SlideShare a Scribd company logo
1 of 7
Download to read offline
www.UdhezimidheDrita.net
1
Grupi i shpëtuarShejkh Muhammed Ibn Xhemil Zejnu1
(Allahu e mëshiroftë)
1) Allahu thotë:
“Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas Litarit të Allahut (Kur’anit) dhe mos u
përçani...” [Kaptina Ali Imran: 103]
2) Dhe Ai thotë:
“Vazhdoni t’i ktheheni vetëm Atij me pendim dhe kijeni frikë Atë e plotësoni detyrimin
ndaj Tij; dhe kryeni faljen e rregullt të përcaktuar ditore (Ekimus-Salat) dhe të mos jeni
prej Mushrikunëve (mohues të Njësisë së Allahut, që i vënë shokë Allahut). Nga ata të cilët
e shpërbënë fenë e tyre (të cilët e lanë Islamin e Vërtetë) dhe u bënë degëzime më vete
(duke sjellë Bid’ate - risi e rishikime të fesë së pastër e të vërtetë duke e përzier me gjëra
jofetare si dhe duke ndjekur dëshirat e tyre boshe), secila degë duke u kënaqur me të
veten” [Kaptina Err-Rum: 31-32]
3) I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) ka thënë:
“Ju këshilloj të keni takua (devotshmëri), të dëgjoni dhe të bindeni edhe nëse iu komandon një
rob nga Abisinia! Në të vërtetë, ata që do jetojnë gjatë prej jush, do shohin shumë ndryshime.
Prandaj, kapuni fortë pas Sunnetit tim dhe halifëve të udhëzuar! Kapuni fortë me dhëmballë dhe
keni kujdes nga gjërat e shpikura në fe, sepse çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat shpie në
zjarr!”2
4) Po ashtu i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) ka thënë:
“Vërtetë se ata që ishin para jush nga njerëzit e Librit u ndanë dhe u përçan në shtatëdhjetë e dy
grupe, dhe ky umbet (myslimanët) do ndahen në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë do jenë në
zjarr dhe vetëm njëri do jetë në Xhenet, e ky është xhemati.” 3
Në një transmetim tjetër i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) ka thënë:
“Të gjithë do jenë në zjarr përveç atyre që hecin sipas rrugës time dhe rrugës së shokëve të mi”
1
Sheikh Muhamed Ibn Xhemil Zejno ishte njëri prej dijetarëve Islam të kohës sonë. Ai ishte nxënës i shejh Albanit dhe ka
shkruar shumë vepra të çmuara rreth Islamit. Ky artikull është marr nga një libër që përmban ese të shkurtra të shkruara nga ai i
cili quhet: “Ese në çështjet islame” Një pjesë tjetër e eseve të tij janë përkthyer në gjuhën angleze të grumbulluara në një libër të
quajtur “The Pillars of Iman and Islaam (Shtyllat e Imanit dhe Islamit)”, e botuar nga Darusalam. Artikulli që po e lexoni në
gjuhën angleze është përkthyer nga Ibn Al Arkan.
2
Hadith i saktë, transmetuar nga Imam Ebu Daudi (Allahu e mëshiroftë) dhe të tjerë.
3
Hadith i mirë, transmetuar nga Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) dhe të tjerë.
www.UdhezimidheDrita.net
2
5) Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue
selem!) bëri një vizë dhe tha:
“Kjo është rruga e drejtë e Allahut”, dhe pastaj bëri vija në të djathtë dhe në të majtë të asaj vije
e tha: “Këto janë rrugët në krye të secilës është një shejtan që thërret në to.” 4
Pastaj lexoi thënien e Allahut:
“Dhe vërtet, kjo është Rruga Ime e Drejtë, kështu që ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të
tjera pasi ato do t’ju ndajnë e t’ju largojnë nga Udha e Tij. Këtë jua ka urdhëruar Ai që të
mund të bëheni Muttekinë (të përkushtuar në Besimin e Pastër Islam).”5
[Kaptina En‫ذ‬am: 31-32]
6) Shejkh Abdul Kadër El-Xhilani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Sa i përket grupit të shpëtuar, ata janë Ehlus Suneti dhe Xhemati. Për Ehlus Sunetin e Xhematin
nuk ka emër tjetër veçse as‟habul hadith (ata të cilët kapën pas hadithit).”
7) Allahu na ka urdhëruar të kapemi fortë pas Kur‟anit të lavdishëm e të mos jemi si politeistët të
cilët e ndanë fenë e tyre në sekte e parti. Ndërsa, i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!)
na ka informuar se hebrenjtë dhe të krishterët u ndan në shumë sekte dhe se myslimanët do
ndahen në më tepër sekte se ata. Po ashtu ka lajmëruar se këto grupe për shkak të devijimit të
tyre dhe të largimit nga Libri i Allahut dhe Sunetit të Pejgamberit të tyre, do hynë në zjarrin e
Xhehenemit. Ai gjithashtu na informoi se një grup do hyjë në Xhenet e që është Xhemati, ata të
cilët kapën fortë në Librin e Allahut dhe në sunetin autentik dhe që kapen pas veprave të shokëve
të së Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem!). O Allah! Na bëj neve prej pjesëtarëve të
grupit të shpëtuar dhe jepu fitore myslimanëve që të jenë prej tyre!
Metodologjia e grupit të shpëtuar:
1) Grupi i shpëtuar është në metodologjinë në të cilën ishte i Dërguari gjatë jetës së tij dhe në
metodologjinë e shokëve të tij, e që është pasimi i Kuranit të Lavdishëm i cili iu shpall të
Dërguarit të Tij. Kur`anin ua sqaroi shokëve të tij me anë të haditheve të cilat janë transmetuar
nga ai në mënyrë autentike. Ai urdhëroi të gjithë myslimanët të kapen fortë pas dy gjerave duke
u thënë:
“Po ua lë dy gjëra me të cilat kurrë nuk do humbisni rrugën e drejtë: Librin e Allahut dhe
Sunetin tim. Ato kurrë nuk do ndahen derisa të më kthehen në Haud.”6
2) Në kohën e trazirave dhe të përçarjeve grupi i shpëtuar kthehet tek Fjalët e Allahut dhe fjalët e
të Dërguarit të Tij, duke vepruar ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
4
Suneni i Imam Trimidhiut, shejkh Albani (Allahu i mëshiroftë që te dy) e konsideron të mirë në Sahihul Xhami, nr. 5219.
5
Hadith i saktë, transmetuar nga Imam Ahmedi dhe Imm Nesaiu (Allahu i mëshiroftë që te dy).
6
Shejkh Albani (Allahu e mëshiroftë )e ka saktësuar këtë hadith në Sahihul Xha‟mi‟.
www.UdhezimidheDrita.net
3
“Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtohuni Allahut (Fjalës së Tij – Kur’anit)
dhe të Dërguarit të Tij (Sunnetit të Muhammedit), nëse besoni në Allahun dhe në Ditën e
