adhuruar me meritë përveç Allahut, i Cili nuk ka ortak. Dhe dëshmoj se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue selem!) është rob dhe i Dërguari i tij. Selati dhe Selami qofshin mbi profetin e fundit, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue selem, familjen e tij të pastër dhe mbi të gjithë shokët e tij fisnik! Sot shumë njerëz janë kureshtarë të dinë për Islamin, por dituria e tyre për këtë fe mund të ndryshojë. Dituria e tyre mund të jetë fituar nga një artikull, libër apo pjesë e ndonjë libri fetar, të cilin mund ta kenë lexuar në shkollë të mesme. Ata mund të kenë njohur disa muslimanë, të kenë kaluar pran ndonjë xhamie, të kenë shikuar ndonjë dokumentar apo lajmet e mbrëmjes, ose ata kanë mundur të udhëtojnë në ndonjë vend islam. Për disa Islami është “vetëm një fe tjetër”, por për shumë të tjerë është bërë diçka „interesante‟ për ta shikuar. E kam shkruar këtë libër për ata të cilët janë duke kërkuar brenda vetes së tyre përgjigje për shumë pyetje, si: “Kush jam unë? Kush është Zoti i Vërtetë? Cila është rruga e vërtetë e shpëtimit? A është Islami? Nëse unë bëhem musliman, çfarë do të thotë kjo për mua, familjen time dhe shoqërinë në tërësi?” Sot shumë njerëz e kuptojnë se të gjitha progreset materialiste dhe sekulare të cilat kanë
  • 2. www.UdhezimidheDrita.net 2 zënë vend në shoqëri kanë prodhuar një vakum shpirtëror, e si pasojë ka ndikuar në probleme sociale, ekonomike, politike e psikologjike. Për këtë arsye, ata të cilët më parë thoshin “Le të jetojmë dhe të kënaqemi” apo “Hej, nuk duam të dimë për Zotin”, tani sërish janë duke e kërkuar të vërtetën. Ata po shtrojnë pyetje të ngjashme, si ato të parashtruara më parë, kështu ngase natyra e lindur e njeriut e njeh atë e cila është e mirë dhe e keqe dhe se çfarë është e vërtetë apo gënjeshtër. Natyra e lindur e njeriut nuk ndihet e qetë kur degradohen Cilësitë e Allahut dhe kur Atij gjithashtu i shoqërohen cilësitë njerëzore. Ajo e di se nuk mund të ketë më shumë se Një Zot të Vetëm e të Vërtetë dhe gjithashtu një dhe vetëm një fe të vërtetë, e pranuar prej Tij. Allahu nuk kërkon që disa krijesa të Tij ta adhurojnë atë duke i bërë shok Atij, as nuk urdhëron të adhurohet Jezusi, Buda, zjarri, drita, Krishna, JozefSmithi, dielli, hëna, Homeini, Rama, tempujt, profetët, Elija, Farakhani, kryqi, druri, trekëndëshi, shenjtorët, priftërinjtë, murgjit, apo ndonjë gjë tjetër. Çdo gjë tjetër përveç Allahut është një krijesë, ato janë jo të përkryera. Ua kanë nevojën të tjerëve, por Allahu është i Vetmjaftueshëm. Ai është i Pari e nuk ka asgjë para Tij dhe i Fundit e nuk ka asgjë pas Tij, tek Ai është kthimi përfundimtar. Ai nuk lind askënd dhe as nuk është i lindur. Asnjë njeri nuk ia dha Atij emrin Allah, mirëpo Ai e quajti Veten me këtë emër. Ky emër do të thotë: “Zoti i Vetëm i cili e meriton të adhurohet”, prandaj Ai e meriton që ne t‟i nënshtrohemi vetëm Atij, ekëtë lloj nënshtrimi Ai e quajti Islam. Mirëpo, ngatërresat u paraqiten tek njerëzit kur ata filluan të adhuronin krijesat krahas Allahut, qofshin ato me shpirt apo pa shpirt. Në mesazhin e fundit që ju shpallë njerëzimit-Kuranin, Allahu e sqaron qartë qëllimin e ekzistimit të njeriut në këtë botë. Nga ana e brendshme dhe e jashtme njeriu është i thirrur të jetojë në pajtueshmëri me rrugën e