Fundit.” [Kaptina Nisa: 59]
Ai po ashtu thotë:
“Por jo, për Zotin tënd! Ata nuk janë besimtarë derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në
të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre, derisa të mos mbetet në veten e tyre asnjë pikë
kundërshtimi ndaj vendimeve të tua dhe derisa t’i pranojnë ato (vendimet e tua) plotësisht
të nënshtruar.” [Kaptina Nisa: 65]
3) Grupi i shpëtuar nuk e vë fjalën e askujt para Fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij:
“O ju që keni besuar! Mos vendosni për asgjë para se të vendosë Allahu dhe i Dërguari i
Tij dhe kini frikë Allahun. Vërtetë që Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.” [Kaptina
Huxhurat: 1]
Ibn Abasi ka thënë:
“Kam frikë se mbi ju do zbresin gurë prej qielli. Unë iu them: “Kështu ka thënë i Dërguari i
Allahut”, ndërsa ju më thoni: “Kështu ka thënë Ebu Bekri e Umeri.”
4) Grupi i shpëtuar i jep rëndësi Teuhidit të Allahut, e kjo është Njëshmëria e Allahut në
adhurim, kërkimit të ndihmës vetëm prej Tij, të drejtuarit Atij lutje në kohë lehtësie e vështirësie,
betimit në emrin e Tij, dhe formave të tjera të adhurimit. Ky është themeli me të cilin mund të
ndërtohet shteti i duhur Islamik. Nuk ka dyshim se shirku (të shoqëruarit Allahut shok, ortak në
adhurim) i cili është i pranishëm në shtetet e sotme islame, duhet të çrrënjoset. Kjo për shkak se
është një nga kërkesat e Teuhidit, prandaj fitorja nuk mund të vijë për grupet që e shpërfillin
Teuhidin dhe që nuk e kundërshtojnë shirkun e llojet e tij.
5) Grupi i shpëtuar ngjallë sunetin e të Dërguarit në aktet e adhurimit dhe stilin e jetës. Si pasojë
e kësaj, ata bëhen të huaj në mesin e njerëzve, ashtu siç ka treguar Pejgamberi (salAllahu alejhi
ue selem!) në fjalët e tij:
“Islami nisi si diçka e huaj dhe do kthehet si diçka e huaj, prandaj tuba është për të huajt.”7
Në një transmetim tjetër ai tha:
“Tuba8
është për të huajt, ata të cilët janë përmirësues kur njerëzit e tjerë gabojnë (korruptohen e
prishen).”
7
Sahihu i Imam Muslimit (Allahu e mëshiroftë).
8
Thuhet se Tuba do të thotë diçka e mirë. Allahu e ka përmendur këtë fjalë në suren Rad: “Ata janë të cilët besuan dhe bënë
vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë..” Duke e komentuar këtë ajet Ibrahim En Nakhiu ka thënë se do
të thotë se e mira është në anën e tyre. Ndërsa Katade ka thënë: “Kur dikush thotë „tuba‟ do të thotë se ka arritur diçka të mirë.”
Ikreme dhe Muxhahidi kanë thënë se „tuba‟ do të thotë Xhenet. Gjithashtu thuhet se „Tuba‟ është një pemë në Xhenet për të cilën
ka folur Pejgamberi (salallahu alejhi we selem!): “Tuba është një pemë në Xhenet, udhëtimi nën të cilën zgjat njëqind vjet.”
(Sahihu i Muslimit).
www.UdhezimidheDrita.net
4
6) Grupi i shpëtuar nuk bëhet fanatik me fjalët e askujt me përjashtim në Fjalët e Allahut dhe të
Dërguarit të Tij, i cili ishte i mbrojtur prej mëkateve dhe nuk fliste nga dëshira e tij. Sa u përket
të tjerëve nga mesi i njerëzve (pa marr parasysh se sa e lartë mund të jetë grada apo shkalla e
tyre) duhet ditur se ata janë të prirë në mëkate e gabime. Kjo është si pasojë e thënies së të
Dërguarit të Allahut:
“Të gjithë bijtë e Ademit janë gjynahqar ndërsa më i miri prej tyre është ai që vazhdimisht
pendohet.”9
Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
“Nuk ka ndokush pas të Dërguarit, fjala e të cilit nuk mund të merret e të mos hiqet dorë prej saj
nga thëniet e tij, me përjashtim të thënieve të Profetit (salAllahu alejhi ue selem!).”
7) Grupi i shpëtuar janë njerëzit e hadithit për të cilët Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem!) ka
thënë:
“Nuk do pushojë se qeni një grup nga ummeti im dominues mbi të vërtetën. Ata që i braktisin
nuk do jenë në gjendje tu bëjnë keq atyre deri sa të arrijë urdhri i Allahut.”10
Një poet ka thënë:
“Njerëzit e hadithit janë njerëzit e Profetit.”
8) Grupi i shpëtuar i respektojnë dhe i nderojnë imamët dhe dijetarët e Islamit dhe nuk kalojnë në
ekstrem duke pasuar ndonjërin prej tyre. Mirëpo, ata të kuptuarit e tyre e marrin nga Kurani,
suneti autentik dhe nga thëniet e dijetareve për aq sa ka pajtueshmëri me transmetimet autentike
dhe thëniet e tyre, deri në atë masë sa t‟i këshillojnë pasuesit të marrin nga tekstet autentike dhe
të braktisin çdo thënie që i kundërshton ato.
9) Grupi i shpëtuar urdhëron në të mirë dhe ndalon nga e keqja. Gjithashtu, ata ndalojnë nga e
keqja e shpikësve dhe grupeve të dëmshme e shkatërruese të cilat e ndajnë ummetin, dhe ky grup
(grupi i shpëtuar) ripërtërijnë (ringjallin) sunnetin e të Dërguarit dhe shokëve të tij.
10) Grupi i shpëtuar i thërret myslimanet të kapen në sunnetin e të Dërguarit dhe shokëve të tij
deri në fitoren e përshkruar për ta, deri në hyrjen në Xhenet me mirësinë e Allahut dhe
ndërmjetësimin e të Dërguarit, sepse këtij grupi kjo e drejtë i është dhënë nga Allahu.
11) Grupi i shpëtuar nuk i quan të mira ligjet e bëra nga njeriu të cilat i shtyjnë njerëzit të
kundërshtojnë sistemin e ligjit Islam. Ata i thërrasin njerëzit të gjykojnë me Librin e Allahut i cili
është shpallur për njerëzimin dhe Allahu e di më së miri se çfarë është e saktë për ta. Ligji i Tij
është vendosur dhe nuk ndryshon; ky ligj është i duhuri për njerëzit e të gjitha kohërave. Për
myslimanet nuk mund të ketë nderim dhe krenari veçse në kthimin e tyre në studimin e Islamit
në mënyrë individuale, grupore apo dhe nëpërmjet qeverive, duke kujtuar Fjalën e Allahut:
9
Hadith i mirë, transmetuar nga Imam Ahmedi (Allahu e mëeshiroftë).
10
Sahihu i Imam Muslimit (Allahu e mëshiroftë).
www.UdhezimidheDrita.net
5
“Sigurisht që Allahu nuk do të ndryshojë (për mirë) gjendjen e një populli (që bën gjynahe,
që është mosmirënjohës e i pabindur ndaj Allahut) përderisa ata vetë ta ndryshojnë atë për
mirë (duke ndryshuar shpirtin e tyre dhe punët e tyre).” [Kaptina Rad:11]
12) Grupi i shpëtuar i thërret myslimanët në xhihad në rrugën e Allahut dhe kjo është detyrë për
secilin mysliman që është në gjendje ta kryejë atë. Xhihadi duhet të kryhet sipas këtyre
mënyrave:
A. Xhihadi me gjuhë dhe pendë: Kjo bëhet duke i thirrur myslimanët dhe të tjerët në Islamin e
vërtetë dhe Teuhidin e Allahut, të thërrasin në largimin nga çdo formë e shirkut i cili tani është
përhapur edhe në tokat e shumicës së myslimaneve, gjë për të cilën i Dërguari i Allahut
(salallahu alejhi ue selem!) na ka informuar se kjo do ndodhë në mesin e myslimaneve, duke
thënë:
“Nuk do të ndodhë Kiameti derisa një fis nga ummeti im t‟u bashkohet politeistëve dhe derisa
një fis nga ummeti im t‟i adhurojë idhujt.”11
B. Xhihadi me pasuri: Ky lloj xhihadi bëhet duke dhënë të holla në përhapjen e Islamit dhe
botimin e librave të davetit të cilat thërrasin në pikëpamjet e duhura të Islamit. Kjo duhet të bëhet
nga shpërndarja e pasurisë së atyre që duan t‟i ndihmojnë njerëzit, zemrat e të cilëve janë të
dobëta në mënyrë që ato të forcohen. Gjithashtu, pasuria duhet të shfrytëzohet në blerjen e
armëve dhe pajisjeve për muxhahidet (për ata që luftojnë për hir të Islamit) si dhe për gjërat e
tjera të nevojshme siç janë ushqimi, veshmbathja dhe të tjera të ngjashme.
C. Xhihadi me trup: Kjo bëhet duke luftuar dhe duke iu bashkangjitur fushës së betejës, duke i
dhënë fitore Islamit në mënyrë që Fjala e Allahut të ngritët lartë ndërsa fjalët e jobesimtarëve të
ulen. I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem!) ka përmendur këtë lloj xhihadi në hadithin
e Tij ku ka thënë:
“Kryejeni xhihadin kundër idhujtarëve me pasurinë, gjuhën dhe veten tuaj.”12
Shenjat e grupit të shpëtuar
1) Grupi i shpëtuar janë një numër i vogël njerëzish. I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue
selem!) ka thënë:
“Tuba është për të huajt: Për një popull që përmirësojnë vetveten të tjerët dhe njerëzit që janë
mëkatarë.”13
Kur`ani i Madhërishëm na njofton për ta:
11
Hadith autentik, transmetuar nga Imam Ebu Daudi dhe kuptimi i tij mund të gjendet në Sahihun e Imam Muslimit (Allahu i
mëshiroftë që te dy).
12
Hadith i saktë, transmeton Imam Edu Daudi (Allahu e mëshiroftë).
13
Hadith i saktë, transmetuar nga Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë).
www.UdhezimidheDrita.net
6
“Por pak nga robët e Mi janë falënderues.” [Kaptina Sebe: 13]
2) Grupi i shpëtuar janë ata të cilët nga shumica e njerëzve konsiderohen si armiq. Ata fyhen e
nënçmohen duke u vënë emra e llagape të këqija. Allahu për të Dërguarin e Tij ka thënë:
“Dhe kësisoj Ne kemi caktuar për çdo Pejgamber armiq - shejtanët nga njerëzit
dhe xhindet duke frymëzuar njëri-tjetrin me fjalë të stolisura për mashtrim.” [Kaptina
En‟am:112]
Ashtu pra ishte edhe rasti i të Dërguarit tonë, kur ai i thërriste ata që ta adhuronin Allahun,
populli i tij e quanin „magjistar‟ dhe “gënjeshtar” edhe pse më parë ata e quanin “ i besueshëm” e
“besnik”.
3) Shejkh Abdul Aziz bin Bazi (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur rreth Grupit të shpëtuar dhe
është përgjigjur:
“Ata janë Selefitë dhe çdo kush që ndjekë rrugën e Selefus Salihin (të parët tanë të mirë, shokët e
Pejgamberit dhe të gjithë ata që pasojnë metodologjinë e tyre.)”
Këto janë disa nga shenjat dhe metodologjitë e Grupit të Shpëtuar. Për akiden e grupit të
shpëtuar do flasim më vonë në këtë libër inshaAllah.
Pse ky grup është grupi i shpëtuar?
1) I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem!) ka thënë:
“Nuk do pushojë se qeni një grup nga ummeti im dominues në të vërtetën, ata që i braktisin nuk
do jenë në gjendje t‟u bëjnë keq atyre deri në Urdhrin e Allahut.”14
Dhe tha:
“Nëse njerëzit e Shamit korruptohen, atëherë nuk ka të mirë prej tyre. Nuk do pushojë një grup
nga ummeti im veçse do jenë fitimtarë. Ata që i braktisin nuk do jenë në gjendje t‟i bëjnë dëm
deri në Ditën e Fundit.”15
2) Abdullah Ibn Mubarak (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Për mendimin tim ata janë As‟habul hadith.”16
14
Sahihu i Imam Muslimit (Allahu e mëshiroftë).
15
Hadith i saktë, transmetuar nga Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë).
16
Ajo çka kuptohet nga As‟habul hadith është se janë ata të cilët janë shumë të kujdesshëm në transmetimet dhe tekstet e Kuranit
dhe Sunetit. Dhe kjo nuk i referohet- ashtu siç mendojnë disa- dikujt apo ndonjë populli që e kufizon vetën vetëm në hadithe.
Përkundrazi, Allahu e quan Kuranin e tij me fjalën hadith në disa ajete të shpalljes së fundit (shih 77:50, 52:34 dhe 45:6). Andaj
termi as‟hab ul Hadith është i njohur si për dijetarët e kohës së kaluar ashtu edhe për dijetarët e kohës sonë dhe i referohet
myslimanëve të cilët kapen fort në tekstet e Kuranit dhe Sunetit. Kjo fjalë gjithashtu i referohet dijetarëve të hadithit dhe atyre që
e studiojnë shkencën e hadithit.
www.UdhezimidheDrita.net
7
3) Imam Bukhariu transmeton se Ali ibn Medini (Allhu i mëshiroftë) ka thënë:
“Ata janë As‟hab ul Hadith.”
4) Imam Ahmed ibn Hanbeli (Allhu e mëshiroftë) ka tha:
“Nëse fitimtarët nuk janë As‟habul Hadith, atëherë nuk e di se kush janë ata.”
5) Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) tregon se Ahmed ibn Hanbeli (Allahu e mëshiroftë) mbajti
një fjalim në të cilin tha:
“Ju keni më tepër njohuri se unë rreth hadithit. Prandaj, nëse ndonjë hadith që është autentik
arrin tek ju, më informoni derisa ai të bëhet mendimi im, pa marr parasysh a është nga Hixhazi,
Kufeja apo Basra.”
Autor:
Shejkh Muhammed Ibn Xhemil Zejnu
Allahu e mëshiroftë
Përktheu:
Avni Xhemajli (EbuEnsarij)
Allahu e ruajttë
Redaktoi:
Albiona Olluri
Allahu e ruajttë