Allahut. Ky është kuptimi i adhurimit në Islam dhe është qëllimi për të cilin të gjithë ne u krijuam. Ka edhe të atillë të cilët e pranojnë se duhet të adhurohet vetëm Allahu, por nuk jetojnë në pajtueshmëri me urdhrat e Allahut. Praktikat e tyre janë larg Islamit, ata nuk janë kriter me të cilin duhet të gjykohet Islami. Islami është i përkryer por njerëzit nuk janë të tillë. Ne jemi të thirrur të kërkojmë brenda Islamit. Qëllimi i këtij libri është thirrja e njerëzve në kërkim të shpëtimittë tyre, duke shqyrtuar tregimin e kërkimit të gjatë të një burri të njohur me emrin Selmanel-Farisi, apo Persiani. Pse jo? A dimë ne çdo gjë? Kur e dimë se ne nuk e zotërojmë ajrin të cilin e thithim, se ne jemi krijuar nga asgjëja, se nuk e kemi krijuar vetveten, atëherë bëhet e natyrshme që secili të dëshirojë të mësojë më shumë për Zotin (Allahun), i Cili na ka krijuar, na ka dhënë jetë dhe i Cili një ditë do të na grumbullojë para Tij. Atë ditë do të ketë ose lumturi ose dënim të pafund. Selmani dhe tregimi i tij
  • 3. www.UdhezimidheDrita.net 3 Fillimi Askush nuk mund të na tregojë historinë e Selmanit më mirë sesa vet ai. Selmani ia tregoi këtë histori njërit prej shokëve dhe të afërmeve të Profetit Muhamed (sal-lAllahu alejhi ue selem!), e ai quhej Abdullah Ibn Abbas, i cili pastaj ua transmetoi këtë tregim të tjerëve. Ibn Abasi thotë: “Ka thënë Selmani: “Isha një persian nga njerëzit e Esfahanit, nga qyteti i njohur Xhaji. Babai im ishte kryetar i qytetit. Për të unë isha krijesa më e dashur e Allahut, aq sa dashuria e tij për mua arriti në pikën që ai të më besonte të mbikëqyrja zjarrin, të cilin ai e ndizte. Ai nuk e linte të shuhej.” Ky është një tregues i sjelljes së mirë të birit përballë babait të vet. Këtu Selmani e përdori emrin e saktë të Zotit të vërtetë, Allahut. Emri Allah është i njëjti emër i përdorur nga të gjithë Profetët dhe nga të gjithë të Dërguarit. Allahu është i njëjti Zot në gjuhën armaike të Profetit tonë të dashur Isait alejhi selam. Një fe ndryshe? “Babai im kishte një pjesë të madhe të tokës pjellore. Një ditë derisa ishte i zënë me ndërtim, më tha të shkoja në tokën e tij dhe të përmbushja disa punë të përditshme që ai dëshironte. Gjatë rrugës për në tokën e tij hasa në një kishë të krishtere. I dëgjova zërat e njerëzve që luteshin brenda. Nuk e dija se si jetonin njerëzit jashtë, ngase babai im më mbante të izoluar në shtëpinë e tij. Kur erdha pranë këtyre njerëzve (të kishës) dhe dëgjova zërat e tyre, dola jashtë të shihja se çfarë po bënin ata.” Interesi rritet “Kur i pash ata më pëlqeu lutja e tyre dhe mu shtua interesimi në çështjen e tyre (fe). I thash vetvetes: “Pasha Allahun, kjo fe është më e mirë se ajo e jona. ” Selmani e mbajti mendjen të hapur, larg nga pasimi i verbër. “Betohem në Allahun se nuk u largova deri në kohën e perëndimit të diellit. Nuk u ktheva në tokat e babait tim.” Selmani i dha vetes kohë të meditonte për këtë fe për të cilën tani mendonte se ishte besimi i saktë. Një mendjehollësi dhe zemër e mirë e mbushur me durim janë cilësitë të cilat janë të domosdoshme që ta lirojmë vetën nga kufizimi i mendimeve, si “Oh mirë! Do përpiqem ta gjej, por tani jam shumë i zënë”, etj. Vdekja mund të troket në derë më herët sesa që njeriu mund të shpresojë. “I pyeta: “Nga e ka origjinën kjo fe?”