More Related Content

What's hot

Disa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitDisa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitRregullatIslame
 
Sq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminSq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminFatos
 
Sq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitSq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitFatos
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)RregullatIslame
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamFatos
 
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Sqarime Selefije
 
Sq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitSq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitFatos
 
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tij
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tijNderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tij
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tijRregullatIslame
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviutamarstafa
 
Imam neveviu rijadus salihin
Imam neveviu   rijadus salihinImam neveviu   rijadus salihin
Imam neveviu rijadus salihinLibra Islame
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...RregullatIslame
 

What's hot (20)

Disa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitDisa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te Selefizmit
 
Sq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminSq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë Islamin
 
Sq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitSq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithit
 
Akidja hamevije
Akidja hamevijeAkidja hamevije
Akidja hamevije
 
Disa bindje-te-shitteve
Disa bindje-te-shitteveDisa bindje-te-shitteve
Disa bindje-te-shitteve
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit Islam
 
Etika islame 2
Etika islame 2Etika islame 2
Etika islame 2
 
Domethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallahDomethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallah
 
Rendi familjar ne Islam
Rendi familjar ne IslamRendi familjar ne Islam
Rendi familjar ne Islam
 
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Xhinet ibn tejmijje
Xhinet ibn tejmijjeXhinet ibn tejmijje
Xhinet ibn tejmijje
 
Sq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitSq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanit
 
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tij
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tijNderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tij
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tij
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut
 
Imam neveviu rijadus salihin
Imam neveviu   rijadus salihinImam neveviu   rijadus salihin
Imam neveviu rijadus salihin
 
Për ty që (s') falesh
Për ty që (s') faleshPër ty që (s') falesh
Për ty që (s') falesh
 
Ejani në shpëtim!
Ejani në shpëtim!Ejani në shpëtim!
Ejani në shpëtim!
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
 

Similar to Grupi i shpetuar

POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMLexo dhe Mëso
 
Pozita e Sunetit në Islam
Pozita e Sunetit në IslamPozita e Sunetit në Islam
Pozita e Sunetit në IslamLexo dhe Mëso
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMRregullatIslame
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitLexo dhe Mëso
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitRregullatIslame
 
Islami ëShtë Fe E PëRsosur
Islami ëShtë Fe E PëRsosurIslami ëShtë Fe E PëRsosur
Islami ëShtë Fe E PëRsosurguest41e4e
 
Thirrje për kamikazët
Thirrje për kamikazëtThirrje për kamikazët
Thirrje për kamikazëtLexo dhe Mëso
 
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitSq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitFatos
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijRregullatIslame
 
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçiParalajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçiLexo dhe Mëso
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiRregullatIslame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijLexo dhe Mëso
 
Disa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetit
Disa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetitDisa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetit
Disa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetitE verteta vjen nga Zoti
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijLexo dhe Mëso
 
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijNjohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijLexo dhe Mëso
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijRregullatIslame
 
Muhamed el muhtar esh-shenkiti - islami eshte fe e persosur
Muhamed el muhtar esh-shenkiti  - islami eshte fe e persosurMuhamed el muhtar esh-shenkiti  - islami eshte fe e persosur
Muhamed el muhtar esh-shenkiti - islami eshte fe e persosurLibra Islame
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritLexo dhe Mëso
 
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuarBesimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuarE verteta vjen nga Zoti
 

Similar to Grupi i shpetuar (20)

POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
 
Pozita e Sunetit në Islam
Pozita e Sunetit në IslamPozita e Sunetit në Islam
Pozita e Sunetit në Islam
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
 
Besimi i Saktë
Besimi i SaktëBesimi i Saktë
Besimi i Saktë
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Islami ëShtë Fe E PëRsosur
Islami ëShtë Fe E PëRsosurIslami ëShtë Fe E PëRsosur
Islami ëShtë Fe E PëRsosur
 
Thirrje për kamikazët
Thirrje për kamikazëtThirrje për kamikazët
Thirrje për kamikazët
 
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitSq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçiParalajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Disa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetit
Disa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetitDisa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetit
Disa prej bazave te akidese te pasuesve te sunnetit
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
 
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijNjohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
 
Muhamed el muhtar esh-shenkiti - islami eshte fe e persosur
Muhamed el muhtar esh-shenkiti  - islami eshte fe e persosurMuhamed el muhtar esh-shenkiti  - islami eshte fe e persosur
Muhamed el muhtar esh-shenkiti - islami eshte fe e persosur
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
 
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuarBesimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar
 

More from Avni Xhemajli

Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...Avni Xhemajli
 
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul musliminGjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul musliminAvni Xhemajli
 
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreNëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreAvni Xhemajli
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetAvni Xhemajli
 
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tijAvni Xhemajli
 
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el FarisiKërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el FarisiAvni Xhemajli
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeAvni Xhemajli
 
Bisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh AlbanitBisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh AlbanitAvni Xhemajli
 
Si te therrasim ne teuhid
Si te therrasim ne teuhidSi te therrasim ne teuhid
Si te therrasim ne teuhidAvni Xhemajli
 
Talking about our town
Talking about our townTalking about our town
Talking about our townAvni Xhemajli
 

More from Avni Xhemajli (11)

Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
 
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul musliminGjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
 
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreNëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
 
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
 
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el FarisiKërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
 
Bisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh AlbanitBisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh Albanit
 
Si te therrasim ne teuhid
Si te therrasim ne teuhidSi te therrasim ne teuhid
Si te therrasim ne teuhid
 
Pollution
PollutionPollution
Pollution
 
Talking about our town
Talking about our townTalking about our town
Talking about our town
 