  • 4. www.UdhezimidheDrita.net 4 Kërkimi i “origjinës” është udhëzues për ata të cilët janë duke e kërkuar fenë e vërtetë. “Origjina” dhe “baza” janë terma thelbësorë që ndihmojnë procesin e kërkimit. Cila është origjina e Islamit dhe cila është baza e tij? Islami ka ardhur nga Allahu, Krijuesi, Zoti i Vërtetë dhe baza e tij është nënshtrimi ndaj Atij. “Ata thanë: “Në Sham.” U ktheva tek babai i cili tashmë ishte shqetësuar për mua dhe kishte dërguar dikë të më kërkonte. Sapo arrita ai më tha: “O biri im! Ku ishe? A nuk ta besova ty një detyrë?” I thashë: “O babai im, takova disa njerëz që luteshin në kishën e tyre dhe më pëlqeu feja e tyre. Betohem në Allahun se qëndrova me ta deri në kohën e perëndimit të diellit.” Kjo është një ndershmëri mahnitëse e treguar nga njeriu i cili e di mirë përkushtimin e të atit në fenë e tij. Ky është lloji i çiltërsisë të cilën duhet ta ketë ai i cili është në kërkim të së vërtetës. Kundërshtimi “Babai më tha: “O bir! Në fenë e tyre nuk ka asgjë të mirë, feja jote dhe feja e të parëve të tu është më e mirë.” Ky është motivi i të gjithë atyre të cilët i pasojnë të tjerët verbërisht në çështjet e fesë. Kjo na përkujton thëniet e Allahut: “Dhe ata që nuk besojnë, thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kur‟an dhe bëni zhurmë tek ai (kur këndohet) me qëllim që t‟i mposhtni.” [Kaptina Fusilet, 26] “Përkundrazi! Ata thonë: “Ne gjetëm baballarët tanë të ndjekin një farë rruge e një lloj feje dhe ne e udhëzojmë veten pas gjurmëve të tyre.” [Kaptina Zuhruf, 22] “Dhe kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që ka zbritur Allahu”, ata thonë: “Jo! Do të ndjekim atë që gjetëm te baballarët tanë.…” [Kaptina Llukman, 21] “Ne kurrë nuk kemi dëgjuar një gjë të tillë nga të parët tanë.” [Kaptina Mu'minun, 24] Shpesh herë kur u flitet njerëzve rreth asaj se dikur kishin fe tjetër e tani kanë hyrë në Islam, ata thonë se kanë dëgjuar të njëjtat argumente të cilat Allahu i ka përmendur për jobesimtarët. Çështja është e njëjtë. Ajo buron nga “A dëshiron ta lësh fenë e baballarëve dhe stërgjyshërve tu?” Jo vetëm kaq, por prindërit dhe familja e gjerë mbajnë qëndrim kundër konvertimit. Gjerësia e këtij kundërshtimi mund të shkojë deri në kërcënim të gjendjes jetësore, deri në bojkotim të fortë. Kjo është prirja e zakonshme, mirëpo ka edhe raste të kundërshtimeve të vogla dhe neutralitet. “Thash: „Jo, betohem në Allahun se është me e mirë se feja jonë.” Ai e donte babanë e tij, por nuk i bëri lajka atij. Ai nuk bëri kompromis rreth asaj që
  • 5. www.UdhezimidheDrita.net 5 ndjente dhe që besonte se ishte e vërtetë. Cila ishte përgjigja e të atit? “Ai më kërcënoi, m‟i lidhi këmbët me zinxhir dhe më mbylli në shtëpinë e tij.” Një baba që e torturon djalin e tij të dashur për ta lëkundur nga hulumtimi i së vërtetës. Shumë Profetë u kundërshtuan, u akuzuan, u keqtrajtuan nga pjesëtarët e familjeve të tyre për shkak të kundërshtimit të “traditës së njohur”. A ndaloi këtu Selmani? “Ua dërgova një mesazh të krishterëve, duke ju kërkuar të më njoftonin për ardhjen e ndonjë karvani tregtarësh të krishterë nga Shami. Një karvan tregtie arriti dhe ata më njoftuan, kështu që u thash atyre të më tregonin kur të përfundonin punët për kthimin në vendin e tyre. Kur mbaruan bizneset e tyre më njoftuan, kështu që u lirova nga zinxhirët dhe e shoqërova karvanin derisa arritëm në Sham.” Ai nuk u dorëzua nga urdhrat e padrejta të babait të tij. Ai po përpiqej në çështjen e së vërtetës, e cila më në fund e udhëhoqiatë qëta kuptonte realitetin për Krijuesin- Allahun. “E sa për ata të cilët përpiqen fort tek Ne (për Çështjen Tonë), Ne sigurisht që do t‟i udhëheqim ata drejt Udhëve Tona (në Besimin e Pastër Islam).” [Kaptina el-'Ankebut, 69] Selmani vendosi dhe u nis në kërkim të së vërtetës, pavarësisht faktit se për të ishte një vend i largët dhe i panjohur.Allahu i Madhërishëm e dinte ndershmërinë e tij, andaj edhe ia lehtësoi dhe e ndihmoi atë, duke i gjetur edhe mjetet e udhëtimit për në tokën e Shamit. Kjo është, por... “Sapo arrita pyeta: “Kush është njeriu më i miri i njerëzve në këtë fe (tuajën)?” Selmani ishte në kërkim të së vërtetës së qartë, andaj ai kërkoi më të mirin e njerëzve në besim nga populli i Shamit. E pse jo? Njerëzve u pëlqen të zgjedhin ushqimin më të mirë, bashkëshortët më të mira dhe rrobat më të mira. Selmani po kërkonte për më të mirën në besim. “Ata thanë: “Prifti. Ai është në kishë.” Shkova dhe i thash: “Më pëlqen kjo fe e juaja dhe do doja të jem me ju dhe t‟ju shërbej në kishën tuaj, që të mësoj dhe të lutem me ju.” Selmani e kuptoi se kërkimi i diturisë mund të arrihet vetëm duke u shoqëruar me njerëzit e dijes. Si shpërblim, ai ishte i gatshëm ta ofronte veten e tij si shërbëtor i priftit. Thjeshtësia e atyre që kërkojnë të vërtetën i afron ata edhe më afër saj. Në mungesë të thjeshtësisë dhe përulësisë triumfon arroganca. Njerëzit i shohin shenjat e së vërtetës, por arroganca e tyre i largon prej saj dhe i shpie në shkatërrim. “Dhe ata i përgënjeshtruan ato (Ajetet Tona) padrejtësisht dhe me mospërfillje edhe pse vetë në veten e tyre ishin të bindur për to.” [Kaptina en-Neml, 14]
  • 6. www.UdhezimidheDrita.net 6 Pasuria, gjendja shoqërore dhe faktorët e tjerë material nuk duhet ta ndalojnë njeriun nga kërkimi i së vërtetës, e cila në fund të fundit do të ndikojë në ardhmërinë e tij. Të gjitha këto gjëra do të zhduken dhe njeriu do të futet në varr me asgjë tjetër veç veprave të tij. Këto vepra janë veprat e zemrës (besimit), të gjuhës dhe gjymtyrëve, të cilat janë shfaqje e veprave të zemrës. “A i jam nënshtruar Krijuesit tim? A kam jetuar në pajtueshmëri me urdhrat e Tij të sqaruara në Kuran dhe sipas mësimeve të Profetit të fundit, Muhammedit (sal-lAllahu alejhi ue selem!)?”- kjo do të jetë gjëja e vetme e cila do të ketë vlerë në Ditën e Gjykimit. “Ditën në të cilën as pasuria dhe as fëmijët nuk do të vlejnë. Përveç atij i cili sjell tek Allahu zemër të pastër (të pastër prej shirkut, politeizmit dhe hipokrizisë).” [Kaptina esh-Shu'ara, 88-89] Tregon Selmani se i thotë prifti: “Mund të hysh dhe të qëndrosh me mua”, kështu që u bashkova më të. Pas një kohe Selmani zbuloi diçka rreth priftit. Ai ishte njeri i keq, i cili urdhëronte dhe i nxiste njerëzit për bamirësi vetëm e vetëm që atë pasuri të grumbulluar ta mbante për vete. Ai nuk ua ndante atë të varfërve. Ai kishte grumbulluar shtatë qype me ar dhe argjend.” Ky është shembulli i njerëzve të këqij dhe të prishur, të cilët gjinden në çdo kohë dhe në çdo vend: njerëz shpërdorues dhe hipokrit. A u ndal aty Selmani me këtë njeri të prishur? Jo. Ai vazhdoi në fazën tjetër të kërkimit të tij, duke mos u larguar nga kërkimi i së vërtetës. “E përbuzja atë për shkak të veprave të tij.” Është e qartë se urrejtja për priftin nuk e ndaloi atë nga kërkimi i së vërtetës. Allahu i Madhërishëm e udhëzoi atë, ngase dëshira e tij për të gjetur të vërtetën ishte e sinqertë. “Ai (prifti) vdiq. Të krishterët u mblodhën që ta varrosnin. I njoftova ata se ai ishte njeri i keq, i cili urdhëronte dhe nxiste njerëzit për bamirësi vetëm që ta grumbullonte atë për vete dhe se ai nuk ua shpërndante asnjë pjesë të saj varfanjakëve. Ata thanë: “Si e di këtë?” U përgjigja: “Mund t‟jua tregoj thesarin e tij.” Ata thanë: “Na trego!” U tregova vendin dhe ata morën prej shtatë qypeve të mbushur me arë dhe argjend. Kur e panë këtë ata thanë: “Betohemi në Allahun se ne kurrë nuk do ta varrosim. Kështu që ata e kryqëzuan dhe e gurëzuan.” Dëshira është e fortë “Ata e zëvendësuan priftin. Nuk kam parë ndokënd i cili falte namazin më mirë se ai, as ndonjë njeri më të shkëputur nga kjo botë dhe i lidhur me botën tjetër, as ndonjë njeri më të përkushtuar se ai në punë ditë e natë. E doja më shumë se këdo tjetër që e doja më parë.” Në Islam janë pesë namaze ditore obligative. Allahu ia mësoi Profetit Muhammed (sal-