Grupi i shpetuar

  • 1. www.UdhezimidheDrita.net 1 Grupi i shpëtuarShejkh Muhammed Ibn Xhemil Zejnu1 (Allahu e mëshiroftë) 1) Allahu thotë: “Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas Litarit të Allahut (Kur’anit) dhe mos u përçani...” [Kaptina Ali Imran: 103] 2) Dhe Ai thotë: “Vazhdoni t’i ktheheni vetëm Atij me pendim dhe kijeni frikë Atë e plotësoni detyrimin ndaj Tij; dhe kryeni faljen e rregullt të përcaktuar ditore (Ekimus-Salat) dhe të mos jeni prej Mushrikunëve (mohues të Njësisë së Allahut, që i vënë shokë Allahut). Nga ata të cilët e shpërbënë fenë e tyre (të cilët e lanë Islamin e Vërtetë) dhe u bënë degëzime më vete (duke sjellë Bid’ate - risi e rishikime të fesë së pastër e të vërtetë duke e përzier me gjëra jofetare si dhe duke ndjekur dëshirat e tyre boshe), secila degë duke u kënaqur me të veten” [Kaptina Err-Rum: 31-32] 3) I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) ka thënë: “Ju këshilloj të keni takua (devotshmëri), të dëgjoni dhe të bindeni edhe nëse iu komandon një rob nga Abisinia! Në të vërtetë, ata që do jetojnë gjatë prej jush, do shohin shumë ndryshime. Prandaj, kapuni fortë pas Sunnetit tim dhe halifëve të udhëzuar! Kapuni fortë me dhëmballë dhe keni kujdes nga gjërat e shpikura në fe, sepse çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat shpie në zjarr!”2 4) Po ashtu i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) ka thënë: “Vërtetë se ata që ishin para jush nga njerëzit e Librit u ndanë dhe u përçan në shtatëdhjetë e dy grupe, dhe ky umbet (myslimanët) do ndahen në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë do jenë në zjarr dhe vetëm njëri do jetë në Xhenet, e ky është xhemati.” 3 Në një transmetim tjetër i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) ka thënë: “Të gjithë do jenë në zjarr përveç atyre që hecin sipas rrugës time dhe rrugës së shokëve të mi” 1 Sheikh Muhamed Ibn Xhemil Zejno ishte njëri prej dijetarëve Islam të kohës sonë. Ai ishte nxënës i shejh Albanit dhe ka shkruar shumë vepra të çmuara rreth Islamit. Ky artikull është marr nga një libër që përmban ese të shkurtra të shkruara nga ai i cili quhet: “Ese në çështjet islame” Një pjesë tjetër e eseve të tij janë përkthyer në gjuhën angleze të grumbulluara në një libër të quajtur “The Pillars of Iman and Islaam (Shtyllat e Imanit dhe Islamit)”, e botuar nga Darusalam. Artikulli që po e lexoni në gjuhën angleze është përkthyer nga Ibn Al Arkan. 2 Hadith i saktë, transmetuar nga Imam Ebu Daudi (Allahu e mëshiroftë) dhe të tjerë. 3 Hadith i mirë, transmetuar nga Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) dhe të tjerë.
  • 2. www.UdhezimidheDrita.net 2 5) Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) bëri një vizë dhe tha: “Kjo është rruga e drejtë e Allahut”, dhe pastaj bëri vija në të djathtë dhe në të majtë të asaj vije e tha: “Këto janë rrugët në krye të secilës është një shejtan që thërret në to.” 4 Pastaj lexoi thënien e Allahut: “Dhe vërtet, kjo është Rruga Ime e Drejtë, kështu që ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera pasi ato do t’ju ndajnë e t’ju largojnë nga Udha e Tij. Këtë jua ka urdhëruar Ai që të mund të bëheni Muttekinë (të përkushtuar në Besimin e Pastër Islam).”5 [Kaptina En‫ذ‬am: 31-32] 6) Shejkh Abdul Kadër El-Xhilani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Sa i përket grupit të shpëtuar, ata janë Ehlus Suneti dhe Xhemati. Për Ehlus Sunetin e Xhematin nuk ka emër tjetër veçse as‟habul hadith (ata të cilët kapën pas hadithit).” 7) Allahu na ka urdhëruar të kapemi fortë pas Kur‟anit të lavdishëm e të mos jemi si politeistët të cilët e ndanë fenë e tyre në sekte e parti. Ndërsa, i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) na ka informuar se hebrenjtë dhe të krishterët u ndan në shumë sekte dhe se myslimanët do ndahen në më tepër sekte se ata. Po ashtu ka lajmëruar se këto grupe për shkak të devijimit të tyre dhe të largimit nga Libri i Allahut dhe Sunetit të Pejgamberit të tyre, do hynë në zjarrin e Xhehenemit. Ai gjithashtu na informoi se një grup do hyjë në Xhenet e që është Xhemati, ata të cilët kapën fortë në Librin e Allahut dhe në sunetin autentik dhe që kapen pas veprave të shokëve të së Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem!). O Allah! Na bëj neve prej pjesëtarëve të grupit të shpëtuar dhe jepu fitore myslimanëve që të jenë prej tyre! Metodologjia e grupit të shpëtuar: 1) Grupi i shpëtuar është në metodologjinë në të cilën ishte i Dërguari gjatë jetës së tij dhe në metodologjinë e shokëve të tij, e që është pasimi i Kuranit të Lavdishëm i cili iu shpall të Dërguarit të Tij. Kur`anin ua sqaroi shokëve të tij me anë të haditheve të cilat janë transmetuar nga ai në mënyrë autentike. Ai urdhëroi të gjithë myslimanët të kapen fortë pas dy gjerave duke u thënë: “Po ua lë dy gjëra me të cilat kurrë nuk do humbisni rrugën e drejtë: Librin e Allahut dhe Sunetin tim. Ato kurrë nuk do ndahen derisa të më kthehen në Haud.”6 2) Në kohën e trazirave dhe të përçarjeve grupi i shpëtuar kthehet tek Fjalët e Allahut dhe fjalët e të Dërguarit të Tij, duke vepruar ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar: 4 Suneni i Imam Trimidhiut, shejkh Albani (Allahu i mëshiroftë që te dy) e konsideron të mirë në Sahihul Xhami, nr. 5219. 5 Hadith i saktë, transmetuar nga Imam Ahmedi dhe Imm Nesaiu (Allahu i mëshiroftë që te dy). 6 Shejkh Albani (Allahu e mëshiroftë )e ka saktësuar këtë hadith në Sahihul Xha‟mi‟.