  • 7. www.UdhezimidheDrita.net 7 lAll-llahu alejhi ue sel-lem!) mënyrën dhe kohën se si të falen këto namaze. Ato nuk janë „namazet‟ të cilat janë zhvilluar dhe praktikuar nga disa njerëz. Namazet janë themeli i Islamit. Nëse ato kryhen sipas rrugës së Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem!), ato pastrojnë njeriun prej mëkateve dhe veprave të këqija, të cilat ka mund t‟i veprojë gjatë ditës. “Qëndrova me të deri para se të vdiste. Kur iu afrua vdekja, i thash: “O filan, kam qëndruar me ty dhe të kam dashur më shumë se çdo kënd që e doja më parë. Tani ka ardhur Caktimi i Allahut, andaj kënd ma këshillon dhe me çfarë më urdhëron?” Selmani filloi të mendonte rreth asaj se kënd do ta shoqëronte pas vdekjes së priftit. Ai sërish mendoi të kërkonte njerëz të drejtë me dituri të fortë. Dëshira dhe gatishmëria që të vazhdonte të kërkonte të vërtetën ishte e fortë. “Prifti i tha: “Betohem në Allahun! Njerëzit janë në humbje, ata kanë ndryshuar atë në të cilën ishin më parë (fenë). Nuk njoh ndokënd i cili ende ka këtë fe që kam unë, përveç një burri në El-Musil, andaj bashkohu me të. (Dhe ia tregoi emrin).” Një tjetër shpërngulje Tregon Ibën Abbasi: “Kur ai vdiq, Selmani shkoi në aEl-Musil që ta takonte njeriun për të cilin i kishte folur prifti. Tha ai: “I thash: “Filani në momentet e vdekjes më ka këshilluar që të bashkohem me ty. Ai më ka thënë se ti ke fenë të cilën kishte edhe ai.” Burri nga El-Musil i tha Selmanit të qëndronte me të. Ai thotë: “Qëndrova me të dhe pashë se ai ishte më i miri nga njerëzit në çështjen e fesë së shokut të tij. Nuk shkoi shumë kohë dhe ai vdiq. Kur iu afrua vdekja, kërkova prej tij të më këshillonte për ndonjë njeri i cili ka të njëjtën fe. Burri tha: “Betohem në Allahun! Nuk njoh ndokënd të jetë në këtë fe si kjo e jona, përveç një burri në Nasibin dhe ai është filani, andaj bashkoju atij.” Edhe një tjetër shpërngulje “Pas vdekjes së tij udhëtova për tek ky burrë në Nasibin.” Tregon Ibn Abasi: “Selmani e gjeti këtë njeri dhe qëndroi pak me të. E njëjta gjë u përsërit. Vdekja iu afrua dhe para se të vdiste Selmani shkoi tek ai dhe i kërkoi që ta këshillonte se ku të shkonte. Burri e këshilloi që Selmani të shkonte tek një njeri në Amurijeh, i cili kishte të njëjtën fe. Pas vdekjes së shokut të tij ai shkoi në Amurijeh. Ai e gjeti atë dhe iu bashkua në fenë e tij. Gjatë kësaj kohe ai punoi dhe fitoi disa lopë dhe dele.” Fitimi i mirë në mënyrë të ligjshme është gjë e rëndësishme për besimtarin. Natyrisht se
  • 8. www.UdhezimidheDrita.net 8 ndikimi i parasë është i madh, shumë veta e kanë shitur vetveten dhe parimet e tyre për një çmim të lirë dhe ata janë bërë hipokrit për shkak të parasë. Megjithatë, ka të atillë të cilët qëndrojnë në të vërtetën pa marrë parasysh se çfarë mund të humbasin. E kjo i sjellë paqe mendjes dhe zemrës. Shpërngulja e madhe Ibën Abbasi vazhdon: “Vdekja iu afrua edhe burrit nga Amurijeh. Selmani ia përsëriti të njëjtën kërkesë, por kësaj radhe përgjigja ishte ndryshe. Burri i tha: “O biri im! Nuk di që ndokush të jetë në ketë fe në të cilën jemi ne. Mirëpo, një Profet do të shfaqet gjatë kohës së jetës tënde dhe ky Profet është në fenë e Ibrahimit.” Prifti e dinte rrugën e Ibrahimit. Është origjina e monoteizmit dhe thirrja për të adhuruar vetëm Allahun. Prifti e dinte se Ibrahimi i kishte këshilluar fëmijët e tij: “Dhe këtë (fe, nënshtrim ndaj Allahut si muslimanë në Islam) e porositi Ibrahimi edhe për bijtë e tij, edhe Jakubi (duke thënë): “O bijtë e mi! Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, kështu që mos vdisni ndryshe përveç se në Besimin Islam, si muslimanë.” [Kaptina el-Bekare, 132] Ibrahimi u martua me Saren dhe Haxheren. Prej pasardhësve të tij me Saren ishin Is‟haku, Jakubi, Jusufi, Sulejmani, Musai dhe Isai (paqja qoftë mbi të gjithë ata!), ndërsa nga pasardhësit e tij me Haxheren ishin Ismaili dhe Muhammedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta!). Ismaili u rrit në Beka (Mekë) në Arabi dhe Muhammedi ishte pasardhës i tij. Burri e dinte se feja e Ibrahimit ishte feja e vërtetë, e cila duhej të pasohej. Ai do ketë lexuar premtimin e Allahut që ta ngritë një “Komb të Madh” nga pasardhësit e Ismailit (Gjeneza 21:18), dhe ai po ashtu e këshilloi Selmanin që t‟i bashkohej Profetit (sal- lAllahu alejhi ue selem!), i cili është prej familjes së Ismailit, që i nënshtrohet Allahut dhe ndjek rrugën e Ibrahimit. “Zoti ynë! Dërgo nga mesi i tyre një të Dërguar (dhe vërtet Allahu iu përgjigj lutjes së tyre duke dërguar Muhammedin a.s.) i cili do t‟u sjellë atyre Fjalët e Tua dhe drejtoji ata me Libër (Allahu e dërgoi Kur‟anin) dhe Hikmeh (dijen e plotë mbi Fenë e Allahut, ligjet e Islamit, gjykimin e drejtë, urtësinë, Pejgamberinë) dhe pastroji ata. Vërtet që Ti je i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.” [Kaptina Bekare, 129] “Pastaj Ne të kemi frymëzuar ty (O Muhammed, duke të thënë): “Ndiq fenë Hanif të Ibrahimit (të adhuruarit vetëm të Allahut Një e të Vetëm, duke iu nënshtruar Atij si Musliman)”; dhe ai nuk ishte prej Mushrikëve (politeistëve, paganëve, mohuesve të Njësisë së Allahut).” [Kaptina en-Nahl, 123] “Vërtet, nga njerëzit që janë më me meritë për t‟u thirrur në Ibrahimin, janë ata të cilët e ndoqën atë dhe këtë Pejgamber (Muhammedin a.s.) dhe ata të cilët kanë
  • 9. www.UdhezimidheDrita.net 9 besuar. Dhe Allahu është Vali (Mbrojtësi, Ndihmuesi) i besimtarëve.” [Kaptina Ali'Imran, 68] Thotë IbënAbsasi:“Burri e përshkroi Profetin duke thënë: “...ai do të bartë mbi supet e tij fenë e Ibrahimit. Ai do të jetë nga tokat e Arabisë dhe do të shpërngulët prej vendlindjes në mes dy vendeve të mbushura me gurë të zinj. Në mes të këtyre dy vendeve ka hurme. Ai mund të njihet me anë të disa shenjave. Ai e pranon dhuratën dhe hanë prej saj, por nuk hanë nga ajo që i jepet lëmoshë (sadaka). Vula e Profetëve është në mes krahëve të tij. Nëse ke mundësi të arrish në atë vend, të këshilloj të shkosh atje.” Burri e dinte rreth paraqitjes së Profetit nga Arabia, nga vëllezërit e Izraelitëve; Deuteronomi 18, 17-18: “ Do ta dërgoj një Profet nga vëllezërit e tyre, porsi ty (domethënë Musain) do të vendosi Fjalën Time në gojën e tij dhe ai do ju flet atyre tërë atë që Unë do ta urdhëroj”, natyrisht se këto vargje nuk janë referencë për Jezusin, ashtu siç Pali u mundua t‟i interpretonte ato. Jezusi madje nuk ishte as nga pasardhësit e Ismailit dhe ishte vet izraelit, ai nuk ishte prej „vëllezërve‟ të tyre. Burri e dinte se ajo që ishte përmendur në libër rreth shpalljes së Zotit, do vinte nga Temani (veriu i qytetit të Medinës në Arabi, kjo sipas fjalorit të Biblës të J. Hastings) dhe „i shenjti‟ nga Parani. Sipas Gjenezës 21:21 egërsia e Paranit ishte vendi ku Profeti Ismail u vendos dhe aty kishte dymbëdhjetë fëmijë, prej tyre edhe Kedarin, djalin e dytë të Ismailit. Në Isaiah 42:1-13: “Zoti i dashur ka lidhshmëri me pasardhësit e Kedarit, paraardhësit e Profetit Muhammed (sal-lAllahu alejhi ue selem!).” Kur Profeti Muhammed (sal-lAllahu alejhi ue selem!) i ftoi njerëzit në Mekë që t‟i nënshtroheshin Allahut, shumica e tyre refuzuan dhe ata thuren plane që ta vrisnin Profetin (sal-lAllahu alejhi ue selem!). Ai së bashku me ata që pranuan Islamin u urdhëruan prej Allahut që të emigronin në qytetin e Medinës. Nuk shkoi shumë kohë dhe ndodhi beteja e Bedrit në mes „të paktëve dhe të keqarmatosurve‟, që përfaqësoheshin nga Muhammedi (sal-lAllahu alejhi ue selem!) e pasuesit e tij dhe paganëve të Mekës, një vit pas emigrimit. “Profeti dhe shokët e tij ishin fitimtarë.” (Isaiah 21:13-17) Burri e dinte se Jezusi (Isai alejhi selam!) tregoi për ardhjen e Profetit Ahmed (Muhammedit salAllahu alejhi ue selem). Këto ishin paralajmërime të gëzueshme për të cilat Allahu foli me gjuhën e Jezusit: “Dhe (kujto) kur Isai, biri i Merjemes tha: “O Bijtë e Israilit! Unë jam i Dërguari i Allahut tek ju duke vërtetuar Teuratin që ka ardhur para meje dhe jam përgëzues i një të Dërguari që do të vijë pas meje, - emri i të cilit do të jetë Ahmed!” [Kaptina es-Saf, 6] Ibën Abbasi thotë: “Burri vdiq dhe Selmani qëndroi në Amurijeh. Ai ka treguar: “Një ditë disa tregtarë nga fisi Kalb kaluan pranë meje. U thash atyre: “Nëse më merrni mua deri në tokat arabe do t‟ju jap lopët e mia dhe të vetmen dele që kam .”