  • 3. www.UdhezimidheDrita.net 3 “Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtohuni Allahut (Fjalës së Tij – Kur’anit) dhe të Dërguarit të Tij (Sunnetit të Muhammedit), nëse besoni në Allahun dhe në Ditën e Fundit.” [Kaptina Nisa: 59] Ai po ashtu thotë: “Por jo, për Zotin tënd! Ata nuk janë besimtarë derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre, derisa të mos mbetet në veten e tyre asnjë pikë kundërshtimi ndaj vendimeve të tua dhe derisa t’i pranojnë ato (vendimet e tua) plotësisht të nënshtruar.” [Kaptina Nisa: 65] 3) Grupi i shpëtuar nuk e vë fjalën e askujt para Fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij: “O ju që keni besuar! Mos vendosni për asgjë para se të vendosë Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe kini frikë Allahun. Vërtetë që Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.” [Kaptina Huxhurat: 1] Ibn Abasi ka thënë: “Kam frikë se mbi ju do zbresin gurë prej qielli. Unë iu them: “Kështu ka thënë i Dërguari i Allahut”, ndërsa ju më thoni: “Kështu ka thënë Ebu Bekri e Umeri.” 4) Grupi i shpëtuar i jep rëndësi Teuhidit të Allahut, e kjo është Njëshmëria e Allahut në adhurim, kërkimit të ndihmës vetëm prej Tij, të drejtuarit Atij lutje në kohë lehtësie e vështirësie, betimit në emrin e Tij, dhe formave të tjera të adhurimit. Ky është themeli me të cilin mund të ndërtohet shteti i duhur Islamik. Nuk ka dyshim se shirku (të shoqëruarit Allahut shok, ortak në adhurim) i cili është i pranishëm në shtetet e sotme islame, duhet të çrrënjoset. Kjo për shkak se është një nga kërkesat e Teuhidit, prandaj fitorja nuk mund të vijë për grupet që e shpërfillin Teuhidin dhe që nuk e kundërshtojnë shirkun e llojet e tij. 5) Grupi i shpëtuar ngjallë sunetin e të Dërguarit në aktet e adhurimit dhe stilin e jetës. Si pasojë e kësaj, ata bëhen të huaj në mesin e njerëzve, ashtu siç ka treguar Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem!) në fjalët e tij: “Islami nisi si diçka e huaj dhe do kthehet si diçka e huaj, prandaj tuba është për të huajt.”7 Në një transmetim tjetër ai tha: “Tuba8 është për të huajt, ata të cilët janë përmirësues kur njerëzit e tjerë gabojnë (korruptohen e prishen).” 7 Sahihu i Imam Muslimit (Allahu e mëshiroftë). 8 Thuhet se Tuba do të thotë diçka e mirë. Allahu e ka përmendur këtë fjalë në suren Rad: “Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë..” Duke e komentuar këtë ajet Ibrahim En Nakhiu ka thënë se do të thotë se e mira është në anën e tyre. Ndërsa Katade ka thënë: “Kur dikush thotë „tuba‟ do të thotë se ka arritur diçka të mirë.” Ikreme dhe Muxhahidi kanë thënë se „tuba‟ do të thotë Xhenet. Gjithashtu thuhet se „Tuba‟ është një pemë në Xhenet për të cilën ka folur Pejgamberi (salallahu alejhi we selem!): “Tuba është një pemë në Xhenet, udhëtimi nën të cilën zgjat njëqind vjet.” (Sahihu i Muslimit).
  • 4. www.UdhezimidheDrita.net 4 6) Grupi i shpëtuar nuk bëhet fanatik me fjalët e askujt me përjashtim në Fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i cili ishte i mbrojtur prej mëkateve dhe nuk fliste nga dëshira e tij. Sa u përket të tjerëve nga mesi i njerëzve (pa marr parasysh se sa e lartë mund të jetë grada apo shkalla e tyre) duhet ditur se ata janë të prirë në mëkate e gabime. Kjo është si pasojë e thënies së të Dërguarit të Allahut: “Të gjithë bijtë e Ademit janë gjynahqar ndërsa më i miri prej tyre është ai që vazhdimisht pendohet.”9 Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Nuk ka ndokush pas të Dërguarit, fjala e të cilit nuk mund të merret e të mos hiqet dorë prej saj nga thëniet e tij, me përjashtim të thënieve të Profetit (salAllahu alejhi ue selem!).” 7) Grupi i shpëtuar janë njerëzit e hadithit për të cilët Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem!) ka thënë: “Nuk do pushojë se qeni një grup nga ummeti im dominues mbi të vërtetën. Ata që i braktisin nuk do jenë në gjendje tu bëjnë keq atyre deri sa të arrijë urdhri i Allahut.”10 Një poet ka thënë: “Njerëzit e hadithit janë njerëzit e Profetit.” 8) Grupi i shpëtuar i respektojnë dhe i nderojnë imamët dhe dijetarët e Islamit dhe nuk kalojnë në ekstrem duke pasuar ndonjërin prej tyre. Mirëpo, ata të kuptuarit e tyre e marrin nga Kurani, suneti autentik dhe nga thëniet e dijetareve për aq sa ka pajtueshmëri me transmetimet autentike dhe thëniet e tyre, deri në atë masë sa t‟i këshillojnë pasuesit të marrin nga tekstet autentike dhe të braktisin çdo thënie që i kundërshton ato. 9) Grupi i shpëtuar urdhëron në të mirë dhe ndalon nga e keqja. Gjithashtu, ata ndalojnë nga e keqja e shpikësve dhe grupeve të dëmshme e shkatërruese të cilat e ndajnë ummetin, dhe ky grup (grupi i shpëtuar) ripërtërijnë (ringjallin) sunnetin e të Dërguarit dhe shokëve të tij. 10) Grupi i shpëtuar i thërret myslimanet të kapen në sunnetin e të Dërguarit dhe shokëve të tij deri në fitoren e përshkruar për ta, deri në hyrjen në Xhenet me mirësinë e Allahut dhe ndërmjetësimin e të Dërguarit, sepse këtij grupi kjo e drejtë i është dhënë nga Allahu. 11) Grupi i shpëtuar nuk i quan të mira ligjet e bëra nga njeriu të cilat i shtyjnë njerëzit të kundërshtojnë sistemin e ligjit Islam. Ata i thërrasin njerëzit të gjykojnë me Librin e Allahut i cili është shpallur për njerëzimin dhe Allahu e di më së miri se çfarë është e saktë për ta. Ligji i Tij është vendosur dhe nuk ndryshon; ky ligj është i duhuri për njerëzit e të gjitha kohërave. Për myslimanet nuk mund të ketë nderim dhe krenari veçse në kthimin e tyre në studimin e Islamit në mënyrë individuale, grupore apo dhe nëpërmjet qeverive, duke kujtuar Fjalën e Allahut: 9 Hadith i mirë, transmetuar nga Imam Ahmedi (Allahu e mëeshiroftë). 10 Sahihu i Imam Muslimit (Allahu e mëshiroftë).