  • 10. www.UdhezimidheDrita.net 10 Ata thanë “Po.” Selmani u dha atë që u ofroi dhe ata e morën me vete. Kur arritën tek vendi i quajtur Uadil Kura (pranë Medinës), ata e shiten atë si skllav tek një çifut. Ai qëndroi tek çifuti dhe ai pa hurmat (ashtu siç ia kishte përshkruar shoku i tij më herët). Kishte thënë ai: “Shpresoja që ky të ishte vendi i njëjtë të cilin ma përshkroi shoku im.” Një ditë një burrë, kushëri i zotërisë të Selmanit nga fisi i Beni Kurejdhe erdhi në Medine që ta vizitonte atë (kushëririn e tij). Ai e bleu Selmanin nga zotëria çifut dhe e mori me vete në Medinë. Ai tregoi: “Ai më mori me vete në Medine. Pasha Allahun! Kur e pash atë, e kuptova se ky ishte vendi i përshkruar nga shoku im. Pastaj Allahu e dërgoi të Dërguarin e Tij, Muhammedin (sal-lAllahu alejhi ue selem!). Ai qëndroi në Mekë aq sa qëndroi dhe unë nuk dëgjova gjë për të sepse isha i zënë me punën e skllavit, pastaj ai emigroi në Medine. [Një ditë] Isha në një dru të hurmës, duke bërë ca punë për zotërinë tim. Një kushëri i tij erdhi dhe qëndroi para tij (padroni i tij qëndronte ulur) dhe tha: “I vraftë Allahu Beni Kajletët. Ata janë tubuar sot në Kuba rreth një njeriu që sot erdhi nga Meka dhe i cili pretendon se është Profet!” U drodha aq shumë saqë më kapi frika se do të bie mbi zotërinë tim. Zbrita dhe thash: Çfarë po thua? Çfarë po thua!?” Zotëria im u zëmërua dhe më goditi rendë e më tha: “Çka po të hyn në udhë kjo?! Shko dhe shih punën tende.” U përgjigja: “Asgjë! Vetëm desha të sigurohem në atë që ai po thoshte.”Atë mbrëmje shkova tek i Dërguari i Allahut teksa ai ishte në Kuba. Mora me vete diçka të cilën e kisha ruajtur. Hyra brenda dhe i thash: “Më është thënë se je njeri i drejtë dhe se shokët e tu të cilët janë të huaj në këtë vend kanë nevojë. Dua të të jap diçka të cilën e kam ruajtur si lëmoshë dhe e pashë se ju e meritoni këtë më shumë se të tjerët.” Ia ofrova atij e ai u tha shokëve (sahabëve): “Hani”, por ai e tërhoqi dorën (nuk hëngri). Thash me vete “Kjo është një (nga shenjat profetike).” Ibën Abbasi thotë: “Pas takimit me Profetin (sal-lAllahu alejhi ue selem!) Selmani u largua që të përgatiste edhe një tjetër provë. Kësaj radhe ai i solli Profeti (sal- lAllahu alejhi ue selem!) një dhuratë. Tregon ai: “Vërejta se ti nuk ha nga ajo që jepet lëmoshë (sadakë), andaj ja një dhuratë me të cilën dua të të nderoj.” Profeti hëngri prej saj dhe u tha edhe shokëve të tij të hanë, gjë që edhe e bënë. I thash vetes: “Tani u bënë dy (shenja profetike).” Në takimin e tretë, Selmani erdhi në Bekie El-Garkad, ku Profeti po varroste njërin prej sahabëve të tij. Ai tha: “E përshëndeta me selam, pastaj vazhdova të sillesha rreth tij duke u përpjekur që të shihja vulën (e profetësisë), të cilën ma kishte përshkruar shoku im (në Amurije). Kur e hetoi Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue selem!) se po përpiqesha të vërtetoja