  • 5. www.UdhezimidheDrita.net 5 “Sigurisht që Allahu nuk do të ndryshojë (për mirë) gjendjen e një populli (që bën gjynahe, që është mosmirënjohës e i pabindur ndaj Allahut) përderisa ata vetë ta ndryshojnë atë për mirë (duke ndryshuar shpirtin e tyre dhe punët e tyre).” [Kaptina Rad:11] 12) Grupi i shpëtuar i thërret myslimanët në xhihad në rrugën e Allahut dhe kjo është detyrë për secilin mysliman që është në gjendje ta kryejë atë. Xhihadi duhet të kryhet sipas këtyre mënyrave: A. Xhihadi me gjuhë dhe pendë: Kjo bëhet duke i thirrur myslimanët dhe të tjerët në Islamin e vërtetë dhe Teuhidin e Allahut, të thërrasin në largimin nga çdo formë e shirkut i cili tani është përhapur edhe në tokat e shumicës së myslimaneve, gjë për të cilën i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem!) na ka informuar se kjo do ndodhë në mesin e myslimaneve, duke thënë: “Nuk do të ndodhë Kiameti derisa një fis nga ummeti im t‟u bashkohet politeistëve dhe derisa një fis nga ummeti im t‟i adhurojë idhujt.”11 B. Xhihadi me pasuri: Ky lloj xhihadi bëhet duke dhënë të holla në përhapjen e Islamit dhe botimin e librave të davetit të cilat thërrasin në pikëpamjet e duhura të Islamit. Kjo duhet të bëhet nga shpërndarja e pasurisë së atyre që duan t‟i ndihmojnë njerëzit, zemrat e të cilëve janë të dobëta në mënyrë që ato të forcohen. Gjithashtu, pasuria duhet të shfrytëzohet në blerjen e armëve dhe pajisjeve për muxhahidet (për ata që luftojnë për hir të Islamit) si dhe për gjërat e tjera të nevojshme siç janë ushqimi, veshmbathja dhe të tjera të ngjashme. C. Xhihadi me trup: Kjo bëhet duke luftuar dhe duke iu bashkangjitur fushës së betejës, duke i dhënë fitore Islamit në mënyrë që Fjala e Allahut të ngritët lartë ndërsa fjalët e jobesimtarëve të ulen. I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem!) ka përmendur këtë lloj xhihadi në hadithin e Tij ku ka thënë: “Kryejeni xhihadin kundër idhujtarëve me pasurinë, gjuhën dhe veten tuaj.”12 Shenjat e grupit të shpëtuar 1) Grupi i shpëtuar janë një numër i vogël njerëzish. I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) ka thënë: “Tuba është për të huajt: Për një popull që përmirësojnë vetveten të tjerët dhe njerëzit që janë mëkatarë.”13 Kur`ani i Madhërishëm na njofton për ta: 11 Hadith autentik, transmetuar nga Imam Ebu Daudi dhe kuptimi i tij mund të gjendet në Sahihun e Imam Muslimit (Allahu i mëshiroftë që te dy). 12 Hadith i saktë, transmeton Imam Edu Daudi (Allahu e mëshiroftë). 13 Hadith i saktë, transmetuar nga Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë).
  • 6. www.UdhezimidheDrita.net 6 “Por pak nga robët e Mi janë falënderues.” [Kaptina Sebe: 13] 2) Grupi i shpëtuar janë ata të cilët nga shumica e njerëzve konsiderohen si armiq. Ata fyhen e nënçmohen duke u vënë emra e llagape të këqija. Allahu për të Dërguarin e Tij ka thënë: “Dhe kësisoj Ne kemi caktuar për çdo Pejgamber armiq - shejtanët nga njerëzit dhe xhindet duke frymëzuar njëri-tjetrin me fjalë të stolisura për mashtrim.” [Kaptina En‟am:112] Ashtu pra ishte edhe rasti i të Dërguarit tonë, kur ai i thërriste ata që ta adhuronin Allahun, populli i tij e quanin „magjistar‟ dhe “gënjeshtar” edhe pse më parë ata e quanin “ i besueshëm” e “besnik”. 3) Shejkh Abdul Aziz bin Bazi (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur rreth Grupit të shpëtuar dhe është përgjigjur: “Ata janë Selefitë dhe çdo kush që ndjekë rrugën e Selefus Salihin (të parët tanë të mirë, shokët e Pejgamberit dhe të gjithë ata që pasojnë metodologjinë e tyre.)” Këto janë disa nga shenjat dhe metodologjitë e Grupit të Shpëtuar. Për akiden e grupit të shpëtuar do flasim më vonë në këtë libër inshaAllah. Pse ky grup është grupi i shpëtuar? 1) I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem!) ka thënë: “Nuk do pushojë se qeni një grup nga ummeti im dominues në të vërtetën, ata që i braktisin nuk do jenë në gjendje t‟u bëjnë keq atyre deri në Urdhrin e Allahut.”14 Dhe tha: “Nëse njerëzit e Shamit korruptohen, atëherë nuk ka të mirë prej tyre. Nuk do pushojë një grup nga ummeti im veçse do jenë fitimtarë. Ata që i braktisin nuk do jenë në gjendje t‟i bëjnë dëm deri në Ditën e Fundit.”15 2) Abdullah Ibn Mubarak (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Për mendimin tim ata janë As‟habul hadith.”16 14 Sahihu i Imam Muslimit (Allahu e mëshiroftë). 15 Hadith i saktë, transmetuar nga Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë). 16 Ajo çka kuptohet nga As‟habul hadith është se janë ata të cilët janë shumë të kujdesshëm në transmetimet dhe tekstet e Kuranit dhe Sunetit. Dhe kjo nuk i referohet- ashtu siç mendojnë disa- dikujt apo ndonjë populli që e kufizon vetën vetëm në hadithe. Përkundrazi, Allahu e quan Kuranin e tij me fjalën hadith në disa ajete të shpalljes së fundit (shih 77:50, 52:34 dhe 45:6). Andaj termi as‟hab ul Hadith është i njohur si për dijetarët e kohës së kaluar ashtu edhe për dijetarët e kohës sonë dhe i referohet myslimanëve të cilët kapen fort në tekstet e Kuranit dhe Sunetit. Kjo fjalë gjithashtu i referohet dijetarëve të hadithit dhe atyre që e studiojnë shkencën e hadithit.
  • 7. www.UdhezimidheDrita.net 7 3) Imam Bukhariu transmeton se Ali ibn Medini (Allhu i mëshiroftë) ka thënë: “Ata janë As‟hab ul Hadith.” 4) Imam Ahmed ibn Hanbeli (Allhu e mëshiroftë) ka tha: “Nëse fitimtarët nuk janë As‟habul Hadith, atëherë nuk e di se kush janë ata.” 5) Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) tregon se Ahmed ibn Hanbeli (Allahu e mëshiroftë) mbajti një fjalim në të cilin tha: “Ju keni më tepër njohuri se unë rreth hadithit. Prandaj, nëse ndonjë hadith që është autentik arrin tek ju, më informoni derisa ai të bëhet mendimi im, pa marr parasysh a është nga Hixhazi, Kufeja apo Basra.” Autor: Shejkh Muhammed Ibn Xhemil Zejnu Allahu e mëshiroftë Përktheu: Avni Xhemajli (EbuEnsarij) Allahu e ruajttë Redaktoi: Albiona Olluri Allahu e ruajttë