  • 11. www.UdhezimidheDrita.net 11 diçka që më ishte përshkruar, ai e hoqi mbulesën e tij prej shpine dhe unë e pashë vulën. U hodha mbi të dhe fillova ta puthja e të qaja. I Dërguari i Allahut më tha “Çfarë ke?!” Ia tregova historinë time ashtu siç ta tregova ty o IbnAbas. Atij i pëlqeu aq shumë saqë deshi që historinë time t‟ua tregoja edhe sahabëve të tij.” Robërimi vetëm ndaj Allahut E vazhdon ta tregojë Ibn Abasi këtë histori: “Ai ende i përkiste zotërisë të tij. Ai mungoi në dy beteja kundër paganëve arab. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem!) i tha: “O Selman, lidhe një kontratë me zotërinë tend që të jesh i lirë.” Ai arriti ta bëjë marrëveshjen me të, e që duhej t‟ia paguante atij dyzetë gramë ari dhe të mblidhte dhe rriste treqind palma të reja. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem!) u tha sahabëve “Ndihmojeni vëllanë tuaj.” Ata e ndihmuan t‟i mbillte drunjtë dhe grumbulluan sasinë e kërkuar. Profeti e urdhëroi Selmanin që të hapte gropat për të mbjellë fidanët dhe Ai (sal-lAllahu alejhi ue selem!) i mbolli me duart e tij. Selmani tha: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, se as edhe një dru i vetëm nuk u kalb.” Selmani ia dha ato zotërisë të tij. I dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem!) ia dha atij një copë ari sa madhësia e një veze pule dhe i tha: “O Selman merre këtë dhe paguaja zotërisë tënd atë që i detyrohesh.” “Sa shumë është kjo në krahasim me atë që unë i detyrohem atij!” I dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem!) tha: “Merre! Allahu do ta barazojë me atë që ke detyrim.” E mora dhe e peshova dhe ishte pikërisht aq sa i detyrohesha zotërisë sim.” Ai arin ia dha zotërisë të tij, e përmbushi marrëveshjen dhe u lirua. Qysh atëherë ai u bë shok i afërt i Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem!).” Njeri ndër shokët e mrekullueshëm të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem!), i njohur me emrin Ebu Hurejre, transmeton: “Ishim ulur në shoqërinë e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem!) kur u shpall surja El-Xhumu‟a (Kaptina 62). Ai lexoi këto fjalë: “Dhe Ai e ka dërguar atë (Muhammedin a.s.) edhe tek të tjerë prej atyre (muslimanëve) të cilët akoma nuk u janë bashkuar atyre, por ata do të vijnë.” [Kaptina Xhumu'a, 3] Një burrë në mesin e tyre tha: “O i Dërguari i Allahut! Kush janë ata të cilët nuk na janë bashkangjitur?” Por i dërguari i Allahut nuk u përgjigj. Selman El-Farisi ishte mes nesh. I Dërguari i Allahut e vendosi dorën e tij mbi Selmanin dhe tha : “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, sikur feja të ishte pranë Eth-Thurajja (shtatë yjeve), burra si ky (njerëz si Selmani) do ta arrinin atë.” [Suneni i Tirmidhiut]
  • 12. www.UdhezimidheDrita.net 12 Por ata do të vijnë Në këtë botë ka shumë njerëz të ngjashëm me Selmanin, duke e kërkuar të vërtetën për tek Zoti i Vetëm e i Vërtetë. Historia e tij është e ngjashme me atë të njerëzve në kohën tonë. Kërkimi i disa njerëzve i ka çuar ata nga një kishë në tjetrën, nga kisha në budizëm apo pasivitet, nga judaizmi në neutralitet, nga religjioni në meditime dhe shpërdorim të mendjes. Kam takuar dhe kam dëgjuar rreth disa njerëzve të cilët u lëkunden nga një ide në tjetrën, por ishin shumë të „frikësuar‟, madje edhe nëse donin të dinin diçka rreth Islamit. Megjithatë, kur takuan disa muslimanë, ata hapen mendjet e tyre. Tregimi për Selmanin është tregim për “kërkimin e gjatë”. Ju mund ta bëni kërkimin tuaj rreth së vërtetës më të shkurtër, duke përfituar nga tregimi i tij. Autor Shejkh Dr. Salih Es-Salih Allahu e mëshiroftë Përshtati: Avni Tahir Xhemajli (EbuEnsarij) Allahu e ruajttë Redaktoi: Albiona Olluri Allahu e ruajttë